VOAL

VOAL

Zyrtari i burgjeve: Ja kë ndoshta takoi Spartak Braho

Deputeti Spartak Braho ka hyrë në Burgun 302 për të takuar një të paraburgosur që ndodhet aty.

Përgjegjësi i Sallës Operative dhe Emergjencave në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Gëzim Fejzollari, është zyrtari që monitoron çdo lëvizje në të gjitha burgjet e vendit.

Gazetari Artan Hoxha kishte thënë se një deputet takoi një të paraburgosur në burgun 302, një personazh shumë i njohur që ndodhet në një proces për vrasje të policëve dhe që mund të kenë biseduar në lidhje me kërcënimet që i ishin bërë kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Zyrtari i lartë i Drejtorisë së Burgjeve konfirmon vizitën në paraburgimin e Burgut 302 në kryeqytet, të kryetarit të Komisonit Parlamentar të Sigurisë dhe deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho. Fejzollari tregon edhe emrin e të paraburgosurit që ka takuar deputeti.

“Me sa kam informacion, ka takuar të paraburgosurin Iljaz Labi. Ai është i paraburgosur si gjithë të tjerët dhe nuk gëzon ndonjë status të veçantë nga pikëpamja ligjore”, thotë Fejzollari.

Sipas Fejzollarit, nuk ka asnjë urdhër të Prokurorisë që i paraburgosuri në fjalë të ndalohet të takohet me persona të tjerë.

“Nuk ka urdhra të tillë! Është si të gjithë të paraburgosurit e tjerë”, thotë ai.

Fejzollari shpjegon se ka një ligj që liston edhe zyrtarët apo personat që kanë të drejtë të futen në ambientet e paraburgimit ose burgimit pa leje të posaçme nga autoritetet.

“Në nenin 43 të ligjit në fjalë, përcaktohet qartë kush janë personat që lejohen të futen në ambientet e paraburgimit dhe burgimit. Konkretisht janë: Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e gjykatave dhe prokurorët”, sqaron Fejzollari.

Takime të ketyre zyrtarëve me të dënuar ose të paraburgosur, kanë si parakusht një deklarim formal me titullarin e institucionit mbi qëllimet e takimit.

/ Top Channel

Denoncon mjeku: Shihni simptomat e pacientëve të mi që punojnë në arat e kanabisit në Tiranë

Droga është kthyer në një pjesë të rutinës ndoshta të shumë shqiptarëve. Disa e mbjellin, disa e asgjësojnë, disa shkruajnë për të, por ajo që dihet është se së fundmi kanabisi ka zënë një pjesë të mirë të hapësirës së çdo shqiptari.

Një denoncim skandaloz vjen nga Kamza, nga mjeku Mhill Gecaj, i cili ka rrëfyer se disa të mitur janë mjekuar tek ai për shkak të efekteve anësore nga puna me hashashin, duke përfshirë alergjitë. (në foto dora e një prej pacientëve)

Ai ka publikuar edhe bisedën me një prej pacienteve të tij, e cila i ka deklaruar mjekut se punon në përpunimin e hashashit në Tiranë. Doktori në fjalë siguron se vendi ku ndodh përpunimi nuk është larg në malësitë e Tiranës por 3 km në vijë ajrore nga qendra.

“Para dy ditësh me vjen një paciente me një dermatit Alergjik! Duke e pyetur për sëmundjen në anamneze e sipër më thotë ‘punoj në lule’. Çfarë lulesh i thashë?
‘Po në lule o doktor në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët’- tha- nga 12 orë’. ‘Për të nxjerrë bukën e gojës!’ T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova! ‘Po në përpunim të hashashit o doktor’ tha! Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg, jo jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Imagjinoni që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e droga! Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale tek fabrikat apo resortet turistike etj etj!”, shkruan mjeku.

mjeku-mhill-gecaj-fb

Greqia, e para investitore, Italia e katërta

Edhe pse ndodhet në një krizë të thellë prej 8 vjetësh, Greqia vazhdon të mbetet investitori më i madh i huaj në ekonominë shqiptare. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë vlera e aseteve që kompanitë greke zotërojnë në ekonominë shqiptare ishte 1 miliardë e 253 milionë euro, ose sa 24 përqind e totalit të investimeve të huaja në Shqipëri.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve që kompanitë e huaja kanë realizuar ndër vite në Shqipëri është 5 miliardë e 229 milionë euro dhe dominimi i kompanive greke duket i pasfidueshëm për shkak të diferencës së madhe me vendet e tjera.

Sipas Bankës, pas Greqisë investitori i dytë më i madh në Shqipëri është Holanda me 753 milionë euro, ose sa 14.5 përqind e totalit të investimeve të huaja direkte. Kanadaja renditet në vendin e tretë me 645 milionë euro, ndërsa Italia dikur investitori i huaj më i madh në Shqipëri tashmë ka zbritur në vendin e katërt.

Sipas statistikave, aktualisht vlera e aseteve të zotëruara nga kompanitë italiane në Shqipëri është 555 milionë euro, ose sa 10.6 përqind e totalit të kapitalit që ka ardhur nga jashtë.

Por cilët janë sektorët kryesorë ku ka shkuar kapitali i huaj? Vendin e parë e zë industria e telekomunikacionit, në të cilën janë investuar 1 miliardë e 249 milionë euro. Pas komunikacionit, vjen sektori financiar dhe ai i sigurimeve me 869 milionë euro dhe në vendin e tretë renditen investimet në sektorin e energjisë elektrike, pra hidrocentralet me 705 milionë euro.

Të dhënat tregojnë pas zbehjes së naftës, ai i energjisë elektrike është shndërruar sektori që po mban lart ritmin e investimeve të huaja në Shqipëri. Në tremujorin e dytë mbi 58 përqind e investimeve totale nga jashtë ishin pikërisht në sektorin e energjisë elektrike, ku pjesën më të madhe e ka patur Kaskada e Devollit.

Tahiri: Raportin e drogës e sajoi gazeta e Kokëdhimës

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar raportin sekret për kanabisin të publikuar sot në media. Në një deklaratë, Policia e Shtetit thotë se lajmi i publikuar sot në gazetën “Shekulli” ku flitej për dy drejtorë policie baxhanakë me njeri-tjetrin të implikuar në trafikun e drogës, është tërësisht sajesë dhe se fsheh pas interesa politike e kriminale.

“Lidhur me lajmin e publikuar në Gazetën “Shekulli” e më pas marrë nga disa media, mbi ekzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe një sajesë e qëllimshme për të cenuar integritetin e policisë dhe punën e saj.
Theksojmë se është një lajm tërësisht i gënjeshtërt, për raporte të fabrikuara nga redaksi që kanë si synim vetëm përbaltjen e punës së policisë. Një raport i tillë nuk ka ekzistuar kurrë e as ekziston.
Ky lajm i fabrikuar ‎mbi ekzistencën e një raporti tërësisht të sajuar, fsheh mbrapa interesa personale, politike dhe kriminale”, deklaron Policia e Shtetit.

Në reagim thuhet më tej se rezultatet kundër drogës dhe paligjshmërisë dëshmojnë vullnetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në këtë luftë.
“Nga ana tjetër, besimi i partnerëve ndërkombëtarë te Policia e Shtetit rikonfirmohet pas çdo operacioni të përbashkët antitrafik. Ky besim është maksimal, falë rezultateve të përbashkëta dhe intensitetit ‎të punës për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit. Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar, duke i bërë thirrje të mos raportojë lajme të pavërteta e të sajuara që kanë për qëllim vetëm ‎keqinformimin e publikut. Policia e Shtetit bën me dije se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujtdo që prodhon, fabrikon dhe sajon shpifje të cilat synojnë prishjen e imazhit të policisë dhe të vendit”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Plehërisht korrekt – Nga EDMOND TUPJA

Zhurmë e madhe po bëhet në të gjitha mediet, por edhe në kafene, bare, restorante, madje edhe nëpër familje e kudo gjetiu, midis shqiptarëve lidhur me ligjin e plehrave apo të mbetjeve për t’u importuar, trajtuar e ricikluar në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike. Të enjten e shkuar në darkë, i ftuar nga zoti Blendi Fevziu në emisionin e përjavshëm “Opinion”, zoti Kryeministër u përpoq jo vetëm racionalisht, por edhe emocionalisht, të bindte shikueset dhe shikuesit se ligji në fjalë do t’i sigurojë mirëqenie dhe vetëm mirëqenie popullit tmerrësisht të shtangur shqiptar.

Tek e dëgjoja me vëmendje dhe gjakftohtësi, nuk e di se si m’u kujtua slogani optimist “Zoti e do Shqipërinë” dhe, për një çast, ama vetëm një dhe asnjë grimë më shumë, pandeha se Zoti kishte gisht e dorë në vendimin e qeverisë Rama për të mohuar atë që kreu i saj kishte deklaruar tre vjet më parë se “Në Shqipëri nuk do të vijnë plehra/ mbetje as sot, as nesër”, madje mendova që, pse jo, ardhja e plehrave/mbetjeve midis nesh, ishte, në fund të fund, një dhuratë e Perëndisë, d.m.th. e Qeverisë. Kjo dhuratë na bëhet pikërisht në një kohë kur atdheu ynë fatkeq po zbrazet nga truri dhe forca e tij e gjallë nëpërmjet emigracionit, por këtu nuk ka asgjë për t’u habitur: A nuk thuhet se Zoti të jep me njërën dorë atë që ta merr me dorën tjetër?

Gjithsesi, ndonjë mendjembrapshtë mund të kërkojë të dijë se sa duar ka Zoti dhe se, duke bërë zhonglerin, mund të na japë dhuratën e gabuar. Në këtë rast, duke qenë se thuhet “vox populi, vox Dei”, dopiogjashta i mbetet në dorë Qeverisë, që përfaqëson, në njëfarë mënyre, mbarë popullin, i cili e konsideron atë si Perëndi. Nëse e kam kuptuar siç duhet zotin Kryeministër gjatë intervistës së tij, plehrat apo mbetjet qenkan vlerë, madje një vlerë e zyrtarizuar në Bursë, çka, rrjedhimisht, do të thotë se riciklimi i tyre mund të jetë burim të ardhurash, gjë që e provuaka ngutja entuziaste e vendeve afrikane, madje edhe e Malit të Zi dhe e Maqedonisë fqinjë, për t’i importuar, trajtuar e ricikluar ato; për pasojë fatlume, ekonomia shqiptare do të bëjë një hop gjigant përpara, do të hapen shumë vende pune (me siguri 300 mijë, pse jo?), do të rritet mirëqenia dhe jetëgjatësia e shqiptarëve (me siguri ngaqë tërë shërbimet mjekësore do të jenë falas jo vetëm për qytetarët e Republikës tmerrësisht demokratike të Shqipërisë, por edhe për gjithë diasporën tonë).

Po të ndjekim, pra, këtë logjikë kryeministrore, i bie që, në qoftë se dikush na cilëson si pleh ose si plehrë, kjo nuk qenka më sharje, përkundrazi, kjo përbëka një vlerësim të lartë dhe ne, me këtë rast mallëngjyes, duhet të valëvitim flamurin e krenarisë kombëtare dhe nuk duhet të habitemi assesi nëse, një ditë të bukur, mësojmë që dikush nga ne shpallet, për shembull, “Plehrë e Kombit”, “Plehrë e Popullit”, “Plehrë e Partisë”, “Plehrë e Bashkisë”, “Plehrë e Merituar” etj., etj. Në emisionin e lartpërmendur të së enjtes së shkuar, mungonin, të paktën sipas meje, vetëm tri pyetje nga ana e zotit Blendi Fevziu, të cilat po ia drejtoj unë, krejt modestisht, gati-gati me druajtje, zotit Kryeministër: Çfarë do të bëhet në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike me plehrat e grumbulluara prej vitesh në ndërgjegjen kutërbuese e një numri të caktuar shqiptarësh të racës homo politicus, sidomos kur ata kacavirren në fikun e pushtetit dhe refuzojnë të zbresin që andej? A mund të riciklohen këto lloj plehrash?

Nëse po, ku, brenda ose jashtë shtetit, në mos, përtej planetit tonë? Së fundi, dje, tek i jepja dorën e fundit këtij shkrimi, nuk e mora vesh se si më erdhi në mendje fjala “brumbull”, prandaj nxitova të hapja “Fjalorin e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) ku, për habinë time, mësova se brumbulli na qenka një “kandërr e zezë a e murrme, me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron në plehra”, por habia ime u shndërrua në tronditje kur, po aty, një radhë më poshtë, syri më zuri proverbin “Kush shkon pas brumbullit, në pleh do të vejë”. Gjithsesi, pas pak e mblodha veten, sepse, ç’është e vërteta, ky proverb tingëllon plehërisht korrekt në Shqipërinë tonë tmerrësisht demoplehkratike.

Asambleja socialiste, 4 porositë e fshehta të Gramoz Ruçit

Përpara 174 anëtarëve të Asamblesë së PS-së, dy ishin protagonistët e vetëm të mbledhjes: Edi Rama dhe Gramoz Ruçi.

Ndryshe nga herët e tjera që i gjithë sekretariati ulej në podium bashkë me kryetarin, në këtë mbledhje Edi Rama kishte marrë përkrah vetes vetëm Gramoz Ruçin.

Në sallë, mungoi siç pritej Ben Blushi, i cili një ditë më parë kishte deklaruar ndarjen nga PS, por edhe dy përkrahëset kryesore të tij brenda grupit parlamentar, si Mimoza Hafizi dhe Arta Dade. Pas fjalës së Edi Ramës që zuri kohën kryesore të takimit, vijoi mbledhja me dyer të mbyllura. Shqiptarja.com ka siguruar bisedën e plotë në vijim të mbledhjes, ku i vetmi që ka folur ka qenë Gramoz Ruçi.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka kaluar menjëherë në votim të gjitha vendimet, të cilat janë miratuar në unanimitet, dhe më pas u ka dhënë të deleguarve 4 porosi për riorganizimin e partisë dhe përgatitjen elektorale.

Fjala e plotë e Ruçit në mbledhjen e mbyllur

Gramoz Ruçi: Duke filluar nga kjo mbledhje e Asamblesë, nën udhëzimet e Kryesisë së Partisë, do të bëhen zgjedhjet e sekretarëve organizativë. Do të bëhet shumë kujdes që të mos ketë bashki që të ngelet pa sekretar për organizimin dhe administrimin e partisë. Bazuar në numrin e ZAZ që ka bashkia, do të caktohet dhe numri i sekretarëve që do të ketë bashkia. Në numrin e sekretarëve që do të ketë PS në bashki, do të mbahen parasysh veçanërisht: përbërja intelektuale, shoqërore dhe qytetare. Ajo që duhet të them, është se zgjedhja e sekretarëve duhet parapërgatitur së bashku me delegatët e bashkisë që janë pjesë e kësaj asambleje, deputetët, të deleguarit e kryesisë e po keni nevojë edhe tek ne më lart. Ky është problemi i parë.

Problemi i dytë, kryetarët e 61 degëve, nga e hëna do të jenë në detyrë funksionale me rrogë nga partia dhe do të ndjekin të gjithë problematikat që ka partia. Sigurisht do jenë të ndarë në disa kategori shpërblimi i tyre. Kategoria e parë është Tirana që është një territor shumë i madh. Kategoria tjetër do të jenë disa bashki që kanë deri në dy ZAZ dhe kategoria tjetër bashkitë me një ZAZ.

Problemi i tretë që kam, është se brenda këtij muaji do të përcaktohet koordinatorët elektoralë. Do të kemi koordinator elektoral për çdo bashki, pastaj koordinator për çdo ZAZ (zonë e administrimit zgjedhor) atje ku bashkia ka më shumë se një ZAZ, koordinator elektoral për çdo njësi administrative, dhe koordinator elektoral për çdo qendër votimi. Thashë që caktimi i sekretarëve është shumë i rëndësishëm, por kjo është akoma edhe më e rëndësishme. I gjithë ky proces që do të kryet nga anëtarët e asamblesë, deputetët dhe të deleguarit e kryesisë, do të udhëhiqet nga Sekretarja e Koordinimit Elektoral.

Problemi tjetër është problemi i dokumentacionit në parti. Një pjesë është duke punuar, një pjesë e ka përfunduar dokumenti i anëtarësisë së partisë, i cili duhet t’i vendoset në dispozicion të kryetarit të partisë. Kjo do të shërbejë në radhë të parë për të plotësuar regjistrin elektronik të procesit. Me pak fjalë, për t’i dhënë fund çdo lloj efektiviteti në parti. Kjo, edhe për të vazhduar aksionin për pranimet e reja në parti. Po ashtu, për të miratuar dhe grumbulluar kuotizacionin e anëtarësisë, sipas kësaj tabele që miratuam. Të gjithë kryetarët e degëve të rrinë, të tjerëve faleminderit.

Tiranë, u zhvillua protesta kundër importit të mbetjeve

Protestuesit fillimisht u mblodhën pranë Parkut “Rinia”, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndaluar përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

TIRANË – Përfaqësuesit e shoqërisë civile, qytetarë dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit organizuan sot përsëri një protestë në Tiranë për të kundërshtuar ndryshimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Protestuesit fillimisht janë mbledhur pranë Parkut “Rinia”, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndaluar përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

Gjatë protestës aktivistët kanë mbajtur fjalime duke kundërshtuar miratimin e ndryshimeve ligjore për importimin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë. Gjithashtu ata i kanë kërkuar presidentit të vendit, Bujar Nishani, që mos ta dekretojë ligjin e ndryshuar.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur miratimin e një ligji të tillë, duke u shprehur se është i domosdoshëm dhe tërësisht konform ambicieve të vendit për një Shqipëri të pastër.

Më 22 shtator të këtij viti Kuvendi i Shqipërisë, miratoi ndryshimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Sipas ndryshimeve të reja, në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria.

Në ligj është vendosur se organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.

Por nga ana tjetër shoqëria civile kërkon ndalimin e importimit e mbetjeve në Shqipëri, me arsyetimin se kjo nismë nuk kontribuon për ekonominë e vendit dhe shkakton ndotjen e mjedisit pavarësisht mekanizmave të kontrollit në pikat kufitare.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile gjithashtu pretendojnë se në ndryshimet ligjore për importin e mbetjeve, nuk përcaktohet një listë shteruese për mbetjet që do të importohen në Shqipëri.

Sipas qeverisë shqiptare, industria ricikluese krijon biznese të reja si ato që lidhen me transportin, përpunimin dhe shitjen e materialeve të ricikluara, si dhe kompani që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të prodhuara me materiale të ricikluara. aa

Forcohet fronti i grave anti-Blushi në PS

Largimi i deputetit Ben Blushi nga PS-ja përmes një letre të hapur drejtuar atyre që i cilësonte socialistët e riciklueshëm u pasua me reagime në radhët e socialistëve.

Pas mesazhit të Sekretares së Rinisë, Elisa Spiropali, sot Blushit i është përgjjgjur edhe deputetja Blerina Gjylameti.

Postimi i Gjylametit në FB

Blushi! E lexova edhe unë letrën tënde fyese për ne që paskemi ndotur dorën tënde kur ta paskemi dhënë dorën tonë. Në fakt, duke qenë se nuk e mbaj mend të më kesh dhënë ndonjëherë dorën, mund të ndjehesha mirë personalisht kur lexova atë letër çedukuese për çdo nxënës.

Por s’kam si ndjehem mire kur mendoj për gjithë të tjerët që kanë pasur privilegjin të të japin dorën ty. Që siç e dinë të gjithë nuk di t’i japësh askujt dorën njerëzisht! Aq sa u bëre barcaletë në Elbasan, që shkoje laje duart sa herë takoje ndonjë nga të varfrit që ke marrë përsipër të përfaqësosh sa herë ngre dorën kundër qeverisë dhe PS, që kur nuk u bëre ministër.

Në fakt kur nuk të njihja dhe s’kisha pasur fatkeqësinë të të dëgjoja se me çfarë gjuhe të rëndomtë flet me njerëzit kur s’ke kamerat përpara, çoç më dukeshe. Po kur të njoha dhe provova vetë në lëkurë, ofendimet e tua skandaloze, kuptova edhe sa i lehtë je në gjykimet e tua që i shet gjithë pompozitet.

Kuptova që ti s’merr vesh nga asgjë që merr përsipër të gjykosh jashtë fushës së profesionit tënd. S’e kam për librat sepse s’të kam lexuar asnjë të them të drejtën, pasi në atë pak kohë të lirë që më mbetet lexoj letërsi të miratuar botërisht si cilësore. Po e kam për llafollogjinë tënde politike që është një fukarallëk i madh.

Kam tre vjet që dëgjoj dënglat e tua në parlament dhe habitem me cektësinë dhe hipokrizinë tënde. Di të them që ti je një llafazan pa asnjë ide tjetër të madhe në kokë përveç delirit tënd të madhështisë.

Blush, ti je një nga njerëzit që je privilegjuar përherë në PS, pa sakrifikuar asgjë për të dhe kolegët e tu. Ku ishe ti Blush, në grevën e urisë? Ku ishe ti Blush, në betejën për votën e lire? Ku ishe ti, në 21 janar? Ti gjithmonë je fshehur. Nuk ke dale kurrë në krye të aksioneve të socialistëve, të protestave, por ke qenë përherë i pari në përfitime.

Ai kazan, ku ti fut kolegët, është vendi ku ti herë pas here ke nevojë të kthjellohesh e të kuptosh se ke fituar me të padrejtë në këtë parti, prej 20 vjetësh. E meqë e ke me qejf riciklimin, po të them që mbetesh hipokrit dhe egoist i pariciklueshem!

Ikja jote nga PS dhe mënyra si ike, duke sharë e ofenduar njerëzit që deri dje kishe delirin se mund t’i udhëhiqje, janë pasqyra më e mirë që u ke dhënë njerëzve për të parë se sa njeri i vogël je! Rrugë të mbarë Blushi dhe kujdes dorën tani që vendose të luftosh hapur për plehrat. Shyqyr që me firmën e asaj dore, s’na i solle dot në Shqipëri kur ishe ministër.

Sot protesta qytetare para Kryeministrisë kundër importit të plehrave

Qytetarët të ftuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave do të protestojnë sot kundër ligjit të miratuar që lejon importin e mbetjeve.

 

Protesta është njoftuar të nisë paraditen e sotme, në orën 11:00. Një ditë më parë, organizuesit njoftuan se në orën 11:00, nga Monumenti i Pavarësisë nis protesta qytetare, e cila do të vijojë drejt Kryeministrisë.

protesta1

Ata theksuan se qëllimi i kësaj proteste është të tregojnë me forcën e zërit të qytetarëve kundërshtinë ndaj importit të mbetjeve.

protesta

“Ne do të kundërshtojmë ligjin për importin e mbetjeve. Jemi të hapur për të gjithë ata që e ndiejnë shqetësimin e situatës së rëndë ekologjike në vendin tonë”- thanë ata.

Protesta erdhi si një ‘revoltë’ fill pas miratimit të ligjit në Kuvend, ndërkohë që opozita ka deklaruar se od të jetë në mbështetje të protestuesve në këtë përballje, sipas Bashës, jo për kauzë politike, por si detyrim qytetar.

Prokuroria speciale, konsensus PS-PD

Në Shqipëri Komisioni i Reformës në Drejtësi ka mbyllur shqyrtimin e një pakete projektligjesh emergjente për zbatimin e Reformës, pas atij për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Mes tyre është dhe projektligji për strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të cilën u arrit dhe dakortësia mes shumicës dhe opozitës

Të enjten e ardhshme, parlamenti shqiptar pritet të votojë mbi paketën e 6 projektligjeve që vënë në jetë Reformën në Drejtësi. Komisioni i Reformës përmbylli sot punën për to, ndërkohë që njëri prej ligjeve bazë ai për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mori miratimin e parlamentit disa javë më parë dhe tanimë ka hyrë në fuqi.

Për anëtaren e Komisionit të Reformës, socialisten Vasilika Hysi, tanimë mbetet vetëm zbatimi duke nisur me ngritjen e institucioneve të reja që parashikohen: “Unë do të doja të theksoja se tani nuk ka më pengesa që Reforma të nisë të zbatohet, pra të fillojnë të funksionojnë të gjitha hapat e parashikuar në Kushtetutë”

Opozita u rikthye sot në Komision pasi kishte refuzuar praninë në diskutimin e disa prej projektligjeve të paketës, nw shenjw proteste pwr mosmarrjen nw konsideratw tw proporzimeve tw saj. Përfaqësuesit demokratw, dolën sot të kënaqur, duke qenë se siç u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi vërejtjet e tyre për aspekte antikushtetuese, sipas tij, të projekligjit për strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u përfshinë falë ndërhyjes të ekspertit të misionit amerikan OPDAT: “Pas një beteje dy tre javore, kjo u mbyll me sukses. Të gjitha çështjet që opozita ngriti u pranuan dhe sot janë të përfshira në ligjin e SPAK-ut. Komisioni e pranoi këtë ligjdhe mund të themi që është një sukses i madh për luftën kundër korrupsionit”.

Vërejtjet e opozitës kishin të bënin kryesisht me mekanizmat e përzgjedhjes së anëtarëve tw prokurorisë dhe gjykatës së posaçme si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pjesë e këtij projektligji, i cili në këtë mënyrë mori pëlqimin e të dyja palëve

Dërgimi i paketës në parlament është paraprirë dhe nga vendimi i qeverisë dy ditë më parë e cila miratoi 1,8 miliard lekë ose afërsisht 14 milion e gjysëm dollarë në mbështetetje të reformës, për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionimin e institucioneve që do të ngrihen rishtazi

Rama – Topallit: si rrije te karriget me kunjë në stadium? Dhe batutat e tjera të kryeministrit

“Pa të pasur ty përpara nuk flas dot për plehrat”. Kështu iu drejtua sot kryeministri Edi Rama, paraardhësit të tij, Sali Berisha, teksa mban fjalën në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e së enjtes.

 

Ndërkohë që ishte duke replikuar me deputeten demokrate Jorida Tabaku, të cilën e ka akuzuar se flet kot, në sallë ka hyrë Berisha.

“Sali, po të prisja ty që vija te plehrat, se pa të pasur ty përpara nuk flas dot për plehrat. Tani që erdhe do kalojmë te plehrat se ti je kompetenti për punë plehrash”-iu drejtua Rama.

Për Tabakun

E dëgjoj me kuriozitet recitimin e zonjës parafolëse dhe më mahnit aftësia për të folur kot, serioziteti që zonja përgatitet për të folur kot dhe më mahnit këmbëngulja në këtë mision të pamundur kotësie, i referohet forumit ekonomik botëror që është larg të qeni i influencueshëm nga ne dhe flet kot. Forumi nxjerr një raport ku vlerëson Shqipërinë duke renditur 13 vende më lart se një vit më parë.

Për kryebashkiaken e Shkodrës

Dëgjova zonjën, kishte bërë një llogari bashkitë e djathta, bashkitë e majta, nuk di ku e fut Shkodrën po di që investimet e programit tonë në Shkodër janë më shumë se në gjithë vendin. ka një llogari, se bashkia e Shkodrës nuk është kryetarja e bashkisë e as buxheti që menaxhon ajo, por e qytetarëve dhe nëse në Shkodër kemi investuar stadiumin, muzeun e Marubëve, rindërtimin e teatrit Migjeni, këto janë para që i shkojnë Shkodrës, ama e kam thënë dhe e përsëris nëse kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe bashkia nuk kanë aftësinë të bëjnë projekte serioze dhe ti përgjigjen me standarde kërkesave të programit të rilindjes urbane, më vjen keq por nuk i mbështesim dot.

Për Palokën

Kur PD-në e udhëhiqte ai që e udhëheq edhe sot, por atëherë ishte me kohë të plotë, ti (Paloka) me këta që e përfaqësoni, ju ishit në rreshtin e katërt. Se si dolët në rreshtin e parë nuk e di. Por këtë e kupton populli dhe sa herë shkoni përballë tij, aq herë do ngelni në klasë.

Për Berishën

Je bërë si ai që ngatërronte vitet kur ishte në fund të komunikimeve, lëre 74 Sali, se aty je i pakonkurueshëm se ke qenë aktiv në luftën kundër shfaqjeve të huaja, s’të kam pyetur që për festivalin e 11 ishe pro apo kundër, se për folklorikun e di që ishte pro.

Nuk më lë, më ndërhyn, ai është opozita, të tjerët janë shoqëruesit.

Për Nokën

Flamur ti nuk je te shoqëruesit je te badigardët, je një nivel më lart, je në detyrë vazhdo lufto me hijen tënde.

Për Topallin

Jozefina është familje që ka dalë edhe në fotografi te Marubi, qoftë edhe vetëm për këtë fakt Jozefina duhet ta dinte se ca thesari ishte, dhe nuk duhet ta linte në mes të lagështirës. Por nuk ka rëndësi, dinastia Marubi ka muze europian dhe muzeu është në Shkodër.

S’po të kujtoj Stadiumin, si ke mujt me nejt te tribuna vip ku edhe ato karrige që ishin ishin si trekëndësha dhe kishin dhe një kunjë, si ke ndenjur se di, po stadiumin e bënë, ulesh si vip që je

Edhe thuj Voltans ta bëjë atë që i takon, sheshin para stadiumit e jo të mbajë ofiçina. Sheshin e financojmë ne,  edhe teatri Migjeni është pjesë e saj, edhe aty edhe Saliu nuk e di pse ska bërë gjë se dikur i recitonte poezitë e Migjenit.

Berisha: Pendohem për vendimin e 2013: Plehrat janë helm

Ish-Kryeminstri Sali Berisha duke folur nga foltorja e Parlamentit deklaroi se ka reflektuar për vendimin që mori në 2013 për importin e plehrave. “E kuptova në 2014 kur doganat shqiptare në kundërshtim flagrant me ligjin importuan 335 mijë ton mbetje. Unë personalisht nuk besoj se do të importohen vetëm mbetje të gjelbërta. Kam një rishqyrtim të qendrimit tim. Kam reflektuar, është helm, është pleh…”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit, diverktivat e fundit të BE-së për Shqipërinë janë që të ndahen plehrat në origjinë. “Ekspertë europianë më të mirë e kanë bërë raportin për 2016. Ata janë kategorikisht kundër landfilleve dhe importit të plehrave”, tha Berisha.

Më tej, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës, Berisha u shpreh se “ky njeri ka alternativë vetëm drogën, plehun, helmin, prostitucioin”. Më tej Berisha citoi gjithë deklaratat e Ramës në 2013 kur ishte në opozitë.

Duke u kthyer tek situata aktuale dhe miratimi i ligjit nga mazhoranca e majtë, ai tha se “4 milionë euro rryshfet ka marrë me valixhe si dorë e parë ky avokati i plehut”. Sipas Berishës, në Elbasan është bërë një akt supermafioz me pasoja të rrezikshme ku janë depozituar

Reagon Shpëtim Idrizi: Hahn i dha shuplakë nacionalizmit grek, përgjigjja e Athinës si e ‘të fortit të lagjes’

TIRANE- Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke, e cila deklaron se “Çështja Çame” nuk ekziston dhe si e tillë nuk është pranuar të negociohet mes dy qeverive greke dhe asaj shqiptare.

Duke e cilësuar këtë qëndrim të qeverisë greke, si një “përgjigje të të fortit të lagjes”, Idrizi thekson se kjo deklaratë tregon për një arrogancë aspak të pranueshme.

“Keqardhje e madhe për një vend të BE-së, e vendin e Aristotelit. Reagimi i MJ greke më ngjan si përgjigja e të fortit të lagjes e arrogancë e papranueshme e groteske. I keqardhur për Qeverine e sotme Greke që me detyron të them që është njesuar e mbron krimet e bandave vrastare të Napolon Zervës. E ftoj Qeverinë Greke të distancohet nga krimet kundër njerezimit e kompleksi i Makbethit.

Deklarata e Komisionerit Han është një shuplakë për nacionalizmin grek vërteton se çështja çame nuk është as çështje dypalëshe e as shumëpalëshe, por çështje themelore e të drejtave të njeriut. Çështja çame do të ekzistojë për aq sa do të ekzistoj qoftë dhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë. Deklarata e BE përforcon qëndrimin e kahershëm të PDIU dhe Shoqatës Çamëria se integrimi evropian i Shqipërisë dhe zgjidhja e çështjes çame janë e njëjta rrugë, pasi vetë çështja çame është çështje të drejtash evropiane. PDIU inkurajon qeverinë shqiptare të vijojë në rrugën e drejtë, atdhetare dhe humane të zgjidhjes së çështjes çame, duke e ndërkombëtarizuar atë, siç tashmë pranon edhe Bashkimi Evropian”, u shpreh Idrizi.

Një ditë më parë, Komisioni Europian njohu paketën e qeverisë shqiptare për çështjet e hapur me Greqinë, mes tyre edhe çështjen çame.

Arben Derhemi e “ringjall” At Zef Pllumin

NGA FATMIRA NIKOLLI

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që se kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët”. Këto radhë të Ismail Kadaresë, Arben Derhemi i lexon para gazetarëve në një nga sallat e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, ndërsa prezanton monodramën “Rrno për me tregue”, mbështetur në veprën me të njëjtin titull të At Zef Pllumit. Teksti është përzgjedhur nga Bashkim Hoxha, ndërsa vepra vjen me regji të Milto Kutalit dhe nën interpretimin e aktorit Arben Derhemi. Shfaqja është në datën 30 shtator.

PËR MARTIRËT
Konferencën para mediave e hapi sekretari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, i cili tha dje para mediave se: “Zoti na ka bekuar shumë gjatë këtij viti. Papa shpalli Nënë Terezën shenjte, ndërsa me 5 nëntor shpallen të lum 38 martirë”. Në fjalën e tij, monsinjor Frendo shtoi se ka pasur shumë më tepër, por janë zgjedhur këta, sepse me martirizimin e tyre tregohet urrejtja e regjimit ndaj besimit katolik. “Enver Hoxha kishte një urrejtje në mënyrë të veçantë për kishën katolike. Unë kam lexuar fjalimet më 1984. Ai ka folur për luftën kundër besimit dhe kundër katolikëve”, tha Frendo, mandej citoi Hoxhën të ketë thënë “Hierarkët katolikë ishin pa atdhe, vareshin nga Vatikani. Ata ishin të shkolluar me disiplinë të hekurt me metoda që t’i dredhonin shtypjes dhe në aleancë me regjimin reaksionar…”.

Sipas monsinjor Frendos kjo pjesë e fjalës së Hoxhës kundër kishës katolike tregon gjithçka. Ai mandej solli në vëmendje martirët që vdiqën në tortura. “Pasnesër në katedrale ka këtë shfaqje që flet për këta martirë, bazuar në tregimin e At Zef Pllumit”. Në vijim, regjisori Milto Kutali falënderoi për mbështetjen Monsinjor Frendon, i cili sipas tij “ka nderuar në sipërmarrjen tonë për të realizuar një premierë absolute me Arben Derhemin. Për 1 orë e pesë minuta do sjellim një realitet tjetër. Ishte ngulmim i yni që kjo shfaqje të jepet në katedrale.

Shfaqja ka të bëjë me një konstante dominante që përshkon librinnjerëzit duhet të gjejnë komunikimin. Unë kam vënë në skenë Ioneskon, por kur kam lexuar At Zef Pllumin falë nismës së përzgjedhjes së dramaturgut Bashkim Hoxha dhe Arbenit që ishte këmbëngulës kam kuptuar diçka tjetër”. Kutali tha se dëshiron që shfaqja të vihet në gjithë Shqipërinë. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Kuvendin Françeskan që ka pritur në muajin maj dhe i ka ndihmuar që vepra të vijë e plotë dhe e saktë.

ASKUSH NUK KËRKOI FALJE

Arben Derhemi ndjehet i kënaqur nga puna që ka bërë me “Rrno për me tregu.” Për të vlerësuar veprën e At Zef Pllumit, ai citon Ismail Kadarenë, mandej thotë se vepra do të hapë debat të gjerë “nëse shoqëria mendon me kokën e vet. Ngjarjet e fundit tregojnë se shoqëria e ka të vështirë… Shoqëria ku jetojmë e do rrisim fëmijët tanë. Kjo pjesë është ndryshe nga veprat e tjera që kam interpretuar. Unë jam rebel, sanguin por shfaqja është mbajtur në kuadrin e gjetjes së komunikimit me njerëzit, kafshët e bimët”. Derhemi shtoi se pjesa të mbush emocionalisht dhe se nuk kanë dashur të shkojmë drejt të zezës e tmerrit që kanë përjetuar martirët.

“Kemi shkuar te njerëzit që e gjejnë të bukurën edhe ne skëterrën e 50 viteve. At Zef Pllumi thotë diku: Nuk e di a është liri e vërtetë ajo atje jashtë. Edhe pse jashtë ata asnjëherë s’kanë qenë të lirë”. Në këtë pikë Milto Kutali tha se askush nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra. “Edhe pse me kontributin tonë modest nuk mund të kalojmë pa u ndjerë. Ndikimi i shfaqjes do të jetë. Diku-diku do të ndodhë që fajtorët të dëgjojnë. Kaq vite pasi At Zef Pllumi doli nga burgu, vijon të ndodhë e njëjta dramë e madhe. Njerëzit nuk janë të çliruar të komunikojnë. Pjesa hap debat. Ne e vëmë shfaqjen në kishë, ne shkojmë aty ku njerëzit shkojnë, në institucionet e besimit”. Ndërkaq, bisedat janë bërë me institucione të ndryshme fetare.

“Do jemi edhe në institucione të besimeve të tjera. At Zef Pllumi ka pasur miqtë më të mirë në burg dy myslimanë”, tha Kutali në përgjigje të pyetjes, pse një shfaqje vjen vetëm në kishë, a mundet kjo të mbajë larg spektatorin e besimeve të tjera. “Ne i mendojmë priftërinjtë si t’i ketë sjellë Zoti. Në vizitën në Kuvendin Françeskan, ne kuptuam se At Zef Pllumi ka qenë shumë normal. Ne e kemi mbajtur veprën në boshtin e urtësisë së njerëzve që vuajtën në tortura e megjithatë gjetën një urë komunikimi me Zotin. At Zef Pllumi na mëson të themi: Pse silleni kështu zotëri- jo po bëni gabim zotëri”, tha Derhemi, teksa tregonte përgatitjen për veprën.

PËR ATDHE E FE
Katolikët shqiptarët, françeskanë e jezuitë, në luftën e tyre për shtet e liri, kanë pasur parasysh gjithnjë frazën e artë për “Atme e fe”. Dje para mediave, monsinjor Frendo tha se “Unë personalisht jam shumë kundër fjalës së Pashko Vasës: Feja e shqiptarëve është shqiptaria. Nuk jam dakord, sepse një fjalë e tillë, tregon se shqiptarët janë më shumë nacionalistë se popujt e tjerë. Nuk besoj se është ashtu. Kjo do të thotë se shqiptarët janë më pak besimtarë se popujt e tjerë, por as kjo nuk është e vërtetë.

Unë them se kjo bashkëjetesë, mund të shpjegohet se kemi pasur fat që këtu në Shqipëri politikanët shqiptarë nuk kanë manipuluar fenë për qëllime politike. Nuk kemi pasur asnjë Milosheviç dhe asnjë që ka përdorur besimin për qëllime politike. Por, kjo është edhe në sajë të besimeve të liderëve. Të gjithë liderët e besimeve të ndryshme në Shqipëri kanë qenë shumë afër-njëri-tjetrit. Këtë e kemi trashëguar deri më sot, dhe shpresoj që të vazhdojmë të jetojmë në këtë harmoni”.

Banka Botërore – Rritja ekonomike e Shqipërisë forcohet më 2016

Në prezantimin e edicionit të 10-të nga seria e raporteve për gjendjen e ekonomive në Evropën Juglindore (Shqipëri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi) me titull “Rritje e qëndrueshme në kushte në rreziqe gjithnjë e më të mëdha”, u deklarua se “ekonomia viteve të fundit në Evropën Juglindore është në rritje dhe normat e larta të papunësisë kanë filluar të ulen”.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në nivel rajonal në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi pritet të arrijë 2,7 përqind në vitin 2016, nga 2,2 përqind që ishte vitin 2015. Rritje mesatare pritet të vazhdojë edhe në vitin 2017 dhe 2018.

Rritja ekonomike në vitin 2016 në Shqipëri pritet të jetë 3.2 përqind, krahasuar me nivelin 2.8 përqind sa ishte në 2015. Sipas raportit, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet në vitin 2016, duke i hapur rrugën rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë.

Baza e kësaj rritjeje ishte Serbia, ku rritja ekonomike nga 0,7 përqind e vitit të kaluar, si pasojë e përmbytjeve të vitit 2014, arriti deri në 2,5 përqind këtë vit. Në shumë vende të rajonit rritja reflektoi në vendet e punës. Në gjysmën e parë të vitit 2016, punësimi në Serbi u rrit me 4,7 përqind dhe në Shqipëri me 6,7 përqind.

Ndërsa, në krahasim prej vendeve tjera të rajonit, rritja ekonomike në Maqedoni pritet të ngadalësohet dhe të arrijë në nivelin prej 2 përqind, në ndikim të rënies së investimeve. “Pasiguria politike në Maqedoni ndikoi në investimet, e cila e çoi vendin në rritje të reduktuar dhe në kundërshtim me trendin rajonal”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Ekonomist i zyrës së Bankës Botërore në Shkup, Bojan Shimbov, tha se rritja e cila është me e ulët në krahasim me vitin e kaluar ende është një nivel i rritjes së respektuar në Evropa, por shtoi se pritjet për vitin 2017 dhe 2018 janë pozitive, veçanërisht pas zgjidhjes së çështjes së zgjedhjeve.

“Ka një ngadalësim shqetësues me investimet e huaja në periudhën e fundit. Kjo është një vërejtje dhe tjetra është deficiti fiskal i cili vazhdon të rritet dhe ka implikime për borxhin publik. Ne jemi përfaqësues kur një ekonomi e vogël huazon para që të mund të investojnë. Nuk ka asgjë të keqe me huamarrjen, por është e rëndësishme se si përdoren këto burime”, deklaroi Shimbov.

Përveç Maqedonisë, rritje më të ulët ekonomike krahasuar me vitin e kaluar ka pasur edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, ndërsa Mali i Zi pritet të ketë rritje ekonomike të njëjtë sikurse vitin e kaluar, 3,2 përqind.

Kosova në vitin 2015 ishte me një rritje ekonomike 3,9 përqind, këtë vit pritet të jetë 3,6 përqind, për shkak të numrit të lartë të papunësisë, kurse Bosnje dhe Hercegovina në vitin 2015 regjistroi rritje me 3,0 përqind, këtë vit pritet të jetë me 2,8 përqind.aa

Aktiviteti ushtarak në Shqipëri, Rusia – OSBE-së: Duam informacione

Rusia ka kërkuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), të kryejë monitorime ushtarake në Shqipëri dhe Kroaci.

 

Në një raportim të agjencisë Sputnik, shkruhet se Rusia kërkon që ekspertë të saj të vizitojnë bazat ushtarake në vendin tonë, të kenë mundësi të informohen për aktivitetet ushtarake, të marrin informacion për njësitë në zonat specifike dhe formacioniet dhe si të jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake që kryen vendi ynë.

Agjencia, i referohet deklarimit të bërë nga Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi.

Sipas tij, “inspektimi kryhet për të përcaktuar shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruar në një zonë të caktuar ose për të konfirmuar mungesën e aktivitetit ushtarak në një zonë ku duhet bërë deklarimi paraprak’.

“Zona e monitoruar do jetë 12 mijë kilometër katror në Shqipëri dhe 16 mijë kilometër katror në Kroaci”, tha ai.

Importi i mbetjeve, Basha: Po shohim mundësinë e referendumit

Kreu i opozitës thirrje presidentit të mos dekretojë ligjin. Kryeministri Rama takon përfaqësuesit e shoqatës së Ricikluesve: Me këtë çështje po spekulohet

Në Shqipëri opozita tha sot se po sheh mundësinë për të bërë një kërkesë për referendum kundër ndryshimeve ligjore të miratuara të enjten e shkuar në parlament, vetëm me votat e shumicës së majtë, të cilat mundësojnë importin e mbetjeve urbane me qëllim riciklimi. “Do të shikojmë të gjithë hapësirën kushtetuese dhe rolin që deputetët tanë mund të luajnë brenda kësaj hapësire kushtetuese, për t’i dhënë qytetarëve një mundësi për tu shprehur. Sepse zëri i qytetarëve në këtë çështje duhet dhe do të dëgjohet.Ndaj për këtë qëllim ne po studiojmë edhe ushtrimin e të drejtës tonë, të drejtës parlamentare për të kërkuar Kuvendit që të miratojë një referendum për ndalimin e importit të plehrave. Kërkesë që kërkon nismën e 28 deputetëve dhe pastaj miratimin e parlamentit”, tha zoti Basha.

Por kërkesa duket më shumë një lëvizje politike për t mbajtur gjallë debatin e ndezur që ka provokuar miratimi i importit të mbetjeve, pasi kërkesa për referendum kërkon miratimin me dy të tretat e parlamentit. Udhëheqësi i opozitës tha se do t’i kërkohet presidentit të Republikës që të mos e dekretojë ligjin dhe ta kthejë atë sërish në parlament. “Do të bëjmë gjithçka që grupi ynë parlamentar ka në dorë për të penguar kalimin e këtij ligji për herë të dytë”, u shpreh zoti Basha, i cili ju rikthye akuzave sipas të cilave pas miratimit të këtij ligji qënrojnë interesa të errëta. “Sot në Shqipëri qeveria nuk garanton dot as cilësinë e produkteve ushqimore që importon. Ndërkohë nga ana tjetër në shumë vende, fqinje dhe të huaja kanë një situatë emergjente në lidhje me mbetjet e rrezikshme dhe të parrezikshme dhe ka interesa të mëdha për të larguar mbetjet nga këto vende drejt vendeve të tjera. Kjo do të thotë që me miratimin e këtij ligji Shqipëria është kthyer drejtpërdrejtë në shënjestër të të gjithëve për të sjellë plehra këtu, mbetje të rrezikshme dhe të parrezikshme, përfshi këtu shënjestrën e grupeve kriminale ndërkombëtare, asaj që njihet si mafia ndërkombëtare e plehrave”, u shpreh zoti Basha.

Po sot kryeministri Edi Rama, i cili është vënë në shenjestër të kritikave, për riaktivizimin e një ligji të cilin shumica e tij e shfuqizoi tre vjet më parë, organizoi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve. Ai ritheksoi sërish qëndrimin e tij se “ligji që ne anuluam ishte një ligj që krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje, pra mbeturina të pariciklueshme; së dyti lejonte liçencimin e çdo lloj subjekti kërkues për import mbetjesh; së treti, aplikohej në një kontekst krejtësisht të paqëndrueshëm”, tha zoti Rama, sipas të cilit “Ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim në raport me industrinë e riciklimit. Ligji i ri, i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbra dhe t’i importojnë ato. Ky është thelbi. Gjithë të tjerat janë spekulime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion krejtësisht të natyrshëm dhe krejtësisht të kuptueshëm në publik lidhur me këtë temë”.

Ambjentalistët dhe shumë përfaqësuesë të shoqërisë civile janë shprehur kundër në mënyrë kategorike duke njoftuar se do të kërkojnë sërish një referendum për këtë çështje, siç bënë dhe disa vite më parë kur e fituan këtë të drejtë. Referendumi kundër importit të mbetjeve ishte parashikuar të mbahej në dhjetor të 2013, por ai u anullua pasi në tetor të po atij viti, qeveria e majtë e porsaardhur në pushtet i shfuqizoi nenet që lejonin futjen nga jashtë të mbetjeve.

Arvizu në zyrën e Metës: Vlerësoj miratimin e reformës në drejtësi me konsensus

TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim ish-ambasadorin e SHBA në vendin tonë Aleksander Arvizu, në detyrën e Zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik. Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe kreu aktual i delegacionit të SHBA, Donald Lu, u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Arvizu në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke veçuar këtu mbështetjen në realizimin e reformës në drejtësi përmes misionit OPDAT, puna e të cilit vlerësohet si kyçe përgjatë gjithë etapave të reformës.

Në këtë kuadër u shpreh mirënjohja edhe për misionet e tjerë amerikanë në Shqipëri si ICITAP, i cili kontribuon përmes programeve trajnuese të hetimeve kriminale duke forcuar kapacitetet shqiptare në fushën e korrupsionit, krimit transnacional dhe terrorizmit.

Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit, Alexander Arvizu vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin lehtësues që Kryetari i Kuvendit Meta luajti në fazat përmbyllëse të votimit në parlament të kësaj reforme.

Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se duhet punuar gjithnjë për formula që i shërbejnë bashkëpunimit politik mes palëve në interes të përshpejtimit të kësaj reforme madhore të rëndësishme për Shqipërinë.

Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të shoqërohet me dekriminalizimin e plotë të politikës dhe institucioneve shqiptare, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të besueshëm politik dhe institucional për zbatimin me efikasitet të reformimit të tërë sistemit të drejtësisë.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën euro-atlantike të Shqipërisë.

(Video)Ambasadori Donald Lu reciton Migjenin: “Lëngon shpirti i smun”

Voal – Panairi i vjeshtës në Pukë ka dërguar këtë fundjavë në Pukë shumë të huaj, në mesin e të cilëve edhe Ambasadorin Amerikan Donald Lu, i cili së bashku me familjen zhvilloi një vizitë në qytetin verior. I mahnitur nga veshjet tradicionale të zonës, diplomati amerikan në fjalën përshëndetëse, teksa vlerësoi Pukën si një prej resurseve të pazbuluara në Shqipëri, interpretoi dhe një nga krijimet e Migjenit, pikërisht në vendin ku poeti ishte frymëzuar të shkruante, çfarë la të kuptohej se ky ishte një tjetër mesazh për politikën shqiptare.

“Vjeshtë në natyrë, vjeshtë ndër fytyrat tona

Afshon erë e mekun, lëngon i zymt dielli

Lëngon shpirti i smun ndër krahnoret tona

Dridhet jet’ e vyshkun ndër gemba të nji plepi.

Ambasadori Lu gjatë vizitës në Pukë u përball me bujarinë e fermerve pukjane të cilët gjithnjë shpejtonin ti dhuronin diçka nga prodhimet e tyre, por gjithnjë ambasadori ka paguar si të gjithë blerësit e tjerë. Një kostum kombëtar, dhuratë nga kryebashkiaku i Pukës, është konsideruar si një nder i veçantë nga familja Lu, raporton News24.

Panairi i Agro Pukës organizohet prej 11 vitesh në qendër të qytetit malor, përmes të cilit shpalosen prodhimet bujqësore, blegtorale dhe atyre artizanale, duke e kthyer qytetin në destinacion të fundjavës.

Berisha: “Klement Balili kërkon nga Greqia të marrë statusin e të penduarit”

Ish-kryeministri Berisha në një status në “Facebook” shkruan se Klement Balili, i njohur si Eskobari i Ballkanit dhe që kërkohet në Greqi për trafik droge, ndodhet në Sarandë.

Duke iu referuar një SMS-je të qytetarit dixhital, Berisha thotë se ai është takuar me një avokat grek dhe kërkon që të marrë statusin e të penduarit në Greqi.

STATUSI

Polici dixhital informon:

-Eskobari i Ballkanit ndodhet ne Sarande

-Ai shetit i mbrojtur nga police te forcave speciale

-Ai eshte takuar ne periferi te Sarandes me nje avokat te njohur grek dhe perpiqet per statusin e te penduarit ne Greqi.

-Eskobari i Ballkanit, se bashku me policet qe e ruajne vendos gjoba shume milioneshe bizneseve ne Sarande! sb

“Pershendetje doktor,Klement Balili ndodhet në Sarandë, ai ruhet nga policë pjesë të forcave speciale.

Pak ditë më parë është takuar më një avokat grek në periferi të Sarandës, për të negociuar një dorëzim të tij të mundshëm dhe për të marë statusin e të penduarit në Greqi.

Mesohet se Balilajt në bashkëpunim me policinë vendosin gjoba biznesmenëve të ndryshëm. Një prej tyre ka larguar familjen nga Saranda pas kërcënimeve dhe përplasjeve me Balilajt.

Gjobat shkojnë me vlera miliona euro. Të përfshirë në gjobë vënie janë Rigers dhe Denis Balili.”

Ish-kreu i SHISH: Ja pse Llalla e sajoi kërcënimin

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi ka hedhur dyshime mbi kërcënimin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në një intervistë për gazetën ‘Shqiptarja.com’, Klosi thotë se nuk beson që kjo gjë të jetë e vërtetë, edhe pse se kryeprokurori ka dërguar familjen në një shtet të BE me ndihmën e ambasadës respektive në Tiranë.

Ish-kreu i SHISH, i njohur për deklarata kontroverse në media, shton se pavarësisht nuk e vendos dorën në zjarr mbi këtë dyshim të tij për kërcënimin ndaj kreut të Prokurorisë.

“ Më vjen keq nëse ka ndodhur. Nuk jam i sigurt. Por, prokurori u kujtua shumë vonë. Tani që po i vjen radha për të ikur, u kujtua që ka qenë i rrezikuar, për t’u bërë hero. Unë nuk e di se çfarë gjëje të vështirë ka bërë ai njeri gjatë detyrës së tij që të kërcënohej. Unë nuk e vë dorën në zjarr. Por nuk besoj të jetë kërcënuar pasi nuk ka bërë asgjë.

Nuk ka bërë ndonjë hetim të madh, që ka çuar në prishje interesash të mëdha, që guxojnë pastaj ta kërcënojnë.

Gjithsesi, qofsha i gabuar. Ndërsa paralajmërimet e herëpashershme të tij për arrestime VIP më duket njëlloj si revolucionet e Berishës.

Nëse do të jetë i vërtetë kërcënimi, më vjen keq, por nuk besoj të jetë e vërtetë. Është një tentativë për heroizëm. Për t’u bërë heto tani në fund”, thotë ndër të tjera ish-kreu i SHISH Fatos Klosi.

Zbardhen pasuritë e deklaruara: Ja 3 deputetët me më shumë të ardhura në Kuvend

TIRANË – Zbardhen pasuritë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Open Data Albania referuar të dhënave nga deklarimi dhe kontrolli publik i pasurive ka renditur se cilët nga deputetët janë me të ardhurat më të larta, pra më të pasurit e Kuvendit.

Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015. Deklarimet e detajuara janë në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturat bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).

Renditjen sipas kategorive të detajuar ju mund ta gjeni tek artikulli i ODA, ku mund të bëni dhe tërheqje në versionin Excel. Të dhënat për secilin deputet janë në portalin Spending Data Albania rubrika Para dhe Pushtet, po aty mund të gjeni deklarime për Ministra, Kryebashkiak, Drejtues të Institucioneve të Pavarura, Gjyqtar të lartë dhe të tjerë funksionar të lartë publik.

  • Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton zoti Anastas Angjeli, i cili ka të ardhura nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë, dhe të ardhura nga mësimdhënie në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë.
  • Njëqind e katër deputetë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit.  Ndërsa pjesa tjetër kanë dhe të ardhura nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar.
  • Njëmbëdhjetë Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë deklarojnë se kanë përfituar bonuse në vitin 2015. Vlerën më të madhe të të ardhurave nga bonuse e ka deklaruar deputeti Alban Zeneli, i cili ka përfituar 3.2 milion lekë  me Vendim të Këshillit të Ministrave si pagesë për shpenzime për mjekim.
  • Anastas Angjeli dhe Edlira Cekrezi janë deputetët e vetëm që deklarojnë Të ardhura si Këshilltarë apo Anëtarë Bordesh për vitin 2015.
  • Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione është një tjetër formë përfitimi të ardhurash. Janë tridhjetë e tre deputet që deklarojnë të ardhura të vitit 2015 nga ky burim. Deputeti me vlerën më të lartë të këtyre të ardhurave është deputeti Ben Blushi, i cili deklaron të ardhura nga obligacione në vlerën 2 437 986 lekë. Zonja Liljana Elmazi dhe zoti Genc Ruli pasojnë listën.
  • Dyzetë deputetë të Kuvendit përfitojnë të ardhura nga qiratë. Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është Astrit Veliaj me 25.7 milionë lekë. Piro Kapurani gjithashtu ka përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë, përkatësisht 13.3 milionë lekë. Pesëmbëdhjetë deputet rezultojnë me të ardhura nga qiratë më të larta se të ardhurat e pagës pranë kuvendit.
  • Tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset. Eduard Selami deklaron të ardhura ne vlerë 56 mijë dollarë amerikan  nga një biznes në SHBA dhe Dashamir Peza deklaron të ardhura nga biznesi prej 2.4 milion lekë. Të tjerë deputet kanë të ardhura të sipërmarrjeve, bizneseve dhe ndarje e dividendëve, por ato janë të kategorizuara si të ardhura të personave të familjes.
  • Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Edi Ramakryeson listën e kësaj kategorie me 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike skica dhe piktura. Kryeministri njëkohësisht deputet ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale. Ben Blushi  mban vendin e dytë në renditje me  dy milion lekë të ardhura. Një vit më parë 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milion lekë të ardhura përmes UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike. Këtë vit kryeministri e ka lenë pas Blushin.
  • Renditja e deputetëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo partnerë e kryeson zoti Anastas Angjeli, pasi zonja Greta Angjeli ka siguruar gjatë 2015 të ardhura vetëm nga punësimi pranë AAEF vlerën 125 574 (njëqind e njëzet e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e katër ) dollarë. Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruci dhe familjaDokle.
  • Sa i takon pagave për bashkëshortët apo partnerët lista e kryesuar nga zonja Angjeli pasohet nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhacka zoti Artan Gaçi, njëkohësisht deputet, dhe pason me zotin Florion Mima e zonjën Mimoza Hafizi. Kryeministri mban renditjen me numër 14 sa i takon të ardhurave nga bashkëshortët e deputetëve, duke u renditut disa deputetëve pas anëtarëve të grupit të tij parlamentar si Anasatas Angjeli, Olta Xhacka, Mimoza Hafizi, Klodiana Spahiu apo TaulantBalla.
  • Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, është një tjetër burim të ardhurash për deputetët e Kuvendit. Këto të ardhura janë kryesisht hyrje që vinë nga shitja e pasurive apo detyrime të tjera kontraktore. zoti Omer Mamo, deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet kryeson renditjen për këtë kategori. Në këtë renditje na shfaqet edhe çifti o deputetëve Meta dhe Kryemadhi, renditur në pozicionin numër tetë, të cilët kanë deklaruar gjatë vitit 2015 hyrje në llogari për një shitje apartamenti të realizuar që në vitin 2014.
  • Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Dade, Ruci, Baraj, Shalsi, Xhafaj dhe Brace kanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputet socialist të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën.

Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga zoti Anasatas Angjeli dhe zoti Sali Berisha.

Në përllogaritje të ardhurat apo të hyrat e deklaruara për vitin 2015, deklarimet në valutë të huaj janë konvertuar në monedhën lekë shqiptar sipas kursit mesatar vjetor për 2015 nga Banka e Shqipërisë. Çdo kategorizim dhe renditje përkon me pasuri të shtuara gjatë vitit 2015 dhe jo me tërësinë e pasurisë së deklaruar nga deputetët.

Të detajuara këto të dhëna për secilin deputet janë në rubrikën Para dhe Pushtet të portalit Spending Data Albania. Po aty janë edhe deklarimet vjetore dhe deklarime fillestare të pasurisë për Deputet dhe Funksionar të tjerë të lartë.

Sipas deklaratave të deputetëve për vitin 2015 rezulton që një deputet fiton mesatarisht mbi 8.37 milionë lekë në vit ose mbi 697 429lekë në mua, mesatare kjo pesë herë më e lartë se paga si deputet. 

Nis prodhimin hidrocentrali i Banjës

Vepra është pjesë e projektit të kompanisë norvegjeze Statkraft e cila po mbi lumin Devoll pritet të përfundojë në 2018 edhe hidrocentralin e Moglicës. Të dy së bashku do të prodhojnë sa 17 përqind e energjisë së gjeneruar në vend

Hidrocentrali i Banjës, mbi lumin Devoll, pak më shumë se 60 kilometra në jugindje të Tiranës ka një kapacitet të instaluar prej 73 Megawat, dhe parashikohet të prodhojë në vit 174 Gwh energji, e barabartë me 5 përqind të prodhimit aktual vendas. Hidrocentrali ka një digë të lartë 80 metra ndërsa rezervuari i tij me një sipërfaqe 14 kilometra katrorë mund të mbledhë deri në 391 miliard litra ujë. Të paktën 2 mijë punëtorë, sipas kompanisë Statkraft, u angazhuan në ndërtimin e tij. Kompania norvegjeze ka investuar ndërkohë dhe në ndërtimin e infrastruktrës së zonës, duke ndërtuar rrugë dhe disa ura.

Hidrocentrali i dytë, ai i Moglicës është parashikuar të përfundojë brenda vitit 2018. Ai do të ketë një kapacitet akoma më të madh, prej 183 Megawatësh dhe një prodhim vjetor prej 455 Gwh. Të dy hidrocentralet së bashku do të prodhojnë 729 Gwh në vit, duke e rritur me 17 përqind prodhimin vendas të energjisë elektrike. Për realizimin e këtij projekti kompania norvegjeze ka parashikuar të investojë në total 535 milion euro.

Votimi i plehrave – Ja 27 ‘rebelët’ e mazhorancës

Maxhoranca arriti të miratojë me 63 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenime projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pas 10 orë debatesh dhe kundërshtimesh mes deputetëve të maxhorancës e opozitës, Grupi Parlamentar i PS-së me mbështetjen edhe të deputetëve të LSI-së arritën të kalojnë këtë ligj.

Si rrallë ndonjëherë në këto tre vite, shumica ra në nivelin e 63 votave, ku nuk munguan votat kundër apo edhe abstenimet brenda Grupit Parlamentar të PS-së. Deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi e Dashamir Peza votuan kundër ligjit, së bashku me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Një grup deputetësh i Grupit Parlamentar të PS-së, ndonëse ishin në sallë, nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë që deputetet Luljeta Arapi e Klodiana Spahiu vendosën të votojnë kundër vendimit të Grupit të PS-së, duke abstenuar për ligjin e menaxhimit të mbetjeve të integruara, raporton Panorama.

Abstenim për këtë ligj votoi edhe deputeti e kandidati për kreun e LSI-së, Përparim Spahiu.

Sa u takon aleatëve të maxhorancës, kryeministrit Rama i mungoi aleati i tij në qeverisje, Ilir Meta.

Në votimin për ligjin e mbetjeve të integruara mungoi edhe i gjithë Grupi Parlamentar i PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Deputetët që votuan kundër

Ben Blushi, PS

Mimoza Hafizi, PS

Dashamir Peza  PS

Vangjel Dule i PBDNJ

Arben Ristani PD

Jorida Tabaku PD

Edi Paloka PD

Flamur Noka PD

Eduard Selami PD

Arben Imami PD

Asllan Dogjani PD

Florion Mima PD

Albana Vokshi PD

Gert Bogdani PD

Bedri Mihaj PD

Liljana Elmazi PD

Elena Qirici PD

Astrit Veliaj PD

Kozma Dashi PD

Bedri Hoxha PD

Roland Keta PD

Dhurata Çupi PD

Alban Zeneli PD

Deputetët që  nuk votuan

Ilir Meta LSI

Spartak Braho LSI

Vangjel Tavo LSI

Ylli Shehu LSI

Arta Dade PS

Erion Braçe PS

Tom Doshi PS

Bashkim Fino PS

Parid Cara PS

Eduard Ndocaj PS

Mirela Ferracaku PS

Vladimir Kosta PS

Enkelejda Shkreli PS

Fatmir Toçi PS

Mira Shehu PS

Shëptim Idrizi PDIU

Tahir Muhedini PDIU

Mesila Doda PDIU

Aqif Rakipi PDIU

Omer Mamo PDIU

Aldo Bumçi PD

Oerd Bylykbashi PD

Majlinda Bregu PD

Ridvan Bode PD

Jozefina Topalli PD
Sali Berisha PD

Myqerem Tafaj PD

Genc Ruli PD

Edmond Spaho PD

Gjergj Papa PD

Albina Deda PD

Eduard Halimi PD

Igli Cara PD
Dashamir Shehi PD

Nard Ndoka PD

Arbiola Halimi PD

Mhill Fufi PD

Keltis Kruja PD

Gjovalin Bzheta PD

Keltis Kruja  PD

Irma Kopliku PD

Dashamir Tahiri PD

Astrit Patozi PD

Agron DUKA PA

Fatmir Mediu PR

Deputetët që abstenuan

Përparim Spahiu i LSI-së

Klodiana Spahiu PS

Luljeta Arapi  PS

Genc Pollo PD

Votuan pro

Edi Rama PS

Blendi Klosi PS

Ulsi Manja PS

Anila Agalliu PS

Bujar Çela PS

Fatmir Xhafaj PS

Pandeli Majko PS

Gentjan Bejko  PS

Shkëlqim Troplini PS

Vasilika Hysi PS

Artan Gaçi PS

Anastas Angjeli PS

Evis Kushi PS

Andra Marto PS

Vexhi Muçmata PS

Antoneta Dhima PS

Edmond Leka PS

Erjeta Alhysa PS

Eduard Shalsi PS

Rakip Suli  PS

Besnik Baraj PS

Fidel Ylli PS

Namik Kopliku PS

Ylli Zixhishti PS

Adelina Rista PS

Anduel Xhindi PS

Pirro Lutaj PS

Paulin Stërkaj PS

Xhemal Qefalia PS

Arben Çuko PS

Pjerin Ndreu  PS

Eduard Bejko PS

Ilia Pendavinji PS

Dashamir Kamberi PS

Musa Ulqini PS

Alfred Peza PS

Pirro Lutaj PS

Shkëlqim Cani PS

Valentina Leskaj PS

Esmeralda Shkjau PS

Taulant Balla PS

Olta Xhaçka PS

Sadri Abazi PS

Edmond Leka PS

Blerina Gjylameri PS

Ervin Koçi PS

Ilir Xhakolli PS

Gramoz Ruçi PS

Ervin Bushati PS

Namik Dokle PS

Agron Çela LSI

Luan Rama LSI

Petrit Vasili LSI

Bujar Derveni LSI

Gjovalin Kadeli LSI

Pirro Kapurani LSI

Silva Caka LSI

Redion Rehovica LSI

Kejdi Mehmetaj LSI

Monika Kryemadhi LSI

Robert Bitri LSI

Shkëlqim Selami LSI

Luan Duzha LSI

Edlira Çekrezi LSI

Bujar Kllogjeri LSI

Rama sfidon Sali Berishën dhe Ilir Metën për kanabisin

Voal – Edi Rama sfidon Sali Berishën dhe Ilir Metën në Kuvend për kanabisin. Edi Rama: Shfaqim këtu në sallë raportin e Guardia di Finanza për monitorimin e cdo cepi të territorit. Do shihni çdo parcelë të detektuar nga ajri dhe shkatërrimin e saj

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar sot Sali Berishen por edhe Ilir Meten per kultivimin e droges ne vend.

Ndersa Sali Berishen e “emeroi” si “Guvernatorin e Bankes se Lazaratit ne ekzil”, Ilir Metes i kerkoi qe se bashku me kryesine e Kuvendit te mundesoje shfaqjen e e raportit te Guardia di Finanza per monitorimin e territorit te kultivuar dhe shkaterrimin e parcelave te droges.

“Do te shihni ne raportin e Guardia di Finanza se sa parcela te detektuara jane shkaterruar”- tha kryeministri Edi Rama.

Perballja arriti ketu kur Sali Berisha tha ne Kuvend se ISIS ka gjetur minieren e floririt ne Shqiperi, permes kultivimit te droges ketu.

“NATO te marre me urgjence ne monitorim situaten ne vend; rreziku eshte se shume shpejt Shqiperia do te jete financuesi me i madh i terrorizmit ne vend”-tha Sali Berisha.

Por Edi Rama ju kthye duke thene se nese ai misids Trampit dhe tij zgjidhte ate, Sali Berishen, ai, Sali Berisha midis Edi Rames dhe ISIS do zgjidhte ISIS.

Nderkohe, Edi Rama shtoi se thirrja ishte qesharake, kur nje prej anetareve jetik te NATO-s, permes institucionit me te rendesishem te tij-Departamentit Amerikan te Shtetit, ka monitoruar situaten, ka bere vleresimet e tij dhe ka evidentuar lidershipin politik ne betejen kunder kultivimit te kanabisit.

Kryeministri Rama shtoi me tej se ai asnjehere nuk e kishte fshehur problemin me kultivimin e droges.

Por- tha ai, vetem sot, vetem me ne kultivimi i kanabisit ne kete vend po luftohet si kurre ndonjehere ne kete vend, pa fshehur asgje, me nderkombetaret e perfshire ne monitorim e mbeshtetje.

Edi Rama perseriti edhe nje here, sfiden per te shfaqur dhe diskutuar raportin e Guardia di Finanza ne sallen e Kuvendit.

Nuk mori pergjigje, por mbase seanca do te zhvillohet./SkaNdal

Importi i mbetjeve/ Qeveri tjetër, ligj i njëjtë. Mazhoranca e majtë rikthen në fuqi pikë për pikë ligjin e miratuar nga qeveria “Berisha”

Voal – Projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, edhe pse të enjten në Kuvend hyri si ligji “Shalsi”, në të vërtetë është një ligj i miratuar në vitin 2011 nga ish-qeveria e Partisë Demokratike.

Në fakt ligji, që përbën një nga draftet më të debatuara dhe kontroverse në historinë e Parlamentit, ka po ashtu një histori të pazakontë. Gjithçka nis në vitin 2011, për koiçidencë në të njëjtën datë, fiks më 22 shtator.

Në seancën e asaj date, Parlamenti miratoi ligjin bazë për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili i hapte rrugë importit të mbetjeve në Shqipëri. Por, një dispozitë tranzitore e vendosur në ligj e ndalonte importin për dy vite, deri në daljen e akteve nënligjore.

Pra, sipas ligjit, kufijtë e Shqipërisë për mbetjet e botës do të hapeshin në shtator të vitit 2013. Pikërisht në këtë muaj ndodhi rotacioni politik. Edi Rama, në fushatën elektorale e kishte shpallur si zotim solemn ndalimin e importit të plehrave. Dhe, së bashku me vendosjen e fotos së Ismail Qemalit në zyrat e shtetit, këto ishin dy vendimet e tij të para si kryeministër, të firmosura simbolikisht përpara kamerave të Top Channel.

Në tetor të vitit 2013, mazhoranca e majtë miratoi një projektligj me 6 nene, i cili ndryshonte ligjin e 2011-s, duke mbyllur kufijtë e Shqipërisë për importin e mbetjeve.

Ndryshimi më i rëndësishëm ishte neni numër 2, i cili riformulonte nenin 48 në ligjin e vjetër me një fjali të thjeshtë: Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.

Kjo ishte fjalia, që ndaloi për 3 vite importin e mbetjeve nga jashtë në Shqipëri. Por, projektligji i propozuar nga 3 deputetët e mazhorancës shfuqizon pikërisht këtë fjali dhe të gjashta ndryshimet e 2013-s, duke rikthyer në fuqi pikë për pikë ligjin e miratuar nga qeveria e mëparshme. Ligji “Shalsi”, “Rama”, apo “Berisha”, në fakt është e njëjta gjë.

Nga nesër, në Shqipëri mund të rifillojë importi i mbetjeve./ TCH

Braçe: “Po, Lulzim Basha ka të drejtë. Edi Rama nuk duhet të heshtte”

Deputeti socialist, Erjon Braçe, shkruan se Lulzim Basha ka të drejtë kur thotë se Edi Rama nuk duhet të heshtte për skandalin me biznesin e shoqërisë Omnix Albania.

Lylzim Basha ka nje here te drejte;

Edi Rama nuk duhet te heshtte!!

Edi Rama duhet te deshmonte per gjithcka qe perfaqesuesi me prokure i shoqerise OMNIX-Faadi Mitri i kishte rrefyer per maredheniet e tij me qeverine e Sali Berishes, studion legale te kesaj qeverie;

Edi Rama duhet te vepronte kunder asaj zyre; edhe pse e mbyllur, agjencite e ketij shteti duhet te kishin hetuar nje here te vetme veprimtarine e zyres Malltezi & Kola me sipermarres, me qeverine dhe institucionet e saj; eshte nje liste e gjate qe ende nuk ka mbaruar efektet e saj edhe pas tre vitesh;

Edi Rama duhet te vepronte kunder vendimit te gjykateses Qeleshi, e treguar ne media si ish- punonjese e kesaj zyre dhe vendimmarrese per shpronesimin e shtetit dhe pronesimin e nje njeriu qe ka vaditur e kositur barin ne 45 mije metra katrore ne Gjirin e Lalezit;

Ministrite e cenuara nga ky vendim, ajo e Mjedisit dhe Pyjeve, ajo e Turizmit, ajo e Zhvillimit Urban, nen drejtimin e Ministrise se Drejtesise, duhet te kishin sulmuar ate vendim, duhet te kishin kallezuar ate gjykatese.

Une besoj se Lylzim Basha kete ka parasysh kur i kerkon Edi Rames te flase!!

Dhe kjo duhet bere”, shprehet deputeti socialist.

Sokol Balla e shkarkon Mentor Kikinë, ja çfarë thotë për Express

Gazeta Express ka kontaktuar me kryeredaktorin e Top Channel Mentor Kikia, i cili ka pranuar shkarkimin që i është komunikuar vetëm gojarisht nga drejtori i Informacionit Sokol Balla, sot në mbledhje.

Ndërkohë që vetë Kikia pritet të bëjë një deklaratë në lidhje me këtë shkarkim pas vendimit zyrtar që do të marrë nga kompania mediatike. Gjithsesi mësohet se arsyeja e këtij shkarkimi nuk ka lidhje me qëndrimin që ai ka mbajtur me ngjarjen e rëndë tek materniteti “Koço Gliozheni” dhe akuzat ndaj mjekes Anika Dokle.

“Mua me shkrim nuk më është komunikuar asgjë, sepse unë kam një kontratë me kompaninë. Ka pasur një komunikim formal me gojë nga drejtori i informacionit në mbledhje që Mentori nuk do të jetë më kryeredaktor i lajmeve edicionit të drekës që unë mbuloja pa dhënë arsye. Nëqoftëse kompania do më komunikojë një vendim zyrtar unë do ndjek rrugët e mia zyrtare, kontratën e punës unë e kam me kompaninë, nuk e kam me drejtorin e informacionit. Sa për aludimin që është për arsye të replikës me Anika Doklen nuk besoj që është e vërtetë. Ai ishte një komunikim mes një qytetari dhe një mjekeje të cilën e akuzova publikisht në një aferë në të cilën isha dëshmitar okular. Mund të ketë një arsye tjetër të cilën unë do ta investigoj dhe pastaj në një moment të caktuar do të flas edhe vet. Por ende pres një komunikim zyrtar nga kompania, nuk do të flas mbi bazë dyshimesh tani për tani, në momentin që do ta bëjnë zyrtare do të jap edhe unë versionin tim.”

Gazetari dhe kryeredaktori Mentor Kikia është një nga emrat më të vjetër në departamentin e informacionit në Top Channel.

/Gazeta Express/

Vetingu/ SHBA e BE gati ekspertët: Çfarë janë “Lista e Zezë”, “Lista e Gjelbër” dhe “Lista e Bardhë”

Voal – Lista e Zezë, Lista e Gjelbër dhe Lista e Bardhë, tri shkallët e përzgjedhjes. OMN me ekspertë nga Gjermania, Austria, Belgjika apo Franca, jo nga Rumania, Bullgaria e vende të tjera të Lindjes. Të gjitha detajet e një procesi që synon të përmbysë sistemin e drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Prej ditës së djeshme, ligji i vetingut konsiderohet i dekretuar nga ana e Presidentit. Ai nuk është shprehur për këtë ligj, duke e  miratuar me heshtje. Qetësia që po dominon këto javë pas miratimit në Kuvend të ligjit tëvetingut, nuk duket se do të zgjasë shumë. Janari do të jetë muaji, kur ekspertët ndërkombëtarë do të japin rezultatet e para të procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të vetingut, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka nisur planin e veprimit për përcaktimin e strukturës ndërkombëtare që do operojë për zbatimin e procesit të vetingut në kuadër të zbatimit të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Burime nga delegacioni bëjnë me dije se ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin ka mbledhur dy ditët e fundit stafin e saj për të nisur punën për ngitjen e stukturës sëvetingut, e cila do të dominohet nga ekspertët ndërkombëtarë.

Procesi i përzgjedhjes së ekpsertëve, që do të asistojnë grupin e prokurorëve, që do të vulosin zyrtarisht pastrimin e sistemit të drejtësisë, është tashmë afër përfundimit. Ndërkohë Parlamenti parashikon që në seancën e 29 shtatorit të përmbyllet miratimi i të gjitha ligjeve të reformës në drejtësi. Sipas parashikimeve do të jetë fillimi i janarit të vitit që vjen që do të japë rezultatet e para të procesit të vetingut. Ishte parashikuar që ky moment të ishte në muajin nëntor, por ka qënë shtyrja e miratimit në Kuvend të ligjit të vetingut që ka shtyrë në kohë procesin. Ndërkohë që Vllahutin po bën gati të gjithë infrastrukturën pranë zyrave të delgacionit të BE-së, ambasada amerikane ka përcaktuar eskpertët amerikanë që do të asistojnë procesin e vetingut.

Hyn në fuqi vetingu, ja çfarë e pason procesin

Ligji për vetingun, ka marrë miratimin në heshtje nga ana e Presidentit Nishani, pasi ai nuk është shprehur për këtë ligj. Afati i fundit që kreu i shteti të shprehet për këtë ligj ishte dita e djeshme më datë 20 shtator. Presidenti nuk është shprehur dhe në këtë mënyrë ligji i vetingut ka hyrë në fuqi. Pasqyrimi në fletoren zyrtare është hapi i radhës, ndërkohë 15 ditë pas pasqyrimit në fletoren zyrtare, nis ngritja e institucioneve të vetingut. Më hyrjen në fuqi të ligjit të vetingut, nis ngritja e institucioneve që do të kryejnë procesin e vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të ketë 12 juristë, të cilët do të kryejnë procesin e vetingut. Do të jetë edhe Komisioni Publik do të ketë dy juristë dhe Kolegji i Apelimit që do të ketë shtatë juristë. Janë të lirë të konkurojnë të gjithë juristët, brenda dhe jashtë sistemit aktual, për t’u bërë pjesë e këtyre institucioneve. Kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi të hollësishëm përzgjedhje që kalon në tri faza.

Lista e Zezë

Quhet lista me të gjithë ata kandidatë që aplikojnë për t’u bërë pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit . I pari që ka të drejtë të përzgjedh në këtë listë është Presidenti. Në kutinë e madhe, ku janë të gjithë konkurentët juristë, Presidenti heq kandidaturat që sipas tij nuk i plotësojnë kriteret.

Lista e Gjelbër

Kandidatët që arrijnë t’i shpëtojnë dorës përzgjedhëse të Presidentit mblidhen në një kuti tjetër, e cila quhet lista e gjelbër. Listën e Presidentit ose ndryshe listën e gjelbër, e merr në shqyrtim OMN (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar) vëzhguesit e BE e SHBA-së dhe ata heqin prej asaj kutie, kandidatët që nuk plotësojnë kriteret. Seleksionimi nga ndërkombëtarët, bëhet mbi bazën e analizës së etikës profesionale, kontrollit të figurës së kandidatit dhe kontrollit të pasurisë së tij dhe të afërmve të tij. OMN ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces, pasi verifikon imtësisht pastërtinë e figurës së secilit kandidat, sa i përket mundësisë së të qënit të tyre të korruptuar, të lidhur me botën e krimit, apo që kanë pasuri të fshehura, të padeklaruara.

Lista e Bardhë

Lista me emrat që mbeten në kuti nga përzgjedhja pas verifikimit të figurës së secilit nga OMN, quhet Lista e Bardhë.  Kandidatët e Listës së Bardhë, i kalojnë komisionit Ad Hock pranë Kuvendit, i cili është i përbërë nga 12 deputetë. Secili nga 12 deputetët, ka të drejtë të votojë për një nga emrat e listës së bardhë dhe kështu arrihet një listë me 12 komisionerë. Më pas Kuvendi e miraton listën në grup, pra e miraton siç është pa asnjë ndryshim, ose e rrëzon atë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë

Vëzhguesit ndërkombëtarë të OMN-së (Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar), do të vijnë nga vende anëtare të BE-së të renditura në grupin e vendeve me demokraci të konsoliduar. Nuk do të ketë asnjë vëzhgues ndërkombëtarë që do të marrë pjesë në procesin e vetingut, që vjen nga vendet e  Lindjes, si Rumania, Bullgaria, Polonia apo Kroacia që është anëtarësuar së fundmi në BE. Kjo do të thotë se ekspertët që do të vijnë nga Brukseli, do të jenë gjyqtarë ose prokurorë, me jo më pak se 15 vjet përvojë në sistemin e drejtësisë në vende si Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Hollanda e gjetkë. Përzgjedhja e tyre nga vende me sistem drejtësie të pavarur, është një përpjekje më shumë për të shmangur çdo mundësi manipulimi të procesit.

Afatet

Kushtetuta përcakton se duhen tetë muaj për të kryer të gjithë procesin e ngritjes së vetingut, i cili nis me verifikimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e zbret shkallë-shkallë deri në nivelin më të ulët. Ajo çfarë po kërkohet nga ndërkombëtarët është nisja e punës në të gjitha nivelet paralelisht, për të përmbyllur sa më shpejt procesin e vetingut në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë. Burime pranë delegacionit të BE-së konfirmojnë që muaji janar do të nisë me rezultate konkrete të procesit të vetingut, në nivelet më të larta të sistemit të drejtësisë.

Tiranë: Koalicioni për Zgjedhje të Lira kërkoi depolitizimin e komisioneve zgjedhore

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme u kërkoi sot zyrtarëve dhe partive politike, që të nisin reformën zgjedhore, duke vendosur si parim bazë pavarësinë e administratës zgjedhore.

Koalicioni shprehu shqetësim për vonesat në nisjen e reformës zgjedhore, e cila zakonisht zvarritet deri ditët e fundit, dhe kërkoi nisjen sa më parë të saj.

Përfaqësues të Koalicionit për Zgjedhje të Lira u bënë thirrje aktorëve politikë që të tërhiqen nga presionet dhe protagonizmi politik në administrimin zgjedhor dhe t’i hapin rrugën profesionalizmit të teknicienëve në këtë proces.

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme tha se reforma zgjedhore e saponisur duhet të garantojë pavarësinë e administratës zgjedhore.

Drejtuesja e Koalicionit Mirela Arqimandriti, thotë se parakushti për të barazuar komisionerët partiakë në administratën zgjedhore i ka politizuar dhe monopolizuar zgjedhjet.

“Tani depolitizimi i komisioneve zgjedhore është një domosdoshmëri”, – tha ajo.

Ashtu si OSBE një ditë më parë, edhe Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme shprehu shqetësim për shkarkimin e komisionerëve partiakë deri një ditë para zgjedhjeve dhe trajnimin brenda pak orëve të disa komisionerëve të tjerë, që bllokojnë procesin nga padija dhe nga besnikëria partiake.

OSBE u bëri thirrje dje zyrtarëve dhe partive politike që të nisin reformën zgjedhore pa humbur kohë.

Zyra e OSBE-së në Shqipëri publikoi një deklaratë, ku theksoi se ky proces shumë i rëndësishëm duhet përfunduar në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Kryetari në detyrë i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, e bëri sot këtë deklaratë, pas përfundimit të afatit të ankimeve për zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për kryetarin e bashkisë së Dibrës:

Zyra e OSBE-së është e përgatitur të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për reformën zgjedhore, sapo komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore të fillojë punën.

“Ne ndajmë të njëjtin shqetësim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit një ditë përpara zgjedhjeve. Partitë politike duhet ta marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve, në mënyrë që sistemi të jetë i besueshëm” – thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Sipas saj, procesi zgjedhor në Dibër tregoi se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore tërësore, e cila duhet të sigurojë depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në komisionet zgjedhore.

LULZIM BASHA, I VETMI PERSONIFIKIM NDRYSHIMI NË KËNETËN POLITIKE SHQIPTARE! – Nga Guxim ALIMANI

 
 
 
Zhabat e dhjamosura politike në kënetën moçalore politike shqiptare jo vetëm janë ambjentuar me këtë status, por reagojnë dhunshëm ndaj progresives, sepse llumi është vetë ushqimi i tyre. E njëjta gjë është në sens divers, sikurse troftat alpine e kanë të pamundur mbijetesën në kënetë.
 
E bëra këtë paralelizëm e analogji jo për të komplimentuar liderin demokrat, por për të apeluar sinqerisht te lexuesi për pak kujtesë dhe reflektim.
 
Tre vite më parë unë e botova një editorial te gazeta “Koha Jonë” titulluar: “Lulzim Basha, rrugë e vështirë drejt autoportretit”. Kush e lexon e merr vesh se kjo udhë e zorshme e Bashës nuk do vinte nga “risia” që do sillte “Rilindja”, por nga tre faktorë interiorë që nuk kushtëzoheshin prej mazhorancës!
 
-E para, Basha do gjindej në vështirësi prej situatës së rëndë elektorale të zgjedhjeve të qershorit 2013, ku PD u atrofizua me një humbjë shokantë.
 
 -E dyta, largimi i dr. Berishës nga kreu i PD-së si një lider padiskueshmërisht i veçantë, jo vetëm në experience, por së pari karizmatik , do e vinte Bashën përpara paragjykimeve dhe dilemave.
 
 -E treta, një tufë ish-zyrtarësh e qeveritarësh në PD, bash prej të cilëve erdhi dhe humbja ishin në Parlament dhe në poste drejtuese në parti.
 
Të gjithë arsyet që rradhita e të tjera aksesorë e kthenin Bashën në një udhë politike aspak komode, pavarësisht se përfolej si i parashutuari apo i përkedheluri…të cilit i kishin ardhur dhurata “hyjnore”nga Papa Natalia..!!
 
 
Mirëpo Basha përballë tri përballjeve kasandra, jo vetëm po tregon konsistencë, por dhe lidership. Këtë ai po e bën me bindje, por dhe me durim, duke parësuar jo pushtetin e tij, por pastrimin politik (dekriminalizimin) si një kauzë për të cilën brezat do t’i jenë borxhli.
Basha sot kombëtarisht e ndërkombëtarisht nuk kondicionohet as nga batutat ngjyrë kanabisi të Ramës, as nga manovrat dashurore të Metës, as nga reaksionet e parfumosura të Majlindave…
Ai po punon për një profil të pastër oksidental lidershipi, i cili do ta kurojë e integrojë Shqipërinë.Ky është mendimi im.Koha ta gjykojë…
Lulzim Basha sot është pa konkurent në afërsi, si djathtas dhe majtas. Natyrisht nuk e ka të lehtë, por veprat e mëdha qoftë dhe politike meritojnë dhe duan shumë e shumë mund.
 
Guxim ALIMANI
 
Tiranë, 20 shtator 2016

Policia e Gjirokastrës ndalon 20 refugjatë nga Lindja e Mesme

VOAL.ch – GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës bllokoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 20 refugjatë që hynë nga kufiri grek në territorin shqiptar. Sipas burimeve policore mes refugjatëve, kishte gra dhe fëmijë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë me trajtim ushqimor dhe shëndetësor në pikën e Kakavijës.

Refugjatët u kanë pohuar autoriteteve shqiptare se kanë mbërritur nga ishulli Lesbos, ku dje u shënua një zjarr masiv. Sipas njoftimeve të mjeteve greke të informimit më shumë se 4 mijë refugjatë u zhvendosën 24 orët e fundit nga Kampi Moria në ishullin grek Lesbos pas një zjarri të madh që shkatërroi tendat dhe shtëpitë e improvizuara.

Sipas autoriteteve greke nuk janë raportuar të lënduar dhe disa refugjatë janë lejuar që të kthehen sërish në kamp. Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se rreth 5.600 refugjatë gjenden në Lesbos, ndërkohë që ishulli ka kapacitet për 3.600 refugjatë.

Pak ditë më parë përmbytja e një tjetër kampi të refugjatëve në Janinë bëri që grupe refugjatësh të shpërndaheshin në zona të qytetit duke u drejtuar edhe në territorin shqiptar.Policia greke tha se bllokoi 40 prej tyre që u pëproqën të udhëtonin me një autobus drejt kufirit shqiptar ndërkohë që në Kakavijë u bllokuan grupe më të vogla.

Shqipëria ka kapacitete shumë të vogla për të përballuar grupet e refugjatëve që hyjnë nga Greqia, ndërsa mungojnë strehimoret dhe kushtet në qytete kufitare. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNCHR, hapi pak kohë më parë një zyrë në Gjirokastër me synimin e ndihmës për grupet e refugjatëve që hyjnë nga Greqia dhe e përdorin Shqiëprinë si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve europiane. za

Bizneset e rajonit të Kukësit mbyllin aktivitetin në shenjë proteste: ‘JO’ taksës për Rrugën e Kombit

VOAL.ch – KUKES, KRUMË, BAJRAM CURRI – Të gjitha bizneset në Kukës, Has dhe Tropojë kanë mbyllur aktivitetin e tyre për një orë, në shenjë protestë për taksën e Rrugës së Kombit. Kreu i Shoqatës, Sokol Kolgjini pohoi se me këtë taksë mbyllet udha për 30 vite, pasi sipas tij rajoni i Kukësit nuk ka rrugë alternative.

Ndër të tjera ai shtoi se shqetësimin e bizneseve ua kanë dërguar ambasadave. “Rajoni i Kukësit nuk ka rrugë alternative. Taksa e Rrugës së Kombit është e padrejtë. Qëndrimin tonë ua kemi dërguar ambasadave”, tha kreu i shoqatës.

Nishani: Kriza e refugjatëve e bën të domosdoshëm bashkëpunimin

Nishani, bashkëkryesoi me zëvendëspresidentin e Parë të Komisionit Evropian, tryezën e rrumbullakët me temë: “Kontrata Globale për ndarjen e përgjegjësive – për refugjatët dhe respektimin e së drejtës

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë qëndrimit në SHBA, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mori pjesë në Samitin e OKB-së për refugjatët dhe emigracionin.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë, behët e ditur se Nishani, bashkëkryesoi me zëvendëspresidentin e Parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, tryezën e rrumbullakët me temë: “Kontrata Globale për ndarjen e përgjegjësive – për refugjatët dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

Presidenti Nishani, në fjalën e tij kryesore theksoi se në kushtet e paprecedenta ku 35 mijë njerëz zhvendosen forcërisht çdo ditë nga shtëpitë e tyre, si rezultat i konflikteve apo persekutimit, është e domosdoshme një qasje kolektive nga komuniteti ndërkombëtar.

“Vlerat, përkujdesja për jetët njerëzore dhe detyrimi për të mbrojtur të pafajshmit duhet të mbizotërojnë përkundrejt politikave populiste dhe pikëpamjeve të ngushta nacionaliste. Kjo është një çështje që përfshin si dimensionin e sigurisë ashtu edhe atë humanitar. Ndaj dhe qeveritë, ndajnë si barrën ashtu edhe përgjegjësinë për të përballuar flukset migratore dhe të refugjatëve që shikojmë sot”, theksoi Nishani, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

Sipas tij, si kriza e refugjatëve ashtu dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit, dëshmojnë ndërvarësinë mes vendeve, çka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë të koordinuar dhe me politika të mirë përcaktuara.
“Rajoni i Ballkanit është i vendosur në një pozicion ku pasojat e presionit të flukseve migratore në Jug mund të arrijnë shpejt Evropën Perëndimore e Veriore. Rreziku aktual për të cilin duhet të tregojmë shumë vëmendje, është ai i përdorimit të migracionit për qëllime terroriste. Në këtë llogore askush nuk qëndron i vetëm, dhe as mund ta shmanget me vetëizolim”, ka shtuar më tej presidenti i Shqipërisë.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti Nishani theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar nënkupton lidership politik dhe menaxhim efikas të lëvizjeve të refugjatëve, veçanërisht në planin rajonal dhe bashkëpunimin me agjencitë e specializuara ndërkombëtare. aa

Rama: Muri i Kujtesës me 264 yje për policët e rënë në krye të detyrës, ylli më i ri dëshmori Ardian Kodra

VOAL.ch – TIRANË – Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e ‘Muri i Kujtesës”, në oborrin e Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë foli për rolin dhe kontributin e policisë së shtetit duke u ndalur në jetët e të rënëve në krye të detyrës, por edhe mbështetjen që qeveria ka dhënë pë familjarët e tyre.

“Ky mur kujtese qe përurojmë sot bashke me godinën simbol i vullnetit te hekurt për të mos harruar dëshmoret. Ky mur për të formuar mitin e uniformes blu. Janë 264 yje këtu, çdo njëri prej tyre përcjellë sakrificën. Më e fundit është ajo e  Ardian Kodrës, prindit bashkëshortit dhe familjarit që ra dy javë më parë në përpjeke për të shpëtuar nga plumbat banorët e provincës në Shkodër”, tha Rama.

Më tej Rama theksoi:

“Në këto tre vjet besoj se jemi krenare për gjithçka kemi bërë për ta rilindur Policinë e shtetit, por kjo nuk do të thotë aspak që jemi të kënaqur. Më në fund bëmë që sytë e këtij institucioni, vëmendje e qeverisë të kthehet  nga familjet e të rënëve, për të cilët kemi 100 fishuar vëmendjen dhe përkujdesin e qeverisë në radhe të parë për bashkëshortet e të vrarëve dhe fëmijëve të tyre”, shtoi Rama.

U ndalua nga Policia se vodhi 80 kg ullinj, vdes në spital 54-vjeçari

 Familjarët e 54-vjeçarit

VOAL.ch – LUSHNJË – Një 54-vjeçar i ndaluar dje nga Policia në Lushnjë për shkak se akuzohej për vjedhje ullinjsh, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Fadil Hoxha ka pësuar infarkt në ambientet e paraburgimit dhe është dërguar nga Lushnja në QSUT, ku dhe ka ndërruar jetë.

Familjarët akuzojnë Policinë se u kanë refuzuar të fusnin ilaçet në ambientet e paraburgimit pasi 54-vjeçari merrte tri herë në ditë për zemrën.

Sipas dëshmisë së familjarëve, ndonëse ata i kishin kërkuar punonjësve të policisë që t’i fusnin në ambientet e paraburgimit ilaçet, kjo e fundit sipas tyre kishte refuzuar.

Ndryshe nga pretendimi i familjarëve, Policia thotë se Hoxha ka marrë trajtimin me ilaçe gjatë qëndrimit në ambientet e Policisë Lushnjë.

Ndërkohë, në certifikatën e vdekjes në QSUT shkaku i humbjes së jetës thuhet se është i panjohur.

I ndjeri u shoqërua në Policia pas një denoncimi të bërë nga pronari i një toke në Lushnjë, që e akuzohet për grabitjen e ullinjve.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 17.09.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Fadil Hoxha dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.M., vjeç 53 e 14, banues në fshatin Grabian, pasi dyshohet se, në fshatin Xenkë, u kapën me 80 kg ullinj, të vjedhura në ullishtën e shtetasit Th.Dh., vjeç 53 banues në këtë fshat. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Monitor: Në Shqipëri 65% e tregtisë së qumështit bëhet në të zezë

Formalizimi në bujqësi dhe mbështetja e tij me subvencione nuk po funksionon për shkak se sektori është zhytur thellë në informalitet. Rasti i qumështit tregon se produkti grumbullohet dhe tregtohet 65% në të zezë. Nga 450 baxho dhe fabrika, vetëm 150 janë të regjistruara. Si nuk po funksionin skema e formalizimit nëpërmjet subvencionit nga pagesat e ulëta dhe komisionet e larta bankare

Në të gjithë zinxhirin e industrisë së përpunimit të qumështit ka aktorë që operojnë në mënyrë informale, pa pasur NIPT-in dhe pa lëshuar fatura me TVSH.

Këshilli i Investimeve ka zhvilluar një studim të hollësishëm mbi prodhimin dhe tregtimin e qumështit në vend dhe ka vërejtur se 65% e aktivitetit zhvillohet në informalitet të plotë.

Këta “xhepa të zbrazët” krijojnë premisa për informalitet dhe çojnë drejt operacioneve problematike për aktorët e tjerë, ata formalë në këtë zinxhir, duke krijuar probleme serioze që sektori i bujqësisë të përfitojë njësoj nga subvencioni.

Në veçanti, grumbulluesit informalë të qumështit dhe baxhot informale jo vetëm që qarkullojnë volume të mëdha të qumështit dhe kapital të konsiderueshëm, por gjithashtu përmes operacioneve të tyre informale dëmtojnë përpjekjet për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve. Përderisa cikli i TVSH-së nuk është i mbyllur, rrjedhimisht nuk mund të jetë efektiv në mënyrë të mjaftueshme.

Analiza e Këshillit të Investimeve vë në dukje se, transaksionet nëpërmjet sistemit bankar për të gjithë prodhuesit nuk janë një mënyrë efikase, për më tepër duke pasur parasysh se shumica e tyre duhet të udhëtojnë në distanca të gjata për të arritur bankat në qytete dhe shuma e parave të marra nga shitja e qumështit është shumë e vogël në krahasim me përpjekjet, kohën e harxhuar dhe shpenzimet.

Ka mungesë informacioni dhe vështirësi në ndërgjegjësimin e fermerëve mbi legjislacionin tatimor dhe ndryshimet e tij, si dhe të gjithë skemën e formalizimit. Kapacitetet administrative rajonale përgjegjëse janë të kufizuara dhe shpesh jo afër fermerit për t’i asistuar.

Problemet në regjistrimin e tokës dhe tregun e saj, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, mungesa e besueshmërisë së të dhënave statistikore kërkojnë adresim të qartë për të mundësuar formalizimin afatgjatë të sektorit.

Baxhot, 65% informale
Sektori i blegtorisë shqiptare është dhe do të mbetet pjesë e kërkesës në rritje për sasi dhe cilësi për t’ju përgjigjur nevojave të popullsisë. Edhe pse statistikat bujqësore nuk japin të dhëna plotësisht të besueshme dhe të sakta, disa prej shifrave që lidhen me sektorin e blegtorisë tregojnë se numri i fermave që merren me blegtori është 352 mijë.

Fermat që merren kryesisht me gjedh janë 214,9 mijë, ato që merren kryesisht me dhi janë 23,4 mijë dhe dele 47 mijë.
Sasia e qumështit në një nivel prej 1,1 milionë tonësh në vit prodhohet nga 358 000 lopë, 1,896,000 dele dhe 904,000 dhi.
Për shkak të menaxhimit më të mirë, tendenca është drejt uljes së numrit të krerëve të bagëtive dhe rritjes së prodhimit të qumështit dhe mishit.

Rreth 80% kanë nga 2 deri në 4 lopë; rreth 15% kanë nga 5 deri në 10 lopë, rreth 4% kanë nga 10 deri në 15 lopë, dhe vetëm 1% kanë mbi 15 lopë.
Qumështi përpunohet në baxho, të cilat afërsisht janë llogaritur të jenë 450, nga të cilat rreth 35% kryejnë veprimtari në mënyrë formale (të regjistruara, me Tatim mbi Vlerën e Shtuar – TVSH), ndërsa 65% veprojnë në mënyrë informale.

Si funksionon subvencioni

Një skemë pagese direkte për zonë (skemë subvencioni) me një vlerë totale prej 6 milionë eurosh filloi të zbatohet për herë të parë në vitin 2006. Aktualisht, mbështetja e qeverisë për sektorin e bujqësisë është 12,5 milionë euro, që në rastin e blegtorisë u adresohet fermerëve të regjistruar në mënyrë të ligjshme (NIPT), sipas skemës së TVSH-së, që bëjnë identifikimin dhe regjistrimin (I & R) e bagëtive.

Është përgatitur një regjim i veçantë për formalizimin e prodhuesit të bujqësisë dhe kompensimin e TVSH-së.
Në bazë të Udhëzimit Nr. 19, blerësi i produkteve bujqësore është subjekt i TVSH-së dhe taksave të tjera dhe ndjek një regjim normal TVSH-je. Blerësi lëshon një faturë TVSH-je për çdo produkt bujqësor të blerë nga fermerët (auto-faturë), ku cilësohet shitësi (prodhues) i produkteve bujqësore, NIPT-i i shitësit dhe të dhëna të tjera siç kërkohet në formën e miratuar të faturës.

Vlera totale e faturës përfshin vlerën që i është paguar fermerit, duke përfshirë normën e kompensimit të fermerit prej 20%. Kjo vlerë prej 20% ka për qëllim të mbulojë TVSH-në e paguar nga fermerët për blerjen e inputeve dhe shërbimet për prodhimin e produkteve bujqësore.

Me Udhëzimin Nr. 26, datë 26.10.2015 të ministrit të Financave u përcaktua se blerësi nuk ka të drejtë të kreditojë 20% të TVSH-së në rast se nuk provon kryerjen e kompensimit të fermerit përmes transaksioneve bankare (nga llogaria bankare e blerësit në llogarinë bankare të fermerit), ose përmes Shërbimit Postar të Shqipërisë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, fermerët me një qarkullim vjetor nën 5 milionë lekë, nuk konsiderohen tregtarë dhe në këtë rast, mbajtja e NIPT-it është e nevojshme vetëm për qëllimin e kompensimit të TVSH-së. Fermerët me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë duhet të regjistrohen si tatimpagues normalë që përdorin fatura me TVSH. Aktualisht vetëm rreth 30 000 fermerë kanë marrë NIPT.

Zinxhiri dhe aktorët e tij
Veprimtaritë në sektorin e nënprodukteve të qumështit përfshijnë furnizuesit e mallrave dhe shërbimeve, prodhuesit, grumbulluesit e qumështit, përpunuesit e qumështit, transportuesit, shitësit me shumicë, shitësit me pakicë, tregjet dhe përdoruesit fundorë.

Në vijim, secili prej aktorëve analizohet në funksion të formalitetit dhe informalitetit të veprimtarisë. industria e prodhimit të qumështit përfshin disa furnizues të mallrave dhe ofrues shërbimesh të tilla si: kompanitë e farave (misër, jonxhë); furnizuesit e foragjereve (koncentrate), furnizuesit e elementëve mineralë dhe vitaminave; farmacitë veterinare; furnizuesit e spermës; shërbimin veterinar; shërbimin e mbarështimit artificial; shërbimin e mekanizimit.

Aktualisht, shumica e furnizuesve të inputeve janë të regjistruar si tatimpagues të TVSH-së, ndërkohë që në shumë raste veterinerët, teknikët e mbarështimit artificial dhe operatorët e pajisjeve mekanike nuk janë të regjistruar si tatimpagues. Vetëm 30 000 fermerë kanë marrë deri më tani NIPT-in, përmes të cilit kanë hyrë në skemën e kompensimit të TVSH-së, në bazë të faturave me TVSH të përgatitura nga blerësit. Megjithatë, pjesa më e madhe e fermerëve nuk janë regjistruar ende.

Ka dy lloj grumbulluesish qumështi. individë që grumbullojnë qumështin dhe ua shesin baxhove (fabrikave të vogla apo të mëdha), ose direkt konsumatorëve ruralë dhe grumbulluesit e punësuar nga baxhot.

Të parët në shumë raste janë informalë, ndërsa të dytët janë pjesë e stafit të fabrikës së nënprodukteve të qumështit.
Nga 450 njësi të vogla përpunimi, ose “Baxho” dhe fabrika rreth 300 prej tyre operojnë në mënyrë informale dhe vetëm 150 janë të regjistruara dhe funksionojnë si biznese formale. Shumë prej njësive të paligjshme shërbejnë për të furnizuar popullsinë lokale rurale.

Për shkak të detyrimit për zbatimin e ligjit, transportuesit janë duke operuar në mënyrë formale, sidomos ata që transportojnë qumështin dhe nënproduktet e tij drejt zonave urbane. Shitësit me shumicë dhe pakicë gjithnjë e më shumë po veprojnë në një mënyrë të formalizuar, veçanërisht ata shitës me shumicë dhe pakicë që shesin në zonat urbane.

Pagesa me bankë si funksionon
Rreth 70%-80% e fermerëve shesin deri në 10-15 litra qumësht në ditë. Çmimi i qumështit është mesatarisht 38 lekë për litër dhe fitimi ditor është mesatarisht 380-570 lekë.

Pagesat nga blerësi janë bërë çdo 10 ose 15 ditë, kështu që shuma e përgjithshme për pagesë luhatet nga 3800-5700 lekë (në 10 ditë), ose 5700- 8550 (në 15 ditë).

Distanca mesatare e fermave nga qendrat e qyteteve ku gjenden bankat është midis 40-50 km. Kostoja e transportit është rreth 400 lekë. Për të marrë shërbimin duhen së paku 3 orë, i cili i konvertuar në lekë është rreth 400 lekë.
Komisionet bankare të përmuajshme luhaten nga 150 – 500 lekë dhe shpenzimet totale për çdo tërheqje të pagesës janë midis 950 – 1300 lekë.

Për shkak të transaksioneve nëpërmjet sistemit bankar, shpenzimet e fermës kundrejt të ardhurave të nxjerra nëpërmjet shitjes së qumështit janë llogaritur të jenë midis 16,6% deri në 25% kur pagesat bëhen çdo 10 ditë dhe detyrimet bankare janë 150 lekë.

Në rastin tjetër shpenzimet e fermës janë 11,1% deri në 16,6% kur pagesat bëhen çdo 15 ditë dhe detyrimet bankare janë 150 lekë.

Baxhot e paregjistruara
Sipas studimit të Këshillit të investimeve, nga 450 njësi (njësi të vogla përpunimi, ose “Baxho” dhe fabrika) rreth 300 prej tyre operojnë në mënyrë informale dhe vetëm 150 janë të regjistruara dhe funksionojnë si biznese formale. Shumë prej njësive të paligjshme shërbejnë për të furnizuar popullsinë lokale rurale.

Sasia minimale e qumështit të përpunuar në një baxho është 500 litra në ditë. Në rastin kur baxhot funksionojnë gjatë të gjithë vitit, kapaciteti vjetor i përpunimit është182 500 litra. Çmimi i blerjes së qumështit është 6, 935,000 lekë në vit.
Nga kjo sasi e qumështit të grumbulluar është prodhuar 26, 071 kilogramë djathë Çmimi i shitjes së djathit 350 lekë për kilogram me një xhiro minimale vjetore 9, 124, 850.

Këshilli i investimeve rekomandon që të gjitha njësitë e përpunimit duhet të jenë pjesë e sistemit të faturave me TVSH, përndryshe konkurrenca e padrejtë do të rritet dhe cilësia e produkteve do të mbetet problematike. Përveç kësaj, për sa i përket standardeve të operacioneve, të gjitha baxhot duhet të inspektohen në mënyrë rigoroze nga autoritetet kompetente.

Fermat e copëzuara rrisin kostot
A-ja e problematikave të këtij sektori mbetet grumbullimi i qumështit dhe copëzimi i fermave, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 5 krerë bagëti. Kompanitë pohojnë se operojnë ende duke grumbulluar qumështin nga shumë fermerë, që kryesisht janë trajnuar nga vetë ata për t’jua sjellë lëndën e parë në kushtet që e duan.

Firmat përpunuese të qumështit vuajnë kufizimet e furnizimit dhe siguria e cilësisë së lëndës së parë është thembra e Akilit në këtë proces.

“Çmimi i lëndës së parë në vendin tonë është më i shtrenjtë sesa gjithë vendet e tjera të rajonit. Te ne, çmimi i qumështit në ferma varion nga 44 lekë deri në 58 lekë për litër, ndërsa në Hungari, çmimi i qumështit shkon edhe 28 cent për litër”, – tha Luis Ndreka.

Nikolin Jaka, i cili ka në pronësi fabrikën e qumështit Ambla thotë se që një fermë të jetë eficiente, minimumi i kapacitetit është jo më pak se 600 (lopë) dhe rentabiliteti më i mirë arrin në 1200 të tilla. Një fermë e përmasave të tilla mundëson investimin në teknologjinë e mjeljes dhe atë të tregtimit.

“Sot nuk ka asnjë në Shqipëri, as me 600 dhe as me 1200. Por nga të gjithë analizat del se nuk kemi parë një projekt që qeveria të orientojë iniciativa të fermerëve, në këto përmasa, por vazhdojnë që të suportohen projekte të vogla, qoftë edhe me 2 apo 5 lopë, gjoja duke i shërbyer punësimit dhe mirëqenies familjare, ndërkohë që nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse fusin një produkt të kontaminuar në tregun e industrisë së qumështit”, thotë Jaka.

Lënda e parë e shtrenjtë e bën industrinë pak konkurruese dhe ajo nuk ka diferencë në raft me produktet e importit. P.sh., Gjermania ose Hungaria sot e çon lëndën e parë për përpunim në Itali me 0.18 euro (rreth 25 lekë) për litër. Si rrjedhojë, çmimi përfundimtar pas përpunimit, del më i shtrenjtë për përpunuesit vendas.

“Çmimi që ne blejmë lëndën e parë, është i barabartë me atë që gjermanët kanë në raftet e marketit për t’u shitur”, thotë Jaka. E gjitha kjo, sipas tij, vjen si rrjedhojë e mungesës së zinxhirit të lëndës së parë dhe mungesa e politikave të duhura të qeverisë, për të strukturuar dhe për të garantuar këtë sektor.

Vetë Jaka thotë se ai po studion një variant për të marrë qumështin (lëndën e parë për përpunim) nga Çekia me 45 lekë për litër dhe me cilësi shumë të mirë.

I vetmi investitor i huaj që hyri pak vjet më parë në industrinë e përpunimit të qumështit, kompania gjermane Meggle, duke blerë markën Fast në 2010-n, u tërhoq në mars të vitit 2015. Gjatë 2014-s, kompania rezultoi me humbje sistematike. Arsyeja kryesore duket se ishte konkurrenca e pandershme.

Meggle blinte qumësht cilësor te furnitorët me 50 lekë për litër, ndërsa kompanitë e tjera e grumbullonin jo më shumë se 30 lekë për litër, duke mos respektuar standardin. Në këtë mënyrë, Meggle e ka pasur të pamundur të përballojë kostot, duke ofruar çmime konkurruese. Për ironi, Meggle vijon të jetë e pranishme në supermarketet shqiptare, por tashmë me qumësht të importuar të markës së saj.

A është zgjidhje subvencionimi
Luis Ndreka, drejtor i “Lufra”, thotë se një zgjidhje për të rritur konkurrueshmërinë është subvencionimi. “Në vendet e rajonit dhe ato të zhvilluara, shteti subvencionon zhvillimin e bujqësisë dhe kjo e ul koston e prodhimit të lëndës së parë. Ndryshe ndodh në Shqipëri, ku realisht këtë ‘subvencion’ po e bëjnë kompanitë e bulmetit, duke e blerë qumështin me një çmim të shtrenjtë”.

Saimir Begaj, drejtor i kompanisë “Erzeni”, sjell shembullin e rajonit. Kosova, edhe pse me problematikat e pas luftës, në drejtim të bujqësisë ka bërë një progres të konsiderueshëm, kryesisht duke e nxitur fermerin me anë të subvencioneve mbi bazën e cilësisë. Kjo gjë përkthehet me përmirësimin e racave të bagëtive dhe përmirësim të kushteve higjieno-sanitare të pasmjeljes.

“TVSH-ja në Kosovë për produktet e bulmetit është diku te 7-8% si në blerje ashtu edhe në shitje. Çmimi i shitjes së qumështit me sa di unë është diku te 25-27 cent/litër përfshirë TVSH-në, ndërsa këtu te ne shkon mbi 40 cent/litër përfshirë TVSH-në. Kurse çmimet e shitjes së produkteve të gatshme në Kosovë janë sa te ne, vetëm se janë në euro, nëse atje 1 kg kos shitet 1.1 euro këtu te ne shitet 110 lekë/kg”. E njëjta situatë, por edhe më lirë, është në Maqedoni, Slloveni, Bullgari etj.,- ka shtuar zoti Begaj.

Skema e deformuar
Skemat e subvencionit në bujqësi të orientuara në mbulimin e kostos dhe jo në rritjen e zinxhirit të vlerës, i kanë nxjerrë nga shinat fondet publike që shkojnë në mbështetje të Bujqësisë. Të papërfshira në monitorim dhe pa marrë në konsideratë elemente të eficiencës subvencionet për bujqësinë, në vend që të rrisin produktivitetin në sektor, po shkojnë si fonde të falura për mbulimin e kostos. Kjo praktikë tashmë e dështuar edhe në Bashkimin Europian nuk i shkon më për shtat nevojave të zhvillimit të bujqësisë shqiptare.

Ish-zv.ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, thotë se subvencioni duhet të orientohet nga rritja e vlerës. Fondet nuk duhet të falen, sipas skemës aktuale, por të kthehen në investime dhe përfituesit pas një periudhe 5-vjeçare të japin “llogari” se sa këto fonde i janë kthyer mbrapsht shtetit përmes pagimit të taksave, apo sa ato kanë ndikuar në punësimin dhe shtimin e të ardhurave.

Për të realizuar këtë, Ministria e Bujqësisë duhet të ngrejë një sistem monitorimi për subvencionet dhe të vërë disa kushte. P.sh., duhet të financohet një aktivitet që ka mundësi të shlyejë subvencionin në pesë vitet e para nëpërmjet taksave. Përfshirja në proces monitorimi i elementeve të eficencës mund të bëjë më të dobishme skemën, – sugjeron Zusi.

Drejt ciklit të mbyllur
Problemet me sigurimin e lëndës së parë po i shtyjnë bizneset të investojnë vetë në mbylljen e ciklit, duke ndërtuar ferma të mëdha. Nikolin Jaka e ka në plan një gjë të tillë, por problem mbetet mungesa e financimeve nga bankat.

Ndreka i “Lufra”-s thotë se është në planet e kompanisë që të investojnë për të krijuar fermat e veta. “Ne vazhdimisht kemi investuar në hallkën e parë të këtij zinxhiri. Kemi investuar duke krijuar disa pika grumbullimi. Investimi më i rëndësishëm janë trajnimet për fermerët e vegjël e të mëdhenj. Gjithashtu kemi punësuar veterinerë, të cilët japin vazhdimisht njohuritë e tyre mbi mirëmbajtjen e kafshëve, kushtet e mjeljes e deri te përzgjedhja e ushqimit të kafshëve”.

Një shembull pozitiv vjen nga sipërmarrësi Petrit Ago. Ai po tenton të krijojë ciklin e mbyllur në bujqësi në industrinë e qumështit. Pranë Fushë-Krujës, në fund të rrugës përbri malit të Krujës, ai ka ngritur fermën më të madhe në vend me mbi 400 lopë, 1500 dele dhe 400 dhi alpine që janë të sistemuara në mbi 13 stalla në një ambient të ngritur krejtësisht për to, ndërsa çdo gjë është e automatizuar, nga mjelja te depozitimi frigoriferik, sterilizimi, kontrolli i cilësisë.

Ferma që prodhon 7 tonë qumësht në ditë do të furnizojë fabrikën që është në përfundim e sipër afër saj (me kapacitet përpunimin e 48 tonë qumësht, djathë dhe kos), teksa rrjeti i shpërndarjes me pakicë është i ngritur. Ago e shikon të ardhmen në eksportin e djathit me feta në tregjet e Bashkimit Europian, ku kërkesa është e madhe.

Ushqimi i kafshëve është një tjetër problem për industrinë. Copëzimi i tokës bujqësore në ferma jo më shumë se 1.3 hektarë është një problem madhor edhe për funksionimin e fermave të mëdha blegtorale. Ago e importon rreth 70% të bazës ushqimore që nga Spanja, Greqia, Maqedonia etj. Tregu vendas nuk mund t’i sigurojë atij furnizime të mjaftueshme. Edhe pse ka bërë mjaft takime me fermerë në zona të ndryshme, ata nuk kanë rënë dakord të bashkojnë tokat për të siguruar jonxhën e bagëtive.

Rekomandime për formalizimin
Ka një konsensus të gjerë mbi nevojën për formalizim të ekonomisë dhe avantazhet që ka ky proces për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, thithjen e investimeve serioze dhe rritjen ekonomike në afat të gjatë. Por nga ana tjetër, ka akoma paqartësi për biznesin mbi hapat e mëtejshëm, shtrirjen në kohë të aksionit të ndërmarrë dhe mungesë informimi mbi planin e veprimit.

Eksperiencat botërore kanë treguar se përqasja ndaj formalizimit nënkupton një reformë të shtrirë në kohë dhe në dimensione ligjore dhe institucionale, ofrimin e incentivave ashtu si dhe shtrëngimin e penaliteteve, mbrotjen e shtresave në nevojë dhe të disa sektorëvë që kanë pasur tendencën për të qenë më informalë.

Megjithëse Ministri i Finacave ka deklaruar në media pergatitjen e një plani dy-vjeçar në Dhjetor, akoma nuk ka asnjë dokument qeveritar në lidhje me platformën e masave, nëse ka analiza sektoriale mbi të cilat do të merren këto masa. Për më tepër grupet e interesit shprehen për nevojen e konsultimit paraprak dhe domosdoshmerine e partneritet në këtë fushatë.

Sipas literaturës ndërkombëtare , për reduktimin e informalitetit sugjerohet që të merren në konsideratë tre parime kryesore. I pari ka të bëjë me përqasjen graduale për formalizim nëpërmjet përgatitjes, diskutimit dhe zbatimit të Strategjisë së integruar kundër informalitetit.

I dyti ka të bëjë me radhën e masave që merren. Rregullat e forta duhet të vijnë mbasi të jenë aplikuar rregullat e mira. Nëse luftohet ekonomia informale me represion ndërkohë që kemi probleme me zbatimin e ligjit, rrezikon më tepër të dëmtosh ekonominë dhe rritësh papunësinë.

I treti ka të bëjë me ndërtimin e kapitalit social. Është e rëndësishme të synohet rritja e transparencës dhe lufta kundër korrupsionit. Edhe rregullat e mira mund të mos funksionojnë nëse ka nivel të ulët të kapitalit social dhe institucione të dobëta./MONITOR

Ku të çon mushka, o gomar?! – Nga Anri Bala

“Lufta” kundër drogës vazhdon, të paktën ashtu duket nëpër kronika! “Opozitarizmit” tuaj nuk i ka mbetur veçse një kalë lufte! Ndërsa kalorësi, i plagosur si mos më keq prej përplasjes së fundit, me vështirësi po mbahet rreth qafës së hamshorit të tij. Me trupin e pafuqishëm, dergjet i drobitur në kurrizin e kafshës, kurse lodhjen ja tregojnë shalët e gjata, që lëvizin të pafuqishme mbi belin e tij të hollë. Lufta kundër kanabisit, marijuanës, heroinës, kokainës, skafeve dhe avionëve, do këllqe, ooo gomarë! Është llogore për burra dhe jo për çupëlina të mbajtura me hatër brenda partisë.

Ndërsa ju, si budallenj të pandreqshëm që jeni, të vetmin kalë që “keni”, ja keni dhënë në përdorim gomarit, i cili po e shfrytëzon si ai i “Trojës”, sepse gjykon se do t’i sjellë fitoren. Kur e shoh kalorësin tuaj, më vjen natyrshëm shprehja: “Ku të çon mushka, o gomarë!” Si strateg të këqij që jeni, mundoheni t’i hidhni hi syve njerëzve, ndërkohë me ata që kanë pushtetin, me votë dilni të humbur në çdo përballje.

Ju e keni me popullin trojan, që nuk “dorëzohet”, duke e shembur vetë qytetin e Trojës, për të ngritur flamurin e hershëm të Spartës tuaj. Flamurin e Spartës me “dyfletëshin jeshil”, të zgjedhur nga ju, që kur erdhët për herë të parë në pushtet. Në atë kohë, ju as nuk e dogjët dhe as nuk e shkatërruat, por e dashuruat bashkë me një dasho, dash, dashnorë apo dashamirin e kanabisit.

Ndaj flamuri i dyfletëshit ju takon, ju ka hije, sepse është i juaji. Nuk besoj se e keni harruar gjakun e efektivit të policisë, që u derdh në “parajsën” tuaj?! Mbretëria juaj e hashashit ishte si kopshtet e Edenit, ndërsa dashuria juaj për të, idilike! Por hashashin na e latë në derë kur u rrokullisët në humnerë. Në atë humnerë ku ndodheni dhe sot, që mundoheni të dilni duke u kapur pas gjetheve të atij që ju rrëzoi.

Qëmoti, kur shkonit në “Kolumbin” tuaj, shtëpinë tuaj më të rrezikshme, mbanit fjalime frymëzuese, premtime, ndërsa pas kryetarit tuaj lulëzonte “dygjethshi” dhe ishte pjesë e kronikës. Asnjë fjalë nuk dëgjohej për të ardhmen, megjithëse e sotmja kishte kriminalizuar një komunitet të tërë, një komb të tërë!

Flokëziu i juaj, i zi dhe e i katranosur me bojë flokësh, ishte aty, i pari i rendit dhe i vendit, por i kënaqej syri kur shikonte plantacionet e mrekullueshme, që kushtonin miliarda dollarë dhe i përgëzonte me sy dhe me shpirt. “Flokëbojatisuri” juaj, është dhe sot po aty dhe çirret e ngjiret, se do ta pastroj vendin nga hashashi ose do e legalizoi. Por duhet që ju, o “trojan”, të bindeni dhe t’a lejoni dhe njëherë ta provojë, kësaj radhe… si kryeministër. Bëjeni zëmrën e madhe se nuk bëhet kiameti!

Ai ka “vlera” në luftë kundër narkotikëve, vlera të veçanta dhe të pamohueshme. Kurrë nuk u mërzit, kurrë nuk u ankua, megjithëse ata matanë detit e matan kufirit qanin e lebeteshin, se po i’u mbyste fëmijët. Qanin e ulurinin, që të mos bashkëpunonte me trafikantët, por “flokë boja” nuk dëgjonte ose bënte sikur nuk dëgjonte. Mesazhi i tij dhënë për “bujqit e dyfletëshit” shumë vjetë më parë ishte i qartë: “Lulzo o kanabis lulzo, deri sa të jemi ne të lulzimit”.

Mirëpo erdhën këto të “shkatërrimit”. Drogën nuk e sollën ata, por e gjetën mes jush. Këta të “shkatërrimit”, janë për të shkatërruar dhe djegur, ndaj nuk dinë punë tjetër. Këto nuk u ngjajnë juve, që nuk ndiheshit me variantin: “Urtë e butë, e tigani plotë”. Këto djegin, shkatërrojnë, arrestojnë, luftojnë, por ndonjë gjë edhe u shpëton, sepse nuk është e lehtë të luftosh me krimin që vlenë miliarda.

Ndërsa për ju u “ngarkuan” anije e kamiona, pse mërziteni se për këta po “ngarkohen” ca aviona?! Ju nuk mërziteni, por tani jeni në atë derexhe, sa nuk dini se ku të kapeni, sepse i’u ka humbur dhe “fija e barit”, shpresa e atij që po mbytet.

Mirëpo, keni zgjedhur armën e gabuar për të luftuar. Çfarëdo që të bëni ju, askush nuk do t’u besoj me kalin që keni zgjedhur. Ju të bandës së “Mercedesave”, që modelin tuaj edhe Merkeli do e kishte frikë ta kishte, t’iu besojmë se do ta bëni të keqen tuaj më të madhe që i keni bërë këtij vendi, në të mirë sot!

Mos na dini për të marrë, apo mendoni se na ka zënë hashashi?! Ai kali juaj, është kali i zbuluar tashmë, ose siç thonë shkodranët, që ju i “doni” aq shumë: “Kal i cofun”. Ndaj nuk ndryshon asgjë kamioni me avionin. Bëni mirë gjeni armë të tjera, mjaft na çatë trapin si luftëtarë të antidrogës!

Ka plotë “armë halli dhe derti” ky popull, armë të cilat ka dëshirë çdo qytetarë i qytetëruar t’i përdor kundra qeverisë që ka. Ju doni që gjilpërën e humbur në errësirë t’a kërkoni aty ku ka dritë, por nuk ka gjilpër. Ju doni që të shkojmë në luftë me lugë alumini, për të ngrënë çorbë! Ju nuk e pranoni që i keni konsumuar të gjitha armët deri tek lugët!

Nëse do të vazhdoni t’i bini fyellit me avazet tuaja të pështira, të kohës kur “na ishte njëherë”, atëhere armët tuaja do i’u kthehen në “bumerang”, në vetvrasje. Shqiptarëve nuk do u ngeli gjë tjetër vetëm të protestojnë kundra jush, kundër opozitës që i la pa opozitë!

Vdekja e gruas shtatzënë, ndalohen dy mjekët

Policia me urdhër të prokurorisë ndaloi mbrëmjen e së shtunës dy mjekët e maternitetit “Koço Gloizheni”, Elidon Klosi dhe Dritan Deçka. Ata ishin nën hetim për mjekim të pakujdesshëm, por hetimi po bëhej në gjendje të lirë.

Megjithatë, vetëm të shtunën në mbrëmje prokuroria vendosi ndalimin e tyre, ndërkohë Aida Çajku, gruaja që humbi jetën është përcjellë sot në banesën e fundit.

Shtatzënë në muajin e fundit, nëna e re ndërroi jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” për shkak të komplikacioneve shëndetësore.


Send this to a friend