VOAL

VOAL

Covid në Shqipëri: 131 raste të reja dhe 3 të vdekur

Tre pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri për shkak të koronavirusit. Ministria e Shëndetësië ka publikuar përditësimin e numrave Covid për këtë të martë, nga ku rezulton se pas 825 testimesh, 131 janë infektime të reja.

Aktualisht në dy spitalet Covid në Tiranë janë të shtruar 201 pacientë, 17 prej të cilëve në terapi intensive dhe 8 në gjendje të rëndë.

Ndërkohë numri i të shëruarve nga Covid është i ulët, vetëm 47 persona.

Dita e biçikletave në Shkodër (video)

Pëllumb Sulo

Qyteti me traditën më të hershme në Shqipëri për përdorimin e biçikletave i ka kushtuar një ditë të veçantë këtij mjeti, që vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite nga rreth 30 përqind e banorëve të Shkodrës duke e renditur atë në qytetin e pestë në Europë për nga përdorimi i biçikletës në raport me numrin e popullsisë. “Dita e biçikletës”, një veprimtari kjo e bashkisë dhe shoqatës “The Door”, sipas drejtuesit të kësaj shoqate, Kastriot Facit, synon vazhdimësinë e kësaj tradite, e cila nis në Shkodër 113 vite më pare, kur në këtë qytet arriti edhe biçikleta e parë.

“Meqë jena në kohë pandemie ishte idea për të sjellë diçka të re. Kemi organizu turneun në Malin e Taraboshit për të promovu edhe malin edhe sportin e aventurës. Duam që të promovojmë jetën aktive të komunitetit, përdorimin e biçikletës, kundesin për jetën, përdorimin e helmetës dhe plotësimin e kushteve për ecë sa më të sigurtë me biçikletë”, thotë ai.

Studentja nga Tirana, Megi Loci, thotë se biçikleta është një nga pasionet e saj. Edhe vitin e kaluar ajo morri pjesë në garat që u zhvilluan në Shkodër në ditën e biçikletës, ku edhe zyri vendin e parë në garimin për vajzat.

“Në vendin ku banoj unë ka shumë trafik edhe, kur don të shkosh në një vend, gjysëm ore mbetesh në trafik. Kurse me biçikletë shkon për pesë minuta. Ndërsa për ambientin nuk është ndotës, nuk ka as shpenzime, se makina kërkon karburantin. Ndërsa biçikleta është pedalim dhe bën mirë për shëndetin”, thotë ajo.

“Dita e Biçikletës” bashkoi sot shumë të rinj e të reja jo vetëm nga Shkodra, por edhe qytet të tjera të Shqipërisë si dhe nga Mali i Zi dhe Kosova.

Nga viti në vit, në qytetet e Shqipërisë, por edhe të rajonit, ka ardhur duke u shtuar me rritme të shpejta numri i automjeteve në rrugë, ç’ka e ka vështirësuar dhe, në disa qytete, e ka bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve me biçikleta, Ndaj, pjesëmarrësit e sotëm në “Ditën e Biçikletës” në Shkodër, apeluan për krijimin e infrastrukturës së nevojshme rrugore për lëvizjen e biçikletave në qytete.

Refuzimi i Merkelit për Edi Ramën, fundi i palavdishëm i ‘Mbështetjes ndërkombëtare’ ndaj ‘Liderit global’ – Nga Aleksandër Biberaj

Meqënëse Edin nuk e takoi as kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, atëherë ai ‘takoi’ në Berlin kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën. Tani është radha jonë për ta flakur tej këtë karikaturë të shëmtuar politike.

Te dashur miq,

Refuzimi i kancelares Angela Merkel per te takuar Edi Ramen ne Berlin, i shoqeruar kjo edhe me refuzimin e drejtuesve te Bundestagut Gjerman dhe i drejtuesve politike te maxhorances CDU/CSU, ishte nje perplasje dere ne fytyre per krye-mashtruesin e Shqiperise, i cili u perpoq prej 7 vitesh qe t’i hedhe hi syve nderkombetareve duke i mashtruar per reformat ne Shqiperi, nderkohe qe ketu bente te kunderten. Mbyllja e deres nga gjermanet eshte ne fakt mbyllje dere nga Bashkimi Europian dhe politika nderkombetare.

Refuzimi gjerman r ben nul moralisht edhe mandatin e drejtuesit te radhes te OSBE-se, te cilin ndonese e kishte dhurate nga qeverisja e PD-se, me imazhin nderkombetar qe ka krujuar Edi Rama, s’arriti ta perdore ne asnje rast, pasi as Llukashenko nuk e pranoi si negociator per te zgjidhur krizen politike ne Bjellorusi.

Edi Rama eshte sot ne syte e nderkombetareve aliazhi i nje kryeministri qe vjedh zgjedhjet me bandat per te mbajtur pushtetin dhe perdor pushtetin politik, administrativ, mediatik dhe mafioz per te vjedhur zgjedhjet, i nje pokitikani qe solli krimin ne parlament, qe shkriu Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte dhe gjykatat e tjera qe te mos kete kush t’a gjykoje, i nje simboli te korrupsionit qe e shnderroi vendin e vet ne Kolumbine dhe Meksiken e Europes, i nje autokrati te pa afte dhe profan qe e keq perdori pandemine per pushtetin dhe pasurimin e tij dhe te klikes se tij, i nje politikani me mantalitet dhe psikologji tipike moniste/komuniste qe zhvilloi votime vendore moniste ne vitin 2019, i nje megallomani qe s’i mjaftoi shkaterrimi i Shqiperise por u fut ne pazare te ndyra anti-shqiptare ne Ballkan me sllavet per te ndare dhe copetuar Kosoven.

As nuk behet fjale me qe ne te marrim ftesen per hapjen e negociatave me kete kryeminister karagjoz dhe te papergjegjshem, me kete parlament ilegjitim te mbushur me karnavale, dhe me kete qeveri matrioshkash/kukullash ruse. Tani qe nderkombetaret i kane hequr vizen “liderit global” na mbetet ne shqiptareve qe ta flakim tej kete karikature te shemtuar politike qe e katandisi Shqiperine si mos me keq! Ora e se vertetes, ora e fitores po afron!

Deputeti Lefter Maliqi bën parashikimin: Opozita fiton 100 mandate, PS humb 20 % të elektoratit

Deputeti Lefter Maliqi deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit opozita do të fitojë 100 mandate. Maliqi pohoi se atje ku shkel Rilindja, godet edhe krimi, që sipas tij është bërë njësh me qeverinë. Mes të tjerash opozitari tha se ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë.

“Atje ku shkel Rilindja godet krimi. Krimi dhe politika e rilindjes janë bërë njësh dhe drejtojnë vendin. Shqipëria po tronditet nga krimi. Edhe ngjarja te Vasil Shanto është një mesazh për politikën dhe për shoqërinë. Ministri i Brendshëm është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë. Ai është i paaftë kokë e këmbë dhe është përdorur nga Ram. Ia kam thënë edhe atij që do të përfundojë si Tahiri dhe si Xhafaj. Kadare e ka vënë atë si këshilltar dhe po lobon që ta vërë si ministër Mbrojtje. Lleshaj është një servil i shkrimtarit. Largimi i Lleshajt është i lidhur me largimin e Ramës. Kalbëzimi i kësaj qeveria është drejt fundit, sepse nuk ka lidhje me socialistët, por vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar. Më vjen keq për opozitën e bashkuar që tregohet kaq e butë. Unë e kam thënë se opozita e bashkuar në 25 prill merr mbi 100 mandate. Kjo është një rilindje që mori tepsinë me oligarkët e vet deh nuk mbajti asnjë premtim. E mbush Shqipërinë me drogë dhe përdori Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm. Për mua Tahiri ka qenë ministri më i mirë që ka pasur PS, pavarësisht përdorimit që i bëri Rama për drogën dhe sa i takon policisë së shtetit. Xhafaj përdori metodat e Sigurimit të Shtetit dhe Rama nuk do ta vërë në listë dhe ministri më i pasuksesshëm i qeverisë, sepse ngatërron policinë me ushtrinë. E vetmja manovër e Ramziu, që shkon në Greqi si ambasador i Erdoganit, tregon se ky njeri është i kapur kokë e këmbë. Unë e kam thënë se faktori që e rrëzon nga pushteti Rilindjen është LSI dhe është sovrani i kushtetutës, njeri i pavarur në të vërtetë që është i vetmi politikan që Rama ka frikë. Meta ka dhënë prova se për interesin e vendit ka dhënë edhe dorëheqjen. Rama do të marrë goditjen e përqendruar në 25 prill, por shqiptarët nuk mund të presin këtë datë sepse janë të paduruar.”, tha Maliqi.

Ndër të tjera deputeti nënvizoi faktin Partia Socialiste do të pësojë një humbje rreth 20% të elektoratit në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se qeveria ka zhgënyer shumë qytetarë.

“PS do të ketë një humbje rreth 20% të elektoratit të vitit 2017. Në Berat do të dalin 4 me 3 për opozitën për shkak të zhgënjimit nga qeveria. Madje, socialistët e ndershëm janë shumë më të zhgënjyer se sa vetë demokratët. Imagjino në qarqet si në Vlorë dhe në Durrës. Rama nuk ka më mbështetje. Mendoni ju se Beqja do të drejtojë Shkodrën, sepse nuk është më i zoti se sa Bushati. Rama është një njeri pa moral, pa ndjenjë njerëzore.”, theksoi Maliqi për Ora News.

Zoti Basha çlirojeni PD- në nga simbolet, sherbëtorët dhe mendësitë e diktaturës – Nga Azgan Haklaj

 

Koha kërkon robespierë e jo robër të komunizmit të konvertuar në demokratë.

Është koha që tritanët e PD- së të hapin krah e jo të imponohen me testament trashëgimie politike për të bijtë.

Për të përmbysur Sulltan Ramën kërkohen ata që kanë kaluar provën e zjarrit

Hapja njëqind për qind e listave dekomunistizon, despihunizon, denepotizon PD- në.

Data 25 prill e vitit 2021 duhet të shënojë fundin e tranzicionit dhe hapjen e faqes se re të demokracisë shqiptare

Jemi deshmitarë të një kohe të vështirë për vendin demokracinë dhe pse jo dhe për të ardhmen tonë.
E kjo për faktin e qartë dhe kokëfortë të shndërrimit të Shqipërisë nga një demokraci në tranzicion, e cila me gjithëse nuk ka patur funksionim përfekt e ka shfaqur defektet e saj gjatë rrugës, nuk mund të përfytyrohej as në ëndrrat më të llahtarshme se do të shndërrohej brenda 7- të vitesh në një neodiktatorë, shteti në narkoshtet, e institucionet e tij në tentakula të partisë shtet, apo e thënë me qartë në zgjatime të gjymtyrëve e kthetrave të ndyra të sektit të “rilindjes”.
Ka 7- të vite që PD- ja dhe opozita e bashkuar e ka kthyer me plot të drejtë Sulltan Ramën dhe kalifatin e tij në tabelë qitje për kriminalizimin e parlamentit dhe pushtetit, krijimin e monopoleve dhe PPP- ve, që në partneritet me krimin e organizuar kanë shkatërruar ekonominë.
Për trafiqet e drogës, shitjen e interesave kombëtare, përfshirjen në skenarët ogurëzi për shitjen e trojeve arbërore.
Në demokraci kur pushteti çmendet është e drejta e opozitës të radikalizojë qëndrimin e saj politik, e në rast se edhe ky hap rezulton jo efikas t’i drejtohet me në fund popullit sovran të ngrihet në këmbë për të mbrojtur rendin kushtetues, lirinë, demokracinë dhe të ardhmen e tij.
Gjatë këtyre viteve opozita e bashkuar e ke thirrur disa herë popullin në protesta e mitingje të fuqishme nëpër sheshet e Shqipërisë kundër përpjekjeve deri në marrëzi të Edi Ramës për instalimin e totalitarizmit.
Presidenti i Repubikês z Ilir Meta ju ka drejtuar popullit për mbrojtjen e kushtetutës dhe ndalimin e puçit kushtetues të qeverisë, me qëllim pushtimin e Presidencës, të vetmit institucion të pathyer nga Sulltani ynë, për ta kthyer Republikën Parlamentare të Shqipërisë në republikë qeveritare dhe parlamentin në zyrë noteriale të saj.
Sovrani dhe Komisioni i Venecias i vunë fre egos së tij për të zaptuar edhe Presidencën.
Koha eci dhe erdhi momenti që Presidenti Ilir Meta të shpallë dt 25 prill të vitit 2021 ditën e zgjedhjeve.
Kjo date është ditë simbolikë e diktaturës të etërve të “rilindasve”.
Kjo datë është pagëzuar si festa e kufirit në regjimin e Hoxhës.
Pikërisht me dt 25 prill opozita e bashkuar e kthyer në mazhorancë morale, me votën plebishitare do t’i vëjë Sulltan Ramës kufirin tek thana.
Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar para se të shkojnë në këtë mision të madh kombëtar për kthimin e votës së lirë dhe institucionalizimin e saj si gurëthemel i demokracisë dhe shtetit të së drejtës duhet të këmbëngulin me forcën e mazhorancës morale që gëzon për hapjen e listave njëqind për qind, me qëllim që sovrani të zgjedhë vetë përfaqësuesit e tij.
Hapja e listave e ndihmon PD- në dhe aleatët e saj për dekomunistizimin, despihunizimin e denepotizmim dhe daljen në mejdanët e lirisë të robespierëve që do të përmbysin regjimin totalitarë.
Mirë po në Shtepinë tonë të lirisë po ndodhin çudira.
Komunistët e konvertuar në demokratë kërkojnë t’ua lënë testament mandatin të bijëve.
E gjatë gjithë këtyre ditëve i kam denoncuar me fakte.
Është koha që pleqtë politikë të PD-se e opozitës të hapin krahun.
Kur mësova se edhe Tritan Shehu kërkon me insistim ta bëjë djalin deputet mu kujtua kënga e diktatorit, babait të tij shpirtëror Enver Hoxhës, të cilit kur vdiq dhe i’a la trashëgim pushtetin Ramiz Alisë i thurën këngën.
“Kërkush ne mos t’na qajnë hallin
Zoti i shtepisë e ka lanë djalin”.
Tritanët e PD- së akoma e mendojnë Shqipërinë si në kohën e principatave mesjetare dhe vehten si princër të Partisë Demokratike siç ishin në mesjetë Gjergj Kastrioti, Lek Dukagjini, apo Karl Topia.
Tritani ka vendosur që senator e pasardhës i tij në PD e Kuvendin e Shqipërisë të jetë djali i tij.
Tritani, fatos e pioner i Enverit, ish komunist u bë demokrat e madje edhe kryetar i Partisë Demokratike, partisë së idealeve të dhjetorit.
Më vonë kaloj në një parti të re, e u rikthye prapë, por gjithnjë si deputet, sepse nuk mund të rrijë asnjë ditë pa pushtet.
Ai dhe tritanët e tjerë kërkojnë t’ua lënë djemëve të tyre postet si trashëgimi politike, athua së PD- ja është çifligu i tyre.
Sot e mora si shembulli Tritanin, sepse për adashët dhe versnikët e tij kam folur në shkrimet e tjera.
Këta vampirë për të cilët PD- ja është ndëshkuar disa herë duan t’ua lënë testamentet postet djemëve dhe asnjeri vajzave sepse nuk u besojnë dhëndurëve të tyre.
Po i pyes publikisht këta sharlatanë?!
Cili është identiteti dhe fytyra e PD-së.
Ku janë familjarët e Pjetër Arbnorit, Bujar Kaloshit, të kazazëve, blloshmëve, previzëve, lepenicëve etj etj?!
Ku janë qëndrestarët e Partisë Demokratike?!
Ku janë studentët e dhjetorit të parë?!
Po studentët e dhjetorit të dytë?!
Ku janë të përndjekurit politikë?!
Ku janë pronarët.
A do ishte në nderin e PD- së t’i kishte në ekipin e vet pinjollët e tyre ?!
Në vitin 2005 si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam përqafuar ndër të parët hapjen e PD- së, por kam qenë kategorikisht kundër transplantit politik që u adaptua më vonë.
U larguan qëndrestarët e PD- së që kontribuan në momentet e saj të vështira dhe mbijetuan bashkësia e tritanëve, të hipotekuar që këlysh tek baballarët e sektit të rilindasve.
Tritani gjatë tre dekadave të qasjes së tij në politikë është munduar të paraqitet me fytyrën e staturën e një politikani të urtë, të një engjëlli, i cili pas betimit të Hipokratit ka bërë edhe betimin e demokratit dhe europianistit të kulluar e amerikanit brilant.
Madje jo vetëm kaq.
Nga familje shehlerësh, duke u shtirur më katolikë së Papa arriti të hapë edhe Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, një institucion i arsimit të lartë që financohet nga Selia e Shenjtë.
Sa për Selinë e Shenjtë të PD- së Tritani nuk është merakosur ndonjëherë për fatin e saj.
Kur aty bëhet festa e fitores ai vjen me lugë në brez e ulet këmbëkryq në sofrën e saj.
E kur partia është në hall struket në ndonjë qoshe e mjaullin me zë të mekur, si ata qenushët frikacakë që struken poshtë krevatit të bariut kur ujku sulmon kopenë e tij.
Tritani e tritanët e tjerë duhet ta kuptojnë se modeli politik i PD duhet të jetë antiopod i Partisë së Punës, të cilës ata i kanë shërbyer me zell.
Partia e etërve e bijëve, e klaneve familjare, të Hoxhës, Kapos dhe Shehut është përmbysur kahane siç shprehen fshatarët e Tiranës.
Z Basha si Kryetar i PD- së, si korife i opozitës së bashkuar dhe kandidat për kryeminister duhet ta këputë këtë nyje gordiane që e mban peng demokracinë shqiptare prej tre dekadash.
Ai duhet të vendosë e t’u kërkojë shqip dhe shkurt të “urtëve” të PD- së:
Hapeni krahun.
Tashmë PD- ja duhet të dekomunistizohet, despihunizohet, denepotizohet.
Ai duhet t’a çlirojë PD- në nga sherbëtorët e diktaturës dhe mendësitë e saj.
Atë që nuk e kanë bërë komisionet Mezini, Bezhani, Halimi, Nishani duhet ta bëni ju z Basha.
E them se nuk e kanë bërë sepse bashkëpunëtorët e sigurimit i kanë mbijetuar katarsis -it, biles edhe së fundmi po e kalojnë komisionin Nishani dhe ky komision është i komprementuar që në ngjizje nisur nga misioni që ka, sepse antarët e tij janë vetë sherbëtor të diktaturës komuniste.
Këtë proces jetik e realizojnë vetëm listat e hapura njëqind për qind.
Për të përmbysur Sulltanin kërkohen ata që e kanë kaluar provën e zjarrit, e jo robërit e komunizmit.
Kovaçi e skuq hekurin në zjarr, e farkëton e përpunon duke ia dhënë formën e duhur, e fut në uje për t’i dhënë temperimin dhe e bën të qëndreshëm e të rezistueshëm.
Komunistët e PD- së janë parafabrikate dhe nuk kanë kaluar kurrë provën e zjarrit.
Ata kanë përfituar me skenare, kurthe, intriga duke u sjellur si kamelaonë.
Ata që kanë kaluar provën e zjarrit i ke në oborrin e PD-së z Basha.
Merre një qiri dhe gjej.
Nuk e kam në gen t’i jap mend askujt dhe të bëj rolin e këshilltarit, sepse në këtë vend të gjithë janë filozofë dhe të zgjuar, por nuk ka dhuratë me të bukur për Shqiperinë në 120- vjetorin e kalimit në amëshim të Rilindasit të madh, Poetit kombëtar, Bilbilit të Gjuhës Shqipe Naim Frashëri se sa të çlirosh PD- në nga Tritani e tritanët dhe fantazmat e komunizmit siç është simboli i Kongresit të Permetit, i cili shembi e zevendësoj shtetin modern shqiptar me pushtetin e sovjetëve të instaluar me dhunë e terror nga kmerët e kuq.
Në vitin 2018- të, vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit Unioni Kombëtar i të përndjekurve politikë kërkonte me insistim të hiqej stema e këtij kongresi famëkeq që qëndronte varur në lapidarin e qytetit të frashëllinjëve, në Permet, e cila është hequr me vendim të Parlamentit të Shqipërisë, në vitet 90- të, por pengesë u bë Tritani dhe sejmenët e tij, me arsyetimin se kemi ca të majtë që votojnë për ne.
Ja çfarë mendësie bolshevike ka e çfarë demokrati fallco, makiavelian, utilitar është ish kryetari i PD- së së Shqipërisë, ish deputeti i Qarkut të Gjirokastrës z Shehu, thjesht për një grusht vota të majta që mendon se i merr ia len ende qytetit djep të kulturës shqiptare varur në qafë medalionin e komunizmit.
“Qellimi justifikon mjetin” është filozofia e tij.
I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë z Basha!
Gjithmonë me ka bërë përshtypje raporti me tre fjalë që Jul Çezari gjenial ia dërgonte Senatit të Romës.
“Shkova, pashë, fitova”.
Këtu gjerat janë të qarta.
Kam folur fort gjatë këtyre ditëve se jemi në kohën e duhur për të marrë masat, për t’u korrigjuar, e për të garantuar fitoren e merituar.
Humbja kësaj radhe nuk ka justifikim.
Fituesi nuk gjykohet.
Por populli ka një shprehje të urtë:
“Me mirë djepi bosh se shejtani brenda”.
Fitoren kësaj radhe e duam pa djallin mes nesh.
Zoti Basha ngadhënjimi juaj fillon tek çlirimi i PD – së nga satanai që e mban peng tash tre dekada.
Çlirojeni PD- në nga oktapodi sllavo- bolshevik, simbolet e fantazmat e komunizmit, sepse shpartallimi i Sulltan Ramës e kalifatit të tij do të jetë shumë i lehtë.

‘Los Blancos’- Në kërkim për vrasjen e 2018 në ish- Bllok, arrestohet Eldi Dizdari në Dubai

Eldi Dizdari, një nga personat e përfshirë në vrasjen e 4 tetorit në ish- Bllok në vitin 2018 është arrestuar 2 vite pasi u shpall në kërkim.

Ai ka rënë në pranga në Dubai gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë ‘Los Blancos’. Eldi Dizdari ka qenë shok i Ervin Matës dhe më 4 tetor të 2018 ndodhi dhe përplasja në ish- Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Dizdari nihet për rolin e tij në trafikun e kokainës, teksa është bashkëshort i ish- missit shqiptar të njohur Suada Sherifi.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Dizdari është kapur gjatë operacionit ndërkombëtar të iniciuar fillimisht nga Italia, por që ka pasur bashkëpunim me Shqipërinë e Holandën.

Pikërisht një kartel shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës u shkatërrua në Firence të Italisë, dhe duket se një prej drejtuesve apo bashkëpuntorëve ka qenë Eldi Dizdari, që fshihej në Dubai pasi ishte në kërkim nga shteti shqiptar.

Pikërisht duket se prishja e pazareve të drogës mes Eldi Dizdarit dhe Ervin Matës çoi dhe në përplasjen e armatosur në lokalin ”Monopol” në ish- Bllok. Eldi Dizdari njihet ndryshe dhe si Denis Matoshi teksa tashmë duhet të përballet me drejtësinë shqiptare. Bashkë me të gjatë operacionit ‘Los Blancos’ janë arrestuar edhe rreth 15 shqiptarë të tjerë teksa operacioni ka filluar që më 15 gusht.

Rama nga Athina: Heqja e ligjit të luftës, gur themeltar për të hapur një epokë të re

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Greqi, ka zhvilluar një takim me emigrantët në vendin fqinj.

Rama tha se heqja e ligjit të luftës është gur themeltar, për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dy-palëshe.

Me qeverinë greke jemi në një situatë pozitive për të trajtuar problematikat.  Hapi që hodhi Mitsotakis në parlament për lejet e drejtimit ishte akt i vullnetit të mirë. Duam marrëdhënie të mira mes dy vendeve. kemi akoma çështje për të trajtuar disa çështje. Ligji për patentat në Greqi, lajm i mirë. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re.

Për detin, zgjidhja më e mirë është drejtimi i problemit tek Gjykata Ndërkombëtare. Ramë dakord që shqiptarët në Greqi të gëzojnë të drejta dhe grekët në Shqipëri po ashtu të gëzojnë të drejta. ne gjithmonë kemi respektuar grekët në Shqipëri.  Mitsotakis dëshiron të ndërtohen marrëdhënie të mira mes dy vendeve e popujve.”, deklaroi Rama në Athinë. bw

Tiranë – Atentat ndaj vëllait të Armando Gjinit- Dyshohet se krimi lidhet me ekzekutimin e Kastriot Reçit

Preng Gjini është i plagosuri nga shpërthimi tek ish- zona e NSHRAK në Tiranë. Vitin e kaluar iu ekzekutua vëllai, Armando Gjini, i cili u vra para Katedrales në Rrëshen teksa me vete kishte dhe dy fëmijët. ABC News se pista kryesore e hetimit është vrasja e Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti, ngjarje ende e pazbardhur.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e Abc News u shpreh se ngjarja e sotme, atentati ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto” është kronikë e paralajmëruar, pasi hakmarrja e dy fiseve e nisur prej vitesh vijon që të lërë kufoma. Hoxha sqaroi se pikënisja dhe zanafilla e hakmarrjes mes dy fiseve ka nisur nga prishja e pazareve të drogës.

 

“Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali.

Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reçi në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përçojnë “se ne të vrasim kudo që të jesh”.

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Gjini u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur”, tha ai.

Leka II priti Ambasadoren Yuri Kim në Rezidencën Mbretërore

viziton Rezidencën Mbretërore. Ajo u prit nga Lek II, Mbreti i Shqiptarëve i cili në mbarim të vizitës të Shkëlqesisë së saj lëshoi këtë deklaratë në shqip dhe anglisht

Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Përfitova nga rasti të falenderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara,

çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona.

Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standart sa më të mirë.

Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqëndrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.

Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë.

Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore.

Proçesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian.🇦🇱

Deklarata në anglisht

It was a pleasure to welcome Ambassador Yuri Kim to the Royal Residence for a courtesy visit.

I took the opportunity to thank the Ambassador for the support shown to Albania by the United States which reflects the long friendship between our Countries.

I expressed my support to Her Excellency in the adherence of fighting corruption and bringing forth a multitude of reforms and good governance.

The conversation was very optimistic for the future and focused on the human potential and talents of the Albanians. We talked about the natural beauty and incredible history.

We touched topics of current affairs and the delicate and dynamic political climate of the country.

The importance of stability and peace as Albania will conduct elections next year.

How crucial the democratic process is as Albania strides towards a future within the European Union. 🇺🇸

Shqipëri: Arsimi 9-vjeçar, 126 mijë nxënës më pak se një dekadë më parë

Numri i nxënësve në shkolla është duke u tkurrur me shpejtësi dhe kjo është më e dukshme në arsimin 9-vjeçar. Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni i lartë janë dy faktorët që po zbrazin shkollat, dhe do të bëhen sfidë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i nxënëseve në arsimin 9-vjeçar këtë dekadë ka rënë me 30%, ndërsa në raport me vitin e parë të tranzicionit 1991, me 45%. Nxënësit e regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2019 ishin rreth 295 mijë, nga 421 mijë në vitin në 2010 dhe mbi 540 mijë në vitin 1991.

Si rrjedhojë, arsimi 9-vjeçar ka sot rreth 126 mijë nxënës më pak, në krahasim me një dekadë më parë. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur, rënia ka qenë më e mprehtë pas vitit 2011, pasi përveç emigracionit konstant në nivele të larta, lindshmëria ka pësuar rënie të ndjeshme. Indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 1.7 në vitin 2011, dhe në 1.36 fëmijë për vitin 2019. Vendi ynë u rendit u rendit ndër 7 shtetet me normën më të ulët të lindshmërisë në Europë për vitin 2018, duke lënë pas vetëm Greqinë, Qipron, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Ukrainën, sipas të dhënave të Eurostat.

Rënia drastike e nxënësve në shkolla teorikisht duhet të çliroje fondet, të cilat do të mund të rrisin standardin dhe cilësinë e mësimdhënies për nxënësit e mbetur. Por rënia e numrit të nxënësve nuk i ka shtuar me të njëjtin ritëm treguesit e cilësisë dhe infrastrukturës, përderisa në Tiranë mësimi vijon të bëhet me turne ndërsa infrastruktura shkollore në zonat rurale nuk është aspak dinjitoze për ditët e sotshme.
Ministria e Arsimit ka lajmëruar se ka një rënie të numrit të nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit edhe për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD së jepnin në atë kohë. Por përgjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara kanë dhënë në këtë periudhë dhe 20% me pak se ato që japin vendet e rajonit.
Por sipas angazhimeve që vendi ynë ka marrë për plotësimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të ndërmarra nga OKB, financimet për arsimin duhet të arrijnë në 5% të PBB-së.

Rezultatet e PISA 2018 treguan se 15-vjeçarët e Shqipërisë morën 437 pikë nga 600 pikët e mundshme në testin e matematikës. Shqipëria përmirësoi rezultatin në raport me testimin e vitit 2015 në matematikë me 24 pikë. Vendi ynë, mori në matematikë një vlerësim më të ulët se mesatarja e OECD, e cila u përllogarit me 489 pikë.

Në aftësitë e të lexuarit, Shqipëria u vlerësua me 405 pikë nga 600 të mundshme, duke mbajtur të njëjtin rezultatet me vitin 2015. Edhe në lexim të rinjtë e Shqipërisë shfaqin aftësi më të ulëta se mesatarja e OECD-së e cila ishte 487 pikë. Në shkencë, 15-vjeçarët shqiptarë morën 417 pikë ose 10 pikë më pak se në vlerësimin e vitit 2015. Mesatarja e nxënësve të OECD në shkencë ishte 489 pikë.

 

Shqipëri, nis sot viti i ri shkollor, rreth 480 mijë nxënës në bankat e shkollave

Nis sot viti i ri shkollor 2020-202, ku rreth 480 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollave, ndonëse në një situatë aspak të zakonshme. Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa, pasi nëpër banka lejohet vetëm nga një fëmijë dhe të pajisur detyrimisht me maska.

Mësohet se rreth 30 mijë mësues të angazhuar për vitin e ri shkollor, ndërkohë që mësimi nuk do të nisë në të gjitha shkollat, pasi disa prej tyre janë në fazë rikonstruktimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor e rihapjes së klasave, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini rikujtoi rëndësinë e masave anti-COVID. Shahini theksoi dje se “nxënësit i pret një normalitet i ri”. Që të ruhet shëndeti i të gjithëve e të sigurohet proces i mbarë shkollor, ministrja nënvizoi se duhet mbajtur maska, si dhe të respektohen distanca e të tjera rregulla. Aktualisht, 94 shkolla nuk do të hapin dyert sot por më vonë. Viti i ri shkollor nis sot dhe në Kosovë ku janë shpërndarë 500 mijë maska për nxënësit e mësuesit. Mbajtja e tyre është e detyrueshme, ashtu si respektimi i distancës e higjiena. bw

Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur Llambro Filo

TIRANË 

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi historiani i njohur Llambo Filo.

Historiani Llambro Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare për shkak të koronavirusit. Ai ishte shtruar prej ditësh në spital prej dy javësh.

Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Filo, ishte pedagog në Universitetin e Tiranës por edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore. Ai ka qene i shtruar ne spital prej 2 javësh dhe kishte sëmundje shoqëruese.

Filo kishte qenë me pushime në Pogradec e dyshohet se është infektuar gjatë pushimeve.

Profesori ishte me kollë, dhimbje gjoksi dhe temperaturë të lartë.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të profesor Filos, ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan profesoresha Duka. bw

Njerëz, zgjohuni nga gjumi letargjik i propagandës gëlbesiane… se nesër do të jetë vonë – Nga Ilir Çumani

 

Këto pamje në këtë video demaskojnë hapur dhe nxjerrin zbuluar pafytyrësinë, shpirtëligësinë dhe shëmtinë e anës antinjerëzore të atij që fatkeqësisht ka në dorë fatet e shqiptarëve, Kryeministrit Rama.

Nuk mjafton që me politikat e tij represive në dëm të popullit dhe në favor të oligarkëve me të cilët Kryeministri bashkëpunon dhe drejton Shqipërinë prej mëse 7 vjetësh për interesa personale, e zhyti këtë vend një mjerim e në varfëri ekstreme, por si mjeshtër i propagandës dhe i manipulimit të realitetit migjenian, nuk nguron të vërë në lojë e të tallet si askush tjetër me fatkeqësinë e këtyre njerëzve të pafajshëm, të traumatizuar, që janë viktima të abuzimit dhe të korrupsionit administrativ e shtetëror.

Është cinike, por e dënueshme moralisht dhe jo vetëm, për një “udhëheqës” që për qëllime propagandistike e keqpërdorë pushtetin e tij absolut duke shpenzuar milionat e taksapaguesve më të varfër të Evropës, për të bërë një Show të shëmtuar televiziv në interes të tij, duke luajtur skena tragjikomike në kulmin e një shoku psikologjik që përjetoi kombi shqiptar nga tragjedia e fatkeqësisë natyrore që shkaktoi tërmeti.

Pikërisht, kjo familje që pësoi humbjen tragjike të njerëzve më të dashur, u bë pre e lojës së shëmtuar propagandistike e Kryeministrit Edi Rama….

Fëmijë të pa rritur, të mbetur jetim nga kjo fatkeqësi, por të rritur para kohe nga drama që po mbajnë mbi supet e tyre të njoma, sot ndjehen të braktisur, të poshtëruar nga Ai që u premtoi sa shumë gjëra para të gjithë shqiptarëve.

Ata sot po e kuptojnë djallëzinë dhe hipokrizinë e njeriut që u premtoi e çfarë nuk u premtoi si Babagjyshi i Vitit të Ri, duke i përdorë mediatikisht me udhëtime avionash për të takuar Ronaldon vetëm e vetëm për qëllime propagandistike, i ekspozoi publikisht duke u shkelur dinjitetin e tyre, e, pasi mbaroi punën e tij me mediat duke u hedhur hi syve të gjithë shqiptarëve, i braktisi si të pashpresë në hallin dhe mjerimin e tyre….

Kjo video, flet më shumë si një mesazh edhe për të gjithë ata militantë e idhujtarë të Despotit tonë, servilat e pushtetit korruptiv që bubërojnë këtu një rrjetet sociale duke e “adhuruar” Kryeministrin më të korruptuar të shqiptarëve, që sugjestionohen e magjepsen me lojën e tij me këto skena që të lënë pa fjalë….!

Zoti i ndihmoftë këta fëmijë jetim, nënën e tyre heroike që përpos dhimbjes së humbjes së bashkëshorti dhe vajzës së saj, humbjes së shtëpisë, është e detyruar të përballojë sfidat e mbijetesës në mjerimin ku ndodhet familja e saj me dy të vegjlit jetim, të duroj njëkohësisht edhe cinizmin e kryefushatarit Rama i cili, ashtu si plaku Mere del nëpër Shqipëri për të kërkuar një tjetër mandat të tretë, për tua bërë edhe më zi jetën shqiptarëve…

Njerëz, zgjohuni nga gjumi letargjik i propagandës gëlbesiane të mjeshtrit kryerilindas i cili ka marrë peng jetën e shqiptarëve, të ardhmen e fëmijëve të tyre….

Nesër do të jetë vonë, shumë vonë…!

Klikoni linkun për të parë:

https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=1265130917&attachment_id=332807251263776&message_id=mid.%24cAAAAAAOacBV6suIVs10gZutlfx_C

DASH: Shqipëria vend i vështirë për të bërë biznes

Një raport i departamentit amerikan të Shtetit, për Klimën e investimeve vë në dukje se investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

Sipas raportit, investitorët përmendin si probleme të vazhdueshme, korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave, ndërsa shton se njoftimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme.

Raporti ngre shqetësimin për “përdorimin në rritje të kontratave të partneritetit publik privat (PPP) të cilat kanë ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë dhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”, duke thekuar se “analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP, janë shqetësime të vazhdueshme”.

Sipas raportit “investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit”, ndërsa bëhet e ditur se “disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar”

Në raport përmendet problemi kronik i titujve të pronësisë dhe i mbivendosjes së tyre, duke e cilësuar këtë si “një çështje serioze dhe të përhapur”, ndërsa vihet në dukje se “ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”.

Raporti kujton gjithashtu se Shqipëria pësoi një rënie të fortë në klasifikimin e Bankës Botërore në studimin “Të bësh biznes” dhe se zbriti me shtatë vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2019, të hartuar nga Transparency International. Për pasojë, sipas raportit, “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tani perceptohen si vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor”.

Reagimet

Presidenti Ilir Meta, foli për “përfundime tronditëse” të raportit, i cili siç shprehet ai në një status të gjatë në Facebook “vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregëtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve”.

Presidenti Meta,nënvizon se “shumë dekrete për kthimin pas të ligjeve, që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato”, shkruan presidenti.

Sipas Kreut të Shtetit “në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”.

Ndërsa për Partinë Demokratike, përfundimet e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit tregojnë se “nën qeverisjen e kryeministrit në ikje, Edi Rama, Shqipëria ka kapur fundin”. Raporti tregon se “kjo qeveri është e kalbur nga korrupsioni, duke varfëruar shqiptarët akoma më shumë”, deklaroi Jorida Tabaku.

“Për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, shqiptarët nuk përfitojnë dot nga milionat e investimeve amerikane. Shqipëria me pozicionin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, frymës pro amerikane dhe krahut të punës duhet të ishte një vend ku bizneset dhe sipërmarrjet amerikane duhet të ishin ndër më të pranishmet në rajon. Fatkeqësisht, kjo qeveri i ka mbyllur prej 7 vitesh shqiptarët në burgun e oligarkisë”, theksoi zonja Tabaku. zëri i amerikës

Shqipëri, në tre muajt e fundit, viktimat nga koronavirusi u 9-fishuan

Në Shqipëri pas tre muajve të parë që u shoqëruan me masa të rrepta shtrënguese, Koronavirusi shënoi një rritje të shpejtë, me viktimat që thuajse janë dhjetëfishuar në tremujorin pasues, dhe rastet e konfirmuara që janë rritur më shumë se 8 herë, duke kulmuar në muajin gusht. Me afrimin e vjeshtës autoritetet shëndetësore presin një situatë edhe më të vështirë

Në 9 mars Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me COVID 19, babë e bir të kthyer pas një periudhe qëndrimi në Itali. Pas 6 muajsh panorama shfaqet me dy pamje të ndryshme. Falë masave të forta shtrënguese, “në tre muajt e parë, virulenca dhe transmetueshmëria e virusit nuk po kryente rutinën apo fiziologjinë e tij për shkak të karantinës”, shpjegon për Zërin e Amerikës Eugena Tomini, Shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik.

Deri më 9 qershor në total u rregjistruan 35 vdekje dhe 1263 raste. Situata u përmbys në tre muajt që pasuan, me një shtim progresiv të viktimave, të të infektuarve si dhe të të shtruarve në spitale. Numri i vdekjeve thuajse u nëntëfishua duke shkuar mbi 320, ndërsa rastet e reja u rritën mbi 8 herë, duke kapur shifrën e mbi 10600 të infektuarve.

Në tre muajt në vijim për shkak lirimit gradual të masave, virusi nisi të bënte shfaqjen fiziologjike të tij duke dhënë dhe transmetueshmërinë në popullatë, siç patëm dhe transmetimet komunitare apo dhe vatrat familjare të evidentuara”, thotë zonja Tomini.

Heqja e masave shtrënguese, për t’i dhënë frymë dhe ekonomisë, koincidoi dhe me sezonin veror, i shoqëruar “me “shfrenimin” e popullatës, përtej aktviteteve normale, pasi vera sjellë dhe aktivitete shoqërore, dhe kjo bëri që të kemi një tendencë të rritur të rasteve”, shprehet zonja Tomini.

Ndërsa vendet e BE-së i mbajtën të mbyllura dyert për udhëtarët nga Shqipëria, vendi nga ana tjetër i hapi portat për turistët nga jashtë, ku dominuan vizitorët nga Kosova dhe nga Maqedonia, ndonëse situata në këto dy shtete paraqitej më e rënduar. Por zonja Tomini shpjegon se “janë matur disa indikatorë, si ato përkundrejt rasteve të vdekjeve, të pozitivitetit apo rasteve të hospitalizuara. Në të gjothë rajonin kanë qenë thuajse në të njejta nivele. Prandaj dhe kufiri u hap me fqinjët, për shkak të situatëts epidemiologjike, pak e shumë të njejtë

Afrimi i vjeshtës, e cila shoqërohet me viroza të ndryshme, jo vetëm respiratore pritet ta komplikojë situatën dhe në Shqipëri. Zonja Tomini pohon se dhe për vetë strukturat shëndetësore gjendje do të bëhet më e ndërlikuar: “Do jetë një vjeshtë e vështirë ndryshe nga vjeshtët e tjera, sa i përket jo vetëm monitorimit detektimit në kohë të rasteve, gjurmimit të kontakteve. Duke marrë parasysh dhe zbatuar në mënyrë rigoroze dhe rekomandimet e OBSh për të kaluar në një shkallë alerti monitorimin e të gjithë infeksioneve respiratore, dhe strukturat janë në gatishmëri për detektimin në kohë të çdo rasti të dyshuar”.

Në varësi të ecurisë së pandemisë e cila nuk po jep shenja përmirësimi, pritet që në lojë të hyjë dhe spitali COVID 3 e ndoshta deri në fund të viti dhe ai COVID 4, apo dhe spitalet rajonale.

Gjatë 6 muajve të pandemisë mosha më e prekur ka qenë ajo mes 30-39 vjeç, e ndjekur nga 50-59 vjeç, ndërsa goditjet fatale kanë qenë në gati 45 përqind të rasteve për personat mbi 70 vjeç, dhe mbi 30 përqind për grupmoshën 60-69 vjeçare, ndonëse nuk kanë munguar rastet e vdekjeve dhe për ata mes 20-29 vjeçarët e 30-39 vjeç.

Bie në sy, se femrat dominojnë lehtë ndaj meshkujve, sa i përket rasteve të të infektuarve, ndërkohë që ka një hendek të dallueshëm lidhur me vdekjet, ku raporti është 68 përqind meshkuj dhe pjesa tjetër femra.

Fuga: Njohja nga Izraeli është shumë më tepër se nga çdo vend tjetër. Kosova do të paraqitet si shtet normal në arenën politike botërore

Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar si shumë të rëndësishme njohjen e Kosovës nga Izraeli, ose të paktën garancinë që i dha SHBA në marrëveshjen e Uashingtonit.

Fuga thotë se njohja e Izraelit vlen më shumë se çdo akt i tillë nga çdo shtet tjetër i botës.

Ai rendit 4 arsye, të cilat kanë të bëjnë me propagandën antikosovare që Kosova është shtet me prirje islamike, por që me njohjen e Izraelit rrëzohet, komunitetet e fuqishme hebraike dhe lidhjet e tyre të çelikta, ndikimi i tyre në fushat e shkencës, mediat e arsimit, si dhe çlirimi i dorës diplomatike pasi tashmë Kosova mund të paraqitet si një shtet normal mes vendeve islamike dhe hebraike.

STATUSI NGA ARTAN FUGA
Sikur Kosovën ta njihte Izraeli…!
———————————–
Shënim

Në nënshkrimin e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës anash tavolinës të Presidentit Trump, në Washington, në tekst nuk kishte sigurisht një artikull që ta sanksiononte se Kosova do të kishte edhe njohjen nga Izraeli.

Sigurisht nuk mund ta kishte se çfarë hyn Izraeli në sherret mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, mjaft ka të vetat atje ku është!

Por njoftimi nga ana e Presidentit amerikan se Izraeli do ta bëjë këtë njohje për Kosovën kishte një rëndësi të madhe me kuptimet dhe nënkuptimet e veta që diplomacia kosovare dhe mbase edhe ajo e Shqipërisë duhet besoj të di t’i lexojë si duhet! Realisht dhe jo sipas parimit të ëndërrimit.

Semantikisht shumë interesante që një anoncim jashtëtekstual integrohet komunikativisht në një nënshkrim teksti. Teksti dhe jashtëteksti plotësojnë njeri tjetrin. Nuk thonë kot që asnjë tekst nuk kuptohet nëse nuk njihet konteksti.

Ky bashkërendim i tekstit me jashtëtekstin shumë i rëndësishëm. Ai tregon që çështja e Kosovës është globale dhe futet në të gjithë rrjetën e marrëdhëdhënieve diplomatike dhe gjeopolitike globale. Premtimi i njohjes të Kosovës nuk u bë nga Izraeli vetë, por nga Shtetet e Bashkuara që dhanë lajmin e mirë për shtetin e Kosovës. Ishte si një lloj guri peshoreje që vihet në balancë për të barazpeshuar më mirë dy anët. Kjo ndofta ka kuptimin që pranohet që ana kosovare në tekst ndofta mund të kishte më shumë sesa është e shkruar. Kjo sepse as u ça territorialisht, por as u njoh nga Serbia aty. Dhe poqese nuk merret premtimi i njohjes aty vështirë se do ta marrë gjetiu së shpjeti. Por, çfarë nuk bën vaki.

I keni parë ata tregtarët zemërmirë kur u blen pjeshkë a fiq? Kur shohin se ju jeni një klient i mirë dhe keni blerë shumë fruta, pra marrëdhënia është e bollshme, jashtë peshores, të hedhin edhe nja dy a tre kokrra të mira pjeshke a fiqsh në trastë dhe ti je i gëzuar!!!

Tani të presim që Izraeli ta njohi zyrtarisht Kosovën me të gjitha procedurat e veta sepse atëhere sigurohemi përfundimisht. Dhe pastaj ta forcojë dhe bëjë të qendrueshme këtë njohje jo si ato shtete që pasi e njohën Kosovën, pastaj e tërhoqën këtë njohje. Nuk është sigurisht rasti, por në gjeopolitikë gjithçka mendohet. Dhe pasi iu premtua Kosovës, kjo edhe Izraeli duket sikur mori edhe ai shpërblimin e vet sepse Serbisë anash tavolinës, në anën e djathtë të saj, ju tha se ambasada e saj zhvendosej në Jeruzalem!!! Ta shohim!

Pse njohja nga ana e Izraelit, nëse bëhet, ka kuptim global, pra u bë aty si anoncim?

Sepse për Kosovën është shumë më tepër sesa njohja nga ana e çdo shteti tjetër. A do të dijë ta kuptojë dhe përfitojë ajo, kjo është pastaj çështje tjetër!

E para, sepse retorikës që e konsideroi Kosovën si shtet mysliman a diçka e tillë, me njohjen nga Izraeli konfirmohet pastaj se është e kundërta, konfirmohet e kundërta e propagandës antikosovare që pretendon në opinionin masiv se Kosova është shtet me prirje islamike. Eshtë një argument i fortë në opinionin publik perëndimor që në fakt nuk mendon gjatë, por i bie shkurt, dhe jo rrallë i ha rrenat për fiq a pjeshkë.

E dyta sepse Izraeli është jo vetëm shtet, por edhe vend i një kombi me lidhje të çelikta të antarëve të tij kudo që ata ndodhen. Komunitetet e fuqishme hebre në cdo vend të ndodhen, veçanërisht në Perëndim, janë, dihet, shumë sensibël, ndaj politikës që ndjek vendi i tyre i adhurimit dhe “Jerulazemi Qiellor”.

E treta, sepse komuniteti hebre në të gjitha vendet e fuqishme të botës, kryesisht, ka ndikim të fuqishëm në media, shkencë, banka, financë, etj. Njohja nga Izraeli e Kosovës i hap pika komunikimi me këto universe të pasurisë dhe vendimmarrjes.

E katërta, Kosova, sigurisht ka marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, tradicionalisht, si edhe me vendet arabe. Në këtë mënyrë me njohjen edhe nga Izraeli, Kosova do të paraqitet në imazh dhe në politikën reale si një vend e shtet normal në arenën politike botërore përtej ndarjeve myslimanë versus hebrenj që nuk është një fushë tensionesh që të ketë arsye ta prekte atë. Dora diplomatike e Kosovës është më e çliruar sesa më parë!

Ja këto mendoj të dashur vëllezër kosovarë!

Të lexojmë tekstin dhe jashtëtekstin! Shtetet e sotme të ballkanit nuk janë thjesht shtete kombëtare, por shtete kombëtare brenda një fushe influencash strukturuese aleancash ndërkombëtare! Kur Gjermani, Franca, Italia etj., e ushtrojnë sovranitetin e tyre duke u vetëkufizuar me mjeshtri të fituar në qindra vite brenda Bashkimit Europian, mjeshtria e shteteve ballkanike është të ushtrojnë politikën brenda dhe jashtë vendit me një sovranitet të vetëpërmbajtur, pra të fuqishëm dhe efektiv!

onteksti dhe parateksti.

*Titulli i paraqitur në krye të lajmit është redaksional. Titulli i autorit është në krye të postimit ”Sikur Kosovën ta njihte Izraeli…!”bw

Shpëtim Idrizi: “Greqia nuk mund të shpallë zgjerimin e ujërave në drejtim të Shqipërisë nga 6 deri në 12 milje”

FATJON CUKA

Deklaratat e Greqisë se planifikon të zgjerojë ujërat territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje, rikthyen përsëri debatet dhe reagimet në lidhje me çështjet e hapura që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë, sidomos për kufizimin e zonave detare dhe për ndikimet që mund të ketë zgjerimi që pretendon shteti grek.

Politikanë, analistë, profesorë, ish-diplomatë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare lidhur me ndikimet e mundshme që mund kenë pretendimet apo veprimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale, ndalen tek e drejta ndërkombëtare, por edhe tek specifika që kanë disa ishuj të Greqisë apo hapësira detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Është e papranueshme që të diskutohet për ujërat territoriale në një moment të pafavorshëm”

 

Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) thekson se Greqia nuk ka ngritur këtë pretendim (zgjerimin e ujërave territoriale) as në momentin që u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në vitin 1971 dhe as në momentin që konventa e Montego Bay e vitit 1982 për të drejtën e detit hyri në fuqi.

“Ndërkohë të bën përshtypje fakti pse pikërisht tani. Sigurisht që kjo është e lidhur edhe me kontekstin e gjithë ngjarjeve që ndodhin në rajon, edhe me konfliktin Greqi-Turqi. Por mbi të gjithë afekton ato çështje të hapura që ka Shqipëria me Greqinë për diskutime dhe për marrëveshjen e ashtuquajtur të ujërave. Shqipëria me Greqinë nuk kanë debat apo për të bërë marrëveshje për ujërat territoriale, sepse ujërat territoriale, pra kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë është vendosur që në vitin 1913 për të vazhduar më pas me Konferencën e Parisit të vitit 1921, për të kulmuar në traktatin e Firences në vitin 1925 dhe mbi të gjitha për delimitimin e kufirit në konferencën e ambasadorëve në Londër të vitit 1926 ku është bërë marrëveshja për kufijtë e Shqipërisë ndërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pra është çështje e mbyllur edhe për palën shqiptare problemi i ujërave territoriale mes Shqipërisë dhe Greqisë”, shprehet Idrizi.

Sipas vlerësimit të Idrizit, neni 3 i marrëveshjes së Montego Bay thotë që një shtet mund t’i deklarojë 6 deri në 12 milje zgjerimin e ujërave territoriale, por në mënyrë integrale dhe Idrizi shton se sipas nenit 85 të konventës së detit të Montego Bay, kur kjo është e mundur, që do të thotë kur distanca midis dy brigjeve është më shumë se 24 milje dhe mund të deklarohen 12 nga njëra palë dhe 12 pala tjetër.

“Pretendimi i tanishëm i kryeministrit të Greqisë i cili deklaroi në parlamentin grek që ‘ne do zgjerojmë nga 6 deri në 12 milje në ujërat territoriale në drejtim të Shqipërisë dhe që kjo është një fitore e madhe e Greqisë’, pa dyshim që afekton marrëveshjen e pritshme mes Shqipërisë dhe Greqisë për zonat ekonomike. Sigurisht që kjo është një bjerrje e interesit kombëtar të Shqipërisë për disa arsye. Greqia thotë ne po zgjerohemi, padyshim që dikush ngushtohet”, shprehet Idrizi.

Debatet dhe reagimet e zyrtarëve, politikanëve, por edhe të ekspertëve janë përqendruar edhe në çështjen se kush ndikohet nga një zgjerim i mundshëm që pretendon Greqia. Sipas Idrizit, kjo situatë e vendos Shqipërinë në diskutimin për zonat ekonomike.

“Është e papranueshme që të diskutohet për ujërat territoriale në një moment të pafavorshëm, sepse nëse do të kemi parasysh zonën, Greqia para disa kohësh bëri marrëveshje edhe me Italinë, pra për zonat ekonomike me Italinë. Deti Jon ndahet ndërmjet 3 shteteve në veri të Korfuzit, ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë dhe aty janë dy ishuj. Greqia i përdor shpesh këto ishujt herë herë të pabanuar, ishulli Othonoi dhe ishulli i Erikuzës të cilët kanë nja 300 banorë aty, të cilëve Greqia në marrëveshjen me Italinë u ka dhënë plotfuqishmërinë e 12 miljeve në ujërat territoriale, që do të thotë se pranimi i Shqipërisë dhe mos ngritja e pretendimeve nga Shqipëria se këto dy ishuj nuk mund të kenë det territorial në 12 milje, do krijojnë precedentin që nesër kur të diskutohet marrëveshja për zonat ekonomike midis Shqipërisë dhe Greqisë, këta dy ishuj do të fitojnë plotfuqishmërinë me 12 milje dhe sigurisht që ngushtohet jashtëzakonisht zona ekonomike dhe shelfi kontinental i Shqipërisë, akoma më shumë ku siç dihet aty ka rezerva nafte dhe gazi”, thekon kreu i PDIU-së.

Në lidhje me tensionet në Mesdheun Lindor, Idrizi thekson se “Shqipëria nuk duhet të pretendojë me precedent indirekt të bëhet palë sepse ne do të dëshirojmë që flasim për Shqipërinë si vend i NATO-s, por edhe për Turqinë dhe Greqinë. Mirëkuptoj çdo shtet i cili mbron me forcë integritetin dhe sovranitetin kombëtar të vetin dhe të drejtat e saj, por pa dyshim që si tre vende të NATO-s do të ishte e udhës që bisedimet, kompromisi të shkonin drejt paqes dhe jo drejt konfliktit”.

“Sigurisht që jo kot Greqia bëri tani këtë deklarim. Ju kujtoj që e ka bërë, të njëjtën gjë ka pretenduar të njëjtën gjë që të bënte kryeministri (Alexis) Tsipras në tetor të vitit 2018, ku deklaroi në Parlamentin e Greqisë që në mënyrë të njëanshme ‘do të zgjerojmë ujërat territoriale nga 6 deri në 12 milje’. Në këtë moment ka pasur një deklarim shumë të drejtpërdrejtë të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Çavuşoğlu i cili deklaroi që ‘zgjerimi në mënyrë të njëanshme i Greqisë nga 6 deri në 12 milje në drejtim të Jonit dhe në drejtim të Egjeut është e papranueshme për Turqinë’ dhe Greqia u tërhoq. Ky është momenti kur konflikti ndërmjet Turqisë dhe Greqisë është ashpërsuar shumë, është bërë një konflikt i hapur dhe më vjen keq që përveç ruajtjes së interesave për zonën ekonomike nga Shqipëria, Shqipëria të bëhet palë në një konflikt të tillë”, tha Idrizi.

“Greqia nuk mund të shpallë zgjerimin e ujërave në drejtim të Shqipërisë nga 6 deri në 12 milje”

Deklaratat e fundit të Greqisë mbi synimet për zgjerimin e ujërave territoriale kanë rikthyer përsëri edhe reagimet për negociatat mes Shqipërisë mbi një marrëveshje të mundshme për kufizimin e zonave detare. Në lidhje me këtë, Idrizi thotë që Shqipëria nuk ka për të diskutuar me Greqinë për ujërat territoriale që sipas tij janë përcaktuar me traktatet ndërkombëtare.

“Ka qenë gabim shumë i madh i Shqipërisë që hyri të negocionte për ujërat territoriale dhe atëherë një ishull i pabanuar, mes Korfuzit dhe Shqipërisë është ishulli i Barketës i cili është një ishull 6 metra, i cili kur ka baticë nuk duket dhe përdoret si precedent për ujërat territoriale. Shqipëria në atë marrëveshje (marrëveshja e vitit 2009) që fatmirësisht e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë humbiste 340 kilometra katrorë. Shqipëria duhet të jetë shumë e vëmendshme. Sigurisht që ne duhet të bisedojmë me Greqinë për zonat ekonomike, nisur nga ujërat territoriale që ne i kemi sot. Greqia nuk mund të shpallë dot zgjerimin e ujërave në drejtim të Shqipërisë nga 6 deri në 12 milje sepse nuk ekziston mundësia për 12 milje, sepse duhet të vijë në kodrat e Himarës”, shprehet ai.

Idrizi shton më tej se “Pra ne duhet të marrim ekspertizë, të informojmë partnerët tanë kryesorë strategjikë edhe të NATO-s dhe pa dyshim duhet të përgatitemi shumë mirë për të ruajtur identitetin, sovranitetin dhe interesat e Shqipërisë”, shprehet Idrizi.

Në lidhje me qëndrimin e shtetit shqiptar për qëndrimet e Greqisë për ujërat territoriale, Idrizi thekson se “Shteti shqiptar duhet të jetë shumë i qartë që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë duhet të kulmojnë dhe fillojnë me heqjen e ligjit të luftës që Greqia mban me Shqipërinë. Që nga viti 1940 Greqia mban ligjin e luftës me Shqipërinë, një akt i paprecedentë. Çamëria, zona e Epirit u aneksua nga Greqia në vitin 1913 dhe përballë një gjenocidi të pashembullt dhe spastrimi etnik shqiptarët e Çamërisë, pjesë e së cilës i përkas dhe unë janë vrarë, masakruar dhe deportuar në drejtim të Shqipërisë dhe çështja çame është çështja e dytë relevante që Shqipëria duhet të paraqesë me Greqinë dhe shumë gjëra të tjera ku diplomacia shqiptare duhet të jetë shumë e vëmendshme dhe të sillet me dinjitet dhe reciprocitet.”

“Mbetet për t’u parë nëse deklarata është e momentit apo është një objektiv parësor i Greqisë”

 

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe historiani Paskal Milo, në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale në Jon nga 6 në 12 milje për AA thekson se e parë nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, nga pikëpamja parimore “deklarata mund të jetë korrekte sepse konventa Montego Bay e vitit 1982 u jep të gjitha vendeve bregdetare të drejtën që ta shtrijnë kufirin e ujërave të tyre territoriale deri në 12 milje atje ku ka mundësi të bëhet”.

“Por nëse këtë deklaratë e vendosim në një kontekst më të gjerë rajonal, por edhe për shkak të zhvillimeve që ndodhën në Mesdheun Lindor, kjo deklaratë provokoi të paktën në Shqipëri një reagim pro dhe kundër, por që mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë është një deklaratë zyrtare e momentit apo është një objektiv parësor i Greqisë për t’u materializuar në një marrëveshje të mundshme me qeverinë shqiptare”, u shpreh Milo.

Në lidhje me negociata e mundshme mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e hapura, Milo thekoi se mendohet që mund të rihapen negociatat ose të vazhdojnë ato atje ku u lanë me ardhjen e ministrit të Jashtëm të Greqisë në Tiranë gjatë ditëve në vijim.

Sa i përket qëndrimit të shtetit shqiptar në raport deklaratat e Greqisë për ujërat territoriale, por edhe për negociata e mundshme mes dy vendeve, duke iu referuar deklaratës zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe të kryeministrit Edi Rama, Milo tha se ky qëndrim “është që Greqia është në të drejtën e vet për të shpallur respektimin e këtij parimi për zgjerimin e ujërave territoriale deri 12 milje”.

“Sipas kryeministrit shqiptar nuk ka patur këto kohë negociata dhe as bëhet fjalë se mund të jetë nënshkruar një marrëveshje, por krijohet opinioni që negociatat mund të rifillojnë së shpejti për të përfunduar një marrëveshje që do të ketë në themel të saj përcaktimin e atij që quhet det territorial, përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive, dhe përcaktimin e shelfit kontinental. Ka një parapërgatitje, ka procesverbale negociatash, ose deri ku kanë shkuar, avancuar, në arritjen e marrëveshjes, kjo ka mbetur gjithnjë sekrete”, tha Milo.

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, mbi tensionet e fundit Turqi-Greqi tha se tensionet greko-turke në Detin Egje janë tashmë historike dhe sipas tij “Në një mënyrë ose tjetër ka ekzistuar ky tension për vite të tëra, por në stadin aktual më duket se u tejkalua masa kritike e tensionit që ka ekzistuar midis dy vendeve në këtë rajon”.

“Fakti që është një çështje jo vetëm dypalëshe, por edhe shumë më tepër se prek një rajon ku ndërthuren interesat e shumë shteteve, e fuqive, rrjedhimisht dhe të NATO-s edhe të Bashkimit Evropian, e bën edhe më të rëndësishëm këtë tension të saposhfaqur. Unë besoj dhe jam i bindur që tensioni do të vijë duke u ulur sepse asnjëra palë nuk ka interes për zgjerimin e konfliktit në një rajon kaq delikat i cili mund të përshkallëzojë në kufij që nuk do të ishte e lehtë të administrohej nga cilido qoftë”, theksoi Milo.

Po në lidhje me këtë tension, ai tha se lajmi që të dy qeveritë kanë rënë dakord që të nisin negociatat nga pikëpamja teknike është një lajm i mirë dhe shtoi se “Përtej diskutimit teknik, politika duhet të presë me qëllim që duke ia lënë vendin ekspertëve, të mund të ulë tensionet të cilat nuk mund ti çojnë këto dy vende, që kanë shumë interesa të mëdha të gjera, që i lidhin shumë arsye për të bashkëpunuar dhe për të bashkëjetuar në një rajon të tillë. Unë jam i bindur që shpejt do të kalojë kjo situatë.”

“Situata mund të bëhet konfliktuale nëse Greqia zgjeron ujërat pa marrëveshje”

Profesori i hartografisë dhe fotogrametrisë dhe ish-drejtor i Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, Myslim Pashaj, në një deklaratë për AA në lidhje me pretendimet e Greqisë tha se zgjerimi i ujërave territoriale duhet të bëhet me marrëveshje, me dakordësinë e palëve.

“Nga pikëpamja parimore e drejta për të zgjeruar miljet sipas të drejtës ndërkombëtare e ka secili shtet. Kështu që Greqia deri para pak kohësh e ka pasur deri në 6 milje detare si ligj të brendshëm të saj dhe tani ka vendosur të zgjerojë këto ujëra deri në 12 milje detare. Por, me një por të madhe kushtet në të cilat ndodhet Greqia më Shqipërinë në Otranto dhe në Kanalin e Korfuzit e bëjnë që deklarata për zgjerimin e 12 miljeve detare të jetë e ndryshme. Pse e ndryshme, sepse Shqipëria dhe Greqia në Otranto ndodhen në kushte shumë të ndryshme, sepse Greqia përfaqësohet me një arkipelag, përfaqësohet me një ishull ekstremal që është Othonoi, ishull me 360 banorë. Shqipëria me Greqinë duhet me doemos të bëjnë një marrëveshje nëse do jepet ideja për të zgjeruar, të bëjnë negociata. A përfiton të njëjtën madhësi të detit territorial një ishull i vogël në krahasim me dheun kontinental, që është Karaburuni (Gadishulli i Karaburunit në brigjet e Shqipërisë). Jo”, shprehet ai.

Profesori Pashaj tregon se e drejta ndërkombëtare detare ka një parim tjetër, “zgjidhje e drejtë dhe e ndershme”, e cila bën sipas tij, “që të dy palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe aty të gjejnë kush është efekti i ishujve, pra ishulli do të ketë një efekt të plotë siç ka Karaburuni apo do ta ketë më pak, pra do ta ketë 6 milje, mund ta ketë 8 milje”.

Sipas Pashajt, Shqipëria nga pikëpamja ligjore, kryeministri i Shqipërisë dhe të gjithë institucionet që kanë lidhje me këto probleme e kanë pranuar këtë zgjerim në mënyrë parimore.

Ai tha se “Kryeministri i Shqipërisë ka qenë shumë i kujdesshëm dhe ka thënë që e drejta për zgjerimin e 12 miljeve i takon në bazë të drejtës detare ndërkombëtare, por siç ka thënë ministri i Jashtëm i joni (Gent Cakaj) duhet parë, atje ku lejon gjeografia, në rastin tonë për shembull të bashkësisë së ishujve ana gjeografike, rrethana gjeografike nuk e lejojnë që të marrin të njëjtën peshë, pra këtu është problemi, dhe në rastin tonë duhet me marrëveshje”.

Ai thekson se Greqia e ka bërë këtë deklaratë sepse nga pikëpamja strategjike nga pikëpamja e problemeve që ka në Mesdhe në përgjithësi “ajo kërkon me doemos që të zgjerohet dhe zgjerimi bëhet lirshëm” . Pashaj thekson më tej se “Për shembull në anën perëndimore nuk kas asnjë problem sepse janë ujërat larg, ishujt e Greqisë janë larg me Italinë. Sapo vjen tek ne, sapo vjen në Otranto tek ishulli ekstermal Othonoi atëherë ne themi jo, këtu ne nuk lejojmë që të zgjerosh. Pse, sepse do të bisedojmë, sepse nuk ke të drejta të barabarta ti që je një ishull i vogël dhe unë që kam dheun kontinental. Kjo nuk është kuptuar si duket.”

Profesori i cili ka kundërshtuar edhe marrëveshjen e anuluar të vitit 2009 Shqipëri-Greqi, shprehet më tej se problemet e Greqisë janë shumë komplekse sepse sipas tij vetë Deti Egje dhe Deti Jon kanë shumësi ishuj, “arkipelag i tërë dhe ka probleme dhe këto ishuj janë afër dheut kontinental të Turqisë, siç janë afër dheut kontinental të Shqipërisë.”

“Greqia e ka pranuar Konventën e Detit dhe është pjesë e konventës kurse Turqia nuk e ka pranuar. Në momentin që Greqia e pranoi Turqia shpalli ‘casus belli’, gjendje lufte. Kështu që ata e kanë situatën shumë konfliktuale, kurse ne nuk e kemi konfliktuale, mund ta bëjmë konfliktuale nëse Greqia me forcë apo jo me forcë zgjeron ujërat pa u marrë vesh me ne (Shqipërinë), por ne themi që do ulemi në tavolinën e bisedimeve”, shprehet ai.

Në lidhje me negociatat e mundshme Greqi-Shqipëri për kufizimin e zonave detare, ai tha se marrëveshja është e mundshme, nëse ka dëshirë të dyanshme të dy fqinjëve. “Ne kemi një problem, shqiptarët kanë një problem, sepse e kanë përmbysur marrëveshjen e vitit 2009 dhe kanë lënë një sërë problematikash që duhet të njihen. Greqia duhet me doemos në radhë të parë të pranojë që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka hedhur poshtë dhe të gjitha pikat që ka Gjykata Kushtetuese janë të detyrueshme për palën shqiptare që t’i ruaj në tavolinë e bisedimeve, për shembull efekti i ishujve”, tha Pashaj.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë (2010) nuk kapërcehet dot që do të thotë rifillim të negociatave.

Reagimet në Shqipëri për deklaratat e kryeministrit grek për ujërat territoriale

Deklaratat e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis (26 gusht), se Greqia planifikon të zgjerojë ujërat territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje, shkaktuan reagime në Shqipëri të politikanëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Kryeministri Edi Rama, në lidhje me këtë çështje ka deklaruar se fjala e kryeministrit grek, Mitsotakis, në Parlamentin e Greqisë “nuk ka asnjë lidhje me ujërat territorialë të Shqipërisë, me ndonjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë. E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit. Për sa i përket deteve tona, Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990 të drejtën e saj të shtrirjes në ato milje, në bazë të asaj konvente ndërkombëtarë të vitit 1982.”

Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, që sipas tij, e drejta që buron nga Konventa e së Drejtës së Detit, nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe se “Qeveria e Shqipërisë do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, që mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon”.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë që të “bëjë transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

Thirrje për transparencë në lidhje me pretendimet e Greqisë dhe qëndrimet që duhet të mbajë shteti shqiptar kanë bërë edhe aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile.

Në lidhje me thirrjet për transparencë, kryeministri Rama ka deklaruar disa ditë më parë se për kufijtë mes dy shteteve (Shqipërisë dhe Greqisë) nuk mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë.

Kujtojmë se në prill të vitit 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë konfirmoi zyrtarisht fillimin e bisedimeve për kufizimin e zonave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërkohë mes palëve ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mbi kufizimin e zonave detare dhe negociatat janë ndërprerë.

Në vitin 2009, mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Greqisë u nënshkrua një marrëveshje për çështjen e kufizimit të zonave detare, por marrëveshja në fjalë u shfuqizua në vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që e shpalli të pavlefshme juridikisht dhe antikushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi në atë vit të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projektmarrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas Gjykatës Kushtetuese, në projektmarrëveshjen në fjalë u konstatuan shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

Ardhmëria e Kosovës u firmos në Washington e do të vuloset në tokën e shenjtë në Bethlehem dhe Vatikan – Nga Azgan Haklaj

 

Marrveshja historike Kosovë- Serbi u firmos në kryeqytetin e SHBA-së që mban emrin e Xhorxh Washingtonit të madh, të birit të Marije Balajt nga Peja, konstruktorit gjenial të shtëpisë së lirisë së popujve, udhëheqësit të pavarësisë së këtij Kombi të madh, i cili prej me mëse një shekulli ka përcaktuar kthesat e mëdha historike të njerëzimit në rrugën drejt lirisë e demokracisë, drejt asaj që është quajtur me të drejtë ëndrra amerikane.
Presidenti i SHBA Donald Trump, ai që udhëheqësi i rilindjes në Shqipëri e pati cilësuar para katër vitesh si një rrezik për njerëzimin sigloj dy fitore spektakolare në politikën e jashtme amerikane, marrveshjen arabo- izraelite dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.
E të mendosh se kur ai erdhi në krye të Shtëpise së Bardhë flamuri i zi i Isis-it valvitej fitimtar në Lindjen e Mesme e terroristët e tij shfaqeshin në ekrane duke prerë me shpata dhe hanxharë koka njerëzish si në kohën e hordhive barbare të Xhengis Khanit, e në anën tjetër diktatori i emëruar Kim Jongu i Dytë lëshonte papushim raketa me rreze të gjatë veprimi duke kercënuar vetë SHBA- në.
Mposhtja e Isisit.
Futja në kafaz të hekurt të Kim Jongut të Dytë.
Nënshkrimi i marrveshjes së paqes në Lindjen e Mesme.
Nënshkrimi i marrveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për të paqtuar Ballkanin janë suksese të jashtëzakonshme në një periudhë të shkurtër
Ky triumf spektakolar celebron Doktrinën e tij të lirisë në dy nga rajonet që kanë gjeneruar luftëra e konflikte të përgjakshme, duke rrezikuar jo pak herë një konflikt të përmasave të frikshme globale.
Presidenti Kenedi në fjalimin e tij para perdes së hekurt të Berlinit u tha të pranishmëve shprehjen lapidare:
“Unë jam Berlinez”.
Donald Trump me prezencën e protagonizmin e tij të djeshëm në Zyrën Ovale i tha në heshtje kryeministrit të Kosovës e mbarë botës:
“Unë jam shqiptar”.
Përtej këtij fakti nëse Presidenti Klinton konsiderohet çlirimtar i Kosovës.
E Presidenti Bush tha në Tiranë në vizitën e tij historike:
“Pavarësi sot për Kosovën, nesër është vonë”.
Donald Trump ditën e djeshëme e bëri institucional luftën e drejtë të UÇK- së së lavdishme dhe ndërhyrjen e Natos, por e çliroj edhe vetë Serbinë nga ëndrra e saj shoviniste serbomadhe, nga gënjeshtrat e marria e saj për të bërë rolin e viktimës e për t’u paraqitur në arenën ndërkombëtare si një komb i përsekutuar nga perëndimi dhe SHBA- ja.
Së shpejti pritet që Izraeli të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ky akt do të bëjë përfundimisht të pakthyeshme rrugën drejt ardhëmërisë e antarësimin në OKB dhe në Nato të Kosovës Dardane.
Simbolika e njohjes së Kosovës nga Shteti i Izraelit i tejkalon kufijtë e diplomacisë.
Izraeli është toka e shenjtë dhe e premtuar e Kombit të zgjedhur të Zotit.
Aty prehen eshtrat e profetëve të njerëzimit dhe aty sipas Librit të Shenjtë do të bëhet ringjallja e atyre që i besuan Krijuesit dhe gjygji i fundit i botës.
E nëse toka e Izraelit është e bekuar nga varret e profetëve, qielli i Kosovës dhe i shqiptarëve shendrin nga drita e pashuar e shenjtorëve tanë, dritë që ndriçon pesë kontinetet.
Shen Kostandini e Shen Elena që e ndërtuan Varrin e Kishën e Jezu Krishtit në tokën e shenjtë.
Nga Shen Jeremia e deri tek Shen Tereza janë emblemat hyjnore të Kombit Shqiptar, i cili ashtu si hebrejtë ka kaluar përsekucione, kalvar të mundimshëm dhe është ballafaquar me programe dhe ideologji që kanë synuar shfarosjen e tij.
Njohja e Kosovës nga Izraeli nga ky popull që ka jetuar 2500 vjet larg Atdheut të tij deri në krijimin e shtetit tě vet në vitin 1949 në sajë të gjenisë së bijeve të tij dhe të kujtesës historike është nder të tjera një gjest mirënjohje për ndihmën vëllazërore që shqiptarët ju dhanë hebrejëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke ju hapur dyert e shtepive e zemrat e tyre, duke i mbrojtur nga përsekutimi nazist.
Në jemi i vetmi Komb në botë që e kemi të saksionuar në të drejtën tonë zakonore shprehjen hyjnore:
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”
Kombi i lirisë e Presidenti i sa Donald Trump e firmosën Ardhmërinë e Kosovës e Kombi i shenjtë i Izraelit do ta çertifikojë atë dhe së shpejti do ta firmosë dhe Vatikani.
Të priftë e mbara Kosovë jonë.
Ti nuk je vetëm në mbivjeçarin e ri sepse
vetë Zoti po flet shqip.
Urime.

Meta dekreton 25 prillin si datën e zgjedhjeve parlamentare më 2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve Parlamentare të 2021. Në dekretin e tij u vendos data 25 prill, si dita kur shqiptarët do të duhet t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e qeverisë së re që do drejtojë vendin për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Këtë vendim, Kreu i Shtetit e ndërmori pas konsultimeve me krerët e partive politike të zhvilluara më 4 shtator në Presidencë. Për opozitën data 18 prill ishte data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Sakaq maxhoraca ishte e gatshme të shkonte në zgjedhje në çdo datë që do të përcaktojë Presidenti i Republikës, me përjashtim të 2 majit e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse. Me sa duket, Kreu i Shtetit me vendosjen e 25 Prillit, ka gjetur një të “mesme të artë” që i kënaq të gjithë.

DEKRET

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

Dekretoj:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKES
ILIR META

Mjekja shkodrane humbi betejën me COVID-19, kirurgu i njohur mesazh prekës: Biseda e fundit me të

Pas ndarjes nga jeta të mjekes Zyliha Kraja, e cila humbi betejën me koronavirusin, vjen një mesazh prekës nga kolegu i saj, kirurgu i njohur i QSUT-së, Arben Beqiri.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ doktor Beqiri ka kujtuar kohën kur punonin bashkë në spitalin e Shkodrës.

Po ashtu, Beqiri ka ndarë edhe bisedën e fundit me të lidhur me mjekët e rinj.

POSTIMI I MJEKUT
Zyliha Kraja, nje emer, qe me ka percjelle qe kur kam qene student ne mjekesi dhe shkoja pas Dr. Ali Spahise per praktike ne Spitalin Jorgji Karamitri!
Spitali i Shkodres kishte mjeke te medhenj, shume te afte per nga profesioni, te jashtezakonshem per nga personaliteti, shpirtera te lire e te panenshtruar edhe ne diktature!
Mark Mirashi me nje disipline Gjermane dhe teknike kirurgjikale te paster, Ramiz Hafizi nje erudit qe mund te barazohej vetem me nje biblioteke, Ferit Hoti me nje humor dhe ironi pozitive qe nuk linte asnje ta zinte gjumi, dhe per nga pergatitja fizike krahasohej edhe me nje kampion te peshengritjes.
Zamir Shazi aq i sjellshem dhe etik gjithmone i gatshem te te ndihmonte dhe te ftonte ne operacione.
Ali Spahia kirurgu i jashtezakonshem qe kishte realizuar ne Dukagjin nderhyrje qe ishin jo te lehta per kolege ne qendra universitare, qe burgu politik nuk e pengoi te ishte me i liri mbi te gjithe, qe udhehoqi levizjen demokratike te Dhjetorit ne Shkoder.

Dhe ne mes tyre qendronte e vetmja femer, kirurge, drejtuese, ekuilibri, dhe disiplina e nje grupi kirurgjikal me vibranti, me intelektuali dhe me i jashtezakonshmi qe kam pare ndonjehere kudo ku kam qene e kam udhetuar (dhe kam pare e udhetuar jo pak), Dr. Zyliha Kraja!
Dita e punes ne kete mjedis ishte e vecante, njri te sillte nje liber te ndaluar, tjetri recitonte me qindra vargje te Dostojevskit, nje tjeter kendonte opera, dikush recitonte me qindra vargje te Lahutes se Malesise se Fishtes……kujdesi per pacientet me ato kushte dhe mjete ishte i jashtezakonshem.
Lejla Tukiqi nje tjeter kirurge e talentuar me te drejte shprehej “mezi pres te shkoj ne pune ne mengjes”. Ishte e plotesisht e vertete! Te gjithe prisnim me padurim.
Sot dirigjentja e kesaj orkestre virtuoze nuk eshte me mes nesh! Covid 19 u fut tinezisht mes saj dhe pacienteve pasi sa ishte ne kembe ajo nuk u nda pre tyre.

Nje muaj me pare me telefonoi, per te me shprehur opinionin e saj per nje emision mbi mjeket e rinj. Ishte me te drejte krenare qe ne moshen e saj 80 vjecare dilte cdo dite ne spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa te mos kishin nevoje per te! Falenderonte ekipin aktual te mjekeve, trashegimtare te denje te brezit vjeter, qe i krijuan nje ambient te kendshem pune.
Ai ambient profesional me shoqeron gjate gjithe karieres time si kirurg!
Do na mungoje Dr. Zyliha Kraja!

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve përmbyllet vetëm me njohjen e pavarësisë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përshëndetur përmes një deklarate firmosjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratë Këshilli i Ambasadorëve shkruan se e konsideron marrëveshjet e arritura në Uashington, që kanë për synim parësor normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, janë një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe prosperitetit të gjithmbarshëm të tërë rajonit

“Procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do përmbyllet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga çfarëdo ideje apo platforme që mëton të cenojë sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e Republikës së Kosovës.” citohet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përcjellur me vëmendje zhvillimet rreth bisedimeve në Uashington, në mes të delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne konsiderojmë se marrëveshjet e arritura në Uashington, që kanë për synim parësor normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, janë një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe prosperitetit të gjithmbarshëm të tërë rajonit.

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do përmbyllet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga çfarëdo ideje apo platforme që mëton të cenojë sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e Republikës së Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konsideron se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të të dyja vendeve, është një moment historik, që fuqizon pozicionin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe konfirmon lidhjet historike në mes të popullit shqiptar dhe popullit hebre.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është i inkurajuar nga roli aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo konfirmon, edhe një herë, rolin e pazëvëndësueshëm që SHBA-të kanë luajtur në vazhdimësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për paqen dhe demokracinë në Ballkan.

Ombrella Euro-Atlantike është garancia më e fortë për paqen dhe sigurinë e rajonit tonë dhe shtylla kryesore e vlerave të demokracisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë sociale.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet europiane, që për vite kanë kontribuar në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, do e mbështesin përspektivën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Europian.

Në kohën kur në rajonin tonë vazhdojnë të jenë të pranishme agjenda dhe tendenca politike që të adhmen e rajonit e shohin jashtë kursit Euro-Atlanik, ankorimi i fuqishëm i NATO-s dhe BE-së në rajon bëhet edhe më i domosdoshëm.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përfiton nga rasti të theksojë se populli shqiptar, kudo ku ai jeton, është një komb me vokacion të fortë ndaj vlerave evropiane, një komb me diversitet besimesh, që jetojnë në harmoni të plotë ndërmjet tyre.

Shqipëri, rritje e fortë e viktimave dhe rasteve me COVID 19 gjatë gushtit

Në Shqipëri muaji gusht shënoi një pikë kulmore në ecurinë e pandemisë së koronavirusit me një rritje të ndjeshme të viktimave dhe rasteve të reja. Në total janë 131 persona që kanë humbur jetën,nga 93 viktima në muajin korrik, ose gati 40 përqind më shumë. Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, në vend janë shënuar 290 vdekje, 45 përqind e të cilave vetëm gjatë gushtit.

Po ashtu dhe rastet e reja u rritën me gati 50 përqind krahasuar me korrikun, ku pati 2816 të infektuar të rinj. Shifrat e larta duket se i dedikohen pjesërisht dhe rritjes së ndjeshme të testimeve në gjysmën e dytë të muajit gusht, ku përveç laboratorit shtetëror, në lojë u futën dhe laboratorë privatë të liçencuar. Megjithatë, mbi 4200 rastet e gushtit përbëjnë gati gjysmën e totalit të të prekurve nga COVID 19 që nga muaji mars.

Në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve shënoi ulje, ai i viktimave mbeti i lartë, me 6 persona që humbën jetën: një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra.

Ndërsa 93 të prekurit e rinj u konfirmuan nga 812 testime në 18 qytete të ndryshme 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.

Ecuria e përhapjes së COVID 19 nuk po shihet të ketë një tendencë drejt uljes.Të shtruarit në spitale rriten dita-ditës. Deri pasditen e së martës “në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit u rregjistrua dhe shifra më e lartë e të shëruarve, me 227 persona të cilët rezultuan negativë në dy teste radhazi. Deri tani janë 5441 të shëruar, ndërkohë që janë ende aktivë 3875 raste. zëri i amerikës

Besimtarët bektashianë festojnë sot ‘Ditën e Hashures’, Baba Mondi: Zoti i bekoftë shqiptarët, shpresojmë t’i kthehen riteve

Besimtarët bektashianë festojnë sot ‘Ditën e Hashures’, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta.

Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin. Me rastin e kësaj feste në Kryegjyshatën Botërore u zhvillua një ceremoni ku u përkujtua dita e rënies heroike të 72 dëshmoreve

Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi teksa uroi për këtë festë besimtarët, u lut për të shqiptarë shqiptarët. Mes të tjerash Baba Mondi pohoi se për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, shpreson që besimtarët t’i kthehen riteve fetare.

Ku janë të dashurit tanë – videoklip për të zhdukurit e luftës nga Shenida Bilalli Nga Elida Buçpapaj

Luftrat në ish-Jugosllavi kanë shkaktuar plagë të mëdha ende të pashëruara sepse edhe sot e kësaj dite janë mijra bij nënash të zhdukur.

A duhet t’i kujtojmë këto viktima vetëm në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur çdo 30 Gusht?!

Natyrisht që jo! Pa shëruar ish-Jugosllavia plagët nuk mund të vijojë jetën normalisht.

Për të zgjuar ndërgjegjet e fjetura vjen videoklipi “Ku janë të dashurit tanë ?”, xhiruar 15 vjet më parë me regji dhe skenar nga gazetarja e mirënjohur Shenida Bilalli, me prejardhje nga Kosova,  me veprimtari kryesisht në Kroaci, por e njohur kudo ku jetojnë shqiptarët.

Sot në Kroaci mungojnë 1869 burra e djem të zhdukur, mes tyre 386 janë marrë me forcë nga zona e Vukovarit, tregon Shenida, po ashtu të zhdukurit e vet i ka edhe Bosnje Hercegovina, Kosova. Politikanët e Kosovës marrin votat duke bërë premtime të cilat pastaj i harrojnë.

Në Shqipërinë londineze rezultojnë 6000 të zhdukur gjatë diktaturës komuniste.

Kanë kaluar tre dekada prej pretendimit se në Shqipëri është rrëzuar diktatura dhe 6000 viktimat shqiptare rezultojnë ende të zhdukur dhe pa varre.

“Ku janë të dashurit tanë ?” shfaqet çdo 30 gusht në televizionet e Kroacisë,  por është një video që mund të shfqet në të gjitha televizionet e shteteve të ish-Jugosllavisë, në Shqipëri dhe Europës Perëndimore !

Ku janë të dashurit tanë ? Është një pyetje ankthi e makthi bërë në Nënat, Baballarët, Motrat, Gratë, Fëmijët e djemve dhe burrave të zhdukur në konfliktet e ish-Jugosllavisë nga makineria kriminale serbe.

Çdo emër që mungon është një tragjedi, është një plagë që rrjedh gjak, është një dhimbje që kërkon humanizëm njerëzor për t’u zbutur sado pak.

Videoklipi brënda një minute sjell dhimbjen e mijrafishtë të të afërmëve që presin një trumbë eshtra të të dashurve të tyre për t’i varrosur në një varr ku të vendosin një tufë lule, pas asaj çmendurie që ndodhi në zemër të Europës, në fundshekullin e XX nën sytë indiferentë të Perëndimit!

Videoklipi me regji dhe skenar të Shenida Bilallit është emocionues, shokues.

Brënda një minute percjell njē tronditje që shkund çdo të gjallë që ka ndërgjegje!

Përgëzimet më të ngrohta për Artisten Shenida Bilalli, sepse vetëm një artiste e madhe mund të krijojë një vlerë të tillë artistike dhe me ndikim zgjues për opinionin publik!

 

Kufiri detar me Greqinë, Rama: Bisedimet me Athinën të ndërprera

Në Shqipëri mbtetet i ndezur debati mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë, pas deklaratave të javës së shkuar të kryeministrit grek Kiriakos Micotaqis, për vendimin e shtrirjes së kufirit detar të vendit të tij nga 6 deri në 12 milje. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se bisedimet me Greqinë për përcaktimin e kufijve detar janë ndërprerë që pas ardhjes në pushtet të qeverisë së zotit Micotaqis, duke përsëritur se vendimi i Athinës nuk lidhet me ujërat territoriale të Shqipërisë. Por ish kryeministri Sali Berisha, qeveria e të cilit nënshkroi marrëveshjen në vitin 2009, të hedhur më pas poshtë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, e konsideron veprimin e Greqisë të dëmshëm për interesat e vendit dhe “një ndryshim të rregullave të lojës, kur loja ka nisur”, duke ju referuar faktit se palët kanë rinisur tanimë një proces bisedimesh.

Në një sqarim të gjatë në faqen e tij në Facebook, kryeministri Rama theksoi se ai dhe kryeministri i Greqisë, nuk kanë folur ende në asnjë prej takimeve apo komunikimeve që kanë patur me njëri-tjetrin.Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis. Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për të ashtuquajturin delimitim të ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, i kemi zhvilluar me qeverinë e mëparshme greke dhe marrëveshja nuk është arritur të mbyllet, pavarësisht progresit të konsiderueshëm nga pika zero ku jemi rinisur pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, të asaj marrëveshjes së nënshkruar jo nga unë, po nga ata që sot po e mbrojnë detin nga unë”, bëri të ditur zoti Rama, duke ju drejtuar në këtë mënyrë opozitës dhe drejtuesit të saj Lulzim Basha, i cili në vitin 2009 nënshkroi marrvëeshjen për kufijtë detar me Greinë, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të asaj kohe.

Partia demokratike kërkoi dje nga qeveria që të jetë transparente lidhur me bisedimet me palën greke. Por zoti Rama edhe sot përsëriti se nuk ka asgjë të re për t’u bërë e ditur, përsa kohë procesi ka ngecur në vend. Për më tepër sipas tijgrupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj – jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti”. Kryeministri shpjegoi gjithashtu seçfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t’ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Dhe, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit”.

Kryeministri Rama përsëriti se vendimi i Greqisë nuk prek ujërat e Shqipërisë. “E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit dhe Greqia nuk ka kufij detarë vetëm me Shqipërinë, po edhe vende të tjera, kështu që kryeministri grek është në të drejtën e vet kur flet në parlamentin e tij, për detet e Greqisë. Ndërkohë, për sa i përket deteve tona, Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990 të drejtën e saj të shtrirjes në ato milje, në bazë të asaj konvente ndërkombëtarë të vitit 1982. Zgjerimi i bërë nga Shqipëria në marsin e 1990-ës është depozituar në Kombet e Bashkuara dhe as është kontestuar, as mund të kontestohet nga Greqia”, theksoi zoti Rama.

Por për ish kryeministrin Berisha, rezulton të jetë e kundërta. Në aparencë, sipas Konventës së Montego Bay për Detin, Greqia në këtë rast aplikoi një të drejtë që neni 3 i ligjit ndërkombëtar të Detit i njeh çdo vendi. Por, në realitet, disa nene të tjera të kësaj konvente si neni 15 e të tjera, të cilat Greqia për zmadhimin e atdheut helen nuk i perfilli, rregullojnë e kufizojnë ushtrimin e kësaj të drejte. Ato përcaktojnë kushtet për zbatimin e nenit 3 të Ligjit, të cilat në rastin e kufirit detar me Shqipërinë nuk ekzistojnë”, shkruajti ai në një postim të gjatë në Facebook.

Sipas ish kryeministrit “me vendimin e saj për të kaluar nga 6 ne 12 milje, Greqia i ka lejuar vetes në raport me Shqipërinë të ndryshojë rregullat e lojës në mes të lojës, gjë të cilën në botën e qyteteruar nuk ka palë të interesuar por mendoj as dhe gjykatë të pavarur që mund ta pranojë”. Zoti Berisha thotë se me “zgjerimin nga 6 në 12 milje të kufirit detar nga Greqia, Shqipëria humbet vetëm në territor, pothuaj aq sa pushton det kalimi nga 6 në 12 milje. Për ata të cilët duan të dinë të vërtetën, Shqipëria e cila ta zëmë në një distance 18 km midis dy vendeve do të kishte të vetat 12 milje, tani do të ketë vetëm 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer në distancën 12 milje. Në tërësi, po të kemi parasysh hapësirën e kufizuar të saj në detin Jon, Shqipëria humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar. Ky vendimthekson më tej zoti Berishanuk ka asnjë implikim për zonat si Kanali i Korfuzit në vendet ku distanca është 12 milje e më pak. Kjo sepse në këtë rast, secili vend do marrë nga 6 milje ose barabarësisht më pak”. zëri i amerikës

Ndërron jetë mjeku Arben Korabi, i biri jep lajmin e hidhur mes dhimbjes së madhe

Një lajm i hidhur ka ardhur nga radhët e mjekësisë. Mjeku i njohur Arben Korabi ka ndërruar jetë parakohe si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, me të cilën vuante prej kohësh.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të doktorit, e ka dhënë djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidherim te thelle njoftojme vdekjen e parakohshme te babit Arben Korabi. Qofte dheu i lehte per ty babi. Ti do ngelesh gjithmone ne zemrat tona babi. Allahu te shperblefte me xhenet” shkruan djali i doktori Korabit.

Zjarr i qëllimshëm në Fushë- Krujë, digjen 10 dynymë pisha e shkurre

Një zjarr në Fushë- Krujë ka përfshirë 10 dynym sipërfaqe të mbuluara me pisha e shkurre.
Zjarri rrezikon tashmë një stallë bagëtish, disa banesa dhe një vreshë në fshatin Picrrage.

Ndërkohë kanë ndërhyrë zjarrfikëset që po tentojnë të evitojnë zjarrin nga drejtimi i banesave dhe stallës si dhe vreshtës me rrush.
BalkanWeb mëson se sipas ekspertëve zjarri i vënë në Picrragë të Fushë- Krujës është i qëllimshëm.

“Martin Camaj”, Autoriteti i Dosjeve tryezë përkujtimore me ish-Stasin për 95-vjetorin e shkrimtarit

Një tryezë përkujtimore për Martin Camajn do të mbahet këtë të premte, nga Autoriteti i Dosjeve.

Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, një sërë institucionesh shqiptare e të huaja, janë bërë së bashku për të përcjellë dimensionin e plotë të albanologut, ndërsa aktiviteti mbahet në Pallatin presidencial me praninë e një sërë studiuesish të njohur të veprës së tij letrare dhe dosjes së tij të përndjekjes nga Ish-Sigurimi i Shtetit.

Pas aktiviteteve për Sabiha Kasimatin, të pushkatuarit për bombën në Ambasadën Sovjetike, apo shkencëtarët nën regjimin komunist, me një rivlerësim edhe për vendet e kujtesës, Autoriteti, mban një tryezë për Camajn, pas një debati të gjerë mbi dosjen e tij. Tashmë, partner me të është edhe Ish-Stasi gjerman që do të mund të japë përgjigje mbi pikëpyetjet për Camajn.

Repishti, drejtoreshë e Mbështetjes Shkencore në Autortitetin e Dosjeve kërkon të vërë në dukje se dosjet e ish-sigurimit u përkasin mekanizmave shtypës, ç’ka duhet pasur parasysh në leximin e tyre.

Lëkundje tërmeti në Durrës, ja ku ishte epiqendra

Një lëkundje tërmeti është regjistruar sot në Durrës. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.15 të shkallës rihter, ndërsa epiqendër afër fshatit Hamallaj.

Siç raportojnë banorët e zonës për ‘BalkanWeb’ lëkundjet kanë qenë të forta.
Kujtojmë se vendi ynë përgjatë këtij viti është përballur me disa tërmete, ku më i fuqishmi ishte ai i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Ai shkaktoi 51 viktima si dhe qindra të plagosur e shkatërroi qindra banesa e biznese. bw

Meta vlerëson me ”Dekoratën e Flamurit Kombëtar” tre vëllezërit Frashëri

Presidenti Meta gjatë vizitës së tij në Frashër të Përmet ka vlerësuar me ”Dekoratën e Flamurit Kombëtar” 3 vëllezërit Frashëri Naimin, Abdylin dhe Samiun.

Meta thotë se fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk mori pjesë në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por ata punuan shumë për të si përfaqësuesit më të spikatur të Rilindjes Kombëtare.

Ai shtoi se s’ka provë më të qartë se vepra e tyre udhëheq Shqipërinë drejt integrimit europian. Kujtojmë se ”Dekorata e Flamurit Kombëtar” është vlerësimi më i lartë nga Presidenca. Disa ditë më parë Meta ia dha atë ish- Presidentit Rexhep Meidani.

NJOFTIMI NGA PRESIEDENCA

Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”vëllezërit e shquar të Rilindjes Kombëtare, Naim, Abdyl dhe Sami Frashëri: Aktualiteti i veprës së tyre na udhëheq drejt integrimit europian

21 gusht 2020

Frashër, Përmet

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z  Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë pune në Frashër të Përmetit, për të vlerësuar dhe  nderuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën në Republikën e Shqipërisë, tre atdhetarët e mëdhenj të kombit shqiptar, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e  Shqipërisë.

I shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, znj.Alma Hoxha, autoritetet vendore, përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare dhe forcave politike në vendin tonë, studiues, historianë, intelektualë dhe banorë të shumtë, Presidenti Meta fillimisht vendosi kurora me lule në bustet e tre vëllezërve Frashëri dhe u përul me nderim e respekt të thellë para jetës e veprës së tyre.

Më pas, Kreu i Shtetit vizitoi shtëpinë muze të vëllezërve Frashëri, monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore,ku ndodhen një sërë dokumentesh që pasqyrojnëhistorikun e zonës dhe veprimtarinë e ndritur të tre rilindasve të shquar.

Gjithashtu, Presidenti Meta vizitoi edhe Teqenë e Frashërit, një fortesë e nacionalizmit shqiptar, me shumë ndikim tek vëllezërit Frashëri , ku u prit nga Baba Hekuran Nikollari.

Nëceremoninë solemne të organizuar me këtë rast para busteve të tre vëllezërve Frashëri, Kreu i Shtetit i akordoi Abdyl Frashërit (pas vdekjes) “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin: “Si një ndër adhetarët më të shquar në luftën për shpëtimin e trojeve shqiptare, bashkimin e popullit dhe çlirimin kombëtar të shqiptarëve. Si ideolog i spikatur i Rilindjes Kombëtare, një ndër organizatorët kryesorë dhe përfaqësues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, burrë shteti me vizion, politikan, diplomat e personalitet me merita të jashtëzakonshme, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar”.

Ndërsa Naim Frashërit (pas vdekjes), Kreu i Shtetit i akordoi të njëjtën dekoratë, me motivacionin: “Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe të rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të luftës për Pavarësinë e  Shqipërisë. Si poeti kombëtar, mendimtari dhe atdhetari i shquar i Rilindjes Kombëtare. Misionari, mësuesi dhe krijuesi talentuar, i cili i këndoi me përkushtim dhe i bëri jehonë atdhedashurisë, historisë, gjuhës, kulturës, identitetit dhe lirisë së shqiptarit. Frymëzuesi i madh i krenarisë, dinjitetit dhe vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, si dhe orakulli i pashtershëm i lirisë së tyre”.

“Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, Presidenti Meta ja akordoi Sami Frashërit (pas vdekjes) me motivacionin:“Si ideologu i Rilindjes Kombëtare. Atdhetar, dijetar i madh enciklopedist, gjuhëtar, shkrimtar, publicist, përkthyes i shquar, nxitës i vlerave të dijes, shkollimit, emancipimit dhe kurajës qytetare të bashkatdhetarëve.

Si vigani i mendimit filozofik, që u ofroi shqiptarëve programin dhe modelin e shtetit të tyre perëndimor. Në vitet më të vështira të kombit ai ofroi vizionin perëndimor, si dhe strategjinë për Pavarësinë, shtetformimin dhe përparimin afatgjatë të Shqipërisë”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit u shpreh:

Është një lumturi e veçantë të jem sot me ju në Frashër, në këtë vend të shenjtë për kombin shqiptar, në djepin që përkundi me dije dhe atdhedashuri, Frashërllinjtë e mëdhenj, Abdyl, Naim e Sami, në vendlindjes së tyre që vezullon dritë kombëtare patriotike dhe qytetare në çdo kohë.

Kemi ardhur sot të përulemi përsëri përpara tyre, simboleve më të përkryera të Rilindjes tonë Kombëtare.

Rrallë mund të takosh në historinë  një kombi, tre vëllezër, që t’i kenë shërbyer të njëjtit ideal – çështjes së çlirimit kombëtar të Atdheut të tyre, jo vetëm nga zgjedha shekullore e huaj, por edhe nga prapambetja shoqërore, nga dogmatizmi ideologjik dhe nga vargonjtë që e pengonin të ecte drejt përparimit dhe qytetërimit europian.

Përulemi sot përpara Abdyl Frashërit – ideologut dhe veprimtarit politik, Naim Frashërit – poetit lirik dhe epik, Sami Frashërit – filozofit, ideologut të kulturës dhe vizionarit të së ardhmes.

Veprimtaria, shkrimet dhe pikëpamjet e tyre të mbledhura bashkërisht, zbulojnë dhe plotësojnë pothuajse të gjithë historinë e vërtetë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjerësinë dhe thellësinë e saj revolucionare, patriotike, demokratike dhe iluministe.

Secili prej tyre diti të shkrijë në fushën e vet të punës dhe të betejës dhe të tre sëbashku në një front të përbashkët, tri detyrat themelore që shtroheshin para vendit: shpëtimin e Atdheut nga copëtimi territorial, bashkimin e viseve shqiptare dhe lëvrimin e kulturës patriotike në shërbim të luftës së çlirimit kombëtar.

Të dashur miq,

Abdyl Frashëri hyri në skenën e historisë pikërisht kur Atdheu kishte nevojë më tepër se kurdoherë për mendje të ndritura patriotike dhe të guximshme.

Pjekuria intelektuale, trimëria dhe vendosmëria me të cilat ai qe i paisur, e vunë në vitin 1877 në krye të Komitetit Kombëtar të Janinës i cili mori përsipër mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.

Emri i Abdylit është i lidhur politikisht dhe organizativisht, sidomos me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si rrall ndonjë emër tjetër.

Si ideolog ai dha ndihmesën e vet në përpunimin e platformës politike, që e udhëhoqi Lidhjen në luftën kundër politikës shoviniste të fqinjëve, kundër mospërfilljes të Fuqive të Mëdha ndaj çështjes shqiptare dhe kundër qëndrimit reaksionar të Perandorisë Osmane.

Si organizator ai u shqua në punën e madhe që zhvilloi Lidhja e Prizrenit për bashkimin e mbarë popullit shqiptar në frontin e vetëm kombëtar.

Si aktivist Abdyli i ra me këmbë  tërthor Shqipërisë, më tepër se kushdo tjetër, tej e mbanë që nga Preveza deri në Mitrovicë, që nga Durrësi deri në Manastir.

Si diplomat, ai e përfaqësoi denjësisht lëvizjen shqiptare në arenën ndërkombëtare, mbrojti me dinjitet interesat e Atdheut përpara kancelarive të mëdha, parashtroi me kurajë në oborrin e sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë dhe me qartësi shtjelloi para opinionit botëror zgjidhjen optimale të krizës lindore, nga lëmshi ku e kishin ngërthyer çështjen shqiptare, Traktati i Shën Stefanit dhe Traktati i Berlinit.

Të dashur miq e të ftuar,

Naim Frashëri, vëllai i mesëm i Tre Pishtarëve të Rilindjes, zgjodhi Penën si armë për të shtrirë të gjithë luftën e tij patriotike, ndërsa Letërsia dhe Shkolla –  u bënë fusha e përditshme e betejës së tij.

Vargjet themelueseqë botoi më 1884 u bënë për dhjetëra vjet me radhë ushqim patriotik për mijëra e mijëra të mitur e të rritur – vargje të shkruara në Gjuhën Shqipe, që identifikon dhe përbashkon kombin shqiptar.

Nga pena e Naimit doli më 1886 “Bagëti dhe Bujqësia”, e para poemë letrare shqipe që ngjallte tek bashkatdhetarët e vet vërtetësinë e prejardhjes së tyre gjuhësore kombëtare dhe krenarinë nacionale.

Ai i dha më 1887 të parës shkollë kombëtare tekste mësimore shqipe. Naimi botoi shqip të parin tekst mbi historinë e Shqipërisë dhe të parën epope kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut.

Ai i ngriti hymn Atdheut dhe lirisë, gjuhës dhe shkollës, diturisë dhe përparimit. Ai pati për moto fjalët e thurrura në vargje:

“Se drita e diturisë – përpara do na shpjerë – përpara drejt lirisë”.

Për vjershat e tij të zjarrta patriotike dhe me gjuhën e tij të ëmbël u quajt “bilbili i gjuhës shqipe” dhe u njoh si “poeti kombëtar” i Rilindjes Shqiptare.

Të nderuar pjesëmarrës,

Në luftën kundër shtypjes shekullore osmane dhe obskurantizmit tradicional ottoman, Sami Frashëri zgjodhi dhe përdori me aftësi mjeshtërore, në rradhë të parë – fuqinë e mprehtë të Diturisë, pa e shkëputur atë nga trualli i politikës – duke qëndruar kështu si aliazh i veprës kombëtare të dy vëllezërve të tij më të rritur,

Megjithëse ai i dha botës kulturore turke nga 40 vepra shkencore, shoqërore dhe letrare, portretin historik të vërtetë të Samiut e vulosin në radhë të parë shkrimet e tij në shërbim të lëvizjes kombëtare dhe arsimit shqiptar .

Mbi të gjitha, më 1899 nxorri kryeveprën e tij – traktatin politik i botuar me titull “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”që  është konsideruar me të drejtë si manifesti programatik më revolucionar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe përcaktues për orientimin europian të vendit.

Fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk arriti të merrte pjesë në ditën e madhe të shpalljes të Pavarasisë së Shqipërisë.

Por siç e ka thënë me gojën e vet Abdyl Frashëri , se me veprimtarinë e tyre ata i ngjajnë punës së një bujku, i cili në vjeshtë hedh farën dhe frutet i gëzon më vonë në pranverë.

Nuk ka dyshim se Pavarësia, e cila u shpall më 28 nëntor 1912 në Vlorë, është frut i punës së plejadës së rilindësve shqiptarë, tre ndër më të shquarit kanë qenë pa dyshim Abdyli, Naimi dhe Sami Frashëri.

Nuk ka provë më bindëse, se sa aktualiteti i veprës së Abdylit, Naimit dhe Sami Frashërit në rrugën që kanë shqiptarët për të bërë drejt integrimit europian.

Lavdi për jetë Abdylit, Naimit e Sami Frashërit!

Rroftë Frashëri që i lindi dhe përkundi me dije e atdhedashuri dhe populli i Përmetit.

Rroftë Shqipëria!

I martuar në Angli dhe në pritje të një fëmije, flet bashkëshortja e 25-vjeçarit që u arrestua pas mbytjes së 17-vjeçares në Velipojë

Ditën e sotme u raportua se Indrit Bajraktari, 25-vjeçari i arrestuar pas mbytjes së 17-vjeçares në Velipojë, është i martuar me një vajzë me të cilën jeton sëbashku në Angli.

Madje mësohet se ajo është shtatzënë dhe pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Almudena Bajraktari ka komunikuar me Syri, duke thënë se që prej vitit 2019, çifti jetonte bashkë në Londër.

Ata kanë qenë të lidhur bashkë që prej janarit të vitit 2017, dhe janë martuar më 18 prill 2019, e që prej asaj kohe nuk kanë patur probleme.

E reja është shtatzënë, ndërsa i shoqi para largimit nga Anglia i kishte thënë se do të kthehej në Shqipëri për të takuar familjen.

Ajo është njohur më pas me ngjarjen përmes mediave, ku ka parë se Indriti ka përfunduar në pranga pasi kishte dalë xhiro në det me një vajzë të mitur, e cila humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020. Trupi i të miturës u gjet me shenja dhune në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu.

Indrit Bajraktari i cili ishte edhe drejtuesi i motorit u prangos nga policia.

Dinamika e ngjarjes sipas policisë është se dy të rinjtë kanë qenë duke lundruar me shpejtësi dhe e reja ka rrëshqitur në ujë e më pas ka humbur ndjenjat.

Bajraktari është frikësuar dhe është larguar nga vendngjarja.

Ndërsa policia gjeti në qafën e të miturës edhe çelësin e sigurisë së motorit të ujit.

E mitura ndodhej me pushime prej dy ditësh me familjen atje, ndërsa kishte mbushur 17 vjeç më 9 gusht.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës. dita

Misteri i vdekjes së 17- vjeçares në Velipojë, 25- vjeçari erdhi nga Anglia për ta takuar, xhiroja me motor në det mbetet ‘enigmë’

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së 19 gushtit. Shtetasja Enisa Doda, me origjinë nga Burreli por banuese në Bathore të Tiranës, kishte ardhur me familjen e saj për të bërë plazh në Velipojë, por ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 17-vjeçares është konstatuar nga një peshkatar rastësisht, rreth 800 metra larg bregut të detit, në zonën e Vilunit.

Peshkatari menjëherë ka njoftuar Policinë për trupin e pajetë ndërsa shërbimet e rendit i kanë kërkuar peshkatarit që të shohë nëse është ende gjallë dhe t’i jepet ndihma e parë, por në fakt vajza kishte humbur jetën. Burimet thanë se pas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes ka rezultuar se viktima para se të mbytej ndodhej në motoskaf bashkë me mikun e saj 25 vjeç.

NGJARJA

Dy të rinjtë që ndodheshin me motoskaf janë vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka ngjallur dyshime te pronarët e motoskafit, të cilët janë futur në ujë me mjete të tjera për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty kanë vërejtur se shtetasi Indrit Bajraktari nga fshati Kullaj i Njësisë Postribë në Shkodër po dilte nga uji me not ndërsa kishte lënë motoskafin në ujë dhe po ashtu edhe vajzën 17 vjeçe që kishte humbur jetën.

Pasi e kanë pyetur se ku ndodhet vajza, 25-vjeçari ka deklaruar për pronarët e motoskafit se e kishte nxjerrë në breg 17- vjeçaren dhe se e ka marrë xhaxhai i saj dhe ka tentuar që të largohet. Në atë moment pronarët e motoskafit duke dyshuar se diçka nuk shkon dhe e kanë mbajtur aty të riun nga Postriba duke mos e lënë që të largohet derisa ka ardhur Policia. Madje njëri prej tyre e ka goditur me grusht që të mos ikte, sepse kishte tentuar të largohej.

ARRESTIMI

Policia ka mbërritur me shpejtësi duke bërë arrestimin e 25-vjeçarit Indrit Bajraktari. Ky shtetas kishte ardhur nga Anglia për pushime në Velipojë.

I pyetur nga Policia për ngjarjen, Bajraktari ka deklaruar se vajza ka rrëshqitur nga motoskafi dhe se nuk mbante mend asgjë tjetër se çfarë ka ndodhur dhe se është larguar me not. 25- vjeçari ka qenë i paqartë në deklarimet e tij. Policia e ka arrestuar të riun ndërsa ka ngritur për të akuzat “shkaktim i vetëvrasjes”, “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Ajo që dyshohet nga ana e Policisë nga veprimet paraprake është se dy të rinjtë kanë qenë duke ecur me shpejtësi me motoskaf dhe për një moment 17-vjeçarja ka rrëshqitur duke rënë në ujë dhe duke humbur ndjenjat. Indrit Bajraktari, i frikësuar është larguar duke lënë aty 17- vjeçaren dhe motoskafin. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale çelësin e motoskafit që u gjet në qafën e 17-vjeçares që humbi jetën.

HETIMI

Ajo që dyshohet nga Policia është se vajzës mund t’ia ketë vendosur çelësin në qafë 25-vjeçari tashmë i arrestuar. Dy të rinjtë e kanë marrë motoskafin me qira në plazhin e Velipojës, të mërkurën rreth orës 14:00, ndërsa 25-vjeçari është konstatuar duke dalë drejt bregut rreth orës 16:30, pas dy orësh e gjysmë. Nga autopsia mjeko-ligjore e kryer në trupin e vajzës, janë konstatuar disa të nxira në trupin e saj, që mendohet se kanë ardhur nga përplasja në ujë.

Shtetasja Enisa Dodaj kishte ardhur me familjen këto dy ditë ndërsa edhe i riu ndodhej për pushime në Velipojë. Dy të rinjtë ishin njohur më përpara në rrjetet sociale dhe janë takuar në Velipojë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku humbi jetën Enisa Doda, e cila më 9 gusht të këtij viti ka mbushur 17 vjeç./panorama

Ekspertët: Sistemi ekonomik në Shqipëri është një sistem i rënë

Ilirian Agolli

Viti 2020 është për ekonominë e Shqipërisë një nga vitet më të vështirë të dekadave të fundit.

Studiues të njohur të ekonomisë pohojnë se gjysmën e parë të këtij viti ekonomia shqiptare u godit rëndë nga tërmeti dhe nga pandemia.

Pasojat e tyre iu shtuan krizës shumë-vjeçare, që ekonomia po përjeton prej disa vitesh nga keq-qeverisja, pohojnë ekspertët.

Studiuesit pohojnë se kriza e ekonomisë shqiptare u thelllua prej pandemisë dhe tërmetit, ndërsa masat e qeverisë me dy paketa të ndihmës rezultuan të paefektshme as në nivelin e detyrueshëm.

Profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, thotë se paketa e parë nuk i ndihmoi të papunët, kur duhej të ndihmonte firmat që të mos hiqnin punëtorët, paketa e dytë nuk i ndihmoi të varfërit, ndërsa garancia sovrane nuk i ndihmoi bizneset, dhe ky mekanizëm nuk funksionoi sepse edhe sistemi bankar nuk ishte i manovrueshëm për ta përdorur këtë mjet në dobi të kompanive.

“Ekonomia shqiptare u godit rëndë sivjet nga tërmeti, pandemia dhe nga kriza e keq-qeverisjes, e cila shkaktoi edhe një krizë politike. Treguesit e 6-mujorit të parë flasin për një rënie të konsiderueshme dhe sektorët kryesorë që u goditën nga kriza janë turizmi, bujqësia dhe fasoneria” – thotë zoti Malaj.

Ndërsa analisti Gjergj Buxhuku, i cili drejton organizatën Alb-Konfindustria, thotë se edhe para tërmetit ekonomia kishte mungesa strukturore, por viti 2020 është nga pikëpamja ekonomike një nga vitet më të vështirë në dekadat e fundit, siç dëshmojnë gjithë treguesit aktualë mbi ecurinë e biznesit dhe të ekonomisë.

“Nga analizat tona rezulton që sistemi ekonomik shqiptar prej disa vitesh ka treguar shenja dobësie të theksuara. Mund të themi se është një sistem ekonomik i rënë. Dhe imagjinoni që këtyre iu bashkangjitën edhe dy goditje shumë të forta si pasojat e ënda të tërmetit nëntor 2019 dhe pasojat e menaxhimit të Covidit” – thotë zoti Buxhuku.

Por çfarë do të ndodhë në 6-mujorin e dytë? Specialistët flasin mbi nevojën e një pakete të re ndihme për sezonin e vjeshtës, kur me mbylljen e sezonit turistik pritet një valë e re papunësie prej këtij sektori.

Profesor Malaj thekson se sektori i turizmit ka rënë me 70 për qind dhe pritet një rënie më e madhe në fund të sezonit, ndaj pritet të dalin të papunë shumë punonjës të turizmit dhe bizneseve të tjera që lidhen me të.

“Përvoja më e mirë perëndimore na mëson se miliardat nuk mund ta ndihmojnë ekonominë të shpëtojë nga kriza, nëse vendet nuk bëjnë reforma strukturore. Studiuesit këshillojnë që nëse paratë paketohen mirë dhe nëse prioritizohen mirë, ato bëhen efektive që në kohë krize. Kështu që, nuk duhet të fokusohemi thjesht te hedhja e miliardave në ekonomi, por duhet të fokusohemi tek refomat, që t’i nisim qysh në kohën e krizës për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për t’i dhënë një bazë më të sigurtë një rritje më të lartë ekonomike dhe një rritje me punësim” – tha zoti Malaj.

Në këtë periudhë tejet të vështirë e vetmja fushë ku mund të shpresonte sado pak ekonomia shqiptare është turizimi, pohojnë studiuesit, por realiteti po tregon se sivjet është një sezon turistik shumë problematik për arsye që nuk varen nga zhvillimet e brndshme por nga pasojat tregut global të turizmit.

Analisti Buxhuku thotë se në Shqipëri këto pasoja mbi turizmin janë të ndjeshme për peshën që ai zë në ekonomi, dhe lidhjet e tij me bujqësinë dhe tregtinë, ndërsa remitancat janë vetëm një element mbijetese, që nuk sjellin më zhvillim apo rritje.

“Analizat tregojnë që do të kemi një vit, i cili edhe sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, parashikohet një rënie bruto prej 6-9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar të vendit. Pra, kemi një vit të vështirë, i cili mbetet për t’u parë muajt në vazhdim si do të rrjedhë me pasojat dhe me ecurinë” – tha zoti Buxhuku.

Ekspertët mendojnë se ndihma ndaj biznesit duhet të jetë konkrete dhe garancia sovrane nuk mund të jetë mjeti i vetëm në mbështetje të tyre.

Bizneset po jetojnë me frikën se kriza mund të thellohet ndërsa qeveria ende ka mendësi penalizuese ndaj tyre, pohojnë studiuesit.

Prova mbi përmasat e krizës dhe dalja prej saj do të bëhet realisht në vitin 2021, por deri atëherë janë të nevojshme masa dhe reforma të ndërmjetme për ta rimarrë veten nga kriza e shumëfishtë.

Nuk i dhanë mjekimin e duhur, 36-vjeçarja përcillet në banesë e vdes. Procedim penal dy mjekëve në Shijak

SHIJAK

Një 36-vjeçare ka humbur jetën në Shijak, në rrethana ende të paqarta ndërsa policia ka proceduar penalisht dy mjekë me detyrë në Qendrën Shëndetësore të Shijakut.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

PD publikon dokumentin: Ardi Veliu guxoi të mashtrojë, Gjovalin Loka e mbi 500 ish-sigurimsa të tjerë punojnë në Polici!

Partia Demokratike deklaron se Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, duhet të ishte shkarkuar nga Vettingu, pasi ka fshehur të kaluarën si ish-sigurims nga formulari i vetëdeklarimit.

Në një konferencë për shtyp, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj publikoi një dokument, ku sipas tij, tregohet se kryepolici Ardi Veliu ka shkelur ligjin për të mbrojtur Lokën dhe mbi 500 sigurisma të tjerë në Policinë e Shtetit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Konfirmimi në detyrë i numrit 2 të Policisë operativit të Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Shkelja e rëndë e ligjit për të mbajtur dhe promovuar në Polici njerëzit e Sigurimit është tregues i shndërrimit të policisë në një organizatë në shërbim të partisë shtet dhe jo të qytetarëve.

Me mbajtjen në krye të policisë të Gjovalin Lokës kundër ligjit të vetingut, Policia e Shtetit i është dorëzuar pa kushte organit që mbajti nën terror vendin për 45 vjet. Mënyra armiqësore në sjelljen me qytetarët, metodat që përdor për të shtypur, dhunuar, rrahur, e nëpëkëmbur qytetarët janë tregues i zaptimit të Policisë nga ish sigurimsat.

Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej nga Policia, së paku për arsyen se ligji i vetingut në polici, shkruan e bardha mbi të zezë, në nenin 38 pika “g” se qenia “anëtar i ish-sigurimit të shtetit” përbën kusht skualifikues.

Një fakt i tillë është i dokumentuar zyrtarisht nga Autoriteti i Dosjeve.

Jo vetëm kaq! Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej edhe për faktin, se e fshehu një fakt të tillë në formularët e vetëdeklarimit. Neni 62 i ligjit të vetingut në polici përcakton, shprehimisht, se mospasqyrimi i të dhënave përbën në vetvete shkak për shkarkim nga detyra.

Për të mbrojtur një anëtar të Sigurimit të Shtetit, në shkelje të rëndë të ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliaj ka mashtruar publikisht duke shpërdoruar detyrën. Ne disponojmë dokumentat e plotë që e provojnë këtë mashtrim.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ka kërkuar informacion Ardi Veliut për të dhënat mbi anëtarët e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët janë ende në radhët e Policisë së Shtetit.

Ky është dokumenti, në të cilin Drejtori i Përgjithshem ka guxuar të mashtrojë dhe të mohojë me shkresë zyrtare ekzistencën e ish sigurimsave në Policinë e Shtetit, kur zëvendëzi i tij, Gjovalin Loka jo vetëm ka ka kryer Shkollën e Sigurimit, por edhe ka punuar operativ i Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste.

E vërteta është se ekspertët llogarisin se në këto 7 vjet e gjysëm, janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit.

Tallja me ligjin, kompromentimi kriminal i Policisë së Shtetit duke ringjallur jo vetëm në metoda, por edhe në personel njerëzor ish-Sigurimin e Shtetit është një këmbanë alarmi se projekti politik i Edi Ramës nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Kjo është një arsye më shumë përse shqiptarët, në rastin më të parë, do ta rrëzojnë me votë këtë regjim autokratik, duke i dhënë vetes një shans real për të zgjedhur një qeveri dhe kryeministër normal, që ka të parin interesin e qytetarëve. bw

Mbytja e vajzës në Velipojë, Mjekësia Ligjore: Në trupin e pajetë të 17- vjeçares ka shenja dhune

BalkanWeb mëson nga mjekësia ligjore se në trupin e pajetë të vajzës së mbytur në Velipojë, 17- vjeçares Enisa Doda ka shenja dhune.

Pak më parë u mësua na autopsia se në trupin e saj kishte të nxira por që mund të ishin shkaktuar nga përplasja në ujë.
Nuk dihet tashmë nga se janë shkaktuar shënjat e dhunës në trupin e Enisa Dodës, që në fillim u pretendua se u mbyt, teksa a ka qenë dhuna shkaku u vërtetë i vdekjes së saj ditën e djeshme në det teksa pushonte me familjen në Velipojë.

Ndërkohë është arrestuar edhe 25- vjeçari Indrit Bajraktari, me të cilin vajza ka qenë në motorin e ujit dhe më pas nuk ka dalë më nga deti. Ka disa versione për këtë ngjarje, por sipas atij zyrtar nga Policia, Bajraktari dhe Doda kanë qenë bashkë në një motor uji me qera. Kanë dalë për lundrim në orën 14:00 të 19 gushtit, teksa pas 2 orësh e gjysmë djali doli në breg pa motorin e ujit dhe la vajzën në det të mbytur.

Naser Sahiti, rektor i ri i Universitetit të Prishtinës

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftoi se me shumicë votash ka zgjedhur, profesor Naser Sahitin, rektor të ri të Universitetit.

Në një konferencë për media, kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, tha se profesor Sahiti ka marrë 7 vota të anëtarëve të Këshillit Drejtues ndërsa dy kandidatët tjerë, Faton Berisha 2 vota dhe Blerim Rexha asnjë votë.

“Nuk kemi pasur presione asnjëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues, megjithatë në bazë të prezantimit dhe intervistave, ky Këshill i ka dhënë besimin profesor Sahitit të udhëheq me Universitetin gjatë katër viteve të ardhshme”, ka thënë Bajra.

Bajra tha se dëshiron që kjo të jetë hera e fundit që rektori zgjedhet nga ana e Këshillit Drejtues, pasi siç tha, e konsideron të arsyeshme që ky proces të zhvillohet nga ana e njësive akademike.

Ndërsa rektori Sahiti iu tha gazetarëve se prioritetet e tij do të jenë ngritja e cilësisë në procesin e mësimdhënies, përmirësimi i cilësisë dhe ngritja e aktiviteteve në hulumtimet shkencore.

Profesor Naser Sahiti, ishte asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike kurse në vitin 2017 kaloi si profesor i rregullt.

Përveç si mësimdhënës në shkolla profesionale, Sahiti po ashtu ka pasur edhe bashkëpunime shkencore si ai i udhëheqjes së projekteve të ndërlidhura me transmetimin e nxehtësisë dhe masës, mbikëqyrja e studentëve në punimet e diplomave dhe të masterit, mbajtjen e ushtrimeve në fushën e rezistencave hidraulike dhe anamometrit me tel të nxehtë.

Vlen të ceket që në profilin e tij universitar të faqes së UP-së, ka të paraqitura edhe dy punime shkencore personale.

Shqipëria, vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në rajon dhe një ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, sipas një studimi më të fundit, është vërejtur një plakje me ritme të shpejta e popullsisë.

Studimi thekson se rritja e numrit të të moshuarve po ndodh njëkohësisht me emigrimin e familjeve të reja dhe normat e ulëta të lindshmërisë së popullatës në vend.

Shqipëria është vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në rajon dhe një ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë.

Raporti i përgatitur nga Shoqata “Together for Life” me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy ka në qendër të vëzhgimit normat e ulëta të lindshmërisë dhe tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë.

Sipas statistikave zyrtare, mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

Studimi parashikon që nëse institucionet shtetërore nuk reagojnë me politika nxitëse, deri në vitin 2050 mosha mesatare e popullatës në Shqipëri mund të shkojë deri në 50 vjeç, me një rritje popullsie – 0.88 %.

“Emigrimi masiv, sidomos i grupmoshës së re, dhe mospasja e politikave stimuluese, bën që shpejtësia e plakjes së popullsisë të jetë e konsiderueshme” – thotë Denisa Canameti, bashkautore e studimit.

Në Shqipëri po ndodh ndërkohë edhe një rënie e vazhdueshme e numrit të lindjeve: në vitin 2017 u kryen afro 31 mijë lindje, në vitin 2018 ishin afro 29 mijë lindje – dy mijë lindje më pak – dhe në vitin 2019 ishin afro 28 mijë e 500 lindje – 500 lindje më pak.

Në vitin 1990 u kryen mbi 82 mijë lindje, por në vitin 2019 ishin mbi 28 mijë e 500 lindje – pra ndodhën vetëm afro 1/3 e lindjeve që ishin 3 dekada më parë, ose një rënie e lindjeve me 2/3 në 30 vjet.

Numri mesatar i lindjeve nga nënat është 1.37, por ky indeks është nën normën 2.1 lindje për femër, në mënyrë që popullata të ripërtërihet.

Në vitet 60 kjo normë ishte mbi 6 dhe në vitet 90 ishte mbi 3, ndërsa sot është 1.37. Rënia e lindjeve është një pasojë shumë e rëndë sociale e skonomike për të ardhmen, pohojnë studiuesit.

Nga janari i vitit të kaluar qeveria jep për çdo lindje të re 400-1200 dollarë pagesë bonus.

Por pas 1 viti nga nisma e qeverisë për bonusin e bebeve, në statistikat zyrtare shihet një rënie tjetër e numrit të lindjeve edhe në vitin 2019.

Në tremujorin e tretë lindën 7403 bebe, pra një rënie prej 17.1 %, krahasuar me 2018.

Raporti citon ministrinë e shëndetësisë, sipas të cilës, nga mbi 37.180 të porsalindur që përfituan bonusin e bebes në 2019-n, mbi 10 mijë janë të lindur jashtë vendit.

Studiuesit propozojnë një ndërthurje mes politikave të ngadalësimit të emigracionit masiv të popullsisë së re në moshë, duke rritur cilësinë e sistemit arsimor dhe cilësinë e jetesës në vend, dhe ndihmës për çiftet e reja, mamatë shtatzana, kujdesin për rritjen e foshnjës para dhe pas lindjes.

Raporti propozon rishikimin dhe zbatimin e ligjit për shëndetin riprodhues sipas praktikave më të mira të Legjislacionit Europian, si dhe vënien në funksionim të Qendrës së Riprodhimit të Asistuar me metodat bashkëkohore diagnostikuese dhe trajtuese të infertilitetit, nëpërmjet Shërbimit Shëndetësor Publik, në Qendrën Terciare/Universitare.

Mosha e martesës në Shqipëri gjithashtu është rritur. Lindshmëria ka rënë për grupmoshat 20-24 vjeç dhe 25-29 vjeç. Në vitin 2018 mosha mesatare e nënave të reja në lindje ishte 28,6 vjeç, ndërsa në vitin 2014 ishte 27.7 vjeç.

Pra, edhe mosha mesatare e grave në lindje është rritur me gati një vit brenda një periudhe pesë-vjeçare.

Procesi i plakjes, pohojnë studiuesit, shoqërohet me rritjen e shpejtë të koeficientit të varësisë së të moshuarve nga rreth 20,5 të moshuar për 100 persona në moshë pune në vitin 2019, në rreth 35 të moshuar për çdo 100 persona në moshë pune në vazhdim.

Plakja e popullsisë po sjell pasoja në ekonomi, sepse duhet rritur kapaciteti i kujdesit shoqëror dhe shëndetësor për më shumë persona; shpenzimet për pensionet rriten, por ulet numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve shpqërore.

Sipas regjistrimit Census të vitit 2011, Shqipëria kishte 2.8 milionë banorë, kur në vitin 1990 kishte 3.3 milionë banorë.

Ka ardhur koha për një Census të ri, i cili bëhet çdo 10 vjet, por popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas parashikimeve statistikore, mund të jetë afro 2 milionë e 746 mijë banorë.

SHBA: Partia Demokratike, gati për hapje të Konventës Kombëtare

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara pritet të nisë Konventën Kombëtare, ndonëse pjesën më të madhe në versionin online, që do të kulmojë me nominimin zyrtar të Joe Bidenit si kandidat për të garuar kundër presidentit amerikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Konventa Kombëtare Demokratike, që zgjat katër ditë, ishte planifikuar të niste në Milluaki, Viskonsin, mirëpo pandemia me koronavirus ka shtyrë përpara planet për organizime online.

Fjalime nga Biden, e përzgjedhura e tij për pozitën e nënpresidentes, Kamala Harris dhe personalitete tjera të larta në mesin e demokratëve, pritet të transmetohen përgjatë këtyre ditëve.

Nata e parë do të nisë me fjalimet e senatorit Bernie Sanders dhe ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama.

Harris, 55-vjeçare pritet të bëjë histori si gruaje e parë aziatiko-amerikane që garon për pozitën e nën-presidentes amerikane.

Nominimi zyrtar i Bidenit pritet të bëhet më 20 gusht.

Biden, që ka qenë edhe ish-nënpresident amerikan, 77-vjeçar, do t’i drejtohet kombit nga shtëpia e tij në Delauer, për të folur rreth “vizionit të tij për të bashkuar Amerikën në rrugën jashtë kaosit dhe krizës së vazhdueshme”, ka thënë Partia Demokratike.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë Konventë janë edhe ish-presidentët, Barack Obama dhe Bill Clinton si dhe do të ketë edhe performanca të artistëve si Billie Eilish dhe John Legend.

Republikanët në anën tjetër do të organizojnë konventën e tyre më 24-27 gusht për ta nominuar Trumpin për një mandat të dytë. rel


Send this to a friend