VOAL

VOAL

Pakti i ujërave detare me Greqinë- Në Kuvend projekt-ligji që shpall zonën e Sarandës dhe gjithë bregut të jugut deri në gjirin e Korfuzit si “Gjire historike”

Është protokolluar në Kuvend drafti i ligjit që shpall ujërat që lagin zonën e Sarandës dhe bregut si “historike” dhe që ndikon fort në paktin e ujërave me Greqinë.

Drafti është paraqitur nga deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa, i cili e paraqiti një muaj më pas, por më pas e tërhiqi për ta ripunuar.

Sipas draftit, theksohet se ky ligj ka “për qëllim shpalljen e ujërave të detit të Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit dhe Palasës, Ujëra të Detit të ‘Gjireve Historike’ të Republikës së Shqipërisë dhe përfshirjes së tyre në Ujëra të Brendshëm”.

Ky përkufizim e vendos edhe pjesën e Gjirit të Korfuzit, si një pjesë që nuk lejohet që të bëhet pakt që cenon këtë pjesë, shkruan gazeta Shqip.

Në nenin 1 të draftit theksohet se “Ujërat e Brendshme të Republikës së Shqipërisë, janë ujërat e detit në drejtim të tokës, nga vija bazë nga ku fillon të matet gjerësia e Ujërave Territorial të Republikës së Shqipërisë, sipas nenit të 8 të Konventës së Detit të vitit 1982, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë në vitin 2003.

Drafti do të nisë menjëherë të diskutohet në komisione e më pas të dërgohet në seancë. Miratimi i këtij projekti shikohet nga Kostaq Papa si i rëndësishëm pasi “blindon” nga ana ligjore pjesën detare që pritet të jetë pjesë e negociatave me Greqinë.

Athina dhe Tirana kanë vendosur që ta zgjidhin këtë çështje në Gjykatën e Hagës ç’ka shkaktuar mjaft diskutime në politikën shqiptare.

Shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm, 5 shtete të BE kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane i parashikuar të mbahej në 10 nëntor, për shqyrtimin e kuadrit negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në 17 nëntor.

Në një lidhje live për ABC News, gazetarja Erisa Zyka është shprehur se hapja zyrtare e negociatave për Shqipërinë bëhet e pamundur, pasi 5 shtete anëtare të BE-së argumentojnë se Shqipëria nuk i ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Sipas Zykës, Holanda, Danimarka, Gjermania, Spanja dhe Franca, konsiderojnë si kusht reformën elektorale, e cila nuk është përmbushur. Po ashtu, dhënia e një vlerësimi pozitiv është e kufizuar nga mosplotësimin e dy parakushteve lidhur me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjin për Median.

Këto shtete, sipas gazetares, konsiderojnë se kanë një vlerësim më realist se Komisioni Europian për reformat kyçe në Shqipëri dhe, se për mbajtjen e konferencës e parë ndërqeveritare duhet të plotësohen të gjitha parakushtet.

Pikat që kërkojnë më tej të zbatohen 5 shtetet në fjalë:

-Respektimi i opinionit të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

-Garantimi i transparencës së financimit të partive politike, për të cilën ka vetëm një udhërrëfyes, por jo një plan zbatimi.

-Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Spanja janë dakord me Komisionin Evropian, se kushti për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është përmbushur. Por ato bëjnë dallimin për Gjykatën e Lartë, duke cilësuar se Gjykata e lartë me 3 nga 19 gjyqtarë nuk mund të konsiderohet si funksionale.

-Edhe pse mirëpritet ngritja e SPAK, vihet theksi tek mungesa e një gjurme provash për hetime, ndjekjeve penale dhe dënime të zyrtarëve të lartë.

-Vlerësohet se për BKH nuk ka asnjë tjetër emërim përveç drejtorit dhe se është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme, në mënyrë që kjo strukturë të jetë plotësisht funksionale.

-Mbështetet vlerësimin i Komisionit Evropian lidhur me ligjin për median ndërsa kërkohet përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

-Kërkohet vijimi i zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare.

-Vihet në pah po ashtu se numri i përgjithshëm i kërkesave të azilit, edhe pse është ulur mbetet i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare.

Romeo Gurakuqi: Falenderoj demokratët shkodranë se kam qënë më pak i kontestuari -Tagret e Komisionit të Përzgjedhjeve nuk kanë fuqi mbi votën !

Interviste plote e Romeo Gurakuqit per Gazeten Panorama me daten 25 tetor 2020

PYETJE: Si e gjykoni vendimin e Komisionit te Perzgjedhjes se deputeteve te PD?
ROMEO GURAKUQI: Duke qene se procedura e zhvilluar bazohet ne statutin e PD dhe udhezimet e kryetarit, kam verifikuar me kujdes aktet e ndermarra nga Komisioni dhe i kam ballafaquar me rregullat.
Dua te deklaroj se unë njoh vetem vendimin e kryetarit të PD- se dhe te Kryesise ne lidhje me proceduren e rikandidimit. Vendimarrja e fundit e komisionereve, ne qofte se ka ndodhur, me rezulton se eshte realizuar ne shkelje te plote te tagreve te dhena atyre nga udhezimet respektive. Kesisoj eshte nul. Ato kane marre nje vendim kur tagri u kishte perfunduar. Vleresimi perfundimtar i komisionereve mbyllet ne momentin kur kandidatet dergohen ne dege. Neni 25 i Udhëzimit e ka të përcaktuar qartë se faza e vlerësimit të kandidatëve është faza e dytë dhe jo faza e tretë; “Komisioni i Vlerësimit bën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve sipas metodologjisë së përcaktuar paraprakisht. Në përfundim të procesit të vlerësimit hartohen listat e kandidatëve të mundshëm, që do të përfshihen në provesin e konsultimit nga anëtarësia në secilen Degë”. Thënë në gjuhën shqipe: vendimarrja vlerësuese për kandidatët mbyllej këtu.

Me datë, 30 shtator 2020, në degën e PD Shkodër u zhvillua faza e tretë, ajo e konsultimit, e parashikuar nga Udhëzimi, në përfundim të së cilës, unë, kam rezultuar me vota më me pak kundër të anëtarësisë (ma pak se 3%), nga të gjithë kandidatët potencialë, që do të kalonin për shqyrtim në fazen e katërt (lexo nenin 18) në Kryesinë e PDSH.

Ne procedim të Udhëzimit nr. 60, në tagret mbetëse të Komisionit të Vlerësimit përfshihej zbatimi i detyruar i nenit 31., gjegjësisht, çertifikimi i listës finale të dalë nga konsultimi i anëtarësisë, d.m.th. rankimi mbi bazën e votës dhe dhënia e vlerësimit për kandidatët që kishin marr kontestime mbi 20% të votës së anëtarësisë. I gjithë ky procedim formal, do të duhej të realizohej mbi bazën e leximit të proces-verbaleve zgjedhore dorëzuar nga Komisionit, duke bashkëngjitur më pas vlerësimin e përgjithshëm të kandidatëve realizuar fazën e dytë, që konsiderohej i protokolluar në Protokollin e Selisë Qendrore të PDSH në Tiranë.
Çuditërisht, në vend të çertifikimit të rezultateve dhe marrjes së vendimit për kandidatët që nuk ishin aprovuar nga anëtarësia, Komisioni ndërhyn në faze të trete, ndërkohë që tagret ndërhyrëse u kishin përfunduar në fazë të dytë dhe Raporti për secilin kandidat duhej të ishte i protokolluar dhe i pandryshueshëm. Në vend të kesaj, anëtarët e Komisionit krijojnë një listë përjashtuese, “kandidatësh të shtyrë”!!!???

E përsëris: e drejta e komisionereve per te shqyrtuar kandidatet ka perfunduar diten qe emrat i kane shkuar anetaresise per konsultim ne Shkoder, me date, 30 shtator 2020.
Vendimarrja e fundit e anëtarëve komisionereve ështe realizuar në shkelje të plotë te tagreve të dhëna atyre nga Udhëzimi nr. 60. Ato kane marrë nje vendim kur tagri u kishte perfunduar. Vlerësimi përfundimtar i komisionerëve mbyllet në momentin kur kandidatët dërgohen në degë (neni 25). E drejta e komisionerëve për të shqyrtuar kandidatët ka përfunduar ditën që emrat i kanë shkuar anetarësisë për konsultim në Shkodër, me datë, 30 shtator 2020. Pika 32 e udhëzimit e përcakton krejt qartë këtë: “Kryesia e Partise përzgjedh kandidatet zyrtare te PD ne zgjedhje nga Lista e Kandidateve te konfirmuar nga anetaresia”.

Mirepo Komisioneret tane gabimisht i jane referuar nenit 31, duke bërë të paditurin, mbasi ajo pikë qartazi përdoret nga komisioni vetëm për ata kandidatë, të cilët janë konfirmuar fillimisht, por janë skualifikuar nga kontestimi i anetarësisë.

Mbi te gjitha, pretendimi se është bërë vlerësim bazuar në kritere, siç kam dëgjuar nga disa ligjerime të pa-autorizueme nga PD nga disa anëtarë të komisionit në media, rezulton i pavertetë, i paprotokolluar dhe shumë fyes në deklarimin diferencues Sipas deklarimeve të besueshme, komisionerët kanë realizuar vetëm votim të fshehtë mbi emra, pa pasur parasysh çertifikatat e pastërtisë së figurës, të pasurisë, CV – te, rezultatet e arritura në procesin e konsultimit në bazë, punën shumëvjeçare të deputetëve në Aulen parlamentare dhe në terren, në fazën e trete, ndërkohë që neni 25 e saktëson atë shumë qartë detyren e tyre.

Targetimi i deputeteve te Shkodres eshte i paragjykuar kulturalisht dhe i paramenduar, sipas opinionit tim personal. Arsyet e kesaj nderhyrjeje te targetuar jam duke i shqyrtuar me shume kujdes, per te kuptuar nderhyresin extra institucional.

Njohja e udhezimit dhe shkeljeve procedurale me imponon qe une te njoh tanime vetem vendimin qe i përket kryetarit të PD- se. Do ta respektoj 100% ate vendim kur te vije, duke qendruar ne linjen themelore te PD- se dhe anetaresise, qe ka vuajtur persekutimin e regjimit te Edi Rames, ka qene e angazhuar ne betejen per voten e lire, nuk ka qendruar ne poltronet e korrupsionit te kastes qe tallet me popullin ne ikje te frikshme nga skamja dhe pasiguria prej vitesh. Po ashtu me lejoni t’ju them se do te bej gjithshka ne fuqine time konsultative si deputet i zgjedhur, qe Shkodra te kete perfaqesine e vet me te mire, sikurse e kerkojne mijera shkodrane ketu dhe neper bote.

PYETJE: Pra ju njihni vetëm vendimin e kryetarit të PD dhe institucioneve zyrtare të PD?
ROMEO GURAKUQI: Une njoh vetëm vendimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha, dhe kryesise qe do te bazohet ne rankimin e realizuar nga votimi i bazes. Për mua ka rëndësi që kam qenë më i përkrahuri nga anëtarësia e PD në Shkodër dhe jam shumë i surprizuar dhe falënderues ndaj demokratëve shkodrane. Do vazhdoj të je, ne kryesimin e puneve ne Qarkun e Shkodres. Njelloj do te jem ne aksionin e PD edhe sikur une te mos jem kandidat per deputet per shkak te vendimarrjes sime, ose te drejtimit racional te Kryesise se PD.

Ka pasur nje keqinterpretim mbi tagret e komisionit. Duhet te sqaroj se ato tagre kane qene vetem konsultative dhe asnjehere vendimarrese. Ato tagre kane perfunduar per kete komision tanesisht me daten 10 tetor 2020. Unë kam marrë votëbesimin e antarësisë për të qenë në drejtues i grupit të deputetëve demokrat në Shkodrës me 30 shtator 2020. Asnjë lloj gjykimi nuk mund te realizoje komisioni kinse për staturën intelektuale, qytetare dhe per integritetin duke u nisur nga mendja e vet, pa prova zyrtare dhe pa autorizim te specializuar. Per te gjykuar mbi integritetin me se pari duhen marre certfikatat nga autoritetet dhe per kete ka nje radhe nga ku nis puna. Une jam certifikuar nga autoritetet shteterore per pastertine e figures ne muajin shtator 2017 para marrjes se mandatit te deputetit me kerkesen time dhe ky eshte nje fakt i njohur publikisht. Pyetja eshte: a munden te pa certifikuarit te shqyrtojne pastertine e figures te te certifikuarve?!

Pyetja më e detajuar është: sa ishin kompatibel për të qenë pjesë e strukturës verifikuese dhe shqyrtuese konform me kërkesat e Udhëzimit për Pastërtinë e Figurës, të gjitha ato anëtarë të Komisionit që janë te thirrur nga ligja për marrë çertifikatën respektive para autoriteteve zyrtare (Autoritetit për Informim) ?

Une sugjeroj qe dikush duhet te me kerkoje falje per fyerjet aluduese publike te bera, me dashje ose prej mungeses se maturise. Po ashtu kerkoj qe vendimi i ndermarre ne kundershtim me Udhezimin e kryetarit te anullohet, brenda kesaj jave, perndryshe do t’i drejtohem Komisionit te Apelimit per ta gjykuar.

PYETJE: Jeni takuar të premten me kryetarin e PD
ROMEO GURAKUQI: Po jam takuar. Kam raporte miqesore dhe institucionale me kryetarin e PD. Jam ende deputet per PD dhe elektoratin e djathte, deri në zgjedhjet e ardhshme dhe e kam edhe këtë akses ne cdo moment qe me nevojitet per te realizuar detyrat perfaqesuese, organizative dhe konsultuese deri me date, 25 prill 2021

Leter e hapur zonjes Vasilika Hysi…! Nga Përparim Kabo

E nderuar zonja Hysi, prindi Vasilik, profesoresha e respektuar, aktivistja e shquar e shoqerise civile, qytetaria korrekte, nena e perkushtuar, mike e mire dhe dialoguese, nen/kryetaria e Kuvendit te Shqiperise.
Po u drejtohem juve me kete leter te hapur. Sot eshte 1 nentor 2020. Vjeshta po del ngadale e ngadale dhe dimri po vjene. Gjendja ne vend eshte e renduar nga pandemia dhe ekonomia eshte e kapur ne nje situat aspak te mire. Njerezit ne Tirane, ne Durres, ne Shkoder, Korce, Pogradec, Elbasan, Vlore, Sarande apo gjetiu, kane dale te veshur si per te diele, nuk mungojne ikonat uronjese ne rrjetet sociale, apo drekat e bollshme dhe levizjet me makinat luksoze.
Pikerisht ne kete dite jane disa gra si Ju, jane disa nena si ju, jane disa qytetare me te drejtat e njeriut po si ju, jane ca bashkeshorte po aq te perkushtuara si edhe ju zonja Hysi, qe prej disa ditesh jane te ngujuara ne nje greve urie.
E nderuar zonja Vasilika Hysi ju kerkoj qe me personalitetin qe keni me kurajon civile dhe me devotshmerine tuaj organike, ti jepni fund kesaj situata.
Njerez qe kerkojne pagat e prapambetura? Cfare gjeje te paligjeshme ka ne kete mes?! Njerez qe kane fituar gjyqin me punedhenesin dhe ai su jep pagat. Une ju pyes juve ne kete raste si profesore e jurisprudences.
Ku duhet ta gjeje te drejten ky qytetar? Nese edhe vendimi i gjyaktes nuk zbatohet? Ju zonja Hysi dhe ju te gjitha grate deputete, ministre, ish deputete, apo ish ministre, punonjese te administrates se larte publike, ju zonja te pispillosura me modernitet te shoqerise civile qe u majmet me fonde dhe me to blete vila, vetura dhe udhetime ekzotike…a ka mundesi nje minute, nje te vetme te ndaloni ritualin tuaj dhe te pyesni veten.
Cfare do behet me grate e ngujuara.
A nuk kane te drejte ato te jetojne?
Po si? Pa paga , pa ushqime, pa drite elektrike dhe uje pa veshje dhe higjene? Te gjithe keta sherbimi paguhen dhe qe ti paguhesh duhen parate, dhe qe ti jesh i paisur me to duhet qe per punen qe ke bere te jesh i paguar.
Nuk mund te vijohet me me indiferentizmin e zotit Gramoz Ruci, sjellje qe nuk e prisja prej tij. I drejtohem me emer sepse ja njoh dinjitetin, por si deputet ne ate qarke dhe si kryetar i Kuvendit ai duhet te kishte ndikuar per zgjidhjen e ceshtjes.
Nuk besoj me ne lojen pa rregulla te zotit Edi Rama i cili ne fillim tha:… se keni me mua e keni me privatin e me tej nga faqia e tij on -line u tha grave ballshiote,… dilni nga greva dhe ejani te bisedojme.
I kujtoj zonjes Rama si grua dhe si nene, por dhe si aktiviste e shoqerise civile, te zbatoje edhe ne kete rast ate qe ka thene nje here, kur foli per pronen e saj…Jane pare gjaku !
Zonja Linda Rama dhe ato gra pare gjaku i kane. Ndaj te gjithe bashke ju socialistet shqiptare; nese jeni ne pushtet per te administruar sovranitetet e deleguara mbroni qytetarin, te drejtat e njeriut, te drejten e pare, ate te jetes.
Jane ne rrezik jo vetem jetet e atyre grave por edhe te familjeve te tyre.
A mendoni per femijet e tyre, si zgjohen, si flene, si ushqehen, si vishen, si shkollohen, si enderrojne?
Nese nuk e mendoni kete gje ju ka zene syte hedonizmi juaj qe duket ne menyren si jetoni dhe si e shijoni luksin tuaj.
E nderuar Zonja Hysi…nese do te hysh ne histori bej nje gjest…
Shkoi Kryeministrit ne zyre ose thire ne zyre, ose neser ne seancen Plenare ne Kuvend; dilni ne foltore para deputeteve dhe popullit dhe kerkoji… Zotit Edi Rama, zgjidh ceshtjen e naftetareve, jepu buken e gojes te drejten legjitime, ndryshe ja ku eshte mandati im, ky parlament dhe kjo shumice skane lidhje me idealet mia qe i solla nga shoqeria civile si nje aktiviste e nderuar dhe shume e respektuar.
Zonja Hysi , populli eshte gjunjezuar me varferi, eshte neperkembur me varferi, eshte shperfillur me varferi sa kohe qe pasurine kombetare ua dhate privatit, pronen publike e mori privati dhe pronen private te individit e mori informali qe u legalizua nga ju ne nje jerm populist…
Po ju shkruaj hapur si kolege ne jeten univesitare…
Une fola dhe shpetova shpirtin tim si edhe shkruanin latinet…
Eshte rradha juaj qe te tregoni se jeni nga ana e popullit dhe jo nga ana e heshtjes…
Me respekt dhe besim
1 nentor 2020 Perparim kabo

Lezhë: Vendoset lëndë shpërthyese në banesën e gazetarit Elidon Ndreka

Një sasi lënde shpërthyese është vendosur rreth orës 01;00 të mëngjesin të së premtes në portën e jashtme të banesës së gazetarit Elidon Ndreka në fshatin Balldre të Lezhës.

Nga shpërthimi nuk ka patur të lëduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit, gazetari Ndreka gjendej në banesë bashkë me prindërit, gruan dhe dy fëmijët e tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke konfirmuar se “në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, por pa dhënë detaje të mëtejshme rreth ngjarjes.

Gazetari Elidon Ndreka prej dy vitesh mbulon Qarkun e Lezhës për TV News 24, por ai ka një përvojë 15 vjeçare në fushën e gazetarisë televizive.

I pyetur nga “Zëri i Amerikës”, gazetari Ndreka tha se nuk ka dijeni rreth autorit apo autorëve të shpërthimit, por ka dyshime se vendosja e lëndës shpërthyese në portën e banesës së tij lidhet me profesionin si gazetar.

Policia vendore ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarjes dhe pistat e hetimit.

Në Shqipëri, rreth dy vite më parë u sulmua me bresheri kallashnikovi banesa e prindërve të gazetares se kronikës, Klodiana Lala, ndërsa kërcënimet verbale ndaj gazetarëve janë të shpeshta.

Topalli rikthehet në politikë me Lëvizjen për Ndryshim

Në Shqipëri, ish kryetarja e Parlamentit dhe një prej ish figurave qëndrore të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ju rikthye jetës politike aktive duke prezantuar të mërkurën në mbrëmje forcën e re Lëvizja për Ndryshim. Një kundërshtare e hapur, që në momentet e para, e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha, dhe e lënë më pas jashtë listave për deputetë, së bashku me disa ish figura të tjera demokrate, zonja Topalli, gjatë viteve të fundit është shfaqur vetëm përmes deklaratave apo qëndrimeve personale ndaj zhvillimeve të ndryshme politike. Ndërsa mbrëmë përballë mbështetësish të saj, kryesisht të rinj dhe njerëz të paangazhuar më parë në politikë “e qartë se kemi përpara një punë të papërfunduar të nisur dekada më parë.. e vendosur për të mos qëndruar anash, për të mos heshtur, për të mos patur frikë jam sot bashkë me këta të rinj për t’i mbështetur në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri”.

Zonja Topalli bëri të qartë se ka vendosur të hyjë në një betejë me forcat kryesore politike në vene, majtas e djathtas. “Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, një Shqipëri të Metës e një Shqipëri të Lulit. Shqipëria është vetëm e shqiptarëve. Dhe këta të fundit nuk mund të dorëzohen. Ata duhet ta rifitojnë atdheun e tyre”, theksoi ajo në prezantimin e nismës së re politike, duke shtuar se “këta të tre veprojnë sikur Shqipëria është prona e tyre, ekonomia e vendit është ndërmarrja e tyre dhe shqiptarët rrogtarët e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bejë biznes me ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë, kush duhet të jetojë e punojë në Shqipëri dhe kush duhet të iki! Praktikisht vendi është pa alternativë”.

Zonja Topalli tha se vendi ndodhet përpara vështirësive të mëdha “ku nuk ka as qeveri as opozitë të besueshme; ku qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi sepse nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të lartë; ku Gjykata administrative është afër kolapsit dhe ata të shkallës së parë kanë degraduar…Por mos të pretendojmë se gjërat ndryshojnë nëse vazhdojmë t’i bëjmë në të njejtën mënyrë”, deklaroi ajo duke saktësuar se “unë nuk kam as para as vende pune për të ofruar. Ju ofroj vetëm sfidë! Nuk kam asnjë pushtet. Kam përvojën e nevojshme, vullnetin e palëkundur dhe besimin e patundur për të kontribuar që ky vend të bëhet. Kam frikë se nesër do jetë vonë. Koha është tani”.

Forca e re politike e zonjës Topalli, pason të paktën tre të tjera të lindura nga përplasjet në Partinë Demokratike. Pranverën e vitit të shkuar ishte ish nënkryetari demokrat që së bashku me disa ish anëtare dhe të forumeve drejtuese të PD që themeloi Bindjen Demokratike. Javët e fundit dhe dy deputetët Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, të cilët nuk ju bindën vendimit të opozitës për të braktisur parlamentit, kanë njftuar për krijimin e partive të reja. Të katër këta emra ishin të mërkurën në faqen e parë të gazetës Rilindja Demokratike, organi zyrtar të PD-së, të cilësuar si “kukullat e Ramës”.

Zonja Topalli pati një përgjigje: “Praktikisht fushata ka nisur , por më shumë se kundra qeverisë është kundra lëvizjes që ende nuk ka lindur. Dhe më shumë se fushatë, është histeri nga paniku”.

zëri i amerikës

Ministrja Kushi: Po bëhet gati mësimi online

E ftuar virtualisht në Komisionin e Edukimit në seancën e parë dëgjimore si ministre e arsimit, Evis Kushi deklaroi se me përkeqësimin e situatës së koronavirusit është gati skenari i mësimit në distancë dhe mësuesit po përgatiten për këtë metodë.

Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Jane 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxenesve me platformën akademia .al

Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.

Pse nuk bëhet testimi i të gjithë stafit pedagogjik ishte në fokus edhe të këtij diskutimi. I mësuesve pse nuk është bere?

Strategjia e tamponimit është sipas kontakteve te afërta. Depistimi masiv nuk është e duhura . Kur identifikohen nxenesit izolohen një grup i afërt kontaktesh jo e gjithë klasa kështu janë udhëzimet.

Konfiskohen 352 makina të vjedhura në 22 shtete të Evropës

Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teksa kanë qenë në rrugë për destinacionin e tyre final, si rezultat i një operacioni të mbështetur nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL).

Në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.

Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, është thënë se janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave.

Operacioni i kërkimit, që është udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Kufij (FRONTEX), është fokusuar në kontrollet nëpër pikëkalime kufitare dhe aktivitete tjera tokësore në 17 vende të Bashkimit Evropian dhe pesë shtete të rajonit të Ballkanit.

Vendet e përfshira në këtë operacion kanë qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

“Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, është thënë në një komunikatë për media të EUROPOL-it.

Aty është thënë edhe se aktivitetet e fokusuara në kontrollet e veturave dhe anijeve, kanë rezultuar edhe në kapjen e 2,965 migrantëve ilegalë në rrugë drejt BE-së, përmes rrugëve tokësore dhe ajrore.

Si pasojë, 17 persona që kanë shërbyer si ndërmjetësues të kontrabandimit të emigrantëve janë lokalizuar dhe janë arrestuar.

“Destinacioni i fundit i emigrantëve kanë qenë Gjermania apo Italia. Ndërmjetësuesit kanë transportuar emigrantët përmes rrugëve tokësore, mirëpo edhe përmes anijeve të vogla në Detin Adritatik”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Meta i drejtohet Komisionit të Venecias për ndryshimet në kodin zgjedhor

Tiranë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat foli mbi vendimin e tij për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ndryshimeve ligjore në kodin zgjedhor, si dhe për kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias mbi këtë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, presidenti Meta tha se kthimin e ndryshimeve në kod e bëri për të shmangur sipas tij një krizë zgjedhore. “Presidenti pas paraqitjes së një kërkese zyrtare të opozitës së bashkuar dhe në funksion të shmangies së një krize zgjedhore në Shqipëri ju drejtua Komisionit të Venecia me një kërkesë për të dhënë një opinion urgjent”, tha Meta.

Meta theksoi se Komisionit të Venecias iu drejtua për të marrë përgjigje për disa pyetje, sipas tij, nëse mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate mes konkurrentëve pasi të ketë filluar procesi zgjedhor dhe gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Sipas tij, një tjetër çështje ku kërkohet opinioni i Komisionit të Venecias është nëse rregullat ndryshohen shumë afër datës së zgjedhjeve “në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet” dhe nëse ndikojnë këto ndryshime në parimet e qëndrueshmërisë, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta.

Kujtojmë se më 23 tetor Presidenca e Shqipërisë konfirmoi se Meta ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve ligjore në kodin zgjedhor që u miratuan në seancë parlamentare në fillim të muajit tetor, me argumentin se “këto ndërhyrje janë të njëanshme dhe janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe parimet themelore demokratike të mbrojtura prej saj.”

Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë që i miratuan më 5 tetor të këtij viti, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill të vitit 2021, do të aplikohet sistemi i votimit me lista të hapura, ku votuesve u jepet mundësia të zgjedhin partinë dhe kandidatin për deputet.

Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për mediat sot tha se Kuvendi do të kalojë përsëri ndryshimet në kod pa asnjë ndryshim.

“Sa me shpejt kur caktohet seanca e votimit, pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do të votojmë kodin siç është votuar nga Parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të vëri në dyshim vullnetin e Parlamentit për asnjë arsye, aq më pak Ilir Meta”, theksoi Rama.

Duke folur për grevën e naftëtarëve, presidenti Meta tha se duhet dialog sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme dhe të arsyeshme, “pa u përshkallëzuar kjo situatë dhe pasojat për shëndetin e tyre”.

“Është shumë e rëndësishme që të bëhet çdo përpjekje me mirëbesim dhe të jepen garancitë e duhura për këtë çështje të rënë sociale dhe humanitare para se mund të kemi pasoja me shëndetin e tyre”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit në Shqipëri kanë nisur grevë urie prej disa javësh për të kërkuar pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.

I pyetur në lidhje me dakordimin mes Shqipërisë dhe Greqisë për dërgimin e çështjes së kufizimit të zonave detare në gjykatë ndërkombëtare, Meta tha: “Sjellja ime për këtë çështje do të jetë gjithmonë shtetërore dhe kushtetuese, larg lojërave politike për spostim të vëmendjes apo për krijim tensionesh artificiale. Marrëdhëniet e mia janë të mirëdokumetuara me qeverinë dhe institucionet tona. Unë pres në respekt të atij bashkëpunimi të përgjegjshëm që kam treguar përgjatë gjithë kësaj periudhe të kem të njëjtin reagim dhe të njëjtin bashkëpunim”.

U nda nga jeta Ibrahim Kadri Malaj, studiues i shquar i historisë dhe traditave kuturore tropojane

VOAL – Sot u nda nga jeta studiuesi i shquar i historisë dhe traditave kulturore tropojane Ibrahim Kadri Malaj.
Ibrahim Kadri Malaj lindi në vitin 1929 në fshatin Tplâ të Tropojës. Kreu shkollën fillore në fshatin e lindjes. Ishte pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare. Kreu studimet për agronom dhe shërbeu në detyra të ndryshme shtetërore të Tropojës, kryesisht në sektorin e bujqësisë, ku ishte ndër kuadrot më të suksesshëm të rrethit, derisa doli në pension më 1991.
Pas daljes në pension, u muar me hartimin dhe botimin e shumë librave për historinë dhe traditat e kulturës në Malësinë e Gjakovës (Tropojë).
Iu shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve dhe të afërmve të Ibrahim Kadri Malajt.

“Pse Batoni mund ta marrë me procedurë të posaçme dhe Kim Mehmeti jo?”, Meta përgjigjet me ironi për nënshtetësinë

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka quajtur shpifje të sponsorizuara akuzat për dhënien e shtetësisë dhjetëra shtetasve, ndër të cilët emra të njohur. Kreu i Shtetit tha se ka pasur dy procedura dhe se shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës. “Pse Baton Haxhiu e ka marrë me procedurë të përshpejtuar dhe Kim Mehmeti nuk mundet”, pyeti Meta.

Ai solli dhe shembuj të tjerë si ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini që pa procedurën e posaçme nuk mund ta kishte marrë dot nënshtetësinë dhe jo më të bëhej ministre.

Presidenti kujtoi dhe fikjen e radarëve apo avionët e drogës.
“Të gjitha shpifjet që sponsorizohen nga…se s’dua të përmend fjalën rilindje sepse jemi në Korçë…Të gjitha këto janë shpifje për arsye se Kushtetuta e të qartë që shtetësinë e jep vetëm Presidenti i Republikës. Ka pasur dy procedura që ta dinë të gjithë qytetarët, që sipas tyre është normale që kolegu juaj gazetar, Batoni e ka marrë me procedurë të posaçme nënshtetësinë por është anormale që Kim Mehmeti ta marrë me procedurë të posaçme. Pse? Sepse Kim Mehmeti mbron dhe Shqipërinë dhe kufijtë e Kosovës.
Zonja Besa Shahini që ka qenë ministre për dy vite nuk do të kishte marrë dot nënshtetësinë shqiptare dhe jo më të ishte bërë ministre. Si ky rast ka dhe shumë të tjera ku qeveria ka kërkuar procedurë të posaçme për shumë qytetarë të ndryshëm. Këta shqetësohen, më vjen keq që e përmend se pse e ka marrë me procedurë të posaçme, bashkëshortja e Ylli Pangos, që jeton me të prej 8 vitesh. Ajo duhet ta kishte marrë prej 3 vitesh. Kam pyetur Shërbimin Informativ të Shtetit, dhe nuk përbën rrezik për terrorizëm. Ndërkohë, që fikjet e radarëve se cenojnë sigurinë kombëtare. Avionët që bëjnë ato punët e tjera….”, tha Meta.

Deti në Hagë? Meta: Kryeministri nuk është konsultuar me mua, nuk e ka marrë vesh akoma kush është President

KORÇË

Nga Korca ku komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, Presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi edhe dakordësine e arritur me shtetin grek, për të dërguar në Hagë, çështjen e detit. Meta tha se Rama nuk është konsultuar me Presidentin e Republikës, për këtë cështje dhe se më shumë mbi të është informuar nga mediat greke.

“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë nga të cilët marrim më shumë informacion. Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president i Shqipërisë është një dhe vetëm një, që është Ilir Meta”, tha Presidenti.

Shqipëri: Shqetësim largimi i fëmijëve dhe të rinjve si azilkërkues në BE

Në Shqipëri vijon të mbetet shqetësim fenomeni i azilkërkuesve në vendet e BE. Studiuesit shqiptarë, duke iu referuar të dhënave të Eurostatit, shohin me alarm largimin e të rinjve dhe të miturve. Analistët rendisin si shkaqe kushtet ekonomike dhe mungesën e së ardhmes për fëmijët. Autoritetet zyrtare thonë se e kanë të pamundur të ndalojnë largimin e fëmijëve të mitur pasi ata shoqërohen nga prindërit, ndërsa thonë se për të rinjtë kanë miratuar disa politika të reja punësimi. E megjithatë ata pranojnë se Shqipëria ende nuk i ka potencialet e pagesave si vendet e BE.

Kërkesat për azil kulmuan me 70 mijë në vitin 2015, ndërsa më pas vazhduan të ruajnë një mesatare prej 25 mijë kërkesash në vit. Studiuesit vënë re bazuar në të dhënat e publikuara nga Eurostat, se në vitin 2019, pati një rritje të lehtë me 5% të kërkesave për azil. Ajo që përbën sot shqetësim për ta, lidhet me grupmoshën e azilkërkuesve, ku dominojnë të rinjtë nën 34 vjeç me 78% të totalit të kërkesave dhe minorenët nën 14 vjec me 22% ose afro 6 mijë.

“Në 10 vitet e fundit sipas të dhënave të Eurostat të përpunuara sipas grupmoshave janë larguar si azilkërkues rreth 57 mijë fëmijë nën 14 vjec. Shifër e frikshme. Është gati e pabesueshme, se si prindërit janë kaq të dëshpëruar sa jani gati të nisin fëmijët vetëm rrugëve të Europës”- shprehet për Zërin e Amerikës Ornela Liperi, Kryeredaktore e Revistës “Monitor”.

Autoritetet thonë se e kanë të pamundur të parandalojnë largimin e fëmijëve sepse ata shoqërohen nga prindërit apo të afërm të tjerë dhe s’mund të pikasen nga punonjësit gjatë kalimit të kufirit. Përgjegjësia penale ndaj prindërve sipas zyrtarëve nuk është aplikuar, sepse fëmijët nuk janë shpallur me vendim gjykate të braktisur dhe se sipas ligjit ata konsiderohen të shoqëruar nga prindërit. Sipas agjensisë shtetërore të mbrojtjes së fëmijëve për 2019-ën janë rivlerësuar 111 raste dhe janë riatdhesuar 77 fëmijë, të cilët janë dorëzuar në familje. Arsyet që deklarojnë fëmijët kur kërkojnë azil kryesisht janë ekonomike, ndërkohë për autoritetet shqetësim mbetet siguria e tyre.

“Fëmijët nuk janë ndjerë mirë kur kanë ikur. Është rrezikshmëria shumë e lartë. Mund të rekrutohen nga grupe kriminale. Është e vështirë për ta dhe kur rikthehen, sepse u duket se kanë humbur shpresën. Nga të dhënat kemi fëmijë adoleshentë që janë rikthyer dhe kanë probleme të mëdha të shëndetit mendor. Mund të jenë dhe abuzues të substancave narkotike. Janë shumë probleme komplekse me të cilat fëmijët emigrantë përballen atje”- thotë për Zërin e Amerikës Alma Tandili, Drejtoreshë e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Drejtori ekzekutiv i qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri Altin Hazizaj se prej vitesh në Shqipëri kujdesi ndaj fëmijëve mungon. Ai e konsideron të papranueshëm realitetin e fëmijëve azilkërkues.

“ Është më shumë një sinjal alarmi për qeverinë shqiptare. Është një sinjal alarmi për të gjithë kryetarët e bashkive, sepse janë këta përsona përgjegjës se pse sot fëmijët shqiptarë duan të largohen nga vendi i tyre, pse sot fëmijët shqiptarë nuk shohin asnjë të ardhme të mirë jetese në shtetin e tyre”- thotë për Zërin e Amerikës Altin Hazizaj, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

Një prej shqetësimeve kryesore për analistët mbetet dhe shifra e lartë e të rinjve azilkërkues. 78% e 25 mijë azilkërkuesve për vitin 2019 janë nën moshën 34 vjeç. Viktor Tafa aktualisht azilkërkues në Francë, thotë së ishin arsyet e forta ekonomike që e detyruan të largohet.

“Kam bërë lloj lloj punësh në Shqipëri. Nuk mbaj mend sa punë kam bërë, po më të ardhura shumë të pakta. Siç dihet pagat në Shqipëri janë të ulëta. Çfarë mund të bësh me 10 mijë apo 7 mijë lekë të vjetra në ditë që merrja. A mbahet familja me tre vetë, në një shtëpi me qera më këto pagesa. Si mund t’ja dilja unë. Si mund të mbaja familjen”- shprehet për Zërin e Amerikës Viktor Tafa, azilkërkues në Francë.

Studiuesja Nevila Xhindi mbështetet në disa të dhëna të BB kur thotë se 30% e shqiptarëve jetojnë në nivelin e varfërisë dhe se 50% e kësaj kategorie jeton në varfëri ekstreme. Shqetësim për të mbetet largimi nga vendi i të rinjve që përballen me pamundësinë e punësimit.

“61% thotë Banka Botërore e moshës 22 deri 29 vjeç janë larguar. Vendit i është larguar energjia, i është larguar mendja. I është larguar ekonomisë shqiptare konsumatori. Të mos harrojmë që të rinjtë janë konsumatorët më të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare. Janë larguar ata që do japin taksa. Ajo që e ndjen më fuqishëm është jo vetëm familja shqiptare, pra në terma demografikë sigurisht largimi i të rinjve e dëmton popullsinë e ardhshme të këtij vendi. Por në terma ekonomikë është dërrmuese”- shprehet për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, studiuese, Pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Autoritetet e pranojnë se Shqipëria nuk i ka potencialet e pagesave si vendet e BE, dhe shtojnë se janë hartuar disa politika punësimi për të rinjtë, sic janë paketat e nxitjes për bizneset që punësojnë të

sapodiplomuar, programe vetëpunësimi për që rinj që kanë ide novatore, apo dhe rritja e shërbimeve të ndërmjetësimit në zyrat e punës. Sipas Instat punësimi për grupmoshën 15-34 vjec është rritur afërsisht në 5 vite nga 38 në 50%. E megjithatë trendin në rritje të largimit të të rinjve nga vendi zyrtarët e shohin se pjesë lëvizjes së lirë.

“Ne besojmë dhe shohim që në të gjitha modelet e vendeve të Europës lëvizja e lirë e tregut është si të thuash në thelb të Europës së bashkuar. Pra nuk mund të themi se është gabim lëvizja. Ajo që ne duhet të bëjmë është përgatitja e të rinjve mirë, shkollat profesionale të kualifikuara, edukim cilësor, trajnime të mira, përgatitje për tregun e punës me të gjitha aftësitë që kërkon tregu sot, me qëllim që çdo individ që është i pajisur me këto aftësi mund të gjejë veten dhe në tregun kombëtar dhe në atë ndërkombëtar dhe mund të marrë atë pagesë që ai do donte të merrte”- tha për Zërin e Amerikës Elira Demiraj, Agjensia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim.

Analistët mendojnë se politikat e keqeversjes ndër vite e kanë e zbehur rolin e meritokracisë, dhe kanë forcuar punësimet partiake. Programet në shkolla në raport me tregun e punës mbeten ende të pabalancuara. Dhe për një vend si Shqipëria ku shifrat e rritjes ekonomike janë të ulëta, dhe borxhi publik i lartë, punësimi i të rinjve do të vazhdojë të mbetet një nga hallkat më të dobëta ndërkohë që kjo situatë rëndohet edhe më shumë nga kriza që po shkakton Pandemia e Kovid 19.

Princ Leka Zogu II: Geraldina II erdhi në jetë në 18 vjetorin e ikjes së Mbretëreshës së Parë shqiptare

Princ Leka Zogu II reagon për herë të parë pas lajmeve për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë.

Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare.

Princ Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen e vajzës, duke u shprehur se si ajo ashtu edhe e ëma, Elia Zaharia gëzojnë të dyja shëndet të plotë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër të vogëlushes Princesha Geraldine

Njoftim Zyrtar
Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.
Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.
Official Announcement
The Albanian Royal Family is delighted to announce the birth of Her Royal Highness Princess Geraldine, who was born to Their Royal Highnesses Crown Prince Leka of the Albanians and Crown Princess Elia, Thursday the 22nd of October.
Crown Princess Elia was safely delivered at 09:30, the “Queen Geraldine Maternity Hospital” in Tirana.
Her Royal Highness and her child are both doing well.
Falenderojme ekipin mjeksor:
MJEKET:
Dr.Merita Alushani – Operatore
Dr.Maksim Gjoni – Asistenti I pare
Dr.Gerta Semini – Asistenti I dyte
Dr.Zef Delia – Anestezist
Dr.Lorenc Buzo – Anestezist
Dr. Shahe Berisha – Neonatologe
MAMITË
Dhurata Boka
Rudina Tafaj
Rabije Allaraj
Majlinda Pasha
Mimoza Vogli
Aferdita Dizdari

Meta në “Mëngjesin e Lutjeve” të Jeruzalemit: Krenar për kombin shqiptar që mikpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit Reuven Rivlin, nëpërmjet një video-konference.

Në këtë takim të rëndësishëm, mori pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, si edhe shumë përfaqësues të lartë shtetërorë e personalitete politike nga vende të ndryshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta, duke ju bashkuar lutjeve për paqe jo vetëm për Jeruzalemin, por për mbarë botën, theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët ndihen shumë krenarë për harmoninë ndërfetare unike, si model frymëzues për të gjitha vendet.

Kreu i Shtetit, pasi vlerësoi marrëdhëniet miqësore me Izraelin, vuri në dukje krenarinë e kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre.

FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT META
Shalom (Paqe) nga Tirana, nga Shqipëria!
Të dashur miq të Kneset-it (Parlamentit izraelit) nga Jeruzalemi dhe nga mbarë bota gjithashtu!

Dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet e mia më të ngrohta, si dhe gjithashtu ato në emër të popullit shqiptar!
Sot, teksa jeni mblidhur në atë qytet të shenjtë, do të dëshironim t’ju bashkoheshim lutjeve tuaja për paqe jo vetëm për Jeruzalemin, por botën mbarë!

Kombet tona janë të lidhura me një nyje historike dhe miqësi që është përçuar dhe trashëguar nëpër shumë e shumë breza.
Megjithëse jemi vende dhe kombe relativisht të vegjël, ne gjithmonë kemi luftuar për të drejtën që të jetojmë të lirë në truallin tonë.
Ne gjithashtu ndajmë së bashku angazhimin tonë të plotë për shumëllojshmërinë fetare si një element thelbësor i demokracive tona.

Ishte pikërisht kjo lidhje që i bëri shqiptarët t’i ofronin mikpritje, strehim dhe mbrojtje bashkësisë hebreje shqiptare, si dhe gjithëve atyre hebrenjve që po arratiseshin nga vendet e tjera evropiane për t’i shpëtuar asgjësimit pothuajse të sigurt nga Holokausti gjatë territ të dhunshëm dhe tmerreve të Luftës së Dytë Botërore.

 

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që doli nga ajo periudhë e errët duke numëruar një popullsi më të shumtë hebreje se sa kishte para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në Shqipëri nuk u vra asnjë hebre i vetëm, madje as edhe një prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë nga populli ynë.
Shumë familje shqiptare rrezikuan jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik të mbrojtjes së jetëve hebreje.

Dhe për këtë jemi shumë krenarë!
E gjithë bota duhet të jetë krenare për shembullin tonë si dhe për kodin e nderit dhe mikpritjen shqiptare!

Ne jemi gjithashtu shumë krenarë për harmoninë ndërfetar unike që mbizotëron në Shqipëri.
Që nga kohë të vjetra, të cilat nuk mbahen mend, shqiptarët kanë jetuar krah për krah njëri-tjetrit në paqe, në një “vëllazërim fetar”, duke i shpalosur kështu botës mesazhin e bashkëjetesës dhe dialogut midis feve të ndryshme.

Kujtimi i trimërisë së “Njerëzve të drejtë mes kombeve” duhet të mbahet mend dhe të çmohet si një shenjë e mbrojtjes nga ana e Zotit të Plotfuqishëm për popullin e tij të zgjedhur.

Ka një thënie të shenjtë se: Ai që shpëton qoftë edhe një jetë njerëzore, ka shpëtuar botën mbarë!
Ç’është e vërteta, Zoti është treguar dashamirës për kombet tona tona dhe na ka bekuar me paqe dhe liri në tokat tona.
I kemi mirëpritur zhvillimet më të fundit mes Shtetit të Izraelit dhe vëllezërve tanë në Kosovë.
Do të donin ta shfrytëzonim këtë rast për të falënderuar edhe udhëheqjen e miqve tanë të përbashkët në Shtetet e Bashkuara për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.

Në librin e profetit Jeremia, shkruhet se ne duhet të “Kërkojmë paqen në qytetin, në të cilin ju kam caktuar të jetoni si dhe t’i falemi Zotit për të; sepse në paqtimin e qytetit ju do të gëzoni edhe paqen tuaj!”

Zoti i Plotfuqishem le ta bekojë Izraelin, Shqipërinë e të gjitha kombet dhe t’i sjellë paqe dhe mirëqenie qytetit të Jeruzalemit si dhe të gjitha qytetet ku ju ka përcaktuar të jetoni! Paqja qoftë mbi ju të gjithë!

Pashaj: Nuk e kuptoj pse u shkua kaq shpejt në Hagë

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese komentoi në një intervistë për Abcnews.al vendimin e ri të dy vendeve për t’iu drejtuar Hagës për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Ai u shpreh se vizita e ministrit të Jashtëm grek sot në Tiranë ishte me interes, por shton se nuk arrin që të kuptojë se përse u shkua kaq shpejt në Hagë, ndërsa dy vendet vijuan negociatat për dy vite.

“Vizita e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Shqipëri pritej me interes. Por nuk e di se përse nuk u ezauruan të gjitha shkallët, pasi u negociua për më shumë se dy vite për çështjen e kufirit detar, por palët shkuan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës” tha ai.

Tashmë që përballja nuk do të jetë më direkte mes palëve, por do të jetë gjykata e Hagës që do të vendosë, Pashaj pikën e dobët e shikon te grupi i teknikëve shqiptarë.

“Domosdo më shumë besim kam te teknikët e gjykatës së Hagës, që bazohen te e drejta ndërkombëtare, sesa te teknikët që do të përbëjnë grupin shqiptar. Plus që një rol të rëndësishëm luan edhe avokati, por edhe lobimi. Duhet të mbrohet vendimi i gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen me Greqinë në 2009”, tha ai.

Por a do të kërkojë kjo shumë kohë? “Jo, puna është te njerëzit, teknikët dhe materiali që ata do të paraqesin. Një problem në vete për shembull është Gjiri i Sarandës.

Grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë duhet të përbëhet nga njerëz shumë të aftë që e njohin çështjen, por duke parë atë që ka ndodhur nga viti 2009 dhe këtej në këto 11 vite nuk kam besim” tha ai.

I pyetur nëse është e nevojshme një ekspertizë nga një palë e tretë për të ndihmuar, ai e mohoi. “Fokusi duhet të jetë te teknikët dhe avokati që do të na përfaqësojë në Hagë, ku tashmë do të vendoset përfundimisht për detin” përfundoi ai.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias e njoftuan sot vendimin që për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar do i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Pakti detar, Krisafi: Palët do çojnë një marrëveshje në Hagë, Meta do japë miratimin për dokumentin

Dakordësi e kushtëzuar, kështu e ka cilësuar Ksenofon Krisafi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare hapin e ndërmarrë nga Greqia dhe Shqipëria për të çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. I ftuar në studion e abcnews, Krisafi tha se ka besim se çështja do të marrë zgjidhje në këtë gjykatë pasi kemi të bëjmë me një organ ndërkombëtar të pakorruptueshëm ndërsa theksoi se Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë janë tashmë të përcaktuar ndërsa e vetmja çështje në tryezë është zona ekonomike ekskluzive.  Ai u shpreh se nëse preket kufiri shtetëror të dy palët do të kenë pretendime dhe kjo do të sillte precedentë të tjerë.

“Nuk ka barazi palësh. Rruga e negociatave bilaterale nuk e dha rezultatin e pritshëm. Në këto kushte mbetet faktori i tretë, Gjykata Ndërkombëtare ose një palë e tretë. Nisur nga fakti se nga kush përbëhet Gjykata e Hagës, nga njerëz të pakorruptueshëm, unë gjykoj se çështja atje duhet të marrë një zgjidhje. Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuara. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive.

Marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë pikërisht këtë gabim duke prekur ujërat e brendshme territoriale. Nëse do preket kufiri shtetëror të dy palët mund të kenë pretendime të shikojnë edhe pjesë të tjera të kufirit duke krijuar precedentë të tjerë. Do duhet të hetohet përvoja e të tjerëve që pala shqiptare të shkojë në Hagë me argumente për të mbrojtur të drejtën e vendit të vet”, tha Krisafi.

Krisafi theksoi se tashmë kjo çështje është në dorën e presidentit Ilir Meta pasi vetëm ai mund të japë miratimin, ndërsa palët do duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Unë atë që tha sot Rama dhe Dendias e marr si një transmetim që vjen nga pala greke për ta çuar në Hagë dhe jo si vendim. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me territore. Nuk mundet të kenë ata vendimmarje për ta çuar në Hagë. Janë një sërë punësh për t’u bërë para. Nuk mundet të vendosë vetëm kryeministri sepse Haga do të bëhet kompetente kur palët të çojnë një marrëveshje. Miratimin për këtë marrëveshje e jep kryetari i shtetit i cili konsultohet me disa hallka para se të shkojë në vendimmarrje.

Gjykata e Hagës nuk është si gjykatat e vendit. Palët duhet të bien dakord dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Nëse gjykata konstaton se ka dhe probleme të tjera, gjykata duhet të abstenojë. Unë jam i bindur që për çështje të tilla presidenti dhe kryeministri bëhen një dhe prevalojnë mbi interesat personalë. Shqiptarët janë të interesuar për fatet e kësaj Shqipërie. Ata që janë në krye të shtetit e kanë për detyrë të bien dakord“, tha Krisafi.

Prof. Krisafi komentoi edhe deklaratën e Dendias lidhur me palën turke ditën e sotme në konferencë me kryeministrin shqiptar, ndërsa u ndal edhe në konfliktin mes dy palëve. “Nuk është gjë e çuditshme që greku ka folur për Turqinë sepse para ca vitesh kanë folur për ne nga Prishtina. Mendoj që shtetet janë të interesuar të kenë sa më pak konflikte dhe të zgjidhin problemet me mjete paqësore. Konfliktet zgjidhen me marrëveshje dhe jo me luftë. Shqipërinë në Hagë do ta përfaqësojnë shqiptarët”, u shpreh ai.

Shqipëri-Greqi, çështja e Detit në Hagë, Zaganjori: “Duket e parakohshme”

Vendimi i sotëm i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, është për Profesorin shqiptar të së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori “i mirë, por duket i parakohshëm”. I pyetur nga Zëri i Amerikës, zoti Zaganjori, i cili ka qenë dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, shprehet se sipas tij “është shumë shpejt për të nisur një procedurë të tillë”.

Profesor Zaganjori, sjell shembullin e mosmarrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ndarjen e hapësirave detare në Gjirin e Piranit, ku dërgimi çështjes në një gjykatë arbitrazhi “është dashur të kalojë fillimisht përmes miratimit respektivisht me referendum në Slloveni dhe në Parlament, në rastin e Kroacisë, sepse sovrani duhet ta dijë se përse bëhet fjalë. Cilat janë pretendimet konkrete të palëve dhe ku e përse lind mosmarreveshja apo konflikti mes tyre që shtron nevojën për të shkuar në një mekanizëm ndërkombëtar

Këtë – shpjegon zoti Zaganjori – kërkon në fakt edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pra Gjykata e Hages. Ajo duhet të ketë marreveshjen mes palëve për gjykimin e konfliktit, ku të përcaktohen qartësisht pozicionet e palëve si dhe pyetjet konkrete të cilave ajo duhet t’i kthejë përgjigje. Përndryshe – nënvizon Profesor Zaganjori – nuk ka se si ta pranojë kërkesën e tyre. Ajo nuk është dhe nuk mund të jetë një instrument për të shkarkuar ngarkesat politike e “patriotike” apo konfliktet e brendshme ose të jashtme të palëve”.

Zoti Zaganjori është i mendimit se “duhet bërë e qartë ku qëndron problemi dhe ku dallojnë palët në qëndrimet e tyre, e nëse nuk ka rrugë tjetër, ky interpretim i ndryshëm i Konventës, me marrëveshje mes palëve i paraqitet Gjykatës. Nga ana tjeter – nënvizon Profesor Zaganjori – duhet ditur se për cilën hapësirë detare bëhet fjalë”, pasi sipas tij “është e diskutueshme çështja e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive, por jo edhe ajo e ujërave territoriale në zonën e Kanalit të Korfuzit. Për këtë çështje – thekson ai – besoj se flitet qartësisht edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundon zoti Zaganjori duke shtuar se “sidoqoftë, le të presim një informacion më të plotë e zyrtar nga të dy palët”.

Çështja e detit në Hagë- Diplomati Nesho: Është dështim i politikës së Ramës

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se çështja e detit do të shkojë në Hagë, deklaroi se kemi marrëveshje të sforcuar.

Nesho theksoi se politika e Edi Ramës ka treguar dështim, duke shtuar se kjo qeveri nuk ka konsistencë për çështjen e detit.

“Ministri grek është i  mirëpritur, duke qenë se Greqia është një vend aleat strategjik i Shqipërisë. Vendi ynë ka marrëdhënie strategjike si me Greqinë, por edhe me Italinë, duke qenë se kemi interesa integrimi, por edhe se në këta shtete jetojnë shumë shqiptarë. Pati nota dakordësie mes dy palëve.

Kryeministri përdori retorikë ma culpa. Vizita ishte e vonuar. Marrëveshja duket e sforcuar. Rama dikur çoi në Kushtetuese çështjen e detit, kurse sot thotë se patriotët janë bezdisës. Duhet të kenë guxim pas 8 viteve e të thonë se kanë dështuar të kenë atë që i takon Shqipërisë. Ka dështuar politika e jashtme, nuk ka qenë konsistente. Patriotizmi duhet përkrahur”, tha Nesho.

Agim Nesho nënvizoi se politika e gabuar e Edi Ramës tregoi dështim.

Ministri i Jashtëm sfidoi Ramën, duke i përmendur konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë.  Duhet të shikojmë një qeveri që mbron të drejtat e shqiptarëve deri në fund. Kur ka vizita të vullnetit të mirë, nuk jam pro protestave. Por në këtë rast, mirëkuptoj protestën e PDIU-së.

Ata janë të zhgënjyer, sepse janë viktimë e propagandës së PS-së. PDIU është partia me zhgënjime të mëdha,. Nuk ka profesionalizëm në politikë të jashtme. Politika e jashtme tregoi dështim të plotë. Ishim ne që provokuam Greqinë. Politika e gabuar e Ramës tregoi dështim”, u shpreh Nesho.

Më tej, duke folur për zgjedhjet në SHBA, Nesho vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova kanë interes të mbajnë marrëdhënie të mira me Uashingtonin, pasi është aleati strategjik i dy vendeve tona.

Ne si Shqipëri dhe Kosova kemi pasur dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira me SHBA-të, për shkak se është aleati ynë më i madh strategjik. Për ne nuk ka rëndësi shumë se kush fiton zgjedhjet, ajo që na intereson është të mbajmë raporte të mira me Uashingtonin. Kam shkruar një libër në kohë pandemie, për zhvillime politike ndërkombëtare. Kosova duhet të jetë e kujdesshme në bisedimet me Serbinë, që të mos humbë atë që i takon”, përmbylli Nesho.

Fuga: Dakordësia për të shkuar në Gjykatë ndërkombêtare është një vërë në ujë

Akademiku Artan Fuga ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama dhe dakordësinë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për të shkuar në Hagë për çështjen e detit.

Fuga shprehet se qytetarët janë të shqetësuar pasi Shqipëria nuk ka asnjë qëndrim kurse Greqia e ka të qartë çfarë do. Një tjetër çështje e diskutueshme, sipas Fugës është dhe fakti se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në gjykatë. Ai thotë se Shqipëria duhet të përcaktojë qendrimin e vet, ta aprovojë me referendum, ose nga Gjykata Kushtetuese, nga Kuvendi që do dali pas 25 prillit, pastaj me këtë pozicion të paraqitet në Gjykatë. “Prandaj në Kuvendin e 25 prillit mos çojmë zara të fortë lagjesh, servila, apo pula të struktura në pendët e kryetarëve,- thotë Fuga- por njerëz që të jenë figura kombëtare”.

Fuga ngre pikëpyetje dhe çfarë do ndodhë nëse vendimi i gjykatës ndërkombëtare është i padrejtë.

Postimi i profesor Artan Fugës:
Ne qytetarët nuk jemi fare të qetë sepse u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të shkojnë në instancat e drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e detit.

Sepse ne shohim që ne nuk kemi asnjë pozicion paraprak politik dhe juridik që edhe peshqit, delfinët, peshkaqenët, bretkocat, yjet e detit, kandidalët e detit, mjellmat janë të shqetësuara.

Për tre arsye:
E para, sepse në një gjykatë ti shkon me një qendrim: Akuzon, mbrohesh, ankohesh, kërkon drejtësi, je dakord me palën tjetër, apo si? Ne nuk kemi asnjë qendrim, Greqia më ja lumsha e ka të qartë! Nëse je dakord me atë qendrim, atëhere pse na çon në gjykatë? Për t’u justifikuar pastaj? Asnjë justifikim nuk ka!

E dyta, kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në gjykatë ka shumë rëndësi. Shqipëria duhet të përcaktojë qendrimin e vet, ta aprovojë me referendum, ose nga Gjykata Kushtetuese, nga Kuvendi që do dali pas 25 prillit, pastaj me këtë pozicion të paraqitet në Gjykatë.

Prandaj në Kuvendin e 25 prillit mos çojmë zara të fortë lagjesh, servila, apo pula të struktura në pendët e kryetarëve, por njerëz që të jenë figura kombëtare.

Mos çojmë individë që janë të mirë për këshilla bashkie a Komune!
E treta, gjykata nuk është vendimtare. Nëse vendimi është i drejtë dhe na shkon për shtat atëhere në rregull, por nëse vendimi është i padrejtë, ne duhet që tani të themi se mbi vullnetitn e popullit shqiptar nuk ka Gjykatë që del. Sepse ka OKB, ka Nato, ka, Parlament europian. Në çështje kufitare ka jurisprudencë ndërkombëtare, por ka edhe vullnet politik shtetror. Vendimet e padrejta shqiptarët nuk i kanë njohur kurrë, që nga Ismail Qemali dhe drejtues të tjerë të shtetit shqiptar!

Prandaj dakordësia për të shkuar në Gjykatë ndërkombêtare është një vërë në ujë, miku grek, përfaqësues i një vendi mikpritës ndaj shqiptarëve, vend i bukur në admirim, me tradita të lashta, me të cilët duhet të jemi miq, kot paska ardhur. Sepse këtë dakordësi mund ta kishin bërë me një sms ose me një mesazh në whatsapp.
Deklaratat telegrafike mos na bëjnë idiota!

Rama krah Dendias: Së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Greqi

 

Në konferencë me ministrin e jashtëm grek, kryeministri Rama deklaroi se së shpejti pritet që Shqipëria të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Greqinë, për të zgjidhur problemet e njerëzve të zakonshëm, siç tha.

Këtë njoftim ai e bëri pasi dha lajmin se për çështjen e detit, dy shtetet do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare.

“Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin se kjo e detit nuk është më çështje që të bëjnë propagandën e shtirur anti greke dhe as elektorat patriotik.

Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje tani do jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. Kështu fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe për një mbledhje të parë të dy qeverive tona për tu marrë me çështje që kanë rendësi për njerëzit e zakonshëm, shqiptarët në Greqi dhe grekët këtu”,- tha Rama.

Rama u shpreh besimplotë se do të përfundojë në mënyrë pozitive edhe heqja e ligjit të luftës.

“Nuk është ende çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por është në një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam shumë besim që do të përfundojë në mënyrë pozitive, që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin, nacional-folklorikët patriotë do të humbin dhe tokën dhe pastaj të gjejnë në ajër ndonjë çështje dhe të krijojnë një subjekt sesi Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare, se në tokë dhe në det nuk do të kenë më çështje për tu marrë”,- tha ai.

Historia, shtetformimi, kultura, jurisprudenca e Kombit tonë flasin gegnisht – Nga Azgan Haklaj

identiteti

Replikë e detyruar me shqipfolësit që e fyejnë veriun shqiptar nga kompleksi i inferioritetit

Kam qenë e jam gjithmonë i mendimit se jemi pak për tu përçarë e bëheni shumë nëse bashkohemi rreth vlerave aq të çmuara të historisë, kulturës, të drejtës zakonore e modelit të shtetformimit që na kanë lanë që nga lashtësia e deri tek shekulli i XX-të korifejtë e Kombit tonë.
Përçarjet e aq më tepër ngritja në sistem ideologjik të denigrimit të pjesës më të madhe, më vitale, e më të rendësishme të kombit siç është veriu shqiptar, apo gegët siç i njeh historia është krimi më i shëmtuar i diktaturës komuniste, e cila në shkallë me të lartë se të gjithë pushtuesit që kanë kaluar në shekuj nëpër trojet shqiptare e adaptuan parullën “përça e sundo”!
Po kush janë në të vertetë gegët apo malokët të cilët i bezdisin kaq shumë politikanët mercenarë të vënë në sherbim të UDB-së, asfalisë, sherbimit të fshehtë rus e ideologjisë panortodokse e neootomane.
Toskët e jugut dhe gegët e veriut kanë kufij ndarës lumin Shkumbin, gegë pra janë edhe durrsakët, tiranasit e elbasanasit.
Treva Shqipëria e mesme është emëruar me djallëzi nga diktatura hoxhiste shteti i së cilës pengoj lëvizjen edhe të veriorëve ashtu si të jugorëve drejt saj ku jetojnë gjysma e popullsisë së shtetit shqiptar dhe ku realizohet 70% e prodhimit të përgjithshëm bruto, apo GDP- së..
Gegnia si territor e popullsi përbën 70% të asaj që quhet Shqipëria etnike.
Tani duhet të analizojmë në dritën e historisë se çfarë kanë bërë nga lashtësia e deri sot për të ardhmen e tyre gegët, mbretërit, princërit e personalitetet që kanë dalë nga gjiri i tyre.
Në lashtësi gegët krijuan dy mbretëri të fuqishme atë të dardanëve dhe ilirëve me Agronin dhe Teutën.
Mbreteresha Teutë, e cila zotëronte flotën ushtarake më të fortë të Mesdheut dhe një ushtri të madhe e të disiplinuar u shtri praktikisht në kufijtë e një perandorie përgjatë bregdetit të viseve të brendshme nga Dalmacia e deri në Gjirin e Ambrakisë në jug.
Në mesjetën e hershme princërit arbërorë Progoni me të bijtë Gjinin dhe Dhimitrin krijuan shtetin e parë nacional që njeh historia jonë.
Dinastia e fuqishme e Balshajve në kohën e princit Gjergji i Dytë Balshaj shtrihej në një territor prej 100000 km katrorë, mbi tre herë më të madh se Shqipëria e sotme Londineze.
Dukagjinët u fuqizuan aq shumë sa e lanë kryeqytetin Ulpianën me 30000 banorë sipas Barletit, e zotërimet e tyre përfshinin një territor të gjërë nga Kosova (Dardania) e deri në Lezhë.
Një gegë tjetër Gjergj Kastrioti krijoj Besëlidhjen apo konfederatën e princërve arbërorë, Shtetin e Përqendruar Arbërorë me një fuqi të tillë ekonomike dhe ushtarake sa për 25 vjet u theu brinjët superfuqisë tokësore me të madhe të kohës Perandorisë Otomane e asaj detare Venedikut në një betejë të vetme duke e detyruar ti paguante për gjithë jetën një shumë prej 1400 monedhash ari në vit.
Ky kolos që gjithë Europa u përul para madhështisë së tij ishte veç të tjerash një ikonë e iluminizmit e humanizmit, i cili para 600 vitesh e hoqi denimin me vdekje për nënshtetasit e tij.
Rilindasi europian Pjetër Bogdani udhëheqësi i kryengritjes së vitit 1689 kundër perandorisë Otomane është gegë sigurisht.
Dinastia e Bushatllinjëve nga Shkodra e Gegënisë ishte për disa dekada tmerri i kanibalëve ortodoksë pansllavë malazezo- rusë, e këtu do të veçoja “Buallin” Kara Mahmud Pashën, i cili i zënë në pusi u martirizua duke ia prerë kokën dhe mbeti simboli i dinastisë famëmadhe, e cila është eklipsuar me dashje në historiografinë komuniste për shkak të lidhjes organike të diktaturës më ortodoksizmin.
Ti hedhin një veshtrim të shkurtër tani juridiksionit, të drejtës zakonore, kulturës dhe artit.
Qytetet e Gegënisë Drishti e Shkodra qysh në shekullin e 15- të kishin statutet e tyre, një korpus juridik i denjë për çdo popull të civilizuar të Europës, ndërkohë që hapsira e madhe malore qeverisej nga Kanuni i Lek Dukagjinit, Kushtetuta e Parë e Europës.
Nga Gegnia janë disa nga personalitetet me të mëdha të historisë si Diokleciani simboli administrativ i Perandorisë Romake, Kostandini i Madh, i cili çertifikoj krishtërimin si fe zyrtate me Ediktin e Milanos në vitin 313 pas Krishtit, Justiniani kodifikuesi i të Drejtës Romake, Moisiu Ynë Gjergj Kastrioti e Shenjtorja Nënë Terezja.
A mund të na thonë randokopët shkurtabiqë, trutharë, barkfryrë e kokëgdhe se ç’do të ishte Gjuha Shqipe pa Buzukun, Bardhin e Bogdanin, historia pa Barletin, letërsia pa Fishtën, Mjedën, Koliqin e Camajn?!!
Ç’do të ishte Muzika pa Zadenë, Preng Jakovën e Femi Ibrahimin, etnomuzikologjia pa “Nderin e Kombit” Ramadan Sokolin, kënga pa Vaçe Zelën e Nexhmie Pagarushën, fotografia pa Marubët e famshëm, vallja pa Besim Zekthin e Liljana Cingun, për të kaluar tek teatri e kinematografia ku artistët gegë janë ikonat e saj?!!
Në trojet e Gegënisë janë zhvilluar të gjitha kuvendet kombëtare që kanë vendosur fatet e Atdheut që nga Besëlidhja e Lezhës, Kuvendi i Arbërit, Kuvendi i Kuçit, Konfederata lirike, Lidhja e Prizrenit, Besëlidhja e Pejës, Konferenca e Pezës, Marrveshja e Mukjes, Konferenca e Bujanit.
“Historiani” Mustafa Nano kur analizon toskët dhe gegët bërtet fort:
“Eureka”!
“Me gegët bën komb, me toskët bën shtet”
Para se të ndalemi tek shteti që ndërtuan toskët për 45 vjet i themi Nanos, Lubonjes e analistëve të tjerë deri tek pushtetarët e sektit të rilindjes që kanë në zhargoninë e tyre të pavërteta të mëdha të tërheqim menjëherë etiketimet, shpellarë, malokë, çeçenë ndaj gegëve.
Sa për kombin, ai është i bërë, por sot imperativ historik panshqiptar është Shteti Komb, të cilin për hir të së vertetës nuk mund ta bëjnë toskët z Mustafa Nano.
Kthejeni kryet pas në të kaluarën e afërt e shikoni çfarë shteti ndërtuan toskët.
Junta e Hoxhës, Shehut dhe Kapos e divani me gjithë sadrazemët e këtij regjimi kriminal të pashembullt në historinë mijëvjeçare të Shqipërisë ishte 99% toskë, ashtu si elita ushtarake, Ministria e Brendshme e sigurimi i shtetit, institucionet kulturore e shkencore dhe sherbimi diplomatik.
Po ta kishin ndërtuar gegët këtë fare diktature kanibaleske që ndërtoj junta e toskërisë, apo modelin neodiktatorial që ka ndërtuar toska i gjatë Zhupani Edi Rama, gegët do të ishin anatemuar për 1000 vjet dhe ata që sipas Nanos bëjnë shtet do të kërkonin gjygj historik ndaj tyre.
Gegët nuk e ngatërrojnë kastën kriminale të diktaturës hoxhiste as bandën e “Rilindjes” se Ramës me popullin e vëllezërit e Labërisë e Toskërisë.
Bolli më me ndarje e përçarje si në kohën iliro – epiriote.
Korifeu i letrave shqipe Ndre Mjeda e ka paraparë një shekull më parë rrezikun e përçarjes kombëtare nga armiqtë e jashtëm e shqipfolësit e vënë në sherbim të tyre.
“Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime
Ndër k’ta vllazën shoq më shoq
Kush e ndan me fjalë e shkrime
Çka natyra vetë përpoq”
Gegë e toskë, Malësi jallia
Janë një komb me u da s’duron
Fund e majë një është Shqipëria
E një gjuhë t’gjithë na bashkon”
Identiteti ynë është iliro- dardano- arbërorë, pasardhës të pellazgëve.
Jemi shqiptarë të pandarë.
Gegët në ballë e toskët e labët në krah të tyre do ta bëjnë Shtetin Komb, për inat të armiqëve të Atdheut e kelyshëve që lehin në akord me ta për të penguar finalizimin e endrrës panshqiptare.
Bashkimi kombëtar e shteti komb i shqiptarëve është i pandalshëm.
E ka bekuar vetë Zoti.
S’ka forcë nëntokësore as mbitokësore që mund ta ndalojë.

Ayatollah Khamenei dhe Sulltan Rama mbajnë peng demokracinë shqiptare – Nga Azgan Haklaj

 

Rezistencë për ekzistencë

Mbaroi teatri politik në Partinë Demokratike

Nuk mbulohet dielli me shoshë

Pas përfundimit të seleksionimit, skualifikimit, të kanditaturave si në Big Brother nga mubashët blu dhe kontestimit nga baza e Partisë Demokratike në mënyrë dermuese të “përzgjedhurve” të imponuar sidomos të atyre që e mbanin veten për lidership dhe përpjekjeve të stërmundimshme e grotekse për ta mbuluar këtë kataklizmë politike duke urdhëruar strukturat që të terhiqen nga kjo farsë politike dhe shpallja e rezultatateve qesharake si psh në Qarkun e Tiranës ku nga 140 kandidatë u eleminua vetëm 1 të kujton kohën e diktatorit Enver Hoxha dhe votimin 99.99%, por pavarësisht ketij aktrimi të sforcuar mediatik nuk mbulohet dielli me shoshë.
Natyrshëm lind pyetja?!
Kur baza e partisë të konteson kaq masivisht po populli nesër?!
Humbja e identitetit të partisë misionare të Kombit Shqiptar të Partisë Demokratike me slloganet utilitare “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” apo “me ne ftojnë të gjithë”, apo apo ai me absurdi “edhe njëherë votoni për Doktorin”.
Zevendësimi i idealistëve, i qëndrestarëve që sakrifikuan fort e bënë rezistencë për ekzistencë gjatë tre dekadave me inkuiziorët e gestapos rozë, të diktaturës dhe neodiktaturës, me ikanakët që udhëtuan si Megelani nëpër botë, me puthadorët e kundërshtarëve të përdorur si kontraceptivë nga Sulltan Rama që u kthyen tani pasi e nuhatën prag pushtetin është panorama me e dhimbshme e këtyre viteve të vështira në shtëpinë e lirisë të cilën Erion Velia merr guximin ta quaj “Big Brother”.
Demokratë e demokrate të Shqipërisë:
Unë personalish bëj përgjegjes për këtë situatë z Sali Berisha, i cili është kthyer shembëlltyrë e shëmtuar e Ayatollah Khameneit.
Doktor, po ju drejtohem edhe njëherë publikisht pas tre dekadash nga kur ju morët timonin e Partisë Demokratike, partisë së parë antikomuniste në historinë e Shqipërisë, e që në fakt nuk rezultoj ashtu!
Ishte levizja historike e dhjetorit 90- të, e studentëve idealistë (e jo e atyre që genjejnë tash 30- vite duke veshur padrejtësisht mantelin e saj), e cila gjeti përkrahjen e fuqishme nga qytetarët e punëtorët, të përsekutuarve të regjimit komunist e populli shqiptar, nga SHBA- ja e Europa demokratike, një lëvizje e cila në fillim kishte karakter thjesht ekonomik e social që u shnderrua shpejt në lëvizje politike për demokraci e pluripartitizëm.
Kjo lëvizje ua mundësoj ju dhe shumë kolegëve si ju të merrnit në dorë frenat e saj e të rreshtoheshit në një front të ri këtë herë ballë për ballë partisë shtet e regjimit të saj diktatorial të cilit ju i kishit sherbyer me devotshmëri e kishit njohur vetëm privilegje.
Shtrohet pyetja, a ishte kjo një ndarje e sinqertë me të kaluarën, e për më tepër një përpjekje e vendosur për të çmontuar në çdo hallkë të tij pushtetin e ideologjinë e sistemit kriminal e për ti hapur me në fund rrugën demokracisë, shtetit të së drejtës, mirëqenies ekonomike e progresit në vendin me të vuajtur, më të varfer e të shtypur në kontinentit tonë??!!
Demokracia e sotme si një sistem politik i kombeve të civilizuara të botës euroatlantike është e iluminuar nga filozofët e shquar francezë, anglezë e gjermanë të shekujve 17- 18- 19 dhe nga parimet e ideologjisë kristiane në themel të të cilave qëndron individi, të drejtat, liritë dhe dinjiteti i tij.
Demokracia del kështu në fund të fundit një sistem rregullosh e ligjesh kundër absolutizmit, tiranisë, oligarkëve e kastave të cilat duan një sundimtarë të përjetëshëm!
Qëndrimi ndaj krimeve të diktaturave nacional fashiste e komuniste e denimi i krimeve të tyre ishte alfa dhe omega e demokracive europiane pas Luftës së Dytë Botërore dhe atyre të Europës Lindore e saj Juglindore të pas viteve 90- të.
Asnjë sistem demokratik nuk mund të jetë i shëndetshëm dhe i sigurtë në rrugën e tij pa denuar me vendosmëri e ligj krimet e diktaturave dhe pa e realizuar dekomunistizimin.
A i bini mohit djallit?!
Kjo është pyetja që të drejtojnë në kisha e katedrale priftërinjtë përpara se të japin dokumentin e pagëzimit.
Ju zoti Berisha, akoma pa marrë frerët e pushtetit përmes parullës” bashkëvuajtës e bashkëfajtorë” bëtë dashur apo padashur pakt me djallin duke i barazuar xhelatin me viktimën.
Është njësoj si të mbyllësh në një kafaz ujkun me qengjin, e tu thuash të dy jeni fajtor.
Zoti Berisha!
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira” thotë një fjalë e urtë popullore”.
Duke e hedhur prapa krahëve modestinë jam i detyruar të ju kujtoj se në momentet me të vështira për ju në vitin 1997- kur Shqipëria digjej flakë e shumë njerëz, madje edhe ish kolegu juaj, pedagogu i mjeksisë, i ndjeri Zabit Brokaj kërkonin kokën tënde së unë së bashku me Sali Lushën, Mustaf Tahirajn, (vëllain e deshmorit, komisarit Adem Tahirajt rënë në krye të detyrës) e disa demokratë të tjerë qëndrestarë kemi dalë e të kemi pritur 15 km larg Qytetit të Bajram Currit, në guroren e Fierzës dhe të ofruam sigurinë tënde fizike, kur shteti se bënte dot e ministri i brendshëm i asaj kohe Belul Çelo të bënte thirrje të kthehesh në rrugë.
Pas mitingut elektoral të tensionuar së bashku me ish pushtetarët lokal, përfaqësues të PD të kam percjellur shendoshë e mirë për kryeqytet duke shmangur përplasjet e dhunshme.
Të njëjtën gjë kam bërë edhe në vitet 2009 dhe në vitin 2013 duke të pritur me qindra artistë në sheshet e qytetit të Bajram Currit të cilët kishin ardhur në Sofrën Dardane.
Të prita me qindra artistë dhe mijëra qytetarë duke ju bërë thirrje qytetarëve të Malsisë së Gjakovës të votonin Partinë Demokratike megjithëse mi kishe rënë dy herë vizë emrit dhe mbiemrit tim, por duke mbrojtur kauzën për të cilën kisha sakrifikuar pa asnjë hatërmbetje.
I kishe rënë vize emrit tim, ish deputetit që ishte votuar në mënyrë plebishitare ndonëse ndodhj në qeli dhe doli deputet me pranga në duar.
E kështu veprove në të gjitha ciklet zgjedhore në vijimësi të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie e për deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
Hakmarrja juaj arriti deri aty sa sehitët e besnikët tuaj pas ardhjen në pushtet e larguan edhe bashkëshorten time nga puna.
Ju dhe emisarët tuaj u sulët ndaj kujtdo që mbante mbiemrin Haklaj pa dallim bindjesh politike për ti fshirë si Shurdhahun apo burbonët nga faqja e dheut por nuk ia arritët.
I deshpëruar e i trishtuar nga deshtimi që nuk i shuajte si farë.
Në panik të madh zbrazët këtë ditë gjithë mllefin dhe urrejtjen patologjike të akumuluar ndaj familjeve e fiseve të Malësisë së Gjakovës ( Tropojës) e u munduat të ndezni përsëri konflikitin.
Doktor, nuk besoj se ka shqiptar që është ndier mirë pavarësisht bindjeve politike kur dëgjoj ligjeratën tuaj në emisionin opinion në televizionin Klan:
“Azemin e vrau shteti, Haklajt i vrau shteti në kombinim, bashkëpunim me familjet e viktimave”, pra duke i shitur lirë edhe këto të fundit.
Ish Presidenti i Shqipërisë, ish Kryeministri i saj deshmoj publikisht se shteti shqiptar ka ushqyer e bërë vetëgjygjësi duke bashkëpunuar herë me njërën palë e herë me tjetrën, pra publikisht deshmove se ke dijeni për ngjarjet.
Ku ishte shteti juaj z Berisha që nuk zbardhi Dosjen Tropoja dhe vrasjen e shekullit të Azem Hajdarit, megjithëse kishit premtuar publikisht disa herë?!
Ku është shteti i sotëm?
A të dëgjoj Sulltan Rama?
Ku janë organet ligjzbatuese?
Por po kthehem edhe njëherë tek hakmarrje juaj politike ndaj meje në parti!
Edhe pse ju jeni hakmarrë në vijimësi ndaj meje delegatët e kuvendeve kombëtare të Partisë Demokratike me zgjidhnin vazhdimisht anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Paradoksi qëndronte këtu se edhe pse isha zgjedhur në organin me të lartë të demokratëve familjarisht ishim pa punë, por në të gjitha fushatat elektorale mbeshtetëm fort Partinë Demokratike në Malësinë e Gjakovës ( Tropojë), Tiranë e kudo nëpër Shqipëri.
Nuk jam penduar aspak, por më duhet të ju kujtoj z Berisha se e mora PD- në e Tropojës të shpartalluar, inekzistente fare dhe ia dolëm ta çojmë në rezultatin 8 me 0.
E mbani mend Doktor, edhe mua me patët keshilluar si Azem Hajdarin të largohesha për disa kohë për të shpëtuar por nuk ika!
Qëndrova fort doktor, përmes plumbave, tankeve e blindave dhemb për dhemb me segmentet kriminale të shtetit.
Pagova një kosto të lartë personale e familjare, për faktin se gjithmonë në pushtet apo opozitë kam qenë ndër frymëzuesit e drejtuesit e të gjitha fushatave elektorale vendore e parlamentare në Tropojë i etiketuar nga kundërshtarët politikë si demokrat fanatikë e perkrahës i vendosur i Sali Berishës.
U përballa me disa atentate të menyrave të ndryshme deri tek tritolet duke humbur në këto beteja qëndrestarin Syl Lushaj, simbolin e fjalës së lirë Shotë Haklaj, por nuk u tërhoqa doktor, nuk ika si mbatharakët zvarranikë sherbëtorë të diktaturës që tani keni zgjedhur.
Nuk jam penduar aspak sepse gjithçka e kam bërë me ndergjegje e vullnet të lirë pa kërkuar asgjë si shpërblim.
Sot pas dy dekadash pas atyre kohërave të vështira shoh se PD e Tropojës, e Kukësit dhe e disa qarqeve të tjera për fat të keq është e përçarë por i kënaqur sepse baza e Partisë hodhi poshtë oligarkët politikë të deleguar nga qendra.
Në pranverë mbushen plot 8- të vite që ju dhatë dorëheqjen si Kryetar i PD- së së Shqipërisë Doktor, por e verteta qëndron me fakte të qarta e kokëforta se de fakto ju jeni shnderruar në një Ayatollah Khamen të PD-së dhe me qëndrimin tuaj po e lehtesoni mbajtjen e pushtetit nga Sulltan Rama.
Keni infiltruar në vite në parlament, në pushtetin lokal e strukturat e larta të PD-së njerëzit tuaj sepse synymi juaj nuk është rrezimi i Sulltanit që ka instaluar regjimin absolutist por mbajtja nën kontroll të rreptë të Partisë Demokratike sepse vazhdon të mbetet në fuqi pakti që ju keni bërë me djallin.
Doktor nëse deshironi vertet fitoren e PD-së ikni dhe shijojeni rrëzimin e Sulltan Ramës.
Degjoma këtë këshillë e mos më mbaj inat që nuk ika unë kur më thatë ju mbathja.
E ke të vështirë të ikësh Doktor por, bëje të deshmosh se e deshiron triumfin e Partisë Demokratike dhe të Kryetarit të saj Lulzim Bashës.
Beje për hatër të demokratëve të Shqipërisë Doktor!
Ik Doktor.
Këto ditë një demokrate, intelektuale qëndrestare e shquar në një status të saj shprehej:
“Edhe luanin kur mplaket e hanë hienat apo çakejtë”
Ndosha nuk e ka patur për ju Doktor.
Larg qoftë.
Allah Allah.
Amen.
Ju, ashtu si diktatori Enver Hoxha e adhuroni Robespierin.
Nëse nuk e dini fundin e këtij revolucionari që ju inspiron në politikë po jua kujtoj se Asambleja Kombëtare dhe populli i Francës e çoj në gijotinë këtë revolucionar që shembi tiranisë por u shnderrua në diktator gjakatar dhe e përgjaku në emër të lirisë popullin e tij, u bë vrasës në emër të drejtësisë e la pas qindramijëra viktima të pafajshme.
Kurse unë besoj dhe kam dishepull Washingtonin, Xhefersonin, Linkolnin, Kenedin, De Gasprin, Adenauerin, Shumanin e Havelin.
I urrej modelet si Lukashenko, Putin, Asad, Erdogan të cilët janë gati të vdesin me armë në dorë e të mos e leshojnë pushtetin.
Doktor, egoja juaj për të sunduar në prapaskenë si lideri suprem i Iranit është jo vetëm e rrezikshme por edhe qesharake, kur ta mendosh se jemi një vend në mes të Europës, anëtar i Natos e kandidat për në BE.
Kjo ego e juaja është sponsorizuar nga Sulltan Rama të cilit i shërben për ta mbajtur gjatë pushtetin.
Aleatët e Shqipërisë i kanë të gjitha mjetet, menyrat e arsenalin e nevojshëm për tu hequr spaletat ayatollahëve e sulltanëve të vetëshpallur, por e vetmja mënyrë për ta lënë pushtetin në demokraci janë zgjedhjet e lira e demokratike.
Nëse deshironi që Sulltan Rama të ikë dhe Lulzim Basha të çertifikohet si Kryeministër i Shqipërisë hape ti i pari krahun Doktor sepse vetëm kështu i hap rrugë Partisë Demokratike e opozitës së bashkuar të permbysë qeverinë kriminale të sektit të rilindjes!
Kur të ikësh ti Doktor ik edhe Gramoz Ruçi.
Filozofi i lashtë grek Heraclitus na ka lanë si postulat ligjin e unitetit dhe luftës së të kundërtave, të cilin Hegeli e ka quajtur kontraditë e ndërveprimit.
Dua të ju sjell në kujtesë se në një kongres të Partisë Demokratike kur përballë si kundërkandidat për kryetar kishit Genc Pollon patriarku i PS Dritëro Agolli bëri thirrje publike për të votuar për ju.
Pak më sipër theksova se ka 15 vite që emisarët e tu të hapur e të fshehtë me parti e pa parti e kanë bllokuar kanditaturën time.
Të njëjtën gjë bënë dhe së fundmi në Tropojë, por demokratët e kësaj treve ju treguan me votë sa ju vlen lekura kanditaturave tuaja preferenciale.
Po ju them publikisht se isha i gatshëm të sfidoja ballë për ballë këdo në në mejdanin politik, jo vetëm në Tropojë por në çdo zonë të Shqipërisë por Sulltani ynë me miratimin e kodit zgjedhor duke burgosur verdiktin e sovranit edhe 4 vite të tjera dhe parandaloj renien e sfidantëve në fushë për të mundur kakistokratet dhe oligarkët politikë.
Forca ime nuk qëndron tek pushteti, pasuria e intriga.
Janë me mijëra demokratë e demokrate nga veriu në jug, njerëz të thjeshtë, intelektualë, artistë me të cilët u rrita në protestat e betejat për demokraci.
Njerëzit e lirë e patriotë të këtij vendi janë frymëzimi dhe aseti më i çmuar që kam në jetë pas familjes time.
Edhe njëherë ju bej thirrje të ikni z Berisha, e ta lejoni PD-në dhe z Basha të vijë në pushtet.
Sulltan Rama në timon e ju në prapaskenë nuk mund të jeni zotër të përjetshëm të këtij vendi.
Koha e Ayatollahit dhe Sulltanit po perëndon.
Sovrani do ta thotë fjalën e tij.

 

Nard Ndoka mesazh Ramës: Sot është dita e shëndetit mendor, duhet të jepje shenjë shërimi, por ti qenke rëndë fare!

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar me Edi Ramën dhe vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet brenda dhe jashtë.

Ndoka i kujton Ramës se sot është dita botërore për shëndetin mendor dhe sot në vend të një urdhëri duhet të jepte një shenjë shërimi.

Por si gjithmonë me mesazhet epike Ndoka thotë se Rama ësthë rëndë fare.

 

 

STATUSI NGA NARD NDOKA

O KM, sot është dita botërore për shëndetin mendor!

Sot e gjete të japësh “urdhër” për mbajtjen e maskës edhe në natyrë!

Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare!

COVID 19, Shqipëri, maskat detyrim dhe në mjedise të hapura

Në Shqipëri, qeveria njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm edhe në mjediset e hapura, të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë tolerime për askënd që nuk zbaton këtë urdhër, pasi vendi sipas tij nuk duhet të rrezikojë t’i rikthehet skenarit të kufizimit apo mbylljes së aktiviteteve dhe jetës ekonomike

Ndërsa viruset e tjera sezonale pritet t’i bashkohen Koronavirusit, dhe rastet e reja ashtu siç po ndodh në shumë vende të tjera, gjithashtu të jenë në rritje, autoritetet shqiptare njoftuan sot se “nga java e ardhshme, maska do të jhetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe restorantit apo bar, ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama.

Zbatimi i urdhërit për mbajtjen e maskave do të mbikqyret nga policia e Shtetit dhe ajo bashkiake. Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë: “Masa ndëshkimore, do të zbatohet për të gjithë, te fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ se mund t’i shmanget gjobës”

Sipas zotit Rama vendi nuk duhet të rrezikojë rikthimin te kufizimet apo mbylljen e aktiviteteve dhe vetë ekonomisë: “Ne nuk mund të presim që të ndërgjegjësohen njerëzit që e marrin për dobësi, nivelin e ulët të valës ndëshkimore, që është e qëllimshme, dhe që për shëndetin e tyre dhe familjeve të tyre, nuk arrijnë dot të kuptojnë që ky është minimum i minimumit. Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit apo vendit nesër”.

DItët e fundit është vënë re një rritje e lehtë e rasteve si dhe e shtrimeve në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se të gatshëm janë dhe dy spitale të tjera, që e çojnë në 550 kapacitetin e shtretërve. Ajo shpjegoi se në rast të përkeqësimit të situatës vendi është përgatitur për të paktën tre skenarë që parashikojnë përfshirjen në trajtim të të sëmurëve dhe të spitaleve rajonale: “Në skenarin e parë do të kemi përfshirjen e 5 spitaleve rajonale, ku shtohemi me rreth 600 shtretër. Në skenarin e dytë, përfshirjen e tre spitaleve të tjera rajonale, ku shtohemi me 240 shtretër dhe në skenarin e tretë, përfshirjen e tre spitaleve dhe shtohemi me 148 shtretër. Në total do të kemi në dispozicion rreth 1600 shtretër”.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të shtruarve deri pasditen e sotme është 232 pacientë. Në total të prekurit kanë arritur në mbi 15 mijë e 200 persona, nga të cilët, mbi 5400 janë aktivë. Që nga nisja e pandemisë janë 416 viktima, nga të cilët 3 vetëm në 24 orët e fundit. zëri i amerikës

Gjendja e krijuar këtyre 30 viteve duhet të ndryshojë thellësisht, por si, nga cilët njerëz ? Nga Përparim Kabo

Gjendja qe eshte krijuar gjate ketyre 30 viteve duhet te ndryshoje,
madje thellesisht,
por si, nga cilet njerez, me cilet mjete dhe mendesi?
Ajnshtjani nenvizonte se gjendja nuk mund te ndryshoje nga ata qe e kane krijuar ate.
Shoh levizje te ethshme, zhgulm, paralajmerime, votime, kundershtime, agjerime politike te paralajmeruara,
por ajo qe me vret eshte se ne te shumten e hapsirave dhe te rasteve,
jane te pranishem te njejtet njerez me te njejten mendesi,
qe po dalin si artizanet e ndryshimit te madh…
Duket si ne ata filmat qe me qe eshte pelqyer hajde ti shtojme edhe ca seri…
se historia eshte po ajo, ngjarjet po ato dhe spektatoret te njejtet…
Duhet mendesi ndryshe dhe ate mund ta sjellin me se shumti shqiptaret nga emigracioni,
ketu balta eshte deri ne gju dhe ju duket e embel si mjalti…partise meme…

Komisioneri për Zgjerimin, Varheli: Reforma zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ai shtoi se vijimësia e reformave është shumë e rëndësishme për ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Zoti Varheli mbajti pasdite një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, si pjesë e vizitës, gjatë të cilës po zhvillon takime me përfaqësuesit kryesorë të shtetit dhe politikës shqiptare.

Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varheli e nisi vizitën në Tiranë me një fjalim në parlament, ku theksoi se e ardhmja e Shqipërisë dhe rajonit është integrimin në Bashkimin Europian.

Ai renditi një seri projektet për investime të BE-së në rajon për transportin, energjinë, duke nënvizuar se Plani i investimeve ekonomike që u miratua dje në Bruksel për rajonin do të mbështesë ecurinë e reformave në vendet e rajonit.

Më pas ai trajtoi temën e reformës zgjedhore, si pika më e ndjeshme politike së fundi në Tiranë, por që mori edhe vëmendjen e BE-së.

“Si komisioner i Zgjerimit kam mirëpritur rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020 për zgedhjet, e cila zbaton rekomandimet e OSBE / ODIHR-it. Inkurajoj të gjitha palët që të mbajnë fokusin tek këto reforma të domosdoshme të Shqipërisë, përfshirë reformat që parashikohen në marrëveshjen e 5 qershorit. Më lejoni që të jem i qartë: Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare” – tha komisioneri Varheli.

Ai shtoi se Shqipëria ka treguar vendosmëri për të përmbushur reformat në sistemin e drejtësisë dhe në fusha të tjera dhe po përmbush detyrimet para mbledhjes së parë ndërqeveritare.

“Shqipëria duhet të ruajë ritmin e këtyre përpjekjeve, të vijojë me reformat përkatëse në fushat që janë identifikuar qartë në përfundimet e marsit të këshillit të BE-së. vijimësia e këtyre reformave do të jetë shumë e rëndësishme sa i përket kuadrit negociues. Të gjitha institucionet do të duhet të punojnë me njëra tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara në rrugëtimin e saj drejt BE-së, kjo në të mirë të qytetarëve të Shqipërisë” – tha zoti Varheli.

Ai theksoi se marrëveshja e 5 qershorit ishte një arritje me rëndësi në procesin e integrimit europian dhe tani Shqipëria është në një moment kyç, kur gjendet më pranë se kurrë Bashkimit Europian.

“Ne jemi tashmë në një moment kyç, kur Shqipëria është më pranë se kurrë përpara BE-së, prandaj kontributi juaj, kontributi i të gjitha forcave dhe segmenteve të shoqërisë është kyç dhe me vendosmëri për të ardhmen. Le ta marrim atë tjetër për të ardhmen e Shqipërisë” – tha zoti Varheli.

Pas fjalës në parlament, zoti Varheli zhvilloi një takim me drejtues të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, ku nënvizoi rëndësinë e madhe, që ka ky proces për Shqipërinë.

Më pas ai u takua me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën e përbashkët me të​, komisioneri Varheli tha se BE po analizon vota e parlamentit për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor,

“Po analizojmë votën e Kuvendit për reformën zgjedhore. Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen dhe nuk bëhen më të vështira me anë të këtyre reformave, atëherë ne mund ta shohim atë projektligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicionet para dhe pas zgjedhjeve. Reformat e 5 qershorit ishin tejet të rëndësishme. Shpresoj që në bazë të asaj marrëveshjeje partitë të marrin pjesë në zgjedhje” – tha zoti Varheli.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi, tha gjatë konferencës së përbashkët për shtypin me kryeministrin Rama, se Shqipëria ka nevojë për një reformë të besueshme zgjedhore.

“Ka ende sfida, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale. Vetingu është i rëndësishëm. Na duhet reformë e besueshme zgjedhore. Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë testi” – deklaroi ai.

Zoti Varheli foli mbi nevojën që Shqipëria të përmirësojë klimën e biznesit, dhe që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur.

“Shkollimi është elementi kyç dhe duhet bërë më shumë që brezi e ri ta qëndrojë këtu dhe të rinjtë të kthehen në rajon” – tha ai.

Gjatë vizitës në Tiranë komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varheli u takua edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sipas njoftimit të presidencës për këtë takim, presidenti Meta i bëri të ditur komisionerit se do të kthente për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

“Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit” – deklaroi presidenti Meta.

Ai siguroi zotin Varheli se “25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre, që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.

Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha.

“Shqipëria po kalon një situatë tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsioni po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj. Reforma zgjedhore u miratua në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit” – citoi zoti Basha pjesë nga biseda me zotin Varheli.

Ai tha se reforma zgjedhore u ndryshua dhe miratua në mënyrë të njëanshme në shkelje të Kushtetutës.

“Partia Socialiste refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale, mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit” – i tha zoti Basha komisionerit Varheli.

Një ditë më parë Komisioneri Varheli publikoi Paketën e Zgjerimit 2020 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Europian vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e Integrimit dhe në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian, duke shënuar përparim në reforma kyçe.

zëri i amerikës

Përcillet me nderime në banesën e fundit “Nderi i Kombit” Gjergj Vlashi

Gjergj Vlashi, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, është përcjellë sot me nderime të mëdha nga bashkëqytetarët e tij të Durrësit, kolegë të punës dhe përfaqësues të artit e kulturës. Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi u nda nga jeta 3 ditë më parë në moshën 92 vjeçare, por sot janë zhvilluar homazhet për nder të tij në hollin e qendrës kulturore “Aleksandër Mosiu”.

Kolegë të tij që e kanë njohur nga afër dhe kanë punuar prej vitesh me të shprehen se vdekja e tij është një lajm i keq për kulturën, pasi nëpërmjet një karriere të gjatë ai ka spikatur në regjisurë, krijimtari dhe përkthime.

Që nga krijimi i estradës së Durrësit në vitin 1960, Gjergj Vlashi u caktua regjisor i saj derisa doli në pension, ndërkohë që ka punuar me shumë trupa të tjera estradash në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje Pogradec si dhe në estradën e ushtarit. Ai është mjaft i njohur si përkthyes e shkrimtar me rreth 30 libra të publikuar në letërsi origjinale dhe përkthime nga gjermanishtja, italishtja, rusishtja, portugalishte spanjisht. Është përkthyesi i parë i disa prej veprave të Franc Kafkës, si “Metamorfoza”, “Dera e gjyqit” dhe “Procesi”.

Deputetët opozitarë janë skllevër – Nga Artan Fuga

Mos bëjmë koka turku deputetët “opozitarë” që votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor!
Ata janë jeniçerë
Skllevër!
Nuk kanë faj!
Nuk është problemi i këtij Kuvendi. Ai dihej se çfarë ishte dhe si u katandis. Puna është se ai infektoi edhe Kuvendin e ardhshëm. E transmetoi gjenetikisht sëmundjen e vet.
Duhet vaksina si e Covid19 për ta dizinfektuar! Ndryshe ka mbaruar qysh tani. Kuvendin e ardhshëm e bën Kodi elektoral mbi të cilin votohet. Pra, e pjell ky Kuvend!

Listat e mbyllura as mua nuk më pëlqejnë, por si studjues kam një kënaqësi të hidhët.
Si autor i librit shoqëria piramidale, botuar nga Papirus (brenda botimit ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS, PASURISë, në Shqipërinë pastotalitare), kam agumentuar se i gjithë sistemi politik, ekonomik, kulturor, social, në Shqipëri, pas vitit 1997, është kthyer gradualisht në një shoqëri piramidale.

Eshtë lidershipi i ngushtë, maja e piramidës, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, pasuritë, të drejtat!
Të tjerët, ne qytetarët jemi skllevër. Edhe deputetët e gjoja opozitës që e votuan nuk kanë faj, edhe ata kanë qenë dhe janë skllevër! Mos u merrni me skllevërit. Ndofta ata janë më të sinqertët nga të gjithë!
Se mirë mazhoranca vulosi listat e mbyllura që caktohen nga shefi i saj, po partitë e tjera a nuk janë ndërtuar me kultin e njëshit? A doni prova?

Kush i pengon ato të organizojnë primaret e drejtpërdrejta si duhet me militantët dhe antarët e tyre, per të nxjerrë kandidatët e duhur për deputetë sipas vullnetit të bazës të partisë? Kush i pengon? Pra, t’i ndërtojnë listat e hapura vetë ato!

Ambasadat i pengojnë, apo Turgut Erdogan, apo nuk e di kush andej nga Nagrni Karabaku!!!
Aaaaaa, na krijohen çarje në partiiiii? Cfarë argumenti qesharak !!! Kështu mund të thotë edhe kryetari i mazhorancës : Më përçahet grupi parlamentar!!!
Unitet i celniktë, grusht bashkuar rreth partisë, me në krye Komitetin Qendror, dhe kryetarin në krye!

Cfarë keni me Stalinin atëhere?
Armiqtë le të plasin!
Uniteti qendron mbi demokracinë! Kjo është kultura politike sot në Shqipëri pas 30 vjet mbijetese e totalitarizmit!
E kam argumentuar, por disa nuk duan të dëgjojnë. Ecin me iluzione. Ecin me atë që të kap ndonjë gjë unë, pa pastaj poqese nuk kap, atëhere nis dhe kritikoj. Hëpërhë nuk bëj zë!
Kap ç’a të kapç në politikë!

Këta e kanë përgjegjësinë, jo ata deputetët jeniçerë që si skllevër nuk kanë fare përgjegjegjësi sepse nuk kanë lirinë e zgjedhjes. Ata janë me fisnikë sesa pjesa tjetër. Unë i kam urryer saherë i kam dëgjuar në komisione. Mjeranë! Por, sot i fal, sepse nuk dua t’i bëjë njeri kokë turku, kur koka e turpit është gjetiu!
Po pse o njerëz të mirë, dhe ju o budallenj naivë, o batakçinj mendjengushtë, vërtet mendoni se mund të ketë lista të hapura, zgjedhje demokratike, Kuvend të dalë nga populli në një vend ku cdo vendimmarrje dhe pasuri e pushtet është ndërtuar sipas kontrollit piramidal?

Kësaj i thonë që qytetarët t’i mbash katër vjet nën thundër, dhe për katër sekonda në votim t’u japësh të drejtën të prishin piramidën në parti, ekonomi, Kuvend, zgjedhje!
NJêsoj si t’i jepje Moisiut të drejtën të votonte a e donte Faraonin në Piramidë apo jo?
Faraoni vdiq, rroftë Faraoni! Kemi njëqind e ca vjet Shqipëri e mosvarme që rrutullohemi vërdallë!
Demokratët e vërtetë të mërzitur sigurisht. Por, unë dje pashë disa opozitarë që fërkonin duart! Rrofsh o Ramë – u gufonte shpirti – që na e bëre këtë të mirë, na e betonove vendin në listën e kandidatëve se kishte ca miza përqark që na pickonin.
Rrofsh o babe, mos u mërzit se të shajmë! Ti e ke thënë vetë! Eshtë vesi i çilimiut që shan atë që adhuron!

Ja bëni një provë! Mos vendosni ndonjë drejtues partie në listën për kandidatë për deputetë! Do të shikoni se ku i çon idealet! I mbledh në një qese plastike dhe i hedh në koshin më të parë. Nuk i keni parë se çfarë bëjnë pasi u ikin privilegjet dhe postet komanduese jo pak prej tyre!
Nuk mundet pra që një funksion i sistemit të vejë në të kundërt të sistemit në tërësi! Nuk mundet që Kodi Zgjedhor të shkojë kundër sistemit politik!

Budallenjtë dhe batakçinjtë e besojnë, por jo intelektuali që thotë atë që kanë gjetur në studimet e tij.
Pra, i gëzuar shumë sot! Librat e mi do të jenë aktualë dhe për katër vjet të tjera. Me ndonjë ripunim të lehtë. SI autor jam në haré pavarësisht se si qytetar qaj për vete, por më shumë për të tjerët!

Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në kodin zgjedhor dhe vendimet për organet e KQZ-së

Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme plenare miratoi ndryshimet në kodin zgjedhor duke përmbyllur procesin e reformës zgjedhore, si dhe miratoi vendimet për organet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë, deputetët e shumicës parlamentare u shprehën se ndryshimet në kodin zgjedhor reflektojnë më së miri kërkesat e zgjedhësve për mundësi të tjera, përveç votimit të logos partiake, duke iu referuar përfshirjes së listave të hapura për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas ndryshimeve në Kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill të vitit 2021, do të aplikohet sistemi i votimit me lista të hapura, ku votuesve u jepet mundësia të zgjedhin partinë dhe kandidatin për deputet.

Kuvendi gjithashtu ka vendosur që pragu zgjedhor në shkallë vendi të jetë 1 për qind dhe koalicionet të jenë me listë unike dhe në një sigël të vetme.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, gjatë fjalës në seancën parlamentare tha se miratimi sot i ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe i institucioneve të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri.

“Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre”, u shpreh kryeparlamenatri Ruçi, sipas njoftimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në seancë tha se listat janë të hapura. “Sa i përket listave, çdokush që do të hyjë në listë ka mundësinë të zgjidhet, por patjetër për t’u zgjedhur duhet të marrë votat. Pa vota apo me 100 vota nuk ka. Partia Socialiste është një familje që ka rregulla”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndryshimet në kodin zgjedhor janë kundërshtuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili në një reagim në rrjetet sociale shkruan se akti i sotëm është antikushtetues dhe sipas tij “godet rëndë integrimin evropian të vendit”.

Lidhur me projektvendimet për organet e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi u zgjodh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Lealba Pelinku u zgjodh nënkomisionere. Anëtarë të Komisionit Rregullator u zgjodhën Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arenc Çela, Muharrem Cakaj dhe Helga Vuka. Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve u zgjodhën Ilirjan Rusmajli, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledjo Braho.

Më 4 tetor 2020 u nda nga jeta Gjergj Vlashi, një tjetër ikonë e qytetit të Durrësit dhe kulturës shqiptare, Nderi i Kombit

U nda nga jeta Gjergj Vlashi një tjetër ikonë e qytetit të Durrësit dhe kulturës shqiptare, Nderi i Kombit.

Gjergj Vlashi ishte një emër i madh i kulturës shqiptare. Ai ishte shkrimtar, autor i 45 librave, regjisor, përkthyes, krijues i varietesë.

Ai u lind në Durrës më 13 korrik 1928.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes.

Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si “Nën gështenjat e Pragës’, “Prefekti”, “Çani hoxhë”, etj.

Pas shërbimit ushtarak punoi si regjisor ne klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua regjisor në shtëpinë e kulturës.

Më 5 maj të vitit 1960 u krijua trupa e estradës profesioniste dhe u caktua regjisor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1990, kur doli në pension.

Ndërkohë ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit, etj.

Ka punuar për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para.

Gjithashtu ai është autor i librit “Si vihet në skenë një shfaqje estradë” dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin.

Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes.

Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Urdhërin “Nderi i Kombit”.

Gazeta e qytetit ku lindi, Durrës Lajm, jep lajmin duke shkruar si më poshtë:

“Gjergj Vlashi lindi në Durrës me 13 korrik 1928.

Në harkun kohor të 92 viteve, Gjergj Vlashi shpalosi portretin e një njeriu të jashtëzakonshëm.

Një kolos të tillë, Durrësi ynë mund ta lindë një herë në 100 vite.

Në 92 vite jetë, Gjergji shkroi biografinë e një njeriu të kompletuar, ku barti treguesit më të arrirë,

në atë që quhet qytetaria durrsake ku spikati portreti i një gjigandi të artit, letërsisë, përkthimit,

të ngritjes së humorit durrsak në piedestal, të raportit ekselenc që krijoi me njerëzit, duke sintezuar më të mirën e shoqërisë tonë.”

Botuesit e Voal.ch, Elida dhe Skënder Buçpapaj i shprehin ngushëllimet më të thella Familjes Vlashi, miqve, të afërmëve, gjithë durrësakëve dhe qytetarëve të Durrësit e po ashtu gjithë shqiptarëve.

——–

In memoriam voal.ch po sjell një intervistë të Gjergj Vlashit me rastin e 90 vjetorit të lindjes për gazetën Shqiptarja.

 ‘Nderi i Kombit’ Gjergj Vlashi, 90 vjeçari me tre pasione të mëdha

Vlashi themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit, mbi 45 vepra të botuara

Një datë e shënuar, e cila i kujton admiruesve të tij dhjetra shfaqje të vëna në skenë, shumë tituj librash të përkthyer dhe të shkruar prej tij: por mbi të gjitha u kujton jetën intensive të tij, edhe kur po hyn në dekadën e 10-të të jetës së tij. Kohët e fundit ai ka përkthyer një tjetër libër nga spanjishtja, aktualisht në proces botimi nga shtëpia botuese “Ombra GVG”.

I nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” Gjergj Vlashi është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa ka botuar më shumë se 45 vepra në letërsi origjinale, përkthime dhe komedi.

 

Gjergj Vlashi mbetet një pikë referimi në Durrës, jo vetëm për krijimtarinë e tij të begatë në vite, por edhe për intensitetin e jetës intelektuale në shërbim të qytetit dhe bashkëqytetarëve të tij. I shpallur “Qytetar Nderi” prej vitesh në vendlindjen e tij, në sytë e bashkëqytetarëve të rinj në moshë ai është një model korrektese dhe suksesi njëkohësisht.

 

-Z. Gjergj, më 13 korrik ju do të festoni 90-vjetorin e lindjes. Çfarë përshtypje  ju bën shifra?
-Një përshtypje të veçantë, megjithëse jeta nuk është çeshtje  sasie,  po cilësie.

-A mendonit para 70-80 vjetësh se jeta juaj do të lidhej me librat dhe me skenën?
-Jo nuk  mendoja, po jam i kënaqur që ndodhi ashtu.

-Një pjesë shkollimi në Itali, te arbëreshët; një vit në Bolonja; disa të tjerë në Durrës dhe Tiranë. Cilat kan qenë stacionet më me vlerë?
-Është e vështirë ta thuash mbasi çdo stacion ka vlerën e vet.

-Sa keni mësuar nga mësuesit tuaj? Sa kanë ndikuar ata te ju?
-Kam pasur fatin të kem mësues shumë të mirë si Pashko Gjeçin, Arshi Pipën, Henrik Lacaj, etj., nga të cilët kam mësuar shumë.

-Keni thënë në një intervistë se një nga pengjet tuaja është fizarmonika? Përse?
-Nuk e mbaj mend ta kem thënë, por nëse e kam thënë fizarmonika ka lidhje me  një gjë  tjetër.

-Ndofta se ishte edhe shkaku i arrestimit tuaj?
-Ka shume mundësi.

-Nga viti 1960 deri në 1992, kur dilni në pension jeta juaj i kushtohet skenës së estradës profesioniste? Fusha e kulturës në një sistem diktature është kënaqësi apo lodhje intelektuale?
-Është e të dyjave,  edhe kenaqësi, edhe lodhje.

-Në 30 vite estrada e Durrësit bëhet një nga më të vlerësuarat e vendit. Ndërsa ju punoni edhe me trupa të qyteteve të tjerë. Mund të na thoni shkurt: cili ka qenë çelësi i suksesit?
-Është e vështirë, por kam qenë gjithnjë i impenjuar për të thënë diçka të re në atë gjini. Çelësi mundë të jetë puna e pandërprerë, sepse humori siç ka thënë një humorist “është diçka serioze”.

-A keni patur aktorë të preferuar? Po trupa?
-Po, por mos kërkoni që të përmend emra.Kam punuar me aktorë shumë të mirë, si ato te estradës së Shkodrës: Tano Banushi , Zyliha Miloti, Paulin Preka , Zef Deda , Besnik Çinari, etj. Nga teatri i estradës së Tiranës mund të përmend aktorin e shquar Skënder Sallaku, Melpomeni Çobani, Vasillaq Vangjeli, kurse në estradën e Durrësit mund të përmend Spiro Stratin. Enver Likmetën, Aishe Starin, Fadil Hasën. Kam punuar edhe me estradën e Korçës dhe të Lushnjes si dhe kam qene pedagog i jashtëm në Akademin e arteve  për artin e estradës.

-A ndikonte çensura në punën tuaj? Po vetëçensura?
-Me keqardhje do të them se ndikonte ne mënyrë të ndjeshme.

-Krijimtaria juaj ndahet në dy etapa të rëndësishme që përkojnë me ndryshimet demokratike në vendin tonë. Si e përjetuat periudhën e tranzicionit?
-Me shumë entuziasëm, megjithëse nuk qe punë e lehtë të përshtatesh me këtë klimë të re.

-Shkruani skicën e parë kur ishit 16 vjeç, ndërsa përkthimin e parë vetëm 14 vjeç? Ndërkaq i lëvroni intensivisht këto dy gjini, vetëm kur dilni në pension. A ka një arsye?
-Nuk besoj. Më joshnin.

-Përkthimi i veprës së Kafkës nga gjermanishtja ishte ndërmarrja e parë e madhe për ju. Përse ?
-Sepse nga shkrimtarët më të mëdhej të shekullit njëzet,  Kafka zë një vend të  nderuar. Kam nderin të them se jam përkthyes i parë i tij, që përktheva dhe botova  librat “Metamorfoza” dhe “Proçesi”. Përveç veprave të tjera.

-Ndërkohë, keni përkthyer autorë të rëndësishm nga gjuhët spanjolle, portugeze, gjermane, italiane, etj. A keni një kriter për përzgjedhjen e veprave që përktheni?
-Nuk mund ta mohoj që kam disa kritere që lidhen me cilësinë e lartë të autorëve dhe vlerën e tyre shoqërore. Përveç faktit që kam përkthyer dhe vepra të porositura.

-Tre dekadat e fundit dallohen edhe për udhëtimet e shumta, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA. Sa e kanë ndihmuar punën tuaj?
-E ka ndihmuar shumë; mjafton të them se kam njohur dhe kam biseduar me tre autorë të çmimit Nobel, si spanjolli  Kamilo Sela dhe portugezi Hoze Saramago.

-Më shumë se 30 vjet si regjisor profesionist, çfarë ka ndryshuar sot në një shfaqje estrade?
-Ndoshta duhet pyetur: a ekziston më estrada? Përgjigja është e shkurtër dhe e trishtuar: Jo.

-Çfarë ka ndryshuar në përkthimet e botuar së fundi?
-Në shumë vepra të përkthyera mungon cilësia e duhur. Megjithëse duhet thënë se ne kemi një shkollë të vjetër dhe cilësore. Po ju kujtoj se libri i parë shqip “Meshari” i Gjon Buzukut është një përkthim.

-Titujt e nderimet për veprimtarinë tuaj, nga “Artist I Popullit” te “Qytetar Nderi”, nga “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi I Kombit” i keni marrë pas viteve 1990. Kanë ndonjë ndryshim me titujt e viteve 1950-1990?
-Ka, pasi para periudhës së demokracisë nuk kisha asnjë titull.

-A mundet një krijues që vazhdon të punojë edhe në moshn 90-vjeçare t’ja dalë pa mbështetjen e familjes?
-Jo. Familja ime dhe në veçanti, gruaja ime, Shpresa, kanë qenë dhe mbeten  bashkëpuntorët e mi më të afërt.

-Djemtë tuaj nuk i janë larguar artit, por jo në gjinitë që keni lëvruar ju? Ju vjen keq?
-Nuk kam arsye të më vijë keq, se të dy me artin merren.

-Çfarë do të bëni nesër, kur të jeni 90 vjeç?
-Asgjë të veçantë. Do të vijoj  jetën e zakonshme  qe më ka caktuar Ai atje lart!

-Faleminderit për intervistën.

 

 

Petroviçët po përpiqen të rrëmbejnë në Vjenë shpatën dhe përkrenaren e Gjergj Kastriotit – Nga Azgan Haklaj

Ku janë janë institucionet shqiptare të ruajtjes së identitetit kombëtar?!
Serbia nuk mund të pervetësojë kurrë simbolet kombëtare të shqiptarëve
Në vitet 30- të Adolf Hitleri urdhëroj që në Gjermani të ndërtohej fabrika më moderne në botë e ndërtimit të automobilave.
E pagëzoj atë me emrin volkswagen që në shqip do të thotë makinë e popullit.
Po nëse diktatori gjerman ia doli që me anë të inxhinierëve dhe konstruktorëve të tij gjenial të realizojë këtë projekt të famshëm, i cili edhe sot gezon reputacion të përbotshëm, çfarë mund të themi për fabrikën e makinerinë e gënjeshtrat që elaborohen në Beograd qysh se ky vend mori pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Ideologjia fashiste serbo madhe e Akademia e Shkencave Serbe janë shnderruar prej shekujsh në një karrikaturë të volkswagenit gjerman që nuk prodhon makina për popullin e vet, por mashtrime e gënjeshtra të trasha në sherbim të nacionalizmit e krenarisë kombëtare serbe.
Duke  pasur një histori, kulturë e identitet kombëtar dukshëm inferior’ përballë shqiptarëve, grekëve e fqinjëve të tjerë ballkanas, serbët e në radhë të parë elita e politikës, kulturës dhe kisha shoviniste e tyre kerkojnë ta ngrenë panteonin e tyre kombëtar duke vjedhur historinë, kulturën e simbolet më të ndritshme të Kombit Shqiptar, të cilat janë njëherësh edhe simbole të Europës, të historisë dhe identitetit të saj.
Në kuadër të kësaj fushate donkishoteske e shoh edhe kerkesën e  njëfarë Miroljab Petroviçit drejtuar Austrisë për të marrë nga Muzeu “Belvedere”, ku ruhen prej shekujsh shpatën dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).
E quaj të turpshme këtë kerkesë, sepse asnjë precedent i tillë nuk ka ndodhur me parë në historinë e popujve dhe donkishoteske sepse ta quash serb kryetrimin shqiptar dhe të tentosh t’i rrëmbesh atij armët e lavdisë është një aventurë po kaq e pamundur sa t’u përvetesosh Moisiun hebrejëve, Jezu Krishtin të krishterëve, apo Profetin Muhamet muslimanëve.
Kur shqiptarët e vjetër  pellazgo – ilirët hidhnin themelet e qytetërimit mesdhetarë dhe atij europian, stërgjyshërit e atyre që sot guxojnë  të bëjnë të vetat simbolet tona kombëtare endeshin si një popullsi e egër pyjeve, stepave dhe moçaleve të uraleve dhe jetonin në shpella dhe kasolle si në Epokën e Neolitit.
Ku ishin stërgjyshërit e vuçiçëve e karaxhiçëve kur Aleksandri i Madh i frymëzuar nga mësuesi i tij Aristoteli duke “e mbajtur rrufenë në dorë e vetëtimën në sy”, siç shkruan Gjergj Fishta marrëshoj si uragan drejt Azisë, përmbysi despotët dhe tiranët dhe përhapi kudo pishtarin e lirisë?!
Ku ishin serbët kur Pirro Ynë marrshoj në Itali, i mundi romakët dhe shkroi epopenë e tij?!
Ku ishin paraardhësit e garashaninëve mashtrues kur Diokleciani Ynë e mori Romën me qerpiç dhe e bëri me mermer?!
Ku ishin paraardhësit e milutinoviçëve të sotëm serbë që kërkojnë të krekosen para botës me simbolet e vjedhura kur Kostandini Ynë i Madh çertifikoj krishterimin si besimin e ri të Perandorisë Romake?!
Ku ishin stërgjyshërit e obradoviçëve genjeshtarë kur Justiniani Ynë i Madh kodifikoj ligjet e Perandorisë Romake duke i dhënë njerëzimit “Të drejtën Romake”, korposin juridik më të plotë e më madhështor që njeh historia e njerëzimit.
Gjergji Ynë i madh nuk ka lindur kështu në një truall të zbrazur.
Ai ka pasur paraardhës të shquar e të njohur në mbarë botën dhe së paku dy pasëardhës të shekullit të 20- të Nënë Terezën dhe Ibrahim Rugovën.
Humbja e pakthyeshme e Kosovës, e cila ka qenë gozhda e Nastradinit e qarqeve shoviniste serbe dhe e Kishës Serbe për të mashtruar opinionin publik duket se i ka trullosur e marrosur kaq shumë sa kërkojnë ti marrin armët e Gjergj Kastriotit, sa nuk janë në gjendje ta kuptojnë se me manovra të tilla përfundojnë si ujku që donte të hynte në terrin e natës në vathën e bariut,  por ai e “dekuroj” me një plumb, e ropi, ja mbushi lëkurën me kashtë dhe ua dha femijëve si dordolecë.
Këtu është burimi i fjalës së urtë:
“Tallen si me lëkurën e ujkut”.
Duhet një ballafaqim historik që nuk bëhet me një shkrim të vetëm dhe disa pyetje për këta  të marrosur të tipit Miroljub Petroviç që guxojnë të çertifikojnë në Vjenën perandorake trillimet e kerkesat e tyre absurde e të denja për libra me përralla.
Po mirë o vulëhumbësit e popëve, akademikëve e çetnikëve serbë, nëse Gjergj Kastrioti ishte nga raca juaj;
Përse atëherë nuk e çliroj Serbinë nga hordhitë otomane por fluturoj si shqiponja nga Beteja e Nishit drejt Krujës, vendlindjes e kryeqendrës së Principatës së tij dhe ngriti krenarë Flamurin Kuqezi të lirisë??.
Çfarë donte ky burrë vigan në Lezhë me 2 mars 1444, ku krijoj Besëlidhjen e Princave Arbërorë?!
Pse nuk e krijoj këtë Besëlidhje në Serbi??
Serbët e kanë patur një serb të tyre, por ai nuk është Gjergj Kastrioti.
Është mbreti i tyre Gjergj Brankoviçi, aleat e vasal i vjetër i Sulltan Muratit të Dytë, babai i Sarës, gruas së Sulltanit, i cili kur Gjergji Ynë ngriti në këmbë ushtritë e tij për të marrshuar drejt Varnës në vjeshtën e vitit 1448 në ndihmë të Janosh Huniadit që luftonte kundër ushtrisë së Sulltanit, ky Gjergji serb i pabesë e bllokoj për ditë të tëra ushtrinë shqiptare, e kur Kastrioti, të cilit iu sos durimi e hapi rrugën me shpatën e tij të lavdishme që po i kerkojnë grupi i petroviçëve të sotëm Vjenës dhe e dogji me zjarr e hekur Serbinë Mesjetare, apo Misinë siç quhej atëherë ushtritë hungareze ishin shpartalluar.
Është e vertetë historike se serbët e kanë provuar shpesh dajakun e grushtin e rendë të perandorive e pushtuesve në kurrizin e tyre, por për këtë nuk janë aspak fajtorë shqiptarët.
Nëse në pesë shekujt e pushtimit osman serbët u trajtuan si raja e qytetarë të dorës së dytë është punë e tyre, e Vuçiçi ka gjithë të drejtën e Zotit t’i drejtohet sivllaut të tij Erdoganit e t’i thotë:
Na kërkoni falje për zullumet e poshtërimin që na ka bërë Perandoria Otomane!
Historia na deshmon se dinastisë shqiptare ishin pjesëmarrëse në Betejën e Fushë- Kosovës të datës 29 qershor të vitit 1389, si Balshajt, Kastriotët, Dukagjinët, Muzakët, Jonimajt e mijëra luftëtarë arbërorë.
Po t’i degjonte këshillat e princërve arbërorë Gjergj Balshës së Dytë, Gjon, apo Pal Kastriotit, Teodor Muzakës së Dytë e Lek Dukagjinit të Parë princi serb Car Llazari për të sulmuar natën me të gjitha forcat e koalicionit, me rreth 20000 trupa, ndonëse përballë 27000 trupave të ushtrisë turke fitorja do të ishte e ballkanasve, por princi serb preferoj të grumbullonte rapsodët në një kodër për të përjetësuar trimëritë e tij, ashtu si ato të Akilit para Trojës, por ja që qafa e tij ishte e hollë për jataganët turq, të cilin osmanet e kapëm peng e ja prenë kokën si bostan e ja ngulën në një shtizë.
Së çfarë luanësh u treguan shqiptarët në këtë betejë e deshmoj dragoi i Drenicës Millosh Kopili, (serbët e kanë bërë edhe këtë të tyrin) me mbiemër “Kopiliq”, i cili u fut në çadrën e Sulltan Muratit të Parë përmes gardës së hekurt të truprojave të tij dhe i preu kryet, apo Dhimitër Jonima, për të cilën kronikanët turq të kësaj beteje shkruanin:
“Duheshin 10000 burra për ta ndalur”.
Në fushë të nderit ra heroikisht Teodor Muzaka i Dytë me 400 arbërorë.
Historia serbe, ajo që është menyja e përditshme e ultranacionalistëve, e njëherësh imazhi i saj ndërkombëtar është gënjeshtrat e trilluara fund e krye.
Edhe vetë udhëheqësi i kryengritjes për pavarësi Gjergji i Zi, apo Karagjergjoviçi, siç e quajnë serbët është shqiptar nga Kelmendi, gjyshi i të cilit nuk e njihte asnjë fjalë serbisht.
Priftërinjtë shovinistë serbë, të cilët kanë bekuar bandat çetnike e vetë ushtrinë serbe për barbaritë e tyre në Kosovë dhe Pejën e kanë shpallur “Jeruzalemin” e tyre, megjithëse nga kultura, shkollimi e njohja e teologjisë janë minorë, duhet t’u tregojnë udhëheqësve serbë e malazezë së si i bëhet hallit me Bartolemeun, primatin e ortodoksisë botërore, njerin nga teologët e figurat me të shquara të shekullit të XX-të, sepse dihet botërisht se ai ishte qind për qind shqiptar.
Kur do të i’a rrembeni kurorën dhe skeptrin e ta konvertoni  në serb edhe këtë o donkishoteskë të shekullit të XXI- të?!
Endrra e çmendur e serbëve për të marrë armët e Luanit Gjergj Kastrioti është një endërr mashtruese, e cila tretët më shpejt se vesa e mengjesit.
Ato armë janë simbole të shenjta të 10- milionë shqiptarëve, të triumfit mbi barbarët aziatikë, të cilëve serbët u sherbyen me besnikërinë e qenit për 600 vjet.
Në Beograd është një shesh me emrin e Shkodrës, “Skadarlija”, qytetit ilir mijëra vjeçar të Teutës dhe Agronit, metropolit të kulturës ballkanike, e cila ka rrezatuar dritën e qytetërimit e civilizimit për qindra vjet, në mbarë Gadishullin Ballkanik.
Gojëdhenat tregojnë se në kohët antike, aty në qendër të këtij sheshi, ku zhvillohej tregtia, një hebre e pyet një grua që shiste vezë:
“Sa e ke një vezë?
1 aspër përgjigjet ajo.
Do të marr 100 vezë thotë hebreu, e filloj të zgjedhë më të mëdhatë.
Tani i kam me peshë i tha gruaja.
Hebreu dinak iku me bisht ndër shalë.
Kështu do të largohen edhe serbët që do të kenë rastin të shohin armët e lavdishme të Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vjenës.
Ato peshojnë sa malet shqiptare e janë të patundshme si ato përgjithmonë.

SHBA-Shqipëri, marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik dhe për Skavicën

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan sot në Tiranë dy marrëveshje. Nënsekretari amerikan për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach firmosi me ministren shqiptare të Financave dhe Ekonomisë Anila Denan, Memorandumin e Bashkëpunimit Ekonomik, ndërsa ministrja e Infrastruktrës Belinda Balluku nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një prej veprave më të rëndësishme energjitike të vendit. Siguria 5G ishte një tjetër temë e rëndësishme në bisedimet mes zotit Krach dhe autoriteteve shqiptare

Për kryeministrin Edi Rama e sotmja ishte “një ditë e shënuar në marrëdhëniet e miqësisë së posaçme dhe të partneritetit të paçmueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Memorandumi që nënshkruajmë sot për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-së faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e nje kapitulli të ri për investimet e drejtëpërdrejta, jo vetëm amerikane, por në tërësi të huaja në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare duke përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar”.

Edhe për Nënsekretarin amerikan Keith Krach “ky është një hap i rëndësishëm dhe madje një katalizator i rëndësishëm për shtrimin e rrugës për rritjen e tregëtisë dhe investimeve përfshirë dialogun ekonomik në të ardhmen ndërmjet dy vendeve tona. Drita e investimeve të huaja vecanërisht për firmat në Shtetet e Bashkuara do të krijojë vende pune më të mira, mmundësi më të mira për të rinjtë në Shqipëri e do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi”

Por angazhimi i Shteteve të Bashkuara do të përkthehet në terma konkretë edhe për një nga veprat më të rëndësishme energjitike të vendit, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Kryeministri Rama tha se pala amerikane do të ofrojë ekspertizën e saj, teknologjinë si dhe financim për realizimin e këtij projekti së bashku me qeverinë shqiptare.

Memorandumi i firmosur mes ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kompanisë amerikane Bechtel “do të fusë në rrugën përfundimtare të realizimit një ëndërr 50 vjeçare që është ndërtimi i HEC-it të Skavicës, gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur në burime hidroenergjitike, por i varur në vijimësi nga moti dhe nga importi, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë”, nënvizoi kryeministri Rama..

Në bisedimet me Nënsekretarin amerikan një vend të rëndësishëm ka zënë dhe siguria 5G. Zoti Krach tha se “kërcënimi i privatësisë së të dhënave, pronësisë intelektuale dhe sigurisë kombëtare vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinj siç është Partia Komuniste kineze”. Ai vlerësoi mbështetjen e hapur që Shqipëria i ka dhënë nismës amerikane për Rrjet të pastër, e cila “trajton kërcënimet afatgjata të privatësisë së të dhënave, të sigurisë, së të drejtave të njeriut dhe bashkëpunim parimor paraqitur botës së lirë. Rrjeti i pastër është i rrënjosur me standardet e besimit të gjithanshëm të pranuar ndërkombëtarisht. Ai përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumëvjeçare të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar, vendesh dhe kompanishë. Rrjeti i pastër në fakt ka çuar në një valë vendesh që kanë marrë një qëndrim parimor kundër shitësve jo të besueshëm e me rrezik të lartë siç është Huawei”.

Kryeministri Rama nga ana e tij theksoi se “Shqipërisë dhe rajonit i duhet një qasje strategjike për të patur një rrjet të sigurtë në procesin e kalimit në nivele të tjera të digjitalizmit dhe të transferimit të të dhënave. Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjeshtë si një rol konstruktiv në ndërtimin e paqes dhe fuqizimin e dialogut, por si një rol proaktiv për rrugët e pastra të teknologjisë 5G”.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama mori dhe një letër falenderimi nga Presidenti Trump për qëndrimin që Shqipëria ka mbajtur ndaj “ndikimeve malinje të Kinës”. zëri i amerikës

Trump: Shpresoj që SHBA dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë memorandum mbi sigurinë 5G

Tiranë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i ka dërguar një letër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e falënderuar, sipas presidentit amerikan, për “mbështetjen e normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës”, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në letrën e publikuar nga Rama në rrjetet sociale, presidenti amerikan thekson se shpreson që SHBA dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një memorandum mirëkuptimi mbi sigurinë 5G.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një memorandum mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në letrën e Trumpit.

Presidenti amerikan thekson më tej në letrën drejtuar kryeministrit Rama se “Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17+1 prej të cilit unë ju nxis të dilni”.

“Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë”, shkruan më tej Trump, duke iu drejtuar Ramës se: “Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane”, sipas Trumpit, në zhvendosjen e ambasadës së Shqipërisë.

Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet, kritikët mosbesues për kriteret

Partitë kryesore politike në Shqipëri janë angazhuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet politike që pritet të mbahen në pranverë. Ato kanë miratuar disa mekanizma për filtrimin e tyre, pas disa problemeve që u shfaqën me përfshirjen në parlament dhe pushtetin vendor të individëve me të shkuar kriminale, gjë që çoi në hartimin dhe miratimin e ligjit të dekriminalizimit 5 vjet më parë. Por studiuesit janë skeptikë dhe thonë se prurjet e deritanishme kanë qenë vullnet i elitave politike. Pak kohë më parë dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë inkurajoi drejtuesit e partive politike përmes një letre të mbajnë jashtë listave të kandidimit personat e korruptuar dhe me të shkuar kriminale.

Ligji për Garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike i njohur si ligji i “dekriminalizimit”, vazhdon të jetë i nevojshëm në politikën shqiptare edhe pse 5 vjet më parë kur u miratua nën presionin e fortë të SHBA dhe BE u mendua se do të ishtë i përkohshëm. Nevoja e tij erdhi pas zgjedhjes deputetë dhe drejtues lokal të disa eksponentëve me të shkuar kriminale. Sot në valën e debateve për hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë, partitë kryesore janë angazhuar në miratimin e disa mekanizmave për filtrimin e tyre.

Instituti i Studimeve Politike, në bashkëpunim me ekspertë dhe qytetarë ka kryer një sondazh sipas të cilit mbi 90 për qind e qytetarëve janë kundër përfshirjes së individëve të fortë dhe kriminelëve në politikë. Sipas Drejtorit të këtij instituti kjo tregon se prurjet e deritanishme nuk kanë qenë vullnet i qytetarëve por i elitave politike.

“Nga monitorimi që kemi rezulton që shumica e procedurave janë formale. Partitë ende në mënyrë publike nuk kanë përjashtuar nga radhët e tyre dhe as kanë mënjanuar nga pozitat drejtuese asnjë nga individët të cilët janë jo vetëm të dënuar nga gjykata, me vendim gjykate dhe ata në listën e zezë amerikane, apo njerëz të njohur në publik për skandale të mëdha financiare apo me të shkuar kriminale”, thotë Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

Përfaqësues të PS, e arsyetojnë infiltrimin e disa të zgjedhurve nga rradhët e saj në parlament dhe pushtet lokal me zhvillimet e vrullshme të 30 viteve, ndërsa sqarojnë se aktualisht kanë përfshirë në statut pengesa serioze për ndalimin e personave që kanë patur dënime penale, si dhe përjashtimin e tyre nga partia. Ata thonë se po punojnë për hartimin e fomularit të ri për kandidatët dhe pranojnë se nuk ka filtra perfekt.

“Tek e fundit një parti politike do të bazohet në vetëdeklarimet e kandidatëve, në verifikimin nga anëtarësia, që është burimi kryesor i informacionit dhe filtri kryesor, nga hulumtimet meqë sot është bota e internetit, mekanizmat on line. Këto janë mekanizmat që mund të përdorë një parti politike, sepse për numrin e madh të kandidatëve, është e pamundur për të kryer verifikime zyrtare. Dhe një kategori personash mund të kenë kryer vepra penale apo ndalesa jashtë vendit. Kjo pra e bën të pamundur, që një parti politike të garantojë 100 për qind sukses në këtë aspekt. Përgjegjësia politike dhe ligjore në fund është e individit”, shprehet Alket Hyseni, Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore dhe etikës në PS.

E megjithatë kritikët vënë re se PS është distancuar me sforcime e detyruar nga presioni ndërkombëtar nga disa të zgjedhur problematikë, siç ishte rasti i Armando Prengës, Arben Ndokës Elvis Roshit, si dhe vangjush Dakos, të cilit qeveria amerikane i ka ndaluar hyrjen në Amerikë bashkë me familjen, duke përforcuar kështu zërat se zgjedhja e tyre në parlament dhe në pushtetin vendor nuk ishte një aksident.

Ndërkaq edhe PD, në opozitë, ka miratuar një fomular për kanditatët, në zgjedhjet e ardhshme politike, i cili bazohet në një model amerikan, pas ndihmës që ju kërkua ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Në këtë formular merren të dhënat me ekzaktësi për çdo individ që nga gjeneralitetet familjare deri në shkollim, në eksperiancat në punë, në problemet që mund të ketë pas në gjykata. Ky formular është një bazë për komisionin e etikës dhe integritetit dhe figurës së individit, që t’i propozojë strukturave të PD të gjitha karakteristikat e personit në fjalë dhe se çfarë duhet bërë në vijim në lidhje me pastërtinë e figurës”, u shpreh Halim Kosova, Kryetar i Komisionit të etikës dhe integritetit të individëve në PD.

Kryetari i Komisionit të Garancive Statutore dhe Etikës në PS thotë se në formularin që do të hartohet për zgjedhjet e ardhshme shkohet përtej ligjit duke përfshirë përjashtimin nga kandidimi edhe të individëve me shkelje të rënda administrative apo ndaj të cilëve ka dënime apo akuza me ndjershmëri të lartë në opinion për korrupsion.

“Sidomos zyrtarët, që në të kaluarën kanë patur hije të errëta dyshimi për afera korruptive, të cilat mund të kenë patur elementë të veprës penale, ose mund edhe të mos ketë arritur që të faktohet akuza penale, por kanë një akt administrativ, i cili i ngarkon me përgjegjësi dhe i lë me dyshime në këtë aspekt”, shpjegon Alket Hyseni Kryetar i Komisionit të Garancive Statutore dhe etikës në PS.

Por përfaqësues të botës akademike janë të ashpër kur bëhet fjalë për garancinë, dhe argumentat i gjejnë në sjelljen e të gjitha palëve politike deri tani.

“Të dyja palët janë provuar më shumë se një herë, në pushtetin qëndror dhe pushtetin vendor. Nëse Shqipëria sot është jo me demokraci të brishtë, por me demokraci autoritariane, ky produkt është i tyre dhe e ardhmja me përfaqësues të besueshëm nuk mund të vijë nga të njëjtët njerëz që sollën realitetin ekzistues”, shprehet Përparim Kabo, Dekan i Fakultetit të Shkencave Psikosociale dhe Politike në Universitetin Mesdhetar.

E megjithatë përtej kritikave , përfaqësues të PD mendojnë se ka gjithnjë forma për të ringritur besimin. Zoti Kosova e konsideron përpjekjen e saj për të zgjedhur përfaqësues me integritet të lartë moral në listat e kandidatëve si vaksinë që e mban të shëndetshme PD dhe qeverisjen e saj, duke e mbrojtur nga krimi dhe korrupsioni.

“ Shumë njerëz të ndershëm dhe punëtor që e duan ndryshimin në këtë vend janë indiferent duke parë se si janë bërë zgjedhjet e deritanishme ose çfarë kontigjenti ka marrë pjesë në parlament. Kur ata të shohin që PD ka një formular i cili të përzgjedh në bazë të pastërtisë së figurës ata do të tërhiqen dhe do t’i afrohen PD, sepse do shohin vërtet që njeriu i ndershëm me merita ka vend në PD dhe i hapet rruga për më tej”, thotë Halim Kosova Kryetar i Komisionit të etikës dhe integritetit të individit në PD.

Pak kohë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë inkurajoi drejtuesit e partive politike përmes një letre, të mbajnë jashtë listave të kandidimit personat e korruptuar dhe me rekorde kriminale, në mbështetje të dëshirës së popullit për një qeverisje të mirë.

Në zgjedhjet e pritshme të pranverës së ardhshme kriteret e përfaqësimit janë shtuar. Ato nuk përfshijnë vetëm personat me të shkuar kriminale por dhe individët e korruptuar dhe për forcat kryesore politike në vend që kanë qeverisur përkatësisht 16 dhe 13 vite pas rrëzimit të regjimit komunist, duket se shkalla e filtrimit do të jetë e vështirë.

Dalin rezultatet në Tropojë, skualifikohet Besnik Dushaj, ja 5 emrat e përzgjedhur nga anëtarësia e PD

TROPOJA

Anëtarësia e PD në Tropojë ka përzgjedhur 5 kandidatët e saj për fazën tjetër të procesit të përzgjedhjes.
BalkanWeb mëson se sipas votave renditja është e tillë:

1-Isuf Çela
2- Xhem Neza
3-Mimoza Hajdarmata
4-Lush Susaj
5- Feride Rrahmani

Ndërkohë bie në sy se si në Kukës dhe në Tropojë, janë skualifikuar ish-kryebashkiakët e PD. Anëtarësia e Tropojës ka skualifikuar Besnik Dushaj si më të papëlqyerin në bazë të votave.

KPA shkarkon ish drejtuesen e Krimeve të Rënda

Në Shqipëri, ish drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, u shkarkua sot nga detyra, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë

Në Shkurt të vitit të kaluar, prokurorja Prela, kaloi me sukses Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e procesit të rivlerësimit. Por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin që e cilësonte atë të përshtatshme për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë.

Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit, u shpreh se zonja Prela nuk mundi të justifikonte burimet e të ardhurave me të cilat ajo ka blerë një apartment në kryeqytet si dhe një depozitë bankare prej 4.5 milion lekësh. Po ashtu, sipas Kolegjit, prokurorja ka fshehur dhe një hua prej 25 mijë eurosh dhënë nga bashkëshorti i saj. Edhe për këtë shumë, Kolegji u shpreh se nuk ka një burim financiar të justifikuar.

Zonja Prela shërbente aktualisht si Prokurore në Prokurorinë e shkallës së Parë në Tiranë. Vitin e kaluar ajo nuk u kualifikua në garën për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, SPAK.

Po sot, Gjykata vendosi se anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, do të duhet t’i nënshtrohet procesit gjyqësor, për akuzën e falsifikimit. Zoti Daci u mor i pandehur nga SPAK-u, pas dyshimeve se në fazën e konkurrimit për në Kolegj, ai kishte fshehur faktin që në vitin 1997 ishte shkarkuar nga detyra si gjyqtar. zëri i amerikës

Berisha komenton vizitën e Ramës në Berlin: Pesë arsyet pse nuk e takoi kancelarja Angela Merkel

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook rendit disa prej arsyeve, pse kryeministri Rama siç thotë, “vendosi fundin e tij”.

Problemet në vend me trafikun e drogës, mosngritja e Gjykatës Kushtetuese, roli që ka luajtur në dialogun mes Beogradit e Prishtinës, por edhe prishja e marrëveshjes së 5 qershorit me opozitën e Bashkuar, janë sipas ish-kryeminsitrit Berisha, arsyet që Berlini i ka mbyllur derën kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

STATUSI I PLOTË

Vizita ne Berlin si fundi vetevrases i Edvinit!
Miq, pas Bujrum Dajakut ne Marmara dhe darkes se Kapitullimit ne Athine e damkosjes publike nga Bakojanis si kukull ne duart e te tjereve qe punon kunder vendit te vet, Berlini do shenonte per Edvin Hajdutin fundin vetevrases politik te nje gangsteri te zhveshur nga çdo parim, ligj, norme apo moral dhe interes tjeter perveç pushtetit te tij personal.
Ai ne nje rast te paprecedent u nis per ne Berlin pasi njoftoi me mediat e kontrolluara prej tij per takime me Kancelaren Merkel, drejtues te Bundestagut dhe pergjegjes kryesor te zgjerimit te BE e politikes se jashtme te Gjermanise. Mirepo ne Berlin i ndodhi ajo qe ne memorjen historike te atij metropoli nuk ka ndodhur kurre me nje kryeminister te ndonje vendi tjeter.
Edvin Droga ne Berlin nuk u prit nga Kancelarja Merkel dhe asnjeri nga zyrtaret e rendesishem te Bundestagut apo politikes se jashtme te Gjermanise qe ai kishte paralajmeruar. Kjo ndodhi pasi ai para nisjes per Berlin me mediat e kontrolluara prej tij i mashtroi qytetaret shqiptar per takimet e nivelit me te larte qe do te kishte ne Gjermani duke besuar se nepermjet ketij mashtrimi do te mund tju diktonte axhenden kancelares Merkel dhe politikaneve te tjere me te larte te atij vendi. Te njoftosh per takim me kancelaren e Gjermanise apo dhe kryeministrin e çdo vendi pa rene paraprakisht dakord per takimin eshte nje akt birboje i papranueshem dhe i turpshem e i papergjegjshem.
Edvin Droga jo vetem nuk u prit ne takimet qe kishte paralajmeruar por udhetimi i tij privat ne Berlin u percoll nga mediat e medha gjermane publike dhe ato private sikur te ishte persona nongrata ose se paku siç themi ne shqiptaret si ai qe “shkon pa ftuar dhe e gjen pa shtruar”.
Keshtu Edivin rregjistroi ne rrafshin nderkombetar fundin e turpshem dhe te merituar politik, deshtimin me te hidhur me spektakolar qe kryeministri i nje vendi mund te kete pesuar ndonje here.
Me te drejte analistet kane shtruar pyetje pse Rama u largua nga Berlini i perçmuar nga mediat, pa takuar asnjeri perveç Duçkes se tij?
Mendimet jane te ndryshme.
Per disa ai nuk u prit sepse tashme eshte e qarte si drita e diellit se ai ka shendrruar Shqiperine ne Kolumbi te Europes dhe ka ndertuar ketu narkoshtetin e pare ne ne kontinentin e vjeter. Ne kete kontekst ai nuk mund te konsiderohet me kryeminister i nje vendi por kryebos mafioz i nje qeverie te mafies se droges te atij vendi.
Te tjere besojne se shkaku me kryesor i mospritjes se tij qendron ne shnderrimin e drejtesise ne dege te ekzekutivit, asgjesimin Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese dhe shtetit ligjor ne Shqiperi.
Te trete besojne se ai nuk u prit sepse ai ka shnderruar Shqiperine ne qender operacionale te krimit te organizuar nderkombetar dhe vendin me te korruptuar te Europes.
Kurse nje kategori tjeter konsiderojne si shkak kryesor lojen e tij te rrezikshme qe se bashku me argatin e Beogradit ne Prishtine dhe padronin e tyre Vuçiç bene me kufinjte e Kosoves me te cilen po çonin Ballkanin ne konflikte te reja.
Nuk ka asnje dyshim se te gjithe keta faktor kane peshen e tyre ne alergjine nderkombetare qe ekziston sot ndaj Edvin Hajdutit dhe mjerisht dhe Shqiperise, te cilen ai e ka shnderruar ne delen e zeze te Europes, vendin kampion per rekordet me te zeza: per azilkerkuesit, krimin, drogen, trafiqet e tjera kriminale, larjen e parave, skllaverine e femijve, etj etj.
Miq, te gjithe keta faktor se bashku kane bere qe Shqiperise ti myket tapeti i kuq sepse prej vitesh nuk shtrohet pasi delen e zeze nuk duan ta vizitojne me diplomate te rendesishem, ministra apo shtetare te vendeve perendimore, ne vizita direkt dhe as gjate vizitave te tyre ne vendet tjera te rajonit.
Madje perçmimi nderkombetare ndaj Edvinit ka arritur kulmin kur burreshtetasit e huaj per te shmangur nje efekt negativ mediatik ne vendet e tyre me njerezi shmangin edhe fotot me te ne Samite dhe takime nderkombetare apo arrijne deri sa dhe ta perjashtojne per shkak te atleteve nga fotot kolektive, siç ndodhi me rastin e takimit rajonal te zevendes Presidentit Pence ne Podgorice.
Kurse ne rastet kur ata si mikprites te samitit apo takimit jane te deryruar nga protokolli ta presin ne holl me shtreengim te duarve dhe te bejne foton e rastit me te, kane arritur deri aty sa qe per shkak te shkeljes se protokollit nga ana e tij ti bejne edhe spote tallese televizive siç beri rrjeti televiziv publik i Mbreterise se Bashkuar BBC per atletekuqin e padenje dhe qesharak per takime dhe samite nderkombetare.
Por mendoj se faktori me kryesor i qendrimit asgjesues te Berlinit ndaj tij ishte vetevrasja politike qe Edvini kreu para se te shkonte me grisjen e marreveshjes se 5 qershorit te ndermjetesuar me perkushtim te veçante dhe te pershendetur pas arritjes nga Departamenti i Shtetit, Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe Bundestagu i gjerman.
Me kete akt vetevrases Edvini doli cullak para botes si nje birbo, zuzar i vertet per te cilin parimi pacta sund servanda nuk ekziston dhe se per pushtetin e tij ai nuk njeh asnje norme, parim, moral apo ligjor kombetar apo nderkombetar.
Ne kete konekst Berlini ishte thjeshte nje goditje meshire per kufomen politike Edvin Kristaq Rama. Fund.sb
PsKy status eshte vazhdim i statusit me te njetin titull te dates 19 shtator,sb


Send this to a friend