VOAL

VOAL

Artistët letër Presidentit Meta: Mos dekreto ligjin për Teatrin!

Përmes një letre ku shpjegohet aryset dhe shkeljet ligjore që ka kryer maxhoranca në votimin e projektligjit që i hap rrugën shkembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca kundër prishjes së Teatrit i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë ligjin.

Letra është dërguar këtë të hënë në zyrën e Presidencës dhe tashmë pritet sesi do të jetë reagimi i Ilir Metës në lidhje me këtë çështje të shumëdebatuar.

Ligji i hap rrugën dhënies së tokës së Teatrit një firme ndërtuese, shembjes së tij e krijimit të një Teatri të ri, duke mos harruar dhe faktin se do të ndërtohen dhe një sërë kullash të larta pikërisht në këtë territor.

Kujtojmë se disa herë artistët i kanë bërë thirrje Presidentit që të reagojë në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Bojkoti i PD-LSI, PS-ja shtyn votimin për ligjin që kërkon 84 vota

FATION BINJAKU/ Shumica parlamentare pritej te perballej sot ne Kuvend me sfidën e 84 votave, ose siç njihet ndryshe shumica e cilësuar. Në seancën e së hënës është përfshirë në axhendën e votimit një ndryshim në një prej projektligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi.

Por ne seance mungoi sot PD dhe LSI, nderkohe qe zyrytarisht, LSI sqaroi permes deputetit Nasip Naco pse nuk do te votoje pro ligjit ne fjale. Perballe nje situate te tille, shumica ka vendosur te shtyje votimin e ligjit qe kerkon shumicen e cilesuar, pra 84 votat ne Kuvend.

 

Nisma në fjalë është një ndryshim në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që i lejon Shkollës së Magjistraturës së pranojë studentë për vitin e ri akademik 2018- 2019, edhe pse ata nuk i janë nënshtruar më parë procesit të vetingut.

Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” është miratuar në vitin 2016, nga maxhoranca e atëhershme, koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por duke qenë se marrëdhëniet nuk janë më të njëjtat mes PS dhe LSI-së, burime nga maxhoranca bëjnë me dije se po tentohet të arrihet një dakordësi me deputetë të veçantë në kampin e opozitës.

NEGOCIATAT

Burime të “Panorama” konfirmuan se Partia Socialiste do të kërkojë fillimisht konsensus nga opozita për ta kaluar këtë projektligj të Reformës në Drejtësi. Në rast se PD do të refuzojë negociatat, do të zhvillohen me grupin e LSI-së, duke qenë se së bashku e kanë miratuar dhe në të shkuarën.

Por edhe nëse ky nuk funksion, atëherë do të kalohet tek plani B. Maxhoranca ka nisur bisedimet në mënyrë individuale me deputetë jashtë grupit parlamnetar të PS. Burime thanë se diskutimet kanë nisur me disa deputetë të pavaruar dhe nga LSI.

Po ashtu burimet shtuan se janë në diskutime, por mundësitë janë që në seancën e ditës së hënë projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nuk do të hidhet për votim. Për këtë nismë, maxhoranca do ezaurojë pjesën e debatit, por në momentin e votimit, do të kërkohet shtyrja për në seancën e radhës, duke qenë se negociatat nuk janë përfunduar ende.

NUMRAT

Partia Socialiste bashkë me aleatët e saj do arrijë të mbledhë në Parlament gjithsej 79 vota. Por për të arritur shumicën e cilësuar, PS-së i nevojiten edhe 5 vota të tjera, që të arrihen 84 vota. PS ka zyrtarisht 74 mandate në Parlament. Deputetët e PDIU e ndjekin në çdo votim PS-në me tri votat e tyre, atë të Reme Lalës, Dritan Bicit dhe Elena Xhinës. Tjetër votë “besnike” e PS-së është ajo e deputetit të Shkodrës, Tom Doshi.

Po ashtu maxhorancës i është shtuar dhe një tjetër votë, ajo e Robert Bitrit. Deputeti i Fierit, është “divorcuar” zyrtarisht me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe tashmë në Parlament është listuar si deputet i pavarur.

Nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë disa deputetë që kanë mbajtur në disa raste qëndrime ndryshe nga Grupi i LSI-së. Në një kohë që deputetët e LSI-së janë larguar nga salla e Kuvendit, qëndrim ndryshe kanë mbajtur deputeti i Shkodrës, Agron Çela, deputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Këta të fundit, ndryshe nga pjesa tjetër e grupit, kanë votuar në Kuvend, ndërkohë që pjesa tjetër e deputetëve të LSI-së ka braktisur sallën si Partia Demokratike.

Pse Majko është dëshmitari i fundit i PS që ka vdekur – Nga ANDI BUSHATI

Vendimi i ish-dy herë kryeministrit të PS-së, për të mos votuar ligjin, sa grabitqar po aq edhe harbut, për shembjen e teatrit, nuk ishte thjeshtë një akt burrërie, fisnikërie dhe koherence politike. Ai nuk qe gjithashtu vetëm mbajtja e një premtimi që ish-shefi qeverisë në vitin e largët ‘99, i kishte dhënë artistëve. Më shumë se gjithçka, ajo që Pandeli Majko bëri të enjten që shkoi në parlament, qe një requiem për një PS që tashmë ka dhënë shpirt.

Si një nga anëtarët më të vjetër të kësaj partie, Majko e mban mend formacionin, që megjithëse i mbushur me punistë, i hapi hapi deyert dy pjestarëve të studentëve të dhjetorit, atij dhe Ilir Metës. Ai e kujton mirë se organizata rinore që themeloi, FRESH-i, ishte ëndërrimtarja e parë e një Shqipërie në NATO, atëherë kur shumica e konservatorëve në PS e konsideronin këtë gjë si sakrilegj.

Ai i ka të ngulitura në kujtesë sekuencat e mocionit epik të ’96, kur kryetari i burgosur Nano, konkuronte në bllok me gjithë establishmentin e atrofizuar të partisë.

Ai i ruan në memorie hapat e parë të qeverisë së pas ’97, ku megjithëse kishin një stërmazhorancë votash, socialistët e ndanë drejtimin e vendit me anëtarë të spikatur të koalicionit nën moton: “Të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet”.

Natyrisht, Pandeli Majko nuk ka se si të harrojë se si kjo parti kolegjale, e hapur dhe tolerante, ndëshkoi gafat e dy kryeministrave të zgjedhur prej saj, Nanos dhe Metës për t’i hapur atij vetë, rrugën e drejtimit të vendit. Po ashtu, besoj se nuk është bërë pishman, që do të mbahet mend si i vetmi kryeministër i Shqipërisë, që ka humbur për një grusht votash garën brenda partisë (kongresi i dhjetorit të 1999), duke refuzuar plot dinjitet të përdorte armët okulte që të pushtetit.

Pikërisht, këtë PS, që sot mund të duket si ëndërr, trashëgoi Edi Rama në vjeshtë – dimrin e 2005. Një parti që i dha atij mandatin e kryetarit, por duke i rrëzuar me një maturi dhe sens të pakrahasueshëm ekuilibri, platformën që paraqiti. Një parti ku lulëzonin të gjitha lulet, ku bashkëjetonin të gjitha rrymat dhe ku ata që kishin mbetur në minorancë në mbrojtje të një ideje, prisnin radhën sipas lojës së magjishmë të politikës të bëheshin shumicë në të ardhmen.

Mjaftuan pak vite që kryeministri aktual ta përdhoste këtë pasuri që i kishte siguruar dhe vendit një drejtpeshim të mahnitshëm: sa herë që Shqipëria rrezikonte të rëshkiste në autoritarizëm, qytetarët i besonin PS-së rivendosjen e balancave.

Në një kohë të shkurtër, garat epike Nano-Majko për kryetar u zëvendësuan nga farsat qesharake Rama-Lakrori. Nga statuti u zhduk neni për dorëheqjen e liderit që e shpie partinë në humbje. Konkurenca u zhduk deri sa në fund degradoi në modelet Kim-jong Un-jane të kryetarit të përjetshëm. Brenda PS, ashtu siç thoshte Blushi, të gjithë filluan t’i përshtaten devizës: “Mos i fol shoferit”. Të tërë ulën kokën pa bërë zë kur parlamenti u mbush me burra që vinin direkt nga krimi dhe me gra të dhunuara merita e vetme të të cilave qe idhujtaria ndaj shefit.

Pikërisht, ky model që ne e njohim paradoksalisht me emrin Rilindje votoi pak ditë më parë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kokëulur , të pështirë, servilë deri në neveri dhe trutharë deri në krenari ata iu bindën delirit kleptokratik të shefit të tyre.

Ndryshe nga ata, Pandeli Makjo nuk mund të mbërrinte deri këtu. Dy herë kryeministër, deputet që është shqetësuar ndryshe nga të parët për imazhin e tij publik, me profilin e një politikani të pa korruptuar dhe që shpesh e ka vuajtur koherencën ndaj bindjeve të veta (mbeti jashte qeverisë në 2013 vetëm se denoncoi marrëveshjen e tepsisë PS-LSI) ai tregoi se i përket një race tjetër.
Asaj PS-së së parë, ku mendimi ndryshe respektohet, ku politikani vleresohet nga qëndrimet dhe jo nga aftësia për t’u përkulur, ku politika ka vlerë se është një lojë me rregulla dhe parime.

Natyrisht duke i qëndruar besnik këtij modeli, Majko nuk bëri asgjë më tepër sesa ruajtja e respektit për veten. Ai nderoi historinë e tij personale dhe angazhimet që ka pasur në të shkuarën. Ndërsa për PS ky akt nuk ka më asnjë vlerë. Sepse ajo parti që do të evokojë Majko, tashmë ka vite që ka vdekur. Fatkeqësisht gjesti i tij me shumë se për gjithcka vlen për të na kujtuar këtë. Lapsi.al

Izet Haxhia e kërkon në gjyq, Fatos Klosi: Do dëshmoj para gjykatës, ai u dënua kot

Izet Haxhinë e pret një betejë e gjatë gjyqësore për të fituar pafajësinë e tij. I vetëdijshëm për këtë gjë, ai, përmes avokatit të tij mbrojtës, Bashkim Nikolla ka vendosur që t’i luajë të gjitha “letrat” dhe ka planifikuar që të thërrasë në seancat gjyqësore plot 44 emra për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Midis të “piketuarve” të Izet Haxhisë bën pjesë edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ish-truproja e Sali Berishës e kërkon Klosin në gjyq për të dhënë detajet e tij mbi vrasjen e shekullit, duke qenë se ai ka qenë kreu i SHISH në periudhën kur ka ndodhur ngjarja në fjalë.

 

Ndërkohë, Fatos Klosi ka vendosur që në rast se i vjen një thirrje për të dëshmuar, do t’i përgjigjet pozitivisht. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai deklaroi se do të paraqitet me patjetër para trupës gjykuese për të thënë gjërat që di.

“Sigurisht që paraqitem. Nuk e kam problem fare. Vetëm se unë paraqitem në emër të SHIK-ut të dikurshëm. Nuk kam asgjë personale.

Unë do të them atje të gjitha gjërat që dinte SHIK-u. Në fakt të gjitha këto gjëra janë të shkruara, unë nuk di asgjë tjetër dhe as më pak. Unë kam bërë për këtë problem shumë shkresa në atë kohë, tek Ministria e Brendshme, tek Drejtoria e Policisë, presidentit, kryeministrit, janë shumë. Deri tani vetëm një ka dalë shkresë. Gjykata le t’i marrë këto shkresa dhe t’i gjykojë, por unë nuk them dot asgjë më tepër mbi ato. Unë ato që i di, i di si ish-drejtor i SHIK. Unë sigurisht që shkoj për të dëshmuar, por pak a shumë qëndrimin tim e kam bërë publik. Do të shkoj për korrektesë qoftë ndaj gjykatës, qoftë ndaj të drejtës së Izet Haxhisë për t’u gjykuar”, tha ish-kreu i SHISH.

Ai shtoi më tej se Izet Haxhia ka të gjithë të drejtën të kërkojë pafajësinë pasi sipas tij, është dënuar kot.

“Pavarësisht se me Izetin ndonjëherë kemi bërë ndonjë debat në distancë, unë nuk kam asnjë problem me të. Unë do të doja me të vërtetë që ai të përfitonte diçka nga kjo punë sepse me të vërtetë e kanë dënuar rëndë. 25 vite burg pa qenë fare pjesëmarrës aty më duket absurde”, u shpreh ai.

Fatos Klosi nuk la pa thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë prononcimit të tij. Duke komentuar faktin që Berisha është thirrur shumë herë si dëshmitar në seancat e para gjyqësore për vrasjen e Azem Hajdarit, por nuk është paraqitur, ish-kreu i SHISH theksoi se ky është një tregues frike.

“Mua më duket e drejtë kërkesa e Izet Haxhisë për t’u ballafaquar vazhdimisht me Sali Berishën. Qoftë Izet Haxhia, qoftë të tjerë që u dënuan për këtë punë kërkuan të ballafaqoheshin me Berishën dhe ai nuk denjoi ndërkohë që ishte i pari mbas ngjarjes që deklaroi se kush e bëri, si u bë, si ndodhi ngjarja, etj.

Gati-gati i tha këto gjëra aq pak kohë pas ngjarjes, saqë duket sikur Sali Berisha këto gjëra dhe detaje i kishte vendosur më parë. Ai dinte shumë për atë problem dhe nuk guxoi njeri ta merrte me forcë dhe ta vinte para përgjegjësisë.

Nuk e di pse nuk u bë asnjëherë një gjë e tillë. Nëse do të vihej para përgjegjësisë, ai do të shkonte si çeço pastaj”, nënvizoi Klosi.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ shtoi më tej se Berisha nuk ka guxim të dalë para gjykatës e të hedhë akuza njësoj siç bën në jetën politike sepse është i frikësuar nga hetimi.

“Ai duhet të ishte në shumë ngjarje për të cilat ka folur, për të cilat ka dhënë mendim apo për të cilat ka thënë fakte gjoja, por asnjëherë nuk është thirrur. Asnjëherë nuk kanë guxuar t’i shkojnë deri në fund kësaj pune. Ai ka përfituar nga kjo punë. Berisha i shmanget përgjegjësisë. Në gjykatë në qoftë do të dëshmonte, do të dëshmonte si person nën hetim dhe problemet janë të ngatërruara.

Ndërsa duke folur kështu nëpër gazeta, në Parlament etj, ai nuk ka asnjë përgjegjësi. Ai i ka ndarë mirë këto punë. Deklaratat me përgjegjësi nuk i ka marrë përsipër. Nuk iu është afruar absolutisht fare.

Ndërsa për deklaratat për të shpjeguar çdo ngjarje që ndodh brenda dhe jashtë Shqipërisë, ai ta merr përsipër dhe fillon flet atje ku shmang përgjegjësinë”, tha Fatos Klosi.

Vokshi bën denoncimin: Kompania që do ndërtojë Teatrin ka marrë 127 tendera publikë nga Edi Rama

Partia Demokratike ka denoncuar sot sërish ndërtimin e kullave pranë Teatrit Kombëtar. Sipas deputetes Albana Vokshi, kullat do të ndërtohen në truallin e Teatrit.

“Patrimi i Parave të Pista të drogës dhe korrupsionit është arsyeja e vetme për nxitimin e Edi Ramës për të miratuar brenda 5 ditësh me procedurë të përshpejtuar, në shkelje të Rregullores, të 4 ligjeve në fuqi dhe të Kushtetuës një ligj të personalizuar me emrin e kompanisë Fusha. Duke përdorur Fusha shpk si kompani guackë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit, fitimi minimal për Edi Ramën nga ky akt mafioz, i paprecedentë në historinë e Parlamentit shqiptar, është jo më pak se 205 mln euro”, tha ndër të tjera Vokshi.

 

Deklaratë e deputetes Albana Vokshi

Votimi antikushtetues i Parlamentit për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të grabitur tokën publike është një akt mafioz, nëpërmjet të cilit Edi Rama dhe kompania Fusha do të ndërtojnë 6 kulla në Qendrën Historike të Tiranës, 3 prej të cilave në territorin e Teatrit.

Patrimi i Parave të Pista të drogës dhe korrupsionit është arsyeja e vetme për nxitimin e Edi Ramës për të miratuar brenda 5 ditësh me procedurë të përshpejtuar, në shkelje të Rregullores, të 4 ligjeve në fuqi dhe të Kushtetuës një ligj të personalizuar me emrin e kompanisë Fusha.

Duke përdorur Fusha shpk si kompani guackë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit, fitimi minimal për Edi Ramën nga ky akt mafioz, i paprecedentë në historinë e Parlamentit shqiptar, është jo më pak se 205 mln euro.

Pazaret e pista të Ramës me Fusha shpk nuk filluan sot dhe me këtë projektligj. Historiku i tyre është i pasur, por asnjëherë i hetuar nga organet e drejtësisë së kapur.

Ishte kompania Fusha shpk që Edi Rama ngarkoi për të kryer në të zezë punimet për të shndërruar godinën e kryeministrisë në një mjedis luksi.

Janë rreth 5 milionë euro që Fusha shpenzoi në favor të Edi Ramës tek kryeministria pa asnjë faturë, me para që askush nuk ia di burimin, ndërkohë që bizneseve të tjera u tregohet burgu dhe gjoba për mungesën e faturave.

Edi Rama nuk u tha kurrë shqiptarëve çfarë pazari bëri më Fusha shpk, kur ndërtoi shtëpinë superluksoze në Surrel, të deklaruar prej tij vetë se ka kushtuar 400 mijë euro.

Çdo punim për të cilin Edi Rama nuk ka paguar faturë, e kemi paguar ne të gjithë disa herë më shtrenjtë me favoret që i janë bërë më pas kompanisë Fusha shpk.

Në më pak se 4 vjet, kompania Fusha ka marrë 127 tendera publikë nga Edi Rama, me një vlerë rreth 80 milionë euro.

35 prej tyre, me vlerë 25 milionë euro, Fusha shpk I ka marrë vetëm brenda dy viteve nga Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës.

Një pjesë e madhe e këtyre tenderave i janë dhënë kompanisë Fusha pa garë.

Nëse do të ishte zbatuar ligji dhe do të kishte fituar kompania me ofertën më të ulët, buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer mbi 6 mln euro. Mjaftueshëm për rikonstruktimin e Teatrit Kombëtar.

Ø Pa garë kompanisë Fusha shpk, i është dhënë ndërtimi i Sheshit Skënderbej, parkingu nëntokësor tek sheshi, që përmbyti veten, Bibliotekën dhe Bashkinë e Tiranës.

Ø Pa garë kompanisë Fusha i është dhënë Bulevardi i Vlorës dhe rikosntruksioni i Ministrisë së Brendshme, e krisur pas tërmetit 5.2 ballësh, të cilit Teatri Kombëtar i mbijetoi.

Ø Edi Rama i dha pak muaj më parë me konçesion kompanisë Fusha ndërtimin me 125 milionë euro të hidrocentralit të Kalivaçit, duke rikonfirmuar lidhjen e ngushtë me kompaninë guackë ku do të pastrojë paratë me ligjin posaçëm të Teatrit Kombëtar.

Skema mafioze e pastrimit të parave të pista të drogës dhe korrupsionit nëpërmjet shembjes së Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike është e qartë:

• Edi Rama nxjerr jashtë loje Gjykatën Kushtetuese
• Edi Rama përdor kompaninë Fusha shpk për të bërë ofertën e pakërkuar
• Edi Rama miraton ligjin me procedurë të përshpjetuar.

Por Edi Rama ka harruar të llogarisë popullin!

Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!

Transparenca e përditshme për këtë akt mafioz që i siguron Edi Ramës pastrimin e pasurisë së tij të paligjshme nga droga dhe korrupsioni do të ndihmojë shqiptarët të marrin vendimin e tyre.

Në ditët në vijim, Partia Demokratike do të publikojë fakte të tjera të rënda të kësaj afere korruptive dhe kriminale, që lidh Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kompaninë Fusha më botën e krimit dhe drogës.

QYTETI I PJERRËT SHQIPTAR, I TËRI HISTORI, NË RRËNIM

Gjirokastra/ foto nga Gent Shullaku

 

Ju përcjellim shkrimin e AFP (Agence France-Presse) dhe shihni si e përshkruajnë gjendjen katastrofike të qytetit te Gjirokastrës, e ku ndërsa qyteti rrënohet përditë ministrja Mirela Kumbaro thotë “qyteti “nuk është më në rrezik” dhe se qeveria e ka marrë këtë problem në dorë.

GJIROKASTRA (AFP) – Banesa e Lolomanëve, dikur shtëpia e familjes osmane me atë emër, dikur kishte një pamje mbresëlënëse në qytetin malor të Gjirokastrës në Shqipërinë jugore.

Tani shtëpia është kthyer në gërmadhë, si dhjetëra të tjera në “Qytetin e Gurit”, të përkufizuar nga kështjella e saj, rrugët me kalldrëm të pjerrët dhe strukturat gëlqerore të argjendta me pamje nga Lugina e Drinos pranë kufirit me Greqinë.

Shumë prej ndërtesave shekullore, të fortifikuara, që i sollën qytetit një vend në listën prestigjioze të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në vitin 2005, janë një atraksion turistik, por në rrezik zhdukja.

Disa janë të braktisur ose nuk janë ruajtur për vite, të tjerë kanë pësuar ndryshime që kanë shkatërruar vlerën e tyre historike, ose kanë më shumë se një pronar, që nuk bien në një mendje për punën e nevojshme ose janë shumë të varfër për ta bërë këtë.

Autoritetet në këtë vend ballkanik nuk kanë gjithashtu mjetet për t’i rinovuar ato.

“Ndjej dhimbje për çdo gur, çdo mur që po dëmtohet”, psherëtin Email Nacaj, bojaxhi 58-vjeçar, i cili kujton rënien e shtëpisë Lolomani në dimër 2016.

Më poshtë, kulmi i shtëpisë së tij ka rënë gjysma.

“Kam frikë këtu, por nëna ime nuk dëshiron të largohet”, thotë ai.

Edhe nëse kishte para, nuk mund të bënte asgjë – sepse kushëriri i tij, i cili jeton në kryeqytet, Tiranë dhe është bashkëpronar, refuzon.

Nga 615 monumente në qendrën historike të qytetit “më shumë se gjysma u nënshtrohen ndërtimeve ilegale ose jashtë kushteve teknike, ndërsa 169 janë në gjendje kritike ose në rrezik kolapsi”, paralajmëroi Europa Nostra, një federatë pan-europiane e OJQ-ve të trashëgimisë, në fillim të këtij viti.

 “Na ishte një herë…”

Shumica e ndërtesave datojnë që nga shekulli i 17-të dhe 18-të, edhe pse origjina e qytetit shkon më tej në histori dhe muret e tij janë ndërtuar në shekullin e 3-të.

Shkrimtari më i famshëm i Shqipërisë, Ismail Kadare, e përshkroi qytetin e tij të lindjes Gjirokastër, si “qytet i pjerrët, i vendosur në një kënd më të mprehtë se ndoshta çdo qytet tjetër në tokë”.

“Me siguri ishte vendi i vetëm në botë ku, nëse rrëshqisje në rrugë, mund të bije në çatinë e një shtëpie”, shkroi ai në romanin e tij të vitit 1971 “Kronika në gur”.

Emigracioni masiv ka komplikuar fatin e ndërtesave, pasi Gjirokastra nuk ka qenë imune ndaj prirjes që ka prekur Shqipërinë.

Popullsia e qytetit ka rënë nga 34,000 në 2011 në më pak se 25,000, sipas Engjell Seriani, kreu i turizmit të qytetit.

Shtëpitë e qytetit janë emëruar sipas pronarëve të tyre origjinalë, personaliteteve të Perandorisë Otomane si Lolomani, Karaulli, Fico, Zeko, Babameto, fuqia e të cilëve është matur me numrin e oxhaqeve në shtëpitë e tyre.

Sot, Sokol Karaulli, pasardhës i një prej këtyre familjeve fisnike, thotë se mënyra e tij e jetesës është shumë larg nga zhurma e pesë oxhaqeve të mëdha të shtëpisë së tij.

Një ish-ushtarak, por ende nuk ka të drejtë për pensionin e tij, ai thotë se ata mbijetojnë vetëm në sajë të pagës së gruas së tij që punon në pastiçeri.

“Dita kur do të themi “Na ishte dikur Gjirokastra “, ka ardhur paralajmëroi 60-vjeçari.

Karaulli ndërpreu rrymën në katin e parë dhe vendosi enë plastike për pikat e ujit, për të mbledhur ujin që rridhte e që kishte përfshirë tashmë trarët prej druri të shtëpisë së tij të shkatërruar.

– “Përkeqësimi i përditshëm”

Rreth pazarit të qytetit, fasadat e pastra janë poshtë në një restaurim prej tre milionë eurosh (3.5 milion dollarë), të vendosur nga një shoqatë shqiptaro-amerikane dhe Banka Botërore.

Shitore të vogla u japin suvenire turistëve, 77.000 prej të cilëve vizituan kështjellën vitin e kaluar. Numri i tyre rritet 10 deri 15 për qind në vit.

“Sidoqoftë Gjirokastra nuk është vetëm pazari dhe ato vende emblematike”, tha arkitektja Lejla Haxhiç, i OJQ-së Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB).

Diku tjetër, “situata … po përkeqësohet dita ditës,” i tha ajo AFP.

Në vitin 2014, OJQ-ja kishte paralajmëruar për “shkatërrimin e shpejtë” të rretheve historike të qytetit, ku ish-diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha u rrit.

Nga 650 ndërtesat që mori në konsideratë, CHwB tha se 40 ishin në gjendje shumë të keqe, 34 ishin në gërmadha ndërsa 15 ishin në prag të rënies.

Tani, numri në gërmadha ka shkuar deri në 47, thotë.

-“Vetëm një Gjirokastër në botë”

Sot rreth 80 shtëpi janë të pabanuara, duke ngritur mundësinë që një çati qe pikon të ndikojë në strukturën prej druri.

“Çdo ditë shoh diçka që është e gabuar, sikur ndërtesa të më pëshpërit për të bërë diçka”, tha zëvendëskryetari i bashkisë Vangjel Muço.

Por me një buxhet të përgjithshëm prej 2.5 – 3.0 milion euro, komuna e tij nuk mund ta trajtojë çështjen siç duhet.

Ministrja shqiptare e Kulturës Mirela Kumbaro këmbëngul se qyteti “nuk është më në rrezik” dhe se qeveria e ka marrë këtë problem në dorë.

Që nga viti 2013 janë ndaluar ndryshimet strukturore në shtëpitë e Gjirokastrës. Ajo gjithashtu ka shpresa të mëdha për një ligj të sapo miratuar mbi themelet kulturore, si dhe për turizmin pas konvertimit të rreth 20 shtëpive në hotele.

Por CHwB (Trashëgimia Kulturore pa Kufij) beson se Gjirokastra mund të shpresojë për “jo më shumë se 10,000 euro” nga buxheti kombëtar.

Dhe renovimi i vetëm shtëpisë Babameto kushtoi 160,000 euro që erdhën nga Suedia.

Vetëm për të përforcuar të gjitha rrënojat do të duhen 1.2 milion euro, sipas Hadzic.

“Të gjithë aktorët që merren me trashëgiminë kulturore duhet ta marrin atë me seriozitet dhe të ndërhyjnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse ka vetëm një Gjirokastër në botë”, paralajmëroi ajo.

Deputeti Gurakuqi: Diktatori ndalon hyrjen ne Teatrin Kombetar te punonjesve dhe aktoreve !

Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë Romeo Gurakuqi shkruan sot në rrjetin social:

“Nga sot, Diktatori ndalon hyrjen ne Teatrin Kombetar te punonjesve dhe aktoreve.
Kjo eshte nje shkelje arbitrare e procedurave permbyllese te legjislacionit dhe dhunim i shtetit te se drejtes.”

Reagim ndaj masave ndëshkuese të kryeministrit Edi Rama, profili i të cilit nuk dallohet nga ai i diktatorëve në regjimet e kapura!

PD: Meta të mos dekretojë ligjin për Teatrin

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përsëriti sot thirrjen drejtuar Presidentit Ilir Meta që të mos firmosë ligjin e miratuar mbrëmë nga parlamenti me votat e socialistëve për projektin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë.

“Akti i djeshëm është një ligj që ligjëron vjedhjen. I vetmi qëllim është grabitja e tokës në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla masive betoni. Nuk ka pra asnjë lidhej me artin e kulturën. Nuk bëhet për Teatrin. Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes”, u shpreh zoti Basha.

Sipas kreut të PD-ës, “qëllimi kryesor i projektit është pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista të drogës, krimit dhe korrupsionit”, u shpreh ai ndërsa shtoi se “ligji që ka miratuar dje parlamenti është antikushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor”. Kreu demokrat paralajmëroi “përballje në sheshe dhe në rrugë” kundër qevrisë, dhe tha se opozita do të mbështesë “pa asnjë hezitim çdo akt të paralajmëruar nga artistët në ambientet e Teatrit e kudo”.

Projektligji u miratua mbrëmë mes tensioneve në sallën e parlamentit, ndërsa jashtë saj, grupe artistësh ishin grumbulluar që paraditen e së enjtes për të kundërshtuar planin e qeverisë.

Sipas projektligjit, Bashkia e Tiranës do të hyjë në bisedime me kompaninë “Fusha” e cila do të ndërtojë me shpenzimet e saj një godinë të re të Teatrit në këmbim të lejes për të ngritur në zonën përreth, mbi një sipërfaqe publike një kompleks ndërtesash shumëkatëshe.

Kina, Shqipëria dhe “Formati 16 + 1” – Nga BESNIK MUSTAFAJ

Më 7 korrik zhvillohet në Sofje takimi i 7-të në kuadrin e Formatit 16 + 1, një Format ky i iniciuar nga Kina qysh në vitin 2012 për të strukturuar bashkëpunimin ekonomik me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku përfshihet qysh në zanafillë edhe Shqipëria. Ky takim do të jetë në nivel kryeministrash, me ç’rast vjen edhe kreu i qeverisë kineze Li Keqiang. Pritet edhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama. Edhe pse nga zyra e tij nuk është publikuar ndonjë lajm i qartë. Është rasti, megjithatë, të flitet mbi ecurinë e këtij Formati, i cili është i kombinuar me projektin e madh “Një brez – një rrugë”, një projekt ky po ashtu i iniciuar dhe i udhëhequr gjatë zbatimit nga Kina.

Unë nuk kam informacione për të bërë një tablo të përgjithshme të hopit të ri që ka marrë bashkëpunimi ekonomik i 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës pas krijimit të këtij Formati. Por fakti që vetë Kryeministri kinez vjen në Sofje për t’u takuar me kryeministrat e këtyre vendeve, tregon vlerësimin e lartë të qeverisë kineze. Për t’ia arritur qëllimit të përbashkët kërkohet i njëjti vlerësim dhe respekt edhe nga qeveritë e vendeve tona.

Projekti “Një brez – një rrugë” është gjigant. Ai do të ringjallë arterien kryesore, nëpër të cilën lëviznin dikur mallrat dhe njerëzit midis Kinës dhe Europës, e njohur në histori me emrin “Rruga e mëndafshit”. Po tashmë infrastruktura do të jetë krejtësisht moderne, e pajisur me autostradë dhe hekurudhë. Është një projekt që vetëm Kina mund ta ndërmerrte. Nëpërmjet këtij projekti, Kina do të rrisë ndjeshëm rolin e vet në zhvillimet ekonomike globale. Përfituesit kryesorë do të jenë Kina, e gjithë Europa, Rusia si dhe Republikat ish – Sovjetike që kjo infrastrukturë komplekse komunikimi përshkon. Indirekt, kjo infrastrukturë do të jetë shumë e dobishme edhe për ekonominë e Turqisë dhe ekonomitë e vendeve të Lindjes së Mesme. Perspektiva e Formatit “Mekanizmi 16 + 1” është natyrshëm e kombinuar me këtë projekt.

Pyetje që vlen të shtrohet në Tiranë në prag të këtij samiti është: Sa eficiente ka qenë Shqipëria të përfitojë nga kjo mundësi për të thithur investimet kineze në krahasim me vendet e tjera, përfshirë ato të rajonit? Unë përsëri nuk kam statistika për të folur në mënyrë konkrete. Fakt është se ekonomia shqiptare është jo vetëm më e vogla, por edhe më e dobëta midis 16 vendeve të përfshira në këtë Format të përbashkët bashkëpunimi. Rrjedhimisht, edhe mundësitë e saj për të përfituar nga oportunitete të tilla janë më të vogla. Këtij realiteti i shtohet edhe një pengesë tjetër, e cila nuk është objektive: korrupsioni. Shqipëria është vendi me nivelin e korrupsionit dukshëm më të lartë, krahasuar me vendet e tjera të përfshira në këtë mekanizëm. Dihet mirë se korrupsioni është një gangrenë për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.

Do të shtoja edhe një faktor tjetër, i cili e ul ndjeshëm eficiencën e Shqipërisë në kuadër të këtij Formati. Fjala është për kapacitetet e ulëta të administratës shqiptare për të hartuar projekte cilësore për t’i bindur partnerët kinezë mbi rëndësinë dhe rentabilitetin e investimeve të tyre potenciale. Po sjell si shembull koncesionin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Vetë Kryeministri ynë e shpalli me bujë të madhe se këtë koncesion do ta merrte një kompani kineze në kuadrin e bashkëpunimit 16 + 1. Më pas nuk ndodhi kështu. Pse? Qeveria shqiptare nuk ka bërë për opinionin tonë publik asnjë transparencë lidhur me arsyet e këtij dështimi. Po hipoteza më e besueshme është se projekti ishte i hartuar keq dhe i negociuar keq nga pala shqiptare. Unë kam kuptuar edhe së qeveria shqiptare nuk ndërmori masat e nevojshme ligjore për t’u dhënë garanci investitorëve kinezë, që u ofruan. Ky është vetëm një shembull, por mjaft domethënës, që tregon se eficienca e Shqipërisë për të përfituar nga këto oportunitete është ende shumë e ulët.

Dëgjoj të flitet, madje edhe në media ndonjëherë, lidhur me rrezikun për rritjen e influencës kineze nëpërmjet investimeve, gjë që ka sjellë hezitimin e Shqipërisë ndaj këtij bashkëpunimi. Bartësit e këtyre opinioneve duan të thonë kështu se investimet kineze janë të padëshiruara nga Bashkimi Europian.

Së pari, unë do të thosha se arsyet e vërteta, thelbësore, që e kanë penguar Shqipërinë në këtë bashkëpunim janë vetëm ato që përmenda më sipër. Të them të drejtën, në qëndrimet e Kryeministrit Rama dhe të qeverisë që ai drejton ndaj bashkëpunimit me Kinën unë nuk kam vënë re ndonjë hezitim të lidhur me strategjitë europiane të Shqipërisë. Rreziku për rikthimin e influencës kineze në Shqipëri përmendet nga zyrtarë të ndryshëm të qeverisë Rama vetëm nën zë dhe ka për qëllim të fshehë paaftësinë e qeverisë sonë për të qenë dinamike dhe eficiente në këtë bashkëpunim. Sepse ky rrezik nuk ekziston. Shumica dërrmuese e 16 vendeve në fjalë, (11 të tilla) janë tashmë anëtare të Bashkimit Eurpoian. Të tjerët janë pa mëdyshje vende kandidate për t’u integruar në Bashkimin Europian. Brukseli nuk sheh ndonjë qëllim të fshehtë politik nga ana e Kinës për të vendosur influencë mbi kontinentin tonë të bashkuar. Kjo është e qartë.

Kina është sot në një fazë intensive të zhvillimit të saj ekonomik, kur është në gjendje të eksportojë drejt Europës jo vetëm mallrat e prodhuara me kosto të ulët, por edhe kapitale të mëdha financiare. Ndërmarrjet e saj janë fuqizuar për të dalë si konkurrente në tregun ndërkombëtar. Europa e Bashkuar, përfshirë këtu edhe Gjermaninë dhe Francën, sheh në këtë realitet një interes të përbashkët dhe e ka hapur ekonominë e saj ndaj investimeve kineze. As kinezët nuk kanë ndonjë kompleks ideologjik e as euopianët. Dhe kjo është gjë shumë e mirë.

Edhe në ekonominë shqiptare, investimet kineze kanë tashmë realisht një peshë të madhe. Po përmend vetëm dy shembuj: Bankers Petroleum dhe Aeroportin e Rinasit. Të dyja këto kompani bashkë bëjnë më shumë se 500 milionë euro të investuara vitet e fundit. Dhe të dyja këto kompani veprojnë në sektorë strategjikë për vendin tonë. Bankers në fushën e hidrokarbureve me shfrytëzimin e burimeve të naftës në zonën e Patos – Marinzës dhe Aeroporti i Rinasit, që është i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë. Bankers është kompania më e madhe që vepron në ekonominë shqiptare, me një peshë të ndjeshme drejtpërdrejt në PIB e Shqipërisë. Por të dyja këto kompani janë blerë nga investitorët kinezë te të huajt. Bankers kishte pronarë kanadezë dhe Aeroporti kishte pronarë gjermanë. Nuk kemi ende asnjë histori suksesi me kinezët, në origjinë të së cilës të jetë qeveria shqiptare.

Kryemadhi: “Ky vendim antikombëtar do ketë kurban! Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale, duke shpjeguar përse heshti kryeministri Rama sipas saj gjatë seancës plenare maratonë të enjten, e cila vulosi me 75 vota të shumicës shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë”, arsyeton kryetarja e LSI.

 

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.

Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjjthë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë.

Edi rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjjthë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij.

Sikunder është e qarte se qytetarët do t’a mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë.

Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!

Manjani: “Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do na largojë ne të gjithëve! Një e nga një…”

Ish ministri Ylli Manjani, ka reaguar pas votimit të mbrëmjes së të enjtes në Kuvend për ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit për të ndërtuar aty një të ri.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani reagon ashpër ndaj të gjithë ish kolegëve që votuan atë ligj, teksa bën thirrje:

 

“Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do na largojë ne të gjithëve! Një e nga një…”

Post votim…
———-
Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!

Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!

Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higjienike e Kryeshefit tē tyre!

Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!

Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do na largojë ne të gjithëve! Një e nga një…

Çipi: Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë!

Ministri per Diasporen, Pandeli Majko ishte i vetmi nga kabineti Rama qe nuk mori pjese ne votim dje per projektligjin që i hap rrugë nisjes së negociatave me kompaninë private “Fusha Shpk”. Me miratimin e kësaj nisme të qeverisë do të nisë më pas dhe prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Qendrimi i Majkos eshte pershendetur nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook e ka falenderuar publikisht.

“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”- shkruan Çipi.

“Panorama” raporton se ministri për Diasporën, Pandeli Majko, gjatë seancës ka pasur një debat me Kryeministrin Rama. Para nisjes së votimit, Rama është filmuar teksa debaton me Pandeli Majkon.

Sipas deputetëve të pranishëm në sallë, të cilët kanë dëgjuar debatin, Rama i është drejtuar Majkos me tone të larta: “Nëse s”do votosh, ik në shtëpi. Mua mos më bëj numra”. Pas këtij debati, i cili është filmuar nga kamerat, Pandeli Majko është parë i nervozuar. Pasi ka vënë telefonin në vesh, është larguar nga salla, ndërkohë që Rama e ka shoqëruar largimin e tij me një gjest.

Berisha-Kryemadhi diskutojnë djegien e mandateve parlamentare

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se ndajne te njejtin mendim, teksa pranojne se qendrimi ne sallen e Kuvendit, nuk ka kuptim, pasi nuk jane aty per foto. Se paku keshtu mesohet te jene shprehur ne nje bisede te bere mes tyre.

Pas ndërprerjes së seancës plenare, të dy janë dëgjuar të flasin me njeri-tjetrin për djegien e mandateve parlamentare nga opozita, raporton “PANORAMA”.

 

Biseda

Berisha: Unë i kërkova fjalën dhe ata s’ma dhanë. Nuk ka kuptim qëndrimi ynë ne salle, ne s’jemi atje per foto.

Kryemadhi: Po drejt djegies së mandateve po shkojmë…

Berisha: Po po, drejt asaj rruge po shkojmë.

4ad988a2-10f7-4de5-9856-f5a2ed85c245

“Beteja” për Teatrin/ Basha, Berisha e Kryemadhi ‘kokë më kokë’ jashtë Kuvendit

Nderkohe qe Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci nderpreu punimet e seances se sotme, deri sa te zbardhen pyetjet e opozites drejtuar ministres Kumbaro per te hedhur drite mbi projektligjin per Teatrin, qe ata e cilesojne nje vjedhje te hapur, kreu i PD-se, Basha eshte fotografuar teksa le Kuvendin se bashku me kryetaren e LSI-se, Monika Kryemadhi.

Pas deklarates se bere per mediat, atyre u eshte bashkuar edhe ish kryeministr Berisha dhe te tre jane fotograguar duke biseduar.

basha kryemadhi berisha

 

Regjisori, letër Majkos që refuzoi Ramën dy herë: Dil sot kundër kryetarit dhe mbro Teatrin

Kastriot Çipi

Pandeli Majko i zmbrapsi dy herë tentativat e Edi Ramës, një herë si ministër Kulture dhe herës tjetër si kryetari i Bashkisë së Tiranës, për të shembur Teatrin Kombëtar. Sot, kur pritet të vendoset përfundimisht fati i asaj godine, duke e ligjëruar në Parlament përmes votimit të një projektligji të posaçëm që i kalon truallin publik privatit, Majko hesht.

Përmes një letre të hapur, regjisori Kastriot Çipi i drejtohet, jo vetëm ishKryeministrit, por edhe ishstudentit të dhjetorit, që ishte me të në të njëjtën sallë, kundër partisë-shtet. Çipi i kujton Majkos ato kohë, 28 vjet më parë, ëndrrat për të cilat luftuan të gjithë së bashku dhe dy rastet kur ai mbrojti godinën e Teatrit Kombëtar.

Sot, Majko ka pushtetin e kartonit. “E vetmja gjë që keni në dorë ju dhe kolegët tuaj deputetë socialistë është të bashkoheni me qytetarët, nëse nuk doni të ndëshkoheni bashkë me sistemin që keni ngritur!”, u bën thirrje Çipi.

NGA KASTRIOT ÇIPI

ÇFARËDO SISTEMI TË SHPIKNI PA NE, DO TË SHEMBET!

I nderuar z. Majko

Ju sot do të votoni për të miratuar një projektligj antikushtetues, që pa mëdyshje do ta quaja taleban, sepse është talebanizëm të shkatërrosh monumente të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Ju kujtohen pamjet e Palmirës nën predhat e artilerisë talebane? E pra, një pamje të ngjashme do t’i ofroni botës me shembjen e mureve të teatrit më të vjetër shqiptar, të vetmes ndërtesë të arkitekturës postfuturiste në Shqipëri (lexoni Rubens Shimën e Artan Raçën), shtëpisë ku lindën institucionet më të rëndësishme të artit dhe shkencës shqiptare (lexoni Aurel Plasarin).

Shkurt, ju sot jeni para zgjedhjes së detyruar: Të vini Shqipërinë mbi partinë! Z. Majko, unë dhe ju jemi e njëjta gjeneratë. Pasditen e 11 dhjetorit 1990 ne ishim bashkë në dhomën e televizorit të ndërtesës nr. 13, të Qytetit Studenti. Ne ishim atje sepse ne zgjodhëm të donim Shqipërinë më shumë se sa partinë.

Ne ishim atje ngaqë besonim se roli udhëheqës i partisë-shtet ishte diametralisht i kundërt me interesin kombëtar. Atë ditë ne nuk ishim vetëm kundër partisë, por edhe kundër ligjit, madje edhe kundër Kushtetutës në fuqi. Për Kodin e atëhershëm Penal, ajo që po bënim ne ishte më e pakta “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, një vepër penale për të cilën shumë shqiptarë ishin dërguar para togës së pushkatimit. Por ne e dinim, edhe se me ne ishte i gjithë populli shqiptar, i cili ndjehej i tradhtuar nga partia dhe udhëheqësi. Kurrë, deri 10 vjet më parë, kur u masakrua Kushtetuta e brishtë e vitit 1998, nuk e kisha menduar se mund të vinte kjo ditë.

Shqipëria është sot pa Gjykatë Kushtetuese, Kuvendi kontrollohet nga një parti e vetme dhe partia kontrollohet nga një njeri i vetëm: Udhëheqësi! A kishit menduar ju në 11 dhjetor 1990 se 28 vjet më pas do të gjendeshim në të njëjtën situatë? Unë jo. Unë nuk u habita në mars 2016, kur pyetjes së Ben Blushit “Shqipëria apo partia?”, Taulant Balla iu përgjigj pa iu skuqur faqja, “Partia!”. Por u habita shumë me deklaratën tuaj, që vinte shenjë barazimi mes Shqipërisë dhe partisë!

Nga Taulant Balla pritet të recitojë edhe “Kur themi partia nënkuptojmë Edi dhe kur themi Edi nënkuptojmë partia”, por nga ju priten të tjera qëndrime, së paku kur shtrohen çështje si kjo e sotmja. I nderuar z. Majko, unë shpresoj dhe dua të besoj se te ju nuk ka vdekur studenti i Dhjetorit ’90. Në karrierën tuaj të gjatë politike spikatin dy mandate kryeministrore, ndonëse të dy bashkë kanë zgjatur vetëm një vit e gjysmë.

Ju u bëtë Kryeministër për herë të parë në tetor 1998, kur vendi ishte ende në tym e flakë dhe një zjarr edhe më i madh kishte nisur të digjte Kosovën. E megjithatë, vetëm një muaj pasi morët detyrën, ju gjetët kohën të prisni një përfaqësi artistësh të Teatrit Kombëtar, që vinin të ankoheshin për abuzimet e ministrit të Kulturës, Kryeministrit aktual. Ju u bëtë me artistët dhe dolët kundër ministrit tuaj të Kulturës.

Ju urdhëruat hapjen e sallës së TK-së, të mbyllur për herë të parë në historinë e tij, me urdhër të ministrit Rama. Në të parën vizitë jashtë vendit si Kryeministër, ju i kërkuat homologut grek ndihmë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe në sajën tuaj, Greqia dhuroi 2.5 milionë euro për këtë qëllim.

Ju kërkuat gjithashtu një studim për mundësitë dhe koston e rindërtimit të TK-së, që eventualisht doli se ishte vetëm 1 milion dollarë me kursin e kohës. Jam i bindur se, nëse nuk do t’ju kishin rrëzuar lojërat politike brenda PS-së, jo vetëm do të ishte rindërtuar Teatri Kombëtar, por do të kishte nisur edhe ndërtimi i teatrit të ri.

Rasti e solli që ju të riktheheshit në postin e Kryeministrit në shkurt 2002, kur Teatri Kombëtar ishte sërish në krizë dhe shkaktari i krizës ishte po Edi Rama, tashmë kryebashkiak i Tiranës. Ishte propozuar, njësoj si tani, të shembej TK (TKE nuk ishte krijuar akoma) dhe trualli t’i jepej një ndërtuesi privat, që do të ndërtonte teatrin, bashkë me një kullë. Njësoj si tani, nuk kishte asnjë ekspertizë zyrtare që provonte rrezikun e zjarrit apo shembjes.

Njësoj si tani, artistë e qytetarë i kishin drejtuar peticione krerëve më të lartë të shtetit. Por, në ndryshim të madh nga tani, artistëve dhe qytetarëve iu bashkuan edhe 65 deputetë, të majtë e të djathtë, që vunë Shqipërinë mbi partinë. Dhe ishit ju, si Kryeministër, që i thatë JO talebanizmit.

Në debatin e zhvilluar në sallën e TK-së, nën drejtimin e gazetarit Artur Çani, në prill të atij viti, zëdhënësi juaj Sokol Gjok, tha se ju ishit për ndërtim dhe jo shkatërrim dhe se qeveria juaj do të mbështeste rindërtimin e teatrit të vjetër dhe ndërtimin e teatrit të ri diku tjetër. Ndërsa unë ju shkruaj këtë letër nga qendra historike e Vrocllavit, në mes të ndërtesave shekullore të ndërtuara nga gjermanët, të cilat polakët i ruajnë si sytë e ballit, në Tiranën tonë ka rënë tërmet.

Janë dëmtuar muret e Ministrisë së Bujqësisë dhe Kryesisë së Kuvendit, por nga muret e pamirëmbajtura të Teatrit Kombëtar nuk ka rënë asnjë copë. Zoti apo Natyra ju ka dërguar një kumt të koduar, lehtësisht të deshifrueshëm: Mos! Mos e ngrini dorën për t’i hapur rrugën talebanizmit në një vend europian! Mos e ngrini dorën për të ligjëruar vjedhjen e pronës publike dhe shkeljen e Kushtetutës! Tregojini shqiptarëve se në grupin tuaj parlamentar kanë mbetur qytetarë, nga ata që e duan Shqipërinë më shumë se partinë, ose së paku, e duan partinë më shumë se udhëheqësin!

I nderuar bashkëstudent i Dhjetorit ’90, Teatri Kombëtar dhe “vëllai” i tij i vogël Eksperimental nuk do të shemben. Sheshi i Teatrit prej muajsh është bërë zgjatim i sheshit “Demokracia” në Qytetin Studenti.

Aty pushteti i udhëheqësit nuk mbërrin. Duke marrë nën kontroll atë shesh, qytetarët kanë marrë nën kontroll demokracinë. Ata po këndojnë në kor vargjet e Leonard Cohen “Çfarëdo sistemi të shpikni pa ne, do të shembet!”.

E vetmja gjë që keni në dorë ju dhe kolegët tuaj deputetë socialistë është të bashkoheni me qytetarët, nëse nuk doni të ndëshkoheni bashkë me sistemin që keni ngritur!

Artan Fuga dhe Mark Marku letër për Teatrin: Pse fatet e kombit janë seriozisht të rrezikuara

Filozofi Artan Fuga, publicisti dhe kritiku Mark Marku, janë bërë bashkë në një letër të hapur, jo drejtuar krerëve të shtetit, por opinionit publik, që të reagojë ndaj çështjes së Teatrit Kombëtar. “Drama e Teatrit Kombëtar, akti i fundit i së cilës po luhet në këto ditë vere, po na shfaq me tërë dramaticitetin e vet degradimin e tejskajshëm të demokracisë shqiptare, të qeverisjes dhe të shtetit ligjor në Shqipëri.

 

Ky është shqetësimi ynë dhe për këtë u drejtohemi jo vetëm atyre që ndajnë me ne këtë shqetësim, por edhe qytetarëve të paanshëm dhe të painteresuar në çështjen politike që e përfytyrojnë dramën që po ndodh thjesht si shembjen e një godine ‘të vjetër’ dhe ndërtimin e një godine ‘të re’”, shprehen ata, duke u përpjekur të ndërgjegjësojnë këtë fashë njerëzish asnjanës për shkeljet ligjore që po bëhen në emër të së resë, duke shkelur mbi kujtesën kombëtare.

ARTAN FUGA, MARK MARKU

Me një ndjenjë dhe mendim shumë të përgjegjshëm si qytetarë të këtij vendi, por edhe si intelektualë, universitarë, kërkues shkencorë dhe të angazhuar në trajtimin në media të problemeve që kalon vendi, i drejtohemi opinionit publik me shqetësim të veçantë, duke marrë shkas veçanërisht nga projektligji i posaçëm që po kërkohet të kalohet në Kuvend në mënyrë arbitrare dhe me dhunën e votave të dirigjuara me disiplinë kazerme. Ky projektligj që vjen me arrogancë për votim në Kuvend shkatërron ndërtesën e Teatrit Kombëtar, pavarësisht vlerave të saj historike me shumë përmasa, i jep goditje përfundimtare qendrës historike të qytetit të Tiranës, si edhe tjetërson për interesa mirfilltazi private pasurinë tonë publike si qytetarë.

Jo më kot ky reagim nuk i drejtohet drejtpërdrejt as Kryeministrit Edi Rama, as ministres Mirela Kumbaro, as kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por në radhë të parë bashkësisë të qytetarëve të kryeqytetit, opinionit publik të vendit si edhe bashkësisë të artistëve, intelektualëve, gazetarëve dhe të gjithë punëtorëve të mendjes dhe të shpirtit të vendit.

Ata kanë vendosur ta shembin Teatrin Kombëtar dhe kanë futur në procedurë të përshpejtuar një ligj absurd që i jep leje nominale kompanisë private të përzgjedhur nga ata vetë të fusë buldozerët në institucionin kryesor teatror të vendit dhe ta shndërrojnë atë në shesh ndërtimi për kulla.

Ne nuk bëjmë më pjesë te ata njerëz që ende besojnë si deri tani që pushtetarët të tërhiqen prej reagimit që mijëra qytetarë dhe autoritete të rëndësishme të jetës kulturore apo publike të vendit kanë shfaqur lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar apo prej debatit përplot argumente dhe ide që ka gjeneruar ky reagim i madh kolektiv dhe me shumë gjasa, Parlamenti nisur nga forca e kartonëve të urdhëruar, do ta miratojë atë ligj dhe shumë shpejt qytetarët shqiptarë do të shohin në vend të teatrit tym dhe rrënoja. Po, po, tym dhe rrënoja.

Shqiptarët duhet t’i fiksojnë mirë dhe gjatë këto pamje sepse ato janë pasoja të drejtpërdrejta të papërgjegjshmërisë, pangopshmërisë dhe arrogancës së një pushteti që ka dalë prej kohësh nga binarët e kontrollit qytetar, ligjshmërisë dhe kujdesit për vlerat e trashëgimisë kulturore që na kanë ndërtuar si komb.

Kjo letër u drejtohet jo vetëm atyre që u dhimbset Teatri Kombëtar me godinën e tij, por kujtdo tjetër që mendon sadopak për fatet e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Sepse duke marrë vendimin për shembjen e Teatrit, deputetët do të firmosin njëherësh rrënimin e vetë Kuvendit të Shqipërisë, sepse për herë të parë në historinë e tij ky Kuvend do të kalonte një ligj të adresuar për një subjekt privat. Për herë të parë ky Kuvend do të miratonte një ligj që shkel të drejtën e konkurrencës.

Është mëse e dukshme se drama e Teatrit Kombëtar, akti i fundit i së cilës po luhet në këto ditë vere, po na shfaq me tërë dramaticitetin e vet degradimin e tejskajshëm të demokracisë shqiptare, të qeverisjes dhe të shtetit ligjor në Shqipëri. Ky është shqetësimi ynë dhe për këtë u drejtohemi jo vetëm atyre që ndajnë me ne këtë shqetësim, por edhe qytetarëve të paanshëm dhe të painteresuar në çështjen politike që e përfytyrojnë dramën që po ndodh thjesht si shembjen e një godine “të vjetër” dhe ndërtimin e një godine “të re”.

Rasti i shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në vetvete është një rast i pashoq i asaj se si pushteti në Shqipëri degradon deri në atë pikë sa humb vetë arsyen e ekzistencës së tij. Ky degradim është shumëpërmasor dhe i rëndë. Mirela Kumbaro, në mënyrë të papërgjegjshme, bashkë me drejtuesit e Teatrit Kombëtar, e ka lënë godinën e këtij teatri pa asnjë shërbim duke çuar qëllimisht në degradimin e tij. Kush është përgjegjës për rrënimin e kësaj godine deri në atë pikë ku na thonë se është katandisur Teatri? Natyrisht e tillë është Ministria e Kulturës që drejton sot Mirela Kumbaro dhe për të qenë korrektë, ajo së bashku me ministrat paraardhës të saj. Sipas Mirela Kumbaros, meqenëse godina është në kushte jo të mira ajo duhet shembur! Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Edi Rama në mënyrën më paradoksale kërkojnë pikërisht shembjen e asaj godine që ndodhet në zonën historike të qytetit, e cila është drejtpërdrejt për shkak të detyrës nën mbrojtjen e tyre. Dhe kjo ndodh kur, mu përballë Teatrit, me shumë këmbëngulje zyrtarët e mësipërm mbrojtën me përkushtim një bunker të mjerë dhe të shëmtuar si “pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit”. “Teatri duhet shembur”. “Teatri duhet shembur se është i degraduar” – na thuhet, – por Piramida që është edhe më e degraduar, u dashka rikonstruktuar – propagandon burokracia e pashpirt. Pa asnjë koherencë sikurse do ta kishte dashur një politikë e mirëfilltë dhe e urtë publike, ajo shpall cinikisht projektin për shembjen e Teatrit dhe dhënien për ndërtim të territorit të tij të një subjekti privat.

Më pas, gjendja rëndohet me natyrën e projektligjit, me futjen në lojë të kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kryen njëherësh disa shkelje ligjore: bën kambizmin e interesave meskine për një institucion që është jashtë juridiksionit të vet, dhunon dhe fyen artistët që janë kundër tij, hyn në mënyrë të paligjshme në komisionin përkatës në Kuvend duke prishur mbledhjet e komisioneve parlamentare e kështu me radhë.

Gjithë kjo vazhdë shkeljesh ligjore e bën çështjen e Teatrit provë faktike të një degradimi njëherësh kulturor, kushtetues, politik. Edhe pse mjaft domethënëse, drama e Teatrit është vetëm një pjesë e arrogancës së shfaqur nga pushteti. Jo më larg se një vit më parë, të njëjtët që sot ngrenë zërin për Teatrin, ngrinin tonet të shqetësuar për rrezikun e kanabizimit të Shqipërisë. Edhe atëherë si sot, pushteti jo vetëm që e mohoi problemin, por edhe i akuzoi ata që shqetësoheshin për fenomenin e kanabizimit sikur këta i donin të keqen Shqipërisë. Sot shqiptarët po i shohin pasojat e kanabizimit të marrë në mbrojtje nga qeveria jo vetëm me rritjen e krimit dhe shkatërrimin e ekonomisë së vendit, por edhe me refuzimin nga ana e BE-së të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave.

Rasti i Teatrit Kombëtar është vetëm një nga shembujt e një liste të gjatë të përfshirjes të shtetit në akte për interesa korruptive biznesesh private, që kanë sjellë dëme të pallogaritshme të pasurisë publike në Shqipëri ku spikat me vrazhdësinë e tij rasti i buxhetit prej 400 milionë eurosh të shpenzuara për firmat private të check up-it, shumë me të cilën do të mund të ishin ndërtuar sot të paktën nja dhjetë spitale moderne rajonale.

Rasti i Teatrit Kombëtar është domethënës edhe për degradimin e hapësirës publike dhe mediatike shqiptare. Aty pamë se si manipulohen mediat, si intimidohen kundërshtarët dhe oponentët e politikave qeveritare, se si damkosen dhe linçohen publikisht ata që nuk mendojnë si pushtetarët e këtij vendi. Në dritë të diellit po shohim se si mediat janë gjithnjë e më të kërcënuara, gjithnjë e më të mbyllura ndaj fjalës së lirë. Shikoni se si mediat i kanë nxjerrë jashtë axhendës mediatike të gjitha ngjarjet e sotme me rëndësi të dorës së parë për vendin me pretekstin e Kampionatit Botëror. Shumë pak lajme këto ditë, shumë pak debat, sikur Kampionati Botëror është më i rëndësishëm për shqiptarët se buka e gojës, puna e përditshme, siguria dhe rendi, integrimi në BE.

Nuk është i rastit synimi për të prishur ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar. Se kush është dhe se çfarë nuk është historia e këtij vendi, këtë nuk e përcakton dot me shije personale as një Kryeministër e aq më pak vartësja e tij si ministre Kulture. Ka parë shumë ky vend fiasko nga ato ku vullneti i një pushtetari shpallej mesazh historik dhe gjithçka tjetër rrënohej me ekskavatorë, kazma dhe tritol. Nuk mund të prishet një monument historik dhe në shkëmbim të tij të paraqiten dhjetëra Turbina, Autokombajna, Autotraktorë. Historia nuk zëvendësohet me asgjë. Aq më pak të përdhoset historia e shkuar kur mbi të është ngritur shpirti kolektiv i kombit. Mirela Kumbaro duhet ta mësojë se gjithçka që vjen nga e kaluara si vlerë, është delikate. Prandaj, ajo kërkon konservim dhe ruajtje. Gjithçka tjetër me shembje, me rrënim dhe me zhdukje vlerash në emër të disa vlerave tjera sido që të paraqitet nuk ka emër tjetër përveçse vandalizëm.

E zhytur në një materializëm ekstrem, politika kulturore i ka vënë shkelmin mirëmbajtjes dhe ruajtjes e vlerësimit të të gjitha vlerave kombëtare shpirtërore e mendore. Krijimtaria shqiptare e filmit, operës, baletit, teatrit është në pikë të hallit sepse institucionet përkatëse janë nën kontroll politik. Kinemaja shqiptare si film dhe si park sallash, pothuaj inekzistente. Gërmimet arkeologjike dhe ruajtja e vlerave të arkeologjisë në qytetet e mëdha të vendit po njohin një krizë të pashoqe. Kudo makutëria e betonizimit po shkatërron qendrat e qyteteve. Madje, vala e betonizimit ka prekur edhe qendra të rëndësishme të kulturës antike mesdhetare si Butrinti apo Durrësi. Kalatë dhe qendrat e tjera historike të antikitetit menaxhohen me metoda mediokre dhe minimaliste. Kërkimi shkencor dhe bota universitare vazhdojnë prej vitesh të vuajnë nga mungesa e kuadrit ligjor dhe normativ. Piktorët, skulptorët, këngëtarët, aktorët, balerinët, autorët e librave, kërkuesit shkencorë, gazetarët vuajnë mungesat e një statusi social dhe profesional dinjitoz, janë të denigruar ekonomikisht, financiarisht, materialisht. Gjendja e edukimit artistik dhe kulturor të brezave të rinj në shkollat shqiptare është e pashpresë.

Ne nuk mund të jemi një shoqëri pa kujtesë, pa shpirt, pa kulturë, pa art, pa formim shkencor. Jo vetëm që Europa e Bashkuar kështu na përbuz e refuzon, por ne rrezikojmë të shpërbëhemi.

Zoti Kryeministër, zonja ministre, zoti kryetar i bashkisë dëgjojeni edhe ju thirrjen tonë, që i adresohet publikut të gjerë qytetar. Dëgjojeni sot sepse nesër do të jetë shumë vonë. Trarët, gurët, pluhuri, gërmadha e ndërtesës të Teatrit do të jetë fundi i një epoke. Plaga, që ajo do të shkaktojë mbi shoqërinë shqiptare, do të jetë vulosja e mosbesimit qytetar te politika. Do të jetë nga ato thyerje që nuk do të harrohet në dekada e shekuj. Për atë do të ketë përgjegjës dhe përgjegjësi historike, që nuk ka burrë e grua që e mban dot.

Për sa na takon ne, nëse nesër gërmadha e ndërtesës të Teatrit do të jetë fakt, atëherë do të bëhej përfundimisht e qartë se politika është e pazonja të qeverisë vendin, aq më pak kulturën dhe trashëgiminë kulturore dhe industrinë e krijimit shpirtëror dhe intelektual. Kjo do të na vërtetonte përfundimisht se fatet e kombit dhe të kulturës së tij janë seriozisht të rrezikuara. Sipas nesh, atëherë intelektualëve, artistëve, shkencëtarëve, dhe këtë e themi me shumë përgjegjësi, nuk do t’u mbetej asgjë tjetër për të bërë veçse të ndërmerrnin sa më shpejt, në mënyrë urgjente, vendosmërisht, hapin e fundit vendimtar. Të linin mënjanë për pak kohë penat, instrumentet muzikorë, skenat, katedrat, dhe të mobilizoheshin në një lëvizje masive politike me shtrat të thellë kulturor dhe shkencor, për të ndikuar drejtpërdrejt vullnetet elektorale të qytetarëve shqiptarë, duke ju përgjigjur kështu kërkesës së ngutshme dhe këmbëngulëse të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë që i ftojnë intelektualët, teknicienët dhe artistët e pavarur, në skenën politike, drejtpërdrejt si bartës të vullneteve politike, si intelektualë, artistë, universitarë, gazetarë, çka deri tani kanë dashur ta evitojnë, jo për parazitizëm politik, por vetëm për fisnikëri, duke respektuar ndarjen e fushave të veprimtarisë; dhe ky hap vendimtar vetëm për ta shëndoshur skenën politike shqiptare me prurje të fuqishme qytetare të pavarura, ashtu sikurse ka ndodhur dhe po ndodh në mjaft vende të tjera perëndimore.

Rasti i Teatrit Kombëtar është jo vetëm rrënimi i godinës së Teatrit por edhe rrënimi i shtetit, i ligjit, i demokracisë. Nëse i shmangemi reagimit për të sot, do të jetë vonë për gjithçka nesër.

Urojmë që thirrja jonë të dëgjohet!

PETICIONI – Nga Roza Anagnosti, Bujar Asqeriu e Gulielm Radoja, emrat e 125 artistëve që janë kundër shembjes së Teatrit

Kuvendi sot voton projekt-ligjin për Teatrin, që nëse kalon do ti hap rrugë shembjes së godinës ekzistuese.

Ky ligj është kundërshtuar nga artistë të shumtë, të cilët kanë firmosur dhe një peticion, për të penguar këtë ligj.

 

Regjisori Kastriot Çipi ka publikuar këtë listë në orët e fundit të ditës së djeshme ku dhe shkruan:

Në vend të natën e mirës, po ju përcjell listën e përditësuar të artistëve që i kanë thënë JO shembjes së TK e TKE. I kërkoj ndjesë kujtdo që kam harruar t’i shënoj emrin. Kanë qenë ditë të ngjeshura dhe vëmendja ime ka qenë e shpërndarë.

Me këtë rast ju kujtoj se lista mbetet e hapur, deri në tërheqjen e ligjit nga Qeveria. Thashë “ligjit” dhe jo “projekt-ligjit” sepse kam bindjen se projekt-ligji do të miratohet sot dhe do të mbetet në fuqi edhe pas kthimit nga Presidenti. Ky kryeministër nuk do të ndalet derisa artistët dhe qytetarët të pushtojnë dy teatrot kombëtare dhe të krijojnë rreth tyre një perimetër sigurie ndaj ruspave.

Lista e plotë e artistëve që janë kundër shembjes së Teatrit                  

1. Roza Anagnosti
2. Gulielm Radoja
3. Edmond Budina
4. Bujar Asqeriu
5. Naun Shundi
6. Vasjan Lami
7. Mehdi Malka
8. Stefan Çapaliku
9. Sesilia Plasari
10. Kastriot Çipi
11. Alert Çeloaliaj
12. Robert Budina
13. Besmir Bitraku
14. Taulanda Jupi
15. Romir Zalla
16. Bashkim Zahaj
17. Bujar Llapaj
18. Ilir Mërtiri
19. Besnik Doshlani
20. Alban Zadeja
21. Bujar Alimani
22. Anila Bisha
23. Leonard Hamitaj
24. Suela Bako
25. Anderson Gurra
26. Leka Doko
27. Gert Izeti
28. Avni Abazi
29. Fatbardh Marku
30. Ermela Teli
31. Ermira Hysaj Çerkozi
32. Klodian Hoxha
33. Ramiz Gjini
34. Rita Gjeka
35. Marsel Rupi
36. Esela Pysqyli
37. Gëzim Rudi
38. Gentian Zenelaj
39. Simon Shkreli
40. Ledian Gjeçi
41. Adnan Kastrati
42. Françeska Hysi
43. Alessia Xhemalaj
44. Florian Çanga
45. Alfred Zeneli
46. Redjan Mulla
47. Donard Hasani
48. Adriana Tolka
49. Anxhela Çikopano
50. Aldjon Matarangasi
51. Arbër Jakllari
52. Artur Selmani
53. Driada Dervishi
54. Elma Dorezi
55. Enerjeta Jani Fuga
56. Ervin Bejleri
57. Esmeralda Metka
58. Jorida Meta
59. Gladiola Harizaj
60. Rozina Prendi
61. Koloreto Cukali
62. Melisa Kodhelaj
63. Lida Radoja
64. Saimir Zeneli
65. Ermela Ruri
66. Blerim Gjoci
67. Klodjana Keco
68. Herion Mustafaraj
69. Endri Çela
70. Rudi Erebara
71. Ferdinand Hysi
72. Rajmonda Shundi
73. Besnik Bisha
74. Andi Begolli
75. Bora Kulla Beltoja
76. Artur Lena
77. Sulejman Rushiti
78. Kushtrim Bekteshi
79. Ylli Trajce
80. Mehdi Malka
81. Spartak Papadhimitri
82. Tefta Bejko
83. Bruna Borova
84. Dritan Sejamini
85. Adrian Zagori
86. Xhevdet Doda
87. Edmond Budina
88. Julia Ilirjani
89. Najada Elmazi
90. Dritan Biba
91. Xhuliano Brisku
92. Alban Qela
93. Mendim Murtezi
94. Erjeta Cufaj
95. Naser Rafuna
96. Kastriot Shehi
97. Sokol Angjeli
98. Xhemil Tagani
99. Florind Belliu
100. Marsela Lena
101. Sokol Cahani
102. Arben Shaka
103. Dajana Nenaj
104. Oriana Cama
105. Donald Shehu
106. Florian Kokona
107. Shpetim Emanuel Dajci
108. Xhovalin Gjoka
109. Mexhit Prenci
110. Ersila Rezhda
111. Muzafer Shkira
112. Neritan Licaj
113. Ismet Drishti
114. Agim Xhafka
115. Eldon Luarasi
116. Natasha Lako
117. Ermonela Alikaj
118. Ermira Gjata
119. Primo Shllaku
120. Eneida Topi
121. Laura Nezha
122. Zehrudin Dokle
123. Julian Deda
124. Mexhit Prenci
125. Gramos Gashi
126. Këtu mund të jetë emri yt!

Deputeti Gurakuqi kerkon qe Legjislativi te zgjidhe me se pari Çeshtjen e Gjykates Kushtetuese

“Mazhoranca parlamentare gjendet e drejtuar nga nje njeri qe ka zhveshur shpaten dhe po godet Republiken, po derrmon ndarjen e pushteteve brenda saj, parimet e shpjegueshmerise dhe pergjegjshmeriee ne qeverisje, tolerancen ne komunikim, etj”.

Ka reaguar në rrjetin social deputeti i PD Romeo Gurakuqi, duke kërkuar që Legjislativi të zgjidhë më së pari çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Reagimi i tij i plotë si më poshtë:

 

“Serish i penguar per te komunikuar ne Parlamentin e Shqiperise:

Shumica parlamentare, mbasi u ka hequr prokuroreve dhe gjyqtareve autoritetin qe u jep kushtetuta, heq edhe te drejten e opozites per te propozuar nisma dhe te shoqerise civile per te protestuar ndaj dhunes se Kryeministrit dhe shpures se tij puthadore.

Prej dy ditesh u kam kerkuar drejtuesve te mazhorances vendosjen ne dispozicion:

1. Te dokumentacionit studimor mbi bazen e te cilit eshte pergatitur projektligji i posaçem per firmen “Fusha”, me objektiv shkaterrimin e Kompleksit “Skanderbeg”, ku gjendet edhe Teatri Kombetar;

2. Proces-verbalet e mbledhjes se Kabinetit Ministror, kur eshte marre vendimi per hartimin e projekt-ligjit.

Ne shtese te ketyre kerkesave, sot synoja t’i kerkoja perfaqesuesve te mazhorances, ndryshimin e kalendarit parlamentar per neser: zgjidhjen me ligj te posacem te boshllekut te krijuar ne vend me Gjykaten Kushtetuese, pa penguar procesin e vetingut per institucionet e tjera te drejtesise se re. Kjo mase emergjente do te vendoste ne kushte te barabarta te vleresimit te se drejtes, sjelljen institucionale dhe vendimarrjen politike te kraheve te spektrit parlamentar dhe do te shmangte konfliktin politik te paparimte.

Mirepo shoqeria gjendet para nje egersie te shfrenuar te Kryeministrit te vendit dhe sankyloteve rreth tij, te cilet po perdorin rreth 60 deputete socialiste te sjellun nga periferia e vendit, me formim te cunguar, te pandjeshem per sentimentet qytetare te Tiranes dhe per trashegimine kulturore te mbetur te kryeqendres se vendit. Provincializmi Socialist qe eshte ne fakt minoritar ne shoqeri, dikton sot politikat dhe vendimarrjet ne vend. Nje sistem i tere piramidal i shkembimit te interesave te nje grupi puthador dhe lepires deputetesh, i kapjes se kokes se tyre ne korrupsion, favore dhe trafikim, i perdorimit abuziv te paditurise se tyre sistematike mbi te vertetat historike dhe kulturore, mban peng Parlamentarizmin dhe Europianizimin institucional te vendit.

Mazhoranca parlamentare gjendet e drejtuar nga nje njeri qe ka zhveshur shpaten dhe po godet Republiken, po derrmon ndarjen e pushteteve brenda saj, parimet e shpjegueshmerise dhe pergjegjshmeriee ne qeverisje, tolerancen ne komunikim, etj.

Kjo eshte vetem shfaqja e jashtme qe mbart brenda interesat e korrupsionit dhe krimit te organizuar ku eshte ngerthyer e Kupola drejtuese e PS.”, përfundon deputeti Gurakuqi.

Zëri i Amerikës: Rivlerësimi, KPK e ONM zhgënjim për mungesën e kryeprokurores

Në Shqipëri mungesa e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në seancën dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ishte momenti që la shenjë, më shumë se sa përfundimet e procesit të rivlerësimit. Si drejtuesja e trupës gjykuese Genta Tafa Bungo ashtu dhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Teo Jakobs u shprehën “të zhgënjyer”, ndërsa avoktja e saj mbrojtëse Lirime Cukaj, interesimit të anëtarëve të KPK ju përgjigj se kryeprokurorja “pa të arsyeshme që të ishte e përfaqësuar”.

Por për drejtuesen e trupës së KPK-ës shmangia e përballjes me institucionin e rivlerësimit “është mungesë prestigji”. Nga ana e tij Jakobs e cilësoi “një shenjë jo të mirë”, mungesën e zonjës Marku, duke shtuar se “lidershipi nuk përbëhet vetëm nga autoriteti por dhe nga llogaridhënia”, u shpreh përfaqësuesi i ONM-ës, ndërsa tha më tej se do të kishte patur dëshirë të zhvillonte “nje debat profesional mbi disa çështje ligjore” me të.

Debati që zoti Jakobs kishte preferuar të zhvillonte me zonjën Marku lidhet me sa duket me një çështje që ajo kishte patur kur ka qenë prokurore e Shkodrës, dhe ka kërkuar mbajtjen në burg të një personi të ndaluar sepse kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Një masë e cila është vlerësuar e tepruar nga zoti Jacobs e po ashtu e paarsyetuar, duke ju referuar dhe një vendimi të Kolegjit të Bashkuara të Gjykatës së Lartë sipas të cilit masa e arrestit urdhërohet kur vepra është e rrezikshme.

Kjo çështje por dhe diskutimi mbi mënyrën se si zonja Marku ka drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme në këto afro 7 muaj në krye të saj, lanë në hije përfundimet pozitive mbi pasurinë dhe integritetin moral të saj. Kryeprokurorja e Përkohshme bëri disa lëvzje të drejtuesve të Prokurorive, të cilat provokuan dhe debate publike. Relatorja e KPK tha se Marku nuk kishte dhënë shpjegime të detajuara për komandimet e kryera prej saj, duke thënë vetëm se ishin realizuar në kuadër të riorganizimit të brendshëm, apo dhe nisur nga dosjet e mbuluara nga prokurorët, por sipas relatores ende nuk është miratuar asnjë procedurë lidhur me trasnferimet apo komandimet e prokurorëve.

Ndonëse Kryeprokurorja e Përkohshme me shumë gjasë do të rikonfirmohet nesër, komentet e anëtarëve të KPK dhe përfaqësuesit të ONM-ës, duket se lane një njollë mbi mënyrën e drejtimit nga ana e zonjës Marku.

Partia Demokratike, e cila kundërshtoi zgjedhjen e saj, duke e konsideruar të jashtëligjshme, u shpreh sot se zonja Marku “ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë”, deklaroi deputeti Enkelejd Alibeaj. Sipas tij, rasti i zonjës Marku dëshmon se rivlerësimi “është një proces i korruptuar politikisht. Arta Marku, e deleguara e Edi Ramës në Krye të organit të prokurorisë, pritet të konfirmohet në detyrë, jo sepse përmbush kriteret e vendosura nga ligji, por se kriteret e kualifikimit që po aplikohen kanë si kusht kryesor se cili gjyqtar apo prokuror i shërben më shumë Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të korruptuar”.

Alibeaj: Vettingu ra, me Arta Markun sot nuk e kaloi dot provën

“Organet e vetingut po zbatojnë standarde të dyfishta duke vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, rasti i Arta Markut është prova e qartë për këtë”. Kështu tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë në seline e PD-së.

“Deri tani, kemi konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë patur të ndryshëm. E gjitha kjo ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht. Një provë e fortë mbi këtë u dha sot, ku radha për vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në prokurori.

 

Arta Marku, e deleguara e Edi Ramës në Krye të organit të prokurorisë, pritet të konfirmohet në detyrë, jo sepse përmbush kriteret e vendosura nga ligji, por se kriteret e kualifikimit që po aplikohen kanë si kusht kryesor se cili gjyqtar apo prokuror i shërben më shumë Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të korruptuar.

Sa më shumë t’i shërbesh Edi Ramës, aq më shumë rriten shanset për të kaluar me sukses vettingun. Ky është mesazhi që deri më sot ka dhënë ky proces. Është fakt i njohur botërisht që Arta Marku në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë.

Vetë ajo ishte betuar përpara Komisionit të Ligjeve, ditën kur paraqiti kandidaturën, se nuk do të bëntë shkarkime dhe emërime, sepse ato ishin në kundërshtim me ligjin.

Shkelja e hapur e ligjit tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ligjit, por qartësisht mungesë të theksuar të integritetit moral e professional, kushte këto të domosdoshme për të kaluar me sukses vettingun.

Komisionet e vettingut kanë për detyrë të verifikojnë mënyrën e ushtrimit të funksioneve si Prokuror i Përgjithshëm nga Arta Marku, sepse këtë e detyron neni 42, pika 1, e ligjit për vettingun. Nuk e kanë bërë këtë, sepse nuk ia lejon Edi Rama.

Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke shndërruar organin e prokurorisë nën varësinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Sot hetimet kanë për zot jo prokurorin, por Ministrin e Brendshëm. Edhe këtë paligjshmëri organet e vettingut kishin për detyrë ta verifikonin, por qartësisht mbyllën sytë për të mbrojtur emrëimin politik të Edi Ramës në krye të Prokurorisë.

Përfaqësuesit e ONM gjatë seancës së sotme ngritën edhe shqetësimin se Arta Marku gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji. Kjo tregon injorim të ligjit, por as këtë organet e vettingut nuk  kanë ndërmend ta shohin.

Mungesa e respektit ndaj ligjit tregohet edhe në rastin kur, edhe pse me detyrë prokurore, Arta Marku bën ndërtime pa leje, në shkleje të ligjeve në fuqi, për të cilat një qytetar i thjeshtë dënohet me burg. Një prokuror tjetër u shkarkua nga detyra për këtë motiv, ndërsa Arta Markun ky standard nuk zbatohet.

Ne kemi publikuar dokumenta tronditës, sesi Arta Marku, në cilësinë e Prokurorit në Shkodër, harroi në burg një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr në këtë mënyrë lirinë, në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë.

Do të mjaftonte ky rast që Arta Marku të shkarkohej nga organet e vettingut, për shkak se në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare ka cenuar rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky është një fakt i njohur për Komisionin, sepse është fakt i njohur botërisht, dhe për pasojë nuk kanë nevojë për prova të mëtejshme.

Këto të dhëna dhe të tjera si këto, provojnë qartësisht se Arta Marku, jo vetëm nuk ka integritetin moral dhe profesionale për të qëndruar në detyrë, por ka cenuar rëndë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra.

Por përsa kohë ky proces diktohet nga Edi Rama e Fatmir Xhafaj, që e përdorin procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërbylyer shërbëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë besim se Arta Marku do të marrë atë që meriton, sipas ligjit- shkarkimin nga detyra”, tha Alibeaj ne deklaraten e tij per mediat.

Basha për ambasadorët: Na thonë bashkohuni dhe puthuni me qeverinë e krimit!

Gjatë një takimi me të rinjtë, në përkujtim të 2 korrikut, ditës kur shqiptarët “çanë” ambasadat për tu larguar në Perëndim, kreu i opozitës Lulzim Basha thumboi edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri për negociatat.

“Më vjen keq që edhe sot ka pasur investime Don Kishoteske, nga ndonjë i huaj, që është vegla e Ramës Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, por qeverisë së lidhur me krimin. BE ka folur qartë, nuk e pranon mashtrimin, ai ka pasur edhe dëshmitarë të rremë që nuk kanë parë krimin, korrupsionin dhe drogën. Në Europë hyhet vetëm me të vërteta.

Nuk i ka mbyllur dyert konflikti politik, ata që thonë këtë janë mercenarë të Ramës. Ndërsa përsqatjet që ‘hajde puthuni’ janë anti-europiane, pasi demokracia europiane ka në themel antagonizmin. Si u shërbehet qytetarëve duke u bërë fresk apo duke u përballur? ‘Jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë’, ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit dhe drogës”, tha ai.

Sipas Bashës 2 korriku është një datë lirie, pasi është dita kur rinia shqiptare hodhi murin e izolimit, përmes ambasadave.

“Kanceri i komunizmit na kishte pushtuar në atë kohë. Pasaporta në atë kohë nuk jepej. Lëvizja edhe nga qyteti ishte e kontrolluar. Një vit para se të një vit para se të shembej sistemi u ekzekutua poeti Havzi Nela. Fatmir Xhafaj me shok i shkepnin pantallonat të rinjt, se i kishin pantallonat tub. Sot është dita t’u themi qindra mijërave të rinjve në atë kohë që shembën regjimin.

Sot është dita t’u themi faleminderit atyre që u ngritën për atë që ishte çarja e digës në 2 korrik dhe më pas shembja totale e murit. Po sot pse jemi të izoluar? Jemi të izoluar nga tregjet, nga zhvillimi teknologjik. Sot ministri i Brendshëm mbron vëllain e tij të dënuar për drogë. Apo edhe kryeministri që është i lidhur me drogën. Ku jemi sot? Sot ka edhe hashash. Ndaj mbushen ‘Toyota Yaris’ me euro. Ku shkojnë këto para? Do i pastrojnë. Ndaj shihni kulla gjithandej. Ndaj do merret teatri që të bëhet kulla. Moshapja e negociatave është shembull i izolimit”, tha Basha.

Prokurori i Apelit sot para Vetingut, deklaron 50 mijë USD të fituara nga bastet sportive

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002, do të përballet ditën e sotme në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese që do të kryejë rivlerësimin e prokurorit Kaloçi përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Luan Kaloçi për vitet 2003-2017. [Kliko këtu për skedën në PDF].

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori i Apelit, Luan Kaloçi zotëronte pasuri me vlerë 10 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë e tij për herë të parë. Sipas deklaratës së vitit 2003, prokurori Kaloçi zotëronte një apartament banimi në Tiranë të blerë në vitin 2000 për 4.2 milionë lekë si dhe një dyqan me vlerë 5.8 milionë lekë që ka si burim të deklaruar bastet sportive.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Kaloçi është rritur me 2.4 herë me një vlerë totale prej 24.3 milionë lekësh. Pasuria e shtuar përbëhet nga një apartament i dytë me sipërfaqe 125 metra katrorë në Tiranë, i blerë me kredi për 55 mijë euro, një garazh me vlerë 12 mijë euro me burim kursimet familjare si dhe kursime në cash përgjatë viteve në vlerën e 4.5 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të Kaloçit për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 31.7 milionë lekëve dhe përbëhen në 85 për qind të tyre  nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të ardhurat nga qiratë zënë gjithashtu një zë të rëndësishëm me 14.7 për qind të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik për 14 vite nuk ka rezultuar me probleme, por kjo analizë identifikoi një sërë “flamujsh të kuq” në rastin e prokurorit Kaloçi.

Njëri prej tyre është pronësia e një dyqani me sipërfaqe 86 metra katrorë në Tiranë, i blerë në vitin 2003 me burim të deklaruar fitimet në baste sportive. Të ardhurat e siguruara nga dhënia me qira e kësaj prone zënë më pas një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar është huamarrja prej 10 mijë dollarësh e përdorur në vitin 2009 si depozitë garancie për vizën amerikane të vajzës. Huaja, e cila është kthyer brenda të njëjtit vit është marrë pavarësisht se familja Kaloçi zotëronte 1.6 milionë lekë kursime akumulative në cash deri në vitin 2008.

Mbajtja e sasisë së konsiderueshme të kursimeve jashtë sistemit bankar është një tjetër çështje e evidentuar në rastin e zotit Kaloçi, i cili në fund të vitit 2017 rezulton të ketë akumuluar rreth 4.5 milionë lekë kursime.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005  

Deklarata e pasurisë për vitin 2006  

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015  

Deklarata e pasurisë për vitin 2016  

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Burimi: BIRN

Rama: Teatri s’është pronë e aktorëve dhe regjisorëve, godina s’është pjesë e historisë…

Për Kryeministrin Edi Rama ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është një çështje e mbyllur.

 

“Pyetja e vërtetë s’është a duhet të ruhet ngrehina absurde apo duhet të ndërtohet një teatër i ri. Teatri s’është prona ekzkluzive e aktorëve e regjisorëve të momentit, se u takon qytetarëve dhe specialistëve dhe sigurisht dhe debati me aktorët të jetë i domosdoshëm. Por s’ka debat a duhet a s’duhet. Godina e teatrit s’është pjesë e një historisë. Godina e ka humbur bastin aventuresk me kohën”, tha kryeministri Rama mbrëmjen e sotme, gjatë ceremonisë së inaugurimit të qendrës “Arturbina”.

“Sikur të kishte një UEFA për teatrot, ky i joni do ishte në listën e zezë prej 70 vitesh”, shtoi kreu i qeverisë.

Ai e quajti diskutim “absurd” e “artificial” atë të ndërtimit të një godine të re për Teatrin Kombëtar dhe shtoi se debati duhet të fokusohet te afrimi i audiencës në teatër.

“Qeveria është gati të ulet me ta dhe të kuptojë ca të bëhet më shumë ca të bëhet më mirë, por të angazhohet që trupa të dalë nga udhëkryqi dhe të udhëheqë në të ardhmen rilidhjen e raporteve me publikun”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri hodhi akuza ndaj qeverisë paraardhëse për qasjen ndaj kulturës dhe përmendi investimet e qeverisë së drejtuar prej tij në këtë fushë.

“Më pikëllon dukja prej mojkani të fundit e Robert Ndrenikës”

“Nuk është pyetja a duhet prishur Teatri Kombëtar, ajo godinë ku sot nuk e bën një festival kombëtar, jo më rajonal, është e degraduar. Pyetja është çfarë duhet bërë për të mbushur gropat e mëdha të  ikjeve pa fund të aktorëve të mëdhenj Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës, Bujar Lakos dhe me radhë, se kur e shoh sot Robert Ndrenikën në tryezat  për të ardhmen e godinës, më shumë se çfarë mendon ai për godinën mua më pikëllon dukja e tij prej mojkani të fundit, e një historie talentesh të mëdha, avacionesh të pafundme. Ndërkohëm që nuk i shquan sot se ku janë trashëgimtarët e fronit të Ndrenikës. Kjo është pyetja e vërtetë që do të meritonte një debat shumë serioz”, tha Rama.

Deputetja e PD: “Çuni i Sul Bushatit emëroi dhëndurët e Rita Markos, Lenka Çukos dhe mbesën e Hysniut”

Ka sulmuar sot ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe disa prej ambasadorëve të emëruar prej tij në Suedi, Izrael dhe UNESCO, Partia Demokratike.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, në një konferencë për shtyp bëri të ditur se kreu i diplomacisë shqiptare ka dërguar në selitë tona diplomatike dhëndurët e Rita Markos, Lenka Çukos dhe mbesën e Hysni Kapos.

Deklarata e plotë

Një nga kushtet që Shqipërisë t’i hapen negociatat qershorin e ardhshëm është detyrimi i qeverisë për të ndërtuar dialog konstruktiv me opozitën!

Por qeveria e ka shkatërruar që tani këtë prioritet, duke e shndërruar diplomacinë shqiptare në strehën e pinjollëve te ish diktaturës komuniste.

Ministri Ditmir Bushati, i biri i Sul Bushatit, zbaton të njëjtat kritere siç bënte dikur i ati në diktaturë, duke emëruar familjarët e ish Byrosë Politike në poste të rëndësishme diplomatike.

Rasti i fundit është ai i emërimit të ambasadorit të Shqipërisë në Suedi të Virgjil Kules, dhëndri Rita Markos. Ky emërim nuk është i rastësishëm!

Mbesa e Hysni Kapos është emëruar ambasadore në UNESCO. Dhëndri i Lenka Çukos ambasador në Izrael.

Për të rinjtë që nuk i njohin, këta janë njërëzit që, bashkë me Enver Hoxhën, burgosën dhe vranë kundërshtarët e regjimit të tyre gjakatar, shtypën dhe sunduan për gati 5 dekada shqiptarët, duke na varfëruar deri në mjerim, duke na grabitur pronën, duke na mohuar të drejtat dhe identitetin tonë europian.

Asnjë nga këto emërime nuk është rastësi!

Edi Rama e konceptoi Rilindjen si bashkim mes krimit dhe pinjollëve e funksionarëve të regjimit komunist, duke nisur nga ai vetë.

Dhe bashkë me Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën, Ditmir Bushatin, Ilir Beqjen, dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë, me rikthimin në  shërbimin sekret të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, me portretin e Enver Hoxhës në festat zyrtare, Edi Rama ka ngritur sistemin kriminal të narkoenverizmit, një diktaturë e re që pushtetin e ka bazuar tek blerja e votës me paratë e drogës dhe të krimit.

Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë nga emërimet e lidhjeve të Edi Ramës me diktaturën komuniste dhe krimin! Partia Demokratike, si një alternativë e rinisë, do t’i hapë rrugën të rinjve shqiptarë për një Shqipëri si gjithë Europa!

Vettingu: Këtë të martë e ka radhën Arta Marku

Këtë të martë është radha e kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku të paraqitet përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’iu nënshtruar testit të pasurisë, të integritetit personal dhe profesionalizmit.

Duket se Arta Marku është në prag të konfirmimit në detyrë duke parë pasurinë modeste. Ajo zotëron 1/3 e një apartamenti 55 metra katrorë, mesa duket të privatizuar bashkë me prindërit, si dhe një apartament me vlerë 103 metra katrorë të blerë me kredi bankare.

Një ditë pas Arta Markut, përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të paraqitet Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë që javën e fundit të qershorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm, atë të ndërprerjes së Vetting-ut për Gjyqtaren e Tiranës Brunilda Kasmi.

PD reagon për shoferin e Xhafajt: Vrasje mafioze, Ministria e Brendshme e fshehu

Partia Demokratike me anë të një deklaratë zyrtare ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm.

Në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD, shkruhet se në këtë ngjarje implikohet drejtpërdrejtë Ministri i Brendshëm, dhe sipas tyre duhet që të japë dorëheqjen.

 

Deklaratë e Partisë Demokratike

Sot Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardes së ​Republikës.

Për dijeni të publikut, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratike menjëherë sapo ne morëm informacionin.

Që prej fillimit, pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Policia private e Fatmir Xhafës po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba.

Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003.

Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim!

Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.

Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur.

Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!

KOPILI I HAXHI QAMILIT – Nga KOLEC TRABOINI

 

Aventurat nga kolumbithra e Greqisë, në skutat mistike të Arabisë 

e deri te fjordet e Kanadasë.

Nga KOLEC TRABOINI

Më të vërtetë është një karrierë e çuditshme kjo e kopilit të Haxhi Qamilit. Nga një emigrant i papunë e endacak  në Greqi, ku u konvertua në ortodoks, shiti kryqin e nunit grek dhe pas flirteve me fondacionet arabe në Tiranë, mori një bursë  në një universitet fetar në Kuala Lumpur të Malajzisë. Pas diplomimit u shfaq me egërsi si një islamik radikal fanatik që sulmonte gjithçka kombëtare, duke e konsideruar popullin shqiptar një mbetje osmane dhe Gjergj Kastriotin një tradhtar i madh, një kafir. Me siguri Oliver G. Shmid, një historian zviceran i hallakatur, është mbështetur në të tillë elementë renegatë antikombëtarë që ka arritur deri në atë mjerim sa të përpiqet të rrënojë figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve, mbrojtësin e qytetërimit europian.

Të hallakaturin në historinë tonë shqiptare Oliver G.Shmid e dimë, po kush është kjo teneqe e shpuar anadollake, ithtar i Esat Toptanit, Haxhi Qamilit dhe Beqir Grebenesë me emrin Kopili i Haxhi Qamilit, që tani, me që nuk i zënë këmbët dhe në vendlindje,  llomotit përçartë antishqiptarizmin e tij si fshehanik nga Kanadaja

Kopili i Haxhi Qamilit, i shfaqur e rënduar së tepërmi nëpër media si historian, studiues është rritur në një lagje të Kombinatit në Tiranë, krejt afër me Sharrën e Haxhiut që i ngeci qafa në litar. Me një fjalë e konsideron veten kombinats. Rrjedh nga një familje kazanxhinjsh nga Devollit. Kopili i Haxhi Qamilit nuk e përmend kurrë origjinën e vet, ruhet prej saj si djalli nga temjani,  por dihet se të parët e tij të largët ishin jabanxhi dhe rrinin me çadra rrëzë lumit. Këtë lloj grupimi laraman e ka përshkruar bukur Faik Konica tek shkrimi “Muhaxhirët”. Herë pas here u shkonin pas kolonave të ushtrisë turko-osmane për një tas pilaf apo një vorbë grosh duke kënduar këngën:

Jam jabanxhi

 Jam kazanxhi

Një çadër shiu

Kam çati!

Por ky për vete  e kishte sajuar këngën ndryshe dhe e këndonte me zë koke kur ishte çakërrqejf. Ja vargjet që i pëlqenin më shumë: 

Mal në mal 

Këndon bilbili

Jam Kopili 

Por edhe këta ja shpërblenin duke i furnizuar me çengie kolonat e ushtrisë perandorake. Ndërkohë që ushtarët turko-osmanlinj shpinin gjymtyrët, shtriqeshin në divane me femrat e darovitura të fisit të kazanxhi-jabanxhinjve, ata plot gëzim i binin defit. Dhe i binin mirë. Pasion i trashëguar brez pas brezi ky i defaxhiut por edhe i dafllakxhiut jo pak herë.

Pas viteve 90, te ky pinjoll u zgjua instinkti i stërgjyshërve dhe shkoi emigrant në Greqi. Ishte në moshë të re, por nuk ja hante krahu të punonte. Kërkonte të mbijetonte në mënyra të tjera të lehta.  Si pehlivan që ishte, gjeti një kumbarë grek, afendiko të kamur dhe anipse në moshë të rritur u pagëzua ortodoks. Prifti grek  në kishë e vajosi me vaj ulliri, e fërkoi ku mundi në atë që grekët e quajnë kolombithër (kazan me ujë ku futet i pagëzuari) dhe psalti i këndoi uratën me ritualin bizantin. Kumbara grek i vuri një kryq të madh ari në qafë. Mori dhe emër grek të cilin nuk e tregon kurrë. Ca thonë i vunë emrin Jorgaqis. Por kumbari e thërriste Pulaqi mu. Do kohë gjithçka i vajti mbarë. Por kur panë se nuk kishte ndërmend të zinte punë me dorë, vetëm të sorollatej poshtë e lart, ja prenë tagjinë kalit.

Kur Kopilit te Haxhi Qamilit nuk po ja varte më njeri e nuk po i jepnin më gjë prej gjëje, iku, u kthye në Shqipëri.  Erdhi vërdallë ca kohë. As këtu nuk po i shkonte më kungulli përmbi ujë. Me së fundi e gjeti një zgjidhje ku mund të kishte një burim të ardhurash. 

U lidh me arabët që, të infiltruar në ca pseudo shoqata bamirëse,  përgatisnin terrenin për radikalizmin islamik të Shqipërisë, si një revansh i vonë  i veprimeve perandorake osmane të mbetura përgjysmë në vitin 1912 kur thyen qafën për në Anadoll.

Kur shërbeu tek arabët e pseudo shoqatave bamirëse, u kthye në fenë myslimane. Kryqin e artë e kishte shitur me kohë dhe këtë histori arabëve nuk ua tregoi kurrë. Besnikërinë ja shpërblyen me një bursë në universitetin islamik në Kuala Lumpur të Malajzisë. Gjatë studimeve nisi të bënte një propagandë të madhe e të shfrenuar për islamizimin e shqiptareve duke predikuar nëpër kanalet e ndryshme  internetike, se gjoja ne shqiptarët qenkemi një komb mysliman. U bashkua me disa anonim interneti, fanatikë fetarë të stacionuar në Belgjikë, Irlandë e gjetkë,  por edhe me disa studentë shqiptare në universitetet e Stambollit në Turqi, të Damaskut në Siri, që edhe ata ishin islamikë radikalë vehabistë që sulmonin çdo gjë shqiptare. Disa prej këtyre  bij sulltan sulejmanësh, mjerisht janë kthyer në Shqipëri, punojnë në kompani turke apo bëjnë edhe karrierë si mësimdhënës, shfaqen gjoja  si studiues, por nën rrogoz punojnë për otomanizimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Vetë Kopili i Haxhi Qamilit kur ishte student në Malajzi, për tu konsoliduar si islamik vehabist ekstremist, vendosi të shkojë në Mekë e të vetshpallej Haxhi. Këtë titull e ëndërronte që të bënte karrierë fetare. E kishte shprehur në internet se dëshironte të bëhej Haxhi Kopili. Por Kopili i Haxhi Qamilit, megjithëse u nis, ec e ec e s’ka të sosur…. nuk u bë kurrë Haxhi. Arabët, me të cilët qe i lidhur, kishin një plan tjetër me Kopilin e Haxhiut të Sharrës. E kishin studiuar e piketuar që të bëhej një propagandist diversionist si Musa Qazimi,  meqë e dinte veten për orator i spikatur dogmash, mjeshtër i sofizmit.  Kështu sapo mbërriti në Arabi u bashkua me arabët konspirativë,  të cilët e mbajtën mjaft kohë, sa u konsiderua i zhdukur. Dyshimet janë se e kanë kapur, mbajtur dhe e kanë përpunuar. Kur u kthye sërish në Universitetin e Kuala Lumpurit, nëpër diskutime në fillim dukej si pulë e lagur. Atë kohë e pyetëm nëpërmjet internetit si vajti me udhëtimin në Mekë e pse nuk u bë gjallë. A mund të konsiderojmë Haxhi pas këtij udhëtimi, e pyetje të tjera si këto. Ai nuk foli, nuk tregoi. I shmangej kësaj bisede mbi udhëtimin e tij në Arabi. Kishte ndodh diçka misterioze. Pas do kohe ai nisi sërish kursin e sulmeve ndaj çdo gjëje shqiptare. Kryesisht sulmoi Gjergj Kastriotin që e konsideronte një kaçak, vrasës e hajdut, ndërsa sulltanët i lavdëronte, duke e konsideruar pushtimin pesëshekullor turko-osman një lumturi e madhe për popullin. Nënë Terezën e quante nëpër ca intervista të shpifura si Majka Tereza. Ded Gjo Lulin dhe çdo figurë atdhetare shqiptare i konsideronte agjent të Vatikanit, tradhtarë dhe spiunë të europianëve të krishterë. Sepse këta, sipas Kopilit të Haxhi Qamilit,  kishin vrarë vëllezërit turko-osmanë. Mesa duket merrte para dhe kishte mbetur peng i diçkaje të fshehtë apo detyrimi  në Arabi. Atje ishte programuar për këtë punë, otomanizimin e Shqipërisë e mbarë shqiptareve në Ballkan.

 Nga që i doli boja në Shqipëri, sepse sillte përçarje edhe në mes të vetë myslimanëve, vitet e fundit krisi e iku në Itali. Por edhe atje nuk i ngrohu vezët sepse kishte rënë në sy si një ekstremist fanatik që mbillte përçarje në mes të komunitetit shqiptar. Me ndihmën e disa qarqeve që e mbështesin në aventurën e tij të neo-osmanizmit panballkanik u vendos në Kanada.

Këtë kurs vazhdon edhe sot e kësaj dite, i mbështetur  mjerisht nga turkoshakët e televizoneve shqiptare në Shqipëri e Kosovë, të cilët i kanë lënë shpesh herë vend në programet e veta këtij antikombëtari. Tani së fundi ka dalë me një lloj statusi si gjoja studiues, historian e të tjera pallavra dhe del në mbrojtje të historianit turk që përdhosi figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vendvarrimin e tij në Lezhë. Por mbi të gjitha spikat titulli qesharak që i ka vënë vetes ky myteberr i osmanizmit mesjetar anadollak, Dr. Kopili i Haxhi Qamilit, që të kujton Doktor Adhamutin e Çajupit. Por nuk ka faj ky njeri i fandaksur,  që hedh poshtë çdo vlerë kombëtare shqiptare dhe është bërë avangarda e antishqiptarizmës, faj kanë ata pronarë mediash që na shitën si atdhetarë, por e pranojnë të përhap ide të mbrapshta në ekranin e vogël apo dhe në shtyp.

Pyetja është: pse i bëjnë vend lëtyrave të kësaj mendje të çartur, pse tregohen kaq tolerant më këtë haxhiqamilist, apo pse jo edhe pinjoll i farës së keqe të Beqir Grebenesë?

Vetëm kopilat e Haxhi Qamilit e pjellat perverse të osmanizmit agresiv primitiv, të ringjallur një shekull pas ngordhjes, bëjnë të tilla sulme të paskrupullta mbi traditën dhe historinë tonë kombëtare apo dhe mbi atdhetarët tanë që i kushtuan jetën e veprën e vet kombit shqiptar.

© Autori në këtë rrëfim për Kopilin e Haxhi Qamilit, nuk mban përgjegjësi për bëmat e personazheve që kërkojnë më çdo kusht e në çdo rrethanë t’u ngjajnë personave realë.

“Toyota me 3.4 milionë euro”, ja kur përballen Basha-Balla te Krimet e Rënda

Caktohet data kur do te behet perballja e kreut te PD-se Lulzim Basha dhe kreut te Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Pak pas padise qe socialisti Balla beri ne adrese te Bashes, per akuzen qe ai i beri Balles, se ishte pikerisht ai garanti i futjes se 3.4 mlione eurove me Toyota qe u bllokuan ne Durres.

Se fundi mesohet se përballja mes tyre do te jete me daten 10 korrik. Balla e ka paditur Bashen per shpifje, nderkohe qe nje dite me pare i nxori nga foltorja e Kuvendit edhe nje foto, ku kryedemokrati ishte fotografuar ne zyren e tij me vellane e njerit prej porositesve te makinave me miliona euro.

“Terror tek punonjësit e SHISH për të nxjerrë emrin që dekonspiroi Ballën dhe eurot në ‘Toyota’”

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, përmes një shkrimi të bërë publik në Facebook, ka shkruar se drejtorë kryesorë në Shërbimin Informativ, ushtrojnë  terror ndaj punonjësve të këtij Shërbimi tek të cilët ata dyshojnë se kanë informuar Bashën për emrin e Taulant Ballës si garantues i tre pakove me nga 1.5 milionë euro.

Sipas Berishës, terrori konsiston edhe në seanca të zgjatura deri në 7 orë pyetjesh dhe kërcënimesh, të paktën deri dje pasdite në katër raste.

 

Reagimi i plotë:

Terror i eger ne SHISH per nxjerrjen e emrit te Taulant Yaris/Gjures/Hoxhes/Jasharit/Balles si garantues i parave te droges!

Te dashur miq, prej tre ditesh, me urdher te Edvin Kristaq Rames, ish xhelatet e policise sekrete te Enver Hoxhes aktualisht drejtore kryesore ne Sherbimin Informativ, ushtrojne nje terror te papare ndaj punonjesve te ketij Sherbimi tek te cilet ata dyshojne se kane informuar Bashen per emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milione euro para droge, bazuar ne informacionet e dhena nga sherbime partnere.

Procedurat e terrorit psikolgjik qe perdorin ish xhalatet e sigurimit te shtetit konsistojne nder te tjera ne seanca te zgjatura edhe deri ne 7 ore pyetjesh dhe kercenimesh te pakten deri dje mbasdite ne kater raste.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprimtari te mirefillte kriminale te ish xhelateve te sigurimit te shtetit ndaj punonjesve te pafajshem te SHISH per te mbrojtur Taulant Yarisin, i bej thirrje deputeteve te komisionit parlamentar te sigurise te ndermarrin me urgjence hetimin e ketij terrori te papare dhe te informojne sa me shpejt publikun per kete veprimtari terroriste te sigurimit te shtetit ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar! sb

Rama nuk humb kohë, miraton brenda pak orësh nga pakti i Veliajt me artistët, projektligjin për shembjen e Teatrit

Qeveria nuk ka humbur asnjë minutë kohë për të çuar deri në fund projektin për një Teatër të ri Kombëtar.

 

Pak kohë pasi kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njofoi se kishte arritur marrëveshjen me artistët për çështjen e Teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri në gjurmën e atij ekzistues, Qeveria kalon në mbledhjen e djeshme projektligjin për “Përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”.

 

“Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës”- sakteson qeveria, bashkengjitur projekligjit.

Sipas Qeverise, “Projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit”.

Projektligj i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Qershor 2018: 

 * Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.  

Projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit. 

Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit. 

P R O J E K T L I GJ

PËR

PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është realizimi i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat.

Neni 3

Përkufizime

Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Autorizim i komisionit të negociimit”, tagri që gëzon komisioni i negociimit për të përfaqësuar pronarin-shtet me të drejta të plota, për të vlerësuar dhe tjetërsuar pronat në pronësi të pushtetit qendror apo të vetëqeverisjes vendore për zhvillimin e këtij projekti, sipas pikës 4, të nenit 6, të këtij ligji.

2. “Autorizim i kryetarit të bashkisë”, tagri që gëzon kryetari i bashkisë apo personi i autorizuar prej tij për të përfaqësuar pronarin-shtet me të drejta të plota për të nënshkruar kontratën me partnerin privat, për zhvillimin e projektit sipas parashikimeve të këtij ligji.

3. “Kontrata”, kontrata e shkëmbimit, që lidhet ndërmjet partnerit privat dhe Bashkisë Tiranë, e cila ka për objekt kalimin e ndërsjellë të pronësisë së sendeve ose të të drejtave të tjera nga pronari-shtet te partneri privat dhe anasjelltas, sipas parashikimeve të Kodit Civil.

4. “Projekti”, ndërtimi i godinës së re të Tetarit Kombëtar dhe zhvillimi i zonës ndërmjet rrugëve “Abdi Toptani” dhe “Murat Toptani”, sipas propozimit të paraqitur nga partneri privat.

5. “Prona shtetërore”, prona e paluajtshme shtet e pushtetit qendror dhe vendor, që vendoset në dispozicion për zhvillimin e këtij projekti.

6. “Komision i negociimit”, grupi ndërinstitucional, i krijuar sipas nenit 5, të këtij ligji.

7. “Tjetërsim”, vendosja në dispozicion e pronës shtetërore në shkëmbim të zhvillimit të projektit.

8. “Miratim i kontratës”, ligji, me anë të të cilit Kuvendi miraton kontratën e paraqitur nga Këshilli i Ministrave dhe të i nënshkruar nga kryetari i bashkisë apo personi i autorizuar prej tij.

Neni 4

Pronat në pronësi shtet dhe statusi i tyre

Në dispozicion të zhvillimit të projektit vihen pasuritë e paluajtshme në pronësi shtet, sipas parashikimeve të këtij ligji, Kodit Civil dhe legjislacionit për pronat e paluajtshme.

Sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë po ajo edhe pas përfundimit të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Neni 5

Përbërja e komisionit të negociimit

1. Komisioni i negociimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon:

a) Ministria e Drejtësisë;
b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
c) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;
ç) Ministria e Kulturës;
d) Avokatura e Shtetit.

2. Komisioni i negociimit mund të thërrasë edhe përfaqësues nga institucione të tjera si dhe ekspertë të fushës, që gjykohen të nevojshëm.

3. Komuniteti i aktorëve teatrorë përfaqësohet në komisionin e negociimit me jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë ata.

4. Nuk mund të marrin pjesë në komisionin e negociimit personat që kanë konflikt interesi me partnerin privat, sipas kuptimit të ligjit “Për konfliktin e interesit”, dhe, për këtë arsye, anëtarët e komisionit nënshkruajnë deklaratën për konfliktin e interesave.

Neni 6

Kompetencat e komisionit të negociimit

1. Komisioni i negociimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat, shoqërinë “Fusha”, sh.p.k., propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh, nga data e krijimit të komisionit.

2. Komisioni duhet të verifikojë, paraprakisht, statusin e të gjitha pronave, mbi të cilat do të zhvillohet projekti, përfshirë këtu edhe ato private, si dhe marrëveshjet e arritura nga partneri privat me pronarët privatë, që ka për këto pasuri.

3. Sipas nenit 4, të këtij ligji, institucionet përkatëse duhet të vendosin menjëherë në dispozicion të komisionit të negociimit vlerësimin financiar të pasurive shtetërore, për të cilat ai do të negociojë me partnerin privat, në lidhje me përfitimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

4. Puna, vlerësimi i procesit dhe i kushteve të kontratës nga anëtarët e komisionit të negociimit do të reflektohet gjatë të gjitha fazave të negociimit, bazuar në fushën e veprimtarisë që mbulon institucioni.

5. Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve e dokumenteve të procedurës si dhe të çdo dokumenti tjetër, që lidhet me procedurën e përcaktimit e të negociimit të kushteve të kontratës, përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.

6. Komisioni i negociimit të kontratës autorizohet dhe gëzon të gjitha të drejtat për vlerësimin dhe propozimin lidhur me tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo të vetëqeverisjes vendore për realizimin e këtij projekti, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Neni 7

Procedura e negociimit për lidhjen e kontratës

1. Procedura e negociimit për lidhjen e kontratës do të kryhet nga komisioni i negociimit, i përcaktuar sipas këtij ligji.

2. Procedurat e negociimit përfundojnë jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e komisionit.

3. Komisioni i negociimit të kontratës mund të asistohet për marrjen e ekspertizave të specializuara nga një konsulent, i përzgjedhur sipas një procedure të veçantë, të përshpejtuar, nga ana e Bashkisë së Tiranës, që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Kulturës, në vendimin e ngritjes së komisionit të negociimit, sipas pikës 1, të nenit 5, të këtij ligji.

4. Komisioni studion dhe vlerëson propozimin për zhvillimin e projektit, i cili duhet të përmbajë, minimalisht, dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Analizën teknike, e cila duhet të përmbajë sfondin e projektit, konceptin e projektit, vendndodhjen, sipërfaqen e përgjithshme publike e private të zbatimit të projektit, studimet topografike dhe gjeologjike, përshkrimin konstruktiv, funksional e teknik të projektit, standardet teknike, periudhën e vlerësuar të ndërtimit të teatrit;
b) Analizën ekonomike dhe financiare, e cila duhet të përmbajë kostot e projektit;
c) Çdo dokumentacion tjetër, që do t’i shërbejë për kryerjen e negociatave.

5. Në rastin e një procedure të suksesshme për negociimin dhe nënshkrimin e kontratës me partnerin privat, komisioni i negociimit do të vendosë si kusht në kontratë edhe detyrimin e partnerit privat për të paguar vlerën përkatëse, të paguar nga pronari-shtet, Bashkia e Tiranës, në rastin e parashikuar në pikën 3, të këtij neni, dhe/ose të kryerjes së ekspertizave të ndryshme, nëpërmjet ekspertëve privatë të fushave përkatëse.

6. Për nevoja të punës të komisionit të negociimit, korrespondencat me institucionet bashkëvepruese realizohen nga kryetari i komisionit të negociimit, bazuar në vendimmarrjet e komisionit.

Neni 8

Kontrata dhe përmbajtja e saj

1. Kontrata ndërmjet pronarit-shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha”, sh.p.k., sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës.

2. Kontrata, përveç kërkesave që burojnë nga Kodi Civil, parashikon ato terma që vlerësohen të përshtatshëm nga palët dhe duhet të përmbajë, domosdoshmërisht, edhe këto elemente:

a) Përkufizime, interpretime, natyrën dhe objektin e punëve që duhet të kryhen, cilësinë e punimeve për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar;
b) Afatet dhe kohëzgjatjen e kontratës në lidhje me fillimin dhe përfundimin e punimeve për godinën e re të Teatrit Kombëtar;
c) Teatri do të jetë i plotë dhe funksional në ditën e dorëzimit sipas afatit të përcaktuar, ku do të përfshihen, ndërtimi i objektit, mobilimi i brendshëm, instalimet teknologjike të skenave, instalimet audio/video, si edhe të çdo elementi tjetër të nevojshëm për një teatër bashkëkohor dhe modern;
ç) Pronësinë e aseteve, përcaktimin e sipërfaqeve përkatëse shtet, që do të vendosen në dispozicion të partnerit privat, duke marrë shteti përsipër garantimin e aksesit në zonë dhe/ose servitutet e kalimit sipas projektit (që garantojnë hapësirat funksionale të projektit, rrugët e kalimit dhe aksesin publik), lehtësitë dhe kushtet e tjera për t’u plotësuar nga shteti, në shkëmbim të përfitimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe sipërfaqeve ndërtimore që mund të përfitojë Bashkia e Tiranës;
d) Të drejtat dhe detyrimet e institucioneve shtetërore përgjegjëse për garantimin e së drejtës së pronësisë mbi pronat shtetërore, të vendosura në dispozicion për zhvillimin e projektit deri në përfundimin e tij, duke garantuar të drejta të plota të pronësisë dhe marrjen përsipër për përballjen ndaj çdo pretendimi nga të tretët dhe pa ndikuar në ecurinë e projektit, si dhe duke marrë përsipër lirimin e aseteve nga përdoruesit dhe të sheshit të ndërtimit nga objektet publike;
dh) Të drejtat dhe detyrimet e partnerit privat, shoqërisë “Fusha”, sh.p.k., në zhvillimin e projektit;
e) Paraqitjen e një pasqyre financiare, që pasqyron garancinë ekonomike të partnerit privat dhe/ose çdo dokument tjetër provues nga pala financuese, nëse ka, për garantimin e zhvillimit të projektit;
ë) Sigurimin e kontratës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, të depozituar në një bankë të nivelit të dytë nga ana e partnerit privat ose nga një kompani sigurimi, që operon në Shqipëri, përpara përmbylljes së negociatave dhe pasqyrimin e kësaj të dhëne në relacionin përmbyllës;
f) Dispozitat përfundimtare, lidhur me sanksionet kundrejt palëve, në rast të mospërmbushjes së detyrimeve të marra përsipër në kontratë dhe të përcaktimeve të këtij ligji;
g) Standardet artistike, që duhet të ketë teatri;
gj) Të drejtat e institucioneve përgjegjëse, pjesë e komisionit, për të ndjekur dhe monitoruar procesin e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe cilësinë e shërbimeve, që duhen përmbushur nga partneri privat;
h) Principet komerciale, financiare dhe ligjore;
i) Çdo kufizim ose kusht të zbatueshëm për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve të partnerit privat, sipas kontratës;
j) Përkufizimin dhe pasojën e forcës madhore, ndryshimin në ligj dhe ndryshimet e tjera, duke përfshirë çdo të drejtë të palëve për të kërkuar kompensimin ose rishikimin e kontratës;
k) Kushtet dhe procedurat për ndryshimin dhe/ose përfundimin e kontratës, të drejtat dhe detyrimet e palëve, me kalimin e afatit apo përfundimin e kontratës;
l) Ligjin e zbatueshëm dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që mund të lindin ndërmjet institucionit përgjegjës dhe partnerit privat;
ll) Kushtin që, mbi tokë, godina e re e Teatrit Kombëtar, është një godinë më vete, pa asnjë ndërtim tjetër, përveç pjesëve ndihmëse të saj, dhe se i gjithë investimi do të përballohet nga partneri privat, sipas parimit me “çelësa në dorë”;
m) Procedurat për dorëzimin nga ana e partnerit privat dhe të marrjes në dorëzim nga institucioni përgjegjës i godinës së re të Teatrit Kombëtar;
n) Kushtin që partneri privat të fillojë, fillimisht apo paralelisht, godinën e Teatrit Kombëtar gjatë zhvillimit të projektit në zonën urbane;
nj) Procedurat për dorëzimin nga ana e partnerit privat dhe të marrjes në dorëzim nga Bashkia e Tiranës të sipërfaqeve takuese ndërtimore;
o) Çdo dispozitë tjetër, bazuar në legjislacionin në fuqi për lidhjen e kontratave;
p) Hyrjen në fuqi të kontratës, pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Neni 9

Nënshkrimi i kontratës

1. Nënshkrimi i kontratës nga kryetari i Bashkisë Tiranë ose personi i autorizuar prej tij bëhet brenda afatit kohor prej 10 ditësh, nga data e marrjes së projektkontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatave.

2. Kryetari i Bashkisë Tiranë mund t’i kërkojë komisionit të negociimit të kontratës rishikimin e projektkontratës. Komisioni duhet të rinegociojë dhe t’ia paraqesë për nënshkrim kontratën kryetarit të bashkisë, të shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda afatit kohor prej 30 ditësh, duke filluar nga data e kthimit.

Neni 10

Miratimi i kontratës

1. Pas nënshkrimit të kontratës nga kryetari i Bashkisë Tiranë ose personi i autorizuar prej tij, kontrata, së bashku me relacionin përmbyllës të negociatave, i dërgohet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ndjekjen e procedurave ligjore për miratimin e kontratës nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

2. Data e hyrjes në fuqi të kontratës do të jetë data e hyrjes në fuqi të ligjit, pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Neni 11

Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore në mbështetje të neneve 5, pika 1, dhe 7, pika 3, të këtij ligji, jo më vonë se 45 ditë nga hyrja në fuqi e tij.

Neni 12

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE. 

Çlirimi i energjive të lirisë dhe modelet demokartike – Nga Av. Sergjio Mazreku

Njëzet e shtatë vjet kanë qenë të mjaftueshëm për një hapje të plotë të Shqipërisë, për dekomunistizmin dhe krijimin e institucioneve demokratike të së drejtës, që megjithë defektet, tashmë janë një realitet i pakthyeshëm.

Por në një vështrim më të thellë etik dhe filozofik të gjithë kemi të drejtë të pyesim: A jemi ne një shoqëri e hapur dhe e çliruar nga çdo mendësi dhe praktikë komuniste sot, rreth tre dekada pas rënies së murit Stalinist gjysëmshekullor dhe nisjes së startit të lirisë e të demokracisë? A është demokracia jonë një demokraci funksionale apo një amalgamë përzierjesh dhe rudimentesh të shoqërive të indoktrinuara dhe ku pushteti i elitave politike është absolute?! A po ndërtojmë ne shqiptarët një shtet të së drejtës apo ligjin e bën klani më i fortë dhe çdo reformë synon paprekshmërinë e “peshqve të mëdhenj”?!

Këto pyetje nuk anojnë detyrimisht nga njëra anë, por kanë diçka nga të dyja anët. E vërteta kurrë nuk mund të jetë bardhë e zi dhe as kritizerët e tranzicionit, as lustraxhinjtë e tij, nuk kanë plotësisht të drejtë, por vetëm pjesërisht.

Që në krye të herës duhet thënë se këto vite të traznzicionit postklomunist, pavarësisht çfarë thuhet e çfarë konsiderohen ende si plagë, janë arritur përmirësime të mëdha të jetës së shqiptarëve, që nga mendësitë deri tek mënyra e jetesës, kushtet e jetesës dhe infrastruktura sociale e psikolgjike e shëndetit të tyre fizik, shpirtëror e mental.

Raportet mes individit dhe shoqërisë, në këtë epokë të hapjes dhe çlirimit të energjive pozitive, qoftë të individit, qoftë të grupeve dhe shtresave shoqërore, kanë pësuar një ndryshim pozitiv, duke i bërë raportet dhe interesat e ndërsjella më atraktive dhe më luajale. Kështu, nëse zbulimi i plagëve të shoqërisë aktuale shqiptare na çon tek deformimi i raporteve të sotme mes individit dhe shoqërisë, mes individualizmit ekstrem, që na mban peng dhe kolektivizmit dogmatik, që i përket të kaluarës së afërt, kjo na bën të kuptojmë njëherësh dhe rëndësinë e këtij raporti, që mund të konsiderohet “Leva e Arkimedit” për ecjen përpara të dy vektorëve: individit dhe shoqërisë. Për inerci të një realiteti të dyzuar, ku na bie të përpëlitemi, ngaqë ende nuk jemi mësuar plotësisht me rregullat dhe lojën e ekonomisë së tregut dhe sfidat e lirisë, individi sot ndihet i dizilizionuar, ndërsa shoqëria, nën një shtypje të shumëfishtë, për shkak të presionit që vjen nga rudimentet e strukturave ish-komuniste, nga vegjetimi për hir të një inercie ideologjike, e cila në një farë mënyre, rreket për të na angazhuar në aventurën e saj të pakuptimtë dhe nga e cila nuk fiton askush. Kjo ka ndodhur për shkak të deformimit të mësimeve të së kaluarës komuniste, të cilën politika e ka përdorur si “mace të zezë”, për të trembur çdo reformim real të individit dhe shoqërisë, duke e reduktuar gjithçka vetëm në shërbim të lobingjeve të rrotacionit politik, pa marrë mesazhe të drejtpërdrejta për atë kohë, tashmë të mbetur në të kaluarën e pakthyeshme dhe rrisqet e avantazhet e pashembullta që na ofron kjo kohë që jetojmë, pra koha e demokracisë.

Ndoshta, karakteri ynë i fortë, i ndikuar prej grykash të thepisura me gurë e shkëmbinj, por edhe i butë njëherazi, si pllajat dhe lëndinat e mbuluara me bar e tërfil, na ka bërë ta shfaqim edhe jetën tonë mes ekstremesh.Ne jemi endur midis shpirtit të vrazhdë e të egër dhe shpirtit të butë poetik njëherësh, si midis Shillës dhe Karibdës, në kërkim të identitetit tonë psikik, etik, social e kombëtar. Mes të kaluarës së mungesave të skajshme, por me një fasadë të çngjyrosur sigurie për individin, nga njëra anë, dhe të sotmes së tejngarkuar dhe stresante, por me tregje të mbushura plot dhe mundësi të pafundme realizimi të individit, shoqëria shqiptare ka pranuar këtë fundit.

Në një kohë jo dhe aq të lagët, lamë peng jetën tonë personale si qenie individuale humane, për hir të fiksacioneve dhe dogmave, por në këtë kuadër, edhe jetën tonë shoqërore, duke u identifikuar kështu, jo vetëm si individë, por edhe si qenie sociale me një vektor të humbur të historisë së vjetër e të re. Në këtë tranzicion të vështirë, përtej çdo limiti, por me farin e shpresës të ndezur, kërkojmë të vetëplotësohemi, duke u përballuar me vetveten dhe të tjerët, të çliruar nga izmat dhe tabutë e kota.

Pra, duke luftuar për këtë vetëpërmbushje, nuk bëjmë tjetër veçse konfirmojmë, se jeta e gjithkujt është personale, është dhurata që i përket çdonjërit, por është edhe sociale, përderisa njeriu, nuk mund të jetojë pa tërësinë e elementëve të jetës shoqërore, të krijuara e të vendosura në kohë dhe prej kohësh.

Por lind me të drejtë pyetja: Përse jeta jonë shqiptare ka njohur vetëm ekstreme?! Nga njëra anë, ka ndodhur një shoqërizim ekstrem në disa periudha të historisë sonë dhe individualizëm po kaq ekstrem në të tjera kohë. Shoqërizim mbi bazën e gjakut, mbi bazën e familjes së madhe, si dhe të fisit, për të përballuar punët e shumta, por edhe rreziqet dhe mbrojtjen e jetës, nderit dhe pasurisë së brezave tanë. Shoqërizim, mbi baza etnie, feje dhe idesh, si dhe shpërbërje sa herë këto janë dyshuar dhe goditur deri në braktisje, për të mos qenë pjesë e humbjes totale, substancë që mund të ngelte si një precipitat ngjyrosës në vetëdijen tonë kolektive. Ajo që ka përbërë themelin, në të gjitha kohërat dhe që ka siguruar jetën shoqërore, është gjithë veprimtaria, që ka të bëjë me nevojat për ushqimin shpirtëror, ku do të veçoja arsimimin, për ushqimin fizik, d.m.th. të ushqyerit, si dhe gjithçka tjetër, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës fizike, shpirtërore, mentale, etnopsikike të elementëve të saj.

Mungesa e shoqërizimit na ka bërë të pavetëdijshëm aq dhe si duhet, se prolemet e mëdha, siç janë mungesa e shtetit të së drejtës, mungesa e rregullave dhe lojës së ndershme të tregut, mosfunksionimi si duhet i dhënies së pronave pronarëve legjitimë, për shkak të një kaste gjyqtarësh të korruptuar etj zgjidhen me një shoqërizim të ideve dhe qasjeve, si presion ndaj klasave dhe elitave politike, për të ndërmarrë reforma të forta që të mund të na çonin drejt shtetit real të së drejtës. Qasjet inidviduale mund të zgjidhin përkohësisht çështjet tona indivudale, por “thembra e Akilit” mbetet aty, e pacënuar,kërcënuese dhe problematike.

Ajo që do të doja të evidentoja është se shoqërizimi i bën mirë gjithë shoqërisë, është i shëndetshëm për një shoqëri njerëzore dhe mban më të sigurta themelet e saj për të ardhmen që ajo ndërton. Kjo, për aq kohë sa ky shoqërizim nuk bëhet në emër të kauzave false, që shërbejnë për të ngritur në majë të pushtetit dallkaukët e radhës.

Pra raporti mes kolektives dhe individuales, tek ajo që shoqëria detyrohet të bëjë për të garantuar lirinë dhe standardet e individit dhe, nga ana tjetër, se sa ky individ ka detyrime për të përmbushur obligimet e tij morale e ligjore ndaj kësaj shoqërie, në këtë hapësirë po ndërlokohen gjithnjë e më shumë faktorët nxitës dhe kandari po anon gjithnjë e më shumë tek ndërgjegjësimi kolektiv, për të bërë presion mbi ata që kanë në dorë ligjet dhe zbatimin e ligjshmërisë,mbi pushtetin ekzekutiv dhe të gjitha pushtetet, që të ndikojnë në përmirësimin e standardeve.

Pra, në thelb, individi nuk është lënë në hije, me liri abstrakte e të përfytyruar, por ka një liri reale, që lidhet me ekzistencën e tij normale dhe dinjitoze, siç janë puna, prona, shërbimet e ndryshme etj. si rrjedhojë edhe shoqëria nuk është në hije dhe në krizë, për arsye se nuk ka humbur legjitimitetin e idealitetit dhe nuk ndihet e braktisur, e lënë në mëshirën e fatit, por ka një orientim që buron nga vetë starti i lirisë.

Ka pasur dhe raste ku individi ka rënë në grackën e dogmave; thënë ndryshe, strategjia e “tokës së zezë”, që aplikua në Shqipëri pas viteve ’90, në emër të një lufte fantazmë kundër komunizmit, bëri që individi të çoroditej disi dhe të ndihej i traumatizuar, i mbështjellë në një koracë egocentrizmi deri në patologji, ndërkohë që shoqëria, e mbetur pa prona publike, pa kapitale të përbashkëta, që mund të shërbenin për edukimin dhe prosperitetin e saj, pa idealitetin e çdo shoqërie normale për vetëpërmbushjen e saj, u ndodh udhëkryq. Por tashmë kjo ka kaluar. Rruga demokratike, me gjithë kthesat dhe sprovat e vështira që i duhet të përballojë, është e pakthyeshme. Individi është bërë i përgjegjshëm, se lufta kundër idealitetit të shoqërisë është luftë kundër vetvetes, kundër familjes, kundër vetë lirisë, që nuk mund të identifikohet kurrsesi me anarki dhe kaos. Lufta për kauzat kolektive, siç janë ndërtimi i një shoqërie thellësisht të hapur dhe të një shteti demokratik të së drejtës, është dhe luftë për triumfin e kauzave individuale e grupale të gjithëkujt në këtë vend, që ka nevojë të shijojë frutat e bekuara të lirisë, sigurisë dhe prosporitetit.

Shqiptarët mjafton të hedhin sytë dhe të vëzhgojnë se si janë ndërtuar shtetet e kombet pas shkatërrimeve të mëdha, si u ndërtua, bie fjala, Gjermania, pas rrënimit total gjatë Luftës së Dytë Botërore, si u ngritën mendësitë dhe principet morale të një kombi përmbi patologjitë agresive të nazizmit frenetic, për të kuptuar se asgjë nuk është e pamundur kur ekzistojnë objektiva të qartë dhe kurajo qytetare për arritjen e tyre.

Ofensiva e parasë kriminale – Nga Fatos Çoçoli

“Hanibal ante portas!(Hanibali përpara portës!)”  thërrisnin senatorët romakë kur elefantët e ushtrisë kartagjenase, të udhëhequr nga gjenerali i madh i antikitetit Hanibal Barka, i afroheshin Romës. Në vend të elefantëve, sot krimi po përdor makina që importohen rregullisht për t’u shitur në tregun shqiptar. Vetëm se paratë e tij nuk janë thjesht përpara dyerve të ekonomisë sonë, por kanë depërtuar thellë në të. Rasti i 3.4 milionë eurove të kapur këto ditë në dy autovetura nuk është i vetmi. Kjo mënyrë sjelljeje e parave të shitjes së kanabisit sigurisht që është përdorur edhe më parë me sukses të plotë. Sasitë që ekonomia kriminale ka mundur të fusë dhe pastrojë në ekonominë tonë formale janë të frikshme. Pa dyshim ato përbëjnë një faktor serioz të mbajtjes së lekut artificialisht kaq të fortë, në krahasim me euron dhe dollarin në tregun tonë të vogël të këmbimit.

Partitë tona kryesore politike, në vend që të grinden dhe të përplasen verbërisht me njëra-tjetrën, duke u akuzuar rregullisht për lidhje krejtësisht kallpe me botën e krimit e duke ndezur fantazi të sëmura, ia vlen të bashkohen për të krijuar një front unik kundër kriminalizimit të ekonomisë sonë. Nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar aleatët e vetëm të krimit që paguan aq lirshëm dhe fort nën dorë. Aleatë shumë të rrezikshëm po bëhen edhe zyrat e tatim-taksave nëpër rrethe, ku janë regjistruar me dhjetëra e qindra sipërmarrje me origjinë të dyshimtë të parave që qarkullojnë (një auditim i KLSH-së në Drejtorinë Rajonale të Taksave të Beratit i binte kambanës një vit e gjysmë më parë për këtë dukuri, por askush nuk u tregua i aftë të dëgjonte dhe kuptonte).

Nëse do të kishte ndonjë detektor (zbulues) që të ndizte llambën e kuqe aty ku futen dhe pastrohet deri sot qetësisht paratë, do të ndizej fort tek zyrat noteriale, që formalizojnë blerje pas blerjesh pronash të patundshme, apartamentesh, hotelesh, motelesh, butikësh. Janë me dhjetëra mijëra transkasione, një pjesë e mirë e të cilave sjellin dhe pastrojnë paranë kriminale tek ne. Asnjë kontroll shembullor nga ana e Ministrisë së Drejtësisë pranë këtyre dhjetëra e dhjetëra zyrave noteriale që punojnë pareshtur edhe për krimin, si një lavatriçe “profesionale” që nuk ndryshket kurrë, në vijë të parë të ofensivës së parave të kanabisit. Asnjë rast, të paktën i deklaruar si i dyshimtë. Mbi bazën e këtyre kontratave noteriale, bankat e nivelit të dytë japin kredi për “blerësit” e formalizuar nga noterët tanë.

Dhe ka me dhjetëra, në mos qindra blerës, tashmë kredimarrës të rregullt e “të denjë” të bankave të nivelit të dytë, që tundin orët dhe zinxhirët e florinjta rreth qafës, të sigurt se paraja e tyre e kanabisit apo prostitucionit në kryeqytetet e qytetet e mëdha të vendeve perëndimore nuk bie më erë, kështu e “nusëruar” me vula noterësh dhe firma oficerësh krediti bankar në truallin tonë. Janë pikërisht këta ish-“ustallarë” të krimit dhe tani “baronë” të qetë e të patrazuar të moteleve, hoteleve, bujtinave dhe butikëve buzë detit apo edhe në palcë të qyteteve tona kryesore, që trembin sipërmarrësit seriozë dhe kompanitë me emër perëndimore që të instalohen bindshëm tek ne. Ja përse nuk kemi dhe as që do të kemi ndonjëherë investime të forta në sektorë shërbimesh dhe në turizëm, pasi aty “thundra” e rëndë e krimit, e maskuar me transaksione nga më krijueset ka një duhmë asfiksuese. Do të jemi gjithnjë republikë bananesh, nëse nuk do të mundim të ngremë një grup pune të përhershëm, një ekip profesionistësh ekonomistë e juristë të zotë, që të realizojë një skaner të fortë dhe të thellë të gjurmimit të origjinës së parave dhe transaksioneve (shitblerjeve, kalimeve të dyshimta të pronësive në SHPK e SHA, kontratave absurde të dhurimit, etj.) të 10 viteve të fundit. Për këtë duhet të punojnë fort politikanët tanë, jo të çirren dhe luajnë teatër çdo të enjte në skenën e ligjvënësit, të kthyer në “dopo lavoro (argëtim pas pune)” për shqiptarët.

Dokumenti – Ja kushtet e reja të BE-së për Shqipërinë: Dënim zyrtarëve të lartë

ARISTIR LUMEZI/ Bashkimi Europian mund të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë në qershor të 2019 nëse plotësohen kushtet e vendosura.

 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg, gjetën një zgjidhje të ndërmjetme mes vendeve skeptike, Francës, Holandës dhe Danimarkën dhe atyre që ishin pro hapjes së negociatave, duke i propozuar Këshillit Europian kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria deri qershorin e ardhshëm.

“Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim, në qershor të vitit 2019″, thuhet në dokumentin që ministrat e Jashtëm të BEsë i paraqesin Këshillit Europian që do të mblidhet më 28- 29 qershor. Sipas këtij dokumenti, Shqipëria duhet të japë më shumë rezultate në Reformën në Drejtësi, vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kultivimin e kanabisit.

“Prandaj, Këshilli nënvizon nevojën kritike për Shqipërinë për të konsoliduar më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore, në veçanti përmes vetingut dhe për të dhënë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformës”, thuhet në dokument.

Shteti ligjor duket se është në qendër të skeptikëve për hapjen e negociatave, prandaj dhe në dokumentin që i adresohet Këshillit Europian, avancimi i vetingut dhe i korrupsionit në nivele të larta është një kusht që duket përmbushur. Për këtë, ministrat e Jashtëm të BE-së i kërkojnëShqipërisë ngritjen sa mëshpejt të institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, që do të hetojnë korrupsionin në nivele të larta.

“Avancim më tej në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe duke finalizuar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese; finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK,) Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës; forcimin e procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe në nivel të lartë”, thuhet në dokument.

Si institucioni europian që hartoi raportin për hapjen e negociatave, “Këshilli i bën thirrje Komisionit Europian që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e mësipërme të reformës nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të raportit vjetor të Komisionit,” thuhet në dokument.

DETYRAT E BE-së PER SHQIPERINE

Në pikëpamje të përparimit të mësipërm, në veçanti për pesë prioritet kyçe, Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim, në qershor të vitit 2019.Prandaj, Këshilli nënvizon nevojën kritike për Shqipërinë për të konsoliduar më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore, në veçanti përmes vetingut dhe për të dhënë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformës.

KJO PËRFSHIN:

avancim më tej në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe duke finalizuar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese;

finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës;

forcimin e procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe në nivel të lartë.

Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e mësipërme të reformës nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të raportit vjetor të Komisionit.

Këshilli kujton që vendimi për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, do t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave parlamentare kombëtare dhe miratimit nga Këshilli Europian dhe do të pasohet me shpejtësi nga Konferenca e parë Ndërqeveritare deri në fund të vitit 2019, në varësi të progresit të bërë.

Këshilli thekson që ky vlerësim i progresit duhet të përfshijë rezultate të tjera të prekshme dhe të qëndrueshme duke u përqendruar në veçanti në sundimin e ligjit.

Për zgjedhjet, Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë Shqipërisë që të adresojë rekomandimet e jashtëzakonshme të Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Këshilli gjithashtu i kushton një rëndësi të veçantë përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë në zvogëlimin e numrit të aplikimeve për azil që duken të pabazuara dhe gjithashtu i kërkon Komisionit të sigurojë që kjo të merret parasysh.

Këshilli merr parasysh qëllimin e Komisionit për të filluar punën e nevojshme përgatitore.

Këshilli mirëpret përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në ndjekjen e reformave që lidhen me pesë prioritetet kyçe: reformën e administratës publike, reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e personave që i përkasin pakicave dhe të drejtës së pronës.

Ristrukturimi institucional i gjyqësorit është në vazhdim, si një gur-themel i një reforme gjithëpërfshirëse.

Këshilli vëren se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat e lidhura me BE, mbetet thelbësor për të avancuar në agjendën e reformës në dobi të qytetarëve dhe për të afruar vendin më pranë BE-së.

Mirë se vjen në shqip Theodhor Pangallos! – Nga BESNIK MUSTAFAJ

Theodhor Pangallos duket se është nga ajo racë politikanësh, që besojnë te dobia e shkrimit. Ai ka botuar shumë libra. Por ky që po marrim tani në dorë, me sa di unë, është i pari i ardhur në shqip. Pangallos është megjithatë një nga politikanët grekë më popullorë ndër shqiptarët. Ai e ka pohuar më shumë se një herë publikisht prejardhjen e tij arvanite. Shumë veta do të donin që popullaritetin i tij të madh ndër shqiptarët ta shpjegonin pikërisht me këtë prejardhje. Do pranuar se ky fakt ngjall një emocion te shqiptarët, të cilët ende e kanë të fortë nevojën për t’u krenuar me vitalitetin e genit të tyre etnik. Por përkatësia arvanite është vetëm një element kulturor, madje një element periferik, në formimin e gjerë e të qëndrueshëm të Theodhor Pangallos. Me personalitetin e tij të fortë, ai është thelbësisht grek dhe, në traditën e familjes së tij, e ka vënë gjithë jetën në shërbim të Greqisë dhe të shtetit të saj të gjitha aftësitë e veta. Vetëm duke e parë në këtë dritë, do të mund të shpjegohet arsyeja e vërtetë e popullaritetit të tij ndër ne shqiptarët. Si ministër i Jashtëm i Greqisë, disa herë dhe zëvendëskryeministër, ai ka pasur një vlerësim realist për rëndësinë e marrëdhënieve të afërta dhe miqësore të vendit të tij me Shqipërinë dhe ka punuar si rrallë ndonjë politikan tjetër grek i niveleve të tij për ndërtimin e këtyre marrëdhënieve mbi themele të qëndrueshme dhe perspektive. Do të përmend vetëm një shembull, atë të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve tona, nënshkruar në pranverë 1996, duke kapërcyer pengesa shumë të mëdha historike, siç ishte ligji absurd i luftës, i mbijetuar qysh nga koha e luftës italo – greke e vitit 1940 apo edhe tensionet diplomatike të asaj periudhe me pasojë ndezjen e pasioneve nacionaliste në të dyja anët e kufirit, për shkak të agresionit në një nga postat tona kufitare të Gjirokastrës, ku humbën jetën disa ushtarakë shqiptarë. Vetëm një politikan i madh e vizionar si Pangallosi mund të ngrihej mbi këto realitete të vështira për të parë pozitivisht drejt së ardhmes. “Nuk jam i predispozuar të paraqes një vepër historike”, e paralajmëron autori lexuesin në hyrje të librit. Po a ka shkruar ai në fakt një vepër historike?

libri-i-pangallos-1

Përgjigjja e parë që më vjen është se po, kjo është megjithatë një vepër historike. E gjithë lënda e shpalosur këtu buron pa dyshim nga historia e Greqisë së gjysmës së dytë të shekullit XX, me ca ndriçime aty – këtu edhe mbi historinë e ndërtimit të Bashkimit Europian, histori politike kryesisht, por edhe histori diplomatike po aq, me degëzime në historinë e zhvillimeve ekonomike dhe sociale të Greqisë së kësaj periudhe. Theodhor Pangallos duket që e njeh mirë historinë në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale dhe ka aftësinë që një njohje të tillë ta vendosë në shërbim të bërjes politikë dhe diplomaci, duke zënë kështu një vend të nderuar në traditën e politikanëve të mëdhenj europianë si: De Gaule, Churchill, Adenauer, Miterrand, Andreoti e ndonjë tjetër, të cilët kanë parë te historia një çelës për të kuptuar natyrën evolucioniste të realitetit imediat dhe për t’ia përshtatur kështu më mirë strategjinë e tyre politike këtij realiteti, me qëllim transformimin e tij. Në tekst gjejmë një bisedë të shkurtër, por prekëse të Papandreut me Pangallos, pikërisht lidhur me historinë. Papandreu i shpreh ministrit të vet me sinqeritet keqardhjen për veten pse nuk e njeh mirë historinë. Nënkuptimi është i qartë. Si kundërshembull i racës së Pangallosit janë gjerësisht politikanët e sotëm, ata që e shpallin veten me krenari si pragmatistë, pra, që nuk kanë nevojë për kulturën historike si përvojë dhe që ne i shohim për ditë çfarë politike dritëshkurtër bëjnë. Me një fjalë, kjo vepër është historike, sepse, po t’i heqësh asaj lëndën historike, besoj se nuk mbetet gjë për të qenë. Nga ana tjetër mund të themi me po kaq siguri se jo; kjo vepër nuk është historike. Autori është një ish-profesor universiteti në Sorbonë dhe e di shumë mirë mbi çfarë kriteresh rigorozisht shkencore ndërtohet “një vepër historike”. Parë nga kjo anë, autori ia ka arritur qëllimit. Libri “Me Papandreun në Europë” nuk i plotëson kriteret për të qenë një vepër historike.

Meqenëse nuk jam shumë i dhënë pas kategorizimeve, pyetjes se çfarë është atëherë ky libër, po i përgjigjem me vetë fjalët e autorit. Në epilog, ai na kujton edhe një herë se “ngjarjet që shtjellon (ky libër) kanë një karakter të theksuar personal”. Në krye të herës, në parathënie, na ka paralajmëruar se kjo hapësirë “ka të bëjë me Papandreun si lider i madh i një vendi, i cili luftonte për t’u inkuadruar në procesin e integrimit europian”. Këtë mendim ai e plotëson në epilog, kur thotë se, duke shkruar këtë libër, “dëshiroja të rregulloja marrëdhëniet e mia me Andrea Papandreun, marrëdhënie që nuk u zhvilluan përmes lidhjeve miqësore personale, por nëpërmjet bashkëpunimit. Tani, se si ka mundësi që duke mbetur gjithmonë në nivele qartësisht politike bashkëpunimi, të krijoj për Papandreun një dashamirësi, një mirëkuptim dhe përkushtim emocional si atë që ndjeja dhe ndjej edhe sot e kësaj dite, kjo shpjegohet vetëm me personalitetin magjepsës të atij njeriu të rrallë, me veset e tij joshëse dhe aftësinë e tij rrezatuese për t’i bindur dhe ndryshuar njerëzit përreth tij.”
na e Theodhor Pangallos për atin e tij politik, Andrea Papandreu. Por, brenda këtij homazhi përmblidhet një përvojë e pasur politike dhe diplomatike, që është përvoja e një vendi në rrugëtimin e tij europian. Nuk do të kishte dobi që unë të ritregoja apo të komentoja në këtë rast çfarë thotë autori për idhullin e vet. I ka thënë për bukuri Pangallosi. Ju ftoj ta lexoni librin. Por ia vlen të them dy fjalë për vetë autorin, diçka, që lexuesi nuk do e gjejë në libër. Së pari, historia politike greke dhe europiane ka e do t’i ketë një borxh të paharrueshëm Theodhor Pangallosit për rolin e madh që ka luajtur në transformimin rrënjësor të së majtës greke. Ky ndoshta ka qenë misioni më titanik, me të cilin është përballur udhëheqja e PASOK –ut. E majta greke vinte nga një e kaluar e gjatë rezistence ndaj diktaturës së juntës, rezistencë kjo e frymëzuar nga ideologjia e Marksit, e Leninit, shpesh e Stalinit e madje, edhe e Trockit. Një e majtë kryesisht pro sovjetike. Kultura e saj politike ishte antikapitalizmi. Domethënë, një e majtë gjenetikisht antimondialiste, antieuropiane, anti–NATO. Parë në kontekstin e proceseve integruese europiane, e majta greke ishte izolacioniste. PASOK-u erdhi në pushtet në tetor 1981. Greqia ishte tashmë anëtare e Bashkimit Europian (asokohe Komuniteti Ekonomik Europian), dhe e NATO- s. A do të mbahej premtimi i dhënë gjatë fushatës për ta nxjerrë vendin nga këto dy organizata? Përgjigjja e kësaj pyetjeje dihet. Por ajo që meriton të kujtohet me respekt sot është vetëdija e re dhe sidomos guximi që pati një grup ende i vogël në udhëheqjen e kësaj partie për të ndërmarrë pa vonesën më të vogël ndryshimin e objektivave strategjikë të politikës së tyre të jashtme. Të majtët grekë ishin për herë të parë në pushtet qysh nga viti 1924. Kjo e bënte edhe më të jashtëzakonshme përgjegjësinë e PASOK-ut lidhur me të ardhmen e vendit. Greqia do të mund të shkëputej përfundimisht nga e kaluara e vet e zezë në qoftë se edhe e majta e saj, tashmë de facto alternativë pushteti, do të shkëputej nga e kaluara e vet antieuropiane, antiantlantike, antimondialiste, për të afruar filozofinë dhe praktikën e vet politike me të majtën socialdemokrate perëndimore. Nuk ishte fjala për një ndryshim programor në letër. Duhej ndryshuar rrënjësisht mentaliteti i bazës së partisë, që ishin qindra mijë burra e gra, shumë nga të cilët ishin persekutuar, kishin kaluar rininë nëpër burgje e kampe internimi në emër të këtyre idealeve. Në këtë kuptim, një ndërmarrje e tillë ishte titanike. Dhe ia dolën për mrekulli. PASOK-u i fitoi edhe zgjedhjet pasardhëse, katër vjet më vonë. Vetë Pangallos, që ishte njëri nga bartësit më të fuqishëm të këtij ndryshimi, vinte i pjekur si burrë shteti, duke qenë i gatshëm të merrte përsipër përgjegjësi edhe më të mëdha në mandatin pasardhës. Theodhor Pangallos mbetet ndoshta deri tani i vetmi ministri i Jashtëm grek, i cili ka lënë gjurmët më të forta në diplomacinë europiane dhe më gjerë. Së dyti, kam një vlerësim të veçantë për këtë libër. Janë të shumtë dhe në të gjitha kohërat ish–ministrat e Jashtëm që kanë shkruar kujtimet e tyre. Botime të tilla kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut të gjerë. Puna e një ministri të Jashtëm ka një vello misteri në realitet e sidomos në imagjinatën e njerëzve. Fakt është se ministrat e Jashtëm janë më së paku dëshmitarë të privilegjuar në zhvillime, ku përcaktohen marrëdhëniet e popujve dhe të shteteve midis tyre. Rrjedhimisht, ata kanë shumë për të thënë. Ish–ministrat e Jashtëm i shkruajnë zakonisht kujtimet apo autobiografitë, siç edhe Pangallos shënon diku gjatë këtij libri, për të dhënë versionin e tyre mbi ngjarjet, ku kanë marrë pjesë. Për më tepër, që edhe arkivat lidhur me këto ngjarje hapen dekada më vonë. Domethënë, se historianët bashkëkohorë nuk mund të ndërhyjnë për të verifikuar saktësinë e këtyre dëshmive. Kjo është përdorur jo rrallë si një liri nga shkruesit e kujtimeve për t’i ngritur vetes një monument lavdie të pamerituar. Në rastin e Pangallos ndodh krejt e kundërta. Ai ka zgjedhur të na përshkruajë në këtë libër një dorë ngjarjesh, të cilat i përbashkon fakti se i kanë ndodhur autorit, pra, ai nuk i ka me të dëgjuar, por i përbashkon edhe një frymë do të thosha demistifikuese për punën e ministrit të Jashtëm në përditshmëri. Duke gërvishtur vernikun, Pangallos nuk ka megjithatë asnjë shtysë drejt karikaturës. Përkundrazi, ndihet në çdo fjalë se ai e ka dashur shumë punën që ka bërë, ka qenë në çdo sekondë i përgjegjshëm dhe respektues për nderin që përmbante posti i tij. Por, si një burrë me një aftësi të shëndetshme humori dhe që nuk vuan nga ndonjë kompleks, – shenjë kjo e njerëzve të sigurt në vete, -Pangallos, me një modesti të madhe, zgjedh nga thesari i përvojës së tij ato lloj perlash, që tregojnë se edhe puna e ministrit të Jashtëm, sado e ndritshme apo misterioze që duket nga larg, ka në të vërtetë një pjesë jo të vogël rutine dhe hamallëku dhe se ministri i Jashtëm gjendet po ashtu në situata komike të paimagjinueshme. Posaçërisht, ministri i Jashtëm i një vendi të vogël, i cili edhe hallet mbi shpatulla i ka më të mëdha dhe forcat mbështetëse më të vogla. Si njeri që ka kaluar në shumë situata të ngjashme, dua ta siguroj lexuesin se ato çfarë tregon Pangallos këtu janë krejt të besueshme. Dhe përfitoj nga rasti ta përgëzoj kolegun për këtë rrëfim, veç të tjerash edhe argëtues, i cili ndihmon për ta kuptuar karrierën e tij në mënyrë më njerëzore, ashtu si edhe karrierën time, domethënë karrierën e çdo ish-ministri të Jashtëm. Do të thosha se çmitizime të tilla e afrojnë historinë politike të vendit me bashkëkohësit, duke i bërë kështu një shërbim së sotmes dhe së ardhmes.

Romeo Gurakuqi: Delegacionin shqiptar ne Strasburg e perbejne pinjollet e familjeve qe per 50 vite burgosen dhe vrane te gjithe europianistet e ketij vendi

Deputeti i PD dhe historiani i shquar Romeo Gurakuqi shkruan në faqen e tji në rrjetin social si më poshtë:

“Parlamenti i rrethuem prej dhunes se shumices qeverisese:

askush nuk lejohet te flase,

qofte edhe per permbytjen e Bibliotekes Kombetare.

Frekuenca me te cilen nderrohet hipokriza me arrogancen ne drejtimin e punimeve te komisioneve,

eshte e pabesueshme dhe e pangjashme per nje vend normal.

Nderkohe nje fshehtesi e plote dhe sistematike ruhet mbi çdo delegacion parlamentar.

Te njejtet njerez kane uzurpuar ne heshtje perfaqesimin e Parlamentit te Shqiperise

dhe imazhin e nje demokracie parlamentare.

Dhe per ta permbyllur “me nder” kete fasade te pluralizmit,

delegacionin shqiptar ne Strasburg do ta perbejne pinjollet e familjeve qe per 50 vite burgosen dhe vrane te gjithe europianistet e ketij vendi.

Kjo eshte Shqiperia 28 vite pas rrezimit te Regjimit te Bllokut.”

Maks Velo në protestë me artistët: Nuk është vetëm Teatër Kombëtar, por edhe Ndërkombëtar

Arkitekti Maks Velo u është bashkuar artistëve që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një fjalë të shkurtër ai tha se kjo godinë mund të restaurohet në mënyrë perfekte duke shmangur prishjen.

“E para për çështjen e zjarrit. Është i vetmi institucion që ka një pishinë. Nëse pishina mbushet me ujë mund të shuhet zjarri. E dyta, shikoni sa dyer janë. Nuk ka institucion me kaq dyer.

Ky nuk është Teatri Kombëtar. Ky është arti i kombit. Këtu ka filluar baleti, këtu ka filluar opera. Këtu filloi ansambli i ushtrisë. Këtu kam qenë në 53-in kur Mustafa Krantja çeli filarmoninë. Prej këtu ishte “Kinostudio numër 2”. Të gjithë aktorët e filmave ishin të Teatrit. Ne kishim të njëjtët aktorë. Këtu kanë ardhur teatrot e rretheve. Ata e kanë si tempull.

Ky nuk është një Teatër Kombëtar, por një Teatër Ndërkombëtar sepse këtu kanë luajtur teatri i Shkupit, teatri i Beogradit, tetari i Pragës, ansamble nga Kina, etj.

Ky teatër ka krijuar edhe fakultetin e dramës sepse nga këtu ishin në fillim klasat dhe këtu jepej mësimi. Ky ka vlera multidimensionale. Kjo godinë mund të restaurohet në mënyrë perfekte dhe të gjitha gjërat që mungojnë mund të bëhen.

Ngrohja? Mund ta bëjmë këtu dhe ta çojmë atje. Mund të bëhet një kat nën tokë dhe mund ta zgjidhim mangësinë që ka teatri. Zgjidhja është e lehtë, është e mundshme, është perfekte dhe është që të restaurohet” – tha Velo që në të kaluarën ka mbajtur shpesh krahun e kryeministrit Rama.

E sigurtë: Po sollën kampe refugjatësh në Shqipëri, plas revolta popullore!

-Deputeti i Bundestagut gjerman nxjerr bllof qëndrimet e Kryeministrit Rama dhe konfirmon se oferta për ngritjen e kampeve të refugjatëve u bë nga qeveria shqiptare: “Është një propozim që më ka habitur”. Antonio Tajani, Presidenti i Parlamentit Europian, duke folur për mediat gjermane, tha dje se e shihte “Shqipërinë si vendin ku mund të grumbulloheshin emigrantët”.

-Një gjë dihet e sigurtë: Nese vendoset nga BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të kthehet Shqipëria në vend për qindra mijë refugjatë, atëhere nuk do të jetë gjë revolta e qytetarëve për armët kimike ne raport me  përplasjen masive popullore qe do plasi ne kete rast. Shoqeria civile gati per revolte popullore ndaj nje akti te tille shkaterrues per shqiptaret.

Projekti për ngritjen e kampeve të refugjatëve mund të jetë mashtrimi më i madh që një qeveri ka bërë ndaj qytetarëve të saj. Prej gati një jave, Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritar bëjnë për budalla këdo që flet per kampe që do të ngrihen në Shqipëri. “Nuk ka asnjë projekt, as ne negociata nuk eshte kërkuar nga BE pritja e refugjatëve”,- ka deklaruar më shumë se një herë Edi Rama duke sharë mediat dhe opozitën që po sajon lajme të rreme me fantazma emigrantësh. Nisur nga shqetsimi se diçka po sajohet e luhet skutave të errëta të Brukselit në koordinim me qeverinë shqiptare edhe ministri për Diasporën Pandeli Majko bëri një deklaratë të fortë atdhetare kur tha se nëse është kusht nga BE që të na sjellin refugjatët në Shqipëri, atëhere më mirë nuk i duam ato negociata. Por kushdo pyet se pse atehere ministri Majko foli per nje skenar te tille? Pra ka informacion ministri.

Në mënyrën me absurde të mundshme, po dalin fakte se ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri nuk e ka kërkuar Bashkimi Europian, por qeveria shqiptare. Më saktë, është qeveria jonë që është vetofruar të bëhet pjesë e një projekti që asnjë vend i BE nuk e ka marrë përsipër. Propozimi i qeverisë shqiptare, për tu bërë pika e grumbullimit të qindramijëra sirianëve dhe afrikanëve (mes të cilëve dhe të dyshuar si terroristë të ISIS) duket se ka befasuar dhe vetë vendet e BE. Konfirmimi për këtë skenar, jashtë çdo logjike, është bërë dje nga një deputet i rëndësishëm i Bundestagut (Parlamentit) gjerman. Në një intervistë për radion shtetërore gjermane, “Deutsche Welle”, Johann Ëadephul. “Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur”,- tha  deputeti gjerman Johann Ëadephul. Sikur të mos mjaftonte ky konfirmim i planit të Edi Ramës për refugjatët, dje ka ardhur dhe sinjali i parë se projekti i kampeve me emigrantë po diskutohet në mënyrë zyrtare në institucionet e BE. Antonio Tajani, Presidenti i Parlamentit Europian, duke folur për mediat gjermane, tha dje se e shihte “Shqipërinë si vendin ku mund të grumbulloheshin emigrantët”. Deklarata e Presidentit të PE është një tjetër konfirmim se ardhja e refugjatëve në Shqipëri është tashmë në tryezën e bisedimeve të institucioneve më të larta të Bashkimit Europian.

Dhe kjo pas asnje informim te popullit shqiptar.

Në linjën e këtyre deklaratave, që nxjerrin zbuluar mashtrimin e qeverisë shqiptare, duket se janë dhe vizitat e fundit të ministrave të kabinetit “Rama” në Austri dhe në Gjermani, ku është diskutuar për emigrantët. Drejtues të lartë të shërbimeve të sigurisë dhe ekspertë të emergjencave kanë javë që po diskutojnë me homologët e tyre për mënyrën sesi do të zhvillohet operacioni që do të sjellë refugjatët në Shqipërinë. Në këtë seri përpjekjesh dhe përgatitjesh është bërë dhe deklarata e zëvendësministrit të Brendshëm shqiptar ne  median gjermane, ku tha se “Shqipëria mund të presë 600 mijë refugjatë”. Po ashtu dhe shkrimet në median serioze ndërkombëtare që vlerësojnë Shqipërinë, si një vend i sigurt dhe ku respektohen të drejtat e emigrantëve janë pjesë e kësaj strategjie, për të përgatitur opinionin për atë që do të ndodh këtu në vijim. Deklarata e deputetit gjerman dje fakton se është folur për qindramijëra refugjatët që do vijnë në Shqipëri, pra nuk ka qene e  gënjeshtërt. Gënjeshtra dhe mashtrime po del se janë vetëm qëndrimet e qeverisë shqiptare, që thotë se “nuk do marrim emigrantë”, ndërkohë i ka kërkuar vet që të vijnë.

Veç mohimit të negociatave, zyrtarë të qeverisë kanë nisur dhe një fushatë “të butë” ku kushdo që është kundër refugjatëve cilësohet si racist. Është një akuzë diabolike dhe fyese ndaj një kombi që shumicën e popullit të tij sot e emigrantë nëpër botë. Shqiptarët nuk janë kundër emigrantëve. Por është ndryshe të pranosh disa emigrantë në hall nga lufta dhe ndryshe të të sjellin në Shqipëri 600 mijë emigrantë, që janë më shumë se çereku i popullsisë që sot jeton në territorin e vendit. Kjo nuk ka të bëjmë më me humanizmin, por me shmangien e kaosit social dhe 600 mijë problemeve që vijnë bashkë me 600 mijë refugjatë.

Nëse i sjellin atëhere pas tre vitëve duhet të pyesësh 3 sirianë apo irakenë për të gjetur një shqiptarë!

Një gjë dihet, po u vendos nga BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të kthehet vendi ynë në vend për qindra mijë refugjatë se nuk do të jetë gjë revolta e qytetarëve për armët kimike para përplasjes masive popullore kundër një akti të tillë antikombëtar dhe shkaterrues per genin shqiptar.  Po u pranuan, nga pak e nder muaj, ato do shkrihen ketu dhe do ndryshojne edhe numrin e minoriteteve, duke ndryshuar strukturen sociale dhe te kombesive ne Shqiperi. Edhe ne Itali, Gjermani, France kane shkuar, plot prej tyre, por atje jane absorbuar nga dhjetra milione nenshtetas vendali, pasi jane ne perqindje te vogel ne raport me numrin e italianeve, francezve apo gjermaneve.   Shto ketu se atje ka shtet, ka ekonomi, ka pune dhe rend publik.

Ne Shqiperi duhen shume vite per nje shtet ligjor te thelbit europian. Ndaj mos na i sillni qe te mos shkaterrohet edhe kjo pak shoqeri shqiptare e cila po lufton per emancipim dhe zhvillim te sforcuar.

Europa ka hallin e saj qe ti heq qafe nga vetja dhe kerkon te na i rras neve, shqiptareve.

Me mire pa negociata se sa me kushte te tilla!

Artan Milo/ Burimi. gazeta Koha jonë

E sigurtë: Po sollën kampe refugjatësh në Shqipëri, plas revolta popullore!

Intervista – Deputeti gjerman tregon skenarin për refugjatët: Qeveria shqiptare ofertën e ka serioze

CDU i thotë Po Shqipërisë për negociatat, megjithatë pas kësaj vjen por, thotë deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në intervistë për DW. Ai e sheh pozitive ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.    

Kemi një situatë të vështirë tani për Bashkimin Europian. Në këtë kontekst diskutohet edhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. Pse është relevante Shqipëria?

Johann Wadephul: Shqipëria ka rëndësi dhe as më pak e as më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me të cilat Gjermania ndjehet shumë e lidhur. Deklaratat e Selanikut ne i kemi parë seriozisht dhe jemi të bindur se këto vende janë pjesë bërthamë e Europës dhe se ne edhe premtimet që kemi bërë nga ana europiane duhet t’i mbajmë, edhe sepse konfliktet brenda jugosllave siç i kemi parë në vitet 90-të mund të rindizen në çdo kohë, e një proces i integrimit dhe anëtarësimit, siç ka ndodhur pjesërisht, pikërisht këto i çtensionon, prandaj kemi edhe një motivim të dyfishtë që të tregohet kujdes për këto vende.

Rekomandimi  i grupeve parlamentare, CDU/CSU është formuluar me një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatave duke përcaktuar qartë edhe hapat e mëtejshëm, si e komentoni ju?

Kemi nevojë për një vendim të Bundestagut. Këtë ne e kemi përgatitur prej vitesh dhe me shumë kujdes, ashtu si edhe për Serbinë. Në rastin e të dy vendeve, Bundestagu merr një vendim dhe qeveria gjermane që ka kontakt të ngushtë me të gjitha grupet parlamentare ka kërkuar të dijë se çfarë është e rëndësishme për ne. E rëndësishme për ne është që të themi Po, por edhe…Pra po, duhet të fillohet me bisedimet për negociatat, por…

Cilat janë këto „por”…

Ne kemi nevojë për një orientim më të qartë ndaj vlerave europiane në disa fusha, marrëveshja e koalicionit e thotë qartë, se kriteret duhet të plotësohen edhe në fillimin e negociatave, jo vetëm në anëtarësim. Kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsionit se deri më tani, se reforma në drejtësi duhet të vazhdohet më me vendosmëri se deri më tani, se duhet të ketë një reformë zgjedhore që kërkohet prej kohësh si nga KE por edhe nga OSBE. Këto janë tri fusha ku ne themi se Komisioni që zhvillon bisedime i ngarkuar nga BE duhet t’i shohë me vëmendje.

Në javët e fundit ndërkohë që përgatitej ky vendim kishte diskutime e zëra kritikë mjaft konkretë brenda CDU-së, ndërkohë që Partia Socialdemokrate ndoqi një kurs më të butë. Si e shihni këtë?

Ne ndjekim të njëjtat norma. Edhe në rastin e Maqedonisë, kur qeveriste partia partnere, VMRO-DPMNE ne kemi vendosur po ashtu kritere të qarta se çfarë duhej të bëhej në Maqedoni. Të njëjtat kritere europiane vlejnë edhe për Shqipërinë e këto kërkojmë që të zbatohen, pavarësisht se kush është në qeveri. Por kur ne regjistrojmë, se prej vitesh duhej të kryhej një reformë zgjedhore, dhe OSBE për shembull e ka thënë qartë, se cilat janë kriteret, unë pyes veten, pse kjo nuk bëhet. Ose kur prej kohësh flitet se duhet bërë një proces vetingu në sistemin e drejtësisë, janë 800 persona, por deri më tani janë verifikuar vetëm një grusht njerëzish, – unë shtroj pyetjen sa seriozisht është zhvilluar ky proces deri më tani në Shqipëri. Nuk ka të bëjë me përkatësi partiake, por me kriteret që ne presim që të respektohen. E nëse Europa e merr seriozisht, duhet që të plotësohen kriteret e rëndësishme për bashkëjetesën mes vendeve në BE.

Një person që u vendos në qendër të kritikave është ministri i Brendshëm i Shqipërisë, zoti Fatmir Xhafaj. Ju keni kërkuar në disa intervista shumë konkretisht, që ai duhet të përballet me akuzat, deri edhe dorëheqjen e tij. Të enjten zoti Xhafaj u takua me ministrin e Brendshëm gjerman, zotin Horst Seehofer. Më pas ai shkroi se gjithçka u zhvillua në konsesus të plotë. U vendos paqja?

Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë.

Ka pasur edhe politikanë gjermanë që kanë thënë se nuk duhet të flasim kolektivisht, sepse akuzat janë drejtuar kundër vëllait të tij…

Po sigurisht, kjo është e drejtë, unë nuk jam instancë gjyqësore që jap një vendim për këtë, por ju i referoheni një sekretari shteti gjerman dhe unë jam pak i habitur, që një anëtar i qeverisë t’i parashtrojë parlamentit se ç’duhet të bëjë dhe këtë ne nuk do ta pranojmë.

Ka për momentin diskutime, dhe këtu është i kërkuar edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azikërkuesit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex-it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet?

Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.

Ky është edhe një propozim nga Austria, edhe nga presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk që Shqipëria të përfshihej më shumë e të mbështetej, e që do të ishte një zgjidhje jashtë BE-së, por brenda Europës. Janë më shumë teza se sa gjëra konkrete, çfarë do të bënit ju si CDU apo Gjermania për ta mbështetur këtë?

Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze, dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyrojmë këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë.

Intervistën e zhvilloi Adelheid Feiclke

Johann Wadepfuhl, deputet gjerman, anëtar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag

Marrë nga DW

Kampet e refugjatëve në Shqipëri, flet edhe Presidenti i Parlamentit Evropian

Para samitit jozyrtar të BE për azilin, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani thekson se stabiliteti i Europës varet nga Gjermania. Tajani përfytyron mundësinë e kampeve në Shqipëri ose Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për grupin mediatik gjerman “Funke Medien Gruppe” të shtunën (23.06), presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani është shprehur, se “mënyra e veprimit me çështjen e emigracionit nuk duhet të çojë në shpërbërjen e BE-së. Sipas Tajanit, nëse çdo shtet do të veprojë sipas interesave të veta, kjo do ta shpërbënte BE-në, shkruan dpa. Në të njëjtën kohë, presidenti i Parlamentit Europian u kujtoi partive gjermane në grindje të fortë për çështjen e azilit, se migracioni “nuk është një problem vetëm gjerman.”

Italia dhe Greqia ndodhen po ashtu nën presion të madh. “Tani nuk bëhet fjalë për zgjidhje të veçuara kombëtare. Ne kemi nevojë për një strategji europiane.” Në samitin e Bashkimit Europian më 28 dhe 29 Qershor pritet të diskutohet ndër të tjera edhe çështja e refugjatëve. Partia kristiansociale CSU në Gjermani kërkon që menjëherë pas tij të vendosë se si do të veprojë. Ndërkohë këtë të dielë, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka ftuar në një takim në Bruksel vendet e BE-së për krizën e emigracionit. 16 vende duan të marrin pjesë në këtë samit.

Kampe të mundshme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Stabiliteti i Europës varet nga stabiliteti i Gjermanisë, tha Tajani. Ai është “kundër masave në kufijtë e brendshëm”. Zgjidhja ndodhet jashtë, jo brenda Bashkimit Europian. “Ne duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm me efektivitet. Duhet të investojmë më shumë në Afrikë për të luftuar arsyet e migracionit”, theksoi Tajani. Agjencia e Ruajtjes së Kufijve, Frontex duhet të forcohet me 10.000 vetë, kërkoi ai.

“Ne kemi nevojë për kampe jashtë BE.” Tajani u shpreh se e përfytyron si të mundshme, që qendra të tilla të ngrihen në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut. “Por ne kemi nevojë për kampe edhe në Afrikë. Libia është një vend që duhet stabilizuar. “Nigeria, Tunizia dhe Maroku janë po ashtu vende që mund të merren në konsideratë për kampe”, sipas presidentit të Parlamentit Europian./DW

Mbahet raundi i tretë i bisedimeve midis Shqipërisë dhe Greqisë

MEPJ ka njoftuar se më 22 qershor 2018, në Athinë u mbyll raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë

TIRANË – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë (MEPJ) ka njoftuar se është mbajtur raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“U mbyll më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftimin e MEPJ-së.

Gjithashtu theksohet se grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve.

Kujtojmë se në muajt e fundit mes zyrtarëve të Shqipërisë dhe Greqisë, janë mbajtur disa takime dhe raunde bisedimesh për çështjet e hapura mes dy vendeve, me fokus arritjen e marrëveshjes për kufizimin e zonave detare. aa


Send this to a friend