VOAL

VOAL

Rama: “Për dialogun Kosovë – Serbi mungon një platformë strategjike kombëtare”

September 14, 2018
blank

Komentet

blank

Laboratori i kokainës në Frakull, ‘arrest me burg’ për 10 të arrestuarit, mes tyre dhe vartësi i Ballukut

Gjykata e Posaçme rikonfirmon masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë. Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

Të arrestuar:

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier, qe punonte si drejtor në OST
Zenel Çervanaku, vëllai i Viktorit, porositës i ngarkesës
Denilson Çervanaku, djali i Viktorit
Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilsonit
Nikolin Gjolena – dyshohet financues
Klajdi Vrioni (Kodra)
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona

Në kërkim
Zaimir Rodrigues, shtetas kolumbian
(BalkanWeb)

blank

3 vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, 4000 familje ende në qiell të hapur

Kjo e shtunë shënon 3 vite nga tërmetit tragjik i 26 nëntorit 2019 që mori 51 jetë njerzish. 36 muaj më vonë, pasojat e këtij tërmeti ndihen ende. Procesi i Rindërtimit po ecën me ritme të ngadalte, mbi 4000 familje në zonat e prekura janë në qiell të hapur, ndërsa qindra prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme në çadra e konteiner. Problem mbetet edhe rindërtimi i shkollave, ku preken mbi 5000 fëmijë. Ndërkohë drejtësia për përgjegjësit e pasojave fatale, ka munguar.

Si sot 3 vite më parë, në 26 nëntor të vitit 2019, toka shqiptare do të dridhej nga një lëkundje e fuqishmë sizmike, e cila mori me vete 51 jetë njerzish, e plagosi mbi 1 mijë të tjerë

Mëngjesi i 26 nëntorit, e gjeti Shqipërinë nën rrënoja, dhe me shpresën se në to,  forcat e kërkim shpëtimit do të mund të shpëtonin ende jetë. Shembje pallatesh, shtëpish, shkollash e institucione. Thirrjet dëshpëruese të familjareve sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin nga do.

Tre vite më vonë, plaga që la tërmeti, nuk është shëruar. Mijëra qyetarë, banesat e të cilëve u shkatërruan nga lëkundja 6.4 e shkallës rihter, janë ende sot pa një strehë, e ndërsa qindra të tjerë janë në çadra e konteiner, ku janë detyuar të përballojnë të ftohtin e tre dimrave me rradhë.  Syri Tv, sjell historinë e disa prej tyre, që edhe pas 36 muajsh janë në qiell të hapur

Rindërtimi, një proces i trumbetuar fort nga qeveria, e që u përdor edhe për fushatë, ka ngecur. Në Durrës, Krujë, Lezhë e Kurbin, zonat më të godituara nga tërmeti, janë mbi 4000 familje në rrugë të madhe, ku vetëm një pjesë prej tyre, marrin bonuse qiraje. Ndërkohë, shqetësues mbetet situarta me shkollat. Dëmtimi i tyre, ka bërë që mbi 5000 fëmijë të zhvendosen në institucione të tjera, larg banesave të tyre, dhe çfarë është më keq, mësimi me turne. Në Durrës,  janë 12 shkolla ende të pandërtuara.

Po në këtë qytet, janë mbi dhjetra pallate të dëmtuara nga tërmeti, fati i së cilave ende nuk dihet. Qindra banorë protestojnë prej dy vitesh. Disa akuzojnë qeverinë se ka shpallur të pabanueshme, ndërtesa që nuk kanë marrë dëmtime, ndërsa të tjerë  ankohen se janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, duke u detyruar të jetojnë me qira.

Për 51 jetët që u shuan, drejtësia dëshoi për përgjegjësitë e pasojave fatale, nga 60 persona të akuzuar per vepra penale, nga vrasja e deri te ndërtimi i paligjshëm, deri më sot, asnjë prej tyre nuk  vuan dënimin. syri.net

blank

Laboratori i kokainës në Fier- Hoxha: Personat e përfshirë kanë lidhje me administratën shtetërore

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me mega-operacionin e zhvilluar dje në fshatin Frakull të Madhe të Fierit, ku u gjetën rreth 24 ton pleh kimik, ku fshihej 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro.

I ftuar në abcnews, Hoxha tha se personat e përfshirë në laboratorin e drogës në Fier kanë pasur njohje me administratën shtetërore dhe se kanë të kaluar të pasur në botën e narkotrafikut.

Hoxha: Personat e përfshirë kanë pasur njohje me persona të përshirë në administratë. Personat që kanë organizuar dhe financuar padiskutim, janë persona që kanë lidhje me botën e narkotrafikut, që nuk e kanë operacion të parë. Ato para i kanë fituar me ngarkesa tjera. Kolumbianët nuk nisin punë nëse nuk sigurohen se “klienti” ka para dhe e suporton. SPAK tha se ka kapur një nga finacuesit. Deri më tani është Nikolin Gjolena. Sasia e parave është shumë e madhe. Prandaj bëhen 3-4 operatorë që të minimizojnë dëmin nëse pësojnë goditje. Janë disa financues. Autoritetet tona kanë mbikëqyrur shtetas kolumbianë që kanë ardhur gjatë kësaj kohe. I shpalluri në kërkim kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri. Kur u ndalua nga policia, nuk u gjet mënyra se si kishte hyrë. E lanë të lirë që ta ndiqnin dhe të zbuluar se ku do i çonte.

Gazetari Hoxha pohoi se të bësh marrëveshje për drogë me Kolumbinë do të thotë se grupi në këtë rast ka pasur shuma të mëdha parash të fituara më parë nga trafikimi i drogës. Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar 10 shqiptarë, 2 kolumbianë, ndërsa dy të tjerë kolumbianë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Plehu kimik dhe kokaina u gjetën dje në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës Frakull në Fier, Viktor Çervenakut.

Në banesën e Viktor Çervenakut u gjetën 600 thashë me pleh kimikë, brenda të cilëve kishte të fshehur kokainë dhe fishekë.

Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut. Për pasojë janë sekuestruar 24 ton pleh artificial brenda të cilit dyshohet se ka 430 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila mendohet të ketë vlerë e 40 milionë eurove, 15.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptopë dhe 2 armë gjahu.

blank

Vendimi: Lefter Koka do të mjekohet jashtë burgut sa herë të ketë nevojë

GJKKO ka vendosur t’i japë mundësinë ish-Ministrit të Mjedisit, biznesmenit Lefter Koka që të marrë trajtim mjekësor edhe jashtë mjediseve të paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, sa herë të jetë e nevojshme. Jo vetëm në QSUT, por edhe në qendra të posaçme.

Koka kërkonte masë më të butë sigurie, ndërkohë që ndaj tij është në fuqi edhe një masë tjetër, “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit.

Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

Ndërsa të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.

Ndërkohë, Alqi Bllako, ish vartës i Kokës në Ministrinë e Mjedisit, pas ndryshimit të vendimit në Apel, duke e rikthyer në burg, është dërguar në Durrës. Burime bëjnë me dije se ndodhet në të njëjtën qeli me Kokën. syri.net

blank

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektin për portin e Durrësit

Jetmira Delia-Kaci

Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, që sipas Qeverisë do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut.

Në seancën e së enjtes, e cila zgjati rreth 14 orë, pas mesnate u miratua marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar.

Pro kësaj marrëveshje votuan 76 deputetë, ndërsa 35 deputetë votuan kundër këtij projekti.

Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë, ndërsa në momentin e votimit në sallë ishin 111 deputetë.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në momentin e votimit.

Seanca u shoqërua me debate të forta dhe u ndërpre dy herë, për shkak të tensioneve të krijuara gjatë fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend mbrojti projektin, duke e cilësuar atë si historik

“Investimi kap vlerën 1.2 miliardë euro. Do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë”, tha ai duke iu përgjigjur kritikave dhe akuzave të opozitës për marrëveshjen.

Opozita e konsideron projektin e Portit të Durrësit si një nga aferat më të mëdha të Qeverisë Rama.

“Marrëveshja shkel me të dy këmbët marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Marrëveshja është një mashtrim fund e krye ligjor”, tha Berisha.

Shefi i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se në Portin e Durrësit do të pastrohen paratë e krimit.

Marrëveshja për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” u nënshkrua më 11 gusht të këtij viti mes Qeverisë shqiptare dhe investitorit arab, Muhammed El Alabbar.

Disa ditë pas nënshkrimit, pati një reagim nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropain në Tiranë, duke kërkuar më shumë transparencë dhe qartësi.

Dy ditë më parë zyra e BE-së në Tiranë njoftoi se është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësi, për shkak të modifikimit të projektit.

Vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro.

Por, të enjten gjatë fjalës së saj para deputetëve, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, tha se anulimi i grantit ishte kërkuar prej saj në vitin 2019.

“E kam kërkuar personalisht sepse nuk kishte pse Shqipëria të merrte një grant 28 milionë euro për të përmirësuar kalatat 1 dhe 2 në portin e Durrësit, për të futur më shumë çimento, grurë apo qymyr, se nuk bënte më asnjë sens ekonomik dhe teknik. U ulëm, diskutuam me BE-në, pasi ishte një aplikim i bërë 12 vjet më parë, dhe në kaq kohë Shqipëria ka ndërruar prioritete dhe strategji”, tha ajo.

Zyra e BE-së në Tiranë ka deklaruar se “sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”.

Pas miratimit në Kuvend, marrëveshja shkon në Presidencë për dekretim.

PD-ja ka depozituar padi në Gjykatë Kushtetuese dhe ka informuar partnerët ndërkombëtarë, pasi pretendon se projekti shkel Marrëveshjen e Asociim- Stabilizimit.

Me nisjen e zbatimit të marrëveshjes me investitorin arab në Durrës, porti tregtar do të duhet të zhvendoset në Porto Romano.

Sipas Ballukut, ky port i ri nuk do t’i përgjigjet vetëm nevojave të Shqipërisë, por edhe të Kosovës.

Ajo tha se ky port do të lidhet përmes linjës hekurudhore me portin e thatë të Prishtinës, por edhe me një port të thatë në Strugë të Maqedonisë së Veriut, duke u vënë kështu në shërbim të gjithë Ballkanit Perëndimor.

blank

Tjetër përfshirje e Ballës me bandat: Ja përgjimet që SPAK nuk i heton

Këto ditë, opinioni publik është njohur me disa akuza të rënda në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai është akuzuar hapur në Gjykatën e Posaçme nga Ardian Çapja se qëndron pas vrasjeve në Elbasan, madje se mund të ketë gisht në ekzekutimin e avokatit Revik Gurra.

 

Edhe më herët ka pasur akuza se Balla ka lidhje me bandat në zonën e Elbasanit e deri në Lushnje.

Por disa përgjime të siguruara nga SYRI, sugjerojnë se ai ka lidhje edhe me banda të tjera, në pjesën veriore të Shqipërisë. Në përgjimet e bandës së Bajrëve, të bëra nga SPAK, del sërish emri i politikanit Taulant. Gjatë këtyre përgjimeve, politikani Taulant merr përsipër të zgjidhë diçka për bandën.

Ndërkohë, për bandën e Bajrëve ka pasur përgjime të shumta të bëra edhe disa vite më parë. Këto përgjime i kaluan si dosje te SPAK, i cili nuk ka guxuar të hetojë për këtë çështje. Kujtojmë se në vitin 2018, pati deklarata nga opozita se nëse dalin përgjimet e Bajrëve, do ketë perla, pasi aty ka mesazhe me politikanë të lartë, ministra apo shefa policie.

Ajo që u merr përsipër Taulanti duket se ka lidhje me një kalim ligji. Gjatë bisedës, flitet për lojëra fati dhe se si Taulanti do ia kryejë këtë çështje.

BISEDA

685: G është dakord!

008: Po.

685: Po hajde, besoj ndonjë lloj influence do ketë.

008: G është dakord, Taulanti po mundohet për të marrë firmat, ai po, Taulanti është motorri.

685: E marr vesh, mirë, mirë, ok.

008: Na ishte dashtë edhe një nga PD-ja.

685: Jo, s’kam naj një dmth që tia vlejë se…

008: Mirë pra.

685: Nuk ma ha menja se i hudhin topa për shalësh këta.

008: Këto mund t’i hudhësh topa për shalësh kur e kanë brë ligji.

685: Po.

008: Se i kanë shfrytëzuar vërejtjet që ka ai për lojërat e fatit dhe e kanë bo si kanë dashtë.

685: Mu dje më mori ky çuni që është me këtë… me atë ‘Maematikun’…

008: Me…

685: Me këtë ‘Maematikun’ (nuk dëgjohet mirë) këtej më mori, po më thotë që dun me janë në fjalë të mira, dun me e shty, me e ba…

blank

Rama i djersitur pas 53 minutave fjalim në Kuvend, në siklet prej aferës 2 miliardë euro apo…?

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim prej 53 minutash në Kuvend lidhur me portin e Durrësit, në fund të të cilit ka dalë “qull në djersë”. Edhe këtë herë, Kryeministri nuk dha asnjë përgjigje apo argument mbi pikëpyetjet e shumta që e kanë shoqëruar këtë projekt, por ka zgjedhur përsëri të shajë dhe fyejë kundërshtarë politikë.

Pak minuta pasi është larguar nga Kuvendi, ai ka publikuar një fotografi në faqen e tij në Facebook ku ka hequr kostumin dhe prej këmishës së bardhë duket i djersitur.

“Prapaskenë pas Kuvendit – I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030”, shkruan Rama.

Por përtej kësaj “prapaskene” të publikuar vetë prej tij, pyetjet që lindin janë të shumta.

A ka dalë Rama “qull” prej Kuvendit për shkak të aferës 2 miliardë euro?

A është djersitur kryeministri për shkak të gjendjes së tij ndoshta jo shumë të mirë shëndetësore?

Cilado që të jetë përgjigjja e këtyre pyetjeve, Rama duket se i ka dalë vetë përpara, kur e ka publikuar fotografinë si një “prapaskenë” të Kuvendit.bw

blank

Berisha: Rama i përmbyti qytetarët në pabesi, KESH të krijojë fond për dëmshpërblimin e të përmbyturve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha përpara Kuvendit, se kryeministri Edi Rama i përmbyti qytetarët e Shkodrës në pabesi të plotë.

“Të nderuar qytetarë, në interpelancë po flet autori i vërtetë i dramës që po përjetojnë Shkodra dhe Nënshkodra, po flet njeriu që në pabesi, në mesnatë, pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit, autoritetet vendore, hapi të gjitha tunelet dhe portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, dhe krijoi një dallgë përmbytëse të tillë që nuk e kishte parë Shkodra, dallgë e cila nxori nga themelet urën e vjetër të Bahçallëkut, monument kulture, dallgë që përmbyti në një kohë të shkurtër 500-600 banesa.

Ky akt i mosnjoftimit është vepër penale. Qëllimi ishte që përmbytja të mos i faturohej hapjes së digave dhe kaskadës, që me ligj bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimin e banorëve. E dyta, të fshihte faktin se për ditë të tëra nuk prodhoi energji elektrike, duke lejuar edhe rritjen e lartësisë së ujit në Koman, që është një liqen me kapacitet realisht të kufizuar dhe mbushet dhe stërmbushet nga lumenjtë e rrëmbyer brenda një kohe të shkurtër.

Reshjet ishin të paralajmëruara, por të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Balluku që të importonte energji me 230 euro megavati, në një kohë kur portat hapeshin dhe shkonin në det duke ndëshkuar shqiptarët.

Pasi e kreu këtë akt, në vend që të kërkonte ndjesë, në vend që të premtonte se do dëmshpërblente dëmet një më një, duhet ta dini se të gjitha të mbjellat nën ujë, shkatërrohen, kryesisht kishte grurë. U shkatërroi të gjithë ekonominë me një akt pabesie në mesnatë, duke hapur dyert pa asnjë paralajmërim. Tani del në interpelancë dhe do bëjë krahasime të pakrahasueshme,” tha Berisha.

“Sidoqoftë, e dënoj me ashpërsinë më të madhe aktivin e përmbysjes së Shkodrës dhe Nënshkodrës nga hapja në mesnatë pa paralajmërim e tuneleve, kërkoj dëmshpërblimin e tyre nga ata që i përmbytën. Drejtorin i KESH ka kryer një krim duke mos lajmëruar autoritetet vendore. Ne jemi këtu për të qëndruar në interes të qytetarëve të përmbytur.

Sikur kemi sjellë një amendament në Kuvend, për krijimin e fondit rezervë nga KESH për përmbytjet. Në Shqipëri, përmbytjet nuk janë të rralla. Por përmbytjet e paralajmëruara janë të domosdoshme që të merren masa dhe të dëmshpërblehen kur ndodhi për shkak të digave. Ligji shqiptar dhe në gjithë botën, detyron përmbytësin që të dëmshpërblejë të përmbyturin,” tha Berisha. syri.net

blank

Berisha-Ballës: Je akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, shko dhe përballu me drejtësinë

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Berisha tha se ai duhet të shkojë përpara drejtësisë.

“Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.

Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori.  Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin. 

Hera e dytë që akuzohesh për vrasje,” tha Berisha.

“Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe fshirje përgjimesh dhe bashkë me ty në parlament është shpirti i të ndjerit Ravik Gurra, që të kishte kapur në lidhje me bandat. Kaq ishte përgjigjia ime”.

syri.net

blank

‘Balla urdhëroi vrasjen e avokatit Ravik Gurra’- Si dolën akuzat e bujshme ndaj deputetit të Ramës

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e nisi seancën duke sulmuar kreun e opozitës, Sali Berisha, duke thënë se ai po bën pis rregulloren e Kuvendit sepse është non-grata.

Por heshti dhe nuk reagoi më kur Berisha i tha se ai nuk duhej të ishte në Kuvend, pasi ka urdhëruar vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Berisha tha se Balla urdhëroi këtë vrasje, pasi Gurra kishte rënë në përgjimet e tij. Taulant Balla ishte politikani i lartë që qëndronte pas krimeve të rënda në Elbasan.

Por këto përgjime u zhdukën nga prokuroria e Elbasanit, ndërsa njeriu që i zhduku, bëri karrierë në drejtësi, kurse i vëllai në politikë si deputet i PS.

Por si lindën këto akuza?

Para pak ditësh, Ardian Çapja foli në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja akuzoi një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të Gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja”, deklaroi Çapja.

Dëshmia ka qenë një bombë e vërtetë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Taulant Ballën, ish-drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, aktualisht në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla është akuzuar vazhdimisht se ka përkrahur bandat që janë në hasmëri me Çapjat, duke i ofruar mbështetje policore, por edhe mbrojtje politike. Por kjo është hera e parë që emri i tij përmendet në sallën e gjyqit nga një prej protagonistëve të konfliktit mes bandave. Sipas Ardian Çapjas, përgjimet ku dilte politikani me emrin Taulant janë arsyeja që u vra avokati Ravik Gurra në Elbasan.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbuojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam dëgjuar në media që ju, prokurori Dibra, keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra. Ke tri telefona, ke dosjen time. Gjeje kush ka vrarë avokatin. Bëj drejtësi! Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra, do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut, aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj, je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vetë drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për moshetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant”, tha Çapja në sallën e gjyqit. syri.net

blank

Partia Demokratike ka thirrur sot në interpelancë urgjente, Ramën, për aferën e Portit të Durrësit

Në seancën e sotme parlamentare që do të nisë në orën 10, opozita ka thirrur në interprelancë Kryeministrin Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, atë që opozita e konsideron si aferën më të madhe të zhvatjes dhe korrupsionit dhe që ia kaluar asaj të inceneratorëve. Në faqen zyrtare të Kuvendit, ku është shpallur rendi i ditës, pika 3, thuhet:

“Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh mbi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”” 

Kjo pikë është futur nNë mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim. Interpelanca nis me pyetjet nga nismëtari dhe më pas shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin  Diskutimet janë parashikuar jo më shumë se 6 orë. Minutazhi për diskutimet, është si vijon:

Grupi parlamentar i PS, 190 minuta;

Grupi parlamentar i PS, 103 minuta

Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta

Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta

Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

Partia e Lirisë 10 minuta

PSD 10 minuta

Në diskutime, i janë përcaktuar minutat edhe kreut demokrat Sali Berisha dhe anëtarëve të grupit të rithemelimit të PD: Albana Vokshi, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Luan Baçi, gjithsej 13 minuta të ndara ndërmjet 5 deputetëve).

blank

Oboti, fshati më i dëmtuar nga përmbytjet thuajse të përvitshme

VOA/Pellumb Sulo

Oboti është një nga fshatrat më të dëmtuar nga përmbytjet e viteve te fundit në Shkodër. Banorët e tij përballen thuajse çdo vit me vërshimin e ujërave, që vijnë nga rreshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve. Mëgjithëse kanë kaluar 4 ditë nga fillimi i përmbytjeve, në këtë fshat me rreth 100 shtëpi, shkohet vetëm me ndihmën e automjeteve të larta të ushtrisë. Ndërkohë, banorët shprehen se ndjehen të izoluar dhe se askush nuk po interesohet për gjendjen e tyre.

Në krye të rrugës që të çon në fshatin Obot, të njësisë administrative “Ana e Malit”, në Shkodër, prej katër ditësh qëndrojnë forca të shumta të ushtrisë me automjete dhe varka për t’u ardhur në ndihmë banorëve për të lëvizur, pasi rruga automobilistike është ende e pakalueshme për automjetet e ulëta. Kjo pamje përsëritet thuajse çdo vit, që nga përmbytjet e vitit 2010, kur Shkodra u përfshi nga përmbytje masive, pasojat e të cilave vazhdon edhe sot e kësaj dite t’i vuajë e gjithë zona e Nënshkodrës.

Që nga viti 2010, banori i këtij fshati, Gregor Pema, përpiqet t’u japë zë shqetësimeve të bashkëfshatarëve të tij. Ai thotë se fshati ka rreth 100 shtëpi, por një pjesë e banorëve janë larguar për shkak se, përmbytjet e përvitshme kanë dëmtuar tokat dhe ekonominë e familjeve të tyre. Prej 4 ditësh, thotë Gregori, Oboti është nën ujë. Dje, uji iku 30-40 cm nga fshati, por sot u rikthye edhe më shumë. Kjo, thotë ai, e ka bërë jetesën dhe ekonominë të pasigurtë në Obot.

“Këto dëme pak kush i vlerëson. Fshatarësia jeton me këtë tokë. Mund të thotë dikush se si jeton me këtë tokë? Ata që jetojnë këtu nuk kanë të ardhura të tjera, nuk kanë rroga, jetojnë me lopë,me dele, me derra, me pula, me parcela gruri, me parcela lakrash, me sera domatesh, me janxhe. Këto janë gjërat e fshatit, të bujqësisë. Po u përmbytën këta, atëherë populli varfërohet. Por, kisha me i ba një thirrje qeverisë; fshija lotët këtij popull”.

Qëkur nisën përmbytjet në Shkodër, 4 ditë më parë, ministra, deputetë dhe opozitarë vërshuan në zonat e përmbytura, por në Obot, thotë Gregori, nuk erdhi askush, përveç forcave të ushtrisë, të cilat ai i falenderon për gatishmërinë në ndihmë të banorëve. Të gjendur prej 4 ditësh thuajse të izoluar në zonën e përmbytjes, obotasit sot kanë nevojë për mbështetje.

“Sot banorët e Obotit kanë nevojë për shumë gjana. Kanë nevojë për t’ju pru një pako ushqime tek shtëpia sepse ka familje qe nuk mund të dalin jashtë, që çelin me zor derën e shtëpisë. Kan nevojë për ndonjë thes miell, bidona ujit të pijshëm. Pika e pare, kjo është emergjenca”.

Dikur një port i rëndësishëm në breg të lumit Buna, sot Oboti gjendet i pambrojtur përballë vërshimit të përvitshëm të ujërave. Kur u ndërtua hidrocentarli i Vau të Dejës, banorët i detyruan të shpërngulen në kodra, ku u ndërtua Oboti i Ri. Por, në fillimet e demokracisë, pa marrë parasysh rrezikun, obotasit u rikthyen në shtëpitë e vjetra, në fushë, ku tashmë kanë mbetur të pambrojtur.

Tuj u ba digat, Gjadër, Dajç, Darragjat, Bërdicë, Samrishë, Pentar e deri në Velipojë, ujnat u shkapetën vetëm në trupin e Obotit, përmbi shtëpijat e Obotit. Prandaj këtu është gjynah me ja marrë edhe taksën e tokës këtij popull derisa t’i gjendet një rrugë këtij uji.

Që pas përmbytjeve masive të 2010-tës, kur ujërat u shtrinë në të gjithë zonën e Nënshkodrës, deri në lagjet në hyrje të qytetit, janë bërë me dhjetëra studime dhe shpenzuar më shumë se 12 milion dollarë për sistemin dhe mbrojtjen e argjinaturave, e megjithatë Oboti dhe Nënshkodra vazhdojnë të përmbyten thuajse çdo vit.


Send this to a friend