VOAL

VOAL

Pse u dashka të besojmë që ’Babalja’ u xhirua në Shqup e jo në Surrel? – Nga ANDI BUSHATI

Botimi i një pjese nga raporti i ekspertizës angleze të “JP French Associates” nuk ka vërtetuar dot as që përgjimi i Babales ishte i besueshëm, as atë që pretendon Edi Rama, se ai ishte një lojë me aktorë, e luajtur në selinë e PD-së. Me pak fjalë, ai thotë se zëri i vëllait të ministrit të brendëshëm, Agron Xhafajt nuk është i deshifrueshëm për shkak të cilësisë së dobët. Por ai nuk mbështet dot as versionin e mbrojtur nga Prokuroria, Rilindja dhe gazetarët pranë tyre, se rolin e ka luajtur Fredi Alizoti, në këmbim të parave që i janë ofruar nga qarqe pranë PD.

 

Pra, ajo që na u premtua nga kryeministri me siguri të plotë, se prova shkencore ndërkombëtare që ai arriti ta marrë në më pak se 24 orë, rrezultoi një dështim.

E vërteta mbeti në mes. Socialistët sërish do të vazhdojnë të thonë se e gjitha ka qenë një montim dhe demokratët do i’a kthejnë se manipulimin e kanë bërë ata.

Në mungesë të një institucioni të besushëm ndërkombëtar për zbardhjen e ngjarjes, rolin e ndriçimit të saj do ta marrë sërish në dorë prokuroria shqiptare.

Po, për të kuptuar sa e aftë është ajo ta mbajë të veshur këtë kostum, filmin duhet ta kthjejmë një vit më parë.

Atëherë socialistët shpallën se, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe fryëmën e reformës në drejtësi, kryeprokuroren do ta zgjidhnin me votat e tyre. Opozita ia ktheu se këtë po e bënin për të mbylluar të gjitha çështjet që u digjnin.

Qeveria këmbënguli se kjo prokurore, do të qëndronte vetëm një apo dy muaj, nuk do të kishte të drejtë të bënte lëvizje, nuk do të gëzonte kompetenca tu hiqte dosje vartësve apo ti transferonte ata. Në fakt të gjitha këto ndodhën njëra pas tjetrës.

Dhe kësaj prokurorie i takon të zbardhë sot dosjen Babale -Agron Xhafaj.

Dhe është e lehtë të shikohet se ç’ka bërë.

E la menjëherë Agron Xhafajn të largohej nga vendi sepse nuk i interesonte të hetonte atë.  E përqëndroi të gjithë hetimin te pista që e shfajësonte Xhafajn, duke përforcuar versionin e një aktori me pagesë? Nuk u thellua në investigim se mos ky aktori me pagesë ishte përpunuar nga ata që ishin të interesuar për ta daravitur skandalin që u plasi në derë. Nuk ngriti pikpyetje se si i bëhet që ekspertët britanikë të JP French Associates nuk japin garanci që ai të jetë zëri i Fredi Alizotit.

Pa përfillur asnjë nga këto dilema publikut shqiptar do i serviret gjella tashmë e njohur se avionët e drogës janë mushkonja, se Dritan Zagani është trafikant, se Saimir Tahiri nuk i njeh Habilajt, se Xhisiela vetëdigjej me cigare dhe se Taulant Balla nuk ka foto me trafikantë. Ata do të dëgjojnë se dikush ka paguar kunatin e Babales, Fredi Alizotin, që të bënte rrolin e vëllait të ministrit të Brendëshëm, në një plan të mirëmenduar për të rrëzuar qeverinë. Ata do të dëgjojnë se e gjitha ishte një montim. Ata do të dëgjojnë se filmi u luajt dhe u sponsorizua në zyrat e Shqupit.

Natyrisht të gjitha këto edhe mund të jenë të vërteta.

Por, kjo nuk i heq askujt të drejtën të llogjikojë nga e kundërta. Përse gjithçka nuk qenka gatuar në vilën e Surrelit? Pse Rama, kur paska qenë i ndërgjegjshëm se një aferë e tillë i rrëzoka qeverinë, të mos ketë manipuluar ai? Pse një njeri që u quajtka a i korruptaur sa të marë para nga njëra palë, mos i markërka ato edhe nga pala tjetër? Pse ta kenë paguar demokratët Alizotin dhe mos ta kenë paguar socialistët, që të luajë rrolin e një të dëshpëruari që nuk i kanë dhënë 100 mijë eurot e premtuara?

Pra pse duhet të besojmë se ateljeja e kinostudios qenkësh ngritur në Shqup dhe jo në Surrel?

Me sa duket të dyja këto variante do të vazhdojnë të bashkëjetojnë. Dhe për këtë ka vetm një përgjegjës. Ata që na premtuan një ekspertizë të besueshme ndërkombëtare dhe nuk na e sollën, ata që një vit më parë nuk nguruan ta lyejnë prokurorinë me ngjyrat e tyre.

Audiopërgjimi i vëllait të Xhafajt, i arrestuari Alizoti: Do merrnim 200 mijë euro

Në Shqipëri, Fredi Alizoti, njëri prej të arrestuarve për audiopërgjimin e publikuar në muajin maj nga Partia Demokratike, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, rezulton të ketë pranuar vetë se ai ka bërë rolin e Agron Xhafajt, në këmbim, sipas tij të një shume prej 200 mijë eurosh, që bashkëpunëtori tjetër Albert Veliu i kishte thënë se do i merrnin nga deputeti demokrat Ervin Salianji. Në dosjen që Prokuroria ka dërguar në Gjykatë, për të kërkuar në fundjavë arrestimin e Veliut dhe Alizotit, zbulohet se ky i fundit, ka deklaruar, gjatë seancës së parë të marrjes në pyetje në 1 Qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, se Veliu i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, vëllai i ministrit. Biseda sipas tij është bërë në një lokal përballë atij ku qëndronte Agron Xhafaj dhe ka zgjatur 3 minuta. Dy tre ditë para rregjistrimit ai ka treguar se kishin bërë prova dhe se Veliu e kishte instruktuar për ato që do të thoshte. Alizoti ka rrëfyer se përpara se biseda të bëhej publike ai kishte shkuar disa herë në selinë e Partisë Demokratike, ku Veliu ishte takuar me deputetin Salianji.

Në dosjen dërguar në Gjykatë, Prokuroria ka përfshirë edhe zbardhjen e përgjimeve të bisedave telefonike të kryera nga Alizoti, numri i të cilit ishte vënë nën kontroll që në muajin maj, me urdhër të gjykatës. Sipas teksteve të bisedave në të paktën tre raste Alizoti konfirmon faktin se ai ka luajtur rolin e Agron Xhafës. Ai në disa raste është shprehur i zhgënjyer që nuk ka marrë paratë e premtuara, ndërkohë që nga telefonatat që ai ka marrë nga Kosova nga Albert Veliu, i cili ka ërkuar atje azil, ky i fundit i kërkon të bëjë durim.

Prokuroria gjithashtu deklaron se nga analiza e telefonatave në ditën që Veliu pretendon se ka bërë bisedën në një lokal me vëllanë e ministrit, rezulton se ata kanë patur vetëm dy komunikime telefonike prej 20 dhe 29 sekondash, ndërsa nuk vërtetohet të jetë bërë ndonjë takim mes tyre, dhe se Veliu është nisur nga Vlora drejt Tiranës që pas orës 14.00, ndërsa ka deklaruar se e ka takuar Agron Xhafajn rreth orës 17.30 në Vlorë.

Nga analiza e tabulateve telefonike, Veliu ka kontaktuar fillimisht me deputetin Salianji më 20 tetor të vitit të shkuar, dhe vetëm një ditë më pas me gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka deklaruar se ka qenë ai që ka pajisur me një përgjues Veliun, në kuadër të një investigimi gazetaresk.

Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi, akuzohen nga prokuroria për “Kallzim të rremë”. Por ndërsa për dy të parët, masa e arrestit është parë e vlefshme dhe nga Gjykata, për gazetarin Olldashi u dha vetëm “Detyrimi për paraqitje”. Prokuroria sqaron se ajo po vijon më tej me hetimet për këtë rast.

FOTOLAJM – Xhisiela Maloku me syze firmato, flet për tritolin nga makina e re luksoze në emër të…

Xhisiela Maloku ka folur sot për ngjarjen e tritolit të vendosur në shtëpinë e gjyshit të saj, duke fajësuar Partinë Demokratike dhe opozitën.

Ajo ka dhënë një prononcim për gazetarët të cilët kanë shkuar pranë shtëpisë së gjyshit të saj, por kësaj radhe ka folur nga gabina e një makine të bardhë.

Xhisiela nuk ka shkuar me taksi siç ka thënë herët e tjera për të folur për mediat, por është shfaqur në timonin e një makine luksoze. Gazetarët i kërkuan Xhisielës që të dal dhe të fliste jashtë automjetit, por ajo ka preferuar të qëndrojë brenda makinës së re.

Tritoli ne banese, flet Xhisiela Maloku on Vidnews.

Korrespondenti i “Panorama”, konfirmoi se makina është një “PEUGEOT 208” e viti 2017.

Kjo makinë në gjendje të përdorur sipas kërkimeve në internet kap vlerën e 9 mijë eurove.

Ndërkohë që me kilometra zero tek koncensionari shkon deri në 19-20 mijë euro.

Makina “Peugeot 208” me targa AA 114 TT sipas burimeve te “Panorama”, figuron e regjistruar në emrin e koncensionarit të makinave “Peugeot” në Tiranë dhe jo në emrin e  Xhisieles.

Sipas burimeve koncensionari rezulton t’ia ketë dhënë me qira këtë makinë kompanisë “Hertz”, e cila sipas ekstraktit të QKB ka si administrator  Skënder Kada.

Në ekstraktin e QKB thuhet se: “Kompania Hertz ka veprimtari në fushën e shërbimeve turistike, hoteliere e rentcar, import eksport të mallrave të ndryshme industriale, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, automjete etj, marketing , transport ajror, rrugor, te mallrave, udhëtarëve etj”.
Po ashtu Xhisiela gjatë prononcimit nuk ka hequr dhe syzet e saj “Gucci”, të cilat nëse janë origjinale, kanë kosto prej rreth 400 eurosh, shumë që nuk justifikohet për një vajzë që nuk ka punuar ndonjëherë dhe që ka mbaruar një shkollë private.

Opozita propozon reformën zgjedhore

Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës shpalli propozimet e saj për ndryshim të Kodit Zgjedhor, për të larguar nga procesi zgjedhor, siç tha ajo, njerëzit dhe paratë e krimit. Kryetari i saj, Lulzim Basha, tha se platforma e opozitës synon çlirimin e zgjedhjeve nga dhuna, blerjet e votave dhe kërcënimet. Shumica, nga ana e saj ka shprehur edhe ajo pikëpamjet e veta për depolitizim të komisioneve zgjedhore.

Partia Demokratike e opozitës paraqiti sot një platformë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me propozime që synojnë të shmangin shitblerjen e votës dhe kapjen e procesit zgjedhor nga struktura kriminale. Kryetari i saj, Lulzim Basha tha se ecuria dhe rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri diktohen me dhunë nga banda kriminale të lidhur me partinë socialiste, ndaj amendamentet e kodit zgjedhor duhet ta clirojnë procesin zgjedhor nga krimi dhe paratë e tij.

“Platforma eopozitës përmban 4 pika kryesore: 1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor – Vetting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin… 2. Sistem masash kundër shitblerjes së votës, e cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE/ODIHR për vitin 2017. Shitblerja e votës jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor që trajtohet nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit… 3. Financimi i partive dhe fushatës, 4. Përdorimi i teknologjive në votim, Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik” – tha zoti Basha.

Sipas tij, OSBE/ODIHR ka shënuar si probleme kryesore kandidatët me mbështetje dhe rekorde kriminale, përdorimin e parave të krimit në shitblerje votash, përfshirjen e policëve të inkriminuar në kërcenim, presion dhe blerje votash, presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve, grupe banditësh që diktojnë votën pranë dhe brenda qendrave të votimit, kërcënimin e administratës, përdorimin e fondeve publike në zgjedhje.

Nga ana tjetër Partia Socialiste ka shprehur më herët gadishmërinë e saj për të përmirësuar së bashku procesin zgjedhor, sipas rekomandimeve të OSBE. Bashkëkryetari socialist i komisionit për Reformën Zgjedhore Bledi Çuçi ka thanë se Partia Socialiste është e gatshme të depolitizojë plotësisht komisionet zgjedhore. Shumica socialiste është shprehur se kjo ka qenë edhe shqetësimi kryesor i vëzhguesve ndërkombëtar. Sipas tyre, votimi elektronik mund të provohet në zgjedhjet vendore në disa bashki, ndërsa votimi i emigrantëve parashikohte nga ligji vetëm për zgjedhje parlamentare. Socialistët thonë se janë gati të garantojnë përfaqësimin gjinor në 1/3 e listave.

Z. kryeministër, ja si mund t’i punësojmë banorët e Korçës – Nga Ing. Engjëll Sina, Agr. Demir Arëza

Gjatë 25 viteve të fundit jeta e fermerit korçar nuk ka qenë e lehtë. Ata asnjëherë nuk kanë qenë të orientuar çfarë duhet të mbjellin dhe çfarë kërkohet në tregun vendas dhe të huaj. Mbi të gjitha nuk kanë qenë konkurues. Shpesh herë prodhimet e tyre kanë mbetur pa shitur dhe dëmi ekonomik për ta ka qenë i madh. E njëjta gjë ka vijuar për vite të tëra me radhë. Janë hedhur ide të ndryshme si mund të dilet nga kjo situatë por deri më sot përmirësimet nuk kanë qenë ato që priteshin. Jo rrallë herë është menduar për rindërtimin e fabrikës së sheqerit, por investitorët e huaj pasi shohin gjendjen e fabrikës nga afër, ikin ashtu siç vijnë dhe nuk duken më. Pas çdo ikje të tyre e ardhmja e fermerit bëhet edhe më e pashpresë, mirëpo e vërteta nuk paska qenka kështu.

 

Studimi

Nga studimi që kemi realizuar rezulton  se prodhimtaria e fermerit në qarkun e Korçës i ka të gjitha mundësitë për të qenë e suksesshme dhe me të ardhura të garantuara nga shitja e prodhimeve të tyre. Studimi bën fjalë për një punësim të përhershëm në përmasa të mëdha të fermerëve të Korçës. Aktualisht këtë gjë e bazojmë te fabrika e malterisë, ndërtuar në Sovjan të Korçës dhe te fabrika e alkoolit në Maliq, ndërsa më pas edhe te ngritja e fabrikës së sheqerit nga vetë biznesmenët vendas, pasi kjo fabrikë do të bëhet vetiu e nevojshme dhe do të tërheqë vëmendjen e investitorëve. Ne jemi të gatshëm të ndihmojnë për realizimin e këtij projekti madhor deri në implementimin e plotë të tij. Studimi, siç e theksuam edhe më sipër, pretendon punësimin masiv të fërmerëve që merren me bujqësi si dhe të atyre që kanë për aktivitet blegtorinë, pse jo edhe një punësim prej disa qindra vetash në fabrikat që do të përpunojnë prodhimet e ardhura nga fermerët. Pra, bëhet fjalë për një nga projektet më të sigurta të prezantuar deri më sot

 

Çfarë do të prodhohet

Sigurisht, si në çdo projekt madhor, fillimi është i vështirë, por jo në këtë rast. Nga ana jonë është përllogaritur me detaje gjithçka: çfarë bimësh do të kultivohen, sa do të jetë sasia e prodhimit, kush do të jetë  blerësi,  pse tregu do të jetë i garantuar etj. Studimi në fjalë synon prodhimin e maltos për prodhimin e birrës dhe maltos aktive, prodhimin e mushtit nga patatja, prodhimin e alkoolit, prodhimin e niseshtesë etj, si dhe të një sërë produkteve të tjera që mund të përdoren më sukses në blegtori për vetë vlerat ushqyse që kanë dhe çmimet e leverdisshme. Gjithsesi, le të ndalemi edhe një çast te prodhimi i maltove. Për prodhimin e tyre kërkohet kultivimi i shumë bimëve bujqësore, ose më konkretisht, fermerëve të Korçës do t’u kërkohen sasi të tilla prodhimi, si: 6.600 ton patate industriale në vit; 6.600 ton panxhar sheqeri në vit; 3000 ton elb polistik ose grurë në vit; 9.600 ton elb dyfletësh në vit etj. Gjithashtu,  kërkohen sasi të të konsierueshme frutash, si: rrush, mollë, kumbulla, dardhë, boçe pishe, ftonj etj. Pa u thelluar në detaje teknike, për informacion, mund të sjellim një shembull të tillë: nga sasia prej 9.600 ton elb në fund të procesit sigurohet një masë prej rreth  7.488 ton malto në depozitë (sillozet) e gatshme për t’u tregtuar. Përfundimi: nga 128.2 kg elb distik dyfletësh përfitohen 100 kg malto për birrë.

 

Mato aktive

Së dyti, do të realizohet prodhimi i maltos aktive që do të përdoret në fabrikën e alkoolit në Maliq gjatë përpunimit të patates dhe panxharit të sheqerit për prodhimin e distilateve alkoolike 70%, me reflektim dhe aromatizim të produktit. Në malterinë e Sovjanit do të përpunohen 3.000 ton në vit elb polistik apo ekuivalenti në grurë duke kaluar në të gjitha ciklet e procesit dhe do të përdoret direkt siç del nga procesi. Krejt sasia e kërkuar nga linja e alkoolit do të jetë 2.640 ton në vit malto aktive. Siç e thamë edhe më sipër, fillimisht gjithçka do të bazohet te dy fabrikat: e malterisë në Sovjan dhe e alkoolit në Maliq. Hapi i parë i këtij projekti do të jetë nënshkrimii një marrëveshjeje me pronarët e dy fabrikave, të cilët do të jenë blerësit e prodhimeve të fermerëve të Korçës.

 

Prodhim mushtit nga patatja

Gjithashtu në studimin tashmë të përfunduar, kemi parashikuar edhe prodhimin e mushtit nga patatja. Kjo linjë e studiuar si në stadin laboratorik ashtu edhe në provat pilot, shoqërohet detyrimisht me skemën e projektit teknologjik për prodhimin e mushtit në stadin industrial me përmasa të mëdha në listën e makinerive dhe pajisjeve të domosdoshme për ecurinë e linjës së prodhimit. Në kompleksin  për rikonstruksionin e pajisjeve të fabrikës së niseshtesë në Maliq do të përpunohen rreth 42 ton patate në ditë në bashkëveprim me rreth 4.2 ton malto aktive në ditë. Nga kjo skemë, duke përpunuar rreth 42 ton patate dhe 4.2 ton malto aktive do të prodhohen rreth 42.000 litra musht maltose në 24 orë, njëkohësisht do të veçohen si bërsi rreth 40 ton me lagështirë. Gjithashtu kemi marrë parasysh edhe mundësinë e eksportimit. Për këtë arsye, do të përgatiten  kampionaturat për përdorim brenda dhe jashtë vendit. Këto do të realizohen nga prova e parë teknologjike që do të realizohet me përmasa të mëdha dhe pasi të jenë rezultatet, krahas ndërtimit të frabrikës së sheqerit në Maliq të bëhet e mundur të funksionojë dhe ky kompleks (malteria  Sovjan  dhe fabrika e alkoolit Maliq), shumë afër njëra- tjetrës, e cila vuan vetëm për organizimin e aktivitetit dhe sigurisht me një shtytje dhe kujdes shtetëror. Ky do të ishte një rast i mirë dhe i shpejtë për punësim konkret dhe të vazhdueshëm në përmasa të mëdha të fërnërëve

 

Për blegtorinë

Pra, siç e theksuam edhe më sipër, nga prodhimi i 4.2 ton malto, veçohen edhe 40 ton bërsi me lagështirë. Kjo bërsi është shumë e përshtatshme si ushqim për bagëtitë, veçanërisht për lopët dhe derrat. Fermerët në këtë zonë do te kenë nevojë për bërsi sepse ato janë të përpunuara, me to krijohen receptura të ndryshme përzjerjeje, gjithashtu krijohet mundësia e ndërtimit të stallave të mëdha me shumë lverdi. Përveç prodhimeve të lartpërmendura, nga proceset teknologjike veçohen 16.500 ton në vit bërsi me lagështi që përbëjnë një ushqim ideal për të gjitha llojet e bagëtive. Ndërtimi i stallave të mëdha pranë objekteve të pasura me ujë të bollshëm, shërbimi do të ishte një aktivitet shumëfitimprurës në të cilën investimet nuk do të shkonin kot. Në atmosferë lirohet gaz karbonik, një gaz biologjik i cili për nevoja të ekonomisë mund të disiplinohet dhe të shfytëzohet duke u mbushur nëpër bombula me gaz ushqimor

 

Punësime në fabrika

Përveç punësimeve në bujqësi edhe punësimi në fabrikë do të jetë i ndjeshëm pasi do të punësohen me qindra persona. ku është e nevojshme të kryhen një numër i madh procesesh. Sjellja e lëndës së parë, e patates industriale dhe e maltos aktive sipas kërkesave teknologjike do të realizohet me makina. Kjo lëndë, patatja, do të depozitohet në kavaleta pastaj në bunkerin operativ të fabrikës. Para se të përdoret patatja industriale, fillimisht ajo ka nevojë për procesin e pastrimit nga dherat. Kjo do të realizohet me anë të larjes me ujë në lavatriçe që do të vendoset për ketë qëllim. Patatja para se të hyjë në këto procese ka nevojë të cpëzohet, mundësisht sa më imët, gjithashtu me makinerinë e përzjerjes dhe pompës së llumit realizohet më së miri homogjenizimi i tre komponentëve të ngarkesës. Patate –malto dhe tretësirë me ph të caktuar. Procesi teknologjik garanton kalimin e plotë të amidonit në maltozë. Përfundimisht në baterinë e pompave të fuqishme do të dërgohet në linja respektive të prodhimit të mushtit të frekuentur, nga i cili prodhohet alkool 95 gradë. Prodhimi ditor do të jetë musht parafermentimit 42.000 litra dhe bërsi me lagështirë 40.000 kg

 

Prodhimi i distilave alkoolike

Prodhimi i distilave alkoolike me 70% alkool në përbërje, i aromatizuar sipas llojit të frutit dhe kerkesës së tregut. Kjo do të realizohet në fabrikën e akloolit në Maliq, pajisjet e se cilës janë në gatishmëri të plotë.  Aktiviteti i saj do të jetë ky: ditë pune efektive në fabrikë 300; prodhimi ditor 8000 litra aklool 100%, i konvertuar në distilat alkoolike me 70%, në volum alkool gjithsej 11.400 litra dhe i aromatizuar me frutin përkatës, si: rrush, mollë, kumbulla, dardhë, boçe pishe, ftua etj. Sasia vjetore e prodhimit të alkoolit 70% si distilat i aromatizuar 340.000 litra. Ky prodhim vjetor ka nevojë që sektori i bujqësisë të sigurojë prodhimet bujqësore të sipërshënuara. Distilati alkoolik me 70% alkool në përbërje do t’i nënshtrohet një analize të plotë fiziko-kimike dhe organoleptike

 

Realizimi i projektit

Për realizimin e këtij projekti madhor na duhet të organizojmë një grup projektimi për një periudhë tre mujore për të kryer projektin e plotë të rikonstruksionit të ish-fabrikës së niseshtesë në Maliq, e cila do të përshtatet për prodhimin e mushtit në formë maltose të parafermentuar. Kjo është lënda e parë për prodhimin e alkoolit etilik 95 gradë, shumë cilësore, konform normave të Bashkimit Europian, ai plotëson të gjitha normat organo-leptike dhe kimike. Me këtë iniciativë praktike lind domosdoshëmria e sigurimit të lëndës së parë përpunuese të patates industriale në vend. Kjo kombinohet me malton aktive të elbit ose të grurit, e cila prodhohet nga vetë fabrika ose mund të sigurohet nga malteria në Sovjan ose në formën ALFA dhe BETA. Atëherë, përfundimisht mund të themi, nëse do të gjejnë përkrahjen e shtetit, problemi i fermerëve të  Korçës do të jetë i zgjidhur përfundimisht.

Fran Gjoka bashkudhëtar në fushën e letrave – Nga Ibrahim Hajdarmataj Kryetar i OJF “Mësuesi”, Tropojë

  Skicë kushtuar gazetarit të talentuar Fran Gjoka nga Lezha

 

…Në fillim të dhjetorit të vitit 1974, nga shefi i arsimit dhe i kulturës së rrethit të Tropojës na vjen një qarkore ku shkruhet: “Të punohet me të gjithë Këshillat Pedagogjike të shkollave, me mësues, nxënës e prindër artikulli i shkruar nga Fran Gjoka, botuar në gazetën “Mësuesi”, që bënë fjalë për aktivitetet e larmishme kulturore-patriotike të zhvilluara nga nxënësit në qytetin e  Lezhës. Aktivitetet e zhvilluara në Lezhë, të jenë shembull dhe nxitje edhe për gjallërimin e mëtejshëm të aktiviteteve në shkollat tona.” (Aso kohe gazeta “Mësuesi” dilte katër faqe me format të madh, çdo ditë të mërkurë).

Në atë kohë, Kabinetin pedagogjik e  drejtonte profesori i psikologjisë Kol Tahiri, i ardhur nga Universiteti i Tiranës, i cili ishte shumë i pasionuar për shtypin. Me ardhjen e tij në “Bajram Curi” u rrit numri i drejtuesve të shkollave dhe mësuesve që abonoheshin në gazetën “Mësuesi” apo dhe në “Revistën Pedagogjike.…

Më 15 dhjetor, më erdhi një lajmërim nga Kryeredaktori i gazetës “Mësuesi”, i cili më shkruante: “Ibrahim! Më datën 20 dhjetor duhet të jesh në redaksinë e gazetës, pasi do të organizohet një takim me të gjithë bashkëpunëtorët e gazetës. Ju do të vinin me Riza Çelën e Tropojës. Pjesëmarrës të atij takimi ishin dhe: një kolegë nga Kukësi, – Isa Halili; nga Mirdita, – Mark Lazri dhe Bardhok Sulejmani; nga Vlora-Pandeli Pano; nga Puka, – Sabah Sinani e Preng Ukaj; nga Shkodra, – Ramiz Likaj, Njazi Kazazi, Idriz Kali;  nga Lezha, – Fran Gjoka, Veli Brahimi; nga Peshkopia, – Mevlud Buci;  nga Durrësi, – Kadri Tarelli; nga Berati, – Sami Starova, Namik Selmani, Xhevahir Lleshi; nga Tirana- Dhimiter Xhoga, Fadil Kepi, Dr. Emil Cimbi, Ferhat Cakaj, Loni Prifti, Mesud Abule, Bashkim Saliasi, Ali Tuci-ATSH; nga Fieri-Mihal Krimce; nga Gjirokastra-Engjell Fino; nga Skrapari, – Enver Cakaj; nga Leskoviku-Maksim Rushi; nga Elbasani-Sami Domni; nga Burreli-Hamdi Hysuka; nga Përmeti Sejdo Harka (i cili pas shumë viteve u bë kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”)…

 

                Fran Gjoka

 

U gëzova shumë nga ky lajmërim. Atë kohë kisha përgatitur një letër, që ia drejtoja Fran Gjokës, të cilin e njihja vetëm nëpërmjet artikujve dhe veçanërisht atij artikulli për aktivitetet kulturore-patriotike, që citova më sipër. Midis të tjerash në atë letër drejtuar Franit, shkruaja:

Përshëndetje nga monopatet e Zogajve -Tropojë!

Duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrën tuaj si gazetar dhe redaktor i   “Mësuesit”, (të më falni për kohën që po ju marrë), artikulli juaj për aktivitetet kulturore dhe patriotike, jo vetëm që u punua në kolektivin tonë, por ai artikull do të jetë busull orientuese për aktivitetet tona edhe në atë ardhmen. Përfitoj nga rasti t`ju nis shkrimin për gazetën tonë të dashur ”Mësuesi” në lidhje me veprimtarinë e mësuesve vullnetarë të ardhur nga Tirana, Gjirokastra dhe Fieri në rrethin tonë, me shpresë se do ta botoni në numrin e  ardhshëm. Edhe një herë më falni për shqetësimin. Me konsideratë të lartë, bashkëpunëtori i gazetës “Mësuesi”, Ibrahim Hajdarmataj”.

Artikullin bashkë me këtë letër e kisha mbyllur në një zarf dhe  e kisha bërë gati ta nisja me postë. Ndërkaq, mbërriti  telefonata tjetër  e Kryeredaktorit, i cili pas përshëndetjes më pyeti:

-Mos e neglizhoni ardhjen në mbledhjen me bashkëpunëtorët e gazetës. Ata të seksionit të arsimit e kanë marrë udhëzimin për të mos ju penguar…

-Po,-i thashë,-ne po përgatitemi të vijmë, – dhe nisa t`i tregoj se i kisha shkruar një letër redaktorit të gazetës Fran Gjokës…

Ai kushedi pse qeshi dhe tha:

-Më vjen mirë që e ke këtë mendim për Franin, por ai nuk është redaktor i gazetës, por njëri nga bashkëpunëtorët siç je edhe ti Ibrahim. Dëshiroj të  them se, ne këtu, jemi krenar me Franin dhe se ai e bënë punën si të ishte një redaktor definitiv i gazetës…

Kryeredaktori fliste, kurse unë ndjeja një valë të brendshme respekti për kolegun tim Fran Gjoka, për punën e tij të madhe e të rrallë, edhe për nga sasia, por  edhe cilësia e shkrimeve. Edhe unë edhe kolegë të tjerë, të them të drejtën, çuditeshim me aftësitë dhe energjitë e tij, pasionin dhe përkushtimin e rrallë….

Ditën tjetër, me një “skodë” hipur prapa me Riza Çelën e  Tropojës, më 19 dhjetor morëm rrugën për në Tiranë. Rruga, jo vetëm ishte e paasfaltuar por edhe tërë gropa, me kthesa të mëdha të Gomsiqes. Pas 9 orëve udhëtim, arritëm në Tiranë, të lodhur  e të rraskapitur, zumë vend në hotel ”Tirana” (Tani Ministria e Drejtësisë) dhe, në mëngjes, shkuam në Ministrinë e Arsimit. Meqenëse shkuam më përpara, trokitëm te zyra e Kryeredaktorit të gazetës “Mësuesi”. Një zë  i panjohur na u përgjigj: ”Urdhëroni!” dhe ndërkaq u hap dera dhe u shfaq një burrë i ri, i gjatë dhe me fytyrë të qeshur. Nuk e njihja personin që na priti, kurse Kryeredaktorin dhe Sekretarin e Kolegjiumit (Bardhyl Xhama) dhe redaktorin (Murat Gecaj) i njihja mirë pasi ata kishin ardhur edhe në Tropojë, por edhe në Zogaj, madje i kisha pasur edhe miq një natë në shtëpinë time. Por ata nuk ndodheshin në zyrë.

-Më falni,-i thashë burrit të ri që na priti, -kemi ardhur që të takojmë Kryeredaktorin e  gazetës apo Sekretarin e Kolegjiumit. Vijmë nga Tropoja…

-Gëzohem shumë që po njihemi, – tha ai, – Kryeredaktori dhe Sekretari i Kolegjiumit nuk ndodhen për momentin, kurse unë jam si edhe ju, bashkëpunëtor i gazetës nga Lezha, Fran Gjoka më quajnë…

-Kurse unë jam Ibrahim, Ibrahim Hajdarmataj, nga Zogaj i Tropojë dhe shoku im është Riza Çela….

Dhe që nga ajo kohë e për dhjetëra vite me radhë, me Franin jemi jo vetëm kolegë, por edhe miq të mirë, që ndajmë shqetësime të përbashkëta, përfitojmë nga njëri-tjetri, këmbejmë përvoja të shkollave dhe të rrethit dhe u gëzohemi shkrimeve tona..Shpesh herë, vetëm ose me miq e shokë, por edhe kur bisedoj me Franin, kujtojmë kohën kur Fran Gjoka shkruante me ritmin e tij të pandërprerë ashtu si dhe sot, duke rrokur një tematikë mjaftë të gjerë, me thellësi problemesh dhe idesh, me mesazhe të qarta dhe mbresëlënëse. Pastaj, ato portrete mësuesish dhe drejtuesish, aq të realizuar, shkollat që përshkruheshin aq mirë dhe me të gjitha problematikat e tyre, pa fshehur asgjë, edhe duke vlerësuar, por edhe duke ballafaquar apo kritikuar mangësitë…Unë kisha të drejtë atëherë kur kisha menduar se ai ishte një redaktor i gazetës, madje, për të qenë i sinqertë duhej të pohojë se Frani shkruante dhe botonte edhe më shumë se një redaktor gazete, ndonëse punonte mësues, dhe dallohej ndër mësuesit më të mirë dhe më profesional të rrethit..Shkolla ishte zemra e tij, ashtu sikurse gazeta ishte shpirti  tij. Asnjëherë nuk e mendova Fran Gjokën të shkëputur prej këtij binomi të mrekullueshëm: Shkollë-Gazetë dhe anasjelltas….

Duke qenë bashkë shpesh herë në takime apo me shërbime në rrethe të ndryshme të vendit, kam njohur te Frani cilësi të rralla dhe tepër humane, ndërkohë që e vlerësoja ndër miqtë e çiltër e të sinqertë, që jepte pa kursim ndihmën dhe përvojën e tij. I kemi shkuar për vizita njëri-tjetrit, kemi ndenjur orë të tëra duke bashkëbiseduar për artikujt dhe teknikat e realizimit sa më mirë të tyre dhe, gjithnjë kam parë te Frani kolegun e përkushtuar dhe të palodhur, serioz, të aftë e plotë kulturë. Gjithnjë biseda jona ka qenë e lidhur ngushtë me gazetën “Mësuesi”, dhe gjithnjë Frani dallonte, madje na habiste me vrullin dhe ato energji ta jashtëzakonshme për të shkruar aq shumë dhe aq mirë, si një gazetar profesionist. Ai jo vetëm bënte po aq mirë edhe punën e  mësuesit dhe edukatorit, por, ndërkohë edhe  aktivizohej me shpërndarjen e gazetës së dashur në shkolla dhe zyra të arsimit apo individë të veçantë që ishin të abonuar te gazeta. Madje, zhvillonte edhe takime dhe biseda në shkolla ku tërhiqte mendime për përmirësimin e  nivelit të artikujve për gazetën dhe për rubrikat e saj,ndërkohë që aktivizonte edhe gazetarë të rinj…Mbaj mend dhembjen e  Franit kur u mbyll gazeta “Mësuesi”, artikujt e tij drejtuar institucionit të MASH, që gazeta të rihapej, sepse mësuesit e vendit e donin, u nevojitej shumë ajo gazetë. Ndonëse kërkesat e Franit dhe të shumë të tjerëve kanë rënë në veshtë shurdhër, ai nuk është tërhequr as atëherë dhe as tani që është në pension.

Artikujt e Fran Gjokës, që botohen në gazetat apo revistat e vendit apo dhe në mërgatë, asnjëherë nuk kanë reshtur, ata shprehin jetë, gjallëri dhe profesionalizëm, veçanërisht për shkollën. Gjithkush mund t`i lexojë ata artikuj i ka lexuar apo dhe i lexon ata te “Koha Jonë”, “Republika”, “Tirana Observer”, “Nacional”, “Lisalba”, por edhe në dhjetëra portale, që botohen sot nëpër botë e ku emri i Fran Gjokës është kurdoherë i dukshëm, teksa artikujt e tij tërheqin vëmendjen dhe lexohen me interesim…

Nëpërmjet  artikujve të tij, unë, por besoj edhe shumë të tjerë, kanë njohur më mirë historinë dhe traditat e Lezhës, kanë njohur emrat  e mëdhenj të këtij qyteti që nga lashtësia e deri sot në kohët moderne, dimë shumë gjëra për Lezhën sepse na i ka rrëfyer Frani në artikujt e tij mbresëlënës, ndaj them me bindje se rrethi i Lezhës dhe sidomos shkollat e  tij, janë bërë shumë të njohura mes të tjerash, edhe nga puna e jashtëzakonshme shkrimore e mësuesit dhe gazetarit të talentuar Fran Gjoka…

Jetmir Olldashi dhe avokati i tij shkojnë në Prokurori: Nuk gjetëm njeri këtu, donim të dorëzonim…

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashit që intervistoi Albert Veliun ose i njohur ndryshe si “Babalja”, në një deklaratë për mediat pasditen e sotme u shpreh se së bashku me të përfaqësuarin e tij, ata janë paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dorëzuar një kërkesë, por nuk kanë gjetur asnjë person aty.

Gjata shprehet se edhe pse është fundjavë, institucioni duhet të jetë në shërbim, duke shtuar se ata kanë dashur të dorëzojnë kërkesat e tyre për këtë çështje.

Në fjalën e tij, avokati Gjata u shpreh se prokuroria duhet t’u vejë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjes “Babale”.

“Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutës. Kërkojmë të na vihen në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj personit që unë përfaqësoj. Duam të dimë se çfarë ka bërë prokuroria në lidhje me hetimin e audiopërgjimin. Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin. Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë. Nuk mundet prokuroria të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë. Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas. Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, tha ndër të tjera avokati Gjata.

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi detyrim paraqitje opër gazetarin Jetmir Olldashi, për kallëim të rremë. Masat kërkohen pas mbërritjes së rezultatit të ekspertizës së audio-përgjimit nga një laborator në Britani.

Elvana Gjata largohet nga Shqipëria, Klodiana Lala rrëfen detajet

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, është duke kaluar një situatë shumë të vështirë dhe delikate, pasi u përfol si “molla e sherrit” që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut.

Nga ky sherr mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa një nga personat e shpallur në kërkim për këtë atentat, është pikërisht Ervin Mata, i fejuari i këngëtares.Ndërkohë në një intervistë në “Kjo Javë” në News 24, Klodiana Lala u shpreh se Elvana Gjata pak orë pas ngjarjes është larguar nga Shqipëria, duke përdorur aeroportin e Rinasit.

“Nuk më rezulton të jetë larguar nga persona shumë të afërt të saj, por ka përdorur aeroportin e Rinasit me destinacion një vend të BE”, është shprehur gazetarja.

Nga ana tjetër, Klodiana Lala është shprehur se partneri i këngëtares, nuk ka asnjë precedent penal të mëparshëm, ndërsa njihet si një ndër biznesmenët e fortë të vendit, më pasuri dhe prona të trashëguar nga familjarët.

Vëllai i Xhafajt, 2 arreste për audiopërgjimin

Në Shqipëri, Gjykata pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të rënda për lëshimin e urdhërit të arrrestit ndaj dy personave të përfhsirë në audio-përgjimin e bërë publik disa muaj më parë, sipas të cilit vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj rezultonte i përfshirë në trafik droge. Sipas Prokurorisë dyshohet se e gjitha ka qenë një inskenim, për të cilin është dhënë masa arrest me burg ndaj Albert Veliut, i cili pohoi se kish biseduar me vëllanë e mministrit, si dhe Fredi Alizotin, i cili dyshohet që gjatë përgjimit të jetë hequr si vëllai i ministrit. Detyrim paraqitje dhe për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili deklaroi se ishte autor i audiopërgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk.

Fillimisht ishte Partia Demokratike ajo që bëri publike bisedën që sipas saj ishte zhvilluar mes Albert Veliut (i quajtur Bashkëpunëtori X) dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Teksti i bisedës linte të kuptonte për një marrëveshje për trasnportin e një sasie marijuane drejt Italisë. Më pas ishte vetë Albert Veliu që u shfaq në një intervistë ku pranonte se kishte takuar Agron Xhafaj dhe se kish biseduar me të, e se madje ky i fundit dhe e kish ndihmuar, për transportin e drogës. Deklarimet e Veliut megjithatë ishin kontradiktore, dhe këto kontradikta u shtuan më tej pasi gazetari Jetmir Olldashi, doli publikisht duke shpjeguar se kish qenë ai që i kishte vënë përgjuesin Veliut, pasi po kryente një hetim gazetaresk mbi rrjetet e trafikut të marijuanës në Vlorë.

E gjithë historia u shoqërua me polemika të forta, kërkesa të opozitës për dorëheqjen e ministrit, dhe akuza se kishte marrë në mbrojtje të vëllanë i cili kishte qenë i arrestuar në vitin 2002 në Itali, dhe më pas i dënuar për pjesmarrje në një organizatë kriminale e cila merrej me trafikun e drogës. Agron Xhafaj, deklaroi se nuk kishte bërë asnjë bisedë me Veliun, ndërsa shkoi në Itali për të vuajtur dënimin.

Hetimet e zhvilluar nga Prokuroria duket se kanë zbuluar një tjetër skenar. Ajo dyshon se gjithshka ka qenë një inskenim mes Veliut dhe një personi tjetër, Fredi Alizoti. Ky i fundit dyshohet që të ketë luajtur “rolin” e vëllait të ministrit në bisedat e rregjistruara. Ndaj të dyve Gjykata vendosi sot masën e “arrestit me burg”. Veliu ndërkohë ndodhet në Kosovë ku u arrestua për kalim të paligjshëm të kufirit e ku ai ka kërkuar azil. Për gazetarin Olldashi është dhënë masa e “detyrimit për paraqitje”. Që të tre akuzohen për “Kallzim të rrem në bashkëpunim”.

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha reagoi menjëherë në Twitter, duke shkruar se “kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim”.

Ndërsa kryeministri Rama, sërish përmes rrjeteve sociale, u shpreh se uronte që “arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”, thekson kryeministri.

Porosia e Kryemadhit: Kur të shkoni në Bllok vishni antiplumb

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë një porosi për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Bllokut në Tiranë.

Nga një takim i LSI-së me simpatizantët në qytetin e Beratit, Kryemadhi foli për gjendjen e rënduar në vend, e duke iu referuar krimit të dy netëve më parë, tha se ata që pinë një kafe apo një ujë në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.

“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen.
Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.

Shqipëri: ngacmimet seksuale mjaft të përhapura, pak të denoncuara

Sa herë flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave, mendimi i parë lidhet me atë fizike. Por dhuna më e përhapur dhe më e padenoncuar është ajo seksuale, si dhe ngacmimet seksuale. Në një rrëfim ekskluziv për Zërin e Amerikës një vajzë e re tregon se si është ngacmuar deri në dhunë nga shefi saj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe aktivistë të shoqërisë civile, pranojnë se denoncimet për këto krime jane mjaft të pakta, në raport me shkallën e përhapjes së tyre. Arsyet lidhen me mentalitetin dhe paragjykimin nga shoqëria; ndërkohë pengesë në hetimin e denoncimeve mbetet vështirësia për gjetjen e provuave për fajtorët. Materialin me këtë temë e ka përgatitur për Zërin e Amerikës gazetarja Mimoza Picari:

Një vajzë studente në Tiranë, së cilës i është ruajtur anonimiteti, thotë se për të përballuar shpenzimet e jetës në kryeqytet, pasi vinte nga një qytet i largët, kishte nisur një punë. “Ishte puna ime e parë” – thotë ajo. Pas disa kohësh, shefi i saj i propozon ngritje në detyrë.

Denoncuesja: “Isha e bindur që nuk e meritoja, por nuk po arrija t’i kuptoja të gjitha. Një ditë ndjeva derën e zyrës sime të hapej (sepse zyra ime ishte më e veçuar se të tjerat); kishte gjetur një pozicion të mirë për të patur një zyrë që të arrinte qëllimet e tij. Tentoi të me afrohej me forcë. Në atë moment, u ndjeva krejt e pafuqishme dhe thashë me vete: “mori fund”. Por nuk e di, një zë i brendshëm më ndihmoi dhe arrita të shpëtoj nga ai” – thotë vajza.

Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të një vajze, që lidhet me denoncimin e ngacmimit seksual të shefit, që përfundoi në dhunë. Por sa gra dhe vajza ndjehen sot të kërcënuara nga kjo formë dhune, dhe sa arrijnë ato ta denoncojnë. Që prej vitit 2015, sipas statistikave të policisë, raportimet për dhunë seksuale janë zero dhe ato për ngacmime seksuale janë mbi 230, një shifër mjaft e ulët kundrejt 8 mijë grave dhe vajzave që morën urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, për dhunë fizike ndaj tyre në këto vite.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda, thotë se nuk ka patur ankesa të tilla të mirëfillta dhe shton se gjatë hetimit, apo inspektimit të ankesave të tjera, kanë dalë dhe elementë që lidhen me ngacmimet seksuale.

Edhe aktivistja Fabjola Egro, që drejton një shoqatë në mbrotje të grave, e përforcon këtë konstatim. Ajo thotë se ka shumë pak denoncime të dhunës dhe ngacmimeve seksuale, por kjo nuk është ngaqë nuk ndodh, – sqaron ajo. Zonja Egro thotë se ngacimet seksuale dhe mungesa e sigurisë tek gratë dhe vajzat është shumë e lartë.

Edhe policia, në një informacion zyrtar për Zërin e Amerikës, thotë se nuk ka një numër të lartë denoncimesh për këte kategori krimesh, për shkaqe nga me të ndryshmet, ku veçon çështje të të ashtuquajturit nder, frikë nga reagimi i ambjentit ku jetojmë, nga humbja e vendit të punës në rastet e ngacmimeve seksuale, etj.

Arsyet e denoncimeve të ulëta janë të shumta në një shoqëri, ku vazhdojnë të paragjykohen ende gratë e dhunuara dhe të ngacmuara seksualisht dhe jo dhunuesit e tyre. Ja cfarë thotë vajza e ngacmuar seksualisht nga shefi i saj, në rrëfimin për Zërin e Amerikës, nje deklaratë që mbështetet edhe nga Komsioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe protagonistë të shoqërisë civile.

Denoncuesja e dhunuar seksuale: “Po mendoja ku të drejtohesha, sepse prindërit nuk do ta kuptonin këtë pjesë. Do me gjykonin mua, duke me thënë: “Ti ke bërë diçka. Ti ke arritur ta provokosh, ose është faji yt. Më mirë hesht do ishte fjala e tyre”.

Edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda,thotë se ka hezitim nga ana e grave dhe vajzave për të denoncuar dhunën dhe ngacmimet sekuale. “Ato – thotë ai, – preferojnë të mos i denoncojnë këto krime, edhe për shkak të paragjykimit nga shoqëria.”

Ish Komisionerja për Diskriminimin dhe pedagoge në fushën e së drejtës, Irma Baraku, e përforcon këtë linjë mendimi, kur thotë se numri i ulët i denoncimeve lidhet me mentalitetin, që jep gjykime të tilla si: vetë e ka provokuar, me mënyrën si është veshur, apo si është sjellë.

Aktivistja në mbrotje të grave Fabiola Egro, jep dhe arsyet e kësaj pasigurie, kur thotë se ajo shumfishohet nga shoqëria patriarkale shqiptare, ku mbizotëron një maskilizëm i thellë. Me tone zemërimi, Zonja Egro thotë se “këta shtriganë vijnë nga errësira e shekujve dhe vishen me pozicione publike, politike dhe kriminale”.

Që prej vitit 2013, dhuna seksuale dhe ngacmimet seksuale, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me 3-7 dhe 1-5 vjet heqje lirie. Edhe në polici ka një sektor të veçantë për këto vepra penale. Por jo në të gjitha rastet ato konsiderohen vepër penale. Për shqetesimet seksuale në punë dhe me gjerë, ka dhe masa administrative. Por nëse dhuna fizike lë shenja dhe barra e provës është më e lehtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dhunën dhe ngacmimet seksuale.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, thotë se ajo që ka rezultuar e vështirë në shqyrtimin e ankesave, në inspektimin dhe hetimin, është të provuarit e këtyre rasteve.Zoti Gajda sqaron se ato mbeten vetëm në nivel thëniesh të ankueses dhe të subjektit ndaj të cilit pretendohet diskriminimi.

Edhe denoncuesja, në rrëfimin e saj për Zërin e Amerikës thotë se ndodhet në një situatë të vështirë, por ajo ka mbështetjen e një organizate që ka marrë përsipër ta mbrojë.

“Ballafaqime ka gjithmonë”– thotë ajo- “sepse ai është njeri me pushtet, është njeri me një zë më të lartë se zëri im”.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vjen me një propozim konkret, që lehtëson pozitën e një gruaje, apo vajze të ngacmuar, apo dhunuar seksualisht, kur thotë se vajzat, apo gratë që ndjehen të rrezikuara, mund t’i regjistrojnë bisedat dhe mesazhet telefonike. Edhe pse ato nuk shërbejnë si provë në prokurori dhe gjykatë, sqaron zoti Gajda, sërish janë faktorë që ndihmojnë hetimin.

Irma Baraku, pedagoge në fushën e së drejtës, hyn në detaje konkrete të asaj që quhet ngacmim seksual. Ajo thotë se mjaft herë, njërëzit konceptojnë dhunë, por rati është më i thjeshtë se sa kaq. Zonja Baraku shpjegon se në ngacmin seksual mund të përfshihet dhe humori, nga një barcoletë e treguar, me karakter seksist, e cila ka në përmbajtje të saj ngacmimin seksual. Ndër të tjera, ajo veçon edhe një email, apo një humor të bërë kalimthi, por që në fakt është ngacmin, për aq kohë sa nuk pranohet nga pala të cilës i drejtohet.

Në këtë situatë, ku kufiri mes sjelljes normale dhe ngacmimit seksual në vendin e punës është i interpretueshëm, përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se institucionet publike por jo vetëm, bazuar në Kodin e Punës dhe Ligjin për Diskriminimin, përmes një praktike unifikuese, duhet të hartojnë politika dhe dokumenta të brendshëm për ngacmimet seksuale. Në këtë mënyrë, punonjësit mund të njihen me kufirin e lejuar të sjelljes. Në Shqipëri, ndër të paktat institucione që kanë një dokument për ngacmimet seksuale, është Policia e Shtetit.

Në ndihmë të grave të dhunuara seksualisht pritet ngrihet një qendër që ofron shërbime mjekësore, këshillimore, ligjore dhe të hetimit policor. Për këtë po punon një grup pune në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Gratë dhe vajzat, sot mund ta denoncojnë dhunën dhe ngacmimet seksuale në Polici, Prokurori, tek Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, duke kapërcyer barrierat e forta të mentalitetit. Mjafton që zëri i tyre të jetë më i lartë se zëri i dhunuesit.

Denoncuesja: “Dhunuesi ka një forcë mbi ne, që të bën të ndjehesh sikur ti je fajtore. …Dhe duke bërë këtë na bën që ne të heshtim. Por ne nuk duhet të heshtim. Ne kemi forcën që të mos e heqim as bukën e gojës, të flasim dhe të përballemi me ta, duke denoncuar gjithmonë”- thotë vajza, viktimë e dhunës seksuale.

Kush është i fejuari i Elvana Gjatës, nga biznesi i hotelerisë te shpenzimet e luksit

Elvana Gjata është fejuar me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata që prej dy vitesh.

Këngëtarja e njohur ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur në media, por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur.

Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhë timet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla./Panorama

Policia shpall në kërkim të dashurin e Elvana Gjatës

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim, Ervin Matën, biznesmenin 31-vjeçar, i cili është i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Sipas Policisë së shtetit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato janë konfliktuar në lokalin e bllokut me Ervin Matëndhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.

“Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thekson Policia.

Ervin Mata është i dashuri i Elvana Gjatës, por kjo gjatë daljeve publike dhe mediatike ka preferuar ta mbaj të fshehtë.

Elvana Gjata ka anonçuar në publik se ka në projekt një komedi romantike me metrazh të gjatë.

“Dy gisht mjaltë” është filmi ku do shohim Ermalin dhe Elvanën në rolet e dy të dashuruarve. Mesa duket, Elvana ka marrë miratimin e partnerit të saj, biznesmenit nga Tirana, për të qenë në këtë projekt me Ermalin, i cili tashmë është mik familjeje i çiftit.

Masakra mbrëmë te Blloku – Zbulohet shkaku i sherrit, viktima ngacmoi Elvana Gjatën (DETAJET)

Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë.

 

Burime të sigurta thanë për “BalkanWeb” se ‘molla e sherrit’ ka qenë një këngëtare shumë e njohur shqiptare, Elvana Gjata. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

 

Prokuroria pritet që të marrë në pyetje dhe këngëtaren e njohur për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme.

Është një hetim i thelluar që pritet të zbardhë ngjarjen. Fillimisht policia dha identitete të ndryshme për viktimën dhe të plagosurit. Kjo pasi në makinën e viktimës është gjetur një kartë identiteti me emrin Rigers Gaxha. Por sot pas hetimit më të plotë është konfirmuar se viktima është Fabiol Gaxha, 26 vjeç truprojë e Ervis Martini. Dyshohet se viktima është i përfshirë në trafik droge por mbetet për t’u konfirmuar. Janë duke u kryer hetime të detajuara.

 

Deri në këto momente, policia nuk ka nxjerrë detaje për ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër pak minuta pas ngjarjes mbrëmjen e kaluar.

Balkanweb

Marrëveshja e Detit dhe Kushtetuesja, Rama: Parlamenti është sovran

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes, se në rast të arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, ajo do të kalojë në parlament, pa pritur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Komentet e zotit Rama në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla në televizionin “Vizion Plus”, pasuan deklaratën e një dite më parë në Zërin e Amerikës, të Presidentit Ilir Meta i cili theksoi se “është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”, tha zoti Meta, duke shpjeguar se këtë gjë ia ka bërë të qartë dhe kryeministrit Rama.

Por kreu i qeverisë foli për “një opinion të Presidentit” duke shtuar se “parlamenti është sovran në këtë pikë. Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh zoti Rama.

Megjithatë, çështja nuk është thjesht dhe vetëm në dorën e shumicës. Në këtë rast bëhet fjalë për një “marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë” dhe sipas ligjit të posaçëm të miratuar në 2016, marrëveshje të tilla “mund të nënshkruhen nga Presidenti i Republikës ose nga Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave apo çdo zyrtar i lartë, në çdo rast me autorizim nga Presidenti i Republikës”. Pra roli i kreut të Shtetit është vendimtar, dhe deklarata e zotit Meta, nuk duket të ketë qenë thjesht një opinion, por bërja e qartë e faktit se ai është i vendosur të luajë plotësisht rolin dhe kompetencat që i njihen në këtë rast.

Po dje, mbi deklarimet e zoti Meta, u shpreh dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me të cilin, siç pohoi kreu i Shtetit, kishin patur mosmarrëveshje për çështjen e Detit. Shefi i diplomacisë shqiptare, iu shmang qëndrimeve që do ta vinin në përplasje direkte me zotin Meta, ndërsa tha se “negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do të përmend një shprehje popullore ne nuk mund të bëjmë dasëm, kur nuk kemi çiftin. Pra në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar, dhe deri në momentin që negociatat do të përfundojnë, ne e konsiderojmë veten pjesë të një ekpi, përfshirë Presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Bushati. Ai shtoi se “në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët, dosja do të dorëzohet pranë Presidentit të Republikës, ku ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin përfundimtar mbi përputhshmërinë e asaj çka do të jetë arritur me mandatin që ka lëshuar Presidenti i Republikës për këtë çështje”.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është e bllokuar sepse vetëm 3 nga 9 anëtarët e saj u rikonfirmuan në detyrë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit. Për momentin askush nuk mund të thotë se kur do të mund të plotësohen vendet e mbetura bosh, përsa kohë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili do të duhet të bëjë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve nuk është i plotësuar me anëtarët e vet.

Eni Vasili: Xhisiela ishte detyruar të mos thoshte të vërtetën

Gazetarja Eni Vasili, nga studioja e emisionit Open, iu kthye sërish intervistës së saj me Xhisiela Malokun, duke thënë se është normale që një intervistë e tillë të ngjallte polemika dhe se e priste diçka të tillë.

“Intervista e Xhisiela Malokut ngjalli polemika dhe është mjaft normale që të ketë opinione të ndryshme dhe debate. Xhisiela ishte detyruar të mos thoshte të vërtetën. Shumë ngjarje kanë ndodhur që të hënën dhe kryeministri hodhi idenë e një pakete antishpifje. Mesa duket e ka seriozisht sepse ka nga dy “tweet” në ditë për këtë çështje dhe kryeministri po thotë që puna po hartohet”, u shpreh Eni Vasili.

Berisha: Saimir Tahiri është rrahur para 1 jave se përmendi mesazhin e koduar

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se para një jave është rrahur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Zheji: Keni të dhëna se ka divergjenca brenda PS-së? Kryeministri ka krijuar një kompaktësi brenda partisë. Ju keni një shenjë se ka një tërmet të padukshëm?

Berisha: Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të brendshme të pa mëshirë. Del por nuk di ta lexosh. A e more vesh që e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës. Sa filloi t’i përmendi Edi Ramës çatinë. Ishte fjalë kod ajo. Sa ia përmendi këto e zhdëpën. Prandaj, këto i kanë brenda. Kryekumbari në shpellën e mafies bën ligjin.

Saimiri ia kërcënoi çatinë. “Çati”, “Themele” janë gjuhë shpelle, janë kod i mafias.

****

“Po përgatitet lirimi i grupit Bajri, kërcënojnë Ramën me një video”

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se qeveria aktuale duhet mposhtur para zgjedhjeve të ardhshme, nëpërmjet sipas tij, të një zgjidhjeje politike.

Berisha  tha se po përgatit lirimi i Bajrave të Shkodrës.

Sali Berisha: Po përgatitet lirimi i Bajrave të Shkodrës, sepse kanë videon e Edi Ramës në lokal në Dobraç dhe po e kërcënojnë.

Artur Zheji: Cila është kjo video?

Sali Berisha: Në mbledhje me ta, në aheng

Beti Njuma: Po bëni një akuzë të rëndë

Sali Berisha:  Nuk po bëj akuzë është 100% e vëretë kjo që them unë. Kush e çoi ministrin e Jashtëm tek Safet Bajri për votën e Dukës? Ministri i Jashtëm shkoi ti kërkoj Safet Bajrit të burgosë tre ditë presidentin e klubit të Velipojës të votojë për Finon nëse nuk voton për Finon të paktën të votojë për Dukën. I premtuan Safet Bajrit ta heqin denimin e Belgjikës.

“Çështja Xhisiela”, Taulant Balla merret në pyetje nga Prokuroria

Pas akuzave nga ish-oficeri Emilajno Nuhu, teksa dëshmonte se është kërcënuar me armë në zyrë nga i afërmi i Rexhep Rrajës për të mbyllur hetimin për “çështjen e Xhisiela Malokut”, në prani të Taulant Ballës, Rraham Rrajës dhe Artur Bushit, Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot për të dëshmuar Taulant Ballën.

Mësohet se kryetari i grupit parlamentar të PS, i pyetur për këto akuza, i ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke mohuar se ka qenë në komisariatin e Krujës duke u shprehur se nuk ka lidhje me këtë histori.

“Sari Salltik”, jepet leja për ndërtimin e teleferikut

Në tjetër teleferik do të ndërtohet në Shqipëri. Pas atij në Malin e Dajtit, i radhës do të jetë në “Sari Salltik”, në malin e Krujës.
Është ky vendimi i miratuar në mbledhjen e së mërkurës në Këshillin Kombëtar të Territorit. Leje ndërtimi për ndërtimin e këtij teleferiku i është dhënë shoqërisë “Urbatrans” sh.p.k dhe ndërtimi i stacioneve dhe objekteve të shërbimit do të jenë 1 katëshe.

Shpella e shenjtë e malit të Krujës mban brenda shumë mistere. Historitë paranormale nisin në vitin 1325, kur në Krujë mbërrin nga Turqia Sari Salltiku, i dërguari i Haxhi Bektesh Veliut. Ai u vendos pikërisht në këtë vend, për të ushtruar ritet fetare larg njerëzve.

Kur shteti i shpalli luftë fesë, “Sari Salltiku” u vendos të prishej. Sekretari i organizatës së partisë urdhëron një komunist, që të shembte vendin e mirë. Pasi e prishi, ai gjeti vdekjen nga shembja e dheut.

Një tjetër nxitoi të marrë gurët e tyrbes së shkatërruar, por natën në ëndërr ishte shfaqur zëri, që e urdhëronte t’i kthente gurët në vend. Të tilla rrëfime mbeten dhe sot e kësaj dite në kufirin midis gojëdhënës dhe reales.

TELEKOM SERBIJA NË TREGUN SHQIPTAR? E MUNDSHME, POR… – Nga Zef Preçi

Për ata që kanë ndjekur politikat qeveritare dhe zhvillimet në tregjet e ndryshme në ekonominë shqiptare gjatë tri dekadave të fundit, ekziston një përgjigje edhe për pyetjen e mësipërme.

Së pari, vendet e vogla, me ekonomi të dobët dhe me legjislacion të zbatuar keq e me nivel të lartë korrupsioni si vendi ynë, përgjithësisht kanë në fuqi një kuadër ligjor dhe institucional formalisht shumë favorizues për investimet e huaja, pavarësisht nga origjina e këtyre investimeve. Megjithatë, barriera e fundit për kontrollin edhe/ose pamundësimin e hyrjes së kapitalit të huaj nga rajone apo vende të caktuara në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare, duke përfshirë edhe sektorin e Telekomunikacioneve, ka qenë përqindja e aksioneve të qeverisë shqiptare në kompanitë publike të privatizuara. Mirëpo, në rastin e ish-AMC kjo barrierë është hequr – në Tetor 2008, Kryeministri Berisha pati deklaruar se “brenda periudhës 1-vjeçare do të hiqet dorë plotësisht nga zotërimi i aksioneve në kompani dhe ndërmarrje të ndryshme”. Në vitet në vijim u shitën aksionet qeveritare tek ARMO, OSHEE, INSIG, ALBPETROL etj., shumica e të cilave rezultuan në përkeqësimin e tregjeve përkatëse dhe disa prej tyre dështuan “me sukses”, ndonëse çështjet juridike për dëmin ndaj shtetit janë ende të hapura…

Siç dihet, aksionet qeveritare në sektorët strategjikë shërbejnë si instrument kontrolli sa i takon performancës së sektorëve strategjikë, por edhe për të penguar evazionin fiskal, spekulimet në tregje, për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare etj. Nëse qeveria e asaj kohe ishte në nevojë të ngutshme për të holla në buxhetin e shtetit (cash) për të mbuluar veprimtarinë e përditshme në vend, në kushtet e kufizimeve ligjore për tavanin e borxhit publik, administrata e mëvonshme e thelloi më tej këtë proces.

Kështu, qeveria Rama në mandatin e saj të parë zgjeroi dukshëm konceptin e “investimeve strategjike” dhe rriti rolin e ministrit përgjegjës për ekonominë në përcaktimin e këtyre lloj investimeve, nxitoi në privatizimin e dyshueshëm të INSIG-ut dhe shtetëzimin po aq të dyshueshëm të OSHEE-së (ish-CEZ Albania). Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe qeveria u shfaq shumë miqësore me biznese të panjohura në vendin e tyre, por të mirëseardhura në Shqipëri, të cilat përfituan në kushte shumë të favorshme për t’u bërë pjesë të rëndësishme të sektorëve strategjikë “klasikë”, si në banka, në nxjerrjen e naftës, mineraleve etj., por edhe në sektorë të tjerë, duke përfshirë edhe përpunimin e mbetjeve përmes të ashtuquajturit “partneritet publik- privat” (PPP).

Kësaj periudhe i takon edhe rritja e dukshme e peshës së kompanive të llojit “offshore”, që gradualisht shtrinë tentakulat e tyre në ekonominë shqiptare, duke lehtësuar abandonimin e vendit tonë nga kompanitë me origjinë vendet e BE-së dhe zëvendësimin e tyre me kompani kineze, turke e ndoshta indirekt edhe nga kompani me kapital rus. Për rrjedhojë, në vendin tonë është përkeqësuar klima e biznesit, kompanitë e njohura si “brand name” e kanë të vështirë të operojnë në një treg, ku konkurrenca dhe loja e lirë e tregut nuk respektohet dhe ndërhyrjet shtetërore të shprehura në politikat fiskale të paqëndrueshme, deri edhe sigurinë fizike të rrezikuar apo në caktimin e nënkontraktorëve etj., janë kusht për të qene prezent në këtë vend…

Së dyti, duke gjykuar nga mbulimi mediatik dhe skenari i pazakontë përzgjedhur për të prezantuar interesimin e Telekom Serbija për të hyrë në tregun shqiptar përmes blerjes së aksioneve të Telekom.al, aktualisht në pronësi të Deutche Telekom, të krijohet përshtypja se një vendim i tillë është marrë dhe të gjitha palët po kërkojnë rrugët më të favorshme që të dalin të fituara nga ky proces.

Në një situatë normale, takimi i përfaqësuesve të një kompanie blerëse të aksioneve me autoritetet qeveritare nuk përbën lajm dhe është një akt kortezie dhe prezantimi dhe qeveria nuk ka asnjë arsye të shprehë qëndrimin e saj rreth vullnetit të dy palëve të huaja në një transaksion biznesi të tyre. Deklarimi zyrtar i cituar nga televizioni kombëtar “Top Channel” se “…përfaqësuesve të “Telekom Serbija” u është thënë se pavarësisht se shteti s’ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private, futja e tyre në tregun shqiptar në një sektor strategjik si telekomunikacioni, nuk është e mirëseardhur…. se hyrja e tyre në Shqipëri do të ishte krejt e papërshtatshme edhe për biznesin e tyre, pasi mund te sjellë reagime të padëshirueshme të natyrës politike”, në mos një gafë qeveritare, është një patriotizëm kallp, me të cilin jemi ndeshur shpesh këto vitet e fundit, një qëndrim i gabuar në tërësi për klimën e biznesit në vendin tonë.

Ky qëndrim konfirmon shqetësimin në rritje, sidomos nga bizneset e huaja të mbledhura në Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham), në Dhomën Austriake të Tregtisë (DIHA) etj., rreth rritjes së korrupsionit dhe ndërhyrjeve të qeverisë në jetën e biznesit. Bizneset serbe, ashtu si bizneset e çdo vendi të botes, në respekt të konventave, traktateve dhe akteve të tjera ligjore, në të cilat shteti shqiptar është palë qysh nga viti 1991, janë të lira të operojnë në tregun shqiptar, me kushtin e vetëm që të respektojnë këto akte dhe legjislacionin tjetër të vendit. Prandaj, çfarëdo pengese burokratike, gjoja në emër të ndjeshmërisë negative politike, p.sh. nga shqiptarët e Kosovës e një pjesë e atyre të Shqipërisë ndaj pranisë së Telekomit serb në vendin tonë më tingëllon si një hipokrizi e panevojshme.

Së treti, duke marrë parasysh rolin e sotëm dhe sidomos perspektiv të informacionit dhe të komunikimeve elektronike në tërësi, por edhe të faktit se në komunikimet me telefoninë e lëvizshme pleksen probleme të rëndësishme të mbrojtjes së të dhënave personale, të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, por edhe të mundësive të ndërhyrjes në proceset zgjedhore etj., mendoj se ky transaksion i shitjes së aksioneve të Telekom.al te çfarëdo palë e tretë, duhet të konsiderohet si një çështje me rendësi e sigurisë kombëtare.

Për rrjedhojë, institucionet rregullatore si AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës nuk duhet të nguten në certifikimin e transaksionit e për më tepër, së bashku me qeverinë (tashmë të informuar nga kompania pretendente zyrtare për të hyrë në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme) duhet të provokojnë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti i Republikës për të analizuar rastin e për të dhënë opinionin apo qëndrimin zyrtar përkatës për të. Përndryshe, trajtimi me dy standarde i biznesit të huaj që nga njëra anë lejon hyrjen e kompanive “offshore” edhe në sektorë të tillë siç janë bankat dhe nxjerrja e naftës, duke shfrytëzuar barbarisht resurset e vendit dhe nga ana tjetër, refuzimi nga nëpunës pa asnjë autoritet vendimmarrës i një procedure standarde që ka ndodhur dhjetëra herë edhe në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare (siç është shitja e aksioneve nga një kompani në një tjetër), e vendos qeverinë në një pozitë tejet të pafavorshme.

Shqiptarët kanë nevojë për mirëqenie, e cila bazohet në investime dhe zënie me punë dhe jo për tautologjinë e patriotizmit të dalë boje e të lënë pas nga koha. E në këtë optikë, qëndrimi parimor, serioz dhe institucional ndaj cilësdo kompanie të huaj që shfaq interes për të hyrë në tregun shqiptar, duke përfshirë edhe Telekom Serbija, i bën nder në radhë të parë shtetit shqiptar dhe vetë qeverisë së radhës.

Dritan Zagani: Do ta shohim Taotaon (Tauland Ballën) lakuriq shumë shpejt!

Rilindi Rilindia e drogaxhiut…!

-U desh te behej gjithe ajo luftë dhe sforco per ta shpetuar Sajen,

dhe per pak ia arriten qellimit,

vetem se nuk kishin parashikuar Antimafien Italiane dhe natyrisht me nenvlersuan shume mua si “kriminel” qe njof mire punen time…!

 

-U desh te behej gjithe ajo zallamahi me tere ate bum mediatik me titull Babale,

qe Goni i shkrete pa piken e fajit te shkoje me kembet e veta atje ku duhej te ishte me kohe, ketu nuk parashikuan mire vendimet e gjykatave italiane…!

 

-Per te ardhur sot tek arresti me burg per Rahman Junior, u desh gjithe ky mundim dhe gjithe kjo “babalellek” qe te pakten ky te veje ne arrest…

dhe tani po ndjekim kemba kembes oficerin qe nuk ka kryer detyren qe te shpetojmë paq te pakten Taotaon qe le name perdite me pislleqet qe ben bashkë me kriminelet e çdo ngjyre…

ketu do presim dhe pak se ketu per fat te keq nuk na ndihmon dot drejtesia dhe antimafia italiane…

por ka nje zot qe ne mos sot, mot do ta shikojm rezultatin dhe te verteten lakuriq , po aq lakuriq sa kemi pare dhe kete liderin e droguar qe me kohe…!

P.s…se ç’kam nje parandjenje qe do shohim dhe Taotaon lakuriq shum shpejt…dhe kam nje parandjenje qe shpesh shume me del e vertete…!

NJË HUMBJE E MADHE PËR FAMILJEN, KOMBIN DHE SHKENCËN – Nga FRAN GJOKA, LEZHË

 

-Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Vlora Mehmeti – Tërshani në moshën 35 vjeçare-

 

Dhimbje pa fund në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Vlora Mehmetit – Tërshani në pranverën e jetës, në moshën më të bukur, 35 vjeçare. Sa e vështirë për këtë familje, për miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën këtë njeri të mrekullueshëm që ndahet nga jeta në një moshë kur aftësitë dhe përkushtimi i saj janë në kulmin e mundësive për arritje të larta shkencore, shkencëtarja shqiptare, Vlora Mehmeti – Tërshani, e cila sot përkujtohet me lotë e dhimbje.

Familja pret miq në këtë përvjetor të dhimbshëm…  ishte 1 vjetori i ndarjes nga jeta.  Pas ndarjes nga jeta ka marrë “Mirënjohje” nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”. Për  Vlorën kanë folur shumë njerëz, janë shkruar dhe shumë poezi. Kjo ditë mbart një peshë të madhe, një emocion të fuqishëm, të cilën është e vështirë ta përballojnë familjarët e saj, veçanërisht nëna e saj, motrat dhe babai. Por nëna duket shumë e prekur, e ka dhimbjen thellë në shpirtin e saj. Duhet kujdes me të… familjarët kanë shumë incizime nga aktivitet e saja, por nuk mund t’i nxjerrin në këto momente, nuk mund t’i shikojnë, sepse nuk i përballojnë dot emocionet e fuqishme të dhimbjes.

Vlora kishte arritur formimin e saj shkencor dhe profesional në mënyrë të shkëlqyer dhe kur ishte renditur ndër njerëzit exelentë, në radhët e shkencëtarëve me emër në botë në fushën e farmaceutikës ndodhi kjo fatkeqësi. Është e trishtueshme kur mendon se ajo vajzë shqiptare nga Kosova, e lindur me 20. 03. 1982, në fshatin Beçiq të Drenicës, Komuna e Vushtrrisë, nuk jeton më fizikisht. Vërtetë u bë një vit nga humbja e kësaj jete të re, por emri dhe vepra e saj jeton jo vetëm nëpër sirtarët e akademive, por në zemrat e gjithkujt që e njohur. E çuditshme jeta! Njerëzit lindin dhe ndahen nga jeta, por mosha dhe aftësitë e Vlorës nuk kishin arritur në atë pikë që të largohej kështu, duke lënë pas emrin, aftësitë, virtytin e lartë dhe dhimbjen në shpirtin tonë. Ajo duhej të jetonte, sepse i tregoj botës vlerat e saj. Ajo ishte e para dhe e vetmja nxënëse emigrante, që në gjithë historinë e gjimnazit në Vjenë nuk e përsëriti klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës, por arriti që të vazhdonte dhe ta mbaronte gjimnazin me rezultate të larta dhe në një kohë rekord, duke u cilësuar për këtë një rast i veçantë në historinë e këtij gjimnazi. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë si një ngjarje e madhe.

Vlora ishte bijë e një familje arsimdashëse dhe atdhedashëse. Babai i saj, Hazir Mehmeti ishte ndër profesorët e parë të Biologjisë në Drenicë dhe Kryetar i shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Në vitin 1988, pas rrethanave të reja të krijuara në Drenicë, pjesën e mbetur të gjimnazit që kishte filluar në Vushtrri, Vlora e vazhdoi në gjimnazin “Schoppenhauerstrasse, BRG 18” të Vjenës.

Arritjet e kësaj vajze shqiptare nisën herët. Me aftësinë, këmbënguljen dhe pasionin e saj përfundoi fakultetin e Farmacisë me arritje të larta në kryeqytetin austriak, Vjenë. Gjithashtu Vlora mbrojti dhe Temën e Magjistraturës në Tokio të Japonisë me Profesorin e njohur japonez, shkencëtar në fushën e tij, Asakawa Yoshinori, në gjuhën angleze, duke arritur të vlerësohet me notë të lartë, nga një paraqitje dinjitoze me një mbrojtje të shkëlqyeshme, ku la mbresa të veçanta nga ekipi që monitori mbrojtjen e Temës së kësaj vajze me ambicje shkencore dhe profesionale në rrugën e nisur tashmë nga ajo dhe që kërkonte t’i shkonte deri në fund, jo vetëm përgatitjes shkencore dhe profesionale, por dhe zbulimeve të reja në këtë fushë.

 

 

Kjo vajzë shqiptare, shkencëtarja kosovare, vazhdoi të punojë në Universitetin e Vjenës, në sektorin e njohur laboratorik për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën mikrobiologjike. Puna e saj shkencore dhe hulumtuese i dha të drejtën që ajo të prezantojë Universitetin e Vjenës në disa Kongrese Botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë dhe mikrobiologjisë, ku mori vlerësime të larta për rezultatet e saja të arritura hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore me plot dinjitet shkencor dhe siguri profesionale.

Studimet e doktoraturës i ka përfunduar në shtator të vitit 2016 në drejtimin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Vjenës dhe Austrisë në përgjithësi.

Vlora, nga përfundimi i studimeve në Vjenë, punonte në Universitetin më të vjetër në hapësirën gjermanofolës edhe njërin ndër universitetet më të mëdhenj në Evropën qendrore, Universitetin e Vjenës. Ajo ishte e angazhuar si punëtore shkencore në Departamentin për Ekogjenomikë dhe Systembiologji (Department of Ecogenomics and Systems Biology), në sektorin laboratorik të njohur për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën e biologjise molekulare në botë.

Paisja e saj me dijet shkencore, me metodat e kërkimit shkencor, aftësia për të punuar dhe hulumtuar në këtë fushë ku ajo u kualifikua, i dha asaj krenarinë dhe dinjitetin shkencor dhe përfaqësimin e kombit të saj shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke treguar kështu se kombi ynë është komb me vlera dhe tradita, ashtu siç ka patur në histori shembuj të tjerë në të gjitha fushat e jetës. Prandaj puna shkencore afirmative e studiueses kaq të re shqiptare tregon se është një shembull që duhet ditur dhe nga gjenerata e re dhe meriton vlerësimin maksimal nga të gjithë, për t’u bërë një shembull udhëheqës në të ardhmen e tyre për ambicje të reja profesionale dhe shkencore në rrugët e tyre në jetë.

Duhet theksuar dhe mësuar nga të gjithë brezat e ardhshëm shqiptarë se Vlora Mehmeti –Tërshani u lind në fshatin Beçiq (Besnik) të Drenicës, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në Vushtrri, Gjimnazin dhe Universitetin në Vjenë, gjithmonë me sukses të shkëlqyesheme. Vlora bëri histori në gjimnazin “Schopenhausesstrasse BRG 18 të Vjenës dhe në historinë e këtij gjimnazi është e para dhe e vetmja nga nxënësit e ardhur, e cila nuk e përsëriti klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Pra, ajo vinte nga një familje e thjeshtë shqiptare e Kosovës, me një edukim dhe personalitet të formuar, por mbi të gjitha me një dëshirë dhe vullnet të pamposhtur drejt dijes. Dija, kultura dhe edukata nuk janë monopol i familjeve “aristokrate”, por janë “pronë” e atyre që duan dhe dinë të punojnë me vullnet dhe dashuri për të arritur objektiva.

Lajmi i hidhur i vdekjes së saj para një viti pati tronditur jo vetëm familjen e saj të nderuar, por gjithë opinionin shoqëror e kombëtar, gjithë botën shkencore akademike, që e njohën dhe e kuptuan se kush ishte Vlora Mehmeti – Tërshani. Kjo ishte një humbje e thellë për familjen, që gjithë jetën punuan ndershmërisht për të edukuar dhe formuar fëmijë, të cilët do të ishin e ardhmja e plotësuar edukative dhe shkencore e shoqërisë. Ky lajm i dhënë nga stomatologu,  Xheladin Ujkani, njëherësh drejtori i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, përfaqësuese e së cilës organizatë për Austri ishte edhe e vetë e ndjera, tronditi gjithë kombin dhe botën shkencore – akademike.

Punimet e saja shkencore janë botuar në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore dhe janë vlerësuar në të gjitha qarqet akademike – shkencore si hulumtime shkencore të suksesshme. Ajo ka qenë edhe bashkëpunëtore profesionale dhe përfaqësuese e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” në Austri.

Dhe z. Enver Hoxha, ministër në qeverinë e Kosovës, gjatë ngushëllimit të familjeve Mehmeti e Tërshani para një viti, mes të tjerash, tha: “Humbja e një shkencëtareje kaq të zellshme është humbje e madhe për kombin e shkencën në përgjithësi.  Të kryesh Doktoratë në UN e Vjenës do shumë mund e sakrificë, andaj Vlora, me rezultatet e hulumtimeve të saj, ishte e nivelit evropian e botëror. Puna e saj shkencore do shkëlqejë bashkë me kujtimin e përhershëm për Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani.” Dhe ne, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të kësaj vajze të re shkencare, shprehim ngushëllimet tona për familjet Mehmeti nga Vushtrria dhe Tërshani nga Shtimja për këtë humbje kaq të madhe familjare, kombëtare dhe shkencore.

Të frymëzojmë njerëzit dhe të frymëzohemi prej tyre – Tetori Gjerman 2018

Frymëzuar nga njerëzit – Me këtë moto zhvillohet sivjet edicioni i 12-të i Tetorit Gjerman në Tiranë. Teatër, letërsi e risi të tjera.

Tetor 2007. Orkestra “Henrich Heine”,  Düsseldorf, e mirënjohur në Gjermani për instrumentistët e saj virtuozë jep koncert në Tiranë me simfonitë e Beethoven-it. Muzika magjike e të së famshmes “Sonata nën Dritën e Hënës”- Mondscheinsonate – hap siparin e Tetorit të parë Gjerman në Shqipëri. Gjermania zgjodhi jo rastësisht, që Tetori gjerman të niste jetën e tij në Shqipëri në vitin 2007, në20 vjetorin e rivendosjes së marrdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Nga njëri vit në tjetrin, Tetori Gjerman u shndërrua në një ngjarje të bukur kulturore, argëtuese, me mundësi njohjesh të ndërsjellta, shkëmbimesh artistike e kulturore mes dy popujve, nënjë ngjarje që është tanimë simbol i miqësisë gjermano-shqiptare, me një vend të pazëvendësueshëm në jetën kulturore të dy popujve.

Frymëzuar nga njerëzit – Tetori gjerman 2018

Me këtë moto zhvillohet sivjet edicioni i 12-të i Tetorit Gjerman. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Suzanne Schütz, tregon domethënien e këtij lajtmotivi. “Të frymëzojmë njerëzit. Kjo është moto e politikës së jashtme gjermane për ҫështje të kulturës dhe arsimit. Synojmë të mobilizojmë njerëzit dhe nga ana tjetër, ne vetë të frymëzohemi prej tyre. Përmes aktiviteteve të shumta dhe të larmishme dëshirojmë të ofrojmë mundësi për aftësi krijuese dhe ide të reja, të nxisim dialogun dhe diskursin, të shijojmë dhe vlerësojmë artin, si të tillë.”

Çfarë mesazhi jep sot lufta dhe pajtimi mes popujve fqinjë?

Teatër, balet, film, muzikë, kulinari gjermane dhe shqiptare, diskutime për tema aktuale politike, ekonomike, shoqërore në të dyja vendet. Absurditeti i luftës, dobia e paqes dhe pajtimit vjen te publiku shqiptar përmes premierës së pjesës teatrale “Dogfall” e shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur australian Caleb Lewis, fitues i shumë ҫmimeve, vënë për herë të parë në skenë në Australi në vitin 2007.  Ngjarjet vendosen në Luftën e Parë Botërore. Është viti 1916. Zhvillohet beteja në Somme, Francë, më e madhja e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor dhe më e përgjakshmja në historinë njerëzore me rreth 1 milion të vrarë.

Ushtritë e Francës dhe Perandorisë Britanike sulmojnë Perandorinë Gjermane. Dy ushtarë, Will dhe Jack, përpiqen të mbijetojnë dhe t’i shpëtojnë luftës, atje në bunkerin e tyre. Por beteja vazhdon. Vendin e një armiku, e zë një tjetër. Dhe pastaj fillojnë të bien qentë. Nga beteja në Somme, tek ajo në Stalingrad, Vietnam apo Kuvajt kjo pjesë teatrale paraqet absurditetin e luftës dhe të një botë të kthyer kokëposhtë.

E pyetur ngaDW në Tiranë, për risitë e edicionit të sivjetëm të Tetorit Gjerman, Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz tha se “premiera e kësaj pjese teatrale në Shqipëri është një bashkëpunim mes ambasadës gjermane dhe asaj franceze. Ajo vihet në skenë në kuadër të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Shfaqja do të nxisë diskutime të shumta. Eshte një aktivitet që tregon sesi ne, Gjermania dhe Franca, kemi  gjetur rrugën e kapërcimit të armiqësive mes nesh. Përballja me të kaluarën historike si në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Francës apo me të shkuarën e Shqipërisë është trajtuar herë pas herë.”

Albanien Tirana Susanne Schütz deutsche Botschafterin im DW Interview Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz

Kultura – më shumë se muzikë dhe art

Enrico Günther, Drejtues i Sektorit të Kulturës dhe Shtypit, në Ambasadën Gjermane në Tiranë  zbulon edhe një këndvështrim realist të shkëmbimit kulturor gjermano-shqiptar.

“Kultura është shumë më tepër se thjesht muzikë, art, letërsi, balet, kinematografi etj. Në të bën pjesë edhe kulinaria. Në këtë edicion të Tetorit gjerman dy  shefa kuzhine, të teknikës „slow food, njëri nga Bremen dhe tjetri nga Tirana, do të prezantojnë gatime të kuzhinës gjermane dhe asaj shqiptare dhe më pas sekretet e tyre të gatimit do t’i ndajnë me gjeneratën e re të kuzhinierëve nga shkolla profesionale e Kamzës”.

Por ka edhe më tepër: si të zbulojmë dhe denoncojmë Fake News? Cilat janë stereotipet në të dyja shoqëritë lidhur me rolin e burrit dhe të gruas? Si mund të angazhohet rinia dhe të ketë një qëndrim qytetar aktiv në shoqëri? Çfarë përvoje mund t’u japë shkrimtarëve të rinj në Shqipëri një shkrimtare e njohur gjermane si Sandra Hoffmann? “Dëshërojmë të krijojmë hapësira diskutime me të rinjtë shqiptarë, kërkojmë të ngrejmë ura komunikimi mes  njerezve përmes aktiviteteve të Tetorit Gjerman 2018, ” thotë Enrico Günther.

Tetori Gjerman 2018 e hap siparin të premten, më 5 shtator me Ditën e Informacionit për mundësitë e  studimit, bursave dhe praktikave në Gjermani per shqiptarët. Për të gjithë dashamirësit, të apasionuarit për kulturën, artin dhe arsimin gjerman, për gjithë ata që duhen të të bëhen pjesë e diskutimeve, mund të gjejnë  programin e detajuar të Tetorit Gjerman 2018 në www.tetori-gjerman.com

Sherr në sallën e gjyqit, avokatja Eni Çobani ‘përfundon’ në polici

Avokatja e njohur Eni Çobani është përfshirë sot në një debat gjatë një seance gjyqësore, ndërsa ka përfunduar në polici për sqarim. Teksa përfaqësonte në sallën e gjyqit në Gjirokastër, Merushe Makrin, Çobani ka nisur një konflikt verbal me ish-nusen e klientes së saj, Rudina Islamaj. Kjo e fundit ishte ajo që denoncoi kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, duke i bërë një kamer të fshehtë, ndërsa e akuzoi për ngacmim seksual.

Ky ‘precedent’ i Ismajlit ka bërë që Çobani që në nisje të seancës të kërkonte që ndaj gruas të ushtrohej kontroll, nëse kishte ndonjë përgjues me vete. Kaq mjaftoi që mes tyre të niste një debat verbal. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Çobani i është drejtuar se; “Nga unë nuk do të shpëtosh kurrë, deri sa të jem gjallë”. Fill pas këtij debati, avokatja Çobani ka shkuar në polici, ku është sqaruar për sherrin në fjalë.

Rudina Islamaj është në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj, Merushe Makrin, pasi kanë një konflikt për çështje pronësie. Kujtojmë se Merushe Makri, në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj, sherr që u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq” që drejton Eni Çobani. Gjatë emisionit, vjehrra akuzoi ish-nusen se e kishte dhunuar dhe nxjerrë forcërisht nga banesa e saj.

“Kosova djepi i Serbisë”, Bushati i përgjigjet Daçiçit: Nuk i bën nder askujt kjo retorikë e vjetër

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”

Bushati në fjalën e tij bëri thirrje për dialog, por tha se  ka tendenca për të sjellë Milloshevicin në kohët e sotme dhe po bëhet një retorikë e shekullit të 19.

 

“Një çështje tjetër që bashkëpunojmë është në lidhje me procesin  e Berlinit. Dhe këtu kam parasysh jo vetëm axhendën e ndërlidhjes por dhe me bashkëpunimet për fushën rinore. Ka serish shenja që vendet tona, Serbi dhe Shqipëri të kalojnë plagët e së kaluarës.

 

Më bëri përshtypje një deklaratë e mikut tim Ivica Daçiç, që ja marrim dhe këngës pas një lodhje të madhe në punë gjatë gjithë ditës. Përpara dy muajsh homologu im kishte thënë: ‘Kosova është djepi i Serbisë dhe shqiptarët jashtë atdheut”. Kjo retorikë e shekullit të 19 nuk i bën nder procesit të anëtarësimit dhe pajtimit mes popujve”, tha Bushati në këtë takim.

Shqipëria merr 500 milionë euro borxh

Shqipëria iu drejtua për herë të tretë tregjeve ndërkombëtare të kapitalit, duke lëshuar një Eurobond me afat maturimi 7 vjeçar përmes të cilit ajo siguroi një hua prej 500 milionë eurosh, me një interes prej 3.55 përqind. I gjithë procesi u ndoq nga tri banka të huaja që luajtën rolit e ndërmjetësit, amerikania City Group, italiania Banca Imi, dhe francezja Société Générale, të cilat muajt e fundit kontaktuan me investitorë potencialë duke prezantuar karaketristikat e Eurobondit.

Hera e fundit që Shqipëria doli në tregjet ndërkombëtare ishte në 2015, ku mori një hua prej 450 milionë eurosh me një interes prej 5.75 përqind, dhe afat maturimi 5 vjeçar. Përmes huasë së tanishme, qeveria synon të shlyejë 200 milion euro të mbetura nga huaja e parë, ndërsa pjesa tjetër prej 300 milionësh do të përdoret për të mbështetur financat e brendshme.

Përmes një statusi në Facebook kryeministri Edi Rama duke bërë krahasimin mes Eurobondit të 2015 dhe atij aktual, shkruan se “tregjet u përgjigjën qartë. Shqipëria nuk shihet më si risk, po si një investim i sigurtë e premtues”. Por deputetja demokrate Jorida Tabaku reagoi duke deklaruar se kryeministri Rama “merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjecarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma! Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%.”.

80 VJET NË PRITJE…! – Nga Ramiz LUSHAJ

Pamje nga Protesta e Tropojës e Hasit për Rrugen Kam Qafë Prushi

Ishte viti 1938 atëherit kur italianët, për interesat e tyne, e ndërtuan “Rrugën e Kromit” nga Kami në Qafë Prushi e, përté, drejt Kosovës. Italianët e banë shumë mirë këtë auto-rrugë malore, me taban të fortë, shumë të fortë, aq sa specialistët e Tiranës, para disa vitesh, kur erdhën për studimin e saj për rikonstruksionim, thanë zyrtarisht se “urat qenkan më të mira se tonat”.

Sivjet bahen 80 vjet në pritje, në nji pritje tejet të gjatë për asfaltimin e saj…! Ndërkohë, shteti i ri i Kosovës e ka të asfaltueme ma së mirit rrugën e vet nga Gjakova deri në Qafë të Prushit. Po çka po bá Shqypnia Nanë që këtë rrugë brenda kufijve të vet e (para)sheh me “synin e njerkës”, e lenë në fatin e vet të keq, si të ishte rrugë e bombardueme nga Lufta I apo e II Botnore apo ngjashmërisht me ato rrugët në “provinca të ISSI-it” në Siri !

A thue moj Qeveria jonë e Tiranës zyrtare ende dhe në këtë Shekull të Ri po duhet me mbetë si në Kohën e Luftës së Ftohtë, të Perdes së Hekurt, me dy realitete të tilla infrastrukturore sikur të ishim ende “Dy Botë”(!) Sepse, Kosova, e ka (ri)asfaltue në standarde të mira Rrugën nga Gjakova në Qafë Prushi. Sepse, Shqipëria, rrugën nga Qafë Prushi në Kam e ka lanë si një “rrugë mesjetare”!
Gjithato fshatna nga Njësia Administrative e Bytyçit (Tropojës) e Njësia Administrative Golaj (Hasit) përgjatë kësaj Rruge Ndërkombëtare e Ndërkufitare kanë mbetun të izoluem keqas në/me komunikim rrugor normal (!). E kjo trevë ka mbetun sikur të ishite një “Oaz”. Po, po. Kjo zonë gjeo-administrative: me njerëz të fismë, e pasur me krom, mjaltë trumze, etj., ka mbetun si “Oaz”, sepse gjithkahit rrethatohet prej “Shkretëtirës” ndaj Saj. Prej “Shkretëtirës” edhe ANTI-SHTET (se Shteti Ynë duhet me mbrri edhe deri te kjo Rrugë, në këto Zona të këtyne dy Bashkive Shqiptare). Prej “Shkretëtirës” edhe ANTI-VERI (edhe kundër kësaj pjese gjeo-administrative të Veriut Shqiptar) !

Kjo rrugë prej Kamit në Qafë Prushi prejce nga koha e ndërtimit të saj ishte e mbetet nji RRUGË NDËRKOMBËTARE, edhe RRUGË NDËRKUFITARE. Si e tillë, në çdo shtet normal, në çdo komb atdhetar, duhej të merrte përparësi të madhe deri në prioritet absolut projekti real për asfaltimin e saj, çka nuk e ka bá astenji Qeveri në këtë një çerek shekulli të Demokracisë në Tranzicion, të Tranzicionit të tejzgjatur të kësaj Demokracie ende të vonuar!

Biles, kjo Rrugë malore nga Kami në Qafë Prushi duhet të mos jetë nji-kalimshe si deri më sot, po mund e duhet të bahet dhe dy kalimshme për të nesërmen e vet (me përjashtim të “urave italiane” të vogla të saj), në të cilën lëvizin shumë makina, pavarësisht se shpejtësinë e kanë disi të vogël, nja 30-40 km/orë.

E thanun botnisht, vërtetësisht, kjo Rrugë Ndërkombëtare e Ndërkufitare, me nji status të tillë, asht e vetmja rrugë e damtueme kësisoj dhe e pa asfaltueme astenjiherë, krahasimue dhe me te tana shtetet e BE-se e të NATO-s, biles dhe me ato shtete si Shqipëria që i përkasin botës euro-atlantike.

Ky rekord i çmendur, çmenduria e këtij rekordi, duhet me na ba jo vetëm bytyçasë e hasjanë, po kush i thotë vetes shqiptar i vërtetë për me u ankimue me peticione e me trokitë me delegacione nga Bytyçi e Hasi, nga Qarku i Kukësit, prej gjithkahit ka Shqiptari, si në përfaqësitë e BE-së e të NATO-s në Tiranë, po dhe dekteri drejtuesve të tyre superior në Bruksel e në Uashington.

Si mundet të rrijë në NATO e të hyjnë në BE një shtet si Shqipëria kur e ka në territorin e saj një rrugë të tillë Ndërkombëtare e Ndërkufitare të lanun e të mbetun në një gjendje të tillë si kjo Kam-Qafë Prushi?!!

Për këtë Rrugë Ndërkombëtare e Ndërkufitare Kam-Qafë Prushi po keq-duket se nuk ia ka ndie as të Djathtës dhe as të Majtës, as politikisht dhe as shpirtnisht. Kurrnjiherë. Kurrkush. Edhe kur e Djathta erdhi në Qeverisje me devizën elektorale: “Me Ne – fitojnë të Gjithë”, u keq pá se kjo Rruga Kam-Qafë Prushi nuk fitoi kurrgja! Asgja, prá ! Edhe të Majtës në qeverisje aktuale, duke ia perifrazuar devizen e saj elektorale në veprimtarim, duhet thanë realisht se kjo Rruga Kam-Qafë Prushi “nuk ashtShqipëria që duam”! Përkundrazi: mjerisht, asht Shqipnia që nuk e duam!

Tashti, me sa duket, ka mbetun për me thanë: Zoti e báftë ma mirë, se kësaj Rruge nga Kami në Qafë Prushi nuk po i del kurrkush Zot ! As Bashkia e Tropojës. As Bashkia e Hasit. As Prefektura e Qarku i Kukësit. As deputetët e djeshëm e të sotëm të Qarkut të Kukësit. Deri tashti: Askush.

Me të thanunat e tyne, me premtime prej tyre, kjo Rrugë Kam-Qafë Prushi do ishte krye kaherë, nji herë e mirë, përgjithmonë. Po fjalët iu kanë mbetë rrena. E rrenat janë të shumta e të mëdha. Të stërgjatuna janë. Edhe ma të mëdha se vet Rruga Kam-Qafë Prushi. Edhe se vet Rruga që të çon te Qeveria e Tiranës. Edhe te selia e PS-së dhe e PD-së në Tiranë (!)
E, së fundit, në Elektoriadën Parlamentare të Qershorit 2017, bash në Zogaj, bash te kjo Rruga Ndërkombëtare e Ndërkufitare Kam-Qafë Prushi, para banorëve të fismë të Bytyçit, Mimi Kodheli, deputete aktuale e Qarkut të Kukësit, fjala-tha, tekstualisht: “Në të gjitha takimet që kam bërë në fshatra të Qarkut të Kukësit këto ditë, nuk kam premtuar, por po ju premtoj se rruga do të asfaltohet nga Qeveria jonë brenda vitit 2018”. A thue edhe kjo asht Rrenë, një nga ato Rrenat e rradhës për këtë Rrugë të Veriut Shqiptar, të zhvillimit e komunikimit ndërshqiptar Shqipëri-Kosovë?! E, në koft Rrenë e Rrenave edhe kjo fjalëdhanie a ka me i ndryshue ndopak mimika deputetes tonë, Mimi, qëndrimi i saj ndaj fjalës së vet, ndaj zonës së vet elektorale?!

Shpesh herë në këtë çerek shekulli, kur ka pasë “zgjedhje të mëdha elektorale”, kur ka ardhë ndonji i madh si ministrja Kodheli e Mbrojtjes, (ka’i’herë edhe firma e banorë vendas) e kanë “rregullue e rrangullue këtë rrugë”(!) tue i hedhun diçka si çakull e gurnajë, edhe asish: ranore. Po ky asht kujdesi ma i vogël dhe, njëherash, “shashka elektorale” apo ndër “shakatë e shekullit shqiptar” (!)

Mue më vjen keq me thanë se asht dhe një nga “fyerjet ma të mëdha të shekujve shqiptarë” ndaj bytyçasve e hasjanëve të fismë, të sojshëm, të mirë.
Prandaj po më duhet me lëshue ofshamë pa të shamune: O rob të Zotit e të Shtetit, çka báni kështu, he ju marroftë Zoti e Populli…!

E çka po qitni kur të mundeni e si të mundeni guralecë e ranacoke përgjatë kësaj Rruge Ndërkombëtare e Ndërkufitare, ndërkohë që ju ia merrni kësaj treve veriore te tanë gurët e çmuar të nëntokës së tyne, gjitha kromet e saj, krejt “arin e saj”. për me i shitë përfitueshëm në miliona euro në tregje të Europës e të Azisë!

“Politika shkretëtirë” e Shtetit tonë Shqiptar ndaj saj, ndaj kësaj treve historike e ekonomike, si e thamë, e ka lanë si “Oaz”. E, tashti, Shteti po don dhe po e lenë për me u shkretanue kjo trevë, me u ba e shkretë…!

Ndërkohë, banorët e kësaj treve të Veriut Shqiptar, si e kanë thanë dhe të huajt, “ecin me kambë mbi flori”, po me çka po shohim në ditë të sodit, po e kanë të vështirë të lëvizin edhe me makina malore Rrugës së tyre Ndërkombëtare e Ndërkufitare!
E, përndryshe: kjo trevë në dy anët e Rrugës Ndërkombëtare e Ndërkufitare prej Kami në Qafë Prushi, në dy Njësitë Administrative Bytyç e Golaj (e përskej tyne, si Rrogam, etj.) thonë se i jep dy të tretat (2/3) e prodhimit të të gjithë kromit të Shqipërisë tonë në Zhvillim pa kthim. E kthyeme në vlerë monetare, thonë gojët e letrat e zyrave e të shtypit, se ky Shteti Ynë i fitoka 40 milionë euro nga tregtia e kromit të kësaj treve veriore krombajtëse.

Epo, ky Shteti Ynë, ky Shteti i Tiranës, në koftë se asht Shtet edhe i bashkive të Tropojës e Hasit, i Qarkut të Kukësit, i këtyne dy Njësive Administrative të Kromit Shqiptar, në koftë se asht Shtet Shqiptar e Euro-Atlantik, le ta japin veç gjysen, këtë gjysmen e 40 milionshit në Euro, për këtë Rrugë. Çka i bie të jenë nja 20 milionë Euro për me i asfaltue 20 kilometrat e Rrugës Ndërkombëtare e Ndërkufitare nga Kami në Qafë Prushi.

E çka po them une, o miq: po me 20 milionë Euro kjo rrugë do të bahej nga Rrugët ma të mira të Globit. Po Shteti Shqiptar, Qeveria e Tiranës, le të japin fonde sa më e bá këtë Rrugë Kam-Qafë Prushi nji rrugë të mirë, nga ma të mirat. Po, veç ama, mos e bani si Rrugën Kombëtare nga Kami në Qafë të Luzhës. Se, n’u báftë sakate e çaraveshane si kjo Rrugë, atëherit ma mirë mos me u bá hiç, me e lanë qysh ásht, aty ku ásht, me e lanë në fatkeqësinë e vet, me mbet’ si fatkeqësi edhe e jona, si nji fatkeqësi lokale, ndërkufitare e (ndër)kombëtare.

E, në mos e bafshi këtë Rrugë, o qeveritarë të Tiranës: Zoti ju marroftë! Amin!

Letra zyrtare të Qeverisë së Tiranës, instanca të saj, e kanë të shenjueme këtë Rrugë, si nji “rrugë e keqe…”, prandaj, tashti, asht Koha e Buxhetit të Ri të Shtetit, i pritshmi i 2019-tës, për me e bá ma të mirë, mos me e lanë qysh asht, në këtë gjendje të jashtëzakonshme. Asht koha për me ia dhanë fondet e duhuna, të meritueme e të vonueme, për asfaltimin e saj me standarte bashkëkohore. Pasi, dhe banorët përrreth e përgjatë saj janë Shqiptarë, se edhe kjo trevë veriore asht Shqipëri. Se Shqipërinë duhet ta bajmë Shqipëri edhe në/me histori, në/me kulturë, me nji zhvillim ekonomik gjithëhapësinor të saj, edhe me Rrugën Kam-Qafë Prushi.

Psikiatri: Ja pse Xhisiela nuk është në gjendje të japë shpjegime

Xhisiela Maloku është dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe për këtë ka mjaft prova, duke nisur nga gjuha e saj trupore, e parë mbrëmjen e djeshme në dy intervistat televizive të dhëna prej saj.

Është ky konkluzioni i psikiatrit Neli Demi. I ftuar në rubrikën Opinion në News24, Neli u shpreh se vajza nuk është në gjëndje të japë një shpjegim të qartë të asaj që ka ndodhur dhe se dukshëm sipas tij, mbi të është ushtruar dhunë e vazhdueshme.

“Vajza nuk është në gjendje t’i shërbejë publikut për këtë fenomen që ka tërhequr publikut pasi barra për të sqaruar këto gjëra nuk i takon asaj. Ajo dhe familja e saj duhet të merret në mbrojtje për të krijuar një ambient që të lehtësojë gjëndjen psikologjike të vajzës.

U bënë shumë analiza për përgjigjet kondradiktore, por nuk është çudi kur je  brenda ciklit të dhunës, se bëhen dhe për të mbrojtur veten pas frikës ekstreme.

Vura re te Xhsiela një persion të jashtëzakonshëm nga gjuha e saj trupore. Thashë që ka nevojë për ekzaminim të hollësishëm, që duhet të ishte një nga hapat e parë për të krijuar ambient të sigurtë për personin.

Nëse këto hapa nuk ndërmerren, nuk shoh ndonjë pritshmëri pozitive lidhur me gjendjen e saj psikologjike”.

Sipas jush ka fshehur dhunën se ndihet e kërcënuar?

“Në rast se marrim të mirëqenë të gjitha denoncimet, është e qartë si drita e diellit se tani ajo është e dhunuar dhe po e fsheh atë dhënë si pasojë e një presioni të vazhdueshëm mbi të, nga disa persona, jo vetëm nga ish-i dashuri i saj.  Bërja publik e këtij rasti jep mundësinë për të ndërhyrë, për të bërë ndryshime, për t’u marrë masa,” tha Demi./Gazeta Express

Panorama – Dosja e Prokurorisë, çfarë ndodhi në hotel, Rexhepi: Nuk do të të vras, do të të plagos, dua që të vuash…

EVA DELIA/ Në kërkesën e Prokurorisë së Krujës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, renditen të gjitha provat, faktet penale dhe dëshmitë që konfirmojnë dhunën e përndjekjen ndaj Xhisiela Malokut.

Gazeta “Panorama” publikon dosjen e plotë të Prokurorisë, ku ndër të tjera pasqyrohet edhe dëshmia e të arrestuarit, 24-vjeçarit Rraja, dhënë në organin e akuzës një ditë para se të përfundonte në qeli. Ai ka mohuar gjithçka.

Madje, edhe pasi është njohur me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, ku përcaktoheshin shenjat e dhunës dhe djegies me cigare, Rexhep Rraja thotë se nuk ia ka shkaktuar ai, por mund t’i ketë marrë diku tjetër. Sa i përket një debati në rrugë, për të cilin Xhisela Maloku bashkë me të motrën kanë lajmëruar Policinë, ai shfajësohet duke thënë se vajzat po bënin manovra me makinë në rrugë, duke i rrezikuar jetën, por ai nuk i ka njohur.

Më pas ka debatuar në rrugë, pasi janë ndaluar makinat. Nga ana tjetër, Xhisela ka rrëfyer me detaje dhunën dhe kërcënimin në hotel “Boçi”, pamjet e kamerave të sigurisë së të cilit janë administruar si provë nga oficeri Emiljano Nuhu. “Nuk do të të vras, do të të plagos, dua të vuash, jo të vdesësh”, deklaron Xhisela t’i ketë thënë Rexhep Rraja pas një sms-je që i kishte dërguar shoqja e saj, nga i cili ka marrë shkas dhuna.

Më pas ajo thotë se ka dalë para nga hoteli dhe Rexhepi e ka përqafuar duke i kërkuar falje. Kjo provohet edhe nga pamjet filmike, ora e të cilave përkon me atë që deklaron e dëmtuara.

 

KËRKESA E PLOTË E PROKURORISË SË KRUJËS PËR ARRESTIMIN E REXHEP RRAJËS

Më datë 23.07.2018, nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë janë përcjellë materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Rexhep Rraja. Lidhur me këtë fakt, kjo Prokurori ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal.

Nga aktet e administruara në procedimin penal rezulton se: Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.

Konkretisht, shtetasja Xhisela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës, fillimisht më datën 21.07.2018, pranë Komisariatit Nr.3 të qytetit të Tiranës ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

Më datën 21.07.2018, përpara oficerit të Policisë Gjyqësore në Stacionin e Fushë–Krujës, shtetasja Xhisela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë, pasi gjithçka është bërë për motive xhelozie.

Po më datë 21.07.2018, sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr.371 të vitit 2018, në ngarkim të oficerit të Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi është regjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 atë të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin preferencial në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja.

Gjithashtu rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të shtetasit Rexhep Rraja. E ripyetur lidhur faktin penal, më datë 23.07.2018 viktima Xhisela Maloku shprehet se në vazhdimësi përndiqet nga ana e shtetasit nën hetim Rexhep Rraja dhe se më datë 19.07.2018, pasi është telefonuar nga ana e të hetuarit në mënyrë konsistente dhe janë takuar në vendin e quajtur Hotel “Boçi”, me vendndodhje në rrugën e Rinasit, hotel në të cilin i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës.

Sapo janë futur në dhomë, personi i hetuar ka filluar të ushtrojë dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të vras këtu”. Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi shoqëror i saj, konkretisht nga shtetasja Suela Z.. Këto kërcënime i hetuari i ka vazhduar për 15 minuta, duke i thënë viktimës “nuk do të të vras, do të të plagos. Dua të vuash e jo të vdesësh direkt…” Më datë 20.07.2018 viktima është paraqitur pranë Komisariatit Nr.3 të qytetit të Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit.

Fjalët e Xhesielës, pjesë e skenarit të përgatitur nga përdhunuesit e saj – Nga Andi Bushati

Ka një serë episodesh nga dy intervistat e Xhisiela Malokut që tregojnë se ajo vetëm fizikisht ishte në studiot e “Opinion” dhe “Open”. Fjalët e asaj 25 vjeçareje të marrë peng, ishin pjesë e skenarit të përgatitur nga përdhunuesit e saj. Dhe këtu fjala nuk është për versionin qesharak se ajo herë pas here, ashtu sikurse i dashuri i saj, vetëdigjeshin me cigare. Fjala nuk është as tek gënjeshtra e shëmtuar se shenjat e dhunës ishin si pasojë e një aksidenti të mëparshëm me makinë (kur ajo ka shkuar menjëherë të bëjë ekspertizën mjeko ligjore).

Po ka disa detaje më të vogla që atë e nxjerrin zbuluar.

Që kur dha intervistën e parë, u hapën fjalë se Xhisielën e shoqëronin deri në studion televizive përdhunuesit e saj.

Kjo u vërtetua edhe të hënën në mbrëmje në “Open”.

Ndërkohë që ajo, pjestare e një familje ku dy motrat janë të papuna dhe ku jetojnë vetëm me pagën e nënës, deklaroi se kishte vajtur nga Nikla në Durrës me taksi, gazetarja Anila Hoxha dëshmoi se atë e kishin sjellë të shoqëruar me një veturë private.

Pse duhet të gënjente, për të mos denkonspiruar ata që e mbajnë peng?

Episodi i dytë u zhvillua në studion e Fevziut. Ajo gjendej aty, po jepte intervistë dhe po përballej me gazetarët dhe kur u pyet për atë që kishte thënë në Top Channel, ku po fliste në të njëjtën kohë, deklaroi: “Intervista në “Open” ishte e manipuluar”.

Ku pati mundësinë ajo ta shikonte ç’kishte transmetuar Top Channel, apo ia çuan me mesazh përdhunuesit e saj ?

Episodi i tretë: Gazetarja Eni Vasili ka deklaruar së fundi se Xhisiela nuk ishte e kënaqur me intervistën e dhënë për të të dielën dhe i kërkoi me ngulm që mos transmetohej se e kishin urdhëruar të rrëfente një version të ri në “Opinion”. Eni Vasili pretendon se ka ruajtur edhe mesazhet që e tregojnë këtë.

Pse duhet të jepte një version të dytë, se përdhunuesve nuk i kishte pëlqyer i pari?

Episodi i katërt: kur gazetarja Klodiana Lala e përballi tek studioja e Fevziut me alibinë se dëmtimet fizike të shkaktuara në një aksident me makinë (alibi që atë e detyruan ta thotë shumë më zbehtë në “Opinion”), nuk ishin ato për të cilat fliste ekspertiza mjeko ligjore, Xhisiela e gjorë, që nuk kishte një qëndrim të aty për atyshëm, u kap ngushtë dhe e braktisi studion ku duhet të vinte fytyrën e saj mbi mashtrimet që kishin gatuar mjeshtrat e rilindjes.

Kështu pra këto dy emisione, që tentuan të manipulohen nga përdhunuesit e saj, për bërë alibinë e pafajsisë së tyre, dëshmuan për tjetër gjë. Ato treguan se Xhisiela është rob. Se ajo pilotohet, markohet, përgjohet dhe vazhdon të përdhunohet nga njerëzit që e bëjnë këtë sistematikisht prej një viti.

Deri këtu, besoj e kuptuan të gjithë që i panë ato intervista.

Por, problemi është se kjo histori i ka kapërcyer kufijtë e një marrëdhënie monstruozë mes xhelatit dhe viktimës. Tani me xhelatin është bërë i tërë pushteti që po e lejon ta vazhdojë ky krim. Prandaj emisioni i sotëm nuk qe një boomerang për deputetin Rahja dhe për të birin që vetëm e paska përkëdhelur të “dashurën xheloze”, por për të gjithë makinerinë e propagandës oruelliane që qëndron pas tyre.

Prokuroria lexon pretencën, ja sa burg kërkon për bandën “Shullazi”

Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar sot seanca për pretencën e bandës së njohur me emrin “Shullazi”.

Prokuroria këtë herë mundi që të lexonte pretencën për anëtarët e bandës, duke kërkuar 64 vie burgim për 6 anëtarët e kësaj bande.

Për Emiliano Shulalzin që njihej dhe si kreu i kësaj bande organi i akuzës kërkoi 17 vite burgim, ndërsa për anëtarët e tjerë kishte masa më të lehta.

KËRKESA E PROKURORISË

Emiliano Shullazi 17

Gilmando Dani 15

Endrit Qyqja dhe Endirt  Zela 11

Blerim Shullazi 10 vite

Vret veten gardisti gjatë orarit të shërbimit, ja kush është

Një tjetër punonjës i Gardës së Republikës dyshohet se ka vrarë veten. Gazeta Shqiptare mëson se ai është Ariol Mançe dhe sipas njoftimit zyrtar ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes.

30-vjeçari  nga Përmeti po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit.

Aktin e ka kryer me armen e shërbimit. Për hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nën drejtimin e Prokurorisë.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithe rrethanave të ngjarjes.

Në 30 qershor të kêtij viti, shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë brenda ambienteve të Gardës së Republikës.

31-vjeçari Shkëlzen Qordja, që prej disa vitesh punonte pranë Gardës së Republikës kohët e fundit ishte në timonin e makinës së ministrit Fatmir Xhafaj.

Të shkarkohet menjëherë kryeministri Edi Rama si shkelës i Kushtetutës!

Prokurorja Arta Markut nuk i bëri asnjë lloj përshtypje kërcënimi i shefit të qeverisë!
Në rastin e përdhunimit të vajzët të pambrojtur, Edi Rama në vend se të quante horr të birin e deputetit socialist që kishte kryer aktin e dhunshëm, ai i sulet me kërcënime oficerit.
Dihet se Emiljano Nuhu kërkoi ndihmën e shtetit dhe kur nuk mori asnjë përgjigje, përkundrazi kur u pa qartë se do ta likuidonin, se e transferuan në Berat, ai largohet nga Shqipëria.
Ka katër muaj që zvarritet një hetim çka tregon përfshirjen e politikës, kur bëhet fjalë për të birin e një deputeti të PS dhe Edi Rama kërcënon oficerin duke shkelur Kushtetutën përpara gjithë kamerave se “do ta ndjekë këmba këmbës”!
Edi Rama është një shkelës i Kushtetutës të Shqipërisë recidiv.
Shqiptarët kujtojnë qershorin e vjetshëm kur Edi Rama nga Kuçova iu ka bërë thirrje policisë të shtetit që të votojë Partinë Socialiste si e vetmja forcë që mund të bëjë shtet!!!
Edi rama shkeli Kushtetutën e vendit dhe do të duhej të përjashtohej menjëherë nga fushata dhe PS të kishte zgjedhur një tjetër lider!
Të njëjtën thirrje Edi Rama i bëri edhe gjithë administratës të shtetit, sikur policëve që pas orarit të punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në.
” I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lëjojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Rama.”

Më vonë kërkoi falje, ndërsa Prokuroria nuk ndërmori asnjë hap!

Thirrja që u bëri Rama policisë dhe administratës të shtetit nuk mund të falet.

Nuk mund të falen as kërcënimet që Edi Rama i ka drejtuar dy oficerëve që kanë denoncuar inkriminimin e policisë dhe institucioneve të shtetit.

Edi Rama si shkelës i Kushtetutës minimumi duhet të shkarkohet!

Ja dy videot:

NJëra ku i bën thirrje policisë dhe administratët të shtetit të votojë për pS dhe tjetra ku kërcënon Emiljano Nuhun se do ta ndjekë këmba këmbës si horr.

Horri në fakt që duhet ndjekur këmba këmbës deri sa t’i shporret vendit është Edi Rama!

 

Rasti Maloku, vajza e dhunuar merret në mbrojtje

Në Shqipëri, Xhesiela Maloku, vajza e cila ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja është vënë nën mbrojtje, që prej ditës së djeshme, kur u bë dhe arrestimi i të riut që dyshohet ta ketë dhunuar. Çështja e cila është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, u shoqërua dhe sot me polemika të forta politike

Pranë banesës së Xhesiela Malokut, prej më shumë se 24 orësh qëndrojnë dy punonjës policie. E reja e cila kishte patur marrëdhënie dashurie me Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist, prej kohësh, ka qenë nën kërcënimet e ish të dashurit të saj, për shkak të të cilave ajo është detyruar, siç ka pohuar dhe vetë, të tërheqë më pas denoncimet. Prej ditës së djeshme, ndonëse pas më shumë se dy muajsh nga dhunimi i Xhesielës në një dhomë hoteli, Rexhep Rraja, është vënë nën pranga. Paralelisht, Xhesiela ka kaluar nën mbrojtje. Ndonëse shpesh deklarimet e saj kanë qenë kontradiktore, ekspertiza mjeko ligjore, pas rastit të dhunës në fund të korrikut, nuk lë shteg për të riun.

Babi i tij ishte sot në mjediset e parlamentit, në dalje të të cilit, ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga rradhët e socialistëve, ndërsa më pas përmes një statusi në Facebook u shpreh se ai nuk kishte ushtruar trysni mbi policinë dhe se prokuroria duhet ta çojë çështjen deri në fund.

Por në kallzimin që ish nënkomisar Emiljano Nuhu ka bërë më 30 korrik, ditën kur kishte marrë në pyetje vajzën, ai ka thënë se është kërcënuar se do të zhdukej së bashkë me familjen, pikërisht nga nipërit e deputetit.

Ngjarja ka marrë përmasa të forta politike. Opozita sërish akuzoi sot policinë dhe prokurorinë: “Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë e saj. Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik. Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë”, deklaroi deputetja Jorida Tabaku.

Nga ministria e Brendshme nuk vonoi përgjigja përmes zëvendësministres Romina Kuko: “kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë. Brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës. E ritheksojmë se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale”.

Ministria i mëshon faktit se pavarësisht tërheqjes së denoncimit nga vajza ajo e ka çuar çështjen në prokurori, se ka ndëshkuar një punonjës të saj, ndërsa për ish nënkomisarin Nuhu se nuk ka përmbushur detyrat e lëna nga prokurorja e çështjes.

Sesilia Plasari Open Letter to Luigi Soreca, The New EU ambassador

H.E. Ambassador Luigi SorecaHead of the European Union
Delegation to AlbaniaDear Sir,I believe it is only right that you should know that feelings of dismay still resonate throughout Albanian society to do with the significant hope and expectations invested in the appointment of your Excellency being shattered on your publication on Twitter of a photo of Erion Veliaj with some children.As are most beginnings of a new posting, no matter how thoroughly prepped, it is neither possible for you to know the individual referred to, nor his efforts to attract young and old, using the most disgusting mannerisms. These mannerisms of his have become the subject matter of cartoons, mockery, jokes, which also translate into a great deal of concern. All this would be easy for you to verify.

The Mayor of Tirana Municipality is one of the politicians who, – parallel to all the rest of the damage they have caused – have been trying to demolish the building of the old National Theater, a monument of multiple, important cultural and historical values. For these efforts to succeed they have stooped to the most loathsome of means. And they are unconstitutional means in the circumstances when the one and the same government has left the country without a functioning Constitutional Court. Instead of the monument of multiple cultural and historical values they plan to erect, apart from a so-called “new theatre”, hugely profitable complexes – to be built with what else other than suspect monies.

To accomplish this, the Mayor has fallen to the most undignified, or more appropriately put, disgusting levels. His verbal effusions against a section of the artists and citizens whose opinions differ to his, identify with such a vile gutter jargon which if I translated would certainly grate on your ears. He has absolutely no intention of apologizing to the public against whom a Mayor proclaims war; a public whose voice you have yet to hear. You haven’t heard them Mr. Ambassador, because Albania is a country under censorship: the media are muzzled and are not allowed to express the indignation of this public, to keep Albanian society at large, those who are against the destructive Veliaj & Rama plan, informed.

The protest of these people in defense of the National Theatre, as a monument of multiple cultural and historical values, began back in February and it perseveres, every day. There has been no rest for these people. They were present every day of the Summer months, in the protest in front of the building earmarked for demolition.

Your arrival, nonetheless , was a source of encouragement for them. You come at a moment when an important part of Albanian society feels discouraged by certain foreign diplomats even though you have important media access. Erion Veliaj has all the media outlets and the propaganda machine behind him. Your posting on Twitter can only have a negative impact, making him on the other hand, feel even more supported. Please be informed that Albanian society does have others who deserve your attention. Albanian society does not only have a Mayor of Tirana who lacks any kind of quality professional background apart from an NGO agitation track record, a Prime Minister who is his personal political tutor.

If you were to be informed about the means Albania’s opinionated Prime Minister uses, opposing the most distinguished of intellectuals of this country, then you would be briefed, for example, on recent comparisons the Prime Minister has drawn equating himself to Engineer Gustave Eiffel. Amongst the senseless delusions with which he struggles to brainwash public opinion is also the way he compares the “new theatre “ which he offers as a ‘donation” to the Albanians, to the Eiffel Tower. Meanwhile, no one has opposed or protested against the construction of a “new theatre,” wherever that may be built in Tirana, and even less so the protesters.

The protest of the people of the theatre, the architects, cultural heritage experts, historians, etc. ,who make up those groups in society sensitive to this issue, has been spearheaded against the demolition of the existing National Theatre as a monument of multiple cultural and historical values and not against a “new theatre. “

With futile efforts, Mr. Rama has even tried to denigrate Maupassant, with his conviction that if the great writer were alive, the Albanian Prime Minister would have convinced him to change his mind. To tell the truth, as you can imagine, if Maupassant were truly alive, such a character as this Prime Minister would have been a golden inspiration for his satirical works. Therefore, please have the courtesy, and make it happen that Albanian society does not feel such disappointment, because it has suffered more than ever these past few years the trials and tribulations of emigration – relevant facts and figures proving this are readily available. You know far better than we do that Europe can not support the emigrants.

I, the author of these lines, was a stage producer and lecturer. After 18 years of study and professional activity in France, I returned to contribute to this work in my own country, but I was compelled to leave for a second time because the government in office today treats the artists barbarously. And not just the artists, of course. I also had to leave because in contrast to my colleagues in Albania, who are compelled to keep their mouths shut and tow the line at the real risk of losing their livelihoods, I did not keep my mouth shut. Those of us who do not remain silent or refuse to buckle under soon find out that there is no employment for them in Albania. The experience of France and the protection it extends me, oblige me not to remain silent, not to conform, but to speak out also on behalf of those who can’t; and also to write to you.

Please accept, honoured Ambassador, my considerations of the highest respect,

Yours faithfully,
Sesilia Plasari

Original source: Hashtag.al

 

Sesilia Plasari i dërgon Letër të hapur ambasadorit të ri të BE-së, Luigi Soreca

Nga Sesilia Plasari

I nderuar z. Ambasador,

Është mirë ta dini që në shoqërinë shqiptare vazhdon të diskutohet zhgënjimi i pësuar prej jush, që ka të bëjë me shpresën dhe pritshmërinë e madhe që ajo ka investuar në ardhjen e personit tuaj, kur u pa në twitterin tuaj një foto e Erion Veliajt me fëmijë. Si në fillim të një misioni të ri, sado i parainformuar, ju nuk keni si ta njihni personin në fjalë, as përpjekjet e tij për të joshur, me maniera nga më të pështirat, të vegjël e të mëdhenj. Këto maniera të tij janë bërë, në Shqipëri dhe jashtë saj, objekt karikaturash, bejtesh, barsoletash, që do të thotë edhe shqetësimi shumë të madh. Ju mund t’i verifikoni.

Kryetari i bashkisë së Tiranës është nga ata politikanë që po orvaten të shkatërrojnë –përveç shkatërrimeve të tjera–ndërtesën e Teatrit Kombëtar, një monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë. Është një orvatje për të cilën kanë vënë në punë të gjitha mjetet, edhe ato më të mbrapshtat. Dhe janë mjete antikushtetuese në një situatë kur i njëjti pushtet e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Në vend të monumentit me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë planifikojnë të ngrenë, krahas një të ashtuquajturi “teatër të ri”, kulla fitimprurëse, të cilat do të ndërtohen – me çfarë tjetër? – përveçse me para te dyshimta.

Për t’ia arritur këtij qëllimi edhe mjetet e përdorura nga kryebashkiaku kanë zbritur në nivelin më të padenjë, saktësisht të neveritshëm. Efuzionet e tij ndaj asaj pjese artistësh dhe qytetarësh që nuk bien në të njëjtin mendim me të kanë qenë të një zhargoni aq rrugaçëror, sa do t’ju vrisnin veshin t’jua përktheja. Për to ai as ka ndër mend t’u kërkojë falje atyre njerëzve që u ka shpallur betejë – një kryetar bashkie! – dhe të cilët ju ende nuk i keni dëgjuar. Nuk i keni dëgjuar sepse Shqipëria është një vend nën censure: mediat nuk u japin zë për të shprehur indinjatën e tyre dhe për të informuar masivisht shoqërinë shqiptare atyre që nuk janë në një mendje me planin shkatërrues Veliaj & Rama.

Protesta e këtyre njerëzve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, si monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë, ka filluar që në muajin shkurt dhe vazhdon akoma, çdo ditë. Ata nuk kanë pasur pushime. Ata çdo ditë vere kanë qenë atje, në protestën para ndërtesës të planifikuar për t’u prishur. Ndërsa ardhja juaj ka qenë për ta inkurajim. Ju mbërrini në një moment kur një pjesë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare është e zhgënjyer nga disa diplomatë të huaj, por edhe dispononi një media të rëndësishme. Erion Veliaj i ka gjithë mediat dhe makinën propagandistike me vete, postimi juaj vetëm sa mund ta ndikojë atë për keq, duke e bërë të ndjehet më i përkrahur.

Informohuni, ju lutem, që shoqëria shqiptare ka të tjerë që e meritojnë më shumë vëmendjen tuaj. Shoqëria shqiptare nuk ka vetëm një kryetar bashkie të Tiranës, pa asnjë prejardhje profesionale të mirëfilltë përveç agjitimeve në OJF-ra, as vetëm një kryeministër tutor politik të tijin.

Po t’ju informonin për mjetet që përdor kryeministri arrogant i Shqipërisë, duke sfiduar intelektualët më të shquar të vendit, do t’ju tregonin, për shembull, për krahasimet që kohëve të fundit i bën ai vetes me inxhinierin Gustave Eiffel. Ndër deliret pa asnjë lidhje, me të cilat orvatet të sugjestionojë opinion publik, është edhe krahasimi i “teatrit të ri”, që ai po ofron t’ua bëjë “dhuratë” shqiptarëve, me kullën Eiffel. Ndërkohë që askush nuk është ngritur kundër, as ka protestuar kundër ndërtimit të ndonjë “teatri të ri”, kudo qoftë në Tiranë, protestuesit jo e jo. Protesta e njerëzve të teatrit, e arkitektëve, specialistëve të trashëgimisë kulturore, historianëve etj., që përbëjnë pjesë të ndjeshme të shoqërisë, është drejtuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar ekzistues si monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë. Jo kundër ndonjë “teatri të ri”. Edhe Maupassant-in ka kuturisur z. Rama ta denigrojë me bindjen se, po të ishte gjallë shkrimtari i madh, kryeministri shqiptar do ta bënte të ndërronte mendje. Në të vërtetë, sikurse mund ta përfytyroni, nëse do të ishte vërtet gjallë Maupassant-i, një personazh si kryeministri në fjalë do të kishte qenë flori për satirat e tij.

Prandaj, ju lutem, keni mirësinë dhe bëni që shoqëria shqiptare, e cila ka provuar këto vite më shumë se kurrë rrugët e kurbetit – mund t’i verifikoni vetë shifrat e frikshme – të ndjehet më pak e zhgënjyer. Ju e dini më mirë se ne që Europa nuk mund t’i mbajë më të ikurit.

Unë që po ju shkruaj kam qenë në Shqipëri regjisore dhe pedagoge. Pas 18 vjetësh studimesh dhe aktiviteti profesional në Francë, u ktheva të kontribuoja në atdhe, por m’u desh të largohem për së dyti, sepse pushteti i sotëm është pushtet barbar për artistët. Dhe sigurisht jo vetëm për ta. Si edhe sepse, në ndryshim nga kolegët e mi në Shqipëri, të cilët i kërcënojnë me bukën e gojës duke i detyruar të heshtin ose të konformohen, unë nuk heshta.

Ata që nuk heshtin dhe nuk konformohen nuk kanë punë në Shqipëri. Eksperienca e Francës dhe mbrojtja që më jep ajo më detyrojnë të mos hesht, të mos konformohem, të flas edhe për ata që nuk munden, dhe t’ju shkruaj. Ju lutem të pranoni, i nderuar zoti Ambasador, konsideratën time plot respekt,

Sesilia Plasari

Shqipëri: Arrestohet për ushtrim dhune djali i deputetit Rrahman Rraja

Gjykata e Krujës urdhëroi sot arrestim me burg për të akuzuarin Rexhep Rraja pas dhunimit të përsëritur ndaj vajzës Xhisiela Maloku.

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, mori arrest me burg nga Gjykata e Krujës sipas kërkesës së prokurores.

Urdhëri u zbatua nga policia dhe Rraja po mbahet në mjediset policore nën akuzat zyrtare për përndjekjen dhe dhunimin e ish-të dashurës.

Gjykata mori këtë vendim pas akt-ekspertimit, që provon dhunën e Rexhep Rrajës ndaj vajzës Xhisiela Maloku.

Ngjarjet e dhunshme kanë ndodhur së paku nga korriku i kaluar, por ato nuk dolën në dritë për dy muaj, derisa dhunimi i vajzës u denoncua publikisht disa ditë më parë nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu.

Ai dëshmoi dhunën ndaj vajzës dhe akuzoi policinë për nënvlerësim ndaj ngjarjes, për shkak se dhunuesi kishte babanë deputet.

Rexhep Rraja pritet të dalë sërish para drejtësisë për masë sigurie brenda 3 ditësh, ndërsa më vonë do të përgjigjet akuzave për dhunimin, që u mbajt i fshehtë për mbi dy muaj.

Viktima tha se policia nuk i regjistronte asaj denoncimet dhe kur ia merrte deklaratat, ajo detyrohej t’i tërhiqte ato nën presionin e agresorëve pranë mjediseve policore.

Flet Dritan Zagani: Si e takova Emiljano Nuhun, ju tregoj bisedën që bëmë

Dritan Zagani, në një rrëfim për emisionin “Kjo Javë” në News 24  ka analizuar në detaje takimin me oficerin e policisë, Emiliano Nuhu, i cili denoncoi rastin e Xhisiela Malokut.

Sipas tij, ka qenë vetë Nuho që ka kontaktuar Zaganin për të marrë informacione për mënyrën se si të kërkonte mbrojtje.

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, hodhi akuza të forta, ndërsa deklaroi se politika në Shqipëri është e inkriminuar deri në palcë, ndërsa sipas tij, qytetari është i shpërfillur në themel. Në fund ai deklaron se dera e shtëpisë së tij është e hapur për çdo shqiptar, i cili kërkon ndihmën tek mundësitë që ai disponon.

 

 Zoti Zagani përshëndetje, si e njihni zotin Emiljano Nuho?

Zagani: Përshëndetje zonja Tufa! Siç e dini, unë kam kaluar një peripeci të ngjashme me këtë të zotit Nuho, dhe zoti Nuho si polic inteligjent që ishte, kur e pa vetën në rrezik më shkruaj ti një ditë, Nuk e njihje, nuk e kisha dëgjuar as si emër, normal se është edhe djalë i ri edhe nuk është as brez i im i punës, as nuk më ka rastis të punoj me të dhe më tha: kam nevojë të më shpjegosh se si funksionojnë gjërat sepse ndodhen në një situatë të vështirë të rrezikut për jetën në lidhej me politikën tonë, që tashmë e dimë se është një politikë e famshme e krimit. Çfarë të them më shumë. Dhe në këto kushte u informova se çfarë përfaqëson ky djali përmes miqve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.  Nuk zbulova ndonjë gjë që kisha dyshim, dhe i ktheve përgjigje. I thashë zotëri, unë di të të them se çfarë kam kaluar dhe çfarë kam vuajtur unë. Këtë di të ta them, më tutje unë nuk jam personi i duhur dhe kompetenti të bëjë asgjë më shumë. Ai më tha kaq dua.

Kur e keni takuar?

Zagani: Nuk janë bërë dy javë kur më ka shkruar për herë të parë. Një javë mund të jenë bërë kur e kam takuar për herë të parë. Ai pas një udhëtimit të stër-mundimshëm me autobus përgjatë gjithë natës së bashku me familje arriti në vendin ku jam unë. Më telefonoi, i thashë do të vijë do të takoj dhe do të njihemi. Vajta e takova. Jam takuar në situatën e udhëtimit që kishin udhëtuar gjithë natën, një familje e rraskapitur. Me një fëmijë më pak se dy vjeç, i cili qante dhe donte të ushqehesh. Unë jam shqiptar, jam njëri i thashë do shkojmë te shtëpia ime do shohim çfarë na ka përgatit nusja, do hamë si njerëz, prezantohemi, pastaj do të tregoj derën e shtetit se ku duhet të kërkosh mbrojtje. Unë nuk mund të të ofroj mbrojtje.

Sa shpesh e keni takuar?

Zagani: E kam takuar vetëm njëherë pas daljes publik të këtyre gjërave, edhe po të dua ta takoj nuk munden pasi nuk e di se ku e kanë përplasur këta këtu pas situatës që është bërë publike.  Kam ruajtur komunikimin me anë të telefonit me zotërinë.

A keni dijeni se ku është ai në këto momente?

Zagani: Normalisht e di se ka ik nga jam unë. Edhe po ta di nuk mund ta them. Nuk më ka interesuar, sepse këto janë probleme me sigurinë e jetës dhe familjes, sepse e di vetë se çfarë kam kaluar dhe hequr. Nuk mund të bëjë gabime të tilla.

Duke patur parasysh dhe ju e theksuat se një situatë të ngjashme keni kaluar edhe ju, për këtë ngjarje, cili është komenti juaj?

Zagani: Nisida, politika e vendit tonë që drejton sot , është e inkriminuar deri në palcë, e duke qenë e tillë, kjo politikë arrin të bëj pis këdo, jo një oficer apo qytetar të vetin, që e ka hiç, e ka zero. Unë e provova në kurriz, nuk kam çfarë t’ju shpjegoj se çfarë kam kaluar ne kalvarin e vuajtjeve.  Unë kur kam dëgjuar e këtij djalit më është rrëqeth mishi dhe kam parë vuajtjen që kam kaluar. Në këto kushte i kam ofruar derën e shtëpisë dhe pjatën e supës që kishte bërë nusja për drekë për fëmijët e mi edhe për vajzën e tij. Pastaj, lidhjet jo PD jo pagesat e Lul Bashës, për mua jo vetëm që nuk ekzistojnë, por as nuk kanë ekzistuar. E mirëkuptoj unë politikën atje të inkriminuar, sepse duan të justifikojnë veten.  E marr vesh se ata janë të tillë dhe nuk dalin dot nga bataku ku janë zhyt, sepse u ka plas veza në dorë. Sado të mundohen, unë jam Dritan Zgani, nuk më intereson fare politika jam ai njeri që kam vuajtur dhe po vuaj që po luftojë për të vënë në vend dinjitetin dhe nderin tim dhe për të garantuar sigurinë e familjes. Dhe çdo bir shqiptari që ka nevojë për mundësin që kam, unë nuk jam kursyer, kushdo që më njeh, e dinë që unë jam ky, unë jam Dritan Zagani. As partia as politikani, asnjë lloj lidhje me mafian dhe politikën. Faleminderit ju për interesimin dhe iu uroj punë të mbarë.

Balkanweb

“Po vazhdove hetimet kundër fisit tonë të zhdukim për 24 orë”, Nuhu tregon takimin me kushërinjtë Rraja

Në vijim të intervistës, Emiljano Nuhu rrëfen për takimin me kushërinjtë Rraja në një prej lokaleve në Tiranë. Nuhu thotë se ka qëndruar për pak kohë me ta, ndërsa pretendon se është kërcënuar prej tyre nëse do vijonte hetimin e cështjes.

 

Në bazë të komunikatës për shtyp që mbajti zv/drejtoresha, nga pamjet filmike, rezulton se ju z.Nuhu jeni takuar me personin nën hetim në një lokal në një bar në Tiranë, në datën 30.

Jo, nuk jam takuar me personin nën hetim. Shikojeni mirë dosjen Rexhep Rraja.

Policia flet me pamje z.Nuhu..

Por aty kanë ardhur kushurinjtë e tij. Redian Rraja dhe Ramazan Rraja, shikoje i ke edhe në dosjen që ndodhet në Prokurori që unë kam dorëzuar në Tiranë.

Pra, bashkë me ta ju nuk keni qenë fare i pranishëm? Pra s’keni qenë fare në datën 30 në këtë lokal?

Jo unë kam i qenë i pranishëm kur më kanë kërcënuar me jetë që të mos vazhdoja përsëri hetimet.

Ku? Ku keni qenë?

Kërcënimi ishte nga ata në datën 30 unë i kam takuar dhe më kanë kërcënuar që mos vazhdo hetimet ndaj nesh se do të vrasim dhe do të zhdukim familjen dhe këtë e kam kallëzuar

Po pra dmth konfirmohet ky takim po ku ? Ku është zhvilluar?

Është zhvilluar në një lokal në zonën e unazës së re. Reach mond e ka emrin lokali.

Në datën 30?

Po

Edhe një herë kush ishin të pranishëm dhe sa ndenjët në këtë lokal?

Redjan Rraja  dhe Ramazan Rraja. Ramazani është djali i Xhelalit që më kërcënoi në zyrë. Sa kam ndejtur? Ka qenë shumë kohë e shkurtër komunikimi me ata.

Cfarë ju thanë?

Po vazhdove më hetimet kundrejt nesh, kundër fisit tonë, të pyesësh për ne, ne do të zhdukim ty dhe familjen tëndë për 24 orë.

Z. Nuhu një pyetje, ju pse pranuat ti takonit jashtë komisariatit këta persona?

Ata po më ndiqnin nga mbrapa dhe më kontaktuan ‘ po vijmë të të takojmë, kërkojmë takim me ty’ dhe unë për shkak të asaj cfarë ata përfaqësonin, lidhjen e tyre rrezikshmërinë e tyre isha me idenë për ti sqaruar dhe për ti minimizuar problemet se nuk po mund ti përballoja problemet ti acaroja, dhe i prita në një lokal, të mbikëqyrur nga kamerat e sigurisë dhe duke pasur njerëz e ndjeja veten më të sigurtë.

Dhe cfarë ju thatë ju? Si iu përgjigjët ju ?

Unë i jam përgjigjur duke bërë kallëzim në komisariatin numër 6. Cfarë përgjigje t’i jepja dy kriminelave që po më kërcënonin.

Ishin të armatosur?

Nuk ia vura fort veshin. Nga informacionet që disponon policia ata lëvizin gjithmonë të armatosur dhe janë të dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje me armë.

Nënkomisar Nuhu akuza SHÇBA-së: Nuk ka gjetur laborator për të modifikuar videot prandaj nuk…

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, ish oficeri Emiljano Nuhu, flet sërish nga arratia pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut. Ish oficeri Nuhu thotë se nuk i heq asnjë presje asaj c’ ka ka deklaruar në intervistën e tij të parë, ndërsa thotë se disponon fakte e prova të cilat do i bëjë publike vetëm në Gjykatë. Ndër të tjera ish oficeri, akuzon institucionet përgjegjëse se po tentojnë të manipulojë ngjarjen.

 

Pjesë nga intervista

Ka bërë shumë bujë intervista juaj Z.Nuhu, ka ndodhur një sërë ngjarjesh një sërë zhvillimesh pas deklaratës tuaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?

I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohen nga institucionet që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato cfarë unë deklaroj.

Çfarë do të thotë që nuk ka dalë asgjë nga ato cfarë ju keni thënë. Unë dua ti referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në komisariat. Mirëpo në reagime deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe cfarë keni për të thënë?

Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për ti modifikuar, dhe pret derisa ti modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime.

BalkanWeb


Send this to a friend