VOAL

VOAL

SHISH: Përdorimi i informacionit të klasifikuar në media ekspozon agjentët

Shërbimi Informativ i Shtetit, shprehu sot “shqetësimin e thellë për rastet e përsëritura të pasqyrimit në media të informacioneve apo të dhënave që pretendohet se u referohen dokumenteve të hartuara nga SHISH-i ndër vite”.

SHISH-i i bën me dije opinionit publik se nuk ka asnjë koment specifik për autenticitetin e dokumenteve të pretenduar të inteligjencës.

“Megjithatë SHISH-i nënvizon me forcë se përdorimi i emrit të Shërbimit dhe referimi për format e metodat e punës së tij, me synimin për të siguruar besueshmëri të shtuar të deklaratave apo akuzave në media dhe opinionin publik, sjellin një cënim të ndjeshëm të aktivitetit të komunitetit të inteligjencës.

Ato rrezikojnë të ndikojnë aftësinë e Shërbimit Informativ për garantimin e sigurisë kombëtare.

Shërbimi Informativ i Shtetit vlerëson se çdo shkelje në administrimin e informacionit të klasifikuar, kudo ku ajo ndodh, mund të dëmtojë rëndë punën dhe të ekspozojë punonjësit e Shërbimit përballë rreziqeve të paparashikuara.

Shërbimi Informativ i Shtetit thekson se ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së tij.

Në këtë kuadër, SHISH-i mbetet i angazhuar të zbatojë me rreptësi procedurat dhe rregullat ligjore gjatë prodhimit, qarkullimit, administrimit, shfrytëzimit, transportimit, transferimit, arkivimit, shumëfishimit, riprodhimit e asgjësimit të informacionit “sekret shtetëror” të çdo lloji.

SHISH-i sjell në vëmendje se, në bazë të ligjit, është organ informativ dhe nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor, por në funksion të sigurimit kombëtar informon institucionet e larta shtetërore e bashkëpunon me agjenci informative e institucione shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë kuadër, SHISH-i do të vazhdojë bashkëpunimin me organet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së veprimtarisë së vet, metodave dhe burimeve të informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara”, thekson SHISH në një deklaratë për mediat.

BIRN: Është rritur me 27 herë skeda e pasurisë së gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj

Dritan Hallunaj, gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda prej vitit 2003 është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi ka kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo).

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që përballet me procesin e vetingut. Nga lista prej 14 kandidatësh nga radhët e gjyqësorit, KPK ka konfirmuar 6 kandidatë, ka shkarkuar 5 dhe tre të tjerë janë ende në pritje të seancës dëgjimore apo të vendimit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Dritan Hallunaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Dritan Hallunaj zotëronte një pasuri prej 500 mijë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Referuar deklaratës së vitit 2003, gjyqtari Hallunaj zotëronte vetëm një makinë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Hallunaj është rritur me 27 herë, duke kapur vlerën e 13.4 milionë lekëve. Pasuria familjare e gjyqtarit të Krimeve të Rënda përbëhet nga një apartament në vlerën e 6 milionë lekëve, likujditete në bankë në vlerën e 5.7 milionë lekëve, 750 mijë lekë kursime në cash dhe automjet me vlerë 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të përfituara për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 33.6 milionë lekë. Paga nga funksioni e gjyqtarit Hallunaj  përbën gati 60 për qind të të ardhurave totale, paga e bashkëshortes 14.3 për qind, ndërsa dhuratat në cash përbëjnë 21.4 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative. BIRN identifikoi megjithatë si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të dhuratave në cash që gjyqtari Hallunaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar nga familjarët.

Deri në vitin 2006, bashkëshortja e zotit Hallunaj kontribuon në pasurinë familjare shumën 10 mijë euro për blerjen e një apartamenti dhe 3 milionë lekë me burim “të ardhurat e saj dhe prikë martese nga babai”.

Ndërsa në vitin 2012, edhe gjyqtari Hallunaj merr dhuratë nga babai 30 mijë euro, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të likujditeteve të tij në bankë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

PD: Rama e “bllokon” prej dy vitesh Strasburgun

Këshilltari për çështjet ligjore pranë Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban të bllokuar prej dy vitesh emërimin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.

Në një deklaratë për median Bardhi theksoi se për të pestën herë radhazi, Rama ka propozuar kunatin e Fatmir Xhafajt, Sokol Berberin, ndonëse ky i fundit është refuzuar disa herë nga Këshilli i Europës dhe nuk i është nënshtruar vettingut.

DEKLARATA E PLOTE
Qeveria shqiptare ka krijuar një situatë të paprecedentë në marrëdhënien e shtetit shqiptar me Këshillin e Evropës dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke bllokuar prej 2 vitesh emërimin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.

Bllokimi nga Edi Rama i emërimit të gjyqtarit në Gjykatën e Strasburgut po bëhet për të njëjtën arsye që ka bllokuar edhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Për Edi Ramën nuk mund të ketë drejtësi, nëse ajo nuk kontrollohet plotësisht prej tij nëpërmjet veglave të veta në sistemin e drejtësisë. Bllokimi është alternativa që ofron Edi Rama derisa të ketë siguruar kapjen e drejtësisë.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se bllokimi i emërimit të gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut prej 2 vitesh bëhet për shkak se Edi Rama nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo përfaqësuesve të Fondacionit Soros, së fundmi të Darien Pavlit.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka refuzuar 4 herë kandidaturat e propozuara nga Shqipëria dhe zyrtarisht 2 herë ka informuar Qeverinë Shqiptare se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave ka qenë jo transparent dhe nuk ka garantuar profesionalizimin dhe meritokracinë në përzgjedhje.

Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë.

Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vettingut.

Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë.

Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë.

Nëpërmjet dërgimit në Gjykatën e Strasburgut të personave të besuar dhe të kontrolluar prej tij, Edi Rama kërkon t’i përdorë ata si kamikazë në vendimmarrje të rëndësishme kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, siç janë çështjet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut në përgjithësi dhe të drejtës së pronës në veçanti.

Partia Demokratike i konsideron kandidaturat e propozuara nga Qeveria për në Gjykatën e Strasburgut si kandidatura tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe të përzgjedhura në një proces të korruptuar politikisht.

Për Partinë Demokratike kjo nuk është drejtësia e pavarur që po kërkojnë qytetarët shqiptarë, një drejtësi që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Çfarë krize të madhe nxori në shesh kriza e vogël e teatrit? – Nga ARTAN FUGA

Kriza e ndërtesës të teatrit nxori në shesh njëmijë probleme dhe një krizë ende më të madhe, atë sesi menaxhohen proceset sociale dhe kulturore e urbane në Shqipëri. Kriza e vërtetë është këtu, nuk është te vrimat në murin e vjetër anësor të ndërtesës aq të çmuar të teatrit.

– Sa vetë në fakt, realisht vendosin për një çështje kaq madhore sikurse është ajo e urbanizimit të asaj pjese qendrore të kryeqytetit? Nuk besoj më shumë se dy ose tre veta. Pra, ne jemi në një pikë çentralizimi vendim-marrjesh që është vertikal, subjektiv, arbitrar.

– Cili është raporti midis pushtetit qendror dhe pushtetit lokal që ka sjellë e ashtuquajtura reformë e territorit, por që ka pas ekzistuar si e tillë edhe para vitit 2013? Në vendimmarrje a ka një lloj autonomie pushteti lokal apo është shtojcë e atij qendror? Këshilltarët e bashkive janë apo jo thjesht militantê partiakë që i heq ddhe i ve hierarkia partiake në qendër?

– Përse qytetarëve u mohohet referendumi lokal që mund të ishte një zgjidhje fantastike për situata kur asnjë palë në debat nuk ka legjitimitetin e plotë të vendosi?

– Cila është marrëdhënia midis kreut të partisë në të gjitha krahët dhe deputetëve? Si është e mundur që në çdo rast ne kemi grupe deputetësh që votojnë si kope, në grup, pa asnjë argument të personalizuar dhe pa asnjë fije pavarësie? Unë e kuptoj qê 75 deputetë mund të jenë në një mendje, por është krejt e pamundur që ata të mos kenë nuancat e tyre! Rregjim kazerme në Kuvend.

– Cila është liria dhe autonomia e artit, krijimtarisë artistike, shkencës dhe politikës? Si është e mundur që drejtuesit e institucioneve publike kulturore dhe artistike kanë të tillë fuqi sa të trembin, ulin kokën, t’i bëjnë të flasin me vete, të shkruajnë lloj lloj frazash në rrjetet sociale artistët, nga ata që vetëquhen të mirë apo mediokër? Kjo vjen sepse drejtorët janë komisarë politikë dhe se nuk ka status për lirinë e krijimit. A do të ketë një reformë të vërtetë në drejtimin autonom tyë artit dhe kulturës, apo janë Lezet që i përdorin drejtuesit si leckë qëe këta të fundit trajtojnë aktorët dhe rregjorët si marangozë, që këta pastaj i japin publikut gjoja një art, por në fakt një propagandë bajate që të vjen për të vjellë?

– Çfarë humbim ne si shoqëri para kuçedrës që po i jep fund jo Shqqipërisë, por vetë shtetit, dhe dinjitetit të qytetarIt, pra para partneritetit publik privat? Si është e mundur që shteti me ligj të bën të pasur ose të heq shanset e barabarta me një vendim arbitrar? Sa shtrenjtë po e paguajnë me hendeqe të thella, humnera, shqiptarët që disa kanë vendosur dorën në pasurit e vendit dhe të tjerët fërkojnë duart me njera tjetrën brenda xhepave bosh? Çfarë demokracie është kjo kur në duart e një grupi shumë të vogël pa asnjë meritë e provë konkurrence të ndershme mblihen aq shumë pasuri saqë mund të blejnë gjyqtarë, nëpunësa, politikanë dhe çfarë të duan?

– Cila është transparenca në këtë shoqëri kur qytetari nuk di asgjë me shifra dhe të dhëna zyratre se cilido të jetë identiteti i Tiranës, plani urbanizues i saj? I teket dikujt dhe në miting thërret se do të vendosë lokomotivën me avull në Rinas, si mjet fluturimi, dhe këtë e bën përpara rrethit të fansave të vet? Kjo është vendim-marrja në demokraci?

– E cfarë se presidenti e kthen njëherë ligjin kur me të pastaj sillet si të dojë një kryetar bashkie ose edhe një grup parlameentar që i thotë: E mo çfarë ishte kjo? Një pickim i vogël? Thjesht na vonove ca ditë! Ka apo nuk ka pushtete të ndara në Shqipëri, apo luhet gjoja sikur jemi në demokraci?

– Çfarë i bën artistët të nënshkruajnë peticione që i shkojnë për shtat pushtetit? Deri ku ka arritur dinjiteti i përkëmbur i shqiptarit që të quajë peticion në fakt një vullnet pushtetar! Cfarë i kërkojmë shqiptarit të mos shesi votën kur shiten në grrup dhjetra, qindra, mijra individë që nënshkruajnë peticione që u serviren të gatshme? Peticion është ky kur një pushtet i bie një tjetri me çomangen e një liste me firma? Qesharake por e trishtët sepse tregon deri ku na ka vajtur dinjiteti.

– Si është e mund ur që opozita nuk gjen asnjë zgjidhje veçse propozimit që kur të vijë në pushtet do të përdori tritolin kundër objekteve në vend të çbëjë gjithshka institucionale që i prodhon ato objekte? Pse opozitën e tritolit duam ne? Kompleksi i Rozafës na ka mbërthyer për fyti. Kështu do të vazhdohet?

Meta nuk dekretoi ligjin për Teatrin, Vokshi: E ktheu në Kuvend ligjin e korrupsionit qeveritar

TIRANE– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ligjin për Teatrin e ri Kombëtar, duke bërë kështu rikthimin e tij në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa përgëzon Presidentin Meta për vendimin, deputetja demokrate shprehet se ky është një ligj i korrupsionit qeveritar.

Sipas Vokshit, “Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti z. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, jane një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës”.

Deputetja demokrate shprehet se për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese, vendi ynë kanoset nga “nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë”.

REAGIMI I PLOTE
Përgëzoj Presidentin Meta që ktheu ligjin e korrupsionit qeveritar

Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti z. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, jane një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës. Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese.

Veprimi i Presidentit të Republikës, meriton të përshendetet!

Gjej rastin të falenderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive.

I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik.

Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset perfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë.

EMRAT – 12 mijë euro për trafik drejt Anglisë e SHBA, shkatërrohet grupi kriminal. 9 persona në pranga (video)

Është shkatërruar në Shkodër këtë të premte një grup i strukturuar kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe trafikimin e personave drejt Anglisë dhe SHBA-ve.

Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “GARANTUESIT”, janë arrestuar 9 persona si dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Autorët e arrestuar dhe rolet që kryenin në grup janë:

• Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.

• Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.

• Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.

• Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit.

• Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit.

• Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).

• Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.

• Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

• Tonin Shtjefni 27 vjec banues ne Lezhe, perfitues dhe perdorues i dokumentave te fallsifikuar.

Ndërsa janë shpallur në kërkim:

K.P.,46 vjeç, banues në Lezhë, në rolin e ndihmësit pasi ndërmjetësonte martesat fiktive me shtetase bullgare.

Y.Th. 36 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, i shpallur në kërkim për “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, dhe “Prodhim e shitje narkotikësh. Ky person kishte rolin e ndihmësit.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së. Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro.

Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, – Maltë – Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri – Kosovë – Kroaci – Itali – Maltë – Angli – Sh.B.A.

Po kështu ata u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë.

Të arrestuarit janë vënën nën akuzë për veprat penale: “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”; “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”; “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve”; “Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i dokumenteve shkollorë”; “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

– Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë, 5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner, 5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Pasuri e 37-fishuar në 14 vite – Skeda e pasurisë së deklaruar të Shkëlzen Selimit, anëtar i Gjykatës së Lartë

Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë prej vitit 2011, do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Selimi është kryer nga trupi gjykues i drejtuar nga Xhensila Pine dhe me anëtarë Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

Shkëlzen Selimi është anëtari i shtatë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut. Më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimet e shkarkimit për Admir Thanzën, Tom Ndrecën dhe Artan Zenelin si dhe ka konfirmuar në detyrë Edmond Islamajn, Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin.

Selimi është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000. Në tetor 1999 deri në shtator 2000, Z. Selimi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe gjatë periudhës 2000-2011 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Vlorës.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Shkëlzen Selimi ka qenë edhe lektor në universitetet “Ismail Qemali” dhe “Pavarësia” në Vlorë. Aktualisht, ai është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë si dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Shkëlzen Selimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]   

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Shkëlzen Selimi zotëronte pasuri me vlerë 1.6 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Referuar deklaratës së tij të parë, Selimi zotëronte  vetëm 25 për qind të një apartamenti të familjes, të përfituar nga ligji i privatizimeve.

Gjyqtari Selimi rezulton të ketë rritur pasurinë e tij familjare me 37 herë gjatë karrierës së tij. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij llogaritet në vlerën e 58.5 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të aseteve të anëtarit të Gjykatës së Lartë me një vlerë prej 45.1 milionë lekësh. Në fund të vitit 2017, ai është bashkëpronar i një pike karburanti të blerë për 250 mijë euro si dhe pronar i një apartamenti me sipërfaqe 155 metra katrorë me vlerë 85 mijë euro në Selitë të Tiranës.

Ai zotëron gjithashtu familjarisht 5.7 milionë lekë në likujditete bankare, 1.5 milion lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 420 mijë lekë. Ndërkohë, gjyqtari Selimi ka dhënë hua edhe një vlerë të konsiderueshme prej 5.6 milionë lekësh.

Në anën tjetër, të ardhurat familjare të gjyqtarit Shkëlzen Selimi për të gjithë periudhën e deklaruar 2003-2017 kapin vlerën e 69.4 milionë lekëve.

Të ardhurat nga paga e tij, mësimdhënia si dhe nga paga e bashkëshortes-gjithashtu gjyqtare përbëjnë vetëm 53 për qind të burimit të të ardhurave të familjes Selimi. Prej vitit 2013, një burim i rëndësishëm të ardhurash është bërë pika e karburantit e dhënë me qera, e cila zë 36 për qind të totalit të të ardhurave, shitblerja e pronave 8.3 për qind dhe qeratë 1.9 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat dy prej tyre rezultojnë me probleme.

Në vitin 2013, gjyqtari Shkëlzen Selimi ka nënshkruar një kontratë blerjeje të një pike karburanti në qytetin e Vlorës me vlerë 250 mijë euro. Për blerjen e kësaj prone, Selimi ka deklaruar si burim marrjen e një kredie bankare me vlerë 6.6 milionë lekë, shitjen e një apartamenti dhe një garazhi në Vlorë me çmim rreth 79 mijë euro si dhe kursimet e tij me vlerë rreth 20 mijë euro.

Analiza e të ardhurave dhe shpenzimeve tregon se gjyqtari Selimi nuk justifikon me burimet e deklaruara një vlerë prej 12.8 milionë lekësh në vitin 2013, pa llogaritur këtu shpenzimet jetike. Trendi negativ ka vazhduar edhe në vitin 2014, ku gjyqtari rezulton me mungesë burimesh në vlerën e rreth 640 mijë lekëve.

Në total, shuma e pajustifikuar për vitet 2013 dhe 2014 kap vlerën e 13.4 milionë lekëve.

Përveç problemeve me kontrollin aritmetik/logjik, BIRN ka identifikuar edhe disa “flamuj të kuq” në analizën e pasurisë familjare të gjyqtarit Selimi,

Më konkretisht, anëtari i Gjykatës së Lartë ka blerë në vitin 2006 një apartament dhe garazh në Vlorë në vlerën e 45 mijë eurove dhe i ka shitur ato tre vite më vonë për 79 mijë euro. Fitimi nga ky transaksion me pronat është 34 mijë euro.

BIRN identifikoi gjithashtu pasaktësi në lëvizjet e likujditeteve në bankë për vitet 2006 dhe 2013 si dhe fitime nga dhënia me qera e pikës së karburantit në vlerën e 24.9 milionë lekëve për vitet 2013-2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

/BIRN/

Të tjera koncensione, qeveria jep 712 milionë euro për 100 kilometra rrugë

Qeveria shqiptare publikoi thirrjen për tender për dy segmente të shkurtra rrugore gjatë ditëve të fundit, në vijim të planit të vet për të ndërtuar rrugë me kontrata koncesionare 13 vjeçare, një model ky i shumëkritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si mekanizëm krijimi borxhi publik përtej limiteve ligjore.

Qeveria hapi thirrje për kontratën koncesionare të ndërtimit të segmentit rrugor Milot – Balldren me kosto të pritshme prej 161 milionë euro si dhe për segmentin Orikum – Dukat me kosto të pritshme 50 milionë euro, sipas njoftimeve në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Plani 1 miliardë euro borxhe

Qeveria shqiptare thotë se ka në plan të akordojë 1 miliardë euro kontrata koncesionare 13 vjeçare, sipas të cilave, një kompani private teorikisht investon paratë për realizimin e një objekti të cilin qeveria e shlyen me këste përgjatë 13 viteve. Të katër projektet e dhëna deri tani, Rruga e Arbrit, rruga Thumanë- Kashar, rruga Milot-Balldren dhe rruga Orikum – Dukat, pritet të kenë një kosto të përgjithshme prej minimalisht 712 milionë eurosh ndërsa qeverisë i mbeten edhe më pak se 300 milionë euro koncesione për të dhënë. Problemi është se kontrata të tilla 13 vjeçare janë  borxhe afatgjata të cilat qeveria aktuale po i merr jashtë ligjit për borxhin publik. Ndonëse zyrtarisht këto kontrata nuk konsiderohen si borxh publik, ato janë detyrime për të cilat Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera kanë kërkuar me këmbëngulje gjatë viteve të fundit të llogariten si borxh publik.

Nëse, siç rekomandon FMN, koncesionet sakaq të dhëna dhe ato që pritet të jepen llogariten si borxh publik, shqiptarët do të kenë edhe së paku 1.5 miliardë euro shtesë për të shlyer dhe borxhi publik nuk është 70% e PBB-së por afro 83%.

Shumë para për pak kilometra rrugë

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vuajtur ca gjatë viteve të fundit për të demonstruar se është në gjendje të ndërtojë rrugë. Në shumë raste, Rama ka publikuar videoanimacione në faqen e tij në Facebook dhe është përballur me kritikat se, ndonëse videot janë të bukura, qeveria e tij nuk ka arritur të realizojë pothuajse asnjë rrugë të re ndërkohë që rrugët e nisura të ndërtohen vite më parë, vijojnë të zvarriten në pafundësi.

Problemi është se kontratat koncesionare të Ramës për ndërtim rrugësh ngrenë pikëpyetje të mëdha si sa i përket formës së përzgjedhur të prokurimit, pra partneritetit publik-privat, ashtu edhe kostos së tyre. Pikëpyetje ka edhe mbi faktin nëse projektet e përzgjedhura për t’u financuar janë apo jo rentabël.

Rruga Thumanë – Kashar, një autostradë me katër korsi, synon të lidhë autostradën ekzistuese Thumanë – Milot me autostradën Tiranë – Durrës, me supozimin se një autostradë e re do të vijojë nga Kashari, 10 kilometra në perëndim të Tiranës, me Kavajën, një ide që mund të mos realizohet kurrë. Segmenti Thumanë – Kashar është fituar në kontratë koncesionare nga kompania Gener 2, e cila është kritikuar më herët nga eksponentë socialistë si e lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky segment rrugor është vetëm 20.7 kilometra i gjatë dhe pritet të kushtojë së paku 228.5 milionë euro. Me një kosto prej afro 11 milionë eurosh për kilometër, kjo është ndoshta rruga më e shtrenjtë në Shqipëri.

Projekti tjetër, ai i Rrugës së Arbrit, parashikon ndërtimin e rreth 50 kilometrave rrugë me një tunel nën Qafën e Murrizit me një kosto totale prej 254 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare prej 5 milionë eurosh për kilometër. Kjo është një rrugë me dy korsi.

Projekti i tretë është i ditëve të fundit. Ai është propozuar si koncesion i pakërkuar nga një kompani e panjohur e quajtur A.N.K. Më 23 korrik, qeveria hapi tenderin për këtë rrugë, me një fond limit prej 161.5 milionë eurosh për një segment rrugor prej vetëm 17.3 kilometra dhe me një kosto mesatare prej 9.3 milionë eurosh. Projekti parashikon lidhjen e Milotit me fshatin Balldren pranë Shkodrës dhe përfshin ndërtimin e një tuneli 850 metra të gjatë nën malin e Shëngjinit si dhe dy ura mbi lumenjtë Mat dhe Drin.

Projekti i katërt i përket ndërtimit të një rruge të re nga Orikumi (porti i Jahteve) deri në fshatin Dukat rrëzë Qafës së Llogarasë. Këtu bëhet fjalë për 14.7 kilometra rrugë me dy korsi me një kosto të planifikuar prej 50.5 milionë eurosh dhe me një kosto mesatare për kilometër prej afro 3.4 milionë eurosh.

Së bashku, të katër projektet pritet t’u kushtojnë shqiptarëve mbi 711 milionë euro përgjatë 13 viteve të ardhshme në rast se realizohen.

Kapitali privat nuk duket asgjëkundi

Parimi i shprehur nga qeveria për zgjedhjen e kontratave koncesionare për ndërtimin e rrugëve është “angazhimi i kapitalit privat në ekonomi”. Por kompanitë që kanë fituar kontratat koncesionare aktualisht kanë vënë në dispozicion të projekteve kapitale minimale, ndërkohë që qeveria ka premtuar se do të japë “garanci sovrane” për kompanitë që këto të fundit të mund të marrin kredi në banka. Për shembull, kompania Gjoka 87, e cila është krijuar për të ndërtuar rrugën e Arbrit me kosto 254 milionë euro, ka një kapital të paguar prej vetëm 80 milionë lekësh (rreth 625 mijë euro).

Por më shqetësuese janë klauzolat e kontratave të tjera si ajo e Rrugës Thumanë – Kashar apo këto të pritshmet Milot – Balldre dhe Orikum – Dukat, në të cilat qeveria merr përsipër të japë garanci për kreditë bankare të kompanive private. Pa kapital privat dhe duke rrezikuar vetëm paratë e taksapaguesve, parimi i angazhimit të kapitalit privat në ekonomi duket se nuk qëndron. / Marrë nga BIRN /

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar: Në mbrojtje të teatrove, në mbështetje të artistëve të skenës – Nga Azgan HAKLAJ *

Në mbështetje të artistëve për mbrojtjen e Teatrove Kombtar nga kleptokratet qe duan të ndertojne keopset e veta me parate e drogës e të krimit me te cilat blenë mandatet dhe morën pushtetitn për te gllabruar shtetin.

Teatri Kombtar ështe pasuri Kombtare, monument kulture per të cilin vendos sovrani.
Në demokraci sovrani ushtron pushtetin me anë të zgjedhurve të vet.
Dy shtyllat e demokracisë janë pozita dhe opozita.
Mazhoranca perdori një mandat të opozitës për të legjetimituar shembjen e Teatrit, pasurisë kombtare.
Tartufët shqiptarë të maxhorancës me mandate te blera duan të shkatrrojnë kujtesën historike të kulturës Kombtare pikërisht në Vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut) dhe 140 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.
Sulltan Rama dhe sivllau i tij Vuçiç e shpallen vetën vasal të Erdoganit.
Këta xhonturq, ideolog të neotomanizmit kanë projektuar Jugosllavinë e re nën emrin e tregut të përbashkët ballkanik.
Bimbash Rama pasi dështoi në politikën paternaliste ndaj Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi për interesat e ti utilitare nëpërmjet pushtetit pushtoi shtetin.
Kapi prokurorinë, shkatrroi sistemin gjygjësor.
Ky Esat Pashë shiti kauzën çame, shiti detin, shiti pasuritë kombtare.
I dhuroi Erdoganit Auroportin e Vlorës së Ismail Qemalit pikërisht në vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit dhe 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Tani është sulur për ti shembur simbolet kombtare.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar denon me forcë keto akte tradhtare.
Një Komb pa simbole ështe si kimia pa Mendelejev.
Ne do ta mbrojme Teatrin (Koloseun) tonë duke i bërë parzmore, barrikadat njerzore.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar i ban thirrje Presidentit Ilir Meta të refuzojë dekretimin e vendimit të fallcifikuar të mazhorancës për të shembur Teatrin Kombtar ku Sylejman Pitarka ka luajtur Sylejman Vokshin në Epokën para gjygjit që evokon epopenë e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila riprtëriu epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit.

Sulltan Rama tani do të flase Sovrani dhe do të bëjë gjygjin epokës tuaj kriminale.
 
——-
* President i UAKSH

Greqia po përjeton shok nga fatkeqësia e zjarrit

ATHINË – Si pasojë e zjarreve që u përhapën në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, numri i të vdekurve u rrit në 81. Përveç kushteve të jashtëzakonshme të motit, si arsye për fatkeqësinë në fjalë llogariten edhe problemet infrastrukturore dhe neglizhenca.

Zjarri i cili nisi në një fushë pyjore përreth qytetit bregdetar Rafina në afërsi të Athinës, për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme, për një kohë të shkurtër u përhap edhe në rajonet e banuara. Kjo shkaktoi që qindra persona të mbesin të bllokuar nga flakët e zjarrit.

Të paktën 6 persona arritën në det por humbën jetën pasi që nuk u gjetën me orë të tëra. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në ujërat e Rafinas.

Instituti i Zjarrfikësve njoftoi se numri i të plagosurve ka shkuar në 187, ku 23 prej tyre janë fëmijë.

Si pasojë e zjarreve më shumë se 1.000 shtëpi janë dëmtuar ndërsa qindra automjete janë në gjendje të papërdorueshme.

Ndërkohë, për shkak të mosgjetjes së një numri të madh të të zhdukurve, ende ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Në rajon, i cili është mbuluar nga hiri dhe nuk mund të realizohet furnizimi me energji elektrike dhe ujë ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim si dhe largimi i rrënojave.

Zjarri ka përfshirë rajonin për disa minuta

Ata të cilët shpëtuan nga zjarret tregojnë se përderisa mendonin se ndodhen në një distancë të sigurtë, brenda disa minutave kanë mbetur brenda flakëve. Sipas tyre, kjo ka shkaktuar një panikë të madhe në rajon.

Sabi Kisnov i cili jeton në qytezën Mati ku zjarri ka shkaktuar më së shumti të vdekur, tha se për zjarrin së pari janë njoftuar nga televizioni. “Nga larg e pamë tymin. Ishim duke u përgatitur për t’u larguar nga rajoni. Por, për një kohë shumë të shkurtër flakët na rrethuan nga çdo anë”.

Kisnov tha se ka dashur të largohet nga rajoni me automjet, duke e marrë me vete edhe gruan 73 vjeçare, pronare e shtëpisë ku punonte si kujdestar meqë ajo ishte me sëmundjen e kancerit.

“Meqë çdokush kishte dalë në rrugë, ne u bllokuam në rrugët e ngushta. Kur e kuptova se është e pamundur të dalim kështu, e mora atë në krah dhe shkova në breg. Çdo anë ishte e mbuluar me tym. Kur flakët mbërritën deri në breg, ne hymë në det. Gruan e ulëm në një karrige brenda detit”, tregon Kisnov.

Ai thotë se qindra persona ishin në bregun e vogël. “Rreth orës 6 ishin në breg. Kurse kur erdhën të na shpëtojnë ora ishte 11 e mbrëmjes. Më shumë se 5 orë pritëm në det për t’u shpëtuar”, tha KIsnov.

Paniku rriti bilancin

Edhe një banor i rajonit, Filippos Stavrou, shtëpia e të cilit ndodhet në afërsi të bregdetit të Matit është dëmtuar nga zjarri, tha se gruaja dhe djali i tij 17 vjeçar kanë shpëtuar nga zjarri duke hyrë në det.

Duke treguar se për shkak të panikës së përjetuar një numër i madh i automjeteve kanë mbetur të bllokuar në komunikacion, Stavrou tha se “Kur kanë kuptuar se nuk mund të shkojnë me automjete, kanë dalë dhe kanë parë flakët që kanë rrethuar nga çdo anë. Një numër i madh personash të cilët nuk arritën të shkojnë në det që ndodhej vetëm 10 metra në largësi, humbën jetën”.

Papritmas ndryshoi drejtimi i erës së fuqishme

Ndërkaq arsyeja e e vonesës së ndërhyrjes ndaj zjarrit i cili papritmas u përhap me një shpejtësi të madhe dhe të hënën përfshiu rajonin, thuhet se është ajo që një pjesë e madhe e ekipeve zjarrfikëse ishin dërguar në një zjarr pyjor i cili kishte shpërthyer disa orë përpara në anën tjetër të Athinës.

Theksohet se ndryshimi i papritur i drejtimit të erërave, shpejtësia e së cilës ka arritur deri në 80 kilometra, gjë që shihet shumë rrallë gjatë stinës së verës, ka një ndikim të madh në rritjen e fatkeqësisë.

Në rajonin ku ka rrezik të madh të zjarrit, nuk ka plan për evakuim

Në anën tjetër, përveç zyrtarëve as banorët e rajonit nuk kanë llogaritur se zjarri mund të përhapet me një shpejtësi kaq të madhe dhe pothuajse mund të rrethojë rajonin.

Ndërkaq mosprania e ndonjë plani për evakuim në rajon, ku rrugët janë mjaft të ngushta dhe janë formuar vendbanimet në fushë me pisha ku ka rrezik të madh për zjarre, është një nga kritikat kryesore për çmimin e madh të paguar nga zjarri.

Qeveria dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

Zyrtarët e qeverisë së Greqisë në deklaratat e dhëna thonë se zjarret e përhapura njëkohësisht në 3 vende të rajonit janë raste të dyshuara.

Kryeministri grek Alexis Tsipras zjarrin e përhapur me shpejtësi e ka cilësuar si “një fenomen asimetrik”.

Duke folur për mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme, Tsipras tha se “Zjarret e përhapura njëkohësisht në 3 vende po na shqetësojnë”.

Ndërkaq zëdhënësi i qeverisë Dimitrios Giannakopoulos tha se për 24 orë 15 pika të ndryshme përreth Athinës ishin përfshirë nga zjarri.

Kriza ekonomike dhe ndërprerjet në buxhet

Si një arsye tjetër e fatkeqësisë shihet të jetë edhe mungesa e organizimit në mes të institucioneve si dhe mangësitë në burimet tenike dhe njerëzore të institucionit të zjarrfikësit për shkak të ndërprerjeve të buxhetit në shtetin i cili po lufton me krizën ekonomike.

Në shtet u shpall 3 ditë zie për shkak të zjarrit, ndërkaq kanë filluar hetimet për fatkeqësinë që ndodhi.

Xhezair Zaganjori kalon vetingun, rikonfirmohet në detyrë

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka mësuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili e ka rikonfirmuar në detyrë. Ai u përball me KPK-në të premten në një seancë që zgjati tej parashikimeve gjithashtu.

Fillimisht, KPK vlerësoi se kreu i Gjykatës së Lartë pati bërë deklarime të pasakta të pasurisë dhe kontrata fiktive. Por ai u mbrojt duke thënë se kontratat ishin formale për pronën dhe brenda ligjit. Zaganjori ka deklaruar një apartament 293 metra katrorë në rrugën “Dedë Gjo Luli” në Tiranë; një dyqan i deklaruar si bibliotekë; një bodrum 65 metra katrorë dhe një zyrë prej 15 metrash katrorë.

Të gjitha këto pasuri ndodhen në të njëjtën godinë, e cila është ndërtuar nga gjyshi i bashkëshortes së tij. Zaganjori pranoi se kontratat ishin fiktive, por brenda ligjit.

Po kështu, ditën e nesërme në orën 9:30 do të jepet edhe vendimi për Rovena Gashin.

Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme është pezulluar nga detyra pasi është nën hetim për mosdeklarim të pasurisë.

Ajo nuk u paraqit në seancën dëgjimore dhe as nuk dërgoi avokat. KPK vërejti shkelje për pasurinë e Gashit dhe deklaroi se ajo është munduar ta zvarritë procesin.

Nuk ka marrëveshje, Luan Rama: Ulsi Manja specialist i kapsllëkut

Nënkryetari i LSI-se, Luan Rama përmes një deklarate për mediat ka sqaruar kontaktet e sotme lidhur me gjetjen e një konsensusi për ligjin e magjistraturës.

Luan Rama u shpreh se ka pasur kontakte të vazhdueshme me kyetarin e Kuvendit  si dhe me kreun e PD në lidhje me çështjen magjistratëve.

Ai ka ironizuar Ulsi Manjan dukë thënë se është specialist i kapsllëkut.

“Kam qenë gjithë ditën në kontakt të vazhdueshëm me kreun e kuvendit, kreun e grupit PS, kreun e PD-së por në mënyrë abusrde dhe provokative u shfaq dhe Ulsi Manja, i cili na shfaq si specialist i kapsllëkut. Por ta lexosh apo perceptosh përpjekjet për dialog si kthim prapa do të thotë jo vetëm lajthitje në objekt por dhe lajthitje në subjekt. Deklaratat provokative dhe gjuha arrogante nuk i shërben interesit publik e qytetar të jetësimit

Kur projektohej zbrazja nga njerëzit e korruptuar duhej të ishin projektuar dhe ata që duheshin zëvendësuar. Prandaj propozuan me pa sens amendamentet për statusin e prokurorit dhe gjyqtarit.”

Bllokimi i Reformës në Drejtësi, Basha i jep ofertën e tij Ramës: Konsensusi kalon përmes këtyre 7 pikave

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, lideri i dmokratëve Lulzim Basha tha se ligji i magjistrateve u aprovua vetem me votat e PS. Por sipas Bashes, qëllimi i mazhorances me kete ligj ka qënë kapja e magjistratëve të ardhshëm. Basha ka bere me dije propozimet e tij ne kembim te votimit te ketij ligji, e nje nder to eshte zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Pararojë kursi partiak ku referohen kandidaturat sipas preferences të Ramës e këta të jenë gjyqtaret e prokuroret në 3 vitet e ardhshme, pra kapje afatgjatë. Edhe nëse do i jepnim votat problemi që shtrohet para vendit dhe partnerëve qendron: A e ndryshon kjo faktin që s’kemi Gjykate Kushtetuese që kemi një prokurori të emëruar me votat e mazhorancës? A e zgjidh faktin që 1 vit e 4 muaj pas skadimit të afatit kushtetues s’kemi as KLGJ e as KLP. Që 5 anëtarët e KLGJ e KLP përfaqësojnë një ngjyrë të PS se shorti ka rënë mbi një grup kandidatësh pasi janë përzgjedhur. Po te kishim nje reforme funksionale Tahiri duhet te ishte ne burg, hetimet duhet te ishin hapur me kohe per figura te PS te lidhura me krimin. Rames nuk i interesojne prokurore e gjyqtare te pavarur. Kjo eshte pengesa kryesore per reformen ne drejtesi, te tjerat jane pallavra. Edhe qytetaret ta dine sot pozicionin tim, te PD pse jemi ne kete kolaps total kushtetues te reformes ne drejtesi.

1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

2. zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.

3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.

4. Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.

5. Zgjidhja e urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm

6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të vettingut. Ndërprerja e mënjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.

7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

“Ata që me qëllim e kapën sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është hapi i parë që të rikthehet besimi. Cfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 cështjet kryesore nuk duhet të sabotohet përsëri. Kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtët persona. Fatmir Xhafaj ishte në konflikt interesi, e bëri këtë për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që vettingu në polici të fillonte nga ministri”, u shpreh Basha.

Sekuestro pasurive të Llallës

Në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi sot se disa pasuri të e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla janë vënë nën sekuestro preventive. Bëhet fjalë për një apartament 67 metra katrorë në Durrës, dhe katër parcela tokë arë në Tiranë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 22 mijë metra katrorë. Sipas Prokurorisë “janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale”.

Masa e sekuetros, me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda, u mor në kuadër të hetimeve të nisura ndaj ish Kryeprokurorit që prej 15 marsit, për të paktën 4 vepra penale, atë të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’. Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të Dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë. Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me ambasadën amerikane. Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi. Për largimin e tij nga detyra ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”. Në muajin Shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

“Betohem që i kam dhënë prokurorit 4.500 euro në dorë dhe e kishte mbyllur çështjen”, përgjimi që asgjësoi Trenova

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për prokurorin Gentian Trenova, i cili u shkarkua pak kohë më parë. Një ndër arsyet e shkarkimit të tij ka qenë edhe kriteri i aftësive profesionale.

Në seancën dëgjimore të atëhershme, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs, debatoi fort me Trenovën për dosje korrupsioni të prokurorit A.K., që Trenova e kishte pasur dhe kishte kërkuar asgjësimin e përgjimeve duke e mbyllur atë.

Sipas vendimit, dosja në fjalë ishte për një shtetas që kishte aksidentuar dy këmbësore dhe se pretendonte se prokurori i kishte kërkuar para.

Sipas vendimit të KPK-së, ai është përgjuar rastësisht duke folur me një tjetër person dhe që i thotë se i ishin kërkuar shuma të konsiderueshme eurosh për të dalë i larë nga aksidenti. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte regjistruar procedim për veprën penale të “Trafikimit të personave të rritur” ndaj një shtetasi në vitin 2014 dhe e kishte vënë nën përgjim.

 

Nga ky përgjim, rezultonte se më datë 17.10.2014, numri i përgjuar mori një mesazh nga një numër telefoni tjetër, i cili u përcaktua më vonë që ishte në përdorim nga shoku i tij, shtetasi A. L. Nga përmbajtja e mesazhit rezultonte që shtetasit A. L. i ishin kërkuar 7.500 euro dhe se ai ishte në probleme. Pas 2 minutash, i njëjti numër dërgoi një tjetër mesazh, duke shkruar: “Betohem që i kam dhënë prokurorit 4.500 euro në dorë dhe që ai e kishte mbyllur çështjen, por një tjetër e kish rihapur atë, meqenëse personi që godita kërkoi për një rihapje të çështjes…”.

Bazuar në këto informacione, Prokuroria nisi hetime për rastin në fjalë ndaj prokurorit A.K. Lidhur me aksidentin e shtetasit A.L., rezultoi se dëmtimet ndaj këmbësorit ishin të llojit që shkaktojnë paaftësi të përkohshme për punë për një kohë mbi 9 ditë. Bazuar në sa më sipër, më datë 09.10.2013, prokuroi kishte vendosur që të mos fillonte hetimin, duke arsyetuar që pasojat që iu shkaktuan këmbësorit kualifikohen si dëmtim joserioz dhe që personi përgjegjës i shkakut të aksidentit ishte këmbësori. Më datë 11.06.2014, Prokuroria e Përgjithshme vendosi të shfuqizonte vendimin e datës 09.10.2013, “Për mosfillimin e procedimeve” dhe urdhëroi Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të regjistronte procedimin penal për veprat penale të “Shkeljes të rregullores të qarkullimit rrugor” dhe për “Largimi nga vendi i ngjarjes pas një aksidentit”. Më pas, u morën në pyetje shtetasi A.L. dhe babai i tij.

Në deklaratën e parë, A.L. tha se kishte paguar në Prokurori një shumë parash për mbylljen e aksidentit, ndërsa babai i tij, që ishte arrestuar bashkë me të ditën e aksidentit, e mohoi një gjë të tillë. I pyetur më pas, shtetasi A.L. e rrëzoi deklaratën e mëparshme për pagimin e parave. Në këto kushte, prokurori Trenova mbylli hetimet për prokurorin A.K. dhe iu drejtua Gjykatës për asgjësimin e provave më datë 06.10.2016.

PANORAMA

Zbulohet padia – Kisha Ortodokse pronare e kompanisë private që ndërton HEC-e, pse e akuzon Bashkia e Librazhdit

Kompania “C & S ENERGY”, e cila zotëron 3 HEC-e mbi një degë të Shkumbinit dhe është në pronësi të Kishës Ortodokse, është paditur nga Bashkia Librazhd për dëmtimin e një ure, ndërsa i kërkohet të riparojë edhe një urë të dytë të dëmtuar nga shkarkimet e ujit prej digës që shërben si ujëmbledhës.

Agim Blloshmi | BIRN 

Bashkia Librazhd ka paditur “C & S ENERGY” shpk” në pronësi të Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila zotëron tre HEC në territorin e saj për dëmtimin e një ure. Juristi i bashkisë Bujar Pishkashi i tha BIRN se padisë mund t’i shtohen edhe dëmet në një urë të dytë po në të njëjtën rrjedhë uji.

 

Padia civile në Gjykatën e Elbasanit e bërë në maj thotë se kompania, e cila administrohet nga Harallambe Gjoka, përmes ndërtimi të tre HEC-ev dhe devijimit të rrjedhës së degëve të Shkumbinit (Rrapun, Lunik dhe Gurakuq) ka dëmtuar urën e varur në Togëz.

Ndërkohë në një letërkëmbimin mes bashkisë me kompanisë të cilin BIRN e disponon, kompanisë i kërkohet të riparojë edhe urën që lidh me Librazhdin fshatrat Kuturman e Marinaj, e cila sipas bashkisë dhe banorëve është dëmtuar nga shkarkimet pa kontroll të ujit prej digës së HEC të ndërtuar pak metra mbi të.

Në rastin e parë siç del nga padia kompania ka refuzuar përgjegjësitë, ndërkohë që në rastin e dytë përmes një letre të 15 janarit 2018, kompania ndërsa nuk merr përsipër fajin për shkaktimin e dëmit, thotë se do të angazhohet, duke këmbëgulur ta quaj atë “dhuratë” dhe jo dëmshpërblim. Megjithatë sipas Bashkisë Librazhd, deri sëfundmi kompania nuk ka bërë asnjë përpjekje për të riparuar dëmet në asnjërën prej urave.

I pyetur për padinë Thoma Dhima, zëdhënësi i Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila përmes kompanisë Eko Vepra zotëron 100 për qind të aksioneve të kompanisë “C & S ENERGY”,  që menaxhon HEC-et, tha se nuk kishin dijeni për të.

“Ne nuk dimë asgjë për një gjë të tillë nga bashkia. Me bashkinë kemi pasur marrëdhënie të mira”, tha Dhima në emër të kompanisë. Kastriot Gurra, kryetar i Bashkisë së Librazhdit tha në një bisedë telefonike, se padia ishte ndërmarrë pasi ishin “ezauruar  të gjitha hapsirat dhe kërkesat ligjore”. Ai shtoi se  “subjekti nuk ka dashur tu përgjigjet shkresave  zyrtare  të dërguara nga  ana e Bashkisë, dhe kjo na jep të drejtën ligjore të drejtohemi gjykatës”.

Padia për urën e Togëzit

Ura e varur e Togëzit është e vetmja mënyrë për të lidhur me qytetin e Librazhdit një lagje fare pranë tij, por sipas ekspertëve të Bashkisë Librazhd, ajo është tashmë e dëmtuar dhe rrezikon jetën e banorëve që kalojnë aty.

“Gjendja e rënduar e urës së varur në Togëz, jo vetëm që ka nevojë për ndërhyrje mirëmbajtjeje, por nevoja është që ndërhyrja të bëhet në mënyrë emergjente pasi rrezikohet jeta e banorëve”, thuhet në padinë që bashkia ka dorëzuar në Gjykatën e Elbasanit.

Sipas padisë që bashkia ka bërë ndaj koncesionarit, shqetësimi për dëmet që i janë shkaktuar urës nga devijimi i lumit dhe nga puna e makinerive të rënda pranë saj kanë filluar disa vite më parë, por kompania nuk ka marrë përsipër detyrimet me gjithë kërkesat e vazhdueshme.

Ndërkohë në mars bashkia i dërgoi një kërkesë të fundit kompanisë, ku e njofton se bazuar në kontratën koncesionare dhe Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe marrëveshjet me ish-Komunën Qendër, ajo duhej të ndërhynte për të riparuar urën ose të paguante dëmshpërblimin. “

Në Akt-Marrëveshjen dt. 19.02.2014 lidhur ndërmjet Komunës Qendër, Librazhd dhe Shoqërisë Koncesionare “C & S ENERGY” shpk është rënë dakord që shoqëria “C & S ENERGY” shpk, të ndërhyjë në rikonstruksionin e urës së varur bazuar në propozimin e komisionit të ngritur dhe brenda mundësive të saj financiare të kontribuoj për zgjidhjen e problemit”, thuhet në padi.

Sipas padiësë dëmi në urë ka ardhur pikërisht nga puna e koncesionarit.  “Ndryshimi i drejtimit të rrjedhjes së lirë të lumit Rrapun nga subjekti ndërtues i objektit HEC —it “Rrapun 3 – 4” pranë urës ka ndikuar në formacionet shkëmbore mbeshtetëse të këmbës lindore të urës së Varur në Togëz”, thuhet në padi. Po ashtu aty theksohet se një rrugë e ndërtuar buzë lumit ka bërë që rrjedha të godasë këmbën e urës duke e dobësuar atë. Aty thuhet edhe se ura është goditur nga mjetet e rënda që kanë kaluar poshtë saj gjatë punimeve duke krijuar të tjera probleme.

Nga padia mësohet se bashkia kishte tentuar disa herë të binde kompaninë të paguante dëmin, por kjo e fundit ka refuzuar. Bashkia thotë se vetëm pas refuzimit të përgjegjësive nga kompania, që në padi del të ketë ndodhur në prill të këtij viti, u vendos të ndërmerrej padia. “Shkaktimi i dëmit ka ardhur nga veprimi i paligjshëm i shoqërisë “C & S ENERGY” shpk”, thuhet në padi, ndërsa vlerësohet se dëmi i shkaktuar është 11 milion lekë.

Ura e Kuturmanit

Por letërkëmbimi mes bashkisë dhe koncesionarit zbulon se kompanisë që zotërohet nga Kisha Ortodokse i është kërkuar në vijim edhe zhdëmtimi dhe kthimi në gjendje fillestare edhe i urës që lidh me Librazhdin fshatrat Kuturman dhe Marinaj. Kjo urë e cila ndodhet vetëm pak metra poshtë digës që shërben si ujëmbledhës për HEC-et “Rrapun 3 dhe 4”,  sipas bashkisë është dëmtuar sërish nga shkarkimet e pakontrolluara të ujit në vitin 2017.

Ndryshe nga ura e varur në Togëz e cila është vetëm për këmbësorë, ura e dytë është pjesë e një segmenti automobilistik, që filloi të ndërtohej me urën në fillim të viteve 90’,  dhe përfundoi e asfaltuar pas një sërë peripecish vetëm në vitin 2013. Në letërkëmbimin mes ish-komunës dhe më pas bashkisë me kompaninë, del se ura filloi të dëmtohej menjëherë pas fillimit të punës për ndërtimin e digës së HEC.

Disa herë prej 2014 kompanisë i është kërkuar të kthejë në gjendje fillestare urën, asfalti i të cilës u dëmtua nga makineritë e rënda. Nga letërkëmbimi del se kompania rivendosi shtresën e asfaltit, por në vitin 2017 bashkia i shkroi asaj sërish duke i kërkuar të ndërhynte për të riparuar dëmet e shkaktuara në këmbët e urës nga shkarkimet e ujit. Specialistët e bashkisë thanë se gërryerja nga uji i shkarkuar prej digës, kishte dobësuar këmbët e urës të cilat kishin nevojë për përforcim.

Në një kthim përgjigje të janarit 2018, kompania nuk pranon përgjegjësi as për këtë rast, duke thënë se nuk bëhej fjalë për keqmenaxhim të basenit ujor prej saj, por për “reshje dhe aluvione të mëdha të përmasave katastrofike, gjë e cila ka bërë që i gjithë vendi jonë të përfshihet në problematika të ngjashme me këtë të cituar nga ju”.

Në letër sidoqoftë kompania pranon se mund të ndihmojë duke thënë se “Kjo ndihmë është një dhuratë që shoqëria jonë i bën zonës” dhe duke premtuar bashkëpunim për të zgjidhur problemin. Përndryshe nga kompania juristi i bashkisë Librazhd Bujar Pishkashi i tha BIRN se ishte mundësia që kërkesa për dëmshpërblim edhe për këtë urë do i bashkangjitej padisë së parë, menjëherë sapo të fillonte gjyqi.

Në një komunikim me telefon zëdhënësi i Kishës Ortodokse Thoma Dhima i tha BIRN se kompania kishte marrëdhënie të mira me bashkinë dhe me banorët “i kishte zgjidhur problemet”. Ai tha se ajo kishte riparuar dy herë urat.

Por kreu i bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra i dha BIRN në një bisedë telefonike një panoramë tjetër të marrëdhënieveve mes palëve, duke theksuar se kompania ishte treguar “indiferente” ndërsa thotë se “nuk do bëjmë kompromis dhe jemi për mbrojtjen e komunitetit, natyrës dhe nuk tolerojmë askënd që shkel ligjet”.

Ministri gjerman Roth në Tiranë, ja axhenda

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth, nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Në axhendën e Ministrit Roth janë planifikuar një sërë takimesh zyrtare duke nisur nga takimi me Kryeministrin Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Bushati, drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor për Ballkanin Perëndimor, opozitën dhe shoqërinë civile.

Vetë Ministri Roth në një status në Twitter, publikuar këtë të diel shkruan:

“Sapo mbërrita në Tiranë. Do të takohem me Kryeministrin Rama, Ministrin Bushati me drejtues të RYCO, opozitën dhe shoqërinë civile. Dua të falënderoj veçanërisht mikun tim Bushati që një ditë si kjo, në vend që të kalojë kohë me familjen e tij na organizoi takimin e sotëm”.

Sërish para të padeklaruara, sekuestrohen mbi 30 mijë paund në Portin e Durrësit

Policia kufitare e Durrësit ka bllokuar dhe sekuestruar në port këtë të premte në dy raste, mbi 30 mijë paund. Sipas policisë, fillimisht, nga kontrolli në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M., në çantë ju gjetën e bllokuan  një sasi paundësh që nuk i kishte deklaruar.

Edhe rasti i dytë u regjistrua po dy ditë më parë, ku personave me inicialet B.M. dhe F.Gj. 32 vjeçe e 41 vjeç, iu bllokuan sërish një sasi paundësh të padeklaruara.

Policia kufitare nuk jep detaje për shumën që është gjetur dhe sekuestruar, por burime për “Panorama” pohojnë se bëhet fjalë për mbi 30 mijë paund që janë bllokuar, rreth 15 mijë në rastin e parë dhe 17 në të dytin.

Rreth një muaj më parë, në Portin e Durrësit u sekuestruan rreth 3.4 milionë euro të padeklaruara në dy makina “Toyota”. Katër persona u arrestuan lidhur me ngjarjen e më pas u lanë në “arrest me burg” nga gjykata. Ndërsa dy të tjerë, të dyshuar si personat ku do shkonin paratë, janë ende në kërkim policor.

Operatorët e Biznesit Ushqimor: Ja çfarë duhet të deklarohet në etiketat e produkteve

Me një vendim të qeverisë Operatorët e Biznesit Ushqimor duhet të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe alergenët që përmban produkti.

Duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e përmendura më lart, pasi viti 2019 do të ndalojë në mënyrë kategorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë. Në këtë mënyrë qeveria synon të shmangë të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar të gjurmueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore.

Vendimi i Etiketimit është miratuar të mërkurën, ndërsa qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotërojë besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij.

Deri sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këta operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Sipas Raportit të Komisionit për Shqipërinë dhe Strategjinë e Zgjerimit në BE, bazuar në vëzhgime dhe rekomandime, sektorit i vihej detyrë përmirësimi i legjislacionin përkatës, për ta përafruar atë me legjislacionin më të fundit të BE-së në lidhje me informimin e konsumatorit, gjë që ky vendim i hap rrugë plotësimit të këtij rekomandimi.

Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Trafikimi i vajzave dhe ndërgjegjësimi për fuqizimin e tyre në shoqërinë shqiptare

Problemi i trafikut të grave dhe vajzave vazhdon të kërkojë vëmendjen e shumë organizatave jo-qeveritare që veprojnë në Shqipëri. Një prej tyre është edhe Shoqata e Grave dhe Vajzave Shqiptare e cila ka ndihmuar për më shumë se një dekadë qindra vajza të trafikuara të riintegrohen në shoqëri. Në një diskutim dje këtu në Uashington, themeluesja e kësaj organizate Amy Sebes paraqiti për komunitetin e diasporës sfidat me të cilat përballen gratë e traumatizuara nga ky fenomen negativ që vazhdon të lerë gjurmë në jetët e shumë të rejave shqiptare.

Amy Sebes e njeh mirë problemin e trafikimit të grave dhe vajzave dhe traumat e shkaktuara prej tij. Shoqata e Grave dhe Vajzave Shqiptare AAGW që ajo themeloi 15 vjet më parë u ka dhënë mbështetje sociale dhe emocionale qindra grave të trafikuara shqiptare duke i ndihmuar ato të fuqizohen dhe të riintegrohen në shoqëri.

Megjithëse numri i vajzave të trafikuara jashtë vendit ka vazhduar të bjerë, ajo e sheh me shqetësim një prirje e re – trafikimin brenda vendit.

“Trafikimi brenda Shqipërisë është rritur veçanërisht nga qytetet e vogla për në qytetet e mëdha dhe sidomos në Durrës gjatë muajve të verës. Kjo është një gjë shqetësuese”.

Zëri i vajzave të trafikuara që kanë gjetur strehë dhe mbështjetje nga Shoqata e Grave dhe Vajzave i bëri më të prekshme sfidat e tyre për pjesëmarrësit që ishin mbledhur në ambjentet e organizatës jo-fitimprurëse Open Gov Hub.

Është vërtetë një punë e palodhur dhe për t’u admiruar thotë anëtarja e Federatës PanShqiptare Vatra, Teuta Buçaj:

“Jam shumë e prekur nga puna që ajo ka bërë për të ndihmuar viktimat e trafikut. Si anëtare e Vatrës ne duam të ngremë ndërgjegjësimin për këtë problem për të ndihmuar gratë e Shqipërisë dhe shqiptarët kudo”.

Sara Çapaliku ka punuar në Shqipëri me organizatat joqeveritare që ndihmojnë gratë e trafikuara. Ajo thotë se ka ende shumë për t’u bërë në sensibilizimin e shoqërisë ndaj këtij fenomeni negativ.

“Nuk ka sensibilizim të mjaftueshëm, pra njerëzit mendojnë se kjo çështje nuk vazhdon dhe nuk përsëritet më, por vetëm ka arritur të jetë më e rafinuar si metodë. Nuk mendoj se Shqipëria është më e sensibilizuar dhe nuk mendoj se shteti ka bërë ndonjë punë të madhe për të investuar në riintegrimin apo dhe shpëtimin e këtyre viktimave”.

Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Floreta Faber tha se përtej sfidave, Shqipëria ka rritur përfaqësimit të grave në nivele drejtuese dhe e njeh potencialin e tyre si motor për një shoqëri më të avancuar.

“Sot kemi mbi 50 përqind të administratës që drejtohen nga gra, të niveleve të larta menaxheriale që drejtohen nga gra, kemi 30 përqind të anëtareve të parlamentit gra dhe do të thoja një numër i madh i ambasadoreve në vende të ndryshme të botës janë po gra. Kjo ka rritur besimin e brendshëm për të numër të madh grash të tjera që edhe ato mund të jenë pjesë e kësaj përpjekje të madhe për zhvillimin e shoqërisë”.

Valerie Biberaj drejtoreshë ekzekutive, Fondacioni “Kate Spade”, Nju Jork, thotë:

“Koha në të cilën jetojmë është koha më e mirë që ka qënë ndonjëherë për të qënë grua. Më shumë gra se kurrë më parë po kuptojnë potencialin që kanë brenda vetes dhe mundësitë që kanë. Përmes qasjes që sjell teknologjia, ato shohin se çfarë aftësish kanë gratë e tjera dhe kuptojnë se edhe ato mund të ndjekin shkollimin, karrierën dhe të ketë një jetë ndryshe nga ajo që kanë”.

Pjesëmarrësit dërguan mesazhe frymëzuese për viktimat e trafikimit duke hedhur në letër fjalë inkurajuese për të gjitha ato gra dhe vajza që ende përballen me pasojat e një beteje të gjatë por ende të prekshme në Shqipëri.

Pjetër Arbnori vital apo hija e tjetrit? – Nga KOLEC TRABOINI

 

Qëkurse merr një veprim për krijimin e një vepre artistike që simbolizon jetën e idealet e një njeriu, pasi ai e ka mbyllur ciklin e jetës, artisti, krijuesi ndodhet para disa të njohurave e te panjohurave, të cilat duhet ti davaritë që të arrij të shohë përmes kohës çfarë ka qenë më tipikja dhe përfaqësuesja në jetën e njeriu, fundi i fundit çfarë ka qenë lajtmotivi i jetës dhe ku e kur kanë qenë çastet kulmore. Ndodh që në antologjinë e ndonjë poeti, hartuesit përzgjedhin një fotografi të kohës së rinisë së tij dhe jo atë kur hiqej osh-osh me një shkop, i pafuqi, i plakur e i rrudhur, i mbaruar, pa vullnet e pa shpresë. Do të ishte marrëzia me e madhe njerëzore nder ne nëse Migjenin e vargjeve rinore plot patos e vitalitet, ta mishëronim në një shtatore si një i sëmurë me tuberkuloz, i mbledhur kruspull e i dergjur, siç në të vërtetë ishte në fund të jetës së vet.

Kur njeriu nuk është më ndër të gjallë, përfytyrimi mbi të merret ajo çfarë ka qenë më tipike, dhe as fillimi dhe as mbarimi i tij biologjik. Të gjithë personalitetet e botës kanë qenë foshnje në pelena, por nuk ka arsye të shëndosh që të themi ky fëmijë i ndragur në këtë skulpture është Shekspiri. Përkundrazi Shekspiri është ai trup e ai shpirt, ajo frymë që ka mbajtur tragjeditë me të mëdha e më mbresëlënëse të botës skenike, prandaj jashtë këtij përfytyrimi nuk është e mundur të konceptohet.

Artistet figurative, në këtë rast skulptorët, kanë vizionet e tyre të lira, por kur kanë të bëjnë me persona e ngjarje reale e veprat bëhen me porosi e jo si trille vetanake krijuese,  janë të detyruar ti afrohen gjithsesi realitetit. Se këtu ndër ne ndodh edhe që një grumbull gurësh tu vesh emrin Gjergj Fishta,  siç është bërë në Shkodër ku njerëzit kalojnë përskaj e gjithçka mund të mendojnë por Gjergj Fishtë kurrkund.

Por në këtë rast të këtij shkrimi,  nuk e kemi fjalën për Fishtën e gurëve të Bashkisë së Shkodrës, por për Pjetër Arbnorin e Parlamentit të Shqipërisë në Tiranë. Po kush ka qenë Pjetër Filip Toma – Arbnori që parlamentarët e këtij vendi ua servirin popullit të kryeqytetit si një njeri i përvuajtur, i hyrë si doku kinez në ujë. Në një vepër kjo më se e goditur nëse do ti kushtohej ndonjë oshënari apo murgu i mbyllur në vetmi, brenda mureve të monastireve ku njeriu tretet fizikisht deri në shpërfytyrim. Abati Faria nëse marrim një personazh letrar anemik nga Aleksandër Dumas.

A e dinë këta që kanë marrë përsipër ta kryejnë këtë punë kush ka qenë Pjetër Arbnori. A e dine cilat janë raportet në segmente të caktuara në jetën e këtij njeriu që po e venë në kujtesën e kombit si i përvuajtur,  kur në të vërtetë çasti më kulmor i jetës së tij nuk ishte kur drejtonte një Parlament të ndarë në dy gjysma, kur në të vërtetë në të dy krahët gëlonin ish spiunët e sigurimit e ish komunistët që si kameleon kishin ndërruar vetëm ngjyrat, por jo mentalitetin dhe as praktikat. Cila pjesë e jetës së Pjetër Arbnorit është ajo që konsiderohet si shkëlqimi i diamantit në rrezet e diellit. Është e lehtë ti japësh zgjidhje duke pas parasysh një kryetar parlamenti, që nuk ka asnjë atribut tjetër veç ti jap fjalën herë njërës palë e herë tjetrës, një tufë banditësh pra që luftonin e vazhdojnë të luftojnë zagarisht për pushtet e aspak për popullin. Atë punë që bënte Pjetër Arbnori andej nga fundi i jetës e bën tani një ish ministër i brendshëm i diktaturës kundër të cilës luftoi në kohën e rinisë së vet, çfarë e pagoi me burgje të gjata pa fund. Cila është pra vlera e të qenit kryetar i parlamentit që amerikanët e konsiderojnë thjesht “Parliament Speaker”, përpara një jete e vepre aq madhore që bëri Pjetër Arbnori në rininë të tij të admirueshme. Dhe pikërisht në kohën kur represionet ndaj fjalës se lirë e mendimit të lirë ishin më të egrat në mbarë Europën Lindore, në kohën kur populli shtypej mizorisht e një fjale e vetme të merrte jetën ose kalbeshe burgjeve.  Pjetër Arbnori i ri, them i ri për ta ndarë nga Pjetër Arbnori i vjetër, i plakur e pa vitalitet,  bëri atë që mund të konsiderohet e paimagjinueshme për guximin, me një grup shokësh besnikë, organizuan themelimin e Partisë Social Demokrate në ilegalitet. Por të dekonspiruar e ndjekur nga agjentët e sigurimit, grupi u arrestua në vitin 1962 dhe Pjetër Arbnori u dënua me vdekje. Vendim ju kthye në 25 vjet burg. Ky është Pjetër Arbnori, kjo është apoteoza e jetës se tij dhe jo koha kur shërbeu me devocion në një parti të dominuar nga fryma autokratike i një ish komunisti në aq vite sa Pjetër Arbnori kishte bërë burgje.

Gjithsesi ta shohësh, sado dashamirës i figurës të jesh, do të konstatosh se  në jetën e Pjetër Arbnorit ka dy kohë e dy sjellje të ndryshme. Në një krah është disidenca antikomuniste e pa kompromis në rininë e tij, në krahun tjetër toleranca e falja përtej çdo logjike e drejtësie të krimit dhe e kriminelëve pas vitit 1990 në pseudodemokraci dhe bashkëpunimi me ish komunistet e kamufluar si antikomunistë. Ajo që e lartëson është pikërisht shpirti i revoltës ndaj shtypjes dhe qëndresa kundër komunizmit.  Po kjo gjithnjë i është harruar, qëllimisht. Asaj kohe nuk i japin asnjë atribut. Përkundrazi e vlerësojnë për qenien e tij në krye të Parlamentit ku gëlonin spiunë e sigurimsa të diktaturës komuniste e ku ruante qetësinë (kujdestar rendi pra) e duan të na bëjnë të besojmë se, ky e vetëm ky kujdestari,  na qenka fenomeni Pjetër Arbnori.

Pjetër Arbnori, padyshim ka kenë njeri i mirë në kuptimin më të drejtë të kësaj fjale, madje më i mirë se sa duhej, sipas konceptit tonë. Pjetër Arbnori si funksionar i lartë i shtetit shqiptar, në pluralizmin e sajuar ligsht, nuk pati asnjë shkëlqim. Dhe ata që sot i sajojnë shtatore groteske sot, atëbotë e përgojonin dhe e qeshnin në parlament, veçmas për theksin e tij në të folmen e Shkodrës. Ai e dinte këtë, i njihte mirë, prandaj bëri sikur nuk dëgjonte e më se shumti përfitoi të kujdesej të botonte veprat e tij që kishte shkruar gjatë 28 viteve në burgjet e komunizmit. Kjo për atë ishte një arsye e mjaftueshme për të qëndruar në atë post ku nuk kishte asnjë kompetencë dhe asnjë pushtet.
Tani ndodhemi para faktit të kryer. Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, me 24 korrik 2006, para parlamentit i vendoset një shtatore e cila e paraqet si njeri të ndrydhur, të ngjeshur brenda bronzit siç ai nuk do të donte të ishte. Sepse më shumë se qëndresë e vitalitet tregon qyqari, sa “me ju dhimbtë gurit e drunit” do të thoshte vetë Pjetër Arbnori megjithë tolerancën e tij hyjnore. Ndoshta një shtatore e kësaj natyre do të ishte e denjë për në ndonjë kënd në Tiranë ku zënë qoshe lypësit e ngratë me qellim të preknin në ndjenjat e njerëzve për të pas pak mëshirë e për të rrëmuar në xhepa. A ndoshta kanë menduar që me këtë shtatore mjerane tu bëjnë një sugjestion deputetëve milionerë që të mendojnë sado pak edhe për popullin e varfër që e kanë shaluar ligsht si kalorës të pamend.

Gjithsesi këtu ka një ndjenjë ligësie a xhelozie ndaj Pjetër Arbnorit të vërtetë, guximtarit që i doli ballë për ballë diktaturës së Enver Hoxhës dhe baballarëve të këtyre që sidozot, sot janë deputetë në Parlamentin Shqiptar. Pjetër Arbnorin, djalë shkodran guximtar, vizionar, të patrembur, nuk dëshirojnë ta kujtojnë. Por duan një Pjetër Arbnor përdëllestar që t’ju shërbejë edhe pas vdekjes me qëllimin që në popull të mos ketë shëmbëllesa qëndrese, kundërshtuese, por lakej të butë me një mirësjellje e përvuajtje që u shkon vetëm shërbëtorëve.

 Është e natyrshme se Pjetër Arbnori nuk ka si të përfytyrohet ndryshe prej Gramoz Ruçëve të diktaturës që sot sundojnë Shqipërinë, dhe e kanë bërë këtë shtatore si simbol i një mjerani që u shtrin dorën me u lypë persekutorëve të vet. Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për tu thënë shqiptarëve se bijtë biologjikë të kuadrovikëve të komunizmit do të jenë të përjetshëm në pushtet dhe ekonomi dhe se Sindroma e Stohkolmit do të jetë sëmundja shekullore në vazhdimësi e viktimave të komunizmit në Shqipëri. Kjo shtatore që shohim nuk përfaqëson as vitalitetin e të djathtës së vërtetë që ruan themelet e kombit, as humanitetin e së majtës që mbron interesat e shtresave në vuajtje,  por thjeshtë njeriun e përvujtun që pranon të rrojë nën skeptrin e pushtetarëve represivë.

Në fund të fjalës kjo pamje fizike mjerane, ky qyqarllëk para Parlamentit, nuk përfaqëson personalitetin e Pjetër Filip Tomës, Arbnorit, por veç hijen e tij, ai nuk është e nuk mund të jetë Pjetër Arbnori që vuri moshën e tij më të bukur rinore në zgrip për ideale demokratike, vuri jetën përballë vdekjes, aspiroi ballhapur lirinë e jo mrroljen skutave të errësirës së bandave komuniste dhe postkomuniste.

Arkeologë polakë dhe shqiptarë zbulojnë qytetin e panjohur 2000-vjeçar

Erion Kaçorri  |

Ndonjëherë, gurët janë më shumë se sa thjesht copëza të shkërmoqura toke. Ndonjëherë ata japin detaje mbi të kaluarën apo të ardhmen e planetit tonë.

”Arkeologët e antikitetit të Qendrës së Kërkimit për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, zbuluan se gurët në Shkodër ishin rrënojat e qytetit 2 000-vjeçar të Basanias”, shkruan Christina Ayele Djossa në blogun “Atlas Obscura” që i dedikohet zbulimeve nëpër botë.

Në atë kohë, Bassania ishte një fortesë ushtarake dhe ekonomike, pjesë e mbretërisë së Ilirisë, që ka ekzistuar nga viti 400 deri në 100 para Krishtit.

Qyteti antik ka në përbërje shumë banesa dhe fortesa, një prej të cilave arkeologët arritën të zbulojnë.

Ajo që ata gjetën ishin gurë antikë të një fotese të ruajtur nga kulla të mëdha dhe mure prej guri dhe dyer të gjera afërsisht tre metra. Këto ndërtesa mbrojtëse, sipas profesorit Piotr Dyczek të Universitetit të Varshavës, i përkasin arkitekturës helenistike, shkruan Atsh.

Ekipi konfirmoi epokën e rënojave duke analizuar monedhat e gjetura aty rrotull dhe fragmente të enëve të qeramikës, që i përkasin epokës së mbretërisë Ilire.

Por, nga gurët dolën më shumë informacione në lidhje me qytetin. Muret e gjera prej guri rrethojnë një zonë prej 200 000 metrash katrorë, që do të thotë se Basania ishte tre herë më e gjerë se Shkodra antike, që ishte 70 000 metra katrorë.

Por, ky qytet dhe mbretëria Ilire, u pushtuan nga romakët në fillim të shekullit të parë. Kjo është edhe arsyeja përse arkeologëve iu desh kaq shumë për të gjetur Basanian.

“Arsyeja mund të jetë se qyteti pushoi së ekzistuari për një kohë aq të gjatë sa që emri i tij u harrua”, shkruan Dyczek.

“Arkeologët polakë dhe shqiptarë spekuluan gjithashtu se edhe infrastruktura gjeologjike e vendndodhjes ka lidhje me këtë harresë. Rrënojat janë gjetur në një kodër, që nga banorët e zonës quhet buzët e nepërkës, në fshatin Bushat, pak kilometra larg Shkodrës”, thotë Dyczek.

Pas shumë vitesh erozion, gurët e mbetur dukeshin si pjesë e gurëve që përbëjnë kodrën. Kështu për një kalimtar, mund të dukej si një grumbull me gurë, jo një strukturë e përbërë nga njerëzit.

Tani që qyteti i zbuluar është i dukshëm, do të jetë e mundur që këto rrënojat të vizitohen.

Deputeti Luan Rama: Janë rikthyer “minjtë e Bllokut” – i gjeni kudo mes nesh: janë ministra, deputetë, këshilltarë, drejtorë, ambasadorë!

TIRANE- Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i LSI, Luan Rama ka bërë një përmbledhje të sistemeve në Shqipëri, nga përmbysja e komunizmit deri në ditët e sotme. Luan Rama ka treguar kohën kur njerëzit përmbysën sistemin komunist si dhe shpresën që kishin tek demokracia.

“Bijtë e të kuqve do të vijojnë si etërit. Ajo përzjerje zelli dhe inati, herë i fshehtë e herë i hapur për etërit e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm, do t’i bëjë më dinakë dhe më të liq. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje, do të vjedhin idetë, projektet dhe deri dhe sloganet e do t’i propagandojnë më mizorisht për t’i vënë ata në jetë, gjoja si amanete. Nuk jam unë njeri kundër komunistëve, janë komunistët kundër njeriut! Minjtë janë ringjallur!…”-thotë ndër të tjera Luan Rama.

 

 

Fjala e plotë e Luan Ramës:

Disa syresh i kam parë shumë vite më parë. Ndonjë edhe e kam njohur, po pavarësisht faktit në i kam njohur apo jo, të gjithë kishin diçka të ngjashme; përbashkuese dhe identifikuese po aq në raport me të tjerët.

Kishin “Bllokun”, prej, edhe nga morën nofkën identifikuese “Bllokmenë”, një kompozitë gjysmë shqip e gjysmë anglisht.

-Si nuk e kuptuan dreqi t’a marrë që rrokullisja drejt theqafjes do t’i merrte edhe ata përpara me gjithë “Bllokun” e tyre, e të paktën të mos ishin bërë pengesë?!- pyesnim shpesh njëri-tjetrin ne të “Zërit të Popullit”, në atë dhjetorin e fundit të rregjimit komunist të 1990-ës, pa marrë përgjigje prej askujt!

Sepse në fakt nuk kishte mbetur më askush!

Të gjithë kishin ikur, kishin ikur bashkë me “Bllokun” e tyre e ishin fshehur!

Kishim mbetur vetëm ne, gazetarët e “Zërit të Popullit” pikëlidhja e vetme mes udhëheqjes që nuk ishte dhe mijëra të tjerëve në bazë, komunistëve intelektualë, punëtorë, kooperativistë, veteranë, pensionistë!…

Nuk qe e lehtë! Ishte shumë e vështirë! 27-vjet më parë, të zgjidhje të ishe socialist, ngjante pothuaj si një herezi! Ishte njësoj si të vetëzgjidhje lançimin e të pranoje ferrin, të pranoje barrën e mëkatit që nuk e kishe kryer!

Të dilje si socialist rrugëve të Tiranës, pa folur për Shkodrën, Tropojën, Laçin apo qoftë edhe Durrësin, Elbasanin e gjetiu, duhej të merrje parasysh që do të kaloje nëpër një kalvar fyerjesh, sharjesh, kërcënimesh e kanosjes, për të cilat po t’u flasësh sot atyre që kanë lindur në ato vite, mund të të marrin për të marrë!

Por,kështu ka qenë e kështu ka ngjarë! Ndër ne, në këtë sallë të Kuvendit ka ende dëshmitarë të atyre kohëve; sharës e të sharë, kanosës e të kanosur, dhunues e të dhunuar!

Lëvizja e Dhjetorit 1990, duke rrëzuar nga pushteti Partinë e Punës, mbylli edhe epokën e saj e i çeli udhë ndryshimit të sistemeve!

Partia Demokratike erdhi në pushtet.

Partia e Punës, e mbetur pa udhëheqje, identifikohej me bllokmenët byroistë, paçka se edhe ata e kishin braktisur partinë së cilës i qenë bërë udhëmbyllës!

Ata që kishin vdekur i nxorrën nga varret, ndërsa të mbeturit gjallë i përzunë nga Blloku e më pas edhe i burgosën!

Po ndërsa Blloku iu kthye qytetit e qytetaret mund të shkelnin në të, bllokmenët, jo vetëm etërit, por të gjithë, edhe fëmijët e tyre, djemtë, vajzat, nuset, dhëndurët, nipër e mbesa e gjithë ç’qenë, u gjendën në udhëkryq e mes dy zjarresh; nga njëra anë e djathta që i urrente e i fajësonte për çdo gjë, e nga ana tjetër, vetë partia e tyre e lënë e braktisur e nën peshën e akuzave, nën refrenin “komunistët në litar”, e gjente të keqen po tek ata, tek bllokmenët!

Gjithësesi, gjithçka duhej berë! Mbi të gjitha duhej shpëtuar vendi, nuk duhej lënë të shkonte në kaos dhe anarshi!

Dukej mision i pamundur, por ia dolëm.

Ia dolëm të fitojmë sfidën e kohës me të shkuarën, e të sfidonim të ardhmen!

Partia Socialiste lindi si shpresë dhe shumë shpejt u bë alternativë qytetare e një kohe tjetër, e kohës në liri!

Por, nuk dua të merrem sot me historinë e lindjes së Partisë Socialiste!

Gjetiu e kam fjalën!

E më konkretisht, dua të merrem pak me Bllokun, jo si kastën e udhëheqjes së Partisë së Punës.

As me bllokun si territor apo si hapsirë publike në qytetin tim mbushur me kontraste; në qytetin tim të cilit qeveria do që t’i prishë teatrin e historisë qytetare, pasi i ka prishur më parë “Sheshin Skëndërbej” e bulevardin që dikur “ngacmonte” kronikanët e huaj të shpreheshin për të “Bulevardin pa qytet”!

Jo, sot do të flas për Bllokun “institucion”, për Bllokun si fenomen psikosocial e politiko-qeverisës.

Gjatë gjithë viteve në opozitën e parë të Partisë Socialiste, askush, asnjë, asnjë i vetëm prej ish-udhëheqësve a të afërmve të tyre nuk shkeli as edhe një herë të vetme në zyrat e “Zërit të Popullit” për të na parë si ishim e ku punonim apo qoftë edhe për të na thënë një fjalë të vetme, si shenjë solidariteti në atë kohë terrori, e ku edhe ne gazetarët e “Zërit të Populli” si të gjithë socialistët e thjeshtë identifikoheshim padrejtësisht me ta, shaheshim për ta, urreheshim për ta, burgoseshim për ta!

Nuk u panë as në Partinë Socialiste, as qoftë edhe për t’u dukur një herë të vetme në oborrin e saj, se për komisionerë a numërues në qendrat e votimit as që mund të mendohej!

Ikën të gjithë, u fshehën e u zhdukën! Si minjtë kur ndjejnë tërmetin!

U zhdukën dje, për t’u ringjallur sot e për të na u shfaqur si “Hibrid”, si minjtë e Dino Buxatit, në “Familjen që e gllabëruan minjtë”.

“Një verë e largët (tregon ai),shumë kohë para luftës – ishte hera e dytë që shkoja si mik në shtëpinë e Koriove – më solli në mendje këtë skenë: isha ngjitur në dhomën e fundit të katit të dytë, ajo me dritaret nga oborri, e po shtrihesha të flija.

Dëgjova papritur një zhurmë të vogël, një gërvishtje në fund të derës. Shkova ta hap. Një miush i vogël shkau mes këmbëve të mia, mespërmes dhomës, dhe u fsheh poshtë komosë. Iku me një vrap të ngathët, aq sa mund t’a kisha shkelur me këmbë, po të doja. Por ishte i këndshëm dhe i brishtë.

Fare pa ndonjë qëllim, të nesërmen ia përmenda Xhovanit ( të zotit të shtëpisë).

 

-Aha, po, – tha ai pa i dhënë rëndësi, – qëllon që del ndonjë mi nëpër shtëpi.

 

Kaloi një vit. Sapo futem në vilë, shoh dy mace të mëdha, me një gjallëri befasuese: mace me vija, muskulaturë prej atletësh, me gëzofin që u shkëlqen si atyre maceve që ushqehen me minj.

-Qenkeni vendosur, më në fund. Kushedi sa e mbushin barkun! S’kanë për të vuajtur për minj këtu.

-Jo, përkundrazi. Rrallë hanë minj, me raste. Po të jetonin vetëm me minj ato…

-I shoh shumë të shëndetshme.

-Po, janë mirë, s’u mungon shëndeti. Kanë gjithë të mirat e Perëndisë në kuzhinë.

Kaloi dhe një vit tjetër, dhe kur futem në vilë për pushimet e zakonshme, dy macet më dalin sërish përpara. S’duken më të shëndetshme e të shkathëta, por të dobësuara, kockë e lëkurë, të drobitura. Nuk rendin më nga njëra dhomë në tjetrën. Përkundrazi, rrinë gjithnjë nëpër këmbët e të zotëve, si të përgjumura, pa dashur të marrin asnjë nismë. I pyes:

-Janë sëmurë? Pse janë kaq të plogështa? Nuk kanë më minj për të ngrënë?

-E gjete! –tha Xhovani Korio me gjallëri, e pastaj qeshi me të madhe – kanë varur turinjtë që kur s’ka më minj shtëpia. S’u ka mbetur as fara!

Më pas, Xhorxho, djali më i madh, më merr veç e më thotë me pamje komplotisti:

-E di si është e vërteta? Kanë frikë!

-Kush ka frikë?

-Macet, kanë frikë! Babai s’do që ta përmendim fare. E bezdis kjo bisedë. Por është e sigurt që macet kanë frikë.

Brenda një viti, nga dhjetë që ishin, ato kafshë të ndyra janë bërë me qindra… e s’janë më ata miushët e atëhershëm. Janë si tigra. Më të mëdhenj se një urith, me gëzof të neveritshëm e të zi. Macet s’dinë t’i kapin!

Dhe vitin tjetër, që nga nata e parë, dëgjova një zhurmë të llahtarshme sipër tavanit të dhomës sime, sikur vraponin njerëz. Dhe e dija mirë që sipër s’kishte njeri, se aty ishte vetëm papafingoja e pabanueshme, plot me mobilie e arka të vjetra.

-Duket si këmbësori! – them me vete – Do të jenë bërë shumë të mëdhenj ata minj.

Këtë zhurmë dëgjoja, derisa më zuri gjumi. Të nesërmen, pyes në tavolinë:

-S’do të bëni gjë për këta minjtë? Po bënin namin mbrëmë mbi tavan.

Xhovani më sheh me fytyrë të habitur.

-Minjtë?! Për çfarë minjsh e ke fjalën? Falë Zotit, s’kemi më asnjë mi në shtëpi.

Edhe prindërit e Xhovanit, pleqtë që po rrinin në sallon, më thonë:

-Çfarë minjsh thua! Do t’i kesh parë në ëndërr, i dashur.

Mos e beso babanë. Ato që dëgjove ishin minj, e ndonjëherë as neve s’na zë gjumi. Veç t’i shohësh, janë përbindësha! Të zinj sterrë, me qimet që u ngrihen si gjemba. Dhe macet, sa për dijeni, i përzunë minjtë… ndodhi natën. S’kishim as dy orë që na kishte zënë gjumi, dhe na zgjuan mjaullimat e tmerrshme! Zbritëm poshtë, por macet s’dukeshin gjëkundi. Gjetëm vetëm tufa qimesh e njolla gjaku gjithandej.

-Po si nuk merrni masa? Çarqe! Helme! S’e kuptoj si nuk shqetësohet yt atë!

-Po si jo! I është bërë makth. Por tani ka frikë dhe ai, e thotë që më mirë të mos i provokojmë, se do të ishte më keq. Thotë që s’do të shërbente për asgjë, se tashmë janë shtuar shumë. Thotë që e vetmja zgjidhje është t’i vësh flakën gjithë shtëpisë. E di çfarë thotë tjetër? Është qesharake vetëm ta mendosh. Thotë që s’ia vlen t’u dalim kundër.

-Kujt t’u dilni kundër?

-Atyre, pra! Minjve!

Minjtë janë të gjithë njësoj!

Edhe minjtë e tregimit të Buzzatit, edhe minjtë e kanaleve, edhe minjtë e ugareve, edhe ato të “Bllokut”, po, po, edhe ato të “Bllokut” njësoj janë!

Pra, minj, edhe pse minj – hibrid,në fund të fundit minj janë!

Ata miushët e dikurshëm, ata që nuk qenë të zot të thonin një fjalë e të mbronin baballarët e tyre, kanë rilindur e janë rikthyer. Janë rikthyer si “Hibrid”!

-Ku janë?!…

I gjeni kudo mes nesh; janë ministra, deputetë, këshilltarë, drejtorë, ambasadorë!

Gjithkund, kudo!

Kanë rilindur! Sepse edhe minjtë rilindin! Rilindja e minjve!

Përgjigjja është e thjeshtë, tmerrësisht e dhimbshme në të vërtetën e vet!

“Plaku Ziso Vangjeli gjatë luftës kishte zbarkuar në Normandi si oficer amerikan. Historian dhe ushtarak punoi në Paris, pastaj në një klub kulturor dhe ju dha të kthehej në Shqipëri,na dëshmon në një prej librave të tij shkrimtari Visar Zhiti. Sëmundja e dashurisë për atdhe. Sipas bisedimeve paraprake do të punonte si pedagog. Ja fali shtetit gjithë bibliotekën e tij, por përfundon në burg.

– Kur të bjerë “komunizma”, – thosh – se do të bjerë “patjetër”, ne do të vuajmë më pas me dekada prej hibridit… Bijtë e të kuqve do të vijojnë etërit. Ajo përzjerje zelli dhe inati, herë i fshehtë e herë i hapur për etërit e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm, do t’i bëjë më dinakë dhe më të liq. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje, do të vjedhin idetë, projektet dhe deri dhe sloganet e do t’i propagandojnë më mizorisht për t’i vënë ata në jetë, gjoja si amanete. Dhe do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e të zotërve të këtyre ideve. Do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq dhe kundërshtarët do t’i durojnë sa për sfond. Do të kërkojnë të bëhën ata pronarë dhe që të mbrohen do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre e rroposën ose e luftuan gjithë jetën si bolshevikë të trashë. Kundërshtarët e të kuqve në Shqipëri, ç’kanë mbetur pas kasaphanave dhe të rinjtë që do të dalin, janë të papërvojë. Dhe kështu do të sundojë te ne hibridi. Gjatë, mjaft gjatë. Hibridët janë si monstrat. E për të luftuar ata duhet qenë si ata. Do të jetë më keq ca kohë e njerëzit do të mendojnë diktaturën si zgjidhje. Burg i detyruar. Liri e detyruar. Kaos dhe llum. Pra, pas dënimit me burg, populli do të dënohet me liri qorre. Liria qorre është dënim. Se ne nuk do të dimë ç’t’i bëjmë asaj si një gjëje të tepërt. Do ta përdhunojmë si barbarët. Unë nuk do të jem atëhere. Ju do të jeni: Mbaje mend dhe kujtomë. S’ke Ç’bën, jo. Veç kujtomë mua, plakun.

…nuk jam unë njeri kundër komunistëve, janë komunistët kundër njeriut!”

Minjtë janë ringjallur!…

Rivlerësimi, hije mbi pasuritë e Zaganjorit

Në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ngriti sot dyshime mbi pasuritë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, në seancën dëgjmore në kuadër të procesit të rivlerësimit. Ndërsa Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të pasurive të zyrtarëve të Lartë, nuk kishte konstatuar asnjë parregullsi në deklarimet e zotit Zaganjori, Komisioni, në të kundërt, foli për një seri problemesh që sipas tij kishte gjetur falë një hetimi të thelluar.

Sipas relacionit të lexuar gjatë seancës, kryetari i Gjykatës së Lartë rezulton të ketë bërë deklarata të pasakta, të pamjaftueshme dhe fiktive si dhe kishte mungesë të burimeve financiare, lidhur me një apartament në qendër të Tiranës, një mjedis për zyrë, një bodrum dhe një dyqan. Të gjitha në një godinë të vetme, që sipas zotit Zaganjori nuk janë blerë, por janë ndërtuar në një truall të trashëguar nga familja e bashkëshortes. Ndaj tij megjithatë, Komisioni ngriti pretendimin se nuk kishte paguar detyrimet ndaj shtetit për qeratë e perfituara, apo dhe se kishte mospërputhje për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, të deklaruara më të ulta se sa kishin rezultuar nga verifikimet e bëra nga vetë Komisioni.

Zoti Zaganjori, i cili përvec të ardhurave nga pagat mujore dhe qeratë, ka deklaruar dhe përfitime të larta financiare nga puna pranë një instituti në Gjermani, deklaroi se i kishte ofruar komisionit afër 40 faqe me shpjegime dhe dokumenta, për të gjitha pikëpyetjet e ngritura gjatë procesit, duke kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë.

Deri tani, tre prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli, janë rrëzuar gatë procesit të rivlerësimit. Për një tjetër anëtar, Edmond Islamajn, i cili u deklarua i pastër nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioneri publik ka bërë ankim në Kolegjin e Apelit duke pretenduar se hetimi ndaj tij ka qenë i mangët.

Gjykata e Lartë ka 19 anëtarë. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, përplasjet mes shumicës socialiste bën të pamundur zëvendësimet e anëtarëve mandati të cilëve kishte përfunduar. Ndonëse ligji parashikon që ata mund të qëndrojnë në detyrë, deri në momentin e zëvendësimit, disa prej tyre preferuan të mos e ushtronin këtë të drejtë. Reforma në Drejtësi e cila hyri në fuqi në vitin 2016, bllokoi emërimet, për shkak se ato duhet të kalojnë përmes institucioneve të reja të parashikuara prej saj. Deri para pak ditëve, Gjykata e Lartë funksionte me vetëm 9 anëtarë. Pas rrëzimit të tre anëtarëve në procesin e rivelrësimit, ajo ka mbetur me vetëm 6 gjyqtarë, ndërkohë që numri çështjeve që presin shqyrtimin është afër 26 mijë, dhe një jesë e tyre i përkasin vitit 2015.

JO VETËM TEATRI, POR EDHE FRANGAJ, VELIAJ E BOLLINO KANË VRIMË – Nga KOLEC TRABOINI

 

Që Aleksandër Frangaj është një mercenar turk e tregojnë ato kanalet televizive ku vë vetëm filma turq dhe asnjë film tjetër. Gjithashtu se si ka arritur ai nga një kanal televiziv, kur zhvati Kinostudion, të bëjë katër të tillë, kjo është afërmendsh e ditur sepse është mjeshtër për tu kullandrisur, siç thonë grekët, me silazhet qeveritare. U kullandris së pari duke u kthyer nga kundërshtar i Berishës – president, në bisht qeni pas Berishës – kryeministër, mbrojtësi më i hapur i marrëzive qeveritare. Përfitimet ishin të mëdha. Por ardhja e socialisteve në pushtet me Edi Ramën krye-rilindas e detyroi Aleksandër Frangaj, mik të turqve të Erdoganit, të bëhet edhe mik i Edi Ramës, natyrisht pasi lëpiu të gjitha ato që më parë kish pshurrur si lake i Sali Berishës. Aleksandër Frangaj ka arritur të mbërthejë pas zverku edhe sejmenin zevzek të Edi Ramës, Erion Veliaj, me të cilin e gjen frymën e përbashkët si sejmeni me sejmenin. Krye bashkiaku, kur po punonte sheshin e qendrës së Tiranës e zhvendosi obeliskun e Ibrahim Kodrës, që piktori i madh e kishte lënë me porosi për një vend publik në sheshin Skënderbeu. Në ca bisedime të thukta, sebepe e çoka qeveritare me Aleksandër Frangaj, Veliaj e mirëkuptoi dëshirën e zjarrtë të Frangajt që Obelisku i Ibrahim Kodrës, pra pronë publike, ti falej Televizionit Klan. Tashmë atje e keni, shkoni dhe shikoni. Kaq herë kemi shkruar e folur për ta kthyer aty ku ishte, para Bankës së Shtetit, por as Aleksandër Frangaj dhe as Erion Veliaj nuk e tundin bishtin, sillën sikur gjë nuk dinë e asgjë të mos kish ngjarë.

Kjo tregon se pushteti në Shqipëri punon si marrëveshje e butë e një tufë banditësh që gjejnë mirëkuptim për të zhvatur pronat publike e për të bërë allishverishe në kurriz të popullit. Në kohën kur Erion Veliaj e ka punën pisk si krye bashkiak për vjedhjen e pronës publike për t’ia dhënë kompanisë private “Fusha”, çfarë qytetarët e Tiranës e kundërshtojnë, ky TV Klan i Aleksandër Frangajt me datë 19 korrik lëshon kujën e zezë, që meriton ti kushtohet sado pak vëmendje. Tabloja është kjo: para teatrit zhvillohen protesta kundër prishjes së tij, ndërkaq TV Klan i Frangajt, meqë godina i qëndroi edhe tërmetit, dërgoi kameramanët të gjejnë ndonjë vrimë sado të vogël në pjesën e prapme të mureve të Teatrit Kombëtar me qëllim për ta shitur ne lajme sikur ky qenka në rrezik shembje. Renden për një vrimë miu pra. Teveqelëri e pashëmbullt. Tipike kjo për sistemet totalitare ku shteti e propaganda punojnë si një makinë e vetme. E kjo propagandë bajate i shitet popullit si situatë emergjente, pra alarmante. Këta janë më të vërtetë të paskrupullt. Mirë thotë populli, njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë fytyrën e vet të pistë. Këta të pa fytyrë e të pangopur, që nuk lanë gjë pa shkatërruar e vjedhur në këtë vend, dinë edhe se si tu gjejnë alibi krimeve që bëjnë, duke e vjedhur e shpërdoruar pasurinë e popullit. Dhe propaganda në ekstaze, deri në qiell. Të zësh kokën me duar. Si të ishim në “Animal farm” të George Orwell.

Thonë se Gebels ishte themelues i propagandës intensive mashtruese qeveritare, ku çdo humbje sado e madhe shitej si fitore po aq e madhe, por komunistët ja kaluan dhe më tej, bijtë e këlyshëve të bolshevizmit shqiptar të ngjizur me mafien e korrupsionin e përsosën shfrenimin propagandistik deri në lartësi të paimagjinueshme. Në asnjë vend të botës kryeministri i vendit nuk del përditë në Mediat e blera si të ishin megafona tribunash politike të partisë në pushtet. Kësisoj propagande të shfrenuar nuk kanë arritur ta bëjnë as Hitleri, as Duçja, as Franko, as Çurçilli, as Stalini, as De Goli, as Enveri, por e bën Edi Rama.U shit si sukses i madh dështimi i hapjes së negociatave për hyrjen në Bashkimin Europian këtë vit. Me të vërtetë ka diçka patologjike në këtë uri-babëzi propagandistike për trushplarjen e shqiptarëve. Pyetja që shtrohet është e thjeshte, a ka mjek personal ky njeri që na drejton kuturu dhe sa shqetësohet ky mjek apo grup mjekësh për shëndetin mendor të madhështisë qeveritare që shet dokrra fitoresh imagjinare.

A ka tagër ndokush në këtë vend për të parë, studiuar, testuar gjendjen fiziko-mendore, pra ti bëjë Check Up-in atyre që kanë në dorë fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve e që na shfaqen rrugëve, herë me spat e herë me kazmë. Nëse një i lodhur nga vakti si Don Kishot i çartur i sulet greminës, mos vallë ne shqiptarët e përgjumur, si të ishim Sanço Panço, duhet ta lejojmë të na marrë me vete? Kjo është pyetja me tragjike që e karakterizon kohën tonë mjerane, e paaftë të zgjidhë këtë ngecje ku dy parti luftojnë herë egërsisht e herë-herë me kompromise fshehanike tinëzare për pushtet, e populli të vejë në dreq. E si paskan tagër këta qeveritarë që të tjetërsojnë pronën publike duke e dhënë tek miqtë e tarafi apo të klan-bandave të cilave u përkasin?

Po si hyri në lojë edhe Aleksandër Frangaj si megafon i qeverisë në këtë çështje të Teatrit? Se ky na paskan gjetur një vrimë miu dhe duhet me patjetër të prishet Teatri Kombëtar, siç urdhëron padishahu i Albanistanit. Është i vjetër në këtë zanat Aleksandër Frangaj, që për turp, pretendon se është me origjinë nga Hoti. Aspak! Le të shkojë ta gjejë origjinën diku tjetër, në Anadoll po deshi. Sepse trimat e Hotit nuk kanë shërbyer si sejmenë apo kasnecë sulltanësh. E të mos harrojmë se si u shkatërrua Kinostudio që Aleksandër Frangaj të ndërtonte në territorin e saj katër stacione televizive, duke rrëmbyer bashkë me tokën edhe ateljerin që i kishte kushtuar shtetit shqiptar miliona dollarë. Meqë ishte një nga shkatërruesit e Kinostudios si mund të mos dilte Aleksandër Frangaj me stacionet e tij televizive turko-osmane për tu shfaqur si shkatërrues i Teatrit Kombëtar me argumentin idiot se paska një vrimë miu në murin e pasmë. Po vrimë nga pas ka edhe vetë Frangaj, edhe Veliaj, e jo vetëm sejmenët por edhe vetë ai i gjati fare që u loz fitilat si marioneta. Por kjo vrimë nuk përbën argument për ti dërguar Shën Pjetri në botën tjetër, siç dëshirojnë këta myteberë të bëjnë me Teatrin Kombëtar. Ah, po, edhe gazeta e kanali televiziv i Don Carlucit të Bollinove të Italisë, që bën para e biznese me qeverinë shqiptare, edhe ai nga ana tij ka vënë kasnecët e vet për të gjetur vrimën e miut në anën e pasme të Teatrit Kombëtar. Mjeshtër vrimash edhe ky si Frangaj me Veliajn duke bërë një treshe kalorësish prishanjoz, sejmenë besnikë të përulur të krye qeveritarit që i ka marre koka erë, siç shkruan poeti Sulejman Mato.

Në fund të fjalës, problemi nuk është tek vrimat e Teatrit, të Erion Velisë, Aleksandër Frangajt të Turqisë apo të Don Carlucit të Bollinove të Italisë, por se Shqipëria kurrë nuk ka pasur kohë më mjerane e njerëz qeverisës më të babëzitur e të papërgjegjshëm se sa këta që ka sot – dhe as Media më bythlëpirëse se këto që llapaqosën në Tiranë në llogari e trastë të Qeverisë.

Kostoja e dhunës në Shqipëri përllogaritet sa 3.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto

Në Shqipëri kosto e dhunës vlerësohet të jetë 315 dollarë për person ose sa 3.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Vlerësimi ka ardhur nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP), i cili ka publikuar raportin, që jep një përshkrim të 162 shteteve në botë, ku Shqipëria renditet në vendin e 104. Në Europë ndodhen shtetet më të paqta në botë, ndërsa Afrika dhe Lindja e Mesme kanë performancën më të keqe. Pyetja që nxit ky raport është: Bota po bëhet më e paqtë apo po përkeqësohet?

Raporti tregon se shtetet më të paqta në botë po bëhen gjithnjë e më të paqta, ndërsa atyre në gjendje lirie të munguar, po i shtohen trazirat më tepër. Raporti tregon edhe ndikimin ekonomik të pasojave të dhunës globale. Vitin e shkuar, kostot në të gjithë botën arritën 13.6 miliardë dollarë, por me ulje nga 14.3 miliardë dollarë që vlerësohej një vit më parë. Ndër 20 shtetet më të paqta në botë, 15 janë shtete evropiane. Raporti thekson se vendet me nivelet më të larta të paqes shpenzojnë midis 1 dhe 2% të PBB-së për sigurinë e brendshme.

Vendet me nivele mesatare të paqes tentojnë të shpenzojnë më shumë, ndërsa ato vende me nivelet më të ulëta të paqes, në përgjithësi shpenzojnë më pak se një për qind të PBB-së për sigurinë e brendshme. Shtetet ballkanike janë pjesë e shteteve “fituese”, që do të thotë, sipas raportit, janë edhe me shkallë përmirësimi të situatës së paqes, sikurse edhe me ulje të kostove të dhunës.

Nesër para KPK-së, si ka ndryshuar pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të përballet të premten me procesin e vetingut. Ai zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të përballet mesditën e së premtes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues që ka kryer procesin e rivlerësimit për kreun e Gjykatës së Lartë drejtohet nga Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

 

Xhezair Zaganjori është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1981 dhe që nga ajo kohë ka qenë lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Europiane dhe të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën e Studimeve Europiane.

Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë.

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Xhezair Zaganjori nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë zoti Zaganjori zotëronte një pasuri familjare prej 13.9 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Sipas deklaratës fillestare, ai zotëronte një apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 dhe 87 m2 ballkone, një bibliotekë 70 metra katrorë, një bodrum +zyrë me sipërfaqe totale 90 metra katrorë si dhe rreth 3.2 milionë lekë kursime.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Zaganjori është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga 40.8 milionë lekë likujditete në bankë, 16.9 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 900 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të zotit Zaganjori për periudhën deklaruese 2004-2017 kapin në total vlerën e 99.7 milionë lekëve. Rreth 60 për qind e këtyre të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, aktivitetin akademik dhe projektet si ekspert të zotit Zaganjori përgjatë viteve. Ndërkohë, 14.3 për qind kanë si burim të ardhurat nga qeratë dhe 13.3 për qind të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes si notere.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme sa i përket mbulimit të pasurive nga të ardhurat.

Ndërkohë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” një investim të vitit 2008 me vlerë 35 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të bashkëshortëve Zaganjori në kompaninë “2E Construction”. Ky investim përmendet sërish në vitin 2017, kur kreu i Gjykatës së Lartë deklaron se ka marrë mbrapsht nga kompania shumën 1 milionë lekë që kishte paguar për një apartament. Mbetet e paqartë marrëdhënia kontraktuale mes palëve për vlerën e mbetur të 3.2 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012 

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

/BIRN/

Kush është kryepolici, ish-kandidat për deputet që ka vëllanë të arrestuar nga agjentët specialë të SHBA

Më 17 Mars të këtij viti u përmbyll nja nga operacionet më gjigante ndërkombëtare me protagonistë dhjetëra shqiptarë të cilët trafikonin njerëz me viza të falsifikuara dhe në rrugë të tjera të ndryshme drejt SHBA-ve,  Kanadasë, Francës apo Mbretërisë së Bashkuar.

Mega-operacioni i koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve.
(Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara si dhe me kontributin e Agjencisë së  Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

Mes 39 shtetasve të arrestuar në atë periudhë (12 janë ende në kërkim) ra në sy edhe emri i 43-vjeçarit Artur Karaj, vëlla i një eksponenti të lartë të Policisë së Shtetit, Xhevahir Karaj.

Xhevahir Karaj është një oficer i vjetër policie, por mjaft problematik në kryerjen e detyrave së tij.

Aktualisht ai mban gradën “Drejtues i parë” dhe është rikthyer në polici menjëherë pasi Rilindja fitoi zgjedhje te vitit 2013,  më datë 23 tetor të atij viti, me detyrë drejtor i Burimeve Njerëzore në DPP/  Xhevahir Karaj është përjashtuar nga radhët e policisë dy herë, por kjo nuk e ka penguar atë që sërish të jetë në poste të larta. Për herë të parë, ai është përjashtuar në vitin 1993 dhe për herë të  dytë, në vitin 2004.

Në vitin 2003 kur ishte me detyrën e drejtorit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, janë konstatuar disa shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtor policie si; komandimet dhe pezullimet në kundërshtim me kriteret ligjore të disa punonjësve të policisë.

Gjithashtu edhe  gjatë kryerjes së detyrës si kryekontrollor i PK Kufitar Rinas, në kohënkur trafiku i qenieve njerëzore ishte në kulmin e tij nga ky aeroport, Karaj u kap me mangësi të shumta në evidentimin dhe regjistrimin e personave dhe pasaportave të falsifikuara dhe bllokuara, shkelje për të cilën është ndëshkuar me masë disiplinore “Vërejtje” dhe transferim nga kjo detyrë si person i papërshtatshëm për këtë detyrë me urdhër të ministrit të Brendshëm në atë kohë.

Në vitin 2001 me kërkesë të tij largohet nga detyra për të kandiduar si deputet i PS, por nuk fiton. Në dhjetor të vitit 2003, kur ishte me detyrë drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, janë konstatuar disa shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtor policie siç janë: komandimet dhe pezullimet në kundërshtim me kriteret ligjore të disa punonjësve të policisë. Për këto mangësi të konstatuara ju dha masa disiplinore e “Vërejtjes me paralajmërim për përjashtim nga Policia e Shtetit”.

Në vitin 2004 gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të Policisë Shkodër, ka propozuar për emërime në detyrë të personave të përjashtuar nga Policia e Shtetit me motivacione “të përfshirë në trafiqe të paligjshme, korrupsion dhe skafistë të përfshirë në ngjarjen tragjike të datës 9 janar 2004”, propozime këto të bëra nga njohjet dhe lidhjet e tij me këtë kategori të punonjësve të përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Aktualisht Xhevahir Karaj, mban detyrën e nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë Kufitare!

(Video) Fjalimi i plotë i Presidentes të Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç: Jemi miq që nga koha e Venedikut

Fjalimi i plotë i Presidentes të Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç: Jemi miq që nga koha e Venedikut

Vizita e Kitaroviç/ Mban fjalim në Parlament: Se harrojmë sakrificën e shqiptarëve, mbështesim integrimin në BE

 

Shoqata “Lura jonë”, një alternativë e hapur për Lurën dhe lurianët – Nga Gëzim LOKA*

 

Udhëtimi drejt Lurës është gjithmonë suprizues e befasues, sidomos për një lurian, që vazhdimisht është në kërkim të rrënjëve të tij, të pragut të kullës dhe gurit të varrit të të parëve. Por këtë radhë, udhëtoj drejt Lurës me një mison të vështirë, të hedhim themelet e shoqatës “Lura jonë”, ti mbledhim lurianët ku janë e s’janë nën një “çati” të përbashkët luriane. Dhe për këtë së pari rruëgtimi duhet nisur në Lurë, në vendin e rrënjëve tona, për të vijuar më tej kudo ku lurianë, në tokën amë, nga Durrësi në Tiranë, nga Shkodra në Lezhë, nga Gjirokastra në Sarandë, në emigracionin e vjetër e të ri, në diasporë, nga Greqia në Itali, nga Franca në Gjermani, gjer në Amerikë.

Bashkë me krijimin e struktuarve bazë të shoqatës, kemi çuar në Lurë dhe numrin e parë të gazetës “Lura”, një zë i Shoqatës “Lura jonë” dhe i të gjithë lurianëve, kudo që punojnë e jetojnë.

Në Lurë duhet të bëjmë kujdes që organet drejtuese dhe kryetarët e fshtarave për Shoqatën të zgjidhen në përputhje me kararet e Lurës, me një frymë thellësisht të hapur dhe demokratike.

Folën dhe dhanë mendime të vlefshme ish kryetari i komunës Hakik Gjokola, I cili tha se një djalë unë e kam gati edheë për luftë po qe nevoja e jo më shoqatën që do të jetë fytyra dhe pasqyra e Lurës.

Gani Bruçi tha se Atdheu dhe kombi fillojnë te pragu i shtëpsë, prandaj të duam dhe të ringrejmë pragjet e kullave tona, pasi kështu na do atdheu dhe shoqëria.

Pas një shoshitje të imët të kandidaturave dhe një votimi të fshehtë, thellësisht transparent, kryetar i përgjithshëm i Shoqatës për Lurën u zgjodh Dali Gjoçi. Kryetar për fshatin Lurë e vjetër u zgodh Nikoll vladi, për fshatin Pregjë Lurë u zgjodh Nikoll B. Vladi. Në fshatin Gurë Lurë të gjithë votuan unanimisht për kryetar Hazis Muratin, në Borje Lurë  Rustem Bruçin dhe në Fushë Lurë, Ibrahim Bruçin.

“Lura jonë”,  një shoqatë thellësisht transparente, në shërbim të lurianëve, kudo që banojnë e jetojnë

Kështu, me nismën e një grupi nismëtarësh u krijua dhe nisi rrugën Shoqata “Lura jonë”, një model bashkëpunimi dhe demokracie në veprim. Dy premtime në një ditë: Shoqata “Lura jonë” dhe gazeta “Lura”

Jam vërtet shumë i emocinuar dhe i mbushur me aq shumë dashuri e mirënjohje, sa më duket se fjalët më pengojnë për të shprehur atë çfarë më thotë shpirti dhe zemra.

Ju kam ndjekur kudo me shpirt bashkëlurasit e mi, edhe kur nuk kam mundur t’iu ndjek me këmbë, me shpirt e mendje kam qenë dhe jam me ju, me hallet tuaja, me ëndrrat tuaja, me merakun për rrënjët tona të përbashkëta në Lurën tonë të mrekullueshme.

Siç e dini, miq të mi lurainë, dhe ju kundërshtarë të mi, që ju dua se jeni lurianë, pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme për shumëçka, ka njëzet vjet që kjo shoqatë ka qenë pjesë e angazhimit tim. Dhe për shkak të këtij akumulmi të gjatë, u deshën vetëm pak ditë për ta formëzuar dhe për t’i dhënë udhë. Tani pritet vetëm nota juaj, të nderuar lurianë, ballafaqimi me mendësitë dhe transparecën e shpirtit lurian.

Unë jam vetëm një nismëtar që pasi kjo shoqatë të jetë ligjëruar plotësisht dhe të ketë marrë bekimin lurian, nuk dua të qëndroj asnjë minutë më shumë në krye të saj, por lurianët të votojnë me vota të fshehta e shpirt të hapur atë që mund ta bëjë më mirë e mund ta mbaj më fort zjarrin ndezur në odën e shpresës luriane.

Unë doja që kjo shoqatë të vinte nga fryma dhe mendësia luriane, se po të ishte për vete, e kisha krijuar para njëzet vitesh, dy dekada më parë se të krijohej i ashtuquajturi “Unioni Lura”.

Tridhjetë e tetë fiset e Lurës do të zgjedhin sipas karareve luriane, me kthjellësti e drejtësi, 38 vetë, më dinjitozët, që do të jenë në kryesi të kësaj shoqate.

Bordi do të zgjidhet me vota të fshehta, në një votim të drejtëpërdrejtë dhe publik, në prani të pjesëmarrësve në mbledhjen e parë të krijimit të Shoqatës.

Nuk do të ketë podium. Nuk kemi podium aq të gjërë ku të mund të ulen të gjithë lurianët e mi.

Mbledhjen e parë të Shoqatës do ta hapi më i vjetri lurian pjesëmarrës, i cili do të prezantoj rendin e ditës dhe programin e gjithë aktivitetit.

Shoqata jonë do të ketë frymë thellësisht demokratike, rregulla sjellje e veprimi të përcaktuara me rigorozitet, ndjenjë të lartë përkushtimi e përgjegjësie.

Shoqata do të synojë që të gjitha energjitë luriane, të shkojnë drejt rrënjëve tona, aty ku kemi kullat tona, ca edhe të rrënuara, por që mund të riparohen; aty ku kemi gurin e pragut dhe të varrit, ku kemi paraadhësit tanë të shuar në përjetësi, ku kemi këngët, vajet e mitet, ku i thonë bukës bukë e nderit nder dhe ku fjala e burrit nuk tundet nga asnjë tërmet.

 

*Botues dhe kryeredaktor i gazetës “LURA”

 

Shkarkohet edhe anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli

Shkarkohet edhe gjyqtari Artan Zeneli i Gjykates se Larte. Kjo Gjykate aktualisht ka mbetur me 6 anetare, pasi Zeneli eshte gjyqtari i trete qe shkarkohet nga KPK.

LAJMI I DATES 16 KORRIK

Skeda e pasurisë/ Para vetingut gjyqtari Artan Zeneli, relatorja: Nuk deklaroi heqjen e vizës amerikane

Artan Zeneli është anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut, pas Edmond Islamajt dhe Tom Ndrecës. Ai është gjithashtu pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Seanca dëgjimore me gjyqtarin Zeneli ka nisur ne mesdite në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues drejtohet nga Etleda Çiftja dhe ka si anëtare Xhensila Pinen dhe Valbona Sanxhaktarin. Zeneli eshte i pranishem ne seance, pa avokat.

Relatorja Xensila Pine thote se Artan Zenelit i eshte revokuar viza amerikane, ne vitin 2017 dhe nuk e ka deklaruar kete ne formularin e DSIK, ndaj tha ajo sipas KPK ai eshte i papershtashem per te vazhduar detyren.

Sa i perket pasurise, KPK ka kryer hetimin e saj administrativ. KPK ka konkluduar se gjyqtari ka nje vile ne Kodren e Diellit per te cilen ka mosperputhje mes vleres se deklaruar ne formular dhe kontrates se shitjes 197 mije euro.

“Pagesa per vilen eshte bere nepermjet bankes, por jo te shoqeria e ndertimit, por te njeri prej ortakeve. Ka mosperputhje ne lidhje me periudhen e blerjes dhe vleren e nje apartamenti tjeter ne Tirane, qe nje here thote qe e ka blere ne 1999 nje here ne 2000. Ai ka edhe nje apartament tjeter 100 mije dollare ne Tirane per te cilin ka gjithashtu mosperputhje per vleren dhe siperfaqjen. Per apartamentin 74 metra katrore ne Kavaje, rezultojne mosperputhje per siperfaqen.

Per banesen dykateshe ne rrugen “Mujo Ulqinaku” ne Tirane rezulton se ne vitin 2016 eshte blere nje pjesen nga bashkia Tirane dhe nuk eshte deklaruar ne veting”, tha KPK.

 

Artan Zeneli e ka filluar karrierën në vitin 1991 si gjyqtar, është shkëputur për një dekadë për të ushtruar profesionin e avokatit dhe është rikthyer sërish në sistem në vitin 2009. Në vitet 1991-1999 ai ka punuar si gjyqtar në Krujë dhe në Tiranë.  Në vitin 1999, Zeneli është larguar me dëshirën e tij për t’u bërë avokat, profesion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2009, duke qenë njëkohësisht edhe këshilltar ligjor për kompanitë AMC, Top Channel apo INSIG.

Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e gjyqtarit  dhe kryetarit të Gjykatës së Tiranës-zgjedhje e cila u kontestua asokohe nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Artan Zeneli u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik 2012 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Zeneli nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Artan Zeneli zotëronte një pasuri familjare me vlerë 49.7 milionë lekësh në vitin 2007-kur deklaroi pasurinë për herë të parë për shkak të funksionit si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit.

Pasuria e tij përbëhej asokohe nga dy shtëpi private në Tiranë dhe tre apartamente të blera respektivisht në vitet 1999, 2002 dhe 2006. Gjithashtu, Zeneli deklaronte një sipërfaqe toke në Velipojë, 4 automjete si dhe disa llogari familjare në emër të tij dhe bashkëshortes.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e anëtarit të Gjykatës së Lartë është thuajse dyfishuar, duke kapur vlerën e rreth 96.7 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë së Zenelit dhe kapin së bashku një vlerë të deklaruar prej 61 milionë lekësh. Familja e tij zotëron gjithashtu rreth 32.6 milionë lekë likujditete në bankë, 1.4 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 1.5 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2007-2017 dominohen nga paga e bashkëshortes në masën 66 për qind. Të ardhurat nga avokatia për vitet 2007-2009 zënë 9 për qind të të ardhurave, 16 për qind përbëhen nga paga e gjyqtarit Zeneli dhe 6.7 për qind nga të ardhurat e qerave. Në total, të ardhurat e 10 viteve kapin vlerën e 81.5 milionë lekëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, nga të cilat njëra rezultoi me probleme dhe pasuri të pajustifikuar në vlerën e 3 milionë lekëve.

BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” paqartësitë që dalin nga deklaratat për vlerën e një shtëpie private në Selitë të Tiranës. Në deklaratën “Para Fillimit të Detyrës”, zoti Zeneli deklaronte se kishte paguar 195 mijë euro për shtëpinë. Ndërkohë në vitin 2008, bashkëshortja e subjektit deklaron se ka marrë kredi në vlerën e 150 mijë eurove për blerjen e kësaj shtëpie.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë e vitit 2007

Deklarata e pasurisë e vitit 2008

Deklarata e pasurisë e vitit 2009

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012  

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

Burimi: BIRN

Mirësevjen gazeta “LURA”! – Nga Gëzim LOKA, Botues dhe kryeredaktor i gazetës “LURA”

 

Me 17 korrik 2018 udhëtoi drejt Lurës numri i parë i gazetës  “Lura”.

Lurianët e rrënjëve, të kullave krenare që kanë pritur burra me namë që kanë bërë histori në këto troje,  e pritën me ngrohtësi e dashuri gazetën e tyre, zërin e tyre, si një diçka të shtrenjtë, që e kanë dashur prej kohësh, por iu ka munguar.

Ka disa kohë që në mendimet dhe ëndrrat, në projektet dhe kërkimet e mia, endet vizioni i një gazete për Lurën, vendlindjen time të dashur, Mbretëreshën e Kurorëzuar të Bukurisë së Tokës e Qiellit, të Natyrës, Mendjes dhe Shpirtit lurian.

E kam ngritur këtë shqetësim me miq e shokë, bashkëlurasit e mi, të rinj e të vjetër, intelektualë e njerëz të thjeshtë, por dhe në shtypin e shkruar.

Në veprimtarinë e 155 vjetorit të Dom Nikoll Kaçorrit, në Akademinë e Shkencave, unë iu premtova lurianëve se numrin e parë të gazetës “Lura” do ta nxjerr me kursimet e mia dhe ja tek po e mbaj fjalën. Çdo fjalë që ua kam thënë lurianëve, qoftë individualisht, qoftë në tubime e përkujtime, do ta mbaj gjithmonë, deri në frymën time të fundit.

Më në fund, ia arrita ta nis në rrugëtim këtë projekt të bukur, tashmë me numrin e parë të gazetës  “Lura”, që shpresojmë ta vazhdojmë dhe flaka e saj informative e diturore të vazhdojë e të mos shuhet kurrë.

Idenë për këtë gazetë, bashkë me disa pika të tjera, që kanë të bëjnë me ruajtjen e traditave më të mira luriane, duke ngritur dhe mermetuar ata që kanë mundësi shtëpitë e të parëve të tyre e të tjera, e të jera, i kam ngritur disa herë në shkrime të ndryshme në gazetat “Koha jonë”, “Telegraf”, “Dita” etj. Gjithashtu në librin tim “Lura, perla e Evropës”, këto çështje zënë një vend të konsiderushëm.

Në kohët më të vështira të shqiptarisë Lura ka bërë zë me kuvendet e burrave të dheut, me kodet e nderit dhe të besës së maleve, me përjetësimin që vajtimoret e Lurës iu kanë bërë burrave trima të saj. Sot në kohën e modernitetit dhe integrimit, ka ardhur koha që Lura të bëjë zë me gazetën e saj. Le të jetë kjo gazetë një ogur i mbarë për Lurën dhe lurianët, një mundësi për të shpalosur në faqet e saj nderin dhe krenarinë, qëndresën dhe përkushtimin e një krahine, e cila i ka dhënë aq shumë kombit dhe lirisë.

Qëllimi im ka qenë dhe mbetet që kjo gazetë modeste të jetë një zë i Lurës, një zë i bukurive të saj të fjetura e të masakruara, një zë i shpirtit kolektiv lurian,i cili rrugëton qysh nga koha e lashtë e perandorëve dhe mbretërve, që kanë bujtur dhe shijuar magjitë e saj të pafundme, gjer në kohën tonë, në këtë kohë, kur babëzia ka arritur nivele të epërme dhe pak, fare pak, mendohet për ruajtjen e thesareve të natyrës dhe të shpirtit njerëzor, thesare që Lura jonë i ka me tepri, për vete dhe për të tjerë, miq e vizitorë, diplomate e shtetarë, shijues e adhurues të bukrive të saj tronditëse.

Në faqet e kësaj gazete do të sjellim Lurën e historisë dhe të përditshmërisë, Lurën e kodeve dhe karareve, Lurën e burrave me namë, të pushkës e të penës,  që kanë luftuar e kontribuar për Lurën, Dibrën dhe Shqiptarinë, duke hyrë në analet e historisë së kombit, si figura emblematike të të gjitha kohëve.

Gazeta “Lura” do të jetë një dritë e ndezur informimi për lurianët, por jo vetëm për ata, për të përcjellë në faqet e saj historinë dhe aktualitetin, problemet dhe hallet, përballjet dhe qëndresën, mendësitë e traditës dhe rrjedhat e reja të modernitetit.

Shkrimet tuaja, përvoja juaj, vizioni juaj për Lurën dhe më gjërë, janë të çmuara për ne dhe do të jenë pjesë e udhëtimit tonë të përbashkët.

Mirësevjen “LURA” jonë, për lurianët dhe miqtë e Lurës! Çdo faqe e jotja do të jetë një dritare informimi, dhe shprese për një të ardhme më të mirë të lurianëve, kudo që ndodhen, në Lurën tonë, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Greqi, Itali, Francë, Angli, SHBA e gjer në Australinë e largët…

Shkarkohet edhe gjyqtari Admir Thanza, fshehu dënimin në Itali

ERALD DELIU/ KPK ka njoftuar sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit te Gjykates se Larte, Admir Thanza. Vete Thanza nuk ishte i pranishem kur u dha vendimi.

***

Prokuroria e Përgjithshme ka kryer të gjitha verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, dhe e ka referuar dosjen e tij në Prokurorinë e Tiranës. Burimet thonë se kjo e fundit ka nisur procedim penal ndaj gjyqtarit.

 

Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, i cili javën që shkoi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale. Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Ai u zotua se nuk e ka kryer veprën penale, për të cilën ka marrë dënimin. Megjithatë, mosdeklarimi i saj në formularët e dekriminalizimit përbën vepër penale sipas ligjit në fuqi. Karriera e gjyqtarit Thanza ka pësuar një goditje të fortë, pasi edhe DSIK e nxori të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Sipas DSIK, Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit. Gjithashtu, gjyqtari Thanza kishte probleme edhe me pasurinë e tij. Ai ka deklaruar se një apartament në Shkodër e ka blerë me burime financiare nga shitja e dy apartamenteve të tjerë. Mirëpo, datat janë shumë konfuze. Gjyqtari Thanza ka deklaruar se apartamentin e tretë e ka blerë në prill të vitit 2000, ndërsa dy apartamentet e parë, i ka shitur në shtator të vitit 2000. Po kështu, kujtojmë se sot në orën 10:00, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pritet që të jepet vendimi për Thanzën.

DËNIMI

Dënimi në Itali është zbuluar nga përfaqësuesit e ONM-së, pasi gjyqtari Thanza nuk e kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit. Ai, bëhet kështu gjyqtari i parë që fsheh një dënim. Vetë Thanza dha shpjegime në fund të seancës, duke thënë se ka marrë përsipër veprimin e paligjshëm të ishkunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Spitalin e Pizës nga një sëmundje e rëndë.

“Kam tentuar me sinqeritet maksimal që ta shpjegoj edhe në e-maile, edhe në materialet që kam paraqitur, ekzistencën e dënimit. Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur. Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht, kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, ka sqaruar Thanza javën që shkoi.

KONTAKTET

Sipas raportit të DSIK, gjyqtari Thanza është i papërshtatshëm për detyrën. Thanza nuk ka deklaruar me vërtetësi një procedim penal të ngarkuar ndaj tij për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve që ushtrojnë detyra publike.

Kjo çështje rezulton që të jetë pushuar më 29 korrik 2016. Gjithashtu, ai nuk e ka plotësuar me korrektesë formularin përkatës, pasi nuk ka deklaruar kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Ky veprim, sipas KPK-së, e ngarkon subjektin me përgjegjësi për plotësim të pasaktë dhe të pavërtetë të formularin. Kështu, DSIK ka konstatuar papërshtatshmëri të subjektit për të vazhduar detyrën. Ai ka pasur kontakte me ish-kryeregjistruesin e Shkodrës në kohën që ai ishte shpallur në kërkim.

Gjithashtu, Thanza ka takuar edhe bashkëshorten e Sh.B., teksa kjo e fundit ishte nën përgjim. Pas takimit në vitin 2016 në një lokal në Tiranë, shtetasja L.H. ka telefonuar Sh.B., duke i thënë se “pallati kushton 50 mijë euro”. Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për gjyqtarin, por për moskompetencë, e kaloi dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila pas dy muajsh e pushoi atë, duke mos administruar si provë një video ku shihet se gjyqtari shkëmben para me shtetasen L.H.

Rivlerësimi, shkarkohet anëtari i Kushtetueses Dizdari

Në Shqipëri, komisioni i pavarur i Kualifikimit njoftoi sot vendimin për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari

Gjyqtari Dizdari u penalizua për shkak të problemeve të vërejtura me pronësinë në një nga apartamentet në zotërim të tij si dhe të një apartamenti tjetër të blerë nga e bija. Gjithashtu ndaj tij, Komisioni ngriti dyshime për “lidhje të papërshtatshme”, për shkak të një nipi të gjykatësit i dënuar pasi kishte marrë një sasi parash për të ndërhyrë, për uljen e një dënimi në Gjykatën e Lartë, në kohën kur atje punonte zoti Dizdari.

Me vendimin e sotëm, procesi i rivlerësimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese konsiderohet i mbyllur. Ndërsa tre gjykatës të saj kishin dhënë dorëheqjen më parë, 4 anëtarë u shkarkuan dhe veëtm dy mundën të kalonin.

Sot një tjetër trupë e Komisionit zhvilloi seancën dëgjimore me anëtarin e Gjykatës së Lartë Artan Zeneli, ndaj të cilit gjithashtu janë hedhur dyshime lidhur me pasurinë e tij për mospërputhje mes deklaratave apo mos deklarim të një trualli. Gjyqtari Zeneli është ndërkohë një prej përfaqësuesve të lartë të gjyqësorit ndaj të cilit ambasada amerikane ndërmori vitin e shkuar masën e revokimit të vizave.

Nesër pritet vendimi për dy anëtarë të tjerë të kësaj Gjykate, Ardian Thanza dhe Tom Ndreca.

“Sot e kishim lënë të takoheshim”, Muharrem Hoxha flet për vdekjen e Fadil Hasës

Ndarja nga jeta e një prej ikonave të komedisë shqiptare në moshën 78-vjeçare, Fadil Hasa ka qenë lajm i hidhur për adhuruesit e tij por më shumë për kolegët, për ata me të cilët punoi një jetë të tërë në Estradën e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm një telefonatë nga vajza e Fadil Hasës në telefonin e Muharrem Hoxhës, shokut të ngushtë, njeriut më të afërt të aktorit dha lajmin e hidhur. Me lot në sy ajo tha se babai i saj nuk mundi t’ia dilte.

 

Më pas Muharrem Hoxha ka njoftuar të gjithë kolegët. Ish-trupa e estradës është mbledhur brenda pak minutash në hollin e teatrit të Durrësit. Vajzat iu kërkuan kolegëve të babait që të organizonin edhe ceremoninë mortore dhe është vendosur që nesër nga ora 10 deri në 11 të zhvillohen homazhe në teatrit “Aleksandër Moisiu” për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit të humorit shqiptar.

Muharrem Hoxha me lot në sy tha se Fadil Hasa ishte i pari që e mori për dore dhe e futi në teatër.
“Ai ishte babai im që më mësoi skenën. Sot në 11 e kishim lënë të takoheshim. Do shkoja në shtëpinë e tij. Kam shkuar këto ditë në shtëpinë e tij dhe ishte mirë, kemi qeshur, kemi bërë humor si zakonisht. Sot do shkoja në 11 sërish për vizitë. Por më mori vajza e tij në telefon dhe më dha lajmin e zi, të ndarjes nga jeta. 30 vjet më parë ai humbi gruan dhe iu përkushtua tërësisht vajzave të tij dhe nipërve e mbesave. Iu përkushtua shumë familjes pas humbjes së parakohshme të gruas, duke u bërë edhe nënë edhe babë”, tha mes lotësh artisti i merituar Muharrem Hoxha.

 

Edhe aktori tjetër i estradës Roland Koça tha se Fadil Hasa ishte babai i humorit. “Humbëm babain e humorin, gjigandin e humorit. Ai që na bënte shumë për të qeshur, sot na ka mbytur në lot”, u shpreh Koça.

Po ashtu kolegia e tij, artistja e merituar Aishe Stari tha se kjo është një humbje jo vetëm për estradën por për gjithë Shqipërinë.

“Kam humbur jo vetëm kolegun por një njeri shumë të shtrenjtë, të cilin e kam pasur shok klase që në gjimnaz dhe madje për dekada me radhë kemi ndarë së bashku skenën e estradës, të teatrit. Kjo nuk është një humbje vetëm për teatrin e Durrësit por Shqipëria humbi një aktor të madh”, tha Aishe Stari.

Fadil Hasa iu bashkua skenës së teatrit profesionist në vitin 1974 duke shënuar me dhjetëra e qindra role të pashlyeshme në memorien e gjithë shqiptarëve, duke u bërë një nga aktorët më të dashur të publikut.

Me vdekjen e bashkëshortes së tij, në moshë të re, Fadil Hasa u tërhoq disi nga humori, megjithatë rolet e tij nuk harrohen duke u kujtuar brez pas brezi.

Shqipëri, ceremoni përkujtimore për 15 Korrikun

TIRANË – Ambasada e Turqisë në Tiranë, Ministria e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Turqisë dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) kanë organizuar një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO.

Pjesë e ceremonisë së organizuar në Tiranë ishin ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e Shqipërisë, Sonila Qato, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje në nder të dëshmorëve të 15 Korrikut, dhe pas himneve kombëtare të të dy vendeve, u shfaqën edhe video gjatë momenteve të tentativës për grusht shteti.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën e tij në ceremoni tha se tentativa për grusht shteti e FETO-s ishte sulmi më i rëndë kundër rendit kushtetues demokratik, të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve turq dhe sigurisë kombëtare.

Ai tha se “Gjatë kësaj tentative për grusht shteti që kishte vënë në shënjestër vullnetin, unitetin, tërësinë dhe demokracinë e vendit tonë, me thirrjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan me miliona shtetas u bashkuan si një trup i vetëm”.

Ambasada e Turqisë në Tiranë, Ministria e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Turqisë dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) kanë organizuar një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO.Pjesë e ceremonisë së organizuar në Tiranë ishin ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e Shqipërisë, Sonila Qato, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

 

“Karakteristikat tipike të kësaj organizate janë pastrimi i parave, shpifjet, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, evazioni fiskal, konspiracioni, mbyllja në vetvete, prodhimi i fakteve false në labirintin e obskurantizmit, organizimi në celula dhe larja e trurit. Organizata është e shkrirë me krimin. Kështu pjesëtarë të FETO-s të arratisur drejt Shqipërisë pas 15 korrikut janë kapur në Shqipëri me karta identiteti dhe pasaporta false”, tha ambasadori turk.

Duke folur për elementët e organizatës terroriste FETO në Shqipëri ambasadori Yörük tha: “Pastrimi i kësaj organizate nga Shqipëria para së gjithash është në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kur ne themi se kjo organizatë duhet asgjësuar plotësisht në këtë vend, duam që ajo që na ndodhi neve në sytë e të gjithë botës të mos u ndodhë edhe vëllezërve tanë shqiptarë. Sepse organizata është e njëjta organizatë. Funksionimi i saj është i njëjtë me atë në Turqi ose në vendet e tjera të Ballkanit”.

Ndërkohë në kuadër të programit “Heronjtë mes nesh”, në pranishëm në ceremoni ishin edhe veteranët Abdullah İrgin, Erdoğan Demir dhe Mehmet Tahir İkiler të cilët ndanë për të pranishmit përjetimet e tyre gjatë tentativës për grusht shteti.

Të pranishëm ishin edhe të afërm të dëshmorëve të 15 Korrikut, mes tyre edhe Nihal Olçok, bashkëshortja e dëshmorit Erol Olçok dhe nëna e dëshmorit Abdullah Tayyip Olçok.

Kujtojmë se më 15 korrik shënohet përvjetori i dytë i tentativës për grusht shteti në Turqi, organizuar nga organizata terroriste FETO, ku 251 policë, ushtarakë dhe civilë ranë dëshmorë dhe më shumë se 2000 të tjerë u plagosën.

Me rastin e 15 Korrikut, “Ditës së Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar” organizohen aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë Turqisë.

Me jaht luksoz në Lecce/ Prokurorët kanë në dorë foto kompromentuese të Tahirit?

I zhveshur nga posti i ministrit të Brendshëm, në kulmin e akuzave të opozitës për lidhje me trafikantët e drogës, Saimir Tahiri udhëtoi me jaht luksoz nga Mali i Zi në Lecce të Italisë. Ky udhëtim, është zbuluar së fundmi nga grupi i prokurorëve që po heton për aktivitetin e ish-ministrit, pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar, ku janë gjetur foto të Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Ky udhëtim daton në verën e 2017, pak javë përpara se Prokuroria për Krime të Rënda të niste hetimin ndaj Tahirit.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces. Por, grupi i hetimit, kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet.

Në fakt kjo nuk ishte hera e parë, që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë. Në 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri. Momenti që e implikon në këtë pikë ish-ministrin, është fakti se skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali nga vetë Moisi Habilajt, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania.

E ndërsa prokurorët e dosjes “Tahiri” janë duke renditur të gjitha provat mbi bazën e të cilave pretendojnë të provojnë akuzat ndaj ish-ministrit dhe nuk ndalen në përpjekjet e tyre, për ta çuar prapa hekurave përmes rekursit të bërë së fundmi në gjykatën e Lartë, Saimir Tahiri shfaqet i qetë në rrjetet sociale. Nga shëtitjet me kalë tek rritja e bletëve, këto janë mënyrat sesi e vret kohën, njeriu që dikur konsiderohej ministri kampion, por që ndryshe nga dje, tashmë i duhet të zhvillojë betejën e jetës, siç e ka cilësuar vetë ai; përballjen me drejtësinë. Deri më tani, Saimir Tahiri i ka fituar betejat me gjykatat, njëherë kur ja doli të rimerrte pasaportën e tij, e më pas kur e bindi Apelin ta lirojë nga arresti shtëpiak. Ndalesa e radhës pritet të jetë gjykata e Lartë, në sirtarët e së cilës dy rekurset e prokurorisë për çështjen Tahiri, presin për t’u shqyrtuar.

/News 24/

Shtëpia Botuese Onufri përgënjeshtron lajmin e rremë për shëndetin e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare

Ka qenë Shtëpia Botuese Onufri që ka ekskulzivitetin e veprës të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare që ka bërë përgënjeshtrimin e një lajmi se gjoja gjendja shëndetësore e Ismail kadaresë është e rënduar dhe ai ndodhet për kurim në Paris. Është e gjithë një gënjeshtër. Më poshtë po ju sjellim reagimin e Onufrit:

“KUR NJË BUDALLA HEDH NJË STATUS NË FACEBOOK

Shtëpia botuese Onufri përgënjeshtron me vendosmëri një lajm të rremë për shëndetin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Jemi të autorizuar të njoftojmë të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, se Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës.

Kemi rastin e lumtur që t’ju bëjmë me dije lexuesve të tij të shumtë, se Kadare është në përfundim të librit të tij më të ri “Kur sunduesit grinden”, i cili do të dalë në Panairin e Librit të Tiranës.”

Voal.ch me këtë rast komunikoi direkt me zotin Bujar Hudhrin, botuesin e Kadaresë, i cili na informoi se shkrimtari gëzon shëndet të plotë dhe po pushon bashkë me familjen në Malin e Robit!

 

Rilindja pas vitit të pestë – Nga Moikom Zeqo

Në 9 korrik të 2018 u botua në gazetën DITA shkrimi: “Rama, një vit nga mandati i dytë”. Ky opinion paraqitet si një diagnozë, pa mëtuar për të qenë një prognozë. Në substancë është kriticist në kuptimin e plotë të fjalës.

Konceptualisht kishte disa nyje të perceptimit dhe të ligjërimit analizues. Konkretisht tre nyje të tilla: 1) Një paralele e pushteteve Berisha-Rama. 2)Rama një gjyle, jo një xhoker në luftën kundër pandëshkueshmërisë. 3) Sabotimi i reformës në drejtësi. 4) Ekonomia në pikëpyetje, ashtu si zgjedhjet e ardhshme lokale.

Optika e tij paraqet një shqetësim të madh publik. Në të vërtetë në shkrimet të paktën që nga viti 2013 e deri sot të gazetës DITA nuk ka patur kurrë një dozë kaq të madhe kriticizmi. Dihet  që gazeta DITA është një gazetë e lirë në kriticizmin e saj dhe sot konsiderohet një nga simbolet kryesore të shtypit shqiptar.

Në thelb në këto katër nyjet kemi shtjellimin e dilemës midis një shprese për arritje më të mira dhe një zhgënjimi për mosarritje. Dy pushtetarët kryesorë në këtë variant krahasimtar janë Berisha dhe Rama, që në fakt në simbolikën e semantikën e politikës janë paraqitur si të kundërt, madje si antagonistë.

Por një mënyrë e tillë përjashtuese mund të ketë një metamorfozë të tillë të çuditshme sa që të bëhet e ballafaqueshmja një shtjellim paralel, ku e pangjashmja kthehet në të ngjashme. Kështu mund të ndodhë kur Kryeministri i ri imiton pushtetin pa limite të kryeministrit më të vjetër, kur zëvendësuesi në postin e Kryeministrit imiton atë që rrëzoi.

Të mos harrojmë se mandati i dytë i PS-së dhe i Edi Ramës si Kryeministër lëviz në shtratin e legjitimitetit formal juridik që ka të bëjë me fitoren e dy mandateve të zgjedhjeve të përgjithshme politike. Kjo është e pamohueshme. Kjo tregon se vijimësia e këtij votimi, që ka arritur përmasat e përfaqësimit politik në Kuvend, pra i një njohjeje urbi-et-orbi nga elektorati më i madh në Shqipëri, pra nga elektorati i majtë përbën një proces jo të studiuar siç duhet nga politikologët, apo analistët e sociologjisë politike.

Për të gjithë ne, pra edhe për mua, ardhja në pushtet e PS-së mbas tetë viteve në një opozitë të një realiteti të vrazhdë dhe gati absurd përbënte së paku një atu të një ndryshimi radikal dhe të një pozitiviteti të pandalshëm.

Kalimi pushtetor nga mandati i parë bazuar në një aleancë dy partiake PS-LSI, në mandatin e dytë, pra në mandatin më të ri përbën dukurinë e pushtetit monopartiak, pra të vetëm PS-së me maxhorancën parlamentare më të madhe se asnjëherë tjetër.

Ndihet që sfidat e qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama kanë qenë sfida në emër të reformave, të pretendimit të reformave, që tingëllojnë pak të bujshme, por edhe tejet të arsyeshme si “reforma e shtetbërjes” (term juridik ky jo i saktë, më tepër metaforik) apo reformat e tjera siç janë ato të arsimit të lartë, të Policisë së shtetit, si dhe të hullisë së koncensioneve shtetëroro-private, që duhen alternuar më saktë si privato-shtetërore.

Mandati i dytë i Edi Ramës u bë dhe u arrit në një terren ku niveli politik i opozitës si subjekt kushtetues dhe përfaqësues në Kuvend pati tronditje kaotike, jo thjesht probleme strukturore sesa të karakterit institucional të një partie politike që duhej reformuar në mënyrë urgjente, për të mbijetuar.

U krijua përshtypja, që është zotëruese edhe sot se Fati, se Koha Fatidike e Edi Ramës qe pikërisht opozita e dobët, për të mos thënë e shpërbërë frikshëm. Kështu lehtësia e të përballuarit të pushtetit, deri në atributet e një autoritarizmi, që s’përfill asgjë ngjante me një modus-vivendi.

Shkrimi i G.Burimit i 9 korrikut shpreh në mënyrë të shkurtër, lakonike, se pesë vjet më vonë, Rama “nuk ka më forcën morale ta udhëheqë betejën kundër ish-abuzuesve, se Rama është vet sot në rolin e një abuzuesi me pushtetin. Nga Rama pritej të riparohej e kaluara që trashëguam nga ish ministrat e Berishës dhe jo tregohej ai me gisht nga taboret e Berishës si më i keq se më të këqinjtë e Berishizmit.”

Edhe sabotimi i reformës në drejtësi është gati një vetiluzion i Ramës për t’u mbiquajtur si demiurg.

Por kritika më e krahasuar me shifra është ajo që lidhet me rrafshin ekonomik. Borxhi Berishian, 62 për qindëshi i prodhimit të brendshëm bruto, që Rilindja e konsideronte si katastrofik jo vetëm që s’ka rënë por është rënduar në 10 pikë më tepër. Borxhi publik i Shqipërisë, në masën 72 për qind të PBB-së sot është propocionalisht më i larti në Europë. Taksat që në epokën Berishiane ishin nën nivelin 25 për qind të PBB-së, sot po rendin të gllabërojnë të PBB-së së ekonomisë shqiptare duke synuar t’i afrohen vendeve me taksimin më të lartë si Franca dhe Danimarka.

Mbyllja e bizneseve është pasoja më imediate e kësaj politike makroekonomike të gabuar. Kështu në 2017-n mbi 3000 biznese të vogla kanë mbyllur dyert. Kërkesa për emigracion të kujton sindromën e eksodit masiv të vitit 1991. Përsa i përket reformës në drejtësi; shkrimi thekson se vonesa në këtë reformë lidhet me vetë Ramën.

Gazeta DITA i ka hapur fletët e saj për një debat publik. Debati për mua është normal. Askush nuk duhet të ketë frikë nga ky debat substancial. Madje nuk duhet patur frikë në asnjë lloj debati pavarësisht emërtesave, apo titujve.

Publicisti i njohur, B.Islami reagoi menjëherë duke qenë edhe i pari njeri serioz edhe i përgjegjshëm që mori pjesë në këtë debat. Në shkrimin e tij “Gjashtë “përparësitë” rrënuese të Edi Ramës” ku shtjellon tezat e tij figurativisht ai pyet: “Ferrari, Rama ka nevojë për servis?” ose “Ekskluziviteti i tepsisë së madhe të pushtetit të mbajtur nga një dorë dhe rreziqet reale që i kanosen Kryeministrit në mandatin e dytë.”

Për Bedri Islamin Rama luan me disa “përparësi”. “Përparësia” e parë është Basha, shefi i paaftë i opozitës, ose i konsideruar i tillë. “Përparësia” e dytë rrënuese është ekonomia e papërcaktuar. Shkatërrimi që i është bërë regjimit të Berishës i dhanë alibinë Edi Ramës për borxhet që duheshin larë, për boshllëqet që duheshin mbushur, madje edhe për mesazhin se rrypi duhet shtrënguar.

B.Islami thekson se instrumenti për “të fuqizuar” ekonominë, krijimi i tre emërshit PPP do të jetë humnera për Edi Ramën sidomos për vitet e ardhshme. Nëse Fondi Monetar Ndërkombëtar e këshillon Kryeministrin Edi Rama që të ketë kujdes me PPP-në, të gjithë e dinë se është e vështirë që Kryeministri të largohet nga fetishi i PPP-së.

“Përparësia” e tretë rrënuese është grupi parlamentar socialist. Ky grup i madh në pikëpamje statistikore është gati i klonuar, dhe nuk luan rolin të kundërshtimit nëse nuk bindet , të parametrave të vërtetë kushtetuese të ushtrimit të detyrës së deputetit por voton përherë pro, është një grup gati memec, por solid për të miratuar gjithçka të Kryeministrit.

“Përparësia” e katërt rrënuese, sipas Bedri Islamit është shefi i grupit parlamentar që quhet Taulant Balla, militant, përherë i gatshëm për t’u ndeshur, por një polemist mesatar dhe shpesh në një pozicion të gabuar, pa autoritetin intelektual të përfaqësimit, të shkallës së lartë të dinjitetit dhe urtësisë dhe mendjes së mprehtë. “Përparësia” e pestë rrënuese është e tërë opozita me përbërësit e saj. “Përparësia” e gjashtë rrënuese është qeveria dhe themeltarja e saj Vettingu.

Siç shihet analiza e Bedri Islamit është gjithashtu kriticiste, por dhe argumentuese në thelbin e vet.

Sinqerisht e kam të vështirë edhe unë për të patur një angazhim qytetar, jo se nuk e kam vetedijen për këtë çështje, përkundrazi, por edhe për faktin që u bë një kohë që jam shkëputur nga analizat e mirëfillta politike, nga kriticizmi politik i problemeve të ditës apo të kërkimit të vizionit politik të perspektivës.

Ka gati 30 vjet, që kam shkruajtur pa pushim për këto subjekte. Nuk e fsheh as arsyen më të kuptueshme të zhgënjimit tim ndaj politikës në këto 30 vjet (Çudi e madhe sesi kanë kaluar kaq shumë vjet!) kur të gjithë lexuesit e dinë që për hir të një karakterizimi shkencor unë klasën politike në Shqipëri e kam quajtur përherë si një “klasë parapolitike”.

Ky mendim më rezulton, për fat të keq, edhe sot, i pakundërshtueshëm dhe i parrëzueshëm. Një klasë politike e një vendi qoftë ajo që është në pushtet qoftë pjesa tjetër e opozitës përbëjnë gjithmonë diçka të vetme.

Nuk mund të kemi një parti pushtetare të mirë dhe një parti opozitare të keqe, në kuptimin e ndarjes absolute midis tyre.  Ato përbëjnë të njëjtën klasë politike, apo subjekte që kanë alternuar njëra-tjetrën, që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën edhe në pushtet edhe në opozitë.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri me shkatërrimet në të gjitha fushat e jetës për të patur një kulminacion me piramidat  financiare apo me vitin e kobshëm 1997, me grushtin Berishian të shtetit në 1998-n, etj tregon qartë se politikanët tanë janë vërtetë përfaqësuar me mandate të pushtetarëve por nuk kanë bërë, nuk kanë arritur të bëjnë zhvillimet pozitive, që janë ëndërruar dhe pritur kaq gjatë.

Për fat të keq sindromi i klasës “parapolitike” shqiptare duket edhe në Republikën e Kosovës, por edhe në partitë shqiptare në Maqedoni, etj.

Ajo që të bën përshtypje dëshpëruese është fakti se partitë politike shqiptare në antagonizmin e tyre me njëra-tjetrën të kujtojnë sferat e sistemit të Ptolemeut, që vërtiten secila në hesap të vet, që duken sikur s’kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

Pse ka ndodhur kështu?  A duhet të ndodhte kështu? Këto janë pyetje të mëdha historike.  Pse janë këto vonesa të tilla?  Pse përfaqësimi politik që bëhet me zgjedhje të përgjithshme elektorale nuk ka arritur një cilësi të re në rradhët e deputetëve të të gjitha partive, përkundrazi, nga dhjetëvjeçari në dhjetëvjeçar, pra në tridhjetëvjeçar të tillë niveli i përfaqësimit ka ardhur duke u ulur, duke u bërë më mediokër, më i pabesueshëm në anonimatin e vet.

Kam shkruar shpesh se ndryshimet e kobshme kushtetuese të vitit 2008  ku kryetarët e partive fituan të drejtën e monarkut për t’i bërë vet listat e deputetëve që do të votojnë elektoratet, do ta pengojnë, do ta sundojnë skenën politike, do ta arkaizojnë thelbin e politikës.

Por më duhet edhe mua të jap një përgjigje publike se ç’mendoj për teza konkrete të shtruara numrat e fundit në DITA. Analiza objektive dhe shkencore duhet të mos i shmanget as guximit kriticist , as detyrimit të ndërgjegjshëm për ta thënë atë.

Mendoj se qeveria e PS-së në mandatin e mëparshëm dhe në mandatin e tanishëm është një vijimësi e një tradite qeverisëse që nga viti 1992 deri më sot që ka krijuar një subkulturë qeverisëse, që jo vetëm nuk e ka shkatërruar por e ka stimuluar korrupsionin.

Kjo është e dukshme.  Nuk mund të mohohet.

Pa dyshim që Kryeministri Edi Rama ndryshon nga Sali Berisha. Por kjo mund të thuhet edhe për ndryshimin midis kryeministrave të tjerë si Fatos Nano, Ilir Meta dhe Pandeli Majko.  Secili nga këta kryeministra ka kronologjinë e vet, të viteve mandatore, të bëmave si dhe inventarin e veprimtarive por vepra e tyre qeverisëse e ka bërë të mundur një ndryshim radikal?

Pa dyshim që ka edhe ndryshime. Por janë të mjaftueshme?  Janë plotësisht të kënaqshme?  E vërteta qëndron midis dy skajeve: midis pozitivizmit të skajshëm të propagandës qeveritare dhe negativizmit të skajshëm të propagandës opozitare.

Unë mendoj se e keqja nuk vjen nga asnjë lloj kriticizmi. Aq më tepër që kriticizmi është më tepër një proces iluminues i politikës. Apologjia e arritjeve të mëdha është naive.

Që të analizojmë siç duhet edhe periudhën qeverisëse të Edi Ramës kërkojmë të gjejmë dhe shikojmë rezultanten të veprimeve qeverisëse.

Elemente të rendit shtetëror, të stabilitetit relativ, të kapërcimit të situatave kaotike, të pakontrollueshme dot, janë diçka e pakrahasueshme me të kaluarën.

Po a janë reformat e ndërmarra vërtetë metafora epistemologjike, me një Ardhmëri të sigurt? Kjo është një çështje e diskutueshme.

Pra duke mos parapëlqyer pozicionin e një negativizmi të plotë, pra të një absurdizimi shterp të së keqes unë jam i prirë për të parë një proces të vështirë, të dialektikës negative siç thoshte Adorno, pra për të parë situatën me sy më të qetë, me një vështrim më inkurajues, ndonëse jo të pranueshëm plotësisht.

Ne jetojmë në Epokën Post-faktuale, ku përleshja e opinioneve paraqitet si konkurrencë spektaklesh dhe jo si kërkim i të së vërtetës.

Përfaqësuesit e politikës në Shqipëri nuk spikatin për kulturë politike të lartë. Edhe vetë ata e kanë shprehur këtë gjë, madje e kanë konsideruar si një mundësi kreative faktin që nuk janë politikanë të mirëfilltë. Kjo ka bërë që diletantizmi politik të bëjë kërdinë në Shqipëri.

Habitem sesi polemika e opozitës së sotme, që ka një përgjegjësi kolosale dhe shkatërrimet apo vonesat e shoqërisë sonë, sot bëhen në emër të idealeve të moralit, në një kohë që ata nuk janë aspak mishërime apo avatarë të moralitetit.

Ajo që më shqetëson është fakti që politika shqiptare e ushtron betejën e saj si një ballafaqim të pakompromis “dhëmbë për dhëmbë” dhe “sy për sy” me kundërshtarët e demonizuar. Ky demonizim i largon plotësisht pjesët përbërëse të klasës politike së pari nga vetë integrimi dhe nga karakteri komplementar i tyre, duke përjashtuar konceptet politike të sinkronizimit dhe të gjithëpërfshirjes.

Betejat e mëdha të një kombi janë gjithmonë betejat mendore. Në betejat mendore triumfon arsyeja.  Në betejat mendore krijohet kauza e së Ardhmes. Është e pamundur që kjo të arrihet nga një pakicë politikanësh dhe të mos arrihet nga të tjerët sepse vetvetiu do të kishim përherë një segregacion të pashmangshëm.

Kjo nuk ka të bëjë me një metaforë uniteti, por ka të bëjë me prirjet jetike drejt një të ardhmeje.

Në Epokën Post-faktuale është bërë e tmerrshme Propaganda. Nuk është më Propaganda instrument i Politikës, por është vet Politika instrument i Propagandës.  Dhe Propaganda është përherë me terma përjashtues. Të krijohet ideja se brenda një bashkësie me qytetarë të njëjtë disa janë qytetarë kurse të tjerët përjashtimisht dhe përfundimisht nuk janë të tillë.

Kjo është e pabesueshme por në realitetin shqiptar kjo për fat të keq është e dallueshme. Kjo përbën një skenar distopik, që të kujton shpesh utopitë negative të Oruellit dhe të Zamiatinit.

Klasa politike shqiptare po përjeton krizën e saj. Kjo është një krizë në të gjitha krahët. Lehtësisht mund të kuptohet se Vettingu nuk është gjë tjetër veçse përballja me “shkëlqimin” dhe “rënien” e politikës shqiptare për tri dekada.

Pse duhet të lindtte domosdoshmëria e Vettingut nëse politikanët shqiptarë do të ishin brenda ligjeve të një normaliteti të kuptueshëm dhe real?

Vettingu u krijua pikërisht për të kundërshtuar dhe ndrequr diçka nga një histori anormale e politikës. Jo vetëm nuk e luftoi korrupsionin por e zbehu dhe e humbi besueshmërinë morale dhe institucionale.

Ndërkohë për të qenë më i drejtë dua të them se Kryeministri Edi Rama është paraqitur më mirë në takimet ndërkombëtare dhe pavarësisht ndonjë eksesi prej “artisti” e ka përfaqësuar politikën e jashtme të Shqipërisë më me dinjitet dhe më mirë.

Asnjë kryeministër nuk është i përhershëm. Pa dyshim dhe Kryeministri Rama nuk është i përjetshëm, ashtu siç nuk janë të përjetshëm ata që do të vijnë pas tij.  Përsa i përket vlerësimit të tyre të roleve emblematikë dhe sarkistikë në histori, në të vërtetë kjo është një çështje që i takon një analize më gjakftohtë, të vet Historisë e cila siç thotë filozofi Hegel i ngjan “Fluturimit të kukumjaçkës së Minervës e cila ngrihet kur perëndon dita” pra vet koha e veprimit të personazheve historikë.

Por mua më shqetësojnë edhe gjëra të tjera që lidhen sidomos me kulturën e Shqipërisë.

Përdorimi i termave konvencionalë si “Rilindja”, qoftë e politikës qoftë gjoja e urbanistikës, mua nuk më shqetësojnë. Në një studim bihoverist mund të shpjegohen edhe metafora të tilla. Por çështja e kulturës është një çështje më e madhe, më e ndërlikuar sesa politika.

Që do të thotë që politika nuk duhet në asnjë mënyrë ta klonojë kulturën, as të krijojë ide të gatshme si stampime biskotash, as të marrë privilegjin, apo copywriting e kulturës.

Çdo ndërhyrje e politikës në kulturë për të gjitha epokat dhe sistemet ka qenë e panatyrshme dhe e dhunshme. Ky është një mësim i shekujve.

Politikanët aq më tepër të votuar dhe që janë mandatorë, pra të përkohshëm, duhet të jenë të kujdesshëm shumë dhe as të mos vendosin veton absolute mbi problemet e kulturës.

Poeti Oktavio Paz, Nobelist, i ka dërguar një letër Presidentit të vendit të tij ku i thotë se nuk ka të drejtë asnjë President të ndërhyjë në çështjet e kulturës dhe të artit. Ndryshe do të kishim një narrativë oruelliane.

Nuk ka përse të merret politika me prishjen apo me ndërtimin e një teatri. Nuk ka përse të merret politika me rikonceptimin e shesheve urbane.

Kultura dhe arti i takojnë artistëve, ku ato kanë ekskluzivitetin e tyre të padiskutueshëm, por edhe për veprat urbane është shkenca në disiplina të tejet specializuara të urbanistëve, ku ata kanë përvojë dhe autoritetin e tyre sovran.

Këto janë parime të diskutuara apo të kundërshtuara.

Kur pushteti politik vendos pa asnjë kufizim mbi të gjitha gjërat, qoftë ky pushtet i ashtuquajtur i djathtë, qoftë i ashtuquajtur i majtë atëhërë do të kemi përplasje të deformimeve.

Filozofi francez Michel Foucault përdori projektin e Jeremy Bentham-it për Panoptikonin, që është struktura përcaktuese e pushtetit të sipërm mbi të gjithë qytetarët të futura në parametra të përcaktuara jo nga ata vetë.

Kjo kryemetaforë e pushtetit, Panoktikoni tregon një strukturë administrative, me një fjalë një lloj korseti prej hekuri në trupat e qytetarëve.

Sociologu i madh që vdiq para disa kohësh Zygmunt Bauman, në kryeveprën e tij “Liquid Modernity” (“Moderniteti i Lëngët”) që trajton teknikat panoptike të pushtetit, sidomos në periudhën pas modernitetit.

Një nga meritat e mëdha të këtij gjeniu të sociologjisë është analiza e tij që lidhet me konceptin “kolonizimet të publikes nga privatja”.

Kjo tendencë ka një karakter totalitar.

Për Baumanin “çështjet publike” bëhen befas probleme private të figurave publike. Shkatërrimi i çdo gjëje publike duke favorizuar privaten krijon një asimetri të frikshme.  Bauman në këtë pikë e kritikon edhe Kryeministrin e Anglisë Tony Blair, i cili ka qenë nismëtari i shumë politikave të tilla të favorizimit të privates mbi çdo gjë publike.

Bauman citon edhe një mendimtar me shumë ndikim të shkollës gjermane të Frankfurtit, Jurgen Habermas, i cili i pari e ka ngritur këtë shqetësim duke treguar se humbja e çdo kriteri apo përmbajtjeje dobëson edhe karakterin shoqëror, pra vetë ndërgjegjen e shoqërive civile apo konceptin e qytetarit që humbet autenticitetin.

Bauman njëkohësisht kritikon neoliberalizimin që e konsideron një hiperbolizim, që ndryshon nga vetë koncepti i liberalizmit

Gjithashtu, për të qenë një pikë reference në shoqërinë shqiptare është pikërisht Bauman i cili me përdorimin e formulës PPP, si një lloj llampe të Aladinit, e konsideron edhe si strehën e një xhindi që do të dalë në ndonjë ditë nga llampa për të vendosur pushtetin e tij monstruoz mbi konceptin publik.

Dikur filozofi Thomas Hobs shihte me tmerr krijimin “e njeriut që nuk njeh asnjë ndalim”. Kjo do të shkatërronte domethënien e gjësë më publike që ka shoqëria, që është shteti. Postmodernizmi politik, me neoliberalizmin e gjen situatën ekonomike problematike të Shqipërisë plot pasiguri dhe mundësi të papriturash. Jeta bëhet e papërcaktuar.

Qytetarët kërkojnë një të ardhme të sigurtë. Nuk arrijnë ta konceptojnë, nuk e gjejnë dhe kanë vetëm një vizion paniku: largimin në emigracion.

Mendimtari i madh amerikan George Steiner thotë se një subkulturë e tillë e pasigurisë në të vërtetë është një “subkulturë e kazinosë”.

Ne kërkojmë të gjejmë fatin dhe rastin, fantazojmë, sakrifikojmë por nuk arrijmë asgjë. Kështu çdo ëndërr për një jetë më të sigurt shtyhet në ad calendas graecas.

Kam lexuar këto ditë libra të arkitektit amerikan Michael Graves për arkitekturën post moderne. Ky arkitekt i famshëm në krejt botën flet për katastrofën urbane midis horizontales dhe vertikales. Ai citon edhe mendimet e arkitektëve të famshëm Van der Rou ,Gropius, F.L Wright etj.

Kam reflektuar nga idetë e tij ndonëse ai hyn tek arkitektët e avangardës më të suksesshme në arkitekturë.

Kam heshtur për një kohë të gjatë dhe nuk kam marrë pjesë në çështjen e quajtur tashmë “të Teatrit Kombëtar”.

Pa dyshim që nuk kam qenë as në vitin 1998 dakord, as tani në 2018-n për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e hapësirës publike një firmeje private.

Përgjithësisht veprimet qeveritare bëhen me VKM. Vendimet janë urdhra ekzekutive. Është absurde të mendosh që veprime të tilla të bëhen me ligje parlamentare në Kuvend. Është fakt substancial juridik që ligjvenësit bëjnë dhe aprovojnë ligje me karaktere të përgjithshëm, jo thjesht me një subjekt të përcaktuar.

Janë pikërisht VKM-të që kanë funksionin zbatues dhe detyrues për subjekte të veçanta.  Po pse ndodh një gjë e tillë në Kuvendin e Shqipërisë?  Dhe pse duhet të ndodhë?

Si ka mundësi që një firmë private të jetë subjekt i ligjvënësve shqiptarë në një mënyrë të tillë?  Pse ndodh kështu?

Ndërkohë nuk mund të lë pa përmendur edhe një letër të studiueses Ana Tostoes, kryetare e “Docomomo International”, dërguar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ku i bën thirrje që të ruhet arkitektura e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, për arsye të karakterit historik të kësaj arkitekture të konceptuar nga një arkitekt italian shumë i njohur Giuglio Berte.

Kurrë nuk ma ka marrë mendja që do të kishte një konflikt të artificialtë dhe kaq të pakuptimtë midis qeverisë dhe artistëve, që do të merrte madje dhe formën groteske të antinomisë apo antagonizmit të shumicës me opozitën.

Në të kaluarën Edi Rama ka treguar edhe shenja të mirëkuptimit.

Kujtoni ju lutem debatin për armët kimike në Shqipëri, debat që u bë i thekshëm, përvëlues, anatemues por Rama tregoi fleksibilitet dhe tërheqja e tij jo vetëm që nuk e uli por e ngriti në atë moment figurën kryeministrore.

Dikur Volteri me novelën e tij filozofike “Kanditi” ironizonte dhe tallej me thënien e filozofit gjerman Lajbnic, i cili mendonte se bota ku jetojmë “është bota më e mirë e mundshme”.

Por unë besoj se shqiptarët meritojnë një të ardhme më të mirë. Kjo do të thotë se nuk duhet të humbasë koncepti i Shpresës.  I përmirësimit.  I zhvillimit.

Vonesat kronologjike nuk janë aq fatale në histori. Vonesat konceptuale do të ishin diçka e tmerrshme.  Jam një qenie njerëzore që kam prirjen të besoj se gjërat do të bëhen patjetër më mirë dhe do të kemi edhe një histori tjetër më ndryshe nga ç’e kemi sot.

Nuk besoj se qoftë dhe një shkrim si ai i 9 korrikut në DITA që hapi këtë debat nuk sjell konceptime pozitive të stimuluara, ashtu si nuk do të thotë që Qeveria mund të bjerë nga minuta në minutë, përkundrazi, mandati kohor i kësaj Qeverie do të përfundojë brenda afateve kushtetuese.


Send this to a friend