VOAL

VOAL

Shefja e FMN-së Christine Lagarde shpallet fajtore

Drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde, siç thuhet nga gjykata, edhe pse fajtore nuk do të dënohet dhe nuk do të marrë dosje kriminale

PARIS – Gjykata Republikane e Drejtësisë në Paris e ka shpallur fajtore drejtoreshën e përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde (69) për veprën penale të neglizhencës në rastin e arbitrazhit në të cilin tetë vjet më parë u përfshirë si ministre e Tregtisë dhe Financave të Francës.

Lagarde e cila për shkak të gjykimit mori pushim nga FMN-ja, siç thuhet nga gjykata, edhe pse fajtore nuk do të dënohet dhe nuk do të marrë dosje kriminale.

Lagarde në vitin 2008 ka paguar shumën prej 400 milionë euro biznesmenit francez Bernard Tapie në kuadër të mosmarrëveshjes së gjatë në mes të manjatit dhe bankës “Credit Lyonnais” për shkak të shitjes së kompanisë “Adidas”, e cila ishte në pronësi të Tapie që nga viti 1989.

Tapie në vitin 2007 shitjen e “Adidas”-it ia besoi bankës, të cilën më pas e hodhi në gjyq me pretekstin se e kishte dëmtuar në procesin e shitjes. aa

Rihapet Kulla Eiffel pas mbylljes pesë ditore

Kompania SETE, e cila menaxhon kullën, njoftoi se ka arritur marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pas së cilës kulla u rihap

PARIS – Atraksioni turistik dhe simboli i Parisit, Kulla Eiffel, u hap sot, pas mbylljes pesë ditore për shkak të grevës së punonjësve të mirëmbajtjes së kullës, të cilët kërkonin kushte më të mira pune.

Kompania SETE, e cila menaxhon me kullën, njoftoi se ka arritur marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pas së cilës kulla u rihap.

“Një numër i madh i vizitorëve në Paris do mund të vizitojë Kullën Eiffel gjatë sezonit të festave dhe të shijojnë pamjet spektakolare të Parisit”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Sindikatat CGT dhe FO njoftuan se punonjësit duan të përfshihen në procesin e vendimmarrjes për mirëmbajtjen e Kullës Eiffel, si dhe kërkuan rritjen e fondeve për mirëmbajtjen e kullës, duke argumentuar se frikësohen për shkak të rrezikut për shëndetin e punëtorëve dhe sigurinë e tyre.

Poloni: Vazhdojnë protestat kundër masave qeveritare për mediat

Pamje nga protestat në Varshavë

Protestuesit në kryeqytetin polak, Varshavë kanë vazhduar demonstratat kundër planit të partisë në pushtet për kufizimin e qasjes së mediave në parlament, ndërsa liderët opozitarë janë zotuar se do të vazhdojnë bllokimin e hollit kryesor të parlamentit.

Ditën e dytë të demonstratës, rreth 2 mijë protestues janë mbledhur para pallatit presidencial kundrejt një pranie të madhe policore. Më pas ata kanë marshuar drejt ndërtesës së parlamentit ku politikanët opozitarë janë ulur brenda objektit në shenjë proteste.

Në një deklaratë dhënë për një televizion, kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo, veprimin e opozitës e ka quajtur “skandaloz”.

Opozita e ka kritkuar përpjekjen e qeverisë për të kufizuar numrin e gazetarëve që e mbulojnë parlamentin, duke thënë se kjo e sulmon lirinë e mediave.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ish kryeministër i Polonisë ka kërkuar nga partia qeveritare që të “respektojë popullin, parimet kushtetuese dhe moralin”.

Romana Vlahutin: “në Shqipëri do të arrestohen peshqit e mëdhenj. Kjo mund të ndodhë pas 1 viti, apo 5 viteve, por do ndodhë

“Po, me Vetting-un” në Shqipëri do të arrestohen peshqit e mëdhenj. Kjo mund të ndodhë pas një viti, apo pesë viteve, por do ndodhë”

Në intervistën e dhënë për gazetarin Sokol Balla, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, është shprehur e bindur se me zbatimin e reformës në drejtësi, në Shqipëri më në fund do të arrestohen edhe peshqit e mëdhenj.

Vërtet besoni që këta ‘peshqit e mëdhenj’ do të arrestohen nën akuzat e korrupsionit nga gjykatësit dhe prokurorët e rinj?

Po, besoj. Mbaj mend që kemi bërë një bisedë bashkë dhe ju më thatë që vërtetë mendoni që reforma në drejtësi do të kalojë dhe unë ju thashë: Po e besoj dhe ja ku jemi sot. Kështu që më lejoni t’u kujtoj që kemi një historik pozitiv të arritjeve. Sigurisht që duhen marrë parasysh rrethanat, por siç e thashë, ajo që është e rëndësishme është trajktorja e qartë. Mund të duhet gjysmë viti, një vit apo pesë vjet. Këtë nuk e dimë, por unë mendoj që rrugëtimi është i qartë dhe pjesë e gjithë kësaj gjëje.

Kam patur fatin që të intervistoj Prokurorin kroat të zyrës antikorrupsion që vuri prangat në duart e ish-kryeministrit Ivo Sanader. Mendoni në trupën e juristëve shqiptarë do të gjendet një person i tillë që të ketë guximin që të vendosë prangat në kyçet e një politikani të lartë këtu në Shqipëri?

Po, kam besim! Më është thënë shumë herë që ka për të qenë e vështirë për të gjetur një person të tillë, por unë këtë nuk e besoj. Kam besim të plotë që në Shqipëri ka shumë njerëz që kanë integritetin, ndershmërinë, guximin, kurajon dhe kapacitetet që ta bëjnë këtë gjë. Unë e njoh personalisht vetë Cvitan dhe kam mendim tejet pozitiv për të. Për mendimin tim, një nga personat më të rëndësishëm në të ardhmen në Shqipëri do të jetë ai person që do të zgjidhet si prokuror i posaçëm i vendit dhe unë kam shpresë dhe shpresoj që do të takoj dikë me integritet absolut për këtë çështje. Do të jetë tejet me rëndësi për Shqipërinë sepse në njëfarë mënyrë do të restaurojë besimin e qytetarëve tek institucionet. Fatkeqësisht, këtu është sikur çdogjë është personale, është sikur ka të bëjë me personat, por duhet të kalojmë në një pjesë tjetër. Ka ardhur koha e institucioneve. Duhet të keni besim tek institucionet. Nuk ka rëndësi se kush është tek ato institucione.Ky është stabiliteti dhe prodhimtaria e institucioneve që ne presim.

BE dhe SHBA patën një rol të jashtëzakonshëm në këtë reformë në ndryshimin e Kushtetutës, bërjen e ligjeve dhe monitorimin e tyre. Do të ketë vendimarrje, influencë apo këshillë BE dhe SHBA edhe në vendosjen e emrit konkret në krye të kësaj byroje speciale antikorrupsion?

Ky duhet të jetë një vendim sovran i Shqipërisë në mënyrë absolute. Ju e dini që të gjithë do të kalojnë më parë  Vettingun. Ne do të monitorojmë Vettingun dhe shpresoj që pas tij do të kemi mundësi të themi me më shumë siguri që “Po, këta persona janë të duhurit që do ta shërojnë drejtësin”. Personalisht unë e shoh Vettingun si një mënyrë për të promovuar dhe ngritur në detyrë personat që bëjnë detyrën me integritet dhe profesionalizëm të plotë. Është shumë e rëndësishme që t’ua bëjmë atyre më të lehtë sepse nuk është e thjeshtë që të jesh pjesë e një grupi që shihet nga qytetarët në një mënyrë apo në një tjetër. Thjesht pse je pjesë e atij grupi shihesh në atë mënyrë. Kjo do të jetë shumë e mirë për ata persona të cilët kanë integritetin e duhur që ta bëjnë punën e tyre në mënyrën e duhur dhe pa pikë dyshimi

BE: Liderët pajtohen për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

Donald Tusk

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar mbrëmë për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë, deri në mes të vitit 2017, megjithqë disa kërkuan periudhë më të gjatë të sanksioneve për shkak të shqetësimeve se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do ta zbusë presionin ndaj Moskës.

Tash pritet vendimi dhe procesi formal për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë në sektorët e mbrojtjes, energjisë dhe atë të financave. Vendimi pritet javën e ardhshme, raporton agjencia Reuters nga Brukseli.

“Disa nga kolegët tanë do të dëshironin ndoshta 12 muaj, por ajo që është e mundshme për ta mbajtur formatin tonë aktual, nënkupton gjashtë muaj”, tha presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Sanksionet kundër Rusisë janë imponuar për shkak të aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014 dhe për shkak të mbështetjes për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

SHBA, një vit burg për britanikun që tentoi të vriste Trumpin

Britaniku i cili u përpoq të rrëmbente një armë me synimin për të vrarë ish-kandidatin republikan për president, tashmë president i zgjedhur Donald Trump, është dënuar me një vit e një ditë burgim.

Michael Sandford, 20 vjeç, pranoi fajësinë në shtator, si një i huaj i paligjshëm nën zotërimin e një arme zjarri dhe me synimin për t’i bërë keq një zyrtari. Ai u akuzua për rrëmbimin e armës së një polici gjatë një mitingu në Las Vegas, për të qëlluar kandidatin e atëhershëm republikan.

Nëna e tij, gjithsesi, thotë se “ai është penduar për veprimin e tij”. Sandford, i lindur në Dorking të Surrey, rrezikonte deri në 10 vite burgim me akuzën e një komploti vrasjeje.

Gjykata vendosi mundësinë që ai të mund të lirohet pas vetëm 4 muajsh, moment pas të cilit ai duhet deportuar menjëherë për në Britaninë e Madhe. Pala mbrojtëse tha se klienti i tyre ishte autik dhe vuante nga krizat, ankthi dhe shtrëngimi.

Pas arrestimit, Sandford u tha oficerëve se kishte planifikuar të qëllonte kandidatin republikan, një manjat pasurish të paluajtshme. Sipas asaj që u dëshmua në gjykatë, ai dështoi t’i rrëmbente armën oficerit.

E ëma e tij tha se kishte humbur kontaktet me djalin e saj, që kur ai ishte larguar nga shtëpia për të udhëtuar drejt SHBA-ve në vitin 2015. Në të kaluarën ai nuk kishte shfaqur asnjëherë interes ndaj politikës, ndaj dhe nëna nuk mundet ta shpjegojë arsyen se përse ai donte ta qëllonte Trumpin.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Sandford ishte i pastrehë dhe jetonte në mënyrë ilegale në SHBA teksa i kishte skaduar viza, ndërsa shërbimeve sekrete i kishte thënë se kishte udhëtuar nga Kalifornia drejt Nevadës me objektivin për të vrarë Trumpin.

Dokumentet treguan me detaje sesi ai kishte thurur planin për sulmin në fjalë prej rreth një viti, ndërkohë që kishte shkuar në një poligon në Las Vegas ditën përpara aktit për të mësuar sesi të qëllonte, duke shtënë plot 9 herë me një pistoletë “Glock” të kalibrit 9 mm.

Ai i kishte rrëfyer një oficeri se priste që të vdiste pas sulmit, por nga ana tjetër, ai kishte edhe bileta për një tjetër miting të Trumpit në Arizona, nëse do t’i nevojitej një mundësi e dytë.

Ushtria franceze formon komandën e operacioneve kibernetike

Jean-Yves Le Drian: “Në komandën e operacioneve kibernetike që do të formohet e lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe që do të hyjë në veprim që nga muaji janar do të jenë të punësuar 2.600 “luftëtarë kibernetikë”

RENNES – Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, ka deklaruar se në komandën e operacioneve kibernetike që do të formohet e lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe që do të hyjë në veprim që nga muaji janar do të jenë të punësuar 2.600 “luftëtarë kibernetikë”.

Le Drian pasi ka marrë pjesë në një program të mbajtur në Rennes rreth punimeve për ristrukturimin e ushtrisë franceze kundër sulmeve kibernetike, është shprehur se njësitë e reja që do të formohen me qëllim për t’iu kundër përgjigjur sulmeve kibernetike dhe për të qenë të gatshëm kundër luftës dixhitale do të përfshihen në Ushtrinë e Francës. aa

Brukseli ndryshon pamje për Vitin e Ri

Sheshet Saint-Catherine dhe ndërtesa e Grande Place janë mbushur me shumë qytetarë dhe turistë që vijnë duke fotografuar dekorimin e pazakonte për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri

BRUKSEL – Në prag të festës së Vitit të Ri fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) ka regjistruar pamjet përrallore përgjatë rrugëve të kryeqendrës belge.

Sheshet Saint-Catherine dhe ndërtesa e Grande Place me këtë rast janë mbushur me shumë qytetarë dhe turistë që vijnë duke fotografuar dekorimin e pazakonte për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri.

Fytyrat veçmas gjallërohen gjatë natës. Në parqet për fëmijë, patinazhet e gjera dhe rrethrrotullimet, nëpër tezga shiten materiale të ndryshme për dekorin e festave, ndërsa qindra qytetarë kënaqen me atmosferën e krijuar.

Për festën e Vitit të Ri, në qendër janë vendosur bredha të lartë të zbukuruar me mijëra llamba të ngjyrave të ndryshme.

BE: Kosova dhe Serbia e implementojnë marrëveshjen për gjyqësi

Siç ishte vendosur më 30 nëntor, këtë javë Beogradi dhe Prishtina, kanë ndërmarrë hapa finalë për implementim të plotë të Marrëveshjes për sistemin e drejtësisë, thuhet në një kumtesë të mbrëmshme të Zyrës për media të Bashkimit Evropian

“Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për përfundimin e punësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit adiministrativ, prej 10 janarit të vitit 2017, lejon integrimin e tyre po atë ditë në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën dërguar mediave.

Mëtutje, kjo zyrë thotë se “emërimet e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe stafit administrativ, më 10 janar, do të mundësoj sistem të përmirësuar të drejtësisë në gjithë Kosovën”.

Bashkimi Evropian thotë se “i lavdëron palët për këtë arritje të rëndësishme”.

Suedia ka nevojë për 64 mijë emigrantë në vit

Mikael Sjoberg për televizionin shtetëror SVT tha se mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore qysh në fillim të vitit të ardhshëm mund të dëmtojë Suedinë

STOCKHOLM – Suedia në ka nevojë për 64.000 emigrantë në vit për të parandaluar rënien e rritjes ekonomike, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, njofton Shërbimi suedez i Punësimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit për Punësim të Suedisë Mikael Sjoberg për televizionin shtetëror SVT tha se mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore qysh në fillim të vitit të ardhshëm mund të dëmtojë Suedinë.

Nga Zyra e Punësimit potencojnë se për shkak të mungesës së numrit të punonjësve të aftë vendorë, është i nevojshëm numër sa më i madh i punonjësve të huaj.

“Norma e lindjeve në Suedi është shumë e ulët. Popullsia vendore është duke u reduktuar. Për të vazhduar rritjen e mëtejme, novojitet puna dhe për këtë arsye edhe numër më i madh i popullsisë”, tha median suedeze “The Local” Johan Bissman nga Departamenti i Punësimit. aa

NATO fillon një takim dy ditor në Bruksel

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare në NATO përballen me një tematikë të ngjeshur ndërsa takohen sot në Bruksel me rastin e fundit të vitit. Por në një kohë kur aleanca përballet me sfida të panumërta, çështja më e madhe nuk është në axhendën zyrtare: Cili do të jetë kursi i NATO-s kur Donald Trump të marrë drejtimin e Shteteve të Bashkuara ?

“Zoti Trump do të jetë në mendjen e të gjithëve”, tha analisti Sven Biscop me Institutin Egmon në Bruksel, para takimit dy ditor të aleancës.

Komentet kontradiktore të presidentit të zgjedhur mbi aleancën e Atlantikut dhe thirrjet apo postimet konfliktuale në twitter, përfshi edhe një telefonatë me presidenten e Taivanit Tsai Ing-Wen që acaroi Pekinin, kanë ngjallur shqetësime në Evropë, thonë analistët, ndërkohë që zgjedhjet e tij për poste të rëndësishme sigurie kanë nxitur reagime të përzjera.

Bashkëpunimi NATO-SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg nuk i trajtoi drejtpërdrejt këto pikëpyetje në konferencën e shtypit të hënën, duke u mjaftuar me shprehjen e vullnetit “ për të bashkëpunuar me zotin Trump dhe ekipin e tij”.

Më herët, zoti Stoltenbeg shprehu besimin se angazhimi i Uashingtonit ndaj aleancës nuk do të ndryshojë, pavarësisht pohimeve të zotit Trump gjatë fushatës se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbrojnë automatikishtvendet anëtare në NATO të cilat nuk paguajnë detyrimet e tyre.

“Evropianët do të donin të theksonin angazhimin e tyre ndaj mbrojtjes së Evropës dhe detyrimin e Amerikës ndaj nenit 5 të aleancës (ku theksohet mbrojtja kolektive)” thotë Andrew Dorman ekspert për çështjet e NATO-s në institutin e politikave Chatham House në Londër.

Bisedimet e kësaj jave po ashtu do të shënojnë takimin e fundit të rëndësishëm të NATO-s gjatë presidencës së zotit Barack Obama, dhe lamtumirën për kryediplomatin amerikan John Kerry.

“Evropianët do të përpiqen të krijojnë një ide se si do të jetë situata gjatë administratës së zotit Trump”, thotë zoti Dorman. “Dhe nuk është e qartë nëse zoti Kerry do të jetë në gjendje t’u ofrojë atyre njohuri të mjaftueshme. Ndoshta edhe ai po hamnendëson sikurse të tjerët.”

Kërcënimi për detyrimet financiare ndaj NATO-s

Ky takim vjen pak ditë pasi Bashkimi Evropian shpalosi një plan të ri ambicioz për financimin e mbrojtjes dhe kërkimeve, përfshi një fond vjetor investimesh prej 5.36 miliard dollarësh.

Ndërsa ka vite që Uashingtoni i bën thirrje aleancës që të shtojë shpenzimet e mbrojtjes, komentet e ashpra nga zoti Trump duket se kanë goditur në shenjë, thonë analistët. Shtetet e Bashkuara mbulojnë rreth 70 përqind të buxhetit të aleancës. Vetëm katër vende anëtare, Britania, Estonia, Greqia dhe Polonia, përmbushin angazhimet e aleancës duke përcaktuar të paktën dy përqind të prodhimit të brendshëm për mbrojtjen.

Javën e kaluar, presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite tha se vendi i saj do të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s në vitin 2018, ndërsa i bëri thirrje zotit Trump që të zbatojë angazhimet ndaj aleancës.

“Është vërtet interesante se si zoti Trump po i nxit evropianët të reagojnë”, thotë Alexandra de Hoop Scheefer, me Fondin Gjerman Marshall. Ajo drejton zyrën e Parisit të këtij fondi. “Kur takohesh me komandantët ushtarak në Francë, ata shprehen se duan të provojnë se zoti Trump e ka gabim. Ky është lajtmotivi i asaj që dëgjojmë.”

Brexit, Irani dhe Rusia

Brexit tani po i jep një tjetër shtytje bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak me vendeve të bllokut evropian nën udhëheqjen e Francës dhe Gjermanisë.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë pengesë për krijimin e selisë qendrore operative të Bashkimit Evropian”, thotë analisti Dorman me Chatham House. “Tani kjo do të realizohet.”

Ndërkohë që zgjedhja nga zoti Trump e gjeneralit në pension James Matthis për postin e shefit të mbrojtjes është përshëndetur nga evropianët, vlerësimet e tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe kërcënimi për prishjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin kanë zemëruar shumë aleatë.

“Për Iranin, aleantët evropian do të kishin mospatime të forta me zotin Trump nëse ai përpiqet të prishë marrëveshjen bërthamore”, thotë zoti Biscop. “Për Evropianët, normalizimi i marrëdhënieve me Iranin është krejtësisht i pakundërshtueshëm”, thotë ai. “Nuk ka asnjë dëshirë për tu rikthyer mbrapsht”.

Rusia është më komplekse. Ndërsa evropianët mbajnë sanksionet dhe thirrjet e ashpra ndaj Moskës për çëshjte si Ukraina dhe Siria, kandidati konservator francez për president Francois Fillon është mes atyre që kërkon politika më të buta ndaj Moskës.

“Mendoj se shqetësimi tani në Evropë është se ku është vija e kuqe e zotit Trump kur flitet për Rusinë. A është i gatëshëm ai që të zyrtarizojë aneksimin e Krimesë? Apo të gjejë një zgjidhje me Putinin për Irakun dhe Sirinë ?”, thotë analistja Hoop Scheefer.

Këto pyetje nuk kanë gjasa që të shuhen, ndërsa zonja de Hoop Scheffer parashikon se Moska do të tregojë muskujt ushtarakë në javët para inagurimit të presidentit Trump me 21 janar. “Putini do ta testojë zotin Trump për të parë reagimin e tij,” shprehet analistja.

Kryeministri francez Maunel Valls do të garojë për president

Mediat franceze raportojnë se kryeministri, Maunel Valls pritet të njoftojë se do të garojë në zgjedhjet presidenciale që mbahen vitin e ardhshëm.

Zyra e Valls e ka publikuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se ai do e bëjë të ditur këtë gjatë ditës së sotme, por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër.

Njoftimi bëhet i ditur pasi ish kryeministri, Francois Fillon e ka siguruar një fitore të për tu bërë kandidati presidencial i qëndrës së djathtë.

Socialistët që janë në pushtet pritet të organizojnë garën e brendshme partiake në janar për të zgjedhur kandidatin e tyre. Sondazhet momentalisht tregojnë se socialistët gjenden më poshtë me përkrahje popullore se sa Republikanët e qendrës së djathtë dhe partitë e ekstremit të djathtë të Frontit Kombëtar.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale mbahen në dy raunde, njëri në muajin prill e tjetri në maj të vitit 2017.

Kryeministri Matteo Renzi njofton dorëheqjen

Italianët i thanë jo reformave kushtetuese të propozuara nga kryeministri Matteo Renzi, të cilat parashikonin forcimin e kompetencave të kryeministrit, që sipas përkrahësve do t’i sillnin qëndrueshmëri politike Italisë.

Propozimi përfshinte shkurtimin e pushtetit të Senatit, duke pakësuar numrin e senatorëve nga 315 në 100, si dhe zvogëlimin e pushtetit të autoriteteve rajonale.

Kryeministri Renzi pohonte se reformat do të përshpejtonin procesin ligjvënës në Itali, një vend që ka ndërruar 60 qeveri që nga viti 1948.

Por, kundërshtarët thanë se reformat nënkuptonin më shumë pushtet në duart e kryeministrit.

Duke iu drejtuar vendit pas referendumit kryeministri tha se “qeveria ime përfundon këtu”. Anketat e para pas votimit tregonin se ai mund ta ketë humbur referendumin me 20 për qind.

Fushata kundër reformave të propozuara nga zoti Renzi u drejtua nga partia kryesore e opozitës, Lëvizja e Pesë Yjeve e udhëhequr nga Beppe Grillo, i cili kërkon referendum nëse Italia duhet të përdorë monedhën e përbashkët evropiane euro.

Humbja e kryeministrit Renzi mund të forcojë partitë populiste përfshirë Lëvizjen e Pesë Yjeve dhe Ligën e Veriut që ka qasje kundër emigrantëve.

Referendumi në Itali pasoi votën britanike për dalje nga Bashkimi Evropian, ndërsa përkon më ngritjen e Fronit Kombëtar francez me frymë kundër emigrantëve dhe partive tjera populiste në Evropë.

Drejtuesja e Frontit Kombëtar në Francë Marine Le Pen, shkroi në twiter se “italianët kanë refuzuar Bashkimin Evropian dhe Renzin. Duhet të dëgjojmë këtë etje për lirinë e kombeve”.

Itali, nesër referendumi për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Mateo Renzi paralajmëroi dorëheqjen e tij nëse në referendumin e së dielës fiton varianti “Jo”

ROMË – Italianët do të votojnë të dielën në referendumin për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me strukturën ligjvënëse në shtet. Sistemi ligjvënës në Itali që daton nga viti 1946 funksionin përmes dy Dhomave të Parlamentit, ndërkohë që votimi i së dielës mund të ndryshojë në masë të madhe kompetencat e Senatit dhe mund të rezultojë më një efikasitet më të madh të tërë sistemit ligjvënës.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, vendi ka të regjistruar 46.714.950 votues, të cilët do të mund të votojnë të dielën prej orës 07:00 deri në ora 21:00. Rezultatet paraprake pritet të bëhen publike natën mes të dielës dhe të hënës.

Siç theksohet, 3.995.042 shtetas të Italisë të cilët jetojnë jashtë shtetit kanë mundur të votojnë në përfaqësitë diplomatike, ndërkohë që votimi ka përfunduar të premten.

Bëhet fjalë për referendumin më të rëndësishëm në Itali që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, me të cilin synohet stabiliteti politik i vendit i cili që nga viti 1946 ka ndërruar 60 qeveri.

Kryeministri Mateo Renzi, i cili konsiderohet si lokomotiva e referendumit, deklaroi se qytetarët do të votojnë për të ardhmen e shtetit të tyre.

Renzi paralajmëroi dorëheqjen e tij nëse siç tha, në referendumin e së dielës fiton varianti “Jo”, më konkretisht nëse nuk bëhen ndryshimet të cilat parashikojnë që miratimi i ligjeve të bëhet vetëm përmes Dhomës së Ulët të Parlamentit, ndryshe nga sistemi i tanishëm i cili obligon miratimin nga dy dhomat.

Nëse italianët votojnë “Po”, atëherë sistemi ligjvënës do të thjeshtësohet, meqë nuk do të ekzistojë Dhoma e Ulët dhe ajo e Lartë.

Nëse Renzi jep dorëheqje si pasojë e dështimit të referendumit, atëherë kjo do ti hapte rrugë lëvizjes populiste “Pesë yjet” (M5S) të cilës gjithnjë e më shumë është duke ju rritur popullariteti, lëvizje kjo që ka kërkuar një referendum për daljen e Italisë nga valuta e vetme evropiane.

Anketat në Itali flasin se shumica e qytetarëve nuk dëshirojnë ndryshime kushtetuese. Megjithatë, mediat botërore përmendin faktin se anketat nuk u treguan të besueshme në “rastin Brexit” si dhe në “rastin e fitores së Donald Trumpit në Amerikë”.

Presidenti Francois Hollande jep lajm të papritur

Presidenti francez, Francois Hollande ka deklaruar gjatë një dalje në televizionin publik se nuk do të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

 

Hollande ka bërë një deklaratë të tillë në një kohë kur brenda Partisë Socialist flitet për një përplasje mes tij dhe kryeministrit, Manuel Valls.

Ky i fundit ka “kërcënuar” Hollande se do të garojë për President. Në një intervistë për Journal du Dimanche”, ai tha se do të ishte në garën brenda partisë edhe nëse Hollande do të garonte.

Hollande konsiderohet si një nga presidentët më jo popullore, pasi gjatë mandatit të tij kanë ndodhur edhe dy nga ngjarjet më të rënda siç ishte sulmi terrorist ndaj revistës “Chalie Hebdo”, sulmi në Paris dhe ai në Nice.

Ukraina nis prova raketore në Detin e Zi; Rusia “mobilizohet”

Ukraina ka nisur provat raketore në Detin e Zi, ndërkohë që Rusia raportohet se i ka vënë në gatishmëri të lartë forcat e saj të mbrojtjes në Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Volodymyr Kryzhanovsky, tha se provat, të cilat do të zgjasin dy ditë, po zhvillohen së paku 30 kilometra larg hapësirës ajrore të Krimesë.

Ai tha se provat po bëhen në përputhje me ligjin ndërkomëbtar dhe shtoi se ushtria e Ukrainës është e gatshme për “çdo zhvillim”.

Kievi ka thënë se qëllim i ushtrimeve është të forcohen kapacitetet e mbrojtjes.

Gadishulli ukrainas i Krimesë është aneksuar nga Rusia në mars të vitit 2014.

Në shtator, Rusia ka mbajtur stërvitje ushatarke, në shkallë të gjerë, në githë qarkun e saj jugor ushtarak, duke përfshirë për herë të parë edhe Krimenë.

Dijsselbloem: Londra jo më qendra financiare e Evropës

Në një prej komisioneve të parlamentit evropian ka nisur debati lidhur me të ardhmen e bashkëpunimit ekonomik me Britaninë pas vendimit të saj për largim. Holandezët nëpërmjet ministrit të tyre të financave kanë mbajtur një qëndrim të ashpër duke kërkuar që Londra të mos jetë më qendra kryesore financiare e eurozonës. Diskutimet vijnë në një kohë kur Bashkimi Evropian po përpiqet të zbatojë politika financiare që i japin përgjigje euroskepticizmit, duke stimuluar punësimin dhe rritjen ekonomike të vendeve anëtare.

Presidenti i Eurogrupit dhe Ministri i Financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem deklaroi se Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë më që Londra të jetë qendra kryesore financiare e eurozonës. Eurogrupi është forumi i ministrave të financave të vendeve të eurozonës. Duke folur sot në parlamentin evropian, ai theksoi se BE-ja duhet të mbajë një qëndrim të fortë ndaj Londrës.

Ne nuk mund ë lejojmë që qendra kryesore finaciare për Evropën dhe eurozonën të jenë jashtë Evropës dhe të ndjekë rrugën e vet përsa i takon rregullave dhe kërkesave. Thjesht nuk mund ta lejojmë këtë që të ndodhë. Duhet të mbajmë një qëndrim të fortë për këtë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër”, u shpreh sot zoti Dijsselbloem duke dëshmuar në një prej komisioneve të parlamentit evropian.

Ministri holandez i financave tha se nuk pret që Britania pas largimit të zbatojë rregullat e Bashkimit Evropian.

Nuk mund të lejojmë një vend të tretë të ketë qasje të plotë në tregjet financiare evropiane, nëse në të njëjtën kohë ne i lejojmë këtij vendi t’u shmanget rregullave tona për standartet kryesore, kërkesat, mbrotjes së konsumatorit e të tjera. Nuk mendoj se kjo është e mundur. Ata po shohin për një model norvegjez për shërbimet financiare, por kjo nuk ka kuptim në rastin e Britanisë, pasi ata vendosën të dalin nga BE-ja pikërisht për arsye sovraniteti”.

Vetëm disa ditë para takimit të ministrave të financave të eurozonës, zoti Dijsselbloem u bëri thirrje udhëheqësve europianë të jenë realistë me objektivat fiskalë për Greqinë pas vitit 2018, kur përfundon edhe programi i ndihmës financiare për këtë vend.

Komentet e tij bëhen në një kohë kur Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, propozoi në fillim të nëntorit një politikë më të lirë buxhetore për 19 vendet e euro zonës. Kjo sygjeron që deficiti buxhetor të ngrihet nga norma e tanishme prej 3% në 3.5% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto për vitin që vjen, si një përgjigje ndaj euroskepticizmit në rritje pas vitesh ulje të vazhdueshme ekonomike dhe papunësie.

Shefi i inteligjencës gjermane: Sulmet kibernetike ruse synojnë ta na krijojnë pasiguri politike

BERLIN- Shefi i inteligjencës së huaj gjermane, Bruno Kahl, ka paralajmëruar se Rusia mund të përpiqet të shkatërrojë zgjedhjet gjermane vitin e ardhshëm me sulme kibernetike. Kahl u shpreh se agjencia e tij është në dijeni të sulmeve kibernetike që nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç shkaktimit të pasigurisë politike.

“Evropa është në qendër të kësaj tentative për përçarje dhe vecanërisht Gjermania”, është shprehur më tej Kahl.

Rusia ose grupe të lidhura me Rusinë janë akuzuar shpesh për sulme të tilla. Agjencia e brendshme gjermane e inteligjencës akuzoi Rusinë se fshihet pas një sërë sulmesh kibernetike kundër sistemeve kompjuterike të Gjermanisë, duke përfshirë këtu edhe parlamentin vitin e kaluar.

Deklarata e Bruno Kahl vjen pasi shërbimi telefonik i një kompanie në gjermasni u ndërpre pas një sulmi të mundshëm në sistemin e saj.

Edhe pse fushata për zgjedhjet federale të cilat do të zhvillohen vjeshtën e ardhshme nuk ka nisur ende, Merkel deklaroi javën e kaluar se do të kërkojë një mandat të katërt si kancelare. Më herët gjatë këtij viti.

Fillon: Më ngrohtë me Rusinë, më ashpër me Islamin radikal

Francois Fillon do të jetë kandidati konservator në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2017, pasi rivali i tij, Alain Juppe, ka pranuar humbjen.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Fillon ka fituar balotazhin e së dielës me 67 përqind të votave.

Ai ka premtuar se do të ndërtojë një shoqëri më të drejtë, duke thënë se “Franca do të vërteta dhe veprime”.

“Nëse populli francez ma jep besimin, do të përpiqem ta respektoj atë kontratë dhe ta drejtoj me dinjitet”, ka thënë Fillon.

Juppe, kandidat më i moderuar, ka uruar Fillonin për “fitoren e madhe” dhe është zotuar se do ta mbështesë atë në përpjekjen për t’u bërë president.

Fillon, i cili ka shërbyer si kryeministër në administratën e Nicolas Sarkozysë, shihet si i krishterë tradicional mbi çështjet si aborti dhe martesat e homoseksualëve.

Ai ka propozuar reforma dramatike ekonomike, të cilat përfshijnë reduktimin e 500,000 vendeve të punës, fundin e javës 35-orëshe të punës dhe rritjen e moshës së pensionimit.

Tani vëmendja bie mbi Partinë Socialiste dhe mundësinë që presidenti jo aq popullor, Francois Hollande, të garojë sërish në zgjedhjet e partisë së tij, në muajin janar. Ai ka thënë se do ta shpallë vendimin në ditët e ardhshme.

Kryeministri aktual, Manuel Valls, ka thënë të dielën se nuk e përjashton mundësinë që të garojë kundër Hollande në zgjedhjet e partisë.

Sidoqoftë, në zgjedhjet e prillit, sondazhet e hershme nxjerrin në duel Fillonin dhe kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Franca, ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, është përballur me papunësi të lartë nën presidentin e tanishëm, Hollande, dhe dy vjetët e fundit të mandatit të tij janë shënuar me sulme terroriste, të cilat kanë lënë të vrarë rreth 230 veta.

Fillon kundërshton multikulturalizmin dhe ka bërë thirrje për lidhje më të mira me Rusinë e Vladimir Putinit.

Ai ka mbështetur heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të cilat janë ndërmarrë pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Ka thënë se Rusia nuk është kërcënim dhe se duhet të konsiderohet partner në Siri.

Edhe Putin e ka vlerësuar Fillonin si profesionist dhe person që “mban pikëpamjet e tij”.

Fillon po ashtu ka thënë se për të luftuar grupin militant Shteti Islamik, Franca nuk duhet të përjashtojë bashkëpunimin me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Ai ka qëndrim të ashpër kundër Islamit në Francë dhe ka thënë se “Islami radikal është duke korruptuar disa nga qytetarët tanë myslimanë”.

Gjatë verës, ai ka thënë se është në favor të ndalimit të burkinit – rroba islame të larjes – në plazhet franceze.

Fillon mbështet idenë e një “Evrope të kombeve” dhe ka shprehur skepticizëm për rolin e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian.

Përgatiti: Valona Tela

Ministrat e jashtëm të katër vendeve diskutojnë për Ukrainën

Pamje nga takimi i nivelit më të lartë në Berlin ku u diskutua për situatën në pjesën lindore të Ukrainës

Ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, javën e ardhshme takohen në Bruksel për të diskutuar për implementimin e marrëveshjes së armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Francës, Alexandre Giorgini, mbrëmë po ashtu, tha se takimi më 29 nëntor do të mundësojë “të shihet se çka është bërë dhe çka nuk është kryer prej takimit në Berlin në muajin tetor”.

Në takimin në Berlin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, thanë se synonin zgjidhjen e rrugës pa krye në konfliktin në Ukrainë, deri në muajin nëntor.

Qeveria e Ukrainës dhe separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, kanë dështuar që marrëveshjet e Minskut t’i implementojnë në tërës dhe lufta në këtë rajon ka vazhduar.

Nga ky konflikt deri tash janë vrarë më se 9,600 vetë.

Gripi i shpendëve në Gjermani po përhapet me shpejtësi

Virusi mund shkaktojë ngordhjen e mbi 100.000 mijë shpendëve në bizneset e pularive që ndodhen përreth qytetit Barssel në Saksonia Anhalt

BERLIN  – Me shfaqjen e gripit të shpendëve së fundmi në Saksonia Anhalt të Gjermanisë numri i rajoneve të prekura nga kjo epidemi rritet në 12. Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Mjedisit theksohet se tek një mjellmë e cila është gjetur e ngordhur në rajonin Jerichower Land dhe në një pulari të vogël në rajonin Harz është përcaktuar virusi H5N8.

Virusi mund shkaktojë ngordhjen e mbi 100.000 mijë shpendëve në bizneset e pularive që ndodhen përreth qytetit Barssel në Saksonia Anhalt.

Zëdhënësja e bashkisë Cloppenburg, Sabine Uchtmann në një deklaratë në lidhje me çështjen ka vënë në dukje se në një biznes pularie kanë ngordhur 16 mijë gjela deti. Uchtmann ka shtuar më tej se në bizneset e pularive përreth mund të ngordhin edhe 92 mijë shpendë.

Brenda këtij muaji në Gjermani kanë ngordhur dhjetëra mijëra shpendë në rajonet të ndryshme. aa

Schulz lë Brukselin, i kthehet politikës gjermane

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha të enjten se nuk do të kërkojë mandat të ri, porse do të kthehet në politikën kombëtare të Gjermanisë, ku do të garojë për parlamentin federal në Berlin, vitin e ardhshëm.

Schulz, socialdemokrat, nuk dha detaje të tjera në konferencën për media.

Partia e tij është aktualisht partner i koalicionit të kancelares Angela Merkel.

Mbetet e paqartë nëse Schulz do të jetë kandidati kryesor për kryetarin e Partisë Social-Demokrate.

Aktualisht në krye të saj është zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel.

Emri i Schulzit ka qarkulluar edhe si zëvendësim potencial për ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili pritet të largohet nga posti në fillim të vitit të ardhshëm, pasi është nominuar për president.

Stoltenberg-Vuçiçit: Keqardhje për viktimat e bombardimeve më 1999

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se beson në bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe Serbisë në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë, duke respektuar qëndrimin e saj për paanësi ushtarake.

Pas takimit më kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel ai tha se Serbia është pjesë e familjes evropiane me të cilën ndahen vlera të përbashkëta të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, ndërsa shfaqi besimin në bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe Serbisë.

Ne mund të kujtojmë të kaluarën, por të shohim drejt së ardhmes. Sikundër e kam thënë gjatë vizitës në Beograd, qëllimi i fushatës ajrore në vitin 1999 ishte mbrojtja e civilëve. Dhe ne e bëmë këtë. Humbja e jetëve të pafajshme ishte tragjedi dhe ndjejë keqardhje të thellë. Sot përballemi me sfida të përbashkëta të sigurisë, po punojmë së bashku në mënyra të ndryshme dhe unë e mirëpres bashkëpunimin pragmatik që jemi duke e zhvilluar ndërmjet NATO-s dhe Serbisë“, tha sekretari Stoltenberg.

Kryeministri serb tha se bashkëpunimi me NATO-n është në funksion të paqes e qëndrueshmërisë në rajon.

Ne jemi të rrethuar me vendet e NATO-s ose me ato që duan të jenë anëtare të NATO-s. Njerëzit në Serbi duhet ta dinë që nëse duam paqe, qëndrueshmëri, zhvillim ekonomik, standard me të mirë jetese, njerëz më të kamur në Serbi, jam tërësisht i bindur që kusht kryesor është të kemi paqe e qëndrueshmëri dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira me NATO-n. Serbia është ushtarakisht e paanshme dhe e respekton vendimin e parlamentit të saj, por Serbisë, pikërisht për shkak të arsyeve që i përmenda dhe shkaqeve tjera të arsyeshme, për shkak të shikimit drejt së ardhmes , dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin e saj me NATO-n“, tha ai.

Kryeministri serb e vlerësoi me shumë rëndësi praninë e KFOR-it në Kosovë, në të cilin siç tha, serbët e Kosovës mbështeten shumë.

Bombardimet e vitit 1999 të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, i kanë kthyer serbët kundër perëndimit dhe drejt Rusisë e cila po ashtu kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore.

Rusia kundërshton fuqishëm anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në NATO, ndërsa është thellësisht e pakënaqur që Mali i Zi tashmë ka marrë ftesën për anëtarësim në aleancë.

Berlusconi paralajmëron BE-në në lidhje me Turqinë

“Nëse nuk zhvillojmë marrëdhënie miqësore me Turqinë dhe nëse Turqia hap kufijtë këto refugjatë përsëri do të fillojnë të vijnë në Evropë”, tha Berlusconi

ROMË – Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, tërhoqi vërejtjen Bashkimit Evropian për të pasur marrëdhënie të mira me Turqinë, në të kundërtën refugjatët përsëri do të fillojnë të vijnë në BE. Berlusconi, lider dhe ish-kryeministër i partisë Forza Italia mbrëmë ka qenë i ftuar në programin “Porta a Porta” në televizionin shtetërorë Italian RAI 1, ku ka folur në lidhje me çështjet e brendshme dhe të jashtme.

Ai ka deklaruar se destabiliteti në Libi dhe në Lindjen e Mesme është pasojë e politikave të SHBA-së dhe BE-së. “SHBA dhe BE përkrahën Pranverën Arabe, por sot jemi në gjendje të tillë ku qeveria e përkrahur nga perëndimi në Libi nuk bën funksionin e qeverisë”, deklaroj ish-kryeministri italian.

Ai theksoi se Tunizia si vend fqinj i Libisë është e detyruar të pranojë rreth 1 milion e 400 mijë refugjatë të cilat kanë ikur si pasojë e destabilitetit të brendshëm dhe Evropa është në një rrezik shumë të ngjashëm. “Sot ka një rrezik serioz. Në Turqi ka 2 milion e 400 mijë refugjatë. Nëse nuk zhvillojmë marrëdhënie miqësore me Turqinë dhe nëse Turqia hap kufijtë këto refugjatë përsëri do të fillojnë të vijnë në Evropë”, tha Berlusconi.

I pyetur në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Turqisë dhe BE-së për parandalimin e fluksit të refugjatëve, Berlusconi është shprehur se “Sigurisht që ne i paguam Turqisë një çmim të caktuar që ajo të mbaj këto refugjatë. Nëse prishen marrëdhëniet me Turqinë, ajo mund të vendos ti hap kufijtë”.

Nga ana tjetër ish-kryeministri i Italisë tha se asnjë shtet i Lindjes së Mesme sot nuk është i gatshëm për demokraci dhe shtoi se këto vende kanë nevojë të udhëhiqen nga një diktator, mbret apo lider i fortë.

Referendumi në Itali

Berlusconi po ashtu foli edhe mbi referendumin e 4 dhjetorit që do të organizohet në Itali me qëllim të rregullimit të kompetencave të organit të lartë të parlamentit, Senatit. Edhe përkundër që Silvio Berlusconi është në opozitë dhe ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë “jo” në referendum, udhëheqësit e lartë të kompanisë mediatike e cila është në pronësi të tij bëjnë thirrje që qytetarët të votojnë “pro” në referendum.

Berlusconi po ashtu theksoi se udhëheqësit e lartë të kompanisë janë të shqetësuar sepse pas referendumit qeveria e re mund të merret me Mediaset.

Në lidhje me skenarët që qeveria e kryeministrit Matteo Rezmi ka mundësi bashkë me referendumin në 4 dhjetor të ndahet me humbje ai tha se “Nuk mendoj që do të rrëzohet qeveria. Do të formohet një shumicë e re në parlament, por nuk do të jetë bindëse” tha ai.

Ai ka kritikuar qeverinë e Renzit duke thënë se ai ka premtuar shumë gjëra, por se deri më sot nuk ka mbajtur asnjë premtim. aa

Sarkozy e pranoi disfatën në zgjedhjet partiake

Nicolas Sarkozy gjatë fjalimit të mbrëmshën në Paris

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, e ka pranuar disfatën në raundin e parë të zgjedhjeve të Partisë Konservatore, për zgjedhjet presidenciale në vitin 2017.

“Nuk ia dola t’i bindi votuesit”, tha Sarkozy gjatë fjalimit të mbrëmshëm në Paris para mbështetësve të tij, pasi doli i treti në këtë garë.

Para tij u renditën ish-kryeministrat, Francois Fillon dhe Alain Jupe, të cilët do të ballafaqohen me njëri-tjetrin javën e ardhshme.

Zoti Sarkozy tha se do ta mbështes zotin Fillon, i cili ishte kryeministër i Francës në periudhën 2007-2012.

Rezultatet e pjesërishme të këtyre votimeve tregojnë se Fillon kishte gati 44%, Juppe afro 28%, ndërsa Sarkozy kishte mbledhur 21% të votave.

Mediat: Kancelarja gjermane Merkel kandidon për mandatin e katërt

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, thotë se Angela Merkel do të kërkojë mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë në zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm.

Duke cituar burime në selinë e Partisë Kristian Demokrate të Merkelit Dpa, njoftoi të dielën se ajo do të kërkojë ri zgjedhjen.

Nëse Merkel fiton në vitin 2017 dhe shërben gjithë mandatin prej katër vitesh, do të barazohet rekordin e mentorit të saj, një kohë, Helmut Kohl, I cili shërbeu 16 vjet.

Merkel, 62 vjeçare, u bë femra e parë kancelare e Gjermanisë në vitin 2005. Ajo është gjithashtu edhe liderja e parë e Gjermanisë së bashkuar që ëshë rritur nën komunizëm në ish Gjermaninë Lindore. (REL)

(Video)Sekreti i jetë gjatësisë i gruas më të vjetër të Europës që i i mbush 117 vjeç më 29 nëntor

Sekreti për të jetuar më gjatë?

Ema Morano, 117 vjeçe, gruaja më e moshuar e Italisë, Evropës dhe që renditet në vend të pestë mes personave më jetëgjatë në botë.

Historia e jetës së saj, është publikuar nga gazeta amerikane “New York Times”, ku Morano tregon recetën e jetëgjatësisë së saj. Ishte viti 1938, kur pas vdekjes së djalit, i cili ishte disa mujsh, vendos të ndahet nga bashkëshorti. Pastaj pretendentët nuk mungojnë, por ajo zgjedh të mos martohet sërish. “Nuk doja të komandohesha më nga asnjë”, – ka shpjeguar. U tha, u bë.

Ka dalë në pension në vitin 1975.

Në moshën gati 117-vjeçare, Morano jeton akoma e vetme, në apartamentin e saj me dy dhoma në Verbania, në Lago Maggiore. Asnjë ndihmë, me përjashtim të nipit, i cili çdo mëngjes shkon ta takojë dhe t’i përgatitë ushqimin. Sa i takon pjesës tjetër, gjithçka e bën vetë.

E lindur në 29 nëntor 1899 në Civiasko, në provincën e Verçelit, Morano transferohet në Lago Maggiore kur ishte akoma vajzë e vogël. Punoi në një fabrikë që prodhonte çanta. Që kur një mjeku i tha që vuante nga anemia, dieta e saj ka qenë gjithnjë e njëjtë: tre vezë të freskëta në ditë, të cilat janë shndërruar në dy vitet e fundit.

Sipas llogarive, në 100 vitet e fundit, ka ngrënë të paktën 100 mijë. Pjesa tjetër e menysë është e thjeshtë: pak mish i grirë krudo, një pjatë supë me makarona dhe një banane.

“Edhe pse sekreti për të jetuar gjatë, – ka shpjeguar Valter Longo, drejtor i Institutit të Jetëgjatësisë në Universitetin e Kalifornisë, – është një faktor gjenetik”.

Një nga motrat e Moranos vdiq 100 vjeçe, një tjetër në moshën 102-vjeçare.

Eksperti holandez i terrorizmit paralajmëron për rrezik në Evropë

Koordinatori kundër terrorizmit në Holandë, ka vlerësuar se organizata terroriste Shteti Islamik ka ndërmjet 60 dhe 80 operatorë në Evropë për të përgatitur dhe kryer sulme terroriste

Në një intervistë ekskluzive me AP, Koordinatori Kombëtar I Kundër terrorizmit dhe Sigurisë në Holandë Dick Schoof tha se IS ju ka thënë mbështetësve në Evropë “që të mos vijnë në Siri, por të bëhen gati për sulme në Evropë”.

Ai tha se Evropa ka pasur sukses në uljen e numrit të luftëtarëve të mundshëm të IS-it që udhëtojnë në Lindjen e Mesme, në vitet e fundit, por “kjo nuk do të thotë se kërcënimi i mundshëm i atyre që do të mund të udhëtonin është zhdukur”.

Mbi të gjitha, ai paralajëmroi se suksesi në çrrënjosjen e luftëtarëve të IS-it në Irak dhe Siri po i shpërndan militantët gjithandej botës.

Ai vlerësoi se rreth 4 mijë deri në 5 mijë evropianë aktualisht luftojnë me IS-in në këto dy shtete.(REL)

Obama: Thirrje Trumpit që t’i kundërvihet Rusisë nëse nevojitet

Barack Obama dhe Angela Merkel gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Berlin

 

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka bërë thirrje pasardhësit të tij, Donald Trump, që t’i kundërvihet Rusisë kur ajo tu shmanget “vlerave tona dhe normave ndërkombëtare”.

Këto komente ai i ka bërë sot në Berlin, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Zoti Trump, i cili e merr presidencën amerikane më 20 janar, potencialisht ka sinjalizuar më tepër qasje pajtuese me Moskën.

Në vitet e fundit, lidhjet e Moskës me Uashigntonin kanë rënë në nivelin më të ulët prej periudhës së Luftës së Ftohtë, për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë përplasje lidhur me Ukrainën, Sirinë dhe çështjet e tjera.

Obama u tha reporterëve se shpreson se Trump është “i gatshëm t’i kundërviheet Rusisë, kur ajo të shmanget nga vlerat tona dhe normat ndërkombëtare”.

Pas një bisede telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 14 nëntor, zoti Trump ka thënë se ai pret që “të ketë marrëdhënie të fuqishme dhe të qëndrueshme me Rusinë dhe popullin e Rusisë”.

Megjithatë, disa republikanë të njohur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, përfshirë senatorin John McCain, i kanë tërhequr vërejtjen Trumpit kundër përpjekjes për zbutjen e lidhjeve me Kremlinin.

GJERMANI – Obama: Shpresoj se Trump do t’i bëjë ballë Rusisë

BERLIN, 17 nëntor  – Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi sot se shpreson që pasuesi i tij Donald Trump do t’i bëjë ballë Rusisë në rast nevoje dhe se nuk do të kërkojë të gjejë kompromise me çfarëdo çmimi me Moskën.

“Shpresoj se presidenti i sapozgjehur do të ketë vullnetin që t’i bëjë ballë Rusisë kur ajo të mos respektojë vlerat dhe normat ndërkombëtare”, deklaroi Obama gjatë një konference për shtyp të përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Nga ana tjetër ai kërkoi që të mbahen në fuqi sanksionet ekzistuese kundër Rusisë për çështjen e Ukrainës deri sa marrëveshja e paqes e Minskut të aplikohet krejtësisht./AFP

 

Pas zgjedhjes së Trumpit, Danimarka rrit shpenzimet ushtarake

Kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen.

Danimarka është e gatshme të rrisë shpenzimet ushtarake, tha kryeministri Lars Lokke Rasmussen, pas bisedës që zhvilloi me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Trump, gjatë fushatës, ka kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s, duke thënë se nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

Danimarka shpenzon në mbrojtje rreth 1.2 përqind të prodhimit të saj ekonomik, ashtu si edhe shumë vende të tjera të NATO-s.

Por, kjo shifër është larg objektivit prej 2% të vendosur nga NATO-ja.

Rasmussen tha se qeveria e tij po përgatitet për rritjen e shpenzimeve për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare.

Pas zgjedhjes së Trumpit, shenja të ngjashëm kanë dhënë edhe Polonia dhe vende të tjera të Evropës.

Le Pen: ‘Paqja në botë” përfiton nga treshja Trump-Putin-Le Pen

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Marie Le Pen

 

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Marie Le Pen tha të mërkurën se zgjedhja e saj presidente vitin e ardhshëm mund të krijojë një treshe të liderëve botërorë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe presidentin rus, Vladimir Putin që do të ”ishte mirë për paqen në botë”.

Duke inauguruar selinë e fushatës së saj për zgjedhjet në Francë më 2017, më pak se 2 kilometra nga pallati presidencial Elysee, Le Pen tha se zyrat ishin “një ndalesë në rrugën e saj drejt destinacionit përfundimtar”.

Anti Evropë dhe anti emigracion, Le Pen 48 vjeçare ishte e vetmja politikane franceze e cila mbështeti Trumpin në zgjedhjet e SHBA-së.

Partia e saj Fronti Kombëtar është nxitur nga fitorja e Trump dhe nga vota e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, me shpresën për të filluar një valë të ngjashme anti – establishment në Francë drejt fitores në zgjedhjet e e ardhshme

“Ka një lëvizje gjithandej në botë. Një lëvizje në botë që kundërshton globalizmin e pakontrolluar, ultra-liberalizmin destruktiv… eleminimin e shteteve kombe dhe zhdukjen e kufijve”, tha Le Pen, transmeton AP.

Kancelarja Merkel do kandidojë për një mandat të katërt

Kancelarja gjermane Angela Merkel do kandidojë për një mandat të katërt. Lajmi konfirmohet nga Norbert Roettgen, përfaqësues nga Bashkimit Kristian Demokrat, gjatë një interviste për CNN.

“Merkel do kandidojë për një tjetër mandat, pasi është e gatshme të kontribuojë për të mirën e Gjermanisë.”- ka thënë Norbert Roettgen.

Gjermanët kanë qenë në pritje prej disa kohësh, për pasur të qartë faktin nëse Merkel do të ndjekë një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Një pjesë e madhe e elektoratit gjerman janë në kërkim të stabilitetit, në kohën kur Britania votoi pro largimit nga BE-ja, fitorja e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe rritja e lëvizjeve populiste në disa vende evropiane.

Maassen: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e përgjithshme të Gjrmanisë vitin e ardhshëm

Hans-Georg Maassen

 

Shefi i inteligjencës gjermane, BfV, Hans-Georg Maassen, sot ka shprehur shqetësim se Rusia mund të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e përgjithshme të Gjrmanisë, në vitin e ardhshëm.

Në këtë kuadër, në intervistën për agjencinë Reuters, zoti Maassen e ka përmendur rastin e vitit të kaluar, të një femre ruse nga Berlini, për të cilën mediat ruse thonin se ishte rrëmbyer dhe dhunuar nga emigrantët. Por ky pretendim më vonë ishte hedhur poshtë nga qeveria gjermane.

“Kjo mund të ndodhë përsëri vitin e ardhshëm dhe ne jemi të alarmuar”, thsa Maassen.

Mëtutje, ai ka theksuar se “kemi ndjenjën se kjo është pjesë e kërcënimit hibrid, që synon ndikim në opinionin publik dhe në proceset e politikëbërjes”.

Javën e kaluar kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha se ka shenja të sulmeve në Internet dhe fushata të dezinformimit nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë të inteligjencës kanë tërhequr vëretjen para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara këtë muaj, për fushatën e shkatërrimit të besueshmërisë së votimeve, që ata besojnë se ishte mbështetur nga Moska.

Gjermani: Policia bastis xhami e banesa – qeveria ndalon grupin islamik

Ilustrim – bastisje e policisë në Gjermani në tetor 2016

Policia në Gjermani ka zhvilluar bastisje heret në mëngjes në xhami, apartamente dhe zyra në dhjetë zona të Gjermanisë, ndërkohë që Qeveria ka ndaluar një grup të cilin e akuzon për përpjekje të rekrutimit të luftëtarëve për grupin militant Shteti Islamik, ka bërë të ditur ministria e brendshme.

Një zëdhënëse e ministrisë e përshkroi organizatën “Feja e vërtetë” si një rrjet mobilizues për grupin militant Shteti Islamik, megjtihëse tha se nuk ka shenja se vetë po planifikonte sulme, njofton AP.

Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere beson se grupi po nxiste urrjetje, tha ajo. Ministri do të bëjë një deklaratë më vonë gjatë ditës edhe për arrestimet dhe për ndalesën. (REL)

Steinmeier përzgjidhet si kandidati i përbashkët për president të Gjermanisë

CDU/CSU dhe SPD që formojnë qeverinë në Gjermani kanë përcaktuar si kandidat për president ministrin e Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier

BERLIN (AA) – Njoftohet se partitë e Bashkimit Demokratik Kristian dhe Bashkimit Social Kristian (CDU/CSU) me Partinë Social Demokrate (SPD) që formojnë qeverinë në Gjermani kanë përcaktuar si kandidat për president ministrin e Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, në vend të presidentit Joachim Gauck, detyra e të cilit përfundon më 12 shkurt.

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe kryetari i përgjithshëm i SPD-së, Sigmar Gabriel, në një deklaratë në qendrën e përgjithshme të SPD-së ka theksuar se Steinmeier është një person që ka reputacion dhe që besohet në popull.

“Ne jemi të kënaqur që për detyrën e presidentit është propozuar si kandidat një person si Steinmeier. Është mirë që partitë në qeveri janë dakorduar në çështjen e një kandidati të përshtatshëm për detyrën e presidentit të popullit tonë”, është shprehur në fjalën e tij Gabriel. aa

Bullgaria e Modavia zgjedhin presidentë të afërt me Rusinë

Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev (djathtas) gjatë një bisede me presidentin e zgjedhur, Rumen Radev, 14 nëntor 2016

 

Bullgaria po përballet me paqartësi politike me dorëheqjen e kryeminstrit të vendit pas rezultatit të zgjedhjeve që tregojnë se partia e tij ka humbur rëndë në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.

Dorëheqja e Boiko Borisovit, kryeministër i vendit, erdhi pikërisht në kohën kur rezultatet treguan se kandidati socialist pro Moskës, Rumen Radev, një ish komandant i forcave ajrore, pa një përvojë politike, i fitoi zgjedhjet.

“E pranojmë vullnetin e qytetarëve dhe i urojmë ata që kanë fituar mbështetjen e shumicës së votuesve”, tha Borisov pak orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Me zgjedhjet e përfunduara dhe votat e numëruara, Radev udhëheqë me mbi 59 për qind, ndërkohë kandidatja e partisë GERB në pushtet, Tsetska Tsacheva, ka marrë mbi 36 për qind.

GERB ka dominuar në politikën bullgare gjatë një dekade dhe Borisov u rizgjodh në dy mandate.

Radev e cilësoi rezultatin si “një votë negative për qeverinë që çon drejt një situate të re politike”.

Analistët thonë se Radev arriti që të marrë votat e bullgarëve të zemëruar me korrupsionin në mesin e klasës politike në vend.

Ai bëri thirrje për masa të ashpra për të ndaluar hyrjen e migrantëve gjatë një vale të euroskepticizmit gjithandej Evropës Qendrore dhe Lindore.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Radev bëri thirrje për lidhje më të mira me Rusinë, duke e vënë gjendjen në Detin e Zi në kundërshtim me aleatët e saj të NATO-s dhe BE-së.

Radev, që dikur ka studiuar në Kolegjin Ajror të SHBA-së në Alabama, është zotuar që ta mbajë vendin e Bullgarisë në NATO, por ka thënë gjithashtu se “pro-europianizmi nuk do të thotë të jesh anti-Rus”.

Radev ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të vendosura për shkak të veprimeve të Kremlinit në Ukrainë, përfshirë edhe mbështetjen për separatistët atje, dhe aneksimin e Krimesë, gjë që ka shqetësuar shumë analistët me faktin nëse “Bullgaria tani do të afrohet më shumë me Moskën”.

 

bullgmol2

Njëkohësisht me zgjedhjet në Bullgari janë zhvilluar edhe zgjedhjet në Moldavi, një shtet që ka patur synime për anëtarësim në BE. Në zgjedhje, sipas rezultateve pothuaj përfundimtare, ka fituar kandidati pro-rus Igor Dodon, në raundin e dytë.

Dodon udhëheqë me mbi 52 për qind të votave ndaj kandidates pro evropiane, Maia Sandu që ka marrë mbi 47 për qind të votave.

Dodon, udhëheqës i partisë Socialiste, më heret tha në një konferencë me gazetarë se do të jetë president i të gjithë moldavëve “edhe i atyre që mbështesin bashkimin me BE-në, por edhe i atyre që duan lidhje më të ngushta me Rusinë”.

Ai kërkoi nga kundërkandidatja e tij që të ndihmojë “të qetësohet” shoqëria.

Probleme me votimet u shfaqën në ambasada dhe konsullata jashtë vendit, në Londër, Bukuresht, Bolgna, Moskë dhe në qytete të tjera, për shkak se zyrtarët e zgjedhjeve nuk dërguan fletvotime të mjaftueshme.

Dodon dëshiron që të ndryshojë lëvizjen e vendit drejt integrimeve evropiane, që përfshinë edhe marrëveshjen historike për bashkim të nënshkruar më 2014, përkundër kundërshtimit të fortë nga Rusia.

Ai është kritikuar në Ukrainë për shkak të deklarimit të tij se Krimea, e aneksuar nga Rusia më 2014, është territor rus.

Në një intervistë telefonike me transmetuesin rus, Rossiya 24, Dodon tha se “votuesit janë të bashkuar dhe votuan për miqësinë me Rusinë, për neutralitet dhe për ortodoksinë tonë e bashkimin e vendit”.

Ai tha se angazhohet për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare vitin e ardhshëm, dhe nuk do të pres deri në vitin 2018, për ta larguar qeverinë aktuale që favorizon lidhjet me BE-në.

Kryeministri aktual, Pavel Filip, tha se qeveria dhe presidenti i ri do të duhet të punojnë së bashku për interesa më të mira të vendit, duke shtuar se rruga drejt integrimit në BE “nuk mund të kthehet prapa”.

Moska, ndërkaq, druan nga një lëvizje e Moldavisë më afër BE-së, e ngjashme me atë që ndodhi në Ukrainë më 2014.

Rusia ka rreth 1,000 trupa të saj të stacionuara në territorin e kundërthënshëm të Transdniester, kryesisht të populluar me rus-folës, që u shkëput nga Modavia pas një lufte të shkurtër, me ç’rast u vranë disa qindra njerëz.

Moldavia është një nga vendet më të varfëra evropiane dhe kushtet ekonomike në vend janë përkeqësuar që prej trazirave që shpërthyen gjatë vitit 2014, kur afro 1 miliard dollarë – rreth 10 për qind e GDP (të ardhurave për kokë të banorit) së vendit – u zhdukën nga tri banka.

Gjatë kësaj jave, Fondi Monetar Ndërkombëtar aprovoi rreth 180 milionë dollarë kredi për mbështetje të Moldavisë – duke thënë se reformat qeveritare dhe një ekonomi më e fortë e kanë forcuar sektorin bankar. (REL)

Përgatiti: Arbër Vllahiu

Marine Le Pen: Unë do të bëhem presidente e Francës pas Brexitit dhe fitores së Trumpit

Liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka deklaruar se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, fitorja e saj në zgjedhjet në Francë është hapi i radhës në valën politike që e ka përfshirë vrullshëm globin.

Le Pen, e cila është lidere e Frontit Kombëtar të Francës, shtoi se fitorja tronditëse e Trumpit në Shtetet e Bashkuara ka treguar se e pamundura është e mundur, transmeton Express.

Duke folur për BBC, ajo u pyet se çfarë do të pasojë tani pas Brexit dhe fitores së Trumpt, ajo u përgjigj: “Marine Le Pen do të zgjidhet presidente e Francës.”

Franca do ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri në maj të vitit 2017

Në intervistë për BBC-në, Valls deklaroi se Franca do të mbajë zgjedhje presidenciale nën gjendje të jashtëzakonshme, siç tha, për të ruajtur “demokracinë e saj”

PARIS – Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka konfirmuar të shtunën se vendi i tij planifikon që të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 23 prill dhe 7 maj të vitit 2017.  Në intervistë për BBC-në, Valls deklaroi se Franca do të mbajë zgjedhje presidenciale nën gjendje të jashtëzakonshme, siç tha, për të ruajtur “demokracinë e saj”.

“Për disa javë për shkak të zgjedhjeve presidenciale do të fillojnë tubimet. Doemos duhet të ruajmë demokracinë tonë”, deklaroi Valls.

Gjendja e jashtëzakonshme në Francë u vendos pas sulmeve terroriste të vitit të kaluar.

Më 13 nëntor në Paris u vranë 130 persona. Që atëherë në Francë ndodhën edhe disa sulme terroriste, prej tyre më vdekjeprurësi ishte në Nicë në muajin korrik, kur humbën jetën 85 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 100.


Send this to a friend