VOAL

VOAL

Mogherini: Kosova e Serbia të shmangin përpjekjet për shtete etnikisht homogjene

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se ajo do të mbështeste shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nëse dy vendet shmangin çdo përpjekje për të krijuar shtete etnikisht homogjene.

“Cilido që të jetë rezultati i dakorduar në mënyrë reciproke, do ta ketë mbështetjen tonë, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Mogherini.

Ajo i bëri këto komente në një konferencë për media në Vjenë, pas një takimi midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë.

Ideja për korrigjim të kufijve është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Mogherini është ndërmjetësuese e dialogut midis tyre, i cili pritet të vazhdojë javën e ardhshme.

Papunësia në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në një dekadë

Papunësia në Eurozonë ka rënë në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë.

Agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha të premten se norma e papunësisë në korrik ka qenë 8.2%.

Shifra është më e ulta qysh në nëntor të vitit 2008, kur papaunësia ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers.

Papunësia ka arritur kulmin prej 12.1% në vitin 2013, kur kriza, së paku për Eurozonën, është shndërruar në krizë të borxhit qeveritar, e përqendruar kryesisht në Greqi.

Eurostat tha se 16.82 milionë njerëz kanë qenë të papunë në Eurozonë në muajin korrik, 82,000 më pak se muajin paraprak.

Maas: Diskutimet për shkëmbim territoresh janë të gabuara

Gjermania tërhoqi vërejtjen të premten se rivizatimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nxisë tensionet etnike. Në hapje të takimit ndërmjet ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian me ata të vendeve kandidate për anëtarësim në Vjenë, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, tha se diskutimet për shkëmbim territoresh janë të gabuara.

“Ne besojmë se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra dhe së këndejmi jemi shumë skeptikë,” u tha ministri Maas gazetarëve. Edhe disa nga ministrat e tjerë të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, ritheksuan qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, shfaqi drojën për “pasojat shumë negative”, ndërsa shefi i diplomacisë finlandeze, Timo Soini, tha se kjo do të ishte e rrezikshme.

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, tha se “ndryshimet e kufijve gjithnjë kanë krijuar probleme të reja”.

Edhe Britania e Madhe ka tërhequr vërejtjen se shkëmbimi i territoreve do të ishte destabilizues.

Ministrat e Jashtëm mbështetën ndërkaq vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat pritet të vazhdojnë më 7 shtator.

BE propozon zero tarifa në tregtinë e mallrave industriale me SHBA

BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian (BE) bëri të ditur se në bisedimet tregtare me SHBA-të ka shprehur gatishmëri për të hequr tarifat ndaj të gjitha produkteve industriale, përfshirë edhe automobilat.

“Thamë se BE-ja është e gatshme për të zbatuar zero tarifa ndaj të gjitha mallrave industriale, natyrisht, nëse edhe SHBA zbaton një gjë të tillë. Andaj, kjo do të jetë në baza reciproke”, tha Cecilia Malmström, Komisionerja Evropiane Përgjegjëse për Tregti, në një mbledhje të komitetit tregtar të Parlamentit Evropian.

Malmström tha se bisedimet me SHBA-në nuk janë zhvilluar për të rifilluar Marrëveshjen e Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP), por ajo që është synuar ka qenë një “marrëveshje tregtare më e kufizuar”.

“Nëse edhe SHBA bën të njëjtën gjë, ne jemi të gatshëm të ulim në zero madje edhe tarifat ndaj automobilave”, theksoi më tej Malmström, duke shprehur bindje se marrëveshja e mundshme do të ishte dobiprurëse për të dyja palët.

Ndryshe, Brukseli dhe Washingtoni aktualisht janë duke zhvilluar bisedime të natyrës përgatitore për të përcaktuar kornizat e një marrëveshjeje të mundshme në të ardhmen.

Edhe pse në mbledhjen e javës së kaluar në Washington u diskutua edhe për zbatimin e zero tarifave ndaj automjeteve, SHBA refuzoi propozimin e BE-së.

Merkel: Një Turqi e qëndrueshme, e begatë dhe demokratike është në interesin e Gjermanisë

BERLIN – Një Turqi e qëndrueshme, e begatë dhe demokratike është në interesin e Gjermanisë, tha Ulrike Demmer, zëdhënësja e kancelares Angela Merkel.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference të rregullt për media në Berlin, zv/zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer nuk konfirmoi ose mohoi lajmet e fundit të medias që pretendonin se Gjermania mund të ndihmojë Turqinë për të parandaluar një krizë financiare.

“Qeveria federale është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Turqi. Një Turqi e qëndrueshme, e begatë dhe demokratike është në interesin tonë”, tha Demmer.

Disa media elektronike evropiane njoftuan të martën se Gjermania është duke shqyrtuar mënyrat për të ndihmuar Turqinë dhe pohuan se opsionet përfshinin një ndihmë të koordinuar evropiane, ndihmë bilaterale ose kredi specifike për projekte nga bankat zhvillimore të kontrolluara nga shteti.

Javën e kaluar, zëdhënësja e qeverisë gjermane tha se Berlini nuk është duke planifikuar ndihmë financiare bilaterale për momentin.

Zv/zëdhënësja e qeverisë nuk pranoi të komentonte në mënyrë të detajuar nëse qeveria ka ndryshuar qëndrimin e saj, por tha se nuk ka ndonjë përditësim në lidhje me këtë çështje.

Demmer tha gjithashtu se duhet të pritet realizimi i bisedimeve të ardhshme të nivelit të lartë midis qeverive gjermane dhe turke.

“Siç e dini, përgatitjet po vazhdojnë. Para vizitës së presidentit Erdoğan, ministri i Financave do të takohet me homologun e tij këtu”, tha Demmer, duke shtuar se nuk mund t’i parashikojë bisedimet.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, do të realizojë një vizitë kyçe në Gjermani më 28-29 shtator.

Para vizitës, ministri turk i Financave, Berat Albayrak, pritet të takojë homologun e tij gjerman, Olaf Scholz, në Berlin më 21 shtator.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, gjithashtu është planifikuar të vizitojë Turqinë javën e ardhshme për bisedime mbi raportet ekonomike dhe politike dhe çështjet ndërkombëtare.

Të martën, Maas kritikoi sanksionet e presidentit amerikan Donald Trump dhe politikën e tij të presionit ekonomik ndaj Turqisë.

“Sigurisht, ne evropianët kemi një interes të madh nga një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik në Turqi”, tha ai.

Gjermania është partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Turqisë dhe më shumë se 7.500 kompani gjermane janë aktive në Turqi. Në vitin 2017, vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 37.6 miliardë euro. aa

Gjermania nis hetime për protestat e dhunshme anti-emigrante

Propaganda ekstremiste kundër kancelares gjermane, Angela Merkel.

Gjermania po heton se kush e zbuloi një urdhërarrest për një të dyshuar irakian, për një rast të therjes me thikë, që nxiti protesta të dhunshme të grupeve të ekstremit të djathtë.

Mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në qytetin lindor Çemnic, pas rastit fatal.

Zbulimi i paautorizuar i urdhërarrestit ka rritur shqetësimet për lidhje të mundshme midis policisë dhe grupeve anti-emigrante.

Protesta të reja në Çemnic priten sot, ndërsa autoritetet lokale kërkuan ndihmë nga policia federale.

Policia ka hapur po ashtu dhjetë raste kundër protestuesve të ekstremit të djathtë, të cilët kanë bërë përshëndetjen e Hitlerit gjatë ditës së parë të trazirave.

Çemnic është në një rajon ku partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, dhe lëvizja anti-emigrante Pegida janë veçanërisht të forta.

Gjermania, në vitin 2015, ka pranuar mbi një milion emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme.

Rrjedhja e urdhërarrestit në ueb-faqet e ekstremit të djathtë është shumë e pazakontë në Gjermani, vendin që ka rregulla strikte për procedurat gjyqësore.

Kocijançiç: Kosovës dhe Serbisë t’iu jepet hapësirë për marrëveshje

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t’iu jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç.

Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, Kocijançiq tha se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare.

Kocijançiq theksoi se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

E pyetur nga gazetarët nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiq tha se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje “në këtë fazë të fundit të dialogut”.

Papa Françesku nuk i përgjigjet letrës rreth pretendimeve për abuzime seksuale

Papa Françesku ka refuzuar të përgjigjet ndaj pretendimeve të një ish-diplomati të Vatikanit, peshkopit, Carlo Maria Vigano, i cili i ka kërkuar të dorëhiqet.

Peshkopi Vigano e ka akuzuar Papën për mbulim të akuzave rreth abuzimeve seksuale nga një kardinal amerikan.

Papa është pyetur për akuzat nga gazetarët teksa ishte duke u kthyer në Romë, pasi vizitës së tij në Irlandë.

Ai ka thënë se nuk do të flasë as edhe një fjalë për letrën 11 faqëshe të peshkopit Vigano.

“Po e them sinqerisht sepse me duhet ta them këtë për ju”, ka thënë ai kur është pyetur për letrën “dhe për të gjithë ata që janë të interesuar: Lexoni me kujdes dokumentin dhe gjykoni personalisht.

“Unë nuk do të flas asgjë për këtë. Mendoj se deklarata flet vetë”.

Letra është publikuar derisa Papa ishte duke mbajtur një fjalim për abuzimet seksuale nga priftërinjtë gjatë një vizite në Irlandë.

Ky dokument ka ngritur dyshime nëse Papa është duke u përballur me sulme të koordinuara nga tradicionalistët në hierarkinë katolike.

“Ju keni kapacitet të mjaftueshëm për të krijuar përfundime”, u ka thënë Papa gazetarëve.

“Kur të kalojë koha dhe të keni përfundimet, ndoshta do të flas”, është shprehur ai.

Ushtria gjermane do të themelojë Agjenci për Siguri Kibernetike

BERLIN – Gjermania planifikon të formojë Agjenci të Sigurisë Kibernetike e mbështetur nga Ministritë e Brendshme dhe të Mbrojtjes për të zhvilluar armët e saj kibernetike.

Siç raporton gazeta ekonomike gjermane Handelsblatt, me agjencinë që do të formohet synohet të lehtësohet përshtatja e vendit në teknologjitë e re në sigurinë kibernetike dhe mundësimin e zhvillimit të armëve të saj kibernetike.

Agjencia që do të formohet do të marrë si shembull Agjencinë e lidhur me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes amerikane për Projekte Kërkimore të Mbrojtjes së Avancuar (DARPA).

Planifikohet që në fillim të ketë buxhet prej 15 milionë euro me 20 deri në 30 punonjës, ndërsa për një kohë të shkurtër 100 punonjës dhe 50 milionë euro buxhet.

Ushtria gjermane Bundewehr në aspektin e sigurisë kibernetike është e varur në softueret ushtarake amerikane, ndërsa me agjencinë e re qeveria do të zvogëlojë burokracinë ushtarake, ndërsa synon të rrisë aktivitetet për hulumtim dhe zhvillimin në sigurinë kibernetike.

Agjencia gjithashtu do të bashkëpunojë me botën shkencore dhe të biznesit. aa

Ronaldo në kërkim të një tjetër trofeu në Ligën e Kampionëve

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka thënë se ka qenë i lehtë transferimi i tij nga ekipi i Real Madridit në Juventus, teksa ai synon të bëhet lojtari i dytë që fiton trofeun në Ligën e Kampionëve në tri klube të ndryshme.

“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin dhe do të bëjë gjithçka për ta fituar atë”, ka thënë portugezi 33 vjeçar, në një intervistë për transmetuesin, DAZN.

Ronaldo ka fituar pesë tituj në Ligën e Kampionëve, katër sa ishte në klubin, Real Madrid dhe një sa ishte pjesë e Manchester United.

Një tjetër titull do të bashkonte atë me holandezin, Clarence Seedorf, i cili është lojtari i vetëm që ka fituar trofe evropianë me tri klube të ndryshme.

Seedorf ka fituar titullin evropian katër herë me ekipet si: Ajax, Real Madrid dhe dy herë me Milanin në vitet 1995 dhe 2007.

“Ne do të fokusohemi me pjesëtarët tjerë të ekipit, mirëpo pa u obsesionuar. Ne do të shkojmë hap pas hapi dhe do të shohim nëse do të ndodhë këtë vit, tjetrin apo tjetrin në rradhë”, është shprehur ai.

Juventus në anën tjetër, ka ngritur kupën në Ligën e Kampionëve dy herë, më 1985 dhe 1996.

Njëmbëdhjetë alpinistë vdesin nga vërshimet në jug të Italisë

Të paktën 11 aplinistë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur si pasojë e vërshimeve në jug të Italisë.

Ata kanë vdekur pasi shiu i pandërprerë ka mbushur me ujë një grykë, e cila ka rrëmbyer turistët në rajonin e Kalabrisë.

Tetëmbëdhjetë persona tjerë janë shpëtuar, duke përfshirë një djalosh 10 vjeçar, ka njoftuar udhëheqësi rajonal për mbrojtje civile, Carlo Tansi.

Gjashtë persona tjerë janë dërguar në spital.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se numri i saktë i personave të zhdukur ende nuk është bërë i qartë.

Tansi, u ka thënë gazetarëve se uji ka bartur aplinistët në luginë të një lumi në gjatësi prej 3 kilometrash.

“Gryka Raganello është e ngushtë dhe e gjatë, mund të mbushet me ujë në rreth 1 kilometër lartësi”, ka thënë ai.

Sipas tij, po kjo grykë është mbushur me ujë për një periudhë të shkurtër kohore”.

Ende nuk janë bërë të ditura kombësitë e alpinistëve, ndonëse gazeta, Corriere della Sera, ka thënë se një nga të plagosurit është holandez.

Çekë e sllovakë shënojnë 50-vjetorin e shtypjes së Pranverës së Pragës

Pamje nga Shtypja e Pranverës së Pragës.

Çekët dhe sllovakët shënojnë të martën 50-vjetorin prej kur tanket sovjetike kanë shtypur lëvizjen demokratike reformuese të njohur si “Pranvera e Pragës”.

Lëvizja, e cila në atë kohë ishte në rritje e sipër dhe drejtohej nga lideri i Partisë Komuniste, Alexander Dubcek, kishte synim të vendoste përmes reformave demokratike, “një fytyrë njeriu në socializëm” për të luftuar regjimin totalitar.

Mirëpo në natën mes 20-21 gushtit të vitit 1968, ushtarët sovjetikë, të mbështetur nga forcat bullgare, hungareze, polake dhe ata të Gjermanisë Lindore, i kanë dhënë fund lëvizjes në fjalë.

Shtypja e Pranverës së Pragës

Rreth 50 çekë dhe sllovakë janë vrarë në një ditë të vetme, derisa numri total i viktimave të pushtimit sovjetik ka arritur në 402, bazuar në historianë.

Ushtari i fundit sovjetik është larguar nga ky territor vetëm më 1991, dy vjet pas Revolucionit të Kadifenjtë, i cili ka larguar rregullin komunist.

“Qytetarët tanë kanë kundërshtuar kategorisht pushtimin. Mirëpo edhe tani, një pjesë e publikut rus vazhdon ta mendojë pushtimin si ‘ndihmesë ndërkombëtare”, ka thënë Tomasz Peszynski, activist nga iniciativa qytetare pro-evropiane, “Pulsi i Evropës”.

Kjo organizatë ka qenë vetëm një në mesin e shumë organizatave tjera që kanë protestuar të hënën para ambasadës ruse në Pragë, duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Nuk do të harrojmë kurrë”, “Ndaleni imperializmin rus” dhe “Liria qëndron tek e vërteta”.

Rastet me fruth arrijnë rekord në Evropë

Një fëmijë duke marrë vaksinën kundër fruthit. Fotografi nga arkivi

Më shumë se 41.000 fëmijë dhe të rritur janë infektuar me fruth në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 vdekje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rastet e fruthit kanë shënuar një rekord në Evropë.

Në Francë, Gjeorgji, Itali, Rusi, Serbi dhe Ukrainë, janë shënuar mbi 1000 infeksione të fëmijëve dhe të rriturve këtë vit. Derisa Ukraina ka shkallën më të lartë të fruthit në Evropë, me më shumë se 23,000 njerëz të prekur.

Vdekjet që vijnë nga ky infeksion janë raportuar nga të gjitha vendet e lartcekura, derisa në Serbi raportohet se numri i të vdekurve është 14. Krahasuar me vitet paraprake, këtë vit numri i të infektuarve është rritur shumë. Në 2017 kishte 23.927 raste të infektimit, ndërsa në vitin 2016 u regjistruan 5.273.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve evropiane që të ndërmarrin masa, pasi ekspertët thonë se rritja e infeksioneve lidhet me rënien e numrit të njerëzve që vaksinohen.

Video e re – Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e rrëzimit të urës Morandi (video)

VOAL – Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e rrëzimit të urës Morandi në Gjenovë. Filmimet janë shpërndarë sot nga Guardia di Finanzia.

 

Historiani francez: Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet në nëntor

Historiani dhe gjeopolitikani francez Alexis Troude mendon se raundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar, ndërsa marrëveshja përfundimtare, sipas informatave të tij, do të duhej të arrihet në Paris më 11 dhe 12 nëntor, në ceremonitë e festimit të 100-vjetorit të fitores së forcave aleate kundër Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.

“Nuk përjashtohet që ai moment simbolik t’i sjellë Beogradit klimë të volitshme për marrëveshje, të paktën për disa detaje. S’do të ishte asgjë e parëndomtë nëse Serbia në momentin e fundit, siç ka ndodhur gjatë historisë, ia del të arrijë zgjidhje të volitshme”, ka thënë Troude për “Novosti të Beogradit.

Kjo marrëveshje e supozuar do të mund të jetësohej, sipas mendimit të tij, pranverën e ardhshme, para zgjedhjeve për përbërjen e re të Parlamentit Evropian.

Troude, i cili është drejtor i Departamentit për Studime Ballkanike pranë Akademisë Ndërkombëtare Gjeopolitike në Paris, mendon se hapësira manovruese e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është tepër e vogël, ndërsa presioni i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjashtë muajt e fundit ka qenë tepër i madh, raporton Express.

Ai është pesimist se Serbia do të mund ta fitonte Asociacionin e Komunave Serbe si minimum që është caktuar me Marrëveshjen e Brukselit.

“NATO në terren de fakto i përkrah autoritetet kosovare, ndërsa në planin ndërkombëtar gjithashtu ekziston përkrahje e madhe nga BE dhe NATO. Shqiptarët i fituan të gjitha dhe s’kanë interes për të dhënë çfarëdo qoftë. Janë të vendosur që të shkojnë deri në fund”, thotë Troude.

I pyetur çka do të mundte Serbia, në rrethana të këtilla të pavolitshme, të fitonte gjatë negociatave, ai thotë se do të ishte sukses sikur ta fitonte veriun e Kosovës.

“Por, në anën tjetër, jam shumë më tepër optimist kur bëhet fjalë për Republika Srpskan. Pikërisht për shkak të zhvillimit të situatës lidhur me Kosovën shoh hapësirë që RS edhe më shumë të afrohet me Serbinë. Nëse serbët fitojnë pak ose asgjë në rajonin e vet historik, atëherë dera drejtpërdrejt, si pasojë e kësaj, mbetet e hapur për përshpejtimin e ndarjes së BeH-së. Nëse shqiptarët e bëjnë atë që mendojnë se mund ta bëjnë në Kosovë, s’ka arsye që këtë të mos e bëjnë edhe serbët në BeH”, thotë Troude.

Rreth 840 ura në Francë rrezikojnë shembjen

Një auditim ndaj qeverisë franceze ka dalë me përfundimin se 840 ura franceze kanë dëmtime shumë serioze dhe kërcënojnë shembjen.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar një infrastrukturë të re, por presioni është rritur pas kolapsit të një ure në Gjenova të Italisë që la të vdekur 43 persona.

Auditimi i publikuar të dielën nga gazeta ditore Journal du Dimanche, deklaroi se nga 12,000 ura në Francë, çdo e treta ka nevojë për riparim dhe 7 për qind apo 840 ura janë në rrezik të shembjes.

Ministrja e Tranportit, Elisabeth Borne deklaroi se mirëmbëjtja e urave është prioritet i yni.

Vatikani dënon abuzimin e fëmijëve në kishat amerikane

VATIKAN – Vatikani dënon në mëyrë kategorike abuzimin seksual të fëmijëve, njoftoi drejtori i zyrës për shtyp të Vatikanit, Greg Burke, lidhur me daljen në pah të abuzimit seksual të më shumë se një mijë fëmijëve nga priftërinjtë katolikë në Pensilvani të SHBA-ve.

“Në lidhje me raportin e ndarë me opinioni publik në Pensilvani ka vetëm dy fjalë me të cilat mund të shprehen ndjenjat përballë këtyre krimeve të tmerrshme: turp dhe keqardhje”, është shprehur Burke në një deklaratë me shkrim.

“Vatikani dënon në mëyrë kategorike abuzimin seksual të fëmijëve. Gjetjet në raport janë krim dhe nga ana morale ato duhet të dënohen. Sjellje të tilla janë tradhëti ndaj sigurisë së viktimave duke i privuar ato nga dinjiteti dhe besimi”, ka shtuar Burke, duke vënë theksin se Vatikani e ka shqyrtuar me seriozitet të madh raportin e punimeve të jurisë në Pensilvani.

Duke theksuar se kisha duhet të nxjerrë mësime nga e kaluara dhe se duhet të japin llogari abuzuesit dhe personat që heshtin ndaj këtyre ngjarjeve, Burke ka tërhequr vëmendjen se shumica e abuzimeve të përmendura në raport kanë ndodhur që para fillimit të viteve 2000.

Po ashtu, Burke ka bërë të ditur se pas vitit 2002, pothuajse nuk ka pasur aspak raste dhe se abuzimi i priftërinjve kundrejt fëmijëve ka rënë në mënyrë drastike pas reformave të kishës në SHBA.

Sipas Burke, Papa Françesku ka theksuar se edhe te kisha, edhe tek i gjithë komuniteti duhet të jepet çdo përpjekje për formimin e mjediseve të sigurta për fëmijët dhe të rriturit e pambrojtur.

Papa ndodhet pranë vitkimave dhe kisha dëshiron t’i dëgjojë ata për të çrrënjosur këtë tmerr tragjik që ka shkatërruar jetën e personave të pafajshëm, ka shtuar gjithashtu Burke.

Më shumë se një mijë fëmijë të abuzuar seksualisht

Kryeprokurori i Pensilvanisë në SHBA, Josh Shapiro, pas një hetimi dyvjeçar doli me deklaratë për arritjen e një gjetjeje se abuzimet seksuale kundjret fëmijëve janë fshehur “sistematikisht” nga klerikë të lartë të kishës në Pensilvani dhe Vatikan.

Ndërkaq, juria hetuese ka theksuar se mbi 300 priftërinj kanë abuzuar me fëmijët që nga mesi i viteve 1950, duke akuzuar qindra priftërinj të kishës katolike romake për abuzim me më shumë se një mijë fëmijë.

Duke tërhequr vëmendjen se shumica e viktimave të abuzuar kanë qenë fëmijë meshkuj, Juria njoftoi se kanë hasur raste të abuzimeve nga më të ndryshmet, përfshirë edhe përdhunimet.

Fotogaleri – Sheshi Grande Place shtrohet me qilim lulesh me motive latine

BRUKSEL – Sheshi Grand Place në Bruksel, i cili ndodhet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është mbuluar nga një qilim gjigant lulesh i cili këtë vit është përgatitur me motive meksikane.

Qilimi i cili këtë vit për herë të parë u përgatit me temë latine në sheshin e famshëm turistik është krijuar në bashkëpunim me rajonin meksikan Guanajuato, i cili njihet për artin e qilimave tradicionalë të luleve.

Qilimi gjigant do të mund të vizitohet nga 16 deri më 19 gusht, ndërsa për përgatitjen e tij janë përdorur mbi 500 mijë lule, edhe atë lule dahlia dhe lulja e famshme begonia belge.

Për përgatitjen e qilimit të gjatë 75 metra dhe të gjerë 24 metra, janë angazhuar 100 punëtorë meksikanë dhe belg vullnetarë të cilët kanë filluar punën në orët e mëngjesit dhe brenda tetë orëve përfunduan qilimin i cili krijoi pamje magjepsëse në shesh.

Sheshi Grande Place shtrohet me qilim lulesh me motive latine

Sheshi Grand Place në Bruksel, i cili ndodhet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është mbuluar nga një qilim gjigant lulesh i cili këtë vit është përgatitur me motive meksikane. Qilimi i cili këtë vit për herë të parë u përgatit me temë latine në sheshin e famshëm turistik është krijuar në bashkëpunim me rajonin meksikan Guanajuato, i cili njihet për artin e qilimave tradicionalë të luleve. ( Dursun Aydemir – Anadolu Agency )

Qilimi i luleve me motiv të zogut, bretkosës dhe diellit, që reflektojnë pasurinë kulturore të rajonit Guanajuato, thuhet të jetë qilimi me motive më gjithëpërfshirëse që kur ka filluar aktivitete në vitin 1971.

Dhjetëra mijëra turistë pritet të vizitojnë sheshin Grand Place në kuadër të aktivitetit i cili do të zgjasë deri më 19 gusht. Për çmim prej gjashtë eurosh, qilimi do të mund të shihet edhe nga ballkoni i godinës historike të bashkisë e cila gjendet në këtë shesh.

Ndryshe, aktiviteti i qilimave prej lulesh nisi në vitin 1971 në Grand Place dhe që nga viti 1986 organizohet në çdo dy vite, ndërsa në të përdoren kryesisht lule begonia të kultivuara në qytetin belg Gent. Belgjika është prodhuesi më i madh i begonias, lule me ngjyra e cila u zbulua në Amerikën Jugore në shekullin 17.

Para dy viteve, në sheshin historik të Brukselit u shtrua qilim me motive japoneze, ndërsa në vitin 2014 qilim turk në përkujtim të përvjetorit të 50-të të migrimit të turqve në Belgjikë.

Pas shembjes së urës, Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ura Morandi, që u shemb të martën.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për periudhë prej 12 muajsh, në rajonin Liguria, në përgjigje ndaj shembjes së një ure në Gjenovë.

Ai gjithashtu tha se do të ndajë 5 milionë euro shtesë nga fondet qendrore dhe do t’ia dhurojë këtij rajoni.

Qeveria rajonale ka kërkuar veprime të menjëhershme pas shembjes së urës gjatë ditës së martë, ku mbetën të vdekur 39 persona.

Ekipet e shpëtimit kanë pak shpresë se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën gërmadhat e urës Morandi, ku pothuajse 40 makina kanë rënë nga një lartësi prej 45 metrash, pas shembjes së një pjese të urës.

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së urës. Autoritetet në Gjenovë kanë shpallur dy ditë zie, pas kësaj tragjedie.

Në Norvegji shtohet numri i marinsave amerikanë

Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë numrin e marinsave në Norvegji, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes së këtij vendi, transmeton Reuters.

Planet për rritje të numrit të trupave në Norvegji nga 330 në 700 si dhe bartjen e disa prej tyre afër kufirit me Rusinë kanë nxitur reagim të ashpër nga Moska, e cila i ka cilësuar planet “qartazi armiqësore”.

Qeveria në Oslo, e shqetësuar pas vendimit të Rusisë për të aneksuar Krimenë më 2014, ka insistuar se prezenca në rritje e trupave amerikane ka vetëm qëllime të stërvitjes dhe nuk duhet të interpretohet si përshkallëzim ushtarak.

Marinsat ishte planifikuar të largoheshin nga Norvegjia në fund të këtij viti, pasi trupat e parë kishin arritur në këtë shtet më 2017 për t’u stërvitur rreth luftimeve në kushte të motit të ftohtë.

Ata përbëjnë trupat e parë të pozicionuar në Norvegji nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministrja e Jashtme norvegjeze, Ine Eriksen Soereide, u ka thënë më herët gazetarëve se vendimi nuk nënkupton krijim të bazës së përhershme amerikane dhe se nuk shënjestron Rusinë.

Ura Morandi në Itali do të shembet plotësisht

Zv.ministri italian i Transportit, Edoardo Rixi, ka njoftuar se ura Morandi do të shembet plotësisht

ROMË – Do të shembet plotësisht ura Morandi në qytetin Genova të Italisë e cila u rrëzua dje pjesërisht, ku si pasojë humbën jetën 35 persona.

Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, zv.ministri italian i Transportit, Edoardo Rixi, ka njoftuar se ura Morandi do të shembet plotësisht.

“Do të shkaktojë rezultate negative për trafikun dhe do të shkaktojë probleme për qytetarët dhe kompanitë, por ura Morandi duhet të shembet në tërësi. Gjithashtu një urë nuk mund të shembet nga rrufetë apo stuhitë, në këtë ngjarje duhet të gjendet përgjegjësi”, është shprehur Rixi.

Nga shembja në të dyja korsitë e urës Morandi e cila ka një lartësi rreth 100 metra, ku u rrëzuan shumë automjete dhe se disa prej tyre kanë mbetur nën rrënoja, kanë humbur jetën 35 persona, në mesin e të cilëve 3 prej tyre janë fëmijë të moshave 8,12 dhe 13 vjeç.

Në tragjedinë ku janë plagosur edhe 15 persona të cilët 12 prej tyre në gjendje të rëndë bëhet e ditur se ka persona të humbur dhe se janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja edhe në shtratin e lumit.

Theksohet se sot do të vizitojnë Genova, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Punës dhe Politikës Sociale, Luigi Di Maio dhe ministri i Transportit, Danilo Toninelli.

Në një deklaratë nga bashkia e Genovas theksohet se ka rrezik edhe për shembjen e pjesëve të tjera të urës, ku për këtë arsye janë evakuuar 440 persona në 11 ndërtesa përreth urës. Kjo shifër mund të rritet edhe më tej për shkak të evakuimeve që janë në vazhdim.

Mendohet se ura mund të jetë shembur si pasojë e një problemi struktural, por që mund të kenë ndikuar edhe shirat intensivë dhe stuhia. Një nga dëshmitarët ka shpjeguar se ura ka rënë pas goditjes nga rrufeja.

Ura Morandi kalon mbi vendet tregtare, fabrika, disa vendbanime, linjës së trenit Gjenova-Milano dhe një lumi. aa

Tragjedia në Gjenovë ishte paralajmëruar që më 2014

Italia po përballet me një tragjedi, pasi mëngjesin e sotëm “ura Morandi” u shemb, duke i marrë jetën dhjetëra personave.

Aktualisht  konfirmohet se dhjetëra persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një fëmijë, si edhe disa të tjerë janë plagosur.

Mediat italiane konfirmojnë se fatkeqësisht bilanci i viktimave do të rritet.

Por, një tragjedi e tillë mund të shmangej, nëse do të niste më parë për rikonstruktimin e urës.

“Affaritaliani” bën me dije se që më 2014 flitej për gjendjen “jo të mirë” të urës, si edhe në muajin maj të këtij viti u njoftua ristrukturimi i saj.

“Prej kohësh konsiderohej me rrezik kalimi në atë urë, për shkak të trafikut të madh që kishte çdo ditë, si edhe kostot shumë të larta të mirëmbajtjes. Struktura e saj i përket viteve ’60-të dhe ishte duke u punuar mirëmbajtjen e saj, teksa ishte vendosur një vinç-urë për të lejuar punimet” cilësohet në artikull.

Në 3 maj të këtij viti, “Autostrade per L’Italia” kishte njoftuar rikonstruksionin e urës, teksa kostot arrinin në 20 milion euro.

Ajo kishte publikuar edhe procesin e aplikimit për kompanitë nënkontraktore, të interesuara për projektin e rikonstruksionit të urës, teksa aplikimet duhet të përfundonin më 11 qershor 2018.

Por tani është tepër vonë. Një tragjedi e cila mund të ishte parandaluar, nëse do të shqyrtohej saktë gjendja e urës.

Rumani – Pas shkarkimit të kryeprokurores antikorrupsion, dhjetëra mijëra protestues në sheshe, përplasen me policinë (Video)

Policia është përplasur me dhjetëra mijëra protestues antiqeveritarë në mbarë Rumaninë.

Një turmë mes 30 mijë e 50 mijë personash, përfshi edhe shumë të riatdhesuar, morën pjesë në protestat mbarëkombëtare, sipas asaj që theksojnë mediet vendase.

Disa prej protestuesve në kryeqytetin rumun, Bukuresht, hodhën shishe dhe pllakat e rrugës kundrejt efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me përdorimin e gazit lotsjellës, sprait djegës e madje edhe hedhëseve të ujit.

Rreth 100 protestues iu nënshtruan kujdesit të nevojshëm shëndetësor, sikurse edhe 10 policë morën ndihmën e parë sipas shërbimeve të emergjencave. Një grup protestuesish u përpoqën të çanin rrethimin dhe të hynin në ndërtesën qeveritare në Bukureshtit, por u zmbrapsën nga kordoni i sigurisë së policisë.

Disa të tjerë mbanin flamuj rumunë e atë të Bashkimit Europian, teksa thërrisnin slogane të ndryshme e u binin daulleve. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, pasi kundërshtojnë përpjekjet e perceptuara prej tyre për dobësimin e sistemit të drejtësisë, përpjekje këto nga socialdemokratët (PSD) në pushtet, sikurse edhe për pagat e ulëta dhe korrupsioni i shtrirë gjerësisht në vend.

Protesta kundër partisë në pushtet PSD janë zhvilluar prej muajsh në Rumani. Në korrik, presidenti Klaus Iohannis miratoi shkarkimin e prokurores antikorrupsion, Laura Codruta Kovesi, e cila po udhëhiqte hetimet ndaj politikanëve lokalë e qendrorë për ryshfete. Presidenti Iohannis ishte vënë nën një presion gjithnjë e në rritje nga qeveria e PSD-së për të pranuar shkarkimin e saj.

Rreth 150 mijë shtetas rumunë u mblodhën në Bukuresht vitin e kaluar, pasi qeveria kaloi një dekret që do të mund të lironte të burgosurit e dënuar mbi akuza për korrupsion. Shumë shtetas rumunë të tjerë kanë ardhur nga emigracioni për t’iu bashkëngjitur protestave.

Sipas Bankës Botërore, rreth çereku i popullsisë së Rumanisë – afro 3-5 milionë banorë, – jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke kthyer mbrapsht në vendlindje rreth 5 miliardë dollarë, në një nga vendet më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian.

Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri, ka deklaruar sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin.

I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur “bisedime intenzive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe se janë pajtuar për intensifikimin e punëve’.

Martin ka shtuar gjithashtu se më 18 korrik, “Vuçiq dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe janë pajtuar të takohen sërish në fillim të shtatorit”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës”, ka thënë zoti Martin.

43 për qind e foshnjave në BE të lindura nga marrëdhënie jashtëmartesore

BRUKSEL – Dyzet e tre për qind e foshnjave në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2016 kanë lindur nga marrëdhënie jashtëmartesore, treguan të dhënat e fundit të Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat).

Të dhënat e Eurostatit treguan rritje për 15 për qind të foshnjave të lindura jashtë martesës krahasuar me shifren e vitit 2000.

Vendet që kanë spikatur me numrin më të madh të foshnjave të lindura nga marrëdhëniet jashtëmartesore janë Franca (60 për qind), Bullgaria (59 për qind), Sllovenia (59 për qind), Estonia (56 për qind), Suedia (55 për qind), Danimarka (54 për qind), Portugalia (53 për qind) dhe Holanda (50 për qind).

Në këto shtete, numri i foshnjave të lindura jashtë martese ka tejkaluar atë të foshnjave që lindin nga marrëdhëniet martesore.

Nga ana tjetër, si vende me numrin më të vogël të foshnjave jashtëmartesore janë radhitur Greqia, Kroacia dhe Qiproja Greke. Në këto shtete, 80 për qind e foshnjave kanë lindur nga marrëdhëniet martesore.

Një avion ushtarak spanjoll gabimisht lëshon një raketë mbi Estoninë

BRUKSEL – Një avion spanjoll gjatë stërvitjeve të NATO-s gabimisht ka lëshuar një raketë.

Ministria e Mbrojtjes e Estonisë njoftoi se avioni ushtarak spanjoll AMRAAM gjatë stërvitjes dje pasdite në jug të Estonisë shkrepi një raketë.

Raketa përmbante rreth dhjetë kilogramë eksplozivë, ndërsa pjesëtarët e forcave të sigurisë të Estonisë vazhdojnë të kërkojë mbetjet e saj.

Kryeministri i Estonisë, Juri Ratas, në rrjetet sociale shkroi se nga aksidenti nuk ka të vdekur as të lënduar.

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës ka nisur një hetim, i cili do të duhet të vërtetohet shkaku i aksidentit.

Gjatë stërvitjes kanë marrë pjesë dy avionë ushtarakë spanjollë dhe dy francezë. aa

Erdogani do të vizitojë Gjermaninë në shtator

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani më 28 dhe 29 shtator, ka njoftuar sot Presidenca gjermane.

Erdogan do të pritet nga Steinmeier me nderime ushtarake, përpara se të marrë pjesë në nj banket, që do të organizohet natën e 28 shtatorit, ka njoftuar Presidenca, duke mos dhënë më shumë detaje.

Agjenda e bisedimeve mes Erdoganit dhe Merkelit ende ka mbetur që të negociohet “në konsultim të ngushtë” me lidershipin turk, njoftuan zyrtarët gjermanë.

Marrëdhënies mes Berlinit dhe Ankarasë janë përkeqësuar që prej se Parlamenti gjerman më 2016, njohu si gjenocid, vrasjet masive të armenëve nga otomanët.

Anëtarët e komunitetit kurd në Gjermani, kanë paralajmëruar protesta gjatë vizitës së Erdoganit në shtetin gjerman, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me trajtimin e minoritetit kurd në Turqi.

Gjeorgji, NATO zhvillon manovra ushtarake në shkallë të gjerë

Gjeorgjia është organizatorja e një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë me pjesëmarrjen e mijëra trupave të NATO-s. Manovrat e koduara “Noble Partner” që po zhvillohen në një bazë pranë kryeqytetit Tbilisi, përkojnë me dhjetë vjetorin e ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji.

Në manovrat e sivjetshme marrin pjesë mijëra trupa nga NATO ndërsa afrohet dhjetë vjetori i luftës së Gjeorgjisë me Rusinë. Kjo është hera e katërt që NATO zhvillon stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë. Kapiteni Mathias Sturmer është komandant i kompanisë gjermane.

“Detyra e kompanisë time tokësore të blinduar ishte që të siguronim perimetrin përreth objektivit në unison me forcat amerikane, ukrainase, gjeorgjiane dhe lituaneze. Në këtë mënyrë faza tjetër e operacionit do të kurorëzohej me sukses.”

Manovrat dy javore të gushtit përkojnë me 10 vjetorin e ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji dhe konfliktit të shkurtër që pasoi. Rusia vazhdon të mbajë trupa dhe të mbështesë territorin që pushtoi, duke njohur shtetet seperatiste, Osetia e Jugut dhe Abkhazia. Shavlego Tabatadze është Gjeneral Brigade i forcave gjeorgjiane.

“Ushtarët amerikanë dhe gjermanë drejtuan një sulm të simuluar ndaj forcave gjeorgjiane. Manovrat e koduara “Noble Partner” janë të katërtat e këtij lloji që zhvillohen me forcat e armatosura gjeorgjiane, me ushtritë evropiane dhe amerikane. Synimi është mbështetja dhe përmirësimi i kapaciteteve të vendeve pjesmarrëse dhe atyre rajonale si dhe gatishmëria dhe ndërveprimi gjatë operacionit shumë-kombësh të trajnimit”.

Sëbashku me trupat amerikane prej mbi 1 mijë ushtarësh, Shtetet e Bashkuara dërguan 12 autoblinda luftarake, pesë tanke Abrams dhe nëntë helikopterë. Në këto manovra morën pjesë edhe forca ushtarake të vendeve që nuk janë anëtare të NATO-s si Ukraina, Armenia dhe Azerbajxhani.

Paris, hiqen “drynat e dashurisë” nga ura “Pont des Arts”

Ura, e cila tërheq vëmëndjen e vizitorëve, sikur edhe Kulla e Eiffelit, ka një vlerë të veçantë për të dashuruarit dhe çiftet e posa martuara, për të cilët organizohen turne të veçanta

PARIS – Administrata e qytetit të Parisit, ka hequr drynat e dashurisë, të vendosur tek ura e famshme e artit, “Pont des Arts”.

Drynat e vendosur tek ura për këmbësorë e cila ndodhet shumë pranë katedrales Notre-Dame, u hoqën nga punëtorët e administratës së qytetit.

Autoritetet e Parisit, ndërmorrën një vendim të tillë nga frika se drynat mund të shkaktojnë dëm, pasi në parmakët mbi urë, nuk ka patur vend të lirë.

Ura, e cila tërheq vëmëndjen e vizitorëve, njëjtë sikur edhe Kulla e Eiffelit, ka një vlerë të veçantë për të dashuruarit dhe çiftet e posa martuara, për të cilët organizohen turne të veçanta.

Vizitorët shkruajnë emrat e tyre në dryna tashmë të varur në urë, ose vendosin një dry të ri, ndërsa çelësin e hedhin në lumin Sena. Ata besojnë se dashuria e tyre do të qëndrojë e mbyllur fort përgjithmonë, veprim të cilin e dokumentojë me një foto çasti. aa

Mbyllet Kulla Eiffel, punonjësit në grevë

Në deklaratën me shkrim nga Kompania që bën menaxhimin e Kullës Eifel, është njoftuar se greva e cila ka filluar dje në orët e mbrëmjes vazhdon edhe sot

PARIS – Një ndër simbolet e Francës, Kulla Eiffel, ka mbyllur dyert e saj për shkak të grevës së punonjësve.

Në deklaratën me shkrim nga Kompania që bën menaxhimin e Kullës Eiffel, është njoftuar se greva e cila ka filluar dje në orët e mbrëmjes vazhdon edhe sot.

Më tej në deklaratë është bërë e ditur se punonjësit kanë marrë vendim për grevë duke u arsyetuar në dendësinë e tepërt të vizitorëve që kanë blerë bileta prej më parë dhe me kohë të caktuar.

Vitin e kaluar Kullën e Eiffelit kanë vizituar 6,2 milionë persona, ndërsa është lokacioni i tretë turistik më i vizituar në Francës, pas muzeut Louvre dhe Pallati i Versajës.

Kulla e cila çdo ditë qëndron hapur mes orës 09.00 dhe 00.45, me ndryshimet e bëra në kohët e fundit ishte paraparë që një pjesë e ashensorëve të vendosen në përdorim vetëm për poseduesit e biletave të shitura nga interneti.

Punonjësit duke treguar se kjo shkakton ngarkesa të mëdha, pretenduan se shpesh herë mes vizitorëve dhe punonjësve ndodhin tensione. aa

Rekordi i të nxehtit në Evropë mund të thyhet në Spanjë dhe Portugali

Derisa Evropa është mbërthyer nga një valë e të nxehtit, parashikuesit e motit thonë se rekordi i të gjitha kohërave mund të thyhet në ditët në vazhdim.

Rekordi aktual në Evropë është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë, në korrik të vitit 1977.

Temperaturat janë në rritje në Spanjë dhe në Portugali dhe parashikuesit e motit thonë se mund të vazhdojnë të rriten, duke thyer rekordet kombëtare dhe rekordin 41-vjeçar në Evropë.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Spanjë lëshoi një paralajmërim së paku deri të dielën, duke thënë se vala e të nxehtit do të jetë “veçanërisht e fortë dhe e qëndrueshme në jugperëndim”.

Grupi i paralajmërimit të motit në Evropë, Meteoalarm, lëshoi paralajmërime të kuqe, që nënkuptojnë rrezik për jetën, për pjesën më të madhe të Portugalisë jugore dhe për provincën Badajoz në Spanjë.

Kisha Katolike ndryshon mësimet: Dënimi me vdekje, i papranueshëm

Papa Françesku i ndryshoi mësimet e kishës katolike në lidhje me dënimin me vdekje, duke thënë se ndëshkimi i tillë është gjithmonë “i papranueshëm” sepse e “sulmon” dinjitetin e natyrshëm të të gjithë njerëzve.

Vatikani tha se Papa e miratoi ndryshimin në Katekizmin e Kishës Katolike, që është mësimi zyrtar i këtij institucioni.

Më herët, katekizmi thoshte se Kisha nuk e përjashton mundësinë e dënimit me vdekje “nëse ajo është mënyra e vetme e mundshme për të mbrojtur efektivisht jetën e njerëzve përballë agresorit të padrejtë”.

“Dënimi me vdekje është i papranueshëm pasi është sulm mbi paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit”, thuhet në tekstin e ri.

Në një letër shoqëruese që shpjegon ndryshimin, kreu i Zyrës së Doktrinës së Vatikanit tha se zhvillimi i doktrinës katolike mbi dënimin me vdekje nuk bie në kundërshtim me mësimet e mëparshme, porse është një evolucion.

Presidenti sllovak: Ujqërit e Natës, rrezik për sigurinë

Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska, tha se ngritja e një baze lokale për një grup të motoristëve rusë, të afërt me Kremlinin, paraqet rrezik sigurie për këtë vend të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Anëtarët e grupit, të quajtur “Ujqërit e Natës”, u kanë ndihmuar trupave ruse të aneksojnë Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe nuk janë thjesht “adhurues të padëmshëm të motorëve”, tha Kiska, duke i bërë thirrje Qeverisë sllovake të marrë masa për ta asgjësuar kompleksin e tyre në qytetin Dolna Krupa, rreth 60 kilometra në verilindje të Bratisllavës.

Ujqërit e Natës janë të njohur për promovimin e nacionalizmit rus dhe besnikërinë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ujqërit e Natës janë mjet i një regjimi që mori pjesë në uzurpimin e një territori të një vendi fqinj [të Sllovakisë], në aneksimin e pjesëve të Ukrainës, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Kiska.

Në reagim ndaj deklaratës së tij, zyra e shtypit e Qeverisë sllovake tha se asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa një hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia.

Policia ka thënë më herët se është duke monitoruar aktivitetet e grupit, porse deri më tani nuk ka parë asgjë të paligjshme.

Neonazistët gjermanë përpiluan “lista armiqësore” me 35 mijë emra

BERLIN – Organizatat ekstreme djathtiste gjermane kanë përpiluar “disa lista armiqësore” në të cilat janë mbi 35.000 emra dhe adresa, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj pyetjes së Bundestagut.

Nga MPB thonë se listat janë gjetur në disa aksione dhe hetime policore të drejtuara kundër organizatave të ekstremit të djathtë gjatë 7 viteve të fundit.

Grupi neonazist “Nëntoka Nacional Socialiste” (NSU) ka mbledhur adresa dhe numra telefoni të 10.000 personave, derisa nuk është zbuluar në vitin 2011, theksuan nga MPB-ja gjermane ndaj pyetjes së Parlamentit.

Grupi ekstrem djathtist “Nordkreuz”, i cili u zbulua madje vitin e kaluar, ka përpiluar listë me të dhënat e 25.000 personave, theksojnë nga Ministria.

Rrjeti terrorist djathtist, të cilin e themeloi togeri 28 vjeçar i ushtrisë gjermane Franc A. po ashtu ka përpiluar disa lista me objektiva potenciale në të cilat janë 32 emra.

Partia e Majtë opozitare kritikoi pushtetin për shkak të ruajtjes në fshehtësi të listave duke mos informuar mbi këtë individët, emrat e të cilëve u potencuan në listat e ekstremistëve djathtistë.

Martina Renner, deputete e Partisë së Majtë, akuzoi Qeverinë se po injoron kërcënimin në rritje të organizatave terroriste djathtiste. aa

Gjermani, aeroporti i Mynihut anulon 200 fluturime

MYNIH – Në aeroportin e Mynihut në Gjermani sot janë anuluar rreth 200 fluturime, ndërsa dy terminale u evakuuan plotësisht nga aeroporti, pasiqë një grua e paidentifikuar kaloi zonën e kontrollit të sigurisë.

Mediat lokale raportojnë se gruaja ka kaluar zonën e terminalit 2 dhe pastaj u zhduk. Lidhur me këtë kanë filluar hetime disa orëshe ndërsa policia nuk konsideronte se gruaja paraqet “rrezik ekstrem”.

Mijëra pasagjerë u evakuuan ndërsa vonesa kanë pësuar 60 fluturime.

Pas hetimeve disa orëshe, terminalet u rihapën duke krijuar radhë të gjata. aa

Jep dorëheqje një kardinal pas skandalit për abuzim seksual

Pamje nga Kisha e Shën Pjetrit në Vatikan. Fotografi nga arkivi.

Njëri nga kardinalët më të shquar të Kishës Katolike ka dhënë dorëheqje, pas publikimit të një skandali për abuzim seksual.

Papa Françesku, përmes një deklarate njoftoi sot se ka pranuar dorëheqjen e kardinalit Theodore McCarrick, ish-kryepeshkop në Uashington.

Dorëheqja vjen pas raportimeve muajin e kaluar se zyrtarët e kishës amerikane kishin pranuar se McCarric kishte abuzuar seksualisht një adoleshent. Kjo ngjarje kishe ndodhur rreth 50 vjet më parë. Që prej asaj kohe janë paraqitur edhe akuza të tjera.

Dorëheqja e këtij kardinali po ashtu vjen në kohën kur Vatikani po përballet edhe me një skandal tjetër seksual në Kili.

Mediat kanë raportuar se McCarrick është kardinali i parë që ka humbur titullin e tij nga Kisha Katolike.

Peshkopët që kanë qenë të përfshirë në skandalet e abuzimeve seksuale, kanë njollosur reputacionin e Kishës Katolike në mbarë botën për dekada me radhë.

Kurz në takimin me May: Është e rëndësishme të shmangim Brexit-in

Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kryeministrja britanike Theresa May ka diskutuar për Brexit-in me kreun e Austrisë kancelarin Sebastian Kurz, i cili aktualisht mbanë presidencën e Bashkimit Evropian.

Kancelari Kurz thotë se shpreson të gjejë një “zgjidhje” deri në tetor.

Kurz gjithashtu tha “nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme të shmangim Brexit-in”, ai shtoi “unë shpresoj se ne mund të jemi të suksesshëm dhe të gjejmë një zgjidhje deri në tetor”.

Të dy liderët diskutuan për “shumë sfida të përbashkëta që i kanë”. Kurz ftoi May-n të ndjekë shfaqjen “Flauti magjik” e Mozartit, në festivalin e Salzburgut.

Zjarret: Gjendje e jashtëzakonshme në Evropë!

Zjarret që kanë përfshirë shumë pjesë të Europës, me rastet më të këqija në ditët e fundit në Greqi, nuk kanë kursyer as Italinë. Një alarm portokalli është lëshuar në Sardenjë për shkak të zjarreve përgjatë gjysmës së ishullit.

 

Alarmi u lëshua nga Sistemi Rajonal i Mbrojtjes Civile, ndërkohë që ishulli italian po përgatitet të përballojë zjarre si ato që tashmë kanë krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në Suedi dhe Greqi.

Gjysma e ishullit tani është nën vëzhgim të veçantë për shkak të alarmit të nivelit të lartë. Zona e rrezikut përfshin autostradën 131, që shtrihet nga veriu në jug të ishullit. Kjo do të thotë që do të preken zona edhe nga ato që janë të njohura për turistët si La Maddalena, Olbia dhe San Teodoro, si dhe Ozieri në Nuoro.

SwedenFires-1004380196-1434471

Oristano, Medio Campidano dhe Cagliari janë gjithashtu të prekur nga alarmi, ndërsa pjesa tjetër e ishullit aktualisht është vendosur në paralajmërim të verdhë (duke sinjalizuar rrezikun mesatar). Alarmi ndjek dy raporte të zjarreve që shpërthyen në La Maddale na, me ekipet zjarrfikëse që kanë nxituar në zjarrin e nisur në një shtëpi në ndërtim e sipër dhe një zjarr tjetër në Bari Sardo.

Në zonën e Cagliari-t një zjarr i madh nisi dhe u shpërnda në periferi të qytetit Elmas. Flakët u nxitën nga erërat e forta dhe shkatërroi të mbjellat, pasi arriti një ndërtesë të braktisur. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit Pyjor (EFFIS) të Komisionit Europian, që nga fillimi i vitit deri më 23 korrik në gadishull janë djegur 3,859 hektarë tokë, që është e barabartë me 5,400 fusha futbolli.

Greece-fires-1004702932-994232

Lajmi nga Italia vjen ndërkohë që zjarret kanë nisur nëpër Europën Veriore, duke shkaktuar shkatërrimin e pyjeve dhe peizazheve të bukura.

Një valë e nxehtë ka shkaktuar që temperatura në Suedi të rritet në mbi 30° C, e pazakontë në këtë vend, me rekordet më të larta ndër dekada, ndërsa vendi është përfshirë edhe nga thatësira.

Suedia kërkoi ndihmë ndërkombëtare pas shkallës së gjerë të përhapjes së zjarrit. Vendet në BE dhe EEA janë përgjigjur.

Loiseau: “Britania mund të mbetet në BE me kushtet e njëjta”

LONDËR – Ministrja franceze për Çështje evropiane, Nathalie Loiseau, ka deklaruar se nuk është tepër vonë për Mbretërinë e Bashkuar të ndryshojë mendimin e saj për largimin nga Bashkimi Evropian (BE).

Duke folur në programin “Today” të radios BBC, Loiseau tha se nëse Britania e Madhe do të votonte në një referendum të dytë për të qëndruar në BE, blloku nuk do ta kundërshtonte rezultatin.

“Gjithmonë kemi thënë se dera do të mbetet e hapur dhe se ne nuk do të ishim ata që dëshironim të ndahemi nga Mbretëria e Bashkuar. Ishte populli britanik që vendosi të largohej nga BE”, tha Loiseau.

Kur u pyetën nëse kjo do të thoshte se Britania do të qëndronte “me kushtet e njëjta” si më parë, Loiseau tha se, “Sigurisht. Ashtu si çdo anëtar i BE-së, ne kemi një bindje, që është se statusi më i mirë i mundshëm është anëtarësimi, statusi më fitimprurës”.

Ministrja franceze tha se një skenar pa marrëveshje do të ishte keq për Evropën dhe Britaninë. Megjithatë, ajo shtoi se BE gjithashtu besonte se pa marrëveshje do të ishte më mirë se një marrëveshje e keqe.

“Ne të gjithë do të vuajmë, më e keqja do të ishte për Britaninë, por ne jemi të përgatitur për një skenar pa marrëveshje, sepse deri më tani ne nuk kemi parë përparim të rëndësishëm në lidhje me marrëveshjen e tërheqjes që do të na lehtësonte nga ky shqetësim, që do të mund të ishte pa marrëveshje”, tha ajo.

Komentet e ministres Loiseau mbi politikën e dyerve të hapura të BE-së do të jenë një lajm i mirë për aktivistët dhe përkrahësit e një referendumi të dytë ose “votimi të popullit”.

Në muajt e fundit ka pasur thirrje në rritje për një referendum të dytë dhe vrulli për një “votim të popullit” ka qenë vazhdimisht në rritje.

Politikanët e lartë si Anna Soubry, ish-ministre e kabinetit, Chuka Ummina, deputete laburiste, si dhe Vince Vable, kreu i partisë Liberal Demokratike, kanë mbështetur thirrjet për një referendum të dytë nëse dhe kur një marrëveshje të jetë e siguruar nga Londra dhe Brukseli.

Shifrat e tjera publike që bëjnë thirrje për një “votim të popullit” përfshijnë ish-yllin e futbollit, Gary Lineker, i cili ka shpehur mbështetje të fuqishme për fushatën për të qëndruar në BE, kundërshtimin e tij ndaj Brexit-it dhe mënyrën se si qeveria po i trajton negociatat.

Në fillim të këtij muaji, kryeministrja britanike, Theresa May, zyrtarizoi planin e saj të Brexit-it, që do të shihte Britaninë të ndiqte një “libër të përbashkët rregullash” me BE-në mbi tregtinë, duke i dhënë fund lirisë së lëvizjes punës.

Plani i kryeministres May është ndeshur me kritika të ashpra, me ministrat e lartë që japin dorëheqje nga kabineti i saj dhe BE duke e quajtur të papërshtatshëm. aa


Send this to a friend