Pas letrës të që i është dërguar kryeministrit Albin Kurti nga treshja Macron, Scholz dhe Meloni, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke e kushtëzuar anëtarësimin me Asosacionin e komunave serbe, ka reaguar Richard Grenell.
Në letër shkruhet “Të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.
Reagimi në X i Richard Grenell – ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, i cili muaj më parë është nderuar me “Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë” nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin Serbia ka nderuar kryesisht rusë si Sergei Lavrov, Vitaly Churkin e të tjerë, është si më poshtë.
Ja si shkruan në X Grenell:
“Më në fund! Evropianët përqafojnë politikën e Donald Trump për Kosovën. Italia, Franca dhe Gjermania i thonë kryeministrit të Kosovës @albinkurti se ai duhet të bëjë “përparim vendimtar” për të zbatuar marrëveshjet e kaluara ose ata nuk do të mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ia atribuoj Italisë meritën që edhe Franca dhe Gjermania të veprojnë më në fund. Është e rëndësishme të theksohet se administrata Trump e bëri këtë kërkesë të Kurtit 4 vjet më parë – dhe u kritikua nga evropianët për të.”