VOAL

VOAL

Norvegjia dyshon se inteligjenca ruse është përfshirë në piraterim emailesh

Shërbimi Sekret i Norvegjisë tha se llogari të emaileve të shërbyesve civilë janë sulmuar nga hakerët që besohet të jenë të lidhur me inteligjencën ruse.

Shërbimi Sekret tha se hakerët kanë marrë informacione të klasifikuara.

Zëdhënësi i këtij shërbimi, Martin Bernsen, tha se agjencia është paralajmëruar më herët nga një agjenci e huaj për sulme kibernetike kundër Shërbimit Sekret, Partisë Laburiste të Norvegjisë, ushtrisë dhe agjencive qeveritare.

“Sulmet kanë pasur një nënshkrim që lë të kuptohet se ata që qëndrojnë prapa sulmeve, mund të identifikohen si APT29. Ata mund të gjurmohen në Rusi”, tha Bernsen.

Sipas tij, APT29 është një tjetër term për “Cozy Bear”, një grup hakerësh që, vitin e kaluar, ka pirateruar kompjuterët e Partisë Demokratike në SHBA dhe disa llogari të Qeverisë amerikane.

Llukashenko: Rusia përpiqet “të na kapë në fyt”

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Llukashenko, e ka kritikuar Rusinë, gjatë një konference të sotme për gazetarë në Minsk, duke e akuzuar se nuk po i respekton marrëveshjet ndërmjet dy vendeve fqinje dhe se e përdorë furnizimin me gaz për ta “kapë për fyti” Bjellorusinë.

Duke folur para afro 50 gazetarëve vendës dhe të jashtëm, Llukashenko tha se Rusia e kishte “kaluar kufirin” e marrëveshjeve me Bjellorusinë me një “lëvizje të lapsit”.

Ai i është referuar veprimit të Rusisë për të ndërmarrë kontroll të ashpër në kufirin e përbashkët, derisa Bjellorusia përgatitet, që prej 9 shkurtit, ta zbatojë regjimin e lëvizjes pa viza për udhëtime të shkurtëra me afro 80 vende.

Llukashenko ka sugjeruar se Rusia është përpjekur ta forcojë ndikimin e saj ndaj shteteve të vogla duke synuar kontroll të gazsjellësve të gazit dhe duke e përdorë gazin dhe naftën si mjet force

Presidenti i Bjellorusisë tha se “pavarësia nuk mund të krahasohet me naftë” dhe se vendi i tij, që për një kohë të gjatë ishte i varur nga furnizimet e subvencionuara të energjisë ruse, do të gjejë burime të tjera të naftës dhe gazit, nëse paraqitet e nevojshme.

Plagoset një person në hyrje të muzeut të Louvrit në Paris

Një ushtar francez qëlloi dhe plagosi një person të armatosur me thikë derisa po përpiqej të hynte ne muzeun e Louvrit në Paris. Policia tha se ai brohoriti “Allahu Akbar (Zoti është i madh) dhe sulmoi një ushtar tjetër para se të qëllohej në hyrje të dyqanit të muzeut. Një person tjetër u arrestua meqë kishte sjellje të dyshimtë.

Sulmuesi është plagosur rëndë, tha shefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, sipas të cilit në çantat e tij nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes.

Prokuroria ka hapur një hetim “anti terrorist”. Ende nuk janë dhënë hollësi rreth identitetit dhe përkatësisë së personit.

Franca është goditur nga një seri sulmesh të militantëve islamik gjatë dy viteve të fundit në të cilat u vranë mbi 230 persona dhe përgjegjësia për të cilët u mor nga grupi militant Shteti Islamik.

Vendi është vetëm te muaj larg zgjedhjeve presidenciale dhe siguri e frika nga terrorizimi janë çështje kryesore. Franca po jeton nën masa të jashtëzakonshme që nga nëntori i vitit 2015.

Parisi po planifikon që të konkurrojë për të qenë mikpritës u Lojërave Olimpike të vitit 2024.

Policia ka rrethuar të premten muzeun e Louvrit dhe ka evakuuar vizitorët që ndodheshin brenda tij.

Putini në Hungari – shqetësime për unitetin e BE-së

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e viziton Hungarinë, për të dytën herë brenda dy vitesh dhe ky zhvillim nga shumë vetë në Bashkimin Evropian shihet me shqetësim.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, takon të enjten Putinin, në periudhën e shqetësimeve të rritura brenda Bashkimit Evropian për pikëpamjet e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, i cili në një mënyrë, ka shprehur anashkalim për Bashkimin Evropian dhe dëshirë për raporte më të afërta me Moskën.

Ne jemi të shqetësuar për vizitën atje dhe nuk ka dyshim për këtë”, i tha Radios Evropa e Lirë një zyrtar i BE-së, që ka dashur të mbetet anonim.

Ai tha se “ky është viti i Putinit. Ai po përpiqet ta përçajë Evropën, derisa Katërshi i Vishegradit, ku bëjnë pjesë Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, e veçanërisht Hungaria, po shkaktojnë më tepër përçarje, për shkak të aksioneve siç është ky i ftesës së Putinit për vizitë në Budapest, dhe Shtetet e Bashkuara, që për të parën herë nuk japin kundërbalancë ndaj Putinit”.

Vizita e Putinit, me ç’rast ai për të tretën herë do të takohet me kryeminitsrin hungarez, Viktor Orban, brenda dy vitesh, do të fokusohet, para se gjithash, në çështjet ekonomike, përfshirë edhe projektin kundërthënës për centralin atomik, për të cilin Rusia e ka nënshkruar kontratën për ndërtim dhe për marrëveshje të tjera për blerje të gazit natyror.

Putin i ka pranuar pak ftesa në vendet e Bashkimit Evropian, prej aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014, dhe imponimit të sanksioneve kundër Moskës për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Analistët thonë se kjo vizitë paraqet mundësi për Putinin për inkurajimin e Hungarisë në përpjekjet e saj që sanksionet kundër Rusisë të tërhiqen.

“Nuk jam i befasuar që zoti Putin e viziton Hungarinë kaq shpesh dhe vizita e tij e tashme në Hungari është vetëm një ilustrim se Putini është i interesuar në mbajtjen e presionit ndaj Bashkimit Evropian. Jam i sigurt se është përpjekje për shkatërrim të solidaritetit tonë. Zoti Orban është promovues aktiv i politikave kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Tërheqja e sanksioneve është diçka që Rusisë i duhet shumë, por ajo e thyen parimin e solidaritetit brenda BE-së. Mendoj se përgjigja e Hungarisë është krejtësisht e gabuar”, i tha Radios Evropa e Lirë, Petras Austrevicius, anëtar i Parlamentit Evropian nga Lituania.

Ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, në fund të muajit të kaluar, është shprehur kundër sanksioneve ndaj Rusisë, duke thënë se ato kanë dështuar ta ndryshojnë involvimin e Rusisë në Ukrainë dhe e kanë goditur rëndë ekonominë e Hungarisë.

“Nuk mendoj se duhet të festojmë se ne e kemi goditur ekonominë ruse, pasi ky është lajm i keq për Evropën, po ashtu”, tha ministri i jashtëm hungarez, duke pretenduar se Hungaria i ka humbur 6.5 miliardë dollarë në eksporte në Rusi, për shkak të sanksioneve dhe kundër sanksioneve të imponuara nga ana e Moskës.

Analisti Peter Kreko, drejtor i Institutit Politik Capital me seli në Budapest, i tha gazetës Moscoë Times, se të dhënat e qeverisë hungareze për humbje ekonomike për shkak të sanksioneve, janë “thjeshtë të falsifikuara” dhe qëllimisht të rritura.

Nga ana e saj, Moska ka thënë se tregtia ndërmjet dy vendeve ka rënë për 50% gjatë tri viteve të kaluara, dhe ka arritur në 3.9 miliardë dollarë.

Vlerësimet e ministrit të jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto, lidhur me sanksionet kundër Rusisë, janë mbështetur nga kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico dhe presidenti i Çekisë, Milos Zeman, i cili në gusht të vitit të kaluar, ka bërë thirrje për tërheqje të sanksioneve kundër Rusisë.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Stoltenberg: Diskutim për procesin e pranimit të Bosnjës në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet që sot, gjatë vizitës së tij në Sarajevë, të flasë lidhur me rrugën e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në aleancë.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës, pritet që zoti Stoltenberg të takohet me kryesuesin e presidencës trianëtarëshe të Bosnjë Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, me kryeministrin, Denis Zvizdiq, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Ai, po ashtu, do ta mbajnë një fjalim në Shtëpinë e Armatës në Sarajevë.

Në vitin 2006, Bosnjë Hercegovina është pranuar në programin e NATO-s, Partneriteti për paqe, dhe ishte e angazhuar në dialog me aleancën për pranim prej vitit 2008.

Francë, kandidati presidencial Fillon në qendër të kritikave të mediave

Akuzat e bëra sot vijnë në vazhdën e kritikave tjera në emër të kandidatit konservator, për të cilin thuhet se ka paguar 1 milion euro fonde publike në llogari të gruas dhe dy fëmijëve të tij

PARIS – Kandidati presidencial francez, François Fillon, është përballur me një sërë kritikash nga mediat të cilat pohojnë se ai nuk është tërhequr nga pozita e këshilltarit të paguar në një korporatë financiare.

“Në cilësi të kandidatit për zgjedhjet presidenciale, ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në grupacionin “Ricol Lasteyrie”, e cila për shërbimet e tij ka paguar të paktën 200.000 euro për katër vite e gjysëm”, pohoi ueb faqja investigative Mediapart, e cila thotë se Fillon ka mbajtur postin e këshilltarit të Lartë, që është konfirmuar edhe nga kreu i korporatës, Rene Ricol.

Kandidati presidencial asnjëherë nuk ka publikuar angazhimin e tij.

Akuzat e bëra sot vijnë në vazhdën e kritikave tjera në emër të kandidatit konservator, për të cilin thuhet se ka paguar 1 milion euro fonde publike në llogari të gruas dhe dy fëmijëve të tij, për punë joekzistente.

Në një artikull të botuar nga javorja investigative Le Canard Enchaine, thuhet se Penelope Fillon u pagua mbi 830.000 euro për rolin e saj “asistente parlamentare”, dhe 100.000 euro tjera për kontributin në revistën Revue des Deux Mondes, e cila botohet nga një mik i familjes.

Javorja pohon se Fillon u ka paguar dy nga pesë fëmijëve të tij , 84.000 euro për punën e kryer në cilësi të “asistentëve parlamentarë”. aa

Tusk: Kina, Rusia dhe Trumpi kërcënim për BE-në

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se Kina, Rusia dhe administrata e re e Presidentit Trump janë ndër kërcënimet kryesore të jashtme me të cilat përballet blloku.

Ai i bëri komentet në një letër drejtuar 27 udhëheqësve të BE-së në prag të një samiti që mbahet të premten në Maltë. Ndryshimi në Uashington e vë Bashkimin Evropian në një situatë të vështirë,” tha zoti Tusk.

Presidenti Trump po kërkon zbatimin e politikave që vënë Amerikën në plan të parë dhe ka ngritur pikëpyetje nëse anëtarët e NATO-s po kontribuojnë aq sa u takon për aleancën.

Zoti Tusk tha se Bashkimi Evropian kurrë nuk është përballur me sfida më të rrezikshme dhe se Evropa ka nevojë për “guxim, vendosmëri dhe solidaritet politik.”

Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë dinjitetin e saj në bisedimet me SHBA, Rusinë, Kinën apo Turqinë, dhe nuk duhet të bëjë lëshime përballë argumenteve populiste apo ndjenjave ksenofobe që shkojnë kundër integrimit evropian.

Parlamenti Evropian rezolutë – të ndëshkohen fajtorët e 21 janarit

Eurodeputetët i kanë dhënë të drejtë kolegut të tyre të djathtë, Eduard Kukan, për t’u kërkuar autoriteteve shqiptare për ndëshkimin e fajtorëve për ngjarjet e përgjakshme të 21 Janarit 2011.

Me shumicë votash u miratua amendamenti 157 i propozuar nga Kukan, që shpreh “keqardhjen se autoritetet kompetente nuk kanë bërë një ndjekje penale efektive” dhe “i fton për të dhënë drejtësi, pa vonesë, mbi viktimat e ngjarjeve të 21 Janarit 2011”.

Eurodeputeti sllovak ka respektuar premtimin solemn ndaj familjarëve të viktimave të kësaj ngjarjeje të pergjakshme.

Gjatë votimit të 231 amendamenteve pati konsensus mes dy grupeve kryesore politike. Janë votuar me shumicë votash amendamentet që kanë të bëjnë kryesisht me luftën ndaj korrupsionit, duke instaluar në Shqipëri një sistem të ri drejtësie, nëpërmjet rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë.

Ndër amendamentet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 18 qershor, ra në sy amendamenti 83 i një grupi deputetësh, që u kërkon autoriteteve të përfshijnë në votime rreth 2 milionë shqiptarë që jetojnë në emigracion.

Eurodeputetët rrëzuan amendamentet që ishin hartuar nga kolegët grekë dhe ata bullgarë, mbi çështjet e pronave, detin dhe kishat, ndërsa u shpreh çudi për ekzistencën e pakicave kombëtare bullgare në Shqipëri./TCH

Tusk: Deklarimet shqetësuese të administratës amerikane, pjesë e kërcënimit ndaj BE-së

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ka thënë se “deklarimet shqetësuese” të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump janë pjesë e një kërcënimi të jashtëm me të cilat përballet Bashkimi Evropian.

Në një letër dërguar shefave të shteteve dhe qeverive anëtare të BE-së më 31 janar, pak para një samiti të 3 shkurtit, Tusk ka bërë thirrje për unitet në përballjen me këto sfida.

Tusk i konsideron këto sfida si “më të rrezikshmet ndonjëherë” në historinë e bllokut evropian.

Ai ka përmendur tri kërcënime, përfshirë atë të jashtëm që ai vlerëson se “ka të bëjë me situatën e re gjeopolitike në botë dhe përreth Evropës”.

Tusk ka thënë se një Kinë më kategorike, “politika agresive e Rusisë drejt Ukrainës dhe fqinjëve të saj, luftërat, terrori, anarkia në Lindje të Mesme dhe Afrikë, aty ku luan rol të madh Islami radikal, si dhe deklarimet shqetësuese të administratës së re amerikane, të gjithë përbëjnë një të ardhme të pa-parashikueshme”.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi para atyre që duan të dobësojnë apo t’ia humbasin rëndësinë lidhjes transatlantike, pa të cilën rregulli botëror dhe paqja nuk mund të mbijetojnë”, ka thënë ai.

“Ne duhet t’ia kujtojmë miqëve tanë amerikanë moton e tyre: Së bashku qëndrojmë, të ndarë ne dështojmë”, vlerëson më tej Tusk.

Premtimet parazgjedhore të kandidatëve presidencialë në Francë

Para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Francë këtë vit, kandidatët në fushatat e tyre janë duke i vendosur në plan të parë premtimet që kanë të bëjnë me ekonominë

PARIS – Para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Francë këtë vit, kandidatët në fushatat e tyre janë duke i vendosur në plan të parë premtimet që kanë të bëjnë me ekonominë.

Një nga premtimet më të rëndësishme në programin e Benoit Hamon, ish-ministrit të Arsimit i cili gjatë ditës së djeshme u caktua si kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në dy raunde në muajin prill dhe maj duke fituar 58 përqind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve preliminare, është implementimi i pagave për secilin, ata që punojnë dhe ata që nuk punojnë.

Premtimi i Hamon ka lënë në pozitë të vështirë kundërshtarët e tij duke premtuar pagë për gjithkë, ndërkohë që kritikat se ky premtim nuk është realist nuk e penguan atë të sigurojë fitoren në zgjedhjet preliminare brendapartiake.

Hamon parasheh pagë mujore prej 600 eurosh për çdo person mbi moshën 18-vjeçare duke filluar nga viti 2018. Ish-ministri synon që këtë të ardhur ta rrisë gradualisht në 750 euro pas vitit 2022.

Në mesin e premtimeve të Hamon gjendet edhe e drejta e votës për të huajt në zgjedhjet lokale. Ndërkaq, në mesin e premtimeve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme qëndron njohja e Palestinës si shtet.

Sipas programit të Hamon, i cili ka theksuar se bazohet në një program ambientalist, me qëllim të mbrojtjes së natyrës, deri në vitin 2025 do të ndalohet konsumi i lëndës djegëse dizel, ndërsa pjesëmarrja e energjisë nukleare në prodhimin e energjisë do të zvogëlohet në 50 përqind.

Nga ana tjetër, gjatë fushatës së tij, Hamon është shndërruar në shënjestër të së djathtës ekstreme për shkak të rekomandimeve të tij në lidhje me politikat që kanë të bëjnë me muslimanët.

E djathta ekstreme i kishte vendosur atij emrin Bilal, siç kanë theksuar, pasi ka nisur rrugën me emrin Benoit. Ndërkaq, pas kësaj, Hamon u shpreh se “Ndihem krenar që jam Bilal. Edhe të qenit Elie dhe David më bëjnë tejet krenar”.

Macron do të heqë shkurtimet e pagës minimale

Ish-ministri i Ekonomisë Emmanuel Macron, kandidat presidencial i cili ka formuar lëvizje të rej me emrin “En Marche” (Në marsh), në programin e tij ka vendosur heqjen e shkurtimeve të fondit të shëndetësisë dhe papunësisë në pagat punëtorëve. Macron thekson se në këtë mënyrë, një çift që siguron jetesën me pagë minimale do të mund të kursejë të paktën 500 euro në muaj.

Macron mbron mendimin për ndryshimin e orarit javor të punës prej 35 orëve i cili zbatohet në mënyrë të njëjtë për punëtorët e të gjitha moshave. Në sistemin e planifikuar nga ish-ministri parashihet që të rinjtë të punojnë më shumë se 35 orë, ndërsa orari javor i të moshuarve të mos kalojë mbi 30-32 orë.

Në sistemin e pensionimit, Macron synon pensionim në mosha të ndryshme varësisht nga profesioni. Ai premton ndryshimin e moshës së pensionimit nga 60 deri në 67 vjeç, në varësi të amortizimit të profesioneve.

Ai po ashtu premton punësimin e dhjetë mijë policëve brenda tre viteve pas ardhjes në detyrë duke synuar rritjen e sigurisë së vendit. Në kuadër të kësaj, Macron, i cili kërkon luftë aktive ndaj terrorit, synon forcimin e inteligjencës në zonat e ndjeshme.

Gjithashtu, Macron planifikon çek prej 500 eurosh, i cili do të jepet vetëm një herë, për të rinjtë që mbushin 18 vjeç, në mënyrë për të siguruar qasje në përmbajtjet kulturore. Ky shpenzim i Macron pritet të mbulohet përmes taksave që do të merren nga industria.

Fillon dëshiron reduktimin e hyrjes së refugjatëve

François Fillon, kandidati presidencial i Partisë Republikane nga qendra e djathtë, nga ana tjetër, synon heqjen e shkurtimeve sociale të kompanive që japin mbështetje për punësimin e të rinjve, në mënyrë që të reduktojë papunësinë në vend. Fillon është i mendimit se kontratat e punës duhet të jenë të një lloji dhe premton se do ta rrisë trajnimin për profesionalizimin e të papunëve.

Ish-kryeministri Fillon është i mendimit se duhet reduktuar hyrjen e refugjatëve në vend, ndërkohë që synon uljen e numrit vjetor të refugjatëve që mund të pranohen në nën 100 mijë.

Ndërkaq, për rritjen e sigurisë në vend, Fillon parasheh formimin e një strukture të madhe të Ministrisë së Brendshme e cila do t’i sjellë nën një çati të vetme doganat, burgjet, xhandarmërinë dhe institucionet policore.

Fillon, i cili planifikon lehtësimin e taksave ndaj kompanive, thekson nevojën që të merret taksë deri në 75 përqind nga punëtorët që kanë paga të larta.

Nga ana tjetër, Fillon është duke u përballur me vështirësi për shkak të akuzave ndaj tij për korrupsion.

Gazeta franceze “Le Canard Enchaine”, përmes një shkrimi pretendon se Penelope ka punuar për bashkëshortin e saj François Fillon që pre vitit 1998 si këshilltare dhe se ka marrë fitime pa të drejtë. Në lidhje me çështjen, organet e drejtësisë në vend filluan hetim.

Krahas kësaj, portali i lajmeve Mediapart pretendon se Fillon gjatë viteve ‎2005-2007, derisa ishte senator, ka marrë për vete pa të drejtë pagesën që ishte ndarë për ndihmësit e tij.

Rekomandimi i Le Pen për Eurozonën

Ndërkaq, kandidatja e së djathtës ekstreme nga Fronti Nacional, Marine Le Pen premton kufizimin e migrimit në vend. Sipas programit të Le Pen, shifra vjetore prej afër 200 mijë migrantësh që pranon Franca do të zvogëlohet në dhjetë mijë. Le Pen planifikon reduktimin e hyrjes në vend përmes rrugëve si azili politik dhe bashkimi familjar.

Le Pen është e mendimit se duhet organizuar referendum për dalje nga Eurozona, valuta e Bashkimit Evropian. Ajo mbron qëndrimin se euro ndikon negativisht në ekonominë e vendit, teksa thekson se nëse vjen në detyrë do t’i shqyrtojë marrëveshjet ekonomike të arritura me Bashkimin Evropian.

Reduktimi i arsimit dhe shëndetësisë për të huajt

Le Pen ka nënvizuar se do të sjellë kufizime për të huajt nëse arrin të bëhet presidente. Ajo premton se do të sjellë ndryshime ligjore të nevojshme që të huajt me leje qëndrimi dhe pune të paguajnë vetë dy vitet e para shpenzimet për shëndetësi. Po ashtu, ajo planifikon t’i japë fund të drejtës për arsim pa pagesë për fëmijët e migrantëve ilegalë në vend.

Le Pen thotë se do t’i ftojë në Francë kompanitë franceze që prodhojnë jashtë vendit, ndërsa atyre që nuk pranojnë të vijnë, do t’u zbatojë taksë të posaçme. Veçanërisht, ajo thekson se kompanitë automobilistike duhet të kenë institucionet vetëm në Francë.

Sondazhet e fundit në Francë tregojnë se Le Pen do të kalojë me lehtësi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në dy raunde në prill dhe maj dhe se ende nuk është e qartë se cili kandidat do të ngelet në raundin e dytë.

Lunacek: Dialogu, në fund, do të thotë njohje e Kosovës

Ulrike Lunacek

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën, Ulrike Lunacek, tha se shumica në Serbi është e vetëdijshme se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

“Persepktiva e Serbisë dhe e Kosovës për mua është e qartë: pajtimi në rajon dhe integrimi në BE”, tha Lunacek për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

“Normalizim do të thotë se çdo gjë, për të cilën është rënë dakord, duhet të zbatohet, pa përjashtim. Këtë duhet ta bëjnë të dyja palët dhe jo të presin njëra-tjetrën”.

“Shumica e njerëzve në Serbi e di se Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë. Edhe Qeveria e Serbisë e di – edhe pse anëtarët e saj përpiqen ta injorojnë këtë fakt – se Bashkimi Evropian, pas Qipros, nuk do të pranojë edhe një vend, kufijtë e të cilit nuk janë të definuar qartë”, tha Lunacek.

Ajo po ashtu tha se është optimiste se dialogu do t’i mundësojë Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se kjo, në fund, do të thotë pranim.

Merkel: Lufta kundër terrorit nuk e arsyeton dyshimin ndaj myslimanëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka kritikuar ashpër udhërin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ndaljen e përkohshme të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të shtetasve të 7 vendeve me popullatë shumicë myslimane, duke thënë se përpjekjet për luftimin e terrorizmit nuk e arsyetojnë marrjen në shënjestër të një religjioni specifik.

Mëtutje zonja Merkel, sot ka theksuar se lufta kundër terrorizmit është “esenciale” dhe duhet të jetë “e vendosur”.

Por, sipas saj, kjo “në asnjë mënyrë nuk e arsyeton dyshimin e përgjithshëm kundër popullit të një religjioni specifik, në këtë rast të popullit me fe myslimane ose njerëzit me prejardhje të caktuar”.

“Unë mendoj se ky akt shkon kundër parimeve bazike të ndihmës ndërkombëtare për refugjatët dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Angela Merkel, dhe ka shtuar se “qartazi, ne do të kemi konsultime të afërta me partnerët tanë evropianë për këtë çështje në tërësi”.

Bruksel: Ja pse sërish takim i nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka ftuar kryeministrin e Kosovës dhe atë të Serbisë (01.02) në Bruksel, për raundin e ri të bisedimeve në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sërish ka ftuar në zyrën e saj, udhëheqësit politik të Prishtinës dhe Beogradit, për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Në takimin e radhës (01.02)Prishtinë – Beograd do të në Bruksel do të marrin pjesë të dy kryeministrat ai i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Mediet në Serbi, shkruajnë se në këtë takim do të marrin pjesë sërish edhe dy presidentët e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti Tomisllav Nikoliq. Mirëpo, në Prishtinë, ende nuk konfirmohet pjesëmarrja e presidenti të Kosovës Thaçi. Ky i fundit dy ditë më parë shkroi në rrjetin social, se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Nga ana e saj ministrja e dialogut në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për mediet lokale se takimi i një shkurtit në Bruksel, do të jetë në linjën e rikonfirmimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Janë tri çështje që do të diskutohen dhe të cilat po prolongohen nga Serbia. Është çështja e energjisë elektrike, përkatësisht pavarësimi i Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës i njohur si (KOSTT), që po prolongohet nga ana e Serbisë. Është marrëveshja për drejtësinë dhe po ashtu edhe çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Edita Tahiri.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga lista “Srpska”, ka kohë që kanë pezulluar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës për shkak të shkarkimit të një ministri serb nga kryeministri Isa Mustafa dhe për shkak të “mosgatishmërisë së Prishtinës zyrtare për të formuar asociacionin e komunave me shumicë serbe”, argumentojnë ata.

Zëvendëskryeministri serb në qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, thotë se përfaqësuesit e serbëve mund të mendojnë të kthehen në institucione, vetëm nëse ka përparim: “në çështjen e formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Nuk e di nëse në takimin e Brukselit do të bisedohet për kthimin e ministrave serb në institucionet e Prishtinës. Është e rëndësishme për të vazhduar dhe të zbatohet ajo që duhet. Nëse ka një gatishmëri për të zbatuar atë për të cilën kemi dalë nga institucionet, atëherë, ne mund të mendojmë për kthim, e nëse nuk ka angazhim, unë nuk shoh se si”, citojnë mediet lokale serbe zotin Stojanoviq.

Kryeministri Isa Mustafa, nga ana e tij, ka ftuar përfaqësuesit e serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës, sepse vetëm aty mund të kontribuojnë për komunitetin e tyre.

“Unë dëshiroj që edhe njëherë të përsëris ftesën për serbët e Kosovës, që ata të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, në qeveri dhe kuvend dhe të punojmë bashkërisht për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim. Dëshiroj po ashtu të përsëris se qeveria është e përkushtuar për të implementuar marrëveshjet nga dialogu edhe marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne do të fillojmë me implementimin e saj në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me marrëveshjen e parë, por me pjesëmarrje të serbëve dhe komuniteteve tjera në këtë proces”, tha kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e fundit të qeverisë. Sipas kryeministrit, ky proces do të jetë i hapur dhe transparent.

Tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit u shkaktuan pas tentimit të Serbisë që ta fusë një tren në Kosovë pa lejen e autoriteteve të Prishtinës dhe pas arrestimit nga policia franceze të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një flet-arresti të Serbisë.

U desh ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar, përkatësisht shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogherini, që të thërrasë në Buksel nivelin më të lartë politik të Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet. Takimi i parë i këtij niveli u zhvillua më 24 janar dhe ai u cilësua si mjaft i vështirë nga të dyja palët, por që sipas zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd, u arrit të ulen tensionet e kohëve të fundit.

Madrid, protestë kundër Katalonjës

Pjesëmarrësit në protestë të cilët mbanin në duart e tyre flamujt e Spanjës, brohoritën me slogane “Katalonja është Spanja”, “Rroftë Spanja”

MADRID – Në Spanjë u organizua një protestë e cila në mbrojtje të unitetin e vendit, duke u kritikuar iniciativat pro-pavarësisë së Katalonjës, me thirrjen e partisë djathtiste ekstremiste Falange dhe disa organizata joqeveritare me të njëjtën pikëpamje.

Në protestën e organizuar në qendrën e kryeqytetit të Spanjës, Madrid, morën pjesë rreth 1500 persona. Pjesëmarrësit të cilët mbanin në duart e tyre flamujt e Spanjës, brohoritën me slogane “Katalonja është Spanja”, “Rroftë Spanja”.

Në një deklaratë u njoftua se protesta është organizuar si reagim ndaj dënimeve të dhëna nga ana e Gjykatës së Lartë për 14 persona me 3 deri në 4 vite burg për një veprim të bërë në librarinë katalonase në Madrid “Libreria Blanquerna”. Disa demonstrues të grupeve ekstremiste djathtiste të cilët mbanin parulla me mbishkrime “Nuk është krim të mbrosh unitetin e Spanjës”, kërkuan që të lirohen 14 personat të cilët gjenden në burg dhe të hiqen akuzat ndaj tyre.

Ndërsa një zyrtar i Partisë Falange, në fjalimin e tij të mbajtur gjatë protestës, tha se “Kjo protestë është bërë për Spanjën. Nuk mund të na frikësojnë, do të vazhdojmë të luftojmë për atdheun tonë. Mbrojtja e unitetit të atdheut nuk është një krim ideologjik, por është domosdoshmëri.”

Më 11 shtator 2013, gjatë kremtimeve të festës kombëtare të Katalonjës Diada, një grup ekstremistësh kishin bastisur librarinë katalonase në Madrid, ku kishin brohoritur me sloganet “Katalonja është Spanja”, ndërsa gjatë përleshjeve ishin lënduar 5 persona. Pas hetimeve në lidhje me këtë ngjarje, 14 të akuzuarit ishin dënuar nga gjykata e qyteti me nga 6 deri më 8 muaj burg. Ndërsa Gjykata e Lartë duke e prishur këtë vendim, për shkak “diskriminimit ideologjik” kishte vendosur që të akuzuarit të dënohen me nga 3 vite e 11 muaj dhe 4 vite e 2 muaj burg.

Kryetari i Berlinit kërkon që Trumpi të mos ndërtojë mur

Aktivistët në Berlin kërkojnë që presidenti amerikan të mos ndërtoj mure që ndajnë por ura që bashkojnë

Kryetari i qytetit të Berlinit, Michael Mueller, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mos ndërtojë mur përgjatë kufirit me Meksikën, dhe në këtë kuadër ia ka përkujtuar ish-presidentin republikan, Ronald Reagan, i cili kishte ftuar për shkatërrim të mureve të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.

“Ta keni parasysh paraardhësin tuaj Ronald Reagan. Duhet t’i mbani mend fjalët e tij: “rrënojeni këtë mur”. Prandaj ju them: zoti president mos e ndërtoni këtë mur”, tha mbrëmë Michael Mueller.

Berlini ishte i ndarë nga muri famëkeq nga viti 1961 e dei në vitin 1989, që ishte ndërtuar nga diktatura komuniste në ish-Gjermaninë Lindore, për t’i penguar shtetasit e vet që të kalojnë në pjesën perëndimore të Berlinit.

Ky ishte një simbol i shtypjes, të cilin Reagan synonte ta ndalte.

“Ne qytetarët e Berlinit e dime më së miri sa sa vuajtje dhe ndarje të kontinentit, i çimentuar nga telat me gjemba dhe betoni, ka shkaktuar muri”, tha Mueller.

Tash, kur Berlini është bërë simbol i Evropës së lirë, e jo i asaj të ndarë, “ne thjeshtë nuk duhet të pranojmë që e gjithë kjo përvojë historike e jona, të eliminohet nga amerikanët, atyre që në masë të madhe ua kemi borxh lirinë tonë”, tha Mueller.

Francë: Shqetësim për masat e Trumpit kundër emigrimit

Franca ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta suspenduar emigrimin nga disa vende me popullatë shumicë myslimane.

“Kjo vetëm mund të na brengosë neve”, tha sot ministri i jashtëm i Francës Jean-Marc Ayraul.

“Mirëpritja e refugjatëve të cilët lagohen nga lufta dhe shtypja është pjesë e detyrës sonë”, tha ministri francez në Paris, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me zyrtarin e lartë gjerman, Sigmar Gabriel.

Mbrëmë, zoti Trump i ka nënshkruar disa urdhëra ekzekutivë, me të cilët refugjatëve nga Siria u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe suspendohen vizitat e shtetasve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.

Sigmar Gabriel emërohet kryediplomat i Gjermanisë

57-vjeçarin Sigmar Gabriel e presin çështje të vështira në politikën e jashtme, në mesin e të cilave gjenden largimi i Britanisë nga BE, rritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe kriza me refugjatët

BERLIN – Kryetari i Partisë Social Demokratike (SDP), Sigmar Gabriel është emëruar ministër i ri Punëve të Jashtme, pasi nga kjo detyrë është larguar Frank Walter Steinmeier, i cili do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 12 shkurt si kandidati i vetëm i partnerëve të koalicionit.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck përmes një ceremonie në Pallatin Bellevue fillimisht i ka dhënë dokumentin e lirimit nga detyra ministrit të deritanishëm Frank Walter Steinmeier, ndërsa më pas në këtë detyrë ka emëruar zv/kancelarin dhe ministrin e Ekonomisë, Sigmar Gabriel.

Në ceremoninë e emërimit ka marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ndërkaq, në detyrën e ministrit të Ekonomisë në vend të Gabriel është emëruar Brigitte Zypries. Zypries, e cila në periudhën mes viteve 2002 dhe 2009 kishte qenë ministre e Drejtësisë, ishte sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë.

Ndërkohë 57-vjeçarin Sigmar Gabriel, i cili vjen në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme pas Steinmeier, e presin çështje të vështira në politikën e jashtme, në mesin e të cilave gjenden largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE), rritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe kriza me refugjatët.

Gabriel paraprakisht ka theksuar se në Evropë ka nevojë për transformime, megjithatë, ai ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me atë se çfarë roli do të ketë Gjermania në këtë transformim.

Nga ana tjetër, në lidhje me krizën e refugjatëve, Gabriel kishte thënë se duhet shtuar mbështetja për Turqinë në këtë aspekt.

“Ne duhet të bisedojmë me Turqinë dhe t’u ndihmojmë atyre, sepse edhe kapacitetet e turqve janë konsumuar. E di se Turqia viteve të fundit ka dhënë përpjekje të shumta. Unë personalisht kam vizituar kampet e refugjatëve në të cilat standardet janë shumë të larta”, ishte shprehur Gabriel.

Pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik, duke aluduar në qeverinë gjermane, ai kishte thënë se mbështetja emotive ndaj Turqisë është dashur të jetë më e hershme dhe më e fuqishme. “Duhej vepruar më shpejtë. Ditën e njëjtë, apo të nesërmen”, kishte thënë Gabriel.

Ndërkohë, duke folur për negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE, Gabriel kishte deklaruar se gjatë jetës së tij politike “Nuk do ta shohë Turqinë si anëtare të BE-së”.

Ai kishte vlerësuar se Evropa nuk do ta pranonte Turqinë edhe sikur Turqia t’i plotësonte të gjitha detyrimet në procesin e anëtarësimit në BE.

Ndërkaq, Gabriel kishte shprehur kritika ndaj deklaratave se sanksionet që Gjermania i zbaton ndaj Rusisë duhen hequr për shkak të rolit të saj në krizën e Sirisë.

Pas deklaratës së Gabriel se do ta braktisë detyrën si kryetar i SDP-së dhe se nuk do të kandidojë për kancelar, kryesia e lartë e partisë me unanimitet kishte vendosur që kandidat për kancelar të jetë ish-kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz dhe që ai të marrë detyrën edhe si lider i partisë. aa

Evropa shqyrton mundësinë e një force ushtarake

Udhëheqësit evropianë, u alarmuan nga komentet e kohëve të fundit të Presidentit Donald Trump se NATO-s “i ka ikur koha”. Që kur u krijua, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kjo organizatë ka qenë në themel të sigurisë së Evropës, por disa udhëheqës të BE-së thonë se Evropa tani duhet të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen e vet. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, pa mbështetjen amerikane. kontinenti do të përballej me një defiçit të jashtëzakonshëm në aftësi ushtarake.

Trupat gjermane po bëjnë përgatitjet e fundit të dislokimit në Lituani, në kuadër të përforcimit me 4000 mijë trupa të NATO-s, në shtetet balltike dhe Poloni.

Lëvizja ka si synim, që t’u krijojë siguri vendeve në kufi të aleancës. Por komentet e fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump në një intervistë se NATO-s i “ka ikur koha”, i kanë tronditur aleatët evropianë.

“Përveç krizave që patëm vitin e kaluar, në Ukrainë, Siri, Detin e Kinës së Jugut, Korenë e Veriut etj, tani duket se paniku është gati të përfshijë edhe hapësirën transatlantike. Shtrohen pyetje nëse NATO-s i ka ikur koha apo jo? Bashkimi Evropian, a është diçka tyre?”

Përgjigjia e kancelares gjermane, Angela Merkel ishte se Evropa e ka tani fatin në duart e veta. Por BE-së do t’i duhet të bëjë një ndryshim dramatik në politikën e Bashkimit Evropian për të kompensuar çdo thyerje në aleancën me Shtetet e Bashkuara.

“Megjithëse ka pasur mjaft diskutime për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Bashkimit Evropian, asgjë nuk mund ta zëvendësojë fuqinë ushtarake amerikane. Deri në 75 për qind e të gjitha aseteve në NATO u takojnë Shteteve të Bashkuara”.

Aktualisht Gjermania, së bashku me disa aleatë të tjerë evropianë në NATO, shpenzon shumë më pak se sa 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që kishin premtuar në vitin 2014, si fond për NATO-n.

“Gjermania ka premtuar se do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen, por jemi ende larg dhe veçanërisht në një vit zgjedhjesh për Gjermaninë, shanset janë shumë të pakta për një rritje masive në shpenzimet e mbrojtjes”.

Anëtarë me peshë të NATO-s, si Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia, duan një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak dhe zbulimi brenda Bashkimit Evropian, një lëvizje që është mbështetur nga zyrtarët në Bruksel.

“Para së gjitash do të thotë që evropianët po e marrin seriozisht sigurinë e tyre. Kemi filluar ta bëjmë këtë shumë para referendumit në Britani, shumë përpara zgjedhjeve amerikane, sepse siguria është një përparësi për evropianët”.

Britania ka bllokuar përpjekjet për krijimin e një aleance ushtarake të Bashkimit Evropian, pasi druhej se mund të minonte NATO-n.

Por tani që Britania nuk do të jetë më pjesë e BE-së, thirrjet për një forcë ushtarake të Bashkimit Evropian mund të intensifikohen.

Partia Socialdemokrate në Gjermani nxjerr Martin Schulz në garën për kancelar

Politikani i BE-së Martin Schulz sjell mjaft përvojë. Por deri më sot politikani socialdemokrat nuk ka qenë aktiv në politikën gjermane.

Politika gjermane dhe Martin Schulz – deri më sot kjo mund të përmblidhej në një fjalë: Würselen. Qyteza Würselen me 38.000 banorë ndodhet në veri të qytetit të Ahenit. Këtu është rritur Martin Schulz, sot 62 vjeçar. Ai vazhdon të jetojë në këtë qytezë. Në ëürselen ai ka qenë njëmbëdhjetë vjet kryetar bashkie nga viti 1987 deri më 1998. Këtu ai menaxhonte me të motrën një librari.

Nga librashitës president i Parlamentit Europian

Për më shumë se 20 vjet, Schulz me profesion librashitës ёshtё aktiv në Parlamentin Europian. Rritja e tij politike dhe dominimi i tij i madh janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me Bashkimin Evropian. Si asnjë tjetër ai e di se si për të dhënë apel publik dhe mendimin e fortë në parlament në peshë gjithnjë politike Strasburg dhe Bruksel. Schulz lufton me pasion kundër burokracisë monstruoze tё BE-sё si dhe anijes kozmike Bruksel, qё ёshtё larguar gjithnjë e më shumë nga realiteti i jetës së shumë qytetarëve.

Schulz ishte ai që gjatё zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 2014 e solli nё vёmendjen e qytetarёve dhe siguroi akceptancёn pёr Parlamentin e BE-sё pothuajse tё padёshiruar në të gjitha 28 vendet anëtare. Përgjatё njё viti votuesit gjithashtu përcaktuan se cili do tё jetё është kryetar i Komisionit të fuqishëm të BE-së. Mё parё kёtё e zgjidhnin kryetarёt e shteve dhe tё qeverive pas dyerve të mbyllura. Vetë Schulz ishte kandidati kryesor i grupit socialist pёr postin e presidentit tё komisionit, por atij iu desh tё pranojё humbjen kundrejt kandidatit tё grupit konservator Jean-Claude Juncker. Kësisoj Schulz për më shumë se dy vjet ka qenë në krye të Parlamentit Evropian, si president i tij. Ai e njeh mirë politikën evropiane dhe është mjaft bindës me deklarimet e tij. Për kontributin e tij të veçantë për Evropën në vitin 2015 Schulz u nderua me Çmimin presitgjoz të Karlit të Madh në Ahen. Qysh nga viti 1950 nderohen me kёtё ҫmim tё gjithё ata qё kanё merita tё posaҫme pёr Europёn. “Uniteti europian është arritja më e madhe që nga iluminizmi!”, ëhtë shprehur Schulz duke marrë në dorëzim këtë çmim. Kjo është arsyeja, sipas tij, përse shumë vende e vlerёsojnё Europёn.

Fjalë të qarta për Rusinë, BE-në dhe Izraelin

Fakti që ai di t’i verë pikat mbi i në politikën ndërkombëtare, kjo do t’i vlejë atij edhe i politikan drejtues në Berlin. Lidhur me Rusinë nën presidentin Putin ai ka thekuar, se “Ajo që bën Rusia është e papranuehme. Pas veprimeve agresive të Rusisë qëndron një koncept i shoqërisë, një botëkuptim, që nuk ka të bëjë me filozofinë tonë evropiane të respektit reciprok dhe të të qenit të hapur.” Lidhur me temën më të preferuar të tij, Bashkimin Evropian dhe forcimin e tij, Schulz është hprehur: “BE-ja ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale fitojnë zgjedhjet dhe referendumet.  Nëse ne vemë tani në pikëpyetje thelbin e projektit evropian, atëherë ne rrezikojmë të ardhmen e brezave pasues.” Ai bëri bujë me fjalimin në Knesset, parlamenti i Izraelit, në shkurt 2014, ku duke folur në gjermanisht kritikoi politikën e ngulimeve hebreje. Një sërë deputetësh si rrjedhojë u larguan nga salla plenare duke përplasur dyert.

Rezultat i shkëlqyer për socialdemokratët

Ndoshta mënyra e Schulz-it për t’i shprehur gjërat qartë është edhe arsyeja, përse atë e preferojnë shumë. Sipas sondazheve të fundit ai është ndër gjermanët po aq i preferuar sa edhe kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel e shumë më i preferuar se kryetari i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 2014 ai si kandidati kryesor i socialdemokratëve fitoi në Gjermani për këtë parti 27,3 përqind, një rezultat shumë më i mirë krahasuar me atë të kandidatit socialdemokrat për kancelar një gjysmë vitit më parë (20014) Peer Steinbrück (25,7 përqind).

E po ashtu edhe brenda partisë e duan Schulz-in. Në shtator 2013 ai u zgjodh me gati 98 përqind si i ngarkuari për Evropën. Me këtë ai arriti rezultatin më të mirë në kryesinë e socialdemokratëve. Mbetet të shihet nëse Schulz në zgjedhjet parlmentare 2017 do të ketë sukses kundrejt kristiandemokrates Angela Merkel.

Papa Françesku: mafia, korrupsioni dhe terrorizmi plagët e vërteta shoqërore

Fenomeni mafioz, “për t’u kundërshtuar e luftuar”, është “shprehje e kulturës së vdekjes”, që e lufton haptas fenë dhe Ungjillin. Kështu u tha sot Papa Françesku 40 anëtarëve të Drejtorisë Italiane Antimafie dhe Antiterrorizëm, që i priti në Vatikan. Mos u shkurajoni, vijoni të luftoni kundër korrupsionit dhe dhunës, u bëri thirrje, duke nënvizuar se paratë e përgjakura të mafies çojnë drejt një “pushteti të padrejtë”.

Shoqëria ka nevojë të shpëtojë nga korrupsioni

Mafiozët, theksoi Ati i Shenjtë, shfrytëzojnë mungesat ekonomike, shoqërore e politike të një vendi e aty gjejnë terrenin e përshtatshëm për të realizuar planet e tyre. Kur këto mungesa bëhen globale, veprimtaria kriminale mund të kthehet në terrorizëm, i cili po bëhet gjithnjë e më kozmopolit e më shkatërrues:

“Shoqëria ka nevojë të shpëtojë nga korrupsioni, nga grabitja, nga trafiku i paligjshëm i drogës dhe i armëve, nga trafiku i njerëzve, ndër të cilët edhe shumë fëmijë të skllavëruar. Janë plagë të vërteta shoqërore dhe, njëkohësisht, sfida globale, që bashkësia ndërkombëtare është e thirrur t’i përballojë me vendosmëri”.

Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shteteve

Që këndej, rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shteteve:

“Kjo punë, e realizuar me bashkëpunim dhe me mjete të përshtatshme, ndërton një digë të frytshme dhe një postobllok sigurie për krejt bashkësinë… Ju ftoj të bëni çdo përpjekje, veçanërisht, në luftën kundër trafikut të njerëzve e kontrabandës së emigrantëve: këto janë krime shumë të rënda, që prekin më të brishtët ndër të brishtë!”

Të mirëpresim emigrantët

Duhet të kujdesemi më shumë për viktimat, kërkoi Françesku. Shpesh, ata, që e pësojnë nga trafiku i njerëzve, janë emigrantë në kërkim të paqes dhe të jetës më të mirë. U duhet dhënë ndihmë ligjore e shoqërore:

“Ata, që ikin nga vendet e tyre, për shkak të luftës, të dhunës e të persekutimeve, kanë të drejtë të priten si duhet e të mbrohen nga vendet, që e quajnë veten ‘të qytetëruara’”.

Të punohet për integrimin në shoqëri të të dënuarve

Krah shtypjes së krimit, vërejti Papa Françesku, duhet menduar edhe për integrimin në shoqëri pas dënimit. Familjet, shkollat, bashkësitë e krishtera, realitetet sportive dhe kulturore, bëri thirrje Ati i Shenjtë, duhet të favorizojnë krijimin e ndërgjegjes së re, orientuar nga moraliteti e ligjshmëria e jetës së ndershme, paqësore e solidare, që pak nga pak fiton mbi të keqen dhe i hap rrugën së mirës. Sepse fenomeni mafioz s’mund të sjellë tjetër, përveçse kulturën e vdekjes:

“Ai e kundërshton në rrënjë fenë dhe Ungjillin, që janë gjithnjë për jetën. Kush ndjek Krishtin, ka mendime paqeje, vëllazërie, drejtësie, mikpritjeje dhe faljeje. …Ndërsa paratë e punëve të ndyra dhe të krimeve mafioze janë të lyera me gjak e çojnë drejt një pushteti të padrejtë. E të gjithë e dimë se djalli hyn nga xhepat: aty është korrupsioni i parë”.

Francë, mbyllen 834 faqe interneti

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux tha se qeveria e tij në vitin 2016 ka kërkuar bllokimin e 834 faqeve të internetit në kuadër të luftës kundër pornografisë me fëmijë dhe përmbajtjeve terroriste

LILLE – Autoritetet franceze gjatë vitit 2016 kanë lëshuar urdhër për bllokimin dhe kërkimin e qindra ueb-faqeve, çka paraqet rritje të konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bruno Le Roux gjatë një fjalimi në konferencën për sigurinë kibernetike deklaroi se qeveria e tij në vitin 2016 ka kërkuar bllokimin e 834 faqeve të internetit dhe hulumtimin e 1.929 të tjerave, në kuadër të luftës kundër pornografisë me fëmijë dhe përmbajtjeve terroriste.

Duke mos dhënë më shumë detaje, Le Roux tha se shifrat që prezantoi paraqesin “rritje të madhe” në krahasim me të dhënat mbi online sigurinë nga viti 2015. Sipas ligjit nga viti 2011, autoritetet franceze mund të bllokojnë internet faqet pa urdhër të gjykatës.

Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, thotë se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për kohë “të trazuara” gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, zoti Steinmeier tha se megjithqë Gjermania duhet të përgatitet për “paparashikueshmëri dhe paqartësi” me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë “dëgjues të kujdesshëm” në Uashington, të cilë e dinë se edhe “vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë”.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trumpi e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të emigrantëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikojë të gjejë kompromis me Trumpin, në çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatititet për “udhëtim të ashpër” me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Evropa do të dëshirojë të krijoj politikë të re ekonomike, nëse zoti Trump i zhvillon praktikat protekcioniste tregtare.

Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të brengosur me deklarimet e presidentit Trump për NATO-n, se është e “vjetëruar” dhe e ka kritikuar aleancën se nuk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se “NATO-ja nuk është marrëveshje biznesore dhe se ju nuk mund ta bleni besimin”.

Një nga sukseset më të mëdha të CIA-s konsiderohej Tuneli i Berlinit Nga Albana M.Lifschin

Tuneli i Berlinit

Para vënies në shërbim të avionëve spiunë U-2, një nga sukseset më të mëdha të CIA-s konsiderohej Tuneli i Berlinit. Shërbimi inteligjent amerikan e ndërtoi këtë tunel në Berlinin lindor duke bërë të mundur të regjistronte kështu të gjitha bisedat telefonike midis shtetit të Gjermanisë lindore dhe ushtrisë së kuqe të Bashkimit Sovjetik.

Për ndërtimin e tunelit u shfrytëzua një vënd rreth afro 1km, i bombarduar në rrethinat e Berlinit. Puna për ndërtimin e këtij tuneli mori 4 muaj. U punua në mënyrë të maskuar ndihmuar nga fakti që aty pranë po ngrihej një bazë ajrore amerikane. Puna për ndërtimin e bazës ishte një maskim shumë i mirë për punimet që bëheshin për gërmimin e tunelit. Kompania amerikane e telefonave “Bell” solli atyekspertët e saj për të instaluar telefonat e CIA-s kështuqë telefonatat prej Berlinit komunist, duke përfshirë edhe ato me Moskën,Varshavën, Pragën, Budapestin, Bukureshtin dhe Sofjen, kalonin nëpërmjet sistemit të përgjimit të shërbimit inteligjent amerikan. Në tunel brënda kishte ajër të kondicionuar si edhe sistem ngrohës.Kishte zyra, fjetore dhe ambjente argëtimi.

Personeli i shërbimit ishte 24 orë në punë dhe specialistë në të gjitha gjuhët e Evropës lindore. Ata përgjonin bisedat që bëheshin në shtabin e ushtrisë së kuqe në Pankou, ambasadën sovjetike në Berlinin lindor, gjithë ministritë e Gjermanisë lindore si edhe linjat private të shefave të mëdhenj sovjetikë dhe atyre të Gjermanisë lindore. Bisedat telefonike vinin për analiza nga specialistët e CIA-s në Washington. Asnjë bisedë nuk nënvleftësohej. Tregohej kujdes që sovjetikët dhe Gjermania lindore të mos binte në erë të kësaj pune. Operatorët gjermanë të shërbimit telefonik nuk duhej të diktonin rënie të fuqisë së linjës gjë që mund të ngjallte dyshime.

Sidoqoftë puna nuk ishte pa rreziqe. Në dimrin e 1955 kur stuhia e dëborës kishte mbuluar Berlinin, diku mbi tunel nganxehtësia e brëndëshme e sistemit ngrohës, dëbora kishte shkrirë duke krijuar kontrast me trashësinë e dëborës përreth. U dha alarmi dhe sistemi ngrohës në zyrat e tunelit u mbyll menjëherë. Qe fat i madh që dëbora mbuloi përsëri dhe ajo pjesë e zhveshur u zhduk.Natyrisht, punonjësit e CIA-s brënda në tunel u desh të punonin me pallto derisa koha u ngroh përsëri dhe dëbora jashtë qe shkrirë.

Një incident tjetër i cili ngjalli frikën e zbulimit nga rusët ndodhi nga pakujdesia e përgjuesve të bisedave telefonike. Ishte fjala për një bisedë private midis një komandanti të ushtrisë së kuqe dhe gruas së tij. Gruaja qe shtatzanë dhe priste të lindte. Një nga gjeneralët amerikanë, që kishte dëgjuar bisedën e tyre telefonike, qëlloi të ndodhej në një ceremoni të përbashkët të organizuar në Berlin ku qe ftuar edhe komandanti sovjetik. Në pritje u servirën pije alkolike. Një moment gjenerali amerikan u ndodh përballë komandantit sovjetik dhe tha: “Dëgjova që së shpejti do bëheni baba. Urime. Shpresoj që djali juaj do bëhet po aq i zoti sa edhe i ati.”

Përkthyesi i gjeneralit, që rrinte pranë tij, u mat të bënte përkthimin por në moment gjenerali kuptoi gafën që kishte bërë dhe me një  lëvizje të menjëhershme, si padashur pengoi përkthyesin i cili u rrëzua përtokë. Duke u përkulur mbi të për ta ndihmuar të ngrihej gjenerali i pëshpëriti: Mos e përkthe atë frazë! Thuaj diçka të përgjithshme për miqësinë midis dy popujve tanë. Incidenti u raportua urgjentisht në shtabin e CIA-s dhe u ndenj me zemër të ngrirë derisa të verifikohej nëse komandanti rus dinte anglisht. U mësua që ai madje nuk dinte as gjermanisht.

Tuneli i Berlinit funksionoi normalisht pa u zbuluar për 9 muaj derisa më në fund u dekonspirua nga dubël agjenti anglez Xhorxh Blejk. Policia e Gjermanisë lindore dhe agjentët sovjetikë në Prill 1956 shpërthyen në tunel por gjetën aty vetëm filxhanët e kafes mbi tavolinë.(Perfshire ne librin tim ” Udhetim ne Historine e Amerikes”.

Marine Le Pen: Europa ka vdekur

“Europa ka vdekur, por ajo këtë ende nuk e di. Ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë. Nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë”

BERLIN – Liderja e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë (FN) në Francë, Marine Le Pen, ka deklaruar se Europa ka vdekur, por ajo vetë këtë ende nuk e di.

Në një deklaratë për gazetën Bild am Sonntag, Le Pen tha se “Europa ka vdekur, por ajo këtë ende nuk e di. Ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë. Nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë. Në çështjen e sigurisë BE-ja ka mbetur e pafuqishme në mbrojtjen e kufijve të saj, ku madje edhe ne nuk mund të na mbrojë përballë terrorizmit.”

Pasi ka folur edhe për të ardhmen e Francës në BE, Le Pen është shprehur se “Do të kërkojmë mbrapsht nga BE-ja sovranitetin tona në çështjet që përbëhen nga kufijtë, ekonomia, gjyqësori, etj. Nëse BE-ja shprehet ‘po’ atëherë do të formojmë Europën të përbërë nga popujt. Ose nëse shprehet ‘jo’ atëherë unë i shpjegoj dhe e kaloj në votim këtë francezëve, se jemi të detyruar të dalim nga BE-ja.”

Pas pyetjes rreth opinioneve për ata që kanë protestuar në Koblenz, Le Pen ka vlerësuar se “Këto janë njëlloj gjithmonë; të majtë ekstremë. Këto njerëz nuk e kanë pranuar asnjëherë demokracinë. Të flasësh lirisht i përket demokracisë. A ju duket normale që ne të ruhemi nga qindra policë?. Geert Wilders (Holanda), Fronti Kombëtarë dhe AfD (Partia Alternativë për Gjermaninë) nuk kanë protestuar asnjëherë që të mos flasë askush. Ne jemi demokratët.” aa

Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re

“Me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja”

BERLIN – Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon një epokë të re, dhe se Berlini zyrtar së shpejti do të ndërmarrë masa për të siguruar një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm trans-Atlantik me administratën e re, të bazuar në vlerat e përbashkëta.

Në një opinion të publikuar të dielën në të përditshmen gjermane Bild, ai shkruan se “me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja.”

Ai thotë se me çdo ndryshim të fuqive krijohen paqartësi, dyshime dhe pikëpyetje, por siç thotë më tej, aktualisht në kohën e çrregullimit global ka shumë gjëra të cilat janë vënë në lojë.

Steinmeier thotë se bashkë me Uashingtonin do të promovojë tregtinë e lirë dhe përpjekjet e përbashkëta kundër ekstremizmit.

Ai u shpreh i sigurt se Gjermania do të gjejë një bashkëbisedues në Uashington të cilët e dinë se edhe vendet e mëdha kanë nevojë për partnerë. aa

Gjenden gjallë 10 vetë pas ortekut në Itali

Ekipet italiane të shpëtimit thonë se kanë gjetur dhjetë vetë gjallë në hotelin e mbuluar nga orteku që goditi një zonë malore në qendër të vendit.

Ekipet thonë se kanë komunikuar me personat e bllokuar dhe se vazhdojnë përpjekjet për t’i nxjerrë.

Punonjësit e ndihmave vazhduan të hiqnin borën dhe mbetjet gjatë gjithë natës në kërkim të 30 personave që figuronin të zhdukur, ndër të cilët edhe katër fëmijë, që ishin në hotelin luksoz në momentin kur ra orteku.

Mendohet që orteku që goditi hotelin Rigopiano në Farindole të mërkurën u shkaktua nga një seri tërmetesh të fuqishme qç tronditën rajonin e Abrucos në fillim të ditës.

Pamjet televizive tregojnë pirgje me borë në mjediset e hotelit. Zyrtarët kanë konfirmuar se kanë gjetur trupat e dy viktimave, ndërsa media njofton për gjetjen edhe të dy trupave të tjerë gjatë natës.

Stoltenberg reagon për kritikat e Trumpit ndaj NATO-s

“NATO është e përfshirë tashmë në çështjen e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ne diskutojmë se si mund të rrisim kontributet e NATO-së në këtë fushë”

ANKARA – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se është i sigurtë që SHBA-ja do të qëndrojë prapa garancive të sigurisë ndaj NATO-s tha se “Me Trumpin kam bërë një bisedë telefonike. Mua më tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndjejë veten përgjegjëse ndaj NATO-s”.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Stoltenberg, ka bërë për herë të parë një deklaratë pas kritikave që presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donad Trump, ka bërë kundrejt NATO-s. Ai tha se është i lumtur që do të punojë me presidentin Trump.

Ndërsa ndaj kritikave që Trump ka drejtuar për NATO-n në çështjen e luftës kundër terrorizmit, Stoltenberg është përgjigjur se “NATO është e përfshirë tashmë në çështjen e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ne diskutojmë se si mund të rrisim kontributet e NATO-së në këtë fushë”.

“Institucione të forta, të tilla si NATO janë të nevojshme sidomos në një kohë kur fusha e sigurisë ka ndryshuar dhe paqëndrueshmëria është përhapur. Aleanca e NATO-s ndryshon vazhdimisht dhe NATO ka aftësinë ti përshtatet ndryshimeve. Bota ndryshon edhe ne ndryshojmë njëlloj ashtu siç kemi vepruar për 70 vite”, është shprehur Stoltenberg.

Sulmet kibernetike mbështeten nga disa shtete”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ka folur edhe në lidhje me sulmet kibernetike ndaj vendeve të NATO-s. “Llogaritjet që kemi bërë kanë treguar se vitin e kaluar janë realizuar mesatarisht 500 sulme serioze në muaj ndaj njësive të NATO-s, për të cilat ka pasur nevojë për ndërhyrje të madhe të ekspertëve tanë. Nëse këto të dhëna krahasohen me një vit më parë, do të thotë se kemi rritje për 60 përqind”, ka theksuar Stoltenberg.

Sipas tij, shumica e sulmeve të realizuara nuk janë mbështetur nga individë, por nga institucione zyrtare të disa shteteve.

Ndërkaq, në lidhje me sigurinë kibernetike, Stoltenberg është shprehur: “Jam shumë i shqetësuar nga këto zhvillime. Çështja e sigurisë kibernetike do të luajë rol të rëndësishëm në samitin e ardhshëm të NATO-s. Jemi të detyruar t’i rrisim përpjekjet tona në këtë fushë”.

Stoltenberg ka vënë në dukje se NATO u ofron të gjitha shteteve anëtare ekipe për luftë kundër krizës në gjendje sulmesh, duke vazhduar më tej se sulmet kibernetike janë kërcënim i madh që mund të dëmtojë infrastrukturën e shumë institucioneve kritike, me theks të veçantë institucionet energjetike dhe ato të shërbimeve shëndetësore.

Duke folur për dimensionin ushtarak të sulmeve kibernetike, Stoltenberg ka thënë se “Sulmet kibernetike mund të dëmtojnë kapacitetin mbrojtës të NATO-s dhe të ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga njësitë e armatosura. Aktualisht, të gjitha aktivitetet ushtarake bazohen në transferimin e të dhënave. Nëse nuk sigurohet transferimi i të dhënave, atëherë mund të ndodhin humbje dhe dëme të mëdha”.

Stoltenberg po ashtu ka bërë të ditur se sulmet kibernetike me përmasa të mëdha ndaj një shteti të NATO-s mund të konsiderohen në kuadër të nenit 5 i cili parasheh mobilizimin e të gjitha shteteve anëtare të aleancës në qoftë se sulmohet një shtet i NATO-s.

 

Dhjetëra të zhdukur nga orteku i borës në Itali

Farindola, Itali, 19 janar 2017.

Autoritetet në Itali thanë se rreth 30 njerëz janë zhdukur, pasi një ortek bore ka goditur një hotel.

Agjencia e lajmeve ANSA citoi një punëtor shpëtimi të ketë thënë se ka viktima, por nuk dha më shumë detaje.

Media italiane citoi kreun e Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë, Fabrizio Curcio, të ketë thënë se rreth 30 mysafirë dhe punëtorë në hotelin Rigopiano në Farindola, rajoni i Abruzos, janë zhdukur.

Përpjekjet për shpëtim janë vështirësuar nga dendësia e borës që arrin në pesë metra.

Nuk është e qartë nëse disa tërmete që kanë goditur zonën më 18 janar, kanë shkaktuar ortekun.

Pjesa qendrore e Italisë është goditur nga disa tërmete në muajt e fundit.

Një tërmet në muajin gusht ka lënë të vdekur afro 300 njerëz.

Estonia dhe Lituania e zyrtarizojnë praninë e trupave amerikane

Ushtar amerikan gjatë një prej ushtrimeve në Lituani

Dy shtetet baltike, Estonia dhe Lituania më 17 janar kanë marrë vendim për rritje të bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, amerikan, Donald Trump.

Ato kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale të mbrojtjes me Uashingtonin për të formalizuar praninë e trupave amerikane në vendet e tyre, njoftojnë ministritë e mbrojtjes së Estonisë dhe Lituanisë.

Letonia e ka nënshkruar një marrëveshje të ngjajshme gjatë javës së kaluar.

Marrëveshjet e lehtësojnë vendosjen e trupave amerikane në këto shtete duke mundësuar edhe ushtrime të përbashkëta dhe trajnime.

“Ne jemi të interesuar në praninë e vazhdueshme të trupave amerikane në Lituani, pasi kjo është një nga elementet kyçe të sigurisë sonë”, ka thënë ministri i mbrojtjes, Raimundas Karoblis.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili inaugurohet të premtën, ka vlerësuar se NATO-ja, aleanca ku bëjnë pjesë edhe këto vende baltike, është e “vjetëruar”. Këto komente kanë shqetësuar këto tri shtete që janë fqinjë me Rusinë.

Lituani: Ndërtohet barrierë rreth Kaliningradit të Rusisë

Pamje e Kaliningradit, që është enklavë ruse në Detin Baltik

Lituania thotë se do ta filloj ndërtimin e barrierës prej 80 miljesh në kufirin e vet me rajonin e Kaliningradit, që është enklavë ruse në kufi me Lituaninë.

Ministri i brendshëm i Lituanisë, Eimutis Misiunas, tha mbrëmë se kjo barrierë do të kushtoj afro 3.85 milionë dollarë dhe do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Ministri Misiunas ka pranuar se ky objekt nuk do të sigurojë mbrojtje të madhe kundër ndonjë sulmi masiv ushtarak, por theksoi se me këtë tregohet shqetësimi i vedit të tij për këmbëngulësinë në rritje të Rusisë, e cila i ka vendosur mijëra ushtarë në këtë rajon.

Lituania, që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ndërtimin e barrierës e ka arsyetuar edhe me reduktimin e kontrabandës.

“Ne duhet ta parandalojmë kontrabandën dhe t’i forcojmë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian”, tha Misiunas, dhe ka shtuar se “ne e dimë mirë se çka po ndodh brenda enklavës ruse”.

Antonio Tajani zgjidhet president i Parlamentit Evropian

Konservatori italian Antonio Tajani është zgjedhur presidenti i ri i Parlamentit Evropian.

Tajani, 63-vjeçar, dikur shërbente si zëdhënës i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Ai ka mposhtur në këtë garë italianin tjetër Gianni Pitella dhe do të zë vendin e gjermanit Martin Schulz.

Tajani siguroi 351 vota, për dallim nga 282 që mori Pittella.

AI: Ligjet anti-terrorizëm në Evropë cenojnë të drejtat e njeriut

Një ushtar belg patrullon në Grand-Place të Brukselit, pak para festës së Krishltindjeve, 2016

Masat kundër terrorizmit, që janë miratuar në Evropë pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste, po shkatërrojnë të drejtat e njeriut nën maskën e mbrojtjes së tyre, thotë Amnesty International.

Në raportin e publikuar sot, organizata për të drejtat e njeriut analizon legjislacionin anti-terrorizëm, të miratuar nga 14 vende të Bashkimit Evropian gjatë dy vjetëve të kaluar, dhe thotë se ai po e çon Evropën në “gjendje të rrezikshme të sigurisë”.

Sipas Amnesty International, ligjet shpesh zgjerojnë pushtetin e qeverisë për të rritur mbikëqyrjen dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes.

“Masat diskriminuese kanë pasur ndikim të shpërpjestuar dhe thellësisht negativ te myslimanët, shtetasit e huaj ose njerëzit e perceptuar si myslimanë apo si të huaj”, thuhet në raport.

Ministri francez: Kritikat e Trumpit ndaj Evropës po na afrojnë më shumë

Ministri francez i financave, Michel Sapin

Kritikat e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ndaj Bashkimit Evropian kanë shërbyer vetëm për të fuqizuar stabilitetin brenda bllokut, ka thënë ministri i financave të Francës.

Gjatë një interviste të publikuar më 15 janar, Trump ka thënë se largimi nga Bashkimi Evropian do të jetë një gjë e mirë për Britaninë e madhe, ndërsa ka parashikuar se edhe vende të tjera do të largohen nga blloku evropian.

Ai gjithashtu ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë “gabim katastrofal” duke pranuar emigrantët.

Merkel ka reaguar duke thënë se “evropianët e kanë fatin tonë në duart e tyre”, ndërsa presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se BE “nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë” në çështjet e saj.

Gjatë deklarimit më 17 janar, ministri i financave të Francës, Michel Sapin, ka thënë se “sa më shumë që Trump bënë deklarime të tilla, aq më shumë evropianët përafrojnë qëndrimet e tyre”.

“Minimi i kancelares nuk është diçka që ne e pranojmë”, ka shtuar ai.

Mogherini e kundërshton Trumpin, e mbron marrëveshjen me Iranin

Shefja e politikës së jashtme të BE-së ka thënë se Bashkimi Evropian do e përkrahë marrëveshjen me Iranin duke e kundërshtuar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump i cili e ka kundërshtuar marrëveshjen.

Federica Mogherini më 16 janar ka thënë se marrëveshja i shërben sigurisë së Evropës dhe ajo është “dëshmi se diplomacia funksionon dhe ofron zgjidhje”.

Gjatë takimit të njëjtë të ministrave të BE-së, kryediplomati britanik, Boris Johnson, iu ka thënë gazetarëve se marrëveshja duhet të ruhet.

Trump, rregullisht e ka kritikuar marrëveshjen me Iranin gjatë kësaj jave duke e konsideruar si “një marrëveshjet më të këqija që është bërë ndonjëherë”.

Marrëveshja është nënshkruar nga Irani, SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania në korrik të vitit 2015, duke vendosur kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj republikës islamike.

Presidenti amerikan, Barack Obama më 16 janar e ka shënuar një vjetorin e heqjes së sanksioneve, duke kujtuar përfitimet nga marrëveshja, duke përmendur veçnaërisht “rezultatet konkrete dhe të rëndësishme në bërjen më të sigurt të SHBA-së dhe botës”.

Mogherini: Kosova dhe Serbia ta evitojnë përshkallëzimin

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia “ta evitojnë përshkallëzimin”, pas tensioneve që janë shkaktuar me trenin e nisur të shtunën nga Beogradi për një pjesën veriore të Kosovës.

“Mesazhi im për palët ishte që të evitohet përshkallëzimi, që të përpiqen të përmbahen nga aktet dhe retorika dhe të përpiqen të shohin angazhim të përbashkët nëpërmjet dialogut, si diçka që u ndihmon të dy palëve – jo domosdoshmërisht shumë për institucionet e të dy vendeve, por për të dy popujt – pasi hapat që ne i kemi marrë me Beogradin dhe Prishtinën, vitin e kaluar, janë disi historikë”, tha sot Federica Mogherini, në konferencën për media në Bruksel.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “ne ia dolëm të lëvizim shumë larg për perspektivën në BE për gjithë rajonin, pasi arritëm ta ndërtojmë dialogun pozitiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Në këtë kuadër ajo tha se sheh “ te të dy palët përkushtim për vazhdim të dialogut”.

Merkel-Trumpit: Fati i Evropës, në duart tona

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se do të kërkojë të arrijë në marrëveshje me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pas betimit të tij, por këmbënguli se Evropa do të ndjekë rrugën e saj pavarësisht diferencave me udhëheqësin e ri amerikan.

Komentet e zonjës Merkel ishin në përgjigje të një interviste që zoti Trump dha në fundjavë, duke alarmuar disa udhëheqës evropianë me përsëritjen që i bëri kritikës së vjetër lidhur me NATO-n si dhe kur e quajti gabim historik përgjigjen që Gjemania i dha krizës së emigrantëve.

Mendoj se në evropianët e kemi fatin tonë në duart tona dhe do të mbështesja fort mendimin se ne qëndrojmë të bashkuar”, u tha zonja Merkel 27 udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Berlin ajo tha se anëtarët e BE-së do të punojnë bashkë për të “luftuar terrorizmin, për të siguruar kufijtë e unionit, për të garantuar sigurinë e brendëshme, për të punuar sëbashku për një treg të vetëm si dhe për të krijuar vende pune”.

Ajo shtoi se qëndrimet e zotit Trump mbi Evropën janë të njohura. “Presidenti i zgjedhur i ka nënvizuar pikëpamjet e tij. Sapo të marrë detyrën ne natyrisht do të bashkëpunojmë me administratën e re dhe do të shohim se çfarë lloj marrëveshje mund të arrijmë”.

Duke folur të dielën për revistën “Times” të Londrës dhe gazetën gjermane “Bild” zoti Trump tha se “NATO është vjetëruar pasi është projektua shumë vite përpara”. Ai përsëriti një nga ankesat e tij të bëra edhe në fushatë se “vendet e aleancës nuk po paguajnë aq sa duhet për mbrotjen e tyre”.

Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se komentet e zotit Trump shkaktuan “surprizë dhe ankth” mes vendeve anëtare të NATO-s. “Ne duhet të presim dhe të shohim se cilat do të jenë pasojat e politikes amerikane”, tha ai.

Sekretari i përgjithsëm i NATO-s Jens Stoltenberg nëpërmjet një deklarate lexuar nga zëdhënësi i tij, u shpreh se po pret të bashkëpunojë me zotin Trump. “Ai është absolutisht i bindur se administrata e re do t’i mbetet angazhimit në kuadër të Nato-s”, thuhet në deklaratë. “Një NATO e fortë është diçka e mirë për Shtetet e Bashkuara ashtu si dhe për Evropën”, tha zoti Stoltenberg.

Rusia tha të hënën se është tepër herët për të komentuar mbi propozimet e presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili sugjeroi në intervistë se do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të një marrëveshjeje për të pakësuar arsenalin e saj bërthamor.

“Le të presim deri sa zoti Trump të marë detyrën para se ne të japin vlerësimin tonë për çdo nismë të tij”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, në një konferencë shtypi.

Presidenti i zgjedhur amerikan kritikoi ndërhyrjen e Rusisë në Siri dhe përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke thënë se kjo aleancë është e vjetëruar dhe shumë vende anëtare të saj nuk paguajnë pjesën që u takon. Por ai tha gjithashtu se “NATO-ja është shumë e rëndësishme për mua”.

NATO: KFOR-i është i gatshëm të ndihmojë, nëse kërkohet

Aleanca Veriatlantike, NATO, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit “që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog”.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se “KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”

Deklaratat e zëdhënëses së NATO-s, pasuan tensioned e krijuara pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të ndalojë, të shtunën, një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrime nacionaliste.

Kthimi prapa I trenit shkaktoi një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që presidenti serb tha se “ishte I gatshëm të dërgonte trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, i tha Radios Evropa e Lirë se problemi me trenin është “çështje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

“Ne po e vëzhgojmë situatën nga afër. Kjo është një çështje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog. Kjo është në interes të stabilitetit rajonal dhe të sigurisë. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon ta kryej rolin e tij, të mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së të vitit 1999. KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Lungescu në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Deklaratat e Trumpit ‘shqetësojnë’ NATO-n

Deklarata e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se NATO-ja është “vjetruar”, ka shkaktuar “shqetësim” tek aleanca, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ai i bëri këto komente për gazetarët në Bruksel, në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Po vi pas një bisede që pata me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në NATO, sidomos, janë pritur me shqetësim deklaratat e bëra nga president i zgjedhur, Trump – deklarata e tij se NATO është vjetruar. Mbi të gjitha, kjo është në kundërshtim me deklaratat që ka bërë sekretari i nominuar i Mbrojtjes pak ditë më parë. Duhet të shohim se çfarë do të thotë kjo për strukturën politike amerikane”, tha Steinmeier.

Në seancën dëgjimore në Senat, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Mbrojtjes, James Mattis, ka thënë se NATO është në qendër të mbrojtjes amerikane.

Ai po ashtu ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po bën përpjekje ta përçajë aleancën.

Në një intervistë për disa gazeta evropiane, Trump ka thënë se NATO është vjetruar sepse nuk e ka trajtuar terrorizmin.

Intervista e zotit Trump pritet me reagime në Evropë

Rusia tha të hënën se është tepër herët për të komentuar mbi propozimet e presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili sugjeroi në një intervistë se do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të një marrëveshjeje për të pakësuar arsenalin e saj bërthamor.

“Le të presim deri sa zoti Trump të marë detyrën para se ne të japin vlerësimin tonë për çdo nismë të tij”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, në një konferencë shtypi.

Zoti Trump i bëri propozimet e tij në një intervistë të përbashkët me gazetën The Times të Londrës dhe revistën gjermane, Bild.

Presidenti i zgjedhur amerikan kritikoi ndërhyrjen e Rusisë në Siri dhe përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke thënë se kjo aleancë është e vjetëruar dhe shumë vende anëtare të saj nuk paguajnë pjesën që u takon. Por ai tha gjithashtu se “NATO-ja është shumë e rëndësishme për mua.”

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha sot në Bruksel se komentet e zotit Trump kanë shkaktuar habi dhe shqetësim mes vendeve anëtare të NATO-s.


Send this to a friend