VOAL

VOAL

VOA – Emërimet në Kushtetuese, Venecia i jep prap të drejtë Metës, betimet vetëm tek Presidenti

Drafti përfundimtar i Komisionit të Venecias, lidhur me përplasjen e vjeshtës së kaluar në Shqipëri, mes presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit për emërimet e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetutës, i jep të drejtë, ashtu si dhe në variantin e parë të muajit mars, pozicionit të mbrojtur nga Kreu i Shteti. Teksti kundërshton gjithashtu propozimin e shumicës për të shmangur me ligj betimin e anëtarit të Gjykatës, vetëm para presidentit, në rast se ky i fundit refuzon ta bëjë këtë.

Përplasjet për emërimet u provokuan nga numri i vogël i kandidatëve që mund të kualifikoheshin, për gjashtë vende vakante (tre që duheshin emëruar nga Presidenti dhe 3 nga Parlamenti). Emrat në garë figuronin njëkohësisht në listat e të dy institucioneve.

Ndërsa presidenti Meta emëroi një nga tre kandidatët e listës së parë të tij, ai vendosi pezullimin e emërimit të kandidatit të listës së tij të dytë, duke e motivuar këtë me faktin se secili nga institucionet duhet të bënte emërimet me radhë. Dhe sipas Kreut të Shtetit, do të duhej që parlamenti të zgjidhte kandidatin e radhës nga lista e tij e parë. Nga ana e saj, shumica pati një interpretim tjetër. Sipas saj, dispozita kushtetuese, më shumë se sa rendin e emërimeve, përcakton sekuencën e të drejtës për të emëruar, duke qenë se Gjykata rinovohet çdo tre vjet me një të tretën e anëtarëve të saj.

Për këtë arsye, Parlamenti e konsideroi automatikisht të emëruar kandidaten Arta Vorpsi, e para në listën e dytë të presidentit, dhe vetë zgjodhi në një seancë të vetme, dy emra nga dy listat e veta, ndonëse, në të dyja rastet nuk pati tre kandidatë, siç përcakton Kushtetuta.

Sipas Komisionit të Venecias “në këto kushte, si dhe duke pasur parasysh faktin se procedurat e mbivendosura nuk janë rregulluar në mënyrë të qartë, nuk duket e paarsyeshme që Presidenti të konsiderojë se duhet të respektojë rendin e sekuencës. Për më tepër, nëse Presidenti do të kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët minimale të kërkuara nga Kushtetuta. Rezervat për shkak të kësaj perspektive nuk duken të pajustifikuara”, shprehet Komisioni i Venecias, duke shtuar se “pavarësisht se cili interpretim ishte i saktë, të dy organet emëruese duhej të ishin mbledhur dhe të kishin arritur një pozicion të përbashkët përpara se të vazhdonin procedurën”.

Ekspertët e Venecias i japin të drejtë presidentit për vendimin e tij për të pezulluar procedurën për zgjedhjen e kandidatit të tij nga lista e dytë, ndërkohë që socialistët e cilësuan si shkelje dhe vlerësuan të emëruar automatikisht zonjës Vorpsi. “Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet me ligj, ai ishte një reagim ndaj një situate të pasigurisë juridike, e cila nuk mund të zgjidhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte pushtetin e emërimit që gëzon sipas Kushtetutës dhe kjo u konfirmua nga emërimi i tij për një kandidat menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Parlamentit. Në këto rrethana, duket se është e arsyeshme të pranosh emërimin e vonuar të një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi betimin e gjyqtarit që u konsiderua i emëruar automatikisht”, vlerëson Komisioni i Venecias.

Rasti i zonjës Vorpsi, e cila sipas shumicës duhej konsideruar e zgjedhur automatikisht pasi Presidenti nuk pranoi betimin e saj, bëri që socialistët të ndërmerrnin një nismë ligjore për të anashkaluar betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese vetëm para Kreut të Shtetit. Por dhe për këtë ekspertët e Venecias janë shprehur kritikë. “Sipas mendimit të Komisionit, kushtetuetshmëria e këtij ndryshimi është e dyshimtë pasi Kushtetuta shprehet qartë se betimi duhet të jepet “para” Presidentit. Për më tepër, dispozita e miratuar është shumë e paqartë. Nëse vlerësohet e nevojshme për të shmangur ngërçin në raste të qarta abuzimi, një dispozitë e formuluar më qartë mund të miratohet në nivelin kushtetues”, vlerëson draft opinion.

Përplasja për emërimet i shtyu socialistët që këtë temë ta shtonin në argumentat e Komisionit të posaçëm parlamentar që po shqyrton prej më shumë se 10 muajsh shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i ngritur fillimisht për shkak të vendimit të tij të qershorit të vitit të kaluar për të anulluar zjedhjet vendore, duke dekretuar më pas një tjetër datë për votimin. Por sipas Komisionit të Venecias “sjellja e Presidentit , nuk duket se justifikon shkarkimin e tij”.

Në përfundimet e tyre ekspertët e Venecias e shohin tejet probelmatike situatën e krijuar në Shqipëri, ku ende Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë nuk janë plotësisht funksionale. Sipas tyre “kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve” duke vlerësuar se “procedura e nevojshme e vettingut pati efekte më të gjera nga sa parashikohej fillimisht. Si pasojë, ndër të tjera, të procedurës gjithëpërfshirëse të verifikimit, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese janë bërë jofunksionale”, apo dhe se “problemet në zbatimin e dispozitave të paqarta (kushtetuese) janë përkeqësuar nga fakti se nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe nga fakti që procedura është bërë objekt i luftës ndërmjet Parlamentit dhe Presidentit”.

Draft opinion jep dhe disa rekomandime lidhur me çështjen e emërimeve. “Presidenti dhe Parlamenti (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të bien dakord për procedurën që duhet të ndiqet, dhe KED duhet të përputhet me këtë marrëveshje. Përndryshe, një ose më shumë prej organeve emërues do të rrezikojë të mos jetë në gjendje të bëjë një zgjedhje midis 3 kandidatëve siç kërkohet nga Kushtetuta. Sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo duhet të merret me këtë çështje. Në këtë situatë, derisa të arrihet një marrëveshje ose Gjykata Kushtetuese të mos jetë prononcuar, KED-ja duhet t’i dërgojë listat në Kuvend, sapo Presidenti të ketë proceduar me emërimin e tij / saj, ose pas 30 ditësh nëse ai / ajo nuk arrin ta bëjë këtë pa arsyetim”.

Rekomandime jepen dhe lidhur me rolin e KED-së, një institucion ndaj të cilit Komisioni ka shprehur kritika për mungesë transparence, duke kërkuar që “Avokati i Popullit të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të marrë pjesë si vëzhgues për hir të transparencës dhe besimit të publikut në procedurat e verifikimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve”.

Po ashtu, sa i përket vettingut , Komisioni vlerëson se “ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të ecin drejt përmbylljes, duhet të vlerësohet nëse rregullat e zbatuara janë të përshtatshme dhe lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit, veçanërisht në rast se vettingu i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, sidomos të atyre të niveleve të larta”.
Draft opinion mbyllet me një thirrje për “nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim besnik midis institucioneve shtetërore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtetërore duhet të respektohen në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale, gjithmonë duke kërkuar përfitimin më të mirë për qytetarët e Shqipërisë”.

Lajçak takoi ambasadorët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, takoi të hënën në Bruksel ambasadorët e shteteve të rajonit.

Lajçak shkoi në Bruksel dy muaj pasi u emërua në këtë post, pasi, deri tash, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është detyruar të punojë nga shtëpia e tij në Bratisllavë.

Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë njoftoi vetë për takimin me ambasadorët, duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “ishte mirë të fliste me të gjashtë ambasadorët e Ballkanit Perëndimor në ditën e tij të parë në Bruksel”.

“Patëm një diskutim konstruktiv rreth situatës në rajon dhe procesit të integrimeve në Bashkimin Evropian. I njoftova ata me planet e mia në lëvizjet përpara”, tha Lajçak.

Gjashtë ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshijnë atë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës.

Burimet në Bruksel thanë se Lajçak ka folur edhe për planet për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që është detyra e tij parësore si përfaqësues i posaçëm i BE-së.

Por, për këtë, thanë burimet diplomatike, duhet të sqarohet situata politike në Kosovë.

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar bashkërisht nga Kosova dhe Serbia që të jenë gati për të rifilluar dialogun për normalizim marrëdhëniesh, të cilin, sipas tyre, duhet ta lehtësojë Bashkimi Evropian.

Këto dy vende kryesore të BE-së i kanë shprehur mbështetje të plotë përfaqësuesit të posaçëm, Lajçak.

Por, disa diplomatë në BE pranojnë se në këtë moment nuk ka kushte për një rifillim të mirëfilltë të dialogut.

Për këtë gjë, sipas këtyre burimeve, është e nevojshme që të ketë një qeveri me fuqi dhe kapacitete të plota në Kosovë.

Qeveria e Kosovës është në detyrë, pasi më 25 mars Kuvendi i Kosovës ka votuar mocionin e mosbesimit kundër saj.

Po ashtu, sipas burimeve, duhet pritur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat janë paraparë për fund të muajt të ardhshëm.

Por të gjithë në BE pajtohen se status quo-ja në dialog, e cila po zgjat më shumë se një vit, nuk është e qëndrueshme, prandaj edhe dialogu duhet të rifillojë sa më parë. rel

Franca dhe Gjermania kundër një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi

Deklarata e Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, se të gjitha palët janë të gatshme për dialog është pasuar me një qëndrim të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe asaj të Francës.

Kryediplomati gjerman, Heiko Masss, dhe Jean Yves Le Drian, përmes një qëndrimi të përbashkët kanë kërkuar rinisje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre emisarit të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Në këtë qëndrim të përbashkët të Parisit dhe Berlinit thuhet se janë të vetëdijshëm për çështjet e shumta që duhet të zgjidhen mes Kosovës dhe Serbisë përpara se të arrihet një marrëveshje finale.

Por thonë që duhet që negociatat të jenë të strukturuara mirë dhe të ketë një qasje serioze. Dy kryediplomatët kanë dalë kundër një marrëveshje të shpejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për çështjet e shumta të hapura që duhet të zgjidhen para se të arrihet një marrëveshje. Nuk ka rrugë të shkurtra dhe asnjë zgjidhje të shpejtë. Një qasje serioze kërkon negociata të strukturuara mirë, të thella, me BE-në si një ndërmjetës. Nevojiten më shumë ndërmjetësim dhe vendosmëri politike – diçka që mund të prisni nga Mirosllav Lajçak dhe ekipi i tij – me mbështetjen e Përfaqësuesit të Lartë Borrell, si dhe të Berlinit dhe Parisit”, thuhet në letër.

Gjithashtu në këtë letër të përbashkët është përmendur gatishmëria e Francës për të  organizuar një Samit të dytë për dialogun, por thonë se për një gjë të tillë është e nevojshme të ketë gatishmëri për kthim në procesin e negociatave.

Dialgou në mes të Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018 kur Ramush Haradinaj si kryeministër kishte vendosur taksë 100  % për Serbinë.

Përpjekjeve të Gjermanisë dhe Francës për zhbllokim të situatës iu është bashkuar edhe SHBA’ja, derisa në Kosovë aktualisht ka ndasi rreth asaj se kush duhet të drejtojë dialogun.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian s’mund të zëvendësohet me asnjë kontinent tjetër, derisa presidenti Hashim Thaçi, është i prerë në atë se Amerika duhet të ketë rolin udhëheqës në arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Derisa nga Lidhja Demokratike e Kosovës që aktualisht është në pritje të marrjes së pushtetit, thonë se qasja e presidentit ndaj BE’së dhe e Kurtit ndaj SHBA’së është e dëmshme. Sipas tyre, Kosova duhet të ruajë partneritetin me Washingtonin dhe Brukselin./Express/

MJEDIS I NDOTUR MORALISHT Fjalimi i mbajtur më 1 janar 1990, rastin e zgjedhjes President i Çekosllovakisë! Nga VACLAV HAVEL

Jetojmë në një mjedis të ndotur moralisht. E ndotëm moralin duke thënë diçka të ndryshme nga ajo që mendonim. Mësuam të mos i besonim asgjëje, të shpërfillnim njëri-tjetrin, të kujdeseshim vetëm për veten tonë. Koncepte të tilla si dashuria, miqësia, dhembshuria, përulësia apo falja e humbën thellësinë dhe dimensionin e tyre, dhe për shumë prej nesh ato përfaqësonin vetëm veçanti psikologjike, apo i ngjanin përshëndetjeve që e kishin humbur rrugën që nga kohët e lashta, paksa qesharake në epokën e kompjuterëve dhe anijeve hapësinore. Vetëm pak prej nesh ishin në gjendje të bërtisnin me të madhe pushtetet nuk duhet të kishin kaq pushtet, dhe se ajo fermë e veçantë, që prodhon ushqim ekologjikisht të pastër dhe cilësor vetëm për ata, duhet ta dërgojë ushqimin në shkolla, jetimore dhe spitale, nëse nuk mund të prodhohej për të gjithë. Regjimi i mëparshëm, i armatosur me ideologjinë arrogante dhe të patolerueshme, e zvogëloi njeriun duke e bërë një forcë dhe mjet prodhimi. Duke bërë këtë, sulmoi substancën dhe marrëdhënien e ndërsjellë. Uli njerëzit me dhunti dhe autonomi, të cilët punonin me mjeshtri në vendin e tyre, dhe i thërrmoi në makinën e zhurmshme e gjigande, kuptimi i së cilës nuk ishte i qartë për askënd. Nuk mund të bëjë më shumë se sa ta lodhë dalëngadalë veten.

Kur flas për ndotjen e atmosferës morale, nuk flas vetëm për zotërinjtë që hanë perime organike dhe nuk hedhin sytë poshtë nga dritaret e aeroplanëve. Po flas për të gjithë ne. Jemi mësuar të gjithë me sistemin totalitar dhe e kemi pranuar atë si një fakt i pandryshueshëm dhe kemi ndihmuar në përjetimin e tij. Me fjalë të tjera, të gjithë jemi, edhe pse në masa të ndryshme, përgjegjës për operacionin e makinerisë totalitare; askush prej nesh nuk është një viktimë e thjeshtë: jemi njëkohësisht edhe krijuesit e tij.

Përse e them këtë? Do të ishte e paarsyeshme të kuptoje ligjshmërinë e trishtë të dyzet viteve të fundit si diçka të huaj, të cilën na e la trashëgim një kushëri i largët. Përkundrazi, duhet ta pranojmë këtë trashëgimi si një mëkat kundër vetes sonë. Nëse e pranojmë si të tillë, do të kuptojmë se është në dorën tonë, dhe vetëm në dorën tonë, të bëjmë diçka për të. Nuk mund t’ua vëmë fajin sunduesve të mëparshëm për gjithçka, jo vetëm sepse do të ishte e pavërtetë, por gjithashtu do të zbehte detyrën me të cilën përballemi sot, pra, detyrimin për të vepruar me pavarësi, në liri, në logjikë dhe me shpejtësi. Le të mos gabojmë: qeveria më e mirë në botë, Parlamenti më i mirë dhe Presidenti më i mirë, nuk mund të bëjnë shumë vetëm me veten e tyre. Do të ishte gjithashtu gabim të prisje një ilaç të menjëhershëm vetëm prej tyre. Liria dhe demokracia përfshijnë pjesëmarrjen dhe përgjegjësi nga të gjithë.

Nëse e kuptojmë këtë, atëherë e gjithë frika se demokracia e Çekosllovakisë së re do të zhduket. Nëse e kuptojmë këtë, shpresa do të kthehet në zemrat tona.

Në konkluzion, do të doja të thoja se dua të jem një President që flet pak dhe bën shumë. Dua të jem një President i cili jo vetëm që do të shohë jashtë dritareve të avionit, por i cili, do të jetë i pranishëm mes popullit të tij dhe do t’i dëgjojë ata.

Ju mund të pyesni se çfarë republike ëndërroj unë. Më lejoni të përgjigjem: Unë ëndërroj një republikë të pavarur, të lirë dhe demokratike, një ekonomi të begatë dhe shoqëri të drejtë, me pak fjalë, një republikë humane e cila i shërben individit dhe shpreson se edhe individi do t’i shërbejë. Për një republikë me njerëz të harmonishëm, pasi përndryshe do të ishte e pamundur të zgjidhnim problemet tona, njerëzore, ekonomike, ekologjike, sociale dhe politike.

Më i njohuri nga pararendësit e mi e hapi fjalimin e parë me një citim nga Comenius-i çek. Më lejoni ta përmbledh fjalimin tim të parë me parafrazimin tim të të njëjtit pohim:
Popull, qeveria juaj është kthyer nga ju

NATO takim pas vendimit të SHBA për tërheqje nga Traktati i Qiejve të Hapur

Bruksel

NATO-ja njoftoi se ka vendosur të mblidhet pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i NATO-s tha në një deklaratë për AA se vendet anëtare pajtohen që marrëveshjet e kontrollit të armatimit dhe çarmatimit kontribuojnë ndjeshëm në sigurinë e aleancës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar që Rusia do të kufizojë fluturimet në disa zona”, tha zyrtari i NATO-s, duke theksuar se në Samitin e NATO-s 2018 në Bruksel, aleatët kishin shprehur shqetësime për zbatimin e pjesshëm të Traktatit të Qiejve të Hapur nga ana e Rusisë.

Zyrtari i NATO-s deklaroi se Këshilli i Veriatlantik i NATO-s, organi më i lartë vendimmarrës i aleancës, do të takohet sot për të diskutuar të ardhmen e Traktatit të Qiejve të Hapur.

Ndryshe, Trump dje tha se do të tërhiqen nga marrëveshja “derisa Rusia të zbatojë përgjegjësitë e saj”.

Rusia dhe SHBA janë ndër 34 vendet nënshkruese të Traktatit të Qiejve të Hapur, i cili lejon fluturime të paarmatosura të zbulimit për të promovuar transparencën e aktiviteteve ushtarake dhe për të lehtësuar monitorimin e kontrollit të armëve dhe marrëveshjeve të tjera.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 1992 shërben si masë shtesë për sigurinë në kufijtë e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), ndërsa pjesëmarrëse në të është Turqia.

Nurenbergu i komunizmit. In memoriam Vladimir Bukovskij – korrespondenca romane Nga Profesor Renato Cristin Shqipëroi Elida Buçpapaj

Në foto Vladimir Bukovskij (1942-2019)

 

Pikërisht katër muaj më parë, më 27 tetor 2019, u ndërpre rruga e jetës e Vladimir Bukovskij, fatkeqësisht u ndërpre nga një sulm në zemër, vetëm rreth dhjetë ditë para tridhjetë vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, data në të cilën kishim menduar të iniconim nismën për të cilën ne kemi punuar së bashku në ato që fatkeqësisht janë bërë muajt e fundit të jetës së tij.

Në fakt, unë i kisha shkruar atij, në verën 2019, duke i kujtuar idenë që më kishte thënë në 2005 në Berlin, për të krijuar një Nuremberg për komunizmin. Ai ishte entuziast për këtë dhe ne vendosëm të hartojmë një dokument së bashku (u bë publik në 7 nëntor në një konferencë për shtyp që u mbajt në Romë në Senatin e Republikës, dhe brenda disa javësh morëm aderimin e rreth qindra personaliteteve nga e gjithë bota botë, eksponentë të partive të ndryshme politike dhe madje edhe njerëz të palidhur me politikën, muzikantë dhe shkrimtarë, akademikë dhe pedagogë në universitete, gazetarë dhe intelektualë, sipërmarrës dhe menaxherë, njerëz të profesioneve të ndryshme. Tani, në kujtim të Vladimir Bukovsky, largimi i tij nga kjo botë na shkakton dhimbje por edhe na përkushton, ta vazhdojmë në atë rrugë, duke nderuar rrugën e lirisë dhe të vërtetës.

Gjithë jeta e tij intelektuale dhe politike në fakt shënohej gjithnjë nga nevoja e së vërtetës, që ai moment i cili, edhe para se të jetë shkencor apo kulturor, është etik, veçanërisht në rastin e tij, kur vendosi ta denoncohet, ndërsa ishte i vetëdijshëm për hakmarrjen ndaj çfarë do të ekspozohej, nga ai sistem i tmerrshëm i nënshtrimit dhe dhunës, i mohimit të lirisë që kishte restauruar regjimi sovjetik. Nga kur u arrestua nga KGB-ja, sapo kishte mbushur të njëzetat e tij në vitin 1963, deri në lirimin-dëbimin e tij në 1976, filloi për të tragjedia e burgosjeve të vazhdueshme, rruga e kryqit e burgjeve, ku burgjet klasike i alternonin me spitalet psikiatrike, si çmendina kriminale të konceptuara me sadizëm ideologjik për të mos vuajtur një dënim apo për tu rehabilituar, por për t’i asgjësuar mendërisht të dënuarit. Por Vladimiri nuk ishte as i çmendur dhe as delikuent, por vetëm një njeri i lirë, i cili dëshironte të jetonte si një njeri i lirë, brenda një aparati i cili i frikësohej edhe fjalës “liri”, sepse ishte e kombinuar me fjalën tjetër të tmerrshme dhe të pashqiptueshme për ta: “E vërteta”. Liria dhe e vërteta ishin për Bukovsky si armë, por në duar tepër të brishta për të kapërcyer kontrollin e gjithëpranishëm të gjuhës dhe shtypjen e çdo kritike, shumë njerëzore për të kundërshtuar fuqinë shnjerëzore sovjetike. Prandaj ai u dënua për përdorimin që regjimi e konsideronte të papërshtatshëmhijshëm, por në të vërtetë ishte shumë i duhur, sikur është liria dhe e vërteta.

Stoikisht dhe, le ta themi, heroikisht, ai kundërshtoi atë regjim kriminal me të gjithë rezistencën që forca e tij mendore dhe morale mund t’i siguronte, por ne nuk e dimë se sa më gjatë ai mund të përballonte atë presion të tmerrshëm psiko-fizik, deri kur një lëvizje e providencës kryqëzon metaforikisht Bukovsky antikomunist me Pinochet antikomunist: një intelektual i burgosur në Gulagun Sovjetik për të dëshmuar të vërtetën, dhe një ushtarak i përbuzur nga intelektualët perëndimorë për ndërmarrjen e detyre të tmerrshme atë të mbrojtjes së lirisë së vendit të tij nga agresioni i ndërkombëtarizmit komunist i nxitur dhe i ndihmuar kryesisht nga Bashkimi Sovjetik. Në fakt, marrëveshja midis sekretarit të përgjithshëm të PKBS Brežhnev dhe gjeneralit Pinochet për një shkëmbim të barabartë çoi në lirimin e Bukovsky. Bukovsky u ndërrua për Luis Corvalán, një disident disi gjithnjë e më i pakëndshëm për kreun e komunistëve kilianë, i mbajtur në burg dy vjet e gjysmë me akuzën për kryengritje të armatosur. Shkëmbimi u zhvillua në dhjetor 1976 në Zyrih, nga ku menjëherë Bukovskij u nis me destinacion në Angli dhe u vendos qytetin e Kembrixhit, një qendër antike universitare dhe një simbol i asaj lirie dhe të vërtete që më në fund rigjetën sensin e tyre origjinal: semantik dhe filozofik, historik dhe shkencor, pragmatik dhe etik.

Për atë botë kokëposhtë dhe infernale që Solženicyn e quajti “arkipelagu i Gulagut”, Bukovsky ishte në të vërtetë një viktimë dhe një nga akuzuesit e shkëlqyer, një nga studiuesit më të mëdhenj nga përvoja personale: i internuar për dymbëdhjetë vjet (megjithëse jo pa ndërprerje) në burgjet psikiatrike, grupe jo imagjinare si ato të Ferrit të Dantes, por mizorisht dhe mizorisht të vërteta, në të cilën jeta ishte një makth nga i cili nuk zgjohej njeri, nuk mund të zgjohej, sepse ishte i tillë ishte vetë realiteti.

Ajo që Bukovsky e quajti “sistemi i kriminalizimit të çdo opinioni që ndryshonte nga ai dominues” ishte mekanizmi për shkatërrimin sistematik të çdo energjie që mund të kërcënonte fuqinë komuniste, një instrument i asgjësimit radikal dhe total, siç ai e pohoi me qartësinë më tronditëse në një konferencë të paharrueshme në Berlin në 2005: sistemi komunist dhe krahu i tij vdekjeprurës, Gulag, ishin “mënyra për të riformuar të gjithë strukturën e shoqërisë; të gjitha shtresat e popullsisë u asgjësuan dhe u ripërpunuan deri në vdekje në Gulag. Dhe normalisht ata ishin njerëzit më të mirë: kështu, si rezultat i diktaturës komuniste, ne humbëm fermerët më të mirë, punëtorët më të mirë, zejtarët më të mirë, intelektualët më të mirë, më të mirët në çdo profesion, në çdo fushë të punës dhe jetës. Ishte një genocid; nuk ka asnjë emër tjetër për këtë “.

Duke përdorur fjalën gjenocid, Bukovskij dëshiron të tregojë vullnetin për asgjësimin e ndërgjegjes, përveç të njerëzve me mish dhe gjak, sepse një popull eliminohet gjithashtu duke i shkatërruar ndërgjegjen e tij, duke i shkatërruar identitetin e tij. Ky është kuptimi origjinal i gjenocidit komunist, e keqja që ushqen dhe ka folenë e vet që në lidhjen e parë në zinxhirin gjenetik të ideologjisë së saj. Ky është kuptimi autentik i Gulag. Kjo është e keqja që Bukovskij ka zbuluar dhe luftuar, dhe në përpjekjen e tij titanike qëndron madhështia morale përpara asaj kulturore apo politike e angazhimit të tij civil, e tërë ekzistencës së tij. Në këtë ai ishte sokratik dhe njëkohësisht realist: e mira nuk arrihet thjeshtë vetëm duke e praktikuar atë, por edhe duke kundërshtuar të keqen, dhe duke qenë se kjo e fundit nuk ka skrupuj morale, lufta ndaj saj është një veprim i moralit suprem, sepse është shprehje e drejtësisë universale e cila, nga ana tjetër, shpreh thelbin ideal të jetës shoqërore dhe të qenies njerëzore në përgjithësi.

Ata jo pak intelektualë të lerosur, të cilët ende sot glorifikojnë mirësinë e brendshme të synimeve të komunizmit dhe mbi rezultatet negative të pavullnetshme të eksperimenteve të aplikimit të tij, mbi qëllimin pozitiv të idesë komuniste dhe mbi pashmangshmërinë e mjeteve të dhunshme për ta arritur atë, duhet të jetojnë përvojat e Bukovskij ose të paktën të lexojnë veprat e tij, së bashku me ato të shumë disidentëve të tjerë dhe të persekutuar nga regjimet e ndryshme komuniste, ato të zhdukur nga skenë dhe ato që janë ende gjallë në të gjithë botën.

I ashtuquajturi “real socializëm i vërtetë” nuk është, siç pretendojnë ata intelektualë, një abort i teorisë marksiste-leniniste ose forma institucionale e karakterit diktatorial të stalinizmit, por është forma politike-shtetërore me të cilën kjo teori duhej të materializohej logjikisht dhe domosdoshmërisht. Prandaj, kritika ndaj real socializmit, domethënë Bashkimit Sovjetik, shteteve të satelitore (por edhe të gjitha qeverive, madje edhe atyre aktuale, të frymëzuara nga kjo teori), duhet të nënkuptojnë, që nga fillimi dhe deri në fund, kritikën e ideologjisë komuniste.

Vladimir Bukovskij ishte aq i bindur për të gjitha këto sa, pikërisht gjatë asaj konference në Berlin në 2005, kushtuar totalitarizmit (dhe që ishte edicioni gjerman i Memento – Kujtesës të Gulag krijuar nga Dario Fertilio dhe vetë Bukovskij), ai më tregoi idenë për krijimin e një Nurenbergu të komunizmit, i cili mund të çojë në një gjykim historik dhe moral të dënimit, i ngjashëm me atë që me të drejtë ka dënuar dhe e ka ndaluar përfundimisht nazizmin nga bota e civilizuar. Një iniciativë e domosdoshme për të pastruar ndërgjegjen historike kolektive të toksinave që ideologjia komuniste ka përhapur kudo dhe për të ribalancuar ndërgjegjen morale të botës perëndimore, të asaj bote të lirë që shumë shpesh, prej dembelizmit ose besimit të keq, fsheh të vërtetën e komunizmit, etj. duke fshehur thelbin kriminogjenik të një ideologjie që është akoma aktive dhe vdekjeprurëse.

Këtu është motivimi, etik përpara se historik dhe politik, i Nurenbergut të komunizmit, i cili tani bëhet një detyrim moral edhe ndaj krijuesit të tij.

Faqja e internetit për ta nënshkruar Apelin është https://nuremberg.vladimirbukovsky.com

 

Presidenti i PPE dënon shembjen e Teatrit: Intimidimi dhe dhuna ndaj protestuesve, e papranueshme

Presidenti i Partisë Popullore Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të prapranueshme dhunën ndaj artivë dhe opozitës.

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë. “

Donald Tusk, si një nga mbështeësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar.

“Moment historik” në Danimarkë, asnjë viktimë nga koronavirusi

Randers, Danimarkë

Danimarka nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me koronavirusin – për herë të parë qysh më 13 mars.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve u rrit për 78, në 10,791, ndërsa numri i hospitalizimeve ra për 10, në 137.

Numri i viktimave mbeti i pandryshuar: 537.

“Moment historik: Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] në Danimarkë”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në Twitter.

Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit, duke lejuar rihapjen e shkollave për fëmijët më të rritur, postave tregtare dhe restoranteve.

Me gjithë lehtësimin e masave, e ashtuquajtura shkallë e riprodhimit, e cila tregon numrin mesatar të infeksioneve të shkaktuara nga një person me virus, ra në 0.7 në javën e parë të majit, nga 0.9.

“Kjo pasqyron faktin se epidemia është në rënie të shpejtë”, tha Christian Wejse, shkencëtar në departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin Aarhus.

Deri tash, sipas autoriteteve shëndetësore, 83 për qind e të diagnostikuarve me koronavirus në Danimarkë, janë shëruar.

Nga ata që kanë vdekur, 87% kanë qenë mbi 70 vjeç. rel

Në Francë 2.8 milionë persona mund të jenë infektuar me COVID-19

Paris

Në Francë numri i rasteve të koronavirusit të ri (CVODI-19) mund të jetë 2.8 milionë, sipas të dhënave të një hulumtimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i një hulumtimi të zhvilluar nëpërmjet sistemit të llogaritjes model të Institutit Pasteur i cili kryen hulumtime rreth të sëmurëve dhe vaksinave, vihet në dukje se më 11 maj në vend mund të jenë 2.8 milionë njerëz të infektuar me COVID-19.

Sipas këtij hulumtimi, mund të jenë infektuar 9.9 për qind e atyre që jetojnë në rajonin Ile-de-France që përfshin edhe Parisin dhe 9.1 për qind e atyre në rajonin Grand-Est.

Gjithashtu njoftohet se rreth 65 për qind e popullsisë duhet të fitojë imunitet kundër virusit në mënyrë që pandemia të kontrollohet dhe se imuniteti pa një vaksinë nuk do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar valën e dytë të pandemisë.

Falë masave të marra në vend, norma e transmetimit të virusit nga personi në person u ul nga 2.9 në 0.67 për qind.

Në Francë numri personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 ka arritur në 27.074, ndërsa numri i rasteve në 214.169.

Merkel thotë se ka qenë e shënjeshtruar nga hakerët rusë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se posedon prova konkrete që dëshmojnë se ka qenë e shënjestruar nga ana e hakerëve rusë.

Ajo shprehu zhgënjimin e saj “për këtë përpjekje të egër spiunimi nga ana e Rusisë”, raporton AFP.

“Unë sinqerisht mund të them që ky fakt më shkakton dhembje. Çdo ditë përpiqem të krijoj një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe nga ana tjetër ka prova kaq të forta që forcat ruse po e bëjnë këtë”, i tha ajo parlamentit gjerman.

Duke i quajtur sulmet e tilla kibernetike “më shumë se të pakëndshme”, Merkel paralajëmroi sanksione të ashpra ndaj Moskës, nëse një aktivitet i tillë nuk ndalet.

Shërbimi i inteligjencës së Gjermanisë ka njoftuar në mënyrë të përsëritur përpjekjet e hakerëve rusë, për të spiunuar ligjvënësit ose politikanët kryesorë gjerman.

Mediat gjermane kanë raportuar se në mesin e informacioneve të kopjuara nga hakerët në vitin 2015 ishin edhe të dhënat nga llogaria e postës elektronike të kancelares Merkel.

Ai sulm kishte shënjestruar edhe parlamentin gjerman.

Merkel tha se hetuesit për sulmin kibernetik të vitit 2015 kishin identifikuar një të dyshuar specifik.

Mediat gjermane kanë emëruar të dyshuarin si Dmitry Badin, i cili gjithashtu kërkohet nga Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara, për sulme të tjera kibernetike, përfshirë ato që pretendohen se kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së më 2016.

Merkel ka theksuar gjithmonë rëndësinë e dialogut me Rusinë, por duke e bërë të qartë kundërshtimin e saj për veprimet e Moskës në fusha të ndryshme – nga aneksimi i Krimesë në Ukrainë, deri tek ndërhyrjet në zgjedhje dhe mbështetja e Moskës ndaj qeverisë së Bashar al-Asadit në Siri. rel

Gjermanët s’i duan rusët në dialogun Kosovë-Serbi, thonë se BE-ja është përgjegjëse për procesin

Nga Berlini i kanë rikujtuar Moskës zyrtare se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përgjegjësi e Bashkimit Evropian. Kështu ka thënë për Gazetën Express një burim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i pyetur rreth gatishmërisë së Rusisë për t’u përfshirë në dialogun Prishtinë-Beograd nëse një gjë e tillë i kërkohet nga Serbia.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka thënë se Moska është e gatshme që të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nëse një gjë e tillë kërkohet nga Serbia. Për një qëndrim të tillë të Moskës kanë folur edhe nga zyra e emisarit të Trumpit të cilët kanë thënë se “ kushdo që mund të kontribuojë me ide që ndihmojnë stabilitetin, paqen dhe të ardhmen e Kosovës e Serbisë është i mirëseardhur”.

Megjithatë, Gjermania si një prej shteteve anëtare më të fuqishme, rikujton që normalizimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është përgjegjësi e Bashkimit Evropian.

Një gjë të tillë ekskluzivisht për Gazetën Express e ka thënë një burim zyrtar brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

“Dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë është i rregulluar nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian’, ka thënë ky burim zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Për një gatishmëri të tillë të Moskës zyrtare ka folur edhe zëdhënësi i emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Dick Custin zëdhënës i zyrës së Richard Grenell ka thënë se “kushdo që mund të kontribuojë me ide që ndihmojnë stabilitetin, paqen dhe të ardhmen e Kosovës e Serbisë është i mirëseardhur”.

Një kërkesë dhe dëshirë e tillë e Rusisë për përfshirje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është e kamotshme. Ambasadori rus në Beograd një gjë të tillë e ka përsëritur disa herë. Para pak ditëve madje ai ka thëne se fjalën finale për dialogun Kosovë-Serbi duhet ta thotë Këshilli i Sigurimit.

Megjithatë në Kosovë përfshirja e Rusisë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradi kundërshtohet fuqishëm. Ish-kryengociatorja, Edita Tahiri, kohë më parë për Express kishte deklaruar se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që Moska të bëhet pjesë e dialogut, pasi sipas saj një gjë e tillë vetëm do të bllokonte negociatat.

“Rusia nuk duhet të jetë pjesë e Dialogut të Brukselit sepse do ishte një faktor pengues për arritjen e marrëveshjes për fqinjësi paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu sikurse ishte në Konferencën ndërkombëtare të Rambujesë dhe bisedimet për statusin në Vjenë”, kishte thënë Tahiri për Express kur kishte folur rreth çështjes së përfshirjes së Rusisë në procesin e negociatave Prishtinë-Beograd.

Lajcak e rikthekson me forcë qëndrimin kundër shkëmbimit të territoreve

Miroslav Lajcak, i angazhuar speical nga Bashkimi Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi, thotë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë nuk jep rezultat stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

Pas një interviste për agjencinë e lajmeve APA, i emëruar special i BE’së ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të dialogut. Të njëjtën e ka thënë edhe në profilin e tij në Twitter.

“Javën e kaluar kam folur për APA për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, që synon të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo duhet të jetë në linjë me të drejtën ndërkombëtare dhe t’i kontribuojë stabilitetit në rajon. Ideja e korrigjimit të kufijve e bën të kundërtën”, ka shkruar Lajcak, transmeton Gazeta Express.

Lajcak ka thënë për APA se nuk është në agjendë shkëmbim i territoreve mes dy vendeve.

“Kemi parë një reagim shumë të fuqishëm negativ ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë, në vendet e tjera në rajon dhe në vendet e BE-së. Kjo më dërgon te përfundimi se ajo nuk është në agjendë dhe as nuk duhet të jetë në agjendë”, theksoi Lajçak. Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e kishte përjashtuar plotësisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve më herët gjatë kësaj jave. Ai tha për mediet kosovare se marrëveshja dhe përmbajtja e saj janë përgjegjësi e dy vendeve dhe se BE-ja nuk mund të përcaktojë asgjë. Borrell ka theksuar se BE-ja është duke e synuar një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme, tha Lajçak.

Infektologu suedez: Masat e izolimit vetëm po e vonojnë atë që është e pashmangshme

Ish-kryeinfektologu suedez, Johan Giesecke, e ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij për koronavirusin, duke thënë se masat e izolimit që janë marrë nga shtetet e tjera thjesht janë duke e vonuar rritjen e pashmangshme të infektimeve dhe vdekjeve dhe jo duke e parandaluar atë.

Ai tha se përpjekjet për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota, sepse gjasat janë që të gjithë njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj saj para se të gjendjet një trajtim, që do të thotë se të gjitha shtetet do të përfundojnë në pozita të ngjashme, pavarësisht masave që i kanë marrë.

Giesecke parashikon se numri i infektimeve dhe vdekjeve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë – të cilat janë izoluar plotësisht – do të rritet dhe do të jetë i krahasueshëm me shifrat e Suedisë që nuk u izoluar, në momentin që ato ende t’i largojnë masat kufizuese në javët e ardhshme.

Sipas tij, është më mirë që virusi të lejohet që të përhapet me rrjedhën e vet pasi që infektimet mund të parandalohen në atë masë sa të mos stërngarkohen spitalet, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Suedia deri tani i ka regjistruar 25,265 raste të infektimeve dhe 3,175 viktima. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Stokholm ka thënë se këto shifra janë një dështim i madh.

Koronavirusi lë në hije ngjarjet për Ditën e Fitores në Evropë

Berlin, 8 maj, 2020.

Vendet në gjithë Evropën shënuan të premten 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo që njihet si Dita e Fitores në Evropë e gjeti një pjesë të madhe të kontinentit të izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbi 146 000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Evropë.

Në Gjermani, presidenti Frank-Walter Steinmeier, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqës të tjerë të shtetit vunë kurora me lule në memorialin e viktimave të luftës dhe të dhunës në Berlin.

“Pandemia e koronavirusit po na detyron t’i mbajmë përkujtimet vetëm, larg atyre që janë të rëndësishëm për ne dhe të cilëve u jemi mirënjohës”, tha Steinmeier.

Ai u bëri thirrje gjermanëve “të mendojnë, të ndjejnë dhe të veprojnë si evropianë” në kohën e krizës së koronavirusit.

Gjetkë në Evropë, ngjarjet për Ditën e Evropës janë shtyrë, anuluar ose reduktuar në përkujtime online.

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t’i drejtohet kombit përmes një adresimi televiziv.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron mori pjesë në një ceremoni në Paris, të mbyllur për publikun.

Në anën tjetër të kontinentit, Rusia ka planifikuar një paradë të madhe ushtarake në Moskë, por ajo është anuluar për shkak të koronavirusit. rel

ARD dhe SFR shfaqin një film televiziv për mafian shqiptare, ndiqet nga miliona shikues

Mbrëmë nga ora 20:15 në televizionin e parë gjerman ARD, dhe atë zviceran SFR është shfaqur premierë filmi televiziv “Der Zürich Krimi- Bochert und der tote im see”

Filmi është një film që për ngjarje kryesore ka luftën e policisë zvicerane me mafian shqiptare. Në film po ashtu flitet për shqiptarët, për bizneset, traditat, konfliktet, etj.

Në përgjithësi filmi flet për disa grupe dhe familje të pasura shqiptare në Zvicër të përfshira në tregtinë e lendeve narkotike, dhe lidhjet e tyre me Shqipërinë, janë shkas i ndjekjes nga policia zvicerane.

Aktori kosovar Ilir Rexhepi, në njërin nga rolet kryesore

Seriali filmik është realizohet nga Graf Film Produktion dhe Mia Film për televizionin e parë gjerman ARD, ndërsa transmetohet në shumë televizione të ndryshme europiane duke pasur një shikueshmëri të lartë.

Ilir Rexhepi

Regjine e ka bërë regjisori zviceran Florian Froschmayer, ndërsa drejtor i fotografisë i Jörg Widmer.

Një rol bartës në këtë film e ka tashmë aktori i njohur kosovar në Gjermani, Ilir Rexhepi, kurse në rolet tjera paraqiten aktorë të njohur në Europë si; Christian Kohlund, Inna Paule Klink, Pierre Kiwitt, Peter Davor, Thomas Limpinsel, Marie Anne Fiegel, Lea Freund, Nicola Perot, Emma Drogunova etj. /GazetaExpress/

Ilir Rexhepi

Zbardhet axhenda e Samitit të BE-së në Zagreb, fokusi kryesor lufta ndaj COVID-19

Krerët e shteteve ose qeverive të BE-së dhe krerët e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova do të mblidhen më 6 maj 2020 për një Samit të BE-Ballkanit Perëndimor të Zagrebit. Fillimisht e parashikuar të zhvillohet në Zagreb, takimi tani do të marrë formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19. Ajo do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili së bashku me Presidentin e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian. Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, gjithashtu do të marrin pjesë në samit. Partnerët e mësipërm do të përfaqësohen nga Edi Rama, Sefik Dzaferoviç, Hashim Thaçi, Milo Đukanovic, Oliver Spasovski, dhe Aleksandar Vuçiç.

Do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Samiti do të riafirmojë perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të rajonit për transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror. Për shkak të situatës aktuale, samiti do të diskutojë mbështetjen dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër koronavirusit dhe pasojave të tij socio-ekonomike. Drejtuesit e Bashkimit Evropian pritet të miratojnë një deklaratë. Partnerët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar të rreshtohen me këtë deklaratë.

Përgjigja ndaj COVID-19 dhe planit të rikuperimit

Udhëheqësit do të diskutojnë se si BE dhe Ballkani Perëndimor janë bashkuar dhe po bashkëpunojnë në një frymë solidariteti të ndërsjellë për të trajtuar krizën aktuale shëndetësore dhe pasojat e saj socio-ekonomike. BE-ja tashmë ka konfirmuar solidaritetin e saj me rajonin duke mobilizuar shpejt një paketë të konsiderueshme financiare prej 3,3 miliardë eurosh dhe duke lejuar qasje të privilegjuar në instrumentet e BE-së, duke shkuar përtej asaj që çdo partner tjetër i ka dhënë rajonit. Kjo përfshin mbështetje të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë, veçanërisht përmes ofrimit të furnizimeve thelbësore për të shpëtuar jetë dhe mbështetje të konsiderueshme për nevojat e rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike të partnerëve tanë, si dhe një paketë prej 750 milion € të Ndihmës Makro-Financiare dhe 1.7 miliardë € paketë ndihme nga Banka Evropiane e Investimeve. Udhëheqësit e BE-së gjithashtu do të pranojnë mbështetjen e vlefshme që Ballkani Perëndimor i ka dhënë gjatë pandemisë fqinjëve të tyre të afërt dhe BE. Drejtuesit do të bien dakord që bashkëpunimi dhe koordinimi duhet të vazhdojnë gjatë gjithë fazës së daljes dhe rimëkëmbjes. Ata do të diskutojnë për përkrahjen afatgjatë të BE në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Perspektiva evropiane

Samiti do të jetë një mundësi për liderët të riafirmojnë mbështetjen e tyre të paanshme për perspektivën evropiane të rajonit. Në të njëjtën mënyrë do të jetë një rast për partnerët e Ballkanit Perëndimor të rekomandojnë veten në këtë perspektivë dhe procesin e reformës transformuese që vjen me të si zgjedhja e tyre e qartë strategjike. Besueshmëria e këtij angazhimi varet gjithashtu nga komunikimi i qartë publik dhe zbatimi i reformave të nevojshme. Më 26 Mars 2020, anëtarët e Këshillit Evropian miratuan hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sidoqoftë, procesi i zgjerimit dhe stabilizim asocimit nuk do të diskutohet gjatë samitit. Përkundrazi, ai do të vlerësohet në përputhje me praktikën e vendosur. Këshilli i çështjeve të Përgjithshme pritet të miratojë konkluzione mbi zgjerimin dhe stabilizimin dhe procesin e asociimit në qershor.

Drejtuesit do të pranojnë që kriza aktuale nuk duhet të heqë vëmendjen nga reformat kryesore. Rimëkëmbja nga kriza e tanishme do të funksionojë vetëm nëse partnerët vazhdojnë të zbatojnë angazhimet e tyre për reformë dhe të prodhojnë rezultate të prekshme në zbatimin e tyre.

Për partnerët e Ballkanit Perëndimor, samiti është një mundësi e mëtejshme për të konfirmuar përsëri angazhimin e tyre për të kryer reforma të nevojshme dhe për të mbështetur vlerat dhe parimet evropiane, megjithë prezantimin e masave speciale dhe të jashtëzakonshme për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, ndërsa forcojnë bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës dhe fqinjësinë marrëdhënieve. Përveç reformës së vazhdueshme ekonomike, kjo kërkon një përqendrim më të fortë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike.

Udhëheqësit do të trajtojnë gjithashtu çështjen e dezinformimit dhe aktiviteteve të tjera hibride që burojnë veçanërisht nga palët e treta që kërkojnë të minojnë perspektivën evropiane të rajonit. Ata do të diskutojnë ndërtimin e qëndrueshmërisë, sigurinë në internet dhe komunikimin strategjik. Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të adresojnë sfidat e zakonshme të sigurisë, duke përfshirë kundërveprimin ndaj terrorizmit, radikalizmin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj.

Theks i veçantë pritet të vihet në nevojën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, kultivimin e drogës dhe kontrabandën e qenieve njerëzore, drogës dhe armëve.
Kontributi i partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe përafrimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së mund të diskutohet gjithashtu.

Merkel: Për vaksinën kundër COVID-19 nevojiten rreth 8 miliardë euro

Berlin

Kancelarja gjermane Angela Merkel beson se për zhvillimin e vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusi duhet të grumbullohen rreth tetë miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh të përjavshëm, Merkel tha se të gjithë mund të infektohen me koronavirusin, andaj, sipas saj, nevojitet veprim i përbashkët.

Ajo gjithashtu iu referua Konferencës së Donatorëve të Bashkimit Evropian (BE) që do të mbahet më 4 maj.

“Edhe Gjermania do të japë një kontribut të rëndësishëm financiar. Nuk dua të njoftoj sot, por mund të them që ngjarjet që pasojnë do t’i ndjekim në mënyrë aktive”, tha Merkel.

Merkel bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në shpikjen e ilaçit dhe vaksinës kundër COVID-19.

“Duhen rreth tetë miliardë euro për të zhvilluar vaksinën”, tha Merkel.

Ajo shtoi se të gjithë do të përfitonin pasi të gjendet vaksina.

Kancelarja gjermane rikujtoi pasojat që COVID-19 shkaktoi në planin ekonomik dhe shoqëror.

“Prandaj duhet të punojmë shpejt dhe me përqendrim të madh për zhvillimin e vaksinës dhe për të ndaluar dhe mposhtur virusin. Kjo është një nga detyrat më të rëndësishme për të shpëtuar miliona jetë në mbarë botën”, tha Merkel.

Merkel gjithashtu theksoi se në këtë drejtim do të arrihet bashkëpunim i ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila luan një rol kyç.

Politikani austriak: Pas heqjes së vetos, Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kroacia si drejtuese e presidencës së BE’së më 6 maj do të organizojë Samitin për Ballkanin Perëndimor ku do të marrë pjesë edhe Republika e Kosovës.

Një Samit të tillë që do të realizohet përmes një video-konference nuk do ta bojkotojë Spanja edhe përkundër faktit se Madridi zyrtar vazhdon të mos e pranojë pavarësinë e Repblikës së Kosovës.

Kjo heqje e ‘veto’-s nga Spanja për Kosovën po shihet si një lajm shumë i mirë nga deptuetët e Parlamentit Evropian.

Eurodeputeti dhe politikani austriak thotë se një vendim i tillë nga Spanja është i mrekullueshëm.

“Shumë mirë që Spanja hoqi veton për pjesëmarrjen e Kosovës në takime ndërkombëtare”, ka shkruar eurodeputeti austriak Lukas Mandl.

Ai thotë se pas heqjes së vetos, tashmë është radha që Spanja ta njohë plotësisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Tashmë një veprim i tillë duhet të ndiqet nga njohja e plotë”, ka shtuar tutje ai.

Mandll thotë se Evropa duhet të flas njëzëri dhe se çështjet e brendshme nuk duhet të jenë pengesë për rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian./GazetaExpress/

Charles Smith III zgjidhet nënkryetar i Gjykatës Speciale

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë zgjedhur gjykatësin Çarls Smith III nënkryetar të ri.

Në një komunikatë për media është thënë se kryetarja e këtyre Dhomave, Ekaterina Trendafilova ka uruar gjykatësin Smith për pozitën në të cilën është emëruar.

Më 28 prill në këtë Gjykatë është paraqitur edhe një aktakuzë e re.

Në njoftimin e këtij institucioni, me seli në Hagë, është thënë se kryetarja e trupit gjykues ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake “për të shqyrtuar një aktakuzë të re, të paraqitur nga një prokuror i specializuar”.

“Përmbajtja e aktakuzave mbahet konfidenciale derisa ato të konfirmohen nga gjykatësi i procedurës paraprake”, është thënë në njoftim.

Gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Prokurori i specializuar, Jack Smith, ka paraqitur edhe një aktakuzë në shkurt, e cila është në proces të konfirmimit.

Kryetarja, edhe për procedurën e parë paraprake, edhe për të dytën, ka caktuar gjykatësin Nicolas Guillou.

Gjykata Speciale – me emrin Dhomat e Specializuara – funksionon me ligje të Kosovës, por selinë e ka në Hagë.

Gjatë vitit 2019, mbi 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

Në mesin e tyre ka pasur edhe ish-figura të larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës. rel

 

Gjermania që lehtësoi masat tani detyrohet të rikthejë ato pas rritjes së numrit të të prekurve

Autoritetet shëndetësore në Gjermani u kërkuan njerëzve të martën që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit u ngrit mbi objektivat e qeverisë, pas lehtësimit të masave.

“Ne nuk duam që numri i çështjeve të rritet përsëri. Nuk duam që sistemi shëndetësor të mbingarkohet. Nuk duam të kemi një rritje të numrit të viktimave nga Covid 19”, tha Prof Lothar Ëieler nga Instituti Robert Koch, qendra e sëmundjeve infektive në Gjermani.

“Ne duhet t’i përmbahemi rregullave të distancës shoqërore duke qëndruar së paku 1.5 m larg dhe të mbulojmë gojën dhe hundën në transportin publik dhe në dyqane”, apeloi ai para publikut.

Angela Merkel tha nga ana tjetër se kurba e infeksionit ishte një faktor vendimtar për të vendosur heqjen e masave të bllokimit.

Në atë që u pa si një sukses i madh në luftën kundër koronavirusit, faktori i përhapjes së koronavirusit ra në 0.7 javën e kaluar, por pas lehtësimit të masave arriti në 1.

Gjermania filloi të heqë bllokimet javën e kaluar pasi dyqanet nisën të hapnin dyert. Merkel ka kritikuar publikisht qeveritë rajonale të Gjermanisë për heqjen e masave të bllokimit shumë shpejt.

Në Gjermani ka po ashtu spekulime se rritja e rasteve të reja mund të jetë shkaktuar nga njerëzit që u mblodhën gjatë fundjavës së Pashkëve.

Gjermania pritet të nxjerrë biletat për hyrjen në të gjitha dyqanet, për të parandaluar mbipopullimin. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë gjermane raportohet se ka paraqitur propozime për një sistem të bazuar në aplikacione që do të lëshonin bileta në kohën e duhur për njerëzit që duan të shkojnë në dyqane, qendra tregtare apo hotele.

BQE thotë se bankënota euro është e sigurt nga koronavirusi

Banka Qendrore Evropiane (BQE) tha të martën se nuk ka rrezik të konsiderueshëm për kontraktim të koronavirusit nga bankënotat euro.

Paratë e gatshme përdoren gjerësisht në Eurozonë dhe jashtë saj, por dyqanet dhe bizneset u kanë kërkuar konsumatorëve së voni që të përdorin kartela, për të shmangur kontaktin me një bankënotë që mund të jetë prekur nga një person i infektuar.

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Fabio Panetta, tha se testet e laboratorëve evropianë kanë treguar se niveli i mbijetesës së koronavirusit është “10 deri 100 herë më i lartë” në një sipërfaqe çeliku, sesa në kartëmonedha.

“Analizat e tjera tregojnë se është shumë më e vështirë që një virus të transferohet nga sipërfaqja poroze, si kartëmonedha e pambukut, sesa nga sipërfaqe të lëmuara, si plastika”, shkroi Panetta në një blog.

Euro shtypet në letër të pastër me fije pambuku.

Më shumë se 340 milionë njerëz në të gjithë Evropën e përdorin atë.

Paratë e gatshme mbeten mënyra mbizotëruese e pagesës për konsumatorët e Eurozonës, tha BQE. rel

Gjermania pritet ta bëjë të ligjshme punën nga shtëpia edhe pas pandemisë

Ministri i Punës në Gjermani, Hubertus Heil, po planifikon që ta bëjë ligjore të drejtën e punës nga shtëpia edhe pas pandemisë së koronavirusit të ri.

Ministri Heil, i tha gazetës Bild se ai synon të paraqesë legjislacionin gjatë kësaj vjeshte.

Sipas tij, bazuar në vlerësimet fillestare përqindja e forcës punëtore që punon nga shtëpia është rritur nga 12% në 25% gjatë krizës së koronavirusit.

Në Gjermani llogaritet se rreth 8 milionë njerëz punojnë nga shtëpia, raporton AP.

“Kushdo që dëshiron dhe që ia lejon puna, duhet të jetë në gjendje të punojë nga shtëpia, edhe kur pandemia të ketë mbaruar”, tha Heil.

“Ne po mësojmë gjatë kësaj pandemie se sa shumë punë mund të bëhet nga shtëpia”, shtoi ai.

Megjithatë, sipas tij, përmes këtij projektligji nuk do të bëhet e detyrueshme puna nga shtëpia, mirëpo vetëm do të mundësohet një gjë e tillë.

“Njerëzit mund të zgjedhin që të punojnë plotësisht nga shtëpia, ose ta bëjnë këtë vetëm për një ose dy ditë në javë”, tha ai.

Grupi kryesor i punëdhënësve në Gjermani e hodhi poshtë idenë.

Shefi ekzekutiv i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, Steffen Kampeter, tha se puna në shtëpi është në interes të të gjithëve kur është e mundur dhe ka kuptim, por “çështjet operacionale dhe kërkesat e klientëve duhet të luajnë një rol kryesor”. rel

Covid-19, maska mbrojtëse do të bëhet e detyrueshme në Gjermani

Të gjitha landet gjermane kanë bërë të ditura planet për ta bërë të detyrueshme vendosjen e maskave, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

Bremeni ka qenë rajoni i parë federal që ka mbështetur masat, pasi Senati i tij ka konfirmuar vendimin të premten.

Vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme kur përdoret transporti publik në gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e tyre javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.

Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave.

Austria i ka bërë ato të detyrueshme gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji, ndonëse Zvicra ka njoftuar të mërkurën se nuk të kërkojë vendosjen e tyre nga qytetarët, teksa lehtëson masat e izolimit.

Instituti gjerman, Robert Koch ka konfirmuar për 145,694 persona të prekur dhe 4,879 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani./ dita

OBSH: Gati gjysma e viktimave me Covid-19 janë regjistruar në shtëpitë e të moshuarve

Pothuajse gjysma e të gjithë personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Evropë kanë qenë banorë të shtëpive të kujdesit, ka thënë drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge.

Ai ka thënë në një konferencë për media të enjten se “ka të dhëna shqetësuese” për ata që jetojnë në shtëpi kujdesi.

“Sipas të dhënave të shteteve nga rajoni evropian, gati gjysma e atyre që kanë vdekur nga sëmundja Covid-19, kanë qenë banorë të shtëpive të kujdesit. Kjo është një tragjedi njerëzore e paimagjinueshme”, ka thënë mes tjerash ai.

Për koronavirusin e ri është raportuar filimisht në Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Si pasojë e këtij virusi deri më tani në gjithë botën janë infektuar mbi 2.6 milionë persona derisa mbi 180,000 kanë vdekur. rel

BE i jep Kosovës material për 60 mijë testime ndaj COVID-19

Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Kosovën me material shëndetësor i cili shërben për të nxjerrë rezultatin e testit ndaj koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur në faqen në Facebook, të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas njoftimit, materiali i dorëzuar mund të shërbejë për të vërtetuar deri në 60 mijë teste të koronavirusit.

“Kosova sapo ka marrë materiale për kalibrimin e testit për Covid19. Materiali është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid19 dhe të sigurojë që personat e infektuar diagnostikohen siç duhet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian.
Më 23 prill në Kosovë është konfirmuar vdekja e 19-të si pasojë e koronavirusit të ri.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë, 630 persona janë të infektuar më koronavirus.

Nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus janë shëruar 138 persona.

Me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Aviacioni evropian kthehet në nivelin e viteve ’70

VOAL – Lockdowni ka rezultuar në anulimin e qindra mijëra lidhjeve ajrore dhe aeroportet janë gjysmë të shkreta. Të premten bëhen një milion fluturime të anulluara dhe që nuk janë bëtë kurrë në qiellin evropian që nga fillimi i krizës së koronavirusit.

Eurocontrol e bëri të njohur në analizën e fundit mbi ndikimin e urgjencës në sektorin e aviacionit. Organizata, e cila koordinon kontrollin e trafikut ajror në nivelin Evropian, vëren për shembull se 4.033 fluturime janë regjistruar të martën, 87% më pak se 27.050 në të njëjtën ditë një vit më parë.

Një kolaps i përjetuar edhe nga aeroporti Zyrih-Kloten, ku ka rreth 10 fluturime në ditë, krahasuar me rreth 700 në kohë “normale”. Për presidentin e menaxhimit të Flughafen Zürich, kompania që administron aeroportin, lëvizjet u pakësuan me 95%, duke rënë në nivelin e viteve 1950. rsi

Merkel: Vaksina kundër COVID-19 duhet të jetë e disponueshme për të gjithë

BERLIN – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot u zotua për fonde të konsiderueshme për kërkime mbi koronavirusin e ri, duke nënvizuar se një vaksinë e mundshme kundër COVID-19 duhet të vihet në dispozicion për të gjitha vendet, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlamentin gjerman përpara një video-konference midis liderëve të BE-së, Merkel nënvizoi se kthimi në jetën normale në të gjithë botën do të ishte i mundur vetëm pasi të zhvillohej një vaksinë kundër koronavirusit.

“Shkenca nuk është kurrë nacionale, shkenca i shërben njerëzimit”, theksoi Merkel, duke bërë thirrje për bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar në përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19.

“Nëse gjejmë një ilaç ose vaksinë, testojmë dhe aprovojmë atë, atëherë kjo duhet të jetë e disponueshme dhe e përballueshme për të gjithë botën”, theksoi ajo.

Gjermania miratoi të mërkurën testet e para klinike të një vaksine COVID-19 te njerëzit, e zhvilluar bashkërisht nga kompania BioNTech e profesorit turk Ugur Sahin dhe gjigandi farmaceutik Pfizer.

Shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë botën përpiqen të gjejnë një vaksinë për virusin i cili ka infektuar mbi 2.6 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 183,000 persona.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, deri tani, afër 715,000 pacientë me koronavirus janë shëruar nga sëmundja.

Eurodeputetja pyet: Pse Thaçi po e fut vendin e tij në rrezik?

Eurodeputetja Viola Von Cramon ka komentuar takimin e Presidentit Thaçi me liderët e partive politike për të shikuar mundësinë për krijimin e qeverisë së re.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka pyetur në Twitter, se përse Presidenti Thaçi po e vë Kosovën në rrezik.

“Po bëhet çdo ditë e më tepër absurde. Hashim Thaçi jam pa fjalë. Pyes veten si do të përfundojë kjo. Pse presidenti po e vë vendin e tij në rrezik”, ka shkruar Eurodeputetja në Twitter.

Ndërkaq, në takimin e zhvilluar sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka dëgjuar të gjitha qëndrimet e partive politike të cilat ishin kundër shkuarjes në zgjedhje të reja, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do t’i japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja. /GazetaExpress/

BE ndihmë makro-financiare për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të sigurojë tre miliardë euro ndihmë makro-financiare për dhjetë vende, përfshirë edhe vendet nga Ballkani Perëndimor, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian njoftoi se është miratuar propozimi për ndihmën financiare për dhjetë vende me qëllim të parandalimit të ndikimit të COVID-19 në ekonomitë e tyre.

Sipas këtij vendimi, Shqipëria pritet të marrë 180 milionë euro ndihma, Kosova 100 milionë euro, Maqedonia e Veriut 160 milionë euro, Bosnja e Hercegovina 250 milionë euro, Mali i Zi 60 milionë euro, ndërsa vende tjera që përfshihen nga propozimi janë Gjeorgjia, e cila do të marrë 150 milionë euro, Jordania 200 milionë euro, Moldavia 100 milionë euro dhe Tunizia 600 milionë euro.

Ndihma më e madhe do të shkojë në Ukrainë, në shumën prej 1.2 miliardë euro. Pritet të miratohet mbështetja e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Teoritë e konspiracionit për koronavirusin; digjen kullat e rrjeteve 5G

Marrë nga Associated Press

Pamjet nga kamerat e vëzhgimit në një qendër biznesi në Hollandë tregojnë një burrë me një kapele të zezë duke derdhur përmbajtjen e një bidoni të bardhë në themelin e një kulle valësh celulare. Flakët fillojnë të shpërthejnë ndërsa personi vrapon drejt makinës së tij Toyota për t’u larguar në errësirë.

Është një skenë që është përsëritur me dhjetëra herë në javët e fundit në Evropë, ku teoritë e konspiracionit që lidhin rrjetet e reja celulare 5G dhe pandeminë e koronavirusit, po nxisin sulme zjarrvënëse ndaj kullave të valëve celulare.

Bestytnitë popullore dhe teoritë e komplotit se sistemet e komunikimit me valë përbëjnë një kërcënim, kanë ekzistuar prej kohësh. Por përhapja globale e virusit në të njëjtën kohë kur vendet po kalonin tek teknologja e valëve të gjeneratës së pestë, ka amplifikuar disa nga këto histori të rreme.

Zyrtarët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë situatën nga afër dhe po reagojnë, të shqetësuar se sulmet do të dëmtojnë lidhjet vitale të telekomunikacionit, në një kohë kur ato janë më të nevojshmet për t’u përballur me pandeminë.

Stephen Powis (në të majtë), drejtori i Shërbimit Mjekësor të Anglisë

Stephen Powis (në të majtë), drejtori i Shërbimit Mjekësor të Anglisë

Jam absolutisht i indinjuar, absolutisht i neveritur, që njerëzit po ndërmarrin veprime kundër vetë infrastrukturës që na nevojitet për t’iu përgjigjur kësaj urgjence shëndetësore,” tha në fillim të prillit Stephen Powis, drejtori mjekësor i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli.

Rreth 50 zjarre me objektiv kullat celulare dhe pajisjet e tjera janë raportuar në Britani këtë muaj, duke sjellë edhe tre arrestime. Inxhinierët e telekomit janë abuzuar në punë 80 herë, sipas grupit tregtar Mobile UK, duke e shndërruar kështu Mbretërinë e Bashkuar në bërthamën e sulmeve. Fotografitë dhe videot që dokumentojnë sulmet shpesh janë të shoqëruara nga komente të rreme në lidhje me COVID-19. Rreth 16 kulla janë djegur në Hollandë. Sulme të tilla janë raportuar gjithashtu në Irlandë, Qipro dhe Belgjikë.

Postimet që kërcënonin të sulmonin shtyllat e telefonit po merrnin pëlqime në Facebook. Një postim tek një grup i krijuar kundër vaksinave, më 12 prill shpërndau një fotografi të një shtylle të djegur telefoni, me citimin: “Askush nuk dëshiron kancer & covid19. Ndalni përpjekjet për ta realizuar, ose çdo shtyllë dhe dyqan celularësh do të përfundojë si ky“.

Prirja mori vëmendje të shtuar në Britani kur mes objektivave të sulmit u gjend edhe një kullë që furnizonte trafikun e telefonatave zanore dhe të të dhënave në një spital fushor në Birmingham, ku trajtoheshin pacientët me koronavirus.

Është rrënuese ndjesia që familjarët të mos munden të gjenden pranë shtratit të të dashurve që janë të sëmurë rëndë” tha në rrjetin në LinkedIn, Nick Jeffery, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë celulare Vodafone UK. “Është edhe më shqetësuese që tani mund t’u mohohet edhe ngushëllimi i vogël i një telefonate ose një lidhjeje me video, për shkak të veprimeve egoiste të disa teoricienëve të mashtruar të konspiracionit.

Tregimet e rreme rreth 5G-së dhe koronavirusit janë shpërndarë qindra mijëra herë në mediat sociale. Ato ndryshojnë shumë: që nga pretendimet se koronavirusi është një justifikim për vendosjen e teknologjisë 5G, deri tek ata që thonë se instalimet e reja 5G e kanë krijuar virusin.

Të shqetësohesh se 5G-ja po e nxit disi epideminë COVID-19 është thjesht e gabuar,” thotë Dr. Jonathan Samet, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik në Kolorado, i cili kryesoi një komitet të Organizatës Botërore të Shëndetit që hulumtoi rrezatimin e telefonave celularë dhe kancerin. “Unë thjesht nuk gjej ndonjë mënyrë të arsyeshme për t’i lidhur ato.”

Aktivistët anti-5G nuk tërhiqen.

Susan Brinchman, drejtore e Qendrës për Parandalimin e Elektrosmogut, një fushatë jofitimprurëse kundër “ndotjes elektromagnetike mjedisore”, thotë se njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen për 5G-në dhe lidhjet me COVID-19. “E gjithë infrastruktura 5G duhet të çmontohet dhe të fiket“, tha ajo me email.

Por, nuk ka prova që komunikimet pa tela – qoftë 5G apo versionet e mëhershme – dëmtojnë sistemin imunitar, tha Myrtill Simko, drejtori shkencor i SciProof International në Suedi, i cili ka kaluar dekada duke studiuar këtë çështje.

Vala e tanishme e teorive 5G i pati fillimet në janar, kur një mjek belg sugjeroi një lidhje me COVID-19. Variacione më të vjetra që qarkullonin para kësaj, kryesisht rrotulloheshin rreth rrezatimit të celularëve që shkakton kancer dhe përhapeshin në forume si Reddit, faqe në Facebook dhe kanale në YouTube. Edhe me përdorimin e përditshëm të pasijeve me valë nga shumica dërrmuese e të rriturve, Instituti Kombëtar i Kancerit nuk ka parë një rritje të tumoreve të trurit.

Teoritë morën vrull në vitin 2019 nga mediat shtetërore ruse, të cilat ndihmuan për t’i bërë ato pjesë të diskutimeve që zhvilloheshin brenda Shteteve të Bashkuara, thonë ekspertët e dezinformimit.

Ryan Fox, i cili gjurmon dezinformimin si zyrtari kryesor i inovacionit në kompaninë AI Yonder, tha se ai vuri re një rritje anormale vitin e kaluar në përmendjet e çështjeve të 5G-së në median shtetërore ruse, me shumicën e historive që shfrytëzonin frikën e njerëzve rreth teknologjisë 5G dhe nëse ajo mund të shkaktojë kancer.

A ishin ata zëri më i lartë në atë kohë dhe a e përforcuan sa duhet këtë komplot që ndihmoi në nxitjen e suksesit të tij afatgjatë? Po,” tha ai.

Teoritë e komplotit u përforcuan edhe nga persona të famshëm, si aktori Woody Harrelson, i cili shpërndau një video ku pretendohej se njerëzit në Kinë po rrëzonin një kullë 5G. Ishte në të vërtetë një “shtyllë inteligjente” në Hong Kong, e prerë nga protestuesit pro-demokracisë në gusht, për shkak të frikës së mbikëqyrjes nga Kina. Personaliteti i televizionit britanik Eamonn Holmes u dha besueshmëri teorive në një emision, duke tërhequr kështu edhe qortimet e agjensive rregullatore.

Unë dua të jem shumë i qartë këtu,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Johannes Bahrke të premten, pasi rastet e zjarrvënieve po rriten çdo ditë. “Nuk ka ndonjë lidhje gjeografike ose ndonjë lidhje tjetër midis vendosjes së 5G-së dhe shpërthimit të virusit.” zëri i amerikës

Schaade: “Jeta nuk do të normalizohet pa vaksinë kundër COVID-19″

Berlin

Lars Schaade, nënkryetarë i Institutit Robert Koch deklaroi se gjendja aktuale rreth pandemisë COVID-19 nuk do të normalizohet deri në gjetjen e vaksinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Berlin, Schaade u bëri thirrje të gjithë qytetarëve gjermanë që t’i përmbahen masave të ndërmarra. “Pa vaksina jeta jonë nuk do të normalizohet”, theksoi Schaade.

Duke shpjeguar se po bëhen përpjekje për uljen e numrit të të infektuarve me koronavirus, ai tha se në javët e fundit është arritur sukses i madh.

“Megjithatë, gjendja vazhdon të mbetet serioze. Nuk shihet fundi, ashtu që virusi të zhduket. Numri i të prekurve mund të rritet përsëri”, paralajmëroi Schaade.

Ai këshilloi të gjithë qytetarët që kur të dalin të vendosin maska, posaçërisht gjatë përdorimit të transportit publik.

COVID-19 – Presidentja e Komisionit Europian: Do të gjejmë zgjidhje për të kaluar pushimet verore

Europianët duhet të gjejnë “zgjidhje të zgjuara” për të lejuar popullsinë të marrë pushimet verore përkundër pandemisë së koronavirusit, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


Në një intervistë për ”Expresso Sunday”, presidentja tregoi optimizëm për të ardhmen e afërt ndryshe nga ajo e një javë më parë kur ajo sugjeroi që ishte akoma herët për të prenotuar pushimet.

“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të kaluar pushimet verore. Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjiene, me një distancë pak më shumë sociale, por ne do t’i gjejmë ato”, tha von der Leyen.

Sipas saj “është pozitive që vendet e BE-së kanë filluar të heqin masat kufizuese”, por paralajmëroi qeveritë se ”ato duhet të ecin përpara me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”.

Gjermania tërheq vëmendjen me numrin e ulët të viktimave nga koronavirusi

Ndërsa vendet në gjithë botën përballen me mungesën e spitaleve dhe paisjeve për pacientën me koronavirus, qytete gjermane si Bremeni po pranojnë pacientë nga vendet fqinj.

Dy pacientët e parë janë nga Strasburgu i Francës, vend që po përballet me mbingarkesën e spitaleve.

Qyteti teorikisht mund të pranojë më shumë pacientë, sipas zëdhënëses së grupit spitalor Gesundheit North, Karen Matiszick, megjithëse kjo gjendje mund të ndryshojë.

Bremeni aktualisht ka mbi 560 raste dhe 24 vetë kanë vdekur nga virusi, sipas statistikave zyrtare.

Aftësia për të pranuar pacientë nga vende të tjera i është atribuar numrit më të ulët të rasteve që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe numrit relativisht të ulët të viktimave në Gjermani, gjë që ka tërhequr vëmendjen e botës.

Nga mbi 140 mijë rastet e identifikuara në Gjermani, mbi 4300 kanë vdekur deri të shtunën. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Italia, Spanja dhe Franca kanë regjistruar mbi të paktën 10 mijë raste. Vetëm Italia ka regjistruan 170 mijë dhe mbi 22,000 viktima.

Susanne Glasmacher, një zëdhënëse e Institutit qeveritar Robert Koch përmendi si arsye faktorë të shumtë.

“Në fillim, shumica e të prekurve në Gjermani nuk bënin pjesë në ndonjë grup që ishte më i rrezikuar, pasi pjesa më e madhe e infeksioneve ndodhi gjatë pushimeve të dimrit në pistat e skive, gjatë udhëtimeve ndërkombëtare, karnevaleve dhe festave të tjera”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

Mosha mesatare e personave të diagnostikuar është relativisht e ulët në Gjermani, 49 vjeç në krahasim me Italinë për shembull ku kjo moshë është 62 vjeç.

Mosha mesatare e atyre që kanë vdekur nga virusi në Gjermani është rreth 80 vjeç dhe 87 për qind e të vdekurve ishin mbi 70 vjeç. Edhe në Itali, 83.7 për qind e viktimave ishin mbi 70 vjeç, sipas Institutit Italian të Shëndetësisë.

Megjithatë, një numër në rritje rastesh në azilet për të moshuar në Gjermani, kanë ngjallur shqetësime. 41 vetë kanë vdekur në një azil të vetëm në qytetin verior, Wolfsburg.

Mosha mesatare aktuale e ulët në Gjermani, në një farë mase mund t’i atribuohet numrit të testeve të kryera, tha zonja Glasmacher.

“Infeksione të identifikuara në një numër më të madh njerëzish me simptoma të buta sesa në vende të tjera ku ndonjëherë testohen vetëm ata që janë të sëmurë rëndë në spitale”, tha ajo.

Më një kapacitet prej 500 mijë testimesh në javë, Gjermania bën testime edhe për ata me simptoma të lehta, ose që nuk kanë pasur kontakte me raste të koronavirusit.

Muajin e kaluar, Gjermania urdhëroi mbylljen e të gjitha dyqaneve jo të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Grupe me mbi dy vetë nëse nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi nuk lejohen në publik.

Megjithatë, numri i vdekjeve është i lidhur edhe me mbingarkesën e sistemit shëndetësor, thotë zëdhënësja Institutit Robert Koch.

“Nëse spitalet mbingarkohen, përqindja e atyre që nuk ndihmohen do të rritet. Prandaj, numri i viktimave mund të ndryshojë në mënyrë drastike në të ardhmen”, tha ajo.

Edhe Dietrich Rothenbacher, drejtor i Institutit të Epidemiologjisë dhe Biometrisë Mjekësore në Universitetin Ulm, tha se numri i të vdekurve do të varet nga numri i shtretërve në dispozicion në njësitë intensive të spitaleve.

Ai tha se sipas një studimi të vitit 2012, numri i shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv për 100 mijë banorë, në Gjermani ishte 29.2, në Itali, 12.5, në Francë 11.6 dhe në Angli 6.6.

“Kjo ka një efekt pozitiv tek alternativat e trajtimit për rastet e rënda dhe vdekshmërinë”, tha ai.

Megjithatë ai tha se duhet pasur kujdes kur krahasohen shifrat e viktimave mes vendeve, pasi në shumë vende ato janë të shtrembëruara dhe nuk paraqesin një tablo reale.

“Po të nisesh nga shifrat në përputhje me popullsinë, edhe në Itali COVID-19 nuk do të dukej edhe aq vdekjeprurës”, tha ai.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i viktimave në Gjermani mund të rritet në javët në vazhdim, pasi Gjermania është në fillim të epidemisë.

Lombardia 5 herë më shumë vdekje nga koronavirusi se në Luftën e Dytë Botërore

Në Lombardi pesë herë më shumë vdekje sesa në Luftën e Dytë Botërore. Ky është fakti që Domenico Arcuri, Komisioner italian i emergjencës shëndetësore tregoi në një konferencë për shtyp për të sqaruar se cila duhet të jetë strategjia e ardhshme për Italinë.

Midis 11 Qershorit 1940 dhe 1 Maj 1945″ – tha ai – “në Milano vdiqën 2.000 civilë në bombardimet e Luftës së Dytë Botërore kurse në dy muaj në Lombardi kanë humbur jetën nga koronavirusi 11.851 persona, 5 herë më shumë “.

Bazuar në këto të dhëna, ai tha gjithashtu se “Ne duhet të veprojmë me kujdes dhe maturi si në këto muaj” dhe se “është e gabuar të vihet rimëkëmbja ekonomike përpara shëndetit të popullsisë”.

Domenico Arcuri tha gjithashtu se pa garantuar shëndetit, rimëkëmbja ekonomike do të sihte shumë e gjatë. Faza 2 tha si duhet të bazohet fillimisht te garantimi i sigurisë shëndetësore.

BE-ja i ofron “kërkim-falje të thellë” Italisë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka ofruar “kërkim-falje të thellë” për lënien e Italisë vetëm gjatë luftimit të koronavirusit.

“Po, është e vërtetë se asnjëri nuk ka qenë i përgatitur për këtë”, ka thënë ajo para Parlamentit Evropian të enjten.

“Është po ashtu e vërtetë se shumë prej nesh nuk kemi qenë afër Italisë për t’i zgjatur dorën krejt në fillim. Pra po, për këtë duhet që Evropa si tërësi të ofrojë kërkim-falje të thellë”.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Itali kanë vdekur më shumë se 21,000 persona, njëherësh më së shumti në gjithë Evropën.

Në kohën kur Italia ka luftuar shpërthimin e virusit në fillim të muajit mars, Franca dhe Gjermania patën vënë kufizime në eksportin e maskave për fytyrë – pavarësisht paralajmërimeve nga Komisioni Evropian se veprime të tilla mund të dëmtojnë përgjigjjen kolektive ndaj sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Europol pengon një mashtrim për maska fytyre në vlerë 15 milionë euro

Hagë

Agjencia Evropiane për zbatimin e ligjit Europol sot tha se ka shkatërruar një përpjekje për të mashtruar autoritetet gjermane shëndetësore duke u shitur atyre në miliona euro maska joekzistuese të fytyrës në mesin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Europol në një deklaratë tha se dy kompani ishin kontraktuar nga qeveria gjermane muajin e kaluar për të blerë maska fytyre në vlerë prej 15 milionë euro (16.4 milionë dollarë).

Kompanitë, me qendër në Hamburg dhe Zyrih arritën kontakte me një firmë furnizuese të regjistruar në Spanjë për të blerë 10 milionë maska mjekësore.

Kur shitja nuk arriti të materializohej, të dy kompanitë iu referuan një tregtari në Irlandë i cili tha se do t’i lidhë ato me një furnizues në Holandë.

Një marrëveshje fillestare u arrit, me dy kompanitë që paguan 1.5 milionë euro (1.65 milionë dollarë) për 1.5 milionë maska.

Kompanitë organizuan 52 kamionë për të transportuar maskat së bashku me një përcjellje policie për të ofruar sigurinë e tyre.

Por, pak para dorëzimit të planifikuar, mashtruesit kërkuan një shumë shtesë prej 880 mijë euro (966 mijë dollarë) “për të siguruar mallin”.

Autoritetet irlandeze të sigurisë bllokuan pagesën fillestare dhe homologët e tyre në Holandë arrestuan dy të dyshuar të lidhur me organizatën.

Në një raport të lëshuar së fundmi, Europol u bëri thirrje njerëzve që të ruhen nga ata që kërkojnë të shfrytëzojnë krizën e koronavirusit.

Vdekjet nga COVID-19 në Gjermani tejkalojnë Kinën, arrijnë në 3.495

Berlin

Në Gjermani numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) tejkalon numrin e vdekjeve në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave në gazetën Tagesspiegel të cilat janë përpiluar nga të dhënat e ministrive shëndetësore të rajoneve, departamenteve lokale shëndetësore, kompanisë Risklayer dhe Institutit të teknologjisë Karlsruhe thuhet se në Gjermani me 301 vdekje të reja në 24 orët e fundit numri gjithsej i vdekjeve ka arritur në 3.495 duke kaluar Kinën, në të cilën janë shënuar gjithsej 3.342 vdekje.

Ndërsa me 2.138 raste të reja numri gjithsej i rasteve të infektimeve me COVID-19 në vend ka arritur në 132.210.

Në Gjermani janë shëruar 68.100 persona

Në Gjermani janë shëruar 68.100 persona të cilët më parë kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19.

Ndër të tjera Bavaria theksohet se është rajoni më i prekur në vend me 34.812 raste dhe 991 të vdekur.

COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës është përhapur në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Deri më tani në mbarë botën janë regjistruar mbi 2 milionë raste me COVID-19, kanë humbur jetën 126.755 persona dhe 484.597 janë shëruar.

Italia shënon rënie rekorde të numrit të viktimave nga koronavirusi

Italia ka raportuar për 431 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit – çfarë është numri më i ulët në më shumë se tri javë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifra e së dielës është më e ulëta qysh më 19 mars, kur janë regjistruar 427 vdekje të lidhura me koronavirus.

Numri i njerëzve në kujdes intensiv në këtë vend ka vazhduar po ashtu të bjerë, me 38 raste më pak se ditën paraprake.

“Të dhënat tregojnë se masat (e izolimit) janë duke pasur ndikim”, tha profesori Luca Richeldi, këshilltar për shkencë i Qeverisë italiane.

Në total, Italia ka 19,899 të vdekur nga koronavirusi dhe 156,363 të infektuar.

Italia është vendi më i goditur në Evropë nga kjo sëmundje.

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara e kanë kaluar atë për nga numri i viktimave, pasi kanë regjistruar mbi 20,000.

Rajoni më i prekur i Italisë është Lombardia, e cila është izoluar qysh më 8 mars.

Gjermani, më shumë të shëruar sesa aktualisht të infektuar me COVID-19

Berlin

Sipas pasqyrës së fundit të statisitkës ditore epidemiologjike, në Gjermani më shumë njerëz janë shëruar sesa aktualisht janë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti “Robert Koch” njoftoi sot se në Gjermani nga koronavirusi plotësisht janë shëruar 60.200 persona, kurse aktualisht në vend janë të prekur 57.606.

I njëjti burim raporton se ky informacion jep shpresë se masat parandaluese të vendosura nga autoritetet gjermane në luftimin e pandemisë COVID-19 janë efektive.

Në Gjermani, gjithsej 120.479 njerëz u infektuan me koronavirus, përfshirë gjysmën e të cilëve u shëruan.

Ndërkaq, 2.673 pacientë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit deri më tani, përfshirë 129 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Edhe pse Gjermania është vendi i pestë më i infektuar në botë, numri i vdekjeve në vend është shumë më i ulët në krahasim me SHBA-në, Spanjën, Italinë dhe Francën.

Autoritetet gjermane kryejnë teste masive për koronavirus, kurse në një afat të shkurtër gati kanë dyfishuar aftësinë e reparteve të kujdesit intensiv spitalor. Muajin e kaluar, një numër masash kufizuese u futën në Gjermani për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ky konsiderohet të jetë një nga faktorët që vendi ka pasur rezultate më të mira në luftimin e COVID-19 sesa vendet e tjera që u preken rëndë nga koronavirusi.

Pasi u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, është përhapur në të gjithë botën, kurse epiqendra e saj është zhvendosur në Evropë.

Në gjithë botën, pandemia ka marrë jetën mbi 110 mijë njerëve dhe ka infektuar mbi 1,78 milion, ndërsa më shumë se 405 mijë njerëz janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.


Send this to a friend