VOAL

VOAL

Merkel: Vendimi i Kurtit – hapi i parë drejt heqjes së tarifës

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk e ka pritur fare mirë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqje të pjesshme të taksës ndaj Serbisë. Nga Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur një hap të tillë, ndërkohë nga Qeveria Federal e kancelares Angela Merkel e shohin si hapin e parë drejt heqjes së plotë të tarifës 100 %.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten në një konferencë për media ka njoftuar se qeveria që udhëheq ka vendosur që fillimisht të heq taksën 100 % ndaj produkteve bazë që Kosova importon nga Serbia. Ai ka thënë se një vendim të tillë do ta marrë me 15 mars, ndërkohë nëse Serbia ndal fushatën kundër pavarësisë dhe heq barrierat jotarifore për Kosovën, taksa 100 për qind të hiqet plotësisht me 1 prill për një periudhë 3 mujore.

E një vendim të tillë të kryeministrit Kurti, Qeveria Federale e kancelares gjermane, Angela Merkel, po e konsideron si hapin e parë drejt heqjes së plotë të taksës 100 % që thonë se është dhe mbetet synim i Berlinit zyrtar.

Kështu ka thënë një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverise gjermane.

“Qeveria Federale e sheh këtë si një hap të parë drejt heqjes së plotë të taksës 100 % të vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që duhet të mbetet synimi ynë”, ka thënë ky zëdhënës për Gazetën Express.

Nga Berlini zyrtar thonë se është shumë e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të pajtohet me një qasje të përbashkët.

“Sipas këndvështrimit tonë, është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të pajtohet për një qasje të përbashkët”, ka përfunduar zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Vendimi i qeverisë Kurti për të filluar heqjen e pjesshme të taksës nga mesi i marsit e ka mirëpritur Bashkimi Evropian. Gjithashtu në mbështetje të BE’së ka dalë edhe Italia. Ambasadori i këtij shteti në Kosovë ka thënë se pajtohen plotësisht me qëndrimin e Brukselit zyrtar.

Megjithatë vendimi i Albin Kurtit nuk i ka pëlqyer fare emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell në një reagim në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka thënë se nuk pajtohen me një vendim të tillë, duke kërkuar heqje të menjëhershme të taksës pa vendosur kushte të tjera. Ai gjithashtu ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim serioz, dhe se për një gjë të tillë është vënë në dijeni edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Sot pa reaguar nuk ka qëndruar as vetë presidenti Thaçi. Sipas tij, kokëfortësia e Albin Kurtit po i dëmton rëndë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Heqjen e taksës menjëherë dhe pa kushte po e kërkon edhe LDK’ja. Zv.kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij nuk qëndron në një qeveri e cila vë në pikëpyetje raportet me Ëashingtonin.

Ndërkohë Ramush Haradinaj po e quan Kurtin si një mashtrues i cili me vendimin për heqje të taksës i është nënshtruar Serbisë./GazetaExpress/

BE-ja mirëpret masat e kryeministrit të Kosovës për tarifat ndaj mallrave serbe

Bashkimi Evropian mirëpriti vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifave në importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj mallrave serbe.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha në një komunikatë se Brukseli po pret të mësojë më shumë hollësi, por e mirëpret vendimin si një hap të parë që mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një mundësi për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që bisedimet të rifillojnë në dobi të të dyjave”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësues i bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se do të fillojë heqjen e kushtëzuar të tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit 2018 në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Ai tha se nga 15 marsi do të hiqen tarifat në lëndën e parë si shenjë e vullnetit të mirë dhe nëse Serbia i jep fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, më 1 prill do të hiqen tërësisht tarifat për një periudhë 90 ditëshe.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Albin Kurti dhe se qëndrimi është amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht.

Nuk ka pasur ende një reagim nga Beogradi i cili ishte tërhequr nga bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian duke kushtëzuan kthimin me heqjen e tarifave. zëri i amerikës

Koronavirusi- Milano ”kyçet”, boshatisen lokalet, supermarketet dhe Duomo

Krahina e Lombardisë është kyçur për 7 ditë pasi në ditët e fundit koronavirusi në veri të Italisë shpërtheu papritur.
Nga shkollat te teatrot, te muzetë, kinematë, baret dhe klubet e natës, të mbyllura ku parashikohet pezullimi i ngjarjeve ose iniciativave të çfarëdo natyre, ngjarjesh ose çfarëdo forme takimesh në një vend publik, përfshirë ato kulturore. Dhe njerëzit dynden në supermarkete për të mbushur karrocat e tyre të ushqimit me linja të gjata dhe rafte bosh.

Shfaqjet janë pezulluar gjithashtu në Piccolo Teatro deri në njoftimin e mëtejshëm; pastaj u mbyll Hangar Bicocca dhe muzeu i Gallerie d’Italia. Baret, klubet e natës dhe institucionet argëtuese duhet të mbyllen sipas rregullave rajonale nga 18 në 6.00, ndërsa nuk do të ketë kufizime për restorantet.
Edhe monumenti simbolik i qytetit, Duomo, do të mbetet i mbyllur për turistët si masa paraprake deri më 25 shkurt. Besimtarët do të jenë në gjendje të hyjnë për t’u lutur, por nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në tubimet tjera që janë pezulluar deri në një datë për t’u përcaktuar, siç njoftoi kryepeshkopi i Milanos, Imzot Mario Delpini.

Dhe dyndja në supermarkete filloi pas bllokimit të qytetit, rafte u zbrazën shpejt dhe ka linja të gjata në arkë. Njerëzit gjithashtu lëvizin me dy ose tre karroca dhe disa maska për tu ruajtur nga virusi vdekjeprurës. Padyshim një e dielë ndryshe për një qytet që mbyllet nga coronavirusi.

Në Spanjë zbulohet shpella me 72 anëtarë të një fisi të zhdukur

Me anë të dronit u zbulua shpella me trupat e 72 anëtarëve të një fisi të zhdukur para 1 000 vitesh.

Në një shpellë të lashtë në ishullin Gran Canria të Spanjës, u zbuluan 72 persona me anë të një droni, nga disa arkeologë, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

62 ishin të rritur dhe dhjetë ishin fëmije, ata ishin të zhdukur para 1,000 vitesh më parë që i përkisnin fisit para hispanik të njohur si Guanche.

Sipas agjencisë arkeologjike të asaj zone, është thënë se ata kanë jetuar nga shekulli VIII deri në shekullin X.

Gjatë pushtimit të spanjollëve nga viti 1402 deri më 1496, është dashur t’i nënshtrohen pushtuesve dhe të zhduken etnikisht. Deri tani është menduar se ata kanë emigruar.

Sukses i padiskutueshëm i Eno Peçit si koreograf i “Opernball” 2020 Nga Elida Buçpapaj

Ishte një shfaqje brilante “Opernball” 2020, evenimenti më i madh artistik që organizohet në Vjenë.

Opera shtetërore e Vjenës u shndërrua në sallën më të bukur të vallëzimit në botë, nën drejtimin e ish solistit të Operas vjeneze Eno Peçi, sot koreograf i këtij institucioni që identifikohet me shpirtin vjenez dhe kranarinë e Austrisë. Me të drejtë pa dyshim!

Është e dyta herë, që koreografia iu besua shqiptarit Eno Peçi, i cili shpalosi artin dhe talentin e tij, sikur di vetëm ai, dmth në mënyrën më të përkryer të mundëshme.

Për suksesin e shfaqjes dhe të Eno Peçit shkruan sot në blogun e tij edhe kritiku i artit Ricardo Leitner, ku vlerëson që në titull elegancën dhe stilin e hollë të Eno Peçit.

“Normalisht unë nuk e komentoj “Opernball”, shkruan sot Ricardo Leitner – por këtë vit është një përjashtim. Unë jam duke shkelur rregullin tim. Por a nuk ka thënë dikush dikur se “Rregullat bëhen që të prishen. Sidomos kur rregulli është im, i vendosur prej meje ”?

Ricardo Leitner ka mbetur i shtangur nga magjia dhe mrekullia e shfaqjes. “Për herë të parë që kur pashë hapjen, u befasova nga koreografia.

Përdorimi i hollësishëm i hapësirës i përdorur nga Eno Peçi ishte thjesht i përsosur. Ishte, për mënyrën time të të menduarit, përdorimi i parë me të vërtetë origjinal i hapësirës.

Edhe pse çdo vit koreografët e vjetër vazhdojnë të postojnë versionet e tyre mjaft të zakonshëm, duke thënë qartë se sa të mrekullueshme ishin ato. Por problemi është: se të gjitha janë dukur njëlloj.

Ndërsa këtë herë z. Peçi na dha një “lexim” të ri, të freskët të hapjes. Se si përshtatej hapësira!

Chapeau!

Megjithëse moderimi i shfaqjes nga TV ORF ishte një nga më të mërzitshmit dhe joprofesionistët që kam përjetuar ndonjëherë, unë mbeta duke e parë atë. Dhe ia vlente!

Bravo, Eno Peçi:

Punë e shkëlqyeshme!”, përfundon kritiku i artit Ricardo Leitner!

Pra Eno Peçi ka prekur qiellin vjenez me këtë sukses të rradhës!

Ne shqiptarët mrekullohemi nga sukseset e Eno Peçit, i cili shkëlqen në vendin më të shkëlqyer të botës sikur është “Opernball e Vjenës!

Shfaqja e koregrafuar nga Eno Peçi ishte e fundit për Manuel Legris, si drejtor i Operas të Vjenës. Legris do të jetë drejtor i Baletit të Teatrit La Scala në Milano!

Unë jam një gazetare që e kam ndjekur fluturimin pindarik të Eno Peçit.

Dhe mund të përfytyroj pa vështirësi që një ditë Eno Peçi mund të jetë Drejtori i Teatrit më të famshëm të botës, sikur është Opera e Vjenës.

A jeni dakord me mua ?!

Besoj se po!

Fotografitë: Ashley Taylor
 

Merkel: Racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë

Berlin

Merkel: Racizmi është një helm, edhe urrejtja është helm. Ky helm gjendet në shoqërinë tonë.

Merkel: Do të bëhen çdo përpjekje për të ndriçuar të gjitha prapaskenat e këtyre vrasjeve të tmerrshme.

Steinmeieri dënoi të shtënat terroriste të ekstremit të djathtë

Berlin
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dënoi të shtënat terroriste të ekstremit të djathtë. Ai bëri thirrje për solidaritet me të gjithë të kërcënuarit nga racistët

Peter Beuth: “Ksenofobia ishte motivi i sulmuesit në Hanau”

Berlin

Ministri i Punëve të Brendshme të shtetit federal gjerman Hessen, Peter Beuth, deklaroi se ksenofobia është motivi i sulmuesit që kreu sulmin terrorist të ekstremit të djathtë në qytetin Hanau, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai konfirmoi se në sulmin humbën jetën nëntë persona, ndërsa janë plagosur disa të tjerë, prej të cilëve njëri më rëndë.

Ai theksoi se janë mbledhur deklarata të dëshmitarëve dhe video incizime mbi sulmin pas së cilit është gjetur kufoma e sulmuesit 43 vjeçarë dhe nëna e tij 72 vjeçare.

Ministri Beuth tha se sulmuesi ishte gjerman që jetonte në qytetin e Hanau.

“Të dhënat e para tregojnë se motivi i sulmuesit ishte ksenofobia”, tha Beuth, duke dënuar me forcë sulmin.

Ai theksoi se Zyra e Prokurorit Federal ka filluar hetimin për sulm të dyshuar terrorist.

Nga sulmi i armatosur në dy lokale Hanau për vdekje pësuan nëntë persona, në mesin e të cilëve ka edhe turq.

Sulmuesi Tobias R., një terrorist i ekstremit të djathtë, është gjetur i vdekur në shtëpi, gjatë operacionit të cilin e kreu ekipi i policisë speciale.

Sulmuesi posedonte leje gjuetie, ndërsa më vonë u gjet edhe letra dhe një video-mesazh.

Mblidhen 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Rama citon Biblën e Kuranin

Konferenca e Donatorëve ka rezultuar e suksesshme për Shqipërinë, pasi në total nga mbledhja e të gjithë shifrave që kanë përcjellë dhjetëra vendet pjesëmarrëse, rezulton se është tejkaluar fatura prej 1 miliard euro e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në përfundim të konferencës, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelji, tha se janë mbledhur plot 1.15 mld euro.

Varhelji: Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga solidariteti i jashtëzakonshëm i vendeve që dhuruan për Shqipërinë. Kreu i qeverisë ka përdorur dy pasazhe nga librat e shenjtë, fillimisht nga Bibla, e në përmbyllje nga Kurani.

Rama: Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë.

Më lejoni të citoj diçka nga Bibla, korinthianët, ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua.

Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj Biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm, faleminderit shumë

Vendin e parë në dhurim e mbajti Franca me plot 100 mln euro dhurim dhe 60 mln euro kredi. Më tutje Bashkimi Evropian së bashku me Komisionin, dhuruan për Shqipërinë 115 mln euro. Italia e vetme dhuroi 65 mln euro, ndërsa Turqia kapi shifrën e 43.6 milionë eurove.

Një shifër e lartë parash ka ardhur dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan ndërtimin e plot 2 mijë njësive (banesa) në një vlerë prej afro 70 mln eurosh./Express

Senati voton që Salvini të përballet me drejtësinë

Lideri i partisë Liga, Matteo Salvini.

Senati në Itali ka votuar në të mirë të lejimit të prokurorëve për të gjykuar liderin e të djathtës ekstreme, Matteo Salvini, në akuzat për mbajtje të emigrantëve në det.

Salvini, i cili më parë ka shërbyer si ministër i Brendshëm në Itali, akuzohet për mbajtje në mënyrë të paligjshme të emigrantëve në një anije në Sicili në gusht të vitit 2019.

Rreth 116 emigrantë patën mbetur në anije atëbotë për gati një javë.

Të mërkurën, shumica e senatorëve kanë votuar që gjyqi kundër liderit të partisë kundër-imigrimit, Liga, të vazhdojë përpara.

Salvini ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron të përballet me gjyq.

Ai i ka thënë Senatit se dëshiron “t’i tregojë botës” se politikat e tij për emigrimin “kanë shpëtuar jetën e mijëra personave”.

“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar me atë që kam bërë. Dhe do ta bëjë këtë gjë sërish, sapo të kthehem në qeveri”, ka thënë më vonë ai.

Senatorët nga partia e tij janë larguar nga dhoma, për të mos marrë pjesë në procesin e votimit.

Sipas ligjit italian, ministrat kanë imunitet parlamentar për veprimet që marrin derisa janë në pushtet. Mirëpo një komitet ka votuar muajin e kaluar për t’i hequr Salvinit imunitetin, duke e lënë vendimin e fundit në duart e Senatit.

Një tjetër votim zyrtar pritet të realizohet në orën 19:00.

Nëse merret vendim për gjyq kundër tij, Salvini mund të përballet me 15 vjet burgim. rel

Të votojmë për Sami Musa që të bëhet parlamentari i parë shqiptar në historinë e shtetit Gjerman…!

VOTOJMË PËR SAMI MUSA !

Të dashur bashkatdhetarë, kanë ngelur edhe pak ditë deri tek dita e votimeve për të dashurin tonë z. Sami Musa,

kandidat në „Partin Socialdemokrate në Gjermani „ – Hamburg.

ka nga ne që akoma nuk kemi plotësuar formularët.

Këto ditë janë momentet e fundit kur ne duhet t‘i plotësojmë, dhe nëse nuk e keni dërguar deri me tani, duhet të dielen më 23.02.2020-të, të shkoni deri në komunën ku banoni dhe të dorëzoni zarfin me fletëvotimin tënd.

Në mesin e kandidatëve të Hamburgut, është edhe një shqiptaro – gjermanë, aktualisht antarë në „Partin Socialdemokrate në Gjermani „ – SPD – Sami Musa, prandaj ka nevojë edhe për votën tonë….

Vëllezër e motra ju miq të nderuar,

të gjithë ju shqiptarë që jetoni në Hamburg e rrethin me të drejtë vote, mos ngurroni, plotësoni folmularët e fletëvotimeve dhe jepeni votën për Samiun.

Sami Musa mund të ndihmojnë edhe ata që nuk banojnë në Hamburg, por që kanë të afërm dhe miq tek të cilët mund të ndikojnë për ta ndihmuar Samiun duke votuar për te.

Urojmë që votat tona ta ndihmojnë Samiun që të bëhet parlamentar i parë shqiptar në historinë e shtetit Gjerman…!

 

Fotografia e Sami Musa

Veseli bën thirrje të mos hiqet taksa 100 për qind

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur shqetësim për siç ka thënë ai “ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe”.

Sipas kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, taksa 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nuk duhet hequr, pasi sipas tij ai vendim ka qenë dinjitoz për Kosovën.

“Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka thënë Veseli në një postim në rrjetin social, Facebook.

Partia e Veslit ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për taksën në nëntor të vitit 2018.

Thirrje për heqje të taksës patën bërë si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian, mirëpo Haradinaj nuk ishte zmbrapsur.

Më herët gjatë ditës, edhe vetë Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos heqë dorë nga kjo masë.

Përmes një letre të hapur, Haradinaj ka thënë se “”në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke, e jo të jesh për një reciprocitet pa njohje”.

Kurti në anën tjetër ka deklaruar të mërkurën se do të zëvendësojë taksën me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. rel

Kryetari i Turingenit jep dorëheqje pas kritikave për mbështetjen që mori

Thomas Kemmerich, kryetari i sapozgjedhur i landit gjerman, Turingen me ndihmën e partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, ka thënë se do të japë dorëheqje për t’i hapur rrugën procesit të ri zgjedhor.

“Dorëheqja është e pashmangshme”, ka thënë ai.

Zgjedhja e Kemmerichut ka nxitur reagime të ashpra, derisa kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se fitorja e tij është e “pafalshme” dhe se procesi duhet të pezullohet.

Kemmerich u ka thënë gazetarëve të enjten se partia e tij e Demokratëve të Lirë, ka bërë kërkesë për shpërndarje të parlamentit në Erfurt.

“Ne duam zgjedhje të reja, për të larguar shenjat e mbështetjes së parties, Alternativa për Gjermaninë në zyrën e kryetarit”, ka thënë ai.

Votimi i së mërkurës është përshkruar si tërmet politik në Gjermani, pasi partitë e mëdha kanë refuzuar në të kaluarën të bëjnë marrëveshje me këtë parti.

Duke folur gjatë një vizitë në Afrikën Jugore, kancelarja Merkel ka thënë se zgjedhjet ne Turingen duhet të zhvillohen sërish.

“Ka qenë ditë e keqe për demokracinë, një ditë që ka thyer traditën e gjatë dhe krenare të vlerave të Partisë Demokristiane (CDU). Kjo nuk ka të bëjë aspak me atë që beson CDU-ja”, ka deklaruar ajo.

Shumë politikanë tjerë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Kemmerichut nga pozita që ka fituar, përfshirë kryetaren e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Kritikët e Kemmerich-ut kanë qenë të shokuar me faktin se dy partitë e qendrës së djathtë kanë bërë marrëveshje me partinë që ka qasje ekstreme ndaj imigrimit, lirisë së shprehjes dhe shtypit.

Partia, Alternativa për Gjermaninë, ka ligjvënës në të 16 parlamentet e landeve gjermane.

Në nivel kombëtar ajo mban 89 ulëse në Dhomën e Ulët të parlamentit nga 709 sa janë në total, duke e bërë atë partinë më të madhe opozitare. rel

Bruksel, fillon ndalimi i pjesshëm për konsumin e alkoolit

Bruksel

Në disa rrugë dhe bulevarde në rajonin qendror të Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës, ka hyrë në fuqi ligji i cili ndalon konsumin e alkoolit nga mesnata deri në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i miratuar muajin e kaluar nga Këshilli bashkiak i Brukselit filloi të zbatohet sot në kryeqytet.

Ndalesa që do të zbatohet në disa rrugë dhe bulevarde në qendër të Brukselit do të përfshijë rajonet si Boulevard Anspach, Place Fontanais, Place De Brouckere, Place de la Monnaie, Rue du Midi, Rue des Fripiers dhe Rue des Halles.

Ndaj atyre që kapen duke konsumuar alkool nga mesnata deri në mëngjes në këto zona, do të vendoset një gjobë prej 350 euro.

Ndalesa nuk do të përfshijë evenimente të tilla si aktivitete sportive dhe festivale që do të organizohen nga bashkia në kafeteritë dhe restorantet në rajon.

Raportohet se vendimi në fjalë është marrë në bazë të ankesave për zhurmën dhe problemet e sigurisë të shkaktuara nga njerëzit nën ndikimin e alkoolit në rajone.

Bashkia do të zhvillojë një periudhë prove për 6 muajt e parë dhe sipas rezultateve vendimi do të mund të zgjatet ose anulohet.

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen për Brexit

Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin përfundimtar për largimin e Britanisë nga blloku evropian, duke hapur rrugën për Brexit të premten.

Në procesin e votimit, 621 ligjvënës kanë votuar në të mirë të largimit të Britanisë nga BE-ja për dallim nga 49 që kanë votuar kundër dhe 13 të tjerë kanë abstenuar.

Përveç votimit është dëgjuar edhe një këngë tradicionale skoceze për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së.

Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.

Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni. rel

Spanja paralajmëron bojkotimin e Samitit të Zagrebit për shkak të Kosovës

Flamuri spanjoll dhe ai i Bashkimit Evropian.

Spanja kërcënon se do të bojkotojë Samitin e Zagrebit për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme në Madrid, Zagreb dhe Bruksel.

Sipas tyre, zyrtarët spanjollë i kanë paralajmëruar mikpritësit e samitit të ardhshëm se nuk do të marrin pjesë në takimin ku Kosova ka pjesëmarrje të barabartë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Po sipas burimeve, diplomatët e vendeve tjera të Bashkimit Evropian janë njoftuar tashmë se Spanja mund ta anashkalojë Samitin e Zagrebit.

Ky Samit midis përfaqësuesve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 6-7 maj.

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Qeveria në Madrid e ka sfiduar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në të gjitha tubimet e nivelit evropian.

Ajo edhe më parë ka bojkotuar takime të ngjashme.

Në vitin 2018 në Sofje, kur është mbajtur Samiti me Ballkanin Perëndimor, i pari pas 15 vjetësh, Madridi zyrtar nuk ka marrë pjesë për të njëjtat arsye.

Në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe rajonit, i cili është mbajtur në Helsinki gushtin e kaluar, ministri i atëhershëm i punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, është larguar nga salla për shkak të pranisë së ministrit të Kosovës.

Atëbotë ai nuk ka qenë i emëruar për pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së.

I pytur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, për problemet e mundshme në organizimin e samitit për shkak të pjesëmarrjes së barabartë të Kosovës, kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq, ka thënë se nuk është e lehtë të përputhen interesat e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

“Kur ka interesa të ndryshëm, atëherë negociohet gjatë”, ka thënë Jandrokoviq, i cili ka konfirmuar se kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, është në kontakt me të gjithë liderët evropianë rreth organizimit të samitit.

Jandrokoviq po ashtu ka thënë se Qeveria e Kroacisë do të bëjë gjithçka të mundur për t’iu dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane.

“Jo të gjitha vendet e BE-së kanë një qëndrim dhe entuziazëm të tillë. Ne do të flasim në interesin më të mirë të fqinjve tanë” ka thënë mes tjerash ai.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët në Zagreb janë të bindur se deri në maj do të gjendet një formulë që do t’i lejojë të gjithë të ftuarit në Samit të marrin pjesë.

Stuhi vdekjeprurëse në Spanjë, kërcënon edhe Francën

Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së paku katër personave.

Rajonet përreth Valencias dhe Ishujve Balearik u goditën më së keqi, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta.

Mbi 30 provinca në Spanjë u vunë në gjendje të gatishmërisë.

Autoritetet thanë se një person humbi jetën në provincën Avila, pasi u godit nga tjegulla që fluturonin.

Një grua e pastrehë u ngri për vdekje pranë Valencias, një viktimë u regjistrua në rajonin Asturias dhe një në qytetin Moiksent.

Stuhia më vonë lëvizi në jug të Francës, ku mediat lokale cituan parashikues të motit duke thënë se ajo është më e keqja në rajon që nga viti 1982.

Spanja dhe Franca u goditën nga përmbytje të mëdha edhe në tetor të vitit të kaluar. rel

Hyrja e emigrantëve nga Turqia në BE ka shënuar rritje, thotë agjencia Frontex

Numri i emigrantëve nga Turqia që hyjnë në Evropë u rrit ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, tha të premten kreu i agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian (FRONTEX), Fabrice Leggeri.

“Në vitin 2019 më shumë se 82.000 emigrantë u përpoqën të hyjnë pa autorizim në Evropë, një rritje prej 46% krahasuar me një vit më parë”, tha Leggeri.

Kjo rritje, sipas tij, ishte pasojë kryesisht për shkak të situatës në Siri, por edhe paqëndrueshmërisë në Afganistan dhe ndryshimit të politikave ndaj shtetasve afganë nga ana e autoriteteve iraniane dhe pakistaneze.

Migrantët nga Turqia kryesisht hyjnë në territorin e Greqisë, vend ky anëtar i Bashkimit Evropian (BE).

Leggeri nuk pranoi të fajësojë rojet bregdetare turke, duke thënë se ata po “punojnë mirë” në kapjen e migrantëve që largohen nga Turqia.

BE-ja u pajtua në vitin 2016 t’i jepte Turqisë deri në 6 miliardë euro për të përballuar fluksin e sirianëve, si dhe për të bindur qeverinë në Ankara të ndalë migrantët që nisen për në Greqi.

Por, që nga vera e vitit 2019, ishujt lindorë të Greqisë janë përballur me mbipopullim të kampeve të refugjatëve.

Greqia, javët e fundit po ballafaqohet me rritje të numrit të migrantëve që kalojnë nga Turqia në territorin grek. Një person ka vdekur nga zjarri që shpërtheu të dielën (29 shtator 2019) në një kamp migrantësh në ishullin Lesbos. Migrantët u përleshën me policinë, në kampin Moria që strehon rreth 12 mijë njerëz.

Frontex tha se vitin e kaluar, numri i migrantëve ishte më i larti, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes BE-Turqi.

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk mund të marrë përsipër i vetëm barrën e pritjes së 3.6 milionë refugjatëve sirianë dhe në të kaluarën ka kërcënuar se do të “hap portat” për migrantët që të shkojnë drejt Evropës.

Ai po kërkon më shumë para dhe evropianët ka gjasa të pranojnë ndarjen e mjeteve.

Paris: Muzeu Louvre mbyllet për shkak të protestave

Muzeu i Louvre-it në Paris u mbyll të premten pasi dhjetra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Protestuesit, përfshirë disa punonjës të Luvrit, organizuan demonstratën pas një thirrjeje nga disa sindikata të majta, kundër ndryshimeve të planifikuara të në sistemin e pensionit, për të cilin ata thanë se “do të ulë pensionet e të gjithëve”.

Disa protestues këndonin “Mona Lisa në grevë, Leonardo është në grevë”.

Gjatë protestave disa javëshe në Francë, është bllokuar transportin publik si dhe janë mbyllur shumë shkolla, spitale, gjykata dhe madje edhe shtëpitë e operave dhe Kulla Eifel.

Zyra e kryeministrit tha në fillim të kësaj jave, se vetëm sistemi i transportit publik ka humbur mbi një miliardë euro që nga fillimi i grevës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme.

Lunaçek: S’mund ta kuptoj ndarjen e Nobelit për Handken

“Më parë, kam lexuar shumë gjëra të tij dhe më pëlqente vërtet. Megjithatë, mënyrën se si ai flet për çështje politike ku mijëra njerëz janë në dhimbje të mëdha, unë nuk e kuptova”, potencoi ajo për mediat austriake Kurier, Standard dhe Tiroler Tageszeitung.

“Nuk e kuptova vendimin e jurisë për t`ia dhënë çmimin Nobel”, vazhdoi tutje ajo

Ajo poashtu tha se nuk i kuptoi kurrë deklaratat e Handkes për luftërat në Ballkan.

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, u ballafaqua me shumë akuza nga vende të ndryshme e persona me ndikim të madh në fusha të ndryshme të artit dhe jo vetëm.

Ukraina nis hetime për mbikëqyrjen e dyshuar të ish-ambasadores amerikane

Marie Yovanovitch

Ukraina tha se ka nisur hetimet për mbikëqyrjen e mundshme të ish-ambasadores amerikane në Kiev, Marie Yovanovitch, përpara se ajo të shkarkohej nga ky post, vitin e kaluar.

Ministria e Brendshme e Ukrainës e bëri publik lajmin të enjten, dy ditë pasi hetuesit në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara publikuan disa dokumente, që e tregojnë Lev Parnasin – ndihmës i avokatit të presidentit amerikan, Donald Trump – duke komunikuar për shkarkimin e Yovanovitchit.

Ministria tha përmes një deklarate se policia e Ukrainës “nuk është duke ndërhyrë në çështjet e brendshme politike të Shteteve të Bashkuara”.

Por, shtoi ajo, dokumentet e publikuara “përmbajnë fakte të shkeljeve të mundshme të ligjit të Ukrainës dhe të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike”.

Ministria tha se ka kërkuar nga FBI-ja që t’ia sigurojë Ukrainës të gjitha materialet e lidhura me rastin dhe u ofroi përfaqësuesve amerikanë që të marrin pjesë në hetime.

Yovanovitch shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kiev nga viti 2016 deri në maj të vitit 2019, kur ajo është shkarkuar, për shkak të kritikave publike të Trumpit për performancën e saj.

Ajo ka dëshmuar në kuadër të hetimeve që po i bën Dhoma e Përfaqësuesve për shkarkimin e Trumpit.

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka ngritur dy akuza formale kundër Trumpit në muajin dhjetor: për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.

Çështja këtë javë ka kaluar në Senat – institucionin që do ta gjykojë Trumpin.

Akuzat kanë dalë nga dyshimet se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik. rel

BE: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se mizoritë e kryera në Reçak, në janar të vitit 1999, “janë të dokumentuara mirë”.

Deklarata vjen në ditën kur po shënohet 21-vjetori i masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës.

“Mohimi dhe rishikimi (i masakrës) janë në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha një zëdhënës i BE-së përmes një deklarete të shkruar.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se krimi në Reçak “ka qenë i trilluar”.

Bashkimi Evropian tha se të gjitha qeveritë e vendeve të rajonit duhet të punojnë për të vlerësuar me ndershmëri dhe vërtetësi të kaluarën, për hir të respektimit të viktimave.

“U takon gjykatave të përcaktojnë nëse deklaratat e caktuara përbëjnë vepra penale. Dënimi duhet të jetë proporcional dhe të gjitha elementet e rastit duhet të merren parasysh”, tha zëdhënësi i BE-së, duke shtuar se rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Të martën, edhe ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara – që ndryshe njihen si vendet e Quint-it – e kujtuan masakrën e Reçakut përmes një deklarate të përbashkët.

Ata thanë se kjo masakër përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe t’i japin fund një katastrofe humanitare në Kosovë. rel

Carles Puigdemont arrin në Parlamentin Evropian

Lideri katalanas, Carles Puigdemont ka zhvilluar seancën e tij të parë si anëtar i Parlamentit Evropian, pavarësisht fletarrestit të lëshuar kundër tij në Spanjë.

Ish-presidenti katalas dhe ligjvënësi evropian do të shfrytëojë parlamentin për të vazhduar luftën e tij politike për një Katalonjë të pavarur dhe të ndarë nga Spanja.

Përveç tjerash, pozicioni i tij parlamentar i garanton imunitet.

Puigdemont ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga burgu të liderit tjetër katalanas, Oriol Junqueras, i cili po ashtu është zgjedhur anëtar i Parlamentit Evropian, dhe ka qenë ish nën president në Katalonjë.

“Ai duhet të jetë me ne këtu. Ai ka të drejtat e njëjta”, ka thënë Puigdemont.

Aftësia e tij për të diskutuar çështje të tilla në zemër të Bashkimit Evropian, përbën shqetësim për Spanjën e cila kundërshton pavarësimin e rajonit të Katalonjës.

Puigdemont ka arritur në Parlament me ish-ministrin katalanas, Toni Comín.

Të dy kërkohen në Spanjë për rolin e tyre në tentimet e Qeverisë katalanase për pavarësi më 2017.

Ata kanë ikur më pas në Belgjikë dhe në muajin maj janë zgjedhur anëtarë të Parlamentit Evropian si përfaqësues të partive separatiste nga Spanja. rel

Një ish-ushtar pranon vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak

Fotografi e gazetarit të ndjerë, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij.

Ish-ushtari Miroslav Marcek ka pranuar se ka vrarë gazetarin sllovak Jan Kuciak dhe të dashurën e tij, Martina Kusnirova, krim që pati nxitur protesta masive në Sllovaki dhe ka rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit, Robert Fico.

Marcek i ka thënë Gjykatës Speciale Penale në Pezinok, në veri të Bratisllavës, se pranon fajin, duke synuar që t’i shmanget dënimit me vdekje.

Marcek është akuzuar për vrasjen e gazetarit Kuciak, 27-vjeçar dhe të dashurës së tij në shtëpinë e tyre jashtë kryeqytetit, Bratisllavë në shkurt të vitit 2018.

“Jam fajtor sipas Artikullit 1”, ka thënë Marcek para gjykatës kur është pyetur që të bëjë deklaratë për akuzat që i ka përmendur prokurori.

Dy të pandehurit tjerë, duke përfshirë biznisemenin, Marian Kocner, që janë akuzuar për dhënie të urdhërit të vrasjes, kanë thënë se janë të pafajshëm.

Një tjetër i pandehur ka refuzuar të deklarohet në seancë.

Pas protestave dhe dorëheqjes së Ficos, zyrtarë të lartë të drejtësisë janë larguar nga pozitat e tyre, pasi hetimet patën treguar se ata kanë qenë në kontakt me Kocnerin, biznisemen që ka qenë në qendër të raportimeve të Kuciakut.

Rrëfimi i Marcekut nuk ka qenë shumë befasues, pasi televizioni publik sllovak ka raportuar bazuar në burime se ai ka pranuar fajin një vit më parë gjatë seancave gjyqësore.

I dyshuari i pestë, Zoltan Andrusko, që ka pranuar fajësinë në muajin dhjetor, është dënuar më 15 vjet burgim për këtë rast. rel

Ish-presidenti francez, Sarkozy do të gjykohet për korrupsion

Paris

Në seancën e parë gjyqësore kundër ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy në tetor 2020 do të dalë në gjyq me akuzat për korrupsion, ku akuzohet për përpjekje për të marrë informacione të klasifikuara nga një gjyqtar, njoftoi sot gjykata, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akuza është vetëm njëra nga disa me të cilat përballet 64-vjeçari Sarkozy. Ish-presidenti thuhet se ka kërkuar përmes avokatit të tij, Thierry Herzog, informacione të klasifikuara në vitin 2014 nga gjykatësi i atëhershëm Gilbert Azibert në lidhje me një hetim që ishte mbyllur nga ajo kohë. Shkëmbimi përfshinte ndihmën e Sarkozit për t’i siguruar Azibert-it një post të rehatshëm në Monako.

Sarkozi ushtroi postin e presidentit nga 2007 deri në 2012. Ai ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.

Në tetor të vitit të kaluar, gjykata më e lartë franceze e apelit gjithashtu refuzoi ofertën e Sarkozy-t për të shmangur gjykimin për pretendimet rreth financimit të fushatës. Prokurorët pretendojnë se ai shpenzoi pothuajse 43 milionë euro (47.8 miliardë dollarë) në ofertën e tij të dështuar të rizgjedhjes në vitin 2012, pothuajse dyfishin e kufirit ligjor prej 22.5 milionë euro, duke përdorur fatura të rreme. Nëse shpallet fajtor, Sarkozy mund të përballet me burg deri në një vit si dhe me gjobë. Ende nuk është caktuar asnjë datë për këtë si gjykim më vete.

Akuzat e mëtutjeshme përfshijnë pranimin e miliona eurove të Sarkozy-t nga diktatori i Libisë, Muammar Gaddafi për fushatën e tij të parë presidenciale në vitin 2007.

Procedimet ligjore këtë vjeshtë pritet të zgjasin nga 5 deri më 22 tetor. Sarkozy është ish-presidenti i parë francez që gjykohet mbi akuza për korrupsion. Ish-presidenti i parë që doli në gjyq ishte Jacques Chirac, i cili u shpall fajtor në vitin 2011 për përvetësim dhe keqpërdorim të fondeve publike derisa ishte kryebashkiak i Parisit.

Përgjimi i bisedave telefonike midis Sarkozy-t dhe Herzog-ut, të kryera si pjesë e hetimit për akuzat për financimin e Libisë, shkaktoi ngritjen e akuzave të cilat u caktuan për t’u gjykuar këtë vjeshtë.

NATO, mbështetje për SHBA në Lindjen e Mesme

Të gjitha vendet anëtare të NATO-s shprehën mbështetje ndaj SHBA në Lindjen e Mesme, tha Sekretari i saj i Përgjithshëm Jens Stoltenberg të hënën, pas informimit që iu bë atyre mbi sulmin me dron të së premtes, i cili çoi në vrasjen e komandatit të forcave elitë iraniane, Kasem Sulejmani.

Duke folur pas një takimi të pazakontë të NATO-s për Iranin dhe Irakun, në të cilin Shtetet e Bashkuara informuan aleatët, zoti Stoltenberg bëri thirrje për ulje të tensioneve, duke u bërë jehonë deklaratave të disa udhëheqësve evropianë.

“Ne jemi të bashkuar në dënimin që i bëjmë mbështetjes së Iranit për një shumëllojshmëri grupesh terroriste,” tha zoti Stoltenberg.

“Në takimin e sotëm, aleatët bënë thirrje për përmbajtje dhe çtensionim. Një konflikt i ri nuk do të ishte në interes të askujt. Prandaj Irani duhet të përmbahet nga dhuna dhe provokimet e mëtejshme”, tha ai.

Megjithë zemërimin vitin e kaluar midis disa aleatëve evropianë të NATO-s ndaj strategjisë amerikane në Lindjen e Mesme nën Presidentin Donald Trump, dy diplomatë të pranishëm konfirmuan se takimi dy-orësh në selinë e NATO-s u zhvillua pa probleme, sipas agjencisë së lajmeve Reuter.

Ata thanë se asnjë ambasador nuk i sfidoi zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes, të cilët informuan me videokonferencë mbi operacionin me dron.

Në takim nuk pati diskutime apo kritika rreth listës me objektiva të Presidentit Trump, që përfshijnë edhe objekte kulturore, nëse Irani hakmerret me sulme ndaj amerikanëve ose pronave të SHBA, thanë diplomatët.

Takimi u përqendrua kryesisht te vendimi i NATO-s për të pezulluar misionin e saj të trajnimit në Irak, pas një rezolute të parlamentit irakian, që bënte thirrje për largimin e trupave të huaja.

Ndërsa ekzistonte shqetësimi se vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm të Iranit mund të shkaktojë një konflikt të ri në Lindjen e Mesme, Franca, Gjermania dhe të vende të tjera thanë se dëshirojnë që misioni në Irak të vazhdojë.

“Do të dërgohej sinjali i gabuar nëse tërhiqemi,” tha një diplomat i NATO-s.

Misioni i NATO-s për Irakun, i përbërë nga disa qindra trajnues, këshilltarë dhe staf mbështetës si nga vende anëtare ashtu edhe jo-anëtare, partnere të aleancës, përfshin personel ushtarak dhe civil. zëri i amerikës

Arrestohen 334 persona pjesë e mafies italiane, midis tyre edhe një ish-deputet që krijonte lidhje me politikanë dhe freemasonët

Plot 334 persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, përfshirë një kolonel policie dhe një ish-deputet, në një operacion të madh kundër grupit të krimit të organizuar të Ndrangheta në jug, i konsideruar si grupi më i fuqishëm mafioz i Italisë.

 

Operacioni i kryer ishte ndër më të mëdhenjtë të realizuar në vite dhe u organizua në Vibo Valentia, Veneto, Lombardi dhe Toscana.

Rreth 2.500 policë si dhe parashutistët e ushtrisë morën pjesë në operacion, i cili bëri të mundur arrestimin e ish-deputetit nga partia e Silvio Berlusconi, si dhe kreu i shoqatës së kryetarëve të Kalabrisë.

“Ky është spastrimi më i madh që nga gjykimi maksimal i Palermos (475 të dyshuar u gjykuan në vitet 1986-87)”, tha prokurori i Cantanzo, Nicola Gratteri në një deklaratë.

Në operacion mori pjesë njësia elitare taktike ROS, ndërsa disa prej tyre u arrestuan në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari me urdhër arresti evropian.

“Disa nga shefat e dinin që operacioni ishte planifikuar për nesër, kështu që ne duhej ta kryenim atë përpara 24 orëve, gjë që ishte një problem i madh,” tha Gratteri, një magjistrat i njohur antimafia.

Përfshirë ata që janë në burg, operacioni i gjerë kishte në shënjestër 416 persona, duke dëmtuar grupet e ‘Ndrangheta’s në Vibo Valentia, Mancuso di Limbadi dhe Lo Bianco-Barba.

Policia kapi gjithashtu pronë me vlerë 15 milion euro. Shtatëdhjetë nga të arrestuarit po mbahen nën arrest shtëpiak.

Ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese e vlerësoi operacionin si “një goditje shumë të fortë për “Ndrangheta”.

Të arrestuarit përfshijnë Giancarlo Pittelli, një avokat i njohur dhe ish-deputet dhe senator nga partia e ish-kryeministrit Berlusconi, Forza Italia. U arrestuan gjithashtu avokatë, llogaritarë dhe zyrtarë të tjerë.

Gratteri tha se Pittelii i ndihmoi kriminelët e organizuar të fitojnë qasje tek “politikanët, Freemasonët dhe profesionistë me ndikim’.

Pittelli, 66 vjeç, ‘u vu në dispozicion sistematik kriminelëve pasurinë e tij të konsiderueshme falë njohurive dhe marrëdhënieve të privilegjuara me figura udhëheqëse në nivelin politiko-institucional, në botën e biznesit dhe në profesionet, gjithashtu për të marrë informacion të mbuluar nga sekreti zyrtar”.

Një kolonel me forcën e policisë paramilitare të karabinierëve u arrestua pasi dyshohet se i kaloi informacion sekret Pittellit.

‘Më bëri përshtypje shkalla e përshkueshmërisë që’ Ndrangheta ka pasur në administratën publike dhe brenda organeve të shtetit ‘, tha Gratteri.

Shefi i policisë bashkiake dhe shefi i planifikimit të qyteteve në Vibo Valentia, Filippo Nesci, ishte gjithashtu midis të arrestuarve. Të dyshuarit përballen me akuza përfshirë në organizata kriminale, vrasje, zhvatje, dhe pastrim parash, etj.

Hetimi zbuloi aftësinë e konsoliduar të ‘Ndrangheta’ për të depërtuar në sektorin e biznesit, duke funksionuar me mekanizma gjithnjë e më të sofistikuar, falë kontributit të profesionistëve”.

Grupi i krimit është përfshirë gjerësisht në blerjen e bizneseve turistike duke përfshirë hotele, bare dhe restorante për të pastruar para, tha prokurori.

Ata kanë blerë tokë dhe makina luksoze në ankand dhe kanë hapur dyqane këpucësh në kryeqytetin Romë. Grupi gjithashtu është i përfshirë në ofrimin e shërbimeve funerale.

Disa nga bizneset e ‘Ndrangheta të përdorura për të pastruar para ishin regjistruar në Britani.

Policia sekuestroi 11 armatime, 12 pushkë ose mitralozë, dhe ‘municion të bollshëm të kalibrave të ndryshëm’.

Nga tre grupet kryesore mafioze të Italisë, ‘Ndrangheta ka në qendër rajonin e Kalabrisë, ndërsa grupi i Kamorës është me qendër në Napoli ndërsa mafia e “GozaNostra” është në Siçili.

Kusari: “Antishpifja”, shkelje e standardeve që garantojnë lirinë e mediave (video)

Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, i tha Zërit të Amerikës se paketa “antishpifje” synon të fuqizojë dy mekanizma rregullatorë (AMA dhe AKEP) që ato të ndërmarrin sanksione kundër mediave online dhe të mund t’i mbyllin ato pa urdhër gjyqësor.

Në një intervistë nga Prishtina, ajo i tha gazetarit Ilir Ikonomi se qëllimi i qeverisë është që mediat online të rregullohen nga shteti dhe jo të vetërregullohen, siç e kërkojnë standardet ndërkombëtare.

Zonja Kusari e quajti paketën “shkelje e të gjitha standardeve që garantojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”. Në këtë mënyrë, tha ajo, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) do të jetë enti që do të vendosë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të raportohet nga gazetarët.

“Kjo është tronditëse,” tha zonja Kusari. “Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me mediat nëse kjo paketë ‘antishprehje’ miratohet.”

Kryeministri Edi Rama shkruante të hënën në Twitter:“Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.”

Zonja Kusari tha se pohimi i zotit Rama nuk është i vërtetë.

“Ai përpiqet të japë përshtypjen se ka miratimin e OSBE-së dhe kjo nuk është e vërtetë, sepse zoti Harlem Désir (Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias) sapo ka publikuar opinionin e tij ligjor, me të cilin i kërkon zotit Rama që të përmirësojë draft-ligjet para se t’i miratojë. Pra, duhet të jetë e qartë se zoti Rama nuk e ka absolutisht miratimin e komunitetit ndërkombëtar,” tha zonja Kusari.

E pyetur për çështjen e përdorimit të shpifjes në media, zonja Kusari tha se “ai vetë (kryeministri) është një ndër personat fajtorë, sepse është duke kontrolluar televizionet dhe duke determinuar se si të raportohet… Në Shqipëri më shumë ka nevojë për një ligj që të mbrojë gazetarët nga fushatat denigruese dhe shpifëse të orkestruara nga zyra e Kryeministrit Edi Rama, se sa për ligje për të mbrojtur kryeministrin. Në Shqipëri, ka bazë të mjaftueshme ligjore për të ndjekur gazetarët nëse ata bëjnë shpifje,” tha zonja Kusari.

Ajo tha se “Kryeministri kontrollon një numër të madh televizionesh. Ajo që i ka shpëtuar kthetrave të tij janë mediat online. Puna e mediave online po e pengon televizionin e tij ERTV.”

Zonja Kusari mendon se qeveria do ta ketë të vështirë t’i kontrollojë mediat, edhe nëse projektligjet kalojnë, “sepse nuk ka autoritet në botë që ka burime të mjaftueshme për të kontrolluar të gjitha informacionet që qarkullojnë online.”

E pyetur konkretisht për televizionin online ERTV, ajo tha se ky “është një mjet jashtëzakonisht i rrezikshëm propagandues i qeverisë së Edi Ramës, që ka për qëllim t’u pamundësojë gazetarëve të ndjekin punën e qeverisë dhe t’i kërkojnë llogari kryeministrit dhe ministrave.”

“Zoti Rama thotë se ERTV është një dritare që informon popullin, por ky informacion nuk mund të verifikohet. Kjo nënkupton se populli është viktimë e propagandës së tij, pra është një mekanizëm jashtëzakonisht i dëmshëm për demokracinë e vendit,” tha ajo.

Për këtë arsye, tha zonja Kusari, shtatë organizata globale, e kritikuan këtë vit Edi Ramën për përdorimin e këtij kanali televiziv, në vend që të organizojë konferenca shtypi të rregullta ku gazetarët të mund t’i bëjnë pyetje.

BE: Parlamenti britanik të votojë sa më shpejtë marrëveshjen e ndarjes

Bruksel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas fitores së kryeministrit britanik Boris Johnson në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që u mbajtën në Mbretërinë e Bashkuar tha se presin që parlamenti britanik të votojë sa më shpejt marrëveshjen e ndarjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në ditën e dytë të Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që zhvillohet në Bruksel, Michel ka përgëzuar Johnsonin për fitoren dhe ka shprehur se BE-ja është e gatshme për marrëdhëniet që do të ndërtohen me Britaninë në të ardhmen.

“Është thelbësore që për procesin të sillet qartësi sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Michel.

Ai shtoi se në të ardhmen dëshirojnë të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me Britaninë, por se edhe uniteti i tregut të vetëm të BE-së është një çështje e rëndësishme.

Partia Konservatore nën udhëheqjen e kryeministrit Johnson fitoi zgjedhjet dhe siguruan 364 vende në parlament.

Itali, hetime penale ndaj Matteo Salvinit

Matteo Salvini, udhëheqësi i Partisë Lidhja e Veriut, një forcë politike e krahut të djathtë në Itali, është subjekt i një hetimi penal të prokurorisë së Romës lidhur me keqpërdorimin e fondeve për fluturime. Hetimi për abuzim të mundshëm me detyrën ka të bëjë me 35 fluturime që zoti Salvini ka zhvilluar me aeroplanë e helikopterë kur ishte ministër i brendshëm në qeverinë e mëparshme. Qeveria u shpërbë në muajin gusht për shkak të vendimit të zotit Salvini për ta kaluar në opozitë partinë e tij.

Ministrat mund të kryejnë fluturime shtetërore për arsye institucionale, por jo për fushatë dhe kjo është ajo çka prokurorët dyshojnë se ka kryer zoti Salvini duke kombinuar sipas tyre, detyrën e ministrit të Brendshëm me funksionin partiak të tij.

Kam lexuar se jam nën hetim“, tha zoti Salvini të enjten, duke iu referuar njoftimeve në shtyp. “Të gjitha fluturimet ishin për arsye shtetërore. Kurrë nuk kam kryer fluturime për të shkuar me pushime, këtë e bëjnë të tjerë politikanë”, tha ai.

Më herët gjatë këtij viti gjykata italiane e auditimit, e specializuar në çështje që lidhen me fondet publike, e pati marrë në shqyrtim këtë çështje. Sipas gjykatës fluturimet ishin të paligjshme, por megjithatë ajo e pushoi çështjen me arsyetimin se nuk ishte shkaktuar ndonjë kosto shtesë për taksapaguesit italianë.

Hetimet nuk ka gjasa të ndikojë në mbështetjen që gëzon partia e zotit Salvini, një forcë politike mjaft popullore në vend sipas sondazheve. Prokurorët gjithashtu kanë hapur më parë hetime mbi dyshimet për korrupsion ndërkombëtar pas njoftimeve në shtyp se partia Lidhja e Veriut u përpoq të siguronte miliona euro përmes një marrëveshjeje sekrete për naftë me Rusinë. zëri i amerikës

Ish-kryeministri turk formon parti për ta sfiduar Erdoganin

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka themeluar një parti të re politike të enjten, hap që tregon sfidimin e partisë në pushtet të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Davutoglu ka dërguar edhe zyrtarisht aplikacionin për të formuar partinë “Partia e së Ardhmes”, ka raportuar gazeta, Cumhuriyet.

Ai pritet të bëjë publik lajmin për partinë të premten.

Kjo është një nga dy partitë që do të krijohen nga ish-aleatët e Erdoganit, në kohën e raportimeve për mospajtime brenda partisë së tij, të cilën Erdogan e drejton me një stil autoritar.

Ali Babacan, ish zëvendës-kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Ekonomisë, ka bërë të ditura planet për krijim të partisë së re.

Urgjenca e formimit të partive të reja vjen në kohën kur në Turqi janë rritur zërat për ulje ekonomike dhe shifra të larta të papunësisë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit ka humbur kontrollin e qyteteve kryesore në Turqi, Stambollit dhe Ankarasë, në zgjedhjet lokale të këtij viti. rel

Nobelistja suedeze kthen çmimin Nobel në protestë kundër Handkes

Ajo tha se ndjen turp për akademinë suedeze

Ajo tha se ndjen turp për akademinë suedeze

Christina Doctare, laureate e çmimit Nobel për Paqen në vitin 1988, tha se heq dorë nga çmimi që kishte marrë mbi tri dekada më parë, duke shprehur kundërshtimin e saj të fortë për dhënien e çmimit Nobel për letërsi shkrimtarit austriak, Peter Handke.

Gazetarja suedeze, e cila kishte marrë çmimin si anëtare e forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (KB), ishte në turmën që protestoi të martën në kryeqytetin e Suedisë kundër vendimit të Komitetit Nobel për dhënien e çmimit Handke.

“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj për atë që isha i përfshirë në atë luftë të tmerrshme që nuk mund të mohohet kurrë,“, tha Doctare, derisa hoqi medaljen.

Ajo tha se ishte krenare për akademinë suedeze, por tani ndjen vetëm turp dhe faj.

Doctare ishte anëtare e ekipit mjekësor të KB gjatë luftës në Bosnje dhe ishte ndër të parat që fliste hapur për dhunën seksuale në këtë konflikt.

Në kryeqytetin suedez, Stokholm të martën u mbajt protestë me kërkesë revokimin e çmimit Nobel nga shkrimtari austriak, Petter Handke, i cili njihet si përkrahës i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit dhe gjenocidit që ky i fundit ka bërë në Ballkan./21Media

Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Nobelit për autorin Handke (video)

Besim Abazi

Kosova dhe Shqipëria do të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi për autorin austriak, Peter Handke, për shkak të qëndrimeve të tij ndaj luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe të të Kosovës.

 

Peter Handke ishte kundërshtar i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë për shkak të Kosovës dhe mbajti fjalim në vitin 2006 në funeralin e ish udhëheqësit serb, Sllobodan Milosheviç, i cili vdiq në Hagë atë vit derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

Ministri në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, udhëzoi ambasadoren në Suedi që të “bojkotojë ceremoninë”, duke theksuar se “shkrimtari që mbështeti Millosheviçin për gjenocidin e tij në Bosnjë e Kosovë, nuk e meriton çmimin Nobel”.

Duke u solidarizuar me Kosovën, ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se ambasadori në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e së martës.

Pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë megjithatë e mbështesin ndarjen e çmimit.

“Çfarëdo që ka shkruar për serbet e ka shkruar mirë dhe me të drejtë”, tha Dimitrie Dimitriç, nga fshati Hoçë e Madhe.

Por, Milazim Krasniqi, në Hoçën e Vogël, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, një fshat me 40 të vrarë gjatë luftës në Kosovë, tha se kishte mbetur pa fjalë nga lajmi për ndarjen e çmimit.

Më shumë se 10 mijë veta ishin vrarë nga forcat e policisë dhe uhstrsië serbe gjatë luftës në Kosovë. Analsti Shkelzen Maliqi i tha Agjencisë së lajmeve Associated Press se ndarja e një çmimi të tillë për autorin austriak është e papranueshme…

Ceremonia e Nobelit bojkotohet edhe nga Turqia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia e Veriut…

Ambasadori i Turqisë në Stockholm, Hakki Emre Yunt, u tha medieve turke se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsinë ndonëse është i ftuar.

Ministria e Jashtme e Kroacisë shkroi se ambasadori i saj në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoni “për shkak të ndarjes së çmimit personit të angazhuar në mbështetjen e politikës serbomadhe të Sllobodan Millosheviçit, në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar”.

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiç, tha se “presidenca boshnjake nuk e ka autorizuar askënd që të marrë pjesë në ndarjen e çmimit Nobel”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës në largim, Behgjet Pacolli falënderoi në rrjetin social twitter ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov “ për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimeve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviç kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviçin”, shkroi ai.

Në një postim tjetër ai tha ka marrë konfirmim nga Afganistani për bojkotimin e ceremonisë.

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 i dha fund sundimit serb në Kosovë dhe nëntë vjet më pas Kosova shpalli pavarësinë e saj e cila kundërshtohet nga Serbia.

* Mbështetur edhe në agjencinë e lajmeve Associated Press

Finlandezja Sanna Marin pritet të bëhet kryeministrja më e re në botë

Sanna Marin

Finlandezja Sanna Marin, 34 vjeçe, do të jetë kryeministrja më e re në botë.

Marin, ministre e Transportit e Finlandës, u zgjodh kryeminstre nga Partia e saj Social-Demokrate, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.​

Ajo pritet ta bëjë betimin këtë javë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, me pesë parti të kryesuara nga gra.

“Kemi shumë punë për të bërë, për të rikthyer besimin”, tha Marin.

Kryeministri i deritashëm i Finalndës, Anti Rinne, dha dorëheqje, pasi një parti në koalicionin e tij tha se ka humbur besimn në të, për shkak të trajtimit të një greve të punëtorëve të postës.

Marin ka pasur ngritje të shpejtë në politikën finlandeze qëkur është bërë kryetare e këshillit të qytetit të saj, Tampere, në moshën 27-vjeçare.

Merkel viziton për herë të parë Aushvicin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, viziton të premten ish-kampin nazist në Aushvic, për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare.

Vizita e Merkelit bëhet në një kohë kur Gjermania po shënon një ringjallje të anti-semitizmit dhe rritje të elementeve të krahut të djathtë.

Merkel është kancelarja e tretë gjermane që vizitoi ish-kampin në Poloni.

Udhëtimi i saj është jashtëzakonisht simbolik, pasi bëhet para shënimit të 75- vjetorit të çlirimit të këtij kampi nga trupat sovjetike më 27 janar 1945.

Në prag të udhëtimit të saj, Merkel tha se “lufta kundër anti-semitizmit dhe kundër të gjitha formave të urrejtjes” ishte përparësi për qeverinë e saj.
65-vjeçarja premtoi gjithashtu “vendosmëri” nga qeveria për të mundësuar që jeta e hebrenjëve të lulëzonte në Gjermani.

Memoriali i kampit në Aushvic – foto nga arkivi

Merkel do të mbajë një minut heshtje në “Murin e Vdekjes”, vendi ku mijëra të burgosur të kampit u qëlluan për vdekje.

Gjatë vizitës, Merkel gjithashtu do të mbajë një fjalim, si dhe të vendosë një kurorë me lulenë ish- kampin e afërt Birkenau.

“Vizita është një sinjal veçanërisht i rëndësishëm i vëmendjes dhe solidaritetit, në një kohë kur të mbijetuarit e Aushvicit janë viktima të fyerjeve anti-semitike dhe postimeve në rrjete sociale të cilat janë të mbushura me urrejtje”, tha Christoph Heubner, nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit.

Përpara udhëtimit të saj, Gjermania miratoi një donacion prej 60 milionë eurosh për Fondacionin Aushvic-Birkenau.

Merkel do të shoqërohet nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe një i mbijetuar i kampit.

Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani dhe Ronald Lauder, kreu i Kongresit Botëror të Hebrenjve, gjithashtu do të marrin pjesë në këtë vizitë.

Një milion hebrenjë u vranë në Aushvic-Birkenau, së bashku me 100,000 polakë jo-hebrenj, robër të luftës nga ish-Bashkimi Sovjetik, romë dhe luftëtarë tjerë anti-nazistë.

Merkel e ka quajtur Holokaustin një “ndarje me civilizimin” dhe ka shprehur shqetësimin për ngritjen e anti-semitizmit në Gjermani.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Presidenti Trump tha se presidenti francez e ka fyer NATO-n

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi të marrën presidentin francez Emmanuel Macron për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATON si “klinikisht të vdekur”, duke thënë se komentet e udhëheqësit francez janë “deklaratë e keqe”.

Duke folur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, derisa udhëheqësit e vendeve anëtare, u mblodhën për një samit në Londër, presidenti Trump tha se “ju thjesht nuk mund të shkoni vërdallë duke bërë deklarata të tilla sikurse ato për NATO-n”.

Komentet e presidentit Macron u bënë në një intervistë me revistën britanike The Economist, muajin e kaluar. Ai që atëherë ka mbrojtur qëndrimet e tij, duke thënë se NATO-s “kishte nevojë për një alarm zgjimi” dhe duhet të përqendrohet në çështje të ndryshme nga shuma e parave që secili anëtar shpenzon për mbrojtjen.

Presidenti Trump dhe presidenti Macron do të takohen gjatë së martës.

 

Shpenzimet e mbrojtjes janë nënvizuar vazhdimisht nga presidenti Trump që kur morri detyrën në vitin 2017 dhe u ankua se Shtetet e Bashkuara po bartin barrën e tepruar financiare.

Përveç buxhetit vendet anëtare të NATO-s, tha sekretari Stolteberg, do të diskutojnë për luftën kundër terrorizmit, kontrollin e armatimeve, marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

Samiti po mbahet derisa presidenti Trump përballet në shtëpi me një hetim për shkarkimin e tij. Ai përsëriti kritikat e tij të martën për demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se është e padrejtë të mbahen seanca ndërsa ai po merr pjesë në samit.

Por, ai mohoi mundësinë që procesi të ketë dobësuar pozitën e tij derisa po takohet me udhëheqësit botëror.

Komisionit të Nobelit për Letërsi i largohen dy anëtarë, njëri për shkak të Handke-s

Dy anëtarë të jashtëm të Komisionit të Nobelit për Letërsi kanë hequr dorë nga ky komision të hënën, duke e kritikuar Akademinë Suedeze të goditur nga skandalet.

Akademia 233-vjeçare u detyrua të miratojë rregulla të reja pas një skandali ku qe përfshirë bashkëshorti i një ish-anëtareje, i cili ndikoi që dhënia e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin e kaluar të shtyhej.

Anëtarët e jashtëm ishin shtuar për të asistuar në përzgjedhjen e kandidatëve për Çmimin Nobel për Letërsi, të cilët më pas do të votoheshin nga Akademia Suedeze, transmeton Gazeta Express.

Shkrimtari Kristoffer Leandoer tha se po tërhiqet nga ky komision, sepse nuk ka kohë as durim që ta presë atë për t’i përfunduar reformat.

“Akademia dhe unë kemi pikëpamje të ndryshme për kohën. Një vit është kohë shumë e gjatë në jetën time dhe kohë shumë e shkurtër për Akademinë”, tha ai përmes një shkrimi të botuar në gazetën suedeze “Svenska Dagbladet”.

Ky shkrimtar tha se vendimi për t’u larguar nga komisioni nuk lidhet me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin kundërthënës, Peter Handke, për të cilin Akademia Suedeze ka marrë kritika brenda dhe jashtë Suedisë.

Sidoqoftë, anëtarja tjetër e tërhequr, Gun-Britt Sundstrom, tha përmes një deklarate se zgjedhja e Handge-s është interpretuar sikur letërsia të qëndronte mbi politikën dhe se ajo nuk pajtohet me këtë pikëpamje, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Erdogan e porosit Makronin: “duhet të kontrolloheni nëse ju jeni klinikisht i vdekur”

Presidenti turk Tayip Erdogan tha të premten se paralajmërimi i presidentit Emmanuel Macron se NATO-ja është klinikisht e vdekur, pasqyron një kuptim “të sëmurë dhe të cekët”, dhe iu drejtua presidentit francez me fjalët: “duhet të kontrolloheni nëse ju jeni klinikisht i vdekur”.

Komentet u bënë shkak për një qortim të menjëhershëm nga ana e ministrisë së jashtme franceze, e cila thirri ambasadorin e Turqisë në Paris për të protestuar ndaj asaj që një këshilltar presidencial francez e quajti “fyerje”.

Zoti Erdogan i bëri komentet pak ditë përpara samitit aleancës ushtarake, për të cilën zoti Macron ka thënë se po përjeton “vdekje klinike” për shkak të paparashikueshmërisë së SHBA nën Presidentin Donald Trump dhe tensionimit të marrëdhënieve me Turqinë.

Presidentët e Turqisë dhe të Francës, të cilët kanë shkëmbyer kritika mbi ofensivën ndërkufitare të Ankarasë në Sirinë verilindore, do të jenë midis udhëheqësve të NATO-s që do të takohen në një samit të aleancës transatlantike në Britani më 4 dhjetor.

“Po i drejtohem z. Macron nga Turqia dhe do ta them këtë në NATO: Jeni ju i pari që duhet të kontrolloheni nëse keni vdekur klinikisht,” tha zoti Erdogan.

Presidenti Macron tha në një intervistë tre javë më parë se ka mungesë të koordinimit strategjik midis aleatëve evropianë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara e Turqisë, nga ana tjetër. Ai kritikoi gjithashtu pamundësinë e NATO-s për të reaguar ndaj asaj që ai e quajti një ofensivë e çmendur turke në veri të Sirisë.

Të Premten, zyrtarët francezë thanë se prisnin sqarime të hollësishme nga zoti Erdogan në vend të një lufte fjalësh.

“Le të jemi të qartë, këto nuk janë deklarata, ato janë fyerje,” tha një këshilltar presidencial.” zëri i amerikës

Gjermani, vjedhje prej mbi 1 miliard dollarë në një muze

Berlin

Rreth 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) thesar u vodhën gjatë bastisjes në një muze të Gjermanisë, raportoi sot e përditshmja Bild, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kasaforta e Gjelbër (Vault Green) në Dresden u vu në shënjestër të hajdutëve që hynë në ndërtesë në orët e para të mëngjesit. “Mund të konfirmojmë grabitjen në Kasafortën e Gjelbër”, tha zëdhënësi i policisë, Thomas Geithner.

“Grupi hetues i krimit është në vendin e ngjarjes. Autorët janë në arrati”, shtoi ai.

Hajdutët ndërprenë furnizimin me energji elektrike në ndërtesë në orën 5 të mëngjesit përpara se të thyenin dritaren në muzeun e fortifikuar.

Vjedhja spektakolare e artit ndoshta është vjedhja më e madhe në historinë gjermane të pas luftës.

Sipas Bild, banda e hajdutëve ka vjedhur bizhuteri historike, diamante dhe gurë të çmuar. Dëmi mund të shkojë në miliarda, pasi hajdutët e artit kanë vjedhur ekskluzivisht bizhuteri.

Megjithatë, hajdutët mund të kenë humbur një kënd. Megjithëse, mbyllën furnizimin me energji elektrike, një kamerë vëzhgimi thuhet se ka regjistruar një video të tyre.

Sipas Bild, disa autorë “dukshëm të vegjël” u panë në videon. Kasaforta e Gjelbër është e famshme në botë për thesaret e saj të artit.

Ka ar dhe gurë të çmuar, porcelan, vepra arti qelibar, gdhendje të jashtëzakonshme prej fildishi dhe një gur qershie në të cilin janë gdhendur 185 fytyra. Të gjithë ato janë tepër të çmueshme.


Send this to a friend