Ishte ajo kohe.. Dhe nje tatra e vjeter uturonte rrugeve me gropa, hidhej perpjete e troshitej me zulme e gaz..Kthehesha nga Shkupi me Esat Musliun, tejet nervoz, si nje padron kapitalist qe te ha hakun e punes. Te kam thene qe vuaj nga veshkat, i ankohesha une, po ai ma priste me tersellime; hajt, shtyj makinen, se te lashe ne rruge! Dhe ku ishim, do te pyesni ju, shkrepave, bokerrimave e humbellave te Librazhdit. Ajo rrote qe rreshqiste ne balte m’u duk si bobine filmi. Rrotullohej ne vend dhe s’nxirrte asnje imazh. Shtyja makinen qe kollitej si nje plak me mushkeri te semura, shaja Esatin me sa me mbante shpirti i derrmuar dhe mallkoja filmin, kete kurve stervine qe s’na dha asnjehere kenaqesi te paster. E, cqe ai fat qe me hoqi ditarin e mesuesit nga dora, ate ditar qe s’e plotesoja kurre dhe me vuri mbi kurriz gurin e Sizifit, mallkimin e skenarit, qe ma nxiu jeten?
Historia me Esatin nis heret, qe kur shkela ne Kinostudio. Shtatmesatar, muskuloz, diten vishte kostum dhe vinte ne Kinostudio, me fytyre te qeshur, tejet i perzemert dhe miqesor, me qeraste me cikore, ndersa mbasdite vishte rrobat e leckosura te dokut dhe bente punen e minatorit. Vinte nga nje familje Gollobordase, mjeshter te llacit, tulles, mistrise. Po kishte patur nje enderr; artin! Mundohej te futej si i barabarte me mjeshtrit e filmit, po ata; Viktor Gjika, Dhimiter Anagnosti, Pirro Milkani, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani, Gezim Erebara, qe kishin studiuar jashte, s’te afronin kollaj. Duhej te jepje prova. Jo ne llac, natyrisht, po ne imazh, kete filigran tekanjoz, qe eshte me fort fryme perendie. Mjafton vullneti, puna, deshira..kurrsesi jo! Po une isha ne nje pozite krejt te pafavorshme; nje mesues fshati, pa emer, qe mbin nje dite ne Kinostudio. Kush eshte ky? Ngritje supesh. E ndieja me ere aristokratizmin ala parveny te disa regjisoreve me emer, midis te cileve ndjehesha si dhia ne mes te dhenve. Ndersa me Esatin, kete mik per nje dite, se ate natyre kishte, aq sa te krijohej pershtypja e kendshme se e kisha njohur prej vitesh, po me ndodhte krejt ndryshe. Kishte bere pak filma pa ndonje jehone dhe donte ta linte pergjithmone punen e asistent regjisorit. Pas filmit Dita e lirise enderronte te punonte vetem si regjisor. Po duhej nje skenar i mire. Ku ta gjente?
Ai kishte nje te mire; te vleresonte pa te njohur, pra, te jepte shprese. Kisha neper duar nje roman doreshkrim te Diana Culit; Zeri i larget. Behet film, Diana, me lejon.. i thashe nje dite. Oh, po ky ende s’eshte botuar, s’kam se si..m’u pergjigj mikja ime e vjeter. Beje per mua, i thashe, sepse eshte nje shans per te hedhur hapin e pare, per te me njohur, qofte edhe pak..Jam ne nje pozite te veshtire. Pastaj sa te shkruhet skenari, me pas tekniko regjisoriali, te shikohen vendet, te zgjidhen aktoret, te fillojne xhirimet, duhet shume kohe, ti nderkaq e ke botuar si roman.. Keshtu nisi, me nje kuturisje per te thyer skemat; nje drejtor qe vjedh, e bija qe jep para per te shpetuar nga burgu te atin.. Filmi pati sukses te madh. Shkruan gazetat e huaja per nje fryme te re, axhanset e verdhe qe qarkullonin ne rreth shume te ngushte, midis komunistesh me pushtet, kercenonin per nje spastrim. Sic kishte ndodhur pak me pare me filmin e Cashkut; Dora e ngrohte. Prisnim nje mbledhje rrufe; ndoshta nje vendim fatal ose asgje. Po i kishim krahet e ngrohte. Diana ishte mbesa e Sofokli Lazrit, shefit te madh te propagandes ne Komitetin Qendror. Regjisoret ” aristokrate ” qe nuk i prisnin mire sukseset e paparashikuara, e thane nje gjysme fjale, atje te lokali ku pinim cikore dhe hanim ashure, sepse ishin mesuar ta shikonin Esatin si asistetin e tyre, por jo si rival.
Tani shtyja ate tatren shkatarraqe dhe shikoja rroten si bobine filmi dhe me kujtoheshin ato kohe kur zberthenim Eisenshteinin dhe Tarkovskin, kur shikonim filmat e ndaluar me pulle te kuqe te studioja e vizionimit, kur mahniteshim me planet e gjata perplot laryshi psikologjike, imazh te fresket ekspresiv te Tarkovskit, te paimitueshmit, mitit te asaj kohe.
I miri, njerezori, babloku i perzemert Gezim Erebara, “llupesi i imazhit dhe i shkronjes,” eruditi i filmit aq modest, qe dinte aq shume dhe t’i dhuronte te gjitha me bujari prej te afermi,
rrinte me ore te tera ne nje kafe pa drita, nen flaken e nje qiriri te shtrember duke na shpjeguar sekretet e filmit. Esati mbante shenime. Profesor, i thoshte, po Erebara, nuk i perfillte titujt, ai donte miq ne tryeze dhe mundesisht ta linin te fliste. I vetmi qe s’vuante nga hunda. Profesor, shikoje kete skenarin.. Behej fjale per Rrethi i kujteses, nje tjeter roman i Dianes, padyshim nje bestseller. Motivoni sa te mundni rikthimin e kujteses te kjo grua, kerkon pune, te imte, fare te imte, se perndryshe ju mbeti ne duar si nje buke e papjekur.
Nuk e harroj dhe Erebaren, me te thjeshtin e te medhenjve te regjisoreve, qe nuk shfaqej, po edhe kur fitonte cmime, sic ndodhi me Fundi i nje vere, apo Vajzat me kordele te kuqe, u largua, mbeti larg zhurmes. Ishte i vetedijshem per vendin qe zinte, sepse ishte shume i ditur. Shtate here u korigjua skenari Rrethi i kujteses, sepse u kritikua per skena tmerri. Shtate udhetime neper qytete te ndryshem, po mbaj mend Beratin, qe s’na e hapi deren e hotelit sa moren vesh qe vinim nga Kinostudio. Na keni genjyer cupkat, ju aventurieret e filmit..shume premtime e gure ne traste! Po atje na eci. Ishte ripunimi i fundit pa ndonje shprese, tejet te deshperuar, ishim gati te hiqnim dore, ndonese kishim vuajtur duke qendruar nje muaj brenda ambjenteve te spitalit 5, midis te semureve mendore. Jo, thoshte Esati, do ta coje deri ne fund, une kam vdekur njehere.. Ishte nate, perballe kishim Mangalemin me njemije hena neper dritare. Babai punonte murator shetites, vuanim per buken e gojes, kishim, po me fort s’kishim, une vazhdoja shkollen nje ore larg prej shtepise, neper debore, tufan..Atje me kishte zene gjumi, ai gjumi i vdekjes se bardhe..duke u kthyer neper shtepi, vetem.. dikush me pa, me shpetoi..Dhe kjo ndodhi se nuk doja te lija shkollen. Ti me thua ta leme, kurre, ta di se vdes!
Edhe ky film u prit shume mire, ndonese iu prene shume metra pelikul, kinse te mbushura me skena tmerri.
Po i afroheshim Elbasanit dhe tatra nuk uturonte me po rrapellinte sikur po hiqte shpirt me zor. Ta leme, o Esat, kete karakatine, c’dreqin pata qe s’mora nje makine te rastit dhe t’ia mbathja e mos t’i shikoja me syte, o kokederr! Po ashtu jam, ulerinte Esati, malok, i trashe, merrem me llac e tulla, nuk jam rritur me perkedhelka si ty, po me dru, shyje, ate bej, se na presin punet! Ata te Vardar filmit e kane gjetur buxhetin, ndersa ne rrezikohemi, se nuk e can b..njeri per filmin! Shtyje, ate bej!
Dhe rrota, ajo rrota si bobine qe rrotullohej ne aparatin e projeksionit dhe me nxirrte imazhe filmash, vuajtje pas vuajtjesh, nje sekuence film, kilometra udhe me gurin e Sizifit mbi shpine. Ajo bobine e kuqe prej gjakut..Me buke e djathe i kemi bere filmat, therriste si i handakosur Saimir Kumbaro, kur degjonte se artistet kishin rrojtur mire ne ate kohe. Shtyja tatren, c’te beja tjeter? Esati ulerinte brenda, duke shtrenguar timonin, shtypte gaz, po makina shungullonte, nxirrte tym nga skaparmentot qe gjemonin.
Lendina e Loteve, nje roman nostalgjie per kurbetin. Ajo udha me ate fenerin qe s’duhej lene te shuhej, grate qe shkonin dhe e mbanin te ndezur, karvanaret qe sillnin lajme..braktisja, kthimi qe ishte me fort tragjedi. Nje roman i mbushur me drame, drame grash, me shume, vajza qe martoheshin me fotografite dhe prisnin me vite.. Duhej hapur folklori. Aty gjetem filigranin, ato perkorje te holla qe i zbukuruan dramat. Dhe ajo qe i dha jete te vertete skenarit ishte dialogu mjeshteror i Teodor Lacos. Ne suksesin e filmit ndihmoi femijeria e dy autoreve, Esatit, me baba te larguar per te gjetur pune dhe e Teodorit, me baba te emigruar ne Amerike. Nostalgjia beri pune. Filmi eshte nje tragjedi e kurbetit qe tingellon edhe sot me kumb trondites, monumental, te duket sikur bie nje meshe per te vdekurit pa ngushellim, mbetur tutje tehu neper bote. Ne vuanim per tituj, Esati s’gjente, une isha ca ekstravagant, shkonim ne shtepi te Teodori; E, mo, erdhet? I gjate, i mbeshtjelle me nje robdeshamber te bukur gjer ne fund te kembeve, aristokrat, po shume miqesor, tundete doren me gjurma boje; E mo, c’me penguat? C’doni! Dialoget ua qava. E pate? Mos doni tituj? Pse c’jam une, dyqanke titujsh? Verjani, mo, Hije qe mbeten pas ( kjo ishte per filmin e pare te Esatit sipas romanit Zeri i larget, te Diana Culit ) E shikoni si i gjej? S’e luan topi! Shkoni, me lini te vazhdoj romanin..
Jo Lendina e loteve, nuk shkon, na tha per tjetrin, verjani: Vitet e pritjes. E, e shikoni? I gjej titujt une, o, sa tituj kam vene, po me te thate… Shkoni tani, me lini rehat, se jam ne nje kapitull qe do qetesi, behet fjale per nje dashuricke..Dhe qeshte. Ishim me fat qe kishim patur shef redaksie Teodor Lacon dhe Vath Koreshin. S’i gjen me. Kthej koken pas dhe jam si ai keci midis luaneve, sic e permenda me lart, sjell koken perpara dhe jam vetem, fillikat vetem, as kec me, po nje skllav i kapitalizmit, qe s’bej me filma, se s’kam pune, po hyrrja byrrja c’te me dale.
Tani po hiqnim e vuanim me filmin Nata. Shkonim e vinim ne Maqedoni, po me fort Esati qe kishte pune me drejtorin e Vardar filmit, operatorin e zerit dhe montazhierin. Kjo histori e filmit Nata, e kishte fillesen te papunesia. Ishin kohet e mitingjeve, e dy gishtave lart, e thirrjeve, e cjerrjeve, e ndezjes se zjarreve. C’do te bejme? Une s’rri dot pa pune, ankohej Esati, ti e ke mire, se shkruan, po une shkrimin e kam me kamera, me njerez, me para.. C’me shikon ashtu. C’do te me japesh, dua skenar. Lexoi librin tim me tregime dhe i pelqeu Nata. E shkrova skenar dhe filluam. Atehere ishte me konkurs. Fituam, dolem te paret, Kolonel Bunker i dyti, po ku te linte Cashku, mbahej me te madh, e shiste shtrenjte te verteten e pamohueshme se kishte sjelle nje fryme te re ne kinematografine tone. Fituam perseri. Ishte koha e fimave te Kusturices, e evgjiteve te tij, e ballkanit te pare nga endacaket e rruges. Dhe ne kishim ne film endacaket qe i fshihen policise, qe enden kuturu ne nje nate shenjti, shkojne te ndezin qirinj dhe te luten te nje kishe diku, e cila hidhet ne ere.. Nje drame me nje galeri portretesh ekspresive, me nje mistike e magji, qe nuk e pati te lehte, sepse u sulmua se pari nga te medhenjte e kinemase, qe nuk e pranuan hiperrealizmin, turmen e leckosur, lunatiket dhe te cmendurit, kurvaret dhe komunistet fanatike, naivet dhe mizoret dhe ate idene e turmes qe shkon drejt kishes per t’u pastruar nga mekatet dhe rruges ben mekate. Esati kishte hequr shume per te gjetur buxhet, Jo rralle me perseriste; Mos hajde me ne shesh te xhirimit, s’kam dieta per ty! Nga ana tjeter me conte lajm te shkoja se duheshin shtuar dy tre skena ose duhej ndryshuar dialogu. Po parate? e pyesja une. S’kam! I kam pergjysmuar dietat. Me kos e shtyjme. Kur ishim ne Shkup, na beri pershtypje nje mori afishesh qe lajmeronin ardhjen e regjisorit amerikan Milko Mancevski, me origjine maqedone. Esati qe dinte maqedonisht, me sqaroi se ai do te xhironte filmin Before the rain dhe qeveria i kishte dhene nje buxhet te madh, i kishte gjetur dhe producente te fuqishem. Ai pritej kudo si nje krisht. Nuk trokiste, po trokisnin tek ai. E ke pare, Roland, piktoret dhe poetet qe kemi takuar, e kane nje studio dhe ne Paris, nje reviste apo nje shtepi botuese atje ku cojne veprt e perkthyera. Te gjitha subvencionohen nga shteti. Maqedonasit jane shume nacionalist, me fort tani qe jane te kercenuar, ata japin shume per kulturen, duke e quajtur ate shtyllen kryesore te ruajtjes se identitetit. Jo si ne, qe po na flakin ne rruge. As buxhet s’na japin, as shprese.
Dhe tani qe shtyja makinen neper rruget me gropa dhe balte te atdheut tone te dashur, filmi i Mancevskit kishte dale dhe ishte pritur si nje kryeveper dhe kishte fituar mbi 30 cmime nderkombetare. Dhe une shtyja ate rraqe dhe Esati shfrynte i terbuar; Shtyje, pra! Me te shtyra dhe sharje po mbyllej dhe filmi. Dhe une s’kisha me c’te shikoja ne ate rroten e lerosur qe me sterpikte me balte, ku nuk me perhihej me bobina e filmit, se ishte keputur.
Dhe une mbaja kryqet me dore dhe ai i cmendur therriste; Mbetem! Ndalo ndonje makine qe te na terheqe..degjon? Po une ia kisha mbathur, si ai personazhi i Konices te perralla e Zululandit..per Amerike.
Nju Jork 2016
Komentet