Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë intervistës me gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Doruntina Baliu. Prishtinë, 16 nëntor, 2021.
Doruntina Baliu
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Lëvizja e tij Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale.
Pas rundit të dytë të këtyre zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor, Vetëvendosje përfundoi me udhëheqjen në katër komuna nga 38 gjithsej. Ky rezultat, sipas Kurtit, është i pakënaqshëm.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti thotë se është i gatshëm për këtë proces, por shton se takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të varet nga dialogu në nivel negociatorësh.
Duke folur për marrëveshjen e mundshme me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, ai thotë se ajo duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.
Sipas Kurtit, brengosës është edhe fakti i “militarizimit të Serbisë”.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e fundit lokale ka marrë udhëheqësinë në katër komuna nga 38 gjithsej. Si e komentoni këtë rezultat?
Albin Kurti: Ne kemi pritur që do të kemi rezultat më të mirë dhe, rrjedhimisht, rezultati nuk është i kënaqshëm. Tani po e bëjmë një lloj analize të brendshme për defektet strukturore dhe organizative, të cilat me siguri që janë shkak i rezultatit të pakënaqshëm. Por, në anën tjetër, është edhe fakti që kishte një lloj bashkimi shumë të madh, një koordinim të të gjithë të tjerëve kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Besoj se këta dy faktorë kanë përcaktuar një rezultat jo të mirë për ne. Por aty ku jemi opozitë, do ta bëjmë opozitën e mirë e të fuqishme, e aty ku jemi në qeverisje, do ta bëjmë qeverisjen e mirë dhe efikase.
Radio Evropa e Lirë: A mund të na shpjegoni më shumë defektet që po i përmendni?
Albin Kurti: Së pari, unë kam zhvilluar tashmë një takim me 12 kandidatët që i kemi pasur në balotazh – edhe ata që kanë fituar, edhe ata që nuk kanë fituar. Jemi duke pritur një raport të shtabit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e të cilit pastaj do të diskutojmë në kryesi. Ajo që mund të them se është evidente, është [fakti] se Lëvizja Vetëvendosje, në këto vitet e fundit, në këta katër vjetët e fundit, është rritur jashtëzakonisht shumë. Ne nuk kemi më as struktura, as organizatë, e cila është e përshtatshme për nga përmasa dhe as funksionale për nga përbërja, që t’i përgjigjet një rritjeje të këtillë. Pra, edhe zgjedhjet e 6 tetorit, 2019, edhe zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, na e kanë rritur shumë mbështetjen si Lëvizje Vetëvendosje dhe nuk kemi arritur që të mbajmë zgjedhje të brendshme dhe të krijojmë struktura që do të ishin adekuate për këtë situatë. Kjo është evidente, por natyrisht se ka edhe defekte të tjera, me të cilat do të na duhet të merremi.
“Nuk mendoj se ka pasur ndëshkim nga votuesit”
Radio Evropa e Lirë: Disa analistë politikë, por edhe pjesëtarë të opozitës kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale pasqyron një lloj ndëshkimi të Lëvizjes Vetëvendosje nga votuesit. A konsideroni ju se ka pasur një ndëshkim të tillë?
Albin Kurti: Nuk mendoj se ka pasur ndëshkim nga votuesit. Mendoj që mund të ketë pasur lëshime nga ana jonë, e strukturave tona. Por unë besoj që qytetarët nuk e duan më pak Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi. Në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti, ne u bëmë me votat e gjithmbarshme të parët edhe në nivel vendi, siç kemi qenë edhe në zgjedhjet parlamentare. Pra, në vitin 2017 ishim në nivelin e tretë, në rangun e tretë për zgjedhjet lokale. Tash jemi të parët edhe aty.
Infografikë
LDK prin në zgjedhjet për kuvendet komunale
Mirëpo, zgjedhjet lokale, për dallim prej zgjedhjeve parlamentare, janë një lloj tjetër i lojës dhe rregullave elektorale. Është pak a shumë sikur në tenis, ku mund të fitosh shumë ‘game’, por mund të humbasësh set-in. Edhe ne, me votën e gjithmbarshme të popullsisë, jemi të parët në Republikë për zgjedhjet lokale, ndonëse do të kemi kryetarë vetëm në katër komuna.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se kanë luajtur rol edhe kandidatët që i keni pasur?
Albin Kurti: Padyshim, por kandidatët janë përzgjedhur nga një lloj bashkëpunimi midis qendrave tona, degëve tona dhe kryesisë së Lëvizjes. Ndoshta ka mundur më mirë, mirëpo unë jam i bindur se këta 12 kandidatë që i kemi pasur në balotazh, nuk kanë mundur të përzgjidhen më mirë. Por ka pasur koordinim tejet të madh të të tjerëve kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo mendoj se nuk ka të bëjë aq shumë me pushtetin lokal dhe vizionet për komunat, por ka shumë më tepër të bëjë me një lloj kundërvënieje ndaj pushtetit qendror, që ka dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, e që vazhdojnë të jenë një lloj traume opozitare.
Radio Evropa e Lirë: Përmendët që do të bëni opozitë aty ku është e nevojshme në nivel lokal. Por, si pritet të jetë bashkëpunimi me kryetarët e zgjedhur nga niveli qendror, nga ju si kryeministër?
Albin Kurti: Unë sigurisht që do të bashkëpunoj me të gjithë kryetarët. Ata do të kenë shumë punë për t’iu shërbyer qytetarëve, sa u përket detyrave institucionale që i kanë, shërbimit publik që banori i komunës duhet ta marrë. Por, po ashtu synoj që të bashkëpunoj me ta edhe sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit. Kjo është tejet e rëndësishme, sepse nuk mund të ketë zhvillim, nëse ka korrupsion, nëse ka krim, nëse ka keqpërdorime. Prandaj, sidomos në fushën e luftimit të krimit dhe korrupsionit do të kërkoj bashkëpunimin me kryetarët e komunave dhe do t’i mbikëqyr ata me vëmendje.
Infografikë
Votat për zgjedhjet lokale 2017-2021
Radio Evropa e Lirë: E keni përmendur edhe një çështje, atë që e keni quajtur mafi të ndërtimit, si dhe krimin e korrupsionin që ndodhin në nivelin lokal. A do të ketë presion në kryetarët e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje në këto komuna që të bëhet një luftë më e ashpër në këtë drejtim?
Albin Kurti: Po të ishin kryetarët nga Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të isha natyrisht me më shumë besim, se rezistenca ndaj mafias ndërtimore, që dëshiron që qytetet tona t’i shndërrojë në kantiere ndërtimi për shpëlarjen e parasë së pistë… Do të ishte më i madh ky lloj besimi që do të kisha në rezistencë të suksesshme. Tash duhet të angazhohem më shumë, por nuk do të mund të ketë zmbrapsje të shtetit ndaj cilitdo individ ose grupacion. Pra, shteti do të jetë më i fuqishëm se çdo individ dhe se çdo grup, në mënyrë që të kemi sundim të ligjit dhe demokraci. Unë dua të besoj që bashkë do t’ia dalim, mirëpo natyrisht që do të varet edhe prej vetë kryetarëve të komunave se në çfarë mase do të jenë në nivel të detyrës. Pra, kushtetutshmëria, ligjshmëria, rregullat, interesi publik, e jo ato tjerat.
S’ka marrëveshje “pa njohjen reciproke në qendër”
Radio Evropa e Lirë: Po kalojmë te tema e dialogut me Serbinë. Ka qenë një prej temave qendrore të qeverisjes suaj. Si e shihni, si do të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?
Albin Kurti: Ne jemi duke biseduar për dialogun e ardhshëm me Serbinë, për kapitullin e ardhshëm të dialogut. Kur ne kemi ardhur në qeverisje nuk ka pasur dialog, ai ka qenë i ndërprerë dhe nuk mund të them që dialogu me Serbinë ka treguar rezultate në këto vitet e fundit jo vetëm për shkak se pati devijuar në çështjen e ndarjes territoriale të Kosovës, që mbështillej në ambalazhin e shkëmbimit territorial.
Ka mungesë të progresit dhe kjo nuk ka nisur me neve, shumë më herët ka pasur mungesë të progresit, veçse ne e kemi vënë në spikamë që një pjesë e madhe e mungesës së progresit vjen nga qasjet e gabuara. Pra, nënshkruan marrëveshje të dëmshme për Kosovën që edhe Gjykata Kushtetuese, e tillë çfarë ishte, s’i kapërdinte dot (v.j. Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe). Në këtë kuptim, kemi nevojë për një kapitull të ri, kemi nevojë për një qasje të re, e për ne ajo duhet të jetë parimore me qytetarët si përfitues dhe me njohjen reciproke në qendër.
Ka një zhvendosje tektonike kohëve të fundit për të mirë, përderisa në dekadën e shkuar është konsideruar që Kosova bën koncesione sepse në fund e fiton njohjen nga Serbia. Pra, dialogu dhe njohja janë vënë në raport diakronik, janë vënë të shtrira në kohë, ku njohja na vije në fund e Serbia e shtynte fundin pafundësisht. Tash kemi një zhvendosje prej kontekstualizimit kohor në atë, le të themi, hapësinor, ku njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes dhe këtë e thonë të gjithë miqtë dhe partnerët e Republikës së Kosovës, të shtetit tonë të pavarur.
Pra, marrëveshja nuk do të jetë vetëm njohja reciproke, mirëpo nuk ka marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër. Pra, jo në fund, në kuptimin e kohës, por në qendër, në kuptimin e hapësirës së gjësendeve të cilat i përfshin ajo marrëveshje.
Nëse ka një temë për të cilën ne jemi menjëherë të gatshëm që të angazhohemi për të gjetur sa më shpejt e sa më shumë zgjidhje është ajo e të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë meqenëse aty ankthi i familjarëve është më i madh se pikëllimi i tyre.
Takimi me Vuçiqin varet nga “dialogu i kryenegociatorëve”
Radio Evropa e Lirë: Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka paralajmëruar që pritet një takim mes jush dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq para fundit të vitit. A do të merrni pjesë në këtë takim dhe çfarë pritet të ndodhë?
Albin Kurti: Ne duhet të shohim së pari se si po shkojnë këto bisedimet kësaj jave ndërmjet dy kryenegociatorëve. Në njërën anë është zëvendëskryeministri (Besnik) Bislimi, në anën tjetër është përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë (Petar Petkoviq) dhe më pastaj do të mund të themi se cila është perspektiva e një takimi të ardhshëm, me ç’rast natyrisht se duhet të dihet edhe cili është synimi i një takimi të tillë. Unë nuk i them jo një takimi në parim, por natyrisht që duhen të dihen edhe elementet e atij takimi të ardhshëm.
Qeveria e Republikës së Kosovës, unë si kryeministër kemi shprehur gatishmërinë dhe interesimin tonë për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për takime konstruktive, për bisedime parimore dhe nëse do të ftohemi për to në Bruksel, natyrisht që do të marrim pjesë siç kemi qenë edhe dy herëve të shkuara.
Radio Evropa e Lirë: E thatë edhe ju, por edhe BE-ja në vazhdimësi ka insistuar që një marrëveshje përfundimtare duhet të ndodhë sa më parë që është e mundur. A prisni që kjo mund të ndodhë brenda mandatit tuaj si kryeministër?
Albin Kurti: Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia.
Normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen dhe veten e saj.
Militarizim i Serbisë, “shumë brengosës për ne”
Radio Evropa e Lirë: Kur jemi te gatishmëria e Serbisë, një prej bllokadave më të mëdha të këtij dialogu është edhe Marrëveshja e Asociacionit. Ju keni thënë se nuk pranoni assesi një asociacion njëetnik, megjithatë nga Serbia është bërë e qartë që po kërkojnë që Asociacioni të themelohet sipas marrëveshjes që është bërë në Bruksel. Edhe nga BE-ja është kërkuar respektimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani. Si do të mendoni ta tejkaloni këtë pengesë? A do të kishin pranuar rinegocim për këtë marrëveshje?
Albin Kurti: Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialogu midis dy shteteve tona nuk është dialog për statusin e Kosovës, as për çështje të brendshme të Kosovës, por për statusin e raporteve tona. Pra, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me integritet territorial, me shumë probleme, njëri ndër kryesorët është Serbia. Pra, Kosova nuk është problem, Kosova ka problem dhe problemi i Kosovës është edhe Serbia. Ne nuk jemi vet problem, ne kemi probleme të shumta e njëri prej tyre, mbase kryesori, është Serbia.
Por, dialogu nuk bëhet për ta vënë në pikëpyetje Kosova vetveten, por për të normalizuar raportet me Serbinë. E për ta normalizuar raportin me Serbinë unë besoj që duhet të ndryshojë shumë më tepër Serbia. Ajo duhet të demokratizohet, duhet të ketë sundim të ligjit, duhet të ballafaqohet me të kaluarën dhe duhet të kemi një si lloj simetrie të reciprocitetit të të drejtave të pakicave.
Përgjatë gjithë Ballkanit Perëndimor me gjashtë shtete ende të paintegruara në Bashkimin Evropian ka pakica të ndryshme kombëtare të cilët nuk kanë përafërsisht të drejta të barabarta, se s’po them identike, do të krijohen tensione që mund të shkaktojnë konflikte.
Andaj, sundimi i ligjit kundër korrupsionit e krimit, demokratizimi kundrejt autokracive, ballafaqimi me të kaluarën kundër kriminelëve të luftës dhe gjithashtu reciprociteti i të drejtave kundër dominimit të nacionalizmave shovinistë e hegjemonistë, janë formula edhe për krejt Ballkanin në përgjithësi edhe në veçanti në raportin tonë me Serbinë.
Shikoni, Serbia aktualisht shpenzon më shumë për ushtri sesa pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor marrë së bashku. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut së bashku nuk shpenzojnë për ushtri sa shpenzon Serbia si e vetme. Ajo këtë nuk po e bën për Hungarinë e Rumaninë dhe ky militarizim i Serbisë është shumë brengosës për ne.
Përshtypja ime është që Serbia i ngjan gjithnjë e më shumë Gjermanisë midis dy luftërave botërore pas përfundimit të Republikës së Vajmarit. Dekada e parë e këtij shekulli në Serbi kishim një version serb të Republikës së Vajmarit, që nisi me ish-kryeministrin serb që e vranë, Zoran Gjingjiq e përfundoi me ish-presidentin, Boris Tadiq dhe që prej atëherë e kemi një periudhë ku Serbia i ngjan Gjermanisë midis dy luftërave botërore, por pas përfundimit të Republikës së Vajmarit me ç’rast militarizimi është shtysa kryesore shtetërore e institucionale.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Kurti, po thoni në vazhdimësi se Serbia është problemi kryesor, megjithatë Kosovës po i kërkohet një lloj kompromisi për të vazhduar tutje në politikën e jashtme, për të arritur edhe njohjet që deri më tani nuk janë arritur. Si e shihni vazhdimin e këtij procesi? Na intereson të dimë edhe si e shihni angazhimin e SHBA-së, sidomos në kohët e fundit, me dërgimin e emisarit Gabriel Escobar. A e shihni një ofensivë të diplomacisë amerikane në dialog si një lloj shtyse për arritjen e kompromisit?
Albin Kurti: Ne gjithmonë e mirëpresim angazhimin amerikan në Ballkan, mirëpo për formën dhe intensitetin e atij angazhimi vendosin vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato janë superfuqia botërore, e cila vendos për këtë gjë. Në faza të ndryshme ka qenë e ndryshme, sepse politikat e tyre janë sovrane. Në anën tjetër, unë jam këtu si kryeministër i Republikës së Kosovës, jo për të menduar për kompromiset që duhet t’i bëjë Kosova, por për ta forcuar shtetin e Kosovës.
Rritja ekonomike në këtë vit do të jetë së paku 9.9 për qind sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ndërkohë që ekonominë e kemi marrë nga viti i kaluar me tkurrje prej 3.1 për qind, sipas Bankës Botërore. Për një të tretën janë rritur të hyrat buxhetore, i kemi zvogëluar shumë shpenzimet qeveritare dhe e kemi miratuar në mbledhjen e Qeverisë buxhetin për vitin 2022, i cili është 8.7 për qind më i lartë sesa rishikimi i buxhetit në mesvit. Qarkullimi në ekonomi është rritur për 30 për qind, eksportet janë rritur 68 për qind. Ne kemi problem me Serbinë, mirëpo, në të njëjtën kohë, ne duhet të jetojmë dhe të forcohemi.
Në gjashtëmujorin e këtij viti kishim 230 milionë investime të huaja, që është 33 për qind më shumë se viti i kaluar dhe 109 për qind më shumë sesa viti 2019 dhe 89 për qind më shumë se mesatarja e investimeve të huaja të dekadës 2010- 2020. Që nga shpallja e pavarësisë, sivjet në gjashtëmujorin e parë kemi numrin më të madh të investimeve të huaja dhe vlerën më të madhe të tyre në Kosovë.
Radio Evropa e Lirë: Do të doja të kalonim pak në një prej krizave ose krizën më të madhe në të cilën po kalon Kosova, por edhe bota – pandeminë e koronavirusit. Nëse e marrim me numrin e përgjithshëm të popullsisë në Kosovë, vaksinimi arrin diku pak më shumë se 40 për qind të popullsisë së vaksinuar. Si mendoni që të arrini cakun e vaksinimit të shumicës së popullsisë dhe si mendoni që t’i bindni qytetarët që hezitojnë për vaksinim?
Albin Kurti: Tashmë ne kemi hequr obligimin për caktim termini për vaksinim dhe kemi krijuar mundësinë edhe për vaksinim të fëmijëve nga mosha 12 deri në 15 vjeç. Nëse shikojmë popullsinë mbi moshën 16-vjeçare, me së paku një dozë të vaksinës anti-COVID janë të vaksinuar 64 për qind e popullsisë, ndërkaq me dy doza 56 për qind e popullsisë – gjithnjë e popullsisë mbi 16-vjeçare. I jemi afruar shifrës prej 1.6 milion dozave të administruara. Po bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të rritet. Në 30 ditët e fundit, përgjithësisht, kemi numër njëshifror të vdekjeve. Në dy javët e fundit ka rënë me dy të tretat numri i infeksioneve dhe besoj se këto janë lajme të mira për Kosovën, e cila është në krye të Ballkanit Perëndimor sa i përket menaxhimit me pandeminë, duke mos harruar se kur kam ardhur këtu në zyrë, më datën 23 mars të këtij viti, ka pasur zero vaksina, zero kontrata për vaksina dhe zero negociata për kontrata.
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, jemi dëshmitarë të asaj që për shkak të hezitimit për marrjen e vaksinës dhe teorive konspirative që janë përhapur, shumë vaksina kanë shkuar dëm, për shkak që qytetarët nuk kanë pranuar t’i marrin. A mendoni se keni bërë mjaftueshëm në fushatë për bindje të qytetarëve për vaksinim dhe për largimin e teorive për dëme nga vaksinat?
Albin Kurti: Ne kemi bërë krejt çfarë mundemi e dimë. Duhet të gjejmë ndoshta edhe forma të reja për t’i vetëdijesuar qytetarët për këtë gjë, mirëpo nuk do të mund ta kemi shkallën e vaksinimit si në të kaluarën edhe për shkak të një lloj ngopjeje që ekziston, por edhe për shkak se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk janë banorë të Republikës së Kosovës. Pra, kur flasim për statistika, Kosova vazhdon të ketë moshë të re të popullsisë, por në të njëjtën kohë vazhdon ta ketë edhe emigrimin e vazhdueshëm, paçka se u çliruam, e u shpall pavarësia. Prandaj, kur flasim për përqindjen e popullsisë, ngjashëm pak sikur përqindja e daljes në zgjedhje, ajo është realisht më e lartë sesa shifra para përqindjes.
Radio Evropa e Lirë: Përtej vaksinimit jemi dëshmitarë të rritjes së numrave me COVID-19 nëpër rajon. Megjithëse Kosova tani qëndron mirë, ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar që kjo situatë mund të importohet edhe në Kosovë. Cilat janë planet e juaja tani, sidomos në prag të sezonit të dimrit, për të evituar një valë më të rëndë të COVID-19?
Albin Kurti: Ne do të kemi tani ministër të Shëndetësisë, me të cilin do të ulemi bashkë dhe do ta bëjmë një plan të ri për rrugën përpara, sidomos për stinën e dimrit dhe, në këtë mënyrë, besoj se do të vazhdojmë të jemi në krye të detyrës, t’i mbajmë shifrat e ulëta të infeksioneve të reja, t’i mbajmë gjithnjë më të larta shifrat e vaksinimeve të reja. Nëse vjen një valë tjetër në rajon dhe Evropën Perëndimore, është e pritshme që edhe ne do të mund të kemi vështirësi. Por, me vullnetin dhe dijen që kemi dhe me përvojën që tashmë posedojmë, jam optimist.
Radio Evropa e Lirë: Në shtetet e Evropës, për shembull, në Austri janë vendosur disa masa drastike për personat e pavaksinuar, si përpjekje për t’i ulur numrat gjithnjë e në rritje. A planifikoni ju si qeveri që në të ardhmen të ketë masa të veçanta për personat jo të vaksinuar, si për shembull izolimi?
Albin Kurti: Ne nuk e kemi parashikuar një masë të tillë drastike dhe gjendja epidemiologjike në vendin tonë, rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nuk na japin mundësinë që të shkojmë në drejtim të një rreptësie të tillë. Nuk mund të parashikoj se si do të jetë në të ardhmen. Mund të ndryshojë kjo. Por, duhet ta keni parasysh që vendimet tona si qeveri edhe kur janë politike e kanë një substancë shkencore për brenda. Pra Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i cili në masë të konsiderueshme u jep drejtim e rreze veprimi vendimeve që i merr qeveria e Kosovës.
Gazetarja Elisa Braun shkruan se puna e saj si lobiste ngre dyshime për konflikte të mundshme interesi.
Më poshtë pjesë nga shkrimi i saj:
DHIMBJET E KOKËS PO AFROHEN. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u siguruar që një komisioner i ardhshëm europian e kupton dialogun publik-privat sesa duke emëruar një politikane që është kthyer në konsulente për sektorin privat, apo jo? Problemi i vetëm është se kjo e bën tepër të vështirë shmangien e konflikteve të interesit (ose perceptimin e tyre). Këto konflikte të mundshme do të kërkohen me lupë kur Parlamenti Europian të marrë në pyetje kandidatët për rolet e komisionerëve.
Njihuni me Marta Kos, ish-diplomate, politikane e kthyer në konsulente dhe kandidatja e propozuar në minutën e fundit nga Sllovenia për një post komisionereje. Që nga viti 2022, Kos ka figuruar në faqen e kompanisë lobuese Kreab si këshilltare e lartë që “mbështet klientët dhe aktivitetet e Kreab-it me njohuritë e saj të thella mbi lidershipin, komunikimin, çështjet gjinore, çështjet politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në vendet gjermanofolëse dhe Evropën Juglindore.”
E kontaktuar, Kreab tha se aktualisht Kos nuk këshillon asnjë nga lista e gjerë e klientëve të firmës dhe se kishte punuar për kompaninë që nga viti 2023, jo 2022. Të pyetur për listën e klientëve që ajo ka këshilluar në të kaluarën, Kreab nuk u përgjigj, por shtoi se “këshillimet dhe inkurajimi i Martës për konsulentët tanë janë vlerësuar shumë nga ekipi”.
Megjithëse ka punuar për një kompani lobuese, Kos na tha se ajo nuk e sheh veten si lobiste — nuk është e regjistruar si e tillë në regjistrin e transparencës. “Kam këshilluar njerëzit e Kreab-it dhe klientët e tyre për politikat e kujdesit shëndetësor për gratë dhe në fushën e çështjeve të tregtisë ndërkombëtare. Aktualisht nuk ka projekte ku jam e përfshirë,” shtoi ajo.
Trajnuese për menaxherët. Kos punon gjithashtu si konsulente përmes kompanisë së saj të konsulencës me bazë në Zvicër — ka një lidhje personale me vendin, pasi bashkëshorti i saj është “Zoti Europë” i Zvicrës, Henri Getaz, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Tregtisë së Lirë Evropiane (EFTA). Kos ka qenë edhe CEO e Gustav Käser Training International, të cilën ajo e përshkroi si një “kompani trajnimi për aftësi të buta”.
Si do t’i menaxhojë të gjitha këto role? “Do të dorëzoj dorëheqjen nga KREAB sapo presidentja e Komisionit Europian të shpallë listën e kandidatëve për komisionerë dhe të jem në të,” tha Kos./sn
Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi të shtunën rëndësinë strategjike të Evropës, duke thënë se e ardhmja e botës po formësohet në kontinent.
Duke folur para të rinjve gjermanë në konferencën e Ditës së Gjermanisë të Unionit të të Rinjve (Junge Union) në Rust, Baden-Württemberg, Merz tha se kjo nuk kishte të bënte vetëm me Bashkimin Evropian, por edhe me parimet që udhëheqin bashkëjetesën e njerëzve në kontinent.
“E ardhmja e botës krijohet në Evropë”, tha Merz. “Do të doja ta përfundoja këtë mendim me ju. Çfarë do të thotë kjo? Ne nuk po shohim vetëm veten tonë. Ne nuk po shohim vetëm Bashkimin Evropian. Ne po shohim një model politik. Ne po shohim një parim. Ne po shohim vendime themelore se si duam të jetojmë së bashku”.
Megjithatë, Merz theksoi se parimet që udhëheqin modelin e Bashkimit Evropian nuk janë zhdukur mes sfidës në rritje të lidershipit autoritar.
Në këtë Bashkim Evropian, ne po distancohemi nga socializmi dhe komunizmi dogmatik, nga tregjet e ndara dhe – sipas Merz – “nga një stil autoritar i lidershipit”.
“Nëse nuk e arrijmë tani, nëse ua lëmë nacionalistëve ta formësojnë këtë Evropë dhe në thelb ta braktisim atë, atëherë një ditë do të na duhet të na thuhet se kemi dështuar në histori”.
Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda tha se hetimi i vrasjeve të pazbardhura të 21 janarit 2011, te kryeministria, mund të çohet përpara nëse gjenden ekzekutorët.
Sipas tij, me gjetjen e ekzekutorëve do të duhet që ata të tregojnë se kush ishin urdhëruesit e masakrës dhe më pas vënja para drejtësisë e tyre, por edhe në këtë rast Beci shprehet se problem do të ishte fakti se sot nuk ka prova materiale.
“Te urdhëruesit, ka kaluar kohë e gjatë, nuk gjenden prova materiale, dokumentare, shkencore, bazohet te dëshmitë. Se sa do të përdoren metodat, të penduarin, format e përgjimit, për të identifikuar personin e saktë që ka marrë urdhrin dhe ta bindësh të bëhet bashkëpunëtor dhe të jetë dëshmi e vlefshme. Vështirësia është vitet që kanë kaluar dhe zbehja e provave, përfshirë për shkak të teknologjisë së kohës.
Thelbi i kësaj nëse gjen ekzekutorët, mund të hysh në marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë për të shkuar te urdhëruesit dhe marrëveshja e vetme me ta është bashkëpunimi me drejtësinë. Sipas Kodit të Procedurës Penale është vetëm për vrasjen e Aleks Nikës dhe 3 plagosja, kurse të tjerat janë të mbyllura.
Strasburgu thotë shprehimisht se gjykimi penal është ende i hapur dhe thotë se autoritetet duhet të vazhdojnë, për aq sa është e mundur, përpjekjet e tyre që çojnë në zbardhjen e rrethanave dhe ndëshkimin e përgjegjësve aty ku është e mundur dhe ku është e përshtatshme”, tha Beci në “Të Paekspozuarit”.
Berat Gjimshiti ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Andorrën.
Çfarë do tentoni nesër? Sigurisht që kemi ardhur këtë për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset dhe çfarë kemi mësuar, sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në vend të tij me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë. Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha.
A kishte menduar që do luaje shanset për Botërorin? Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Ndeshja shumë e rëndësishme, siç gjithmonë është ndeshja e radhës. Sigurisht momentet që kemi, jemi të mirë, do hyjmë për maksimumin dhe 3 pikë, që të vazhdojë ëndrra. A e kam menduar sfidën e parë? Nëse me pyesnit para 10 viteve, jo, nëse do më pyesnit pak më parë po. Besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo të provosh.
Çfarë ka plus kjo Kombëtare në krahasim me atë në Europian? Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne.
Ka ndonjë shans nesër për gol? Sigurisht që unë si mbrojtës pothuajse në çdo lojë futem për të mos pësuar gol, por nëse më vjen rasti pse jo. E kisha një rast me Letoninë, nesër nëse më vjen mundësia do jap gol. Për mua gjëja më e rëndësishme ekipi, që të fitojmë.
Mesazh për tifozët? Si gjithmonë, kur dëgjova që do jetë plot me tifozët tonë të jep një shtyrje akoma më shumë. Besoj se mesazhi që do japim gjithmonë ne, është falenderues. Ne mund të bëjmë është të japim maksimumin në fushë dhe ata jashtë, shpresojmë t’i bëjmë të lumtur pas ndeshjes. Besoj do ia arrijmë”, u shpreh Gjimshiti në fjalën e tij.
Në kryeqytetin e Francës, në Paris, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti i mirënjohur francez, Jacques Delors. Aty u mirëprit nga Drejtorja e Institutit, Sylvie Mattelly. Tema kryesore e diskutimit ishte situata gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi i Ballkanit Perëndimor. Tema tjera të diskutimit ishin mbrojtja, të drejtat e njeriut, përfshirë ato të pakicave, si dhe zhvillimet e fundit në vend. I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe i Dërguari i Posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për ftesën e Institutit Jacques Delors për të qenë pjesë e këtij diskutimi. Në fjalën hyrëse të tij, ai theksoi se po jetojmë në një kohë kur Evropa është e begatë, dhe në të njëjtën kohë thellësisht e sfiduar, duke shtuar se aftësia jonë për të planifikuar në terme afatgjate vazhdimisht po vihet në hije nga realitete të menjëhershme gjeopolitike. Për dekada, jemi udhëhequr nga dëshira për homeostazë, por ky më nuk është realiteti ynë, tha më tej. “Sistemet që lulëzojnë, qofshin ato institucione, organizata apo shoqëri, evoluojnë përmes cikleve të rendit, çrregullimit dhe rirregullimit, dhe për Evropën, ky ekuilibër i ri kërkon një qëndrim të qartë kundër autoritarizmit dhe përfshirje e qartë e atyre vendeve që mbështesin demokracinë”, u shpreh kryeministri.
Duke folur për Kosovën, zhvillimet aktuale dhe progresin e viteve të fundit, kryeministri Kurti theksoi se që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 me mbështetjen ndërkombëtare, vendi ynë ka zhvilluar institucione të forta demokratike, ndërkaq gjatë këtij mandati qeveritar, Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike. Ai veçoi lajmet se në muajin korrik të këtij viti, Fondi Ndërkombëtar Monetar dhe Banka Botërore hoqën zyrtarisht Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konflikti duke u bazuar në përparimin institucional dhe ekonomik të vendit siç reflektohen edhe në rënien e ndjeshme të papunësisë nga afër 26% në më pak se 11%.
Më tej, kryeministri u shpreh se vendi ka prezantuar dhe zbatuar politika progresive sociale që përmirësojnë jetesën dhe mirëqenien e qytetarëve; nga bërja e arsimit të lartë publik falas dhe ndarja e shtesave për lehona e fëmijë, te skemat e punësimit të të rinjve dhe pensione më të larta, teksa Kosova po përgatitet që të mirëpres Lojërat Mesdhetare 2030 në kuadër të së cilave po bëhen e do të bëhen investimet më të mëdha në infrastrukturën sportive. Sa i përket kësaj të fundit, kryeministri falënderoi Agjencinë franceze për Zhvillim (AFD) dhe përfaqësuesit e saj që ishin aty të pranishëm për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit tonë.
Gjatë diskutimit, u trajtua edhe tema e sigurisë dhe mbrojtjes, me ç’rast kryeministri nënvizoi vëmendjen që qeveria që ai drejton i ka dhënë mbrojtjes përmes rritjes së buxhetit dhe ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke theksuar se mbrojtja e demokracisë është e pandashme dhe e pandalshme.
Në këtë tryezë kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi. Zyra e Kryeministrit
Raport tronditës nga inspektimi i papritur në qendrën e emigrantëve në Gjader, nga deputetët italianë Rachele Scarpa dhe Matteo Orfini (PD) dhe Riçardo Magi (+Europa)
Një vizitë e papritur në qendrën e emigrantëve në Gjader, në veri të Shqipërisë, ka zbuluar një situatë alarmante. Deputetët italianë Rachele Scarpa dhe Matteo Orfini të Partisë Demokratike, si edhe Riccardo Magi i +Europa, kanë denoncuar kushte ‘çnjerëzore’ dhe trajtime ‘shokuese’ ndaj emigrantëve të mbajtur aty, shkruan La Repubblica.
Sipas tyre, në qendrën e ndërtuar për 830 persona, aktualisht ndodhen vetëm 25 emigrantë, shumica e të cilëve ‘të përgjumur e të mpirë’ nga përdorimi i barnave si Rivotril.
Në vetëm tre muajt e fundit janë regjistruar 30 raste vetëdëmtimi, një tregues i dëshpërimit dhe pasigurisë totale që ndjejnë këta njerëz.
Deputetët raportuan se disa nga emigrantët janë dërguar në Gjader pa asnjë procedurë të qartë ligjore, disa pasi janë shpëtuar në det pa e shkelur kurrë tokën italiane, ndërsa të tjerë pas shumë vitesh pune në Itali, por me leje qëndrimi të skaduar. Shumica nuk kanë asnjë precedent penal.
Ndërkohë, hotspoti i Shëngjinit është mbyllur, dhe tashmë emigrantët dërgohen vetëm me avionë të Guardia di Finanza. Në një vit funksionimi, vetëm 220 emigrantë kanë kaluar nga kjo qendër.
‘Rreth 70% e tyre janë kthyer në Itali për mungesë të konfirmimit të qëndrimit, një tridhjetë për arsye shëndetësore, dhe vetëm pak janë riatdhesuar,’ shpjegoi deputetja Scarpa.
‘E gjithë kjo mund të ishte bërë drejtpërdrejt nga Italia, pa harxhuar para dhe pa shkaktuar gjithë këtë vuajtje të panevojshme,’ tha Matteo Orfini, duke akuzuar Ministrinë e Brendshme italiane për mungesë transparence:
‘Refuzimi i Viminales për të dhënë numrat dhe informacionin për atë që ndodh këtu është i pashpjegueshëm.’/sn
Në fillim të viteve 70, regjimi i kolonelëve në Greqi, një diktaturë kuazi-fashiste, kërcënonte se do t’ia merrte Shqipërisë Vorio-Epirin.
Dukej si një shaka e trashë, se puna e kufijve ishte mbyllur në Evropë dhe sferat e influencës ishin ndarë e çimentuar bashkë me Murin e Berlinit.
Enver Hoxha në Tiranë ishte paranojak, por ky ishte një nga ato rastet e rralla që paranoja kishte një bazë. Kolonelët besonin se kishin mbështetjen amerikane kurse, Shqipëria kishte gati 10 vjet që ishte prishur me Bashkimin Sovietik dhe kishte dalë nga harta e blloqeve të ndara me perden e hekurt.
Kolonelët mund të ndërhynin ushtarakisht për të pushtuar Jugun, dhe ta paraqisnin si përpjekje për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri. Vetëm pak vite më parë, CIA e kishte provuar vetë me diversantë shqiptarë duke ndjekur “teorinë e dominosë”: Nëse bie komunizmi në një vend, fillon të bjerë edhe në vende të tjera.
Mbase nuk do të ndodhte, por çfarë do të humbte SHBA nëse të marrët në pushtet të Greqisë do ta provonin me kokë të tyre, pa lejen e saj zyrtare. Shpërblimi në mendjen e kolonelëve mund të ishte “vorio-epiri”.
Mbase ishte thjesht fantazi e sëmurë nacionaliste greke, por shqiptarët po përpiqeshin të merrnin me mend se sa ishte e mundshme që ta bënin realitet. Gjatë luftës civile greke, Shqipëria kishte ndihmuar palën komuniste, duke rrezikuar edhe konfliktin ushtarak. Por në atë kohë besohej se sovietikët do të vinin në ndihmë. Tani duhej t’i bënin hesapet vetë.
Shqetësimi kishte kaluar edhe Oqeanin te shqiptarët nacionalistë në SHBA, shumë prej të cilëve ëndërronin rënien e regjimit komunist në Shqipëri, por asnjë prej tyre nuk do të pranonte që si shkëmbim të copëtohej jugu i vendit. Rreth 10 vjet më parë, kur kryeministri Mehmet Shehu kishte shkuar në OKB për Asamblenë e Përgjithshme, nacionalistët shqiptarë kishin dalë në protestë për të dënuar krimet e komunizmit në Shqipëri. Anash tyre po bëhej një protestë paralele kundër Mehmet Shehut dhe Shqipërisë, nga nacionalistët grekë që kërkonin aneksimin e jugut. Atëhere shqiptarët e lanë protestën e tyre dhe shkuan dhe u rrahën me nacionalistët grekë. Atdheu ishte më i rëndësishëm se ideologjia.
Tani që kolonelët ishin në pushtet në Greqi dhe kishin kërcënuar me ndërhyrje, a do ta aprovonte SHBA sulmin ndaj një vendi me të cilin nuk kishin as marrëdhënie diplomatike.
Pikërisht në këtë kohë, një biznesmen i ri me emrin Ekrem Bardha në Michigan arriti të sigurojë një takim me Presidentin Richard Nixon. Ishte hera e parë, pas një gjysëmshekulli që një shqiptar takohej me një president amerikan. I pari, sipas historisë, kishte qenë Fan Noli kur i kërkoi Presidentit Woodarow Wilson që të mos lejonte zhdukjen e shtetit shqiptar nga fqinjët e fuqishëm që planifikonin ta ndanin mes tyre.
Në kohën e Nolit, SHBA sa po hynte për herë të parë si faktor në historinë e Evropës duke ndryshuar përgjithmonë fatin e shqiptarëve. Gjysëmshekulli më vonë, SHBA ishte një nga dy superfuqitë e armatosura me arsenal madhor bërthamor.
Ekrem Bardha nuk kishte arsim se jeta e kishte detyruar të hynte në punë që fëmijë, kështu që i foli thjesht dhe shkoqur Presidentit. Për koinçidencë, Nixon ishte dikush që i shihte me dyshim intelektualët dhe preferonte të folurën e drejtëpërdrejtë. Bardha i tha se shqiptarët e Amerikës ishin antikomunistë dhe republikanë. Ata nuk e donin regjimin e Tiranës, por ata ishin patriotë dhe nëse donte votën e tyre, Nixon duhej të premonte se integriteti i Shqipërisë nuk do të prekej. Bardha ishte i sigurtë se pa lejen e tij kolonelët grekë nuk do të guxonin të vepronin.
Nixon i shtrëngoi dorën dhe i premtoi menjëherë se Greqia nuk do të aneksonte territore të Shqipërinë. Ekrem Bardha vinte nga një shoqëri ku fjala e burrit ishte gjithshka, por kishte jetuar shumicën e jetës në një vend ku avokatët të mësonin se fjalët e politikanëve i merrte era, por premtimet me shkrim ishin ligj. Duke rrezikuar të provokonte një nga presidentët më me temperament në historinë amerikane, shqiptari nga Kolonja e pyeti Presidentin nëse mund t’ia jepte me shkrim atë që sapo tha. Nixon, i kërkoi menjëherë një copë letër, dhe me dorën e tij, shkroi se qeverisë greke nuk do t’i jepej trajtim preferencial lidhur me territoret dhe në asnjë drejtim tjetër. Se ai interesohej njësoj për të gjithë amerikanët pavarësisht nga origjina dhe se për popujt që vuanin nën komunizëm kishte një interes të veçantë.
Është gjithnjë e vështirë të llogaritet se sa ndikim kanë vërtet takime të tilla se ku mbaron realiteti dhe ku fillon legjenda, por kjo mund të thuhet për çdo përpjekje të ngjashme. E vërteta është se diktatura e kolonelëve nuk guxoi të provonte fatin e saj në Shqipëri. Por fakti, qw pak kohë më pas bëri një aventurë ushtarake jashtë kufijve të Greqisë, në Qipro, duke provokuar ndërhyrjen e Turqisë dhe ndarjen e ishullit që vazhdon edhe sot, dëshmon se nuk ishte fare fantazi një sulm ushtarak ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër dështimi i ndërhyrjes në Qipro, solli edhe rrëzimin e regjimit dhe kthesën greke drejt demokracisë.
Takimi me Nixon ndodhi përpara se shqiptarët të mësonin artin e lobimit modern në SHBA duke e bërë Ekremin një udhërrëfyes në këtë drejtim. Kur shqiptaro-amerikanët të themelonin Ligën Qytetare dhe pastaj Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Ekrem Bardha do të ishte një nga mbështetësit kryesorë dhe veprimtar shumë aktiv.
Në vitin 1998, bleu gazetën “Illyria” në New York, zërin më të fuqishëm të shqiptaro-amerikanëve në ato vite kritike, për të vazhduar punën e nisur nga Harry Bajraktari. Në 2006, stafetën e mori Vehbi Bajrami që vazhdon traditën edhe sot e kësaj dite.
Në verën e vitit 1999, udhëtova me Dalip Grecën nga Tirana për të viztuar redaksinë e gazetës “Illyria” për të cilën pastaj filluam punë. Ndalesën e parë e bëmë në Detroit, ku Ekrem Bardha na priti në shtëpinë e tij. Në një nga muret e zyrës, ishte në kornizë edhe letra me dorëshkrimin e Presidentit Nixon. Por ndonëse është përmendur shpesh, nuk e kam parë që ta vendosë njeri atë takim në kontekstin historik të kohës. Nga reliket e asaj kohe ruante edhe një portret me laps të Presidentit Nixon dërguar nga ai vetë pas takimit që kishin bërë.
Që atëhere, ai i ka takuar gati të gjithë presidentët amerikanë dhe shumë politikanë të tjerë të shquar amerikanë. Kanë qenë momente kulmore të një jete të gjatë dhe aktive nga e cila ka shumë për të mësuar.
Pak ditë më parë, në Detroit, shumë shqiptaro-amerikanë të njohur, që kanë qenë aktivë në periudhën vendimtare të fundshekullit të kaluar, u mblodhën për të nderuar Ekrem Bardhën me rastin e botimit të librit të tij të dytë
Pak ditë më parë në Michigan, tashmë në moshën 94 vjeçare, Ekrem Bardha ishte në qendër të një veprimtarie të madhe që mblodhi bashkë disa nga figurat kryesore të komunitetit, shumë prej të cilëve kanë bërë histori në mbështetje të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës dhe ndryshimit të situatës së shqiptarëve në mbarë Ballkanin.
Takimi në Kishën e Shën Palit, në Michigan, synonte të prezantonte librin e dytë nga Ekrem Bardha, “E VËRTETA: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora”, por u kthye në një ceremoni të madhe për të nderuar figurën e këtij atdhetari shqiptar.
Mes të ftuarve kishte një numër figurash të komunitetit bashkëpunëtorë të Ekrem Bardhës në vitet 1980-2000 e më vonë. Kjo gjeneratë veprimtarësh shqiptaro-amerikanë kanë një meritë të madhe historike në angazhimin amerikan në Ballkan që kulmoi me ndërhyrjen ushtarake për çlirimin e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj në 2008, për rritjen e ndikimit të komuniteteve shqiptare në rajon dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO. Megjithë nderimin dhe njohjen që u është bërë figurave të këtij brezi, vlera dhe rëndësia e punës së tyre do të vijë duke u rritur.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i pyetur nga mediat nëse do të takohet përsëri me partitë e tjera politike për të gjetur një bashkëpunim rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se takimet me partitë e tjera për konstituim të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pa sukses, megjithëse atyre iu ofruan dy kompromise ndaj tyre.
Gjatë përurimit sot të shërbimit të hemodializës në spitalin e Komunës së Podujevës, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar hapat e saj, ndërkaq nga pala tjetër nuk ka pasur ndonjë ofrim bashkëpunimi.
Më tej, Kurti tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhej se partitë duhet të arrijnë një marrëveshje politike së bashku, sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh Kushtetuesja. PDK dhe LDK kanë dërguar lëndë në Gjykatë.
“Ne kemi ofruar dy kompromise, i pari ka qenë me rastin e votimit të fshehtë, nëse nuk zgjidhet me të parën kandidatja Haxhiu atëherë ne do të sjellim një emër tjetër dhe të merremi vesh për paketën ku bën pjesë kryetari dhe nënkryetarët dhe të kthehemi tek votimi hapur, ne kemi bërë hapa dhe nuk ka pasur nga pala tjetër.
Kur Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin paraprak na pat thënë me pikën e veçantë se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare sepse mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, menjëherë dy partitë kryesore opozitare, sërish dërguan lëndë në Gjykatën Kushtetuese… Ne e kemi respektuar dhe unë kam shkruar letra për t’u takuar, mirëpo deri tani nuk kemi pasur sukses”, tha Kurti.
Sot, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Kosovës për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 24 korrik, Kushtetuesja tha se deputetët nuk mund të marrin asnjë vendim e as të ndërmarrin ndonjë veprim rreth formimit të Kuvendit, deri më 8 gusht.
Kjo u bë pasi ky institucion po shqyrton dy lëndë që janë kërkesa të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat duan sqarime për çështjet kushtetuese që lidhen me formimin e Legjislaturës së nëntë. bw
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme ku të pandehur janë marrë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa provohet si kjo e fundit kishte kontroll të plotë në funksionimin e OJF-ve. Kontrolloi niste nga momenti i aplikimit për projekte në institucione shtetërore tek lëshimi i faturave fiktive duke përdorur dhe emra të personave që nuk ishin fare pjesë e projektit.
Në dosjen që Syri.net disponon evidentohet rasti me një shtetas Italian, Domenico Chirici i të cili rezulton të ishte kurator i një ekspozite tjetër por emri i tij u përdor për të lëshuar një faturë për një event në të cilin as nuk kishte marrë pjesë.
Në dosje zbulohen dhe faturat fiktive për një projekt që kishin me ambasadën italiane, ndërsa arkëtimi i lekëve u zgjidh falë ndërhyrjes së bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Ajola Xoxës, evidentohet në dosje, shkruan Syri.net.
Ajola ndërhyn për të marrë lekët e ambasadës
Komunikimet e punonjëses së qendrës ‘Harabel’ Ketrina Braho dhe financieres Adela Kondakciu janë provë e prokurorisë për të vërtertuar se ‘Harabel’ menaxhohej dhe kontrollohej tërësisht nga Ajola dhe askush tjetër. Dhe se Driant Zeneli, i cili në letra kishte postin e drejtorit ekzekutiv ishte thjesht një ‘kukull’.
Në përgjime dalin dhe përpjekjet e punonjëseve të rrisin bilancin e ‘Harabel”
Ajola kontrollon dhe organizatën BYL- A dhe në një moment ajo u thotë vartësve se dy organizatat – pra BYL-A dhe Harabel’ do të prezantohen bashkë si ‘organizata simotra’ me qëllim rritjen e raportit financiar vjetor.
“Ndërsa flitet për një faturë për Ambasadën Italiane, Adela pyet nëse kanë fatura për ta. Ketrina Braho i përgjigjet se kanë mandatet që bëjnë vetë dhe se e duan ata për të rritur bilancin, duke i thënë në fund se është me Ajolën dhe se do ja shpjegojë të nesërmen nga afër. Pasi sqaron se ka patur pagesa që duheshin bërë urgjente, Ketrina Braho i thotë se ambasada i bie të paguajë sa ata (“Harabel”) rimbursim, sa ata dhe veç e veç, por Ajola do që t’ja kalojnë atyre (“Harabelit”). Kjo, për të dalë në fund të vitit që kanë menaxhuar shumë lekë si Harabel”, shkruhet në dosje
Problemi i tyre është ‘duhen barazuar lekët që hyjnë me fatura dalëse’
“ Pra, ky është qëllimi pavarësisht se këto fatura dalëse prodhohen fiktivisht, qëllimi është që në llogaritë e OJF-ve të mos mbesin shuma të hollash,evidentohet në dosjen e SPAK,
Madje në projektin me ambasadën italiane, arkëtimi i lekëve u zgjidh ‘falë ndërhyrjes së Ajolës e cila kishte dërguar një mesazh. Është kjo e fundit dhe që lajmëron Ketrinën se lekët kishin kaluar” thuhet në dosjen e siguruar nga Syri.net.
Faturat fiktive me emra falso
Për realizimin e projekteve rekrutoheshin persona fiktivë.
Në një komunikim Ketrina i thotë Adelës që kishin një drejtor artisik për projektin e financuar nga ministria e Kulturës por ai është emër kot, këtë mund ta bëjë dikush tjetër.
Çdo veprim financiar ishte nën kontrollin e Ajola Xoxës, dhe Adela nuk mund të kryhej asnjë pagesë pa konfirmimin e saj madje ‘as për një kafe’
Të gjitha komunikimet por dhe vetë Ketrina në deklarimet e saj ka provuar se “Ava Studio’shpk dhe ‘Harabel’ OJF por dhe BYL-a OJF menaxhohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe janë nën kontroll të plotë të Ajolës.
Asgjë pa urdhrin e Ajolës, punonjëset ankohen: U bëmë lëmsh
Në këtë menaxhim bie në sy që dhe shpërndarjen e faturimeve nga njëra kompani në tjetrën bëhet sipas disponimeve që bën Ajola Xoxa.
Pra nëse një shërbim ofrohej realisht nga Harabel, apo një subjekt tjetër ishte Ajola që urdhëronte se nga kush OJF apo shpk duhet të faturohet.
E gjithë kjo përplasje OJF-sh dhe shpk me njëra tjetrën në shumë raste nuk kuptohet se cili në të vërtetë ofron shërbimin, përsa kohë lëshimi i faturave kushtëzohet nga konvenienca e cila çmohet nga Ajola.
Lëshimin e faturave fiktive nga Ava studio shpk dhe Arts Lab shpk etj e ka konfiruar edhe vetë Ketrina Braho ndërsa është pyetur nga BKH.
“Asgjë nuk bëhet pa konfirmimin e saj’.
Madje në disa raste vetë punonjëset e përfshirë në detajet e përditëshmërisë së këtyre organizatave nuk kanë asnjë ide si ta bëjnë përshkrimin në faturë.
Ndërkohë mundësia për ti menaxhuar këtë mori OJF-sh dhe kompanish fitimprurëse pa bërë gabime ishte e pamundur. Madje një gabim i tillë u bë dhe për një projekt ku financues do të ishte ministria e Kulturës
Në raportin final të BYL-A vendosin gabimisht logon e OJF ‘Harabel’. Vetë Ketrina shprehet se janë bërë lëmsh të gjitha’
‘Sa herë kam vënë vulën e Harabel kur duhej të vija BYL-A dhe anasjelltas’ shkruan Ketrina. Edhe këto dokumentat e fundit të Ministrisë së Turizmit i vulosa me BYLEN dhe i printova nga fillimi.
“Adela i përgjigjet: Obobo. Por ato të auditit nuk besoj t’i thonë gjë, por ato të KRK Po.
Ketrina: Do i bëj prapë, nuk kanë ca të bëjnë.
Adela: Mos përdorni më letra me kokë
Ketrina: Ok
Ajola njofton: Do aplikojmë tek ministria e Kuluturës”
Ajola Xoxa kishte kontroll të plotë në cdo drejtim në funksionimin e OJF-ve, duke nisur që nga momenti i aplikimit për projekte në institucione shtetërore. Në dosje është dhe biseda e dy punonjësve sesi ishin udhëzuar për aplikimin e projektit në ministrinë e Kulturës.
Në një përgjim Ketrina i thotë Adelës:
Më erdhi njoftimi nga Ajola që të aplikojmë te Ministria e Kulturës.
Adela: O zot i madh, duke shtuar se edhe Linda (Kazani) po aplikon.
Po këtë herë Adela i thotë Ketrinës se do të merren vetë pasi ato janë të tmerrshme.
Më pas Ketrina njoftohet se Ministria e Kulturës më në fund ka paguar.
Ajola Xoxa vendos për çdo gjë përfshirë dhe nëse do të aplikojnë nga BYL-A për një projekt për festivalin e apo jo.
Më 7 mars 2023 Ketrina njofton Adelën se Kongresi Rinos Kombëtar i financuar nga Bashkia e Tiranës kishte kaluar lekët tek BYL-A
Në asnjë rast në këto komunikime që lidhen me BYL-A nuk prëmendet emir i Ina Goxhajt e cila është drejtoreshë ekzekutive e kësaj organizate, duke vërtetuar se ata ishin thjesht figurantë dhe nuk kishin asnjë fuqi në vendimmarrje.
Në një konunikimi me Adelën, Ketrina shkruan se Ajola po i hap një punë për të cilën nuk është e sigurtë a është e saktë.
Emri i kuratorit italianit në fatura fiktive
Në 4 prill 2023 ‘Harabel’ firmos një kontratë me ministrinë e Kulturës për realizimin e një projekti në fushën e turizimit të quajtur “Nga Antikiteti në artin bashkëkohor shqiptar, i financuar nga kjo ministri.
Kontrata firmoset nga Ketrina e cila ishte emëruar në këtë rast si përfaqësuese e përgjithshme e Harabel.
“E pyetur nga Adela për vlerën, Ketrina i përgjigjet 30% e 640 000 pra 192 000 lekë. Lihet të kuptohet se bëhet fjalë për këstin e parë të pagesës nga ministria e Kulturës. Për këtë qendra Harabel lëshon faturën përkatëse e cila dërgohet me screenshot nga Adela tek Ketrina” thuhet në dosje, shkruan Syri.net.
Në një bisedë tjetër del qartë lëshimi i faturave me përshkrime për persona të cilët nuk janë në realitet pjesë e projekteve.
Bëhet fjalë për shtetasin Italian Domenico Chirici, emri i të cili rezulton të ishte kurator i një ekspozite tjetër, por emri i tij u përdor pas sugjerimeve të Ajolës.
Adela për këtë pagesë kërkon një faturë dhe ata duhet të përcaktojnë përshkrimin. Dy vajzat diskutojnë me njëra tjetrën si duhet vendosur përshkrimi që cdo gjë në letra të ishte në rregull, ndërkohë që menaxhimi i shumë OJF po i bënte lëmsh. E gjitha zgjidhet pasi ndërhyn Ajola.
” Adela: Më thotë Ajola ti bëjmë një pagesë”
Kur Ketrina i thotë që po i them Ajolës, Adela i thotë se duhet ta bëjë përshkrimin “Produkcion/ coordination curator for Spa: Reprocjet.
Fiktiviteti i faturave të lëshuara përsa i përket zërave në buxhet në raport me atë cfarë paguhet në realitet evidentohet dhe në një tjetër komunikim
Ketrina pyet: A është kjo ( Ky përshkrim) tek buxheti?
Se ok se e bëmë por mos e bëjmë kot
Adela i përgjigjet: Se në fakt coordinator sikur vumë Ajolën
Në këtë pikë Adela e pyet Ketrinën nëse shtetasi Italian është në të vërtetë pjesë e projektit apo jo
Ketrina i përgjigjet shkurt: Jo. Se kjo gjë nuk ekziston.
Se nuk mund të jetë edhe production dhe coordination, ose curator.
Përshkrime të cilat ishin të referuara nga Ajola për Adelën por të treja këto nuk kanë shanse, vijon Ketrina.”
Në bisedë del qartë fiktiviteti i shërbimeve të ofruara në përshkrimin e bërë në faturën e lëshuar nga shtetasi Domenico de Chirico.
Ky i fundit, në fakt është kuratori i një ekspozite tjetër, e cila është hapur vetëm dy ditë para datës së komunikimit mes këtyre shtetaseve (komunikimi datë 02.06.2023).
“Adela vijon duke i thënë: Ta bëje dicka të përgjithshme invoicen, ta bëjë vetëm curator
Në përgjigje Ketrina Braho e thotë qartë se ky shtetas nuk ka fare lidhje me projektin Spa:re.
Por Adela vazhdon duke thënë: dhe përshkrimin e pagesës ia bëj unë, si duam ne pastaj.
Ketrina i përgjigjet: Tani, nëse do e bëjmë për projektin, deklarimin hajde ta gjejmë tamam ca duhet.. Pra, të duhet invoice(fature) si curator
Por, Adela i përgjigjet se nuk ka më zëra projekti për të paguar nga Harabel.
“Në fakt fatura më në fund lëshohet nga shtetasi Domenico de Chirico për shumën për të cilën foli Adela në komunikimet më lart. Bëhet fjalë për 1.000 euro dhe përshkrimi është pikërisht ai që i sugjerohet nga Adela dhe Ketrina. Pra, si Kurator i ekspozitës personale “Rear- vieë mirror” të Idlir Kokës”
Pra, shtetasi italian, sipas sugjerimeve të Ajolës faturën e lëshon për një event në të cilin nuk ka marrë fare pjesë./ Syri.net/
BE-ja ka riafirmuar refuzimin e saj për të njohur sovranitetin e Rusisë mbi Krimenë, tha shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas.
Zyrtarët në Bruksel thuhet se janë të shqetësuar se një marrëveshje e mundshme paqeje e negociuar nga Uashingtoni dhe Moska për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë do të përfshinte njohjen e Krimesë nga SHBA-të si pjesë të Rusisë.
Duke folur për Financial Times të enjten, Kallas, përfaqësuesja e lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, pohoi se “Krimea është Ukrainë”, duke shtuar se “asnjë vend i BE-së nuk do ta pranonte njohjen e Krimesë si Rusi”.
Ndërkohë, sugjerimi i Trump se heqja e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje paqeje ka alarmuar gjithashtu zyrtarët e BE-së, të cilët kanë frikë se kjo mund të shkaktojë përçarje brenda bllokut mbi ruajtjen e regjimit të vet të sanksioneve, sipas FT. Kallas i ka paralajmëruar shtetet e BE-së kundër ndjekjes së një ndryshimi të politikës amerikane ndaj Moskës. bw
Nëse do që të të respektojnë, fillo një herë të jesh vetë i respektueshëm.” Kjo shprehje e autorit të famshëm cinik anglez të shekullit të 19-të, Somerset Maugham, do t’i shkonte si një dorezë elegante kupolës së organit të akuzës në Shqipëri, SPAK.
9 vjet pas krijimit të tij, me tre zgjedhje madhore në bagazhe, 2017, 2021 dhe 2023 dhe pasi theu një rekord të parë duke syrgjynosur për krim zgjedhor një kandidat të Opozitës (Belerin), SPAK nënshkroi këtë të dielë rekordin e tij të dytë të denjë për The Guinness Book of Records. Opozita, dhe sërish ajo, dhe ekskluzivisht ajo, dyshohet për një krim të ri elektoral, atë të financimit ilegal politik për një kontratë lobingu në SHBA.
Në pikën e dimrit, SPAK ndoshta i mbarsur më në fund me provat që botohen në raportet periodike të OSBE/ODIHR për manipulim “industrial” të zgjedhjeve në Shqipëri nga Partia – Shtet, polli një platformë dhe një task-forcë kundra krimit elektoral në Shqipëri, një premierë që nga rënia e diktaturës komuniste. Ishte muaji janar, 5 muaj para zgjedhjeve të 11 majit. Dhe më pas asgjë. Një gjumë i gjatë letargjik siç u ka hije gjitarëve dembelë. Aq i thellë ishte ai gjumë “spak-ian”, sa asgjë, as dhe skandali më skandaloz elektoral nuk duket se do t’i lëvizte një qime balozit të drejtësisë shqiptare. As grumbullimi me forcë nga Partia – Shtet i 6 mijë punonjësve bashkiakë në sheshin kryesor të Kryeqytetit për fushatë të saj, as grumbullimet me forcë të nxënësve dhe mësuesve të tyre në mitingje elektorale nga lideri i Partisë-Shtet, as shumat marramendëse të hedhura nga Shteti për mitingjet e Partisë në pushtet në diasporë, as agjendat surrealiste të ministrave dhe Kryeministrit ku gjithë aktiviteti është për Partinë dhe asgjë më për Shtetin, dhe, qershia mbi tortë, as busti i buf-it simbol i talljes së kryetarit të Opozitës nga zyra e Shtetit prej shefit të Partisë – Shtet, as fjalori i flaktë anti-opozitë i regjistruar çdo ditë Sy m’sy nga po kjo zyrë që paguhet nga taksat e të gjithë shqiptarëve, të gjitha këto krime elektorale nuk përbënin indicie e jo më alarme për ta zgjuar nga gjumi letargjik mamuthin e drejtësisë shqiptare se e njëjta farcë elektorale po luhet në Shqipëri edhe në 2025, ashtu si në zgjedhjet e kaluara.
Dhe në momentin kur vetëm dy javë para zgjedhjeve, kur e kishim humbur çdo shpresë se SPAK do të zgjohej nga gërrhitja që e nisi në janar me krijimin e Task “farcës” kundra krimit elektoral, papritur, këtë të dielë, tym i bardhë doli mbi selinë e SPAK-ut. Aleluia? SPAK u zgjua? Ditën e Zotit bile kur të gjithë pushojnë? SPAK që flinte prej vitesh përballë krimit elektoral, vendosi të buçiste me të gjithë forcën e mushkërive që i mbush me rrogat e majme që i jep shqiptari me djersën e tij, se Drejtësia e kapi me qerre fajtorin e krimit të llahtarshëm elektoral. Më në fund u gjend fajtori! Partia – Shtet pra?
Të ishte ashtu, do të kish qenë shumë kollaj për SPAK-un që i ka për ëndje misione më të komplikuara dhe të rafinuara se ato që bëjnë mu. Fajtori për manipulimin e zgjedhjeve është… është… Partia jo në Pushtet. Ekzakt! Si s’na shkoi mendja që më parë, për më tepër që e kishim përvojën e duhur me Fredi Belerin. Hajdut zgjedhjesh një herë, hajdut zgjedhjesh përherë. Konkluzioni rrjedh vetvetiu: Lavdi kësaj drejtësie heroike që ndonëse na mbajti në tension për muaj të tërë, arriti, siç i ka hije çdo shqiponje syshtizë të kapë buf-in kodosh dhe hajdut që po i vidhte mandatet të Lavdishmes Partisë – Shtet. Se ku shkuan qindra milionat dollarë të shqiptarëve që avulluan në ajër mbi oxhakët fantazmë të incineratorëve, apo mbi det në portin e Durrësit, apo në tokë në rrugët me asfalt edhe më të shtrenjta se rrugët nënujore të internetit dhe a mund të ketë shkuar kjo pasuri në blerje votash, kjo është pyetje për fillestarët, për nxënësit e shkollës së Magjistraturës.
James Bond-at e SPAK-ut preferojnë dosje më serioze që vijnë erë mish buf-i. Ku i gjetën përtej Atlantikut milionat për Bufin, kjo është çështja dhe jo ku avulluan qindra milionat e shqiptarëve brenda Shqipërisë.
Të lusim Zotin se me këtë anketim global deri në Amerikën e largët, James Dumani ndoshta kap në rrjetën e tij investiguese edhe shumat që Partia – Shtet i dha natën në një parking supermarkete përtej Atlantikut Mac Gonigal-it të famshëm, dhe ndoshta edhe më më shumë fat, SPAK kap në rrjetën e tij investiguese dhe ndonjë pus nafte që kjo Parti – Shtet i bëri dhuratë në Shqipëri po këtij ish–kuadroje të lartë të FBI-së që shqetësohej për pensionin e vogël që do të kishte në Amerikë. Ah kjo çështje e pensionit që mbetet preokupimi numër një dhe i kupolës së SPAK-ut. Për pak muaj, nëse Partia – Shtet nuk është më në Pushtet, “goodbye” rroga 7 mijë dollarëshe që i pritet shefit të SPAK-ut si me pre, sapo t’i mbarojë mandati kushtetues që e rikthen të varfërin kryeprokuror tek rroga bazë e prokurorit në bazë. Mbase ishte ky ankth ekzistencial personal që e bëri Dumanin të ngrihet nga krevati ditë diele si Terminatori për të “terminuar” punën e nisur me Mac Gonigal nga Partia Shtet për asgjësimin e Partisë jo në Pushtet? Verdikti, pas dy javësh…
Komentet