Kryedemokrati Sali Berisha tha në deklaratë para SPAK, se PD do të padisë penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhgën dhe persona të tjerë që, sulmuan protestuesit.
TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe drejtues të Policisë së Shtetit, lidhur me protestën e 17 prillit në Tiranë. Përveç ministrit Lamallari, janë kallëzuar edhe tetë drejtues të Policisë së Shtetit.
Vetë Kryedemokrati Sali Berisha tha në deklaratë para SPAK, se PD do të padisë penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhgën dhe persona të tjerë që, sulmuan protestuesit. Berisha deklaroi se gjatë protestës është përdorur spraj kundër arinjve ndaj protestuesve që ndodheshin në shesh, ndërkohë shtoi se protestuesit u arrestuan pa prova pa prova.
“Kriminelët me uniformë përdorën në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë… Janë që të gjithë pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, ne do t’i padisim të gjithë ata që kanë përdorur verbues ariu… Do të vazhdojmë edhe më shumë, protestat do të jenë më të fuqishme. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë, ajo është e hapur, një gropë për Ramën dhe Lubi Ballukun”, tha Berisha./Dosja.al

partia demokratike besfort lamallari spak sali berisha protesta e opozites