Kurmi i gruas, kodra të bardha, kofshë të bardha
Ti dukesh si bota, që më është dorëzuar
Trupi im i vuajtur prej fshatari gërmon brenda teje
Prej thellësisë së tokës shfaqet biri ynë i mahnitshëm.
Jam i vetmuar si një tunel. Dhe zogjtë më janë larguar
Dhe nata vjen dhe më pushton si një armik
Për të mbetur gjallë të farkëtova ty si një armë
Si një shigjetë në harkun tim, si një gur në hobe
Por ora e hakmarrjes ra dhe unë të dua
Për lëkurën e kurmit, myshkun e freskët, qumështin e magjijuar
Kupat e gjinjve të tu! Oh, sytë e mungesës!
Oh, trëndafilat e seksit! Oh, zëri yt i ngadaltë dhe i trishtë!
Kurmi i gruas, në bukuritë e tua dua të bëhem i bukur
Aty ngopet etja ime, dëshirat, aty nis rruga e shndërrimit
Shtretër lumenjsh të errët ku rrjedh etja ime e përjetshme
Dhe vjen lodhja rraskapitëse dhe vjen dhimbja e pafundme.
Komentet