Kur, me sy të mbyllur, një mbrëmje vjeshte, përpij aromën e gjirit tënd të zjarrtë,
shikoj tek rrjedhin lumenjtë të lumtur që fashitin flakët e një dielli kaq bajat;
një ishull i ngathët në të cilin natyra shfaq pemë të serta dhe fruta kundërmues,
burra me trupin e zhdërvjellët dhe të fuqishëm e gra që mrekullojnë për çiltërsinë e syve hutues.
Prirë nga aroma jote drejt vendeve përrallore,
shikoj një liman plot me pemë dhe anije velore
ende të dërmuara nga përmbytja detare,
ndërsa aroma e tamarindëve të gjelbër
që qarkullon në ajër e më deh të tërin,
përzihet në shpirtin tim me këngën e marinarëve.
Komentet