VOAL

VOAL

“Marshojmë për jetët tona”- rini koshiente amerikane – Nga SAMI REPISHTI

March 30, 2018

Komentet

Albin Kurti & opozita duhet të bien dakord për Faton Bislimin, kandidatin për president konsensual propozuar nga kongresmeni JoeDioGuardi & ambasadori Walker Nga Elida Buçpapaj

Më 27 Gusht 2026, ish kongresmeni dhe presidenti i LQSHA JoeDioGuardi u dërgoi nga një letër me të njëjtën përmbajtje Albin Kurtit, Bedri Hamzës, Lumir Abdixhikut e Ardian Gjinit ku propozonte për president konsensual Faton Bislimin, një personalitet me të cilin Joe DioGurdi dhe LQSHA ka bashkëpunuar që kur Bislimi vazhdonte studimet në SHBA. Dhe ky bashkëpunim midis tyre në interes të shtetit të Kosovës nuk ka rreshtur kurrë. Faton Bislimi i ka qendruar në krah Skënderbeut modern të Shqiptarëve në lobimin me administratat Amerikane, qofshin Republikane apo Demokrate, si një interlokutor i plotbesueshëm.

Të njëjtin propozim publik me Joe DioGuardin, njëkohësisht, bëri edhe Ambasadori William Walker, për të njëjtin emër.

Nuk ka ndodhur kurrë në historinë moderne të shtetit që dy nga Figurat më të shquara me ndikim thelbësor në arritjet që Kosova gëzon sot,

sikur Ambasadori Walker që e ktheu rrotën e historisë në favor të viktimës

dhe Kongresmeni JoeDioGuardi që e vuri temën e Kosovës si çështje për t’u zgjidhur në kryemetropolin e demokracisë Washington D.C

në favor të Kosovës e popullit të saj të nëpërkëmbur, të shtypur e konsideruar i dorës së fundi nga regjimi kriminal serb,

bashkë që të dy,

dy Zëra të Fuqishëm që vijnë nga SHBA,

të propozojnë të njëjtin emër si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.

Emrin e Faton Bislimit i cili ka filluar bashkëpunimin me administratat Amerikane, me Kongresin e SHBA dhe Komitetin për Punë të Jashtme që kur drejtohej nga Kongresisti i shquar Miku i paharruar i kombit shqiptar Tom Lantosh.

Këto dy  figura të ndritura, DioGuardi dhe Walker dhe dy zëra të fuqishëm direkt me ndikim në Administratat e SHBA, bëhen garant për kandidaturën e Faton Bislimit si President i Republikës së Kosovës

ndërsa politika e dështuar e Kosovës bën syrin qorr e veshin shurdh duke sanksionuar falimentin e saj.

Po i kthehem letrës së 27 Gushtit 2026 që kongresmeni dhe presidenti i LQSHA i ka dërguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe liderëve të opozitës e cila është mbajtur në heshtje, diçka e papranueshme.

Kësaj letre që asnjë nga katër liderët nuk marrin mundimin ta vendosin në qendër të vemendjes, kur do të duhej të mbanin qendrim publik, i shtohet edhe Letra e Hapur që Joe DioGuardi i dërgon para dy ditëve lidërshipit aktual të Kosovës,

duke paraqitur kërkesën e tij të vetme, të parën e të fundit, si amanetin e tij, propozimin e Faton Bislimit, si kandidat për Republikën e Kosovës, si një figure tashmë të mirënjohur për aktivizmin e tij të pandalshëm me Administratat e SHBA në interes të Republikës së Kosovës dhe Çështjes Shqiptare në përgjithësi.

Joe DioGuardi i lutet klasës politike ta mbyllë këtë krizë institucionale në dëm të shtetit të Kosovës me një emër që meriton respekt për të qenë President konsensual.

Deri më tani ka heshtje.

Por kjo heshtje duhet të marrë fund.

Liderët politikë janë të detyruar të respektojnë një lutje apo kërkesë nga Zëra të fuqishëm që përfaqësojnë SHBA.

Partitë e Kosovës janë tepër të vogla përpara kontributit dhënë për Kosovën nga Joe DioGuardi.

Deputetët e partive të ndryshme, një pjesë e madhe me moshë të re dhe pa fare kontribute, duhet të bëhen të përgjegjshëm se roli i tyre si përfaqësues të popullit nuk ka vlerë që t’i binden kryetarëve të partive, por votuesit nga ku kanë marrë votbesimin që të mbrojnë interesin e shtetit të Kosovës, që sot është më i nëpërkëmbur se kurrë nga kjo klasë politike që ka mbetur peng e Katërshes së Hagës.

O sot o kurrë deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të marrin përgjegjshmërinë që u takon,

duke e krahasuar veten se çfarë kanë bërë seicili nga ata për Kosovën

dhe çfarë roli kanë pasur dhe çfarë kanë bërë për Kosovën Kongresmeni JoeDioguardi dhe William Walker,

i cili i tha Perëndimit se UÇK nuk ishte organizatë terroriste sikur e kish etiketuar i dërguari special i SHBA në Ballkan Robert Gelbard dhe se kryekasapi i Ballkanit në 15 janarin e 1999 në Reçak kish kryer krime kundër njerëzimit.

Të dy këta burra, DioGuardi dhe Walker propozojnë Faton Bislimin si kandidat për president të Republikës së Kosovës.

Asnjëri prej jush që jeni pjesë e atij Parlamenti nuk e gëzoni këtë privilegj moral, as nuk keni të drejtën ta anashkaloni, por e keni për detyrë të respektoni propozimin dhe pastaj seicili prej jush të tregojë përgjegjshmërinë e vet ndaj shtetit të Kosovës.

Mos ia vini veshin kurrë as folklorizmave për tradhëti të Edi Ramës apo ndonjë shkrimtari që vjen nga oborri famëkeq i partisë së tij.

SHBA janë Aleati ekzistencial i kombit shqiptar, dmth i përhershëm,

për inat të gjithkujt që ia do të keqen Kosovës

apo e mat Kosovën qoftë me kutin e lakmive të vjetra mitomane

apo me kutin e politikanëve minukë dhe anonimë që mjerisht duan të dalin, diçka e pamundur, mbi interesat kombëtare dhe Euro-Atlantike të Kosovës.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit duhet ta kthejnë bashkimin elektoral në një platformë të qëndrueshme të kësaj krahine- Nga REFIK HASANI

 

Bashkimi i votës është mjeti; përfaqësimi politik është instrumenti; ndërsa mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të kësaj Krahine mbeten qëllimi më i gjerë.

Dje, më në fund, pas një periudhe të gjatë përpjekjesh, apeleve dhe thirrjeve për bashkimin e votës shqiptare, subjektet politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të shpallura për 25 tetor 2026.

Profesori Refik Hasani e ka artikuluar publikisht iniciativën për një listë të përbashkët shqiptare që nga Marrëveshja e Konçulit, më 20 maj 2001. Që nga atëherë, sa herë që janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ai ka kërkuar bashkimin e subjekteve politike shqiptare, pasi vazhdimisht është garuar në disa lista zgjedhore.

Ai ka kërkuar që shqiptarët të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë, duke iu referuar edhe Referendumit të 1-2 marsit 1992 dhe Marrëveshjes së Konçulit, e cila u arrit në prani dhe nën monitorimin, mbikëqyrjen dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar.

Përmes vështrimeve dhe opinioneve, intervistave, deklaratave, prononcimeve dhe propozimeve, por edhe përmes tryezave, debateve, studimeve dhe kumtesave, ai nuk u ndal së kërkuari që shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të garonin me një listë të përbashkët, të unifikuar rreth një qëllimi, programi dhe platforme.

Këtë e ka parë të nevojshme edhe në funksion të bashkërendimit, koordinimit, harmonizimit dhe artikulimit të kërkesave, si dhe të vendosjes së interesave të përgjithshme të shqiptarëve mbi interesat e ngushta partiake.

Intelektuali Refik Hasani, nga Bujanoci, e shihte bashkimin e votës shqiptare të këtij rajoni si një mënyrë për të rritur numrin e mandateve, për të krijuar një zë më të fuqishëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe për të mundësuar bashkëpunim me përfaqësuesit e komuniteteve të tjera joshumicë.

Ai vazhdimisht argumentonte se ndarja në disa lista e shpërndante votën shqiptare dhe dobësonte mundësinë për një përfaqësim më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Ai ka kërkuar gjithashtu që Prishtina dhe Tirana zyrtare ta ndryshojnë diskursin dhe narrativat e përdorura, ndërsa SHBA-ja, BE-ja dhe OKB-ja të reflektonin pozitivisht dhe të mbështesnin një qasje të tillë të re.

Në këtë kuadër, ai ka kërkuar veçanërisht ndaljen e pasivizimit të organizuar të adresave, që e konsideron si pjesë të praktikave margjinalizuese dhe diskriminuese, si dhe përfaqësim proporcional dhe mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

Kështu, për Hasanin, lista e përbashkët nuk ishte qëllim në vetvete, por një instrument politik për të rritur përfaqësimin dhe për ta bërë më të fuqishëm artikulimin e kërkesave të shqiptarëve etnikë e autoktonë të kësaj Krahine.

Ai e ka lidhur vazhdimisht bashkimin elektoral me shmangien e shpërndarjes së votës dhe me mundësinë për të rritur përfaqësimin shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Arritja që partitë politike shqiptare të garojnë me një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare të Serbisë përbën një zhvillim me disa objektiva të rëndësishëm:

  1. Bashkimin e subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në një garë të përbashkët.
  2. Maksimizimin e votës shqiptare, duke shmangur shpërndarjen e saj në disa lista.
  3. Rritjen e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.
  4. Krijimin e një zëri të përbashkët shqiptar në Parlament.
  5. Bashkimin rreth një programi dhe platforme të përbashkët dhe jo vetëm rreth një liste zgjedhore.

Përfaqësimi politik duhet të përdoret edhe për ngritjen e çështjeve që lidhen me diskriminimin, pasivizimin e adresave, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimin proporcional dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve.

Në këtë kuptim, iniciativa e Hasanit është konceptuar si një qasje më e gjerë politike: nga bashkimi elektoral drejt një platforme të përbashkët për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Tani ai këmbëngul edhe në propozimin për hapjen e një zyre ndërlidhëse në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, e cila do të ishte një ndihmesë e madhe për të dëbuarit, të zhvendosurit dhe të shpërngulurit nga komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët aktualisht qëndrojnë në Kosovë.

Veprimtaria publike e Refik Hasanit nuk kufizohet vetëm te kjo iniciativë. Ai në vazhdimësi është angazhuar për reciprocitetin në mes të Kosovës dhe Serbisë, për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc, për respektimin e Referendumit dhe vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, të shprehur më 1-2 mars 1992, si dhe për respektimin e sakrificës në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit.

Ai ka kërkuar gjithashtu njohjen e rolit të luftës së armatosur të UÇPMB-së, e cila, sipas tij, mbrojti edhe varret e të parëve, si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit, në mënyrë që çështja e kësaj Krahine të ngrihet dhe të parashtrohet edhe në instanca ndërkombëtare, si BE-ja dhe OKB-ja.

Me përkushtim, duke iniciuar edhe projekte të tjera për shqiptarët e kësaj Krahine, ai ka kontribuar dhe ka qenë iniciator në propozimin për miratimin e rezolutës, të miratuar me nr. 10-R-003, më 24 prill 2026, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për shqiptarët etnikë e autoktonë që jetojnë në trojet e veta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Publicisti Refik Hasani është një nga zërat më të hershëm dhe më të vazhdueshëm që ka kërkuar bashkimin e subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Ai e ka artikuluar qartë këtë kërkesë dhe e ka përsëritur ndër vite, duke e lidhur bashkimin e votës shqiptare me rritjen e përfaqësimit parlamentar, krijimin e një zëri të përbashkët dhe mbrojtjen më efektive të interesave të shqiptarëve të kësaj Krahine.

Ai vazhdon të kërkojë pa u ndalur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut, barazinë para ligjit dhe instrumentet e së drejtës ndërkombëtare.

Ai kërkon që të mos ndiqen dy standarde krejt të ndryshme, pra standarde të dyfishta, sepse thekson se, mbi të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin e saj politik dhe juridik, gjë që, sipas tij, përbën një pengesë për zhvillimet e mëtejshme.

Profesori Refik Hasani vazhdimisht e thekson se:

“Çështja e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk është vetëm një çështje e brendshme e Serbisë, por një problem që kërkon vëmendje dhe zgjidhje evropiane.”

Prandaj, arritja e marrëveshjes së subjekteve politike shqiptare për një listë të vetme duhet të shërbejë si bazë për një bashkëpunim më të gjerë, të mbështetur në një program të përbashkët, një platformë të qartë dhe një mekanizëm të përhershëm koordinimi e harmonizimi.

Nëse lista e përbashkët shqiptare arrin të shndërrohet nga një marrëveshje zgjedhore në një platformë të përbashkët politike, hapi i ardhshëm nuk do të jetë vetëm ruajtja e unitetit elektoral. Bashkimi elektoral duhet të pasohet nga bashkimi programor, institucional dhe strategjik, në funksion të krijimit të një platforme të qëndrueshme politike shqiptare të kësaj Krahine.

Duhet të vazhdojë përpjekja për të krijuar një platformë dhe një program për artikulimin institucional të kërkesave të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të drejtave kolektive, si dhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të kësaj Krahine, të bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët. 

Më 3 tetor 2026                

Injoranca dhe dituria- Nga Skënder Sadri KAPITI

Injoranti pretendon se di gjithçka, ndërsa i dituri me urtësinë e tij e pranon  se është injorant në pafundësinë e paditurive.Sa më shumë i ditur të jetë njeriu , qq më shumë ai këron t’a shtojë dhe të përsoset me dituri, aq më i etur bëhet ai për dije.

Injoranca është errësirë, dituria është dritë.

Është injorancë e madhe nëse shqëria ua jep  kompetecën , pushtetin dhe e  vë në krye të punëve injorancën dhe injorantët. Jeta njerëzore është përpjekje e vazhdueshme për lirinë,sepse liria e çliron diturinë dhe nxit vullnetin për dije.

Populli injorant, i korruptuar dhe frikacak nuk e meriton lirinë. 

Liria e injorancës, e korrupsionit e padrejtësisë dhe e tradhëtisë janë kërcënimi më i madh për shtetin dhe sovranitetin kombëtar.

Injoranti pretendon se i di të gjitha, i mençuri thotë se nuk di shumë dhe është i etur që të mësojë dhe t’a shtojë diturinë. Injoranti është fanatik  dhe e urren të renë dhe  dijen sepse ndjehet i kërcënuar prej tyre.I mënçuri bindet me një fakt dhe me një argument të vërtetë, kurse injoranti nuk bindet as me njëqind argumente e fakte të realitetit.

Injoranti është fanatik dhe jotolerant kurse i mënçuri është tolerant dhe paqësor;injoranti ndryshon me shumë ,shumë vështirësi dhe kërkon shumë kohë, ndërsa i mënçuri ndryshon shpejt sepse e kupton të vërtetën dhe realitetin shumë shpejt.

Te injoranti nuk flet logjika, kurse te i mënçuri flet logjika dhe arësyeje.Injoranti mashtrohet lehtë, por e ka të vështirë që t’a pranojë se është mashtruar edhe pasi e mëson  se ishte mashtruar.

Qytetërimi  botëror është emacipuar pa ndërprerë me dituri dhe me shkencë pa të cilat raca njerëzore do të kërcënohej.

Me dituri njerëzimi është kulturuar dhe është ndarë me injorancën, dhe nëse do të zhdukej kultuara njërëzimi do rrëshqiste në shtazëri. Të mënçurit i dërgojnë fëmijët e tyre në ato qytete, shkolla, vënde dhe shtete ku ka dituri, qytetërim, drejtësi,paqë dhe liri.

Por më të  dëmshëm se injoranti janë  intelektuali dhe dijetari i mbrapshtë dhe djallëzor.Mjerë ai vënd, ajo shoqëri dhe ajo demokraci që qeverisen nga injorantët dhe nga intelektualët djallëzorë.Është mjerin i madh kur shoqëria dhe demokracia ua  jep atributet e diturisë, të kompetencës dhe të pushtetit injorantëve.

Pas 16 shtatorit: pyetje që dua t’i ndaj me miqtë e mi kosovarë Nga Ueli Leuenberger

Një letër opinionit shqiptar nga Ueli Leuenberger, iniciator dhe ish-drejtor i Universitetit Popullor Shqiptar (UPA) në Gjenevë si dhe ish-deputet në parlamentin e Zvicrës. Prej gati një gjysmë shekulli Leuenberger është mbështetësi më i madh në Zvicër i përpjekjeve për liri të shqiptarëve të Kosovës. Ai po ashtu ka qenë zëri më prominent në mbrojtjen e komunitetit shqiptar në Zvicër sa herë që ka pasur tendenca diskriminimi. Në këtë artikull ai reflekton mbi aktgjykimin e fundit në Hagë dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, por, në këtë kontekst, Leuenberger ka edhe disa pyetje për miqtë e tij shqiptarë.

Nga Ueli Leuenberger

Ngjarjet që nga 16 shtatori nuk më lënë të qetë. Më prekin dhe më shtyjnë të mendoj.

Të dielën, disa miq më dhanë një bluzë të zezë me mbishkrimin “Jo në emrin TIM!” dhe me emblemën e UÇK-së. Më ftuan të merrja pjesë në manifestimin në Sheshin e Kombeve, para selisë së OKB-së në Gjenevë.

Atë ditë isha i angazhuar me një projekt radiofonik dhe nuk munda të lirohesha. Por duhet të jem i sinqertë: edhe sikur të kisha qenë i lirë, do të kisha hezituar të shkoja. Me disa parulla, disa simbole dhe me një pjesë të atmosferës ndoshta do të isha ndier në siklet, edhe pse në atë shesh me siguri ndodheshin shumë prej miqve dhe mikeshave të mia shqiptare.

Ky shqetësim më detyron të reflektoj.

Po i ndaj këtu mendimet e mia pa pretenduar se zotëroj të vërtetën dhe, mbi të gjitha, pa dashur t’u jap mësime kosovarëve. Flas si dikush që për shumë vite e ka shoqëruar luftën e tyre, i ka mbrojtur të drejtat e tyre gjatë viteve të errëta, ka mbështetur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ka krijuar lidhje të thella me shumë familje kosovare.

Dua që në fillim të them diçka pa asnjë mëdyshje: kurrë nuk kam dyshuar në legjitimitetin e luftës së shqiptarëve të Kosovës kundër shtypjes së regjimit të Millosheviqit, as në rolin thelbësor që UÇK-ja luajti në çlirimin e Kosovës.

Pikërisht për shkak se kjo bindje imja mbetet e pandryshuar, ajo që po ndodh sot më prek kaq shumë.

E kuptoj thirrjen: “Jo në emrin tim”

E kuptoj një pjesë të madhe të zemërimit ndaj Dhomave të Specializuara.

Kjo gjykatë ka një ndërtim të pazakontë: është krijuar brenda rendit juridik të Kosovës, por selinë e ka në Hagë dhe funksionon me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë. E kuptoj se shumë kosovarë e përjetojnë këtë si një kundërthënie dhe thonë: “Jo në emrin tim”.

Por kjo veçanti mund të kuptohet vetëm duke iu kthyer mënyrës se si u krijua kjo gjykatë.

Dhomat e Specializuara nuk iu imponuan Kosovës thjesht nga jashtë. Ato u bënë të mundshme në vitin 2015 nëpërmjet një ndryshimi kushtetues dhe një ligji të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Pra, zyrtarisht janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, ndonëse ndodhen në Hagë dhe funksionojnë me personel gjyqësor ndërkombëtar.

Por duhet kujtuar edhe konteksti politik në të cilin u mor ky vendim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ushtruan presion shumë të madh që Kosova ta krijonte këtë gjykatë. Hashim Thaçi, ish-kryeministër dhe në atë kohë zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Isa Mustafës, u angazhua gjithashtu për krijimin e gjykatës dhe për bindjen e deputetëve të shumicës. Një votim i parë dështoi në qershor 2015; më 3 gusht Kuvendi miratoi ndryshimin e nevojshëm kushtetues.

Ky kontekst shpjegon një pjesë të mosbesimit që vazhdon edhe sot. Disa politikanë dhe deputetë kosovarë e kundërshtuan krijimin e kësaj gjykate; të tjerë e pranuan atë nën një presion të konsiderueshëm ndërkombëtar.

Prandaj e kuptoj pse shumë kosovarë e konsiderojnë këtë gjykatë si një institucion jashtëzakonisht të veçantë dhe pse ekzistenca e saj vazhdon të shkaktojë reagime kaq të forta.

Edhe më shumë e kuptoj ndjenjën e tyre kur shohin pabarazinë në ndjekjen e krimeve.

Duhet të vazhdojmë të kërkojmë me vendosmërinë më të madhe që përgjegjësit për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë – dhe më gjerë për krimet e luftërave në ish-Jugosllavi që ende mund të ndiqen penalisht – të kërkohen dhe të dalin para drejtësisë.

Shumë krime kanë mbetur pa u ndëshkuar. Shumë viktima dhe familje ende presin të vërtetën dhe drejtësinë.

Por pikërisht sepse nuk e pranoj këtë pandëshkueshmëri, nuk mund të pranoj që ajo të përdoret për të justifikuar një pandëshkueshmëri tjetër.

Edhe viktimat e krimeve të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së kanë të drejtë për të vërtetën dhe drejtësinë, qofshin ato shqiptare, serbe, rome apo të një përkatësie tjetër.

Një padrejtësi e pandrequr nuk mund të justifikojë një padrejtësi tjetër.

Ta marrësh seriozisht një aktgjykim nuk do të thotë ta konsiderosh përfundimtar

E di se shumë prej miqve të mi e konsiderojnë thellësisht të padrejtë aktgjykimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Nuk u kërkoj ta pranojnë atë pa kritikë.

U kërkoj vetëm këtë: para se të arrijmë në përfundimin se ky është një dënim i UÇK-së, i luftës çlirimtare apo i popullit të Kosovës, le t’i shqyrtojmë faktet e konstatuara, dëshmitë, provat, argumentet e prokurorisë dhe të mbrojtjes, si dhe arsyetimin e gjyqtarëve.

Këtë jam përpjekur të bëj për shumë orë.

Por nuk dua të bie as në skajin tjetër dhe të konsideroj se gjithçka është vërtetuar përfundimisht vetëm sepse një gjykatë e shkallës së parë ka marrë një vendim.

Procedura gjyqësore parashikon pikërisht mundësinë e apelit. Të dënuarit kanë të drejtë ta kundërshtojnë aktgjykimin, vlerësimin e provave dhe përfundimet juridike të gjyqtarëve. Edhe argumentet e tyre duhet të dëgjohen me të njëjtin seriozitet.

Procedura e apelit do të mundësojë shqyrtimin e kritikave ndaj aktgjykimit të shkallës së parë. Atëherë do të shohim nëse aktgjykimi i qëndron këtij shqyrtimi, nëse konfirmohet apo nëse duhet korrigjuar në pika të caktuara.

Për mua, respektimi i shtetit të së drejtës do të thotë t’i marrim seriozisht të dyja: një aktgjykim të dhënë nga një gjykatë, por po aq seriozisht edhe të drejtën për ta kundërshtuar atë dhe mundësinë që edhe një gjykatë e shkallës së parë të ketë gabuar.

Prandaj nuk i kërkoj askujt ta konsiderojë aktgjykimin e sotëm si të vërtetën përfundimtare. Por po aq pak besoj se ai duhet hedhur poshtë vetëm sepse të dënuarit janë ish-drejtues të UÇK-së.

Nuk i kam pranuar kurrë automatikisht akuzat kundër UÇK-së

Ky qëndrim imi nuk është i ri.

Në atë kohë i kisha kundërshtuar fuqishëm disa akuza të ngritura nga Carla Del Ponte dhe të rimarra më vonë në raportin e Dick Martyt, veçanërisht ato për një trafik të pretenduar organesh.

Dua të jem i qartë: pasi e kisha ndjekur nga afër këtë çështje dhe isha njohur me informacionet që kisha në dispozicion, unë nuk besoja në akuzën për trafik organesh. Elementet që njihja nuk më dukeshin mjaft bindëse për ta konsideruar këtë akuzë të vërtetuar.

Kur Dick Marty publikoi raportin e tij, unë isha ende anëtar i parlamentit zviceran. Në këtë çështje kishim qëndrime të kundërta.

Kjo nuk e hiqte aspak respektin e madh që kisha për një pjesë të rëndësishme të punës së tij, veçanërisht për hetimet e tij të guximshme mbi burgjet sekrete dhe transferimet jashtëgjyqësore të organizuara nga Shtetet e Bashkuara pas 11 shtatorit 2001.

Mund ta respektosh punën e një njeriu dhe njëkohësisht të mendosh se ai ka gabuar në një çështje të caktuar.

Kriteri im atëherë ishte i njëjti që përpiqem të zbatoj sot: të mos i besoj një akuze vetëm sepse drejtohet kundër UÇK-së, por as të mos e hedh poshtë vetëm sepse drejtohet kundër UÇK-së.

Duhet të shqyrtohen faktet dhe provat.

Të gjykosh njerëz nuk do të thotë të gjykosh një çlirim

Mbetem i bindur për legjitimitetin e luftës së shqiptarëve të Kosovës kundër shtypjes dhe për lirinë e tyre. Dhe rolin historik të UÇK-së në çlirimin e Kosovës e konsideroj thelbësor.

Por kjo bindje nuk i jep përgjigje çështjes së përgjegjësisë individuale të secilit prej pjesëtarëve të saj.

Duhet të jemi në gjendje t’i mbajmë së bashku dy pohime pa e përjashtuar njëri-tjetrin: Lufta çlirimtare e Kosovës ishte legjitime dhe UÇK-ja luajti në të një rol vendimtar.

Ky legjitimitet nuk i dha askujt të drejtën të kryente krime.

Nëse, në përfundim të një procedure të drejtë, vërtetohet se disa pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime, pranimi i këtij fakti nuk i fshin masakrat, dëbimet dhe terrorin që përjetoi popullsia shqiptare, as rolin historik të UÇK-së në çlirimin e Kosovës.

Por, nga ana tjetër, pjesëmarrja në një luftë të drejtë nuk mund t’i japë askujt imunitet për të gjitha veprimet e tij.

Pikërisht ky dallim më duket sot thelbësor.

Një insistim i jashtëzakonshëm për unitet

Që nga aktgjykimi shoh diçka që shkon shumë përtej solidaritetit me katër burra.

Pas muajsh, madje vitesh, përçarjesh të thella politike në Kosovë, papritur shfaqet një çështje që i bashkon sërish njerëzit rreth një “ne”-je të përbashkët.

Për një çast nuk je më Vetëvendosje, PDK, LDK apo AAK. Je kosovar, shqiptar, trashëgimtar i çlirimit.

Nuk është e nevojshme të imagjinojmë një organizim qendror pas këtij fenomeni. Një mobilizim mund të jetë njëkohësisht i organizuar politikisht dhe thellësisht spontan.

Ndoshta ai i përgjigjet edhe një nevoje kolektive për të rigjetur një unitet që politika e përditshme nuk e ofron më.

Mund ta kuptoj forcën dhe madje lehtësimin që kjo mund të sjellë.

Por çdo unitet ka edhe anën tjetër: çfarë vendi i mbetet atij që nuk e gjen veten plotësisht në rrëfimin kolektiv?

Një brez që nuk e ka përjetuar luftën

Një gjë tjetër më bie në sy në pamjet e manifestimeve në Kosovë dhe në diasporë.

Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve të sotëm ishin fëmijë gjatë luftës ose ende nuk kishin lindur. Ata nuk morën pjesë në luftë. As nuk e përjetuan personalisht mobilizimin e jashtëzakonshëm të solidaritetit që i parapriu dhe e shoqëroi atë.

Në Zvicër, kjo histori fillon shumë më herët se në vitin 1998.

Që nga vitet 1960, punëtorë kosovarë erdhën të punonin këtu. Shumë prej tyre hoqën dorë nga shumë gjëra për t’ua dërguar një pjesë të konsiderueshme të pagës familjeve të tyre në Kosovë.

Pas heqjes së autonomisë dhe shkatërrimit të institucioneve kosovare nga regjimi i Millosheviqit, ndihmës familjare iu shtua financimi i strukturave paralele: shkollave, shëndetësisë, ndihmës sociale dhe organizimit politik.

Më vonë, shumë vazhduan t’i ndihmonin familjet e tyre dhe njëkohësisht morën pjesë në mbledhje të ndryshme fondesh në mbështetje të UÇK-së.

Pastaj erdhi lufta.

Pastaj rindërtimi.

Dhe gjithmonë familjet.

Sakrificat e bëra gjatë disa dekadave kanë qenë të jashtëzakonshme.

“Kur Kosova të jetë e lirë, do të kthehemi”

Për një kohë të gjatë, shumë njerëz mendonin kështu.

Pastaj Kosova u çlirua dhe u bë e pavarur.

Por ndërkohë fëmijët shkonin në shkollë në Zvicër. Kryenin zanatin apo studimet. Familjet kishin ndërtuar këtu një jetë.

Kthimi ishte bërë politikisht i mundur, por nga pikëpamja e jetës personale gjithnjë e më i vështirë.

Për shumë njerëz, ëndrra e kthimit u shua në heshtje.

Kjo histori mund të ketë lënë ndjenja të ndërlikuara: lidhjen me vendin e lënë pas, përgjegjësinë ndaj familjes, besnikërinë ndaj sakrificave të brezave të mëparshëm dhe nganjëherë edhe konflikte të besnikërisë.

Fëmijët e punëtorëve kanë ecur përpara

Sot shoh një brez të ri, shumë pjesëtarë të të cilit kanë bërë rrugë të jashtëzakonshme: mjekë, juristë, mësues, studiues, sipërmarrës, drejtorë, punonjës socialë, aktivistë shoqatash, politikanë e politikane të zgjedhur.

Suksesin e tyre ia detyrojnë punës së tyre.

Por shumë prej tyre e dinë gjithashtu se çfarë u detyrohen sakrificave të prindërve.

Pas një diplome universitare mund të qëndrojnë tridhjetë vjet punë të një babai apo një nëne, privime, heqje dorë nga pushimet dhe para të dërguara çdo muaj në Kosovë.

Suksesi është individual. Historia e tij është shpesh familjare.

Dhe nga kjo histori mund të lindë një detyrim i thjeshtë i brendshëm: “Nuk duhet të harroj”.

Një lloj “kompensimi” brezash?

Atëherë pyes veten – dhe këtë e shtroj si pyetje, jo si shpjegim për atë që mendojnë të gjithë të rinjtë kosovarë – nëse një pjesë e mobilizimit të sotëm nuk ka edhe një dimension brezash.

Gjyshi ka dërguar një pjesë të pagës së tij në Kosovë.

Babai ose nëna ka protestuar, ka mbledhur para, ka mbështetur strukturat paralele, familjen dhe nganjëherë UÇK-në.

Një xhaxha, një dajë, një fqinj apo dikush nga fshati mund të ketë luftuar në radhët e UÇK-së.

I riu i sotëm ka lindur shumë vonë për të marrë vetë pjesë në këtë histori.

Dhe papritur shfaqet një kauzë që i përket plotësisht së tashmes së tij: të mbrojë ata që ai i konsideron çlirimtarët e Kosovës.

Atëherë bluza e UÇK-së mund të nënkuptojë shumë më tepër sesa një qëndrim ndaj një procesi gjyqësor:

“Edhe unë jam këtu. Nuk kam harruar. Edhe unë i përkas kësaj historie”.

Nuk pretendoj se e di çfarë ndien çdo i ri që proteston. Kjo do të ishte arrogante.

Po formuloj vetëm një hipotezë, nisur nga ajo që kam vëzhguar prej shumë vitesh në diasporë. Dhe nëse kjo hipotezë përmban një pjesë të së vërtetës, ajo më shtyn më shumë ta kuptoj këtë brez sesa ta gjykoj.

Një pyetje e veçantë për të majtën zvicerane

Shoh gjithashtu shumë politikanë të zgjedhur dhe aktivistë me prejardhje kosovare, të angazhuar në partitë zvicerane – sidomos te socialdemokratët dhe të gjelbrit – që marrin pjesë në këto manifestime, ndonjëherë edhe si organizatorë.

Ky angazhim has në një moskuptim pothuajse të përgjithshëm mes miqve të mi të majtë dhe, më gjerësisht, në botën politike zvicerane.

Besoj se mund t’i kuptoj të dyja qëndrimet.

Një aktivist kosovaro-zviceran mund të mendojë: “Pikërisht sepse jam i majtë, i mbroj popujt e shtypur dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje”.

Shoku i tij zviceran mund të mendojë: “Pikërisht sepse jam i majtë, i mbroj të drejtat universale të njeriut dhe drejtësinë për të gjitha viktimat, dhe jam i kujdesshëm ndaj heroizimit ushtarak dhe nacionalizmit”.

Të njëjtat vlera mund të çojnë kështu në përfundime shumë të ndryshme.

Një shqetësim të ngjashëm e kam përjetuar që në vitin 1999

Me gjithë dallimet e domosdoshme, kjo më kujton debatet rreth ndërhyrjes së NATO-s.

Nuk isha bërë as përkrahës i NATO-s, as përkrahës i luftës.

Por pas nesh ishin Bosnja dhe Srebrenica. Në Kosovë situata po përkeqësohej.

Pyetja ime atëherë ishte e thjeshtë: çfarë do të ndodhë nëse nuk bëjmë asgjë?

Një pjesë e miqve të mi të majtë nuk e kuptonte qëndrimin tim. Më pyesnin se si mund ta mbështesja një ndërhyrje të NATO-s. Nganjëherë kritikohesha ashpër, edhe nga njerëz që i kisha të afërt. Këto kritika më lëndonin.

Unë i pyesja se si mund të qëndronim spektatorë përballë asaj që po u ndodhte kosovarëve.

Sot konteksti është krejtësisht tjetër. Por përsëri përballem me një vështirësi morale të ngjashme: çfarë bëjmë kur dy parime që i konsiderojmë të rëndësishme përplasen me njëri-tjetrin?

Në vitin 1999: antimilitarizmi dhe mbrojtja e një popullsie të kërcënuar.

Sot: solidariteti me një luftë çlirimtare dhe drejtësia për të gjitha viktimat, përfshirë viktimat e krimeve të kryera nga disa pjesëtarë të asaj lufte.

Ajo që më shqetëson: fëmijët me uniforma

Në disa manifestime shoh fëmijë të vegjël me uniforma që imitojnë ato të UÇK-së.

Ata natyrisht nuk janë fëmijë-ushtarë dhe nuk po bëj asnjë krahasim të tillë.

Pyetja ime ka të bëjë me transmetimin e kujtesës.

Një ish-luftëtar që vesh uniformën e tij tregon një pjesë të historisë së vet.

Një fëmijë që vesh atë uniformë, përkundrazi, merr një histori që vetë nuk e ka përjetuar.

Është e natyrshme që familjet t’ua transmetojnë fëmijëve kujtesën e çlirimit. Çdo shoqëri e bën këtë.

Por besoj se duhet t’u lëmë gjithashtu lirinë që, duke u rritur, ta ndërtojnë vetë marrëdhënien e tyre me këtë histori dhe t’i zgjedhin vetë referencat dhe heronjtë e tyre.

Duhet ta transmetojmë kujtesën.

Por a duhet medoemos ta transmetojmë edhe uniformën?

Flamuri shqiptar nuk është çështja

Dua edhe këtu të shmang një keqkuptim.

Prania e flamurit shqiptar në këto manifestime shpreh bashkimin e shqiptarëve nën një flamur të përbashkët. Prej kohësh ai është një simbol i përbashkët për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe diasporës.

Ajo që më bën të mendoj është diçka tjetër: paraqitjet hartografike të një “Shqipërie etnike”, që përfshijnë Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe territore që sot u përkasin shteteve fqinje.

E di shumë mirë se një simbol i tillë mund të shprehë një përkatësi historike ose kulturore pa qenë domosdoshmërisht një program politik për ndryshimin e kufijve.

Pyetja ime fillon vetëm aty ku harta shndërrohet në një pretendim territorial të bazuar mbi përkatësinë etnike.

Sepse atëherë lind një problem parimor.

Nëse përkatësia etnike mjafton për të pretenduar politikisht një territor me shumicë shqiptare, si mund ta refuzojmë të njëjtin arsyetim kur përdoret nga komunitete të tjera në Ballkan?

Dhe, mbi të gjitha: çfarë ndodh me pakicat?

Historia e rajonit tonë na ka treguar mjaftueshëm rreziqet e idesë se çdo territor duhet t’i përkasë ekskluzivisht një populli.

Termometri im i vërtetë demokratik

Nuk është numri i bluzave të UÇK-së.

Nuk është numri i protestuesve.

Për mua, matësi i vërtetë është hapësira që i lihet atij që nuk e vesh atë bluzë.

A mund të thotë një i ri kosovar:

“UÇK-ja i përket historisë sonë dhe unë e njoh rolin e saj në çlirimin tonë, por ajo nuk përbën domosdoshmërisht identitetin tim personal”?

A mund të thotë:

“Jam krenar për çlirimin tonë dhe njëkohësisht dua të di edhe për krimet që mund të jenë kryer nga njerëz të palës sonë”?

A mundet një politikan i zgjedhur me prejardhje kosovare të protestojë nën slloganin “Jo në emrin tim” dhe njëkohësisht të thotë se viktimat e krimeve të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së kanë të drejtë për drejtësi?

Dhe ai që vendos të mos protestojë, a mbetet po aq shqiptar, po aq kosovar?

Nëse po, atëherë kemi një shoqëri të aftë të debatojë lirshëm për historinë e vet.

Nëse fjali të tilla bëhen të vështira, apo edhe të pamundura për t’u thënë, atëherë duhet të pyesim veten pse.

Besnikëria kritike

Besoj thellësisht se mund të jesh besnik pa qenë i pakushtëzuar.

Mund ta dua vëllanë tim dhe t’i them se gabon.

Mund ta dua vendin tim dhe ta kritikoj qeverinë e tij.

Mund t’i nderoj ata që kontribuuan në çlirimin e një populli dhe njëkohësisht t’i njoh viktimat e krimeve të kryera nga disa prej tyre.

Do të dëshiroja që brezi i ri ta shndërronte besnikërinë e jashtëzakonshme të trashëguar nga prindërit në një besnikëri kritike.

Kjo nuk do të ishte tradhti ndaj trashëgimisë së tyre.

Mund të ishte përmbushja e saj demokratike.

Pse nuk e vesha bluzën

Po kthehem te bluza e zezë: “Jo në emrin tim!”

E kuptoj thirrjen. I kuptoj ata që e veshin. Dhe më prek fakti që miqtë e mi dëshironin të isha me ta.

Por nuk mund ta vishja thjesht bluzën dhe t’i bashkohesha turmës sikur të mos ndieja asnjë kundërthënie.

Jo sepse do të kisha ndryshuar mendim për çlirimin e Kosovës.

Jo sepse do ta mohoja rolin e UÇK-së.

Në këto dy pika bindja ime mbetet e pandryshuar.

Hezitimi im vjen nga diçka tjetër.

Pas burrave që janë gjykuar, dua të jem në gjendje të shoh edhe viktimat, fatin e të cilave po e shqyrton drejtësia.

Pas UÇK-së heroike të kujtesës kolektive, shoh edhe një organizatë historike të përbërë nga njerëz: burra dhe gra të aftë për guxim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, pa përjashtuar kjo, në parim, përgjegjësinë individuale të disave.

Pas fëmijës me uniformë, shoh një fëmijë të cilit duhet t’ia lëmë lirinë që një ditë t’i zgjedhë vetë heronjtë e tij.

Dhe pas një harte që i përcakton territoret sipas përkatësisë etnike, shoh menjëherë ata që rrezikojnë të bëhen pakicë në territorin “e gabuar”.

Ndoshta edhe kjo është miqësi

Nuk i kam mbështetur kosovarët sepse i përkisnin “kampit të duhur”.

I kam mbështetur sepse të drejtat e tyre po shkileshin.

Në vitin 1999, një pjesë e miqve të mi politikë nuk e kuptonte qëndrimin tim.

Sot, ndoshta disa prej miqve të mi kosovarë do ta kenë të vështirë ta kuptojnë qëndrimin që shpreh këtu.

Por pyetja ime themelore mbetet e njëjtë: Kush zhduket nga fusha jonë e shikimit kur përpiqemi të ruajmë koherencën e kampit tonë?

Në vitin 1999 refuzoja që kosovarët të zhdukeshin nga fusha jonë e shikimit pas kundërshtimit që mund të kisha në të kaluarën ndaj NATO-s dhe luftës.

Sot refuzoj që viktima të tjera të zhduken pas solidaritetit tonë me luftën çlirimtare të Kosovës.

Kjo nuk e zvogëlon aspak këtë solidaritet.

Thjesht i vendos atij një kërkesë universale: të drejtat që kemi mbrojtur për kosovarët duhet të vlejnë edhe për të tjerët.

Nuk i kam të gjitha përgjigjet.

Pikërisht për këtë dua të flas me miqtë e mi.

Si ta nderojmë çlirimin pa krijuar një histori pa hije?

Si ta transmetojmë kujtesën pa transmetuar luftën?

Si t’u jemi mirënjohës prindërve tanë pa qenë të detyruar të trashëgojmë të gjitha besnikëritë e tyre?

Si të kërkojmë me gjithë forcën tonë drejtësi për krimet e kryera nga forcat serbe dhe njëkohësisht t’ua njohim të njëjtën të drejtë për drejtësi viktimave të krimeve të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së?

Si ta mbrojmë me bindje rolin historik të UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe njëkohësisht të pranojmë që përgjegjësia e mundshme penale e individëve të shqyrtohet nga drejtësia?

Dhe si ta ndërtojmë Kosovën, për të cilën kaq shumë njerëz kanë vuajtur, punuar, luftuar dhe sakrifikuar një pjesë të jetës së tyre, si një shoqëri mjaftueshëm të sigurt në vetvete për ta parë të gjithë historinë e saj?

Nëse sot i shtroj këto pyetje, kjo nuk ndodh sepse jam larguar nga Kosova.

Ndoshta është pikërisht e kundërta.

Pas gjithë këtyre viteve, ende ndihem aq pranë saj sa ajo që ndodh atje të mos më lërë të qetë.

Trojet ku lindin më shumë tradhtarë- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

    

Në mbrëmjen e ditës së sotme, 02 tetor 2026, ndoqa një intervistë interesante në internet. Një gazetare e kanalit televiziv News-24 kishte ftuar në studio intelektualin e nderuar Hyqmet Zane, kryetar i shoqatës “Çamëria” të Elbasanit. Tema e intervistës ishte: “Plani i Greqisë për popullimin e Çamërisë: Pse s’reagon Shoqata Çamëria e PDIU?”.

Intelektuali Hyqmet Zane është nga Filati, ku ka shtëpinë dhe tokat e veta, të trashëguara në breza. Ai habitet dhe indinjohet që askush nuk ka reaguar kundër atij vendimi të qeverisë greke dhe përgjithësisht kundër shtetit grek, armikut tradicional të kombit shqiptar. Ai habitet dhe revoltohet që nuk reagon absolutisht ministria e jashtme e vendit tonë, nuk reagon absolutisht kryeministri Rama.

I nderuar Hyqmet,

Si mund të reagojë partia e Shpëtim Idrizit, i cili është agjent i shovinizmit grek? Ju e dini shumë mirë që qeveria greke e ka blerë Shpëtim Idrizin me 340 mijë euro. Ky njoftim, me titullin “Lista e shqiptarëve që janë paguar nga Greqia, në mesin e tyre edhe Shpëtim Idrizi i partisë çame”, është botuar në faqen e internetit “Ina” të datës 22 tetor 2018.

Në Republikën e Shqipërisë nuk mund të reagojë kurrsesi kryeministri Rama, sepse dihet publikisht që ai është trashëgimtar i kryetradhtisë së Enver Hoxhës, i cili, gjatë 41 vjetëve të sundimit diktatorial komunist mbi vendin tonë,  nuk e ngriti zërin absolutish as edhe një herë të vetmë kundër shtetit shovinist grek, i cili, më 27 qershor 1944, lëshoi  bishat fashiste të Napolon Zervës për masakrimin e vëllezërve tanë të Çamërisë. Për më tepër, Rama, përveç se është trashëgimtar i politikës tradhtare të Enver Hoxhës ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë, ai, në të njëjtën kohë, është edhe langua i kishës shoviniste greke.

Në një informacion, të botuar në internet disa vite më parë, thuhet:

“Edi Rama tradicionalisht i përket besimit ortodoks, por ai vetë është deklaruar se është katolik, por kjo nuk e pengon kryetarin e tepsisë të pranojë Urdhrin e Kalorësve Ortodoksë Grekë te Varri i Shenjtë në Jeruzalem. Të pranosh urdhrin për mbrojtje të ortodoksisë greke (jo të Bizantit), është e rrezikshme, kur dihet që Greqia mban ende gjallë Ligjin e mirënjohur të Luftës me Shqipërinë, mban të konservuar pronat e shqiptarëve, ka kryer gjenocid mbi minoritetin shqiptar në Çamëri, nxit organizatat terroriste dhe ekstremiste për aneksimin e Jugut të Shqipërisë” (Citohet sipas: Arben Llalla. Përse Edi Rama e mban të fshehtë Urdhërin “Kalorës i Kishës greke?”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).

       Tradhtia e Enver Hoxhës, e Edi Ramës, e Shpëtim Idrizit dhe e krejt klasës politike ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë gjatë 84 vjetëve, të kujton gazetarin e njohur turk Ahmet Dursun, i cili gjyshin dhe gjyshen i ka pasur shqiptarë, të shpërngulur në Turqi. Në një analizë me titull “Aq shumë i rrit kjo tokë tradhtarët e saj, sa rrënjët e tyre kalojnë kufijtë”, të botuar në faqen e internetit “Kosova Post” të datës 27 janar 2017. Aty ai shkruan:

“Shumë tradhëtar kanë lindur në tokat shqiptare dhe sot ende vazhdojnë të mbijnë këto fara te këqija, nga lindja në perëndim, e nga jugu ne veri, gjithandej… Aq shumë i rrit kjo tokë tradhëtarët e saj, sa rrënjët e tyre kalojnë kufijtë dhe ushqehen me plehun e zotërve të tyre të vërtetë. Aq shumë i rrit kjo tokë tradhëtarët, aq të llojshëm, aq të përsosur bëhen, sa i kanë zili edhe shkencëtarët që luajnë me gjenetikën e bimëve… Gjaku i shitur prishet, ndërsa ai që derdhet rron sa malet!

Jo të jesh i plakur në trojet shqiptare, por, si në rastin tim, mjaft të kesh dëgjuar në tregimet e gjyshes për bëmat e serbëve, e di që nuk mund të negociohet për asnjë grimcë toke me ta! “Mirëmëngjes”, tradhëtar! “Mirëmëngjes”, rrënjë të mallkuara! Jo në shqip, në gjuhën e tasit mbrapa pragut ma ktheni, ku të jeni e ku ta keni: Mirëmëngjes!”.

Sigurisht, për gjithë ato gjëma që grekët i kanë punuar kombit shqiptar, fajin e kanë pasur vetëm shqiptarët e përçarë, të cilët gjithmon janë dalluar për t’i ngrënë kokën njëri-tjetrit. Po të kishin qenë të bashkuar, shqiptarët duhej të kishin pasur parasysh fjalët e Xhovani Bokaços, i cili, në vëllimin e tretë të librit “Dekameron”, shkruan:

“Duke ditur vesin e grekëve, që sa më pak të gjejnë burra që t’ju thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime dhe, përkundrazi, kur hasin ndonjë burrë të vërtetë, jo vetëm përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten, duke i dorëzuar edhe femrat e familjes”.

Kaliforni, 03 tetor 2026

NGA SHKODRA NË AMERIKË, NGA GJUHA E BURIMEVE TE HISTORIA SHQIPTARE- Nga Frank Shkreli

 Luket Hasaj–përkthyesi që ndërton ura mes kulturës, historisë dhe kujtesës shqiptare
                                           
Ka njerëz që e ndërtojnë lidhjen me atdheun përmes udhëtimeve, ka të tjerë që e ruajnë atë përmes fjalës. Përkthyesi Luket Hasaj i përket kësaj kategorie: njerëzve që përmes gjuhës, librit dhe dokumentit krijojnë ura ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes, ndërmjet Shqipërisë dhe botës shqiptare në diasporë. Rruga e tij intelektuale dhe kulturore lidhet ngushtë me Shkodrën, një prej qendrave më të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe traditës së shkrimit shqip. Në këtë mjedis kulturor, ku historia e librit, tradita fetare dhe ajo kombëtare janë ndërthurur për shekuj, Hasaj ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së tij si përkthyes. Por puna e tij nuk është ndalur te përkthimi i veprave fetare, filozofike apo shpirtërore. Me kalimin e viteve, ajo është shtrirë edhe drejt burimeve të historisë shqiptare, duke marrë një rëndësi të veçantë në përkthimet e dokumenteve dhe teksteve që lidhen me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
Emri i Luket Hasajt dokumentohet në një varg botimesh të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe të Botimeve Françeskane.  Ai ka sjellë në shqip vepra të autorëve dhe mendimtarëve të ndryshëm, duke kontribuar në pasurimin e fondit të përkthimeve në gjuhën shqipe. Në këtë veprimtari përfshihen vepra me karakter fetar, filozofik dhe kulturor, ndër të cilat edhe Libri i mendimeve i José Miguel Ibáñez Langlois, Ta jetojmë jetën – dialog me të rinjtë i Pietro Lombardos dhe Jeta e Shën Françeskut – Legenda Major e Shën Bonaventurës.  Kjo fazë e veprimtarisë së tij është e rëndësishme sepse tregon një marrëdhënie të vazhdueshme me tekstin, gjuhën dhe traditën kulturore evropiane. Por vitet e fundit sjellin një zhvillim tjetër.  Hasaj është përfshirë në përkthimin e teksteve që lidhen drejtpërdrejt me historinë e shqiptarëve dhe ne figurën e Skënderbeut.  Në këtë kuadër, ai ka sjellë në shqip materiale nga autorë evropianë që kanë shkruar për Gjergj Kastriotin, ndër ta Paolo Giovio dhe Martin Segoni, si dhe tekste letrare kushtuar heroit shqiptar.
Veçanërisht, interesante është puna me burimet e Illyricum Sacrum, një prej korpuseve më të rëndësishme dokumentare për historinë kishtare dhe historike të hapësirës shqiptare.  Hasaj nuk është përkthyes i të gjithë Illyricum Sacrum. Veprimtaria e tij lidhet me përkthimin e dokumenteve dhe teksteve të veçanta të marra nga ky korpus.  Por edhe kjo punë ka rëndësinë e vet. Sepse një dokument historik merr jetë të re kur bëhet i lexueshëm për një publik më të gjerë. Dhe pikërisht këtu qëndron një prej vlerave të veprimtarisë së Luket Hasajt: në përpjekjen për t’i afruar lexuesit shqiptar dokumentin dhe autorin e huaj që kanë folur për historinë shqiptare.
Nga Shkodra në Amerika. Titulli i këtij profili nuk është rastësor.  Nga Shkodra në Amerikë është edhe një udhëtim i kulturës shqiptare. Shkodra përfaqëson një traditë të fuqishme të librit, arsimit, përkthimit dhe kulturës shqiptare. Amerika, nga ana tjetër, përfaqëson një prej hapësirave më të rëndësishme të diasporës shqiptare, ku ruajtja e gjuhës dhe e kujtesës kombëtare ka marrë forma të reja.  Në këtë hapësirë, puna e përkthyesit fiton një dimension tjetër. Një tekst që përkthehet në shqip nuk mbetet vetëm në bibliotekën e një studiuesi. Ai sot mund të lexohet në Tiranë, Shkodër, Prishtinë, Nju Jork, Detroit, Boston apo në çdo vend ku jetojnë shqiptarë.  Kështu, gjuha bëhet ura që bashkon hapësirat shqiptare.  Dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për brezat e rinj të diasporës.  Ata mund të jenë larg vendlindjes së prindërve ose gjyshërve të tyre, por përmes librit dhe gjuhës mund të afrohen me historinë e tyre.
Thonë se puna e përkthyesit shpesh është e heshtur, por me peshë. Përkthyesit shpesh nuk janë në qendër të vëmendjes, pasi emri i autorit është në kopertinë. Historia mban emrin e historianit. Dokumenti mban emrin e personit që e ka shkruar.  Por pas gjithë kësaj qëndron edhe puna e përkthyesit, një punë me peshë.  Ai e merr tekstin nga një botë gjuhësore dhe kulturore dhe e sjell në një tjetër.  Në rastin e Luket Hasajt, kjo punë ka kaluar nga veprat fetare dhe filozofike te burimet historike, duke përfshirë dokumente dhe dëshmi që lidhen me figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.  Kjo e bën veprimtarinë e tij një kontribut jo vetëm për përkthimin, por edhe për kujtesën kulturore shqiptare.
Në kohën tonë, kur historia shpesh interpretohet nga këndvështrime të ndryshme, politike, ideologjie a fetare, rëndësi të veçantë ka kthimi te burimet origjinale. Dokumenti, letra, kronika, dëshmia e autorit të kohës – të gjitha këto janë pjesë e mozaikut historik.  Sa më shumë burime të bëhen të qasshme në gjuhën shqipe, aq më shumë mundësi ka lexuesi dhe studiuesi shqiptar për të krijuar një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me të kaluarën.  Kjo është edhe arsyeja pse puna e përkthyesve si Luket Hasaj meriton vëmendje. Jo sepse përkthyesi zë vendin e historianit, por sepse pa përkthyesin shumë burime do të mbeteshin larg lexuesit shqiptar. Nga Shkodra te Amerika, nga libri te dokumenti, nga tradita fetare e kulturore te historia e Skënderbeut, veprimtaria e Luket Hasajt përfaqëson një udhëtim të veçantë në botën e përkthimit — një urë që vazhdon të ndërtohet.
Është një udhëtim që nuk matet vetëm me numrin e librave apo faqeve të përkthyera.  Ai matet edhe me dyert që hapen drejt kulturës.  Një libër i përkthyer është një derë., një derë e hapur.  Një dokument historik i sjellë në shqip është një tjetër. Dhe pas këtyre dyerve qëndron historia, kultura dhe kujtesa e një populli.  Në këtë kuptim, puna e Luket Hasajt meriton të njihet më gjerësisht – në Shqipëri, në Kosovë, në trojet shqiptare dhe këtu në diasporën shquptare në Ameerikë. Sepse historia shqiptare nuk jeton, vetëm, në arkiva.  Ajo jeton edhe atëherë kur burimet e saj arrijnë te lexuesi në gjuhën shqipe. Dhe kjo është ura që përkthyesi vazhdon të ndërtojë. Nga Shkodra në Amerikë. Nga gjuha e burimeve te historia bashkohore shqiptare. Nga libri te kujtesa!
Në këtë proces, puna e përkthyesve është shpesh e heshtur, por e domosdoshme.  Dhe Luket Hasaj është një prej atyre njerëzve që, përmes gjuhës, në heshtje, po ndërton një urë ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes, ndërmjet burimit evropian dhe lexuesit shqiptar, ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës.
Frank Shkreli

Nëse ligjin e krijon njeriu, a duhet ligji t’i bindet gjithmonë drejtësisë, apo mjafton që të jetë miratuar nga pushteti?- Nga Isuf B.Bajrami

Ligji, drejtësia, pushteti dhe qytetari në mes të filozofisë politike dhe realitetit kushtetues të Kosovës

Kur ligji përballet me drejtësinë

Ka një pyetje që shoqëria njerëzore nuk ka mundur ta mbyllë asnjëherë përfundimisht: nëse ligjin e krijon njeriu, kush e kontrollon ligjin?

Pyetja duket e thjeshtë, por pas saj fshihet një prej dilemave më të mëdha të qytetërimit: marrëdhënia ndërmjet pushtetit dhe drejtësisë.

Njeriu krijon shtetin. Njeriu krijon parlamentin. Njeriu miraton ligjet. Njeriu ndërton gjykatat dhe institucionet që i zbatojnë ato. Por, në momentin që ligji hyn në fuqi, ai fiton një autoritet që mund të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja themelore: a është një ligj i drejtë vetëm sepse është miratuar sipas procedurës nga një pushtet legjitim? Apo ekziston diçka mbi vetë ligjin pozitiv — dinjiteti njerëzor, liria, barazia, të drejtat themelore dhe një koncept më i gjerë i drejtësisë — që duhet ta kufizojë edhe vetë pushtetin?

Kjo nuk është vetëm një pyetje për filozofët. Është pyetje për çdo qytetar, për çdo gjykatës, për çdo deputet dhe, mbi të gjitha, për vetë shtetin.

Ligji: krijim i njeriut, por jo pronë e pushtetit

Në shoqëritë moderne, ligji prodhohet përmes institucioneve të përcaktuara nga rendi kushtetues. Parlamenti miraton ligje, qeveria nxjerr akte brenda kompetencave të saj, gjykatat i interpretojnë dhe i zbatojnë, ndërsa institucionet administrative i vënë në jetë.
Kjo është ana formale e ligjit.

Por ligji ka edhe një anë tjetër: legjitimitetin.

Një ligj mund të jetë formalisht i vlefshëm dhe, megjithatë, të ngrejë pyetje të forta mbi drejtësinë e tij. Kjo është arsyeja pse filozofia juridike ka debatuar prej shekujsh rreth një pyetjeje të vështirë: a janë ligji dhe morali dy botë të ndara, apo ekziston një lidhje e domosdoshme ndërmjet tyre?

Pozitivizmi juridik, në forma të ndryshme, ka theksuar se vlefshmëria juridike e një norme duhet dalluar nga vlera e saj morale.1 Ndërsa tradita e së drejtës natyrore ka këmbëngulur se ekzistojnë parime të drejtësisë që nuk mund të zhduken vetëm sepse një autoritet shtetëror ka miratuar një tekst juridik.2

Debati është i vjetër, por problemi është ende i gjallë.

Kosova: kur Kushtetuta vendos kufij mbi vetë ligjin

Në rastin e Kosovës, kjo pyetje nuk është thjesht filozofike. Ajo është pjesë e vetë arkitekturës kushtetuese të shtetit.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e përkufizon rendin kushtetues vetëm përmes ekzistencës së institucioneve shtetërore. Neni 7 përcakton se rendi kushtetues bazohet, ndër të tjera, në lirinë, demokracinë, barazinë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimin e ligjit, mosdiskriminimin, drejtësinë sociale dhe ndarjen e pushteteve.3

Kjo ka një domethënie të madhe, sepse në këtë model shteti nuk është qëllimi i fundit i rendit juridik. Shteti është instrument. Qëllimi është krijimi i një rendi ku pushteti ushtrohet brenda kufijve kushtetues dhe ku individi gëzon të drejta që nuk varen thjesht nga vullneti i ditës i shumicës politike.

Në këtë kuptim, Kushtetuta nuk i thotë vetëm qytetarit: “Zbato ligjin.” Ajo i thotë edhe pushtetit: “Edhe ti je i kufizuar nga ligji dhe Kushtetuta.” Kjo është një prej ideve themelore të shtetit të së drejtës.

Kushtetuta mbi ligjin, ligji nën Kushtetutë

Në një rend kushtetues, parlamenti ka kompetencën për të miratuar ligje. Por kjo nuk do të thotë se çdo gjë që miratohet nga parlamenti është automatikisht kushtetuese.
Këtu hyn në skenë Gjykata Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërinë e ligjeve me të.4 Vetë Gjykata e përshkruan rolin e saj si kontrollin më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në çështjet që i janë dhënë në juridiksionin e saj.

Kjo krijon një hierarki të rëndësishme: qytetari i nënshtrohet ligjit, ligji duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës, ndërsa Kushtetuta vendos kufijtë brenda të cilëve duhet të ushtrohet pushteti.

Prandaj, në një shtet kushtetues, parlamenti nuk është mbi Kushtetutën. Qeveria nuk është mbi Kushtetutën. Presidenti nuk është mbi Kushtetutën. Dhe as shumica politike nuk është mbi Kushtetutën.

Ky është thelbi i kufizimit të pushtetit.

Gjykata Kushtetuese si kufi i shumicës

Demokracia shpesh kuptohet si sundim i shumicës. Por demokracia kushtetuese është më komplekse.
Nëse shumica do të mund të vendoste gjithçka pa kufizime, atëherë një shumicë parlamentare do të mund të kufizonte edhe të drejtat themelore të një pakice. Pikërisht për këtë arsye ekzistojnë kushtetutat.

Kushtetuta nuk është vetëm një dokument që organizon institucionet. Ajo është edhe një mekanizëm mbrojtës kundër arbitraritetit të shumicës.

Kjo shihet qartë edhe në Kushtetutën e Kosovës: të drejtat themelore mund të kufizohen vetëm me ligj dhe vetëm në masën e domosdoshme për të arritur qëllimin e lejueshëm në një shoqëri të hapur dhe demokratike.5

Pra, edhe kur ekziston ligji, mbetet një pyetje tjetër: a është kufizimi i së drejtës i arsyeshëm dhe proporcional?

Kjo është pika ku ligji fillon të takohet drejtpërdrejt me drejtësinë.

Qytetari nuk është vetëm subjekt i ligjit

Në një shtet autoritar, qytetari mund të shihet kryesisht si subjekt i urdhrit. Në një shtet të së drejtës, qytetari është njëkohësisht bartës i të drejtave.
Ky ndryshim është themelor.

Qytetari nuk është vetëm ai që paguan tatime, respekton rregullat dhe u bindet vendimeve të institucioneve. Ai është edhe personi që mund t’i thotë shtetit: “Ky veprim i juaji po cenon të drejtën time.”

Kushtetuta e Kosovës e njeh mbrojtjen gjyqësore të të drejtave dhe të drejtën për mjete efektive juridike kur një e drejtë kushtetuese ose ligjore shkelet.6

Kjo e ndryshon marrëdhënien ndërmjet qytetarit dhe shtetit. Qytetari nuk është vetëm objekt i pushtetit. Ai është edhe subjekt juridik që mund ta sfidojë pushtetin.

Po nëse vetë ligji është problemi?

Këtu arrijmë te thelbi i çështjes.
Nëse një qytetar mendon se një vendim administrativ është i padrejtë, ai mund ta kundërshtojë atë në rrugë juridike. Por çfarë ndodh kur problemi është vetë ligji?

Kushtetuta e Kosovës parashikon mekanizma për kontrollin kushtetues të ligjeve. Për shembull, institucione të caktuara dhe palë të autorizuara mund të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën.7 Për më tepër, deputetët e Kuvendit kanë një mekanizëm të posaçëm për të kundërshtuar kushtetutshmërinë e një ligji ose vendimi të Kuvendit, sipas kushteve të përcaktuara nga neni 113.8

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për filozofinë e shtetit të së drejtës: ligji nuk është fjala e fundit. Kushtetuta është standardi ndaj të cilit ligji duhet të matet.

Drejtësia nuk fillon dhe nuk përfundon në kufijtë e shtetit

Por Kosova ka një veçori tjetër të rëndësishme. Rendi i saj kushtetues nuk është ndërtuar në izolim nga e drejta ndërkombëtare.
Neni 22 i Kushtetutës përcakton se një sërë instrumentesh ndërkombëtare për të drejtat e njeriut zbatohen drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës dhe kanë përparësi, në rast konflikti, ndaj dispozitave të ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike.9 Këtu përfshihet edhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj.

Ndërkohë, neni 53 kërkon që të drejtat dhe liritë themelore të interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.10

Kjo e çon debatin tonë në një nivel tjetër.

Nëse dikur pyetja ishte: “A duhet t’i bindet qytetari ligjit të shtetit?”, sot duhet të shtojmë: “A duhet t’i bindet vetë shteti standardeve të të drejtave të njeriut që ka pranuar në rendin e tij kushtetues?”

Përgjigjja e rendit kushtetues të Kosovës është, në thelb, po.

E drejta ndërkombëtare dhe kufijtë e sovranitetit

Këtu shfaqet një paradoks interesant.
Shteti modern kërkon sovranitet. Por shteti modern demokratik pranon gjithashtu kufizime mbi mënyrën se si mund ta përdorë atë sovranitet.

Kosova e ka shkruar këtë paradoks brenda vetë Kushtetutës.

Nga njëra anë, sovraniteti buron nga populli dhe ushtrohet në përputhje me Kushtetutën.11 Nga ana tjetër, rendi kushtetues i Kosovës përfshin drejtpërdrejt standarde ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.12

Pra, sovraniteti nuk kuptohet thjesht si: “Ne mund të bëjmë çfarë të duam brenda kufijve tanë.”

Në shtetin kushtetues, sovraniteti ushtrohet brenda një sistemi normash dhe kufizimesh.

Kjo është një prej shenjave kryesore të kalimit nga shteti i fuqisë drejt shtetit të së drejtës.

Gjykata Speciale: një provë e vështirë për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe së drejtës ndërkombëtare

Asnjë diskutim serioz mbi raportin ndërmjet Kosovës, ligjit dhe drejtësisë nuk mund ta shmangë çështjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Por kjo çështje duhet trajtuar me kujdes, sepse ajo është njëkohësisht juridike, kushtetuese, ndërkombëtare dhe historike.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u krijuan mbi bazën e një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, një amendamenti kushtetues dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.13

Ato kanë seli në Hagë dhe kanë juridiksion të posaçëm mbi krime të caktuara kundër njerëzimit, krime lufte dhe vepra të tjera të përcaktuara nga korniza ligjore, në lidhje me periudhën 1 janar 1998–31 dhjetor 2000.14

Fakti më interesant për temën tonë është ky: një institucion i vendosur jashtë territorit të Kosovës është bërë pjesë e arkitekturës juridike të krijuar përmes vetë rendit kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

Kjo na detyron ta shtrojmë pyetjen në një mënyrë shumë më të thellë: a është drejtësia më e madhe se territori? Dhe, nëse po, a mundet një shtet, në emër të drejtësisë, të pranojë mekanizma që kufizojnë një pjesë të juridiksionit të tij të zakonshëm?

Në rastin e Dhomave të Specializuara, përgjigjja juridike nuk kërkohet përmes opinionit politik, por përmes dokumenteve që krijuan institucionin: marrëveshjes ndërkombëtare, amendamentit kushtetues dhe ligjit përkatës.15

Kjo është pikërisht arsyeja pse një debat serioz duhet të ndahet nga emocionet politike.

Mund të ketë pikëpamje të ndryshme mbi domosdoshmërinë, mënyrën e krijimit ose perceptimin publik të këtij institucioni. Por pyetja juridike është më e ngushtë: cili është burimi i juridiksionit të tij dhe cilat janë garancitë që ai duhet të respektojë?

Vetë Dhomat e Specializuara deklarojnë se procedurat e tyre duhet të respektojnë të drejtat e të akuzuarve, viktimave dhe pjesëmarrësve të tjerë, ndërsa rregullat procedurale duhet të jenë në përputhje me standardet më të larta të të drejtave ndërkombëtare të njeriut.16

Këtu kthehemi sërish te pyetja jonë fillestare.

Edhe drejtësia penale duhet të jetë e lidhur me drejtësinë procedurale.

Sepse nuk mjafton të thuhet: “Po gjykohet një krim.”

Duhet të pyetet gjithashtu: “A po gjykohet sipas një procedure të drejtë?”

Drejtësia nuk është vetëm rezultati. Është edhe rruga që të çon te rezultati.

Një gjykatë nuk është e drejtë vetëm sepse dënon

Kjo është një prej pikave ku shpesh ngatërrohen drejtësia dhe ndëshkimi.
Një shoqëri mund të ketë dëshirë për ndëshkim. Por shteti i së drejtës kërkon më shumë. Kërkon prova, procedurë, mbrojtje, paanshmëri, të drejtën për t’u dëgjuar, prezumimin e pafajësisë, arsyetimin e vendimit dhe mundësinë e ankimit sipas rregullave të aplikueshme.

Kërkon që individi të përgjigjet për veprimet e veta dhe jo për përkatësinë e tij etnike, politike, shoqërore apo kolektive.

Vetë Dhomat e Specializuara e përshkruajnë mandatin e tyre në terma të përgjegjësisë individuale: përgjegjësia i atribuohet personave për krimet që pretendohet se kanë kryer, jo një komuniteti apo grupi etnik si të tillë.17

Ky parim është themelor për drejtësinë moderne.

Krimi nuk mund të jetë kolektiv vetëm sepse historia është kolektive.

Përgjegjësia penale është individuale.

A mund të jetë ligji i padrejtë?

Po. Historia e njerëzimit e ka dëshmuar këtë.
Por këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm.

Të thuash se një ligj mund të jetë i padrejtë nuk do të thotë se çdo individ mund të vendosë sipas dëshirës së vet se cilin ligj do ta zbatojë.

Nëse secili qytetar do të ishte gjykatësi i vetëm i ligjit, rendi juridik do të zëvendësohej nga arbitrariteti individual.

Prandaj shteti i së drejtës krijon mekanizma institucionalë. Ligji kundërshtohet përmes gjykatave. Kushtetutshmëria testohet para Gjykatës Kushtetuese. Vendimet administrative mund të kundërshtohen. Ligjet mund të ndryshohen. Qytetarët mund të votojnë. Media mund të kritikojë. Shoqëria civile mund të reagojë.

Dhe, në kushte të caktuara, ekziston edhe koncepti i mosbindjes civile, i cili ka një histori të gjatë në mendimin politik, nga Henry David Thoreau te Mahatma Gandhi dhe Martin Luther King Jr.18

Por mosbindja civile nuk duhet ngatërruar me të drejtën e secilit për të zgjedhur cilat ligje i pëlqejnë. Ajo është një çështje shumë më e ndërlikuar e marrëdhënies ndërmjet ndërgjegjes, ligjit dhe përgjegjësisë publike.

Rreziku më i madh: kur ligji bëhet instrument i pushtetit

Problemi më i madh nuk është ekzistenca e ligjit. Problemi është kur ligji humb funksionin e kufizimit të pushtetit dhe bëhet vetëm instrument i tij.
Atëherë mund të krijohet një paradoks: ligji ekziston, por shteti i së drejtës dobësohet.

Mund të ketë parlament. Mund të ketë gjykata. Mund të ketë polici. Mund të ketë administratë. Mund të ketë mijëra faqe ligjesh. Por nëse pushteti mund t’i përdorë këto institucione në mënyrë arbitrare, atëherë ekzistenca formale e ligjit nuk mjafton.

Shteti i së drejtës kërkon që pushteti të kufizohet nga rregulla të përgjithshme, të parashikueshme dhe të kontrollueshme.

Në këtë kuptim, ligji ka dy fytyra. Ai mund të jetë mjet i pushtetit, por duhet të jetë edhe kufi i pushtetit.

Dhe në një shtet demokratik, funksioni i dytë është po aq i rëndësishëm sa i pari.

Çfarë i detyrohet qytetari shtetit?

Qytetari i detyrohet shtetit respektimin e ligjit. Por shteti i detyrohet qytetarit diçka po aq themelore: të mos e përdorë ligjin në mënyrë arbitrare.
Kjo është marrëdhënia e vërtetë ndërmjet qytetarit dhe shtetit.

Qytetari nuk mund të kërkojë të drejta pa pranuar edhe detyrime. Por shteti nuk mund të kërkojë detyrime pa garantuar edhe të drejta.

Kjo marrëdhënie e dyanshme është themeli i kontratës moderne shoqërore.

Nëse qytetari thotë: “Unë nuk i detyrohem asgjë shtetit”, atëherë rrezikohet rendi shoqëror. Por nëse shteti thotë: “Qytetari më detyrohet gjithçka dhe unë nuk i detyrohem asgjë”, atëherë rrezikohet liria.

Prandaj shteti i së drejtës është, në thelb, një marrëdhënie e dyanshme: qytetari i bindet ligjit, ndërsa pushteti i bindet Kushtetutës.

Kosova dhe prova e pjekurisë institucionale

Për Kosovën, kjo çështje ka një rëndësi të veçantë.
Një shtet relativisht i ri nuk dëshmohet vetëm përmes flamurit, institucioneve apo numrit të ligjeve. Ai dëshmohet përmes mënyrës se si institucionet reagojnë kur përballen me kufizimet e tyre.

Një qeveri e tregon respektin për shtetin e së drejtës jo kur gjithçka shkon në favor të saj, por kur pranon edhe vendimin që nuk i pëlqen.

Një parlament e tregon pjekurinë kur pranon se shumica e tij nuk është mbi Kushtetutën.

Një gjykatë e tregon pavarësinë kur vendos pa marrë parasysh presionin politik.

Një qytetar e tregon besimin në shtet kur përdor rrugët ligjore edhe atëherë kur është i pakënaqur.

Dhe një shtet e tregon pjekurinë e tij kur e kupton se forca e institucioneve nuk matet me sa shumë mund të bëjnë, por edhe me sa shumë pranojnë se nuk mund të bëjnë.

Drejtësia nuk është armik i ligjit

Në fund, ndoshta duhet ta ndryshojmë vetë mënyrën se si e shtrojmë pyetjen.
Nuk duhet të pyesim: ligji apo drejtësia?

Duhet të pyesim: si mund të ndërtojmë një ligj që të jetë njëkohësisht i vlefshëm juridikisht dhe i drejtë në përmbajtje?

Sepse një shoqëri pa ligj rrezikon kaosin. Por një shoqëri me ligje të padrejta rrezikon diçka tjetër: ta institucionalizojë padrejtësinë.

Këtu qëndron dallimi ndërmjet sundimit të ligjit dhe sundimit përmes ligjit.

E para nënkupton se edhe pushteti është subjekt i ligjit. E dyta mund të nënkuptojë vetëm se pushteti përdor ligjin si instrument.

Dallimi është i vogël në fjalë, por është kolosal në praktikë.

Përfundim: kush duhet t’i bindet kujt?

Në fillim të këtij shkrimi bëmë pyetjen: nëse ligjin e krijon njeriu, a duhet ligji t’i bindet gjithmonë drejtësisë, apo mjafton që të jetë miratuar nga pushteti?
Pas gjithë këtij diskutimi, një përgjigje e mundshme është kjo:

Ligji ka nevojë për procedurën, sepse pa procedurë nuk ka siguri juridike. Por ligji ka nevojë edhe për drejtësinë, sepse pa drejtësi ligji mund të shndërrohet në instrument të arbitraritetit.

Ligji ka nevojë për pushtetin, sepse pa autoritet nuk mund të zbatohet. Por pushteti ka nevojë për kufizimin e ligjit, sepse pa kufizime ai mund të bëhet arbitrar.

Qytetari duhet t’i bindet ligjit. Por ligji duhet t’i bindet Kushtetutës. Kushtetuta duhet të mbrojë të drejtat e njeriut. Dhe shteti duhet të përgjigjet për mënyrën se si e ushtron pushtetin.

Kështu, pyetja e vjetër merr një formë të re:

Njeriu e krijoi ligjin.

Por qytetërimi politik duhet të sigurojë që ligji të mos bëhet zot i njeriut.

Sepse qëllimi i ligjit nuk duhet të jetë thjesht që qytetari të ketë frikë nga shteti. Qëllimi i tij më i lartë është që qytetari të ketë besim se edhe shteti ka kufij.

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron dallimi ndërmjet një shteti që vetëm ka ligje dhe një shteti që jeton nën sundimin e ligjit:

Në shtetin e parë, ligji i bindet pushtetit.

Në shtetin e dytë, edhe pushteti i bindet ligjit.

Dhe mbi të dy qëndron pyetja që çdo brez duhet ta bëjë përsëri:

A po e përdorim ligjin për ta mbrojtur njeriun, apo po e përdorim njeriun për ta justifikuar ligjin?

Fusnotat,
1. H. L. A. Hart, The Concept of Law, 2nd ed., Oxford University Press, Oxford, 1994.
2. Aristotle, Nicomachean Ethics, Book V; Thomas Aquinas, Summa Theologiae, I–II, q. 90–97. Për traditën e së drejtës natyrore dhe lidhjen ndërmjet ligjit njerëzor dhe drejtësisë.
3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 7, “Vlerat”.
4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 112, “Parimet e Përgjithshme”; Neni 113, “Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara”.
5. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 55, “Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore”.
6. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 54, “Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave”.
7. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 113(2), mbi kompetencën e Kuvendit, Presidentit, Qeverisë dhe Avokatit të Popullit për të referuar çështje të përputhshmërisë së ligjeve dhe akteve të caktuara me Kushtetutën.
8. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 113(5), lidhur me të drejtën e dhjetë ose më shumë deputetëve për të kontestuar kushtetutshmërinë e një ligji ose vendimi të Kuvendit.
9. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 22, “Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare”.
10. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 53, “Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut”.
11. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 2, “Sovraniteti”.
12. Council of Europe, Parliamentary Assembly, Application by Kosovo for Membership of the Council of Europe, Doc. 15958, 2024.
13. Kosovo Specialist Chambers, Frequently Asked Questions; Foundational Documents.
14. Kosovo Specialist Chambers, Kosovo Specialist Chambers dhe Specialist Prosecutor’s Office.
15. Kosovo Specialist Chambers, Background dhe Foundational Documents.
16. Kosovo Specialist Chambers, Frequently Asked Questions, pjesa mbi bazën juridike, procedurat dhe standardet e të drejtave të njeriut.
17. Po aty, mbi parimin e përgjegjësisë individuale dhe jo përgjegjësisë së një grupi, komuniteti apo organizate si të tillë.
18. Henry David Thoreau, Civil Disobedience, 1849; Martin Luther King Jr., Letter from Birmingham Jail, 1963.

Vendi i Lekës,02.10.2026

A STATEMENT BY JOSEPH J. DIOGUARDI: This is my first ask — and it will be my last: I propose Faton Bislimi as a consensual candidate for President of the Republic

New York, 2 October 2026

I have devoted a significant part of my life to the freedom, independence, and dignity of the people of Kosova.

I did so because I believed in Kosova. I believed in its people. And I believed that America had a historic responsibility to stand with those who fought for freedom and democracy.

I have never asked Kosova for anything in return.

Today, however, I am asking for one thing. This is my first ask — and it will be my last.

Kosova cannot afford another political crisis, another institutional paralysis, or another election simply because its political leaders cannot agree on a President of the Republic.

I welcome the Declaration adopted by the Assembly of Kosova concerning the recent judgment of the Kosova Specialist Chambers. At a difficult and painful moment for Kosova, it was important for the Assembly to speak with institutional responsibility.

But declarations must be followed by action.

The Constitutional Court has established the framework and deadline for the election of the President. Kosova’s political leaders now have a responsibility to act and to complete this process before October 6, avoiding another unnecessary institutional crisis.

That is why I wrote directly to the leaders of Kosova’s political parties and proposed Faton Bislimi as a consensual candidate for President of the Republic.

Faton does not belong to one political party. He belongs to Kosova.

I have known Faton for more than two decades. I have watched his work, his commitment, and his extraordinary dedication to Kosova and to the Albanian national cause.

His contribution has been particularly important in Washington, where he has worked for Kosovo for more than twenty years and has built relationships across the American political spectrum.

He began this work in the early 2000s, including his service on the staff of the House Foreign Affairs Committee under my dear friend and great Kosova advocate, the late Congressman Tom Lantos. From those early days until today, Faton has built genuine relationships with both Republicans and Democrats and has understood something essential about Washington:

America’s support for Kosova must never belong to one party. It must belong to the enduring relationship between the American people and the people of Kosova.

Faton understands that. He has the education, experience, judgment, international relationships, and knowledge necessary to represent Kosova at this critical moment.

But there is another reason I am speaking now. Kosova is going through a historic moment.

The recent developments in The Hague have touched something much deeper than politics. They have touched the history, dignity, and memory of a people who fought for their freedom.

Kosova must respect the judicial process. But Kosova must also have the courage and responsibility to preserve the truth about its liberation struggle and to defend the legitimate values for which its people sacrificed so much.

I believe Faton Bislimi has the experience and the understanding to help lead that national effort — not as the representative of one party, but as a President who can speak to all Kosovars and represent Kosova with dignity before the United States, Europe, and the world.

I have spent my life fighting for Kosova’s freedom and independence, and together with Shirley and our AACL we made them happen!

I have never expected anything in return.

But today, I am asking the political leaders of Kosova–publicly this time after I sent them letters on August 27–to put the country before party.

I am asking them to look beyond the next political calculation and look instead at what history will ask of them.

Can Kosova find unity when unity is most needed? Can its political leaders prevent another institutional crisis? Can they choose a President who can represent the whole country rather than one political camp?

I believe the answer can be yes. And I believe Faton Bislimi is a person capable of carrying that responsibility.

So this is my first and last ask: Please do not send Kosova back to another election because of a failure to elect its President.

Please put Kosova first.

Please find the courage to choose unity over division, the Republic over party, and the future over political calculation.

I have stood with Kosova for decades. Today, I stand with Kosova once again.

And I ask its leaders — perhaps for the last time — to stand with Kosova too.

For the sake of Kosova. For the sake of its people. And for the sake of the freedom for which so many sacrificed everything.

Joe DioGuardi

Mbretërimi i Muzakajve, Dinastia më jetëgjatë dhe më e lavdishme shqiptare- Nga Skënder Sadri KAPITI

 

 

Dinasti do të thotë një varg monarkësh, princërish, sundimtarësh  ose udhëheqësish nga e njëjta Derë fisnikërie, të cilët sundojnë një vend ose mbajnë pushtetin brez pas brezi, dhe  që ka bërë epokë e që ka shkruar histori me të cilët krenohet kombi.

Dhe te shqiptarët Dinastia e Muzakajve është Dinastia më jetëgjatë, më historikja dhe më e Lavdishmja që ka pasur numrin më të madh fisnikësh që e kanë udhëhequr dhe sunduar në një hapësirë të madhe të trojeve shqiptare; si dinastia e cila ka pasur atributet e një mbretëria me ndikim dhe potencë të madhe ushtarake e luftëtare, ekonomike, strategjike dhe diplomatike në kohen e Mesjetës.

Muzakaj  janë konsideruar, njohur dhe pranuar  ne rrethana kohore specifike  e barabartë nga Mbretëria  e Napolit, Perandoria bizantine, bullgare dhe ajo serbe , dhe po kështu edhe në pushtimin Osman është njohur si Dinasti shqiptare. Dinastia Muzakaj ka egzistur si Mbretëri edhe në kohë lufte dhe në kohë paqeje, ku paqen e ka shfrytëzuar për fuqizimin e Despotatit për zhvillimin , kulturim dhe arsimimin e Despotatit, Mbretërisë.

Sundimi i Muzakajve është sundim brez pas brezi, pra sundim trashëgimie i një dinastie jetëgjatë përafërsisht si sundim mbretëror e perandorak dhe nuk është sundim si principatë jetëshkurtër dhe e lindur në luftë dhe e shuar në luftë.

Andrea Muzaka I  (1279-1319Andrea Muzaka vendosi de facto një sundim territorial të pavarur, i cili më vonë përfshiu zonën e Myzeqesë( Muzakinë) Beratin,Devollin e Vjosën. Së bashku me perandorin dhe bizantinët Muzaka përballoi serbët e Stefan Uroshi II Milutin kur ata sulmuan Shqipërinë nga veriu. Ai u njoh zyrtarisht nga Perandori Andronikos II si guvernator i Shqipërisë së Mesme.

 

Andrea II Muzaka ( 1319–1372 ) Nën drejtimin e tij, Muzakajt u vunë në krye të lëvizjeve antibizantine të viteve 1335-1341, që përfshiu trevat shqiptare jugore. Në vitin 1336 lëvizja antibizantine e Muzakajve u shtyp, muzakajt u shpronësuan  dhe u dëbuan shume fisnikë të tyre në Itali dhe sidomos ne Peloponez

 

Por Muzakajt u organizuan akoma më fuqishëm të cilët   njihen për luftën dhe fitoret e mëdha të tyre tyre kundër Perandorisë serbe, e cila ishte  aq shumë e rëndësishme në Mesjetë për gjithë shqiptarët pasi serbët ishin kërcënuesit më të mëdhenj  dhe synonin asimilimin dhe serbizimin e popullsisë dhe të trojeve shqiptare.Dhe më vonë  despot Andrea Muzaka  ia mori  Mark Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit.  Andrea II Muzaka, kishte përfshirë në principatën e tij Myzeqenë(Muzakinë), Beratin, Tomoricën, Skraparin, Këlcyrën, Përmetin, Oparin, Devollin, Kolonjën e Kosturin

 

Teodor II Muzaka – Princi dëshmor i Betejës antiosmane të Kosovës, 1389.

Teodor II Muzaka ishte një nga princat më të shquar të Arbërisë në shekullin XIV dhe pjesëtar i familjes fisnike Muzaka,ishte djali i Andrea II Muzakës, Despotit të Epirit, një prej sundimtarëve më të fuqishëm arbërorë të kohës.

,Teodor II Muzaka mori pjesë në Betejën e Kosovës më 1389 në anën e koalicionit ballkanik dhe ra në fushën e betejës.

Vdekja e Teodor II Muzakës në Betejën e Kosovës e bën atë një nga fisnikët arbërorë më të njohur që sakrifikuan jetën në përballjen kundër zgjerimit osman. Për këtë arsye, në historiografinë shqiptare ai nderohet si një dëshmor i kësaj beteje dhe si simbol i pjesëmarrjes së arbërve në koalicionin ballkanik të vitit 1389.

 

Të vendoset  përmendore madhështore të fisnikëve të saj në Shqipëri dhe Kosovë

 

Duke u nisur nga aktiviteti historik lutarak, patriotik e kulturor; për nga rëndësia dhe jetëgjatësia e Dinastisë së Lavdishme Muzakaj, prej numrit të madh të fisnikëve të shquar të dalë nga kjo Derë fisnikërie,  nisur nga historia nga ajo  se cfarë kam lexuar e studiuar mga historinë shqiptarë dhe të huaj, pra nga ao se cfarë ka shkruar e shënuar historia më rezulton se Muzakajt janë  në qëndër të Historisë mesjetare shqiptare e cila  ka sunduar në një hapësirë të madhe të trojeve arbërore, por që aktiviteti i kësaj Dinastie u ka shërbyer në mbrojtje dhe në ndihmë të të gjitha trevave shqiptare  që kanë qenë nën sundimin bizantin, latin,bullgar, serb dhe osman.

 

Shteti i parë shqiptar i pavarur në Mesjetë ishte Principata e Lavdishme e Muzakajve.

 

Dinastia e Lavdishme e Muzakajve ka meritën e madhe pasi ajo gjithmonë është përpjekur për të krijuar një shtet të pavarur shqiptar, dhe për këtë arësye ajo ka luftuar kundër Konstandinopojën , Carëve të Serbisë dhe kundër të gjithë atyre që mbanin të pushtuara trojet arbërore në Mesjetë  pas kryqëzatës së 4-t të vitit 1204.

 

Muzakajt kanë luftuar  me anzhuinët e Napolit (1273-1281), ku kreu i  derës së Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës.

 

Despoti Andrea II Muzaka, synonte të krijonte mevehtësinë e zotërimeve të Muzakëve, prandaj drejtoi lëvizjen antibizantine të viteve 1335 – 1341, por dështoi dhe pas shtypjes të kryengritjes, Perandori urdhëroi shpronsimin dhe dëbimin e fisnikëve Muzaka. [Robert Elsie. A biographical Dictionary of Albanian Histrory. I.B. Tauris 2012]

Por më e rëndësishmja në historinë e Diunastisë Muzakaj është lufta kundër pushtuesve sllavo-serb të trojeve shqiptare. Pasojet më të rënda nga  Perandoria serbe u janë shkaktuar sidomos shqiptarëve të Dardanisë dhe nuk e di se në Kosovë a ka ndonjë emërtim të ndonjë rruge, sheshi, institucioni  dhe  busti  nga dinastia e Muzakajve, të cilët kanë meritën e madhe se ata krijuan  Despotatin e Beratit, me tiparet e një shteti shqiptar administrativo-ushtarak autonom të cilët  luftuan dhe mposhtën Perandorinë kryqtare  serbe, një Perandori  kriminale dhe  gjenocidiste shqiptarëvrasëse  por që pasojat më të rënda i vuajtën shqiptarët e Dardanisë të cilët ishin në prag të asimilimit të plotë, por që kjo u ndërpre nga pushtimi Osman i Kosovës dhe Ballkanit,pushtim  nën të cilin për 500 vite ranë edhe armiqt e shqiptarëve grekët, bullgarët  e serbët barbarë e zullumqarë kundër të cilëve gjatë një periudhe mbi 200 vjecare luftuan fisnikët dhe bujarët e dinastisë Muzaka.

Dhe pas 500 vitesh kur filloi rënia e Perandorisë Osmani pikërisht po këta armiq mesjetar të shqiptarëve si serbët e grekët  bënë kualicionin dhe ushtruan gjenocid gjatë dy shekujve , 19 dhe 20 kundër shqiptarëve qofshin ata muslimane apo kristian për t’i dëbuar nga trojet dhe për t’i asimiluar. Pra para pushtimit Osman të Ballkanit ka pasur shqiptarë dhe kanë qenë etnia më e madhe e Ballkanit ,egzistenca e të cilëve ka qenë gjithmonë e kërcënuar  nga romakët, bizantinët, serbët, bullgarët dhe latino-kryqtarët. Dhe shqiptarët edhe kur ishin shumica e tyre   ortodoks  i kishin po këta armiq sllavo-grekë ortodoks dhe europian edhe në Mesjetë.

Pra, fisnikëria dhe shqiptarët ortdoksë në Mesjetë luftuan kundër perandorive ortodokse të Bizantit, Bullgarisë dhe Serbisë , ashtu sikurse pas 500 vitesh peshën kryesore kundër po serbëve, grekëve dhe bullgarëve por edhe kundër perandorisë Osmane e mbajtën shqiptarët muslimanë , kryesisht ata të Kosovës.Historia duhet rishkruar , sepse këto të vërteta që citova më lart nuk u pëlqejnë armiqve të shqiptare  atyre që kanë ngritur shtetet e tyre mbi trojet e shqiptarëve, dhe as Europës në tërësi që edhe ajo ka mëkatet e mëdha që e kanë miratuar dhe mbështetur këtë padrejtësi kundër shqiptarëve

 

Muzakajt kanë specifikë të vecantë nga shumë fisnikë të  tjerë shqiptarë, pasi Muzakajt nuk lidhnin miqësira e krushqira e Dinastinë  dhe as me carët serbë  të cilët ishin armiqt më të egër të shqiptarëve, dhe sidomos të shqiptarëve të Dardanisë por edhe kudo që ata pushtuan tokat e Ilirikut shkretuan , vranë, dogjën , dëbuan dhe bënë lloj-lloj masakrash kundër shqiptarëve, ndërsa Muzakajt  kanë qenë qëndrestarët që  i kanë thyer e mposhtuar pushtuesit barbar serbë.

Dinastia Muzaka ka qenë e pranishme kudo në ngjarjet më rëndësi madhore historike për etninë shqiptare, kanë marrë pjesë  në Betejën e Kosovës kundër Osmanëve në vitin 1389, ku u vra Teodor Muzaka. Ndërsa ,Jakup Bej Muzaka (i biri i Teodor III Muzakës) shërbeu si sanxhak-be i Sanxhakut të Shqipërisë nën Perandorinë Osmane.

Sanxhaku i Arbërisë përfaqëson përkufizimin e parë të Arbërisë nga Perandoria Osmane si njësi territoriale, që lidh etninë shqiptare dhe gjuhën shqipe  me një territor të caktuar.

Muzakajt shquhen edhe si luftëtarë fitues të luftrave të mëdha, por  edhe si politikanë dhe diplomatë të cilët me diplomacinë e tyre  i shfrytëzuan mjaft mirë rrethanat e kohës duke i shfrytëzuar ato  me qëllim që të zgjeroheshin me territore dhe që e njohën sundimin e tyre si principatë e pavarur nga Perandoria bizantine por më vonë edhe si sanxhak arbëror nga Perandoria Osmane.

Teodor Muzaka i Riu dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje kanë marrë pjesë pjesë edhe në Lidhjen e Lezhës në Epokën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.

Pra në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare  kanë marrë pjesë jo një por më shumë fisnikë nga kjo Dinasti e Lavdishme Shqiptare.

Nga Dinastia Muzaka shquhen edhe  Gjin Muzaka, despotit të Beratit, zot dhe sundimtar i Myzeqesë, Selenicës së Vlorës, Tomorricës, Skraparit, Oparit, Devollit, Korçës, Kosturit e deri në Janinë. Pas vdekjes së tij, titullin e despotit e trashëgoi djali i madh, Gjon Muzaka.

 

Emrin i Familjes së madhe  fisnike Muzakaj përmebdet  nga rreth vitit 1090. Në fund të shek. XIII Muzakajt siguruan  prona të shumta me krahinat fqinje të Tomoricës, Skraparit, Këlcyrës e Beratit në perëndim dhe në ultësirën e Korçës në lindje.Principata e Muzakajve ishte Principata shqiptare më e Lavdishme dhe më jetëgjatë  e cila u krijua dhe sfidoi mbeturinat  kryqëzatës së 4-t që rrënuan e plackitën  Konstandinopojën , kulturën dhe qytetërimi e saj; të cilët  rrënuan dhe grabitën Ilirikun.

Muzakajt sfiduan dhe krijuan Principaten Shqiptare në luftë kundër Bizantinëve dhe Perandorisë serbe të Stefanëve nemajniqë. Në kohën e pushtimit serb të Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymëzuesit e qëndresës dhe ishin vazhdimisht në luftë me sundimtarin serb  të zonës së Beratit e të Vlorës, despotin Ivan Komnen Asenin. Në vitin  1350 Andrea II Muzaka cliroi  Beratin dhe dëboi  nga aty sundimtarin e  Stefan Dushanit. Despoti i Lavdishëm  Andrea II Muzaka theu në vitin 1370  ushtrinë e krajlit serb  Vukashin, dhe për këtë fitore të madhe e të rëndësishme të tij në mbrojtje të trojeve shqiptare por edhe të Konstandinopojës Johani V Paleologu, Perandori i Bizatin me këtë rast i dha  Andrea II Muzakës titullin e despotit, dhe bashkë me këtë i dhuroi emblemën  perandorake: shqiponjën me dy krerë. Pas një viti MUZAKA e cliroi edhe Kosturin dhe dëboi të birin e Vukashinit, Krajlevicin nga Kosturi.

Bashkë me konfirmimin e titullit despot, perandor Johani V Paleologu i kaloi Andrea II Muzakës edhe të drejtat mbi Kosturin. Ndonjë vit më vonë despot Andrea i rrëmbeu Mark Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit.

Me këtë shkrim të shkurtër dua edhe t’ua tërheq vëmëndjen institucioneve akademike dhe atyre qeveritare  qëndrore e lokale  në Kosovë që nëse akoma nuk e kanë vlerësuar Dinastinë Muzakaj  e cila  nuk ka një, por ka një numër të madh meritorësh  fisnikë e bujarë  dhe që meritojnë  vendosjen e emrit  të tyre të ndonjë sheshi të madh, rruge kryesore , institucioni  dhe  ngritjen ndonjë  permendoreje historike kushtuar ndonjërit prej  sundimtarëve  nga kjo Dinasti e Lavdishme Shqiptare.

Le shërbejë ky opinion-propozim publik i mi edhe si propozim te institucionet qendrore e vendore jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë për ngritjen e permendores madhështore për nder të Dinastisë së Lavdishme shqiptare të Muzakajve.

 ALEANCA ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KËRKON NJË SHQIPËRI TË FORTË- Nga Frank Shkreli

Nga delegacioni i parë amerikan në Shqipëri, në mars/prill 1991, te ardhja e
   ambasadorit Eric Wendt në Tiranë: “Një kapitull i ri nisi për Shqipërinë”
                                               
Ka momente në jetën e një personi që nuk maten vetëm me datat në kalendar.  Ato mbeten në kujtesë sepse shënojnë një kthesë.  Për mua, një nga momente të tilla ishte marsi-prilli i vitit 1991, kur, pak pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pata privilegjin të isha pjesë e delegacionit të parë amerikan që mbërriti në Shqipëri.  Më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike pas një ndërprerjeje prej më shumë se gjysmë shekulli. Pak më pas, një delegacion amerikan mbërriti në Shqipëri për të hedhur themelet e pranisë së re diplomatike amerikane në vend, pas shembjes sës Murit të Berlinit. 50-vjet Shqipëria priti. Isha aty.  Ishte një moment historik për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, dhe për shqiptarët që për dekada kishin parë Amerikën si simbol të lirisë, demokracisë dhe shpresës.  Shqipëria sapo kishte filluar të dalë nga diktatura komuniste. Institucionet demokratike ishin në fillimet e tyre. Shoqëria shqiptare po përjetonte një transformim të jashtëzakonshëm dhe askush nuk mund ta dinte me siguri se si do të zhvillohej ky process në të ardhmen. Por një gjë ishte e qartë: Amerika ishte kthyer në Shqipëri.
Sot, 35 vjet më vonë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi — se me arritjen në Tiranë të ambasadorit të ri amerikan, Eric P. Wendt — “një kapitull i ri nis në Shqipëri”.  Kjo shprehje, më sjell, natyrshëm, në kujtesë atë fillimin e madh të vitit 1991. Por këtë herë pyetja është ndryshe. Nuk është më — vetëm — se çfarë mund të bëjë Amerika për Shqipërinë? Sot, 35 vite më vonë, pyetja duhet të jetë edhe se çfarë duhet të bëjë sot Shqipëria për ta bërë edhe më të fortë aleancën e saj historike me Shtetet e Bashkuara?  Po, sot Shtetet e Bashkuara kanë në Shqipëri një ambasador të ri, në një kohë të re. Eric Wendt mbërriti në Tiranë me një përvojë të gjatë në ushtrinë amerikane dhe në strukturat e NATO-s. Para Senatit amerikan, ai identifikoi ndër prioritetet e tij luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, si dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe krijimin e një klime transparente për investitorët amerikanë.  Këto janë çështje që lidhen drejtpërdrejt me politikën e brendshme shqiptare.  Dhe kjo është ajo që e bën ardhjen e ambasadorit të ri një moment të rëndësishëm për Tiranën.  Sepse një marrëdhënie strategjike nuk mund të mbahet vetëm mbi deklarata miqësie, fotografi zyrtare apo marrëveshje ushtarake. Ajo kërkon institucione të forta.
Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë, por Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj. Gjatë këtyre dekadave, Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në Shqipëri, në demokratizim, në forcimin e institucioneve, në reformën në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit,  krimit të organizuar, në siguri dhe në integrimin euroatlantik.  Shqipëria është sot anëtare e NATO-s.  Por një aleat i fortë nuk është vetëm ai që merr ndihmë nga aleati i tij.  Është edhe ai që ndërton një shtet të aftë për të kontribuar në sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë e përbashkët.  Këtu qëndron përgjegjësia shqiptare. Washingtoni mund të ofrojë ekspertizë, mbështetje dhe bashkëpunim, ashtu siç ka ndodhur gjatë 35-viteve të kaluara. Por Amerika nuk mund të ndërtojë institucionet demokratike shqiptare në vend të vet shqiptarëve. Këtë duhet ta bëjë Shqipëria.  Shteti ligjor duhet të jetë mbi pushtetin.  Nëse institucionet e drejtësisë mund të funksionojnë të pavarura nga politika, Shqipëria bëhet më e fortë. Dhe një Shqipëri më e fortë bëhet automatikisht një aleate më e besueshme e Shteteve të Bashkuara.  Amerika, nga ana tjetër, duhet të jetë aleate e Shqipërisë, jo e një partie. Një marrëdhënie e shëndetshme shqiptaro-amerikane kërkon gjithashtu që SHBA-ja të mos identifikohet me asnjë forcë politike shqiptare.
Amerika është aleate e Shqipërisë.  Kjo do të thotë marrëdhënie me qeverinë, por edhe me opozitën, me institucionet shtetërore, por edhe me shoqërinë civile, median, universitetet dhe botën e biznesit. Nëse këto 35-vite kanë mësuar nodnjë gjë, ajo është se politika shqiptare nuk duhet ta përdorë Washingtonin si armë në konfliktet e saj të brendshme. Ambasadori amerikan nuk mund të jetë arbitri i përhershëm i mosmarrëveshjeve shqiptare.  Në një demokraci të konsoliduar, problemet politike zgjidhen nga institucionet dhe nga qytetarët shqiptarë.  Ideja është që aleanca me Amerikën duhet ta forcojë demokracinë shqiptare, jo ta zëvendësojë atë.  Një media e lirë është pjesë e një demokracie të fortë. Kjo është një çështje që e prek edhe përvojën time të gjatë në gazetari.  Një demokraci nuk mund të jetë e shëndetshme pa një media të lirë dhe profesionale.  Gazetarët duhet të kenë mundësi të hetojnë dhe të kritikojnë pushtetin, pa presione politike apo ekonomike. Media nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë. Por as zgjatim i opozitës. Ajo duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Sepse qytetari që nuk ka informacion të lirë nuk mund të marrë vendime plotësisht të lira.  Dhe kjo është një vlerë që lidh drejtpërdrejt demokracinë shqiptare me traditën demokratike amerikane.
Gjithashtu, investimet amerikane kërkojnë rregulla të barabarta. Një tjetër fushë ku Shqipëria mund të bëjë shumë më tepër është ekonomia. Në deklarimet e tij para Senatit, Wendt ka vënë theks te nevoja për një klimë transparente dhe një fushë të barabartë për investitorët amerikanë.   Nga pikëpamja e sigurisë ushtarake kombëtare, Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mbetet një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Por koncepti i sigurisë ka ndryshuar.  Sot ai përfshin sigurinë kibernetike, energjinë, infrastrukturën strategjike, teknologjinë, luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike.  Në një rajon ku Rusia dhe Kina kërkojnë ndikim, Shqipëria ka interes të ruajë dhe të forcojë orientimin e saj euroatlantik.
Në vitin 1991, kur delegacioni i parë amerikan mbërrijti në Shqipëri, vendi kishte nevojë për ndihmë në çdo fushë për të ndërtuar institucionet e demokracisë dhe të ekonomisë.  Sot, Shqipëria ka 35 vjet përvojë.  Ka kaluar nga izolimi total komunist në NATO. Ka ndërtuar institucione të reja. Ka bërë reforma të rëndësishme.  Por procesi i forcimit të demokracisë nuk mbaron. Përkundrazi, një demokraci e vërtetë kërkon mirëmbajtje të përditshme.  Prandaj Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj duke forcuar drejtësinë, të luftojë korrupsionin, të mbrojë institucionet e pavarura, të respektojë opozitën, të garantojë zgjedhje të besueshme, të mbrojë median e lirë, të krijojë konkurrencë të ndershme ekonomike, të luftojë krimin e organizuar, që të vazhdojë të jetë një aleate aktive dhe e besueshme edhe brenda NATO-s.  Këto nuk duhet të bëhen për t’i bërë qejfin Amerikës. Duhet të bëhen për Shqipërinë. Nga viti 1991 në vitin 2026!  Kur mendoj për atë delegacion të parë amerikan që mbërrijti në Shqipëri në mars/prill 1991 dhe e krahasoj atë me ardhjen e ambasadorit Eric Wendt sot, shoh dy Shqipëri të ndryshme. Njëra sapo kishte dalë nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, e shkatërruar në çdo kuptim e fushë veprimi. Shqipëria tjetër sot është një vend anëtar i NATO-s, pjesë e botës euroatlantike dhe me aspiratën për t’u integruar, plotësisht, në Bashkimin Evropian.
Por ekziston një vijë që i lidh të dyja periudhat — e ajo vijë është besimi i shqiptarëve te Shtetet e Bashkuara dhe rëndësia që ka aleanca e Shqipërisë me Washingtonin, për të ardhmen e vendit. Prandaj ardhja e ambasadorit Wendt në Tiranë nuk duhet parë, thjesht, si një ndryshim në krye të ambasadës amerikane. Duhet parë edhe si një mundësi për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet amertikano-shqiptare, ashtu siç e deklaroi edhe Ambasada amerikane atje. Një kapitull ku Washingtoni vazhdon të jetë pranë Shqipërisë, por edhe një kapitull i ri në të cilin Tirana zyrtare merr më shumë përgjegjësi për forcimin e demokracisë së saj. Në vitin 1991, delegacioni i parë amerikan shkoi në Shqipëri për të hapur një derë që kishte qenë e mbyllur për më shumë se gjysmë shekulli regjim komunist — ndër më të shëmëtuarit dhe ndër më të barbarët e ish-botës komuniste.  Sot, ajo derë është e hapur. Detyra e këtij brezi të shqiptarëve është që të sigurohet se ajo derë do të mbetet e hapur dhe që marrëdhënia që kaloi nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me 15 mars, 1991, në një aleancë strategjike — të bëhet sot edhe më e fortë. Mbi të gjitha, kjo kërkon një Shqipëri më demokratike. Më transparente. Më të drejtë për të gjithë.  Më të fortë, institucionalisht, por edhe ushtarakisht. Dhe më të besueshme si aleate që ndanë vlerat euroatlantike. Amerika ka qenë pranë shqiptarëve në momentet vendimtare të historisë së tyre moderne. Tani është radha e Shqipërisë dhe e shqiptarëve të tregojnë se Kombi shqiptar është një aleat që di ta mbrojë, ta forcojë dhe ta meritojë këtë miqësi historike me Shtetet e Bashkuara. Kjo është përgjegjësia e kapitullit të ri të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Kështu e shoh edhe unë kapitullin e ri të marrëdhënieve amerikano-shqiptare pas 35 viteve të rivendosjes së tyre, me besimin se me mbërritjen e Ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara, Eric Wendtt në Tiranë, vërtetë, “Një kapitull i ri nisi për Shqipërinë”.
Frank Shkreli

DEKLARATË E ISH-KONGRESISTIT JOSEPH J. DIOGUARDI: Kërkesa ime e parë dhe e fundit: propozoj Faton Bislimin si kandidat konsensual për President të Republikës

New York, 2 Tetor 2026

Një pjesë të konsiderueshme të jetës sime ia kam kushtuar lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

E bëra këtë sepse besova në Kosovën. Besova në popullin e saj. Dhe besova se Amerika kishte një përgjegjësi historike për të qëndruar pranë atyre që luftonin për liri dhe demokraci.

Nuk i kam kërkuar kurrë Kosovës asgjë në këmbim. Sot, megjithatë, po kërkoj një gjë të vetme.

Kjo është kërkesa ime e parë — dhe do të jetë e fundit!

Kosova nuk mund ta përballojë një tjetër krizë politike, një tjetër bllokadë institucionale apo një tjetër palë zgjedhjesh, thjesht sepse liderët e saj politikë nuk arrijnë të pajtohen për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

E mirëpres Deklaratën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës lidhur me aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në një moment të vështirë dhe të dhimbshëm për Kosovën, ishte e rëndësishme që Kuvendi të fliste me përgjegjësi institucionale.

Por deklaratat duhet të pasohen nga veprimet.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar kornizën dhe afatin për zgjedhjen e Presidentit. Tani, liderët politikë të Kosovës kanë përgjegjësinë të veprojnë dhe ta përmbyllin këtë proces para 6 tetorit, duke shmangur një tjetër krizë të panevojshme institucionale.

Pikërisht për këtë arsye, u jam drejtuar me shkrim, më 27 gusht, drejtpërdrejt liderëve të partive politike të Kosovës, duke propozuar Faton Bislimin si kandidat konsensual për President të Republikës.

Fatoni nuk i përket një partie politike. Ai i përket Kosovës. E njoh Fatonin prej më shumë se dy dekadash. E kam përcjellë nga afër punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare.

Kontributi i tij ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në Washington, ku për më shumë se njëzet vjet ka punuar për Kosovën dhe ka ndërtuar marrëdhënie në të gjithë spektrin politik amerikan.

Ai e nisi këtë rrugëtim në fillim të viteve 2000, përfshirë angazhimin në stafin e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, nën udhëheqjen e mikut tim të dashur dhe mbështetësit të madh të Kosovës, kongresistit të ndjerë Tom Lantos.

Që nga ato ditë të para e deri më sot, Fatoni ka ndërtuar marrëdhënie të mirëfillta si me republikanët, ashtu edhe me demokratët. Ai e ka kuptuar një të vërtetë thelbësore për Washingtonin: Mbështetja e Amerikës për Kosovën nuk duhet t’i përkasë kurrë vetëm një partie. Ajo duhet të jetë pjesë e marrëdhënies së qëndrueshme ndërmjet popullit amerikan dhe popullit të Kosovës.

Fatoni e kupton këtë. Ai ka arsimimin, përvojën, gjykimin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe njohuritë e nevojshme për ta përfaqësuar Kosovën në këtë moment kritik.

Por ka edhe një arsye tjetër pse po flas tani.

Kosova po kalon një moment historik.

Zhvillimet e fundit në Hagë kanë prekur diçka shumë më të thellë se politika. Ato kanë prekur historinë, dinjitetin dhe kujtesën e një populli që luftoi për lirinë e tij.

Kosova duhet ta respektojë procesin gjyqësor. Por ajo duhet të ketë edhe guximin dhe përgjegjësinë për ta ruajtur të vërtetën mbi luftën e saj çlirimtare dhe për t’i mbrojtur vlerat legjitime për të cilat populli i saj sakrifikoi aq shumë.

Besoj se Faton Bislimi ka përvojën dhe mirëkuptimin e nevojshëm për të ndihmuar në udhëheqjen e kësaj përpjekjeje kombëtare — jo si përfaqësues i një partie, por si President që mund t’u flasë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ta përfaqësojë Republikën me dinjitet para Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe mbarë botës.

Ia kam kushtuar jetën time luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe së bashku me Shirley-n dhe AACL-në tonë, ne ndihmuam që ato të bëhen realitet!

Nuk kam pritur kurrë asgjë në këmbim.

Por sot, po u kërkoj liderëve politikë të Kosovës — këtë herë publikisht, pasi më 27 gusht u kam dërguar edhe letra — që ta vendosin vendin mbi partinë.

Po u kërkoj të shohin përtej kalkulimeve të radhës politike dhe të mendojnë për atë që historia do të kërkojë prej tyre.

A mund ta gjejë Kosova unitetin pikërisht atëherë kur ka më së shumti nevojë për të? A mund ta parandalojnë liderët e saj politikë një tjetër krizë institucionale? A mund ta zgjedhin një President që përfaqëson tërë vendin, e jo vetëm një kamp politik?

Besoj se përgjigjja mund të jetë po. Dhe besoj se Faton Bislimi është një njeri i aftë për ta bartur këtë përgjegjësi.

Prandaj, kjo është kërkesa ime e parë dhe e fundit: Ju lutem, mos e çoni Kosovën drejt një pale tjetër zgjedhjesh për shkak të dështimit për ta zgjedhur Presidentin e saj.

Ju lutem, vendoseni Kosovën të parën.

Ju lutem, gjeni guximin të zgjidhni unitetin në vend të përçarjes, Republikën në vend të partisë dhe të ardhmen në vend të kalkulimeve politike.

Kam qëndruar pranë Kosovës për dekada të tëra. Sot, qëndroj edhe një herë pranë saj. Dhe u kërkoj liderëve të saj — ndoshta për herë të fundit — që edhe ata të qëndrojnë pranë Kosovës.

Për hir të Kosovës. Për hir të popullit të saj. Dhe për hir të lirisë për të cilën aq shumë njerëz sakrifikuan gjithçka.

Joe DioGuardi

Vetëfajësimi si rrugë qorre- Nga VETON SURROI

 

Një pjesë e konsiderueshme e ligjërimit publik po bën dy gabime madhore: vetëfajësimin e UÇK-së dhe të Kosovës për ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe përpjekjen që Aktgjykimi të tejkalohet me masa politike. Kjo po i dëmton interesat e vendit, karakterin e drejtë të luftës së UÇK-së, të drejtat e katër të dënuarve dhe dinjitetin e viktimave. Vendi duhet të bashkohet për betejën e radhës, atë që do të zhvillohet në Apel, ku konstatimi i shkallës së parë për ndërmarrjen e përbashkët kriminale duhet t’i qëndrojë shqyrtimit juridik.

1.

Nuk mendoj se po arrihet të mbrohen mjaftueshëm interesat strategjike të Kosovës pas Aktgjykimit të 16 shtatorit në rastin Thaçi et al., me reagimet në formën e deklarimeve politike, demonstratave të përnatshme, një deklarate të përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe një projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja.

Për nevoja të këtij shkrimi dhe për këtë moment, po i përkufizoj interesat strategjike në tri pika: mbrojtja e Kosovës dhe e UÇK-së nga fajësimi kolektiv; mbrojtja e së drejtës së katër të dënuarve që argumentet e tyre të shqyrtohen në një proces të drejtë dhe të paanshëm në Apel; dhe krijimi i një kohezioni shoqëror rreth një çështjeje me peshë historike.

Lajmi i mirë është se në të gjitha këto reagime ekziston diku një frymë që synon ta përbashkojë ligjërimin publik – në mbrojtje të Kosovës, UÇK-së, katër të dënuarve dhe viktimave – dhe kjo u manifestua shprehimisht në njërën pikë të Deklaratës së Kuvendit.

Por mbeten, për mendimin tim, dy probleme themelore që shkojnë kundër këtyre interesave strategjike.

 

2.

I pari është vetëfajësimi kolektiv, pra shndërrimi i Aktgjykimit të 16 shtatorit në dënim të UÇK-së dhe të Kosovës.

Kjo në fund u manifestua edhe me shkrim, që në pikën e parë të Dokumentit të PDK-së për qëllimet themelore të ndryshimit të Ligjit, ku thuhet:

“Gjykata Speciale ka tejkaluar qëllimin themelues dhe mandatin kushtetues të përgjegjësisë penale individuale duke e kualifikuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si një ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’.”

Ky konstatim është i pasaktë: Aktgjykimi nuk e ka cilësuar UÇK-në, si organizatë, si ndërmarrje të përbashkët kriminale. Ai ka konstatuar ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe pjesëmarrjen në të të katër të dënuarve dhe të personave të tjerë. Ky është një dallim thelbësor juridik, sepse ndërmarrja e përbashkët kriminale është formë e përgjegjësisë penale individuale, jo aktgjykim ndaj një organizate të tërë.

Kur vetë institucionet dhe partitë e Kosovës e lexojnë Aktgjykimin si cilësim të UÇK-së si ndërmarrje kriminale, ato e përvetësojnë dhe e shumëfishojnë pikërisht interpretimin e fajësisë kolektive që duhet ta kundërshtojnë. Kjo është krejtësisht në kundërshtim me interesin parësor strategjik të vendit: që UÇK-ja dhe përpjekja e Kosovës për pavarësi të mos fajësohen kolektivisht.

Për më tepër, ky konstatim nuk u ndihmon as katër të dënuarve në shkallë të parë. Kauza e tyre para Apelit nuk është të dëshmojnë se UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por të dëshmojnë se Trupi Gjykues ka gabuar juridikisht ose faktikisht kur ka konstatuar se secili prej tyre ishte pjesëmarrës në një ndërmarrje të tillë, se kishte synimin e nevojshëm kriminal dhe se kishte dhënë kontribut domethënës në realizimin e saj.

Problemi i dytë është koncepti se aktgjykimet mund të ndryshohen duke i disiplinuar gjykatat që i kanë nxjerrë ato.

Kështu disi tingëllon pika e Deklaratës së Kuvendit ku kërkohet “nga Dhomat e Specializuara të respektojë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kjo dëshmon mungesë të qartë të ndjeshmërisë ndaj pavarësisë gjyqësore dhe ndarjes së pushteteve. Mandati i një gjykate përcaktohet nga Kushtetuta dhe ligji, jo nga interpretimi i mëvonshëm politik i vullnetit të Kuvendit.

Për më tepër, kjo dëshmon mungesë ndjeshmërie ndaj ndërlikimit juridik dhe politik në të cilin është futur Kosova kur e ka ndryshuar Kushtetutën për t’i vendosur Dhomat e Specializuara si kategori kushtetuese, e cila mund të ndryshohet vetëm përmes procedurës së ndryshimit të Kushtetutës dhe jo me një ligj të zakonshëm.

Ideja se rregullat e lojës mund të ndryshohen gjatë lojës është mjaft e vështirë. Por kjo vështirësi shumëfishohet deri në pamundësi me idenë se një ligj i zakonshëm mund të ndryshojë një dispozitë kushtetuese ose t’i zhbëjë njëanshëm detyrimet e marra përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar.

Kështu disi tingëllon një pjesë e logjikës së projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndonëse projektligji parasheh që procedura aktuale të vazhdojë deri në vendimin e Apelit, ai synon që hapat e mëtejshëm juridikë, përfshirë mjetet pas Apelit, t’i kalojnë sistemit gjyqësor të Kosovës, me shpresën se në këtë mënyrë mund të zbutet ose të ndryshohet efekti i Aktgjykimit të Apelit.

Dhe, nëse tingëllon kështu, kjo nuk është domosdoshmërisht mirë për të dënuarit. Kauza themelore e tyre është se si të forcohen argumentet para Apelit, jo si të ndryshohen procedurat juridike pas tij. Një investim kaq i madh politik në ndryshimin e rrugës pas Apelit mund të dërgojë mesazhin se institucionet dhe partitë e Kosovës nuk kanë besim të mjaftueshëm në fuqinë e argumenteve të mbrojtjes brenda vetë procesit të Apelit.

3.

Le t’i përmbysim për një moment dy problemet e identifikuara: vetëfajësimin kolektiv dhe idenë se Aktgjykimi i 16 shtatorit mund të ndryshojë me veprime jashtë procedurës së përcaktuar juridike – me presion politik, deklarata parlamentare ose ndryshim të njëanshëm të Ligjit.

Pra, nuk konsiderojmë se Aktgjykimi e trajton UÇK-në si ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe nuk mendojmë se ekziston një rrugë alternative që mund ta ndryshojë Aktgjykimin, pos mjeteve juridike të përcaktuara: në këtë fazë Apelit dhe, nëse plotësohen kushtet juridiksionale në të ardhmen, sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Kjo na lë me një formulim që është dashur të jetë në Deklaratën e Kuvendit të Kosovës, por nuk ishte. Ja si do të dukej:

“Kuvendi rikujton se Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe nuk është i formës së prerë; për sa kohë procedura e Apelit është në zhvillim, të katër të dënuarit vazhdojnë të mbrohen nga prezumimi i pafajësisë dhe duhet t’u garantohen plotësisht e drejta për mbrojtje efektive, proces të drejtë dhe shqyrtim të paanshëm të ankesave të tyre.”

Ky formulim jep hapësirë të mjaftueshme për shndërrimin në veprime të të gjitha atyre kërkesave që janë identifikuar instinktivisht nga protestuesit në rrugë, në debatet dhe analizat publike, nga partitë politike dhe në njërën pikë të Deklaratës së Kuvendit: çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale.
Duke u mbështetur në Përmbledhjen zyrtare dhe në pritje të botimit të Aktgjykimit të plotë, beteja e ardhshme duket kryekëput juridike. Ekipet e mbrojtjes duhet të identifikojnë gabimet juridike, faktike dhe arsyetuese në përfundimin se Prokuroria kishte provuar, përtej dyshimit të arsyeshëm, ekzistencën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, synimin kriminal të secilit prej të dënuarve dhe kontributin domethënës të secilit në realizimin e saj. Paneli i Apelit duhet pastaj të vlerësojë nëse këto gabime e cenojnë Aktgjykimin.

Nga Përmbledhja e Aktgjykimit del se Trupi Gjykues ka konsideruar të provuara kryerjen e krimeve, dijeninë e udhëheqësve dhe dështimin e tyre për të reaguar. Por dijenia për krimet dhe dështimi për t’i parandaluar ose ndëshkuar ato nuk janë vetvetiu të njëjta me pjesëmarrjen në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Çështja qendrore për Apelin është nëse këto konstatime mjaftojnë për të provuar se të katërt kishin arritur dhe ndarë një marrëveshje për kryerjen e krimeve, se secili kishte synimin e nevojshëm kriminal dhe se secili kishte kontribuuar në mënyrë domethënëse në zbatimin e një plani të përbashkët me shtrirjen kohore, territoriale dhe organizative që ia atribuon Aktgjykimi.

Beteja e ardhshme juridike, pra, është të vihet në provë nëse Aktgjykimi e ka arsyetuar dhe mbështetur në prova ekzistencën e një marrëveshjeje kriminale; përmbajtjen e saj konkrete; synimin kriminal të secilit; kontributin domethënës të secilit në ndërmarrjen e përbashkët kriminale; lidhjen e qindra krimeve me një plan të vetëm; autoritetin ose ndikimin efektiv të katër të dënuarve mbi aktorët lokalë; dhe shtrirjen e planit në të gjitha zonat dhe gjatë gjithë konfliktit.

Lista vazhdon.

Një betejë e këtillë mund ta zërë Gjykatën e Apelit dhe të gjithë ne deri në vitin 2028. Kjo do të thotë se shoqëria kosovare do të kalojë, me vëmendje të përqendruar, nëpër traumën e përballjes me ngjarjet e viteve 1998 dhe 1999 – pra nëpër një proces të ballafaqimit me të kaluarën.
Ekziston një përgjegjësi e hapësirës publike kosovare, në radhë të parë e faktorëve prijës politikë, që gjatë këtij procesi të ruhen tri synimet strategjike të vendit: mbrojtja e Kosovës dhe e UÇK-së nga përgjegjësia kolektive; mbrojtja e të drejtës së katër të dënuarve për një gjykim të drejtë; dhe mbrojtja e kohezionit shoqëror, duke përfshirë këtu edhe dinjitetin dhe të drejtat e viktimave.

Kjo kërkon ndjekje të përpiktë të procesit gjyqësor, beteja e radhës e të cilit zhvillohet në Apel.
Në këtë proces, faktorët politikë duhet ta vërtetojnë zotimin e bërë në Deklaratën e Kuvendit:

“E vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë i përkasin së njëjtës Republikë.”

4.

Ditëve në vijim, testi i parë i veprimit të përbashkët të partive politike mund të jetë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Njëra prej rrugëve që mund të marrë ky projektligj është taktike: të futet në vorbullën e krizës së deritanishme politike, përfshirë edhe si njëra prej pikave të negociatave për zgjedhjen e presidentit. Teksti dhe synimet e projektligjit kanë material të mjaftueshëm që të zhyten në ndërlikueshmërinë juridike dhe kushtetuese të vendit.

Rruga tjetër mund të jetë strategjike. Energjia që do të investohej në një ndryshim të njëanshëm të mandatit dhe juridiksionit të Dhomave të Specializuara – me supozimin se kështu mund të krijohen kushte më të mira për të dënuarit – duhet të përqendrohet te mbyllja e Gjykatës speciale, madje si kategori kushtetuese deri më 2028. Kjo duhet të bëhet në dialog me Bashkimin Evropian , me një marrëveshje politike dhe juridike me partnerët me të cilët u krijua ky mekanizëm.

Njëkohësisht, duhet të ndërtohet energji e përbashkët e institucioneve dhe partive të Kosovës për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës dhe për hyrjen në fuqi të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për Kosovën, para përfundimit të procesit të Apelit. Kjo do ta hapte mundësinë që katër të dënuarit në shkallë të parë dhe çfarëdo që të jetë verdikti në Apel të kërkonin mbrojtje në sistemin e Strasburgut, sikurse qytetarët e tjerë evropianë.


Send this to a friend