Pas shpërbërjes totale dhe përfundimtare të ish perandorisë së kuqe ruso-sovjetike dhe kolabimit (kolapsit) total të ideologjisë së egër bolshevike dhe komunopansllaviste në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, ish presidenti rusë, Boris Nikolajeviq Jelcin, si të thuash mbi ruinat ose gërmadhat e përgjithshme të një sistemi (regjimi) të centralizuar dhe të korruptuar ruso-sovjetikë, iu qas ndryshimëve ose ” reformave të thella” politike dhe ekonomike në kuadër të shtetit ose “federatës së re” të Rusisë e cila sipas ëndërrave dhe fantazive të njohura cariste, hegjemoniste, militariste dhe ekspansioniste të Boris Jelcinit, Vladimir Putinit dhe oligarkëve tjerë të Kremilinit, do duhej të ishte pasardhëse ose trashegimtare e vërtetë e të të ashtuquajturës ” perandorisë së pestë ruse”, pas ” Rusisë së Kjevit” (“Kjevskaja Rasija”), ” Rusisë së Ivan Groznit”, ” Rusisë së Petrit të Madh” ose “Dinastisë së Romanovëve” dhe kështu me radhë.
Në këtë vorbullë të përgjithshme “reformash” ose”transformimesh të thella” anarkoiindividualiste ose anarkoliberaliste të shtetit dhe shoqërisë ruse nga një shtet ose shoqëri totalitare dhe “revolucionare” ose bolshevike në një shtet ose “shoqëri të re industriale dhe kapitaliste”: Boris Jelcini asokohe menjëherë pas firmosjes ose nënshkrimit të “epitafit të përbashkët” me Leonid Kravcukun e Ukrainës dhe Stanisllav Shoshkijeviqin e Bjellorusisë mbi vdekjën dhe varrosjen përfundimtare të ish BRSS-së me 1991 dhe 1992 ( Rusia, Ukraina dhe Bejjorusia si popuj dhe shtete sllave, ishin shtetët dhe popujt konstituivë ose shteformues të ish BRSS-ë)-filloi me privatizimin e resursëve, ndërmarjeve ose sipërmarjeve me të mëdha industriale dhe ekonomike të Rusisë.
Ndërkohë që përfituesit ose fituesit kryesor të “reformave” ose privatizimëve të mesipërme të Boris Jelcint dhe trashegimtarit të tij, Vladimir Putinit, atëbotë e sot ishin dhe ngelën vet Boris Jelcini dhe Vladimir Putini së bashku me burokratët ose oligarkët e njohur të ish “aparatit” të njohur politikë dhe ushtarako-policor të Kremlinit. Të cilët nga ish njerëz të pasur dhe me ndikim të madh në jetën e përgjithshme politike, policore dhe ushtarake të ish Bashkimit Sovjetik, u bën akoma më të pasur dhe me të fuqishëm në “Rusinë e re” ( “Novaja Rasinë”) e Boris Jelcinit dhe Vladimir Putinit& Company! Duke u ngritur kështu në miliarder ose multimiarder të ndryshëm me pasuri dhe ndikime të pakufijshme në Rusi dhe më gjërë.
E tërë kjo pra, duke lozur në menyrë përfide ose sllavo-bizantine me “kartën” e njohur të “Rusisë së Madhe” perandorake ose cariste si dhe me patriotizmin (nacionalizmin) e njohur ruso-madh në kohëra dhe hapësira të ndryshme evro-aziatike. Gjegjësisht, kontinentale dhe interkontinentale. Si dhe duke i asfiksuar, afektuar, xhindosur, harlisur dhe mobilizuar në këtë vorbullë të përgjithshme reaksionare, infantile dhe patologjike shtresat me të prapambetura ose me primitive të shtetit dhe shoqërise ruse në luftëra ose konfliktë të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ceçeni, Gjeorgji ( Ingusheti, Abazi ose Ingusheti), Ukrainë etj. Të ngjashme ose analoge me luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare të Milloshevicit dhe regjimit të tij kriminal ose fashist në Serbi-kundër Kosovës, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës etj.
Ndërka, Bjellorusia ngeli e përkëdhlura ose “motra e vogël” strategike dhe gjeopolitike e Rusisë…Ashtu sikurse edhe Mali i Zi që ishte dikur (e ndofta edhe sot?) si e përkedhëlura ose aleatja kryesore e Serbisë në luftërat dhe masakrat e saj morbide dhe tepër sadiste kundër shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve.
Përderisa, Sllovenia me tepër do mjund të definohej ose përceptohej si “Armenia” ose “Kazakistani Verior” i Serbisë…?!
Se këndejmi, rusët pos tjerash i trashëguan edhe rezervat, thesarin ose pasurinë me të madhe ose kryesore të ish BRSS-së së bashku me armet e njohura nuklerare ose atomike dhe kështu me radhë. Ashtu sikurse edhe serbët që i “trashëguan” ( privuan) të të gjitha resursët, pasuritë ose potencialet e dikurshme monetare, tregtare, finansiare, industriale, ekonomike, ushtarake (luftarake), politike dhe të tjera nga ish Jugosllavia. Duke i vrarë dhe masakruar shqiptarët, kroatët dhe popujt tjerë me armët ose teknologjinë luftarake ose ushtarake të cilat i kishin ngritur ose siguruar dikur falë punës ose “kontributit të përbashkët” në kuadër të ish “federatës jugosllave”!
Edhe divorcin (shkurorëzimin) ose ” abortin” e tyre me ish vendët dhe popujt tjerë, serbët dhe rusët, për dallim të popujve ose vendëve tjera, e përjetuan me dhembje, trauma, gjakderdhje dhe pezmatime të shumëta. Shkaqet, faktorët, indikatorët ose predikatorët e ndryshëm determinat dhe paradigmatik në këtë kontekst janë të shumtë dhe të shumëfishtë.
Ndërkohë që “historia” e njerëzve ose popujve të ndryshëm artificial ose johistorik, është shumë me tepër se sa histori në raste, atmosfera ose situata të mesipërme reaksionale, iracionale, anakronike, paradoksale, infantile ose patologjike.
Në këtë prizëm, serbët (Serbia) dhe rusët( Rusia) me tepër të ngjajnë në popuj ose në shtete të ndryshme reaksionare dhe anarkiste në tension dhe depresion të thellë individual dhe kolektivë, se sa në shtete ose popuj të civilizuar, integral dhe përparimtarë ku Niloliqi, Daçiqi, Putini ose Lavrori, nuk dallojnër aspak nga Millosheviçi, Drazha Mihajlloviqi, Rankovici, Stalini, Zhukovi, Beria, Brezhnjevi, Gromikoja ose Mollotovi si për shëmbull.
Ndryshe nga kjo, nën parullat dhe dogmat e njohura reaksionare, utopike dhe demagogjike të “shtetit dhe popullit qiellor serb deri në Tokio të Japonisë” ! Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij kriminal dhe fashist në Beograd, atëbotë i filluan luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë etj.
Dhe, kjo duke filluar që nga tubimi famëkeq i Millosheviçit me shovenistët serb në Gazimestanin e vitit 1989 në Kosovë!
Për të vazhduar kështu me kryengritjen dhe mobilizimin e masave ose shtresve më të prapambetura (primitive) të popullit ose shtetit serb në luftëra ose konflikte të përgjakshme dhe shkatërrimtare kundër kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe kështu me radhë. Çmenduri ose fantazma iracionale dhe neofashiste!
Fashizmi se këndejmi, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike të Ernst Blochut si dhe të shumë mendintarëve të tjerë, ne radhë të parë është kryengritje dhe një mobilzim i përgjithshëm i shtresave ose kategorive me të pazhvilluara dhe me të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare- kundër humanizmit, modernitetit, racionalitetit, edukatës, kulturës , progresit , zhvillimit dhe emancipimit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. Apo, kryengritje dhe një mobilizim i përgjithshëm iracional, infantil dhe patologjik kundër lirisë, paqës, drejtësisë dhe vlerave të njohura globale ose universale të jetës së njeriut. Ndonëse, i ngritur dhe projektuar edhe mbi ” materien” ose “substratin” e ideve ose teorive te ndryshme “elitare”, “eksluziviste”, borxheze ose “sindikaliste” të Gjorgj Sorelit ose Vilfrid Paretit si “revolucioni konservativë” nga lartë-poshtë etj.
Ndryshe nga kjo, sipas vleresimëve, studimëve ,analizave dhe formulimeve të shumëta shkencore dhe metodologjike të shumë filozofëve, sociologëve, psikologëve, antropologëve dhe politologëve të njohur: Pos faktorit të njohur njeri. Gjegjësisht, natyrës dhe karakterit të njohur mental ose psikofizik të një personi ose individi. Një ndër shkaktarët ose faktorët kryesor të luftërave ose konfliktëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë, në radhë të parë janë faktori fetar (religjioni) ,faktori bilogjik, gjegjësisht ” pema” e njohur familjare ose gjenealogjike e grupit ose individividit së bashku me kodin e njohur nacional ose struklturalgjenetikë, variantën ose faktorin e njohur kimikë ( kimia e trurit, ngjyra e lekurës, ngjyra e trupit, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve etj.), faktori gjeografik (antropogjeografia, gjeografia politike etj.), faktori historik ( antropohistoria ose historia shteterore, nacionale ,fetare, kulturore, politike etj), faktori etnikë ( etnografia, etnologjia, etnogjeografia, etnohistoria, etnopsikologjia, etnofilozofia etj.), faktori sociofizik ( fizika sociale, fizika organike etj.), faktori ideologjik ( ideologjia shteterore, nacionale, politike, fetare, shkencore, kulturore, industriale, ekonomike etj.) , faktori mental ose psikologjik dhe kështu me radhë.
Aty janë edhe sfidat, zhvillimet, procesët, fenomenët dhe provokimet e ndryshme të historisë së njohur shtetërore ,nacionale, qytetare ose politike si njeriu (personi ose individi), populli(kombi), shteti, shoqëria, shëndeti, mirëqenja, ekzistenca, lumturia, paqja dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare…Psikologjia, sociologjia, filozofia, politologjia, historia, gjeografia, teologjia dhe ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike, ushtarake ( luftarake), fetare, kulturore, historike etj…Arti, shkenca, teknika, industria, ekonomia, etika dhe estetika e preferuar shtetërore ose nacionale dhe të ngjashme.
Pa i harruar këtu edhe hedonizmin, utopinë, dogmatizmin dhe demagogjitë e ndryshme fetare, kulturore, ushtarake ( luftarake), nacionale, politike, historike…Ekskurset, diskurset, imagjintat, fantazitë ,fenomenët dhe sfidat e reja fetare, sociokulturore, sociopsikologjike, sociohistorike, socioantropologjike, sociopolitike dhe të tjera. Sociologjinë si shkencë dhe një kritikë të njohur shoqërore dhe qytetare në mes ideologjisë, revolucionit dhe trashegimisë së përgjihshme shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike etj. Dialogun, kompromisin, konsenzusin, puralizmin dhe liberalizmin e njohur qytetar dhe demokratikë si sfidë apo si racionalizëm kritikë dhe metodologjik kundër iracionalizmi, totalitarizmit, autoritarizmit ose kundë çfarëdolloj militarizmi, hegjemonizmi ose ekspanzionizmi të mundshëm shtetërorë, nacional, ushtarak, politikë etj.
Në të kundërten, edhe marëdhëniet ose raportët e njohura në mes patriotizmit dhe nacionalizmit, shpeshherë u ngjajnë marëdhënieve ose raporteve të paqëndrueshme në mes dashurisë dhe urrejtjes.
Jetojmë në epokën e re të eduakatës, kulturës, etikës, disiplinës, emancipimit, përparimit dhe bashkëpunimit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar. Respektivisht, në botën globale të vlera dhe resurëve globale ose universale. Dhe, jo nepër atapat ose periudhat e errëta mesjetare, primitive ose arkaike .
Psikologjia, sociologjia, filozofia dhe antropologjia na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht se mëse tepërmi i luftojnë, urrejnë dhe mallkojnë të tjerët ata që kanë frikë dhe mosbesim të thellë në të kaluaren, identitetin, vetvetën ose historinë e tyre individuale dhe kolektive.
Ndërkohë që ngritja dhe formësimi i vetëdijes dhe strukturave të reja sociale dhe politike nepër etapa ose periudha të ndryshme reformatore ose tranzitorre: Përveç mbamendjes ose ideologjisë shtetërore ,nacionale, ushtarake, politike ose historike, gjithashtu kërkon edhe një të të ashtuquajtur “harresë” ose “tabula rasa” miniaturale në kuptimin e njohur racional, reflektivë dhe pozitivist të grupit, personit ose individit me të ciliat do u lëshohej vendi (radha) ose primati ngjarjeve, zhvillimëve , pritjeve, fenomenëve ,sfidave ose” provokimëve të reja” sociale ,kulturore, historike, gjeografike, shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, diplomatike etj.
Komentet