Reagimi im në X në përgjigje të statusit të @RichardGrenell – rreth pretendimit të tij se Kongresi Amerikan ka mbajtur një qendrim bipartizan në mbështetje të ish kryeministrit dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i cili bashkë me tri figura zyrtarësh të lartë publik, ish eksponentë të UÇK Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po përballen prej 6 vitesh në paraburgim me Gjykatën Speciale në Hagë dhe kur më 16 Shtator pritet të jepet verdikti i drejtësisë.
Pretendimi i Grenell se ka një qendrim bipartisan të Kongresit të SHBA nuk është i bazuar.
Kongresi që përfaqëson pushtetin ligjbërës nuk mund të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Kur ka indicie, përdor mekanizma konform Kushtetutës Amerikane.
Në rastin në fjalë nuk kemi asnjë dëshmi.
Statusi i Richard Grenell në X u amplifikua në mediat dhe ky lloj manipulimi i fakteve bie ndesh stabilitetit dhe është nxitës.
Disa ditë më parë ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Lordi Robertson në një intervistë tek Koha TV i bëri thirrje faktorit politik në Kosovë të konstituojë sa më shpejt institucionet e shtetit, përfshi zgjedhjen e Presidentit dhe të pranojnë sido që të jetë verdikti i Gjykatës Speciale në Hagë.
Dje në Kosovë pati një marsh masiv në mbështetje të UÇK, sepse rëndom konfondohet UÇK me katër të ndaluarit.
Ndërkohë Fazlli Hajdaraj, vëllai i Smajl Hajdarit, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe luftëtar i UÇK i vrarë pas lufte në Kosovë vinte re se Familja e Adem Jasharit, simbolit të UÇK nuk merrte pjesë në marshin e djeshëm dhe bënte dhe apel, duke qenë vetë 37 vjet aktivist i LDK, se përse kjo forcë politike nuk organizon marshe të tilla për zbardhjen e shumë vrasjeve të personaliteteve e figurave të shquara, shumë prej tyre luftëtarë të UÇK, që vinin nga ky krah politik.

Richard Grenell:
“16 shtatori është njoftimi i Gjykatës së Hagës mbi vendimin në çështjen e Jack Smith kundër ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që kur Jack Smith arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës gjatë rrugës për në Uashington, DC për t’u takuar me mua për negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.
Çështjet e Jack Smith në Amerikë kanë dështuar të gjitha. Ky rast në Evropë është i fundit që ai ka. Edhe demokratët nga Amerika dëshmuan në Hagë në emër të Thaçit duke thënë nën betim se pretendimet e Jack Smith ishin krejtësisht të rreme.
Pra, ka mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smith.
Tani varet nga Haga, 16 shtatori. Qëndroni në kontakt…”(Përkthimi me Google)

Elida Buçpapaj: “Keni zgjedhur një metodë të turpëshme të mbroni Z.Thaci, duke gënjyer. Tregoni për qendrimin bipartizan të Kongresit të SHBA! Jeni duke sulmuar sistemin e drejtësisë dhe qendrimi juaj është antiAmerikan. Jam duke pritur që FBI të kujdeset për ju.”
——
Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson: Formojini institucionet, pranojeni cilido që të jetë verdikti i Gjykatës Speciale
PO ADEM JASHARI, A ISHTE UÇK?! Mos ma përmendni LDK-në nëse nuk e kujtoni gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të! Nga Fazli Hajdaraj