VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zëri i Amerikës: Bashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako, merret në pyetje pas dyshimeve për blerje votash

By | May 19, 2019

Komentet

Cila është ofensiva e re serbe kundër Kosovës – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Beogradi është duke e intensifikuar fushatën e tij diplomatike kundër Prishtinës. Gjatë kësaj vere, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është përpjekur të krijojë një realitet alternativë, që do ta favorizonte Serbinë në lidhje me të ardhmen e Kosovës.

Ofensiva e Daçiçit ka tre elementë themelorë: statusin e Kosovës, reagimin e Amerikës dhe qasjen e Europës. Mbi të gjitha, Daçiç është i vendosur në përkufizimin e Kosovës si një shtet i dështuar, njohja e të cilit duhet të merret mbrapsht. Mbrojtësit e Serbisë së Madhe, si Daçiç, refuzojnë ta pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdojnë të vënë në dyshim statusin e saj përfundimtar, edhe pse as Uashingtoni dhe as Brukseli nuk janë duke rishikuar të qenit shtet të Kosovës.

Në përpjekje për të vërtetuar pikëpamjen e tij, Daçiç ka paralajmëruar një projekt të Shqipërisë së Madhe, në të cilin Tirana dhe Prishtina janë bashkëpunëtore në konspiracion. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për të ndarë disa ambasada dhe për të koordinuar politikat e tyre të jashtme është një praktikë standarde e shumë shteteve europiane. Por sipas logjikës së Daçiçit, meqë Kosova ka dështuar si shtet, ajo do të përpiqet të bashkohet me Shqipërinë dhe kështu të destabilizojë Ballkanin.

Një deklaratë e dytë  e rremë e Daçiçit është se SHBA ka vendosur të rihapë çështjen e statusit të Kosovës dhe kinse do të favorizojë Serbinë në bisedimet e ardhshme midis Beogradit dhe Prishtinës. Daçiç e shpalli takimin e tij me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, në Uashington në korrik si një zhvillim të rëndësishëm për Beogradin. Sipas tij, Bolton e informoi atë se një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin kishte përparësi për Shtëpinë e Bardhë. Padyshim që SHBA kërkon normalizim dypalësh, por jo ndonjë kthim mbrapa të statusit të Kosovës.

Daçiç gjithashtu pretendoi se Bolton do të vizitonte rajonin në gusht ose në shtator për të lançuar një iniciativë të re, nga e cila interesat serbe do përfitonin. Qeverisë(serbe) iu desh të tërhiqej nga këto pretendime. Megjithëse Bolton ka deklaruar publikisht se Uashingtoni nuk e përjashton shkëmbimin territorial, kjo nuk duhet të interpretohet si një lëshim, i planifikuar dhe i njëanshëm nga Prishtina për Beogradin.

Që nga zgjedhja e Donald Trump në nëntor të 2016-ës, Daçiç ka deklaruar se administrata e re nuk e mbështet më Kosovën dhe kjo i jep mundësi të rëndësishme diplomacisë serbe. Shumë ngjashëm si Moska, Beogradi është përpjekur të vendosë demokratët kundër republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Daçiç pretendon se zyrtarët e Trump-it e konsiderojnë ish presidentin Bill Clinton dhe ish sekretaren e shtetit Madeleine Albright si “vampirë”, politikat e të cilave duhet të ndryshohen.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, gjithashtu, ka pohuar se Serbia duhet të përfshihet më shumë në politikën e brendshme të SHBA-së duke nxitur diasporën e saj të mësojë nga grupe të tjera të suksesshme të emigrantëve, veçanërisht grekët dhe armenët. Daçiç ka thënë se Beogradi do të nxiste amerikanët me origjinë serbe që të votojnë për Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndërsa pretendonte se shumica e tyre, tashmë, e mbështesnin Trump-in.

Manovra e tretë diplomatike e Daçiç është qasja gjoja e ndryshuar e Bashkimit Europian ndaj mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë. Emërimi i Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, si Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë i ka rritur pritshmëritë e Beogradit. Borrell është një socialist katalanas, i cili e kundërshton me forcë shkëputjen e Katalonjës nga Spanja. Ministria e Jashtme e Serbisë duket se beson se ai do të bëjë presion për mosnjohjen e Kosovës në BE, në përputhje me pozicionimin zyrtar të Madridit.

Shefi i politikës së jashtme të Evropës, i emëruar për pesë vjet, është anëtar i Komisionit Europian dhe i Këshillit Europian, i cili, duke kryesuar mbledhjet e ministrave të jashtëm dhe duke marrë pjesë në samitet e krerëve të shteteve ose qeverive, do të ketë një ndikim në politikë. Sidoqoftë, ai nuk mund të ndjekë automatikisht pozicionin e qeverisë së tij ose ai do të dënohej nga shumica e qeverive të BE-së që e kanë njohur Kosovën.

Si shenjë e zhgënjimit(të tij) me BE, së fundi, Daçiç sulmoi kryeministrin bullgar Boyko Borissov për komentet se Borrell duhet të respektojë qëndrimin e BE-së për Kosovën dhe jo atë të Madridit. Do të ishte e vështirë për Borrellin të bllokonte bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës ose të favorizonte Beogradin, pa përjashtuar Gjermaninë, Francën dhe shtetet e tjera që kanë investuar për shumë vite në të qënit shtet të Kosovës. Për më tepër, kritika e hapur e Borrellit ndaj administratës Trump, gjithashtu, do të ulë ndikimin e tij në procesin e bisedimeve.

Daçiç po ndjek dy qëllime kryesore. Së pari, ai dëshiron të krijojë përshtypjen e suksesit për Beogradin në prag të rifillimit të bisedimeve me Prishtinën. Dhe së dyti, ai është i vendosur të dobësojë pozicionin e Kosovës duke përhapur idenë për një mbështetje në rënie nga Uashingtoni dhe Brukseli. Sidoqoftë, propaganda e suksesit, kur nuk korrespondon me realitetin, ka vetëm një ndikim të kufizuar.

Janusz Bugajski

SERBIA’S NEW OFFENSIVE AGAINST KOSOVA

Belgrade is intensifying its diplomatic campaign against Prishtina. During this summer Serbia’s Foreign Minister Ivica Dacic has endeavored to create an alternative reality regarding the future of Kosova that will favor Serbia.

There are three basic elements of Dacic’s offensive – Kosova’s status, America’s reaction, and Europe’s approach. Above all, Dacic is determined todepict Kosova as a failed state that should be de-recognized. Greater Serb advocates such as Dacic refuse to accept the reality of Kosova’s independence and continue questioning its final status, even though neither Washington nor Brussels are backtracking on Kosova’s statehood.

In an effort to prove his point, Dacic has warned about a Greater Albania project in which Tirana and Prishtina are co-conspirators. The agreement between Albania and Tirana to share some embassies and coordinate their foreign policies is standard practice between several European states. But Dacic’s logic is that because Kosova has failed as a state it will try to unite with Albania and thereby destabilize the Balkans.

Dacic’s second fraudulent claim is that the US has decided to reopen the question of Kosova’s status and will allegedly favor Serbia in future talks between Belgrade and Prishtina.Dacic trumpeted his meeting with US National Security Advisor John Bolton in Washington in July as a major breakthrough for Belgrade. Bolton allegedlyinformed him that a lasting solution to the conflict is a White House priority.Certainly the US seeks bilateral normalization but not any reversal of Kosova’s status.

Dacic also asserted that Bolton would visit the region in August or September to launch a new initiative that would benefit Serbian interests. The government had to backtrack on these assertions. Although Bolton has publicly statedthat Washington does not rule out territorial changes, this should not be interpreted as a planned unilateral concession by Prishtina to Belgrade.

Ever since the election of Donald Trump in November 2016, Dacic has claimed that the new administration no longer supports Kosova and this provides important opportunities for Serbian diplomacy. Much like Moscow, Belgrade has tried to pit Democrats against Republicans in the US. Dacic claims that Trump officials consider former President Bill Clinton and former Secretary of State Madeleine Albright as “vampires” whose policies must be changed.

Serbia’s Foreign Minister has also asserted that Serbia must become more involved in domestic US politics by urging its diaspora to learn from other successful émigré groups, particularly Greeks and Armenians. Dacic announced that Belgrade would urge Americans with Serbian origins to vote for Trump in the 2020 presidential elections while claiming that most of them support Trump already.

Dacic’s third diplomatic spin is the allegedly changing European Union approach toward the Serbia-Kosova dispute. The appointment of Spain’s Foreign Minister Josep Borrell asthe new EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy has raised Belgrade’s expectations.Borrell is a Catalan socialist who strongly opposesCatalonia’s secession from Spain. Serbia’s Foreign Ministry seems to believe that he will push for non-recognition of Kosova in the EU in line with the official Madrid position.

Europe’s foreign policy chief, appointed for five years, is a member of both the European Commission and the European Council, chairing meetings of foreign ministers and attending summits for heads of state or government and he will have an impact on policy. However, he cannot automatically pursue the position of his government or he will be censured by the vast majority of EU governments who have recognized Kosova.

In a recent sign of frustration with the EU, Dacic attacked Bulgarian Prime Minister Boyko Borissov over comments that Borrell must respect the position of the EU on Kosova rather than that of Madrid. It would be difficult for Borrell to block talks between Serbia and Kosova or to favor Belgrade without alienating Germany, France, and other states that have invested for many years in Kosova’s statehood.Additionally, Borrell’s open criticism of the Trump administration will also lessen his impact in the negotiating process.

Dacic’s is pursuing two primary goals. First, he wants to create the impression of success for Belgrade on the eve of restarted negotiations with Prishtina. And second, he is determined to weaken Kosova’s position by promulgating the notionof its declining support in Washington and Brussels. However, the propaganda of success only has a limited impact when it does not correspond with reality.

“Ku ta gjej drejtësinë te ky shtet i ndyrë! Këtu është fashizëm”, flet babai i djalit që e vranë me plumb në kokë

MAJLINDA RAMA/Babai i Indrit Çelajt, teknikut të kondicionerëve që u vra me plumb në kokë në Tiranë, thotë se ngjarjen e ka marrë vesh 8 orë pasi ajo kishte ndodhur.

 

Ai tregon se e ka mësuar nga mediat atë që ka ndodhur. Për të, kjo është fatkeqësia më e madhe, që djali të niset për të punuar dhe të kthehet i vdekur. Megjithëse përmend disa herë drejtësinë, ai thotë se nuk ka çfarë i duhet më as ajo, meqenëse djalin nuk e ka më. Baftjar Çelaj shprehet se nëse do të kishte fuqi, nuk e di se çfarë mund të bënte kur ka shkuar në spital. Ai tregon edhe bisedën me mjekët, ndërsa thotë se djalit i kishin marrë edhe dokumentet

 

Keni shkuar në spital pasi morët vesh se djali juaj ishte qëlluar me armë?

Kur vajta në spital e mbajta veten, se sikur të kisha fuqi nuk di se çfarë mund të kisha bërë. Po tani kujt t’ia kërkoj drejtësinë? Të vesh te gjykatësi, do lekë, te polici hajdut, kriminel, do lekë. Shko te politikanët, më keq, se i kam provuar. Kush e zgjidh këtë? Të tërë këta janë të ndyrë. I kam vajtur në zyrë Skënder Gjinushit kur ka qenë kryetar Kuvendi, Kastriot Islamit, që ka qenë deputet këtu në zonë. Vijnë kërkojnë vota këtu dhe pastaj asgjë. Tani hajde ta zgjidhin. Po edhe sikur të bëhet drejtësi, ç’e dua kur djali më iku? Më kanë lënë dhe pa drita, pa punë. Më hoqën edhe gruan nga puna këta. Tani djali më ikën. Mori rrugët e Shqipërisë, pa garanci, pa gjë. Ja më iku djali mua tani. Nuk ishte djalë dosido. Djali 25 vjeç, dy metër dhe i edukuar. Këtu është fashizëm. Këtu është kush të zhvatë më shumë. Janë fashistë ata që e kanë drejtuar këtë vend në këto 30 vitet e fundit. Kriminelë ndaj popullit dhe ndaj gjithë këtij vendi. Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë as hasmit. Kjo është fatkeqësia më e madhe, të nisesh për punë dhe të kthehesh i vdekur.

Si e mësuat ngjarjen?

E kam marrë vesh nga gazetat. Djali më është vrarë në orën 11:00 paradite, unë e kam marrë vesh në orën 19:00 të darkës. Se djalit ia kishin marrë edhe dokumentet. I ka marrë kush i ka marrë, po ai mjeku atje më tha që djalin e kishte çuar aty Policia dhe se mjekët kishin bërë punën e tyre.

Djali ka qenë në punë në Tiranë?

Po, në punë ka qenë. Rregullonte kondicionerët. Ka mbaruar Elektriken dhe montonte kondicionerët.

Ka pasur ndonjëherë konflikte me njeri?

Asnjë konflikt nuk ka pasur, me askënd. Djali ka qenë me kulturë dhe i sjellshëm, që nuk gjen djalë si ai. Jo se është djali im, por rrallë gjen një djal si djali im. Jo këtu, por mund të them edhe në Shqipëri. Djalë me edukatë, nuk dinte të ofendonte, as mes shokësh, por as njërin, as tjetrin.

Ishte i fejuar djali juaj?

Po, ishte i fejuar. Kishte 6-7 vjet me nusen. Iku tani. Çfarë të them unë. Ky është shteti ynë. Një ngjarje e tillë është fatkeqësi për këdo. Nuk po them vetëm për mua, se për mua është shumë e rëndë. Ku do të punojnë këta djemtë e rinj, me çfarë do të merren? Këtu nuk ka asnjë lloj garancie. Ti vete në punë, ai të merr jetën.

Keni besim se do të vendoset drejtësi për vrasjen e djalit tuaj?

Këtu te ne?! Sa të jenë këta politikanë të ndyrë, të fëlliqur (shkruaje kështu siç po ta them unë), po nuk u dënuan çfarë kanë qenë politikanë këto 30 vite këtu, Shqipëria nuk do të bëhet. Ose ta marrë rinia në dorë dhe ta bëjë ketë vend, ose nuk bëhet. Këta nuk e kanë vendin në burg, se atje prapë ne i ushqejmë. Nuk më intereson mua kush e bëri krimin atje, kush e vrau djalin tim. Mua do më interesonte po të jetonte djali. Tani që djali im nuk është, çfarë të më interesojë mua, ta ushqej unë në burg atë që ma vrau?

Kur ishte hera e fundit që keni folur me djalin?

Pak kohë ka. Ishte gruaja atje. Për të folur flisja ditë përditë në telefon. Por që e kam takuar, një javë ka. Erdhi këtu bashkë me nusen, para një jave.

Ku ka punuar më përpara djali juaj?

Nuk e di se ku me saktësi, por në Tiranë punonte, me kondicionerët, në pallate të ndryshme. Unë jetën e kam bërë vetë, e kam ndërtuar vetë. I kam rritur fëmijët me gjak. Dhe tani e bëj djalin 25 vjeç dhe më ikën djali kështu? Ku është shteti? Ku ta kërkoj drejtësinë.

PANORAMA

Hetuesit e diktaturës nuk pendohen, rrëfimi i gruas së Visar Zhitit: Si i kërkuan ndjesë gjykatësit italianë për burgun politik në Shqipëri

VISAR ZHITI (MAJTAS) ISH-KRYEPROKURORI I REGJIMIT KOMUNIST, RRAPI MINO

“Nuk kërkoj falje, e tillë ishte koha… Kam zbatuar ligjet”. Ky është justifikimi, pas të cilit fshihen gjyqtarë, prokurorë, hartues ekspertizash, firmat e të cilëve kanë çuar drejt vdekjes mijëra shqiptarë gjatë viteve të diktaturës.

Askush nuk ka kërkuar falje për vrasjet, burgosjet, internimet dhe të vuajturit e atij sistemi. Kanë ikur apo do të ikin nga kjo botë, pa marrë me vete një grimcë paqeje. Një deklaratë të tillë ka bërë edhe ishKryeprokurori i regjimit komunist, Rrapi Mino, i cili ndërkohë ankohet për akuzat për “krime kundër njerëzimit”, pas rënies së sistemit.

Por atë që nuk e bën askush në Shqipëri, e bëjnë të tjerë, që nuk kanë lidhje me diktaturën shqiptare. Një kuvend gjykatësish italianë i ka kërkuar falje shkrimtarit e poetit Visar Zhiti, në emër të kolegëve të tyre shqiptarë. Ishte Kuvendi i tretë, të cilin e quajtën “Kuvendi i faljes” dhe që u njoftua nga mediat italiane, Agjencia ANSA, gazeta “La Repubblica”, etj., por edhe në Kosovë e diasporë.

I ftuar nderi në këtë kuvend ishte shkrimtari e poeti Visar Zhiti, së bashku me bashkëshorten, Edën, e cila rrëfen për atë ngjarje aq të pazakontë për mentalitetin shqiptar, por aq të natyrshëm diku tjetër, përtej Adriatikut.

EDA ZHITI

Ç’BËN DREJTËSIA TE NE, KUR JURISTËT E EUROPËS I KËRKUAN FALJE VISAR ZHITIT…

Ndodhi në rrugën e famshme “Vittorio Veneto”, në krye të së cilës është dhe një pllakë memoriale që tregon se pikërisht aty është xhiruar filmi i njohur “Dolce vita” i De Sika-s, në anë të saj, në hotelin “Majestic”, pikërisht në sallonin mondan gjithë shkëlqim “Verdi”, si një antitezë e sallave të gjyqit, ku kujtimi i qelive ishte një torturë e vërtetë. Në hyrje ishte dhe një ekspozitë e fotografit të filmit të lartpërmendur të kësaj rruge, Carlo Riçardit, me të cilin gjykatësit kishin pasur punë, e kishin thirrur dikur në një proces gjyqësor si paparac, për ndërhyrje në jetën e të tjerëve me ato shkrepjet e aparatit të tij. Tema e kuvendit të juristëve shkrimtarë të Europës ishte:

“Poezia e Drejtësisë”; kështu do të thoshte kryetari i tyre, Gennaro Francione, gjykatës – romancier e dramaturg, eseist gjithashtu, autor edhe i një drame për Skënderbeun. Ndërsa presidenti artistik i Kuvendit, Stefano Leconte, do ta çelte takimin me një homazh të magjistratit Ugo Betti, njërin prej tre dramaturgëve më të mëdhenj italianë, së bashku me Pirandelon dhe Eduardo de Filippo-n, jurist të tre. “Në këtë gjysmëshekulli,-do të theksonte ai,- rreth 130 gjykatës-shkrimtarë po japin një dukuri unikale në letërsinë e të gjitha kohëve”.

Dyzet magjistratë të tjerë, si: Umberto Apice, Paolo Auriemma, Antonio Bevere, Valentino de Nardo, Luigi Condemi, Giovanni Gazzara, Alfonso Malinconico, Italo Radoçia, por dhe avokatë si Giovanni Cipollone, Luigi di Majo, Massimiliano Kornmuller, Francesco Petrillo, Donato Mario Pugliese, etj., dhanë relacionet e tyre eseistike. Shkrimtari Visar Zhiti, si ish-i burgosur politik dhe poet që shkroi fshehurazi në burg, u thirr në krye. Kërshëri e madhe, emocione të mëdha…

Pyetjet ishin të shumta e nga më të papriturat. Të pranishmit donin të dinin sesi u dënua në vendin e tij, përse, a janë dënuar dhe të tjerë duke pasur si shkak vetëm poezinë, a mundej të shkruaje edhe në burg, si ruheshin shkrimet, si mund t’i nxirrje ato nga qelitë, etj, etj. Pas rrëfimeve, që e mahniti sallën, të Visar Zhitit, kryetari i shoqatës europiane të juristëve-shkrimtarë, Gennaro Francione, ndër të tjera tha se gjykatësit edhe gabojnë dhe dënimi s’është gjithmonë i drejtë, por është e tmerrshme të dënosh të tjerët për poezitë e tyre. Kështu më shumë jemi të vetëdënuar. “Kush jemi ne, që kemi të drejtë të dënojmë,-thirri ai. Unë si jurist,-vazhdoi,-e ul kokën tani dhe, po të kisha togën e gjykatësit këtu, do t’ia jepja Visar Zhitit”.

Me një veprim dhembjeje, Francione, në emër të gjithë gjykatësve të botës, bëri atë që s’ishte bërë ndonjëherë, i kërkoi falje Visar Zhiti, sepse gjyqi, tha ai, kudoqoftë ai gjyq, kishte dënuar një poet. Jam në momentin më të lartë të jetës, përfundoi ai. Ky është (anti)gjyqi im, ku unë erdha me dëshirë, e mori fjalën Zhiti, dhe i ndodhur para faljes së parë që më kërkohet, jam i emocionuar dhe besoj te drejtësia e faljes. Po unë kam shokë të pushkatuar dhe e drejta e faljes, sublimisht, është e tyrja. Poezia që ata lanë, është më e fortë se diktaturat. Mes duartrokitjeve të shumta, Visar Zhiti më pas lexoi në gjuhën amtare poezi të shkruara në burg, kurse të përkthyera në italisht i lexuan gjykatësit italianë, pjesëmarrës ne këtë kuvend. “Edhe ne po bëjmë antisentencën”,-thanë ata.

* * *

Një tjetër ndërhyrje tronditëse ishte edhe nderimi postmortum i një gjykatësi nga ishulli i Iskias, njëkohësisht dhe shkrimtar, Enrico Monti. E bija e tij, Johanna, solli kujtime të të atit nga kampet e përqendrimit në Gjermaninë naziste, të përmbledhura në librin e njohur Kappusta, ku vuajtja dhe vdekja ngjanin si dy pika loti me ato të komunizmit. Sipas diskutantëve, ishin të nevojshme kultura dhe artet, që drejtësia të bëhej më e drejtë dhe brezave të rinj t’u mësohej etika nëpërmjet së bukurës. Performancat dramatike si “Himni i Bukurisë – nga qelia e Dostojevskit” dhe monologët nga vepra të Molierit e të autorëve të pranishëm, përforcuan motivin mbyllës të kuvendit:

“E bukura do ta shpëtojë botën”. Por kulmi u konsiderua nga të gjithë çasti real i faljes, kur gjykatësit u përulën para të dënuarit të tyre dhe vetë Kuvendi i Tretë i shoqatës europiane të gjykatësveshkrimtarë mori emrin “Kuvendi i faljes”. Një i dënuar shqiptar i diktaturës tronditi juristët europianë. Nuk ka shumë rëndësi që kjo ishte midis shkrimtarësh. Por, megjithatë, ka domethënien tronditëse. Se shkrimtarët e dënuar në Shqipëri kanë pasur për dëshmitarë, provokues apo aktekpertizues, kolegët e tyre, shkrimtarë të tjerë dhe intrigat më të mëdha, prapaskenat, nuk u bënë nëpër vepra, por në jetë, me epilogë salla të errëta gjyqesh e skuadra pushkatimi.

Por a do të dinë të kërkojnë falje ndonjëherë? Sa më e largët të jetë ajo ditë, aq më afër krimit do të mbetemi. Madje, dhe bashkëfajtorë pranë gropës së hapur. Dhe të mendosh se ata, persekutorët e dikurshëm ende guxojnë të sulmojnë të persekutuarit e tyre me forma të tjera, duke shfrytëzuar lirinë, teksa janë bërë dhe të pasur e kanë marrë pushtet të pakufishëm…

Rrapi Mino: Nuk kërkoj falje, zbatova ligjin

“E tillë ishte koha, Kodi Penal, fryma shoqërore etj..”. Kështu i justifikon të gjitha firmat e hedhura për dënimet e vdekje, ishkryeprokurori gjatë viteve të diktaturës, Rrapi Mino. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai shprehet se nuk mund të vepronte ndryshe, “Se nuk të lejonte hapësirë Kodi Penal. Ndryshe, dënohesha për vete për shpërdorim detyre…”. “Të gjitha këto në kuadrin e atij regjimi, unë nuk isha regjimi, por vetëm një zyrtar i tij…”, thotë Mino.

Ai shpreh keqardhjen për familjarët e viktimave, por nuk mendon se duhet të kërkojë falje, përderisa ka vepruar në përputhje me ligjin, madje me shumë zell. “Të them të vërtetën, ndihem i keqardhur për gjithë ato fatkeqësi njerëzore, por rezervohem të them më fal, sepse, në fund të fundit, kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, bile me korrektësinë më të madhe, atë që parashikonte Kodi Penal germë për germë e nen për nen. Këtë e kam shprehur edhe gjatë procesit penal kur u penalizova për gjenocid e krime kundër njerëzimit…”, thotë ai.

/ PANORAMA

Copley për finalen e dialogut me Serbinë: SHBA nuk mund ta braktisin Kosovën

Gregory Copley, analist dhe redaktor i Gazetës “US Defense and Foreign Affairs”, që është shumë e afërt me qarqet ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me seli në Washington, ka folur rreth përfshirjes së Shtëpisë së Bardhë në zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, SHBA-të janë shumë më të interesuara që të gjejnë një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sesa për të ndëshkuar Serbinë për qëndrimin dhe veprimet kundër Kosovës.

Copley thotë se tashmë është e qartë që SHBA-të kanë filluar t’i kushtojnë pak më shumë rëndësi qëndrimit serb sesa në të kaluarën.

Ai thotë se kjo ndërlidhet edhe me faktin se Washingtoni dëshiron të mos e humbë ndikimin në Gadishullin Ballkanik.

“Ajo që është e sigurt është që SHBA-të po i kushtojnë më shumë vëmendje pikëpamjes serbe për këtë çështje sesa në të kaluarën, por në të njëjtën kohë tregon se SHBA po lufton për ndikim në Ballkan, së bashku me Rusinë dhe Kinën “, ka thënë Copley.

Copley ka folur edhe për presionin e SHBA-së ndaj Serbisë për të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për atë se si BE-ja e ka humbur avantazhin karshi Serbisë, gjë që sipas tij ka bërë që SHBA-ja të jetë më e interesuar që të arrihet një marrëveshje, sesa të ndëshkojë Serbinë.

“Në këtë fazë, nuk ka asnjë përfitim për të ushtruar presion ndaj Serbisë, por në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara nuk mund të braktisin krijimin e vet, Kosovën, në këtë fazë, përveç nëse arrihet një kornizë e re negociuese, dhe kjo është sigurisht e mundur”, ka përfunduar Copley për Kosovonline./GazetaExpress/

Milionat që Shqipëria e varfër u fal miliarderëve – Nga Klodian Tomorri

Jahti 400 milionë dollarësh i Emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, që u ankorua sot në Sarandë e ka kapacitetin e serbatorit 1.2 milionë litra karburant.


Për shkak të një politike absurde fiskale Shqipëria ja u shet karburantin jahteve me 0.58 dollarë për litër. Aq është sot. Arsyeja? Nafta e jahteve në Shqipëri nuk paguan akcizë 350 lekë për litër, nuk paguan taksë qarkullimi 270 lekë për litër, nuk paguan tvsh 300 lekë për litër. Nuk paguan asnjë taksë sepse konsiderohet rieksport.

Në Francë, çmimi i naftës për jahtet sot është 1.54 dollarë për litër sepse qeveria franceze i ka vënë taksë të posaçme karburantit të jahteve si mall luksi që janë. Dhe Saint Tropez është vendi ku ankorohen jahtet e pjesës dërrmuese të pasanikeve të botës.

Në Itali, çmimi i naftës për jahtet sot është 1.72 dollarë për litër. Dhe Italia është një nga vendet më të vizituara nga jahtet e pasanikëve për shkak të plazheve fantastike që ka, veçanërisht Porta Cervo dhe Sardenja.

Morali? Me një të mbushur të jahtit, Shqipëria i fali sheikut multimialirder që erdhi sot disa orë në Sarandë potencialisht 1.1 mln usd. Llogaria: 1.2 milionë litra x (1.54$-0.58$) = 1.1 mln $.

Para 20 ditësh erdhi jahti i vëllait të këtij po në Sarandë. Mori 600 mijë litra karburant. 500 mijë dollarë të tjera të falura.

Nafta e ambulancës 1200 lekë taksë për litër. Nafta e jahteve 0 lekë taksë për litër.
Unë nuk e di se ca emri mund t’i vësh tjetër kësaj politike, përveçse çmenduri.

E dini sa janë përfitimet për turizmin nga kjo taksa? Zero. Përveç ndotjes së bregdetit nga jahtet që vijnë këtu dy orë sa të mbushen.

E dini pse bëhet gjithë kjo? Që të fitojnë leke ca të babëzitur, të cilët i janë qepur Portit të Sarandës dhe ca agjenci turistike të zotëruara nga ca ish-zyrtarë në konflikt të pastër interesi. Kjo është e pështirë. Neveri.

Por pjesa më e ndyrë është kur zarat e këtyre përfituesve, këta që lëpijnë ndonjë kockë, nisin e sulmojnë të gjithë ata që denoncojnë këtë padrejtësi.

Kapet mbi 1 ton drogë në anijen me vela në Greqi. Mediat greke: Erdhi nga Shqipëria me destinacion…

Një sasi prej mbi 1 tonë drogë është sekuestruar nga policia greke, e cila u gjet në një anije me vela, ndërsa destinacioni i saj ishte Turqia.

 

Mediat greke raportojnë se sasia e madhe e drogës ishte nisur nga Shqipëria. Më konkretisht, në mjetin lundrues ishin 1 ton e 64 kg marijuanë. Lënda narkotike besohej se do të këmbehej me heroinë të pastër në Turqi, një metodë e njohur kjo nga grupet e trafikut të drogës.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin në velierën e mbushur me drogë. Nga ana e saj, policia greke po heton nëse kapja e kësaj veliere ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër velierë e quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se veliera e kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant.

Pas këtij lajmi, Policia e Shtetit në Shqipëri, duke theksuar se dy personat e arrestuar nuk kanë pasur hyrje-dalje në Shqipëri, ndërsa mjeti lundrues nuk ka hyrë në asnjë nga portet e jugut të vendit.

“Sqarojmë faktin se në 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin “Dream” me 3 shtetas turq në bord, të cilët kanë kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare. Ky mjet nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi”, thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Shtetit, në kuadër bashkëpunimit me homologët për të parandaluar dhe luftuar trafikun e lëndëve narkotike, duke shkëmbyer informacion në kohë reale apo duke zhvilluar operacione të përbashkëta, menjëherë pas kapjes nga autoritet greke të mjetit lundrues është vënë në dijeni nga homologët, për të dhënat e mjetit dhe personat në bord me qëllim verifikimin e tyre. Të ndaluarit janë shtetas ukrainas.

Nga verifikimi i bërë në regjistrat e PKK Sarandë, Himarë, Vlorë, Porti Jahteve Orikum dhe QNOD, për disa muaj, mjeti lundrues Veleria “MY DREAM” i kapur me drogë dhe dy personat ukrainas në bord, nuk kanë hyrje-dalje në Shqipëri.

Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe nuk është konstatuar as nga QNOD e as nga Policia Kufitare asnjë rast i dyshimtë, i ndonjë mjeti lundrues që të ketë lundruar në drejtim të Greqisë, apo të vendeve të tjera fqinje.

Policia Kufitare shkëmben në vijimësi informacion me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufijve.

Sqarojmë faktin se në 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin “Dream” me 3 shtetas turq në bord, të cilët kanë kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare. Ky mjet nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi.

Policia e Shtetit edhe njëherë shpreh vendosmërinë dhe angazhimin për luftë kundër krimit të organizuar dhe krimit në tërësi, si dhe  mbetet e fokusuar çdo ditë e më tepër në forcimin e bashkëpunimit me partnerët për të parandaluar dhe luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Policia e Shtetit fton dhe qytetarët të denoncojnë përmes numrit 112 apo Komisariatit Dixhital për çdo informacion të vlefshëm, për të ndërtuar së bashku më shumë siguri.

Evropa, Perëndimi, Kina dhe Rusia – Nga Jamie Dettmer

Kina dhe Rusia besojnë se mund të sillen si të duan dhe të mos ndëshkohen kur shtypin disidencën, sepse vendet perëndimore kanë kontradikta mes tyre, paralajmërojnë disa analistë. Perëndimi, thonë këta analistë, e ka humbur besimin në aftësinë e tij për të ndikuar mbi botën që e rrethon.

“Ekziston një rrezik që ne në Perëndim po bëhemi spektatorë të ngjarjeve të mëdha që ndodhin në botë. Pamundësia jonë për të artikuluar një përgjigje të qartë që të sjellë ndryshime në sjelljen e vendeve të ndryshme nënkupton se pandëshkueshmëria ka hedhur rrënjë”, thotë Rafaello Pantucci, drejtor i studimeve ndërkombëtare të sigurisë në Institutin britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara.

Në një shkrim në gazetën britanike The Times, Pantucci thotë se “Përgjigjet tona ndaj protestave që po ndodhin aktualisht në Hong Kong dhe Moskë janë artikulimi më i qartë ndaj këtij problemi. Pekini dhe Moska përgjithësisht janë sjellë ashtu siç dëshirojnë.”

Diplomatët dhe analistët perëndimorë druhen se samiti tre-ditor i G-7s në qytetin turistik francez Biarric do të demonstrojë përsëri mungesën e unitetit midis udhëheqësve perëndimorë për një seri çështjesh, duke përfshirë ndryshimin e klimës, marrëdhëniet me Rusinë, nacionalizmin në rritje, dhe luftën tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pasojat e së cilës po dëmtojnë Evropën shumë më tepër sesa Amerikën. G-7a përfshin demokracitë më të mëdha e më të zhvilluara të botës.

Në përpjekje për të zbutur përshtypjen e përçarjes, mikpritësi i samitit, Presidenti francez Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që samiti të mos lëshojë një komunikatë të përbashkët dhe kjo do të ishte hera e parë në historinë e G-7s. Ai shpreson të shmangë përsëritjen e asaj që ndodhi vitin e kaluar, kur Presidenti i SHBA Donald Trump e tërhoqi miratimin e tij për deklaratën e përbashkët 10 minuta pasi ajo ishte lëshuar. Zoti Macron synon ta zëvendësojë komunikatën duke shpërndarë, si kryetar i G-7s, një përmbledhje të diskutimeve kryesore.

Është e paqartë nëse kjo do të shërbejë ose jo si mbulesë për mosmarrëveshjet, por disa analistë thonë se samiti rrezikon të karakterizohet nga tensione të mëdha.

“Ekziston një mundësi e madhe që bota perëndimore të duket më e ndarë në fund të takimit sesa në fillim,” thotë William Hague, ish sekretar i jashtëm britanik. Ai thotë se udhëheqësve të G-7s “u mungojnë mjaft idetë rreth të cilave të mund të bashkohen”, ide të cilat u duhen për të “përballuar kërcënimet e mëdha nga të cilat do të mposhteshin, nëse nuk tregojnë largpamësi qysh tani.”

Në prag të takimit, Presidenti Macron parashtroi një plan ambicioz për të nxitur udhëheqësit e tjerë që të rishikojnë qasjen e tyre ndaj udhëheqjes globale. Ai do t’i nxisë ata të shpëtojnë demokracitë nga populistët nacionalistë, të zbutin kapitalizmin, duke synuar pakësimin e pabarazisë sociale, të forcojnë biodiversitetin dhe të përqafojnë përsëri multilateralizmin. E gjithë kjo përpjekje kjo rrezikon të përballet me një reagim të fuqishëm të Presidentit Trump.

Udhëheqësi amerikan është skeptik ndaj multilateralizmit dhe i irrituar nga mungesa e mbështetjes evropiane për qëndrimin e tij agresiv të “presionit maksimal” ndaj Iranit. Ai gjithashtu po u bën trysni evropianëve për të mbështetur luftën e tij tregtare me Kinën, duke argumentuar se një dhimbje afatshkurtër është e nevojshme për t’iu kundërvënë Pekinit, përndryshe Perëndimi do të humbasë në planin afatgjatë.

Disa komentatorë perëndimorë fajësojnë Presidentin Trump dhe populistët e tjerë nacionalistë për përçarjen e Perëndimit. Por të tjerë e shohin copëzimin e udhëheqjes globale perëndimore si pasojë të një sëmundjeje më të thellë dhe historike, në klimën e rritjes së shpejtë të Kinës, e cila përdor tregtinë si armë në marrëdhëniet shtetërore e diplomatike dhe agresivitetit të Rusisë, që gjithnjë e më shumë shpreh përbuzje për Perëndimin dhe mezi pret të hyjë në partneritet me Kinën.

I pyetur nëse do ta mirëpriste ripranimin e Moskës në G-7, Presidenti rus Vladmir Putin u përgjigj me sarkazëm, duke thënë: “G-7a nuk ekziston. Si mund të kthehem në një organizatë që nuk ekziston?” Presidenti Putin tha se preferon formatin G-20 sepse përfshin vende si India dhe Kina. G-20a i referohet grupit të 20 ekonomive kryesore.

Meqenëse ka investuar shumë në vendet e Perëndimit dhe në botën në zhvillim, Pekini nuk ka drojtje të kërkojë një shpërblim politik dhe protestat e Hong Kongut i kanë futur evropianët, veçanërisht britanikët, në dilemë. A duhet që ata të mbrojnë të drejtat dhe liritë, që populli i Hong Kongut i sanksionoi në deklaratën e përbashkët, të nënshkruar me Pekinin, përpara se britanikët t’ia dorëzonin territorin kinezëve në 1997, apo duhet t’i zbutin ankesat e tyre ndaj Pekinit për të mos humbur përfitimet në tregtinë me Kinën?

Kjo dilemë do të bëhet më e mprehtë me vazhdimin e protestave antiqeveritare në Hong Kong, gjë që rrezikon një ndërhyrje ushtarake kineze në ish-koloninë britanike. Pekini e ka bërë të qartë, me kërcënime gati të hapura, se Britania duhet të ulë tonet kritike, përndryshe Londra, e cila është e dëshpëruar për të rritur tregtinë me Kinën pas Brexit, do të humbasë financiarisht.

Analisti Hague argumenton se G-7a “duhet ta ritheksojë çështjen e mbrojtjes së lirive”. Ai thotë se fundi i Luftës së Ftohtë “i ka privuar vendet demokratike nga uniteti automatik dhe kriza globale financiare ka tronditur vetëbesimin e tyre.”

Tronditja financiare erdhi mes një prirjeje më afatgjatë: gërryerja e bazës industriale të Perëndimit me zhvendosjen e prodhimit drejt Lindjes, duke shkaktuar zemërimin e shtresave punëtore në Perëndim, të cilat nuk duan të humbin për shkak të globalizimit. Kjo i ka bërë ato të hedhin dyshime mbi krejt bazat e multilateralizmit.

Sipas analistit Antonio Barroso, i grupit të konsulencës Teneo për rreziqet gjeostrategjike, “Ne kemi kaluar nga një botë që ishte shumë më multilaterale sesa kjo që kemi tani.”

Zbulohet shpella ku prifti Dom Nikollë Gazulli u fsheh për 14 muaj pasi përndiqej nga komunistët (video)

Në janar të vitit 1945, Dom Nikollë Gazulli, asokohe famullitar i Shkrelit, në Malësinë e Madhe, përmes kumoneve të kishës lajmëroi të gjithë zonën për vendosjen e një regjimi të ri në vendin tonë.

Që prej atij momenti, ai do të shpallej armik i regjimit komunist dhe për 14 muaj, Dom Nikolla do të përndiqej. Për t’i shpëtuar torturave çnjerëzore, ai u fsheh në një shpellë të zonës, e cila u zbulua rastësisht nga një banor i Shkrelit vetem pak ditë më parë.

Kisha katolike kishte vite që kërkonte për ta zbuluar vendin ku Gazulli jetoi për 14 muaj.

Mëngjesin e 23 marsit të vitit 1946, Dom Nikollë Gazulli teksa doli nga kjo shpellë, u tradhëtua dhe u vra nga forcat ndjekëse të regjimit komunist. Ai ishte një intelektual i madh, studiues e specialist në albanologji si dhe bashkëpunëtor i ngushtë në ruajtjen e gjuhës shqipe me Dom Gjergj Fishtën dhe Dom Ndre Mjeden.

Fliste 5 gjuhë të huaja dhe këto ishin arsyet se përse regjimi e shpalli si armik të popullit.

Dosja 184, Klodiana Lala:Ja pse Prokuroria e Dibrës s’e heton dot

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli në lidhje me dosjen 184, në të cilën shfaqen zyrtarë të lartë të shtetit duke biseduar për shit-blerje votash në Dibër, për zgjedhjet e mbajtura më 2016.

Lala tha se dosja është voluminoze dhe se Prokuroria e Dibrës nuk ka kapacitet për ta hetuar atë.

“Prokuroria duhet të japë shpjegime se pse dosja po kalon nga një institucion në tjetrin. Dosja ka kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Pra ka kaluar nga një Prokurori serioze në një tjetër prokurori. Kalimi në kompetencë e Prokurorisë së Dibrës tregon se nuk është serioze. Ka probleme, sepse një nga prokuroret ka lidhje familjare me Arben Keshin, ka konflikt interesi. Si mund të hetojë Prokuroria e Dibrës, kur ata që kanë dalë në përgjime janë zyrtarë të lartë në polici dhe në institucionet lokale. Është një Prokurori e vdekur, e cila mezi heton ata që presin pyjet. Nuk ka forcën Prokuroria e Dibrës që të hetojë një dosje kaq voluminoze. Fakti që është emri i Kryeministrit në atë dosje, në një rreth të vogël, në një qytet të vogël si Peshkopia, kur të gjithë njohin të gjithë”, tha Lala.

Ajo shtoi se në përgjime duket qartë presioni që zyrtarët e lartë lokalë dhe në Tiranë ushtrojnë mbi mësuesit, teksa i marrin ata me lista.

“Në dosjen 184 janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit. Kujtojmë se zgjedhjet në Dibër janë rimbajtur, pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit. Për Bashkinë e Dibrës kandidonte Muharrem Rama nën siglën e PS. Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, ministra, ish-minustra, deputetë dhe ish-deputetë, ku përfshihet dhe vetë kryeministri. Kemi të bëjmë me presion ndaj mësuesve dhe në arsim për votat, siç e kemi parë, ndërsa kryeministri Rama i kërkonte një drejtuesi policie sesi “kanë shkuar punët”. Dosja 184 është tipike e shit-blerjes së votave”, deklaroi Lala.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se edhe prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku duket se fshihet pas gishtit.

Zonja Marku fshihet pas gishtit. Ligji thotë se kur ka “përplasje” për kompetencë për një dosje, mund ta marrë prokurori më i lartë. Prokurori Klodian Braho vendosi të heqë veprën e organizatës kriminale. Prokurori i Përgjithshëm duhet ta dërgonte te Krimet e Rënda. Do të duhej të dilte mbi vendim-marrjen e prokurorit. Marku është përgjegjëse për “lëvizjen” e dosjes nga Tirana në Dibër.

Është kaq e pamundur për Krimet e Rënda që të zbardhë këtë dosje, e cila është një prokurori serioze në krahasim me prokuroritë e rretheve. Prokurorët bëjnë ping-pong, duke mos dashur ta mbajë askush, nuk ka prokuror fare. Ka 3 vjet që rri si dosje në Prokurori. Zonja Marku sa duket duke e çuar në Dibër tregon se duan ta pushojnë. Nuk duan ta hetojnë. Nëse as prokurorët e tjerë nuk e marrin përsipër këtë dosje, duhet KLP të ndërhyjë ose ta marrë përsipër SPAK. Kemi sot Prokurori të ndikuar politikisht.”, tha ndër të tjera Lala.

Teatri Kombëtar Shqiptar dhe Opera Kombëtare Hollandeze – Nga Keze Kozeta Zylo

Violinisti (Fiddler) Amsterdam, Hollandë

Kjo statuje bronzi per violinistin ndodhet ne shtepine e operas dhe baletit kombetar te Amsterdamit ne Hollande në hollin e teatrit muzikor. Statuja e bronzit e quajtur “Fiddler (ose Violinisti)” është një shprehje e bashkësisë ku komuniteti ka qenë i përqendruar në këtë rreth para Luftës së Dytë Botërore. Punëtorët duhej të bënin mjaft përpjekje për të thyer dhe hapur dyshemenë e mermerit për të vendosur këtu statujën.

Kjo statuje u krijua nga skulptori italian Matteo Pugliese dhe u vendos në Shtëpinë e Operës së qytetit, më 1991.

Opera Kombetare u krijua menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore si një kompani repertori me një ansambël të përhershëm.

E themeluar, më 1946, Opera Kombëtare Hollandeze do të bëhej vendi i begate për regjisorë me ndikim artistik dhe të përgjithshëm, në radhët e të cilave përfshiheshin Maurice Huisman (1964), Hans De Roo (1971), Truze Lodder (1987) dhe Pierre Audi (1988).

Duke inskenuar shfaqje që përmbajnë elemente të arteve pamore, si skena historike klasike, edhe shpikëse, si dhe solistë dhe kompani të shquara të miqve, këta vizionarë kanë shtuar diçka unike për secilën prodhim.

Duke eksploruar një liri artistike që shihet rrallë në botën e operës, Opera Kombëtare Hollandeze tani është e admiruar ndërkombëtarisht për punën e tyre origjinale, duke u përqëndruar në zhvillimin e talenteve dhe stilet e performancës jo konvencionale.

Stopera ndodhet në qendër të Amsterdamit në një kthesë të lumit Amstel midis Sheshit Waterlooplein dhe Kanalit Zwanenburgwal, në një komplot të tokës të quajtur Vlooienburg, e cila u rikthye në shekullin e 16-të. Ndërtesa e shtëpisë së operës është në formë si një bllok i madh, masiv, me një front të lakuar përballë qytetit. Fasada e saj është e mbuluar në një tullë të kuqe-portokalli dhe panele metalike të valëzuara. Fytyra e lakuar e teatrit është me mermer të bardhë të pikturuar nga dritare të mëdha që ofrojnë pamje panoramike të lumit nga dhomat e brendshme të lakuara dhe tarracat me shumë nivele.

Pranë Stopera është Joods Verzetsmonument, një monument i vitit 1988 për viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore. Një kujtim i Kristallnacht mbahet në monument çdo vit.

Ndertesa e operes kombetare ka nje brendësi të bukur te elementeve të tij klasike. Vetë Amsterdam gjithashtu strehon një institut më dekadent të ndërtuar posaçërisht për vënien në skenë të operave, baleteve dhe formave të tjera të teatrit muzikor. Opera dhe Baleti Kombëtar gjithmonë nis sezonin e saj të ri në shtator me gala e tyre të shkëlqyeshme. Ata kane një liri artistike që shihet rrallë në botën e operës, Opera Kombëtare Hollandeze tani është e admiruar ndërkombëtarisht për punën e tyre origjinale, duke u përqëndruar në zhvillimin e talenteve dhe stilet e performancës jo konvencionale.

Nën drejtimin e talenteve si Sonia Gaskell, Rudi van Dantzig, Wayne Eagling dhe Hans van Manen, Baleti Kombëtar Hollandez u ngrit në një renditje ndërkombëtare në vitet ’70 dhe ’80 për skenimin e pavarur të dy baleteve unike dhe tërheqëse nga gjithe bota.

Opera Kombetare e Hollandes eshte shume e njohur ne boten, dhe ruhet me ligj dhe dashuri nga i gjithe Kombi.

Ndonëse është krijuar disa vite më vonë se Teatri Kombëtar i Shqipërisë, e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekt i nisur në fillimjanarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939, mjerisht godina e Teatrit tonë që beri histori dhe nxori aktorë kalibri të paktën ndër artdashësit shqiptarë është vene në shënjestër nga kryeministri Rama në bashkëpunim me grabitqarët e qeverisë dhe grabitësit e huaj të pronës sonë të përbashkët, mbrujtur me aq gjak dhe sakrifica…

 

Mos i vini kazmën Teatrit Kombëtar kjo pasuri e patundshme e shpirtit të popullit!

 

Ps: Për shkrimin janë shfrytëzuar materiale nga Wikipedia.

 

Manhattan, gusht, 2019

 

Zbulohet sistemi mijëra vjeçar i furnizimit me ujë në Durrës

Sondazhet arkeologjike zbulojnë një tjetër dëshmi të zhvillimit të Durrësit gjatë antikitetit të vonë, duke hedhur dritë mbi një periudhë pak të njohur të qytetit.

Që prej 30 vitesh në qytetin antik nuk është ruajtur asnjë monument madhor i zbuluar, si amfiteatri apo mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”.

Prof. Brikena Shkodra që nga viti 2015 ka kryer disa sondazhe në oborret e banesave të lagjes 11, por zbulimin e muajit të kaluar ajo e dallon nga të tjerët.

“Bëhet fjalë për lidhjen ende të pavërtetuar të një kompleksi të rëndësishëm termal me tubacionin – kanal mbitokësor që e furnizon me ujë atë,” tregon arkeologia Shkodra, për objektet e antikitetit të vonë që u gjetën në të dy anët e rrugës “Mustafa Varoshi”.

Sipas saj, zbulimet e fundit fillojnë të hedhin dritë mbi një periudhë pak të njohur të qytetit, në shekullin e IV të erës sonë, kur Durrësi u caktua si kryeqendër e Epirit të Ri.

Njëlloj si më parë, Durrësi vijon ta marrë ujin e pijshëm me tubacione të instaluara mbi ura nga lumi Erzen, pranë fshatit Rromanat, por sistemi i shpërndarjes brenda qytetit nuk shfrytëzon më tubacionet nëntokësore prej plumbi të vulosura që i përkasin periudhës romake.

Zbulimi i fundit i Shkodrës ka vërtetuar se pas reformave të perandorëve Dioklecian dhe Kostantin, qyteti e ka ndryshuar standardin urbanistik të furnizimit me ujë nëpër lagjet e tij.

Strukturat prej murature me gjysmëharqet prej tulle dhe llaç hidroizolues që u zbuluan në oborrin e familjes Mima, vetëm 200 metra prapa teatrit “Aleksandër Moisiu”mbanin mbi vete kanalin e dukshëm të ujit në një formë të re, të paaplikuar më parë.

Gjetjet në oborret e shtëpive dëshmojnë se jeta në këtë lagje ka vijuar pa ndalim për shumë shekuj, megjithë vështirësitë që krijonte rrëshqitja e kodrës pranë saj.

Familjet durrsake i kanë vënë në dispozicion oborret e shtëpive për sondazhet arkeologjike.

Tensionet – “Uashingtoni është tërbuar”, çfarë po rrezikon konfliktin e madh SHBA-Greqi? Mitsotakis nën presion

Cisterna iraniane “Adria Daya 1” është larguar nga porti i Gjibraltarit. Uashingtoni është tërbuar. Anija ka marrë rrugën drejt Greqisë – dhe po e çorodit Athinën.

 

Mbas tensioneve disajavorëshe cisterna iraniane “Adria Daya 1” u largua nga porti i Gjibraltarit dhe u nis për në Greqi. Cisterna është e ngarkuar me 2,1 milionë fuçi nafte të papërpunuar. Ajo është mbajtur e bllokuar nga marina britanike, që nga 4 korriku. Arsyeja ka të bëjë me supozimet, se ngarkesa është planifikuar të shkojë në Siri, gjë që do të shkelte sanksionet që BE ka vendosur kundër Sirisë. Bllokimi i anijes ka shkaktuar konflikt të ashpër midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA mendojnë se ekziston lidhje midis cisternës dhe gardës revolucionare iraniane, të cilën Uashingtoni e ka vendosur në listën e organizatave terroriste. Kështu që grindja vazhdon.

Synimi ankorimi në port grek?

Irani i dha siguri me shkrim kryeministrit të Gjibraltarit, Fabian Picardo, se cisterna nuk do të dërgohet në Siri. Pas kësaj, autoritetet e enklavës britanike e lanë “Adria Daya 1” të vazhdonte lundrimin, pavarësisht nga mospëlqimi i Uashingtonit. Protesta vazhdoi. Ministri amerikan i Jashtëm, Mike Pompeo thotë se vendimi i Britanisë së Madhe është “i pakënaqshëm”. Më 16 korrik një gjykatë në Uashington vendosi konfiskimin e cisternës. Por kjo nuk u pranua nga Gjibraltari.

Tani “Adria Daya 1” ka marrë rrugën për në Mesdhe. Informacione të pakonfirmuara thonë se ajo është duke shkuar drejt portit grek, Kalamata. Kryeministri grek, i sapozgjedhur, Kyriakos Mitsotakis ka përpara konfliktin e parë ndërkombëtar. Ambasada amerikane në Athinë, i tha qeverisë greke se ankorimi i cisternës është ilegal. Pa dhënë shpjegime të tjera për këtë gjë, SHBA pretendon se me naftën iraniane ndihmohen aksionet terroriste.

Në këtë mënyrë për Uashingtonin është e sigurt, se kushdo që lejon futjen e cisternës në portin e vet, përkrah terroristët. Është e paqartë çfarë pasojash ka kjo gjë. Për SHBA është e rëndësishme që të mos bëjë kompromise me Iranin. Përveç kësaj, nuk dihet nëse porti i Kalamatas është në gjendje të përballojë hyrjen e cisternës së madhe “Adria Daya 1”. Nuk është e sigurt, nëse çështje të tilla teknike do të largojnë stuhitë nga velat e konfliktit. Uashingtoni kërkon që aleatët ta mbështesin dhe e ka kaluar konfliktin me vetëdije në nivel morali.

Mitsotakis nën presion

Griechenland | Erste Sitzung Kabinett Mitsotakis (Reuters/C. Baltas)

Kabineti grek rreth kryeministrit Mitsotakis në takimin e parë qeveritar

Për kryeministrin Mitsotakis, konflikti po ndodh në një moment shumë të papërshtatshëm. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me SHBA. Meqenëse marrëdhëniet me Turqinë janë të vështira, Greqia shpreson që të marrë ndihma nga Uashingtoni, kryesisht ushtarake. Njëkohësisht Mitsotakis që fitoi zgjedhjet e 7 korrikut, duhet ta tregojë veten, se duke qenë kryeministër është në gjendje të merret me çështje të nivelit europian.

Ai i pati premtuar grekëve uljen e taksave, premtim një pjesë të së cilës është duke e mbajtur nëpërmjet ligjeve. Po ashtu ai u ka premtuar grekëve që të diskutojë sërish me Brukselin çështjen e borxheve në mënyrë që të ulë përqindjet për pagesat. Por për këtë, do i duhet të fitojë besimin e kolegëve europianë. Nëse merr anën e Uashingtonit tani, atëherë kryeministri i ri grek do të vinte në rrezik  bashkëpunimin me Brukselin.

Por çështja nuk është vetëm kujt do i qëndrojë besnike Athina, Brukselit apo Uashingtonit. Greqia zotëron flotën tregtare më të madhe në botë. Transporti ujor është një industri me vlerë miliardash. Anije që lundrojnë nën flamurin grek ndodhen edhe në Gjirin Persik. Nëse Athina i ndalon hyrjen në portin Kalamata cisternës iraniane, atëherë mund të ndodhë që të ketë masa  hakmarrëse. Që kur Greqia hori dorë verën e kaluar nga blera e naftës iraniane, marrëdhëniet midis Athinës dhe Teheranit janë tensionuar. Përshkallëzimi i situatës në Gjirin Persik nuk do të ishte pa pasoja dhe do ta bënte edhe më të vështirë dilemën aktuale të shteteve perëndimore në trajtimin e Iranit.

Mole und Uferpromenade Kalamata (picture-alliance/Herve Champollion/akg-images)

Porti i Kalamatas, Greqi

Politika e përshkallëzimit në Uashington, e njëanshme

SHBA-së i shkon për shtat ashpërsimi i konfliktit midis Iranit dhe Greqisë. Nëse anijeve greke u bëhet presion nga Irani, kërcënohen ose madje sulmohen, atëherë Europa nuk mund të vazhdojë të këmbëngulë për politikën e uljes së tensioneve me Teheranin. Kjo do ishte ajo që do Donald Trump. Ashtu kështu, ai ka dalë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja për armët atomike me Iranin dhe ndjek që nga ajo kohë politikën e sanksioneve të ashpra. Nëse midis Teheranit dhe Europës krijohen probleme serioze, atëherë Brukseli do ishte i detyruar t’i bashkohej politikës së përshkallëzimit që ndjek presidenti amerikan.

Për Europën kriza që ka të bëjë me cisternën iraniane është një goditje e rëndë për afrimet e bëra vitet e fundit midis Teheranit dhe Perëndimit. Në situatën aktuale Greqia ka marrë një rol simbolik, tek i cili nuk dallohet vetëm gjendja shumë e tensionuar midis Iranit dhe SHBA, por edhe konfliktet midis vendeve perëndimore, që po bëhen gjithnjë e më shumë konfuze. DW