VOAL

VOAL

ZËMËRA – Poezi nga NAIM FRASHËRI

October 30, 2021

Komentet

Ky vend që kriminelin e çon në Kuvend- Poezi nga LUTFI DERVISHI

Vend me traditë, burrni e rilindje
Ku vrasjet bëhen dhuratë për ditëlindje
.
Vend që shkëlqen me propagandë e retorik
Ku vrasësi titullohet investitor strategjik
.
Vend që nuk lë rast pa të shitur mend
Vend që kriminelin e çon në Kuvend
.
Vend që para vetes vë botën hallemadhe
Nga lufta në Ukrainë te ngrohja globale
.
Vend që zbraz vetveten dhe shton diasporën
Vend që mëson të madhin si të tund këmborën
.
Vend që shpall reforma, dhe këlthet progres
Vend që çdo skandal ta shet për sukses!

Ekzil- Poemë nga Sain John Perse- Përktheu Anton Papleka

Archibald MacLeish-it

I

Dyer të hapura kah rëra, dyer të hapura kah ekzili,

Çelësat i kanë rojtarët e farit dhe trupi qiellor që u dërmish në gurin e pragut:

O bujtari im, lërma shtëpinë tënde prej qelqi në ranishte…

Vera prej gipsi mpreh majat e hekurta të heshtave në plagët tona,

Unë zgjedh një vend të dukshëm e pa vlerë si eshtërorja e stinëve,

Dhe në tërë zallishtet e kësaj bote, fryma e Zotit që ngrihet si tym e lë shkret shtresën e saj prej amianti.

Përpëlitjet e vetëtimës janë për të ngazëllyer Princat në Tauridë.

II

Pa iu kushtuar asnjë bregu, pa iu besuar asnjë flete, fillesa e qashtër e kësaj kënge…

Të tjerë kapin nëpër faltore bririn e ngjyer të altarëve:

Lavdia ime është në ranishte, lavdia ime është në ranishte!…

Dhe këtë gjë nuk e bëj aspak për të bredhur, o Pelegrin,

Por më tepër për të lakmuar rrafshinën më të zhveshur, për të mbledhur në sirtet e ekzilit një poemë të madhe që lindi nga asgjëja, një poemë të madhe që me asgjë u ngjiz…

Fishkëlloni, o bahe, nëpër botë, këndoni, o bobla, përmbi ujëra!

Unë i hodha themelet te humnera dhe te sajna dhe te tymtaja e rërës. Do të fle në çisterna dhe në anijet zgavroshe,

Në të gjitha viset e zakonshme dhe të amshta ku ndihet shija e madhështisë.

“…Më pak frymëra e miklonin familjen e Julëve; më pak besëlidhje i ndihmonin kastat e larta të priftërisë.

Atje ku rëra shkon te kënga e tyre, atje shkojnë Princat e ekzilit,

Atje ku velat janë të tendosura lart, atje shkon partallja më e mëndafshtë sesa një ëndërr lahutari,

Atje ku u bënë luftime të mëdha, tashmë zbardh një nofull gomari,

Dhe deti rrokullis rreth e rrotull rropamën e tij prej rrashtash në zallishte,

Dhe se të gjitha gjërat e kësaj bote për të janë të kota, një mbrëmje, këtë na e rrëfyen në fund të botës Milicitë e erës në ranishtet e ekzilit.

Urti shkume, o duhma të shpirtit te kërcitjet e kripës dhe te sherbeti i gëlqeres së pashuar!

Nga ç’pësoi shpirti, trashëgoj një dije…

Era na tregon pirateritë e saj, era na tregon keqkuptimet e saj!

Ashtu si ai Kalorësi që, me litar në dorë, pret në të hyrë të shkretëtirës,

Në cirkun malor me caqe të paana, unë përgjoj brofjen e shenjave më fatbardha.

Dhe për ne mëngjesi lëviz gishtin e ogurit midis shkrimeve të shenjta.

Ekzili s’është aspak i djeshëm, ekzili s’është aspak i djeshëm! “O rrënime, o premisa”,

Thotë i Huaji midis ranishteve, “çdo gjë në botë është e re për mua!…“ Dhe të lindurit e këngës së tij është për të diçka po aq e huaj.

III

Përherë ka qenë kjo sokëllimë, përherë ka qenë ky shkëlqim,

Dhe si një betejë e madhe që zhvillohet nëpër botë, si një mori popujsh në eksod, si një themelim perandorish përmes zallamahisë pretoriane, ah, si një mbufatje e buzëve kur

lindin Libra të mëdhenj,

Kjo gjë e madhe dhe e shurdhër nëpër botë dhe që befas shtohet si një dehje nga pija.

„Përherë ka qenë kjo sokëllimë, përherë ka qenë kjo madhështi“

Kjo gjë që endet nëpër botë, kjo dalldisje e madhe nëpër botë, dhe në tërë zallishtet e kësaj bote, e shqiptuar nga e njëjta frymë, e njëjta dallgë që shqipton

Një frazë të vetme dhe të gjatë pa cezurë që nuk do të kuptohet ndonjëherë…

„Përherë ka qenë kjo sokëllimë, përherë ka qenë ky harbim“

Dhe ky shkulm që mbërrin në pikën më të lartë, përherë në kulmin e dëshirës, e njëjta pulëbardhë që rrah flatrat, e njëjta pulëbardhë që fluturon si shigjetë për të bashkuar stancat e ekzilit, dhe në tërë zallishtet e kësaj bote, e shqiptuar nga e njëjta frymë, i njëjti rënkim i pamasë

Duke ndjekur pas në ranishte shpirtin tim prej numidi…“

Të njoh mirë, o përbindësh!  Ja ku jemi prapë ballë për ballë.

Ne e vazhdojmë prapë këtë debat të gjatë aty ku e patëm lënë.

Dhe ti mund t‘i nxjerrësh argumentet e tua, ashtu siç i zgjat turinjtë e ulët mbi ujë: asnjë çast nuk do të të lë të qetë.

Në shumë zallishte ku shkela, hapat e mi i lau vala pa zbardhur drita, në shumë shtroja të mbetura shkretë shpirti im nuk i bëri dot ballë kancerit të heshtjes.

Çfarë do ende nga unë, o frymë zanafillore? Dhe ti çfarë mendon të nxjerrësh ende nga buza ime e gjallë,

O forcë që bredh te pragu im, o Lypsare në udhët tona dhe në gjurmët e Plangprishësit?

Era na flet për pleqërinë e saj, era na flet për rininë e saj…O Princ, nderoje ekzilin tënd!

Dhe papritmas gjithçka është për mua forcë dhe prani aty ku ende nxjerr tym tema e hiçit.

„…Përnatë ngrihet më lart kjo sokëllimë memece te pragu im, përnatë kjo hovje shekujsh nën zhguallin e ashpër.

Dhe në tërë zallishtet e kësaj bote lind një jamb më i sertë që duhet ta ushqej me qenien time!…

Një lartësi kaq e madhe nuk do ta cenojë bregun e thepisur të pragut tënd, o Kordhëtar që ngjesh shpatat në agshol,

O Ti që përdor shqipet të cilat fluturojnë gjithandej dhe ti, Mëkues i bijave më të ashpra që i lind pena e hekurt!

Gjithçka që duhet të lindë, acarohet në anën lindore të botës, çdo trup që lind ngazëllohet kur shkrepin rrezet e para!

Dhe ja ku dëgjohet një zhurmërimë më e gjerë nëpër botë si një kryengritje e shpirtit…

Ti nuk do të heshtësh aspak, o sokëllimë, para se t’i kem flakur në ranishte të gjitha detyrimet njerëzore! (Kush e di ende se në ç’vend kam lindur?“)

IV

E çuditshme qe ajo natë kur aq e aq frymëra e humbën rrugën në udhëkryqin e dhomave…

Dhe kush u endka para agut në kufijtë e botës me këtë thirrje që më drejtohet mua? Cila vajzë e madhe, e përzënë, iku tutje kur dëgjoi frushullimën e flatrës që vizitonte të tjera pragje, cila vajzë e madhe që nuk e deshën,

A mos vallë kjo ndodhi në kohën kur yjesitë e paqëndrueshme që e ndërrojnë ligjërimin për njerëzit e ekzilit, perëndojnë te ranishtja në kërkim të një vendi më të dëlirë?

Kudo-bredhëritës qe emri i saj prej kurtizaneje, te priftërinjtë, te shpellat e gjelbra të Sibilave, dhe mëngjesi që u gdhi te pragu ynë, diti t’i fshinte gjurmët e këmbëve të zbathura midis shkrimeve të shenjta…

Shërbëtore, ju shërbenit, dhe më kot i tendosnit pëlhurat tuaja flladitëse për bjerrjen e një fjale të kulluar.

Me të qarat e kllinzës, iku tutje agimi i përvajshëm, iku tutje nimfa shisjellëse në kërkim të fjalës së kulluar.

Dhe në brigjet e stërlashta dikush e përmendi emrin tim… Fryma e zotit lëshonte tym në mes të hirit të incestit.

Dhe kur qe shtrydhur midis ranishteve substanca e zbehtë e kësaj dite,

Fragmente të bukura historish që i merr me vete rrjedha mbi fletët e helikave në qiellin plot gabime dhe premisa endacake, zunë të rrotulloheshin për kënaqësinë e skoliastit.

Dhe cili qe aty që pastaj iku tutje, duke rrahur flatrat ? Pra, atë natë, cili qe ai që pa dëshirën time, e vuri këtë këngë te buza ime prej të huaji ?

Me anën e prapme të stilit tënd, o skrib, sheshoje në tabelën e zallishteve dyllin e mblatuar nga fjala e kotë.

Ujërat e detit të hapur mbi tabelat tona, ujërat e detit të hapur do t’i lajnë shifrat më të bukura të motmotit.

Dhe erdhi ora, o Lypsare, kur mbi faqen e mbyllur të pasqyrave të mëdha prej guri, të vendosura në guva,

Meshtari që ka mbathur sandale plisi dhe ka vënë dorashka mëndafshi, i fshin me ndihmën e mëngëve shenjat e kundraligjshme të natës.

Kështu çdo trup shkon te silici i kripës, fruta prej hiri e yejtjeve tona, trëndafili xhuxh i ranishteve tuaja dhe bashkëshortja natore, të cilën e përzunë pa dalë drita…

Ah, çdo gjë e kotë le të hidhet si gruri i saposhirë në erën e kujtesës, ah, çdo gjë e marrë le të kumbojë në fyejt e ekzilit :  butaku i dëlirë i ujërave të lira, motivi i qashtër i ëndrrave tona,

Dhe poemat për natën që u dëbuan para se të agonte, flatra fosile që u zu në grackën e lutjeve të mëdha mbrëmësore prej qelibari të verdhë…

Ah, le t’i djegin, ah, le t’i djegin atje ku sos rëra, tërë ato mbeturina puplash, thonjsh, floknajash të ngjyera e pëlhurash të ndragura,

Dhe poemat që lindën dje, ah, poemat që lindën një mbrëmje te furka e vetëtimës, janë ashtu si hiri në qumështin e grave, një gjurmë tejet e vogël…

Dhe me gjithçka që ka flatra, me gjithçka që ju nuk e përdorni, unë hartoj për vete një ligjërim që nuk shërben për ndonjë gjë,

Ja ku synoj ende të shkruaj një poemë të madhe që do të vdaret…

V

“…Si ai që zhvishet sapo sheh detin, si ai që u ngrit për ta nderuar puhinë e parë që fryn nga toka (dhe ja sesi iu zmadhua balli nën kaskë).

Me duart më të zhveshura sesa ditën që linda, dhe me buzën më të lirë, me veshin e mbështetur tek ato korale ku struket rënkimi i një kohe tjetër,

Ja ku u ktheva te bregu ku kam lindur… Nuk ka histori tjetër përveç asaj të shpirtit, nuk ka kënaqësi tjetër përveç asaj të shpirtit.

Bashkë me kokrrën e lajthisë, me anofelen, bashkë me kashtrojat e me rërat, bashkë me gjërat më të brishta, bashkë me gjërat më të kota, ja kjo gjë e thjeshtë, kjo gjë e thjeshtë, ja kjo gjë e thjeshtë e të qenit aty te kjo ditë që ikën tutje…

“Mbi skelete zogjsh xhuxhë, ikën fëmijëria e kësaj dite, e veshur me ishuj dhe më e lehtë sesa fëmijëria mbi eshtrat e saj të fyshtë prej pulëbardhe, prej gifete, puhia i magjeps ujërat vajza me veshje leskrash për ujdhesat…

“O rëra, o rrëshira! Fletëza e purpurt e fatit, para një syri që e sheh ngultas dhe tek arena ku nuk ka dhunë, ekzili dhe çelësat e tij të dëlirë, dita e përshkuar nga një kockë e gjelbër si një peshk ishujsh…1

“Këndon mesdita, o ç’trishtim!… dhe lajmin e mrekullueshëm e përhap kjo thirrje: o ç’mrekulli! Dhe nuk mjafton të qeshësh me lot për faqe…

“Po çfarë është aty, oh, çfarë është ajo që befas ndihet se mungon te çdo gjë? …”

Unë e di. Unë e pashë. Askush le të mos e pranojë ! Dhe tashmë dita trashet si qumësht.

Mërzia kërkon hijen e saj në mbretëritë e Arsace-it2 ; dhe trishtimi endacak e përhap shijen e tij prej lulequmështoreje nëpër botë, hapësira ku rrojnë rrëmbimtarët ka çtrashëgime të çuditshme…

Në dashtë urtari, le të përgjojë lindjen e skizmave ! …Qielli është një Sahel ku azalaia3 niset në kërkim të kripës së gurit.

Më se një shekull mërtiset nga krajatat e historisë.

Dhe dielli gropos sestercat e tij të bukura në ranishte, kur brofin hijet ku piqen sentencat e rrebeshit.

O forcoma nën ujët e gjelbër ! Një bar i përmendur në det le të na flasë ende për ekzilin… dhe Poeti e ndien veten të fyer

Nga këto fletë të mëdha prej shkëmbi gëlqeror që shtrihen pothuaj rrafsh me humnerën, mbi piedestale : dantellë për maskën e vdekjes…

VI

„Ai që në mes të natës endet mbi galeritë e gurta për të vlerësuar veçoritë e një komete të bukur ; ai që midis dy luftërash kujdeset për pastërtinë e thjerzave të mëdha prej kristali ;

Ai që u çua pa dalë drita për të pastruar krojet dhe kjo gjë shënon mbarimin e epidemive të mëdha ; ai që lyente me llak anijen në det të hapur bashkë me vajzat dhe me rejat e tij dhe nuk e vriste mendjen për atë hi të grumbulluar në tokë…

Ai që i qetëson me fjalë të mira të sëmurët mendorë në azilet e mëdha të lyera me gëlqere të kaltër, dhe është e diel mbi thekërishte, në orën e lëbyrjes së madhe; ai që ulet para organove vetmitare, kur futen në qytet ushtritë; ai që një ditë sheh një ëndërr me guroret-burgje të çuditshme dhe kjo ndodh pak pas mesdite, në kohën e vejnisë së madhe; ai që përhap në det, kur fryn era nga një ishull i ulët, erëmimin që në mes të thatësirës lëshon një amarante e vogël e tokës; ai që nëpër porte rri zgjuar në krahët e grave të një race tjetër, dhe  ndihet një shije vetiveri4  në duhmën e sqetullave të natës së vonë, dhe kjo ndodh pak pas mesnate kur bëhet xëc; ai që, kur fle gjumë, nxjerr një frymë që bashkohet  me frymën e detit, dhe kur tërhiqet  batica, rrotullohet në shtrojën e tij si një anije që ndryshon drejtimin e velave…

Ai që në ballë  të kepave më të lartë vizaton me bojë shenja orientuese, ai që shënon një kryq të bardhë në syprinën e gumave; ai që lan me sherbet të holluar gëlqereje fortinat prej hijeje rrëzë semaforëve, dhe ka një vend me boska dhe me llomishtra rrënojash për kënaqësinë e urtarit; ai që në stinën e shirave banon bashkë me njerëzit e pilotimit dhe të vendosjes së sinoreve te ndërtesa e rojtarit  të një faltoreje të braktisur, në cep të një gadishulli, i cili ka formën e një çapoi prej guri të hirtë në të kaltër ose të një tryeze të lartë prej ranori të kuq; ai që në harta lidh me vija lëvizjen e mbyllur të cikloneve;  ai për të cilin në netët e dimrit ndritin pistat e mëdha yjore; ose ai që ftillëzon në ëndërr ligje të tjera të shtegtimtarisë e të prejardhjes ; ai që me majën e sondës kërkon deltinën ngjyrë jargavani në thellësitë e mëdha për të sajuar fytyrën e ëndrrës së tij; ai që në porte është i gatshëm të bëjë punën e busullave  për anijet turistike…

Ai që ecën në tokë për të mbërritur te vise  të gjera, të mbuluara me bar; ai që në rrugë e sipër i jep këshilla dikujt sesi mund të përkujdeset për një pemë të moçme; ai që pas rrebeshit hipën në kullat  e hekurta për të hetuar erëmimin prej tyli të zi që vjen nga ferrishtet e djegura në pyll; ai që në vende të shterpëta kujdeset për linjat telefonike; ai që e di ku kalon kanali dhe pajandra për tokëzimin e kabllove kryesore nëndetare;  ai që, poshtë qytetit, aty ku ndodhen eshtërore dhe gjirize, dhe pikërisht aty ku është gërryer korja e tokës, mirëmban instrumentet që regjistrojnë lëkundjet sizmike…

Ai që në kohën e pushtimit të vendit është i ngarkuar të mbikëqyrë regjimin e ujërave dhe viziton basenet e mëdha të filtrimit ku nuk reshtin dasmat e bujshme të kandrrave; ai që gjatë trazirave ruan pas kangjellave prej ari të gjelbër serrat me erë të rëndë të Kopshtit Botanik; zyrat e mëdha që merren me Monedhat, me Gjatësitë gjeografike dhe me Duhanin, dhe Depon e Fareve ku ndodhen fabula e fenerë; ai që gjatë rrethimit bën rojë në hollet e mëdha ku nën xhama thërmohen koleksionet e kandrrave që quhen fazma dhe të fluturave vanesa; dhe ai që e shpie llambën te lugjet e bukura prej lapislazuliti aty ku rrezikon të thërmohet princesha prej kocke, e mbërthyer me gjilpëra të  arta, e cila zbret nëpër rrjedhën e shekujve me floknajën prej sizali5;  ai që shpëton nga ushtritë një hibrid shumë të rrallë trëndafiloreje që rritet në Himalaja; ai që në kohën e Falimentimeve të mëdha të shtetit, mban me dinarët e tij ferma luksoze për rritjen e kuajve, ferma të ndërtuara me tulla të kuqërreme, të mbuluara me gjethe, si trëndafilishte me trëndafila të kuq, mbi të cilat guguron rrebeshi, ferma që janë si fjetore të bukura  plot princa të egër, të mbushura me terrina, me erë temjani dhe me një substancë të fortë mashkullore…

Ai që në kohë krize, vë roja që mbikëqyrin avulloret e larta, të vulosura me dyll të kuq, te grykëderdhja e një lumi ngjyrë jodi dhe plehu të lëngët (dhe në limbet e sallave me vitrazhe, në sallonet e mbyllura me qepena harrese, ka një dritë ngjyrë agaveje për shekujt që vijnë dhe përherë sogjon në det; ai që bashkë me skamnorët shkon në kantieret detare të braktisura nga turma pasi është lëshuar në ujë një skaf i madh që ka dashur tre vjet punë; ai që ka si zeje të presë anijet; dhe ai që në pajorin e një veloreje të re e gjen një ditë parfumin që ia kënaq shpirtin; ai që gjatë ekuinoksit bën rojë në ledhin e dokeve, në kreshtën e lartë të digave të mëdha malore dhe në ekluzat e mëdha oqeanike; ai për të cilin befas përhapet tërë firoma e pashqitshme e silosëve të mëdhenj dhe e magazinave me mallra të ardhura nga kolonitë, aty ku erëzat mbufaten në muajt e dimërimeve  ashtu si krijmi në shtratin e tij të amësht; ai që mban fjalën e mbylljes në kongreset e mëdha të orografisë, të klimatologjisë dhe pastaj vjen koha për të vizituar Arboretumin dhe Akuariumin dhe lagjen e vajzave , argjendaritë  e gurëve të çmuar  dhe oborrin e kishës së konvulsionarëve të mëdhenj…

Ai që hap një llogari bankare për kërkime intelektuale; ai që hyn në cirkun e veprës së tij të re me një gjallëri të jashtëzakonshme që ia ka pushtuar qenien dhe për tri ditë heshtjen e tij  nuk  e sheh me sy askush, përveç nënës, askush nuk ka të drejtë të shkelë në dhomën e tij, përveç shërbëtores më të moshuar; ai që e çon kalin te burimi, por për vete nuk pi ujë; ai që në punishtet e shalave të kuajve ëndërron për një parfum më të nxehtë sesa ai i dyllit; ai që, ashtu  si Baber-i, vesh petkun e poetit midis dy aksioneve  burrërore për të shprehur adhurimin për pamjen e një tarrace të bukur; ai që duket si i hutuar gjatë kushtimit të një anijate dhe për timpanin e tij shtambat janë si veshë, të murosur për akustikën; ai që trashëgon në pronën e një familjeje të shuar fermën e mbrame për rritjen e gatave bashkë me disa vepra të bukura për artin e gjuetisë me fajkonj; ai që në qytet nuk u ndahet librave të mëdhenj: almagjestë, portulanë dhe bestiarë; ai që shqetësohet për ndërrimet fonetike, për ndryshimet e kuptimit të shenjave dhe për gërryerjet e mëdha të ligjërimit; ai që merr pjesë në debatet e mëdha për semantikën; ai që është autoritet në fushën e matematikës praktike dhe pëlqen të llogaritë me mend kohën e kalendarit të festave të lëvizshme‚ (numrin e artë, ditën e caktuar sipas kalendarit romak, epaktin dhe letrat e rëndësishme të së dielës); ai që vendos hierarkinë e meshave të mëdha të ligjërimit;  ai, të cilit i tregojnë në vende të përmendura ca gurë të mëdhenj që morën shkëlqim nga një flakë që mbajti gjatë…

Ata janë princat e ekzilit dhe atyre nuk ka ç’u duhet kënga ime…“

O i Huaj në tërë zallishtet e kësaj bote, pa të dëgjuar kush dhe pa pasur dëshmitarë, mbështete te veshi i Detit të Perëndimit një bobël pa kujtesë :

Bujtës i skamur në rrethinat e qyteteve tona, ti nuk do ta kapërcesh aspak pragun e Kompanisë së Lloyds-ve ku fjala jote nuk ka peshë dhe ari yt nuk ka vlerë.

„Unë do të banoj në emrin tim“, kështu iu përgjigje pyetësorit në port. Dhe në tabelat e këmbimtarit ti nuk pate çfarë të paraqitje, përveç turbullimit tënd,

Ashtu si ato monedha të mëdha hekuri që rrufeja i nxjerr nga dheu.

VII

« Sintaksë vetëtime, o ligjërim i kulluar i ekzilit! I largët është bregu tjetër ku mesazhi rrezëllin:

“Dy balle të përhitura grash, nga i njëjti gisht i madh i prekur; dy flatra grash prapa grilash, nga e njëjta frymë të ngritura peshë…

“Vallë a fjetët dot atë natë nën pemën e madhe prej fosfori, o zemër lutëseje nëpër botë, o nënë e të Dëbuarit kur te pasqyrat e dhomës ishte mblatuar fytyra e tij?

“Dhe ti më e ndjeshmja nën vetëtimë, o ti më e ndjeshmja për t’u ngjethur në bregun tjetër të shpirtit të tij, ti që përherë frymën tënde e pate përzier me frymën e tij.

“A do të shtrihesh prapë në shtrojën tënde të qetë me kreshpërimin e shpirtit tënd prej gruaje?

“Ekzili s’është aspak i djeshëm! Ekzili s’është aspak i djeshëm!… Neverite, o grua, nën çatinë tënde këngën e zogut të Barbarisë…

“Ti nuk do ta dëgjosh fare rrebeshin atje tutje sesi e shumëfishon vrapin e hapave tanë, pa e sulmuar sërish nëpër natë klithma jote prej gruaje shqiponjën e dyshimtë të lumturisë!”

…Hesht ti, dobësi, dhe ti, parfum bashkëshorteje nëpër natë si vetë bajame e natës.

Kudo bredhëritëse në zallishte, kudo bredhëritëse nëpër dete, hesht ti, ëmbëlsi, dhe ti, prani flatrashpalosur te lartësia e kalit tim.

Do ta nis prapë vrapin tim prej numidi përgjatë detit të patjetërsueshëm, pa asnjë lule shporizi midis buzëve, por duke ndier ende në gjuhë, si një kripë, atë tharm të botës së vjetër.

Nitrati dhe natroni janë temat e ekzilit. Mendimet tona rendin drejt veprimit mbi pista me kocka. Vetëtima më hap para syve shtratin e synimeve më të gjera. Rrebeshi më kot i zhvendos sinorët e mungesës.

Ata që shkuan të kryqëzoheshin në Inditë e Mëdha të Atlantikut, ata që nuhatin idenë e re në flladin e freskët të humnerës, ata që i bien bririt te dyert e të ardhmes,

E dinë se në ranishtet e ekzilit fishkëllejnë pasionet e thella, të mbledhura kutullaç nën kamxhikun e vetëtimës…O Plangprishës, i mbështjellë nga kripa dhe nga shkuma e qershorit, mbaje të gjallë midis nesh forcën e fshehtë të këngës sate !

Si ai që i tha emisarit dhe pikërisht ky qe mesazhi i tij : “Mbulojeni me vello fytyrën e grave tona ; lartësojeni ballin e bijve tanë ; dhe keni urdhër të lani gurët e pragjeve tuaja…Do t’ju them me zë të ulët emrin e burimeve ku nesër do ta lajmë zemërimin tonë të dëlirë .“

*

Dhe erdhi ora, o Poet, të perëndojnë emri, lindja dhe raca jote.

Long Beach Island, (New Jersey), 1941

Shënime:

1.Ky imazh të sjell ndër mend mishin e tejdukshëm të disa peshqve tropikalë me skelet zumrudi.

2.Arsace: themeluesi i një dinastie të lashtë persiane

3.Azalaia: karvani i madh, i përvitshëm i kripës në shkretëtirën afrikane

4.Vetiver: bimë indiane, rrënja e së cilës përdoret në parfumeri

5.Sizal: agave e Meksikës

(Marrë nga ExLibris)

Tronditjet shpirtërore si mesazhe poetike- Nga Anton Nikë Berisha

Në trevjetorin e kalimit në amshim të poetit Agim Mato
(Pjesë nga një studim më i gjatë për poezinë e tij të zgjedhur
të përfshirë në përmbledhjen “Shkretëtirë harrimi”)

“Poezia nuk është një mënyrë e lirimit të ndjenjave, po një shmangie nga ndjenjat; nuk është një shprehje e personalitetit vetjak, po një shmangie nga personaliteti. Natyrisht, vetëm ata që kanë personalitet dhe ndjenja dinë çka domethënë të shmangësh nga këto gjëra”.

Thomas S. Eliot

Poezia si etje dhe ngushëllim shpirtëror

Thuhet me të drejtë se secili poet e ka botën e vet të mëvetësishme poetike dhe këtë e shpreh në secilën vepër që e krijon. Pra, ai ndryshon prej secilit poet tjetër, siç ndryshon edhe vepra e tij prej çdo vepre tjetër. Në qoftë se do të pajtoheshim me këtë përcaktim, atëherë do të ishte e natyrshme të themi se dhe qasja që i bëhet poezisë së një poeti duhet të jetë ndryshe nga ajo që i bëhet poezisë së një poeti tjetër. Pa dyshim se, në një mënyrë ose në një tjetër, vetë poezia e kushtëzon qasjen dhe interpretimin. Tek e fundit, mënyra e komunikimit me një vepër letrare nuk mund ta kushtëzojë atë si fakt i dhënë, po ajo si art gjuhësor poetik e kushtëzon qasjen dhe interpretimin që i bëhet ose duhet t’i bëhet.

E përmenda këtë fakt për arsye se poezitë e zgjedhura të Agim Matos të përfshira në këtë vëllim kushtëzojnë të merresh me to në mënyrë të mëvetësishme. Arti i tyre, e bukura dhe e madhërishmja, brumosur në mënyra të ndryshme brenda strukturës gjuhësore poetike, janë vendimtare për përcaktimin e qasjes dhe të interpretimit.

Qenësia e poezisë së Agim Matos mund të shprehet mirëfilli nëpërmjet këtij mendimi të Edgar Allan Poe-s: “Është pranuar, heshtazi e haptazi, në mënyrë të drejtpërdrejtë e të tërthortë, se objekti përfundimtar i poezisë është e vërteta. Është thënë se çdo poezi duhet të ngulisë në mendje një moral e prej vetë këtij morali të gjykohet dhe vlera poetike e veprës. Kemi qenë veçanërisht ne Amerikanët që e kemi përkrahur këtë ide të lumtur e ne bostonianët, në mënyrë akoma dhe më të veçantë, që e kemi zhvilluar atë tërësisht. Kemi ngulitur në tru, se të shkruash një poezi thjesht për hir të poezisë e ta njohësh se ky ka qenë dhe qëllimi yt, do të thotë ta tregosh veten tërësisht të mangët nga forca dhe dinjiteti i vërtetë i poetit — por e vërteta e thjeshtë është se, nëse do t’ia lejonim vetes kundrimin në thellësi të shpirtrave, atëherë do të zbulonim menjëherë që nuk ekziston e as që mund të ekzistojë në këtë botë ndonjë vepër më tërësisht dinjitoze — më sublimisht fisnike se ajo poezi e vërtetë — ajo poezi per se — ajo poezi që është veç poezi dhe asgjë më shumë — ajo poezi e shkruar vetëm e vetëm për hir të poezisë[1] […] Gjithçka që është e domosdoshme në një këngë, është saktësisht gjithçka me të cilën ajo s’ka të bëjë në asnjë lloj mënyre. Është veçse mbrujtja e saj si një paradoks që valon i kapardisur, kurorëzimi i saj me lule e margaritarë. Mirëpo, për fuqizimin e së vërtetës na lipset më tepër rreptësia se sa rrjedhshmëria e gjuhës. Pra, duhet të jemi të thjeshtë, të saktë, lakonikë. Do të qe një teoricien i çmendur deri në pa përgjigje, ai që, pavarësisht nga këto dallime, do këmbëngulë ende të bashkëpërziejë vajrat e ujërat kokëfortësisht të papërziershëm të poezisë dhe së vërtetës[2]”.

Nëse i lexojmë me vëmendje të shtuar këto poezi të Agim Matos, atëherë shumëçka nga ajo që thuhet në mendimin e Poezisë përligjet në mënyrë sa të gjerë aq dhe thellësore. Poeti ynë e ka ruajtur thellë në vete të vërtetën e tij, të vërtetën e vendit të tij, të vendlindjes së tij dhe të njeriut të tij, që për rreth tridhjetë vjetësh heshtjeje është shtresuar e ngjizur, është pjekur e stërpjekur brenda shpirtit të tij dhe në një çast, kur ka qenë i lirë dhe ka pasur mundësi ta thotë lirisht, e ka shprehur atë përmes tekstit poetik, përmes mesazheve poetike. Me fjalë të tjera, këngët e fjetura (i kujtojmë vargjet e poetit tonë, Migjenit: Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme / të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori, / të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme / me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori”), zënë të marrin jetë; e vërteta poetike, përmes një sistemi figurativ të pasur, të shtruar dhe pa ndjenjësime e shprehje retorike, shndërrohet në vargje (në poezi) që kanë jetuar brenda tij. Shqetësimet, mëdyshjet, tronditjen shpirtërore, vuajtjet Mato i shpreh përmes strukturës gjuhësore poetike, përligjje e shpirtit dhe e  mendjes (Migjeni do të thoshte: “E unë jam vullkani që fle i fashitun”). Poezitë janë fjalosje vetmitare me veten, po dhe me tjetrin (kujto titullin e përmbledhjes me poezi të Martin Camajt: “Njeriu më vete e me të tjerë”). Fjala e ndaluar, e ndrydhur dhe e nëpërkëmbur për dhjetëra vjet, e përbuzur deri në zhgënjim dhe përdhosje (“në këtë harrim të pashpirt?”), i shfaqet si një asteroid verbues, që ia lehtëson plagët e pritjes dhe e liron prej peshës së fjalës poetike të heshtur, prej ankthit që ia gërreu shpirtin për pamundësinë e të shprehurit dhe komunikimit poetik. Ky komunikim ka qenë vendimtar edhe në rrethana e në kushte të rënda. Nëpërmjet tij iu ka kundërvënë rrënimit, zhbërjes. Pra, edhe pse poezia ka qenë hyjnesha e poetit (“Hyjneshën ime”), që ka bërë të mbijetojë ai dhe fjalët (pagjumësia e fjalëve), poeti ka pësuar. Ky pësim ka qenë i shumtë dhe rrënues:

U ndesha me censorë që sterilizonin shpirtrat e poetëve

në dobi të ca perëndive të rreme që kishin populluar dhunshëm planetin.

Për shumë kohë penën ma sekuestruan

si një armë të paligjshme që nuk më takonte ta mbaja.

Për shumë kohë: “Sus!… sus!”, më ndëshkonin

dhe ngela pa zërin tim, pa gjuhën time, pa librat e mi.

(Ti libër)

Poezia si zjarr shpirtëror

Përkundër këtyre pësimeve, hyjnesha e tij ngadhënjeu mbi ndalesat, mbi vuajtjet dhe mbi plagët. Këngët e heshtura lindën në një formë të re, u ribënë në të folurit poetik dhe, natyrisht, shqiptuan të vërtetën e tij, si zjarr shpirtëror, që aq sa e ngrohu, po aq e përcëlloi dhe e dogj. Gjithë këtë Mato e shpreh përmes simbolikës së krimbit që e gërryente pareshtur në mendje dhe në shpirt: është ndërgjegjja e pamundësisë së përftimit të poezisë apo më drejt e braktisjes së saj. Ai e ndien pareshtur gërr – gërrin e krimbit:

[…] Shihja të nxirrte në sipërfaqe tallazhin

e imët pas orësh pune dhe m’i ngatërronte

mendimet, temporitmin, përfytyrimet.

I lexoja me zë disa herë ato që shkruaja.

Krimbi ndalte punën dhe atëherë; më kallte frikën heshtja e tij.

Ç’ishte ky: sizmograf i ndjenjave të mia? Ndërgjegjja apo censori im?

Shkruaja sërish e sërish dëgjoja gërr gërrin e tij.

Gjithë natën, të gjitha herët

i shoqëruar me autocensurën, dyshimin, pasigurinë.

(Krimbi)

Poeti Mato e përjetoi historinë e Anteut të lashtë (sinonim i qëndresës së jashtëzakonshme), të cilit Nëna tokë (Gjea), sa herë Herkuli e hidhte për tokë, ia kthente forcën. Edhe poeti ynë vuajti dhe e pësoi, këngët (poezitë) heshtën brenda tij, u zvetënuan dhe u tkurrën, po nuk u shuan. Thënë figurativisht, “nëna” poezi kushtëzoi që të mos gjunjëzohet, po duke u mbështetur në pasurimin shpirtëror, në nevojën e komunikimit poetik me veten e me të tjerët, të mbijetojë, ta jetojë jetën.

Për poetin Mato magjia e poezisë nuk është as e rastit dhe as e çastit, po e lashtë sa vetë njeriu, sa vetë kujtesa; si e tillë ajo është e nevojshme dhe e qenësishme për gjallimin e qenies njerëzore:

Që në fëmijëri, gërvishtja në kujtesë

skena primitive

si skenat e gjuetisë

në artin prehistorik të shpellave.

(Erdhe vonë, hyjnia ime)

Poezia gjalloi pas çdo gjallese, pas çdo shenje, edhe kur një yll binte nga qielli, pas çdo dritareje që hapej, kudo; ajo jo vetëm i dha fuqi të qëndrojë, po dhe e lidhi me njerëzit, me jetën; e bëri të ngadhënjejë mbi vetminë, mbi vuajtjen, mbi pësimet.

Ditë e natë, i vetëm, ngrija

gurët e rëndë të  fjalëve,

që nga themelet, zhytur në kohëra…

(I murosur)

Për shkak të rrethanave të rënda jetësore që solli sistemi komunist në jetën letrare, në varfërimin kulturor e shpirtëror (gjithë kjo bëhej në emër të barazisë, të “përparimit të masave”, të “luftës së klasave”), kur , siç thotë poeti Mato,“[…] shkelnin mbi gjuhët tona të prera, / mbi librat tanë që i hiqnin nga libraritë, bibliotekat / dhe i kthenin sërish në brumë” (Ne të pagojët), Zana e frymëzimit të tij poetik detyrohet të heshtë; detyrohet ta ndrydhë fjalën e vet: “Ai tallazh i imët, i verdhë, si pluhur farmacie, ishte doza / që merrja rregullisht për të fashitur ethet e frymëzimeve (Krimbi); të vuajë e të qëndrojë bashkë me të (fjalën, poezinë); t’i ndërpresë fluturimet nëpër hapësira të pafund të përfytyrimit poetik, të kërkimit të bukurive të përftuara përmes tekstit, fryt i mendjes dhe i shpirtit.

Dhe kur kalvarit shpirtëror të poetit i vjen fundi, zënë fill vuajtjet e një natyre tjetër: rifillimi i përftimit të poezisë, të asaj bote që i kishte munguar (si akt konkret i krijimit, i ballafaqimit me shumësinë e kuptimeve e të ngulmimit për të shtjelluar tekstin poetik në një rrafsh sa më të lartë), si kënaqësi dhe ngushëllim shpirtëror. I dhembshëm është rifillimi, po i pashmangshëm, jetësor:

Kur zbrita sërish pas tridhjetë vjetësh në minierën

e braktisur të poezisë

e po çapitesha në galeritë e lëna përgjysmë,

duke kërkuar arin e fshehur nëpër guva,

veglat e mia të punës

të shpërndara pa kujdes në çaste zemërimi

me perënditë,

ngurova papritur dhe ashtu fluturimthi

bëra të ngjitem lart, ku prej kohësh përgatitesha për

salltanetin e madh të vdekjes.

Vallë sërish do të fillonin vuajtjet netëve të vetmuara,

derisa zjarret e shpirtit do të më kthenin në zhele

këmishët e hekurosura dhe jelekun e çmuar të dhëndërisë?

(Mea Culpa)

Vuajtjet shpirtërore që dikur i shkaktoi ndarja nga përftimi i poezive (dhe mungesa e botimit të frytit të punës së vet), shndërrohen në dhembje të natyrës tjetër: poeti vëren se (ndonjëherë) i mbarojnë fjalët, se hyjnesha e tij, i shtillet brenda; ai dëgjon hapa, që kanë gjëmimin e oqeanit, që në qenësi është klithja e këngës:

M’u mbaruan dhe fjalët

dhe tani kam këto hapa shokësh,

këtë gjëmim oqeani,

për të klithur këngën time,

zemërimin tim”.

(Këngëtari zezak)

*

Që Urë e Poezisë të mbajë

mbi lumin e llahtarisur,

ti duhet veten të murosësh,

në murin që ke stisur.

(I murosur)

Nisur nga përvoja jetësore dhe nga mbrojtja që i bëri poezia dhe në kushte të skajshme të pësimeve shpirtërore, poeti Mato i bën të ditur poetes së re që ta ruajë qenësinë e poezisë, t’i kushtojë kujdes bukurisë së poezisë, ta ruajë frymësinë, afshin e saj. Këto e bëjnë atë të mirëfilltë, të njëmendtë, i japin vlerë të mirëfilltë.

Mbaje, të lutem, nurin femëror në poezi […]

Ruaje me këmbëngulje afshin e vargjeve të tua.

Është një avull dehës…

(Një poeteje të re)

Poeti ynë këmbëngul që poezinë e tij ta cilësojë shprehja e bukur poetike, bukuria; vetëm ajo e bën atë të përjetshme, siç thoshte me të drejtë Edgar Allan Poe: “[…] poezinë unë do ta përcaktoja si një krijim ritmik të bukurisë. Arbitri i saj i vetëm është shija. Me intelektin apo me vetëdijen ajo ka veç lidhje të tërthorta. E në mos rastësisht, s’ka të bëjë fare as me detyrën e as me të vërtetën. Sidoqoftë, le të themi pak fjalë si shpjegim. E vetmja kënaqësi që është njëherësh më e kulluara, më e ethshmja, më shpirtlartonjësja, besoj se rrjedh nga kundrimi i së bukurës. Vetëm nëpërmjet kundrimit të së bukurës, arrin të na jepet mundësia e arritjes së atij lartësimi të kënaqësisë apo ngacmimit emocional të shpirtit, që ne njohim si ndjenjë poetike e që është kaq lehtësisht e dallueshme nga e vërteta, që mund të quhet kënaqja e arsyes apo pasionit, të emëruar si dalldisja e zemrës[3]”.

E bukura që përligjet thellësisht në poezitë e përfshira në këtë vëllim, nuk është e qenësishme vetëm për poetin, për pasurimin shpirtëror të tij dhe të tjetrit që do ta lexojë dhe do të ndikohet prej saj, po edhe kundër gjithçkaje që i kundërvihet poezisë si art, e rrënon natyrën dhe rëndësinë e saj artistike. Në këtë rrjedhë Mato e përdor poezinë (kumtin poetik) edhe si refuzim estetik, kundërvënie gjithë asaj që nuk i përket artit të mirëfilltë, funksionimit dhe ndikimit në marrësin, siç do të thoshte studiuesi i letërsisë, Ibrahim Rugova: “Do thënë, se edhe në kulturat e mëdha, e edhe në ato më të vogla, sot është bërë legjitime vetëdija se imponimit të jashtëm që i bëhet artit dhe letërsisë i duhet kundërvënë me refuzimin estetik. Pra duhet krijuar letërsi e mirë, e qëndrueshme me qenësi të fortë estetike, në mënyrë që të mbahet zhvillimi i saj, se ky është rezultat më i rëndësishëm në aktualitetin e një kohe dhe në rendin historik kulturor. Ky do të ishte efekti praktik i refuzimit estetik kundër çdo veprimi dhe diskursi represiv. Vetëm kështu letërsia mbetet letërsi dhe ndikon në pushtet dhe në shoqëri. Çdo formë tjetër mbetet diçka tjetër, me veprim tjetër[4]”.


[1]  Edgar Allan Poe, Poezi dhe ese. Përktheu nga origjinali Dritan Thomollari. Plejada, Tiranë 2004, f. 99.

[2]  Edgar Allan Poe, Poezi dhe ese, vep. e përm., f. 99.

[3]  Edgar Allan Poe, Poezi dhe ese, vep. e përm., f. 101 – 102.

[4]  Ibrahim Rugova, Refuzimi estetik. Faik Konica, Prishtinë 2005, f. 28 – 29.

(Marrë nga ExLibris)

Vitet e para të jetës- Nga Klara Kodra

Ka disa trëndafila  maji me një ngjyrë  që luhatet  midis së bardhës  dhe të trëndafiltës dhe me një aromë të veçantë. S’e di  pse mendoj  që vajza  e vogël, e lindur në një ditë të kthjellët maji (e përfytyroj si të kthjellët, po mund të ishte edhe me shi), më 18 maj  1910[1] në Romë duhet t’u ngjante  këtyre trëndafilave, me faqet rozë të  ëmbla e të  buta (tërë jetën  kjo vajzë edhe kur u bë  grua  dhe nënë  ruajti  një lëkurë jashtëzakonisht fine e të butë), me një  gojë që i ngjante  një zemre.

Ajo fëmijë  ishte e bija e inxhinierit  skenarist nga Roma, vëllait të  regjizorit  të njohur Enriko Guaconi, Albertos dhe e sicilianes Maria del  Sarto. Pas njëzetenjë vjetëve  (a nëntëmbëdhjetë vjetëve) ajo  do të kapërcente  detin Adriatik  dhe do të shihte  një qiell tjetër, një tokë  tjetër të  cilën  atëherë  as që mund  ta përfytyronte dhe që do të  bëheshin  të sajat  ashtu si  qielli i kthjellët e tepër i kaltër  italian,  ashtu si  dielli i Romës, pranverat dhe verat e mrekullueshme të këtij qyteti.

Pas  tridhjetepesë vjetëve (a ndofta tridhjetetre?) ajo do të bëhej nëna ime.

Nuk kam fotografi të fëmijërisë së saj të  hershme, po mendoj se do të ketë qenë  në fillim  një fëmijë e bukur, meqenëse më vonë u bë një  vajzë dhe një  grua me bukuri të rrallë.

Bukuria është një dhuratë e natyrës  apo e Perëndisë që përbën njëkohësisht një bekim dhe një mallkim.

Ka të ngjarë  që atë  bukuri vajza Jolandë ta ketë  trashëguar nga  e ëma  siciliane. Nga kjo e fundit kam vetëm një fotografi në moshën shtatëdhjetë vjeçare, fotografia e një gruaje brune, krenare dhe energjike, pa asnjë thinjë, po që nuk thotë asgjë për pamjen e saj rinore.

Po aq bukur sa Jolanda, do të ishte e motra, Xhinevra, e lindur pas një viti, po me një bukuri të veçantë, të ndryshme, më shkrepëtitëse, më çapkëne, më “pikante” po të përdorim këtë fjalë.

Jolanda  do të bëhej  nga ato qenie  të rralla që sipas një ideali të grekëve të lashtë  shkrijnë  bukurinë fizike, intelektuale dhe morale. (Dy të parat ua dhurojnë “zanat” që në djep, vetëm e fundit është në dorë të tyre).

Nga i ati skenarist, Jolanda do të trashëgonte talentin, po jashtë fushës së kinematografisë, në fushën më të vështirë të poezisë dhe, – për çudi, –  të kritikës letrare. Do të ishte një përjashtim për Italinë e asaj kohe  ku vajzat rriteshin  për vatrën familjare dhe kishin rolin mjaft të  diskutueshëm të “engjëllit të familjes”. Vetëm pak vite më vonë  nga lindja  e saj, simotrat angleze do të  shpërthenin  në greva për të drejtën e votës. Po italianet  do të mbeten gjatë prapa  tyre.

Është e vërtetë  që, kur Jolanda ishte ende në djep, një  bashkëvendas i nënës së saj, siciliani Pirandelo botonte  romanin “Burri i saj” ku shtronte probleme që sapo  ravizoheshin, konflikti i grave  shkrimtare me detyrat e tyre familjare për shkak  të talentit të tyre. Në sallonet  letrare të Romës së asaj kohe kishte  shkrimtarë “të modës”, kuklla të bukura të kurdisura e të zbrazëta, po edhe  ndonjë talent të mirëfilltë në shpërthim e sipër si sardenjasja Gracia  Deleda, një nga gratë e rralla që do të fitonte  Nobelin  dhe që  kishte frymëzuar protagonisten e romanit.

Italia kishte  njohur jo shumë kohë  më parë një mbretëreshë aq të bukur  sa edhe të  mençur, mbrojtëse të urtëve,  si Margaritën[2]*, e cila ia kishte prishur mendjen  me hiret e veta republikanit Karduçi, këtij romantiku që s’pranonte se ishte  i tillë  dhe që i kushtoi  asaj një  ode mjaft të goditur.

Patjetër, shpërthimi dhe lulëzimi i mëvonshëm i talentit të vajzës së vogël, nuk do të përfytyrohej dot nga siciliania Maria, nëna e re, sigurisht e rritur në normat e rrepta të vendlindjes së vet, që të kujtonin disi kanunin e ashpër  shqiptar dhe që megjithatë guxoi të merrte me dashuri Alberton e ri, inxhinier me talent skenaristi, po aq i pashëm sa ishte i mençur.

Ndoshta  prindërit e rinj do të jenë zhgënjyer  në frytin e parë  të dashurisë së tyre që u doli vajzë. Ka të  ngjarë që të prisnin djalë, ëndërra e familjeve të kohës. Djali do të vinte vonë, pas dy vajzave, në vitin fatidik 1922.

Ndofta  Maria dhe  Albertoja do të jenë  ngushëlluar me bukurinë e fëmijës. Bukuria atëherë ishte  më e çmuar pajë për vajzat.

Talenti  përkundrazi… do të quhej  më tepër  një mallkim se një  bekim.

Në atë mëngjes maji (s’e di  pse mendoj  se mamaja  lindi  në mëngjes si unë  dhe ime motër, po mund të ketë qenë çfarëdo orë e ditës), familja e vogël s’e dinte ende  që  së  shpejti mbi Italinë  do të binin dy mënxyra (s’dihej cila do të  ishte më e tmerrshmja), një luftë e egër, mandej një diktaturë.

Maria i njihte  katastrofat  natyrore si tërmetin e Mesinës të vitit 1908, ku ajo kishte  humbur një motër, Tinën dhe  kishte  shpëtuar  për një fije.

Po nuk ishte mësuar  me katastrofat  e një lloji tjetër, ato që shkaktoheshin  nga njerëzit. Sigurisht ajo priste një periudhë paqeje  dhe lumturie për familjen  e porsakrijuar. S’do të shkonte as një vit dhe do të vinte vajza tjetër. Edhe kjo, siç thamë, mjaft e bukur sa t’i  bënte prindërit të harronin që s’ishte  djalë.

Ajo do të  quhej Xhinevra.

Ka qenë i çuditshëm  parapëlqimi i prindërve të Jolandës për këto emra të lashtë. Emri i vajzës së parë, Jolanda, vinte  nga mesjeta dhe kishte një  brerore mbretërore (të sillte ndërmend mbretëreshën Jolanda); emri i së  dytës, Xhinevra, vinte nga një  kohë më  e lashtë, nga legjendat epike të “tryezës së rrumbullakët”. Edhe ky  emër  mbretëreshe, për më tepër i një  mbretëreshe të dashuruar (a s’kishte qenë  dashuria  dramatike e Xhinevrës dhe kalorësit Lançelot, burim frymëzimi për dashurinë e Paolos  dhe Françeskës?)


[1]  Ka një enigmë, lidhur me  ditën e lindjes  së tim mëje. Në letërnjoftimin e saj të fundit dita e lindjes shënohej si 18 maj 1912. Në fakt  50-vjetorin ia festuam  më 1962, një vit para vdekjes. Vërtetimi i lindjes në Itali mbante  përkundrazi  vitin 1910.  Cila është data e saktë? Mbase s’do ta marrim vesh kurrë.

[2] * E shoqja e mbretit Umberto I.

(Marrë nga ExLibris)

Dhimbje që nuk shuhet në vite- Florinës- Nga Neki Lulaj

Ti më shfaqesh kaherë si Mbretëreshë e Kujtesës
në tryezën e bukës,
në tastierën e internetit,
në hapin që hedh malit e fushës,
në në shetitore në dallgët e larta të detit.
Falmë
nëse fshehtaz e derdh lotin,
e dërgoj në qiell lutje për Zotin
se dhimbja ma çan gjoksin
kur për ty qiellin retë duan ta rrokin.
Nuk ka kalendar
për vitet e tua të tretura.
As për vitet e pajetuara mes kohe.
Për ty, Florinë,
Ca thinja
më janë shtuar ditëve të mbetura
Ca rrudha si shtretër përronjësh
më shumë në ballë po më shtohen.
Në cilën dritare
mund të shoh sytë e ty të qeshur e të bukur e flokët e verdha?
Në cilin Pentagram
Në cilën tel lahute a violine
vargun e këngës ta ndaloj?
Në cilin libër
Fletën e pambyllur ta lexoj?
Në cilën vazo zemre
lulja më e freskët për ty do të lulëzojë?
E rëndë,
fort e rëndë fjala për ty e mira
E shtenjëta e urta e menqura jonë
Florinë
Ti na le pas dhimbjen dhe krenarinë.

PLUMBA TË PABESË PAS SHPINE QË GJUNJËZUAN PËR VDEKJE AVNI RUSTEMIN- Nga Skifter Këlliçi

 

Më tregonte xhaxhai im, Reshat Këlliçi një ditë vere t ë vitit 1963, kur shkruante librin “Me djemtë e”Bashkimit” , që u botua një vit më vonë:

“Atë të diel të 20 prillit të vitit 1924, diku aty ku sot ngrihet përmendorja e “Partizanitit”, u takova me Avni Rustemin, shokun tim të studimeve në një kolegj italo-arbëresh pranë Kozencës dhe tashmë deputet i Asablesë Kushtetuese, dhe së bashku me të dhe një shok tjetër që e takuam pas pak, u nisëm për në shtëpinë ku banonte Fahri Rashidi, në lindje të malit të ”Dajtit”, për ta uruar se ishte emëruar ministër i Arsimit në qeverinë e Fan Nolit.

Nuk bëmë veçse pak rrugë, kur na doli përara deputeti Hoxhë Kadria, (Kadri Prishtina). Dhe ndërsa nisëm të bisedonim me të, dëgjuam dy krisma revolveri që goditënAvniun, në shpinë dhe ndërkaq dikë që ia mbathi me të shpejtë dhe humbi nëpër një rrugicë ku sot shtrihet rruga Hoxha Tahsin. Avniu u lëkund, nxorin nga brezi revolverin e tij, mallkoi vrasësin shteju disa herë në drejtim të tij, por pa e goditur dhe ra për tokë. E morëm në krahë dhe e dërguam ashtu të plagosur rëndë vetëm nga një plumb dhe me nxitim e shpumë në Spitatin e Tiranës, që atëherë ndodhej afër Sahatit tëTiranës. I qëndrova për dy ditë të koka , por ai nuk u përmend kurrë, deri sa u shua dy ditë më vonë, më 22 prill”.

Në autopsinë e kryer me këtë rast mjekët që e kuruan Avniun, shkruan:

“Zoti Avni Rustemi asht plagos me revolver. Plumbi i ka hyrë nga prapa në brinjë dy gisht afer peshkut të kurrizit, tue shpue majën e mëlçisë, pankrerasin dhe duke shpuar stomakun plumbi ka mbetë nën lëkurë dhe rrjedhja e gjakut ka shkatue vdekjen”.(Roland Qafoku, “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shteti tshqiptar”,(1912-2017)).

Më vonë u mor vesh se vrasësi I Rustemit ishte Isuf Reçi, më parë shëbëtor i famijles së Ahmt Zogut .Por ai ishte në të njejtën kohë edhe adhurues i Esat pashë Toptanit prej të cilit kishte marrë si dhuratë një mulli, mjet jetese për të. Kështu, me sa duket, indinjuar për vrasjen e të zotit të tij , ai merrte hak . Ndaj, ndonëse me kaq vite vonesë, i kishte rënë ato ditë Avniut nga pas, kishte pritur që ai të dilte nga hoteli “ Internacional”, që atëherë ndodhej a në afërsi të Muzeut Kombëtar, e kishte ndjekur dhe e kishte qëlluar për vdekje. Ky variant edhe mund të qëndrojë, por më i besueshmi, është se në vrasjen e Rustemit kishte më shumë dorë Ahmet Zogu.

Që të përjetësohej në shekuj të afërmit, miq të ngushtë të Avni Rustemit, vendosën që trupi i tij të balsamohej. Ky veprim u krye nga doktor Shazai #omo, që ishte dhe daja I Rustemit; u vendos gjithashtu të ruhej edhe zemra e tij, që u mbyll në një vazo të zhytur në një solucion dhe iu dorëzua farmacistit të Vlorës, Nasho Qirko. Për 39 vjet zemra u ekspozua në një farmaci për dy funksione: për të blerë ilaçe dhe si ekspozitë për ta parë atë. Pas vitit 1993 nuk ka asnjë të dhënë se ku prfundoi kjo zemër”, (Roland Qafoku, po ty).

Ceremonia e varrimit të Avni Rustemit qe madhështore , me pjesëmarrjen e një mase të jashtëzkonshme njerezish, të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga vise të tjera të Shqipërisë. Ajo u bë me solemnitet të madh më 1 maj të vitit1924 në Vlorë , dhe jo në vendlindjen e tij në Libohovë, a në Tiranë, me dëshirën që ai kishte shprehur më parë, sepse me këtë qytet ishte lidhur pjesa me e madhe e veprimtarisë së tij atdhetare. Varri u ndërtua me dy të ndara nën tokë, si të ishte një dhomë. (Roland Qafoku, po në punimin e tij, citur më sipër). Më 8 tetor të vitit 1982 ky varr u zhvendos në një vend tjetër, mbi të cilin u ngrit edhe përmendorja e Avni Rustemit, vepër e skulptori të njohur Kristaq Rama.

Në radhën e parë të kësaj ceremonie binin në sy përfaqësues kryesorë të opozitës, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, at Gjërgj Fishta, Stavro Vinjau, Veli Hashorva, dhe shumë të tjerë.
I pari që ligjëroi në këtë ceremoni të përmotshme, ishte Fan Noli.

“Aq sa jam helmuar për vrasjen e Avniut, – tha ai,- aq jam mallëngjyer të shikoj që Vlora pati idenë e bukur dhe delikate ta shtjerë trupin e tij pranë Ismail Qemalit. Që të dy kanë luftuar për flamurin e Shqipërisë, që të dy kanë patur si kundërshtar Esatin. Ismail Qemali u mund prej Esatit, por ky djalosh e shtriu Esatin përdhe! Vlora ka të drejtë ta mbajë Avninë në gjirin e saj, sepse kjo e kuptoi shumë bukur se ç’rëndësi të madh ka pasur gjesti i Avniut në Paris, një gjest i cili ndërroi faqen e historisë shqiptare. Vlora, kur u kthye Avniu, i bëri një pritje aq të madhe, sa është e shkëlqyer edhe nderimi i fundit, që po i bën sot. Vlora mori vesh kuptimin e tmerruar të vrasjes së Avniut në Tiranë dhe me klithmat e saj e zgjoi tërë Shqipërinë nga letargjia në të cilën ishte mbytur. Kjo vrasje s’është veç një incident i periudhës kritike, ku ndodhemi.

…Nuk duhet të flemë të qetë, gjersa të gjenden dhe të dënohen fajtorët e kësaj vrasjeje; duhet t’i ndjekim vrasësit nga shpella në shpellë, nga përroi në përrua, nga bregu në breg, gjersa t’i kapim; dhe atëherë t’i bërtasim këtij dëshmori:
“Avni, i zumë, fli i qetë, se tani Shqipëria nuk është më nën terrorin e bashibozukëve antikombëtarë, se tani Shqipëria është në udhë të mirë, në udhën e lirisë”. ( Nga burime të internetit, “Fjala e Fan Nolit para varrit të Avni Rustemit”).

E mori fjalën edhe at Gergj Fishta dhe ligjëroi me pasion si të ishte ishte duke recitur tërë zjarr e flakë vargje të “Lahutës… ‘ së tij të pavdekshme:
“Avni Rustemi kje burrë, kje trim, kje besnik , kje zemërbujar, e desh Shqipninë me gjithë fuqinë e shpirtit, prandej u la në gjak, prandej vdiq, shkoi, mbaroi.
Mbaroi thashë? …Më paska pasë rrshqitë goja pahiri, pse Avni Rustemi s’ka mbarue, jeton nder ne’ edhe ka për të jetue deri sa në ndoj skaj sado të vogël të Shqipnisë të ndihet tue kumbue e ambla gjuha jonë shqiptare…
O ju male të Shqipnis, lamtumirë, po ju thotë Avni Rustemi e nji amanet asht tue ju lanë: që edhe sot e mbrapa t’i rritni djelmt sokola, si dikur motit, me besë e burrni.
…O e bardhë shpresë e kombit, djelmëni shqiptare, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi dhe amanet asht tue të lanë: “Armët e mbushme mos me i dhanë,/ Shoq me shoq kurr mos me u zanë…”.
…Hajde, Avni pra, tash me u nda përgjithmonë. E sa për punët e Shqipnis, mos u ban merak; un, dhe ti e din se nuk gënjej, po ta jap fjalën këtu në grykë të vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë, se Shqipnia ka me përparue e lirë, e lulzueme…Ka me pasë Shqipni! Do të bahet Shqipnia. ( Cituar nga Frank Shkreli, sipas revistës “Afrimi”, viti II, maj 1924, Vlorë).

Tronditës ishte edhe ligjërimi i priftit katolik Lazër Shantoja, poet, prozator, intelektual i shquar, masakruar më1945 për vdekje ngaregjimikounist, kur bën krahasimin e Avni Rustemit me Bajram Currin:
“ E sot çka shef Avni Rustemi? Sot shef mbi vorrin e tij plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e e Shqiptarizmës, luftarin vigan,shkatrrojsin e esadizmës, sheh esksponentin ma të naltë e të pastër të racës sonë të vjetër. Sheh plakun qi tash tre vjet jeton në shoqni të bishave t’egra, mbi male e ndër shpella, i dënuem, i ndjekun porsi i rrezikshëm, porsi tradhëtor prej njerëzve, emnin e poshtër të të cilëve ia lidhë emnit të shejt t’atdheut vetëm intriga, tradhtia, despotima! Sot mbi vorrin e tij heroi djalosh shef heroin plak Bajram Currin. (Nga “Gazeta Shqiptare”,10 shkurt 2020).
është e çuditshme se si Eqrem Vlora, veptimtar politik, me kulturë të gjerë, që kishte shërbyer në poste më rëndësi në Perandorinë Osmane dhe më vonë ishte bashkuar me xhaxhanë e tij, Ismail Qemali në lëvizjen për pavarsinë e Shqipqrisë, i cili me shpalljen e saj ishtë e zgjedhur nënkryetar i Pleqësisë, që gjatë Luftës së Vlorës, (1920), ishte burgosur nga italianët pushtues të asaj periudhe, (sido që më pas ishte bërë nga përkrahësit kryesorë të mbështetjes së Italisë), që kishte qenë deputet i Vlorës në Asamblene Kushtetuese,(1924), që më pas kishte shërbyer ambasador i Shqipërisë në Londër dhe Athinë, sekretar në Ministrinë e Jashtme, deputet i Vlorës,(1937), por që kishte mbështetur pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, që kishte qenë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë e Fiqiri Dines, (1944) dhe më tutje kishte emigruar në Itali dhe pastaj në Austri, që kishte botuar në atë vend kujtime me interes për historinë e Shqipërisë, (FESH, vëllimi 3, faqe 2899), në vëllimin e tij të parë me kujtime të të cilit , botuar edhe në shqip, (2001), shkruante si më poshtë me kaq urrejtje dhe përçmim për ceremoninë e varrimit madhështor të Avni Rustemit:
“…Një komedi e ngjashme ishte dhe ceremonia e nderimit para arkivoli t të hapur të Avni Rustemit në Spitalin Tiranës.Të gjtha ata që e quanin veten ‘‘popull’’ ‘dhe “demokratë”, kaluan përa arkvolit të këtij karagjozi kriminel, të cilin me doemos, donin ta ngrinin në piedestalin e heroit kombëtar dhe të martirit. Gjithë kjo shfaqje ndiqte vetëm një qëllim: të ngrinte peshë zemrat e njerëzve dhe nga trazira e përgjithshme, të fitonte kapital politik”.

E shoh krejt të tepërt dhe të panevojshme të komentoj këtë përcaktim absurd të Eqrem Libohovës, që e përfundoi jetën politike në shërbim të pushtuesit nazist,sepse këtë përcaktim e dërmojnë katërcipërisht vlerësimet e mësipërme të Fan Nolit, at Gjergj Fishtës, Lazër Shantojës, për Avni Rustemin, të cilët kishin po aq kulturë sa dhe ai, por kishin një gjë më të shtrenjtë se ai, atdhedashurinë dhe respektin për një veprimtar të shquar atdhetar si Avni Rustemi që, edhe ai, ndonëse kur u vra ishte vetëm 29 vjeç, nuk kishte kulturë të pakët…Kishte ndërprerë mësimet në Medresenë e Janinës, për t’u bashkur me çetën e #er#iz Topullit, më 1908, kur kishte qenë vetëm 13 vjeç, kishte ndjekur më pas Shkollën Normale të Elbasanit, (1909-1910), pastaj Kolegjin Francez të Lozanës, (1912-13), më 1914 kishte marrë pjesë në trupat vullnetare që kishin luftuar kundër andartëve grekë, kishte themeluar më vonë shoqërinë të rinjve vlonjatë ”Djalëria e Vlorës”, më 1918 kishte organizuar demonstratat e popullit t e Vlorës kundër pushtuesve italianë, kishte kryer kolegjin italo -arberësh të Shën Adrianit në Shën Mitër Koronë, (Itali), më 13 qershor të vitit 1920 kishte vrarë me atentat të bujshëm tradhtarin me damkë Esat Toptani, ishte deklaruar i pafajsëm nga gjykata franceze edhe nën trysninë e opinionit përparimtar franez dhe shqiptar, ishte liruar nga burgu, ishte kthyer në Shqipëri, ku kishte themeluar Federatën “Atdheu”, (Vlorë 1921), shoqërinë “Bashkimi”, (1922), kishte nisur studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës dhe i kishte ndërprerë ato, sepse ishte zgjedhur, siç është përmendur më sipër ,deputet i I Asamblesë Kushtetuese i prefekturës së Kosovës, (krahina e Lumës dhe e Hasit), më 1923. (FESH, vëllimi 3, faqe 2269). Dhe nëse nuk kishte arritur të mbaronte studimet e larta, për arsyet e mësipërme, e kishte treguar kulturën e tij të gjerë me gjuhët e huaja që zotëronte, greqishten, turqishten, frengjishten dhe italishten, si dhe me shkrimet e botuara në ato vite në shtypin tonë. Ndaj epitetet tendencioze dhe dashakeqe të Eqrem Vlorës, që e cilëson Rustemin “karagjoz” dhe ”kriminel”, nuk e nderojnë aspak këtë figurë kontradiktore.

Por në faqet të disa mediave, në kryesisht në dhjetëvjeçarin e fundit, janë botuar shkrime, ku Avni Rustemi është cilësuar “vrasës me pagesë”. Dhe kjo, sepse pas atentatit vdekjeprurës kundër Esat pashës në Paris , autoritetet policore franceze i patën gjetur një shumë tepër e madhe parashë. Pra këto para, sipas artikullshkruesve, i ishin dhënë Rustemit si shpërblim i kryerjes me sukses të kësaj vrasjeje.

Ky hamendësim në shikimin e parë duket i logjikshëm, sepse shuma prej rreth 8000 frangave franceze që mbante me vete Rustemi, ishte tepër e madhe për një student, po të kemi parasysh se për të blerë një kostum të ri, sepse kostumi me të cilin kishte udhëtuar nga Shqipëria për në Paris, ishte i rëndomtë, atij iu desh të blente një kostum të ri ri që kushtonte 375 franga. Ndaj me të drejtë atij, qoftë në procesin hetimor ashtu dhe në atë gjyqsor, iu kërkua të shpjegonte nga ç’burim i kishin ardhur ato para. Dhe Avniu, i përgatitur për një pyetje të tillë, u kishte shpjeguar se, meqë po nisej për të vazhduar studimet në Itali dhe duke marrë parasysh vështirësitë e transportit dhe vonesat e postës,ai ka mundur të merrej vesh me qeverinë që bursa t’i jepej për gjashtë muaj menjëherë. Dhe kur edhe kjo nuk rezulton aq bindëse për organet hetimore, në një pyetje tjetër Avniu shton dhe një fakt që deri atëherë e kishte mbajtur në heshtje dhe të cilin askush në ato kushte nuk ishte në gjendj ta verifikonte: Pjesën tjetër të të hollave, -thotë Avniu, – e kam marrë nga i vëllai, Fejzoja, i cili qe kthyer nga Amerika në mars të vitit 1920. Avniu ka vajtur në Napoli për ta takuar, duke i kërkuar ta ndihmonte për udhëtimin e tij në Paris. Hetuesit francezë, të cilët shikonin edhe në shumën e mësipërme ‘një corpus deliicti ’, ishin shtrënguar të ngrinin supet”. ( Jusuf Alibali, ‘Avni Rustemi para organeve hetimore franceze ’, ‘Studime historike’, nr 2, 1964).

Por në një letër që Mustafa Kruja, veprimtar politik, studiues dhe gjatë viteve të pushtimit fashist kryeministër i Shqipërisë, i drejton At Paulin Markgjokajt në ato vite, (“Revista “Albanica”, Prishtinë, faqe 91,2010), shkruan:”Avniu donte me shkue në Paris,e kishte damë vet me veti. Por ishte i papapasun e s’kishte pare, as për shpenzime rruge a për banim etj., deri sa të vinte ora e gjestit që kishte damë me krye. I sillet një shoqi që shpresonte se mund ta ndihmonte. Por as ky s’paska pasun, a për nji arsye tjetër, s’e di, e paska vojt e ia ka kallzue punën mikut të vet politik në të kohë, ministrit të Mbrendshëm, Ahmet Zogut. Ky pa tjetër epka aty për aty 4000, s’dij, lira a franga franceze…”. Por kjo tezë nuk gjen afirmim. Dhe si pasojë mbetet të pranohet se shumën e parave ia ka dhënë Rustemit, qeveria e Tiranës. E porsadalë nga Kongresi i Lushnjës , (janar 1920) dhe kryesuar nga Sulejman Delvina, ashtu si opinioni publik shqiptar, ajo ishte e interesuar që Est Pashë Toptani, i cili në Konferencën e Paqes në Versajë e mbante veten si kryeministër i Shqipërisë, të eleminohej fizikisht.

Të vazhdojmë tani pësëri me tezen se Avni Rustemi ishte “vrasës me pagesë”.

Së pari, duhet shpjeguar se ai mund ta kryente atentatin edhe me ndihmën e ndonjë ose disa mërgimtarëve që jetonin dhe punonin në Francë. Nuk ishte e pamundur që të tillë mërgimtarë të gjenin një makinë, në të cilën pas atentatit, Avniu të futej në të e bashkë me ta të zhdukej e të humbte gjurmët në Parisin gjigand, ku atëherë jetonin rreth 5 milionë banorë. Mirëpo ai nuk pati në ndihmë askënd, qëlloi, vrau një tradhtar, i bindur se do të kallej në burg, por edhe do të dënohej me vdekje, sado që do të mbrohej me argumentin e vrasjes pa paramendim të një tradhtari shumë të rrezikshëm ndaj fateve të atdheut. Dhe kishte një arsye shumë objektive që veproi në këtë mënyrë, sepse plani që kiste ndërmarrë , ishte që pasi të vriste Est pashën, të qëndronte, të kapej nga policia, të hetohej dhe në procesin gjyqsor, siç ndodhi në fakt, të demaskonte figurën e urryer të Toptanit, duke pasur përballë, deri në çastin kur u lirua nga burgu, aktakuzën e vrasjes me paramendim dhe dënimin me vdekje, siç kam argumentuar edhe unë në romanin “ Atentat në Paris”, ( 1978, ribotim 2010) dhe siç dëshmohet dhe në dramën ‘Dy krisma në Paris’, të autorëve Sh. Mita dhe P.Kulla, bazuar në motivet e romanit të mësiprm.

Sikur ta kryente atentatin në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë, kishte shumë gjasa të zbulohej, sepse kur një të fshehtë e dinë dy vetë, ajo nuk është më e fshehtë.
Një akt të tillë heroik, mund ta bëjë vetëm një njeri që nuk njeh vdekjen. E kanë bërë këtë akt me hara-kiri besnikët fanatikë të perandorit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore. E kanë bërë dhe e bëjnë sot edhe fondamentalistët islamikë, por për qëllime terroriste. Kurse Rustemi, e kreu atë për hir të atdheut.

Duke vazhduar gjithnjë me tezën e mësiprme, harrohet një element shumë i rëndësishëm.

Avniu, vërtet shkoi në Paris në fund të majit të vitit 1920, për të vrarë Esat pashën, por atij iu deshën dy javë që të gjente çastin e duhur për ta kryer këtë vrasje shumë të guximshme. Mirëpo në rrethana të tjera, atij ndoshta do t’i duhej edhe më shumë kohë, do t’i duhej të paguante shuma të tjera parash për hotelet, restorantet, pra ai nuk mund të dinte me saktësi çastin për të kryer atentatin.

Këtë element thelbësor e harrojnë ata që akuzojnë Rustemin “vrasës me pagesë”. Harrojnë dhe diçka tjetër, po aq thelbësore. Një vrasës me pagesë nuk do të bënte atë që bëri Rustemi në çastin që vrau Est pashën në mes të ditës, por si i tillë do ta bënte gjatë një mbrëmjeje ose gjatë natës, që të humbte gjurmët dhe pastaj të merrte shpërblimin për këtë vrasje, siç ndodh zakonisht në të tilla raste. Së fundi, të pranojmë se Rustemi është vrasës me pagesë. Por kut do t’i merrte paratë, kur në aktakuzë kërkohej “dënim me vdekje pë vrasje me paramendim?

Për t’u bindur, le të krahasojmë atentatin e Avniut për vrasjen e Esat pashës, me vrasjen e tij nga Isuf Reçi. E përsëris, Avniu i del përballë atij, shtie vetëm dy herë në gjoksin e tij, sepse arma i ngec dhe nuk lëviz, qëndron në vend dhe pret të vijë policia dhe ta kallë në burg. Argumenton me qetësi dhe me një frengjishte të përkryer, që i habit gjykatësit,se ç’e shtyri të vriste Esat pashën – ishte dëshira e shqiptarëve që të zhdukte atë që kishte kryer kaq mizori në Shqipëri dhe që në Konferencën e Paqes e cila në atë kohë po zhvillohej në Versajë, e hiqte veten si i pari i Shqipërisë dhe kurdiste plane me vendet fqinje për një copëtim tjetër të saj.

Isuf Reçi vepron ndryshe. Edhe ai gjurmon hap pas hapi Avniun, e ndjek, i afrohet, por nuk shtie përballë tij, se ka frikë, ndaj shtie në pabesi pas shpine, nuk qëndron në vend si Avniu, por ia mbath me të katra, nga sytë këmbët dhe humbet gjurmët. Pastaj, natyrish, ta pret mendja, shpërblehet nga ata që e kanë urdhëruar të bëjë këtë vrasje, sejmenët e Ahmet Zogut. Ja pra, ky është vrasës me pagesë, i cili gjatë Luftës Nac.çl. gjeti vdekjen nga plumbat partizanë, si hakmarrje e aktit të urryer ndaj Avni Rustemit.

NJË BISEDË SERIOZE- Tregim nga HAMIT TAKA -pjesa e pestë-

 

Kishin kaluar dy muaj. Ndonëse e turbulluar, midis punës së saj pasionante dhe mosmarrjes asnjë përgjigje nga i dashuri i saj, asgjë nuk i jepte të kuptonte se egzistonte një jetë paralele e kredhur në hije, një dimension i egër i realitetit. Ndonëse ishte në moshën 27 – vjeçare, ajo nuk e kishte ngulitur mendimin se ligësia e njerëzve nuk kishte fund. Për të qe gjë e papritur të zbulonte se bota është e egër dhe se qeveriset nga ligji i më të fortit. Bile, pak pasi ishte lidhur me Nikun, i kishte shkuar në mendje të mbante një ditar deri sa të martohej dhe disa faqe të veçanta për muajin e mjaltit, pastaj ta mbyllte në një zarf dhe ta hapnin vetëm fëmijët pas vdekjes së saj… Ndonëse nuk harronte të shkruante ditar çdo ditë, mbresat ditore nuk e kishin më atë dëlirësinë e saj pa njolla. Ama lexonte çdo ditë me ëndje nga faqja e parë qëkur ishte njohur. Shpesh ndalej te një paragraf ku i kishte bërë profesores së anglishtes një përmbledhje të temperamentit të Nikut: Ai, i dashuri im, është nga ata njerëz, që pasioni përherë u shfaqet i fuqishëm, i stuhishëm, por lëvrin brenda qënies së tyre dhe nuk shfaqet me simptoma të jashtme. Herë – herë pasioni i tij paraqitet në formë meditimi sentimental e ëndërrimtar, jo me ofshama të përmalluara apo psherëtima të pikëlluara për pengesat e pakapërcyeshme… Vetëm një herë e kam parë pa emocione dhe pa nerv, atë ditë që thoshte se do të ikte në Amerikë. “Po, m’u duk shumë i ftohtë dhe i shpërqëndruar”, ia kishte përshkruar profesoresha…
Atë mbrëmje ishte vonuar në spital, për shkak të një operacioni dhe i vëllai shkoi ta merrte me makinë. Duke dalë nga spitali filloi një shi i butë fundmaji. Ata nuk kishin çadër, por doktoreshës ai s

hi i imtë i ngjante me një mantel kristali të mugët dhe një mjegull jo e zymtë shpërfaqej përmes degëve të pemëve të zeza, ndërsa era i kafshonte gjinjtë, i depërtonte nëpër kocka dhe e lëmonte brenda me shamitë e saj të holla e të freskëta. Kur e futën makinën në garazh, pa dalë nga kabina, Skënderi e befasoi me një ofertë të papritur. Ishte një vizitë pesëditore në Paris.

Ajo shtangu. – Ç’ishte kjo e papritur, vëlla? – tha doktoresha.

– Thonë se gozhda del me gozhdë, – ia ktheu ai.

– E kam dëgjuar, por ç’hynë këtu, si ta kuptoj?

– Kjo do të thotë se atje do të takohemi me Besnikun, – ishte përgjigjja e vëllait.

– Vërtet? – brofi ajo dhe iu hodh në qafë.

– Vëllai nuk bën shakara të papëlqyeshme, – iu përgjigj ai.

Ajo e përqafoi fort dhe nuk e kontrollonte dot entusiazmin. Pastaj i kërkoi të zbrisnin dhe të futeshin sa më shpejt në shtëpi.

Por vëllai i kërkoi të duronte dhe pak.

– Unë them ta ezaurojmë pak këtu bisedën dhe në shtëpi të flasim për gjërat e zakonshme, se për vizitën në Paris ata e dinë, ua shpjegova unë, – sqaroi i vëllai.

– Do të shkojmë familjarisht? – s’iu durua doktoreshës.

– Jo, do të shkojmë me makinën tonë, unë ti dhe Reti, – shpjegoi Skënderi.

– Çdo gjë është gati. Janë rregulluar dokumentet, është zënë dhe hoteli…. Cheval Blanc Paris ose Hoteli i Bardhë Paris.

– Po si, pse?! – nuk iu durua Lindës.

– Do të flasim atje gjerë e gjatë, – iu përgjigj vëllai. Edhe ajo nuk e zgjati më. Në shtëpi doktoresha, ndonëse ishte shumë e gëzuar, nuk vërejti as gëzim, as entusiazëm dhe as se e dinin apo nuk e dinin për vizitën në Paris. Por kunata thjeu heshtjen dhe filloi ta pyeste si e kishte kaluar ditën dhe në se kishte pacientë të rënduar gjatë ditës…Kështu darka vazhdoi normalisht si çdo natë dhe në një atmosferë të dyzuar. Kjo bëri që doktoresha ta tërhiqte vëllain në dhomën e saj, ku flinte me motrën e vogël. – Vëllai im, folëm për vizitë në Paris, unë ti dhe kunata, por dukej sikur familja nuk dinte gjë dhe unë nuk mund të hapja bisedën për vizitën e papritur, kur ti nuk e zure në gojë fare. – Shiko, motër, biseda jonë është në Paris dhe jo këtu. Ajo heshti, ndonëse e paqartë.

Rruga automobilistike Tiranë – Paris ishte pak më shumë se 1600 kilometra. Kështu që nuk u nisën herët, duke llogaritur të arrinin të nesërmen para mesditës. Kureshtja e Lindës dhe kunatës, ndonëse ajo kishte qënë dhe një herë tjetër, bëri që të mos e ndjenin shumë lodhjen. Skënderi i pyeste herë pas here në se dëshironin të ndalonin diku, të pinin kafe apo të hanin diçka. Kunata kërkonte më shumë ndalesa se ndihej e lodhur, ndërsa doktoresha të arrinin sa më shpejt… Të nesërmen rreth orës dymbëdhjetë arritën në Paris. Niku u kishte dhënë rezolucionin për të mbritur te Hoteli i Bardhë Paris. Vetë i priste para hotelit për t’i takuar dhe për t’i treguar hyrjen e parkimit të nëndheshëm poshtë hotelit madhështor. Sa vuri këmbët në tokë, doktoresha u sul drejt Nikut.

U përqafuan me aq mallë, sikur të kishin vite pa u takuar. Pasi u përshëndetën të gjithë, Niku, paksa i menduar, krehu me gishtat e dorës flokët e dendur dhe u nis me Skënderin, për të parkuar makinën.

– Ti ke qënë edhe një herë, motër, – i tha Linda Teutës, – unë vij për herë të parë. Me sa pamë deri tani nga makina, jam mbytur me mbresa.

– Kot nuk i thonë kryeqyteti i Botës, e dashur, – ia ktheu kunata e lumtur që Lindës i pëlqeu Parisi. Pas parkimit, Niku u propozoi të pinin një kafe, të hanin drekën dhe pastaj të bisedonin, se edhe miku i tij do të vinte rreth orës katër. Ashtu bënë. Doktoresha provonte një lumturi të dyfishtë, takimin me Nikun dhe bukurinë e Parisit. A i shkoi mendja të jetonte në Paris?… Pasi hëngrën drekën, Niku i çoi në hotel, kati i katërt. Së pari çoi në dhomën e tyre Skënderin dhe Teutën. Pastaj tregoi dy dhoma, njëra prej të cilave ishte dyshe tjetra me një krevat. Sa u hodhën një sy dhomave dhe dolën jashtë, për t’u takuar me njeriun e rëndësishëm, me të cilin do të bisedonin. Vendtakimi ishte një vilë, ku pushonte ambasadori. Brenda u futën ambasadori i Shqipërisë, Niku, doktoresha dhe Skënderi. Teutën e lanë jashtë me zonjën e ambasadorit, të cilat shetitën lulishtet dhe pemët dekorative rreth shtëpisë. Ambasadori e siguroi doktoreshën dhe vëllain e saj se Niku nuk kishte asnjë lidhje me bandën kriminale të drogës në Belgjikë, apo Hollandë apo Spanjë. Programi i Nikut ishte pranuar si një program që ishte bërë në SHBA dhe askush nuk kishte ndërmend që Niku të vepronte si infiltrues në radhët e bandave kriminale, që merreshin me droga…Për këtë ambasadori vinte duart në zjarr… Me këto konkluzione u ndanë rreth orës 22 me orën e Parisit. Pasi hëngrën një darkë të lehtë dhe një shëtitje të shkurtër për të tretur ushqimin, shkuan në hotel. Kishin kohë edhe dy ditë akoma për ta parë më mirë Parisin. Pasi hyri çifti në dhomën e tyre, Niku dhe Doktoresha u ndalën para dy dhomave në dispozicion të tyre. Të dy rrinin të hutuar dhe të emocionuar. Më në fund Niku mori kurajon dhe i tha doktoreshës: do të flemë në dhomën dyshe apo në dhoma të ndryshme. Doktoreshës ia zbukuroi fytyrën një purpur i ëmbël dhe pas 2-3 minutash iu përgjigj: këtu të dy dhe tregoi dhomën dyshe…. Të nesërmen u takuan prapë me ambasadorin. Pas pinë kafet, ai iu drejtua Lindës: – Tani doktoreshë do të bësh jetë pariziane. Ajo mbeti e hutuar dhe vështroi nga Niku. Edhe ai vuri buzën në gas dhe bëri një ulje të kokës gjysëm majtash, që do të thoshte: kjo është ajo që dëshirojmë. Linda as e kishte menduar një pyetje të tillë. Ambasadori i përshëndeti me kokë, duke pohuar se ajo kishte marrë fund: çifti do të jetonte në Paris. Para se të shpërndaheshin në dhomat si natën e kaluar, e lane që të nesërmen do të niseshin për në Shqipëri rreth orës 10:00. Të nesërmen, pak para orës dhjetë, edhe doktoresha ishte përgatitur për të udhëtuar drejt Tiranës. Në ato çaste mbritën edhe ambasdori me bashkëshorten për të përcjellë Skënderin me Teutën, ndërsa ambasadori, Niku dhe doktoreshën do të hanin një drekë bashkarisht.

Por ambasadori vuri re se Niku ishte krejt i hutuar. Ai e thirri Nikun për ta pyetur pse dukej aq i mërzitur. – Zoti amabsador, – filloi Niku. –

Doktoresha më tha se nuk qëndron këtu, ajo do të kthehet në Shqipëri.

– Si do të kthehet atje? Po ju keni dy vjet të fejuar, fjetët dy netë në një htrat, ç’kuptim ka kjo?!

– Nuk bindet… është e pamundur, – iu përgjigj Niku.

Atëherë ambasadori hyri mes tyre dhe filloi ligjëratën e tij: Dje u mblodhëm bashkë, hëngrëm, pimë dhe folëm gjatë. Ramë dakord se Niku dhe doktoresha do të jetojnë në Paris. Të gjithë vështruan nga doktoresha. Ajo uli kokë e përskuqur dhe, pasi u mendua pak, i vështroi të gjithë me radhë: – Unë nuk erdha në Paris për t’u martuar dhe qëndruar këtu. Erdha për t’u takuar dhe sqaruar me Nikun disa probleme dhe vendimi për të ardhmen do të merret më vonë. Unë jam mjeke dhe i jam përkushtuar atij profesioni, por vetëm në vendin tim, në Shqipëri. Ky është vendimi im i kahershëm… – Zonja doktoreshë, ju nuk do të jeni pa punë. Franca, Parisi kanë shumë nevojë për mjekë… Këtu vijnë mjekë edhe nga Afrika. Të gjithë vështruan mjeken dhe prisnin reagimin e saj, e cila dukej e ftohtë si akulli. Pastaj tundi paksa kokën në shenjë mohimi. – Por mos harro se ju realisht jeni martuar tani doktoreshë e nderuar, – tha në formë urdhëri dhe përçmimi ambasadori. – Zoti ambassador, martesat sot nuk janë thjesht një fjetje bashkë… Po, ne fjetëm bashkë dy netë, por kjo nuk do të thotë se jemi martuar… Të gjithë dukeshin të hutuar dhe të dyzuar. I vëllai nisi diçka të thoshte, por ndërhyri menjëherë doktoresha: – Mos thuaj asgjë vëlla. Për këtë çështje vendimet i marrim vetëm unë dhe Besniku. Unë e kam dashur dhe e dua, po aq edhe e respektoj. Por, për qëdrimin tim në Paris, përgjigjja është kjo: Në se më do dhe më respekton po aq edhe Niku, jeta jonë do të jetë në Shqipëri. Në se nuk vjen dot me ne sot, le të mendohet, unë e pres sa të marrë vendimin e tij… Nuk u ha asnjë fjalë më. Pas fjalës së doktoreshës, ajo me kunatën iu drejtuan makinës. Ambasadori dukej i nervozuar, kurse Niku i ligështuar. Doktoresha hapi portën e makinës dhe ktheu kokën nga Niku. Pa rigat e lotëve të tij në faqe dhe u kthye tek Niku. E përqafoi fort dhe me riga lotësh në faqe, i tha: – Pres përgjigje, Niku im i dashur, – dhe hypi në makinë, për të udhëtuar drejt Tiranës. Ambasadori i nervozuar dhe Niku, sa i trishtuar aq edhe i zymtë, shtangën nga ajo e papritur. As i vëlla dhe as kunata nuk guxuan t’i flisnin doktoreshës për atë temë gjatë rrugës Paris – Tiranë…

NJË BISEDË SERIOZE- Tregim nga HAMIT TAKA (pjesa e katërt)

Pas asaj dite, kur profesorja e anglishtes, i tregoi ato që i kishte thënë bashkshorti i saj për të dashurin e vet, doktoreha kishte ndryshuar shumë. Kudo që të ishte, në punë, në shtëpi apo në kafe ajo dukej e turbullt, jo fort e vëmendshme, bile edhe ndaj pacientëve. Kur kujtohej se ishte mjeke, asaj i kalonte një drithërimë në trup dhe buzëqeshte, por ajo buzëqeshje dukej si e montuar dhe jo me atë hijeshi dhe ëmbëlsi të komunikimeve normale. Pas dy-tri javësh ajo nuk e duronte dot më as profesoren e anglishtes, pasi ajo, sa fillonin kafen në lokal apo bisedën në rrugë, e sillte fjalën tek Niku. Kështu që ajo vendosi ta takonte më rrallë, sepse kishte filluar edhe të mos bindej në ato që i tregonte, me ngjasme ia thoshte burri i vet me detyrë të lartë në policinë e Shtetit.

I kujtohej shpesh si kishte ndryshuar ngjyra e syve të profesores, nga e kaltër në të errët, kur i kishte thënë: “Lidhja me Nikun dhe besimi tek e ardhmja e përbashkët ishte metafora e përsosur e jetës sime”… Ama, kur ishte vetëm, kujtonte me dhimbje mardhëniet dhe bisedat mes tyre në ditët më të bukura të dashurisë. Mardhënia e tyre ditët e para – një farë kapriçioje e shtirur ndaj njëri-tjetrit, ishte si një reklamë interesante, që përsëritet herë pas here dhe prapë ne e shikojmë me kënaqësi. Ajo që në fillim kishte vërejtur një mani të shtyrë të Nikut, për t’ia sjellë në majë të hundës edhe robit më të duruar, e detyronin që t’i ngrinte duart lart edhe njeriu më ekspert. Siç kishte menduar vetë ajo, për fat të mirë, ata ushqenin një simpati shpotitëse të ndërsjellë mjaft të ngjashme me afektin dhe ajo u dha dorë që ta duronin njëri-tjetrin. Tani asaj filloi t‘i kujtohej çdo gjë dhe të sillte ndërmend edhe bisedat më të rëndomta midis tyre. “Nuk jam i detyruar të të dua,” – i kishte thënë ai, duke u ngërdheshur dhe duke i shitur karshillëk, jo më shumë se dy javë pasi ishin njohur, atëhërë kur e kuptoi se nuk e kishte të lehtë për ta hequr qafe. ‘‘As unë… – iu përgjigj ajo. – Mund të përpiqemi ta duam njër-tjetrin, apo thjesht të bëshkëjetojmë si dy njerëz të edukuar, ç’të pëlqen më shumë?” “Le të përpiqemi të duhemi.”- Tha ai. “Dakord dhe, po të mos mundemi t’ia dalim, na mbetet gjithnjë repekti për shoku-shokun”, – iu përgjigj ajo. Dhe atë mbrëmje misioni i dashurisë në këtë botë ishte t’i bashkonte ata dhe ata u ndjenë nën flatrat e saj qiellore, të kredhur në atë qetësi të dëlirë ku mbase mbretërojnë ëngjëjt. Niku e kishte mbajtur fjalën. Për më shumë se dy vjet ai ia kishte citur nervat me kokëfortësinë e tij, sa i shkonte edhe në kohën e punës në spital dhe bënte ç’është e mundur për ta bindur të dilnin pak jashtë, të uleshin në stola dhe të rrinin ngjitur me njëri-tjetrin. Nuk kishte harruar t’i tregonte dhe përralla nga të gjyshes së tij…
“Ky është Niku dhe ai është njeriu i zemrës sime. Ai do të mbetet imi sido që ka ndodhur apo do të ndodhë”, tha të dielën e dytë pasdite e shtrirë në krevatin që kishin në ballkon. Që të hënën dhe gjatë gjithë javës ajo punonte si një mjeke vërtetë e përkushtuar dhe pas punës nuk linte njeri të njohur, që mendonte se mund të kishin dijeni, për të biseduar se ku mund të ndodhej Niku ose çfarë ishte duke bërë ai. Kishte prej tyre që stepeshin në fillim, por kur kujtonin se ishin me mjeken e njohur, ndryshonin qëndrim dhe përpiqeshin të kujtonin çfarë ata dinin apo kishin dëgjuar. Pohimet e tyre ishin krejt të ndryshme dhe disa të turbullta, por ata aq dinin dhe asaj nuk i ngelej hatri.

Bile i kishte mbetur në mendje edhe një shprehje e profesore Suzanës, kur i kishte thënë: Pikë kyçe e dashurisë është çështja e besnikërisë, sepse përvoja i ka mësuar femrat se e kundërta e gërryen dashurinë dhe e lodh tej mase njeriun… Se ndodh që ti nuk ke as të drejtën ta mobilosh shtëpinë sipas shijes tënde… Bile ajo vetë i kishte thënë një herë burrit të vet kur ishin fejuar: “Dëgjo, Luan, s’kam moshë të pres. Më thuaj tani, menjëherë, në mund të vazhdojë kjo dashuri apo mos është më mirë t’i harrojmë të gjitha.” Arriti një moment që fjalët e profesores, pavarësisht ndjesive kontrakditore që provonin ndaj njëra-tjetrës, t’i konsideronte si mësim dhe përvojë… Ditët e para qenë si një makth. Deri ato ditë ajo e kishte konsideruar jetën një lumë i freskët që ecën vetëm para deri sa arrin detin, metaforikisht për të derisa njeriu të arrijë në parajsë ose në ferr. Mbarimi i studimeve në Gjermani, diploma e shkëlqyer, specialiste në spitalin më të rëndësishëm të Shqipërisë, lidhja me Nikun, një programues i shkëlqyer, kishte krijuar atë iluzionin e parajsës për të nesërmen. Thashethemnaja për Nikun bëri të dukej si ai njeriu që është ngjitur në një lartësi nga i merren mend dhe nuk di si të zbres.
Kishte kaluar gati një muaj, kur një mbrëmje vëllai i hodhi krahun dhe e ftoi për një kafe në një lokal jashtë Tiranës. Kur mbritën te makina, Linda, duke hapur derën e krahut të saj, u kujtua dhe iu drejtua të vëllait: – Po nusja?!

– Futu brenda dhe mbylle derën. E kam planifikuar ta kaloj vetëm me motrën time të madhe këtë mbrëmje. Vëllai zuri një tavolinë në periferi të sheshit mbuluar me barë të korrur dy-tri ditë më parë.

Pasi porositën çfarë dëshironin secili, Skënderi e shikoi ëmbëlsisht të motrën dhe filloi bisedën: – Kurrë nuk të kam parë kaq të menduar, quaje, të mërzitur po të duash, kaq mendjehumbur dhe pa humor…

Linda buzëqeshi pak. – E di arsyen dhe e ndjej sikur të isha vet në vendin tënd. Je e merakosur dhe e mërzitur për Nikun, njeriun tënd të zemrës, pavarësisht se ju nuk keni bërë as fejesën, asnjë formalitet zakonor të paktën… Kjo thënie e vëllait Lindë i shkaktoi një ndjesi si një kafshatë që e gëlltit me vështirësi. Pra, mund të ishte e lehtë ndarja se ata nuk kishin bërë formalitet e fejesës. – Dëgjo, vëllai im, – filloi ajo me një zë që dukej sikur e nxirrte me zor nga fundi i barkut. Unë nuk kam bërë anjë formalitet lidhjeje me Nikun, por dashuria mendoj se është mbi çdo lidhje dhe formalitet zakonor apo ligjor… Kur thua nuk ka asnjë forcë ta shuaj dashurinë, se ajo është zjarr që të ngroh ose edhe mund të të përvlojë… Dhe jam e sigrtë se edhe ti me Linën keni thënë sa u lidhët, kur duheshit aq shumë se nuk do ta shuaj atë zjarr asnjë lumë apo det.

Vëllai pohonte me kokë dhe me një buzëqeshje buzëtendosur. – Unë i kam vetëm një peng Nikut, sa, herë-herë, isha edhe e pezmatuar me të. Pse nuk më tregonte asgjë kohët e fundit, çfarë i ka ndodhur, pse ishte aq i pezmatuar… Më kishte thënë disa herë se do të bënim një bisedë serioze. Dhe zgjidhte kafenetë për të ma treguar, atje pastaj ndihej keq nga ambjenti. Kishte vende plot për të më treguar jashtë Tiranës: nga liqeni në Dajt po të dëshironte…

Skënderi vuri buzën në gas: – Në sistemin e mëparshëm kishim atë fjalën: dëgjojnë edhe gurët e drurët dhe ata tregojnë. Mos harro se babai i tij ka vuajtur ca nga ai sistem.

– Mos do të thuash se Niku dyshonte edhe tek unë… – Jo, as më shkon në mend, por ai nuk donte të të shqetësonte dhe të të mërziste ty deri sa të shikohej se ç’rrugë do të merrte ai dreq program që doli në skenë.

– Do të thuash se Niku e ka bërë me vetdije atë program për një grup kriminal.

– Jo, jo, e pamundur, por ata maskohen aq mirë dhe tregohen aq entuziastë, sa askush nuk dyshon…. – Vetë Niku nuk mund ta kuptonte se ky program bëhej për shpërndarje droge?! Ai ka bërë programe edhe për qeverinë.

– Pikërisht këtu është çelësi, se Nikut ia ka kërkuar një qeveritar, gjoja për një sipërmarrës të furnizimit të vendit me sheqer.

– Një qeveritar merret me këto manipulime?

– Nuk ka pyllë pa derra, por kjo nuk ka shumë rëndësi për ne, të paktën tani për tani, sa të çlirohet Niku nga ky problem.

– Ti më ngjan se flet me bindje, vëllai im. Pra di diçka ku gjëndet Niku? Vëllai ngriti supet, motra uli kokën e pikëlluar.

– Ajo profesoresha, mikja ime e re, më tha se ai mund të përdoret si i infiltruar.

– Jo, motër, e pamundur. Kjo është shumë e rrezikshme. Bota e krimit nuk njeh limite dhe kohë. Do të bëjmë gjithçka që të mos përdoret si i tillë. Ashtu ai futet në botën e zezë të krimit dhe mbetet gjithmonë i kërcënuar… Lindës i plasën lotët dhe riguan faqeve. I vëllai la karrigen dhe e përqafoi, duke u përpjekur ta bind se nuk do të bëhet infiltrues, pasi me drogaxhinjtë është lidhur vetëm njeriu i afërt me qeverinë… Ai sigurisht u ka thënë se ai program është bërë jashtë vendit, ku kanë bazat ata… Doktoresha sikur u qetësua pak dhe të dy u kthyen të kënaqur më shumë nga që kaluan sëbashku një mbëmje jashtë dhe bënë një bisedë secrete, sa i vëllai nuk mori as nusen e tij, që Linda e kishte si motër… FUND PJESA E KATERT

“Fajin”ma ka pranvera – Cikël me poezi nga Përparim Hysi

 

“Fajin” ma ka pranvera

Moj pranverë,moj bukuroshe! O ti stina përmbi stinë
A e di dhe mua më joshe,që ta flak unë pleqërinë
Zë më mbush mua me dhele,tek e gjelbëron mjedisin
Pranverë,ta dish:më “dehe”,e rinove Përparim Hysin!

S’kam në kokë unë thinja,tani flokun kam të zi
Se jam mbushur me”temina”,epo s’jam më pleqëri.
Dhe kam dalë tani për”gjah”,si dikur,or tunjatjeta!
Ende dua të bëj sevda,se tani kam vënë”fleta”

Pra,jam tjetër,Krejt tjetër.”Fajin” po ma ka pranvera
As pranoj që jam i vjetër,jam ai si protohera
Vjen pranvera,përtërihem;zë mbushem me fuqi.
Edhe rihem;vërtet rihem:stinë më mbush me dashuri.

Pak nga pak

Pak nga pak e sikur s’ke rroba
Se i hoqe një nga një
Si nuk ke “turp” nga bota?!!!
Po mua “lemza” pse më zë?!….

Ç’qe ajo ditë pranvere?

Ç’qe ajo dtitë pranvere,kur m’u shfaqe tek çairi
Ajo ditë,moj,që qe atëhere,më bën që t’më ikë syri?!
E shpie dhe tash mëndjen,në atë kohë dhe ato çaste
Edhe mezi zotëroj gjëndjen,sado s’jam në ato”vakte”

Se qenë çaste që s’harrohen dhe bien të gjallë mbresën
Plaga dhëmb kur heq korën,po keq e kam”licencën”
Se tani jam i moshuar,larg e larg dhe nga çairi
Çast,o çast,të kam kujtuar,tani veç m’u lag syri.

Ah,kjo erë!

Ah,kjo erë,që sot po fryn
Pa mëshirë të ngre fustanin
Porse syri im është në”përgjim”
Edhe pak,moj,zë bën “rrufjanin”

Të del sheshit,”fshehuria”
Sepse era është “xhindosur”
Zë “xhindoset” pleqëria
Veç nga era e “flamosur”

Ah,kjo erë që sot po fryn
Se pranvera është e freskët
Unë po shkova në vidhimë
Ç’më panë sytë?Kot jam i vdeksëm?!…

Ja !

Ja! Kaluan kaq vjet?! Kohë e gjatë ,aq sa nuk thuhet
Por një plagë,sado e”lehtë”,nuk u mbyll dhe zë më”kruhet”
Zë më kruhet sa të shoh;ke parë ti… dhe zu t’më dhëmbë
Se “ilaçin” që ke ti,do:nëma,nëma,po më çmënd.

Moj pranverë

Moj pranverë,je stinë rrebele;rrebelon të gjithë njerëzinë
Se i merr,përkund ndër dhele, i harbon dhe marrin brinjën
Fushat lule edhe bar,pemët veshur me jeshile
Sa edhe një i moshuar,në pranverë zë mbushet”xhinde”

Çupat zhvishen “lakuriq”,veç dy rripëza mbajnë mbi supe
I shikon dhe mbet”eksiq”,mëndja shkon tek”molla e kuqe”

“Kapari”

Këtë puthje që ta dhashë,dua ta kesh veç për”kapar”
Se të thashë,moj,të thashë veç nga ty jam bërë”djalë”
Ti s’besoje,ndaj të putha;dhe,pas puthjes e di vet:
Ja dhe”firma”,po dhe”vula”;kot nuk jam plak sherret.

E “fshehura”

Një e dy,kur flet me mua,dorën tënde vë mbi gji
Se më mbetën sytë mua,i zbuluar është yti gji
Mirëpo dorën kur e ngre,mua më duket shënjë më bën
Se të duket,po e fsheh,por unë mëndjen kam në vënd.

Unë atje i mbaj sytë dhe atje marrë “vijëshënimi”
Mëndja doli nga burgjitë; se i madh më qe”hutimi”
Prandaj hiqe dorën ti,lëre gjirin të zbuluar
Se e”fshehura,mirë e di:gjithë botën ka”ngatërruar”

*janë shkruar në mars-prill 2011

Tiranë,20 maji 2024

POEZIA QË PIKOI NGA SHPIRTI I MUSA RAMADANIT Nga Timo Mërkuri

Poeti Musa Ramadani nëpërmjet poezisë “Historia e pikës sime” shfaq një udhëtim historik të asaj që ai e emërton pikë, mirëpo mqse ai flet si subjekt poetik, si i tillë nuk përfaqson individin, ndonëse në poezi shprehet në formë individuale. “Pika”, si një subjekt poetik, është një brez njerëzor, një etni, një popull, është vetë Kosova në historinë e saj, e ndarë nga Shqipëria, të cilën e përfaqson subjekti poetik, heroi lirik, vetë poeti. Madje kjo poezi ka nevojë për një lexim historik, pasi e shkruar në vitin 1993 është një pasqyrë e situatës së tensionuar që përjetonte Kosova me konfliktet ndëretnike që kishin shpërthyer në ish Jugosllavi. E parë në këtë aspekt, kjo poezi ka të përmbledhur në nëntë vargje jo thjeshtë një udhëtim Odiseje të Homerit, por gjithë odiseadën e Kosovës, mund të quhet biografia poetike e saj, ku: të jetoje në Kosovë do të thotë të lesh kujtime në llavën e një vullkani dhe po aty të ëndërrosh të ardhmen.
Në aspektin ideor, kjo poezi reflekton artistikisht përvojën dhe identitetin e njeriut shqiptar në trevat veriore në kontekstin e kohës dhe ngjarjeve që kanë cilësuar jetën e tij. Nisur si “një pikë”, subjekti poetik shfaq metaforikisht e vizualisht udhëtimin në histori (të Kosovës), në periudha të ndryshme të jetës (kohës) së saj. Si një “pikë” e thjeshtë, ai shfaq zhgënjimin (“u mërzita”) dhe shqetësimin për të ardhmen (“u bëra presje”),dhe kjo ngjarje e vogël (në dukje) shtrihet në një panoramë të gjerë jetësore, duke pasur reflektim e epokave të ndryshme dhe sfidat që ka përballuar populli shqiptar në Kosovë nëpër kohë.

Përmes frazave si “era e mileniume, epoka / Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri”, poeti shfaq panoramën e gjithanshme historike të “odisesë” kosovare , ngjarje e periudha që kanë ndikuar në zhvillimin e saj. Madje, dhe në fund të poezisë heroi poetik shpreh frikë në një rikthim te “pika”, duke sugjeruar një ankth për humbjen e identitetit dhe kthimin në një gjendje të pasigurtë, që sugjeron kthimin nën Serbinë, me humbje të shpresave dhe ëndërrave për të cilat populli luftoi e jetoi, duke shfaqur reflektimin shpirtëror të tij për rrugën e përballjen me të ardhmen.

I-Poeti Musa Ramadani është lëvrues i një poezie moderne, tipike e shek. XX dhe në vijim, madje ka eksploruar rrymat e ndryshme të poezive moderne. Poezia “Historia e pikës sime” është ndërtuar me elemente të modernitetit poetik, që e bëjnë të dallohet si shprehje dhe mendësi e kohës kur është shkruar (30.08.1993), por që (tipar i zakonshëm i poezive të Musa Ramadanit), janë aktuale dhe në kohët e mëpasme.

Si e tillë kjo poezi e tij prezanton një lirizëm në mënyrën e shprehjes, në tregimin e udhëtimit jetësor të Kosovës, ku mungesa e një strukture të rreptë formale lejon autorin të shprehë ndjenjat dhe reflektimet në mënyrë të lirë.

Poeti reflekton mbi kohën dhe identitetin në një mënyrë moderne, pse përdorimi i imazheve të shekujve, erërave, dhe epokave shfaq vizualisht një udhëtim të gjatë “individual” ( të etnisë shqiptare) dhe historik, duke e vendosur atë në kontekstin e kohës dhe historisë së gjerë.

Poezia paraqet historinë e udhëtimit jetësor të një populli, madje shpreh një ndje-një përkushtimi ndaj këtij rrugëtimi, ku poeti shfaq pasionin e tij për të kuptuar e përjetuar përvojat e sfidat që kanë formuar identitetin etnik.

Një aspekt modern i poezisë është reflektimi i thellë mbi të kaluarën e të ardhmen, ku natyrshëm poeti shfaq drojën e frikën për tu rikthyer në një gjendje fillestare, duke theksuar rëndësinë e të kuptuarit dhe përballjes me të kaluarën për të arirë në të ardhmen.

Poezia flet me metafora e imazhe të fuqishme për të shfaqur udhëtimin e përvojat e etnisë ku përdorimi i tyre ndihmon në krijimin e një imazhi poetik të përgjithshëm që përfshin gjithë poezinë, i cili reflekton dritë, qartësi e kuptimshmëri te lexuesi.
Janë këta element modern përmes së cilëve poezia shfaq kompleksitet në shprehjen e ndjenjave dhe refleksioneve e historike të popullit Kosovar dhe shqiptar në përgjithësi.

II-Subjekti i poezisë “Historia e pikës sime” është udhëpërshkrimi i jetës të kombit shqiptar(jo vetëm në Kosovë) në kohë (moshë) e ngjarje, i shprehur me një metafore fine, ku ai (subjekti poetik) paraqet veten (vendin dhe etninë e tij)si një pikë që ndryshon, ritet e zhvillohet nëpërmjet kohës dhe përvojave. Me anë të kësaj metafore, poeti reflekton mbi identitetin dhe udhëtimin e etnisë së tij, duke shpre-hur ndjenja të përkushtimit ndaj zhvillimit nëpër kohë.

Në fillim, subjekti është një “pikë”, një entitet i vogël, i thjeshtë e i parëndësishëm : “S’pari unë s’isha veçse një pike/Më pas u mërzita e u bëra presje”. Megjithatë, me kalimin e kohës e përvojave të ndryshme: “Aventura filloi brenda gjysmëharku” ku ai përjeton ndryshime e zhvillime, përcakton udhëtimin e tij: “Kaluan shekuj, era e mileniume, epoka/Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri”, ku duket hapur historia e kombit tonë në tërësi dhe e Kosovës në veçanti të këto vargje, në të cilat poeti e vendos veten si një etni, në kontekstin e një historie të gjatë dhe komplekse: “Gjysmëshekulli isha një zero e madhe/Në fillim të këtij mileniumi të tretë” shkruan poeti dhe ne instiktivisht lexojmë: “gjysëm shekulli komunizëm” në të dy anët e kufirit. Në fund ai shfaq frikë e ankth lidhur me të ardhmen dhe identitetin e (etnisë) tij, shpreh dyshime për të ardhmen dhe frikë mbi mundësinë e kthimit në një gjendje të pavlerë, të përafërt me fillimin e tij, druan mos mbeten përsëri nën Serbinë si një pikë: “Druaj në mos do të kthehem sërish në një pikë”. Pra, përmbajtja e poezisë shfaqet, si histori e Kosovës madje dhe visualisht nëpërmjet ndjenjave personale e refleksioneve mbi jetën, kohën, dhe identitetin. Subjekti reflekton duke shfaqur një ndjenjë të përkushtimit ndaj vetes dhe rrugëtimit të tij personal.

Të kuptojmë një gjë,formimi i subjektit nga “pikë” në “zero e madhe” është një shprehje metaforike e rrugëtimit të jetës dhe formimin e identitetit shqiptar, ku “Zeroja e madhe” nuk përfaqëson një vlerë absolute, si psh zeroja matematikore, por simbolizon pikërisht “gjysëm shekulli të komunizmit” një gjendje, e cila mund të perceptohet si e zbrazët, e izoluar..

Në thelb, poeti me vargjet e tij kërkon të shpalosë kompleksitetin dhe ndryshimin që ndodh në jetën dhe identitetin e një etnie përmes kohës e përvojave, ku ajo (etnia, populli) synon të sjellë në pah kujtime ngjarjesh dhe momente që kanë ndikuar jetën dhe formimin e tij , si një burim frymëzimi e krenarie ndaj poeti dëshiron të transmetojë një mesazh më të gjerë mbi jetën, identitetin dhe udhën që ndjekim nëpër këtë botë. Përveç kësaj, siç e cituam më sipër, poeti dëshiron të shprehë një ndjenjë frike apo droje mbi mundësinë e humbjes së identitetit në një botë që duket e pazgjidhshme dhe e paqartë nga problemet dhe sfidat e shumta që ka.

Në esencë, poeti nuk tregon thjeshtë një biografi personale, pavarësisht se duket e tillë, ai shpreh ndjenjat e eksistencës dhe të qenies së një brezi të tërë, në një vend (Kosovë) dhe kohë që identiteti i etnisë dhe zhvillimi emocional i saj ishte nën një goditje të fortë e ritmike të ngjarjeve në ish Jugosllavi, të zhvillimeve që ndikonin në forcimin (a dobësimin) e ndërgjegjes identitare të kombit. Datën e krijimit kjo poezi nuk e ka ditën kur u shkrua, por kohën kur shpirti i tij, nën ndikimin e zhvillimeve historike e pikoi si lot mbi ndërgjegjen e tij.

III-Musa Ramadani është mjeshtër i të shprehurit metaforik dhe kjo cilësi e tij është e dukëshme dhe te poezia “Historia e pikës sime” ku ai me finesë përdor metaforat për të shprehur udhëtimin e subjektit poetik (etnisë) në mënyrë moderne, duke ndihmuar në zgjerimin e kuptimshmërisë dhe hapësirat e ndjenjave e përvojave të tij.

Kështu, metafora e “pikës”dhe “zeros” simbolizon një rrugëtim të jashtëzakonshëm të subjektit poetik, ku: pika nis si formë e thjeshtë, ndërsa zeroja është shprehje e një gjendjeje boshe dhe enigmatike për shkak të izolimit nga rrethi i saj (zeros) , duke treguar ndryshimin, zhvillimin dhe izolimin e subjektit nëpërmjet kohës dhe përvojave.

Termat: Shekujt, era e mileniume, epokat, përfaqsopjnë një metaforë dhe shprehin kohën dhe situatat që populli ka jetuar e përjetuar, ato përfaqësojnë një panoramë të gjerë historike e kulturore, duke i dhënë poezisë një dimension më të gjërë.

Fjalët: “Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri”janë një përdorim i metaforës për të treguar konfliktet dhe sfidat historike që subjekti etnik ka përjetuar, duke paraqitur një imazh të rrugëtimit të turbullt të kombit në histori, ku lufta dhe paqja janë tema themelore.

Ndërsa vargu: “Druaj në mos do të kthehem sërish në një pike” shpreh metafori-kisht një lloj ndroje për një kthim të mundshëm të subjektit në gjendje të kaluar (në situatën nën Serbinë), të krahasuar me një pikë, e cila shërben si simbol i pasigu-risë e frikës për humbjen e identitetit dhe rikthimin në një gjendje jo të këndëshme.

Këto metafora e simbole poeti i ka përdorur për një lexim piktoresk të tekstit poetik dhe për të shfaqur ndjenjat dhe refleksionet e tij. Ato ndihmojnë në krijimin e një poezie moderne që shpreh një lloj të vërtetë poetike në lidhje me jetën dhe eksperiencën e popullit.
Imazhet në poezinë “Historia e pikës sime” shërbejnë për të krijuar një atmosferë emocionale dhe për të paraqitur udhëtimin e subjektit poetik, etnisë, nëpërmjet kohës e përvojave, ato përdoren për të ndikuar mbi ndjenjat e lexuesit me ngjyrat e formën e tyre, siç ndikon një pikturë duke e bërë përvojën e poetit më të gjallë, më vizuale dhe më të prekshme për lexuesin.

Imazhi “Pika” shfaqet kur autori cilëson vendin si një “pikë”, një entitet i vogël dhe i thjeshtë, që simbolizon fillimin e rrugëtimit, një gjendje fillestare, që shkallëzohet nëpër kohë, duke shfaqur një imazh në rritje e zgjerim.

“Zeroja e madhe” shfaq një imazh, kur subjekti përjeton një izolim total, një gjendje komplekse në jetë që ka ndjenja (dhe problem) të pazgjidhura e të pasigurta.

“Shekujt, era e mileniume, epokat” përbëjnë imazhe me gjerësi historike, të cilat e rrethojnë udhëtimin e subjektit. Ata tregojnë një rrjedhë të kohës dhe ngjarjeve që ka ndikuar në zhvillimin dhe formimin e identitetit të etnitetit të tij.

Imazhet “Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri” shfaqin ngjarje e përvoja të ndryshme që ka përjetuar gjatë rrugëtimit, shfaqin një peisazh të ndryshueshëm emocional dhe historik që e rrethon subjektin.

Imazhi“Frika e kthimit në pike” përfaqëson ndjenjën e frikës dhe mosdijes për të ardhmen dhe përvojat që mund të sjellë ajo. Është një imazh i ndjeshëm që shpreh ankthin dhe pasigurinë e subjektit për të ardhmen.

Këto imazhe përdoren për të krijuar një vizion të plotë të udhëtimit të subjektit poetik nëpërmjet kohës dhe përvojave, duke e bërë poezinë të ndjehet më afër dhe ta shijojë poezinë edhe në efektin e ngjyrave, si një pikturë.

Ajo që është për tu shënuar specifikisht është fakti se te kjo poezi simbolet dhe metaforat shfaqen si imazhe të brendshme e të jashtme që e përcaktojnë rrugëtimin e subjektit poetik, etnisë duke shprehur ndjenjat, përvojat dhe refleksionet në një mënyrë që e bën poezinë të gjallë, aktuale.

IV-Poezia “Historia e pikës sime” është një poezi moderne, ajo përdor një të folur metaforike për të shprehur refleksionet dhe përvojat e autorit, mënyrë që është tipike për poezinë moderne. Përveç kësaj, tema dhe stili i poezisë përputhen me tendencat moderne në poezi. Ajo përdor metafora dhe simbole për të shpalosur udhëtimin historik të subjektit, ndërsa shpreh ndjenjat e pasigurisë e refleksionin mbi identitetin dhe kohën, të cilat janë tema të rëndësishme në poezinë moderne.Përmbajtja dhe struktura e poezisë përputhen me karakteristikat e poezisë modern , duke përdorur një gjuhë e një formë poetike që shpesh lë hapësirë për interpretim të ndryshëm nga lexuesit.

Poezia moderne shpesh përdor gjuhën dhe strukturën që të shprehë ndjenjat, refleksionet dhe përvojat (e autorit, si pjesë e etnisë) në një mënyrë të re origjinale. Ky përdorim i gjuhës dhe strukturës synon të arijë dhe kapë thelbin e emocioneve dhe mendimeve, duke e bërë poezinë një mjet shumë të fuqishëm për të shprehur çështje komplekse dhe për të krijuar lidhje me lexuesin.

Për më tepër, poezia moderne shpesh eksperimenton me forma të ndryshme dhe teknika letrare për të arritur një impakt më të thellë dhe më të përshtatshëm për kontekstin e sotëm. Ajo nuk kufizohet në konventat tradicionale të poezisë, por përpiqet të shfaqë shpirtin e kohës dhe përvojat e saj në mënyrë të shkëlqyer.

Paraqitja e rrugëtimit historic (të Kosovës) në këtë poezi përputhet me këto tipare të poezisë moderne, madje autori shfrytëzon metaforat dhe imazhet për të shfaqur udhëtimin e subjektit poetik në mënyra që janë moderne dhe të përshtatshme për kohën tonë.

Përmbajtja e thellë dhe emocionet e shprehura në poezinë “Historia e pikës sime” e bëjnë atë të përshtatshme për të qenë shembull i një poezie moderne që reflekton përvojat dhe ndjenjat e individit në botën e sotme.

V-Nëse do të përpiqeshim të shihnim poezinë “Historia e pikës sime” si një pikturë që flet dhe ta shihnim këtë nëpërmjet imazheve, formave e ngjyrave të tyre, ajo do të cilësohej si një pikturë abstrakte, që përdor forma, ngjyra dhe tekstura për të përfaqësuar rrugëtimin emocional dhe historik të subjektit.

Një piktor do përdorte ndoshta forma të thjeshta dhe abstrakte për të treguar fazat e zhvillimit të subjektit nga një pikë e thjeshtë në një zero të madhe, ai mund ta lëvizte këtë “pikë” fillestare në një formë rrethore, por gjithsesi do të shfrytëzonte ngjyrat e imazheve poetike për të shprehur emocionet e ndjenjat që shoqërojnë subjektin në rrugëtim e sfida. Sigurisht që mund të ketë ngjyra të ndritshme dhe të errëta që përfaqësojnë momente të ndryshme të jetës dhe ndjenjat që përndjekin në kohë. Po ashtu, piktura do të përdorte linja e forma që shfaqin rrjedhën e kohës dhe zhvillimin e historisë së subjektit. Kjo do të krijonte një peisazh abstrakt që shpreh një udhëtim individual dhe emocional nëpërmjet ngjyrave dhe formave.

Pikërisht cilësimi i pikturës së përfytyruar të kësaj poezie si një pikturë abstrakte na shtyu në mendimin se dhe poezia “Historia e pikës sime” ka elemente që e bëjnë të përshtatshme për ta konsideruar si një poezi moderne me elementë të rrymës abstrakte.

Kjo është e normale pasi poetët modernë shpesh eksperimentojnë me formën dhe strukturën e poezisë, duke e bërë atë të ngjajë me artin abstrakt. Veçse duhet të pranojmë që: një poet, në një poezi moderne ku pasqyron nëpërmjet ndjenjave dhe emocioneve, historinë e kombit dhe të vendit të tij dhe këtë e bën në mënyrën më metaforike dhe imazhiste , ti japë paralelisht kësaj poezie një qasje me poezinë abstrakte, pa i ulur, por duke ja shtuar vlerat dhe ngjyrat, ky poet duhet pranuar që është një poet i madh dhe që e do popullin dhe vendin e tij me gjithë forcën e shpirtit, si fëmija do nënën e vetë.

Poeti Musa Ramadani i plotëson mjeshtërisht gjithë aspektet e cilësimit me titullin poet i madh dhe bir i popullit të tij dhe ne duhet të mësojmë të lexojmë poezinë e tij modern, që të shohim sa i qëndrueshëm është shfaqur kombi ynë në sfidat e historisë.

Sarandë, më janar 2024

HISTORIA E PIKËS SIME

S’pari unë s’isha veçse një pikë
Më pas u mërzita e u bëra presje
Aventura filloi brenda gjysmëharku
Kaluan shekuj, era e mileniume, epoka
Luftëra, armëpushime, shumë paqe e pak liri
Harku ecte udhës së rrethit e u mbyll
Gjysmëshekulli isha një zero e madhe
Në fillim të këtij mileniumi të tretë
Druaj në mos do të kthehem sërish në një pike

(Më 30.08.1993)

Poezi të zgjedhura nga MAYA ANGELOU – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

JETA NUK MË TREMB ASPAK

Hijet në mur zhag
Zhurmat në korridor jasht
Jeta nuk më tremb aspak
Zagarët që lehin pa prâ
Në re fantazmat e mëdha
Jeta nuk më tremb aspak

Nënë Rosa shtrigë plakë
Luanët që bredhin pa cak
Jeta nuk më tremb aspak
Dragonët që vjellin flakë
Mbi kuvertën time në shtrat
Jeta nuk më tremb aspak

Ua bëj phu
Iu them mjer ju
Më gajasin
Tek i shoh si ngasin
S’më dridhet qerpiku
Ata i zë paniku
Unë buzëqesh
Ata çmenden krejt

Djemtë e prapë që rrihen paq
Gjithë natën e gjatë
Jeta nuk më tremb aspak
Panterat në park
çudanët e territ përqark
Jo ata nuk më trembin aspak

Ajo klasa e re e mëvonët
Ku djemtë m’i shkulin flokët
(çupëlina llastica
me flokët rrica)
Ata nuk më trembin aspak

Mos m’i trego gjarpërinjtë e zhabat
Duke pritur nga unë piskamat
Nëse unë ndjej ndjej ankth
Kjo më ndodh veç në makth

Këtu diku nën mëngë
E mbaj të fshehur magjinë
Unë mund të ec nëpër shtratin e detit
Dhe të mos marr kurrë frymë

Jeta nuk më tremb aspak
Aspak
Aspak
Jeta nuk më tremb aspak

 

NUK FSHIHET DOT NGA SYTË

 

Nuk fshihet dot nga sytë

e botës ai që e shpëton e nuk e di.

Është njëri nga ne, jo ndër më të mirët.

 

UNË E DI PSE KËNDON ZOGU I NGUJUAR NË KAFAZ

 

Një zog i lirë hidhet mbi shpinën
e erës dhe fluturon kundër rrymës
e ia del tejembanë, dhe e ngjyen një flatër
në portokallinë e rrezeve të diellit
dhe guxon t’ia mësyjë qiellit.

Por një zog që truset në kafazin e tij të ngushtë
mund të shohë veç tek-tuk përmes hekurave të zemërimit
flatrat e tij janë prerë dhe këmbët e tij janë lidhur
prandaj e hap gojën për të kënduar.

Zogu në kafaz këndon me një trill të frikshëm
për gjëra të panjohura, por ende të ëndërruara
dhe zëri i tij dëgjohet në kodrinat e largëta sepse
zogu në kafaz i këndon lirisë.

Zogu i lirë mendon për një tjetër puhizë

e për alizé delikate përmes
pëshpëritjeve të pemëve
dhe për krimba të majmë që e presin në një lëndinë
të ndritshme dhe ai qiellin e quan të tijin.

Por një zog në kafaz ngrihet mbi varrin e ëndrrave
hija e tij thërret mbi ulërimën e një makthi
flatrat e tij janë prerë dhe këmbët e tij janë lidhur
prandaj e hap gojën për të kënduar.

Zogu në kafaz këndon me një trill të frikshëm
për gjëra të panjohura, por ende të ëndërruara
dhe zëri i tij dëgjohet në kodrinat e largëta sepse
zogu në kafaz i këndon lirisë.

 

MËSIMI

Unë vazhdoj të vdes përsëri.
Damarët këputen, duke u hapur si
Grushte të vogla fëmijësh
Të fjetur.
Kujtimi i varreve të vjetra,
Mishi i kalbur dhe krimbat nuk më
Bindin mua kundër
Sfidës. Vitet
Dhe humbja e ftohtë jetojnë thellë në
Linjat përgjatë fytyrës.
Ato i verbojnë sytë e mi, por
Unë prapë vazhdoj të vdes,
Sepse unë dua të jetoj.

 

TË PREKUR NGA NJË ËNGJËLL

Ne, të pamësuar me kurajo
mërgimtarë nga gëzimi
jetojmë kruspull në guaskat e vetmisë
derisa dashuria e lë tempullin e saj të lartë të shenjtë
dhe vjen në sytë tanë
për të na çliruar ne në jetë.

Dashuria mbërrin
dhe në trenin e saj vijnë haretë,
kujtimet e vjetra e kënaqësitë
historitë e lashta të dhimbjes.
Megjithatë, nëse ne jemi të guximshëm,
dashuria hedh tej zinxhirët e frikës
nga shpirtrat tanë.

Ne jemi shkëputur nga ndruajtja jonë
Në ndjenjën e nxehtë të dritës së dashurisë
ne guxojnë të jemi të guximshëm
Dhe papritmas ne e shohim
se dashuria kushton gjithë sa jemi ne
dhe sa do të jemi ndonjëherë.
Megjithatë, kjo është vetëm dashuri
e cila na çliron.

GRUA E HATASHME

Gratë e bukura pyesin ku i kam unë sekretet
Nuk jam e hijshme as e prerë për modele
Por ende gojën pa e hapur t’iu tregoj
Ato mendojnë se po ia këpus ndonjë rrene
Unë iu them
E kam në masën e ijeve,
E kam në harqet e supeve,
E kam në hovin e hapave,
E kam në valëzën e buzëve.
Unë jam hatashëm
Një grua,
Gruaja e hatashme
Është në mua.Eci nëpër një dhomë
Kaq shkujdesur sa ju pëlqen juve,
Dhe një burri,
Ata mbeten në këmbë
Ose bien
Dhe përgjunjen.
Pastaj rrotull meje
Si bletët në hoje sulen.Unë them
E kam tek zjarri i syve,
E kam tek bardhësia e dhëmbëve,
E kam tek lojnia e belit,
E kam tek hareja e këmbëve.Unë jam hatashëm
Një grua,
Gruaja e hatashme
Është në mua.Vetë burrat vrasin mendjen
Çka shohin tek unë bre
Ata përpiqen fort
Po nuk e prekin dot
Misterin që brenda fsheh
Kur dua t’ua zbuloj
Thonë se nuk e shohin ende.Unë them,
E kam në lakoren e shpinës,
E kam në diellin e buzëqeshjes,
E kam në hepimet e gjinjve,
E kam në stilin magjepsës.Unë jam hatashëm
Një grua,
Gruaja e hatashme
Është në mua.Tashti kuptoje
Pse nuk ulet koka ime,
Pse nuk thërras pse nuk hidhem
A pse të ngre zërin nuk përpiqem.
Kur unë të kaloj pranë teje
Dua që për mua krenar të ndihesh.

Unë them
E kam në tiktakun e ecjeve,
E kam në përdredhjen e flokëve,
E kam në nevojën ndaj kujdesjeve,
E kam në pëllëmbën e dorës,

Sepse jam hatashëm
Një grua,
Gruaja e hatashme
Është në mua.

FILLIKAT

Shtrirë, duke menduar
Mbrëmë nëpër natë
Si t’ia gjej shpirtit tim një shtëpi
Ku uji etje nuk të jep
Dhe feta e bukës s’është gur i thatë
Unë dola me një përfundim
Dhe mendoj se nuk gaboj
Askush
Bre askush
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat

Fillikat, krejt fillikat
Askush, bre askush
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

Na janë do milionierë
Me para që nuk i përdorin dot kurrë
Gratë e tyre  shtrigula vijnë vërdallë
Fëmijët e tyre këndojnë këngë bluz
Ata kanë marrë mjekë që kushtojnë
T’ua kurojnë zemrat gurë të thatë.
Por askush,
Bre askush
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

Tash nëse më dëgjon mirë
Unë të tregoj çfarë vetë di
Retë e stuhisë po bëhen bashkë
Era tashi po fryn e fryn
Raca njerëzore po vuan pa masë
Dhe unë nuk po ndjej ankim,
Pse askush
Bre askush
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

Fillikat, krejt fillikat
Askush, bre askush
Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

 

NE E KISHIM ATË

Kushtuar Michael Jacksonit

 

Të dashur njerëz, tashti ne e dimë që nuk dimë asgjë
Tashti që ylli ynë i ndritshëm dhe rrezatues mund të shkasë tutje nga maja e gishtave tanë si një hukamë e flladit të verës

Pa dhënë shenjë, dashuria jonë e shtrenjtë mund t’i shpëtojë përqafimit tonë të marrosur
Të këndojë këngë tona në mesin e yjeve dhe të kërcejë vallet tona në të gjithë sipërfaqen e hënës
Në çast ne mësojmë se Michael është zhdukur e nuk dimë asgjë
Nuk ka orë që mund të tregojë kohën tonë dhe nuk ka oqeane që mund të shtyjnë dallgët tona
Me mungesën e papritur të thesarit tonë

Edhe pse ne jemi shumë, secili prej nesh është tek në dhimbjen e tij
Ngjethshëm tek
Vetëm kur të rrëfejmë trullosjen tonë mund të kujtojmë se ai ishte një dhuratë për ne dhe ne e kishim atë

Ai na erdhi nga Krijuesi, duke bartur kreativitet me bollëk
Megjithë dhimbjen e madhe të jetës ai u mbështoll në dashurinë amtare dhe dashurinë familjare dhe mbijetoi dhe bëri më shumë se kaq

Ai lulëzoi me pasion dhe dhembshuri, humor dhe stil
Ne e kishim atë
E dinim ne që ai ishte apo nuk e dinim, prapë ai ishte i yni dhe ne ishim të tijët
Ne e kishim atë

I bukur, duke argëtuar sytë tanë
Ai uli kapelën mbi ballin e tij dhe mori një qëndrim në majë të gishtërinjve të këmbëve të tij për të gjithë ne dhe ne qeshëm dhe përplasëm këmbët tona për të

Ne ishim të magjepsur me pasionin e tij, sepse ai nuk na mori asgjë
Ai na dha gjithçka që kishte për të dhënë

Sot në Tokio, nën Kullën Eifel, në Sheshin Ylli i Zi të Ganës, në Johanesburg, në Pitsburg, në Birmingham, Alabama dhe Birmingham Angli, ne kemi mall për Michael Jacksonin

Por ne e dimë se e kishim atë
Dhe ne jemi bota.

KOHË OPAKE- Cikël poetik nga NDUE HOTI

DRANDOFILET e BARDHA
PA GJËMBA
Referenca dhe përulësia,
Për nji drandofile pa gjëmba,
Si një grua e pastër,
Dhe e ndritshme,
Ajo asht’ si një engjëll,
Dua ta kem si idhull,
Po un’ jam sot pasdite,
Me axhendë të ngjeshur,
Vëmëndja ime për të,
Me një respekt të thellë.
Drando-Filja,
Gonxhja e Dilës,
Simbolizon shpresën,
Dhe optimizmin për jetën,
I pafajshëm eshte respekti im,
Urtesia dhe e vërteta,
Që ajo lë trashëgim.
Drandofilja e Bardhë,
Shumë e bukur për t’u përdorur,
Në një takim të parë,
Një simbol për me thanë:
“Unë kam respekt për ty”.
Drando-Filja e bardhë,
E preferuara ime,
Pa gjëmba,
Afërdita e antikitetit,
Perëndesha e dashurisë,
E ilirve,
Do të çfaqej në tempujt e Durrsit,
Përreth Gjirit të Rodonit,
Tash ia sjell unë,
Dashamirës ndaj vlerave,
Të patriotëve,
Të stërgjyshit të saj,
Që i thuren vargjet:
“Në të vertetë unë nuk jam Kolec Marku,
Ai ishte një kreshnik trim dhe i fuqishëm,
Po për mua Ai ishte një mik i mirë,
Vdekja kur të na bashkojë,
Sigurisht Ai do të më ndjejë,
Se emrin e tij e përdora për pseudonim”,
Intelektualëve gjithashtu të mohuar,
Të munduarve të pafajshëm,
Si baba, nana dhe dajat e saj,
Me shpresën se vizita ime,
Nuk do të mbetet në njëjës.
Dhurata ime,
Një drandofile e bardhë,
Dila si Dranja,
E bija shpirtin me ate te Gonxhes se Madhe,
Don me e përngja,
Besimi im se fisnike do të mbesë.
KOHË OPAKE
Dhimbjet përçajnë gazetarët investigativë,
Të kapur nga padronët,
Me emra me parashtesa puthadorësh,
Mbiemra akuzatorësh,
Mishëruar te Mar Eng Len dhe Stal Çeliku,,
Që dënonin me vdekje njerëzit e urtë,
Me akuza të pabazuara,
Gjysma janë pro akuzave të paracaktuara,
Disa bëjnë rrotullim,
Me dinamikën rreth vetes,
Të tjerë me frikë hedhin një ide të re,
Larg të vertetës,
Bëjnë rolin e alisedishit.
Lulekaçabardhet dhe Lulebadrat,
Mbushin me aromë të dy anët e rrugës,
Që çanë mes lapidarve të Pjetrit dhe Dedës,
Të burrave të rinj të pashëm.
Nëpërmjet një perdeje pluhuri mjegullor,
Pluhurit Saharjan që la Athinën,
Iu vërsul veriut deri në Kotorr,
Gjysëm opake – gjysëm transparente ,
Nën qiellin albastër,
Mbi kreshtën e bjeshkës së Kurbinit,
Si metaforë vajtimi e këtij fillimmajit,
Si metafora 7×7 e Agron Balajt,
Duket e mbuluar nën një re,
Të bardhë si një mal me akullore,
Si një metaforë e ngrirë,
Shpërthimi të kontrolluar.
Ndoshta metafora e dridhjes së Parisit,
Bashkimit Europian,
Ballkanit Perëndimor,
Shqipërisë,
Shkodrës veneciane,
Mishi i huaj në Juglindje,
Për Strategjinë e Madhe,
Një rit i vjetër me kurban përsëritet,
Për Rendin e Ri Botnor.
Ndoshta akuza pa bazë,
Ndaj drandofiles së Rozafës,
Dilema: kush e mbyti Rozën e Kalasë,
Mandej me legjendë i fshehën,
Klithmat e dashurinë për pjellën e saj pa fat,
Bashkshorten e vëllait të vogël besnik.
Kush e mbyti ledi Di_në e Anglisë,
Kujt i interesonte më shumë,
Charlit apo Camille-s,
Dikujtjetër për këtë dramë,
Të dy ia ngriten lapidarin legjendar.
Parfum Lulekaçe e Lulebadre,
Me duhmë dinamiti,
Ajrin me pluhur e ndjeva,
Lëkurën dhe lëngun e syve po m’i thante,
Përzier me flladin e detit.
Nga inxhinieria mësojmë,
Për të zvogluar gabimet,
Mjeshtri duhet ta rivendosë metrin,
Në bazën e parë të matjes,
Kujtoja këtë pasdite të fundjavës.
KULLAT E VJETRA
BRËNDA DHE JASHTË KOHËS
Këtu qëndrojnë ende,
Dominuese mbi fushat dhe livadet,
I ndërtoi dashuria e njerzve për jetën,
Ato ruajnë në ditët e sotme,
Dashurinë si nanat dhe gjyshet tona,
Bashkimet e gzueshme,
Ndarjet e trishtueshme,
Lojnat me kapuça në odën e burrave,
Punët e varzave të nusnisë,
Deri pas mesit të natës së dimnit,
Arkat me veshjet antike,
Kapicat dhe kutitë prej sermi të duhanit,
Të burrave stoik,
Dashuria për Kullat e Vjetra,
Asht’ brënda e jashtë kohës,
Kullat me gurë e tulla,
Ranë e gelqere,
Trenë qarri e vidhi,
Kshanza franshni,
Shina vagonash,
Të ndërrmarrjve konçèsionare,
Italiane e austriake,
Të vdekshme si njerzit,
Ndonjërës bari i ka mbi prej kohësh.
Kështu do të qëndronte e pastër,
Postava e nderit,
Hajmalia e Trinisë,
Forcata e gajtanit të bardhë,
Masha e shërbimit,
Çizmja e qytetrimit,
Të xhubletës si shqipja e zezë,
Simbol i dashurisë e përvuejtmërisë hyjnore,
Me prejardhje prej mileniumesh.
Kullat e Vjetra ruajnë,
Kujtimet e nderit dhe lavdisë,
Të burrave që luftuan,
Të atyre që ranë,
Për Lirinë dhe Pamvarsinë e vëndit,
Dekorata “Nderi i Kombit”,
“Dëshmorë i Atdheut”.
Te tana të mbledhura,
Përgjatë kohezionit të dashurisë,
Nuk ka ç’iu ban kështu,
As Zjarri i Apokalipsit,
Se ndër ju kulla kanë mbetë,
Sytë e Ëngjëjve,
Postulati i mikpritjes,
I papërsëritshëm,
“Shtëpia asht’ e Zotit dhe e Mikut”.
ANDRRA e VOJSAVËS
SHPJEGIMI i GJONIT
Të dymbdhjet’ apostujt,
Shëjntorët deri,
Të Tridhjetetetë,
Të Lumët shqiptarë,
Profetët e pejgamberët,
Herojtë kombtarë,
Kam lexuar,
Në shkrimet e vjetra,
E paralajmrojnë,
Të ardhmen e tyre në jetë.
Perëndia ua dërgon shënjat,
Në trajtën e andrrave,
Në orët e ngjizjes,
Në ditën e lindjes,
Me renditjen e yjeve,
Që vjen si një mesazh,
Si një lajm hyjnor.
Asgjë nuk asht’ e rastësishme,
Gjithçka është e parathënë,
E shkruar nga i Larti,
Gojdhanë a legjendë,
Një trill i At Marinit,
Skalitja e këtij lajmi të mirë.
Sendërgjimi i kësaj,
Paraardhje hyjnore,
Të magjeps edhe sot,
Pas kaq vjetësh,
Qyshkur u lind,
Dalzotësi i Arbrit.
Lindja e Heroit tonë,
Kombëtar,
Gjergj Kastrotit-Skënderbeut,
Ndodhi pas një andrre paralajmruese,
Krijuar me vullnetin e Zotit,
Krijuesit të Gjithsisë,
Në ndërgjegjën,
E krijueses toksore,
Vojsavës,
Bijes së Tribaldëve,
E cila u skalit,
Prej yjvet të natës,
Sipas oroskopit,
Me shênjen e Demit,
Me bazë sistemin tonë diellor.
Ajo që unë kuptova,
Prej leximit të disa autorve,
Ishte një shfaqje mrekullie,
Që u parashikua,
Prej shumë vetave,
Për lavdinë e këtij njeriu,
Ishte lajmi i lindjes,
Së Gjergj Gjon Kastriotit,
Më vonë Skënderbeut.
Kur e ama,
Vojsava,
Ishte shtatzanë,
Iu shti në andërr,
Sikur lindi një dragua,
Iu duk’ aq madh,
Saqë mbulonte,
Me krahët e gjoksin,
Pothuaj gjithë Epirin,
Kokën e mbështette,
Ndërmjet kufijve,
Të Turqisë,
Të cilët ia përpinte,
Me gabzerrin e vet,
Të gjakosur,
Bishtin e shtrinte në det,
Ndërmjet kufijve,
Të krishterë,
Sidomos të shtetit,
Venedikas.
Vojsavës nga ankthi,
I doli gjumi,
Preku barkun,
Nuk kishte lindur,
Kuptoi se kishte parë,
Vetëm një andërr,
Pa iu larguar ankthi,
Të shoqit ia rrefeu në nadje:
“U ngrita e trishtuar,
Nga një andërr,
Sikur kisha lindur një dragua,
M’u duk’ aq i madh,
Saqë mbulonte,
Me krahët e gjoksin,
Pothuaj gjithë Epirin,
kokën e mbeshtete,
Ndërmjet kufijve,
Të Turqisë,
Të cilët ia përpinte,
Me gabzerrin e vet,
Të gjakosur,
bishtin e shtrinte në det,
Ndërmjet kufijve,
Të krishterë,
Sidomos të shtetit venedikas.
Sapo Vojsava mbaroi rrëfimin,
Gjon Kastriotin,
E pershkoi një gëzim i madh,
Të shoqen me arsyetimin,
E shënjave e qetsoi,
Të cilat i krahasoi,
Me ato të apostujve,
Prej saj do të lindte,
Një burrë,
Që do të përmëndej,
Për trimri në luftë,
E i zgjuar në vepra,
I cili do të ishte armiku,
Më i rreptë i turqve,
Dhe komandanti i tyre,
Më fatbardhë,
Mbrojtës i fesë,
Të të parve të tij,
Krishtërimit,
Mbrojtes i qytetrimit,
perëndimor,
Nderues i përhershëm,
I pushtetit venedikas.
Gjoni e mori seriozisht,
Rrëfimin e bashkshortes,
Me arsyetim të thellë,
Mbi atë andërr,
Si njn astrolog,
Si një superticioz,
Plot kujdes,
As vetë s’u gënjye,
As të tjerët s’i gaboi,
Besimi në parashikimin e tij,
U bë edhe ma i madh,
Kur i lindi djalë,
Sepse një shënjë tjetër,
Krenarie luftarake,
Shumë ma e bukur,
Dhe më e ndritur,
U pa në krahun e djathtë,
Të foshnjës të porsalindur:
Me përformancën e një shpate,
Të shkruar,
Me një mënyrë,
Si të ishte bërë me dorë.
Është dhuratë e Perëndisë,
Arsyetonin edhe miqtë,
Kur lindin foshnjat,
Mbi trupin e tyre,
Skalit figura,
Sepse në ato shkruhet,
Fati i njeriut,
Për gjithë jetën.
Gjergji ishte fëmija i nantë,
Djali më i vogël,
I Gjon Kastriotit,
Ky vinte nga një familje,
Jo e pasur, por fisnike,
I biri i princeshës Vojsava,
Në zbunim thirrej Vushé,
Tash me fëmijën i fundit,
Midis 4 djemve dhe 5 vajzave.
I pari un’ e hodha idenë,
Se duhet ta kërkojmë,
Ditlindjen mes shëngjergjave,
Më 6 maj 1405,
Sipas kalendarit të vjetër,
Në Gurëz të Krujës,
Por ata jetuan në fushë,
Shkruan Frashëri i historisë,
U muer peng si nizamë,
Pas thyerjes së të atit,
Prej Sulltan Muratit,
Më 1421 dhe u dërgua,
Në oborrin e Sulltanit,
Në Adrianopojë.
Zgjuarsia dhe shkathtësia,
E çuan Gjergjin,
Në shkollën e Sulltanit,
(Içogllanëve),
Që përgatiste,
Komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë,
Dhunti mendore e fizike,
Atje mori emrin Iskander,
(Aleksandër).
Pas mbarimit të shkollës,
Skënderi,
Kreu detyra ushtarake,
Në Ballkan,
E në Azinë e Vogël,
U dalluar për trimëri,
Për këtë arsye,
Emrit iu shtua titulli bej,
Që do të thotë Skënder Zotria.
Ai nuk e harroi,
Vëndin e tij të dashur,
As fenë e të parve,
Shqipërisë bashkimin,
Që i mungonte ia jepte,
Si edhe me Europën e krishterë,
Priste me padurim rastin,
Të kthehej në tokën që e lindi.
Me vdekjen e të atit,
Ai shpresonte,
Të merrte në dorë,
Fatin e Atdheut,
Të principatës së Tij,,
Të çlironte vëndin nga pushtuesi.
Në fakt sulltani i regjur,
E emroi sanxhakbej,
Larg tokave shqiptare,
Dëshirave të tij.
Skënderbeu nuk hoqi dorë,
Prej idesë për t’u kthyer,
Në Shqipëri,
Në fronin e të atit,
Deri në vitin 1443,
Kur ai u nis,
Kundër Janosh Huniadit,
Nën komandën e bejlerbeut,
Të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443,
në afërsi të Nishit,
U ndeshën dy ushtritë,
Ushtria osmane u shpartallua,
U tërhoq në panik,
Skënderbeu filloi të zbatonte,
Planin e kryengritjes,
Sëbashku me 300 kalorës shqiptarë,
E me të nipin,
Hamza Kastriotin,
U kthye në Dibër,
Ku populli e priti si çlirimtar,
Mori masa për përforcimin,
E rrugëve,
Nga mund të vinin osmanët,
Dhe prej andej,
Iu drejtua Krujës.
Me një ferman të rremë,
Shtiu në dorë,
Qytetin e garnizonin,
Kështu më 28 nëntor 1443,
U shpall rimëkëmbja,
E principatës së Kastriotëve,
Mbi kështjellën e Krujës,
U ngrit flamuri me shkabën e zezë,
Bashkoi me 2 mars 1444,
Krahinat shqiptare,
Fitoi 26 beteja,
Dhe mbajti lart,
Nderin e Kastriotëve,
Flamurin Kuq e Zi,
Me shqiponjën dykrenare,
Të shtetit dhe mbretrisë,
Që e mbajti për afro 25 vjet.
DY POETË NË KLASËN TIME
Mbresat në mëndjen time,
si gurë ku unë,
kam hedhur këmbët e mia,
për të kaluar lumin e jetës,
vizita e tillë ka mbetur,
e Petro Markos,
(shoqëruar nga Kol Jakova,
bashkë erdhën nga Tirana),
në mars 1973,
në klasen time,
nuk kam mbajtur ditar,
iu referova atij viti,
në filluam mësimin,
në shkollën e re,
kur për herë të parë,
mbyllej një cikël tetëvjeçar,
në fshatit tim.
Deri atëherë nxënësit,
pas fillores mundoheshin,
gjithë ajo rrugë,
deri ne Gurëz,
ku kishte 75 vjet shkolle shqipe,
23 vjet 7 vjeçare.
Vizitorët hynë në klasë,
si dy mistere ishin,
për ne,
nuk kishim parë aq afër,
shkrimtarë e poetë,
i kishim parë vetëm,
në fotografi në kabinetin e letërsisë.
Dinim për jetën e tyre,
virtualisht për librat e tyre,
në katër muret e klasës,
mësuesi reklamonte,
të gjithë autorët shqiptarë,
të realizmit socialist.
I mblidhnim nga revista “Pionieri”,
i futnim nëpër korniza, druri,
t’i kishim parasysh.
Tjetër ishte t’i shikoje,
në realitet,
të gjallë, pranë vetes,
në mes të klasës,
dy shkrimtar dhe poetë.
Prezantimi i tyre ndodhi,
nga drejtori,
dhe mësuesi i letersisë,
atëherë fjalën i pari,
Kol Jakova si ish-ilegal në këtë anë,
kishte shumë për të treguar,
për mikpritjen,
burrat dhe gratë,
foli per shërbimin e tij,
si mësues në Gurëz,
në kohën e mbretërisë,
në vitiin 1934,
burgosjen dhe përndjekjen,
në Shkodër prej fashistëve,
qëndrimin në ilegalitet,
ne Gurëz, më 1940,
për “Fshati midis Ujrave”,
na bëri me qeshë,
kur tha se prifti i Gurëzit,
për të treguar vjetërsinë,
e famullisë së tij,
kishte gdhendur mbi një gur,
kjo ishte komike,
emrin e vendit,
në gjuhën latine “GURSOSUM”,
për të tjetërsuar historinë,
kjo ishte tragjike,
mbi vjetërsinë e vëndit,
për çiftin e heronjve të romanit,
Preng Sherrin dhe Hanën e bukur,
në Pyllin e Mashit,
e të tjera ngjarje,
nga Trapi i Gurëzit,
te Trapi i Shëllinxave dhe ishmit,
kalaja e Prezës.
Mandej i erdhi radha shkrimtarit,
Petro Markos të madh e misterioz,
me origjine nga Himara,
lindur ne Dhërmi,
vëndlindja kishte ndikuar,
në formimin e karakterit,
te shkrimtarit dhe poetit.
Deti nga përpara,
mali i Çikës nga mbrapa,
prindërit, gjyshja me ligjërimet e saj tragjike.
Jeta e Petro Markos,
kujtesë e rëndësishme kishte qënë,
kombëtare dhe ndërkombëtare,
kishte parë e kishte prekur,
dy luftërat botërore:
një luftë e karakterit ndërkombëtar,
luftën e brigadave -1936,
internacionaliste në Spanjë,
kundër diktatorit Franko,
kishte prekur,
kishte qënë njëri nga vuajtësit,
e internimeve,
të egra në dhera të huaja,
kryesisht në Itali,(Ustika)-1942,
siç po na tregonte,
kishte shpëtuar në dy raste,
nga vdekja.
Ishte një personazh i rëndësishëm,
i memories së luftës më epike,
në historinë e njerëzimit,
bashkë me një avangardë shkrimtarësh,
më të mirët,
kishin përjetësuar atë luftë,
për jetën dhe lirinë,
në veprat e letërsisë,
së përbotshme,
“NO PASARAN”(!),
te Hasta La Vista i tij,
se si me tingëllonte,
vetë na e shpjegoi,
dhe një varg ngjarjesh të tjera,
të jetës së kombit,
të atdheut,
të tijat personale,
dhe të familjes,
të cilat vinin përmes,
asaj bisede,
mbresëlënëse po aq pedagogjike,
përmes shqisës,
estetike të një mesuesi,
të bashkëbisedimit.
Tash i përpunoj në mëndjen time,
mbresat e pashlyeshme,
ata flokë kaçurrela,
të ngatrruar,
njeherësh intrigues,
si një mesazh trishtimi.
Ndihej nostalgjik,
mendonte për fatin e atdheut tonë,
po trishtohej nga varfëria jonë,
nuk mund të fliste,
ashtu me ne,
frenonte agjitacionin e tij,
si ai që ngrihet nga shtrati,
në heshtje,
për një gotë ujë e pyet veten:
donte nuancat e gjelberta,
të detit,
të kaltrën e qiellit,
tejdukshmërinë e ajrit,
të gjelbërtën e pyllit të vogël,
që mbante mënd dikur,
legjendën e netëve me drita misterioze,
në mes të pyllit,
pranë shtëpisë së tij,
ku kishte luajtur,
si fëmijë,
ndoshta po i kujtohej tani,
ne te djathten time,
në të majtën e të tjerëve(?),
pulsonte fryma dhe vështrimi i tij,
nëse do të ishte në gjëndje,
të rikthehej te zogjt’,
e vëndlindjes së tij,
vetëm ata e dinin kush ishte Ai(?),
brënda në klasën time,
po i çfaqej Dhërmiu…
Vite më vonë dëgjonim,
shkrimtari e poeti i madh,
ishte një përson tjetër,
mundohej të rivlerësonte miqtë,
të luftës,
të burgjeve,
internimeve,
të fëmijërisë,
nëse mungesa e tij,
kishte ndonjë vlerë sado pak.
A kishte ndonjë rëndësi(?),
pa ata dashuria e tij,
nuk kishte kuptim për asgjë,
në jetën e një të vetmuari,
të një të përndjekuri,
kishin dënuar Jamarbërin,
të birin,
po aq i talentuar,
për ridënimin e tij,
fatin dramatik të familjes,
mbresat tona të thella,
mbetën nga ai takim.

Send this to a friend