= Në kujtim të intelektualit të shquar Idriz Meti =
Shpesh na bie rasti të flasim apo të kujtojmë shokët e fëmijërisë,të njohurit apo figura të njohura intelektuale,kujtojmë me respekt dhe nostalgji punën dhe veprimtarinë e tyre plot përkushtim dhe ndershmëri,dhe padashur,në shumë raste përpiqemi të bëjmë diferencën me intelektualët e sotëm.Mjerisht,parë në këndvështrimin profesional dhe njerëzor,diferenca është e madhe.Po s’ke çi bën,kështu erdhën kohët,Në fakt është trishtuese dhe shumë e dhimbshme,kur po dëgjon se po largohen nga kjo jetë,figura të shquara të elitës intelektuale shqiptare,vetëm tani ne mund të vlerësojmë punën,djersën, kontributin,që ata kanë dhënë për vendin e tyre të dashur,për shoqërinë.
Një mëngjes i ftohtë nëntori.Sapo kisha dalë nga shtëpia për të bërë ritualin e zakonshëm në qytetin e Lezhës,takim me shokë,biseda,lexim shtypi,kafe,pazar,shtëpi. Ishte një ndërmarrje monotone dhe e mundimshme për mua,por s’ke ç’bën.Në trotuar një grup njerëzish të heshtur.më thanë ,se kishte pushuar zemra e intelektualit të shquar Idriz Meti.,U trishtova,për momentin,sepse me Idrizin kisha njohje të vjetër,ishte intelektual dhe burrë i zgjuar me plot kuptimin e fjalës,po mbi të gjitha kishte cilësi të rralla njerëzore.
Idriz Meti,kjo figurë e njohur në rrethin e Lezhës dhe më gjërë,pati lindur një ditë të bukur pranvere të vitit 1925,në fshatin e largët malor të Qelzës në rrethin e Pukës.U rrit dhe u formua në ambjentin familjar patriotik dhe atdhetar,pasi kjo krahinë gjithnjë është shquar për frymën nacionaliste dhe patriotike.Kjo frymë atdhedashurie përfshin edhe djaloshin Idriz Meti që në rininë e tij të hershme,sepse në vitin 1942,kur ishte vetëm 17 vjeç përfshihet në lëvizjen Nacional-çlirimtare dhe organizohet në çetën partizane Pukë-Mirditë,ku tregoi guxim,trimëri dhe heroizëm të pashoq.Atje në rreshtat e luftës u formua dhe u brumos si njeri i drejtë,i pastër me dhe vizion.Gjithmonë ka treguar maturi,drejtësi dhe vlera njerëzore.Kështu i thjeshtë,i pjekur dhe energjik doli nga lufta në vitin 1944..Kthehet në fshat dhe për një kohë të shkurtër punon në bujqësi krah babait Met dhe nënës Gjyle të cilët i donte dhe i respektonte pa masë.Babai i tij Meti,krenohej për djalin e tij të sapo kthyer nga lufta,por edhe për zgjuarsinë,shkathtësinë dhe vlerat shpirtërore.S’kishte si ndodhte ndryshe,sepse fshati Qerret,njihej në mbarë krahinën si fshat me tradita burrërore,ishte vendlindja e burrave të shquar si Ali Bytyçi,Kadri Çoba,Nezir Smajli,Bajram Cena,xhaxhai i Idriz Metit.Ishte pikërisht xhaxha Bajrami që u bë shkas që Idrizi të largohej nga vendlindja për ti shërbyer mbarë shoqërisë.
Kështu,në vitin 1946 djaloshin Idriz Meti e emërojnë si sekretar në komitetin e atëhershëm të Rinisë së rrethit.Ju përkushtua detyrës së re me përkushtim,për të edukuar masën e të rinjve me dashuri për atdhe dhe ndjenjën e punës.Puna plot pasion ra në sy të autoriteteve shtetërore,kështu,vetëm pak muaj më vonë e gjejmë sekretar të Parë të Rinisë së rrethit të Pukës.Iu desh ti përvishej me ngulm punës,pasi vështirësitë ishin të mëdha,forca e zakoneve,prapambetja kulturore,gjendja e vështirë ekonomike ishin faktorë që pengonin punën e tij,por Idriz Meti ishte njeri i tillë,intelektual i zoti që përballonte me vullnet çdo vështirësi.Në vitin 1947 thirret të japë kontributin e tij po me rininë në Qarkun e Shkodrës,ku emërohet shef i propagandës për Qarkun,një detyrë e rëndësishme që kërkonte shumë punë,përkushtim dhe sakrifica që Idrizit nuk i mungonin.Për ta kryer me sukses detryrën e re,ndihmoj edhe përvoja e jetës,por edhe eksperienca e punës plot pasion me rininë në rrethin e Pukës.Pas 5 vjetësh në këtë detyrë,ku spikati zgjuarsia,ndershmëria dhe përkushtimi,në vitin 1956 e shohim Kryetar Komiteti për lokalitetin e Hajmelit në rrethin e Shkodrës,me qendër në Vaun e Dejës,ku la gjurmë të pashlyera,kujtime të bukura,aq sa edhe sot në ditët tona puna dhe vepra e tij kujtohet në këto anë.
Pas një periudhe 3 vjeçare në Vaun e Dejës,intelektuali i njohur Idriz Meti emërohet në detyrën e lartë të shefit të Seksionit të Bujqësisë në qytetin e Lezhës.Aso kohe bujqësia në rajonin e Lezhës ishte tejet i prapambetur,ritmet e zhvillimit ishin të ngadalta,sepse mungonte infrastruktura,mekanizma bujqësore,por puna,përpjekjet dhe sakrificat e shefit të ri bënë që ky sektor të përparonte me hapa të rëndësishëm.Pikërisht atë vit,pra më 1959,i krijohet mundësia të ndjekë dhe përfundojë studimet në Fakultetin e Agronomisë,pranë Institucionit Bujqësor.Diplomohet në vitin 1961 me rezultate të shkëlqyera,duke u bërë kështu një kuadër dhe specialist me shumë vlera për bujqësinë shqiptare,sektori më i domosdoshëm i ekonomisë me nevoja urgjente zhvillimi.Pasi dha kontributin e tij të vyer në lëmin e bujqësisë,Idrizin e emërojnë sekretar në Komitetin Ekzekutiv të Lezhës dhe pak vite më vonë e gjejmë drejtor të NB në Lezhë,një ndërmarrje e përmasave të mëdha që kërkonte mund,djersë dhe përkushtim.Lëvizja në këta detyra e përgatitën Idrizin për të qenë i gjithanshëm,i papërtuar dhe i sigurtë në vetvete.Vitet kalonin dhe ai krijonte profilin e tij si një kuadër i përmasave njerzore,i njohur dhe me vlera shoqërore.
Në shkurt të vitit 1971,Idriz Meti emërohet drejtor në Shkollën e Mesme Ekonomike të qytetit të Lezhës.Aso kohe kjo shkollë ishte e vetmja në pjesën veriore të vendit,ku mësonin një numër i madh nxënësish nga Tirana deri në Tropojën e largët.Ishte ndër të vetmet institucione arsimore që përgatiste kuadra të fushës së prodhimit dhe ekonomistë të aftë që do të kontribuonin në fushën e bujqësisë.Kjo e bënte të ndërgjegjshëm drejtorin e ri,që në ato vite të vështira ti vinte gjoksin punës dhe ta çonte shkollën dhe kolektivin pedagogjik mësues-nxënës drejt arritjeve të reja.Për 15 vjet me radhë,Idriz Meti,ky intelektual i rrallë dhe njeri me vizion të gjërë punoi me përkushtim për të ndërtuar një institucion arsimor ndryshe dhe ia arriti qëllimit,shkolla ku punoi u bë shembull i shkëlqyer i punës mësimore,i përkalitjes së specialistëve,i rregullit,disiplinës dhe organizimit të aktiviteteve të ndryshme,jo vetëm në Lezhë,por edhe më gjërë.Ai u lidh me shkollën,jetën e saj,kolektivin,nxënësit,aq sa nuk e kuptonte jetën e tij pa gjallërinë e saj.Prandaj në periudhën kur drejtoi idriz Meti,shkolla u dekorua tri herë për rezultate të larta në procesin mësimor dhe edukativ,shumica e nxënësve që mbaronin maturën i kishin dyert të hapura në Universitet dhe sot shumë prej tyre janë specialistë të shquar në fushën e prodhimit.Aso kohe shkolla ku drejtonte Idrizi kishte një bibliotekë të pasur,kishte salla leximi,kabinete pothuajse për të gjitha lëndët,muze,funksiononin rreth 18 rrethe jashtëshkollore nga rrethi i matematikës,deri te qendistarët ose dhe ekologjistët e rinj.Kjo punë plot pasion e bënte Idriz Metin një njeri-kuadër plot autoritet dhe mjaft të njohur në të gjitha anët e vendit,një njeri të nderuar dhe të respektuar në rrethet intelektuale dhe shoqërore.Si njeri me karakter të fortë ,ishte optimistdhe nuk e lejonte vehten të zhytej në pesimizëm,sepse kishte besim te forca e mendimit dhe veprimit pozitiv që e bënë të mundur zëvendësimin e së keqes me të mirën dhe të vjetrës me të renë.Ai ishte kundër pasivitetit,që i hap rrugën dështimit,që shkatërron personalitetin e njeriut. Ende i kujtoj këshillat e tij “shpresa tek e mira ka selametin”
Ky qe shkaku i tronditjes sime kur mësova se shoku dhe miku im i dashur kishte ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare një natë më parë në qytetin e Lezhës,kjo ishte arsyeja që njerëzit,të njohurit,shokë dhe miq ishin dyndur nga ishin e nga s’ishin për të nderuar njeriun dhe personalitetin e shquar Idriz Metin.Po ndaheshim me intelektualin,kuadrin dhe burrin me vlera që për 56 vjet punoi me ndershmëri dhe përkushtim në shumë sektorë të ekonomisë,pushtetit dhe arsimit,36 nga të cilat në rrethin e Lezhës.Idriz Meti qe edhe njeri i letrave,ai pati botuar mjaft artikuj,por edhe katër libra publicistikë “Kur jepja mësim” – kujtime, Lezhë 2005,“Dështimi” – mbresa dhe kujtime, Lezhë 2005 dhe “Mes pukjanëve” -refleksione, Tiranë 2006.“Rrugë të vështira „2013 .Katër libra plot mbresa,ngjarje dhe përjetime,përmes të cilëve pati shprehur dashurinë për vendlindjen e tij Qerretin e Pukës dhe punën plot pasion në organet e pushtetit dhe si drejtues në shkollën Ekonomike në Lezhë.
Puna dhe personaliteti i tij ka lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e njerëzve,sepse qe shembulli i intelektualit të përkushtuar dhe për këtë arsye në vitin 2014 u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Lezhës,si dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Pukës.Largimi nga jeta e të ndjerit Idriz Meti ka pikëlluar jo vetëm familjen dhe të afërmit,por dhe të gjithë kolegët ,ish- nxënësit ,miqtë e dashamirët dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë ,të cilët vlerësonin tek ai njeriun dhe intelektualin e shquar ndihmesën e madhe që ka dhënë për arësimin në rrethin e Lezhës.Kjo vihet re edhe ne një numër mesazhesh të publikuara në internet,të përshkruara nga ndjenja të thella nderimi e vlerësimi të veçantë.Por,është e vështirë që mbrenda një shkrimi të sjellësh në mënyrë të plotë para lexuesve figurën dhe veprën e gjerë dhe të shumëanshme të një përsonaliteti të tillë si Idriz Meti.Do të duhet që figura dhe trashëgimia e tij të ndriçojë më në thellësi e gjerësi në të ardhmen,jo thjeshtë si shfaqje respekti dhe vlerësimi ndaj tij,por edhe si një ndihmesë në sherbim të brezave që do të vijnë dhe të historisë së arësimit tonë kombëtar.
…Heshtje e bukur,meditim dhe lotë mallëngjimi për njeriun e punës,intelektualin e shquar,shokun e paharruar…
-Per VOAL.ch, nga Lezha, 18 Dhjetor 2015-
Komentet