VOAL

VOAL

Violinisti i shquar Florian Vlashi: Kam punuar me Maestron, por që kur Inva Mula fitoi Konkursin e tij, Plaçido Domingo filloi të njohë artin që bëhet në Shqipëri!

September 15, 2021
blank
1 Comments
  • author avatar
    Arben Babameto 2 years ago Reply

    Fat i madh per Shqiperine,qe edhe pse ne kushte tmerresisht te veshtira,ka ditur te nxjerre nga gjiri i saj artiste te medhenjqe ja kane ndritur faqen anekend botes.
    Inva Mula,Ermonela Jaho,Josif Gjepali,Tedi Papavrami,Florian Vlashi,Olen Cezari e shume te tjere rrezatojne ne skenat e botes kulturen e nje populli ,talentet e te cilit nuk kane per te mbaruar kurre.
    Placido Domingo eshte shume i njohur dhe shume i dashur ne Shqiperi.
    Mire se erdhe ne kete vend qe te adhuron!

Komentet

blank

Muzeu spanjoll lejon pas dekadash, fotografimin e kryeveprës ‘Guernika’ të Pikasos

Për dekada, vizitorëve iu ndalua të fotografonin kryeveprën, edhe pa blic.

Muzeu “Reina Sofia” në Madrid ka hequr në heshtje, ndalimin për t’i bërë fotografi, pikturës ikonike të Pikasos, “Guernika”.

Vepra e artit u transferua nga Muzeu i Artit Modern në Nju Jork në Spanjë në vitin 1981 dhe që atëherë ka tërhequr miliona vizitorë.

Megjithatë, për dekada, shikuesit e kishin të ndaluar të fotografonin kryeveprën, edhe pa blic.

Ja pse galeria ka zgjedhur ta heqë ndalimin dhe pse ka shkaktuar polemika në të kaluarën.

Pse nuk mund t’i bënit foto, Guernikës së Pikasos?

Deri kohët e fundit, një ndalim i fotografimit ka qenë në fuqi prej vitesh për të mbrojtur veprat e njohura artistike të Picasos që nga Lufta e Dytë Botërore, nga bliciet e kamerës, trekëmbëshat ose shkopinjtë për selfie si dhe për të mos lejuar pengimin e qarkullimit të vizitorëve.

Në qershor 2022, një vizitor dëmtoi aksidentalisht një vepër ndërsa bënte një selfie.

Në të njëjtin muaj, Mick Jagger pati një shikim vetëm për vetëm të “Guernikës” dhe shkaktoi polemika duke postuar një fotografi të tij me kryeveprën.

Pati një reagim në mediat sociale për këtë ndryshim të dukshëm të rregullave, por muzeu nuk pranoi të komentonte.

Tani mund të bëni fotografi të pikturës së Pikasos, Guernika

Manuel Segade, drejtori i sapoemëruar i “Museo Reina Sofia” mori vendimin për të hequr ndalimin e fotografimit në Guernica të Picasso nga 1 shtatori i këtij viti.

Segade shpjegoi se ndryshimi në politikat synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve të muzeut dhe t’i lejojë njerëzit të kapin kujtimet e vizitës së tyre.

“Qëllimi ynë ishte thjesht që kjo të mund të bëhej normalisht, jo për ta shpallur atë në shtyp apo ndonjë gjë tjetër”, tha Segade.

“Ne ndërmjetësohemi vazhdimisht nga kamerat, kur shkojmë në një koncert, kur shkojmë në ndonjë ngjarje kulturore. Ne besojmë se nuk ka kuptim që ‘Guernica’ të mos ketë të njëjtin karakter ikonik që meriton.”/SYRI.NET

blank

Vepra e piktorit zviceran Sam-Samedin ASLLANI shtrihet midis vizioneve, universeve dhe delireve ëndërrimtare

blank

SAM-Samedin ASLLANI është një piktor zviceran i lindur në vitin 1969 në Mitrovicë (Kosovë).

Diku pas vitit 1993 ai zbarkoi në brigjet e Liqenit të Gjenevës në Lozanë.

Që në moshë shumë të re, i pajisur me një prirje të vërtetë artistike, Asllani ishte i mahnitur nga bota e vizatimit.

Në shkollë, fletorja e tij e shkrimit ishte e mbushur me skica që për temë kishin mjedisin që e rrethonte.

Ai u dallua shumë herët për talentin e tij si vizatues: skicat dhe satirat e tij u botuan rregullisht në gazetat kryesore ditore të vendit.

Sapo u fut në botën e Arteve të Bukura, Asllani braktisi karikaturën për t’iu përkushtuar tërësisht pikturës.

I frymëzuar nga surrealizmi, vepra e tij shtrihet midis vizioneve, universeve dhe delireve ëndërrimtare.

Pëlhurat e tij do të rikthejnë në jetë një botë të harruar, atë të përrallave, miteve dhe legjendave popullore.

Depërtues përmes reflektimeve të thella artistike dhe morisë së ndjenjave të ekzaltuara bën që çdo pikturë e tij të jetë si një pikë kulmore, një ndalje momentale e rrjedhjes së kohës.

Çdo pikturë është një psherëtimë e thellë gëzimi, zemërimi ose trishtimi.

Saktësia dhe rregullsia e vijës së tij të zezë zbulon në mënyrë delikate dritë-hijen e pikturave të tij. Pena e tij përvijon njëkohësisht dhe bukur fuqinë e një peizazhi ashtu edhe butësinë e formave të një gruaje.

Kur Asllani prek pafundësisht imtësitë, ai sjellë në rezonancë gjurmët e së kaluarës.

Tablot e mëdha akrilike me ngjyra të shndritshme, të pasuruara me një mori arabeskash me ngjyrë të zezë, e karakterizojnë këtë evolucion. Peizazhet ndonjëherë të trazuara apo personazhet dhe objektet e përshkruara në mënyrë realiste ose alegorike përmes shumëllojshmërisë së subjekteve të paraqitura ngjallin emocione të mëdha te shikuesit .

Gjithnjë i udhëhequr nga ndjenjat e tij, periudhat e ndryshme të jetës së tij janë paraqitur në pëlhurë. Rrethanat e jetës në rininë e tij ndikuan në paraqitjen e hijeve të errëta dhe të ftohta në veprën e tij, por që me kalimin e kohës vijnë duke u bërë më të kthjellëta, për të na dhënë edhe piktura më të lehta dhe të ndritshme, por gjithnjë me filigran, një stil krejtësisht të njohur.

Vepra e tij është ekspozuar në galeri të shumta në Zvicër, e poashtu në Itali, Francë, Luksemburg, Gjermani dhe USA.

Kritikët e artit e përshkruajnë Sam – Samedin ASLLANIN si një piktor „me stil unikal“.

blank

blank

blank

Më 2 shtator 1956 lindi Fatbardh Smaja, aktor, regjisor, instrumentist

Teatri “Migjeni” kujton sot ditën e lindjes së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Fatbardh Smaja.
I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe vepres së tij!
Fatbardh Smaja lindi me 2 Shtator 1956 në qytetin e Shkodrës. Shkollën 8 vjeçare dhe të mesme e kreu në Shkodër, në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” për klarinetë. Shkollën e lartë e kreu në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega dramaturgji.
Në vitin 1980 fillon punën si aktor në teatrin “Migjeni” deri në fundin e jetës së tij.
Bardhi ka interpretuar mbi 50 role si aktor në dramaturgjinë shqiptare e të huaj, ai ka punuar me regjisorët e njohur si: Serafin Fanko, Esat Oktrova, Elez Kadrija, Violeta Sekuj etj.
Në vitin 1999-2002 ishte drejtor i Radio Shkodrës. Nga viti 2002 e deri në ditën e fundit të jetës së tij ishte regjisori i teatrit “Migjeni”, në vitin 2015 edhe si drejtor i teatrit.
Fatbardh Smaja ka vënë në skenë një numër të madh shfaqjes, ndër to mund të përmendim: “Të gjithë të qeshur”, “Talent i rrallë”, Opereten ” Si partizan”, “Neni 55”, “Për një L”, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Luaj për mua në violinë”, “Rreth e rreth Shkodrës jam sjellë”, ” Hyr fjalë nga dole”, ” Le ultime lune”, ” Surpriza”, “Vëllai nga babai”, “Miqtë e Tanos”, “O vajzën o komunen”, “Kur këndon gjeli”, “Big Brother 1”, “Dy jetë”, ” 7 Shaljanët”, ” Big Brother 2″, “Rëndësia e të qenurit i sinqertë” ” Kandili i Argjandit” si dhe shumë regji të tjera jashtë teatrit si: koncerte, Festivale, variete televizive etj.
Bardhi ka interpretuar edhe në Kinematografin Shqiptare, ku mund të përmendim filmat “Fundi i një gjakmarrje”, “Fejesa e Blertës”, “Ngjyrat e moshës”, “Sa afër paske kene” etj.
Bardhi është vlersuar si regjisori më i mirë në festivale të ndryshme teatrore.
Fatbardhi ishte një intrumentist virtuoz, ai ka qënë pjesë e shumë formacioneve intrumentale si dhe krijues e formulues muzike të shumë shfaqjeve teatrore. Ai gjithashtu ka realizuar dhe skenografinë e disa shfaqjeve të tij si regjisor.

blank

Poetesha e mirënjohur ZHULIANA JORGANXHI: A është kjo shkelje e të drejtës së autorit dhe mosmirënjohje!

 

Ka shkaktuar indijatë të thellë sjellja e padenjë e këngëtarit Alban Emiri, i cili ka përvetesuar tekstin e këngës “Na lini të jetojmë”, këngë me të cilën ai krenohet, por “harron” që të vendosë se cila është autorja e pezisë së tekstit. “Harron” në thojza sepse Alban Emiri e di shumë mirë se autorja e tekstit të kësaj kënge është poetesha e mirënjohur Zhuliana Jorganxhi, autorja e qindra teksteve dhe redaktorja e mijra e mijra të tjerave në karierën e saj në RTSH.

Dhe nuk mbaron këtu. Normalisht, sa herë Alban Emiri do të këndonte këtë këngë, në 31 vjet histori, sepse kjo këngë i ka kaluar 30 vitet apo do të shfaqet me të në TV, shpërblimi për poezinë do të duhet që t’i kalonte edhe poeteshës Zhuliana Jorganxhi, diçka që nuk ka ndodhur kurrë!

Por skandali nuk mbaron këtu, se poetesha Zhuliana Jorganxhi me kërkesën e Alban Emirit, ka krijuar për të dy poezi për këngë, dhe asnjëra nuk është paguar!

Dhe jo vetëm kaq, por Alban Emiri pasi i përvetëson krijimin, pasi nuk i jep shpërblim është edhe arrogant!

Shqipëri ku je duke u vithisur kështu!

Më poshtë Voal.ch po sjell statusin e poeteshës të mirënjohur Zhuliana Jorganxhi në rrjetin social:

 

“Para ca kohesh Alban Emiri me kerkoi nje tekst kenge, siç me kishte kerkuar dhe njehere tjeter dhe une ne dy rastet ia kreva porosine.

Me keto dy tekste u paraqit me kenget e tij tek emisioni e kantautori Gjergj Leka “Festa e kenges shqiptare” ne tv New24 dy here . Prita te me jepte ate shperblim qe me takonte per dy tekstet. Asgje! Me e ndershme do te ishte te me thoshte; “Nuk kam te te paguaj!” dhe ndoshta ia kisha falur ato dy tekste siç kam bere me shume te tjera ne jeten time krijuese. Kur i perserita kerkesen time per pagesen e teksteve, Albani me ktheu pergjigje, se i kam une atij borxh per videot dhe audiot qe ai i kishte bere kenges “Na lini te jetojme” e theksoj me tekstin tim , duke i “bere nder” emrit tim!!!Po per çudi, po ky autor, qe dikur djale i ri me erdhi me kantautorin Elton Deda ne dhjetor te vitit 1992 e me kerkoi t’i beja tekstin e nje kenge, te cilin une ia bera me kenaqesi.Theksoj qe kengen ne piano ma tregoi Eltoni, tek shtepia e motres sime, ku jetoja me familjen e saj dhe nipin Hektor shok me Eltonin. Tekstit i vura titullin “NA LINI TE JETOJME!” dhe u kendua nga kompleksi ” Tigull i zjarrte” me solist Elton Deden. Kjo kenge pati jehonen me vone nder vite dhe kendohet dhe sot. Albani e nxjerr tani ne nje video klip kenduar prej tij , por çudi emri i autorit te tekstit,qe jam une nuk figuron gjekundi, kur emri i tij, i Albanit jepet disa here me germa te medha, si te jete ai edhe autor i tekstit!!! A eshte kjo shkelje e te drejtes se autorit dhe mosmirenjohje, me thoni te dashura mikesha dhe te dashur miq! Me shume respekt dhe mirenjohje per ju! Zhuliana Jorganxhi

blank

Më 23 gusht 1944 lindi piktorja e shquar Lumturi Blloshmi

blank

Lumturi Blloshmi (23 gusht 1944 – 27 nëntor 2020) ishte piktore, fotografe, artiste e instalacionit dhe performancës shqiptare.

E lindur në Tiranë në vitin 1944 ajo u diplomua në vitin 1968 në Akademinë e Arteve të Bukura në vendlindjen e saj Shqipëri, në një periudhë gjatë së cilës Artet u kontestuan disi nga qeveria komuniste. Ajo ka krijuar para dhe pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990. Fillimisht ishte piktore, pas studimeve, por më vonë pati eksperienca artistike edhe si fotografe, artiste instalacioni dhe artiste performancash. Ajo ishte ndoshta artistja e parë shqiptare që inkorporoi performancën në punën e saj. Punimet e saj shpesh paraqiten në seri. Ajo vdiq nga Covid në vitin 2020. Në vitin 2022 Pavijoni Shqiptar në Bienalen e 59-të të Venecias i është kushtuar prezantimit të veprave të saj.

Punimet e saj ndikohen fuqishëm nga përvoja e saj personale dhe mjedisi në të cilin është rritur. Ajo ishte e shurdhër që në moshën 5-vjeçare, u rrit si artiste në një regjim kritik  ndaj shfaqjeve artistike, duke ndaluar shpesh shprehjen e artit. Gjithashtu, duke qenë femër në një fushë të dominuar nga meshkujt, siç ishte arti shqiptar në kohën e komunizmit, kjo ndikoi shumë në krijimtarinë e saj. Ajo gjithmonë ka eksperimentuar me materiale dhe kombinime mediatike për të arritur atë që ajo e quajti “një univers i dallueshëm i prekshëm.” Të vendosura brenda kufijve të artit figurativ, veprat e saj janë fuqimisht të informuara nga imagjinata dhe transformimi.

Ekspozita personale

2006 Muzeu i Artit Chelsea, Nju Jork, SHBA
2004 – Ambiguity, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2003 Menu Kama-Sutra, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2002 Pasqyra e fytyrave të identitetit të Ballkanit, Kraljevo, Serbi
2001 Galeria Jacques Cartier, Channy, Francë

1989 Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2022 Pavioni Shqiptar, Bienalja e 59-të e Venecias, Itali

Çmimet

1997 Onufri, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri

Muslim Mulliqi Prize National Gallery of Kosovo, 2007

blank

Statujëza unike 2 500-vjeçare nga Shqipëria mbërrin në Muzeun Getty për ekzaminime të mëtejshme

E nxjerrë nga një fushë në Shqipëri, një statujë 2 500-vjeçare mbërriti në Muzeun J. Paul Getty, i referuar zakonisht si Getty, që është një muze arti në Los Anxheles. Ky muze përmban piktura evropiane të para shekullit XX, vizatime, dorëshkrime, skulptura, arte dekorative dhe foto.

”Në fillim, ishte vetëm një vezullim i gjelbër dhe kafe në papastërti, i ekspozuar gjatë lërimit rutinë në një fermë shqiptare që ndodhej pranë një vendbanimi të lashtë”, shkruan Erin Migdol për getty.edu.

Më pas, ndërsa arkeologët pastronin me kujdes dheun, forma e saj u shfaq gradualisht dhe ajo ishte një figurë e kalorësit mbi kalë, një krah i zgjatur, që dukej sikur tundte një armë ose kamxhik.

Thundrat e kalit humbën dhe pjesa më e madhe e trupit të kalorësit ishte ende e fshehur nën shtresa të dheut. Por, arkeologët që panë këtë statujë e dinin se ishte diçka e jashtëzakonshme.

Instituti Shqiptar i Arkeologjisë kërkoi ndihmën e Getty-t duke ia besuar kalorësin laboratorit të konservimit të Muzeut, ku konservatorët dhe studiuesit kaluan muaj të tërë duke pastruar bronzin dhe duke hetuar origjinën e tij.

Statuja është e ekspozuar në një ekspozitë të veçantë, Kali dhe Kalorësi nga Shqipëria, në Muzeun Getty Villa nga 26 korriku 2023 deri më 29 janar 2024.

Më pas, ajo do të kthehet në shtëpi.

“Si arriti atje dhe pse ishte atje dhe pse nuk u gjet asgjë tjetër rreth tij që ne të mund ta lidhnim vërtet me të?”, pyet Jens Daehner, kurator i asociuar i antikiteteve në Muzeun Getty duke theksuar pyetjet që studiuesit po përpiqen t’u përgjigjen në lidhje me këtë gjetje unike.

Megjithatë, i mrekulluar ai thotë se ”pjesa shqiptare është e një cilësie që vështirë se e gjeni askund tjetër në botën greke. Është një objekt vërtet i veçantë”.

Zbulimi i vitit 2018 i Kalit dhe Kalorësit, siç u bë e njohur statuja, ishte rezultat rrethanash të vështira. Gjatë fushatës së gërmimeve të atij viti në Babunjë, një projekt i disa vendeve evropiane, arkeologët vëzhguan një fermer vendas që lëronte arën e tij aty pranë. Ata menduan se ia vlente t’i kushtohej vëmendje, pasi gjetjet e rastësishme janë gjithmonë një mundësi. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të gjendet pranë shtresave të sipërme të tokës. Sigurisht, ndërsa fermeri lëronte fushën pas vjeljes së qepëve të sezonit, arkeologët panë që statuja të dilte nga jo më shumë se 15 centimetra nën sipërfaqe.

Vlerësimet fillestare të bazuara në teknikat artistike të veprës, mënyrën se si ishte hedhur, stili i saj dhe vendndodhja e saj në një zonë ku u vendosën edhe grekët e lashtë treguan se objekti ishte grek dhe datonte rreth vitit 500 para Krishtit.

Duke njohur ekspertizën e Getty-t në ruajtjen e antikiteteve dhe objektet e tij më të avancuara, kolegët shqiptarë propozuan një bashkëpunim me Getty-n për konservimin e statujëzës. U bënë plane për hetimin, trajtimin dhe ekspozitën eventuale dhe statuja më në fund mbërriti në Los Anxheles vitin e kaluar.

Heqja e papastërtive

Susanne Gänsicke, konservatore e vjetër e antikiteteve në Getty dhe specialiste në ruajtjen e metaleve të lashta, iu fut punës. Statuja erdhi në laboratorin e konservimit me shumë tokë ende të ngjitur, duke e bërë të pamundur të dalloheshin shumë detaje. Së pari, bronzi u ekzaminua me radiografi, e cila zbuloi se kali ishte i fortë, jo i zbrazët në qendër dhe se vepra ishte, në mënyrë mbresëlënëse, e derdhur në një pjesë. Imazhet treguan gjithashtu se nën papastërti, kalorësi mbante një shpatë.

“Ishte një surprizë vërtet e bukur”, tha Gänsicke.

Duke përdorur një bisturi të vogël të krijuar për të kryer operacione në sy, Gänsicke filloi të fshinte me kujdes papastërtitë. Llojet e etanolit shërbyen si lubrifikant për të ndihmuar në lirimin e dheut dhe një furçë e vogël ndihmoi në fshirjen e pluhurit.

“Është shumë e ngjashme me atë që përjetojmë kur shkojmë te dentisti”, tha ajo.

Procesi ishte delikat, pranoi ajo, sepse i duhej të hiqte dheun pa dëmtuar sipërfaqen origjinale.

Më në fund, puna e saj e kujdesshme filloi të zbulonte detaje mbi statujën, si sytë dhe vrimat e hundës së kalit dhe buzëqeshja e kalorësit. Hulumtimi i mëtejshëm do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të saktë të korrozionit që ka bërë ngjyrën e bronzit të gjelbër.

Hetimi i origjinës së statujëzës

Kuratorët dhe historianët nga Getty dhe në Evropë, të etur për të mësuar historinë pas statujëzës përballen me një sfidë të madhe, pasi aty pranë nuk u gjet asnjë objekt tjetër. Nuk ka asnjë provë për të dhënë fakte se kush mund ta zotëronte bronzin dhe ku apo si u përdor. Dhe për shkak se thundrat e kalit mungojnë, është e paqartë nëse ose si ishte ngjitur me diçka tjetër, si për shembull një mobilie ose një enë.

“Ne mund ta krahasojmë atë me objekte të tjera të një natyre të ngjashme dhe më pas të dalim me disa skenarë, por deri më tani nuk mund të tregojmë më shumë se një tjetër”, thotë Daehner.

“Pra, është ende një pyetje e hapur, a ishte një pjesë e pavarur apo pjesë e diçkaje edhe më të madhe dhe më mbresëlënëse?”, shton Daehner.

Kur statujëza të kthehet në Shqipëri, historia e saj e plotë ka të ngjarë të jetë ende e panjohur dhe të mbetet një objekt studimi për vitet në vijim.

“Konservimi përfshin analiza që na lejon të mësojmë më shumë rreth metalurgjisë aktuale, si është bërë dhe ku mund të jetë bërë”, thotë Daehner.

“Dhe shpresa është që me gërmimet e ardhshme, ne do të fitojmë më shumë pika të dhënash në mënyrë që t’i afrohemi përgjigjeve këtyre pyetjeve”, thekson Daehner.

Vizitorët në ekspozitën në Getty Villa do të shohin statujëzën si dhe video dhe imazhe që dokumentojnë procesin e konservimit.

Në Shqipëri, objekti do të shfaqet përfundimisht në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.  (Atsh)

blank

Mirela Athanas: Dy yjet e skenës shqiptare Gjoni Athanas meriton të jetë Nderi i Kombit dhe Sekine Sharofi Mjeshtëre e Madhe

Po ndaj me ju nje postim qe vendosa ne faqen e babit ne perjvjetorin e marteses se Xhoni+Sekine. Kam shume aresye qe po e vendos kete postim sot edhe ne faqen time, por ajo me kryesorja eshte qe i dua deri ne pafundesi keto dy yje te skenes dhe te jetes!

Shkrimi dhe postimi me poshte:

 

Dy Yje një Dashuri

“Duke marre shkas nga shkrimi dhe komenti aq i dashur dhe qe me preku shume i Gazmend Mullahit ne fotografine dhe postimin tim per pervjetorin e marteses se dy yjeve te skenes Xhoni dhe Sekine, te cilin pata fatin t’i therras Bab dhe Mam, dhe duke pare edhe njehere sa admirues ata kane akoma me mbushet shpirti me shume ndjenja mirenjohjeje. Por kete postim po e bej me nje kerkese publike per Teatrin e Operas dhe Baletit.

– T’i nderoje dhe t’i perkujtoje ashtu sic bejne artedashesit, koleget, studentet, familjaret ketu ne facebook, atje ne skene, dikur, dhe ne jete gjithmone.

– T’i vendose dhe t’i nderoje keta dy yje te skenes, duke i vendosur keto dy fotografi ne nje nga sallat kryesore te Teatrit, sepse, jo vetem e meritojne, por edhe e nderojne Teatrin, ate qe e ngriten shume me lart me artin e tyre.

– Te propozoje Xhoni Athanas per – Nder te Kombit
– Te propozoje Sekine Sharofi per – Mjeshtre e Madhe

Xhoni Athanas – I pari dhe i vetmi qe arriti dhe e ngriti lart figuren e Skenderbeut te Prenk Jakoves, i cili e shkroi Operan posacerisht per zerin e tij. Interpretimet e tij ne youtube tregojne me se miri se sa lart e ngriti Xhoni Athanas kete opera, duke e falenderuar ne kete menyre shume here Prenk Jakoven per kete rol kaq te spikatur ariet e te cilit i kendoi deri ne fund te jetes. Jo vetem ne karieren e tij si tenor ne Teatrin e Operas, Xhoni interpretoi me shume sukses, si tek Princesha e Cardashit, Lulja e Kujtimit, Cavaleria Rusticana etj. Por edhe si pedagog me vone ne Akademine e Arteve, pergatiti me dhjetra studente qe per nje periudhe gati 25 vjecare mbajten Teatrin e Operas.

Pasi u largua ne Boston perseri mbajti gjalle komunitetin shqiptar me koncerte te ndryshme, gjithmone duke ngritur lart vlerat e muzikes dhe artit shqiptar, deri ne fund te jetes, deri ne moshen 87 ishte ne skene me arien “Lirine S’ua solla une” per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise.

– Sekine Sharofi- Balerina e talentuar dhe energjike, e spikatur qe ne hapat e para si mjaft e talentuar, ka qene balerina e pare qe veshi packen( ose tutu’) dhe puantet ne skene. Vetem per kete meriton nje cmim te vecante. Por kariera e saj vazhdoi per 30 vjet ne Teatrin e Operas dhe Baletit, me role nga me te ndryshmet, role primare, si tek Kujdesi i Kote, Zhurale, Shehrazade, Vdekja e Mjelmes, Lola etj., ne te gjitha baletet shqiptare te vena ne skene ne ate kohe. Shkelqeu ne skene ne cdo rol, me bukurine e levizjeve, charmin e interpretimit dhe energjine e pashterrur ne skene. Eshte vleresuar teper pak si ne kohen e atehershme dhe deri sot. Koha nuk do te mundet te veshi dot me pluhur kontributin e saj.

Faleminderit me shpirt Gazmend Mullahi, qe me kujtove edhe njehere vleren e prinderve te mij, admirimin qe kane pasur dhe kane artedashesit shqiptare per ta dhe kontributin e vyer qe ata dhane per artin dhe per venjen e gureve te pare ne themelet e Teatrit te Operas dhe Baletit, i cili duhet t’i vleresoje ashtu sic duhet.

Une si vajza e tyre, Mirela, vetem mund t’ju them se keto dy yje jo vetem ishin yje te skenes, por ishin yje te shpirtit dhe te zemres. Ata u dashuruan dhe ndoqen deri ne fund endrren e tyre.

Ender e cila u be realitet. Nuk kishte gje me te bukur se sa t’i shihje ata bashke dhe te jetoje midis tyre, per kete une dhe Edlira, dhe te dy mbesa dhe nipi, e quajne veten me shume fat.

Dashuria e tyre vetem krijoi. Asnjehere nuk pengoi asgje, e tille ishte. Ata ndihmuan dhe mbeshteten njeri tjetrin ne endrrat e tyre artistike deri ne fund. Asnjehere, asnjeri prej tyre nuk mbeti pas per te arritu r ate qe duhet te arrinte. Sepse sejcili prej tyre sakrifikonte qe tjetri te arrinte endren e tij ne art dhe si njeri.

Dhe ashtu na mesuan. Kjo ishte ajo dicka e vecante qe e beri dashurine e tyre aq te bukur. Dhe jo vetem i kam admiruar si prinderit e mij por i kam ndjekur gjithmone si artiste, sepse ashtu i doja edhe me fort. Ishte gjithcka ne harmoni me shpirtin e tyre te artistit. Prandaj e titullova postimin tim “Dy Yje, Nje Dashuri”.”

 

blank

MË 20 GUSHT 1958 LINDI PIKTORI I SHQUAR VANGJEL GJIKONDI

Me origjinë nga Qeparoi, piktori i shquar Vangjel Gjikondi lindi më 20 gusht 1958. Studioi në Institutin e Lartë të Arteve. Pas studimeve punoi në Kinostudion “Shqipëria e re”, fillimisht në repartin filmave vizatimorë për disa muaj e më vonë si piktor kostumesh në filmin artistik. Ka qenë piktor në shumë filma, si “Duaje emrin tënd”, “Nxënësit e klasës sime”, “Treni niset në 7 pa 5”, etj.

Vangjel Gjikondi ka qenë një piktor mjaft aktiv duke marrë pjesë në ekspozita vetjake e kolektive, si dhe në kolonitë e piktorëve. Por do të kujtohet veçanërisht për ciklin e tij të 55 tablove kushtuar Skënderbeut, duke prekur të gjitha etapat e jetës së tij, që nga pagëzimi e deri në vdekjen e heroit. Për këtë cikël tablosh Gjikondi punoi 10 vjet, duke sjellë figurën e tij sa më njerëzore, larg madhështisë së realizmit socialist.

Vetë piktori thoshte se stili i tij ishte frymëzuar nga Rilindja Evropiane të cilën e vlerësonte maksimalisht. Veprat e piktorit janë ekspozuar edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Kombëtar por edhe në galeri jashtë vendit.

Vangjel Gjikondi studioi në Akademinë e Arteve gjatë viteve 1975-1983, dhe që në këtë periudhë punët e tij nisën të spikasin. Vepra të tij janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve (si Peizazh nga Tirana, 1983). Ka punuar në ish-Kinostudio në mbi dhjetë filma si piktor derisa në fillimvitet ’90 u largua në Greqi. Ka qenë aktiv me portrete, peizazhe, ilustrime etj., dhe ekspozita personale e kolektive edhe përgjatë viteve të fundit, brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri veçohet ekspozita me 60 vepra të Historisë së Skënderbeut nga lindja në vdekje mbajtur afro 5 vjet më parë në Muzeun Historik Kombëtar. Një punë 10-vjeccare që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe kritikës. Gjikondi ishte një nga zërat kritik më aktiv veçmas sa i përket mënyrës së menaxhimit të artit pamor dhe hapësirave të ekspozimit.

Piktori Vangjel Gjikondi u nda nga jeta më 25 korrik 2023 pas një sulmi kardiak. Miq dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të artistit, në moshën 65-vjeçare.

blank“I pabesueshëm lajmi për ty miku im Vangjel Gjikondi. Piktori ndryshe ka herë, jo vetëm në telajo dhe art por edhe në koncepte e karakter. Artist mirfilli , njeri idealist e shpirt-pastër , konseguent  e qelibar , paqësor e i pathyeshëm në vështiresitë e jetës. Qofsh përherë i pranishëm me artin tënd miku im i mirë …Gjikondi!”, shkruan skenografi Bashkim Zahaj.

Sa po me dhemb ikja jote, Gjikond, nuk do mundem ta pranoj që nuk do jesh më! Ishe GJIGAND në pikturë ani pse imcak e i brishtë në fizik, i ndjeshëm dhe në shpirt artist i madh.Qofsh i Parajsës Vangjel Gjikondi, ike por shumë ke lënë pas, një perandori me tablo, me emocione qe do transmetojnë se jeta, Vangjelin që njohëm!” shkruan piktori Zaim Elezi.

Agron Bejte shkruan se ndarja fizike nga jeta e Gjikondit shënon një humbje të madhe për të gjithë ata që e njohën. “Të qoftë dheu i lehtë…u largove shpejtë.  Do më mungoj komunikimi që kishim ndërtuar. Lamtumirë !”, shkruan ai. Po ashtu arkitekti dhe artisti Arben Biccoku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut. “Pushofsh ne paqe Vangjel Gjikondi”, shkruan ai.

blank

Historiani italian identifikon misterin e urës së Mona Lizës: Por cilat sekrete mbeten ende?

Një historian italian ka pohuar se ka identifikuar urën e përshkruar në sfondin e pikturës enigmatike të Leonardo da Vinçit, Mona Lisa.

Një qytet i vogël në Toskanë po gumëzhin nga emocionet pasi pretendohet se ura e paraqitur në një nga pikturat më të famshme në botë, Mona Lisa, i përket qytetit të tyre.

Ura Romito di Laterina në provincën e Arezzo besohet të jetë ura e pikturuar nga Leonardo da Vinci në sfondin e kryeveprës së tij të vitit 1503.

Ky zbulim, i bërë nga historiani italian Silvano Vinceti, i ka dhënë fund një misteri që ka nxitur mosmarrëveshje të panumërta ndër vite.

Dokumentet historike dhe imazhet me dron u përdorën nga Vinceti për të bërë krahasime midis pikturës dhe fotografive të zonës për të identifikuar Romito si urën në pikturë.

Detaji më i dukshëm ishte numri i harqeve, pasi ura në pikturë kishte katër harqe, ashtu si edhe Romito. Megjithatë, sot ka mbetur vetëm një hark i Romitos.

Vinceti gjeti gjithashtu dokumente që dëshmojnë se Leonardo banonte në Fiesole në atë kohë, me një dajë që ishte prift.

Ura siguroi një rrugë të shkurtër që reduktoi udhëtimin midis Arezzo, Fiesole dhe Firence me disa orë, duke e bërë atë një zonë plot lëvizje gjatë asaj kohe.

Vinceti ka bërë disa pretendime të tjera për Mona Lizën, duke përfshirë se Leonardo përdori një model mashkull dhe femër në portret.

Ai gjithashtu identifikoi vendin nga ku Leonardo pikturoi urën si një kodër të quajtur Punta Caianello dhe pretendoi se kishte identifikuar shkëmbinjtë e njëanshëm që shfaqen në anën e majtë të pikturës.

Ura Romito, e cila shtrihet përtej lumit Arno, tani ka vetëm një hark të mbetur, ashtu si edhe themelet e urës në anën e kundërt të bregut të lumit. Ka plane për të zhvilluar një shteg biçikletash përgjatë një pjese të Arnos që kalon pranë harkut të mbetur dhe ka nevojë për të mbrojtur atë që ka mbetur nga ura, gjë që do të kërkojë fonde.

Çfarë sekretesh mbeten për Mona Lizën?

Një nga misteret më të mëdha që rrethon ende Mona Lizën është identiteti i gruas së paraqitur në pikturë.

Ndërsa shumica e ekspertëve besojnë se subjekti është Lisa Gherardini, gruaja e një tregtari fiorentin, ka ende një debat nëse është kështu.

Disa teori sugjerojnë se piktura është në fakt një autoportret i Leonardos në zvarritje. Ndërsa të tjerët thonë se është një përshkrim i nxënësit të vjetër të Leonardos dhe i dashuri i dyshuar i dyshuar, Gian Giacomo Caprotti, i njohur gjithashtu me pseudonimin Salai.

Kjo teori mbështetet nga Vinceti i cili raportoi se ai kishte përdorur teknologjinë infra të kuqe për të gjetur shtresat e mëparshme të projektimit të fshehura nën Mona Lisa. Ai më pas i krahasoi shtresat e poshtme me disa piktura të tjera për të cilat Salai besohet se ka pozuar, duke përfshirë Shën Gjon Pagëzorin dhe Angelo Incarnato.

Sipas Vinceti, tiparet e Mona Lizës që i ngjajnë më shumë Salait janë hunda, balli dhe buzëqeshja.

Një tjetër mister i qëndrueshëm dhe një nga aspektet më të debatuara të Mona Lizës është buzëqeshja enigmatike e subjektit.

Për shekuj me radhë, studiuesit dhe entuziastët e artit janë përpjekur të deshifrojnë nëse është një buzëqeshje, një nënqeshje apo thjesht një shprehje neutrale?

Shkencëtarët në Universitetin e Harvardit kanë sugjeruar se përgjigja qëndron në mënyrën se si sytë tanë e perceptojnë pikturën. Ata zbuluan në një studim të vitit 2000 se kur një shikues shikon sytë e Mona Lizës, goja e saj bie në vizionin periferik, i cili sheh bardh e zi dhe rrit hijet në cepat e gojës së saj.

Kjo krijon një iluzion optik që e bën buzëqeshjen e saj të duket më e gjerë se sa është në të vërtetë. Por buzëqeshja shuhet kur shikuesi e shikon drejtpërdrejt, duke e lënë vëzhguesin të mendojë për shprehjen e pakapshme të kësaj figure enigmatike.

Përgatiti për Syri.net : Felix Bilani

Marrë nga www.euronews.com

  • blank
blank

Grafitet që i japin ngjyrë betonit të Prishtinës

Albina Kastrati, Bujar Tërstena

Për tri ditë rresht, 120 artistë, vendorë e të huaj, secili më kreativ se tjetri, e kanë mbushur me grafite Rrugën B në Prishtinë.

Kjo lagje, relativisht e re e kryeqytetit, është ndër zonat me më së shumti beton.

Por e ka ruajtur edhe një copë rruge, në të cilën që shtatë vjet me radhë, u mundëson artistëve ta promovojnë artin e tyre, në kuadër të festivalit Meeting of Styles Kosovo.

blank

Tema e këtij edicioni është, “Masa Kritike”.

.

.

Për Mattia Martinin, 33-vjeçar nga Italia, kjo është hera e parë që merr pjesë në festival.

“Më pëlqejnë njerëzit, vullnetarët, organizatorët, dhe mirëpritja është shumë e mirë dhe Prishtina është super e bukur. Më pëlqen shumë niveli i artistëve, mendoj se të gjithë janë vërtet të talentuar dhe është shumë frymëzues”, ka thënë Martin, që njihet në komunitetin e tij me nofkën Chus.

Mattia Martini duke punuar në finalizim të grafitit.

Mattia Martini duke punuar në finalizim të grafitit.

Për veprën e krijuar në këtë edicion, ai është inspiruar nga filmat e animuar japonezë të studios Ghibli, të cilët bazohen në kombinim të realitetit dhe fantazisë.

“Kam pikturuar një balenë, është e bërë sikur të ishte një pemë. Pra, ka gjethe dhe degë që rriten si një pemë. Pra, balena po fluturon, si në një univers fantastik”, ka thënë Chus për Radion Evropa e Lirë.

blank

Për artisten zvicerane Line Guillod, festivali përbën mundësi të mirë për t’i shpërfaqur gratë dhe vendin e tyre në shoqëri.

“Është portret i një gruaje. Emri i festivalit është Masa Kritike. Mendoj se një grua duhet të ketë pushtet në shoqëri. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj portrete grash, sepse ne duhet të zëmë vendin tonë në rrugë, duhet të zëmë vend në shoqëri, në politikë”, ka thënë ajo.

Line gjatë procesit të punës.

Line gjatë procesit të punës.

Për dallim prej Chus, kjo nuk është hera e parë që Line është në Kosovë.

“Është hera e tretë (në festival) dhe kam qenë më parë në Kosovë vetëm për pushime. Më pëlqen shumë vendi dhe mendoj se njerëzit janë shumë të këndshëm, shumë të ngrohtë. Po, më pëlqen shumë Ballkani, po ashtu edhe Bosnja”, ka thënë 42-vjeçarja.

Tjetër grafit që do të mund ta shihni te Rruga B.

Tjetër grafit që do të mund ta shihni te Rruga B.

Edicioni i këtij viti, i shtati me radhë, ka nisur më 28 korrik dhe përfundon më 30 korrik.

Puna për këto grafite përfundon brenda tre ditëve, ose edhe më shpejt.

Puna për këto grafite përfundon brenda tre ditëve, ose edhe më shpejt.

Zanafilla e këtyre organizimeve daton prej viteve të 90-ta, kur një organizatë joqeveritare me të njëjtin emër, Meeting of Styles, është krijuar në Gjermani për t’i mbështetur artistët, të cilën mund të bëjnë grafite ligjërisht, nëpër mijëra metra katrorë të zonave të braktisura.

Artistët pjesëmarrës njihen për kreativitetin që kanë.

Artistët pjesëmarrës njihen për kreativitetin që kanë.

Giovanni Laporta nga Italia, i njohur si Zarkoner, është kthyer këtë vit për herë të tretë në Prishtinë.

“Unë jam 23 vjeç dhe kam rreth 10 vjet që pikturoj grafite. Kjo është hera ime e tretë në Kosovë. Çdo vit organizimi vetëm se përmirësohet. Në përgjithësi më pëlqen shumë ky vend, vendasit janë shumë të mirë”.

Giovanni Laporta.

Giovanni Laporta.

“Kombinoj shumë elementë nga arti i bukur, modelimi 3D dhe shkronjat. Unë jam në thelb një përshkrim i veprës sime të artit”, ka thënë 23-vjeçari.

Projekti i tij final.

Projekti i tij final.

Në mesin e artistëve vendorë, për REL-in ka folur Altin Ibrahimi nga Podujeva.

Me diplomë nga Fakulteti i Arteve në Prishtinë, Altini tregon se përvoja e së kaluarës si vullnetar në festival, e ka shtyrë që të marrë pjesë si artist në këtë edicion.

Altin Ibrahimi duke e punuar portretin e një gruaje.

Altin Ibrahimi duke e punuar portretin e një gruaje.

“Zakonisht edhe në fakultet kam punuar me portrete. Portretet e mia e shprehin një emocion, frikë, gëzim, dëshirë. Mundohem ta përcjelli [botën] e brendshme”.

blank

Për dallim prej Altinit, Taki nga Prishtina është veteran i festivalit.

Ai merr pjesë në të qysh prej fillimit.

blank

“Unë e shkruaj nofkën time Tak gjithmonë, kam edhe punime tjera që bëj edhe me mesazhe, mirëpo, esenca e Meeting of Styles është që të prezantosh stilin tënd…me një qasje të re”.

Grafiti final i Takit.

Grafiti final i Takit.
blank

Ndahet para kohe nga jeta piktori i shquar Vangjel Gjikondi

Zemra e piktorit qeparotas Vangjel Gjikondi ka pushuar së rrahuri, pas një sulmi kardiak. Miq dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të artistit, në moshën 65-vjeçare.

blank“I pabesueshëm lajmi për ty miku im Vangjel Gjikondi. Piktori ndryshe ka herë, jo vetëm në telajo dhe art por edhe në koncepte e karakter. Artist mirfilli , njeri idealist e shpirt-pastër , konseguent  e qelibar , paqësor e i pathyeshëm në vështiresitë e jetës. Qofsh përherë i pranishëm me artin tënd miku im i mirë …Gjikondi!”, shkruan skenografi Bashkim Zahaj.

Sa po me dhemb ikja jote, Gjikond, nuk do mundem ta pranoj që nuk do jesh më! Ishe GJIGAND në pikturë ani pse imcak e i brishtë në fizik, i ndjeshëm dhe në shpirt artist i madh.Qofsh i Parajsës Vangjel Gjikondi, ike por shumë ke lënë pas, një perandori me tablo, me emocione qe do transmetojnë se jeta, Vangjelin që njohëm!” shkruan piktori Zaim Elezi.

Agron Bejte shkruan se ndarja fizike nga jeta e Gjikondit shënon një humbje të madhe për të gjithë ata që e njohën. “Të qoftë dheu i lehtë…u largove shpejtë.  Do më mungoj komunikimi që kishim ndërtuar. Lamtumirë !”, shkruan ai. Po ashtu arkitekti dhe artisti Arben Biccoku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut. “Pushofsh ne paqe Vangjel Gjikondi”, shkruan ai.

Vangjel Gjikondi studioi në Akademinë e Arteve gjatë viteve 1975-1983, dhe që në këtë periudhë punët e tij nisën të spikasin. Vepra të tij janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve( si Pejzazh nga Tirana, 1983). Ka punuar në ish-Kinostudio në mbi dhjetë filma si piktor derisa në fillimvitet ’90 u largua në Greqi. Ka qenë aktiv me portrete, peizazhe, ilustrime etj., dhe ekspozita personale e kolektive edhe përgjatë viteve të fundit, brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri veçohet ekspozita me 60 vepra të Historisë së Skënderbeut nga lindja në vdekje mbajtur afro 5 vjet më parë në Muzeun Historik Kombëtar. Një punë 10-vjeccare që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe kritikës. Gjikondi ishte një nga zërat kritik më aktiv veçmas sa i përket mënyrës së menaxhimit të artit pamor dhe hapësirave të ekspozimit.

 

blank

Ales Pushkin, artisti që e sfidoi liderin bjellorus Alyaksandr Lukashenka

Аrtisti bjellorus, Ales Pushkin. Minsk, 17 qershor 2020. Foto nga Andrei Shauliuha.

Shërbimi bjellorus i REL-it

Më 19 mars 2021, policia e bastisi shtëpinë e artistit Ales Pushkin në vendbanimin Babry, në perëndim të Bjellorusisë. Pushkini nuk ishte në shtëpi: një restaurues profesional, ai ishte duke punuar në Pallatin e shekullit XIX, Bulgakov, në Zhilichi, në juglindje të Minskut.

“Unë kam ar në duart e mia”, tha ai për Radion Evropa e Lirë kur u pyet për fjalët e tij të para rreth bastisjes në shtëpinë e tij.

“Tani do ta bëj tablonë të shkëlqejë”.

“Është një situatë e çuditshme. Por mbase ka mundësi që policia do të vijë këtu në Zhilichi dhe të më rrëzojë nga kjo skelë duke më tërhequr prej këmbëve”, shtoi ai.

Dhe kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi. Ai u arrestua brenda pallatit.

Pushkin u arrestua më 20 mars 2021 dhe ndaj tij u ngrit aktakuzë për “rehabilitimin e nazizmit”, për shkak se kishte shfaqur një portret të nacionalistit bjellorus anti-sovjetik, Yauhen Zhikhar, në një shfaqje në qytetin perëndimor Hrodno.

Më vonë, në aktakuzë ai u ngarkua edhe për nxitje të urrejtjes dhe përdhosje të simboleve shtetërore.

Pushkini dhe përkrahësit e tij këmbëngulën se ai po përndiqej për shkak të kundërshtimit të kamotshëm ndaj liderit të fuqishëm bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, i cili nisi një luftë të gjerë ndaj atyre që nuk pajtoheshin me të, pas protestave masive menjëherë pas zgjedhjeve tejet të kontestuara presidenciale në gusht të vitit 2020, të cilat pretendoi se i kishte fituar bindshëm.

Grupi për të drejtat e njeriut, Vyansa, Shoqata e Gazetarëve të Bjellorusisë dhe Komiteti Bjellorus i Helsinkit, e njohën Pushkinin si një të burgosur politik dhe bënë thirrje për lirimin e tij.

Por, më 20 mars 2020, ai u dënua me pesë vjet burgim.

Në natën mes 10 e 11 korrikut, Pushkini vdiq nën rrethana të pashpjegueshme pasi ishte operuar në një spital burgu. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ai i kishte humbur 20 kilogramë në javët e fundit dhe në letrat e tij ishte ankuar për dhimbje veshke dhe e kishte kërkuar një rrip.

Ai ishte 57-vjeçar.

“Shpirt i paepur”

“Bjellorusia e ka humbur një njeri të talentuar dhe sypatrembur”, shkroi Svyatlana Tsikhanouskaya, liderja opozitare në mërgim.

“Ales ishte burgosur për shkak të kreativitetit të tij, që ishte mishërim i shpirtit të paepur të popullit bjellorus. Ai ëndërronte për një Bjellorusi të lirë e demokratike”, shtoi ajo.

Pikturat që artisti Ales Pushkin i bëri gjatë kohës sa ishte në burg.

Pikturat që artisti Ales Pushkin i bëri gjatë kohës sa ishte në burg.

Ales Pushkin ishte lindur në Babry më 6 gusht 1965. Ai ishte i përkushtuar ndaj artit qysh nga mosha e hershme dhe e nisi karrierën duke specializuar në artin monumental dhe dekorativ në Institutin Shtetëror të Artit dhe Teatrit në Bjellorusi. Ai ishte thirrur në Ushtrinë Sovjetike më 1984 dhe kishte shërbyer në luftë në Afganistan.

Pasi largimit nga ushtria, ai iu rikthye karrierës, pikturës dhe performimit, dhe u përfshi në lëvizjen nacionaliste bjelloruse, duke promovuar ringjalljen e gjuhës dhe simboleve kombëtare historike. Ai u kualifikua si restaurues profesional i artit dhe e nisi punën jetësore për restaurimin e trashëgimisë arkitekturale të Bjellorusisë, veçanërisht të kishave.

Bjellorusi, pikturat që artisti Ales Pushkin i bëri në burg.

Bjellorusi, pikturat që artisti Ales Pushkin i bëri në burg.

Ai ishte arrestuar për herë të parë në vitin 1988, pasi kishte ndihmuar në organizimin e një demonstrate nacionaliste. Për këtë, ai ishte burgosur për pesë ditë.

Një ngarkesë me pleh organik

Më 25 mars 1989, ai e organizoi një demonstratë për të shënuar 71-vjetorin e deklaratës së pavarësisë të shtetit bjellorus. Kjo ishte festa e parë publike e kësaj date. Ai dhe më shumë se 100 të tjerë ishin arrestuar dhe Pushkin ishte dënuar më vonë me dy vjet burgim me kusht.

Pas kësaj, ai vazhdimisht bënte aksione arti me qëllime politike, kryesisht në lidhje me përvjetorin e 25 marsit. Në mars 1993, ai e hapi njërën prej galerive të para private të artit në Bjellorusi, në qytetin Vitsebsk.

Në korrik 1999, Pushkini bëri njërën prej paraqitjeve të tij më të mira kur e derdhi një karrocë të mbushur me pleh organik pranë zyrës së Lukashenkas. Pastaj, ai me kujdes e vendosi një shenjë prej druri në grumbullin e plehut, duke shprehur mirënjohje ndaj diktatorit “për punën e tij”.

Aty ai e vendosi një portret të Lukashenkas, i cili ishte shef i një ferme shtetërore në epokën sovjetike dhe e nguli një sfurk në të.

blank

Pushkini u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u dënua me dy vjet burgim me kusht.

Ai ishte arrestuar disa herë në lidhje me zgjedhjet më 2006 dhe 2010 – pjesë e një vargu votash, të cilësuara si jodemokratike nga vëzhguesit ndërkombëtarë, që Lukashenka i përdori për të qëndruar në pushtet që nga viti 1994.

Përveç paraqitjeve të artit, Pushkini e vazhdoi edhe punën e pikturimit dhe restaurimit. Më 1996, ai e shpalosi një mural monumental të “The Last Judgement” në një kishë të saporindërtuar në vendlindjen e tij, në Babry.

Fytyrat e disa prej mëkatarëve të mallkuar në pikturë i përngjanin Lukashenkas, shefit të Kishës Ortodokse Bjelloruse, dhe figurave të tjera të larta shtetërore, duke e krijuar një skandal kur ishte shfaqur në televizion. Pjesa fyese e muralit ishte mbuluar me pikturim menjëherë.

Artisti Ales Pushkin gjatë një marshi në Minsk.

Artisti Ales Pushkin gjatë një marshi në Minsk.

“Ai ishte i vetëdijshëm se çfarë e priste”

Kur shpërthyen demonstratat masive pas zgjedhjeve të gushtit 2020 – në të cilat Lukashenka pretendoi se kishte fituar mandatin e gjashtë presidencial, megjithëse kishte prova të fuqishme për mashtrim të madh – Pushkini ishte pjesëmarrës aktiv.

Ai ishte arrestuar në Minsk, ishte rrahur nga policia dhe ishte mbajtur për disa ditë.

“Ai i mbajti qëndrimet e veta vazhdimisht për vite të tëra”, tha për Radion Evropa e Lirë Syarhey Khareuski, historian i artit.

“Ai organizoi ekzibicione të tëra, përfshirë në institucionet shtetërore. Ne duhet ta nderojmë vendosmërinë e tij. Ai e dinte se çfarë e priste, por ecte drejt saj me plot vetëdije”, shtoi ai.

Pak ditë para se të arrestohej në mars 2021, Pushkin ishte në Kiev kur e kuptoi se ndaj tij ishte hapur një rast kriminal. Gjithsesi, ai vendosi të kthehej në Bjellorusi, edhe pasi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i bëri thirrje të qëndronte.

“E kam njohur Alesin për një kohë të gjatë, që nga viti 1992, mendoj”, tha artistja Andrey Dureyka në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në mars të vitit 2022.

“Si artist, si aktivist që punonte në kontekst politik, ai është ndër figurat më të shquara dhe një nga më të njohurit në artin modern bjellorus. Ndikimi i tij ka qenë i paparë”, tha ajo.

Një artist tjetër, Henadz Drozdov, tha për Radion Evropa e Lirë se kishte shkëmbyer letra me Pushkinin derisa ai po hetohej dhe gjykohej gjatë viteve 2021-2022.

“Krijova përshtypjen se ai po censurohej shumë. Ai më shkroi mua se tani ia ka frikën vetëm Zotit”.

Pushkini la pas bashkëshorten, Yanina, dhe dy fëmijë.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Send this to a friend