VOAL

VOAL

Tiranë: përurim i suksesshëm i veprave të Iliaz Bobajt – Nga Tahir Bezhani

March 26, 2018
blank
2 Comments
  • author avatar
    Muharrem Kurti 6 years ago Reply

    Pergezime Tahir per kete shkrim, dedikuar promovimit te krijuesit dhe perkthyesit te shquar Iliaz bobaj!-Iliaz Bobaj eshte nje figure e shquar sot ne letrat shqipe, edhe si krijues , edhe si perkthyes. Te gjithe e cmojme Iliaz Bobajn dhe Tahir Bezhani ka bere mire qe e ka shenuar kete promovimi, sepse per letraret e leteresise shqipe ne Kosove Iliaz Bobaj ka bere nje pune te madhe dhe per leteresine shqipe ne pergjithesi. Iliazi eshte nje ure qe lidhe kulturat e popujve. Ilaz bobaj ka bere shume autor te leteresise shqipe nga Kosova qe te flasin ne gjuhen greke , fal perkthimit te tij me perkushtim. Tahiri dhe une, Ali Podrimja i madh , Din Mehmeti i shquar, Agim Gjakova, Jeton Kelmendi , Agim Vinca e ndonje tjeter , fal perkthimit te tij , njehemi ne Greqi. Por edhe shume poet grek,( edhe kater te promovuari e 24 marsit ),fal perkthimit te Iliaz bobaj, flasin ne gjuhen shqipe. Mirenjohje iliaz Bobajt! Urime Tahir per shkrimin!

    • author avatar
      Muharrem Kurti 6 years ago Reply

      Pergezime Tahir per kete shkrim, dedikuar promovimit te krijuesit dhe perkthyesit te shquar Iliaz bobaj!-Iliaz Bobaj eshte nje figure e shquar sot ne letrat shqipe, edhe si krijues , edhe si perkthyes. Te gjithe e cmojme Iliaz Bobajn dhe Tahir Bezhani ka bere mire qe e ka shenuar kete promovimi, sepse per letraret e leteresise shqipe ne Kosove Iliaz Bobaj ka bere nje pune te madhe dhe per leteresine shqipe ne pergjithesi. Iliazi eshte nje ure qe lidhe kulturat e popujve. Ilaz bobaj ka bere shume autor te leteresise shqipe nga Kosova qe te flasin ne gjuhen greke , fal perkthimit te tij me perkushtim. Tahiri dhe une, Ali Podrimja i madh , Din Mehmeti i shquar, Agim Gjakova, Jeton Kelmendi , Sejdi Berisha, Agim Vinca e ndonje tjeter , fal perkthimit te tij , njehemi ne Greqi. Por edhe shume poet grek,( edhe kater te promovuari e 24 marsit ),fal perkthimit te Iliaz bobaj, flasin ne gjuhen shqipe. Mirenjohje iliaz Bobajt! Urime Tahir per shkrimin

Komentet

blank

Monografia “Gjergj Fishta , jeta dhe vepra”, shkruar nga Prof. Vehbi Bala- Nga MUJË BUÇPAPAJ

Kur gjatë një ore leksioni në fakultet, pedagogu i shquar i teorisë së letërsisë Prof.Vehbi Bala na pati folur per monografinë e tij për Gjergj Fishten dhe per pamundesinë e botimit të saj, perveç kureshtjes patem ndier edhe dhimbje.Atëherë të përmendje Fishten ishte si të permendje djallin, por poeti, historiani i artit dhe studiues i mirënjohur Vehbi Bala dukej qe kishte një adhurim të madh per jeten dhe vepren e këtij kolosi të letërsisë shqipe.Profesori  i shquar  nuk jeton më, ndërkohë që ishte i biri, studiuesi dhe gazetari i njohur Agron Bala,  që e pati  permbushur atë peng të të atit dhe njëkohesisht një dëshirë të miliona idhtarëve  të poetit të madh, për të patur një monografi të Gjergj Fishtes, kandidatit të parë të letersisë Shqipe, për Çmimin Nobel.

Monografia “Gjergj Fishta, jeta dhe vepra”[1] sipas shënimit të bërë në fund të librit,  është përfunduar ne vitin 1961 dhe siç sqaron redaktori i librit “punën per hartimin e saj autori e kishte filluar me 1958”.[2]

Me qellim qe t’u permbahej kornizave ideologjike te kohes vepra, sipas Agron Bales, ka tre variante te ndryshme. Prof. Vehbi Bala megjithese e ka paraqitur disa here vepren e tij këshillin shkëncor te Fakultetit Histori-Filogji dhe në Institutin e Historise dhe të Letërsisë, me gjithë përpunimet që i ka bërë, prapë nuk i ka kënaqur autoritet e larta të regjimit komunist, sido që e kishin proristur vetë monografinë. Duket se lëkundjet e regjimit për të patur një monografi për Fishtën kanë shprehur në thelb ndyrshimin e politikave ideologjike dhe në fund ka dominuar mëndimi se nuk duhej botuar.

Monografia “Gjergj Fishta, jeta dhe vepra”, ka 150 faqe. Ajo fillon me nje parathenie te redaktorit ku thekson mes te tjerash se i është dashur një punë e vertetë e veshtire me qellim qe “vepra të arrinte sa më pranë variantit të parë, i cili fatkeqësisht nuk ndodhej i plotë”.[3]

Autori prof. Vehbi Bala e ka parë të arsyeshme që monografinë e tij  ta ndajë  në  4 kapituj: ”Jeta dhe vepra”, “Publicistika”, “Botëkuptimi  rreth artit të fjalës “, “Vepra letrare”, dhe në fund shkurtimisht “Konkluzione”. Studiuesi  hedh një veshtrim të imët rreth poezise,epikës,dramaturgjisë, prozës dhe aspekte te ndryshme artistike të Fishtes. Në fund libri mbyllet me konkluzione të Balës rreth jetës dhe vepres së Gjergj Fishtes.

Vehbi Bala, I cili e ka njohur Gjergj Fishten qysh ne rinine e tij te hershme, duke u magjepsur prej artit te tij, ka mundur te na jape nje veper te rendesishme, e cila permbledh aspekte kryesore nga jeta dhe vepra e poetit te madh. Studiuesi I shquar I historise se letersise Bala vlereson ne librin e tij se “Gjergj Fishta krijoi nje shkolle te veten sidomos ne epike dhe satire duke arritur t’I jape tonin gegerishtes se shkruar per me shume se nje cerek shekulli.”

Bala e cileson Fishten si autorin me pjellor te letersise tone, I cili provoi me sukses te gjitha gjinite e llojet letrare te trajtuara dhe te patrajtuara ne letersine tone. Studiuesi arrin ne konkluzion se Fishta arriti njekohesisht edhe kulmin e epikes dhe te satires sone , duke qene nje nga liriket, dramaturget, shqiperuesit , publicistet dhe gojetaret me te shquar. Gjergj Fishta, I cili I kaloi plot 60 vjet te jetes se tij I veshur me zhgunin e priftit mbeti ne historine tone kombetare nje intelektual erudit, nje atdhetar nacionalist, nje gjeni I mendimit kombetar shqiptar. Sic shprehet studiuesi erudite Vehbi Bala, “Fishta u shnderrua ne nje poet kombetar, duke shkrire dhe harmonizuar mjeshterite prozaidike klasike popullore me metriken moderne”. Pervec talentit poetik Fishta ishte pajisur edhe me nje talent piktori dhe arkitekti. Bala shkruan se Fishta projektoi edhe Kishen ne shkrepin e Rubikut , kishen tek ara e madhe ne Shkoder si dhe manastirin mbi kodren e Lezhes. Si piktor Fishta mori pjese ne ekspoziten lokale te qytetin me 1923 ku paraqiti 24 punime. Sic shprehet Bala “kujtesa dhe gojetaria jane tipare dalluese te Fishtes.Ai ishte ne gjendje te recitonte permendesh nje veper te tijen komplet”, shkruan Bala. Gjergj Fishta mbetet nje nga personalitetet me komplekse te letersise shqipe.

Monografia e Bales ndalet mbi jeten dhe vepren e shkrimtarit te mbushur plot veprimtari , drama,zigzake, kundershti dhe te papritura te njepasnjeshme qe lene gjurme ne vepren e ketij shkrimtari te madh. Sic shprehet studiuesi “ne krijmtarine e tij letrare deshmohet jo vetem nje kontribut I shquar artistik, por edhe afirmohet nje qendrim I palekundur kombetar patriotik”.

FISHTA NJE EDUKATOR I MADH I NACIONALISMIT SHQIPTAR

Gjergj Fishta lindi ne nje familje te mesme te fshatit Fishte ne Zadrime te Shkodres , me 23 Nentor 1871 dhe vdiq me 30 Dhjetor te vitit 1940 ne moshen 69 vjecare. Vehbi Bala me shume kujdes ka ndricuar te gjithe jeten dhe vepren e tij qysh kur Fishta 6-vjecar hyri ne seminarin franceskan te Shkodres. Me 1886 Kuvendi franceskan e dergoi Fishten per studime teologjike e filozofike ne Bosnje.Me 1893 Fishta 23-vjecar kthehet ne atdhe per t’I kushtuar atij te gjithe jeten dhe dhuntite e tij si prift,si shkrimtar,si politikan dhe intelektual I klasit te pare qe ishte. Balance ndalet ne krijmtarine e Fishtes prej vitit 1899 kur mendohet qe te kete shkruar ne gazeten e pare “Albania” me titull “Gjaksoreve” dhe deri ne krijmtarine e fundit te jetes se shkrimtarit. Me 1905 Fishta fillon botimin e kengeve te para “Lahutes se Malesise”, me 1907 botohet permbledhja e vjershave satirike “Anxat e parnasit”, me 1902 Fishta emerohet si drejtor I shkolles Franceskane me subvencion Austro-Hungarez, me 1908 merr pjese ne Kongresin e Manastirit si perfaqesues I shoqerise “Bashkimi” ku u zgjodh edhe kryetar I komisionit te alfabetit. Fishta ne kete kongres te rendesishem ,shkruan Bala, mbajti ligjeraten e bujshme “Per alfabetin latin”. Me 1913 filloi te botoi “Hylli I Drites” I perkoheshmi I Kuvendit Franceskan me drejtor Gjergj Fishten. Me 1913 doli ne drite vepra e madhe e Fishtes , “ Mrizi I Zanave”. Fishta ishte I anngazhuar edhe ne levizjet politike popullore te vitit 1912 duke mbrojtur ceshtjen kombetare . Me 1913 Komisioni nderkombetar mbyll “Hyllin e Drites” sepse Fishta akuzon Europen per copetimin e Shqiperise. Gjate luftes se pare boterore Fishta anon Austro-Hungaria per shkaqe te njohura kombetare. Me 1919 Fishta se bashku me L.Bumcin shkojne ne Paris ne Konferencen e Paqes , si Sekretar I Pergjithshem I perfaqesise shqiptare per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve, fjalimi I mbajtur ne kete konference ishte I shkruajtur prej Fishtes, I cili mbetet modeli me I mire I publicistikes politike shqiptare te te gjitha koherave. Me 1920-24’ Fishten e shohim si deputet ne parlamentin shqiptar. Me 1920 Fishta nderkohe kishte botuar dramen “Juda makabe”. Me 1922 botoi poemat “Palok Cuca” dhe “Gomari I babatasit” me 1923. Tere jeta dhe vepra e Fishtes sic shkruan edhe studiuesi Vehbi Bala ne monografine e tij, eshte ne sherbim te ceshtjes kombetare, ne sherbim te percjelles se mesazheve te patriocizmit tek brezat e ardhshem. “Jam tue deke I qete pse kam punue me te drejte per fe, atdhe dhe province e ket porosi po ia la sidomos moshes se re qe te punojne edhe ata mbas ketij programi”, jane fjalet e fundit te poetit te madh shqiptar. Gjuhetari I shquar Aleksander Xhuvani mbi varrin e poetit do te shprehej : “ Nuk ka qene Fishta per ne vetem nje poet kombetar epik,lirik,dramatik,por edhe nje edukator I rinise tone”.

SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN NE FILLIM ÇESHTJEN KOMBETARE, PASTAJ ÇESHTJEN EKONOMIKE DHE SHOQERORE

Dominate ne krijmtarine e Gjergj Fishtes mbeshtet ceshtja kombetare shqiptare dhe fatet e metejshme te kombit,themelimi dhe forcimi I shtetit etnik shqiptar ne hapesirat qe vete Zoti u kishte dhene shqiptareve. Sic shkruan Vehbi Bala ne monografine e tij, Fishta me 1913 kishte botuar tek “Hylli I Drites” artikullin e rendesishem “A jane te zotet shqiptaret me u majt n’vedi?” Ne kete artikull Fishta pasi analizon kryengritjet  e viteve 1910-1911-1912 denoncon ashper Europen, e cila u perpoq t’ia zgjaste jeten Turqise, nderkohe qe “qarqet burokratike te Europes “, sic shprehet Fishta nuk po e pengonin copetimin e Shqiperise prej fqinjeve grabitqare. Ne kete artikull Fishta duke ju referuar pagandes europiane te kohes konstaton se”… Ajo neper fletore t’ veta I queta shqyptare njerez t’egjer barbar e kundershtare te cdo perparimit e qytetnjijet” , cfare e brengos shume shkrimtarin e madh. Bala vlereson se ne prag te luftes se pare Boterore Fishta shtroi me force ceshtjen e pavaresise se vendit dhe ceshtjen e themelimit te shtetit. Nga kritikat e thella qe u beri fuqive te medha lidhur me problemin shqiptar u be shkak qe “Hylli I Drites” te mbyllej,nderkohe qe per autorin ishte kerkuar qe te internohej ne Malte. Duke kerkuar mbeshtetjen tek nje fuqi qe do ta mbronte Shqiperine nga synimet grabitqare ,shkruan Bala, Fishta mendon qe kjo lidhje te behej aq sa Shqiperia te mos asi-milohej prej saj. Ai kerkon qe qeveria qe do te krijohej

nuk duhej te perbehej jo nga grekomane,seribomane, apo turkomane ,por thjesht nga shqiptare te ndershem.Ne artikullin “Nje Komedi e pandershme e XX qindvjet” Fishta akuzon Europen per ligshti e pandershmeri, per tradhti e pabesi ndaj shqiptareve. Ai akuzon edhe komisionin nderkombetar per caktimin e padrejte te kufijve te Shqiperise ne favor te malazezeve,grekeve e italianeve te cileve u intereson te nje Shqiperi e vogel dhe gjithmone e kercenuar , e pafuqishme per t’u bere kurre faktor ne Ballkan. “Diplomacia evropiane asht vete faqia e zeze, marrja dhe turpi I gjithe njerezimit”, shprehet me deshperim Fishta. Ai thote se ndersa Mali i Zi e gjuante Shkodren me top diplomatet evropiane “Rrinin tuj zane kublane gryke t’Bunes”. Me 1919 Fishta ne fletoren “Populli” te Sali Nivices paraqiti kerkesat per te perfshire ne kufijte e Atdheut gjithe trojet shqiptare nga veriu ne jug nepermjet artikullit te njohur “Kufijte e Shqiperise”. Fishta qysh ne ate periudhe sic kon0/,b /-8stanton me te drejte edhe studiuesi Bala duhej zgjidhur ne fillim ceshtja kombetare, pastaj ceshtja ekonomike shoqerore.

SHQIPTARI DUHET TE NDJEKE VIRTYTIN KOMBETAR

Ne shenimet e veta autobiografike Fishta paraqiti projektin e nje botimi te vepres se permbledhur e te renditur sipas nje seleksionimi te vecante duke duke u lehtesuar shume pune botuesve dhe studiuesve qe do te merreshin me vepren e ketij shkrimtari te madh shqiptar,I cili mbetet nje nder me te medhejnte e letersise por edhe me nga prodhimtaret. Vehbi Bala nje nga njohesit me te mire te vepres se Gjergj Fishtes , nje studiues I pajisur me nje kulture te vecante teorike, kulturore dhe gjuhesore per te zberthyer universin Fishtjan ka trajtuar me kopetence cilesite artistike te poetit te madh shqiptar . Ne kapitullin e poezise Bala ka marre ne shqyrtim liriken,satiren dhe epiken qe net e vertete,sic shprehet edhe studiuesi, perbejne edhe krijimtarine kryesore te Fishtes.
Tek lirika ai ndalet ne vellimet “Pika veset”, “Vallja e parrizit”, “Mrizi I Zanave”, “Jerina mbreteresha e luleve” etj.Me 1921 Fishta botoi poezine “Shqipnia e lirë”, me rastin e 28 Nentorit, ku poeti gjen rast te shprehe pakenaqesine e tij rreth cungimit te Shqiperise.Ai thote se kufijte e Shqiperise jane : “Prej Prevezet m’leqe t’hotit
Prej Tivari m’Manastir”
Vepra satirike e Fishtes eshte nga me origjinalet dhe cilesoret e letersise shqipe. Veprat e tij me te spikatura “Palok Cuca” me 1912 dhe “Gomari i Babatases” me 1923 jane nga me te permendurat e letersise tone ne kete gjini. Sin e te gjithe krijimtarine e tij edhe ne satirë Fishta godet antikombetaren, te ligen dhe vesin qe sipas tij shkaterron kombin dhe te ardhmen e tij. Ai vetem pak dite para se te vdiste kishte deklaruar se “Kujdo qi ka guxue me iu kundervu fes e kombit ton i kam dale perballe me ushkullin e pendes, e kam ba me ul kryet, shkurt jam mundue me ba qe shqyptari ta ndjeki vitytin”. Epika e Gjergj Fishtes permbledh vepren me monumentale te letersise shqipe te te gjitha koherave. “Lahuta e Malsise” e filluar me 1905 dhe e perfunduar me 1937 me rreth 30 kenge perben eposin homerik te shqiptareve ne luften e tyre kunder sllaveve te jugut, te cilat kerkonin shfarosjen e shqiptareve dhe okupimin e trojeve te tyre te bukura dhe pjellore. Ne kete epos te madherishem sic veren edhe Bala levizin malesoret , bajraktar, pashallare dhe ushtare , pleq,te rinj, diplomate dhe barinj, nena e motra etj..,ku shquhen ciklet e Oso Kukes, Marash Ucit dhe Tringes etj. Vehbi Bala arrin ne konkluzionin e tij se “ndoshta me mire se kushdo tjeter Fishta ka depertuar ne qenien e kombit tone dhe e ka lartesuar ate. Lidhur me vepren e Fishtes studiuesi I shquar dhe bashkekohesi I Fishtes , Eqrem Çabej,shkruan se ajo “ze fill me njesine e vogel te fisit per te mbaruar tek njesia e madhe e kombit , ia fillon me bariun e mocem Marash Uci dhe ja mberrin tek Avdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit”.Fishta duke iu drejtuar shqiptareve, te cilet po binin nen sundimin serb shkruan:
“Se a ma mire nen dhe me u kja
Se per te gjalle me
ndeje nen shka”

* * *
Monografia e studiuesit të shquar Vehbi Bala “Gjergj Fishta, jeta dhe vepra”, sic thotë edhe redaktori i librit Agron Bala “do të kontribojë jo vetëm në njohjen e këtij sovrani të vertetë të letrave shqipe, por njëkohesisht hap një rruge të cilen do ta pasojnë me siguri edhe studiues të tjerë”. Nëse pedagogu im i nderuar Vehbi Bala pati vështiresitë e kohës dhe pëngesat ideologjike për ta botuar atëherë dhe studiuar edhe më në kompleks vepren e Fishtës, ata që do të ulen për të cuar edhe më tej ndricimin e kësaj vepre, natyrisht që do të gjejnë një bazë të sigurt , të cilen e ka hedhur me dashuri e kopetencë Prof.Vehbi Bala, i cili ishte edhe vetë një pedagog i shquar dhe një nacionalist.

[1] Vehbi Bala: “Gjergj Fishta jeta dhe vepra”, Tiranw 1998.

[2] Monografia “Gjergj Fishta , jeta dhe vepra”, Parthwnje nga Agron Bala, f. 3.

[3] Po aty, f. 3.

blank

PLLAKAT I 4 DHJETORIT NĒ RUMANI- Nga VISAR ZHITI

 

– dashuri mes popujve –

Ēshtē e bukur, mbi tē gjitha e rēndēsishme, njē rilindje moderne, avanguardiste, puna e shqiptarēve nē Rumani, botime librash, revista, gazeta që shkojnē gjithkund nēpēr botē, nē institucionet e kulturēs, takime, veprimtari tẽ shumta e tē ndryshme, promovime, ekspozita, koncerte nēpēr Rumani dhe jashtē saj…

Sot, ja, Lidhja e Shkrimtarēve tē Rumanisē nē qytetin e Brashovēs pēruron “Letērsi Shqipe nē Gjuhēn Rumune”, ku do tē flitet pēr veprat madhore tē studiuesit dhe kritikut tē artit, Dr. Luan Topciu, “Histori e Letērsisē shqipe” dhe “Antologji e poezisē shqipe”, qē nga zanafillat deri nē ditēt tona si dhe romani i shkrimtarit Visar Zhiti, “Perēndia mbrapsht dhe e dashura”, botuar nē gjuhēn rumune “Iubirea și omul cu aripi”, pērkthyer nga Catalina Franco.

Po kēshtu do tē diskutohen revista “Albanica” dhe gazeta “Drita”, qē nxjerr Lidhja e Shoqatēs sē Shqiptarēve tẽ Rumanisē, ALAR.

Takimi monitorohet nga Kryetari i Lidhjes sē Shkrimtarēve Rumunē nē Brashovē, Adrian Lesenciuc.

Janē tẽ pranishēm nē veprimtari, tē ftuar, deputeti i shqiptarēve nē Parlamentin e Rumanisē, Bogdan-Alin Stoica, presidenti i Shoqatēs sē Shqiptarēve tē Rumanisē,
Radu Săvulescu dhe drejtori kulturor i kēsaj lidhjeje, Dr. Luan Topçiu.

Eshtẽ njē treshe emblematike, e palodhor, e pērkushtuar me pasion dhe kulturē, (pa komplekse e delire siç dhe ndodh tẽ ndeshẽsh), njē treshe shēmbullore, bashkē pērherē punojnē dhe shpalosin vlera, Shqipēri nē Rumani dhe Europē e Amerikē, po kẽshtu dhe Rumani, kulturē tē saj dhe miqēsi proverbiale me shqiptarēt, histori dhe aktualitet dhe ecje pẽrpara. Eshtẽ ura mē e bukur sot…
– Lajmētari i sē mirẽs –

blank

blank

Përkujtohet figura e ndritur e Vehbi Balës, e bija: Kapërceu izolimin, botoi Fishtën

Figura e ndritur e shkrimtarit dhe profesorit Vehbi Bala u përkujtua nga familjarë e studiues. E bija, Mira Kushta u shpreh se ai ia doli të kapërcente izolimet e kohës, ndërsa si momentin më të bukur kujton botimin e veprës së Gjergj Fishtës, që regjimi diktatorial e pati ndaluar si shkrimtar. 

Nga SYRI TV

Figura e ndritur e vargjeve të përshpirtshme, autori i studimeve dhe monografive për shkrimtarët e ndaluar, profesor dhe themelues i arsimit të lartë në Shkodër, Vehbi Bala është përkujtuar në 100 – vjetorin e lindjes përmes një veprimtarie në Akademinë e  Shkencave. Teksa rrëmon në kujtime, Mira, e bija thotë se i ati qe i përkushtuar ndaj familjes, ndërsa kontributi i tij i kapërceu izolimet e kohës me botimin e monografisë për Gjergj Fishtën, që regjimi e ndaloi dhe e përjashtoi si shkrimtarë.

Marrëdhënien më të fortë Vehbi Bala, e pati me të birin Agronin, që  përvijoi rrugën e letërsisë dhe u kujdes për botimin e veprës së tij.

Vehbi Bala ishte autor e bashkautor i shumë teksteve shkollore dhe akademike. Në fushën letrare spikati me 6 monografi. Studiuesi Ymer Çiraku përmendi hartimin e një prej periudhës kryesore letrare.

Njohës i veprës, familjari e kompozitori Shpëtim Kushta, tha se kontributi i tij letrar duhet ribotuar.

Rrugëtimi artistik i Vehbi Balës është i rëndësishëm, ngase sjell një frymë të re në letrat shqipe.

blank

LLUKA QAFOKU POET Nga LEKË TASI

 

Prej vitesh e prisnim një libër poezie nga Lluka i cili çmohet nga një rreth i madh shokësh e miqsh si një personalitet unik, qoftë për vlerat po edhe për mënjanimin e tij në vazhdimësi. Fizikant astronom autor esesh, ai vjen nga një familje e vjetër beratase-vlonjate, me kontribute në çështjen kombëtare. Gjyshi bankier, i ati gjeolog, gjyshi tjetër pronar i madh , por të përndjekur rëndshëm të tre siç u takonte familjeve të shquara që me praninë e tyre çvlerësonin regjimet e cilsuara si antipopullore por edhe ata që u vetshpallën ‘popullor’ njeri, dhe ‘demokratik e pluralist’ tjetri pas tij… I edukuar me frymë fetare nga nëna zotëruese e një kulture evropiane siç mund të merrej në një kolegj murgeshash franceze diku në Evropë, ai shkëlqeu që në fëmini si enfant precoce, gjë që tërheq prapësi e bullizma jo vetëm nga moshatarë po edhe nga të rriturit, ai nuk u zbraps nga ‘e tija’ as në momentin kur liria u lejua por fshehtazi kanosej, pikërisht në kushtet e pluralizmit të posa nisur, kur pësoi madje keqpërdorimin kulmor, atë fizik, sidhe pushimin nga postet që kish nën diktaturën e mirëfilltë, normalisht jo aq e çmendur sa të hiqte një kuadër që i bënte punën, siç do ta bënte vazhduesja e saj ‘demokrate’ që të mbaronte punët e saj në demokraci…

Mund të pritej që poezia e tij të sillte jehona nga këto momente të hidhura e veçanërisht absurde, ndaj dhe me vlerë për polemikë, por nuk ndodh kështu në libër. E shohim autorin në të tjera vise, me tjetër disponim. Indinjata tek njerëz si ai nuk vjen si shpagim qoftë me finecë i padrejtësive të pësuara. Kur themi i mënjanuar, e kuptojmë në sensin filosofik dhe jo ndaj një shoqërie me të cilën je në të drejtën të mbash mëri. Kjo ndihet që në faqet e para, madje që në vargjet e para të librit Prizëm, ku ndarja me botën kuptohet si e ndodhur prej kohësh:

Tek rri më kot ngjajnë shumë gjëma Anembanë kësaj bote vlerëçpuar

Komponentët “rri më kot”, “ngjajnë shumë gjëma” tregojnë boshllëk dhe kaos që ua gjejmë shkakun tek togfjalsi “.. kësaj bote vlerëçpuar”

Të kërkosh ligjërim sentimental o idealist në poezinë e Llukës je tërësisht out. I dhënë si më lart humori i autorit, mes kotësisë dhe gjëmave shpjegon sëpari mënjanimin e tij si qëndrim të papajtuari me atë që hiqet në treg, por bota vlerëshpuar e kthen atë mospajtim në filozofik, dhe pa afat. Të presësh prej tij angazhim se si do shkojë aksh projekt reformues, s’ke kuptuar portatën e preokupimeve të tij, të ç’natyre janë. Indinjata nuk i mungon, dhe shpërthen shpesh edhe për motive të njejta me tonat, madje me ashpërsi të habitshme, që i shoqëron ato me indinjatën e kokave të mëdha të kohërave. Sepse i adresohen, posi e atyre, shkakut të thellë, fillestar të mbrapështis së botës. Inatin pra e ka jo aq emocional sa qënësor, të atij që e njohu dikur Botën në bukurinë e saj të pacikur, dhe ajo i çfaqet tani e tjetërsuar, plot shëmti, për faj të një pabesie o shkelje të fjalës. Ta kesh këtë dramë mendore ose ide fikse me të cilën merresh në vazhdimësi, mund ta përfytyrojmë si vetmi që njëherazi vlen si një favor i hidhur që u jepet gjenive. Kjo vetmi theksohet dhe më në kohët e sotme kur roli i inteligjencës bie thekshëm për shkak të automatizmit dhe të zbavisë invadente.

Kështu që në vazhdim të komentit e poezisë kyç ‘Vërejtje’, merr rëndësi të kuptohet ç’ lidh strofën e parë të saj, kaq goditëse, me Hyrjen në faqen e parë të librit, ku lexuesit i është njoftuar në prozë të matur nga autori, se poezitë që vijojnë në libër bëjnë fjalë për persona, akte, kategori mendore të një sfere tjetër, të dëgjuar dikur, të panjohur për të tjerë: E shenjta, jeta si dhuratë, Ai që na e dhuroi, etika, pëllumbi përfaqësues i dlirësis sublime, jepen në atë Hyrje si brendi e përftuar përmes tejpashmëris që përlind botën reale. Fjalë të forta por që të thëna nga një vetmitar meritojnë të analizohen në tri instanca 1. Si pjesë e një tradite të njerzimit dhe tonës 2: për bukurinë e tyre të paperëndueshme tek arti i shekujve 3. Për faktin që thuhen nga dikush që u ka përkushtuar jetën. Mund të mos kuptohen menjëher pa u kushtuar vëmendje këtyre mundësive për meditim , madje gjasa është që kjo të mos ndodhë, me përjashtime të pakta.

Strofa e cituar më lart, e para, plotëson tek dy strofat e tjera momentin që vlera e heshtur na dëften se ku gjenden shtigjet e shpëtimit:

Zemra rreh drejt heshtjes dhe humbjes
Shpirti dhemb, varrohet dhe harrohet
Por një shenjë e pagjurmë
Më kujtohet edhe në gjumë

Një shpresë e një rruge të çuditshme
Një shpresë që mërgon çdo luhatje
Drejt amanetit t’pathënë
Drejt një fjale dikur dhënë

Kthesa e pritur po afron , por kur del në rrugë, e njejta dritë e mugët si në strofën e parë ia mpi shpresat – i bëhet e pamendueshme të gjendet rruga e atij uniteti antik tek sheh turmat të mbetura në atë harresë kaq të rrënjosur, prandaj i emëron Vërejtje tri strofat që u drejton, varianti më miqësor për kritikën.

Zemra i rreh dhe shpirti i dhemb,
por prapë s’mund të heqë dorë si nga një send
që e kemi varrosur dhe harruar.

I ripropozon “fjalën e dhënë” dikur, që na mbante të bashkuar në atë rrugë të çuditshme. Është vërtet e çuditshme (po citoj Hyrjen:) ..dhurata sublime e jetës njerëzore , që Ai vetë na e dha me Shpirtin e Shenjtë që u simbolizua realisht dhe përmbajtësisht përfaqësues i pastërtisë sublime

Janë fjalë të fuqishme por që e ndalin në vend tek sheh një masë kaq të pavëmendshme për çka ai e mendonte si të maturuar për ta përqafuar. Vërtet kjo ndodh gjithmonë, por nuk mund të shtyhet pa afat zgjidhja… Veçansia madje e këtij botimi qëndron te kjo distancë që krijon vetmia. Ajo ësht e nevojshme e domosdoshme për të aftësuar një raport të ri aty ku është , por që s’mund të jetë veçse një fillim. Dhe fillimi është edhe ai i detyrueshëm. E rëndësishme bëhet ajo që autori thotë më pas në Hyrje

“Çdo përpjekje për sinqeritet që solli në jetë këto shkrime modeste është një teh i Prizmit të tejpashmërisë që përlind botën reale duke refraktuar ndriçimin e brëndshëm . Kështu pëllumbi etik transformohet në pallua poetik dhe bardhësia verbuese e borës etike në lulëzim laryshor të estetikës pjellore të realitetit : Jerina fishtjane dhe vula e Solomonit në pafundësinë e interpretimeve në realitetin njerëzor”.

Me këtë poetizim kaq të gjetur të asaj që ndodh në momentet e kthesave historike Lluka vihet në pozicionin ekstrem të vetmitarit, me rreth vrojtimi të plotë, që bashkë me realen e fshehur përfshin një pejsazh me gjithfarë mostrash nga e kaluara e plot nisma të çmendura për të ardhmen. Vetmi edhe më produktive tani si i rritur, se nuk do tu kushtojë kohë joshjeve të asnjë lloji, ashtu siç nuk do tu përgjigjet goditjeve të pësuara me hidhësirën e të zhgënjyerit ose me inatin e hakmarrësit, (pretekst i shkëlqyer ky për poezi sociale). Ashtu ai e ndien më thellë sfidën, ai ka lënë një karierë të sigurt si fizikant teorik , për të përqafuar atë që mund të cilsohet dorëheqje për hir të drejtësisë në pikën gjeografike të shkeljes së saj më skajore. Një tension tipikisht shqiptar që bëhet universal për të, sepse kjo çështje e ka preokupuar siç thamë filosofikisht. Dorëheqja kësisoj bëhet një realizim sui generis kur i privuar në maksimum nga mjetet, i ofrohet rasti për meditim e veprim intelektual, që në karrierën e ngjeshur në botë mund t’i mungonin. Dorëheqja për hir të një interesi mbipersonal është pjesë e kulturës botërore e jo vetëm e asaj kristiane. Qëndrimi në atdhe i këtij pinjolli të elitës më patriote merr për ne miqt dhe admiruesit e tij një kuptim simbolik, si një kthesë e fatit për Shqipërinë, nga viktimë dhe e braktisur që priste ndihme prej bijve të mërguar, në Shqipëri të mëkëmbur dhe të aftë për veprim të pavarur. Të vijn në mend edhe raste të tjera nga familja e Llukës, gjyshi i tij, faktor përparimi qytetar në Vlorë, i mbaruar në kampet naziste, vëllai i gjyshit tjetër – murg në Athos, për të mbajtur amanetin e dhënë për shërim. Vepra eseistike e Llukës, puna e tij shumvjeçare dhe organizata albshkenca e ideuar bashkë me vëllanë e tij Niko Qafoku, shkencëtar në rang federal i SHBA , me mijra antarë elitarë të afirmuar në botë pjesë të këtij zotimi familjar të hershëm për një proces gjallërues që funksionon pa bujë por me një të ardhme shpresojmë të sigurt. Edhe dalja në dritë e librit ‘Prizëm’ ngjan të përmbushë një etapë të këtij kalendari të menduar për ngjarjet që do vinin

.. e një etike, që manifestohet me pastërtinë e vetvetishme të përsosurisë së pastërtisë.

E “vetvetishme” besoj do të thotë ajo aftësi që të jepet një herë e mirë, dhe autori e spjegon me impenjimin e patundur në zotim e që gjen hirin për të vazhduar

Një shpresë që mërgon çdo luhatje

Duhet të ketë qënë një zotim i kësaj natyre që fizikanti me të dhëna maksimale mërgoi idenë e largimit. Ai hoqi dorë nga një karierë shumë premtuese si zotërues edhe i një kulture eprore nga çdo aspirant tip , dhe e bëri atë të merrej me ç’i sillte dita, një zgjedhje për tu falënderuar nga ne miqt e tij atëhere dhe sot. U vendosën kontakte shumëplanëshe, me shkëmbim mendimesh që na hapnin vizionin edhe për punët tona. Për vet Llukën kariera në fizikën teorike u zëvendësua me punëra domethënëse si bashkëpunimi me Petro Zhejin për Gjuhën Shqipe, një përpjekje e bazuar në shkencën evropiane të kohës (që e gjenin në libra të ndaluar asokohe) por as e pranuar as e diskutuar nga Akademia sot e kësaj dite; një sërë esesh në Anglisht, ndër to “Zoti i Shqiptarëve”, e rëndësishme për të interpretuar edhe historinë tonë, por pa mundësi debati në kushtet tona, për mungesë vullneti po edhe kompetence siç e dëshmon vetmia tjetër e tij në mes dhe të miqësorëve e jo vetëm të dijes zyrtare. Mjafton një shikim tek një ese tjetër e tij në anglisht “Ese mbi një ese” ose “POETI I RËNDIMIT ose POETI I PAZOT [në të dy kuptimet]=I PAPERËNDI HEROI I MENDIMT po dhe[HEROI IMAGJINAR “, dhe referencat që bëhen në futnotat, për ta kuptuar këtë vetmi të padëshiruar të tij dhe ngushtimin e habitshëm që vuan dija në vendin tonë aq sa të krijojnë një tematikë më vete të bazuar mbi rastin e Llukës dhe të të ngjashmëve të tij: refuzimi i një shoqërie të qasë dijen e plotë përderisa refuzon një pjesë të saj, ergo vullnet për ta patur të gjymtuar..; eseja tjetër prej 23 faqesh në anglisht “Some associations and reflections, sparks of thought on Animal Man, other animals and their environnment (Umwelt) I call Time=lifespan(inklings to insights) (Ana-logical b-ridges)me një shikim të pasur të shumanshëm në ç’ është shkruar mbi këto tema që tërheqin kureshtjen e tij kudo ku mund të gjenden zbërthime të problemeve thelbësore të njeriut; përkthimet mjeshtërore nga Bibla, “Ekleziasti”, “Zbulesa”, pastaj “Kështu foli Zarathustra”, një ese e tij për ketë vepër, veprën e filozofit francez E.Levinas, dhe kontributi i tij në një sesion ndërkombëtar mbi këtë autor që trajton ngjashmëritë o analogjitë e fateve të Shqiptarëve me Hebrenjt , dhe në mbyllje por jo shteruese proza e gjatë ”Spitali” , e botuar dhe e kaluar në heshtje. Bien në sy te kjo vepër prej 30 fq një pasuri mjetesh letrare që të impresionon për menyrën rrënjësisht origjinale (të guximshme) që trajton realen dhe të imagjinuarën, fantazinë për të sjellë të ardhmen tonë të rënë pre e lirisë së shqyer por dhe nën dritën e fuqishme të drejtësis hyjnore, gjëra që e rreshtojnë ndër autorët më të avancuar sipas meje, dhe për impenjimin kostant prej kërkuesi për të intuuar ç’ mund të ngjajë në botë me start nga sot dhe me implikime që ravizohen qysh sot, natyrisht si mund ta shohë një artist që vë në punë hiperbolën, (por a nuk do të quheshin tepërime, realitetet shekullit të kaluar kur i parathoshte një artist? Shembull Orwell) Problemi që rri përposht ngjarjeve të një harku kohor sot, me mundësi të provuara tragjike qëndron te indiferenca dhe papjekuria e botës së pasur . Në fakt është raporti i dobët preokupim/ problemim që tregon bota nominalisht e krishterë në sjelljen e saj ajo që përbën shqetsimin e tij. Dhe përqëndrohet sigurisht ai tek ndajfolja nominalisht .

Kurse poezia e Llukës, e pashkëputur nga dialogu me veten, vepron në momente të zgjedhura por thuajse pa pushim , me një gjuhë esenciale falë rigorozitetit të tij në shije dhe kulturës së gjerë,.. Në vazhdim të volumit ‘Spektër’ lexuesi do të vërë re këtë depërtim në thelbin e gjërave, kur gjen të tjera pretekste me fokusime të papritura , që i evidentojnë origjinalitetin. Që këtej vjen dhe e ohuranj ‘ ngushtësi’ e poezis në pak shijues. Kjo dhunti intuitive e çon autorin, mbasi ka numuruar edhe çfaqjet më të hidhura të jetës me pak rreshta, tek një vis i largët prej të cilit vargu merr si një dritë ku ndihet nostalgjia e përjetimeve në moshën e harmonisë me Botën, adolescenca e parë, dhe që i ka lënë në shpirt jo dëshirën o pezmin për të ndryshuar dishka, ai është i sigurt që ndyshimi ndodh objektivisht, por një dëshirë për plotësi që do të thotë përsëri vetmi ngaqë çdo individ ka linjën e tij të pareduktueshme. Ajo përshkon si prizmë tërë librin, që na jep çastet kur meditacioni i tij kërkon plotësinë pikë arritjeje,dhe provat që bën në sferën e të dukshmes të lidhur me të padukshmen kaq gjat të ‘banuar’ prej tij në vetminë e tij . Ndërkohë ‘spektri’ i tij ka edhe të tjera shikime realitetit të dukshëm, prej modernisti befas, për ta intriguar lexuesin, psh e para në rend mbas ‘Vërejtje’ me titull “Përshkrim i një momenti”,në të cilën ekzistenca e përjetuar fizikisht rrudhet në një moment të shkurtër tek vetëm suksesioni i ndijimeve pa asgjë tjetër, një vartësi e pacak dhe e pa kuptim. Poezia që pason (“Një portret”) më e gjata dhe më e bukura e përmbledhjes jep të kundërtën, shpërthimin e fizikes që mbush një vajzë të re me energji orgjiake,( term i tij) që për instinkt provon të gjitha mundësitë e trurit e të reflektimit, pra pasuri fiziko-psihike me kapacitetin të zgjedhë, pra edhe lirinë – shkurt njerzorja në potencialitetin maksimal të saj.

Poezis së devocionit të shpërfillur deri dje, dhe tani duke rimarrë veten, po i shtohet tek libri një fill bashkëkohor.kur ia merr popullit besimtar qendisjet delikate në nderim të ikonës së Virgjireshës Mari dhe u shton një flok dëbore ! Kjo grimë e ardhur nga qielli me ngadalësi dhe në heshtje ka këtë modernitet nga shkenca që e ka studiuar duke na e ofron ashtu siç është, një brilant, kur e sheh në mikroskop. Nëse ato përdorin objekte tipike secila të epokës së vet, e vjetra arazzot dhe qëndisjet që i japin luks ikonës së Virgjireshës, e sotmja lulet e fushës o të serrave në ngutjen e saj, spektri që kemi në dorë gjen në ravgimet e tij një flok dëbore send që natyra na i ofronte përherë,por që me sa di nuk i ësht ofruar Hyjlindëses deri dje ndonjëherë ,dhe natyrisht as me atë intencion si ky që formulohet në këtë poezi të Llukës,përmbyllëse e librit :

I përshtatet kësaj dite
dërgimi i një dhurate
i një dhurate të pafajshme fëminore
i një floku dëbore

që është i butë,
i heshtur,sublim dhe i panjollë

dhe vezullon
si çdo brilant

me kristalet e tij fisnike, të përkryera
megjithse të përkohshme dhe të thinjura;

por aq të brishta dhe delikate sa nuk durojnë
as më të voglën prekje të frymës apo gishtit
Të lashtët katragjyshë

të lulëzimit pranveror

po aq të përkohshëm
sa çdo lumturi në këtë botën tonë të mjerë
====

blank

blank

AJO COPĒZ QIELLI DIMĒROR I POETES ANTONIA POZZI – Nga Eda & Visar Zhiti –

Bora e dhjetorit dhe poetja italiane Antonia Pozzi na pēzjehen sot si imazhe tronditēse, jo pse ajo ishte bionde e bukur, por nga qē u shua mbi dēborē…

Ishte e re, 26 vjeçe, kur e ndërpreu me dashje jetën e saj. Dhe arsyeja, po aq e bukur sa ajo, ishte dashuria…

Vajza milaneze, pasionante, e zgjuar dhe e pasur, nẽ dije sidomos, “intelektualja aktive” ndër më të shquarat e shekullit tē saj, në mbrëmjen e 3 dhjetorit, si sonte…ikën… nëpër borë, hyjnisht e dalldisur, ndērkaq kishte gëlltitur dhe disa hapje vdekjeprurëse… dhe bie mbi atē çarçaf tē bardhē bore, tē ftohtē si toka, teksa bora e mbuloi si njē tjetēr çarçaf qiellor e ashtu e shtrirē s’u ngrit mē…

Ishte viti 1938, pra, 85 vjet mē parē dhe neve na ndērmendet se atē vit vdiq dhe Migjeni ynē, pothuajse nē tē njējtēn moshē me Antonian dhe jo shumē larg nga aty, nē njē sanatorium nē Torino. Njē vit mē pas atdheu i Antonias do tē pushtonte atdheun e Migjenit.

A thua kur vdesin tē rinjtē, atdheu nuk plaket?

– Po pse vrau veten poetja Antonia Pozzi? – vazhdojnë pyetjet dhe sot. – Pse?

– “Dhimbja e të jetuarit?”

– “Vuajtja e dashurisë së penguar nga prindërit, – edhe pse familje borgjeze e me kulturë, – për tē dashurin, mësuesin e gjimnazit?”

– “Ndjenja e rëndimit të epokës së errët të fashizmit?”…

Cila nga kēto çēshte apo asnjēra a tjetēr gjē apo tẽ gjitha bashkē e shtynē ta braktiste jetēn?

Pyetje pa përgjigje, thonē. Shpirti i Antonias ishte vërtet shumë i ndërlikuar për të nxjerrë një “pse” nga një gjest fatal që ndoshta ishte më shumë çlirues sesa i dëshpëruar, mendojnë kritikët…

A thua e jep pērgjigjen poezia e saj, shpjegon disi nga enigma? Mbase, por nuk besoj, poezia ēshtē çēshtje jete. Po edhe se si vdes ēshtē çēshtje jete.

Poetja Antonia Pozzi jeton në poezinë e saj dhe kjo mjafton, nē poezinē qē po vlerēsohet gjithnjē e mē shumē, e pērkthyer nē shumē gjuhē, edhe nē anglisht, ajo vjen e gjallë, e mrekullueshme si në imazhet e saj bardhẽ-e-zi, me dritēn prej bore dhe hije si trushtimi. Po cili ka thēnē se “hija ēshtē gjaku i dritēs”?

Ndẽrkaq ne po sjellim kētē poezi tē Antonia Pozzi-t pēr tē kujtuar shpirtin e saj me aq shumē qiell brenda vetes, të njëjtin qiell tē dhembshur me tonin, ēshtē shkruar 90 vjet mē parē, kur ajo ishte 21 vjeçe dhe emocionon

si atēhere, kẽshtu besoj/mē… / V.

blank

QIELLI NĒ MUA

 

– Nga Antonia Pozzi – Përktheu nga origjinali Eda Zhiti

 

Unë s’duhet të harroj
qē qielli
qe në mua.
Ti
ishe qielli në mua,
se nuk flisje
asnjëherë për fytyrën time, por vetëm
kur unë flisja për Zotin
më prekje ballin
me gishtat e lehtē dhe mē thoshe:
– Je më e bukur kështu, kur mendon
gjērat e mira –
Ti
ishe qielli në mua,
se nuk më doje për veten time
por për atë farë
të mirē
që flinte në mua.

Dhe nëse ankthi i gjërave aq gjatë
qarjen ma shtrëngonte,
ti me gishtat e fortē
më thaje lotët e më thoshe:
– Si mund të jesh nesēr mamaja
e fëmijës tonë, nëse sot qan kështu?-
Ti
ishe qielli në mua,
qē nuk më doje
për jetën time
por për jetën tjetër
që mund të zgjohej
tek unē.
Ti
ishe qielli në mua
dielli i madh që ndryshon
plisat në gjethe të tejdukshme
dhe kush donte të të godiste
shihte që i dilnin nga dora
zogj
në vend të gurëve
– zogj –
dhe pendët e tyre shkruanin në qiell
të gjallê emrin tënd
E jetoj emrin tënd
si në mrekullitē
e lashta.
Unē nuk duhet tē harroj
qē qielli
qe nē mua.

Dhe kur nēpēr rrugē – para
se tē ishte mbrēmje – endesha
dhe ende dua
tē jem njē dritare qē ecēn,
e hapur, me anēt e kaltra
qē e mbushin plot.
Ende dua tē dēgjohet
rrahja e fortē e zemrēs sime
nē lartēsitē
si njē fole kambane.
Dhe qē gjērat e errēta tē tokēs
nuk kanē pushtet
tjetēr – mbi mua,
veçse atē tē çekiçit qē butē
gdhend nē lakuriqēsinē e qielltē
tē shpirtit
vetēm
emrin tēnd.
11 nēntor 1933
—————————————
E pērktheu nga origjinali
Eda Zhiti

blank

MERRE….- Poezi nga YMER LLUGALIU

Merre gjakun e derdhun,
lumej të nëndheshëm
nga lamje shtati çdo natë.
Në aromën e miskut
le të dashunohen yjtë
në shpirtin luftarak.
Merre ndjersen e derdhun
det i krypun
bëje nitrat
nëpër Fushën grunore,
vetullzezën, flokartë.
Baxhurri bajrak
valëzohet nëpër erna,
hepohet përmbi dallgë.
Merri eshnat e thyem
nëpër leqe shekujsh
bani grataçelë
me kokën mbi re.
Nëpër fjolla rrezesh
ballin zhubrosun
shndrite, freskoje
nëpër dritën e diellit hare.

.
Mirditë-Rrëshen,1975

blank

SULLTANI PLAK- Përrallë gjermane nga Vëllezërit Grim- Përktheu Agim Dëshnica

Një fshatar na kishte një qen besnik me emrin Sulltan. Më së fundi qeni u plak. Një ditë  fshatari, tek ndodhej në oborr, i tha së shoqes:

– Nesër do ta vras Sulltanin. Është plakur shumë  e s’na hyn më në punë.

Gruas i erdhi keq për  qenin e gjorë, ndaj iu përgjigj të shoqit:

-Aman, mos e vrit, or burrë, se na ka shërbyer  me besnikëri shumë vjet me radhë! Të lutem, ki mëshirë për qenin tonë!

– Ç’thua kështu!? – ia ktheu burri. – A je në  vete!? Atij s’i ka mbetur asnjë dhëmb në gojë.  Këtej e tutje asnjë vjedhës s’do të ketë më frikë  të vijë tek ne! Shërbimet që na ka bërë Sulltani  ia kemi shpërblyer me dreka e darka të  bollshme. Tashmë atij i ka i ardhur ora të iki nga kjo botë!

 

Qeni tek rrinte shtrirë atje pranë i  dëgjoi të gjitha ç’tha i zoti, ndaj u tremb e u  trishtua, se e nesërmja do ishte dita e fundit e  jetës së tij. Por ai na kishte mik një ujk. Në  mbrëmje vajti fshehtas në pyll, e gjeti ujkun dhe i tregoi fije e për pe rreth fatit që e priste.

-Mos u mërzit aspak, vëllaçko! – i tha ujku. –  Dëgjo se ç’duhet të bëjmë bashkë! Nesër në të  gdhirë, burri e gruaja, do të venë të mbledhin  fier. Do të marrin me vete edhe vogëlushin e  tyre dhe do ta lënë shtrirë nën lis. Atje qëndro  edhe ti, gjoja si roje! Në ato çaste unë do të dal  nga pylli, do të sulem dhe do ta grabis. Ti vrapo  menjëherë pas meje, sa të mundesh më shpejt,  për të më kapur udhës. Unë do ta lëshoj djalin  për tokë. Ti kape nga bluza me dhëmbë, merre  dhe ktheu tok me të prapa. Prindët do të  besojnë se e shpëtove ti. E kështu asnjë e keqe  s’do të të gjejë më, përkundrazi, do të jetosh në mes gjithë të mirave.

 

Qeni e pëlqeu mendimin  e ujkut. Të nesërmen ndodhi ashtu siç tha ujku.  Fshatari, kur pa ujkun që po vraponte nëpër  fushë me vogëlushin e tij, nisi të bërtiste i  dëshpëruar, por Sulltani plak ia solli shëndoshë  e mirë. Atëherë i lumtur sa s’ka e përkëdheli  me dashuri Sulltanin dhe i tha:

– Nga unë s’ke për të parë asgjë të keqe. Do të  të mbaj falas si s’ka më mirë, deri sa ta kesh  jetën! – Pastaj iu kthye gruas:  – Shko shpejt në shtëpi dhe përgati drekën!  Supa për Sulltanin të jetë e shijshme dhe me  lëng mishi! Jepi edhe jastëkun tim si dhuratë  nga unë Sulltanit! Qysh nga kjo ditë për qenin  plak të kujdesemi aq mirë, sa ai të ndihet mjaft i kënaqur!

Ujku shkoi për vizitë te Sulltani, u  gëzua që gjithçka u krye ashtu siç deshën të dy,  dhe i tha:

– Dëgjo, miku im! Nëse në ndonjë rast do t’i  rrëmbej zotnisë tënd ndonjë nga shelegët, ti  shtiru sikur s’pe gjë!

– Jo! – iu përgjigj i egëruar qeni. – Unë jam  besnik ndaj tim zoti, nuk mund të sillem  ndryshe!

Ujku mendoi se qeni bënte shaka,  prandaj, kur ra nata, erdhi të merrte prenë e tij.

Ndërkaq, Sulltani e kishte lajmëruar qysh më  parë të zotin e vet, e ky e priti ujkun grabitar në kasollen e dhenve me kërbaç. Ia bëri kurrizin  më të butë se barkun.

Ujku, teksa ia mbathi me  vrap, i thirri Sulltanit:

– Këtë do të ma paguash shtrenjtë, or qen i  pabesë!

 

Ditën tjetër ujku dërgoi derrin e egër  ta ftonte qenin, për t’u marrë vesh miqësisht.  Qeni plak pranoi, por përveç maçokut me tri  këmbë, nuk gjeti ndonjë kafshë tjetër që ta  shoqëronte deri në pyll. Kur nisën të ecnin  nëpër shteg, i gjori maçok, i hidhte hapat çalë –  çalë, duke e tërhequr bishtin zvarrë – zvarrë, me dhimbje. Ujku dhe derri i egër, po prisnin në  vendin e caktuar, por kur panë kundështarët,  dyshuan se ata kishin me vete një shpatë, po në të vërtetë “shpata”qe bishti i maçokut. Ata e  pikasën maçokun tek kërcente mbi tri këmbë.  Menduan se po mblidhnin gurë për t’i vërvitur  kundër tyre, ndaj u trembën që të dy. Derri i  egër u fsheh nën shkurre, ndërsa ujku u ngjit  me një frymë te një pemë. Sapo mbërritën qeni dhe maçoku, ata u habitën kur vunë re, se asnjë nga kafshët nuk shihej kund. Veçse derri i egër  nuk qe fshehur mirë i tëri. Veshët e tij dukeshin  paksa mbi shkurre. Ndërsa maçoku hodhi sytë  përqark, ai i lëvizi veshët. Maçokut iu dukën si  mi. Mori vrull dhe iu hodh derrit përsipër. Në  çast derri i egër doli nga shkurret dhe vrapoi  duke hungëritur me dridhmë:

– Fajtori nuk jam unë, jo, jo, por ai atje, mbi  pemë! Qeni dhe maçoku ngritën sytë dhe panë mbi degë ujkun të turpëruar nga ajo frikë e  papritur. Së fundi, ai zbriti dhe pranoi të bënte  paqe me qenin.

blank

E P I R O T Ë T – Poezi nga ATDHE GECI

 
Ky diell i zënë Çamërie, do
të shndërrohet në zemërim
në dritë lirie të çlirimtarëve
dhe në vetëtima vargmalesh.
.
Ky diell i zënë mbi Çamëri
është plagë e të gjithë neve
zemërim  i  të ardhshmëve,
kushtrim për diellin e zënë!…
.
Nëpër stuhi kohësh lëvizim
lirinë e kem shok udhe, por
hafije të armiku na ndjekin,
që çështja  çame të heshtet!
.
Atdhe i Kadmit  dhe i Ilirit
koha është të kryengritemi:
si në kohën  e  Pirro Burrit,
dhe Princ, Gjergj Kastriotit.
.
O e shtrenjta jonë, Çamëri
o toka jonë e stërgjyshërve
për ty e kemi armë gjakun,
bashkimin me Shqipërinë!…
.
Atdhe Geci – Vlorë, 2017
blank

Requiem!!- Poezi nga Robert Louis Stevenson – Përktheu Servet Bytyçi

.
Nën qiell të hapur, nën yjësi
Më hapni varrin, ku do fle.
Vdiqa, jetova, në lumturi
Një epitaf unë po u lë!
.
Të shtrihet këtu, në këtë varr
Këtu ish malli e amaneti i tij.
Vatër pat detin ky marinar,
Vatër e mall kodrat, në gjueti.
blank

Vdekja… – Poezi nga Robert Louis Stevenson- Përktheu Servet Bytyçi

Ai vdiq në dashuri të madhe me jetën, natyrën, detin.
Vdiq tamam si mbret, në ishullin e Samoas, në Polinezi.
Diku në Paqësor.
Diku mes Fixhit e Honolulusë ( Hawait)
Atje ku jeta do vazhdojë të jetohet dhe shumë shekuj.
Ka vdekjen më fantastike.
( Sado absurde të tingëllojë kjo shprehje)
Vdiq më 3 Dhjetor të 1894
Ku i bie 20, 21 ditë mes ditëlindjes së tij e të Krishtit.
Teksa po hapte një shishe verë.
Papritur u zverdh në fytyrë.
Dhe i tha së shoqes:
Po kjo ç’është.
Jam zverdhur në fytyrë ??
Dhe ra e vdiq.
Banorët e Samoas e deshën shumë dhe u kujdesën shumë për varrin dhe emrin e tij.
Në varrin e tij shkruhet kjo poezi e përkthyer nga unë.
Dhe e bazuar në poezinë e tij.
blank

Më 3 dhjetor 1894 u nda nga jeta Robert Louis Stevenson, shkrimtari jashtëzakonisht i gjithanshëm skocez

VOAL- I lindur në Edinburg, Skoci, më 13 nëntor 1850, pas një rinie rebele dhe në polemika me të atin dhe me puritanizmin borgjez të mjedisit të tij, ai studioi drejtësi, u bë avokat, por nuk e ushtroi kurrë këtë profesion. Më 1874 simptomat e sëmundjes së mushkërive që e kishin prekur gjatë fëmijërisë u bënë më serioze; fillon një seri qëndrimesh shëruese në Francë. Këtu Stevenson takohet me Fanny Osbourne, amerikane, dhjetë vjet më e madhe se ai, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Lindja e marrëdhënies së tij me Fanny-n përkon me fillimin e angazhimit të tij me kohë të plotë si shkrimtar. Nuk kalon shumë kohë dhe Stevenson ka mundësinë të publikojë tregimet e tij të para.

Krahas tregimeve të ndryshme filloi të shkruajë edhe ese dhe poezi për periodikë të ndryshëm. Ai boton libra të zhanreve të ndryshme, duke përfshirë “Një udhëtim në brendësi, 1878) dhe “Udhëtim me një gomar në Cevennes, 1879), koleksionin e artikujve filozofikë dhe letrarë ” Për vajzat dhe djemtë” (Virginibus puerisque, 1881) dhe përmbledhja me tregime “Netët e reja arabe” (1882). Në 1879 ai arriti Fanny në Kaliforni, ku ajo ishte kthyer për të marrë një divorc. Të dy martohen dhe kthehen së bashku në Edinburg.

Fama e tij erdhi papritur me “Ishullin e thesarit” (1883), libri i tij më i popullarizuar edhe sot: në njëfarë kuptimi, me romanin e tij Stevenson i dha jetë një rinovimi të vërtetë të traditës së romanit aventuresk. Stevenson konsiderohet si një nga eksponentët kryesorë të asaj lëvizjeje komplekse letrare që reagoi ndaj natyralizmit dhe pozitivizmit. Origjinalitetin e rrëfimit të tij e jep ekuilibri mes fantazisë dhe stilit të qartë, preciz, nervoz.

Më 1886 u botua “Rasti i çuditshëm i Dr Jekyll dhe zotit Hyde”. Edhe ky titull kontribuon – dhe jo pak – për të ngulitur emrin e Robert Louis Stevenson në historinë e trillimeve të mëdha botërore të shekullit të 18.

Rrëfimi i një rasti të personalitetit të ndarë merr një vlerë të fuqishme alegorike, duke ndriçuar forcat e së mirës dhe të së keqes të pranishme në natyrën njerëzore. Historia është shumë e famshme, objekt i një numri të konsiderueshëm adaptimesh dhe zhvillimesh filmike.

Në të njëjtin vit, Stevenson botoi “Kid napped”, të cilin autori e ndoqi në 1893 me “Catriona” (1893).

“Shigjeta e zezë” është e vitit 1888. Në “Mjeshtri i Ballantrae” (1889) tema e tërheqjes fatale të së keqes përfaqësohet me mjeshtëri në historinë e urrejtjes midis dy vëllezërve skocezë.

Ai arriti një mirëqenie të arsyeshme ekonomike, megjithatë shëndeti i tij i dobët dhe tërheqja ndaj aventurave e shtynë atë të largohej përgjithmonë nga Evropa në kërkim të një klime më të butë. Në vitin 1888, pas një ndalese të shkurtër në Nju Jork, ai u nis për në Perëndim dhe më pas, së bashku me familjen e tij, drejt Paqësorit Jugor. Ai u vendos në ishujt Samoa duke filluar nga viti 1891. Këtu ai kaloi një jetë të qetë, duke punuar deri në ditën e vdekjes, i rrethuar nga dashuria dhe respekti i vendasve, të cilët në disa raste pati mundësinë t’i mbronte nga ngacmimet e të bardhëve. .

Tregimet “Argëtimet e netëve të ishullit” (1893) dhe “Nei seas del Sud” (Në detet e jugut, 1896) janë të një mjedisi polinezian. Dy romane të papërfunduara u botuan pas vdekjes, “Weir of Hermiston” (1896), një nga veprat e tij më të vlefshme dhe “Saint Yves” (1898).

Një artist jashtëzakonisht i gjithanshëm, në karrierën e tij Stevenson trajtoi zhanret letrare më të ndryshme, nga poezia në një lloj romani detektiv, nga romani historik te përralla ekzotike. Thelbi i punës së tij është morali. Duke shfrytëzuar lirinë narrative të lejuar nga tregimi fantazi dhe romani aventure, Stevenson shpreh ide, probleme dhe konflikte me një formë shumë sugjestive mitiko-simbolike, duke i projektuar personazhet, ashtu si lexuesi, në rrethanat më të pazakonta dhe të papritura.

Robert Louis Stevenson vdiq në Upolu, Samoa, më 3 dhjetor 1894./Elida Buçpapaj

blank

KËPUCËT E KOHËS… Nga Kosta Nake

– Rreth romanit “Këpuca e aktorit” i Visar Zhitit, Onufri 2022 –

Ky roman duket si një oqean ku qarkullojnë tri rryma të fuqishme teksa sipërfaqen e tij e trazojnë herë-herë me kërcime të befta krijesa nga bota shqiptare dhe jo vetëm.

Rryma e parë dhe kryesorja përfton sagën shekullore të një familjeje aktorësh e cila fokusohet te Hektor Tomorri në rolin e rrëfimtarit. Rryma e dytë përshkohet nga trysnia e shtetit diktatorial mbi individin duke krijuar vazhdimisht një shtresë njerëzish të persekutuar të cilëve nuk u buzëqesh asnjëherë dielli i fatit. Rryma e tretë është historia e Shqipërisë me ngjarje dhe karaktere që shërbejnë si guri kilometrazhi në rrugën e mundimshme drejt lirisë dhe shtetit të së drejtës.
1.
Sipari i ndodhive ngrihet me shembjen e Teatrit Kombëtar që zë nën rrënoja një aktor të shquar të vendit. Mbetur i izoluar, mes jetës dhe vdekjes, me një këpucë të zhdukur, parakalojnë vitet e përballjes së vështirë me skenën duke filluar nga gjyshi, të cilit ia patën vjedhur njërën nga këpucët që kur ishte në Normalen e Elbasanit. Përvijohet një rrugë e nëndheshme pacifiste që ka ekzistuar gjatë gjithë kohës në shpirtin e artistëve, por nuk arriti të ngrihet mbi sipërfaqe për të parë dritën e diellit, për të marrë ngrohtësinë e tij.

Këpuca shfaqet si detaj dhe kthehet në një simbol të shumëfishtë, në një refren që tejkalon arien familjare. Paraprihet nga thënia filozofike “Më thuaj çfarë vë në këmbë, të të them se ku do të shkosh” (f.51) dhe përforcohet duke u personalizuar me këpucën “Më thuaj ç’këpucë ke, të të them se ku do të shkosh.” (f.419) Këpucët janë diçka që na përcjellin ritmin e ekzistenës si qenie e vetëdijshme tokësore, shkarkojnë butësisht peshën e trupit tonë në rrugën mbi të cilën lëvizim duke marrë atributet e ambasadoreve, bëhen shprehëse të shpirtit që qëndron mbi to dhe identitetit
të papërsëritshëm; ato janë metafora e udhëtimit të jetës.

Qenia me një këpucë, sjell analogen e vet, sandalen e Jasonit që ia mori lumi. Ka një paralelizëm biblik kur thuhet “e para është këpuca”, në vend të formulës “e para ishte fjala” me hamendjen se mund të ketë një histori 30 mijë vjeçare. Duke përcaktuar kush mund t’i vishte dhe sa rripa mund t’u viheshin sipas pozitës shoqërore, këpucët morën status të veçantë që te grekët e lashtë. Autori hedh në tregun etimologjik një shpjegim onomatopeik të fjalës angleze “shoe” gjatë fërkimit me rrugën.  Kontrasti i veshjes së këpucëve me ecjen zbathur mund të bëhet objekt analize: ecja zbathur është akt lirie, lehtësimi, kënaqësie, vetëdije, antikonformizmi, materializim i shprehjes tjetër filozofike “të qëndrosh me këmbë në tokë.” Stilisti francez  Christian Louboutin  thotë: “Një palë këpucë nuk janë vetëm një skicim, por edhe pjesë e gjuhës së trupit; mënyra se si lëviz përcaktohet krejtësisht prej tyre.” Këpucët në këmbët e një aktori marrin një kuptim krejt të kundërt si kufizime që lidhen me tekstin e gjinisë dramatike dhe kontekstin politik të ngjitjes në skenë.

Te romani i Zhitit këpucët shfaqen mbi oxhak te shtëpia e gjyshit “si një shenjë qytetërimi.” (f.71) Befas kthehen në mjet për shprehjen e revoltës, kur dasma zhvillohet në një mjedis të rënduar nga pesha e parrullave luftarake “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet.” (f.145) Më pas përmendet këpuca e Hrushovit në OKB, këpucët e Çarli Çaplinit dhe këpucët dëshpërimisht komike pikturuar prej Van Gogh, roli përcaktues i këpucëve dimërore në fitoren e ushtrisë ruse mbi nazistët, këpucët e të vdekurve në muzeun e holokaustit në Uashington.

Detaji rimerret kur aktori shtrihet në shtrat duke hequr vetëm njërën këpucë, jo nga lodhja, po “nga një brerje ankthëruese” sepse kishte punuar për skenën dhe nuk kishte qenë pranë familjes pikërisht kur kishte ardhur në jetë fëmija e tij, e para dhe e fundit; kur bija Iris vesh këpucët e atit dhe ai nuk e gjen njërën prej tyre; kur një qen ia merr me dhëmbë aktorit njërën nga këpucët, kur po lante këmbët me ujin që rridhte në amfiteatrin e Durrësit “me kujtesën e dramës”; kur shikon një buzëqeshje të begatë te “këpucët e çara” të një fëmije; kur poshtë ulëseve të avionit ngatërrohet një këpucë burrash me një këpucë grash, etj.

Këpuca merr një kuptim të ri kur kështu ngjan edhe ngrehina e teatrit që nxin në muzg, këpuca e ngushtë është vetë realiteti dhe Shqipëria është e gjitha një teatër. Një shtjellim i këtij simboli vjen sërish kur hidhet ideja e një skene në formë këpuce, simbol i ecjes, i ikjeve, ardhjeve. Kaq peshë merr këpuca në vepër sa në një dialog ngrihet në stadin e sindromës dhe më pas përligj edhe titullin e veprës: “Vetë skena është këpuca e madhe e aktorit.” (f.375)

Në skenën e teatrit bashkëshoqëruese të këpucëve në këmbë janë maskat mbi fytyrë, madje këto të dytat kanë mundësinë për t’u shtuar, ato janë këpucë të fytyrës. Përtej skenës, simbolika e këpucëve merr përmasa më të mëdha dhe ngarkesë filozofike “Vish këpucët e tjetrit, të gjesh se ç’hall ka.” (f.381) Miqësia është si këpuca, ose të rri mirë, ta mban këmbën ngrohtë, ose të shtrëngon dhe të vret. (f.415) Artistikisht kjo gjen shprehjen e vet te bukur në thënien e stilistit francez Roger Vivier : “Të veshësh ëndrrat në këmbët e dikujt do të thotë të fillosh të bësh realitet ëndrrat e dikujt.”
2
Fati i aktorit është i lidhur me problematikat që sjell në skenë. Në roman hidhet në diskutim shprehja “të hipësh në qerren e Thespit” si sinonim i mjeshtërisë së aktrimit dhe futjen në rrugën e përkryerjes. Qëndrimi për pak kohë në antikitet dhe aktorët tragjikë shfrytëzohet për të bërë edhe lidhjen: këpuca e tyre e vërtetë ishte talenti. Interpretimi i Hektorit në prani të Enver Hoxhës shënon një pikë kulmore të veprës që, pavarësisht vërtetësisë së ngjitjes së diktatorit në skenë për të ngritur aktorin e rrëzuar me një këpucë, tregon nivelin e lartë profesional të artistit, por mbetet i pakonsiderueshëm në një sistem ku prevalon partishmëria dhe “t’i futin këmbët në një këpucë,” (f.159) kur je i detyruar të ecësh pupthi me një këmbë. Prandaj duket përtej të përfytyrueshmes që njëra këpucë që kishte në dorë, kur iu afrua Enveri, të ushqente mendimin për ta përdorur si armë.

Teatri modern u zhvillua në oborret mbretërorë dhe u shërbeu atyre. Atributet e një oborri mbretëror i mori edhe pushteti komunist, por ideologjia që e ushqeu atë nuk kishte të bënte me lirinë e vërtetë dhe këtë e tregoi qëndrimi kategorikisht mohues që mbajti ndaj teatrit kur ofroi paqen klasore në vend të luftës së klasave e cila në thelbin e vet kishte marrjen dhe mbrojtjen e pushtetit. Një nga pretekstet që u përdor për largimin e të padëshiruarve nga pushteti, mbyllja e rrugës për arsimim të kualifikuar, ishte loja me biografinë. Enver Hoxha që i kishte thënë Hektorit “ti luan mirë”, në një bisedë imagjinare me atin e vdekur, kthehet në hije. “Më ndjekin nga pas këpucët e Enverit, ecin vetë, pa këmbët e tij, janë bosh.” (f.243) Lavdërimi plotësohet nga realiteti “por nuk mund të luash me ne, harrove i kujt je?” (f.253) Një duel banal midis babait aktor të Hektorit dhe një partizani në fund të luftës, përfundon me vrasjen e babait dhe njollosjen e familjes që vazhdon
gjatë gjithë viteve të diktaturës së proletariatit. Sa e sa intelektualë kanë pëshpëritur me vete “Hesht dhe harro” (f.174) sepse ishte njëlloj sikur t’i bije murit me kokë. Sa e sa kanë pëshpëritur “hesht dhe kujdes” sepse mjedisi ishte i infektuar nga spiunë të shumtë. (f.228) Ka një listë të gjatë aktorësh e regjisorësh që mund të identifikohen lehtësisht me të vërtetët, si Jero Minushi, Misha Luari, Adil Paçraku, Gjin Miho, Kujtim Vogli, Gjokë Viktori, Robert Budi, opinionistët Frrok Nano, Albert Çupi, Mustafa Rakipi, parodisti Artur Llaku, etj. Ideja e luftës së klasave që nuk pushon, jepet me paralajmërimin e pritjes së një “dallge” tjetër.

Autori zbardh fatin e aktorëve: “ishim qenie midis maskave të gjalla dhe këpucëve, na lëvizën siç deshën të tjerë dhe na hidhnin si të donin,” (f.350) rikthehet herë pas here në bashkëkohësi me konstatimin e hidhur “e kanë braktisur teatrin, se dramat janë nëpër rrugë,” (f.340) konkludon me hidhërim “s’kemi patur ndonjëherë teatër të vërtetë, ashtu siç ka mbetur sot një vjetërsirë së jashtmi, ka qenë një vjetërsirë e keqe dhe nga brenda, gërmadhë.” (f.412)

Rryma e dytë fillon me fjalinë e tretë të librit: “…kishte kaluar mesnata… Në atë orë bëheshin dhe pushkatimet…” (f.9) Që në vitet e luftës pushteti i ardhshëm kishte treguar disa tipare jakobine, gjyqi partizan pushkatoi një partizan, as tradhëtar, as dezertor, vetëm i dashuruar me një vajzë partizane.” (f.99) Është një tendencë e dukshme e autorit për të thënë se edhe pas tri dekadash tranzicion ka ende për të dëshmuar për raprezaljet dhe krimet e komunizmit. Siç e përcakton edhe vetë romancieri, ripërsëritja e rrethanave dhe ndodhive kultivon tek artisti maninë e persekutimit dhe konkludon “të burgosurit politikë i përdorin vetëm për protesta e greva dhe i mashtrojnë të parët…” (f.381) “Ish të burgosurit politikë djegin veten për Shqipërinë, politikanët djegin Shqipërinë për veten e tyre.” (f.383) Duke qenë edhe vetë përfaqësues i kësaj shtrese, autori duket sa i përfshirë, aq edhe i barazlarguar nga krahët e politikës.
3.
Rryma e tretë e romanit është një paralele mes fatit të aktorit dhe fatit të kombit që fillon me një vështrim mbi Marrëveshjen e Mukjes; ka një skaner të jetës së fshatit socialist, ku do zbulohet edhe këpuca e vjedhur e gjyshit; vjen një Lej Fen shqiptar që quhet Jorgji Gërshëra; spiunët të veshur me pelerinën e artistit mediokër përfaqësohen nga Çaçoja; nuk lihen jashtë vëmendjes firmat piramidale dhe trazirat e ‘97-s; hidhet një vështrim mbi qendrën e përçudnuar të Tiranës së sotme; ndalon për pak çaste te politika e ditës duke hedhur në telajo portretet e krerëve të dy partive kryesore, shikon edhe një çizme farfuritëse që fluturon si shpend në parlament; mbështet protestën për të mbrojtur teatrin nga shembja e paralajmëruar, “Vetëm teatri është i vërtetë… prandaj duan ta prishin” (f.402); sjell plot adhurim Shën Terezën shqiptare e cila e bën aktorin të ngrihet në këmbë i ringjallur dhe të ndiejë demonin në këpucë; zbulon te pandemia një rikthim të
detyruar, por të bukur te jeta familjare.

Kërcejnë mbi sipërfaqen e oqeanit krijesat e para të quajtura “sabote” dhe sjellin historinë e këpucëve të drunjta të cilat u përdorën nga punëtorët si dëmtuese të maqinerive; krijesa e dytë është poeti nobelist grek Odisea Elitis si dëshmi e një fqinjësie me dy faqe të ndryshme; pas tij vjen Kasëm Trebeshina.; shfaqet Plauti me komedinë “Menehmët” që i vendos ngjarjet në Epidamnusin tonë dhe Shekspiri me komedinë “Nata e dymbëdhjetë” me skenë ilirike; për herë të parë thuhet se në Rumani nuk u pushkatua Çaushesku me të shoqen, por sozitë e tyre; përmenden me nderim vëllezërit Belushi; kalohet deri në Etiopi me maskat e fisit suris; preken marrëdhëniet me Greqinë dhe reagimin pas filmit që bazohej mbi ngritjen e varrezave të ushtarëve të vrarë gjatë luftës italo-greke; debatohet për filmin e parë shqiptar; përfshihet lufta në Ukrainë dhe Zelenski president dhe aktor.

Duke e krahasuar këtë roman me oqeanin, mund të bëjmë një ekuivalentim me investimin më të madh letrar të autorit, sepse brenda kësaj hapësire të paanë ka dhe dy monumente të artë, për atin dhe birin, madje Atjoni vjen me emrin e vërtetë, një meteor që shfaqet dhe digjet në qiellin shqiptar.

Bilisht, 10 -15 nëntor 2023

 


Send this to a friend