Ishte viti 1979, viti kur Çmimi prestigjoz Nobel për Paqë iu dorëzua në Oslo të Norvegjisë, Nënë Terezës, sot Shën Nënë Tereza – e para dhe e vetmja figurë shqiptare në histori me një Çmim Nobel për paqë, një njohje botërore dhe shpërblim për veprat dhe veprimtarinë e saj jetësore, për paqë në botë dhe për kujdesin ndaj më të varfërve.
Për paqë në botë dhe për paqë e pajtim, edhe “për popullin tem Shqiptar”. “Që paqja e Zotit të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona”, është shprehur Shenjtja Nenë Tereza ndërsa po dilte nga manifestimi solemn i pranimit të Çmimit Nobel për Paqë, 45 vjetë më parë (1979). Pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj, Nënë Tereza ka shkruar këto fjalë: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vij në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën”, sipas biografit të njohur të jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, Dom Lush Gjergji.
Po e kujtoj këtë 45-vjetor të dhënjes së Çmimit Nobel Për Paqë, sidomos fjalët e Nenë Terezës për paqë “në familjet tona”, drejtuar shqiptarëve në atë kohë, si një rast reflektimi sot, pasi bota shqiptare ka aq shumë nevojë sot për paqë, për paqë me njëri tjetrin. “Familja shqiptare” nuk ka sot paqë, paqë me veten e paqë me të tjerët. Unë nuk besoj që shoqëria shqiptare në përgjithsi dhe politika shqiptare në veçanti, të ketë qenë ndonjëherë — në këto pothuaj 35-vite tranzicion të ashtuquajtur “post-komunist” — më konfliktuale, më e acaruar dhe me mungesë respekti e dashurie për njëri tjetrin, se ç’është sot. Thirrjen e Nenë Terezës për paqë e pajtim 45-vite më parë– po e kujtoj dhe si një pjestar i komunitetit shqiptaro-amerikan — prej më shumë se gjysëm shekulli në Amerikë – modestësisht – duke shfaqur nevojën për reflektim në këtë përvjetor, për gjëndjen e krijuar plot konflikte e në çdo nivel, por edhe mungesës së diskursit normal publik me njëri tjetrin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën e shpërndarë anë e mbanë botës edhe në mbarë trojet shqiptare, sikur bota shqiptare është në luftë me vet-eveten. Sidomos, diskursi politik, jo vetëm që është keqësuar, por duket se ka vdekur vitet e fundit.
Po përdori rastin e 45-vjetorit të dhënjes së Çmimit Nobel për Paqë Nenë Terezes dhe thirrjes së saj për paqë, dashuri, e pajtim ndër shqiptarët – duke i kujtuar lexuesit se në të vërtetë ishte mrekullia e Nenë Terezës, ajo që 14-vite më parë, për herë të parë, këto tre dekada, që bashkoi politikën shqiptare në një ceremoni të shkurtër në Tiranë në kujtim të lumturimit të saj. Ishte viti 2010 kur është inauguruar e ashtuquajtuara “Rrugë e Paqës”, në Tiranë, simbol i nderimit për Nenë Terezën me rastin e 7-vjetorit të lumturimit të saj – e njohur si, “Rruga e Milleniumit të Paqës”, në hyrje të Liqenit Artificial në kryeqytetin shqiptar.
Me atë rast, afër 30-udhëheqës botërorë i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit të atëherëshëm të Shqipërisë, Z. Bamir Topi që të merrnin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Rrugës së Paqës në Tiranë. Një numër i madh liderësh botërorë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit shqiptar. Por gjëja më e rëndësishme ishte pjesëmarrja në atë ceremoni e të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë të asaj kohe, por dhe sot, përfshir ish-Presidentin Topi, ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Kryetarin e Bashkisë Tiranë, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste, sot Kryeministër Edi Rama. Për ata që e mbajnë mend, ishte një ecje e lirë e të gjithë liderve politikë shqiptarë së bashku me qytetarë të Tiranës në rrugën që besoj edhe sot mban emrin “Rruga e Milleniumit për Paqën”. Një foto historike kjo që ndoshta ia vlen të nxirret nga arkivat si një simbol paqeje e bashkimi, për të parë – sidomos në rrethanat e sotme të konflikteve aktuale politike në Shqipëri — se çfarë është e mundur, me vullnet të mirë: bashkimi simbolik i politikës shqiptare për një rast me rëndësi për të gjithë — megjithse merita e bashkimit të tyre qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ishte meritë e kujtimit të Nenë Terezës.
Siç dihet, “Rruga e Milleniumit për Paqën”, kushtuar Nenë Terezës, është ndër rrugët më të veçanta në kryeqytetin shqiptar, sepse aty gjënden të vendosura në rrugë pllaka me nënshkrime të nja 28 udhëheqësve botërorë kushtuar paqës – duke nderuar, në këtë mënyrë, jetën dhe veprimtarinë e Shënjtores shqiptare, Nenë Terezës, por edhe shqiptarët, në përgjithësi. Ishte një gjest simbolik, por shumë domethënës. Në të vërtetë, ishte në ceremoni natyrale, spontane, asgjë e jashtzakonshme, në nderim të Nënë Terezës, për në një botë normale, ku udhëheqsit politikë të një vendi, pa marrë parsysh ndryhimet politike mdis tyre – kanë gjëra dhe kauza të përbashkëta që mund dhe duhej t’i bashkonin.
Në këtë mënyrë, ky ishte një mesazh simbolik që iu është dhënë edhe qytetarëve shqiptarë në përvjetorin e shtatë të Lumturimit të Nënë Terezës, 14 vjetë më parë. Ishte një rast me të vertetë i bukur dhe i mirëseardhur, megjithse i jashtzakonshëm dhe ndoshta i papritur kur të merren parasysh konfliktet dhe antagonizmat politike midis politikanëve deri në ditët e sotme, midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri. Por, megjithkëtë ishte një ditë e bukur, një fotografi simbolike që i mungon shumë sot jetës politike shqiptare. Ishtë një fotografi e politikanëve kryesorë të Shqipërisë, duke i shtërnguar dorën njëri tjetrit, një akt që i pelqen syrit dhe disi qetëson edhe zemrat e shqiptarëve kur shohin politikanët e tyre të merren vesh me njëri tjetrin. Për fat të keq, në këndvështrimin e sotëm të zhvillimeve politike në Shqipëri, por edhe kudo tjetër midis shqiptarëve, paqa për të cilën kishte bërë thirrje Nenë Tereza 45 vite më parë në Oslo, “në të gjitha familjet tona” — pikërisht aty ku e donte Nënë Tereza paqën, midis shqiptarëve, në familjet tona — është vështirë të identifikohet ose të dallohet paqa si e tillë sot në jetën publike dhe politike në marrëdhëniet midis shqiptarëve në nivele të ndryshme. “Rruga e Milleniumit për Paqën” ndoshta e mban gjithnjë emrin dhe na kujton thirrjen për paqë midis nesh të Nenë Terezës, por në jetën e përditshme, të gjithë e dijmë se, kryesisht, nuk ka paqë as dashuri midis njëri tjetrit, ndërkohë që në sallat e qeverisë e të shtetit – aty ku do duhej të ushtrohej respekti dhe paqa midis shqiptarëve për hir të shqiptarëve – aty mbetëron vetëm konflikti, urrejtja dhe mos respekti për njëri tjetrin, e nganjëherë edhe dhuna.
Në fjalimin e tij me rastin e emërimit, “Rruga e Milleniumit për Paqën”, në Tiranë, kushtuar Nenë Terezës, në vitin 2010, Presidenti i atëhershëm Bamir Topi ka folur për modelin e paqës së Nenë Terezes, për një paqe që ndërtohet e kultivohet çdo ditë e çdo kund dhe nga cdo kush. Në një referencë drejtuar klasës politike shqiptare në atë kohë, Presidenti Topi ka thekësuar me atë rast, paqën shoqërore, që sipas tij, është një “detyrë themelore e një shteti demokratik…e që duhet të jetë gjithashtu objektiv parësor i politikës, si fuqi lëndore e demokracisë. Për t’a ruajtur e për ta persosur atë metej, në perputhje me standardet evropiane, duhet angazhim i thellë i të gjithëve”, ka theksuar ish-presidenti Topi, duke nënvijuar “bashkpunimin, bashkjetesën, e tolerancën”, si, “forca morale e kulturore, në dispozicion të së sotmes dhe të ardhmes… në shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit.”
Për fatin e keq, ai rast fotografik paqeje më 2010 midis udhëheqsve më të lartë politikë të shqiptarëve, në vend që të kishte simbolizuar një fillim të ri të zhvillimeve paqësore në Shqipëri, konfrontimet politike kanë ardhur duke u shtuar dhe vazhdojne gjithnjë edhe sot, madje janë edhe më të thekësuara se kurrë më parë. Kriza politike nepër të cilën po kalon Shqipëria dhe Kombi shqiptar është një
krizë e madhe morale – një trashëgimi e gjysëm shekulli komunizëm – me besimin se kundërshtari politik është armik dhe si i tillë duhet të zhduket me çdo kusht.
Në ketë periudhë kritike për Kombin shqiptar, vazhdimi i një sistemi të polarizuar politik, jasht kontrolli, dhe dështimi i klasës politike për t’u marrë seriozisht, me problemet madhore të vendit e të Kombit — në të gjithë botën shqiptare pa përjashtim — do të ketë pasoja tragjike afatgjatë për të gjithë shqiptarët. Abraham Lincolni citohet të ketë thenë se, “Një shtëpi e ndarë dhe e perçarë kundër vetvetes nuk mund të qendrojë në këmbë pa u shembur”.
Thuhet se “politika është arti i kompromisit”. Prandaj të ulurit në tryezë me ata që kanë pikepamje të ndryshme për të biseduar, me qellim të mirë dhe në paqe për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, nuk duhet të shikohet si një dobësi, si diçka që nuk është burrënore. Nuk është burrëri as nuk janë burrshtetas ata që interesat partiake e personale i venë mbi përparimin dhe interesat e Kombit, ndërkohë që konfliktin e vendosin mbi kompromisin, në kurriz të paqës në shoqëri dhe në familjen e madhe të shqiptarëve.
U kërkoj falje atyre që këto fjalë mund t’i shikojnë si një predikim apo një pontifikim moral. Por shumë politikanë shqiptarë konsiderojnë se pozita politike që kanë tani është e drejtë e tyre dhe askujt tjetër dhe nuk e shikojne atë –për atë që në të vërtetë është — një përgjegjësi e privilegj qe ua ka besuar atyre, përkohësisht, votuesi shqiptar. Në të njëjtën kohë, edhe elektorati duhet të jetë më i përgjegjëshëm e të perkrahë kandidatë/e për poste politike ata të cilët flasin me respekt e dinjitet për kundërshtarët e tyre politikë dhe qnedrimet e tyre dhe të cilët kanë parasysh, mbi të gjitha, interesin e vendit e të Kombit. Thomas Jeffersoni do tu bënte thirrje udhëheqsve politikë shqiptarë të gjitha ngjyrave, “Ejani e na ndihmoni me talentet tuaja si edhe me peshën e karakterit tuaj, të punojmë së bashku, drejtë vendosjes së demokracisë.” Kombi shqiptar gjendet para një kthese historike dhe është një detyrë urgjente morale dhe kombëtare e këtij brezi politikanësh që t’i japin rrugën e duhur, “Rrugën e Paqës”, fatit të shqiptarizmit dhe shpresës për pranvera të reja për Kombin shqiptar, ashtuqë që shqiptarët të gjejnë sigurinë, paqën dhe rehatinë e vet, në vendin e vet, me bashkombasit e vet.
Momente të tilla si përurimi i “Rrugës së Milleniumit Për Paqën”, në nder të Nenë Terezës në Tiranë në 2010 — një ngjarje kjo që bashkoi klasën politike shqiptare të asaj kohe — do të bënin që të huajt, sidomos miqtë e Kombit shqiptarë të thonin sot — ah sa burra të mirë qenkan këta shqiptarët, kur bashkohen për të mirën e përbashkët. Për fat të keq, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në marrëdhëniet e politikanëve shqiptarë, me njëri tjetrin, kam drojë se nuk gjëndet kush të pohojë sot një gjë të tillë – pasi duket se është harruar mesazhi i Nenë Terezës i 45-viteve më parë në Oslo të Norvegjisë: Paqë në familjet tona, si parakusht i paqës dhe bashkimit në familjen e madhe shqiptare të përhapur anë e mbanë botës.
Nga Frank Shkreli
Pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj, Nënë Tereza ka shkruar këto fjalë: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vij në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën”, pohon biografi i njohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, Dom Lush Gjergji.
“Një shtëpi e ndarë dhe e perçarë kundër vetvetes nuk mund të qendrojë në këmbë, pa u shembur”.
“Nëqoftse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar se i përkasim njëri tjetrit”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan duke i dorëzuar Nenë Terezës Medaljen Presidenciale të Lirisë (1985), dekorata më e lartë që jep Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
PREFEKTE .
Prefekte ësht kur ske shka hjek ske qka shton , as edhe një fjali as fjalë as pik e as prejse . Te lumtë .
Ju flm shume.
…nji postim real…janë thirrë në Rugovizëm por kërkun afer parimeve Rugoviane…buka haram të vret thot populli…pra nukë ka tradhtue Thaqi Mustafën,por Mustafa tër elektoratin e LDK…
…shkrim i mirë,i kuptueshem…
Ju flm i nderuar Bajram Rexhaj.
Vleresim dhe analize shume e qelluar . LDK duhet te riformatizohet. Disa jane amortizu e disa jane ” lodh” duke vjedh. Uzurpatoret duhet pushu e te infiltruarit nga subjekte tjera ne LDK duhet larguar.
Ju flm inderuar Kriste.
Prof Dr.Isa Mustafen e ka largua nga skena Politike Zyra në Dragodan të Prishtinesw si ishë Presidentin e maparshem Fatmir Sejdiun qe e largoij ishë Sekretarja Amerikane Hillari Clinton qe ja dha Zarfin- Plikon ne dor qe te lexonte ne Aeroportin e Prishtines Ädem Jashari
Euv ty dora te lumtë po bukur ja paske qellu
Ju flm.
Shum e vertet te gjitha ashtu kan qen por e tera i ngarkohet Isa Mustafes por iniciator te kualicionit Ldk – Pdk jan : Haziri Dhe disa kryetar te komunave te bajm koalicion vetum per shkak te ndarjes se buxhetit shtetror atyre komunave ku kan qeverisur Ldk dhe kan vjedh me te madhe me Tendera Marri ju qoft te pa besë
Po ashtu eshte. Marrja u qofte, po ata jane te pander dhe marren e hane me buke.
Me vemendje e lexova kete shkrim qe del nga zemra e plaste.Te lumte zonje per pershkrim te sinqert qe ndonje moment ,me dukej qe une jam t,u u shprehe.Mjerim qka po behet me kete Kosove.Nganjihere mendoj qe nuk ia ka vlejt as lufta per liri,bile ndoshta skishim pase aq shume Viktima.Te gjithe,apo shumica e tyre qe na udhehoqen mbas luftes!na prun na kete gjendje te mjerueshme.Mendoj duhet te iu vihet te tilleve nje lloje veto,qe smund te kandidohen,askund.Assgje ne koken etyre nuk nuk funkcionon,vetem pasuria jòligjore.Kaq nga une.
Ju flm shume.
Te lumt Elida
Ju flm shume.
…Si gjithëmonë shkrimet e juaja brilante, të sakta dhe korekte, të lumtë!
Kjo far Elida kur paska qen ne ldk qi qenka qu si shtriga e poma tregojka per ldk pjetdhu mori
Shkrim analfabetçe i kësaj gruaje që ka luajtë fiqiri. Moti bile.
Keshtu ndodh kur jet partia ne duar te dobtit aty nuk piitet per mir shtepi pa zot
Jo vetem Isa por edhe Hashimi e Veseli dhe ter PDK ja duhet me kalue me vote ne opozite.Koalicion parazgjedhor duhet te bejne VV, LDK pa Isen dhe klanin e tij, AAK dhe AKR.Kjo esht shpetim per Kosoven
O hallal te qoft bre po burrnore qenke respekt per ju .
Po kta na kan pre un bes edhe unluft edhe un paq kurr kta njerz nuk ndryshojin
Shum shkrim me vend dhe i qelluarpor nuk e di a po kuptojn ky populll se shumica e ktyre politikajve po luftojn veq per karika e hajni. Po i lutna tmadhit zot qe ky popull kaq i vuajtur te vetdisohet e mos ti votojm kta njerez qe na shkatruan ekonomikisht dhe moralisht.ty te lumt dora se ne kohen e duhur e ke shkruar.
Si ta kuptoi këtë shkrim t’uajin znj.Buçpapaj,si një LDK-iste e zhgënjyer apo si? Përndryshe me çfar të drejte akuzoni të tjerët veqmas PDK-në pa fakte? Po të thonit bile sipas meje,do të kishte logjikë,se do të nënkuptonte që do të parashikosh si punë falli…!?
Ska koment shkurt e mir.
Emrar më të qelluar të Politikers se interesit dhe tradhtis, Rugoves, Kombit dhe Kosoves.
Parti e vyshkur me elektorat të trurit analfabet, ku shfrytzohen për qelomet tradhtarve, gjakpirsve të lart permendur.
Shpëtimi i popullit Kosoves është shpërndarja e LDK që ky elektorat i madh me mosh të vjeter me pa dituri, analfabet, të penxionohen për votë, se kta pa LDK dota humbin rrugen në banjo.