VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

SHPISË SEME – Poezi nga NDRE MJEDA

By | October 27, 2021
blank

Komentet

blank

O Cara Italia ….o bel paese – sono Albanese Di Vincenzo Stratigò

Vincenzo Stratigò (Cosenza, 17 dicembre 1822 – 29 settembre 1885)  ishte poet revolucionar arbëresh i lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe mik i Garibaldit.

 

“O cara Italia, o Italia bella
Tu mi accogliesti come sorella
Nel dolce seno del bel paese
Sono Albanese

La fede antica, il patrio amore
Mi scalda il petto, mi accende il core
Io spargo il sangue per mio paese
Sono Albanese”.

blank

ÇDO DITË MUZIKË MAGJEPSËSE – Poezi nga MARK STRAND – Përktheu ROLAND GJOZA

Një tingull i ashpër u lëmua gjersa u bë
një tingull më i butë, pastaj u lëmua sërish
gjersa u bë muzikë.
Pastaj muzika u lëmua gjersa u bë
kujtimi i një nate në Venecia
ku lotët e detit pikuan nga Ura e Psherëtimave,
e cila gjithashtu u lëmua gjersa nuk kishte më muzikë
dhe nuk ishte më ajo shtëpia e zbrazët e një zemre të trishtë.
Pastaj papritur doli dielli dhe muzika u kthye sërish
dhe trafiku gjëmonte e humbte në largësi
në skaj të qytetit u shfaq një varg pa fund me re
dhe u dëgjuan bubullimat, megjithëse të frikshme
sërish do të kishte muzikë dhe ajo natë në Venecia
do të kujtohej dhe çfarë kishte ngjarë
në shtëpinë e zbrazët ku një zemër e trishtë ishte ndarë më dysh
sërish do të kishte muzikë

blank

KOPSHTI – Poezi nga MARK STRAND – Përktheu ROLAND GJOZA

 

Ajo shkëlqen në kopsht
në lulen e bardhë të gështenjës
në strehën e kapeles së babait
që ecën mbi zhavorr

Në kopshtin që rri pezull në kohë
nëna ulet në karrigen prej druri të kuq;
drita mbush qiellin
fustani i saj me pala
hedh pala mbi trëndafilat që ka aty pranë

Dhe kur babai përkulet
t’i thotë diçka në vesh
dhe ngrihen të dy për të ikur
dhe kur dallëndyshet hedhin shigjeta në qiell
dhe hëna dhe yjet
largohen së bashku, ajo shkëlqen

Dhe mbi këtë fletë kur ti përkulesh
natën vonë dhe fillikat, ajo shkëlqen
dhe në këtë çast përpara se të zhduket

blank

JAM – Poezi nga MARK STRAND – Përktheu ROLAND GJOZA

 

Zbraz veten nga emrat e të tjerëve, zbraz xhepat
Zbraz këpucët dhe i le në anë të rrugës
I kthej orët e natës pas
Hap albumin e familjes dhe shikoj veten djalë.

Ç’fitoj prej kësaj? Orët bëjnë punën e tyre
Unë shqiptoj emrin tim dhe them mirupafshim
Fjalët ndjekin njëra- tjetrën në drejtim të erës
E dua gruan, por e mbaj larg meje

Prindërit e mi ngrihen nga kolltukët
Në dhomat prej qumështi të reve. Si mund të këndoj?
Koha më tregon se çfarë jam. Unë ndryshoj dhe jam i njëjti.
Zbraz veten nga jeta ime dhe jeta ime mbetet.

blank

TË MËRKURËN – Poezi nga BESIM BOKSHI

S’do të më gjesh kurrkund,
se unë jam jehonë që tani e tretur –
njeri që linda të mërkurën.
E të mërkurën heret arrin e diella e madhe
e i këput të gjitha kambanat e jetës.
Sa afër ka qenë e marta!…
Mëkat!
Sa afër e enjtja!…
E ti, bir i së premtes fatlume,
kurrë s’do ta dish as përrallën
për njerëzit që lindën të mërkurën.
Sa afër e enjtja!
Sa afër e marta!…
blank

ULQINAKJA DIGJET NË KITARË – Poezi nga DIN MEHMETI

Në kalanë e Ulqinit
Ulqinakja digjet në kitarë
Për atë trim të bërë shkumë e bardhë
Rrugëve të gjata nëpër valë
Asnjë këngë e saj s’mund ta ndalë
Është zjarr malli
Është flakë e gjallë…
E deti i mllefur
I uritur e i paanë
Duket si mal i rrënuar bishash
Në natën pa fanarë.
blank

PAMJA – Poezi nga LASGUSH PORADECI

 

Sot u pamë-e sot u ndamë
Dhe nuk thamë njëzë fjalë;
Kur u ndamë vamë-e qamë,
Qamë shpejt ca lot me valë.

 

Edhe shpejt kur me të dalë,
Vamë-u pamë-e shumë thamë,
Thamë fjalë, fjalë, fjalë,
Pastaj kurrë më s’u ndamë.

Nuk u ndamë-e vetë thamë:
ç’këto fjalë? ç’këto lotë?
Ç’ky vajtim q’u vramë-e ramë
Shkrumb e pluhur nënë botë?

Ah kur ramë, kur u dhembmë,
Ndritej dhembja dritë-e artë…
Kur u dhembmë, kur u shembmë,
Shkrepej yll në qjell të lartë…

Yll e dritë bukurija,
Qjell i lartë perëndija,
ç’vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s’plas kjo dashurija.

blank

BALADA E POSTENANIT – Poezi nga VASIL DEDE

Nuk flet endrra as perralla
Postenani i madh dikur
Dhjete kisha, dy mehalla
Mal i madh si nje dhendur.
.
Si tre burra, shoh tre lisa
Dy te thate e nje pa flete
Rrahen krahet dy tre grifsha
Dhe qendruan ne nje dege.
.
Me tej pashe tri shtepi
Dy pa kulm, nje pa themel
Shoh tri plaka si qiri
Dy shtatore, nje mermer.
blank

THËLLËZA E FJALËS – Poezi nga ATDHE GECI

 

 

Këndo  Rogana  ime  e  dashur,

mbjell! Zëri  yt  rritet dritareve,

në kopsht, luadheve, kodrinave

rritet në libra dhe në mirëqenie.

Kallinjtë që  po  pjeken  në  ara

janë nga  duart  tua, djersa  jote

janë poema që  t´i po i shkruan!

Zemër, shijoje aromën  e luleve

dashuria nuk ka  lindje, as  nuk

ka vdekje, është  vetë  perëndia.

Roganë, thëllëzë e fjalës shqipe

te këngë e ëndrrës do të ndalem.

Çfarë më takon s´e  kam marrë,

do bëj çmos të rimarr at´që më

takon! Shpirt, unë do bëj luftën

time, që këngë e ëndrrës të mos

zbrazët, por ta fitoj atë që dje  e

humba. Idetë e mendjes  dhe të

mendimeve janë në ngjitje, dhe,

s´pushojnë së kërkuari  tokat  e

pushtuara, Shqipërinë   deri  në

Prevezë, në Tivar dhe në Iliridë…

Mbjelli të mbjellat Rogana ime

përqafoj lulet  që vetë i ke rritë

shqiptar është kudo atdheu ynë

Çamërisë ia kemi borxh  lirinë!

se Shqipëri është Molla e kuqe!…

 

Atdhe Geci- nga libri “Kanuni poetik” i riu

blank

Shtegtimi i karvanit -pjesë e romanit “Flaka e shpresës” nga RAMADAN PASMAÇIU

Në kujtim të Ramadan Pasmaçiut, autorit të paharruar  e këtij romani.

     Kur mbaron së lexuari këtë roman  të dhënë me një stil mjaft tërheqës letrar e aspak narativ, që derdhet me një gjuhë të figurshme gjithë kolorit nëpèmjet një subjekti të bollshëm, të plotë, por konçiz, ndihesh i mbushur e i ngrohtë, domosdo, edhe krenar për të parët tanë.

blank

 

Ramadan Pasmaçiu

26 shkurt 1938, Berat. 31 tetor 2021, Tiranë

 

 

Karvani, me nëntë kuaj gjithësej, shpinte e binte njerëz në rrugën Berat – Janinë. Dhe ata të dy, gjoja, për atje po shkonin.

Qiraxhiu, një burrë i thyer po kockëfortë, i thinjur, fytyrëvrarë, vetullfshesë e me sy të vecërr, të egër, ishte fjalëpakë. Nuk lidhej në muhabet me udhëtarët, veç e ngiste kalin me vështrimin përpara, duke e thithur çibukun thellë e duke e nxjerrë tymin me shtëllunga. Atë ditë ai nuk e drejtoi karvanin nga ana e Drobonikut, që të kalonte më pas nëpër Çorrogjaf, në Gllavë, Ballaban, Këlcyrë e Tepelenë, por, sa la pas Urën e Goricës, mori nga e djathta.

Një mesoburrit lëkurëbardhë me ca bark, me  kasketë e me veshje qyteti, që e pyeti  sepse  e ndërroi  krahun,  iu përgjigj preras:

– Unë e di nga e heq udhën! Po s’të pëlqeu, zbrit!

– Jo, ore, se s’ta thashë me të keq! – mërmëriti mesoburri dhe heshti.

Qiraxhiut sikur s’i shkuan në veshë ato fjalë. Nuk foli më, por u  koll nja dy – tri herë dhe pështyu mënjanas. I priu kuajt drejt Velabishtit. La Palikështin në të majtë, i ra Mbreshtanit përbri, kaloi mbi Galinë, nëpër Paftal, Mbolan e Sinjë, që të dilte në Mallakastër.

Ai, edhe pse ca si nursëz, qenkej njeri shpirtmirë dhe nuk sillej keq me udhëtarët. E ndalonte karvanin në çdo çesmë, a burim, që gjenin rrugës.

“Pini ujë, freskohuni, mbushni dhe paguret!” – u thoshte, sikur ata të ishin të vegjël dhe duheshin mësuar.

– Zbrisni këtu, çlodhuni ca nën hije, sa t’ju shmpihen këmbët! Vini torbat te gjunjët dhe hani dy kafshata bukë! – u tha, kur arritën te një lis i madh matanë Velçanit.

– O xhaxha, më fal shumë, po si ta thonë emrin? – e pyeti Sifi, duke buzëqeshur lehtë.

– Lazëm e kam, Lazëm Sadiku!

– Ta gëzosh!

Xha Lazëmi për herë të parë e vuri paksa buzën në gaz.

– Po zotërinë tënde qysh e thërresin?

– Sif Garunja.

– Edhe ti e gëzofsh, or bir!

Në të errur arritën në Ballsh.

– Këtu do të gdhijmë sonte! – tha qiraxhiu dhe i zbriti kalit para derës së një hani me  dy rrepe trungjetrashë në oborr, me një gardh rreth e rrotull, me ahure poshtë e me konakët lart, tek ngjiteshe me ca shkallë të gurta.

I zoti i hanit ishte babaxhan. U shtroi të hanin nga një tas me fasule të nxehta, bukë misri të trashë, të gatuar me  ujë të valë, qepë dhe turshi me speca e domate të pabëra. Kur mbaruan, i vuri të flinin të gjithë bashkë në një konak, në radhë njëri pas tjetrit mbi ca rrogoza. U dha nga një jastëk të shkurtër mbushur me lecka, i mbuloi me velenxa, fiku fenerin e u tha natën e mirë.

Pa zbardhur, zëri  i xha Lazëmit  kumboi i rreptë e u  përplas faqeve të konakut:

– Çohuni, se na zuri dreka!

Lanë sytë, hëngrën mënges shpejt – shpejt, vezë të skuqura me djathë dhe ullinj, e u nisën…

Te një kurriz kodre mbi Hekal, u shfaqën befas ca xhandarë. Kishin bërë një si  postobllok në mes të rrugës. Njëri prej tyre, një skërfyell i gjatë si shufër arixheshke, u foli ashpër:

– Ku shkoni? Zbrituni kuajve!

Të gjithë u hodhën në tokë. Xha Lazëmi që udhëhiqte, i  doli përpara e i tha:

– Është karvani im ky. Këtë punë bëj unë. Bie e shpie njerëz tutje – tëhu! Qiraxhi hesapi!

– Nga vini?

– Nga Fieri.

– E ku shkoni?

– Në Janinë.

– A jo, xhanëm! Ai iu kthye udhëtarëve: – I keni korçanet e kokës?

– Po qysh s’i kemi!

– E mora vesh! Po ç’dreq ju shtyn të veni deri në filifistun?

– Unë kam një mik atje dhe dua ta pjek! – i tha burri lëkurëhollë.

– Po ti!? – e pyeti xhandari Sefen.

– Unë jam bashkë me këtë, – ia ktheu Sefja, duke treguar Sifin, – po vemi të porosisim ca mall për një saraç tonin.

– Edhe këtë e mora vesh! Po ndonjë armë të fshehur a keni me vete?

– E ç’na hyjnë në punë armët neve! –  folën udhëtarët përzjerë.

Xhandarit iu egërsuan sytë.

– Mbylleni! Mjaft folët! – e ngriti ai zërin dhe iu drejtua prapë qiraxhiut:

– Tani qysh t’ia bëjmë që të vinë me ju edhe dy nga ne deri në Tepelenë?

– Ç’të them! Zotrote e shikon që kuajt janë të zënë.

– Qepe dhe dëgjomë! Ky i holli le të hipë në vithet e këtij kalit, tek është ai atje me pak bark! Kështu lirohet një kalë! Po edhe këta dy të tjerët hollakë janë, le të bëhen tok! Ja, de, ku na dalin dy kuaj të zbrazët!

– Punë që s’bëhet ajo, xhandar efendi! Më lodhen e më ngordhin kuajt ashtu! Kanë rrugë të gjatë përpara!

– E po, kur e paske atë merak, e anavasim ndryshe ne! Dy nga ju të ecin në këmbë e të ndërrohen me shokët aty këtu, sa të arrini në Tepelenë!

Sefe Lara nuk i la radhë qiraxhiut të fliste, iu afrua xhandarit e i tha si në vesh:

– Unë s’e kam  për gjë të eci mbi opinga gjer ku thua zotrote. Edhe ky shoku im do të bëjë si do të bëjë bashkë me mua! Ja, merreni kalin tim dhe të këtij! Veç kam një merak! Ca burra, që u këmbyen me ne në Qafën e Koshovicës dje pas dite, na thanë të hapim sytë, se qenkan dukur komitë këndej! E, ja, po na dolën edhe neve, ku t’ju fshehim? Me kokën s’bëhet shaka!

Xhandari mblodhi buzët, u rrudh e ia nguli sytë Sefes.

– Ore, jezit, i ke sagllam ato që thua ti, apo të stisura?

Sefja tundi kokën,

– S’jam nga ata unë! Nuk torolisem me xhandarin e dovletit, se ia kam taksur ymrin Padishahut, qysh kur isha dhjetë vjeç, i qofsha falë!

Xhandari e shikoi ngultas Sefen, heshti dhe iu afrua xhandarëve të tjerë. Seç bisedoi me ta me zë të ulët. Pas pak erdhi dhe u foli të gjithëve me inat:

– Ikni, ikni! Thyeni qafën!                                        *          *

Grykën e Tepelenës përfund mureve të Kalasë së Ali Pashës karvani e kaloi qetë.

Ishin ende orët e para të mëngjesit dhe jo veç që dielli s’kishte filluar të nxehej, po edhe nga lugina vinte një puhizë e lehtë sa më s’bëhej e ëmbël.

– Në mos paçim ndonjë telash rrugës, pas nja dy – tri orëve, do të sosim në Virua! – u tha udhëtarëve qiraxhiu.

– Ty të kemi të parë këtu e ti e di ç’bën! – ia ktheu Peçi.

Xha Lazëmit nuk i pëlqente ta lëvdoje, ndaj nuk i dha përgjigje Peçit. U koll nja dy herë dhe  priu përpara pa folur.

Sa e lanë Tepelenën pas dhe dolën te Uji i Ftohtë, ai  u ndal, i zbriti kalit dhe foli me zë të lartë:

– Do ta bëjmë një shplodhje të shkurtër këtu, si thoni?

– E bëjmë, ore, poqysh! – iu përgjigjën udhëtarët gati  me një gojë.

– Mos harroni të mbushni paguret, se s’kemi më ujë si ky përpara. Bëjnë edhe kafe në atë ngrehinën e vogël më të mëngjër! Edhe çorbë kanë, edhe paça, edhe mish të pjekur! Dëgjuat? Shkoni, në daçi! Hani ndonjë gjë, po shpejt, ama!

Ishte një vend i bukur shumë. Me hije e me fresk, që ç’të thoshje! Degët e gjera të rrepeve të moçëm frynin me lezet! Fresku të shtynte të merrje frymë pa u ngopur. Hija e madhe e pemëve mund të përfshinte një tabor të tërë ushtarësh. Nga njëra anë – fëshfëritja e gjetheve, në anën tjetër – gurgullima e ujit të akullt e të kulluar qelq, që lëshohej vrundull nga sipër! Lëre – lëre,  të qepej goja nga magjepsja.

Peçi u shmpi, hapi krahët dhe thithi ajrin me  gjithë gjoks.

Sefja e Sifi s’ia ndanin sytë dhe qeshnin. Edhe ata ndiheshin jo më pak të gëzuar për më shumë se, siç kishte thënë xha Lazëmi, në vakt akshëmi, do të kishin në sy Gjirokastrën e Çerçiz Topullit. Pas një copë udhe, vështrimi i Sefes u ngul i vrenjtur mbi Sifin.

– Ku e ke atë ti?

– Në gji, o Sefe vëllai, në gji e kam! Ku ta kem gjetkë!

– Ashtu, de! Ruaje si sytë e ballit, se s’kemi surrat t’u dalim shokëve përballë, po e humbe!

– Ç’thua! Pse tarallak më bëre!?

Ata të dy po shkonin në Gjirokastër me një letër të Dan agait, komandantit të komitëve të Beratit, për Çerçiz Topullin.

Sefe Lara kalonte andej për së pari herë dhe kundronte me afsh gjithçka përqark: pyjet, malet, luginat. Pas një çasti, e pyeti Sifin:

– A nuk të duket edhe ty ajo gryka e lumit si e Gjorovenit?

– I ngjan një çikë vërtet, por është më e mbledhur, më e thellë, me më shumë ujë dhe me pemë të larta brigjeve.

– E marr vesh, e marr. Po për kalanë e Aliut ç’thua?

– E madhe, e lartë. Ta merr mendjen!

– Po jona?

– Oh, lëre! Ç’e zë në gojë! Ajo ha bukë veç! Botën të bredhësh, s’ia                    gjen shoqen!

– Edhe unë kam dëgjuar…Po sikur të vemi ta provojmë çorbën tek ai konaku?

– Kam hall mos prishim urinë e drekës!

– E po, shkojmë e pimë vetëm nga një kafe!

– Hajt, tymi t’i  dalë!

…Sa e vunë kafen në buzë, qiraxhiu thirri:

– Mblidhuni, ore, se do ikim!

Sefja doli në prag me filxhanin në dorë.

– Ja, edhe një çikë, xha Lazëm, se na dogji buzët kjo! Apo ta lëmë fare?

– Jo, jo, pijeni rehat, se s’përmbyset bota!

Sjellja dashamirëse e qiraxhiut i nxitoi edhe më ata të dy. U dukën sakaq tek dolën, u lëshuan në vrap drejt kuajve e u kërcyen sipër.

Xha Lazëmi s’u bëri zë. U vu në krye dhe e ngau kalin e tij përpara.

Karvani zhvendosej drejt Gjirokastrës pa zhurmë, diku nëpër udhë të ngushta me zhurina, a me dhe të ngjeshur, e diku – në vende të hapura me gurë e me pellgje të cekët prej ujëvarave, që vinin nga rrjedhat e  bregoreve.

Herë – herë dëgjoheshin rrahjet e patkonjëve, shkrofëtima e ndonjë kali të karvanit, cicërima e zogjve fluturakë e të mëllenjave në zabele, dhe krakllima e sorrave të egra.

Kuajt ecnin urtë njëri pas tjetrit. T’i shikoje së largu, të jepnin shëmbëllimin e një gjëje të gjallë e të gjatë me një shpirt, që dridhej e nxirrte bark sa aty – këtu, duke përshkuar udhën e ngushtë, ku me kurrize e ku me tatëpjeta të buta.

Udhëtimi po  shkonte pa u penguar e pa të papritura. Me ç’dukej, dosdo do ta arrinin Viruan në vakt dreke.

Tashti kishin në të djathtë dy kodrina të gjelbëruara përballë njëra -tjetrës. Rrëzës së tyre niste udha për Kardhiq. Çdo gjë po  shkonte mirë e bukur. Udhëtarët ndiheshin ende të freskët, ndonëse kishin lënë prapa goxha rrugë. Siç thoshte qiraxhiu, pas nja dy orësh, do t’ua kapte syri Gjirokastrën si në pëllëmbë  të dorës.

– Të kënaqka jeshili i këtyre kodrinave! – i tha Sefja Peçit. – Të ketë lepuj e dhelpra këtej?

– Ka, ore, poqysh! Sa të duash! Veç ujq të mos ketë, thuaj! Atyre kush ua bën hallin!

– Ç’punë kanë ujqërit në behar kaq afër rrugës!?

– Për ujqër me dy këmbë them, jo për ata me katër!

– Të paska zënë frika, më duket, or Peçi!

– Jo, hiç! Gjersa jam me ju, as që trembem fare, por që ta dish, të thashë! Se i njoh mirë unë ç’vende janë këto! I kam kaluar edhe herë  tjetër.

Fjalët e Peçit  sikur  zgjuan shejtanin  që flinte! Befas, nga ca gëmusha, u dëgjua një gërthitje:

– Qëndroni tek jeni, more! Ju kam vënë në si koburen të gjithëve! O t’jua krej trutë në shesh, po lëvizët!

Xha Lazëmi ia tërhoqi frerin kalit dhe bëri t’i zbriste, po s’arriti.

Zëri i egër prapë sokëlliu:

– Mos xërmo nga kali ti,  more, plaku stafidhe, se të ikën koka, dëgjove? Nuku qesh u’, po çë thom e bëjte!

– Si zë i njohur ky! – tha Sifi.

– Eshtë ai i mbrëmshmi, hajduti i mushkës qorre, që fjeti tok me ne tek hani! – ia ktheu Sefja, teksa ai i pusisë thirri ashpër:

Kreni nga xhepat ç’para keni, lëshojini në dhe, dhe thieni qafën, mos t’ju shoh më! Përndrishe, ju përlau vdekëla!

Qiraxhiu shikoi i ngrysur gëmushat dhe s’lëvizi. Po edhe udhëtarët heshtën e s’lëvizën.

Peçit i iku fytyra. Fryma sa s’iu pre. Ishte gati t’i lëshonte te këmbët e kalit nja tre – katër metelikë, po s’ia mbante të dilte përpara të tjerëve. I tha Sefes në vesh:

– Qenka i poshtër shumë! Ne e falëm atje te hani, edhe pse e zumë me preshë në dorë, tek donte të na zbraste xhepat,, ai na del këtu e na zë pritë!

– Pritën e tij e përmjer unë! Se nuk është trim, po gjysmë bythe burrë! – iu përgjigj Sefja. – S’bën nga ato që thotë! Por, na di si veten. Prandaj kërkon të na shtjerë frikën! Ja, shikomë mua tani!

Sefe Lara u hodh me vrull nga kali në tokë. Futi dorën në hejbenë e tagjisë, nxori revolverin me kurrizin kthyer gëmushave, e vuri në brez nën setër dhe filloi të ecte ballas, pa iu dridhur qerpiku, drejt atij pizevengut.

– Mos hidh asnjë çap nga u’, more, se ike si qeni në rrush! – ulëriti ai i gëmushave

– Pa, hë! Të shohim  ç’burrë je! – ia ktheu Sefe Lara dhe nxitoi hapin.

Xha Lazëmi u shqetësua e i foli Sefes të kthehej, po ku e dëgjonte më Sefja!

Sifi nuk ndihej! Ishte i sigurt se shoku i tij, aq vjet komit, nuk qe për t’u mësuar. Dinte ç’bënte.

– Ktheu pas, more, se o të ta vërvis kokën në hava, të thaçë! Ktheu, more, mos më fut në gjinah!

Sefe Larës sikur nuk i vinin në veshë ato kërcënime.

– Ktheu, se o t’i thiej kokallat! A ke të vogjël në shtëpi, a nuku ke? S’të vjen keq t’i lënç udhëvet? O të t’i shqiejnë mishrat korbat e ulqërit, i nxiri ti!

Zëri  nga prita tanimë sikur fërgëllinte! Sikur po fundosej. Tingëllonte si lutje e jo si kërcënim!

Sefe Lara e hoqi revolverin nga brezi dhe e drejtoi nga gëmushat.

– Çohu e dil që aty, se s’të them dy herë! – Dhe i hodhi edhe tre hapa përpara.

Ai tjetri u ngrit dhe u duk i tëri në këmbë, duke u dridhur si purtekë. Varur në gishta mbante vërtet një kobure.

– Aman, more, mos e përliej dorën me mua mavrinë, se nuku ka fishekë  kjo imja. Shihe! E ndrishkur është!

Sefja nuk foli më. E vuri përsëri revolverin e vet në setër, e kapi surratverdhin nga zverku, e tërhoqi zvarrë dhe e çoi para karvanit.

– Ja, ky është trimi, që donte të na vriste! Ç’t’i bëjmë?

– Ma bjer pak këtu! – ia ktheu qiraxhiu. E kur Sefe Lara ia afroi, ai ia nguli sytë buzë – e – hundërrudhur, ia mbështeti gishtin e madh në ballë, e shtyti tutje dhe shfryu: – Këtë e ka vrarë Perëndia, duket! – tha, – ia kanë çukitur trurin sorrat! – Ikim, se u bëmë vonë!

 

*           *           *

Xha Lazëmi e priu karvanin në të djathtë e u ndal në ca hije. Kishin arritur në Virua. Ç’vend! Të linte gojëhapur. Me tërë ata drurë të gjelbëruar e sheshe gjithë bar. Përpara – një si liqen  i vogël, që vetëtinte nën diell, ujëra të kulluar lëshoheshin nga bregore të veshura me shkurre, mare e dafina dhe gurgullonin lehtë. Gjethet e pemëve fëshfërinin dhe flladi i ëmbël ta shtonte jetën.

– Një orë do rrimë këtu! – tha qiraxhiu. – Çlodhuni dhe hani drekën! Në atë dyqanin atje keni plot gjëra!

Tek po u jepte kuajve të pinin, atij iu qas një djalë.nën të tridhjetat dhe i foli i ndrojtur.

– E, mo, qiraxhi, ç’vete, mirë?

– Qysh do Zoti!

– Mos keshe nja di vende për Janinë?

– Të shoh, pa të them! Prit një herë!

– Pres, mo, po çë, si nuku pres!

Si kaloi ndonjë gjysmë ore, xha Lazëmit iu afruan Sefja e Sifi.

– Hë, po shkoni? – i pyeti ai buzagaz, sa i vuri re. – Pas katër ditësh, do të më keni prapë këtu! Po në mbaruat punë më parë dhe gjeni me se të ktheheni, mos më prisni!

– Mirë, xha Lazëm! Hajt, faleminderit shumë prej teje e  mirë u pjekshim shëndoshë!

————————-

  • Përgatiti për botim Agim Xh. Dëshnica
blank

OPINIONI KUNDËRMUES I BLENDI FEVZIUT! – Nga Milaim L. Nela

Mbrëmë kush e ka ndjekur me vëmendje TV Klani ka trasmetuar një nga emisionet më të pista, më trushpëlarëse dhe mbi të gjitha KUNDËR interesit publik shqiptar!
Pse e them këtë?
Ai duke menduar influencën që ka në publik përmes disa anonimëve shiti apo më saktësisht u mundua t’i shesë publikut disa gënjeshtra;
1. Lufta në PD zhvillohet mes dy kampeve të barabarta bile ky i Bashës është më i fortë pasi ka Amerikën me vete.
Unë: Jo Fevzi, është Partia e vërtetë Demokratike në njërën anë, parti të cilën ti dhe Ben Blushi e keni luftuar që në ditët e para të krijimit të saj dhe një celulë e SOROSIT në anën tjetër që praktikisht është bërë seksion organik i “rilindjes” së Ramës.
Ti bashkë me Blushin na keni shitur të pavërteta që në shkrimin e parë në RD (Katër netët e mëdha të studentëve).
Berisha – Fevzi, nuk ka përballë Amerikën por një oktapod me të cilin është në hall të madh edhe vetë Amerika të cilës i jemi përherë mirënjohēs dhe ne shqiptarët e adhurojmë.
2. Në mënyrë shumë tinzare u tha – kuptohet përmes kapakëve që kishe ftuar sepse as Baton Haxhiu nuk do guxonte të thoshte që Kuvendi i 11 Dhjetorit nuk i ka as 1000 firma bile dikush guxoi të thoshte aty edhe një rrenë kaq të madhe sikur Kuvendi i Bashës (se kështu i thotë ai, kuvendi im) paska siguruar 4500 firma bile e detyrove atë mjekrën e vogël ta pësesëriste dy herë!
Unë: Nuk ka shqiptar sot jo me shkollën që kemi bërë unë e ti por edhe ata me shkollë KRISTALI që nuk beson që Sali Berisha ka mbështetjen dërmuese të delegatëve të Kuvendit të Partisë Demokratike.
Basha mund të mbledhë kuvend por vetëm me ushtrinë e Erion Veliajt dhe Arlind Qorrit po kurrësesi jo me demokratë.
3. U mundove të shesësh idenë që ka kohë që po qarkullon në gjirizin e anal-haleve se kjo punë do përfundojë nē gjykatë pasi vula ka rëndësi Basha është instuticioni e gjithçka tjetër është anti-miting. U tha që Kuvendi i 11tes do të mblidhet në stadium dhe nuk u mjaftove me këtē por në sfond gjatë gjithë kohës nxore një foto të poturexhiut duke kërcënuar me dy peshq të varur duke aluduar për Berishën dhe Metën!
Unë: Fevzi! Nuk ka gjykatë Dvoraniste që mund të gjykojë vullnetin e zemrës së partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Ti dhe unë Fevzi e dimë që kjo ide është e porositur nga lart dhe nuk mund tē ndodhë në realitet.
Me këtë emision Fevzi më ke bindur përtej çdo dyshimi që përveç se nuk je gazetar, je i pakarakter dhe sot e them me bindje të plotë që ti je ushtar i Xhorxh Sorosit.
Këtë të fundit ma përforcoi intervista e Lumir Abdixhikut të cilën ti e kishe përgatitur posaçërisht për këtë emision dhe përmes gojës së tij u tha një gjë e shëmtuar dhe për të cilën ka vite që punon SOROS sikur Ballkani nuk do mund të mbijetojë pa bashkimin ekonomik pra me fjalë të tjera nuk ka derman pa “Ballkanin e Hapur” të Vuçiçit. Që nga ky moment nuk e ndoqa më Abdixhikun sepse u binda që intervista kishte qëllime të tjera të ndyra se ti si adhurues i Hashim Thaçit nuk tu dogj xhani për LDK-në por ti ishe në shërbim ashtu siç duket që edhe Lumir Abdixhiku po dëshmon që në krye të LDK-se ka ardhur si ushtar i merimanges se zezë
Të gjitha emisionet tua janë të shpifura Fevzi por ky i mbrëmbjes së kaluar duhet të jetë objekt serioz studimi i studentëve të gazetarisë bash se si nuk duhet të jetë gazetaria në shërbim të publikut.
blank

PROFESORË! * – Poezi nga PËRPARIM HYSI

 

     In memoriam:Profesorëve të mi në NORMALEN e ELBASANIT!
   
Sot kam ardhur në ELBASAN,
Se sot aty është “NJË DITË E MADHE”
DITË E MADHE për KOMBIN mbanë
Më 1 dhjetor 1909 u hap SHKOLLA NORMALE!
.
PROFESORË! Asnjërin nga ju nuk mund të veçoj
SE JU,që të gjithë,ishit të mrekullueshëm!
Kurrë,sa të jem gjallë,nuk mund t’ju harroj
Dhe loti i mallit është i papërballueshëm!.

Ju që të gjithë punonit me përkushtim
Ishit modele që duheshit ndjekur
Për të gjithë Ju kam të veçantë adhurim
Mjerisht,të gjashmit me JU,kund s’i kam gjetur.
.
E di që nga kjo botë kini ikur
Por shpirtërisht vij dhe puth çdo pllakë varri
Sado i moshuar dhe kokëthinjur
Për JU lot lëshoj nga malli.
* kam qenë maturant në vitin 1959,në 50-vjetorin e shkollës.
 
                        Tiranë,1 dhjetor 2021

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend