Në Kosovë, aderimet partiake po ngjajnë gjithnjë e më shumë me transferimet e futbollistëve nga njëra skuadër tek tjetra: pa “dashuri ndaj stemës”, pa besnikëri konstante dhe shpesh me arsyetime që qytetari nuk i kupton kurrë.
Nuk është kalimi problem por është arsyeja pse ndodh kalimi. Në demokracitë e konsoliduara, lëvizjet politike ndodhin për shkak të dallimeve ideologjike ose programeve të papajtueshme.
Në Kosovë, në shumicën e rasteve, ato ndodhin për shkak të rehatisë personale, akomodimit në pushtet apo zhvendosjes drejt “kampit fitues”.
Shembujt janë të shumtë dhe të njohur për publikun: Kalimi i Edita Tahiri nga LDK në struktura qeverisëse të PDK-së u përjetua si goditje për elektoratin tradicional të LDK-së. Militantët, që dikur e shihnin si figurë simbolike të partisë, u ndjenë të tradhtuar kur e panë në një qeveri që deri dje e kritikonin zëshëm.
Ngjashëm veproi edhe Gjergj Dedaj, i cili nga pozicionet e pavarura politike u rreshtua në kampe të tjera pa shpjegime bindëse për publikun.
Milihate Tërmkolli kaloi nga LDK, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke lënë pas një elektorat që e kishte mbështetur për vite si figurë identitare të LDK-së.
Nuredin Ibishi ndërroi fanellën politike nga PDK në LDK, duke e shtuar edhe më shumë konfuzionin tek zgjedhësit.
Hysen Berisha është rast tipik i shëtitjes politike: AKR, LDK, PDK – një itinerar që vështirë të shpjegohet me ndryshim bindjesh.
Largimi i Fatmir Limaj nga PDK dhe krijimi i Nismës bashkë me Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifin ishte si largimi i një boshti të tërë të një skuadre që pretendon titullin e më të mirit.
Sabri Kiçmari – një fanatik i PDK-së, i cili më pas kaloi në Vetëvendosje dhe u emërua Ambasador në Japoni; është rast klasik i manovrës politike për avantazh personal.
Kjo katërshe ishte shtyllë e PDK-së, vite me radhë, prandaj krijimi i një subjekti të ri nuk u përjetua si protestë ideologjike, por si ndarje për pushtet dhe dominim.
As Lëvizja Vetëvendosje nuk mbeti jashtë këtij fenomeni. Nga radhët e saj u larguan figura si:
Shpend Ahmeti
Dardan Molliqaj
Visar Ymeri
Dardan Sejdiu
Salih Salihu
Shqipe Pantina
Aida Dërguti
Fatmir Humolli
Ilir Deda etj.
Këto nuk ishin vetëm largime individësh, por çarje strukturore brenda një subjekti që pretendonte identitet ideologjik të fortë.
Rasti Deda, kur mendja racionale nuk përshtatet me militantizmin. Ilir Deda përfaqëson një kontrast të fortë me të tjerët. Ai nuk iku për pushtet. Ai nuk ndërroi parti për karrige.
Ai u largua sepse nuk mund të funksiononte në një ambient që shpërblen besnikërinë e verbër më shumë se mendimin kritik.
Ai ishte “mesfushori organizator” në një skuadër që kërkonte sulm të verbër dhe përplasje, jo qetësi dhe strategji.
Mimoza Kusari-Lila nisi karrierën politike në AAK, krijoi Alternativën dhe më pas u rreshtua me Vetëvendosjen, ndërrim partie që tregon jo evoluim ideologjik, por rikalkulim pushteti.
Donika Kada-Bujupi dhe Xhafer Gashi u shfaqën në AAK e LDK, sipas valëve politike të momentit.
Në Kosovë po ndodh ajo që është më e rrezikshme për një demokraci:politika po zbrazet nga idetë dhe po mbushet me manovra.
Në këtë “kampionat”: fitojnë ata që ndërrojnë fanellë, humbin ata që kërkojnë konsistencë, përçmohen ata që kërkojnë parim, mbijetojnë ata që përshtaten.
Kur politika shndërrohet në treg, qytetari mbetet gjithmonë blerës i mashtruar.
ARIF EJUPI






















Kush është duke e lexuar këtë dëshmi sot duhet të festojë me mua dhe familjen time, sepse të gjitha filluan si shaka për disa njerëz dhe të tjerë thanë se ishte e pamundur. Emri im është DHIMITËR ALEKSANDËR dhe unë jam nga Korçë, por unë shkoj në Çikago SHBA me gruan time. Unë jam i martuar për fat të mirë me dy fëmijë dhe një grua të bukur. Diçka e tmerrshme ka ndodhur me familjen time, kur humbi punën dhe gruaja ime u largua nga shtëpia sepse nuk mund të kujdesesha mirë për veten dhe nevojat e familjes. e saj dhe fëmijët e mi në atë moment të veçantë. Kam arritur për nëntë vjet, nuk ka grua që të më mbështesë për t’u kujdesur mirë për fëmijët. Unë të përpiqet të dërgojë një mesazh provë për gruan time, por ajo bllokuar mua nga të folur me të unë të përpiqet të bisedojë me mikun e saj dhe anëtarët e familjes së saj, por ende e di se dikush mund të më ndihmoni dhe unë kam qenë aplikuar më vonë për të aq shumë kompani, por ende ata e bënë mos më thirr, derisa të vijë një ditë besnike që kurrë nuk do ta harroj në jetën time. kur takova një mik të vjetër të të cilit i shpjegova të gjitha vështirësitë e mia dhe ai më tregoi për një njeri të madh që e ndihmonte atë të merrte një punë të mirë në coca cola kompani dhe ai më tha se një magji e tij magji, por unë jam një person i cili kurrë nuk besojnë në magji spell, por i vendosur për të dhënë atë një provoni dhe Drigbinovia më udhëzoi dhe më tregoi se çfarë të bëni në këto shtatë ditë të drekës spell. Unë ndjek të gjitha udhëzimet dhe bëj atë që ai më kërkoi të bëj mirë.Drigbinovia sigurohuni që gjithçka ka shkuar mirë dhe gruaja ime do të më shohë përsëri pas punës së mrekullueshme të Drigbonovia. Gruaja ime më thirri me një numër të panjohur dhe kërkoi falje dhe ajo më tha se ajo me të vërtetë më mungon mua dhe fëmijët tanë dhe gruaja ime të kthehen në Home.and pas dy ditësh Një kompani që unë kam qenë duke dërguar letërnjoftimin tim të quajtur, tani unë jam menaxheri i kompani në SHBA. Unë ju këshilloj nëse keni ndonjë problem të dërgoni një mesazh në këtë email: [email protected] ose WhatsApp në atë në +2348144480786 dhe do të merrni rezultatin më të mirë. Merrni gjërat si të mirëqena dhe do t’ju merren. Unë ju uroj më të mirë.