VOAL

VOAL

PSE DHE KUSH PO E KUNDËRSHTON JUSUF BUXHOVIN..? Nga Abas Fejzullahi

July 17, 2019
1 Comments
  • author avatar

    Kush është duke e lexuar këtë dëshmi sot duhet të festojë me mua dhe familjen time, sepse të gjitha filluan si shaka për disa njerëz dhe të tjerë thanë se ishte e pamundur. Emri im është DHIMITËR ALEKSANDËR dhe unë jam nga Korçë, por unë shkoj në Çikago SHBA me gruan time. Unë jam i martuar për fat të mirë me dy fëmijë dhe një grua të bukur. Diçka e tmerrshme ka ndodhur me familjen time, kur humbi punën dhe gruaja ime u largua nga shtëpia sepse nuk mund të kujdesesha mirë për veten dhe nevojat e familjes. e saj dhe fëmijët e mi në atë moment të veçantë. Kam arritur për nëntë vjet, nuk ka grua që të më mbështesë për t’u kujdesur mirë për fëmijët. Unë të përpiqet të dërgojë një mesazh provë për gruan time, por ajo bllokuar mua nga të folur me të unë të përpiqet të bisedojë me mikun e saj dhe anëtarët e familjes së saj, por ende e di se dikush mund të më ndihmoni dhe unë kam qenë aplikuar më vonë për të aq shumë kompani, por ende ata e bënë mos më thirr, derisa të vijë një ditë besnike që kurrë nuk do ta harroj në jetën time. kur takova një mik të vjetër të të cilit i shpjegova të gjitha vështirësitë e mia dhe ai më tregoi për një njeri të madh që e ndihmonte atë të merrte një punë të mirë në coca cola kompani dhe ai më tha se një magji e tij magji, por unë jam një person i cili kurrë nuk besojnë në magji spell, por i vendosur për të dhënë atë një provoni dhe Drigbinovia më udhëzoi dhe më tregoi se çfarë të bëni në këto shtatë ditë të drekës spell. Unë ndjek të gjitha udhëzimet dhe bëj atë që ai më kërkoi të bëj mirë.Drigbinovia sigurohuni që gjithçka ka shkuar mirë dhe gruaja ime do të më shohë përsëri pas punës së mrekullueshme të Drigbonovia. Gruaja ime më thirri me një numër të panjohur dhe kërkoi falje dhe ajo më tha se ajo me të vërtetë më mungon mua dhe fëmijët tanë dhe gruaja ime të kthehen në Home.and pas dy ditësh Një kompani që unë kam qenë duke dërguar letërnjoftimin tim të quajtur, tani unë jam menaxheri i kompani në SHBA. Unë ju këshilloj nëse keni ndonjë problem të dërgoni një mesazh në këtë email: [email protected] ose WhatsApp në atë në +2348144480786 dhe do të merrni rezultatin më të mirë. Merrni gjërat si të mirëqena dhe do t’ju merren. Unë ju uroj më të mirë.

Komentet

Adrian Bajrami merr përgëzime nga lojtarët e Kombëtares shqiptare pas debutimit me Përfaqësuesen e Zvicrës

Adrian Bajrami ka debutuar mbrëmjen e së hënës me përfaqësuesen e Zvicrës, në ndeshjen që kjo e fundit barazoi me shifrat 0-0 ndaj Sllovenisë. Për Bajramin, ishte ndeshja e parë me “helvetët” që pasi hoqi dorë nga nënshtetësia shqiptare dhe braktisi Kombëtaren kuqezi në muajin shtator.

 

Ai ka bërë një postim për këtë ndeshje të parë në rrjetet sociale ku prej kokësh ka zhdukur çdo pamje e kujtim të tij si shqiptar, në grumbullimet apo stërvitjet me Kombëtaren në vite apo edhe momentin kur debutoi me të në miqësore.

Edhe pse ai qartësisht nuk e ndjen veten shqiptar, futbollistë e Kombëtares shqiptare nuk kanë ngurruar ta përgëzojnë futbollistin për këtë ndeshje të tij të parë me ngjyrat e Zvicrës.

Lojtarë si Seferi, Sherri, Medon Berisha, Ismajli, Ajeti apo edhe Gjasula e Etrit Berisha, kanë pëlqyer këtë postim të futbollistit 23-vjeccar, me të cilin qartësisht kanë ruajtur lidhje miqësore pavarësisht vendimit të tij të papritur.

sdffsdfsdsfdsfdfsd

PANORAMASPORT.AL

Spektakël shqiptar: Eurogoli i Manajt lë pa frymë Serbinë- Nga ARIF EJUPI

 

Në stadiumin e Duboçicës, Kombëtarja shqiptare në futboll zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Në këtë përballje historike, Shqipëria arriti një fitore madhështore falë golit spektakolar të Rey Manajt, të shënuar në minutën e 46-të, që la pa frymë miliona tifozë serbë dhe ndezi atmosferën kuqezi në çdo cep të globit.

Skuadër me shpirt dhe disiplinë

Futbollistët kuqezinj iu përmbajtën me përpikëri udhëzimeve të përzgjedhësit brazilian Sylvinho Mendes Campos Junior, duke treguar disiplinë, përkushtim dhe besim të plotë në filozofinë e tij të lojës.

Në portë, Thomas Strakosha u tregua i qetë dhe i palëkundur, duke lexuar me saktësi çdo përpjekje të kundërshtarëve për të shënuar. Ndërhyrjet e tij të sakta, sidomos në topat ajrorë, u shoqëruan me gjakftohtësi dhe elegancë profesionale.

Në mbrojtje, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj ishin mur i pathyeshëm, ndërsa Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti, trupgjatë dhe me përvojë, mbuluan çdo hapësirë të fushës.

Me organizim të përsosur, të gjithë lojtarët e kombëtares mbyllën çdo korridor sulmues të serbëve, duke i bërë të pafuqishëm përpara portës shqiptare.

Kujtim i artë nga e kaluara

Veçanërisht Arlind Ajeti, me lojën e tij të përkryer, na kujtoi bashkëvendësin e tij Favzi Rama, i cili plot 43 vjet më parë, po në këtë fushë, me fanellën e Prishtinës, kishte gjunjëzuar Duboçicën e Leskovcit me rezultatin 0–3. Historia, siç duket, u përsërit në mënyrën më të bukur të mundshme.

Rast i artë për golin e dytë

Në minutat e fundit, Nedim Bajrami mund të kishte vulosur fitoren me një gol të dytë, pas një solo-aksioni mahnitës që tronditi mbrojtjen serbe. Por në çastin vendimtar, tentimi i tij për të kaluar edhe portierin Petroviq dështoi për pak. Megjithatë, loja e tij mbeti ndër më të mirat e mbrëmjes.

Për t’u vlerësuar ishte edhe ndarja e drejtësisë nga treshja e gjyqtarëve rumunë: Istevan Kovacs, Mihai Mariça dhe Ferencz Tunyogi, të cilët administruan ndeshjen me drejtësi, qetësi dhe profesionalizëm të lartë.

Në këtë përballje, Shqipëria nuk fitoi vetëm tri pikë të arta, por dha edhe një leksion loje, karakteri dhe dinjiteti, duke dëshmuar se futbolli kuqezi është tashmë pjesë e elitës evropiane.

Kjo fitore historike kundër Serbisë do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shqiptari si dëshmi se krenaria kuqezi nuk njeh kufij.

ARIF EJUPI

Bedri Muçolli – futbollist me shumë adhurues, mësues i përkushtuar dhe arbitër i paanshëm- Nga ARIF EJUPI

 

Bedri Miftar Muçolli lindi më 1945 në Bajçinë të Podujevës, në një familje të ndershme e punëtore.

Ai u rrit me dashurinë për sportin dhe dijen. Qysh i ri u dallua si lojtar i talentuar, duke veshur me krenari fanellën e KF “Llapit”, e më 1966 edhe atë të KF “Prishtina”, anëtare e Ligës së Dytë Federative të Jugosllavisë, grupi i Lindjes.

Edhe pse qëndroi shkurt në këtë skuadër, Bedriu fitoi respektin dhe adhurimin e bashkëlojtarëve, tifozëve dhe kundërshtarëve për shpirtin luftarak dhe lojën e pastër.

Duhet theksuar se Bedriu, së bashku me vëllezërit Hashim e Bislim Aliu dhe Avni Hoxha, janë ndër të parët që veshën fanellën e klubit futbollistik “Llapi” të Podujevës.


Me këtë katërshe talentesh luajti edhe Nezir Halili, minoritar ashkali, i njohur për lojën vetëmohuese dhe angazhimin në fushë.

Gjatë asaj periudhe skuadra e Llapit dominohej nga serbë e malazezë të ardhur në Podujevë si kolonë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Si mesfushor ofensiv, Muçolli shquhej për organizimin e rasteve për shënim dhe shërbimin e saktë të bashkëlojtarëve me top. Ai shpeshherë shënonte edhe gola jashtëzakonisht të bukur.

Loja e tij u ngrit në cilësi sidomos me aktivizimin e lojtarëve të talentuar në Llap, si: Fazli Llugaliu, Shaban Hajrullahu, Rifat Raçi, Shaban Hajdari, Idriz Mehmeti, Selatin Vokrri etj.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai iu përkushtua arbitrimit, duke u bërë një nga arbritrat më të njohur e më të paanshëm të futbollit kosovar. Me drejtësinë dhe profesionalizmin e tij, Bedri Muçolli kontribuoi që futbolli të zhvillohej në frymë sportiviteti e korrektësie.

Bedriu nuk u shqua vetëm në sport. Ai ishte edhe një mësues i përkushtuar, që për dekada u shërbeu gjeneratave të reja me dashuri dhe edukatë në shkollën fillore të qytetit të Podujevës, “Vëllazërim- Bashkim” ,tani “Shaban Shala.”

Sot, shumë ish-nxënës e kujtojnë si një mësues të drejtë, të dashur dhe inspirues. Z. Bashkim Idriz Shala, ish-nxënës i Bedriut , para 55 vjetëve thotë:” Bedriu ishte i hareshëm dhe gjithnjë i buzëqeshur, ai vazhdimisht na motivonte për përvetësim të dijes dhe angazhim në aktivitete të lira brenda dhe jashtë shkollës.”

Edhe në jetën private, Bedriu ishte një bashkëshort, baba, gjysh dhe vëlla i respektuar, që gëzonte respektin e të gjithëve. Ai mbeti shembull i njeriut fisnik, i cili gjithnjë diti të ndajë kohën mes familjes, profesionit dhe pasionit për sportin.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka lënë një zbrazëti të madhe në familje, te shokët dhe posaçërisht në komunitetin e sportit. Kujtimi për Bedriun – futbollist i dalluar, mësues i përkushtuar dhe arbitër i paanshëm do të jetojë gjatë.

Jakup Gashi, Zyrtar i Lartë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës, i ndau Bedri Muçollit mirënjohje për kontributin e tij në futbollin kosovar.

Familja Muçolli ishte shembull i angazhimit aktiv në sport. Përveç Bedriut, që la gjurmë në futboll, vëllezërit e tij Hakiu dhe Besniku u dalluan në hendboll.
⦁ Hakiu ishte shtylla e Klubit Hendbollistik të Llapit, i cili garonte në Ligën e Parë të Kosovës.
⦁ Kurse, Besniku luajti me shumë sukses jo vetëm për Llapin, por edhe për Prishtinën, duke arritur të jetë pjesë e reprezentacionit hendbollistik të Kosovës. Ai duke treguar formë të shkëlqyer dhe nivel të lartë të lojës u bë një ndër figurat më të spikatura të këtij sporti.

Po ashtu, në KF “Llapi” kontribuuan edhe futbollistët Remzi dhe Basri Muçolli, kurse në hendboll Arsim Ali Muçolli. Ky fakt dëshmon se familja Muçolli ishte një çerdhe e vërtetë sportistësh dhe mësuesish elitarë.

Bedri Muçolli, i cili vdiq papritmas më 27 korrik 2024, do të mbetet shembull i njeriut fisnik, të përkushtuar dhe me vlera të qëndrueshme.

Lavdi jetës dhe veprës së sportistit, mësuesit dhe njeriut fisnik – Bedri Muçolli!

ARIF EJUPI
Gjenevë, 5 tetor 2025

ISAK SHABANI – I FJALËS, BESËS DHE REZISTENCËS- Nga ARIF EJUPI

Brezit të atyre djemve dhe burrave trima, që me armë në duar luftuan kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia, i takon edhe Isak Shabani nga Orllani i Gallapit, ekspert i mjekësisë.

Serbia, në përpjekje për t’i nënshtruar përfundimisht shqiptarët e Kosovës, më 23 mars 1989, me tanke dhe kërbaç, suprimon Autonominë e Kosovës. Më pas, duke sjellë nga të gjitha anët e ish-Jugosllavisë serbë recidivistë të veprave kriminale, nisi të burgosë, të rrahë dhe të vrasë shqiptarët e pambrojtur e duarthatë, vetëm pse protestonin në mbrojtje të Kushtetutshmërisë së Kosovës.

Më 27 mars 1989, në demonstratën gjithëpopullore të organizuar në Podujevë, u vra Mehmet Maliq Ejupi, ende pa i mbushur 23 pranverat e jetës. Dhimbja u bë edhe më e rëndë kur një polic serb sadist, i tërbuar, vuri re se Mehmeti kishte rënë përtokë puthi tytën e automatikut. (Dëshmitar okular i kësaj vrasjeje makabre ishte Xhelil Arbanashka nga Polonica e Podujevës).

Në demonstratën tjetër, më 30 maj 1989, po ashtu në Podujevë, u vra Ali Adem Ajeti, kryeorganizator i protestës dhe i burgosur politik i demonstratave studentore të vitit 1981.

Por, përkundër këtyre vrasjeve, pushtuesit serbë nuk ndalën. Dhuna dhe terrori u shtuan edhe më shumë në të gjitha trevat e Kosovës.

Më 1 nëntor 1989, në Prishtinë, u vra Bedri Ilaz Sokoli. Një ditë më vonë, në Bregun e Diellit, ranë në një rezistencë të pashoqe Afrim Osman Zhitia dhe Fahri Rrahman Fazliu.

As viti 1990 nuk solli qetësi. Më 1 shkurt u vranë Ylfete Humolli dhe Fadi Talla. Më 13 shtator, në Pollatë të Podujevës, policia dhe ushtria e Serbisë kryen një tjetër krim të rëndë duke vrarë të rinjtë Skënder Hamit Monolli dhe Besim Hashim Latifi. Viktimë e këtij terrori të paparë ishte edhe Ragip Muharrem Hoti, më 18 maj 1991. Ai, duke luftuar fyta-fytas me katër policë serbë, plagosi rëndë dy prej tyre, duke rënë dëshmor.

Në këto rrethana, disa djem dhe burra trima të Llapit dhe Gallapit, duke parë se çmenduria e policisë dhe ushtrisë serbe nuk kishte të ndalur, nisën formimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një nga themeluesit e këtyre celulave ishte edhe Isak Riza Shabani.

Heroi i kombit Zahir Pajaziti, duke e vlerësuar lartë figurën e Isak Shabanit – asokohe ende student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Kosovës, bisedoi sy më sy me të dhe i tha:
“U bë ç’u bë! Ekspeditës së policisë serbe me atë ‘Nivën’ e kuqe, që po terrorizon Llapin dhe Gallapin, duhet t’i zëmë pritë!”

Më 4 shtator 1994, pas një vëzhgimi të kujdesshëm të terrenit, Zahiri dhe Isaku vendosën që kësaj patrulle policore t’i zinin pritë pikërisht te diga e Liqenit të Batllavës.

Në shënjestër kishin një polic famëkeq të njohur me nofkën Cipiripi, një kriminel i paskrupullt që simbolizonte të keqen. Ai jo vetëm që torturonte shqiptarët me mjete të forta dhe shkopinj elektrikë, por edhe i ofendonte rëndë në baza kombëtare.

Shqiptarët e ndaluar i prangoste duarsh e këmbësh dhe i fuste në bagazhin e xhipit “Niva”. Pastaj, të përgjakur e të gjymtuar, i hidhte nëpër llagëmet anës së rrugës.

Shumë shqiptarë të Llapit kishin kaluar muaj e vite mes torturave dhe poshtërimeve nga ky sadist, që i trajtonte si kafshë të ngujuara në thark. Durimi i Zahirit dhe Isakut kishte arritur në kufi.

Ky kriminel, përveç keqtrajtimit dhe vrasjeve, së bashku me Tomisllav Petroviq–Toma, Bosanacin e Madh dhe Nebojsha Cvejiq, plaçkitnin edhe pasurinë e shqiptarëve. Dëmet materiale që ata u kishin shkaktuar banorëve ishin të pallogaritshme.

Edhe pse terreni ishte i përthyer dhe i rrethuar nga liqeni me dallgë, këta dy djem të guximshëm katër–pesë herë kishin shtënë mbi patrullën e këtyre policëve sadistë.

Pas këtij tentim–atentati ndaj Cipiripit dhe kolegëve të tij, bastisjet në këtë zonë u shtuan dhe shumë shqiptarë u morën në të ashtuquajturat “biseda informative”.

Por Zahiri dhe Isaku kishin vendosur që pushtuesve të mos ua ndalin gjuajtjet nga kallashët deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Ata, qëkur kishin rrokë armët, ishin pajtuar me burgjet dhe me vdekjen.

Më 31 janar 1997, në një pritë të organizuar në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Ata ishin nisur për të goditur një kriminel të njohur – Vuçina Janiçeviq, kryeshef i stacionit të policisë në Vushtrri, i cili jo vetëm që hartonte programin e ndjekjes dhe keqtrajtimit të familjeve shqiptare, por merrte pjesë vetë në këto aksione.

Ky monstrum, më 22 maj 1999, kishte urdhëruar edhe masakrimin e 67 civilëve shqiptarë në Vushtrri. Thashethemet e shtypit mafioz të Beogradit dhe të paçavures “Jedinstvo” se Zahiri, Hakifi dhe Edmondi ishin nisur për të sulmuar një kamp kolonësh serbë janë të trilluara.

Ata kurrë nuk e kishin shënjestruar popullatën civile të pafajshme, por vetëm grupet kriminale me duart e përlyera në gjak.

Pas rënies së Zahirit, Isak Shabani, njëri nga miqtë e tij më besnikë, së bashku me disa shokë, vazhdoi përpjekjet për atentate ndaj pushtuesve serbë. Mirëpo, më 8 shkurt 1997, ai u arrestua papritmas nga policia sekrete e Serbisë.

Nga aktgjykimi i bërë publik shihet se gjatë gjithë qëndrimit në burg, ai qëndroi i pathyeshëm dhe nuk zbuloi asnjë nga shokët e tij.

Isak Shabani meriton të respektohet nga të gjithë, qoftë si veprimtar, qoftë si ekspert i shëndetësisë.

Dikur, nëpërmjet tytës së armës, ai luftoi pushtuesin. Sot, me tërë qenien, është vënë në shërbim të pacientëve të Republikës së Kosovës, pa shikuar përkatësi etnike, religjion dhe ngjyrë të tyre.

ARIF EJUPI
Gjenevë,1 tetor 2025

Me gola të Ajetit dhe Shaqirit, Bazeli siguron fitoren e parë kundër Shtutgartit

Hitz shpëton një penallti dhe bregrinasit ngjiten në tabelë

VOAL- Bazeli siguroi fitoren e parë të madhe të Europa League për këtë sezon. Në një stadium të mbushur plot me stadiume në St. Jakob-Park, të veshur për debutimin e tyre në shtëpi në garën e dytë kontinentale, kampionët zviceranë mposhtën Shtuttgartin, aktualisht ekipin e pestë në Bundesligë, me rezultatin 2-0. Këto tre pikë vendimtare për ekipin e udhëhequr nga Magnin (i cili përjetoi kapitullin më të rëndësishëm të karrierës së tij si lojtar me Shtuttgartin): në ndeshjen e tyre të radhës më 23 tetor, Shaqiri dhe shokët e tij të ekipit do të përpiqen ta përsërisin këtë sukses kundër Lyonit.

Menjëherë, bregrinasit përfituan menjëherë nga një gabim i gjermanëve, të cilët, me një pasim prapa, e dërguan te Ajeti, i cili shënoi gjakftohtë i vetëm përballë portierit. Kuqeblutë, megjithëse ende kërcënues në disa raste, ia lanë topin gjermanëve, të cilët fituan një penallti në minutën e 36-të, por gjuajtja e ish-lojtarit të St. Gallen Demirovic u shpëtua nga Hitz. Hitz bëri disa pritje vendimtare pasi u kthye nga dhoma e zhveshjes, dhe menjëherë pas një prej pritjeve të tij të shkëlqyera, skuadra vendase gjeti rrjetën nëpërmjet një Shaqiri të shkëlqyer. RSI

U largua nga Shqipëria, Zvicra grumbullon mbrojtësin shqiptar

Pasi u largua nga Shqipëria, mbrojtësi Adrian Bajrami është ftuar menjëherë nga përfaqësuesja e Zvicrës.

Trajneri i Helvetëve, Murat Yakin ka publikuar listën e të ftuarve dhe mes tyre është edhe Bajrami.

23-vjeçari do të synojë që të shndrrohet në një lojtar të rëndësishëm për Zvicrën, edhe pse rivaliteti është shumë i madh.

Zvicra do luajë me 10 tetor ndaj Suedisë dhe ndaj Sllovenisë me 13 dhjetor, sfida këto kualifikuese të botërorit. bw

Laura Kajtazi–Hasani: Besimi fitohet me vepra, jo me premtime- Nga ARIF EJUPI

Në zgjedhjet lokale të këtij viti, që do të mbahen më 12 tetor në 38 komunat e Republikës së Kosovës, do të garojnë kandidatë të shumtë nga të dyja gjinitë. Ndër emrat që bien në sy është ai i zonjës Laura Kajtazi–Hasani, mësimdhënëse shumëvjeçare e gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar edhe si përkthyese në vitet më të rënda për Kosovën, duke punuar pranë organizatave ndërkombëtare si Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

E frymëzuar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, zonja Kajtazi–Hasani ka debutuar në politikë si anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë.

Për t’u dhënë votuesve një pasqyrë më të qartë mbi figurën e saj, po sjellim disa nga karakteristikat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së saj.

Laura Kajtazi–Hasani lindi më 22 korrik 1976 në Podujevë. Familja Kajtazi, me origjinë nga Pakashtica e Epërme e Llapit, njihet si familje arsimdashëse dhe përparimtare.

Kushëri i saj i saj, tashmë i ndjerë Hamit Kajtazi, ishte ndër mësuesit e parë të kësaj ane dhe për dekada kontribuoi në zhvillimin dhe masivizimin e shkollës shqipe. Rrugën e tij e ndoqi edhe babai i Laurës, Ramadan Kajtazi, i cili deri në vdekje punoi si nëpunës i administratës në Komunën e Podujevës.

Nga kjo familje dolën edhe figura të tjera të njohura si Lumnije Kajtazi–Hyseni, profesoreshë e Matematikës në shkollën 9-vjeçare “Shaban Shala” të Podujevës dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në fushën e arteve të bukura, veçohet këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur Ryva Kajtazi, e cila edhe pse e martuar, me krenari mban mbiemrin e vajzërisë, duke kujtuar me mall e respekt derën e Kajtazëve – mësues, nëpunës e intelektualë të vërtetë.

Në këtë familje me një të kaluar të ndritur u rrit dhe u formua edhe Laura Kajtazi–Hasani. Ajo qysh si nxënëse e shkollës fillore u shqua për prirjet e saj të veçanta në zotërimin e gjuhëve të huaja.

Laura edhe në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës, u rendit në mesin e nxënëseve më të dalluar. Me dashuri e respekt, ajo kujton edhe sot arsimtarin e saj të gjuhës angleze, Ismail Duli, i cili me profesionalizëm e përkushtim ia mbolli dashurinë për këtë gjuhë me përmasa botërore, duke i hapur shtigje të reja në formimin e saj.

Zonja Kajtazi-Hasani studimet universitare në Anglisht i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, si dhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Më pas, ajo përfundoi studimet pasuniversitare dhe fitoi titullin Magjistër i Gjuhës Angleze.

Njohuritë e fituara në këtë fushë, veçanërisht në përkthim, Laura i praktikoi gjatë viteve 1999–2002 si përkthyese në organizatat ndërkombëtare UNMIK dhe OSBE.

Nga viti 2002 deri në vitin 2013, ajo punoi në projekte të USAID-it për zhvillim ekonomik në nivel qeveritar, fillimisht si asistente administrative, e më pas si zëvendësmenaxhere e zyrës së projektit.
Aktualisht, Laura Kajtazi–Hasani punon si mësimdhënëse e gjuhës angleze në Shkollën e Mesme “Isa Boletini” në Podujevë, si dhe në shkollën e kurseve intensive “Union School” në të njëjtin qytet.

Përveç punës së suksesshme në arsim dhe administratë, zonja Kajtazi–Hasani dallohet edhe për kultivimin e raporteve të ngrohta familjare. Ajo ruan marrëdhënie të shkëlqyera me nënën e saj, Fexhrije Lushaku–Kajtazi, motrat Fitoren, Leonorën, Ryvën dhe vëllain e vetëm Liridonin.

Luaura derisa shpalos kujtime me familjen e saj të ngushtë, sytë i mbushen me lot për të atin, Ramadan Kajtazi, i cili ndërroi jetë papritmas vitin e kaluar. Kujtimet për të mbeten plagë e pashlyeshme në shpirt, që as koha nuk arrin t’i shërojë. Por, brenda dhimbjes, ajo gjen forcë tek këshillat e tij për të jetuar e punuar me ndershmëri.

Laura, që misionin të vetëm ka edukimin e brezave të tashëm dhe të ardhshëm, ka ditur ta përkrah dhe ta motivojë edhe të birin, Ylli Hasani, i cili me sukses i ka përfunduar studimet Bachelor në Ekonomi të Aplikuar, ndërsa ato Master është duke i ndjekur në Eötvös Loránd University në Budapest të Hungarisë.

Votues të nderuar, mos u bazoni vetëm te renditja numerike në fletëvotim, por vlerësoni ata që janë të përgatitur dhe të pakorruptuar. Me gra të arsimuara dhe të guximshme si zonja Laura Hasani , përfiton Podujeva dhe qytetarët e saj.

Andaj, votoni numrin 36 sepse është numër që sjell ndryshim pozitiv për të gjithë llapjanët !

 

Albian Hajdari largohet nga kombëtarja zvicerane për t’u bashkuar me Kosovën

Pas Kospos dhe Avdullahut, kombëtarja zvicerane humbet një tjetër të ri.

Pas paraqitjes së tij të vetme që ishte në një miqësore marsin e kaluar.

VOAL- I përzgjedhur disa herë nga Murat Yakin, por i aktivizuar vetëm marsin e kaluar në një miqësore kundër Luksemburgut, Albian Hajdari ka vendosur të largohet nga kombëtarja zvicerane për t’u bashkuar me Kosovën. Pasi u shkurtua nga Blick, ish-lojtari 22-vjeçar i Luganos, tani lojtar i Hoffenheimit, i është përgjigjur thirrjes së vendit të tij për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, të planifikuara për 10 tetor kundër Sllovenisë dhe 13 kundër Suedisë. Largimi i mbrojtësit – i cili përballet me konkurrencë nga Manuel Akanji, Nico Elvedi, Aurèle Amenda dhe madje edhe Stefan Gartenmann në klubin zviceran – vjen pas largimeve të fundit të talenteve të rinj Eman Kospo (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Leon Avdullahu (Kosovë). RSI

Në Panairet Ndërkombëtare të mjaltit, ai i Pollatës së Podujevës me cilësinë më të lartë- Nga ARIF EJUPI

 

 

Vëllezërit Riad dhe Valdet Dema nga fshati Pollatë i Podujevës, edhe pse me një përvojë jo shumë të gjatë në fushën e bletarisë, kanë shënuar suksese të njëpasnjëshme. Këtë veprimtari me pak shpenzime dhe me mjaft leverdi ata e nisën fillimisht vetëm me pesë koshere bletësh.

Me dëshirën e madhe për të avancuar në këtë degë, ata u këshilluan me ekspertë të fushës dhe studiuan literaturë profesionale. Pas fitimit të njohurive bazë dhe vlerësimit të terrenit nga profesionistë, Riad dhe Valdeti vendosën që mbarështimin dhe shumëzimin e bletëve ta zhvillojnë në fshatin e tyre të lindjes – Pollatë të Podujevës.

Prej kohësh dihet se Gryka e Mavriçit, bashkë me fshatrat përreth, ofron kushte të përshtatshme natyrore për zhvillimin e bletarisë. Megjithatë, deri në shkëputjen e Kosovës nga sundimi serb, bletaria në zonën e Llapit ishte e pazhvilluar.

Me këtë disiplinë të rëndësishme shoqërore, për shkak të mungesës së njohurive dhe pajisjeve adekuate, merreshin pak familje. Kullimi i mjaltit bëhej me metoda primitive dhe jo higjienike, çka ndikonte negativisht në cilësinë e produktit përfundimtar.

Pas pavarësimit të Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke u frymëzuar nga modeli slloven dhe ai i vendeve të rajonit, filloi të japë subvencione për bletarët e interesuar.
Në të gjitha komunat e Kosovës u formuan shoqata të bletarëve, duke mundësuar shkëmbim përvojash dhe ngritje profesionale të kultivuesve. Po ashtu, kjo ministri ofroi pajisje moderne për filtrimin dhe përpunimin e mjaltit, duke e ngritur këtë sektor në nivel ndërkombëtar.

Kjo përkrahje institucionale u bë një shtysë e fuqishme edhe për vëllezërit Dema, të cilët iu qasën me përkushtim dhe seriozitet të plotë bletarisë. Sot, ata numërojnë mbi 250 shoqëri të shëndetshme bletësh dhe konsiderohen ndër bletarët më të suksesshëm në komunën e Podujevës.

Edhe pse vitet e fundit shumë bletarë të kësaj komune janë përballur me vështirësi për shkak të kushteve klimatike jo të favorshme dhe mungesës së nektarit, Riadi dhe Valdeti kanë arritur ta ruajnë shëndetin e bletëve të tyre, falë përkushtimit të vazhdueshëm dhe menaxhimit të shkëlqyeshëm.

Mjalti i prodhuar në Pollatë të Podujevës, falë punës së tyre, është vlerësuar me cilësinë më të lartë në Panairet Ndërkombëtare të Tuzllës dhe Tetovës, duke u shpërblyer për dy vite radhazi me vendin e parë, në një konkurrencë të denjë prodhuesish të mjaltit.

“Puna me bletët kërkon dashuri, durim e mbi të gjitha vëmendje. Ne kemi bërë që Pollata të njihet jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore, por edhe për produktin e pastër të mjaltit. Kjo shihet më së miri nga vlerësimi i bërë mjaltit tonë në Panairet Ndërkombëtare,” – thonë vëllezërit Riad dhe Valdet Dema.

Vizioni dhe përkushtimi i tyre duhet të merren si shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë që duan t’i kthehen jetës në këtë fshat piktoresk. Në Pollatë dhe fshatrat përreth është paraparë edhe ndërtimi i një liqeni artificial. Në rast se ky projekt madhor jetësohet, banorëve të kësaj pjese të Llapit do t’u shtohet dëshira për kthim dhe jetë të dinjitetshme në tokat e tyre stërgjyshore.

ARIF EJUPI
Gjenevë,29 shtator 2025

Seancë e tretë informative për mërgimtarët shqiptarë në Gjenevë – Përfitimet plotësuese (SPC) të AVS/AI Nga Nexhmije Mehmetaj

 

Më 19 shtator 2025, në ambientet e École de l’Étang në Châtelaine – Gjenevë, u mbajt një mbrëmje e përbashkët informative, e organizuar nga Shoqata zvicerane për të drejtat sociale EPER në bashkëpunim me Shoqatën  Komuniteti Shqiptar në Gjenevë. Ky aktivitet shënoi Seancën e tretë informative kushtuar mërgimtarëve shqiptarë, me temë qendrore “Përfitimet Plotësuese (SPC) të AVS/AI”.

Seancën e hapi z. Nasuf Nuhiu, kryetar i Shoqatës së Komunitetit Shqiptar në Gjenevë, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për informimin e drejtë të komunitetit. Ai kujtoi se:

  • Seanca e parë (prill 2025) trajtoi çështjen e AVS-it – Shtylla e parë e pensionit;
  • Seanca e dytë (maj 2025) ishte përqendruar në Shtyllën e dytë të pensionit (LPP);
  • ndërsa kjo seancë e tretë u fokusua tek përfitimet plotësuese (SPC), të cilat janë thelbësore për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ligjërata kryesore u mbajt nga znj. Luljeta Krasniqi Hajrizaj – juriste, përfaqësuese e programit Age-Migration pranë EPER-it, e cila, me kompetencë të lartë profesionale, sqaroi procedurat, të drejtat dhe rëndësinë e njohjes së skemës së përfitimeve plotësuese.

Në vijim, dy specialistë të kësaj fushe dhanë shpjegime të hollësishme mbi kriteret për përfitimin e SPC-ve, mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm si dhe rastet konkrete të hasura në praktikë. Diskutimi u zhvillua në formë interaktive, duke iu dhënë pjesëmarrësve mundësinë të shtrojnë pyetje mbi situatat e tyre personale.

Takimi u ndoq nga një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh shqiptarë, kryesisht të moshës së tretë, të cilët treguan interesim të madh për temën. Atmosfera miqësore dhe praktike e bëri seancën jo vetëm informuese, por edhe inkurajuese për ata që shpesh hezitojnë të kërkojnë ndihmë ose nuk janë të informuar mbi të drejtat e tyre ligjore.

Në fund, organizatorët nënvizuan se qëllimi kryesor i këtyre seancave është që çdo qytetar shqiptar në Gjenevë të ketë qasje të plotë në informacion mbi sistemin social zviceran, në mënyrë që të mund të përfitojë drejtësisht nga skemat që i garantohen me ligj.

Gjenevë 21.09.2025                Nexhmije Mehmetaj

 

VIDEO- Bazeli “flet shqip”, Shaqiri dhe Ajeti i dhurojnë fitoren e katërt në kampionat

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore ndaj Thun me rezultatin 1 me 3 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Zvicrës, ku protagonist absolutë ishin dy futbollistët me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Albion Ajeti, që i kanë dhuruar fitoren e katërt në kampionat kuqebluve, ndaj një rivali tepër të fortë si Thun. 



Në minutën e 24-t, Shaqiri zhbllokoi sfidën, teksa në minutën e 41-të, asistoi për Ajetin,  i cili dërgoi skuadrën në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dyfishtë. Vendasit provuan të rihapnin përballjen me Bertone në minutën e 51-të, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa për të “vulosur” këtë duel mendoi përsëri Shaqiri i cili në minutën 90+8 shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.  

Falë dopietës, Shaqiri u ngjit në kuotën e 4 golave në 6 ndeshje në kampionat, teksa ka dhuruar edhe 3 asiste.  Ndërkohë për Ajetin ky ishte goli i dytë në këtë sezon me fanellën e Bazelit.  

PANORAMASPORT.AL

Adrian Bajrami braktis Shqipërinë për Zvicrën, i vërsulen tifozët

Vendimi i Adrian Bajramit për t’u larguar nga radhët e Shqipërisë dhe për të përfaqësuar Zvicrën në të ardhmen, ka sjellë shumë indinjatë te tifozët kuqezinj. Rrjetet sociale janë mbushur me komente kundër mbrojtësit i cili nuk iu përgjigj ftesës së fundit të kuqezinjve duke vendosur në një situatë shumë të sikletshme trajnerin Silvinjo dhe FSHF-në.

 

Sigurisht që objektiv i sulmeve dhe sharjeve ndaj futbollistit kanë qenë adresat e tij në rrjetet sociale. Menjëherë që pasi u bë publik lajmi, tifozët shqiptarë kanë mbushur postimet e lojtarit me komente nga më të ndryshmet, duke e cilësuar tradhti atë që kishte bërë.

Një situatë e cila ka detyruar futbollistin që të çaktivizonte komentet nga rrjetet sociale, pasi nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me reagimin e tifozëve shqiptarë ndaj tij.

dassadsaddasadsads

PANORAMASPORT.AL


Send this to a friend