Artist virtuoz me karrierë ndërkombëtare, Florian Vlashi prej pothuajse tre dekadash jeton në La Coruña të Spanjës, duke u bërë një ambasador i kulturës shqiptare, të cilën e përfaqëson denjësisht në skenat botërore, një mision të cilin ai e kryen më së miri nëpërmjet përhapjes së artit dhe kulturës sonë nëpër botë. Po si nisi rrugëtimi i tij?
“Vij nga fëminia ime”, do të përgjigjej ai duke cituar Princine vogël të Antoine de Saint-Exupéry- së, në një prej intervistave për revistën spanjolle “Mundoclasico“[1]. Kjo etapë e parë jetësore, e cila lë gjurmë dhe brumos personalitetin, rrugëtimin dhe proçesin e rritjes përgjatë “këtyre 4000 ditëve që përfshijnë fëmijërinë”, vazhdon më tej Vlashi për “Mundoclasico-n”.
I lindur më tetë nëntor të vitit 1963 në një prej familjeve të nderuara të qytetit të Durrësit, Florian Vlashi kaloi një fëmini të lumtur dhe të ushqyer hap pas hapi nga interesa artistike e kulturore. Ai ishte bir i një mësueseje të përkujdesur dhe i shkrimtarit, regjisorit dhe përkthyesit të njohur Gjergj Vlashi. Duke folur jo pa nostalgji për ato vite të shkuara, ai shprehet se jeta e tij ishte e ndarë midis dy botëve, të asaj bote të madhe që përfaqësonte realitetin e shoqërisë shqiptare të kohës dhe të një mikrobote të kufizuar brenda katër mureve të shtëpisë. Kjo e fundit ushqente tek ai një energji të pashpjegushme, e cila e mënjanonte plotësisht prej asaj çfarë ndodhte jashtë. Nga rrëfimi i tij për vitet e fëmijërisë, kuptohet fort mirë se dashuria e madhe dhe e vazhdueshme për artin nuk i erdhi rastësisht. Pasuria më e madhe që zotëronte familja Vlashi ishte biblioteka e stërmadhe, në raftet e së cilës gjendeshin me mijëra libra, duke filluar nga klasikët grekë e deri tek modernistët e ndaluar, që nga albumet e pinakotekave të mëdha të artit klasik dhe e deri atij bashkëkohor, si dhe mbi 250 disqe të muzikës klasike, po ashtu edhe muzikë të regjistruar nga vetë Gjergji, të koncerteve të RAI-t apo të premierave të veprave bashkëkohore.
Ishte i ati që e këshillonte jo vetëm për librat që duhet të lexonte, por që edhe me shumë durim i shpjegonte artin kubist të Picasso-s, readymade-t e Duchamp-t apo përmbajtjen e baleteve te Stravinskit.
Të dy prindërit më drejtonin me një formulë magjike “… shumë disiplinë dhe shumë dashuri, por gjithmonë duke luajtur” thotë ai në po të njëjtën intervistë. Në shtëpinë e tij ai ishte gjithashtu i rrethuar nga miq të familjes që i ngjallnin kureshtje, muzikantë, shkrimtarë, aktorë, intelektualë të njohur, mes të cilëve edhe Ismail Kadare, i cili e cilësonte shtëpinë e Vlashit si “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve”. Kjo mikrobotë pra ndikoi në mënyrë mbizotëruese në formimin e interesave të tij të hershme artistike dhe kulturore, duke e futur natyrshëm në universin magjik të artit, në një kohë kur “arti ishte e domosdoshme për të jetuar (Oscar Wilde)”, për të mos vdekur nga e verteta (Nietzsche)”, thotë Vlashi. Por ajo gjithashtu e ruajti prej mediokritetit të një shoqërie të kontrolluar nga ajo dorë e hekurt, e cila i shtynte njerëzit drejt një rryme të vetme, drejt populizmit apo zërit të “masës”. T’i shmangeshe kësaj vorbulle ishte, në mos e pamundur, posaçërisht e vështirë, dhe në rastin e Florianit, arratia më e mirë për këtë ishte zhytja në bibliotekë.
Që do të studjonte edhe muzikë, kjo ishte e zgjedhja e padiskutueshme e prindërve të tij, por vetëm kaq. Violina, instrumenti që do ta lidhte me muzikën që prej fëminisë, u përcaktua pasi kaloi me sukses konkurrimin, në moshën gjashtë-vjeçare, në shkollën e muzikës së Durrësit.
Mbresat e ditës së parë të shkollës si dhe të atyre viteve të para ai i hodhi në letër, dhe rastësisht ato ranë në dorën e Kadaresë, i cili, i entuziasmuar nga shkrimi, vendosi t’i botojë në gazetë nën titullin “Premtimi”.
E mbaj mend si tani ditën e parë të shkollës në Durrës. Ishte klasa e parë djathtas në hyrje. Jam ulur në bankën e fundit në rreshtin nga dera. Shoku i bankës ishte Edisoni. Unë isha i lumtur atë ditë, ndërsa Edi nuk pushonte duke qarë. E shikoja me habi dhe nuk e kuptoja pse qante. Edhe ai më shikonte me habi dhe nuk e kuptonte pse isha i lumtur.
Nga profesorët e violinës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë kanë lënë gjurmë tek unë, por nuk e harroj atë që më vuri duart në violinë, Stathi Qehajefin. Mësimet me profesor Stathin më kujtohen shumë mirë. Kishte një metodë interesante për të nxitur fëmijët në studim; në mur kishte vënë një tabelë ku, me kuadrate e kryqe, jepte ecurinë e nxënësve çdo ditë si të ishte një garë sportive.
Një ditë ai më pyet “Si e ke ushtrimin?” “Mirë, veç një masë nuk më del…” “Për një masë nuk ka problem” më thotë dhe ma kalon ushtrimin. Atëhere unë, kur merrja ushtrimin e ri, kërkoja masën më të vështirë dhe studjoja të gjithë pjesën përveç asaj mase. Në këtë mënyrë fitoja mjaft kohë… deri sa një ditë me thotë me një ton të ftohtë: “Për herën tjetër dua të më sjellësh të gjitha masat që ke lënë pa bërë !”. Tronditja ime merret me mend. Duhet të studjoja të gjitha ato “masat e zeza” të të gjitha pjesëve. Një tmerr! Edhe sot e kësaj dite unë filloj të punoj një vepër gjithmonë nga “masat e zeza”.
Ishte mësimi i parë që më dha ai mbi ndershmërinë në profesion e për sforcimin deri në vuajtje për të realizuar diçka. Atë ditë, për herë të parë, pata parandjenjën se violina do të ishte miku dhe armiku im…
Me profesor Stathin u lidhëm shumë. Im atë, që bisedonte shpesh me të për letërsinë dhe shkëmbenin libra, më thoshte se ishte mjaft i kulturuar e fliste shumë gjuhë. Mua, bashkë me dy nxënës të tjerë nga klasa, na mbante shumë afër dhe na thërriste shpesh në shtëpinë e tij. E kalonim shumë mirë dhe, kur iknim, na jepte disa lodra të vogla plastike që për ne ishin mrekullia vetë.
Në vitin tjetër shkollor nuk erdhi më … Na thanë se e kishin arrestuar si agjent… Në një fotografi të madhe ku kishim dalë ne nxenesit me të, fytyrën e tij e prishën me stilolaps. Askush nuk fliste më për të sikur kurrë nuk kish ekzistuar.
Disa vite më pas, duke kaluar nga rruga e gjykatës, ndalon para meje një makinë policie nga ku zbresin dy policë që mbanin nga krahët një njeri. Ishte profesor Stathi. M´u duk krejt i bardhë në fytyrë. Unë mbeta pa lëvizur në mes të rrugës dhe m`u mbushën sytë me lot.
Pas disa kohësh na thanë se kish vdekur në burg…
E kujtoj shpesh atë moment para gjykatës. Ishin vetëm disa sekonda. Duhet ti kisha folur, ta përshëndesja, t´i thoja se e kujtonim shumë apo ta falenderoja për lodrat. Sa mirë do kish qenë për të një fjalë e mirë në ato momente. “Për herën tjetër dua të më sjellësh të gjitha masat që ke lënë pa bërë!”… Kësaj here, profesor, e kam të pamundur ta korrigjoj gabimin.
Kur vij për pushime në Durrës gjithmonë shkoj tek shkolla. Në verë aty thuajse nuk ka njeri. Dëgjohet ndonjë nxënës që studion piano dhe unë, nën tingujt e asaj pianoje të çakorduar, shëtis pa ngut duke u futur në të gjitha sallat, klasat, banjot. Ritmi i hapave të mi dhe jehona e tyre në koridoret bosh kanë diçka ndërmjet misterit dhe melankolisë…
Në fund ndaloj tek banka e klasës së parë. Kanë kaluar mbi 40 vjet dhe unë akoma nuk e kam kuptuar kush kishte pasur të drejtë atë ditë, unë që isha i lumtur apo Edisoni që qante[2].
Çdo i vogël që i vihet studimit të muzikës, është i privuar nga gëzimet e moshatarëve të fëmijërisë, nga lodrat dhe argëtime të tjera. Padyshim që asnjë fëmijë i vogël nuk mbyllet brenda katër mureve me dëshirë, i detyruar që të përsërisë disa masa me dhjetëra herë. Por, nga ana tjetër, kjo rutinë e mërzitëshme është një mësim i madh për jetën edhe pse paradoksale për vetë moshën. Ndryshe është kur një fëmijë i vogël merr një lodër një ditë dhe e “hedh” për ta ndërruar me një lodër tjetër, ndërsa me instrumentin ndodh e kundërta, atë e ke po aty. Çdo ditë ke bërë nga katër masa, pas disa kohësh mund të jesh në gjëndje të interpretosh një vepër të tërë. Dhe kështu, mësimi më i madh që merr një fëmijë për jetën është se suksesi arrihet “gurë më gurë” dhe nuk vjen nga rastësia me një shkop magjik. Vështirë që një fëmijë i vogël të ndjejë kënaqësi kur fillon studimin, sidomos violinën, e cila, ndryshe nga piano për shembull, që mjafton të godasësh në tastierë për të nxjerrë tinguj, nëse nuk di t’i biesh nxjerr veçse zhurmë. Pra janë një seri gjërash komplekse, si muskuli, intuita, veshi, pozicionet etj, që të mundësojnë për të nxjerrë një tingull të bukur a një intonacion të saktë.
Siç u përmend edhe më lart, vajtja në shkollën e muzikës për Vlashin nuk ishte rastësi (jo vetëm për faktin e ndikimit të prindërve intelektualë, por edhe afërsia e banesës së tij me shkollën e muzikës), por nuk ndodhi kështu me përzgjedhjen e instrumentit të violinës.
Eshtë i njohur fakti, që instrumenti të izolon dhe kjo gjë bëhet shumë e trishtueshme për një fëmijë (madje Vlashi thekson gjatë një bashkëbisedimi, se nga përvoja e tij personale nuk do ta rekomandonte këtë izolim për një fëmijë të asaj moshe), por është vërtetuar ndërkohë që fëmija ta dashurojë krejt natyrshëm muzikën dhe instrumentin e tij, kjo ndodh kur ai luan me fëmijë të tjerë duke mos e konsideruar më instrumentin si një detyrim, por si lojë. Vetë shprehja “luaj në instrument” është shumë e bukur (ndonëse jo e përdorur në të gjitha gjuhët, p. sh në Spanjë thuhet “prek instrumentin”, në Rumani “tingëlloj në instrument”), është si të thuash një çelës sekret për ta joshur fëmijën në lojën me instrumentin.
Në bisdë me të, Floriani rrëfen se në dashurinë e tij të vërtetë për violinën, krahas kalimit të viteve, do të ndikonin edhe faktorë të tjerë. Një prej tyre, ishte pjesëmarrja në orkestrën e harqeve të shkollës, e cila, që në çastin e parë solli një kthesë e madhe në marrëdhëniet e tij me muzikën. Një tjetër fakt i treguar me shumë fanatizëm prej tij, është violina e re që i solli i ati nga Pogradeci në kohën kur atij, tashmë 13 vjeç, i duhej të luante me një violinë 4/4 nga ajo në ¾. Ishte një instrument që tingëllonte aq bukur sa u dashurova me zërin e tij, tregon ai me shumë entuziasëm sikur të përjetonte po të njëjtat emocione të shumë viteve të shkuara.
Pyetjes se kush ka qënë njeriu, që e inkurajonte dhe tek i cili kishte besim që do t’ia dilte, ai, pa asnjë lloj mëdyshje, i përgjigjet se gjatë tetë viteve të para ka patur mbështetjen e familjes dhe sidomos të të atit, që e ushqente me dashurinë për artin, por edhe të së jëmës përsa i takon formimit të dispilinës së punës. Por ai i është gjithashtu mirënjohës mësuesve të tij të shkollës së muzikës, që edhe pse të rreptë, e kanë mbështetur në çdo hap të rrugës së tij, në mënyrë të veçantë profesori i violinës Vaso Papa.
Pasi dëgjon një rrëfim të tillë, pyetja që të lind natyrshëm dhe që të ndjell kureshtje është: nëqoftëse nuk do të ishte violina zgjedhja e Florit, në cilin drejtim do të kanalizohej rrugëtimi i tij? Edhe në këtë rast, pa mëdyshjen më të vogël, ai përgjigjet: sigurisht diçka që do të lidhej me botën e artit, pasi shkencat e sakta më dukeshin të ftohta edhe të largëta, edhe pse në vetvete muzika është shkencë më vete. Por pavarësisht kësaj, ai ndërkohë shprehet me bindje që muzika lidhet në një farë mënyre me shkencat dhe për këtë i referohet disa koncerteve që ka bërë me temën “muzika dhe matematika”, të cilat i vlerëson ndër koncertet më të sukseshme për të rinjtë dhe me shumë interes në llojin e tyre. Duke iu rikthyer idesë se nëse jeta e tij nuk do i kushtohej muzikës, ai flet për dashurinë për letërsinë, e cila mbetet pasioni i tij i dytë. Dhe për këtë përmend intervistën e dhënë në revistën spanjolle, ku në lidhje me pasionin e tij të hershëm për letërsinë kujton se, një nga librat e tij të dashur të fëmijërisë, Fari në fund të botës i Jules Verne-it, në një farë mënyre kishte shënjuar apo paralajmëruar të ardhmen e tij. Prej Durrësit të tij të dashur, ai u vendos në një qytet të bregdetit spanjoll që, siç thotë ai vetë, është qyteti me farin më të vjetër të botës dhe që, si çdo qytet i tillë, është i hapur në të gjitha drejtimet, po ashtu edhe për dashurinë e madhe për muzikën.
Pas përfundimit të shkollës së mesme të muzikës, ëndërra e Vlashit ishte, padyshim, vazhdimi i studimeve në Institutin e Lartë të Arteve. Por kjo dëshirë e zjarrtë u shoqërua nga një gotitje e madhe: iu mohua e drejta të merrte pjesë në konkursin e pranimit për shkak të problemeve biografike. U detyrua kështu të punonte për një periudhë një-vjeçare në prodhim. Duke pohuar me sinqeritet se puna është gjithnjë nder, pavarësisht se çfarë bën dhe ku punon, ai ndërkohë nuk i fshihet faktit që ky detyrim jo vetëm që i humbiste kohë, por shoqërohej edhe me frikën e lëndimit të duarve apo kontraktimit të muskujve, fatale këto për një violinist. Pasi mori një karakteristikë pozitive nga vendi i punës si edhe mendimin që e meritonte të merrte pjesë në konkursin e ILA, erdhi një gotitje e dytë. Përmes një fletë-rrufeje të vendosur në sheshin e qytetit të tij të lindjes, akuzohej se po braktiste punën në prodhim. Trauma ishte e jashtëzakonshme, po aq sa edhe absurdi i mendësisë se ndjekja e studimeve të larta shihej si një mëkat përkundrejt largimit nga gjiri i klasës punëtore. Kjo betejë për shkollim, në të cilën nuk munguan as ndërhyrjet e disa intelektualëve miq të familjes, së fundi përfundoi me dhënien e së drejtës për t’u paraqitur në konkurs. Kundërshtitë dhe vështrirësitë me të cilat iu desh të përballej në këto hapa të jetës, duket se i dhanë më shumë forcë për të ecur përpara. Intuitivisht e ndjeu se erërat e kundërta e bënë edhe më të vendosur për të arritur suksesin. Për të mos folur gjatë për këtë, ai i referohet fjalëve të Nietzche -s, sipas të cilit, “ajo që nuk të vret të bën më të fortë”.
Tensioni që e shoqëroi gjatë kohës së përgatitjes ishte i vetëkuptueshëm për një njeri si ai, i mbrujtur me pikësynimin e paepur për të dalë fitimtar. Ishte rasti i jetës time, thotë Vlashi, duke folur për përgjegjësinë që ndjente jo vetëm ndaj atyre që e kishin mbështetur dhe besuar, por edhe për faktin që do të përballej me violinistë të ardhur nga i gjithë vendi. Lajmin e fitores në konkurs e përjetoi me një krenari të pamasë, pasi ndër 42 violinistët pjesëmarrës ishte renditur i pari me 160 pikë (maskimale), ndërkohë që vendi i dytë kishte siguruar vetëm 90 pikë.
Përshtypja e parë që krijoi te pedagogët e ILA ishte shumë e madhe, lakmohej nga të gjithë për të qenë student i tyre. Ai tregon se Ibrahim Madhi në mënyrë të veçantë kishte rekomanduar Vlashin për të studiuar jashtë vendit, ekzaktësisht në Francë, çka nuk u bë e mundur për shkak të biografisë dhe “dosjes së errët”, e cila i sillte gjithmonë probleme. U caktua me Raimonda Stefin (Koço), nën drejtimin e së cilës i përfundoi studimet me rezultate të shkëlqyera, me mesatare të përgjithshme 9.8. Duke folur për vitet e Institutit, ai përmend se krahas profesoreshës së violinës, në formimin dhe zhvillimin e tij një rol shumë të rëndësishëm kishin të gjithë pedagogët e tjerë të shkollës. Megjithatë, fakti që në Durrës ishte drejtuar në mënyrë të shkëlyer nga pedagogu Vaso Papa, ia bënë më të lehta vitet e studimeve.
Duke spikatur si një ndër studentët më të mirë violinistë, Vlashi u përzgjodh nga Ibrahim Madhi si violinë e parë e Formacionit të harqeve të ILA. Gjatë katër viteve të studimeve, Vlashi thotë se nuk ishte koshient që ajo dosje e mallkuar po e përndiqte këmba-këmbës, “madje e kam shijuar plotësisht atë kohë dhe kam punuar fort me violinën”, pohon ai.
Megjithëkëtë, gjatë rrëfimit të tij ai kujton një ngjarje të trishtë në lidhje me programin e diplomës. Midis veprave që do të luante në diplomë ishte edhe Koncerti Nr. 2 i Prokofievit. Pas një pregatitje dhjetë-mujore plot përkushtim, atij iu komunikua se nuk mund ta luante koncertin, pasi autori i saj, të cilin ai e adhuronte, ishte një kompozitor modernist. I ndodhur përballë faktit të kryer, ai u detyrua që brenda një kohe shumë të shkurtër, gjithësej dyzet ditë, të përgatiste Koncertin e Brahams-it në Re+. Nën shoqërimin e pianistes Anita Tartari, për të cilën flet me shumë nostalgji dhe adhurim, Florian Vlashi realizoi një mbrojtje diplome të shkëlqyer, ku krahas Brahms-it interpretoi dhe Koncertin Nr. 2 të Kujtim Laros. Koncerti i tij i diplomës u regjistrua në radio dhe u trasmetua i shoqëuar me një intervistë të tij në korrik të vitit 1987.
Përfundimi i studimeve me rezultate të shkëlqyera, hapte përpara Florianit të gjitha mundësitë për t’u emëruar në ndonjë prej institucioneve kryesore artistike të vendit, si në ILA, ashtu edhe në Teatrin e Operas dhe Baletit apo në Orkestrën simfonike të RTSH. Por kjo nuk ndodhi. Betejat e tij duket se nuk kishin të sosur. Fillimisht ishte vendosur që të punonte si mësues në Gjirokastër, por rastësia e solli që të qëndronte në qytetin e lindjes për të zëvendësuar një nga mësueset e shkollës së muzikës.
Duke mos u mjaftuar vetëm me mësimdhënien në violinë, ai ka bërë koncerte recitale të ndryshme duke luajtur në publik një sërë veprash të repertorit tradicional por edhe të autorëve të shekullit XX si Ravel dhe Bartok (ky i fundit interpretohej për herë të parë në Shqipëri). në sajë të përvojës së fituar në orkestrën e harqeve të Ibrahim Madhit, të cilën e vlerëson si një shkollë më vete, Vlashi ngriti formacionin e harqeve të shkollës së mesme artistike “Mujo Ulqinaku”.
Kështu, në vitin 1989 Florian Vlashi krijoi Orkestrën e Harqeve “Jan Kukuzeli” në Durrës (emër të cilin e mori më vonë edhe shkolla e mesme artistike e këtij qyteti), me të cilën luajti “Katër Stinët” e Vivaldit që interpretohej për herë parë në Shqipëri. Përveçse vepra u luajt e plotë me katër koncertet përbërëse të saj dhe sonetet shoqëruese, fakti tjetër me interes është që Vlashi përmend një fakt pothuajse të panjohur. Sipas tij, Konti Durazzo me prejardhje nga një familje fisnike durrsake, kishte blerë pothuajse të gjitha dorëshkrimet e Vivaldit, të cilat ia trashëgoi brez pas brezi pasardhësve të tij, derisa këta të fundit ia shitën Bibliotekës së Torinos në vitin 1924. Pikërisht rreth kësaj kohe dolën në dritë veprat e Vivaldit, një pjesë e mirë e të cilave, përfshi edhe “Katër stinët”, u luajtën për herë të parë në qytetin e Siennas.
Në dhjetor të 1989 me këtë formacion u luajtën për herë të parë koralet e Jan Kukuzelit (shekullit XIII) dhe Niketë Dardanit (shekullit IV). Kjo ngjarje mjaft e rëndësishme zgjoi interesin e emrave më të njohur të muzikës së kohës, veçanërisht për faktin që muzika kishtare e Kukuzelit, e krijuar rreth 700 vjet më parë, interpetohej për herë të parë në Shqipëri e përshtatur për formacion harqesh. Po në të njëjtin vit, juria e Konkursit të Solistëve dhe Orkestrave Sinfonike të Shqipërisë, e kryesuar nga Çesk Zadeja, e vlerësoi Florian Vlashin me çmimin e parë për lojën solist me Orkestrën Simfonike të Durrësit, nën drejtimin e dirigjentit P. Afezolli.
Tashmë që për Vlashin dukej se çdo gjë po shkonte më së miri, rastësia e solli që ai të largohej nga Shqipëria, kur prej një miku të fëmijërisë mori njoftimin mbi një konkurs të organizuar për zgjedhjen e instrumentistëve që do të bëheshin pjesë e Orquestra Sinfónica de Galicia. Konkursi do të mbahej në muajin shkurt të vitit 1992 në disa qytete të botës, Stuttgart, Londër, New Jork, Bratislavë, San Petersburg dhe A Coruña. Gjatë intervistës me të, Vlashi thotë se vendimin për të marrë pjesë në konkurs e mori pa asnjë dilemë, i udhëhequr nga dëshira e tij e brendëshme – duke nënvizuar njëkohësisht se te të gjithë ne fshihet “sindroma e trubadurëve” – për të udhëtuar në distanca të largëta. Me një ton të lehtë humori, Vlashi rrëfen se vetëm pas arritjes në Stuttgart, për udhëtimin drejt të cilit iu desh të merrte para hua, u informua që konkursi ishte i hapur për instrumentistë nga e gjithë bota, duke shtuar se nëse do ta dinte më parë këtë fakt nuk do ta kishte marrë vendimin për të konkuruar. Por atij iu desh të përballej me një sfidë edhe më të madhe, që kishte të bënte me programin e konkursit. Midis partiturave të veprave të detyruara, dhjetë prej tyre mungonin në Shqipëri. Habia që kjo i shkaktoi sekretares së konkursit ishte më se e natyrshme. Vetëm një ditë para mbajtjes së konkursit, një instrumentist i ardhur nga Shqipëria i kërkonte ndihmë për gjetjen e partiturave! Kjo aventurë e Vlashit, të cilit iu desh që brenda 24 orëve të studionte 10 vepra të reja orkestrale solo, përfundoi me sukses të plotë dhe shërbeu si një gur prove për afirmimin e aftësive të tij.
Lajmin se ishte fitues i konkursit Vlashi do ta merrte pas kthimit në vendlindje, në një prej ditëve kur nuk kishte drita në shtëpi. Por tashmë një dritë tjetër, jeshile, ishte ndezur për të duke i hapur rrugën e drejt një të ardhmeje të re, të panjohur, por shumë premtuese.
Pasi përfundoi me sukses turneun e planifikuar në Itali me orkestrën “Jan Kukuzeli” të Durrësit”, në vitin 1992 Florian Vlashi u bë një prej instrumentistëve të Orquesta Sinfónica de Galicia, e cilësuar nga kritika e specializuar si më e mira në Spanjë.
Sigurisht që kjo arritje ishte shumë e rëndësishme për të, por ai nuk u ndal me aq. Vajtja në Spanjë ishte veçse fillimi i një stadi të ri, që do të vijohej më tej me përpjekjet e vazhdueshme për perfeksionimin e lojës në instrument si edhe me ndërveprimin multi-kulturor me kolegë të tjerë.
Në vitin 1993, Florian Vlashi mban koncertin e tij të parë në Spanjë, një recital me vepra nga Bach, Paganini dhe Stravinski, pas të cilit i erdhën oferta për realizimin e koncerteve të tjera. Ndërsa i nënshtrohet disa kurseve të specializimit me G. Egger (Bachakademi Stuttgart) dhe me L. Müller (koncertmaestër i Orkestrës së Dhomës së Vienës), Vlashi vazhdon aktivitetin koncertal. Midis të tjerash, një ngjarje e rëndësishme e veprimtarisë së tij artistike të kësaj periudhe është interpretimi për të parën herë në Spanjë i veprës së plotë të kompoziotrit vendas Andres Gaus-i, të shoqëruar më pas edhe me regjistrimin në një disk, që u prit mjaft mirë.
Pas katër vitesh, në shtator 1996, Vlashi themeloi grupin instrumental me emrin sinjifikativ Siglo XX, të vendosur në shenjë nderimi për shekullin, që beri ndryshimin më të madh në historinë e muzikës. Ky ansambël u formua kryesisht me qëllimin për të luajtuar vepra të autorëve të muzikës bashkëkohore. Kjo nevojë lindi, midis të tjerash, për faktin që zona në të cilën Vlashi jetonte nuk kishte një ansambël të mirëfilltë të specializuar për muzikën e shekullit XX. Duke folur mbi këtë çështje në intervistën për gazetën “Mundoclasico“, ai thekson se dy mbeten synimet kryesore të grupit: 1) paraqitja e kryeveprave të muzikës së dhomës të shekullit XX deri në ditët tona; dhe 2) bashkëpunimi dhe mbështetja e krijuesve spanjollë. Ai parashtron gjithashtu se grupi Siglo XX nuk njeh kufizime të përbërjeve instrumentale, të cilat, në varësi të veprave mund të jenë duo, kuartete, kuintete deri edhe me pjesëmarrje të prej dhjetë a njëzet instrumensitëve. Solistët e Siglo XX janë gjithashtu edhe anëtarë të OSG (Orquestra Sinfonica de Galicia), nga të cilët mund të veçojmë: Lilia Chirilov, Stefan Utanu, Caroline Bournaud, Luminita Burca, Mihai Tanasescu, Enrique Iglesias (violinistë); Raymond Arteaga, Arben Llozi, Despina Ionescu, Wladimir Rosinskij (violistë); Ruslana Prokopenko, Gabriel Tanasescu, Rediana Lukaçi, Raúl Mirás (çelistë); Todd Williamson (kontrabas); Claudia Walker (flaut); Juan Ferrer, Pere Anguera Camós (klarinetistë); Casey Hill (oboe): Steve Harriswangler (Fagot); Alejandro Vázquez, Manuel Moya (trompistë); John Etterbeek (trombon); José Belmonte, Alejandro Sanz (perkusionistë); Ayako Zemba (piano); Ramón Carnota (kitarë); dhe Celine Landelle (harpë). Të ardhur nga shkolla, vende e kultura te ndryshme, çdonjëri prej tyre, sipas tij, ka prodhuar energji të jashtzakonshme dhe të gjithë së bashku janë shtresëzuar mes tyre si “një Babel”, shprehet ai në mënyrë metaforike.
Prej koncertit të parë të Siglo XX, të mbajtur në Teatrin Rosalía de Castro (A Coruña) më 8 prill 1997 (me vepra nga autorët F. Poulenc, D. Milhaud, M. Barber, I. Xenakis dhe I. Stravinsky), kanë kaluar plot 25 vite, një rrugë e tërë e mbushur me sfida për përballimin e një repertori të njohur për vështirësitë veçanërisht të mëdha.
Me profesionalizëm dhe përkushtim, grupi Siglo XX i drejtuar nga Florian Vlashi tashmë numëron përmbi 170 “permiera botërore” të autorëve kryesisht spanjollë si: Manuel Alejandre Prada, Fernando Alonso, Ramiro Cartele, Paco Casal, David Cuevas, Julio Montero, Helena Palma, Eligio Vila etj, por edhe të kompozitorëve shqiptarë, si Feim Ibrahimi, Gjon Gjevelekaj, Donika Rudi, Aleksandër Peçi, Haig Zacharian.
Nga numri i madh i veprave të luajtura në koncerte gjatë gjithë këtyre viteve të grupit Siglo XX, Vlashi veçon: Black Angels nga George Crumb për katër instrumenta elektronikë, vepra të muzikës së re të Galicias të paraqitura në Festivalin e Veronës, Pierrot Lunaire nga Schönberg, Qatuore pour la fin du temps nga Messiaen si dhe Historia e ushtarit të Stravinskit, këto dy veprat e fundit janë luajtur edhe në Bienalen e qytetit të Durrësit si vepra premierë në Shqipëri.
Përsa i takon lojës së tij si solist, në intervistën e përmendur Vlashi rrëfen se me violinën e tij ka shëtitur që nga sallat e njohura të Spanjës, Ukrainës apo Italisë e deri në vendet më të paimagjinueshme sikundër janë lagjet e varfra në São Paulo të Brazilt, rrënojat e frikshme të nerofumos në Durrës, në një dasëm apo në varrezat e San Amaros të A Coruña-s etj. Në mënyrë të veçantë ai ndalet te një recital i mbajtur në Logroño, pas të cilit kompozitoria e njohur María Dolores Malumbres, e emocionuar, i dhuron një violinë të çmueshme të shekullit XVIII të trashëguar nga i ati. Disa muaj më vonë, kompozitorja shkruajti për të një vepër interesante për violinë solo, të titulluar Violina e tim eti, që Vlashi e cilëson si një krijim me bukuri abstrakte të rrallë, duke e përfshirë më pas në ciklin “Espacios sonoros”. Duke folur për këtë episod mbresëlënës të jetës së tij, Vlashi shprehet se: “Kjo është nga ato histori aq të bukura e prekëse, për të cilat mendohet që ndodhnin vetëm nëpër libra”. Por Malumbres nuk është e vetmja që ka krijuar posaçërisht për Florian Vlashin (mbi 30 vepra i janë dedikuar atij). Në vitin 2005, Paulino Pereiro i ka dedikuar atij Sonatën nr. 2 op. 118 për violinë solo, të titulluar “Vlashiana”.
Themelimi i Siglo XX nga Florian Vlashi, përveç arsyeve të përmendura, erdhi edhe si një nxitje e brendëshme e tij për të eksperimentuar. Kjo dëshmohet, midis të tjerash, edhe nga një Konferencë-koncert që ai mbajti në universitet, me temën “Historia dhe misteri i violinës”. Duke luajtur me katër instrumente të ndryshme harkorë si lahuta, violina baroke, violina klasike dhe ajo elektrike, ai bën së bashku katër tradita dhe kultura të ndryshme. Lidhur me këtë ndërmarrje kaq interesante, gjatë intervistës së tij ai i referohet si model frymëzimi përvojës së shquar eksperimentale të John Cage-t. Në një shkrim mbi këtë ngjarje, kritiku spanjoll Julio Andrade, duke folur për eksperimentimin e Florian Vlashit, shprehet midis të tjerash: se violina elektrike dukej “si e pa mishtë, gjë që i jepte pamjen e një skeleti… me tingëllim fantazmagorik”, pra, “djalli vetë”, rrëfen Vlashi.
Një tjetër projekt i tij i dashur për të është Bienalia “Netët e Muzikës Klasike”, të cilën e themeloi në 2003 në qytetin e Durrësit (festivali i parë i muzikës klasike në Shqipëri që vijon aktivitetin ende). Ideja për këtë, thotë ai, “lindi në një formë krejt të natyrshme, si të gjitha gjërat e paparashikuara”. I gjendur atë vit në Durrës për të kaluar pushimet verore, me një grup miqsh të shkollës, teksa u përfshimë në biseda dhe kujtime plot nostalgji, filluam të improvizonim dhe të interpretonim me njëri-tjetrin vepra të ndryshme. Të mbështetur nga dashamirësit e muzikës si edhe nga Bashkia e qytetit, në ditët e fundit “menduam që këto vepra t’i luanim në publik dhe aty për aty vendosëm themelimin e aktivitetit nën emrin “Netët e muzikës klasike”.
Shumë shpejt festivali mori formën dhe strukturën e duhur, të përbërë nga shtatë netë me tematika të ndryshme, si një rrugëtim në epoka të ndryshme të muzikës, përfshi edhe një konkurs për talentet e reja, fituesi i të cilit ftohet nga Rediana dhe Florian Vlashi për të luajtur në Spanjë. Vlashi e vlerëson konkursin si një mundësi të artë për të rinjtë, “një mundësi që në moshën e tyre mua nuk ma ofroi njeri”, thekson ai jo pa një ndjenjë dhimbjeje. Festivali përmban në çdo edicion nga një vepër të porositur premierë. Po kështu, krahas muzikantëve shqiptarë aty luan rregullisht edhe Grupi i Vlashit (Siglo XX) duke krijuar një “urë tingujsh” ndërmjet dy vendeve. Ndër vite, koncertet e “Netëve të Muzikës Klasike” janë mbajtur në ambjente të ndryshme të qytetit si: amfiteatri, teatri, muzeu, katedralja deri edhe te një klub apo te rrënojat e një fabrike të braktisur në periferi të qytetit.
Tanimë grupi Siglo XX ka hyrë në vitin e njëzet e pestë të veprimtarisë së tij dhe ndërkohë po përgatitet për një seri koncertesh në Spanjë, të cilat do të kurorëzohet me veprën madhore të muzikës së shekullit XX, “Le Marteau sans maître” (Çekiçi pa mjeshtër) të Pierre Boulez-it dhe me premierën botërore “25 Microsecuencias” (25 mikrosekuenca) të 25 kompozitorëve nga Galicia.
Aktualisht Florian Vlashi është duke punuar për një tjetër projekt, përtej veprimtarisë koncertale. Karriera ndërkombëtare dhe mundësia e krijuar përmes saj për njohjen e përvojave, që zbatohet sot në vende të zhvilluara të botës, e shtynë Vlashin për t’iu vënë punës së hartimit të një fjalorthi terminologjik në gjuhën shqipe (me 47 pjesë të violinës), i cili i mungon shkollës shqiptare të violinës. Vlashi vetë pohon se gjatë kohës kur punonte në Sinfonica de Galicia (një orkestër ndërkombëtare me instrumentistë nga mbi 20 vende të botës), ai vetë nuk ngurronte të konsultohej mbi emërtimet, jo vetëm në italisht e frëngjisht, por edhe në gjuhë më të rralla si finlandisht apo japonisht.
Iniciativa shumë e dobishme e hartimit të këtij fjalorthi për violinistët shqiptarë, e ka përqendruar punën e Vlashit në një angazhim shumë serioz, i cili fillon që nga hulumtimi nëpër biblioteka i literaturës së shkruar për instrumentin e violinës, për luterinë në përgjithësi, pra i një fondi tejet të pasur, një pjesë të të cilit ai e ka njohur dhe seleksionuar përgjatë 30 viteve.
Dashuria për artin në përgjithësi, e kultivuar që prej fëmijërisë së hershme, mbetet një ndër tiparet më dalluese të botës intelektuale të Florian Vlashit. Krahas lidhjes me letërinë, ai është një pasionant, të themi gati një “fanatik”, i pikturës.
Kjo ka zgjuar tek ai shpirtin e koleksionistit të tablove të autorëve të ndryshëm shqiptarë, të cilat i mban të ekspozuara në sallonin e shtëpisë së tij. Gjatë gjithë këtyre viteve ai numëron në koleksionin e tij më shumë se 100 vepra, ndër të cilat veçon një skulpturë të Nikoletë Vasisë të titulluar Muzika, të cilën e ka ekspozuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Është fjala për një skulpturë me orientim disi kubist që, siç e përshkruan Vlashi, ka në epiqendër një instrument bashkë me një kokë njeriu e një kokë kafshe, nga e cila përciellet ideja e Menuinit që violinisti është një qenie e çuditshme, një gjysmë tigri e gjysmë poeti. Ndoshta në koleksionimin e tablove të autorëve shqiptarë të pikturës, Vlashi, krahas dashurisë për artin, gjen edhe mundësinë për të plotësuar gjithë sa i mungon nga vendi i tij.
Duket sikur dashuria për muzikën është gjithëpërfshirëse në familjen Vlashi, pasi ajo nuk mbaron tek Floriani. Të dy djemtë e tij janë instrumentistë, përkatësisht Danieli luan si violinist solist në orkestrën Deutsches Symphonie-Orchester të Berlinit, ndëra Martini ka zgjedhur instrumentin e violonçelit duke ecur nën gjurmët e së jëmës, Rediana Lukaçit.
Pyetjes se çfarë do të bënte Flori kur të mbaronte misioni i tij me violinën, ai i përgjigjet me shumë thjeshtësi, se ndoshta do t’i kushtohej verërave apo mbase t’i rikthehj figurave në plastelinë, që bënte dikur tek biblioteka e të atit. Por një gjë është e sigurtë. Violina, e cila e ka shoqëruar dhe përmbushur gjithë jetën e tij, do të vazhdojë të mbetet përherë e tillë për të.
Kanë shkruar për të:
Me talentin e kulturën e gjerë që zotëron, jep një imazh të vërtetë të shpirtit të shqiptarit, që mbijetoi përmes diktaturës e indiferencës europiane. Me personalitetin e tij mundohet të zhbëjë, të davarisë sado pak atë perde errësire që kanë hedhur mbi Shqipërinë
Pirro Dollani
Ju jeni shqiptari i dytë që kam takuar në jetën time pas Nënë Terezës
Zubin Mehta, dirigjent
Vlashi luan me shumë elegancë, zhdërvjelltësi teknike e muzikalitet. Loja e tij është thjështë mjeshtërore . Një artist i shkëlqyer.
Ramiro Cartelle , kritik muzikor
Florian Vlashi , një tjetër shqiptar që i bën nder kombit
Gëzim Kabashi, gazetar
Peneli i artë ishte koncerti i Florian Vlashit, interpretim i shkëlqyeshëm, plot virtuozitet, dominim e asimilim të muzikës moderne.
Carlos Blanco Ruiz, kritik muzike
Muzika klasike e re triumfon në duart e Vlashit
O. Castro, kritik muzike
Vlashi është një muzikant i kategorisë së lartë. Ishte një koncert vërtet i mahnitshëm
Enrique Sacou , kritik
Vlashi ka të rralla jo vetëm cilesitë si instrumentist, por dhe ato njerëzore. Është kënaqësi ta kesh pranë edhe si muzikant edhe si njeri.
Juan Duran , kompozitor
Pa të muzika moderne në Galici nuk do të ishte ajo që është. Një person që beson në muzikën e re dhe në kompozitorin e vendit tonë.
Paulino Pereiro, compozitor
nga dedikimi i sonates “ Vlashiana”
Një violinist i jashtëzakonshëm
Miguel Anxo Fernan Vello, poet
Bagazhi artistik e bën Vlashin një nga protagonistët më të mëdhenj të muzikës së re në Galici – Spanjë në këto dekadat e fundit. … ka një teknik të lartë në interpretim, me një ekspresivitet e ndjenjë tepër të përshtatshme. Gishtat e tij janë të përkryer në pasazhet më virtuoze që i përballon me një natyrshmeëri të habitshme. Teknikisht loja e Vlashit më duket verbuese.
Paco Yánez, muzikolog
Shpirti i tij i kultivuar dhe drejtpeshimi i brendshëm, zbuloi një talent të fortë, të aftë për të kuptuar botën e muzikës së re, si dhe rrugën e domosdoshme në artin interpretativ modern. Gjithë edukimi violinistik dhe estetik që ai shprehu shfaqi një univers muzikor te freskët … Një thesar i vyer njerezor.
Luminica Virginia Burca, violiniste dhe muzikologe
Me muzikën, violinisti Florian Vlashi është qiell dhe dritë, frymë dhe dehje, ngjizje dhe krijim, është ai që ribëhet në çdo rast kur interpreton muzkën klasike dhe atë moderne, jo si një moderator shërbyes në rrëfenjë, por si një eskplorator magmash muzikore që për t’i shkoduar duhet talent, mendje, kulturë, genuinitet muzikor, mjeshëtri gati magjike për të hapur portat sekrete të këtij arti që gjithnjë nuk e tregon sekretin e fundit.(…)
Për ata që e kuptojnë dhe e duan me thellësi, muzika nuk është një qejf; është një fe. Kështu shprehej një mendje e ndritur e kombit shqiptar, Faik Koncia. Dishepull i këtij besimi e rituali lutjesh, pra i muzikës si një religjion arti dhe fryme, është violinisti Florian Vlashi. Tempulli është instrumenti dhe psalmi është tingulli tij ekzistencial…e dëgjoj në ajër dhe i them mirënjohje. (…)
Magjia vazhdon me pengje enigmash ndaj vijojmë ta dëgjojmë violinën e Florian Vlashit!.
Përparim Kabo, filozof
Kur Florian Vlashi organizon nje koncert, duke drejtuar Camerata Brigantina apo Grupo Instrumental Siglo XX, kemi bindjen se po asistojmë në një ngjarje muzikore të kategorisë më të lartë
Julio Andrade Malde, kritik muzike
... (koncerti) që trajton në formë qarkore ekzistencën e një jete, me artikulimin e jashtëzakonshëm e plot vitalitet në violinën e Florian Vlashit, nënshkruan plot nerv e shkëlqim, këtë besimin absolut – si në Majin 68 ashtu dhe në atë të 2018 - në fuqinë revolucionare, utopike dhe transformuese të muzikës.
Paco Yañez, muzikolog, kritik muzike
[1] Intervistuar nga muzikologu dhe gazetari i njohur spanjoll Paco Yáñez.
[2] Nxjerrë nga shkrimi “Premtimi”, Gazeta Shqiptarja.com 17/02/2012 Florian Vlashi
1507 – Hartografi gjeman Martin Waldseemuller përdor për here të parë emrin Amerikë. Në librin e tij, “Cosmographiae Introductio”, ai shkroi: “Duke qenë se Evropa dhe Azia kanë emra femrash, unë nuk shoh ndonjë arsye pse kjo pjesë e kontinentit të ri të mos quhet Amerigo apo Amerikë, emri i zbuluesit të saj, Amerigo Vespucci”. Duket se Waldseemuller ende nuk kishte dëgjuar për zbulimin e Kolombit. Dhe kështu, hartografi gjerman shtypi një mijë harta me emrin Amerige për atë pjesë të botës që sot quhet Amerika e Jugut; më pas e gjithë Hemisfera Perëndimore do të quhej Amerige.
Martin Waldseemüller, latinizuar si Martinus Ilacomylus ose Hylacomylus (11 shtator 1470 – 16 mars 1521), ishte një hartograf dhe humanist gjerman. Ai ishte i pari, në marrëveshje me Matthias Ringmann, që përdori emrin “America” për nder të Amerigo Vespucci në punimin e tij Universalis Cosmographia të 25 prillit 1507.
Waldseemüller lindi (sipas Enciklopedisë Katolike) në Wolfenweiler afër Freiburg im Breisgau. Burime të tjera tregojnë qytetin e Radolfzellit si vendlindjen e tij, por në arkivat e qytetit të këtij qyteti nuk ka asnjë dokument që lidhet me lindjen e tij; me sa duket ishte vendlindja e nënës. Nga viti 1490 ai studioi në Universitetin e Freiburg im Breisgau. Në vitin 1507 ai punoi në Saint-Dié në Lorraine dhe këtu, në emër të René II, Duka i Lorenës, ai krijoi një glob dhe një hartë botërore me përmasa 34,2 x 18 cm të quajtur Planisfera Waldseemüller dhe Ringmann.Wikipedia
Sali Çekaj lindi më 22 qershor 1956 Broliq-Pejë 19 prill 1999 Koshare – aktivist dhe ushtarak, Hero i Kosovës, shqiptar nga Kosova.
Te flasësh për figurën e Sali Qekut është një nder i madhe, por është edhe një përgjegjësi e madhe, sepse kemi te bëjmë me një nder figurat me te mëdha te kombit në historinë me te re te Kosovës.
Aj ishte një figurë poliedrike, shume dimensionale e cila ngërthen në vete te gjitha ato veti që rralle here në histori mund te i gjeje te kompletuar te një personalitet udheqes te cilin e bëjnë te pranueshëm për te gjitha shtresat e shoqërisë. Te Sali Qeku gjeje vetit e burrërisë tipike shqiptare, trimerin, bujarin, besnikërinë, dashurin ndaj familejes dhe shokëve. Te Sali Qeku gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili diti në mënyrën me unikate që te gjitha te i fus në shërbim te çështjes madhore kombëtare. Figura e ti ka nevoje për një studim te mirëfillte shkencore adekuat, e cila do ta zbërthej nga tere kompleksiviteti i saje dhe te dali në pah e gjithë e verteta te cilën e ka mboluar pluheri i harresës nga injoranca e elitës totalitare bolshevike. E tera kjo behet me te vetmin qëllim që te i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndertue nga hajnat e historisë mbi te cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sote qëndrojnë në majat e pushtetit në Kosove.
Aktivitetin patriotik Sali Qeku e filloj me 1981 ku demonstratat masive gjithëpopullore e gjejnë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike te viteve te 1990 e gjejnë në krye te udhëheqjes politike në komunën e Deçanit. Aj vihet në balle tete gjitha kërkesave gjithpopullore te kohës, sichishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje te minatorëve te Trepçës.
Aj doli haptas në përkrahje te tyre në emër te te gjitha strukturave udhëheqjes se komunës se Deçanit. Ishte në balle te luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese, dorëzimit masiv te librezave te LKJ e cila filloj pikërisht në gjykatën komunale ku e kishte bazën. Jo rastësisht kjo gjykatë u quajt çerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB. Ishte njëri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit në Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Ishte njëri nder hartuesit kryesor te statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut. Te gjitha këto aktivitete dhe shume te tjera, Sali Qekun e vejnë në shënjestër te UDB te cilët e gjurmojnë hap pas hapi edhe një dite vërsulen për ta arrestuar, por fale gjeturis se ti dhe disa shokëve aj arriti te ju shpëtoj dhe arratiset në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani aj vazhdon aktivitetin e ti politik pranë degës së LDK. Krahas saj edhe atë ushtarak pranë M.M.R.K.
Pas një marrëveshje në mes te udheqjes se Shqipërisë dhe asaj te Kosovës për stërvitje ushtarake te te rinjeve nga Kosova dhe trevat shqiptare Sali Qekun e gjejmë nder te paret në këto stërvitje, edhe pse aj kishte njohuri te mjafuteshme profesionale sepse ishte oficer rezervë. Qëllimi i ti ishte që krahas stërvitjeve taktiko fizike te nihej për se afërmi me te gjithë shokët me te cilët me vone do te bëheshin bartësit kryesor te ngjarjeve te mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjere ke lufta e hapur. Te dy grupet, tash me te njohura për opinionin shqiptar si grupi i pare në përbërje te te cilit ishin heronjet e kombit Sali Qeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dyte që në mes kishte edhe heronjet Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe te tjer, ishin edhe do te mbeten bazamenti kryesor mbi te cilën u ndërtua e gjithë ajo që quhet luftë e armatosur.
Fillimi i saj ishte në dhjetor te 1991 kur këta trima te armatosur gjere në dhembe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptar dhe nen komandën e Sali Qekut u futen në Kosove duke u shpërndare në te gjitha trevat Shqiptare edhe kështu filluan luftën e armatosur për te mos e ndalur deri në qlirimin definitiv te vendit. E tera kjo ngjarje që nga Shqipëria e gjer sa përfundoj ishte nen komandën e Sali Qekut. E theme ketë argument për te vërtetuar me fakte konkrete një te vërtete shum te madhe mbi te cilën do te ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën në Kosove. Këta ishin nismëtaret e pare te luftës në Kosove dhe Sali Qeku ishte komandanti i pare i kësaj nisme i cili nuk e ndali kurrë deri në renjen e ti heroike si komandant në koshare. Te gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosove u kryen nga këta trima te udhequr dhe koordinuar nga tre kolosët Sali Qeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Q`do veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Dukagjinin në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Qekut. Sa do që elita e kuqe panslaviste tenton ta eliminoj ketë figurë te madhe prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritet edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrire dhe përqafuar në tere hapësirën Shqiptare dhe behet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës.
Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Dukagjin edhe me gjere Sali Qekun lufta e hapur e gjene në majat e organizimit ushtarak pran MMRK te udhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Qeku se bashku me shok vuri bazat e para te keti organizimi në Dukagjin. Nga prilli i 1998 aj se bashku me Rrustem Bruqin, Adem Ukhagjen e shume shoke te tjerë shtrinë ketë organizim në shume territore te Dukagjinit ku me vone do te vendoset shtabi me te tri brigadat operative 131, 133,134 te komanduar nga komandat Tahir Zemaj. Baza në tropoj për shpërndamjen e armatimit, via e funizimit përmes vokshit që komandohej nga komandant Guri-Adem Ukhagja, baza në shkollën e viqidolit ku vendos komanda e udhequr nga Tahir Zema, mbi 100 Ushtar që Rrustem Bruqi me shoke i solen nga Kosova në Shqipëri me te cilët u formuan këto tri brigada operative, via e furnizimit nga shtetet premdimore ishin rezultat i punës se Sali Qekut me shok. Pas futjes se njësive operative në Kosove nen komandën te Tahir Zemes Saili Qeku pati rol kyqe në komandën e keti shtabi aj ishte edhe komandant i brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa bedeja si ajo e Llukës dhe ajo e Logjes në te cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashkideatori me i ngushtë i Saliut Rrustem Bruqi. Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shume pengesa serioze nga i ashtuquajturi SHPUQK. Edhe pse në mes te MMRK dhe SHPUQK u arrit një marrëveshje në Oslo, SHPUQK kurrë nuk e respektoj atë. Aj në vazhdimësi I sabotoj dhe ju solli pengesa me serioze në teren. Ata arritën deri në aktin me te shëmtuar te histories duke bere atë në kryeqendern e Shqiptaries Tiran, vranë ministrin e mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqin. Historia po përsëritet si në luftën e dyte botërore dhe pas saj. Komunistet Shqiptar te dirigjuar nga ideologët bolshevik panslavist, Dushan Mugosha, Milladin Popovici, prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionaliste Shqiptare në te dy anët e kufirit e cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Në Tiran ndodhi vazhdimsija, Mugoshet dhe Popovicet e rinje tradhtuan marrëveshjen e Oslos dhe filluan likuidimet ndaj udheqjes institucionale. Ata nuk mund ta shihnin në krye te ushtries se Kosovës një bire te familjes nacionaliste, një nip te nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës te ideologut te madh nacional-demokrat Metush Krasniqit.
Prandaj duhet përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokash te mëdha që nesër rruga drejt pushtetit te jetë pa pengesa. Dhe kjo ndodhi, filloj me Ahmet Krasniqin dhe përfundoj me Isuf Haklin. Këtu ngjarjet morën tatepjeten, Sali Qeku i përjetoj shum rand, ati ja gjymtuan pjesët kryesore te trupit dhe kështu i plagosur shum rend vazhdoj rrugën drejt kosharas i cili se bashku me Agim Ramadanin ishin ideologët dhe zbatuesit kryesor te ngjarjes se madhe historike te pastrimit te kufirit Shqiptaro-Shqiptar deri në renjen e tyre heroike në fushën e nderit te cilët ranë për te mos vdekur kurrë edhe kështu u bene gurthemel i fort i përmotshëm i shtetit te Kosovës.
Mësuesinë e nisi në Tepelenë, e vazhdoi në Tiranë e në Shkodër, në Korishë, në Prizren e në Gjakovë, e përmbylli në Prishtinë. Bëri shkollë në Institutin “Nana Mbretneshë” të Tiranës dhe la gjurmë në arsimin shqiptar.
Po e kujtojmë sot mësuesen Myzafere Hatipi, e lindur në vitin 1917, e cila bëri një jetë të vetmuar gati, me të birin, Blerimin, në Prishtinë.
Mësuesja, prizrenasja e dikurshme, është ndër mësueset që me punën e saj la gjurmë në arsimin shqiptar.
“Zilja e shkollës akoma më jehon në veshë, rreshtat e nxënësve tek ngarendnin të ngjiteshin shkallëve, zhurma e tyre korridoreve të shkollës, janë tablo jete profesionale e imazhe që më shoqërojnë gjithë jetën” tregon mësuesja për Sanije Gashin në librin ku kjo e fundit ka përfshirë gratë shqiptare që lanë gjurmë me jetën e tyre.
Rruga e shkollimit për Myzaferen, që ishte fëmija i parë në familjen Gjinali, nis kur babai i saj, Ismail Gjinali, kalon për të jetuar në Shkodër në vitin 1932, me qëllim që ti shkollonte fëmijët. Myzaferja shkollohet në Institutin “Nana Mbretneshë” që ishte shkollë e vajzave për atë kohë, më e njohura në Shqipëri. Veç mësimeve, ajo ndjek edhe ligjëratat dhe në shkollën e dramës, shquhet si basketbolliste, luan në violinë, mëson frëngjishten e italishten, turqishten e zotëronte qysh më herët.
Në vitin 1937 ajo emërohet mësuese në Tepelenë. Si 20 vjeçare, këtu ajo merr ditarin për herë të parë në dorë. Me këtë përvojë ajo më pas transferohet në Shkollën “Nami Frashëri” në Tiranë.
Gruaja e quajtur Ngadhënjim ( në arabishte Myzafer do të thotë Ngadhënjim ) me gjithë vuajtjet më pas kalon të japë mësim në Gjakovë. Me hapjen e Normales Shqipe, 1946/47, ajo bashkë me elbasanasen Lirie Tanefi, si mësimdhënëse të para dhe me përvojë pedagogjike, fillojnë punën në ushtrimoren e Normales. Myzaferja ligjëronte edhe në lëndën e biologjisë, ndonëse, siç thotë ajo, dashuri të madhe ndiente ndaj matematikës, ndërsa Liria ligjëronte metodikën e mësimdhënies, vizatimin dhe punëdoren. Të dyja ishin shembull për emancipimin dhe shkollimin e vajzave të mbyllura. / KultPlus.com
VOAL- I lindur në Boston më 17 janar 1706, bir i një tregtari anglez, Benjamin Franklin pati një fëmijëri të vështirë: ai ndoqi shkollën shumë pak dhe në rini ai bëri pak nga çdo gjë, nga printeri në stacion, nga shkrimtari në botues, gjithmonë dallues. vetë, megjithatë, për inteligjencën dhe këmbënguljen e tij. I martuar në vitin 1730, ai pati tre fëmijë dhe vetëm kur mbushi të dyzetat filloi t’i përkushtohej në mënyrë më konkrete studimeve shkencore, duke themeluar Shoqërinë Filozofike Amerikane.
Benjamin Franklin ishte një polimatist amerikan, një shkrimtar, shkencëtar, shpikës, burrë shteti, diplomat, botues dhefilozof politik.Ndër intelektualët më me ndikim të kohës së tij, Franklin ishte një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara;hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë.
Më 1746 ai mori pjesë në një konferencë në Boston mbi mrekullitë dhe zbulimet e energjisë elektrike që e emocionoi atë deri në pikën e blerjes së të gjitha pajisjeve të ekspozuara; duke qenë mjaft i vetëdijshëm për veprat dhe përvojat e Gilbert, von Guericke e Nollet, ai iu përkushtua pothuajse tërësisht studimeve të energjisë elektrike.
Zbulimi i tij më i njohur është se rrufeja nuk është gjë tjetër veçse një manifestim i elektricitetit, një besim që lindi nga një sërë vëzhgimesh rreth ngjashmërisë midis rrufesë dhe shkëndijave elektrike, në formën, ngjyrën dhe shpejtësinë e tyre.
Më 1747 Franklin sqaroi efektin elektrik të pikave dhe filloi kërkimin për krijimin e një rrufeje praktike. Gjatë studimeve, në vitin 1752, ai kreu eksperimentin e famshëm si një demonstrim i besimeve të tij rreth rrufesë. Prandaj ai propozon instalimin, mbi kullat ose kullat e kambanave, një kafaz metalik me një platformë izoluese mbi të cilën operatori duhet të qëndrojë, i shoqëruar nga një shufër hekuri me majë afërsisht nëntë metra e lartë: në prani të një re stuhie, hekuri do të elektrizohej dhe, nga duke lëvizur një tel hekuri pranë shufrës, operatori do të kishte shkaktuar një rrymë të menjëhershme midis shufrës dhe masës.
Eksperimenti u krye, me sukses të plotë, në 1752 nga shkencëtari francez Dalibard.
Duke qenë i sigurt për intuitën e tij, Franklin shpiku më pas shufrën e rrufesë: Rastësisht, sistemi i parë kryesor i rrufepritësit u instalua në vitin 1760 në farin Eddystone në Plimouth.
Por Franklin bën dy zbulime të tjera themelore: “fuqia e pikave”, tema e së cilës trajtohet në një seri letrash mbi energjinë elektrike midis viteve 1747 dhe 1754, dhe se elektriciteti përbëhet nga “një lëng i vetëm”, duke shkatërruar kështu teoria dualiste e C.Du Fay. Më 1751 ai ekspozoi zyrtarisht të gjitha idetë e tij mbi fenomenet elektrike në botimin “Opinionet dhe hamendjet në lidhje me vetitë dhe efektet e lëndës elektrike”.
Në vitet në vijim zhvilloi një veprimtari të dendur politike; më 1757 ishte në Londër si përfaqësues i kolonive të ndryshme amerikane, duke u kthyer në atdhe vetëm me shpërthimin e Luftës Civile, ndërsa më 1776 ishte në Francë si përfaqësues diplomatik në Kongresin Kontinental.
Pas kthimit në Amerikë më 1785, ai punoi deri në vdekjen e tij në Filadelfia më 17 prill 1790 për zbulime dhe shpikje të reja në fushat më të ndryshme. Për angazhimin e tij si patriot dhe që më 1754 kishte paraqitur një projekt për bashkimin e të gjitha kolonive amerikane, ai do të njihet si krijuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Elida Buçpapaj
Bota e modës është sot në zi! Gjeniu kreativ i koleksioneve të jashtëzakonshme të veshjeve, çantave dhe aksesorëve, Roberto Cavalli ka ndërruar jetë në Firence, në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë nga e cila vuante prej kohësh. Ai ka lënë pas gjashtë fëmijë, më i vogli Giorgio vetëm një vjeç.
Mediat italiane thonë se në momentet e fundit të jetës, pranë stilistit ka qenë partnerja e tij, Sandra me të cilën ai bashkëjetonte prej 15 vitesh.
Kush ishte Roberto Cavalli
Roberto Cavalli ishte themeluesi i shtëpisë së modës fiorentine me të njëjtin emër. Gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte i njohur për koleksionet e veprave të artit që i ekspozonte në Galerinë Uffizi në Firence. Babai i tij Giorgio u vra nga nazistët gjatë një përplasjeje në komunën Cavriglia në vitin 1944. Cavalli ka gjashtë fëmijë: Tommaso, Cristiana dhe Robert nga martesa e tij e parë, Rachele dhe Daniele nga martesa e tij e dytë. Ndërsa, Giorgio lindi më 8 mars të vitit të kaluar dhe është fëmija i gjashtë që stilisti pati në moshën 82-vjeçare me partneren suedeze, Sandra Nilsson.
Humbja e Cavall-it sigurisht që ka lënë një boshllëk të madh në fushën e modës, ndonëse ai e shiti kompaninë me të njëjtin emër në vitin 2015. Elementi dallues i markës së tij ishte printi animal, peliçet me qëndisje, fustanet e gjata me të çara të theksuara dhe shumë transparencë.
Krahas koleksioneve të veshjeve, Cavalli krijoi dhe linjën e dedikuar për të brendshmet e meshkujve e quajtur Just Cavalli. Ndërsa, në vitin 2012, krijoi edhe sektorin e dedikuar për arredimin dhe shtëpitë me emrin Cavalli Home.
Industria e modës nga sot ka një mjeshtër më pak!sn
Sot violonçelisti Gjergj Antoniu, muzikanti par excellence do të festonte 75 vjetorin.
Koncertist karriere me një intensitet befasues koncertesh për kohën, ngriti peshë zemrat e spektatorit dhe u bë legjenda e jetës muzikore shqiptare. Për 35 vite rresht interpretoi në 91 koncerte, krye-vepra të literaturës muzikore botërore dhe pothuajse gjithë veprat e kompozitorëve shqiptarë.
Por…
Në një ditë shtatori të vitit 2012, trupi i tij s’mundi dot t’i rezistonte më sëmundjes fatale, që e mori në një moshë relativisht të re, 63 vjeç.
Sa shumë projekte koncertesh mbetën pezull, sa ëndrra i mbetën pa u realizuar, sa vepra bashkëkohore të blera kohët e fundit edhe pse kurohej për disa vite në Greqi, Ai nuk mundi dot t’i jepte zë me talentin e tij të përveçëm e të pazakontë në mjedisin shqiptar por dhe jo vetëm.
I admiruar nga muzikantët dhe publiku, i vlerësuar me superlativa prej kritikës profesionale në shumicën e rasteve, me të njëjtin respekt edhe u përcoll në banesën e fundtit në atë 29 shtator…
Kur arkëmorti la prapa derën e Universitetit të Arteve, kortezhi instiktivisht e vuri në mes të dy rreshtave dhe po aq instiktivisht heshtja e rëndë u thye nga një duartrokitje e ndrojtur, që vetëm pas disa sekondave u shumëfishua nga të gjithë, me të njëjtin zell të përherëshëm. Për dijen time ishte rasti i parë i një reagimi të tillë dhe s’kish si të ndodhte ndryshe.
Ishin këto duartrokitjet e fundit që i dhanë kolegët instrumentist, të cilët s’linin rast pa u shprehur në media për vlerat e tij, ishin kompozitorët që shumicën e krijimeve për violonçel ia dedikuan Atij e njëkohshëm e konsideruan frymëzues e konsulent profesional, ishin duartrokitjet e fundit të studentëve që do ju mungonte dashamirësia e urtësia e sugjerimeve profesionale, por dhe rreptësia në plotësimin e kërkesave dhe jo vetëm violonçelistët, por të gjithë studentët e tjerë, që përfituan nga kultura e tij dhe që me përkushtim dhe pasion kurrë nuk ia kurseu bashkëbisedimet për faktorët që siguronin cilësinë e interpretimeve. Ishin duartrokitjet e familjarëve të pakët, që koha i kishte rralluar, të cilët për dekada, madje që fëmijë i kishte bërë krenar.
Nga talenti i tij kanë marrë jetë 75 vepra të letërsisë botërore muzikore, 52 vepra të kompozitorëve shqiptarë, 14 vepra të transkriptuara, 9 vepra të muzikës së dhomës. Gjithësej150, prej të cilave një numër i konsiderueshëm i përcolli në skenat tona për herë të parë duke dhënë modelin e perceptimit dhe interpretimit artistik si Ai.
Muzikant i sojmë me fantazi krijuese dhe imagjinate të pasur që pas procesit rigoroz të njohjes, duke realizuar ekzekutime perfekte tekniko-profesionale ndjente misionin t’i përcillte vlerat estetike të veprës përmes prizmit të tij shpirtëror e intelektual.
“Çdo harresë është e dëmshme, por ajo mbi artin, tempujt e tij dhe dishepujt, është e pafalshme” (P. Kabo)
I paharruar kontributi.
(Të dhënat faktike janë nxjerrë nga studimi monografik “ Gjergj Antoniu Një jetë me violonçel”).nga ku po shkëpusim një fragment të karakteristikave të individualitetit.
Qendrimi krijues
Vepra artistike në të në cilën merr trajtë objektive vullneti krijues i kompozitorit, talenti dhe ndjeshmëria subjektive e tij ndaj ideve muzikore , imponohet si një skemë e përgjithshme për muzikantin interpret. Mbajtja e qendrimit realist dhe shprehja me vërtetësi realizon korrektësinë e ekzekutimit , domosdoshmëri edhe kjo e përgjithshme. Vetëm mënyra e përjetimit intelektual dhe shpirtëror të instrumentistit e bën atë variant të përveçëm. Në këtë kuptim, termi interpretim e presupozon , ekzekutimin ndërkohë ai sa është i dallueshëm aq mban edhe varësi lidhjesh me ekzekutimin, si simbiozë e vërtetësisë me individualitetin. Zbatimi me korrektësi i partiturës shfaqet si tipar i ekzekutimit të pastër, interpretimi është mëvetësi e qenësishme, është bazim i shpirtit drejtuar nga intelekti, është përveç sakësisë një vetdhurim plot pasion. Në të gjendet hapësira për të shprehur interpreti qendrimin subjektiv krijues. Në bashkëveprim me lirinë e shprehjes, ky qendrim ndihet në trajtat e ndjeshmërisë e nuancimet shpirtërore individuale, në perceptimin intelektual e artistik, e bëhet i dukshëm në karakterin improvizativ të lojës.
Improvizimi, kur plekset me rreptësinë e formës të çdo detaji e të parashtruar në veprën konkrete krijon në intepretim variantin e përveçm indivdual.
Në librin “Poetika Muzikore” në kapitullin mbi ekzekutimin Stravisnky pohon: “Eshtë e drejtë dhe e natyrshme t’i kërkojmë edhe interpretit nënshkrimin dhe kulturën që i kërkojmë krijuesit. Sepse që të dy do të gjejnë në to lirinë në plotësinë e saj të skajshme dhe në fund të fundit edhe nëse jo përnjëherej , suksesin e vërtetë, shpërblimin e ligjshëm të interpretëve, të cilët në shpalosjen e virtuzitetit të tyre më të shkëlqyer ruajnë atë modesti dhe atë vet përmbajtje të shprehjes që është vula e artistëve të sojmë” (fq. 87)
Natyrisht së bashku me lexuesin e vëmendshëm, biem në sintoni tek pranojmë që në këtë përkufizim të Stravinskit përfaqësohet më së miri edhe Gjergj Antoniu….
Tërë hapësira tingëlluese e veprës në interpretimin e tij vjen te dëgjuesi si refleks i vetëndjerë artistik, në lirinë e shprehjes e qendrimin krijues, dhe kjo padyshim ndihet jo vetëm në raport me literaturën shqiptare, por dhe me atë botërore ………
Agron Bala ka lindur në qytetin e Shkodrës më 11 prill të vitit 1957. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë letërsi, më pas mbaron studimet për gazetari. Ka pasur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi, pedagog dhe shkrimtar. U nda nga jeta në Tiranë më 15 janar 2016.
Kontributin e tij në gazetari Bala ka filluar t’a japi që në mesin e viteve ’80 si skenarist në RTSH. Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe, ku bien në sy dokumentarët për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën kanë edhe kontributin e Agron Balës. Pas viteve ’90, Bala u bë një zë i njohur në pasqyrimin e zhvillimeve demokratike në vend. Ai ishte organizor dhe pjesmarrës në disa emisione radiofonike dhe televizive, për të kulmuar në vitin 2006 me programin e njohur “7X7” në RTSH. Një kontribut të vlerësuar Agron Bala ka dhënë edhe për krijimin e brezit të rinj të gazetarëve si pedagog në Faklutetin e Gazetarisë. Ndarja e tij nga jeta është pritur me hidhërim. Në rrjetin social Fejsbuk, ku Agron Bala ishte mjaft i lexuar me statuset e tij mbresëlënës, miqtë e tij po shprehin keqardhjen për humbjen e thellë, por edhe vlerësimin maksimal dhe respektin për mikun e tyre. “Thuhet jeta fillon 20,30 apo 40 vjec! Në fakt jeta fillon atëhere kur ti vendos të jetosh…jo mbi bazën e viteve që ke në kurriz!” është një nga statuset e fundit të tij.
Përsa i përket krijimtarisë letrare, ai publikoi dhe dy romane.
VOAL- Filozofi anglez Francis Bacon lindi në Londër më 22 janar 1561.
Ai filloi studimet në Trinity College, Kembrixh; më pas ai vazhdon studimet dhe trajnimin e tij të mëtejshëm në Drejtësi dhe Jurisprudencë në Grey’s Inn në Londër.
Ai bëhet një mbështetës i madh dhe i fortë i revolucionit shkencor, edhe pa qenë vetë shkencëtar.
Ai jeton në oborrin anglez dhe nën mbretërimin e James I Stuart, ai emërohet Lord Kancelar. Në shkrimet e tij, Bacon demonstron metodologji komplekse shkencore, aq unike saqë sot ato quhen “metoda Baconian”.
Sir Francis Bacon është në fakt filozofi i revolucionit industrial: reflektimi i tij përqendrohet në kërkimin e një metode të njohjes së natyrës që mund të përkufizohet si shkencore, në kuptimin që dëshiron dhe mund të përsëritet; ajo nis nga vëzhgimi i natyrës dhe, ashtu si shkenca, synon ta kontrollojë atë për të marrë aplikime të dobishme për njerëzimin, siç ishin ato të epokës industriale.
Bacon Ai merr idetë e mendimtarëve italianë të shekullit të 15-të – duke përfshirë Leonardo da Vincin – dhe parashikon ato të Galileos.
Më 1621 James I thirri parlamentin për të kërkuar vendosjen e taksave të reja: parlamenti fajësoi Bacon për akuzat për korrupsion dhe përvetësim. Bacon pranon fajësinë dhe burgoset në Kullën e Londrës, duke u përjashtuar kështu nga të gjitha zyrat shtetërore.
Ai u lirua vetëm disa ditë më vonë me ndërmjetësimin e sovranit dhe u tërhoq në Gorhambury: këtu ai kaloi vitet e fundit të jetës së tij.
Ai vdiq në Londër më 9 prill 1626.
Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: “Cogitata et visa” (1607), “Dituria e të parëve” (1609), “Historia natyrore dhe eksperimentale” (1622), “Organi i ri” (1620), “Për dinjitetin” dhe “përparimi i shkencave” (1623). “Atlantida e Re” u botua pas vdekjes më 1627./Elida Buçpapaj
VOAL- Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher (shqip: Margaret Theçer) (13 tetor 1925, Lincolnshire – 8 prill 2013, Londër), ishte politikane Britanike që ishte Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar nga 1979 deri më 1990 dhe drejtuesja e Partisë Konservatore. Ajo ishte kryeministrja britanike që shërbeu më gjatë e shekullit të 20-të dhe është e vetmja grua që ka mbajtur këtë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti atë “Zonja e Hekurt”, një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës. Si Kryeministre, ajo zbatoi politika që njihen si Theçerizëm.
Fillimisht një kimiste para se të bëhej avokate, Thatcher u zgjodh anëtare e Parlamentit për zonën zgjedhore Finchley në vitin 1959. Edward Heath e emëroi atë Sekretare të Shtetit për Arsimin dhe Shkencën në qeverinë e tij të vitit 1970. Në vitin 1975, Thatcher mundi Heath në zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Konservatore për t’u bërë kreu i Opozitës dhe u bë gruaja e parë të udhëhiqte një parti të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë kryeministre pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 1979.
Pas vajtjes në “10 Downing Street”, Thatcher paraqiti një sërë nismash politike dhe ekonomike që synonin të ulnin papunësinë e lartë dhe të lehtësonin vështirësitë e Britanisë në prag të “Pakënaqësisë së dimrit” dhe të një rënieje ekonomike të vazhdueshme. Filozofia e saj politike dhe politikat e saj ekonomike theksuan çlirimin nga rregullat të sectorëve të ekonomisë (veçanërisht të sektorit financiar), bërjen e tregjeve të punës më fleksibël, privatizimin i kompanive shtetërore dhe uljen e fuqisë dhe ndikimit të sindikatave. Popullariteti i Theçerit gjatë viteve të saj të para në detyrë filloi të bjerë për shkak recesionit dhe papunësisë së lartë, deri në 1982 kur Lufta e Falklandeve solli një rigjallërim të mbështetjes, duke rezultuar në rizgjedhjen e saj në vitin 1983.
Thatcher u rizgjodh për një mandat të tretë në vitin 1987. Gjatë kësaj periudhe mbështetja e saj për një Taksë të Komunitetit (gjerësisht referuar si “taksë votimi”) ishte gjerësisht jopopullore dhe pikëpamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk përputheshin me atë të disa pjestarëve të kabinetit të saj. Ajo dha dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqja e partisë në nëntor 1990, pasi Michael Heseltine nisi një sfidë për udhëheqjen e saj. Pas largimit nga Dhoma e Ulët (Commons) në vitin 1992, asaj iu dha titulli Baroneshë e Kesteven në qarkun e Lincolnshire, që i jepte asaj të drejtën të merrte pjesë në Dhomën e Lordëve. Ajo u tërhoq nga të paraqitjet publike për shkak të keqësimit të shëndetit në vitin 2002 nga një goditje celebrale, dhe në vitin 2013, ajo vdiq nga një goditje tjetër celebrale në Londër, në moshën 87 vjeçare.
Jeta e herëshme dhe arsimimi
Margaret Thatcher u lind Hilda Roberts në Grantham, Lincolnshire, më 13 tetor 1925. Babai i saj ishte Alfred Roberts, me origjinë nga Northamptonshire, dhe nëna e saj ishte Beatrice Ethel (Stephenson) nga Lincolnshire. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj në Grantham, ku i ati i saj kishte në pronësi dy dyqane ushqimore. Ajo dhe motra e saj Muriel (1921-2004) u rritën në banesën sipër dyqanit më të madh, ndodhej në North Parade në afërsi të linjës hekurudhore.
Babai i saj ishte aktiv në politikën lokale dhe në kishën Metodiste, duke shërbyer si një anëtar i këshillit bashkiak dhe si predikues lokal. Ai e edukoi vajzën e tij si një metodiste Weslejane duke frekuentuar Kishën Metodiste të Rrugës Finkin. Roberts ishte kryetari i Bashkisë së Grantham-it në 1945-46 dhe humbi pozitën e tij si anëtar i këshillit bashkiak në vitin 1952, pasi Partia Laburiste fitoi shumicën e saj të parë në Këshillin e Grantham-it në vitin 1950. Nëna e Thatcher-it ishte rrobaqepëse fustanesh. Thatcher ishte shumë e lidhur me të atin dhe bisedonte shpesh me të.Që në rininë e saj të hershme, Margaret u njoh me politikën konservatore nëpërmjet të atit.
Ajo studioi në Universitetin e Oksfordit për Kimi. Ishte studente e Doroti Hodkin, një shkencëtare që kishte fituar çmimin Nobel. Duke ndjekur pasionin e saj për politikën, Margaret u bë presidente e Shoqatës Konservatore të universitetit. Gjatë kësaj kohe ajo lexoi vepra si The Road to Serfdom nga ekonomisti dhe filozofi Friedrich von Hayek, që dënonin ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi dhe rritjen e fuqisë së shtetit.
Në 1947 u diplomua në kimi dhe nisi punën si kërkuese në këtë fushë.
Ajo hyri në parlament në vitin 1959, ndërsa në vitin 1970 u emërua Sekretare për Edukimin.
Karriera politike
Dy vjet pas diplomimit, Theçer i hyri zyrtarisht politikës. Në vitin 1950, ajo kandidoi për deputete e parlamentit të Dertfordit. Pavarësisht se fitoi respektin e partisë që përfaqësonte, ajo nuk fitoi atë vit, madje as një vit më pas. Dy muaj pas humbjes së dytë, ajo u martua me Denis Theçer.
Në vitin 1952, Margaret la politikën për t’iu përkushtuar studimit të ligjeve. Një vit më pas ajo mori një diplomë në drejtësi, por nuk mund të rrinte larg politikës. Ndërsa kishte sjellë në jetë binjakët, ajo fitoi një vend në Dhomën e Ulët.
Në vitin 1970, Thaçer u emërua Sekretare për Edukimin dhe Shkencën. Ajo pati kontradikta me kryeministrin Eduard Heath. Në vitin 1973, gjatë një interviste në televizion, Margaret tha një frazë që shumë shpejt do të rezultonte e gabuar. “Nuk mendoj se mund të shoh një kryeministre femër gjatë jetës time”.
Por partia e saj u bë forca kryesore një vit më pas, duke i dhënë asaj postin e lideres së saj. Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike të vendit dhe konflikteve brenda klasës politike, Margaret e çoi partinë e saj drejt fitores, duke u bërë kështu gruaja e parë në krye të qeverisë./Elida Buçpapaj
VOAL- Thomas Hobbes lindi më 5 prill 1588 në Malmesbury (Angli). Thuhet se nëna filloi të lindte nga frika kur spanjollët pushtuan, aq sa vetë Hobbes, me shaka në përputhje me atë që i propozonte filozofia e tij, më vonë ishte në gjendje të pretendonte se kishte lindur “i binjakëzuar me terrorin”. Babai, megjithatë, është famullitar i Westport, por e braktis familjen pas një debati me një pastor tjetër në derën e kishës. Ishte xhaxhai i tij nga babai, Francis Hobbes, i cili u kujdes për arsimin e tij universitar, i cili u zhvillua në Magdalen Hall në Oksford nga 1603 deri në 1608.
Pas përfundimit të studimeve, ai u bë mësues i William Cavendish, djali i Baronit të Hardwick dhe Earl-it të ardhshëm të Devonshire. Ai do të mbetet i lidhur me familjen Cavendish gjatë gjithë jetës së tij.
Është falë Cavendishëve që ai bëri të parën nga një seri udhëtimesh në Evropë, të cilat e vendosën atë në kontakt me mjedisin kulturor dhe shkencor kontinental të fillimit të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Ai udhëton në Francë dhe Itali, ku ndoshta takohet me Galileo Galilein. Në vitet 1920 ai ra gjithashtu në kontakt me Francis Bacon, për të cilin ai veproi si sekretar (një përmbledhje fjalimesh që i atribuohen së fundmi filozofit skocez, mbeten nga takimi mes të dyve).
Në këtë periudhë, interesat e Hobsit ishin kryesisht humaniste dhe, ndër veprat e tij të shumta, është veçanërisht i rëndësishëm përkthimi i “Luftës së Peloponezit” nga Tukididi, botuar në 1629 dhe kushtuar konit të dytë të Devonshire, dishepullit të Hobsit, i cili vdiq. viti përpara.
Kthesa themelore në karrierën e Hobsit ndodhi në vitin 1630. Gjatë udhëtimit të tij në kontinent atë vit ai zbuloi “Elementet e Euklidit”, një takim intelektual që do ta çonte atë të zhytej më thellë në gjeometri në një mënyrë më se sipërfaqësore. Në fillim të viteve 1930, interesat e tij filozofike dhe shkencore filluan të zhvillohen, veçanërisht në optikë. Gjatë një udhëtimi tjetër evropian, në 1634, ai ra në kontakt me mjedisin filozofik parizian që rrotullohej rreth Mersenne dhe Descartes (i njohur në Itali me emrin e latinizuar Descartes).
Një përmendje e nevojshme duhet bërë në lidhje me klimën politike në Angli rreth viteve 1930. Parlamenti dhe Mbreti, në fakt, kundërshtohen gjithnjë e më shumë, dhe pikërisht në këtë kontekst piqet zgjedhja e filozofit e anës në favor të Monarkisë. Fatkeqësisht, ngjarjet marrin një kthesë të pafavorshme për Mbretin dhe Hobbes detyrohet të emigrojë në Francë, ku qëndron deri në 1651.
Është pikërisht në Francë, për më tepër, që Hobbes kompozoi veprat e tij kryesore filozofike. Shkurtimisht, mund të rendisim “Kundërshtimet e treta ndaj meditimeve metafizike të Dekartit” (më vonë shkaku i marrëdhënieve të këqija dhe keqkuptimeve me filozofin francez) dhe “De Cive”, seksioni i tretë dhe i fundit i një sistemi filozofik i cili do të përfundojë vetëm në 1657 me botimin e “De Homine” (“De Corpore” doli në ’55).
Vepra do të ngjallë polemika të gjera, veçanërisht në botimin e dytë të botuar në Amsterdam më 1647; një përkthim në anglisht u botua në vitin 1651, pas kthimit të Hobsit në atdheun e tij, me titullin Fillestarët Filozofikë në lidhje me Qeverinë dhe Shoqërinë.
Ndërkohë, ai vazhdoi studimet e tij për filozofinë natyrore: midis viteve 1642 dhe 1643 ai ekspozoi themelet e filozofisë së tij në formë të plotë për herë të parë (në përgënjeshtrimin e “De Mundo” të Thomas White) dhe zhvilloi polemikën e famshme mbi lirinë dhe determinizmi. Ai gjithashtu kompozoi një studim mbi optikën ndërsa, në 1646, gjykata angleze u zhvendos në Paris dhe Hobbes u emërua mësues i Princit të Uellsit ( Charles II i ardhshëm).
Në vitin 1649, parlamentarët rebelë morën dënimin me vdekje nga Mbreti i Anglisë, Charles I. Ndoshta në këtë periudhë Hobbes filloi kompozimin e kryeveprës së tij filozofike dhe politike “Leviathan, ose Çështja, forma dhe fuqia e një shteti kishtar dhe civil”, e cila do të botohet në Londër në 1651.
Teksti ngjall menjëherë reagime nga shumë qarqe politike dhe kulturore: ka nga ata që e akuzojnë shkrimin si një falje për Monarkinë që sapo është mundur nga parlamentarët dhe ata që shohin në tekst një operacion oportunist transformimi nga ana e filozofi ndaj liderit të ri të skenës politike angleze, Oliver Cromwell. Por polemika më e ashpër është ajo e lëshuar nga mjedisi ipeshkvnor, mbi të gjitha për shkak të pjesës së tretë të veprës, një rileximi heterodoks i paskrupullt i Shkrimeve në mbështetje të epërsisë së pushtetit politik mbi atë papal.
Pas kthimit në Angli në 1651, ai rifilloi marrëdhëniet e tij të vjetra me Devonshires, por jetonte kryesisht në Londër. Polemikat e ndezura nga Leviathan vazhdojnë (dhe do të vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij). Një komision parlamentar do të mbërrijë për të hetuar Leviathan, por pa marrë asnjë rezultat konkret falë mbrojtjeve që gëzon. Pavarësisht kësaj, nën akuzën e ateizmit, atij iu ndalua të shkruante ndonjë gjë për temën e etikës dhe e kishte të pamundur të botonte “Behemoth”, një vepër historike për luftën civile, gjatë jetës së tij.
Në vitet e fundit të jetës së tij, Hobs iu kthye interesave klasike të kultivuara në rininë e tij, kompozoi një autobiografi në vargje dhe përktheu si Iliadën ashtu edhe Odisenë. Ai largohet nga Londra më 1675, për të jetuar në Hardwick dhe Chasworth, në rezidencat e Devonshire.
Ai vdiq në Hardwick më 4 dhjetor 1679./Elida Buçpapaj
VOAL – Madeleine Korbel Albright lindi në Pragë, Çekosllovaki, më 1937 nga diplomati çek Josef Korbel dhe e shoqja Mandula. Është gruaja e parë në postin e Sekretare Amerikane të Shtetut në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky post iu dha nga Presidenti Klinton më 1997 dhe është vetëm një kapitull në karrierën e gjatë dhe prestigjioze në fushën e diplomacisë dhe të siurisë ndërkombëtare.
Fëmijëria e Madelaines u shënua nga shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës, për shkak të pushtimit nazist të vendit, u detyrua bashkë me familejn të largohet për në Angli dhe të ktkehet në Çekosllovaki vetëm pas luftës. Pas vendosjes së regjimi komunist në atë vend familja u detyrua të largohet përsëri. Kësaj here fati i saj janë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend i lirë dhe demokratik që iu siguronte mbrojtje dhe ndihmë për të jetuar emigrantëve.
Zbarkon bashkë me prindërit në portin e Nju Jorkut më 11 nëntor 1948, në moshën 11 vjeçare. Gjendja e saj e emigrantes do të lërë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe jeën e saj të mëvonshme.
Shkollohet në kolegjin e Wellesleyt, diplomohet në Columbya University e specializohet në marrëdhëniet ndërkombëtare me përparësi marrëdhëniet evropianolindore. Nis shumë shpejt karrierën politike, duke punuar në fillim si pjesë e fushatës presidenciale të dështuar të Muskie, pastaj si këshilltare e sigurisë kombëtare pranë presidentit Carter. Pas divorcit nga i shoqi Joseph Albright, botues gazetash, Madeleine Albright (Medlin Ollbrajt) i rrit vetë tri vajzat e tyre duke mos e ndërprerë punën e saj në fushën e diplomacisë. Lidhjet e saj të forta me Partinë Demokratike e bëjnë atë pjesë të ekipit të Presidentit Clinton, duke marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë dhe duke marrë një post katërvjeçar si përfaqësuese në Kombet e Bashkuara.
Bijë hebrejsh, ajo ndryn në vetvete disi “ndjesinë e faji” që i prek të gjithë të mbijetuarit e Holokaustit. Jo rastësisht, në aspektin e diskutimit të historisë, është njohur në administratën amerikane si përfaqësuesja më e madhe e “grupit të Mynihut”, ku së bashku me politikanë dhe intelektualë janë të bindur se gabimi më i madh i Shekullit XX është mosndalimi i Hitlerit në Mynih në vitin 1938.
Në të njëjtën kohë Albright iu është kundërvënë prirjeve të caktuara pacifiste të disa anëtarëve të administratës, sidomos të atyre që kanë pasur përjetime të dhimbshme nga ndërhyrja amerikane në luftën e Vietnamit. Përfaqësuesit e kësaj rryme të mendimit (të quajtur ‘vietnamitët’) ku përfshiheshin edhe gjeneralë e politikanë që mendonin se pas Vietnamit, Amerika kurrë më nuk duhet të përfshihet në luftë.
Më 5 dhjetor 1996, presidenti Clinon e emëron Sekretare të Shtetit, vendim që pastaj u konfirmua njëzëri në Senatin Amerikan. Më 23 janar 1997 ajo bëhet Sekretarja e 64-t e Shtetit e Shteteve të Bashkuara. Është gruaja e parë në këtë detyrë në historinë e SHBA.
Sipas revistës Time, Albright ishte “forca morale” që e shtyu NATO-n të hynte në veprim në Kosovë, duke motivuar një rol të ri botëror për aleancën në Mijëvjeçarin e Tretë.
Në fakt, siç thotë Madeleine Albright, tragjedia e popullit të Kosovo që u detyrua me dhunë të largohet nga vendi i vet është një “histori personale” nisur nga e vërteta se, siç e nënvizon në një artikull të botëruar në “Times” të Londrës, lidhur me spastrimin etnik ajo “di diçka”. Ka qenë pozicioni i saj prej “fajkoi” që e ka bindur Clintonin të urdhërojë bomardimet 78 ditore të NATOS, duke i shpërfillur raportet e shërbimeve inteligjente dhe të zyrtarëve të lartë të Pentagono për mundësitë e vogla të suksesit të sulemeve ajrore.
Madeleine Albright u nda nga jeta më 23 mars 2022./Elida Buçpapaj
Njohja me Jorgo Papingjin i takon fundviteve 60-të. gati gjashtë dekada më parë.
Aspak në lëmin artistik apo letrar. Ai ishte emëruar N/drejtor i Liceut Artistik “Jordan Misja” për lëndët shkencore të arësimit të përgjithëshëm i profilizuar në lënden Matematike-Fizike. Pavarësisht se ishte një shkollë me profil artistik, lëndët shkencore bëheshin me seriozitet të lavdëruar.
Unë atëhere isha nxënës i vitit të fundit të kësaj shkolle dhe keto lëndë i kishim kryer me kohë dhe nuk e arrita të më mésonte matematikë apo fizikë që si kuptova dot kurrë siç duhej ato kohe. Tani sme del njeri perpara, shoqen e jetes e kam mesuese Fizike ..
Djaloshi brun me flokë të gjatë për kohën, energjik dhe hokatar siç ishte Papingji demostronte deshirë dhe pasion të na rrinte pranë jo vetem për interesin që ai paraqiste kryesisht per muzikantet por edhe si rezultat i nje afërsie moshe që nuk përbënte ndonjë barierë serioze pavarësisht se bënte pjesë në kupolën e drejtuesve të shkollës.
Mjeshtër i batutës plot humor, tregonte barsaleta ndonjeherë edhe pa limit dhe ne kenaqeshim dhe qeshnim.
Dhe sigurisht vitet rrodhen …
Që nga ajo kohë marëdheniet tona sa vinin dhe ndryshonin dhe shumë shpejt u bëmë kolegë të mirë, unë në fushënn e muzikës e ai në atë të poezisë.
Në redaksinë e muzikës ne RTSH, “guzhina” e krijimtarisë artistike muzikore ku mua me ra per pjesë te punoj per nje periudhë 30 vjeçare, ka qene i pranishem ne fillimet e tij gati çdo dite. Tekstet e Papingjit letrar jo vetëm që smungonin por ato çdo vit e më shumë bëheshin të domosdoshme si pjesë e të gjitha aktiviteteve artistike si anketa, koncerte , festivale etj.
Kishte nje gadishmëri dhe pasion të paparë për ti renditur vargjet me fjalënn e mënçur që i vinte menjëherë në mendje por dhe intuita e tij për tia pershtatur sipas ritmikës dhe theksit korrekt në fjalë e muzike. Detaje teknike keto që kënga i ka të domosdoshme.
Nuk bënte kurrë përzgjedhje, i përgjigjej çdo kujt krijuesi apo kengetari pa dallim, amator apo profesionist.
I nevoitej vetëm nje laps , një letër dhe nje tavoline e kudo ndodhur zyre apo lokali, pranë filxhanit të kafesë për tia dhënë në dorë në çast tekstin kujtdo që ia lypte dhe qe largohej nga ai plot gas e enthuziazëm.
Plot variacine tematike ishte vargu i tij, me aromë popullore apo me karakter argëtues , por në pergjithësi i prirur për një tekst gazmor , optimist dhe të mënçur.
Për dekada me rradhë e ndoqi ky pasion. Kampion në tekste e në vargje. Mik i mire , inteligjent dhe pasionant. Kishe deshire ta takoje ,e të bëje ca humor dhe romuze, dhe sigurisht “ti ikje me të shpejtë” se perndryshe nuk shkëputeshe dot … ca edhe nga deshira për të qëndruar gjatë me të pavaresisht se të mirte goxha kohë….
Sot u largua nga jeta.
Peng qe si ndodhem prane, i nje nderimi per te qofte per nje buqete lulesh nga une mbi pirgun e dheut qe e mbulon duke medituar e perlulur thelle.
Nderim per poetin e kengeve dhe siç shprehen plot miq te mij “Mogolin” shqiptar .
Komentet