VOAL

VOAL

Intervista – Avokatja e Popullit: Shkeljet gjatë arrestimit të kuksianëve

April 21, 2018

Komentet

‘URA’ ‘rrëzon’ mashtrimin publik të Dumanit: Urdhër-arrestet u lëshuan më 30 prill, masat u ekzekutuan pas zgjedhjeve të 11 majit!

Prova të reja kanë dalë në dritë për operacionin ndërkombëtar ‘Ura’ të iniciuara nga  autoritetet italiane, lidhur me trafikun e narkotikëve, ku në krye të tri bandave kriminale qëndronin shqiptarët, se si urdhër arrestet për personat e përfshirë janë lëshuar që para mbajtjes së zgjedhjeve elektorale të 11 majit, në mënyrë që këto të fundit të punojnë për mazhorancën në pushtet.

Syri Tv ka siguruar dosjen me 29 urdhër arrestet e lëshuara për shqiptarët e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, e cila mban datën e 30 prill, ndërsa SPAK kujtohet të bëjë ekzekutimin e masave gati një muaj më pas.

Sipas dosjes hetimore, e siguruar nga gazetari Fatjon Gjinaj, thuhet se 29 urdhër arrestet janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë më 30.04.2025, pas kërkesës së SPAK të paraqitur në GJKKO që më 19 mars të këtij viti, kohë e mjaftueshme që operacioni ‘Ura’ të dekonspirohej dhe personat e përfshirë në këtë trafik, apo kokat kryesore të largoheshin, në pamundësi për t’u gjetur siç ndodh rëndom nga operacionet e autoriteteve shqiptare, kryesisht ato policore dhe BKH-së.

Urdhër arrestet janë lëshuar për:

Elvis Doçi

Indrit Tafili

Ogert Shqevi

Artan Sulejmani

Orges Molla

Sued Elezi

Genti Nderjaku

Hasan Nderjaku

Altin Morina

Armand Tragaj

Rando Aliu

Musa Korca

Alfred Hysa

Altin Pjetri

Ligor Çombashi

Edmond Çupi

Naim Behluli

Edison Cukaj

Serxhio Shkodra

Ervis Deti

Bexhed Mema

Emri Hysenaj

Artur Shkoza

Sokol Isteri

Ervin Zeqiri

Gëzim Thartori

Ledio Bardhi

Juxhin Drazhi

Erind Lasku.

Të gjithë këta shtetas shqiptarë, pjesë e narkotrafikut ndërkombëtar, akuzohen për veprat penale: ‘Trafikimi i narkotikëve’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryeja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, ndërsa disa prej tyre do të njihen këtë të premte me masat e sigurisë ‘Arrest në burg’.

E bënë të vdekur- Familjarët e Artan Lames: Nuk është e vërtetë, është në gjendje…

Gazetari Blendi Fevziu në nisje të puntatës së sotme të ‘Opinion’, u shpreh se do të bënte një anonçim, të cilin e quajti më të vështirin në jetën e tij.

Ndryshe nga sa ka qarkulluar lajmi ditën e sotme për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, Fevziu sqaron se ky i fundit është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale.

Fevziu shprehet se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer. Ndërkohë Lame ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore.

“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit që jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë, Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, u shpreh Blendi Fevziu.

Ndërkohë ditën e sotme qarkulloi lajmi se Artan Lame ka ndërruar jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ndodhej për kurim prej një jave, pas goditjes nga një ishemi cerebrale.

Nuk ngeli koleg socialist dhe jo vetëm, deri te kryeministri Edi Rama që reagoi duke ngushëlluar familjarët e Artan Lames, duke treguar edhe njëherë tjetër se ‘miqësia’ e tyre paska qënë një fiasko propagande, pasi do mjaftonte një telefonatë e thjeshtë dhe e vërteta do merrej vesh.  

E bënë të vdekur- Gjokutaj: Lajmi i rremë për Artan Lamen, një nja gjestet më antihumane…

Pas lajmit të rremë të vdekjes së Artan Lame, avokati Genc Gjokutaj, ka bërë një reagim në rrjetin e tij social në Facebook.

Gjokutaj u shpreh se lajmi i rremë i vdekjes se z. Artan Lame është nje nja gjestet më antihumane dhe antietike i mediave te cilat e kanë shpërndarë sot gjithe ditën.

Postimi i plotë:

Lajmi i rremë i vdekjes se z. Artan Lame është nje nja gjestet më antihumane dhe antietike i mediave te cilat e kanë shpërndarë sot gjithe ditën!

Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar eshte nje gjendje shume e rëndë ajo kurrsesi nuk mund te barazohet me vdekjen!

Vdekja si akt mund te konfirmohet vetem nga stafi mjekesor pergjegjes per pacientin qe ka ne ndjekje dhe kujdes!

Ky eshte nje akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe nje fyerje per vete z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!

Media e vertete do te thotë raport i drejte me te verteten!

Zotit Artan Lame i urojme rekuperimin e shpejte dhe te plote shendetesor me ndihmen e mjekeve dhe Zotit! G [🙏] sn

Farsa elektorale- Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja

Në një deklaratë për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha reagoi ashpër ndaj procesit zgjedhor të fundit, duke e cilësuar atë si një farsë të mirëfilltë elektorale.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për deformim të thellë të vullnetit të qytetarëve shqiptarë, duke përdorur mjete dhe metoda që, sipas tij, shkelin Kushtetutën dhe çdo standard demokratik.

Ai theksoi se procesi zgjedhor është shndërruar në një operacion kriminal të organizuar, ku përfshihen edhe drejtues vendorë me precedentë penalë, të cilët veprojnë si mentorë të manipulimeve zgjedhore përmes skemave të njohura si “treni bullgar” dhe metoda të tjera abuzive.

Berisha deklaroi se zgjedhjet nuk mund të njihen në asnjë rrethanë, pasi rezultati i tyre është i paracaktuar dhe i prodhuar në mënyrë të paligjshme.

Deklarata

Krimineli në krye të bashkisë është mentori i kriminelëve të tjera për të realizuar ‘trenin bullgar’ në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese.
Pra kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, të cilat kurrë nuk do njihen.
Ata që mendojnë se mund të imponojnë qytetarëve shqiptarë në këtë mënyrë vullnetin e tyre dhe mund të qëndrojnë mbi karrige, gabojnë shumë shumë rëndë.
Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët votojnë të lirë.
Ky është qëndrimi ynë.
Ne kemi me qindra dokumente të pafundme të shkatërrimit, të shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale.

Pra kjo është farsa e vërtetë elektorale dhe ne duam që shqiptarët të votojnë dhe të mos vuajnë farsën elektorale dhe pasojat e saj.
Ne do qëndrojmë me të gjithë potencialin tonë, fuqinë tonë, që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë të një vendi dhe jo të përjetojnë farsa të turpshme elektorale që janë të njëjta me ato të Zimbabveve 30 vite më parë.

Besoj se e keni të qartë, e shihni vetë.
Gjithçka janë rezultate të paracaktuara.

Unë mund t’u them ju se do shihni kuti votimi në të cilat 200 fletë njëra pas tjetrës kanë të njëjtën palosje.
Ose është ‘treni bullgar’ që është e njëjta gjë pastaj.

sn

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës – Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

Në Bashkinë e Tiranës po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa për të larguar një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Goxhajt dhe Dokushi, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer në bashki për më shumë se një dekadë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë trazirash për Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Veliajt dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në skenën politike dhe institucionale. bw

Antimafia: Xhevdet Troplini, ‘kapo’ i trafikut të kokainës – Banda e ‘Troplinëve’ u akuzua nga Berisha se bleu vota për PS

Pas disa vitesh hetimet autoritetet italiane kanë goditur një nga rrjetet më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të dograve me bazë në Durrës. Nga hetimet ka rezultuar se drejtuesi i kësaj organizate është Xhevdet Troplini i njohur me pseudonimin Poja, një emër jo i panjohur dhe për autoritetet shqiptare. Por ndryshe nga pala italiane, policia shqiptare i ka lënë dorë të lirë Troplinit, madje ai është akuzuar nga kreu i PD, Sali Berisha se ka punuar në fushatë për të siguruar vota për Partinë Socialiste. Sipas hetimeve të anti-mafias italiane, Troplini e kontrollonte trafikun e drogës nëpërmjet nipit të tij Elvis Doci dhe njerëzve të tij të afërt.

Syri TV

Autoritetet italiane nuk kanë asnjë dyshim se Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, është kreu i një organizate të fuqishme kriminale që trafikon lëndë të forta narkotike nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

60-vjeçari shqiptar ka ngritur në dekadën e fundit një perandori biznesi në zonën e Hamallajt të Durrësit dhe ai nuk është prekur aspak nga policia dhe institucionet ligjzbatuese të kontrolluara nga kryeministri Edi Rama.

Mes Pojës dhe eksponentëve të Partisë Socialiste të Edi Ramës ka dyshime të forta se ekziston një marrëdhënie okulte, ku policia i siguron paprekshmëri, në këmbim të sigurimit të votave për Partinë Socialiste në pushtet.

Në një vendim arrestimesh, të miratuar në Shkurt 2025 nga Gjykata e Barit dhe që u ekzekutua pjesërisht vetëm gjatë ditës së sotme në Shqipëri dhe Itali, emri i Xhevdet Troplinit përmendet si kreu i organizatës kriminale.

Antimafia e Barit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK deklaruan se kanë pasur nën hetim disa shtetas shqiptarë dhe italianë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal.

Mes tyre përmenden dy personazhe, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, nip i Xhevdet Troplinit dhe Adi Çoba, një shqiptar rezident në Itali dhe me biznese në Durrës.

Në fashikujt e Antimafias së Barit thuhet ndër të tjera: “….Kanë dalë në pah marrëdhënie të tjera të rëndësishme për financimin e ngarkesave me heroinë dhe kokainë që do të importoheshin në Itali midis Adi Çoba dhe shtetasit shqiptar Elvis Doci, i njohur si Visi i Pojës, një anëtar kryesor i grupit të kryesuar nga xhaxhai i tij, Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, të cilët merren me trafik ndërkombëtar të drogës, me operacione në Gjermani, Itali dhe Shqipëri”.

Në dosje e gjykatës italiane thuhet gjithashtu se raportet kriminale mes Elvis Doçit ose Visit të Pojës dhe Adi Çobës për llogari të organizatës së Xhevdet Troplinit janë përmendur para prokurorëve të SPAK-ut në Shqipëri edhe nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Grupi kriminal i Pojës është akuzuar publikisht nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, se ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara në 11 Maj 2025, duke blerë vota apo duke intimiduar qytetarët e Durrësit, në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Vendimi i gjykatës së Barit është miratuar në 21 Shkurt 2025. Por ai u zbatua vetëm këtë të mërkurë, rreth dy javë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

“Mafia shqiptare, forcë ndërkombëtare shumë e madhe”- Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

 

Teksa dha detaje ne lidhje me operacionin “Ura” ku u leshuan 52 urdher arreste ne Itali dhe Shqiperi, ai u shpreh se mafia shqiptare është tashmë një forcë e madhe ndërkombëtare, por ai shprehu besim të plotë se populli shqiptar, përmes prokurorisë dhe drejtësisë së tij, do të jetë në gjendje ta luftojë këtë ‘kancer’.

Roberto Rossi – Prokuror Publik i Barit, Prokurori i Përgjithshëm: Kemi punuar dhe punojmë prej 10 vitesh për arritjen e objektivave të përbashkëta për të luftuar krimin në Shqipëri apo në Itali. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar, dhe në veçanti SPAK janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne. Kjo forcë e përbashkët është e rëndësishme

Mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të prokurorisë do të jetë në gjendje të luftojë këtë kancer.

Jemi të sinkronizuar bashkë për të arritur këtë objektiv. Ka një prezencë të jashtëzakonshme të policisë gjyqësore italiane dhe policisë gjyqtare shqiptarë që bashkë me në arrijnë objektivat e përbashkëta. Panorama

PD “fut në lojë” kompaninë e lobimit dhe çon në SHBA pretendimet për 11 Majin: Kërkojmë hetim ndërkombëtar dhe qeveri teknike!

Partia Demokratike ka dërguar në SHBA një raport me shkeljet e pretenduara, sipas saj, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. PD përmend, në dokumentin që tanimë ndodhet në duart e kompanisë së lobimit, përfshirjen e grupeve kriminale në fushatë dhe patronazhistët. Dokumenti që mban datën 16 maj i është dërguar kompanisë së saj lobuese në Amerikë, Continental Strategy dhe regjistruar pranë Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Në Elbasan, PD përmend Suel Çelën, një personazh i trafikut të drogës dhe kreu i një grupi kriminal.

Në Qarkun e Lezhës, PD denoncon një person të quajtur Vincent Tuku, ndërsa në Shkodër Safet dhe Behar Bajrin dhe në Vorë anëtarë të fisit Xhabafti.

“Zgjedhjet e 11 majit përfaqësojnë majën e kapjes së shtetit nga forcat kriminale dhe autokratike, me implikime të thella për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë dhe për stabilitetin e rajonit”, thuhet në raportin e PD.

PD përmend si cenim të zgjedhjeve edhe bonusin e pensionistëve nga i cili përfituan 760 mijë të moshuar, dhënien e licencave të kanabisit, punësimet para zgjedhjeve (10 mijë të punësuar), aktivitetet publike për qëllime propagandistike si Giro d’Italia për të cilën qeveria pagoi 7 mln euro.

Gjithashtu, shqetësim për demokratët është edhe sistemi i partonazhimit.

Në raportin e PD thuhet se “sistemi i “patronazhit” i Partisë Socialiste, një kujtim i kohës së vjetër komuniste, u rivendos dhe u zgjerua në çdo qendër votimi, ku qytetarët monitoroheshin, kontrolloheshin dhe ushtroheshin presion bazuar në përkatësinë politike”. “Zyrtarë të lartë dhe nëpunës civilë ishin pjesë e kësaj skeme, duke keqpërdorur të dhënat personale dhe duke ushtruar presion mbi çdo votues që ata duhej të kontrollonin për të dhënë votat e familjes së tyre në këmbim të shërbimeve publike. Çdo nëpunës publik kishte detyrimin të siguronte 20 vota në vend dhe diasporë dhe të paraqiste numrat e kontaktit të këtyre votuesve, si dhe fotografinë e votës në ditën e zgjedhjeve”.

Gjithashtu, opozita pretendon se “në zgjedhjet e 11 majit u mobilizua edhe ish-Policia Sekrete Komuniste”. “Për herë të parë, dy zëvendësdrejtorë të Shërbimit Informativ Shtetëror mobilizuan agjentë të pensionuar nga ish-Sigurimi (policia sekrete e epokës komuniste), duke përdorur frikën dhe shtrëngimin që të kujtojnë të kaluarën totalitare të Shqipërisë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”.

PD përmend si faktorë të humbjes së saj edhe mediat që siç pretendon opozita kontrollohen nga qeveria, por edhe censura në rrjetet sociale ku përmendet mbyllja e aplikacionit TikTok para nisjes së fushatës zgjedhore.

Konkluzionet e PD
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri u karakterizuan nga abuzime sistemike që kompromentuan legjitimitetin e tyre. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore, i administratës publike dhe ndërhyrjet kriminale, kontrolli i medias, shtrembërimet ligjore, pengimi i aktiviteteve të opozitës dhe mosveprimi i agjencive të zbatimit të ligjit dëmtuan kolektivisht procesin demokratik.

Screenshot 127
Screenshot 127

Këto gjetje përputhen me vëzhgimet nga organet ndërkombëtare të monitorimit, përfshirë OSBE/ODIHR-in, të cilat nxorën në pah shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike, frikësimin e votuesve dhe paragjykimin e medias.

Ngritja e një hetimi ndërkombëtar për zgjedhjet.

Formimi i një qeverie teknike (kujdestare) për të votuar mbi axhendën e integrimit në BE dhe për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Liria e Medias: Promovimi i pluralizmit të medias dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes për të siguruar që qytetarët të kenë qasje në informacion të larmishëm dhe të paanshëm.

Mbikëqyrja Ndërkombëtare: Inkurajimi i angazhimit të vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare për të monitoruar dhe mbështetur proceset demokratike në Shqipëri.

REZULTATET E ZGJEDHJEVE TË 11 MAJIT

bw

Berisha: Me Ramën në qeveri s’ka zgjedhje të lira, rezultati s’mund të ngrihet mbi falsifikim monstruoz

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke e quajtur atë një farsë të diktuar nga bandat dhe të mbështetur nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se me Edi Ramën në pushtet, zgjedhjet e lira janë të pamundura dhe asnjë rezultat nuk mund të konsiderohet legjitim mbi atë që ai e cilësoi si “falsifikim monstruoz”.

Sipas tij, procesi zgjedhor është dënuar që përpara zhvillimit të zgjedhjeve nga katër rezoluta ndërkombëtare, duke shtuar se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të duhej ta kishte shpallur atë si një farsë. “Ne ia dolëm që të bindim qendrën e djathtë në botë se narko-diktatori i Tiranës zhvillon farsë dhe jo zgjedhje,” – u shpreh Berisha, duke akuzuar Ramën se ka shndërruar zgjedhjet në një proces të manipuluar në mënyrë kriminale.

Kreu i PD Sali Berisha: Bandat diktuan vullnetin e votuesve. Me Edi Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje të lira kurrë. Asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikim monstruoz që u bë në këto zgjedhje. KQZ do thoshte se procesi zgjedhor ishte farsë. Zgjedhjet u dënuan nga 4 rezoluta ndërkombëtare përpara se të mbahen. Ne ia dolëm që të bindim qendrën e djathtë në botë se narko-diktatori i Tiranës zhvillon farsë e jo farsë. Komuniteti ndërkombëtar nuk firmos me dokumente të paragjykuara.bw

Berisha: Nuk kishte proces zgjedhor, por një farsë! U shkel hapur dokumenti i Kopenhagenit, Kushtetuta e vendit dhe Kodi Zgjedhor

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp hodhi akuza të forta ndaj procesit zgjedhor të11 majit, duke e cilësuar atë si të manipuluar dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe kushtetuese.

Berisha tha sot se zgjedhjet nuk përmbushën asnjë nga kriteret e përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor, duke theksuar se “në kushtet kur këto norma janë shkelur, nuk kemi të bëjmë me një proces zgjedhor të vërtetë, por me një farsë zgjedhore”.

Berisha: Në ligjet ndërkombëtare, dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, Kushtetutën e vendit dhe kodin zgjedhor, kërkohet që në një proces zgjedhor të zhvillohet në përputhje me përcaktimet e këtyre ligjeve, këtyre parimeve.

Në të kundërt ai nuk është një proces zgjedhor, por një farsë zgjedhore.

Ndaj dhe unë kërkoj mirëkuptimin e medieve të heqin nga fjalori i tyre zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore.

Kjo sepse në këto zgjedhje u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit.

Shqipëria ka mishëruar këtë dokument dhe parimet e këtij dokumenti në Kushtetutën e vendit dhe në kodin zgjedhor.

Ajo që ka ndodhur me 11 Maj, dhe të gjithë periudhën pararendëse, për zgjedhjet e 11 Majit, është një përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit që zgjedhin.

Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i gjithëformshëm, i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin.

Ishte i gjithëformshëm nga miklimet, nga influencat gjer tek kërcënimet dhe revolja në ballë.

Pra, parimi, cilido që kërkon të ballafaqohet me të vërtetën, duhet të lexojë dokumentet ndërkombëtare dhe kommbëtare për zgjedhjet, në rast se ai do të respektojë dinjitetin e tij, vlerat e vërteta që beson ose duhet të besojë.

Pra, palët zotohen, thotë dokumenti i Kopenhagenit se do mbajnë zgjedhje të lira periodike, në të të cilat do garantojnë në praktikë shprehjen e mendimit të zgjedhësve në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.

Të pyes çdo qytetar: si u zgjodh Blendi Gonxhja, Sara Mile, si u zgjodhën lista e kandidatëve që mbështeten nga banditët në parlament.

Pra, kemi të bëjmë me sharrimin e këtij parimi themelor që zgjedhjet i dëshmon farsë.

Që Shqipëria pati farsë elektorale, të cilën njerëzit e lirë kurrë nuk mund ta pranojnë.

Në këto zgjedhje dhe në këtë vend u shkel një parim tjetër ndër më themelorët i një sistemi demokratik.

Parimi kusht që ndan shtetin ligjor nga shteti partiak.

Dhe kjo ndodhi në mijëra e mijëra raste.

Çfarë thotë pika 5, fraksion 4?

Zotohen për një ndarje të qartë të shtetit dhe partive politike.

Në veçanti, partitë politike nuk do të përzihen me shtetin.

Ja pra çfarë përcakton dokumenti ndërkombëtar për zgjedhje të drejta.

Që në momentin kur ti garon me një parti shtet, ato nuk janë zgjedhje por janë farsë elektorale.

Merr fund procesi zgjedhor sepse garë nuk ka.

Gara është fiktive për arsye se ti ke në fushë në ndeshje një shtet që ka mbrapa buxhete miliardash, që ka një logjistikë të pafundme, që ka të gjitha mjetet e dhunës dhe një apo disa forca politike pa asnjë lloj mjeti mbrojtës ndaj këtij shteti barbar në raport me zgjedhjet. sn

Nga ‘Sami Frashëri’ te Liqeni- Goxhaj: Qeveria dhe aktivistët po imponojnë ideologjinë trans në shkolla dhe në shoqëri

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto, u shpreh se Shqipëria është ndër vendet më të sigurta në Ballkan për komunitetin LGBQ, por në media dhe në publik qarkullojnë lajme të rreme, të nxitura sipas tij nga aktivistët Altin Hazizaj dhe Xheni Karaj, pa asnjë provë apo mbështetje ligjore.

Ai theksoi se qeveria shqiptare po promovon në mënyrë të fshehtë axhenda transeksuale, duke futur persona të tillë në shkolla dhe duke organizuar aktivitete që targetojnë fëmijët. Goxhaj përmendi rastin e shkollës “Sami Frashëri”, ku sipas tij, është bërë përpjekje për normalizimin e ideologjive trans përmes leksioneve dhe aktivizmit të Xheni Karajt.

Ai paralajmëroi se këto fenomene janë të rrezikshme për strukturën sociale të vendit dhe bien ndesh me sfidat reale të Shqipërisë, si kriza demografike dhe largimi masiv i të rinjve.

Deklarata:

E dimë mirë që Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta në Ballkan për komunitetin LGBTQ, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare. Megjithatë, shpesh qarkullojnë lajme të rreme nga individë si Altin Hazizaj dhe Xheni Karaj lajme që nuk kanë asnjë evidencë dhe nuk përfaqësojnë realitetin. Shqipëria është një rast unik në këtë aspekt. Referencat për këto raste i disponojnë gjykatat dhe policia.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë nisma për të futur transeksualë në shkolla, duke shkaktuar shqetësim në komunitet. Këto raste i kemi evidentuar vetë, ku pas presionit të prindërve, drejtuesit e shkollave janë detyruar të reagojnë dhe t’i largojnë. Një shembull konkret është rasti i shkollës “Sami Frashëri”, ku në vitin 2018, u dërguan persona transeksualë për të mbajtur leksione para fëmijëve 15-vjeçarë.

Po në të njëjtën shkollë, Xheni Karaj organizoi një aktivitet pro-transseksualizmit. Unë vetë e kam parë dhe kam reaguar ashpër në rrjetet sociale. Si pasojë, drejtoresha e shkollës e ndaloi aktivitetin. Më pas, pati protesta nga Xheni Karaj kundër drejtoreshës.

Një tjetër rast shqetësues ndodhi në Liqenin Artificial të Tiranës, ku u organizua një shfaqje me përmbajtje të dyshimtë dhe imazhe transeksuale, e cilësuar nga shumë prindër si “satanike”, dhe që iu prezantua fëmijëve të vegjël si një shfaqje cirku.

Ka një promovim të qartë të kësaj axhende nga qeveria shqiptare në forma të ndryshme. Ne e kuptojmë që komuniteti LGBTQ do të vazhdojë të kërkojë më shumë dhe më shumë, por lind pyetja: kujt i hyn në punë martesa midis dy burrave në Shqipëri, kur vendi ynë ka probleme serioze me lindshmërinë? Sot në Shqipëri lindin gjithnjë e më pak fëmijë dhe shumë të rinj po largohen nga vendi.

Diskutimi për martesat midis burrave, në një vend që po përballet me zhdukjen demografike, vetëm sa rrezikon të shkatërrojë edhe ato pak vlera që i kanë mbetur shoqërisë në perceptim dhe dëshirë. Këto axhenda bëhen edhe më të rrezikshme kur prekin fëmijët. sn

Dosja “Partizani” shkon në gjyq, Gjokutaj: Do të ecet me proces të zakonshëm, ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

Ditën e sotme GJKKO, me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi ka kaluar për gjykim çështjen “Partizani” ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin zgjati 7 muaj.

Në një prononcim për mediat, Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha deklaroi se nuk kishin hapësirë tjetër dhe se vendimet e marra nga gjyqtarja Irena Gjoka janë të pavlefshme.

Ai shtoi se së bashku me Berishën nuk kanë kërkuar një shqyrtim të shkurtuar sepse sipas tij mungon fakti penal.

“Të gjitha vendimet e marra prej Irena Gjokës janë të pavlefshme. Gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Dua të theksoj se kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Malltezin në arrest shtepië. Rama përmes GJKKO e dërgoi çështjen në gjyq. Ky ishte vendimi i sotëm.  Ishte citim dispozitash dhe nenesh, që janë për te studentët dhe jo për neve. Ne nuk këmi kërkuar gjykim të shkurtuar se mungon fakti penal. Kur konstastojmë akte të pavlefshme gjykimi i shkurtuar automatikisht është i rrëzuar. Kemi leximin tonë të ligjit. Çështja e gjykimit të shkurtuar është mbyllur në këtë seancë. Do të ecet me gjykim të zakonshëm”, tha Gjokutaj. bw


Send this to a friend