VOAL

VOAL

Fondi Botëror i Monumenteve: Edhe Burgu i Spaçit rrezikon të shkatërrohet

Fondi Botëror i Monumenteve, e ka rënditur Burgun e Spaçit mes 50 objekteve të cilat rrezikojnë të shkatërrohen.

FBM ka bërë apel që të merren sa më parë masat për mbrojtjen e këtij objekti, i cili është një vend modern i përkujtimit.

Sipas FBM-së, Burgu i Spaçit është drejt shkatërrimit, prandaj qeveria duhet të marrë menjëherë masa për rikonstruksionin e tij.

Burgu i Spaçit njihet si një nga burgjet më mizore të diktaturës komuniste, ku kanë vuajtur dënimin politik shumë intelektualë shqiptarë. Prej vitesh ai është shpallur si një monument i rëndësisë së veçantë dhe mbrohet me ligj, por asnjë qeveri nuk ka vënë dorë për mbrojtjen e tij.

Prokurori që heton Bashën, heton Gjiknurin

Prokurori i cili ka hetuar ish-ministrin e Transportit, Lulzim Basha, aktualisht kreu i PD-së, për Rrugën e Kombit, do të hetoj edhe kallëzimin penal të KLSH-së, ndaj ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri.

Burime nga institucioni i akuzës, bëjnë të ditur se, prej të hënës ky kallëzim është regjistruar dhe aktualisht po kryhen verifikime nëse ka apo jo element të veprës penale.

Të njëjta burime, shtojnë se kjo dosje është në duart e prokurorit Arben Kraja, i cili ka hetuar edhe ish-ministrin Lulzim Basha.

Debati pa mikrofon, Rama-Topallit: Kur s’ke Saliun më ke mua, mos më prit 8 orë po hajde

Gjatë gjithë seancës së sotme parlamentare, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka kërkuar  që në sallë të vijë kryeministri Edi Rama dhe të japë shpjegim për katër çështje të rëndësishme që ka ngritur me shqetësim Topalli. Dhe kur në sallë mbërriti Rama, shpërthyen debatet mes tyre.

Ja çfarë u tha mes tyre me mikrofona të fikur.

 

Rama: Ulu, ulu se nuk të jap përgjigje ty, se nervozohesh. Nuk është për procedurë kjo. Më thirr se vij direkt. Mos më prit 8 orë, kur ke nevojë për mua. Kur nuk ke Saliun më ke mua.

Idrizi: Të dy po flisni jashtë rregullores.

Topalli: Mua smë duhesh për kurr gjë…

Rama: Të kam thënë 100 herë hajde

Topalli: Për të qesh ishte kjo…

Rama: Kush të tha që du me të bo me qesh…

Topalli: Ti nuk bën as me qesh…

Rama: Hajde se e sqarojmë andej…

Replika e Topallit me Leskajn në seancë kur kërkonte kryeministrin në sallë:

Topalli: Protestuesit janë shoqëruar në komisarit, e kuptoni se ku ka shkuar represioni shtetëror? Njerëzit të mos guxojnë të protestojnë në mënyrë paqësore? Mendoni se mund të vazhdojmë me këtë seancë plenare sikur s’ka ndodhur asgjë? Kërkoni që kryeministri të vijë këtu. Mandati i një deputeti nuk është depozituar dhe ju nuk flisni. Kam katër çështje të rëndësishme, thirr kryeministrin që erdhi 2 minuta.

Leskaj: Ministri i Brendshëm ishte këtu ka dalë të pijë ujë, po ta them

Topalli: Eee, zonjë je nënkryetare, pse keni gënjyer shqiptarët që deputeti juaj i mazhorancës ka dhënë dorëheqjen kur ai nuk ka depozituar dorëheqjen?

Leskaj: E ka parashikuar rregullorja dhe do ju japim një seancë pyetjesh edhe po të duash edhe të gjithë ditën e mërkurë sic është rregullorja besoj se këtë e dini.

***

Sërish Topalli: Zonja kryesuese e seancës, deputeti i mazhorancës a ka depozituar dorëheqjen nga mandati i tij sic është bërë e njohur? Unë kërkoj përgjigje nga kryeministri, kryetari i parlamentit, meqë ata ikin, kërkoj nga ju përgjigje si kryetare e parlamentit. Po apo jo?

Dritan Prifti: Tre ekspertë të FBI-së në Tiranë për aferën CEZ-DIA, Braho ekspert për montazh akuzash

Prifti: Meta, Braho dhe banda tyre e kanë vendin në burg

 

Pas botimit të letrës së plotë të Spartak Brahos që akuzonte Tom Doshin dhe Dritan Priftin për një skenar destabilizimi të vendit, duke akuzuar Ilir Metën, ka ardhur edhe reagimi i parë.

Ish-deputeti Dritan Prifti, njërit prej emrave të përmendur nga deputeti i LSI-së, në një reagim për SYRI.net, Prifti thotë se “Spartak Braho është ekspert për montim akuzash”.

Në këtë reagim, Prifti zbulon edhe faktin se në Tiranë për të hetuar çështjen CEZ-DIA dhe disa çështje të tjera, kanë ardhur nga SHBA-ja 3 ekspertë të FBI-së.

“Letra e Spartak Brahos është një rast i pastër i shpërdorimit të detyrës dhe pushtetit. Bëhet për presion e shantazh ndaj drejtësisë që mos të guxojë të hetojë korrupsionin e Metës. Braho është ekspert për montazhe akuzash dhe skenarë destabilizimi. Dita e të vërtetës po afron shpejt. Meta, Braho dhe banda tyre e kanë vendin në burg për abuzimet me miliarda lekë me paratë publike”, tha Prifti për SYRI.net.

Më pas ai tregon se “tre ekspertë të FBI-së kanë ardhur në Tiranë dhe besoj do ndihmojnë në hetimin e akuzave të mëdha që janë bërë. Nëse Braho dhe të tjerët kanë kumbarë dhe kontrollohet me para, ekspertët e huaj kanë ligjin dhe të vërtetën si busull të tyre. Sot unë jam më optimist se dje që gjërat do hetohen dhe zbardhen”.

Sot kryeministri Rama interpelancë për kishën e Shën Thanasit

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku pritet të diskutohen një sërë temash të rendit të ditës.
Kryeministri Edi Rama është thirrur sot në një interpelancë, me kërkesë të deputetit dhe kryetarit të PBDNJ Vangjel Dule, lidhur me prishjen e kishës së Dhërmiut nga forcat e IKMT.
Kërkesa për interpelancë është depozituar në Kuvend më 18 shtator nga Dule dhe është shtyrë në kohë për shkak të angazhimeve të kryeministrit.
Ndërkohë, Dule ka kërkuar shpjegime nga kreu i qeverisë në lidhje me bazën kushtetuese dhe ligjore të aktit të shembjes së kishës Ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi.
Ndërsa, ditën e sotme do të jetë një seancë e ngjeshur, pasi përfshin dhe axhendën e mbartur të seancës paraardhëse, e cila u shty për shkak të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Protestë me mollë para Kuvendit, fermerët e Korçës e të Devollit i shpërndan me forcë policia

Fermerët e Korçës dhe të Devollit po zhvillojnë ditën e sotme një protestë para Kuvendit të Shqipërisë. Ata janë ankuar se qeveria nuk u krijon mundësi për një treg shitje për prodhimet e tyre.
Protestuesit janë vendosur para Kuvendit me një makinë, duke shpërndarë mollë për deputetët në shenjë proteste.
Ndërkohë, në mbështetje të tyre janë edhe deputetët e Partisë Demokratike. Ndërsa, kanë ndërhyrë forcat e policisë për të normalizuar situatën, duke larguar mjetin me mollë të vendosur në hyrje të Kuvendit.

Letra e plotë e Brahos: Doshi, Prifti, Rama dhe Basha – komplot kundër Metës

Rreth dy javë pas publikimit të lajmit se kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, i dërgoi një letër krerëve të shtetit ku pretendonte për një skenar destabilizues të vendit me organizatorë Tom Doshin dhe Dritan Priftin, televizioni “News24”, ka zbardhur letrën e plotë të deputetit të LSI-së.

Në letër, Braho thotë se deputeti dhe ish-ministri i Energjetikes, komunikojnë me familjarë të biznesmenit Kastriot Ismailaj duke bërë presione që ky i fundit të dëshmojë kundër Ilir Metës në procesin gjyqësor mes CEZ dhe DIA-s.

LETRA E PLOTË:

I nderuar Z. Naco

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë dua t’ju informoj se nga burime të sigurta më konfirmohet se ekzistojnë dhe janë duke u ndërmarrë përpjekje serioze për realizimin e një skenari ogurzi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend dhe që ka për autorë kryesorë deputetin në gjykim Tom Doshi dhe ish¬deputetin Dritan Prifti, gjithashtu nën hetim Tom Doshi dhe Dritan Prifti janë dy të njohur të vjetër të Kastriot Ismailaj, i cili ndodhet I arrestuar nën akuzën e pastrimit të parave, por njëkohësisht edhe personazhi kryesor në çështjen CEZ-DIA.

Ata kanë kontaktuar dhe vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me familjarë të sipërpërmendurit dhe në veçanti me bashkëshorten e tij Vojsava Ismailaj, për të përfshirë këtë të fundit përmes një skeme mashtrimi, shantazhi dhe me premtimin për të liruar nga akuza Kastriot Ismailajn, në këmbim të deklaratave ose intervistave që synojnë implikimin e Kryetarit të Kuvendit në skandalin CEZ-DIA dhe vazhdimin e skenarit të mëparshëm destabilizues. Këto burim më konfirmojnë se takimi më i fundit mes Tom Doshit, Dritan Priftit dhe Vojsava Ismailajt është zhvilluar në Hotel Sheraton, ditën e Mërkurë, datë 23 Shtator 2015, duke filluar nga ora 14.31.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë thënë Vojsava Ismailajt se bashkëshorti i saj mbahet i arrestuar me porosi të Kryetarit të Kuvendit.

Sipas burimeve, Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë dhënë garanci Vosjava Ismailajt në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për lirimin e bashkëshortit në këmbim të deklaratave apo intervistave të saj apo të bashkëshortit të saj që do të implikonin Kryetarin e Kuvendit, madje duke përmendur edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të interesuar në eliminimin politik të Ilir Metës.

Këto burime më bëjnë gjithashtu të ditur se pasi dështuan të ndikojnë përmes avokatit Vladimir Meçi, i cili mbron çështjet e Tom Doshit dhe Kastriot Ismailajt, këto ditë Tom Doshi i ka kërkuar Vojsav Ismailajt të takohen jashtë qytetit të Tiranës për të konkluduar marrëveshjen e tyre, duke i premtuar edhe largimin e saj dhe të familjes jashtë Shqipërisë.

Në këto kushte, duke patur parasysh precedentin e skenarit të dështuar kriminal që po gjykohet nga organet kompetente, i cili synonte të përfshinte dhe akuzonte Kryetarin e Kuvendit si porositës të ekzekutimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, me protagonist të pandehurin Durim Bami dhe deklarimin e dhënë nga ky i fundit nën kërcënimin e armëve, si dhe rrezikshmërinë e lartë shoqërore që paraqet Tom Doshi, në cilësinë time si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend dhe i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të kenë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, presionet dhe veprimet kriminale të personave të përfshirë në këtë përpjekje për destabilitet dhe kaos, kërkoj:

Marrjen e masave për mbrojtjen fizike të Vojsava Ismailajt dhe familjes së saj, për të shmangur kërcënimet apo edhe më rëndë akoma, pengmarrjen e saj, për ta detyruar për të dhënë deklarata apo intervista që do të zhvendosnin vëmendjen apo devijonin qëllimin e hetimit të aferës CEZ¬DIA.

Paralajmërimi për këtë skenar që është duke u zhvilluar nuk duhet neglizhuar pasi Tom Doshi dhe Dritan Prifti, janë edhe protagonistët kryesorë të vetëdeklaruar sit ë tillë të ngjarjeve që prodhuan dhunën e 21 Janarit 2011.

Me respekt
Spartak Braho
Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Ismailaj: Nuk tërhiqem nga arbitrazhi me DIA, s’më lënë të takoj gruan

Biznesmeni Kastriot Ismailaj, i akuzuar për pastrim të parave të përfituara nga kontrata për mbledhjen e borxheve të ish-kompanisë CEZ, tha dje se nuk tërhiqet nga padia ndaj Shqipërisë në Arbitrazh. Personazhi i lakuar gjatë në media këto kohë ishte i pranishëm në seancën e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku po zhvillohet procesi për konfiskimin e pasurisë së tij.

Në seancën e djeshme, Vladimir Meçi, avokati i biznesmenit, paraqiti provat shkresore me të cilat kërkoi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për konfiskimin e pasurive të Kastriot Ismailajt. Avokati mes provave të tjera dorëzoi edhe vendimin e pushimit të çështjes së Ismailajt nga Prokuroria e Tiranës, në vitin 2012.

Duke qenë se është transferuar në paraburgim në Tiranë, biznesmeni Ismailaj ishte i pranishëm dje në sallën e gjyqit. Më herët në disa seanca, ai është përfaqësuar vetëm nga avokati për shkak të largësisë, duke qenë se mbahej në paraburgimin e Fierit.

DEKLARATA NË GJYQ
Gjatë seancës së djeshme, Kastriot Ismailaj bëri një deklaratë të shkurtër para Gjykatës. Ai theksoi se ka hapur gjyq me Shqipërinë në gjykatën e Arbitrazhit për prishjen e padrejtë të kontratës që kompania e tij, DIA, ka nënshkruar me ish-CEZ-in.

“Nuk tërhiqem nga çështja në Arbitrazh”, tha Ismailaj para Gjykatës. Ai bëri me dije se kohët e fundit nuk e kanë lejuar të takohet me bashkëshorten e tij dhe me avokatin mbrojtës, në përmbushje të të drejtave që i jep ligji. Gjykata e shtyu seancën e djeshme, pasi i kërkoi avokatit të paraqiste dokumentet origjinale nga lista e provave të cituara prej tij. Në maj 2015, Prokuroria urdhëroi arrestimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj.

Ai u akuzua se kishte mashtruar në dy kontrata të lidhura nga kompania e tij DIA me CEZ-in për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë në vite. Pas dy kontratave të kompanisë DIA me CEZ-in dhe akuzave për mashtrim e përfitim të paligjshëm fondesh, më 28.10.2011, “CEZ Shpërndarje” i ka dërguar një njoftim zyrtar kompanisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri, për zgjidhjen e kontratës së shërbimit, datë 01.02.2011, për mbledhjen e borxhit.

Më pas, Kastriot Ismailaj ka paraqitur një padi në Arbitrazh, në bazë të së cilës kërkon dëmshpërblim në shumën 130 milionë euro nga shteti shqiptar.

Kallëzim penal – Gjiknuri i shkaktoi 479 milionë euro dëm shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ditën e sotme ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknurin dhe avokatin e përgjithshëm të shtetit për marrëveshjen me CEZ.

Në një njoftim zyrtar, KLSH-ja vlerëson se marrëveshja me CEZ-in i ka shkaktuar një dëm prej 479 mln eurosh buxhetit të shtetit.

Sipas KLSH-së, janë zhvilluar dy auditime për marrëveshjen me CEZ-in dhe janë vërejtur shkelje të mëdha.

Në përfundim të këtij auditimi, rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave të kompanisë tashmë tërësisht shtetërore OSHEE sh.a është 479 milionë euro, nga të cilat 95 milionë euro si pagesë e dakordësuar në Marrëveshje, 352 milionë euro, detyrime financiare të prapambetura, rrjedhojë e keqmenaxhimit gjatë viteve 2009-2012 dhe 32 milion euro zhvlerësimi ne zero i vlerës së 24% te aksioneve te Shtetit.

Në këtë vlerë dëmi nuk janë  llogaritur kostot shtese që do duhet të përballohen nga vetë Shteti Shqiptar për rigjallërimin e sistemit energjetik dhe kthimin në parametra financiare normale të kësaj shoqërie publike. Bazuar në shkeljet e konstatuara me pasojë dëmin e sipërcituar KLSH me shkresën nr. 118/13, datë 12.10.2015 ka depozituar pranë organit të Prokurorisë kallëzimin penal për Ministrin e MEI, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Alma Hicka, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Amnesty International-Veliajt: Ndalo dhunën ndaj romëve

‘Amnesty International’ është treguar tejet e ashpër sot me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe dy ministrat, Gjermeni dhe Klosi, që po tentojnë të dëbojnë deri edhe me forcë, 44 familje të varfra rome dhe egjyptiane, 200 prindër dhe fëmijë, që jetojnë në kasolle tek Parku i Liqenit në Tiranë, duke iu kujtuar se “në vitin 2014, Shqipëria pranoi të zbatojë rekomandimet e Këshillit të Drejtave të Njeriut.”

Në një letër të publikuar sot nga Avokati i Popullit të “Amnisty International’, shihet se ‘AI’ u është drejtuar drejtpërsëdrejti me emër i zyrtarëve të lartë: Erion Veliajt, Eglantina Gjermenit dhe Blendi Klosit dhe ka folur pa asnjë dorezë duke i akuzuar se ata i kanë mashtruar familjet rome duke iu ofruar strehime të përkohshme dhe më pas, duke i lënë në mëshirë të fatit; e gjithë kjo, kur e dinë fare mirë se romët dhe egjiptianët jetojnë në kushte ekstremisht të varfra dhe nuk kanë absolutisht asnjë mundësi të paguajnë qera dhe as të marrin kredi.
Pasi qeveria e ka injoruar dukshëm Avokatin e Popullit, Igli Totozani, për zgjidhjen e problemit të romëve, ky i fundit nuk ka ngurruar të luajë të gjithë gurët dhe ka ngritur në këmbë ‘Amnisty International’, pa pasur asnjë skrupull se po i vinte një njollë të zezë në zbatimin e të drejtave të njeriut, qeverisë së majtë Rama – Meta

Për më shumë, ja letra e plotë që Amnisty International ka dërguar

Amnisty International i kërkon Ministrit të Zhvillimit Urban dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të ndalojnë dëbimin me forcë të 44 familjeve rome dhe egjiptiane (200 individë) nga autoritetet e Bashkisë Tiranë, dhe të garantojnë se në qoftë se një zhvendosje është e domosdoshme, të kryhet në mënyrë të ligjshme, dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Organizata u kërkon autoriteteve t’u sigurojnë këtyre familjeve një zgjidhje të qëndrueshme strehimi, siç është propozuar nga Avokati i Popullit.

Nga kërkimet e Amnesty International rezulton se shumë prej tyre kanë qenë zhvendosur në mënyrë të përsëritur me forcë nga viti 2011 pa pasur kurrë mundësinë e një strehimi alternativ të përshtatshëm.

Kjo është e papranueshme dhe ekspozon familjet egjiptiane dhe rome ndaj shkeljeve të përsëritura dhe të shumta të drejtave të njeriut. Personat në rrezik dëbimi duhet të konsultohen plotësisht dhe njoftohen për arsyet e dëbimit të tyre.

Për më tepër, atyre duhet tu sigurohet strehim i përshtatshëm alternativ. Si shtet palë në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe të drejtave kulturore, Shqipëria është e detyruar të respektojë, mbrojtur dhe përmbushur të drejtën për strehim të përshtatshëm.

Më datë 5 tetor, punonjës të Bashkisë së Tiranës janë parë në vendbanimin informal në afërsi të Liqenit Artificial. Edhe pse njoftimi për dëbim nga vendbanimi informal ishte publikuar në media, para kësaj date, familjet e prekura nuk ishin konsultuar, as nuk kishin marrë asnjë njoftim zyrtar për zhvendosje apo ndonjë njoftim tjetër nga ana e autoriteteve. Autoritetet vendore nuk kanë nxjerrë asnjë vendim gjykate për dëbim, siç kërkohet nga ligji shqiptar. Kjo u ka mohuar romëve dhe egjiptianëve të prekur të drejtën e ankimimit kundër dëbimit – një mbrojtje kyç kundër dëbimeve të dhunshme, siç parashikohet nga standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Autoritetet e Tiranës kanë propozuar një sërë zgjidhjesh, të cilat Amnesty International i konsideron të papërshtatshme. Ato përfshijnë qasjen e qirave të subvencionuara (bonus strehimi), por nga kërkimet e Amnesty International dhe të tjerë rezulton se disa romë dhe egjiptianë nuk përmbushin kriterin e ardhurave, dokumentacionin dhe kriterin e punësimit për t’u kualifikuar apo përballuar qira të tilla.

Familjet e prekura që figurojnë si banorë të Tiranës u është ofruar strehim në Qendrën Kombëtare të Emergjencave, megjithatë, qendra ka shumë pak hapësirë për më shumë familje, dhe ofron vetëm nevojat themelore.

Vetëm nëntë prej mbi 50 familjet e dëbuara me dhunë nga Rruga e Kajaves në vitin 2013, të cilët tani jetojnë në qendër, u është ofruar strehim alternativ .

Një numër i konsiderueshëm i familjeve që nuk figurojnë të regjistruara në Tiranë u është ofruar ndihmë për transportin për të kthyer në qytetet e tyre të origjinës, si Berat dhe Elbasan.

Edhe pse, sipas kryebashkiakut të Tiranës kjo nuk është e detyrueshme, pasi edhe nëse ata mund të kenë strehim atje, në mungesë të punësimit ka shumë gjasa që të kthehen përsëri në Tiranë.

Në vitin 2014, Shqipëria pranoi të zbatojë rekomandimet e Këshillit të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë edhe të drejtën për strehim të përshtatshëm për romët dhe egjiptianët, dhe dyfishim të përpjekjeve për të zbatuar plotësisht Planin Kombëtar të Veprimit dhe Strategjinë për Dekadën e Përfshirjes së Romëve.

Megjithatë, në këtë drejtim është bërë shumë pak. Romët dhe egjiptianët vazhdojnë të jetojnë në strehim të pamjaftueshëm, pa siguri, dhe – pas hyrjes në fuqi të Ligjit për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje në vitin 2014 – janë vazhdimisht të rrezikuar nga shpërnguljet me forcë.

‘Background’

Familjet e prekura përfshijnë disa prej atyre që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në afërsi të stacionit hekurudhor të Tiranës pas zjarrvënieve në vitin 2011. Më pas atyre iu ofrua zhvendosje në tenda në një vend tejet të papërshtatshme në Babrru, nga ku u detyruan të largohen sërish për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi qiranë e papaguar në mes të pronarit të tokës dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale.

Disa familje u vendosën sërish në kazerma ushtarake të papërshtatshme dhe të rrënuara në zonën e Sharrës të Tiranës, duke u larguar më vonë nga frika dhe kërcënimet e komunitetit lokal.

Në janar të vitit 2012, familjet që u zhvendosën nga Babrruja tek Liqeni Artificial kanë çmontuar shtëpitë e tyre (për materialet e ndërtimit), përballë rrezikut të një dëbimi. Ata u kthyen disa javë më vonë, për tu dëbuar sërish. Më pas, iu ofrua strehim në oborrin e Zyrës së Avokatit të Popullit, por problemi strehimit të tyre mbeti sërish pa zgjidhje.

Familje të tjera që rrezikohen sot te Liqeni Artificial përfshijnë disa nga ata të dëbuar në vitin 2013 nga Rruga e Kajaves, që nuk kanë pranuar të shkojnë në Qendrën Kombëtare të Emergjencave, dhe nuk ka strehim tjetër alternativë për ta.

Avokati i Popullit i ka propozuar në Rekomandimin e tij drejtuar autoriteteve të Tiranës (Nr.K1 / I118-4, datë 8 tetor 2015) se çdo dëbim duhet të kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke:

1. Ofruar zgjidhje të qëndrueshme, afatgjatë dhe të pranueshme nga të prekurit,

2. Mos kryer asnjë zhvendosje pa garantuar më parë një zgjidhje të qëndrueshme, dinjitoze, të dokumentueshme dhe të verifikueshme fizikisht.

3. Ndërmarrë çdo veprim në bashkëpunim dhe me pëlqimin e plotë të anëtarëve të komunitetit.

4. Shmangur shkeljen e të drejtave të njeriut, me zhvendosjen me forcë dhe ushtrimin e dhunës ndaj këtyre qytetarëve.

Bushati sfidon Presidentin: Kthen në Tiranë ambasadorin Koçi, ia pret rrogën

Thellohet përplasja mes Presidentit Bujar Nishani dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për lirimin ndaj detyra të ambasadorit të Shqipërisë në OSBE.

Edhe pse Nishani nuk e ka dekretuar lirimin nga detyra të Spiro Koçit, mësohet se ky i fundit është kthyer në Tiranë. Shkak për këtë është bërë vendimi i ministrit të Jashtëm për t’I ndërprerë pagesën dhe qeranë e shtëpinë në të cilën jetonte në Vjenë ambasadori.

I kontaktuar nga Panorama, Koçi ka konfirmuar se ndodhet në Tiranë dhe se është larguar nga funksioni si diplomat në selinë e OSBE-së në Vjenë.

Berisha e sulmon Bashën: Ka përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, se kreu i Partisë Demokratike mban përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet.

I pyetur për analizën e humbjes së Partisë Demokratike, Berisha  u shpreh se ajo është e nevojshme edhe pse po kryhet me vonesë, ndërsa theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk ishte një mënyrë e zgjuar për të vepruar.

“Kjo është një faturë. Mirë apo keq është kryetari ai i cili mban përgjegjësinë, por zgjedhjet nuk u bënë në një mjedis të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Berisha.

Më tutje ai flet edhe për debatet që kanë qenë të shpeshta mes grupit të demokratëve, duke nënvizuar se ka një tendencë për të patur debat në PD. Megjithatë, për Berishën asnjë demokrat nuk duhet të sulmojë një tjetër. Sulmi është një gjë ndryshe nga kritika, thotë ish-kreu i demokratëve.

Duke justifikuar zërat brenda PD-së të cilat jo pak herë kanë shprehur kritika mbi mënyrën e drejtimit të partisë nga Basha, Berisha thotë se “të drejtosh opozitën është më e vështirë se sa të drejtosh qeverinë, pasi presionet mbi të janë të mëdha”.

Krerët e PD thellojnë akuzat: Ish-ministrat e Berishës spiunë të Sigurimit të Shtetit me nga 2-3 emra, hapja e dosjeve i fundos

Voal – Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike kanë përshkallëzuar akuzat denigruese ndaj ish-ministrave të Sali Berishës, disa deputetëve të PD dhe figurave të tjera, që kërkojnë ndëshkimin e krerëve të partisë në nivel lokal, si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.

Pavarësisht ultimatumit të Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, për të ndalur sulmet denigruese ndaj ish-ministrave të tij, ofensiva e krerëve të degëve të PD ndaj elitës së vjetër të partisë, ka marrë përmasa të tjera. Teksa Genc Ruli me shokë presin një ndjesë të thellë për sulmet e javës së kaluar, nga baza kanë ardhur akuza të tjera. Krerët degëve të Partisë Demokratike akuzojnë ish-ministrat dhe deputetët të caktuar të PD se kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Dy ditë pas thirrjeve të Jemin Gjanës për disiplinimin e krerëve të degëve të PD, këta të fundit janë përgjigjur duke pohuar se xhaketat e vjetra të PD kanë nga dy-tre emra për shkak të së kaluarës së tyre, si pjesë e Sigurimit të Shtetit. Akuza ka ardhur nga kryetari i PD së Lushnjes, Myslim Murrizi, i cili ka dalë në krah të kryetarit të PD së Gjirokastrës, Roland Bejko.
Sipas Murrizit, ata që kërkojnë prerje kokash në PD do të preken nga hapja e dosjeve të Sigurimit, të cilët sipas tij kanë nga dy-tre emra. Murrizi sigurisht nuk përmend emra konkret, por kuptohet se fjala është për Jemin Gjanën, Genc Rulin, Arben Imamin etj., të cilët kanë folur ditët e fundit.“Nuk di pse je nxehur miku im. Prit dhe pak ditë sa të krijohet komisioni parlamentar për hapjen e dosjeve të vjetra të Sigurimit të Shtetit dhe do shikosh që një pjesë lehës të këtyre ditëve nuk do t’i gjesh më aty se kanë nga 2-3 emra të tjerë përveç atij që vënë nëpër gazeta. Sa për “dosjet” e reja të bëjnë pis kur i mendon se si u sollën me demokratët kur morën karriget e jo më të jua hapësh”, ka pohuar ai. Disa ditë më parë, Murrizi ka theksuar se disa nga ish-ministrat dhe deputetët e PD, sapo i bëri Sali Berisha me para, lanë gratë dhe morën dashnoret. Kjo deklaratë u përhap me shpejtësi në media, ndërsa shkaktoi një debat të madh në mbledhjen e grupit të PD, ku protagonist ishte edhe vetë Sali Berisha.
Roland Bejko
Kreu i PD së Gjirokastrës, Roland Bejko, vijon replikat në distancë me ish-ministrat e PD dhe faktorë të tjerë që kërkojnë ndëshkimin e krerëve të degëve.  “Më mirë me qenë kolltukofag ëndërrimtar se kolltukofag abuzues me pushtetin dhe besimin e votuesve të tu! Kaq sa për tani, më pas flasim prapë, jam gati të ballafaqohem me këdo, për këdo dhe kurdo! Në raport me ish pushtetin kam qenë thjesht QELIBAR, në shërbim të qytetarëve e të ligjit. Përtej modestisë: PD-në dhe ish Kryeministrin Sali Berisha i kam bërë të ndihen krenarë me punën time si Prefekt, Drejtor i Pushtetit Vendor dhe Integrimit Evropian dhe më pas si themelues i Shkollës së Administratës Publike ASPA! Zero abuzim me fondet dhe pushtetin, përkushtim, profesionalizëm dhe sukses! Jam i vetmi që kam lënë “kolltukun” si Prefekt për të ndjekur studimet në shkollën e famshme ENA në Strasburg. Kam lënë “kolltukun” si Drejtor i Përgjithshëm për të shkuar pedagog në universitet. Mbajini kolltuqet, pushtetin e paratë, por mos na çani kokën se nuk jua kemi borxh shpifjet e denigrimin”, ka deklaruar Bejko./Sot
13-10-2015 22-54-01

Ndrangheta – Shkatërrohet klani italo-shqiptar i drogës

Shpartallohet klani italo-shqiptar, i trafikut ndërkombëtar të drogës me lidhje të ngushta me mafian kalabreze ‘ndrangheta.

Mediat italiane raportojnë finalizimin e operacionit July 2014”, i cili përfundoi me arrestimin e 24 personave, sekuestrimin e mbi 94 kg kokainë, automjeteve luksoze e 200 mijë euro cash.

2Sipas policise, pas hetimeve u arrit në identifikimin e piramides së aktivitetit të klanit, qe administronin trafikun e drogës nga Spanja e Hollanda.  Klani italo-shqiptarë ishtë përbërë kryesisht nga nënshtetas shqiptarë që vepronin në lidhje të ngushta me persona të familjeve të fuqishme të Ndraghetas kalabreze.

Policia italiane njofton se për trafikun dhe shpërndarjen e kokainës perdoreshin karroca femijesh, ose vende te fshehta neper makina te modifikuara.

Prokuroria dhe Gjykata – si e përgatitën ‘pafajësinë’ e Fullanit

TIRANE – Dhomës Penale në Gjykatën e Tiranës iu deshën dy muaj kohë për caktimin e gjyqtarit që do gjykonte ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe vetëm një seancë për ta shpallur atë të pafajshëm.

Gjyqi ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, i akuzuar për shpërdorim detyre, zgjati vetëm tri seanca, nga të cilat një seancë u shty për mungesë të prokurorit.

Në seancën e tretë gjyqtari Artan Gjermeni dëgjoi konkluzionet përfundimtare të akuzës, mbrojtjen e të pandehurit dhe shpalli vendimin duke i dhënë pafajësi Fullanit.

Ai akuzohet nga Prokuroria për neglizhencë në vjedhjen e 7 milionë dollarëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë dhe shkelje të procedurave në blerjen e Hotel “Dajtit” në vlerën e 30 milionë eurove.

Por akuza e prokurorisë nuk e ka bindur gjykatën, e cila i dha pafajësi guvernatorit në një proces me gjykim të shkurtuar.

Prokuroria i përfundoi hetimet ndaj ish-guvernatorit më 3 shkurt të këtij viti, kur dhe dorëzoi në Gjykatën e Tiranës dosjen penale ndaj tij.

Për shkak të pushimeve verore, i gjithë muaji gusht kaloi pa ndonjë veprim nga ana e gjykatës, e cila vendosi të nisë shqyrtimin gjyqësor për këtë çështje më 29 shtator, kur dhe u zhvillua seanca e parë.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vonese, pasi përzgjedhja e gjyqtarëve bëhet me short elektronik.

Në seancën e datës 29, gjykata çeli shqyrtimin gjyqësor dhe dëgjoi kërkesat paraprake të palëve, ku mbrojtja e Fullanit kërkoi gjykim me procedurë të shkurtuar.

Kërkesa u pranua dhe seanca e radhës u caktua më datë 6 tetor, për dhënin e pretencës nga përfaqësuesi i akuzës.

Prokurori nuk u paraqit në seancën e datës 6, pasi ishte i angazhuar me veprime hetimore të rëndësishme në një çështje tjetër dhe gjykata vendosi të shtyjë seancën më 12 tetor.

Në seancën e djeshme prokurori kërkoi dënimin e të pandehurit Ardian Fullani me 5 vjet burgim për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas akuzës, ish-guvernatori ka përgjegjësi në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, pasi për një kohë të gjatë nuk i kishte propozuar Këshillit Mbikëqyrës zv.guvernatorin e dytë, i cili është përgjegjës për politikat e sigurisë në Bankën e Shqipërisë.

Si pasojë e këtij mosveprimi, është krijuar lehtësi për të pandehurin Ardian Bitraj dhe bashkëpunëtoren e tij, të cilët janë dënuar për vjedhjen e 731 milionë lekëve në një periudhë 4-vjeçare.

Por ndaj ish-guvernatorit, prokuroria ngriti edhe një akuzë të dytë për moszbatimin e procedurave për blerjen e Hotel “Dajtit” në vlerën e 30 milionë eurove nga qeveria shqiptare.

“Personi nën hetim, Adrian Fullani rezulton të ketë qenë personi që iu ka bërë me dije anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë se do të blihej kjo pasuri e paluajtshme. Organi procedues çmon se, megjithë procedurën e ndjekur, prokurimin e drejtpërdrejtë dhe veprimet e ndërmarra nga anëtarët e komisionit të prokurimit, të gjitha këto veprime kanë qenë thjesht formale, për sa kohë që të gjitha këto procedura datojnë ditë më vonë se Këshilli i Ministrave të vendoste për shitjen e ish-Hotel “Dajtit” pikërisht Bankës së Shqipërisë”, thotë prokuroria.

Por dhe për këtë akuzë gjykata e shpalli të pafajshëm Fullanin, ndërsa në seancë nuk u lexua vendimi i arsyetuar, por vetëm dispozitivi.

Fullani është i vetmi nga ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë të dyshuar si përgjegjës për vjedhjen e 713 milionë lekëve, që u hetua më gjatë, pasi prokuroria verifikoi edhe tenderat e kryera gjatë kohës që Banka drejtohej nga i pandehuri.

Ai u arrestua mbrëmjen e 5 shtatorit të vitit 2014, teksa dilte nga zyra e tij në një ambient të marrë me qira, pasi selia qendrore e Bankës së Shqipërisë ishte në rikonstruksion. Asokohe, emri i tij u lidh me skandalin e Thesarit, ku u vodhën 713 milionë lekë.

Për të njëjtën vjedhje prokuroria arrestoi dhe 12 vartës të Fullanit, ku në përfundim të gjykimit vjedhja iu atribuua Ardian Bitrajt e Mimoza Bruzias.

Por pa kaluar 10 ditë nga arresti, më 15 shtator 2014, ish-guvernatori fitoi lirinë në Gjykatën e Apelit nga një trup gjykues i kryesuar nga Alaudin Malaj, tashmë i kallëzuar penalisht për mosjustifikimin e 1.7 milion eurove pasuri.

Akuza zyrtare ndaj Fullanit u ngrit më 3 gusht të këtij viti, kur dosja penale ndaj tij iu përcoll për gjykim Gjykatës së Tiranës.

Sipas prokurorisë, Fullani ishte përgjegjës pasi me veprime e mosveprime krijoi kushtet për vjedhjen e Thesarit nga Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, si dhe përgjegjës për procedurat antiligjore të tenderit të blerjes së Hotel “Dajtit” në vlerën e 30 milionë eurove për llogari të bankës.

Prokuroria: Do apelojmë sapo të zbardhet vendimi
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që shpalli të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka reaguar edhe prokuroria, e cila thotë se do ta apelojë këtë vendim.

Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se organi i akuzës do t’i drejtohet me një ankim Gjykatës së Apelit Tiranë për të kundërshtuar vendimin e shkallës së parë.

“Sapo të njihet me vendimin e arsyetuar, prokuroria do ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit”, – thanë burime të prokurorisë. Vendimi për të apeluar pafajësinë e guvernatorit vjen pasi prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurit me 5 vjet heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. (Mapo)

Berisha mbron Fullanin: Mbaroi farsa hakmarrëse e Ramës

TIRANE -Pasi gjykata e shpalli të pafajshëm ish-Guvernatorin Ardian Fullani, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai tha se mbaroi një farsë hakmarrëse e Edi Ramës ndaj armikut të tij.

“Sot gjykata shpalli te pafajshem ish Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani te arrestuar me urdher politik nga Edi Rama me akuza fallco per nje ceshtje qe ne asnje vend te botes perveç Korese se Veriut nuk mund te ndodhte.

Edi Rama shfrytezoi vjedhjen ne Banken e Shqiperise te 7 milione eurove qe thone se u perdoren per fushate per te goditur politikisht njeriun qe nuk mund te pranonte ti dorezonte piktorit deshtak autonomine kushtetuese te Bankes se Shqiperise. Edi Rama mbrojti dhe nuk lejoi as qe te pyetet pergjegjesin direkt te sigurise se arkes ku u vodhen parate per fushat, pasi ai kishte merita se kishte lejuar vjedhjen me urdher te partise dhe ne rast se do te merrej ne pyetje i ati i top modeles se hajnise te tatimeve, edhe do mund te tregonte porositesit e vertete te vjedhjes se 7 milione eurove ne Banken e Shqiperise dhe destinacionin e vertet te tyre.

Arrestimi dhe fushata primitive e linçimit stalinist publik te Fullanit dhe familjareve te tij e nje bankieri, qe ne koherat e krizes me te rende financiare per Europen dhe boten dha kontributin me te madh ne mbrojtjen e stabilitetit monetar dhe sistemit bankar te vendit jane fytyra e vertete e Edi Rames dhe suites se tij, qe nuk kane ligje as dhe moral dhe qe po rrenojne cdo dite ekonomine dhe financat e shqiptareve!” shkruan Berisha në FB. bw

Nishani dekoron Kombëtare: Futbolli bashkon kombe

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur ditën e sotme lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, trajnerin e saj, stafin teknik dhe përfaqësues të Federatës.

Nishani u shprehu mirënjohjen në emër të Kryetarit të Shtetit lojtarëve të Kombëtares për kualifikimin e në Euro 2016.

Në fjalën e tij, Nishani tha se rrugëtimi i Kombëtares drejt Francës ka qenë i gjatë, “me fitore të merituara, barazime, dhe humbje në minutat e fundit, por sot të gjithë ndjehen krenarë për përfaqësimin dinjitoz të Kombëtares sonë”.

Ai ka falënderuar edhe tifozët e Shqipërisë të cilët sipas tij, e kanë mbështetur skuadrën në çdo moment.

“Sot ndjehemi më shumë krenarë se kurrë. këtë nuk e them dhe konstatoj vetëm unë, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, nga Tirana në Elbasan, nga Mitrovica në Prishtinë, nga Sidnei në Nju Jork dhe kudo ku rreh një zemër shqiptari”, tha Presidenti.

Më tej ai falënderoi FSHF-në për punën e saj profesionale në mbledhjen e talenteve të reja, si edhe dha një vlerësim të veçantë për trajnerin De Biazi dhe kapitenin Lorik Cana.

Sipas Presidentit, futbolli është një sport që ka nisur edhe luftëra, mëri disavjeçare, por edhe një sport që ka bashkuar kombe, si ky yni. Në përfundim, Nishani dekoroi Kombëtaren me Nderi i Kombit.

Pas takimit me Nishanin – Ndizet festa, lojtarët kuqezinj u bashkohen tifozëve (Fotoreportazh)

Pas takimit me Presidentin Nishani, lojtarët e Kombëtares shqiptare të Futbollit u janë bashkuar tifozëve në sheshin “Nënë Terez”. Ata kanë folur me radhë për kualifikimin e Shqipërisë.

I pari ka qenë Lorik Cana, kapiteni i skuadrës, i cili ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë këtyre eliminatoreve.

Më pas fjalën e ka marrë De Biazi, i cili nuk ka thënë shumë veçse “Kuqezi, Kuqezi!”. I vetmi moment delikat ishte momenti kur Armand Duka, kreu i FSHF-së mori fjalën. Ai vërshëllye nga shumë tifozë.
Sheshi “Nënë Tereza” është mbushur me mijëra tifozë kuqezinj, të cilët po festojnë si asnjëherë më parë kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në Euro 2016.

Tifozet-kater
Tifozet
Shesh-Foto

Albania-Nation Team

Futbollistët e Kombëtares Shqiptare u pritën si heronj

Shqiptarët festojnë në aeroportin Nëna Tereze derisa e presin aeroplanin me lojtarët e kombëtares futbollistike

Lojtarët e Kombëtares së futbollit të Shqipërisë sot u pritën si heronj në Tiranë, pasi u kualifikuan për Kampionatin Evropian në vitin 2016, që është pjesëmarrja e parë e Shqipërisë.

Simpatizuesit e entuziazmuar janë tubuar në Aeroportin Nëna Tereze në Tiranë, për t’i pritur futobllistët, që u kthyen nga Armenia, ku mbrëmë fituan me rezultat 3:0 dhe u radhitën në vendin e dytë në Grupin I të kualifikimeve, pas Portugalisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka pritur lojtarët në zyrën e tij, pasi në aeroport u përqafua me futbollistët.

Presidenti Bujar Nishani, u ka dhënë futbollistëve çmimin më të lartë civil, Nderi i Kombit.

“Mbrëmë, një ëndërr e pamundshme përfundoi dhe u bë realitet, u tha lojtarëve kryeministri Rama, derisa i nderoi ata me mirënjohje të ndara.

Pastaj, ai ka premtuar se do të vazhdojnë planet për ndërtimin e stadiumit të ri konmbëtar të futbollit, ku do të jetë pllaka e artë me emrat e anëtarëve të tashëm të seleksionit të Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e Tiranës, mbrëmë vonë pas fitores në Erevan të Armenisë, ishte e stolisur me ngjyrat kombëtare, kuq e zi, ndërsa festimet kanë vazhduar deri në mëngjes.

Kombëtarja arrin në orën 13:00 në Rinas – mijëra kuqezinj e presin

Tifozët kuqezinj do t’u duhet të presin deri në orën 13:00 të ditës së sotme për të takuar heronjtë e tyre. Stafi i Kombëtares shqiptare ka vendosur që kthimi të bëhet në mesditë. Mijëra shqiptarë pritet të dalin në aeroportin e Rinasit për t’i pritur futbollistët he stafin e Kombëtares. Por ndërkohë në Erevan, futbollistët shqiptarë kanë nisur festimet. Ata kanë postuar foto, ndërsa të gjithë bashkë kanë bërë shqiponjën me duar.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për News24, Mërgim Mavraj tha se synimi i gjithë futbollistëve pas humbjes me Serbinë ishte pikërisht kjo fitore.

“Nuk përshkruhen emocionet. Ishin të veçanta këto emocione. Më vjen keq që nuk jam afër skuadrës dhe që nuk jam në Tiranë për të shijuar këtë fitore. E prisnim këtë fitore. Pas humbjes me Serbinë e kishim të gjithë këtë synim”, tha Mavraj.

Mediat e huaja komentojnë kualifikimin historik të Shqipërisë

Natyrisht që mediat shqiptare i kanë bërë një jehonë arritjes historike të Shqipërisë, por edhe mediat e huaja nuk kanë qenë më pas.

Gjiganti televiziv “Sky Sport” është lidhur direkt me pamje televizive, duke vënë në sfond edhe flamurin shqiptar, ndërsa në linjë direkte kishte Igli Taren dhe më pas flet edhe trajneri De Biazi.

Në komentin e tyre në studio, italianët kanë theksuar e është i pari trajner italian që kualifikohen një kombëtare që më parë nuk ishte kualifikuar një eveniment të tillë madhor.

Edhe “Gazzetta Dello Sport” koment të parin në lidhje me eliminatoret e “Euro 2016” kishte pikërisht arritjen e Shqipërisë, duke zënë vend në titullin kryesor.

“Shqipëria, historike për herë të parë”, – është titulli i “Gazzetta Dello Sport”.

Edhe gazeta gjermane “Bild” i jep rëndësi kësaj fitoreje historike të Shqipërisë, teksa në titullin e vet shkruan: “Shqipëria për herë të parë në finalet e një Europiani”.

Edhe “ESPN” i bën jehonë këtij kualifikimi historik që erdhi në transfertën Armene.

“BBC” komenton suksesin historik të Shqipërisë me një foto të kapitenit Lorik Cana.

Edhe “Eurosport” nuk lë pa përmendur këtë sukses që vjen në drejtimin e De Biasit. “Shqipëria në Europian, hera e parë me De Biasin trajner”.

Jehonë i bën këtij suksesi edhe gazetari Gianluca di Marzio, që shkruan “Euro 2016, 3 gola për të hyrë në histori”.

Ndërkohë përgjatë të gjithë ecurisë eliminatore në këtë europian, e përditshmja “Marca” i ka cilësuar si surprizë rezultatet tona, por tani shkruan me gërma të mëdha “Shqipëria luan në Europian për herë të parë në histori”.

Jehonë kësaj arritjeje në Gjermani i bën “Kicker”, që vendos theksin tek rezutlati historik i vulosur në Armeni.

De Biasi: Dikush qeshi me ne kur thamë që kualifikohemi, tani na vijnë pas

Voal – Giani De Biasi thotë se nuk na besuan në fillim që mund të kualifikohemi. “Dikush qeshi, por tani po na vijnë pas”, u shpreh De Biasi.

“Po flisnim në mëngjes, përgatitëm ndeshjen në mënyrën më të mirë. Bëmë menjëherë gol dhe pastaj e dyfishuam.

Djemtë luajtën shumë mirë. Ia dedikoj familjes time në radhë të parë dhe gjithë shqiptarëve.

Një gjë që e thashë para ndeshjes me djemtë. Kush ishte me ne, pak. Kishim pak lojtarë kur debutuam. Nëse ndiqni kërkesat e mia dhe nëse besoni në një mundësi, mund të ja arrijmë.

Dikush qeshi kur e dëgjoi, por këta tani vijnë pas nesh. Është kontributi i të gjithëve”, u shpreh trajneri i kombëtares, Giani De Biasi.

Presidenti Nishani i jep ‘Nderi i Kombit’ Kombëtares Shqiptare

Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” pas fitores 3 me 0 në Armeni, që i siguroi kualifikimin për në kampionatin Europian Francë 2016.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerëson Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” me këtë motivacionin:

“Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Edhe gjatë pushimit të pjesës së parë, Presidenti Nishani shkruajti në Facebook duke uruar futbollistët shqiptarë: “Rrugë të mbarë në Europian SHQIPE”!

Erevan – Kombëtarja arrin qiellin e shtatë, Shqipëria në Euro 2016

EREVAN – ARMENI- Shqipëria në Euro 2016! Jo një por tre gola ndaj Armenisë dhe Kombëtarja Shqiptare bën historinë e futbollit, për herë të parë do të jetë në Kampionatin Europian që organizohet në Francë. Sapo gjyqtari polak i ka rënë bilbilit në kampin e kuqezinjve ka nisur festa me shampanjë, përqafime e lot gëzimi. Djemtë e Kombëtares nuk kanë mundur t’i mbajnë dot lotet, duke nisur që nga Cana. I papërmbajtshëm ka qenë gëzimi edhe për trajnerin De Biassi.

Vetem pak minuta pas fillimit te ndeshjes me Armeninë, Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh. Ka qenë një autogol i mbrojtjes armene që ka çuar Kuqezinjtë në avantazh, por vetëm 23 minuta nga nisja e ndeshjes, Gjimshiti ka çuar në 2 golat për Shqipërinë. Ndërsa ka qenë Sadiku autori i golit të tretë. Ndeshja e sotme është vendimtare për përcaktimin e fatit të Kombëtares “Kuq e Zi” drejt “Euro 2016” dhe minutat e para të ndeshjes flasin për një moment historik për Kombëtaren shqiptare të futbollit. Menjëherë pas golit të Gjimshitit në fushë ka nisur ‘festa’ por edhe jashtë, ku De Biassi ka përqafuar një prej ndihmësve.

De Biazi, perfaqim

Në minutën e 27-të, lojtari armen Artur Yusbashyan merr karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme e të ashpër ndaj Xhakës. Pak sekonda para përfundimit të pjesës së parë në fushë është krijuar tension, kjo pasi armeni Mikitarian bëri një ndërhyrje jo të rregullt ndaj Bashës. Memushaj dhe Xhaka u acaruan mjaft me armenët por Kapiteni Cana shmangu përplasjen fizike.

Në minutën e 52-të, Shqipëria merr kartonin e parë të verdhë. Armënët nisin kundërsulm me Pizzelin, mirëpo Naser Aliji i ndërhyn keq, duke shkaktuar faull. Mbrojtësi kuqezi merr karton të verdhë.

Ndërsa në minuten e 63-të ka qenë Gjimshiti, autori i golit që ka marrë karton të verdhë pasi ka mbajturnga shpatulla kundërshtarin duke shkaktuar një faull për armenët. Në minutën e 66-të, Shqipëria humb një rast të mirë për gol.

Gjimshiti

GOLAT
Goli i parë në sfidën Armeni-Shqipëri është shënuar në minutën e 9-të por ka qenë një autogol i mbrojtjes armene dhe konkretisht i Hovhannisyan. Fillimisht u krijua përshtypja se goli ishte shënuar nga Gashi, por më pas është parë se ka qenë një autogol.

Ndërsa goli i dytë është shënuar në minutën e 23-të, kur Memushaj ka ekzekutuar një goditje dënimi, që është çuar nga Berat Gjimshiti në rrjetë.

Në minutën e 76-të Kombëtarja shqiptare siguron biletën për në Francë për Euro2016. Basha rrëmben një top dhe hap lojën në krahun e djathtë nga Roshi i cili brenda zonës shërben për Sadikun, i cili me portën e boshatisur shënon golin e tretë duke iu dhuruar emocione pafund shokëve të tij dhe gjithë shqiptarëve.

FËRSHËLLEHET HIMNI SHQIPTAR
Ora 17:50- Ekipet kanë dalë në fushë, ndërkohë që gjatë himnit shqiptar ka patur fërshëllima në stadium. Xhaka është përlotur dhe është parë teksa fshinte lotët.

FORMACIONET

Trajneri De Biazi ka vendosur të ndërtojë një formacion sulmues për ndeshjen e fundit të këtyre eleminatoreve, ndeshje e cila vlen sa kualifikimi.

SHQIPËRIA: 1. Berisha, 4. Hysaj, 6. Xhimshiti, 7. Aliji, 5. Cana, 8. Basha, 9. Memushaj, 14. Xhaka, 21. Roshi, 11. Gashi, 16. Çikalleshi. Trajner: Xhani De Biazi.

Në stol: 23 Hoxha, 12. Shehi, 2. Rrahmani, 15. Arlind Ajeti, 3. Lenjani, 13. Kukeli, 17. Shala, 20. Kaçe, 22. Abrashi, 10. Sadiku, 18. Salihi, 19. Balaj.

ARMENIA: 12. Kasparov, 2. Andonian, 3. Haroyan, 5. Arzumanyan, 13. K. Hovhannisyan, 6. Mkrtchyan, 8. Pizzelli, 10. Ghazaryan, 17. Yusbashyan, 18. Mkhitaryan, 14. Movsisyan. Trajner:Sargis Hovsepyan

Në stol: 1. Beglaryan, 22. Manukyan, 4. T. Voskanyan, 19. Hambartsumyan, 20. Hayrapetyan, 7. A. Grigoryan, 15. Simonyan, 21. Manoyan, 23. Özbiliz, 9. Pogosyan, 11. Sarkisov, 16. Aslanyan,

Gjyqtarë: Szymon Marciniak, Paweł Sokolnicki, Tomasz Listkiewicz / pas portave: Paweł Raczkowski, Tomasz Musiał

Nuk është më një ëndërr, por një realitet – Shqiperia merr pjesë në Francë 2016!

Voal – Nuk është më një ëndërr, por një realitet i prekshëm.

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Shqipëria merr pjesë në një kampionat Europian.

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Shqipëria do të jetë midis skuadrave të Europës që do të garojnë në France 2016 për titullin Kampion.

Tash Shqipëria ka një ëndërr të re. Ëndërra e re e Shqipërisë është të fitojë trofeun e Kamponatit Europian!

Flm Zot që i mbështete shqiptarët,

flm trajnerit Gani Abazi, zotit Gianni De Biazi,

flm Kombëtare,

flm djem,

emër për emër,

se jeni djemtë e shqipes,

flm ju Tifozët Kuq e Zi,

që besuat –

flm Shqipëri.

Armeni-Shqipëri: Ndeshja që vlen sa një histori

Një ndeshje që vlen sa një histori. Në Erevan, Shqipëria do të luajë sot ndeshjen më të rëndësishme të Kombëtares në 80 vjet ekzistim.

Në Armeni, në ndeshjen që fillon nga ora 18:00, për kuqezinjtë ekziston vetëm një mundësi për të arritur Francën, dhe ajo është fitorja.

armeni-shqiperi-fo

Fitorja në Armeni iu vlen kuqezijve 2 milionë euro

Kombëtarja shqiptare, me triumfin Erevan, përballë Armenisë, iu siguron futbollistëve kuq e zinj një shpërblim prej dy milionë eurosh.

Lajmi ishte bërë zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Në rast se Shqipëria fiton sot ndaj Armenisë dhe siguron kualifikimin për në Euro 2016, atëherë ajo do të marrë plot 2 milionë euro nga FSHF-ja”, thuhet në njoftim.

Kështu kuqezinjtë do të kenë një stimul më shumë për të luajtur më fort sot ndaj Armenisë. Megjithatë, 2 milionë euro nuk janë asgjë krahasuar me 12 milionë eurot që Shqipëria i merr nga UEFA në rast kualifikimi.

Tifozat Kuq e Zi refuzojnë Ramën: Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve!

TIRANE – Humbja ndaj Serbisë dhe mungesa e disa prej tifo-grupeve mbështetëse kryesore të Kombëtares e ka mërzitur shumë grupimin e tifozëve kuqezi, të cilët ishin të vetëm për të suportuar djemtë në “Elbasan Arena”.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Twitter” tifo-grupi zyrtar i Kombëtares Shqiptar ka ironizuar dhe refuzuar njëkohësisht “falenderimin” e kryeministrit Rama, shkruan Panoramasport.
Postimi i plotë:

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama na paska falënderua për ndeshjen e mbrëmshme për sjelljen tonë. Nuk pranojmë falënderimin derisa na shtypni, na shkelni, na censuroni, na burgosni, përdhosni heronjtë kombëtarë sikur me u luajt ndeshja në Beograd. Koha e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!”.

Dosja “Fullani” nxjerr zbuluar milionat e harxhuara për ish-hotel Dajtin Nga Flamur Veizaj, Birn

 

Ditën kur qeveria shqiptare vendosi të këmbente hotel Dajtin-godinë monumentale në zemër të Tiranës- me 30 milionë euro, askush në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk ishte në dijeni për blerjen e madhe. Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 12 maj 2010 ishte bërë fakt, kur mbërriti një muaj e gjysmë më vonë mbi tavolinën e nëntë anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, organi më i lartë vendimarrës në Bankën e Shqipërisë.

Më 26 qershor 2010, blerja u miratua edhe nga Këshilli Mbikqyrës, ndërsa guvernatori i kohës, Ardian Fullani doli para mediave dhe tha: “angazhohemi për gjallërimin dhe rikthimin e shkëlqimit të humbur të një prej godinave më të vlerësuara të Tiranës”.

Pesë vjet më vonë, ish-hotel Dajti mbetet gërmadhë, ndërsa ish-guvernatori Fullani po përballet me një proces gjyqësor, i akuzuar për shpërdorim detyre edhe me procedurat e blerjes së godinës, që në vitet ’40 njihej si “hoteli më luksoz i Ballkanit”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, një kopje e së cilës disponohet nga BIRN, Këshilli Mbikëqyrës ka marrë vendim për blerjen e hotel Dajtit, një muaj pasi qeveria ia kishte shitur këtë pronë Bankës së Shqipërisë.

“Personi nën hetim Adrian Fullani rezulton nga hetimet të ketë qenë personi që i ka bërë me dije anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë se do të blihej kjo pasuri e paluajtshme,” thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Ardian Fullani u arrestua më 5 shtator 2014, për shkak se drejtimi i tij 9-vjeçar në krye të Bankës së Shqipërisë u kompromentua nga vjedhja e 713 milionë lekëve prej një punonjësi të institucionit. Paralelisht me skandalin e vjedhjes, Prokuroria e zgjeroi hetimin edhe me prokurimet e diskutueshme, që Banka Qendrore kishte realizuar ndër vite.

Në fund, ish-guvernatori u dërgua në gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy episode; me procedurat e sigurisë që sollën si pasojë vjedhjen e 713 milionë lekëve dhe me transaksionin e blerjes së hotel “Dajtit”, pranverën e vitit 2010.

Gjyqi kundër Fullanit; ndër më të shkurtrit në historinë e drejtësisë shqiptare ndodhet në fazën e konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë. Megjithatë, hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës kanë rikthyer në vëmendje projektet disa-milionëshe të Bankës së Shqipërisë për transformimin e ish-hotel Dajtit në zyra për punonjësit e saj.

Sipas hetimit të Prokurorisë, Banka e Shqipërisë ndërmorri prokurime të drejtpërdrejta dhe shmangu procedurat e tenderëve në projektet e saj për transformimin e ish-hotel Dajtit.

Ky operacion i kushtoi Bankës së Shqipërisë rreth 1.5 milionë euro dhe u la në mes, duke thelluar degradimin e monumentit të kulturës në qendër të Tiranës.

Projekti “Petreschi”

Një vit pasi bleu ish-hotel Dajtin përmes një transaksioni që u denoncua si “operacion spekulativ për të mbushur arkën bosh të shtetit” nga Partia Socialiste asokohe në opozitë, Banka e Shqipërisë nisi të vërë në jetë projektin për kthimin e godinës në zyra për punonjësit e vet.

Por një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i administruar në dosjen e Prokurorisë kundër ish-guvernatorit Fullani thekson se projektet ishin të mangëta, ndërsa paratë janë shpërdoruar përmes procedurave të dubluara.

Banka e Shqipërisë ia besoi hartimin e projektit dhe preventivit për shndërrimin e ish-hotelit në zyra arkitektit Italian, Marco Petreschi, me të cilin po punonte ndërkohë për projektin e fasadës në godinën qëndrore të saj.

Më 23 nëntor 2011, përmes një prokurimi të drejtpërdrejtë, Banka Qendrore lidhi kontratën me Petreschin. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Banka e Shqipërisë shmangu tenderin e hapur, në këtë projekt që do të kushtonte 700 mijë euro.

Prokurimet e drejtpërdrejta kanë qenë një procedurë rutinë, e ndjekur rëndom nga Banka e Shqipërisë përgjatë drejtimit të Fullanit. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2014, tenderat e hapur zinin vetëm 18 për qind të numrit të përgjithshëm të prokurimeve.

Para se të lidhte kontratë me arkitektin italian, Banka e Shqipërisë kishte realizuar 17 prokurime “blerjesh të vogla” me vlerë 3 897 650 lekë, të fituara nga kompania “Altea Geostudio 200” në periudhën 3 shkurt-3 gusht 2011. Studioja kishte marrë përsipër të bënte studime gjeoteknike dhe analiza laboratorike mbi gjendjen e godinës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se këto studime ishin të mangëta dhe me kosto shtesë për projektet e mëpasme, që u aplikuan nga Banka e Shqipërisë.

Vazhdon projekti i kthimit të ish-hotel Dajtit në zyra

Më 1 prill 2015, Banka e Shqipërisë, e drejtuar nga guvernatori Gent Sejko ka rihapur procedurat për rikonstruksionin e godinës së ish-hotel Dajtit. Përmes vendimit të Këshillit Mbikëqyrës, ky prokurim do të realizohet përmes një kontrate me kohëzgjatje deri në tre vjet. Në varësi të këtij vendimi, projekti i rikonstruksionit të ish-hotelit të njohur është miratuar edhe në Këshillin Kombëtar të Territorit, me vendim të datës 21 korrik 2015. Megjithatë, ndërhyrjet në këtë godinë të shpallur si monument kulture të kategorisë së dytë do të bëhen sipas përcaktimeve të vendosura nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, pa ndryshuar ambientet e jashtme të ish-hotel Dajtit.

“Studimi është bërë mbi bazën e çdo urdhri prokurorimi, pa pasur specifikimet e nevojshme teknike. Kryerja në këtë mënyrë nuk siguron një studim të plotë dhe cilësor,” thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në prill 2011, Altea Geostudio 2000 dorëzoi studimin e saj dhe paralajmëroi se “betoni është i degraduar në shumë pjesë të tij, si rezultat i ujërave nëntokësore”. Para ndërhyrjeve në godinë, ekspertët rekomanduan heqjen e ujërave nëntokësore dhe pastrimin e kateve nëntokë nga mbeturinat e dekompozuara.

Studimet gjeoteknike me vlerë rreth 3.8 milionë lekë nuk ishin të mjaftueshme për t’i dhënë Bankës së Shqipërisë lejen e ndërtimit dhe të zhvillimit për ish-hotel Dajtin. Në dosjen hetimore ndodhet përgjigja e Bashkisë së Tiranës, e cila pasi konstaton mungesën e raportit sizmiologo-inxhinierik, kthen mbrapsht dosjen e aplikimit të Bankës së Shqipërisë dhe kërkon plotësimin e saj.

Për këtë arsye dhe për shkak të ndryshimit të projektit të fasadës, kontrata 700 mijë euro e lidhur me arkitektin Italian, Marco Petreschi u amendua dhe një tender i dytë për shërbime shtesë projektimi u zhvillua nga Banka e Shqipërisë. Vlera e tij ishte 184 800 euro.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se procedura e dytë tenderuese mund të ishte evituar, duke i kursyer buxhetit të Bankës shumën prej 184 800 eurosh.

Gjithsesi, projekti për transformimin e godinës shkoi sërish ters. Më 21 janar 2013, kohë kur kompania që kishte fituar tenderin për prishjet në ish-hotel Dajti po kryente punimet, janë evidentuar dëmtime serioze në strukturën e godinës.

Për këtë arsye, arkitekt Petreschi ka kërkuar studime shtesë dhe Banka e Shqipërisë ka ripunësuar studion “Altea Geostudio 2000”, përmes tetë prokurimeve të reja. Sipas Prokurorisë, vlera e kontratës së re ishte 2 200 000 lekë.

Për audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, raporti i së cilëve ndodhet në dosjen e Prokurorisë kundër Fullanit, studimi i dytë i dorëzuar ishte thuajse identik me të parin.

“Kontrata për shërbimet shtesë të projektimit në vlerën 280 mijë euro për pjesën e rishikimit të projektit teknik me vlerë 184 800 euro janë ta pabazuara teknikisht. Edhe kontrata 2.2 milionë lekëshe me Altea Geostudio është e pajustifikuar teknikisht,” thuhet në dosje.

Audituesit vlerësojnë se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Bankës shkon mbi 28 milionë lekë.

Faji i “forcës madhore”

 

Paralelisht me procedurat e projektimeve, Banka e Shqipërisë nxorri dy urdhra prokurimi në korrik dhe shtator të vitit 2012 për pëzgjedhjen e kompanisë që do të kryente prishjet në godinë. Tenderi me vlerë rreth 24 milionë lekë është anuluar dy herë, deri në lidhjen e kontratës me kompaninë ABG.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se herën e parë munguan dy anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, ndërsa herën e dytë për shkak të kualifikimit të vetëm 1 kompanie, nga katër konkurrente.

Gjithsesi, kontrata me kompaninë ABG u zbatua në masën 60 për qind. Një arsye objektive për këtë ndërprerje është konsideruar mungesa e një plani urbanistik për Tiranën në atë kohë, e rrjedhimisht edhe për territorin ku shtrihet ish-hotel Dajti.

Shkak i ndërprerjes së punimeve u bënë edhe strukturat e dobëta të godinës, të cilat duheshin forcuar para se të bëheshin prishjet.

“Palët nënshkruan një dokument, ku kanë rënë dakord për mbylljen e kontratës. Diferenca e punëve të pakryera është 9.7 milionë lekë,” thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Para se ky vendim të merrej, më 25 shkurt 2013 ish-guvernatori Ardian Fullani ngriti një grup pune për të analizuar vlerësimet teknike dhe problemet e shpeshta që lidhen me qëndrueshmërinë e godinës.

Ekspertët e këtij grupi arritën në përfundimin se “problemet nuk qe e mundur të vlerësoheshin më parë”. Ato u përkufizuan si “forcë madhore”; një ngjarje që nuk mund të parashikohej ose është jashtë kontrollit të arsyeshëm të palëve.

Për audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, nuk ka pasur “forcë madhore”, por mosndërhyrje në kohë në detyrat e projektimit, që arkitekti Italian, Marco Petreschi mori përsipër në kontratën e projektimit me vlerë 700 mijë euro.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, anomalitë me projektet për ish-hotel Dajtin kanë ardhur pasi Banka e Shqipërisë nuk ndërmorri asnjë vlerësim real të kësaj pasurie, para se ta blinte atë. Hetimi akuzon ish-guvernatorin se shpërdoroi detyrën kur bleu me vlerën e një hoteli, një ambient që do ta përdorte për zyra pune.

Flamur VezaJ është marrës I grantit hulumtues të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, bërë i mundur me mbështetjen e USAID. Opinionet e autorit të shprehura në artikull jo domosdoshmërish reflektojnë ato të USAID apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./reporter.al

 

 

Përkujtohet Lirak Bejko – Të përndjekurit: Sakrifica e tij të marrë kuptim, do hyjmë sërish në grevë!

TIRANE – Tre vite pas vetëflijimit të ish të përndjekurit politik Lirak Bejko, vajza, gruaja dhe shokët e tij e përkujtojnë. Ata u mblodhën sot në vendin ku 3 vjet më parë ai i vuri flakë vetes për kauzën e ish-të përndjekurve që kërkonin dëmshpërblime.

Sot pas tre vitesh ata kërkojnë që kauza e Lirakut të marrë kuptim, të vlerësohet. Një grup prej 20 vetash thonë se janë sërish të gatshëm të hyjnë në grevë. Sipas tyre asnjë qeveri nuk po i mban premtimet ndaj kësaj kategorie.

Lirak Bejko, është vetëdjegur 3 vjet më parë (10 tetor 2012) në grevën e urisë ku bënte pjesë, teksa News 24 transmetonte live shqetësimet e të burgosurve. Ish të përndjekurit e urisë kishin hyrë në ditën e 19 të grevës, e cila po zhvillohej afër zonës së “Komunës së Parisit”, në disa çadra të improvizuara. Ai u ishte bashkuar bashkëvuajtësve të tij, për të kërkuar nga qeveria dëmshpërblim në vlerë monetare, për të gjitha vitet e burgut, që kishin bërë për çështje politike.

Por qeveria, ndonëse kishte miratuar një ligj për dëmshpërblimet, nuk u kishte dhënë, pothuajse asgjë kësaj klase të përndjekurish. Në shenjë proteste, një grup prej tyre, vendosën që të futeshin në një grevë urie, pa afat. Por përmasat e grevës, i kaluan limitet. Gjergj Ndreca tentoi të vetëflijohej si pasojë e mosmarrjes së përgjigjes pozitive nga qeveria. Fatmirësisht, Ndreca është ndaluar nga policia dhe miqtë e tij. Pas daljes së Ndrecës nga greva, Lirak Bejko, kërkoi që ta zëvendësojë. Qëndroi disa ditë në grevë, po mungesa e vëmendjes së qeverisë, e indinjoi tej mase, duke humbur edhe shpresat, për zgjidhjen e problemeve financiare të tyre. Ai u frymëzua nga akti i vetëflijimit të Ndrecës, mikut të tij më të ngushtë dhe vendosi që të martirizohej në emër të kauzës së ish të përndjekurve politikë, të cilën edhe në kohën e demokracisë pretendojnë se po përndiqen.

Mëngjesin e 10 tetorit, 47-vjeçari ka dalë në oborrin e improvizuar, ku dhe po zhvillohej greva 19-ditorëshe, qetësisht ka derdhur benzinë në trupin e tij dhe më pas i ka vënë flakën vetes me një çakmak. Flakët e përfshinë të tërin, ndonëse miqtë tentuan që t’ia shuanin zjarri në trupin e tij shëndetlig. Menjëherë ai u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në QSUT ku qëndroi 3 ditë, ku mjekët do të deklaronin se Bejko kishte pësuar djegie në më shumë se 50% të trupit të tij delikat. Më pas, ai është dërguar në Itali ku humbi edhe jetën, pavarësisht mjekimit të specializuar.

Hapja e dosjeve të Sigurimit nis me pedagogët e Universitetit të Tiranës

Pedagogët e Universitetit të Tiranës do të kontrollohen nëse kanë qenë apo jo pjesë, ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. “Profesorët qe rezultojnë me dosje, do te humbin vendin e punës qe mbajnë sot ne fakultete.

Nisma është marre nga rektori Dhori Kule  ku si model per aplikimin e kësaj procedure ka Gjermaninë. Ende nuk dihet se si do te pritet ky vendim nga pedagoget e Universitetit te Tiranës.

Një pjese e tyre kane refuzuar te komentojnë  para kamerës. Por a ka sot pedagoge qe i kane shërbyer  sigurimit te shtetit? Kjo do te verifikohet nga institucionet përkatëse pas kërkesës se rektoratit te Universitetit te Tiranës.  Nga 700 pedagoge, gjysma janë mbi 40 vjeç.

Ligji i lustracionit, per verifikimin e pastërtisë se figurave ne fushën e arsimit te larte, detyron t’i nënshtrohen këtij procesi te rektoret, dekanët dhe  shefat e departamenteve. Megjithatë  drejtues te shkollave te larta thonë se ligji padrejtësisht  përjashton nga verifikimi  universitetet private”, raporton “Vizion Plus”.

Nisma për Kosovën reagon ndaj bastisjes së zyrave të VV-së

Partia Nisma për Kosovën ka thënë se bastisja nga ana e policisë e zyrave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, si dhe presioni policor ndaj deputetëve, “duke i ftuar në intervistë dhe duke i kërcënuar me arrestim” Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, janë veprime pa precedent të pushtetit aktual, që “nuk kanë guxuar assesi të ndodhin”.

“Nisma për Kosovën dënon veprimet e tilla dhe u bën thirrje organeve relevante të zbatimit të ligjit që të mos lejojnë të përdoren nga politika”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur në orët e pasdites se Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e deputetëve të saj, si dhe të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, policia ka filluar të ushtrojë presion edhe ndaj deputetëve, duke ftuar në intervistë Kurtin dhe Haxhiun në lidhje me aksionet e opozitës në Kuvend.

Të enjten, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive të tjera opozitare kanë penguar deputetët e tjerë në Kuvend me fishkëllima të bilbilave, me hedhje të ujit dhe të gazit lotsjellës, në shenjë kundërshtimi për marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

“Veprimet e opozitës janë politike, prandaj asnjë masë policore nuk do të mund të frikësojë dhe zbrapsë opozitën e bashkuar”, thuhet në reagimin e partisë Nisma për Kosovën.

Prifti: Kam dhënë fakte që z.Meta është i implikuar në aferën korruptive CEZ-DIA

Voal – Prifti dëshmoi për rreth 1 orë në Prokurori për aferën CEZ-DIA

 

Ish-ministri Dritan Prifti ka dëshmuar dje për reth një orë në Prokurori rreth aferës korruptive CEZ-DIA.

Prifti tha se se ka shkuar me vullnetin e tij për të dëshmuar pasi Prokuroria hapi hetimin për çështjen CEZ-DIA.

“Erdha me vullnetin tim për të bërë një dëshmi për skandalin CEZ- DIA, dukeqënëse Prokuroria ka hapur një hetim erdha të dëshmoj.

Nuk mund të them se çfarë dëshmova është sekret i dëshmisë.

Kam dhënë prova dhe fakte që zoti Meta është tërësisht i implikuar me Kastriot Ismailajn në aferën korruptive CEZ-DIA”, ka thënë Dritan Prifti pasi është larguar nga ambientet e Prokurorisë.

Dhoma Amerikane: Masat antiformalitet po e falimentojnë biznesin, po e tronditin ekonominë

Shqipëri, operacioni i qeverisë kundër ekonomisë informale dhe forcimi i ndëshkimeve, sipas Dhomës “kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre”

Në Shqipëri Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehur shqetësim për ndikimin e operacionit të ndërmarrë nga qeveria për të luftuar informalitetin e ekonomisë dhe masat e rrepta ndëshkuese të parashikuara të cilat sic theksohet në një deklaratë të saj “kaluan pa një diskutim paraprak me organizatat e biznesit”. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë “efektet anësore të këtij aksioni kanë filluar të ndihen te biznesi duke dhënë një efekt të kundërt nga sa pritej”, ndërsa shton se “shqetesimi ynë është se ky plan masash në vend që të bëhet një nxitje për formalizimin e ekonomisë do të kthehet në një “shkop ndëshkues” për biznesin duke i prerë rrugëtimin bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë”.

Që prej muajit shtator autoritetet kanë nisur një operacion të shtrirë në të gjithë vendin, duke e shoqëruar ata me ndryshime në Ligjin për Procedurat Tatimore të cilat parashikojnë masa shumë të forta ndëshkuese, përmes gjobave të rënda. Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se “masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre. Gjobat dhe penalitetet duhet të jenë në proporcion me nivelin e biznesit. Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit”. Sipas saj “bëhet fjalë për kategori biznesi të cilat nuk kanë edukimin e mirëfilltë fiskal, nuk kanë mundësinë financiare të kenë ekspertizë në dispozicion, dhe ndryshimet e bëra në Ligjin për Procedurat Tatimore janë zbatuar pa ju lënë kohën e nevojshme që t’i njohin dhe t’i zbatojnë”.

Dhoma Amerikane vëren se “në ligj nuk parashikohen po të njëjtat masa drastike për punonjësit  tatimore të cilëve ndërkohë ju është lënë një liri e autoritet i pakufishëm në interpretimin dhe zbatimin e këtyre masave duke rritur ndjeshëm rrezikun e abuzivitetit dhe të korrupsionit dhe duke ndikuar, për rrjedhojë, negativisht në luftën kundër informalitetit”. Në deklaratën e saj shpjegohet se dhe më herët në kërkesat për Paketën Fiskale 2016, “Dhoma Amerikane ka argumentuar se lufta kundër informalitetit fillon si një reformë e menduar mirë, mbështetur në politika fiskale lehtësuese, me taksa të ulëta që e nxisin biznesin të bëhet pjesë e ekonomisë formale, krijojnë një klimë të qëndrueshme duke rritur investimet e huaja, hapin tregjet vendase duke u bërë të konkurrueshëm në Rajon, dhe për rrjedhojë i japin ekonomisë impulse pozitive”.

Cili diplomat flet pa lejen e Bushatit, e ha

Po fole pa lejen e Bushatit, ikën

Nëse deri më tani diplomatët shqiptarë mund të flisnin rreth incidenteve apo ngjarjeve, tani duhet të mendohen mirë. Një rregullore e re e hyrë në fuqi i kushtëzon ata nga liria e shprehjes së qëndrimeve të tyre, në lidhje me ngjarje të ndryshme.

Në rregullore është e përcaktuar që një diplomat duhet të marrë leje tek ministri i Jashtëm, me qëllim që të shprehë qëndrimet e tij në lidhje me incidentet apo çështje të caktuara.

Nëse ndodh që diplomatët të flasin pa leje, atëherë ata do të përjashtohen nga shërbimi i diplomacisë shqiptare, shkruan syri net.

Ndërsa Voal pyet, a nuk është kjo censurë, a mos vcall censura ka brirë  ?

Gjermani: Në shtator 6741 shtetas të Shqipërisë kërkuan azil

VOAL – BERLIN, 9 TETOR – Në Republikën Federale të Gjermanisë gjatë muajit shtator 2015 kanë kërkuar azil 6741 shtetas të Republikës së Shqipërisë. Kjo është shifra zyrtare që u dha sot për mediat.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në këtë vend gjatë të njëjtit muaj është 43 471 ose 126 për qind se në vitin 2014.

Kreu i sigurisë së Federatës Serbe Milivoj Mirkov falenderon për profesionalizëm Policinë Shqiptare

 Voal – Rreth orës 03:00 të së premtes, kombëtarja serbe e futbollit ka lënë tokën e Shqipërisë nga aeroporti i Rinasit për në Serbi.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë shoqërimit të autobusit, nga “Elbasan Arena” deri në aeroportin e Rinasit, nuk ka pasur asnjë incident të shënuar.

Mësohet se para se të largoheshin në drejtim të Rinasit, ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç dhe Shefi Sigurisë së Federatës Serbe, ish-gjeneral i Policisë Serbe, Milivoj Mirkov, kanë zhvilluar një takim falënderimi me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato. Në këtë takim, Zariç ka falënderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për masat perfekte.

“I befasuar nga masat e Policisë Shqiptare. Plan masash dhe organizim e zbatim perfekt. Kam qenë në shumë vende, por masa të tilla nuk kam parë. Faleminderit për angazhimin tuaj personal mbrëmjen e djeshme të incidentit me autobusin, por masat e marra nga policia e bënë atë incident të izoluar e pa pasoja”, mësohet t’i ketë thënë Shefi Sigurisë së Federatës Serbe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Çako i është drejtuar zotit Milivoj Mirkov: “Unë e fitova ndeshjen time si polici. Si shqiptar keqardhje që humbëm. Angazhim e seriozitet i punonjësve të policisë për 48 orë rresht, mirënjohje e falënderim për ta. Falënderim edhe për tifozët për qytetarinë që treguan në shkallët e “Elbasan Arena”-s, por dhe jashtë tij. Bashkëpunuam me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit. Punuam një muaj rresht për ta përmbyllur me sukses”. /TCH/

 

masat e sigurise rinas

siguria Cako

serbiaserbii

 

Kryeministri Rama uron mbarëvajtjen e ndeshjes:TË NDARË NË FUSHËN E LOJËS TË BASHKUAR NË RRUGËN E PAQES

Kryeministri Rama ka uruar mbarëvajtjen e ndeshjes me një foto marrë nga takimi me studentët serbë që vizituan sot kryeministrinë: Ja urimi i tij përmes Facebookut:

“Sot, në kryeministri, për të mikpritur në Qendrën për Hapje e Dialog, grupin e studentëve të shkëlqyer nga Serbia dhe Shqipëria në nisjen e programit të përbashkët për shkëmbimet rinore mes vendeve të Ballkanit. Atë që Franca dhe Gjermania bënë pas Luftës së Dytë Botërore duke hapur rrugën e paqes, e duke u kthyer në dy shtylla të Europës së Bashkuar, kombet tona mund ta bëjnë për rajonin tonë. Dhe këta të rinj janë nismëtarët e një programi që kemi vendosur ta vëmë në jetë, të frymëzuar pikërisht nga programi i shkëmbimeve rinore mes Francës e Gjermanisë në kohën e vështirë të kapërcimit të lumenjve të gjakut që la pas mes tyre Lufta e Dytë Botërore

Të gjithë së bashku ata do të jenë në stadium sot, të ndarë për skuadrat e zemrës, por të bashkuar, njësoj si para edhe pas ndeshjes, në rrugën europiane të paqes së ardhur pas aq shumë gjakderdhjesh, konfliktesh, dasish ekstreme.

Uroj me të gjithë forcën e zemrës që sot të fitojnë Kuqezinjtë. Të fitojë tradita e shtëpisë së shqiptarit në shkallët e stadiumit. Të fitojë dinjiteti europian i këtij vendi pavarësisht se si mund të rrotullohet topi i futbollit.

Mos të harrojmë asnjë çast se, pas asaj që ndodhi në stadiumin e Beogradit, sot e gjithë bota i ka sytë në Elbasan Arena. Prandaj dashurinë për Kuqezinjtë ta tregojmë jo vetëm duke brohoritur parreshtur për ta, por edhe duke mos cënuar në asnjë mënyrë FAIR PLAY-n dhe ecurinë e mëtejshme të kësaj Kombëtareje drejt finaleve të Euro2016. E po njësoj, duke mos cënuar kurrësesi imazhin e Shqipërisë që ecën drejt Europës së Bashkuar.

Kjo është një mbrëmje historike për futbollin shqiptar dhe një test historik për dinjitetin tonë europian si vend mikrpitës.

Por nëse në fushën e lojës rezultatin final e vendos beteja me një kundërshtar shumë të fortë, gjatë dhe pas ndeshjes rezultatin e sjelljes dinjitoze e kemi në dorë vetëm ne, shqiptarët për Shqipërinë që duam.” Këtu përfundon mesazhi i kryeministrit të Shqipërisë.

Ky është formacioni i Kombëtares Shqiptare përballë Serbisë

Jo vetëm tifozët shqiptarë por edhe trajneri Gianni De Biasi kërkon me ngulm fitoren ndaj Serbisë, duke ju besuar fomacionin atyre që anë luajtur më shumë minuta me kombëtaren e tyre.

Berisha, Cana, Lenjani, Agolli dhe Xhaka janë të vetmit futbollistë të cilët janë stabël në formacion, për sa i përket pjesë tjetër ka goxha ndryshime.

Në mbrotje është rikthyer Hysaj, duke spostuar në qendër të mbrotjes të riun Gjimshiti. Në krahë të tij është i padiskutueshmi Lorik Cana, ndërsa në krahë të majtë të mbrojtjes do të luajë Ansi Agolli.

Para mbrojtjes do të rikthehet Migjen Basha duke lënë në stol Blerim Kukelin. Në krahë të majtë do të luajë Emir Lenjani, në krahë të djathtë Andi Lila, duke lënë në stol Shkëlzen Gashin.

Në qendër të mesfushë do të luajnë Taulant Xhaka dhe Armir Abrashi, dhe në sulm do të rikthehet Bekim Bala.


Send this to a friend