VOAL

VOAL

Gjobiste kolegët e i kërcënonte, pranga biznesmenit të mobilierive

Policia e Tiranës ka arrestuar sot në flagrancë dy shtetas, njëri prej tyre biznesmen në fushën e mobilerive, pasi sëbashku me një person të dënuar më parë, gjobisnin biznesmenë dhe i kërcënonin për t’u marrë shuma të mëdha parash.Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë tek “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin 50 milion lekë nga shtetasi me inicialet I. A., 59 vjeç. Ky i fundit është biznesmen (që ka në pronësi një shoqëri transporti nderkombetar mallrash). Këtë person dy të arrestuarit e kishin kërcënuar dhe i kishin kërkuar shuma të mëdha parash më datë 28.04.2016.

 

NJOFTIMI I POLICISE:

Sot më datë 12.05.2016 nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “BISS”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale: “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

1. Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Fallsifikim monedhash”. 2. Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri Vllaznia.

Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqeri transporti nderkombetar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe ndjekur me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë te ngjarjeve për veprën penale “Shtrengimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”: – Ndaj shtetasit B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhenie me qera ambjentesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve – Ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier) ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin Prill 2016.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: -3 aparate celulare të markave të ndryshme -5 karta sim të kompanive të ndryshme Sende këto të cilat dyshohen të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.

Fjala e plotë – Blushi në Kuvend: Rama i paaftë, fyçkë, mediokër, si Berisha

Kritiku i ashpër i kryeministrit Rama, deputeti socialist Ben Blushi ka lëshuar sot akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë, duke e quajtur një të paaftë të madh.

Gjatë fjalës në Kuvend, Blushi ka barazuar Ramën me Berishën në paaftësi dhe dëmin e madh që i kanë shkaktuar e po i shkaktojnë përditë vendit.

Blushi e nisi fjalën me shkatërrimin e masakrimin që me dashje qeveria po i bën interesit publik në favor të atij privat e për interesa private.

Fjala e Blushit 

Ky Parlament jo vetëm nuk e mbron, por e shantazhin, e masakron interesin publik të qytetarëve shqiptarë. Ka një koncept të pranueshëm nga të gjithë se çfarë është interes publik. A e mbron interesin publik, a po merr sot ndonjë vendim për të mbrojtur interesin publik të shqiptarëve sa i takon pronës, jetës, arsimit dhe shëndetësisë? Të gjitha të drejta themelore. Për të kuptuar çfarë është interesi publik dhe për të thënë si mbrohet apo si sabotohet ai po jap një rast dhe ky nuk ka ndodhur shekullin e kaluar, por para një jave.

Një grua me tre fëmijë po shkonte për të parë burrin e saj në burg. Shteti me dashje i kishte cenuar mundësinë për tu mbrojtur nga rruga. Aksident jo nga pakujdesia, por nga sabotimi i interesit publik. Vdiqën dy fëmijë. Do tua them edhe pse u fut ai në burg. A foli njeri për këta dy fëmijë që humbën jetën? Po për një familje që u shkatërrua? Askush nga këta. Aq më pak ai, që duhet të fliste më shumë, Kryeministri i Shqipërisë. Po çështja është kush e hoqi trafikndarësen? Një interes privat. Ato 10 metra kangjella të hequra masakruan dy fëmijë dhe një familje që nuk do ta marrë më kurrë jetën.

Kush e dëmtoi interesin publik? Ua them unë kush e dëmtoi. Interesi privat. Nevoja e qeverisë për të mbrojtur interesin privat para interesit publik shkaktoi dy viktima, një tre vjeç, një pesë vjeç dhe bashkë me ata edhe prindërit e tyre. Po pse ishin hequr ato 10 metra ndarëse trafiku? Ishte pakujdesi? Nuk kishte para? Ishte borxhi shumë i lartë dhe nuk e rregullonin dot rrugën? Jo. Ishin hequr për ti shërbyer një karburanti privat. Kë mbrojti në këtë rast qeveria? Karburantin privat. A keni parë prej 10 ditësh që ka ndodhur aksidenti të shkojë shteti atje dhe të rivendosë kangjellën që hoqi për të mbrojtur një karburant privat? Jo. Shikoni me çfarë llogjesh merren.

Do tu them edhe tjetrën, pse përfundoi kjo familje në burg? Sepse babai i këtyre vajzave që shteti nuk i mbrojti, por i çoi në humbje jete, ky kishte ndërtuar një çati në tokën e tij. Nuk kishte zaptuar ndonjë tokë dhe përfundoi në burg prej 6 muajsh. Sa para atij duhet të ishin në burg, edhe nga ky parlament? Që zaptojnë prona? Interesin e kujt mbron qeveria, interesin privat, apo interesin publik? Apo interesi publik cenohet vetëm kur vjen puna te të varfrit?

Doni tu jap një rast tjetër? Është rasti i fundit në Sarandë që tregon se si mbrohet dhe në fakt se si cenohet dhe sabotohet interesi publik në Shqipëri. Ka tre ditë që flitet për një trafik të madh droge në Sarandë. Nuk e di kush është ai njeri, kujt i ka dhënë më shumë para, Rilindjes, PS-së, PD-së, apo LSI-së. Kjo nuk më intereson. E dini çfarë më intereson? Ky njeri është akoma në punë sot, deri dje në paktën. Për çfarë thotë qeveria e kam hetuar prej tre muajsh dhe ai vazhdon punë? Ai hetohet pikërisht për punën që bën, për transportin. Ajo ishte detyra e tij, drejtor i transportit. A mbrohet këtu interesi publik? Jo, këtu mbrohet interesi privat.

Ne këtu ndahemi në mbrojtës të interesit publik dhe cënues të interesit publik dhe qeveria në shumë raste e saboton interesin publik. Po u marr një rast tjetër. Këtu ka çudira. Ky është bërë kryeministri më i çuditshëm në këto anë që po jetojmë. Ishin disa protestues dhe çfarë ndryshonin ata që dolën dje te Gjykata? Nuk ndryshonin. Ata shkuan të protestojnë për një stadium me majuc. Doli kryeministri dhe tha “nëse doni të merrni një vendim, shkoni merrni vota”. Nuk ka gjë më cinike se kaq, nuk ka gjë më mendjelehtë se kaq, më fyçkë se kaq. Po pse mor zotëri, një mësues që ankohet për një padrejtësi duhet të bëjë një parti që ta zgjidhë atë punë? Një fukara që ankohet se asistenca ekonomike është e pamjaftueshme duhet të bëjë një parti që të marrë vota?

Kush ka të drejtë të marrë vendime? Vetëm ata që kanë vota? Vetëm ne 140 që jemi këtu? Kjo nuk është një fjalë prej një mendjelehti, kjo është shprehje e një njeriu të paaftë, i cili për fat të keq prej 3 vjetësh po na provon që e vetmja cilësi që ka është paaftësia. Unë e kam quajtur mediokritet, por kjo është një fjalë pak e bukur, nuk i takon. Edi Rama është i paaftë për të na qeverisur, po administron Shqipërinë shumë keq prej tre vjetësh dhe po të doni e vazhdoj këtë debat sa të doni. Por nuk është vetëm kaq. Herën e kaluar ika nga ky Parlament, katër orë foli kryetari i Rilindjes, katër orë të tjera foli ky ish kryetari i Lindjes, se kështu i ndaj tani. Dhe çfarë është Lindja? Nga lindja na kanë ardhur të gjitha këto problemet që kemi sot. Lindja është dhunim, mediokritet, paaftësi, vjedhje votash, represion brenda partisë. Këtë po bën edhe kryetari i Rilindjes.

E vetmja gjë që Edi Rama po bën prej tre vjetësh, është që po lyen me bojë gërmadhën e Sali Berishës. Ajo mbetet prapë gërmadhë, lyeje si të duash. Vëri strehë siç ka ndodhur te kryeministria, ajo mbetet prapë gërmadhë. Kjo është puna e Edi Ramës në tre vjet. Dhe çfarë ndodh në këtë Parlament? Konkurrojnë të dy me njeri tjetrin, po konkurron e djeshmja me të pardjeshmen, një paaftësi e vjetër, me një paaftësi të re. Kush është bilanci i tyre në 25 vjet? Kryetari i Lindjes ka 25 vjet që drejton, ky tjetri ka 18 vjet.

Çfarë është bilanci sot i Shqipërisë? Shpopullim,  papunësi, rënie ekonomike, ikje e investimeve të huaja, mungesë besimi te shteti, cenim sovraniteti. Po na bëjnë qesharak, sepse jemi të paaftë, drejtohemi nga dy të paaftë, një i djeshëm, një i sotëm. Tu them për çfarë konkurrojnë këta të dy. Katër orë seancën e kaluar, katër orë sot. Kush ka shkaktuar më shumë papunësi në Shqipëri, Sali Berisha apo Edi Rama. Kjo është konkurrenca. Kush ka hequr më shumë njerëz nga puna respektivisht, kush po merr më shumë borxh publik. Për këtë po konkurrojnë. Njëri thotë kam marrë 1.6 miliard, tjetri thotë kam shlyer 2.2 miliard. Në total jemi 75% borxh publik dhe mohojeni po të doni.

Ka ardhur koha ta themi pa hezitim, është konkurrencë në paaftësi. Rama foli sot për tre pika. Tha se fakti që po vijnë kinezët në Shqipëri është shumë mirë. Edhe unë them shumë mirë, nuk kam asnjë paragjykim. Pyetja nuk është pse vijnë kinezët se ata janë tregtarë, pyetja është pse ikin gjermanët dhe kanadezët. Çmimi i naftës po rritet, pse ikën një kompani kanadeze? Pse ikën një kompani gjermane nga aeroporti? Ka një imazh. Shkoni në një fshat të vogël dhe nëse aty shikoni vetëm gërmadha askush prej jush nuk shkon të bëjë pushime. Po nëse shikoni që ka një hotel të mirë dhe gatuhet mirë, dhe ka njerëz normal aty do shkoni prapë për pushime. Kështu është edhe rasti jonë. Nëse nga Europa dhe SHBA shohin që këtu investojnë vetëm kinezë edhe turq (shumë mirë që investojnë) dhe shohin që gjermanë e kanadezë ikin, mendoni se do vijnë prapë gjermanë dhe kanadezë të tjerë? Nuk besoj.

Kjo ndodh vetëm për një arsye sepse ekonomia jonë po bie dhe ka më pak konsum. Kinezët kanë më shumë para sot, kanë më shumë mundësi të durojnë, ndërsa të tjerët nuk mund të durojnë që këtu të ketë rënie konsumi, rënie klientele. Foli për çështjen e pronave. Pronat nuk janë reformë, por deformim i paparë i asaj çfarë mund të ishte një reformë. ky është totalisht i paaftë. Nuk ka ligj për të kthyer pronat, por për trajtimin e pronës. Ky nuk matet me metrin e së ardhmes, por me metrin e së djeshmes. Bën konkurrencë me Saliun. Tha se ne jemi krenarë që po paguajmë 500 milionë euro për pronat e pakthyera. Unë kam një pyetje, pse ti merr lekët e mia për tua dhënë atyre që mund ti kompensosh fizikisht? A ka Shqipëria një fond publik, prona të pakthyera? Ktheja pronarëve dhe ditën që ato nuk mjaftojnë fut dorën në buxhet për ti kompensuar. Kjo nuk po ndodh.

Shkarkohet Klemend Balili, nën hetim për trafik ndërkombëtar të kokainës

Shkarkohet nga detyra Klement Balili, i cili po hetohet për trafikun ndërkombëtar të drogës. Këtë informacion e ka bërë publik ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Balili mbante postin e drejtorit të Transportit në Sarandë.

‘’Kam dijeni se ka një operacion të muajve të fundit. Në mos gaboj që nga muaji mars. Dje ka qenë porosia e fundit, na mori 48 orë. Kam patur dijeni, kam dijeni dhe e gjitha kjo shkon në mënyrë zyrtare.

Publikimi i këtyre gjërave nuk i ndihmon hetimet prandaj jemi të rezervuar. Përshëndes qëndrimin e Policisë së Shtetit sepse operacioni është në vijim.”, tha Manjani.

I pyetur nëse Balili është i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Manjani u përgjigj:

”Përshëndes dhe ka gjithë mbështetjen time, Policinë e Shtetit, Policinë greke, Prokurorinë e Përgjithshme. Unë mund t’u siguroj që kërkesa ime ka qenë dhe mbetet një: cilido person, king, garib, ministër, zyrtar, çfarëdoqoftë nëse ka shkelur ligjin duhet të shkojë prapa hekurave!

LSI, është partia e vetme që e ka të statuar mosmbrojtjen politike të askujt.

Çdokush e ka kokën mbi shpatulla të veta dhe nuk ka pse t’i ngatërrojmë çështjet  përsonale.

Është shkarkuar sot, jo se ka ndonjë arsye ligjore, por për hetim. Në dijeninë time është shkarkuar sot’’.

Genc Pollo sulmon ambasadorët: Na keni sjellë një projekt monstruoz e poshtërues, nuk po përfaqësoni me dinjitet vendet tuaja

Voal – Genc Pollo ka bërë sot një shkrim në gazetën “Rilindja Demokratike”, ku sulmon ashpër ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.

Ai thotë se ata kanë mbështetur një projekt monstruoz për reformën në drejtësi

“Sipas të thënave privatisht nga këta deputetë socialistë, propozimi ishte konceptuar e hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Ky propozim mori përkrahje publike nga këta ekspertë ndërkombëtarë si edhe nga ambasadorë të rëndësishëm, por u rrëzua në masë 85% nga Komisioni i Venecias përmes opinionit të përkohshëm të mesit të dhjetorit. E njëjta gjë ndodhi edhe me opinionin përfundimtar pak muaj më vonë.

Me shumë të drejtë, pasi në shumë aspekte ishte një propozim monstruoz. Dhe nuk ka shpjegim nga ekspertët autorë për këtë rrëzim venecian. Për ekspertët shqiptarë kam dëgjuar që u ishte premtuar një post në një nga institucionet e reja që do të krijoheshin; pra kishin “arsye” për t’i pëlqyer qeverisë. Ndërsa për të tjerët nuk e di nëse ka qenë shkak naiviteti, inkompetenca apo  neglizhenca”, shkruan Pollo.

Sipas tij, ambasadorët po poshtërojnë deputetët, duke iu thënë votojeni këtë projekt sa më shpejt.

“Deklarata se propozimi aktual duhet votuar pa u lexuar janë vetëposhtëruese për një deputet; por edhe nëse jepet një këshillë e tillë ajo është gjithashtu poshtëruese. Por nëse palët do jenë konstruktive dhe këtu kam ndërmend palët e mazhorancës, mendoj që do ishte e mundshme që të arrihej një paketë amendimesh kushtetuese para pushimeve parlamentare të verës.

Për mua personalisht dhe pushimet mund të anulloheshin e të vijonte puna në qoftë se do kishim nevojë për më shumë kohë. Por do ishte për mua e papranueshme që për shkak të një kalendari të paracaktuar të votonim një reformë kushtetuese jocilësore, ndoshta edhe me ndonjë aspekt të dëmshëm”, shkruan ai.

Në fund, Pollo shkruan se diplomatët në Tiranë jo gjithmonë kanë kërkuar konsensus, por atyre iu është tërhequr veshi nga Brukseli dhe Berlini.

Ai i cilëson ata si jo dinjitozë, pasi nuk kanë reaguar ndaj lajmeve se deputetët që nuk do të votojnë reformën në drejtësi, nuk do të lejohet të udhëtojnë në SHBA:

“Dhe një çështje të fundit, zotërinj ambasadorë, propaganda e kryeministrit ka insinuar sikur një votë kundra propozimit për ndryshime kushtetuese mund të shoqërohet me një refuzim vize për deputetin. Unë personalisht nuk do doja ta këmbeja votën pro për një deformim të Kushtetutës së Republikës me një pullë në pasaportën time çfarëdo që të shkruhej mbi të. Por mendoj që dhe ju do t’i kishit përfaqësuar në mënyrë pak më shumë dinjitoze demokracitë pluraliste që ju kanë dërguar në Tiranë sikur ta kishit përgënjeshtruar këtë insinuatë.

Dhe së fundi, fare më vjen mirë edhe për nevojën, e shprehur nga zoti ambasador, për konsensus në këtë reformë. Fatkeqësisht nuk ka qenë gjithmonë ky rasti i diplomatëve të Tiranës. Por këta janë korrigjuar nga politikanë të rëndësishëm në Bruksel, Berlin e kryeqytete të tjera, të cilët kanë insistuar për konsensus politik në këtë përçapje. Dhe nuk ke nevojë për njohuri e pjekuri politike të madhe për të kuptuar e thënë se Kushtetuta nuk ndryshohet aq kollaj sa interjeri i zyrës. Shpresoj që nëse ndodh, në rastin fatkeq, që të miratohen ligjet kushtetuese me shumicë kushtetuese të blerë siç ishte rasti i shumicës së cilësuar me 3/5, kjo nuk do të duartrokitet nga diplomatët e nderuar”.

30 plumba banesës së Denis Shtrazës, plagoset fëmija

Një fëmijë është plagosur me armë zjarri në Durrës, ndërsa qëndronte në banesën e tij. Ngjarja e cila rrezikoi të kthehej në një tragjedi, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë së qytetit bregdetar persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Denis Shtrazës, të arrestuarit për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Në foto Denis Shtraza

denis-shtraza-768x366

Për pasojë, ka mbetur i plagosur nga një plumb rikoshet fëmija 12 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje, ndërsa nuk dihet asgjë rreth identitetit të autorëve. Banesa e Denis Shtrazës është qëlluar rreth 30 herë me breshëri automatiku.

ssss-2-768x551

 

33-­vjeçari Shtraza akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur disa javë më parë në Durrës. Ai u arrestua në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Në foto Gazmend Çollaku

collaku-1

Policia thotë se ai është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal, që operon në zonën e Tiranës dhe Durrësit

Burrat që shpëtuan nga coptimi sovranitetin e Shqipnisë Nga FRITZ RADOVANI

Voal – Historia e shkrueme pa të Vërteten e saj, asht përrallë!..

Lufta e Parë Botnore në fund të vitit 1918, dukej, sikur kishte pushue.

Edhe ata që e filluen Luftën Botnore ishin ma të sigurtë në kenjen e tyne se Shteti Shqiptar. Ndonse Shqiptarët nuk kanë kercënue asnjë shtet fqinjë, të mëdhej e të vegjel u çuen me shkye nga një copë, e sejcili, tue kerkue me pushtue ma të madhen. Italia tue kenë andej detit kerkonte Vlonën. Greqia si gjithmonë, kerkonte Shqipninë e Jugut, ku perfshihej Korça e Gjinokastra. Serbia nuk ngopej vetem me Vermoshin e Shkodren…

Pritej vendimi i Shteteve të Europës, që me 18 Janar 1919, u mblodhën në Paris, ku u hap Konferenca e Paqës. Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e kryesueme nga Turhan Pashë Permeti, as nuk u perfill fare nga Lidhja e Kombeve. Në shkurt 1919 një delegacion Shqiptarësh u nis për Paris. Askush nuk ua hapi dyertë e Konferencës.

Deri këtu, edhe sot, dy “Akademitë e Shkencave Shqiptare”, ajo e Tiranës’’ dhe ajo e Prishtinës, mundohen me krijue “emna të përvetshëm”, të cilët, “arrijtën me një perkushtim të posaçem me shpëtue Shqipninë nga një coptim i sigurtë!” Fatkeqsisht, pothuej, të gjitha tekstet e Historisë së Shqipnisë së këtyne “Akademive”, të formueme nga antishqiptarët edhe sot, nuk e shkruejnë të Verteten e Shpëtimit të Shtetit Shqiptar nga një coptim i sigurt në Konferencën e Paqës në Paris, në vitët 1919 – 1920.

E Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen të vazhdojnë me pertypë rrêna!

Në vitin 1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920”, të thanun troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin…”

Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme…” Pra, kishte shkue puna deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë kur vetë italianët, nuk i lenin asgja mangut komshijëve tjerë!

Ndersa, mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot gati mbas 100 vjetësh, edhe pse bash atyne përçarësve përditë “u thuret lavdi” për damin e madh që i kanë ba Popullit e Shtetit Shqiptar, që ditën e Shpalljes së Pavarsisë në 1912. Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”… Anglia, Franca e Italia ishin per coptimin e Shqipnisë.

Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta. Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja. Në delegacionin e ri u caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica.

Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar.

Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për Paris. Shkelqimi i dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje i paimagjinueshem në Konferencën e Paqës.

Imzot Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne se, “Shqiptarët sot janë vertetë pjesë e Europës së qytetnueme”. Takimet dhe kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, janë një model i papersëritshëm!

Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë. I kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës.

Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë.

Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar.

Ndersa At Gjergj Fishta, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A.

Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919  nderhymjen urgjente të Tij tek Vatikani. Imz. Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet kombtare, u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i njohun, u nis për Romë, dhe arrijti me 28 Dhjetor në Vatikan.

Takimi i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi tek Papa.

Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.”

Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?”

U pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!”

Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!” Këtu u mbyll biseda.

Imz. Bumçi në fund i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin ikën në Paris, ku priteshin nga delegatët tanë. Atë natë u takuen me delegatët Shqiptarë, e mbasi Imz. Bumçi i vuni në dijeni per biseden me Papen, të gjithë u ngritën në kambë plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e Gjinokastra shpëtuen!”

Me daten 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue në Vatikan me Papen Benedikti XV, në Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. wilson, simbas së cilës “integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W. wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë.
Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni.

Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”.

Burrat që shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. wilson.
Kjo asht e Verteta historike e kenjes së Shtetit Shqiptar.

Melbourne, Shtator 2014.

Greqia shpall në kërkim Klemend Balilin

Dokumente të policisë greke tregojnë se 44-vjeçari, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë dhe biznesmen në këtë qytet, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke – i dyshuar si drejtues i një grupi trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Një biznesmen shqiptar, i cili është njëkohësisht drejtor në administratën publike, u shpall me të hënën (9 maj) në kërkim në Greqi i dyshuar si kreu i një grupi që ka trafikuar sasi të stërmëdha marijuane nga Shqipëria në shumë vende të Europës.

Policia greke kreu një operacion masiv gjatë ditëve të fundit, duke arrestuar një dyzinë njerëzish dhe duke konfiskuar rreth 678 kilogramë marijuanë të fshehur në një ishull të vogël në Greqinë e Veriut.

Sipas skemës së zbuluar nga policia greke, trafikantët përdornin skafe të shpejta për të transportuar marijuanën nga Shqipëria për në Greqi e më pas, përdornin kompani transporti rrugor false për të transportuar drogën në vende të tjera Europiane.

Dokumente të policisë greke të para nga BIRN tregojnë se Balili është shpallur në kërkim, i dyshuar si një nga krerët e grupit të trafikut.

“Të akuzuar për shkelje të ligjit N433/13 për “lëndët narkotike” , ligjit 187 të kodit penal të “Organizatave Kriminale” dhe të nenit 8 Kod Penal “Krimet e kryera në shtetin fqinj” të akuzuar por jo të arrestuar janë tre persona, ndër ta dhe Klement Balili i Sabaudinit dhe Nazes lindur në 20/03/72 në Shqipëri dhe banues në Sarandë për shkeljet e mësipërme”, shkruhet në dokumentet e policisë greke.

“Për  transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi  dhe Europën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha  me rrugë tokësore me kamiona të mëdha dhe nga deti me skafe. Krahu i tij i djathtë që merrej me transportin dhe magazinimin nga Greqia e tutje ishte Alifandi Georgio,” vijon më tej dokumenti.

Në regjisitrin civil shqiptar i njëjti shtetas duket se ka emrin Kelmend Balili.

Balili rezulton një person me lidhje të shumëfishta politike. Kryetari aktual i Bashkisë Delvinë, Rigels Balili, i ditëlindjes 1985, është nip i të dyshuarit. Ai fitoi zgjedhjet i kandiduar nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me 72 për qind të votave.

Lidhjet politike të Klemend Balilit shfaqen edhe në një kronikë televizive të Ora News, ku kreu i Kuvendit Ilir Meta, Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ish-deputeti i zonës Koço Kokëdhima, shfaqen në ceremoninë e inaugurimit të hotelit Santa Quaranta, një investim multimilionësh për një hotel luksi në qytetin e Sarandës, pronë e familjes Balili.

Hetimet greke patën nisur mbi një vit më parë pas kapjes së sasive të konsiderueshme të drogës në raste të ndryshme, që dukeshin se kishin lidhje me njëra-tjetrën. Sipas policisë greke, më 25 janar 2014, në Patra, një shtetas bullgar u arrestua duke transportuar 451 kilogramë kanabis. Në prill 2014, një sasi tjetër prej 678 kilogramësh u kap në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në prill 2015, policia britanike kapi 23 kilogramë kokainë, ndërsa në Bullgari u kapën 531 kilogramë kanabis. Të gjitha këto ngarkesa lidhen me të njëjtën organizatë të trafikut ndërkombëtar.

Policia greke ndërhyri në mbrëmjen e së hënës duke arrestuar pesë anëtarë të bandës në Zakintho dhe sekuestrimin e një sasie tjetër të stërmadhe prej 678 kilogramësh kanabis. Në Patra u arrestuan dy anëtarë të tjerë të cilët e kishin dërguar drogën me skaf.

“Nëndrejtoria e Antidrogës pas hetimeve prej muajsh në lidhje me aktivitetin kriminal të anëtarëve që jetojnë në Greqi, në bashkëpunim me Zyrën D.E.A të Ambasadës së SH.B.A-ve në Athinë dhe me shërbimin homolog të Policisë Shqiptare për pjesën e veprimit të organizatës kriminale që kishte të bënte me boshtin ballkanik, së bashku me kryerjen e inspektimeve të gjera, mbledhjen e materialeve informative dhe ballafaqimit të analizës së të dhënave të informacioneve kriminale, arriti të konstatonte strukturën, mënyrën e veprimit dhe taktikat e organizatës kriminale  si dhe aktivitetin e saj ndërkombëtar si në vende të Evropës Perëndimore ashtu edhe në vendet e Ballkanit”, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë greke.

“Lidhur me lëvizjen e sasive të kanabisit të papërpunuar nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Evropës perëndimore, shtetasit shqiptar 44-vjeçar (banues jashtë shtetit) i ishte besuar roli i financuesit, por edhe drejtimit të transporteve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Evropës, në rrugë rrugore me kamionë por edhe në rrugë detare me skafe”, vijon më tej njoftimi.

 

Noka, Ristani, Pollo e Dogjani në Prokurori për armën e Strazimirit

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë në pyetje deputetët e Partisë Demokratike të kallëzuar nga policia e shtetit për protestën tek Liqeni Artificial më 29 mars.

Katër deputetët Flamur Noka, Genc Pollo, Asllan Dogjani e Arben Ristani kanë dhënë deklarime në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ata kanë dhënë deklarime si persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit në lidhje me kallëzimin e bërë prej policisë së shtetit për akuzat “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Prokuroria ka kërkuar edhe dëshminë e Gent Strazimirit por ai nuk është paraqitur në momentin e parë me argumentin se ka pasur angazhime të tjera. thirrja për Strazimirin është përsëritur ndërsa kolegët e tij kanë thënë se protesta ka qenë Brenda rregullave të rendit dhe se nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë parë që Strazimiri të kenë pasur armë zjarri.

Enver Hoxhaj: Feja dhe shkollat nuk duhet të kenë pikëtakime

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është përfshirë në debatin lidhur me mundësinë e futjes së lëndës fetare në institucionet arsimore në Kosovë.

Gjatë një interviste në emisionin Monitor të RTK-së, ai ka thënë prerazi se shkolla dhe feja nuk duhet të kenë pikëtakime. Prandaj, sipas tij, Kosova si shtet sekular që është duhet ta ruaj karakterin e tillë në çdo institucion.
Të gabuar Hoxhaj e sheh edhe qasjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili i pari riktheu këtë temë, e cila sipas nënkryetarit të PDK-së është cështje e vjetër tek shqiptarët. Duke përmendur qëndrimet e Sami Frashërit për këtë qështje, ku ka thënë se as ai nuk i dëshironte hoxhallarët e priftërinjtë nëpër shkolla, ai ka thënë se e sheh të pakuptimtë futjen e kësaj lënde në shkollë.
“Natyrisht që në histori dhe sociologji mund të mësohet për fetë në rrafshin historik. Por kush do të mbante mësim për fe? Nuk e di kush është i kualifikuar dhe se kush duhet të mbajë mësim fetar në shkolla. Poashtu nuk di se ku do të ishte efekti politik dhe shoqëror i një mësimdhënje fetare në shkolla, në çfarë forme do të shpjegohej teoria e Darvinit për nxënësit në biologji? Dhe po ata nxënës pastaj do ta pyesnin profesorin fetar se çfarë mendon ai për teorinë e Darvinit, që një mësimdhënës i fesë ka pikëpamje krejt tjetër. Është temë më e ndjeshme, mendoj se edhe në Shqipëri është nisë pa nevojë ky debat e po ashtu edhe në Kosovë e shoh njëjtë” – ka thënë ndër të tjera ish ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, në emisionin Monitor.

Në Itali vjet mësuan e studiuan 108 mijë shqiptarë

Rreth 814 000 nxënës dhe studentë të huaj ndoqën shkollat italiane gjatë vitit akademik 2014-15 duke përbërë 9,2 për qind të totalit të nxënësve dhe me një rritje prej 1,4 për qind krahasuar me vitin 2013, sipas raportit “Nxënësit pa nënshtetësi italiane”, mbështetur nga Ministria italiane e Arsimit dhe fondacioni ISMU.

”Rreth 55,3 për qind e tyre kanë lindur në Itali, një numër i katërfishuar mes viteve 2007-08 dhe 2014-15, nga 8 111 në 34 788”, sipas raportit.

”Ndërkohë, shumë minorenë të pashoqëruar po mbërrijnë në shkollat italiane për shkak të krizës së refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve në Sicili, Kalabri dhe Pulia”, shton raporti.

”Grupi më i madh i nxënësve dhe studentëve janë nga Rumania (157 153), Shqipëria (108 331) dhe Maroku (101 584)”, thekson ai.

Basha: Iu kërkuam ambasadorëve që reforma të mos përdoret kundër nesh

Basha: Nuk ka rëndësi se kur do të miratohet reforma

 

Lulzim Basha ka kujtuar edhe një herë kushtin e vetëm që ka pasur PD në këtë proces:

 

“Ka qenë, është dhe do mbetet deri në realizimin e procesit që kemi besim se do ndodhë, është moskapja politike e drejtësisë. Kjo mazhorancë po e rendit vendin si vendi më problematik me krimin e organizuar, kultivimin e dorgës… ne jemi për një reformë që lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin… kjo bën shumë persona nervoz, ne i dimë e i njohim me emër dhe mbiemër”, tha Basha.

Kreu i demokratëve ka nënvizuar se nuk ka rëndësi se sa do zgjasë procesi deri në miratimin e reformës në drejtësi, pasi sipas tij ka rëndësi produkti dhe jo afati.

“Do punojmë me partnerët për të sjellë edhe kundërshtarët tanë në një tryezë për hir të shqiptarëve. Por tek PD erdhën dhe ikën ambasadorët duke gjetur një PD aspak nervoze për refomën në drejtësi. Tejkalimi i frikës dhe paranojës së tij do ndodhë me hir apo me pahir, do ketë gjyqësor të aftë të hetojnë nga kryeminsitri tek zyrtari i fundit, ti dënojnë pa favore por sipas standartit të ligjit…mund të zgjasë mund të mos zgjasë, s’është cështje që e zgjidh PD…rëndësi ka cilësia e produkti, një produkt skarco s’të bën punë kur të arrish tek afati”, tha Basha.

Lu dhe Vlahutin nga PD: Nuk urdhërojmë, por reforma do të realizohet

Pas një takimi që zgjati rreth 140 minuta me grupin parlamentar të PD-së, ambasadorët Lu dhe Vlahutin deklaruan jashtë selisë blu se gjatë diskutimit për reformën në drejtësi u sqaruan disa çështje që nuk ishin të qarta.

 

Ambasadori amerikan Donald Lu, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të Partisë Demokratike në historinë e vendit ka theksuar se pret që tradita e kontributit të vijojë edhe me reformën në drejtësi.

“PD ka luajtur rol vendimtar në historinë post komuniste të vendit dhe presim që kjo traditë të vazhdojë në reformën në drejtësi”- tha Lu.

Ndërsa për ambasadoren e BE, Vlahutin, diskutimi ishte shumë i dobishëm.

“Ishte diskutim shumë i dobishëm, shumë i mirë dhe shumë konstruktiv. Kemi sqaruar disa cështje që nuk ishin të qarta, por në të gjithë ramë dakord që jemi partnerë dhe aleatë për të mirën e vendit, dhe që në ditët në vijim të gjitha energjitë tona do të fokusohen që kjo reformë të përfundojë”- tha ajo.

Ajo theksoi se edhe zbatimi i reformës do të jetë i rëndësishëm vecanërisht për BE. “Do sigurohemi që ajo që është shkruar në letër të bëhet në fakt realitet për qytetarët e këtij vendi”- tha Vlahutin.

Topalli lë takimin me ambasadorët – Ruli fyen takimin

Ish nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat ndërkohë që po vijonte takimi i deputetëve me ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ajo tha se kishte lënë një takim tjetër në 11.30 pasi nuk mendonte se takimi me diplomatët e huaj do të zgjaste kaq shumë.

“Dola se kisha lënë takim me ambasadorë të tjerë në 11.30. Nuk e mendova se do zgjaste 90 minuta takimi në grup me ambasadorët”, tha Topalli shkurtimisht për mediat.

Ndërsa ish ministri Genc Ruli i cili mungoi në mbledhjen e sotme u shpreh se “Partinë e kanë mundësinë të thonë vullnetin për reformën. vullneti për reformën tregohet me veprime konkrete jo me takime butaforike me ambasadorë. Është dëm i madh për besueshmërinë e realizimit të reformës. Nuk duhet të perceptohet si një reformë e imponuar nga ambasadorët”.

Erla Mëhilli: Ja pse Berisha mungoi në takimin me ambasadorët

Dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin mbërritën sot në orën 10:00 në selinë e Partisë Demokratike ku diskutuan më shumë se 90 minuta në lidhje me reformën në drejtësi dhe dhanë mesazhet e tyre që edhe publikusht kanë nënvizuar se ajo duhet të përmbyllet sa më shpejt.Kanë qenë deputetët Edi Paloka dhe Jorida Tabaku që i kanë pritur tek dera, ndërsa ajo që ra në sy ishte mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë mbledhje.

Mungesë bëri edhe deputeti Genc Ruli.

E pyetur nga “Panorama”, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli ka shpjeguar edhe arsyet e mungesës së ish-kryeministrit në këtë takim.

“Mungesa e zotit Berisha ne mbledhje eshte normale pasi ai ka takime konstante me ambasadoret per reformen ne drejtesi. Nderkohe ambasadoret sot jane ne mbledhje per te brifuar deputetet e tjere te PD” tha ajo.

Shefi i kabinetit të ministrit Edmond Haxhinasto pronar i karburantit ku u vranë dy fëmijët

Voal – Mbrojtëset anësore të autostradës Plepa-Golem, që u bënë shkak për vdekjen e dy fëmijëve të familjes Negollari në aksidentin e së shtunës, nuk janë vendosur për të favorizuar një karburant, i cili rezulton të jetë në pronësi të një zyrtari të lartë në Ministrinë e Transporteve. Bëhet e ditur se, kjo pikë karburanti është e regjistruar në emrin e shoqërisë PIENVIS, me pronar Pilo Këri, babai i Krislen Kërit, shefit aktual të kabinetit të ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto. Në dokumentat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit thuhet se kjo shoqëri në pronësi të Pilo Kërit ushtron aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve, vajrave lubrifikantë e autogaz, 2.8 kilometër nga rrethrrotullimi i Malit të Robit. Këto të dhëna korrespondojnë pikërisht me vendin ku ka ndodhur aksidenti i së shtunës.

Prokuroria e Kavajës, që ka nisur hetimet për aksidentin, dyshon se barrierat metalike anësore nuk janë vendosur në dy vende për të favorizuar këtë karburant. Procedimi penal është regjistruar edhe për Autoritetin Rrugor Shqiptar, një institucion në vartësi direkte të Ministrisë së Transporteve, pasi dyshohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka marrë në dorëzim rrugën pa u plotësuar me elementët e domosdoshëm të sigurisë, siç e kërkon ligji.

Po ashtu hetime po kryhen edhe për kompaninë që ka ndërtuar këtë pjesë të rrugës, nëse ajo nuk e ka vendosur me iniciativë të saj mbrojtësen anësore pranë këtij karburanti, apo i është kërkuar nga drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Transporteve.

Bëhet e ditur se, kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor e ka fituar tenderin me një diferencë të theksuar me ofertuesit e tjerë. Dhe dyshohet se janë bërë pazare të pista, pasi tenderi ju dha kompanisë që ofroi më shumë para se sa kompanitë e tjera që morën pjesë në tender. Edhe pse kësaj kompanie i janë dhënë miliarda lekë jo vetëm që nuk ka vënë mbrojtëse anësore në vendin ku ndodhi aksidenti, por nuk e përmirësoi aspak sinjalistikën.

Mbrojtësja metalike, sipas Prokurorisë së Kavajës, nuk duhet të ishte e ndërprerë në asnjë rast, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometër në orë. ABC News u interesua pranë Ministrisë së Transporteve për të pyetur shefin e kabinetit të ministrit të Transporteve, se cila është lidhja e tij me këtë karburant. Por as Këri dhe as zyrtarët e tjerë nuk pranuan t’i përgjigjen interesimit tonë. Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar refuzoi të përgjigjet në lidhje me hetimin. Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar refuzoi të përgjigjet në lidhje me hetimin. Ndërkohë Prokuroria e Kavajës bëri të ditur se po heton edhe pronësinë e karburantit dhe lidhjen e shefit të kabinetit të ministrit Edmond Haxhinasto me cenimin e sigurisë rrugore.

Prokurorët që po mbledhin të gjitha provat dhe shkresat zyrtare mbi sigurinë e kësaj rruge, dyshojnë se kjo ka qenë arsyeja që Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka marrë në dorëzim rrugën edhe pse ishte cënuar një element i rëndësishem i sigurisë rrugore. Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni që po hetohet për këtë rast. Burime nga Prokuroria konfirmojnë se, është regjistruar procedimi penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ka dyshime se ky institucion nuk ka zbatuar rregulloren në aksin rrugor ku ndodhi aksidenti.

Mbrojtësja metalike, sipas Prokurorisë së Kavajës, nuk duhet të ishte e ndërprerë në asnjë rast, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometër në orë. Por edhe sinjalistika në lidhje me shpejtësinë po hetohet. Vetëm në vendin ku mbrojtësja nuk është vendosur, shpejtësia është 60 kilometër në orë.
Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 14 dhe 37 përcakton qartë përgjegjësitë e Autoritetit Rrugor. Neni 37 thotë që vendosja dhe mirëmbajtja e sinjalizimit rrugor është në ngarkim të enteve pronare të rrugës. Ndërsa neni 14 thotë se, entet pronare të rrugëve kanë për detyrë garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së qarkullimit.

Policia Rrugore i kërkoi Autoritetit Rrugor të vendosë mbrojtëset anësore

Në rast se do ishte marrë parasysh konstatimi dhe sugjerimi i Policisë Rrugore drejtuar nëpërmjet një letre Autoritetit Rrugor Shqiptar, aksidenti i së shtunës ku humbën jetën dy fëmijë më nuk do të ishin shkaktuar këto pasoja. Në vitin 2015 Departamenti për Sigurinë Publike në Policinë  e Shtetit i ka dërguar një shkresë Autoritetit Rrugor Shqiptar “Mbi gjendjen e rrugëve dhe sinjalizimet rrugore” ku e vë në dijeni për rrezikshmërinë që paraqet mungesa e mbrojtëseve anësore pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti me dy viktima, të shtunën.

“Rruga Golem-Kavajë-Rrogozhinë është e papërfunduar, Unaza në fshatin Gosë vazhdon të jetë problematike, ngushëtimi i korsive në drejtim të lëvizjes Kavajë-Rrogozhinë është i pashoqëruar me masat përkatëse, sinjalizime rrugore të pamjaftueshme, pa ndriçim, mban pjesërisht ujë mbi sipërfaqen e saj. Mungojnë plotësisht sinjalizimet rrugore horizontale, vertikale, tabelat treguese dhe tabelat “STOP”, daljet  në rrugë kryesore janë problematike dhe të pashoqëruara me korsi ngadalësimi”, shkruhej në letrën drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në shkresën e përpiluar nga Drejtoria e Policisë Rrugore rezulton se, gjendja e sinjalizimeve rrugore në rrjetin rrugor kombëtar dhe lokal nuk është në parametrat e kërkuar të sigurisë rrugore. Në letër evidentohen të paktën 28 akse rrugore me problematika.

Në aksin rrugor “Golem-Kavajë-Rrogozhinë” në harkun kohor të 45 ditëve kanë humbur jetën 5 persona, për shkak të mungesës së elementëve të sigurisë.

Në aksidentin e të shtunës, makina e drejtuar nga 24-vjeçarja Silvana Negollari u përplas me mbrojtesën metalike, e cila, për shkak se rezultonte e shkëputur, u fut në makinë, duke u marrë jetën dy fëmijëve të saj dhe duke plagosur një tjetër.

Karburanti në Golem që u bë shkak për aksidentin e rëndë ku vdiqën dy fëmijë është në pronësi të shefit të kabinetit në Ministrinë e Transportit. Për këtë çështje Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet.

Vdekja e dy fëmijëve, i gjithë fshati në zi e në dhimbje

I gjithë fshati Gërmenj në Kavajë, ku ka jetuar më parë familja Negollari, është zhytur në zi e në dhimbje, pas humbjes tragjike në aksident pasditen e së shtunës të dy vogëlushëve Alice e Dritan 3 e 5 vjeç, në Qerret të Kavjës. Familjarët të revoltuar mbi historinë e trishtë të familjes Negollari, deklarojnë se Sokolin e arrestuan dhe e harruan në burg, se ishte i varfër dhe nuk kishte mbështetje. Ata theksojnë se u mbajt shumë gjatë pas kangjellave të burgut vetëm për nisjen e ndërtimit të shtëpisë ku të fuste kokën, pasi i ishte refuzuar leja e ndërtimit që e kishte të domosdoshme.

“Në pronën e tij, në shtëpinë e tij, shembi të vjetrat dhe bëri të rejat. E harruan në burg, njeri për ta ndihmuar nuk kishte, di që ka kërkuar edhe leje”, tha kushëriri i Sokolit, Gëzim Goxha.

“Ku do drejtohesh? Po nuk dhe lekë stë japin leje”, tha një tjetër banor.

“Ata që ndërtojnë gradaçela nuk përfundojnë në burg, se i kanë shpatullat e ngrohta, mbrohen nga shteti”, shtoi një tjetër.

“Sokali i ka shtëpitë këtu që kur i ka bërë i ati i vetë që në kohë…”, shtoi një banor.

“Po e ndërtonte shtëpinë aty ku e ka pasur”, tha një tjetër.

“Të paktën ta linin në arrest shtëpie, mos ta merrnin brenda, ta linin tek kalamanjtë e vet jo gjithë kjo tragjedi, dy fëmijë, dy lule”, thotë e afërmja e fisit, Zylfie Cani.

Ndërkaq 3 ditë pas aksidentit situata për sinjalistikën në rrugë, vijon të jetë e njëjtë. Askush nuk ka ndërhyrë për të shmangur të tjera pasoja të rënda.

Në banesën aktuale të familjes Negollari në plazhin e Durrësit respektohet kodi i zisë. Aty janë hapur dyert e mortit, ndërsa nëna e dy vogëlushëve, Silvana 24-vjeçare është në traumë fizike dhe psikologjike. 24-vjeçarja i kish nxjerrë vetë nga makina dy vogëlushët e pajetë pas aksidentit.

R.POLISI

Dade në komision: SHISH ia jep sekretet Berishës – ja debati

TIRANE – Rrjedhja e informacionit sekret për arrestimin e Arben Frrokut në Holandë dhe publikimi i këtij informacioni në media nga ish-kryeministri Berisha është bërë objekt i diskutimit gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm në Kuvend.

Gjatë diskutimit të marrëveshjes që vendi ynë do të lidhë me Bashkimin Europian për ruajtjen e informacionit të klasifikuar, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka kërkuar shpjegime për mënyrën me anë të së cilës ish­kryeministri Berisha arriti ta merrte këtë informacion dhe më pas ta publikonte atë në media, raporton Panorama.

Deputetja socialiste kërkoi shpjegime nga drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi, për mënyrën e rrjedhjes së këtij informacioni, në një kohë që ish­kryeministri Berisha nuk gëzon
certifikatë sigurie.

“Me arrestimin e fundit si ishte e mundur, ju mendoni ka pasur rrjedhje informacioni që, dikush që nuk e ka këtë certifikatë sigurie që merr informacion të klasifikuar, e dinte dhe e shpalli në media ndalimin e një personi të rrezikshëm që ka kryer krime këtu? Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura, kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar?”, deklaroi Dade.

Nga ana e tij, Seferi ka deklaruar se informacionet në lidhje me këtë çështje janë të rezervuara, por sipas tij kjo është një çështje e lidhur edhe me shkaqe politike.

“Nuk mund të flasim për një rast konkret. Thashë që grupet parlamentare mbajnë qëndrimet e veta, ndërkohë që ne shikojmë pjesën teknike. Mbajtësi i certifikatës së sigurisë ka një procedurë nga marrja e saj deri në dorëzim, me kushte të cilat personi nuk duhet t’i cenojë dhe në momentin që cenohen këto kushte, është ligji që ndërhyn dhe atij i hiqet kjo certifikatë”, u shpreh Seferi.

PANORAMA ZBARDH DEBATIN NË KOMISION
Arta Dade: Kemi marrëveshje me Holandën?
Arben Seferi: Jo. Ka pasur një përpjekje vite më parë, por nuk është arritur për shkak të kompleksitetit që ka pala holandeze, sepse ka dy autoritete të sigurisë kombëtare, një për pjesën civile dhe një për anën ushtarake.
Arta Dade: Me arrestimin e fundit, si ishte e mundur, ju mendoni ka pasur rrjedhje informacioni që, dikush i cili nuk e ka këtë certifikatë sigurie që merr informacion të klasifikuar, e dinte dhe e shpalli në media ndalimin e një personi të rrezikshëm që ka kryer krime këtu? Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura. Kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar?
Arben Seferi: Nuk mund të flasim për një rast konkret.
Arta Dade: Jo, por për këtë rast konkret unë dua shpjegime. Ju po thoni që janë instrumentet kaq mirë dhe nuk kemi nevojë për gjë. Edhe pastaj vetëm kur na del në media, se mirë kur del edhe nuk është i saktë, por më e bukura është se del edhe i saktë. Si ta shpjegojmë këtë?
Arben Seferi: Nuk flasim dot për një rast konkret.
Arta Dade: Nga rrjedh ky informacion? Rrjedh nga ne këtu? Rrjedh nga strukturat që kanë autoritetin për informacionin e klasifikuar, apo rrjedh nga një vend “X” në rastin konkret nga Holanda?
Arben Seferi: Ky është një rast shumë specifik në fakt, por me legjislacionin tonë, pronar i informacionit është ai që e prodhon. Dhe në rastin konkret, ai që e ka prodhuar dhe i ka dalë ka edhe detyrimin ligjor që të ngrejë struktura të tilla për të verifikuar deri në fund çfarë ka ndodhur me personat përgjegjës dhe në raste të veçanta merren edhe masa.
Arta Dade: Jo se atë e dërgonte homologu i vet, më duket mua. Apo jo? Kështu që nuk është përgjegjës vetëm ai që e prodhon informacionin, është përgjegjës edhe ai që e ka marrë informacionin, detyrimet janë nga të dyja palët. Ai që e merr, që e ka në dispozicion informacionin, çfarë bën? Ia çon ish­kryeministrit, shokut të vet. Këto janë shqetësime, pikërisht se ndodh diçka, njerëzit marrin masa, prodhojnë ligje, sepse duke i shpjeguar secilit se të gjithë kur bëjnë gabim veten e vet e konsiderojnë rast të veçantë. Kush e nxjerr informacionin? Se pastaj dalin raste më shqetësuese, nuk tregohet seriozitet për partnerët, më e pakta. Më e shumta mund të marrin edhe masa që ta shpëtojnë, ata që kanë marrë, gjithmonë dhe e kanë shpëtuar.

Një letër Bujar Nishanit për çamët – Nga Arben LLALLA*

I nderuar z.Kryetar i Shtetit Shqiptar!
Ju falënderoj nga zemra për vlerësimet që i keni bërë për të dytën herë figurave kombëtare nga Çamëria. Ndoshta jeni i vetmi kryetar i shtetit shqiptar që brenda një kohe të shkurtër keni nderuar zyrtarisht kontributin e çamëve për çështjen tonë kombëtare.
Në 23 qershor 2014, ju vlerësuat me Dekoratën “Nderi i Kombit” atdhetarin Abedin Dinon (pas vdekjes), dhe me titullin “Naim Frashëri” historianin e njohur Ibrahim Hoxhën. Dy figura të njohura që vijnë nga Çamëria, pjesë e trojeve shqiptare të tjetërsuara me luftë nga Greqia. Pas dy vitesh, më 8 Maj 2016, ju organizuar një pritje institucionale me temë: “Kontributit të popullsisë çame në Luftën e Dytë Botërore me rastin e 71 vjetorit të fitores historike të koalicionit ndërkombëtar kundër nazifashizmit. E pra, i nderuar z.Nishani për mua si historian dhe si shqiptar e vlerësoj lartë gjestin tuaj për të nderuar lartë figurat tona kombëtare nga Çamëria. Pa harruar edhe një falënderim për ish-kryetarit e Shqipërisë z.Alfred Moisu i cili më 8 shkurt 2005 nderoi me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, dy pjesëtarë të komunitetit çam, Nuri Emin Zane (pas vdekjes) dhe Hajri Hasan Fetahu (pas vdekjes), me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, në Krahinën e Çamërisë, dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqendrimit të Dakaos në Gjermani”.
Çamët janë pjesë e kombit shqiptar, ata s’janë minoritet brenda trungut tonë familjar edhe pse janë trajtuar nga shteti shqiptar që nga viti 1945 e deri më sot si njerëz të dorës së dytë. Për fatin e keq ende qeveritë tona nuk kanë një strategji kombëtare për zgjidhjen e çështjes çame. Qeveritë të drejtuara ndër vite nga PD dhe PS nuk kanë guxuar që në krye të ministrive të vendosin një shqiptar me origjinë nga Çamëria. Përse ky racizëm brenda familjes sonë kombëtare? Çamët janë njerëzit e punës, të urtë, paqësor, nuk njihen historikisht si shqiptar grindaveca. Prandaj askush të mos trembet nga emri çam dhe Çamëri, sepse s’ka çam të pabesë, por ka shqiptar të pabesë ashtu siç ka shqiptar me besë.
Ne nuk duhet të harrojmë çështjen çame, nuk duhet të lejojmë që ajo të varroset, të mbulohet me pluhur sepse nëse e lejojmë një gjë të tillë ne kemi mohuar dhe harruar trashëgimin tonë kombëtare, ndoshta më të lashtën dhe thelbësore, atë që shqiptarët kanë lidhje trashëgimie më shumë se të tjerët me Trojën, Pirron dhe Aleksandrin e Madh.
Në përfundim z.Kryetar Nishani ju them se është shteti ai që bënë kombin dhe jo kombi që bënë shtetin. Greqia në fillim të shek.19, (1821), u themelua si shtet nga shqiptarët, më tej në vitet 1832 u forcua nga vllehët, sllavët, hebrenjtë, gjermanët, italianët, etj., dhe si përfundim u themelua kombi grek. Ndërsa shqiptarët kanë patur gjithnjë kombësinë por nuk po forcojnë prej kaq dekadash institucionet shtetërore. Kjo është tragjike për ne si një komb kur shikon pas historinë se kemi kontribuar në rreshtin e parë për themelimin e shteteve të tjera si Turqia, Italia, Rumani, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Egjipti, etj. Prandaj të gjithë bashkë duhet të bashkëpunojmë për një qëllim, për forcimin e institucioneve shtetërore sepse ashtu ne forcojmë kombësinë dhe ndihemi të fuqishëm dhe të barabartë në tavolinën ndërkombëtare.

*Historian dhe publicistë i pavarur

Nis sot Eurovizioni, ja kur këndon Eneda Tarifa

STOKHOLM – Në Stokholm të Suedisë do të zhvillohet sot nata e parë gjysëmfinale e Festivalit të Këngës në Eurovizion, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Eneda Tarifa do të performojë në natën e dytë të këtij festivali në 12 maj këngën e saj “Përrallë”. Vetëm 26 vende do të konkurrojnë për një vend në finale, në 2 mbrëmje magjike më 10 dhe 12 maj, për të kurorëzuar më pas fituesin më 14 maj.

Suedia është organizatorja e konkursit këtë vit, pasi Mans Zelmerlow fitoi garën vitin e shkuar në Vjenë, me baladën e tij elektro-pop “Heroes”. Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”, me kompozim të Olsi Toqit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, u shpall fituese e Festivalit të 54-ët të Radio Televizionit Shqiptar. Pa marrjes së çmimit Eneda tha se “ndihem si në përrallë”. “Unë e jetova e përjetova këngën time. Më keni mbushur me emocion, ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, do bëj të pamundurën ta realizoj ashtu siç duhet në Eurosong”, tha ajo.

Sigurisht që vendi mikpritës Suedia dhe Big Five do të elektrizojnë skenën që në natën e parë. The Big 5, janë Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja si dhe vendi mikpritës Suedia, që janë automatikisht në finale dhe nuk konkurrojnë në netët gjysmë finale. Për herë të dytë në garë do të jetë dhe Australia, e cila do të përformojë në gjysmëfinalen e dytë, me 12 maj bashkë me Shqipërinë. Sipas sondazheve, këngët më të pëlqyera që kanë shanse për të fituar trofeun e edicionit të 61-të janë: Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina, Australia dhe Malta.

Festivalin si çdo vit do ta ndjekin miliona shikues nga Evropa, ndërsa risia e këtij viti është që festivali do të transmetohet për herë të parë edhe në SHBA, Kinë, Kore dhe Zelandën e Re. Në Shqipëri Eurovizion do të transmetohet direkt në TVSH, në orën 21:00. Shtetet që do të ngjiten sot në skenë janë: Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finland, Greqia, Hungaria, Islanda, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Rusia dhe San Marino.

Dekriminalizimi – prokuroria kërkon informacion për Elvis Roshin

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i ka kërkuar KQZ-së, të paraqesë materialet paraprake për kreun e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur punën për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria ka ngritur strukturën e posaçme që do të verifikojë integritetin e subjekteve që parashikon ky ligj.

Në lidhje me këtë, prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka kërkuar KQZ-së, të paraqesë materialet paraprake për kreun e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se “kërkesa e Adriatik Llallës mbështetet në faktin se në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar”.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se në vijim, Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin për dekriminalizimin.

Jozefina Topalli: Pjesmarrja e Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin shkelje sovraniteti dhe diktat të votës!

Jozefina Topalli: Kryetar, unë jam kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së.

Për mua personalisht pjesëmarrja e ambasadorëve në Grup shkel sovranitetin e kësaj force dhe dikton votën tonë në komision.

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën?

Dhe këtu e kam edhe me deputetët e PD-së në atë komision në Kuvend.

Si ka mundësi që asnjë nga ju nuk reagoi për praninë e ambasadorëve në komisionet parlamentare?

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet, apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në Grupet Parlamentare?

Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Pse ndodh tani?

Sepse jemi këta që jemi. Problemin e kemi me veten.

Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre.

Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin Grupet tona Parlamentare?

Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një Parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë;

nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore;

nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz, të cilët kanë probleme të thella morale.

Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t’u kërrusur.

Është koha për t’i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Unë, sigurisht, që jam për Reformën në Drejtësi, por s’jam kurrë për Reformën e Drejtësisë për ta votuar, pa e parë, pa e lexuar dhe pa e studiuar.

Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë te 2013-a, të mos shkojmë te ’44-a dhe të mos qëndrojmë te 2016-a.

Debati i plotë / Kush ishte kundër dhe pro ambasadorëve – Topalli, Imami, Selami ja çfarë ndodhi dje në Grupin e PD

Voal – Prania e ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, dhe ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së është bërë objekt i një debati të fortë gjatë mbledhjes së djeshme në selinë blu.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi dje jashtë rrjedhës normale Grupin Parlamentar për të lajmëruar mbledhjen që do të zhvillohet me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, por edhe për të prezantuar platformën zgjedhore, përmes së cilës PD-ja do të kërkojë të hyjë në zgjedhjet e ardhshme.

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e ambasadorëve në mbledhjet e Grupit, duke e cilësuar këtë si një rast të paprecedentë për politikën shqiptare.

Topalli ka qenë kritike edhe me kolegët e saj opozitarë, anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Sipas Topallit, deputetët demokratë duhej të kishin reaguar në kohën kur ambasadorët morën pjesë në punimet e komisionit, pasi, sipas saj, është qartas një diktim i votës për reformën. Kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve ka qenë edhe ish-ministri Arben Imami, i cili ka vënë në dyshim draftin e propozuar nga ekspertët e EURALIUS e OPDAT.

Sipas Imamit, drafti është hartuar nga njerëz që nuk kanë asistuar asnjëherë në përgatitjen e një Kushtetute. Ish-Kryeministri Berisha mbështeti idenë se pjesëmarrja e ambasadorëve në mbledhjen e Grupit nuk ishte normale, por, sipas tij, edhe vendi në të cilin jetojmë nuk është një vend normal.

Deputeti demokrat Astrit Patozi e vuri theksin tek orientimi i aksionit politik të PD-së në reformën zgjedhore. Për Patozin, kjo reformë duhet të jetë kryereforma e demokratëve përballë një maxhorance që vjedhjen e votave e ka mekanizmin kryesor për vjedhjen e votave.

DEBATI

Lulzim Basha: Qëllimi i mbledhjes së sotme është prezantimi i platformës për reformën zgjedhore, të cilën PD-ja do ta paraqesë në Komisionin Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore dhe gjithashtu për t’ju informuar se ditën e mërkurë, në orën 10:00, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në një mbledhje të Grupit tonë Parlamentar.

Jozefina Topalli: Kryetar, unë jam kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së. Për mua personalisht pjesëmarrja e ambasadorëve në Grup shkel sovranitetin e kësaj force dhe dikton votën tonë në komision. A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën? Dhe këtu e kam edhe me deputetët e PD-së në atë komision në Kuvend. Si ka mundësi që asnjë nga ju nuk reagoi për praninë e ambasadorëve në komisionet parlamentare? A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet, apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në Grupet Parlamentare? Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pse ndodh tani? Sepse jemi këta që jemi. Problemin e kemi me veten. Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre. Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin Grupet tona Parlamentare? Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një Parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë; nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore; nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz, të cilët kanë probleme të thella morale. Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t’u kërrusur. Është koha për t’i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Unë, sigurisht, që jam për Reformën në Drejtësi, por s’jam kurrë për Reformën e Drejtësisë për ta votuar, pa e parë, pa e lexuar dhe pa e studiuar. Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë te 2013-a, të mos shkojmë te ’44-a dhe të mos qëndrojmë te 2016-a.

Arben Imami: Edhe unë jam kundër pjesëmarrjes së diplomatëve të huaj në mbledhjet e Grupit Parlamentar. Është e paprecedentë. Kam parë draftin e propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Në gjykimin tim dhe në njohuritë që kam si ish-ministër Drejtësie, kam vërejtur se është një draft i shkruar nga njerëz të paaftë, nga njerëz që nuk kanë shkruar kurrë në jetën e tyre një Kushtetutë. Patjetër që ndaj respektin maksimal për kontributin dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, por në vlerat e tyre, në lirinë e tyre. Vendi ka nevojë për një reformë të saktë për sistemin e drejtësisë. Ky draft, me ndryshime kushtetuese që është propozuar, është i sakatuar. Kam lexuar me kujdes atë nenin famoz, nenin 25, që ngjalli aq shumë debate. Nuk është normale, ne na pandehin si kriminelë. Duan të hapen letrat, patjetër le të hapen dhe jo vetëm për 3 vjet, por për 300 vjet. Nuk është hera e parë që kërkohet dhe bëhen përpjekje për reformimin e sistemit të drejtësisë. Kemi pasur gjithmonë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, por asnjëherë nuk na është imponuar apo diktuar një produkt. Pse u dashka që të pranojmë një draft që e kanë bërë vërtet ekspertë të SHBA-ve e BE-së, por pa përvojën e duhur? Pse nuk hetohet Saimir Tahiri, që pranoi publikisht se makinën në pronësi të tij e përdorin baronët e drogës? Po flasim për gjëra konkrete, për gjëra të pranuara vetë nga ky ministër.

Genc Ruli: Edhe në gjykimin tim, kjo pjesëmarrje e ambasadorëve është diçka që nuk ka ndodhur. Është një procedurë e paprovuar më parë. Unë kam qenë dhe mbetem mbështetës i idesë se Partia Demokratike duhet të ketë një draft të sajin për Reformën në Drejtësi. Është e pazakontë kjo vizitë e ambasadorëve nga njëri grup në tjetrin. Nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

Lulzim Basha: Opozita ka mbajtur në mënyrë konstante qëndrim të njëjtë për reformën. Kemi qenë gjithmonë kundër kapjes politike të institucioneve të sistemit të Drejtësisë, kemi qenë pro sistemit check and balance, kemi kërkuar të mos bëhen eksperimente me institucionet e reja që do të krijohen në sistemin e Drejtësisë dhe për hir të së vërtetës, në këtë kontekst kemi pasur disa arritje. Kjo reformë nuk do të votohet pa dakordësinë e çdo deputeti në Grupin Parlamentar të PDsë. Ndërkohë sa i takon pranisë së ambasadorëve, nuk shoh asgjë shqetësuese, për aq kohë sa takimi është konsultues dhe informues.

Eduard Selami: Unë nuk shoh ndonjë problem kaq shqetësues në praninë e ambasadorëve në një nga mbledhjet e Grupit parlamentar. Është një praktikë që, pavarësisht se nuk ka ndodhur më parë, është në funksion të informimit dhe konsultimit të plotë të Reformës në Drejtësi. Unë dua të ngre një shqetësim të brendshëm për funksionimin e kësaj force politike. Është dhënë një urdhër për degë të caktuara në të gjithë vendin për zhvillimin e zgjedhjeve në kuadër të riorganizimit. Dua të di cilat kanë qenë kriteret përzgjedhëse të degëve, në të cilat do të ketë zgjedhje? A ka qenë demokratik ky proces? A jeni konsultuar ju me bazën për këto vendime? Në gjykimin tim, është vendosur të ketë zgjedhje në ato degë, në të cilat kërkohet të ketë influenca nga kjo seli, por nuk mund të anulohen procese dhe nuk mund të hiqen individë që janë zgjedhur me votë.

Lulzim Basha: Z. Selami nuk është kjo çështje fokus i mbledhjes së sotme, ndaj edhe ky diskutim nuk mund të bëhet në këtë moment.

Sali Berisha: Është e vërtetë që, në një vend normal, ambasadorët nuk shkojnë në mbledhjet e Grupit, por ky nuk është një vend normal. Ndaj edhe gjykoj se nuk duhet parë me ndonjë shqetësim të madh. Ky është vend i “Shullazëve” që kanë kapur çdo gjë. Ndaj edhe ambasadorët kanë kërkuar një takim ku çdokush mund të jetë pjesëmarrës, të dëgjojë, të bëjë pyetje. Kam thënë prej shumë kohësh që duhet të kemi një draft. Menjëherë pasi “Venecia” rrëzoi draftet e tyre, atëherë ne duhet të paraqisnim draftin tonë. Kam kërkuar për draftin aktual të di se mbi çfarë modeli është bazuar, ku është marrë dhe deri më sot nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Ne nuk kemi pse të pranojmë një draft që nuk ekziston gjëkundi. Gjithashtu, duhet të bëjmë një pasqyrim më agresiv në media, pasi na i shtrembërojnë ato që themi ne. Për aq kohë sa të jetë Rama në këtë vend, nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën.

Luçiano Boçi: Normal, elementë befasues ka takimi që zhvillojmë me dy ambasadorët. Por, për aq kohë sa është diçka që është pranuar edhe nga grupet e tjera, nuk e shoh si diçka të keqe, sepse takimi nuk është konsideruar aq zyrtar. Ne mund të ndajmë mendime për çështjet që janë të debatueshme, qofshin këto për reformën zgjedhore apo edhe për Reformën në Drejtësi. Është një zgjedhje edhe në përputhje me atë që pret opinioni. Në situatën në të cilën ndodhemi, vota është opinion, nuk është arsyetim. Me këtë opinion nuk mund të dalim kundër atyre që na votojnë.

Astrit Patozi: Edhe unë personalisht jam kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve në mbledhjet e Grupit, por është diçka që duhej pranuar. Këto takime të ambasadorëve janë pasqyrë e katandisjes ku ndodhet vendi. Nuk më pëlqen që ata të vijnë në mbledhje, dhe për këtë ne jemi më pak përgjegjës se maxhoranca. Nëse për ne është e hidhur kjo gjë, për Ramën dhe Metën është turp i ngrënë me bukë. Për aq kohë sa këto mbledhje janë pranuar që të zhvillohen nga PS-ja dhe LSI-ja, refuzimi nga PD do të prodhonte një kosto të panevojshme për opozitën. Megjithatë, më shumë sesa Reforma në Drejtësi, unë gjykoj se duhet të investohemi në Reformën Zgjedhore. Reforma në Drejtësi është e pakrahasueshme me këtë reformë. Për ne si opozitë, zgjedhjet janë sfida jonë reale. Nëse do të shkojmë në zgjedhjet e vitit 2017 në të njëjtën mënyrë si në dy zgjedhjet e fundit, atëherë do të asgjësohemi. Në krye të kupolës është një grup që vetëm është mësuar me vjedhjen e votës, i cili do të shumëfishojë mandate, nëse nuk ndërhyhet me një Reformë Zgjedhore.

Edmond Spaho: Me këtë qeverisje nuk bëhen zgjedhje normale, por duhen zgjedhje me qeveri teknike. Krahas Reformës Zgjedhore, duhet edhe një trysni politike për të shtyrë vendin drejt krijimit të një qeverie teknike./panorama

Juxhin Mustafaraj

Erjon Braçe: E kanë me ty e me Familjen, Jozefinë, nuk e kanë me ne – ndaj do dridheni e do ulërisni!

Lexova nje “sqarim te pakerkuar” nga Jozefina Topalli;

ishte kujdesur pa fund te spjegonte sulmin ndaj perendimit qe kerkon reformen ne drejtesi me nje tjeter sulm.

Dua ti pergjigjem.

E kane me ty Jozefine, jo me mua.

Kane identifikuar prej vitesh se kultura e pandeshkueshmerise eshte problemi me i madh i ketij vendi dhe, po insistojne fort ta zhbejne kete kulture.

Ti dhe ju rezistoni, ndaj e kane me ty dhe me ju!!

Jo me ne!!

E thjeshte,

jane dy kohe qe flasin shume.

Ne kohen tende u deshmua qarte se;

Ju nuk i bindeni ligjit, ju nuk i bindeni prokurorise, ju nuk shkoni kurre para nje prokurori, ju e pengoni prokurorine, ju e shkarkoni prokurorin, ju nuk i bindeni gjykates, ju nuk shkoni kurre para nje gjykate, ju e shkarkoni gjykatesin;

Kur haset rezistence atehere i kapet, po po, i kapet prokurorine e gjykatat deri tek me e larta dhe ti pate nje rol themelor per kete!!

Ndaj sot, krime te perbindshme te ndodhura ne qeverisjen tende, tuajen, as jane hetuar, as jane gjykuar e as jane ndeshkuar.

As politikisht e as penalisht.

Ndaj sot, ti vijon te mbrosh Sali Berishen sepse e di fare mire qe nje sistem drejtesie i pavarur, funksional e profesional, i ndryshem nga ky qe keni ti dhe ju, do te shkaterroje statusin e te paprekshmit per te;

Ti vijon te mbrosh Lulzim Bashen-penalisht gjithnje, sepse e di fare mire qe nje sistem drejtesie i pavarur, funksional e profesional, i ndryshem nga ai i 2009, 2010, 2011, 2012 qe ne fakt eshte i njejti me kete te sotmin, nuk do te bindet te mos gjykoje ate se pari dhe cilindo tjeter, per Rreshen Kalimashin, per detin, per 21 janarin dhe cdo ceshtje tjeter te konsumuar ne shkelje te ligjit;

E njejta gje eshte per nje varg te gjate me ish ministrash, per te cilet ti ke vene gjoksin perpara per ti mbrojtur me zell te madh, jane grupi yt ne parti, por kane shitur e blere, privatizuar e marre, shpenzuar e vjedhur, nenshkruar e kontraktuar, pasuri publike kombetare, para publike, sherbime kombetare qe duhet te ishin publike dhe vijojne te shtojne pasurite edhe sot, tre vite pasi kane ikur nga pushteti!!

Perballe teje jemi ne;

Me trego nje rast, nje te vetem, kur ne kemi ofruar Partine si mburroje per cilindo para prokurorise, para nje gjykate, pavaresisht se cila eshte ajo, sic sot, kur edhe nje here, lame te lire e larg cdo presioni gjykaten te jepte vendimin e saj, ne demin tone-sic gjykon ti, pavaresiht se cfare mendojme ne.

Ndaj e kane me ty e me ju, jo me ne!!

Ju jeni problemi, jo ne!

Ne jemi te qarte, duam nje sistem drejtesie te pavarur, te drejte, te barabarte, funksional e profesional, jashte cdo ndikimi politik.

Ju se doni kete!!

Ju e keni frike nje sistem te tille!

Krimet tuaja nuk jane gjykuar dhe cdo krim i pa gjykuar eshte nje krim qe nuk mbyllet kurre!!

Bashke me parate e pasurine e vene permes tij!!

Sa here do te permend Gerdecin, Rreshen-Kalimash-Kukes-Morine, 21 janarin, Detin ne Gjiun e Sarandes, privatizimin e ARMO, Albpetrol, prodhimit te naftes ne 90 perqind te vendburimeve shqiptare, rafinerise se Cerrikut, privatizimin e OSSH dhe vendimeve ne favor te monopolit, privatizimin e kater hidrocentraleve fitimprurese, portit te Durresit etj etj, te gjitha krime te pa hetuara, pa gjykuara e pa ndeshkuara;

Ti do dridhesh Jozefinë, do bërtasësh, do ulërasësh, do renditësh nja dy-tre emra që i ke patur gjithnjë pas vetes, pa mundur kurrë të mbrosh me ta kriminelët e partisë tëndë.

Familjes-kështu e shquajnë, Familja.

Aksidenti tragjik i dy fëmijëve zbulon një vendim skandaloz të Gjykatës së Kavajës

Mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë dhe ndërprerja e barrierave anësore prej llamarine, dyshohet të jetë shkaku kryesor për tragjedinë e familjes Negollari, e cila humbi dy fëmijët e saj në një aksident.

Ngjarja nxiti prokurorinë të hetojë për sigurinë e rrugës, por gjatë hetimit ka dalë në dritë një vendim gjykate tepër i veçantë.

Sipas Prokurorisë së Kavajës, gjykata në këtë qytet ka vendosur që të mos bllokohet me trafikndarëse rruga e re, duke favorizuar një pikë karburanti.

Në Gjykatën e Kavajës nuk e mbajnë mend një vendim të tillë, por për banorët e zonës, që jetojnë pranë vendit ku humbën jetën dy fëmijët Dritan dhe Aliçe Negollari, thonë se ajo është një vend aksidentesh.

“Në këtë vend bëhen gjithnjë aksidente për shkak të mungesës së bordurave”, thotë një prej tyre.

Sipas specialistëve rrugorë, pavarësisht pakujdesisë së drejtueses së mjetit, Silva Negollari, aksidenti nuk do ishte tragjik nëse barrierat mbrojtëse nuk do të mungonin.

Pjesa e prerë e barrierës ka depërtuar brenda mjetit duke shkaktuar vdekjen e dy të miturve. /TCH/

Vlahutin nga Shkodra për Flogerta Krypin: Të rinjtë duhet të rebelohen

Voal – Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka folur sot për 22-vjeçaren Flogerta Krypa, e cila i shprehu diplomates zemërimin me klasën politike shqiptare.

Kjo është demokracia, të shprehësh atë që beson se duhet thënë, tha Vlahutin nga Shkodra, qyteti mikpritës i aktiviteteve kushtuar Ditës së Europës.

“Ishte një takim vërtet i rëndësishëm për integrimin dhe ajo vajzë nuk e rebelua, por tha atë mendonte dhe kjo është demokracia. Më gëzoi që pati kurajon ta bënte këtë dhe unë u ndjeva mirë. Unë i ftova të rinjtë që të na tregojnë edhe ata disa gjëra, jo thjesht të na dëgjojnë ne. Kjo është fillesa e demokracisë, kur ti beson diçka dhe ke lirinë që ta shprehësh atë”, tha ambasadorja, e cila u shpreh se të rinjtë duhet të rebelohen.

Komentet, Vlahutin i bëri teksa prezantoi programin e festimeve për Ditën e Europës, krah kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.

voltana

 

Identifikohet shqiptari i masakruar dhe pa kokë në Greqi

Identifikohet shqiptari i vrarë mëngjesin e sotëm në shtetin grek, ai quhet Bledar Tërpollari.

Mediat greke raportojnë se viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa është gjetur me kokë të prerë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gliki, në një stallë bagëtish. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Sipas mediave greke shqiptari kishte rreth 2 muaj në Greqi dhe kërkonte punë si bari.

Bëhet me dije se viktima ka qenë me precedent të mëparshëm penal.

Ja gjurmët e krimit makabër ndaj shqiptarit në Greqi (fotot)

 Policia greke është alarmuar nga krimi makabër i ndodhur në një zonë të pyllëzuar pranë Igumenicës, ku u gjet një 25-vjeçar shqiptar i vdekur, të cilit i ishte prerë koka.

Mediat greke raportojnë se trupi i pajetë u gjet pranë një ferme ku shqiptari punonte si bari, punë që e kishte nisur rreth 2 muaj më parë. Kurse koka e prerë ishte hedhur në vend tjetër dhe u gjet më vonë nga hetuesit grekë.

Në fotot e mëposhtme tregohet pikërisht vendi ku ishte hedhur koka e shqiptarit 25-vjeçar. Mënyra e ekzekutimit tregon që është një krim i rëndë dhe policia greke është angazhuar plotësisht për të mësuar identitetin e shqiptarit dhe shkaqet e ngjarjes.

Disa media lokale kanë raportuar se policia greke po mban kontakte me policinë shqiptare, pasi mendohet se personat që e kanë vrarë 25-vjeçarin duhet të jenë shqiptarë dhe mund të arratisen në Shqipëri.

Por, burime të SYRI.net nga Policia e Shtetit sqarojnë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë sinjalizim apo njoftim nga Greqia për rastin në fjalë. Trupi i viktimës po i nënshtrohet ekspertizës, ndërkohë që pritet orët në vijim të mësohet edhe identiteti i tij.

2V3V

Në Igumenicë gjendet me kokë të prerë 25-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në Igumenicë. Mediat greke raportojnë se viktima është rreth 25 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gliki, në një stallë bagëtish, ku i riu shqiptar është gjetur nga fermerë të zonës me kokë të prerë.

Trupi u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

PD e publikon qëndrimin zyrtar për draftin e reformës në drejtësi: Nuk e kërkuam ne nenin 25

Partia Demokratike ka publikuar qëndrimin zyrtar për draftin e reformës në drejtësi.

Opozita sheh si të plotësuara disa nga kërkesat e saj, që zbehin ndikimin dhe kapjen politike të sistemit të drejtësisë, apo që rrezikojnë funksionimin e institucioneve të reja.

“Nga analiza në tërësi e draftit të rishikuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, konstatojmë përmirësime të cilat synojnë përafrimin e tij me standardet ndërkombëtare, duke përmbushur në këtë mënyrë një kërkesë themelore të opozitës parlamentare”, thuhet në deklaratën e PD.

Partia Demokratike thotë se ndryshimet e draftit më 4 maj 2016 e përafrojnë me standardet ndërkombëtare, por sipas kësaj partie, ato janë kërkuar nga opozita që në shtator 2015.

“Ndryshimet që i janë bërë draftit në versionin e tij të 04 Maj 2016, janë kërkuar nga ana jonë që të kryheshin që në Shtator 2015, konfirmuar me qëndrimet  e ekspertëve dhe anëtarëve të Komisionit edhe ndërkombëtarisht, mirëpo, mazhoranca parlamentare këmbënguli për të vijuar punën në mënyrë të njëanshme, duke injoruar në këtë mënyrë opinionet tona racionale dhe profesionale, si dhe thirrjen për realizimin e një procesi të përbashkët, të sinqertë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Demokratike.

Megjithatë, në qëndrimin e saj, Partia Demokratike thotë se Neni 25, i cili parashikon si subjekt të hetimit ndër të tjerë “ish ministrat gjatë 3 viteve të fundit”, nuk është kërkuar asnjëherë nga ana e opozitës.

“Duam të theksojmë fort se kjo pikë nuk është kërkuar ASNJËHERË, as nga ekspertët e opozitës dhe as nga ndonjë anëtar i opozitës në Komision”.

Drafti

Të nderuar anëtarë të Komisionit,

Më datë 04/05/2016, në vijim të detyrës së lënë nga ana jonë, ekspertët e misioneve ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT, paraqitën për herë të parë në mbledhjen e Komisionit, një version të rishikuar të Draft Amendamenteve Kushtetuese.  Që në fillim evidentohet se ndryshimet bazohen: (1) në përmbushjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, në veçanti në opinionin përfundimtar të datës 15 mars 2016 (nr. 824/2015); (2) në vendimet politike të marra nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi; (3) në marrjen në konsideratë të shqetësimeve politike që lidhen me disa institucione të veçanta dhe në ofrimit e opsioneve (shënuar me ngjyrë blu); (4) në synimin për të harmonizuar tekstin, ose kryerjen e ndërhyrjeve teknike në Projektligj që rrjedhin drejtpërsëdrejti nga reflektimi i propozimeve/rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Qartësisht ekspertët në hyrje të draftit kanë shprehur pozicionin se propozimet e tyre nuk përfshijnë asnjë vendimmarrje politike që pritet tëarrihet mes palëve dhe as nuk kanë për synim të kërkojnë përzgjedhjen/favorizimin e një vendimi politik kundrejt një tjetri. Kjo është edhe arsyeja se përse në këtë draft nuk kanë marrë ende adresim disa shqetësime politike të pranuara të opozitës parlamentare, (dispozitat kanë mbetur të pandryshuara në këtë drejtim), sepse pozicioni i drejtë i ekspertëve ndërkombëtar, bazuar në Opinionin Final të Komisionit të Venecias, është se mbi to duhet të ketë diskutim dhe vendimmarrje në nivel politik, dhe jo teknik.

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Posacëm, shprehin mirënjohjen për angazhimin profesional të ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT, dhe falenderimin për ndihmën e ofruan në përmbushjen e detyrës që na ka ngarkuar Kuvendi i Shqipërisë për hartimin e një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese.

Nga analiza në tërësi e draftit të rishikuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, konstatojmë përmirësime të cilat synojnë përafrimin e tij me standardet ndërkombëtare, duke përmbushur në këtë mënyrë një kërkesethemeloretë opozitës parlamentare. Është botërisht e ditur sedraftet e njëanshme të Shtatorit 2015 dhe Janarit 2016, paraqisnin problematika të thella mbi përputhshmërinë e tyre me standardet ndërkombëtare, të cilat u konfirmuan nga Komisioni i Venecias dhe sëfundmi edhe nga ndryshimet që kanë propozuar ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.

Ndryshimet që i janë bërë draftit në versionin e tij të 04 Maj 2016, janë kërkuar nga ana jonë që të kryheshin që në Shtator 2015, konfirmuar me qëndrimet  e ekspertëve dhe anëtarëve të Komisionit edhe ndërkombëtarisht, mirëpo, mazhoranca parlamentare këmbënguli për të vijuar punën në mënyrë të njëanshme, duke injoruar në këtë mënyrë opinionet tona racionale dhe profesionale, si dhe thirrjen për realizimin e një procesi të përbashkët, të sinqertë dhe gjithëpërfshirës. Kjo ishte arsyeja e vetme, unike në llojin e saj ku mazhoranca me arrogancë refuzon ofertën e opozitës për bashkëpunim,  që ka prodhuar si rezultat vetëm vonesën prej 8 muajsh në arritjen e dakordësisë midis palëve politike për ndryshimet kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Ne jemi të bindur se thelbi i Reformës në Drejtësi, i asaj cfarë presin prej nesh qytetarët është lufta ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, largimi i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar e të paaftë, ngritja e një sistemi eficent të hetimit penal për të përballur me ligjin të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë për t’i dhënë fund pandërshkueshmërisë.Ndaj që në Shtator 2015 ne kemi mbështetur në parim komponentin antikorrupsion të paketës së ndryshimeve kushtetutese, duke ngritur si shqetësim të vetëm për këtë komponent, kapjen politike dhe garantimin e standardeve europiane sipas KEDNJ-së në këtë proces. Gjithashtu, ne e kemi cilësuar si të papranueshme ngritjen e BKH nën Qeverinë, mosgarantimin e statusit të prokurorëve të posacëm, si dhe kontrollin e plotë politik të Komisioneve të vetting-ut, shqetësime këto që janë pranuar në të dyja Opinionet e Komisionit të Venecias.

Në draftin e rishikuar në komponentin antikorrupsion(nenin 25)është parashikuar se subjekt i hetimit do të jenë ndër të tjerë “ish ministrat gjatë 3 viteve të fundit”. Duam të theksojmë fort se kjo pikë nuk është kërkuar ASNJËHERË, as nga ekspertët e opozitës dhe as nga ndonjë anëtar i opozitës në Komision. Ne e kemi shprehur dhe e ripërsërisim qëndrimin tonëpër luftë pakompromis ndaj korrupsionit dhe se kemi qenë, jemi dhe do të jemi KUNDËR cdo kufizimi kohor për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, sepse korrupsioni duhet të dënohet pavarësisht nga koha kur apo nga kush është kryer.

Lidhur me komponentin tjeter, atë të skemës së re institucionale, opozita ka ngritur prej Shtatorit 2015 dy shqetesime kryesore: (i) mungesën e zbatimit të parimit të kontrollit e balancës mes pushteteve dhe luftën ndaj korporatizmit, si dhe (ii) kapjen politike të këtyre institucioneve duke parashikuar emërimin e të gjithë funksionarëve me votat vetëm të mazhorancës aktuale parlamentare (84 vota).

Dafti i 4 Majit 2016, vjen si një produkt i këtyre përpjekjeve të ekspertëve të opozitës, që me përkushtim, durim, profesionalizëm dhe racionalitet arritën të bindnin Komisionin e Venecias dhe ekspertët ndërkombëtarë, për të ndryshuar pozitivisht draftin dhe për ta sjellë atë në pjesën dërrmuese pranë standardeve euroatlantike, duke cmontuar qartësisht skemën e kapjes politike të sistemit, për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien, dhe luftën reale ndaj korrupsionit.

Konkretisht, krahasuar me draftet e njëanshme të mazhorancës parlamentare të Shtatorit 2015 dhe Janarit 2016, në versonin e fundit tashmë pas rreth 8 muaj, janë bërë ndryshime të rëndësishme, ku kanë gjetur pasqyrim disa nga shqetësimet tona të drejta, të konfirmuara edhe nga Komisioni i Venecias, disa prej të cilave janë si më poshtë:

  1. Për komponentin antikorrupsion:

1-    Është qartësuar pavarësia nga politika e Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion (SPAK), duke parashikuar procedurat e emërimit të prokurorëve të posacëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posacme nga KLP, dhe shkarimin e tyre po nga KLP me shumicë të cilësuar.

2-     I është dhënë fund cdo përpjekjeje për të patur Njësinë e Posacme Hetimore (BKH) nën varësinë e Qeverisë (Ministrisë së Brendshme). Gjithashtu, është parashikuar që Njësia e Posacme Hetimore (BKH)do të raportojë vetëm tek Prokuroria e Posacme (SPAK).

3-    Është hequr roli i Kryeministrit në emërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

4-    Është rishikuar dhe zvogëluar roli i Avokatit të Popullit në procesin e emërimit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posacëm pranë GJK.

5-    Është qartësuar modeli i organizimit të prokurorisë.

6-    Janë parashikuar shprehimisht rastet e shkarkimit të prokurorëve nga detyra.

7-    Është hequr mundësia e ndërprerjes së pajustifikuar ligjërisht tëmandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

8-     Është parashikuar shkurtimi i mandatit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (5 vjet) dhe Kolegjit të Posacëm në GJK (9 vjet), i cili kërkon që të shoqërohet edhe mundësia për shkurtim të mëtejshëm.

9-    Është përmirësuar ndjeshëm procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve, në funksion të mbrojtjes së përshtatshme për gjyqtarët/prokurorët e ndershëm.

10- Është parashikuar shprehimisht që kufizimi i të drejtave të gjyqtarëve/prokurorëve të bëhet vetëm në masën që lejon zbatimin e procesit të rivlerësimit dhe jo apriori.

11-  Është parashikuar krijimi i Këshillit Përzgjedhës për kandidaturat për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posacëm të GJK, ide e cila kërkon të elaborohet dhe përmirësohet më tej.

12-  Është qartësuar se barra e provës për gjyqtarët/prokurorët në vlerësim vlen vetëm për këtë proces, dhe jo për ndonjë proces të mundshëm penal që mund të ndiqet në të ardhmen si pasojë e të dhënave të procesit të vlerësimit.

  1. Për komponentin e institucioneve të përhershme:

1-      Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr rolin e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) në mbledhjet e KLGj-së dhe KLP-së, si dhe e drejta për të kërkuar fillimin automatik të hetimit të shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

2-      Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr rolin e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) në veprimtarinë e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (merrte pjesë si vëzhgues në mbledhje), si dhe e drejta për të kërkuar fillimin automatik të hetimit të shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

3-       Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr kompetencën e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) për të kontrolluar punën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

4-       Është parashikuar mundësia e ankimit të vendimit të ILD për mosfillimin e hetimit apo pushimin e procedimit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve.

5-       Është bërë një përpjekje për të mundësuar një kontrolli të jashtëm të balancuar ndaj ILD, i cili ka nevojë të shqyrtohet më nga afër.

6-       Është zhveshur drafti nga përcaktimi i kritereve selektive në institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë, që synonte paracaktimin e funksionarëve dhe emërimin në këto funksione të juristëve të periudhës së komunizimit.

7-       Është ndryshuar përbërja politike e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë, ku parashikohej më parë të kishte rol edhe Qeveria (Ministri i Drejtësisë).

8-       Është ndryshuar përbërja politike e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ku parashikohej më parë të kishte rol edhe Qeveria (Ministri i Drejtësisë), si dhe janë hequr kriteret e paracaktimit të anëtarëve të tij, që i jepte përbërjes së KED tiparet e një organi me listë emërore bashkëlidhur.

9-      Është qartësuar roli pa të drejtë vote i Ministrit të Drejtësisë në mbledhjet e KLGj dhe KLP, ku do të diskutohen cështjet buxhetore dhe planifikimin strategjik.

10-    Është parashikuar shprehimisht mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve të gjykatës së posacme dhe shkarkimi i tyre me shumicë të cilësuar nga KLGJ-ja.

11-    Është bërë një përpjekje për të qartësuar rrethin e funksionarëve që përfshihen nën fushën e kompetencës së gjykatave të posacme.

12-    Është parashikuar shprehimisht se gjyqtar dhe prokuror në Republikën e Shqipërisë mund të bëhen vetëm shtetasit që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

13-   Është parashikuar mundësia e krijimit të nënkomiteteve brenda KLGj dhe KLP.

14-   Janë qartësuar procedurat dhe kriteret e emërimit të anëtarëve gjyqtarë/prokurorë të KLGj-së dhe KLP-së.

15-   Është bërë përpjekje për zgjedhjen me shumicë të cilësuar nga Kuvendi të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

16-   Janë përmirësuar procedurat dhe kriteret e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

17-   Është qartësuar imuniteti i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe procedura disiplinore ndaj tyre.

18-   Janë përmirësuar rregullat mbi vazhdimin e qëndrimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i ka përfunduar mandati.

19-   Janë parashikuar rastet e pezullimit nga detyra të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

20-   Janë qartësuar rastet e papajtueshmërisë në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe të gjithë funksionarëve të sistemit të drejtësi.

21-   Është detajuar mënyra e zgjedhjes së kryetarit të GJK, GJL dhe GJLA.

22-   Është ngushtuar rrethi i rasteve për të cilat parashikohet mundësia e moslejimit të ankimit në një gjykatë më të lartë.

23-   Është zgjidhur situata e mosmarrëveshjes së kompetencave midis GJL dhe GJLA.

Ne përshëndesim dhe mbështesim pa asnjë mëdyshje ndërhyrjet përmirësuese që ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT kanë bërë në draftin e ri.Rregullimi i të gjitha problematikave të mësipërme, si dhe ndryshimet e tjera teknike që ka pësuar drafti, të cilat janë kërkuar me shkrim[1] nga opozita parlamentare që në Shtator 2015, nuk përbëjnë pa asnjë dyshim “tërheqje” të mazhorancës për të “kënaqur” kërkesat e opozitës. Ato janë dhe mbeten vetëm reflektim i pjesshëm i domosdoshmërisëpër të cmontuar përpjekjet e mazhorancës për një Reformë në Drejtësi në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, dhe tentativat e qarta për të kontrolluar dhe cimentuar kapjen politike të sistemit të drejtësisë.

Aktualisht, mbeten ende disa cështje që kërkojnë zgjidhje politike, për të cilat ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT janë shprehur qartë se përsa kohë nuk ka një vendimmarrje politike lidhur me to, ato nuk mund të bëjnë ndërhyrje në draft.

Në fakt, cështjet që kërkojnë vendimmarrje politike janë evidentuar edhe nga Komisioni i Venecias në Opinionin e tij Final, dhe për të cilat na duhet të vendosim ne, anëtarët e Komisionit të Posacëm Parlamentar, me qëllim finalizimin sa më parë të këtij procesi, në përputhje me standardet ndërkombëtare nëpërmjet dialogut politik.

Gjithashu, drafti paraqet edhe disa probleme teknike, të cilat janë evidentuar në mënyrë të plotë nga ana jonë, por për të cilat do të shprehemi në diskutimet e thelluara që do t’i bëhen Amendamenteveme qëllim arritjen e synimit të punës së Komisionit të Posacëm për përmirësimin e mëtejshëm të përmbajtjes së draftit. Në fakt, ekzistencën e disa problemeve teknike, e ka konstatuar edhe Komisioni i Venecias në Opinionin Final, mirëpo është shprehur se: “……..Mbeten disa probleme teknike, por që nuk duhet të jenë të pazgjidhshme. Ky opinion nuk analizon me detaje tekstin e rishikuar, por trajton çështjet kyçe të mbetura që duket se kanë qenë më të debatuara në diskutimin e brendshëm politik gjatë rishikimit të projekt ndryshimeve……” (parag. 8). Edhe ne vlerësojmë se problemet teknike të evidentuara nuk duken të jenë të pazgjidhshme.

Në këtë drejtim, gjejmë rastin t’ju kërkojmë kolegëve të mazhorancës në Komision, vullnet tësinqertë politik dhe profesionalizëm, për të trajtuar dhe gjetur zgjidhje sa më parë për cështjet që mbeten ende të pazgjidhura dhe për të cilat ekspertët ndërkombëtar presin vendimmarrje politike nga ana jonë, me qëllim adresimin e tyre në draftin e rishikuar të Amendamenteve Kushtetuese. Në vecanti, përpara nesh shtrohen për vendimmarrje politike dy cështje themelore që nuk kanë gjetur ende pasqyrim në draftin e rishikuar të Amendamenteve Kushtetuese, që kanë të bëjnë me garantimin e moskapjes politike të sistemit të drejësisë si dhe luftën ndaj korporatizmit.

  1. Mbi përgjegjshmërinë dhe luftën ndaj korporatizimit në sistemin e drejtësisë, opozita parlamentare ka shprehur shqetësimin mbi skemën organizative që propozojnë Amendamentet Kushtetuese. Edhe kjo cështje kërkon vendimmarrje politike, bazuar edhe në konstatimin e Komisionit të Venecias në Opinionin Final, ku specifikohet se: “…..Në përfundim, i takon ligjvënësit kombëtar që të hartojë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave….”(parag. 11).Për opozitën paralamentare, kjo cështje është më shumë me karakter sistemik dhe funkskonal (që lidhet me funksionimin afatgjatë të sistemit), sesa politik, prandaj edhe besojmë se diskutimet tona të përbashkëta mbi këtë cështje në Komision, duhet të jenë të zhveshura nga konsiderata, ndarje apo emocione politike.

Në këtë kuadër, dëshirojmë vëmendjen tuaj mbi skemën që ofrojnë Amendamentet Kushtetuese, për të gjykuar me ftohtësinë e nevojshme profesionale, nëse kjo është zgjidhja dhe modeli më i mirë i mundshëm që mund të adoptohet nga ana jonë. Sipas Amendamenteve Kushtetuese krijohen 4 organe (KLGJ, KLP, ILD, dhe TDD) për të qeverisur dhe proceduar disiplinarisht gjyqtarët/prokurorët dhe vetë anëtarët e këtyre organeve vetqeverisëse. Mirëpo, konstatohet lehtësisht se marrëdhënia institucionale dhe funksionale midis tyre, shoqërohet me konflikt të dukshëm interesi, që kontribuon në forcimin e korporatizimit dhe mungesën e përgjegjshmërisë dhe llogaridhenies.

Konkretisht, marrëdhënia midis KLGJ dhe ILD prezanton konflikt interesi. ILD inspekton gjyqtarët, por njëkohësisht inspekton edhe anëtarët e KLGJ, të cilët presupozohen që të jenë të paanshëm dhe të painfluencueshëm gjatë vendimmarrjes disiplinore (për kërkesën e ILD për procedim të gjyqtarëve). Kjo do të thotë që praktikisht, KLGJ në procedimet disiplinore nuk është e paanshme as në dukje e as në thelb. Ky është një nga problemet thelbësore të Skemës së re Institucionale të propozuar. Standardet europiane ia njohin të drejtën e garantimit të statusit dhe të ndëshkimit të shkeljeve të bëra nga gjyqtarët, vetë KLGJ. Kjo e fundit e strukturuar në nën-komisione, është në gjendje që të angazhohet jo vetëm në vendimmarrje, por edhe në hetimin e shkeljeve të gjyqtarëve. Me këtë skemë ruhet qoftë parimi i vetërregullimit të sistemit, qoftë parimi i paanshmërisë së KLGJ në vendimmarrje, qoftë edhe parimi i llogaridhënies së KLGJ, e cila i nënshtrohet një kontrolli të jashtëm në veprimtarinë e saj (ka në përbërje 5 anëtarë të jashtëm).

Akoma më i rëndësishëm, është konflikti/korporatizimi midis ILD dhe TDD, sipas të cilit nëse TDD është e përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët hetohen nga ILD, atëherë çështjet e inspektuara nga ILD dhe të prezantuara para TDD për vendimmarrje, i nënshtrohen një procesi difektoz, sepse gjyqtarët dhe prokurorët e TDD, subjekt hetimi nga ILD, nuk mund të jenë kurrsesi të paanshëm dhe të painfluencueshëm prej këtij organi. Aq më tepër, gjyqtarët dhe prokurorët që janë subjekt hetimi nga ILD, do të luajnë edhe rolin e gjykatës për shkeljet disiplinore të ILD. Është pikërisht kompetenca e ILD-së për inspektimin e gjyqtarëve/prokurorëve zanafilla e konfliktit të interesit që mbartet tek institucionet e tjera që përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë, sic janë KLGJ, KLP dhe TDD. Kjo për faktin se një gjyqtar apo prokuror nuk mund të jetë njëkohësisht edhe “i hetuar” edhe “vendimmarrës”, përballë “hetuesit” të vet. Kjo situatë duhet shmangur sepse kompromenton të gjithë qëllimin për shmangien e korporatizimit dhe krijimin e një mekanizmi llogaridhënës efektiv.

Nga ana tjetër, sipas skemës së propozuar, TDD (gjyqtar/prokuror) vendos në lidhje me masat disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Mekanizmi, sipas të cilit TDD dhe KLGJ, shyqrtojnë çështjet e njëra – tjetrës reciprokisht (një gjyqtar anëtar i TDD i nënshtrohet KLGJ në procedimin disiplinor, kurse një anëtar i KLGJ, i nënshtrohet procedimit disiplinor prej TDD!!) ka premisë të madhe për korporatizëm (anëtarët respektivë mund tëkrijojnë pakte të heshtura mos-sulmimi ndaj njëri-tjetrit). Po kështu, marrëdhënia midis TDD dhe ILD është korporatiste (shyrtojnë çështjet e njëra-tjetrës reciprokisht. ILD i nënshtrohet vendimmarrjes disiplinore prej TDD, kurse gjyqtarët anëtarë të TDD i nënshtrohen inspektimit disiplinor prej ILD. Edhe kjo situatë mund të krijojë pakte mos-sulmimi reciprok).

Përsa më lart, vlerësojmë se krijohet një situatë korporatizmi e pastër, e cila ka potencial të jashtëzakonshëm që ta bëjë sistemin të mbyllur dhe të krijojë kështu premisa edhe më të mëdha për mungesë llogaridhënie të sistemit gjyqësor. Ky është ndoshta difekti më i madh që paraqet Skema e re Institucionale, e cila kërkon një shqyrtim të kujdeshëm dhe profesional nga ana jonë, për të cilën përfaqësuesit e opozitës janë të gatshëm të diskutojnë pa asnjë ngarkesë politike.

  1. Mbi cështjen e moskapjes politike të sistemit të drejtësisë, e cila është më së shumti cështje politike, sesa teknike, zgjidhja e mbrojtur nga mazhoranca për emërimin e të gjithë funksionarëve të lartë të sistemit të drejtësisë (anëtarëve të GJK, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, 5 anëtarëve të jashtëm të KLGj-së dhe KLP-së, anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe anëtarëve të Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit pranë GJK) me 3/5 e votave që zotërohen prej saj aktualisht në Kuvend, ka qenë dhe mbetet e papranueshme për ne.

Mbi këtë cështje, Komisioni i Venecias në Opinionin Final ka bërë të qartë se:

“Në lidhje me metodën e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë, janë të mundshme disa zgjidhje të tjera dhe Parlamenti mund të konsiderojë edhe alternativa të mëtejshme, përkatësisht duke siguruar përfaqësimin proporcional de facto të forcave kryesore politike brenda KLGJ-së. Komisioni i Venecias thekson që i takon ligjbërësit vendas që të përzgjedhë sistemin që së pari do të sigurojë përzgjedhjen paraprake të kandidatëve më të kualifikuar nga një trupë e përshtatshme ekspertësh, dhe së dyti do t’i japë opozitës mundësinë që të ndikojë në zgjedhjen e pjesës “jo-gjyqtarë” të KLGJ-së nëpërmjet kërkesës për shumicë të cilësuar ose në ndonjë mënyrë tjetër. (parag.17)

Konsideratat e mësipërme mund të zbatohen edhe për përbërjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që mund të organizohet sipas të njëjtës logjikë. (parag. 21)

Përndryshe, në situatën aktuale politike, mund të konsiderohet një rregull i përkohshëm (ose një marrëveshje kushtetuese kalimtare) për zgjedhjen e këtyre dy figurave zyrtare me një shumicë më të madhe se 3/5 at (ky rregull do të zbatohej vetëm për zgjedhjen e parë nga legjislatura aktuale ku shumica ka 3/5 at e votave). (parag. 25)

…. për të shmangur ngërçin politik, i cili është tepër i mundur në rast të një pragu tepër të lartë, ligjbërësi mund të konsiderojë modele të tjera alternative të zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së dhe DHSK-së. Thënë kjo, Komisioni i Venecias përsërit që i takon ligjbërësit shqiptar të zgjedhë një sistem të duhur për zgjedhjen e anëtarëve të KPK dhe të gjyqtarëve të DHSK. (parag. 61)

Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes. (parag. 88)

Nga ana tjetër, Misionet Ndërkombëtare kanë kërkuar nga opozita parlamentare mbështetjen e njërës prej formulave: (1) Vendi i rezervuar apo (2) votë e transferueshme. Opozita parlamentare, që përpara se tëbëhej i njohur Opinioni Final i Komisionit të Venecias mbi këtë cështje, bazuar në standardet ndërkombëtare, ka konfirmuar qëndrim e vet më datë 17 Shkurt 2016, se pranon njërin nga modelet e propozuara nga ekspertët ndërkombëtar të EURALIUS dhe OPDAT më datë 10 Shkurt 2016, dhe të sugjeruar më vonë edhe nga Komisioni i Venecias. Fakti që ky model i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT është pranuar nga ana jonë, konfirmohet edhe në materialin që ekspertët e këtyre Misioneve i kanë dërguar më 20 Prill 2016 ekspertëve të Partisë Demokratike, ku konfirmohet se tashmë i takon vendimmarrjes politike të përzgjedh modelin e duhur dhe se ato nuk do të bëjnë asnjë rekomandim tjetër për modelin e emërimit të funksionarëve të sistemit. Për këtë qëllim, ne kemi hedhur hapin tonë në drejtim të gjetjes së formulës që zgjidh këtë cështje, bazuar në Opinionin e Komisionit të Venecias, ku në paragrafin 17 sugjerohet modeli i vendeve të rezervuara si zgjidhje e mundshme e problematikës. I mbetet mazhorancës tashmë që të pranojë zbatimin e Opinionit të Komisionit të Venecias dhe modelin e propozuar nga eskpertët ndërkombëtarë.

Mbrojtja me fanatizëm e versionit për emërimin e të gjithë funkisonarëve të sistemit të drejtësisë me votat vetëm të mazhorancës parlamentare, në vlerësimin tonë ka qenë dhe mbetet, qëllim i fshehur i mazhorancës parlamentare për të bllokuar miratimin e shpejtë të Reformës në Drejtësi.Në këto kushte, tashmë i takon mazhorancës parlamentare që të tregojë vullnet real për miratimin e reformës dhe të mbështesë modelin e ofruar nga EURALIUS dhe OPDAT e të pranuar nga opozita parlamentare, duke u tërhequr kështu edhe nga përpjekja e fundit e saj për të siguruar cimentimin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Në këtë mënyrë vlerësojmë se clirohet nga ngarkesat e panevojshme politike dhe mosbesimi i ndërsjelltë, edhe procesi i diskutimit nen për nen të draftit të Amendamentet Kushtetuese.

Nga ana tjetër, parashikimi për rekrutimin në masë në sistemin gjyqësor të kategorive të paracaktuar individëshjashtë Shkollës sëMagjistraturës(këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësve ligjor pranë gjykatave administrative si dhe ndihmësve ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme, ish gjyqtarëve ose ish prokurorëve dhe ish këshilltarëve ligjor të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të cilët kanë të paktën tre vjet), për ne sjell me vete riskun e lartë për politizimin e sistemit të drejtësisë në vend. Në gjykimin tonë secili prej këtyre subjekteve, duhet të konkurojë në mënyrë të barabartë me cdo jurist, sipas sistemit të zakonshëm të pranimeve në Shkollën e Magjistraturës, nëse dëshiron që në të ardhmen të ushtrojë detyrën e gjyqtarit apo prokurorit, pa qenë e nevojshme përfshhirja e këtij fakti në draftin e Amendamenteve Kushtetuese.

Gjithashtu, roli që i njihet ILDKPKI-së në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve, kërkon domosdoshmërisht forcimin e pavarësisë nga politika të këtij organi, drejtuesi i të cilit aktualisht kontrollohet dhe është emëruar vetëm me mbështetjen e mazhorancës parlamentare. Përvec kësaj, roli që ILDKPKI-ja ka në luftën ndaj korrupsionit në përgjithësi, dhe në luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë në vecanti, vlerësojmë se justifikon plotësisht ngritjen e këtij organi në nivel kushtetues, duke garantuar pavarësinë nga politika dhe duke i njohur atij status të përafërt (të njëjtë) me strukturat e tjera antikorrupsion (SPAK apo BKH).

III. Në kuadër të diskutimeve tona në nivel parimor mbi draft Amendamentet Kushtetuese dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj, edhe një cështje tjetër, e cila gjithashtu kërkon një analizë të kujdeshme. Sipas dispozitave tranzitore, organet e reja KLGj, dhe KLP, ngrihen dhe fillojnë funksionimin brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Nga ana tjetër, ILD ngrihet dhe fillon funksionimin brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Fillimi i funksionimit të KLGj-së shoqërohet edhe me ndërprerjen e mandatit kushtetues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Paraprakisht, dëshirojmë të theksojmë se opozita parlamentare është në favor të ruajtjes së mandatit kushtetues, të të gjitha organeve kushtetuese, funksionarët e të cilëve kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit.

Mirëpo, ndërprerja e mandatit kushtetues të tyre brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, krijon edhe një problem tjetër që kërkon vëmendjen tonë të posacme.

Ndërprerja e mandatit kushtetues të KLD-së brenda 8 muajve është menduar për shkak të fillimit të funksionimit brenda këtij afati të KLGj-së sipas Amendamenteve Kushtetuese. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se asnjë nga organet e reja të sistemit të drejtësisë, nuk mund të fillojë funksionimin, pa ju nënshtruar fillimisht procesit të rivlerësimit secili prej anëtarëve të këtyre organeve. Përsa kohë është krijuar perceptimi i drejtë publik, se sot sistemi i drejtësisë vuan nga korrupsioni i lartë, atëherë duhet të sigurohet se në përbërjen e KLGj-së, KLP apo ILD nuk do të shkojnë individë që kanë probleme me integritetin e tyre apo që më parë kanë vënë pasuri si pasojë e veprimtarisë korruptive. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet procesit të rivlerësimit, sic parashikohet në Aneksin e Amendamenteve Kushtetuese.

Realizimi i procesit të rivlerësimit për anëtarët e rinj të organeve kushtetuese (KLGj, KLP dhe ILD) do të kërkonte domosdoshmërisht fillimin nga funksionimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit pranë GJK-së. Edhe anëtarët e këtyre dy strukturave të fundit, duhet t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Ngritja e KPK apo Kolegjit të Posacëm pranë GJK është parashikuar dhe mund të ndodh rreth 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Duke konsideruar të nevojshme një periudhë 3 mujore për realizimin e procesit të rivlerësimit të tyre (për shkak se bëhet fjalë për verifikimin e 21 funksionarëve), arrijmë në konkluzionin që KPK dhe Kolegji i Posacëm nuk mund të fillojnë funksionimin pa kaluar një periudhë 9 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Ndërkohë janë rreth 25 funksionarë të organeve të reja që krijohen që duhet t’i nënshtrohen me prioritet procesit të rivlerësimit nga KPK dhe Kolegji i Posacëm, proces për të cilin mund të nevojiten 3-6 muaj të tjerë. Në konkluzion mendojmë se fillimi nga funksionimi i KLGj, KLP dhe ILD duhet të mbajë në konsideratë nevojën për mungesën e cdo dyshimi mbi integritetin e zyrtarëve të rinj. Gjithashtu, është e nevojshme që të respektohen kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës deri në fund të mandatit të tij.

  1. Një tjetër cështje që në fakt nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me nevojën e rishikimit të Kushtetutës në kuadër të reformës në drejtësi, është edhe ndryshimi i propozuar në nenin 6/1 të Kushtetutës aktuale, që ka të bëjë me reformën e dekriminalizimit. Kjo dispozitë kushtetuese është dakordësuar midis palëve politike vetëm 4 muaj më parë, dhe për pasojëpër ne as që mund të merret në konsideratë mundësia e rishikimit të saj, apo ridiskutimit të përmbajtjes së kësaj dispozite kushtetuese. Nëse mazhoranca është penduar për dhënien e konsensusit të detyruar nga faktori ndërkombëtar për Reformën e Dekriminalizimit, atëherë duhet ta kërkojë hapjen e një diskutimi të posacëm me fokus vetëm mbi këtë cështje dhe jo të kërkojë që ta bëjë në mënyrë tinazare pjesë të Reformës në Drejtësi, dëshirën për t’i ikur konsensusit tashmë të arritur për dekriminalizimin.

Për të konkluduar konsideratën tonë të përgjithshme mbi draft Amendamentet Kushtetuese, duke mbajtur parasysh sa më sipër, në emër të anëtarëve të  opozitës parlamentare, shprehim vlerësimin për përmirësimet e bëra nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, si dhe kërkesënpër të nisur menjëherë diskutimin e thelluar që do të cojë drejt vendimmarjes politike me qëllim konsensusin e plotë politik për draftin e Amendamenteve Kushetuese, dhe nisjen e punës për paketën e ligjeve shoqëruese, në zbatim të detyrës që na është ngarkuar ne si Komision.

Në këtë drejtim, propozimi i Kryetarit të Komisionit të Posacëm në mbledhjen e fundit, se nga ana jonë duhet të ndiqet procedura e votimit të draftit “në parim”, njëlloj sic bëjnë Komisionet e Përhershme Parlamentare për projektligjet, është ekstra kushtetuese/parlamentare.

Ajo që duhet të ndodhë nga sot e në vijim është vendimmarja politike për cështjet e nënvizuara nga ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe nisja e punës për shqyrtimin e thelluar nen për nen të Amendamenteve Kushtetuese të hartuar nga ekspertët, të cilat duhet të hartohen në mënyrë përfundimtare nga ana e Komisionit të Posacëm. Paralelisht duhet të nisë dhe të përfundojë puna për paketën e plotë ligjore që do të shoqërojë Amendamentet Kushtetuese.

Ky konstatim sillet në vëmendjen tuaj për faktin se sipas procedurave kushtetuese dhe parlamentare, si dhe pikës II të vendimit nr.96/2014 “Për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në sistemin e drejtësisë”, Komisioni i Posacëm ka për detyrë vetëm: “Propozimin për miratim të një pakete të plotë projektligjesh të nevojshme për reformimin e legjislacionit, që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë ato kushtetuese, e hartuarme kontributin dhe mbështetjen e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, subjekteve të tjera të interesuara dhe opinionit publik”.

Pra, qartësisht detyra jonë është hartimi i draftit që do t’i propozohet për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se më pas drafti i hartuar nga ana jonë, duhet të ndjek rrugën kushtetuese të parashikuar në nenin 177 të Kushtetutës, si dhe shqyrtimit e miratimit sipas neneve 77/a dhe 77/b të Rregullores së Kuvendit, duke qenë se edhe Amendamentet Kushtetuese parashikojnë që procedura e miratimit të ligjit rishikues të Kushtetutës ka vlerë të posacme dhe i nënshtrohet kontrollit të mëvonshëm të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kuptim, Komisioni i Posacëm dhe Kuvendi duhet t’i qëndrojnë strikt procedurave kushtetuese dhe parlamentare standarde për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Përfundimisht mbështesim në parim ndërhyrjet dhe përmirësimet e bëra nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT në draftin kushtetues, me shpresën se edhe mazhoranca ndan të njëjtin vullnet me opozitën parlamentare, për ta cuar përpara realizimin e Reformës në Drejtësi,

NËNKRYETARI

EDUARD HALIMI

[1]Lutemi referojuni Opinionit nr. 1, datë 30 Shtator 2015 dhe Opinionit nr. 2, datë 17 Janar 2016, të ekspertëve të opozitës parlamentare, si dhe diskutimeve të anëtarëve tonë në mbledhjet e Komisionit të Posacëm Parlamentar.

Zbardhet pasuria e deklaruar e deputetëve të opozitës: Noka ble makinë 40 mijë euro, nga të cilat 30 mijë i ka kredi

Open Spending Albania publikon deklaratat e pasurisë së ish ministrave të kabinetit qeveritar Berisha të deklaruara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive. Më poshtë do mund të njiheni me pasurinë e Arben Imamit, Flamur Nokës, Majlinda Bregut, Genc Pollos, Genc Rulit, Ridvan Bode e Fatmir Mediut. Bie në sy që ish ministri Noka, ka blerë 40 mijë euro makinë nga të cilat 30 mijë euro i ka marrë kredi.

Arben Imami

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga dhe përfitimet si deputet 2  milion e 199 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Najada Hamzaj nga paga si pedagoge 1 milion e 74 mijë e 667 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Najada Hamzaj, të ardhura nga piktura dhe design interior 26 mijë e 53 euro.

Vajza të ardhura nga interesa depozitare bankare 375 euro

Shpenzimet e deklarueshme 2015

Paguar kredi për strehim gjatë 2015 vlera 2 milion e 342 mijë e 92 lekë.

Fatmir Mediu

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga dhe përfitimet si deputet për vitin 2015- 2 milion e 397 mijë e 75 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Zhulieta Mediu si përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë për vitin 2015- 865 mijë e 489 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si anëtare në këshillin mbikqyrës  të prodhim mobilje SHA 53 mijë e 904 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës, zonja Semela Mediu, për vitin 2015 pranë kompanisë “Agroblend” dhe “Beauty&City” 1 milion e 467 mijë lekë.

Të tjera:

Gjendja cash nga të ardhurat familjare 600 mijë lekë.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 284 532 lekë për një kredi e cila në datën 31 dhjetor kaq mbetur si detyrim për t’u shlyer edhe 2 808 128 lekë.

2) Shlyer 8 281 euro për një kredi së  cilës në datën 31 janar 2015 i mbetet detyrim i pashlyer në vlerën 128 990 euro.

3) Shlyer 2 400 euro kredi si detyrim i së cilës në datën 31 dhjetor 2015 është 5 177 euro.

Flamur Noka

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga dhe përfitimet si deputet 2 milion e 431 mijë e 949 lekë

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies interesa nga depozitat 271 mijë e 526 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja

Eva Noka, paga punësim pranë Fakultetit të Shkencave

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

1) Përfituar nga shitja e një automjeti 7000 euro

2) Përfituar nga shitja e një garazhi të pahipotekuar 1 000 000 lekë.

Të tjera:

1) Gjendje llogarie rrjedhëse 17 021 lekë

2) Gjendje depozite 3 010 984 lekë

3) Gjendje depozite 1 648 425 lekë

4) Eva Noka llogari rrjedhëse 150 700 lekë.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1)Paguar gjatë vitit 2015 vlerën e kredisë së marrë pranë entit të banesave me 198 000 lekë , vlera e mbetur për të shlyer 3 729 000 lekë.

2) Shlyer kredi për blerje automjeti  me 682 euro, shuma fillestare e kredisë  së marrë në vitin 2015,  30 000.

3) Blerë makinë në vlerën 40 000 euro ku deklaron 30 000 euro  kredi dhe 10 000 euro të mbetura kesh nga një makinë e shitur në vitin 2011.

Majlinda Bregu 

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

Paga si Deputete dhe përfitime të tjera financiare bruto 3 045 210 (tre milion e dyzet e pesë mijë e dyqind e dhjetë) lekë.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

1) Zonja Bregu Përfituar interesa bankare 94 813 lekë.

2) zoti Ajazi interesa bankare në vlerën 518 usd.

3) Zoti Ajazi interesa bruto nga një depozitë në lekë 127 075 lekë.

Të ardhura Qiradhënie

1) Të ardhura nga qiradhënia e ambienti tek një bankë e nivelit të dytë 27 000 (njëzet e shtatë mijë) Euro.

2) të ardhura nga qiradhënia e ambientit magazinë 3 840 Euro.

Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale

Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione

Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit

Të ardhura nga Çelje Trashëgimi

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare  Të ardhura të bashkëshortit nga honorare, dieta , shpërblime dhe Mediavizion 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) Euro

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë

Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion

Të tjera

1) Zvogëluar depozita në euro ë zonjës Bregu me 13 622 euro si pasojë e konvertimit të monedhës.

2) Zvogëluar depozita në USD e zonjës Bregu me 12 575 USD si pasojë e konvertimit të monedhës.

3) rritur depozita në lek e zonjës Bregu me 2 922 513 lekë si pasojë e konvertimit ë depozitave në monedhë të huaj në vlera lekë).4) Llogaria dhe depozita e zotit Ajazi janë rritur me 6 955 euro.

5) Llogaria dhe depozita në USD e zotit Ajazi është rritur me 518 USD.

6) Llogaria në lek e zotit Ajazi shtuar me 95 619 lekë.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

2) Paguar në shumën 289 547 lekë një Overdraft i marrë nga bashkëshortët në vitin 2013, nga i cili në 31 dhjetor 2015 ka mbetur ende pa u shlyer edhe 9 690 397 lekë.

2) Paguar tatim në burim në shumë 14 222 lekë.

3) zoti Ajazi paguar tatim në burim 19 075 lekë.

4) Kredia për blerjen e makinës detyrim pa shlyer në 31 dhjetor 2015 është 31 503 (tridhjetë e një mijë e pesëqind e tre) euro.

RIDVAN BODE

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet 2 436 000 (dy milion e katërqind e tridhjetë e gjashtë ) lekë.

2) Pagesë kalimtare nga ISSH vlera 216 000.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies    Të ardhura të zotit Ridvan Bode nga bonot e thesarit 138 000 lekë.

Të ardhura Qiradhënie

Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale

Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione

Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit

Të ardhura nga Çelje Trashëgimi

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga paga dhe shpërblime si pedagoge 1 905 000 (një milion e nëntëqind e pesë mijë) lekë.

2) Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga interesa nga bono thesari dhe obligacione 213 000 lekë.

3) zonja Bode të ardhura nga interesa depozita 41 000 lekë.

4) Dali zoti Eraldo Bode të ardhura nga puna pranë kompanisë Balfin 525 508 lekë.

5) djali të ardhura nga interesa bonot e thesarit 62 000 lekë.

6) vajza Adela Bode të ardhura nga puna pranë Bankës së Shqipërisë 1 237 531 lekë.

7) Vajza të ardhura nga interesa bono thesari dhe obligacione 57 000 lekë.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë

Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion

Të tjera

1) Posedues, i bonove të thesarit me vlerë 5 290 000 lekë.

GENC POLLO

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet    Paga Neto dhe përfitime nga funksioni i deputetit 2 179 758 (dy milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) Lekë.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

Të ardhura Qiradhënie

Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale

Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione

Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit

Të ardhura nga Çelje Trashëgimi

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë

Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion

Të tjera

1) Pakësuar llogari bankare në lekë me minus 132 290 lekë.

2) pakësuar llogari bankare minus 3 676 euro.

3) pakësuar një llogari bankare me minus 886 819 lekë

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

1) Shlyer kredi për blerje apartamenti në vitin 2015 në vlerën 4 639 euro ku detyrimi i mbetur në 31 dhjetor 2015 është 13 721 euro. Kredia fillestare 40 000 euro e marrë në vitin 2009.

2) shlyer kredi për makinë gjatë 2015 në vlerën 4 607 euro ku në 31 dhjetor 2015 detyrimi i mbetur pa shlyer është 8564 euro, kredia është marrë në vitin 2013 vlera e saj 16 000 euro.

GENC RULI

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet

1)Paga Neto dhe përfitime të tjera si deputet i kuvendit 1 261 146 (një milion e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet e gjashtë) lekë.

2) Pagesa për pjesëmarrje në komisione kuvendore dhe të tjera angazhime parlamentare 1 163 997 (një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë.

3) të ardhura nga shërbime trajnimi pranë Consulant and Trainers Economical and Financial Reporting in Albania n Media 4 837 euro.

Të ardhura nga Bonuse

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies    Interesa të përfituara nga investimi në bono thesari për vitin 2015 në vlerën 145 796 lekë ku kapitali i investuar 500 000 000 lekë.

2) Interesa të një depozite gjashtë mujore në lek 63 261 lekë ku vlera e depozituar është 6 822 000 lekë.

3) interesa të llogaritura dhe tërhequra gjatë 2015 janë 138 414 lekë, një këst i obligacionit dyvjeçar i kapitalit pre 6 900 000 lekë .

4) interesa nga depozita 70 euro ku vlera e depozitës është 6 975 euro.

5) interesa të llogaritura dhe ri depozituara nga depozita futura në emër të vajzës në vlerën 227 usd ku depozita ka vlerën 37 532 usd.

6) interesa 133 usd të llogaritura dhe kapitalizuara në depozitën me vlerë 10 588 usd.

7) një fond investimi afatgjatë i bërë në vitin 20107 me vlerë 19 400 euro nuk ka ndryshime gjatë 2015.

8) një fond investimi afatgjatë në 2009 me vlerë 20 000 euro nuk ka ndryshime në vitin 2015.

9) Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacion dyvjeçar 110 330 lekë ku vlera obligacion është 5 500 000 lekë.

10) interesa bono thesari njëvjeçare të llogaritura dhe tërhequra në vlerën 224 euro, vlera e bonove të thesarit ka 10 000 euro.

11) Interesa të llogaritura dhe tërhequra nga investimi në Obligacione dy vjeçare 2 529 euro ku depozitimi në Obligacione është 85 000 euro.

12) interesa depozite 450 euro ku vetë depozita është 65 223 euro.

ARBEN IMAMI

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit2 199217( dy milion e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Bashkëshortja zonja Najada Hamzaj të ardhura nga paga si pedagoge pranë Universitetit të Arteve1 074663(një milion e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre)lekë.
2)Bashkëshortja zonja Najada Hamzaj të ardhura nga piktura dhe design internon26 053(njëzet e gjashtë mijë e pesëdhjetë e tre)euro.
3)vajza të ardhura nga interesa depozitë bankare 375 euro.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
Paguar kredi për strehim gjatë 2015 në vlerën284 518lekë, kredia në 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer në vlerën2 142092(dy milion e njëqind e dyzet e dy mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë.

FLAMUR NOKA

noka.jpg


MAJLINDA BREGU

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga si Deputete dhe përfitime të tjera financiare bruto3 045210(tre milion e dyzet e pesë mijë e dyqind e dhjetë) lekë.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies 1)Zonja Bregu Përfituar interesa bankare94 813lekë.
2)zoti Ajazi interesa bankare në vlerën 518 usd.
3)Zoti Ajazi interesa bruto nga një depozitë në lekë127 075lekë.
Të ardhura Qiradhënie 1)Të ardhura nga qiradhënia e ambienti tek një bankë e nivelit të dytë27 000(njëzet e shtatë mijë) Euro.
2)të ardhura nga qiradhënia e ambientit magazinë3 840Euro.
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Të ardhura të bashkëshortit nga honorare, dieta , shpërblime dhe Mediavizion18 000(tetëmbëdhjetë mijë) Euro
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera 1)Zvogëluar depozita në euro ë zonjës Bregu me13 622euro si pasojë e konvertimit të monedhës.
2)Zvogëluar depozita në USD e zonjës Bregu me12 575USD si pasojë e konvertimit të monedhës.
3)rritur depozita në lek e zonjës Bregu me2 922513lekë si pasojë e konvertimit ë depozitave në monedhë të huaj në vlera lekë).
4)Llogaria dhe depozita e zotit Ajazi janë rritur me6 955euro.
5)Llogaria dhe depozita në USD e zotit Ajazi është rritur me 518 USD.
6)Llogaria në lek e zotit Ajazi shtuar me95 619lekë.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
2)Paguar në shumën289 547lekë një Overdraft i marrë nga bashkëshortët në vitin 2013, nga i cili në 31 dhjetor 2015 ka mbetur ende pa u shlyer edhe9 690397lekë.
2)Paguar tatim në burim në shumë14 222lekë.
3)zoti Ajazi paguar tatim në burim19 075lekë.
4)Kredia për blerjen e makinës detyrim pa shlyer në 31 dhjetor 2015 është31 503(tridhjetë e një mijë e pesëqind e tre) euro.

GENC POLLO

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga Neto dhe përfitime nga funksioni i deputetit2 179758(dy milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) Lekë.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera 1)Pakësuar llogari bankare në lekë me minus132 290lekë.
2)pakësuar llogari bankare minus3 676euro.
3)pakësuar një llogari bankare me minus886 819lekë

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
1)Shlyer kredi për blerje apartamenti në vitin 2015 në vlerën4 639euro ku detyrimi i mbetur në 31 dhjetor 2015 është13 721euro. Kredia fillestare40 000euro e marrë në vitin 2009.
2)shlyer kredi për makinë gjatë 2015 në vlerën4 607euro ku në 31 dhjetor 2015 detyrimi i mbetur pa shlyer është 8564 euro, kredia është marrë në vitin 2013 vlera e saj16 000euro.

GENC RULI

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 1)Paga Neto dhe përfitime të tjera si deputet i kuvendit1 261146(një milion e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet e gjashtë) lekë.
2)Pagesa për pjesëmarrje në komisione kuvendore dhe të tjera angazhime parlamentare1 163997(një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë.
3)të ardhura nga shërbime trajnimi pranë Consulant and Trainers Economical and Financial Reporting in Albania n Media4 837euro.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Interesa të përfituara nga investimi në bono thesari për vitin 2015 në vlerën145 796lekë ku kapitali i investuar500 000000lekë.
2)Interesa të një depozite gjashtë mujore në lek63 261lekë ku vlera e depozituar është6 822000lekë.
3)interesa të llogaritura dhe tërhequra gjatë 2015 janë138 414lekë, një këst i obligacionit dyvjeçar i kapitalit pre6 900000lekë .
4)interesa nga depozita 70 euro ku vlera e depozitës është6 975euro.
5)interesa të llogaritura dhe ri depozituara nga depozita futura në emër të vajzës në vlerën 227 usd ku depozita ka vlerën37 532usd.
6)interesa 133 usd të llogaritura dhe kapitalizuara në depozitën me vlerë10 588usd.
7)një fond investimi afatgjatë i bërë në vitin 20107 me vlerë19 400euro nuk ka ndryshime gjatë 2015.
8)një fond investimi afatgjatë në 2009 me vlerë20 000euro nuk ka ndryshime në vitin 2015.
9)Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacion dyvjeçar110 330lekë ku vlera obligacion është5 500000lekë.
10)interesa bono thesari njëvjeçare të llogaritura dhe tërhequra në vlerën 224 euro, vlera e bonove të thesarit ka10 000euro.
11)Interesa të llogaritura dhe tërhequra nga investimi në Obligacione dy vjeçare2 529euro ku depozitimi në Obligacione është85 000euro.
12)interesa depozite 450 euro ku vetë depozita është65 223euro.
13)interesa të llogaritura dhe jo të tërhequra për obligacione dy vjeçare163 430lekë u depozitimi obligacion ka vlerën3 900000lekë.
14)interesa të llogaritura dhe kapitalizuara në Bono Thesari njëvjeçare130 269lekë ku vlera e bonove është4 600000lekë.
15)interesa të llogaritura dhe të patërhequra15 160lekë për bono thesari në vlerën520 000lekë.
16)interesa të llogaritura dhe patërhequra nga bono thesari3 368lekë për bono thesari në vlerën247 000lekë.
17)zonja Ruli interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare2 529euro ku vlera e obligacioneve është85 000euro.
Të ardhura Qiradhënie Të ardhura nga qira apartamenti12 240euro
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1)Paga neto e bashkëshortes zonjës Rozana Ruli si menaxhere burime njerëzore pranë Sigma Inter Albania VIG1 628304(një milion e gjashtëqind e njëzet e tetë mijë e treqind e katër) lekë.
2)nga të ardhurat e një aktiviteti privat të bashkëshortes600 000lekë ku xhiro vjetore ishte1 800000lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera Kurime vjetore15 000euro.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
Shlyer kredi për shtëpi gjatë vitit 2015 në vlerën13 000euro, mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2015 vlera prej93 104euro, kredia është marrë në vitin 2008 me total prej150 000euro.

RIDVAN BODE


TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 1)Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet2 436000(dy milion e katërqind e tridhjetë e gjashtë
)lekë.
2)Pagesë kalimtare nga ISSH vlera 216 000.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Të ardhura të zotit Ridvan Bode nga bonot e thesarit138 000lekë.
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1)Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga paga dhe shpërblime si pedagoge1 905000(një milion e nëntëqind e pesë mijë) lekë.
2)Bashkëshortja zonja Jola Bode të ardhura nga interesa nga bono thesari dhe obligacione213 000lekë.
3)zonja Bode të ardhura nga interesa depozita41 000lekë.
4)Dali zoti Eraldo Bode të ardhura nga puna pranë kompanisë Balfin525 508lekë.
5)djali të ardhura nga interesa bonot e thesarit62 000lekë.
6)vajza Adela Bode të ardhura nga puna pranë Bankës së Shqipërisë1 237531lekë.
7)Vajza të ardhura nga interesa bono thesari dhe obligacione57 000lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera 1)Posedues, i bonove të thesarit me vlerë5 290000lekë.
2)Bashkëshortja, poseduese e bonove të thesarit me vlerë8 140000lekë.
3)Bashkëshortja obligacion dhjetë vjecar data 1 janar 2015 në vlerën1 200000lekë.
4)Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë,423 846lekë.
5)Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë,305 205lekë.
6)Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë,480 913lekë.
7)Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë,3 344234lekë.
8)Djali, Eraldo Bode poseduesi i bonove të thesarit me vlerë1 980000lekë.
9)llogari rrjedhëse djali Eraldo Bode97 391lekë dhe llogari tjetër3 315lekë.
10)Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë,133 716lekë lekë.
11)Vajza Bono thesari në vlerën2 180000lekë.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015

Përshkrim shpenzimi
Paguar gjatë vitit 2015 leasing për makinë në vlerën531 124lëkë, detyrimi i mbetur më 31 dhjetor 2015 është11 677euro.
2)Paguar kredi në vlerën 4025 lekë, kredia është marrë në vitin 2017 dhe në 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer vlera6 165euro.

FATMIR MEDIU

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura nga paga si deputet për vitin 2015 vlera 2 397 075

(dy milion e treqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e shtatëdhjetë e pesë) lekë.

Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Të ardhura nga paga e bashkëshortes zonja Zhulieta Mediu si përgjegjëse

sektori në Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë për vitin 2015 në vlerën 865 489 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes anëtare në këshillin mbikëqyrës të Prodhim Mobileje SHA 53 904 lekë.

të ardhura nga paga e vajzës zonja Semela Mediu për vitin 2015 pranë kompanisë Agroblend dhe Beauty & City 1 467 000 (një milion e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë) lekë.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera Gjendja cash nga të ardhurat familjare 600 000 lekë
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
Përshkrim shpenzimi
1) Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 284 523 lekëpër një kredi e cila në datën 31 dhjetor 2015 ka mbetur si detyrim për tu shlyer edhe 2 808 128 lekë.

2) Shlyer 8 281 euro për një kredi të cilës në datën 31 dhjetor 2015 i mbetet detyrim i pashlyer në vlerën 128 990 euro.
3) shlyer 2 400 euro kredi detyrimi i të cilës në datën 31 dhjetor 2015 është 5 177 euro.

Bisedat e koduara të shqiptarëve që trafikuan 1 ton heroinë në Itali

Policia e Durrësit arrestoi dy persona, pjesë të organizatës kriminale të drogës që u zbulua nga policia italiane në tetor të vitit të kaluar, e cila zhvilloi një aksion paralel në pesë shtete të ndryshme dhe përfundoi me arrestimin e 21 personave.

Ndërsa vijojnë kërkimet për kreun e grupit, Emiljano Hajri, i cili arriti t’i shpëtonte policisë shqiptare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë Hajri Ballën, 53 vjeç dhe Fortuz Hajrin, 24 vjeç, të dy nga Shijaku.

Gjykata e Venecias ka nxjerrë për Hajri Ballën dhe Fortuz Hajrin urdhër arresti më 15 gusht 2015, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” dhe “grup i strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ky grup kriminal i mirëstrukturuar dyshohet se brenda një viti arriti të fuste mbi 1 ton heroinë drejt Italisë, ndërsa përdorte një kod të veçantë komunikimi, që përdorej nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mediat italiane e kishin pagëzuar 24-vjeçarin Fortuz Hajri si “ambasadori” i organizatës kriminale. Ai ishte atashuar në Itali, për të komunikuar urdhrat te drejtuesit e bazave të përpunimit dhe më pas shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa Hajri Balla, 53 vjeç, i prangosur nga Policia e Durrësit dyshohet se ka investuar miliona euro në rrjetin e drogës. Kokat e këtij grupi, sipas policisë italiane, ishin dy vëllezërit Altin dhe Emiljano Hajro, ndërsa i arrestuari Fortuz Hajri është kushëriri i tyre. Dy vëllezërit, Altin dhe Emiljano Hajri, para se të shpalleshin në kërkim, njiheshin si biznesmenë të fuqishëm në Shijak, aty ku zotëronin një sërë biznesesh.

Altin Hajri nga Shijaku, i cilësuar nga Guardia di Financa e Venecias si një nga kapot e organizatës kriminale që transportonte heroinë nga Afganistani drejt Italisë nuk është më në kërkim, pasi gjykata e ka pushuar çështjen ndaj tij, ndërsa vëllai i tij vijon të jetë i shpallur në kërkim nga Interpoli.

Burime nga Policia bëjnë me dije se kjo bandë kishte një kod të veçantë komunikimi, falë të cilit arritën të fusnin një sasi mjaft të madhe heroine në Itali, duke nxjerrë jashtë loje policinë italiane.

Në komunikimet mes tyre banda përdorte një kod alfanumerik për të komunikuar, sikurse vepronte ushtria naziste, e cila komunikonte me kode numerike dhe më pas këto numra i përkthente në fjalë.

Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në “kurth” edhe agjentët italianë, e cila për vite me radhë nuk arrinte të kuptonte se për çfarë flitej në bisedat e përgjuara, pasi nuk deshifronin dot kodet.

LEONIDHA MUSAJ

Replikat e javës në Kuvend – Balla ia kthen Berishës: Edhe ty të kam përdhunuar

Rikthimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, pas një dënimi 10-ditor, ka ngjallur replika të forta me kreun e qeverisë Edi Rama në seancën e të e enjtes. Këta të fundit prej kohësh nuk përballeshin në Parlament dhe nuk i kanë kursyer batutat apo thumbat për njëri-tjetrin.

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën se s’ka bërë asnjë punë dhe s’ka mbaruar asnjë rrugë, por Rama e ka ironizuar duke thënë se ish-kreu i PDsë ka ngelur ende rrugëve.

Rama ka ironizuar me Berishën, duke thënë se duhej çuar në Urgjencë dhe jo në Prokurori, por ish-kryeministri ia ka këmbyer ironinë duke thënë se falë ligjeve që ka miratuar qeveria e tij, Rama mund të pleqërojë me Koço Kokëdhimën.

REPLIKAT RAMA-BERISHA

Sali Berisha: Disa kohë më parë, në këtë Parlament i dhashë një këshillë të sinqertë dhe miqësore Edvin Ramës. I dhashë një këshillë, të cilën ma kishte dhënë në fëmijërinë time më të hershme një mësues ndaj të cilit i jam shumë mirënjohës: mos lexo para të tjerëve asgjë që nuk kupton, se del pykë. Dhe e vërteta është se këtë këshillë njeriu i vetëm në këtë sallë që s’mund të ma pranojë është Edi Rama, për fatin e vetëm se po t’i përmbahet kësaj, do të flasë vetëm për shkarravinat e tij dhe për asgjë tjetër.

S’do të mund të flasë për gjë tjetër përveçse për shkarravinat që s’ua hedh kush sytë kurrë, për foto, për llogje, për retorikë boshe. O tendermenë, unë e di se tenderat ju shkaktojnë gazrat më të mëdha, prandaj dhe reagoni në këtë mënyrë.

Taulant Balla: Sa ka kushtuar magjestralja e Myzeqesë, na e thuaj.

Edi Rama: O Taulant, të kam thënë mos e merr seriozisht Saliun. Rri, or burrë. Ky është taksirat i këtyre që e kanë, jo yni.

Sali Berisha: Këta janë sekti i tenderave, këta vetëm aty e kanë mendjen. Kjo që po thoni është shumë joserioze, se vetëm në qytetin tënd, në meremetimin e atyre shtëpive dhe sokaqeve janë investuar 11 milionë euro. Unë jua them, por ti jeton në kullën tënde të fildishtë dhe e ke mendjen se ku pikojnë tenderat.

Edi Rama: Ti je për t’u çuar në Urgjencë.

Sali Berisha: Dëgjo dhe mëso ti, o zhgarritës, se rruga është element thelbësor i zhvillimit, se zhvillimi fillon me rrugën.

Edi Rama: Ky ka ngelur akoma rrugëve.

Sali Berisha: Një mësim të dhashë, por ti s’e dëgjove. Fole dhe për gjërat që s’merr vesh. Rruga është treg, rruga është zhvillim, rruga është arsim, rruga është shëndet, sepse afrohet ndihma mjekësore. Po për ty kjo nuk ka rëndësi.

Edi Rama: Ti do marrë me ambulancë.

Sali Berisha: Ke firmosur deri tani vetëm një hidrocentral, atë me të cilin shkelmove zotimin tënd, unë nuk e qortoj. Më thonë se ke firmosur Poçemin më thonë, mirë ke bërë nëse e ke firmosur. Kanionet e Vjosës mos i prek, sepse ka projekte që ndërtohen hidrocentrale dhe kanionet ruhen.

Edi Rama: Harroi kanionet.

Sali Berisha: Ti e fillove me diga të mëdha dhe Poçemi është nga digat të mëdha fare.

Edi Rama: Lejet në kanionet e Vjosës harroi. Mbaji në shtëpi ato projektet.

Sali Berisha: Ti po i negocion. Nuk ke bërë asnjë kilometër rrugë. Ti nuk e ke idenë se çfarë është zhvillimi. E gjetëm Shqipërinë me 4.8% penetrimin e internetit, akti i parë që bëre, nga fobitë dhe obsesionet e tmerrshme që ke urdhërove kushërirën të presë kabllot e “e-government”, dhe hoqe kompjuterët se dyshove se unë apo agjenturat e huaja do të regjistronim barcoletat bajate që tregon në mbledhjen e kabinetit, dhe u ktheve tek Adil Çarçani, pa asnjë gjë teknologjike.

Edi Rama: Jo po si në kohën e Vitos, Vito Kapos (Qesh).

Sali Berisha: Shqiptarët, nga afër zeros, lanë prapa vende të tëra në përdorimin e “Facebook”-ut. Sigurisht, bixhozxhinjve, karagjozëve dhe të tjerëve iu duken çudira.

Edi Rama: Fol për Shullazin tani, boll me këto. Se harron të flasësh për Shullazin.

Sali Berisha: Të gjitha të kontraktuara, të inauguruara gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër. Ti nuk mund të jetosh akoma me të miat. Me ato do të mbulosh dështimin tënd! Nuk e mbulon me sukseset e mia dështimin tënd.

Edi Rama: Shko mbulo veten.

Sali Berisha: Në vend që të më falënderosh mua që të kam krijuar gjithë ato kushte që të pleqërosh me Koçon, se hera parë në jetën time që dëgjoj një burrë që do të pleqërojë me një burrë tjetër, s’e kisha dëgjuar kurrë. Por prapë sërish, në respekt të plotë të ligjeve të këtij vendi unë absolutisht qëndroj besnik i tyre dhe e respektoj…

Rakip Suli: Ik ha një drekë dhe hajde prapë..

Sali Berisha: A nuk të ka dërguar mesazh rektori Kule dhe të tha që e ka kërcënuar banda e Shullazit? Unë po them atë që kanë thënë mediat.

Edi Rama: Gënjen si derri.

Sali Berisha: Dhe hetimet e mediat kanë faktuar se ata kanë njoftuar dy orë para Saje qorrin dhe Edvin Shullazin. Asgjë s’ndodhi me të.

Rakip Suli: Ka mbiemër Sajmiri.

Edi Rama: Gënjen si derri.

Sali Berisha-Fidel Yllit: Me atë që u bërë gazetarëve ti, Fidel, të paktën për dy muaj duhet të zhdukesh nga Parlamenti e të mos dalësh para kamerave, sepse u ke bërë një besprerje të turpshme atyre që s’ua ka bërë kush kurrë në histori.

Fidel Ylli: Gënjen. Nuk kishin ardhur për atë punë, por kishin ardhur për të prishur mbledhjen e KRT-së dhe të qeverisë. I ke përcaktuar ti për ta prishur atë mbledhje.

Sali Berisha: Do ta sjell në Parlament emisionin. Ndaj bërtet. Ty të akuzoi e gjithë media pse nuk dole të thoshe jo. Kur të them unë, të kap tmerri i këtij (Ramës) dhe do të mohosh, ndërsa kur të thonë mediat, s’pyet fare.

Fidel Ylli: Analistët kanë qenë të përcaktuar nga ti për të prishur mbledhjen. Bjeri përballë. Unë i ftova të vinin brenda, por ata donin të prishnin mbledhjen e qeverisë.

Sali Berisha: O Fidel, u ktheve prapë në badigard ti? E ke lënë atë detyrë me kohë ti, ke qenë i Leka Meksit, nuk je më, je deputet.

Fidel Ylli: E kam pas për nder që i kam qëndruar besnik. Jo si ty, që badigardët e tu të kanë dalë kundër. Unë di t’i vlerësoj njerëzit.

Taulant Balla: Izeti, Izeti…

Sali Berisha: Po, po, i ke marrë gjithë ato dënime në Gjykatë si shpifës ordiner, jo një, por disa. Ti që citon vrasës këtu, more i mjerë, je i sojit të tyre, vrasës nuk je, por je një trafikant ordiner, je i akuzuar me dokument zyrtar për përdhunues, ke përdhunuar një të sëmurë.

Taulant Balla: Edhe ty të kam përdhunuar.

Sali Berisha: Po s’ke fytyrë, se po të kesh fytyrë, e mbyll gojën… dhe qesh. Je i akuzuar se i ke çuar para me shoferin tënd. Shoferin tënd e arrestuan me një supertrafikant në Qafë Botë. Je i akuzuar se me Qosen kaloje kufirin. Je i akuzuar se me klanin Hoxha je i lidhur me klanin e trafiqeve.

Taulant Balla: Ti sikur thoshe Gjurajt.

Sali Berisha: Me Hoxhajt e Librazhdit, je i akuzuar me fakte e dokumente.

Edi Rama: Nuk duhet bërë gabimi që ta merrni seriozisht Saliun. Saliu nuk duhet çuar në Prokurori, duhet çuar në Urgjencë.

Jozefina Topalli: Zoti kryetar, nxirre përjashta, të mësojë të flasë njëherë.

Edi Rama: Sepse është në një fazë rrëshqitjeje të pandalshme. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por nuk jemi ne që mund t’i gjejmë.

Jozefina Topalli: A ka mundësi ta mbash gojën, se je dhe kryeministër.

Edi Rama: Një rrëshqitje e pandalshme, e cila është, në radhë të parë, problemi i partisë së tij, sepse për sa kohë ishte problemi i popullit, populli e zgjidhi në mënyrë perfekte, e çoi aty ku sot rri e këndon. Sali, do ta votosh Reformën në Drejtësi, hajde fol këtu. Jozefinë, qesh sa më shumë, se e qeshura jote i jep fuqi, se na duhet i fortë, na duhet këtu, që shqiptarët të mos e harrojnë kurrë se nga çfarë kanë shpëtuar.

FATION BINJAKU

Reforma në Drejtësi – Kushti i opozitës: Paprekshmëria e ish zyrtarëve të saj

TIRANE – Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkulluan në media se opozita po kërkon imunitet për ish-zyrtarët e saj. në një reagim drejtuar mediave, PD thekson se këto lajme serviren me orientim nga kryeministri Edi Rama.

“Partia Demokratike hedh poshtë spekullimet në media, të servirura dhe të orientuara nga Edi Rama, lidhur me reformën në drejtësi, sikur PD po kërkon imunitet për ish-zyrtarët e saj. Këto janë shpifje të ulëta dhe përpjekje e mjerë e Edi Ramës për të gjetur një armik për reformën në drejtësi, por armik tjetër kjo reformë përveç tij nuk ka. Partia Demokratike e thekson se është për hetim të plotë të zyrtarëve të lartë, të ish-zyrtarëve të lartë, të çdo funksionari e ish-funksionari, pa asnjë lloj kufizimi kohor apo të çfarëdolloji tjetër. I vetmi kusht që ka pasur dhe ka Partia Demokratike për reformën në drejtësi është që ajo të mos kapet politikisht nga Edi Rama, të mos bëhet shtesë dhe alibi e qeverisjes së të tij.”, citohet në reagimin e PD-së.

Ndër të tjera opozita pohon se mbështet reformën në drejtësi, sipas parimeve evropiane. “Partia Demokratike mbështet një reformë në drejtësi sipas parimeve e standarteve europiane, që nuk mbron, por lufton pa kompromis krimin dhe korrupsionin pa asnjë dallim apo kufizim.”, përfundon reagimi.

Fytyra e bukur e rinisë shqiptare: Kush është Flogerta sipas Flogertës

Flogerta Krypi ka lindur më 14 korrik 1993 në Tiranë. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e përgjithshëm Abdulla Keta në Tiranë. Ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 11 vjeçare duke u bërë pjesë e botimeve në gazetën e gjimnazit ku ndoqi studimet. Ka marrë pjesë në konkurse të letrare ku ka qenë dhe fituese e çmimeve të ndryshme ku më së fundmi në konkursin kombëtar P.E.N.A me poezinë “Në funeralin tim”. Ka ndjekur studimet në “Berlin School of Economy and Low” për Strategic Marketing. Aktualisht është në përfundim të studimeve për financë kontabilitet pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, zgjedhje kjo e lidhur me pasionin e madh për numrat. Është bashkëshkrimtare në dy vëllime poetike, si një nga fituesit e konkursit, konkretisht libri: Hapat dhe Në nëntor. Në vitin 2014 ajo erdhi në treg me vëllimin poetik “Të prisja” dhe dy romane “Gjurmët e hijes pa emër” dhe “Premtim në puthjen e fundit”. Më 26 tetor 2015 botoi romanin “Premtime të gdhendura në qiell”, vashdimi i romanit “Gjurmët e hijes pa emër”.

Ja autobiografia e Flogertës e shkruar me pak rradhë prej vetë asaj. Flogerta është vetëm 22 vjeç:

Kam lindur ekzaktësisht 204 vjet pas revolucionit francez në orën 11 pa pesë, në të njëjtën kohë kur ka filluar revolucioni.

Liri, barazi, vllazëri, kjo ishte motoja që shoqëroi një ndër lëvizjet më të mëdha që ndryshoi botën.

Kam zgjedhur të studioj tre fusha të ekonomisë për një arsye të vetme, unë i adhuroj numrat.

Botën mund ta imagjinoj pa shumë gjëra, por kurrë pa numra dhe ndjenja.

Nuk di të luaj por jam fanse e madhe e të parit gjërat pa i prekur vetë.

Jam e mendimit se ta ndjej dhimbjen pa e vendosur në lëkurën time, por duke e ndjerë nëpërmjet tjetrit.

Mund t’ia dalësh të shmangësh shumë gabime fatale. Jam e çmendur për botën që jetoj, por shumë normale për botën nga unë vij.

Duke qenë se kur erdha në këtë botë asgjë nuk më përkiste vendosa ti jap vetes një emër që çdo kush ta kishte të lehtë për ta mbajtur mend ndaj une quhem Gerda Deutschland.

Jam hija e një femre që nuk e njoh shumë mirë dhe është e vetmja e panjohur që më frikëson.

Unë jetoj në trupin e saj, por ajo ka shumë klas për të jetuar në shpirtin tim rebel.

Dashuroj me gjithë qënien time dhe besoj me çdo qelizë tek ajo që dua.

Në këtë rrugëtim jam unë dhe destinacioni im.

Çdo gjë ndodh ndryshe është vetëm për të plotësuar jetën time.

Historia nuk më vjen nga pas, nuk është as përpara meje.

Unë e shkruaj historinë.

Një ditë do të shkruaj historinë e një femre të lartë.

Historinë e Flogerta Krypit.

Flogerta Krypi vajza që sfidon politikën: Ne nuk na lejohet të themi të vërtetën!

Voal – Në një takim me të rinjtë, organizuar  nga Minsitria e Integrimit, që kishte në qendër të diskutimit integrimin dhe rininë, ambasadorja e BE, u ballafaqua me një shqetësim të ndjerë dhe emocionues të një vajze të re e cila nuk u përmbajt në zhgenjimin e saj për ata që sot kanë në dorë fatet integruese të vendit. Vajza quhet Flogerta Krypi. Asaj ia morën mikrofonin, nuk deshën që ta linin të fliste, por ajo ia doli dhe foli në emër të së ardhmes: Po kush është me dy fjalë Flogerta Krypi:
Flogerta Krypi ka lindur më 14 korrik 1993 në Tiranë. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin e përgjithshëm Abdulla Keta në Tiranë. Ka nisur të shkruajë poezi që në moshën 11 vjeçare duke u bërë pjesë e botimeve në gazetën e gjimnazit ku ndoqi studimet. Ka marrë pjesë në konkurse të letrare ku ka qenë dhe fituese e çmimeve të ndryshme ku më së fundmi në konkursin kombëtar P.E.N.A me poezinë “Në funeralin tim”. Ka ndjekur studimet në “Berlin School of Economy and Low” për Strategic Marketing. Aktualisht është në përfundim të studimeve për financë kontabilitet pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, zgjedhje kjo e lidhur me pasionin e madh për numrat. Është bashkëshkrimtare në dy vëllime poetike, si një nga fituesit e konkursit, konkretisht libri: Hapat dhe Në nëntor. Në vitin 2014 ajo erdhi në treg me vëllimin poetik “Të prisja” dhe dy romane “Gjurmët e hijes pa emër” dhe “Premtim në puthjen e fundit”. Më 26 tetor 2015 botoi romanin “Premtime të gdhendura në qiell”, vashdimi i romanit “Gjurmët e hijes pa emër”.
 —-
Më poshtë jua sjellim të plotë reagimin e Flogertës, të marrë integralisht nga faqja e saj në rrjetin social:

“Kjo ka ndodhur dhe është thënë nga unë.

Se mund të ketë dhe shumë pak fjalë që i kam harruar, dhe THEKSOJ, nuk paraqita asnjë problem personal, por thashë atë që sahanlëpirsit, servilat nuk do e thonin kurrë dhe paloçot që nuk dinë shqip jo më anglisht.

Ambasadorja tha:
-Kam ardhur të marr një leksion, jo të jap një të tillë. A mund të më ktheni përgjigje ju rinjtë për tre pyetje:
-Pse të rinjtë nuk lexojnë? Nuk janë të dhënë pas edukimit?
-Pse reforma nuk po kalon?
-A po bëjmë ne punën tonë mirë?

Përgjigja ime pasi më mohuan disa herë të drejtën e fjalës:
-A doni t’iu them të vërtetën?
-PO, vetëm të vërtetën. (Ambasadorja)

Pasi unë të përfundoj fjalët e mia dhe të them të vërtetën, babai im i cili është një punonjës shteti për 10 – të minuta do të pushohet nga puna sepse të thuash të vërtetën në këtë vend, kjo gjë ndodh. Ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Doni të dini pse jemi injorantë?

Demokraci për mua do të thotë sa orë duhet që unë të punoj që të blej një libër. A e dini sa duhet të punojë nëna ime që të më blejë mua një libër? 2 ditë e gjysëm punë. Kurse në Gjermani duhet të punosh një orë për të blerë një libër.

A e dini çfarë ndodh në universitetet tona? Nëse ti nuk blen librin e profesorit, ti humbet unversitetin. Fëmijët në shkolla mësojnë me libra të bërë me google traslate dhe mbesin injorantë. Se në shkollë ne testohemi për kujtesën jo për atë që mësojë apo për atësitë tona. Se çanta e një fëmije që peshon 25 kg në fillore peshon mbi 15 kg nga ngarkesa.

Pse nuk bëhet reforma? Sepse nuk duan të bëhet. Sepse politika luan teatër me ne. Se të rinjtë zgjohen me mendimin si t’ia bëj të antarsohem në një parti që të paguajnë për të duartrokitur. Ata flenë me këtë mendim dhe zgjohen sërish ashtu. Sepse për 25 vite me rradhë politika shqiptare është ankuar për 45 vite komunizëm. Kujt dreqin i duhet kjo? Sepse këtu askush nuk qan për kombin tim.

Nuk i kam dëgjuar kurrë të flasin për të mirën e popullit tim, por thjesht të akuzojnë njëri tjetrin për gjëra të ndryshme. Në vende si këtu (kryeministri), vende në parlament dhe në vende të tjera ne askush na lejon të themi të vërtetën.

Dhe për të ardhur tek pyetja juaj. A po komunikoni ju në formën e duhur me ne? Ju jeni ambasadorë dhe po e bëni shumë mirë punën tuaj. Por askush nuk do t’iu dëgjojë sepse vendi im nuk ka ndërgjegje. Sepse askush nuk i lejon të kenë një të tillë. Doni të bëni diçka për këtë vend? Sillni 140 politikanë Jo Shqiptarë, jepuni pashaportë shqiptare dhe na ndihmoni të ecim përpara. A e dini që askush këtu nuk do të qëndrojë, të gjithë duan të ikin? Pyeti vetë? A doni të rrini këtu dhe më pas do të dini të vërtetën.

Ambsadorja u përgjigj, pasi tentuan të mos i jepnin të drejtën e fjalës edhe asaj:
Ne mund t’iu ndihmojmë nëse tregoheni të guximshëm, nëse thoni të vërtetën. Ne do t’iu mbështesim dhe do jemi aty për ju. Ne nuk e bëjmë dot këtë gjë për ju. Thjesht mos kini frikë.

 

greta4

2016-05-08_09-07-06

2016-05-07_16-54-01

greta12016-05-07_14-07-47

 

https://www.facebook.com/flogertakrypiwritings/?fref=ts

Makina përplaset me trafikndarësen, humbin jetën dy fëmijë, plagoset nëna, shpëton foshnja 1 vjeç

KAVAJE – Dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç kanë humbur jetën pasditen e sotme në Kavajë, si pasojë e një aksidenti rrugor, pasi makina me të cilën ata udhëtonin është përplasur me trafikndarësen. Ngjarja ka ndodhur në Qerret, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore Golem-Kavajë.

Dy fëmijët ishin duke lëvizur me makinë bashkë me nënën e tyre dhe një fëmijë tjetër.

Drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për të marrë trajtim mjekësor, bashkë me një fëmijë 1 vjeç, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, makina ka kaluar nga njëri sens i rrugës në tjetrin, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e dy fëmijëve është bëri hekuri i trafikndarëses.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 07.05.2016, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore Golem-Kavajë, mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar.
Drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia she grupi hetimor në vendin e ngjarjse po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Mehmet Shehu letër Enverit: Kadare mund të “shërohet”

Pas kritikës së Enver Hoxhës për Kadarenë dhe poemën e tij “Pashallarët e kuq”, Mehmet Shehu, në një letër drejtuar Hoxhës shkruan se shkrimtari mund të shërohet.

Në letrën e dërguar, Shehu shkruan se “Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma vetë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar Partisë, Luftës nacionalçlirimtare, popullit jo njëherë, dhe ka bërë vepra të mëdha në këtë drejtim”.

Sipas tij, Kadare “ndoshta ka dashur të fus në vjershë luftën kundër grupit të kompllotistëve e kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje, dështoj. Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda”

Letra e Mehmetit:

…ideologjike, te marksizëmleninizmit, të vijës së partisë sonë, të luftës së klasave e ligjeve të saj, veçmas nuk njeh praktikën e luftës së klasave gjigandeske e të pëshëmbullt që ka bërë dhe bën partia. Mund edhe të gaboj kur them se Ismail Kadareja mund të shërohet, por unë e kam akoma vetë bindje, sepse Ismaili i ka kënduar Partisë, Luftës nacionalçlirimtare, popullit jo njëherë, dhe ka bërë vepra të mëdha në këtë drejtim. Poema e tij “Përse mendohen këto male”, është me partishmëri të lartë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Qyteti i gurtë”, janë nga romanet më të mira, si nga përmbajtja dhe nga ana artistike. “Dimri i vetmisë së madhe”, megjithë boshllëqet ideologjike, është një vepër e madhe që ngre shumë lart luftën e partisë dhe është e vetmja vepër ku portretizohet si duhet, me baza marksiste, udhëheqësi i Partisë dhe i popullit… Dhe mesa di unë, Ismaili e ka ripunuar këtë roman për të ndrequr gabimet e bëra. Edhe me mua ka biseduar për këtë e ka bërë autokritikë. Romanin “Dasma” ai e ka dënuar vetë si dështim etj. Për nga origjina, dihet se Ismailin s’e lidh gjë me armikun. Ai ndoshta ka dashur të fus në vjershë luftën kundër grupit të kompllotistëve e kundër burokratizmit. Por në këtë orvatje, dështoj.

Shpresoj se po të bisedohet shtruar me të, do t’i kuptojë gabimet e rënda. Përsa i përket konfuzionit që kanë dhe disa nga shkrimtarët e tjerë më të mirë në lidhje me luftën e klasave, luftës kundër burokratizmit etj., mjafton të përmëndim dy vepra të gabuara, për mendimin tim, të Dritëro Agollit: a) Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ku absolutizohet burokratizmi, ku del se rendi ynë është kalbur me burokratë të pandreqshëm si Zylua etj. b)Drama “Fytyra e dytë”, nëfillim ishte një dramë që e nxinte situatën e rendit tonë sepse këtu sundonin burokratët. Pastaj pas disa kritikave shumë të Kjo dramë ka 78 vjet që jepet. Por romani mbi burokratin Zylo është në qarkullim. Dhe megjithatë, më vonë siç duhet, Dritëroi shkrojë poemën e mrekullueshme “Nëna Shqipëri”. Ju e dini vetë më mirë se puna me shkrimtarët është delikate, ata duhen edukuar vazhdimisht. Dhe vetëm kur kalojnë krejtësisht në anën e kundërt, ndonjëri, si p.sh. Fadil Paçrami, duhen fikur e dënuar. Mendoj se Ismaili nuk ka shkuar gjer në atë shkallë. Këtyre njerëzve ne duhet t’u ndihmojmë duke u vënë në dukje gabimet e të metat, t’i edukojmë e të përpiqemi t’i shpëtojmë gjer në funt. Pastaj po e kaluan barrikadën për m’atanë, më qafë paçin vehten. Kështu mendoj unë. Por mund edhe të gaboj në mendimin tim. Sidoqoftë unë jam dakort si të vendosni ju.

20.X.1975

Mehmeti.

Mbahet forumi për të ardhmen në BE të Shqipërisë dhe Serbisë

Kryetari i Kuvendit u shpreh se politika duhet t’i japë një rol më të madh të rinjve në të dy vendet

TIRANË/DURRËS – Në qytetin e Durrësit është mbajtur forumi “Shqipëria dhe Serbia drejt një së ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare së bashku me Forumin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane për Serbinë.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në këtë forum, ku të pranishëm ishin edhe ekspertë për çështjet ndërkombëtare, analistë dhe drejtues të pushtetit vendor.

Në fjalën përshëndetëse, Meta u shpreh se që nga rënia e regjimit të Milosheviçit, në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë, ka nisur një fazë e re. Ai theksoi se dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet të ishte shumë më e fortë.

“Që nga momenti ku Milosheviçi u largua dhe Serbia nisi një fazë të re, kur po bëhen gati 16 vite, nuk jemi aty ku duhet të ishim sepse jemi ende peng të viteve të së kaluarës, të sjelljeve tipike që janë pasojë e Luftës së Ftohtë. Dhe mendoj që për dy vendet që e kanë realisht sot objektiv integrimin evropian, dinamika e kësaj marrëdhënie duhet të ishte shumë më e forte, shumë më e qëndrueshme. Ka një ngadalësi në gjithë krijimin e kuadrit ligjor në marrëdhëniet mes dy vendeve, nuk janë nënshkruar ende, nuk janë miratuan apo ratifikuar as gjysma e marrëveshjeve që janë propozuar nga Shqipëria në vitin 2002, që është krejtësisht jo normale, kur interesi është i përbashkët dhe kur nuk ka një arsye pse të vononin”, u shpreh Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se politika duhet t’i japë një rol më të madh të rinjve në të dy vendet.

“Mua më ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme në kohën kur ishte ndeshja e futbollit në Shqipëri dhe një pjesë e mediave serbe kërkonin të krijonim incidente të pa ndodhura, ndërsa studentët nga Serbia që erdhën për të parë ndeshjen këtu, kur u pyetën nga mediat serbe dhanë përshtypjet më të mira dhe përgënjeshtruan atë propagandë të papërgjegjshme që ishte bërë për të krijuar një atmosferë të paqenë. Të rinjtë padyshim janë më pa komplekse dhe nuk janë të ngarkuar me historitë e të kaluarës. Kështu që unë besoj se ne jemi në një rrugë të drejtë dhe jemi në një rrugë të mirë, por kemi një shpejtësi që lë për të dëshiruar”, theksoi kreu i Kuvendit të Shqipërisë.

Një vajzë e re – Vlahutinit: Pyeti këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën

 Voal – Në një takim me të rinjtë, organizuar  nga Minsitria e Integrimit, që kishte në qendër të diskutimit integrimin dhe rininë, ambasadorja e BE, u ballafaqua me një shqetësim të ndjerë dhe emocionues të një vajze të re e cila nuk u përmbajt në zhgenjimin e saj për ata që sot kanë në dorë fatet integruese të vendit.

Nuk kam dëgjuar një politikan të flasë të vërtetën për vendin tim. Nuk kam dëgjuar një politikan në 25 vjet të flasë diçka të mirë për njerëzit e mi. Në 25 vjet politikanët shqiptarë janë ankuar për 45 vitet e komunizmit. Kujt dreqin i nevojitet kjo? Ja pse drejtësia nuk funksionon. Se një vende si ky, në parlament, ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Ju ambasadorët po bëni punën tuaj këtu, dhe po e bëni shumë mirë, por asnjë nuk do t’ju dëgjojë se vendi im nuk ka ndërgjegje. Pyeti këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën’, tha vajza teksa iu drejtua ambasadores së BE.

Vlahutin pak ditë më parë, në komisionin e reformës në drejtësi, ishte bashkë me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili lëshoi një apel të fortë për kalësn politike shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të përmbyllë sa më shpejt reformën në drejtësi, në të kundërt do përballet me zemërimin e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve.

2016-05-07_14-07-47

2016-05-07_16-54-01

 

Nishani dekoron personalitete shqiptare pas vdekjes

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerësoi sot në një ceremoni dekorimi mbajtur në Pallatin e Brigadave disa prej figurave të shquara shqiptare të shkencës, artit dhe kulturës (pas vdekjes) të cilët ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare të trashëgimisë artistike, letrare, gjuhësore, muzikore, kinematografike dhe sportive.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerësoi sot në një ceremoni dekorimi mbajtur në Pallatin e Brigadave disa prej figurave të shquara shqiptare të shkencës, artit dhe kulturës (pas vdekjes) të cilët ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare të  trashëgimisë artistike, letrare, gjuhësore, muzikore, kinematografike dhe sportive.

Në prani të  personaliteteve të artit, kulturës dhe shkencës dhe drejtues të institucioneve të larta përfaqësuese si dhe familjarëve të të dekoruarve, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi Aleks Budën (pas vdekjes) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Për punën e palodhur dhe vlerat e paçmueshme si një nga themeluesit kryesorë të institucioneve të studimit gjuhësor e historik në Shqipëri; si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe studiues me formim e kulturë të gjithanshme dhe për kontributin e vyer në organizimin e punës kërkimore-shkencore, sidomos në fushën e albanologjisë dhe si personalitet, i cili i dha shkencës shqiptare fryte me rëndësi themelore; Robert Shvarcin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Poetit të lindur dhe përkthyesit plot gjallëri e integritet njerëzor, në shenjë mirënjohjeje për shqipërimin e kryeveprave letrare të autorëve gjermanë kryesisht të “brezit të humbur”, të cilat i solli aq besnikërisht tek lexuesit e të gjithë brezave, si dhe për njohjen e lexuesve gjermanë me disa nga autorët më të shquar bashkëkohorë shqiptarë”; Tonin Harapin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar artistik, si kompozitor romantik, me spektër të gjerë krijues në të gjitha format dhe gjinitë muzikore, që nga kënga e deri te muzika koncertore, simfonike dhe operistike, me vepra madhore, që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar muzikor, si autor i repertorit aktiv pedagogjik e koncertor shqiptar dhe si pedagog me karrierë të gjatë në kultivimin e brezave pasardhës”; Petro Zhejin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së çmuar si shkencëtar i mirëfilltë, gjuhëtar i pasionuar dhe përkthyes elitar, që u përcolli dhe i njohu lexuesit e etur shqiptarë me kryevepra të letërsisë botërore, të shqipëruara ngaherë me përkushtim dhe me një mjeshtri të rrallë”; Refik Resmjen (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin:“ Për kontributin e tij të shquar si futbollist dhe golashënues i paarritshëm i këtij sporti në Shqipëri, për rolin e tij si lojtar i shkëlqyer i shumë skuadrave kryeqytetase dhe i Kombëtares shqiptare të futbollit në shumë kampionate, por edhe për figurën e tij të njohur e të suksesshme si trajner”.

Gjithashtu në këtë ceremoni nderimi, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi Pjetër Gacin (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar artistik e pedagogjik, si kompozitor dhe  violinist, autor i koncertit të parë instrumental shqiptar dh i shumë veprave të suksesshme violinistike, orkestrale, vokalo-orkestrale, vokale dhe skenike, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar muzikor, duke mbetur shembull për brezat pasardhës”, Peçi Dadon (pas vdekjes) me Titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”me motivacionin:“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të pasur si gazetar dhe skenarist duke u dalluar për trajtim të thelluar dhe elegant të veprave, pasuri të formave shprehëse dhe kulturë të pasur skenike dhe kinematografike, por dhe për rolin e çmuar si krijues i shumë filmave të paharrueshme artistikë”, Asllan Rusin (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin:“Sportistit të mirënjohur me talent të padiskutueshëm, që lartësoi dhe nderoi me lojën dhe rezultatet e tij për shumë vite me radhë ekipin “Dinamo”dhe Kombëtaren shqiptare të volejbollit në arenën evropiane, duke arritur suksese dhe maja të panjohura më parë të  niveleve ndërkombëtare”.

Presidenti Nishani vlerësoi Sefedin Agollin (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për krijimtarinë e tij të spikatur si një ndër piktorët më të veçantë psikologjikë të artit bashkëkohor shqiptar, sidomos të peizazhit; për kontributin e dhënë si autor veprash të vlerësuara kombëtarisht, ku mbizotëron frymë e lirisë dhe atdhedashurisë”. Vangjush Furxhiun (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për realizimin mjeshtëror të roleve të ndryshme në karrierën e tij artistike, duke shfaqur vërtetësi në mishërimin e karaktereve, si dhe për kontributin e tij të gjatë e të çmuar si pedagog dhe përgjegjës i Katedrës së regjisurës në Institutin e Lartë të Arteve”.

Në fjalën përshëndetëse në këtë ceremonial Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se në vazhdën e traditës in memoriam, për vlerësimin dhe nderimin e figurave, të cilët i kanë lartësuar emrin Shqipërisë dhe popullit tonë “dëshiroj të shpreh edhe mirënjohjen personale, por mbi të gjitha institucionale, për veprimtarinë dhe modelet frymëzuese që këto personalitete, me punën dhe përkushtimin e tyre altruist kanë dhënë gjatë gjithë jetës së tyre, pa kërkuar kurrë ndonjë përfitim material si shkëmbim”.


Send this to a friend