VOAL

VOAL

Presidenti Obama: Ende punë drejt barazisë racore

Presidenti Barack Obama mbajti një fjalim plot pasion në Universitetin Howard, një ndër universitetet amerikane që u ngritën vite më parë për afrikano-amerikanët. Ndërkohë që i mbeten vetëm pak muaj në detyrë, presidenti po e përqëndron mesazhin e tij tek tema delikate, që shkaktojnë debate të ndezura në vend, siç është gjendja e komunitetit afrikano-amerikan. Gjatë administratës së tij ka pasur një numër incidentesh fatale kur afrikano-amerikanë të pa-armatosur janë vrarë nga policia, duke ndezur protesta masive. Disa në komunitetin afrikano-amerikan e kritikojnë presidentin se nuk ka bërë sa duhet për ta trajtuar këtë problem:

Presidenti doli para studentëve me një mesazh që e ka mënjanuar gjatë gjithë mandidatit të tij presidencial: beteja për barazinë racore vazhdon. Amerika e ditëve tona, tha ai, nuk ka të krahasuar thuajse në asnjë aspekt me Amerikën kur ai mbaroi studimet universitare. Marrëdhëniet racore janë përmirësuar vazhdimisht gjatë tre dekadave të fundit, por mbetet ende shumë punë.

“Kemi kushërinj, xhaxhallarë, vëllezër dhe motra, të cilët i mbajmë mend si po aq të zgjuar dhe të talentuar sa ne, por që mbetën peng i strukturave të padrejtësisë. Kjo do të thotë se ne jo vetëm që të mos e marrim të mirëqënë përparimin në botën e tanishme, por edhe të ngremë zërin në mbrojtje të atyre afrikano-amerikanët që nuk janë aq me fat.”

Presidenti u tha të diplomuarve të rinj në Uashington se nëse duan të shohin ndryshim, nuk munden ta kalojnë jetën të përgjumur, por duhet të marrin pjesë aktive në sistemin demokratik. Ai u vuri në dukje se tashmë nuk u duhet më të rrezikojnë jetën e tyre për të votuar, pasi breza të tjerë e bënë këtë sakrificë përpara tyre. Presidenti nënvizoi rëndësinë për pjesëmarrje në të gjithë procesin politik, jo thjesht në zgjedhjet presidenicale.

“Në vitin 2012 afro 2/3 e afrikano-amerikanëve dolën për të votuar. Në 2014, vetëm 2/5 dolën për të votuar. Si mendoni, nuk ndikon ky fakt tek përbërja e Kongresit, me të cilin duhet të punoj unë?”

Ai tha se të diplomuarit e sotshëm, duke qenë vetë afrikano-amerikanë, janë të pozicionuar më mirë se kurrë për të trajtuar çështjet madhore. Ngjyra e lëkurës, iu drejtua ai studentëve afrikano-amerikanë, nuk duhet t’u shërbejë kurrë si justifikim për të kërkuar, ose bërë më pak se të tjerët: “Thuajeni me zërin plot trashëgiminë tuaj; keni besim tek ngjyra juaj e lëkurës!”

Presidenti do të flasë edhe në dy ceremoni të tjera diplomimi gjatë dy javëve të ardhshme.

Clinton një hap më pranë emërimit të demokratëve

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton është një hap më pranë në përpjekjet për të marrë emërimin e partisë së saj si përfaqësuese e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit. Ajo siguroi fitore dje në zgjedhjet e zhvilluara në ishullin e Guamit, një territor amerikan në Paqësor. Si rezultat ajo merr 4 nga shtatë delegatët e ishullit, rivali i saj demokrat, Bernie Sanders merr 3. Zonja Clinton ka më shumë se 93% të delegatëve që i duhen për të marrë emërimin e partisë.

Manjati amerikan Donald Trump, i cili pritet të përfaqësojë Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i ka intensifikuar akuzat kundër zonjës Clinton.

Gjatë një aktiviteti për fushatë në shtetin Uashington, zoti Trump bëri një seri ofezash në adresë të zonjës Clinton, duke thënë se ajo është martuar me një prej abuzuesve më të rëndë të grave në histori, një njeri që ka nëpërkëmbur një numër grash. Kjo, tha ai, e bën vetë Hillarin abuzuese të grave që ai ka lënduar, pasi ajo i qëndroi në krah të shoqit. Komentet ishin një aludim i qartë i akuzave të shumta që e shoqëruan ish-presidentin Bill Clinton për tradhëti bashkëshortore, ndër të cilat më e bujshmja, marrëdhënia me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinski.

Duket qartë se zoti Trump po përpiqet ta godasë rivalen demokrate tek mbështetja që ajo gëzon mes grave, një segment i popullatës ku Donald Trump është shumë më dobët.

Dita e Nënës në SHBA

Sot në Shtetet e Bashkuara dhe në një numër vendesh të tjera festohet Dita e Nënës. Është një ditë e caktuar në veçanti për të nderuar dhe shprehur mirënjohje për rolin dhe punën e nënës.

Presidenti Barak Obama me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për bashkëshorten, Zonjën e Parë Michel Obama:

“Në shtëpinë tonë, puna si president vjen e treta për nga rëndësia. Në Ditën e Nënës do të tregohem edhe më i vëmendshëm për ta falenderuar Michelen për mënyrën e përkryer me të cilën e kryen detyrën e nënës. Dua të falenderoj edhe nënën e Michelës, vjehrrën time që i shërbyer si modeli i rolit të nënës dhe për ndihmën që na jep për t’u kujdesur për vajzat”.

Presidenti tha se është momenti që të gjithë të shprehin mirënjohje për nënën e tyre, apo ato gra që në jetën e tyre kanë marrë përsipër rolin apo kanë treguar dashurinë e një nëne për ta.

Këtu në Shtetet e Bashkuara kjo ditë është më popullorja për dalje për dreka e darka në restorante. za

Vetëm Bob Dole mbështet Trumpin

Voal – Voal.ch shkruan se megjithëse Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane në Konventën Kombëtare, ku do të shpallet zyrtarisht kandidatura e Trump si përfaqësuesi i Partisë Republikane, ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë, të  George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, dhe të  George H. W. Bush senior i cili u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politika.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n. Bojkotimin e Konventës e kanë lajmëruar gjithashtu edhe  John McCain, Mitt Romney.

Ndërkohë Bobe Dole, është i vetmi ish-kandidat për President që do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Donald Trump. Kështu është lajmëruar, se do të jetë i pranishëm në Konvetën Kombëtare ku Trump do të deklarohet zyrtarisht kandidati Republikan që do të garojë për Shtëpinë e Bardhë./Voal.ch

Trumpi mbështet daljen e Britanisë nga BE-ja

Mbretëria e Bashkuar “do të jetë më mirë pa Bashkimin Evropian”, ka thënë kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Duke folur për televizionin Fox News, Trump ka thënë se kriza me emigrantë “ka qenë një gjë e tmerrshme për Evropën” dhe ka fajësuar BE-në për krijimin e saj.

Trump ka thënë se nuk jep “rekomandime”, porse “ndjen” se britanikët duhet të votojnë për ndërprerjen e lidhjeve me BE-në në referendumin e 23 qershorit.

Trump ka disa biznese në Britani.

Në anën tjetër, presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje britanikëve që të mbeten brenda BE-së. rel

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk e mbështet Trumpin

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, ka thënë se nuk mund të mbështesë Donald Trumpin si kandidat republikan për president.

“Thjesht, nuk jam i gatshëm”, ka thënë Ryan, i cili vetë është republikan dhe mban postin më të fuqishëm në Kongres.

Ryan i ka bërë thirrje Trumpit që të bashkojë partinë dhe të bëjë më shumë për parimet e saj konservatore.

Trump ka mbetur i vetëm në garë për të fituar nominimin e partisë në zgjedhjet për president.

Edhe ish-presidentët e SHBA-së, George W. Bush dhe Bushi i Vjetër, kanë thënë se nuk do të mbështesin Trumpin.

Miliarderi amerikan është kritikuar për retorikë të ashpër.

Ai, veç tjerash, është zotuar se nëse bëhet president, do të ndalojë myslimanët të hyjnë në SHBA dhe se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.

Izraeli nderon viktimat e Holokaustit

 Në Izrael jeta u ndërpre për dy minuta, ndërsa sirenat ushtuan në mbarë vendin në kujtim të ditës së Holokaustit. Makinat ndaluan, shoferët dolën jashtë, duke qëndruar në këmbë, në shenjë respekti për 6 milionë hebrejtë e vrarë nga forcat naziste dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vendosi një kurorë në memorialin kushtuar Holokaustit, në një prej ceremonive të shumta që u zhvilluan në mbarë vendin. Në Uashington Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku shpreh solidaritetin e saj me komunitetin hebraik në Amerikë dhe në botë. “Kurrë të mos harrojmë, kurrë të mos përsëritet”, thuhej në mesazhin e Shtëpisë së Bardhë.  za

Dy ish presidentë republikanë nuk e mbështesin Trumpin

Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane, por ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë.  George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, ose të komentojë për garën e këtij viti. Ndërsa një zëdhënës për të atin e tij, George H. W. Bush u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politika.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n.

Rolling Stones nuk lejon Trump të përdorë këngët e tyre

Voal – Rock-grupi britanik, Rolling Stones, ka kërkuar nga miliarderi amerikan, Donald Trump, të ndalojë përdorimin e këngëve të tij gjatë fushatës për president të Shteteve të Bashkuara.

Bendi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Trump nuk ka leje për të përdorur muzikën e tij.

“Rolling Stones nuk i ka dhënë kurrë leje fushatës së Trumpit për të përdorur këngët e tij dhe kërkon që të ndalojë përdorimin e tyre menjëherë”, ka thënë bendi britanik.

Trump ka luajtur këngët e Rolling Stones nëpër tubime për muaj të tërë, njofton rel.

Hiti i vitit 1969 “You Can’t Always Get What You Want” është përdorur veçanërisht.

Në muajin shkurt, edhe këngëtarja britanike, Adele, është distancuar nga Trump, pasi ky i fundit ka përdorur këngën e saj “Rolling In The Deep” gjatë fushatës së tij.

Hillary Clinton fokusohet tek nxjerrja jashtë ligjit e armëmbajtjes

Voal – Voal.ch shkruan se në fushatën e Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë, një vend kryesor kanë zënë viktimat në SHBA për shkak të armëmbajtjes me leje.

Janë 33 mijë viktima të pafajshme që vriten për çdo vit shkruan, shkruan Hillary Clinton në Instagram.

hillaryclintonWe can’t accept this as “normal.” It’s time for commonsense steps to help stop gun violence.” –

“Ne nuk mund ta konsiderojmë këtë gjë diçka “normale”. Ka ardhur koha për një ndërmarrë hapat e duhura për t’i thënë ndal dhunës prej armëve”.

 

 

 

Trumpi fiton në Indiana; Cruzi largohet nga gara

Donald Trumpi shënon fitore të thellë në Indiana duke iu afruar shumë pranë emërimit nga Partia Republikane si kandidati i saj zyrtar për president.

Rivali i tij kryesor, senatori nga Teksasi Ted Cruz, në një fjalim të martën në mbrëmje njoftoi se do të largohet nga gara. Gara në Indiana ishte shpresa e vetme e tij për të ndalur hovin e kandidatit Trump.

Në kampin demokrat, sipas shtypit amerikan pritet të ketë fituar Bernie Sanders në një garë të ngushtë me rivalen Hillary Clinton.

Fiotorja e Donald Trumpit pritet të jetë e thellë.  Pas garës në Indiana, miliarderi i pasurive të patundshme, që nuk ka mbajtur kurrë më parë një post publik, pritet të marrë edhe 57 delegatë të tjerë, jo të mjaftueshëm për të arritur shifrën 1237, por në rrugën e sigurtë për t’u quajtur kandidati i pritshëm republikan që do të emërohet gjatë kuvendit të partisë në korrik.

“Në se fitojmë në Indiana, gara ka përfunduar,” u shpreh Donald Trump para votimeve në shtetin konservator të Indianës, ku fermat bujqësore ndërthurren me qendrat industriale.

Voters cast their ballots in the Indiana primary at Holy Trinity Greek Orthodox Church in Carmel, Indiana, May 3, 2016.

Për demokratët, Sanders pritet të ketë fituar sipas parashikimeve, por Clinton ka shumë më tepër delegatë dhe për Sanders është matematikisht e pamundur të fitojë numrin e mjaftueshëm për të siguruar emërimin e partisë.

Trump filloi ta zhvendosë gjuhën e tij të ashpër të kritikave nga rivalët republikanë tek kandidatja e pritshme demokrate Hillary Clinton. Gjithnjë e më shumë duket se gara në nëntor do të zhvillohet mes dyshes Trump-Clinton.

Ai e kritikoi ashpër Clinton-in si sekretare shteti duke thënë se ajo ishte në gjumë gjatë sulmit terrorist të vitit 2012 në Benghazi të Libisë ku gjetën vdekjen katër amerikanë, mes të cilëve edhe ambasadori amerikan në Libi.

Trump u tha përkrahësve të tij se ai mund të fitojë ndaj Hillary Clintonit në shtetet ku republikanët zakonisht nuk fitojnë, ndonëse anketat e tanishme nuk tregojnë për një gjë të tillë.

Ash Carteri: “Vringëllimi i armëve bërthamore nga Rusia” tepër shqetësues

Në Shtutgard të Gjermanisë, sot u zhvillua ceremonia e përurimit të komandantit të ri suprem të NATO-s. Gjenerali i ushtrisë amerikane Curtis Scaparrotti mori komandën e forcave amerikane dhe atyre europiane të NATO-s, duke zëvendësuar gjeneralin Philip Breedlove, i cili po del në pension. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter, i pranishëm në ceremoni, tha se Aleanca do ta vazhdojë fuqizimin gradual të krahut të saj lindor, si një masë sigurie ndaj rrezikut që paraqet Rusia për disa vende të Europës Lindore  Në komentet që bëri në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të NATO-s në Shtutgard, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter premtoi fuqizimin e krahut lindor të aleancës për të përballuar rrezikun që paraqet Rusia.

Zoti Carter e kritikoi Rusinë për agresion në Europë, duke thënë se veçanërisht shqetësuese janë veprimet që ai i cilësoi si “vringëllim armësh bërthamore”.

“Rusia vazhdon të shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë dhe përpiqet në mënyrë aktive t’i frikësojë fqinjët balltikë. Qoftë përmes detit, ajrit, apo kibernetikës, Rusia po sfidon normat ndërkombëtare; më shqetësuese është vringëllimi i armëve bërthamore të Moskës, që ngre pyetje shqetësuese lidhur me përkushtimin e udhëheqësve rusë ndaj stabilitetit strategjik, për respektimin prej tyre të normave kundër përdorimit të armëve bërthamore”, tha zoti Carter.

Zyrtarët amerikanë thonë se synimi i NATO-s në Europë është që të kalohet nga përpjekjet për t’i siguruar aleatët, në zgjerimin e aktiviteteve për të frenuar veprimet agresive të Rusisë.

NATO po shqyrton qarkullimin e katër batalioneve në vendet anëtare të Aleancës nga Europa Lindore, tha Seketari amerikan i Mbrotjes Ash Carter. Këto masa po merren pas një propozimi nga vendet aleate, për t’u mbrojtur nga sjellja agresive e Rusisë. Që pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, shtetet balltike: Estonia, Letonia dhe Lituania, që u pranuan në radhët e Aleancës në vitin 2004, kanë kërkuar një prani më të madhe të NATO-s, nga frika e rrezikut rus.

Komandanti i ri suprem i NATO-s, gjenerali Scaparrotti, tha gjatë një dëshmie në Senat muajin e kaluar se Rusia po manifeston “një qëndrim gjithnjë e më agresiv, që sfidon normat ndërkombëtare, shpesh në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Obama: Bin Ladeni gjithnjë në shënjestër

Presidenti amerikan Barack Obama tha se vendimi për të kërkuar dhe eleminuar udhëheqësin e al-Kaidës Osama bin Laden, ka qënë prioritet që nga momenti që ai erdhi në krye të vendit, por vet ndërmarrja e misionit ishte debatuar shumë.

Presidenti Obama foli për rrjetin televiziv CNN të hënën në pesë vjetorin e eleminimit nga forcat speciale të njeriut përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2011 në Nju Jork dhe Uashington ku humbën jetën 3 mijë njerëz.

Pas muaj të tërë grumbullimi të dhënash, ekipi i presidentit për sigurinë kombëtare arriti në përfundimin se bin Ladeni po fshihej në katin e tretë të një kompleksi të ruajtur mirë pranë qytetit pakistanez, Abbottabad.

Por, tha presidenti Obama, kur erdhi koha për të marrë vendimin për misionin, disa pjestarë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare thanë se duheshin më shumë të dhëna.

“Shanset që të ishte bin Laden ishin 50 me 50. Madje, pati disa mospajtime brenda agjencisë së zbulimit, por aryesja qe e mirë për të menduar se ishte ai. Pas diskutimeve me ekipin, ishte e qartë për mua se ky ishte shansi më i mirë për ta asgjesuar atë. Faktikisht, nëse nuk do të kishim vepruar, ai mund të largohej dhe do të duheshin vite që ta gjenim përsëri.”

Ndërsa presidenti me ekipin e tij shikonin drejtpërdrejt veprimet e forcave speciale, katër helikopterë u ulën në kompleks duke zbarkuar një ekip të trajnuar mirë të forcave speciale.

Ata asgjësuan një roje në katin e parë, vranë një prej djemve të Osamës në katin e dytë kur u duke se ishte gati për të hapur zjarr. Pastaj u futën në një dhomë në katin e tretë. Një pjestar i forcave speciale e qëlloi dy herë në kokë kriminelin më të kërkuar në botë.

Forcat speciale morën dokumente dhe materiale të shumta në shtëpinë e bin Ladenit si dhe trupin e tij, të cilin më pas e hodhën në detë pas një ceremonie myslimane varrimi. Intervista e së hënë është e para në të cilin presidenti Obama ka dhënë detaje mbi misionin në fjalë. za

CIA e rikrijon në Twitter ngjarjen për vrasjen e bin Ladenit

Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, rikrijon në Twitter operacionin që çoi në vrasjen e Bin Ladenit.

Njoftimet u pritën me mijëra reagime në median sociale, që nga mbështetja e deri tek kritikat tejet të ashpra.  Operacioni mori miratimin e presidentit Obama në majin e vitit 2011. Në të u përfshin forcat speciale që u ulën me helikopterë në një kompleks në Abbottabad në Pakistan dhe më pas trupi i bin Ladenit u hodh në oqean..

Media sociale Twitter egziston që nga viti 2006, por CIA është relativisht e re në këtë medium me rreth dy vite.

1600 postimet e deritanishme të agjencisë sekrete në Twitter, zakonisht kanë përmbajtje historike, profile agjetësh të vrarë në krye të detyrës apo komete publike nga zyrtarët aktualë.

Por, në pesë vjetorin e aksionit kundër bin Ladenit, CIA njoftoi se do të rikrijonte aksionin, duke dhënë në kohë reale në Twitter, detaje ashtu siç kishte ndodhur para 5 vjetësh,  për 1.3 milion pasuesit e saj. Brenda gjashtë orësh, postimet në Tweeter shpalosën ngjarjet që përfundimisht i dhanë fund kërkimeve thuajse 10 vjeçare për njeriun më të kërkuar, organizata e të cilit vrau rreth 3 mijë njerëz me 11 shtator të vitit 2011.

Postimet në Tweeter flisnin për nisjen e helikopterëve nga një bazë në Afganistan, një foto të presidentit Obama me këshilltarët e tij që vëzhgonin situatën, bin Ladeni duke u vrarë, forcat speciale që largoheshin nga kompleksi dhe presidenti që merrte konfirmim për “mundësi të mëdha” se njeriu i vrarë ishte bin Laden.

Por, mes atyre që reaguan ndaj publikimit në Tweeter, kishte edhe kritikë të zëshëm.  “Kjo është brutale. Ju lutem ndaloni këtë”, shkruante përdoruesi @AlexBoardGames.  “Është një gjë të vrasësh një armik sepse beson se është e nevojshme. Por të argëtohesh me të është diçka krejt tjetër.”

Pamela Dayton (@pameladayton) e quajti përpjekjen e CIA-s “ngjitëse dhe nxitëse”. “A nuk keni një punë të vërtetë për të bërë ?  Apo po përpiqeni të nxisni ndonjë veprim të vogël anti-amerikan?”, thoshte ajo.

Përdoruesi @zippyman818 tha se postimet reflektonin keq mbi ata që punojnë në CIA.

Kapitull i ri në marrëdhëniet SHBA-Kubë

Një tjetër kapitull i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA- Kubë u hap të dielën kur anija e parë komerciale me pasagjerë nisi udhëtimin nga Shtetet e Bashkuara drejt Kubës, pas më shumë se 50 vjetësh. Shtetet e Bashkuara dhe Kuba rivendosën marrëdhëniet diplomatike vitin e kaluar. Në mars Presidenti Obama bëri një vizitë zyrtare në Kubë ku u takua me Presidentin e këtij vend Raul Castro. Por disa kufizime mbi udhëtimet dhe tregtinë ende nuk janë hequr.

Anija Adonia e linjës amerikane Carnival Cruise dhe 700 pasagjerët e saj u nisën nga porti i Majamit për një ndalesë të planifikuar për sot në Havana.

Adonia do të bëjë udhëtime në Havanë dy herë në muaj.

Udhëtimi për pak u anulua, pasi autoritetet kubane fillimisht u ndaluan anëtarëve të diasporës kubane kthimin në vendlindjen e tyre, nga frika se ata do të përpiqeshin të nxisnin trazira politike.

Roberto Buznego, pasagjer kubano-amerikan:

“Kanë kaluar 50 vite, u largova kur isha pesë vjeç. Unë e njoh pak Kubën, kam parë gjëra në televizion, por kurrë nuk kam qenë atje, kështu që kjo është një mundësi e mirë për mua”.

Çështja u zgjidh gjatë bisedimeve mes zyrtarëve amërikanë dhe atyre kubanë.

Shërbim i rregullt ajror mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës pritet të rifillojë më vonë këtë vit. za

Clinton: Të mos lejojmë që arritjet Obamës të mbeten në duart e Trumpit

Duke kujtuar fundin e vitit kur edhe përfundon mandati i Obamës, Clinton tha se uniteti i SHBA-ve tani është çështja më e rëndësishme

UASHINGTON – Në kuadër të fushatës presidenciale, kandidatja nga radhët e demokratëve Hillary Clinton në Indiana u bëri thirrje votuesve të mos lejojnë që të arriturat e presidentit aktual amerikan Barack Obama të bien në duart e rivalit të saj republikan Donald Trump.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit tha se nuk duhet të rrezikojmë premtimin, potencialin dhe ëndrrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “duke iu dorëzuar atyre që mbështesin zërin e urrejtjes”.

Duke kujtuar fundin e vitit kur edhe përfundon mandati i Obamës, Clinton tha se uniteti i SHBA-ve tani është çështja më e rëndësishme. aa

Graham: Zgjedhja e Trumpit mund të shkaktojë një 11 shtator tjetër

“Besoj se politika e jashtme e Donald Trumpit është izoluese. Kjo mund të shkaktojë një 11 shtator tjetër”, tha senatori republikan Lindsey Graham

UASHINGTON – Senatori i Partisë Republikane në shtetin federal amerika Karolina e Jugut, Lindsey Graham, pretendon se zgjedhja e biznesmenit Donald Trump, për president “mund të shkaktojë sulm të 11 shtatorit”.

Graham në intervistën e tij për televizionin CBS, e kritikoi politikën e jashtme dhe strategjinë e Trump-it, si një ndër kandidatët më të fuqishëm të partisë.

Duke i rikujtuar atij se ish-presidenti i Dhomës së përfaqësuesve në Kongres, John Boehner e mbështet kandidatin tjetër të kësaj partie, senatorin e Teksasit Ted Cruz, vuri re në “luftën e brendshme” në parti.

Ai duke treguar se politika e jashtme e Donald Trump-it përmban rreziqe, tha se “Sinqerisht, ka një luftë të brendshme e cila po vazhdon në Partinë Republikane. John (Boehner) dhe unë jemi miq të afërt por ai e favorizon Trump-in dhe unë jo. Pse? Sepse besoj se politika e jashtme e Donald Trump-it është izoluese. Kjo mund të shkaktojë një 11 shtator tjetër”. aa

Trump: Kina po e përdhunon vendin tonë

Donald Trumpi cilësoi deficitin tregtar të SHBA-së me Kinën, diçka ndaj të cilit ai ankohet shpesh, si një përdhunim.

“Nuk mund të lejojmë Kinën që të përdhunojë vendin tonë dhe ata po bëjnë pikërisht këtë”, deklaroi Trump, duke iu referuar numrit të lartë të eksporteve kineze në SHBA.

Trump akuzon shpesh Kinën që manipulon monedhën e saj për t’i dhënë avantazh eksporteve vendase në tregun ndërkombëtar dhe thotë se Kina po e dërrmon SHBA-së në tregti.

Por kjo ishte hera e parë që Trump përdori termin përdhunim për të përshkruar atë që ai konsideron si dominim kinez në tregti ndaj SHBA-së. Por ai premtoi para mbështetësve të tij në Indiana se do ta ndryshojë këtë trend dhe se SHBA-ja i ka të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.

Lideri i garës republikane për kandidaturën presidenciale tha se nuk është aspak i zemëruar me Kinën për avantazhin që ajo ka në tregti, por me liderët amerikanë që kanë treguar se janë tejet të paaftë.

Analogjitë që Trump ka përdorur, shpesh herë kanë shkaktuar debat dhe duket se edhe kjo e fundit është një prej tyre. Më herët ai u akuzua se po shfaqte sjellje seksiste, kur tha se rivalja e tij demokrate Hillary Clinton po përdor faktin që është grua për të kandiduar dhe nëse do të ishte një mashkull, askush nuk do ta votonte për aftësitë që ka shfaqur në politikë.

Kreu i CIA-s thotë se ISIS-i do të jetë fenomen sfidues për një kohë të gjatë

Shefi i CIA-s, John Brennan

Shefi i CIA-s, John Brennan, ka thënë se grupi Shteti Islamik është një fenomen që “do të na sfidojë” për një kohë të gjatë.

Këto komente ai i bëri gjatë shënimit të pesë vjetorit të vrasjes së liderit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden.

Brennan tha dje për televizionin NBC se eliminimi i kreut të IS-it do të kishte “ndikim të madh” në mposhtjen e grupit ekstremist islamik.

Shteti Islamik udhëhiqet nga Abu Bakr al-Baghdadi, vendndodhja e të cilit është e panjohur.

“Ai është i rëndësishëm, dhe ne do ta shkatërrojmë IS-in, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Brennan, duke shtuar se duhet larguar udhëheqësinë që e drejton këtë organizatë që po kryen krime të tmerrshme.

Forcat speciale amerikane e vranë Bin Ladenin më 2 maj të vitit 2011 në Pakistan.

“Ne e kemi shkatërruar një pjesë të Al-Qaedas, por ajo nuk është eliminuar plotësisht”, ka thënë ai. “Kështu që, ne duhet të mbetemi të fokusuar në ato që mund të bëjë ky grup”.

Brennan shtoi se grupi Shteti Islamik është i madh dhe nuk është “vetëm një organizatë, por është një fenomen”. rel

Darka me korrespondentët, Obama yll i mbrëmjes – ja batutat brilante

UASHINGTON – Në darkën e përvitshme me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, ku ishin të pranishëm rreth 3000 të ftuar, politikanë, dhe yje të kinematografisë dhe televizionit, presidenti Barack Obama ishte padyshim ylli i mbrëmjes.

Batutat e tij brilante argëtuan të pranishmit, në darkën që është bërë traditë në SHBA që prej vitit 1920, dhe mbushën faqet e gazetave në të gjithë botën.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti Obama, i cili e mbaron detyrën pas pak muajsh, vendosi në shënjestër edhe kandidatët për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Mes batutave të shumta në fjalimin që zgjati pak më tepër se gjysmë orë, ne kemi përzgjedhur ato më të spikaturat.

1. Kemi vendosur që të qëndrojmë edhe për pak kohë në Washington, pasi të largohem nga Shtëpia e Bardhë. Kështu vajza ime e vogël mund të mbarojë Liceun dhe Michelle do ketë mundësi të qëndrojë pranë karotave të saj.
(SQARIM- Vitet e fundit bashkëshortja e presidentit është kujdesur shumë për kopshtin në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të fushatave të vazhdueshme për ushqyerjen e shëndetshme.)

2. Edhe liderët e huaj po mendojnë se kush do të jetë presidenti i ri. Javën e kaluar Princi George erdhi në takim me pizhame. Ishte një provokim, një dhunim i protokollit.
(SQARIM- Javën e kaluar, presidenti Obama zhvilloi një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti i shtrëngoi dorën princit George, djali i princit William dhe Dukeshës Middleton, i cili për shkak të orës së vonë, ishte bërë gati për gjumë.)

3. Siç e dini, Spotlight është një film që flet për një grup gazetarësh investigativë që kanë burimet dhe pavarësinë e nevojshme për të zbuluar të vërtetën dhe për t’i kërkuar shpjegime të fuqishmëve. Eshtë filmi më i mirë i fantashkencës që prej kohës kur doli Star Wars
(SQARIM- I referohet rënies së gazetarisë investigative, për të cilën flitet prej vitesh në SHBA).

4. Michelle nuk është plakur asnjë ditë. E vetmja mënyrë për të zbuluar se në çfarë viti është bërë ndonjë fotografi e jona, është të më shikosh mua.

5. (Duke iu drejtuar kandidatit demokrat për president Bernie Sanders) Më vjen keq që ti ke vendosur distanca mes nesh. Nuk duhet të sillemi kështu mes shokësh.

6. Nëse ky fjalim do funksionojë, do ta përdor vitin tjetër tek Goldman Sachs, do fitoj shumë kartëmonedha Tubman.
(SQARIM- Në vitin 2013 Hillary Clinton mbajti tre fjalime për bankën e investimeve Goldman Sachs, duke përfituar një kompensim total prej 675 mijë dollarësh. Harriet Tubman ishte një ndër liderët me të rëndësishme amerikane anti-skllavëri dhe do të jetë gruaja e parë që do të vendoset në kartëmonedhat 20 dollarëshe).

7. (Duke iu drejtuar Mike Bloomberg): Një miliarder i egër nga New York po dominon primaret republikane, dhe nuk je ti. Duhet të jetë e dhimbshme, të paktën për pak kohë.
(SQARIM-Michael Bloomberg është një biznesmen i njohur nga New York-u dhe ka qenë kryebashkiak deri në vitin 2013. Me miliarder i egër i referohet Donald Trump-it.

8. Duke iu drejtuar Hillary Clinton, Obama tha se përpjekjet e saj për të apeluar tek të rinjtë për vota janë si ai i afërmi që sapo ka hapur një llogari në Facebook.
“E dashur Amerikë. E kuptove batutën time? Ka dalë në murin tuaj? Nuk e di nëse po e përdor këtë siç duhet. Me dashuri, halla Hillary,” tha Obama, teksa bënte zërin e një femre.

9. Duke iu referuar Donald Trump, që refuzoi të ishte i pranishëm në darkë, Obama tha:
“E habitshme. Kemi një dhomë plot me kamera dhe njerëz të famshëm dhe ai thotë jo. Çfarë po bën ndërkohë ai? Po ha një biftek Trump? Po poston fyerje online? Ai ka shpenzuar vite e vite të tëra takimesh me udhëheqës nga e gjithë bota. Është takuar me Miss Suedinë, Miss Argjentinën, Miss Azerbajxhanin”.

Në fund presidenti amerikan, e mbylli fjalimin duke thënë “Obama jashtë”, që u shoqërua me hedhjen e mikrofonit dhe të qeshurat pa fund të të pranishmëve.

Në fund të mbrëmjes u ndanë edhe çmime gazetarie dhe raportimi.
– Carol Lee nga “Wall Street Journal”, fitues i “Aldo Beckman Memorial Aëard” për përsosmërinë e mbulimit të ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë.
– Matt Viser nga “Boston Globe”, fitues i “Merriman Smith Aëard” për mbulimin e jashtëzakonshëm të ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë nën presionin e afateve kohore.
– Norah O’Donnell nga “CBS Neës”, fituese e “Merriman Smith Aëard” për gazetari transmetimi.
– Terrence McCoy nga “The washington Post” por edhe Neela Banerjee, John Cushman Jr., David Hasemyer dhe Lisa Song nga “InsideClimate”, fitues të “Edgar A. Poe aëard”, që njeh përsosmërinë e mbulimit të ngjarjeve ose çështjeve investigative të interesit kombëtar apo rajonal. BW

Protestat e ndjekin Donald Trumpin

Grupe të mëdha protestuesish vazhdojnë të ndjekin aktivitetet elektorale të kandidatit republikan për president Donald Trump. Dje në një aktivitet për fushatë, zotit Trump iu desh të ndryshonte itinerarin e lëvizjeve të tij në shtetin e Kalifornisë, në bregdetin e Oqeanit Paqësor.

Zoti Trump dhe ekipi i tij i sigurisë braktisën makinat e tyre dje pasi protestuesit bllokuan rrugën që të çonte drejt vendit ku mbahej konventa vjetore republikane për Kaliforninë.

“Kaluam nën një gardh dhe më dukej sikur po kalonim kufirin. Por, ia dolëm mbanë të vinim këtu,” u tha ai njerëzve të mbledhur në takim.

Zoti Trump është bërë objekt i protestave të gjera gjatë dy ditëve të fundit në Kaliforni, një shtet që mund të luajë një rol kyç në përzgjedhjen e kandidatit zyrtar republikan për zgjedhjen e nëntorit.

Të enjten, policia arrestoi disa vetë, pasi demonstruesit u përplasën me policinë jashtë godinës ku mbahej tubimi i tij në Kaliforninë e Jugut.

Xhamat e një makine policie u thyen dhe disa persona u plagosën në Orange County, përpara se policia të vendoste turmën nën kontroll.

Rivali i tij kryesor, Senatori Ted Cruz flet sot në San Francisco, ndërkohë që stafi i tij po mobilizon mijëra vullnetarë për zgjedhjet paraprake të Kalifornisë më datë 7 qershor.

Ndërsa kandidati i tretë, Guvernatori John Kasich, foli për delegatët mbrëmjen e së premtes.

Përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Trumpit

Disa persona u arrestuan të enjten në mbrëmje kur policia ndërhyri për të ndërprerë përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të kandidatit republikan Donald Trump jashtë ambjentit ku ai po mbante një tubim në Kaliforninë e Jugut.

Një person në një makinë që dukej se po shqetësonte kalimtarët, i shpëtoi policëve që po përpiqeshin ta ndalnin para se t’i jepte me shpejtësi makinës.

Xhamat e një makine policie u thyen dhe disa persona u plagosën para se turma të vihej nën kontroll para amfiteatrit në Distriktin Orange.

Më herët të enjten, zoti Trump ndërmori një sulm me bazë gjinore ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, duke thënë se nuk do të kishte asnjë shans nëse nuk do të lunate “kartën e të qenit grua”, me shpresën për t’u bërë e para presidente grua në Shtetet e Bashkuara.

“Hillaria mashtruese tha me forcë ‘nuk më pëlqen toni i Donald Trumpit’. Toni? Ajo bërtet gjithë natën, duke lexuar nga teleprompteri. A mban ajo ndonjë fjalim pa e lexuar? Ajo fitoi të marten dhe jam i kënaqur që fitoi sepse preferoj të fitoj ndaj saj më shumë sesa ndaj Bernie Sandersit”.

Anketat e fundit tregojnë se zonja Clinton ka një epërsi prej 9 pikësh në një garë hipotetike me zotin Trump në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, për të zgjedhur pasuesin e Presidentit Obama të cilit i mbaron mandati në Janar.

Gara tjetër e rëndësishme për të dy kandidatët është të marten, ku do të mbahen zgjedhjet brenda partive në shtetin qendror konservator të Indianës.  za

Ted Cruz e shpall Carly Fiorinën si kandidate për nënpresidente

Kandidati republikan për President Ted Cruz dhe kandidatja e saposhpallur prej tij si nënpresidente, Carly Fiorina, dikur rivalja e tij politike, përballen me një garë të vështirë për të mundur Donald Trumpin për emërimin e Partisë Republikane.

Senatori Cruz që është shumë mbrapa zotit Trump në garën për kandidaturën republikane, tha se zonja Fiorina ka përvojën dhe zgjuarsinë që të jetë presidente nëse është e nevojshme.

Por detyra e pare e zonjës Fiorina është që të ndihmojë për të mundur rivalët.

“Donald Trump dhe Hillary Clinton janë dy anë të së njëjtës medalje. Të dy janë liberal, e dime këtë. Hillary Clinton, ashtu si shumë politikanë i ka bërë milionat në këmbim të favoreve dhe ndikimeve nga brenda sistemit. Dhe Donald Trump i ka bërë miliardat duke blerë njerëz si Hillary Clinton”.

Zoti Trump u tall me zotin Cruz që shpalli një kandidate për nënpresident, duke thënë se ai nuk ka asnjë shans që të sigurojë numrin e duhur të delegatëve për t’u bërë kandidat.

“Ai është kandidati i parë presidencial në historinë e këtij vendi, që e ka matematikisht të pamundur të jetë president që zgjedh në kandidate për nënpresidente. Është një rekord. Sinqerisht u uroj gjithë të mirat, por ju siguroj që nuk do t’ia dalin”.

Zoti Trump po e kthen vëmendjen tek një betejë me Hillary Clintonin, që është më pranë kandidaturës së partisë demokrate nga ç’është ai pranë kandidaturës republikane.

Zonja Clinton që gjithashtu po parashikon një garë me zotin Trump, ka reaguar duke hedhur poshtë çdo koment të tij.

Harriet Tubman do të zëvëndsojë presidentin Endrju Xhekson në 20 dollarshin amerikan Nga Albana Lifschin

Voal – Sekretari i thesarit Xhek Llu,(Jack Lew) njoftoi pak ditë më parë se Harriet Tubman do të zëvëndësojë portretin e  ish presidentit Endrju Xhekson(Andrew Jackson)në  20 dollarshin amerikan.

Sekretari i thesarit  Xhek Llu, tha se “Jeta e Harriet Tubman është një nga historitë e mëdha amerikane dhe ajo nuk është vlerësuar sa duhet për jetën e saj” . Ka  një nxitje për të vendosur në dollarin amerikan figurën e gruas, dhe nga votimet e bëra, Tubman ka fituar duke lënë pas portrete të njohura në Historinë e SHBA, si Eleanor Roosevelt, Rosa Parks etj. Cila ka qënë Harriet Tubman ?

 Në mesin e shek. të 19-të jeta e skllevërve në shtetet e jugut të Amerikës ishte keqsuar shumë, por më të rëndë e bëri atë aprovimi i ligjit  nga kongresi për skllevërit e arratisur nga pronari(fugitive slaves), që i rinjihte atij pronësinë e tyre. Harriet Tubman  (1822 – 1913) ka qenë  një  skllave, lindur në shtetin e Merilandit   e arratisur  prej andej në Pensilvani, e cila me kurajo  të madhe ndihmoi  dhjetra  të tjerë të shpëtonin nga skllavëria duke i kaluarë veri të vendit . Ky “trafikim’ skllevërish nga jugu skllavopronar në veriun e SHBA bëhej natën,me fshehtësi të madhe, dhe ajo qe e suksesëshme në të tëra misionet e saj, gjë që egërsoi pronarët e skllevërve të cilët vunë postuan lajmërime  me  shpërblime  në $për kapjen e saj.

 Gjatë luftës civile në SHBA ,që  krahas bashkimit të vendit u dha lirinë skllevërve,  Tubman shërbeu në ushtrinë e veriut dhe   u bë ikona  amerikane e lirisë. 

 Po presidenti Xhekson kush ka qenë? Cfarë ka bërë ky burrë që hyri në historinë e Amerikës si presidenti i 7  i saj? Vetëm dy fjalë nga historia.  Siç dihet Amerika shpalli pavarësinë e saj nga Britania e madhe  në 4 korik 1776. Edhe më shumë se 30vjet më vonë, Britania e Madhe, ruante ende të nxehta ndjenjat e hakmarrjes ndaj Amerikës që i kishte ikur nga duart. Pasi u çlirua  nga luftrat në Evropë, u angazhua sërish në luftë me SHBA , me një ashpërsi të vendosur për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme, dmth në gjendjen koloniale. Lufta ndaj Britanisë së madhe, (1812-1815) për nga rëndësia e saj konsiderohet si lufta e dytë e amerikanëve për të mbrojtur pavarësinë e vendit .

Me zbarkimin e  trupave angleze  në Merilend dhe marshimin e tyre drejt kryeqytetit te vendit Uashington DC, njerëzit nxituan ta braktisnin atë, si një vend pa zot.  Në ato momente kritike, mbetet historike figura e Dolli Medison, gruas se presidentit Xh Medison, e cila shpëtoi  një portret të Xhorxh Washingtonit dhe dokumenta të rëndësishme,për të mos rënë në duart e anglezëve.Ushtria britanike i vuri zjarrin Shtepise së Bardhë(këtë emër e mori pas  restaurimit, pasi u lye me gelqere) dhe godinës së Kongresit amerikan. Krenaria amerikane  mori një goditje të rëndë. Por glezët nuk e dinin që në Luiziana i priste gjenerali Endrju Xhekson. Fitorja e Betejës së Orleansit ndaj ushtrise britanike, nën drejtimin e tij, thyerja e Anglisë në  permasa  të  mëdha qe vendimtare në mbrojtjen e pavaresisë  së Amerikes. Amerikanët nuk flisnin për asgjë tjetër veçse për këtë fitore të madhe. Xhekson  fitoi famë të madhe në të gjithë Amerikën si  heroi  kombetar. Njerëzit e krahasonin atë  me Xhorxh Washingtonin. Lind pyetja: A ka Harriet Truman vlera të  krahasushme  me  figurën e Presidentit  Endrju Xhekson  që zevendësoi  në dollarin amerikan? Eshtë ky një detyrim moral, kompesues për Harriet Tubman , apo një lëvizje për korektesë politike?

 

Dikur bombardonte mbi Serbi, tash i nominuar për shef të Forcës Ajrore të SHBA

Gjenerali David Goldfein

Gjenerali David Goldfein është nominuar për postin e zyrtarit më të lartë të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pothuajse 17 vite pasi i mbijetoi goditjes së aeroplanit luftarak F-16, përderisa po merrte pjesë në një mision luftarak që bombardonte mbi Serbi.

Vendimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, u bë i ditur dje nga Pentagoni. Nëse miratohet nga Senati, Goldfein do ta zëvendësojë gjeneralin Mark Welsh, i cili do të dalë në pension në muajin korrik, pas shërbimit si shef i Forcës Ajrore që nga gushti i vitit 2012.

“Nëse konfirmohet ky nominim, unë zotohem që t’u shërbejë pjesëtarëve tanë dhe familjeve të tyre pa hezitim dhe do ta respektojë trashëgiminë e jashtëzakonshme të integritetit, shërbimit dhe përsosmërisë”, citohet të ketë thënë gjenerali Goldfein, pas shpalljes së nominimit.

Përveç gradave të larta në Forcën Ajrore, Goldfein ende njihet për përvojën e tij në pilotimin e aeroplanëve ushtarakë. Ai shpesh e ka rrëfyer tregimin për natën kur një raketë shpërtheu në afërsi të aeroplanit të tij luftarak në Beograd, më 2 maj të vitit 1999, në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s po kryenin sulmet ajrore kundër forcave serbe, për shkak të krimeve të mëdha të tyre në Kosovë dhe Ballkan në përgjithësi.

Atë natë, Goldfein kishte dalë nga aeroplani i tij F-16 dhe ishte lëshuar me parashutë në një fushë të hapur në Kosovë. Dy orë më vonë, ai ishte gjetur nga një ekip shpëtimtar dhe ishte marrë me një helikopter.

Zgjedhjet paraprake në SHBA: Trump fiton të 5 shtetet, Clinton në 4

Kandidati republikan Donald Trump, sipas parashikimeve, ka fituar në të 5 shtetet ku u zhvilluan zgjedhje paraprake të martën. Fitorja e çon atë një hap më pranë emërimit nga partia si kandidat i saj për president.

Trump parashikohet të ketë fituar në Kënektikat, Delauare, Mariland, Pensilvani dhe Rode Ajlënd.

Donald Trump shkoi në zgjedhjet e së martës me 845 delegatë, i ndjekur nga Cruz me 559 dhe Kasich me 148.

Ted Cruz dhe John Kasich, dy rivalët e tij republikanë,  kanë rënë dakort që në shtetet që kanë mbetur në javët e ardhshme, të bashkëpunojnë për të mos lejuar Trumpin të sigurojë numrin e duhur të delegatëve, duke detyruar partinë ta zgjedhë kandidatin gjatë ditëve të kuvendit në korrik.

Gjatë një takimi elektoral në shtetin e Indianës, ku zgjedhjet paraprake zhvillohen javën tjetër, Ted Cruz e pranoi se ai nuk do të fitonte në ndonjë prej shteteve të martën, por u tha mbështetësve të tij të mos mendojnë se ai nuk ka shanse, pasi ai pret të dalë mirë në Indiana javën tjetër dhe në Nebraska, më 10 maj.

Trump e quajti fushatën kundër tij “Të ndalim Trumpin” një përpjekje “të mjerë” dhe e akuzoi Partinë Republikane se po e trajton atë padrejtësisht, duke e cilësuar sistemin e emërimit si të “manipuluar”.

Sipas një ankete të fundit, ai gëzon 50 për qind mbështetje mes votuesve republikanë në mbarë vendin. Kjo është hera e parë që ai siguron mbi 50 për qind, sipas anketës së  “NBC News/Survey Monkey”,  (departamentit të lajmeve të rrjetit televiziv NBC dhe platformës të specializuar për anketa përmes internetit Survey Monkey).

Në kampin demokrat, ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton parashikohet të ketë fituar në shtetet Delauare, Meriland, Pensilvani dhe Kënektikat. Senatori i Vermontit, Bernie Sanders pritet të fitojë në Rode Ajlënd.

Clinton shkoi në garat e së martës me 1944 delegatë. Për të siguruar emërimin kandidatit demokrat i duhen 2383 delegatë.

Obama: Putini përpiqet të minojë unitetin e Evropës

Presidenti i SHBA, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e sheh unitetin e Evropës si kërcënim dhe përpiqet ta minojë atë.

Në një intervistë për televizionin CBS News, Obama ka përmendur krizën me emigrantë si shembull.

“Presioni që bën mbi politikat e Evropës, mënyra se si avancon nacionalizmin e ekstremit të djathtë dhe shkalla me të cilën kërcënon shpërbërjen e Bashkimit Evropian, në disa raste shfrytëzohen nga dikush si zoti Putin”, ka thënë Obama.

Obama ka thënë se ka bërë përpjekje t’ia bëjë të qartë liderit rus se NATO dhe BE-ja nuk janë kërcënime.

“I kam thënë se një Evropë e fuqishme, e bashkuar, që punon me një Rusi të fuqishme, është receta e duhur. Deri tash nuk është bindur”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan i ka bërë këto komente pasi ka përfunduar vizitën në Evropë.

Të hënën, gjatë një fjalimi në Hanover të Gjermanisë, Obama i ka bërë thirrje Evropës që të ruajë unitetin e saj politik dhe të forcojë kontributin në mbrojtjen kolektive të kontinentit.

“Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota ka nevojë për një Evropë të fuqishme, të begattë, demokratike dhe të Bashkuar”, ka thënë Obama.

Pesë shtete të SHBA mbajnë sot zgjedhjet paraprake

Trump dhe Clinton

Në pesë shtete verilindore të SHBA-së mbahen sot votimet paraprake, për të zgjedhur kandidatët që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe atë Republikane në garën për president.

Dy kryesuesit e fushatës, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton, pritet të marrin numrin më të madh të delegatëve dhe të forcojnë pozicionet e tyre si kandidatë kryesorë.

Votimet do të zhvillohen në Konektikat, Delauer, Merilend, Pensilvani dhe Rod Ajllënd.

Trump ka përballë rivalët Ted Cruz dhe John Kasich, ndërsa Clinton lufton kundrejt Bernie Sandersit.

Zgjedhjet për president në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.

Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama.

Trumpi: Rivalët e mi janë ‘matematikisht të humbur’

Miliarderi amerikan, Donald Trump, njëherësh favorit për nominim nga Partia Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, ka kritikuar përpjekjet e dy rivalëve të tij për të penguar fushatën e tij.

“Ky është një akt i tmerrshëm i dëshpërimit”, ka thënë Trump.

Sfiduesit e Trumpit, senatori i Teksasit, Ted Cruz, dhe guvernatori i Ohajos, John Kasich, janë pajtuar që t’i bashkojnë forcat, në përpjekje për të ndalur Trumpin nga marrja e nominimit republikan.

Aleanca e befasishme vjen në kohën kur Trump pothuajse e ka arritur numrin e delegatëve të nevojshëm për nominim.

Kasich ka thënë se do të ndalojë fushatën në shtetin e Indianës, ku republikanët mbajnë zgjedhjet për nominim më 3 maj, për t’i dhënë Cruzit më shumë shanse për të fituar atje kundër Trumpit.

Cruz, në anën tjetër, ka rënë dakord që të ndalojë fushatën e tij në Oregon dhe Nju Meksiko, ku votohet më 17 maj, përkatësisht më 7 qershor, për t’i dhënë Kasichit më shumë hapësirë për të luftuar Trumpin.

“Është e trishtueshme që dy politikanë të kultivuar bashkëpunojnë kundër një personi, i cili është politikan për vetëm dhjetë muaj, në përpjekje për ta ndaluar atë person që të marrë nominimin republikan”, ka thënë Trump.

Ai ka shtuar se rivalët e tij janë “matematikisht të humbur”.

Zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara mbahen më 8 nëntor.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është favorite për nominim nga Partia Demokratike.

Cruz e Kasich bashkë kundër Trumpit

Kandidatët republikanë gjatë një debati në Florida, 10 mars 2016

Dy republikanët që po kërkojnë nominimin e partisë së tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA, senatori Ted Cruz nga Teksasi dhe guvernatori nga Ohajo, John Kasich, janë pajtuar që t’i bashkojnë forcat në përpjekjet e tyre për ta ndalur Donald Trumpin nga marrja e këtij nominimi.

Aleanca e befasishme, e lëshuar dje përmes deklarimeve të shkurta nga ekipet e tyre, vjen në kohën kur Trumpi pothuajse e ka arritur numrin e delegatëve që nevojiten në konventën e Partisë Republikane në korrik, për t’u siguruar se ai do të jetë kandidati i kësaj partie në garën për president të SHBA-ve.

Disa republikanë që e kundërshtojnë Trumpin kanë bërë thirrje për një marrëveshje të tillë për javë të tëra.

Menaxheri i fushatës së Cruz, Jeff Roe, tha se fushata do të fokusohet në Indiana, e nga ana tjetër të pastrojnë rrugën për guvernatorin Kasich që të garojë në Oregon dhe Nju Meksiko.

Edhe ekipi i Kasich ka dhënë një deklaratë të ngjashme.

SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Siri

Ilustrim

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vendosur të dërgojë deri në 250 trupa ushtarake në Siri, për t’u ndihmuar forcave lokale në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Obama zyrtarisht do ta bëjë të ditur vendimin gjatë fjalimit të sotëm në Gjermani.

Lufta kundër Shtetit Islamik ishte tema kryesore e diskutimeve ndërmjet Obamës me liderët e Arabisë Saudite, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Ky veprim do të ndikonte dukshëm në rritjen e pranisë amerikane në vendin e goditur nga lufta civile.

Rreth 50 forca të operacioneve speciale veçse janë duke vepruar në Siri. Nuk është bërë e qartë se nga shifra prej 250 trupave sa prej tyre do të jenë forca speciale.

Shteti Islamik kontrollon qytetet e Mosulit në Iraq dhe Rakas në Siri, dhe përbën kërcënim të mundshëm gjithandej, pas marrjes së përgjegjësisë për sulmet terroriste të nëntorit në Paris dhe të marsit në Bruksel. rel

Clinton apel britanikëve: Qëndroni në BE!

UASHINGTON- Pas presidentit amerikan, Barack Obama edhe kandidatja demokrate për postin e presidentit, Hillary Clinton u kërkon britanikëve që të qëndrojnë në Bashkimin Evropian.

”Të dashur britanikë, qëndroni në BE! Ne duam një Britani të Madhe të fortë në një Bashkim Evropian po kaq të fortë”, thotë Clinton për ”Observer”, sipas këshilltarit të saj politik, Jake Sullivan, i cili shihet si shefi i ardhshëm i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Hillary Clinton është e bindur që bashkëpunimi transatlantik është thelbësor dhe në maksimumin e fuqisë së tij kur Evropa është e bashkuar. Një zë i fuqishëm britanik ka vlerë në gjirin e BE-së”, shkruan Sullivan.

Obama kërkon më shumë presion ndaj Shtetit Islamik

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një tubimi në Londër, 23 prill 2016

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka përmbyllur vizitën e tij në Londër duke kërkuar nga Perëndimi që të vazhdojë të bëjë presion në grupin ekstremist Shteti Islamik në Lindje të Mesme.

Obama tha sot se beson që territori që mbahet nga IS-i mund të ngushtohet ngadalë dhe se ata mund të largohen nga qytetet e Mosulit në Iraq dhe Raka në Siri.

SHBA e udhëheqë një koalicion ndërkombëtar, i cili e bombadon IS-in në Iraq dhe në Siri.

Obama gjithashtu tha se do të ishte gabim për Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, apo çfarëdo vendi tjetër perëndimor, që t’i përdorin trupat tokësore për ta rrëzuar presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Ai shtoi se vendet perëndimore mund të bëjnë presion ndërkombëtar te vendet e tjera, si Irani dhe Rusia, për të ndihmuar në ndërmjetësimin e një tranzicioni politik në Siri.

Obama pritet të udhëtojë sot për në Hanover të Gjermanisë, ku do të takohet me kacelaren Angela Merkel. rel

Obama: Jo trupa amerikane në Siri për të rrëzuar Assadin

Presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur poshtë dërgimin e trupave tokësore amerikane në Siri. Sipas tij strategjitë ushtarake nuk janë një zgjidhje për problemet e këtij vendi.

“Do të ishte një gabim për Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe apo vende të tjerë, nëse dërgojnë trupa tokësore për përmbysjen e regjimit të Bashar al Asadit”, tha ai për BBC. Obama është shprehur optimist se strategjia e bombardimeve do të tkurr veprimtarinë e Shtetit Islamik.

Obama tha se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, do të duhet të vazhdojë të bëjë presion mbi Assadin dhe grupet e moderuara të opozitës që të ulen në tryezë dhe të përpiqen të gjejnë një rrugë për dhënien fund të konflikit.

Bisedimet aktuale në Gjenevë midis qeverisë së Sirisë dhe opozitës do të vazhdojnë në javën e ardhshme, por ka pasur informacione se armëpushimi mes palëve është shkelur. /tvklan.al

SHBA i blen elementët bërthamorë të Iranit

 Shtetet e Bashkuara po blejnë 32 tonë të një përbërësi kryesor të programit për zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit, në përpjekje për ta ndihmuar Teheranin të zbatojë marrëveshjen bërthamore. Departamenti i Shtetit dhe ai i Energjisë konfirmuan blerjen e ujit të rëndë, që mund të përdoret për të prodhuar plutonium të gradës ushtarake.

Lajmi u mësua pak përpara takimit të djeshëm ndërmjet Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif gjatë punimeve për marrëveshjen klimatike të OKB-së në Nju Jork.

“Dua ta bëj të qartë se nuk kundërshtojmë angazhimin e bankave të huaja me bankat dhe kompanitë iraniane, për sa kohë që ato nuk radhiten në listën tonë të sanksioneve për çështje jobërthamore,” tha Sekretari Kerry.

“Shpresojmë se pas kësaj deklarate të Sekretarit Kerry dhe hapave të tjera të ndërmarra nga SHBA-ja, të shikojmë zbatimin e marrëveshjes dhe të përfitimeve që Irani duhet të marrë prej saj,” tha zoti Zarif.

Irani është ankuar se nuk janë lehtësuar sanksionet sipas marrëveshjes dhe se ka ende kufizime prej institucioneve financiare.

SHBA-ja shpreson ta shesë ujin e rëndë për arsye kërkimore, ndërkohë që nuk është angazhuar për blerje të ardhshme nga Irani.

FBI i shpenzoi mbi 1 milion dollarë për zhbllokimin e iPhone

FBI amerikane ka shpenzuar mbi 1 milion dollarë për zhbllokimin e iPhone-it të vrasësit të San Bernardinos,  Syed Farook.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i agjencisë amerikane, James Comey.

I pyetur për vlerën që është shpenzuar për arritjen e hapjes së telefonit, Comey ka thënë: “Është shpenzuar shumë, më shumë se sa kam fituar që kur jam bërë drejtor, një vend që e mbaj për 7 vite e 4 muaj”

Sipas llogaritjeve rroga vjetor e drejtuesit të FBI është 181.500 dollarë, kështu zhbllokimi i iPhone, ka kushtuar përreth 1.331.000 dollarë.

Çështja e çkodimit, e cila pati një impakt shumë të madh, kjo në sajë dhe të çështjes gjyqësore të qeverisë dhe Apple, sipas Comey, “ka stimuluar një treg, i cili nuk ekzistonte më parë”

Gjatë këtij muaji, Comey zbuloi se FBI kishte blerë “një mjet” nga një kompani private. Ky i fundit, kishte bërë të mundur hapjen e telefonit për 30 minuta.

Duke pranuar se FBI mund të kishte nevojë në të ardhme për teknika që të thyejnë kodet në celular, Comey ka thënë se “kjo i përket të ardhmes së punës sonë,  që do shikohet në muaj dhe të vitet të vijim”

Gjithashtu ai ka theksuar se FBI po përpiqet që të gjejë zgjidhje, që të mos pëfshijë thyerjen e kodeve nëpërmjet hacker-imit, që do të kërkonte një sasi të madhe parash.

Farook dhe gruaja e tij, Tashfeen Malik, vranë rreth 14 persona në Dhjetor. Çifti, që ishte përkrahës i ISIS, u qëllua më pas për vdekje nga policia./tvklan.al

Presidenti Obama prej mbrëmë viziton Londrën

Presidenti amerikan Barak Obama ka hyrë mes një debati të ndezur mbi referendumin e 23 qershorit në Britani, në të cilën votuesit do të vendosin nëse vendi i tyre do të mbetet në Bashkimin Evropian apo jo.

Në një artikull të publikuar në gazetën The Telegraph pak çaste pasi presidenti Obama mbërriti në aeroportin Stansted të Londrës, të enjten vonë, ai i bëri thirrje Britanisë për të qëndruar në BE, duke thënë se ky vendim do ta bëjë Britaninë më të fortë.

“Në fund të fundit, çështja nëse Mbretëria e Bashkuar mbetet pjesë e BE-së kjo i përket votuesve britanikë të vendosin”, shkruan zoti Obama. “Bashkimi Evropian nuk e zbut ndikimin britanik – por e zmadhon atë. Një Evropë e fortë nuk është kërcënim për udhëheqjen globale të Britanisë, por e forcon këtë udhëheqje”, shkruan zoti Obama.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë një “marrëdhënie të veçantë”, siç shprehen shpesh udhëheqësit e Uashingtonit dhe SHBA e shohin Britaninë si zërin e Uashingtonit në grupin prej 28-vendesh të BE-së.

“Shtetet e Bashkuara shohin  se si zëri juaj i fuqishëm në Europë ndikon që Europa të marë një qëndrim të fortë në botë, dhe e mban të hapur BE-në dhe të lidhur ngushtë me aleatët e saj në anën tjetër të Atlantikut. Shetet e Bashkuara dhe bota kanë nevojë që ndikimi juaj i madh të vazhdojë – duke përfshirë edhe në Evropë “, shkruan zoti Obama.

Deklaratat e Presidentit Obama tërhoqën kritika të ashpër nga ata që mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja. Kryetari i bashkisë së Londrës Boris Johnson tha se udhëheqësit amerikanë kurrë nuk do të pranonin një organizzëm si BE-ja për veten e tyre. Zoti Johnson e ka akuzuar udhëheqjen amerikane për hipokrizi për këtë çështje, duke thënë se ai beson se Uashingtoni nuk do të lejonte Kanadanë ose Meksikën, të cilat me Shtetet e Bashkuara janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, për të imponuar ligjet e tyre ose për të diktuar politikat e tyre në tokën amerikane.

Udhëheqësi i partisë së djathtë  “Independence” , Nigel Farage u shpreh me një ton edhe më të ashpër duke thënë se “presidenti amerikan duhet nxjerrë jashtë”.

Të premten, presidenti Obama ka në plan të takohet me Mbretëreshën Elizabeth, e cili festoi ditëlindjen e saj të 90 një ditë më parë.

Ai do të takohet më pas me kryeministrin David Cameron, ku përveç çështjes së BE-së, do të diskutojnë për luftën kundër grupit Shteti Islamik, përpjekjet për stabilizimin e Lindjes së Mesme, si dhe përpjekjet për t’u marrë me krizën e refugjatëve të Evropës.

Para mbërritjes në Londër, presidenti Obama mori pjesë në një takim të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Arabinë Saudite.

Ambasadori Lu shkon tek zyra e ish-kryeministrit pas deklaratës skandaloze të Berishës për armatosje,

Voal – Voal.ch shkruan se Televizioni Oranews raportoi se Ambasadori i SHBA-së Donald Lu po zhvillon një takim me ish kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit.

Nuk dihet tema e këtij takimi që ka nisur disa minuta më parë (Ora e raportimi 12: 44) ndërkohë që vjen një ditë pasi Berisha bëri thirrje publike nga Kuvendi për armatosjen e popullsisë përmes një ligji, citohet Oranews.

Ndërkohë që vizita e Ambasadorit Lu tek Berisha bëhet pa kaluar as 24 orë pas thirrjes të këtij të fundit për armatosjen e popullit, hamendëson që ky takim të ketë lidhje pikërisht me atë, shkruan voal.ch.

SHBA – policia kap drogë të kontrabanduar përmes një tuneli ndërkufitar

Agjentët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara kanë kapur shtatë tonë marijuanë dhe një ton kokainë këtë javë që ishte futur nga Meksika përmes një tuneli përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Tuneli, më i gjati i zbuluar ndonjëherë mes Kalifornisë dhe Meksikës, është rreth 800 metra i gjatë dhe shtrihet nga një shtëpi në qytetin Tihuana në Meksikë deri në një objekt industrial në San Diego. Hyrja e në Tihuana ishte ndërtuar poshtë një shtëpie, ndërsa dalja në pjesën veriore ishte ndërtuar brenda oborrit të rrethuar të një biznesi industrial.

Autoritetet amerikane të hënën dhe të martën ndërmorrën një operacion në këtë objekt, duke arrestuar gjashtë vetë nën akuzat për trafikim droge dhe ndërtim të tunelit. Laura Duffy, Prokurore e Distriktit të Kalifornisë Jugore tha se kokaina e konfiskuar është sasia më e madhe e kontrabanduar përmes një tuneli.

Kontrabandistët përdornin një kontejner të madh plehrash për të fshehur hyrjen e tunelit.  Ata ngarkonin drogën në kontejner dhe e transportonin atë në një vend tjetër.

Ky është tuneli i 13-të i zbuluar nga autoritetet amerikane përgjatë kufirit Kaliforni-Meksikë që nga viti 2006.


Send this to a friend