Presidenti ka kërcyer me balerinën argjentinase në darkën zyrtare të shtetit në Buenos Aires. Fillimisht Obama hezitoi por më pas kërceu gjithë qejf. Tangos iu bashkua edhe zonja e parë Michel Obama e cila gjithashtu kërceu me një tjetër balerin.
Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, i cili edhe vetë ishte kandidat për nominim republikan presidencial, e ka mbështetur kandidatin tjetër, Ted Cruz, senator nga Teksasi, raporton AP nga Uashingtoni.
Në rrjetin Twitter, zoti Bush sot ka shkruar se “Ted është, konservator parimor dhe konsekuent, që ka treguar se ai mund ta bashkoj partinë”.
Nga ana tjetër, në rrjetin Facebook, Jeb Bush tha se republikanët “duhet t’i kapërcejnë ndarjet dhe vulgaritetin që Donald Trump e ka sjellur në arenën politike”, ose rrezikojnë të pësojnë humbje nga demokratja Hillary Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit.
Jeb Bush, babai dhe vëllai i të cilit ishin presidentë amerikanë, u tërhoq nga gara për nominim republikan në muajin shkurt.
Presidenti amerikan Barack Obama sot gjatë një fjalimi drejtuar popullit të Kubës pranoi historinë e vështirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, por i ofroi popullit kuban një “mesazh të paqes” ndërkohë që po afrohet fundi vizitës së tij historike në këtë vend komunist.
Në fjalimin e tij në Teatrin e Havanës, presidenti Obama tha se dallimet mes qeverive të Uashingtonit dhe Havanës janë “reale dhe të rëndësishme”, por të dyja palët mund të lëvizin përpara drejt një normalizimi historik të marrëdhënieve.
Kam ardhur këtu për të varrosur mbetjen e fundit të Luftës së Ftohtë në Kontinentet e Amerikave”, tha Presidenti Obama. “Kam ardhur këtu për t’i zgjatur dorën e miqësisë popullit kuban”, shtoi ai.
Presidenti do të ndjekë edhe një ndeshje bejsbolli mes ekipit amerikan Tampa Bay Rays dhe ekipit kombëtar kuban.
Të hënën, Obama përshëndeti përparimin në marrëdhëniet SHBA-Kubë duke pranuar se të dy palët vazhdojnë të kenë dallime shumë serioze për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Pas bisedimeve “sinqerta dhe të çiltra” në Havanë mbi mënyrat për të çuar përpara përpjekjet e normalizimit, presidenti Obama dhe presidenti kuban Raul Castro mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Kjo është kohë e shpresës për Kubën”, u tha z. Obama gazetarëve.
Presidenti Obama tha se ndërsa ia ka të qartë edhe Raul Kastros se SHBA do të vazhdojnë të flasin për të drejtat e njeriut, “fati i Kubës nuk do të vendoset nga Shtetet e Bashkuara apo ndonjë komb tjetër. E ardhmja e Kubës do të vendoset nga kubanë. ”
Në një rast të rrallë, presidenti Kastro pranoi të merrte pyetje nga gazetarët pas komenteve të dy udhëheqësve.
Ndaj pyetjes mbi të burgosurit politikë, Raul Castro reagoi me zemërim. Ai kërkoi që të shfaqet një listë e të burgosurve të tillë. Qëndrimi i Kubës është se nuk ka asnjë të burgosur politikë.
“Më jep një listë të këtyre të burgosurve politikë dhe në qoftë se ekziston lista, ata do të lirohen para se të bjerë nata”, tha z. Castro.
Në Uashington, Marion Smith, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, ka reaguar ndaj komenteve të Raul Kastros duke thënë: “Ne e kemi atë listë, President Kastro.”
Javën e kaluar, para udhëtimit të z. Obamës në Havanë, Fonadcioni i ofroi rrejteve të mediave dhe gazetarëve një listë me emrat e disidentëve të burgosur, të quajtur “51të harruarit”.
Në një konferencë për gazetarët në Havanë më vonë gjatë ditës, zëvendës këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Ben Rhodes, tha se gjatë viteve të fundit ai u ka dhënë autoriteteve kubane shumë lista me emrat e të burgosurve politikë.
Z. Rhodes tha se së SHBA rregullisht ngrenë çështjet e të burgosurve të veçantë politikë, dhe se shumica rasteve janë zgjidhur. Por ai tha Kuba këmbëngul se ata nuk janë të burgosur politikë, dhe se mbahen për krime të ndryshme.
Obama parashikon fundin e embargos
Në fjalën e tij, z. Castro përshëndeti lehtësimin e tregtisë dhe udhëtimeve nga Uashingtoni, por theksoi nevojën për të hequr embargon 55-vjeçare tregtare ndaj vendit komunist. Presidenti Kastro bëri thirrje gjithashtu për të kthyer tokën e cila përdoret për bazën detare të SHBA-së në Gjirin e Guantanamos.
Embargoja tregtare e SHBA ndaj Kubës mund të hiqet vetëm nga Kongresi i kontrolluar nga republikanët, ku ka mosmarrëveshje në lidhje me ndërrimin e politikës së Obamës nga izolimi në angazhim me Kubën.
Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Obama e bëri këtë vizitë historike në Kubë në fillim të vitit të tij të fundit në detyrë, në përpjekje për të treguar se qasja e re e Uashingtonit ndaj Kubës është e pakthyeshme,
Ta shtyjë këtë qasje përtej vitit të fundit të Obamës në detyrë, presidenti ka nevojë për mbështetje dypartiake. Z. Obama mori me vete një delegacion prej rreth 40 ligjvënësish, republikanë dhe demokratë.
Ai tha se ligjvënësit kanë më shumë gjasa për ta mbështetur atë, kur të shohin përparim nën politikën e re kubane. Ai tha gjithashtu se ritmi i normalizimit do të varet se sa përparim Kuba bën në çështjet e të drejtave të njeriut.
“Embargoja do të përfundojë”, tha z. Obama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. “Kur? Unë nuk mund të jem plotësisht i sigurt, por ajo do të përfundojë,” tha presidenti.
Presidentët Obama dhe Kastro shtrënguan duart para se të hynin për bisedime në Pallatin Revolucionar, një ditë pasi Obama u bë i pari presidenti në detyrë i SHBA-së në gati 90 vjet që shkon në këtë vend ishull.
Voal – ZvPresidenti i SHBA Z.Joe Biden ka ftuar Kryeministrin Edi Rama për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë në datat 13-14 prill.
Pavarësisht asaj që do të thuhet nga sot e deri në ditën e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, e vërteta është se aryeja kryesore se pse shefi i qeverisë shqiptare ftohet atje lidhet me falenderimin e Uashingtonit për pranimin e 2700 muxhahedinëve iranianë.
Burime për Syri.net bëjnë me dije se ende nuk është e konfirmuar, por po punohet që Rama të ketë mundësinë të realizojë edhe një foto me presindenti Barack Obama gjithësesi kjo mbetet për tu konfirmuar gjatë ditëve në vazhdim.
Presidenti amerikan Barack Obama do të shkojë të dielën në Kubë për një vizitë historike, ndërkohë që dy vendet po lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilat u ndërprenë 55 vjet më parë. Obama do të bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Kubën në gati 90 vjet dhe do t’i drejtohet me një fjalim popullit kuban për vizionin e tij mbi të ardhmen.
Në Havanën e vjetër, një fillim i ri. Kështu e përshkruan Shtëpia e Bardhë vizitën e pritshme të presidentit Obama në Kubë.
Armiqtë e Luftës së Ftohtë i rivendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike tetë muaj më pare.
“Diplomacia, duke përfshirë guximin për ndryshuar politikat e dështuara të së kaluarës, ja kështu e nisëm një kapitull të ri të angazhimit me popullin e Kubës”, tha Presidenti Obama.
Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar kufizimet ndaj udhëtimeve dhe shkëmbimeve tregtare me Kubën dhe presidenti Obama shpreson të gjejë më shumë mënyra për t’u angazhuar me Kubën dhe popullin e saj.
Turneu treditësh do të përfshijë edhe vizita në objekte kulturore, si kjo katedrale.
Zoti Obama do të takohet me presidentin Raul Castro për të diskuturar fushat me interes të përbashkët dhe mosmarrëveshjet mbi çështje si të drejtat e njeriut.
Analistët thonë se qeveria kubane duhet të bëjë ndryshime.
Marc Hanson, “Zyra e Uashingtonit për Amerikën Latine”
“Mendoj se ata duhet ta kuptojnë se populli kuban duhet të jetë ai që duhet ta drejtojë këtë përpjekje. Kubanët po marrin pjesë me një liri më të madhe në ekonominë e tyre dhe ata duhet të marrin pjesë më lirshëm edhe në procesin politik”.
Pavarësisht ankesave nga Havana, presidenti Obama do të takohet me disidentët kubanë.
Gjatë vizitës, presidenti Obama do t’i drejtohet me një fjalim popullit kuban, ku do të flasë për të kaluarën e dhimbshme dhe të ardhmen premtuese.
Por Kongresi, i kontrolluar nga republikanët, i cili mund të heqë embargon 55-vjeçare ndaj Kubës, nuk është i bindur.
Për të realizuar vizionin e tij për lidhjet SHBA-Kubë përtej vitit të tij të fundit në detyrë, presidenti Obama do të ketë nevojë për mbështetje dypartiake.
Për këtë arsye, në delegacionin që do të vizitojë Kubën, ai do të përfshijë ligjvënës demokratë dhe republikanë.
“Ai duhet të tregojë se kjo do të sjellë rezultate në fushën tregtare dhe diplomatike. Pra, presidenti i ardhshëm pasi të shikojë atë që ka bërë zoti Obama me Kubën, të jetë i bindur se kjo është në interesin e vendit”.
Shtëpia e Bardhë thotë se vizita historike e presidentit Obama ka për qëllim që procesin e normalizimit mes dy vendeve ta bëjë të pakthyeshëm.
Një burrë i pafajshëm që kaloi 39 vjet në burg i ka bërë Hillary Clinton’it një pyetje të vështirë rreth angazhimeve të saj për dënimin me vdekje.
Ricky Jackson, së bashku me miqtë e tij, Ronnie dhe Wiley Bridgeman, ishin dënuar për vrasjen e Harold Franks në Cleveland, Ohio më 1975.
Jackson u konfrontua direkt me Clinton rreth dënimit kapital. Clinton historikisht ishte në favor të dënimit me vdekje me disa limite, transmeton CNN
Ai iu drejtua asaj duke u shprehur i habitur, se derisa ajo dinte tërë ndodhitë, si mund ende të përkrahte një dënim të tillë.
Pyetja nga Clinton u quajt ‘thellësisht e vështirë’.
Jackson u burgos në moshën 18 vjeçare dhe u lirua më 2014, në moshën 57 vjeçe.
Ai fillimisht ishte dënuar me vdekje por apelimi i vendimit i dha atij dënim të përjetshëm.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje kandidatëve presidencialë, që synojnë ta zëvendësojnë atë, që të frenojnë shpërthimet vulgare dhe gjithnjë e më të dhunshme, gjatë fushatës së tyre.
“Kemi dëgjuar retorikë vulgare dhe përçarëse që prek gratë dhe pakicat”, ka thënë Obama.
“Bota i kushton vëmendje asaj që themi dhe asaj që bëjmë”, ka shtuar ai.
Duke mos përmendur asnjë kandidat me emër, Obama ka thënë se shumë ngjarje të fushatës janë shënuar me përleshje dhe përpjekje për të nënçmuar pikëpamjet e kundërshtarëve.
“Është një cikël që nuk është pasqyrim i saktë i Amerikës. Duhet të ndalojë. Kjo nuk është çështje e korrektësisë politike. Ka të bëjë më mënyrën se si sjellja gërryese mund të minojë demokracinë tonë, shoqërinë tonë dhe madje ekonominë tonë”, ka thënë Obama.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.
Obama ka shërbyer dy mandate.
Favoritë për ta zëvendësuar atë janë Hillary Clinton nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane.
Gara për nominimin e Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara vazhdon, pasi Donald Trump ka shënuar fitore vendimtare në shtetin e Floridës, por ka humbur kundrejt John Kasichit në Ohajo.
Favoritja demokrate, Hillary Clinton, ka zgjeruar avantazhin e saj me fitoret në Florida, Ohajo, Illinois dhe Karolinën e Veriut.
Marco Rubio, ndërkohë, ka dalë nga gara republikane pasi ka humbur në shtetin e tij, Florida, kundrejt Trumpit.
Ky i fundit ka fituar po ashtu në Illinois dhe Karolinën e Veriut.
Megjithatë, fitoret e tij shkaktojnë kokëdhimbje për Partinë Republikane, pasi shumë anëtarë të saj janë të shqetësuar me politikat dhe retorikën e Trumpit.
Të martën, pesë shtete të mëdha kanë zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.
Fituesit në shtetin e Misurit nuk janë shpallur ende.
Sekretari Kerry tha se do të bisedonte me zotin Putin dhe me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov “se si mund të çohet përpara procesi politik”.
Por kryediplomati amerikan paralajmëroi se “paqja afatgjatë do të jetë e pamundur të arrihet pa një tranzicion të vërtetë politik”, larg regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad, i cili ka bërë rezistencë për t’u larguar nga pushteti.
Lajmi për vizitën e zotit Kerry në Moskë erdhi ndërsa bisedimet e paqes për Sirinë vazhduan për të dytën ditë në Gjenevë dhe ushtarakët e parë rusë u kthyen nga Siria. Ata u pritën me brohoritje nga turmat e njerëzve.
Umar al-Shishani, çeçen etnik i lindur në Gjeorgji, ishte plagosur seriozisht gjatë një sulmi ajror kundër konvojit të tij në pjesën verilindore të Sirisë, më 4 mars, dhe ishte transportuar në një spital në Raka për trajtim.
“Ne besojmë se ai ka vdekur pas plagëve të tij”, i ka thënë agjencisë AFP, zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.
Zyrtarë të Pentagonit, po ashtu, i kanë thënë rrejtit televiziv CNN, se ai kishte vdekur nga plagët e pësuara.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, pardje tha se al-Shishani, me emrin luftarak Tarkhan Batirashvili, ishte ushtar i njësiteve elite të Gjeorgjisë, i cili iu bashkua grupit militant, Shteti Islamik, në vitin 2012 dhe konsiderohej njëri nga komandnatët e tij më të aftë.
Në listën e Departamentit amerikan të shtetit, ai ishte personi më i kërkuar, ndërsa koka e tij vlente 5 milionë dollarë.
Voal – Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua në Departamentin Amerikan të Shtetit nga ndihmës sekretari amerikan Raymond Seitz dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Muhamet Kapllani të pranishëm krerët e PD në opozitë, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko
Sot mbushen 25 vjet nga dita e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Shefi i Euro-Azisë tek Zëri i Amerikës, Elez Biberaj përcjellë përmes një mesazhi në Facebook, përshtypjet e ceremonisë së rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së 25 vite më parë.
Elez Biberaj mbahet mënd për rolin aktiv që luajti tek “Zëri i Amerikës”, që asaj kohe ishte shefi i programit shqip, duke patur një ndikim shumë të rëndësishsmë në ndryshimet demokratike të Shqipërisë së vitit 1990.
“Njëzet e pesë vjet më pare, më 15 mars 1991, SHBA dhe Shqipëria rinisën marrëdhëniet diplomatike – pas më shumë se 50 vjet mosnjohje dhe vetëm tre muaj pasi në Shqipëri kishte rënë regjimi komunist. Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua në një ceremoni në Departamentin Amerikan të Shtetit nga ndihmës sekretari amerikan Raymond Seitz dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Muhamet Kapllani. Ceremonia u ndoq nga krerët e PD në opozitë, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko”, shkruan Biberaj Biberaj.
THE 25TH ANNIVERSARY OF THE REESTABLISHMENT OF U.S.-ALBANIA RELATIONS
Twenty five years ago – on March 15, 1991 – the United States and Albania resumed full diplomatic relations – after more than fifty years of non-recognition and only three months after the demise of the Albanian communist regime. The Memorandum of Understanding was signed at a ceremony at the State Department by U.S. Assistant Secretary Raymond Seitz and Albania’s Foreign Minister Muhamet Kapllani. The ceremony was also attended by the leaders of the opposition Democratic Party, Sali Berisha and Gramoz Pashko.
Voal – Sarbaz Hama Amin, komandant i Peshmergëve në Irak, i tha Zërit të Amerikës se forcat e tij e vunë re të dyshuarin të hënën gjatë patrullimit.
“Ndërsa patrullonin përgjatë vijës së frontit ata panë diçka të pazakontë dhe filluan të qëllojnë. Pas kësaj, personi u zhduk, por patrulla u vu në kërkim të tij. Kur zbardhi, rreth orës 5:00 të mëngjesit, personi bërtiti dhe na tha në anglisht se donte të kthehej. Por Peshmergasit nuk e kuptuan anglisht. Pastaj foli disi arabisht. Patrulla e kontrolloi se mos kishte ndonjë ekzsploziv, e arrestoi dhe e çoi në kamp, ku personi tha se donte të dorëzohej.” Komandant Amini shtoi se i dyshuari u tha se babai i tij ishte palestinez.
Nga fotografia e patentës së makinës të shtetit Virginia personi u identifikua si Mohamed Jamal Khweis.
“Militanti ndoshta mund të ketë ardhur nga qyteti Talafar që kontrollohet nga ISIS, sepse ai vend është afër vijës së frontit,” tha Amini. “Kweisi kishte para turke dhe disa dollarë. Ai gjithashtu kishte një kartë krediti VISA dhe patentën e makinës lëshuar nga shteti Virxhinia”, tha komandanti kurd.
Në Uashington, një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se ishin në dijeni të këtij rasti dhe ndodheshin në kontakt me autoritetet irakiane dhe kurde për të përcaktuar vërtetësinë e njoftimeve.
Gjenerali Hashem Sitayi i kurdëve Peshmerga në Irak i tha Zërit të Amerikës se i dyshuari kishte udhëtuar përmes Turqisë drejt Sirisë për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.
Familja regon
Në shtëpinë e tyre në qytetin Aleksandri, të shtetit Virxhinia, prindërit e Mohamed Khweisit u zgjua të hënën në mëngjes nga një gazetar i Zërit të Amerikës dhe kameramani që i njoftoi mbi lajmin për kapjen e djalit të tyre.
Prindërit nuk kishin asnjë ide se biri i tyre ishte në Irak apo kishte lidhje me ndonjë grup ekstremist. Ata thanë se nuk kishin qenë në kontakt me djalin e tyre për një kohë të gjatë. Dhe mendonin se ai ishte në Kanada, dhe kishte udhëtuar për në Turqi.
Më vonë i ati, Jamal Khweis, në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, tha se u përpoq për të marrë më shumë informacion nga autoritetet amerikane.
“Shkova në Departamentin e Shtetit për të pyetur në lidhje me djalin tim. Ata nuk më ndihmuan. Kur u ktheva në shtëpi gruaja më tha se shumë gazetarë dhe kamera televizive ndodheshin jashtë shtëpisë sime. Unë nuk do të flas me gazetarët derisa qeveria të konfirmojë kapjen e djalit tim.”
Prindërit thanë se janë të përkatësisë palestineze. Babai tha se kishte ardhur në SHBA në vitin 1988.
Më parë, kur iu tregua një foto e publikuar e Khweisit në paraburgim në Irak, familja tha se nuk ishte e sigurt.
“Personi në foto nuk është vëllai im”, këmbënguli Tamer Khweis, një gjimnazist dhe vëllai i vogël i Mohammed Khweisit.
“Ka ngjashmëri, por nuk mund ta konfirmoj, sepse fotografia nuk është e qartë,” tha nëna e tij.
Familja kishte thënë se sendet personale të djalit të tyre mund të jenë vjedhur dhe kanë përfunduar në Irak./ZA
Voal – Kandidatët presidencialë po përgatiten për zgjedhjet paraprake të së martës në pesë shtete të rëndësishme për nga numri i delegatëve. Pretendentët republikanë i kanë përqëndruar kritikat tek Donald Trumpi duke e fajësuar për aktet e dhunës në tubimet e tyre.
Votimet paraprake në Florida, Ohajo, Ilinoi, Mizuri dhe Karolinën e Veriut janë shumë të rëndësishme për rivalët e zotit Trump, të cilët shpresojnë që ta pengojnë Donald Trumpin në përpjekjet për të siguruar një epërsi të pakapërcyeshme.
Por zoti Trump hedh poshtë akuzat se ka provokuar dhunë, duke i thënë turmës në Bloomington të Ilinoit të dielën se ai do paqe dhe jo trazira.
Ka pasur trazira mes kundërshtarëve dhe përkrahësve edhe në tubimet e organizuara nga fushata e zotit Trump në shtetet ku zhvillohen zgjedhje të martën. Autoritetet kanë arrestuar një numër të vogël protestuesish në këto aktivitete.
Zgjedhjet e së martës janë të rëndësishme pasi pas tyre do të jetë votuar në më shumë se gjysmën e 50 shteteve amerikane. Kandidatët që ende figurojnë poshtë në listë nuk kanë më shumë kohë të dalin në krye dhe të mundin pretendentët kryesorë Trump dhe Clinton. Një votim tjetër masiv do të zhvillohet më 7 qershor por deri atëherë pretendentët nga secila parti do të jenë pak a shumë të përcaktuar.
Numri i Delegatëve për Republikanët (1,237 nevojiten për të fituar)
Trump – 460
Cruz – 370
Rubio – 163
Kasich – 63
Numri i delegatëve për demokratët (2,383 nevojiten për të fituar)
Clinton – 1,231
Sanders – 576
Numri i delegatëve që sigurohen në zgjedhjet e së martës, 15 mars
Florida – 99 republikanë (fituesi i merr të gjithë), 246 demokratë
Ohajo – 66 republikanë (fituesi i merr të gjithë), 159 demokratë
Ilinoi – 69 republikanë (fituesi merr shumicën), 182 demokratë
Karolina e Veriut – 66 republikanë, 121 demokratë
Misuri – 52 republikanë, 84 demokratë/ZA
Curtis Scaparrotti, i cili aktualisht komandon forcat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut, do të zëvendësojë gjeneralin Philip Breedlove në pozitën e komandantit suprem të NATO-s.
Presidenti amerikan Barak Obama të premten emëroi Gjeneralin Scaparrotte në postin e Komandantit Suprem të Forcave të Aleancës Veri-Atlantike.
Pentagoni ka konfirmuar se Scaparrotti në këtë pozitë do të zëvendësojë gjeneralin Philip Breedlove. aa
Një takim elektoral i kandidatit republikan për president Donald Trump, i planifikuar për të premten në mbrëmje në Universitetin e Çikagos, u anulua për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Mijëra pjesëmarrës, mbështetës dhe kundërshtarë të kandidatit Trump në mjedisin e takimit, ishin në prag të ballafaqimit me njeri tjetrin. Një prej ndihmësve të kandidatit Trump doli në podium duke njoftur anulimin e takimit për shkaqe sigurie. Nuk është e qartë se kur do të riplanifikohet takimi.
Pas njoftimit, turma e grumbulluar filloi të brohoriste. Policisë iu desh të ndërhynte në disa raste kur përkrahësit dhe kundërshtarët e kandidatit u kapën me njeri tjetrin, për të shmangur konfliktet.
“Ne e rrëzuam Trumpin! Ne e rrëzuam atë!” dëgjoheshin brohorima brenda sallës.
“Ne duam Trumpin! Ne e duam atë!” brohorisnin kundërshtarët.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama tha se qëndrimet e Donald Trumpit nuk janë aq të ndryshme nga ato të kandidatëve të tjerë republikanë për president të SHBA-ve, dhe se dallimi është se Trumpi është më provokues kur flet për to.
Këto komente Obama i bëri gjatë një konference të përbashkët për medie me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Obama tha se qëndrimet e Trumpit lidhur me temën e emigracionit, e poashtu edhe çështjet e tjera, nuk dallojnë prej atyre të senatorit nga Teksasi, Ted Kruz, apo atij nga Florida, Marco Rubio.
Obama e ka quajtur garën republikane një “cirk”.
Ai tha se beson që demokratët po bëjnë punë të mirë në zgjidhjen e çështjeve në garën ndërmjet tyre.
Senatori John McCain, ish-kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të 2012, thotë se konflikti në Siri dhe Irak ka dëshmuar se Rusia po përpiqet të militarizojë krizën e refugjatëve dhe të përçajë Bashkimin Evropian. Ky qëndrim i Moskës ka krijuar përplasje mes Rusisë dhe Perëndimit. Ai flet edhe mbi përpjekjet e Moskës për të ushtruar ndikim në Ballkan:
Senatori John McCain foli për ndikimin rus në Serbi, ku qeveria ka deklaruar synimin për të qëndruar neutrale në përplasjet mes Rusisë dhe Perëndimit, duke thënë se mund të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me të dyja palët.
“Mendoj se kryeministri Vuçiç ka mbajtur qëndrim shumë të fortë, duke i rezistuar presionit rus. Presioni rus është shumë i ndryshëm nga presioni amerikan. Ne nuk duam gjë nga Serbia, thjesht duam që të bëhet një demokraci më funksionale. Ndërsa Rusia do të ketë një ndikim dominues, gjë që krijon një sfidë shumë të vështirë. Mund të them se përgëzoj faktin që kryeministri Vuçiç i ka rezistuar presidentit Putin, por e kuptoj se ndodhet përballë një presioni të konsiderueshëm dhe duhet të tregohet shumë i kujdesshëm”.
Në këto kushte, thotë senatori, kanë rëndësi përpjekjet amerikane për t’iu kundërvënë mesazhit rus, pasi një pjesë e madhe e ndikimit të Moskës vërehet në media:
“Mendoj se nëse Serbia mund të qëndrojë apo jo neutrale varet në një masë të madhe nga veprimet e Vladimir Putinit. Shumë nga aktet e presionit që po ushtron Rusia mbi Serbinë lidhen me median, me informacionin, me propagandë. Prandaj duhet t’u kundërvihemi veprimeve të tilla me punën e agjencive si Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë që mund të shërbejnë për t’iu kundërvënë mesazhit rus”.
Lidhur me Malin e Zi, senatori John McCain thotë se ndikimi rus është i kufizuar më së shumti tek investimet ekonomike, dhe se malazezët e kanë bërë të qartë prirjen e tyre perëndimore:
“Nuk besoj se ka ndonjë dyshim se Mali i Zi siguroi antarësim në NATO, pasi pjesa më e madhe e malazezëve mbështesnin me forcë aderimin në NATO. Prandaj nuk shoh ndonjë influencë ruse që të ndikojë tek zhvillimet politike në vend. Ajo që shoh është pronësi ruse, rusë që kanë prona në Mal të Zi. Këtë e di, pasi shoh shumë rusë të shëndoshë, që pijnë duhan, të veshur me kostume të ngushta banjoje në Mal të Zi. Pra e di që ka ndikim të ndjeshëm ekonomik nga rusët. Por nga ato që di për këtë vend sharmant është se Mali i Zi do integrim evropian dhe se antarësimi në NATO u mbështet nga shumica dërrmuese e popullatës”.
Voal – Voal.ch shkruan se nga fushata presidenciale U.S.News&World sjell një arsenal të tëra ekspresioni fytyrash të kandidatit Republikan për president Donald Trump.
Ky arsenal i tërë që ne do ta shohim tregon se Donald Trump mund të bëhej edhe një aktor i madh i Hollywood-it, nëse do të kishte dashur, por ai zgjodhi të bëje njëri nga miliarderët e Amerikës.
Grupe konservatore dhe republikane në Shtetet e Bashkuara po intensifikojnë fushatat me reklama televizive në përpjekje për të mos lejuar manjatin miliarder të pasurive të patundshme Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat për president.
Disa organizata anti-Trump thonë se planifikojnë të përdorin për reklama të paktën 10 milion dollarë javën e ardhshme. Shumë prej tyre kanë në shënjestër votuesit në Florida dhe Illinoi, dy shtete të mëdha, ku republikanët do të zhvillojnë zgjedhje më 15 mars dhe ku anketat tregojnë se zoti Trump është përpara rivalëve të tij në garë
Reklamat e karakterizojnë zotin Trump si një liberal që është jashtë karakterit konservator të Partisë Republikane, një njeri që i është shmangur rekrutimit dhe një manjat me pak ndjeshmëri për të pafuqishmit, të cilët e kanë penguar në rrugën për të ndërtuar perandorinë e tij të biznesit.
Zoti Trump, i cili kurrë nuk ka mbajtur poste si zyrtar i zgjedhur, është favoriti i dukshëm për të fituar shumicën e delegatëve të konventës republikane kombëtare në korrik, për të kërkuar emërimin e Partisë.
Ceuz, sfiduesi kryesor i kandidatit Trump
Zgjedhjet paraprake në partinë republikane mund të konsolidohen në një garë mes dy kandidatëve, biznesmenit Donald Trump dhe senatorit Ted Cruz. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman njofton se ndërsa rezultati përfundimtar në anën e republikanëve ende nuk është i qartë, kandidatja favorite e partisë demokrate, Hillary Clinton vazhdon të thellojë epërsinë ndaj kundështarit të saj, senatorit Bernie Sanders.
“Jam shumë i inkurajuar, sepse në qoftë se ne vazhdojmë të bashkohemi, ne do të fitojmë këtë garë,” thotë Ted Cruz, kandidat për president.
Ted Cruz i tejkaloi pritshmëritë në zgjedhjet paraprake të së shtunës në katër shtete duke fituar në Mejn dhe Kanzas. Ai doli i dyti, pas Donad Trumpit, në Luiziana dhe Kentaki.
Donald Trump, kandidat për president:
“Jam shumë i gëzuar për fitoren. Faleminderit Luiziana dhe Kentaki”.
Ndërsa Trump vazhdon të mbajë një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të fituar emërimin e partisë republikane, senatori Cruz ka ngushtuar hendekun, duke fituar në pesë javën e kaluar. Ndërkohë, senatori nga Florida, Marco Rubio të dielën fitoi në territorin amerikan të Puerto Rikos duke marrë 23 delagatë, por ai nuk doli mirë në shtetet e tjera të shtunën.
Trump dhe Senatori republikan Marco Rubio sulmuan njëri-tjetrin në debatin e fundit dhe duket se Cruz ka përfituar nga kjo.
Ted Cruz, kandidati republikan për president:
“Kërkoj nga ju që të qëndroni me ne si një koalicion i gjerë i njerëzve që besojnë në Kushtetutë, në liri, dhe që duan ta përmirësojnë këtë vend”.
Zoti Trump të shtunën vonë e pranoi ngritjen e senatorit Cruz.
“Unë do të doja të garoja ndaj Ted-it kokë më kokë. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”.
Ndërsa Ted Cruz po shfaqet si alternativa kryesore ndaj zotit Trump në mesin e republikanëve, në kampin demokrat, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton vazhdon marshimin e saj drejt marrjes së emërimit të partisë.
Hillary Clinton, kandidate për presidente:
“Le të bashkojmë duart, të ngremë veten lart, të ecim përpara së bashku. Të bëmjë një ndryshim, ta ndërtojmë të nesërmen”.
Zonja Clinton ka fituar shumicën e zgjedhjeve paraprake deri më sot në shtetet më të mëdha, me më shumë delegatë. Por Bernie Sanders këmbëngul se gara nuk ka përfunduar.
Bernie Sanders, kandidat për president:
“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, duke ngushtuar hendekun në nivel kombëtar me Sekretaren Clinton”.
Senatori Sanders të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake në Kanzas dhe Nebraska, dhe të dielën në Mejn. Zonja Clinton fitoi në Luiziana, por ajo deri më tani ka mbështetjen e 1147 delegatëve ndërsa senatori Sanders ka vetëm 489 delegatë.
Të martën do të mbahen zgjedhje paraprake në pesë shtete të tjera.
Zëvendëspresidenti Amerikan, Joe Biden, tha sot se Washingtoni do “t’ia nxjerrë zemrën” grupit ekstremist, Shtetit Islamik, në Siri dhe në Irak.
“Ne do t’ia nxjerrim zemrën Daeshit (Shtetit Islamik) në Irak dhe në Siri, në mënyrë që t’ua pamundësojmë atyre që të shpërndajnë helm në rajon dhe në gjithë botën”, ka thënë ai.
Biden ka folur para qindra amerikanëve në një bazë ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Kjo luftë do të marrë kohë, por ne jemi të përkushtuar që t’a shkatërrojmë këtë përbindësh”, ka thënë Biden.
Zgjedhjet paraprake në partinë republikane mund të konsolidohen në një garë mes dy kandidatëve, biznesmenit Donald Trump dhe senatorit Ted Cruz. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman njofton se ndërsa rezultati përfundimtar në anën e republikanëve ende nuk është i qartë, kandidatja favorite e partisë demokrate, Hillary Clinton vazhdon të thellojë epërsinë ndaj kundështarit të saj, senatorit Bernie Sanders.
“Jam shumë i inkurajuar, sepse në qoftë se ne vazhdojmë të bashkohemi, ne do të fitojmë këtë garë,” thotë Ted Cruz, kandidat për president.
Ted Cruz i tejkaloi pritshmëritë në zgjedhjet paraprake të së shtunës në katër shtete duke fituar në Mejn dhe Kanzas. Ai doli i dyti, pas Donad Trumpit, në Luiziana dhe Kentaki.Donald Trump, kandidat për presiden.
“Jam shumë i gëzuar për fitoren. Faleminderit Luiziana dhe Kentaki”.
Ndërsa Trump vazhdon të mbajë një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të fituar emërimin e partisë republikane, senatori Cruz ka ngushtuar hendekun, duke fituar në pesë javën e kaluar. Ndërkohë, senatori nga Florida, Marco Rubio të dielën fitoi në territorin amerikan të Puerto Rikos duke marrë 23 delagatë, por ai nuk doli mirë në shtetet e tjera të shtunën.
Trump dhe Senatori republikan Marco Rubio sulmuan njëri-tjetrin në debatin e fundit dhe duket se Cruz ka përfituar nga kjo.
Ted Cruz, kandidati republikan për president.
“Unë kërkoj nga ju që të qëndroni me ne si një koalicion i gjerë i njerëzve që besojnë në Kushtetutë, në liri, dhe që duan ta përmirësojnë këtë vend”.
Zoti Trump të shtunën vonë e pranoi ngritjen e senatorit Cruz.
“Unë do të doja të garoja ndaj Ted-it kokë më kokë. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”.
Ndërsa Ted Cruz po shfaqet si alternativa kryesore ndaj zotit Trump në mesin e republikanëve, në kampin demokrat, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton vazhdon marshimin e saj drejt marrjes së emërimit të partisë.
Hillary Clinton, kandidate për president.
“Le të bashkojmë duart, të ngremë veten lart, të ecim përpara së bashku. Të bëmjë një ndryshim, ta ndërtojmë të nesërmen”.
Zonja Clinton ka fituar shumicën e zgjedhjeve paraprake deri më sot në shtetet më të mëdha, me më shumë delegatë. Por Bernie Sanders këmbëngul se gara nuk ka përfunduar.
Bernie Sanders, kandidat për president.
“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, duke ngushtuar hendekun në nivel kombëtar me Sekretaren Clinton”.
Senatori Sanders të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake në Kanzas dhe Nebraska, dhe të dielën në Mejn. Zonja Clinton fitoi në Luiziana, por ajo deri më tani ka mbështetjen e 1147 delegatëve ndërsa senatori Sanders ka vetëm 489 delegatë.
Të martën do të mbahen zgjedhje paraprake në pesë shtete të tjera.
Sipas britanikes “The Guardian”, megjithatë, marina këtë vit do t’iu japë edhe një shans qindra marinarëve të cilët nuk kanë arritur të jenë pjesë e ekipit për shkak të mbipeshës
NEW YORK – Marina e SHBA-ve në vitet e fundit po përballet me një humbje në rritje të marinarëve për shkak të mbipeshës dhe uljes së aktiviteteve fizike.
Sipas britanikes “The Guardian”, megjithatë, marina këtë vit do t’iu jap edhe një shans qindra marinarëve të cilët nuk kanë arritur të jenë pjesë e ekipit për shkak të mbipeshës. Në pranverë, do të ketë mundësinë të aplikojnë të gjithë marinarët, të cilët nuk ia dolën që të kalojnë provimet pas dy apo tre tentativash.
Ky vendim u mor pasi që drejtoria konstatoi se Marina është duke humbur shumë detarë të talentuar.
Sekretari i Marinës Amerikane, Ray Mabus, tha se nuk bëhet fjalë për “zbutje të standardeve”, por një përshtatje me realitetin, pasi që numri i njerëzve në peshë është gjithnjë e në rritje në botë. aa
Voal – Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Reagan, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Bashkëshortja e Presidentit Ronald Reaga, vdiq të dielën në Bel Air të Los Anxhelosit.
Nancy Reagan, ishte gruaja me stil dhe influencë e Presidentit të 40-të amerikan.
Mediat bëjnë me dije se zonja Regan ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Ajo ishte një kujdestare e ashpër e imazhit të burrit të saj duke qenë një këshilltare e denjë që e drejtoi Presidentin Regan nga karriera e Hollivudit tek ngjitja si Guvernator i Kalifornisë e më pas në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
“Pa Nancy, nuk do të kishte asnjë Guvernator Reagan, dhe asnjë Presidenti Reagan,” tha Michael K. Deaver, ndihmësi i vjetër dhe mik i ngushtë i Ronald Reagan i cili ndërroj jetë në vitin 2007.
Nancy, që ishte aktore, u martua me Ronald në vitin 1952, ndërsa për 8 vjet, nga vitit 1981 deri më 1989, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo luajti një rol të rëndësishëm në presidencen e bashkëshortit të saj, duke u bërë e njohur më shumë për fushatën e saj kundër drogës të titulluar “Just Say No”.
Gjatë viteve të fundit, Nancy nuk ka gëzuar shëndet të mirë, sidomos pas aksidentit në shtëpi në vitin 2012, ku ajo u rrëzua dhe theu tri brinjë.
Ndërkohë, që në 2008-n kishte një aksident të ngjashëm me pasoja të rënda.
Sipas njoftimit nga familja Reagan, ajo do të varroset në pranë bashkëshortit të saj në Reagan Presidential Library në Kaliforni, ku tani do të prehen bashkë Nancy and Ronald Reagan.
Miliarderi Donald Trump i është afruar më shumë marrjes së nominimit të Partisë Republikane pas fitoreve në zgjedhjet paraprake në Louisiana dhe Kentucky. Në kampin demokrat, Hillary Clinton zgjeroi avantazhin ndaj Bernie Sanders, megjithë fitoren e tij në dy shtete.
Pas fitoreve të së shtunës, Donald Trump i bëri thirrje Senatorit Marco Rubio të lërë garën.
“Ishte një ditë shumë e keqe për Marco Rubio. I bëj thirrje ta lërë garën. Mendoj se ka ardhur koha. Sa herë del i treti apo i katërti, thotë se do të fitojë, por nuk ja ka dalë mbanë, prandaj duhet të largohet. Do të doja shumë të përballesha tek-e-tek me Tedin. Do të ishte shumë argëtuese.”
Senatori i Teksasit, Ted Cruz, rezulton rivali më i afërt i zotit Trump, pasi fitoi zgjedhjet paraprake në Maine dhe në Kansas dhe doli i dyti në dy shtete të tjera.
“Jam shumë i inkurajuar, pasi nëse vazhdojmë të bashkuar, do ta fitojmë nominimin, do të fitojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme duke mundur Hillary Clinton, dhe do ta orientojmë vendin në drejtimin e duhur.”
Edhe zoti Cruz i bëri thirrje zotit Rubio të ndërpresë fushatën, në mënyrë që të fillojë përballja me zotin Trump.
“Vetëm unë nuk i kam bërë thirrje kandidatëve të tjerë të lënë garën. Nga zgjedhjet në Florida do të dalin më shumë delegatë se nga të gjithë shtetet që votuan këtë fundjavë. Sidoqoftë, ne tashmë kemi siguruar më shumë delegatë se ç’kishim.”
Marco Rubio, i cili mendohej si alternativa nga brenda Partisë Republikane ndaj zotit Trump, rezultoi i treti në të gjitha shtetet, përveç se në Maine, ku doli i katërti pas Guvernatorit të Ohios, John Kasich.
Në kampin demokrat, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton fitoi në Louisiana dhe rriti avantazhin ndaj Senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, pavarësisht se ai fitoi në dy shtete, në Kansas dhe Nebraska. Zoti Sanders ka premtuar ta vazhdojë garën deri kur të mbahet konventa demokrate në muajin korrik, ndërkohë që do të përballet në mbrëmje me zonjën Clinton në një debat televiziv në Michigan.
Sot vazhdojnë zgjedhjet për demokratët në shtetin Maine, ndërsa republianët votojnë në territorin amerikan Puerto Rico.
Të martën, të dyja partitë zhvillojnë zgjedhje në Michigan dhe në Mississippi, ndërsa Idaho dhe në Hawaii do të votohet vetëm për republikanët.
NEW YORK – Dy artistë amerikanë Mary Mihelic dhe David Gleeson në një ekspozitë në New York, prezantuan projektin e tyre të cilin e kanë nisur kundër kanditadit të mundshëm për president nga radhët e republikanëve në SHBA Donald Trump.
Ata për 14 mijë dollarë blenë autobusin që Trump kishte përdorur në fushatën zgjedhore në shtetin amerikan të Iowa-s, duke e ngjyrosur dhe shënuar mbi të “T.RUMP” dhe “t.RUTT”.
Autobusi ka kaluar një milion e 600 mijë kilometra, kurse dyshja thotë se besojnë se projekti i tyre do të ketë një rol të rëndësishëm në procesin politik në SHBA. aa
Një thikë që sipas njoftimeve është gjetur para shumë vitesh në shtëpinë e ish-yllit të futbollit amerikan dhe ish-të dyshuarit për vrasje O.J. Simpson, mund të jetë një armë e përdorur në rastin e vrasjes së dyfishtë që përfshiu vendin.
Sipas faqes së internetit TMZ, që njoftoi e para për këtë lajm, thika ishte zbuluar në vitin 1998 e groposur në ish-pronën e Simpsonit nga një punëtor ndërtimi, që po ndihmonte me shkatërrimin e pronës.
TMZ njofton se punëtori ia dha thikën një oficeri policie që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe që nuk ia dorëzoi kurrë thikën autoriteteve.
Pasi doli në pension, oficeri njoftohet se ia përmendi thikën një kolegu. Ai person ia dha informacionin eprorëve që kërkuan që oficeri të dorëzonte thikën.
Sipas TMZ-së, thika ka gjurmë gjaku dhe tani po i bëhet analiza për ADN-në dhe gjurmë të tjera nga policia e Los Angelesit.
UASHINGTON – Presidenti amerikan, Barack Obama, të enjten për shkak të ngjarjeve në Ukrainë ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë për edhe një vit.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se sanksionet ndaj Rusisë ndërlidhen për një numër të madh të qytetarëve rusë, duke përfshirë zyrtarë shtetërorë si dhe zyrtarë qeveritarë të ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç.
Po ashtu, një numër i madh i kompanive dhe biznesmenëve rusë, si dhe liderët e republikës së vetëshpallur të Donjeck dhe Lugansk bëjnë pjesë në tek sanksionet.
“Sanksionet doemos duhet të mbeten në fuqi edhe pas 6 marsit të vitit 2016 sepse Rusia edhe më tej paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm dhe ekstrem për sigurinë nacionale dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, njoftohet nga Shtëpia e Bardhë.
Voal – Aktori i njohur hollivudian, George Clooney ka dalë hapur kundër Donald Trump, madje duke e quajtur atë dhe si fashist. Duke folur për The Guardian-in, ai tha se “Trump është një oportunist, e më keq akoma një fashist, një fashist ksenofob”.
Edhe pse po mbledh fonde për Hillary Clinton-in, asaj së cilës Clooney i beson, ai nuk ngurroi të shprehë konsideratë për kandidatin republican.
“Më pëlqen Bernie Sanders. Shoh që ai është në këtë garë sepse po detyron që të flitet për gjëra që nuk flitet në politikën amerikane, si për hendekun dhe pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve që vazhdon të thellohet çdo ditë”, tha Clooney.
Breedlove i tha senatorëve se Rusia ka ndërmarrë një vendosje masive ushtarake në provincën ruse Kaliningrad, Detin e Zi dhe, më së fundi, në zonën lindore në Detin e Mesdhe dhe Sirinë perëndimore, duke e kufizuar shumë dukshëm aksesin e aleancës në këto zona.
“Rusia kërkon të rivendosë një rol kryesor në skenën botërore. Rusia nuk do vetëm të sfidojë rregullat e miratuara të rregullit ndërkombëtar, ajo synon t’i ri-shkruajë ato. Rusia e sheh e SHBA-së dhe NATO-n si kërcënim për objektivat e saj dhe, si kufizimet në aspiratat e saj. Pra, Rusia kërkon të dëmtojë unitetin tonë dhe të sfidojë vendosmërinë tonë. Rusia e njeh forcën dhe e sheh dobësinë si mundësi, “tha ai.
Për këtë qëllim Rusia është duke e përdorur atë që disa e quajnë luftë jokonvencionale apo hibride. tha Breedlove. Rusia është duke përdorur mjete diplomatike, ekonomike dhe informative, përveç presionit ushtarak për të ndikuar tek vende të ndryshme, duke u përpjekur për të mos shkaktuar një reagim ushtarak, tha ai. Rusia është duke përdorur stërvitje dhe demonstrime ushtarake për të maskuar dhe të bëjë të pandjenshme vendosjen vërtetë ushtarake, shtoi ai.
Hyrja e Rusisë në luftën në Siri ka ndryshuar dinamikën në ajër dhe në tokë, pavarësisht deklaratave publike për të kundërtën, tha Breedlove. Ai shtoi se Rusia ka bërë pak për të luftuar grupin militant të Shtetit Islamik, por e ka përforcuar në masë të madhe regjimin e presidentit Bashar al-Assad dhe aleatët e tij.
Moska dhe Damasku i përdorin qëllimisht refugjatët sirianë si një armë për destabilizimin e Evropës, deklaroi shefi i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan, Philip Breedlove./VOA
Kandidatja demokrate për president Hillary Clinton ka fituar në 5 shtete jugore, sipas parashikimeve të medias, duke mundur rivalin saj, Bernie Sanders, në zgjedhjet e Super të Martës, në ditën më të rëndësishme të votimeve paraprake.
Ish Sekretarja e Shtetit Clinton, parashikohet të ketë fituar në shtetet Alabama, Arkansa, Xhorxhia, Tenësi dhe Virxhinia, si dhe në Teksas, sipas anketave në mbyllje të votimeve në këto shtete. Deri tani kandidati Sanders, i etiketuar si socialist demokrat, pritet të ketë fituar vetëm në shtetin e tij, Vermont.
Në kampin republikan, biznesmeni republikan, Donald Trump, parashikohet të ketë fituar në Alabama, Xhorxhia, Masaçusets, Tenësi dhe Virxhina, duke çimentuar më tej statusin e tij si kandidat republikan për president.
Senatori nga Teksasi Ted Cruz ka fituar në shtetin e tij si dhe në Oklahoma.
Trump dhe Clinton priteshin të fitonin në parapraket e Super të Martës, gjatë të cilave do të përcaktohen një-e-katërta e votave të nevojshme për të fituar emërimin nga partitë përkatëse si kandidatë për president.
Duke folur para një grupi të madh përkrahësish në shtetin e tij të Vermontit, Sanders tingëlloi optimist.
“Kjo fushatë, siç mund ta dini ju të gjithë, nuk është thjesht për të zgjedhur një president, por për të transformuar Amerikën. Ajo është për ta bërë vendin tonë një vend të madh, ashtu siç ai ka mundësi të bëhet.
“Duhet ta ndalojmë Trump-in. Ndoshta nuk do t’ia arrijmë, por nuk dua ta shoh Trump-in në garë“, thotë një votuese. “Më pëlqen Kasich, ai është më pak ideologjik se gjithë të tjerët.”
Anketat
Super e Marta është dita më e rëndësishme e zgjedhjeve paraprake amerikane, kur përcaktohen 25 për qind e delegatëve që kandidatët duhet të sigurojnë për të fituar emërimin e partisë si kandidat për president.
Anketat lënë të kuptohet se Donald Trump, miliarderi republikan, mund të fitojë në 10 nga 11 shtetet në votimet e së martës.
Pretendenti tjetër republikan, Senatori i Floridës Marco Rubio, synon të sigurojë fitoren e tij të parë në një shtet.
Në kampin demokrat, Clinton kryeson në anketa ndaj rivalit Sanders, në shumicën e 11 shteteve.
Gjatë ditës së djeshme, Trump i bëri thirrje rivalit Rubio të tërhiqej nga gara në se nuk arrinte të fitonte në një shtet të vetëm.
Rubio vazhdoi ta godiste kandidatin Trump, duke theksuar se “Trump përfaqëson një rrezik real për të ardhmen e partisë dhe të vendit”.
Rubio ka thënë se do të qëndrojë në garë deri në kuvendin e partisë në muajin korrik, kur vendoset kandidati zyrtar dhe shpreson të fitojë në shtetin e tij të Floridas, gjatë zgjedhjeve paraprake më 15 mars, ku sipas rregullave të votimit në këtë shtet, fituesi i merr të gjitha votat.
Zgjedhjet presidenciale
Duke shpresuar të jenë kandidatët zyrtarë, që do të përballen në zgjedhjet e 8 nëntorit, Trump dhe Clinton kanë filluar të shkëmbejë akuza ndaj njeri tjetrit qysh tani.
Trump tha gjatë një takimi në Ohajo se, “Clinton nuk ka as fuqinë as vendosmërinë të jetë presidente”.
Clinton tha se Trump, me komentet e tij të shpeshta negative ndaj kundërshtarëve dhe ndaj kolegëve të tij republikanë, “po zhvillon një fushatë të bazuar në fyerje”, të papranueshme për një fushatë presidenciale.
Sipas një ankete të fundit të rrjetit NBC, të martën, Trump gëzon 40 për qind mbështetje mes votuesve të regjistruar si republikanë, Rubio gëzon 21 për qind dhe Cruz 18 për qind.
Në frontin demokrat, sipas të njejtës anketë, Clinton gëzon 51 për qind, ndaj 41 për qind të kandidatit Sanders.
Cruz paralajmëroi se “treni i Trump-it” nuk mund të ndalet në se ai arrin fitore të madhe të martën.
Votuesit në 13 shtete të SHBA-së votojnë sot në zgjedhjet paraprake, të cilat janë pothuajse vendimtare në përcaktimin e kandidatëve presidencialë të Partisë Demokratike dhe asaj Republikane.
Ky rreth i zgjedhjeve njihet ndryshe si “Super e marta”.
Demokratët zgjedhin midis favorites Hillary Clinton dhe senatorit Bernie Sanders në 11 shtete: Alabama, Arkansas, Kolorado, Xhorxhia, Masaçusec, Minesota, Oklahoma, Tenezi, Teksas, Vermont dhe Virxhina.
Republikanët, ndërkaq, do të zgjedhin midis pesë kandidatëve të mbetur në shtetet e lartpërmendura, plus Alaska dhe Uajoming.
Sondazhet e opinionit tregonjnë se republikani Donald Trump do të fitojë në të gjitha shtetet, pos në Teksas, vendlindjen e rivalit të tij, senatorit Ted Cruz.
Senatori Marco Rubio, nga Florida, shihet si rivali më i afërt i Trumpit në shumicën e zgjedhjeve të sotme paraprake.
Pas këtyre votimeve, një e treta e shteteve do t’i kenë mbaruar zgjedhjet paraprake për president.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor. Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama, i cili ka shërbyer dy mandate.
Nga kjo kompani kanë thënë se zhbllokimi i kodeve do të “ishte veprim shumë i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme” për kompaninë
NEW YORK – Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk mund ta detyrojë kompaninë Apple që të ndihmojë FBI-në për të zhbllokuar pajisjen iPhone që i përkiste njërit prej sulmueseve në San Bernardino, konfirmojnë zyrtarët amerikanë.
Apple më herët ka nisur procedurë ligjore, pasi ndaj kompanisë ishte bërë presion që të ndihmojë për hetimin e rastit në fjalë duke zhbllokuar iPhone-n e njërit prej sulmueseve. Nga kjo kompani kanë thënë se zhbllokimi i kodeve do të “ishte veprim shumë i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme” për kompaninë. Një masë e tillë, siç theksuan, do të kërcënonte sigurinë e miliona përdoruesve të iPhone në mbarë botën.
Telefoni i cili nuk mund të hapin hetuesit e FBI-së i takon Sayed Farook, i cili së bashku me gruan e tij në dhjetor të vitit të kaluar në San Bernardino, në një sulm të armatosur vranë 14 persona.
Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka arritur fitore të rëndësishme në garën e djeshme të Partisë Demokratike për nominim presidencial në shtetin Karolina Jugore.
Me rezultatet e numëruara në të gjitha 46 rrethet, zonja Clinton ka fituar 73.5% të votave, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders, 26%, ka njoftuar Bordi shtetëror i zgjedhjeve.
Kjo është fitorja e tretë e zonjës Clinton në katër votimet e deritashme partiake, për nominim të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale, që zhvillohen më 8 nëntor të këtij viti.
Agjencitë e lajmeve raportojnë, po ashtu, se kjo fitore është e rëndësishme për shkak se paraqet shtytje për të ashtuquajturën Super e Martë, kur votuesit në 11 shtete dhe në Samoan amerikane, do të vendosin se cilin kandidat do ta mbështesin më së shumti.
Hulumtimet e opinionit tregojnë se 80% e votuesve afrikano-amerikanë dhe 75% e femrave e kanë mbështetur ish-sekretaren Clinton, në garën në Karolinën Jugore.
Demokratja Hillary Clinton po flirton me votuesit afrikano-amerikanë në Karolinën e Jugut, në provën e parë të garës së demokratëve që ka një përqindje të madhe të votës së kësaj pakice.
“Unë besoj gjithashtu se nëse punojmë së bashku për të bërë investime të mëdha në komunitetet që kanë mbetur prapa dhe garantojmë drejtësinë dhe dinjitetin për cdo amerikanë, do të përfitojmë të gjithë”, tha kandidatja Hillary Clinton.
Rivali Bernie Sanders po mundohet të tërheq gjithashtu votuesit afrikano-amerikanë me ndihmën e aktorëve të shquar si Danny Glover.
Sanders është më i përqëndruar në garat e së Martës së Madhe në Mizuri dhe Oklahoma.
“Ne po luftojmë me politikën tradicionale, me median tradicionale dhe vrulli i fushatës sonë po rritjet përditë”, thotë kandidati Bernie Sanders.
Pretendentët nga të dyja partitë janë përqëndruar në zgjedhjet e së martës ku sigurohen qindra delegatë.
Pretendenti kryesor i republikanëve Donald Trump kryeson anketat e opinionit në disa shtete dhe shpreson të shtojë mbi fitoren e fundit në Nevada.
“Ne fituam me evangjelistët, fituam me të rinjtë, fituam me të moshuarit, me të arsimuarit dhe të pa arsimuarit dhe i dua shumë të pa arsimuarit!”
Senatori Marco Rubio shpreson të bëhet rivali kryesor i zotit Trump.
“Një pjesë e madhe e republikanëve konservatorë nuk e duan Donald Trump si kandidat dhe për sa kohë ata ndahen nga tre apo katër njerëz, është mirë për Donaldin. Por kjo nuk do të vazhdojë.”
Por Rubio vazhdon të ndeshet me senatorin e Teksasit Ted Cruz, që doli i treti në Nevada.
“E vetmja fushatë që e ka mposhtur Donald Trumpin dhe e vetmja fushatë që mund ta mposht Donald Trumpin është kjo fushatë.”Fushatë për të marrë delegatë në garën e së martës po bën edhe guvernatori i Ohajos John Kasich dhe neurokirurgu në pension Ben Carson, të dy të radhitur shumë pas Trumpit.
Shqiptaro-Amerikani Luan Bukolla, aktivist i njohur i çështjes kombëtare në SHBA, duke ndjekur gjurmët e të jatit patriotit Sali Bukolla, prej çerek shekulli është anëtar i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye Joe Dioguardi e Shirley Dioguardi, lobit më të fuqishëm Shqiptaro-Amerikan me ndikim në Washington D.C..
Zoti Bukolla ka reaguar në Facebook rreth rolit që ka Ambasadori Amerikan në Kosovë, duke kërkuar prej tij qendrime neutrale. Zoti Bukolla mendon se zoti Ambasador është pjesë e lobit serb në Departamentin e Shtetit.
Po i sjellim të dy statuset e tij, në respekt të fjalës të lirë. Pasi kemi pasqyruar çdo qendrim të Ambasadorit Delawie – po kështu kemi të drejtë që pasqyrojmë edhe qendrimet e përfaqësueseve më seriozë të lobit shqiptaro-amerikan në SHBA./ Voal
Ja dy statuset e z.Luan Bukolla:
Statusi i parë:
“Miqtë e mi të dashur,
Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe miku i kombit Shqiptar, Joe Biden, ka thënë: “Putin sought to keep Ukraine weak through corruption (Putini kërkoi të mbajë Ukrainën të dobët përmes korrupsionit.), pra, tani unë pyes, kush po kërkon të mbajë Kosovën të dobët përmes korrupsionit? Pse Ambasadori Greg Delawie ka folë fjalë boshe për luftën kundër korrupsionit, kur ai vetë është ka e përkrah Korrupsionin e Qeverisë së Isa Mustafës?
Dhe, une, si Nënshtetas Amerikan (i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) kam drejt më e kritikue Ambasadorin Delawie, sepse unë bësoj se ky është mbështetësi i fraksionit pro-Serbe të Departamentit të Shtetit, dhe po punon për të zbatuar një agjendë pro-Serbe në Kosovë, kjo është arsyeja pse ky është pro-Qeverisë Mustafa – Thaçi.
Ambasadori Delawie, duhet të jetë neutral dhe të mos ndërhyjë në politikën e brendshme të Kosovës, dhe ai nuk duhet të mbështetë një qeveri të korruptuar, siq është Qeveria Isa Mustafës.
Kosova është në rrezik serioz nga brenda, ne të gjithë duhet të punojnë së bashku për të sjellë rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Isa Mustafës!!!!
Zoti ju ndihmoft!
Me shumë respekt,
Dashamiri i juaj,
Luani”
Statusi i dytë:
“Miqtë e mi të dashur,
Ju duhet të kuptoni se ka një element pro-Serb që ekziston në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; dhe, sipas mendimit tim, Ambasadori Delawie është anëtar i atij elementi pro-Serb.
Për këtë element pro-Serb në Departamentin e Shtetit Amerikan, për të zbatuar agjendën e tyre pro-Serbe në Kosovë, ata duhet të punojnë me një qeveri të dobët kuislinge, që mund të kontrollohet lehtësisht.
Presidentja Jahjaga (une e kam Mikesh të shtëpisë) nuk ka fuqi me bë gja, Mos harroni, kjo është bë Presedente nga zarfa Amerikane. Një të mirë, dhe kjo është shumë e mirë, është fakti se Presedentja Jahjaga është e pastër dhe nuk është e korruptuar, por, nuk ka fuqi politike.
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë implikuar në shumë afera korruptivë dhe kriminale, dhe më këtë fakt, këta dy, janë në gjendje me shitur edhe nënat e tyre, dhe Serbia dhe armiqtë e kombit Shqiptarë e dijn këtë fakt, sidomos elementi Pro-Serb në Departamentin e Shtetit të Amerikës.
Ju, ose më bësoni, ose jo, nuk ka problem, une jam marrë me politiken Amerikan për mbi 25 vjet, une di qysh punon Departamenti i Shtetit Amerikan.
Une Veq e kam për të mirën e juve qe jetoni në Kosovë. Vetem kqyre kush ishte në kryë të qeverisë Kosovës për mbi 8 vjet.
Zoti ju ndihmoft!
Me respekt,
Dashamiri i juaj,
Luani”
ZvPresidenti i SHBA Joe Biden midis prindërve të zotit Luan Bukolla. I ndjeri Sali Bukolla veprimtar i shquar i çështjes shqiptare
Djali i Luan Bukollës dhe nipi i Sali Bukollës, Flamur Bukolla me një nga figurat më të shkëlqyera të politikës në SHBA, të madhin Joe Biden, zvPresidentin e SHBA
Melanie i tha turmës se ai do të jetë një president i cili do t’i ndihmojë mjaft Amerikës.
Vajza e tij, Ivanka gjithashtu mbajti një fjalim për mbështetësit e Trumpit, duke thënë se babai i saj do të jetë një president i madh i SHBA’së.
Miliarderi falënderoi familjen e tij për mbështetjen në këtë garë.
Rusia edhe më herët ka dërguar avionë dhe helikopterë të ndryshëm në bazën e saj në Armeni
MOSKË – Rusia ka dërguar pesë avionë ushtarakë dhe një helikopter në bazën e saj në afërsi të Yerevanit, në Armeni, bëhet e ditur nga Forcat e Armatosura të Rusisë.
Në njoftim thuhet se kanë dërguar katër avionë të llojit MiG-29 dhe një lloj MiG-29C. Krahas kësaj, është dërguar edhe një helikopter i llojit Mi-8MT.
Rusia edhe më herët ka dërguar avionë dhe helikopterë të ndryshëm në bazën e saj në Armeni.
Kandidatja për president në SHBA, Hillary Clinton, ka fituar në garën mes demokratëve në Nevada përballë Bernie Sanders.
Pothuajse në përfundim të numërimit të të gjitha votave Clinton udhëheq ndaj Sandersit me katër për qind më tepër.
BBC raporton se 52 për qind e votuesve në Nevada kanë përkrahur Clintonin, ndërsa 48 për qind Sandersin.
Hillary Clinton tashmë e ka shpallur fitoren në Nevada përmes një postimi në Twitter, në të cilin ka falënderuar votuesit e saj, duke u thënë se “kjo është fitorja juaj”.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022