VOAL

VOAL

CIA: ISIS-i punon për të shpërndarë operativë në Perëndim

“ISIS-i ka kuadër të madh të luftëtarëve perëndimorë të cilët mund të shërbejnë si persona operativë për sulme në Perëndim”, tha Brennan

UASHINGTON – Drejtori i Agjencisë Qendore të Intelegjencës (CIA) John Brennan të enjten para Kongresit tha se pjesëtarët e organizatës terroriste ISIS trajnojnë dhe tentojnë të shpërndajnë persona operativë në Perëndim për sulme të mëtejshme dhe se më shumë do të përqëndrohen në taktika guerile për të kompensuar humbjet e tyre territoriale.

Siç lajmërojnë mediat amerikane, në vërejtjet e përgatitura për Komitetin e intelegjencës së Senatit, Brennan theksoi se ISIS-i punon në ndërtimin e aparatit për drejtimin dhe inspirimin e sulmit ndaj armiqve të huaj, siç janë sulmet në Paris dhe Bruksel, për të cilat CIA beson se janë me direktivë të liderëve të ISIS-it.

“ISIS-i ka kuadër të madh të luftëtarëve perëndimorë të cilët mund të shërbejnë si persona operativë për sulme në Perëndim”, tha Brennan dhe shtoi se grupi me siguri punon në atë që personat operativë t’i kontrabandojë në vendet e Perëndimit, ndoshta përmes fluksit të refugjatëve ose mënyrave legjitime të udhëtimit. aa

Trumpi: Personave nën mbikëqyrje të shtetit t’u ndalohet blerja e armëve

Njoftimi i Trumpit vjen në kohën kur po debatohet për kontroll të armëve pas ngjarjes së përgjakshme në klubin e natës në Orlando

UASHINGTON – Kandidati më serioz republikan në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, deklaroi të mërkurën se do të ishte takuar më përfaqësuesit e Asociacionit Kombëtar për Armë për të diskutuar mbi ndalesën e shitjes së armëve për persona të cilët janë në listën e të mbikëqyrurve për terrorizëm.

Njoftimi i Trumpit vjen në kohën kur po debatohet për kontroll të armëve pas ngjarjes së përgjakshme në klubin e natës në Orlando fundjavën e kaluar ku mbetën të vrarë 49 persona, dhe 53 të tjerë u plagosën.

“Do të takohem më NRA-në e cila ka përkrahur idenë time që të mos lejojmë blerjen e armëve nga persona të cilët janë në listën e të mbykëqyrurve për terrorizëm ose që janë në listën e atyre të cilëve u janë ndaluar fluturimet me avion”, tha Trump në një postim në Twitter.

Por, një ditë para postimit të tij NRA hodhi poshtë një veprim të tillë.

“Kufizimet siç është ndalesa për blerje të armëve nga ana e njerëzve në ‘listat e mbykëqyrjes’ nuk janë efektive, janë antikushtetuese ose të dyja”, tha NRA nëpërmjet Twitterit.

Presidenti Obama viziton sot Orlandon

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të qëndrojë sot në Orlando të Floridës, ku ka ndodhur masakra më e rëndë në historinë e re amerikane.

Të dielën, Omaar Mateen, shtetas amerikan me prejardhje nga Afganistani, ka sulmuar një klub të homoseksualëve duke vrarë 49 veta dhe plagosur 53 të tjerë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Obama do të takojë familjarë të viktimave, të mbijetuar, policë dhe mjekë.

Zëdhënësi Josh Earnest ka thënë se vizita e Obamës do të jetë edhe një “afirmim i fuqishëm” për komunitetin homoseksual, i cili është sulmuar.

Ardit Ferizi pranoi fajësinë për ndihmë ISIS-it

Shtetasi i Kosovës, Ardit Ferizi, e ka pranuar sot fajësinë për depërtim në të dhënat personale të qindra ushtarëve dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, për t’i ndihmuar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Në dëgjimin e sotëm në një gjykatë federale në Aleksandria të Virxhinias, Ardit Ferizi, deklaroi se ishte fajtor për dhënie të mbështetjes materiale për grupin ekstremist, Shteti Islamik, dhe për qasje të paautorizuar në kompjuter, ka njoftuar Departamenti amerikan i drejtësisë.

Prokurorët thanë se Ferizi, 20 vjeçar, kishte depërtuar në të dhënat e një kompanie private, e pastaj militantëve të IS-it, vitin e kaluar, u kishte dërguar fjalëkalime të emailave dhe numra të telefonave të më tepër se 1,300 pjesëtarëve dhe të punësuarve federalë amerikanë.

Më vonë, IS-i i kishte publikuar të dhënat në rrjetin Twitter dhe kishte tërhequr vërejtjen se do të “sulmonte në qafën tuaj në tokën tuaj”.

Ardit Ferizi ishte arrestuar në Malajzi në muajin tetor të vitit të kaluar dhe ishte sjellur në Shtetet e Bashkuara në muajin janar të këtij viti.

Ai mund të dënohet deri në 25 vjet burg.

Presidenti Obama reagon ashpër ndaj deklaratave të z. Trump

Presidenti Barack Obama ndërmori një hap të pazakontë, duke u përfshirë në fushatën presidenciale dje, kur kritikoi ashpër republikanin që do që ta pasojë atë në Shtëpinë e Bardhë, miliarderin Donald Trump. Presidenti iu përgjigj i indinjuar z. Trump për propozimin e tij për ndalimin e myslimanëve dhe tha se retorika e zotit Trump i bën më pak të sigurta, Shtetet e Bashkuara.

Pasi u takua me këshilltarët e tij të sigurisë në Departamentin e Thesarit, lidhur me ngjarjen në Orlando, Presidenti Obama shumë shpejt e drejtoi vëmendjen tek propozimi i Donald Trumpit për ndalimin e myslimanëve.

“Nëse biem në kurthin e përgjithësimit për myslimanët dhe sugjerojmë se jemi në luftë me të gjithë atë fe, atëherë ne po bëjmë lojën e terroristëve”.

Presidenti iu përgjigj fjalimit që zoti Trump mbajti të hënën, ku fajësonte administratën e zotit Obama dhe Hillary Clintonin, për politika që Trump tha se ndihmonin terroristët.

Zoti Obama tha se shprehje të tilla janë të rrezikshme dhe dëmtojnë përpjekjet amerikane për të fituar mbështetjen e myslimanëve të moderuar.

“A janë dakord republikanët me këtë? Sepse kjo nuk është Amerika që duam. Nuk reflekton idealet tona demokratike. Nuk do të na bëjë më të sigurt, do të na bëjë më pak të sigurt”.

Duke bërë fushatë në Pensilvani, Hillary Clinton reagoi ashpër ndaj zotit Trump, për sugjerimin e tij se Presidenti po merrte anën e terroristëve.

“Edhe në një kohë ndasish politike, kjo e tejkalon çdo kufi për atë që duhet të thotë dikush që kandidon për president të Shteteve të Bashkuara”.

Në fjalimin e tij të hënën, zoti Trump tha se do ta pezullonte imigracionin nga pjesë të botës me një histori terrorizmi.

Zoti Trump sulmoi gjithashtu zonjën Clinton:

“Plani katastrofik i Hillary Clintonit për imigracionin do të sjellë shumë më tepër imigrantë radikalë islamikë në këtë vend, duke kërcënuar jo vetëm shoqërinë tone, por të gjithë mënyrën tonë të jetesës”.

Zoti Trump po has kritika për idenë e tij për myslimanët edhe nga vetë republikanët, përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

“Myslimanët janë partnerët tanë. Shumica e myslimanëve në këtë vend dhe në gjithë botën janë të moderuar, janë paqësorë, janë tolerantë”.

Shkëmbimet e ashpra mes Presidentit Obama dhe zotit Trump, janë një kujtesë e përçarjeve të thella politike në vend dhe fushatës së hidhur që kemi përpara, thotë analisti Norm Ornstein:

“Të gjithë e dimë që kemi këtë sistem tmerrësisht të polarizuar politik, por tani është bërë klanor. Është identiteti klanor që po udhëheq ecurinë e ngjarjeve dhe gjithnjë klani kundërshtar shihet si armik, jo thjesht si kundërshtar”.

Dëshira e Presidentit për t’u përfshirë në debat, lë të kuptohet se zoti Trump, mund të përballet në fakt me dy kundërshtarë demokratë në zgjedhjet e përgjithshme, Hillary Clinton dhe Barack Obama.

Kerry porosit Rusinë: Durimi ynë ka fund

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje Rusisë dhe regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të respektojnë armëpushimin e brishtë dhe ka paralajmëruar se durimi i Uashingtonit po merr fund.

“Rusia duhet të kuptojë se durimi jonë nuk është i pakufishëm”, ka thënë Kerry, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, në Osllo.

Kerry ka thënë se nuk ka nevojë për “ndërprerje të pastër të luftimeve” në Siri për të lejuar dërgesat e ndihmave humanitare dhe për t’iu hapur rrugën bisedimeve për tranzicion.

“Besoj se biseda që kam pasur me Zarifin tregon mundësitë se si mund të arrihen këto”, ka thënë Kerry.

Rusia dhe Irani janë aleatë diplomatikë dhe ushtarakë të Assadit.

Armëpushimi në Siri ka hyrë në fuqi në muajin shkurt, por ai është shkelur vazhdimsht si nga forcat qeveritare, ashtu edhe ato rebele.

Rusia kryen sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të Assadit.

Orlando: Aligatori e tërheq një djalë në ujë, fillojnë kërkimet

Kanë filluar kërkimet për një 2 vjeçar i cili është sulmuar nga një aligator duke e tërhequr fëmijën zvarrë në ujin e një liqeni brenda hapësirës së një hoteli në Orlando të Floridas, njoftojnë autoritetet amerikane.

Incidenti ka ndodhur derisa familja ishte me pushime në hotelin që është pronë e “Disney”.

Djaloshi “kishte zgjatur këmbët në buzë të liqenit në kohën kur aligatori e ka sulmuar”, thotë Shefi i policisë i zonës, Jerry Demings, transmeton CNN.

Pasi aligatori e ka kapur djalin, babai është hedhur në ujë dhe është munduar që t’ia heq djalin nga goja e kafshës, por nuk kishte arritur ta shpëtoj atë, thotë më tej, Demings.

Shefi i policisë ka thënë se deri më tash nuk kanë pasur asnjëherë incidente të tilla në këtë zonë.

Presidenti Obama e kundërshton retorikën anti-myslimane të Trumpit

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti Obama ka thënë se retorika antimyslimane nga kandidati i mundshëm republikan për president, Donald Trumpi, “nuk është Amerika që ne duam”.

Obama ka thënë se trajtimi ndryshe i amerikanëve që janë myslimanë nuk do e bënte këtë vend më të sigurtë. Ai thotë se kjo në fakt do i bënte SHBA-të më pak të sigurta sepse forcon idenë e nxitur nga grupi militant, Shteti Islamik, që thotë se perëndimi i urren myslimanët.

Presidenti amerikan e ka kundërshtuar ashpër premtimin parazgjedhor të Trump për ndalimin e myslimanëve që të hyjnë në SHBA, diçka që kandidati republikan për president e ka përsëritur menjëherë pas sulmit që ndodhi në Orlando.

Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë themeluar mbi të lirinë e fesë dhe se në këtë vend nuk ka teste fetare.

Ai ka shtuar se këto debate i bëjnë myslimanët e Amerikës të ndjehën se qeveria është duke i tradhëtuar ata.

Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë i ka bërë këto komente pasi është takuar me këshilltarët e tij të sigurisë me të cilët ka biseduar rreth rrezikut që vjen nga grupi militant, Shtetit Islamik.

Ai gjithashtu është informuar rreth hetimeve që po zhvillohen për sulmin në një lokal nate në Orlando ku një person që ka shprehur besnikëri ndaj Shtetit Islamik ka vrarë 49 amerikanë dhe ka plagosur shumë të tjerë.

WHCA e kritikon Trumpin lidhur me Washington Postin

Asociacioni i Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë (WHCA) thotë se qëndron së bashku me gazetën Washington Post dhe organizatat e tjera mediale, pasi Donald Trumpi, i nominuari i supozuar republikan për zgjedhjet presidenciale, tha se do ta tërhiqte akreditimin e gazetës.

Në deklaratën e sotme, WHCA tha se kandidatët që garojnë për presidencë “duhet ta respektojnë rolin e shtypit të lirë dhe kundërshtues” dhe ka tërhequr vërejtjen se dështimi për ta bërë këtë “vetëm për shkak se atij apo asaj nuk i pëlqen toni ose përmbajtja e raportimit” rrezikon shkelje të Amandamentit të Parë, raporton AP nga Uashingtoni.

Donald Trumpi tha dje se e tërheq akreditimin e gazetës për shkak të titullit “Donald Trumpi sugjeron se presidenti Obama ishte i involvuar me të shtënat në Orlando”.

Martin Baron, njëri nga editorët e gazetës, tha dje se vendimi i Trumpit “nuk është asgjë tjetër por mospranim i rolit të shtypit të lirë dhe të pavarur”.

Obama: S’ka prova se sulmi në Orlando udhëhiqej nga jashtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se nuk ka prova se personi i armatosur, i cili ka vrarë 49 veta në një klub të homoseksualëve në Orlando të Floridës, ka qenë “i udhëhequr nga jashtë”.

Omar Mateen, i lindur në SHBA, por me prejardhje afgane, është identifikuar nga autoritetet amerikane si autor i masakrës së 12 qershorit.

Obama tha se Mateen ka gjasa të jetë ndikuar nga ekstremistët, porse nuk ka prova të drejtpëdrejta që sugjerojnë se ai ka vepruar sipas udhëzimeve ose ka qenë pjesë e një komploti më të madh.

Mateen, 19 vjeç, ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

Obama tha se Mateen duket se ka qenë i frymëzuar nga informatat ekstremiste, në dispozicion në internet.

Mateen është qëlluar për vdekje nga policia, e cila ka hyrë në klubin Pulse tri orë pasi atje kanë nisur vrasjet.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik.

SHBA: Arrestohet një person i armatosur

Pjesëtarët e policisë së Shteteve të Bashkuara gjatë një operacioni

Personi 20 vjeçar, James Wesley Howell, nga shteti amerikan, Indiana, i cili është arrestuar në Kaliforni me armatim dhe kimikate për prodhim të eksplozivit, i tha policisë se dëshironte “ta dëmtonte” paradën e krenarisë së homoseksualëve.

Arrestimi i tij i djeshëm në Santa Monika, u bë disa orë pasi një perpson i armatosur në Orlando të Floridës, i ka vrarë së paku 50 vetë në një klub nate të homoseksualëve, që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Policia tha se nuk ka gjetur dëshmi për çfarëdo lidhjeje ndërmjet dy të dyshuarve.

Policia e Santa Monikës tha se Howell më vonë kishte thënë se qëllimet e tij për paradën e krenarisë së homoseksualëve në Los Anxhelos ishin të paqarta.

Banorët në Santa Monika e kishin thirrë policinë për të raportuar për sjellje të dyshuar të personit Howell, i cili e kishte parkuar veturën e tij në drejtim të gabuar në rrugë.

Kur policia arriti e pa një armë automatike në ulësen e veturës së Howellit dhe pas kërkimeve gjeti armë të tjera, municion dhe kemikalje, nga të cilat mund të prodhohet eksploziv.

“Washtington Post”: Shqipëria e NATO-s, në hall me rekrutuesit e ISIS Nga Joby Warrick, Tiranë

 

 

Po e pyetët Bujar Hysën për akuzat që e çuan në burgun e stërmbushur, numër 302, në Tiranë, do të reagojë furishëm duke mohuar gjithçka. «Asnjëherë nuk kam bërë thirrje për terrorizëm!», ka deklaruar imami, i dënuar muajin e kaluar për rekrutimin e të rinjve shqiptarë në «Shtetin Islamik».

Por nëse ngulmoni të 琀isni më shumë për këtë punë, ai e panon në njëfarë mënyre se dëshiron krijimin e njëfarë shteti islamik – jo në Siri, por në atdheun e tij, në Shqipëri, shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë cep të Evropës. Duke reflektuar prej dhomës së vogël të vizitorëve në burg, Hysa është fort i bindur se një ditë Shqipëria do të zëvendësojë pashmangshëm qeverinë e stilit perëndimor me sheriat, ose të drejtën islamike. Madje këmbëngul se besnikët e tij ishin angazhuar për këtë punë. «

Islami mund të bashkëjetojë me fetë e tjera, por me demokracinë? Jo!», ka theksuar imami mjekrosh para reporterit derisa një gardian po mbante sytë katër jashtë derës së dhomës. «Kushdo që thotë se sheriati mund të bashkëjetojë me demokracinë është hipokrit.»

Është pikërisht ky perceptim i cili bëri që zyrtarët e shtetit shqiptar të merrnin masa në Shqipërinë e vogël, vend me rreth 2,8 milionë banorë. Ky është një problem që ka nisur të burojë prej zonës ku漀tare lindore. Enklava ballkanike, që shtrihet ndërmjet bregut të thepisur të Adriatikut dhe majave të larta malore, ka popullsi me shumicë myslimane, por gjithashtu njihet si vend që për shekuj me radhë ka ruajtur traditën e tolerancës fetare dhe islamit të moderuar. Por edhe këtu, një vend prej 1’200 kilometra larg Sirisë, «Shteti Islamik» ka gjetur një tokë të vogël, por të pëlleshme, për rekrutimin e disa besnikëve. Më shumë se 100 shqiptarë kanë udhëtuar drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar radhëve të grupit terrorist, dhe disa prej tyre kanë rënë në sy, duke përdorur thirrjet në internet për bashkatdhetarët e tyre. Thirrja e tyre për t’iu bashkuar militantëve ultrakonservatorë ka hasur në përkrahjen e disa xhamive, që kanë nisur të ndërtohen me të madhe viteve të fundit nga organizata bamirëse islamike dhe misione fetare nga Turqia dhe rajoni i Gjirit Persik. Shqipëria është e vendosur ta ndalë hovin e tyre.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar së fundi ligje që ndalojnë pjesëmarrjen në luftën e «Shtetit Islamik», dhe shërbimet sekrete kanë identifikuar rekrutuesit që po shkojnë e vijnë në Siri e Irak. Bujar Hysa, imami i burgosur, ishte një prej tre imamëve dhe gjashtë personave të tjerë të dënuar muajin e klauar me më shumë se tetëmbëdhjetë vjet burgim për inkurajimin e shqiptarëve të rinj për t’iu bashkuar xhihadit të dhunshëm. Por autoritetet po hasin në kokëfortësinë e këtyre krerëve të nismave radikale në rajonin, që dikur në vitet nëntëdhjetë ishte përfshirë në luftëra sektare, por që kishte edhe luftëtarë që kishin ardhur nga Levanti. Mesazhet radikale kanë gjetur terren të pëlleshëm në fshatrat e lagjet e varfra, ku ka nivel të lartë korrupsioni dhe shkallë të lartë papunësie në mesin e rinisë deri në dyzetë për qind.

Policia kuፌtare po merr masa dhe po shton kontrollin në zonat kuፌtare me qëllim që t’u pritet rruga luftëtarëve islamikë që mund të marrin rrugën në drejtim të Evropës qendrore e veriore. Dyshohet se radikalët po fshihen në valën e refugjatëve sirianë që kanë marrë Evropën në sy. Megjithatë, deri më tani emigrantët nuk janë futur nëpër territorin shqiptar në rrugën e tyre drejt Evropës qendrore. «Ne kemi male të larta që na shërbejnë si pengesa të pjesshme për hyrjen e tyre», ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një viizte të bërë mujin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , «por malet nuk mund ta ndalin këtë valë».

Zyrtarët shqiptarë e kanë pranuar se arma më e fortë e tyre kundër ekstremizmit – zhvillimi ekonomik – vazhdon të hasë në telashe për shkak se po bie niveli i investimeve, meqë nuk po realizohen premtimet për investime perëndimore në vendin që po përballet me mjerim ekonomik edhe 25 vjet pas rënies së sundimit komunist. «Feja asjëherë nuk ka qenë problem këtu; ai është edukimi. Është mungesa e shoqërisë civile. Dhe është puna e mjerimit, veçanërisht në rrethe malore», ka deklaruar Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë. «Kur keni gjendjen ku njerëzit ndihen të pashpresë, ekstremistët peshkojnë në pishinë».

Rritja e numrit të xhamive vahabiste

Megjithatë, islami radikal ende po e trazon këtë vend që gjithnjë nuk e kishte marrë afër zemrës fenë. Për shekuj me radhë, shqiptarët ishin treguar të moderuar me përzierjen e tyre të myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve romanë, me një numër goxha të madh të bektashinjve, sekt i moderuar i myslimanëve suፌ që selinë qendrore botërore e ka në Shqipëri. Për pesëdhjetë vjet me radhë deri në rënien e komunizmit më 1990, liderët marksistë të shtetit e shpallën Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, duke ndaluar edhe zyrtarisht fenë dhe nisur fushatën për persekutimin e imamëve dhe të priftërinjve.

Në mesin e të persekutuarve ishte edhe gjyshi mysliman i Ylli Gurrës, imam i moderuar sunit, që sot është imam në një xhami të njohur në Tiranë, që nuk është fort larg prej shtatoreve në nderim të Skënderbeut, hero kombëtar i shqiptarëve dhe prijës që ishte konvertuar në krishterim. Gurra, që ka veshur xhybenë dhe rruፌt kafe në kafenetë e njohura moderne në qendër të Tiranës, citon gjyshin e tij që u ፌiste të rinjve për nevojën për bashkëjetesës jo vetëm me beismtarët e të njëjtit besim, por edhe me fqinjët që mund të kenë fe të tjera. Ai thotë se islami shqiptar gjithnjë është përshkuar prej tolerancës e bashkëjetesës – së paku deri para pak kohësh. «Ne gjithnjë jemi krenuar se ishim shtet ku mund të ushtroje bindjet tua fetare», thekson Gurra. «Por njerëzit që janë rritur nën komunizëm nuk e njihnin mirë fenë. Dhe tani pas 25 vjetësh në demokraci e liri, disa njerëz kanë telashe t’i pranojnë kuፌjtë». Grupet e huaja kanë qenë të etura për të ndihmuar edukimin fetar të vendit. Qysh në ፌllim të viteve të nëntëdhjeta, organizatat bamirëse islamike, disa prej të cilave prapa vetes kishin mbështetjen e mbretërive të kamura të Gjirit, u vërsulën në Tiranë për të nisur ndërtimin e xhamive dhe medereseve. Studentëve më të dalluar u ishin ofruar bursa për studimin e teologjisë nën tutelën e imamëve fundamentalistë në Arabinë Saudite dhe Turqi.

Në dekadën e fundit, nëpër qytetet e mëdha shqiptare janë ndërtuar shumë xhami të mëdha që nuk ishin nën ombrellën e Bashkësisë Islame Shqiptare, organizata që është autoriteti ligjor në krye të besimtarëve myslimanë të vendit. Janë hapur edhe shumë qendra evangjelike të krishtera, duke rritur shkallën e qasjes sektare në një shoqëri për të cilën shqiptarët thonë se gjithnjë ishin krenuar me të. Sot një prej projekteve më të mëdha të ndërtimit në Tiranë është një xhami e madhe prej 34 milionë dollarësh amerikanë, fond që më së shumti është mbuluar prej Qeverisë turke. Megjithëse zyrtarët nuk kanë kundërshtim për fondet shtetërore turke, ka prej tyre që privatisht thonë se nuk po u pëlqen ndikimi i turqve. Pse po ndërtohet një xhami kaq e madhe në një vend me kaq shumë nevoja kritike, përfshirë nevojën për shkolla, autostrada dhe infrastrukturë për industrinë premtuese të turizmit shqiptar? «Ju lutem», ka thënë një zyrtar i lartë, «ne kemi nevoja e halle më të mëdha, se sa për xhami».

Gjykimi i imamëve

Së fundi, nuk janë xhamitë që po i shqetësojnë zyrtarët e lartë shqiptarë. Janë mesazhet që komunikohen prej një numri të pavarur imamësh, shumica prej të cilëve të shkolluar jashtë vendit. Frika prej radikalizimit ka nisur të shprehet para dy vitesh kur nisën valët e para të njerëzve që po shkonin në Siri që t’i bashkoheshin «Shtetit Islamik». Në disa fshatra në pjesën juglindore të vendit, të rinjë pa i mbushur njëzetë, e të tjerë në të njëzetat u larguan nga shtëpitë pa bërë zë, duke dërguar më vonë njoftime se kishin arritur në Siri e Irak. Disa prej tyre iu bashkuan më vonë njësiteve ballkanike të ISIS-it, që përbëhehsin prej shqiptarëve e kosovarëve. Njëri prej luftëtarëve shqiptarë, Ebu Beliksa, imam 32 vjeç nga fshati i vogël lindor Leshnicë, ishte zgjedhur prijës dhe pastaj nisi të shfaqej në internet, duke u shfaqur me emrin e luftës, Almir Daci. U bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkoheshin në luftë, por qarkullimi i videos kishte mundësuar që t’u bihej në gjurmë të rinjve të radikalizuar. Disa prej xhamive më të njohura ishin mbyllur dhe detyruar të ndërronin imamët, dhe ishin arrestuar shumë prej klerikëve më të zëshëm në mbrojtje të xhihadit të dhunshëm. Në mesin e atyre që ishin kapur në ፌllim ishte edhe Bujar Hysa, dhe tetë islamikë të tjerë që janë akuzuar për inkurajimin e xhematit që të përkrahte «Shtetin Islamik». Procesi gjyqësor ndaj imamëve u shndërrua në sensacion publik, meqë të akuzuarit kishin fyer gjykatësit dhe akuzuar prokurorin se ishte shndërruar në kukull të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, zyrtarët shqiptarë, të ndjeshëm ndaj akuzave për shkak të së kaluarës së tmerrshme kundër feve në kohën e komunizmit, kanë lejuar të akuzuarit që të nxjerrin duፌn nëpërmjet intervistave të pacensuara për gazetarët. Në një intervistë për «Washington Post» në burgun e Tiranës, Hysa dhe dy të akuzuar të tjerë kanë thënë se janë pre e Qeverisë shqiptare që është e etur të shkrepë arsenlain kundër tyre me pretendimin se po shënon sukses në luftën kundër terrorizmit. Hysa ka thënë se ishte tmerruar prej numrit të madh të forcave speciale që kishin hyrë natën në shtëpinë e tij në kohën kur fëmijët i kishte fjetur. Ai thotë se nuk ka bërë asnjë gjynah, pos thirrjes për shqiptarët që t’u dilnin zot viktimave të luftës siriane. «U kam bërë thirrje publike njerëzve që t’i ndihmojnë sirianët kundër Assadit – në kohën kur e tërë bota ishte kundër Assadit, përfshirë (presidentin) Obama», thekson Hysa. «Por meqë thirrja po vinte prej një imami, thanë se unë qenkam terrorist».

“Ne kemi traditat tona”

Nuk dihet saktësisht se sa shqiptarë myslimanë ndajnë mendime të ngjashme. Krerët qeveritarë dhe të bashkësisë myslimane shqiptare ngulmojnë se numri i tyre është jashtëzakonisht i vogël. Nëpër sheshet e Tiranës dhe nëpër shëtitoret në brigjet detare shqiptare, rrallëherë të zë syri besimtarë që mbajnë kapela ose beismtare me ferexhe. Restorantet shërbejnë verë dhe raki tradicionale shqiptare. Manjani, ministri shqiptar i Drejtësisë, thekson se vendi ka reaguar shpejt kundër rekrutimit islamik. Por gjithashtu e pranon se rrënjëjt e shkaqeve të radikalizmit – mjerimi dhe ndikimet e jashtme – vazhdojnë të mbesin probleme serioze. Dhe pavarësisht prej garancive për ndihma nga zyrtarët amerikanë e evropianë, shqiptarët ende po detyrohen t’i konfrontojnë sfidat pa ndonjë ndihmë të theksuar. «Sfida e vërtetë është zhvillimi ekonomik», thekson ai.

«Ne duhet t’u krijojmë njerëzve vende pune, sepse nëse dështojmë ta luftojmë mjerimin dhe injorancën, gjërat vetëm do të përkeqësohen. Njëherësh, çfarë na është ofruar prej Perëndimit janë premtimet e njëjta për më shumë trajnime dhe ‹ndërtim kapacitetesh›. E çfarë do të htotë kjo?» Gurra, imami i moderuar, ka thënë se anëtarët e xhematit të tij ende preferojnë traditën shqiptare të lavdërimit të diversitetit fetar të vendit, madje nganjëherë duke iu bashkuar fqinjëve ortodoksë e katolikë në festa të ndryshme fetare. Por së fundi, disa prej anëtarëve të xhematit po i shtrojnë pyetje të sikletshme, dhe myslimanët e bashkësive të tjera e kanë kritikuar se po e lavdëron hapur tolerancën fetare. Pas sulmeve terroriste në Paris, Gurra iu ishte bashkuar bashkësive bektashi, ortodokse e katolike për ta dënuar bashkërisht dhunën e ushtruar. Kjo ishte shenjë solidariteti. Por pastaj kishte pranuar kërcënime të paidentiፌkuara. «Pse je në krah të atyre njerëzve?», i ishte drejtuar kërcënueshëm njëri prej telefonuesve. Disa çaste më vonë, Hysa e pranon se nuk ishin vetëm bindjet e tij për Sirinë që i nxorën telashe, por më shumë shkaku i konፌiktit më fundamental me shoqërinë pluraliste që po mundohen ta ndërtojnë zyrtarët shqiptarë. Hysa ka thënë se gjithnjë e më shumë shqiptarë mendojnë se sistemi aktual i qeverisjes së Shqipërisë nuk përkon me nevojat fetare. Ai thotë se telashet e demokracisë shqiptare mund të shkojnë në favor të një qeverisje myslimane që do të lejonte ekzistimin e feve të tjera – qysh e parasheh edhe sheriati islamik.

«Ne nuk e pranojmë sistemin e tyre demokratik», ka deklaruar ai duke iu referuar qeverisë së Shqipërisë. «Nuk e pranojmë moralin e tyre, si puna e martesave ndërmjet femrave me femra, meshkujve me meshkuj. Ne kundërshtojmë të gjitha aksionet e NATO-s kudo në botën arabe». «Këto janë arsyet kryesore pse jemi arrestuar».

«Fatmirësisht, nuk ka shumë njerëz që kanë pikëpamje të ngjashme, dhe e dinë se nuk do të ፌtojnë», ka deklaruar Gurra. «U them qytetarëve tanë: ‹Kemi traditat tona› dhe ato janë tradita shqiptare, jo asi arabe. Të gjithë ne jemi pjesë e Evropës, jo vetëm gjeograፌkisht, por edhe kulturalisht».

“Washington Post”

Shqipëria e Epokës Rama Nga Dr. Abraham Uagner

Shqipëria, në bregdetin e Adriatikut të gadishullit strategjikisht të rëndësishëm të Ballkanit, është një vend i rëndësishëm në Europën Juglindore. Pavarësisht përmasave të saj, ajo është një pasuri e paluajtshme strategjike, e cila është integrale në rendin e paqëndrueshëm botëror. Megjithatë, keqmenaxhimi ekonomik, po rrezikon të ardhmen e vendin, përfshirë pranimin në BE, duke mbajtur larg investitorët e huaj.

Si një vend anëtar në NATO dhe aspirant për të hyrë në BE, Shqipëria ka një rëndësi të jashtëzakonshme për SHBA-në, Europën dhe Perëndimin. Së pari, për shkak se është një vend laik mysliman në Europë dhe së dyti, se është mburojë e zgjerimit rus në Ballkan. Prandaj, suksesi i Shqipërisë është në interes të Perëndimit.

Megjithatë, duke nisur nga 3 vite më parë, me zgjedhjen e socialistit Edi Rama si kryeministër, Shqipëria po vuan një periudhë të paprecedent keqmenaxhimi ekonomik. Ekspertet dhe investimet e huaja kanë pësuar rënie, dhe papunësia është në nivele të larta. Një lider socialist, thjesht nuk mund të “ndihmojë” rritjen ekonomike. Historia, mund ta njohë këtë “epokë Rama”, si një epokë të periudhë të errët të rritjes së ulët ekonomike dhe keqmenaxhimit të reformave jetësore të zotit Rama.

Dikur i konsideruar një yll politik, Rama shërbeu si kryebashkiaku i kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, dhe u bë i njohur më shumë për projektet e tij të rilindjes urbane dhe përdorimin e larmishëm të ngjyrave të forta për të mbuluar fasadat e të shkuarës dëshpëruese të qytetit, që shpërfillnin infrastrukturën e rrënuar. Dhe këtu qëndron metafora.

Rama, është bërë i njohur për rrethimin e vetes “…nga baronët e pastrimit të parave dhe trafikantëve të drogës, për të cilët shpëtimi i vetëm është Partia Socialiste në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë. Guximi i Zotit Rama për t’u shfaqur në publik me kriminelët më të njohur të Europës, nuk ka një paralele me liderët e tjerë të demokracive Perëndimore dhe përtej saj”, shkruan Adam Fairmont në “Foreign Policy News”.

Në një kthesë politike, Lulzim Basha, lideri i opozitës së rinuar të Shqipërisë, e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme në dyshim lidershipin e Ramës dhe e ka akuzuar atë për shpërndarje dhe zgjerim të krimit financiar për të përfituar personalisht ai dhe rrethi i miqve të tij, që thuhet se përfshin shumë figura të botës së krimit.

Falë një demokracie funksionale, Basha e monitoron rregullisht dhe publikisht pikëpamjen e menaxhimin vulnerabël ekonomik të Ramës.

“… unë jam këtu për të hetuar shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizmit, me të cilin 2.2 miliardë euro janë marrë nga shqiptarët në taksa dhe prokurime publike… Vendi është një krizë ekonomike totale. Banka Botërore konfirmon se 46% e njerëzve jetojnë nën minimumin e pragut të varfërisë”, tha Basha.

Bujqësia e vendit luan një rol kyç në PBB (Prodhimin e Brendshëm Bruto) dhe është një burim kryesor punësimi. Megjithatë, nën qeverisjen e Ramës, e drejta e pronës, mbështetja financiare dhe rindërtimi i sektorit bujqësor është keqmenaxhuar”, shkruan profesoresha e Universitetit Europian të Tiranës, Magdalena Bregasi.

Rama ka keqmenaxhuar gjithashtu edhe reformën në energji, duke dështuar ta zgjerojë atë nga sektori hidro-energjitik që mbizotëron në vend.

Fatmirësisht, Shqipëria është një vend pjesëmarrës në Korridorin Jugor të Gazit, një projekt strategjik që nis nga fushat e mëdha të Shah Denizit në Azerbajxhan. Shqipëria do të përfitojë nga një burim shtesë i energjisë së prodhuar nga gazi. “TAP” do t’i sjellë Shqipërisë të ardhura nga taksat dhe vendet e punës.

Për më shumë, Shqipëria ka tentuar të privatizojë një pjesë të mirë të sektorit energjetik vendës për të tërhequr investimet e huaja në eksplorimin dhe zhvillimin e rezervave të naftës dhe gazit në vend. Por, thuhet se qeveria e Ramës e ka keqmenaxhuar privatizimin e aseteve të energjisë.

Gjithsesi, epoka Rama, edhe pse 3-vjeçare, nuk ka mbaruar dhe opinioni publik shqiptar dhe liderët, së bashku me ata të Europës dhe SHBA-së, po përpiqen të zbulojnë se cili do të jetë çmimi që do ta paguajë Shqipëria për keqmenaxhimin e saj. Rama, për shembull, ka rritur masivisht borxhin e huaj të vendit, 14% vetëm në vitin 2015.

Gjatë vizitës së tij në Uashington gjatë muajit prill, politikanët dhe zyrtarët qeveritarë shprehën privatisht shqetësimin për takimin e një Rame “të kalbur”. Këtë pranverë, BE-ja tha se Shqipëria nuk është ende gati për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Parlamenti Europian deklaroi se Shqipëria “ka nevojë për të përshpejtuar reformat e saj në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe administrimit publik”.

Investitorët po qëndrojnë larg, sepse ata nuk i besojnë politikave ekonomike joefikase të kryeministrit dhe rekordeve të tij të së shkuarës. Nuk duhet të ishte në këtë mënyrë, por Rama duket se i ka shkaktuar probleme ekonomike një vendi që po shfaqte shpresa të mëdha.

Duke parë rëndësinë gjeopolitike të vendit, anëtarësimin në NATO dhe aspiratat e saj për pranimin në BE, është në interesin e BE-së dhe SHBA-së që t’i kushtojnë më tepër rëndësi Shqipërisë.

Është gjithashtu koha për të parë me kujdes më të madh keqmenaxhimin ekonomik të “epokës Rama”.
/The Hill është revista e Kongresit të SHBA”

TrumpI e përsërit thirrjen për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në SHBA

Kandidati republikan për president, Donald Trump, i cili praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane, duke komentuar sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, është shprehur në mënyrë agresive ndaj lideërve të Partisë Demokratike dhe myslimanëve.

Zoti Trump, i cili më parë pat propozuar ndalesë të përkohshme të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dje i është kthyer këtij propozimi, disa orë pasi 50 vetë u vranë nga një person i armatosur në një klub homoseksual të natës në Orlando të Floridës.

Në rrjetin Twitter ai ka shkruar se ka pasur të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”.

Mëtutje ai ka theksuar se “ajo që ka ndodhur në Orlando është vetëm fillim. Udhëheqja jonë është e butë dhe joefektive. Unë kanë kërkuar ndalesën. Duhet të jetë ashpër”.

Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqes dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi në Orlando kishte shprehur lojalitet ndaj ISIS-it

Policia duke zhvilluar operacion kërkimi në shtëpinë e sulmuesit në Orlando

Agjencia amerikane, FBI, thotë se personi i armatosur, i cili i ka vrarë 50 vetë në një klub homoseksual të natës në Orlando të Floridës, dje herët në mëngjes e kishte thirrë operatorin e situatave emergjente të policisë, pak kohë para se të kryente vrasje masive, dhe e ka shprehur lojalitetin e tij ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

FBI e ka identifikuar këtë person, që është përgjegjës për sulmin më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara, si Omar Mateen, 29 vjeçar, i lindur në Shtetet e Bashkuara, me origjinë afgane.

Ky sulmues është vrarë nga policia, e cila ka depërtuar në klubin e natës Pulse, tri orë pasi atje kishte filluar sulmi vdekjeprurës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, këtë sulm e ka cilësuar si “një akt terrori dhe akt i urrejtjes”.

50 të vrarë në një klub nate në Orlando të Floridës

Policia në qytetin juglindor të Orlandos në Florida thotë se të paktën 50 vetë kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur kur u hap zjarr në një klub nate gay në orët e para të mëngjesit të dielën, një incident që autoritetet thonë se po hetohet si një akt terrorizmi.

Një njoftim në faqen e Facebook-ut të klubit thuhej “Dilni të gjithë përjashta dhe vraponi”. Ishte një sinjal fillestar se po ndodhte një tragjedi. FBI-ja po heton ngjarjen. I pyetur nëse incidenti kishte lidhje me terrorizmin islamik, një agjent i posaçëm i FBI-së tha se agjencia kishte “të dhëna se individi mund të ketë qenë i prirur ndaj një ideologjie të tillë”.

Nuk është e qartë ende se pse u vu në shënjestër pikërisht ai klub. Sipas faqes Twitter të departamentit të policisë në klubin a natës “Pulse” kishte “një situatë viktimash në masë” dhe “personi që hapi zjarr ka vdekur”.

Një person që ishte brenda klubit kur ndodhi ngjarja tha se kishte dëgjuar deri në 40 të shtëna. Video e marrë me celularë, transmetuar në CNN tregonte oficerë policie që po godisnin me armë zjarri.

Policia kishte njoftuar në Twitter se një zhurme e madhe “ishte për shkak të një shpërthimi të kontrolluar nga forcat e rendit”.

Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Barack Obama, mori një raportim për ngjarjen nga Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare dhe anti-terrorizmin Lisa Monaco.

Ai ka urdhëruar qeverinë federale që të japë çdo ndihmë të nevojshme për zyrtarët lokale që po merren me hetimin e ngjarjes.

Ish-nendrejtori i CIA-së: Do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës

Ish-nendrejtori i CIA-s, Steven Meyer, ka deklaruar se në Ballkan do të ketë ndryshim të kufijve.

Në një intervistë për “Veçernje Novosti”, ka thënë se do të ketë ndryshim të kufijve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo e fundit është më kritike për shkak se ka përplasje shqiptaro-maqedonase, por edhe përplasje ndërmjet maqedonasëve, raporton KosovaPress.

Meyer thekson se do të mbijetojë Republika Serbe, por në ndonjë formë tjetër, ndërkaq, shton se nuk ka ndërruar aspak politika amerikane ndaj Kosovës.

SHBA pullë poste të veçantë për Ramazan

NEW YORK – Posta e SHBA e cila uron festat e myslimanëve që prej vitit 2001, ka prezantuar në rajonin Michigan, një pullë postare me një dizajn të veçantë për muajin e Ramazanit.

Për të prezantuar këtë pullë të përgatitur nga kaligrafi Mohamed Zakarija, në bashkëpunim me drejtorin e artit Ethel Kessler, është organizuar një ceremoni në Qendrën Islame në Dearbom.

Në ceremoninë ku merrnin pjesë drejtues të Postës, përfaqësues të komunitetit Musliman në vend, studentë të Akademisë Rinore (MAYA), Qendra Islamike e Amerikës, etj.

Posta njoftoi se të njëjtën ceremoni do ta zhvillojë edhe më 13 qershor në Louisville të Kentucky-t. Ceremonia pritet të zhvillohet në muzeun Muhammed Ali dhe në Qendrën Kulturore në këtë qytet. aa

Bill Clintoni: Muhamet Aliu ka luftuar për të mirën e përbashkët të njerëzimit

Ish-presidenti i SHBA Bill Clinton në fjalimin theksoi se Muhammad Aliu ka luftuar për të mirën e përbashkët të mbarë njerëzimit

LOUISVILLE – Muhamet Aliu ka luftuar për të mirën e përbashkët të mbarë njerëzimit, u shpreh sh-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në ceremoninë mortore në vendlindjen e legjendës së boksit në Louisville.

Aliu ndërroi jetë më 3 qershor në Phoenix, ndërsa në ceremoninë mortore në Louisville, përveç Clintonit ishin të pranishëm edhe regjisori Spike Lee, si dhe David Beckham, Mike Tyson, Kerim Abdul Jabbar, Arnold Schwartzenegger, Billy Crystal, Will Smith, dhe shumë emra të tjerë të njohur.

Në ceremoninë mortore në Qendrën KFC Yum , e cila filloi me recitim të fragmenteve të Kur’anit, morën pjesë rreth 15 mijë persona. Gjatë ceremonisë lutje për legjendën e boksit përcollën edhe përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare.

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në fjalimin theksoi se Muhammad Ali ka luftuar për të mirën e përbashkët të mbarë njerëzimit. “Si person që ka qenë i lidhur me fenë, Ali e ka ditur se nuk ka mundur në tërësi të kontrollojë jetën e tij. Megjithatë, e dinte se ka lirinë e zgjedhjes. Ne jemi mbledhur këtu për shkak të dashurisë dhe respektit ndaj tij, ndërsa kjo është si rezultat i zgjedhjes së tij”, u shpreh Clinton.

Komediani Billy Crystal po ashtu ndau kujtimet e miqësisë me legjendën e boksit. “Unë për Alinë kam qenë ‘vëllai i vogël’, ndërsa ai për mua ‘vëllai i madh’. Gjithmonë mendonte se mes njerëzve në vend të mureve, duhet të ndërtohen ura”, tha Crystal. aa

Presidenti Obama mbështet zyrtarisht Hillary Clintonin

Presidenti Barack Obama mbështeti zyrtarisht Hillary Clintonin vetëm dy ditë pasi ish Sekretarja e Shtetit u bë kandidatja e pritshme për presidente e partisë demokrate.

“E di sesa e vështirë mund të jetë kjo punë, por kjo është pikërisht arsyeja që e di se Hillary do të jetë shumë e mirë,” tha zoti Obama në një video të publikuar në faqen elektronike të fushatës së zonjës Clinton.

Mbështetja erdhi menjëherë pasi zoti Obama u takua me sfiduesin demokrat, senatorin e Vermontit Bernie Sanders. Sanders sinjalizoi pas një takimi që pati në Shtëpinë e Bardhë se do të qëndrojë në garë për kandidaturën të paktën deri në zgjedhjet e fundit paraprake që zhvillohen javën e ardhëshme në Distriktin e Kolumbias.

Sanders tha gjithashtu se ai do të takohet me zonjën Clinton gjatë ditëve në vazhdim dhe premtoi të punojë për të mposhtur kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Sanders te Obama: Së shpejti takohem me rivalen Clinton

Bernie Sanders (majtas) dhe Barack Obama gjatë takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë

Kandidati për nominim demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Bernie Sanders, thotë se në një të ardhme të afërt do të takohet me rivalen e tij, Hillary Clinton, për të diskutuar për të punuar së bashku për ta mundur kandidatin republikan, Donald Trump.

Ai është shprehur se do të bëjë çdo gjë të mundshme që Donald Trumpi të mos bëhet president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Këto komente ai i bëri sot pas takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë.

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, tha se do të garoj në zgjedhjet partiake demokrate të martën e ardhshme.

Presidenti Barack Obama, tha mbrëmë se shpreson se ndarjet e paraqitura ndërmjet demokratëve gjatë fushatës për nominim presidencial së shpejti do të zbuten.

Zoti Obama ka folur edhe për senatorin, Bernie Sanders.

“Mendoj se Bernie Sanders ka sjellë energji të fuqishme dhe ide të reja. Ai e ka shtyrë dhe sfiduar partinë. Mendoj se e ka bërë Hillaryn kandidate më të mirë. Shpresoj se gjatë javëve të ardhshme, do t’i bëjmë gjërat bashkë”, ka thënë Obama në intervistën për rrjetin NBC.Në kampin republikan, i nominuar i pritur për president është Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen këtë nëntor.

Thirrje Sandersit për të lënë garën

Bernie Sanders

Autoritetet po bëjnë presion mbi senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, që të tërhiqet nga gara për president të Shteteve të Bashkuara.

Kundërshtarja e tij demokrate, Hillary Clinton, ka siguruar tashmë numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të fituar emërimin e partisë.

Sanders nuk ka pothuajse asnjë shans për emërim, por është zotuar se do të vazhdojë luftën.

Të enjten, ai ka takuar presidentin aktual, Barack Obama.

Demokratët i kanë bëë thirrje Sandersit që t’i bashkohet zonjës Clinton, e cila do të përpiqet të mundë rivalin republikan, Donald Trump.

Nënpresidenti Joe Biden ka thënë se Sandersit i mbetet të vendosë se kur do të largohet.

Hillary Clintoni fitoi në Kaliforni

Hillary Clintoni duke i përshëndetur mbështetësit e saj mbrëmë vonë në Bruklin të Nju Jorkut

Hillary Clintoni ka fituar në garën zgjedhore partiake të demokratëve në Kaliforni, derisa mbrëmë vonë ka pretenduar se tashmë është e nominuar nga partia e saj për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

“Duke ju falënderuar juve, ne kemi të arritur të madhe, për të parën herë në historinë e shtetit tonë një femër do të jetë e nominuar e partisë”, tha mbrëmë vonë, Hillary Clinton, para mbështetësve të saj në Bruklin të Nju Jorkut.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, poashtu ka fituar edhe në garën zgjedhore në Nju Xherzi, Nju Meksiko dhe Dakota Jugore.

Prej zgjedhjeve të djeshme partiake, rivali i saj Bernie Sanders, ka fituar në Dakotën Veriore dhe Monatana.

Megjithë pretendimet e zonjës Clinton për sigurimin e nominimit, zoti Sanders tha se beteja vazhdon.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për secilën votë dhe për secilin delegat që mund ta marrim”, tha Bernie Sanders, para mbëshetësve të vet në Santa Monika të Kalifornisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mbrëmë e ka thirrë zonjën Clinton dhe i ka uruar nominimin për zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.

Në garën republikane, kandidati Donald Trump, tashmë praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai dje fitoi në Nju Xherzi, Dakota Jugore, Nju Meksiko, Kaliforni dhe Montana.

Nuland: Rusia po e ndjen dhimbjen e sanksioneve

Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se sanksionet ekonomike vazhdojnë të jenë leva më e fuqishme e Uashingtonit mbi Rusinë dhe se këto masa pengojnë përpjekjet potenciale të Rusisë për të pushtuar më shumë territor të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj.

Victoria Nuland, ndihmës sekretare e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, u tha ligjvënësve se Moska vazhdon të shkelë traktatet për kontrollin e armëve.

Komentet e saj para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë vijnë vetëm pak javë përpara një samiti të rëndësishëm të NATO-s në Varshavë.

Këtij samiti do t’i paraprijë një takim i udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel. BE pritet të rinovojë sanksionet kundër Rusisë, të cilat, së bashku me SHBA-në, i ka ndërmarrë pasi Moska ka ankesuar me forcë gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë thënë se sanksionet, që kanë prekur rëndë ekonominë ruse, do të hiqen nëse Moska zbaton Marrëveshjen e Minskut, e cila parasheh zgjidhjen e konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës.

“Leva më e madhe që kemi në Rusi është mbajtja në fuqi, për dy vjet, e sanksioneve të thella dhe gjithëpërfshirëse… Marrëveshja e Minskut nuk po zbatohet, andaj sanksionet do të ripërtërihen”, tha Nuland.

Ajo shtoi se sanksionet kanë ndikuar edhe politikën e Rusisë.

“Kemi penguar pushtimin e mëtejmë të tokave në Ukrainë. Ky ka qenë rrezik real kur kemi filluar zbatimin e sanksioneve. Ata do të bënin përpjekje për të arritur në Kiev e Karkiv. Rusët tani flasin hapur për dhimbjen e sanksioneve”, tha Nuland.

Duke folur përpara të njëjtit komitet të Senatit, Michael Carpenter, zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes, me përgjegjësi për Rusinë, tha se Moska është duke dërguar shumë armatim dhe kapacitete ushtarake në gadishullin e Detit të Zi në përpjekje për të parandaluar SHBA-në ose aleatët e saj që të veprojnë në rajon.

Nuland u tha senatorëve se Rusia është duke shkelur Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme, të vitit 1987.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka akuzuar Rusinë se është duke ndërtuar një bazë tokësore për lëshimin e raketave, e cila shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se sistemi amerikan i mbrojtjes raketore në Evropën lindore shkel marrëveshjen.

Nuland po ashtu u ndal tek akuzat e Rusisë se zgjerimi i NATO-s në lindje në vitet 1990-ta duhet të fajësohet për tensionet aktuale në Evropë. Ajo tha se Moksa ka dështuar të përfitojë nga oferta e Perëndimit për bashkëpunim më të madh.

Një artikull i publikuar së voni në një revistë akademike të Universitetit të Harvardit dhe një editorial shoqërues në gazetën Los Angeles Times kanë argumentuar se NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë shkelur garancitë e dhëna në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik, se aleanca nuk do të përpiqet të përvetësojë ish-anëtarët e Paktit të Varshavës.

Por, Nuland i hodhi poshtë këto pretendime.

Përgatiti: Valona Tela

AP: Clinton e ka numrin e duhur për emërimin

LOS ANXHELES — Një fitore historike për zonjën Hillary Clinton: ajo do të bëhet gruaja e parë që merr emërimin e një partie të madhe politike të SHBA. Të hënën ajo siguroi premtimin e një numri të mjaftueshëm delegatësh për të fituar emërimin në kuvendin e partisë.

Fitorja vjen rreth 8 vjet pas pranimit prej saj të humbjes ndaj Barak Obamës në fushatën e vitit 2008, ku ajo garoi për herë të parë për Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha në atë kohë se nuk kishte mundur “të thyente tavanin më të lartë dhe më të fortë prej xhami”, një shprehje që do të bëhej e famshme.

Këtë herë, duke bërë fushatë si pasardhësja e presidentit të parë afrikano-amerikan të vendit, zonja Clinton u përball me një sfidë çuditërisht të fuqishme nga ana e senatorit të Vermontit, Bernie Sanders. Ai mobilizoi miliona njerëz me një mesazh liberal, ndërkohë që fushata e tij nxori në pah një nivel të lartë zhgënjimi në mbarë vendin ndaj politikës së vjetër, madje edhe në gjirin e demokratëve, që kontrollonin Shtëpinë e Bardhë qysh nga viti 2009.

Zonja Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, ish-senatore e Nju Jorkut dhe ish-Zonjë e Parë, e arriti të hënën numrin prej 2,383 delegatësh, që i nevojiten për të marrë emërimin e Partisë Demokrate me një fitore vendimtare në Porto Riko gjatë fundjavës dhe me një mbështetje të minutës së fundit nga një numër superdelegatësh. Këta janë zyrtarë të partisë dhe persona të zgjedhur, të cilët vendosën të mos prisnin më, por ta mbyllnin garën brenda partisë, ndërkohë që anketat tregojnë se shifrat e mbështetjes për zonjën Clinton në shkallë vendi janë mjaft afër atyre për rivalin republikan, Donald Trump.

Sipas përllogaritjeve të agjencisë së lajmeve Associated Press, zonja Clinton ka fituar 1,812 delegatë në garat paraprake, të cilëve u shtohet tani mbështetja e 571 superdelegatëve.

Megjithëse superdelegatët zyrtarisht do ta hedhin votën e tyre në Kuvendin Kombëtar të partisë në muajin korrik në Filadelfia, të gjithë superdelegatët e intervistuar i kanë thënë pa mëdyshje agjencisë së lajmeve AP se do të votojnë për zonjën Clinton.

BERNI

Kandidati demokrat, Senator Bernie Sanders

Pas rezultatit në Porto Riko, Sanders e ka të pamundur të arrijë numrin prej 2,383 delegatësh, të nevojshëm për të fituar emërimin.

Senatori tha gjatë fundjavës se kishte në plan të luftonte deri në mbajtjen e Kuvendit, me premtimin se do të argumentonte përpara superdelegatëve se ai është në pozitë më të favorshme për të mundur zotin Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Por, që nga fillimi i anketës së AP në fund të vitit 2015, asnjë prej superdelegatëve nuk ka ndryshuar qëndrim, për të kaluar nga zonja Clinton te senatori Sanders.

Fitorja e zonjës Clinton është, në fakt, e dukshme. Ajo ka tre milion vota më shumë se Sanders, 291 delegatë më shumë dhe ia kalon atij me 523 superdelegatë. Ajo fitoi 29 gara ndërkohë që ai arriti 21 fitore.

Kjo është një fitore shumë më e thellë se sa ajo e arritur nga Obama në garën me zonjën Clinton në vitin 2008.

Trumpi: Kam fituar plot para nga puna me Gadafin

Miliarderi amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se ka “fituar shumë para” nga një punë me liderin libian Moamer Gadafin para shumë vitesh edhe pse më herët ka konfirmuar se nuk ka pasur lidhje që Gadafi ta kishte marrë me qira një pronë të tij luksoze në një paralagje të New Yorkut.

“Nëse ju kujtohet, unë kam fituar shumë para nga Gadafi. Ai ka ardhur në këtë vend dhe është dashur që me mua të bëjë marrëveshje pasi që nuk ka mundur askund të stacionohet”, ka thënë Trumpi në intervistën dhënë rrjetit televiziv amerikan CBS.

Kandidati më serioz për president të SHBA-së nga kampi i republikanëve, ka shtuar: “Ai më ka dhënë një pasuri të tërë”.

Gadafi në vitin 2009 gjatë vizitës në New – York me rastin e konferencës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me zhgënjim kërkonte vend ku do të ngrinte shatorin e beduinit për vete.

Pasi që pa sukses u përpoq të siguronte lokacionin në Central Park në New – York, Uper East Side dhe në New Jersey, Qeveria libiane iu drejtua agjentëve të patundshmërive me dëshirën që të merrnin me qira pronën e Trumpit “Seven Springs” në paralagjen njujorkeze Bedford.

Gadafi aty nuk u stacionua kurrë, por megjithatë ngjarja u shndërrua në një spektakël, pasi një numër i madh gazetarësh e fotoreporterësh shkuan në Bedford për të parë ndërtimtarët tek ngritin shatorin e madh të zbukuruar me tapiceri, me pikura devesh e palmash dhe të pajisur me divane lëkure dhe me tryeza të vogla për kafe.

Në atë kohë Trump u distancua nga të gjitha këto duke theksuar se me mashtrimin që i ishte bërë, ia kishte dhënën pronën me qira.

Dy vjet më pas, miliarderi amerikan e “ndërroi pllakën” duke u lavdëruar se në atë punë e “kishte mashtruar” udhëheqësin libian.

“Kam afaruar me Gadafin. Më falni për këtë. Ia kam dhënë me qira një pjesë tokë e ai për një ose dy ditë më ka paguar më shumë se sa që do të fitoja me të për një vit. E pastaj nuk ia dhashë ta shfrytëzojë pronën. Kështu është dashur të bëhet”, ka thënë Trump në vitin 2011 në intervistën për Fox news.

Turqi: Aksident me fatalitet i autobusit të nxënësve

Ilustrim

Së paku 14 fëmijë e kanë humbur jetën në Turqinë jugore kur autobusi me të cilin udhëtonin ata gjatë një ekskursioni, ra prej një ure në një kanal.

Autobusi kthehej nga një udhëtim më 5 qershor nga zona e famshme arkeologjike, Karatepe, në afërsi të qytetit, Osmanije, kur ra në kanal, raportojnë agjencitë e lajmeve turke.

Gjashtë nga 14 viktimat raportohet të kenë qenë nzënës të shkollave të mesme.

Agjencia e lajmeve, Dogan, ka thënë se shoferi e kishte humbur kontrollin mbi autobus, ndërkaq hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur.

24 persona të tjerë janë lënduar në këtë aksident.

Clinton e fiton edhe Puerto Rikon, i afrohet nominimit

Ish Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton

Hilary Clinton e ka fituar garën zgjedhore edhe në territorin amerikan të Puerto Rikos, duke iu afruar kështu më shumë marrjes së nominimit të demokratëve për tu bërë kandidate për President e Partisë Demokratike Amerikane.

Clinton, e cila ishte duke bërë fushatë në shtetin federal të Kalifornisë, pasi u bë e ditur se e fitoj edhe territorin e sipërpërmendur, ka shkruar në rrjetin social, Twitter duke e falenderuar popullatën në shtetin ishull që i dhanë fitore kundër rivalit të saj, Senatorit, Berni Sanders.

Clinton tani me 2300 delegatë i mungojnë vetëm edhe pak delegatë për të siguruar nominimin.

Një fitore në procesin preliminar zgjedhor në shtetin e Kalifornisë, ish Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit, do të siguronte mjaftueshëm delegatë për të siguruar edhe zyrtarisht nominimin, pas së cilit do të fillonte edhe zyrtarisht përballen kundër kandidatit republikan, Donald Trump.

Mirëpo sondazhet tregojnë një garë të ngushtë në mes të Clinton dhe Sanders. Ky i fundit është zotuar se do të mbetet në garë edhe nëse Clinton do i siguronte 2383 delegatët e nevojshëm për nominim.

SHBA: Ceremonia e varrimit të Muhamet Aliut – më 10 qershor

Muhamet Aliu – foto e marsit të vitit 1982

Raportohet se ceremonia e varrimit të legjendës së boksit Muhamet Aliu, do të organizohet më 10 qershor në qytetin e tij të lindjes, Luizvill (Kentaki), në Shtetet e Bashkuara.

Ai vdiq dje në një spital nga përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore.

Nga ana tjetër, zyrtarët më të lartë dhe politikanë të njohur në Shtetet e Bashkuara, kanë vazhduar të shprehin nderim për boksierin legjendar.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka përshkruar Aliun si kampion të madh “që ka luftuar për atë që ishte e drejtë”.

Mëtutje, ai theksoi se edhe kur aftësitë fizike të Aliut ishin në rënie, boksieri i madh “u bë forcë edhe më e fuqishme për paqe dhe pajtim në gjithë botën”.

Kandidatja favorite për nominim demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, e ka përkujtuar boksierin Muhammad Ali, duke e goditur kandidatin republikan, Donald Trump.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit tha se Shtetet e Bashkuara janë vend “ku njerëzit i shkatërrojnë barrierat, ku ata mund t’i besojnë Zotit të tyre, ku ata mund ta zgjedhin emrin e tyre” ashtu siç veproi Muhammad Ali.

Zoti Trump, që udhëheq bindshëm në garën zgjedhore për nominim republikan, në rrjetin Twitter ka shkruar se boksieri Ali “është kampion me të vërtetë i madh dhe person i mrekullueshëm dhe ai do tu mungoj të gjithëve”.

I ndjeri, Muhammad Ali, më herët është shprehur kundër propozimit të zotit Trump për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Obama: Muhamet Aliu luftoi për atë që ishte e drejtë

Presidenti amerikan, Barack Obama, i bëri sot një homazh prekës boksierit legjendë, Muhamet Aliu, që vdiq të premten, duke përshëndetur një njeri që tronditi botën dhe ka luftuar për atë që ishte e drejtë.

“Është lufta e tij jashtë ringut që i kushtoi titullin dhe i solli shumë armiq. Por Ali qëndroi fortë”, theksoi presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së, duke folur për implikimin e “The Greatest” në luftën për të drejtat civile.

“Ai ishte në krahë të (Martin Luther) King dhe (Nelson) Mandela, ai u ngrit kur ishte e vështirë, ai foli kur të tjerët nuk e bënin”, vazhdoi Obama, raporton AFP, transmeton KP.

Duke theksuar se ende ruante një palë doreza boksi dhe një foto të tijën në studion e vet personale, në krahë të Zyrës Ovale, presidenti amerikan përshëndeti trajektoren jashtë norme të të riut Cassius Clay dhe rrugëtimin e tij shpirtëror që e dërgoi drejt islamit.

“Muhammad Ali tronditi botën. Dhe kjo ishte një gjë e mirë për gjithë botën. Dhe për të gjithë ne”, përfundoi presidenti amerikan, duke theksuar ngushëllimet e tij për familjen e këtij boksieri legjendë.

Presidenti Obama paralajmëron për rreziqet e izolimit

Në fjalimin e tij të fundit për të diplomuarit e Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së, Presidenti Barack Obama foli për atë që ka mësuar rreth sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme gjatë shtatë viteve të fundit.

Në Colorado Springs, ai u tha 800 të diplomuarve të Forcave Ajrore të mos tërhiqen prej angazhimit në botë dhe rolit udhëheqës amerikan.

Ai tha: “nuk mund të jemi mbështetës të izolimit. Kjo nuk është e mundur në këtë botë të ndërlidhur dhe të globalizuar”.

Megjithëse nuk i përmendi votimet paraprake, komentet e presidentit Obama ishin një kritikë indirekte për kandidatin republikan Donald Trump, i cili ndër të tjera ka bërë thirrje për ngritjen e një muri përgjatë kufirit SHBA – Meksikë dhe për rishikimin e kontributit të Amerikës në NATO.

Presidenti u rikujtoi të diplomuarve se vetëm forca ushtarake e SHBA-së nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet, dhe theksoi nevojën për diplomacinë dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Clintoni: Trumpi është i rrezikshëm dhe inkoherent

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton kritikoi ashpër kandidatin republikan Donald Trump në një fjalim për politikën e jashtme.

Ajo e quajti zotin Trump “të rrezikshëm dhe inkoherent” në deklaratat e tij. “Ai nuk duhet të mbajë kodet bërthamore” dhe është “i papërshtatshëm” për të qenë president, tha zonja Clinton. Në fjalimin e mbajtur të enjten në San Diego të Kalifornisë, ajo tha se zoti Trump nuk e njeh as Amerikën dhe as botën.

Fjalimi vjen ndërkohë që ish Sekretarja e Shtetit po përpiqet ta zhvendosë vemendjen te zgjedhjet e 8 nëntorit kundër rivalit të saj të mundshëm Trump dhe jo tek senatori Bernie Sanders, i cili vazhdon përpjekjet e vështira për të fituar emërimin e Partisë Demokrate.

Donald Trumpi reagoi menjëherë në Tweeter duke e quajtur zonjën Clinton “mashtruese” dhe fjalimin e saj një “performance të dobët.” “Ajo mezi lexon nga teleprompteri,” shkruante zoti Trump, ndërsa kandidatja Clinton fliste.

SHBA: Shumica e CEO-ve mbështesin kandidaturën e Clintonit

CEO-t e kompanive të mëdha në SHBA duan të shohin Clintonin dhe jo Trumpin si president të 45-të të këtij vendi i cili do të dalë nga zgjedhjet e 8 nëntorit të këtij viti

NEW YORK – Shumica e drejtuesve ekzekutivë të kompanive të mëdha (CEO) në SHBA edhe pse anojnë nga Partia Republikane, këtë herë në vend të biznesmenit kandidat të republikanëve Donald Trump ata do të mbështesin Hillary Clintonin për postin e presidentit të SHBA-së.

CEO-t e kompanive të mëdha në SHBA duan të shohin Clintonin dhe jo Trumpin si president të 45-të të këtij vendi i cili do të dalë nga zgjedhjet e 8 nëntorit të këtij viti.

Në një studim të revistës Fortune ku pjesë janë CEO-t e 500 kompanive më të mëdha, 58 përqind e tyre kanë deklaruar se do të mbështesin Clintonin si presidente, ndërsa 42 kanë deklaruar se do të mbështesin Trumpin.

Mediat veri-koreane: Trumpi politikan i mençur, Clintoni e mërzitshme

Trump në televizionin shtetëror veri-korean DPRK është vlerësuar si “kandidat presidencial me vizion të drejtë”

TOKIO – Në analizën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, mediat shtetërore në Korenë e Veriut e quajtën “politikan të mençur” Donald Trumpin, pretendentin për nominimin republikan për kandidatin presidencial, dhe apeluan zgjedhësit amerikanë që të votojnë për të

Trumpi në programin e televizionit shtetëror veri-korean DPRK është vlerësuar si “kandidat presidencial me vizion të drejtë”, ndërsa për pretendenten demokrate për kandidate presidenciale Hillary Clitnon nuk ka vlerësime pozitive, meqë u vlerësua si politikane “e mërzitshme” pa vizion.

Clinton kritikohet se angazhohet që çështja bërthamore me Korenë e Veriut të zgjidhet sipas modelit të zgjidhjes së kontestit të njëjtë me Iranin.

“Qytetarët e SHBA-ve nuk do të duhet të votojnë për Hillary Clintonin e mërzitshme për për Trumpin, politikan i mençur i cili angazhohet për negociata të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut”, theksohet në analizën e DPRK-së.

DASH: paralajmërim për amerikanët në Evropë

Departamenti amerikan i Shtetit nxori një paralajmërim për amerikanët që udhëtojnë në Evropë mbi rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste që vënë në shënjestër ngjarje të mëdha, vende turistike, restorante, qendra tregtare dhe të transportit.

Paralajmërimi, i cili skadon më 31 gusht, 2016 thekson se “numri i madh i turistëve që vizitojnë Evropën në muajt e verës paraqet objektivat më të mëdha për terroristët që planifikojnë sulme në vende publike, sidomos në ngjarje të mëdha.”

Në veçanti, paralajmërimi tërheq vëmendjen te Kampionati Evropian i futbollit nga 10 qershor deri në 10 korrik dhe gara e çiklizmit Tour de France nga 2 deri në 24 korrik në Francë. Tjetër ngjarje është Dita Botërore e Rinisë Katolike në Krakov të Polonisë, nga 26 në 31 korrik, që pritet të tërheqë deri në 2.5 milionë vizitorë.

Edhe pse autoritetet evropiane vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të garantuar sigurinë publike, Departamenti i Shtetit u bën thirrje amerikanëve të jenë vigjilentë.

SHBA: Mësimi i arabishtes, një urë mes kulturave

Për amerikanët nuk është e detyrueshme që të mësojnë gjuhë të huaja. Ndërsa nxënësit e shkollave në vende të tjera shpesh mësojnë të paktën një gjuhë të huaj, që është pjesë e programit mësimor, fëmijët në Shtetet e Bashkuara mund të mos e kenë këtë mundësi. Kjo varet nga kërkesat e shkollave. Programi “Mësuesit e gjuhëve kritike” synon ta ndryshojë këtë prirje.

“Kyçi magjik për t’u mësuar fëmijëve një gjuhë të huaj është kultura e atij vendi”. Tamer Elsharkawy është mësues.

“Është më e lehtë për mësuesit dhe për fëmijët, në se përpiqesh ta lidhësh mësimin me diçka autentike të vendit ku flitet kjo gjuhë.”- thotë Tamer.

Ai ka ardhur në Uashington për programin e Departamentit të Shtetit “Mësuesit e gjuhëve kritike”, që sjell në Shtetet e Bashkuara arsimtarë nga Egjipti dhe Kina për t’u mësuar nxënësve amerikanë gjuhën dhe kulturën e këtyre vendeve.

“Disa prindër më drejtohen mua, sepse ata duan të dinë se si të flasin me fëmijët e tyre këtu lidhur me tema si Islamofobia për shembull. Ata nuk janë myslimanë, por duan t’u mësojnë fëmijëve njohuri të sakta për këtë temë. Në fakt kjo është pjesë e punsë sonë.” – thotë Tamer.

Shumë prej këtyre fëmijëve janë folës së spanjishtes. Ata e mësojnë anglishten si gjuhë të dytë. Tani po mësojnë edhe arabisht.

“Unë besoj në faktin që nxënësit të kenë një edukim global dhe një këndvështrim ndërkombëtar të botës.”

Flora Lerenman u jep mësim anglisht nxënësve që nuk e kanë atë gjuhë të dytë. Ajo e regjistroi shkollën “Cooke Elementary” në programin “Mësuesit e gjuhëve kritike”.

“Kur nxënësit mësojnë shumë gjuhë, ata i mësojnë shumë më shpejt ato.”

…Dhe sikurse ndodh në edukimin kulturor, të dyja palët mësojnë nga njëra tjetra.

“Unë fillova ta ndryshoj në pozitiv mendimin tim për amerikanët. Nukmarr më informacione nga media, që thonë “amerikanët i urrejnë arabët, myslimanët”, apogjëra të kësaj natyre.

Tamer thotë është duke mësuar shumë vetëm nga të qënit në Uashington.

“Unë mendoj se Uashingtoni është vendi më fantastik për cilindo, i kujtdo konmbësie qoftë. Është eksperienca më e shkëlqyer që munn të ketë dikush në Shtetet e Bashkuara.”– thotë ai.

“Këtu ka një shumëllojshmëri ngjyrash, fesh, njerëzish dhe kulturash.”

Tamer Elsharkawy thotë se ai e di se fëmijët mund të mos i mbajnë mend të gjitha fjalët arabisht që kanë mësuar në klasë. Ata mundet t’ia harrojnë atij edhe emrin, por ndoshta kanë për të mbajtur mend gjithmonë se dikur patën një mësues që u pëlqente dhe e respektonin. Ndoshta kanë për të mbajtur mend që ky mësues ishte arab, dhe ndoshta edhe se ai ishte mysliman.

Arlington – Vendosja e flamujve për çdo ushtar të rënë

Dita e të Rënëve është një fundjavë e gjatë tre-ditore për shumicën e amerikanëve. Për disa është fillimi jozyrtar i stinës së verës, kur hapen pishinat dhe fillon sezoni i pjekjes së mishit në zgarë. Por, domethënia e vërtetë e Ditës së të Rënëve është në origjinën e saj të kujtesës për ushtarët amerikanë të rënë në betejë. Çdo vit, në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit mbahet një ceremoni e veçantë flamujsh.

Kjo është ceremonia e flamujve në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit, në shtetin Virginia. Që nga viti 1948, ushtarë nga Garda e Vjetër vendosin një flamur tek çdo gur varri. Sot numërohen mbi 230 mijë gurë varri.

“Të ngroh zemrën kur ke mundësinë të bësh këtë gjë në nderim të tyre. Mendoj se është një eksperiencë që duhet ta përjetojnë të gjithë”, thotë Marisol Riley, rreshtere e ushtrisë amerikane.

Kjo ceremoni i paraprin Ditës së të Rënëve, kur është momenti për të kujtuar ata që i shërbyen vendit të tyre. Sean Hacksshaw është rreshter.

“Është për ushtarët e së kaluarës. Vendosim nga një flamur tek secili gur varri dhe përshëndesim çdo ushtarak për çfarë kanë bërë për ne.”

Por, për shumë nga këta ushtarë, kjo ceremoni është shumë më tepër se një memorie e së kaluarës së largët. Është një kujtim i miqve dhe familjarëve të tyre që humbën jetën duke kryer detyrën. E tillë është edhe rreshterja Alicia Foy.

“Kam miq në këtë varrezë; udhëheqës dhe bashkëluftëtarë të mitë janë varrosur këtu. Është një privilegj i madh që të kem mundësinë të vendos një flamur tek varri i tyre për t’i nderuar, pasi ata bënë sakrificën sublime për mua.”

Mbi një mijë ushtarakë me uniforma sfiduan vapën e ditës për të përmbushur misionin e vendosjes së flamujve.

Ceremonia pasohet nga ndërrimi i rojeve tek Varri i Ushtarëve të Panjohur, një vend i shenjtë në këtë tokë të shenjtëruar.

Dhe…, për miqtë dhe familjarët që kujtojnë këtu ata që nuk do të munden t’i shohin më kurrë, kjo është një mënyrë për t’u thënë ‘lamtumirë’ dhe ‘faleminderit’ për sakrificën e këtyre njerëzve të tyre dashur.

Trumpi: Emigrantët trajtohen më mirë se veteranët e luftës

Emigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, shpesh, trajtohen më mirë sesa veteranët ushtarakë, ka thënë kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trumpi.

“Nuk do të lejojmë më një gjë të tillë”, ka thënë ai në një tubim në Uashington.

Trumpi nuk ka ofruar asnjë dëshmi për pohimin e tij.

Vitin e kaluar, ai ka shkaktuar zemërim, duke minuar historinë ushtarake të senatorit John McCain.

Trumpi ka thënë se McCain konsiderohet hero vetëm pse ka qenë i burgosur gjatë Luftës së Vietnamit.

Qysh atëherë Trumpi, i cili nuk ka shërbyer kurrë në ushtri, ka bërë përpjekje të riparojë imazhin, duke nderuar shpesh veteranët dhe duke mbajtur ngjarje për mbledhjen e fondeve për ta.

(Fotot) Presidenti Obama premton në Hiroshima: për një botë pa armatime atomike

Voal – Voal.ch shkruan se Presidenti Obama duke bërë histori vendosi një kurorë lulesh në memorialin e Hiroshimës.  Është historike e vizita e Presidentit Amerikan në turneun e Japonisë pikërisht në vendin ku u rrafshua nga bomba atomike e lëshuar më  6 gusht 1945. «Vizita ime është një dëshmi që tregon sesi edhe ngjarjet më të dhimbshme që na ndajnë, mund të kthehen në ura lidhëse”. “Lufta është pjesë e historisë njerëzore por kemi mësuar se nuk duhet të përdorim mjete që i kemi fabrikuar për të bërë keq” tha Obama.

«Jemi këtu për të qarë qindra mijë burra, gra e fëmijë japonezë – tha Obama duke folur në Hiroshima – këtu bota ka ndryshuar një herë e përgjithmonë» Por megjithatë ndjesa nuk u shqiptua.

Takimi me historinë sipas orës japoneze u bë sot më 27 maj 2016 në orën 17,45, kur Obama hyri në Parkun e Paqes dhe vendosi kurorën e luleve. Është i pari President Amerikan që vjen në Hiroshima,. Televizionet Amerikane janë duke e ndjekur hap pas hapi veprimtarinë. Presidenti Obama shoqërohet nga Ambasadorja Amerikane në Japoni, Caroline J.Kennedy, e bija e Presidentit John F. Keneddy.

1

3

4

5

2016-05-27T071320Z_689968395_S1BETGKJJSAA_RTRMADP_3_JAPAN-OBAMA-HIROSHIMA-kjlF-U4319048761523XND-1224x916@Corriere-Web-Sezioni


Send this to a friend