VOAL

VOAL

Trumpi akuzohet për shmangie taksash me vlerë 50 milionë dollarë

Një investim i maskuar si hua për të shmangur taksa në vlerë prej 50 milionë dollarë. Është kjo akuza që britanikja “Daily Telegraph” ka ngritur ndaj kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Akuza bazohet në një dokument të firmosur nga miliarderi në vitin 2007 dhe të zbuluar nga gazeta gjatë një hetimi mbi të, që ka zgjatur tre muaj.

Dokumentat e publikuara në mediat britanike kanë dalë në dritë gjatë një aksioni ligjor të ndërmarrë nga ish-punonjësit e Bayrock Group, shoqëri imobiliare partnere e Trumpit, që ka kryer aferën me kompaninë islandeze FL Group.

“Nuk mund ende të them nëse Trump ka një përgjegjësi ligjore, por si qytetar amerikan jam i shqetësuar nga ideja që të qeverisem nga një president që mund të ketë qenë kaq neglizhen, apo që ka injoruar qëllimisht ligjin”, ka deklaruar Frederick Oberlander, avokat i një prej ish-punonjësve të Bayrock Group.

Pavarësisht se manjati njujorkez ka vendosur firmën e tij në dy “variantet” e kontratës, si investim dhe si hua, dhe pavarësisht dyshimeve të sinjalizuara nga këshilltarët ligjorë, ekspertë të tjerë të pyetur nga “Telegraph” thonë se ka pak gjasa që IRS-ja, instituti “i tmerrshëm” që mbledh taksat në SHBA, të provojë përgjegjësinë e Trump, duke qenë se operacioni është kryer mes dy kompanive të përfshira në aferë, transmeton TCh.

Sidoqoftë, publikimi i këtyre dokumentave nga gazeta britanike vjen në një kohë kur miliarderi ka shpeshtuar retorikën e tij ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministrit të saj, David Cameron.

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve voton për pengimin e tregtisë atomike me Iranin

Pamje nga një seancë e mëparshme në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka votuar për ta penguar qeverinë amerikane nga blerja e të ashtuquaturit ujë të rëndë nga Irani në të ardhmen, duke e kufizuar marrëveshjen atomike të presidentit, Barack Obama, me Iranin.

Këtë ndalesë kjo dhomë ia ka bashkangjitur një legjislacioni esencial të financimit të Departamentit amerikan të energjisë. Për këtë masë votuan 251, ndërsa kundër ishin 168 anëtarë.

Një amandament i ngjashëm ishte bllokuar nga demokratët në Senat, muajin e kaluar, pak kohë pasi administrata Obama e kompletoi marrëveshjen në vlerë prej 8.6 milionë dollarë për blerjen e 32 tonelatave të ujit të rëndë nga Irani.

Amandamenti i mbrëmshëm i Dhomës Përfgaqësuese nuk e kthen blerjen e muajit të kaluar, por mund t’i ndalë blerjet e ardhshme. Aktualisht, nuk ka plane për blerje të mëtejshme të ujit të rëndë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Shitja e ujit të rëndë e ndihmon Iranin që t’i kryej obligimet e veta të parappara me marrveshjen atomike. Irani, po ashtu, i ka shitur Rusisë ujë të rëndë.

SHBA: Auditi e fajëson Clintonin për shfrytëzim të emailit privat

Hillary Clinton gjatë një fjalimi

Një audit i Departamentit amerikan të shtetit e ka fajësuar Hillary Clintonin për shfrytëzim të emailit privat, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, duke thënë se kjo praktikë paraqet rrezik të sigurisë dhe nuk është në harmoni me rregullat e shërbimit.

Zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit amerikan të shtetit në një raport që ka rrjedhur mbrëmë, ka gjetur se zonja Clinton nuk ka kërkuar leje për aranzhimin e pazakonshëm të emailit, që me gjasë do të refuzohej nëse ajo do të kishte kërkuar një gjë të tillë.

Mëtutje, theksohet se Clinton nuk ishte e vetmuar në përdorimin ekskluziv të emailit të saj privat, pasi edhe ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, e ka bërë të njejtën gjë. Megjithatë, theksohet se protokollet e sigurisë ishin më të avancuar gjatë shërbimit të zonjës Clinton.

Aktualisht, Hillary Clinton është favorite për ta fituar nominim e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Gjatë një fushate në Kaliforni, ajo nuk e ka përmendur këtë kundërthënie dhe i ka injoruar pyetjet e gazetarëve.

Favoriti republikan për nominim presidencial, Donald Trump, ka vlerësuar se ajo “ishte e pandershme”.

SHBA: Protesta kundër Trumpit u shndërrua në dhunë

Donald Trump

Në një tubim të kandidatit presidencial amerikan,Donald Trumpit, në Meksikën e Re, demonstruesit kanë hedhur fanela të përfshira nga zjarri, shishe plastike dhe artikuj të tjerë, kundër oficerëve të policisë, duke i lënduar disa prej tyre dhe duke përmbysur kontejnerë të mbeturinave dhe barrikada. Këtë situatë autoritetet e kanë cilësuar si “trazirë”.

Policia është përgjigjur duke hedhur sprej të specit dhe granata tymi në masën e njerëzve afër qendrës ku mbahej tubimi.

Gjatë tubimit, zoti Trump, i cili është afër sigurimit të nominimit të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, është ndërprerë disa herë nga protestuesit, të cilët brohorisnin, mbanin parulla dhe u rezistonin përpjekjeve të policëve për t’i larguar.

Në parulla përfshihej edhe mbishkrimi “Trumpi është fashist” dhe “Ne kemi dëgjuar mjaft”, raporton AP.

Zoti Trump është përgjigjur në mënyrën e tij të zakonshme me të folur të zëshëm, duke i udhëzuar pjesëtarët e sigurisë që t’i largojnë protestuesit. Ai është tallur me aksionet e protestuesve duke u thënë atyre “shko në shtëpi te nëna”, raporton AP.

Trump dhe Clinton më afër kandidimit presidencial

 Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake në shtetin e Uashingtonit, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme, duke iu afruar sigurimit të nominimeve të partive të tyre për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e zotit Trump e solli në 14 delegatë më pak se kuota 1,237 sa janë të nevojshëm, para se të mbahet konventa republikane për nominim në muajin korrik.

Fitorja e zonjës Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, i krijon asaj avantazh, por sa u përketë delegatëve nuk ka lëvizje pasi në këto zgjedhje partiake demokrate në Uashington nuk ka delegatë.

Megjithatë, zonjës Clinton i mungojnë vetëm 78 delegatë që ta sigurojë nominimin demokart për presidencë.

Clinton aktualisht i ka 2,305 delegatë, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders i ka 1,539 delegatë. Për fitore nevojiten 2,383 delegatë.

FBI arreston shqiptarin, akuzohet për terrorizëm – në shtëpi mbante flamurin dhe video të ISIS-it (foto)

NJU JORK – Agjencia amerikane e antiterrorit në bashkëpunim me FBI-në arrestuan sot në banesën e tij një të ri shqiptar, i akuzuar si terrorist. Sipas mediave amerikane, Sajmir Alimehmeti 22-vjeç dyshohet se ka ndihmuar terroristë të ndryshëm brenda territorit amerikan. Autoritetet amerikane e kishin venë nën hetim prej 18 muajsh, ndërsa pas kontrolleve në banesë gjetën edhe flamurin e zi të ISIS.

Gjatë hetimeve, një agjent federal i fshehtë u takua me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx ku edhe jetonte, ku shqiptari i ka treguar një video të ISIS, duke përfshirë një moment kur një prej
luftëtarëve të ISIS i priste koken nje te burgosuri. Ai tha se videot “i mbante për ta motivuar, ndërsa ai ishte duke u ushtruar”.

Sipas raportit, Saimir Alimehmeti i njohur ndryshe edhe me emrin “Abdul Qaëii”, kishte tentuar të udhëtonte në Siri e të luftonte përkrah ISIS.

Sipas FBI­-së, Alimehmeti kishte përdorur aplikacione të koduara për të komunikuar me persona të tjerë, ndërsa mësohet se ka blerë disa thika dhe pajisje të tjera luftarake.

Shqiptari ka edhe një vëlla tjetër i cili sipas mediave amerikane është arrestuar në Shqipëri në vitin 2015. Sipas shqiptarit, ai dhe vëllai i tij “kishin pasur në plan” të udhëtonin nga Shqipëria në Raqqah, Siri, por vëllai i tij ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2015.

SAJM2

Ushtria amerikane eliminon udhëheqësin taliban Mansoor

Agjencia afgane e zbulimit konfirmoi vrasjen e udhëheqësit taliban Mullah Akhtar Mansoor nga një goditje ajrore amerikane në Pakistan, pranë kufirit me Afganistanin.

Pakistani tha se autoritetet amerikane e kishin informuar për goditjen e realizuar. Zyrtarët pakistanezë reaguan me revoltim ndaj Uashingtonit për shkeljen e sovranitetit të Pakistanit. Islamabadi nuk e konfirmoi menjëherë vrasjen e Mansoorit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se SHBA pati arsye të forta për gjurmimin e Mansoor-it.

“Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ajror me objektiv udhëheqësin taleban Mullah Mansoor, në një zonë pranë kufirit Afganistan – Pakistan. Mansoor përbën rrezik të vazhdueshëm ndaj personelit amerikan në Afganistan, ndaj civilëve afganë, forcave afgane të sigurisë dhe anëtarëve të koalicionit në mbarë vendin.”

Zyrtarët talibanë kanë konfirmuar privatisht vrasjen e udhëheqësit të tyre, por nuk pranojnë të identifikohen duke thënë se fjala përfundimtare do të thuhet nge Rahbani Shura, siç njihet këshilli udhëheqës i organizatës.

Droni e kreu sulmin të shtunën në Dalbandin, në provincën pakistaneze të Baluçistanit, sipas agjencisë afgane të zbulimit, NDS.

Zyra e Presidentit afgan Ashraf Ghani tha se udhëheqësi taleban ishte “i angazhuar në trafikun e drogës dhe terrorizëm, ndërkohë që gjymtonte dhe vriste afganë të pafajshëm”.

Sipas spitalit civil në qytetin Quetta, dy trupa u transportuan pas goditjes së një taksie. Personat mbanin pasaporta pakistaneze, me emrat Mohammad Azam dhe Wali Mohammad, dhe në to kishin viza saudite dhe iraniane. Fotografia në pasaportën e pasagjerit, i korrespondon udhëheqësit taleban Mullah Mansoor.

Eliminimi i tij është një goditje kritike ndaj talebanëve, fraksionet e të cilëve janë angazhuar në një luftë të brendshme që nga muaji korrik.

Kontrolli i armëve, përplasje e egër mes Clinton dhe Trump

Voal – Hillary Clinton ka premtuar gjatë së shtunës se “nuk do të kënaqë kurrë lobin pro armëve”, teksa sulmoi kandidatin republikan për Presidencialet e nëntorit duke e quajtur të rrezikshëm dhe të pashpresë, e kurrë në të njëjtën linjë me opinionin publik amerikan mbi kontrollin e armëve.

“Mjaft më”, tha Clinton një ditë pasi i nominuari “de facto” i republikanëve për president e akuzoi atë se synonte të shfuqizonte amendamentin e dytë të Kushtetutës amerikane.

Përpara se Trumpi t’i adresohej Shoqatës Kombëtare të Armëve ditën e premte, kreu i kësaj shoqate tha para anëtarëve se “do t’i jepnin puthjen e lamtumirës armëve që zotërojnë”, nëse do të zgjidhej Hillary Clinton presidente e Shteteve të Bashkuara.

“Ndryshe nga Donald Trump, unë nuk do të kënaq kurrë lobin pro armëve, si dhe nuk do të jem kurrë e heshtur e pa fjalë, sepse ne nuk mund të intimidohemi prej tyre”, tha Clinton në një shfaqje kushtuar masave antidhunë dhe kontrollit të armëve të titulluar “Trayvon Martin”, siç e kishte emrin edhe adoleshenti i paarmatosur nga Florida që u qëllua për vdekje nga një oficer në vitin 2012.

“E dimë që lobi i armëve është i fuqishëm. Besoj gjithashtu se është lobi më i fuqishëm në Uashington”, tha Clinton. “Dimë edhe që disa kandidatë do të thonë e do të bëjnë çdo gjë të mundshme që t’i lumturojë ata”.

E ndërsa Trumpi ka bërë kthesën nga një mbështetës i një kontrolli disi më të shtuar të armëve, drejt atij që këmbënguli të premten se nuk do të lejonte kurrsesi “heqjen” e amendamentit të dytë, Clintoni ka bërë një tjetër kthesë në kah të kundërt, që prej fushatës së saj të pasuksesshme të vitit 2008 kundër ish-senatorit të atëhershëm Barack Obama. Në atë kohë, Hillary fliste shpesh për rëndësinë e ekzistencës së armëve në disa zona të vendit, si dhe tërhoqi mbështetjen që i kishte dhënë më herët licencimit kombëtar dhe regjistrimit të tyre.

Ndërsa këtë vit, Clintoni duket se po e kthen “kontrollin ndaj armëve” në qendër të fushatës së saj presidenciale, duke u angazhuar se do të vepronte së bashku me Kongresin, por edhe e vetme nëse do të nevojitej, për të instaluar ato që ajo quan “kufizime të mirëkuptuara dhe të mbështetura nga të gjithë” mbi blerjen e armëve, që gëzojnë edhe mbështetjen e shumicës së amerikanëve. Ajo premtoi gjithashtu se do të rishikonte legjislacionin për t’i dhënë fund imunitetit ndaj padive për prodhuesit e armëve.

Ajo këmbëngul se nuk ka asnjë draft për amendamentin e dytë, dhe hulumtuesit e fakteve kanë diskredituar vlerësimin e Trumpit, kur tha se ajo synon ta shfuqizojë atë. Kontrollet e limituara të armëve shihen nga shumica e demokratëve si çështja fitimtare në zgjedhjet e vjeshtës, duke tërhequr kryesisht mbështetjen e grave. Kjo çështje mund të shfrytëzohet gjithashtu për t’i pasqyruar Trumpin dhe kandidatët republikanë për Kongresin si ekstremistë.

“Jemi mjaftueshëm të zgjuar dhe të fortë si komb, për të përcaktuar sesi të mbrojmë të drejtat e armëmbajtësve të përgjegjshëm, ndërkohë që përpiqemi t’i mbajëm armët larg duarve të abuzuesve brenda kufijve tanë, kriminelëve të ndryshëm të dhunshëm, gangsterëve, apo të sëmurëve mendorë në gjendje të rënduar”, tha Clinton gjatë së shtunës. “E di që mund ta bëjmë këtë, pavarësisht të gjithë zhurmës politike, pasi aktualisht ne jemi të bashkuar mbi këtë çështje”.

Për të fituar duartrokitjet e të pranishmëve, ajo nënqeshi angazhimin e Trumpit në konventën e Shoqatës Kombëtare të Armëve për t’i dhënë fund zonave të lira për armë nëpër shkolla, si dhe që do të zhbënte veprimet ekzekutive që zgjeruan kërkesat për kontrollet e formimit kulturor të individëve përpara blerjes së një arme. Ajo u angazhua se, si presidente do të zgjeronte këto kontrolle të formimit kulturor, tashmë edhe ndaj shitjeve në masë apo të pakufizuara të armëve “online”, apo nëpër shfaqjet e ndryshme kushtuar armëve, raporton TCH.

“Donald Trump tha se, që në orën e parë si President i Amerikës do të përmbyste veprimin ekzekutiv të Presidentit Obama që përforcon kontrollet mbi formimin kulturor”, tha Clinton. “Ky nuk është njeri i zakonshëm, por dikush që garon për t’u bërë President i SHBA-ve, një vendi që përballet me një epidemi të dhunës prej armëve, teksa flet sërish për më shumë armë në shkollat tona”, u shpreh kandidatja demokrate.

Presidenti Obama niset për një turne në Azi

Presidenti amerikan Barack Obama u nis nga Uashingtoni për një vizitë një-javore në Vietnam dhe Japoni, udhëtimi i tij i 10 në Azi që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë.

Avioni presidencial Air Force One, u nis të shtunën pasdite në fluturimin e gjatë për në Hanoi. Pas dy ndalesave gjatë rrugës, Presidenti Obama pritet të arrijë rreth 24 orë më vonë në kryeqytetin vietnamez.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se vizita e presidentit në Vietnam dhe Japoni ka për qëllim të demonstrojë përkushtimin e vazhdueshëm amerikan për “ribalancimin” e marrëdhënieve me vendet e Azisë dhe rajonit të Paqësorit. Udhëtimi i tij po ashtu pritet të rrisë angazhimin diplomatik, ekonomik dhe të sigurisë të SHBA me ato vende.

Gjatë vizitës në Japoni, të enjten dhe të premten, presidenti do të ndalet në Hiroshima, ku u hodh bomba e parë atomike në botë, pak para se Japonia të dorëzohej, gjë që i dha fund Luftës së Dytë Botërore. Obama do të jetë i pari president amerikan që viziton Hiroshimën.

Obama emëron një grua në krye të forcave detare amerikane në Evropë

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Barack Obama, emëroi admiralen Michelle Howard në postin e shefes së marinës amerikane në Evropë dhe Afrikë.

Komanda amerikane, me seli në Napoli, ka për detyrë edhe pjesëmarrjen në luftën kundër ISIS-it.

Michelle Howard, 56 vjeçe, afroamerikane dhe e diplomuar në vitin 1982 në Akademinë Ushtarake të Anapolisit, Merilend, ka mbajtur poste të tjera prestigjioze në karrierën e saj.

Ajo ka qenë e para grua në ushtrinë amerikane që ka mbajtur katër yje.

Howard ka shkëlqyer në veçanti në operacionin e vitit 2009 që çoi në lirimin e kapitenit Richard Phillips, i kapur nga piratët në brigjet e Somalisë.

Kjo është një ngjarje e treguar edhe në filmin “Captain Phillips” me Tom Hanks.

Mbyllet e rihapet Shtëpia e Bardhë pas një incidenti pa pasoja

Shtëpia e Bardhë u mbyll të premten pasdite kur një person vringëlloi armën e tij në njërën nga portat e sigurisë përreth rezidencës. I dyshuari u qëllua dhe u arrestua, ndërsa nuk dihen hollësi për gjendjen e tij.

Më pak se një orë pas incidentit, Shërbimi Sekret postoi në rrjetet sociale një njoftim se “të gjithë ata që ruhen prej tij janë të sigurt” dhe bllokada është hequr.

Zyrtarët thanë se presidenti Barack Obama, nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, por po kalonte një pjesë të ditës në bazën e forcave ajrore Andrews në Maryland, ku po luante golf. Nënpresidenti Joe Biden ishte i sigurt brenda kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “askush brenda saj nuk ka pësuar dhe të gjithë brenda Shtëpisë së Bardhë janë të sigurt. Presidenti është njoftuar me situatën”.

SHBA ia kthen Italisë letrën e rrallë të Kolombit

Shtetet e Bashkuara i kanë rikthyer Italisë një kopje të rrallë të letrës së Kristofor Kolombit të shkruar në vitin 1943, në të cilën eksploruesi i famshëm përshkruante zbulimin e Amerikave.

Letra ishte vjedhur dhe ishte zëvendësuar me një kopje false. Policia tha të mërkurën se letra që vlen rreth 1 milion euro ishte vjedhur nga një bibliotekë në Firence dhe më pas ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Uashington. Eksploruesi italian i ra qark Atlantikut në vitin 1942, mbi bazën e teorisë atëherë ende të paprovuar se bota ishte e rrumbullakët. Letrën ja shkroi mbështetësve të tij financiarë, Mbretit Ferdinand të Spanjës dhe Mbretëreshës Elizabeta. Një njësi policore në Itali e krijuar posaçërisht për të mbrojtur artefaktet nga fenomeni i përhapur i trafikimit të paligjshëm, në vitin 2012 vuri në shënjestër të një hetimi, kopjen e letrës që mbahej në Bibliotekën e Romës. Të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes, hetuesit kërkuan ndihmën e homologëve të tyre amerikanë, çka çoi drejt zbulimit se ajo që mbahej në Firence s’ishte tjetër veçse një version i rremë i letrës origjinale, ku ishin përdorur teknikat moderne të kopjimit.
Ata arritën në përfundimin se letra origjinale kishte përfunduar në një ankand ku ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Ushington.

SHBA rrit shpenzimet për vendosje ushtarake në Evropë

Pamje e ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një legjislacion për politikë të mbrojtjes duke i paraparë 602 miliardë dollarë për mbështetje të shpenzimeve të rritura për vendosje ushtarake në Evropë.

Ky legjislacion, që është miratuar mbrëmë, e mbështet kërkesën e Departamentit amerikan të mbrojtjes për katërfishimin e shpenzimeve, për më tepër trupa dhe armatim dhe ndihmon për qetësimin e aleatëve të nervozuar të NATO-s në pjesën lindore të Evropës.

Legjislacioni ende duhet të harmonizohet me versionin e Senatit amerikan, para se t’i paraqitet presidentit, Barack Obama, për nënshkrim.

Clintoni thotë se Trumpi paraqet ‘kërcënim’ për demokracinë

Hillary Clinton dhe Donald Trump

Kandidatja demokrate për presidente në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, thotë se rivali i saj republikan, Donald Trump, është “kërcënim” për demokraci dhe se është i pakualifikuar për ta udhëheqë Amerikën.

Në kritikën e saj më të ashpër deri tash, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilllary Clinton, mbrëmë i tha rrjetit CNN se ka konkluduar se Trump “nuk është i kualifikuar të jetë president i Shteteve të Bashkuara”.

Mëtutje, ajo theksoi se “kërcënimi që paraqet Donald Trump është aq dramatik për vendin tonë, demokracinë tonë dhe për ekonominë tonë”.

Zonja Clinton tha se komentet kundërthënëse të Trumpit për myslimanët e bënë më të vështirë për Uashingtonin të punoj me qeveritë në Lindjen e Mesme për ta luftuar terrorizmin.

Donald Trum,p, që kohëve të fundit i ka shtuar kritikat ndaj zonjës Clinton, nuk ka bërë komente të menjëhershme publike lidhur me kritikat në adresë të tij.

Çmimi Madeleine Albright për 2016, nderohet një OJQ nga Ballkani

Voal – Sfidat aktuale në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk mund të gjejnë përgjigje pa një angazhim aktiv të gruas në jetën politike. Ky ishte mesazhi i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright dje në Uashington ku ndau çmimin e sivjetshëm me ermin e saj, për një organizatë joqeveritare në Maqedoni. Zonja Albright veçoi në fjalën e saj shembuj nga Ballkani, duke përmendur ish-Presidenten e Kosovës Ahtifete Jahjaga, si dëshmi e vizionit pozitiv që sjell gruaja në politikë.

Fituesi i sivjetshëm i çmimit Madeleine Albright, organizata Reactor në Maqedoni do ta përdorë grantin prej 25 mijë dollarësh për të zgjeruar rrjetin e kontakteve dhe komunikimit për t’u informuar dhe luftuar fenomene si diskriminimi gjinor, sulmet apo praktikat e njëashme në dëm të gruas.

Reactor, tha zonja Albright “vepron në një rajon që është shumë i dashur për mua”. Ajo foli për sfidat e Ballkanit, si shkallëzimin e populizmit ekonomik dhe fuqizimin e rrymave politike nacionaliste, të cilat po vënë në rrezik integrimet dhe proceset demokratike duke sjellë polarizim dhe ekstremizëm në popullatë. Gratë, vazhdoi më tej ish-sekretarja e shtetit, kanë një rol të madh për të luajtur në përgjigje të këtyre sfidave.

“E pamë këtë në Kosovë, ku e para grua në detyrën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga (ja ku është në sallë edhe ambasadorja e Kosovës) e tregoi veten si një udhëheqëse vizionare; ajo është tani një ndër miket e mia shumë të mira, fola me të dje. Shpresojmë që shembulli i Kosovës të përsëritet në Maqedoni, falë punës së organizatës Reactor”, – tha zonja Albright.

Duke i dorëzuar çmimin drejtoreshës së organizatës Tanja Maleska, zonja Albright tha se Reactor dëshmon se ndryshimet politike ndodhin përmes marrëdhënieve, rrjeteve dhe lidhjeve njerëzore. Me anë të grantit prej 25 mijë dollarësh që ofron çmimi, tani politikanet në Maqedoni do të krijojnë një platformë dixhitale që t’i ndihmojë të bashkëpunojnë duke kapërcyer dallimet partiake, si dhe të lidhen me gratë në komunitet për të analizuar problemet dhe gjetur zgjidhje për to.

SHBA – rrëzohet bombarduesi B52

 Një avion bombardues B52 u rrëzua pak pas ngritjes në ajër nga baza ajrore amerikane e Guamit, por që të shtatë anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa lëndime. Një hetim ka nisur mbi ngjarjen, por Forcat Ajrore Amerikane duket se po e trajtojnë më shumë atë si një incident fatkeq.

Bombarduesi ishte dislokuar në ishull nga Dakota e Veriut si pjesë e përpjekjeve për një prani të vazhdueshme ushtarake në oqeanin Paqësor.
Zyra e guvernatorit të Guamit citohet nga mediat lokale të garantoje publikun se nuk ka gjasa që të bëhet fjalë për ndonjë sulm.

Anëtarët e ekuipazhit të tij ishin në një mision rutinë trajnimi. B52-shi, mbajtës i bombave të rënda me rreze të gjatë veprimi ka përbërë prej 40 vitesh shtyllën strategjike të avionëve të këtij lloji të komanduar nga njeriu në Shtetet e Bashkuara, thuhet në faqen e internetit të Forcave Ajrore Amerikane.

Kërcënim me bombë Universitetit të Harvardit, evakuohen disa ndërtesa

Disa ndërtesa të Shkollës së Biznesit të Harvardit janë evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë që ka ardhur në mëngjesin e së mërkurës, sipas kohës lokale, nëpërmjet postës elektronike, raporton Boston.com.

Edhe policia e Bostonit, edhe ajo e Universitetit të Harvardit janë duke bërë kërkime nëpër ndërtesa, ka thënë Brian Kenny, zëdhënës i Shkollës së Biznesit të Harvardit, që është pjesë e Universitetit të Harvardit.

Sapo ndërtesat të konstatohen jashtë rrezikut, ato do të rihapen, ka njoftuar Kenny.

Clinton më pranë kandidaturës demokrate

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dje hodhi një hap më pranë sigurimit të kandidaturës së demokratëve për president. Pas numërimit të shumicës së votave të zgjedhjeve paraprake në shtetin e Kentakit, zonja Clinton ka një epërsi prej rreth dy mijë votash ndaj rivalit të saj, senatorit Bernie Sanders. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se ende nuk do të shpallin fituesin, por zonja Clinton mbrëmë deklaroi fitoren.

Duke folur para mbështetësve dje, senatori demokrat Bernie Sanders e vlerësoi rezultatin e zgjedhjeve në Kentaki si një fitore për të.

“Më lejoni të falenderoj banorët e shtetit të Kentakit. Në këto zgjedhje të mbyllura, formë të cilën unë nuk e preferoj aq shumë, ku të pavarurit nuk lejohen të votojnë, ku Sekretarja Clinton në vitin 2008 mundi Barack Obamën me një epërsi prej 250 mijë votash, duket se ne sonte do të marrim rreth gjysmën e delegatëve nga Kentaki”.

Rezultati përfundimtar nuk do të ketë shumë rëndësi pasi demokratët ndajnë delegatët në mënyrë proporcionale dhe të dy kandidatët do të përfundojnë me një numër pothuajse të barabartë të delegatëve nga Kentaki.

Senatori Sanders fitoi zgjedhjet në shtetin veriperëndimor të Oregonit.

Megjithatë, zoti Sanders do të duhet të fitonte rreth 85 përqind të delegatëve të mbetur për të kaluar në epërsi ndaj zonjës Clinton dhe për të marrë emërimin e partisë demokrate. Deri më tani, ai ka arritur të fitojë me një epërsi të tillë vetëm në shtetin e tij të Vermontit.

Demokratët më 4 dhe 5 qershor do të mbajne zgjedhje paraprake në Ishujt Virgin dhe Porto Riko. Këto dy territore nuk kanë delegatë të mjaftueshëm për t’i siguruar zonjës Clinton kandidaturën, por ajo pritet ta arrijë këtë më 7 qershor, kur gjashtë shtete do të zhvillojnë zgjedhje paraprake.

Kandidati i partisë demokrate do të përballet me kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Një anketë e kanalit NBC News e publikuar dje, tregon se zonja Clinton ka një epërsi të vogël ndaj zotit Trump, 48 me 45 përqind, duke shënuar një rënie në krahasim me anketat e mëparshme ku ajo kishte një epërsi prej pesë pikësh.

Clinton fiton në Kentucky, ndërsa Sanders në Oregon

Clinton, Trump dhe Sanders

Demokrati Bernie Sanders ka fituar në zgjedhjet paraprake në Oregon të SHBA-ve, por kjo nuk i ndihmon aq shumë atij në sigurimin e kandidimit demokrat, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Atij i duheshin fitore të mëdha në zgjedhjet paraprake për ta arritur rivalen e tij Hillary Clinton. E kjo e fundit, sipas CNN, ka fituar në zgjedhjet paraprake të 17 majit në Kentucky.

Clinton vazhdon ta mbajë kryesimin me numër të delegatëve.

Nga 61 delegatë demokratë në Oregon, Sanders do të arrijë t’i fitojë të paktën 28, thonë mediat amerikane, ndërsa Clinton do t’i fitojë të paktën 24.

Deri më tani, bazuar në zgjedhjet paraprake, Clinton ka 1,764 delegatë, ndërsa Sanders 1,486. Për ta plotësuar këtë dallim, Sandersit do t’i duhej t’i fitonte 68 për qind të delegatëve të mbetur në zgjedhjet paraprake.

Kur është fjala për superdelegatët, apo zyrtarët e partisë që e përkrahin një kandidat, atëherë Clinton ka 2,289 të tillë, ndërsa Sanders 1,526.

Ndërkohë, republikani Trump ka fituar shumicën e delegatëve në Oregon, përderisa po i afrohet nominimit republikan për president.

Miliarderi nga Nju Jorku fitoi të paktën 17 delegatë në Oregon, edhe pse kishe vota edhe për kandidatët që tashmë e kanë lënë garën. Guvernatori nga Ohajo, John Kasich dhe senatori nga Teksasi, Ted Cruz, fituan të paktën nga tre delegatë secili. Pritet të vendoset se kujt do t’i takojnë edhe pesë delegatë të tjerë.

Me 1,160 delegatë, Trumpit i duhen edhe 77 delegatë për ta përmbyllur nominimin. Trump është republikani i vetëm që ka mbetur në garë.

Shtëpia e Bardhë dënon ‘sulmet terroriste barbare’ në Bagdad

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka dënuar fuqishëm një varg sulmesh që goditën sot Bagdadin, të kryera nga grupi terrorist Shtetit Islamik, të cilat kishin për cak civilët.

“Këto sulme nga ISIL-i (Shteti Islamik) janë përkujtimi i fundit për rrezikun që ky grup paraqet për të gjithë irakianët, si dhe për rëndësinë që liderët irakianë nga të gjitha komunitetet të punojë bashkërisht kundër këtij armiku të përbashkët”, ka thënë në një prononcim zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Së paku 54 vetë janë vrarë dhe më se 100 të tjerë janë plagosur sot nga një valë e sulmeve me bomba në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë thënë policia dhe zyrtarë shëndetësorë.

Sulmet kanë ndodhur në lagjet Al-Shaab, Al-Rashid dhe Sadr City, që janë të banuara me popullatë me shumicë shiite.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Al-Shhab nëpërmjet një mesazhi të publikuar në një faqe të militantëve në Internet.

Nga sulmet me bomba gjatë javës së kaluar në Bagdad janë vrarë së paku 140 vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

Senati e miraton ligjin lidhur me 11 shtatorin

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi të martën një projektligj, që do t’i lejonte të mbijetuarit dhe të afërmit e rreth 3 mijë viktimave të 11 shtatorit të hidhnin në gjyq qeverinë e Arabisë Saudite për dëmet e shkaktuara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Rijadi ka mohuar përfshirjen në sulme, aktet më të rënda terroriste në Shtetet e Bashkuara, ndërsa 15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve që morën drejtimin e katër avionëve të pasagjerëve për të kryer sulmet në Nju Jork dhe Uashington, më vonë u identifikuan si shtetas sauditë.

Ligji i ri i jep të drejtën familjeve të viktimave të ngrenë akuza ndaj Arabisë Saudite për dëmet e shkaktuara nga roli që mund të ketë luajtur në sulmet e 11 shtatorit. Nga ana e saj, Arabia Saudite, ka kërëcënuar se do t’i marrë miliarda dollarë ekonomisë amerikane, në se projektligji i miratuar nga Senati shndërrohet në ligj. Që kjo të ndodhë, masa e miratuar të martën nga Senati duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti Barak Obama.

Presidenti Obama ka thënë se do t’i verë veton ligjit, në se ai miratohet në Kongres, duke shtuar se ai do t’i ekspozonte amerikanët jashtë vendit ndaj rreziqeve ligjore.

Pas miratimit të ligjit në Senat, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha: “Duke patur parasysh shqetësimet e ngritura, vështirë të imagjinosh që Presidenti ka për ta firmosur ligjin.”

(Foto) Donald Trump party me lepurushen e bukur bionde Holly Madison

Voal – Donald Trump ka bërë party në Playboy Mansion në Los Angeles, qendra e revistës Playboy me lepurushen Holly Madison. Kjo sipas zonjushës Madison, sot 36 vjeç, që ka jetuar në Playboy Mansion me Hugh Hefner dhe merrte pjesë në reality show TV “Girls Next Door”.

Këtë pohim lepurushja e ka bërë për  New York Post: “E kam takuar Donald Trump vetëm pak herë, kështu e njoh shumë pak, por ai ishte gjithnjë shumë i sjellshëm dhe vërtetë simpatik.

“Është sureale ta shohësh që Donald Trump po garon për president sepse isha mësuar ta shihja atë nëpër party dhe herë pas here i shkoja pas.”

Ajo shtoi: “Kam qenë në jurinë e Miss USA kur ishte në pronësinë e tij dhe prandaj është e këndshme, sureal dhe i çuditshme”.

2016-05-17_19-48-34

BEVERLY HILLS, CA - JULY 12: Playboy's Hugh Hefner and his Playmates, Kendra Wilkinson (L), Bridget Marquardt and Holly Madison (R) arrive at "Fight for Victory", the 13th Annual Espy Pre-Party hosted by Andy Roddick at the Playboy Mansion on July 12, 2005 in Beverly Hills, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images) *** Local Caption *** Hugh Hefner;Kendra Wilkinson;Holly Madison;Bridget Marquardt

Hugh Hefner dhe Playmates e tij Kendra Wilkinson, Bridget Marquardt majtas dhe Holly Madison djathtas

Clinton: Nuk kam planifikuar angazhimin e bashkëshortit në Shtëpinë e Bardhë

E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të ketë vend në administratën e saj, nëse Hillary fiton zgjedhjet, ajo vetëm lëkundi kokën dhe tha “JO”

UASHINGTON – Kandidatja për presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, deklaroi të dielën se nuk ka ndërmend të angazhojë burrin e saj, ish-president i SHBA-ve, Bill Clinton, në kabinetin presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të ketë vend në administratën e saj, nëse Hillary fiton zgjedhjet, ajo vetëm lëkundi kokën dhe tha “JO”.

“Siç pata thënë edhe më herët në Louisvill, bashkëshortin tim do ta kisha angazhuar në segmentin e ngjalljes së ekonomisë sepse ai di si të bëjë një gjë të tillë”,- tha Clinton. aa

Trumpi shokon sërish: ‘Refugjatët do bëjnë atentate si 11 Shtatori’

Donald Trumpi ka kthyer sërish gishtin nga refugjatët. Në një intervistë radiofonike, kandidati për president nga radhët e republikanëve, tha se refugjatët do të bëjnë atentate të ngjashme me ato të 11 shtatorit në SHBA.

“Ata mbajnë telefona me flamurin e ISIS me vete.”- tha Trumpi.

Ndërkohë, presidenti Barack Obama shfrytëzoi një ceremoni ku dorëzoi disa diploma në New Jersey, për të sulmuar Donald Trumpin, duke theksuar se “injoranca nuk është një virtyt”.

“Bota nuk ka qenë kurrë kaq e lidhur dhe po lidhet çdo ditë e më shumë. Ndërtimi i mureve nuk do t’i ndryshojë gjërat”- tha presidenti Obama.

Obama kritika Trumpit për fjalët ndaj myslimanëve

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Rutgers, në New Jersey

UASHINGTON – Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Rutgers, në New Jersey.

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti Obama kritikoi kandidadin e mundshëm në Partinë Republikane, Donald Trump, në lidhje me fjalët që ai ka cituar për myslimanët.

”Të ofendosh myslimanët ose t’i izolosh ata dhe të sjellësh mendime për një sjellje ndryshe ndaj tyre gjatë hyrjes në vendin tonë, nuk është vetëm një tradhti ndaj vlerave tona. Kjo gjë largon dhe bën të huaj bashkëpunëtorët tanë brenda dhe jashtë vendit, të cilët na ndihmojnë në luftën kundër radikalizmit”,- është shprehur Obama në fjalën e tij.

Duke nënvizur se vendet janë të lidhura me njëra-tjetër shumë më tepër se sa mendohet, Obama, pa përmendur emër, hodhi kritika ndaj Trumpit, duke thënë: ”Gjërat nuk mund të ndryshohen duke ngritur mure. Kjo gjë nuk do ta gjallërojë ekonominë dhe nuk do ta rrisë sigurinë tonë .”

Mendimi i izolimit në një botë me shtete shumë të lidhura me njëra-tjetrën, nuk është një mendim i mirë, ka thënë Obama, duke theksuar: ”Si në politikë, ashtu edhe në jetën reale, injoranca nuk është virtyt. Për të ndihmuar veten tonë, duhet të ndihmojmë edhe të tjerët. Por këtë gjë nuk mund ta bëjmë duke prishur urat dhe duke lënë botën jashtë.” aa

Presidenti Obama: Shqetësim për praninë agresive ushtarake ruse në Baltik

Pamje nga takimi i mbrëmshëm i Obamës me zyrtarët e lartë të pesë vendeve nordike në Shtëpinë e Bardhë

Prania e shtuar ushtarake e Rusisë ishte në fokus të takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe pesë liderëve të vendeve të rajonit nordiko-baltik.

“Ne jemi të bashkuar në shqetësimin tonë për praninë dhe sjelljen agresive në rritje të ushtrisë së Rusisë në rajonin nordiko-baltik”, tha mbrëmë në Uashington presidenti Obama, në fund të takimit me zyrtarët e lartë të Danimarkës, Islandës, Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Mëtutje, ai ka theksuar se të gjashtë shtetet u pajtuan për nevojën e mbajtjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Më herët, zoti Obama ka theksuar se derisa ka gatishmëri për uljen e tensioneve, Uashingtoni, po ashtu, do të jetë i përgatitur për ta kundërtshuar çfarëdo agresioni të perceptuar të Rusisë.

“Ne do ta mbajmë dialogun që po vazhdon dhe do të synojmë bashkëpunim me Rusinë, por ne po ashtu, dëshirojmë të kemi siguri se jemi të përgatitur dhe të fuqishëm dhe dëshirojmë ta inkurajojmë Rusinë t’i mbajë aktivitetet e saj ushtarake në harmoni të plotë me obligimet ndërkombëtare”, tha Obama.

Në deklaratën e përbashkët, të gjashtë vendet kanë shprehur shqetësim për aksionet e Rusisë në rajonin e Detit Baltik, përfshirë “sjelljen e pazakonshme atomike, ushtrimet e padeklaruara dhe aksionet provokuese të aeroplanëve dhe anijeve ruse”.

Ky takim u mbajt disa orë pasi filloi ndërtimi i themelit për një kapacitet të ri në kuadër të mbrojtjes kundërajrore të NATO-s në Evropë, në pjesën veriore të Polonisë.

Një kapacitet i ngjashëm është përuruar në Rumani para dy ditësh. rel

Ambasadori Lu dhe Jozefina Topalli rreth sovranitetit !

Voal po i sjell dy deklarime: të Ambasadorit Lu dhe të Jozefina Topallit.

Ja cila është e vërteta se kush e ka mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë dhe cili vend ka ndalur genocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve, Jozefina apo SHBA, përfaqësuesi i të cilit vend është Ambasadori Lu.

Ju çfarë mendimi keni?

Ambasadori Lu:

«Unë përfaqësoj një vend që për më se njëqind vite ka luftuar për të mbajtur Shqipërinë sovrane, demokratike dhe të sigurt.

Dhe në 25 vitet e shkuara ne kemi punuar së bashku për të arritur gjëra të mëdha.

Me fundin e komunizmit,

fitoren e luftës në Kosovë dhe

anëtarësimin në NATO,

Partia Demokratike ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë dhe presim që kjo traditë të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi».

 

Ja se çfarë thotë Jozefina Topalli:

Jozefina Topalli: Kryetar, unë jam kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së.

Për mua personalisht pjesëmarrja e ambasadorëve në Grup shkel sovranitetin e kësaj force dhe dikton votën tonë në komision.

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën?

Dhe këtu e kam edhe me deputetët e PD-së në atë komision në Kuvend.

Si ka mundësi që asnjë nga ju nuk reagoi për praninë e ambasadorëve në komisionet parlamentare?

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet, apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në Grupet Parlamentare?

Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Pse ndodh tani?

Sepse jemi këta që jemi. Problemin e kemi me veten.

Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre.

Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin Grupet tona Parlamentare?

Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një Parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë;

nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore;

nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz, të cilët kanë probleme të thella morale.

Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t’u kërrusur.

Është koha për t’i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Unë, sigurisht, që jam për Reformën në Drejtësi, por s’jam kurrë për Reformën e Drejtësisë për ta votuar, pa e parë, pa e lexuar dhe pa e studiuar.

Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë te 2013-a, të mos shkojmë te ’44-a dhe të mos qëndrojmë te 2016-a.

 

 

Trumpi takohet me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve

Kandidati i pritshëm presidencial i Partisë Republikane, biznesmeni Donald Trump u takua sot me zyrtarin më të lartë të zgjedhur republikan, Kreun e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, për të disktuar për këndvështrimet e tyre të ndryshme, pasi zoti Ryan ishte shprehur se nuk ishte gati ta mbështeste kandidaturën e zotit Trump.

Kryetari i Partisë Republikane, Reince Priebus, që mori gjithashtu pjesë në bisedime, shkruajti në Twitter se takimi ishte një hap pozitiv drejt bashkimit në parti.

Sipas disa njoftimeve paraprake për shtyp, zoti Trump dhe zoti Ryan thanë se janë krejtësisht të angazhuar që të punojnë së bashku.

Trumpi fiton edhe dy shtete, Clintoni edhe një

Donald Trumpi dhe Hillary Clintoni

Donald Trump, kandidati i mundshëm i Partisë Republikane në zgjedhjet për president të SHBA-së, ka fituar lehtësisht votimet paraprake edhe në dy shtete: Uest Virxhinia dhe Nebraska.

Rivalët e Trumpit janë tërhequr nga gara javën e kaluar, por Trump lufton ende për mbështetjen e Partisë Republikane pasi ekzistojnë dyshime për përmbajtjen dhe stilin e tij.

Në kampin demokrat, Hillary Clinton, njëherësh favorite, ka fituar në Nebraska, ndërsa kundërshtari i saj, Bernie Sanders në Uest Virxhinia.

Sanders, megjithatë, është larg Clintonit sa i përket numrit të përgjithshëm të delegatëve, të nevojshëm për nominimin e partisë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.

Deklaratat e Trumpit tronditin Azinë

Zërat konservatorë se aleatët e Amerikës në Azi duhet të pajisen me armë bërthamore, pritet të dëgjohen më shumë, në se Donald Trumpi bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden njofton nga Seuli se komentet e bëra nga kandidati i pritshëm i partisë republikane rreth ndërprerjes së ndihmës amerikane për Azinë, kanë ngjallur dyshime mbi angazhimin amerikan për sigurinë e rajonit dhe kanë forcuar argumentat e atyre që thonë se aleatët rajonalë duhet të kenë armë bërthamore për t’u vetëmbrojtur.

Gjatë fushatës elektorale, kandidati republikan Donald Trump, ka sugjeruar se Japona dhe Koreja e Jugut duhen lejuar të kenë armë bërthamore. Po ashtu ai është shprehur se trupat amerikane duhet të tërhiqen nga vendet që nuk janë dakort të paguajnë më shumë për bazat ushtarake amerikane në territorin e tyre.

28 mijë e 500 trupa amerikane janë të vendosura në Korenë e Jugut dhe 54 mijë në Japoni. Tokioja i paguan Uashingtonit gati 1.6 miliardë dollar në vit dhe Seul mbi 866 milionë dollarë për këto baza.

Ekspertët thonë se gadishmëria e zotit Trump për të shqyrtuar dhënien e armëve bërthamore aleatëve, në se do të zbatohej, do të përbënte shkelje të traktatit për mos përhapjen e armëve bërthamore.

“Nëse aleatët e Shteteve të Bashkuara mbrohen vetë, siç tha Trumpi, aleanca do të thyet dhe kjo do të çojë në efektin domino për armatosjen me armë bërthamore në Azi”, thotë Moon Keun-Sik, me Forumin për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Koresë.

Megjithë shqetësimet që filluan kur Kina u bë fuqi bërthamore, apo me programin e fundit bërthamor të Koresë së Veriut, Uashingtoni ka qënë në gjëndje të bindë apo t’u bëjë presion aleatëve aziatikë të mbështeten në “ombrellën e tij bërthamore” për mbrojtje.

Megjithatë, kërcënimi i Trumpit për t’u tërhequr nga Azia mund të forcojë zërat e paktë në parlamentin e Japonisë dhe Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut që thonë se ata nuk mund të mbështeten më gjatë në mbrojtjen amerikane.

“Në se deklaratat e Trumpit bëhen realitet, do të ketë politikanë që do të bien dakort dhe shumë do të jenë entuziastë besoj,” thotë profesor Hiroshi Nunokawa në Universitetin e Hiroshimës.

Armatimi i Koresë së Jugut dhe Japonisë me armë bërthamore ka të ngjarë të shtojë tensionet rajonale, duke legjitimuar programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe do t’i jepte fund çdo mbështetje nga Kina dhe Rusia për sanksionet ndërkombëtare kundër qeverisë së Kim Jong Unit.

Edhe pse Trumpi është vetëm kandidat dhe jo ende president, fjalët e tij po ndiqen me vëmendje në Azi dhe shumë besojnë se mesazhi i tij me dashje apo jo, mund të minojë besimin për angazhimin e Amerikës në rajon.

Obama do të bëjë një vizitë historike në Hiroshimë

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, do ta realizojë një vizitë historike në Hiroshimë, gjatë udhëtimit të tij në Azi, që është planifikuar më vonë këtë muaj.

Shtëpia e Bardhë tha sot përmes një kumtese se Obama do ta vizitojë Hiroshimën me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në kuadër të udhëtimit të tij në Vietnam dhe në Japoni, nga 21 deri më 28 maj.

Kumtesa tha se udhëtimi i Obamës në Hiroshimë është për ta “theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në arritjen e paqes dhe sigurisë në një botë pa armë bërthamore.”

Obama dhe Abe do të takohen “për ta forcuar aleancën amerikano-japoneze, përfshirë bashkëpunimin tonë në çështjet ekonomike dhe ato të sigurisë”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë udhëtimit, Obama do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të G-7, në Ise-Shima të Japonisë.

Trumpi e përjashton nga rregulli myslimanin Khan

“Gjithmonë do të ketë përjashtime. Mendoj se është gjë shumë e mirë që Khan u bë kryebashkiak”, tha Donald Trumpi

UASHINGTON – Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, i cili ka bërë thirrje për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA, bëri të ditur se, nëse zgjedhet në krye të Shtëpisë së Bardhë do të bëjë “përjashtim” për kryebashkiakun e ri të Londrës Sadiq Khan.

Zyra e Trumpit e ngarkuar për fushatën zgjedhore në fund të vitit të kaluar, përmes një deklarate me shkrim transmetoi qëndrimin e tij, ku thuhet se shumica e myslimanëve në botë urrejnë amerikanët dhe SHBA-të duhet ti mbyllin kufijtë për të gjithë myslimanët, për derisa qeveria amerikane të mos e zgjidhë këtë problem.

Megjithatë, të hënën ndryshoi mendje, duke thënë se ishte i lumtur që kryebashkiak i Londrës u bë Khan dhe se ai është prej atyre myslimanëve që mund të jetë përjashtim.

“Gjithmonë do të ketë përjashtime. Mendoj se është gjë shumë e mirë që Khan u bë kryebashkiak dhe shpresoj se ai do të bëjë punë shumë të mirë, sepse, sinqerisht, kjo do të ishte shumë, shumë e mirë”, tha Donald Trumpi për “New York Times”.

Deklarata e Trumpit erdhi pasi kryebashkiaku i sapozgjedhur i Londrës, në një intervistë për “Time Magazine”, tha se do të vizitojë SHBA-të para se presidenti aktual amerikan të largohet nga Shtëpia e Bardhë, sepse nëse Trumpi bëhet president, ai mund t’ia ndalojë hyrjen në SHBA.

“Dua të vizitoj SHBA-të dhe të vendosi bashkëpunim me kryetarët e qyteteve amerikane dhe të shkëmbej ide me ta. Nëse Trumpi bëhet president nuk do të mund të shkoj atje, për shkak të besimit tim”, tha Khan.

Shakaja pa shije e serialit amerikan e quajtur ‘Shija e Srebrenicës’

Shakatë për gjenocidin më të tmerrshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk janë standard për komedi që transmetohen në televizione. Por, një serial komik amerikan duket se ka lëshuar një shaka për masakrimin e mijëra burrave dhe djemve myslimanë në vitin 1995, gjatë luftërave në Jugosllavi, duke shokuar boshnjakët.

Në një nga episodat e serialit “Çifti i çuditshëm” (Odd Couple), të transmetuar më 22 prill në rrjetin amerikan CBS, një nga personazhet e meshkujve e fton një vajzë në takim, në një restoran serb të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’. Ai gjithashtu e interpreton keq edhe emrin.

Referenca ka të bëjë me qytetin ku në vitin 1995 më shumë se 8,000 djemë dhe burra të rinj myslimanë boshnjakë u rrethuan dhe u vranë nga ushtria e serbëve të Bosnjës.

Vrasjet, që për shumë myslimanë të Bosnjës janë ende një kujtim i freskët, ndezën një zemërim ndërkombëtar dhe ndikuan në nxitjen e ndërhyrjes së forcave të jashtme për përmbylljen e luftërave të viteve 1990 në Jugosllavi.

Në vitin 2004, tribunali i Kombeve të Bashkuara që merret me krimet e luftës në Jugosllavi, ngjarjet e Srebrenicës i cilësoi zyrtarisht si ‘gjenocid’.

Që nga koha e transmetimit, episodi amerikan ka qarkulluar në shumë komunitete boshnjake në Evropë dhe Amerikë të Veriut, me një dozë të madhe zemërimi drejtuar rrjetit CBS, autorëve të serialit, si dhe aktorëve pjesëmarrës.

Hatixha Mehmedoviq, e cila jeton në Srebrenicë dhe e udhëheqë një grup që lobon në emër të 6,000 të mbijetuarve nga vrasjet e Srebrenicës, tha se seriali bën shaka në kurriz të grave që janë dërguar dhunshëm në restorante të tilla dhe janë dhunuar nga ushtarët serbë të Bosnjës. Burri i saj, dy djemtë dhe dy vëllezërit e saj u vranë në atë masakër.

“Sa më eksteme të jetë diçka, aq më shumë do të shikohet. Bota e ka lejuar këtë gjë; Evropa e ka lejuar të ndodhë”, ka thënë Mehmedoviq për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë.

“Të thuash eja të shkojmë në një restorant të ri të quajtur ‘Shija e Srebrenicës’ është njësoj sikurse të thuash diçka të tmerrshme të llojit: Eja të shkojmë në një restorant të ri gjerman të quajtur ‘Shija e Auschwitzit’,” thotë përmes një letre të hapur Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut, i cili përfaqëson migrantët dhe refugjatët nga ky rajon i ish-Jugosllavisë.

Kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, CBS nuk ka dhënë menjëherë përgjigje ndaj një kërkese përmes emailit, për të komentuar lidhur me episodin në fjalë.

Ndërsa në Bosnjë, mediat lokale kanë komentuar lidhur me këtë referencë, me një portal të lajmeve që e cilëson si “mënyrën më primitive” për t’i fyer viktimat e Srebrenicës.

Branka Antiq Stauber, e cila jeton në Tuzla dhe drejton një OJQ që merret me gratë boshnjake të dhunuara gjatë luftës, e ka quajtur referencën “të panjerëzishme”. Ajo thotë se është ende e paqartë se çfarë ka synuar autori i emisionit të arrijë me një referencë të tillë.

Instituti për Hetim të Gjenocideve në Kanadë, një organizatë me bazë në Ontario e krijuar nga Universiteti i Sarajevës, e ka quajtur videon një “poshtërim të tmerrshëm të viktimave të Srebrenicës.”

Përgatiti: Valjeta Kosumi

Trumpi do të takohet me kongresistët republikanë

Donald Trumpi, kandidati presidencial i pritshëm i Partisë Republikane në SHBA, do të takohet më 12 maj me liderët kongresistë të partisë së tij në Uashington.

Përderisa lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka orfuar mbështetje për miliarderin republikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, e ka distancuar veten nga Trumpi dhe ka refuzuar ta përkrahë atë.

Ryan u tha dje gazetarëve të gazetës “Journal Times”, në shtetin e tij Uinskonsin, se nuk ka arsye që të shtiren për “unitet” të partisë, përderisa një gjë e tillë nuk ekziston.

“Nëse ne vazhdojmë të pretendojmë se jemi të bashkuar, atëherë do të jemi të përgjysmuar këtë vjeshtë”, ka thënë Trump.

Në përpjekje për ta shmangur një konflikt të hapur me Trumpin, Ryan i ka thënë gazetës se ai është i gatshëm të tërhiqet nga roli tradicional i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, që është kryesues i Konventës Kombëtare të Republikanëve, që mbahet në korrik, nëse Trumpi e kërkon një gjë të tillë.

“Do të bëj çkado që do ai, për ta respektuar Konventën”, ka thënë Ryan.

Presidenti Obama: Ende punë drejt barazisë racore

Presidenti Barack Obama mbajti një fjalim plot pasion në Universitetin Howard, një ndër universitetet amerikane që u ngritën vite më parë për afrikano-amerikanët. Ndërkohë që i mbeten vetëm pak muaj në detyrë, presidenti po e përqëndron mesazhin e tij tek tema delikate, që shkaktojnë debate të ndezura në vend, siç është gjendja e komunitetit afrikano-amerikan. Gjatë administratës së tij ka pasur një numër incidentesh fatale kur afrikano-amerikanë të pa-armatosur janë vrarë nga policia, duke ndezur protesta masive. Disa në komunitetin afrikano-amerikan e kritikojnë presidentin se nuk ka bërë sa duhet për ta trajtuar këtë problem:

Presidenti doli para studentëve me një mesazh që e ka mënjanuar gjatë gjithë mandidatit të tij presidencial: beteja për barazinë racore vazhdon. Amerika e ditëve tona, tha ai, nuk ka të krahasuar thuajse në asnjë aspekt me Amerikën kur ai mbaroi studimet universitare. Marrëdhëniet racore janë përmirësuar vazhdimisht gjatë tre dekadave të fundit, por mbetet ende shumë punë.

“Kemi kushërinj, xhaxhallarë, vëllezër dhe motra, të cilët i mbajmë mend si po aq të zgjuar dhe të talentuar sa ne, por që mbetën peng i strukturave të padrejtësisë. Kjo do të thotë se ne jo vetëm që të mos e marrim të mirëqënë përparimin në botën e tanishme, por edhe të ngremë zërin në mbrojtje të atyre afrikano-amerikanët që nuk janë aq me fat.”

Presidenti u tha të diplomuarve të rinj në Uashington se nëse duan të shohin ndryshim, nuk munden ta kalojnë jetën të përgjumur, por duhet të marrin pjesë aktive në sistemin demokratik. Ai u vuri në dukje se tashmë nuk u duhet më të rrezikojnë jetën e tyre për të votuar, pasi breza të tjerë e bënë këtë sakrificë përpara tyre. Presidenti nënvizoi rëndësinë për pjesëmarrje në të gjithë procesin politik, jo thjesht në zgjedhjet presidenicale.

“Në vitin 2012 afro 2/3 e afrikano-amerikanëve dolën për të votuar. Në 2014, vetëm 2/5 dolën për të votuar. Si mendoni, nuk ndikon ky fakt tek përbërja e Kongresit, me të cilin duhet të punoj unë?”

Ai tha se të diplomuarit e sotshëm, duke qenë vetë afrikano-amerikanë, janë të pozicionuar më mirë se kurrë për të trajtuar çështjet madhore. Ngjyra e lëkurës, iu drejtua ai studentëve afrikano-amerikanë, nuk duhet t’u shërbejë kurrë si justifikim për të kërkuar, ose bërë më pak se të tjerët: “Thuajeni me zërin plot trashëgiminë tuaj; keni besim tek ngjyra juaj e lëkurës!”

Presidenti do të flasë edhe në dy ceremoni të tjera diplomimi gjatë dy javëve të ardhshme.

Clinton një hap më pranë emërimit të demokratëve

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton është një hap më pranë në përpjekjet për të marrë emërimin e partisë së saj si përfaqësuese e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit. Ajo siguroi fitore dje në zgjedhjet e zhvilluara në ishullin e Guamit, një territor amerikan në Paqësor. Si rezultat ajo merr 4 nga shtatë delegatët e ishullit, rivali i saj demokrat, Bernie Sanders merr 3. Zonja Clinton ka më shumë se 93% të delegatëve që i duhen për të marrë emërimin e partisë.

Manjati amerikan Donald Trump, i cili pritet të përfaqësojë Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i ka intensifikuar akuzat kundër zonjës Clinton.

Gjatë një aktiviteti për fushatë në shtetin Uashington, zoti Trump bëri një seri ofezash në adresë të zonjës Clinton, duke thënë se ajo është martuar me një prej abuzuesve më të rëndë të grave në histori, një njeri që ka nëpërkëmbur një numër grash. Kjo, tha ai, e bën vetë Hillarin abuzuese të grave që ai ka lënduar, pasi ajo i qëndroi në krah të shoqit. Komentet ishin një aludim i qartë i akuzave të shumta që e shoqëruan ish-presidentin Bill Clinton për tradhëti bashkëshortore, ndër të cilat më e bujshmja, marrëdhënia me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinski.

Duket qartë se zoti Trump po përpiqet ta godasë rivalen demokrate tek mbështetja që ajo gëzon mes grave, një segment i popullatës ku Donald Trump është shumë më dobët.

Dita e Nënës në SHBA

Sot në Shtetet e Bashkuara dhe në një numër vendesh të tjera festohet Dita e Nënës. Është një ditë e caktuar në veçanti për të nderuar dhe shprehur mirënjohje për rolin dhe punën e nënës.

Presidenti Barak Obama me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për bashkëshorten, Zonjën e Parë Michel Obama:

“Në shtëpinë tonë, puna si president vjen e treta për nga rëndësia. Në Ditën e Nënës do të tregohem edhe më i vëmendshëm për ta falenderuar Michelen për mënyrën e përkryer me të cilën e kryen detyrën e nënës. Dua të falenderoj edhe nënën e Michelës, vjehrrën time që i shërbyer si modeli i rolit të nënës dhe për ndihmën që na jep për t’u kujdesur për vajzat”.

Presidenti tha se është momenti që të gjithë të shprehin mirënjohje për nënën e tyre, apo ato gra që në jetën e tyre kanë marrë përsipër rolin apo kanë treguar dashurinë e një nëne për ta.

Këtu në Shtetet e Bashkuara kjo ditë është më popullorja për dalje për dreka e darka në restorante. za

Vetëm Bob Dole mbështet Trumpin

Voal – Voal.ch shkruan se megjithëse Kandidati republikan për president Donald Trump tha se dëshiron të bashkojë partinë republikane në Konventën Kombëtare, ku do të shpallet zyrtarisht kandidatura e Trump si përfaqësuesi i Partisë Republikane, ai nuk do të ketë mbështetjen e të paktën dy ish presidentëve republikanë, të  George W. Bush, i cili shërbeu për dy mandate para presidentit Obama, tha se ai nuk ka në plan të marrë pjesë, dhe të  George H. W. Bush senior i cili u shpreh ish presidenti është larguar tashmë nga politika.

Bushi i vjetër, i cili humbi në zgjedhje ndaj Bill Clintonit në vitin 1992, në 1996 mbështeti kandidatin Bob Dole, në 2000 pa dyshim mbështeti djalin e tij, George W. Bush dhe në 2008 të dy Bushët mbështetën John McCainin, i cili humbi ndaj Barac Obamës. Në 2012 ata mbështetën Mitt Romney-n. Bojkotimin e Konventës e kanë lajmëruar gjithashtu edhe  John McCain, Mitt Romney.

Ndërkohë Bobe Dole, është i vetmi ish-kandidat për President që do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Donald Trump. Kështu është lajmëruar, se do të jetë i pranishëm në Konvetën Kombëtare ku Trump do të deklarohet zyrtarisht kandidati Republikan që do të garojë për Shtëpinë e Bardhë./Voal.ch

Trumpi mbështet daljen e Britanisë nga BE-ja

Mbretëria e Bashkuar “do të jetë më mirë pa Bashkimin Evropian”, ka thënë kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Duke folur për televizionin Fox News, Trump ka thënë se kriza me emigrantë “ka qenë një gjë e tmerrshme për Evropën” dhe ka fajësuar BE-në për krijimin e saj.

Trump ka thënë se nuk jep “rekomandime”, porse “ndjen” se britanikët duhet të votojnë për ndërprerjen e lidhjeve me BE-në në referendumin e 23 qershorit.

Trump ka disa biznese në Britani.

Në anën tjetër, presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje britanikëve që të mbeten brenda BE-së. rel


Send this to a friend