VOAL

VOAL

Akuzohet një amerikan për vrasjen e imamit dhe ndihmësit të tij

Një banor i New Yorkut është arrestuar dhe është akuzuar në lidhje me vrasjen e një imami dhe ndihmësi të tij më 14 gusht.

Oscar Morel, 35 vjeçar, banor i lagjes Brooklyn, është akuzuar më 15 gusht më dy pika të akuzës, atë për vrasje të shkallës së dytë dhe posedim të paligjshëm të armës.

Policia nuk ka treguar për motivin e dyshuar të krimit apo të sqarojë nëse Morel ka pasur lidhje të mëhershme me viktimat.

Morel është arrestuar ditën e sulmit me dyshimin se është i përfshirë në një incident me armë zjarri në trafik.

Të dy viktimat, Imami Maulama Akonjee, 55 vjeçar, dhe Thara Uddin, 64 vjeçar, janë varrorus të hënën në prani të qindra pjesëmarrësve në funeral.

Vrasja që ka ndodhur në pikë të ditës ka tronditur komunitetin e shtetasve me origjinë nga Bangladeshi në New York.

Të dy viktimat janë vrarë në kokë duke u qëlluar nga prapa, pasi kanë marrë pjesë në lutjet në xhaminë Al Furqan në Queens.

Trumpi do të punonte me Rusinë për ta luftuar IS-in

Kandidati republikan për president Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin

Kandidati për president të SHBA-së i Partisë Republikane, Donald Trump, tha se do të punonte me Rusinë për të mposhtur grupin ekstremist Shteti Islamik dhe do të përdorte “kontrollet ekstreme” përpara se të lejonte hyrjen e emigrantëve në SHBA, nëse do të zgjidhej President.

Trump, në fjalimin e tij për politikën e jashtme u përqendrua në luftimin e ekstremistëve islamikë, në shtetin e Ohio të hënën, tha se “asnjëherë nuk mund të zgjedhim miqtë tanë, por nuk mund të dështojmë në njohjen e armiqve tanë”.

Ai shtoi se do të punonte “ngushtë me NATO-n në misionin” e luftimit të IS-it dhe të grupeve të tjera islamike.

Trump tha se ai do të krijonte një komision “për islamin radikal” si një prej akteve të tij si president dhe do të udhëzonte Departamentin e Shtetit që të hartojë një listë të rajoneve në botë prej nga askush nuk do të lejohej të migronte në SHBA.

Miliarderi dhe ish ylli i një show Televiziv sulmoi edhe kundërshtaren e tij kryesore për zgjedhjet presidenciale të 9 Nëntorit, Hillary Clinton, duke thënë se asaj i mungon “fuqia mendore dhe fizike” për t’i “përballuar shumë sfida”

Më herët Clinton akuzoi Trumpin për “qëndrime politike pro-Putin” dhe tha se menaxheri i fushatës së Trump, Paul Manafort, duhet të “zbulojë lidhjet e tij me subjekte ruse ose pro-Kremlinit”

Këto akuza u bazuan në njoftimet e New York Times se Manafort ka marrë miliona dollar nga partia e ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, që ishte pro-Rus.

Manafort tha se ai ishte “një profesionist i fushatave” port ha se artikulli i New York Times ishte i pasaktë.

Zyrtarët e Ukrainës po i hetojnë akuzat.

Donald Trumpi bën thirrje për “realizëm në politikën e jashtme”

Kandidati republikan për President Donald Trump bëri thirrje të hënën për “realizëm në politikën e jashtme”, duke u përqendruar tek shkatërrimi i ekstremistëve të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste jo tek rindërtimi i vendeve të tjera sipas një ideali amerikan.

Në një fjalim për politikën e jashtme në shtetin e Ohajos, zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në krah të çdo vendi që do që të mposhtë “terrorizmin radikal islamik”, pavarësisht nga mosmarrëveshjet e mëparshme.

Ai tha se fuqizimi i Shtetit Islamik është “rezultat i drejtpërdrejtë” i politikës së jashtme të Presidentit Barack Obama dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, rivalja e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Trump tha se nëse zgjidhet, ai do të organizojë një konferencë ndërkombëtare me udhëheqës ndërkombëtarë për të hartuar një plan të ri “për të shtypur dhe shkatërruar” terrorizmin islamik. Ai tha se “koha e shtet-ndërtimit” nga Shtetet e Bashkuara “do të marrë fund menjëherë”.

Ai e paraqiti planin e tij për të luftuar terrorizmin pas një jave gjatë së cilës ai deklaroi disa here se Presidenti Obama dhe zonja Clinton kishin krijuar ISIS-in. Më pas ai the se e kishte thënë një gjë të tillë me ironi.

Në fjalimin e tij, zoti Trump paraqiti planet e tij për politikat e imigracionit, përfshirë ndërprerjen e vizave për personat, të dhënat e të cilëve nuk kontrollohen dot paraprakisht.

Zoti Trump bëri thirrje për pezullimin e përkohshëm të vizave për persona që vijnë nga rajone gjeografike me një histori në eksportimin e terrorizmit, në vend që të identifikonte emigrantët nga përkatësia fetare.

Vrasja e klerikëve myslimanë në Nju Jork

Një grup veprimtarësh myslimanë kanë ofruar 10 mijë dollarë shpërblim në përpjekjet për të zbardhur vrasjen e një kleriku mysliman dhe bashkëpunëtorit të tij në Nju Jork. Imami Maulama Akonjee dhe Thara Uddin u qëlluan për vdekje të shtunën në Kuins, ndërsa po ecnin në rrugë pas lutjeve të drekës në xhaminë Al-Furqan Jame.

Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islame tha se do ta zyrtarizojë sot njoftimin se ka ofruar 10 mijë dollarë shpërblim lidhur me zbardhjen e vrasjeve. Afaf Nasher është me Këshillin për Marrëdhënie Amerikano-Islame në Nju Jork.

“Nuk është e thënë të jesh mysliman apo besimtar, por një njeri me ndërgjegje. Imagjino sikur të kanë vrarë babanë pa asnjë arsye. Ndjesia duhet të jetë motivi që njerëzit të braktisin qetësinë, dhe këtë e them kryesisht për ata që kanë ndikim tek komuniteti e më gjerë. Të gjithë kemi përgjegjësi dhe nuk janë vetëm politikanët por të gjithë ata që kanë ndikim shoqëror. Kur qëndrojmë të heshtur, ne lejojmë që krimet të vazhdojnë të ndodhin.”

Policia ka publikuar një skicë të autorit të armatosur, një burrë me flokë dhe mjekër të zezë dhe me syze. Nuk ka të dhëna lidhur me motovin e vrasjeve. Pjestarët e komunitetit bangladeshas, të cilët i përkasin xhamisë në fjalë, duan që vrasja të trajtohet si një krim urrejtjeje.

Evakuohet aeroporti në Nju Jork pas raportimit për të shtëna me armë

Raportimi për të shtëna me armë në  aeroportin John.F.Kenedy në New York ka bërë që policia të evakuoi pasagjerët në terminalin 1 dhe 8. Për arsye sigurie terminalet janë mbyllur dhe policia ka nisur hetimet. Informacioni është marrë nga një telefonatë që raportoi për të shtëna me armë në terminalin 8 të aeroportit. Pas kësaj një telefonatë e dytë ka raportuar se të shtënat me armë ishin në terminalin 1 të aeroportit John.F.Kenedy në New York.

 

Policia ende nuk ka konfirmuar nëse ka pasur të shtëna, deri tani nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka asnjë person të plagosur dhe asnjë të arrestuar. Derisa verifikimet  vijojnë për arsye sigurie pasagjerët janë evakuuar.

Nju Jork, policia kërkon vrasësin e imamit

Policia e Nju Jorkut është në kërkim të një personi i cili dje qëlloi për vdekje imamin e një xhamie dhe një mik të tij, që po largoheshin pas lutjeve të pasdites.

Ngjarja ka ngjallur frikë dhe ankth mes emigrantëve myslimanë të komunitetit.

Edhe pse policia tha se nuk i ka përcaktuar motivet e vrasjes së Imam Maulama Akonjee dhe mikut të tij Thara Uddin pranë xhamisë Al-Furqan Jame Masjid, pjestarët e komunitetit janë të shqetësuar se vrasjet mund të kenë patur si motiv intolerancën.

Policia tha se personat ishin qëlluar nga prapa kokës, pak pas orës dy pasdite.

Anëtarët e komunitetit bangladeshas që përdorin këtë xhami thanë se kërkojnë që vrasjet të trajtohen si një krim urrejtjeje. Më shumë se 100 njerëz morën pjesë mbrëmë në një tubim me thirrjet “Duam drejtësi!”

CIA shton në faqen zyrtare informacionet për tentativën e puçit në Turqi

CIA në faqen zyrtare duke përditësuar seksionin “The World Factbook” ka shtuar edhe informacionet për tentativën e puçit të ndodhur më 15 korrik në Turqi

UASHINGTON – Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-së (CIA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare informacione rreth tentativës për grusht shteti pasi ka përditësuar seksionin për Turqinë.

CIA në faqen zyrtare duke përditësuar seksionin “The World Factbook” ku publikohen informacione të shumta nga vende të ndryshme ka shtuar edhe tentativën e puçit të ndodhur më 15 korrik në Turqi.

Në përditësimin e kryer thuhet se disa elementë të Forcave të Armatosura të Turqisë në Stamboll dhe në Ankara kanë kryer një tentativë për grusht shteti në pika të rëndësishme të sistemit shtetëror dhe të mbrojtjes.

Në përditësimin e publikuar theksohet: “Si rezultat i përballjes së popullit turk që mbushi masivisht rrugët me forcat puçiste kanë humbur jetën afërsisht 300 persona dhe mbi 2000 të tjerë janë plagosur. Autoritetet e qeverisë turke arrestuan një numër të madh personash brenda ushtrisë dhe ndaloi mijëra gjyqtarë dhe gazetarë si dhe me arsyetimin për lidhje me puçin largoi nga detyrë mijëra mësues. Autoritetet e qeverisë akuzojnë se organizatorët e puçit kanë lidhje me lëvizjen ‘Gülen’ e cila në Turqi është përkufizuar si organizatë terroriste dhe e cila në vend kryen një numër të madh aktivitetesh fetare dhe sociale.” aa

Një imam dhe ndihmësi i tij qëllohen për vdekje në New York

Një imam dhe ndihmësi i tij u qëlluan për vdekje ndërsa po ecnin në një rrugë në Nju Jork në bashkinë e Kuinsit, shkruan BBC.

Ata u qëlluan në kokë nga një person që iu afrua nga prapa, tha zëdhënësi i policisë.

U tha se imami Maulama Akonjee, 55 vjeç, kishte ardhur nga Bangladeshi dy vjet më parë. Sipas policisë, nuk kishte ende prova se burrat ishin vënë në shenjestër për shkak të besimit të tyre.

Një burrë që po mbante një armë ishte parë duke ikur nga skena e të shtënave në Ozone Park, por askush nuk ishte arrestuar.

Imami Akonjee dhe ndihmësi i tij Thara Uddin, 64 vjeç, u qëlluan jo larg nga xhamia al-Furqan Jame rreth orës 13:50 me orën lokale të shtunën.

“Ai nuk lëndonte asnjë mizë”, tha nipi i imamit, Raji Mahid, për “New York Daily”. “Po ta shihje duke ecur në rrugë, e ndiejë paqen që ai sillte me vete”./Syri.net/

Hillary Clinton i bën publike taksat

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton bëri publike të ardhurat e saj për vitin e kaluar, siç i ka raportuar tek agjencia e taksave,

Në bazë të tyre Hillary Clinton ka patur të ardhura vjetore prej 10.5 milionë dollarësh gjatë vitit 2015 dhe ka paguar 3.5 milionë dollarë taksa, pra rreth 34 për qind të të ardhurave. Ndonëse nuk është e detyruar me ligj, është traditë e hershme që gjithë kandidatët për president i bëjnë publike të ardhurat. Rivali i saj Donald Trump nuk ka pranuar deri tani dhe thotë se nuk do t’i bëjë ato publike meqë të ardhurat e tij janë duke u kontrolluar nga agjencia e taksave. Vetë agjencia e taksave, IRS-i, ka thënë se kontrolli që është duke vazhduar nuk është pengesë për t’I bërë të ardhura publike.

Portali Politico njofton se në vitet ’90, për dy vite Trump ka paguar shumë pak, ose aspak taksa. Një gazetar i ekonomisë shkruante sot në Nju Jork Times se një numër avokatësh taksash mendojnë se kjo mund të jetë ende e vërtetë për zotin Trump.

SHBA mirëpret lidhjet Turqi – Rusi nëse vërtetë duan ta luftojnë IS-in

Nëse bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Rusisë vërtetë e ka për qëllim luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do e mirëprisnin bashkëpunimin në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Ky është qëndrimi i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit rreth përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Turqisë dhe Rusisë, e cila u bë përmes vizitës që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e bëri në Shën Petërsburg të Rusisë.

Atje, Erdogan u takua me homologun rus, Vladimir Putin, ndërsa të dy u zotuan se do të rrisin bashkëpunimin rreth luftës në Siri.

“Ne kemi të qenë të qartë që nëse Rusia vërtetë është e interesuar të luftojë ISIL (Shteti Islamik), të luftojë kërcënimet terroriste që realisht përfshijnë tërë komunitetin global, ne do e mirëprësnin këtë. E dini, ne kemi pasur dyshimet tona në të kaluarën, por të shohim se ku do të çojë ky bashkëpunim”, ka thënë mbrëmë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau.

Trumpi humb përkrahjen e republikanëve, insiston që Obama e themeloi IS-in

Dhjetëra republikanë të zemëruar në SHBA kanë mbledhur nënshkrimet më 11 gusht në një letër dërguar liderëve të partisë duke iu kërkuar atyre që të mos e ndihmojnë më kandidatin republikan për president, Donald Trump.

Ata duan që partia më mirë të përqëndrojë burimet financiare të partisë në mbrojtjen e kandidatëve republikanë për kongres që e kanë vështirë të fitojnë.

Letra është zbuluar nga mediat amerikane pasi Trump ka vazhduar të insistojë në deklarimin e tij se presidenti aktual, Barack Obama është themeluesi i organizatës terroriste, Shteti Islamik.

“Qeveria e jonë nuk është duke na ofruar mbrojtje të mirë. Qeveria jonë e ka lëshar ISIS-in. Unë e quaj Presidentin Obama dhe Hillary Clintonin si themelues të ISIS-it”, ka thënë Trump.

Ai, gjatë një mitingu mbrëmë në Florida ka thënë se rivalja e tij dhe Obama janë edhe “lojtarët më të vlefshëm” të Shtetit Islamik.

“ISIS do i ndaj Hillary Clintonit çmimin e lojtarit më të vlefshëm. Garuesi i vetëm për këtë është Barack Obama. Por, ISIS po shpreson që Clinton të fitojë”, ka thënë Trump në Florida.

Mirëpo, sondazhet e fundit tregojnë se Trump po humbet përkrahjen e grave dhe segmenteve të tjera të partisë republikane.

Një draft i letrës së republikanëve që raportohet të ketë 70 nënshkrime, paralajmërojnë se sjelljet “përçarëse, mungesa e kompetencës, mungesa e maturisë dhe mungesa e madhe e popullaritetit mund t’i kthejnë zgjedhjet në fitore plebishitare për demokratët”.

Trump ndërkaq nuk ka treguar asnjë shenj se do të ndalet apo nëse do të ndryshojë fushatën e tij. Gjatë një interviste për një televizion amerikan ai e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të ndryshojë fjalorin duke thënë se “do të vazhdojë të bëjë atë që jam duke e bërë tani”.

Dhe derisa liderët e republikanëve janë të alarmuar me Trumpin, Clinton ka sulmuar ato që i ka quajtur “idetë Trumpiane të çuditshme” që në përgjithësi janë refuzuar nga të dy partitë.

“Duke u mbështetur në atë që e dimë nga fushata e Trump, ai dëshiron që Amerika të punojë për të dhe miqtë e tij, në kurriz të të gjithë tjerëve”, ka thënë Clinton në Michigan.

Ajo e ka përsëritur edhe kundërshtimin e saj të fuqishmë për marrëveshjen tregtare të Partneritetit të Trans-Paqësorit, duke thënë se “e kundërshtojë tani, do e kundërshtojë pas zgjedhjeve dhe do e kundërshtoj edhe si president”.

Clinton e ka mbështetur këtë partneritet gjatë kohës sa ishte Sekretare e Shtetit në mandatin e parë të Obamës si president, por gjatë vitit të kaluar e ka tërhequr mbështetjen e saj për këtë marrëveshje.

Përgatiti: Artan Haraçia

Trumpi shkakton zemërim me referencën për armë ndaj rivales Clinton

Kandidati republikan presidencial në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar zemërim të madh, pasi duket se ka sugjeruar që pronarët e armëve mund të përgjigjen në mënyrë të dhunshme ndaj rivales së tij demokrate, Hillary Clinton.

Këto deklarime të zotit Trump në një fushatë të djeshme, ishin të fundit në serinë e komenteve të papritura, me të cilat duket se ka fituar mbështetje në mesin e disa votuesve, por e ka humbur përkrahjen nga republikanët e njohur.

Zoti Trump ka thënë se do të ishte “ditë e tmerrshme” nëse Hillary Clinton do të zgjedhej dhe do të duhej t’i emëronte gjyqtarët e Gjykatës Supreme, që aktualisht e ka një vend të zbrazur, pas vdekjes së një gjyqtari më herët këtë vit. Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka nëntë anëtarë.

Pastaj Trump i është referuar Amandamentit të Dytë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, që ka të bëjë me të drejtën për të pasur armë.

“Nëse ajo (Clinton) i zgjedh gjyqtarët e saj, asgjë ju njerëz nuk mund të bëni”, i tha Trump turmës dhe shtoi se “megjithqë njerëzit e Amandamentit të Dytë, ndoshta ekzistojnë, nuk e dij”.

Fushata e zotit Trump më vonë e ka publikuar një deklaratë ku synohej qartësimi i komenteve, duke thënë se referenca e tij nënkuptonte se si ky amandament i bashkon njerëzit.

Shumë hulumtime kombëtare të opinionit në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se zonja Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, udhëheq kundër rivalit Trump me epërsi të theksuar.

Zgjedhjet kombëtare presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen më 8 nëntor.

Ish-punonjësi i CIA-s kandidat i pavarur kundër Trumpit

Ai nuk do që Donald Trump të bëhet president i SHBA-së, ndaj ish-punonjësi i CIA-s McMullin hyn në garë si kandidat i pavarur i mbështetur nga aksioni konservator. McMullen mund ta dëmtojë Trumpin.

“Trump flet për frikërat më të këqia të amerikanëve. E kjo në një kohë, në të cilën ne kemi nevojë për unitet dhe jo për përçarje”, shkruan 40 vjeçari McMullen në faqen e tij të internetit. Edhe prej kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton miliona amerikane nuk ndihen të përfaqësuar. ndaj unë do tëhyjë në garë tani, thekson ai.

Spekulohet rreth një grupi mbështetës në lidhje me Mitt Rommey, kandidati i pasuksesshëm republikanëve për president në vitin 2012. McMullin më parë ka punuar nga viti 2001 deri në vitin 2011 për CIA-n. Nga 2013-ta ai e këshilloi Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai u konsiderua si ekspert i anti-terrorizmit të Shërbimit të Kundërzbulimit. McMullin nuk ka shans, por ndoshta mund të ketë një ndikim në rezultatin e zgjedhjeve. Në disa shtete, afati i fundit për kandidatët e pavarur për të qenë pjesë në fletëvotim, tashmë ka kaluar. Nga ana tjetër McMullin do të duhej të mbledhë shumë nënshkrime. Për një fushatë zgjedhore do t’i duheshin shumë shpejtë shumë të holla. Megjiathë McMullin mund ta dëmtojë ndjeshëm Trumpin në Utah. Ai vjen nga ky shtet dhe është Mormon, si shumë banorë atje. Vetëm në shtetet e dominuara tradicionalisht nga republikanët ai mund t’ia prishë lojën Trumpit.

ishc2

Përveç McMullin kandidojnë edhe dy kandidatë të tjerë të pavarur në zgjedhjet presidenciale: Gary Johnson për Partinë Libertariane dhe Jill Stein për Partinë e të Gjelbërve.

Letra e hapur nga 50 Republikanë

Kandidatura e McMullinit konsiderohet një tregues tjetër, që nominimi i Trumpit i ka përçarë thellë si asnjëherë më parë republikanët. Kjo është dokumentuar nga një letër e hapur e përbashkët e 50 republikanëve, që kanë pasur funksione të rëndësishme në qeverinë e SHBA-së. “Asnjë nga ne nuk do ta votojë Trumpin”, thuhet në letrën e publikuar nga “New York Times”. Miliarderi do të ishte “presidenti më i rrezikshëm në historinë amerikane”. Në mesin e nënshkruesve janë ish-shefi i CIA-s, Michael Hayden dhe ish-ministri i Jashtëm dhe Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick.

50 republikanë kundër Trumpit

Michael Chertoff, majtas, ish Sekretar i Sigurisë Kombëtare dhe Michael Hayden, ish drejtor i CIA janë mes 50 ish zyrtarëve republikanë nënshkrues të letrës.

 

Një grup prej 50 ish zyrtarësh të njohur republikanë të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare u shprehën, se nuk do të votojnë për kandidatin republikan Donald Trump.

Grupi, në të cilin bëjnë pjesë emra të tillë të njohur si ish sekretarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Michael Chertoff dhe Tom Ridge, ish drejtori i CIA-s Michael Hayden, ish drejtori i Shërbimit Kombëtar të Zbulimit dhe Nën sekretar i Shtetit John Negroponte, thonë se Donald Trumpi nuk ka as karakterin dhe as përvojën e duhur për të qënë president.

“Zoti Trump ka treguar në mënyrë të përsëritur, se ai nuk i kupton si duhet interesat kombëtare të Amerikës, sfidat e saj komplekse në diplomaci, aleatët e saj jetikë dhe vlerat demokratike mbi të cilat duhet të bazohet politika jonë e jashtme”, thuhet në letrën e ish zyrtarëve të lartë republikanë. “Në mënyrë të vazhdueshme ai lavdëron kundërshtarët tanë dhe kërcënon aleatat tanë”, thuhet më tej në letër.

Ish zyrtarët republikanë shkruajnë se kandidati Trump demonstron “një injorancë alarmuese të fakteve bazë të politikës së sotme ndërkombëtare dhe nuk tregon aspak interes për të mësuar”.

Në përgjigje të letrës, ndihmësit e zotit Trump thonë se nënshkruesit e saj janë “pikërisht fajtorët që e kanë bërë botën e sotme një vend të rrezikshëm”. “Ata janë elita e dështuar e Uashingtonit që synojnë të mbajnë pushtetin, por ka ardhur koha që ata të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”, thuhet në përgjigjen e zotit Trump, duke përmendur si shembuj vendimin për ndërhyrjen në Irak dhe lindjen e forcimin e Shtetit Islamik.

Një tjetër figurë e njohur republikane, senatorja Susan Collins, tha se ajo nuk do të votojë për kandidatin e partisë së saj për president Donald Trump, duke thënë se ai “nuk përfaqëson vlerat republikane dhe as qasjen gjithëpërfshirëse të të qeverisurit për të cilën ka nevojë vendi” , siç shprehet ajo.

Ende nuk ka një përgjigje nga fushata elektorale e zotit Trump për kritikat e senatores.

SHBA, protestë kundër dhunës policore ndaj afro-amerikanëve

Protestat e mbajtura që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes më 28 korrik e deri tani në Chicago vazhdojnë me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme etnike

CHICAGO – Në Chicago të SHBA-së është protestuar për vrasjen e të riut afro-amerikan Paul O’Neal nga policia gjatë arrestimit. Protestuesit pas protestës e cila zgjati afërsisht 4 orë kanë bllokuar bulevardet dhe urat më të frekuentuara të qytetit.

Protestat e mbajtura që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes më 28 korrik e deri tani në Chicago vazhdojnë me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme etnike.

Qindra persona të mbledhur në parkun Millennium, kanë marshuar për të protestuar për vrasjen e O’Neal dhe kundër dhunës së policisë amerikane ndaj afro-amerikanëve.

Gjatë marshimit janë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Drejtësi për Paul O’Noel”, “jo terrorit të policëve racistë” dhe “Amerika nuk ka qenë kurrë e përkryer”.

Gjithashtu protestuesit kanë mbajtur në duar edhe fotografitë e afro-amerikanëve të vrarë nga policia amerikane dhe kanë brohoritur me sloganet “Edhe jeta e afro-amerikanëve është e rëndësishme”, “Kam ngritur duart mos qëllo” dhe “nëse nuk ka drejtësi nuk ka dhe paqe”.

Protestuesit të cilët kanë marshuar drejt bulevardit Michigan që është edhe një prej simboleve të qytetit, për një kohë të shkurtër janë ulur nëpër kryqëzimet dhe urat. Protesta e cila ka ndikuar negativisht edhe në trafikun në Chicago ka përfunduar aty ku filloi në parkun Millennium me kapjen dorë për dore të protestuesve.

Ish-shefi i CIA-s: Trumpi është agjent rus

Ish-shefi i CIA-s, Michael Morell ka bërë një deklaratë interesante që futet në debatin se kush është kandidati i duhur për të parin e SHBA-së.

Ai ka thënë se kandidati republikan, Donald Trump është një agjent rus, transmeton Koha.net.
Për Trump thuhet se është agjent rus, por që ende nuk e ka zhvilluar funksionin e agjentit.
Morell, që ka folur për këtë çështje, ka punuar 33 vjet në CIA.

Republikanët të shqetësuar: Clintoni ka epërsi të madhe ndaj Trumpit

Udhëheqësit e partisë republikane janë gjithnjë e më të shqetësuar lidhur me anketat e fundit të opinionit në shtete kyçe, apo në nivel kombëtar, që tregojnë se kandidatja demokrate Hillary Clinton ka një epërsi të madhe ndaj kandidatit republikan Donald Trump. Anketat e reja vijnë pas kuvendit kombëtar të demokratëve javën e kaluar dhe pas një sërë çështjesh polemizuese që kanë në qendër kandidatin Trump e që kanë nxitur disa reagime negative si nga figura të njohura republikanësh edhe demokatësh.

Janë kohë të vështira për republikanin Donald Trump.

Ai këmbëngul se fushata e tij është në rrugën e duhur për të fituar në nëntor.

“Doja t’ju them se fushata po ecën shumë mirë. Nuk kemi qenë asnjëherë kaq të bashkuar.”

Në një anketë të re të CNN-it, Trump është pas demokrates Hillary Clinton me nëntë për qind, ndërsa në një anketë të rrjetit NBC me tetë për qind. Klinton po ashtu kryeson np disa shtete kyçe si Pensilvani dhe Miçigan.

Shifrat e anketave vijnë pas disa debateve që kanë përfshirë fushatën e zotit Trump, përfshi polemikat e tij me Khizr dhe Ghazala Khan, prindërit myslimano-amerikanë të një ushtari të vrarë në luftën në Irak në vitin 2004.

Reagimi konfrontues i Trumpit ndaj familjes Khan u kritikua nga figura të njohura të partisë republikane si kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan dhe senatori nga Arizona, John McCain.

“Ne jo vetëm duhet të respektojmë por t’i duam anëtarët e familjeve që kanë bërë të tilla sakrifica.”

Trump shkaktoi gjithashtu një reagim të ashpër kur refuzoi të mbështesë ligjvenësit Ryan dhe McCain për zgjedhjet e ardhshme për në kongres.

Debatet që kanë përfshirë Trumpin kanë bërë që disa udhëheqës republikanë të jenë të shqetësuar se qasja e tij e padisiplinuar ndaj fushatës po ndihmon Clintonin, thotë analisti në Universitetin e Virxhinias Kyle Kondik.

“Ai duhet të vazhdojë t’i bindë njerëzit se është i kualifikuar për postin e presidentit dhe se ka temperamentin e duhur për të qënë president. Nuk mendoj se debatet si ai me familjen Khan po e ndihmojnë në këtë drejtim.”

Zoti Trump i tha një gazetari në Florida se është i vendosur të ndryshojë fokusin e fushatës së tij.

“Po është e drejtë. Duhet më tepër fokus tek Hillary Clintoni. Ajo është katastrofë kështu që do të përqëdrohemi më shumë tek Hillary Clinton.”

Në një miting në Kolorado, Clinton vazhdoi të kritikonte Trumpin duke theksuar se temperamenti i tij duhet ta skualifikojë atë për t’u bërë president.

“Nuk kam dyshim se Donald Trump nuk është i kualifikuar për të qënë president dhe komandant i përgjithshëm.”

Grupi pro-Clinton, Priorities USA, ka një reklamë të re që tregon repulikanët që kritikojnë Trumpin.

Si Clinton dhe Trump janë të ndërgjegjshëm se anketat tregojnë se amerikanët duan ndryshim; por, ka gjithashtu shqetësim rreth temperamentit të kandidatëve, thotë analisti i gazetës Wall Street Journal, Gerald Seib.

“Ka një dëshirë të madhe për ndryshim dhe kjo e ndihmon Donald Trumpin. Ai është kandidati ndryshe dhe është kandidati për ndryshim; por ka një shqetësim paralel, që është frika e së panjohurës. Pra ku gjendet kjo balancë? Dëshira për ndryshim nga frika e së panjohurës, pasi Donald Trump është një e panjohur e madhe si udhëheqës politik.”

Trump vazhdon të mbetet në një fushatë agresive përfshi mitingjet e fundit në shtetet kyçe të Floridas dhe Virxhinias.

Udhëheqësit republikanë po shpresojnë që zoti Trump të shmangë sistuatat si ato të javëve të fundit dhe të përqëndrohet në mesazhin e tij për të sjell ndryshime politike.

Apple hyn në sektorin e energjisë

Në deklaratën e Komisionit Federal Rregullotar të Energjisë (FERC), theksohet se është miratuar aplikimi i nën-kompanisë së Apple, Apple Energy, për shpërndarje të energjisë elektrike

NJU JORK – Bëhet e ditur se gjigandi amerikan Apple ka marrë miratimin për shpërndarje të energjisë elektrike. Në deklaratën e Komisionit Federal Rregullotar të Energjisë (FERC), theksohet se është miratuar aplikimi i nën-kompanisë së Apple, Apple Energy, për shpërndarje të energjisë elektrike.

Ford vendos për tërheqjen e 830 000 automjeteve

Në vendimin për tërheqjen janë të përfshirë Ford Escape SUV dhe C-Max nga periudha 2013 – 2015 dhe Focus prej vitit 2012 deri në vitin 2015

DETROIT – Kompania e prodhimit të automjeteve Ford ka vendosur tërheqjen e 830.000 automjeteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë sepse mekanizmi i mbylljes së dyerve mund të thyhet dhe kështu të hapet dera duke qenë në lëvizje.

Në vendimin për tërheqjen janë të përfshirë Ford Escape SUV dhe C-Max nga periudha 2013 – 2015 dhe Focus prej vitit 2012 deri në vitin 2015.

Hillary Clintoni rrit epërsinë ndaj Trumpit me 8 pikë

Kandidatja demokrate për president të ShBA-së, Hillary Clinton, e ka rritur epërsinë ndaj rivalit të saj, kandidatit republikan Donald Trump, në tetë pikë në përqindje, nga gjashtë sa e kishte të premten, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.

 

Kjo epërsi për Clinton vjen pas Konventës Kombëtare të Demokratëve në Filadelfia javën e shkuar, në të cilën Clinton dhe përkrahësit e saj pikturuan një portret optimist të Amerikës, dhe pas komenteve kontraverse të Trumpit për prindërit e një ushtari mysliman të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftë, përcjell Express.

Rreth 43 për qind e votuesve të mundshëm e favorizojnë Clintonin, 35 për qind Trumpin, ndërsa vetëm 9% zgjodhën opsionin “të tjerët”, sipas sondazhit online.

Ky sondazh është mbajtur nga 28 korriku deri më 1 gusht, dhe në të kanë marrë pjesë 1.289 votues të mundshëm./Gazeta Express/

Luftë fjalësh mes kandidatit Trump dhe familjes myslimane

Khizer Khan

Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe prindërit e një ushtari mysliman amerikan që vdiq në fushën e betejës, janë përfshirë në një luftë fjalësh që filloi kur zoti Trump la përshtypjen se po fliste pa respekt ndaj Khizr Khanit pas komenteve që ai bëri në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve. Khan dhe gruaja e tij Ghazala, dhanë intervista për organe të ndryshme mediash dje, përfshirë Zërin e Amerikës, ku u intervistuan nga Shërbimi Pakistanez.

Faktet, që janë të pakundërshtueshme në varrezat kombëtare në Arlington, duket se janë lënë në hije nga retorika. Kapiteni Humayun Khan, një ushtar amerikan mysliman, u vra para 12 vjetësh në Irak nga një sulm vetëvrasës me bombë.

Prindërit e tij, u intervistuan nga shërbimi i gjuhës Urdu i Zërit të Amerikës. Ghazala Khan e mban mend herën e fundit që foli me të birin.

“Më mori në telefon në Ditën e Nënës për të më uruar dhe i thashë: ‘Të lutem mos u bë hero. Ruaje veten. Rri brenda kampit. Mos dil përjashta’. Ai tha: ‘Mama, unë kam një përgjegjësi’”.

Zonja Khan ishte me të shoqin në skenën e Kuvendit Demokrat javën e kaluar, kur ai e sulmoi kandidatin republikan për president Donald Trump për komentet e tij kundër myslimanëve.

“Ti nuk ke sakrifikuar asgjë dhe askënd”.

Zoti Trump u kundërpërgjigj.

“Mendoj se kam bërë mjaft sakrifica. Unë kam punuar shumë dhe kam krijuar mijëra, mijëra vende pune”.

“Si do të zgjidhet kandidati? A do të jetë ai arsyeja e dështimit të Partisë Republikane?”

Për zotin Trump, beteja e retorikës u zhvendos në Twitter.

“Unë u sulmova furishëm nga zoti Khan. Nuk me lejohet të përgjigjem?”

“Këtu nuk bëhet fjalë për zotin Khan, që po shkon gjithandej për intervista, por për TERRORIZMIN RADIKAL ISLAMIK dhe Shtetet e Bashkuara. Bëhuni të zgjuar!”

Kjo është e fundit ndër deklaratat e debatueshme të zotit Trump, por ekspertët politikë nuk janë të sigurt se kjo do ta dëmtojë atë.

“Deri para pak ditësh ai kishte epërsi ndaj zonjës Clinton në anketa. Kështuqë, çfarë mund ta bëjë atë të ndryshojë, duke qenë se nuk ka paguar asnjë çmim për ato që ka thënë?”

Në një postim në Facebook, kandidati republikan për nënpresident, Mike Pence, shkruajti: “Donald Trumpi dhe unë, besojmë se kapiteni Humayun Khan është hero amerikan dhe familja e tij, si çdo familje që ka humbur bij në luftë, duhet të nderohet nga çdo amerikan”.

Edhe republikanë të tjerë shprehën mendime të ngjashme. Ish-kandidati republikan për President, John McCain tha se nuk ishte dakord me zotin Trump dhe tha se shpresonte që “amerikanët ta kuptojnë se ato komente nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Partisë Republikane”.

Obama: Trumpi i paaftë për të qenë president

Presidenti amerikan Barak Obama tha se komentet kritike të kandidatit republikan Donald Trump në lidhje me familjen e një ushtari mysliman amerikan të vrarë në Irak, janë vetëm një shembull se përse ai nuk është i aftë për të qenë president i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti u pyet për të shprehur mendimin e tij mbi komentet e zotit Trump gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu se komentet e zotit Trump për inkursionet ruse në Ukrainë, tregojnë se kandidati republikan nuk ka njohuritë themelore për çështjet ndërkombëtare bazë. Zoti Obama tha se kundërshtimet e tij ndaj zotit Trump nuk kanë lidhje me politikën partiake:

Ka pasur presidentë republikanë me të cilët unë nuk kam qenë dakord, por nuk kam patur dyshim se ata mund të funksiononin si presidentë,” tha zoti Obama, duke përmendur ish-kandidatët Mitt Romney dhe John McCain. “Jam i sigurt, – tha Presidenti, – se ata do të vepronin në përputhje me disa nga normat dhe rregullat e njohura si dhe do të respektonin mirësjelljen themelore. Por rasti i tanishëm është ndryshe.”

Presidenti vuri në dukje se edhe disa republikanë të njohur kanë dënuar shumë nga deklaratat e zotit Trump. Ai tha se nuk beson që zoti Trump ndan pikëpamjet e shumicës së partisë së tij.

Presidenti Obama tha se çështja tani është se kur ata do t’i thonë “mjaft” kandidatit Trump dhe do të tërheqin mbështetje e tyre ndaj tij.

Trump përdor një epitet të ri për rivalen Clinton

Kandidati republikan për president, Donald Trump përdori një epitet të ri për rivalen e tij demokrate Hillary Clinton, duke e quajtur atë “djalli”.

Zoti Trump, duke folur dje në Pensilvani, komentoi me sarkazëm për kapitullimin e kandidatit Bernie Sanders në garën brenda Partisë Demokrate si dhe për vendimin e senatorit që mbështeti rivalen Clinton.

Zoti Trump tha për senatorin Sanders: “Ai bëri marrëveshje me djallin. Ajo është djalli.”

Kandidati Trump tha gjithashtu se zoti Sanders nuk kishte kurrsesi shanse për t’i fituar zgjedhjet, sepse gara paraprake në Partinë Demokrate ishte sipas tij “e manipuluar”.

Deputetët turq në Uashington për klerikun Gylen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ritheksoi sot në një fjalim në televizion se përpjekja e dështuar për grusht shteti muajin e kaluar ishte planifikuar jashtë vendit. Ndërkohë, një grup deputetësh turq ndodhen në Uashington për t’i nxitur zyrtarët amerikanë të plotësojnë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e klerikut Fethullah Gylen, i cili akuzohet se orkestroi përpjekjen për grusht shteti.

Zyrtarë turq thonë se refuzimi për të kthyer Fethullah Gulenin në Turqi do të vështirësonte marrëdhënien ndërmjet të dy vendeve dhe do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin rajonal.

“Në një kohë kur lufta për pushtet është në kulmin e saj, do të ishte e papranueshme mundësia që personi që organizoi një puç të përgjakshëm të qëndrojë në një vend aleat, duke patur madje edhe mundësinë të largohet drejt vendeve të treta.”

Takimi tek Departamenti i Drejtësisë ishte bashkëpunues, por zyrtarët turq paralajmëruan për pasoja serioze për marrëdhëniet SHBA – Turqi dhe luftën globale kundër terrorizmit, nëse Uashingtoni nuk përmbush kërkesën e Ankarasë.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar për statusin e kërkesës së ekstradimit, duke përmendur se dokumentat e paraqitura nga Turqia janë duke u studiuar në Departamentin e Drejtësisë.

Sipas qeverisë turke, përpjekja për grusht shteti i ka kushtuar deri më tani ekonomisë së Turqisë rreth 100 milionë dollarë.

Ndërkohë, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Gjenerali Joe Dunford, shkoi dje në Turqi për të konfirmuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve.

Zbulohen lidhjet ruse me sulmin kibernetik ndaj demokratëve amerikanë

Dy kompani kibernetike amerikane kanë thënë se analizat e kryera mbi ndërhyrjet në kompjuterët e Partisë Demokrate amerikane tregojnë se janë kryer nga “hackerë” rusë.

Të dy kompanitë amerikane përmes një komunikate të publikuar mbrëmë thonë se “domenët” e internetit që janë shfrytëzuar për të sulmuar kompjuterët e demokratëve çojnë te një grup rus i quajtur “Fancy Bear”.

Ky grup ka lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.

I njejti grup e ka kryer edhe sulmin mbi kompjuterat e Komitetit Kombëtar Demokrat në muajin qershor, kanë thënë kompanitë, “Fidelis Cybersecurity” dhe “ThreatConnect”.

Komiteti Demokrat e ka drejtuar gishtin ndaj Rusisë që së paku dy javë, duke thënë se publikimi i emailave nga faqja e internetit “Ëikileaks” ka për qëllim që të ndihmohet, Donald Trump, rivali i kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Rusia deri më tash disa herë e ka mohuar se qëndron prapa sulmeve të tilla kibernetike.

McCaini qorton republikanin Trump

Debati i kandidatit republikan për president Donald Trump me prindërit e një ushtari myslimano-amerikan të vrarë në Irak u ringjall përsëri të hënën.

Senatori i Arizonës John McCain, ish i burgosur lufte në Vietnam në vitet 1960, e qortoi kandidatin Trump për komentet përçmuese ndaj zotit Khizr Khan dhe gruas së tij Ghazala, për faktin që ata përmendën djalin e tyre në Kuvendin Kombëtar Demokrat javën e kaluar. I biri i tyre u vra nga një bombë në vitin 2004 në Irak.

Çifti Khan ka mbështetur zonjën Hillary Clinton, dhe ka vazhduar të flasë kundër zotit Trump në intervista televizive.

Zoti McCain përmendi se zoti Khan ka lënë të kuptohet se njerëz si kapiteni Humayun Khan, nuk duhet të lejohen në Shtetet e Bashkuara – pa folur për të shërbyer në ushtrinë amerikane.

“E kam të vështirë ta theksoj mjaftueshëm se sa shumë nuk jam dakord me deklaratën e zotit Trump”, tha senatori McCain. “Shpresoj se amerikanët e kuptojnë që komentet e tij nuk përfaqësojnë qëndrimet e Partisë sonë Republikane, të zyrtarëve apo të kandidatëve të saj.”

Donald Trumpi ngjall sërish debate

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka ndezur sërish debate pasi sugjeroi gjatë një interviste se puna e bërë prej tij për të krijuar mijëra vende pune është një sakrificë, e krahasueshme me humbjen e jetës gjatë luftimeve në Irak të një ushtari amerikan mysliman.

Khizr Khan, babai i ushtarakut të rënë, Kapitenit Humayun Khan, i tha rrjetit CNN se zoti Trump është “plotësisht i papërshtatshëm për të udhëhequr këtë vend”.

Gjatë intervistës së tij për rrjetin ABC News, kandidati Trump u shpreh se mendon që ka bërë sakrifica të shumta dhe se ka punuar shumë për të punësuar mijëra njerëz, për t’i arsimuar ata, etj.

Clintoni i akuzon rusët për depërtim në sistemin e emailave

Hillary Clinton në Konventën Kombëtare Demokrate ku u nominua për presidente amerikane

E nominuara demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, thotë se shërbimet e inteligjencës së Rusisë kanë depërtuar në kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC) dhe e ka akuzuar rivalin republikan, Donald Trump, se e ka mbështetur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne e dimë se shërbimet e inteligjencës së Rusisë kanë depërtuar në DNC dhe e dimë se kanë bërë aranzhime që shumë prej këtyre emailave të publikohen, dhe ne e dimë se Donald Trump ka treguar gatishmëri problematike për ta mbështetur Putinin”, tha Hillary Clinton sot në një intervistë për programin “Fox News Sunday”.

Shtetet e Bashkuara deri tash nuk e kanë akuzuar publikisht Rusinë se ka dorë në sulmin kibernetik në kompjuterët e Partisë Demokratike.

Ekspertët e sigurisë në Internet dhe zyrtarët amerikanë, megjithatë, kanë thënë se besojnë se Rusia e ka organizuar publikimin e emailave për të ndikuar në zgjedhjet presidenciae në Shtetet e Bashkuara, që mbahen më 8 nëntor.

Zonja Clinton ka refuzuar të thotë nëse Kremlini dëshironte që Trump t’i fitoj zgjedhjet, por theksoi se “nxjerrja e fakteve ngritë çështje serioze për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet tona, në demokracinë tonë”.

SHBA: Nga rrëzimi i balonës – 16 persona të vdekur

Ilustrim

Së paku 16 njerëz janë vrarë nga rrëzimi i balonës në një fushë në qytetin Lokhart në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kanë raportuar mediat lokale.

Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se balona ishte përfshirë nga zjarri para se të rrëzohej. Televizioni lokal ka raportuar se autoritetet policore kanë thënë se askush nuk ka shpëtuar.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka shprehur ngushëllime për ata që kanë humbur jetën në këtë rrëzim të balonës.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit zhvillon hetime lidhur me këtë përplasje.

Trumpi i refuzoi kritikat e babait mysliman të ushtarit të vrarë amerikan

Khizr Khan gjatë paraqitjes në konventën e demokratëve i ka bërë thirrje Donald Trumpit që ta lexojë këtë kopje të Kushtetutës së SHBA-ve

I nominuari republikan për president amerikan, Donald Trump, i ka hedhur poshtë kritikat e paraqitura në Konventën Kombëtare të Demokratëve, nga babai mysliman i ushtarit të Shteteve të Bashkuara, Humayun Khan, i cili ishte vrarë në Irak në vitin 2004.

Babai, Khizr Khan, shtetas amerikan me origjinë pakistaneze, në konventën e demokratëve tha se Trump “nuk ka sakrifikuar asgjë dhe askend” për Shtetet e Bashkuara.

Ai, po ashtu, e ka shtruar pyetjen nëse Donald Trump ndonjëherë e ka lexuar Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se “në këtë dokument shiko për fjalët ‘liri’ dhe ‘mbrojtje e barabartë nga ligjit’.”

Ai ka ofruar që një kopje të kushtetutës amerikane t’ia huazoj zotit Trump.

Gjatë një interviste në rrjetin ABC News, të publikuar dje, Trump tha se “mendoj se ne kemi bërë shumë sakrifica, unë punoj shumë, unë kam krijuar mijëra dhe mijëra vende të punës”.

Kur e përditshmja, Washington Post, e ka pyetur zotin Trump se si do të përgjigjej ndaj kritikës së zotit Khan për propozimin e tij që përkohësisht tu ndalohet hyrja të gjithë myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, Trump ka thënë se “ne kemi pasur shumë probleme me terrorizmin radikal islamik, kjo është ajo që do të thoja”.

Donald Trumpi dhe Vladimir Putini

Kandidati republikan për president Donald Trump po i pakëson lëvdatat e tij për Rusinë dhe udhëheqësin e saj autoritar Vladimir Putin, të cilat i krijuan telashe. Pasi i bëri thirrje Rusisë të gjejë 30 mijë emaile të rivales demokrate Hillary Clinton, zoti Trump u tha gazetarëve se nuk e njeh personalisht zotin Putin dhe se nuk e ka quajtur kurrë një udhëheqës të madh, por vetëm një udhëheqës më të mirë se Presidenti Barack Obama. Zoti Putin i ka mirëpritur elozhet e zotit Trump, por rusët e zakonshëm nuk i besojnë atij shumë.

Në fillimet e fushatës së tij presidenciale, zoti Trump tha se nëse do të zgjidhej, ai do t’ia kalonte mirë me zotin Putin:

“Unë i pëlqej njerëzit që më kanë qejf. Madje edhe Putinin. Më kërkojnë që ta refuzoj, por ai ka thënë se Donald Trump është gjeni dhe udhëheqësi i ardhshëm.”

Presidenti rus ka reaguar më i kujdesshëm:

“Donald Trump është pompoz. Nuk kam dhënë vlerësim tjetër për të. Ajo që unë mirëpres është se zoti Trump ka thënë që është i gatshëm të restaurojë marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA. Kjo nuk është diçka e gabuar. Të gjithë e mirëpresim, apo jo?”

Rusët e zakonshëm flasin më hapur për atë çfarë mendojnë rreth zotit Trump:

“Nuk më duket njeri pozitiv. Një president duhet të jetë modest, i përmbajtur dhe jo emocional. Si Putini ynë,”- thotë Galina, një qytetare e Moskës.

Gjithashtu, rusët nuk janë të sigurtë se zoti Trump mundet të transformojë marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

“Mendoj se do të ketë një impakt në marrëdhëniet tona me SHBA-në, por ai nuk do të jetë i madh. Në fund të fundit, çfarë ka rëndësi është ajo që kandidatët do të bëjnë dhe jo thëniet me të cilat të shokojnë; nuk është ky kriteri që duhet konsideruar në përzgjedhjen e një presidenti,” – thotë Kristina.

Zoti Trump nuk është lloji i personit që do të dëshironte zoti Putin, thotë një gazetar rus:

“Zotin Putin ndoshta shpreson në ndarjen e botës në zona influence me zotin Trump, por nuk mendoj se Donald Trump është ky lloj personi.”

Por këtë javë, Komiteti Kombëtar Demokrat dhe zyrtarët e fushatës Clinton e akuzuan Moskën për ndërhyrje në servera dhe vjedhje të emaileve ku tregohet qëndrimi preferencial ndaj zonjës Clinton përkundër rivalit Sanders. Qeveria amerikane po shqyrton me seriozitet këto akuza dhe mediat po shqyrtojnë lidhjet e biznesit të zotit Trump me Rusinë.

Zoti Trump sqaroi se pati folur me sarkazëm kur i bëri thirrje Rusisë të gjejë emailet e Hillary Clinton. Ai gjithashtu i uli tonet lavdëruese për zotin Putin.

Pentagoni: Akuzat turke janë absurde

Pengatoni i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ushtria e Shteteve të Bashkuara, është e involvuar në të dhe se në çfarëdo mënyrë e ka mbështetur puçin aktual të dështuar në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dje i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe një komandant të lartë ushtarak, i cili kishte shprehur sheqëtsim se grushtshteti mund të ketë ndikim afatgjatë në raportet e Shteteve të Bashkuara me ushtrinë e Turqisë.

Erdogani tha se Uashingtoni po e merr anën e puçistëve.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur puçin është absurd.

Ai theksoi se sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, ka marrë siguri nga pala turke se lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik nuk do të pengohet.

Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ajrore, bëjnë fluturime vëzhguese dhe misione të tjera nga baza ushtarake turke, Incirlik.

Hakerët e kanë sulmuar fushatën e Hillary Clintonit, Rusia e dyshuar

Fushata presidenciale e Hillary Clintonit është sulmuar nga hakerët në kuadër të aksionit më të gjërë kibernetitk kundër institutcioneve të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane.

Zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe ekspertët privatë, besojnë se sulmet kibernetike ishin kryer nga agjentët që punojnë për qeverinë e Rusisë. Sulmuesit kanë lënë gjurmë, të cilat i identifikojnë ata si rusë, dhe kanë përdorë mjete në të cilat kanë qasje vetëm qeveritë.

Disa kanë shqetësim se Rusia ndoshta po përiqet të ndikoj në zgjedhjet presidenciale. Këtë javë presidenti amerikan, Barack Obama, e ka shturar çështjen e një mundësie të tillë.

Qeveria e Rusisë fuqishëm i ka hedhur poshtë akuzat, duke i përshkruar ato si “helmuese” dhe simptom të “paranojës antiruse”, që shpeshherë i përfshinë fushatat presidenciale amerikane.

Hillary Clintoni pranon emërimin historik si kandidate për presidente

Hillary Clintoni pranoi të enjten emërimin si kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara, duke hyrë në histori si e para grua që merr emërimin nga një forcë kryesore politike në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Clinton foli në fund të katër ditëve të Kuvendit Demokrat, që përfshiu fjalime nga Presidenti Barack Obama, nënpresidenti Joe Biden dhe kandidati për nënpresident Tim Kaine.

“Amerika është në një moment rivlerësimi. Forca të fuqishme po kërcënojnë të na përçajnë. Lidhjet e besimit dhe të respektit po dobësohen. Dhe ashtu si në kohën e atyre që e themeluan vendin, nuk ka garanci Gjithçka varet nga ne. Duhet të vendosim nëse do të punojmë së bashku, që të ngrihemi së bashku”, tha ajo në fjalimin e saj.

“Ne e kemi të qartë se me çfarë përballet vendi ynë, por ne nuk kemi frikë. Ne do të ngrihemi në lartësinë e sfidës, ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, tha ajo.

Zonja Clinton e vuri theksin tek përpjekjet që ajo do të ndërmarrë për të përmirësuar jetën e amerikanëve.

“Misioni im kryesor si presidente do të jetë të krijoj më shumë shanse dhe vende të mira pune me rroga në rritje këtu në Shtetet e Bashkuara. Që nda dita ime e parë në detyrë tek e fundit. Veçanërisht për zona që për një kohë të gjatë janë lënë pas dore. Që nga zonat e varfra të qytetit në qytetet e vogla”, tha ajo.

Zonja Clinton dhe përkrahësit e saj e kanë theksuar vazhdimisht aftësinë dhe përvojën e saj në sfida të sigurisë kombëtare. Vetë ish-Sekretarja e Shtetit ia kushtoi një pjesë të mirë fjalimit pikërisht kësaj fushe.

“Ne përballemi me një zgjedhje po aq të vështirë përsa i takon sigurisë kombëtare. Gjithkush që sheh lajmet nuk mund të mos shohë kërcënimet dhe turbullirat me të cilat përballemi. Nga Bagdadi në Kabul, në Nice dhe Paris dhe Bruksel, nga San Bernardino në Orlando, ne përballemi me armiq të betuar që duhet të munden. Prandaj nuk ka dyshim që njerëzit janë në ankth dhe në kërkim të një udhëheqjeje të qëndrueshme”.

Kuvendi kishte si synim ta vinte theksin tek bashkimi mes demokratëve dhe kjo ishte tema e shumë prej folësve në Kuvend, përfshirë vetë zotin Sanders. Dhe për kandidaten Clinton kjo ishte edhe një nga pikat kryesore.

“Çdo brez amerikanësh është bashkuar për bërë vendin tonë më të lirë, më të drejtë dhe më të fuqishëm. Askush nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Prandaj jemi më të fortë së bashku”.

Nata e sotme kishte në qendër çështjet që shqetësojnë gratë, sidomdos në drejtim të barazisë dhe pagës në vendin e punës.

Ishte vajza e zonjës Clinton dhe ish-Presidentit Bill Clinton, Chelsea që e prezantoi nënën e saj. Një ndryshim i madh nga viti 2008 kur mamaja e saj kandidoi për herë të parë dhe vetë Chelsea ishte shumë e drojtur.

Por në këtë fushatë ajo është angazhuar më shumë dhe sot ajo u përball me sfidën më të madhe, ta paraqiste nënën e saj në dritën më të mirë para publikut amerikan.

Zonja Clinton, me fjalimin e saj u përpoq të mbyllte defiçitin e besimit, si fillimin e njërës prej sfidave më të mëdha për të, që populli amerikan ta shohë si të besueshme.

Fjalimi i zonjës Clinton përbëri pikën kulmore të një Kuvendi që filloi nën hijen e bërjes publike të emaileve mes zyrtarëve të partisë demokrate, që tregonte se ata kishin favorizuar zonjën Clinton në fushatën brenda partisë ndaj ish-rivalit të saj Bernie Sanders.

Gjatë Kuvendit, synimi i demokratëve ishte që të bënin kontrastin mes republikanit Donald Trump dhe zonjës Clinton, duke theksuar si një temë të përgjithshme që ai nuk është i zoti të drejtojë një vend.

Në një farë mënyre zoti Trump i ndihmoi, sidomos me deklaratat e tij për politikën e jashtme dhe me sugjerimin që Rusia të depërtojë në emailet e zonjës Clinton.

Toni i Kuvendit, si edhe atij republikan më parë sinjalizojnë se do të ketë një fushatë intensive dhe të ashpër për zgjedhjet e nëntorit.

Obama: Clintoni, zgjedhja më e mirë për Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka lavdëruar Hillary Clintonin si kandidate jashtëzakonisht të kualifikuar për presidencën amerikane, duke thënë se kandidatura e Donald Trumpit nuk i afrohet asaj të Clintonit në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Asnjëherë nuk ka pasur një burrë, apo grua, unë apo Bill Clinton, asnjë person që ka qenë i kualifikuar se Hillary Clinton për të shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara”, u ka thënë Obama delegatëve demokratë në Konventën e tyre në Filadelfia.

Në një fjalim të mbushur me optimizëm, Obama ka folur për të ardhmen e ndritshme për vendin që Clinton do e sigurojë nëse fiton zgjedhjet e 8 nëntorit.

Ai e ka quajtur Clintonin, e cila formalisht e ka pranuar nominimin një ditë më parë si “të aftë…dhe të gatshme të bëhet komandantja e përgjithshme” e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se historia e gjatë duke shërbyer në poste publike, përfshirë edhe atë të Sekretares së Shtetit dhe të Sentaores, e ka bërë atë më të kualifikuar se të gjithë për Shtëpinë e Bardhë.

“Asgjë nuk të përgatit mjaftueshëm për kërkesat që ekzistojnë kur je në Zyrën Ovale”, ka thënë Obama.

“Mund të lexosh për këtë. Mund të studiosh. Por, derisa ulesh në atë tavolinë, nuk e di se si është të menaxhosh një krizë globale apo të dërgosh të rinj në luftë. Hillary, megjithatë ka qenë në atë dhomë; ajo ka qenë pjesë e këtyre vendimeve.”

Clintoni e ka elektrizuar sallën kur ka dalë në skenë që të përshëndetet me Obamën në përfundim të fjalimit të tij, duke e përqafuar presidentin në natën e tretë të konventës. Kësaj radhe përpos presidentit Obama, fjalime kanë mbajtur edhe zëvendëspresidenti, Joe Biden, ish kryetari i New Yorkut, Michael Bloomberg dhe kandidati për zëvendës president, Tim Kaine nga Virxhinia.

“Këtë vit, këto zgjedhje, ju kërkoj që të na bashkoheni, të hidhni poshtë cinizmin dhe të mos e pranoni frikën… të zgjedhni Hillary Clinton si presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara”, janë fjalët me të cilat Obama e ka përfunduar fjalimin e tij.

Presidenti dhe të tjerët që mbajtën fjalime e kanë kritikuar ashpër Donald Trumpin, kandidatin republikan për president amerikan dhe biznesmenin e parë i cili asnjëherë nuk ka pasur post publik. Ata e kanë e quajtur atë si nxitës të frikës që bën premtime të thata dhe ka vizion të errët për vendin.

Biden e ka quajtur Trumpin, “një person që kërkon të mbjellë ndarjen në Amerikë për përfitime të veta, dhe mungesë rregulli në botë” dhe si “person që ngatërron uluritjet me fuqinë”.

Trump e ka komentuar tonin optimist të natës së tretë të Konventës, duke shkruar në Twitter se vendi po duket “i mrekullueshëm për miliona njerëz që jetojnë në varfëri, dhunë dhe dëshpërim.”

Në “anën e Rusisë”

Disa persona që mbajtën fjalim gjatë natës së tretë të Konventës e kanë akuzuar Trumpin si shumë miqësor ndaj Rusisë, lidhjet e të cilës me Uashingtonin kanë rënë në nivelin e Luftës së Ftohtë prejse Rusia me forcë e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe për shkak të përkrahjes që ajo u jep separatistëve në Ukrainën lindore.

Kritikat pasojnë rrjedhjen masive të komunikimeve të brendshme të zytarëve demokratë që sipas fushatës së Clintonit janë ndërhyrje kibernetike të kryera nga Rusia. Rrjedhja e emaileve në media ka zemëruar përkrahësit e rivalit partiak të Clintonit, Bernie Sanders, pasi këto komunikimet tregonin se si zyrtarët partiakë e kanë favorizuar kandidaturën e Clintonit.

Ish Sekretari i Mbrojtjes dhe ish Shefi i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës (CIA), Leon Panetta gjatë Konventës ka thënë se Trump “edhe njëherë” është duke e marrë “anën e Rusisë”, duke sugjeruar se Moska duhet të gjejë emailet e humbura të Clintonit.

Trump ka thënë se ai do të bëjë përpjekje që të përmirësojë marrëdhëniet më Moskën nëse zgjidhet lider i vendit. Ai, më 27 korrik ka thënë se në rast të fitores në zgjedhje, do të mund të hiqte sanksionet kundër Moskës që janë vendosur nga SHBA-të si pasojë e aneksimit të Krimesë.

Biden, ndërkohë e ka portretizuar Trumpin si person që ka simpati për “dikatorët”, duke cituar komentet pozitive që kandidati republikan i ka bërë për presidentin rus, Vladimir Putin.

Biden ka shtuar se Trump do e bëjë Amerikën më pak të sigurt.

“Ne nuk mund të zgjedhim një person që ofendon aleatët tanë, derisa përkrah diktatorë si Vladimir Putin”, ka komentuar Biden.

Hillary Clinton shënohet në histori si kandidatja e parë femër që është zgjedhur për të garuar në zgjedhjet presidenciale në politikën amerikane.

Ajo pritet të mbajë fjalim sonte vonë në natën e fundit të konventës.

Përgatiti: Artan Haraçia

Bill Clinton: Ajo i ka dhënë frymëzim jetës time! – Hillary ‘Best Change Maker’! Hillary më e mira për të bërë ndryshimin!

Voal – Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, mbajti një fjalim prekës në Konventën e Partisë Demokratike, duke theksuar se “mikesha më e mirë e tij” duhet të udhëheqë vendin.

Në fjalimin personal për të shoqen, Hillary, ai tregoi se si ishin takuar dhe për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik.

Më herët, gruaja e tij u bë e para grua që nominohej zyrtarisht si kandidate për presidente e SHBA nga një parti e madhe.

Në fjalimin e saj me video, zonja Clinton tha: “Nëse ka ndonjë vajzë të vogël akoma zgjuar, dua t’u them se unë mund të mos bëhem presidentja e parë, por një prej jush është në radhë”.

Më herët, Clinton tregoi se si ishte takuar me bashkëshorten e tij të ardhshme në pranverën e vitit 1971 në universitetin Yale.

“U martova me mikeshën time më të mirë. Ne kemi ecur, folur dhe qeshur së bashku që prej atëherë”.

Hillary do të sjellë ndryshimin. Hillary ‘Best Change Maker’! Hillary më e mira për të bërë ndryshimin!

Në skenë u ngjitën edhe yje si Meryl Streep për të mbështetur kandidaten Clinton.

dem-2016-bill-clintonRTR_DNC_Clinton_01_jrl_160726_12x5_1600

Bill Clinton: Bill Clinton auf dem Parteitag der Demokraten in Philadelphia

BE: Vetingu të miratohet tani!

Voal – Euralius dorëzoi mbrëmë në kuvend ligjin për vetingun të ripunuar bashkë me ultimatumin e SHBA-së dhe BE-së për ta miratuar nesër dhe jo në shtator.

Euralius ka përpunuar ligjin për vetingun, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Burime zyrtare të 27.al thanë se projektligji i punuar ka mbërritur mbrëmë tek deputetët e mazhorancës dhe opozitës me qëllim që ai të miratohet në seancën parlamentare të së enjtes.

Është fjala për Projektligjin “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Ky është një nga shtatë ligjet e reformës në drejtësi, i cili do të duhet të miratohet patjetër brenda korrikut.

Megjithse Kuvendi i Shqipërisë e kishe shtyrë për në shtator miratimin e shtatë ligjeve, ky projektligj me sa duket është i domosdoshëm të miratohet tani, brenda korrikut pasi është thelbësor për të bërë funksionale ndryshimet kushtetuese.

Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë kërkuar politikës shqiptare të mos shtyjë miratimin e shtatë ligjeve ose të paktën njërin prej tyre duhet ta miratojë medoemos brenda korrikut.

Është me kaq rëndësi ky ligj pasi ka të bëjë me nisjen e punës për prokurorët që do të kryejnë procesin e  vetingut.

Sipas projektit të ekspertëve ndërkombëtarë, dhjetë prokurorët do të duhet të nisen për trajnim në SHBA pranë FBI-së dhe i gjithë procesi i trajnimit do të duhet të përfundojë brenda tre muajve.

Sipas parashikimit të ndërkombëtarëve, pas trajnimit dhjetë prokurorët do të nisin punë në fundin e muajit tetor për të dhënë rezultatet e para të reformës në drejtësi në nëntor.

Për këtë arsye, ambasada e BE-së dhe SHBA-së ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë të miratojë shtatë ligjet brenda korrikut dhe në pamundësi për t’i miratuar të gjitha, të paktën një prej tyre duhet miratuar patjetër.

Ai është ligji ku përfshihet edhe procesi i vetingun, Projektligji “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Obama: Rusia ndoshta i ka rrjedhur emailat për të ndikuar në zgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se është e mundshme që Rusia ka dorë në rrjedhjen madhore të emailave të Partisë Demokratike, javën e kaluar, dhe kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Çdogjë është e mundshme”, tha Obama mbrëmë vonë në intervistën për rrjetin NBC dhe ka shtuar se “ajo që ne e dimë është se rusët kanë depërtuar në sistemet tona, jo vetëm në ato qeveritare por edhe në sistemet private”.

Mëtutje, zoti Obama theksoi se rivali i kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, republikani, Donald Trump, “në mënyrë të përsëritur ka shprehur admirim për Vladimir Putinin” dhe ka thënë se ai dëshiron të punojë me Rusinë më për së afërti për t’i zgjidhur problemet globale, siç është lufta kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

“Unë bazohem në atë që e ka thënë vetë Trump dhe mendoj se ai ka pasur raportim mjaft të favorshëm në Rusi”, tha Barack Obama.

Hillary Clintoni hyn në histori

Hillary Clintoni hyn në histori si e para grua që zgjidhet zyrtarisht si kandidate për presidente e një prej partive kryesore në Shtetet e Bashkuara.

Ajo e mori kandidimin zyrtarisht sot, kur u numëruan në sallen e Kuvendit Demokrat votat e delegateve të çdo shteti.

Në një shenjë uniteti, ish-rivali i saj Bernie Sanders kërkoi ndërprerjen e numërimit të mëtejshëm, pasi u kalua kufiri i nevojshëm prej 2383 votash nga delegatët dhe bëri thirrje që procedura e votimit të bëhej me zë.

Ajo do të përballet tani me kandidatin republikan për president Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.

“Verizon” do të blejë “Yahoo” për 5 miliardë dollarë

Operatori mobil amerikan “Verizon Communications”, njoftoi se do ti blejë aksionet dhe biznesin e reklamave të “Yahoo”-s për 5 miliardë dollarë.

Sipas lajmit të BBC, shumë organe të medias kanë shkruar se të dyja kompanitë po bisedojnë që nga dita e premte dhe se operatori “Verizon” ka pranuar ti blejë aksionet kryesore të Yahoo-s për 5 miliardë dollarë. aa


Send this to a friend