VOAL

VOAL

Clintoni anulon takimet e fushatës në Kaliforni

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, nuk do të bëjë fushatë sot ose nesër në shtetin perëndimor të Kalifornisë, pas diagnostikimit me pneumoni.

Një zëdhënës njoftoi mbrëmë vonë se ajo nuk do ta bëjë udhëtimin e planifikuar më parë, që do të përfshinte takime për mbledhje fondesh dhe një fjalim për ekonominë.

Fushata e zonjës Clinton tha se ajo ishte ekzaminuar nga një mjek të premten për shkak të një kolle të zgjatur dhe i ishte thënë se kishte pneumoni. Mjekët i dhanë antibiotikë dhe e këshilluar të pushonte dhe të ndryshonte kalendarin e aktiviteteve.

Por diagnoza u bë e ditur vetëm të dielën, kur ajo shfaqi shenja marrje mendsh në një ceremoni përkujtimore për 11 shtatorin në Nju Jork. Ajo u largua papritur nga ceremonitë dhe një video e tregonte duke u ndihmuar nga të tjerë për të hipur në makinë, ndërkohë që u pengua dhe dukej sikur do të rrëzohej.

Mjekja e zonjës Clinton tha më vonë ajo kishte dehidratim, por po shërohej pa probleme.

Kandidatja 68-vjeçare më pas doli nga banesa e së bijës, Chelsea, dhe përshëndeti me dorë mbështetësit.

“Ndihem shumë mirë, është një ditë e bukur në New York”, – tha zonja Clinton, duke u larguar drejt makinës së saj.

SHËNDETI I KANDIDATËVE DHE FUSHATA

Tani që nga zgjedhjet presidenciale mbeten vetëm dy muaj, çështja e shëndetit të zonjës Clinton me sa duket do të vazhdojë të jetë temë debati.

Debatin pritet ta nxisë rivali i saj republikan, Donald Trump, i cili ka thënë se zonjës Clinton i mungon energjia e nevojshme për të qenë presidente.

Zoti Trump i tha televizionit Fox News se shpreson që zonja Clinton të ketë një shërim të shpejtë. Ai tha se ka në plan të publikoj rezultatet e një ekzaminimi fizik që ka patur gjatë javës së kaluar me “shifra shumë konkrete”.

“Shpresoj të shërohet shpejt, të vazhdojë fushatën dhe të shihemi në debate”, tha zoti Trump, duke iu referuar debatit të parë të planifikuar për në 26 shtator.

Zonja Clinton, 68 vjeç, dhe zoti Trump, 70 vjeç, janë mes kandidatëve më të moshuar që garojnë për presidencën amerikane. Deri tani ata nuk kanë publikuar raporte të hollësishme mbi shëndetin e tyre, megjithëse zonja Clinton ka dhënë më shumë informacione sesa zoti Trump.

Disa analistë politikë po kërkojnë tani që të dy kandidatët të publikojnë informacione më të hollësishme mbi shëndetin e tyre gjatë viteve.

Shtetet e Bashkuara kujtuan 11 shtatorin 2001

Shtetet e Bashkuara shënuan të dielën 15-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur terroristë të Al Kaidës rrëmbyen avionët e pasagjerëve dhe i përplasën ata tek ndërtesta e Qendrës Botërore të Tregtisënë Nju Jork dhe në Pentagon, pranë Uashingtonit. Një tjetër avion i rrëmbyer u rrëzua në Pensilvani.

Në kujtim të kësaj dite dhe në respekt të viktimave, në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e Presidentit Barack Obama, ku u mbajt një minutë heshtje në orën 8:46 të mëngjesit të së dielës, pikërisht në orën kur avioni i parë u përlas më 11 shtator të vitit 2001 tek Qendra Botërore e Tregtisë.

Më vonë Presidenti foli në një ceremoni në Pentagon, për të nderuar kujtimin e atë vrarëve atë ditë. “Ne i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë kurrë rreth 3 mijë jetët e bukura që i morën prej nesh barbarisht”, – tha presidenti.

Ai u zotua se terroristët nuk do të jenë kurrë të aftë të mundin një komb kaq të mrekullueshëm dhe të fuqishëm si ai amerikan, duke vlerësuar shumëllojshmërinë etnike të SHBA me njerëz nga të të gjitha racave dhe feve. “Këtu qëndron fuqia jonë,” – tha Presidenti.

Viktimat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork u kujtuan në një ceremoni tek vendi që njihet si “Niveli Zero”, ku morën pjesë edhe kandidatët presidencialë Hillary Clinton dhe Donald Trump, të cilët të dielën i ndaluan veprimtaritë e fushatës.

Në ceremoni u lexuan nga familjarët e viktimave, në një atmosferë solemne, emrat e 2,983 personave të vrarë atë ditë.

Po në Nju Jork, pas perëndimit të Diellit, u projektuan në qiell dy rreze drite gjigande, në kujtim të dy kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, që u rrëzuan ditën e 11 shtatorit 2001.

19 rrëmbyesit e avionëve, 15 prej tyre nga Arabia Saudite, u vranë në sulmet e 11 shtatorit. Në përgjigje të sulmeve, Shtetet e Bashkuara filluan luftën në Afganistan, ku ishin stërvitur nga Al Kaida rrëmbyesit e avionëve dhe në Irak. Në të dyja këto vende ende ndodhen mijëra trupa amerikane, edhe pse operacionet në shkallë të gjerë atje kanë përfunduar.

Obama: terorristët nuk kanë për t’i mundur kurrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“15 vjet më parë, një ditë shtatori e cila filloi si çdo ditë tjetër, u bë një nga ditët më të errëta në historinë e vendit tonë”, – tha Presidenti Obama në fjalimin e tij të përjavshëm.

Të dielën mbushen 15 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara në Nju Jork, Pensilvani dhe Pentagon.

Presidenti tha se rreth “3,000 jetë të pafajshme humbën në atë ditë shtatori. Ata ishin të profesioneve të ndryshme, u përkisnin racave dhe besimeve të ndryshme fetare, nga e gjithë Amerika dhe nga vende të tjera të botës.”

Presidenti Obama tha se në këta 15 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra “por e rëndësishme është të kujtojmë se çfarë kanë mbetur të pandryshuara janë vlerat thelbësore që na përcaktojnë se si amerikanë. Aftësia ripërtëritëse që na fuqizon… terorristët nuk kanë për të qenë kurrë të aftë t’i mundin Shtetet e Bashkuara,”- tha Presidenti.

Të dielën, në ditën e përvjetorit të 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtëpinë e Bardhë është në plan të zhvillohet një ceremoni përkujtimore, ku do të mbahet një minutë heshtje në respekt të viktimave. Më vonë, Presidenti Obama pritet të flasë në një ceremoni në Pentagon për të nderuar njerzit që u humën jetën në sulmet e 11 shtatorit.

Clintoni e kritikon paraqitjen e Trumpit në rrjetin TV rus

Kandidatja demokrate në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, e ka kritikuar rivalin e saj republikan, Donald Trump, për paraqitje në rrjetin televiziv, që udhëhiqet nga shteti rus dhe për lavdërimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Duke zhvilluar fushatë mbrëmë në Nju Jork, Clinton tha se paraqitja e Trumpit në RT-America më 8 shtator, një ditë pasi e lavdëroi Putinin se është lider më i mirë se presidenti amerikan, Barack Obama, demonstron se ai nuk është i gatshëm për të shërbyer në zyrën e presidentit.

“Për çdo ditë, kjo bëhet gjithnjë e më tepër shou real televiziv”, tha Hillary Clinton, dhe ka shtuar se “nuk është fushatë serioze presidenciale dhe është përtej imagjinatës për të pasur një kandidat për president, që e lavdëron autokratin rus, siç është Vladimir Putin”, tha Hillary Clinton.

Kritikët thonë se rrjeti RT, që transmeton program në gjuhën ruse dhe angleze, është mjet propagandues i qeverisë së Putinit.

Zoti Trump i tha këtij rrejti se nuk mendon se qeveria e Rusisë ka dorë në sulmin kibernetik të emailave të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, këtë vit, dhe ka shprehur dyshime në pohimet se Moska po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane, megjithqë ekspertë kibernetikë kanë konstatuar gjurmë të sulmeve në emaila nga Rusia.

Clinton: ISIS lutet që Trumpi të bëhet president i Amerikës

Hillary Clinton u përpoq të sigurojë izraelitët se ajo do të jetë një aleate më e fortë se rivali i saj Donald Trump, me pretendimin se grupi militant “Shteti Islamik” është duke u lutur që Trump të fitojë presidencën, shkruan Daily Mail.

“Ata po thonë: ‘Të lutem Allah. Bëje Trumpin president të Amerikës’, tha ajo në një intervistë në Israeli Channel 2.

Kandidatja demokrate kishte në shënjestër komentet kritike të Trumpit rreth myslimanëve, duke thënë se ai ka luajtur me duart e mbështetësve të ISIS-it.

Ajo i referohej një eseje të shkruar nga Matt Olsen, ish-drejtorit të Qendrës Kombëtare Antiterrorizëm, i cili ka treguar se duke e bërë fenë myslimane një çështje fushate, Trumpi u ka dhënë xhihadistëve një dhuratë të madhe.

Ligji, familjarët e viktimave të 11 shtatorit mund të padisin Arabinë Saudite

Në Uashington, Dhoma e Përfaqësuesve votoi njëzëri në favor të një ligji dypartiak, që do t’i lejonte familjet viktimave të 11 shtatorit të 2001-it ta hedhin në gjyq qeverinë e Arabisë Saudite, nën akuzën për mbështetje të terrorizmit. Ky ligj ka mbështetje të fortë nga familjet e vitkimave.

Senati e miratoi Aktin e Drejtësisë ndaj Mbështetësve të Terrorizmit në muajin maj, megjithë kundërshtimin e Arabisë Saudite, një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara. 15 nga të 19 personat që rrëmbyen avionët më 11 shtator ishin shtetas sauditë, por Rijadi i ka mohuar thëniet se ka patur rol në sulmet, apo që të ketë mbështetur organizata me lidhje me grupe terroriste.

Edhe Shtëpia e Bardhë është kundër këtij ligji, për shkak të shqetësimeve për dobësimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, për ekspozimin e shtetasve amerikanë jashtë vendit ndaj rreziqeve ligjore, si dhe ngaqë i hap rrugën padive ndaj Shteteve të Bashkuara nga vende të huaja. Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se do t’i vinte veton ligjit, në se ai miratohet nga ligjvënësit. Për ta refuzuar veton, do të nevojiteshin votat e dy të tretave të anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Trumpi nuk beson se Rusia po ndërhyn në zgjedhjet në SHBA

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump i ka thënë televizionit se “me gjasë” Rusia nuk po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Trump, i cili po kritikohet nga dy partitë për shkak se së fundmi ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin, është intervistuar nga gazetari amerikan Larry King, programi i të cilit shfaqet në RT Amerika, që është pjesë e rrjetit të njohur “Russia Today”.

Një zëdhënëse e Trump ka sygjeruar se Trump nuk ishte në dijeni që programi i King, ishte i lidhur me rrjetin e informacioneve të mbështetur nga Rusia.

Trump u pyet për raportet se agjencitë e inteligjencës amerikane janë duke hetuar nëse Rusia është duke ndërhyrë në zgjedhje përmes sulmeve kibernetike, por ai tha se është skeptik për një gjë të tillë.

Trump u pyet nëse Rusia po ndërhynë në zgjedhjet presidenciale në SHBA përmes sulmeve kibernetike, pasi shërbimet e inteligjencës amerikane janë duke hetuar një mundësi të tillë, Trump tha se është skeptik për një gjë të tillë.

“Nuk besoj se kjo ka gjasë nuk po ndodhë. Besoj se këto informacione po i hedhin në publik demokratët. Nëse janë duke ndërmarrë diçka, do të ishte mirë që të gjindej se kush qëndron prapa kësaj, në mënyrë që kjo gjë të marrë fund”, ka thënë Trump.

Ekspertët e kibernetikës kanë akuzuar agjencitë e inteligjencës ruse, se kanë hyrë në kompjuterët e Partisë Demoraktike.

FBI dhe CIA: Me mposhtjen e IS-it nuk përfundon kërcënimi nga terrorizmi

Edhe nëse mposhtet grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, kjo gjë nuk do të ndalë kërcënimet për botën e civilizuar, ka thënë drejtori i FBI-së, James Comey.

“Kërcënimi, që unë mendoj se do të dominojë në pesë vitet e ardhshme për FBI-në, do të jetë ndikimi i shtypjes së kalifatit, gjë e cila po ndodh”, ka thënë në një konferencë për media, Comey.

“Shumë vrasës nuk do të vdesin në fushën e betejës. Ata do të arrijnë të shpëtojnë”, ka thënë tutje ai.

Comey ka parashikuar se shumë luftëtarë militantë do të ikin për në vendet në perëndim të Evropës, duke tentuar që të kryejnë sulme të ngjashme si ato të Parisit dhe Brukselit, ndërkaq, militantë të tjerë do të sjellin luftën në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori i CIA-s, John Brennan është pajtuar se shumë luftëtarë, të cilët nuk do të vriten në fushë betejë, do të mundohen që të kthehen në vendet e tyre të origjinës dhe të kryejnë sulme terroriste atje.

Ai ka vënë në dukje se Al-Qaeda në Irak është pakësuar për nga numri i luftëtarëve por që akoma ka gjasa që të rishfaqet sikurse IS-i.

“Mendoj se një numër prej tyre do të vazhdojnë të mbesin sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe për qeveritë e tjera në vitet që do të vijnë”, ka thënë ai.

SHBA përkrah ndërhyrjen e Turqisë në Siri, Rusia ankohet

Operacioni tokësor i Turqisë në Siri si përkrahje për Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) është në interesin e sigurisë kombëtare, deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit

UASHINGTON – Operacioni tokësor i Turqisë në Siri si përkrahje për Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) është në interesin e sigurisë kombëtare, ka deklaruar të mërkurën Departamenti Amerikan i Shtetit..

“Veprimet të cilat i ndërmarrim kundër DAESH-it në Siri besojmë se janë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-ve si dhe të aleatëve dhe partnerëve tanë”, deklaroi zëdhënësi Mark Toner.

“Mendoj se e njëjta vlen edhe për Turqinë, pasi mendoj se mbrojtja dhe dëbimi i DAESH-it sa më larg kufirit të tyre është edhe në interesin e tyre të sigurisë kombëtare”, shtoi më tej ai.

Komentet u bënë në vazhdën e ankesave nga Moska në lidhje me zgjerimin e operacionit “Mburoja e Eufratit” që drejtohet nga Turqia.

Ministria e Jashtme ruse ka shprehur shqetësimet e veta në lidhje me misionin, duke theksuar se ai nuk është sanksionuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, as që ka marrë pëlqimin nga regjimi i presidentit sirian Bashar al-Asad.

Turqia, njëjtë si dhe SHBA-të, gjatë kohë thonë se qeveria në Damask ka humbur legjitimitetin e saj pasi ka vrarë më shumë se 400.000 njerëz, dhe ka detyruar zhvendosjen e rreth 10 milionë njerëzve të tjerë, shifra këto të publikuara nga Kombet e Bashkuara.

Trumpi sërish e lavdëron Putinin

Kandidati republikan për president, Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump edhe njëherë ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin dhe ka deklaruar se ai është lider më i mirë se presidenti amerikan, Barack Obama.

Putin “është shumë lider”, ka thënë Trump, gjatë një forumi presidencial në televizionin NBC.

Putin “ka kontroll të fortë mbi shtetin e tij”, ka thënë Trump.

“Është një sistem ndryshe dhe mua nuk më pëlqen një sistem i tillë. Por sigurisht, në atë sistem, ai është lider, më shumë lider se sa ka qeë presidenti ynë ”, ka shtuar Trump.

I pyetur se nëse ai do të përmirësonte marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Rusisë, nëse ai zgjidhet president, Trump ka thënë se “unë do të kem një marrëdhënie shumë të mirë me Puntinin dhe mendoj se do të kemi një marrëdhënie shumë shumë të mirë me Rusinë”.

Kandidati republikan, tha se Moska dëshiron që ta shkatërrojë Shtetin Islamik aq sa do edhe Uashingtoni dhe ka përsëritur qëllimin e tij, për të bashkëpunuar me Rusinë, për të mposhtur grupin militant në Siri dhe Irak.

Trump është kritikuar shpesh se lavdëron Putinin dhe liderë të tjerë.

Turqia dhe SHBA të gatshme ‘të godasin kryeqytetin e IS-it’

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka sugjeruar se ai dhe SHBA-ja janë të gatshëm që të largojnë të ashtuquajturin Shtet Islamik nga baza e tij në qytetin Raqqa në Siri.

Presidenti Erdogan tha se homologu i tij amerikan Barack Obama sugjeroi idenë e një aksioni të përbashkët kundër militantëve, gjatë takimit në Samitin G20 në Kinë, njofton BBC.

Ai tha se Turqia “nuk do të kishte problem” me një aksion të tillë.

Muajin e kaluar Turqia filloi një operacion brenda Sirisë, duke vënë në objektiv edhe IS-in dhe rebelët kurdë.

Milicia e mbështetur nga Turqia e detyroi IS-in të largohet nga kufiri në Jarablus, por Turqia gjtihashtu ishte e shqetësuar me kontrollin e avancimit të forcave kurde që i konsideron si terroriste.

Ofensiva po vazhdon dhe zëvendëskryeministri Nurettin Canikli, tha se forcat turke mund të hyjnë më thellë në Siri, pasi të kenë siguruar një zgjerim të tokës përgjatë kufirit, njofton Reuters.

Canikli tha gjithashtu se 110 luftëtarë të IS-it dhe milicisë kurde janë vrarë që prej fillimit të operacionit.

Rusia, që ishte aleate e Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, tha se ishte “shumë e shqetësuar” me avancimin turk.

Ambasadori Lu: Shqiptarëve u ka ardhur në maj të hundës, Al Kaponet shqiptare do t’i shkatërrojë FBI

Voal – Në konferencën në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, ambasadori amerikan Donald Lu tha se situata në Shqipëri është e rëndë.

“Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim” – tha Lu.

Ai mori shembull Al Kaponen.

“Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20 por në fund u arrestua, kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor. Situata edhe në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma do rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e krimit me politikën – thotë ambasadori.

Ai theksoi se pritshmëritë e mëdha janë nga Byroja e Hetimit, “për të cilën SHBA ka bërë një angazhim për ta mbështetur përmes bashkëpunimit me FBI amerikane”.

“Sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme. SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI. Do të ngrihet një grup serioz hetimi, ata do të bëjnë trajnimet më të mira me agjentët e FBI për të siguruar që ata do ta kryejnë mirë punën dhe do të mbikëqyren në punën e tyre” tha Lu.

 

Lu akuzon ashpër: Bosët e krimit lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve me njerëz me ndikim, si Al Kapone 

 

Ambasadori amerikan Donald Lu ka lëshuar një akuzë të fortë për qeverinë shqiptare, për ‘lidhjen e botës së krimit me njerëz me ndikim”, siç u shpreh sot në konferencën e qendrës Marshall në Tiranë.

Për të ilustruar botën e krimit, ai solli shembull Emiljano Shullazin si dhe Al Kaponen në SHBA, i cili drejtonte njerëz strategjikë në polici, në gjyqësor dhe në qeverisjen e qytetit.

“Në Shqipëri, situata është serioze, – vërejti Lu. – Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për akte kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit mund të lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim.”

Ambasadori theksoi se “në Shqipëri ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike, ndonëse kanë kryer krime.  Një nga këto raste është ai i trafikantit Emiljano Shullazi, i arrestuar kohët e fundit, i cili prej shumë vitesh është akuzuar për vrasje dhe trafik droge. Në Shqipëri duhet të punohet shumë ne luftën ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar t’i largojnë nga politika dhe qeverisja

Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për akte kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit mund të lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim.

Dhë në SHBA ka të tilla problem. Al Kapone, për shembull, drejtonte nëj grup kriminal në vitet ’20, por në fund u arrestua. Kishte pasuri prej 100 milionë USD, ndërtuar nga prostitucioni, trafiku etj. dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në polici, në gjyqësor dhe në qeverisjen e qytetit.

Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma në gjyqësor dhe ligji i dekriminalizimit do të ndihmojë që të rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e kriminelëve me politikën.

Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë. Largimi nga parlamenti i këtyre kriminelëve do të ketë një efekt të madh. Të dënuar bosët e krimit në Shqipëri – është gjithashtu një paralajmërim edhe për kriminelët e tjerë që t’i bashkohesh politikës është keq për biznesin: “Për të nxjerrë në pah aktivitetin tuaj kriminal, do t’ju fus në burg”.

Reforma në gjyqësor është e rëndësishme për të pastruar sistemin e gjyqësorit, sepse do të vendosë një prokurori të veçantë që do të ketë shenjëstër korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.

SHBA ka bërë dhe një angazhim për të mbështetur këtë byro investigimi nëpërmjet trajnimit, asistencës dhe bashkëpunimit me FBI-në amerikane.

Kryeministri Rama i ka vizituar zyrat e FBI-s1% në prill dhe është takuar me drejtuesin e saj dhe për të forcuar këtë angazhim, do të jetë një grup hetuesish që do t’u jepen teste, do të kenë trajnimet më të mira për pajijset më të mira dhe agjentët e FBI-së do të jenë të vendosur nga Uashingtoni për t’u siguruar që do të jenë efektivë në punën e tyre, pa lidhje politike.

Është në interesin e SHBA-së që Shqipëria të trajtojë në mënyrë të sukseshme problemet e krimit të organizuar; gjithashtu është në inters të BE-së, por mbi të gjitha është  në interest ë popullit shqiptar. Ne jemi të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, por e dimë që Shqipëria do të jetë e sukseshme me ndihmën e partnerëve,” përfundoi ambasadori amerikan.

Historike: Obama emëron myslimanin gjykatës federal

VOAL – UASHINGTON, 7 SHTATOR – Barack Obama bën histori duke emëruar myslimanin e parë gjykatës federal. “Jam krenar të shpall emërimin e Abid Qureshit. Kam besim se do të veprojë për amerikanët me integritet dhe me përkushtim ndaj drejtësisë,” pohon presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Emërimi, i pari për një mysliman, vështirë se do të gjeë konfirmin: kanë mbetur edhe vetëm pak muaj të presidencës, senati me shumicë republikane i ka ngrirë të gjitha emërimet e Obamës.

Komuniteti mysliman e duartroket Obamën, i cili e ka emërua Qureshin, kur Amerika ndodhet në mes të fushatës elektorale, gjatë së cilës Donald Trumpi e ka kritikuar sistemin gjyqësor dhe myslimanët. aa

 

Obama: Takimi me Putinin ishte “konstruktiv por jo vendosës”

Barack Obama gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Hangzhou të Kinës

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se ai kishte takim “efikas” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në samitin G20 në Kinë, me ç’rast ishte bisdeduar për Sirinë, Ukrainën dhe sigurinë kibernetike.

Obama u tha sot reporterëve në Hanzhou të Kinës se të dy liderët diskutuan për negociatat që po vazhdojnë ndërmjet diplomatëve të tyre të lartë për Sirinë.

Ai tha se janë pajtuar për tu dhënë instruksione diplomatëve që të vazhdojnë përpjekjet gjatë ditëve të ardhshme për arritjen e marrëveshjes që do të çonte në ndalje të qëndrueshme të armiqësive.

Zoti Obama ka theksuar se me këtë marrëveshje duhet të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare për civilët që po vuajnë.

Obama ka tërhequr vërejtjen se aktualisht në Siri, ku qeveria e Damaskut, që është aleate e Moskës, po i bombardon forcat opozitare “e pa ndëshkuar”, poforcohet aftësia e grupeve ekstremiste për të rekrutuar anëtarë të rinjë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se me Putininka biseduar edhe për Ukrainën dhe për urgjencën e implementimit të marrëveshjes së Minskut.

Ai tha se ia ka bërë të qartë liderit rus se derisa kjo marrëveshje të mos implementohet, Uashingtoni nuk do t’i tërheq sanksionet”.

Obama vlerësoi se takimi me Putinin ishte “konstruktiv por jo vendosës”.

Clintoni akuzon Putinin se po ndërhyn në zgjedhjet në SHBA

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, Hillary Clinton ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se ka miratuar “ndërhyrjen nga jashtë” në zgjedhjet presidenciale, pasi ai ka thënë se rrjedhjet e fundit të emailave të demokrateve ishin një “shërbim publik”.

Putin në një intervistë për Bloomberg ka hedhur poshtë akuzat se qeveria ruse qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj dekomratëve por ka thënë se nuk ka rëndësi se kush ka hakuar këto të dhëna por gjëja e rëndësishme sipas tij “është se këto të dhëna u janë ofruar publikut”.

Zëdhësi i Clinton, Jesse Lehrich ka thënë se “Putin i është bashkuar kandidatit republikan Donald Trump, në përkrahjen e ndërhyrjes nga jashtë në zgjedhjet në SHBA dhe është e qartë se kjo gjë është dizajnuar për t’i shkaktuar dëm politik, Hillary Clinton dhe demokratëve”.

Zëdhënësi i Klinton ka thënë se ata akoma besojnë se prapra sulmeve kibernetike qëndron Rusia.

“Kjo është një çështje e sigurisë kombëtare dhe çdo amerikanë meriton një përgjigje me mundësinë që fushata e Trump mund të jetë e lidhur me Kremlinin”, ka thënë Lehrich.

Trumpi nuk e zbut agjendën anti-emigracion

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, theksoi vendsmërinë e tij për të mbajtur të huajt jashtë SHBA-së.

Trump, gjatë një fjalimi të shumëpritur, tha se do të ngrejë një “task-forcë dëbimi” për të kthyer prapa të gjithë ata që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.

Ai po ashtu tha se nuk do të lëshojë viza për qytetarët e vendeve si Siria dhe Libia, qeveritë e të cilave nuk janë në gjendje të bëjnë kontrolle të duhura.

“Do të pezullojmë dhënien e vizave në çdo vend, ku nuk mund të bëhet shqyrtimi adekuat i të dhënave”, tha Trump.

Trump, duke folur në Arizonë, u zotua se do të ndërtojë mur në kufirin SHBA-Meksikë dhe se do ta detyrojë Meksikën të paguajë për të.

Obama me gjasë do të zhvillojë takim joformal me Putinin javën tjetër

Foto nga arkivi

Presidenti i SHBA, Barack Obama ka gjasa të ketë një takim joformal me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë samitit të javës së ardhshme të G20 që do të mbahet në Kinë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Zëvndës këshilltari për Siguri Kombëtare, Ben Rhodes u ka thënë gazetarëve se nuk është akoma e sigurt nëse Obama do të zhvillojë takim formal me Putinin gjatë samitit që do të mbahet më 4 dhe 5 shtator, por se të dy liderët shpesh bisedojnë në margjinat e samiteve të tilla.

“Ne zakonisht mundohemi që të gjejmë mundësi që dy liderët të kalojnë një kohë së bashku, në biseda që zakonisht fokusohen në Sirinë dhe Ukrainën”, ka thënë ai.

Obama ka pasur vështirësi që të gjejë gjuhë të përbashkët me Rusinë për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka thënë se takimi në mes të Obamas dhe Putinit akoma nuk është koordinuar.

“Ne jemi të gatshëm por akoma nuk kemi arritur një marrëveshje”, ka thënë Peskov.

Ambasadori Donald Lu: Kam dëgju që shqiptarët janë të besës, por politikanë më të pabesë nuk ka bota

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Ju drejtohem juve, për t’ju falenderuar për pjesëmarrjen masive në lotarinë amerikane. Kjo tregoi vlerësimin e lartë që keni ju për vendin tim, pavarësisht se kjo do të thotë që nuk keni aspak konsideratë për vendin tuaj.

Kishte kohë që Evropa nuk kishte parë dëshirë të tillë të qytetarëve të një vendi që të iknin nga vendlindja. Ky ishte një sinjal që mori edhe BE, se pavarësisht se ju do të bëheni një ditë pjesë e saj, zemrën e keni në SHBA.

Unë kam pak kohë që rri në vendin tuaj. Në fillim më bëri përshtypje që çdo gjë që thonin ambasadorët, ju e merrnit për flori safi. Nuk kisha parë njerëz më të verbër në besimin ndaj të huajve. Por pastaj, kur pashë se ata që ju drejtojnë apo merren me politikë tek ju, janë më të pashpirt se çdo i huaj dashakeq, ndaj jush, e kuptova pse na shikoni në dritë të syrit.

Kisha lexuar për ju që jeni popull i besës. Mbase kjo ka ndodhur në historinë e largët. Apo e kanë shqiptarë që unë ende nuk i kam njohur. Pasi politikanët tuaj nuk ka si bëhen më të pabesë.

Ambasadori Arvizu më kishte treguar se jeni popull trim. E kishte parë këtë, kur u hodhët në erë në Gërdec dhe ju vranë në 21 Janar, e ju nuk nxorët gjysëm fjale. Po t’ia kishin bërë një populli tjetër, do të kishte reaguar. Por ju me trimëri, nuk e keni hapur gojën.

Librat e historisë thonë për ju shqiptarët e mi të dashur se nuk ju trembet syri dhe e keni ndjesinë e drejtësisë. Por më ka bërë përshtypje që ndaj çdo padrejtësie, ju ia mbathni nga sytë këmbët. Në përgjithësi popujt e civilizuar nuk lejojnë që të manipulohen. Reagojnë ndaj qeverive. Ndërsa ju reagoni në mënyrë shumë të çuditëshme. Ikni.

Këto libra thonë gjithashtu për ndjenjën e drejtësisë që është në shpirtin tuaj. Me thënë të drejtën, nëse do të ishte e vërtetë, nuk duhej të kishit një drejtësi kaq të korruptuar. Dhe më ngjan se juve nuk ua ka qejfi drejtësinë, por doni të jeni gjithmonë në anën e fituesit. Thellë në shpirt, më ka lindur dyshimi se ju nuk doni një drejtësi të paanshme, por doni të shikoni gjyqtarët të nxjerrin nga hundët lekët që ju keni dhënë dhe mbani shpresë se nga vendet që do lirohen, mbase do të përfitoni ndonjë. Sa për politikanët, jam i bindur që as ju intereson fare.

Të dashur qytetarë.

Me ndjenjën e thellë të keqardhjes, dua t’iu them se ky mund të jetë viti i fundit i lotarisë amerikane. Kush e mori, e mori dhe kush u dogj, u dogj. Por kam dëgjuar se jeni të zotë në dokumente fallco dhe emigracion klandestin.

Rrugët janë të hapura, dhe kjo është një sfidë e re për ju.

Ju uroj vrapim të mbarë. Por herë pas here, mund të kujtoheni se nuk ju mungon asgjë që edhe vendin tuaj ta bëni të begatë.

Me dashuri,
Donald Lu

SHBA pret 10 000 refugjatë sirianë

Tri familje refugjatësh nga Siria sot do të largohen nga Jordania dhe do të vendosen në Shtetet e Bashkuara si pjesë e programit të presidentit Barack Obama për pranimin e 10 000 refugjatëve sirianë. Ambasadorja amerikane në Jordani, Alice Wells sot pas takimit me refugjatët tha se ata janë në kategorinë e udhëtarëve më të verifikuar që udhëtojnë drejt Shtetet e Bashkuara.

Një familje katër anëtarëshe do të vendoset në Sharllotsvill të Virxhinias, ndërsa dy familjet e tjera gjashtë anëtarëshe do të vendosen në San Diego të Kaliforni.

Ato janë në mesin e një grupi të madh refugjatësh sirianë të cilët do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të dielën dhe të hënën.

Pasi përshëndeti familjet në Aman dhe foli për krizën e vazhdueshme në Siri, ambasadorja amerikane në Jordani, Alice Wells, tha se ky program është i sigurtë dhe se refugjatët sirianë janë udhëtarët më të verifikuar që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara:

“Dua të jem e qartë: përmbushja e objektivit për pranimin e 10.000 refugjatëve sirianë nuk po bëhet në kurriz të masave tona të fuqishme të sigurisë. Refugjatët janë kategoria më e kontrolluar e udhëtarëve që shkojnë në Shtetet e Bashkuara.”

Nadim Fawzi Jouriyeh dhe familja e tij janë në mesin e atyre që do të vendosen në San Diego.

“Kam frikë dhe jam i gëzuar. Kam frikë nga gjërat e panjohura, por jam i tepër i gëzuar për fëmijët e mi dhe për të ardhmen e tyre”, thotë ai.

Refugjati i 10.000-të sirianë së shpejti do të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara, si pjesë programit të Presidentit Obama për pranimin e refugjatëve sirianë.

Në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Shtetet e Bashkuara kanë verifikuar biografinë dhe historinë e 10.000 refugjatëve sirianë, që jetojnë kryesisht në Jordani.

Shtatëdhjetë e pesë përqind e këtyre sirianëve kanë qenë objekt i dhunës apo torturës, dhe dy të tretat e tyre janë nën moshën 18 vjeç.

Premtimi i Donald Trumpit: I dëboj emigrantët e paligjshëm që të nesërmen e betimit

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump thotë se ai do të fillojë të dëbojë emigrantët ilegalë, sapo të bëj betimin për president, nëse ai fiton zgjedhjet e 8 nëntorit.

“Në ditën e parë unë do të filloj largimin e shpejt të emigrantëve ilegalë – përfshirë këtu edhe qindra mijëra emigrantë ilegalë me precedent penalë, të cilët janë lënë të lirë në komunitetet në SHBA gjatë adminsitratës Obama-Clinton”, ka thënë Trump më 27 gusht gjatë një tubimi në Iowa.

Kundërkandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka shërbyer si sekretare e shtetit, gjatë mandatit të parë të presidentit Barack Obama. Presidenti i ardhshëm amerikan do të bëjë betimin më 20 janar.

Trump, 70 vjeç, përsëriti premtimin e tij për të “ndërtuar një mur të madh në kufi” dhe tha se do të institucionalizojë një program mbarkombëtar, “e-verify”, përmes së cilit, sipas tij, do të parandalohet që emigrantët ilegalë të marrin ndihmë sociale.

Ai tha se ky sistem gjithashtu do të gjurojmë nëse migrantëve u ka skaduar viza dhe më pas ata do të dëbohen për në vendet e tyre të origjinës.

Trump tha se vota për kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton “është botë për kufinj të hapur”.

Clintoni mbështetet nga shumica e të rinjve në zgjedhjet presidenciale

Sipas sondazhit, 64 për qind të rinjve nga gjenerata ”Y” nga grupi i moshës 18-35 vjeçare të cilit formojnë 22 për qind të anketës, njoftuan se do të votojnë Clintonin

NEW YORK – Më shumë se gjysma e votuesve të grupit mes moshës 18-35 vjeçare që kanë marrë pjesë në anketën e Universitetit Quinnipiac në SHBA, kanë deklaruar se në zgjedhjet presidenciale do të përkrahin kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary Clinton.

Sipas njërës prej anketave më të fundit në vend, të rinjtë e gjeneratës ”Y” që për herë të parë do të votojnë, kandidatin e partisë Republikane Donald Trump e konsiderojnë si një njeri ”me mungesë mëshire”, si dhe aftësinë dhe përvojën e tij e komentojnë si të pamjaftueshme.

Në anketën e realizuar nga Universiteti Quinnipiac mes datave 18-24 gusht, në të cilën kanë marrë pjesë 1.498 votues, shkalla e Clinton-it u bë 10 për qind më shumë se ajo e Trumpit. aa

Zyrtari i DASH: Islami radikal nuk është pjesë e kulturës shqiptare

Për zgjidhjen e problemit të radikalizimit fetar, Kosova dhe vendet e Ballkanit duhet të ndihmohen në rrugën e integrimit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried. Në një intervistë për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zoti Fried tha gjithashtu se Kosova duhet të nxisë dhe kultivojë traditat e saj të tolerancës dhe të mos ndikohet nga forcat e jashtme.

Zgjidhja e problemit të radikalizimi fetar në Ballkan është integrimi i vendeve të rajonit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit Daniel Fried. Koordinatori për Politikat e Sanksioneve dhe ish Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, thotë se qeveritë e vendeve të rajonit duhet të inkurajojnë institucionet fetare vendase të cilat janë të njohura për tolerancën e tyre.

“Ekstremizmi dhe islami radikal në fakt nuk janë pjesë e kulturës boshnjake ose asaj shqiptare. Ato janë importuar. Qeveritë në rajon duhet të ndihmojnë tradidat e tyre islamike që janë shumë më tolerante. Kjo është një përpjekje e vështirë.”

Zoti Fried tha se edhe pse Kosova është një vend e ri me institucione jo shumë të forta, ajo është në një pozitë më të mirë për ta luftuar radikalizmin se sa në kohën kur ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së.

“Nëse Kosova nuk do të ishte e pavarur. Nëse ende do të ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së, problemi i radikalizimit do të ishte më i madh. Por, pasi Kosova është vend i pavaruar, pasi Evropa dhe Shtetet e Bashkuara shihen si faktor ndihmues në Kosovë, ne kemi kapital politik atje.”

Ai shtoi se banorët e Kosovës duhet të nxisin dhe kultivojnë tradidat e tyre të tolerancës dhe të mos ndikohen nga forcat e jashtme.

Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë muajve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i përfshirjes së qytetarëve të Kosovë në luftërat në Lindjen e Mesme, por ka ka pasur përpjekje për t’u bashkuar në këto luftëra. Aktualisht, sipas zyrtarëve të qeverisë, në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme ndodhen rreth 80 qytetarë nga Kosova, ku gjysma prej tyre janë gra dhe fëmijë.

VOA

CIA publikon dokumente të Luftës së Ftohtë

Agjencia Qendrore e Zbulimit amerikan, CIA, ka bërë publike 2500 dosje sekrete, që janë përdorur për të informuar presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford gjatë viteve 1970-të, duke hedhur kështu më shumë dritë mbi këtë periudhë kritike të Luftës së Ftohtë.

Në 28 mijë faqet e dokumentave ndodhen pjesë me të dhëna magjepsëse për zhvillimet botërore, përfshirë luftën e debatueshme në Vietnam, gjatë së cilës humbën jetën mbi 58 mijë ushtarakë amerikanë.

Me këto dosje janë informuar presidentët Nixon dhe Ford gjatë një periudhe tetë-vjeçare, që nga janari i vitit 1969. Ato ofrojnë të dhëna rreth ngjarjeve si vizita historike e zotit Nixon në Kinë dhe në Bashkimin Sovjetik, të parat vizita të një presidenti amerikan, si dhe për periudhën e skandalit që rezultoi në dorëheqjen e tij.

Dosjet e informimit të viteve të Presidentit Ford përshkruajnë momente historike, si mbarimin e luftës në Vietnam, si dhe vdekjen e themeluesit të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun.

Kur Presidenti Nixon mbërriti në Pekin, më 21 shkurt 1972, dosjet përshkruajnë në mënyrë të detajuar se cilët zyrtarë kinezë morën pjesë në aktivitetet e ndryshme, duke synuar kështu një pamje më të plotë të funksionimit të byrosë politike kineze, një organizëm që vëzhgohet nga afër edhe sot.

Çdo fashikull informues prej rreth 10 faqesh tregon se sa pak dinte CIA rreth Kinës, vendin me popullsinë më të dendur në botë që sapo kishte filluar të merrte një rol global pas mbi dy dekadash izolimi.

Përmbledhja e CIA-s pas vizitës e informonte Presidentin Nixon se vizita tronditi Bashkimin Sovjetik dhe Japoninë, si dhe motivoi vendet evropiane për t’u angazhuar me Kinën. Ndërsa vetë Kina përshkruhet si “përgjithësisht e kënaqur” prej vizitës së tij.

Më 10 gusht 1974, një ditë pas dorëheqjes së zotit Nixon, dosja informuese për Presidentin e ri Ford ofron detaje për reagimet në botë ndaj largimit të zotit Nixon.

“Asnjë nga vendet që krijojnë zakonisht telashe nuk ka shkaktuar as edhe një lëkundje të vetme”, thuhet në dosje.

Gjatë një informimi të gati një viti e gjysëm më vonë, Presidenti Ford mësoi për vdekjen e Mao Ce Dunit, i cili përshkruhet si “forca dominuese në politikat kineze”.

Këto dosje të CIA-s për informimin e zyrtarëve më të lartë nuk tregojnë se sa u ndikua vendim-marrja e zotit Nixon, i cili ishte përgjithësisht natyrë e tërhequr. Presidenti Nixon kishte vendosur mos të informohej drejtpërdrejtë nga zyrtarët e CIA-s, por nëpërmjet këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Henry Kissinger.

Një dokument tjetër tregon se zyrtarët e CIA-s ndjeheshin të dekurajuar prej mungesës së kontaktit të drejtpërdrejtë me Presidentin Nixon, i cili mbante mëri ndaj agjensisë së zbulimit për shkak të humbjes në zgjedhjet e vitit 1960 përballë Presidentit John F. Kennedy. Zoti Nixon besonte se CIA nuk kishte hedhur poshtë pohimin e gabuar të zotit Kennedy se SHBA-ja kishte hequr dorë nga pozita e tyre si vendi me teknologjinë më të përparuar të raketave balistike ndërkontinentale përballë Bashkimit Sovjetik.

Në një përmbledhje të vitit 1973, zoti Nixon u informua për një takim që do të mbahej nga Organizata për Bashkimin Afrikan. Aty thuhet se prania e Izraelit në Afrikë do të shndërrohej në çështje parësore në këtë konferencë, për shkak edhe të kërkesave të Presidentit libian Moammar Gadhafi që “shtetet afrikane të ndërpresin marrëdhëniet me Izraelin, ose të humbasin ndihmën që Libia jep për to dhe për grupet çlirimtare”.

Në Kili, zgjedhja në vitin 1970 e Presidentit Salvador Allende e shqetësoi zotin Nixon, i cili mendonte se Kili do të bëhej një “Kubë e dytë”, një vend tjetër komunist në hemisferën perëndimore.

Gjatë tre viteve në vazhdim, Presidenti Nixon dhe zoti Kissinger përdorën CIA-n për të mbështetur fshehurazi kundërshtarët e zotit Allende, me synimin për ta hequr nga pushteti, ose për të nxitur një grusht shteti. Zoti Allende u vra gjatë një puçi në shtator 1973, të udhëhequr nga komandanti i ushtrisë, Augusto Pinochet, duke shkaktuar kështu dekada të tëra debati për rolin e CIA-s në këtë puç. Në këto dosje informimi nuk konfirmohet roli i drejtpërdrejtë mbështetës i CIA-s për rrëzimin e qeverisë kiliane.

Në këto dosje i kushtohet vëmendje e konsiderueshme zhvillimeve në Indokinë, ku SHBA-ja po përpiqej të tërhiqej prej luftës në Vietnam dhe të mbështeste qeveritë që po dështonin në Kamboxhia dhe Laos.

Jo i gjithë informacioni i CIA-s në këto dosje rezulton të ketë qenë i saktë. Një analizë e paraqitur Presidentit Ford më 28 mars 1975, parashikonte se forcat vietnamezo-jugore, të trajnuara nga SHBA-ja, do të ruanin stabilitetin deri në fillimin e vitit 1976. Vetëm një muaj pas këtij informacioni, forcat komuniste nga Vietnami i veriut morën Sajgonin, kryeqytetin e Vietnamit jugor.

Presidenti Ford ndoqi një praktikë tjetër nga Presidenti Nixon, duke preferuar të informohej vetë drejtpërdrejtë nga zyrtarët e CIA-s. Publikimi i këtyre ish-dosjeve sekrete është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të bërë të ditura të dhënat e zbulimit që u janë dhënë presidentëve amerikanë. Ato u bënë publike nga drejtori aktual i CIA-s, John Brennan dhe nga drejtori kombëtar i zbulimit, James Clapper, në Bibliotekën Presidenciale “Richard Nixon”, në Yorba Linda të Kalifornisë.

Nënpresidenti Biden konfirmon mbështetjen e SHBA për Turqinë

Nënpresidenti amerikan Joe Biden konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Turqinë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti muajin e kaluar. Gjatë një konference për shtyp, zoti Biden dënoi me forcë puçin e anëtarëve të forcave të armatosura turke dhe mohoi kategorikisht që Shtetet e Bashkuara të kishin patur dijeni paraprakisht.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbërriti në Turqi ndërsa avionët amerikanë filluan të ndihmojnë Turqinë në ofensivën e saj të re ushtarake në Siri.

Nënpresidenti amerikan zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin Binali Yildirim. Duke folur pas takimit gjatë një konference për shtyp, zoti Biden rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur për Turqinë:

“Si një vend aleat dhe mik i kahershëm i popullit turk, gjendem sot këtu për të shprehur me terma absolutë mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për Turqinë, pas një përpjekje të dështuar për puç që ndodhi muajin e kaluar.”

Zoti Biden shprehu trishtimin për puçin ushtarak të datës 15 korrik dhe e dënoi atë me forcë.

“Shtetet e Bashkuara nuk patën paraprakisht asnjë lloj dijenije për atë çfarë ndodhi më 15 korrik. Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan dënojnë me neveri atë çfarë ndodhi dhe nuk do të mbështesnin në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë të mundshme veprimet tradhëtare të anëtarëve të forcave tuaja të armatosura.”

Nënpresidenti Biden konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin me Turqinë, ndërsa kjo e fundit do të vazhdojë të paraqesë informacion të mëtejshëm në lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon si organizator të puçit.

Kërkesa e Turqisë për ekstradimin e tij u përsërit gjatë takimeve të sotshme dypalëshe.

Edhe përpara mbërritjes së zotit Biden në Turqi, Presidenti Erdogan përsëriti gjatë një fjalimi kërkesën për ekstradimin e Fethullah Gulenit:

“Nëse një vend kërkon ekstradimin e kriminelëve nuk mundeni ta kundërshtoni. Duhet t’i ekstradoni… Do ta përsëris sot në takim. Kemi dërguar një dosje me 85 fashikuj. Do të dërgojmë edhe materiale të tjera për puçin e 15 korrikut. Nëse jemi partnerë strategjikë, SHBA-ja nuk përfiton gjë duke mbajtur atë person.”

Gjithashtu, autokolona e Nënpresidentit amerikan u prit në rrugët e Ankarasë nga protestues me parulla:

“Të gjithë shtetasit tanë që dolën kundër puçit u bënë martirë. Shumë u plagosën. Ne duam ekstradimin e personit përgjegjës. Nëse duan munden ta ekstradojnë. Kjo është kërkesa jonë e vetme.”

Pas përfundimit të takimeve në Turqi, Nënpresidenti Biden do të udhëtojë në mbrëmje drejt Suedisë.

Hakerët rusë dyshohet se kanë ndërhyrë në New York Times

FBI po heton nëse hakerët rusë kanë kryer disa sulme kibernetike kundër gazetës New York Times.

Besohet se inteligjenca ruse mund të jetë prapa sulmeve, të cilat kanë pasur në shënjestër gazetarë individualë, raporton Associated Press.

Hetuesit nuk besojnë se është prekur i gjithë rrjeti i gazetës.

Një zëdhënës i New York Times-it po ashtu ka thënë se sistemet e brendshme nuk janë prekur.

Televizioni CNN ka raportuar i pari për këtë veprim dhe ka thënë se ndërhyrjet në gazetë datojnë me muaj.

Nuk është e qartë se cili mund të jetë motivi i sulmeve kibernetike.

A është riorganizimi i fushatës Trump sinjal për ndryshim?

Kandidati republikan presidencial Donald Trump riorganizoi drejtimin e fushatës së tij javën e kaluar duke emëruar anketuesen Kellyanne Conway dhe shefin ekzekutiv të agjencisë së lajmeve “Breitbart”, Steve Bannon në krye të ekipit të tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Amanda Scott njofton nga Uashingtoni se riorganizimi vjen mes shifrave në rënie në anketa dhe debateve mbi lidhjet e ish kreut të fushatës Paul Manafort me ish qeverinë ukrainase.

Pas njoftimit për ndryshime të enjten, Trump si rrallë herë, kërkoi ndjesë për disa nga retorikat e ashpra dhe fyese që kanë qënë karakteristika dalluese të fushatës së tij.

“Ndonjëherë në debate të ndezura dhe duke folur për një numër çështjesh, nuk zgjedh fjalët e duhura dhe më besoni… pendohem, veçanërisht në ato raste kur mund të kem shkaktuar dhimbje personale.”

Duke folur për një program të rrjetit ABC, kreu i partisë republikane Reince Priebus tha se beson se zoti Trump mund të bëjë kthesë dhe të luajë rolin e një udhëheqësi të madh.

“Në fund të fundit, personi përgjegjës për fushatën e Donald Trumpit është Donald Trumpi. Mendoj se ai është në rrugën e duhur për të rikalibruar fushatën dhe për të dalë fitimtar.”

Duke folur në të njëjtin program, menaxheri i fushatës Clinton, Robby Mook shprehu kundërshtime.

“Nuk kemi parë ndryshim. Vetë Donald Trump thotë se ky nuk është ndryshim. Ai do që të jetë vetvetja.”

Zoti Mook tha gjithashtu se megjithë largimin e kreut të fushatës së zotit Trump, Paul Manafort, Kremlini është ende i përfshirë në fushatën e tij.

“Ne duam që Donald Trumpi të na shpjegojë sesa e shtrirë është dora e Kremlinit në zemër të fushatës së tij. Ka një rrjet interesash financiare që nuk janë bërë publike.”

Zoti Mook i ka bërë thirrje zotit Trump të bjerë dakort për datat e debateve presidenciale. Zoti Trump është ankuar se dy nga tre datat e propozuara për debat përkoujnë me ndjeshjefutbolli. Menaxheri i fushatës së zotit Trump tha se ata ende janë duke diskutuar për datat e debateve.

Befason Obama: Nëse Trumpi bëhet president, unë dhe familja e braktisim SHBA-në

Barack Obama në një intervistë me gazetën amerikane “World News Politics”, tha se në rast se Donald Trump bëhet president i SHBA, ai pa asnjë hezitim së bashku me familjen do të largohet nga Amerika.

“Këtë çështje e kam diskutuar seriozisht me gruan dhe fëmijët dhe të gjithë jemi të mendimit se do të largohemi nga Amerika në rast të fitores së Trump”, shtoi presidenti i pare me ngjyrë i SHBA-së.

Ai gjithashtu tha se po diskuton me kryeministrin kanadez Justin Trudo, për një kalim të mundshëm të familjes Obama në Kanada.

Shtëpia e Bardhë dënoi sulmin në Turqi

Në Turqi një shpërthim vdekjeprurës në një dasëm ka shkaktuar rreth 51 të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Zyrtarët turq thanë se autori i sulmit ishte mes moshës 12 dhe 14 vjeç.

Agjencica shtetërore turke e lajmeve Anadolu citon guvernatorin e provincës Gaziantep të ketë thënë se shpërthimi ishte një sulm terrorist që ndodhi në rajonin problematik juglindor të vendit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e dënoi sulmin, për të cilin ai fajësoi militantët e Grupit Shteti Islamik. Në një deklaratë me shkrim të botuar në mediat turke, Erdogan shrkuan se “nuk ka dallim mes ISIS-it, militantëve kurdë të PKK-së dhe pasuesve të klerikut mer banim në SHBA Fethullah Gulen, për të cilin ai thotë se organizoi grushtin e shtetit të muajit të kaluar.

Megjithatë, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, për të cilin zëvendëskryeministri Mehmet Simsek tha se ishte një sulm vetëvrasës me bombë. Zyrtarë të tjerë thanë se në këtë sulm mund të kenë patur gisht rebelë kurdë dhe militantë të Shtetit Islamik.

Shpërthimi ndodhi në një dasëm në Gaziantep, një qytet i rëndësishëm i Turqisë me një popullsië të madhe kurde, rreth 60 kilometra në veri të kufirit me Sirinë.

Sipas njoftimeve lokale, në dasëm ka patur një numër të madh kurdësh, gjë që ka nxitur spekullimet për përfshirjen e xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Partia Demokratike e Popullit pro-kurde, ciothet të ketë thënë se anhëtarë të saj kanë qenë të pranishëm në dasëm, ku kishte edhe një numër të madh grash dhe fëmijësh.

Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin përmes një deklarate, ku dënoheshin “autorët e këtij akti barbar në mesin e një dasme”. Në deklaratë thuhej se “Nënpresidenti Biden shkon më 24 gusht në Ankara, për të ritheksuar përkushtimin tonë për të bashkëpunuar me Turqinë, aleatin dhe parntertin tonë të vlefshëm të NATO-s, në konfrontimin me terrorizmin.”

Kapelani mysliman i ushtrisë amerikane

Kandidati republikan për president Donald Trump shkaktoi një furtunë mediatike gjatë polemikave me familjen e një ushtari mysliman që ka dhënë jetën për vendin. Ndërkohë, larg vëmendjes mediatike, mijëra ushtarakë myslimanë amerikanë janë duke i shërbyer vendit të tyre pa bërë zhurmë.

Në kujtim të viktimave të 11 shtatorit është ngritur një faltore në brendësi të Pentagonit, pikërisht aty ku ekstremistët islamikë sulmuan godinën 15 vite më parë.

Aty tashmë dëgjohet thirrja myslimane për faljen.

Dawud Agbere është një ndër pesë kapelanët myslimanë të ushtrisë. Që kur u caktua në Pentagon, ai udhëheq faljen e pasdites duke u ofruar bashkëbesimtarëve mundësinë e lidhjes me Krijuesin.

“Na ka bashkuar si komunitet dhe na ka mundësuar vendin ku të vijmë çdo ditë për t’u falur; është një gjë shumë e madhe,” thotë punonjësja e Pentagonit, Habiba Heider.

Zoti Agbere nuk është një nënkolonel tipik. Ai është lindur dhe rritur në Gana, në Afrikën Perëndimore.

“Im atë përpiqej të më fuste si kapelan në ushtrinë e Ganës. Por, pastaj fitova llotarinë amerikane… Ndërsa rritesh në Afrikë, jo vetëm në Gana, Amerika është toka e begatisë. Është vendi ku shkon dhe ja del mbanë,” kujton ai.

Por, pasi u dha mësim për disa muaj fëmijëve të shkollave të mesme, ai vendosi se i nevojitej më shumë disiplinë dhe rregull.

“Me shumë lehtësi u bëra pjesë e ushtrisë; si në shtëpinë time,” thotë zoti Agbere.

Karriera e tij ushtarake e ka çuar në zona lufte në Afganistan dhe Irak. Duke qenë shpesh i vetmi mysliman në njësinë e tij, zoti Agbere thotë se ka punuar të bashkojë kulturat e ndryshme.

“Kur më shohin mua në këtë unifomë,… nuk u shkon mendja se ka myslimanë në SHBA, jo më në Ushtrinë e SHBA-së. Dhe kur më shohin, shokohen, por edhe lumturohen,” thotë nënkoloneli Agbere.

Në shtëpi, zoti Agbere u mëson fëmijëve vlerat e Islamit dhe rëndësinë e karakterit.

“Na thotë se megjithëse mund të marrim nota të mira, pa karakterin ato nuk do të thonë asgjë,” thotë i biri, Tilahta Agbere.

Ndërkohë që po zhvillohet debati politik rreth propozimit për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në SHBA, zoti Agbere i mëson familjes së tij të jenë të sjellshëm me të tjerët.

Si kapelan në ushtri, ai i ka shërbyer Amerikës për dy dekada, por ai nuk i gjykon ata që janë përpjekur të përgojojnë fenë e tij.

“Pa diskutim që disa prej këtyre gjërave vijnë prej injorancës dhe unë e shikoj këtë si një mundësi për t’i mësuar njerëzit… Pra, unë dua të vazhdoj progresin dhe të përkufizoj ngjarjen time; jo të më përkufizojnë ngjarjet mua,” thotë ai.

Trumpi kërkon falje për komentet e mëparshme

Republikani Donald Trump shprehu dje keqardhje për komente që ka bërë në të kaluarën, për të cilat tha se mund të kenë prekur personalisht të tjerë. Kohët e fundit kandidati republikan u bë objekt kritikash pasi sulmoi familjen e një ushtari të vrarë amerikan, të besimit mysliman. Khizr Khan, babai i kapitenit Humayun Khan, i cili u vra në Irak në 2004, e kritikoi zotin Trump në Kuvendin demokrat.

Komentet e zotit Khan në kuvend u pasuan nga një barazh sulmesh, dhe kritikash nga kandidati republikan. Tani Donald Trump e ka ndryshuar tonin:

“Nganjëherë në një debat të ndezur, kur je duke folur për një numër temash, nuk zgjedh fjalët e duhura, ose thua diçka të gabuar. Më vjen keq që e kam bërë një gjë të tillë, pasi i kam shkaktuar dhimbje personale dikujt tjetër”.

Komentet pa dorashka dhe akuzat pa filtër kanë qenë një ndër elementët që i kanë tërhequr përkrahësit tek kandidati Trump, i cili edhe më parë ka shkaktuar polemika me retorikën e tij, por radhë herë ka kërkuar falje.

Por javët e fundit ai është përballur me rënien e popullaritetit në anketa, në krahasim me rivalen demokrate Hillary Clinton. Si rezultat ai ka riorganizuar stafin e tij duke zëvendësuar disa prej krerëve të fushatës.

Zoti Trump gjithashtu ka hequr dorë nga fjalimet e lira, duke ndjekur tani tekstin e parapërgatitur gjatë komenteve në tubime.

Zonja Clinton reagoi duke thënë se megjithë ndryshimet në stafin e fushatës republikane, do të jetë e pamundur të ndryshohet Donald Trumpi:

“Ai mund të punësojë njerëz të rinj, të heqë drejtues nga fushata. Mund të lexojë fjalët nga teksti i parapërgatitur, por ai mbetet i njejti person”.

Anketat tregojnë rënie të vazhdueshme të popullaritetit të kandidatit republikan ndër votuesit ameriakanë. Gazeta The New York Times, në faqen e saj elektronike “538” ku bën parashikime mbi zgjedhjet, si dhe Konsorciumi Zgjedhor i Universitetit Princeton dhe faqja elektronike PredictWise thonë se zonja Clinton ka mbi 80 për qind shanse për të fituar. Në radhët e komunitetit afrikano-amerikan ajo gëzon mbështetjen e 95% të votuesve, krahasuar me 5% për kandidatin Trump.

Paul Manaforti jep dorëheqjen nga fushata Trump

Kreu i fushatës së presidenciale republikane, Paul Manafort, dha dorëheqjen, thuhet në një deklaratë të publikuar sot.

Roli i zotit Manafort u minimizua këtë javë kur Donald Trump punësoi një shef të ri ekzekutiv dhe një menaxher të fushatës në përpjekje për të ndihmuar kandidatin të ndryshojë rrjedhën e rënies në anketat e opinionit që kanë shqetësuar thellësisht drejtuesit e partisë republikane. Zoti Manafort ka qënë gjithashtu subjekt i mbulimeve intensive të lajmeve për punën e tij për ish presidentin pro-rus të Ukrainës Viktor Yanukovich që dyshohet të ketë përfshirë pagesa secrete prej miliona dollarësh. Zoti Manafort mohoi të ketë marr ndonjë pagesë.

Fushata republikane tha se zoti Manafort ofroi dorëheqjen e tij dhe zoti Trump e pranoi atë duke e falenderuar për ndihmën e tij gjatë kuvendit republikan dhe duke e cilësuar atë një profesionistë të vërtetë.

Ndërkohë, Donald Trump po viziton sot zonat e përmbytura në shtetin e Luizianës. Disa politikanë të këtij shteti e kanë kritikuar presidentin Barack Obama se po vazhdon pushimet këtë javë ndërsa shteti i tyre është përfshirë nga përmbytjet që Kryqi i Kuq i vlerëson sim ë të rëndat që kanë goditur vendin qysh nga Uragani Sandy në vitin 2012.

Lirimi i pengjeve amerikane nga Irani

Për herë të parë të enjten, administrata e presidentit Barack Obama tha qartë dhe publikisht se një pagesë 400 milionë dollarëshe për Iranin u përdor si mjet për të siguruar lirimin e një grupi të burgosurish amerikanë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby përsëriti qëndrimin e administratës se negociatat që Iranit t’i ktheheshin paratë e bllokuara që nga dështimi i një marrëveshje të vitit 1970 për blerje armësh, ishin kryer të ndara nga bisedimet për lirimin e katër shtetasve amerikanë që mbaheshin nga Teherani.

“Sikurse thamë atëherë, qëllimisht e përdorëm atë moment për t’i zgjidhur të dy çështjet njëkohësisht. Dihet publikisht se i kthyem Iranit 400 milionë dollarë që të përkonte me respektimin e marrëveshjes së Hagës, duke qënë të shqetësuar se në se ky vend do të lironte pengjet, pasdi Irani mund të ndryshojë mendim, duke patur parasyshë vonesat e panevojshme dhe që të jemi të sinqertë, edhe mosbesimin reciprok mes dy vendeve. Padyshim u përpoqëm të kemi epërsi sa më të madhe deri në lirimin e shtetasve amerikanë. Nëse shtrohet pyetja se a kishte lidhje në këtë mes, unë nuk do ta mohojë atë.”

Në fillim të muajit, presidenti Obama mohoi se pagesa ndaj Iranit në të njëjtën ditë me lirimin e pengjeve ishte një “marrëveshje shkëmbimi”, duke theksuar se transferimi i parave ishte njoftuar në janar, një ditë pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, u tregua i shpejtë për të dënuar marrëveshjen dhe tha se zoti Obama nuk kishte treguar të vërtetën.

“Tashmë e dimë nga Departamenti i Shtetit se presideti Obama gënjeu rreth 400 milion dollarëshit që ju dha Iranit. 400 milionë dollarë në kash u dërguan në Iran. Ai e mohoi se ishin për pengjet, por në fakt ishin për pengjet. Ai tha se ne nuk paguajmë për lirimin e pengjeve, por ne e bëmë një gjë të tillë. Ai gënjeu për pengjet, hapur dhe me paturpësi sikurse gënjeu për kujdesin shëndetësor.”

Të burgosurit e mbajtur në Iran ishin shefi i byrosë së gazetës The Washington Post në Teheran Jason Rezaian; veterani i marinës Amir Hekmati; kleriku i krishterë Saeed Abedin dhe i Nosratollah Khosravi-Roodsari, zhdukja e të cilit nuk ishte bërë publike deri para lirimit të tij.

Transferimi i parave dhe lirimi i pengjeve me 17 janar, erdhi në të njëjtën kohë me marrëveshjen e Perëndimit me Iranin lidhur me kufizimin e programit të tij bërthamor, që rezultoi me heqjen e sanksioneve që kishin dëmtuar ekonominë e atij vendi.

Kritikët, kryesisht ata që kundërshtojnë marrëveshjen me Iranin, e kanë quajtur atë, lirim përkundrejt shpërblimit. Ligjvënësit republikanë po ashtu e kanë dënuar veprimin duke thënë se ai minon qendrimin hershëm amerikan kundër pagesave për lirimin e pengjeve.

Donald Trumpi ndryshon ekipin drejtues të fushatës zgjedhore

Nga kabineti i fushatës së Trump-it njoftohet se në funksion të drejtorit ekzekutiv (CEO) të fushatës është emëruar Stephen K. Bannon, themelues i shtëpisë mediatike Breitbart News

NJU JORK – Kandidati presidencial i Partisë Republikane në SHBA, Donald Trump, ka ndërruar stafin drejtues të fushatës së tij zgjedhore në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor.

Nga kabineti i fushatës së Trump-it njoftohet se në funksion të drejtorit ekzekutiv (CEO) të fushatës është emëruar Stephen K. Bannon, themelues i shtëpisë mediatike Breitbart News, i cili është i njohur për kritikat e ashpra ndaj kryesisë së Partisë Republikane që nuk ka mbështetur Trump-in, por edhe kandidates presidenciale të Partisë Demokratike, Hillary Clinton.

Paralelisht me këtë, në funksion të shefit të fushatës së Trump-it është emëruar Kellyanne Conway nga qendra e hulumtimeve Conway. CEO i ri i fushatës së Trump-it, Bannon, është themelues i shtëpisë mediale e cila që nga fillimi i fushatës mbështet Donald Trump, ndërsa gazeta “The New York Times” e quan “provokator konservator mediatik.” aa

Portreti i Beau Joe Biden – Një kujtim për kolegun dhe mikun tim Beau Biden Nga Dastid Pallaska

Për ata që nuk e kuptojnë, si dhe për ata që e kuptojnë por nuk dëshirojnë ta pranojnë, arsyeja kryesore e vizitës së Zëvendës Presidentit Biden në Kosovë ishte pjesëmarrja në ceremoninë e organizuar për nder të të birit, Beau.

Për Zëvendës Presidentin Biden dhe familjen e tij kjo vizitë para se gjithash paraqet një moment të rëndësishëm personal për të mbledhur, nderuar dhe gëzuar secilin kujtim të mundshëm për Beaun, i cili u largua nga kjo botë para kohe.

Përkundër qëllimit parësor të vizitës së Zëvendës Presidentit Biden në Kosovë, jo pak politikan vendor u munduan të përdorin këtë vizitë për të rehabilituar vetveten dhe/apo kauzat e tyre të humbura politike. Për këtë arsye – përveç fjalëve të përgjithësuara të mirënjohjes – në paraqitjet e tyre këta politikan nuk folën për punën konkrete të Beau-së në Kosovë.

Duke qenë një ndër kolegët më të ngushtë të Beau-së gjatë shërbimit të tij në Kosovë, e ndjej për obligim që të ndaj me qytetarët e vendit – në emër të të cilëve u nderua sot Beau – disa fragmente nga përvoja ime me Beau e të cilat shpalosin sado pak kontributin e Beau-së për Kosovën.

Beau ishte pjesë e gjeneratës së dytë të prokurorëve federal nga Shtetet e Bashkuara që – në kuadër të zyrës së Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë – ishin të kyçur në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionalizmin dhe reformimin e sistemit të shkatërruar të drejtësisë në vend. Në këtë cilësi, Beau kishte dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në themelimin dhe funksionalizmin e Institutit Gjyqësor të Kosovë, ku shërbeu si ligjërues për çështje me rëndësi të kohës, përfshirë edhe ndjekjen penale dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Përderisa në vitin 2001 të gjithë – e edhe zyra e Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë – ishin pothuajse ekskluzivisht të përqendruar në adresimin e problemeve imanente të Kosovë, siç ishte ngritja e kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të administruar drejtësinë, Beau e kishte vizionin të mendonte edhe për të ardhmen. Qysh në vitin 2001 Beau filloi të diskutonte për nevojën e reformimit të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, i cili – për shkak të neglizhencës së administratës vendore dhe ndërkombëtare – nuk po i përgjigjej kërkesës së kohës për të prodhuar kuadro që do të transformonin sistemin e vjetruar të drejtësisë në vend, si për nga shkathtësitë ashtu edhe për nga mënyra e të menduarit. Kjo ide e Beau u materializua disa vite më vonë kur Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara filloi zbatimin e projektit të mësimit klinik i cili tashmë është pjesë e plan-programit të rregullt të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Ndoshta kontributi i tij më i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend mbetet orientimi i diskutimit për reformën e Kodit të Procedurës Penale në drejtim të sistemit të përzier akuzator të bazuar në modelin e Shteteve të Bashkuara. Ende kujtoj prezantimin e tij në një tryezë të rrumbullakët për rolin e prokurorit në sistemin amerikan të drejtësisë ku – duke cituar vendimin e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara në rastin Berger v. United States, 295 U.S. 78 (1935) – Beau dha përkufizimin e rolit të prokurorit që i nevojitet Kosovës:

Prokurori nuk është përfaqësues i një pale të zakonshme në një mosmarrëveshje por është përfaqësues i sovranitetit detyrimi i të cilit për të qeverisur në mënyrë të paanshme është po aq i madh sa është edhe mandati për të qeverisur në pikë të parë dhe, për këtë arsye, interesi i të cilit gjatë një ndjekje penale nuk është që të fitohet rasti por që të bëhet drejtësia. Si i tillë, ai është në mënyrë të veçantë dhe përfundimtare të fjalës shërbyes i ligjit, i cili ka dy qëllime: që fajësia të mos ikë pa u ndëshkuar dhe të mos vuajë pafajësia. Ai mund të ndjekë penalisht me sinqeritet dhe me zell dhe në fakt ai duhet ta bëjë këtë gjë. Por, përderisa ai mund të bëjë goditje të forta, ai nuk e ka lirinë të bëjë goditje të gabuara. Është po aq obligim i tij të përmbahet nga metodat e palejuara sa është detyrim i tij të përdorë të gjitha mjetet legjitime për të sjellë një vendim të drejtë.

Ky orientim i hershëm – i inspiruar edhe nga vendimi i përmendur më lartë – ishte kyç në përpjekjen jo të lehtë për të sjellë në Kosovë sistemin e përzier akuzator të drejtësisë.

Në nivelin personal Beau ishte një mentor i shkëlqyeshëm dhe mik i vërtetë. Shpesh kujtoj debatet e mija me të për të ardhmen e Kosovës. Me zellin dhe naivitetin e një të riu mundohesha ta bindja Beau-në se zgjidhja e vetme për këtë vend ishte pavarësia. Duke qenë një jurist i mprehët, Beau kishte vërejtur se argumenti im kryesor për pavarësi ishte shpërblimi për vuajtjet që qytetarët e këtij vendi kishin pësuar gjatë okupimit serb. Me gjakftohtësinë e një profesionisti Beau më thoshte se shteti nuk duhet të kërkohet, apo të përjetohet, si shpërblim. Shteti, thoshte Beau, është para se gjithash përgjegjësi.

Pikërisht nga ky këndvështrim i tij e mbaj në mend edhe një pyetje të vështirë që Beau kishte parashtruar gjatë një takimi me udhëheqjen e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001. Pas prezantimit të zakonshëm për mysafirët e huaj nga udhëheqja e Fakultetit Juridik – e që përfshinte edhe fotot e bodrumeve të Fakultetit Juridik të cilat gjatë kohës së bombardimeve të NATO-së ishin përdorur për dhunime – Beau pyeti nëse Universiteti i Prishtinës ofron mësim në gjuhën serbe. E kujtoj se kjo nuk ishte pyetja më e përshtatshme për tu bërë në vitin 2001, kur dhimbjet për krimet e regjimit të Miloshevicit ishin tejet të freskëta. Pas takimit – krahas përpjekjes time për ta (ri)vetëdijesuar për krimet serbe në Kosovë – e pyeta Beau-në pse e bëri këtë pyetje. Ai u përgjigj thjesht. Tha se nëse nuk ju ofroni qytetarëve tuaj serb edukim në gjuhën amtare këtë do ta bëjë dikush tjetër. Fjalën, normalisht, e kishte për Serbinë. Edhe ky ishte një mësim për përgjegjësinë e të qenit shtet, përgjegjësi për të cilën unë dhe bashkëkohanikët e mi dinim pak në vitin 2001.

Në fund, por jo për nga rëndësia, më duhet të them disa fjalë edhe për modestinë e Beau-së dhe raportin e tij me Zëvendës Presidentin Biden. Menjëherë pas ardhjes së Beau-së në Kosovë, u paralajmërua vizita e nivelit të lartë nga baba i tij, Joe Biden, i cili në atë kohë ishte Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Beau – i cili në atë kohë ishte në të tridhjetat e hershme – e dinte se pas kësaj vizite të gjithë në Kosovë do ta kuptonin se Beau vjen nga një familje me rëndësi në politikën e Shteteve të Bashkuara. Gjatë takimeve që zhvilloi me udhëheqjen e Kosovës në atë kohë, Zëvendës Presidenti Biden kishte ftuar Beau-në t’i qëndronte në krah. Në këtë mënyrë i gjithë lidershipi politik i Kosovës kishte kuptuar rëndësinë e Beau-së, përtej pozitës së tij formale në Kosovë. Pas kësaj vizite nuk ishin të rralla përpjekjet e politikanëve të vendit për të zhvilluar kontakte me Beau-në. Politikanët kosovar dëshironin të hapnin një kanal paralel të komunikimit me Zëvendës Presidentin Biden. Me mirësjellje Beau i refuzoi të gjitha kontaktet me politikanët vendor, me arsyen e thjeshtë se kjo nuk ishte puna për të cilën kishte ardhur në Kosovë.

Ky refuzim më bëri të kuptoj dy gjëra të rëndësishme për Beau-në dhe cilësitë e tij personale. E para se Beau ishte një institucionalit që respektonte punën e vet po aq sa punën e të tjerëve. Dhe, e dyta, se Beau nuk dëshironte të përfitonte avantazhe – qofshin ato edhe shoqërore – nga mbiemri i tij. Këto vlera i mbajti deri në fund të jetës së tij. E gjithë karriera e Beau-së në Shtetet e Bashkuara dhe në Kosovë tregon se Beau ishte një profesionist i pasionuar që suksesin e tij dëshironte ta bazonte në kapacitetet personale dhe mbi parimin e meritokracisë — një shembull që duhet ta ndjekim të gjithë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty miku im.

Biden ka adresuar kritikën më të rëndë që dikush ai ka bërë Kosovës ndonjëherë

Voal – Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë dha mesazh të qartë për liderët politikë se sfidë për shtetin më të ri mbetet luftimi i korrupsionit.

“Largoni zyrtarët e dënuar, nga detyrat e shërbimit publik. Korrupsioni është kancer për çdo shoqëri. Nëse nuk trajtohet, atëherë zhvillimi i vendit nuk do të jetë i mundshëm”, ka thënë Biden.

Ai po ashtu përmendi edhe çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi, për të cilat tha se janë punë që duhet të kryhen.

Ndërkaq, nga analistët është vlerësuar si vizitë e rëndësishme për Kosovën.

Analisti politik, Halil Matoshi ka thënë për “zeri.info”, se nënkryetari Joe Biden ia ka adresuar Qeverisë së vendit, kastës aktuale politike kritiken ma të rëndë që dikush ia ka bë ndonjëherë.

“Nënkryetari Joe Biden ia ka adresuar Qeverisë së vendit, kastës aktuale politike kritiken ma të rëndë që dikush ia ka bë ndonjëherë: “Mund te ecni përpara vetëm nëse e luftoni pandeshkueshmërinë, krimin dhe korrupsionin. Nuk ka rrugë tjetër për Kosovën.” Dihet kush e ka instalua në Kosovë kulturën e mosndëshkimit dhe dihet kush vazhdon të jetë i pandëshkueshëm. No Comment. Asociacioni dhe demarkacioni janë obligime ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës dhe këto dy tema duhet të përmbyllen në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe me koncensus kombëtar. Porse shtrohet dilema nëse Qeveria e Kosovës është e aftë për këtë ose jo”, ka thënë Matoshi.

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë dhe në Serbi është e dobishme dhe ai vjen me mesazhe të duhura për të dyja palët, si për Serbinë dhe për Kosovën. Kështu ka thënë për ‘Zeri.info’, analisti politik Azem Vllasi.

“Unë mendoj se vizita e Biden-it në Kosovë është e dobishme, sepse të dyja palëve u jep disa detyra shtëpiake. Së pari Serbisë do t’i sugjerojë se si duhet të pranojë realitetin e Kosovës, ndërsa Kosovës se si duhet t’i normalizojë marrëdhëniet ndërmjet vetes”, ka thënë Vllasi për “Zërin”.

Sipas tij, zëvendëspresidenti do t’i japë Kosovës rekomandime që të mos shkaktojë probleme të brendshme dhe të mos destabilizojë shtetin në lidhje me demarkacionin.

Biden ka arritur mbrëmë në Kosovë, ndërsa gjatë ditës se sotme  është takuar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe Kryeministrin, Isa Mustafa./ Zeri

SHBA: Përdorimi i bazës iraniane nga Rusia gjë “fatkeqe por jo befasuese”

Mark Toner

Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i një baze ajrore iraniane nga ana e Rusisë për të ndërmarrë sulme ajrore në Siri është gjë “fatkeqe, por jo befasuese”.

Zëdhënësi i Deparamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha mbrëmë në Uashington, se përdorimi i bazës ajrore Hamadan në Iran, definitivisht nuk do ta parandalojë Uashingtonin nga bashkëpunimi me Moskën në zgjidhjen e krizës humanitare në Alepo ose në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri.

Por ai theksoi se zyrtarët amerikanë “ende nuk janë atje” në marrëveshjen për bashkëpunim me Kremlinin dhe i ka përmendur bombardimet e vazhdueshme të Rusisë kundër forcave të moderuara opozitare të Sirisë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Chris Garver, tha se Uashingtoni ishte informaur paraprakisht për bombardimet ruse, ashtu siç parashihet me marrëveshjen reciproke për sigurinë e fluturimeve dhe se kjo “nuk ka implikime në operacionet e koalicionit as në Irak e as në Siri”.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha dje se sulmet ishin kryer me aeroplanë luftarakë rusë të tipit, Tu-22M3 dhe Sukhoi-34.

Akuzohet një amerikan për vrasjen e imamit dhe ndihmësit të tij

Një banor i New Yorkut është arrestuar dhe është akuzuar në lidhje me vrasjen e një imami dhe ndihmësi të tij më 14 gusht.

Oscar Morel, 35 vjeçar, banor i lagjes Brooklyn, është akuzuar më 15 gusht më dy pika të akuzës, atë për vrasje të shkallës së dytë dhe posedim të paligjshëm të armës.

Policia nuk ka treguar për motivin e dyshuar të krimit apo të sqarojë nëse Morel ka pasur lidhje të mëhershme me viktimat.

Morel është arrestuar ditën e sulmit me dyshimin se është i përfshirë në një incident me armë zjarri në trafik.

Të dy viktimat, Imami Maulama Akonjee, 55 vjeçar, dhe Thara Uddin, 64 vjeçar, janë varrorus të hënën në prani të qindra pjesëmarrësve në funeral.

Vrasja që ka ndodhur në pikë të ditës ka tronditur komunitetin e shtetasve me origjinë nga Bangladeshi në New York.

Të dy viktimat janë vrarë në kokë duke u qëlluar nga prapa, pasi kanë marrë pjesë në lutjet në xhaminë Al Furqan në Queens.

Trumpi do të punonte me Rusinë për ta luftuar IS-in

Kandidati republikan për president Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin

Kandidati për president të SHBA-së i Partisë Republikane, Donald Trump, tha se do të punonte me Rusinë për të mposhtur grupin ekstremist Shteti Islamik dhe do të përdorte “kontrollet ekstreme” përpara se të lejonte hyrjen e emigrantëve në SHBA, nëse do të zgjidhej President.

Trump, në fjalimin e tij për politikën e jashtme u përqendrua në luftimin e ekstremistëve islamikë, në shtetin e Ohio të hënën, tha se “asnjëherë nuk mund të zgjedhim miqtë tanë, por nuk mund të dështojmë në njohjen e armiqve tanë”.

Ai shtoi se do të punonte “ngushtë me NATO-n në misionin” e luftimit të IS-it dhe të grupeve të tjera islamike.

Trump tha se ai do të krijonte një komision “për islamin radikal” si një prej akteve të tij si president dhe do të udhëzonte Departamentin e Shtetit që të hartojë një listë të rajoneve në botë prej nga askush nuk do të lejohej të migronte në SHBA.

Miliarderi dhe ish ylli i një show Televiziv sulmoi edhe kundërshtaren e tij kryesore për zgjedhjet presidenciale të 9 Nëntorit, Hillary Clinton, duke thënë se asaj i mungon “fuqia mendore dhe fizike” për t’i “përballuar shumë sfida”

Më herët Clinton akuzoi Trumpin për “qëndrime politike pro-Putin” dhe tha se menaxheri i fushatës së Trump, Paul Manafort, duhet të “zbulojë lidhjet e tij me subjekte ruse ose pro-Kremlinit”

Këto akuza u bazuan në njoftimet e New York Times se Manafort ka marrë miliona dollar nga partia e ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, që ishte pro-Rus.

Manafort tha se ai ishte “një profesionist i fushatave” port ha se artikulli i New York Times ishte i pasaktë.

Zyrtarët e Ukrainës po i hetojnë akuzat.


Send this to a friend