VOAL

VOAL

Gjendet i vdekur punonjësi i Konsullatës ruse në New York

Protesta para ambasadës ruse në New York, 2015

 

Një punonjës i Konsullatës ruse në New York u gjet i vdekur të marten, me plagë në kokë, ndërkohë që policia po provon ende që të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Punonjësi, që ishte përgjegjës për sigurinë e instalimit, u gjet pa vetëdijie para orës 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, brenda konsulatës në Upper East Side në afërsi të Parkut Qendror, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut.

Ai nuk u identifikua, por u bë e ditur se ishte 63 vjeç. Nikolai Lakhonin, një zëdhënës i Ambasadës ruse në Washington, tha se shenjat e para janë se punonjësi vdiq nga ataku në zemër. Konsullata e New Yorkut tha në Facebook se nuk janë gjetur shenja të vdekjes së dhunshme.

Policia dhe zyrtarët e ambasadës po presin rezultatet e autopsisë mjekësore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Një mik i afërt i Presidentit rus Vladimir Putin u gjet i vdekur në një hotel në Washington vitin e kaluar, duke shkaktuar teori të egra rreth rrethanave të errëta të vdekjes së tij.

Por prokurorët thanë muajin e kaluar se vdekja e papritur e tij ishte një aksident që ndodhi pas disa ditë në gjendje të dehur dhe rrëzimit të vazhdueshëm.

Trumpi fitues i garës presidenciale

Miliarderi republikan Donald Trump është shpallur fitues i garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke arritur një fitore mahnitëse dhe të papritur ndaj kandidates demokrate, ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Të gjitha agjencitë kryesore të lajmeve e deklaruan 70-vjeçarin Trump fitues të mërkurën herët në mëngjes pas konfirmimit se ai fitoi shtetin e rëndësishëm të Uiskonsënit, i cili i dha atij votat e fundit elektorale që e vunë atë me mbi 270 votat e nevojshme elektorale për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Trump hyri në ditën e zgjedhjeve me të paktën tre-apo-katër pikë përqindje pas zonjës Clinton në shumë sondazhe të fundit të opinionit. Por ai korri fitore mahnitëse të hershme në shtetet elektorale të pasura si Karolina e Veriut dhe Florida.

Fitorja e tij ndaj zonjës Clinton është edhe më mahnitëse, duke pasur parasysh karrierën e saj të gjatë politike, duke përfshirë edhe detyrën si senatore dhe ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, gjatë presidencës së bashkëshortit të saj, Bill Clinton, nga 1993-2001.

Sondazhi i fundit: Ja epërsia e Hillary Clintonit ndaj Donald Trumpit

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, mban një epërsi prej pesë pikëve ndaj rivalit republikan Donald Trump, sipas sondazhit të fundit të “Washington Post-ABC”.

Rezultatet e sondazhit janë publikuar sot, raporton Reuters, përcjell Express.

Ndërkohë, në një sondazh, po ashtu të “Washington Post-ABC”, Hillary kishte 47%, krahasuar me Trump 44%.

Sipas sondazhit, Clinton ka një epërsi në përkrahje pohuese, me 55% të përkrahësve që kanë thënë se kryesisht e përkrahin atë, krahasuar me 43% të votuesve të Trumpit./Express/

CNN: Si ndahen votat elektorale dhe kush bëhet President

CNN ka bërë prognozën e saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Nëse ato do të zhvilloheshin sot, atëherë më shumë shanse ka Hillary Clinton që të zgjidhet presidente.

Parashikimi i CNN bazohet në sondazhet më të fundit dhe në renditjen e shteteve bastione dhe atyrë që cilësohen si “fushëbeteja”, pra që janë ende të pavendosur ose në balotazh.

Kështu, Hillary Clinton sipas CNN mund të sigurojë 268 vota elektorale dhe i duhen vetëm 2 vota të tilla nga 66 të pavendosurat që të zgjidhet presidente.

Clinton-SFSFNdërsa Trump ka 204 të tilla dhe i duhet të fitojë 66 të pavendosurat që të shkojë në kuotën e 270 votave elektorale.

Pra më shumë të ngjarë ka që Clinton të arrijë fitoren. Por si janë të ndarë shtetet dhe votat elektorale deri më tani.

BASTIONET REPUBLIKANE

Bastionet republikane dhe votat elektorale që ka secila janë këto: Alabama (9), Alaska (3), Arkansas (6), Idaho (4), Indiana (11), Kansas (6), Kentucky (8), Louisiana (8), Mississippi (6), Missouri (10), Montana (3), Nebraska (4), North Dakota (3), Oklahoma (7), South Carolina (9), South Dakota (3), Tennessee (11), Texas (38), West Virginia (5), Wyoming (3)

(157 vota elektorale në total)

SHTETET ME AVANTAZH TE LEHTE TE REPUBLIKANEVE

Georgia (16), Ioëa (6), Maine 2nd Congressional District (1), Ohio (18), Utah (6).

(47 vota elektorale në total)

SHTETET E PAVENDOSURA

Arizona (11), Florida (29), Nevada (6), Nebraska 2nd Congressional District (1), Neë Hampshire (4), North Carolina (15).

(66 vota elektorale në total)

SHTETET ME AVANTAZH TE LEHTE TE DEMOKRATEVE

Colorado (9), Michigan (16), Pennsylvania (20), Virginia (13), Wisconsin (10),

(68 vota elektorale në total)

BASTIONET DEMOKRATE

California (55), Connecticut (7), Delaware (3), DC (3), Haëaii (4), Illinois (20), Maine (3), Maryland (10), Massachusetts (11), New Jersey (14), New York (29), Oregon (7), Rhode Island (4), Vermont (3), Washington (12), Minnesota (10), Neë Mexico (5)

(200 vota elektorale në total)

Clark dhe ushtarakë të lartë amerikanë frikësohen nga lidhjet e Trumpit me Putinin

Grupi nga 62 oficerë amerikanë të pensionuar ka shfaqur brengosjen për shkak të lidhjeve të mundshme ndërmjet kandidatit republikan për president të SHBA-së Donald Trump dhe kryetarit të Rusisë Vladimir Putin, transmeton Koha.net.

Ata e kanë ftuar Trumpin t’i bëjë publike dëshmitë e veta tatimore për t’u vërtetuar nëse ka lidhje financiare me Moskën.
Oficerët theksuan se Trump ka ndërmarrë hapa që janë në dobi të Rusisë përfshirë edhe refuzimin të pranojë konkluzionet informative se sulmet kibernetike kohë më parë në komitetin Kombëtar Demokratik janë të ndërlidhura me Kremlinin.
Në mesin e nënshkruesve është edhe gjenerali Wesley Clark.

Fati i botës është në rrezik, thotë Obama

Presidenti i SHBA, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u bëri thirrje demokratëve të të gjitha përkatësive etnike të votojnë për Hillary Clintonin si presidente, duke thënë se fati i SHBA-së dhe i botës është në rrezik.

Obama tha se kundërshtari republikan i Clintonit, Donald Trump, është kërcënim për të drejtat civile, të cilat janë arritur me vështirësi.

Obama i bëri këto komente në një tubim në Karolinën e Veriut.

Trump tha se Obama duhet të ndalojë së bëri fushatë për Clintonin dhe të përqendrohet në udhëheqjen e vendit.

Amerikanët do të zgjedhin presidentin e ri më 8 nëntor.

Presidenti Obama komenton për vendimin e FBI-së

Presidenti Barack Obama komentoi për here të parë publikisht për vendimin e FBI-së për të vazhduar hetimin e emaileve që mund të kenë lidhje me përdorimin e serverit privat nga ana e Hillary Clintonit, kur ishte Sekretare e Shtetit.

Në një intervistë, Presidenti Obama tha se nuk donte të ndërhynte në proces, por shtoi se ishte e rëndësishme që të ndiqej një praktikë që mos u hapte rrugën aludimeve që të ndikojnë tek mendimet e publikut për rastin.

“Ne nuk funksionojmë me informacion të paplotë, tha zoti Obama në një intervistë me NowThis News. Ne veprojmë në bazë të vendimeve konkrete që merren”.

Ai shtoi se kur çështja u hetua në detaje herën e fundit, përfundimi ishte se ajo (zonja Clinton) kishte bërë ca gabime por se nuk kishte bërë diçka që kërkonte procedim penal.

Presidenti nuk e përmendi drejtorin e FBI-së, James Comey me emër, por ishte e qartë që po i referohej atij.

Demokratët e kanë kritikuar FBI-në për nxjerrjen e njoftimit, duke thënë se kaq pranë zgjedhjeve, ky veprim ndërhynte në procesin politik, ndërsa Donald Trump e ka vlerësuar vendimin e zotit Comey.

Microsoft: Hakerët rusë po e shfrytëzojnë dobësinë e sistemit Windows

Kompania Microsoft Corp. ka tërhequr vërejtjen për pikën e dobët në softuerin e saj të popullarizuar, Windows, e cila po shfrytëzohet nga grupi i hakerëve rusë, të dyshuar se kanë ndërmarrë sulme kibernetike kundër institucioneve politike në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Në një këshillë në faqen e vet në Internet, kompania Microsoft mbrëmë tha se është shënuar një numër i vogël i sulmeve me përdorim të emailave mashtrues, të ashtuquajtur “spear phishing”, nga grupi i hakerëve me emrin, Strontium, i njohur edhe si Fancy Bear ose APT 28.

Zbulimi i kompanisë Microsoft i sulmeve të reja të lidhura me Rusinë, u bë në periudhën kur Uashingtoni e ka akuzuar Moskën për lansim të fushatës së paprecedente të sulmeve kibernetike këtë vit, që synon shkatërrimin dhe diskreditimin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar formalisht e ka fajësuar qeverinë e Rusisë për sulmet kibernetike në emailat e Partisë Demokratike në sezonin zgjedhor dhe zbulimin e tyre të menjëhershëm në WikiLeaks dhe faqe e tjera në Internet.

Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

Anketat në rang kombëtar vazhdojnë të tregojnë Hillary Clintonin si kryesuese të garës

Në Shtetet e Bashkuara, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump shkuan të martën nëpër mitingje në shtete me rëndësi të veçantë për javën e fundit të fushatës së tyre presidenciale.

Clinton shkoi në shtetin e Floridës, në tre qytete të ndryshme. Florida është me rëndësi të veçantë për garën dhe Trump ka pranuar se që të sigurojë fitoren e zgjedhjeve të javës së ardhshme, atij i duhet fillisht të fitojë Floridën.

Disa anketa të kohëve të fundit tregojnë se Trump udhëheq me 1 për qind garën në këtë shtet, por mbetet ende i paqartë rezultati, në kushtet kur të dy kandidatët janë duke kryer vizita të shumta në këtë shtet gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve.

Trump vizitoi të martën dy shtete, ku Clinton ka kryesuar ndjeshëm garën: shtetin lindor të Pensilvanisë dhe atë qendror të Uiskonsinit, me shpresën për t’i ndryshuar votuesve mendimin në favor të tij; të mërkurën ai shkon përsëri në Florida.

Anketat në rang kombëtar vazhdojnë të tregojnë Hillary Clintonin si kryesuese të garës me Donald Trumpin, me 2-4 për qind.

Megjithatë, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga rezultati në secilin prej 50 shteteve dhe kryeqytetit Uashington: shtetet më të mëdha kanë më tepër peshë në rezulatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Bazuar në rezultatet e secilit prej shteteve, kandidatit fitues i duhet të sigurojë të më shumë se 270 prej 538 votave të Kolegjit Elektoral.

Megjithëse anketat tregojnë për një fitore jo me shumicë të konsiderueshme të votës popullore nga zonja Clinton, analistët thonë se ajo pritet të fitojë bindshëm prej Kolegjit Elektoral.

Studjuesi i shkencave politike Alan Abramowitz, i tha Zërit të Amerikës se nuk sheh që ndonjëri prej 19 shteteve plus Uashingtonin, të cilët kanë së bashku 242 vota elektorale dhe që kanë votuar për kandidatët demokratë në 6 zgjedhjet e fundit presidenciale, që të ndryshojnë mendimin e tyre, duke votuar për zotin Trump.

Në se kjo pikëpamje materializohet, Hillary Clintonit do t’i nevojiteshin vetëm 28 vota elektorale më tepër për t’u bërë presidentja e 45-të e Shteteve të Bashkuara.

Kjo është arsyeja përse Florida, me 29 vota elektorale, një shtet shumë i rëndësishëm për zgjedhjet, do të ishte e mjaftueshme që Clinton të fitojë zgjedhjet, në se ajo fiton në të gjitha shtetet që votojnë për demokratët që nga viti 1992.

Clinton kërkon që Trumpi t’i zbulojë lidhjet me Rusinë

Kandidatja demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, thotë se Donald Trump duhet t’i zbulojë lidhjet që ai mund t’i ketë me Kremlinin ose me “bashkëpunëtorët” e tij, duke sugjeruar se ato mund të jenë të ndërlidhura me atë që shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara e kanë quajtur ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane.

Në përpjekjen e saj më të re për ta paraqitur rivalin e saj si zgjedhje e presidencës së Rusisë për Shtëpinë e Bardhë, zonja Clinton i tha turmës në shtetin Ohajo – ku demokratët dhe republikanët pothuajse kanë mbështetje të barabartë – se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po “përpiqet që Donald Trump të jetë i zgjedhur”.

Ajo është shprehur se ka dyshime se Kremlini ka urdhëruar sulme kibernetike kundër caqeve të Shteteve të Bashkuara, për ta ndihmuar Trumpin, duke sugjeruar se mund të jetë i motivuar nga ajo që Clinton e ka quajtur “politika pro Kremlinit” të Trumpit ose “ndoshta për shkak të marrëdhënieve të gjëra biznesore me oligarkët rusë që kanë lidhje me Putinin”.

Kandidatja demokrate për presidente nuk ka specifikuar se kush janë “oligarkët rusë”, të cilëve ajo u referohej.

Clinton: Putini synon ta bëjë Trumpin kukull

Clinton e përkujtoi të kaluarën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Putin është oficer i stërvitur i KGB-së së vjetër. Ai e din se si mund të përdorë lajka që Donaldin ta bëjë kukull të Kremlinit. Dhe duket se kjo po funksionon. Donaldi ka sinjalizuar te Putini, se ai do ta lejojë Rusinë të bëjë çka të dëshirojë, prej Ukrainës deri te Siria, e mëtutje”, tha mbrëmë Hillary Clinton, para mbështetësve të saj në Kent të Ohajos.

Zoti Trump në mënyrë të përsëritur i ka hedhur poshtë akuzat e zonjës Clinton se Kremlini e sheh atë si “kukull” potenciale.

Moska, po ashtu, i ka hedhur poshtë akuzat se po përpiqet të ndikojë në zgjedhje dhe e ka akuzuar Hillary Clintonin për nxitje të “histerisë” anti-ruse në fushatën e saj.

A ka Trumpi lidhje biznesore me Rusinë?

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ekziston çfarëdo marrëveshje biznesore e Donald Trumpit me Rusinë.

Ai e ka shkelur protokollin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, pasi për shumë vite të kaluara nuk e ka publikuar deklaratën tatimore të tij, duke e cituar një audit nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave.

Në muajin korrik, në rrjetin Twitter, ai ka shkruar se ka “investime zero” në Rusi.

Lidhur me çështjen e taksave të Trumpit, rivalja e tij, Hillary Clinton, ka theksuar:

“Prej se Donaldi nuk dëshiron ta publikojë deklaratën tatimore të tij, ne nuk e dijmë shtrirjen e plotë të marrëdhënieve të tij biznesore në Rusi. Por, ajo për të cilën ne kemi njohuri është shqetësuese. Ne kemi të bëjmë me diçka të paprecedent në historinë e vendit tonë. Një armik i jashtëm (Rusia) përpiqet të ndikojë në zgjedhjet tona presidenciale. Kjo duhet ta frikësojë çdokend: demokratët, republikanët dhe të pavarurit”, tha Hillary Clinton.

Zoti Trump ka bërë biznes me personin, Aras Agalarov, një pasanaik nga Azerbajxhani, i lindur në Rusi, i cili në vitin 2013 garën për bukuroshe “Miss Universe” të zotit Trump e kishte sjellur në Moskë. Agalarov ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte zotin Putin duke e udhëhequr Rusinë gjatë “gjithë jetës”.

Trump e kritikon Clintonin për emaila

Gjatë një fushate mbrëmë vonë në Miçigen, kandidati presidencial republikan, Donald Trump, e ka kritikuar zonjën Clinton, lidhur me çështjen e emailave.

“Ne do të ballafaqohemi me mundësi të krizës kushtetuese me shumë dimensione dhe pasoja të dëmshme, nëse sekretarja Clinton fiton në këto zgjedhje. Me fjalë të tjera, ne do të jemi të lidhur në gjykatë gjatë gjithë jetës sonë për këtë çështje. Ajo nuk do t’i fitojë zgjedhjet, por unë vetëm po them”, tha Donald Trump.

Çështja e emailave është shqetësuese për zonjën Clinton, por ajo vazhdon të udhëheq në pjesën më të madhe të hulumtimit të opinioneve në përmasa kombëtare.

Javën e kaluar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përgënjeshtruar akuzat se ai po përpiqet të anojë në zgjedhjet amerikane në favor të Trumpit.

Gjatë takimit me një grup të akademikëve të jashtëm, Putin tha se Trump po sillet në mënyrë “ekstravagante” gjatë fushatës, pasi ai i përfaqëson votuesit e zakonshëm dhe dëshiron që tek ata ta dërgojë mesazhin e tij.

“Ai ka zgjedhur metodën për të arritur te zemrat e votuesve”, tha Putin.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

U mbajt marshimi për festën e Halloweenit në New York

Afërsisht 60 mijë persona që kanë mbushur rrugët me kostume dhe maska të ndryshme kanë marshuar nën shoqërimin e mbi 50 grupeve muzikore

NJU JORK – Me rastin e festës tradicionale Halloween në New York të SHBA-së u mbajt një marshim ku kanë tërhequr vëmendjen kostumet shumëngjyrëshe dhe shfaqet e ndryshme. Marshimi i cili cilësohet si një prej aktiviteteve më të mëdha në botë këtë vit u mbajt për të 43-tën herë në bulevardin 6.

Demokratët kritikojnë drejtorin e FBI-së për refuzim të emërimit të Rusisë për sulme kibernetike

Drejtori i FBI-së James Comey

Udhëheqësit demokratë në SHBA kanë kritikuar drejtorin e FBI-së, James Comey, për refuzimin që t’u bashkohet zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë për të emëruar Rusinë se qëndron prapa rrjedhjeve të emailave të demokoratëve, duke e cilësuar si “standard të qartë të dyfisshtë”.

Comey e futi veten në një kontest politik ndërmjet kandidates së demokratëve për president Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump, javën e klauar duke informuar Kongresin se FBI-ja po hetonte një numër emailash të ri të Clintonit që dolën gjatë hetimeve ku përfshihej një bashkëpunëtore e Clintonit.

Por sipas një raporti të CNBC, më 31 tetor, Comey refuzoi që të bashkohej në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Sigurisë dhe Zyra e Intelegjencës Kombëtare të 7 tetorit, që i atribuon Rusisë rrjedhjen e emailave të hakuar të demokratëve, duke argumentuar se ishte shumë afër zgjedhjeve dhe ai nuk do të shihet se po përpiqet që të ndikojë votën.

Menaxheri I fushatës së Clintonit, Robby Mook, tha se zbulimi se Comey ka rezerva për emërimin e Rusisë javë përpara se të paralajmëronte një hetim të ri për emailat e Clintonit “tregon një standard të qartë të dyfishtë”.

Përfaqësuesi në Senat I demokratëve, Harry Reid, akuzoi Comey për “standard të dyfishtë shqetësues në trajtimin e informatave të ndjeshme, me cfarë duket të jetë një përpejkje e qartë për të anuar drejt një partie politike ndaj tjetrës”.

Reid e akuzoi Comey për shkelje të ligjeve federale që ndalojnë të punësuarit e qeverisë që të përfshihen personalisht në zgjedhje ose në politikë.

Por mbi të gjtiha, Reid e akuzoi Comey për mbajtje “të mbështjellur një informatë shpërthyese për lidhjet e ngushta dhe koordinim të Donald Trump, këshilltarit të tij dhe të qeverisë së Rusisë – një shteti që është haptas armiqësor ndaj SHBA-së, por të cilin Trump e lavdëron në cdo paraqitje”.

Në kohën kur demokratët po e sulmojnë Comeyn, Clinton ka vazhdua akuzat e saj për lidhjet e Trumpit me Rusinë, duke kërkuar që ai plotësish ttë zbulojë lidhjet me Kremlinin dhe “oligarkët rusë”.

Që kur Comey paralajmëroi se FBI-ja ka rifilluar hetimet për emailat e Clintonit, mbështetja për Clintonin ka rënë ndjeshëm në sondazhet e opinionit. Derisa javën e kaluar ajo kishte epërsi ndaj Trumpit në nivel vendi prej 5 deri 6 pikë, më 1 nëntor, epërsia ra në 3.1 për qind në një sondazh të organizuar nga RealClearPolitics.com. (REL)

Clinton e sigurt përballë FBI-së: nuk ka asgjë të re çfarë të hetojë

NEW YORK – Kandidatja për presidente e Partisë Demokrate Hillary Clinton, ka kritikuar kreun e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), James Comey, që ka risjellë në rendin e ditës përsëri hetimin me shumë pak të dhëna disa ditë para zgjedhjeve. Ndërsa Comey ka mbrojtur vendimin për rihapjen sërish të hetimeve në lidhje me postën elektronike të Clinton.

Rihapja e hetimeve dhe dërgimi i letrës informuese në Kongres në lidhje me çështjen nga Comey ka shkaktuar reagime të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe nga stafi i fushatës zgjedhore të Clinton, ndërsa ka gëzuar kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump.

Sipas lajmeve në median amerikane, Comey është shprehur se “Normalisht nuk informojmë Kongresin në lidhje me hetimet që vazhdojnë, por në lidhje me këtë rast u ndjeva i detyruar ti dërgoj letër informimi Kongresit pasi më parë u njoftua përfundimi i hetimit dhe më pas u rihap përsëri. Mos ndarja me opinionin publik do të ishte një mashtrim për popullin amerikan.”

Ndërsa Clinton në një aktivitet në kuadër të fushatës zgjedhore në Florida ka kritikuar kreun e FBI-së, James Comey, që ka risjellë në rendin e ditës përsëri hetimin ndaj saj disa ditë para zgjedhjeve.

Duke u shprehur se “është mjaft e çuditshme dhe tejet shqetësuese risjellja në rendin e ditës e hetimit me shumë pak të dhëna disa ditë para zgjedhjeve”, Clinton ka theksuar se nuk ka të dhëna që të kërkojnë një hetim të ri dhe ajo është e sigurtë në veten e saj.

Clinton ndër të tjera ka bërë thirrje që FBI të deklarojë në mënyrë “të plotë dhe pa mangësi” shkaqet e hetimit. aa

SHBA: Familjet e punonjësve të konsullatës të largohen nga Stambolli

Pjesëtarët e ushtrisë amerikane duke bërë roje para Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll

 

Departamenti amerikan i shtetit i ka urdhëruar anëtarët e familjeve të punonjësve të konsullatës në Stamboll, që të largohen nga Turqia.

Ky vendim është “i bazuar në informacionet e sigurisë që indikojnë se grupet ekstremiste po i vazhdojnë përpjekjet agresive për t’i sulmuar shtetasit amerikanë në hapësirat në Stamboll ku ata banojnë ose veprojnë”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm të Departamentit amerikan të shtetit.

Ky urdhër ka të bëjë vetëm me Konsullatën e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Stamboll, e cila mbetet e hapur dhe me personel të plotë, e jo për ndonjë përfaqësi tjetër diplomatike amerikane në Turqi.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i shtetit i këshilloi shtetasit që “me kujdes ta shqyrtojnë nevojën për udhëtim në Turqi”.

Ndjenjat anti-amerikane janë të larta në Turqi, që është aleat në NATO, ku ende janë në fuqi ligje për gjendje të jashtëzakonshme prej dështimit të përpjekjes për puç, në muajin korrik.

Turqia, po ashtu, lufton kundër kryengritjes së ripërtrirë të separatistëve kurdë dhe është e prekur nga ndikimi i luftës në Sirinë fqinje, përfshirë edhe sulmet nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Votimet e hershme: Clinton kryeson edhe në bastionet e Republikanëve

Tani që kanë mbetur edhe 11 ditë deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA, e nominuara e Demokratëve, Hillary Clinton kryeson ndaj kandidatit republikan, Donald Trump, me 15 pikë përqindjeje në mesin e votuesve të hershëm të anketuar në dy javët e fundit nga projekti Reuters/Ipsos States of the Nation.

Ndonëse të dhënat nuk janë në dispozicion për të gjitha shtetet, Clinton ka siguruar një avantazh të kënaqshëm në shtetet si Ohio dhe Arizona si dhe në bastionet e Partisë Republikane në Georgia dhe Texas, transmeton Koha.net.

Rreth 19 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani në zgjedhje, sipas projektit të Universitetit të Floridas për Zgjedhjet në SHBA, që përbën rreth 20 për qind të elektoratit.

Në përgjithësi, Clinton ka vazhduar të qëndrojë mbi kandidatin republikan për të fituar shumicën e votave në Kolegjin Elektoral.

Clinton edhe më sondazhet e mëhershme ka qenë katër deri në 7 pikë para Trumpit pasi kampi i kandidatit republikan është dashur të merret me akuzat e fundit të femrave ndaj Trumpit për ngacmime seksuale.

Projekti Shtetet e Kombit është një anketë me rreth 15 mijë respodentë çdo javë në 50 shtete plus shtetin e Washingtonit.

Clinton fton FBI-në të nisë hetimet për postën e saj elektronike

NJU JORK – Hillary Clinton, kandidatja e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve, të premten ka ftuar Byronë Federale të Hetimeve (FBI) që “menjëherë” të hetojë postën e saj elektronike. “Ndodhemi vetëm 11 ditë nga ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme kombëtare të kohës sonë. Votimi tashmë është duke u zhvilluar në vendin tonë, prandaj populli amerikan meriton që menjëherë të informohet hollësisht”, tha Clinton në një konferencë për media në Des Moines të Iowa-s. aa

Clintoni e kritikoi ashpër Trumpin për deklaratat e tij për Mosulin

Hillary Clinton gjatë një fushate të djeshme

E nominuara demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, mbrëmë vonë e ka sulmuar ashpër rivalin e saj republikan, Donald Trump, për deklaratën se përpjekjet njëjavëshe për rimarrjen e Mosulit në Irak po zhvillohen keq.

“Nuk është vetëm gabim, por është e rrezikshme dhe nevojitet të hidhet poshtë më 8 nëntor”, tha Hillary Clinton, duke aluduar në ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, dhe ka shtuar se “ai në themel ka shpallur disfatë para se beteja të ketë filluar”.

Por, mbrëmë zoti Trump vetëm e ka përsëritur kritikën e tij duke u thënë mbështetësve se “tash ne jemi të bllokuar keq në Mosul” dhe ka shtuar se “armiku është shumë më i fortë se sa që ata kanë menduar…është situatë e tmerrshme që po zhvillohet”.

Pushohet Billy Bush për bisedën me Trumpin mbi gratë

Billy Bush, një nga drejtuesit e emisionit “Today” në kanalin televiziv NBC u pushua nga puna, pas publikimit të një kasete në të cilën ai po bënte një bisedë me komente të ulëta për gratë me manjatin e pasurive të patundshme, Donald Trump, i cili tani është kandidat i Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Bush u pezullua nga emisioni i mëngjesit, i kanalit NBC pas publikimit të regjistrimit në fillim të këtij muaji.

Kanali NBC të hënën përmes një letre drejtuar punonjësve njoftoi largimin e zotit Bush.

Në kasetën e regjitstruar në vitin 2005, Billy Bush, i cili në atë kohë drejtonte emisionin “Access Hollywood”, dëgjohet duke qeshur dhe duke shprehur admirim ndërkohë që zoti Trump po fliste për raste kur kishte prekur apo puthur grate pa dëshirën e tyre. Zoti Trump ka mohuar akuzat për abuzim të grave.

Pas publikimit të kasetës, Billy Bush tha se ndjehej “i turpëruar” nga sjellja e tij. Në një deklaratë të hënën ai tha se është “thellësisht mirënjohës për bisedat që kam patur me vajzat e mia, dhe për gjithë mbështetjen nga familja, miqtë dhe kolegët”.

45-vjeçar Billy Bush është nipi i ish-presidentit George H.W. Bush dhe kushëri i ish-presidentit George W. Bush.

SHBA: Është lëshuar raketa private për në gjithësi

Pamje e raketës së kompanisë private Antares

Kompania private amerikane, Antares, e ka lansuar një raketë me furnizime për Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë, dy vjet pasi nga një eksplodim ishte shkatërruar kapaciteti për lansim i kësaj kompanie.

Lansimi është kryer në një ishull në shtetin Virxhinia, ndryshe nga shumica e lansimeve amerikane, që kryhen në Cape Canaveral të Agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA.

Raketa e tipit, Orbital ATK Antares, me makinë të prodhimit të Rusisë, po bartë furnizime, që do të dërgohen në stacionin ndërkombëtar brenda gjashtë ditëve, kur atje të arrijë ekuipazhi i ri.

Agjencia NASA gjithnjë e më tepër po bazohet në kompanitë private për furnizim, ndërsa disa kompani kanë lëvizur me të shpejtë për të ndërmarrë operacione turistike në gjithësi.

Trumpi: Do të takohesha me Putinin para inaugurimit

Donald Trumpi gjatë një fushate të tij

Kandidati republikan për president amerikan Donald Trump, thotë se nëse zgjidhet do ta shqyrtonte mundësinë e takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, para inaugurimit në janar të vitit të ardhshëm.

Këto komente të zotit Trump të bëra mbrëmë vonë në një intervistë për një radio, ishin të fundit që kanë tërhequr vërejtjen për afinitetin e tij ndaj liderit rus, qeveria e të cilit është akuzuar për përzierje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

“Problemi është se Putin nuk ka aspak respekt për Obamën”, i tha Trump moderatorit të radios, Michael Savage, dhe ka shtuar se “nëse fitoj më 8 nëntor, mund ta shoh vetveten në takimin me Putinin para fillimit të administratës sime”.

Rivale e Donald Trumpit në zgjedhjet më 8 nëntor është kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

Dy gra të tjera akuzojnë Trumpin për ngacmime të padëshiruara seksuale

Dy gra të tjera po akuzojnë kandidatin republikan Donald Trump për ngacmime të padëshiruara seksuale ndaj tyre.

Një pjestare e emisionit televiziv “The Apprentice,” u tha gazetarëve se biznesmeni e puthi dhe e sulmoi në hotelin ku ajo kishte shkuar për të diskutuar një punë të mundshme. Summer Zervos ishte pjestare e emisionit në vitin 2006.

Në një artikull të publikuar sot nga Gazeta Washington Post, Kristin Anderson tha se Trump bëri ngacmime seksuale të padëshiruara ndaj saj në një klub nate në Nju Jork në fillim të viteve 1990.

46 vjeçarja, banore në Kaliforninë e Jugut tha se ajo e shtyhu dhe u ngrit nga një kolltuk ku ishte ulur. Anderson tha se ajo dhe shoqëruesit e saj “u neveritën” nga incidenti, që ajo tha se zgjati më pak se 30 sekonda.

Anderson tha se ishte e rezervuar për të treguar historinë e saj publikisht, por u bind pasi gazeta New York Times dhe revista People Magazine publikua në fillim të javës historinë e një gruaje që ishte sulmuar seksualisht nga Trump.

Trump i mohoi të gjitha akuzat gjatë një mitingu sot në Greensboro të Karolinës së Veriut. “Unë po sulmohem pamëshirshëm me gënjeshtra dhe fyerje,” u tha Trump përkrahësve. “Nuk e kam idenë se kush janë këto gra.” Ai shtoi se akuzat janë “100 përqind të fabrikuara.”

Më parë, kandidati i tij për nënpresident, Mike Pence, premtoi se do të publikoheshin prova që hedhin poshtë pretendimet kundër zotit Trump.

“Para se të përfundojë kjo ditë, do të ketë më shumë prova që do të vënë në pikëpyetje akuzimet e fundit,” tha zoti Pence në një program televiziv sot paradite.

“E di që ka më shumë informacione që do të bëhen publike dhe do të mbështesin pretendimin e tij se të gjitha këto akuza janë kategorikisht fallco”, shtoi Pence.

Në disa intervista televizive sot paradite, Pence fajësoi agjencitë e medias për pretendimet e “pabaza” kundër Trumpit, i cili thotë se akuzuesit e tij janë pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar për ta diskredituar atë si udhëheqës të një lëvizje jashtë politikës.

“Makineria e Clintonit është në qendër të kësaj strukture të fuqishme” tha Trumë gjatë një mitingu të enjten në West Palm Beach të Floridas. “Kushdo që sfidon kontrollin e tyre konsiderohet seksist, racist, ksenofob dhe moralisht i deformuar.”

Obama: Shoqëria vlerësohet nga mënyra e trajtimit të grave

Kandidatja demokrate Hillary Clinton nuk kishte mitingje të planifikuara për fushatën sot, por Presidenti Barack Obama bëri fushatë në emër të saj në një tubim në Klivlënt të Ohajos. Obama adresoi polemikat e Trumpit duke iu referuar deklaratave të bëra të enjten nga zonja e pare, Michelle Obama. Pa përmendur emrin e Trumpit, zonja Obama tha se deklaratat e bëra prej tij në lidhje me gratë dhe trupat e tyre ishin “mizore” dhe “të frikshme”.

“Një nga matësit e çdo shoqërie është mënyra sesi trajton gratë”, tha presidenti. “Si i trajton vajzat? A trajtohen ato me respect dhe dinjitet? Dhe në se besoni se jemi më mirë nga ato që kemi dëgjuar, lajmi i mirë është, siç e theksoi edhe dje Michelle, se mund të bëjmë diçka për këtë”, tha presidenti.

Trump, ndërkohë ka kundërshtuar me forcë akuzat e bëra nga gratë në gazetat The New York Times, The Palm Beach Post, dhe revistën People Magazine se i ka sulmuar seksualisht ato. Në një miting në Florida, Trump i cilësoi historitë si “totalisht dhe absolutisht fallco”.

Trump kërkoi që Gazeta të tërhiqte artikullin dhe kërcënoi se do të ndërmerrte veprime ligjore. Një avokat i gazetës tha se New York Times i qëndron besnik artikullit dhe mirëpret shansin për ta takuar zotin Trump në gjyq.

Michelle Obama dënon komentet e Donald Trumpit

Zonja e Parë, Michelle Obama dënoi personalisht komentet e Donald Trumpit për gratë. Ajo u bëri thirrje votuesve të refuzojnë kandidaturën e tij dhe vulgaritetin në rritje të fushatës dhe të mbështesin kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Zonja e Parë Michelle Obama u tha përkrahësve të zonjës Clinton në shtetin verilindor Nju Hempshër se komentet e kandidatit republikan Donald Trump për gratë nuk duhet të hidhen poshtë thjesht si “një episod shqetësues në një sezon të trishtuar zgjedhjesh”:

Kjo nuk ishte vetëm një bisedë e fëlliqur. Kjo nuk ishte vetëm bisedë meshkujsh. Ky është një individ i fuqishëm që flet lirisht dhe hapur për sjelljen seksuale grabitqare dhe në fakt që mburret rreth puthjeve dhe sulmet ndaj grave duke përdorur një gjuhë aq të turpshme sa që shumë prej nesh shqetësohemi për fëmijët kur hapim televizorin.”

Gjatë një mitingu për kandidaten demokrate Hillary Clinton në Manchester, zonja e parë tha se fjalët e zotit Trump e kanë tronditur jashtë mase:

“Komentet e turpshme rreth trupave tanë, mosrespektimi i ambicjeve dhe intelektit tone, besimi se mund të bësh gjithçka ndaj një gruaje. Është e neveritshme, e frikshme. Dhe e vërteta dhëmb.”

Në intervistat me gazetën New York Times të mërkurën, dy gra akuzuan Trumpin se i kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme – pretendim që kandidati republikan e quajti të sajuar.

Raporti u pasua nga një seri akuzat nga disa gra të tjera, duke i bërë më shumë presion zotit Trump ndërsa ai mbetet prapa zonjës Clinton në anketat e opinionit.

Fushata e tij po mundohej të përballonte krizën pas videos së javës së kaluar që tregonte kandidatin duke u mburrur në vitin 2005 rreth ngacmimeve ndaj grave dhe sulmeve të padëshiruara seksuale.

Fushata e zotit Trump publikoi një letër që avokati i tij i dërgoi gazetës ku i kërkon asaj të tërhiqte shkrimin, duke e quajtur atë shpifje dhe duke kërcënuar me veprime ligjore në se gazeta nuk e bënte këtë.

Një anketë e opinionit tregon se një në pesë republikanë mendojnë se komentet e zotit Trump për gratë e skualifikojnë atë për të marrë presidencën. Anketa tregon gjithashtu se ai është 8 pikë pas zonjës Clinton.

Akuza kundër Trumpit për sulme seksuale

Disa gra kanë akuzuar kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, për sulme seksuale.

Gazeta New York Times ka publikuar një raport që citon Jessica Leeds, nga Nju Jorku, duke thënë se Trump i ka prekur gjinjtë dhe ka bërë përpjekje t’ia fusë dorën nën fund.

Leeds ka thënë se rasti ka ndodhur në një fluturim, rreth 30 vjet më parë.

Një tjetër grua, Rachel Crooks nga Ohajo, i ka thënë gazetës se Trump e ka puthur në buzë përkundër dëshirës, në kompleksin Trump Towers në Nju Jork, më 2005.

Në anën tjetër, gazetarja e revistës People, Natasha Stoynoff, ka publikuar një artikull për një incident të vitit 2005, duke thënë se Trump e ka mbështetur për mur dhe se i “ka futur gjuhën në fyt”.

Fushata e Trumpit i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

Ato vijnë pak ditë pas daljes në publik të një videoje nga vitit 2005, ku Trump bën komente vulgare për gratë. Trump ka kërkuar falje për këtë incizim.

Uragani Nicole niset drejt SHBA-ve, në Bermude gjendje gadishmërie

Qendra për informim për uragane (NHC) e SHBA-ve tha se pret që sot uragani Nicole me shpejtësi prej 130 kilometra në orë të godase Bermudet

NJU JORK – Pas uraganit shkatërrues Matthew pritet që Bermudet t’i godasë stuhia tropikale Nicole e cila është transformuar në uragan.

Qendra për informim për uragane (NHC) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) tha se pret që sot uragani Nicole me shpejtësi prej 130 kilometra në orë të godasë Bermudet.

Zyrtarët paralajmëruan banorët që të jenë në gadishmëri për shkak të uraganit. Ministri i Sigurisë i Bermudeve, Jeff Baron tha se uragani paraqet kërcënim serioz ndaj Bermudeve dhe pritet të godasë SHBA-të. aa

FBI po heton lidhur me përfshirjen e Rusisë në sulmet kibernetike

Fushata e kandidates demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, tha se agjencia FBI po zhvillon hetime nëse Rusia ka dorë në depërtimin dhe rrjedhjen e emailave të një këshilltari të lartë, gjatë javës së kaluar.

Kryesuesi i fushatës, John Podesta, tha mbrëmë vonë se ka mësuar për hetimet gjatë fundjavës, kur ishte kontaktuar nga FBI-ja, për sulmet në emailat e tij, disa prej të cilëve janë publikuar nga faqja në Internet, WikiLeaks, më 7 tetor.

Podesta tha se i është thënë se ato janë përfshirë në hetimin që po zhvillohet lidhur me sulmet kibernetike kundër organizatave të Partisë Demokratike nga inteligjenca e Rusisë.

Këto komente u bënë derisa Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barack Obama, po i shqyrton opsionet për “përgjigje proporcionale” për verifikimin e incidenteve lidhur me ndërhyrjet ruse.

Trumpi sulmon figura të Partisë Republikane për pabesi

Kandidati republikan për president Donald Trump po sulmon zyrtarë të lartë të partisë së tij që janë shprehur se nuk do ta mbështesin në garën presidenciale.

Zoti Trump, në një koment në Twitter sulmoi Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Paul Ryan duke e cilësuar një “udhëheqës shumë të dobët dhe joefektiv” pasi zoti Ryan tha dje para një grupi republikanësh se nuk do të bënte më fushatë për kandidatin republikan për president dhe nuk do t’u dilte më në mbrojtje komenteve të tij fyese që kanë irrituar shumë votues.

Me tërheqjen e zotit Ryan, tha kandidati Trump “tani ndjehem shumë mirë që jam çliruar nga prangat dhe mund të luftoj për Amerikën në mënyrën time”. Ai tha se demokratët gjithmonë kanë treguar më shumë besnikëri ndaj njëri-tjetrit se republikanët.

Paul Ryan, i cili vazhdon ta mbështesë zotin Trump, aludoi se zonja Clinton do t’i fitonte zgjedhjet e nëntorit. Zoti Ryan ka thënë se nuk do të bëjë fushatë për Trumpin, por do të vazhdojë fushatën për kolegët republikanë që partia e tij të vazhdojë të ruajë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Në një tjetër koment në Twitter, zoti Trump tha se e kishte fituar debatin e së dielës me zonjën Clinton, por shtoi se “është vështirë të dalësh mirë kur Paul Ryan dhe të tjerë nuk japin asnjë mbështetje”.

Një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të zgjedhur republikanë, përfshirë ish-kandidatin për president John McCain, kanë tërhequr mbështetjen për Donald Trumpin gjatë ditëve të fundit ose i kanë bërë thirrje kandidatit republikan të dalë nga gara pasi ditët e fundit u bënë publike regjistrime të 11 vjetëve më parë, ku dëgjohet zëri i zotit Trump duke bërë komente të ulëta për gratë dhe duke u mburrur se sillet me gratë siç do vetë, pasi është njeri i famshëm. Megjithë këto presione, Donald Trumpi ka thënë se nuk ka për t’u tërhequr në asnjë mënyrë nga gara.

Zoti Trump ka kërkuar ndjesë për komentet që u regjistruan pa dieninë e tij dhe u bënë publike javën e kaluar.

Bie mbrojtja për Trumpin pas komenteve për gratë

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, tha se nuk do të mbrojë kandidatin republikan për president, Donald Trump, pas komenteve vulgare që ka bërë për gratë.

Ryan, i cili është edhe vetë republikan, tha se nuk do të bëjë fushatë me Trumpin përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Në vend të kësaj, ai tha se do të bëjë fushatë për kandidatët republikanë të Kongresit.

Trump ka shkruar në Twitter se Ryan nuk duhet të humbë kohë duke e luftuar atë.

Në një video të vitit 2005, e publikuar të premten, Trump tregon se si ka dashur të ketë marrëdhënie seksuale me një grua të martuar dhe bën komente të pista për gratë.

Fushata e kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, tha se është “shumë vonë” për liderët republikanë që të kthehen kundër Trumpit.

Debati i dytë presidencial, ja kush fitoi

Përballja e dytë mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton mund të ketë qenë ndër më të ashprat në historinë e debateve presidenciale amerikane, por analistët thonë se kjo nuk ka gjasa të ndryshojë faktin që zonja Clinton ka dalë përpara tij në anketa, një muaj para zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Studiuesi i shkencave politike, Stephen Wayne i Universitetit Georgetown në Washington, i tha Zërit të Amerikës se debati ka mundësi ta ketë forcuar mbështetjen për të dy kandidatët, por jo domosdo ka ndryshuar rrjedhën e fushatës, ku zonja Clinton ruan një avantazh mesatar prej pesë përqind dhe udhëheq në shtetet e rëndësishme që vendosin fatin e zgjedhjeve.

Megjithatë, një sondazh i NBC News / Wall Street Journal, i kryer gjatë fundjavës, pas publikimit të komenteve vulgare të zotit Trump, tregon se avantazhi i zonjës Clinton është rritur edhe më shumë: 46-35 përqind. Një tjetër sondazh, “Rasmussen Reports” jep rezultatin 45-38 përqind në favor të zonjës Clinton.

Politologu John Sides i Universitetit George Washington, thotë se Trump doli më mirë në debat, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të përmirësuar rezultatet e tij në sondazhe.

Wayne thotë se debati mund të ketë shërbyer për të bashkuar më tepër rreth zonjës Clinton demokratët që kanë shqetësime lidhur me të. Sipas tij, edhe zoti Trump e ka konsoliduar bazën e mbështetësve, por nuk ka kaluar dot përtej kësaj. “Mendoj se debati zbuloi karakterin e dy kandidatëve, përforcoi pikëpamjet tona rreth tyre si dhe dobësitë e tyre,” thotë analisti.

Wayne thotë se kandidati Trump “tregoi se nuk kishte njohuri për çështjet”, ndërsa ajo ishte e përgatitur mirë për të mbrojtur veten dhe për të mbështetur çështjet tradicionale për demokratët”. Një anketë e rrjetit CNN menjëherë pas debatit arrinte në përfundimin se Clinton doli fituese me një diferencë 57-34 për qind.

Bashkëshortja deklaratë për fjalët e “pahijshme” të Trumpit

Ndërkohë që data e zgjidhjeve presidenciale në SHBA po afron, disa emra brenda Partisë Republikane vazhdojnë presionin për “dorëheqjen” e Trumpit nga gara presidenciale.

UASHINGTON – Vazhdon të ketë reagime brenda dhe jashtë partisë ndaj videos e cila përmban fjalë “të pahijshme” dhe që thuhet se i përket kandidatit për president të Partisë Republikane dhe biznesmenit Donald Trump.

Ndërkohë që data e zgjedhjeve presidenciale në SHBA po afron, disa emra brenda Partisë Republikane vazhdojnë presionin për “dorëheqjen” e Trump nga gara presidenciale.

– “Fjalët e bashkëshortit tim, të papranueshme”

Një reagim për fjalët e “pahijshme” të Trumpit ka ardhur edhe nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, e cila është shprehur: “Fjalët e bashkëshortit tim janë të papranueshme dhe të turpshme. Këto fjalë nuk përfaqësojnë njeriun që njoh unë.” aa

SHBA: Uragani i vazhdon shkatërrimet, megjithëse i dobësuar

Zyrtarët amerikanë thonë se uragani Matthew vazhdon të krijoj rrëmujë përgjatë bregdetit Atlantik, pasi më parë në Haiti ka shkaktuar shkatërrime.

Megjithatë, duket se është dobësuar, pasi i ka vërshuar komunitetet, ka shkaktuar ndaljen e rrymës elektrike dhe i ka dëmtuar rëndë rrugët.

Tash në kategorinë 1, ky është uragani më i fuqishëm, që e ka goditur bregun lindor amerikan në një dekadë dhe është fajësuar për vdekjen e së paku 10 personave në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Haiti nga ai e kanë humbur jetën së paku 877 vetë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar nga banorët e viseve të rrezikuara, që t’i kenë parasysh rekomandimet e autoriteteve lokale.

“Tregoni kujdes ndaj asaj që juve u thonë zyrtarët lokalë. Nëse ata ju thonë të evakuoheni, ju duhet të largohen nga andej dhe të lëvizvni në terren më të lartë”, tha dje në Uashington, presidenti amerikan, Barack Obama.

Reagime të forta të republikanëve kundër kandidatit Donald Trump

Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

 

Me një numër në rritje të republikanëve që po bëjnë thirrje për kandidatin presidencial Donald Trump për t’u larguar nga gara, disa njoftime po thonë se anëtarë të lartë të Komitetit Kombëtar Republikan janë duke eksploruar mundësitë për largimin e tij nga gara, pavarësisht pengesave procedurale dhe faktin se mbetet vetëm një muaj deri në ditën e zgjedhjeve.

Politico njoftoi të shtunën se udhëheqësit republikanë po e kalojnë fundjavën duke rivlerësuar strategjinë e tyre të zgjedhjeve pas një regjistrimi të Trumpit 11 vjet më parë ku ai bën komente denigruese ndaj grave.

Disa udhëheqës republikanë po tërhiqen nga mbështetja për kandidatin republikan Donald Trump, pas videos së vitit 2005 që u publikua dje, ku ai dëgjohet të bëjë komente denigruese seksuale ndaj grave. Në kohën kur është regjistruar kjo bisedë me një gazetar, zoti Trump ishte i martuar me bashkëshorten e tij të tanishme, Melanian.

Ndërsa në të kaluarën, miliarderi Trump pati arritur të merrte me vështirësi një mbështetjeje nga brenda Partisë Republikane, komentet e tij në videon e publikuar bënë që shumë udhëheqës të kësaj partie të deklarojnë se nuk do të votojnë për të. Disa shtuan se nuk do të votojnë as për kandidaten Hillary Clinton, duke krijuar kështu rrethanat e rrezikshme të moshedhjes së votës për asnjërin kandidat, ose për votimin për kandidatë të tretë që nuk kanë shanse për të fituar garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, tha se ndjehet “i neveritur” nga komentet e zotit Trump dhe njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm të vjeshtës në shtetin Wisconsin, ku ai ishte i planifikuar të shfaqej së bashkë me zotin Ryan dhe kryetarin e Partisë Republikane, Reince Priebus.

Zoti Preibus u shpreh për komentet e zotit Trump se “asnjë grua nuk duhet të përshkruhet kurrë me këto terma”.

Kreu i maxhorancës në Senat, Mitch McConnell tha se “këto komente janë të pështira dhe të papranueshme në asnjë rrethanë” dhe shtoi se zoti Trump duhet t’u kërkojë falje të gjitha grave dhe vajzave.

Kreu i maxhorancës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, gjithashtu bëri thirrje që zoti Trump të bënte një ndjesë të plotë dhe të padiskutueshme.

Senatori i shtetit Utah, Mike Lee, i bëri thirrje kandidatit Trump të largohet nga gara, duke e cilësuar atë një “shpërqëndrim nga çështjet reale me të cilat përballemi sot”.

Senatori Mark Kirk, i cili po kandidon për rizgjedhje në shtetin Illinois, u shpreh në Twitter se zoti Trump duhet të largohet nga gara dhe se Partia Republikane “duhet të vërë në lëvizje rregulloren për një zëvendësim emergjence”.

Komentet e tij u dënuan ndër të tjerë edhe nga ish-kandidatët republikanë Marco Rubio dhe Jeb Bush. Ish-kandidati republikan për president që u përball me Presidentin Obama në vitin 2008, Senatori John McCain, i cili u shpreh se Donald Trump duhet të vuajë personalisht pasojat e sjelljes së tij.

Ligjvënësi i shtetit Utah, Jason Chaffetz, kryetar i Komitetit të Mbikqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve tha se “nuk mundet më të mbështesë me ndërgjegje zotin Trump për president”. Zoti Chaffetz tha se komentet e zotit Trump ishin “disa nga më të urryerat dhe nga më ofendueset që mund të imagjinohen”.

Gary Herbert, guvernatori i shtetit Utah, i quajti komentet e zotit Trump “përtej ofezës dhe të papërshkrueshme”.

Konsultenti politik konservator Frank Luntz u shpreh se kjo kasetë do të krijojë dëm real.

Ndërkohë, mediat transmetuan sot një xhirim të regjistruar ku zoti Trump kërkon ndjesë për komentet e tij dhe ku premton se do të bëhet një njeri më i mirë. Megjithë këtë ndjesë publike, në po të njëjtin mesazh, kandidati Trump përmend se ish-presidenti Bill Clinton, pati “abuzuar realisht me gratë” dhe se bashkëshortja e tij, kandidatja Hillary Clinton, u pati bëri presion viktimave të të shoqit.

Hillary Clintoni i quajti deklaratat “të tmerrshme” dhe tha përmes tweeter-it “Nuk mund ta lejojmë këtë njeri të bëhet president”.

Zoti Trump përballet nesër në mbrëmje me rivalen demokrate Hillary Clinton gjatë debatit të dytë televiziv.

Gjermani: Bllokadë e qytetit për shkak të dyshimeve për sulm

Pamje e pjesëtarëve të policisë gjermane

Policia gjermane thotë se sot po e evakuon një ndërtesë në qytetin lindor, Shemic, për shkak të dyshimeve se ishte planifikuar një sulm me bombë. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Policia duket se po përdorë forcë për të hyrë në ndërtesë, derisa në rrjetin Twitter ka shkruar: “eksplodimi i dëgjuar ishte një masë e policisë për hyrje, pasi personi përkatës nuk mund të gjendet”.

“Ju lutemi të mbeteni në banesat tuaja brenda hapësirës së bllokuar nga policia dhe t’i ndiqni instruksionet e policisë”, ka shkruar policia e Saksonisë në rrjetin Twitter.

Policia tha se ka ndërmarrë vendosje të madhe të trupave në një lagje të qytetit Shemic.

Një zëdhënëse e policisë ka refuzuar të paraqes detaje të tjera.

SHBA për të parën herë publikisht e akuzoi Rusinë për sulme kibernetike

Shtetet e Bashkuara për të parën herë publikisht e kanë akuzuar Rusinë për orkestrim të një vale të sulmeve kibernetike, kundër organizatave politike amerikane dhe zyrtarëve të lartë aktualë dhe të dikurshëm, me ç’rast Uashingtoni thotë se ishte synim “për përzierje në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara”.

Mëtutje në deklaratën e mbrëmshme të Zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe të Departamentit për siguri të brendshme, theksohet se është “e sigurt” se qeveria e Rusisë i ka “drejtuar” depërtimet në emailat e individëve dhe grupeve, përfshirë Komitetin Kombëtar Demokrat (DNC).

“Ne besojmë, bazuar në gjërësinë dhe ndjeshmërinë e këtyre përpjekjeve, se vetëm zyrtarët më të lartë të Rusisë kanë mundur t’i autorizojnë këto aktivitete”, thuhet në deklaratë.

Trumpi kërkon ndjesë për komentet denigruese seksuale të vitit 2005

Kandidati republikan për president Donald Trump kërkoi ndjesë të premten pas bërjes publike të një videoje regjistruar në vitin 2005, ku ai tregon se si u afrohet grave për të kërkuar favore seksuale.

Përmes një deklarate Trump shprehet: “Kërkoj ndjesë në se dikush është ofenduar”, duke iu referuar një artikulli të botuar fillimisht në gazetën “Washington Post”, e cila siguroi videon me komentet denigruese të Trumpit rreth grave.

Kur bëri komentet Trump ishte duke folur me gazetarin Billy Bush të emisionit televiziv “Access Hollywood”, në një bisedë private, në prani të vetëm disa pak personave, në një autobuz që po e çonte Trumpin në emisionin televiziv. Trump ndërkohë kishte mikrofonin në trup.

Në regjistrim ai thotë: “Gratë e bukura më tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t’i puth. Nuk më pritet, i puth menjëherë”. Dhe më tej vazhdon: “Kur je i njohur, ato të lënë të bësh ç’të duash”.

Trump vazhdon me komente të tjera vulgare se si u kërkon favore seksuale grave, duke folur në mënyrë shumë të hapur.

Në deklaratën ku kërkon ndjesë Trump thotë se: “Ato ishin biseda private, që ndodhën shumë vite më parë. Bill Clinton më ka thënë gjëra shumë më të shëmtuara në fushën e golfit, që as nuk u afrohen këtyre që kam thënë unë”.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Pol Rajën, tha se ishte i neveritur nga ajo që kishte dëgjuar dhe se kandidati republikan nuk do të marrë pjesë në një konferencë të partisë të shtunën, ku ishte planifikuar të fliste.

Edhe republikanë të tjerë të lartë, si kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Reince Priebus, i dënuan komnentet.

Ngjarja ka bërë jehonë në median sociale, duke u kthyer në armën më të fuqishme që ka patur në dorë deri tani Partia Demokrate për të bindur gratë e pavendosura dhe votues të tjerë që të mbështesin zonjën Clinton.

Estonia e Finlanda: Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore

Estonia ka denoncuar këtë të premte shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga një avion rus, vetëm pak orë pasi fqinji i saj Finlanda bëri të ditur se dy avionë të ngjashëm kishin kaluar mbi territorin e saj, në një kohë që përgatitet të firmosë një marrëveshje për mbrojtje me Shtetet e Bashkuara.

Moska mohon në fakt dërgimin e avionëve mbi kufijtë e këtyre dy shteteve, por një analist ka thënë se fluturimet mund të jenë ndërmarrë si një shenjë kujtese për influencën e Rusisë në këtë rajon, pasi vendet e Baltikut po hedhin sytë drejt forcimit të marrëdhënieve me Perëndimin.

Ministria estoneze e Mbrojtjes tha se një avion luftarak rus hyri në hapësirën e saj ajrore për më pak se një minutë, ndërsa pajisja e transponderit ishte fikur rreth orës 2:38 të mëngjesit me orën lokale.

Helsinki, nga ana e tij, bëri të ditur se dy avionë të “SU-27” kishin shkelur hapësirën e tij ajrore gjatë pasdites së të enjtes, pikërisht mbi Gjirin e Finlandës, apo vija kufitare që ndan atë nga Estonia.

“Ne i konsiderojmë të tilla incidente si tepër serioze”, tha ministri finlandez i Mbrojtjes, Jussi Niinisto. “Fakti që kemi dy shkelje të dyshuara të hapësirës në të njëjtën ditë përbëjnë një rast të jashtëzakonshëm”. Inkursione të së shkuarës kanë ndërmarrë edhe avionë rusë transporti, por asnjëherë avionë luftarakë, deklaroi më tej ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes e hodhi poshtë këtë raport, duke thënë se avionët ushtarakë “SU-27” kishin zhvilluar fluturime stërvitore të enjten dhe të premten mbi ujëra neutralë, sipas asaj që raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Finlanda po bëhet gjithnjë e më e shqetësuar në lidhje me aktivitetet ushtarake të Rusisë, dikur sundimtar i saj, me të cilën ndan një kufi tokësor prej 1.300 km, veçanërisht pas aneksimit nga Moska të gadishullit ukrainas të Krimesë në shkurt të vitit 2014.

Si kundërpërgjigje, Finlanda ka përforcuar bashkëpunimin me Suedinë dhe është kujdesur edhe për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n. Të premten, Helsinki zyrtar nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi të fushës së mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, që mbulon trajnimin dhe ndarjen e informacioneve, por nuk kërkon edhe asistencë ushtarake.

“Fakti që Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për situatën e sigurisë në Europën Veriore është pozitiv, sikurse edhe bashkëpunimi me vendet e tjera të rajonit. Ne e shohim këtë si një element stabilizues”, tha Niinisto. Ai refuzoi të spekulonte nëse Rusia është përpjekur të tregojë forcën e saj përpara takimit të tij me zv.sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Work.

Kerry: Regjimi i Asadit dhe Rusia të hetohen për krime lufte

UASHINTGTON – Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se duhet të hapen hetimet ndaj regjimit të Asadit dhe Rusisë për krime lufte, për shkak të bombardimit të civilëve dhe spitaleve në Siri. aa

SHBA: 6 ushtarë akuzohen se u kanë shitur pajisje ushtarake rusëve

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, përfshirë gjashtë ushtarë. Ata po akuzohen se kanë vjedhur pajisje të ndjeshme ushtarake në vlerë prej më shumë se 1 milion dollar dhe i kanë shitur në Rusi, Kazakistan, Ukrainë, Moldavi dhe vende të tjera përmes eBay.

Ushtarët, që janë nga Tennessee, kanë vjedhur nga baza ushtarake pajisje dhe i kanë shitur online, ka thënë departamenti.

Ushtarët kanë vjedhur teleskop të snajperëve, pjesë të pushkëve, pjesë të armëve automatike, raketa hedhës, helmeta, pajisje të komunikimit, furnizimi mjekësore, ka njoftuar qeveria amerikane.

Këto pajisje më pas ishin shitur për konsumatorët nga Rusia, Kina, Hong Kongu, Kazakistani, Ukraina, Lituania, Moldavia, Malajzia, Rumania dhe Meksika.

Autoritetet në SHBA kanë thënë se janë duke u munduar që të gjejnë blerësit e këtyre pajisjeve ushtarake me qëllim që t’i kthejnë këto pajisje të cilat sipas tyre janë “jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Të akuzuarit nëse gjenden fajtor mund të përballen me pesë vjet burgim dhe të dënohen me gjobë prej 250 mijë dollarë.

Uragani i përbindshëm Mathew, drejt Floridës pasi la qindra të vdekur në Karaibe

Uragani Matthew është cilësuar si “përbindësh” dhe vërtetë “stuhi e shekullit” derisa po përparon drejt bregut lindor të Floridës.

Matthew tashmë ka lënë pas vetes qindra të vrarë në Karaibe, përfshirë 283 në Haiti.

Të enjten vonë, Matthew goditi pjesën perëndimore të ishujve Bahama, derisa po lëvizte drejt Floridës ku pritet te godasë të premten.

Stuhia e fuqishme e shkallës së katërt sjell me vete erëra të forta që arrijnë në 210 kilometra në orë.

Zyrtarët e Floridës i quajtën “të marrë” ata që kanë vendosur të mos evakuohen, duke theksuar se nuk mund të shpjegojnë mjaftueshëm se sa e rrezikshme është kjo stuhi dhe çfarë shkatërrimesh mund të shkaktojë mbi shtetin.

Presidenti Barack Obama tashmë e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Florida dhe në Karolinën e Jugut.

Kryetari i Floridës ka aktivizuar 3 mijë e 500 trupa të Gardës Kombëtare. Ekspertët thonë se pjesë të shtetit mund të jenë të pabanueshme për javë të tëra pas stuhisë.

Zëdhënësi i Administratës Federale për menaxhimin e emergjencave, Raphael Lemaitre, i tha Zërit të Amerikës se agjencia ka personel dhe burime të tjera të gatshme për të vepruar.

“Kemi furnizime në terren të shpërndara në zonën që mund të goditet. Gjëra si ujë, ushqime, batanije e shtretër. Po ashtu kemi personel në terren”, tha Lemaitre.

Matthew la pas vetes skena të dhimbshme mjerimi në Haiti, shteti më i varfër në hemisferën perëndimore.

Qeveria tha se të paktën 283 veta kanë humbur jetën dhe numri mund të rritet jo vetëm për shkak të stuhisë por edhe kolerës dhe rreziqeve të tjera pas stuhisë.

Presidenti i përkohshëm i Haitit, Jocelerme Privert, i cili fluturoi përmbi siujdhesë në një avion të rojës bregdetare amerikane, e përshkroi situatën si “katastrofale”.

Kombet e Bashkuara thanë se afro 6 milionë haitianë janë prekur nga stuhia dhe 350 mijë veta kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Marina amerikane ka vene në dispozicion nëntë helikopterë ushtarak, një aeroplanmbajtëse dhe trupa për t’ju përgjigjur kërkesës së Haitit për ndihmë. Disa nga helikopterët janë të pajisur me mjete të kërkim shpëtimit dhe disa për transportimin e furnizimeve.

Haiti ka shtyrë zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Uragani Matthew ka shkaktuar shkatërrime në Kubë por nuk ka pasur të vdekur.

Revista The Atlantic mbështet Hillaryn – më parë ka mbështetur vetëm Abraham Lincolnin dhe Lyndon B. Johnsonin

‘Trump kandidati më i papërshtatshëm në 227 vjet histori të presidencës’

VOAL – Revista The Atlantic ia ka dhënë mbështetjen e  saj historike Hillary Clintonit. Në 159 vjet të historisë së saj, revista prestigjioze e ka bërë këtë gjë vetëm në dy raste të tilla, më 1860 me Abraham Lincolnin e më 1964 me Lyndon B. Johnsonin. Editorial që mbështet Clintonin përmban një sulm të rëndë ndaj Trumpit, duke e përcaktuar “kandidatin tejet më të papërshtatshëm të një partie të madhe në 227 vjet të historisë së presidencës amerikane”, si dhe “një demagog, një ksenofob, një seksist, një injorant dhe një gënjeshtar”. ansa


Send this to a friend