VOAL

VOAL

“Trumpi kërkoi të takohet me komunitetin mysliman në SHBA”

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Jammal tha se Doland Trump, i cili ka tërhequr vëmendjen me komentet e tij në lidhje me myslimanët, është përpjekur të takohet me myslimanët

CHICAGO – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Islame në SHBA (USCMO), Oussama Jammal, deklaroi se kandidati për president të SHBA-ve nga radhët e Partisë Republikane, Donald Trump, kishte kërkuar që të takohet me komunitetin mysliman në SHBA gjatë festës së Kurban Bajramit, por kjo kërkesë ishte refuzuar.

Jammal ka dhënë një intervistë për gazetarin e AA-së në lidhje me zhvillimet në botë dhe SHBA. Në lidhje me njërin nga zhvillimet më të përfolura në SHBA, zgjedhjet presidenciale, Jammal tha se Doland Trump, i cili ka tërhequr vëmendjen me komentet e tij në lidhje me myslimanët, është përpjekur të takohet me myslimanët.

“Nuk mund ta pranojmë kërkesën e tij pa e qartësuar së pari pozicionin e tij”

Menaxheri përgjegjës për fushatën parazgjedhore të Donald Trump në shtetin Illinois, siç tha Jammal, ka kontaktuar me USCMO para festës së Kurban Bajramit. “Menaxheri tha që Trump dëshiron të takohet dhe t’i adresohet komunitetit mysliman gjatë festimit të Kurban Bajramit që u mbajt në Stadiumin Toyota Park në Chicago me pjesëmarrjen e 25 mijë personave. Duke pasur parasysh vlerësimet paraprake agresive të Trump ndaj myslimanëve dhe fushatën e tij parazgjedhore kundër myslimanëve, ne ua bëmë me dije se nuk mund ta pranojmë kërkesën e tij pa e qartësuar së pari pozicionin e tij”, u shpreh Jammal.

“Ligji i 11 shtatorit”, dorëzohet padia e parë kundër Arabisë Saudite

Stephanie DeSimone e cila ka humbur bashkëshortin në sulmet e ndërmarra në Pentagon, pretendohet se ajo ka bërë përgjegjëse Arabinë Saudite për sulmin

UASHINGTON – Pas miratimit të projektligjit i cili i njeh mundësinë që familjet e viktimave të 11 shtatorit në SHBA të hapin padi ndaj qeverisë së Arabisë Saudite, njoftohet se një grua amerikane që ka humbur bashkëshortin në sulm ka ngritur padi ndaj këtij vendi.

Stephanie DeSimone e cila ka humbur bashkëshortin në sulmet e ndërmarra në Pentagon, pretendohet se ajo ka bërë përgjegjëse Arabinë Saudite për sulmin.

DeSimone në padinë e ngritur në Washington, ka mbrojtur qëndrimin se Arabia Saudite ka ofruar mbështetje financiare për Al-Kaidën.

Sipas lajmeve në shtypin amerikan në dokumentin e paraqitur në gjykatë thuhet se “nuk do të ishin të mundura planifikimi dhe kryerja e sulmeve të 11 shtatorit nëse Al-Kaida nuk do të kishte mbështetjen e Arabisë Saudite.” aa

Sondazhet tregojnë Hillary Clintonin në avantazh

Sipas “RealClear Politics”, zonja Clinton radhitet tashmë në nivel kombëtar me 3% më shumë pikë se sa zoti Trump. Anketimi, që u publikua nga rrjeti “Fox News” ditën e premte, u zhvillua gjatë një hapësire kohore tre-ditore, pas debatit të zhvilluar ditën e hënë. Zonja Clinton vlerësohet me 43% përballë zotit Trump me 40%. Kjo është një rritje me 1% krahasuar me një sondazh pararendës që “Fox News” pati zhvilluar përpara debatit, në mesin e muajit shtator.

Një tjetër sondazh tregon se shumica e personave që mbështesin kandidatë të partive të treta, nuk janë ende të përkushtuar plotësisht ndaj tyre, duke sugjeruar kështu mundësinë e zhvendosjes drejt kandidatëve Clinton dhe Trump dhe për rrjedhojë edhe mundësinë e ndryshimit të dinamikave të garës. Anketimi i kryer nga “Associated Press-GfK” tregon se 70% e mbështetësve të kandidatëve të tretë mund të ndryshojnë mendim. Votuesit e pavendosur janë të ndarë pothuajse njëlloj ndërmjet zotit Trump dhe zonjës Clinton.

Me vetëm 5 javë që mbesin nga votimet e datës 8 nëntor, kandidatët presidencialë po i afrohen fundit të një fushate rraskapitëse.

Clinton e Trump pajtohen: Merkel është lidere favorite e tyre

Kandidatja presidenciale demokrate në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, mbrëmë vonë e ka veçuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, kur është pyetur se kush është lider favorit i saj në botë.

“Më pëlqejnë shumë liderë botërorë, por njëra nga favoritet e mia është Angela Merkel”, tha Hillary Clinton, gjatë fushatës së saj në Çikago, dhe ka shtuar se mendon se ajo “është një lidere e jashtëzakonshme dhe e fuqishme gjatë kohëve të vështira në Evropë, që ka implikime të dukshme për pjesën tjetër të botës, e veçanërisht në vendin tonë”.

“Lidershipi i saj dhe qëndrueshmëria në krizën e euros dhe trimëria e saj në ballafaqim me krizën e refugjatëve, është diçka që më impresionon”, tha Hillary Clinton.

Donad Trump, kandidati republikan për president amerikan në zgjedhjet e 8 nëntorit, vazhdimisht e ka kritikuar kancelaren Merkel, për politikat e saj liberale të migrantëve. Por, mbrëmë ai e ndryshoi qëndrimin e tij ndaj saj, i pyetur se kush është lideri i tij favorit botëror.

“Mendoj se Merkel është me të vërtetë lidere e madhe botërore”, i tha zoti Trump rrjetit, New England Cable News, megjithqë theksoi se vazhdon të jetë “i dëshpëruar” me politikat e saj të migrimit.

Obama: Nuk e përdor termin “terrorizmi islam” sepse është trillim

Obama ishte i ftuar në programin e CNN, ku foli për politikën e jashtme amerikane dhe prioritetet e sigurisë së vendit të tij

UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama deklaroi se organizatat terroriste si DAESH dhe Al-Kaeda manipulojnë me Islamin për qëllimet dhe interesat e tyre.

Obama ishte i ftuar në programin e CNN, ku foli për politikën e jashtme amerikane dhe prioritetet e sigurisë së vendit të tij.

Duke folur për krizën në Siri, Obama theksoi se prioritet i SHBA-ve për këtë është siguria e trupave amerikane.

“Kudo në botë, ndodhin gjëra të këqija. Gjatë vlerësimit ne duhet të shohim nëse dërgimi i trupave amerikane në atë rajon do të na sjellë rezultate të mira. Të gjitha palët në Siri kanë bindje të thellë, se në rast se nuk dërgojmë një numër të madh të ushtarëve tanë atje, nuk shohin ndonjë skenarë për ndalimin e luftës civile”, ka thënë Obama. aa

Obama: Kongresi gaboi me ligjin për 11 shtatorin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se Kongresi ka bërë “gabim” me prishjen e vetos së tij mbi ligjin që lejon veprime gjyqësore kundër Arabisë Saudite, për shkak të sulmeve të 11 shtatorit.

Obama tha se ligji vë një “precedent të rrezikshëm” për individët në të gjithë botën që të padisin Qeverinë amerikane.

Kongresi, të mërkurën, ka prishur për herë të parë fuqinë e vetos së Obamës.

Legjislacioni, i njohur si Drejtësi kundër Sponsorëve të Terrorizmit, hap rrugën për familjet e vitktimave që të padisin çdo anëtar të Qeverisë saudite, të dyshuar për rol në sulmet e 11 shtatorit.

Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e aeroplanëve më 11 shtator, 2001, kanë qenë shtetas sauditë, por Arabia Saudite, aleat i rëndësishëm i SHBA-së, ka mohuar çdo rol në sulmet, që kanë lënë afro 3,000 njerëz të vrarë.

Ndonëse inteligjenca e SHBA-së ka ngritur dyshime për disa lidhje të rrëmbyesve, ajo nuk ka arritur të dëshmojë se zyrtarët sauditë kanë siguruar mbështetje financiare për të dyshuarit.

“Shqetësimi im nuk ka të bëjë asgjë me Arabinë Saudite”, tha presidenti Obama, duke folur për televizionin CNN.

Ai tha se ligji mund të ekspozojë kompanitë amerikane, trupat dhe zyrtarët përballë padive të mundshme jashtë shtetit.

“Unë nuk dua që të arrijmë në një situatë, ku për shkak të punës që bëjmë nëpër botë, të bëhemi subjekt i padive private”, tha Obama.

Drejtori i CIA-s, John Brennan, tha po ashtu se ligji bart “pasoja të rënda” për sigurinë kombëtare”.

Senati ka votuar me 97 vota kundër vetos së Obamës dhe me vetëm një votë për. Në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq, 348 vota kanë qenë kundër dhe 77 për. Me këtë votim, propozimi është bërë ligj.

“Ishte një votë kryesisht politike. E kuptoj. Por, puna ime si komandant i forcave ushtarake është të shikoj se si do të ndikojë kjo në misionin tonë të përgjithshëm”, tha Obama.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, u tha gazetarëve se votimi ka qenë “gjëja më e turpshme që ka bërë Senati i Shteteve të Bashkuara në disa dekada”.

Por, mbështetësit e ligjit thonë se ai mund të zbatohet vetëm për aktet e terrorizmit që kanë ndodhur brenda tokës amerikane dhe kritikojnë, siç thonë, prioritetin që u jep Obama marrëdhënieve me Arabinë Saudite.

“Shtëpia e Bardhë dhe krahu ekzekutiv janë më të interesuar në konsideratat diplomatike. Ne jemi më të interesuar për familjet dhe drejtësinë”, tha senatori demokrat, Chuck Schumer.

Obama, gjatë dy mandateve të presidencës së tij, ka përdorur 12 herë të drejtën e vetos, por, deri më tash, asnjëra prej tyre nuk është shtypur.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Harry Reid, ka qenë i vetmi që ka votuar kundër ligjit.

Përgatiti: Valona Tela

Pasuria e Trumpit është zvogëluar për 800 milionë dollarë

Revista amerikane e biznesit Forbes tha se pasuria e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zvogëluar.

Forbes vlerësoi se pasuria e tij ka rënë për 800 milionë dollarë qysh në vitin 2015.

Sipas revistës, manjati i patundshmërisë aktualisht ka pasuri në vlerë neto prej 3.7 miliardë dollarësh.

Forbes, e cila ka vlerësuar pasurinë e Trumpit për më shumë se tri dekada, tha se rënia ka kryesisht të bëjë me “zbutjen” e tregut të pronës në Nju Jork.

James Comey: Hakerët rusë vazhdojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet në SHBA

Drejtori i FBI-së, James Comey, tha se vazhdon të ketë përpjekje për të ndërhyrë në bazën e të dhënave të votuesve amerikanë.

Ai tha se FBI po vëzhgon nga afër hakerët rusë, që mund të tentojnë të prishin zgjedhjet në SHBA.

FBI, në muajin gusht, ka paralajmëruar 50 shtete të SHBA-së që të forcojnë sigurinë zgjedhore, pasi hakerët kanë sulmuar databaza online në Illinois dhe Arizonë.

“Natyrisht, jemi duke bërë punë shumë të madhe, përmes hetuesve të inteligjencës, për të kuptuar se çfarë duan rusët me zgjedhjet tona”, tha Comey para Kongresit.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 8 nëntor.

Disa vëzhgues thonë se presidenti rus, Vladimir Putin, do fitoren e kandidatit republikan, Donald Trump, përballë demokrates Hillary Clinton.

SHBA emëron ambasador në Kubë pas 55 vitesh

Obama ka paraqitur si kandidat për ambasador në Havana Jeffrey DeLaurentis

UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) emëruan për herë të parë ambasador në Kubë pas 55 vitesh të ndërprerjes së marrëdhënënieve diplomatike në vitin 1961.

Presidenti amerikan Barack Obama ka paraqitur si kandidat për ambasador në Havana Jeffrey DeLaurentis i cili aktualisht kryen detyrën si i ngarkuarai me punë në ambasadën amerikane në Kubë.

Një tjetër afro-amerikan vritet nga policia në SHBA

Shefi i policisë, Jeff Davis, ka njoftuar se 30 vjeçari afro-amerikan që u qëllua nga policia në El Cajon në afërsi të San Diegos ka humbur jetën në spitalin ku ai ishte dërguar për mjekim

EL CAJON – Njoftohet se një afro-amerikan ka humbur jetën pasi është qëlluar nga policia në Californi të SHBA-së. Shefi i policisë, Jeff Davis, ka njoftuar se 30 vjeçari afro-amerikan që u qëllua nga policia në El Cajon në afërsi të San Diegos ka humbur jetën në spitalin ku ai ishte dërguar për mjekim.

Dy policët pasi pas një denoncimi kanë qëlluar mbi afro-amerikanin identiteti i të cilit ende nuk është publikuar pasi ia kishte nxjerrë nga xhepi një objekt dhe ia kishte drejtuar policëve, është shprehur Davis. aa

Obama: Peresi ka ndryshuar kursin e historisë njerëzore

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një deklarate për media ka shprehur “dhimbjen të thellë personale” për vdekjen e ish-presidentit Shimon Peres.

Ndërkaq, presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se Peres ka qenë një prej pak njerëzve “që ka ndërruar kursin e historisë njerëzore jo vetëm përmes rolit të tij në ngjarjet humane por edhe përmes zgjerimit të imagjinatës sonë morale”.

Edhe ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka vlerësuar punën e Peres për përmirësimin e marrëdhëneve në mes të Gjermanisë dhe Izraelit pas Luftës së Dytë Botërore.

“Me dëshirën e tij të palëkundër për ta bashkuar të kalurën dhe të ardhmen, Shimon Peres iu dedikua miqësisë unike në mes të Izraelit dhe Gjermanisë”, ka thënë Steinmeier përmes një deklarate.

Peres ka vdekur sot në moshën 93 vjeçare pas një sulmi në zemër.

Carteri e akuzon Rusinë për rritje të ushtrimeve atomike

Ashton Carter gjatë një konference me gazetarë në Pentagon më 29 gusht të këtij viti

Rusia duket se ka më tepër gatishmëri për të vendosur armatime atomike sot se sa gjatë Luftës së Ftohtë, tha mbrëmë vonë, sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter.

Mëtutje, duke folur në një bazë ajrore ushtarake në Dakotën Vriore, ai e ka akuzuar Moskën për “frikësim atomik”, derisa ndërmerr më tepër ushtrime atomike dhe angazhohet në më tepër retorikë të zëshme bërthamore.

“Është fakt i sigurt se përdorimi më i mundshëm i armatimit atomik sot nuk është këmbimi bërthamor masiv i tipit të Luftës së Ftohtë, por kthimi jo i mençur në sulme më të vogla por të tmerrshme dhe të paprecedente, për shembull nga Rusia ose Koreja Veriore”, tha Ashton Carter.

Ai, po ashtu, ka shprehur shqetësim për ecjen e Rusisë kah shqyrtimi i përgjithshëm i sistemeve të armatimit atomik, bile edhe derisa sekretari Carter ka shpallur se Shtetet e Bashkuara do të ecin përpara me ndërtimin e gjeneratës së re të armatimit atomik, me çmim prej më tepër se 100 miliardë dollarë.

Ashton Carter konsideron se forcimi atomik rus i “shtron pyetjet serioze për përkushtimin e liderëve të saj për stabilitetin strategjik, qëndrimin e tyre për marrëveshjet e krijuara afatgjata kundër përdorimit të armatimit atomik dhe nëse ata e respektojnë kujdesin e thellë që e kanë treguar liderët e periudhës së Luftës së Ftohtë, sa i përketë kërcënimit nga armatimi bërthamor”.

SHBA dënon mbajtjen e referendumit në Republikën Sërpska

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mark Toner tha se autoritetet në RS referendumin e kanë mbajtur në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës

UASHINGTON – Departamenti amerikan i Shtetit e ka dënuar mbajtjen e referendumit në Republikën Sërpska (RS) gjatë të dielës për 9 janarin si Ditë e Republikës Sërpska).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mark Toner në njoftimin me shkrim theksoi se autoritetet në RS referendumin e kanë mbajtur në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.

“SHBA-të dënojnë këtë referendum jolegal”, theksoi Toner i cili shtoi se referendumi pamundëson zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe se SHBA-të do të mbështesin institucionet lokale kur është në pyetje reagimi për organizimin e referendumit. aa

Shkëmbime të ashpra në debatin Clinton-Trump

Kandidatët për president Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën të hënën mbrëma në debatin e parë mes tyre, ndërkohë që janë mbërthyer në një garë të fortë për Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump kritikoi zonjën Clinton se për 30 vjet nuk kishte bërë asgjë për krijimin e vendeve të punës. “Sekretare, ju nuk keni një plan”, tha zoti Trump.

“Donaldi jeton në botën e tij,” u përgjigj zonja Clinton.

I pyetur se përse nuk deklaron taksat, Donald Trump tha se ai do t’i publikojë ato kur zonja Clinton të publikojë të 33 000 emailat që janë fshirë.

Zonja Clinton pranoi se kishte bërë gabim për çështjen e serverit privat dhe se nëse do t’i jepej një shans tjetër do të vepronte ndryshe.

Sulmet kibernetike ishin një temë për të cilën u debatua. Zonja Clinton kritikoi rivalin Trump për lavdërimet ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ndaj sugjerimit të tij që Rusia të piratojë qeverinë amerikane.

Kandidatët folën për grupin Shteti Islamik. “Jam i tëri për NATO-n, por ajo duhet të fokusohet te terrorizmi,” tha zoti Trump, i cili shtoi se NATO-ja duhet të dërgojë trupa në Lindjen e Mesme për të çrrënjosur ISIS-in.

Zonja Clinton tha se NATO-ja po e lufton terrorizmin, dërgoi trupa në Afganistan pikërisht për të luftuar terrorizmin.

Ajo kritikoi zotin Trump për çështjen e armëve bërthamore, që ajo tha se ai i trajton me shkujdesje. Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës, – tha zonja Clinton. Ajo tha se SHBA do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët.

Trump u përgjigj: Armët bërthamore janë kërcënimi më i madh ndaj vendit tonë.

Ai foli për çështjen e gjykimit dhe temperamentit që duhet të kenë kandidatët. “Unë kam gjykim shumë më të mirë se sa ajo dhe një temperament shumë më të mirë. Temperamenti im është arma ime më e fortë,” tha zoti Trump.

Zoti Trump kritikoi ashpër marrëveshjen me Iranin. Është marrëveshja më e keqe që është bërë ndonjëherë në histori, tha ai.

Rivalja Clinton kundërshtoi. Ajo e quajti marrëveshjen me Iranin të suksesshme.

Clinton: Cila do të ishte alternativa e zotit Trump në këtë rast?

Trump: Për të qenë president duhet të kesh forcë dhe ajo nuk e ka këtë forcë.

Clinton: Ju flisni për forcë ndërkohë që unë kam vizituar dhe negociuar me kaq shumë vende.

Trump: Ju keni shumë përvojë, por një përvojë të keqe.

Kandidati Trump tha se zonja Clinton ka shpenzuar qindra miliona dollarë për reklama kundër meje dhe kjo nuk është e ndershme.

Zonja Clinton tha se do ta mbështeste rezultatin e zgjedhjeve. Dikush do të fitojë e dikush jo, tha ajo.

Zoti Trump tha se qëllimi i tij është që Amerika të bëhet përsëri madhështore. “Nëse ajo fiton, unë absolutisht do ta mbështes rezultatin”, tha ai.

Njëqind milionë njerëz mendohet se e ndoqën debatin në Universitetin Hofstra në afërsi të Nju Jorkut. Kjo është audienca më e madhe ndonjëherë që ndjek një debat presidencial në SHBA.

Është hera e parë që amerikanët panë dy kandidatët ballë për ballë në të njëjtin podium. Sondazhet politike i jepnin zonjës Clinton një avantazh të lehtë para debatit.

Clinton dhe Trump tashmë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre mbi shumë çështje jetike, duke përfshirë ekonominë, emigracionin, ushtrinë dhe terrorizmin, prandaj debati kishte të bënte më tepër me çështjet e temperamentit, besueshmërisë dhe shkallën e pëlqimit të votuesve për secilin kandidat.

Gruaja dhe fëmijët e zotit Trump ishin në sallë, po ashtu edhe ish-Presidenti Bill Clinton dhe vajza e çiftit Clinton, Chelsea.

Debati ndahej në gjashtë segmente 15-minutëshe. Temat kryesore ishin tre: Drejtimi i Amerikës, arritja e begatisë dhe siguria e Amerikës.

Nga tre debatet presidenciale, debati i parë është tradicionalisht më i ndjekuri, dhe zhvillohet në një moment kritik, thotë Matthew Dallek i Universitetit “George Washington”. “Tashmë rezultatet janë shumë më të barabarta se ç’pritej, kështu që debati ka peshë më të madhe për të dy kandidatët”, thotë ai.

Debatet televizive presidenciale filluan në vitin 1960, me një debat ndërmjet Richard Nixon dhe John Kennedy. Që nga ajo kohë, debatet televizive kanë ndikuar në disa gara presidenciale. “Në një vit normal, debatet janë mënyra e vetme për ta ndryshuar garën pas mbarimit të konventave të partive. Është momenti kur numri më i madh i njerëzve ndjekin garën nëpërmjet mediave,” thotë profesori për qeverisjen në Universitetin “George Mason”, Jeremy Mayer.

Mundësi dhe rreziqe

Të dy konkurrentët vuajnë prej një mospëlqimi të lartë nga votuesit dhe debatet ofrojnë mundësi të reja, por edhe rreziqe. Zoti Meyer thotë se “debati mund t’u ofrojë kandidatëve një shans të dytë për të krijuar një tjetër përshtypje, ose për të çimentuar përshtypjen negative”.

Gjatë viteve të fundit, debatet presidenciale nuk kanë patur ndikimin e zgjedhjeve të mëparshme. Profesori Wayne thotë se: “Mund të na kujtohen dy debate të rëndësishme në historinë amerikane: debati i vitit 1960, ndërmjet demokratit John Kennedy dhe republikanit Richard Nixon; si dhe ai i vitit 1976, ndërmjet republikanit Gerald Ford dhe demokratit Jimmy Carter. Në të dyja këto debate u bënë gabime dhe paraqitjet nuk ishin të duhurat, duke ndikuar për rrjedhojë në rezultatin e zgjedhjeve.”

Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale, si dhe një përballje ndërmjet dy kandidatëve për zëvendëspresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.

Çfarë pritet sot nga debati Trump – Clinton?

Mbrëmja e sotshme mund të shndërrohet në një moment përcaktues për fushatën presidenciale në SHBA.

Debati i parë presidencial ndërmjet demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump vlerësohet se do të ndiqet nga 100 milionë amerikanë, të cilët do të jenë në gjendje për herë të parë të peshojnë kandidatët në një skenë përballë njëri-tjetrit.

Debati do të jetë me tepër rëndësi për të dy kandidatët, të cilët do të ndiqen me vëmendje jo vetëm për gjërat që do të thonë, por edhe për mënyrat se si do t’i thonë.

Cili do të jetë Donald Trump?

Debati do të jetë një moment kyç për zotin Trump, i cili gjatë javëve të fundit ka ngushtuar diferencën në sondazhe me zonjën Clinton, pjesërisht për arsye se e ka paraqitur veten më të disiplinuar se në të kaluarën. Ai gjithashtu është përqëndruar më shumë tek tematika e tij qendrore.

“Do ta bëjmë Amerikën sërish të fortë. Do ta bëjmë Amerikën sërish të sigurtë dhe madhështore!”, u tha zoti Trump mbështetësve të tij të mbledhur në një tubim në Fort Myers, në Florida, një shtet i rëndësishëm ku ai ka rezultuar i barabartë me zonjën Clinton gjatë sondazheve të fundit.

Nga ana e saj, zonja Clinton synon që gjatë debatit të sigurojë mbështetësit e saj dhe të promovojë mesazhin për ndërtimin e një ekonomie më gjithëpërfshirëse. Ajo u shpreh gjatë një tubimi në Orlando, të Floridës, se “ne kemi të gjithë vlerë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin më të mirë në botë, ne besojmë se të gjithë lindin të barabartë!”.

Rritet vëmendja ndërsa sondazhet po tregojnë rezultate të afërta

Nga tre debatet presidenciale, debati i parë është tradicionalisht më i ndjekuri, dhe po zhvillohet në një moment kritik, thotë Matthew Dallek i Universitetit “George Washington”. “Tashmë rezultatet janë shumë më të barabarta se ç’pritej, kështu që debati ka peshë më të madhe për të dy kandidatët”, thotë ai.

Debatet televizive presidenciale filluan në vitin 1960, me një debat ndërmjet Richard Nixon dhe John Kennedy. Që nga ajo kohë, debatet televizive kanë ndikuar në disa gara presidenciale. “Në një vit normal, debatet janë mënyra e vetme për ta ndryshuar garën pas mbarimit të konventave të partive. Është momenti kur numri më i madh i njerëzve ndjekin garën nëpërmjet mediave,” thotë profesori për qeverisjen në Universitetin “George Mason”, Jeremy Mayer.

Sa po përgatiten?

Zoti Trump dhe zonja Clinton duket se po përgatiten në mënyra të ndryshme për debatin. Zonja Clinton mendohet se i ka kushtuar më shumë energji përgatitjes për debatin, duke u përballur madje me persona në rolin e zotit Trump.

Ndërsa nga kampi i kandidatit republikan mësohet se puna e tij përgatitore ka qenë më pak intensive. Ai vetë madje shpotiti zonjën Clinton gjatë një tubimi në Pennsylvania, duke u shprehur se: “disa thonë se po përgatitet për debatin; të tjerë thonë se ajo po fle gjumë”.

Demokratët shpresojnë se kandidati republikan do të shfaqet i pakujdesshëm në debat dhe në përputhje me paraqitjen e tij gjatë debateve paraprake republikane. Por, duket se stafi i ri i fushatës së zotit Trump ka patur sukses në ruajtjen e përqëndrimit të tij dhe në shmangien e kryerjes së sulmeve personale.

Një tjetër audiencë

Të dy kandidatët u paraqitën mirë gjatë debateve paraprake të partive të tyre. Një mendim ekziston se zoti Trump fitoi nominimin republikan duke e shfrytëzuar në maksimum mundësinë dhe duke sulmuar rivalët Jeb Bush, Marco Rubio dhe Ted Cruz.

Por, zoti Trump do të jetë përpara një audience tjetër gjatë debateve me zonjën Clinton. Ai do të mundohet të përmirësojë imazhin e tij me votuesit e moderuar republikanë dhe të pavendosurit, të cilët nuk do të fitoheshin nëpërmjet llojit të sulmeve partiake që ai përdori gjatë debateve paraprake.

Zonja Clinton do të ndërtojë mbi eksperiencën e saj të mëparshme gjatë debatit paraprak me rivalin kryesor, Senatorin Bernie Sanders. Zonja Clinton ia doli mbanë përgjithësisht të ruante staturën gjatë debateve me zotin Sanders dhe madje e vendosi atë shpesh në pozita mbrojtëse, duke ngritur pikëpyetje mbi prakticitetin e disa prej propozimeve të tij.

Por, zonja Clinton përballet gjithashtu me sfida. Anketimet tregojnë se shumica e votuesve nuk i besojnë. Mënyra e debatueshme se si ajo menaxhoi çështjen e serverit të email-it të saj privat gjatë periudhës që ishte Sekretare Shteti vazhdon ta ndjekë atë edhe gjatë këtyre javëve të fundit parazgjedhore.

Natyra e paparashikueshme e zotit Trump përbën gjithashtu një sfidë për zonjën Clinton, ndërsa ajo përgatitet për debatin, thotë profesori Stephen Wayne, i Universitetit “Georgetown”. “Çështja është se Donald Trump nuk është aq i disiplinuar si Hillary Clinton. Nëse e prek në diçka personale, ai ka tendencën të reagojë në mënyrë personale.”

Mundësi dhe rreziqe

Të dy konkurrentët vuajnë prej një mospëlqimi të lartë nga votuesit dhe debatet ofrojnë mundësi të reja, por edhe rreziqe. Zoti Meyer thotë se “debati mund t’u ofrojë kandidatëve një shans të dytë për të krijuar një tjetër përshtypje, ose për të çimentuar përshtypjen negative”.

Gjatë viteve të fundit, debatet presidenciale nuk kanë patur ndikimin e zgjedhjeve të mëparshme. Profesori Wayne thotë se: “Mund të na kujtohen dy debate të rëndësishme në historinë amerikane: debati i vitit 1960, ndërmjet demokratit John Kennedy dhe republikanit Richard Nixon; si dhe ai i vitit 1976, ndërmjet republikanit Gerald Ford dhe demokratit Jimmy Carter. Në të dyja këto debate u bënë gabime dhe paraqitjet nuk ishin të duhurat, duke ndikuar për rrjedhojë në rezultatin e zgjedhjeve.”

Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale, si dhe një përballje ndërmjet dy kandidatëve për zëvendëspresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.

SHBA: Sonte debati i parë presidencial

Hillary Clinton dhe Donald Trump

Kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton dhe Donald Trump, mbajnë sonte debatin e parë presidencial, i cili, sipas disa vlerësimeve, mund të tërheqë mbi 100 milionë shikues.

Gjasat për fitore, të dy kandidatët i kanë të mëdha. Por shikuesit nuk do t’i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thonë, por edhe si e thonë dhe si reagojnë ndaj njëri-tjetrit.

Debati do të jetë moment kyç për Trumpin, i cili, në javët e fundit, i është afruar Clintonit në sondazhe.

“Do ta bëjmë Amerikën të fortë përsëri. Do ta bëjmë të sigurt dhe madhështore”, u tha Trump mbështetësve në Florida, në njërin nga shtetet vendimtare.

Clinton duket se e sheh debatin si mundësi për të siguruar mbështetësit e saj se do të ndërtojë një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

“Të gjithë ne kemi vlerë. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin më të madh në botë, ne besojmë se të gjithë lindim të barabartë”, tha Clinton, po ashtu në Florida.

I pari prej tre debateve, i cili tradicionalisht është më i shikuari, vjen në kohën kur ka ndryshuar loja, tha për Zërin e Amerikës analisti Matthew Dallek, nga Universiteti George Washinton.

“Tani, sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë sesa mendohej, andaj debati do të jetë i rëndësishëm”, tha ai.

Debatet televizive presidenciale kanë nisur në vitin 1960 me Richard Nixonin dhe John Kennedyn. Qysh atëherë, debatet kanë pasur ndikim, por jo të domosdoshëm, në zgjedhjet presidenciale.

Debati i sotëm do të nisë në orën 21:00, sipas kohës lokale, në kanalin NBC dhe do të moderohet nga Lester Holt. Ai pritet të hapë një varg të gjerë temash, nisur nga siguria kombëtare deri te rritja ekonomike.

E para është aktualizuar shumë këtë muaj, si pasojë e disa sulmeve qe kanë goditur Nju Jorkun, Nju Xhërsin dhe Minesotën.

Asnjëri prej sulmeve nuk ka rezultuar me fatalitet, por ato u kanë shërbyer dy kandidatëve që të ashpërsojnë retorikën kundër njëri-tjetrit.

Clinton tha se rivali i saj republikan, Trump, me gjuhen e tij anti-myslimane, u ka dhënë “ndihmë dhe ngushëllim” terroristëve islamikë.

Trump, në anën tjetër, tha se Clinton mbështet politikën me kufij të hapur, përkundër faktit se qindra migrantë “kanë qenë të implikuar në terrorizëm dhe aktivitete të lidhura me terrorizmin brenda Shteteve të Bashkuara”.

“Debati presidencial është ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz”, tha për Zërin e Amerikës Jeremy Mayer, profeson në Universitetin George Mason.

Po sipas tij, të dy kanëdidatët vujanë nga një nivel i lartë i mospëlqimit nga votuesit dhe debati ofron mundësi, por edhe rrezik.

“Ajo çfarë mund të bëjë debati është t’i ofrojë kandidatit një shans të dytë që të krijojë një përshtypje ndryshe ose të çimentiojë përshtypjen negative”, tha Mayer.

Deri në zgjedhjet e nëntorit do të ketë tre debate presidenciale dhe një ndërmjet kandidatëve për nënpresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.

Përgatiti: Valona Tela

Të hënën debati i parë televiziv Trump – Clinton

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, dhe kandidati republikan Donald Trump përballen nesër në debatin e parë televiziv që do të transmetohet nga Nju Jorku. Mendohet se shikueshmëria do të jetë më e larta e fushatës së deritanishme presidenciale dhe mund të ndikojë në rezultatin e një gare të ngushtë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Debati i parë do të jetë një moment kyç për republikanin Donald Trump, i cili gjatë këtyre javëve ka ngushtuar diferencën me demokraten Hillary Clinton.

“Do ta bëjmë sërish madhështore Amerikën. Do ta bëjmë sërish të sigurtë dhe madhështore! Faleminderit dhe Zoti qoftë me ju,”– tha Trump.

Zonja Clinton synon të qetësojë mbështetësit e saj dhe të promovojë mesazhin e saj për ngritjen e një ekonomie më gjithëpërfshirëse:

“Të gjithë kemi vlerë. Në Shtetet e Bashkuara, vendin më të mirë në botë, ne besojmë se të gjithë lindin të barabartë!” – tha ajo.

Debatet mund të ndryshojnë gjithçka, thotë analisti Matthew Dallek:

“Tashmë sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë se sa mendohej, kështu që debati do të jetë me rëndësi.”

Debatet televizive filluan në vitin 1960 ndërmjet Richard Nixon-it dhe John Kennedy-it, dhe me kalimin e kohës kanë fituar më shumë peshë.

“Në një vit normal, debatet janë ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz.”

Të dy kandidatët dolën mirë gjatë debateve të zgjedhjeve paraprake.

Por, natyra e paparashikueshme e zotit Trump përbën një sfidë për zonjën Clinton.

“Donald Trump nuk është aq i disiplinuar sa Hillary Clinton. Nëse e prek diku, ai ka tendencën të reagojë në mënyrë shumë personale,”- thotë analisti.

Të dy kandidatët vuajnë nga një nivel i lartë mospëlqimi nga votuesit, dhe debati u ofron mundësi, por edhe rreziqe.

“Debati i ofron kandidatit mundësinë të krijojë një përshtypje ndryshe, ose të çimentojë një perceptim negativ.”

Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale dhe një përballje ndërmjet kandidatëve për nënpresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.

Policia në Sharlotë publikon videon e të shtënës fatale me armë

Pamje nga protestat në qytetin Sharlotë më 22 shtator

Policia në qytetin amerikan, Sharlotë në Karolinën Veriore, e ka publikuar videon ku shihet vrasja e një personi zezak, javën e kaluar.

Policia, po ashtu, i ka publikuar 24 fotografi të revoles dhe marihuanës, që policia thotë se i ka poseduar personi i vrarë, Keith Scott.

Oficeri i policisë, po ashtu, afrokano-amerikan, e ka qëlluar për vdekje personin Scott, më 20 shtator, duke shkaktuar protesta të dhunshme.

Familja e të vrarit thotë se ai ka pasur libër e jo armë.

Por, shefi i policisë në qytetin Sharlotë, Kerr Putney, tha se ai kishte “absolutisht në posedim revole”.

Putney, po ashtu, tha se Scott, 43 vjeçar, kishte kryer edhe krim tjetër, për të cilin ai nuk ka elaboruar më tepër.

Në një video të xhiruar me telefon nga bashkëshortja e të ndjerit Keith Scott, ajo dëgjohet duke u thënë policëve se ai nuk ka revole.

Kjo vrasje ishte e fundit në vargun e të shtënave fatale të policisë në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar tmerr dhe debate të ashpra për racën, varfërinë dhe raportet policore.

Presidenti Obama hetohet nga FBI për skandalin e emaileve të Clintonit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka përdorur një pseudonim për të komunikuar me Hillary Clinton, kur kjo ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit gjatë mandatit të parë të kabinetit Obama. Ky fakt është në dosjet e FBI-së që hetojnë skandalin e emaileve të Hillary Clinton.

Mediat amerikane raportojnë se dokumentet e reja të FBI përmbajnë 200 faqe material dhe përfshijnë intervistat e ndihmësit me Clinton në lidhje me serverin privat të emailit që dyshohet se ka përdorur, duke përfshirë edhe të dhëna shtetërore.

Sipas FBI, Clinton shkëmbeu disa emaile me një person të panjohur, dhe pas hetimeve dyshohet të jetë një pseudonim i përdorur nga Barack Obama.

Pas këtij lajmi të bujshëm, nuk ka ende një reagim nga kandidatja demokrate për Presidente Hillary Clinton dhe as nga Shtëpia e Bardhë./SYRI.net

Ted Cruzi thotë se do të votojë për Trumpin

Ted Cruz (djathtas) dhe Donald Trump gjatë një debati të mëparshëm

Ish-kandidati republikan për president, Ted Cruz, thotë se do të votojë për Donald Trumpin në zgjedhjet e 8 nëntorit, përkundër refuzimit të mëparshëm për ta mbështetur të nominuarin e Partisë Republikane, pas garës së ashpër ndërmjet këtyre dy kandidatëve.

Mbrëmë në rrjetin Facebook, zoti Cruz ka shkruar se ka vendosur të votojë për të nominuarin republikan, Donald Trump, “pas shumë muajve të shqyrtimit, të lutjes dhe kërkimit të ndërgjegjes sime”.

Donald Trump dhe Ted Cruz, gjatë garës partiake zgjedhore, kanë këmbyer shumë kritike e akuza të ndërsjella.

Zoti Cruz tha se Shtetet e Bashkuara “janë në krizë” dhe se kandidatja demokrate Hillary Clinton, “qartas nuk është e aftë për të qenë presidente”.

“Jam shumë i nderuar nga mbështetja e senatorit Cruz”, tha Donald Trump. rel

Ardit Ferizi dënohet me 20 vjet burg për bashkëpunim më IS-in

Një shtetas i Kosovës i akuzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në disa serverë dhe i ka dhënë grupit Shteti Islamik informacione për mbi 1 mijë anëtarë të shërbimeve amerikane, u dënua të premten me 20 vjet heqje lirie.

Ardit Ferizi, 20 vjeçar nga Kosova, që ishte arrestuar në shtator të vitit 2015 në Malajzi, u shpall fajtor dhe u dënua në një gjykatë federale në Alexandria.

Në janar të këtij viti ai u akuzua për ndërhyrje në serverë dhe për terrorizëm, e para akuze e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët federal thanë se Ardit Ferizi ka përdorur emrin e koduar “Th3Dir3ctorY” dhe ka drejtuar një grup të hakerëve të njohur si “The Kosova Hacker’s Security”.

Ata thanë se ai ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik të një kompanie amerikane duke vjedhur informacionet personale të 1 mijë e 351 pjesëtarëve ushtrisë amerikane dhe punonjësve federal, duke ua kaluar informacionet terroristëve.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, një pjesëtar i Shtetit Islamik me emrin Junaid Hussain, postoi në rrjetin social twitter një mesazh që përmbante në vete një lidhje me një dokument më të gjatë. Në dokument thuhet se “ne jemi në postat tuaja elektronike dhe sistemet kompjuterike, duke parë dhe duke regjistruar çdo lëvizje tuajën. I kemi emrat dhe adresat tuaja… Ne po nxjerrim të dhënat tuaja të besueshme dhe po ua japim informacionet ushtarëve të Kalifatit, të cilët së shpejti me lejen e Allahut do të godasin kokat tuaja në tokat tuaja”.

Në pjesën tjetër të dokumentit janë radhitur emrat, adresat e postës elektronike dhe numrat e telefonave të pjesëtarëve të personelit amerikan.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin maksimal me 25 vjet heqje lirie për Ferizin. Avokatët mbrojtës thanë se Ferizi nuk synonte dëmtimin e askujt dhe kishin kërkuar dënimin e tij me gjashtë vjet heqje lirie.

Në muajin qershor ai kishte pranuar fajësinë në gjykatë.

Gjykata federale në Virgjinia jep sot vendimin për hakerin Ardit Ferizi

Hakeri Ardit Ferizi, i cili dyshohet se i kishte ndihmuar grupit terrorist ISIS duke ia siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm, mund të dënohet me burg deri në 25 vjet.

25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi dhe të premten pritet që t’i caktohet dënimi në gjykatën federale në Virgjinia. Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar, transmeton Klan Kosova.

Prokurorët kërkojnë dënimin maksimal prej 25 vjetësh, ndërsa avokatët mbrojtës të kosovarit thonë se Ferizi nuk pretendoi të bëjë ndonjë gjë të keqe dhe po kërkojnë një dënim gjashtëvjeçar.

Ligjvënësit e akuzojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA

Demokratët në komisionin për inteligjencë në Kongresin amerikan, kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet që të ndërhyjë në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA, përmes ndërhyrjes nëpër kompjuterë dhe i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimit Putin “që të urdhërojë ndërprerjen e këtyre aktiviteteve”.

Senatorja demokrate Dianna Feinstein dhe përfaqësuesi Adam Schiff kanë thënë përmesnjë deklarate se në “bazë të informacioneve që kemi marrë, kemi konstatuar se agjencitë e inteligjencës ruse janë duke bërë përpjekje serioze për të ndikuar në zgjedhjet amerikane”.

“Të paktën, kjo përpjekje ka për qëllim që të nxisë dyshime në lidhje me sigurinë e zgjedhjeve tona dhe ka gjasa se këto po bëhen për të ndikuar në zgjedhje- ne nuk mund të gjejmë asnjë arsyetim tjetër lidhur me sjelljen e rusëve”, kanë thënë ata.

Ligjvënësit demokratë kanë shtuar se ata “besojnë se urdhërat për agjencitë e inteligjencës për të kryer veprime të tilla mund të vijnë vetëm prej niveleve shumë të larta të qeverisë ruse”.

Zyrtarët në qeverinë amerikanë kanë thënë se Rusia ose ndihmësit e tij , janë përgjegjës për ndërhyrjen në partitë politike në SHBA.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 16 shtator se është duke ndërtuar një rast ligjor ndaj hakerëve rusë, të cilët besohet se qëndrojnë prapa sulemeve kibernetike që kanë për qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale.

Në të njëjtën kohë, Kongresi ka thënë se është duke shikuar për sanksione ndaj Rusisë për sulmet kibernetike, kanë raportuar mediat. rel

SHBA: Miratohet projektligji i armëve vdekjeprurëse që dërgohen në Ukrainë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka mbështetur projektligjin i cili bën thirrje për të dërguar në Ukrainë armë vdekjeprurëse për të luftuar kundër separatistëve dhe Rusisë në lindje të rajonit Donbas.

Projektligji, i cili është votuar unanimisht, është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të mbështetur forcat ushtarake të Ukrainës.

Kievi vazhdimisht ka kërkuar nga Uashingtoni që t’i dërgojë armë më të avancuara- siç janë raketat antitank- për të luftuar kundër separatistëve.

Por adiministrata e presidentit Barack Obama u ka rezistuar këtyre kërkesave, nga frika se luftimet mund të përshkallëzohen.

Ligji, i cili do të dërgohet në Senatin amerikan për votim, gjithashtu ka për qëllim që të rrisë fondet kundër propagandës ruse.

Votuesit e fshehtë të Donald Trumpit

Kandidati republikan Donald Trump po fiton terren në anketat e fundit të opinionit ndaj rivales demokrate Hillary Clinton. Mbështetësit e Trumpit thonë se ai ka edhe më shumë përkrahës nga sa nxjerrin anketat. Kjo mund të jetë, siç besojnë disa, sepse një numër i konsiderueshëm i përkrahësve të Trumpit nuk tregojnë se do të votojnë për të.

Sondra Dull është vullnetare me fushatën e Trumpit në perëndim të Pensilvanisë. Ajo thotë se kur anketuesit pyesin, votuesit e Trumpit nuk përgjigjen:

“Ata janë të heshtur. Dhe kështu janë shumica. Ata thjesht nuk pranojnë të flasin.”

Dull thotë se ka aq shumë votues të heshtur të Trumpit, sa ai mund t’i fitojë zgjedhjet.

Shumë nga përkrahësit e Trumpit nuk u besojnë anketave, anketuesve apo institucioneve të ndryshme.

Por mund të ketë arsye të tjera përse ata nuk identifikohen. Për disa, votuesit e Trumpit kanë një reputacion negativ.

Megjithëse më pas shprehu keqardhje, kandidatja demokrate Hillary Clinton tha:

“Gjysma e përkrahësve të Trumpit hyn në atë që unë e quaj shporta e mjeranëve. Ata janë racistë, seksistë, homofobë, ksenofobë, islamofobë.”

Kështu që nëse dikush i pyet për kë do të votojnë, ata mund të heshtin, thotë përmes Skype-it profesori i shkencave politike Joe Bafumi:

“Ata do të votojnë për atë kandidat në privatësinë e qendrave të votimit. Por nuk do ta pranojnë që do të votojnë për Trumpin kur i pyesin anketuesit.”

Diçka e tillë ndodhi në vitet 1980. Tom Bradley ishte afrikano-amerikani i parë që garonte për guvernator në Kaliforni. Ai kishte një diferencë të madhe në anketa, por i humbi zgjedhjet:

“Shumë njerëz argumentojnë se shkaku i humbjes ishte se kishte shumë demokratë të bardhë që thanë se do të votonin për të pasi normalisht demokratët votojnë për kandidatin e tyre. Por kur erdhi koha për të shkuar në qendrat e votimit, ata nuk votuan për zotin Bradley pasi ai ishte afrikano-amerikan. Ata votuan për kandidatin e bardhë.”

Gjatë zgjedhjeve paraprake, Trump doli më mirë në anketat online sesa në ato përmes thirrjeve telefonike, ku të anketuarit flisnin me një person real, thotë Courtney Kennedy me qëndrën “Pew Research”:

“Njerëzit mund të mos kenë shprehur synimin e tyre se do të votonin për Donald Trumpin gjatë zgjedhjeve paraprake. Megjithatë nuk ka shumë fakte që ta mbështesin këtë argument në zgjedhjet e përgjithshme.”

Hendeku mes anketave online dhe atyre të drejtpërdrejta është ngushtuar që nga zgjedhjet paraprake.

Një anketë e fundit e qendrës Pew i pyeti njerëzit sa të gatshëm ishin të diskutonin për cilin kandidat do të votonin.

“Nuk gjetëm ndonjë ndryshim përsa i përket përkrahësve të secilit kandidat që thonë se do të preferonin që të tjerët mos e dinin se cilin kandidat mbështesnin,” – thotë zonja Kennedy.

Pra ekspertët thonë se nuk ka të ngjarë që përkrahësit e Trumpit që nuk shprehin mbështetjen e tyre të kenë ndikim në zgjedhje.

Por në se gara vazhdon të ngushtohet, edhe një efekt i vogël mund të jetë i rëndësishëm.

Dhunë në SHBA – gjendje e jashtëzakonshme në Sharllotë

Sharllotë, SHBA

Guvernatori i Karolinës së Veriut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Sharllotë, për shkak të përleshjeve të rënda midis protestuesve dhe policisë.

Dhuna ka vazhduar për të dytën natë, pasi protestat mbi vrasjen e një afrikano-amerikani kanë dalë jashtë kontrollit.

Një protestues është në gjendje kritike, pas një incidenti me armë midis civilëve, thanë autoritetet e qytetit.

Protestuesit janë të zemëruar me vrasjen e Keith Lamont Scott, 43 vjeç, të martën nga policia.

Policia ka thënë se Scottit i është kërkuar disa herë të lëshojë armën e dorës përpara se është qëlluar, por familja e tij ka këmbëngulur se ai ka qenë i paarmatosur dhe duke lexuar libër në atë kohë. Dëshmitarët kanë thënë se ai i ka pasur duart lart.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Pat McCrory, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe njerëz të tjerë, kanë thyer dritare dhe kanë vendosur zjarre të vogla.

Kryetarja e Sharllotës, Jennifer Roberts, apeloi për qetësi, duke thënë se Sharllota ka qenë gjithmonë vendi ku njerëzit mund të kenë dialog paqësor.

“Ne nuk jemi kështu”, tha ajo në një intervistë për televizionin CNN.

Protestuesit fillimisht kanë qenë të qetë, por më pas kanë nisur të hedhin shishe dhe fishekzjarre në drejtim të policëve, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Forca vdekjeprurëse e policisë kundër afrikano-amerikanëve ka qenë shkak i protestave në gjithë SHBA-në, që dy vjet.

Një tjetër afrikano-amerikan, Terence Critcher, është vrarë nga policia në Tulsa të Oklahomas të premten.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar në telefon me kryetarët e Sharllotës dhe Tulsës.

Shtëpia e Bardhë tha se të tre liderët janë pajtuar se protestat duhet të jenë të qeta dhe se presidenti ka ofruar çdo ndihmë të nevojshme për të dyja qytetet.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se vrasjet “janë të padurueshme dhe duhet të bëhen të patolerueshme”.

Kandidati republikan, Donald Trump, reagoi në Twitter, duke thënë se “situata në Tulsa dhe Sharllotë është tragjike”. “Duhet të bëhemi bashkë për ta bërë Amerikën të sigurt përsëri”, tha Trump.

Gazeta Washington Post ka raportuar për më shumë se 700 vrasje të të dyshuarve për vepra penale nga ana e policies këtë vit; 163 prej tyre kanë qenë afrikano-amerikanë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për bojkotimin e bizneseve me pronarë të bardhë në Sharllotë.

Ata thonë se numri i madh i afrikano-amerikanëve të vrarë nga policia është simptomë e racizimit në Shtetet e Bashkuara. Po sipas tyre, afrikano-amerikanët përballen me mungesa të mëdha të vendeve të punës dhe të mundësive në arsim.

Përgatiti: Valona Tela

SHBA, babai i të dyshuarit për shpërthimin e kishte lajmëruar më herët FBI-në

Mediat amerikane raportojnë se babai i Ahmed Khan Rahami në vitin 2014 u është drejtuar zyrtarëve të FBI-së dhe lajmëroi të birin se është terrorist potencial

NJU JORK – Babai i të dyshuarit për shpërthimin e së shtunës në New Jersey, zyrtarëve të Byrosë Hetimore Federale (FBI) që para dy viteve kishte lajmëruar se dyshon se biri i tij është “terrorist”.

Mediat amerikane raportojnë se babi i Ahmed Khan Rahami në vitin 2014 u është drejtuar zyrtarëve të FBI-së dhe lajmëroi të birin se është terrorist potencial. aa

Obama: Falë globalizimit bota është bërë më e sigurtë dhe më e drejtë

Fjalimi i Presidentit Obama para Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Presidenti amerikan Barak Obama beson se bota jonë ka përfituar në shumë forma nga forcat e globalizimit. Zoti Obama e përdori fjalimin e tij të fundit para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si president i Shteteve të Bashkuara për të theksuar se si udhëheqja amerikane gjatë administratës së tij ka orientuar botën në një kurs më të mirë se tetë vjet më parë. Koncepti udhëheqës, sipas zotit Obama, ka qenë bashkëpunimi më i mirë mes vendeve në zgjidhjen e problemeve.

Presidenti e hapi fjalimin me një listë të atyre që i konsideron si arritje të tetë vjetëve të fundit, ku përmendi kapërcimin e krizës ekonomike që filloi në 2008; zgjidhjen e kërcënimit nga armët bërthamore iraniane përmes diplomacisë; nxitjen e begatisë dhe mundësive ekonomike për miliona vetë në mbarë globin që kanë dalë nga varfëria; normalizimin e marrëdhënieve me Kubën.

Megjithatë, bota e sotme aktualisht përballet me një krizë shkatërrimtare refugjatësh dhe me rrezikun terrorist, tha zoti Obama. Presidenti u ndal tek shpërbërja e strukturave të rendit dhe ligjit në Lindjen e Mesme, duke e përmendur si shembull të paqartësisë dhe pasigurisë që sundon në shumë shoqëri sot. Popullatat po bëhen gjithnjë e më të paduruara me institucione të paafta dhe jopërfaqësuese.

“Vërejmë që shumë shoqëri u mbyllin gojën gazetarëve, shtypin disidentët dhe censurojnë lëvizjen e informacionit. Rrjetet terroriste përdorin median sociale për të zaptuar mendjet e të rinjte duke vënë në rrezik shoqëritë e hapura dhe duke ushqyer zemërim kundër imigrantëve dhe myslimanëve të pafajshëm. Vende të fuqishme u bëjnë sfidë rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Ky është paradoksi i botës sonë sot”.

Ai shtoi se globalizimi ka sjellë vështirësi në një numër vendesh, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara ku janë zhdukur mijëra vende pune pasi sektori i prodhimi industrial ka transferuar operacionet jashtë vendit. Por përgjigja nuk gjendet duke i kthyer shpinën globalizimit, tha udhëheqësi amerikan, por tek puna e përbashkët për të zbutur efektin negativ të proceseve integruese.

Falë globalizimit, tha zoti Obama, bota është bërë më e sigurtë dhe më e drejtë; miliona njerëz kanë dalë nga varfëria ekstreme, një përqindje më e lartë vajzash ndjek shkollat, gratë kanë qasje më të mëdha ndaj mundësive ekonomike dhe politike.

Presidenti Obama pohoi se të njëjtat forca që kanë mundësuar globalizimin dhe kanë sjellë popujt më pranë njëri-tjetrit, kanë nxjerrë në pah edhe dallime të thella. Përgjigja ndaj këtyre dilemave dhe fenomeneve negative që shoqërojnë integrimin dhe globalizimin nuk është vetë-izolimi, tha presidenti, por bashkërendimi i punës në shkallë globale në mënyrë që përfitimet nga globalizimi të ndahen në mënyrë më të drejtë dhe që problemet që dalin të menaxhohen më mirë.

Rruga përpara, tha presidenti amerikan në fjalimin e tij të fundit para Asanblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk është duke i injoruar problemet që dalin nga integrimi dhe globalizmi, por duke pranuar se rruga ekzistuese në integrimin global kërkon një ndreqje kursi.

George H.W. Bush “do të votojë për Hillary Clintonin”

Ish-presidenti republikan i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, do të votojë për demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, raportoi ueb-faqja amerikane e lajmeve Politico.

Bush raportohet se ka bërë zotimin gjatë një takimi me Kathleen Kennedy Townsend, mbesen e ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Kennedy Townsend ka postuar në Facebook një fotografi nga takimi, së bashku me përshrimin: “Presidenti më tha se do të votojë Hillaryn”.

Zyra e ish-presidentit Bush nuk e konfirmoi lajmin.

Bush, i cili ka qenë president nga viti 1989 deri më 1993, nuk e ka mbështetur kandidatin republikan, Donald Trump.

Kështu ka vepruar edhe djali i tij, Jeb Bush, i cili ka garuar për nominimin republikan për president, por pa sukses.

Obama: Do të ndihem i ofenduar nga çdo qytetar me ngjyrë që voton Trumpin

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se do të jetë ‘ofendim personal’ nëse votuesit me ngjyrë nuk mbështesin Hillary Klintonin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Gjatë një fjalimi në Kongresin e Fondacionit të njerëzve me ngjyrë, një organizatë që bën hulumtime në çështjet që prekin afrikano-amerikanët, Obama tha që do të ishte ‘ofendim personal i trashëgimisë së tij’ nëse komuniteti me ngjyrë do të votonte për Donald Trumpin apo nëse nuk do të dilnin të votonin, në zgjedhjet e ardhshme.

Siç shkruan “The Independent”, duke iu drejtuar fondacionit për herë të fundit si president, Obama tha, “Nëse dëgjoj dikë duke thënë se vota e tij s’ka rëndësi, apo që s’ka rëndësi se kë e zgjedhim, le të lexojë historinë tonë”.

Arrestohet personi i shumëkërkuar për shpërthimet në Nju Jork dhe Nju Xhersi

Policia ka arrestuar 28-vjeçarin Ahmad Khan Rahami, personin i cili dyshohet se kreu sulmet në New York City dhe New Jersey, raporton “ABC News”.

Sipas “ABC News”, Ahmad Khan Rahami është arrestuar në mëngjesin e sotëm në New Jersey.

Burimet të “ABC News”, thanë se Rahami është marrë në paraburgim në Linden, New Jersey, rreth 4 milje në jug të Elizabeth, pasi u plagos në një zënkë me policinë, transmeton “Zeri.info”, ku nga këto të shtëna u qëllua edhe një oficer policie.

Pas këtyre të shtënave, Rahami është dërguar në spital, mirëpo siç raporton “ABC News”, akoma nuk dihet për lëndimet e tij.

SHBA, jepet gabimisht shtetësia për 858 emigrantë

Në raport thuhet se gabimisht janë ndarë shtetësi për 858 emigrantë, dhe theksohet se bëhet fjalë për persona që vijnë nga vende që janë “me interes të veçantë” për SHBA në aspektin e kërcënimeve të sigurisë

UASHINGTON – Qeveria e SHBA gabimisht u ka dhënë shtetësi të paktën 858 emigrantëve që ishin në pritje të urdhrave të deportimit nga vendet që përbëjnë shqetësim për sigurinë kombëtare, ose me shkallë të lartë të mashtrimit të emigracionit, tregon raporti më i ri i brendshëm i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare. aa

SHBA: Ka eksploduar pajisja e gjetur në Nju Xhersi

Policia amerikane duke e bllokuar rrugën pas një eksplodimi në Çelsi në Manhatën

Zyrtarët amerikanë thonë se një pajisje e dyshuar, e gjetur në një kontejener të mbeturinave afër stacionit të trenave në vendbanimin Elizabeth të Nju Xhersit, ka eksploduar sot herët në mëngjes, dersia ekipi për bomba përpiqej ta çarmatoste me një robot.

Prefekti i këtij vendbanimi, Christian Bollwage, tha se ekspertët për bomba ishin duke punuar për çarmatosjen e njëres prej pesë pajisjeve të dyshuara në një çantë, që ishte zbuluar në kontejnerin e mbeturinave afër stacionit të trenave.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime eventuale.

Zbulimi i çantës u bë pas eksplodimit të pardjeshëm në Menhetën të Nju Jorkut, me ç’rast u plagosën 29 vetë, dhe pasi një pajisje e paeksploduar, në formë të enës me presion, ishte gjetur disa blloqe mëtutje.

Nga një shpërthim i një bombe gypore në Nju Xherzi, është anuluar një manifestim ushtarak humanitar.

Zyrtarët thanë se nuk ka dëshmi fillestare që ndonjërin prej këtyre sulmeve e ndërlidhin me ndonjë grup ndërkombëtar terrorist.

Obama: Shoqëria amerikane – jombështetëse ndaj femrave të fuqishme

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë zgjedhur një femër presidente, pasi shoqëria amerikane nuk është mbështetëse ndaj femrave të fuqishme.

Këto komente zoti Obama i bëri në Nju Jork, gjatë një ngjarjeje për tubimin e fondeve për Partinë Demokratike.

Mëtutje, ai theksoi se zgjedhjet presidenciale ndërmjet ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe biznesmentit republikan, Donald Trump, nuk duhet të ketë paqartësi.

Duke iu referuar kandidatit Trump, por pa e përmendur emrin e tij, Obama tha se “ky person nuk është i kualifikuar të jetë president”.

Megjithatë, sipas tij, polarizimi politik në Shtetet e Bashkuara i ka bërë këto zgjedhje më të paqarta se sa që do të duhej të ishin.

Kjo referencë kishte të bënte me hulumtimet e fundit të opinionit, që sugjerojnë se gara ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit është tejet e barabartë.

New York: Të paktën 29 të lënduar nga një “shpërthim i qëllimshëm”

VOAL.ch – NJU JORK – Të paktën 29 persona janë plagosur nga një shpërthim në një qark të qytetit të Nju Jorkut.

Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea mbetet akoma i paqartë.

Kryetari i qytetit, Bill de Blasio ka thënë se shpërthimi është i “qëllimshëm”, por ka shtuar se nuk ka akoma informacione se mund të jetë i lidhur me terrorizëm.

Një tjetër mjet shpërthyes është gjetur më vonë në të njëjtin qark.

Asnjëri prej 29 personave të plagosur nuk është në rrezik për jetë, kanë njoftuar autoritetet amerikane. Shumica prej tyre kanë pësuar prerje dhe dëmtime të tjera të vogla, që janë shkaktuar nga thyerjet e xhamave.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:00 sipas kohës lokale. Dëshmitarët kanë thënë se pas shpërthimit, njerëzit kanë filluar që të ikin në të gjitha drejtimet, raporton BBC.

Raporte ende të pakonfirmuara thonë se mjeti shpërthyer ishte futur në një kosh.

Disa blloqe në Nju Jork, tashmë janë mbyllur nga policia.

“Indikacionet e para thonë se ky është një akt i qëllimshëm”, tha de Blasio.

“Ne duam gjithashtu të themi se nuk kemi prova që e lidh këtë incident me terrorizëm”, ka shtuar tutje ai.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë thënë se mjeti i dytë shpërthyes që është gjetur në Chelsea, duket të jetë një tenxhere me presion, që kishte një qark elektrik dhe një telefon celular. Policia tha se ka arritur që ta largojë mjetin, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Chelsea është njëri prej zonave më në modë në Manhattan, ku ka bare dhe restorante dhe zakonisht kjo zonë është e mbushur me njerëz gjatë fundjavës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama është duke u mbajtur i informuar lidhur me hetimet që po zhvillohet për këtë ngjarje, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Hetuesit kanë filluar të shikojnë regjistrimet e kamerave të vëzhgimit të lokaleve pranë vendit të shpërthimit.

CNN raporton se hetuesit janë duke shikuar një video ku duket një person afër zonës së shpërthimit, në mënyrë që të mësojnë nëse ai ka lidhje me shpërthimin.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë thyer xhama. Banorët e kësaj zone kanë treguar se shpërthimi është dëgjuar edhe disa blloqe më larg.

Danilo Gabriel, 50-vjeçar, banorë i Chelsea, ka thënë për CNN se ishte në banesën e tij, që gjendet rreth një bllok larg vendit të shpërthimit.

“Isha në shtëpi duke shikuar TV. Ishte shpërthim i madh. E gjithë ndërtesa ku banoj u dridh. Më pas dola dhe shkova drejt vendit të shpërthimit. Banorët e kësaj zone ishin të parët që arritën në vendin e ngjarjes. Më pas erdhën zjarrfikësit dhe e bllokuan atë pjesë”, ka treguar ai.

“Skena ishte kaotike. Unë ndjeva një erë, që ngjante me erë sulfuri dhe më pas pash tym që dilte nga ndërtesa. Kam parë copëza metali, të cilat nuk ishin shumë të mëdha por as të vogla. Disa shok të mi kanë parë edhe xhama të thyer”, ka treguar ai.

Lidhur me këtë shpërthim është deklaruar kandidatja demorakte për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

“Natyrisht se ne duhet të bëjmë gjithçka që të mbështesim zyrtarët që mbërrijnë të parët në vendin e ngjarjes dhe të lutemi për viktimat”, tha ajo.

“Mund të flas më shumë, kur të kem më shumë informacione”, ka shtuar Clinton.

Ndërkaq, duke folur gjatë një tubimi në Colorado, kandidati republikan, Donald Trump i ka njoftuar mbështetësit e tij për ngjarjen.

“Askush nuk e di me saktësi çfarë është duke ndodhur por ne jemi duke jetuar në një kohë, më mirë është që të bëhemi shumë të fortë”, ka thënë Trump.

Bombat në formë të tenxheres me presion ishin përdorur edhe më herët. Në Maratonën e Bostonit, ku u vranë tre persona dhe u plagosën 260 të tjerë, në vijën e finishit ishin shpërthyer dy bomba me presion, nga dy vëllezër çeçen.(M. Sadiku)

SHBA nuk do t’i njohin zgjedhjet ruse në Krime

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare ruse në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha përmes një deklarate se “Pozicioni amerikan për Krimenë është i qartë: gadishulli mbetet pjesë e Ukrainës. Sanksionet ndaj Rusisë lidhur me Krimenë do të mbeten në fuqi, deri kur Moska t’ia kthejë kontrollin e gadishullit Ukrainës”.

Zëdhënësi Kirby shtoi se “SHBA ndjejnë shqetësim të thellë lidhur me situatën humanitare në Krime, përfshirë gjendjen e komunitetit etnik tartar, për njoftimet mbi një numër të madh personash të zhdukur, si dhe shkelje të të drejtave të njeriut.”

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin tha se zgjedhjet në Krime janë “plotësisht të paligjshme” dhe se ai është i shqetësuar lidhur me numrin e madh të trupave ruse atje.

Rusia mori kontrollin e Krimesë në mars të vitit 2014, pas një referendumi lokal, të cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e cilësoi thuajse njëzëri, të paligjshëm.

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se ushtarët rusë kanë hyrë në gadishullin strategjik të Detit të Zi që para referendumit, por ka mohuar vazhdimisht mbështetjen e kryengritjes pro-Moskës në Ukrainën Lindore, që i ka marrë jetën rreth 10 mijë njerëzve që nga fillimi i saj në prill të vitit 2014.

Trumpi: Truprojat e Clintonit duhet të çarmatosen

Kandidati republikan për president, Donald Trump i ka bërë thirrje truprojave të rivales së tij demokrate, Hillary Clinton që të mos mbajnë armë, duke shtuar se “do të shikoni se çfarë do të ndodhë më pas me atë (Clinton)”.

Trump për një kohë të gjatë ka sygjeruar se Clinton dëshiron që të heq Amandamentin e Dytë dhe tua marrë të drejtën aemrikanëve që të kenë armë.

“Mendoj se truprojat e saj duhet të mos përdorin armë. Ata duhet të çarmatosen apo jo?”, ka pyetur Trump, mbështetësit e tij në një tubim në Miami.

“Le t’i largojnë armët, ajo nuk i do armët”, ka shtuar tutje ai.

Zëdhënësi i Clinton, Robby Mook, ka thënë se Trump “ka një mënyrë se ssi t’i nxisë njerëzit drejt dhunës. Ose e bën duke provokuar njerëzit gjatë një tubimi, ose e bënë rastësisht se si në shaka. Kjo është një cilësi e papranueshme për dikë që dëshiron të bëhet president”, ka thënë ai.

Clintoni thotë se ndihet më mirë, i kthehet fushatës

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton ka konfirmuar se ka pasur “marramendje” dhe ka humbur drejtpeshimin gjatë ceremonisë përkujtimore për sulmet e 11 shtatorit, por ka thënë se menjëherë është ndjerë më mirë.

Clinton ka lënë këtë ceremoni që po zhvillohej në Nju Jork dhe në një video postuar në rrjetet sociale është parë se ajo është ndihmuar nga ndihmësit e saj për tu futur në furgon.

“Mu morrën mendët dhe e kam humbur drejtpeshimin për një minutë por pasi hyra në furgon dhe u freksova, konsumova ujë, menjëherë u ndjeva më mirë”, ka thënë Clinton në një intervistë për CNN më 12 shtator.

Pas një dite pushim, Clinton thotë se “ndihem shumë më mirë dhe sigurisht që është dashur që të pushoj më herët”, ka thënë ajo, duke pranuar se ka injoruar këshillat e doktorëve të saj, që të marrë disa ditë pushim, pasi më 9 shtator u diagnostifikua me pneumoni.

Clintoni anulon takimet e fushatës në Kaliforni

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, nuk do të bëjë fushatë sot ose nesër në shtetin perëndimor të Kalifornisë, pas diagnostikimit me pneumoni.

Një zëdhënës njoftoi mbrëmë vonë se ajo nuk do ta bëjë udhëtimin e planifikuar më parë, që do të përfshinte takime për mbledhje fondesh dhe një fjalim për ekonominë.

Fushata e zonjës Clinton tha se ajo ishte ekzaminuar nga një mjek të premten për shkak të një kolle të zgjatur dhe i ishte thënë se kishte pneumoni. Mjekët i dhanë antibiotikë dhe e këshilluar të pushonte dhe të ndryshonte kalendarin e aktiviteteve.

Por diagnoza u bë e ditur vetëm të dielën, kur ajo shfaqi shenja marrje mendsh në një ceremoni përkujtimore për 11 shtatorin në Nju Jork. Ajo u largua papritur nga ceremonitë dhe një video e tregonte duke u ndihmuar nga të tjerë për të hipur në makinë, ndërkohë që u pengua dhe dukej sikur do të rrëzohej.

Mjekja e zonjës Clinton tha më vonë ajo kishte dehidratim, por po shërohej pa probleme.

Kandidatja 68-vjeçare më pas doli nga banesa e së bijës, Chelsea, dhe përshëndeti me dorë mbështetësit.

“Ndihem shumë mirë, është një ditë e bukur në New York”, – tha zonja Clinton, duke u larguar drejt makinës së saj.

SHËNDETI I KANDIDATËVE DHE FUSHATA

Tani që nga zgjedhjet presidenciale mbeten vetëm dy muaj, çështja e shëndetit të zonjës Clinton me sa duket do të vazhdojë të jetë temë debati.

Debatin pritet ta nxisë rivali i saj republikan, Donald Trump, i cili ka thënë se zonjës Clinton i mungon energjia e nevojshme për të qenë presidente.

Zoti Trump i tha televizionit Fox News se shpreson që zonja Clinton të ketë një shërim të shpejtë. Ai tha se ka në plan të publikoj rezultatet e një ekzaminimi fizik që ka patur gjatë javës së kaluar me “shifra shumë konkrete”.

“Shpresoj të shërohet shpejt, të vazhdojë fushatën dhe të shihemi në debate”, tha zoti Trump, duke iu referuar debatit të parë të planifikuar për në 26 shtator.

Zonja Clinton, 68 vjeç, dhe zoti Trump, 70 vjeç, janë mes kandidatëve më të moshuar që garojnë për presidencën amerikane. Deri tani ata nuk kanë publikuar raporte të hollësishme mbi shëndetin e tyre, megjithëse zonja Clinton ka dhënë më shumë informacione sesa zoti Trump.

Disa analistë politikë po kërkojnë tani që të dy kandidatët të publikojnë informacione më të hollësishme mbi shëndetin e tyre gjatë viteve.


Send this to a friend