VOAL

VOAL

Sekretari John Kerry përkrah Kosovën në UNESCO

UASHINGTON Sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry, i ka dërguar një letër zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit, ku ka premtuar përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi.

Sipas Selimit, në letrën e sekretarit Kerry thuhet se Kosova ka dëshmuar partneritet me bashkësinë ndërkombëtare për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Ai ka thënë se letra të ngjashme shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi ka marrë edhe nga homologë të tjerë në nivel botërorë, të cilët e përkrahin anëtarësimin e Kosovës, në UNESCO.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, tashmë ka hyrë në agjendën zyrtare të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate.

Në tetor pritet që Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, ku nevojiten votat e shumicës së thjeshtë apo 51 për qind e votave për rekomandim pozitiv për Kosovën.

Më pas, në nëntor lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO do të votohet në Kuvendin e përgjithshëm, ku nevojiten dy të tretat e votave.

Vështrim – Duket së zhbllokimin e krizës institucionale ka mbetur ta bëjnë shtetet e Quintit – Nga SKËNDER MULLIQI

Kur një shteti nuk i shkojnë punët mirë edhe merr gjithëfarë konotacionesh negative. Ne këtë botë kemi ende shtete me sisteme të ndryshme . Por, kryesisht bota ndahet në shtetet e zhvilluara ekonomikisht dhe në shtetet më pak të zhvilluara ekonomikisht . Hondurasi si i vetmi vend në botë thirret “ Republika banane”. Ketë epitet e mbanë me krenari sepse është prodhuesi me i madh i bananeve në botë. Në shtetet tjera “Repubilika e bananeve” kuptohet dhe ka krejt konotacion tjeter.Ka kuptimin e një shteti ku nuk funksionon si duhet rendi dhe ligji.Ku gërshetohen interesat e ndryshme , ku vijnë në shprehje  kriminaliteti i organizuar dhe korrupcioni  galopant.

Një situatë e tillë e keqe e rrjedhave politike dhe ekonomike ka dëpertuar edhe në disa shtete të Evropës , si në Greqi e cila një kohë të gjatë po përballet më krizë të rëndë ekonomike dhe krizë politike, pastaj Spanja dhe Portugalia, dhe deri diku edhe Italia e ndonjë shtet tjeter evropian, gjithashtu po përballen me situata  aspak të volitshme të ecurie ekonomike.Në të gjitha këtë shtete kjo gjendje ka ardhur për shkak së regjimet  atje nuk kanë qenë në nivelin e detyrës.Edhe qytetarët e Kosovës kanë shumë arsye që të jenë të mllefosur në  udhëheqjet shtetërore të pas luftës dhe në partitë kryesore  politike , të cilat e drejtuan vendin që nga çlirimi.Qytetarët e Kosovës janë shumë të brengosur për mos kujdesin e shtetit karshi tyre, e të cilët në pushtet kan ardhur me votën e tyre.Pastaj frustrimi I tyre gjithnjë e më shumë po rritet sepse gjithnjë e më shumë po rritët edhe  pa punësimi i të rinjve, niveli i ultë  I standardit të jetesës, shfaqja më te madhe e krimit të organizuar dhe korrupcionit . Sikur të kishim pasur një zhvillim më të hovshem të ekonimisë sigurisht së edhe problemet politike nuk do të ishin kaq të theksuara.Të gjitha qeveritë e deritashme meritojnë kritika , sepse as për afër nuk ishin në nivelin e kërkuar.Rezultatët ishin dhe janë minimale që nga viti 2000 .Kemi pasur përqindje të ulët të zhvillimit ekonomik  në krahasim më nevojat e qytetarëve.Të ardhurat për kokë të banorit janë të turpshme për kohën në të cilën po jetojmë, edhe pse jemi ende në fazen e tranzicionit të stërgjatur.Kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë për standardin tonë.

Të gjitha këto të meta të pushteteve të pasluftes kanë bërë që të kemi këtë stagnacion ekonomik dhe  këtë gjendje të rëndë politike.Nuk është qudi së nga industria nuk ka mbetur po thuaj asgjë, nuk kemi zhvillim te duhur të ekonomisë së mesme dhe ekonimisë së vogël, nuk kemi investime të jashtme dhe investitorë të jashtëm , sepse nuk kan siguri të duhur . Ata po ikin edhe për faktin se kanë presion nga oligarkët politiko –finaciar të Kosovës, të cilët konsiderojnë se investimi i kapitalit të huaj ua rrezikon bizneset . Me poltikanë të korruptuar dhe me plotë procese gjyqësore nuk ka mundësi të ecët përpara. Me njerëz që rastësisht janë gjendur në politikë, pa takat  dhe pa dije , nuk bëhët shteti. Me politikanë analfabet potencialë, shteti mbetet vetëm si një farsë. Vjedhjet e mëdha, keqpërdorimet që nuk kan të ndalur, veq sa po e shtojnë mllefin e akumuluar të popullit. E gjithë kjo ka bërë që të akumullohet më shumë energji negative.Për fat të keq deri diku është instaluar logjika kapitulluese para të keqës . Kriza institucionale  e para do kohe 6 mujore dhe kriza e tashme institucionale më shumë lidhën për interesat individuale, grupore dhe partiake, se sa më interesat e përgjithshme .Maskaradat në kuvend nuk janë gjë tjetër, veq inskenime meskine  për interesa të ngushta. Po të kishin menduar për shtetndërtim  më herët,  tash nuk do të kishim pasur këtë situatë politike acaruese  .Ku ishin pozita dhe opozita  deri me sot,që ta pengojnë  “Zajednicën “.As një reagim nuk e paten  për demarkacionin me Mal  të Zi. Të gjithë liderët e partive politike kanë pasur shumë njohuri se çka po ndodhë , por kurrë para popullit nuk ishin  transparentë. Për “Zajednicën” janë pajtuar moti në bisedimet maratonike më Serbinë nga Grupi i Unitetit edhe më vonë. Nuk e kundërshtuan Planin Gjashtë Pikësh të Ban Ki Munit , i cili gjeti zbatim dhe i cili   prek statusin politik të Kosovës. Tash edhe ajo  pavarësi që na ka mbetur kështu si po shkojnë punët  është duke u vu në rrezik . Një pjesë e madhe  e strukturës se PDK-së bashkë me opozitën  , duket së është e interesuar për rrëzimin e qeverisë të cilën po e udhëheq, Isa Mustafa. Sa ishte Thaçi kryeminister I vendit, nuk pamë këso skenash në Parlament, as gjuajtje me veze. Mikrofonin kryeparlamentarit Veseli në dy seancat e ndërpera ia mori Konjufca   pa pikë problemi. Vetëm një Qeveri Teknike do ta zgjidhte këtë sitautë aspak të mirë , më tendencë të përkeqësimit edhe më të madh.Ne. sikur jemi mësuar tashmë që problemet tona shtëpiake  të na i zgjedhin ndërkombetarët. Edhe në situatën e kësaj krize të re institucionale , duket se i vetmi variant është ndërhyrja e shteteve të Quintit .

Kisha ortodokse në hapësirën e Universitetit të Prishtinës – një kontest i gjatë gjyqësor (ilustruar me shumë foto)

Që nga fillimi i vitit 1990, kur nga peshkopi i atëhershëm, e më pas patriku serb Pavle, ishte hedhur ideja për ndërtimin e katedrales, kisha e “Krishtit shpëtimtar” (Hristos spasos), një tempull ortodoks serb në Prishtinë, e deri sot, ndërtimi i kësaj kishe nga shqiptarët e Kosovës ishte parë si problem politik, e në vitet e fundit është bërë kontest gjyqësor ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës.

Kjo për faktin se kisha ortodokse serbe”Krishti shpëtimtar”, është ndërtuar në hapësirën, të cilën Universiteti i Prishtinës e konsideron të jetë nën shfrytëzimin e tij, rreth 50 vjet me radhë.

Për më tepër, objektit të kishës i janë nisur themelet dhe është ndërtuar gjatë dekadës kur në Kosovë sundonin institucionet nën masat e dhunshme të regjimit serb të Slobodan Milosheviqit, i cili ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë edhe ato në Kosovë.

Kisha, faltore apo “vulë e urbicizmit”?

Por, si shihet kjo kishë nga ekspertë të urbanizmit në Kosovë, por edhe nga përfaqësues të Kishës ortodokse serbe, si dhe zyrtarë të pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë?

Ferdane Llonçari, arkitekte, koordinatore e Qendrës për mundësi të barabarta në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, pushteti i dhunshëm serb i instaluar në Kosovë, ka bërë ndërtime të shumta në vend, për të “vulosur” përkatësinë, kinse serbe të Kosovës.

Por, sipas saj, shembulli më flagrant, si e quan ajo, i urbicidit në Kosovë, është rasti i ndërtimit të kishës në hapësirën e Universitetit të Prishtinës.

“Në hapësirat e Universitetit të Prishtinës ekziston një objekt sakral, i ndërtuar në kohën kur nga institucionet e Kosovës kanë qenë të suspenduar njerëzit që kanë punuar më parë në to. Masa të dhunshme. Dihet, ajo ka qenë periudha kur neve na kanë larguar prej institucioneve dhe kanë qenë ata që kanë vendosur jo vetëm për ndërtimin e kishës, por edhe për të gjithë të tjerat… serbët pra, patjetër”.

“Do të thotë po flasim për pushtetin, nën të cilin kemi jetuar. Ajo (kisha) është sakrale, mirëpo është një objekt që e vulos urbicidin në Kosovë. Secili, e konsideron politike, se dihet në cilën kohë është bërë dhe dihet çfarë ka pasur për qëllim ”, thotë Llonçari.

Por, përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, nuk pajtohet me vlerësimet se ndërtimi i kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, ka pasur porosi politike.

Ne nuk pajtohemi me këtë kualifikim. Ne konsiderojmë se ajo nuk është kishë politike. Qëndrimi ynë është, dhe ne e kemi përsëritur disa herë, se ne i kemi të gjitha dokumentet se kisha është bërë në mënyrë legale dhe se ajo nuk është kishë e Milosheviqit. Ai nuk e ka ndërtuar atë”.

“Madje, për më tepër, ai personalisht ka qenë kundër ndërtimit të asaj kishe. Kisha është ndërtuar me iniciativën e peshkopit të atëhershëm, i ndjeri patriku Pavle. Ai atëherë ka qenë peshkop dhe ai e ka nisur ndërtimin, për shkak se atëherë në Prishtinë jetonin rreth 40 mijë serbë. Dhe, qytetit i nevojitej një kishë”, thotë igumeni Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, Janjiq shton se për ndërtimin e tempullit të saj, Kisha ortodokse u është drejtuar institucioneve ekzistuese në vitin 1990. Rreth një vit e gjysmë janë mbledhur dokumentet për ndërtimin e kishës, ndërkaq, në dhjetor të vitit 1992 janë vendosur themelet e saj. Më pas, në fillim të vitit 1999, kjo kishë ishte ndërtuar, deri në formën që sot e ka.

Kisha u ka bërë kërkesën institucioneve të atëhershme. Ne nuk kemi mundur t’u drejtohemi (nuk e di se cilave) institucioneve tjera. Ne u jemi drejtuar atyre që kanë qenë për momentin në pushtet”.

“Sipas ligjeve të atëhershme, kemi marrë lejen dhe të gjitha kushtet për ndërtim dhe kështu është ndërtuar. Natyrisht, ajo ka qenë një kohë e vështirë, të cilën njerëzit nuk e kujtojnë pozitivisht, por kjo nuk duhet të ndërlidhet me kishën”, konsideron Janjiq.

Por, arkitektja Llonçari, po ashtu edhe eksperte për urbanizëm, shpreh bindjen se ndërtimi i kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, ka mundur të bëhet në ndonjë hapësirë tjetër të Prishtinës.

Por, sipas saj, me vetë faktin se ndërtimi i kësaj faltoreje ortodokse serbe është bërë në hapësirën universitare, ky objekt ka bartur porosi politike.

“Me vetë faktin që lokacioni është zgjedhur aty, unë nuk e di se a ka karakter tjetër, përveç se në një hapësirë të tillë, me një objekt kinse sakral, të vuloset okupimi i këtij vendi”, vlerëson Llonçari.

“Sherri” për kishën, kishte nisur që nga viti 2000

Arkitektja Llonçari thotë se në vitin 2000, ka punuar në Drejtorinë komunale për urbanizëm të Prishtinës, me detyrë specifike, hartimin e rrjetit të shkollave, ambulancave dhe objekteve të karakterit publik.

Sipas saj, pas luftës, Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, në kohën kur atë e drejtonte Bernard Kushner, kishte definuar dy pako të ligjeve: ato diskriminuese, të cilat ishin vendosur në Kosovë gjatë regjimit të Slobodan Milosheviqit dhe që përjashtoheshin për t’u përdorur, si dhe ligjet para asaj periudhe, jo diskriminuese, të cilat hynin në fuqi.

Siç thotë ajo, Michael Daxner, bashkëdrejtues i departamentit të Arsimit dhe Shkencës, në atë periudhë, kishte kërkuar përmes një shkrese që “të lirohen hapësirat e universitetit nga objektet që nuk i takojnë”.

Por, sipas saj, kjo nuk kishte ndodhur.

Në vitin 2012, arkitektja Llonçari, ka qenë këshilltare për çështje të planifikimit të hapësirave të Universitetit të Prishtinës e rektorit të këtij universiteti, Mujë Rugova.

Sipas saj, një zyrtarë i OSBE-së, u kishte thënë se Kisha Ortodokse Serbe dëshiron të bisedojë me Universitetin e Prishtinës, lidhur me vazhdimin ndërtimit të kishës “Krishti shpëtimtar”, për faktin se Qeveria e Kosovës është pajtuar që “hapësira ku është ndërtuar ajo, është pronë e Kishës Ortodokse Serbe” .

Kjo bisedë ka qenë, sipas saj, shkak për t’u takuar menjëherë me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“E kemi pyetur se a është legjitime kërkesa e Kishës që të vazhdojnë punimet, me pretekstin që ata thanë se ‘janë pronarë’. Përgjigja ka qenë ‘po’, prej ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai e ka pohuar realisht atë që ne kemi dyshuar nëse është e vërtetë”.

“Me vetë faktin që ne kemi marrë përgjigje të tillë, te një ministër i Qeverisë së Kosovës, ne nuk kemi bërë pyetje më tutje. Universiteti i Prishtinës, atëherë, nuk ka mund të lejojë më që të na befasojë një veprim i tillë dhe kemi bërë një dosje dhe kemi angazhuar avokat dhe çështja e kishës është në gjykatë”, shpjegon Llonçari.

Në anën tjetër, me gjithë tentimet e Radios Evropa e Lirë për të marrë mendimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ai nuk ka qenë i qasshëm.

Por, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, mohon që Qeveria e Kosovës, edhe në mandatin e kaluar, t’i ketë dhënë të drejtë pronësie Kishës Ortodokse Serbe, për hapësirën ku është ndërtuar tempulli i saj.

“Jo, nuk është e vërtetë. Jo, jo… nuk është e vërtetë, nuk ka kurrfarë fakte për një gjë të tillë”, thotë ministri Agani.

Çështja në gjykatë

Sidoqoftë, që nga viti 2012, çështja e kishës ortodokse “Krishti shpëtimtar”, është në gjykatë, për të shqyrtuar legjitimitetin e kërkesave të të dyja palëve, Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës.

Igumeni Sava Janjiq, thotë se Kisha Ortodokse Serbe është në dijeni se rasti është shndërruar në kontest gjyqësor dhe se dokumentet për pronësinë mbi hapësirën ku është ndërtuar tempulli ortodoks “Krishti shpëtimtar”, i janë dorëzuar Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kisha posedon dokumentin ku Universiteti i Prishtinës, në vitin 1990, është pajtuar me ndërtimin e kishës. Po ashtu, siç thotë Janjiq, ekziston edhe vendimi i autoriteteve të komunës së Prishtinës, i viti 1990, në favor të ndërtimit të kishës.

“Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniçi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, thekson igumeni Janjiq.

Por, megjithatë, Radio Evropa e Lirë, nuk ka arritur ta shohë vërtetësinë e dokumentit, për shkak se igumeni Janjiq, thotëse nuk ka autorizim për ta dërguar atë.

Nuk mund t’ua dërgoj dokumentin, sepse nuk jam i autorizuar”, është përgjigja e Janjiqit dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ai, gjithashtu, thekson se në vitin 1991, Kishës Ortodokse Serbe i është dhënë vendimi për ndërtim dhe po ashtu vendimi për t’u regjistruar në kadastër.

Igumeni Janjiq shton se dokumentet, që sipas tij, vërtetojnë ligjshmërinë e ndërtimit të kishës dhe pronësisë së hapësirës, mund t’i dorëzohen edhe Komunës së Prishtinës. Por, ai nuk shpjegon se pse kjo nuk ka ndodhur deri më tash.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës, ka kërkuar edhe më parë që Kisha Ortodokse Serbe, në rast se i ka dokumentet që mund ta dëshmojë ligjshmërinë e ndërtimit të objektit të saj në hapësirën e Universitetit të Prishtinës, t’i dorëzojë ato për legalizim.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është i njoftuar se çështja e kësaj kishe është dërguar në gjykatë nga Universiteti i Prishtinës. Sipas tij, e gjithë situata rreth kësaj çështjeje, para ligjit, është e thjeshtë.

“Në qoftë se është ndërtim pa leje – sepse ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni- atëherë ai objekt duhet të aplikojë për leje. Në qoftë se e kanë lejen, ata duhet ta sjellin në komunë, në mënyrë që ne ta verifikojmë se ka leje dhe se gjithçka është në rregull”.

“Mirëpo, deri më tani, Kisha Ortodokse Serbe ka hezituar ta sjellë këtë dokumentacion, sepse në njërën anë nuk kanë dashur të pranojnë që t’i nënshtrohen një procesi të legalizimit, sepse për ta kjo nënkupton që ata po pranojnë se është një objekt pa leje. Besoj që kjo është një çështje pak më e ndjeshme politike dhe do të trajtohet me kujdes. Megjithatë, ne nuk mund të marrim pozicion politik, përveçse zbatimit të ligjit që e kemi aktualisht në fuqi”, deklaron Shpend Ahmeti.

Ai shton se është pak e besueshme që Kisha Ortodokse Serbe të mos ketë marrë leje për ndërtim nga institucionet në vitin 1990, të cilat ishin të regjimit të Milosheviqit.

Por, gjithashtu, ai përkujton se në kohën kur ka filluar ndërtimi i kësaj kishe, rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ka dërguar kallëzim penal në gjykatë.

Por, cili do të jetë fati i tempullit ortodoks “Krishti shpëtimtar”?

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferid Agani, thotë se institucionet do të jenë të detyruara të veprojnë në bazë të vendimit që do ta sjellë gjyqi.

“Të gjitha palët janë të detyruara që t’i respektojnë verdiktet përfundimtare të gjyqeve lidhur me këtë çështje. Unë e bashkë-kryesoj, me zotin (Samuel) Zhbogar, Këshillin për mbikëqyrje dhe zbatim, në bazë të ligjit përkatës, i cili merret me këto çështje. Ky këshill e ka pasur si pikë të rendit të ditës çështjen e kësaj kishe dhe është pajtuar i gjithë këshilli se duhet pritur vendimi i gjykatave kompetente lidhur me këtë çështje. Do të veprohet në bazë të këtyre verdikteve”, thotë ministri Agani.

Ministri Agani shton se ka informatë se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj çështjeje nga gjykata. Megjithatë, ai shpreh mendimin se nuk duhet pritur që domosdo verdikti të jetë, siç e ka quajtur ai “bardh ose zi”, por mund të përmbajë edhe elemente tjera.

Sidoqoftë, edhe Igumeni Janjiq, por edhe arkitektja Llonçari, pajtohen në një pikë, por nga pikëpamje të ndryshme, që kisha “Krishti shpëtimtar” nuk duhet të rrënohet, pavarësisht verdiktit gjyqësor.

Igumeni Janiq, thotë se kisha nuk duhet rrënuar për faktin se është një faltore dhe kjo do të dërgonte sinjale jo të mira në botë për Kosovën.

Ndërkaq, arkitektja Llonçari, shpreh mendimin se kjo kishë nuk duhet shembur, por duhet të mbetet si një “simbol” që do të përkujtojë gjeneratat e reja, për, siç e quan ajo, urbicidin e ushtruar nga një regjim dhe për të gjitha ato që i ka kaluar Kosova në një pjesë të historisë së saj.

kishaort2kishaort3kishaort4kishaort5kishaort6kishaort7kishaort9

Besiana Kadare – Serbia nuk mund ta bllokojë pranimin e Kosovës në UNESCO

Kadare: Serbia as formalisht nuk mund të bllokojë kandidaturën e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare

E angazhuar në procesin e lobimit për pranimin e Kosovës në UNESCO, ambasadorja e Shqipërisë, Besiana Kadare, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka shfaqur bindjen se Serbia as formalisht nuk mund të bllokojë kandidaturën e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Kadare beson se procesi do të përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, megjithëse pohon të jetë befasuar me diskursin e ashpër të Serbisë për këtë çështje. Fushatën e shtetit serb kundrejt anëtarësimit në Kosovës në UNESCO, Kadare e sheh në mospërputhje me vlerat evropiane dhe me parimet e fqinjësisë së mirë.

Megjithatë, e quan rekord numrin e vendeve që tashmë kanë dhënë mbështetjen zyrtare që anëtarësimi i Kosovës të përfshihet në rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv, që do të nisë punimet sot (e shtunë) dhe do të zgjasin deri më 8 të këtij muaji. Kadare e cilëson të favorshme kohën kur Kosova ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në UNESCO.

Mendon se pala kosovare e ka mbështetjen e nevojshme për të fituar në Këshill Ekzekutiv, pasi numri votave pro të konfirmuara zyrtarisht është më i lartë se numri i vendeve që kanë bashkësponsorizuar projektrezolutën e paraqitur nga Shqipëria

Bujqësia, sektor që rimëkëmb Kosovën

Fermer në Kosovë (Foto nga arkivi)

Sektori i bujqësisë vlerësohet si njëri nga sektorët me potencial të madh në Kosovë, i cili mund të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit.

Ekspertë të ekonomisë dhe të politikave bujqësore në Kosovë, thonë se investimi në këtë sektor do t’i mundësojë vendit zhvillim më të hovshëm.

Institucionet e Kosovës, thonë ata, duhet të krijojnë stimuj që të nxitet punimi i tokave të pashfrytëzuara, si dhe të ofrohen lehtësi, të cilat ulin koston e prodhimtarisë.

Halim Gjergjizi, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se bujqësia paraqet një ndër mundësitë kryesore të zhvillimit ekonomik, ngase janë resurset.

 “Kosova, fatmirësisht, ka një traditë të gjatë në prodhimtari, ka një klimë mjaft të përshtatshme dhe janë disa parakushte shumë të mira dhe ka kërkesa të vazhdueshme për ushqim. Tregu kosovarë është i pangopur me produkte bujqësore, ku edhe shumicën e produkteve bujqësore i importojmë”, shprehet Gjergjizi.

Edhe, profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, vlerëson se element qenësor për zhvillimin ekonomik, është aktiviteti optimal i kapaciteteve të prodhimtarisë në sektorin e agrobiznesit

“Baza e zhvillimit ekonomik në Kosovë është bujqësia apo agrobiznesi. Ka elemente lëvizëse, ka donacione nga Qeveria, mirëpo duhet të ngrihet shuma, e cila duhet t’u jepet si donacion fermerëve dhe bujqve. Në kuadër të kësaj, janë shumë fabrika, të cilat e bëjnë lidhshmërinë zinxhirore për zhvillimin e prodhueshmërisë që nga mbjellja, përpunimi, nga vjelja e të tjera ”, thotë Tahiri.

Ai thekson se duhet të bëhet një hulumtim se çka të prodhohet më tepër, që si i tillë ai produkt të mund të depërtojë edhe në tregun e jashtëm.

 “Duhet të jenë ekspertët që e bëjnë hulumtimin e tregut dhe të shihet se me çfarë mund të mbillet toka e Kosovës dhe të mos mbetet në këtë formë. Unë mendoj se kanë filluar investimet e shtetit në bujqësi, por me kapacitete minimale”, thekson Tahiri.

Institucionet e Kosovës, vazhdimisht kishin theksuar se po punojnë në rimëkëmbjen e bujqësisë. Po ashtu, ishte ngritur edhe buxheti për bujqësinë.

Sipas të dhënave zyrtare, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, nga 300 mijë euro sa ishte në vitin 2007, është rritur në 43 milionë euro në vitin 2015.

Gjithsesi, për të reflektuar sektori i bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit, shton profesor Gjergjizi, duhet të bëhet investim në këtë sektor.

“Tani mendohet se investimet në bujqësi janë vetëm nga subvencionet, por këto janë vetëm një mbështetje e vogël. Duhet të bëhen investime nga vetë fermerët, e gjithsesi edhe shteti duhet të jetë mbështetës duke krijuar kushte të volitshme në infrastrukturë, si konsolidimi i tokës, riaftësimi i sistemit të ujitjes dhe riaktivizimi i industrisë përpunuese”, shton Gjergjizi.

Në programin qeverisës, i është dhënë një rëndësi e veçantë zhvillimit të bujqësisë.

Aty është theksuar se ” Qeveria do të angazhohet fuqishëm për promovimin e zinxhirit prodhues, nga prodhimi primar bujqësor, te përpunimi, ruajtja dhe tregtimi me produkte bujqësore, si dhe masa nxitëse kreditore dhe subvencionuese dhe përmirësimi i infrastrukturës publike.


Luljeta Krasniqi – Veseli

[email protected]

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Pse Kosova s’ka dhe s’do të ketë kompani ajrore

Kosova nuk ka ndonjë kompani ajrore publike dhe nuk pritet që të ketë. Kjo pasi në politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) nuk parashihet që shteti të investojë në themelimin e kompanive ajrore publike.

Kështu thonë në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, sipas të cilëve, ky investim konsiderohet model i tejkaluar, për shkak të trendëve të zhvillimit të këtij sektori.

24 kompani ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë kompani të huaja, shumica e tyre vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Nevojën për investim në ndonjë kompani publike ajrore, muajin e kaluar e pati paraqitur në Kuvendin e Kosovës deputetja Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo pati kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që të fusë në agjendën qeveritare edhe hapjen e një kompanie ajrore shtetërore.

Sipas saj, kjo mund të realizohet nëse fillon bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.

“Në këtë rast, mundësitë nuk janë për momentin, mirëpo nuk do të thotë që të mos gjendet mundësia në mes dy shteteve.Unë kam dhënë një propozim që të bisedohet paraprakisht edhe me shtetin e Shqipërisë, në mënyrë që në mes të dy shteteve të bëhet një kompani e përbashkët”, ka thënë Haxhiu.

Por, kryeministri i Kosovës ishte përgjigjur se “hapja e një avio-kompanie publike nuk është në agjendë, sepse Kosova është në proces të rregullimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet”.

Se Kosova nuk ka kushte dhe mundësi materiale, e thonë edhe ekspertë të aviacionit. Sipas tyre, në Kosovë nuk ka kuadro profesionale dhe teknike për të themeluar dhe mirëmbajtur ndonjë kompani publike.

Ali Aliu, piloti i parë kosovar që ka drejtuar aeroplanët reaktivë dhe supersonik në ish-Armatën Popullore të ish-Jugosllavisë, thotë se shteti i Kosovë nuk ka mundësi financiare për një investim të tillë.

Edhe shtetet tjera që kanë dalë nga ish-Jugosllavia nuk kanë kompani të veta. Pasi janë shumë të kushtueshme, ka probleme të ndryshme dhe të gjithë janë orientuar në kompani private”.

“Kjo, sepse është investim i madh, si blerja e avionëve, mandej servisimi i tyre, marrja e lejeve për operim çdo vit, janë të kushtueshëm kuadri, pilotët, teknikët dhe inxhinierë të aviacionit”, thotë Aliu.

Por, përveç këtyre, Aliu i cili njëherësh ka qenë drejtor i departamentit të Aviacionit në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se Kosova nuk është anëtare në Agjencinë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EASA), e as në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

“Kosova i ka të kufizuara operimet. Edhe nëse kemi kompaninë tonë, ajo mund të operojë vetëm në Kosovë ose nëse arrihet ndonjë marrëveshje bilaterale me shtete të ndryshme. Pra, ne nuk e kemi të lirë hapësirën e Evropës”, thekson Aliu.

Sipas Ligjit të Aviacionit Publik të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përdorimi i hapësirës ajrore të Kosovës është i lirë për të gjithë avionët civil të regjistruar në Kosovë; me kusht që ky përdorim të bëhet në përputhje me të gjitha kushtet ose kufizimet e aplikueshme të përcaktuara me ligjet e Kosovës.

Në Aeroportin e Prishtinës, aktualisht operojnë 24 kompani ajrore, kurse sipas të dhënave të zyrtare , numri i pasagjerëve brenda një viti kalon mbi një milion. Gjatë këtij viti, numri i pasagjerëve pritet të jetë rreth 1 milion e 600 mijë.

Si ta lirojmë shtetin nga uzurpatorët? – Nga FLORIM ZEQA

Në Kosovën e pas “pavarësisë” çdo gjë është infektuar nga virusi i krimit të organizuar,  korrupsionit, nepotizmit, familjarizmit,… si pasojë e kësaj ka humbur besimi në të gjitha nivelet e shtetit duke filluar nga presidenca, qeveria, sistemi i drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit, etj.
Ne që po shkruajm e flasim për krim të organizuar në media, duket is paradoks para atyre njerëzve që popullin e vunë në gjumë, për atë arsye na quajnë të “çmendur”. Madje këta “njerëz” nuk i vret ndergjegja për asgjë, madje as atëhere kur vjedhin dhe shesin pasuri të këtij vendi, ndoshta kur tradhëtojnë interesat e vendit ndjejnë edhe kënaqësi shpirtërore…
Mesazhi ynë drejtuar popullit të përgjumur e ka një qëllim të vetëm, zgjimin e ndërgjegjës së fjetur, dhënjën e alarmit pët vetëdijësim përballë rrezikut në të cilin ndodhet shteti, e ardhmja e qytetarëve të këtij vendi.
Jo të gjithë e njohin mirë të vërtetën e hidhur, ajo (e vërteta) duhet të thellohet në mendjen e popullit, për ta kuptuar me qartësi realitetin e krijuar kur qeverisja aktuale si megafon i prishur flet për të “arriturat” e saj që nuk duken askund në horizont, përderisa vazhdon kapja dhe ngulfatja e shtetit, dhunimi i fjalës së lirë nga uzurpatorët dhe plaçkitësit, hajdutët dhe batakçinjët, mashtruesit dhe maskarenjët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave.
Kjo është “drita” që “shëndritë dhe ngrohë” zemrat e kosovarëve!
Përderisa në secilin shtet normal, të zhviluar dhe demokratik ndjekën dhe luftohen të korruptuarit, hajdutët, mashtruesit, intrigantët dhe tradhëtarët, në vendin tonë jo vetëm që kultivohet dhe mbrohet me ligj ky soj i keq i njerëzve, ata vendosen në majat e pushtetit!
Shteti i Kosovës është në rrezik, pas rrëshqitjeve drastike të klasës politike kosovare në bisedimet e Brukselit, pavarësia e shtetit e ka humbur çdo kuptim. Ndërkombëtarët shtetin e Kosovës më nuk janë duke e trajtuar si Republikë të pavarur por si një territor multietnik, me sovranitet të dyfisht,…madje disa edhe si koloni të Serbisë.
Për fatin tonë të keq, edhe disa nga mediat janë vënë në shërbim të së keqës (skllavërisë) së tyre, duke mbështetur maskarenjët, hajdutët, grabitçarët dhe uzurpatorët e shtetit.
Eshtë për të ardhur keq, se si disa deputet, intelektual, analist dhe gazetar të “kampit” rugovian të LDK-së,…deri para koalicionit të turpit me PDK-në, mbanin në shënjestër të kritikave keqeverisjen shtavjeqare të PDK-së, ndërsa tani përmes liderit të tyre të shantazhuar kanë dalë në mbrojtje të së keqës së vendit tyre.
Le të delë dikush nga ta dhe të më tregon se çfarë paska ndryshuar për të mirë në qeverisjen e vendit këtyre muajëve të fundit.
A u ndal krimi dhe korrupsioni, a u ndal haraçi, a u ndalen vjedhjet, a u ndalen  keqpërdorimet qeveritare, a u ndalen abuzimet me pushtetin, a u ndal tenderomania?!
Përgjigja është JO, përkundrazi kemi rritje enorme të dukurive negative, duke filluar nga “kryeministri” me tenderin e BMW-së për djalin e tij e deri tek MAXI aferat tenderuese me Bechtel-Enka për ndërtimin e Autostardave më të kushtueshme në rajon.
Në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që interesi shtetëror të rrezikohet shkaku i interesave personale të liderëve të korruptuar dhe shantazhuar, hipokritëve, gënjeshtarëve dhe injorantëve politikë!
Duhet të vie në shprehje elementi kombëtar, elementi intelektual e mbi të gjitha duhet të vihet në jetë vullneti i popullit-Referendumi popullor, si mjet që e përcakton vullnetin e shumicës dhe drejtimin e politikës shtetërore e jo interesat e fqinjëve, e aq më keq të pushtuesit tonë verior.
Fenomeni i servilitetit, i dëgjueshmërisë dhe inferioritetit ndaj të tjerëve është njollë turpi që kjo klasë e dështuar politike i vuri mbarë popullit shqiptar. Shkaku i një klase të shëmtuar politike, kombi ynë nga një komb i vjetër dhe i respektuar evropian rrezikon të rrëshqas në një komb të ç’orjentuar në aspektin politik dhe kulturor.
Në një shoqëri njerëzore në të cilën zëjnë vend kulturat e huaja, të bartura bashk me to edhe dukuritë negative, atëherë asaj shoqërie i rrezikohet identiteti, ndërsa shtetit e ardhmja.
Si pasojë e krimit të organizuar, korrupsionit, poshtërimit, denigrimit social,…së fundmi edhe të ndarjes së sovranitetit të shtetit,…jo vetëm të rinjët, por të gjitha shtresat e shoqërisë një mendje kanë; ikjen sa më parë nga vendi i tyre, ngase nuk dëshirojnë të jetojnë si skllëvër të injorancës dhe minorancës politike të vendit.
Në fund i kam edhe dy fjalë për opozitën. Pa dashur t’i komentoj në detaje deklaratat e opzitës, dëshiroj të theksoj një të vërtetë të madhe. Opozita, që me kaq ngulm (me plotë të drejtë) po kërkon tërheqjen e nënshkrimit nga ana e kryeministrit Mustafa, pse nuk u treguan më syçeltë në parandalimin e atij nënshkrimi, kur paraprakisht (javë të tëra) ka qenë e ditur dita e nënshkrimit të atyre marrveshjeve (me 25 gusht 2015) në Bruksel.
Përveq disa veprimeve simbolike të aktivistëve të Levizjes Vetëvendosje, nuk ndodhi asnjë përpjekje serioze nga ana e opozitës qoftë në parlament apo jasht tij për parandalim të një akti fatkeq për Republikën e Kosovës.
Edhe unë pajtoj me konstatimet se; “Zajednica po e gërryen Republikën,…Qeveria e ‘Zajednicës’ po e zhvleftëson Kuvendin,…etj”, por nuk mund të pajtohem me faktin se Zajednica mund të pengohet me bllokimin e Kuvendit. Ngase, edhe po të donin të tërhiqnin nënshkrimet liderët e shantazhuar, nuk do mund ta bëjnë një gjë të tillë (“Acqua passata”, thotë një fjalë e urtë italiane).
E vetmja mundësi reale dhe kërkesë legjitime e opozitës drejtuat bashkësisë ndërkombëtare, për defunksionalizimin e Zajednicës dhe delegjitimimin e nënshkrimeve në Bruksel nga liderët e korruptuar kosovar (Thaçi-Mustafa me kompani), do të ishte ndëgjimi i zërit të qytetarëve i shprehur përmes Referendumi gjithëpopullor,…shprehje kjo  e nivelit më të lartë demokratik, për deklarimin e popujve për rregullim të mbrendshëm politik, territorial  dhe vetëvendosje.
Në rast të mohimit të kërkesës për Referendum nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, atëherë më askush nuk mund t’na pengoj në perdorimin e gjitha mjeteve tjera për mbrojtjen e terësisë teritoriale, sovranitetit dhe integritetit shtetëror.

Deputetët: të hetohet skandali 53 milionësh i Enver Hoxhajt

Afera korruptive e teksteve shkollore

Fondet publike u shpenzuan kundërligjshëm, pa procedura prokurimi

“Nuk është çështje e raportimit në Kuvend, por e organeve të drejtësisë. Faktet janë, pasojat janë të hetueshme. Zyrtarët përgjegjës dihen, përgjegjësit po ashtu. Nuk ka asnjë pengesë për të filluar nga hetimet deri te ngritja e rastit. Sa më parë dhe sa më shpejt. Kjo është dhe një kërkesë publike që njësitë e krimeve ekonomike dhe prokurorët të fillojnë nga hetimi”, i ka thënë gazetës “Kosova Sot” Mytaher Haskuka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të kërkojnë përgjegjësi nga ish- ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili me vendimin skandaloz të vitit 2008 bëri që nga viti 2008 deri ne 2014 të shpenzohen mbi 53 milionë euro mjete të buxhetit pa tender dhe paligjshëm, duke ua mundësuar që në kontot e dy kompanive, respektivisht shtëpive botuese monopoliste pa asnjë procedurë tenderimi dhe me çmimet që i diktojnë këto dy kompani, dy deri trefish më të larta nga çmimet reale të tregut, individë të caktuar të përfitojnë miliona euro nga buxheti i varfër i Kosovës. Deputetët, si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, duhet të merren me këtë shkelje flagrante, por edhe Prokuroria duhet sa më parë të nisë hetimet. Në një prononcim për “Kosova Sot”, Adem Salihaj, deputet në Kuvendin e Kosovës, është shprehur se për fatin tonë të keq, në Kosovë nuk funksionon pothuajse fare sistemi i drejtë- sisë, sepse, ka thënë Salihaj, ai është plotësisht i kontrolluar nga politika…

Athina fton Thaçin – Beogradi i befasuar

Sipas gazetës Blic, Athina po e përgatit terrenin për njohjen zyrtare të Kosovës
Mediat serbe janë frikësuar dhe zemëruar me deklaratën e Ministrisë Greke për Punë të Jashtme, e cila i bën ftesë Hashim Thaçit për të vizituar shtetin helen.
“Ministri Kotzias e ka ftuar kolegun e tij, Hashim Thaçi, për vizitë në Athinë dhe ka shprehur përkrahjen e Greqisë për përpjekjet e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe për të mirën e stabilitetit të rajonit”, thuhet në njoftimin e ministrisë greke.
Sipas gazetës Blic, kjo deklaratë e vërteton tezën se Athina po e përgatit terrenin për njohjen formale të Kosovës.
Analisti politik, Dragomir Angjellkoviç, ka thënë se Tsipras është “politikan elastik, kur është pyetje çdo gjë tjetër përveç interesit të tij personal”.

Jahjaga: Gratë në Kosovë, një shtyllë e fortë e shoqërisë

Gratë në Kosovë kanë qenë një shtyllë e fortë në çdo fazë nëpër të cilën ka kaluar vendi, tha presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Në një diskutim mbi rolin e grave në procesin e paqes të zhvilluar në Universitetin Georgetown në Uashington, Presidentja Jahjaga foli edhe për problemin e nivelit të ulët të përfaqësimit të grave në institucionet vendim-marrëse në Kosovë. Përfaqësimi i grave në poste vendimarrëse në Kosovë është i ulët sidomos në pushtetin lokal ku deri më tani Kosova ka patur vetëm një kryebashkiake, Mimoza Lila-Kusarin nga Gjakova.  Në këtë diskutim mori pjesë edhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e cila theksoi rolin e rëndësishëm të grave në ripajtimin dhe tejkalimin e urrejtjes themelore mes grupeve të ndryshme etnike.

 

Gratë në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishën në të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar vendi, tha presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Në një diskutim dje në Universitetin Georgetown mbi rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe pjesëmarrjen e tyre politikë, presidentja Jahjaga tha se gratë në Kosovë, kanë ndjerë më shumë vështirësitë dhe vuajtjet nga lufta dhe gjendja e rëndë ekonomike në vend.

“Gratë në Kosovë kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Ato kanë qenë një shtyllë e fortë e shoqërisë sonë në çdo fazë në të cilën ka kaluar vendi, në luftë, në paqe dhe në procesin e shtet-formues. Nëpër të gjitha këto faza që ka kaluar vendi, ato janë ndikuar jo vetëm emocionalisht duke parë vrasjen e burrave të tyre në kohën e luftës, vështirësitë e fëmijëve të tyre, diskriminimin, por edhe gjendjen e rëndë ekonomike, pamundësinë për të ushqyer fëmijët e tyre”.

Presidentja Jahjaga tha se gjatë luftës, gratë e Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh humanitar duke ndihmuar me ushqime dhe ilaçe banorët e rajoneve të vendit të prekura nga lufta.

Ndërsa ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright tha se gjatë vizitave që ajo ka bërë në Kosovë ajo ka parë se si gratë e Kosovës duan të jenë agjente të ndryshimit e jo të viktimizimit. Ato duan ta lënë pas të kaluarën dhe të përqëndrohen në të ardhmen.

“Një nga elementët më të vështirë në konfliktet në mbarë botën është kujtimi i historisë, asaj që ka ndodhur në shekullin e 14-të. Kjo nuk është e dobishme. Njerëzit duhet t’i drejtojnë sytë nga e ardhmja. Dhe gratë janë ato që mund të tejkalojnë këtë urrejtje themelore mes grupeve të ndryshme etnike. Unë mendoj se roli i grave në procesin e ripajtimit është shumë i rëndësishëm”.

Ndërsa presidentja Jahjaga tha se edhe gjatë periudhës së paqes, gratë e Kosovës kanë luajtur një rol të rëndësishëm. Ato janë të përfaqësuara në institucionet e vendit dhe po japin kontributin e tyre në procesin e shtet-ndërtimit, tha ajo.

Në lidhje me nivelin e përfaqësimit të grave në institucionet publike, presidentja Jahjaga tha se ligji që përcakton kuotat e përfaqësimit të grave është i rëndësishëm. Ajo kundërshtoi idenë për heqjen e këtij ligji, pasi sipas saj, një veprim i tillë do të ulte numrin e grave të përfaqësuara në institucionet e vendit.

“Vitin e kaluar kemi patur një debat me Bashkimin Evropian për çështjen e kuotave pas një nisme nga Brukseli për heqjen e tyre me justifikimin se ato nuk janë në përputhje me ligjet për të drejtat e njeriut. Argumenti im kundër kësaj nisme ishte, si do të justofikohej kjo me respektimin e të drejtave të njeriut nëse pas heqjes së kuatave do të kemi më pak se një përqind të grave të përfaqësuara në institucionet e vendit në vend të 30 përqind që kemi tani?”

Në lidhje me rritjen e përfaqësimit të grave në institucione, ish Sekretarja Albright tha se përfaqësimi më i madh i grave në institucionet publike sjellë qëndrueshmëri më të madhe ekonomike dhe politike.

“Mendoj se ne e dimë se është thelbësore kur gratë janë të angazhuara në pozita negocimi, sepse ato kanë aftësinë të punojnë mes tyre për ripajtimin e grupeve në konflikt. Kur gratë janë të angazhuara në ekonomi dhe në politikë, ne e dimë se shoqëritë janë më të qëndrueshme”. 

Presidentja Jahjaga dhe ish Sekretarja Albright gjatë diskutimit në Universitetin Georgetown në Uashington thanë se duhet bërë më shumë për rritjen e nivelit të përfaqësimit të grave në postet vendim-marrëse.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet në Kongresin amerikan

SHKUP – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në Kongresin e SHBA-ve në Washington. Ajo takoi në Kapitol Hill anëtarët e lartë të Komitetit për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, të kryesuar nga kongresmeni Ed Royce dhe anëtari i lartë i Komitetit, kongresmeni Eliot Engel.

Ajo theksoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur për shkak të ndihmës dhe përkrahjes së Kongresit amerikan.

Presidentja Jahjaga njoftoi kongresmenët për reformat e brendshme, konsolidimin e demokracisë së Kosovës dhe forcimin e sovranitetit. Presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për të tërhequr investitorët e huaj, reforma këto që duhet të shoqërohen me një luftë të paprecedentë kundër korrupsionit.

Jahjaga gjithashtu informoi kongresmenët me rrjedhën e dialogut për  normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe arritjen e marrëveshjeve të fundit. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes së Shteteve të Bashkuara për dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.

Presidentja e Kosovës gjithashtu kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidentja theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë luftë duke u bërë shembull në rajon.

Kongresmenët falënderuan Presidenten Jahjaga për vizitën dhe thanë se Kosova tashmë është një rrëfim i suksesit. Ata ritheksuan përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspirata e saj euroatlantike, zbatimin e reformave demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Kosova: Nëse nuk i zbaton marrëveshjet, ne do të vendosim reciprocitet ndaj sjelljeve të Serbisë

PRISHTINË – Delegacioni i Kosovës për Dialog me Serbinë, gjatë zhvillimit të rrethit të radhës të bisedimeve në Bruksel, duke biseduar për temat e lëvizjes së lirë, njohjes së diplomave, funksionimit të Zyrave Ndërlidhëse dhe dokumenteve kadastrale, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të bëjë trysni mbi Serbinë që të ndërpresë obstruksionin dhe vonimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjeve të arritura deri tash.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila po udhëheq delegacionin kosovar, gjatë bisedave që i kishte me Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së, ka tërhequr vërejtjen në obstruksionin e lëvizjes së lirë që po e bënë Serbia karshi Kosovës, në kuadër të zbatimit të reciprocitetit në çështjen e tabelave të regjistrimit të automjeteve.

Ministrja Tahiri ka njoftuar zyrtarët e Bashkimit Evropian se, Kosova do ta shfrytëzojë të drejtën e cila buron nga “Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë”,  për të zbatuar reciprocitetin e plotë në çështjen e tabelave “Prova” dhe nëse Serbia nuk i heq ato tabelat që po i aplikon për automjetet e Kosovës me tabelat ‘’RKS’’ atëherë, Kosova do të fillojë të aplikojë masa të njëjta dhe tabela “Prova” për automjetet e Serbisë. Me këtë rast, delegacioni i Kosovës njoftoi se do të aplikojë edhe masa tjera, siç janë pagesat administrative për këto tabela si dhe dokumentin hyrje – dalje për qytetarët e Serbisë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës .

“Kosova nuk ka aplikuar këto masa duke pasur prirje që të realizojë një lëvizje vërtet të lirë sipas standardeve evropiane, mirëpo, meqenëse Serbia me masat e saja ka vështirësuar dhe frustruar procesin e lëvizjes së lirë, atëherë Kosovës nuk i mbetet zgjidhje tjetër pos që të zbatojë reciprocitetin” i kishte thënë ministrja Tahiri ndërmjetësit të BE-së, Alexis Hupin.

Nga ana e tij, Hupin kishte propozuar që kjo temë të diskutohet edhe në takimin e radhës në përpjekje që, palët të gjejnë një zgjidhje në interes të qytetarëve, për të përmirësuar lëvizjen e lirë dhe jo për ta penguar atë. Megjithatë, pala kosovare insistoi se Serbia është ajo që po bënë pengesa dhe se Kosova është e vendosur se, çfarëdo që të jetë zgjidhja, ajo  do të jetë reciproke.

Në takimin e grupit punues për zbatimin e marrëveshjes për kadastër, BE-ja ka pasur vërejtje në vonesat në zbatimin e kësaj marrëveshjeje nga ana e Kosovës, e cila ka prolonguar miratimin e projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës nga ana e Kuvendit të Kosovës. Për këtë vonesë, pala kosovare ka fajësuar Serbinë e cila po e kryen me ritëm shumë të ngadaltë procesin e skanimit të dokumentacionit kadastral. Megjithatë, BE-ja ka insistuar se është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe çështjes së pronave të tyre që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt ta miratoj këtë ligj i cili hap rrugën e kthimit të dokumentacionit kadastral, ndërsa nga Serbia është kërkuar të përshpejtojë procesin e skanimit të dokumenteve.

Në kuadër të takimit për Zyrat Ndërlidhëse, delegacioni i Kosovës kërkoi avancim të zbatimit të saj sidomos në aspektin e gjetjes së një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët për logot dhe vulat e të dy zyrave, çështjen e shtimit të hapësirave, stafit dhe avancimin e komunikimit në mes të zyrtarëve ndërlidhës dhe qeverive përkatëse.

Pala kosovare kritikoi sjelljet e Serbisë për mos pranimin e deritashëm të Zyrtarit Ndërlidhës të Republikës së Kosovës nga nivele ministrore në Serbi, duke dhënë si shembull sjelljet e veta, pasi që Zyrtari Ndërlidhës i Serbisë në Kosovë tashmë ka zhvilluar disa takime me disa ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Si rezultat i kësaj bisede, palët u dakorduan që Zyrtari Ndërlidhës i Republikës së Kosovës të pritet zyrtarisht gjatë muajit tetor nga ministri i Arsimit të Serbisë, Sërxhan Verbiq, ku ndwr tjera, do të bisedohet edhe për çështjen e librave që Qeveria e Kosovës po i dhuron për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Në fund, u arrit pajtimi që të intensifikohen angazhimet që, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ta pres zyrtarisht në takim zyrtarin ndërlidhës të Serbisë në Kosovë dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ta pres zyrtarin ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Serbi.aa

Skandali me tekstet falas, mbi 53 milionë euro dy kompanive që i zgjodhi ish-ministri Hoxhaj

Kërkohet hetimi urgjent i Prokurorisë

Berisha: Prokuroria me ligj është e obliguar të hetojë keqpërdorimin e parasë publike

Tekstet shkollore u vendos të jepen falas në vitin 2008, kur ministër ishte Enver Hoxhaj, dhe fillimisht u tha se MASHT-i do të blejë libra nga botuesit, në vlerë prej 3 milionë euro, kurse ndër vite kjo shumë shkoi në 8 milionë euro dhe përfitues më të mëdhenj këtu kanë qenë dhe janë dy shtëpitë botuese që kanë marrë mbi 53 milionë euro deri në vitin 2015. Deputeti Nait Hasani  thotë se MASHT-i duhet të ketë kujdes në mënyrën sesi është duke i paguar tekstet shkollore, për të cilat paguhen në vit rreth 8 milionë euro dhe, sipas disa të dhënave, shkollat nuk shpenzojnë më shumë se rreth 4 milionë euro libra në vit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka para vetes një mundësi të mirë që ta kursejë buxhetin gati 4 milionë euro, të cilat i marrin shtëpitë botuese monopoliste “Dukagjini” dhe “Libri Shkollor”, ku në total për një vit nga MASHT-i marrin 8 milionë euro për tekstet shkollore që jepen falas. Në fakt, që nga viti 2008 e gjer tani, rreth 50 milionë euro është dëmtuar buxheti i varfër i Kosovës, dhe përfituesit më të mëdhenj vazhdojnë të jenë dy botuesit monopolistë, të cilët vetë i caktojnë çmimet e librave dhe ia shesin MASHT-it me një çmim mjaft të kripur, e kjo e fundit asnjëherë nuk lodhet të dalë në librarinë më të afërt për të kuptuar se në fakt me çfarë çmimi botuesit ua shesin librat. Që nga viti 2008 e deri në këtë shtator, asnjëherë MASHT-i askund, as në ndonjë gazetë, e as në portalin e vet nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim për hapjen e tenderit të librave dhe kjo gjë është bërë në negociata të fshehta larg njerëzve, që lë të nënkuptohet se ka pasur dhe vazhdon të ketë manipulime dhe përfitime, jo vetëm te një apo dy individë, por te një zinxhir njerëzish. Një libër shkollor nga klasa e 1-9 kushton mesatarisht 2.5-3.5 euro..

Në 70 vjetorin e lindjes së heroit qyteti i Pejës organizon ditët e Jusuf Gërvallës

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Pejës, në qytetin e Pejës organizohen nga 1-3 tetor ditët e Jusuf Gërvallës.

Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah, Gjermani).

Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atdhetar i shquar për liri deri në vdekje.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. “Ora”, Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të “lapidaristëve” të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para – “Fluturojnë e bien” (1975) dhe “Kanjushë e verdhë” (1978) – poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve “Shtëpia në kornizë” dhe “Skena nga jeta e fshatit”. Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për “pak frymë njeriu e pak dritë qiriri”. Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, “Shenjat e shenjta” (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si “hije”, “pluhur”, “frikë”, “terr”, “ftohtë”, “varr”. Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë “jeta”. Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.

Jahjaga merr pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës mori pjesë në pritjen  tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.

Këtë pritje Presidenti Obama e organizon për pjesëmarrësit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidentja Jahjaga e postoi foton në facebook.

Presidentja Jahjaga me Zonjën Albright në simpoziumin në Universitetin Georgetown (fotoreportazh)

Presidentja Jahjaga në simpoziumin për pjesëmarrjen politike të grave në proceset paqësore në Universitetin Georgetown

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 15 vjetorit të miratimit të rezolutës 1325 të KS të OKB-së, ishte e ftuar sot në Simpoziumin e Lartë për Pjesëmarrjen Politike të Grave në Procese Paqësore në Georgetown University në Uashington.

Në një bisedë bashkë me Ish-Sekretaren amerikane Madeleine Albright dhe Ish-Ambasadoren amerikane për Çështjet Globale të Grave, Ambasadoren Melanne Verveer, Presidentja Jahjaga ofroi përvojën e Kosovës për pjesëmarrjen e grave në jetën politike në vend.

Përgjatë viteve 1990 gratë në Kosovë u mobilizuan për të kryer punë humanitare, u mobilizuan politikisht për të protestuar kundër represionit dhe për të dokumentuar abuzimet e të drejtave të njeriut që çuan në ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare që ndaloi luftën në vendin tonë dhe për të përkthyer në prova për gjykimet për krime lufte. Ato morën rrezik të madh personal dhe u përballen me probleme të përditshme, por kjo nuk i dekurajoi ato, tha ndër të tjera Jahjaga.

Presidentja poashtu foli për kontributin e gruas kosovare në ndërtimin e paqes. \”Në paqe, roli i tyre është po aq thelbësor. Ne kemi rritur pjesëmarrjen e grave në nivel qendror dhe lokal. Sot gratë përbëjnë 30 përqind të Parlamentit të Kosovës, duke kontribuar në një demokraci përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Gratë deputete kanë tejkaluar vijat partiake dhe ideologjitë për të formuar grupin e tyre dhe ato kanë një mundësi unike të bëhen forcë serioze ne demokracinë tonë parlamentare,\” deklaroi Presidentja Jahjaga.

  • 30-09-2015 20-13-4630-09-2015 20-14-2030-09-2015 20-14-4830-09-2015 20-14-08

Kryetarja e Gjakovës e informuar nga policia se kërcënohet me jetë

Mimoza Kusari – Lila, kryetare e komunës së Gjakovës, thotë se ka pasur një “pazar” për ekzekutimin e saj

Përfaqësues institucionesh e organizatash të ndryshme në Kosovë, reaguan me zemërim ndaj pohimeve se kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, është kërcënuar me jetë. Reagimet pasuan një deklaratë të zonjës Kusari – Lila se “dikush është paguar” për ta ekzekutuar atë.

Gjatë një mbledhjeje të Kuvendit të komunës së Gjakovës, duke u përgjigjur në pyetjen se përse ajo shoqërohet nga njësitë e mbrojtjes nga afër të policisë, zonja Kusari – Lila tha se kjo ndodhë meqë, “është paguar dikush që të më ekzekutoj fizikisht. Ky nuk është informacion që ka dalë prej kuluareve as prej odave, por është informacion që policia e Shqipërisë ia ka kumtuar policisë së Kosovës dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ardhur urdhëresa për mbrojtjen time të afërt. Personi i paguar është nga Shqipëria, ndërsa fatkeqësia është se pazari dhe biseda për ekzekutimin tim është bërë në Gjakovë”, ka thënë zonja Kusari – Lila.

Policia e Kosovës, tha se “në kuadër të prokurorisë së posaçme të Kosovës, është hapur një rast i kanosjes, në bazë të hetimeve të kryera nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në kuadër të policisë së Kosovës. Policia lidhur me këtë rast i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin si dhe për ofrimin e sigurisë ndaj personalitetit në fjalë”. As zonja Kusari-Lila dhe as policia nuk kanë dhënë më shumë hollësi për motivet e mundshme apo autorët e kërcënimit.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i shprehu mbështetjen e plotë institucionale zonjës Kusari – Lila.

Kryetarja e komunës së Gjakovës është e vetmja kryetare femër që kemi në Kosovë dhe e cila meriton një respekt dhe vëmendje me të veçantë edhe në aspektin institucional dhe tradicional. Është mirë t’u iket ligësive të cilat e dëmtojnë vendin. Është mirë secili prej neve të mendojmë, që të lejohen njerëzit që janë të zgjedhur të punojnë dhe përfundojnë mandatin se sa dikush të mendoj ta dëmtoj dikë, për arsye se mund ta dëmtoj vetveten. Edhe një herë, kryetarja e Gjakovës e ka përkrahjen e institucioneve të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë derisa e ka mandatin duhet mos ta pengoj askush, sepse nuk është njërzillëk as burrëri, përkundrazi s’po dua të përdori fjalë tjera”, tha ai.

Gratë deputete të parlamentit të Kosovës dënuan kërcënimet ndaj zonjës Kusari-Lila. Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu – Kodra, tha se “ndjehet thellësisht e prekur me marrjen e lajmit se kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, është në shënjestër të kërcënimeve serioze për jetën e saj. Grupi i Grave deputete dënon çfarëdo forme të presionit, frikësimit apo shantazhit që tentohet të bëhet me qëllim të dekurajimit të grave që të angazhohen në poste të rëndësishme drejtuese. Grupi gjithmonë do të angazhohet fuqishëm që Kosova të jetë vend i sigurt ku sundon rendi dhe ligji”, thuhet në reagim.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është shprehur i shqetësuar me njoftimin se Mimoza Kusari – Lila mund të jetë cak i sulmeve që cenojnë jetën dhe sigurinë e saj.

Aktet e tilla të mundshme ndaj kryetares së komunës, e zgjedhur nga votëbesimi i shumicës së qytetarëve të komunës së Gjakovës është akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike. Asociacionin i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në komunën e Gjakovës dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni.

Zonja Kusari-Lila fitoi postin e kryetares së Gjakovës, që është edhe vendlindja e saj, në zgjedhjet për pushtetit komunal të vitit 2013.

Rusia proteston ndaj pranisë së Kosovës në sallën e OKB-së

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin u ankua për praninë e përfaqësuesve të Kosovës në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm të organizuar nga SHBA të martën, duke thënë se ndërtesa e OKB-së është “nën komandën” Presidentit amerikan Barack Obama.

“Ata (zyrtarët e Kosovës) janë ulur në sallë së bashku me anëtarët tjerë të OKB-së. Nuk është e drejtë kjo, natyrish. Të mbash takime të tilla në ndërtesën e OKB-së, do të thotë se ata nuk kanë respekt për OKB-në… Është jashtë rregullave të OKB-së,” iu tha Churkin gazetarëve, raporton Reuters.

Kosova, ndonëse anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, nuk ka arritur të bëhet pjesë e OKB-së pasi që Rusia, e cila ka veto në Këshill të Sigurimit të OKB-së, kundërshton anëtarësimin e saj.

Churkin tha për amerikanët që ftuan Kosovën në takimin e së martës: “Ata po tregojnë se në këtë ndërtesë gjithçka është nën komandën e Obamas”, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, media ndërkombëtare kanë raportuar se si presidenti Obama po e trajton Kosovën si shtet.

“SHBA-të po e trajtojnë Kosovën si shtet gjatë takimit të nivelit të lartë të thirrur nga Preisdenti Barack Obama mbi luftimin e ekstremizmit. Një tabelë e ulëseve për takimin e së martës shfaq Kosovën në mesin e shteteve pjesëmarrëse në takim, ani pse nuk është shtet anëtar i OKB-së”, shkruan Starherald.com, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, sipas Starherald, po marrin pjesë edhe Rusia e Serbia, dy shtete këto që kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në punimet e Samitit Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Në Samit, së bashku me kryeministrin, janë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Çedomir Jovanoviq: Zoran Gjingjiq ka pasur iniciativë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq në një intervistë për “Zërin” ka pranuar se ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq ka pasur një iniciativë për Republikën e Kosovës.

Jovanoviq, i cili ishte njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit të ndjerë të Serbisë ka thënë se, Gjingjiq ishte në dijeni se çdo marrëveshje që mund të arrihej atëherë do të ishte më e mirë se ajo që ne mund ta arrijmë në të ardhmen dhe se çdo vonesë rrezikon në mënyrë të barabartë interesat e Serbisë.

“Njerëzit i duan mjaft thashethemet, iu pëlqen t’i përhapin ato, i zmadhojnë dhe i kthejnë në mite. Iniciativa e Zoranit (Gjingjiq) lidhur me Kosovën ishte mënyra që edhe kjo çështje të merrej nga duart e nacionalistëve dhe populistëve, të cilët përmes Kosovës për dekada të tëra e kanë mbajtur Serbinë të stagnuar dhe e kanë penguar për t’u transformuar në një shoqëri moderne evropiane. Rreth kësaj nisme, sot paraqiten mitet më të zakonshme dhe spekulimet e gabuara, duke përfshirë teorinë çmendur se Zorani u vra në një komplot të fuqive perëndimore për shkak të pretendimeve nacionaliste”, ka thënë ai.

Sipas tij, e vërteta është shumë më e thjeshtë: ajo ishte mënyra e tij që të përpiqej për t’i lëvizur gjërat nga pika zero, dhe se, edhe pse nuk kishte vendime përfundimtare të zgjidhjes së problemit, të shkohej në krijimin e një lloj konsensusi mes Serbisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, për shkak se ai ishte i vetëdijshëm se me prolongimin e zgjidhjes së problemit Serbia rrezikon të ardhmen e saj evropiane. Politika e ndjekur nga Serbia kundrejt Kosovës gjithmonë dukej e njëjtë, me bindjen se bllokimi i akrepave të orës mund të ndalë kohën.

“Përkundrazi, Zorani ishte në dijeni se çdo marrëveshje që mund të arrihej atëherë do të ishte më e mirë se ajo që ne mund ta arrijmë në të ardhmen dhe se çdo vonesë rrezikon në mënyrë të barabartë interesat e Serbisë, komunitetit serb në Kosovë, si dhe Kosovën dhe të gjithë njerëzit që jetojnë atje”, është shprehur ai. /Zëri/

Shërbimi Serb i Ushtrisë ka në dorë dosjet e pjesëtarëve të FSK-së

Prishtinë, 29 shtator – Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Haxhi Shala, ka folur për raportimin e medieve se Shërbimi Serb i Ushtrisë ka në dorë dosjet e pjesëtarëve të FSK-së. Ai ka thënë se informatat mund të kenë rrëshqitur nga zëvendësministri i komunitetit serb në ministri të FSK-së.

Aktualisht në ueb faqe të kësaj ministrie nuk figuron ndonjë emër i ndonjë zëvendësministri të komunitetit serb. Këtë pozitë para shtatorit të vitit 2013 e ka mbajtur Sllavisha Filipoviq. Pas tij në këtë pozitë ish- kryeministri Hashim Thaçi kishte emëruar Jasmina Vasiq, transmeton Koha.net.

Shala nuk ka përmendur emër, vetëm se iu ka referuar zëvendësministrit serb nga radhët e komunitetit serb.

“Ka mundësi që të kenë rrëshqitur, sepse ai është zëvendësministër dhe zëvendësministrat kanë të drejtë të kenë informacione për gjithçka në secilin institucion”, është shprehur Shala.

“Ju duhet ta dini se në Ministrinë e FSK-së çdo herë kemi pasur një zëvendësministër nga radhët e komunitetit serb. Qeveria duhet të merret më seriozisht se kë po e emëron aty dhe kujt po i raporton çdo zëvendësministër i komuniteteve të tjera”, ka thënë Shala pas mbledhjes së Komisionit, që është mbajtur të martën.

Ai ka thënë se i ka njoftuar anëtarët e Komisionit edhe për një vizitë në Degën e AKI-së në Prizren. Shala ka thënë se nga informatat që kanë marrë atje kanë kuptuar se rajoni i Prizrenit është i mbuluar me fajdexhinj.

“Javën e kaluar kemi pasur një vizitë në degën e AKI-së në rajonin e Prizrenit, … me rastin e fundit të vrasjes së një personi në Prizren, kemi shprehur interesim që të informohemi lidhur me grupet që merren me fajde, nga Agjencia i Inteligjencës në rajonin e Prizrenit. Jemi njoftuar se si funksionojnë dhe a ka me të vërtetë fajdexhinj. Në Prizren jemi të njoftuar rajoni sot është i mbuluar nga fajdexhinjtë”, është shprehur Shala. Ai ka theksuar se nuk kanë emra konkretë të fajdexhinjve.

Shala ka deklaruar se i ka njoftuar anëtarët e Komisionit edhe për atë se nga e ka marrë informatën se shërbime sekrete serbe kanë të vendosura antena përgjimi në veri të Kosovës. “I njoftova që këtë informatë e kam marrë nga institucione që janë të thirrura për montimin e antenave dhe heqjen e tyre”, ka theksuar Shala.

Sot – dita më e veçantë e vitit për Teuta Ibrahim Rugovën!

Vajza e Ibrahim Rugovës,  Tetuta, 29 shtatorin e ka ditën më të veçantë të vitit.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka ditëlindjen, i mbush 25 vjet.

Teuta Ibrahim Rugova, më e vogla e fëmijëve të Presidentit historik të Republikës së Kosovës, është deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës. Është ndër deputetet femra më të votuara në Kosovë.

Ditëlindja e Teutës sot është në qendër të edicioneve të të gjitha mediave të Kosovës si dhe të mediave sociale shqip.

 

Tifozeria e klasës së dështuar politike! – Nga FLORIM ZEQA

Situata paradoksale e viteve të fundit në Kosovë, e pasurimit të skajshëm të klasës politike dhe e varfërimit të skajshëm të popullatës, kur kjo e fundit akoma vazhdon verbërisht tifozerinë e saj ndaj klasës së dështuar (shëmtuar) politke, jo vetëm që është e papranueshme për një shoqëri të civilizuar njerëzore, është shqetësuese për të ardhmën e saj.
Jo pa qëllim, elektoratin e partive politike e krahasova me tifozerinë e klubeve sportive, të cilat gjithmonë përfitojnë dhe nuk dhurojnë asgjë për tifozët e tyre, përveqse ndonjë shpërblimi “kortezual” për ndonjë tifoz të “përgjedhuar” nga udhëheqësia e klubit.
Përderisa udhëheqësit e klubeve u gjasojnë liderëve partiak, tifozët ngjajnë në militant partiak, spektatorët në stadium u ngjajnë elektoratit në votime,…përmes të cilëve lartësohen klubet (partitë) dhe pasurohen pronarët e klubeve (liderët). Ajo që u mbetët spektatorëve pas përfundimit të ndeshjes (zgjedhjeve) është  debati rreth (mos)suksesit të arritur dhe loja e treguar në fushë nga të preferuarit e tyre,…e cila shpeshëherë përfundon me debate të nxehta në mes tyre, pa pasur asnjë lloj përfitimi nga skuadrat (partitë) që i kanë për zemër.
Për dallim nga debatet e tifozerive sportive, ato të partive politike janë dukshëm më të “avancuara”, më të nxehta, më agresive,…të përcjellura me një fjalor të ulët dhe denigrues, ashtu siq është edhe gjuha e vet liderëve të sotëm partiak!
Për dallim nga drejtuesit e klubeve sportive që ju premtojnë tifozëve ndeshje të bukura dhe cilësore, liderët partiak tifozët e tyre i joshin përmes spektakleve televizive, me premtime mashtruese,…me prezantimin e skandaleve, të aferave korruptive dhe shantazheve të rivalëve politik.
Për dallim nga tifozeria e klubeve sportive, tifozeria e partive politike, e klaneve, grupeve të interesit keqpërdoren dhe mashtrohen në vazhdimësi nga liderët partiak,…ndahen dhe përqahen pamëshirshëm fushatave zgjedhore, duke u përdorur si skllëvër duke i joshur për pak lëmoshë në këmbim të votës për marrjen apo mbajtjen e pushtetit.
Kjo tifozeri e kësaj klase të dështuar politike, me ose pa vetëdijen e tyre janë shëndrruar në varrmihës të së ardhmës së fëmijëve të tyre.
Tifozeria partiake, me ushqimin dhe mbajtjen gjallë të një klase të korruptuar dhe shantazhuar politike, dita-ditës janë duke e bërë akoma më të pasigurtë dhe më të paqartë të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Pse kjo tifozeri politike, që ushqen dhe mbanë gjallë këtë klasë të shëmtuar kusarësh politik, nuk e si marrin shembull udhëheqjen e skuadrave sportive (ekipeve të futbollit, baskektbollit, hendbollit, etj), kur timonierët e tyre nuk e drejtojnë mirë ekipin, ata ndërrohen edhe nga tri-katër herë mbrenda një viti, ripërtërihet skuadra me lojtar të rinjë,…ndërsa në politikë po lejojmë të ndodhë e kundërta; për 16 vite rresht po i mbajmë të njejtit njerëz pa e treguar asnjë rezultat pozitiv për vendin dhe për të mirën e qytetarëve,…
Vendi nuk ka nevoj për tifozeri partiake, as për antarësi pasive politike, por për një energji të re kreative, me ide dhe koncepte te reja politike për zhvillim ekonomik, rimëkëmbje të sistemit të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë dhe hallkave tjera të sistemit shtetëror.
Ndryshimi nuk vjenë me “koka” të infektuara nga sistemi korruptiv i një qeverie vrastare, as nga një kastë servilesh dhe sahanlëpirës të sistemeve të kaluara, as nga një garnitur analfabetësh politik me diploma të falsifikuara, dhe as nga një struktur plagjiatorësh me tituj “akademik”, pa asnjë të vetmin publikim shkencor në jetën e tyre.
Kështu shteti i Kosovës, në mungesë të vlerave të mirëfillta politike, në mungesë të prosperitetit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytetare, është duke shëndruar, jo në një stadium futbolli me pak spektator, por në një koleseum gladiatorësh mes “BOSAVE” të pseudopolitikës që bëjnë luftën për marrjen, respektivisht mbajtjen e pushtetit me forcën e muskujve.
Edhe pse interesimi për garën politike është në rënje e sipër, megjithatë gara mes tiozerisë partiake akoma po vazhdon !
Në këtë moment krejt spontanisht përpara më dolën vargjet e këngës: “Amaneti i Clownit”, te Rock grupit TROJA, po citoj; “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kan mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet me vjedhë,…janë këta njerëz që diellin ma kan nal,…janë këto vjet që kurr nuk muj me i fal”, e deri të vargu “Janë këta njerëz që vet nuk muj me i nal”, që thërrasin si kushtrim për nevojën e unifikimit e të gjitha forcave progresive për largimin përfundimtar nga pushteti dhe skena politike e vendit, të kësaj klase të shëmtuar politike.

Arsim Bajrami dhe Rrustem Mustafa debatojnë idhshëm në Facebook

Pas deklaratës së ministrit të arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami se studentët e fakulteteve private nuk duhet t’i pranojnë si mësimdhënës, ka reaguar edhe një nga deputetët e PD, pra nga i njëjti krah politik.

Kësaj here nga Rrustem Mustafa, Remit, i cili thotë se nuk jemi në vitet e ’90-ta, që t’i kemi dy ide për të njejtën çështje

Ministri Bajrami, nga ana e tij ka reaguar dhe i është përgjigjur Mustafës:

“Si ligjvënës që dy mandate, ju sigurisht që do të duhej ta kishit të njohur faktin që Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, i miratuar në vitin 2011, i cili është në fuqi, e përcakton qartë që vetëm institucionet publike të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që çojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi për t’u punësuar në një shkollë. Ju lutem, këtë mund ta lexoni në nenin 16, paragrafi 5 (http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/2-ligji-per-arsimin-e-larte.pdf).” Në fund  i sqaron Mustafës së nuk ka qenë asnjëherë rektor i asnjë institucioni privat në Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij Remi ia kthen Bajramit duke i kërkuar falje nëse ka gabuar që ai ka punuar në universitetin Dardania dhe ia kujton një spot publicitar.

Ai, si duket nuk e ka shumë në qejf Bajramin duke i thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me të dhe i thotë se Bajrami është i emëruar për cilësi e jo cilësime duke e kërcënuar se ai dhe të gjithë e dinë se ku e ka pruar arsimin e lartë ai me bashkëkohësit e tij.

Në fund, Remi  i thotë se për këto duhet të raportoni te kryeministri dhe në Kuvendin e Kosovës duke i sugjeruar të lexojë një artikull të gazetës Zëri të datës 28 shkurt 2015.

Ja shtëpia 700 metrakatrorë që po ndërton Hashim Thaçi në lagjen Veternik

PRISHTINE – Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, ka nisur ndërtimin e një shtëpie në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Gazeta “Zëri” shkruan se punimet për ndërtimin e shtëpisë kanë nisur në vitin 2008, menjëherë pas largimit të tij nga shtëpia në lagjen “Arbëria”, pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasje.

“Zëri” ka publikuar foto ku shihet shtëpia 700 metra/katrorë, e papërfunduar dhe e rrethuar nga bari. Sipas gazetës, kjo shtëpi ka kushtuar mbi 200 mijë euro.

Analizë – Foteljet që janë ngritur lart në qiell e nuk po zbresin në tokë – Nga SKËNDER MULLIQI

Në skenën tonë politike që shumë kohë është duke mbretëruar kaos i vërtetë nga kjo kastë politike. Këta më veprimet e veta më shumë destruktive janë duke përmbysur secilën ditë e më shumë çdo gjë që na identifikon si komb shtetformues. Mos profilizimi ashtu si duhet i partive kryesore politike të cilat po e drejtojnë vendin ,  po i rrisin gjithnjë e më shumë edhe kundërthenjët , të cilat po reflektojnë shumë negativisht në shtet ndërtim dhe mirëqenje.  Në Kosovë ende nuk dihet mirë se cila parti është me orjentim  të majtë , dhe cila  parti me orjentim  të djathtë politik.Disa parti politike të cilat në opinion  janë më shumë  të njohura  si parti të krahut të majtë, janë deklaruar në sytë e opinionit vendor dhe ndërkombëtar si parti djathtiste. E dihet së nuk ka parti djathtiste me njerëz me logjikë  tipike komuniste .Dallimi i madh midis këtyre koncepteve politike ka bërë që të reflektohen edhe ndasitë e mëdha mbrenda partiake dhe ndasitë e mëdha  kur bëhët fjalë për shtetin. Kjo më duket mua  po ndikon shumë që të kemi edhe kaq përqarje të mëdha të spektritë të sotëm politikë. Kjo po reflektohet keq edhe në luftën për pushtet .Në këtë mishmash politik janë inkuadruar kryesisht njerëzit jo shumë me moral , njerëzit me biografi të dyshimtë politike ,njerëzit  me biografi kriminale, të korruptuar dhe gjithëfare llojë matrapazësh.Po mos të ishte kështu, sigurisht edhe nuk do të kishim këtë gjendje të mjerë politike dhe të rrjedhave ekonomike.  Kosova është një vend  shumë i vogël që të bëhën eksprimente të ndryshme. Krahas kësaj po bëhën edhe eksprimente me popullin të cilit po i humb durimi. Kuvendi është bërë arenë e zënkave të ndërsjella , pa kurrfarë efekti për të mirën e këtij vendi dhe qytetarëve të saj. Lufta për pushtet, nuk na duhet, na duhet lufta për shtetndërtim dhe mirëqenje për çka shumë është sakrifikuar.Të mbesin anash ata që dhanë kontribut historikisht edhe tash në luftën e fundit,  është apsurditet i llojit të vet.

Një tjetër absurd edhe më i madh është mos inkuadrimi në politikë i  intelektualëve apo skajimi I qëllimshem i tyre. Fotelja pushtetare nuk është rezervuar vetëm për një kategori njerëzish.Sikur këto fotelje janë ngritur diku lartë në qiell dhe nuk po zbresin në tokë.Këto struktura politike në vend që të punojnë për shtetin , po punojnë në largimin e çdo intelektuali nga jeta politike . Në anën tjetër po na vijnë një numer i madh njerëzish të cilët kan arritur gradat akademike duke i blerë diplomat si  në treg.Kjo është  një shkas më shume që inteletualët mos të heshtin ,para të keqës. Të dalin nga mjegulla.elita intelektuale dhe ta ngrisin zërin tash më shumë se kurrë , sepse vendi është futur në qorrsokak.Elitës intelektuale duhet ti bashkëngjiten edhe studentët të cilët gjthmonë ishin zëri I arsyes.Ishin ata që bënë kthesa historike për Kosovën dhe të ardhmën e shqiptarëve  në Ballkan.Pavarësia na ka mbetur gadi  vetëm si farsë.Nuk ka mundesi që situata politike dhe ekonomike të jete pozitive kur njerëzit elitarë si mekanizem qenësor për zhvillim, të menjanohen në këtë mënyrë nga roli esencial.Nese vazhdojnë  të heshtin në këtë mënyrë rrezikojnë  të ‘ vdesin’ ngadalë. Mjaftë deri me sot pamë skena cirkusi në Parlament , të cilët po na bëjnë gazin e botës.E kan errësuar jetën .E kan errësuar të ardhëmën e  vendit.E kan errësuar të ardhmën e gjeneratave të reja.Pas ndrrimit  të sistemeve që u bënë  historikisht, duke u futur në sistemin shumë partikë, ka ardhur përiudha kur dija është e nevojshme më shumë së kurrë .Të rinjët të cilët po i mbarojnë shkollimet profesioniste jashtë atdheut, kanë mbetur jashtë loje . Nga inkuadrimi i tyre në rrjedhat shoqërore dhe  rrjedhat politike  do të mvaret edhe e ardhmja e vendit. Nga fitorët imagjinare të kalojmë në fitoret reale…

Yryshi për pushtet, se edhe pak ka mbetë shtet! – Nga FLORIM ZEQA

Nuk do të merrem me komentimin e asaj çfarë ndodhi në seancën e fundit të kuvendit, nuk do të merrem as me vezët dhe as me deklaratat tashmë bajate të pozitës dhe opozitës, të shëndrruara në retorikë torturuese për opinionin publik dhe gjithë qytetarëve të vendit.
Sikurse zanafilla e problemeve me të cilat po përballet vendi sot, që është e  mëhershme, edhe “Zajednica” është produkt i veprimeve të mëparshme destruktive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ashtu siq erdhi në pushtet ky koalicion jo parimor dhe aspak natyral përmes ngërçit (kapsëllëkut) politik mbi pesë mujor, si duket do të përfundoj edhe më keq përmes bllokadës së institucionit më të lartë ligjvënës të Republikës së Kosovës nga ana e opozitës.
E filluar me Isa Mustafën bllokada e jetës institucionale pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar përmes bllokut paszgjedhor V-LAN,…odiseada e gjatë e rrënimit instistucional, kushtetues dhe territorial të vendit tonë, siq po shifet ashtu edhe do të përfundoj me Isa Mustafën.
“Zajednica” është shkaku, ndërsa Isa Mustafa mbetët qëllimi i bllokut opozitar VAN, për përmbysjen e tij dhe marrjen e pushtetit me dhunë.
Shkaku që opozitës i mungon mbështetja qytetare për protesta në rrugë, ajo provokon veprime të dhunshme në parlament, si e vetmja rrugë e mbetur siq thonë ata në “parandalimin” e Zajednicës !
Ndarja fizike e veriut të vendit ka ndodhur menjëherë pas lufte me pozicionimin e forcave Ruso-Franceze mbi Urën e lumit Ibër, ndërsa Zajednica serbe lindi me marrveshjen e 19 prillit 2013 në Bruksel e nënshkruar nga Hashim Thaçi,..e bërë punë e kryer me bekimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me 27 qershor po të njëjtit vit.
Nënshkruesi i marrveshjes së 25 gusht të vitit 2015, zoti Isa Mustafa vulosi ndarjen përfundimtare të shtetit në dysh mes; Republikës së Serbisë dhe Republikës së  Kosovës,…një ditë më pas të nënshkrimit edhe të marrveshjes së Demarkacionit  të kufirit me Malin e Zi në Vjenë,…marrveshje këto që shënojnë realizimin e objektivave serbo-malazeze, të ndihmuara nga bashkësia ndërkombëtare.
Tanimë pas marrveshjeve politike të nënshkruara nga liderët e shantazhuar kosovar në Bruksel, shtrirja e sovranitetit të shtetit në pjesën veriore me mjete politike është e pamundur. “De facto” dhe “De jure”, veriu i vendit është ndarë nga Kosova.
Mbase ky do të jetë shkaku kryesor për mosreagim të bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e situatës bllokuese në kuvend.
Ngase ndërkombëtarëve më nuk ju duhen Hasha as Isa, pasi nga ta nxorën krejtë atë çka kishin synim; Gjykatën Speciale, Asociacionin e komunave serbe, Demarkacionin dhe enklavizimin e Kosovës,…andaj tani pak peshë ka për ndërkombëtarët se kush do të vie nesër në pushtet.
Do të mashtrohen keq të gjithë ata që mendojnë në investimin ndërkombëtar për shkatërrimin e bllokut VAN, ashtu siq patën vepruar me V-LAN-in në nëntorin e vitit të kaluar.
Si rezultat i odiseadës bllokuese, vendi është duke u zhytyr në një krizë të thellë politike dhe institucionale me pasoja afatëgjata.
Pavarësisht se a do të ndodhë “raportimi” i kryeministrit në kuvend apo jo, realiteti do të mbetët i pandryshuar. Nënshkruesit e marrveshjeve të Brukselit (Hashim Thaçi e Isa Mustafa), nuk e kanë mundësinë e kthimit prapa!
Politika kosovare e udhëhequr nga Hashim Thaqi e Isa Mustafa, Kosovën e kanë futur në një rrugë “SENSO UNICO” (njëkahëshe), poashtu kjo opozitë e çmendur pas pushteti, me veprimet e saja vetëm sa u kanë ndihmuar pushtetarëve aktual,,…marrveshjet e Brukselit janë duke i përdorur si “alibi” për spektakle dhe skandale politke për rrëzimin e kësaj qeverie me dhunë,…duke mos llogaritur fare efektin final dhe pasojat plotike për të ardhmën e vendit.
Pozita dhe opozita parlamentare në Kosovë një qëllim të përbashkët e kanë; mbajtjen, respektivisht marrjen e pushtetit për interesa personale, për zhvatjen e pasurive të mbetura shoqërore, publike dhe shtetërore.
Me ketë rast, të gjitha palëve të implikuara në luftën për pushtet ua bëjë një thirrje ironizuese; “Yrushi për pushtet, se edhe pak ka mbetë shtet”!
Befasia më e pakëndshme e opinionit publik kosovar mbetët LDK-ja, e cila nga një levizje shtetformuese dhe shtetndërtuese, rrëshqiti keq në një subjekt të rrënimit të sovranitetit të shtetit, integritetit territorial dhe politik të vendit në bisedimet e Brukselit.
LDK-ja e grupeve të interesit e Isa Mustafës, edhe atëherë kur ishte në opozitë i dha mbështetje të fuqishme Hashim Thaçit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në marrjen e vendimeve të dëmshme për vendin si; ligji për amnistimin e kriminelëve (serb), ratifikimi i marrveshjes së 19 prillit 2013-të për “Zajednicën”, ligji për demarkacionin e shumë e shumë veprimeve tjera destruktive.
Prandaj për këtë arsye LDK.ja, vazhdon të goditet rëndë, nga opozita dhe shoqëria civile si bashkëpjesmarëse në skenarët fatkeq  për Republikën e Kosovës!
Prandaj si rezultat i gjithë kësaj, vendit i ka mbetur vetëm një zgjidhje; lindja e një alternative të re politike nga populli, për ç’rrënjosjen e së keqës së përbashkët të këtij vendi të quajtur “Pozitë-Opozitë”.
Thënë ndryshe, shpëtimtar për vendin nuk mund të jenë shkaktarët e së keqës, ata që rropën e ç’rropën bashkarisht pasuritë shoqërore dhe publike për këto 16 vite rresht, ata që negociuan pavarësinë e larë me gjak, ata që i shkaktuan plagë dhe dhimbje shpirtërore popullit të tyre.
Shpëtimin populli duhet ta gjejë tek intelektualët e ngritur, me moral të pastër dhe integritet kombëtar, tek të gjitha shtresat e shoqërisë që janë të gatshëm të përballen me virusin kancerogjen të; krimit dhe korrupsionit, karrierizmit, familjarizmit, nepotizmit dhe të gjitha dukurive të tjera shoqërore të shfaqura në Kosovën e pasluftës, e në veqanti të periudhës së paspavarësië.

Zeka: Visar Ymerin ose e ka lëshuar memoria, ose po mashtron e po rren opinionin

Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka e ka komentuar postimin e fundit të liderit të VV-së, Visar Ymeri, i cili ka akuzuar krerët e shtetit për korrupsion.

Zeka në një postim në Facebook ka thënë se dyshon se Ymerin e ka lëshuar memoria, pasi ai në këto akuza nuk po i përfshin pjesëtarë të opozitës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Visar, ti je djale e meqem. Nuk besoj qe te ka leshu memorja. As nuk besoj qe ke dashte qellimisht me rrejt. Ti ke dashte me mashtru opinionin, i cili gjerat qe une i permenda, i din shume mire”, ka shkruar ai.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Zekës në Facebook:

Visar Ymerin e VV, ose e ka leshu memorja, ose po mashtron e po e rren opinionin!

E lexova nje postim te kryetarit te VV, Visar Ymerit, kunder “zhvatesve qe flasin per korrupcion”. Te gjithe i gjuan me rende, prej Isa Mustafes, deri te Hashim Thaqi e Kadri Veseli. Edhe mire ua bene.

Po ama ky Visar Ymeri, harron me permend Fatmir Limen kur flet per “Bechtel Enken” e per asfalt. Harron me thane te verteten qe ai ka qene kryesori per kete pune.

Harron me permend Visari qe ne procesin e privatizimit kane qene te perzier, madje forte rrast AAK-ja. Ne qeveri e neper borde.

Visari harron me permend qe edhe disa krere te larte te VV kane qene te zhytur ne krimin e privatizimit, te lidhur direkt me Fatmir Limen dhe pehlivana te tjere te PDK se.

Visar Ymeri, bane mire me i thirre ne biseda informative do deputet te VV, edhe do deputete, qe kane restorane edhe ne Shqiperi, e me i pyet qysh bre e bat gjithe ate kapital pa punu kurr asnje dite, madje as te rrasat e Gllareves?!!!

Visar, ti je djale e meqem. Nuk besoj qe te ka leshu memorja. As nuk besoj qe ke dashte qellimisht me rrejt. Ti ke dashte me mashtru opinionin, i cili gjerat qe une i permenda, i din shume mire.

Keto pyetje kisha pas qef me ti ba perball meje, tek emisioni im, ku po te ftoj publikisht qe te vish…

Mustafa në Samitin Global të Liderëve, i ftuar nga Obama

PRISHTINE-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, udhëtoi sot për në Nju Jork, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet më 29 shtator.

Në Samit së bashku me kryeministrin Isa Mustafa do të jenë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.Gjatë këtij samiti o të diskutohet për arritjet e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë vizitës në Nju Jork, kryeministri Isa Mustafa, po ashtu do të marrë pjesë në Konferencën Globale të Clinton Global Initiative, që udhëhiqet nga ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton, si dhe në shumë takime të tjera që organizohen në prag të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Mustafa, me delegacionin qeveritar, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të takohet edhe me dhjetëra liderë dhe homologë të vendeve të ndryshme, si dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e rajonale.

Kryeministri Isa Mustafa do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kryeministra të shumë vendeve të Bashkimit Evropian, zyrtarë të lartë të mekanizmave të BE-së si dhe liderë të shteteve të ndryshme anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe të shteteve që ende nuk e kanë marrë vendimin formal për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Gjatë takimeve me liderët e vendeve të ndryshme të botës dhe organizatave ndërkombëtare, kryeministri Isa Mustafa do të kërkojë përkrahje konkrete për fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare..

Vetëvendosje kërkon vullnetarë – Republika jonë është në rrezik

PRISHTINE – “Vetëvendosje” kërkon vullnetarë, për të ‘mbrojtur’ Republikën e Kosovës, që sipas tyre është në rrezik. Sipas “Vetëvendosje”, “shteti është kapur nga njerëzit e korruptuar, që për të ruajtur pushtetin e tyre po e shesin vendin; që për t’i pasuruar familjet e tyre, po e varfërojnë popullin”.

“Ata premtuan qindra mijëra vende të reja pune, kurse në vend të kësaj detyruan qindra mijëra të rinj e të reja ta lëshojnë Kosovën. Ata premtuan zhvillim ekonomik, sovranitet e demokraci, kurse në vend të kësaj po na e sjellin ‘Zajednicën’ që e pamundëson zhvillimin, e redukton sovranitetin dhe e ndan etnikisht vendin. Po na sjellin marrëveshje demarkacioni që mbi 8,000 hektarë të Kosovës ia fal Malit të Zi”, thuhet në thirrjen e “Vetëvendosjes” për vullnetarë.

“Republika është në rrezik, kurse qytetarët janë të vetmit që mund ta mbrojnë atë. Prandaj, bëjmë thirrje për mobilizim të përgjithshëm për ta mbrojtur Republikën tonë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Thërrasim për vullnetare e vullnetarë që janë të gatshëm të na ndihmojnë në organizimet tona të përditshme siç janë aksionet simbolike, tubimet me qytetarë, peticioni, organizimi i protestave, punë administrative, organizimi i takimeve të ndryshme, punët logjistike, ndihma në punën dhe kontaktin me media dhe qytetarë, etj”,- thuhet në fund të kësaj thirrjen e “Vetëvendosje”.

Zyrtarët e lartë: Korrupsioni në Kosovë është i pranishëm kudo

Zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se vendi është duke u ballafaquar me nivel të lartë të korrupsionit.

Në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ata kanë deklaruar se korrupsioni është prezent gati në të gjitha institucionet e Kosovës.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, që drejton Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, ka theksuar se rastet e korrupsionit duhet të trajtohen dhe të përmbyllen me një intensitet më të shtuar.

“Vonesat në trajtimin e rasteve të korrupsionit po zbehin besimin e qytetarëve tanë në institucionet tona. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë aleati kryesor në luftën kundër korrupsionit”.

“Sinjalizuesit e veprave penale të korrupsionit, duhet të inkurajohen duke u mbrojtur nga institucionet, në mënyrë që të vazhdojnë raportimin tek institucionet dhe mediet. Sot nuk ka patriotizmin dhe nderim më të madh për shtetin tonë dhe të ardhmes së tij sesa vërtetimi dhe raportimi i veprave penale të korrupsionit”, ka theksuar Jahjaga.

Lufta kundër korrupsionit në shëndetësi dhe në arsim, ka shtuar Jahjaga duhet të jetë prioritet i institucioneve.

Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar janë potencuar në raportet e progresit të Komisionit Evropian si edhe në raportet hulumtuese të organizatave tjera ndërkombëtare si një prej problemeve më të mëdha të zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Kosova, ndërkaq sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka ndërtuar ende kritere të mjaftueshme ligjore dhe morale për ta luftuar korrupsionin.

Ai ka theksuar se korrupsioni është i pranishëm si në institucione qendrore ashtu edhe në ato lokale, është prezent në arsim në shëndetësi dhe në shtyllat tjera.

“Nuk mund ta luftojmë korrupsionin duke kërkuar peshq të mëdhenj ashtu siç kemi vepruar deri më tani, pasi që konsideroj që peshk i madh është çdonjëri që është i korruptuar”, ka theksuar Mustafa.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka theksuar se autoriteteve të Kosovës për ta luftuar korrupsionin iu duhet shumë punë.

“Që nga ardhja ime në këtë shtet, nuk i kam bërë sekret prioritetet e mia, kam thënë se do të doja të punoj së bashku me qeverinë dhe qytetarët e Kosovës, për të forcuar sundimin e ligjit, për të ngritur sigurinë rajonale dhe për të promovuar rritjen ekonomike”. 

“Progresi në të gjitha këto fusha është jetik për Kosovën, që të gjejë vendin që i takon si anëtare e të gjitha institucioneve dhe grupeve kyçe euro-atlantike”, ka theksuar Delawie.

Mënyra se si po raportojnë zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës në Këshillin Kombëtarë Kundër Korrupsionit, po kritikohet nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se ky këshill duhet të jetë më funksional në luftimin e korrupsionit në vend.

“Nuk duhet të jetë një këshill ku institucionet vinë dhe rrëfehen për problemet që kanë, por duhet të jetë një këshill ku jepen zgjidhjet. Fatkeqësisht institucionet që janë brenda këshillit dhe njerëzit brenda tyre janë njerëz që tregojnë një dembeli të punës së tyre”, ka theksuar Zogaj.

Ndryshe, Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit ishte themeluar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga më 15 shkurt të vitit 2012 me qëllim parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.


Luljeta Krasniqi – Veseli

[email protected]

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Kosova boton në shqip veprat e albanologut Franz Bopp

frb

Zv.ministri i Kulturës Rexhep Hoti, tha se Ministria e Kulturës, por edhe ai vetë personalisht, do të angazhohen për të botuar shkencëtarët e gjuhësisë me nam botërorë, që kanë dhënë kontribut të pashoq edhe për gjuhën shqipe, por që për arsye të ndryshme, vepra e tyre ende nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe. Këtë zotim ai e mori sot, gjatë takimit me historianin dhe aktivistin, Altin Kocaqi.

bop1

Babai i shkencës së gjuhësisë, gjermani Franc Boop, i cili njihet edhe si autori që krijoi `pemën e gjuhëve`, edhe pse e ka ngritur në piedestal gjuhën shqipe pasi ka argumentuar se është shumë më e vjetër se greqishtja e vjetër, latinishtja apo edhe vetë sanskrishtja, nuk është botuar ende në gjuhën shqipe. Vepra e Franc Boop-it, ideatori dhe mbrojtësit të idesë së afrisë së shqipes me pallazgjishten, për arsye të çuditshme, nuk është sjellë deri më tani në gjuhën shqipe, por ky fakt pritet të ndryshojë së shpejti.

Zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka marrë angazhime personale por edhe të dikasterit që ai drejton, që Franc Boopin, por edhe të gjithë shkencëtarët e tjerë të huaj të gjuhësisë që nuk flasin ende në shqip të komunikojnë me lexuesit shqiptarë.

Ky angazhim i Hotit erdhi pas një takimi që ai pati me historianin dhe aktivistin Altin Kocaqi, i cili së bashku më një grup historianësh janë duke përkthyer dhe mbajtur gjallë tezat e shkencëtarëve të huaj të gjuhësisë, veprat e të cilëve përveçse nuk u përkthyen edhe u sabotuan shkaku se nuk përkonin me ideologjinë zyrtare dhe ishin në kundërshtim me tezat e armiqve të shqiptarëve. `Publikisht zotohem se shumë shpejt do të gjejmë financimet për të botuar në gjuhën shqipe babain dhe njërin prej shkencëtarëve me të shquar të gjuhësisë europiane dhe më gjerë, Franc Boop-in, arvanitasin Panajoti Kupitorin dhe shkencëtarët tjerë të lënë në harresë. Përgëzoj z. Kocaqi dhe të gjithë historiantët e aktivistët tjerë që kanë bërë një përkthim brilant të këtyre dy shkencëtarve dhe të tjerëve që janë në pritje”, tha zv.ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti.

Ai gjithashtu mori angazhime për të krijuar një fondacion, ku do të mund të kontribonin dhe bizneset private, të interesuara për të ndihmuar kulturën dhe gjuhën shqipe. “Nuk është rastësi që babai i shkencës së gjuhësisë europiane, Franc Boop, nuk është përkthyer në gjuhën shqipe. Jo vetëm ai, por të gjithë ata që mbrojnë tezën e prejardhjes së gjuhës shqipe nga pellazgjishtja, janë lënë në harresë. Rasti i njëjtë është edhe me mopërkthimin e shkencëtarit të shquar arvanitas, Panajoti Kupitori dhe shumë shkencëtarëve të tjerë”, tha historiani dhe aktivisti, Altin Kocaqi.

Sipas tij, puna e tij dhe e grupit që po merret me përkthimet e shkencëtarëve të lënë qëllimshëm në harresë, vetëm se do të intensifikohet. Gjuha shqipe, si njëra prej gjuhëve më të vjetra në botë dhe më e veçanta, pa asnjë lidhje me gjuhët e tjera bashkohore, ka bërë që shumë shkencëtarë ta studijojnë me detaje dhe të hedhin teza të ndryshme për origjinën, zhvillimin etj.. Kjo, i ka ndarë shkencëtarët në dy taborre, ku një palë mbronë idenë e origjinës së gjuhës shqipe nga ilirishtja, ndërsa pala tjetër e shpie origjinën e gjuhës shqipe mijëra vjet më herët duke e konsideruar pasardhëse direkte nga pellazgjishtja. Mbështetësit e origjinës së shqipës nga pellazgjishtja, nuk kanë pasur asnjëherë mbështetjen e shtetit shqiptar. Vërtetimi i kësaj teze do sillte tërmet jo vetëm në gjuhësinë dhe historinë europiane, pasi çdo gjë do të duhej të rishkruhej nga fillimi.

bop2

Sami Lushtaku punëson të bijën në Qeverinë Mustafa

Vajza e Sami Lushtakut, Qëndresa Lushtaku-Geci, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo ka ndodhur me miratimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj Ministrie, Gani Shabani, bashkëvendës i Lushtakut.

Sipas dëshmive të siguruara nga gazeta “Zëri”, Qëndresa Lushtaku-Geci është punësuar si zyrtare e depos në Ministri të Shëndetësisë.

Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i Divizionit të Burimeve Njerëzore të Ministrisë së Shëndetësisë, të datës 23 shtator 2015, që e posedon “Zëri”.

“Pas intervistave të zhvilluara dhe bazuar në raportin final të rekomandimit të Komisionit Rekrutues, të datës 15.09.2015, si dhe pas miratimit të këtij raporti nga sekretari i përgjithshëm i MSH-së, shpallet rezultati përfundimtar për pozitën e punës ‘Zyrtar i Depos’, për pranimin e kandidatit”, thuhet në shkresën zyrtare, të nënshkruar nga Jahë Gecaj, udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky Divizion, thuhet në dokument, do të njoftojë të punësuarën Qëndresa Lushtaku-Geci për procedurat e mëtejme.

Kanë gatitur skuadrat e pushkatimit përballë së vërtetës – Nga ILIR SHAQIRI

Kujt po i pengon gardëroba e FSK-së?

Askush nuk mund ta pengojë askënd që ta veshë një kostum, çfarëdo qoftë ai.

Ngjyrat e një kostumi të vetëm që i ngjanë kostumit të bendit muzikor, e që në ketë rast e ka veshur një muzikant që nuk ka lidhje me FSK-në, kam menduar se do t’u pengojë maqedonasve e jo shqiptarëve, jo mediave shqipfolëse

Një ditë vape vere, kur Prishtina kishte lumin e saj, që kalonte pranë pazarit, po laheshin në të e vërteta dhe gënjeshtra. Të dyja kishin zhveshur rrobat e trupit dhe i kishin lënë në breg. Dikush i pa, e tha: shihni, shihni, e pabesueshme, “e vërteta dhe gënjeshtra po lahen bashkë”! Ato, të dyja e shikonin njëra-tjetrën me inat. Të dyja përpiqeshin t’i tregonin njëra-tjetrës se sa të zonjat janë, duke u zhytur nën ujë kokë-e-këmbë, duke mbajtur frymën përbrenda, cila më shumë se tjetra? Mbi syprinën e ujit e para që nxori kokën ishte gënjeshtra. Doli në breg, veshi rrobat e së vërtetës, të sajat i futi në një thes dhe u nis duke kuvenduar zëshëm e nënzëshëm pazarit. Kur e vërteta nxori kokën mbi ujë, pa se rrobat e saj nuk janë aty! S’kishte si të dilte në breg ashtu lakuriq. Ndenji tërë ditën në lumë, u mavijos nga të ftohtët e mbrëmjes, derisa tregtarët morën rrugët dhe rrugicat, për të ikur në shtëpitë e tyre. Provoi të kapërcente pazarit, ashtu lakuriq, duke mbajtur veshët me duar nga ato që kishte dëgjuar për vetën e saj tërë ditën, ku papritmas i doli përpara ajo, që i kishte vjedhur kostumin në breg të lumit. E vërteta u mblodh galuc, duke hedhur shikimin lart për të parë kostumin e vet të larë e të praruar në trupin e gënjeshtrës hijerëndë, tek verbonte stolisur me të gjitha salltanetet, që ia kishin falur besimtarët e ditës së pazarit të Prishtinës. E vërteta nuk kishte mbrojtje tjetër përveç vetëmbrojtjes, tek nuk hezitoi t’i thoshte asaj: moj rralloshe, përpjekjet tua të ethshme e djallëzore nuk janë gjë tjetër veçse mundime donkishotiane.

Dielli dhe e vërteta nuk mbulohen me shoshë

-Meqë të zura në pazar, tha gënjeshtra, hip në peshore, dua të matemi, urdhëroi ajo? E vërteta nuk donte të peshohej me të, në asnjë mënyrë, por ajo (gënjeshtra) e shkelmoi disa herë, derisa e vërteta u gjend e përmbledhur kokë e këmbë në njërën nga peshoret, ku peshoheshin drithërat e pazarit. Peshorja nuk lëvizi. E vërteta hodhi shikimin e prajshëm në anën e kundërt për të parë gënjeshtrën, e cila nuk ishte vetëm, e cila shkelmonte, bërtiste e ulërinte, njëzëshëm me gojët e matrapazëve, falsifikatorëve, diletantëve, djallëzorëve, shpirtzinjve dhe mendjeprishurve. E prajshmja ngeli me sy përpjetë, sepse të gjithë qëndronin me lart se ajo, sepse të gjithë nuk peshonin sa ajo, nuk peshonin sa e vërteta. Gënjeshtra u hidhërua fort, nxori nga nënbanaku një shoshë me diametër të gjerë dhe e përplasi mbi trupin e së vërtetës, duke e mbuluar atë, me “natë të mirë”. Kishte harruar ajo se vetëm dielli dhe e vërteta nuk mbulohen me shoshë. Kësaj radhe koka e së vërtetës nuk ishte objektivi i gënjeshtrës, siç ndodh zakonisht. Ajo iku atë natë, bashkë me njerëzit që peshonin në anën e saj, për t’u kthyer përsëri, për ta jetuar edhe të nesërmen pa ndjeshmërinë e përgjegjësisë, që shtrihet mbi të vërtetën.

S’ka ku të lahet më në qytetin pa lumë

Plepat, pylli i gështenjtë, peizazhi i zabeleve, bimësia e harlisur rreth lumit të Prishtinës pakësoheshin përditë, rrënoheshin çdo vit, duke u lënë vend kasolleve, përtrollëseve, shtëpive, rrugëve e pallateve. E mbytën edhe lumin! E vërteta nuk kishte pse të lahej, ndërsa gënjeshtra nuk kishte ku të lahej. Ajo (gënjeshtra), mbeti kastor i brigjeve të lumit të nëndheshëm, duke ushqyer kastriqët e saj udhëve frymëzënëse të një qyteti pa lumë.

Prishtina mblodhi gjithçka, krijoi shumëçka, i dhamë çka patëm e na dha çka nuk patëm, por asnjëherë nuk arriti krijojë një “lëvizje për katarsis”, që në mos tjetër, së paku të pastrojë të përtharat hundëve gënjeshtare të kryeqytetit. Gënjeshtra mbeti morali i shterur te disa nga njerëzit dhe mediat e saj.

Prishtina me lumë, deri te kryeqyteti pa lumë, nuk arriti të bëj hapin e madh në epokën e re të qytetërimit, ku ndëshkohen si krim gënjeshtra dhe mashtrimi.

Përballë “skuadrës së pushkatimit”

Ka kohë që disa nga mediat, disa nga individët e këtyre mediave kanë gatitur skuadrën e pushkatimit përballë të vërtetës! Panairi barbarozë vazhdon të jetë ushqim për besimtarët e lajmeve të pa-verifikuara, të shtrembëruara e të sajuara; fatkeqësisht, ka filluar të ndotë edhe ndonjërin nga deputetet edhe ndonjërin nga kryetarët e komunave!

Askush nuk mund ta pengojë askënd që ta veshë një kostum çfarëdo qoftë ai (i ushtrisë amerikane, i  ushtrisë gjermane, i gardës mbretërore angleze, apo i trupave komando të Shqipërisë), kostum i cili do të shërbejë për ndonjë shfaqje në teatër, në film apo për ndonjë ceremoni festive kudo që ndodhë ajo. Sa larg mund të shkojë hipokrizia e këtyre mediave dhe njerëzve që u besojnë atyre se: garda, togu ceremonial i saj, paska kaluar kufirin me Maqedoninë, kur dihet se ajo (Garda) ende nuk ka shkelur në të gjithë hapësirën e Kosovës. Ngjyrat e një kostumi të vetëm që i ngjanë kostumit të bendit muzikor, e që në ketë rast e ka veshur një muzikant që nuk ka lidhje me FSK-në, kam menduar se do t’u pengojë maqedonasve e jo shqiptarëve, jo mediave shqipfolëse.

Përditshmëria e këtyre mediave në Kosovë, vjen e pakuptueshme për publikun e ndershëm, sepse përbëhet nga bisedime e marrëveshje sunduese, që shtrembërojnë përpjesëtimet e jetës, pa u frikësuar se ato (mediat dhe gazetarët gënjeshtarë) një ditë do të ecin kokëposhtë, pa më të voglën fuqi që të ngrijnë kokën e të na shohin drejtë në sy. Ata e dinë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra siç thotë populli, por gjithmonë harrojnë se edhe ata vet janë të përkohshëm në këto mundësi, ku tash për tash po kënaqen. Janë bërë gojëkëpucë të thashethemeve, gjahtarë të zakonshëm të pasurive, lumenj që vërshojnë gjithçka, pa e besuar të besueshmen se çdo lumë mund të kthehet në kënetë, aty ku përfundimisht venitën shkëlqimet e tyre njëditore.

E vërteta ka folur, ka brohoritur, ka mbijetuar, ka shkruar, ka kënduar dhe, ka lënë porositë e gurëthemelta në formimin vleror njerëzor, duke mbetur qëndrueshëm në kujtesën e pamjes dhe jehonës së brezave. E vërteta do të jetojë gjithmonë në stolinë e saj.

Katër partitë politike PDK, AAK, VV, NISMA janë produkt i një brumi – Nga Saim Tahiraj

Ngjarjet  në Parlamentin e Kosovës e treguan të vërtetën e madhe

Pamjet e djeshme në Parlamentin e Kosovës treguan edhe një here se sa të drejtë patem ne në të gjitha kundërshtimet tona që i paraqitem përmes shkrimeve analitike. Këto shkrime i kemi dukumentuar me fakte të pamohueshme, ku në vazhdimësi kemi tërhjekur vërejtjen për gabimet që na sollën dëme dhe vazhdojnë të na sjellin si vendit ashtu edhe  LDK-së. Menjëhere pas koalicionit me LAN ,e më vonë VLAN, ne e kundershtuam si një koalicion vatëvrasës për LDK-në. Isa Mustafa duke u munduar me e arsyetue humbjen e vet në zgjedhjet paraprake, me një kryeneqësi manipuloi organet e partisë dhe plotë gjashtë muaj mbajti peng Kosoven pa institucione. Ai me vetëbesim thoshte se kurrë ma qeveri Thaqi 3. Kur ne e kritikonim në mjetet e informimit dhe në kanalet e partisë, na thoshte se kjo është e keqja më e vogël.

Tri here e manipuloi Këshillin e Përgjithshëm  të LDK-së. Herën e parë duke e votuar si kandidat për kryeminister. Pas koalicionit VLAN u terhjek dhe ia dha postin e kryeministrit po këtyre që sot po e gjuajnë me ve. Pastaj herën e dytë po i njëjti Këshill i Përgjithëshem e votoi për kandidat për kryetar të Parlamentit, ku dështoi . Ndërsa herën e tretë po i njëjti Këshill i Përgjithëshem i LDK-së e votoi si kandidat për kryeminister të Kosovës, dhe bëri koalicion me PDK-në si e keqja më e madhe. Pas tentim sulmit nga aktivistet e VV në shtëpinë e kryeministrit kukull, Isa  Mustafa, ai reagoi shumë ashpër ndaj ish partnerit të koalicionit VLAN si e keqja më e vogël për Kosoven,madje duke e quajtur Kurtin- gomar. A thua vallë a nuk i shkoj mendja se po me këtë “gomar” siq e quan Albinin, ky Kryeminister, mbajti peng Kosovën për gjashtë muaj? A nuk e pati intelegjencën minimale për ta kuptuar për gjashtë muaj se paska bërë koalicion me një “gomar” dhe me këmëngulje don ta qeverisë Kosoven me te? Ky kryeminister kukull e vërejti vetëm atëhere kur iu rrezikua pozita e tij, dhe mu atëhere reagoi shumë ashpër.

Ngjarjet  në Parlamentin e Kosoves treguan edhe një here një të vërtetë shumë të madhe, për të cilen neve kemi shkruar shumë herë, së të katër partitë politike PDK, AAK, VV, NISMA janë produkt i një brumi. Po të shikohen me vëmendje veprimet e tri partive opozitare në Parlament ,dhe reagimi i PDK-së e vërtetojnë këtë. Pra, të gjitha veprimet e këtyre partive janë shumë mirë të kordinuara.Partia në pushtet PDK saboton për të treguar  pa aftësi të Kreministrit, Mustafa dhe në anën tjetër i jep shkas partive motra opozitare për të vepruar në format  më të ndryshme,deri të ato ekstreme.Fatkeqësisht për të gjitha këto dështime që i ka bërë më parë PDK ,dhe këto që po bëhen tani në këtë koalicion ,faturat po i paguan dhe do i paguaj LDK. Athua vallë a është i vetëdishem ky kryeminister kukull dhe kryetar uzurpator i LDK-së, së sa dëme po i banë LDK-së,apo ndoshta me vetëdije është pjesë e këtij skenari shkatrrues që me ç’do kusht për qëllim ka shkatrrimin e LDK-së.Gjithashtu më ka bërë  përshtypje shumë të keqe sjellja e këtij kryeministri kukull në Parlament.U tregu shumë i lig,shumë i urtë, sikur për një moment nuk e njoha fare.I bëra pyetje vetës se athua a është i njëjti Isa Mustafa?,i cili më një diktaturë shumë të egër e uzurpoj postin e kryetarit të LDK-së.Me një forcë policore bllokoj delegatet e LDK-së nga degët e Gjermanisë dhe Zvicëres,duke ua mohuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në Kuvendin  e Tetë Zgjedhor .Diktatorët kështu veprojnë,ku e gjejnë butë janë të pamëshirshëm, ndërsa para të fortit janë  njerëz të  të liqë dhe nënshtrohen duke u përulur deri në lëmoshë.

Vështrim – Autoshovenizmi – Nga SKËNDER MULLIQI

Duket së vetëm ne shqiptarët nuk do të mësojmë nga dështimet. Historikisht shumë herë  kemi dështuar në shtetndërtim, dhe kjo histori aspak e lavdishme sikur prap po na përseritet. Bie pyetja. A nuk  e dojmë ne atdheun apo nuk na don ai neve? Sigurisht   ne nuk e duam atdheun aq sa duhet! Kur ne e duam vërtetë atdheun edhe atdheu na donë neve. Kemi filluar mos ti duam   së pari prindërit tanë, farefisin dhe pastaj sigurisht së nuk e dojmë edhe atdheun.Pas lufta na qiti në sipërfaqe siq thotë një fjalë e popullit gjithë arpallakun.Na shpërfaqi si njerëz shumë lakmitarë për pushtet, e shumë më pak si njerëz që dinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë shtet. Na shpërfaqi si njerëz që më shumë e duan atdheun e tyre më fjalë se më vepra.Fill pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova, u ballafaquam më një mori dukurish negative.U shpërfaq rivaliteti  aq i ashpër politik sikur mos të ishim të një gjaku.Në këtë rrugëtim makabër të luftës për pushtet, u vranë shumë përsonalitete të jëtës politike dhe ushtarake. U fut përqarja dhe urrejtja  si kurrë më parë.U vjedh pasuria shoqërore pa mëshirshem nga ata që u ngjiten në pushtet sikur Kosova mos të ishte atdheu edhe i tyre. Për ta zhvlerësuar njeri –tjetrin para opinionit të gjerë publik u përdorë një fjalor tipik i njerëzve të pa emancipuar, të pa eduakatë, të paditur dhe u përdor një fjalor deri aty duke  e etikuar njeri- tjertrin si antikombëtar.Unë do të thosha së tek ne është futur në funksion edhe Autoshovenizmi  i cili dëfinohet si urrejtje karshi atdheut.Ka intelektual dhe njerëz tjerë të cilët sigurisht nuk pajtohen më këtë konstatim, së si është e mundur  kjo.Por, si të komentohen ndryshe gjitha këto keqpërdorime dhe gjithë kjo urretjte e shpërfaqur, e cila në vend që të flakët sa më parë , gjithnjë e më shumë po gjënë vend si në debate, në ndeja të ndryshme , e aq më keq në Paralamentin e Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit. Kjo klasë politike shumë është quar peshë, duke e pru në pyetje edhe shtetësinë e brishtë  të Kosovës.Gjithnjë e më shumë jemi duke I bindur edhe miqët tanë Perëndimor dhe  miqët tanë Amerikanë së nuk dimë dhe as që e mertojmë  shtetin! Po ta duam ashtu si do të duhej shtetin , nuk do të ndodhnin të gjitha këto abuzime më të mirat e përgjithsme materjale.Po ta duam shtetin sigurisht se nuk do të kishim të gjithë këtë armatë të pa punësuarve dhe këtë mjerim social. Po të ishim atdhetar sa duhet nuk do të kishim këtë migrim kaq masovik për ne vendet perëndimore sikur në kohën e okupimit klasik nga Serbia. Atdhetarët nuk bëjnë dallime partiake , porpos  rivalitetit partiak.Në vend të respektit dhe dashurisë së ndërsjellë po kemi ndarje në baza farefisnore dhe  ndarje në baza krahinore .Nese pushteti përbëhet nga njerëzit e një krahine të Kosoëvs ata automatikisht i eleminojnë njerëzit e krahinave tjera si në sferën e punësimit, të ngjitjës në pushtet, dhe po thuaj në të gjithë sferat jetës siq e kam theksuar edhe ne një shkrim  më herët.Secili njeri ka identitetin dhe te drejtën e vet autonome të mendoj ndryshe.Të gjithë jemi të barabartë para ligjit.Të gjithë dëshirojmë ti sigurojmë të mirat materjale, e jo vetëm kasta në pushtet.Secili njeri ka nevojë për siguri,  ka nevojë të këtë një banim komod, një punë etj.Të gjithë jemi  hisedarë të kësaj toke. Atëherë kur mohohen të drejtat legjitime të tjetrit , nuk kemi rehati, nuk kemi prosperitet dhe as mirëqenje.Nuk  ka përspektivë për gjeneratat e reja të cilat edhe pse po i mbarojnë shkollimet nuk kanë mundësi të punësohen , sepse nuk kemi zhvillim të duhur të ekonomisë.Dëmin më të madh në rrugëtimin tonë janë duke na shkaktuar natyrisht këta qeveritarë dhe këta kuvendarë të cilët po sillën jashtë çdo norme demokratike të sjellës,  duke mos e përfillur kështu edhe votën.Të gjithë jemi të barabartë para Zotit.Çdo ditë kemi zënka dhe afera të ndryshme , për ti mbuluar keqpërdorimet  e mëdha.Shumica sot në Kosovë, nuk janë të përgatitur për lojëra të tilla jo të mira, dhe as që do ta  ndjekin symbyllur këtë klasë politike , bashkë me idelogjinë e tyre të mykur…

Kosovë: Policia mëton se parandaloi një sulm ndaj kryeministrit

Policia e Kosovës tha se ka parandaluar një sulm ndaj autokolonës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Në një njoftim të policisë thuhet se njësia e mbrojtjes nga afër, ka vërejtur dy persona të cilët kanë tentuar të ndalojnë/sulmojnë autokolonën në lëvizje të kryeministrit.

Në njoftim thuhet personat e dyshuar kanë ikur pas ndërhyrjes së njësisë, duke hedhur dy pako letre në të cilat janë gjetur mjete të forta, përkatësisht copëza metali, të cilat shërbejnë për shpimin e gomave, si dhe një telefon celular.

Njoftimi i sotëm pason seancën e së martës në parlamentin e Kosovës e cila u ndërpre pasi që deputetët e partive opozitare qëlluan me vezë kryeministrin Mustafa, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve mbi telekomin, energjinë, lëvizjen e lirë dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe, të nënshkruara më 25 gusht në bisedimet me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas marrëveshjes, serbët në veriun e Kosovës do të kenë më shumë te drejta dhe asociacioni i komunave do të ketë përgjegjësinë për disa fusha siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e planifikimi urban e rural si dhe do të ketë të drejtë të marrë fonde nga Beogradi. Opozita thotë se është e vendosur që të mos pranojë e as të lejojë të zbatohen marrëveshjet që sipas tyre rrënojnë shtetin e Kosovës.

Marrëveshjet me Serbinë çuan në shtim të tensioneve politike ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive opozitare dhe që atëherë janë shënuar disa raste kur autokolona e kryeministrit është qëlluar me vezë nga veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte shpuar edhe gomat e makinave të qeverisë.

Por, asnjëri nga subjektet politike nuk e mori përsipër autorësinë për ngjarjen e sotme.

Marrëveshjet me Serbinë ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e stabilizim asocimit, që pret ende nënshkrimin e Prishtinës dhe Brukselit.

Sami Lushtaku arratiset nga spitali, arrestohet nga EULEX-i

Sami Lushtaku ka ikur nga Reparti i Kardiologjisë të martën gjatë ditës për t’u kapur më pas nga Policia e EULEX-it, në një zonë ku nuk ka guxuar të shkelë. Burime të gazetës “Zëri” kanë bërë të ditur se Lushtaku kishte shkuar për një kontroll të zemrës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por më pas është zhdukur pa gjurmë nga Reparti i Kardiologjisë.

“Policia e ka kërkuar në këtë Repart, por nuk e ka gjetur, më pas Policia e EULEX-it ka arritur që ta arrestojë dhe në orët e vona e ka dërguar në pjesën veriore të Kosovës për të mbajtur seancën gjyqësore ndaj tij”, ka treguar burimi i “Zërit” i afërt me EULEX-in.

Ikjen nga QKUK-ja e kanë mbajtur të fshehtë zyrtarët e Repartit, ku ka qenë Lushtaku.  Ata nuk kanë e kanë konfirmuar, madje e kanë hedhur poshtë të ketë qenë ai gjatë ditës së martë në QKUK.

Zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu, ka thënë se menaxhmenti i SHSKUK-së nuk ka informacione zyrtare rreth kësaj çështjeje…

Ambasadori amerikan: Bashkëpunoni, lërini marifetet politike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas skenave të sotme në Kuvendin e Kosovës.

Delawie, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se integrimi euro-atlanik kërkon respekt për procedurat demokratike dhe bashkëpunimit rajonal e jo marifete politike.

Ambasadori nuk ka mbetur i kënaqur me atë që ka ndodhur sot në Kuvend ku kryeministri Mustafa është gjuajtur me vezë nga opozita.

“Rruga e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik kërkon respektimin e procedurave demokratike dhe bashkëpunimit rajonal, e jo marifete politike”, ka shkruar në Twitter ambasadori amerikan në Kosovë.

Opozita pasi qëllloi me vezë, bën thirrje: Rrethoni Kuvendin

Opozita nuk hoqi dorë nga bllokimi i seancës parlamentare edhe pas rifillimit te saj. Lëvizja Vetëvendosje thotë se “Pushteti po përgatitet që pas 20 minutash të nderhyjë për t’i larguar dhunshëm dhe me polici deputetët e opozitës nga Kuvendi”.

bllokoi
Kjo parti ka ftuar mbështetësit që të mblidhen para Kuvendit.“Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës. Në mbrojtje të Republikës! ‘Zajednica’ nuk kalon!”, thuhet në deklaratën e tyrek, transmeton “Telegrafi’.

Momenti kur opozita gjuan me vezë Mustafën në Kuvend

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjet e fundit në Bruksel, por seanca është ndërprerë për disa minuta pasi opozita ka filluar ta gjuajë me vezë kryeministrin.voteSituata ka filluar të tensionet dhe për këtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kërkoi dhjetë minuta pauzë.

Veseli e quajti këtë akt të opozitës të padinjitetshme dhe jo në të mirë të qytetarëve, shkruan “Telegrafi”.

vvvo

Opozita ka filluar të gjuajë me veze, në kohën kur kryeministri tha se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sakaq, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ai i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është parë duke dalë nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas gazetes  “Blice”, Donika Kadaj-Bujupi, shefe e Grupit Parlamentar të AAK-së, dhe Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje, e kane gjuajtur me vezë kryeministrin Mustafa.

Donika Kadaj-Bujupi duke gjuajtur me veze
Donika Kadaj-Bujupi duke gjuajtur me veze

Por ka pasur edhe kunderpergjigje Pasi deputetët e pozitës kane gjuajtur me gota opozitën. Deputeti i kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mytaher Haskuka, ka treguar që deputetët nga pozita kanë gjuajtur me gota.

Gotat e thyera ne Kuvendin e Kosoves
Gotat e thyera ne Kuvendin e Kosoves

“Gota e gjuajtur nga deputetë të pozitës”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook, transmeton gazetablic.com.


Send this to a friend