VOAL

VOAL

Mos i votoni marrveshjet fatkeqe për vendin! – Nga FLORIM ZEQA

Thirrje deputetëve shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Përderisa në shumicën e rasteve simbolet e shtetit (flamuri, stema, himni…) përcaktojnë identitetin nacional, kulturor dhe historik, në rastin e Kosovës ndodhi e kundërta. Jo vetëm që flamuri nuk e përcakton identitetin e popullatës shumicë (shqiptare), nuk përkon as me identitetin historik apo kulturor të Kosovës ndër shekuj.

Ky ishte plani ndërkombëtar i hartuar nga Marty Ahtisari, apo kompromisi i “dhimbshëm” siq e quanin liderët e atëhershëm (Hashim Thaçi, etj.), jasht të cilit Kosova nuk do të pranojë asgjë tjetër…!!!

Krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe apo ”Zajednica”, e cila do të lërë jashtë kontrollit të plotë të institucioneve të shtetit të Kosovës rreth 30 për qind të territorit të vendit, paraqet shkeljën më flagrante të sovranitetit të shtetit dhe të vet Planit të Ahtisarit, në të cilin as që ishte paraparë një krijesë e tillë artificiale.

Të mos flasim për demarkacionin e kufirit i filluar me Maqedoninë, i cili Kosovës i kushtoj me humbjen e 2500 hektarëve tokë, të cilat ju falën shtetit sllavo-maqedonas,…i vazhduar edhe më keq me Malin e zi i cili shënon tkurrjen drastike të territorit me ç’rast këtij shteti sipas marrveshjes së Vjenës do t’i falen hiq më pak se 12 mijë hektarë tokë !

Siq shifet nuk janë në pyetje dhjetëra e as qindëra metra, por është në pyetje një territor tepër i gjerë për Kosovën e vogël. Humbja e mëse 14 mijë e 500 hektarëve e cenon në mënyrë të dukshme territorin e vendit tonë,…e ndryshon edhe në aspektin gjeografik hartën e Kosovës.

Në këtë rast Kuvendi i Republikës së Kosovës për të shpëtuar humbjen e territorit dhe pengimin e cenimit të sovranitetit nga “Zajednica” duhet t’i hedhë poshtë marrëveshjet antishtetërore dhe antikombëtare të nënshkruara në Bruksel dhe Vjenë nga liderët e shantazhuar politik, të papërgjeshëm ndaj qytetarëve të vendit dhe servil ndaj ndërkombëtarëve.

Nëse kjo nuk ndodhë nga Kuvendi, atëherë Gjykata Kushtetuese është e obliguar që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Në rast se edhe Gjykata kushtetuese i dorëzohet shantazhi politik të liderëve shtetëror të korruptuar, atëherë çdo gjë mbetët në dorën e popullit, ngase Kosova s’ka territor të tepërt për t’i falur askujt!

Këto demarkacione fatkeqe për vendin, jo vetëm që e vëjnë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit,…rrënojnë tërësinë territoriale të vendit dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve!

E gjithë kjo që po ndodhë para syve tanë, para opinionit vendor dhe ndërkombëtar,…nuk guxon të kaloj kështu në heshtje ! Nëse ndryshon kushtetuta shkaku i “Zajednicës” do të ndryshoj edhe pamja e flamurit për shkak të ndryshimit të kufijëve mbi të cilët është njohur pavarësia e shtetit nga mëse 110 shtete, gjë e cila do të reflektonte negativisht në imazhin e vendit kundrejt shteteve që kanë njohur Kosovën në kufijt ekzistues të saj!

Para këtij ndryshimi antikushtetues të kufijëve nuk duhet të rrijmë duarkryq.

Në radhë të parë janë të zgjedhurit e popullit-deputetët që duhet të ndërmarrin hapat ligjor kundër rrënimit të rendit kushtetues në vend.

Në veqanti deputetët e subjektit shtetndërtues-LDK-së, nuk guxojnë të bien pre e shantazhit politik të liderit të tyre të korruptuar dhe shantazhuar njokohësisht,…por të dalin fuqishëm në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të shtetit. Të mos e votojnë ratifikimin e dy marrveshjeve të fundit në Bruksel dhe Vjenë, të mos votojnë ndryshimet kushtetuese për krijimin e “Zajednicës” dhe as faljen e 14 mijë e 500 hektarëve toke të Kosovës shteteve fqinje (Maqedoni-Mali i zi).

Të ndërpritet kumbaria e re serbo-shqiptare

Ju deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake, pozitë dhe opozitë vihuni në shërbim të mbrojtjes së interesave të shtetit, atdheut tuaj dhe qytetarëve të vendit. Mos u bëni pjesë e politikave shkatrrimtare të shtetit për të cilin u derdh shumë gjak, u bënë sakrifica të panumërta të brezave të tërë.

Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në damart e juaj rrjedhë gjak shqiptari mos lejoni të shkelet mbi amanetin e shumë brezave, mbi gjakun e dhjetëra mijëra dëshmorëve dhe martirëve, mos shkelni mbi gjakun e rreth 1700 të të pagjeturëve, mos shkelni mbi nderin e 20 mijë nënave dhe motrave tona të dhunuara nga barbarët serb.

Jo për të shfaqur patriotizmin folklorik, por për të freskuar memorien e tyre i ftoj të gjithë deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ndëgjojnë këngën e rapsodëve popullor për Hoxh Breznicën, e cila fillon dhe mbaron me thirrje kushtruese; “Kush e nin paj veten shqiptar hasmin shka ma se nxanë kumar,…kush lakmon paj hala në shka, o ai flliqan ma ktu ven ska,…kush perzinë ma me të bijt e shkins, le të ja mësyn ma mirë drejt Serbisë” (origjinali vll. Qetaj 2011).

Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me vendimin tuaj të drejt (kundër dy marrveshjeve të fundit në Bruksel e Vjenë), jo vetëm që mbroni amanetin e dëshmorëve, mbroni coptimin e trojeve etnike shqiptare, mbroni Republikën e Kosovës, mbroni ardhmërinë e bashkatdhetarëve tuaj në shtetin e Kosovës,…duke mbrojtur jetën e qytetarëve tuaj, mbroni dhe parandaloni njëkohësisht konflikte dhe luftëra të reja ndëretnike në Ballkan.

Andaj bëheni mbrojtës të sovranitetit të shtetit, bëhuni ndërtues të paqës dhe sigurisë afatgjate në këtë pjesë të gadishullit ballkanik.

Në të kundërtën, ju deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me votën “pro” marrveshjeve fatkeqe për vendin, me (pa) dashjen tuaj do të shëndrroheni në shkaktar të trazirave dhe gjakderdhjeve të shpejta në trojet dardane, ngase populli nuk do të pranoj për asnjë çmim humbjen e tokave të veta, kthimin prapa të trashëgimisë stërgjyshore nën kthetrat e pushtuesve sllav.
Deputet, mos lejoni të bie mbi ju mallkimi i një populli të tërë !

Në Kosovë 400 mijë nxënës filluan vitin e ri shkollë

Voal – Rreth 400 mijë nxënës  në Kosovë kanë filluar procesin mësimor të martën, ndërsa rreth 29 mijë nxënës për herë të parë janë ulur në bankat e shkollës. Për edukimin dhe arsimimin e këtyre nxënësve do të kujdesen rreth 30 mijë mësimdhënës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës ka bërë të ditur se në gjithë vendin ka filluar viti i ri shkollor. Por, ky dikaster qeveritar ka njoftuar se dhjetë shkolla nuk janë hapur për nxënësit për shkak të punimeve në objekte.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë për media se kjo Ministri është e vendosur që ky të jetë vit i kthesave. “Ne kemi shpallur një vit të ngritjes substanciale të cilësisë, po e nisim me moton që të krijojmë shkolla cilësore, shkolla që do të sigurojnë një mirëqenie të përgjithshme familjare, shoqërore dhe shtetërore”, tha ai. Por fakti se dhjetë shkolla nuk janë hapur, që do të thotë se nuk frekuentohen nga nxënës nuk flet për sukses. /Foto nga Laura Hasani

Rada Trajkoviç – Me Hashim Thaçin në Washington kënduam këngë nacionale serbe

Trajkoviç: “Kur arritëm në State Department ai vërtetë ka kënduar “Ko to kaze, ko to laze Srbija je mala” në një serbishte mjaft të mirë dhe të pastër”

Politikania serbe nga Graçanica, Rada Trajkovic, në emisioni televiziv “Cirilica” i ka bërë një portret Hashim Thaçit, të cilën e ka quajtur simbol të vrasjes së serbëve dhe dëbimit të tyre nga Kosova, raporton Express. Ajo, duke rikujtuar një udhëtim të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës në një konferencë në Washington ka thënë se me Thaçin në State Department ka kënduar “Ko to kaze, ko to laze Srbija je mala” (Kush thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël).

Trajkovic ka thënë se serbët kishin shkuar në konferencën e Early House nga Shkupi nën masa të rrepta sigurie. Sipas saj, Thaci pas arritjes në Washington, në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka kënduar një këngë nacionaliste serbe.

“Kur arritëm në State Department ai vërtetë ka kënduar “Ko to kaze, ko to laze Srbija je mala” në një serbishte mjaft të mirë dhe të pastër”, ka thënë ajo.

Trajkovic ka thënë se kjo është bërë për të relaksuar situatën. Trajkovic flet për Thacin nga fillimi i intervistës deri në minutën e pestë.

Turqia hap sot në Prizren konsullatë të përgjithshme

Turqia është duke hapur konsullatën e përgjithshme në Kosovë, në qytetin historik të Prizrenit, me konsullin e përgjithshëm Selcen Evcit, që pritet të vijë në zyrë të martën, shkruan Turkishamericannews.

Me hapjen e konsullatës së përgjithshme në Prizren gjatë të martës, Turqia do të jetë vendi i parë që sjellë një përfaqësues shtesë konsullor në Kosovë.

Turqia më parë kishte hapur ambasadën e saj në Prishtinë pas pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, por me misionin e saj të dytë në vend, ajo synon të rrisë marrëdhëniet tashmë të ngushta mes dy kombeve. Turqia në përputhje me rrethanat, do të hapë konsullatën e përgjithshme në qytetin e dytë më të madh, që ka një numër të madh të turqve të Kosovës.

Konsulli i ri i përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Selcen Evcit, ka deklaruar se është krenare që do të jetë konsulli i parë i përgjithshëm i vendit.

Evcit ka shtuar duke thënë se, “Ne do ti trajtojmë të gjitha gjërat që më parë janë trajtuar në ambasadën tonë në Prishtinë, siç janë shtetësia dhe çështjet ushtarake”, transmeton lajmi.net.

Kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008, Turqia ishte një nga vendet e para që njohu sovranitetin e saj. Turqia ka shndërruar zyrën e saj koordinuese në Prishtinë në ambasadë, pas një vendimi të kabinetit që të hap një mision në Kosovë. Vendimi është marrë në përputhje me parimin e reciprocitetit të përbashkët në marrëdhëniet diplomatike, kur Kosova njoftoi se planifikon të hap një nga misionet e saja të para të huaja në Ankara

Lumir Abdixhiku – Edi Rama nuk na pajton me Serbinë

“Kë me kënd po pajtojnë ata?”, pyet ai, në një status të postuar në Facebook.

“Rama nuk ka as autorizim, as kredibilitet e as të drejtë të falë, flasë e pajtohet për Kosovën; as për të ardhmen, as për të tashmen e edhe më pak për të shkuarën shqiptaro-serbe në Kosovë”.

“Kosova është Republikë, shtet në vete. Ka të zot të vet, popullin e vet, dhe nëse ka për të falë e pajtuar diçka, mund ta bëjë vet. As edhe gjë prej gjëje me çka pajtohet Rama e Vuçiq nuk ka rëndësi këndej – hiç”.

“Përndryshe, shtrimi i çështjes së Kosovës si problem në mes të Tiranës e Beogradit është tezë e promovuar nga Serbia ka herë; formë e mohimit të Republikës. Fatkeqësisht, për shkak të tolerancës tonë, ajo veçse ka marrë hov mirë”, shkruan analisti Lumir Abdixhiku.

Alarm në Kosovë, shtohen rastet e lëshimit të dritës lazer nga toka ndaj avionëve

PRISHTINË – Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) ka dhënë alarmin se, gjatë muajit gusht të këtij viti, ka pasur numër të shtuar të rasteve kur persona të papërgjegjshëm kanë drejtuar dritën lazer nga toka në drejtim të aeroplanëve dhe helikopterëve, gjatë fluturimit të tyre në hapësirën ajrore të Kosovës, raporton Anadolu Agency.

Këto veprime paraqesin rrezik të madh për sigurinë e fluturimit sepse, ndriçimi me rrezet e lazerit në kabinën e pilotëve të aeroplanëve dhe helikopterëve, sidomos kur fluturojnë në lartësi të ulët, mund të shkaktojë verbim të përkohshëm të pilotëve dhe si pasojë e kësaj mund ta rrezikojë sigurinë e fluturimit.

“Veprimet e tilla janë të kundërligjshme dhe njëherësh paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e fluturimit. Veprimet e tilla, nga kushdo qofshin ato, konsiderohen si rrezikim i operimeve të aviacionit civil dhe janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës” ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës i cili, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Kontrollin Ajror të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë zhvilluar një procedurë e cila mundëson reagimin e policisë brenda pak minutash, për ta identifikuar burimin prej nga është lëshuar drita e lazerit, në drejtim të avionëve apo mjeteve të tjera fluturuese.

Bëhet e ditur se, të gjithë personat e identifikuar që drejtojnë lazerët drejt avionëve dhe helikopterëve në fluturim, do të përballen me ndjekje penale të bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Prandaj, Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka bërë thirrje që “Kurrë mos të ndriçohen aeroplanët dhe helikopterët në fluturim me dritë lazeri!”

Jusuf Buxhovi: Marrëveshja e Brukselit legjitimon autonominë serbe në Kosovë

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe e quan një veprim të pritshëm, me të cilin legjitimohet një gjendje e cila ka ekzistuar nga vendosja e protektoratit ndërkombëtar e këndej, që njësoj i kanë kontribuar ndërkombëtarët dhe klasa politike e Kosovës, e cila, me gojën plot demagogji patriotike, ka vepruar në dëm të shtetit të Kosovës dhe të interesave të saj vitale

EA-SK: Pas nënshkrimit të Marrëveshjes  me Serbinë për themelimin Asociacionit të Komunave Serbe, dhe  miratimit të Kuvendit për themelimin e gjykatës speciale vendi po hynë në një realitet të ri politike. Si i shihni zhvillimet e ardhshme politike në vend dhe në raport edhe më faktorin ndërkombëtar?

Jusuf Buxhovi: Ky realitet politik, si thoni, nuk është as i ri e as i panjohur. Ai është i pranishëm nga viti 1999 e këndej. Pra, nga vendosja e protektoratit ndërkombëtar, Kosova ka qenë e ndarë. Veriu, ndonëse me praninë e forcave ndërkombëtare, ka qenë i shkëputur administrativisht dhe politikisht nga tërësia e Kosovës. Në atë pjesë, pakica serbe, praktikisht ka qenë e lidhur me Beogradin nga çdo pikëpamje. Burimet ndërkombëtare kanë pranuar se Serbia, edhe përkundër rezolutës 1244 të vitit 1999, në veriun e Kosovës kishte mbajtur strukturat paralele të sigurisë si dhe kishte financuar pushtetin paralel, i cili ishte toleruar edhe nga ndërkombëtaret. Ky realitet, pra shteti paralel serb me strukturat e veta ka vazhduar edhe pas shpalljes së pavarësisë edhe përkundër faktit se me Pakon e Ahtisarit, pakica serbe jo vetëm që ka fituar pozitë të privilegjuar kushtetuese (numrin e garantuar të deputeteve, të drejtën e vetos për shumë çështje e të tjera) por edhe të drejtën e qeverisjes autonome me lidhje të hapura me Serbinë dhe botën.

Por ky realiteti i ka konvenuar si shumë edhe një pjese të mirë të klasës politike të Kosovës, asaj që shtetin e Kosovës e ka kthyer në plaçkë, ngaqë në këtë oazë të krimit të organizuar, segmentet e politikës kriminale të Kosovës dhe asaj serbe kanë operuar bashkarisht, duke siguruar përfitime të mëdha. Kjo ka bërë që faktori ndërkombëtarë të detyrojë Prishtinë dhe Beogradin që të pranojë një zgjidhje politike me të cilën duhet t’i jepet fund një gjendje të rrezikshme prej nga mund të destabilizohet rajoni. Me këtë rast, formula e integrimeve evropiane dhe ato euroatlantike, si për Prishtinë dhe për Beogradin, është shfrytëzuar si një kod i detyrueshëm kompromisi.

Natyrisht se marrëveshja e tanishme e imponuar nga Brukseli, ngjalli reagime të shumta dhe legjitime në opinionin shqiptar. Me këtë akt të fundit politik të njohjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe situata e qeverisjes paralele, e krijuar viteve të fundit, njihet tani e tutje si një realitet de jure nga vendimmarrësit politikë të Kosovës, të zgjedhur nga populli i Kosovës me mjete demokratike. “Kjo marrëveshje, në emër të shtetforcimit dhe stabilizimit të brendshëm dhe të jashtëm politik, legjitimon një proces, i cili dobëson unitetin e këtij shteti të brishtë, gjë që pastaj edhe vështirëson procesin e mëvetësimit politik, por edhe socioekonomik dhe kulturor afatgjatë. Kjo zgjidhje politike që rezultoi tani me marrëveshjen në fjalë dëshmon po ashtu edhe moskapacitetin dhe mungesën e vizionit të lidershipit politik kosovar për të integruar pakicat në unitetin politik dhe ekonomik kosovar.”

EA-SK: Nënshkrimi i marrëveshjeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, për asociacioni, telekomin dhe energjinë, si Prishtina ashtu edhe Beogradi  shpallën fitoren e tyre, duke pohuar se nënshkrimi i marrëveshjeve ishte bërë sipas interesave të tyre. Sipas jush kush doli fitues nga arritja e kësaj marrëveshjeje.

Jusuf Buxhovi: Në fakt, kanë të drejtë ata që thonë, “se marrëveshja e fundit është më shumë një shkëmbim i një pjese të sovranitetit të brendshëm të Kosovës, d.m.th., administrimi që një qeveri e organizon brenda një shteti dhe i cili thirret në emër të një autoriteti dhe kontrolli të brendshëm politik, për të fituar pjesërisht një sovranitet të jashtëm, d.m.th., shpërthimin legjitim simbolik jashtë kufijve administrativë, respektivisht njohjen e Kosovës në koncertin e kombeve”. Por, po ashtu, kanë të drejtë edhe ata që esencën e marrëveshjes e shohin “te hollësitë” (detajet), dhe implementimi i tyre, pra kur e gjitha do të sanksionohet me anën e statutit prej nga pastaj do të shihen pasojat në planin politik. Edhe pse në tekstin e marrëveshjes theksohen “ligjet e vendit” si dhe verdikti i Kushtetutës së Kosovës si instancë përfundimtare, megjithatë kolidimi eventual midis instancës kushtetuese dhe statusit të asociacionit mund të kthehet në një shkas që serbët të shfrytëzojnë “fuqinë demokratike të asociacionit” për veprim paralel ose të sjelljes së shtetit në shtet.

EA-SK: Çfarë pasojash  juridike dhe politike për vendi do të ketë Asociacioni i komunave Serbe. A mendon se me formimin e tij në një farë mënyre kushtetuese për po bëhet bosnjizmi i vendit, siç thonë pjesëtar të opozitës?

Jusuf Buxhovi: Meqë klasa politike e Kosovës pa përjashtim, gjatë këtyre viteve interesin e ndërtimit të shtetit e ka kthyer në zhvatje të paskrupullt të shtetit, ndërsa institucionet nga ato të ligjvënies, të mbrojtjes, të sigurisë, të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerat i ka shndërruar në instrumente për t’i arritur këto qëllime, gjë që e gjitha ka çuar deri te humbja e kredibilitetit të saj, është afër mendsh që të tillët nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë sovranitetin e shtetit e as procesin e fragmentarizimit të të shtetit kundruall politikës së Beogradit. E ardhmja e afërme do të tregojë se a do të bëhet bosnjizimi i vendit, siç dëgjohet të thuhet nga pjesëtarët e opozitës, të cilët, po ashtu, bajnë përgjegjësi të madhe për këtë gjendje, ngaqë asnjëherë nuk e pranuan me sinqeritet shëtitin e Kosovës. Përkundrazi, në emër të “bashkimit kombëtar” folklorik, nënçmuan simbolet e shtetit të Kosovës, gjë që në disa pika (të mohimit të shtetit të Kosovës dhe të mohimit të simboleve të tij) ishin në të njëjtat valë me Beogradin! Të tillë, tash kanë “rastin e mirë” që të garojnë me “Zajednicën” dhe simbolet e saj në dëm të shtetit të Kosovës!

EA-SK: A përfituan serbët me formimi e asociacionit më shumë kompetenca se sa u ofrohen me Pakon e Ahtisarit?

Jusuf Buxhovi: Marrëveshja rreth asociacionit ka qenë e qëndisur në Pakon e Ahtisaarit. Kjo pako është aprovuar dhe integruar në strukturën juridike-kushtetuese dhe institucionale të shtetit të Kosovës. Pakoja në fjalë, në një fazë të parë, pa e emëruar, e pati konsideruar pavarësinë e Kosovës si të vetmen alternativë, por edhe pati eksponuar elemente të autonomisë së serbëve në Kosovës (lidhjet horizontale mes komunave serbe si dhe lidhjet vertikale me Serbinë), pa i emëruar po ashtu atë. Marrëveshja e fundit kapërcen kornizat e kësaj pako në shumë drejtime duke i krijuar kornizën një autonomie serbe në Kosovë. Ky fakt mund të maskohet nga nënshkruesit e saj, por assesi të fshihet, ngaqë do të jetë realiteti politik që do ta nxjerrë në pah.

EA-SK: Po flitet shumë për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, më së largu deri në pranverë të 2016. Çfarë mendoni sa mund të pritet zgjedhje të reja pas zhvillimeve politik të ndodhura këtë muaj?

Jusuf Buxhovi: Marrëveshja e Brukselit ka prodhuar një realitet politik, të cilin nuk mund ta ndryshojnë zgjedhjet e reja. Ballafaqimi me këtë realitet nuk duhet të jetë çështje e marketingut politik të opozitës ose faktorëve të tjerë, meqë ashtu nuk fitohet gjë. Përkundrazi, shpallja eventuale e zgjedhjeve të reja, jo vetëm që nuk e sanon gjendjen, por ndikon që përgjegjësia për të të dezavuohet fare. E gjitha madje do të ndikojë që “asociocianistët” të vazhdojnë edhe më tutje me qëllime e tyre, duke e kthyer Kosovën në një plaçkë të hapur. (EA-SK)

Kosovë: Paga 450 euro, por kompanitë nuk gjejnë punëtorë

Të papunët në Kosovë jo çdoherë janë të interesuar të punojnë. Disa kompani prodhuese në Kosovë po kanë mjaft probleme për gjetjen e punëtorëve.

Ata tregojnë se të papunët nuk po shprehin interesim të punojnë, kur ato kompani hapin vende të reja pune.

Radio Evropa e Lirë më herët kishte raportuar se Kompania e verarisë “Stone Castle” në Rahovec, ka probleme të vazhdueshme për gjetjen e punëtorëve për të punuar në vreshtari.

Por, të papunët në Kosovë, përveç vreshtarisë që nuk duan të punojnë, ata hezitojnë të punojnë edhe në vjeljen e patateve.

Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova”, në Vushtrri, e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e patates, tregon për Radion Evropa e Lirë se si shumë të papunë kanë hezituar të vijnë të punojnë në vjeljen e patateve.

“Njerëzit ankohen se nuk ka punë, por e vërteta është se të gjithë ne po kemi problem të sigurojmë punëtorë. Problemin më të madh e kemi me punëtorët sezonal për vjeljen e patates. Atëherë kur neve na duhen punëtorë, ne nuk jemi duke gjetur punëtorë, edhe pse i kanë pagat shumë të mira, 450 euro, dhe dy herë në ditë kanë ushqim. Unë vetë e kam punuar këtë punë, nuk është punë e vështirë”, tregon Kosumi.

Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare gjatë viteve të fundit.

Të dhënat zyrtare tregojnë së nga 1.2 milion forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë sosh, pjesa e mbetur janë ose të papunë ose jo aktivë.

Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë në rajon, me 35.5 për qind, pasuar nga Bosnje dhe Hercegovina me 27.5 për qind, Serbia me 18.9 për qind, Mali i Zi me 18.0 për qind dhe Shqipëria me 17.9 për qind.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se mbi 150 mijë është numri i punëkërkuesve të pakualifikuar, mbi 77 mijë i atyre me shkollë të mesme, ndërkaq të kualifikuar janë 22 mijë dhe me arsimim të lartë 6,840 punëkërkues.

Përveç asaj që kompanitë kanë probleme për gjetjen e punëtorëve, ata tregojnë se kanë probleme edhe me punëtorët, që kanë arsimim të lartë, e të cilët nuk janë të përgatitur mirë për punë.

Bedri Kosumi tregon se kur kanë punësuar punëtorë në kompani, shumë prej tyre nuk kanë qenë të përgatitur, iu kanë munguar njohuritë për kryerjen e punës për të cilën janë punësuar.

“Ne gjithmonë thirremi në atë se jemi vendi me gjeneratën më të re të shkolluar, (të rinj) që flasin shumë gjuhë, por jam i obliguar të them të vërtetën. Në pikat kyçe të kompanisë ne i trajtojmë njerëzit ndoshta deri edhe në një vit”.

“Me shumë vështirësi kemi arritur që tani ta kemi një staf të përgatitur mirë. Megjithatë, fatkeqësisht më duhet të them që kemi njerëz, të cilët kanë shkollim superior të kryer, por që nuk janë të përgatitur për tregun e punës”, thekson Kosumi.

Një hall të madh me punëtorët e papërgatitur mirë për tregun e punës, e kishin paraqitur edhe investitorët e huaj, të ardhur në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kishte theksuar se investitorët e huaj po kanë problem për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar.

Përveç tjerash, ai kishte theksuar se institucionet arsimore në Kosovë po përgatisin fuqi punëtore, e cila nuk është adekuate për kërkesat e tregut të punës.

“Kurdo që rritet vëllimi i investimeve të huaja, kjo fuqi punëtore nuk do të jetë në gjendje t’i plotësojë kërkesat e investitorëve të huaj. Pra, një prej vërejtjeve kryesore të investitorëve të huaj është se në Kosovë tregu i punës nuk ofron shkathtësitë e duhura që kërkohen nga ana e këtyre investitorëve të huaj”, kishte theksuar Zeka.

Edhe njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë, vazhdimisht kanë potencuar se studentët në Kosovë po dalin të papërgatitur për tregun e punës. Derisa kishin kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të marrin masa urgjente në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Kosova Sot: Serbia edhe pa ftesa e ka pushtuar tregun e Kosovës

Bilanci tregtar i disfavorshëm për vendin

Elshani: Nuk ka nevojë të promovohen bizneset serbe

“Askush dhe as Odat Ekonomike nuk është dashur që t’i promovojnë bizneset nga Serbia, pasi që Serbia edhe pa këto ftesa është mjaft e përfaqësuar në Kosovë dhe një përfaqësim i tillë nuk i bën nder vendit. Serbia zë vendin e parë të eksportit në Kosovë dhe është prezente afro 70 vite dhe ne nuk kemi nevojë që ta promovojmë as në Beograd, Vjenë e Bruksel”, thotë njohësi i çështjeve ekonomike, Arif Elshani

Bilanci i sivjetmë tregtar i Kosovës me Serbinë është tejet i disfavorshëm për palën kosovare, sepse importet për tetë muajt e parë të këtij janë diku rreth 200 milionë euro mallra, kurse eksportet në këtë shtet janë të papërfillshme diku vetëm dhjetëra milionë. Bazuar edhe në të dhënat e tjera mendohet se sivjet importet në Kosovë do të arrijnë shumën e rreth 2 miliardë eurove. Në vend se të punohet për rritjen e eksporteve, por edhe të importeve nga vendet e tjera, kryesisht me Shqipërinë, zyrtarët qeveritarë dhe përfaqësues të Odës Ekonomike thërrasin investitorë nga Serbia për të ardhur në Kosovë.

Qeveria pa strategji

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, thotë për gazetën se edhe bilanci i sivjetmë i importeve dhe eksporteve me Serbinë, sipas traditës, po shkon në dobi të palës serbe. “Me këtë po dëshmohet se synimi është i qartë dhe po tentohet pushtimi sa më i madh i tregut të Kosovës nga ana e bizneseve serbe dhe Serbia”, shprehet Lekaj, i cili gjithashtu shprehet i habitur se si në takimin me Serbinë që OEK e pati në Beograd, por edhe në Vjenë, përfaqësuesi i Kosovës i ka ftuar kompanitë serbe që të investojnë dhe të rrisin prezencën e këtyre prodhimeve në ekonominë e Kosovës. Lekaj kritikon ashpër edhe Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, nuk ka ndonjë strategji për të kërkuar një tjetër partner strategjik, në mënyrë që të mos varet vetëm nga importet dhe kompanitë serbe”. ” Është koha e fundit që Qeveria e Isa Mustafës ta përpilojë një strategji të tillë, nuk shkon më kështu”, shprehet Lekaj…

Ramush Haradinaj ngre flamurin shqiptar në kufirin me Malin e Zi

VOAL – PRISHTINË, 28 GUSHT – ‘Blic’ bën të ditur se Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti në opozitë, në mesin e veprimtarëve të kësaj partie, ngriti flamurin kombëtar në kufirin me Malin e Zi.

Caktimi i kufirit shtetëror Kosovë-Mal i Zi, për të cilin u nënshkrua në Vjenë para dy ditësh marrëveshja midis dy vendeve është temë e nxehtë e ditës në mediat dhe në opinionin e Kosovës dhe përgjithësisht në hapësirën shqiptare.

Vështrim – Kosova nuk është pronë private e askujt – Nga SKËNDER MULLIQI

Gadi krejt pasluftën skena politike në Kosovë pak ka ndryshuar. Kjo estradë politike po jeton mirë, pa brenga. I kan rehatuar mirë të vetët, ilakat e tyre , shokët dhe dashamirët. Dhe, gjithë këtë e kanë bërë në emër të popullit. Askush ose pak prej tyre   u përgjigj para organeve të drejtësisë për dëmin e shkaktuar karshi shtetit dhe popullit.Po  veprojnë ne ëmer të popullit , por pa e pyetur ate fare. Po marrin vendime  kokë në vete .Asnjë vendim të rëdësishem që morën sidomos në planin e jashtem , u bë pa e pyetur popullin, sidomos vendimet qe u moren pas bisedimeve  më Serbinë fqinje.  Këto firmosje te marrveshjeve pak ose fare ishin transparente, gjë që ndodhë vetëm në ato shtete ku sundon diktatura.Këta politikan e kan gjetur terrenin e hapur për të vepruar në dëm të vendit  pa u ndëshkuar.Duket ashiqare se në Kosovë deri më tash në secilën palë të  zgjedhjeve  vota u dha blanko, dhe blanko po dalin edhe rezultatet .Nese gabohet për herë të parë ose të dytë, për herë të tretë nuk lejohet të përseritet gabimi.   Gjendja e rëndë ekonomike gjithnjë e më shumë po thellohët. Pa punësia veq sapo shtohet. Korrupcioni dhe krimi i organizuar po na grryejnë nga brenda secilën ditë e më shumë.Mbamendja e shkurtër dhe dhënja e votave përseri gadi të njejtës garniturë politike është duke na kushtuar në secilin plan të jetës.Gjithë kësaj kuri i bashkëngjitet ndikimi politik nga të tjerët , mos interesimi i duhur ,atëherë natyrisht së shtohen votat . Ndoshta edhe unë po gaboj, por zgjedhjet u fituan edhe në këtë menyrë përpos shantazheve, vjedhjeve masovike që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve që i kemi pasur.Kështu ngadalë kaluan 16 vite pas luftës, duke u mashtruar populli së do të bëhët mirë. Dhe , pak gjë e premtuar nga partitë fituese politike u realizua . U realizuan apetitet e tyre karrieriste dhe u realizuan interesat e tyre përsonale . Natyrisht së dëmi i gjithë kësaj bëhët edhe më i madh kur cenohen interesat nacionale. Në bisedimet me Serbinë këto interesa po cenohen parreshtur. Merret vendimi për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe as ekspertet pak gjë din së qka po ndodhë për një çështje aq të rëndësishme .Kantonizimi  nuk ka brirë, veq kështu bëhët.Pushteti aktual shumë e ka humbur bësimin në popull me veprimet e deritashme .Gjatë kësaj periudhe ndodhen shumë gjera jo t ë mira, si protestat masive, largimi masovik nga vendi, dhe tash u moren dy vendime shumë të rëndësishme për vendin, dhe këto vendime nuk flasin mirë për  të ardhmen e Kosovës. Prandaj, pas gjithë këtyre bie pyetja  a e meriton përkrahjën ky pushtet?Sigurisht se jo edhe pa dy firmosjët e fundit për asociacionin dhe vijën e demarkacionit me Malin e Zi. Nuk po ka ndonjë solucion së si vendi të dalë nga kriza. Vështirë do të jetë kur nuk kemi investime të jashtme, nuk kemi ndonjë platformë të zhvillimit të ekonomisë si gjeja primare e kapërcimit të krizës .Koha I është shpenzaur kësaj kaste politike .Kosova nuk është pronë private  e askujt. Nese votat janë marrë nga elektorati , atëherë elektorati edhe duhet të pyetet për çdo gjë. Nuk bën që populli të mashtrohet në asnjë menyrë.A nuk ishin manipulim deklarimet e deritashme se shpejt do te kemi liberalizim të vizave ?A nuk u manipulua edhe më shifrën së do të punësohen deri në 200 mijë veta ?Dhe shumë manipulime  të tjera.Manipulimet po vazhdojnë të ndodhin  .Krejt pa faj nuk është as bashkësia ndërkombëtare e cila në vend që ta ndëshkojë Serbinë  për gjenocid, po e shpërblen ate.Kosova ka mbetur vendi i  vetëm i izoluar në Evropë.Njerëzit po jetojnë në frikë për të ardhmen e tyre .Po na ndodhin migrimet e çdo ditëshme para syve tanë , dhe askush nuk merret me atë punë . Prandaj, edhe kur gjendja politike dhe veqmas ajo ekonomike nuk janë të mira , lulëzojnë gjithëfare ekstremizmash jo pa të rrezikshme.I kemi bërë ball si popull okupimit shumë vjeqar, dhe tash në kushtet e paqës nuk ishte dashur të dështojmë. Ky shekkull u quajt shekulli i shqiptarëve më të drejtë, por megjithate punët nuk po na shkojnë ashtu siq kemi  pritur  . Fajin kryesor  për gjendjën  jo shumë të favorshme politike të shqiptarëve në rajon e bartin garniturat  në pushtet. Të vetmit që në këtë krizë të katandisur po na zbardhin fytyrën janë sportistët tanë në botë…

Pas nënshkrimit, marrëveshja për kufirin me Malin e Zi pret ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës

Çështja e kufirit kishte nxitur shumë debate në Kosovë ku opozita pohon se vendi ka humbur mijëra hektarë tokë

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan të mërkurën në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni dhe  zëvedëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjevic.

Në një njoftim të ministrisë së jashtme të Kosovës, thuhet se dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes, tha se ajo është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, për Malin e Zi por edhe për tërë rajonin, që dëshmon se rajoni ka hyrë në një periudhë të bashkëpunimit dhe po ecën sigurt në rrugën e integrimeve euro-atlantike”.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshic, tha se marrëveshja është shembull për rajonin dhe vlerësoi se është bërë në prag të Samitit të Vjenës, si konfirmim se rajoni është i përkushtuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Procesi i përcaktimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ka nxitur shumë debate në Kosovë. Opozita është e bindur se me këtë proces, Kosova humb rreth 12 mijë hektarë tokë, ndërsa qeveria është e bindur se nuk humb asnjë metër katror.

Marrëveshja për shënimin e kufirit duhet të ratifikohet nga parlamenti i Kosovës.

Kosova ka përmbyllur shënimin e kufirit me Shqipërinë pa asnjë pengesë, ndërsa shënimi i kufirit me Maqedoninë përfundoi mes shumë debatesh në tetor të vitit 2009.  Por çështja e kufijve të Kosovës nuk përmbyllet as me shënimin e kufirit me Malin e Zi. Serbia nuk e njeh pavarësinë e shtetit të ri të shpallur në shkurt të vitit 2008 dhe rrjedhimisht as kufijtë e tij.

Ambasada e SHBA përgëzon Qeverinë e Kosovës – fitore e të gjitha palëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përgëzuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për arritjen e katër marrëveshjeve në Bruksel.

“Këto marrëveshje, të cilat e respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të përmirësojnë jetët e të gjithë njerëzve në Kosovë dhe janë fitore e të gjitha palëve”.

“Diskutimet që u lehtësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së rezultuan me marrëveshjet për energjinë, telekomunikimet, themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, si dhe për lirinë e lëvizjes dhe urën e Mitrovicës. Këta hapa do të forcojnë stabilitetin rajonal, do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Kosovës dhe do t’i ndihmojnë Kosovës që të vazhdojë rrugëtimin e saj të përafrimit në integrimet me institucionet euro-atlantike”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane..

Po sipas saj, SHBA përkrah fuqimisht procesin e dialogut, “e kupton se ky kërkon marrjen e vendimeve të vështira nga të gjitha palët dhe e çmon kurajën që është e nevojshme për të shikuar drejt së ardhmes”.

Kjo është Marrëveshja për Asociacionin (Dokument-shqip)

Voal – Telegrafi e publikon të plotë në shqip Marrëveshjen bazë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, të nënshkruar sonte në Bruksel dhe të publikuar nga Komisioni Evropian.

Më poshtë lexojeni të plotë Marrëveshjen bazë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë:

Asociacioni/Komuniteti i komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore

Korniza ligjore

1) Asociacioni/Komuniteti i komunave me shumicë serbe në Kosovë është themeluar si një Asociacion/komuniteti i komunave me shumicë serbe, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, Ligji e ratifikimit të Marrëveshjes së Parë dhe ligjin e Kosovës

2) Në bazë të Marrëveshjes së Parë që njeh karakterin e saj të veçantë, Qeveria e Kosovës do të miratojë një dekret drejtpërdrejt të zbatueshëm, që do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Komuniteti/Asociacioni do të jetë entitet legal i përcaktuar me Statutin e saj, i cili do të përbëhet nga të paktën elementet e përcaktuara më poshtë.

3) Statuti do të miratohet nga një asamble konstituive që përbëhet dhe votohet nga anëtarët e asambleve të komunave pjesëmarrëse.

Objektivat
4) Në përputhje me Marrëveshjen e Parë, Asociacioni/Komuniteti do të ketë objektivat e saj kryesore në ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për:

a) forcimin e demokracisë lokale

b) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale

c) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në edukim

d) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në kujdesin primar dhe sekondar shëndetësor e social

e) të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural

g) të miratojë masa për përmirësimin kushteve të jetës për të kthyerit në Kosovë

h) të zbatojë, koordinojë dhe lehtësojë aktivitetet hulumtuese dhe zhvilluese

i) të promovojë, të përhap dhe avokojë çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të saj dhe t’i shfaq ato, përfshirë edhe tek autoritetet qendrore;

j) të ofrojë shërbime për anëtarët e saj, në pajtim me ligjet e Kosovës;

k) të vlerësojë ofrimin e shërbimeve publike të anëtarëve të saj dhe banorëve të tyre, si dhe për të mbështetur Komunitetin/Asociacionin në formimin e qëndrimeve të interesimit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore

l) kryen monitorimin siç kërkohet për implementimin e objektivave të saj;

m) të krijojë raporte dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare;

5) Komuniteti/Asociacioni do të ushtrojë kompetenca tjera shtesë që mund të delegohen nga autoritetet qendrore.

Struktura organizative

6) Asociacioni/Komuniteti do të ketë organet e mëposhtme:

a) një Asamble si organi më i lartë i përbërë nga përfaqësuesit e përcaktuar nga çdo asamble e komunave pjesëmarrëse, në mesin e anëtarëve të tyre të zgjedhur. Kuvendi do të ketë të drejtë të miratojë ndryshimet në amendamentet e Statutit, rregullat e procedurës dhe të gjitha regulativat dhe vendimet administrative si për Statutin dhe objektivat e saj.

Të gjitha amendamentet në Statut, rregullat e procedurës dhe të gjitha regullativat dhe vendimet e miratuara nga Asambleja do të jenë të zbatueshme për anëtarët e saj, përveç nëse një prej anëtarëve të saj shpreh formalisht një vendim të ndryshëm.

b) një President i cili do të përfaqësojë Komunitetin/Asociacionin, para autoriteteve qendrore dhe jashtë Kosovës. Presidenti do të ndihmohet nga një nënkryetar. Kryetari dhe nënkryetari do të zgjidhet nga Asambleja nga radhët e anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre.

c) Këshill i përbërë nga maksimumi 30 anëtarë në mesin e banorëve të komunave pjesëmarrëse, duke përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse; Këshilli është një organ këshillues i cili ofron udhëzime për punën e Asociacionit/Komunitetit.

d) Bordi përbëhet nga 7 anëtarë të votuar nga Asambleja nga radhët e kryetarëve të komunave dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse; përbërja e saktë përcaktohet në Statut, me të drejtë për të marrë vendimet e nevojshme për menaxhimin ditor të Komunitetit/Asociacionit. Anëtarët e Bordit do të mbështeten në punë nga Kolegjiumet Profesionale të përbërë nga ekspertë, që mbulojnë zonat që bien nën objektiva dhe detyrat e Asociacionit/Komunitetit. Statuti do të përcaktojë numrin e Kolegjiumeve Profesionale dhe detyrat e tyre tek anëtarët e Bordit.

e) një Administratë e kryesuar nga Shefi i Administratës i caktuar nga Bordi dhe që i raporton Bordit, që mbështet punën e Komunitetit/Asociacionit, në veçanti Bordin dhe Presidentin. Stafi i administratës do të përfitojë nga statusi i punësimit, në përputhje me ligjin e Kosovës, përfshirë edhe Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shërbimin Civil, duke bërë të mundur që ata të kryejnë detyrat e tyre administrative. Anëtarët e Asociacionit/Komunitetit mund të vendosin për të përdorur një numër të të punësuarve për të mbështetur Komunitetin/Asociacionin në zbatimin e objektivave të saj.

f) një Zyrë Ankese me mandatin për të trajtuar ankesat në lidhje me objektivat.

7) Selia e Komunitetit/Asociacionit do të përcaktohet në Statut.

Raportet me autoritetet qendrore

8) Asociacioni/Komuniteti do të punojë me autoritetet qendrore në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informatave

9) Asociacioni/Komuniteti do të promovojë interesat e komunitetit serb të Kosovës në raport me autoritetet qendrore.

10) Asociacioni/Komuniteti do të ketë të drejtë të propozojë, në përputhje me ligjin e Kosovës, amendamente në legjislacion dhe rregullativa tjera relevante për kryerjen e objektivave të saj.

11) Asociacioni/Komuniteti do të kenë të drejtë të iniciojë apo marrë pjesë në ose procedurat para gjykatave kompetente, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, kundër çdo akti apo vendimi nga çdo institucion që ndikon në ushtrimin nga ana e Asociacionit/Komunitetit të kompetencave të saj, në përputhje me Statutin e saj.

12) Asociacioni/Komuniteti do të kenë të drejtë të propozojnë përfaqësues në organet kompetente/trupat e pushtetit qendror, duke përfshirë Këshillin Konsultativ të Komuniteteve. Duke ndjekur monitorimin e paraparë me Marrëveshjen e Parë, përfaqësuesi i Asociacionit/Komunitetit do të ketë drejtë të ketë qasje në informata nga autoriteteve qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës.

13) Duke vepruar në emër të Asociacionit/Komunitetit, katër kryetarët e tyre në komunat e veriut do t’i sigurojnë Ministrisë së Brendshme listën e kandidatëve për nominim të Komandantit rajonal të Policisë, siç specifikohet me Nenin 9 të Marrëveshjes së Parë.

Kapaciteti ligjor

14) Asociacioni/Komuniteti do të jetë i pajisur me kapacitetet juridike të nevojshme sipas ligjeve të Kosovës, për të kryer objektivat e saj, përfshirë të drejtën për të poseduar pasuri luajtshme dhe të paluajtshme, të ketë bashkëpronësi të kompanive që ofrojnë shërbime lokale në kuadër të Asociacionit/Komunitetit për të lidhur kontrata, përfshirë edhe kontratat e punës.

15) Në bazë të Marrëveshjes së Parë, Asociacioni/Komuniteti konsiderohet i instaluar, me miratimin e dekretit, për qëllimet e objektivave të saj.

Buxheti dhe mbështetja

16) Asociacioni/Komuniteti do të ketë buxhetin e vet, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe dispozitat e ligjit për prokurimin publik.

Këto parime do të zbatohen në veçanti për kanalizimin e fondeve, përfshirë edhe nën 17.d

Shpenzimet do t’i nënshtrohen auditimit nga ana e Autoriteteve kompetente, përfshirë edhe nga Auditori i Përgjithshëm.

17) Asociacioni/Komuniteti do të financohet nga:

a) kontributet nga anëtarët e saj;

b) të ardhurat dhe mjetet nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Komuniteti, kompanitë e saj ose të nxjerra nga asetet e saj luajtshme a të paluajtshme;

c) transferet nga autoritetet qendrore;

d) kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë; Komuniteti/Asociacioni do të përjashtohet nga obligimet dhe taksat në realizimin e objektivave të saj, mbi të njëjtën bazë si komunat pjesëmarrëse.

Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

18) Asociacioni/Komuniteti do të jetë i hapur për çdo komunë tjetër me kusht që anëtarët të jenë në marrëveshje.

19) Asociacioni/Komuniteti mund të shpërbëhet vetëm me vendim të Asamblesë së saj të miratuar nga shumica prej 2/3 e anëtarëve.

20) Asociacioni/Komuniteti do të ketë të drejtë në simbolet e veta zyrtare (stemës dhe flamurit) në përputhje me ligjin e Kosovës.

21) Statuti i Asociacionit/Komunitetit do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do t’i paraqitet nivelit të lartë të Dialogut brenda katër muajve nga data e marrëveshjes së këtyre parimeve/elementeve, me lehtësim nëse është e nevojshme, përfshirë edhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Statuti do të miratohet me një dekret në bazë të marrëveshjes në Dialog. Çdo ndryshim do të prezantohet nga Asociacioni/Komunitetit, do të miratohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

22) Brenda një viti të adoptimit të Statutit të Asociacionit/Komunitetit, një rishikim i implementimit të saj duhet të kryhet, përfshirë atë në lidhje me Nenin 5 të Marrëveshjes së Parë. /Telegrafi/

Isa Mustafa dhe tenderi që i dha djalit të tij bëhen lajm në mediat botërore

 

Çështja e dhënies së kontratës për riparim të një veture të Kryeministrisë së Kosovës, kompanisë së djalit të Isa Mustafës, sot është bërë lajm në të gjitha mediat serioze nëpër botë. Dje mediat në Kosovë raportuan se djali i Isa Mustafës, Besniku, me anë të kompanisë së tij, kishte fituar një kontratë prej 2900 euro për riparim të një veture BMW në institucionin që e drejton babai i tij.

Për këtë kryeministri Isa Mustafa nuk ngurroi të reagojë në Facebook, duke e cilësuar budallallëk veprimin e mediave që publikojnë lajme të tilla, pasi sipas tij në dhënien e kësaj kontrate ishte gjithçka e rregullt dhe nuk ka asgjë të keqe nëse atë e fiton djali i tij, shkruan RTK.

Por sot për këtë çështje kanë raportuar edhe mediat më të mëdha botërore duke përfshirë edhe agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters. Pritet të shihet nëse kryeministri Mustafa do t’u reagojë edhe mediave ndërkombëtare, që t’u mbajë pak ligjëratë rreth përzgjedhjes së temave që duhet trajtuar.

Badivuku, paratë e ryshfetit në frigorifer

Voal – Prokurorja, Vaide Badivuku, kishte marrë 22 mijë euro ryshfet për t’i liruar veturat e sekuestruara të familjes Hasani që po hetoheshin për fajde. E njëjta familje kishte dhënë edhe 10 mijë të tjera për t’u liruar nga paraburgimi dy pjesëtarë të saj. Me paratë e ryshfetit që i kishte vendosur në frigorifer, Badivuku ishte nisur për pushime në Austri

Dhjetë mijë euro kishin paguar familja Hasani në mënyrë që dy pjesëtarët e kësaj familjeje, Esati dhe Dritoni, të lirohen nga paraburgimi në maj të këtij viti. Ndonëse të dyshuar për fajde dhe detyrim, ishin liruar nga paraburgimi, ndërsa ndaj tyre ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak për t’u ndërprerë kjo masë një muaj më vonë.

Të gjendur në masën e lajmërimit në stacion policor, familja Hasani përmes avokatit Mahmut Halimi kishin bërë kërkesë që t’iu kthehen nëntë veturat e konfiskuara më 12 dhjetor kur ishin arrestuar katër pjesëtarët e familjes Hasani, babai Esati dhe djemtë Fatoni, Artoni dhe Dritoni.

Kosova Sot: Asociacioni serb, një mini-shtet brenda Kosovës

Formimi i Asociacionit lë në duar të Serbisë rreth 30 për qind të territorit të vendit

“Këto dëme akoma më të mëdha po i bëjnë me krijimin e ”Zajednicës”, duke lejuar krijimin e një mini-shteti serb brenda territorit të Republikës së Kosovës. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe lë jashtë kontrollit të Republikës së Kosovës dhe në duar të Serbisë rreth 30 për qind të territorit të vendit. Kështu që, me krijimin e këtij asociacioni, po krijohet një mini-shtet brenda Kosovës, ku do të ketë kompetenca shtesë në gjyqësi e polici, si dhe në arsim dhe shëndetësi”, shprehet analisti Faik Krasniqi

Formimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është një mini-shtet në territorin e Kosovës. Në bisedimet me Beogradin, pala kosovare u tregua totalisht e papërgjegjshme, duke bërë lëshime e kompromise të vazhdueshme në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë, duke ia mundësuar asaj të përzihet në tërë brendinë e Kosovës. Formimi i këtij asociacioni, do të bëjë që Kosova gjithmonë të ketë probleme dhe me këtë rast Serbinë do ta ketë brenda Kosovës. Kosova ndonëse ka arritur të dalë jashtë Serbisë, ajo ka lejuar “Zajednicen”, që Serbinë ta sjellë dhe mbajë brenda Kosovës në tërë territorin e saj në plot 10 komunat brenda Kosovës. Se Asociacioni do të jetë një mini-shtet brenda Kosovës e thotë edhe Frashër Krasniqi nga lëvizja ‘Vetëvendosje’. “Asociacioni i Komunave ose “Zajednica” do të jetë mini-shtet brenda Kosovës. Ajo do të ketë buxhet të ndarë, ekonomi të ndarë, sistem juridik të ndarë, polici të ndarë, arsim dhe shëndetësi të ndarë. Kjo nënkupton që praktikisht ai do të jetë një republikë brenda Republikës së Kosovës, me gjasë që të bëhet edhe më e fuqishme se sa vetë republika jonë. Ne mendojmë që ky asociacion nënkupton ndarje dhe segregacion dhe është e kundërta e integrimit të vërtetë të serbëve në shoqërinë tonë. Ne mendojmë që segregacioni që po imponohet përmes “Zajednicës” është në shpërpushje me të drejtat elementare të njeriut dhe është kundër interesit edhe të serbëve lokalë”, shprehet Krasniqi për “Kosova Sot”. Ky projekt, sipas tij, është kryekëput interes i Serbisë në kuadër të planeve të saj ekspansioniste…

Seminaristet serbe: Paragjykimet ndaj Kosovës vijnë nga mosdija

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili aktualisht po mbahet në Prishtinë, ka tërhequr dhjetëra studentë nga vende të ndryshme të botës, për të ardhur në këtë seminar për të mësuar gjuhën shqipe, por edhe kulturën e shqiptarëve.

Në mesin e tyre ka edhe studente nga Serbia, të cilat tashmë janë duke studiuar gjuhën shqipe në Katedrën e albanologjisë në Beograd.

Ato thonë se tashmë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, për çdo vit është bërë vendtakimi i albanologëve nga e gjithë bota, si dhe ka krijuar mundësi krejtësisht më të mëdha për të komunikuar në gjuhën shqipe se sa në vendin ku janë duke i bërë studimet, në Beograd.

Danica Avramoviq nga Jagodina, është studente në Universitetin e Beogradit, në Katedrën e Albanologjisë.

Sivjet, është hera e tretë që ajo ka ardhur t’i ndjekë kurset e gjuhës shqipe në seminar dhe tashmë është në nivelin e tretë të këtyre kurseve, që vlerësohet si nivel për ata që tashmë e njohin mirë shqipen.

Duke folur për Radion Evropa e lirë, Avramoviq thotë se ajo çfarë i pëlqen në seminar, është mundësia që ta njohë dialektin gegë të gjuhës shqipe dhe të folmen e përditshme në Kosovë.

“Ne në katedër (në Universitetin e Beogradit) mësojmë gjuhën standarde, gjuhën letrare dhe kur vijmë për herë të parë këtu e kemi problem të adaptohemi me të folurën e Kosovës, me gegërishten. Por, është mirë. Mund të kuptohemi tani me njerëz në rrugë dhe mendoj që është një përparim shumë i madh. Mendoj që kjo është falë seminarit, sepse çdo vit vij këtu dhe praktikoj apo ushtroj gjuhën”, thotë Avramoviq.

Përshtypje të ngjashme për Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka edhe Anja Zhivkoviq nga Leskovci, e cila po ashtu është studente në Katedrën e Albanologjisë në Beograd.

Ajo është në seminar për herë të dytë, në nivelin e tretë të kursit të gjuhës shqipe. Siç thotë ajo për Radion Evropa e Lirë, mësimet për dallimet e dialekteve të gjuhës shqipe, e kanë pasuruar dijen e saj për shqipen.

Në këtë drejtim, sipas saj, e kanë ndihmuar mjaft shume profesorët e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilët janë pjesë e seminarit.

“Po, na kanë ndihmuar shumë, sepse, për shembull, kemi bërë një shëtitje me profesorin, në qytet. Ishim edhe në treg. Ai na ka treguar për gjuhën e rrugës. Ne mësojmë vetëm nga librat dhe është pak e vështirë sepse nuk jemi në kontakt me gjuhën çdo ditë. Këtu është mirë, sepse edhe në rrugë por edhe në fakultet flasim shqip, çdo ditë, atje (në Beograd) nuk kemi mundësi”, bën të ditur Zhivkoviq.

Të dy këto studente serbe nga Beogradi, thonë se para se të fillojnë të studiojnë gjuhën shqipe, janë ballafaquar me paragjykimet që ka pasur rrethi për studimet e tilla.

Avramoviq thotë se ka pasur mjaft raste kur njerëz që e rrethojnë, kanë shprehur çudinë pse ajo studion shqipen.

“Është thjeshtë një si çudi. Njerëzit habiten që një serb dëshiron të mësojë gjuhën shqipe. Por, jo pse është ndonjë gjë e keqe, por sepse është gjë e pazakonshme”, thotë Avramoviq.

Por, çfarë do t’u thotë lidhur me vizitën në Prishtinë, njerëzve në rrethin e saj Anja Zhivkoviq, kur të kthehet në Beograd?

“Sinqerisht, ata nuk janë shumë të interesuar, sepse ka ende shumë paragjykime. Por, ndoshta janë mësuar me këtë gjë sepse unë ju flas për çdo ditë për atë që studioj dhe jam shumë e interesuar. Për shembull, kur u them se është njësoj situata këtu dhe në Beograd, se njerëzit janë shumë të ngjashëm, ata janë pak të habitur, në mënyrën ‘nuk e dinim’. Kjo është sepse kanë paragjykime”, shprehet Zhivkoviq.

Danica Avramoviq, shpreh mendimin se ekzistojnë paragjykimet te shumë njerëz edhe në Serbi, por edhe në Kosovë, për popujt e të dyja vendeve. Por, ajo thotë se kjo ndodhë nga mosdija e të dyja palëve.

“Mendoj që paragjykimet lindin nga mosdija. Por, meqë shqiptarët këtu kanë pasur kontakte me serbë, mendoj që nuk kanë aq shumë paragjykime si në Serbi. Në Serbi, njerëz që nuk kanë pasur kontakt, për shembull Serbia qendrore apo veriore, kanë pak paragjykime. Jam e sigurt që do të kalojnë, sepse duhet të kalojnë. Nuk mund të jetojmë të ndarë si njerëz. Jemi fqinjë dhe duhet të bashkëjetojmë ndonjë ditë”, thotë ajo.

Studentet nga Serbia, pjesëmarrëse në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, thonë se e vlerësojnë mikpritjen e njerëzve në Prishtinë dhe siç thonë ato, nuk kanë hasur në asnjë problem deri më sot.

Ato thonë se do të shkojnë nga Prishtina me përshtypje të mirë, për t’u kthyer sërish në seminarin e vitit të ardhshëm.

Oliver Ivanoviqit i vazhdohet paraburgimi

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ku ka edhe pjesëtarë të misionit EULEX, e ka vazhduar sot paraburgimin për politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, deri më 27 tetor.

Ivanoviq dhe katër serbë të tjerë janë të akuzuar për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, në periudhën 1999-2000.

Nebojsha Vllajiq, avokat i të akuzuarit Oliver Ivanoviq, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se po mbahet njeriu kundër të cilit “nuk ekziston asnjë provë se ka bërë vepër penale”.

Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Kosovë: Arrestohet prokurorja Vahide Badivuku

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar tre persona, prej tyre, një prokurore, Vahide Badivuku, nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, si dhe dy ndërmjetësues, ndërsa ndërmjetësuesi i tretë gjendet në arrati, ka njoftuar Prokuroria Speciale Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale, si marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit.

E pandehura Vahide Badivuku është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime.

Ajo kishte kërkuar ryshfet në shumën prej 22 mijë eurove përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.

Dje gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar në Merdare, është kontrolluar e pandehura, Vahide Badivuku, dhe në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Milaim Zeka: Rreth intervistes në New York të Halil Mulajt me Hashim Thaçin per listat e Gjykates Speciale

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar rreth intervistës që Hashim Thaçi i dha gazetarit të TV21 rreth Gjykatës Speciale. Më poshtë po ju sjellimreagimin e plotë të Zekës:

“Dy fjale per studentet e gazetarise

Rreth intervistes me Hashim Thaçin per listat e Gjykates Speciale

Shume profesor te mi te gazetarise, njerez te medhenj ne zanatin e vet, kur na trajnonin ne Suedi per teknikat e intervistes, zakonisht, ligjeratat e tyre, i ilustronin me intervista qesharake te gazetareve te ndryshem.

E tille ishte intervista e mbremeshme e Hashim Thaçit, dhene korespodentit te tv 21, Halil Mulaj, ne New York te Amerikes.

Ne kete shkrim po merrem vetem me pyetjen foshnjore te Liles, qe nuk do ta bente asnje gazetar, pa qofte edhe fillestar…

Ja si e fillon pyetjen: -Zotri Thaçi, une kam provuar t’i marre listat se kush te akuzohet. Nuk kam arritur. Nderkohe ne Kosove jane publikuar emra. Pra ka pas spekulime. Cili eshte komenti yt?!!!

Lila i shkrete, ka mendu qe listat i kane varur neper qendra tregetare, po ja qe mbasi ai, pra Lila, nuk i ka gjetur, ato jane rrena.

More Lile dhe krejte ju te tjeret qe fatkeqesisht jeni badihavxhi korrspodent, a e dini cila eshte detyra juaj ndaj publikut?

Jo te pyesni per lista e per pordhe delegacionet tona, po te hulumtoni se sa kushtojne hotelet neper te cilat flejne me parat e taxapaguesve?

Sa shpenzojne per darka e dreka? Sa alkool pijne me paret e popullit, gje qe eshte e ndaluar?!

Me çfar biletash te shtrenjta po udhetojne?!

Mos eventualisht po krijojne skandale te sexit neper hotele, siq ishte rasti i para disa viteve me nje delegacion te nivelit te larte, ne Grand Hotel te Stokholmit?!!
Keto jane detyrat e nje korrspodenti normal….

Po a ka mbete dicka normale tek mediat tona nime?!!!

 

 

Seminari në Prishtinë, burim i albanologjisë për botën

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është tubimi më i madh dhe më i rëndësishëm i shkencave albanologjike, të cilat janë shumë-dimensionale dhe multi-disiplinare.

Kjo është përmbledhja e vlerësimeve, të cilën studiuesit shqiptarë dhe të huaj të disiplinave të shkencave albanologjike, i kanë dhënë këtij seminari, edicioni i 34 i të cilit aktualisht është duke u mbajtur në Prishtinë.

Që nga themelimi, në vitin 1974, e deri më sot, ky seminar, ka tërhequr vëmendjen dhe ka tubuar nëpër vite qindra studiues shqiptarë dhe të huaj të fushave të albanologjisë dhe ai tashmë konsiderohet institucion më vete.

Profesor doktor Rrahman Paçarizi, drejtor i Seminarit të 34 Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se rëndësia e këtij seminari, që nga themelimi e deri më tash, është shumë dimensionale dhe mund të kundrohet nga disa aspekte.

Aspekti i parë, sipas tij, është përmbledhja apo përqendrimi i rezultateve më të rëndësishme nga fusha e albanologjisë për t’u prezantuar dhe për t’iu nënshtruar debatit shkencor nga një publik shkencor, gjatë ditëve të mbajtjes së seminarit.

Po ashtu, sipas tij, seminari ka edhe prioritete tjera të rëndësishme.

“Është promovimi i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në botë e posaçërisht, promovimi i shoqërisë së Kosovës, në një kohë, e tash edhe i shtetit të Kosovës, përmes pjesëmarrjes së qindra studentëve të huaj, në secilin nga edicionet”.

“Ata janë shndërruar jo vetëm në ambasadorë, në kuptimin figurativ, por vërtet, një pjesë e tyre janë pjesë e misioneve diplomatike të vendeve të tyre në Kosovë. Një pjesë e tyre janë themelues dhe udhëheqës të degëve të albanologjisë apo studimeve të gjuhës shqipe nëpër universitetet më të rëndësishme evropiane”, thotë Paçarizi.

Cili ka qenë rrugëtimi i këtij Seminari?

Seminari, u themelua në vitin 1974, me emrin “Qendra e gjuhës shqipe për të huaj”. Themelues të tij janë akademikët Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismajli.

Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, profesor doktor Sedat Kuçi, thotë se ky seminar, që nga themelimi, nuk e pati rrugën e lehtë deri në ditët e sotme.

Siç thekson ai, gjatë historikut të vet, seminari e ka përjetuar fatin e Kosovës dhe për këtë arsye, ai pati edhe ndërprerje në organizimin dhe zhvillimin e tij.

“Nga themelimi i tij e deri në vitin 1990, seminari u organizua plot 16 herë në Prishtinë, në fakultetin tonë. Ndërsa, në periudhën 1990 e deri në vitin 2000, atëherë kur shteti i Serbisë i mbylli dhunshëm institucionet e arsimit në Kosovë, seminari u organizua dy herë në Tiranë, në vitin 1995 dhe në vitin 1996”.

“Me çlirimin e Kosovës nga Serbia, u krijuan kushtet për kthimin e institucioneve arsimore në objektet e veta. Pra, edhe të vazhdimit të organizimit të seminarit në Prishtinë”, shpjegon Kuçi.

Rikthimi i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në vitin 2000, ishte dukur i zbehtë fillimisht. Kështu e kujton gjatë bisedës me Radion Evropa e Lirë edhe profesor doktor Bardh Rugova, i cili ishte pjesë e organizimit të edicioneve të këtij seminari pas luftës në Kosovë, si dhe në dy vitet e kaluara edhe drejtor i seminarit.

“Unë e mbaj mend, sidomos seminarin e viti 2001. Kanë qenë rreth 35 ose 36 seminaristë, në mesin e të cilëve kishte edhe disa nuse të shqiptarëve nga Gjermania, nga Zvicra, me interesime të kësaj natyre”.

“Ne, në atë kohë, sapo kishim dalë edhe vetë nga lufta. Shumëkush kishte edhe prioritete të tjera. Njerëzit nga viset e tjera të botës, albanologë, kishin dilema për sigurinë, për qetësinë, për shumëçka. Por, ishte shumë e rëndësishme që ta rifillonim seminarin, që ta kthenim traditën”, tregon Rugova.

Profesor Rugova shton se seminari gjatë më shumë se një dekade të fundit, ka arritur qëllimin, për të cilin edhe është themeluar: të bëhet shkollë ku mësohet shqipja, të krijojë albanologë, të krijojë kontakte dhe miqësi nëpër botë, si dhe të bëhet një forum shkencor, në të cilin albanologët nga e gjithë bota vijnë dhe i paraqesin rezultatet e tyre.

Në dhjetëvjetëshin e fundit, pothuajse në çdo edicion të seminarit, kanë marrë pjesë mbi 120 albanologë dhe studiues të fushave të ndryshme të interesuar për albanologjinë.

Si e shohin studiuesit e huaj Seminarin?

Robert Austin, studiues i njohur i çështjeve shqiptare nga Kanadaja, thotë për Radion Evropa e lirë se e ka vizituar seminarin për herë të parë, edhe pse në Prishtinë ka qenë edhe më parë.

“Isha me të vërtetë i impresionuar me organizimin dhe njerëzit atje. Me të vërtetë më ka bërë përshtypje, duke marrë pjesë në disa kurse të Gjuhës Shqipe dhe duke i parë njerëzit nga pjesë të ndryshme të botës, e veçanërisht nga Evropa, që kishin gjetur kohë për të ardhur dhe për t’u angazhuar në një përvojë të mësimit të gjuhës shqipe. Këta pjesëmarrës punojnë për ta kuptuar jo vetëm gjuhën, por edhe kulturën, shoqërinë dhe aspekte të tjera të jetës së shqiptarëve këtu”, tregon përvojën e tij Austin.

Ndërkaq, Maksim Makarcev nga Rusia, ndonëse është studiues në Institutin e sllavistikës në Akademinë e Shkencave të Rusisë, ai ka shfaqur interesim për ta mësuar edhe gjuhën shqipe. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se në Prishtinë ka gjetur njerëz mikpritës dhe një shkollë shumë të mirë për albanologjinë.

“Këtu përpiqem të përmirësoj mënyrën, në të cilën e flas gjuhën shqipe dhe bëjmë shumë ushtrime, lexojmë shumë tekste dhe na shpjegojnë jo vetëm gjuhën standarde, por edhe dialektin gegë. Kjo për mua është me shumë rëndësi, sepse unë e njoh vetëm gjuhën standarde dhe disa dialekte të Shqipërisë së jugut. Dialektet gege për mua janë diçka shumë e re”, thotë Makarcev.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, pas themelimit të tij ishte bërë një pikë frekuentuese për çdo vit për studiuesit arbëreshë të Italisë.

Zef Chiaramonte tashmë është një nga albanologët e shquar arbëresh të Italisë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se çfarë gjetën arbëreshët në këtë seminar.

“Shumica e këtyre që sot janë në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Itali, kanë dalë nga ky seminar. Edhe unë shkruaj drejtpërdrejt shqip – nuk them si italishten – por e shkruaj mirë shqipen, për hir të këtij seminari”, thekson ai.

Chiaramonte thotë se ky seminar ka luajtur edhe një rol tjetër, përveç të mësuarit e shqipes.

“Ka luajtur edhe një rol politik jo indiferent, sepse edhe ne arbëreshët nuk e dinim që ishte Kosova. Kur na jepnin mësimin e gjeografisë, të gjithë ishin jugosllavë. Nuk e dinim, gjenerata ime, se kishte një krahinë kaq të madhe që e përdorte gjuhën tonë. Kështu që, ka qenë një zbulim për ne”.

“Seminari na e zbuloi situatën jo të volitshme të shqiptarëve në Jugosllavi. Kemi bërë edhe komitete dhe kemi bërë edhe protesta. Edhe sot, nuk jemi shumë të kënaqur se si është punë këtu, puna politike”, thotë Chiaramonte.

Por, a mund të thuhet se në edicionin e 34, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka arritur pikën e pjekurisë si një institucion?

Drejtori aktual i këtij seminari, profesor Paçarizi, vlerëson se është vështirë që të thuhet kjo.

“Seminari, vështirë se mund të thuhet se ka arritur pjekurinë e duhur. Ka ndërtuar një traditë solide dhe është një institucion i qëndrueshëm, por për të vazhduar të mbetet i tillë, duhet investuar shumë. Duhet të zhvillohet në hap me trendët shkencor global, të cilët është shumë e vështirë të kapen në ditën e sotme, për shkak të përparimeve teknike dhe teknologjike dhe përparimeve të tjera”, vlerëson ai.

Megjithatë, sipas profesor Paçarizit, seminari e ka arritur qëndrueshmërinë e vet, por siç tha ai, u mbetet edhe institucioneve shtetërore të Kosovës që të sigurojnë infrastrukturën e domosdoshme që shkenca albanologjike të mund të funksionojë krahas shkencës globale dhe e ndërlidhur me të, në mënyrë që rezultatet shkencore të albanologjisë, të mund të konsumohen nga shkenca globale.

Këshilli i Sigurimit – Ban Ki-Moon ka shprehur shqetësimin për vonesën e Gjykatës Speciale

Voal – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është shndërruar në një arenë përplasjesh mes ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç. Kjo pasi diplomati serb në fjalimin e tij është ankuar për shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë si dhe për pasiguri të tyre. Ndërkohë që Thaçi i është kundërpërgjigjur Daçiqit duke i thënë se Serbia është ajo që ka kryer krime në Kosovë dhe se institucionet e Kosovës tani janë duke u angazhuar që të ndërtojnë një shtet multienik.

Në seancën e së premtes, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shqyrtoi raportin mbi zhvillimet tremujore në Kosovë të Sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon.

Ban Ki-Moon në raport ka shprehur shqetësimin për vonesën e krijimit të Gjykatës Speciale, me ç’rast thotë se kjo “minon imazhin e Kosovës për të vendosur një shembull drejtësie dhe llogaridhënie”.

Debat i ashpër Thaçi – Daçiq në Këshillin e Sigurimit

Voal – I ashpër është treguar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ndaj deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, në lidhje me spastrimin etnik që po bëhet ndaj serbëve në Kosovë, raporton KTV.

Thaçi i ka thënë Daçiqit se ka qenë Serbia dhe ushtria e këtij shteti që ka bërë krime në Kosovë.

Duke premtuar se nuk do të rrijë duarkryq, ai ka thënë se Kosova do të ngrehë padi ndaj Serbisë për gjenocid “Ju do të vazhdoni luftën se e keni zakon, por prapë do ta humbni”, ka thënë Thaçi, gjatë fjalimi të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka polemizuar me ministrin serb rreth anëtarësimit ë Kosovës në UNESCO. Ai tha se Kosova ka aplikuar për këtë anëtarësim, duke përkujtuar se disa shtete në botë, para se të bëheshin anëtare të KB-së, janë bërë anëtare të UNESCO-s.Ivica Daçiq

Ai i ftoi anëtarët e KS-së që të mbështesin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kërkesat e Kosovës për të marrë pjesë në organizatat ndërkombëtare, siç janë UNESCO dhe Interpol, janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.

Daçiq tha se në përputhje me Rezolutën 1244, Kosova nuk mund të konsiderohet si një shtet në të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë arsye nuk mund të kualifikohet për pranim në UNESCO dhe Interpol. Thaçi e akuzoi Daçiqin për fjalorin e ashpër të përdorur, ndërsa shtoi se megjithëkëtë bisedat për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë.

Ambasadori amerikan ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentes Jahjaga

Voal – ​Kosova dhe SHBA do të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Kjo u konfirmua edhe pas takimit të parë të presidentes, Atifete Jahjaga, me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, që sapo dorëzoj kredencialet e tij te Presidentja e Kosovës.

Presidentja tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe miqësinë me ShBA.

Ndërsa, ambasadori amerikan pasi që përshëndeti në gjuhën shqipe dhe atë serbe, tha se është i lumtur që në Kosovë po ndërtohet objekti i ri i Ambasadës Amerikane e po ashtu që ai që ka marrë këtë detyrë të re dhe së bashku me familjen e tij do të qëndrojnë gjatë këtij mandati në Kosovë.

Thaçi më 1999: Nuk e di se ku jeton Ibrahim Rugova, kërkoj nga ai që të kthehet në Kosovë (Video)

 

Thaçi më 1999: Nuk e di se ku jeton Ibrahim Rugova, kërkoj nga ai që të kthehet në Kosovë (Video)

Hashim Thaçi flet për thyerjen dhe vjedhjen e banesave pas luftës

Në një konferencë për media më 1999, Hashim Thaçi, ka adresuar çështjen e vjedhjeve të banesave dhe uzurpimin e tyre nga ana e individëve të ndryshëm pas luftës.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur nga persona ose grupe të caktuara të cilat sipas tij, kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së ndërkohë që ka theksuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës distancohet nga këto veprime.

Atëbotë, Thaçi kishte komentuar edhe për Ibrahim Rugovën i cili ende nuk po kthehej nga Italia, duke thënë që nuk e di ku jeton, por kerkon nga ai që të kthehet në Kosovë, që të mos ta bojkoton Kosovën.

ova

Filmi për Richard Holbrooke shfaqet në Prizren (Video)

Voal – Zëri i Amerikës – Në Kosovë, David Holbrooke, djali i ish-diplomatit amerikan Richard Holbrooke, promovoi filmin “The Diplomat”, kushtuar karrierës dhe trashëgimisë së babait të tij, i cili vdiq në dhjetor 2010.

David Holbrooke i tha korrespondentit tonë Besim Abazi se shfaqja e filmit përveç pasqyrimit të rolit të zotit Holbrooke në procesin e paqes në Kosovë e gjetiu, synon edhe frymëzimin e gjeneratave të reja të diplomatëve.

 

 

21-08-2015 14-56-5121-08-2015 15-02-30

21-08-2015 15-04-18

21-08-2015 16-15-03

 

 

 

 

 

 

 

 

David Holbrooke, Djali i Holbrooke: Lufta e Kosovës, ishte luftë mes babit tim dhe Millosheviqit (Video)

Voal -David Holbrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan, Richard Holbrooke, ka rrëfyer gjithë lidhjen e babait të tij me Kosovën.

Në një intervistë për Klan Kosovës, ai tha se nuk mbanë mend ndonjë moment kur ka folur me babain për Kosovën, sepse ai ishte shumë i angazhuar. Por ai tha se Holbrooke me çdo kusht dëshironte të shënonte sukses për Kosovën, që ajo të ishte e lirë.

“Ne kemi dyshuar për Kosovën por nuk e mbaj mend si moment pasiqë ishte pjesë e punës së tij. E di se ai brengosej shumë për Kosovën. Konflikti solli valë të madhe refugjatësh. Ai e kuptoi se duhej të bënte diçka dhe ai e bëri”, tha ai.

Ai ka thënë se vet ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka deklaruar se lufta e Kosovës, ishte edhe një luftë mes Milloshevicit dhe Holbrooke.

“Mendoj se rrëfimi i tij për Millosheviqin ishte mahnitës. Bëhej fjalë për një luftë epike midis këtyre dy burrave të fuqishëm. Presidenti Clinton tha se rasti i Kosovës ishte raundi i dytë i luftës Holbrooke Millosheviq. Bëhej fjalë për një luftë epike mes këtyre dy burrave. Babai e kreu punën në mënyrën se i solli Kosovës lirinë. Ai e kishte përvojën dhe e përdori edhe ndaj Milloshevicit. Mendoj se suksesi që zgjati më së shumti është Kosov”, tha David Holbrooke.

21-08-2015 08-10-49

Ai ka rrëfyer edhe emocionet që ka pasur kur ka xhiruar pjesët e dokumentarit për babain e tij në Kosovë.

“Herën e kaluar kur isha këtu për ta xhiruar filmin, ishte një park këtu në Prishtinë. Njerëzit më thanë se duhej të shkoja në Junik. Unë nuk e kisha kuptuar se cka kishte bërë ai këtu derisa erdha këtu. Tash e di se ai e ndihmoi këtë vend të bëhet shtet. Ishte mahnitëse se si në Viti të gjithë ata njerëz flisnin për të”, thotë ai.

“Ai rastisi të jetë babai im por edhe një diplomat i realizuar”, thotë djali i diplomatit të ndjerë Holbrooke dhe ndërmjetësuesit të shumë konflikteve në botë./Zëri – Klan Kosova

Kushtetuesja nuk e pezullon konstituimin e Speciales

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sinjale të enjten se mund të ndërmerren çfarëdo veprimesh për konstituimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht faktit se opozita e ka kontestuar bazën kushtetuese që mundëson ngritjen e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, ajo ia ka dhënë presidentes Atifete Jahjaga dritën jeshile për të shpallur dy ligje që derivojnë nga amendamenti kushtetues për Specialen.

Një javë më parë, 24 deputetë opozitarë kanë kërkuar nga Kushtetuesja që të nxjerrë një verdikt, nëpërmjet të cilit do të shfuqizohej amendamenti për Specialen. Është kontestuar edhe përmbajtja e edhe procedura e miratimit të amendamentit.

Megjithëkëtë, faktori vendës dhe ai ndërkombëtar nuk kanë pezulluar veprimet në kontekst të funksionalizimit të Speciales.

Një burim i gazetës ka thënë se po punohet në disa drejtime, përfshirë negocimin e marrëveshjeve për shtetet nikoqire për vendndodhjen dhe premisat, hartimin e statutit dhe akteve tjera rregullative të Gjykatës, rekrutimin e gjyqtarëve dhe stafit tjetër, si dhe në krijimin e infrastrukturës, ku do të zhvillojë aktivitetin ky mekanizëm që vetëm formalisht do të jetë pjesë e sistemit kosovar të drejtësisë.

Në Qeveri dhe as në Zyrën e Bashkimit Evropian nuk kanë folur për këtë.

Opozita ka insistuar që të mos njihet asnjë pasojë e prodhuar nga amendamenti, e që nënkupton edhe pezullimin e procedurës për konstituimin e kësaj gjykate që do të trajtojë pretendimet që përmban raporti i Këshillit të Evropës për krime të UÇK-së.

KS debaton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për situatën në Kosovë.

Periudha, e cila do të vihet në shqyrtim, është prill-korrik 2015, dhe bazohet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Kosovën në takim do ta përfaqësojë shefi i diplomacisë Hashim Thaçi, kurse Serbinë do ta përfaqësojë homologu i tij, Ivica Daçiq.

Mbledhja e fundit e KS-së për Kosovën ka qenë më 26 maj, kur Thaçi ka folur për konfliktin në Kumanovë, për themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, për migrimin e kosovarëve dhe çështje të tjera.

Mbërrin në Kosovë ambasadori i ri i SHBA, Greg Delawie

Mbërrin në Kosovë ambasadori i ri i SHBA, Greg Delawie
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ka mbërritur në Kosovë.
“Sapo mbërrita në Prishtinë. Ndihem shumë mirë që jam në Kosovë dhe i emocionuar”, ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ambasadori amerikan.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ambasadori Greg Delawie do të dorëzojë letrat e tij kredenciale te Presidentja Atifete Jahjaga, e më pas do të ketë një bisedë private me të.
Diplomati amerikan do të pritet gjithashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Vetëm dy ditë më parë, Ambasada e SHBA-ve publikoi një videoprezantim të ambasadorit Delawie, i nominuar në muajin mars në këtë detyrë nga Presidenti Barack Obama.

Jahjaga takohet me kongresistët amerikanë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me delegacionin e kongresistëve të Kongresit të SHBA-së, Vern Buchanan, David Price, Adrian Smith, Dina Titus, Susane Davis, me të cilët ka biseduar për zhvillmet aktuale të Kosovës, si dhe për mundësitë e zhvillimit ekonomik.

Në një komunikatë për media, të publikuar nga kabineti i presidentes, zonja Jahjaga citohet të ketë theksuar rëndësinë e parneritetit në mes të Kosovës dhe SHBA-së, si dhe angazhimin amerikan për stabilitet dhe paqe në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Jahjaga po ashtu tha se Kosova është duke punuar për të forcuar sundimin e ligjit dhe rendit, si dhe është duke u bërë partnere e rëndësishme ndërkombëtare në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe tha se Kosova nuk do të bëhet strehë e sigurtë për ekstremistët.

Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të kongresistëve të Kongresit të SHBA-së citohen të kenë vlerësuan të arriturat e mëdha të Kosovës dhe theksuan mbështetjen e SHBA-së për proceset në të cilat ndodhet vendi.

Kongresistët theksuan rëndësinë e forcimit të partneritetit të SHBA-së me Kosovën dhe kërkimin e mënyrave të bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik, me mundësi të investimeve.

AP Arkiv – Deklarimi i Rugovës dhe Jakup Krasniqit menjëherë pas përfundimit të bisedimeve të Rambujesë (Video)

Në një nga videot e lëshuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, rreth ngjarjeve të ndryshme të luftës së fundit në Kosovës, është edhe një xhirim i kthimit të delegacionit te Kosoves nga Rambujeja.

Jakup Krasniqi, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, atëherë udhëheqës i fraksionit pacifist Shqiptare të Kosovës, japin deklaratat e tyre për ecurinë e bisedimeve.

Rugova e ka cilësuar si një ngjarje tepër të rëndësishme për Kosovën.

“Bisedimet ishin shumë të rëndësishme për Kosovën dhe kanë një rëndësi të madhe politike, globale dhe ushtarake”.

Jakup Krasniqi thotë se pala e Kosoves nuk kishin shkuar me pritje të mëdha në këto bisedime dhe se lufta çlirimtare varet nga vendosmëria e UÇK-së.

“Ne nuk kemi shkuar me iluzione të mëdha që nga Rambujeja do të ia kthejmë pavarësinë Kosovës. Pavarësia e Kosovës varet nga lufta jonë, vendosmëria jonë, për të luftuar për liri, për pavarësi dhe për demokraci”.

 

Fjalimi i Rugovës kur u nderua me çmimin Saharov që ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian (Video)

Voal – Në Strazburg, më 16 dhjetor 1998, në selinë e Parlamentin Evropian në Strazburg, Dr. Ibrahim Rugovës, në një ceremoni madhështore iu dorëzua Çmimi Saharov nga kryetari i Parlamentit Evropian, Hoze Maria Robles Delgado.

Kryetari i Republikës Kosovës Ibrahim Rugova, duke u falenderuar për këtë mirënjohje të lartë të Parlamentit Evropian, tha: Gjendja ne Kosovë mbetet serioze dhe e rrezikshme. Ne shpresojmë qe misioni i SHBA dhe ndërhyrja e Kombeve të Bashkuara do të sjellë rivendosjen e paqes në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për zgjidhjen e konfliktit. Unë do te doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me te gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë. Për të ardhmen unë do të doja instalimin e protektoratit ndërkombëtarë për një periudhë kalimtare.

Pavarësia e Kosovës do të lejojnë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë.

Pavarësia e Kosovës do të përbëjë një faktor stabilizues në rajon. Për momentin ne jemi duke punuar në një marrëveshje të përkohshme për Kosovën e cila do të hapë rrugë për rivendosjen e paqes në rajon. Zotëri President, kam kënaqësi të madhe në marrjen e çmimi Saharov në 10 vjetorin e krijimit të saj. Këtë vit në jemi duke e festuar 50 vjetorin Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e cila ka ngritur botën nga vetëdija çështjeve të të drejtave të njeriut.

Faleminderit edhe njëherë deputetëve evropianë. Shpresoj dhe uroj që Kosova një ditë do të ketë një vend në këtë institucion të nderuar të parlamentit evropian, siç thoshte mësuesi im i dashur Roland Barthes “Politika fillon me një dëshirë dhe pastaj atë dëshirë duhet ta ktheni në veprim”.

Zotëri President më lejoni të përfundoj fjalën time me një proverb nga Shqipëria, si një nga qytetërimet më të vjetra të Evropës, “Drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm”.

 

Në prag të takimit Mustafa – Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen javën e ardhshme (25.08) në Bruksel për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi, të nisur tash e disa vjet më parë. Në këtë takim që do ta mbahet me me ftesë të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, pritet të mos humbasë më koha dhe të nënshkruhen disa marrëveshje. Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, pritet të finalizohen marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, energjinë, kodin telefonik dhe marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministrit i Kosovës Isa Mustafa, synon që këto marrëveshje të nënshkruhen në paketë. “Mendojmë që të gjitha këto çështje t’i përgatisim dhe t’i arrijmë si pako. Flitet vetëm për parimet themelore, e jo për statusin dhe për detajimin e asaj se si do të duket asociacioni. Do të thotë, parimet themelore për asociacionin, kodin telefonik që është kryer, në qoftë se ndërkohë nuk është penduar dikush, pastaj do ta kemi çështjen e energjisë dhe çështjen e urës mbi Ibër”, thotë kryeministri Mustafa. Sipas tij, Prishtina zyrtare tashmë i ka dhënë qëndrimet veta rreth këtyre çështjeve dhe ato i ka dërguar në Bruksel.

“Ne ia kemi dhënë qëndrimet tona edhe zyrës së zonjës Mogherini, se ne dëshirojmë që vetëm si pako ta arrijmë këtë. Do të nënshkruhet veç e veç secila nga marrëveshjet, por jo që njëra prej marrëveshjeve të mbetet më vonë, sepse pastaj dyshohet, që nëse mbetet diçka më vonë, ajo do të stërzgjatet dhe është vështirë të trajtohet”, thotë kryeministri Isa Mustafa.

Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se do të jetë pika më e vështirë në dialogun Kosovë-Serbi. Pala serbe tashmë ka kohë që kërkon që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, por Prishtina e hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë kërkesë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe sipas qeverisë së Kosovës duhet të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës pa kompetenca ekzekutive. Megjithatë, do të jetë edhe zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ajo që do të angazhohet për këtë çështje për një zgjidhje kompromisi, por pa imponime. Ministrja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një intervistë dhënë më parë për DW, është shprehur, se Bashkimi Evropian deri tani nuk ka imponuar ndonjë zgjidhje arbitrazhi. “Zakonisht metodologjia e BE-së në këtë dialog mund të përkufizohet si një rol lehtësues, deri tash nuk kanë imponuar ndonjë zgjidhje arbitrazhi, por BE-ja angazhohet që të gjendet zgjidhje që në të vërtetë të dyja palët do të jenë të kënaqura. Besoj se edhe kësaj radhe do të jetë një proces negociatash ndërmjet BE-së dhe të dyja palëve Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shihet se cila do të ishte ajo zgjidhje e pranueshme”, thotë Edita Tahiri.

Ndonëse akoma nuk ka detaje se çfarë mund të jenë kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe, partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta dhe masa të tjera kundër çfarëdo asociacioni të komunave me shumicë serbe. Nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë për mediet lokale se kjo parti do të ndërmarrë një varg veprimesh për ta kundërshtuar këtë marrëveshje.

“Protesta do të jetë vetëm një nga format që ne do ta shfrytëzojmë. Kemi bërë me dije ditët e fundit që ne nuk do ta reduktojmë aktivizimin tonë dhe kundërshtimin tonë në vetëm një metodë. Do të jemi radikal në kundërshtimin e kësaj marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Driton Çaushi.

Me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas Lëvizjes Vetëvendosje Kosova do të hynte në një fazë të defunksionalizimit.

Sidoqoftë, takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të mbahet dy ditë para takimit të radhës së 27 gushtit të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, nismë kjo e shtetit Gjerman. Në këtë takim sipas kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, do të flitet lidhur me projektet për të cilat është punuar deri më tani e që i përkasin rrjetit bazik të këtyre vendeve, përkatësisht lidhjes së kryeqyteteve dhe objekteve kryesore ekonomike dhe infrastrukturore.

Kosovë – Mbeten për t’u integruar edhe 300 pjesëtarë të Mbrojtjes Civile

Procesi i integrimit në institucionet e Kosovës të pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, strukturë kjo e paligjshme në veri të vendit, ka filluar dhe po zhvillohet në mënyrë korrekte.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Listës Serbe, subjekt ky politik, i cili e përfaqëson bashkësinë serbe në Kuvendin e Kosovës, si dhe është pjesë e koalicionit qeverisës në vend.

E ashtuquajtura “Mbrojtja civile”, në veri të Kosovës ishte paraqitur në vitin 2012 dhe funksiononte në kuadër të katër komunave paralele, të financuara nga Beogradi zyrtar.

Jabllanoviq, ka theksuar se, procesi i integrimit të pjesëtarëve “Mbrojtjes civile”, po zhvillohet.

“E di që ky proces po zhvillohet. Nuk po zhvillohet në mënyrë krejtësisht të thjeshtë, sepse pikë së pari, kemi të bëjmë me një numër i madh të njerëzve, por gjithsesi që gjithçka po shkon në drejtim të integrimit definitiv”, tha Jabllanoviq.

Ai shtoi se mbi 100 pjesëtarë të “Mbrojtjes civile”, tashmë janë përzgjedhur për t’u integruar në institucione, por sipas tij ende nuk kanë filluar punën.

“Ata njerëz ende nuk kanë filluar të punojnë. Ende po bëhet përzgjedhja e tyre në kuptimin që kush dhe në cilin vend pune do të marrë përsipër detyrën. Por, më 1 shtator gjithçka duhet të përfundojë zyrtarisht. Do të thotë, më 1 shtator ata duhet të fillojnë që zyrtarisht t’i marrin pagat”, tha Jabllanoviq.

Megjithatë, sipas tij, procesi i integrimit të pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile” do të përfundojë vetëm atëherë kur do të integrohen të gjithë ata pjesëtarë të kësaj strukture, për të cilët është zotuar Qeveria e Kosovës dhe siç ka thënë ai, kjo duhet të ndodhë brenda 3 vjetësh.

Muaj më parë, ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, pati theksuar se bazuar në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, “Qeveria e Kosovës është zotuar për të integruar 483 individë që kanë qenë pjesëtarë të kësaj strukture”.

Por, përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës kanë deklaruar edhe më parë se kjo strukturë ka pasur mbi 700 pjesëtarë.

Mbetja jashtë integrimit në institucione të Kosovës e mbi 300 pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, sipas kryesueses së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozhoviq, do të jetë çështje problematike.

“Në qoftë se nuk gjendet zgjidhja për ata që mbeten jashtë, natyrisht që do të ketë probleme. Në qoftë se për ta nuk ka zgjidhje, nuk është në rregull që njerëzit të mbesin në rrugë. Unë pres që për të gjithë ata të gjendet zgjidhja”, theksoi Bozhoviq.

Sipas saj, ngjashëm kanë mbetur të pa integruar në sistemin e Kosovës edhe një pjesë e ish-pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetojnë në veri të Kosovës, të cilët, sipas saj, në vazhdimësi kanë protestuar ndaj situatës në të cilën janë gjetur.

Por, Jabllanoviq, është shprehur optimist se do të gjendet një zgjidhje edhe për pjesëtarët e “Mbrojtjes civile” të cilët mbesin jashtë integrimeve.

“Mendoj se është e pritshme se do t’iu dilet në ndihmë edhe atyre njerëzve që nuk janë përfshirë në procesin e integrimit, sepse ata njerëz mund të përdoren dhe janë të dobishëm për shkak se dinë të punojnë punë të ndryshme. Atyre duhet ofruar shansin, sepse me siguri që ata nuk do të bëhen barrë e asnjë institucioni ku do të punonin”, tha Jabllanoviq.

Ndryshe, pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, në nëntor të vitit 2012, publikisht kishin mbajtur ushtrime simuluese të reagimit ndaj zjarrit, në veri të Mitrovicës.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës patën deklaruar atë kohë se nuk kishin marrë asnjë kërkesë për organizimin e ushtrimeve të tilla.

Kohë më parë, Lista Serbe, përmes një komunikate kishte theksuar se ““Mbrojtja civile” nuk ka qenë kurrë dhe nuk është strukturë paralele”.

Por, kjo strukturë, është konsideruar nga institucionet e Kosovës si një formacion ilegal i sigurisë për të cilin në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është arritur marrëveshja që të shpërndahet dhe të vijon më pas procesi i integrimit.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, patën theksuar se integrimi i pjesëtarëve të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, do të bëhet duke respektuar ligjet e Kosovës, përkatësisht Ligjin për shërbimin civil të Kosovës, ku janë parë të gjitha normat për integrim, përfshirë edhe verifikimet përkatëse të sigurisë.

USAID dhe Ministria e Bujqësisë: Mjedra, potencial bujqësor dhe ekonomik për Kosovën

PRISHTINË – Sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë ka filluar “Java e Mjedrave”, panairi i promovimit të prodhuesve të mjedrës dhe pemëve tjera manore, që paraqet edicionin e katërt të organizuar nga USAID dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës.

Të pranishëm në hapjen e “javës së Mjedrave” ishin  ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, të cilët u takuan dhe biseduan me prodhuesit e mjedrës vendore, si dhe pemëve të tjera manore (dredhëza, manaferra etj.)

Krasniqi dhe Hope u pajtuan që mjedra është produkt shumë i rëndësishëm për Kosovën ngaqë, prodhimi i kësaj peme ka shumë potencial, është shumë e kërkuar në tregun vendor dhe më e rëndësishmja, është shumë e kërkuar në tregun ndërkombëtar. Kërkesa e madhe për eksportin e mjedrës në tregjet e huaja automatikisht rrit nevojën për rritjen e prodhimit dhe kapaciteteve prodhuese. Me këtë do të hapen vendet e reja të punës dhe e gjithë kjo do të ndikoj në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë kosovare.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi theksoi se mjedra është një nga pemët manore me potencialin më të madh për përfitimet e bujqve në Kosovë. Leverdia e kultivimit të mjedrës është dëshmuar edhe rritjen e shpejtë dhe përhapjen e madhe të hapësirave të kultivuara me këtë pemë manore, në dy vitet e fundit.

Ministri Krasniqi tregoi se në vitin 2013, Kosova ka pasur 23 hektarë sipërfaqe të kultivuara me mjedër dhe 105 tonë produkte të prodhuara. Në vitin 2014, sipërfaqet janë pesëfishuar në 105 hektarë me prodhimtari deri në 580 tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, aktualisht vlerësohet se janë mbi 400 hektarë të kultivuara me mjedër në Kosovë dhe pritet që sasia e rendimentit të katërfishohet nga viti i kaluar. Ky është një laj i mirë për bujqësinë dhe ekonominë e Kosovës, sepse, siç potencoi Krasniqi përfitimet e fermerëve janë shumë të mëdha

“Ne si ministri, në partneritet me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojë ta mbështesë këtë sektor të rëndësishëm, me fokus të veçantë tek pemët manore, tek mjedra dhe tek të gjitha ato pemët të cilat me të vërtet e ngritin prodhimtarin, zëvendësojnë importin dhe sjellin përfitime për fermerë, duke rritur vendet e punës dhe duke ndihmuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik” tha Ministri Krasniqi dhe e falënderoi USAID-in për ndihmën dhe partneritetin efikas në ngritjen e prodhimtarisë së mjedrës në Kosovë.

Ai tregoi se, Ministria, sivjet për herë të parë ka filluar të subvencionoi prodhuesit me shumë prej 400 eurove për hektarë, duke dhënë mbi 1 milion euro për pemët manore, për të ngritur pemishte të reja, mbi 1,5 milion për përpunimin e pemëve dhe perimeve. Ministri i Bujqësisë siguroi se ky buxhet do të vazhdoi të rritet në të ardhmen për të rritur konkurrencën e prodhuesve vendor, cilësin e produkteve vendore dhe të ndihmoj ngritjen e kapaciteteve prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik.

Drejtori i USAID në Kosovë, James Hope u shpreh i lumtur që mbështetja dhe përkrahja e SHBA-ve në Kosovë, në sektorin e Bujqësisë dhe me theks të veçantë në prodhimin e pemëve manore ka treguar sukses të madh, duke përparuar me progresion gjeometrik në dy vitet e fundit.

Ai tregoi se, aktualisht USAID po mbështet mbi 300 fermerë të mjedrës në mbarë vendin, duke iu ndihmuar në modernizimin e teknologjisë së kultivimit, llojeve të reja të pemëve, modernizimin e paketimit dhe marketingun e shitjen më të mirë.

Hope theksoi se përkrahja e USAID-it në këtë lëmi ka ndikuar në ngritjen e sasisë dhe cilësisë së mjedrës në Kosovë.

“Rezultati i kësaj është shitja më e madhe, trefishë më e madhe se vitin e kaluar dhe eksport më të madh në vendet e Bashkimit Evropian… ky është një simbol i fuqisë dhe potencialit të sektorit të bujqësisë në Kosovë”  tha Hope duke shtuar se ky sektor është një shtyllë e rëndësishme e cila do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomikë të Kosovës.

Bashkim Qerimi, prodhues i mjedrave nga fshati Katunishtë e Podujevës, tregon se prodhimin e mjedrës e ka filluar me pak investime vetjake dhe me ndihmën e donacioneve nga USAID, komuna dhe tash ministria e Bujqësisë.

Qerimi thotë se USAID i ka ndihmuar përmes granteve për të blerë fidanët e mjedrave, sistemin e ujitjes ja ka bërë komuna kurse Qeveria e ka subvencionuar prodhimin, me shumë prej 400 eurove për hektar. Kjo, sipas Qerimit ka qenë ndihmë e madhe për ta filluar këtë biznes dhe më vonë për ta zgjeruar.

“Kemi filluar me 30 ari, vitin e kaluar, tani e kam rritur me financat e mia, me atë llogarinë që e kam bërë, fitimet që i kam bërë vitin e kaluar, kam arritur me i zgjerua edhe 45 ari të tjera. Do të thotë, ky është një biznes shumë profitabil për mua por edhe për rrethin sepse, unë po kam mundësi me pak parcelë prej 75 ari, po kam mundësi me e punësuar edhe dikë tjetër” thotë Qerimi.

Ai thekson se kalimin e mjedrës në treg nuk e kanë problem sepse ky proces shkon nëpërmjet pikave grumbulluese, prej nga prodhimet më tutje dalin në tregun e jashtëm ndërsa, çmimi sipas fermerit Bashkim Qerimi, është i garantuar dhe shumë i mirë. aa

Berianë Xhemajl Mustafa – Avokatët e vrasësit të babit paguhen me taksat tona (Video)

E bija e ish- veprimtarit të LDK-së të vrarë pas lufte, Xhemajl Mustafës, Berianë Mustafa ka reaguar ndaj miratimit të ligjit, përmes të cilit do të financohen të akuzuarit potencial nga Specialja.

Ajo përmes një shënimi në Facebook, sipas RTK, ka postuar një video nga ceremonia e varrimit të babit të saj, të vrarë paslufte, derisa me plot zhgënjim ka shënuar: “E tash, avokatët e vrasësit të tij duhet me i pagu nga taksapaguesit”

Xhemajl Mustafa është ndër personalitetet e shumta, që ishin të afërt me LDK-në, e që u vranë pas luftës. Edhe pse në medie është raportuar se Gjykata Speciale do të merret me vrasjet politike, zyrtarë të ndryshëm shtetëror kanë theksuar se kjo Gjykatë nuk do të merret me këto vrasje.

 

Kreditë e pashlyera – Bankat në Kosovë në ankand hipoteka me vlerë 300 milionë euro

Rreth 300 milionë euro konsiderohet vlera e hipotekave që bankat komerciale kanë në dispozicion. Kjo ka bërë që kohëve të fundit, jo rrallë herë mund të hasësh shitje pronash në ankande publike të shpallura nga institucionet financiare në faqet e tyre zyrtare apo në gazetat e përditshme.

Pronat apo hipoteka bëhet objekt i shitjes nga bankat pasi kredimarrësi nuk arrin t’i paguajë këstet e kredisë, kurse banka patundshmërinë e lënë peng, me rastin e marrjes së kredisë, e nxjerr në shitje nëpërmjet ankandit publik.

Por, interesimi i palëve të treta për të blerë prona, të cilat janë objekt i shitjeve gjyqësore, nuk është i madh.

Lidhur me këtë, ekspertë për çështje ekonomike dhe financiare theksojnë se në Kosovë nuk është i rregulluar tregu i hipotekave, kurse tradita ndikon në mosblerjen e pronave.

Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, njëherësh ish-anëtar i bordit në Bankën Qendrore të Kosovës, bën të ditur se vlera e hipotekave ka arritur në 300 milionë euro.

Ai thotë se në Kosovë ekzistojnë dy fenomene të kundërta, shkalla e kredive të këqija është më e ulëta në rajon, por siç thotë ai, fenomeni tjetër që pengon uljen e normave të interesit, është niveli i lartë i kolateralit dhe mosshitja e tij.

“Kemi një ngufatje, shumë lëndë në gjykata janë vendosur në dobi të bankave, por këto asete të kolateruara nuk i blen askush. Kjo, sepse tregu i Kosovës është shumë i vogël, njerëzit njihen në mes vete dhe askush nuk dëshiron që në rajonin e njëjtë të blejë kolaterialin e dikujt tjetër, qoftë për shkak të afërsisë familjare”.

“Ndërkaq, në shtete më të mëdha, ku tregu është më i madh, mundësia e blerjes dhe shitjes së këtyre kolateraleve, është shumë më e madhe”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Profesori tjetër në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Sadiku, konsideron se tregu i hipotekave në Kosovë nuk funksionin, kështu që bankat komerciale këtë e konsiderojnë pjesë përbërëse të rrezikut, e që automatikisht ndikon edhe në lartësinë e normave të interesit.

“Ajo që ka ndikim esencial është mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe zvarritja e zgjidhjes së kontesteve të shumta ndërmjet klientëve dhe bankave, por edhe tradicionalizmit që ekziston në Kosovë”, thekson Sadiku.

Niveli i lartë i kësteve të papaguara dhe krijimi i madh i kolaterialit, është i trashëguar para shtatë vjetësh, vlerëson Mejdi Bektashi, duke shtuar se problemi që lidhet me çështjen e ekzekutimit të mjeteve të sigurimit të kredive bankare, do të mundësonte edhe uljen e kamatave për kredi.

“Këto hipoteka janë të trashëguara nga periudha e mëparshme, nga viti 2003 – 2008 kur sistemi bankar nuk ishte aq mirë i rregulluar. Pamundësia e shitjes së kolateraleve, ka të bëjë në radhë të parë me mosnjohjen apo ekzistimi i traditës që të mos blihen prona që kanë mbetur borxh”, konsideron Bektashi.

Sidoqoftë, ekspertët konsiderojnë se përfundimi i procesit të shpejtë dhe të suksesshëm të ekzekutimit të kolateralit është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm për ekzistencën e një sistemi bankar të shëndoshë dhe të domosdoshëm për funksionimin e një ekonomie konkurruese.


Send this to a friend