VOAL

VOAL

‘Vetëvendosja’ si lëvizje antipopullore! – Nga DIMAL BASHA

Menjëherë pas maratonës kur kryeministri Mustafa vendosi të krijojë Qeverinë me PDK-në pata shkruar një shkrim “Lamtumirë LDK” dhe kam qenë i bindur që z. Mustafa përfundimisht i vuri gozhdën e fundit arkivolit dhe varrosi një parti, që edhe ashtu ishte në rënie e sipër.

Kam pasur përshtypjen që në zgjedhjet e ardhshme LDK-ja nuk do të kalonte as pragun dhe njëkohësisht kam besuar se të gjitha partitë kanë pasur gjasa të përfitojnë prej elektoratit të saj, që ka qenë i zhgënjyer dhe i pakthyeshëm.

Mirëpo, ja që “Vetëvendosja” i prin një opozite me veprime aq absurde saqë e ringjallin LDK-në prej varrit dhe të njëjtën kohë e bëjnë edhe Isa Mustafën të duket mirë. Unë jam i bindur se veprimet, e jo qëndrimet, janë reflektimi më i mirë që arsyetojnë mbetjen e tyre në opozitë.

Si ka mundësi, do të kishte për të pyetur dikush, që “Vetëvendosja” jo vetëm se po dështon të fitojë zgjedhje, por nuk po arrin as të jetë kandidate serioze për marrjen e pushtetit. Shto këtu bindjet se kanë një parti me anëtarë më së paku të pakorruptuar, me plot ide, me planprograme zhvillimore dhe të njëjtën kohë përballen me parti kundërshtare që kanë dëshmuar dështimin e tyre të ofrojnë mirëqenie për qytetarët tash e 15 vjet.

Pra, pyetja është pse nuk po arrijnë t’i bindin qytetarët të marrin timonin qeverisës dhe ku jemi sot? Sot qytetarët janë të dëshpëruar me pozitën, por nuk shohin zgjidhje tek opozita. Qytetarët nuk e duan “Zajednicën,” por kanë frikën t’i bashkohen opozitës për ta kundërshtuar, për shkak se kanë krijuar përshtypjen se veprimet guerile të “Vetëvendosjes” mund të shkaktojnë një destabilizim më të madh se vetë “Zajednica”.

Sot qytetarët nuk pajtohen me qeverisjen që ka sjellë aq pak progres, por kanë frikë “Vetëvendosjen” sepse kjo e fundit nuk e sheh evolucionin si pjesë të natyrshme të ngritjes në pushtet, por të gjitha kundërshtimet i ndërmerr përmes veprimeve revolucionare, që krijojnë panik dhe përçarje. Qeverisja është sikur lojë shahu, ku lojtarët e rinj qeverisin të njëjtën lojë, por me strategji dhe ide të reja, kurse “Vetëvendosja” kërkon politika që prishin lojën e shahut dhe kërkon që gjithçka të fillojë nga fillimi, diçka që askush nuk e dëshiron.

Qytetarët janë të njohur me fuqinë që ka vendi i tyre dhe medoemos besojnë se çfarëdo zgjidhje apo progresi varet nga ndihma e miqve ndërkombëtarë, derisa Lëvizja “Vetëvendosje” vazhdon të mbajë ndërkombëtarët për armiq, duke rënë viktimë e politikave amatore. Kur politikanët në Qeveri futen në marrëveshje, që as vetë nuk i dinë, deklarohen se ka qenë në përputhje me ligjet, por edhe miqtë ndërkombëtarë.

Shpeshherë thonë se ka edhe presione nga “ndërkombëtarët” për politikat apo marrëveshjet e këqija. Dhe këtë e bëjnë me shumë mençuri për shkak se nën një, shpesh shitet më lehtë tek populli, sepse qytetarët më shumë i besojnë amerikanëve e miqve tjerë ndërkombëtarë sesa vetë qeveritarëve tanë në marrëveshje të rëndësishme, dhe e dyta, e bëjnë sepse e dinë mirë që “Vetëvendosja” del me deklarata e veprime radikale që jo vetëm kundërshtojnë Qeverinë, por të njëjtën kohë fajësojnë dhe i shpallin “luftë” edhe ndërkombëtarëve. Kjo strategji e partive në pushtet po dikton veprimet radikale të opozitës dhe njëkohësisht po i garanton komoditet në qeverisje.

Qytetarët janë lodhur nga dhuna dhe kanë pajtuar që të jenë pjesëmarrës në ndryshimin e situatave dhe kanë zgjedhur votën si mjetin e vetëm legjitim dhe ligjor, mirëpo zgjedhja e tyre mbetet status-quo për shkak se kanë frikë nga parti si “Vetëvendosje”, që nuk kursejnë, por edhe arsyetojnë dhunën si mjet për të arritur qëllimin. Pra, për mendimin tim mbaron me kaq.

Qëllimet e mira nuk mjaftojnë kur ato shoqërohen me veprime radikale dhe pa dashur të krijoj një armik më shumë nga ju, jam i bindur se këto veprime, jo vetëm që nuk do t’ju ofrojnë tek qeverisja, po do të garantojnë një komoditet permanente partive në pushtet. Ndoshta jam gabim, sepse nuk mbaj të vërtetën absolute dhe as që posedoj njohje profetike, mirëpo nëse dikush ende di ndryshe, le ta shpjegoj pse tash e sa vjet në politikë ende jeni në opozitë pa ndonjë shpresë për të qeverisur?

Shpjegojeni pse qenkeni të pakorruptuar, të gjithëdijshëm dhe ende nuk gjeni përkrahje tek populli, në emër të të cilit thirreni çdo ditë? Mendoni se populli nuk dëshiron të largojë korrupsionin? Jo! Se populli dëshiron të mbetet i papunë dhe i varfër? As atë jo! Atëherë pse jo me juve? A jeni ndalur të mendoni pse nuk beson se ju jeni zgjidhja e problemeve?

Për fund, para se të vazhdoni të flisni në emër të popullit dhe të kërkoni që ata të reflektojnë para zgjedhjeve tjera, do të kishte qenë e udhës që vetë ju të reflektoni dhe të dëgjoni seriozisht zërat brenda partisë, që thërrasin për ndryshim të këtij avazi.

Veprimet tuaja janë arsyeja për jetëzgjatjen dhe komoditetin e partive në pushtet. Përndryshe, nëse vazhdoni me të njëjtat veprime do të kishte qenë një çmenduri me plotkuptimin e fjalës sepse Albert Einstein thuhet të ketë definuar çmendurinë e një situate kur një i çmendur kryen veprime të njëjta dhe pret rezultate të ndryshme.

Fischer flet në Kuvend, opozita: Ruaje shpinën z.President, mjaft me heshtjen e hegjemonisë serbe

Opozita: Ruaje shpinën z.President, gënjeshtarët e korruptuar janë prapa jush

PRISHTINË – Në hapje të seancës së veçantë, për nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, kryetari i Parlamentit Kadri Veseli theksoi se “lidhjet e shumëfishta miqësore që vendi ynë ka me Austrinë paraqesin vlerë kombëtare, ne do të vazhdojmë t’i kultivojmë këto lidhje në funksion të paqes, stabilitet dhe zhvillimit ekonomik”.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh gjithë mirënjohjen shtetit dhe popullit austriak për ndihmën e vazhdueshme dhënë popullit tonë në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme, në ditët e vështira që ne i kaluam deri te liria e pavarësia”, tha kryeparlamentari kosovar, Kadri veseli, duke iu drejtuar presidentit të Austrisë Heinz Fischer.

Presidenti i Austrisë, Fischer duke iu drejtuar deputetëve të Kosovës tha se ata duhet të respektojnë kushtetutën dhe shtetin ligjor.

Kurse, sa i përket integrimit të Kosovës, ai tha se nuk duhet vënë data, por duhet të krijohet rruga.

“BE është një familje e madhe dhe objektivat janë që edhe shtetet e Ballkanit të përfshihen në sfidën e refugjatëve. Austria do të vazhdojë me përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Interesi kombëtar i vendit është që për hir të shtetit të veprohet në funksionim me një zë të përbashkët. Apeloj tek ju për një pluralizëm. Asnjë demokraci nuk është përfekte. Unë mendoj se demokracisë i bëjmë një shërbim të mirë kur kemi një bazë të mirë ekonomike”, theksoi Fischer.

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, me ftesë të presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga. Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer sot, ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë e nisi me takimin në mëngjes me kryeministrin Isa Mustafa.

Në vazhdim të axhendës, sot, presidenti Fischer dhe presidentja Jahjaga marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak në Prishtinë dhe vizitojnë Prizrenin, Kishën Katolike dhe Xhamia e Sinan Pashës në qytetin më të madh jugor të Kosovës.

OPOZITA NXJERR PANKARTA: RUAJE SHPINËN ZOTI PRESIDENT, MJAFT ME HESHTJEN E HEGJEMONISË SERBE
Opozita, e cila theu vendimin për të bllokuar çdo veprim të Kuvendit dhe të institucioneve qeveritare, duke marrë pjesë në seancën e sotshme të Kuvendit, në të cilën presidenti austriak Fischer u drejtohet deputetëve me një fjalim, nuk ndejti krejt indiferente, transmeton Koha.net.

Ata shpaluan dy pankarta përballë foltores së Kuvendit nga e cila presidenti austriak po u drejtohej deputetëve dhe kabinetit qeveritar, në të cilën kanë shkruar:

“Mjaft me heshjten e hegjemonisë serbe” dhe “Ruaje shpinën zotri president, rrencat dhe të korruptuart qëndrojnë pas jush”.

 

Jahjaga: i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka konfirmuar se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të vlerësuar përputhshmërinë e parimeve të këtij organi me Kushtetutën e Kosovës.

Këto komente, Jahjaga i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Austrisë Hainz Fischer, i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në Kosovë.

Jahjaga ftoi partitë politike që të bisedojnë dhe të tejkalojnë gjendjen e krijuar në Kuvend, duke u zotuar se ajo do të luaj rolin e saj kushtetues që ka në këtë proces.

“Fatkeqësisht ftesa ime për një takim të përbashkët me spektrin politik ende nuk është pranuar nga opozita. Në takimet e ndara që kam pasur me kryeministrin, zëvendëskryeministrin si dhe liderët e opozitës, kam propozuar që në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese, t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese, për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky propozim i imi është përshëndetur dhe unë do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Jahjaga.

Në anën tjetër, presidenti austriak Hainz Fischer tha se në demokraci ka përplasje e mosmarrëveshje mes pushtetit dhe opozitës. Ai u ndal edhe në dy marrëveshjet që e kanë tensionuar gjendjen politike në Kosovë.

Sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar në Vjenë, Fischer tha se nëse ka probleme, ato duhet të zgjidhen mbi bazën e negociatave.

Kurse, për Marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas tij, nuk shihet se ka ndonjë rrafsh të ri kushtetues, por është vetëm një mundësi dhënë komunave serbe të mblidhen në një Asociacion.

Presidenti austriak është pritur me nderime të larta shtetërore në Prishtinë.

Presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova i është mirënjohëse Austrisë për rolin që ka luajtur në shtet-ndërtimin e Kosovës, përfshi edhe procesin negociator në Vjenë që qoi deri te shpallja e pavarësisë.

Kurse, presidenti Fischer e ka përgëzuar Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Procesi integrues i Bashkimit Evropian nuk do të konsiderohet i përfunduar përderisa të mos integrohen edhe 6 shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Fischer.

Ai shprehu optimizmin e tij se nuk do të jetë i largët as procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Presidenti Fischer, gjatë vizitës së tij dy ditore, do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit, krerët e Qeverisë dhe përfaqësues tjerë të jetës publike.

Fischer, presidenti i parë austriak që viziton Kosovën pas shpalljes së pavarësisë

PRISHTINË – Me ftesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot në Kosovë për vizitë zyrtare dyditore ka arritur presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, me delegacionin e tij. Fischer është presidenti i parë austriak i cili e viziton Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 2008.

Saktësisht në ora 12:40, presidentja Jahjaga e ka pritur mysafirin më të lartë nga Austria, me intonimin e himnit të të dyja shteteve dhe me nderimet më të larta ushtarake, rreshtimin e Gardës së Nderit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Më pas, dy presidentët kanë patur një takim kokë më kokë, pas të cilit kanë mbajtur konferencë për media.

Presidentja Jahjaga ka deklaruar se ndjehet e nderuar që ka patur mundësi t’i urojë mirëseardhje në Kosovë, presidentit të Austrisë Fischer, të cilin e quajti mik dhe  përkrahës të fuqishëm të Kosovës dhe zhvillimit të saj, në të gjitha fushat.

Jahjaga e falënderoi presidentin Fischer për gjithë atë që vendi i tij ka bërë për Kosovën, qoftë para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë, duke strehuar me dhjetëra mijëra refugjatë dhe duke u kujdesur për ta edhe pas luftës, duke qenë ndër shtetet që kanë ndihmuar më së shumti në rindërtimin e vendit të shkatërruar.

Po ashtu, presidentja e Kosovës falënderoi dhe lavdëroi të gjithë pjesëtarë e forcave ushtarake austriake në kuadër të KFOR-it, që për 16 vite kanë punuar për të krijuar një ambient të sigurt në Kosovë.

“Ju president, keni mbështetur Kosovën në hapjen e një kapitulli të ri në procesin e shtet-ndërtimit, të krijmit të një vendi gjithëpërfshirës, demokratik, të zhvilluar dhe me rend e ligj. Austria është vendi ku janë vënë bazat e shtetësisë së Kosovës, mikëpritëse e bisedimeve për statusin e Kosvës, nën drejtimin e të dërguarit të OKB-së”, deklaroi presidentja Jahjaga.

Ajo theksoi se Austria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur shtetin e Kosovës duke ndihmuar edhe në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës ndërsa, vizita e Presidentit Fischer vjen një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësi për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Në këtë aspekt, presidentja Jahjaga shprehu besimin e saj se Austria do të përkrah dhe ndihmojë Kosovën në përshpejtimin e përfundimit të edhe një procesi të rëndësishëm, liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga ana e tij, presidenti austriak Fischer u shpreh se është shumë i lumtur që sot ka mundësi të jetë mysafir i presidentes Jahjaga, ftesën e të cilës e ka pranuar me shumë kënaqësi dhe me të cilën në të kaluarën ka biseduar shumë herë dhe ka arritur marrëveshje të shumta.

“Kosova është një çështje e rëndësishme për tërë Evropën, në veçanti nëse do të arrihet stabiliteti i marrëdhënieve në mes të pozitës dhe opozitës në Kosovë. Ne jemi sot këtu ku po diskutohet realiteti evropian i Kosovës së sotme, ekzistimit të Kosovës si shtet. Janë 111 shtete që e kanë njohur Kosovën në mbarë botën, por rruga të cilën e ka Kosova para vetës nuk ka përfunduar ende”, tha presidenti austriak Fischer.

Ai tha se Kosova është në fillim të rrugës së integrimit evropian dhe para vetës ka një rrugë të gjatë dhe jo të lehtë. Presidenti austriak tha se Kosovën në këtë rrugë e pret një detyrë shumë e vështirë e përmbushjes së detyrave dhe obligimeve për plotësimin e standardeve evropiane me qëllim që të anëtarësohet në BE, disa prej të cilave janë goxha të rënda por, Austria do të jenë pranë për t’i ndihmuar Kosovës gjatë këtij rrugëtimi.

Ndërkohë, presidenti Fischer do të ketë edhe një takim individual me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, me çka do të përmbyllet agjenda e ditës së parë të vizitës së tij në Kosovë.

Nesër, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, në ora 8 në mëngjes, presidentin austriak Fischer do ta pret kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe pastaj, presidenti Fischer dhe nikoqirja e tij, presidentja jahjaga, së bashku do të marrin pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Kosovar-Austriak, në hotelin Swiss Diamond, nga ora 9.

Vizita e presidentit austriak në Kosovë do të përfundoi me vizitë Prizrenit, ku së bahsku me presidenten Jahjaga do të vizitojnë Kishën Katolike dhe Xhaminë e Sinan Pashës.

Krejt në fund, duhet thënë se është paralajmëruar që Kuvendi i Kosovës të mbajë një seancë për nder të presidentit Fischer, me prezencë të gjithë deputetëve, pozitës dhe opozitës.

Kjo ende nuk është konfirmuar por, nëse kjo senacë mbahet atëherë do të jetë seanca e parë e Kuvendit e cila është zhvilluar e pa penguar nga opozita, pas plotë një muaji të veprimeve bllokuese në shenjë të kundërshtimit të opozitës së bashkuar të Marrëveshjeve me Serbin në Bruksel, për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe atë për demarkacion e kufirit me Malin e Zi.

Kosovë, investimet turke prej vitit 2008 arrijnë në 300 milionë euro

Gërxhaliu: Është më se e vërtetë që Turqia e ka një rëndësi strategjike në partneritetin ekonomik me Kosovën, me vetë faktin që, është njëra ndër ekonomitë që është duke përjetuar hovin më të madh, të zhvillimit ekonomik

PRISHTINË – Turqia është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu duket se po mban ende primatin edhe në investime dhe mëkëmbjen ekonomike në vend. Faktin se sa i rëndësishëm është ky vend për shtetin më të ri në Ballkan e Europë, e potencon edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

“Është më se e vërtetë që Turqia e ka një rëndësi strategjike në partneritetin ekonomik me Kosovën, me vetë faktin që, është njëra ndër ekonomitë që është duke përjetuar hovin më të madh, të zhvillimit ekonomik”, tha Gërxhaliu në bisedën për Anadolu Agency (AA).

Numri një i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) e forcon arsyetimin e tij dhe nevojën për këtë bashkëpunim, duke u bazuar në tejkalimin e rritjes ekonomike të Turqisë në vitin paraprak dhe ku vazhdon ta ndjekë trendin e kësaj rritjeje edhe në këtë vit. Gërxhaliu “zbulon” edhe dy ambiciet apo qëllimet ekonomike të Turqisë, që sipas tij janë, që në vitin 2030 të jetë në top dhjetë shtetet më të zhvilluara në botë ekonomikisht dhe shifra e eksporteve nga ky vend të mbërrijë në 500 miliardë euro.

Ky përshkrim i shkurtër i pozitës dhe fuqisë së Turqisë në rajon e më gjerë, bën të mendohet në zinxhirin fuqi ekonomike-rëndësi strategjike-rëndësi politike… Edhe pse Gërxhaliu potencoi se është bërë shumë në ndërtimin e raporteve për avancim të partneritetit, megjithatë mbetet ende punë.

Sipas Gërxhaliut, përkundër faktit se vitet 2014-2015 kanë shënuar një rënie të investimeve nga kompanitë turke dhe jo vetëm, krahasuar me atë të disa viteve më parë (2008-2013), ajo çka ka ndodhur ka qenë e lidhur me procesin e privatizimit dhe koncesionit të aeroportit. “Turqia ka qenë ndër vendet e para apo të dyta që ka investuar më së shumti në Kosovë”, thotë ai.

Oda Tregtare Kosovaro – Turke e themeluar në vitin 2008, vit ky që përkon me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe fillimit të vitalizimit të bizneseve të mëdha nga vendi euro-aziatik. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Esin Muzbeg, kjo organizatë me total të investimeve, që kapin shifrën e mbi 300 milionë eurove ka 43 anëtarë dhe disa qindra kompani të mesme dhe të mëdha.

“Totali i investimeve është mbi 300 milionë euro prej Turqisë….kemi 43 anëtarë, 400 kompani janë aktive dhe prej këtyre 400 kompanive 30-40 kompani janë të mesme dhe të mëdha”, tregon Muzbeg.

Ai thotë se fushat e investimeve turke në Kosovë përfshijnë katër sektorë të mëdhenj, atë financiar, të energjetikës, shëndetësisë dhe aviacionit. Muzbeg përmendi një sërë bankash dhe spitaleve prestigjioze në Kosovë por ajo që duket se i bëjnë të ndjehen jo vetëm prezent, por edhe të suksesshëm, është sektori i aviacionit me kompanitë Turkish Arilines dhe Limak.

Kompania turke Limak Kosova e cila do ta menaxhojë aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për dy dekada, është ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në vend e që i afrohen shumës 120 milionë euro.

Haldun Firat Kokturk, drejtor ekzekutiv i ANP “Adem Jashari” Limak-Kosova, thekson për AA se disa nga të arriturat dhe ambiciet e kompanisë për të ardhmen, pa anashkaluar edhe përfitimet që i ka dhe do t’i ketë shteti i Kosovës, nga ky koncesion.

“Marrëveshja e Aeroportit është një nga kontratat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Kosovës… Investimet tona në infrastrukturën dhe pajisjet e aeroportit kapin shumën prej rreth 120 milionë eurosh. 30 përqind të këtij çmimi ne e kemi paguar nga burimet tona vetjake ndërsa pjesën tjetër, nga bankat ndërkombëtare….  Ne do ta menaxhojmë aeroportin 20 vjet dhe gjatë kësaj periudhe, nga çdo metelik i fituar, 39.5 përqind, shikoni nga totali i të hyrave po them, jo nga fitimi, por bruto të hyrat, 39,5 përqind e të hyrave i takojnë shtetit të Kosovës… ndërsa shteti i Kosovës për këtë projekt nuk ka harxhuar asnjë euro të vetme” thotë Haldun Kokturk.

Ai shpjegon se sipas marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës ishte paraparë që projekti i aeroportit të ndahej në tri faza por duke parë nevojën e zgjerimit të terminalit dhe kërkesat e pasagjerëve kosovarë, Limak përshpejtoi dhe bashkoi dy fazat e para duke bërë zgjerimin e hapësirës së shërbimeve.

“Terminali ynë ka kapacitet për të operuar me 3,2 milionë pasagjerë në vit…. Në momentin kur kemi ardhur ne, numri vjetor i pasagjerëve ka qenë rreth 1 milion e 120 mijë…. Konkretisht, projekti fillestar ishte për ndërtimin e një terminali me objekt prej 27 mijë metrave katror, ndërsa terminali aktual i ka 44 mijë metra katrorë.”

Punësimi

Punësimi është një ndër problemet më të përfolura në Kosovë dhe kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu thekson se përmes zhvillimit ekonomik, përkundër vështirësive dhe rrezikut, ky vend drejtpërdrejt ofron edhe vende pune. “Turqia ka qenë më e shpejtë nuk ka menduar shumë, por ka menduar më tepër në aspektin human dhe ekonomik. Turqia dëshiron ta ndihmojë Kosovën në aspekt social sepse si mund të ketë vende të reja të punës”, tha Gërxhaliu

Sipas Muzbeg, statistikat e OTKT-së flasin për një numër të konsiderueshëm të atyre që janë në kontrata pune. “Vetëm kompanitë që kanë ardhur nga Turqia punësojnë diku 6.700 persona në vend”, jep shifrat Muzbeg, fakt ky i cili e shtyn OEK-un që të mbështes fuqishëm investimet prodhuese turke në Kosovë sepse, 90 përqind e eksportit kosovar bëhet për në Turqi dhe më tutje në Lindjen e Mesme.

Por atë çfarë Gërxhaliu e quajti “aspekt social”, pasqyrohet më së miri në shifrat e dakorduara mes Qeverisë së Kosovës dhe Limakut, në Marrëveshjen për punësimin e vendorëve në ANP “Adem Jashari”.

“Sipas kontratës që e kemi nënshkruar, ne jemi obliguar që 544 punëtorë kosovarë t’i pranojmë në kompaninë tonë dhe t’iu vazhdojmë kontratat për së paku tri vjet… në vend se të fillojmë me 544 ne filluam me 670 njerëz dhe ende, përafërsisht, 670 kosovarë janë pjesë e personelit tonë”, tha ai.

Edhe pse vlerësohet se klima në Kosovë për investitorët e huaj është e përshtatshme kërkesat nuk mund të mungojnë për të qenë edhe më mirë. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes Kosovës dhe Turqisë është nënshkruar që në vitin 2013 por duket se ende nuk po e sheh “dritën e ratifikimit”.

Sipas Gërxhaliut kjo çështje ka ngecur në ekzekutiv. “Ne e kemi një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë e cila është nënshkruar që sa vite dhe nuk është ratifikuar në Parlament as në Kosovë, as në Turqi”, deklaroi kryetari i OEK-ut Gërxhaliu.

Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së, Muzbeg, megjithatë thotë se sa i përket palës turke ajo është e gatshme ta fillojë aplikimin e marrëveshjes së nënshkruar. “Marrëveshja është nënshkruar por ende nuk është në fuqi. Nga ana e Turqisë janë kryer procedurat duhet të ratifikohet edhe nga ana e Kosovës” deklaroi Muzbeg.

Krijimi i klimës së favorshme për investime

Se investitorëve të huaj duhet t’iu krijohen kushte më të favorshme, e mbështet edhe kryetari i OEK-ut , Gërxhaliu, duke insistuar se duhet t’iu ofrohet shumë më tepër se sa deri tani. Pavarësisht nga pohimi se pakoja e re fiskale duket se do të sjell lehtësime për biznese, Gërxhaliu, sjell një propozim konkret për joshjen e investimeve të huaja në Kosovë. “Një pako fiskale ndoshta që do të jetë vetëm për investitorë të huaj përmes lehtësirave apo përmes të ashtuquajturave “Task Holiday”, pushimet nga taksat për investime.”

Me këtë propozim pajtohet edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike Turke në Kosovë, duke dhënë si shembull Maqedoninë. “E kam përmendur edhe më herët, në legjisacion duhet të bëhen ndryshime dhe të krijohet një legjislacion stimulus për politikat ekonomike….Duhet të ketë pushim tatimor për investimet, p.sh në Maqedoni ekziston deri në dhjetë vjet mos pagesa e tatimit në të ardhura për të tërhequr investimet e huaja”, deklaroi Muzbeg.

Ndërsa, Haldun Kokturk , Aeroportin e Shkupit në Maqedoni, atë të Tiranës në Shqipëri dhe disa të tjerë në regjion i sheh si “disavantazh rajonale” për shkak të mbështetjes që ato marrin nga shtetet e tyre.

P:5 “Aeroporti i Kosovës ka edhe disavantazh rajonal sepse në afërsi gjendet një numër i madh i aeroporteve, në Shkup, në Tiranë, aeroporte tjera dhe shtetet tjera i japin mbështetje të drejtpërdrejtë me subvencione”, tha Kokturk

Klima politike e rrjedhimisht edhe ajo ekonomike pa përjashtuar kapacitetet e vogla të kapitalit i bën investitorët e huaj të mendohen mirë ku po e hedhin investimin në Kosovë. As Gërxhaliu nuk duket të jetë i kënaqur me prurjen e kapitalit të huaj në Kosovë, kohëve të fundit.

“Shumë më tepër nga Kosova ikin investitorët se që mbesin këtu. Ne duhet ta bëjmë pyetjen çfarë ofrojmë ne për investitorët jo çfarë investitorët ofrojnë për Kosovën”.

Për ritmin e ulët ekonomik, Haldun Kokturk përmend një sërë çështjesh dhe fton qeveritarët kosovarë që të punojnë në krijimin e një klime më të përshtatshme për investime të huaja.

“Është e vërtet që Kosova nuk ka një trend ekonomik… qoftë për shkak të krizës politike, kapitalit të vogël të vendit dhe mënyrës se si e akumulon kapitalin, Kosova nuk po shihet si një treg shumë tërheqës për investitorë të huaj.. Zgjidhja e këtij problemi do të jetë përmes tërheqjes së investitorëve të huaj sepse Kosova, fatkeqësisht, nuk ka kapital për të bërë projekte të mëdha. Paratë që ndodhen në duart e investitorit janë të tijat dhe ai do t’i investojë aty ku do ai. Në këtë aspekt, shumë më me rëndësi se çfarë mendojmë ne, është se çfarë mendon Qeveria e Kosovë”, perfundon Kokturk. SUADA ÇERKEZI

Vetëvritet gazetari dhe moderatori i RTK, u hodh nga kati i nëntë

PRISHTINË – Emin Rexhepi, 39-vjeçar, ia dha fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese në Prishtinë. Emin Rexhepi, ishte punonjës i Radio Kosovës në rrjetin radioteleviziv publik RTK, dhe moderues i programeve të ndryshme radiofonike. Sipas Policisë së Kosovës dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë pasi është hedhur pasditen e së martës nga kati i 9-të i ndërtesës në rrugën “George Bush” në Prishtinë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Emin Rexhepit. Emini ishte punëtor i zellshëm i Radios. Kjo është një humbje e madhe për RTK’në. Menaxhmenti i RTK-së shprehë ngushëllime të thella për familjen dhe njëherit, kërkon nga organet e drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet veç tjerash në njoftimin e RTK-së.

Ende nuk janë të qarta arsyet pse Emin Rexhepi i dha fund jetës.

MSA me Bashkimi Evropian përballë sfidës së ratifikimit në Kuvendin e Kosovës

 

Kosova ka nënshkruar sot në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Në rrjetin social Twitter, Bekim Çollaku, ministër për Integrime Evropiane në qeverinë e Kosovës, e ka vlerësuar marrëveshjen si moment historik.

Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Të hënën, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kosova shpreh gatishmërinë dhe zotësinë e saj që t’i dëshmojë Bashkimit Evropian se është një shtet partner, shumë serioz, për t’i bërë të gjitha reformat e nevojshme”.

“Jam i bindur se përfitimet e ekonomisë së Kosovës janë të shumëllojshme nga kjo marrëveshje. Por, mendoj se edhe përfitimet e Bashkimit Evropian janë evidente, sepse do të ketë në gjirin e tij një vend, i cili ka specifika zhvillimore dhe i cili mund të jetë vlerë shtuese e këtij tregu”, ka thënë Mustafa.

Kosova dhe Komisioni Evropian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në korrik të vitit 2014.

Procesi i nënshkrimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Evropian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës si shtet nga pesë vende të BE-së.

Më vonë, megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar veç e veç, ashtu siç ka qenë praktika me vendet e tjera.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit vjen në kohën kur puna e Kuvendit të Kosovës është bllokuar për gati dy muaj nga partitë opozitare.

Këto të fundit i kanë vënë kusht kryeministrit Mustafa heqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Opozita ka përdorur metoda të ndryshme, përfshirë hedhjen e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, për të penguar zhvillimin e seancave.

Këto veprime janë kritikuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, ndërsa analistët në Prishtinë kanë thënë se do të kenë pasoja në progresin e integrimit evropian të vendit.

Sipas analistëve, e para që do të pësojë është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e cila pasi të nënshkruhet me BE-në, duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. Pasoja, pastaj, do të ketë edhe në procesin e liberalizimit të vizave, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit kanë nisur para dy vjetësh, vetëm pasi Kosova është angazhuar në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Serbia, si shpërblim, ka fituar negociatat për anëtarësim në BE.

Kosovë: Parlamenti mblidhet më 2 nëntor

Kryesia e parlamentit të Kosovës caktoi seancën e radhës për datën 2 nëntor, me gjithë kundërshtimin e opozitës

Kryesia e parlamentit të Kosovës, në mbledhjen e së cilës nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive opozitare,  vendosi të martën që seanca e radhës të mbahet të hënën më 2 nëntor.

Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se seancat duhet të mbahen pavarësisht paralajmërimeve të partive opozitare se nuk do të lejojnë mbajtjen e tyre.

Që nga 22 shtatori, partitë opozitare po pamundësojnë mbajtjen e seancave të parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht me të cilat komunave me shumicë serbe u ofrohet një shkallë e gjerë autonomie si dhe marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Seancat e fundit janë përshkuar me tensione, gaz lotsjellës e skena dhune. Natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës së kaluar, seanca u mbajt në një sallë tjetër brenda parlamentit, pas përplasjeve që pamundësuan mbledhjen e tij në sallën e zakonshme.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtimin e tensioneve politike në Kosovë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e stabilizim asocimit e cila u nënshkrua të martën në Strasbourg.

Kosova e nënshkroi MSA-në

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të martën në Strasbourg marrëveshjen e stabilizim asociimit

Në mesditën e së martës, Kosova nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian., duke shënuar kësisoj edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.

Marrëveshja e cila u nënshkrua në një ceremoni në Strasbourg, përmbylli negociatat për këtë marrëveshje që filluan në tetor të vitit 2013. Në korrik të vitit 2014 Kosova dhe Komisioni Evropian hodhën inicialet e tyre në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që paraqet hapin e parë zyrtar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Marrëveshja për stabilizim asocim me Bashkimin Evropian u sigurua pas angazhimit të Kosovës në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se kjo është ndër ditët më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sot, vendi im, në mënyrë zyrtare ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, konfirmuam vullnetin e qytetarëve të Kosovës drejt perspektivës eurointegruese dhe hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën. Kjo Marrëveshje vulos rrugën e Kosovës drejt BE-së, rrugë e cila nuk ka kthim, por i hapë mundësi Kosovës drejt reformimit, përshtatjes dhe implementimit të reformave në të gjithë sektorët. Është rrugë e forcimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, rrugë e stabilitetit politik dhe e perspektivës ekonomike, rrugë e përfundimit të tranzicionit drejt një ekonomie funksionale të tregut, e forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe e zgjidhjeve politike”, theksoi kryeministri Mustafa.

Shefja e politikës së jashtme të bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pret që marrëveshja të hyjë në fuqi sa më parë që është e mundur. “Pas kësaj do të ketë shumë të mira për njerëzit e Kosovës dhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin dhe integrimin e rajonit. Është një moment i mirë” tha ajo.

Komisioneri i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, tha se vërtetë është një arritje e madhe në marrëdhëniet dypalëshe, në veçanti kur është fjala për aspiratat evropiane të Kosovës . “Është një ditë e madhe për të gjithë ne, duke falënderuar ekipet tona, pa të cilat kjo gjë nuk do të ishte arritur. Mezi pres që të jem në Kosovë javën e ardhshme dhe të çojmë deri në fund atë për të cilën jemi marrë vesh sot dhe të shohim për mundësitë se si ta zbatojmë, sepse tash është koha për zbatim”, tha zoti Hahn.

Bashkimi Evropian është zotuar të mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj evropian nëpërmjet procesit të stabilizim asociimit, një politikë e ngritur për nxitjen e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe bashkëpunimin rajonal. Marrëveshjet e stabilizim asociimit janë pjesë thelbësore e këtij procesi. Për të mbështetur reformat e domosdoshme, Bashkimi Evropian ka ndarë 11.7 miliardë euro për ndihmë para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimorë dhe Turqinë, për periudhën ndërmjet viteve 2014 – 2020, nga të cilit 645.5 milion euro janë ndarë për Kosovën.

Nënshkrimi i marrëveshjes, ndodhi në një periudhë kur autoritetet po përballen me përplasje me partitë opozitare të cilat kanë bllokuar tash e më shume se një muaj edhe punën e parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve me Serbinë. Mospajtimet më të thella pasuan marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe që parasheh një shkallë të gjerë autonomie për këtë komunitet.

Partitë opozitare kërkojnë tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet që i shohin si të dëmshme për shtetësinë e Kosovës. Skena dhune përshkuan punën e parlamentit natën e se premtes duke thelluar mospajtimet.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga javën e kaluar filloi një seri takimesh me udhëheqësit e partive politike për të gjetur një rrugëdalje, ndërsa është shprehur e gatshme që të dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjet e kundërshtuara nga opozita.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike, i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Beogradi pret që brenda këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim. Por, autoritetet në Serbi janë shprehur të pakënaqura me përmbajtjen e kapitullit të 35-të të këtyre negociatave që sipas tyre përmban një numër të artikujve që paragjykojnë statusin e Kosovës dhe janë të drejtuara kundër interesave kombëtare serbe. Sipas zyrtarëve serb, në kapitullin e 35-të nuk përmendet prerazi njohja e Kosovës nga Serbia, por kapitulli e nënkupton këtë gjë.

Digjen tri vetura të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Në vendparkimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Prishtinë janë djegur tri vetura zyrtare të këtij institucioni.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

“Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë janë dëmtuar dhe u është vënë zjarri tri veturave zyrtare. Njësitë policore janë duke hetuar rastin dhe, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Zyrtarët në Agjencinë e Statistikave të Kosovës nuk kanë dashur të flasin në lidhje me rastin.

 

Albin Kurti: Kemi gaz edhe për seanca të tjera

“Gazi lotsjellës është një tym sqarues brenda seancës së Kuvendit, -u shpreh Kurti.

Sipas tij gazi ka bërë që çështja e Zajednicës të kuptohet anembanë në trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, “por në të njëjtën kohë edhe iu ka treguar atyre deputetëve dhe minsitrave e kryeministrit që me aq lehtësi urdhërojnë policinë të ndrëhyjnë me gaz lotsjellës kunder protestuesve, që të kuptojnë njëherë se si është të jesh në këpucët e qytetarit të thejshtë, i cili i varfër e i papunë kërkon të drejta ekonomike-sociale, por pse jo edhe politike-kombtare”.

‘Me një gaz lotsjellës në një hapësirë aq të madhe sa është salla e Kuvendit, ata u lotuan, thanë se kjo është e papranueshme, u alivanosën dy prej tyre dhe kështu me radhë, megjithëse i pamë duke dhënë intervista para dhe pas alivanosjes, e alivanosjen nuk ua pamë”

” Por, sido që të jetë gazi lotsjellës në Kuvendin e Republikës është rezultat i atyre mbushjeve që nuk kanë shpërthyer në protestat tona kur policia ka hedhur në drejtim të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Kemi edhe shumë të tillë. Kemi edhe për seancën e ardhshme. Kemi edhe për të tjera seanca. Do të vazhdojë gazi lotsjellës përderisa vazhdojnë këto seanca që përpiqen ta normalizojnë “Zajednicën”tha ai.

Kosova e nënshkruan sot MSA-në me Bashkimin Evropian

Kosova do të nënshkruajë sot në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Të hënën, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë për Radion Evropa e Lirë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kosova shpreh gatishmërinë dhe zotësinë e saj që t’i dëshmojë Bashkimit Evropian se është një shtet partner, shumë serioz, për t’i bërë të gjitha reformat e nevojshme”.

“Jam i bindur se përfitimet e ekonomisë së Kosovës janë të shumëllojshme nga kjo marrëveshje. Por, mendoj se edhe përfitimet e Bashkimit Evropian janë evidente, sepse do të ketë në gjirin e tij një vend, i cili ka specifika zhvillimore dhe i cili mund të jetë vlerë shtuese e këtij tregu”, ka thënë Mustafa.

Kosova dhe Komisioni Evropian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në korrik të vitit 2014.

Procesi i nënshkrimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Evropian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës si shtet nga pesë vende të BE-së.

Më vonë, megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar veç e veç, ashtu siç ka qenë praktika me vendet e tjera.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit vjen në kohën kur puna e Kuvendit të Kosovës është bllokuar për gati dy muaj nga partitë opozitare.

Këto të fundit i kanë vënë kusht kryeministrit Mustafa heqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Opozita ka përdorur metoda të ndryshme, përfshirë hedhjen e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, për të penguar zhvillimin e seancave.

Këto veprime janë kritikuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, ndërsa analistët në Prishtinë kanë thënë se do të kenë pasoja në procesin e integrimit evropian të vendit.

Sipas analistëve, e para që do të pësojë është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e cila pasi të nënshkruhet me BE-në, duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës. Pasoja, pastaj, do të ketë edhe në procesin e liberalizimit të vizave, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit kanë nisur para dy vjetësh, vetëm pasi Kosova është angazhuar në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Serbia, si shpërblim, ka fituar negociatat për anëtarësim në BE.

MË 27 TETOR 2002 U VRA UKË BYTYÇI, VEPRIMTAR I SHQUAR KOMBËTAR

Më 27 tetor 2002 u vra Ukë Bytyçi e deri sot ashtu si vrasja e shumë figurave të shquara të LDK-së nuk është zbardhur. Nuk janë dënuar as vrasësit dhe as ideatorët e vrasjeve. Dosja e Ukë Bytyçit qendron e mbuluar nga pluhuri i harresës dhe  indiferencës  nga lidërshipi aktual i partisë së tij, e cila nga parti e idealeve rugoviane është kthyer në parti e interesave klienteliste.

Ja si e kujtojnë sot Ukën në Facebook shokët e bashkëkohësit e tij:

“Me vrasjen e Ukes nuk u shua vetem ai fizkisht po u vra filozofia dhe guximi shtetberes i LDK-se Rugoviane.

Tani me shume se kurrë verehet dhe ndjehet deshperimisht mosprania e Ukes se madh.

Jam i sigurt se ai do te kishte vepruar ndryshe ne kete situate ne te cilen gjendemi….Ai ishte dhe do te mbetet i madh perjetesisht.”

 

“Na i vrajten trimat e verte e na meten shpijunat qe po dojn me e shit Kosoven hajnat”

 

Ne kohen kur perpiqeshim te bejme c’eshte e mundur per kufirin me Maqedonine, ishte Uke Bytyqi me komplet ekzekutivin e Komunes se Suharekes qe vizitoi dhe perkrahu Udheheqjen e Komunes se Vitise, si me e angazhuara per ta penguar zbritjen e vijes kufitare brenda territorit te Kosoves. Lavdi Uke Bytyqit.

Ukë Bytyqi i takon plejadës së burave të mëdhenjë të kombit, që themeluan shtetin e Kosovës.Ukë Bytyqi është krenaria jonë,porë edhe dhimbja e jonë.Burrat si Uka i mungojnë sot Kosoves dhe LDK-së.Kanë mbatur vetëm burrecat në krye të shtetit dhe LDK-së, fatkeqësisht.”

“Nga zhgenimi i humbjes nga populli te ipet urdheri te vritet nje person qe e do shumica e popullit eshte turp dhe mekat per ata krimineël qe urdheruan dhe qe e bene kete krim ne Uke Bytyqin,po jo vetem ne kete po ne shume figura te tjera politike e gjeten fatin e Ukes dhe ata kriminel dhe urdhensa mbeten ende te lire.Kryetari ldk-se dhe i qeverise vetem kur i vyen votat i permend ato vrasje ose kur eshte ne zore nga opozita.Keshtu per te vepruar asgje te gjithe po heshtin.”

26-10-2015 22-06-11

 

Albulena dhe Donika nuk do të paraqiten në Prokurori

Dy prokurore të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë duke i hetuar katër deputetët e Parlamentit të Kosovës, të cilët tashmë në tri raste kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit me qëllim që ta pamundësojnë mbajtjen e seancave.

Ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, dhe deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu po hetohen nga prokurorja, Dulina Hamiti, ndërsa deputeti tjetër i së njëjtës Lëvizjeje, Faton Topalli, si dhe shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, po hetohen nga prokurorja Fikrije Fejzullahu.

Shefi i të dyja prokuroreve, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ymer Beka, ka bërë me dije për “Zërin” se Kurti dhe Haxhiu të dy së bashku po hetohen për veprimet e tyre në Kuvend, më datën 8 tetor, kur për herë të parë kanë hedhur gaz lotsjellës.

Kadaj-Bujupi e Topalli, sipas kryeprokurorit, po hetohen për veprimet e tyre të datës 15 tetor kur kanë hedhur gaz lotsjellës në ambient brenda Kuvendit të Kosovës

Spahiu: De facto, Asociacioni i Komunave Serbe është republikë

Nexhmedin Spahiu është publicist nga Mitrovica. Ai është profesor i shkencave politike dhe sheh rrezik të madh nga marrëveshjet e fundit që Kosova i ka mbërritur me Serbinë, e të cilat veçmas e prekin qytetin e tij.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai vë theksin te dy nga katër marrëveshjet e firmosura gjatë muajit gusht – te Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe te ajo për rivitalizimin e urës qendrore në Mitrovicë, e cila ndodhet mbi lumin që ndan qytetin në dy komuna me shumicë etnike të ndryshme.

Tek flet për Asociacionin, Spahiu pak rëndësi i kushton asaj që shkruan në marrëveshje. Thotë se funksionimi i këtij Asociacioni e bën de fakto funksionimin e “Republika Srpskas” në Kosovë, por pa emrin “republika”. Emri “republikë”, sipas tij, mund t’i vihet më vonë – në momentin kur të vijë në rend dite që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

E tek flet për urën e Ibrit, përmend një paradoks që përmban plani për rivitalizimin e saj – hapësirën e madhe gjelbëruese, në dëm të përgjysmimit të korsive të rrugës. Me të dëmshme se këtë e vlerëson mosplanifikimin për ta ngritur xhaminë e djegur në luftë, themelet e së cilës ndodhen në brigjet veriore të Ibrit, skaj urës. Mungesa e saj thotë se do të krijojë barriera psikologjike në mes të dy pjesëve të Mitrovicës.

Në këtë intervistë Spahiu ka folur edhe për efektet e marrëveshjeve dhe nevojën për dialog. Po kështu, edhe për strukturat që Serbia vazhdon t’i mbajë në Kosovë. Ai ka argumentuar se, edhe nëse shpërbëhen formalisht, nuk do të jetë e vështirë ringjallja e këtyre

Opozita: Tërheqje të nënshkrimeve ose dorëheqje të Qeverisë

Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndërkohë që vazhduan të kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe Qeverisë së Kosovës.

Shefat e grupeve parlamentare të këtyre subjekteve politike, përmes një konference të përbashkët, thanë se janë të vendosur të vazhdojnë kundërshtimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ne, si opozitë, të vetëdijshëm se ju e përmbysët Kuvendin dhe se Qeveria është jo legjitime, do të vazhdojmë të rezistojmë deri në tërheqjen e vendimeve të dëmshme. Tërheqje ose Dorëheqje”, thuhet në kërkesën e tri partive opozitare.

Duke i komentuar zhvillimet dramatike në seancën e fundit, shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, tha se mbajtja e seancës në një sallë tjetër, pa opozitën, ishte jolegjitime dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Sipas saj, partitë në pushtet, atë ditë ” kanë ikur si minjtë në një vrimë”.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të partisë Nisma, Haxhi Shala, e krahasoi fjalorin e përdorur nga kryeparlamentari Veseli me fyerjen që çoi deri te shkarkimit të ish-ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, që u kishte bërë nënave gjakovare. Andaj, sipas tij, Veseli do të duhej të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, pas fyerjes që ia bëri deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u përqendrua në praninë e sigurimit në sallën e Kuvendit. Sipas tij, kjo prani ka shtuar tensionet ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Konjufca më pas fajësoi me emra të gjithë atë, të cilët, sipas bindjeve të tij, janë përgjegjës për situatën e krijuar, duke veçuar kryeministrin Isa Mustafën, kryeparlamentarin Kadri Veseli, nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e partive të koalicionit e deri te ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Të tri partitë në opozitë, kanë ritheksuar se do të vazhdojnë të bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës, përderisa, siç po pretendojnë ato, kryeministri Isa Mustafa të mos i tërheq nënshkrimet nga Marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Në të kundërtën, opozita i kërkon dorëheqjen Mustafës dhe gjithë Qeverisë së Kosovës.

Fatmir Limaj: Ka ardhur koha për protesta

Kryetari i Lëvizjes politike NISMA Fatmir Limaj, ka deklaruar se ato çfarë po ndodhin në Kosovë nuk janë demokratike.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, ai thotë se ka ardhur koha e protestave.

“Ka ardhur koha e protestave ku qytetaret të vlerësojnë a duhet a s’duhen marrëveshjet”, ka deklaruar Limaj, i cili shtoi se prania e policisë gjatë seancës së fundit në Kuvend, ka qenë joadekuate.

Sipas Limajt, Kosova është dëmtuar rëndë me marrëveshjet si dhe me ngjarjet e fundit.

Mustafa përgëzon për seancën e mbajtur pa opozitën

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka përgëzuar institucionet e rendit si edhe organet drejtuese të Kuvendit dhe deputetët e partive në pushtet, për sjelljen e tyre gjatë seancës së fundit.

“Dua ta vlerësoj sjelljen e kulturuar të deputetëve të pozitës, sepse e kanë pasur vështirë të punojnë në një ambient të tillë të rrezikshëm edhe për jetën e tyre”, ka thënë Mustafa. Ai ka përgëzuar edhe punën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili, sipas Mustafës, e gjeti mënyrën që në harmoni me rregulloren dhe ligjin të vazhdojë puna e Kuvendit.

“Me këtë është dëshmuar se Kuvendi mund të funksionoj, koalicioni është stabil, kurse ne si qeveri do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka theksuar Mustafa.

Kryeministri Mustafa i ka bërë thirrje edhe opozitës që të kthehet dhe të vazhdoj punën duke respektuar ligjet dhe rregulloren e punës së Kuvendit.

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Mustafës dhe Thaçit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ngjarjet e fundit në Kuvend dëshmojnë se në Kosovë është përmbysur edhe jeta parlamentare edhe sistemi demokratik.

Ai ka thënë se ka një këmbëngulje të madhe për t’iu ikur gabimeve të bëra të qeverisë, duke i sulmuar metodat e kundërshtimit të opozitës, madje në situata të caktuar edhe duke sajuar e shpifur kundër saj.

“Meqë nuk po shohim shenja të reflektimit as të përgjegjësisë politike, të dyshes Mustafa-Thaçi, meqë deri sot janë penguar të gjitha nismat për t’i dhënë zgjidhje këtyre temave, dhe meqë është provokuar kaq rëndë opozita edhe opinioni me “maskaradën” e djeshme në Kuvend, ne do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në tërheqje, ose dorëheqje të qeverisë”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, gjendja është e papranueshme dhe këtë e vërteton edhe fakti që në seancën e fundit në sallën e Kuvendit më shumë kishte policë se sa deputetë.

Kosovë – Pushteti dhe opozita mbrojnë sjelljet e veta në Kuvend

Seanca e së premtes e Kuvendit të Kosovës, cila përfundoi në orët e para të ditës së shtune, e përcjellë me tensione, forca të policisë në sallë, gaz lotsjellës, fyerje e gjuajtje të shisheve me ujë, vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme nga përfaqësues të partive në pushtet dhe opozitës.

Përderisa partitë në pushtet e shohin legjitime si praninë e forcave policore në Kuvend, ashtu edhe përdorimin e sallës alternative për mbajtjen e seancës, opozita i sheh si legjitime veprimet e saj për të penguar seancën përmes hedhjes së gazit lotsjellës dhe shisheve të ujit, në drejtim të kryetarit të Kuvendit dhe kabinetit qeveritar.

Indiferente ndaj këtyre zhvillimeve nuk ka qëndruar as presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për zhvillimet në Kuvend dhe jashtë tij.

“Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të heqin dorë nga dhuna.

Edhe Qeveria e Kosovës, është mbledhur të shtunën, ku ndër tjera ka shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar institucionet e rendit si edhe organet drejtuese të Kuvendit dhe deputetët e partive në pushtet, për sjelljen e tyre gjatë seancës së fundit.

“Dua ta vlerësoj sjelljen e kulturuar të deputetëve të pozitës, sepse e kanë pasur vështirë të punojnë në një ambient të tillë të rrezikshëm edhe për jetën e tyre”, ka thënë Mustafa.

Ai ka përgëzuar edhe punën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili, sipas Mustafës, e gjeti mënyrën që në harmoni me Rregulloren dhe Ligjin të vazhdojë punën e Kuvendit.

“Me këtë është dëshmuar se Kuvendi mund të funksionojë, koalicioni është stabil, kurse ne si Qeveri do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka theksuar Mustafa.

Ai i ka bërë thirrje edhe opozitës që të kthehet dhe të vazhdojë punën, duke respektuar ligjet dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër, ka rikujtuar se partitë e koalicionit përbëjnë mbi 80 deputetë dhe kjo shifër, sipas tij, tregon se bëhet fjalë për legjitimitet të plotë të punës së Kuvendit.

Pamjet në Kuvend të krijuara nga opozita nuk përkojnë me realitetin, standardet demokratike, vlerat, por as me traditën tonë”, ka thënë Thaçi.

Pas seancës dramatike, kanë reaguar edhe partitë opozitare. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ngjarjet e fundit në Kuvend dëshmojnë se në Kosovë është përmbysur edhe jeta parlamentare edhe sistemi demokratik. Andaj, ai u ka kërkuar dorëheqje si kryeministrit Mustafa, ashtu edhe zëvendësit të tij, Thaçi.

Meqë nuk po shohim shenja të reflektimit, as të përgjegjësisë politike, të dyshes Mustafa-Thaçi, meqë deri me sot janë penguar të gjitha nismat për t’u dhënë zgjidhje këtyre temave, dhe meqë është provokuar kaq rëndë opozita edhe opinioni me ‘maskaradën’ e djeshme në Kuvend, ne do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në tërheqje, ose dorëheqje të qeverisë”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, gjendja është e papranueshme dhe këtë e vërteton edhe fakti që në seancën e fundit në sallën e Kuvendit më shumë kishte policë se sa deputetë.

Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se gjatë ditës së premte, ishte opozita, ajo e cila ka dëshmuar vendosmëri që të mos lejojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, apo siç e ka quajtur ai, “Zajdenicës”.

Ymeri ka rikonfirmuar se opozita mbetet unike në veprimet e saj për të protestuar dhe kundërshtuar marrëveshjet e fundit të Qeverisë së Kosovës me Serbinë deri në anulimin e tyre.

Gjendjen e krijuar në Kuvend e ka analizuar të shtunën edhe Kryesia e këtij institucioni. Aty është thënë se vendimi për futjen e policisë në sallën e Kuvendit ishte konform Rregullores së punës, sikurse edhe zhvendosja e mbledhjes në një sallë alternative.

Raportet ndërmjet pozitës dhe opozitës janë tensionuar shumë që nga 25 gushti, kur kryeministri Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës arritën marrëveshjen me Beogradin për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Opozita insiston që këto dy marrëveshje të anulohen dhe si masë proteste ka bllokuar për më gjatë se një muaj Kuvendin e Kosovës.

Kufiri administrativ, sherr për dy komunat e Mitrovicës

Mosnënshkrimi i marrëveshjes që do të definonte kufirin administrativ mes dy komunave të Mitrovicës, asaj jugore dhe asaj veriore, tashmë është shndërruar edhe në një mollë “sherri” ndërmjet Qeverisë së Kosovës, kryetarit të komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, dhe kryetarit të komunës së veriut, Goran Rakiq.

Bahtiri thotë se kufiri administrativ i komunës së Mitrovicës së jugut, bazuar në hartën që del nga dokumenti i Marti Ahtisaarit (dokument ky në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës, në vitin 2008), përfshin brenda edhe lagjen Suhodoll, e cila ndodhet në anën veriore të lumit Ibër.

Një gjë të tillë e kundërshton Rakiq, duke thënë se banorët e kësaj lagjeje, në zgjedhjet lokale të fundit, kanë votuar për zgjedhjen e strukturave komunale të komunës veriore të Mitrovicës.

Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se lidhur me problemin janë duke u zhvilluar bisedimet dhe se qëndrimet janë përafruar.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kufiri administrativ do të përcaktohet duke u bazuar në hartën që del nga dokumenti i Ahtisaarit, dokument ky në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës, në vitin 2008.

“Jemi në bisedime për atë punë. Në kuadër të marrëveshjes për urën, ka hyrë edhe kjo çështje. Është thënë që do të zgjidhet. Ne i kemi gjetur hartat e pakos së Ahtisaarit, sepse një kohë kemi pasur problem me ato harta. I kemi hartat origjinale të pakos së Ahtisarit dhe ai kufi do të përcaktohet në bazë të atyre hartave. Pra, nuk do të ketë lëvizje nga ato harta”, thotë Gecaj.

Por, Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë ekzistojnë dy harta valide, të vulosura, të dala nga Agjencia e Kadastrës në Prishtinë.

Dhe në njërën hartë, Suhodolli i takon komunës së Mitrovicës jugore, e në tjetrën i takon komunës së Mitrovicës së veriut.

“Qeveria qendrore në Prishtinë, në mënyrë selektive, sikur nga tryeza suedeze, po merr atë që i konvenon. Ajo hartë, që e kanë marrë nga UNMIK-u dhe për të cilën ata thonë se është e Ahatisaarit, nuk ka asnjë vulë e as nënshkrim zyrtarë”, shprehet Rakiq.

Ai thekson  se në votimet e fundit, banorët e Suhodollit kanë votuar për komunën veriore të mitrovicës dhe tashmë aty kanë tre këshilltarë komunal shqiptarë, ndërkaq, sipas hartës ata do të duhej të ishin në jug të Mitrovicës.

Rakiq shton se në qoftë se do ta nënshkruante marrëveshjen, atëherë do të duhej të shpërndaheshin Kuvendet komunale të jugut dhe veriut të Mitrovicës dhe të mbaheshin zgjedhje të reja.

Në anën tjetër, Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës së jugut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen që definon kufijtë administrativë të dy komunave, por vetëm nëse bazohet, sipas tij, mbi dokumentin e Ahtisaarit.

“Kam qenë i gatshëm të nënshkruajë mbi planin e Ahtisaarit dhe unë nuk mund të dal mbi të. Dikush dëshiron të dalë mbi planin e Ahtisaarit dhe ta marrë Mitrovicën, pjesën e lugut të Ibrit, me Ibër, deri në Zubin Potok, por ajo nuk do të ndodhë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë”, thekson Bahtiri

Edhe pse të gjitha palët thonë se janë përafruar qëndrimet lidhur me definimin e këtij kufiri administrativ, megjithatë, ata janë këmbëngulës, secili në pikëpamjen e vet.

Rakiq thotë se lidhur me këtë problem janë duke biseduar me përfaqësuesit e ndërkombëtarë në Kosovë.

“Po bisedojmë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe me ata të Ambasadës amerikane dhe po përpiqemi të gjejmë zgjidhjen e vërtetë, që do t’i kënaqte së pari qytetarët që jetojnë në atë pjesë të Mitrovicës e më pas edhe të gjithë të tjerët”, shpjegon Rakiq.

Por, zëvendësministri Gecaj, thotë se këmbëngulja që kjo çështje të shndërrohet në problem, u shkon përshtati përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës.

“Kjo është, sepse ata kanë qëllime dhe pretendime që t’i lëvizin ato harta. Është e vërtetë që ka mundësi që një pjesë e popullatës, që nuk është dashur të votojnë, ka votuar. Por, ajo është një pjesë shumë e vogël e popullatës dhe nuk është ajo e rëndësishme që të lëvizin ata kufij”, vlerëson ai.

Problemi i definimit të kufijve administrativë ndërmjet dy komunave të jugut dhe veriut të Mitrovicës, ka dalë në sipërfaqe, pak ditë para se të fillojnë punimet për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër që nisën më 17 tetor, që nënkupton edhe heqjen e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes”, që gjendet në këtë urë.

Radio Evropa e Lirë: Kuvend me masa sigurie, gaz lotsjellës dhe fyerje

Tensione në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka mbajtur një seancë në një sallë jo të zakonshme për mbajtjen e seancave, në të cilën nuk kanë qenë të pranishëm ligjëvënës nga radhët e opozitës. Në këtë seancë deputetët miratuan edhe disa ligje.

Vendimi për ta mbajtur në një sallë tjetër pasoi disa ndërperje të punimeve të Kuvendit nga ana a e subjekteve politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat përdorën në disa raste gazin lotsjellës.

Këto veprime bënë që kryesia e Kuvendit të vendos një numër pjesëtarësh të sigurisë në sallë. Forcat e sigurisë u rreshtuan përreth foltores së Kuvendit, për të pamundësuar depërtimin e deputetëve nga opozita.

Këta të fundit megjithatë arritën që sërish të hedhin gaz lotsjellës, e në disa raste kanë përdorur edhe shishe uji në drejtim të ligjëvënsve nga partitë politike në pushtet. E gjithë situata ishte e nderë dhe u përcoll edhe me fyerje të ndërsjella ndërmjet ligjvënësve opozitarë dhe atyre në pushtet.

Gazin lotsjellës opozita e hodhi edhe më herët gjatë ditës, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, afër zyrës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas udhëheqësve nga opozita, vetëm anulimi i marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi zhbllokon punën e Kuvendit.

Pauza e parë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas ndërprerjes së parë në orët e pasditeska thënë se thirrja e seancave vetëm sa e tensionon gjendjen dhe ka ftuar qeverinë t’i tërheq marrëveshjet.

“Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkuar në Bruksel dhe me Aleksandar Vuçiqin [kryeministrin e Serbisë], e ka nënshkruar copëtimin etnik, të brendshëm të Kosovës. Kurse Hashim Thaçi [ministër i Jashtëm i Kosovës], e ka rrudhur territorin e Kosovës, me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi”, ka thënë Konjufca.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka kushte dhe klimë për seanca plenare. Sipas tij, seancat janë provokim i situatës dhe si të tilla, janë të panevojshme.

“Unë i kam thënë mendimet e mia, që besoj se janë të njohura. Të mos thirren seancat, por koalicioni qeverisës të ulet dhe të gjejë mënyrë për t’i anuluar marrëveshjet”, ka deklaruar Haradinaj.

Njëkohësisht, grupe të mbështetësve të forcave politike të cilët ishin mbledhur para dyerve qendrore të Kuvendit të Kosovës që nga orët e pasditës, janë shpërndarë në mesnatë nga autoritetet e rendit. Forcat e policisë përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndryshe, kjo është bllokada e pestë që opozita i bëri Kuvendit, për ç’gjë në dy raste të tjera ka përdorur gaz lotsjellës dhe në një rast, ka sulmuar me vezë.

​Opozita është zotuar se do të vazhdojë të bllokojë punimet në Kuvendin e Kosovës, deri në shfuqizimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Partitë politike në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kritikuar ashpër veprimet e fundit të subjekteve politike në opozitë, përfaqësues të të cilave në dy raste kanë përdorur edhe gazin lotsjellës brenda sallës së Kuvendit për të ndërprerë punimet.

Autoritete të larta vendore dhe ndërkombëtare gjithashtu kanë kritikuar opozitën, duke i bërë thirrje që të shfrytëzojë pikërisht Kuvendin, për të ngritur përmes debatit shqetësimet që ka.

Zëri i Amerikës: Skena të dhunës në parlamentin e Kosovës dhe jashtë tij

Partitë opozitare hodhën sërish gaz lotsjellës gjatë natës në parlament. Shumica parlamentare vazhdon seancën në një sallë tjetër. Përleshje në rrugë ndërmjet policisë dhe aktivistëve të opozitës

Gazi lotsjellës mbuloi sërish pak para mesnatës parlamentin e Kosovës, i cili vendosi të mbajë seancën me gjithë kundërshtimin e partive opozitës që po bllokojnë punën e tij tash e një muaj me radhë.

Kryesia e parlamentit vendosi të fusë sigurimin në sallën e seancave për të penguar veprimet e partive opozitare, të cilat hodhën gaz lotsjellës. Situata bëri që deputetët të shkëmbejnë edhe fjalë të ashpra me njëri tjetrin.

Një përpjekje e dytë pak pas mesantës për t’u mbledhur në seancë u pengua sërish me gaz lotsjelles të hedhur nga deputetët e opozitës, të cilët hodhën edhe shishe me ujë. Ata akuzuan qeverinë për ushtrim të dhunës ndaj deputetëve.

Para parlamentit ndërkaq policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe të veprimtarëve të opozitës që po protestonin në mbështetje të deputetëve të partive opozitare. Policia tha se protestuesit hodhën gurë dhe shishe me benzinë.

Që nga 22 shtatori, partitë opozitare po pamundësojnë mbajtjen e seancave të parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht me të cilat komunave me shumicë serbe u ofrohet një shkallë e gjerë autonomie si dhe marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Opozita hodhi edhe gaz lotsjellës edhe më herët gjatë ditës së premte  për të penguar punën e parlamentit, duke kërkuar tërheqjen e marrëveshjeve që sipas saj, e dëmtojnë shtetin e Kosovës.

Këto parti thanë sërish se nuk do të heqin dorë nga bllokimi i punës së parlamentit.

Pak pas orës një pasmenate, deputetët e partive të koalcionit qeverisës u zhvendosën në një sallë tjetër të parlamentit për vazhduar seancën në të cilën brenda më pak se 45 minutave u miratuan disa ligje përfshirë edhe atë për shëndetin mendor, ndërsa deputetët e partive opozitare vazhduan të qëndrojnë në sallën e mbledhjeve të rregullta të parlamentit. Drejtuesit e partive opozitare e cilësuan të paligjshme seancën e mbajtur nga partitë në pushtet.

Autoritetet vendase e ndërkombëtare u kanë bërë thirrje partive opozitare gjatë ditëve të fundit që të debatojnë brenda parlamentit për të gjitha çështjet e diskutueshme. Ambasadori amerikan Greg Delawie tha të premten në mesnatë tha se “gazi lotsjellës dhe dhuna nuk kanë vend në sallën e parlamentit. Veprimet e tilla rrezikojnë të ardhmen e Kosovës”, shkroi ai në rrjetin social twitter.

Në fillim të kësaj jave presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga filloi një seri takimesh me udhëheqësit e partive politike për të gjetur një rrugëdalje, ndërsa është shprehur e gatshme që të dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjet e kundërshtuara nga opozita.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtimin e tensioneve politike në Kosovë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës marrëveshjen e stabilizim asocimit që pritet të nënshkruhet në Strasbourg më 27 tetor.

Kujt i pengon depolitizimi i Universiteteve publike në Kosovë? – Nga FLORIM ZEQA

Tashmë pothuajse të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës janë bërë me universitete publike (politike) dhe private, kolegje dhe shkolla tjera (jo) profesionale.
Por si duket ky numer do te rritet akoma më tepër, ngase janë në rritje “kërkesat” për universitete publike edhe në qytete tjera,…e mbase mund të dalin edhe kërkesa të tjera për universitete rajonale si; Drenicës, Dukagjinit, Llapit apo Pashtrikut, e gjetiu ku ishin zonat operative te luftës,…për të shkaktuar kështu ndarjen e dijes në bazë të përkatësisë rajonale politike dhe fuqisë elektorale të liderëve aktual,…për t’i lënë vendin në fund ndoshta edhe universitetit të Shtimjes për prodhimin e kuadrove me të meta mentale për përmbushjen e “mozaikut” universitar në Kosovë!
Kërkoj falje për ketë të fundit, që e përdora si metaforë që i shkon për shtati asaj metaforës së pasluftës në Kosovë; “po të kisha ditur se është kaq lehtë më kryer fakultetin, do ta kisha mbaruar edhe shkollën e mesme…”, flitej kështu për të “diplomuarit” në universitetin e Tiranës e Prishtinës në periudhen e pasluftës e  liderëve të ndryshem politik të asaj kohe pa diplomë të maturës!
Kosova është një territor tepër i ngusht gjeografik për absorbimin e të gjitha këtyre universiteteve e kolegjeve, që janë bërë sikur objektet fetare të pasluftës,…që mbinin ngado e kudo, edhe aty ku nuk ishte nevoja fare për to!
Po u shkua tutje më ketë ritëm të hapjes së universiteteve, mund të vie shpejtë deri të “rebelimi” i bujqëve nëpër qendrat rurale për hapjen e fakulteteve të bujqësisë, si një mundësi tashmë e re për hapjen e vendeve të “reja” të punës nga qeveria aktuale!
Kjo logjikë e mbrapsht e hapjes e vendeve të “reja” të punës, është logjikë e kthimit mbrapa e jo e ecjes përpara, ngase kuantiteti nuk e përcakton asnjëherë kualitetin në arsim. Nga të gjitha këto universitete publike (politike) që veprojnë aktualisht,…nerër mund të bëhen edhe pesëdhjetë sosh dhe asnjëherë të mos  arrihet  kualiteti që dikur ishte në Universitetin e Prishtinës.
Thellësisht jam i bindur së shumica e akredituesve të këtyre institucioneve të larta arsimore në vend nuk e kuptojnë fjalën Universitet (njohuri të gjëra), ngase me siguri do të përmbaheshin pak nga “fabrikimi” i këtyre institucioneve të larta arsimore në vend, të quajtura “universitete”.
Po ndodhë kështu në mungesë të një strategjie nacionale për arsimin e lartë, për çka çdo vit kemi rritje të titujve “akademik e shkencor”, rritje enorme të të diplomuarëve dhe rënje të cilësisë e të kualitetit në arsim.
Më gjithë ketë shtim të universiteteve, analfabetizmi në Kosovë ka shënuar ngritje enorme, si pasojë e udhëheqjes së antivlerave me këto universitete në njërën anë, dhe në anën tjetër të rënjes së cilësisë së studimeve në këto universitete, kemi degradim edhe të sistemit shëndetësor, juridik, kulturor, pse jo dhe politik të vendit tonë.
Janë të shpeshta rastet kur nxënësit më sukses të shkëlqyeshëm nga shkollat e mesme, të mbesin jashta “amfiteatrove”,…ndërsa në anën tjetër nxënës të nivelit të mesëm dhe të ulët i zëjnë vendet e tyre në këto universitete,…duke e patur të sigurtë që në fillim diplomimin dhe “specializimin” në afatin e parapar të këtyre “akademive” universitare, si rezulat i privilegjeve; nepotizmit, familjarizmit, korrupsionit e dukurive tjera negative të përhapura në shoqërinë tonë këtyre 7-8 viteve të fundit.
Përderisa shtetet më të zhvilluara  ekonomike, të shtyrë nga kriza financiare në Eurozonë, përditë bëjnë shkurtime  të shpenzimeve buxhetore, ne në  Kosovë, në vendin më koeficientin më të ulët të zhvillimit ekonomik në Evropë, i rrisim shpenzimet buxhetore pa asnjë kriter, pa asnjë strategji të qartë zhvillimore,…thuajse jemi më të pasurit e më të mënçurit e globit tokësor!
Në të kaluaren jo shumë të largët, Kosova mburrej më kuadrat e dalura nga Universiteti publik i Prishtinës, në veqanti me nivelin e lartë profesional, shkencor dhe akademik, që nivelizoheshin më kuadrat e universiteteve më prestigjioze evropiane e botërore.
Kosova si një vend i vogël, do t’i mjaftonte një universistet publik (shtetëror), i konsoliduar mirë, i pajisur më infrastruktur akademike, më kushte të volitshme për studentet; me konvikte bashkëkohore, me transport të organizuar mirë për studentet nga qendrat e tjera e shumëçka tjetër,…që do ta kishin koston më të ulët buxhetore se sa hapja e  universiteteve në çdo pjesë të vendit, dhe ajo çka është më e rëndësishmja do të kishim prodhim të kuadrove cilësore për nevojat e vendit e jo fabrikim të tyre sipas orekseve partiake!
Zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, fillimisht me kërkesën për shkarkim,  më pas edhe vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit të Universitet të Prishtinës janë të nxitura nga politika e lartë në vend, që për qëllim kanë zhvendosjen e krizës institucionale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në Universitet në njërën anë, ndërsa në tjetrën për pengimin e reformave të filluara nga Rektori Ramadan Zejnullahu.
Politizimi i Universitetit të Prishtinës dhe të gjitha institucioneve tjera kishte filluar në kohën e Qeverisë së përkohëshme, me emrimin e sekretarëve “Permanent”, siq i quanin atë kohë të dërguarit politik në institucione.
Rektori Zejnullahu nga qytetarët e vendit vlerësohet si shkëndija e parë e shpresës për ndryshime pozitive jo vetëm në Universitetin e Prishtinës, por edhe më gjerë në institucionet tjera publike dhe shtetërore.
Mirëpo, Rektori duke mbrojtur kritetret dhe parimet profesionale, ra ndesh me shantazhet dhe presionet e plagjiatëve, pseudoprofesorëve, “magjistrave” dhe “doktorëve” të fabrikuar nga paslufta e këndej,…që në universitet veprojnë si sekretar partiak të maskuar me emra “senator” dhe antar të Këshillit Drejtues të UP-së,…duke mbrojtur interesat e një klase të shëmtuar politike, që Universitetin e Prishtinës e shëndrruan në çerdhe të analfabetëve partiak.
Kujt tjetër, pos grupeve të sipërpemendura të interesit ju pengon depolitizmi i universiteteve publike, reformat dhe mbarëvajtja e procesit arsimor në nivelet e larta akademiko-shkencore të vendit tonë.
Vetëm grupeve të interesit, antivlerave, injorantëve, bandave të politikës dhe parapolitikës ju konvenon mjegulla në tempullin e dijes, që të përdorin grupe njerëzish të shantazhuar për rrënimin e reformave të filluara nga Rektori  Zejnullahu, shkarkimi i të cilit mund të jetë me pasoja afatëgjata për Universitetin e Prishtinës.
Që kjo të mos ndodhë, të gjithë duhet të ngrihemi në mbrojtje të Rektorit Zejnullahu, për të mbrojtur vlerat, nderin dhe dinjitetin, përkushtimin njerëzor, idealin për çlirim shpirtëror,…mbi të gjitha të ardhmën e shumë gjeneratave në vendin tonë.

Greg Delawie: I lumtur për zhvillimin e seancës

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas mbylljes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se është i lumtur që Kuvendi vendosi ta zhvilloj mbledhjen e tij edhe duke improvizuar. Sipas ambasadorit amerikan kjo seancë është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës.

“Jam i lumtur që Kuvendi ishte në gjendje që tu bëjë punën e tij në emër të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Delawie në twitter./Zeri/

Përfundon në sallën e improvizuar seanca e jashtëzakonshme e pozitës, pa opozitën

​Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e pozitës, e mbajtur pa praninë e partive opozitare e cila është mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë në një sallë tjetër e jo në atë të seancave

Arsyeja e zhvendosjes së seancës ka qenë pikërisht moslejimi i vazhdueshëm i opozitës për mbajtjen e seancave.

Në këtë seancë janë miratuar me shumicës votash të gjitha ligjet e parapara në rendin e ditës për seancën e së premtes.

Pas përfundimit të seancës, deputetët e pozitës kanë dalë menjëherë nga ndërtesa e Kuvendit.

Greg Delawie: Progresi në Kosovë nuk mund të arrihet pa një Kuvend funksional

PRISHTINE – Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter” mbi zhvillimet e fundit në Kuvend.

Sipas ambasadorit amerikan, “progresi në Kosovë nuk mund të arrihet pa një Kuvend funksional”.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e bllokuan seancën e Kuvendit të Kosovës, duke hedhur gaz lotsjellës në kohën kur pritej të niste seanca, pas orës 16:00.

Veseli shtyn senacën për orën 20 – Opozita paralajmëron tensionim të mëtejshëm të situatës

Opozita përmes një deklarate ka thënë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli po e tensionon situatën në kuvend dhe jashtë tij.

Sipas opozitës, Veseli me qëllim e ka shtyrë vazhdimin e seancës në orën 20:00.

Sidoqoftë ata i kanë bërë thirrje kreut të Kuvendit që të mos vazhdohet seanca deri në tërheqjen e marrëveshjeve pasi që të gjitha do të dështojnë./Zeri/

Deklarata e plotë

“Kadri Veseli nuk e mbajti fjalën për 1 orë pauzë. Ai e shtyu pauzën deri në orën 20:00. Zhvillimi i seancës natën, nën rrethim policor të Kuvendit dhe nën masa të rrepta sigurie brenda Kuvendit, duke ndërruar sallën – me rrezikun që të mos i lejojë mediat brenda, do të shpie në tensionim të mëtutjeshëm të situatës.

Jo rastësisht Kadri Veseli zgjodhi natën për të vazhduar seancën. Ai po do që të tentojë vazhdimin e seancës natën, ngase nata ka qenë përherë koha e preferuar e tij, për të zhvilluar aktivitete kundërshtetërore.

Opozita bën thirrje edhe njëherë që të mos vazhdohen seancat e Kuvendit pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Ne do ta mbrojmë Republikën dhe nuk pranojmë asnjë kompromis në këtë kauzë.”

Donika Kada-Bujupi hedh gaz në Kuvend, ndërpritet seanca

Përkundër masave të rrepta të sigurisë që sot pati në Kuvendin e Kosovës dhe pjesëmarrjes së kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, opozita ka arritur që të fus në sallën gazin lotsjellës.

Ka qenë përsëri deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ajo e cila ka hedhur gazin dhe ka bërë që seanca të ndërpritet. Se çfarë do të ndodhë më pas do të ju njoftojmë sapo të vendoset ndonjë gjë./Zeri/

Gaz lotësjellës në zyrën e Kadri Veselit – helmon krejt administratën e Kuvendit

Ndërkohë që po pritej fillimi i seancës plenare të paraparë në orën 16:00, opozita ka sulmuar me gaz lotsjellës

Me gaz lotsjellës janë sulmuar disa pjesë të ndërtesës se Kuvendit duke përfshirë edhe zyrën e Kryeparlamentarit.

Deputeti i VV-së, Fisnik Ismajli, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se në zyrën e kryeparlamentarit Veseli, siç ka thënë ai, “ka plasur gaz lotësjellës”.

Ndërkaq, portali Indeksonline mëson se Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi posa ka hedhur gaz lotsjellës në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ishte zonja Kadaj Bujupi e cila ka helmuar tërë administratën e Kuvendit.

Presidentja thërret në takim urgjent Isa Mustafën

Voal – Kryeministri Isa Mustafa është takuar me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Top Channel ka mësuar se përveç krizës, dy krerët e lartë të shtetit kosovar kanë diskutuar edhe çështje të tjera si autorizimet që Presidentja duhet t’ia japë qeverisë për nënshkrimin e MSA-së.

Ndërkohë, në mjediset e Kuvendit, zyrtarë të lartë policorë janë duke kontaktuar personalisht me policët që kujdesen për sigurinë në Kuvend.

Burime të sigurta të Top Channel brenda Kuvendit kanë bërë të ditur se gjatë ditës në ambientet e Kuvendit kanë qëndruar edhe zyrtarë të shërbimit sekret kosovar (AKI),  të cilët kanë diskutuar me policinë për planin e tyre të sigurisë brenda Kuvendit.

Vjosa Osmani: Kuvendi dhe opozita po eksperimentojnë me deputetët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani thotë se Kuvendi dhe opozita po eksperimentojnë me deputetët. Ajo i quan të gabuara veprimet e opozitës në Kuvend por edhe Kuvendin, që sipas saj po thërret seanca po u krijuar kushtet.

“Nuk është Kuvendi arenë për tregimin e muskujve, as për tregimin e trimërisë as për të përdorur e eksperimentuar me armë ndaj kolegëve të tu. Pra ose le të krijohen kushtet apo rrethanat normale për mbajtjen e seancës ose uluni dhe gjejeni një zgjedhje dhe mos thirrni seanca deri në një moment të tillë”, tha Osmani në emisionin ‘Click’ në RTV21.

Por kush po eksperimenton sipas Osmanit?

“Të gjithë fatkeqësisht sepse në qoftë se thirret seanca pa u krijuar kushtet normale që ne të votojmë, që të flasim, që të diskutojmë dhe thuhet shkoni në seancë dhe tregoni se ju nuk do të ndaleni as para gazit, as para kësaj as para asaj, unë vërtetë e konsideroj si jo seriozitet nga të gjithë që mendojnë që ne do të duhej të torturoheshim”, tha Osmani.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë Christofer Dell: krenar për Presidenten Atifete Jahjaga dhe kritikon Veton Surroin

Voal – Ish-ambasadori amerikan në Kosovë Christofer Dell në një postim në Facebook, ku edhe ka shpërndarë një shkrim të Al Jazeera’s për portretin e Presidentes Jahjaga, ka kritikuar Veton Surroin dhe opozitën, duke shtuar se ai ndihet krenar me Presidenten Jahjaga.

Al Jazeera: Portreti i Presidentes së Kosovës (Foto)

Ish-Ambasadori Dell shkruan: “I gjithë tërbimi dhe përpjekjet e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe për t’u hedhur helm arritjeve nuk mund t’i ndryshojë dy fakte:

Presidentja Jahjaga ka bërë më shumë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës se sa çdokush tjetër ka bërë, ose do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai apo dikush tjetër) për t’i shërbyer vendit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretat e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetuese”, thuhet në postimin e Dell.

Duke iu referuar vendimit të sotëm për Kosovën në UNESCO dhe bllokadës së Parlamentit  Dell thotë se “mendjet e vogla kritike”, kameleonët dhe tiranët potencialë duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotsjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyllë me “Krenar me Presidenten”.

Hera e katërt, a do lejojë opozita mbajtjen e seancës?

Për sot pasdite është caktuar termini që të mbahet seancë e rregullt e Kuvendit të Kosovës. Kjo është hera e katërt që të mbahet një seancë e rregullt e Kuvendit pasi tre te parat janë ndërprerë nga partitë opozitare.

Deputetë e partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma janë të prerë se as sot nuk do të ketë mbajtje të seancave përderisa kryeministri Isa Mustafa nuk tërheq nënshkrimin nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar më 25 gusht në Bruksel.

Këtë vendim Kryesia e Kuvendit, e kishe marrë më 20 tetor, pas takimeve që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar me të gjitha partitë politike në Kosovë, në përpjekje për të zhbllokuar punimet në Kuvend.

Bllokimi i tyre është bërë nga ana e opozitës në Kosovë, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.

Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar si jo të mira për Kosovën, zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Duke iu drejtuar forcave politike në opozitë, ambasadori amerikan kishte deklaruar se ato janë “duke e lënduar ekonominë e Kosovës, janë duke e izoluar Kosovën dhe janë duke rrezikuar liberalizimin e vizave” në zonën Schengen të Bashkimit Evropian, për qytetarët e Kosovës.

Liderët e partive politike në opozitë kërkojnë shfuqizimin e këtyre marrëveshjeve, me theks të veçantë atë që ka të bëjë me themelimin e

Asociacionit për komunat e banuara me shumicë serbe. Deri më tani, opozita ka përdorur edhe gazin lotsjellës, për të penguar punimet në Kuvend.

Mungesa e barnave jetike në Kosovë

Problemet në fushën e farmaceutikës në Kosovë janë të mëdha. Mungesa e barnave të regjistruara në tregun farmaceutik është njëra nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Zyrtarë nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale, kanë bërë të ditur se aktualisht mbi 700 molekula në rreth 3 mijë forma farmaceutike janë të regjistruara në Kosovë.

Por pacientët po përballen me mungesë të barnave që i përdorin si terapi ditore.

Një qytetare e cila deshi të mbetej anonime (emri i njohur për redaksinë), përdor ilaçin Zigabal, ilaç që përdoret për sulme epileptike. Ajo thotë se në asnjë barnatore në Kosovë, nuk ka mundur ta gjejë këtë ilaç, me pretekstin se është tërhequr nga tregu.

Ajo thotë se ndërprerja e ilaçit, të cilin e quan jetik, është shumë i dëmshëm dhe i mundimshëm për të.

“Zigabal është ilaç shumë i rëndësishëm që përdoret për sëmundjen e epilepsisë sepse është terapi ditore, për zbutjen e nervave me impulse të caktuara. Është e rëndësishme, sepse kjo terapi nuk bën të ndërpritet. E në asnjë barnatore në Kosovë nuk ka ilaç të tillë ose diçka të ngjashme, dhe nuk është ngritur si çështje që të mund të gjendet diku tjetër nga njerëzit që e përdorin”, thotë ajo.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ilaçi në fjalë nuk është në listën esenciale, andaj për te duhet leje speciale nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale.

“Produkti i caktuar Zigabal nuk ekziston në listë esenciale dhe ato që nuk janë të përfshira në listë dhe nuk janë të regjistruara në listë esenciale. Pacientët duhet të aplikojë në AKPM për trajtim individual. Barnat esenciale merren falas, ndërkaq për të tjera pacienti duhet të paguajë vetë. Konsiderohet që lista esenciale përfshin barnat jetike”, bën të ditur Bekim Fusha, nga departamenti farmaceutik.

Pranvera Behrami, zyrtare për informim Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale thotë se për terapi individuale, për barnat që nuk janë të regjistruara, ekziston një nen brenda Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinave që pacientët pajisen dhe u lejohet importi.

“Në bazë të Ligjit për Produkte Medicinale, përkatësisht përmes nenit të 12 për import të produkteve medicinale, personatfizik kanë të drejtë të importojnë sasi të produkteve medicinave për një tretman të nevojshëm, për përdorimin e tyre personal duke dëshmuar recetën e mjekut, në rast që këto produkte nuk janë të regjistruara apo nuk kanë licencë importi”.

“Po ashtu, mund të them që importi nga personat fizik mund të bëhet nga qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë. Kemi raste të shpeshta të terapive individuale. AKPM dhe brenda ditës do të mundësojë që të pajisen me leje dhe më pas shumë shpejtë me produktin e kërkuar”, thotë Behrami.

Sidoqoftë, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë marrë hapat konkretë për thjeshtësimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve mjekësore.

Në shfrytëzim janë edhe disa udhëzime administrative që kanë mundësuar njohjen unilaterale të regjistrimit të barnave nga dy shtete, Gjermania dhe Anglia.


Ariana Kasapolli – Selani

[email protected]

Ariana Kasapolli – Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Ekspertët: Politikanët janë pronarët e vërtetë të bizneseve në Kosovë

Disa biznese të fuqishme në Kosovë, veprimtarinë e tyre e zhvillojnë me ndihmën e zyrtarëve të institucioneve shtetërore.

Kështu thonë ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke shtuar se pas kompanive në sektorë të ndryshëm, qëndrojnë apo janë “bashkëpronarë“, jo zyrtarisht, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.

Ata shprehin shqetësimin se më shumë se një dekadë, në Kosovë sektori i ndërtimit ka marrë hov, biznese tregtare me kapital të lartë, por asnjëherë nuk kërkohet burimi i parasë.

Në anën tjetër, raporte të ndryshme të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, vlerësojnë se Kosova ka një zhvillim të ulët ekonomik dhe ambient jo të përshtatshëm për biznes.

Por, për çudi në Kosovë, sipas tyre, nga një biznes me kapital të vogël, për një periudhë të shkurtër kohore është shndërruar në kompani të fuqishme.

Lorik Bajrami, nga Organizata për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu“, thotë se duke marrë parasysh se kompanitë private në disa raste varen nga buxheti i Kosovës, zyrtarët qeveritarë e kanë keqpërdorë detyrën zyrtare në favor të përfitimeve materiale.

“Edhe ne e kemi parë në shumë raste të ndryshme, përmes shumë provave të ndryshme që këtë mundësi qeveritarët e kanë përdorur. Do të thotë, kanë përdorur korruptimin ose abuzimin me funksionin publik ose me të mirat publike,në mënyrë që përfitojnë të mira materiale në aspektin privat”.

“Qeveritarët e Kosovës kanë një mundësi shumë të madhe, kushtimisht të them shantazhit, kufizimit ose kushtëzimit të kompanive të ndryshme private”, ka thënë Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq theksojnë se edhe pse mungojnë të dhëna zyrtare se a ekzistojnë raste të tilla, megjithatë sipas tyre në Kosovë ka raste kur bizneset përkrahen nga pushteti apo parti të ndryshme politike.

Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se disa biznese marrin projekte nga institucionet publike dhe kjo ndikon në rritjen e kapitalit të tyre.

“Në çdo vend të botës ka biznese të tilla. Por, shpresojmë që mos të jenë biznese që pastrojnë para, i ikin taksave dhe krijojnë evazion fiskal, sepse Kosova është vend i vogël, dhe këto biznese sado të vogla që te jenë, mund t’u shihet filli i lidhjes eventuale që kanë me politikën”.

“Dihet këtu se shumica e bizneseve marrin punë nga politika, nga institucionet publike dhe kur dihet se ka korrupsion të lartë në procesin e dhënieve të tenderëve dhe formave të ndryshme, atëherë pa dyshim se ndodhin edhe gjëra të tilla”, tha Ramosaj.

Por, Lorik Bajrami nga organizata “Çohu”, thotë se kompani të mëdha në Kosovë konsiderohen operatorët e derivateve të naftës, kompanitë tregtare që merren me import, dhe kompanitë ndërtimore.

Se kompani të ndryshme mund të qëndrojnë në treg vetëm më mbështetjen e institucioneve publike, Bajrami tregon se ka raste kur disa biznese kapitalin e tyre e kanë rritur në kohën kur në Kosovë ka pasur investime në rindërtimin e vendit, si në infrastrukturë dhe objekte të shkollave.

Por, më përfundimin e këtyre investimeve dhe mosmarrjen e tenderëve publik, këto kompani nuk janë të pranishme në tregun e Kosovës.

“Mirëpo sot ndërtimi i rrugëve dhe objekteve shkollore është në rënie e sipër , për shkak të ndërtimit të autostradës. Do të thotë që nga fillimi i ndërtimit të autostradës, ato kompani janë në rënie e sipër”.

“Nuk kanë sot një relevancë shumë të madhe. Disa prej tyre kanë mbetur pak, por pjesa dërrmuese të cilat janë krijuar në kohën e investimeve të mëdha publike, më nuk janë në treg, kanë dalë nga tregu”, thotë Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Lidhja e politikës me biznese, sipas tyre dëshmohet me faktin se “disa biznesmenë që udhëheqin me kompani të mëdha, tashmë janë bërë pjesë e politikës, ndonëse ka edhe politikanë, të cilët janë bërë biznesmenë”.

Haradinaj: Do të futemi në Kuvend për të mos e lejuar seancën plenare

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj konfirmon këmbënguljen e partive opozitare, që të mos lejojnë mbajtjen e seancës parlamentare, të ftuar për të premten në orën 16:00.

Në një intervistë për Top Channel, Haradinaj tha se deputetët e opozitës nuk do ta bojkotojnë seancën, por do të shkojnë në Kuvend dhe do ta bllokojnë sërish mbajtjen e saj, ndërsa për mjetet që do të përdorin tha se mbetet të shihen të premten.

“Më vjen keq që Qeveria nuk ka reflektuar dhe që Kryesia e Parlamentit ka vepruar gabim duke thirrur seancë për nesër. Ne do të jemi nesër në Parlament, por seanca nuk do të mbahet. Metodat ose mënyra sesi do të veprojmë mbetet për t’u parë nesër. E vetmja gjë që dihet është se, sikundër deri më tani, seancat s’kanë për t’u mbajtur”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Duke folur për përpjekjet e Presidentes për të gjetur një zgjidhje për krizën politike, Ramush Haradinaj tha se opozita tanimë e ka paraqitur ofertën e saj për daljen nga kriza.

“Tërheqja nga marrëveshjet do të rezultojë me mbarëvajtje të Parlamentit, me jetë institucionale të zakonshme, me opozitarizëm të zakonshëm. Pra, ne kemi ofertë. Jemi të habitur me kryeneçësinë e kryeministrit Mustafa”, tha më tej Ramush Haradinaj.

Haradinaj nuk ka dashur të komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, i cili më herët gjatë ditës tha se, deputetët opozitarë po rrezikojnë izolimin e Kosovës dhe shtyrjen e liberalizimit të vizave.

Haradinaj u shpreh se, pavarësisht respektit që opozita ka për ndihmën e ndërkombëtarëve, kauza do të vazhdojë deri në tërheqjen e marrëveshjes. E për këtë, Haradinaj tha se po përgatisin edhe një protestë të madhe, e cila do të mbahet në Prishtinë.

“Ne jemi në përgatitje e sipër dhe kemi kryer më shumë se gjysmën e punës për një protestë vendimtare në Prishtinë, me të cilën do t’ia pamundësojmë me të vërtetë qeverisë zbatimin dhe funksionimin normal të mëtejshëm. Do të jetë pak vonë për qeverinë, në rast se vijnë qytetarët në Prishtinë. Do të jetë vonë edhe që të tërhiqet nga marrëveshjet. Pra, është mirë që të mos e testojnë më tutje dhe mos ta shtyjnë gjendjen në përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Ramush Haradinaj.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit ka folur edhe për debatin e ashpër virtual mes tij dhe kryeministrit Isa Mustafa, në Facebook, ku kreu i qeverisë i ka përmendur disa krime, që supozohen se janë kryer gjatë luftës në liqenin e Radoniçit, në zonën ku komandant ka qenë Haradinaj.

“Unë jam i filtruar prej instancave më të larta të ligjit ndërkombëtar pikërisht për këtë çështje. Ligji ndërkombëtar, gjykata më e lartë në botë që ekziston për këto tema, i ka gjetur fajtorët për ato gjëra që ka përmendur ai. Janë dy gjeneralë serbë, Lazareviç dhe Gjorgjeviç, të cilët kanë jetuar në Prishtinë edhe në kohën kur kryeministri ka qenë funksionar. Kështu që, ky mund t’i ketë njohur apo mund të ketë bashkëpunuar me ta. Pikërisht fajtorët për ato tema janë gjetur, ndërsa është për habi, që kryeministri i vendit tim i lejon vetes sjellje të tilla”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Haradinaj tha se mbyllja e profilit të kryeministrit në Facebook, me arsyetimin se dikush e ka keqpërdorur atë, duhet të hetohet dhe vërtetohet nga organet e drejtësisë në vend.

Opozita: Presidente, mos guxo t’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mund të dërgojë për shqyrtim përmbajtjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi në Gjykatën Kushtetuese.

E ky veprim i saj, nga partitë opozitare nuk po shihet si veprim adekuat.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami thotë se Presidentja tashmë ka nisur bisedimet me liderët politikë në vend, andaj sipas saj, nuk është momenti i duhur që ajo të dërgojë në Kushtetuese marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Mendoj se Presidentja nuk guxon të merr një vendim të tillë, pasi ka hapur diskutim të liderëve. Besoj se nuk është momenti që (marrëveshja Kosovë-Serbi) të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo nuk duhet ta dërgojë në Kushtetuese”, thotë ajo.

“Kjo çështje është çështje politike dhe ka hapur bisedimet mes liderëve pozitarë dhe opozitarë me qëllim që të arrihet një dakordim. Tash nuk e di ku është esenca e thirrjes së një tryeze të përbashkët pozitë-opozitë. Pra iniciativa e saj po më duket e pakuptimtë”, thotë Bajrami.

Ndërkaq, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, thotë se nga përvoja që kanë pasur më herët me Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që ata të mos besojnë më në objektivitetin e organit më të lartë të drejtësisë në vend.

Ai madje thotë se Kushtetuesja më herët nuk ka pranuar që të shqyrtojë ligjshmërinë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Nga përvoja në të kaluarën ne e kemi parë dhe tashmë jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese është thjesht një prej institucioneve të Republikës të cilat janë të kapura nga njerëzit në pushtet”.

“Kështu që nuk presim që kjo Gjykatë të merr ndonjë vendim të drejtë dhe aq më tepër është shumë e rëndësishme që të rikujtohet se është pikërisht marrëveshjet e 19 prillit ne i kemi dërguar në Kushtetuese dhe Gjykata na ka kthyer përgjigje që ne nuk mund t’i trajtojmë çështjet që diskutohen në Bruksel, pra janë jashtë mandatit të Gjykatës Kushtetuese”.

Duke folur për rolin e presidentes Jahajaga në gjetjen e zgjidhjes për të dalë nga kjo gjendje, Krasniqi thotë se ajo nuk është aspak “neutrale”.

“Presidentja nuk ka një rol neutral brenda këtij procesi, ajo pak a shumë është rreshtuar përkrahë qeverisë sepse ajo mbështetë marrëveshjet, ajo e ka gjykuar opozitën”, tha Krasniqi.

Deputetja Valdete Bajrami por dhe Frashër Krasniqi thonë se pavarësisht nëse Presidentja vendos t’i drejtohet Kushtetueses, ata do të vazhdojmë me veprimet e tyre, pra me bllokimin e institucionit të Kuvendit, derisa qeveria të tërheq nënshkrimet nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si dhe Marrëveshjes e Demarkacionit me Malin e Zi.

Presidentja këtë javë ka nisur bisedimet e ndara me liderët politikë, duke paralajmëruar për një tryezë të përbashkët pozitë-opozitë.

Partitë opozitare, që një muaj, janë duke bllokuar punën e Kuvendit. Në dy seancat e fundit, ata kanë hedhur gaz lotsjellës, raporton lajmi.net.

Veprimet e opozitës janë dënuar edhe nga trupi diplomatik i akredituar në Kosovë.

Në anën tjetër, opozita ka paralajmëruar për organizimin e protestave gjithëpopullore.

A është zgjidhje politike kjo që ofron Presidentja

Në takimet me partitë politike të pozitës dhe opozitës, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u ka ofruar partive një marrëveshje për zgjidhjen e situatës politike në vend. Jahjaga ka vendosur që marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga ka vendosur që vetë, në bazë të kompetencave kushtetuese të saj, ta kërkojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen me Serbinë, të nënshkruar në Bruksel, për Asociacionin.

Express mëson se sot edhe një herë Presidentja do t’i takojë përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës, ku do t’ua paraqesë këtë propozim.

Me një pajtueshmëri eventuale të partive politike, Presidentja këtë kërkesë do ta dërgojë në Kushtetuese nesër para fillimit të seancës së Kuvendit, e cila është thirrur të mbahet prej orës 16:00.

Në përgjigjen për Express, Zyra e Presidentes së Kosovës ka deklaruar se Presidentja po vazhdon të konsultohet me partitë parlamentare për hapat e mëtejmë.

Po ashtu, mësohet se ideja e Jahjagës ka gjetur edhe përkrahjen te ambasadat e huaja.

Pas dërgimit në Kushtetuese, Gjykata ka afat ligjor prej 60 ditësh për të kthyer përgjigje.


Send this to a friend