VOAL

VOAL

Itali, disa të vdekur nga aksidenti me teleferik

Marrë nga Reuters

12 persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur rëndë pasi një teleferik që lidh liqenin Maggiore të Italisë me një mal pranë tij u këput të dielën, tha shërbimi kombëtar i shpëtimit alpin përmes një postimi në rrjetin Twitter.

Teleferiku Stresa-Mottarone çon turistët dhe vendasit nga qyteti i famshëm Stresa, në liqenin Maggiore, gati 1400 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone për 20 minuta.

“Është një aksident shumë i rëndë”, tha Walter Milan, një zëdhënës i shërbimit kombëtar të shpëtimit alpin për televizionin RaiNews24.

Ai tha se dy fëmijë ishin transportuar me helikopter në një spital pediatrik në Torino.

Thirrja për shpëtim erdhi menjëherë pas mesditës. Kabina e teleferikut kishte rënë nga një lartësi e madhe dhe tani qëndron i shkatërruar në pyjet poshtë, shtoi zoti Milan. Shërbimi me teleferik sapo ishte rihapur pas heqjes graduale të kufizimeve të koronavirusit. VOA

Mbylle gojën dhe rri sus – (Teksti i këngës Zitti e Buoni që bën thirrje për anticensurë e grupit Maneskin që fitoi Eurosong 2021) E shqipëroi Elida Buçpapaj

Ata nuk e dinë se për çfarë po flas
Rroba të ndyra, të baltosura
Puro e verdhë midis gishtërinjve
Unë me puro duke ecur
Më vjen keq, por besoj shumë
Se mund ta marr këtë hop
Edhe nëse rruga është e përpjetë
Prandaj jam duke u stërvitur tani

E pra mirëmbrëma zonja dhe zotërinj
Jashtë të dalin aktorët
Më mirë ju intereson të prekni topat tuaj
Më mirë ju intereson të rrini gojë mbyllur dhe sus
Njerëzit këtu janë të çuditshëm, si shitësit e drogës
Shumë net qendrova i mbyllur jashtë
Për t’i marrë me shkelma këto dyer
Vështrimin lart, si alpinistë
Më vjen keq nënë që jam gjithmonë i çartur, por

Unë jam i çartur, por ndryshe nga ata
Dhe ti je i çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Jo

Kam shkruar pafund faqe dhe faqe
Kam parë kripë, pastaj lot
Këta burra në makinë
Mos ngjitni shpejtësitë
Mbi një gur varri shkruhet
“Në shtëpinë time nuk ka Zot”
Por nëse gjen kuptimin e kohës
Ju do të dilni nga harresa juaj
Dhe nuk ka erë që ndalet
Fuqia natyrore
Nga këndvështrimi i duhur
Ju e ndjeni tronditjen e erës
Me krahë dylli mbi shpinë
Do ta kërkoj atë lartësi
Nëse doni të më ndaloni, provoni përsëri
Mundohuni të ma prisni kokën
Pse

Unë jam i çartur, por ndryshe nga ata
Dhe ti je i çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Jo

Njerëzit flasin, për fat të keq
Flasin, por nuk e dinë se për çfarë flasin
Ti më ço atje ku jam në sipërfaqe
Se këtu më mungon ajri
Dhe njerëzit flasin, për fat të keq
Flasin dhe nuk dinë se përçka flasin
Ti më ço atje ku jam notoj
Se këtu më mungon ajri
Njerëzit flasin, për fat të keq
Flisni, dhe nuk e di se për çfarë dreqin flasin
Ti më çon atje ku jam në sipërfaqe
Se këtu më mungon ajri

Unë jam i çartur, por ndryshe nga ata
Dhe ti je i çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çartur, por ndryshe nga ata
Jo

 

***Gjatë konkurimit nga teksti u hoqën dy fjalë të pista sharjes, por në daljen e fundit si fitues, kënga u këndua pa censurë.

 

Zitti e buoni

  • Damiano David
  • Ethan Torchio
  • Thomas Raggi
  • Victoria De Angelis

 

Loro non sanno di che parlo
Vestiti sporchi, fra’, di fango
Giallo di siga’ fra le dita
Io con la siga’ camminando
Scusami, ma ci credo tanto
Che posso fare questo salto
Anche se la strada è in salita
Per questo ora mi sto allenando

E buonasera signore e signori
Fuori gli attori
Vi conviene toccarvi i coglioni
Vi conviene stare zitti e buoni
Qui la gente è strana, tipo spacciatori
Troppe notti stavo chiuso fuori
Mo’ li prendo a calci, ‘sti portoni
Sguardo in alto, tipo scalatori
Quindi scusa mamma se sto sempre fuori, ma

Sono fuori di testa, ma diverso da loro
E tu sei fuori di testa, ma diversa da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
No

Io ho scritto pagine e pagine
Ho visto sale, poi lacrime
Questi uomini in macchina
Non scalare le rapide
Scritto sopra una lapide
“In casa mia non c’è Dio”
Ma se trovi il senso del tempo
Risalirai dal tuo oblio
E non c’è vento che fermi
La naturale potenza
Dal punto giusto di vista
Del vento senti l’ebrezza
Con ali in cera alla schiena
Ricercherò quell’altezza
Se vuoi fermarmi, ritenta
Prova a tagliarmi la testa
Perché

Sono fuori di testa, ma diverso da loro
E tu sei fuori di testa, ma diversa da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro

Parla la gente, purtroppo
Parla, non sa di che cosa parla
Tu portami dove sto a galla
Che qui mi manca l’aria
E parla la gente, purtroppo
Parla, non sa di che cosa parla
Tu portami dove sto a galla
Che qui mi manca l’aria
Parla la gente, purtroppo
Parla, non sa di che cazzo parla
Tu portami dove sto a galla
Che qui mi manca l’aria

Ma sono fuori di testa, ma diverso da loro
E tu sei fuori di testa, ma diversa da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro
Siamo fuori di testa, ma diversi da loro

Nga 7 qershori të gjithë udhëtarët e vaksinuar do të lejohen të hyjnë në Spanjë

Madrid

Personat që vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të lejohet të hyjë në Spanjë nga 7 qershori, njoftoi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo përfshin udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së si Turqia dhe SHBA-ja, megjithëse Spanja do të pranojë vetëm ata që kanë marrë një vaksinë të njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ose Agjencia Evropiane e Barnave.

Sanchez gjithashtu njoftoi se pasagjerët e Britanisë së Madhe dhe Japonisë do të lejohen të hyjnë në vend nga e hëna pa pasur nevojë të paraqesin test negativ për COVID-19. Ata bashkohen në listën e vendeve të sigurta që përfshin Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ruandën.

E ashtuquajtura pasaportë e vaksinës e BE-së që synon të lehtësojë udhëtimet brenda Evropës do të hyjë në fuqi më 1 korrik, tha Sanchez.

“Jemi të bindur se certifikata digjitale COVID e BE-së dhe relaksimi i kufizimeve në vendet e tjera do të na lejojnë të kemi një verë shumë më të mirë se 2020”, tha Sanchez.

Deri në fund të vitit 2021, Spanja pret që numrat e turizmit të arrijnë 60-70 për qind të asaj që ishin para pandemisë, sipas Sanchez.

“Turizmi do të jetë trampolina që do të na nxjerrë nga kjo krizë dhe në rrugën e rimëkëmbjes”, tha ai.​​​​​​​

Presidenti çek i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e NATO-s të vitit 1999

VOA

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë të martën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Presidenti Zeman, një ish-kryeministër i majtë, u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013, është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën.

Ai priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin 1938 edhe në vitin 1968, duke ju referuar situatës para Luftës së Dytë Botërore dhe invadimit sovjetik të para 53 vitesh.

“Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë rast në emrin tim kërkoj ndjesë për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Ishte gabim. Si njeri kërkoj ndjesë nga populli serb. Tërë kohën më ka munduar kjo gjë”, tha presidenti çek, i cili ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.

Ai tha se kishte bërë përpjekje për të parandaluar fushatën e bombardimeve por nuk kishte gjetur mbështetje tek aleatët.

NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh më 24 mars të vitit 1999 e cila vazhdoi deri më 10 qershor duke u dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.

Nëntë vjet pas asaj ndërhyrjeje Kosova shpalli pavarësinë e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia.

Republika Çeke e njohu Kosovën në maj të vitit 2008.

Më 11 shtator të vitit 2019 presidenti çek, Zeman tha në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij.

Pak kohë më pas zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzuan propozimin e tij.

Ministria çeke e punëve të Jashtme tha atëbotë se njohja e Kosovës ishte “njohje de jure, pra njohje e plotë dhe përfundimtare e shtetit në kushtet e së drejtës ndërkombëtare. Republika Çeke gjithashtu, nuk ka anuluar kurrë njohjen e ndonjë shteti në praktikën e saj”.

Spanja ekstradon një udhëheqës të mafias italiane

Një polic italian.

Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali.

Konsiderohet se ai kontrollonte rrugët e kokainës brenda Evropës. Giuseppe Romeo, 35 vjeç, arriti në Aeroportin Fiumicino nga Barcelona të premten mbrëma, pas arrestimit të tij më 11 mars përmes një urdhër arresti evropian, tha policia përmes një deklaratë, raporton AFP.

Ai akuzohet si anëtar i lartë i një rrjeti ndërkombëtar droge të drejtuar nga “Ndrangheta” me qendër në zonën e Kalabrisë në Itali. Ndrangheta është grupi mafioz më i fuqishëm i Italisë, i përfshirë në pothuajse të gjitha fushat e veprimtarisë kriminale, operacionet e të cilit shtrihen në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

Sipas një deklarate të policisë italiane, Romeo, “kishte rolin e promovuesit, organizatorit dhe financuesit të trafikimit të kokainës në Evropë”.

Në vitin 2018, ai arriti t’i shpëtonte operacionit të kryer nga autoritetet italiane, gjermane, holandeze dhe belge që kishte në shënjestër rreth 90 persona të dyshuar për përfshirje në rrjetin ndërkufitar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në nëntor, Romeo u dënua në mungesë me 20 vjet burg për akuza në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, pjesëmarrje në organizatë mafioze, posedimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Italia emëron gruan e parë në krye të shërbimeve sekrete

Elisabetta Belloni është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë shërbimet sekrete të Italisë.

Kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi se ish-ambasadorja Belloni është zgjedhur në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit.

Departamenti mbikëqyr shërbimet e huaja dhe të brendshme të inteligjencës së vendit dhe i raporton drejtpërdrejt Qeverisë italiane.

E lindur në vitin 1958, Belloni ka qenë një nga vajzat e para që i është bashkuar Institutit prestigjioz – dhe dikur ekskluzivisht vetëm për meshkuj – Massimiliano Massimo në Romë, ku ka studiuar edhe kryeministri Draghi.

Pasi ka shërbyer si diplomate në Vjenë dhe Bratislavë, ajo ka drejtuar njësinë e krizës në Ministrinë e Jashtme italiane nga viti 2004 deri më 2008.

Gjatë asaj kohe, ajo është marrë me shtetasit italianë të vrarë ose të plagosur jashtë vendit, përfshirë kidnapimet në Afganistan dhe Irak, dhe ka mbikëqyrur operacionet e shpëtimit të italianëve të prekur nga cunami shkatërrues në Oqeanin Indian, në vitin 2004.

Emërimi i saj në pozitën e re u mirëprit nga politikanët italianë.

“Një grua e guximshme”, tha kryetari i partisë Lega Nord, Matteo Salvini. rel

Franca mes zërave për grusht shteti

VOA

Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Algjeria.

Media dhe politika u dominua gjatë javës së kaluar nga pasojat e një letre të hapur hartuar nga një ish-kapiten xhandarmërie, që pretendon se Franca po përballet me “rreziqe me pasoja të rënda” duke paralajmëruar se ai dhe disa ish-ushtarakë, “nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të vendit tonë të bukur”.

Letra është nënshkruar nga më shumë se 2,000 ish-ushtarakë mes tyre gra, si dhe një numër gjeneralësh në pension. Ata paralajmërojnë se Franca ndodhet në “rrezik” nga “islamizmi dhe grupe të mëdha e të paorganizuara në periferi”. Nënshkruesit thonë se “ata që drejtojnë vendin duhet të gjejnë guximin e nevojshëm për t’i zhdukur këto rreziqe”.

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e përqafoi menjëherë këtë qëndrim. Të dielën ajo akuzoi Presidentin francez Emmanuel Macron se po e çonte Francës drejt kaosit, dhunës dhe rënies ekonomike.

Zhurma politike e nxitur nga letra publike, e cila u botua në përvjetorin e gjashtëdhjetë të përpjekjes për grusht shteti të vitit 1961 kundër Charles De Gaulle-t, po hedh bazat për zgjedhje problematike presidenciale vitin e ardhshëm.

Zonja Le Pen, e cila ndodhet në pozita te forta për të mposhtur zotin Macron në zgjedhjet e vitit 2022, u ka kërkuar nënshkruesve të letrës të mbështesin kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale, gjë që ka nxitur një ministre të qeverisë, Marlène Schiappa, ta akuzojë atë (Le Pen) “se po mbështet një puç të mundshëm”.

Sipas një sondazhi të kompanisë “Harris Interactive” 58% e popullsisë franceze ndajnë pikëpamjet e shprehura nga ushtarakët e pakënaqur. Po sipas sondazhit, 49% besojnë se do të ishte e drejtë që ushtria të ndërhynte për të ruajtur rendin në rrethana të caktuara “edhe nëse qeveria nuk e kërkonte një gjë të tillë”.

Sipas shefit të shtabit të forcave të armatosura të Francës, tetëmbëdhjetë ushtarë në shërbim që mbështetën paralajmërimin për rrezikun e një “lufte civile” në Francë do të përballen me ndëshkime për shkelje të rregullave të ushtrisë që kanë të bëjnë me të qenit politikisht asnjanës.

Gjenerali François Lecointre thotë se do të ketë gjithashtu ndëshkim shembullor për gjeneralët dhe oficerët e tjerë në pension që kanë nënshkruar letrën, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të veshjes së uniformave në raste ceremoniale dhe madje ulje të pensioneve të tyre.

Kritika politike

Disa nga nënshkruesit e letrës, e cila paralajmëronte se “Franca ndodhet në rrezik”, kanë lidhje me lëvizjet kundër imigratëve. Nënshkruesit pretendojnë se disa qytete franceze janë shndërruar në zona të “paligjshmërisë” që po lëkundin themelet e Republikës Franceze dhe ata qortuan politikanët se po tregojnë drojë ndaj situatës.

Përplasjet mbi ndërhyrjen e rrallë në politikë nga figurat ushtarake shërbyen si sfond për festimet e dhunshme me rastin e 1 Majit kur sindikalistët u sulmuan nga protestues të maskuar, disa prej të cilëve besohet se i përkisnin grupeve anarkiste. Më shumë se 20 sindikalistë dhe një oficer policie u plagosën gjatë përplasjeve të dhunshme.

Fjalimi i zonjës Le Pen gjatë ditës së 1 Majit u përqëndrua në tema për të cilat fliste letra e hapur. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë denoncoi publikisht “krimin e trazirat urban” dhe paralajmëroi kaos, që siç tha ajo do të përkeqësohej nëse zoti Macron rizgjidhej. Ajo u doli në mbrojtje të nënshkruesve të letrës, duke thënë se ata nuk kishin bërë asgjë të keqe përveçse kishin “dhënë alarmin pasi kanë shpenzuar”, siç tha ajo, “një jetë të tërë në shërbim të kombit”.

Partitë kryesore të Francës e denoncuan menjëherë letrën. Kryeministri Jean Castex tha se ndërhyrja politike nga figurat ushtarake shkel parimet e republikës si dhe “nderin e detyrën” e ushtrisë. Benoit Hamon, kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e fundit presidenciale, thotë se letra përbën një “kërcënim për grusht shteti”.

Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha se dy “parime të pandryshueshme” duhet të drejtojnë veprimet e anëtarëve të ushtrisë në lidhje me politikën: “neutraliteti dhe besnikëria”.

Identiteti

Përplasjet politike në vend kanë nxitur akademikun e shquar Pascal Perrineau të paralajmërojë se, “Franca ndodhet në një situatë të rrezikshme”. Në një intervistë për gazetën “Les Echos”, eksperti i njohur i shkencave politike tha se Franca po përfshihet nga tre kriza, ajo socio-ekonomike, kriza shëndetësore si dhe ajo që ka të bëjë me vlerat kulturore dhe se çfarë do të thotë të jesh francez.

Francezët nuk bien më dakord rreth asaj se çfarë e bën Francë ajo që është“, thotë ai. “A besojmë ende tek një republikë e organizuar sipas parimit të laicitetit (parimit të ndarjes së qeverisë nga feja)? A po përshtatemi në një shoqëri në të cilën bashkësi të ndryshme bashkëjetojnë? Ky është një debat i thellë, një çarje tejet e thellë mbi vetë karakterin e Francës”.

Letra e hapur e ushtrisë ka nxitur debatin, ndërkohë të nxehtë e të vazhdueshëm, rreth asaj që do të thotë të jesh francez. Nënshkruesit identifikuan tre prirje të cilat, siç thonë ata, do të çojnë në shpërbërjen e Francës, anti-racizmin, islamizmin dhe sulmet ndaj policisë. Autorët thonë se lëvizjet anti-racizmit paraqesin një kërcënim sepse “ato fshehin fanatikët e urryer që duan të fillojnë një luftë raciste”.

Zoti Macron nuk është udhëheqësi i vetëm evropian që është bërë subjekt i kërcënimeve nga ushtria. Vitin e kaluar ish-anëtarët e forcave të armatosura të Spanjës botuan gjithashtu një letër të hapur duke akuzuar qeverinë e pakicës të udhëhequr nga socialistët se po kërcënonte unitetit kombëtar. Letra e nënshkruar nga 271 ish-ushtarakë, mes tyre dy ish-gjenerale dhe një admiral, u publikua disa ditë pasi ishte zbuluar se dhjetëra oficerë në pension, që kishin shpërbyer në forcën ajrore, kishin diskutuar për nxitjen e një grushti shteti.

Lajçak: Jam kundër ndryshimit të kufijve, është ide e rrezikshme që provokon luftë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për “non-paper”-in e parë të publikuar në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, raporton Gazeta Express.

Lajçak ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra. Megjithatë ai thotë se është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, derisa shton se “non-paper” që parashikon ndryshime të kufijve është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.

“S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.

Këto deklarata Lajçak i ka bërë në një bashkëbisedim të organizuar nga “Italian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans“.

BE ka administruar mbi 150 milionë doza të vaksinës COVID-19

Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në vendet e Bashkimit Evropian (BE) deri më tani janë administruar mbi 150 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vaksinimi po arrin shpejtësi në të gjithë BE-në. sapo kemi kaluar 150 milionë vaksinime”, shkroi në twitter von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian po ashtu shpjegoi se një e katërta e popullsisë së bllokut evropian prej 450 milionë banorësh tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19.

“Ne do të kemi doza të mjaftueshme që deri në muajin korrik të vaksinojmë 70 për qind të të rriturve të BE-së”, shtoi von der Leyen, duke e përmirësuar vlerësimin e mëparshëm të Komisionit Evropian se imunitetin e tufës mund ta arrijë deri në fund të muajit shtator.

Të dhënat tregojnë se blloku evropian arriti të përshpejtojë fushatat e vaksinimit, pavarësisht pengesave fillestare për shkak të vonesave në dërgesat e vaksinës.

Për blerjen e rreth 2.6 miliardë dozave të vaksinës, BE-ja nënshkroi marrëveshje të hershme të blerjes me gjashtë prodhues të vaksinave, respektivisht me kompanitë farmaceutike Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson & Johnson dhe Sanofi/GlaxoSmithKline.

Në muajin mars, Komisioni Evropian filloi negociatat me kompaninë farmaceutike Pfizer/BionTech për të blerë edhe 1.8 miliardë doza të tjera për vitin 2022 dhe 2023.

Varhelyi garanton: Do të investojmë që dialogu Kosovë-Serbi të jetë histori suksesi

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vijon vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor teksa një prej temave kryesore të takimeve të tij duket të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Vendi i parë që ai vizitoi ishte Beogradi, teksa ka garantuar se BE do të investojë me kapacitetet e saj që dialogu Kosovë-Serbi të bëhet histori suksesi.

 

“Ne patëm një vizitë të suksesshme të presidentit serb në Bruksel dhe bisedime të suksesshme poashtu për këtë çështje. Ne do të investojmë kapacitetet tona për të ndihmuar dialogun dhe për ta bërë atë një histori suksesi”, tha Varhelyi. bw

Anulohet sërish festivali i birrës, Oktoberfest

Festivali i birrës Oktoberfest, nuk do të mbahet për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ky festival mbledh rreth 6 milionë vizitorë në Mynih çdo vit.

Kryetari i Bavarisë Markus Soeder u ka thënë gazetarëve se është e nevojshme të anulohen ngjarje të mëdha si Oktoberfesti, sepse kërkojnë investime të mëdha, por edhe për shkak se rreziku është tejet i madh, marrë parasysh pasigurinë me pandeminë, e cila nuk dihet nëse mund të përshkallëzohet deri atëherë.

“Në hapësirat klasike për festë të birrës, masat si distanca fizike dhe vendosja e maskës nuk mund të respektohen”, ka thënë Soeder.

Gjermania ka vaksinuar më shumë se 28 për qind të popullsisë deri më tani.

Ndërkohë që rritet shkalla e vaksinimit dhe bie numri i të infektuarve, janë rritur shpresat për heqje të masave kufizuese, të cilat janë duke u zbatuar nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga 18 shtatori deri më 3 tetor. rel

Kurti, Borrel: Bisedimet Kosovë – Serbi, në qershor

VOA

Një ditë pasi refuzoi rifillimin e bisedimeve më Serbinë më 11 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtua të enjten me shefin e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që takimi të mbahet para fundit të muajit qershor.

Mundësia e një takimi të tillë u bë publike në një konferencë të përbashkët me gazetarë ne të cilën zoti Borrell tha se rruga evropiane e Kosovës kalon nëpërmjet bisedimeve dhe nuk ka rrugë tjetër. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha ai, është thelbësore për të ecur drejt ardhmërisë evropiane.

“Pa këtë rruga do të bllokohet. Për këtë arsye e inkurajova zotin Kurti që të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë proces”, tha ai duke theksuar se nuk do të jetë e lehtë por procesi duhet të rifillojë shpejt dhe pritet që kjo të ndodhë para fundit të muajit qershor.

Kryeministri Kurti tha se bisedimet nuk do të lihen anash nga Kosova. Por gjatë muaji maj tha ai, do të debatojë me opozitën për këtë çështje si dhe është në pritje të mbledhjes së informatave dhe dokumenteve nga procesi i bisedimeve në të kaluarën.

“Ne duam bisedime parimore dhe të përgatitura mirë. Nuk mendoj që mund të lejojmë gabime e dështime të reja. Prandaj përgatitja e mirë nënkupton që ato të trajtohen seriozisht”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se në qershor mund të fillojë kapitulli i ri i bisedimeve.

Kryeministri Kurti, tha se Kosova është e përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, një qëndrim që e theksoi më herët gjatë ditës edhe pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili nga ana e tij tha se mbështetë përpjekjet për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Debatet për mundësinë e rifillimit të bisedimeve ndodhin në një periudhë diskutimesh të nxitura nga dy dokumente të përfolura ditëve të fundit për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan si dhe për rrugët e përmbylljes së bisedimeve Kosovë-Serbi përmes krijimit të një distrikti në veriun Kosovës.

Kryeministri Kurti ritheksoi sot se qasja më e mirë ndaj dokumenteve joformale është që të mos komentohen fare, ndërsa zoti Borrell tha se nuk ka njohuri për dokumente të tilla që krijojnë një mjedis të dëmshëm.

Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar si “spekulime të panevojshme që kërcënojnë të nxisin destabilitet në rajon dhe të zgjojnë jehonën e tensioneve të mëparshme”, ndërsa kanë ritheksuar mbështetjen ndaj përpjekjeve për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar tek njohja e ndërsjellë”.

Diplomatët janë vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve me shpresën për të arritur një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale.

Por, profesori Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins, i tha Zërit të Amerikës se nuk pret ndonjë rezultat të madh para atyre zgjedhjeve.

“Mendoj se zoti Vuçiç e ka bërë shumë të qartë se nuk është i përgatitur të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, që për amerikanët nënkupton njohje të ndërsjellë, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale serbe. Dhe as pala e Kosovës nuk është e gatshme për ndonjë kompromis në çështje më të mëdha para asaj kohe”. Ajo çfarë mund të bëhet është të përgatitet terreni, tha zoti Serwer duke theksuar se ka shumë çështje të jashtëzakonshme si çështja e të zhdukurve që duhet të zgjidhen ndërmjet dy shteteve fqinje.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008, por të dyja palët janë të detyruara të kërkojnë një marrëveshje normalizimi si kusht për integrimet evropiane.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e procesit zgjedhor

Ka reaguar Ambasadori i për situatën pas zgjedhore në Shqipëri.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.

“Inkurajojmë institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin” ka nënvizuar ai.

 

Borrell: Me 11 maj presim vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se shpreson që takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 11 maj në Bruksel.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë me presidentin e Serbsië Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron për një vizitë në Bruksel, ku gjatë javës pritet të qëndrojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

Republika Çeke zvogëlon sërish stafin e ambasadës ruse në Pragë

Ministri i Jashtëm çek Jakub Kulhanek.

Republika Çeke u ka kërkuar më shumë diplomatëve rusë që të largohen nga ky vend, pasi tensionet në mes të të dyja vendeve përshkallëzohen rreth rolit të dyshuar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës të 2014-ës në një depo armësh në tokën çeke.

Ministri i Jashtëm çek Jakub Kulhanek ka thënë më 22 prill se Rusia nuk do të lejohet të ketë më shumë diplomatë në Pragë, sesa numri i zyrtarëve çekë që aktualisht janë në ambasadën e saj në Moskë.

Ai nuk ka përmendur sa zyrtarë të ambasadës ruse do të preken nga ky vendim, mirëpo në një intervistë për gazetën online Lidovky.cz, të publikuar më 21 prill, ai ka thënë se rreth 60 zyrtarë të ambasadës ruse do të dëbohen, nëse Moska injoron afatin e fundit – apo 22 prillin -të vendosur nga Çekia për të lejuar kthimin në punë të diplomatëve çekë.

Moska, e cila ka marrë vendimin për dëbim të diplomatëve në shenjë hakmarrjeje, ka thënë se ultimatumi i vendosur nga Republika Çeke, është “i papranueshëm”.

“Ne do të zvogëlojmë numrin e diplomatëve në ambasadën ruse në Pragë, për të barazuar numrin e stafit tonë në Moskë”, ka thënë Kulhanek, në një konferencë për media, pas kalimit të afatit të fundit.

“Vendimi do të zbatohet nga sot. Rusia ka kohë deri në fund të majit për të kthyer stafin”, ka shtuar ai.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të përgjigjet “shpejt” ndaj njoftimit çek.

NATO “në solidaritet të plotë” me Çekinë

Vendet anëtare të NATO-s shprehën mbështetje të plotë për Çekinë në mosmarrëveshjen e saj me Rusinë, por nuk treguan gatishmëri për veprime të përbashkëta kundër Moskës.

Tensionet janë rritur midis dy vendeve, pasi Praga akuzoi inteligjencën ushtarake ruse se qëndron pas një shpërthimi vdekjeprurës më 2014 në një depo municionesh. Nga shpërthimi kishin mbetur të vdekur dy persona.

Ministri i Jashtëm i Çekisë i informoi anëtarët e tjerë të NATO-s të enjten se Praga kishte fajësuar për shpërthimin dy agjentë rusë të cilët njëherësh janë të dyshuar edhe për helmimit e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani më 2018.

“Aleatët shprehin shqetësim të thellë mbi veprimet destabilizuese që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, dhe qëndrojnë në solidaritet të plotë me Republikën Çeke”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga NATO-ja.

Praga të martën u bëri thirrje vendeve të BE-së dhe NATO-s që të dëbojnë diplomatët rusë si pjesë e një përgjigjeje të koordinuar e cila do të ishte e ngjashme me atë që ndodhi pas sulmit ndaj Skripalit në Britani të Madhe.

Aleatët e NATO-s deri tani kanë hezituar të marrin masa të përbashkëta ndëshkuese kundër Moskës në një kohë të tensioneve në rritje me Kremlinin për shkak të grumbullimit të trupave të saj në kufirin me Ukrainën dhe shëndetin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i cili gjendet në burg.

Praga ka dëbuar 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska, e cila mohon rolin e saj në shpërthimin e vitit 2014 dhe e cilëson si provokim të sajuar nga Uashingtoni, dëboi 20 punonjës të Ambasadës çeke në Moskë.

Ministri i Jashtëm çek, Jakub Kulhanek, ka thënë se dhjetëra anëtarë të stafit të ambasadës Ruse në Pragë do të dëbohen nëse Moska nuk lejon punonjësit çekë të kthehen për të punuar në ambasadën në Moskë.

Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi se një veprim i tillë do të nxisë hakmarrje. rel

Kryetari i partisë së Merkelit, kandidat për kancelar

Armin Laschet, kryetar i Unionit Demokristian në Gjermani.

Kreu i landit më të populluar të Gjermanisë do të jetë kandidat për të pasuar kancelaren Angela Merkel, në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.

Armin Laschet, kryeministër i landit Norderhajn-Vestfallen, është kryetar i Unionit Demokristian (CDU) – partisë nga vjen Merkel.

Ai ishte në garë me Markus Soederin, i cili është kryetar i partisë simotër të CDU-së, CSU.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se në takimin e udhëheqjes së CDU-së, 31 anëtarë votuan për Laschetin, nëntë për Soederin dhe gjashtë abstenuan.

Soeder e pranoi humbjen dhe tha se Laschet “do të jetë kandidat për kancelar nga Unioni”.

“Do ta mbështesim pa inat, me gjithë forcën tonë”, u tha Soeder gazetarëve në Mynih.

Unioni i tyre është forca e fundit politike në Gjermani që emëron kandidatin për kancelar në zgjedhjet e 26 shtatorit.

Partia e të Gjelbërve ka nominuar më 19 prill Annalena Baerbockun si kandidate për kancelare, ndërsa disa muaj më herët, Social-Demokratët kanë nxjerrë ministrin e Financave, Olaf Scholz, si kandidat të tyre për kancelar.

Merkel, gati 16 vjet në pushtet, nuk do të garojë për mandatin e pestë.

Francë, çaktivizohet bomba 250 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore

Paris

Në qytetin Versailles të Francës, është çaktivizuar një bombë 250 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në qytetin Versailles u formua një rreth sigurie me diametër prej 300 metrash për çaktivizimin e bombës britanike e gjetur gjatë punimeve ndërtimore.

Ekspertët për asgjësimin e bombës, pas një punimi 2 orësh kanë çaktivizuar bombën që në vete përmban 66 kilogram eksploziv.

Vitin e kaluar 25 bomba u çaktivizuan në mbarë vendin ndërsa këtë vit 5 bomba të ngjashme.

Franca zotohet se do ta ndihmojë Kosovën në përballimin e sfidave të saj

Presidenti francez Emmanel Macron ka uruar të hënën Vjosa Osmanin për pozitën e saj të re si presidente e Kosovës, duke u zotuar se Franca ka gatishmëri për të mbështetur më tej Kosovën.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzojë Kosovës 15 mijë teste antigjene për t`iu përgjigjur nevojave urgjente”, është cituar të ketë thënë Macron në telegramin e tij, sipas Zyrës së Presidencës në Kosovë, shkruan Rel.

Macron është thënë të ketë përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se inkurajon vazhdimin e tij drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Por kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk është prioriteti kyç i tij, pasi qeverisë që ai e udhëheq, do t’i duhet të merret më shumë me forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të punës.

Kurti gjithashtu ka vendosur, siç ka thënë, parime, të cilat duhet të zbatohen nga ana e Serbisë në mënyrë që të ketë dialog mes dy vendeve. Njëra ndër to është njohja e realitetit se Kosova është shtet.

Republika Çeke dëbon 18 diplomatë rusë

Republika Çeke ka urdhëruar dëbimin e 18 diplomatëve rusë, duke i akuzuar ata se janë spiunë, pasi inteligjenca çeke ka lidhur agjentët ushtarakë rusë me një shpërthim në një depo municioni më 2014.

Si pasojë e këtij shpërthimi kanë vdekur dy persona.

Një zyrtar i lartë i Parlamentit rus, e ka quajtur këtë pretendim absurd.

Kryeministri çek Andrej Babish ka thënë se shteti është dashur të veprojë ndaj publikimeve që lidhin shpërthimin me shërbimin ushtarak të inteligjencës së Rusisë, GRU.

Në një konferencë televizive të shtunën, Babish ka thënë se 18 diplomatët, të cilët janë identifikuar se kanë punuar për shërbimet ruse të inteligjencës, kanë 48 orë për t’u larguar nga shteti.

“Ka dyshime të arsyeshme se agjentët sekretë rusë të shërbimit GRU, kanë qenë të përfshirë në shpërthimin e vitit 2014 në depon e armëve në fshatin çek Vrbětice”, ka thënë ai.

Shkaku i shpërthimit nuk ishte bërë i ditur publikisht asnjëherë më parë.

Ende është e paqartë nëse ka janë siguruar informacione të reja, që kanë shtyrë autoritetet çeke të bëjnë këtë njoftim, dhe pse Qeveria ka vendosur të marrë veprim kundër rusëve.

Në disa raportime të pakonfirmuara mediale është thënë se armët në depon e shkatërruar të armëve mund ta kenë pasur destinacion Ukrainën, e cila më 2014 ka qenë duke luftuar me luftëtarët e mbështetur nga Rusia, në lindje të Ukrainës.

Në njoftimin e tij, Babish ka fajësuar agjencinë e inteligjencës ushtarake në Rusi, GRU, dhe specifikisht njësitin sekret të njohur si 29155.

Ky njësit ka qenë i lidhur me një seri të komploteve për vrasje dhe sabotazhe nëpër Evropë, përfshirë helmimin e agjentit Sergei Skripal më 2018, në Sallsbëri të Anglisë.

Policia çeke ka bërë thirrje për ndihmë për gjetje të dy individëve, të cilët kanë qenë në Çeki në periudhën 11 tetor – 16 tetor 2014, fillimisht në Pragë, dhe më pas në zonën ku gjendet depoja e armëve.

Ajo është duke kërkuar për të dyshuarit me identitetet Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, në lidhje me shpërthimin.

Këta janë emra që janë shfrytëzuar nga dy zyrtarë të inteligjencës ruse, për të cilët Mbretëria e Bashkuar ka thënë se kanë kryer sulmin me agjent nervor në Sallsbëri më 2018.

Fotografitë e publikuar nga Policia çeke, flasin për personat e njëjtë, sikurse ato që ka publikuar policia britanike.

Pas incidentit në Sallsbëri, të dy burrat janë identifikuar si Alexander Mishkin dhe Anatoliy Chepiga dhe janë paraqitur në një televizion rus, duke pretenduar se janë nutricionistë, të cilët kanë vizituar Sallsbërin, për të parë majën e një katedraleje.

Megjithatë, autoritetet britanike kanë thënë se ata kanë qenë pjesë e GRU-s dhe kanë hedhur agjent nervor Noviçok, në dorezën e derës së shtëpisë së Skripalit, ish-zyrtar i GRU-s.

Për pasojë, Skripal dhe vajza e tij kanë qenë të sëmurë, dhe tani janë shëruar.

Një grua që ka banuar në afërsi Dawn Sturgress, ka vdekur disa muaj më vonë, pasi është helmuar nga agjenti nervor, që ka mbetur në një shishe të hedhur në plehra.

“Ne jemi në situatë të ngjashme me atë të Britanisë, pas tentimit për helmim në Sallbëri më 2018”, ka thënë ministri i Jashtëm çek Jan Hamáček, kur ka bërë të ditura rezultatet e hetimeve.

Rusia është përgjigjur duke thënë se kushtetuta e saj nuk lejon që qytetarët e saj të ekstradohen.

Politikani rus Vladimir Dzhabarov ka thënë se pretendimet e Republikës Çeke janë absurde dhe se reagimi rus ndaj dëbimit të diplomatëve do të jetë i njëjtë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Ambasada amerikane në Pragë ka thënë përmes një postimi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë bashkë me aleaten, Republikën Çeke. Ne vlerësojmë veprimin e tyre të rëndësishëm, ashtu që Rusia të paguajë për veprimet e rrezikshme në tokën çeke”.

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar 10 diplomatë të ambasadës ruse në Uashington të enjten, si përgjigje ndaj një sulmi kibernetik dhe aktiviteteve tjera ruse.

Moska është përgjigjur njëjtë, duke kërkuar nga 10 diplomatë amerikanë në Moskë, që të largohen nga Rusia.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Reagon Gjermania e Merkelit: Vizatimi i kufijve të rinj në Ballkanin Përëndimor është rrugë e rrezikshme

Michael Roth, Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelares Merkel, ka reaguar pas publikimit të një letre nga mediumi slloven “necenzuriano.si” në të cilën flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e “Republika Srpskas” së Bosnje e Hercegovinës drejt Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Roth ka thënë se rivizatimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.

 

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe proposirtetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth, raporton Gazeta Express.

Countries on #WesternBalkans have a future only as multiethnic and multireligious societies. Regional reconciliation and cooperation are the keys for peace, democracy and prosperity. Drawing new frontiers is a dangerous path. 🇪🇺🇷🇸 🇲🇪 🇲🇰 🇧🇦 🇽🇰 🇦🇱🇪🇺

— Michael Roth MdB 🇪🇺 (@MiRo_SPD) April 16, 2021

Gjermania e kancelares Angela Merkel ka qenë në vazhdimësi kundër idesë së prekjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Kjo, meqë ekziston frika se një lëvizje e çfarëdo kufiri në rajon, mund të hap kutinë e Pandorës dhe të prodhojë efekt zingjiror.

Von der Leyen vaksinohet me Pfizer/BioNTech

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mori të enjten dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Von der Leyen postoi në Twitter fotografi duke u vaksinuar.

“Jam shumë e lumtur që kam marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]”, shkroi von der Leyen.

“Ritmi i vaksinimit do të përshpejtohet, pasi dërgesat në BE po përshpejtohen”, tha ajo.
Një zëdhënës i saj tha se ka qenë radha e von der Leyenit për t’u vaksinuar, në bazë të rregullave të fushatës së vaksinimit në Belgjikë.

Sipas tij, deri më tash janë vaksinuar shtatë nga 27 komisionarët evropianë.

Bashkimi Evropian është kritikuar për fushatë të ngadalshme vaksinimi, por zyrtarët në Bruksel kanë fajësuar problemet me furnizimin.

BE-ja ka miratuar për përdorim katër vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Të gjitha, përveç të fundit, duhet të jepen me nga dy doza për të qenë sa më efektive. rel

Vazhdon shkallëzimi i tensioneve në kufirin Rusi-Ukrainë

VOA

Dy anije luftarake amerikane pritet të mbërrijnë këtë javë në Detin e Zi si një demonstrim i mbështetjes së administratës Biden për Ukrainën, ndërkohë që shtohen shqetësimet se Presidenti rus Vladimir Putin po shikon mundësinë për një ofensivë kundër vendit fqinj.

Kremlini ka ndërmarrë një lëvizje të madhe trupash, tankesh dhe raketash përgjatë kufirit me Ukrainën, më e madhja që nga aneksimi prej tij i gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, sipas zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë. Rusia ka kryer të paktën tre stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën që nga mesi i marsit.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA Joe Biden pati telefonatën e tij të parë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, “pohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë i cili vazhdon në Donbas dhe Krime,” siç u shprehën zyrtarët.

Dërgimi i anijeve luftarake në Detin e Zi ka për qëllim të ritheksojë deklaratën e Presidentit Biden.

Luftimet midis ukrainasve dhe rebelëve të mbështetur nga rusët në rajonin Donbas të Ukrainës janë intensifikuar që nga fundi i janarit dhe zyrtari i lartë i Kremlinit Dmitry Kozak, i cili ia hodhi fajin Ukrainës, bëri një paralajmërim ogurzi, duke thënë se një konflikt në shkallë të gjerë do të ishte “fillimi i fundit” për Ukrainën, një deklaratë e cila është parë në Kiev dhe në kryeqytetet perëndimore si një kërcënim.

Dmitry Peskov, zëdhënësi kryesor i Kremlinit, nuk ka mohuar grumbullimin e forcave në kufi, por u tha gazetarëve në Moskë se Rusia “i lëviz forcat e armatosura brenda territorit të saj si ta shohë të arsyeshme”. Presidenti ukrainas Zelenskiy vizitoi vijat e frontit në Donbas javën e kaluar dhe shprehu keqardhje lidhur me “përshkallëzimin e madh” të gjendjes, siç e quajti ai.

Një ushtar ukrainas u vra dhe një tjetër u plagos në Donbas të shtunën, thanë zyrtarët ushtarakë të Ukrainës. Kjo është viktima e katërt për forcat e Ukrainës këtë muaj. Ukrainasit thonë se ushtari vdiq pasi forcat e ndihmuara nga Rusia hapën zjarr me granatahedhës automatikë dhe mortaja 82 milimetra, armë të ndaluara sipas marrëveshjes së Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar në vitin 2014 që shpesh nuk është përfillur.

Mbi tre milionë të infektuar me koronavirus në Gjermani

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka arritur në mbi tre milionë, njoftoi Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, Robert Koch.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, ka arritur në 78.452, thuhet në njoftim.

Javën e kaluar autoritetet regjistruan një shkallë prej 136.4 të infektuar për 100.000 banorë.

Në periudhën e fundit, Gjermania ka shënuar rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus pavarësisht se vendet kulturore, restorantet dhe objektet tjera janë të mbyllura për muaj të tërë.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. rel

Free climber britanik George King ngjitet në rrokaqiellin e hotelit Melia në Barcelonë, një nga më të lartët në Evropë

VOAL – George King e bëri përsëri. Alpinisti i mirënjohur free climber është ngjitur në rrokaqiellin e hotelit Melia në Barcelonë, një nga më të lartët në Evropë. Ai e bëri atë me duart e tij të zhveshura pa litarë ose mbrojtje: 31 kate, 116 metra të larta, një arritje drithëruese e arritur në vetëm 20 minuta. Ngjitja u dokumentua nga një dron dhe u pasua nga një turmë e vogël me frymë pezull.

Britaniku u bë i famshëm për ngjitje në një nga rrokaqiejt ikonë të Londrës, Shard, 300 metra i lartë në 2019. Për këtë arritje, i riu kishte kaluar 3 muaj në burg.

Në Barcelonë, King rrezikoi përsëri jetën e tij, por shmangu arrestimin. Sapo ai zbarkoi, policia e mori me vete vetëm për ta liruar pas rreth njëzet minutash pa asnjë gjobë. rsi-eb

Italia dëbon dy zyrtarë rusë

Roma urdhëroi dëbimin e dy zyrtarëve rusë, nën dyshimet për spiunim.

Policia italiane tha më herët se ka arrestuar një kapiten të Marinës italiane, së bashku me një zyrtar ushtarak rus, në lidhje me rastin e spiunimit.

Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi më vonë se ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus, Sergei Razov.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha se ka informuar ambasadorin për “dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve rusë, të përfshirë në këtë incident jashtëzakonisht të rëndë”.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s janë tensionuar nga disa skandale të spiunimit në vitet e fundit.

Ambasada e Rusisë në Romë fillimisht tha se një punonjës i zyrës së atasheut të saj ushtarak është arrestuar dhe se “detajet e rastit po sqarohen”.

Reuters më vonë citoi zyrën e presidentit rus, Vladimir Putin, të ketë thënë se shpreson se lidhjet me Italinë do të mbeten konstruktive dhe pozitive, pavarësisht rastit.

Gazeta italiane Corriere della Sera raportoi se zyrtari i ndaluar rus, i cili ka punuar në Ambasadën ruse, është urdhëruar të largohet së bashku me një epror.

Gazeta po ashtu tha se kapiteni italian, i cili është arrestuar duke i dorëzuar dokumente sekrete zyrtarit rus, ka poseduar jo vetëm dosje italiane, por edhe “dokumente shumë sekrete të NATO-s”, duke vënë kështu në rrezik jo vetëm sigurinë e Italisë, por edhe të vendeve të tjera.

Policia tha se oficeri italian është dërguar në paraburgim.

Javën e kaluar, edhe Bullgaria ka dëbuar dy diplomatë rusë për, siç ka thënë, veprimtari “të papajtueshme” me statusin e tyre diplomatik. rel

Një oficer italian kapet duke i shitur sekrete Rusisë

Policia italiane. Foto nga arkivi.

Një oficer i marinës italiane është arrestuar gjatë aktit të dorëzimit të dokumenteve sekrete një zyrtari ushtarak rus, njoftoi policia italiane. Shtetasi italian po i shiste këto dokumente.

Policia ka ndaluar të dy personat, por vetëm shtetasi italian është arrestuar nën dyshimin e krimeve të rënda, përkatësisht të spiunimit dhe cenimit të sigurisë shtetërore.

Shtetasi rus për të cilin thuhet se ka punuar në Ambasadën e Rusisë në Itali, pritet të dëbohet nga vendi. Ai nuk është arrestuar pasi gëzon imunitet diplomatik, tha deklarata e policisë.

Ministria e Jashtme e Italisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Itali, Sergei Razov.

Policia ushtarake e zhvilloi aksionin “gjatë një takimi të fshehtë midis këtyre dy personave, duke i kapur menjëherë pas transferimit të një dokumenti nga oficeri italian në këmbim të një shume parash”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” raporton se oficeri italian mund të ketë dorëzuar sekrete të NATO-s, bazuar në dokumentet e konfiskuara në banesën e tij nga ana e policisë.

Arrestimi vjen pas tensioneve të rritura midis Moskës dhe Perëndimit, veçanërisht për burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, një veprim i cili nxiti zyrtarët e BE-së të vendosin sanksione kundër zyrtarëve të lartë rusë.

Përshëndetje, Venecia! Gëzuar 1600 vjetorin e lindjes!

VOAL – Përshëndetje, Venecia! Serenissima mbushi 1600 në 25 Mars 2021. Legjenda thotë se në atë datë, në vitin 421 saktësisht, u vendos guri i parë i kishës së San Giacomo në Rialto, një ditë që edhe autoritetet e konsiderojnë themelin e qytetit në laguna. Venecia ka përjetuar një histori unike, e cila e ka bërë atë protagoniste të jetës evropiane disa herë në fushat ligjore, tregtare, shoqërore, fetare dhe historike.

Festimet kanë filluar dhe do të zgjasin deri në vitin 2022. Sheshet, urat, kanalet dhe rrugët fatkeqësisht janë gjysmë të shkreta për shkak të kufizimeve antikovide, por një ditë Venecia do të kthehet në turmë me turistë dhe shikues, të tërhequr nga monumentet e saj, arkitektura e saj unike dhe e kaluara e saj e lavdishme./rsi-eb

 

Parlamenti Evropian insiston për liberalizim vizash për Kosovën

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian të enjtën, po diskutohet për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perendimor. Për to do të votohet nga i tërë parlamenti gjatë ditës. Më herët, më 23 shkurt, të njëjtat raporte ishin miratuar në Komisionin e politikës së jashtme.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë në paraqitjen e saj se ky raport shënon edhe sukseset e arritura në Kosovë dhe sfidat e problemet me të cilat Kosova po përballet.

Ajo u është falënderuar kolegëve nga të gjitha grupet e Parlamentit Evropian për mbështetjen e këtij raporti.

“Parlamenti Evropian mbetet i bashkuar fuqishëm krah popullit të Kosovës. Ata janë me shumicë të madhe në favor të BE-së. Në fakt, asnjë popull në rajon nuk shpreh më shumë mbështetje për BE-në sesa populli i Kosovës. Por kjo nuk është diçka që duhet të kuptohet nga ne si e garantuar dhe ne duhet po ashtu të përmbushim obligimet dhe premtimet tona, sidomos për liberalizimin e vizave”, ka thënë raportuesja për Kosovën.

Ajo ka shtuar se “ndan frustrimin me qytetarët e Kosovës për mungesën e liberalizimit të vizave” dhe ka bërë ftesë për vendet anëtare të BE-së që në Këshill të marrin më në fund vendimin për heqjen e vizave për Kosovën.

Von Cramon ka bërë ftesë për BE-në që të ndihmoj sa më shpejt në furnizimin më të madh me vaksina për Kosovën.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit kundër COVID-19, dhe nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se kur mund të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave në Kosovë.

Von Cramon ka bërë thirrje që fondet nga IPA të përdoren më shumë në ruajtjen e mjedisit jo vetëm për qytetarët e Kosovës por për tërë Evropën.

“Raporti ynë inkurajon Kosovën të bëj më shumë përpjekje në çështjet e brendshme nga edukimi dhe shëndetësia e deri tek reformat e tjera. “Uroj Kryeministrin Kurti dhe i uroj sukses në përballje me sfidat e mëdha”, ka thënë ajo. Sipas saj, për t’i tejkaluar problemet politike, është e nevojshme një qartësi dhe duhet të zgjidhet presidenti i vendit sa më parë.

Von Cramon ka thënë se Kosova duhet të mbetet e përkushtuar për dialog dhe të mos largohet nga dialogu. Njohja e ndërsjellë mbetet kusht për Serbinë dhe Kosovën për tu anëtarësuar në BE”.

“Të pyetesh se çfarë fiton Kosova nga dialogu është qasje e gabuar. Më shumë duhet menduar se çfarë humbet nëse largohemi nga dialogu. Largimi nga dialogu nuk është opsion as për Serbinë” ka thënë ajo. Sipas saj, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “mundet dhe duhet të shfrytëzoj shumicën që ka ne Kuvend për të arritur marrëveshje me Kosovën në dialog”.

Ajo ka thënë se në Serbi duhet të evitohet edhe keqpërdorimi i pushtetit, sidomos sulmet ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Raporti për Kosovën bën ftesë edhe një herë për shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë.

Raportet e Parlamentit Evropian nuk kanë fuqi obliguese për shtetet anëtare të BE-së por janë një mesazh politik.

Në raportet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kërkohet që sa më parë BE-ja të nisë me këto dy shtete negociatat për anëtarësim.

Më në fund u firmos njohja reciproke e patentave midis Shqipërisë dhe Italisë

Voal.ch – Ambasada e Italisë në Tiranë lajmëron përmes një tweet në Twitter lajmin e njohjes reciproke të patantave mdis dy vendeve si më poshtë:

Të lumtur që dje u përfundua hapi i fundit zyrtar për rinovimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Një rezultat i rëndësishëm për të lehtësuar jetën e përditshme të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë që jetojnë në Itali dhe Shqipëri! /Twitter/eb

 

 

Lëvizja për pavarësinë e Katalonjës në kërkim të rrugëve të reja

Lëvizja separatiste e Katalonjës pësoi një goditje këtë muaj kur Parlamenti Evropian, i ndarë thellësisht, i hapi rrugën ekstradimit të udhëheqësit separatist në mërgim, Carles Puigdemont në Spanjë për t’u përballur me akuzat për kryengritje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Alfonso Beato njofton nga Barcelona se aktivistët katalanas e kanë quajtur këtë veprim një disfatë për demokracinë në Evropë.

Nuk ishte ajo që donin të dëgjonin mbështetësit e përpjekjes për shkëputje të Katalonjës nga Spanja. Parlamenti Evropian votoi për heqjen e imunitetit të udhëheqësit separatist Carles Puigdemont.

“Kërkesa për heqjen e imunitetit të Carles Puigdemont i Casamajo, është miratuar”, tha nënpresidentja e Parlamentit Evropian, Heidi Hautala.

Carles Puigdemont

Puigdemont ka jetuar në mërgim në Belgjikë pasi Madridi ngriti akuza ndaj tij dhe të tjerëve për organizimin e referendumit për pavarësi në vitin 2017 që një gjykatë spanjolle e shpalli të paligjshëm. Vendimi i Parlamentit Evropian i hap rrugën ekstradimit e tij në Spanjë, ku ai pritet të përballet me akuzat për nxitje të kryengritjes.

“Është një ditë e trishtuar për Parlamentin Evropian. Ne humbëm imunitetin, por Parlamenti Evropian dhe demokracia evropiane kanë humbur më shumë”, tha ish-presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont.

Çështja e Katalonjës ka ndarë thellësisht Parlamentin Evropian. Kjo çështje bëhet edhe më e debatueshme nëse merret parasysh mënyra se si ligji spanjoll e përkufizon kryengritjen dhe rebelimin, që mund të ketë pasoja të ndryshme për zotin Puigdemont.

Krimet e rebelimit dhe nxitjes së kryengritjes nuk konsiderohen në të njëjtën mënyrë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, thonë analistët. Dënimet për nxitje të kryengritjes në Spanjë mund të arrijnë deri në 13 vjet burg, ndërsa në Belgjikë ky lloj krimi nuk njihet.

“Mesazhi për Spanjën është që të veprojë me kujdes sepse këto dënime janë jashtëzakonisht të debatueshme. Mendoj se kjo shpjegon përçarjen në Parlamentin Evropian. Shumë deputetë evropianë i shohin të gjitha procedurat gjyqësore kundër këtyre udhëheqësve si shumë problematike, ndërsa të tjerët në një farë mënyre e mbështesin Spanjën sepse ajo është anëtare e BE-së”, thotë Anna Sofia Cardenal, profesore e shkencave politike në Universitetin e Hapur të Katalonjës.

Aktivisti Jordi Cuixart, i cili nuk shkoi në mërgim si ish-presidenti i Katalonjës Puigdemont dhe separatistët e tjerë katalanas, u burgos dhe po vuan një dënim 9-vjeçar për nxitje të kryengritjes.

Pas dënimit, ai kishte liri të kufizuara dhe në një intervistë për mediat u shpreh se Spanja po zbatonte një ligj të vjetër.

“Në realitet, akuza për nxitje të kryengritjes në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të vuri përballë anëtarët e ushtrisë që u rebeluan kundër pushtetit dhe ligjeve të asaj kohe”, tha Jordi Cuixart, udhëheqës i Lëvizjes për Pavarësinë e Katalonjës.

Autoritetet spanjolle kanë pezulluar masat alternative të paraburgimit dhe udhëheqësit e dënuar separatistë tani janë duke vuajtur dënimin e plotë me burg.

Në zgjedhjet rajonale të shkurtit në Katalonjë, partitë pro-pavarësisë morën më shumë se gjysmën e votave, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët të votuesve për shkak të pandemisë.

Alba Kepi rrëzon propagandë: Edi Rama mashtroi, Italia nuk njeh patentat shqiptare

Gazetarja Alba Kepi me aktivitet në Itali shkruan në rrjetin social si më poshtë:
“DOKRRA E HINIT!
Me keqardhjen ndaj dhjetra emigranteve shqiptare qe prej muajsh me shkruajne, per momentin nuk ka rinovim te marreveshjes se njohjes se patentave shqiptare ne Itali!
Mbi postimin rrenacak e plot “gezim” te KM dje, qe shkruante se “sot ministrja shqiptare Xhacka do te mberrinte ne Rome per te nenshkruar kete rinovim” ..
1- Ministrja nuk vjen sot ne Rome.
2- Vizita ka qene e programuar ne rruge institucionale e behet neser date 12 mars 2021. Pra as daten e vizites nuk e ka te shenuar ne axhende qeveria shqiptare.
3- Nuk ka firme rinovimi njohje patentash shqiptare ne axhende e takimit. Xhacka mund ta sjell si kerkese, por nese neser e shesin si dakortesi diheni se genjejne.
Dakortesia eshte arritur qe me 2013-2014 e ka skaduar me 2019 e sipas marreveshjes duhet rinovuar cdo 5 vite.
5- Per rinovimin e kesaj marreveshje ceshtja nuk eshte ne duart as te Di Maios e as Xhackes, por e Ministrive te Transportit te dy vendeve e qe per momentin cdo gje ka mbetur me dhjetor te 2019.
4- Keqardhje per emigrantet qe u vune ne loje e keqardhje dhe per veten qe per jo profesionalitet institicional shqiptar e rrena propagande facebook m’u desh te shfaqesha si jo serioze me kerkesat e mia per te marre lajmin e fundit tek autoritetet me te larta italiane.
5- “Ma brutta figura hai fatto te” i dashur KM … une vazhdoj te jem sherbetore e informacionit te vertete mes dy vendeve… e parashikova gjithcka qe dje… por te dhashe besim se ndoshta kishe ndonje spirale shprese… off records. E ja qe gabova…
6- Neser do ti nisesh nje sms mikut Di Maio per te thene dy fjale ne video se ka shprese per patentat… eh te duhet per fushaten. Por fjalet i merr era ….
E verteta eshte se
⛔NuK KA AS FIRME / AS RINOVIM/ AS PENSIONE/ AS VOTE EMIGRANTESH!
Ka vec dokrra hini!!!⛔
… e perseris kujdes me ata qe bejne propaganden e patentave e te pensioneve ne Shqiperi.. hallet e emigranteve zgjidhen me profesionalitet, seriozitet, qetesi e aftesi institucionale e diplomatike. Duhen ekonomiste te afte te se drejtes ekonomike nderkombetare, te njohur ligjerisht ne Itali e ne nivel europian… e jo zyra italiane sindikatash.
Uroj qe Ministrite e Transportit te dy vendeve ta zgjidhin sa me shpejt kete ngerc se ka familje qe nga kjo patente mbajne femijet me buke e emigrante qe rrezikojne te humbasin vendin e punes.”

Eurodeputeti suedez David Lega: Zgjedhjet në Shqipëri kyçe, shit-blerja e votës, korrupsioni dhe Rasha Nga Erisa Zykaj

 

Eurodeputeti suedez, David Lega flet eskluzivisht për ABC lidhur me amendamentet për Shqipërinë që do votohen nesër nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian. Lega shpjegon pse zgjedhjet e 25 prillit janë kaq të rëndësishme për Bashkimin Europian dhe zbërthen amendamentin e grupimit të partive popullore lidhur me shitblerjen e votës. Për reformën në drejtësi, Lega përshëndet hapat e bëra, por tërheq vëmendjen për pavarësinë e SPAK. Sipas tij, asnjë gjyqtar nuk do të guxonte të paraqesë akuzë përsa kohë ka presion nga qeveria. Kjo pavarësi është e rëndësishme për t’u siguruar për çështjet e zyrtarëve të lartë, duke qenë se ish-ministra përballen me akuza për korrupsion dhe drogë. Lega thotë, se grupimet politike kanë dhënë mbështetjen e tyre për një amendament lidhur me vrasjen e Klodian Rashës. Lega gjithashtu thekson, se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re dhe plan aksioni të ri për luftën kundër drogës. Sipas tij, një çështje shumë e rëndësishme është krijimi i një stoku të sigurtë para shkatërrimit të lëndëve narkotike. Praktika për të mbajtur vetëm sasi të vogla evidence të kapjes së drogave për çështjet në gjykata, në vend që të mbahet e gjithë sasia e kapur, nuk është kryer ende në Shqipëri.

 

INTERVISTA DAVID LEGA ERISA

  1. Zoti Lega, ju keni hartuar disa amendamente lidhur me draft-raportin e Isabel Santos për Shqipërinë, të cilat do të votohen nesër. Ato lidhen me demokracinë, shtetin ligjor, gjyqësorin dhe të drejtat themelore. Të hënën, komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një provë e madhe për një demokraci funksionuese në Shqipëri. A e ndani këtë mendim dhe pse janë kaq të rëndësishme këto zgjedhje?

Faleminderit për ftesën. Mendoj, se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për integrimin europian. Zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit do të jenë kyçe për konsolidimin demokratik të vendit dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm për rinovimin dhe forcimin e strukturave demokratike të vendit dhe shpresojmë që do të kontribuojnë në arritjen e një niveli të lartë të stabilitetit politik. Ashtu siç nënvizuat dhe ju, gjatë Këshillit të stabilizim asocimit të hënën, liderët diskutuan mbi çështjet praktike të organizimit të zgjedhjeve. Në këtë kuadër, Këshilli i Bashkimit Europian ra dakort në nevojën për të vazhduar punën në të gjitha aspektet e trajtuara nga rekomandimet e OSBE/ODHIR, ashtu si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi zgjedhjet. Aty deklarohet, se një dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirës midis partive politike në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë thelbësor për progres të mëtejshëm në reforma dhe për qëndrueshmërinë e procesit tê integrimit europian. Kjo është pikërisht ajo që kërkojmë. Ndaj ato janë kaq të rëndësishme.

  1. Zoti Lega, do të jeni pjesë e misionit vëzhgues të Bashkimit Europian në Shqipëri apo jo ?

Varet nga situata e pandemisë. Nuk mund të jem prezent në prill për shkak të kufizimeve të vëna si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, por unë e kam ndjekur Shqipërinë nga afër dhe vazhdoj ta ndjek.

  1. Amendamentijuaj që mban numrin 96 shpreh shqetësime në lidhje me mosndëshkimin e shitblerjes së votave dhe faktin që çështjet e dyshuara nuk kanë arritur në gjykatë dhe nuk janë bërë ende arrestime. Pse ky amendament zoti Lega ? Ju konsideroni se përgjegjësit e vërtetë tê shitjesblerjes së votave nuk janë dërguar para drejtësië apo shprehni shqetësimin si grup politik së bashku me të tjerët, se kjo situatë mund të përsëritet gjatë zgjedhjeve të 25 prillit?

“Ne ishim natyrshëm të shqetësuar me akuzat për shitblerjen e votes. Ky amendament është një rikujtim që hetimi I këtyre akuzave është pjesë e kushteve që ka vendosur Kêshilli i ministrave të Bashkimit Europian në vendimin e 25 marsit 2020. Gjithashtu vlen për të nënvizuar që të sigurohet, që zgjedhjet e përgjithshme tê zhvillohen në një mënyrë transparente dhe gjithpërfshirëse dhe kjo duhet të jetë e rëndësishme për të gjithë forcat politike, qytetarët, shoqërinë civile, mediat. Të gjithë kemi një detyrë të përbashkët, duke na përfshirë ne, që të sigurojmë që fushata zgjedhore të jetë e besueshme, transparente dhe objektive. Kjo do të thotë që fushata nuk duhet të jetë objekt i dezinformimit, duhet të jetë e çliruar nga presionet dhe akuzat e rreme.

 

  1. Cili është vlerësimi i grupit tuaj për gjykatën Kushtetuese, të lartë, si dhe organet e reja të drejtësisë si SPAK-un. Po e lufton SPAK korrupsionin e nivelit të lartë? Gjithashtu ç’mendoni për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Gjykata Kushtetuese është krejtêsisht funksionale. Sipas informacionit tê fundit, Gjyakata Kushtetuese ka 7 anëtarë nga 9 që duhen në total. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për t’u nënvizuar. Lidhur me SPAK, ne si grupim i partisë popullore,  e mirëspresim krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit. Por çështja më e rëndësishme është, se ne duhet të shohim rezultate. SPAK duhet të jetë tërësisht operacional dhe proaktiv në goditjen e rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit. Ndaj, ne theksojmë se për këtë është e rëndësishme që për këto struktura të jepet buxheti i duhur dhe të ketë bashkëpunim të duhur me entitetet etjera gjyqësore. Ajo që ështê më e rëndësishmja është që SPAK të ruajë pavarësinë e saj. Asnjë gjyqtar nuk do të guzonte të paraqesë akuzë përsa kohë ka presion nga qeveria. Kjo pavarësi është e rëndësishme për t’u siguruar për çështjet e zyrtarëve të lartë, duke qenë se ish-ministra përballen me akuza për korrupsion dhe drogë. Lidhur me BKH, ne jemi të kënaqur me ngritjen  e tij dhe faktit që drejtoresha po kryen funksionet e saj dhe që stafi hetues po rekrutohet.

  1. A mund të themi që Shqipëria ka përmbushur kushtet për konferencën e parê ndërqeveritare ?

“Jo të gjitha. Mbeten ende disa kushte të paplotësuara. Shqipëria është në rrugën e duhur, por ne  duhet të jemi të vëmendshëm për të ndjekur të gjitha aspektet. Edhe për qytetarët europianë, kjo është e rëndësishme. Ata duhet të shohin progresin gjithashtu”.

  1. Sipas mendimit tuaj, a do të ishin shtetet anëtare të gatshme të hapnin negociatat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë pa sinjale të qarta të fillimit të ndjekjes penale dhe dënimit përfundimtar të çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Shpresoj që shtetet anëtare t’i përmbahen vendimit të 25 marsit të 2020. Ata kanë përfshirë qartësisht aty luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në ato kushte, ata kanë bërë të qartë, që duhen rezultate konkrete, një gjurmë provash për raste të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelit. Shpresoj, që ata t’i përmbahen kësaj, por ata bëjnë zgjedhjen e tyre.

  1. Amendamenti 132 rekomandon që Shqipëria të miratojë një strategji të re dhe një plan veprimi për luftën kundër drogës? A do të thotë kjo se strategjia aktuale dhe plani i veprimit nuk është i suksesshëm?

Nuk është sekret që Shqipëria ka problem me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe abuzimin e drogave. Shqipëria është rruga më e madhe e kalimit të kanabisit në Europë dhe përshkruhet që strehon rrjetet transnacionale të përfshira në trafikun e drogës në Europë dhe përtej. Sipas Komisionit Europian, Shqipëria nuk ka ngritur ende një Obsevator Kombëtar për drogat dhe as për një sistem alerte paraprake lidhur me substanca të reja psikoaktive. Një strategji e re dhe një plan aksioni përr drogat duhet të aprovohen. Një çështje shumë e rëndësishme është krijimi i një stoku të sigurtë para shkatërrimit të lëndëve narkotike. Praktika për të mbajtur vetëm sasi të vogla evidence të kapjes së drogave për çështjet në Gjykata, në vend që të mbahet e gjithë sasia e kapur, nuk është kryer ende. Ndaj, e inkurajoj Shqipërinë që të aprovojë një strategji të re dhe një plan të ri aksioni, duke përfshirë edhe trajtimin e hendekut në legjislacion lidhur me shkatërrimin e lëndëve narkotike.

8.Nuk mund të mos ju pyes për ligjin për median, duke qenë se ju ke i qene shumë aktiv për këtë. A jeni i kënaqur me hapat e ndërrmarra apo jeni sërish i shqetësuar për këtë ligj ?

“Ne duhet të presim për të parë që gjithçka të anulohet dhe të hiqet dorë nga forma aktuale, siç u kërkua nga Komisioni i Venecias. Ndërkohë, përpara se të vijë ketë tërheqje, nuk kam parë, që të ketë hapa në përputhje me mënyrën që pritej të bëhej.

  1. Sot, Freedom House ka publikuar një raport ku dënon çështjen e shembjes së Teatrit kombëtar dhe vrasjen e qytetarit Klodian Rasha gjatë shtrëngimit tê msave anti Covid . Grupimi Renew ka paraqitur njê amendament për këtë, ku dënon vrasjen nga policia. A ka kompromis për këtë amendament nga partia popullore dhe të tjera ?

“Mendoj, se është përfshirë në kompromiset politike. Nuk kemi asgjë kundër këtij amendamenti. Eshtê e rëndêsishme që kjo çështje nënvizohet”.

  1. Pra, zoti Lega, si përfundim, Shqipëria ka ende disa hapa për të bërë para hapjes zyrtare tê negociatave.

Po, dhe më lejoni të them, që qëllimi ynë është që ta bëjmë Shqipërinë anëtare tê Bashkimit Europian, por për tê arritur aty, duhen plotêsuar kriteret. Duhet të sigurojmë që ato përmbushen./ABCNEWS

Amendamentet e PE-së, mbi 6 parakushtet për konferencën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri Nga Erisa Zyka, Bruksel

Grupimet politike të Parlamentit Evropian kanë prezantuar 267 amendamentet për draft-raportin e eurodeputetes Isabel Santos mbi vlerësimin e progresit të Shqipërisë në integrimin evropian për vitin 2020.

Amendamente evidentojnë mos përmbushje ose përmbushje të pjesshme të parakushteve për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Amendamentet më të shumta kanë të bëjnë me 6 parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

“Parlamenti mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare pa shtyrje të mëtejshme kur të jenë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Europian në vijim të aprovimit të kuadrit negociues.”

 

Parakushti i parë është reforma zgjedhore. Zbatimi i reformës zgjedhore nuk mund të konsiderohet i përmbushur për Parlamentin EVropian pa ndjekur dhe evidentuar procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit në Shqipëri. Zgjedhjet e 25 prillit konsiderohen nga të gjitha grupimet politike si një test për pjekurinë politike të vendit. Lidhur me parakushtin e dytë, amendamentet evidentojnë nevojën për funksionimin e plotë dhe eficent të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Lartë, si dhe funksionimin e qëndrueshëm dhe pa shkëputje të Gjykatave të Apelit.

“Parlamenti inkurajon Shqipërinë të plotësojë procesin e ndërmarrjes së hapave të duhura drejt rifitimit të kapacitetit për funksionimin e plotë dhe eficent të Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë që Gjykatat e Apelit të mos ndërpresin punën e tyre”.  

 “Përshëndet arritja e kuorumit minimal të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese për të vendosur mbi pranimin e rasteve”. 

“Mirëpritet fakti, që Gjykata e lartë ka rifituar pjesërisht kapacitetin për të funksionuar dhe ka trajtuar me më shumë se 1000 dosje dhe nxitet progresi për emërimin e gjykatësve të tjerë. Nënvizohet nevoja e mbështetjes për funksionimin eficent të këtyre institucioneve përmes burimet të duhura financiare dhe humane”.

Për parakushtin e tretë, bëhet thirrje për përshpejtim të hapave për funksionimin e plotë të organeve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bëhet thirrje që të hetohen rastet e korrupsionit të nivelit të lartë,  të ruajë pavarësia dhe eficenca në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Për byronë kombëtare të hetimit nënvizohet nevoja e vazhdimit të procesit të rekrutimit të stafit të hetimit.

“Mirëpritet ngritja e organeve anti-korrupsion dhe fakti që po kryhen hetime nga struktura speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) dhe akuzat që po trajtohen nga Gjykatatat anti-korrupsion dhe anti-krim i organizuar. Nënvizohet nevoja për të ruajtur pavarësinë dhe efiçencën e tyre dhe nevoja për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë në të gjitha nivelet e shoqërisë, kryesisht në nivelin e qeverisë shqiptare. Shprehet kënaqësia për ngritjen e byrosë kombëtare të hetimit, që drejtoresha po kryen detyrën e saj dhe që stafi i hetimit është aktualisht në procesin e rekrutimit. Nënvizohet nevoja e ofrimit të rezultateve të prekshme nga hetime të pavarura dhe të paanshme që çojnë në ndjekje penale të suksesshme të krimit të nivelit të lartë përfshirë korrupsionin.”

Amendamente të tjera, shprehet shqetësimi, se policia e shtetit mund të marrë donacione private dhe sponsorizime. Bëhet thirrje për vlerësim adekuat dhe rregullat strikte për të kufizuar rreziqet e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Shqetësime shprehen edhe për dhunën disproporcionale të ushtuar nga forcat e rendit në disa raste.

Lidhur me parakushtin e katërt për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përfshirë goditjen e aseteve të krimit të organizuar, bëhet thirrje për shtimin e hetimeve kundër pastrimit të parave. Amendamenti 125 identifikon problemin e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe shitjes së pronave, ndërkohë që amendamenti 127 rikujton, se Shqipëria që prej marsit të 2020 është përfshirë në listën gri të Task Forcës për Aksionin Financiar. Duke përshëndetur bashkëpunimin me autoritetet italiane për luftën kundër lëndëve narkotike, bëhet thirrje për përpjekje serioze dhe tërësore për të goditur trafikun ndërkombëtar të drogës.

Eurodeputetët kanë paraqitur amendamente edhe për progres të shpejtë në ndalimin e numrit të kërkesave të azilit të pabazuara dhe kthimin e personave në fjalë në Shqipëri, që përbën dhe parakushtin e pestë. Për parakushtin e gjashtë, eurodeputetët shprehin shqetësim të thellë për draftin e medias audiovizive dhe mirëpresin angazhim për të aprovuar amendamente vetëm nëse ato janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit te Venecias dhe në proces konsultimi me shoqërinë civile, gazetarët dhe organisatat e mediave. I bëhet thirrje autoriteteve  shqiptare që të kryejnë një hetim lidhur me dhunën e kohës së fundit dhe ndalimit të pajustifikuar nga forcat e rendit të gazetarëve dhe t’i përgjigjen akuzave të ngritura nga gazetarët për cënim nga policia, përfshirë edhe gjatë mbajtjes nga forcat e rendit.

“Shprehet shqetësim të thellë për draft-ligjin për mediat, kryesisht të ashtuquajturin “ligji anti- shpifje” dhe i bën thirrje qeverisë që të aprovojë amendamente që janë tërësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.”

Amendamente janë depozituar edhe për procesin e kompensimit për çështjen e pronave, çështjet ekonomike, të mjedisit, të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Javën e ardhshme, raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos do të zhvillojë takime me grupimet politike për të gjetur kompromise për këto amendamente. /abcnews.al/

Vendos gjykata franceze: Dënohet me tri vite burg ish-presidenti Sarkozy

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe dy ish-baskëpunëtorët e tij janë dënuar me nga tri vjet burgim për korrupsion, transmeton Gazeta Express.

Sarkozy është shpallur fajtor për shkak se ka tentu t’i ofrojë rryshfet gjyqtarit Gilbert Azibert, duke i ofruar punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacioneve për një hetim kriminal ndaj partisë së tij.

Ish-presidenti frances është dënuar me tri vite burgim, dy nga to mund t’i kryej me kusht.

Spanja, Franca e shtete të tjera e kundërshtojnë njohjen dhe liberalizimin e vizave për Kosovën në PE

Përgjatë mbledhjes së Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, ku u votuan amandamente të shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon, Franca, Spanja dhe shtete të tjera dolën kundër proceseve të Kosovës.

Në mesin e shumë amendamenteve të propozuara në raportin për Kosovën, kishte edhe kërkesa që të hiqet paragrafi, përmes së cilit ftohen pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Një kërkesë të tillë kanë bërë sidomos deputetët nga Spanja dhe shtete të tjera, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, raporton REL.

Kundër thirrjes për liberalizimin e vizave u propozuan disa amendamente nga disa deputetët të ekstremit të djathtë, sidomos nga Franca.

Rezolutat e Parlamentit Evropian shprehin qëndrime politike të këtij institucioni të BE-së, por nuk janë ligjërisht të obligueshme për vendet anëtare. Prandaj, edhe thirrjet e deritanishme të PE-së për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e bllokut evropian si dhe ajo për liberalizimin e vizave, nuk kanë pasur ndonjë efekt.

Merkel: Gjermania është në valën e tretë të koronavirusit

Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së koronavirusit, u tha kacelarja gjermane, Angela Merkel, ligjvënësve të partisë së saj konservatore, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Tani jemi në valën e tretë”, tha Merkel, për të shtuar se çdo lehtësim i masave të izolimit, të ndërmarra në fund të vitit të kaluar, do të duhej të bëhej me kujdes dhe gradualisht.

Mbyllja e të gjitha bizneseve jothelbësore dhe kontrollet kufitare me Austrinë dhe Republikën Çeke – ku ka pasur shpërthime të rasteve me një variant më infektues të koronavirusit – thuhet se e kanë ndihmuar Gjermaninë që të zvogëlojë normën e infeksioneve ditore.

Por, fushata e ngadalshme e vaksinimit dhe rreziku i shpërthimeve të varianteve të reja mund ta bëjnë më të vështirë lehtësimin e masave kufizuese.

“Ne nuk mund të përballojmë ulje dhe ngritje”, tha Merkel, duke sugjeruar se ajo do të donte që kthimi në jetën normale të bëhet me kujdes, për të shmangur rivendosjen e masave të bllokimit.

Ajo shtoi se rritja e kapaciteteve të testimit mund ta bëjë kthimin në normalitet më të qëndrueshëm.

Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar, Gjermania ka regjistuar mbi 2.3 milionë të infektuar me koronavirus dhe mbi 68,000 viktima. rel

Spanjë, vandalizmi dhe dhuna sërish shoqërojnë protestat për lirimin e reperit të burgosur

Madrid

Vandalizmi dhe dhuna sërish kanë shoqëruar protestat në Spanjë që u organizuan për natën e katërt radhazi me kërkesën për lirimin e reperit të burgosur Pablo Hasel më 16 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Studentë dhe të rinj të lidhur me grupet e ekstremit të majtë morën pjesë në demonstratat e paautorizuara që u intensifikuan në qytetet si Barcelona, Lleida, Girona, Tarragona dhe Valencia.

Disa grupe u vunë flakën koshave të plehrave dhe ndërprenë rrugët, si dhe dëmtuan dyqanet, bankat dhe automjetet, ndërsa po ashtu sulmuan policinë duke hedhur gurë dhe shishe.

Burimet e policisë njoftuan se tre persona janë arrestuar në Barcelonë dhe dy në Girona, kurse gjatë incidenteve kishte gjithashtu të plagosur.

Parashikohet që protestat e organizuara nga organizatat e ekstremit të majtë, do të vazhdojnë me pjesëmarrje më të lartë gjatë fundjavës.

Rreth 95 njerëz janë ndaluar nga policia dhe gati 100 janë plagosur në katër ditët e fundit.

Hasel, i cili u dënua me nëntë muaj burg për glorifikim të terrorizmit dhe fyerjen ndaj monarkisë dhe institucioneve shtetërore për shkak të disa shprehjeve që ai përdori në Twitter dhe në këngët e tij, u vendos në burg nga policia më 16 shkurt.

Ndaj tij doli edhe një vendim i ri i gjykatës, i cili përfshin dy vite e gjysmë burg për shkak të një akuze tjetër.

Burgosja e reperit spanjoll ka nxitur debate në Spanjë në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shprehjes.

Grupet radikale të krahut të majtë në gjithë vendin, veçanërisht Unidos Podemos, partneri i vogël i qeverisë së koalicionit të majtë, kërkojnë që Hasel të falet dhe të lirohet.

Kryediplomati gjerman: Kosova është kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass ka thënë se zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për këtë të fundit që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Rregullimi i marrëdhnieve të pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Afatet ose disa dinamika të paracaktuara për anëtarësim në Bashkim nuk ekzistojnë, por do të ishte mirë nëse negociatat me Serbinë janë më dinamike. Fakti që Qeveria e Serbisë ka njohur domosdoshmërinë e reformave është një fakt që na bën të lumtur. Kur bëhet fjalë për zbutjen e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE do të jetë një partner me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sigurojë rajonit një ndihmë prej rreth 12 miliardë euro”, ka thënë kryediplomati gjerman në një intervistë për mediumin serb Kurir, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se çfarë zgjidhje për Kosovën është e pranueshme nga Gjermania, status-quo, konflikt i ngrirë, ndarje e Kosovës apo njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve është një nga kushtet kryesore për Serbinë që të futet në BE.

“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo përfshin vënien në dukje të avantazheve për njerëzit, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë. Rregullimi i këtyre marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër për Serbinë. Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE me të Dërguarin Special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Kjo tani hap një mundësi të mirë për t’u përdorur për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja – do të ishte me rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Mass.


Send this to a friend