VOAL

VOAL

Arrestohen 25 anëtarë të grupit që dyshohej se po planifikonte grushtshtet në Gjermani

RFE/RL

Pas bastisjes së dhjetëra lokacioneve në 11 shtete federale të Gjermanisë, policia gjermane ka arrestuar 25 persona, të cilët dyshoheshin për komplot për rrëzimin e Qeverisë.

Prokurorët federalë thanë se në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 3.000 policë, të cilët kryen bastisje në 130 lokacione.

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, e përshkroi aksionin si “operacion anti-terrorizëm”, dhe tha se dyshohet se grupi ka planifikuar një sulm të armatosur ndaj institucioneve të shtetit.

Raportimet në mediat gjermane thonë se grupi i përbërë nga figura të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarakë, planifikoi të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.

Sipas autoriteteve gjermane, 22 nga 25 të arrestuarit janë shtetas gjerman, ndërsa tre të tjerë, përfshirë një shtetas rus, dyshohet se mbështesnin grupin.

Në krye të grupit dyshohet se ishte një 71-vjeçar, të cilit i referoheshin si princi Heinrich XIII.

Prokurorët federalë thanë se grupi planifikoi që ta instalonte atë si udhëheqësin e ri të Gjermanisë, dhe për këtë arsye vet 71-vjeçari dyshohet se kishte kontaktuar me zyrtarët rusë me qëllim të negocimit të një rendi të ri në vend, pasi Qeveria gjermane të rrëzohej.

Ai dyshohet se u ndihmua nga një grua ruse, Vitalia B.

Pjesë e këtij grupi thuhet se janë anëtarë të lëvizjes ekstremiste “Reichsbuerger” apo “Qytetarët e Rajhut”, të cilët janë prej kohësh në vëzhgimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste.

Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë bërë komplot për të përmbysur Republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871.

BE dhe Ballkani Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje për roming

Flamuj të BE-së dhe Shqipërisë të vendosur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku shihen forca policore. Gjatë kohës së samitit, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama. 6 dhjetor 2022.

Jetmira Delia-Kaci

Operatorët telefonikë të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar të martën një marrëveshje në Tiranë për zvogëlim të tarifave të romingut.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, do të nisë së zbatuari më 1 tetor të vitit 2023.

Zotimi kryesor i liderëve të bllokut evropian në këtë samit pritet të jetë mbështetja dhe përshpejtimi për procesin e zgjerimit të BE-së. Tema të tjera me rëndësi që pritet të diskutohen janë edhe pasojat e pushtimit rus të Ukrainës dhe bashkërendimi i përgjigjes ndaj tyre, sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë, por edhe përballimit të krizës energjetike.

Osmani paralajmëron aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret që samiti që po mbahet në Tiranë, do të ndihmojë në përshpejtim të procesit të anëtarësimit të rajonit të Ballkanit në bllokun evropian.

Ajo i ka bërë këto deklarata pak para nisjes së samitit.

Megjithatë, Osmani e ka përmendur se është koha që BE-ja të kalojë “nga fjalët në vepra”.

Ajo ka paralajmëruar që në samit do të bëjë të ditur vendimin e Kosovës për të aplikuar këtë vit për anëtarësim në bllokun evropian.

“Ne presim mbështetjen e plotë të vendeve anëtare”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke arritur në samit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke arritur në samit.

Ajo, po ashtu, ka thënë se BE-ja duhet të dërgojë mesazhe të qarta për vendet që janë në linjë me të për sanksionim të Rusisë, si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë, dhe atyre që nuk kanë vepruar njëjtë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës.

Temat e samitit

Në samitin në Tiranë, po ashtu pritet të diskutohet për ndalimin e emigrantëve që kalojnë përmes shteteve të Ballkanit për në BE e frenimin e emigrimit nga vendet e rajonit.

Samiti do të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët të liderëve. Radio Evropa e Lirë ditë më parë ka raportuar për përmbajtjen e draftit të “Deklaratës së Tiranës”. Përveç zotimit për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, në të theksohet edhe rëndësia e partneritetit mes bllokut dhe këtij rajoni.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, që po përshkallëzohet dhe po e vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane e atë globale, potencon rëndësinë e partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në tekstin e draft-deklaratës së Tiranës.

Në këtë draft-dokument theksohet se “vendet e rajonit duhet ta harmonizojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së”.

Në lidhje me rritjen e valës së emigrantëve ilegalë që hyjnë në BE përmes Ballkanit, zyrtarët evropianë më 5 dhjetor shprehën shqetësimin e tyre dhe kërkuan forcim të menaxhimit të kufijve.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e vendeve të këtij rajoni.

Protesta e paralajmëruar e opozitës shqiptare

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për roaming, do të ketë dy seanca plenare dhe në orën 14:30 do të mbahet konferenca për mediat e presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo është hera e parë që një samit i këtij formati mbahet në një nga shtetet e rajonit.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Presidenti serb e konfirmoi pjesëmarrjen një ditë më herët, pasi paraprakisht ishte thënë se nuk do të udhëtonte për në Tiranë.

Gjatë kohës së mbajtjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama.

Udhëheqësit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë thirrur protestë në orën 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zonë që policia shqiptare e ka përfshirë në perimetrin e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Samiti mbahet në hotel “Marriot” në kullën e “Air Albania”, që gjendet pak metra larg bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sali Berisha deklaroi të hënën pasdite se protesta nuk kërcënon “sigurinë e miqve evropianë”, por shtoi se kërcënim për Shqipërinë përbën “Rama dhe Qeveria e tij”.

Gjatë kohës kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama.

Gjatë kohës kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë kundër Qeverisë Rama.

Policia e shtetit ka marrë masa të larta sigurie në bashkëpunim edhe me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare Interpol dhe Europol, për të garantuar sigurinë e 32 delegacioneve shtetërore të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbarëvajtjen e samitit.

Forcat e rendit, po ashtu, thanë se do të mbikëqyrin dhe do të garantojnë mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar nga opozita, por jashtë perimetrit të sigurisë.

Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar dy baza ajrore; nis sulme të reja me raketa

VOA/Marrë nga Associated Press

Dronët ukrainas goditën dy baza ajrore thellë në brendësi të territorit rus, njoftoi Kremlini të hënën, pak përpara se forcat ruse të fillonin një sulm masiv me raketa drejt Ukrainës, të cilat goditën shtëpi dhe ndërtesa, dhe vranë civilë.

Shtëpia e Bardhë dënoi sulmet e fundit ruse kundër Ukrainës, duke thënë se ato janë një kujtesë e brutalitetit të Presidentit rus Vladimir Putin.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij ukrainas, Oleksii Reznikov, dënuan sulmet brutale ajrore të Rusisë ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. Sekretari Austin shprehu gjithashtu “angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur aftësinë e Ukrainës për të kundërshtuar luftën e agresionit të Rusisë”, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Sekretari Austin ritheksoi mbrojtjen ajrore si një përparësi kryesore për përpjekjet e ndihmës së sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, siç tregohet nga angazhimet për t’i ofruar Ukrainës municione shtesë për sistemet e avancuara të raketave tokë-ajër NASAMS, si dhe kapacitetet për të luftuar sistemet ajrore pa pilot.

Sulmi i paprecedentë në Rusi rrezikon të arrijë një përshkallëzim të madh të luftës nëntë-mujore, pasi goditi një aerodrom ku mbahen avionë bombardues që kanë kapacitetin për të mbartur armë bërthamore. Presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar se do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin rus, një deklaratë që është interpretuar se përfshin edhe armët bërthamore.

Rusia ka bërë bombardime pothuajse të përjavshme ndaj Ukrainës në formë hakmarrjeje për një tjetër sulm të guximshëm – shpërthimin e 8 tetorit të një kamioni tek një urë jetike që lidh kontinentin me Gadishullin e Krimesë.

Të hënën, Presidenti Putin u përpoq të tregonte se vendi i tij mund ta rimarrë veten nga imazhi i dëmtuar nga një sulm i tillë, duke i dhënë vetë një makine nëpër urën e riparuar pjesërisht. Presidenti Putin e inauguroi personalisht urën 19 kilometra të gjatë në vitin 2018, në kuadrin e përpjekjeve të kushtueshme për të konsoliduar pretendimin territorial mbi Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.

Gjatë sulmit të së hënës, raketat ruse ndërprenë shërbimet bazë në disa rajone të Ukrainës, si pjesë e strategjisë së Moskës për të shkaktuar më shumë vështirësi me afrimin e dimrit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se katër persona u vranë gjatë sulmeve të së hënës.

Njerëzit duke u strehuar në tunelet e metrosë së Kievit (5 dhjetor 2022)

Njerëzit duke u strehuar në tunelet e metrosë së Kievit (5 dhjetor 2022)

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan më shumë se 60 nga 70 raketat dhe Presidenti Zelenskyy u shfaq sërish sfidues, duke lavdëruar punëtorët që u përpoqën menjëherë të rikthenin energjinë.

“Çdo raketë ruse e rrëzuar është provë konkrete se terrori mund të mposhtet”, tha Presidenti Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Ukraina tha se të dhënat paraprake treguan se Rusia lëshoi 38 raketa me vetëdrejtim nga mjetet detare në Detin Kaspik dhe nga rajoni jugor Rostov. Përveç kësaj, 22 raketa Kalibr u nisën nga flota ruse e Detit të Zi dhe gjithashtu u përfshinë edhe avionë bombardues me rreze të gjatë, avionë luftarakë dhe raketa të drejtuara nga larg, tha ai.

Kompania e energjisë elektrike Ukrenergo tha se ishin goditur objektet e saj, duke shkaktuar disa ndërprerje energjie, megjithëse kryeministri tha më vonë se objektet e energjisë ishin dëmtuar në vetëm tre zona, pra nuk ishin aq të përhapura sa në sulmet e mëparshme.

Në kryeqytetin Kiev, njerëz të shumtë mbushën me shpejtësi stacionin qendror të metrosë Zoloti Vorota pas paralajmërimeve për sulm ajror. Nuk kishte shenja të menjëhershme se qyteti ose rajoni përreth gjithashtu ishin goditur.

Mediat ukrainase raportuan shpërthime në jug të Kievit, në Cherkasy, Krivyi Rih dhe Odesa. Zyrtarët thanë se uji, energjia elektrike dhe ngrohja qendrore u ndërprenë në shumë pjesë të Odesa-s.

“Armiku po sulmon sërish territorin e Ukrainës me raketa!”, shkruajti në Telegram, Kyrylo Tymoshenko, nëndrejtor i zyrës së presidentit ukrainas.

Në Moldavinë fqinje, Ministria e Brendshme tha në faqen e saj në Facebook se oficerët e patrullës kufitare kishin gjetur një raketë në një fermë pranë qytetit verior Briceni, pranë kufirit me Ukrainën. Një ekip i specializuar për çmontimin e bombave shkoi në vendngjarje, por nuk u bë e qartë se kur ra raketa ose kush e gjuajti atë.

Në një fotografi të qarkulluar nga Ministria e Brendshme e Moldavisë, duket pjesa e një rakete në një vresht në Briceni, Moldavi (5 dhjetor 2022)

Në një fotografi të qarkulluar nga Ministria e Brendshme e Moldavisë, duket pjesa e një rakete në një vresht në Briceni, Moldavi (5 dhjetor 2022)

Duke dhënë më shumë detaje për sulmet ndaj bazave ajrore, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte rrëzuar dy dronë ukrainas. Ajo tha se tre ushtarakë rusë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën dhe se dy avionë u dëmtuan lehtë.

Sulmet në bazën Engels në rajonin Saratov në lumin Vollga dhe në bazën Dyagilevo në rajonin Ryazan në Rusinë perëndimore ishin pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të kufizuar forcën e bombarduesve me rreze të gjatë veprimi të Rusisë, tha ministria.

Baza Engels, e gjendur mbi 600 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, strehon bombarduesit strategjikë Tu-95 dhe Tu-160 me aftësi bërthamore që kanë qenë të përfshirë në nisjen e sulmeve ndaj Ukrainës. Baza ajrore Dyagilevo, e cila strehon avionë cisternë që përdoren për të furnizuar me karburant avionët e tjerë në fluturim, është rreth 500 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën.

Avioni bombardues rus Tu-160

Avioni bombardues rus Tu-160

Sulmet treguan dobësinë e disa prej pikave më strategjike ushtarake të Rusisë, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me efektshmërinë e mbrojtjes së tyre ajrore, nëse dronët mundën të afroheshin kaq shumë.

Ministria nuk tha se nga e kishin origjinën dronët, por blogerët ushtarakë rusë thanë se ato ka të ngjarë të ishin nisur nga ushtarë në pararojë të Ukrainës.

Agjencitë ruse të lajmeve kishin raportuar më herët shpërthime në të dy vendet, duke dhënë detaje paksa të ndryshme nga Ministria e Mbrojtjes për viktimat.

Forcat e armatosura të Ukrainës publikuan një foto ku thanë se tregohet gjak në borë nën një automjet ushtarak në një nga bazat ajrore. Autenticiteti i fotos nuk mund të verifikohej.

Këshilltari i Presidentit Zelenskyy, Mykhailo Podolyak, përmendi sulmin me dron ndaj bazës Engels, por nuk mori përgjegjësinë.

“Nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objekte fluturuese të panjohura do të kthehen tek pika e nisjes”, shkruajti zoti Podolyak në Twitter.

Ukraina: Çmimi tavan ndaj naftës ruse të ulet në 30 dollarë për një fuçi

RFE/RL

Ukraina përshëndeti vendosjen e çmimit tavan ndaj naftës ruse prej 60 dollarësh për një fuçi, por tha se ky çmim duhet të ulet në 30 dollarë për të goditur edhe më shumë ekonominë ruse.

“Ne e arrijmë gjithmonë qëllimin tonë dhe ekonomia e Rusisë do të shkatërrohet, ajo do të paguajë dhe do të jetë përgjegjëse për të gjitha krimet e saj”, tha shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, në Telegram.

“Por do të ishte e nevojshme që tavani të ulet në 30 dollarë për të shkatërruar më shpejt ekonominë e armikut”, shtoi Yermak.

Çmimi tavan prej 60 dollarësh për një fuçi u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë më 2 dhjetor, dhe erdhi pas disa muajsh punë.

Kjo masë ndalon shtetet që të paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse, që transportohet përmes detit.

Çmimi tavan u prezantua në shtator nga shtetet e G7-s (SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian) në përpjekje për të goditur aftësinë e Rusisë që të financojë luftën e saj kundër Ukrainës.

Të premten, Bashkimi Evropian miratoi çmimin tavan – që kërkonte miratimin e të gjitha shteteve anëtare – pasi bindi Poloninë që të mbështeste këtë masë.

Polonia njoftoi se do të mbështeste masën pasi u sigurua se çmimi tavan do të mbetet 5 për qind më ulët sesa niveli në tregje.

Është raportuar se BE-ja dëshironte të vendoste çmim tavan prej 65-70 dollarësh, por ky propozim u refuzua nga Polonia, Lituania dhe Estonia, që argumentuan se ishte një çmim i lartë.

Rusia ka dënuar këtë masë, teksa ka paralajmëruar se nuk do të furnizojë me naftë ato shtete që do ta aplikojmë çmimin tavan.

Para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, mbi gjysma e eksporteve të naftës në Evropë vinte nga Moska. Gjermania ishte importuesja kryesore, pasuar nga Holanda dhe Polonia.

Por, që nga nisja e luftës, shtetet e BE-së kanë tentuar që të ulin varësinë e tyre nga energjia ruse. Ndërkaq, SHBA-ja veçse ka ndaluar naftën e papërpunuar ruse.

Udhëheqësit rusë mund të ndiqen penalisht për agresionin në Ukrainë

VOA/Henry Ridgwell

Ukraina dhe aleatët e saj thonë se sulmi i Rusisë në shkurt ishte një krim agresioni, i përcaktuar nga statuti i Kombeve të Bashkuara si përdorim i paligjshëm i forcës kundër një shteti tjetër. Bashkimi Evropian tha të mërkurën se Moska duhet të mbajë përgjegjësi.

“Po propozojmë krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit rus”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë po heton krimet e dyshuara ruse të luftës, përfshirë ndalimin arbitrar dhe vrasjen e civilëve, torturën, përdhunimin dhe sulmet ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. Por Rusia nuk e njeh gjykatën, thotë për Zërin e Amerikës avokati Frank Ledwidge.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale përballet me një sërë problemesh juridiksioni, veçanërisht në lidhje me krimin e agresionit.”

Hapi i parë për ngritjen e një gjykate speciale do të ishte paraqitja e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Rusia do t’i vërë veton dhe ndoshta edhe Kina dhe pastaj do të kalojë për votim në Asamblenë e Përgjithshme. Në votim ndoshta mund të marrin shumicën. Kështu që do të krijohet një gjykatë e posaçme me mbështetjen e OKB-së”, thotë zoti Ledwidge.

Mbledhja e provave do të ishte komplekse dhe kërkon kohë.

“Ata duhet të gjejnë prova që lidhin Putinin me forcat e tij usharake, çka do të ishte shumë e lehtë. Për vartësit e Putinit të përfshirë në krimin e agresionit, do të duhet gjithashtu të sigurohen prova sekrete, dhe rrjedhimisht marrëveshje që provat të paraqiten në gjykatë, siç ndodhi në rastin e ish-Jugosllavisë”, thotë Frank Ledwidge, avokat dhe hetues i krimeve të luftës

Rusia këmbëngul se çdo gjykate për të hetuar ndërhyrjen e saj në Ukrainë do t’i mungonte legjitimiteti.

Zoti Ledwidge ndihmoi në mbledhjen e provave në ish-Jugosllavi për ndjekjen penale për krime kundër njerëzimit të ish-presidentit Slobodan Millosheviç në vitin 2001.

“Sigurisht, diktatori rus do të reagojë me përqeshje. Kështu veproi edhe Millosheviçi. Buzëqeshjet u fshinë shpejt nga fytyra e Millosheviçit dhe bandës së tij dy vjet më vonë kur ra qeveria e tij dhe ai përfundoi në Hagë. A do të ndodhë e njëjta gjë me Putinin? Le të shohim”.

Viti 1945 ishte hera e fundit që u krijua një gjykatë për të hetuar krimin e agresionit, gjatë gjyqeve të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore. Përkrahësit e krijimit të gjykatës së posaçme thonë se është jetike që Rusia të mbahet përgjegjëse.

Ambasadave të Ukrainës në të gjithë Evropën iu dërgohen, sy kafshësh në kuti të lyera me gjak

Pakot të spërkatura me gjak, që mbanin brenda sy të nxjerrë kafshësh, janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës në shtatë vende evropiane ditët e fundit.

“Pakot e përgjakshme” u dorëzuan në ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali dhe në konsullatat e saj në Napoli të Italisë; në Krakov të Polonisë dhe në qytetin çek të Brno, sipas Oleg Nikolenko, një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Një kuti me sy kafshësh, e lyer me gjak, iu dërgua gjithashtu në ambasadën e Ukrainës në Madrid, e cila ishte ndër gjashtë adresat në Spanjë që iu dërguan zarfe-bombë në fillim të kësaj jave.

“Pakot përmbanin sy kafshësh,” shkroi Nikolenko në një përditësim në faqen e tij në Facebook më 2 dhjetor. “Vetë pakot ishin zhytur në një lëng me ngjyrë karakteristike dhe kishin erën përkatëse.”

Dmytro Kuleba, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, tha se pakot që po dërgoheshin në ndërtesat diplomatike ukrainase ishin pjesë e një “fushate terrori dhe frikësimi të mirë-planifikuar ndaj ambasadave dhe konsullatave ukrainase”.

“Duke mos qenë në gjendje të ndalojnë Ukrainën në frontin diplomatik, ata përpiqen të na frikësojnë”, shtoi ai. “Megjithatë, mund të them menjëherë se këto përpjekje janë të kota. Ne do të vazhdojmë të punojmë efektivisht për fitoren e Ukrainës.”

Autoritetet spanjolle raportuan se gjithsej gjashtë zarfe-bombë u dërguan në disa zyra në vend gjatë javës së kaluar, duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit Pedro Sánchez dhe ambasadën amerikane.

“Kjo është padyshim një formë e re terrorizmi,” tha Kuleba për letrat bomba. “Ne po punojmë shumë aktivisht, së bashku me autoritetet spanjolle, për të zbuluar se kush qëndron pas këtyre.. Sigurisht, ne kemi një hamendësim se kush është dërguesi, por duhet të gjurmojmë të gjithë rrjetin e agjentëve dhe të njerëzve të përfshirë në këtë fushatë. ”

Ambasada ruse në Madrid e dënoi zyrtarisht letrën-bomba të enjten, duke thënë në një postim në Twitter se “çdo kërcënim apo sulm terrorist, veçanërisht ato të drejtuara ndaj misioneve diplomatike, janë plotësisht të dënueshme”. syri.net

SHBA mbetet në “krah” të Zelenskyt, lëviz sistemet e mbrojtjes ajrore drejt territorit të Ukrainës

Pasi u zotua të sigurojë sistemet e mbrojtjes ajrore në Ukrainë, SHBA po punon me vendet e Lindjes së Mesme për të lëvizur një pjesë të vogël të sistemeve. të tyre drejt Ukrainës.

Shefi ekzekutiv i Raytheon Technologies, Greg Hayes tha se SHBA po planifikon të dërgojë Sistemet Kombëtare të Avancuara të Raketave (NASAMS) në Ukrainë në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Ka NASAMS në të gjithë Lindjen e Mesme dhe disa nga aleatët tanë të NATO-s po punojmë me disa vende të Lindjes së Mesme që aktualisht përdorin këto sisteme dhe po përpiqen t’i dërgojnë ato në Ukrainë,” tha ai teksa shtoi se SHBA do të plotësojë rezervat e Lindjes së Mesme gjatë dy viteve të ardhshme.

Administrata Biden do të duhet të miratojë planet dhe nuk ka komentuar ende për këtë çështje, ndërsa Ukraina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për NASAMS, për të cilën thotë se do të ndihmonte kundër sulmeve me raketa ruse.bw

BE bën thirrje për sjellje evropiane, pas deklaratave të Vuçiqit për Kurtin

RFE/RL

Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka bërë këto deklarata pas pyetjeve të gazetarëve për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “llum terrorist”, dhe ka paralajmëruar se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka thënë se Samiti i Tiranës ka një rëndësi të veçantë, sidomos në kontekstin e situatës globale, dhe BE pret që të gjithë liderët të marrin pjesë në të.

“Natyrisht se ky është një samit shumë i rëndësishëm dhe presim që të gjithë liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të jenë të pranishëm, sikur që do të jenë edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Stano ka thënë se është me rëndësi të merret parasysh situata dhe ajo të jetë e qetë.

“Situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Samiti i Tiranës është me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh rrethanat gjeopolitike” ka thënë ai.

Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin janë bërë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërim të Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje dhe ka thënë se Rashiq nuk përfaqëson serbët e Kosovës.

Gazetarët e kanë pyetur Stanon nëse deklaratat e Vuçiqit përbëjnë “sjellje evropiane”.

“Ne si komunitet i 27 vendeve presim nga të gjithë partnerët që të sillen në mënyrë evropiane, e kjo përfshin edhe Serbinë edhe Kosovën. Kjo nënkupton përmbajtje nga deklaratat nxitëse”, ka thënë Stano.

Duke iu referuar emërimit të Rashiqit, Stano ka thënë se “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i tij nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën”.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Pozita në të cilën është emëruar Rashiq, deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu.

Viteve të fundit Rashiq ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.

Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.

Më 2020, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati emëruar Rashiqin si drejtor të Zyrës për Komunitete, mirëpo ai ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar atë nga aktakuza për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Ukraina hap linjë telefonike për dorëzimin e ushtarëve rusë, gati 100 kërkesa në ditë

Qeveria ukrainase ka thënë se një skemë që ka krijuar për ushtarët rusë për t’u dorëzuar, po merr deri në 100 kërkesa në ditë. Projekti “Dua të Jetoj” ka nisur në shtator.

Duke telefonuar në linjën telefonike ose duke futur të dhëna përmes aplikacioneve të mesazheve, trupat ruse mund të organizojnë mënyrën më të mirë për t’u dorëzuar para forcave ukrainase.

Zyrtarët në Kiev thonë se kanë pasur më shumë se 3,500 kontakte nga personeli pushtues si dhe nga familjet e tyre.

Ka pasur një rritje të dukshme që kur Presidenti rus Vladimir Putin mobilizoi qindra mijëra burra rusë dhe që kur qyteti i Kherson u çlirua.

BBC-së i janë dhënë regjistrime nga disa prej telefonatave.

Siç dëshmojnë korridoret e errëta, selia e Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës nuk është imune ndaj ndërprerjeve të energjisë elektrike që mundojnë vendin.

Në një zyrë të vogël takojmë Svitlanën, jo emri i saj i vërtetë, një ukrainase, pritëse telefonatash që flet çdo ditë me ushtarët rusë.

Ata ose mund të kontaktojnë përmes telefonit ose në shumicën e aplikacioneve të mesazheve, si Telegram dhe WhatsApp.

Ajo shpjegon se mbrëmjet janë më të ngarkuara, kur trupat kanë më shumë kohë të lirë dhe mund të largohen fshehurazi dhe të bëjnë një telefonatë.

“Së pari dëgjojmë një zë, kryesisht mashkullor”, shpjegon ajo. “Shpesh është pjesërisht i dëshpëruar, pjesërisht ie frustruar, sepse ata nuk e kuptojnë plotësisht se si funksionon linja telefonike, apo nëse është thjesht një konfigurim.

“Ka edhe kuriozitet sepse shumë bëjnë telefonata për të mos u dorëzuar, por që  të zbulojnë se si mund ta bëjnë nëse është e nevojshme. Është ndryshe çdo herë.”

Svitlana nuk lejohet të na tregojë sa rusë ka ndihmuar, apo saktësisht se si ndodh. Atyre thjesht u thuhet të tregojnë vendndodhjen e tyre përpara se t’u jepen udhëzime të mëtejshme.

Disa ushtarë rusë gjithashtu kontaktojnë për t’i provokuar, thotë ajo, megjithëse nuk mendon se të gjithë ata i besojnë pretendimet e pabaza të Kremlinit se Ukraina drejtohet nga nazistët.

“Ne nuk mund të gjykojmë një vend të tërë,” thotë ajo. “Shumica e tyre janë të shqetësuar për jetën e tyre.”

Svitlana kujton gjithashtu një thirrje nga një burrë që jetonte në Krimenë e pushtuar dhe ishte mobilizuar për të luftuar kundër familjes dhe vendit të tij.

Duket se Moska tani ka bllokuar numrat e telefonit që të kontaktohen nga brenda Rusisë. Telefonatat nga një kartë SIM e Mbretërisë së Bashkuar ose ruse priten me një mesazh gabimi.

Lufta në Ukrainë: Estonia u bën thirrje shteteve evropiane të dyfishojnë shpenzimet ushtarake

Ministri i Jashtëm i Estonisë u ka bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të dyfishojnë shpenzimet e tyre të mbrojtjes për shkak të luftës së rusëve në Ukrainë — duke shtuar se vendi i tij ka planifikuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes kombëtare në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu i bëri komentet e tij në një intervistë gjatë një vizite në Kiev me gjashtë ministra të tjerë të jashtëm nga rajoni nordik dhe baltik: Finlanda, Letonia, Lituania, Islanda, Norvegjia dhe Suedia.

Udhëtimi kishte për qëllim të tregonte mbështetje për Kievin, pasi ai po lufton me ndërprerjet e energjisë pas një vale sulmesh me dron dhe raketa nga Rusia, e cila pushtoi Ukrainën në shkurt.

“Ne do të donim të shihnim vendet evropiane që të dyfishonin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në kohën e luftës në Ukrainë dhe pas luftës dhe ne do të shpenzojmë 3% të PBB-së tonë për mbrojtjen kombëtare,” tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se vendet në aleancën ushtarake, anëtare e së cilës është Estonia, mund të vendosin të synojnë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sesa objektivi i tyre aktual prej 2% të prodhimit kombëtar.

Ursual von der Leyen: 90 vjet pas Holomodorit, Kremlini po përdor si armë urinë masive

Presidentja e Komisionit Europian, Ursual von der Leyen i ka krahasuar sulmet dhe taktikat e Rusisë në Ukrainë me Holomodorin.

Historia kjo e Ukrainës nën sundimin komunist e cila është e ngjashme me atë të vendeve të tjera postkomuniste të Europës Qendrore dhe Lindore.

Krimet më të urryera të regjimit komunist (vrasjet masive, internimet, Holodomori) u kryen para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

“90 vjet pas Holomodor-i, Kremlini për përdor sërish ushqimin si armë. Ne qëndrojmë me Ukrainën për të garantuar sigurinë globale të ushqimit”, ka deklaruar presidentja e KE-së me anë të një postimi në Twitter.

Një zi buke e krijuar nga njeriu Joseph Stalin që çoi në vdekjen e miliona ukrainasve.

Ukraina u bë një ‘laborator’ për regjimin Komunist, duke zhvilluar metoda të vërtetuara, për të shtypur kundërshtarët dhe për të përsosur mjetet e një regjimi totalitar, të cilat më vonë u përdorën në vende të tjera të “çliruara”, nga Ushtria e Kuqe nga pushtimi nazist’.

Populli i shkroi letra Stalinit, për t’i “hapur sytë udhëheqësit kombëtar”, ndaj tmerreve të urisë. Pushteti komunist i dëgjonte me shumë vëmendje letrarë të tillë dhe më pas i arrestonte ato.

Megjithatë, të mbijetuarit e ‘Holodomorit’ u përpoqën të ruanin kujtesën e tyre dhe t’ua ruanin atë pasardhësve të tyre. Mykola Bokan nga rajoni i Chernihiv, bëri fotografi të familjes së tij në ato vite të tmerrshme.

(BalkanWeb)

Shihej si pasardhës i mundshëm i Lukashenkos- Ukraina për vdekjen e ministrit bjellorus: Mund të jetë helmuar

Thashetheme të pakonfirmuara qarkullojnë se ministri i jashtëm i Bjellorusisë Vladimir Makey, i cili u nda nga jeta papritur ditën e djeshme mund të jetë helmuar.

Një nga personat që i ka dhënë zë këtij konkluzioni është edhe këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko.

“Vladimir Makey, 64 vjeç, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, ka vdekur. Ka zëra se ai mund të jetë helmuar.

Makey u emërua si një pasardhës i mundshëm i Lukashenkos. Ai ishte një nga të paktët që nuk ishte nën ndikimin rus. Thashethemet thonë se kjo mund të jetë një aluzion për Lukashenkon”, shkruan Gerashchenko.

 

Edhe pse nuk ka prova që sugjerojnë se ministri është helmuar, thuhet se ai nuk ka qenë nën ndikimin e liderëve rusë. Makei, i cili u cilësua si një pasardhës i mundshëm i Lukaschenkos, mund të jetë konsideruar një kërcënim për ndikimin rus në vend.bw

Ukrainë, mbi 15 mijë persona të zhdukur gjatë luftës

Një grua qan dhe bën kryqin pasi identifikon trupin e një fqinji të zhdukur, i gjetur i vrarë në një kompleks industrial që përdorej nga forcat ruse në qytetin Bucha, Ukrainë (4 prill 2022)

VOA/Marrë nga Reuters

KIEV, Ukrainë – Mbi 15 mijë persona janë zhdukur gjatë luftës në Ukrainë, tha të enjten një zyrtar në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Organizata me seli në Hagë, e krijuar pas luftërave në Ballkan në vitet 1990, çeli një zyrë në Kiev në korrik për të ndihmuar Ukrainën në dokumentimin dhe kërkimin e personave të zhdukur.

Matthew Holliday, drejtor për Evropën në ICMP, thotë se është e paqartë se sa njerëz mund të jenë transferuar me forcë, sa mbahen të ndaluar nga Rusia, sa janë gjallë dhe të veçuar nga familjet e tyre, apo sa kanë vdekur dhe janë varrosur në varre të sajuara.

Procesi i hetimit për të zhdukurit në Ukrainë do të zgjasë për vite të tëra, edhe pasi luftimet të jenë ndalur, i tha zoti Holliday agjencisë së lajmeve Reuters. Shifra prej 15 mijë personash të zhdukur është një vlerësim i kujdesshëm po të kihet parasysh se vetëm në qytetin port Mariupol, autoritetet vlerësojnë se rreth 25 mijë persona janë vrarë apo janë zhdukur.

Gratë ecin përpara godinave të apartamenteve të shkatërruara në Mariupol (4 nëntor 2022)

Gratë ecin përpara godinave të apartamenteve të shkatërruara në Mariupol (4 nëntor 2022)

“Shifrat janë tepër të larta, dhe sfidat me të cilat përballet Ukraina janë shumë të mëdha, krahas luftës që po bëjnë me Federatën Ruse”, tha zoti Holliday.

Ai foli pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kërkoi që Kombet e Bashkuara të ndëshkojnë Rusinë për sulmet ajrore ndaj infrastrukturës civile, pasi një valë sulmesh me raketa zhyti qytetet e Ukrainës në errësirë, në mes të motit të ftohtë.

Mostrat e ADN-së

Duke ruajtur mostrat e ADN-së në një bankë të dhënash dhe duke verifikuar përputhshmërinë me të afërmit, ICMP-ja arriti identifikimin e mbi 27 mijë nga 40 mijë personat e raportuar të zhdukur gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.

Në Kiev, ICMP-ja ka filluar të mbledhë mostra ADN-je dhe po shton kapacitetet për një proces shumëvjeçar, që gjithashtu do të ndihmojë prokurorët për të hetuar krimet e luftës.

“Tani është thelbësore të marrim të gjitha masat e duhura për t’u siguruar që të mund të identifikohen shumë persona”, tha zoti Holliday.

“Pjesa dërrmuese e personave të zhdukur, të vdekurit, janë viktima të krimeve të luftës, dhe autorët duhet të japin llogari”, shtoi ai.

BE përgatit paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë: Nuk do të pushojmë derisa Ukraina të dalë fitimtare mbi Putinin

VOA

Bashkimi Evropian po punon për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë të enjten.

“Ne po punojmë fort për të goditur Rusinë aty ku shkaktohet dhimbje për të zbutet edhe më tej kapacitetin e saj për të vazhduar luftën kundër Ukrainës. Mund të njoftoj sot se po punojmë me shpejtësi të plotë për një paketë të nëntë sanksionesh”, tha zonja von der Leyen në një konferencë shtypi.

“Kam besim se shumë shpejt do të miratojmë një kufi global të çmimit të naftës ruse me vendet e G7-ës dhe partnerë të tjerë të mëdhenj. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të dalë fitimtare mbi Putinin dhe luftën e tij të paligjshme dhe barbare,” tha ajo.

Von der Leyen nuk dha detaje se çfarë masash mund të përmbajë një raund i ri i sanksioneve të BE-së.

Muajin e kaluar BE-ja dha një miratim përfundimtar për paketën e tetë të sanksioneve mbi pushtimin, duke përfshirë më shumë kufizime në tregtinë e çelikut dhe produkteve të teknologjisë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë dhe zëvendëskryeministren e Suedisë, von der Leyen tha se sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës, si furnizimi me energji elektrike, përbënin krime lufte.

“Unë di gjithashtu se miqtë tanë ukrainas do ta kapërcejnë këtë strategji sepse ata janë të fortë dhe kauza e tyre është e drejtë. Ne do të qëndrojmë pranë tyre në këto kohë shumë të vështira për aq kohë sa duhet,” tha ajo.

Parlamenti Evropian të mërkurën e përcaktoi Rusinë një shtet që sponsorizon terrorizmin, duke argumentuar se sulmet e saj ushtarake ndaj objektivave civile ukrainase si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret shkelin ligjin ndërkombëtar.

Rusia mohon se ka shënjestruar qëllimisht civilët në Ukrainë, por pranon një fushatë sulmesh kundër energjisë elektrike dhe infrastrukturës tjetër, të cilat Moska sugjeron se synojnë të pakësojnë aftësinë e Kievit për të luftuar dhe ta shtyjnë atë për të negociuar.

Merkel: Nuk kisha fuqi për bisedime me Putinin, para luftës në Ukrainë

RFE/RL

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka dashur të organizojë bisedime mes palës evropiane dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një vit para pushtimit të Ukrainës. Por ajo tha se në fund e kishte parë se nuk kishte mjaftueshëm fuqi për të ndikuar te presidenti rus, pasi ishte në fund të mandatit të saj.

Merkel tha të enjten se ajo dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishin plan të zhvillonin bisedime me Putinin në Këshillin Evropian, në vitin 2021, që për të ishte viti i fundit si kancelare e Gjermanisë.

“Por unë nuk kisha më fuqi t’i shtyjë përpara këto gjëra sepse, në fund të fundit, të gjithë e dinin: ajo do të largohet këtë vjeshtë”, tha ajo për median gjermane Spiegel.

Merkel, e cila u pensionua nga karriera e saj politike pas 16 vjetëve në fuqi. Pas zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2021 në Gjermani, ajo ia dorëzoi zyrtarisht detyrën kancelarit aktual, Olaf Scholz, që vjen nga radhët e Socialdemokratëve.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u takua me liderin rus në qershor të vitit 2021.

Duke iu referuar vizitës së saj lamtumirëse në Moskë, në gusht të vitit 2021, Merkeli, e cila e flet rrjedhshëm rusishten, tha për Spiegel: “Ndjenja ishte shumë e qartë: ‘Sa i përket politikës së pushtetit, puna juaj e ka pasur’. Për Putinin ka rëndësi vetëm pushteti”.

Por ish-liderja konservatore, lidhur me largimin e saj nga politika, tha se kishte ardhur “koha për një qasje të re” për shkak të mungesës së progresit nga qeveria e saj, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në konfliktet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi.

Kremlini tha të enjten se Kievi mund t’iu “japë fund vuajtjeve” të popullsisë ukrainase duke i përmbushur “kërkesat” e Rusisë për zgjidhjen e konfliktit, të cilin ai e quan një operacion special ushtarak kundër nacionalistëve ukrainas. Putini nuk tregoi se cilat janë këto kërkesa.

Ukraina thotë se pushtimi i Rusisë është një grabitje e paprovokuar e territorit, që ka lënë të vrarë mijëra civilë, ka shkatërruar fshatra dhe qytete, si dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Ajo thotë se konflikti do të përfundojë vetëm kur Moska t’i tërheqë forcat e saj ushtarake nga e gjithë Ukraina, përfshirë zonat që i ka pushtuar që nga viti 2014.

FOTOT- NASA publikon pamjet satelitore, ja si duket Ukraina teksa vuan mungesën e energjisë elektrike

Prej disa ditësh territori i Ukrainës ka mbetur në errësirë totale në disa zona për shkak të dëmtimit dhe gjendjes kritike të infrastrukturës energjetike të shkaktuar nga sulmet ruse.

Sky News ka publikuar së fundmi imazhet satelitore, të shpërndara nga NASA të cilat tregojnë errësirë në pjesën më të madhe të Ukrainës gjatë natës, ndërsa mund të dallohet qartë ndryshimi me vendet e tjera në hartë.

Sakaq, raportohet se shkëputjet e energjisë në mbarë vendin po vijojnë, por energjia po rikthehet në disa pjesë të tjera ku infrastruktura energjetike i ka bërë ballë sulmeve armike.bw

Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës bastisin një manastir në Kiev

VOA

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kryer një bastisje në një manastir ortodoks historik në Kiev, mes dyshimeve për aktivitete armiqësore të shërbimeve speciale ruse.

Në një deklaratë të shërbimit ukrainas të sigurisë thuhej se operacioni synonte parandalimin e përdorimit të manastirit për strehimin e grupeve të sabotazhit e zbulimit, shtetasve të huaj apo depozitim armësh.

Kisha ortodokse ruse dhe Kremlini e dënuan bastisjen.

Ndërkohë Ukraina vazhdon të përballet me probleme të mëdha të furnizmit të popullatës me energji eletrike pasojë e sulmeve ruse. Të hënën autoritetet u bënë thirrje banorëve në kryeqytet e në zona të tjera të vendit të kufizojnë përdorimin e energjisë ndërsa riparojnë dëmet në rrjetin elektrik. Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se miliona vetë në Ukrainë përballen me një dimër “kërcënues për jetën”.

Ky dimër do të ketë të bëjë me mbijetesën”, tha Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.

Zoti Kluge u tha gazetarëve të hënën se sulmet ndaj infrastrukturës shëndetësore dhe energjetike nënkuptojnë se qindra spitale dhe objekte të kujdesit shëndetësor nuk janë më plotësisht funksionalë. Ata janë pa karburant, ujë dhe energji elektrike shtoi ai.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi banorëve në Kiev e në zona të tjera të goditura rëndë nga sulmet ruse sikurse Vinnytsia, Sumy dhe Odesa, të kursejnë energji.

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

RFE/RL

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë.

Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Lufta në Ukrainë, OKB: Rreth 6600 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Sipas OKB-së, rreth 6600 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Nga një raport i publikuar nga Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, theksohet se këto janë vlerësime paraprake pasi shifrat mund të jenë më të larta.

Në mesin e 6.595 viktimave, thuhet në raport, janë 2.575 burra, 1.767 gra, 172 vajza, 206 djem dhe 37 fëmijë, si dhe 1.838 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk është identifikuar.bw

Ukraina: Kemi dëshmi të “gjurmëve ruse” në sulmin në Poloni

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov, në një konferencë për media në Kiev. 7 nëntor, 2022.

RFE/RL

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha të mërkurën se Ukraina është e gatshme t’u japë aleatëve të saj dëshmi të “gjurmëve ruse” në shpërthimin e së martës në Poloni.

Pas një takimi urgjent të vendeve anëtare të NATO-s të mërkurën në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, deklaroi se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por shtoi se Rusia mbetet fajtore pasi ajo e nisi luftën.

Por, zyrtari ukrainas, Danilov, tha se Ukraina po pret t’i marrë nga aleatët informacionet në bazë të së cilave u përcaktua se shpërthimi u shkaktua nga një raketë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, duke thënë se dëshiron të bëhet një “studim i përbashkët i incidentit në Poloni”.

“Ukraina dëshiron qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit”, tha Danilov të mërkurën, një ditë pasi dy persona u vranë në një fshat kufitar shkaku i shpërthimit.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha të mërkurën se nuk ka asnjë indikacion që shpërthimi i së martës në Poloni, që vrau dy persona, të ketë qenë “sulm i qëllimshëm”, duke shtuar se më shumë gjasa ka që të ketë qenë vetëm një fatkeqësi.

Polonia e vendosi ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie të shtuar, pas takimit urgjent që mbajti Këshilli i saj i Sigurisë Kombëtare.

Zelensky: Rusia s’ka interesim për të përfunduar luftën

RFE/RL

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse me raketa, që goditën të martën disa qytete të Ukrainës, tregojnë se Moska “nuk ka interesim për të përfunduar luftën”.

Zelensky tha se ushtria ruse lëshoi 90 raketa, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë, si dhe bizneset dhe ndërtesat e banimit.

“Kjo është përgjigjja e Rusisë ndaj Indonezisë, Indisë, Kinës dhe të gjitha vendeve të tjera, që kanë folur për nevojën për t’i dhënë fund luftës. Rusia po i thotë botës se dëshiron të vazhdojë. Tani është koha që bota të përgjigjet”, tha Zelensky përmes një video-adresimi.

Zelensky tha se sulmet kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën, përfshirë rajonet e Kievit, Lvivit, Harkivit dhe Zhitomirit.

Ai, po ashtu, tha se më shumë se 70 raketa dhe 10 dronë luftarakë janë rrëzuar nga forcat ukrainase dhe falënderoi të gjithë partnerët, që, siç tha, “ndihmojnë në mbrojtjen e qiellit”.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit.

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë.

Ukrainën, në anën tjetër, është duke e ndihmuar me armatim.

Të martën ka pasur raporte se dy raketa të prodhimit rus kanë rënë në Poloni – vend anëtar i NATO-s – duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Këto raporte janë duke u hetuar.

Kryeministrja e Italisë Meloni nga G20:Takimi me anëtarët e NATO-s si konfirmim ndaj përkeqësimit e pasojave të agresionit rus në Ukrainë

Pas goditjes me dy missili rus brënda territorit polak, vend anëtar i NATO-s nga Bali ku është mbledhur G20 ka reaguar në Twitter edhe kryeministrja e Italisë Georgia Meloni:

Kam folur me @MorawieckiM ( Kryeministrin e Polonisë – shën i redaksisë) për të shprehur solidaritetin me qeverinë dhe popullin polak. Tani po takohem me aleatët e NATO-s në kuadrin e G20 për të marrë në konsideratë faktet dhe për të shqyrtuar hapat e ardhshëm. Është një konfirmim ndaj përkeqësimit dhe pasojave të agresionit rus në Ukrainë.

Sunak ‘shuplakë’ Lavrov në G20: Largohuni nga Ukraina, stop luftës barbare!

Kryeministri britanik Rishi Sunak është përballur me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në samitin e G20 duke i thënë atij me tone të ashpra që të largohen nga Ukraina dhe t’i japin fund kësaj lufte barbare.

Sunak, në takimin e parë ballë për ballë mes një kryeministri britanik dhe një lideri të lartë rus që nga fillimi i luftës, tha se ‘ regjimi i Putinit’ e kishte kthyer Rusinë në një shtet të keq dhe Britania e Madhe do të mbështeste Ukrainën ‘për aq kohë sa duhet’.

“Ishte e dukshme që presidenti rus kishte vendosur të mos merrte pjesë personalisht në samit, tha Sunak, përpara se të shtonte: “Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre, ata nuk duhet të sulmojnë civilët dhe jo më të kërcënojnë për përshkallëzim bërthamor”.

Putin ka sugjeruar vazhdimisht se Rusia mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur integritetin e saj territorial, interpretuar në Perëndim si një kërcënim i nënkuptuar për t’i përdorur ato mbi tokat që Moska pretendon se i ka aneksuar në Ukrainë.

Ndërkohë Ukraina ka thënë vazhdimisht se është e gatshme për paqe, por nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e  territorit të saj.

Në Twitter me një grup gazetarësh kryeministri britanik deklaroi:

“Ndërsa i japim popullit ukrainas mbështetjen që i nevojitet, ne po shfrytëzojmë gjithashtu thellësinë e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë. Unë po shpall një gjeneratë të re të fregatave britanike për të forcuar mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe për të mbështetur hapjen e 4000 vende pune britanike”.

 

 

 

 

Presidenti i Francës Macron dhe ai i Kinës Xi Jinping bëjnë thirrje respektimin ndaj integritetit territorial dhe sovranitetin e Ukrainës

(Foto marrë nga faqja në Twitter e Presidentit të Francës)

 

Përmes Twetter Presidenti francez Emmanuel Macron shkroi se ai dhe Presidenti kinez Xi Jinping bënë thirrje për “respektim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”. Tweeti i plotë si më poshtë:

“Presidenti Xi Jinping dhe unë bëjmë thirrje për respekt për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Pasojat e këtij konflikti shtrihen përtej kufijve të Evropës dhe është përmes koordinimit të ngushtë midis Francës dhe Kinës që ato do të kapërcehen.”

Drejtori i CIA-s udhëtoi për në Kiev, takohet me Volodymyr Zelensky

Drejtori i CIA-s Bill Burns udhëtoi për në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologët e tij të inteligjencës, të martën, sipas një zyrtari amerikan. Zyrtari tha se Burns ishte i sigurt në Ambasadën e SHBA gjatë sulmeve me raketa ruse në të gjithë vendin, duke përfshirë shpërthimet që tronditën kryeqytetin e vendit.

Udhëtimi i drejtorit të CIA-s në Kiev erdhi pas një takimi të hënën në Ankara, Turqi , me homologun e tij të inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin, dhe kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që ai viziton Kievin.

Ndërsa ishte atje, zyrtari tha se Burns “diskutoi paralajmërimin e SHBA-së që ai i dha kreut të SVR-së së Rusisë për të mos përdorur armë bërthamore dhe përforcoi angazhimin e SHBA-së për të ofruar mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus”.

Burns dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë publikisht se nuk shohin prova që Moska po përgatitet në mënyrë aktive për të ndërmarrë një hap të tillë, por zyrtarë të njohur me inteligjencën paralajmërojnë se rreziku është ndoshta më i larti që ka qenë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.Express

“Sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”, çfarë parashikojnë nenet 4 e 5 të NATO-s dhe shanset për aktivizimin e tyre

Ka shumë shqetësime se shpërthimi i raketave në Poloni mund të përbëjë një shkelje të nenit 5 të NATO-s, nëse konstatohet se është për shkak të një sulmi rus.

Traktati themelues i NATO-s në nenin 5 përqendrohet në mbrojtjen kolektive, pra nëse sulmohet një nga shtet anëtare, pjesa tjetër i del në mbrojtje dhe Aleanca vepron si një e tërë.

Neni 5 u miratua në një kohë kur blloku ishte nën kërcënimin e një sulmi nga ish-Bashkimi Sovjetik.

“Mbrojtja kolektive do të thotë që një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve”, thuhet në këtë nen.

Neni 5 është aktivizuar vetëm një herë nga NATO që kur u nënshkrua në vitin 1949, një ditë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në ndërtesat e Qendrës Tregtare Botërore dhe Pentagonit në SHBA.

Ndërkohë, Polonia ka deklaruar pak më parë se po mendon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, i cili parashikon se palët do të konsultohen së bashku dhe vendosin nëse integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre është nën kërcënim.

Më pas, 30 shtetet anëtare fillojnë konsultimet formale me kërkesë të anëtarit të kërcënuar. Bisedimet shikojnë nëse ekziston një kërcënim dhe si t’i kundërvihen atij, me vendime të arritura unanimisht.Megjithatë, neni 4 nuk do të thotë se do të ketë veprim.

Ky mekanizëm konsultimi është aktivizuar disa herë në historinë e NATO-s. Një shembull është një vit më parë, kur ushtarët turq u vranë në një sulm nga Siria.

Në atë rast NATO vendosi të konsultohej, por nuk ndërmori asnjë veprim.bw

AP: Raketat që ranë në Poloni “u hodhën nga Ukraina”

Vendi ku ka kanë rënë raketat në Poloni. Nëntor, 2022

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi tre zyrtarë amerikanë të kenë thënë se një vlerësim paraprak, sugjeron se raketat që goditën Poloninë të martën, u hodhën nga forcat ukrainase, që po luftojnë kundër forcave pushtuese ruse.

Zyrtarët folën në kushte anonimiteti, pasi thanë se nuk janë të autorizuar për të diskutuar publikisht për këtë çështje.

REL nuk e verifikoi në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Raketat që ranë në fshatin Përzedvodov të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën, lanë të vrarë dy persona.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më herët se nuk ka gjasa që këto raketa të jenë hedhur nga Rusia, por shtoi se hetimet janë duke vazhduar.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta, duke qenë se Polonia është vend anëtar i NATO-s.

NATO-ja paralajmëroi për të mërkurën një takim urgjent.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se raketat që ranë në Poloni, u hodhën nga Rusia. Megjithatë, ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.

Ministria ruse e Mbrojtjes e mohoi çdo përgjegjësi.

Vetë Polonia, në anën tjetër, rriti gatishmërinë e disa forcave ushtarake.

Autoritetet e këtij vendi bënë thirrje për qetësi dhe thanë se nuk mund të përcaktojnë ende se prej nga u hodhën raketat.

Zelensky thirrje udhëheqësve të G20: Lufta duhet të përfundojë tani! Ja si e ironizon praninë e Rusisë në samit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu bëri thirrje liderëve botërorë në samitin e G20 që po mbahet në Bali se lufta e Rusisë duhet të përfundojë tani.

Ai u lut gjithashtu për një zgjatje të një marrëveshjeje të rëndësishme të eksportit të grurit që do të skadonte së shpejti. Zelensky u shfaq në samit përmes një video ku bëri dhe fjalimin e tij, drejtuar udhëheqësve të mbledhur në ishullin indonezian.

Vladimir Putin, udhëheqësi i Rusisë – një anëtar i G20 – refuzoi të marrë pjesë dhe dërgoi ministrin e tij të jashtëm Sergei Lavrov. Në fjalimin e tij, Zelensky tha: “Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”.

Ai përshkroi një sërë strategjish, duke përfshirë sigurimin e sigurisë bërthamore dhe ushqimore, përfundimin e armiqësive dhe parandalimin e përshkallëzimit. Zelensky vazhdimisht iu drejtua liderëve si “G19” – duke përjashtuar qartë Rusinë.

Kryesorja ndër kërkesat e tij ishte një zgjatje e asaj që njihet si marrëveshja e grurit të Detit të Zi, e cila u arrit në korrik midis Kombeve të Bashkuara dhe Rusisë. Ajo ka siguruar që eksportet e ushqimeve të bllokuara në portet e Ukrainës nga luftanijet ruse mund të dërgohen jashtë.

OKB thotë se që nga fillimi i marrëveshjes, 10 milionë ton drithë dhe ushqime të tjera janë eksportuar me sukses, duke ndihmuar në shmangien e një krize globale ushqimore.

Por marrëveshja skadon më 19 nëntor. Duke folur të martën në një sesion të G20 për sigurinë ushqimore, Zelensky tha se marrëveshja duhet të zgjatet për një kohë të pacaktuar, “pa marrë parasysh se kur përfundon lufta”. “E drejta për ushqim është një e drejtë themelore e çdo personi në botë,” tha ai, duke propozuar zgjerimin e marrëveshjes në porte të tjera në rajonin e Mykolaiv.
(BalkanWeb)

Stoltenberg: I takon Ukrainës të vendosë kushtet e negociatave me Rusinë

VOA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se i takon Kievit të vendosë kushtet e pranueshme për negociatat që do të mund të çonin drejt fundit të luftës së Ukrainës kundër Rusisë. Komentet vijnë ndërsa forcat ukrainase po shënojnë përparime të mëdha në fushën e betejës. Po sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi Khersonin, ku festoi rimarrjen e kontrollit të qytetit jugor së bashku me banorët që për muaj të tërë jetuan nën pushtimin rus.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i takon Ukrainës të vendosë se kur dhe si dëshiron të negociojë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

“Ata po paguajnë çmimin më të lartë sa i përket vdekjeve dhe shkatërrimeve. Kështu që i takon Ukrainës të vendosë kushtet e pranueshme për ta. Ne na takon t’i mbështesim duke shtuar mundësinë e një rezultati të pranueshëm”, tha zoti Stoltenberg në një konferencë shtypi në Hagë.

Ai paralajmëroi se forca e Moskës nuk duhet të nënvlerësohet pavarësisht sukseseve të fundit të Kievit në fushën e betejës.

“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllimi i Putinit është ta lërë Ukiranën në terr dhe pa ngrohje këtë dimër. Kështu që ne duhet të ruajmë drejtimin”, shtoi ai.

Komentet vijnë pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në qytetin e çliruar në jug të vendit, Kherson, në atë që shihet si disfata e tretë e madhe e presidentit rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës në shkurt.

“Po shohim ushtrinë tonë të fuqishme, që hap pas hapi po shtrihet në të gjitha territoret që përkohësisht janë të pushtuara. Sigurisht, është rrugë e gjatë dhe e vështirë. Kjo luftë mori heronjtë tanë më të mëdhenj. Jemi gati për paqe, paqe për gjithë vendin tonë”, tha ai.

Zoti Zelenskyy shprehu mirënjohjen e tij për NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë, ndërsa shtoi se furnizimi me sistemin preciz të raketave “HIMARS” nga Shtetet e Bashkuara ishte jetik për përparimin e ushtrisë ukrainase.

Trupat ukrainase u futën në qendër të Khersonit të premten, pasi Rusia braktisi të vetmin kryeqytet rajonal që kishte kapur që nga fillimi i sulmit.

Rusia tha se ka tërhequr 30 mijë trupa nga Khersoni në anën tjetër të lumit Dnipro, pa humbur asnjë ushtar.

Ukrainasit nga ana tjetër thanë se trupat ruse u tërhoqën në mënyrë kaotike duke zhveshur uniformat, braktisur armët, ndërsa siç u tha, shumë humbën jetën duke ikur.

Drejtori i CIA-s takohet me homologun rus, e paralajmëron mbi pasojat e përdorimit të armëve bërthamore

VOA

Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë që vë përballë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë qëkur Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në 24 shkurt.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtori i CIA-s nuk po zhvillonte asnjë lloj negociate. “Nuk po diskutohet mbi vendimet për luftën në Ukrainë. Ai po përcjell mesazhin, se çfarë pasojash do të kishte përdorimi i armë bërthamore nga Rusia dhe po ngre çështjen e burgosjes së padrejtë të shtetasve amerikanë”, tha zëdhënësi.

Yllit i basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktori civil Paul Whelan janë në burgjet ruse. Administrata e zotit Biden kishte propozuar më herët mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit.

Sipas zyrtarit amerikan, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se zoti Burns të udhëtonte drejt Turqisë.

“Informuam Ukrainën përpara se të mbahej ky takim. Ne i qëndrojmë besnik parimit tonë, asnjë veprim për Ukrainën, pa Ukrainën””, tha zëdhënësi.

Presidenti Putin ka thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia do të mbrojë me çdo mjet territoret e saj nëse sulmohet, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas tij Perëndimi është angazhuar në shantazh bërthamor kundër Rusisë.

Këto qëndrime ngritën shqetësim të veçantë për Perëndimin pasi Moska deklaroi në shtator se kishte aneksuar katër rajone ukrainase.

Kontaktet SHBA-Rusi në Turqi u raportuan fillimisht nga gazeta ruse “Kommersant”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha kësaj gazete se nuk mund të pohonte dhe as të mohonte bisedimet SHBA-Rusi në Turqi. Ndërsa agjencia e inteligjencës ruse SVR nuk iu përgjigj kërkesës për një koment.

Përtej luftës, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një seri çështjesh për të diskutuar që zgjatja e traktatit mbi kontrollin e armëve, marrëveshja për grurin, shkëmbimin e të burgosurve apo lufta civile në Siri.

Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres tha nga takimi i nivelit të lartë të G20 në Indonezi se Kombet e Bashkuara nuk ishin të përfshire në kontaktet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në Turqi.

“Është shumë pozitive që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po zhvillojnë bisedime sepse është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen, por ne nuk jemi përfshirë”, tha zoti Guterres.

Presidenti Biden tha këtë muaj se ai shpresonte në gatishmërinë e zotit Putin për shkëmbimin e të burgosurve, për të mundësuar lirimin e basketbollistes Brittney Griner e cila është dënuar me 9 vjet burg nën akuza për drogë.

Ish-marinsi Paul Whelan, i cili ka pasaporta amerikane, britanike, kanadeze dhe irlandeze po vuan një dënim me 16 vjet burg për spiunazh në Rusi. Ai i ka mohuar akuzat.

Trafikanti rus i armëve Viktor Bout, i cili ndodhet në një burg amerikan është përmendur i personi që mund të këmbehet me Grine dhe Whelan nëse në të ardhmen dy vendet bien dakord për të shkëmbyer të burgosurit.

Kremlini tha se bisedimet me Kombet e Bashkuara për një marrëveshje për grurin javën e shkuar ishin konstruktive. Zoti Biden pret që Rusia të tregojë më shumë seriozitet për shkëmbimin e të burgosurve.

Imazhet satelitore tregojnë forcimin e ushtrisë ruse në Bjellorusi

Imazhet satelitore të marra nga Radio Evropa e Lirë tregojnë se Rusia ka ngritur më shumë se 300 tenda në tri vende gjatë muajit të kaluar për të strehuar përkohësisht ushtarë në treiterrene stërvitore në Bjellorusi, duke përfshirë 190 tenda në Abuz-Lyasnouski.

Andrei Soshnikov, Todd Prince

Kur Rusia mbajti stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në Bjellorusi, në muajin shkurt, të dy vendet i përshkruan ato të një natyre mbrojtëse, që synojnë të zmbrapsin agresionin e jashtëm, përkatësisht nga Ukraina dhe NATO.

Kur stërvitjet përfunduan, shumë nga 30.000 trupat ruse të stacionuara në Bjellorusi u pozicionuan në kufirin e Ukrainës, si pjesë e pushtimit të presidentit Vladimir Putin.

 

Pushtimi rus i Ukrainës nisi më 24 shkurt.

Imazhet e reja satelitore të marra nga Shërbimi i REL-it në Bjellorusi, tregojnë se mijëra trupa ruse mund të jenë kthyer në Bjellorusi, duke ngritur pyetje nëse një tjetër inkursion në Ukrainë nga veriu është i pashmangshëm – apo nëse Moska, me ndihmën e Minskut, thjesht po përpiqet të shpërqendrojnë Kievin.

Rusët “nuk kanë fuqi të mjaftueshme luftarake për të nisur një ofensivë [nga Bjellorusia], dhe nuk ka pika jetike ukrainase aty pranë”, tha Mark Cancian, një analist ushtarak në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me qendër në Uashington.

Forcat ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe pajisjeve që nga shtatori, kur Ukraina nisi një kundërofensivë që vazhdon në Donbas në lindje dhe Herson në jug.

“Rusët ndoshta duan të shpërqendrojnë ukrainasit dhe të tërheqin disa nga forcat e tyre nga Hersoni dhe Donbasi”, tha Cancian për REL-in.

Kampet me tenda

Imazhet satelitore të kapura nga kompania tregtare Planet Lab më 31 tetor dhe të marra nga REL-i tregojnë se Rusia ka ngritur më shumë se 300 tenda në tri lokacione gjatë muajit të kaluar për të strehuar përkohësisht ushtarë në tri terrene stërvitore në Bjellorusi.

Ato përfshijnë të paktën 190 tenda në Obuz-Liasnouski në Bjellorusinë perëndimore, ku stërviten forcat tokësore; 35 në Repishça në Bjellorusinë qendrore, ku stërviten forcat e artilerisë; dhe 80 në Lasvida jashtë Minskut, ku stërviten forcat ajrore.

Obuz-Lesnovski është vendndodhja më jugore, e vendosur rreth 160 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Qindra pjesë të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë kamionë dhe disa obusë, kanë mbërritur gjithashtu në bazë, sipas pamjeve.

Shumica e tendave duket se janë me përmasa 12 me 7 metra, zënë me lehtësi 24-25 ushtarë secila, tha Dara Massicot, një analist ushtarak në RAND Corp. me bazë në Uashington.

Kjo nënkupton që një maksimum prej 7.500 trupash mund të vendosen në të gjitha tendat.

Ende nuk dihet nëse do të ngrihen më shumë tenda dhe sa ushtarë rusë janë vendosur në ndërtesat dhe strukturat para-ekzistuese pranë terreneve stërvitore.

Nuk ka asnjë shpjegim publik nga Rusia për qëllimin e kampeve dhe as numrin e trupave që planifikon të vendosë në Bjellorusi.

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, tha më 10 tetor se trupat ruse do të vendosen në Bjellorusi, por tha kjo po bëhet për qëllime mbrojtëse, duke pohuar – pa prova – se Ukraina po planifikonte një sulm.

Më pas, ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë tha se 9.000 trupa do të vendosen së bashku me forcat bjelloruse pranë kufirit me Ukrainën.

Inteligjenca ukrainase ka pohuar se Rusia planifikon të dërgojë deri në 20.000 trupa në Bjellorusi, forcë mjaft e madhe për të tentuar një pushtim.

Ukraina tha se ata do të vendosen jo vetëm në baza, por edhe në vende civile, duke përfshirë magazina, hangarë dhe ferma bujqësore të braktisura. Kjo do ta bënte të vështirë përcaktimin e numrit të trupave ruse në Bjellorusi bazuar vetëm në imazhet satelitore.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, dislokimi i trupave ruse në Bjellorusi mund të jetë një përpjekje e Minskut dhe Moskës për të tërhequr forcat ukrainase nga kundërofensiva e tyre në lindje dhe jug.

 

Instituti tha se është “shumë e pamundur” që forcat bjelloruse të marrin pjesë në luftë, duke vënë në dukje se kjo do të tendoste burimet e kufizuara ushtarake të vendit dhe do të minonte pushtetin e Lukashenkëa në Bjellorusi, të cilën ai e ka drejtuar për gati 30 vjet.

Trajnim, jo vendosje?

Analistët thonë se ka një shpjegim tjetër për vendosjen e kampeve në Bjellorusi: Rusia mund të kërkojë t’i përdorë ato për qëllime stërvitore sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshme brenda Rusisë.

“Mund të besohet se Rusia ka nevojë për zona trajnimi”.

“Mobilizimi i 300.000 rezervistëve dyfishon madhësinë e ushtrisë [dhe] ajo nuk është e pajisur për të trajtuar gjithë këtë numër”, tha Cancian.

Njoftimi i Bjellorusisë për vendosjen e përbashkët të trupave erdhi një muaj pasi Kremlini urdhëroi mobilimin ushtarak.

Mykhaylo Zhirokhov, një ekspert ushtarak ukrainas, tha se Rusia kishte shitur pjesën më të madhe të tokave së saj të përdorura si terrene trajnimi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Edhe pse forcat e saj të armatosura iu nënshtruan modernizimit të madh gjatë 15 viteve të fundit, Rusia nuk kishte investuar në përditësimin e infrastrukturës së saj të rekrutimit dhe mobilizimit, thonë analistët.

Mungesa e investimeve është shfaqur në natyrën shpesh kaotike dhe të rastësishme të mobilizimit që nga 21 shtatori – diçka që është dokumentuar nga afër edhe nga mediat ruse.

Zhirokhov tha se është e mundur që Rusia të mund të urdhëronte trupat e saj në Bjellorusi për të pushtuar Ukrainën pasi të përfundojë trajnimi i tyre në pranverë.

Nëse po, thonë disa ekspertë, fati i tyre mund të jetë shumë më i keq se sa vala e parë e ushtarëve rusë që pushtuan nga Bjellorusia, të cilët pësuan humbje të mëdha përpara se të tërhiqeshin në fund të marsit.

Kjo për shkak se forcat ukrainase tani janë më mirë të trajnuara dhe me më shumë përvojë, pasi kanë zhvilluar me muaj beteja rraskapitëse në të gjithë vendin; dhe forcat ukrainase tani kanë armë të fuqishme perëndimore në arsenalet e tyre.

Kurti takohet me Borrellin në Paris

RFE/RL

Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale dhe zhvillimet e fundit në Kosovë u diskutuan në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, në Paris.

Në këtë takim, të mbajtur të premten para fillimit të Forumit të Paqes, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarët e Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

Sipas komunikatës të Qeverisë së Kosovës, gjatë këtij takimi, Kurti “theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër” dhe e cilësoi propozimin franko-gjerman si “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”.

“Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet gjithashtu në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Borrell pritet të takohet të premten në orën 18:00 edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se këto takime janë “tentime për të ndihmuar në zbutjen e përshkallëzimit të situatës, qetësimin e tensioneve aktuale dhe avancimin e dialogut të Brukselit”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e kishte konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e planit franko-gjerman, që raportohet se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti, në një konferencë për media më 7 nëntor, tha se Vuçiqi po i përdorte pjesëtarët e strukturave ilegale në veri për destabilizim pasi kishte refuzuar planin franko-gjerman.

Kriza në veri të Kosovës, ku pjesëtarë të komunitetit serb kanë dhënë dorëheqje nga institucionet kosovare, pasoi nisjen e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, më 1 nëntor.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës dhe nuk ka pranuar të shtyjë datën e nisjes të zbatimit, me gjithë insistimin e komunitetit ndërkombëtar.

 

Kurti dhe Vuçiqi ndodhen në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Atje janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 10 nëntor se nuk beson se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Paris.

Gjatë së enjtes, Kurti dhe Osmani u takuan me kryeministrin francez, Emmanuel Macron. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, u tha se ishte diskutuar edhe për planin franko-gjerman.

“Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme [në dialogun Kosovë Serbi]”, thuhej në komunikatë.

Ndërsa, në takimin e së enjtes me presidentin Macron, Vuçiqi tha se i ka treguar homologut të tij francez se cilat janë kushtet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, ndërsa iu referua edhe çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013. Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen. Por, Kurti ka deklaruar disa herë se është kundër formimit të ndonjë asociacioni njëetnik.

Anija me 230 emigrantë ankorohet në portin francez

Një grup emigrantësh në anijën Ocean Viking.

RFE/RL

Një anije shpëtimi që barte 230 emigrantë u ankorua në portin francez të Toulon të premten, thanë autoritetet detare, mes një mosmarrëveshjeje në mes të Francës dhe Italisë se cili vend është përgjegjës për ta.

Ocean Viking, anije e operuar nga një organizatë joqeveritare franceze, i kishte marrë emigrantët në det pranë bregut të Libisë përpara se ata të kalonin javë të tëra duke kërkuar një port për t’i pranuar ata.

Anija u ankorua në orën 8:50 të mëngjesit.

Franca nuk kishte lejuar kurrë më parë një anije shpëtimi që transportonte emigrantë të zbarkonte në bregdetin e saj, por këtë herë e bëri këtë sepse Italia kishte refuzuar hyrjen.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha të enjten se migrantët ishin përgjegjësi e Italisë sipas rregullave të BE-së dhe se masa franceze ishte një masë “e jashtëzakonshme” që nuk do të ndikonte veprimet e ardhshme.

Ai tha se refuzimi i Italisë për të pranuar migrantët ishte “i pakuptueshëm” dhe se do të kishte “pasoja të rënda” për marrëdhëniet dypalëshe të Italisë me Francën dhe me BE-në në tërësi.

Francë, shefi i diplomacisë së BE fton veç e veç në takime, Kurtin dhe Vuçiçin

Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiq. Këtë e ka bërë të ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter, njofton RTK..

“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Stano.

Ndryshe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Arratisja në Finlandë e kundërshtarit të Putinit

Sergei Filenko

Anna Yarovaya, Gleb Yarovoi

Në prill, vetëm dy muaj pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin, Sergei Filenko u bë personi i parë në rajonin verior të Karelias të Rusisë që u ndëshkua për shkeljen e ligjit të ri që targeton ata që supozohet se “diskreditojnë” forcat e armatosura ruse.

Ai u shpall fajtor për të njëjtën shkelje në qershor dhe kur erdhi koha për të paguar gjobën, Filenko nuk u tërhoq nga aktivizmi i tij: Ai shkroi mesazhe kundër luftës në bankënotat prej 5.000 rublash, të cilat i depozitoi për të shlyer dënimin.

“Ua ndaloj që këto para të shpenzohen për luftën dhe miqtë e Putinit,” shkroi ai në një nga bankënotat.

Filenko, një shkrimtar dhe aktivist lokal në kryeqytetin rajonal, Petrozavodsk, ka një histori të gjatë në kundërshtimin e Qeverisë së Putinit.

Në prill të vitit 2021, ai u arrestua në një protestë në mbështetje të liderit të opozitës, Aleksei Navalny.

Por, deri në fund të muajit të kaluar ai kishte rezistuar të largohej nga Rusia, siç vlerësohet të kenë bërë qindra mijëra bashkatdhetarë të tij që kur Putini filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt.

 

Edhe pasi Putini dha njoftimin për mobilizim ushtarak për të rritur numrin e trupave ruse më 21 shtator, Filenko kishte mëdyshje.

“E kam menduar kështu: nuk shkoj në ushtri dhe nuk më marrin dot me dhunë. Epo, edhe nëse më marrin me pranga, autobusi do të ndalojë diku për një pushim urinimi. Por, nuk mund të fshihesh nga burgu pafundësisht”, tha Filenko për North Realities të Radios Evropa e Lirë.

Por, i nxitur nga një mik, Filenko u bë pjesë e valës së fundit të rusëve që u larguan në Finlandë me një vizë turistike, përpara se autoritetet në vendin nordik të mbyllnin dyert për turistët rusë muajin e kaluar.

 

Filenko tani u është bashkuar afro 1.000 rusëve që kanë aplikuar këtë vit për azil politik në Finlandë, një rritje masive në krahasim me vitet e mëparshme.

Ai tani jeton në një banesë me katër azilkërkues të tjerë rusë në qytetin Imatra, rreth 10 kilometra nga kufiri rus, të cilët u laguan pasi Putini shpalli mobilizimin ushtarak.

Filenko shpreson se do të gjejë punë së shpejti për të mbajtur familjen e tij që mbeti në Rusi.

“Mendoj vazhdimisht se si do t’i marr ata këtu, ku dhe kur do të shihemi përsëri. Por, gjëja kryesore tani është që të gjej një punë,” tha ai.

Turist, zdrukthëtar, recidivist

Finlanda ka qenë prej kohësh një pikë e njohur për hyrjen e turistëve rusë në zonën Shengen të BE-së. Mirëpo, pas pushtimit rus të Ukrainës, Qeveria finlandeze ka kufizuar këto hyrje.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha në gusht se “nuk është e drejtë që në kohën kur Rusia po zhvillon një luftë agresive dhe brutale në Evropë, rusët të mund të jetojnë një jetë normale, të udhëtojnë në Evropë, të jenë turistë”.

Më 30 shtator, Finlanda vendosi që t’ua ndalojë shtetasve rusë me viza turistike që të hyjnë në territorin e saj. Helsinki zyrtar tha që mobilizmi ushtarak “dhe rritja e shpejtë e numrit të turistëve që mbërrijnë në Finlandë dhe kalojnë transit përmes Finlandës, rrezikojnë pozicionin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Kjo masë, së bashku me masa të ngjashme nga qeveritë e tjera evropiane, ka shkaktuar debat në Perëndim nëse mbyllja e kufijve ndaj Rusisë është përgjigje e nevojshme ndaj agresionit të Moskës ose nëse kufizimet e tilla ndëshkojnë kundërshtarët e Putinit që përpiqen të largohen nga Rusia.

Vitet e gjata të aktivizmit opozitar të Filenkos mund ta bëjnë atë të marrë më lehtë azilin politik, sesa rusët që u larguan vetëm për shkak të nxitjes nga ky mobilizim ushtarak.

Ai i tha North Realities se kur po kalonte nga Rusia në Finlandë më 26 shtator, për disa orë u mor në pyetje nga rojet kufitare ruse për bindjet e tij politike përpara se të lejohej të kalonte kufirin.

“Ma morën pasaportën dhe pyetën nëse besoj vërtet se Navalny ishte helmuar”, tha Filenko, duke iu referuar helmimit të kreut të opozitës në vitin 2020 që qeveritë perëndimore ia atribuojnë Kremlinit.

Kur erdhi koha për të aplikuar për azil politik, Filenko e gjeti përsëri veten duke shpjeguar pozicionet e tij politike – në një intervistë për azil me një zyrtar të policisë finlandeze. Kur ai i tha zyrtarit përmes një përkthyesi se ishte zdrukthëtar dhe recidivist, oficeri i policisë u drejtua dhe u shfaq i hutuar, kujton Filenko.

“Më duhej të tregoja për të gjitha shkeljet e mia të përsëritura administrative, në çfarë tubimesh kisha marrë pjesë dhe për çfarë më arrestuan: në fillim u indinjova që Navalny ishte helmuar, pastaj për pushtimin e paprovokuar [në Ukrainë]. Me çdo ‘vepër të përsëritur’, polici u bë më miqësor”, tha Filenko.

‘Epiqendra e së keqes’

Filenko pret të marrë leje për të punuar në Finlandë në tre muajt e ardhshëm. Ndërkohë, ai frekuenton bibliotekën në Imatra, ndjek mësimet finlandeze dy herë në javë dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon duke mësuar gjuhën, thotë ai.

Në fillim të tetorit, autoritetet finlandeze njoftuan se ukrainasit dhe rusët që kërkonin strehim në Finlandë do të strehoheshin ndaras, duke përmendur që ukrainasit mund të ndihen të frikësuar që të strehohen në të njëjtat hapësira me rusët, pas thirrjes për mobilizim ushtarak.

Filenko përshkruan se si takimet e tij me refugjatët ukrainas në Finlandë shkaktuan reagime të thella emocionale tek ai.

Pasi mbërriti në Finlandë, ai kaloi disa ditë në dhe rreth qytetit Joensu, duke takuar miq dhe të njohur vendas për të kuptuar më mirë jetën aty.

Derisa ishte atje, ai shkoi në një qendër komunitare ku mblidheshin familjet e refugjatëve ukrainas për të pirë çaj dhe kafe.

“U ula në një tavolinë ku gratë ukrainase po pinin çaj dhe po flisnin, dhe u ndjeva si një ushtar që u arratis nga Wehrmacht, diku në Zvicër me refugjatë francezë”, kujton Filenko. “Vendi im e ka pushtuar Francën, nuk e di si të sillem”.

Ai thotë se u ngrit në këmbë dhe doli nga kuzhina, “duke ecur nëpër korridor e duke mbajtur emocionet”.

“Dhe, pastaj një djalë vrapon pas meje, më përqafon [nga këmbët], më shikon… Unë gjithashtu e shikoj atë dhe pothuajse nisi të qaj”, kujton Filenko. “Ndihem sikur jam në epiqendrën e së keqes, ku asgjë nuk mund të bëhet”.

Përgatiti: Erjonë Popova

Për të hyrë në Kherson, ushtria ukrainase pret tërheqjen e plotë të ushtrisë ruse

Ushtria ukrainase nuk i beson tërheqjes së rusëve dhe pret para se të hyjë në Kherson

Tërheqja e paralajmëruar e trupave të Moskës nga Kherson krijon skepticizëm në Kiev. Putin thotë se nuk do të shkojë në G20, Biden konfirmon ndihmën pas mesmandatit

 

VOAL- Njoftimi i tërheqjes ruse është pritur me kujdes nga Kievi, i cili dyshon se Moska dëshiron të tërheqë forcat e saj në një betejë të vështirë urbane në Kherson. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën në mbrëmje se vendi i tij po reagon me “kujdes ekstrem” ndaj njoftimit të tërheqjes së Rusisë nga qyteti i pushtuar që në fazat e hershme të konfliktit – kryeqyteti i vetëm i Oblastit që ka përfunduar në duart e Moskës.

“Armiku nuk na jep dhurata, nuk tregon “gjeste të vullnetit të mirë”: ne duhet të fitojmë gjithçka,” tha Zelensky në mesazhin e përditshëm për ukrainasit. “Prandaj ne duhet të tregojmë kujdesin maksimal, pa emocione, pa marrë rreziqe të panevojshme, në mënyrë që të çlirojmë të gjithë tokën tonë duke pësuar numrin më të vogël të humbjeve”.

“Ne nuk shohim asnjë shenjë se Rusia e lë Khersonin pa luftë. Një pjesë e rusëve (trupave) mbahen në qytet,” tha më parë këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak. Megjithatë, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) beson se tërheqja ruse nga bregu perëndimor i Dnipro nuk ka gjasa të jetë një kurth që synon joshjen e trupave ukrainase në luftime të përgjakshme pranë Khersonit – besojnë burime të ndryshme ukrainase dhe perëndimore.

Tërheqja tingëllon si një disfatë dërrmuese për Moskën, tashmë e detyruar të largohet nga rajoni i Kharkiv (në veri-lindje) në shtator. Simboli është edhe më i fortë pasi Kherson, 280,000 banorë para konfliktit, është i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga forcat ruse në fillimin e ofensivës së tyre në Ukrainë. Nga ana tjetër, humbja e bregut perëndimor të Khersonit do ta pengojë Rusinë të realizojë aspiratën e saj strategjike për një urë tokësore që arrin në Odessa, konfirmoi të enjten Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Konkretisht, ministri Sergej Shoigu ka urdhëruar luftëtarët rusë të tërhiqen nga bregu perëndimor i Dnipros, për të vendosur një linjë mbrojtjeje në bregun lindor të këtij lumi, e cila përfaqëson një pengesë natyrore. Rajoni i Khersonit është edhe më strategjik pasi territori i tij kufizohet me Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska në 2014.

Kremlini e shtyu këtë tërheqje poshtëruese për aq kohë sa të ishte e mundur, por situata ishte bërë gjithnjë e më e vështirë me një ushtri ukrainase që synonte linjat ruse të furnizimit duke përdorur armë moderne të garantuara nga Perëndimi. Rusët e justifikuan tërheqjen e së mërkurës me dëshirën për të mbrojtur jetën e ushtarëve të tyre.

Rusia gjithashtu njoftoi të mërkurën se autoritetet pushtuese kanë kryer “dëbimin” e 115,000 njerëzve nga bregu i djathtë në të majtë të Dnipro në javët e fundit. Ukraina i dënoi dhe denoncoi këto lëvizje, duke i akuzuar ato si “deportim”.

Putin nuk do të shkojë në G20, ndihma e konfirmuar nga Biden

Udhëheqësi i Kremlinit nuk do të shkojë në samitin e G20 në Bali javën e ardhshme – sipas ambasadës ruse në AFP të enjten – ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden, nga ana e tij, ka konfirmuar mbështetjen e Uashingtonit për Kievin pas votimit ndërmjet mandatit. Sipas qiramarrësit të Shtëpisë së Bardhë në G20 do të ketë një mundësi për të diskutuar hapat e ardhshëm të nevojshëm për paqen në Ukrainë. “Volodymyr Zelensky sigurisht që do të marrë pjesë nga distanca në G20 në Indonezi. rsi-eb

Zëvendësguvernatori pro-rus i Kherson vdes në një aksident automobilistik

Dhjetëra mijëra banorë janë larguar nga Kherson në javët e fundit

Kirill Stremousov dyshohet se vdiq në një aksident automobilistik – Shenja të reja të një tërheqjeje të mundshme ruse nga qyteti

 

VOAL- Kirill Stremousov, zëvendësguvernator dhe javët e fundit fytyra kryesore e administratës pro-ruse në Kherson, në Ukrainën jugore, vdiq të mërkurën. Sipas asaj që u komunikua nga Ria Novosti dhe agjencitë e tjera ruse të lajmeve, ai ka vdekur në një aksident automobilistik, në rrethana të papërcaktuara. Vdekja u konfirmua edhe nga Sergei Aksionov, numri një i pushtuesve.

Stremousov, i lindur në vitin 1976 në rajonin e Donetskut, përditësonte rregullisht situatën në front me mesazhe dhe video në rrjetet sociale, të regjistruara gjithashtu gjatë udhëtimit me shpejtësi të madhe në rrugët e rajonit. Herën e fundit disa orë para vdekjes së tij, ai raportoi se sulmet ukrainase në atë zonë u refuzuan në tre fronte, përfshirë atë të Snihurivka.

Për javë të tëra ka pasur zëra për një tërheqje të mundshme ruse nga Khersoni, i pushtuar në fazat e hershme të konfliktit dhe qyteti kryesor ukrainas kaloi në duart e pushtuesve pas 24 shkurtit. Nën presionin e kundërofensivës së Kievit, pro-rusët i kishin kërkuar popullatës të largohej dhe 80,000 i janë përgjigjur thirrjes. Rajoni është, me tre të tjerë, midis atyre të aneksuar nga Moska në referendumet e muajit të kaluar.

Rëndësia e tij strategjike lidhet edhe me Krimenë, sepse prej andej mbërrin uji për gadishullin dhe qeveria ukrainase ka bllokuar furnizimet që nga viti 2014. Një tërheqje e mundshme nga qyteti dhe zonat përreth do të krijonte gjithashtu një situatë në terren në të cilën lumi Dnieper do të vepronte për një shtrirje të gjatë në thelb si një kufi midis zonave të pushtuara dhe atyre ende nën kontrollin e Ukrainës. Në orët e fundit ndër të tjera janë hedhur në erë disa ura në zonë. rsi-eb

Tërmet me magnitudë 5.7 godet brigjet e Riminit në Itali – EMSC

Një tërmet me magnitudë 5.7 goditi të mërkurën pranë bregdetit të qytetit italian të Rimini, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km (6 milje) dhe ishte rreth 64 km në lindje të Rimini, shtoi EMSC, sipas Reuters.

Shtypi italian ndërkohë njofton se “një tërmet i fortë është ndjerë në Italinë qendrore: magnituda, sipas Ingv, është 5.7 ballë dhe epiqendra në bregun e Pesaros në një thellësi prej 8 kilometrash. Tërmeti, megjithatë, është ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe Italinë veriore.” syri.net

Me referendum, votuesit largojnë kryetarin e Frankfurtit

RFE/RL

Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit, i cili po përballet me një gjykim për korrupsion.

Autoritetet thanë se 95.1 për qind e pjesëmarrësve në referendumin e së dielës votuan pro largimit të Peter Feldmannit, anëtar i partisë së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Partisë Socialdemokrate.

Feldmann kishte qenë kryetar i Frankfrutit – qendrës kryesore financiare gjermane – për dhjetë vjet.

Prokurorët në Frankfurt në mars ngritën aktakuzë ndaj Feldmannit për keqpërdorim. Ata pretendojnë se partneri i tij kishte fituar një pagë tepër të lartë si drejtues i një çerdheje për fëmijë të udhëhequr nga një organizatë që ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për fushatën e Feldmannit për zgjedhjet e vitit 2018. Prokurorët kanë argumentuar se ai kishte planifikuar që për shkak të mbledhjes së fondeve, të shpërblente organizatën duke marrë parasysh interesat e saj.

Feldmann, 64 vjeç, ka mohuar çdo keqbërje. Gjykimi ndaj tij ka nisur muajin e kaluar.

Ai ka refuzuar thirrjet që të japë dorëheqje në muajt e fundit. Dorëheqjen ia ka kërkuar edhe partia e tij. Ai tha se do të dorëhiqej në janar dhe këshilli i qytetit më pas votoi për ta larguar atë nga posti i kryetarit. Feldmann injoroi afatin për ta pranuar këtë vendim dhe më pas u organizua referendumi për largimin e tij.

Mandati i tij në krye të Frankfurtit përfundon të premten. Zëvendësi i tij, Nargess Eskandari-Gruenberg, nga Partia e Gjelbër, do të marrë postin e kryetarit deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Frankfurt duhet të mbahen brenda katër muajve.


Send this to a friend