VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

E premtja e zezë, 160 të vdekur nga sulmet terroriste në Paris /LIVE NGA PARISI

Voal – E premtja e zezë ose “nata e Shën Bartolemeut”, mund të quhet kjo e premte 13 nëntor 2015.

443 vite pas Natës së Shën Bartolomeut, francezët janë përballur sërish me një natë të tmerrshme ku janë vrarë të paktën 160 persona, 100 prej të cilëve në sallën e koncerteve Bataclan.

Nata e Shën Bartolomeut

Bëhet fjalë për masakrën e francezëve protestantë nga katolikët, në Paris, më 24 gusht 1572, në prag të Shën Bartolomeut. Kjo masakër vazhdoi edhe javët e tjera në shumë qytete franceze.

Ky përfundim tragjik i luftërave fetare në Francë, ishte rrjedhojë e faktorëve fetarë dhe politiko-shoqërorë.

Numri i të vdekurve të kësaj masakre, përfshirë edhe nga qytetet e tjera franceze, supozohet të jetë nga 5000 deri në 30000 mijë vetë.

Policia franceze liron pengjet në sallën e koncerteve, vret 2 terroristët nis evakuimi i pengjeve

Voal – Të paktën 15 pengje janë vrarë në sallën e koncerteve Bataclan nga terroristët që kanë sulmuar sonte Parisin.

Mësohet se forcat speciale franceze kanë hyrë në hollin e sallës së koncerteve. Një person dyshohet se është arrestuar.

Pengmarrësit që kanë brenda sallës së koncerteve Bataclan, janë të moshuar 20-30 vjeç, janë meshkuj dhe femra.

Policia franceze mësohet se ka vrarë 2 prej terroristëve që ndodhen në sallën e koncerteve Bataclan.

Aktualisht janë duke u evakuuar njerëzit e plagosur.

Besohet se kanë qenë 3 terroristë në këtë sallë, por ende nuk ka gjë të konfirmuar.

 

E PREMTE E ZEZË NË FRANCË – Sulmohet Parisi, dhjetra viktima

Të vrarë rreth stadiumit në ndeshjen Francë-Gjermani, 100 pengje në një koncert, ekzekutohen një e nga një. ISIS feston për vrasjet

fr2fr3

 fr4fr5fr6fr7fr8

*Deshmite: Degjuam, Allah eshte i madh
* Plot 100 persona meren peng nga 6 persona te armatosur ne nje koncert
* Nje prej autoreve eshte vrare

FRANCË – Franca në panik. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin francez, Paris si dhe tre shperthime te njepasnjeshme. Mësohet se nga të shtënat me kallashnikov ka nje numer te madh viktimash, bilnaci ndryshon nga minuta ne minute. Sipas mediave të huaja, deri më tani raportohet për dhjetra të vdekur dhe disa të plagosur.

Ndërkohë që menjëherë ka ndodhur edhe një shpërthim, pranë stadiumit “Stade de France”, ku po luhej miqësorja Francë-Gjermani. Mësohet se i pranishëm në stadium ka qenë dhe presidenti francez, Francois Hollande, i cili u evakuua nga policia menjëherë për arsye sigurie. Rreth stadiumit u numeruan mbi 60 te vdekur.

Ja momenti i shperthimit ne stadium

Ne Twitter, ISIS ka ndermarre persiper sulmin dhe feston per vrasjet qe sapo ndodhen ne Paris.

Nje pengmarrje ka ndodhur ne nje koncert ku flitet se 6 persona te armatosur moren peng mbi 100 persona. Deshmi rrefejne tmerrin ne koncert.

Sakaq, sulmet e regjistruara kanë ndodhur jo larg zonës ku ndodhet redaksia e revistës satirike “Charlie Hebdo”, e cila në muajin janar u sulmua nga një grup ekstremist. Në këtë akt terrorist humbën jetën 13 persona, punonjës të revistës.

Burime ende të pakonfirmuara pohojnë se shpërthimi me eksploziv në stadium dyshohet se ka qenë i planifikuar me sulm vetëvrasës.

00-25-CNN ben te ditur se pengamrresit po ekzekutojne me gjakftohtesi pengjet brenda ne koncert. Tmerri ka pushtuar Parisin, policia ben thirrje qe personat te mos dalin jashte banesave.

00:10-Nje person ka mundur te shkruaje nga brenda koncertit ku mbahen peng 100 persona peng dhe thekson se pengmarresit po qellojne dhe po vrasin nje e nga nje pengjet. “Jam i plagosur rende, shoh kufoma kudo. Ka te mbijetuar. Na ndihmoni”, eshte mesazhi i deshperuar nga brenda salles se koncertit ne Bataclan.

Ora 00-00-Presidenti francez Hollande theksoi ne nje dalje per shtyppas ngjarjes se rende se sulmi eshte sulm i paster terrorist dhe se Franca do te mbylle kufijte per siguri. “Duhet te mbrohemi”, deklaroi Hollande duke ngushelluar familjet e viktimave.

Ora 23:59-Qindra tifoze kane mbetur te bllokuar ne stadium per arsye sigurie.

Ora 23:55-Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez. Numri i viktimave ka shkuar 60.

Ora 23:35-Deshmitare thone se sulmuesit kane thirrur ‘Alahu eshte i madh” ne arabisht dhe me pas kane sulmuar.

Ora 23:30-Rreth 100 persona po mbahen peng ne Bataclan ne nje koncert nga 5-6 persona te armatosur dhe te mbuluar. Nje person qe ka shpetuar nga pengmarresit tregon se plot 100 pesona kane mbetur peng i terroristeve. “Daily Mail” raporton për të shtëna brenda restorantit “Petit Cambodge” në “Rue Bichat”, dy shpërthime pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohej ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, si dhe të shtëna në qendrën e arteve “Paris Bataclan”, ku terroristët thuhet se po mbajnë edhe 100 pengje.

Ora 23:00-ISIS po feston dhe hashtagu i tyre ne Twitter, eshte ‘Parisi eshte ne flake’.

VRITET NJË NGA AUTORËT
Ora 22:48- Një prej autorëve të sulmeve të sotme në Paris është vrarë. Sipas Europe 1, autori është qëlluar nga policët francezë.

MEDIAT FRANCEZE: KA PENGMARRJE
22:43- Mediat franceze duke cituar burime nga policia, raportojnë edhe për një pengmarrje në brendësi të Bataclan, salla e koncerteve ku ndodhi një pre breshërive me armë zjarri në qendër të Parisit. Sipas tyre 100 persona janë mbajtur peng në këtë sallë.

Pikat ku kane ndodhur sulmet
frace qellohet me arme 5

MBLEDHJE URGJENTE, HOLLANDE NË MINISTRINË E BRENDSHME
Ora 22:39- Pas largimit nga stadiumi ku po luhej miqësorja Francë-Gjermani, për arsye sigurie, Presidenti Francois Hollande i është drejtuar Ministrisë së Brendshme franceze për një mbledhje emergjente me ministrin Bernard Cazeneuve.

Gjermani – Gjenden trupat e pajetë të tetë foshnjave

Policia gjermane ka thënë se ka gjetur trupat e tetë foshnjave, në një apartament në shtetin jugor të Bavarisë.

Policia tha se ata ishin njoftuar të enjten pasdite nga një banorët, nga qyteti i vogël i Wallenfels, që kanë gjetur një trup të një foshnje në një apartament.

Me të arritur policia në vendin e ngjarjes, ata kanë zbuluar edhe disa trupa tjerë të mbështjellja me peshqirë dhe qese plastike.

Policia është duke kërkuar një grua 45-vjeçare, e cila jetonte në apartamentin, ku u gjetën trupat e fëmijëve.

“Ajo mendohet se mund të jetë nëna e fëmijëve,” ka thënë, një zëdhënëse e policisë, i cili nuk ka mundur ta konfirmojë nëse gruaja që po kërkohet është e dyshuara.

Hetuesit e mjekësisë ligjore, janë duke shqyrtuar kufomat, ka thënë policia, duke shtuar se procesi mund të marrë disa kohë,” për shkak të gjendjes së keqe” të disa prej trupave.

Katalonia vazhdon procesin e pavarësimit, me gjithë kundërshtimet e Spanjës

Udhëheqësit pro-pavarësisë në Katalonia janë zotuar të shkojnë përpara me planet për t’u shkëputur nga Spanja, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të pezulluar procesin e shkëputjes.

Zëvendëspresidenti i Katalonisë, Neus Munte, tha se është vullneti politik i qeverisë rajonale për të vazhduar me planet për pavarësinë, gjatë 18 muajve.

Qeveria e Spanjës më parë kishte apeluar në Gjykatën Kushtetuese, për të ndërhyrë në këtë proces.

Gjykata ka paralajmëruar udhëheqësit katalonas se ata duhet të jenë në përputhje me rendin.

“Në qoftë se ata nuk janë në përputhje me pezullimin, atëherë ata nuk u binden vendimeve,” shkruhet në vendimin e gjykatës së lartë në Madrid.

Parlamenti rajonal i Katalonisë, të hënën miratoi një mocion për të filluar procesin e shkëputjes, duke deklaruar qëllim për pavarësinë e saj, brenda 18 muajve, dhe duke i dhënë 30 ditë afat për të filluar legjislacionin për Kushtetutën e Katalonisë, thesarin e shtetit dhe sistemit e sigurimeve sociale.

Acarohen marrëdhëniet BE-Izrael

Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit kanë hyrë në një fazë të pasi Izraeli ka reaguar ndaj një vendim të BE-së, që të etiketohen të gjitha produktet e bëra në vendbanimet hebreje, në Bregun Perëndimor.

Ministria e Jashtme izraelite ka thënë se BE-ja ka ndërmarrë një “hap të jashtëzakonshme dhe diskriminues” për “arsye politike”, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se BE duhet të ketë “turp.”

Ai tha se “kjo nuk do të avancojë paqen, por me siguri nuk do të avancojë as të vërtetën dhe drejtësinë.”

Ky veprim i BE-së, nënvizon pakënaqësi e bllokut mbi zgjerimin e vazhdueshëm të Izraelit në territorin, që palestinezët e kërkojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.

Nënpresidenti i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis këmbëngul se kjo masë ishte “një çështje teknike, jo një qëndrim politik.”

Britania këshillon qytetarët: Mos shkoni në Kosovë

Pas tragjedisë së avionit rus në Egjipt, ku mbetën të vdekur 224 pasagjerët, agjencitë turistike e qeveritë e vendeve të ndryshme kanë filluar me paralajmërime për turistët, duke listuar vendet, të cilat janë më të pasigurta për të udhëtuar.
Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë së Madhe ka bërë një listë të vendeve, të cilat konsiderohen si të sigurta dhe atyre që janë të pasigurta për të udhëtuar.
Ndërsa, Portali i Statistikave “Statistika” ka bërë një grafikë ku paraqiten këto vende. Kërcënimi nga Shteti Islamik, po ashtu i kontribuon radhitjes së shteteve në botë, duke u nisur për nga siguria.
Sa i përket Sirisë, zyra për Punë të Jashtme e Britanisë thotë se shtetasit e saj duhet të largohen menjëherë nga aty për shkak se ambasada britanike atje s’do të jetë në gjendje që të ofrojë shërbime konsullore për ata që kanë nevojë.
Britania e Madhe, për shtetasit e saj sugjeron se Afganistani, Burundi, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Iraku, Libia, Mauritania, Nigeria dhe territoret palestineze, Sierra Leona, Somalia, Sudani Jugor, Tunisia dhe Jemeni, janë vende pjesërisht të sigurta.
Ndërsa, Algjeria, Angola, Armenia, Azerbejgjani, Bangladeshi, Burkina Faso, Kamborxhia, Kolumbia, Gjibuti, Ekuadori, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjerogjia, Haiti, India, Irani, Izraeli, Japonia, Jordani, Kenia, Kosova, Lebanoni, Madagaskari, Malajzia, Mali, Nepali, Nigeria, Pakistani, Filipine, Republika e Kongos, Rusia, Arabia Saudite, Sudani, Tagjikistani, Tajlanda, Turqia, Uganda, Ukraina, Venezuela dhe Saharaja Perëndimore, janë vende ku qeveria britanike nuk ua këshillon udhëtimin qytetarëve të saj.

Eurodeputetja Tanja Fajon solidaritet me studentët shqiptarë: Sot ju falenderoj unë juve!

Kjo foto është bërë si 5 vjet përpara, ditën kur Këshilli i Ministrave të BE dha vendimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët. Pikërisht kjo foto vjen nga eurodeputetja Tanja Fajon në rrjetin social Facebook. Fajon thekson se ky është një kujtim i bukur i atyre ditëve, por tingëllon me të drejtë si një solidaritet me studentët shqiptarë që sot po protestojnë para kryeministrisë për Reformën në Arsimin e Lartë.

“Kujtim i bukur. Këto janë momente kur ti e di që po bën gjënë e duhur. Marr këtë foto nga studentët shqiptarë që është realizuar 5 vite më parë në Bruksel, si një falënderim për liberalizimin e vizave. Sot ju falënderoj unë ju!”, shkruan Fajon.

(Në foto janë një grup studentesh nga Torino, që udhëtuan atë ditë drejt Brukselit për të përshëndetur këtë vendim.)

Bashkimi Evropian vitin e kaluar shpenzoi gabim 6.4 miliardë euro

Bashkimi Evropian (BE) vitin e kaluar shpenzoi në mënyrë të gabuar 6.4 miliardë euro, nga të cilat dy të pestat e shpenzimeve të Shteteve Anëtare dhe institucioneve evropiane janë bërë gabimisht.

“Nuk bëhet fjalë për mashtrim, joefikasitet apo hudhje të parave. Por për vlerësim të shumës së parave që nuk është dashtur të paguhet, sepse nuk është përdorur në përputhje të plotë me rregullat e BE-së”, theksohet nga Gjykata Evropiane e Auditorëve.

Më tej shtohet se shumica e gabimeve rrjedh nga zbatimi i gabuar, dhe shpesh nga mungesa e kuptimit të rregullave të komplikuara të BE-së për shpenzimet, ndërsa vetëm 22 raste janë identifikuar si mashtrime të mundshme dhe u janë dërguar shërbimit të Zyrës së Antikorrupsionit të BE-së (OLAF).

Përndryshe, në mënyrë të parregullt janë paguar 4,4 përqind nga buxheti i BE-se për 2014 në vlerë prej 142,5 miliard euro. Gjykata Revizore po planifikon uljen e normës së gabimit në dy përqind.

Britania bëri arrestimin e parë për të Dielen e Përgjakshme të vitit 1972

Media lokale, duke përfshirë edhe Irish Times, lajmëruan se personi i arrestuar ka qenë ish-ushtar

LONDËR – Policia në Irlandën e Veriut njoftoi se ka arrestuar një person, për të cilin thuhet se ka qenë ish-ushtarë, i cili dyshohet se është i përfshirë në sulmin e vitit 1972 të njohur si “E Diela e Përgjakshme” në të cilin u vranë 14 civilë të paarmatosur.

“Detektivët e Degës së Hetimit të Trashëgimisë duke hetuar ngjarjet e “Të Dielës së Përgjakshme” gjatë këtij mëngjesi kanë arrestuar një burrë 66 vjeçar në vendin Antrim”, bëri të ditur policia e Irlandës së Veriut përmes kumtesës.

Media lokale, duke përfshirë edhe Irish Times, lajmëruan se personi i arrestuar ka qenë ish-ushtarë.

Njeriu i kapur të martën është personi i parë që është arrestuar ndonjëherë mbi incidentin famëkeq.

Një regjiment britanik kishte vrarë 13 aktivistë dhe plagosi 13 të tjerë kur hapi zjarr ndaj marshit të të drejtave civile në Derry më 30 janarr të vitit 1972. Një person tjetër humbi jetën disa muaj më vonë.

Incidenti shkaktoi protestë të madhe në Irlandën e Veriut dhe shumë hetime janë nisur që atëherë. Hetimi i parë, i njohur si Tribunali i Lordit Widgerty, i cili nisi menjëherë pas vrasjeve u akuzua si tentativë e njëanshme për t’i shfajsuar ushtarët.

Hetimi i fundit ishte hetimi i Lord Saville, zbulimet e të cilit u bënë publike në vitin 2010, me ç’rast u deklarua se shtënia e parë është bërë nga paraushtarakët britanikë mbi civilët e paarmatosur të cilët tentonin të largoheshin. Në bazë të këtyre hetimeve, kryeministri britanik David Cameron u kërkoi falje viktimave në emër të qeverisë së Britanisë.

Kjo ditë njihet si “E Diela e Përgjakshme (Bloody Sunday)”, mbi të cilën janë bërë shumë filma, dokumentar dhe këngë. aa

Obama-Erdoganit: Përgëzime popullit turk për rezultatet e zgjedhjeve

Në bisedë gjithashtu është diskutuar edhe për temat në lidhje me axhendën e Samitit G-20 që do të mbahet në Antalia

ANKARA – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Barack Obama kanë shkëmbyer idetë dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet fundit në Siri. Të dy presidentët kanë diskutuar për rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për të forcuar opozitën e moderuar në Siri dhe intensifikimin e presionit kundër ISIS-it.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës mësohet se Obama në bisedën telefonike me presidentin turk, Erdogan ka shprehur përgëzimet e tij për popullin turk në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 1 nëntor.

Në bisedë gjithashtu është diskutuar edhe për temat në lidhje me axhendën e Samitit G-20 që do të mbahet në Antalia.

Ndër të tjera mes dy liderëve është vënë në dukje rëndësia për rritjen e përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e opozitarëve të moderuar në Siri si dhe intensifikimin e presioneve ndaj ISIS-it. Është vlerësuar çështja për gjetjen e një zgjidhjeje duke negociuar për konfliktin në Siri duke përfshirë edhe procesin e tranzicionit politik.

Në bisedën mes Erdoganit dhe Obamës është theksuar ndër të tjera se është e nevojshme që të ndalen aktet e organizatës terroriste PKK. aa

Bruksel – Shqyrtohet ndërtimi i kampeve për emigrantët në Ballkan

Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për pranimin e emigrantëve në Ballkan, për ta evituar krizën humanitare dhe për ta lehtësuar ngarkesën e regjistrimit të mijëra emigrantëve, kanë thënë mbrëmë vonë zyrtarë të BE-së

Komisioneri i emigrimit i Bahkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, tha se qendrat për pranim do të ngriteshin në vendet joanëtare të BE-së, siç janë Maqedonia dhe Serbia.

Kjo ide ishte motivuar nga shqetësimet se me fillimin e dimrit, emigrantët mund të ballafaqohen me të ftohtë dhe probleme në vendet e varfëra ballkanike, jashtë Bashkimit Evropian, derisa shtetet e pasura, si Gjermania dhe Suedia, i kanë të mbushura përplot kapacitetet e tyre për pranim të emigrantëve.

“Disa shtete anëtare më gjatë nuk do të jenë në gjendje ta menaxhojnë ngarkesën” dhe i kanë mbyllur kufijtë e tyre ndaj fluksit të emigrantëve, tha Jean Asselborn, ministër i jashtëm i Luksemburgut, vend që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bahskimit Evropian.

Gjermani, për shkak të grevës Lufthansa anulon 929 fluturime

FRANKFURT – Kompania ajore gjermane Lufthansa ka njoftuar se për shkak të grevës së ekuipazhit të kabinës nga 3 mijë fluturimet e planifikuara ka anuluar 929 fluturime.

Në një deklaratë nga Lufthansa theksohet se kompania për shkak të grevës së punonjësve të ekuipazhit të kabinës lidhur me “Sindikatën e organizatës së Stafit të Pavarur të Kabinës” nga 3 mijë fluturimet e planifikuara ka anuluar 929 fluturime.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se nga fluturimet e anuluara do të ndikohen afërsisht 113 mijë udhëtarë, ndërsa kompanitë ajrore Germanwings, Eurowings, Lufthansa CityLine, Swiss, Avusturya, Air Dolomiti dhe Bruksel Air të cilat operojnë lidhur me grupin e Lufthansa nuk do të ndikohen nga greva.

Në ditën e parë të grevës ishte njoftuar se ishin anuluar 290 fluturime, ndërsa në ditën e dytë 520, kështu që me anullimin e afërsisht 1 mijë fluturimeve pritet që nga greva të preken afërsisht 150 mijë udhëtarë.

Ndërsa në një deklaratë ditën e djeshme nga Sindikata e organizatës ishte potencuar se greva në tre aeroportet do të nisë në orën 04.30 dhe në aeroportet e Frankafurtit dhe Dyseldorfit do të përfundojë në orën 23.00, ndërsa në aeroportin e Mynihut do të vazhdojë deri në mesnatë.

Sindikata kërkon të bëhen përmirësime në pagat mujore të sigurimeve shtesë si dhe për pensionet e 19 mijë punonjësve. aa

Asselborni: Kriza e refugjatëve mund të sjellë shpërbërjen e BE-së

Asselborni paralajmëroi se keqkuptimi i nacionalizmit në Evropë mund të sjellë deri tek shpërthimi i luftës

BERLIN – Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn paralajmëron se kriza aktuale e refugjatëve mund të sjellë deri tek shpërbërja e Bashkimit Evropian (BE).

Asselborn në deklaratën për mediat gjermane, paralajmëroi se deri tek shpërbërja e BE-së mund të vjen shumë shpejtë nëse, në vend të rrugës së solidaritetit, shkohet në mbylljen në vetvete dhe në këtë mënyrë humb besimin e popujve.

Ai më tej paralajmëron se keqkuptimi i nacionalizmit në Evropë mund të sjellë deri tek shpërthimi i luftës.

Duke theksuar se Gjermania dhe disa vende anëtare e kuptuan rëndësinë për implementimin e marrëveshjes së Gjenevës për refugjatët, Asselborn pohon se ekzistojnë edhe disa anëtare të cilat nuk mbrojnë të gjitha vlerat e unitetit të BE-së, por se megjithatë vlerat humanitare edhe më tej mbajnë BE-në në një vend.

Në pyetjen nëse marrëveshja e Schengen-it është në mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe qarkullimit të lirë brenda rajonit, Asselborn tha se është e qartë se kjo marrëveshje është në rrezik.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje të shpejtë të krizës së refugjatëve dhe nëse akoma disa shtete i qasen kësaj çështjeje vetëm në aspektin nacional, atëherë do ta varrosim Schengenin. Kështu do ta humbim suksesin më të rëndësishëm të BE-së”, tha Asselborn. aa

Parlamenti katalan e miratoi rezolutën për krijimin e republikës Katalane

Barcelonë, 9 nëntor – Parlamenti katalan miratoi sot një rezolutë që lejon fillimin e procesit për krijimin e një republike të Katalonias së pavarur nga Spanja.

Shtatëdhjetë e dy deputetë të pavarur, nga 135 që ka parlamenti, miratuan tekstin e rezolutës për fillimin e procesit për krijimin e shtetit të pavarur katalanas, në formën e republikës.

Kjo rezolutë hap një krizë të re të rëndë politike për Spanjën.

Ulje emergjente e avionit ku gjendej ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier

BERLIN – Avioni qeveritar, në bordin e të cilit gjendej ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier u detyrua të ulej në aeroportin berlinas ”Tegel”, pas një defekti kompjuterik.

Avioni, tip Airbus A340, që mban emrin e Konrad Adenauerit, kancelarit të parë të pas Luftës II Botërore, është përfshirë shpesh në probleme teknike.

Steinmeier ishte nisur në Itali, ndërkohë që avioni bëri uljen e detyruar për arsye sigurie.

Për shkak se riparimi i tij ishte i pamundur, një avion i vogël ”charter” u nis drejt Italisë, ndërkohë që një pjesë e madhe e delegacionit që shoqëronte Steinmeierin mbeti në Berlin.

Steinmeier do të jetë i pranishëm në përurimin e një memoriali që përkujton masakrën naziste të vitit 1944 në Toskanë si edhe do të vizitojë një qendër migrantësh.

Edhe në prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel shkoi në Indi me një avion ushtarak për shkak të problemeve teknike të avionit të sipërcituar qeveritar.

Suedi: Një grup refugjatësh proteston 35 orë brenda autobusit urban

Shoferi i autobusit, Mesut Yalçın, thekson se refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në kampet në fshatrat ku Zyra e Emigracionit ka vendosur ti strehojë

STOKHOLM – Dhjetëra refugjatë nga Siria dhe Iraku nuk kanë pranuar të strehohen në kampin e refugjatëve në Suedi dhe duke qëndruar për 35 orë në autobus kanë protestuar kundër vendimit të Zyrës së Emigracionit.

Shoferi i autobusit, Mesut Yalçın, ka theksuar se refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në kampet në fshatrat ku Zyra e Emigracionit ka vendosur ti strehojë.

Yalçın, ka shpjeguar se 25 refugjatët e sapoardhur në Suedi i ka marrë nga Malmö për ti lënë në kampet që ndodhen në fshatin Torpshammar të qytetit Sundvall. Ai ka theksuar më tej se kur kanë mbërritur në fshatin Torpshammar refugjatët nuk kanë dashur të zbresin nga autobusi dhe se janë duke pritur brenda pa ngrënë.

Mesut Yalçın, ka shtuar ndër të tjera se refugjatët shprehen se shumica e tyre kanë ardhur nga kampet e Turqisë dhe se në Suedi nuk kanë gjetur atë çfarë shpresonin. Ai ka theksuar se refugjatët gjithashtu i kanë kërkuar Zyrës së Emigracionit që t’iu mundësojë shpenzimet e rrugës për tu kthyer në Turqi ose në Gjermani.

Për ti dhënë fund protestës së refugjatëve përfaqësues të Zyrës së  Emigracionit kanë biseduar me refugjatët, por kërkesa e tyre për mundësimin e shpenzimeve për ty kthyer janë refuzuar nga përfaqësuesit e Zyrës së Emigracionit ka shpjeguar ndër të tjera Yalçın.

Yalçın ka pohuar se ai po përpiqet të mbajë ngrohtë autobusin ku ndodhen 5 fëmijë dhe një grua shtatzënë dhe se ai shpreson se kjo situatë të zgjidhet sa më parë pasi edhe në mediat suedeze ka ngjallur një jehonë. aa

Schulz në Teheran: Asadi nuk do të jetë më gjatë president i Sirisë

Kryetari i Parlamentit Evropian është i mendimit se nevojitet që në Siri të zbatohen zgjedhje të lira me qëllim që populli të tregojë se çfarë dëshiron në të ardhmen

TEHERAN –Kryetari i Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz gjatë vizitës një ditore në Teheran, porositi se presidenti sirian Bashar al-Assad nuk do të qëndrojë gjatë në këtë post.

Gjatë vizitës zyrtare në Teheran, Schulz u takua me kryetarin e Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, pas së cilës u mbajt edhe konferencë e përbashkët për media.

Siç tha kryetari i PE-së, Assad nuk ka të ardhme në postin e presidentit, dhe u shpreh se kriza siriane mund të zgjidhet përmes projektit të dialogut nacional.

“Duhet përgjigjur ndaj të gjitha temave që kanë të bëjnë me krimet e luftës”, tha Schluz.

Më pas ai u shpreh se çdo popull ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet. Schulz është i mendimit se nevojitet që në Siri të zbatohen zgjedhje të lira me qëllim që populli të tregojë se çfarë dëshiron në të ardhmen.

Pritet që vizita e Schulz të përfundojë pas takimit me presidentin Hasan Ruhani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Jevad Zarif.

Manifestime masive në rrugët e Madridit kundër dhunës në familje

Anëtarëve të 380 organizatave rajonale dhe 70 organizatave shtetërore feministe iu bashkuan përfaqësuesit e partive kryesore politike në Spanjë, sindikata dhe organizata joqeveritare të cilat merren me këtë tematikë lidhur me pabarazinë gjinore

MADRID – Mijëra njerëz nga të gjitha viset e Spanjës janë tubuar sot në Madrid në shenjë proteste kundër dhunës në familje.

Anëtarëve të 380 organizatave rajonale dhe 70 organizatave shtetërore feministe iu bashkuan përfaqësuesit e partive kryesore politike në Spanjë, sindikata dhe organizata joqeveritare të cilat merren me këtë tematikë lidhur me pabarazinë gjinore.

Të pranishmëve iu drejtua Angela Gonzalez, nëna e një viktime të dhunës familjare. Vajza e saj u vra nga bashkëshorti i dhunshëm. Gonzalez foli në shenjë kujtimi për të gjithë ata që kanë humbur jetën si viktima të dhunës familjare. aa

Martin Schulz nesër në Teheran

VOAL – BRUKSEL, 6 NËNTOR – Vizita e parë zyrtare në Iran e një presidenti të një institucioni të Bashkimit Evropian, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. Të shtunën, pra nesër, presidenti i Europarlamentit Martin Schulz  do të shkojë në Teheran, ku do të takohet me presidentin Hassan Rohani, ministrin e Jashtëm Javad Zarif, presidentin e Parlamentit Iranian Ali Larijani dhe eksponentë të shoqërisë civile.

Synimi i misionit të Schulzit, që do të jetë vetëm një ditë, është “intensifikimi i dialogut mes BEsë dhe Iranit”. ansa

Vatileaks 2: jeta në luks e peshkopëve, të varfërit në mëshirë të fatit

Ndërkohë që qarkulliojnë zëra se pritet të ketë të hetuar të tjerë, është rritur zemërata për zbulimet e “Avarizia”, librin e Emanuele Fittipaldi për shpenzimet e Vatikanit.

“Ndërkohë që një Papë ka zgjedhur emrin e shenjtorit të të varfërve, ka peshkopë (me veshje firmato) që udhëtojnë gjithjë dhe vetëm në business class, që marrin me qera banesa me 2900 euro në muaj dhe që harxhojnë 4600 euro për një lavaman. Më të varfrit? Ata mund të presin: në vitin 2013-2014 “fondi për të varfrit në dispozicion të komisionit të kardinalëve nuk nxori asnjë kacidhe, edhe pse llogaria ishte plus me 425 mijë euro”.

Vatikan, arrestohen për publikimin e dokumenteve sekrete

Personat e arrestuar janë Francesca Chaouqui dhe Imzot Lucio Angel Vallejo Balda, theksoi zyra e prokurorit të Vatikanit

ROMË – Vatikani të hënën njoftoi se janë arrestuar dy persona për publikimin e dokumenteve konfidenciale të Selisë së Shenjtë.

Personat e arrestuar janë Francesca Chaouqui dhe Imzot Lucio Angel Vallejo Balda, theksoi zyra e prokurorit të Vatikanit. Monsinjor është punonjës i Vatikanit, ndërsa Chaouqui anëtare e komisionit të formuar në vitin 2013 nga Papa Françesku me qëllim të zbatimit të reformave financiare të Selisë së Shenjtë.

Zëdhënësi i Vatikanit tha se Monsinjor Vallejo Balda është në burg, ndërsa Chaouqui është lejuar të mbrohet në liri për se ajo kishte bashkëpunuar gjatë hetimit.

Gjermania e uron Erdoganin për fitoren

Gjermania përshëndet zgjedhjet paqësore në Turqi, duke i bërë thirrje qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan që të udhëheqë në “frymën e unitetit kombëtar”.

Partia e Erdoganit ka fituar shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka lavdëruar procesin paqësor të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e lartë të votuesve, që, sipas tij, tregojnë angazhimin e popullit turk “për të investuar në një proces demokratik”.

Seibert është zotuar se Gjermania “do të vazhdojë të bashkëpunojë nga afër me Qeverinë turke”, e cila përballet me sfida të mëdha, përfshirë “luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik, konfliktin me kurdët, polarizimin e brendshëm politik dhe trajtimin e ndikimit të krizës në Siri”.

Britani: Sekretarja e Shtetit qartëson ligjin e ri për spiunazh

Theresa May tha se autorizimet që do të kenë hetuesit do të mundësojnë luftën kundër terrorizmit dhe pedofilisë në këtë kohë dixhitale

LONDËR – Policia dhe shërbimet sekrete në Britani të Madhe në bazë të autorizimeve  nuk do të kenë fuqi për të kontrolluar qytetarët, konkretisht historikun e kërkimeve të tyre në internet, deklaroi të dielën  Sekretarja  e Shtetit, Theresa May.

Ajo tha se pavarësisht vendimit, autorizimet që do të kenë hetuesit do të mundësojnë luftën kundër terrorizmit dhe pedofilisë në këtë kohë dixhitale.

Veliaj-Xhoanës: Pse nuk e mban ‘Pulëbardhën’ 24 orë rresht hapur?

 Erion Veliaj është i vendosur në hakmarrjen ndaj Xhoana Nanos e cila e bëri të njohur me protestën me vello. Vendosmëria për t’i shkuar deri në fund kërkesës së tij për prishjen e restorant Pulëbardhës në pronësi të bashkëshortes së ish-kryeministrit, Fatos Nano, duket se ka për bazë edhe inatet e vjetra. Ja arsyeja pse do ta prishë lokalin:

Në një shkresë të datës 23 tetor që i është dërguar administratores së shoqërisë “Joy Travel”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë e Tiranës,  njofton subjektin për zgjidhjen e kontratës se qerasë.

Sipas Bashkisë, shoqëria “Joy Travel” nuk e përdor ambientin për qëllimin me të cilin e ka marrë “lokal shërbimi me sistem 24 orësh në shërbim të udhëtarëve”, prandaj po kërkon zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar (20 vite).

“Me përmbysjen e afatit me shkrim (15 ditë) Bashkia e Tiranës e konsideron kontratën e qerasë të zgjidhur”, thuhet në shkresën e Bashkisë Tiranë, shkresë që mban firmën e drejtoreshës Itena Ndroqi.

Berlin – mbyllet Muzeu hebre, për shkak të bombës nga Lufta e Dytë Botërore

BERLIN – Muzeu hebre në Berlin sërish është mbyllur, pasi është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore në një zonë ndërtimi afër muzeut.

Policia gjermane të premten njoftoi se përveç Muzeut është evakuuar e gjithë zona përreth zonës së ndërtimit që ndodhet në qendër të qytetit. Ekspertët punojnë në largimin e bombës të rëndë 250 kilogramë.

Volkswagen në tremujorin e tretë shënon humbje prej 3,48 miliardë eurosh

FRANKFURT – Nga kompania Volkswagen (VW) kanë bërë të ditur se për herë të parë, pas 15 vitesh janë ballafaquar me humbjen tremujore. Në tremujorin e tretë VW, për shkak të skandalit me softuerin i cili manipuloi testet për emetimin e gazrave të dëmshme, ka shënuar humbjen prej 3.48 miliardë eurosh në krahasim me fitimin prej 3,23 miliardë eurosh në periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

“Skandali i cili tronditi kompaninë ka shkaktuar shpenzime të jashtëzakonshme në shumën prej 6,7 miliardë eurosh që është më shumë se 6,5 miliardë sa janë ndarë paraprakisht. Njëkohësisht, të ardhurat nga shitja janë rritur me 5,3 përqind në 51,49 miliardë euro. Shifrat tregojnë fuqinë e kompanisë sonë në një anë, ndërsa në anën tjetër shohim efektet fillestare të situatës aktuale”, ka thënë Mathias Mueller, drejtori ekzekutiv i Volkswagen-it.

VW po përgatitet për shpenzimet që sipas vlerësimeve të analistëve mund të jenë nga 20 miliardë deri në madje 78 miliardë euro. Lajmi i mirë për kompaninë është se aksionet e VW janë rritur për 3,3 përqind në 108,6 euro. Vlerësohet se Volkswagen që nga skandali më 18 shtator deri sot në tregun e kapitalit ka humbur rreth 21 miliardë euro.

Nga kompania është konfirmuar se fitimi, për shkak të skandalit, këtë vit definitivisht do të jetë më i vogël në krahasim me vitin e kaluar. Gjithashtu është vënë në dukje se plani i shitjes për vitin 2015 do të respektohet, dhe se do të jetë në të njëjtin nivel me atë të vitit të kaluar, që ishte 10,14 milionë vetura të shitura.

Katalonia e fillon procedurën për ndarje nga Spanja

Dy parti të Katalonias kanë filluar procedurat në Paralment për ndarjen nga Spanja dhe formimin e shtetit të ri.

Lidhja “Së bashku për Po” që në zgjedhjet e muajit të kaluar ka marrë 62 vende dhe partia e majtë CUP e cila ka fituar 10 nga 135 vendet në parlament sot kanë paraqitur propozimin që në afat prej 30 ditësh të formohet ligji që mundëson shkrimin e Kushtetutës dhe sistemin e sigurisë.

Krerët e Katalonias i kanë bërë thirrje Parlamentit të Barcelonës që të votojë urgjentisht propozimin, edhe pse ende nuk është formuar qeveria rajonale.

Parlamenti Evropian dënon dy deputetë për përshëndetjen naziste

Në 10 ditët në vazhdim nuk do të mund të përdorin të drejtën e votimit, nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet zyrtarë të PE dhe gjithashtu do të paguajnë një gjobë prej 3060 euro

BRUKSEL – Parlamenti Europian miratoi dënimet në vlerë monetare dhe largim ndaj dy anëtarëve të saj për përshëndetjen naziste dhe veprime që i referohen nazistit Adolf Hitler.

Në një deklaratë me shkrim nga PE theksohet se Këshilli i përbërë nga Kryetari dhe 14 ndihmës kryetarë mbrëmjen e djeshme kanë miratuar me shumicë votash dënimet në vlerë monetare dhe me largim të dhëna ndaj anëtarit polak, Janusz Korwin-Mikke dhe anëtarit italian, Gianluca Buonanno.

Me këtë vendim të dy anëtarët në 10 ditët në vazhdim nuk do të mund të përdorin të drejtën e votimit, nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet zyrtarë të PE dhe gjithashtu do të paguajnë një gjobë prej 3060 euro e cila përkon me harxhimet 10 ditore.

– Arsyetimi i dënimeve

Si arsyetim ndaj dënimeve janë treguar se Korwin-Mikke në muajin korrik teksa kritikonte një vendim që do të amrrej në lidhje me transportin në mbarë Europën ai kishte bërë përshëndetjen naziste dhe ishte shprehur: “Një Perandori e vetme, një popull, dhe një biletë” e cila i referohej slloganit nazist “Një popull i vetëm, një Perandori dhe një Lider”, duke  i shtuar kësaj ku i njerjti anëtarë në një seancë në muajin shtatorë kishte thënë në lidhje me refugjatët “Plehra njerëzore”.

Ndërsa për Buonanno është theksuar se gjatë një seance me 6 tetorë ai kishte veshur një bluzë ku pëngjaste Angela Merkel me Adolf Hitlerin, ndërsa në ditën e nesërme në një seancë ku kishte marrë pjesë edhe Angela Merkel ai kishte vendosur “mustaqe të Hitlerit” dhe kishte bërë përshëndetjen  naziste.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se këto nuk janë shembuj të parë dhe se vendimet janë njoftuar që ditën e dejshme ku dhe dënimet e dhëna për largimin e tyre duke filluar që ditën e sotme do të vazhdojë deri me 11 nëntor. aa

Danimarka lodhet nga “Bosi Cigan”, krimineli më famëkeq nga Kroacia – Nga Jorgen Samso, BIRN

Kur Gimi Levakoviç shpejtoi makinën e tij në qendër të Kopenhagenit dhe i kaloi sipër ish të dashurës shtatzënë në prill 2011, kjo mori shumë vëmendje nga media.

Por nuk qe deri katër vite më vonë kur kroati, me nofkën “Bosi Cigan” nga media daneze – dhe aktiviteti kriminal i familjes së tij rome, përçau një komb të tërë.

46-vjeçari që preferon të quhet “Gimi Boss 007” dhe që pozon me veshje firme përpara makinave të shtrenjta me tatuazhe dhe shumta të mëdha parash në profilin e tij në Facebook, është patriarku i një rrjeti familje rome që është etiketuar si “familja më kriminale e Danimarkës”.

“Një familje. Qindra krime. Përgjatë katër dekadave familja rome Levakoviç ka shkatërruar çdo gjë përreth vetes me të gjitha llojet e sjelljes kriminale,” shkroi tabloidi Ekstrabladet  në gusht 2011.

Që nga janari i këtij viti, mbulimi i lajmit ka qenë i madh dhe media daneze është mbushur me histori rreth 45 anëtarëve të klanit Levakoviç, krimeve të tyre dhe abuzimit me sistemin e mirëqenies.

“Që kur isha djalosh kam thënë se doja të isha një gangster,” tha nipi 27-vjeçar i Bosit Cigan, Jura Levakoviç për median daneze TV2 në një intervistë nga burgu. Ai po kalon pesë vjet në burg për dhjetëra vjedhje.

Ndryshe nga xhaxhai i tij, ai do të kthehet në Kroaci pasi të shlyejë dënimin, ashtu si tre anëtarë të tjerë të familjes Alpacino Petroviç, Django dhe Stefano Levakoviç – të gjithë pas hekurave në burgjet daneze për vjedhje, dhunë dhe përdhunim.

Intervista me Jura Levakoviç ishte pjesë e një dokumentari të njohur të TV2 të quajtur “Bosi Cigan dhe familja e tij famëkeqe”, që ka ngjallur së fundmi interes të madh për familjen Levakoviç.

Bosi Cigan është personazhi kryesor dhe dokumentari e portretizon atë që nga fëmijëria në vitet 1972 kur familja e tij mbërriti në Danimarkë.

“Familja Levakoviç u vendos në Danimarkë, mori një shtëpi dhe një makinë – por kurrë vende pune”, thotë zëri i dokumentarit me dy pjesë të publikuar në janar të këtij viti.

“Për mbi 40 vjet familja Levakoviç ka qenë në Danimarkë dhe pak nga 45 anëtarët e saj kanë psur ndonjëherë një punë, por kanë jetuar me ndihmë sociale nga danezët,” thuhej në të.

Gimi Levakoviç doli në titujt kryesor të lajmeve dhe u bë i njohur kombëtarisht pas dokumentarit kur ai u shfaq si një “bos” i vetëshpallur i rreth 10,000 romëve në Danimarkë, shumë prej të cilëve kanë ardhur në vitet ’60 dhe ’70 nga republikat e ish-Jugosllavisë.

Në vitin 2011, Levakoviç u burgos me dy vjet se shtypi ish të dashurën shtatzënë me të cilën kishte jetuar për 20 vjet.

Gruaja dhe fëmija i saj i palindur i mbijetuan sulmit, që sipas dëshmitarëve e hodhi atë në ajër dhe më pas në një grup biçikletash.

Në të njëjtin rast, djali i tyre atëherë 17-vjeçar, Santiano, duke konspiruar me të atin, u dënua për kërcënime vdekjeje ndaj të ëmës.

Që kur ishte 18 vjeç, Gimi Levakoviç është dënuar 26 herë dhe në rekordet e tij mes të tjerash ka dhunë, hajdutëri dhe shantazh.

Por në tetor të këtij viti ai ngeci në sistemin e drejtësisë daneze dhe në syrin e publikut.

Një vendim nga Gjykata e Lartë Lindore që e dënoi Levakoviçin me 18 muaj burg, por zgjodhi të mos e dëbonte atë në Kroaci shkaktoi një zemëratë kombëtare nga politikanët dhe publiku danez dhe e çoi Gimin përpara Gjykatës Supreme.

Rasti përfshin akuza për posedim të një pistolete Ëalter P38 dhe kërcënimeve me vdekje në një festë në qytetin juglindor të Næstved  në Danimarkë.

Ministri danez i drejtësisë, në një lëvizje të pazakontë, ndjeu nevojën të ndërhyjë dhe të nxisë sistemin e drëjtësisë ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme.

“Është një çështje që shqetëson shumë danezë,” tha ministri Søren Pind, nga partia e qendrës së djathtë në qeveri për televizionin publik DR, më 7 tetor.

“Është një çështje që është tipike e diskutimit rreth ligjit danez dhe detyrimeve tona ndërkombëtare dhe simbolizon diskutimi rreth kriminelëve të huaj përballë vigjilencës sonë të ligjit”, shtoi ministri.

Ndërhyrja nga ministri erdhi pasi një vendim dëbimi nga një gjykatë e distriktit u hodh poshtë nga një nivel më i lartë.

Gjykata e Lartë Lindore vendosi që nëse Gimi Levakoviç do të dëbohej në Kroaci kjo shkelte Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndarja e Levakoviç nga dy fëmijët e tij që kanë shtetësi daneze dhe për të cilët ai ka kujdestarinë e vetme do të shkelte ligjet ndërkombëtare të Danimarkës, vendosi gjykata në vendimin që ndau panelin e gjyqtarëve tre pro dhe tre kundër.

“Ai ka qenë këtu për shumë vite,” tha avokati i Levakoviç, Bjorn Elmquist pas vendimit.

Ta dëbojnë apo jo? Kjo ka qenë çështja. Dhe për të qëndruar në terminologjinë Shekspiriane, shumë shtetas danezë e shohin si te rrënjët e shtetit të Danimarkës faktin se Levakoviç ia ka hedhur dëbimit.

Disa grupe në Facebook, si Të dëbohet Levakoviç nga Danimarka dhe Flakeni familjen Levakoviç nga Danimarka, i janë përkushtuar zhvillimeve të fundit të çështjes.

Shumë danezë kanë kanë filluar të lënë komente për largimin e tij dhe për paaftësinë në këtë rast të sistemit ligjor danez.

“Sistemi ka dështuar me këtë vendim,” shkroi Jakob Rex Mikkelsen, një nga më shumë se 10,000 komentuesit në median sociale.

Çështja Levakoviç vjen në një kohë kur imigrimi dhe integrimi janë një çështje e nxehtë me qindra mijëra refugjatë që vijnë në Europën veriore dhe perëndimore, duke përdorur rrugën e Ballkanit, Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe tani Slloveni.

Abuzimi i dyshuar i familjes Levakoviç me sistemin e mirëqenies gjithashtu ka nxitur reagime të ashpra nga publiku danez.

“Nuk kam parë dikë me asistencë sociale që është i rrethuar nga markat e shtrenjta, Jaguar-i, BMW, Hugo Boss dhe pellushët,” shkroi Peer Christensen.

Politikanët gjithashtu kanë dënuar aktivitetin politik të familjes rome.

“Po i bashkohem politikanëve të zemërur,” tha zëvënësi i partisë Venstre, Inger Stojberg në një intervistë për TV2. “Shoqëria jonë po vihet në lojë me paratë tona”.

Levakoviç raportohet të ketë qarë nga gëzimi kur Gjykata e Lartë Lindore e përmbysi vendimin për dëbim. Ai nuk ka komentuar për vendimin apo për rastin në Gjykatën Supreme.

“Na quajnë mafia, gangsterë dhe familje prej Kumbari, por unë shpresoj që ju të më shihni si një qenie njerëzore e ndershme,” tha Levakoviç në dokumentarin televiziv ku pranoi se trajektoria kriminale e familjes së tij duhet të marrë fund. “Fëmijët e mi nuk duhet të përfundojnë në burg, duhet të marrë fund,” tha ai.

Miratimi formal që duhet për ta çuar çështjen në Gjykatën Supreme është ende në pritje.

Por duke marrë parasysh zemërimin kombëtar dhe presionin nga ministri i drejtësisë dhe rekomandimet nga zyra e prokurorit kombëtar, kjo llogaritet si formalitet procedurial.

Kur miratimi të jepet, Gjykata Supreme do të vendosë nëse krimet e Gimi Levakoviç e kalojnë faktin se ka famijë në Danimarkë, tha për agjencinë e lajmeve Ritzau’s Bureau, profesoresha e ligjit Eva Smith.

Nuk është çudi për të që zyra e prokurorit kombëtar – pasi u nxit nga ministri i drejtësisë që ta çojë çështjen në nivelin më të lartë – do ta gjykojë çështjen përpara Gjykatës së Lartë.

“Që nga fillimi ata kanë dashur ta dëbojnë,” tha profesoresha. /reporter.al

 

Deutsche Bank nën hetime për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar Deutsche Bank për siç pretendohet shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar Deutsche Bank për siç pretendohet shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë, konfirmoi Banka gjermane në një kumtesë të dielën vonë.

Hetimi është hapur pasi shumë dëshmi të reja dolën në dritë me të cilat pretendohet se banka ka bërë tregti në emër të klientëve rusë në tregjet e huaja.

Banka dyshohet se ka blerë aksione për klientët rusë përmes transaksioneve në Londër, por duke marrë pagesën në ruble në Rusi. Efekti do të ishte për të transferuar fondet nga Rusia për shërbime financiare në shkelje të sanksioneve.

Në korrik, Departamenti i Shërbimeve Financiare të New York-ut formalisht kërkoi informacione për aktivitetin tregtar të Deutsche Bank në Rusi. Disa klientë të bankës janë emëruar si objekt i sanskioneve të SHBA-ve për aktivitete financiare të imponuara për veprimet e Rusisë në konfliktin ukrainas.

Deutsche Bank edhe vet është duke hetuar çështjen, thuhet në kumtesën. “Ne jemi duke hetuar rrethanat për tregtimin e kapitalit që ka hyrë nga disa klientë të caktuar me Deutsche Bank në Moskë dhe Londër duke kompensuar njëri tjetrin”, njoftoi banka.

“Deutsche Bank ka marrë masa disiplinore ndaj disa individëve lidhur me ketë çështje dhe do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë”, thuhet mes tjerash në njoftim. aa

 

Festivali i përvitshëm – Madridi pushtohet nga delet

Nga evenimenti i cili ka për qëllim për inkurajimin e mbarështimit të kafshëve dhe nderimin e barinjve rrugët në qendër të qytetit ishin të mbyllura përkohësisht për trafikun

MADRID – Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, u organizua “Festivali Trashumancia” i cili ka mbetur nga periudha e Mesjetës dhe vazhdon të organizohet që nga viti 1994, ku më shumë se 2000 dele kanë ecur në qendrën e qytetit.

Nga evenimenti i cili ka për qëllim për inkurajimin e mbarështimit të kafshëve dhe nderimin e barinjve rrugët në qendër të qytetit ishin të mbyllura përkohësisht për trafikun. Festivali i cili u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Bujqësisë të Spanjës zgjati rreth 4 orë.

Kopetë e dhenve me barinjtë kanë ecur nëpër rrugët e qytetit të cilët janë ndjekur nga ane qytetarëve dhe turistëve me interes. Barinjtë kur kanë arritur në qendrën Sol, duke iu referuar traditës së vitit 1418 zyrtarët e komunës simbolikisht i kanë dhënë para antike të Spanjës.

Në kuadër të festivalit barinjtë dhe familjet e tyre kanë veshur rrobat e tyre tradicionale dhe kanë shfaqur vallet lokale. aa

Gjermania – Netanyahut: Ne jemi fajtorë për Holokaustin

Në fjalimin e mbajtur përpara Kongresit Botëror të Sionizmit në Izrael, Benjamin Netanyahu u përpoq t’ia shkarkonte palestinezëve fajet e Holokaustit, duke thënë se “Hitleri donte vetëm t’i dëbonte hebrenjtë, ndërsa ai që ia çoi ndër mend djegien e tyre ishte myftiu i madh i Jeruzalemit”.

“Të gjithë gjermanët e dinë historinë e nazistëve të cilët edhe shkaktuan Holokaustin. Këtë histori ne ua mësojmë fëmijëve në shkolla për një qëllim të mirë, që të mos e harrojmë. Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të ndryshohet këndvështrimi i historisë. Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për këtë krim bie mbi Gjermaninë”, deklaroi zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.

Edhe historianët nxituan t’i cilësojnë të pasakta pretendimet e Netanyahut dhe vetë kreu i opozitës në Izrael, Isaac Herzog u shpreh se ato zbehin tmerrin që ishte Holokausti, ndërsa për zyrtarin e lartë palestinez, Saeb Erekat, të tilla komente nuk bëjnë gjë tjetër veçse shfajësojnë Adolf Hitlerin.

Benjamin Netanyahu pretendon se Hitleri u bind nga myftiu i madh i Jeruzalemit, Haj Amin al-Hussein në një takim që këta të fundit kishin zhvilluar në vitin 1941.

Renzi: pensionisti që vrau shqiptarin nuk është hero, të përballet me ligjin

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka reaguar për vrasjen e hajdutit shqiptar nga një pensionist 65-vjeçar në Milano.

“Të bësh hero një pensionist është gabim”, tha Renzi. Ai shtoi se kur gjen në shtëpi një hajdut, reagimi për vetëmbrojtje është i kuptueshëm, por Kodi Penal thotë që duhet t’i përgjigjesh ligjit.

Një hajdut 22-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje në orët e para të martës në Milano nga një i moshuar. Sipas këtij të fundit, shqiptari kishte hyrë në shtëpi për ta vjedhur, por disa fakte të reja thonë se 65-vjeçari nuk e qëlloi me armë brenda banesës, por në rrugë.

Sivjet në Greqi mbërritën mbi gjysmë milionë refugjatë

Vetëm gjatë javës së kaluar në këtë vend të Bashkimit Evropian kanë arritur 27.000 refugjatë, njoftohet nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracion

ATHINË – Sipas të dhënave të dy organizatave ndërkombëtare më shumë se 500 000 refugjatë gjatë këtij viti kanë hyrë në Greqi.

Vetëm gjatë javës së kaluar në këtë vend të Bashkimit Evropian kanë arritur 27.000 refugjatë, njoftohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM). Sipas të dhënave të tyre të cilat u bënë publike të marten, gjatë këtij viti 507.000 njerëz kanë hyrë në Greqi, ndërsa së paku 291 prej tyre kanë humbur jetën në tentimin për të arritur në ishujt grekë në Detin Mesdhe.

Melissa Fleming, nga Agjencia për refugjatë të OKB-së (UNHCR) tha se vlerësimet e saj flasin se në Greqi gjatë vitit 2015 kanë ardhur 502.000 refugjatë. Po ashtu ajo theksoi se në UNHCR janë shumë të shqetësuar për shkak të motit të përkeqësuar dhe afrimit të dimrit, si dhe nga fakti se shumë vende evropiane paralajmërojnë mbylljen e kufijve të tyre.

Shumica e njerëzve që vijnë në Greqi, e pastaj dëshirojnë të vazhdojnë rrugën drejt Evropës Perëndimore, janë nga Siria, ndërsa të tjerët janë nga Iraku dhe Afganistani.

Yatsenyuk: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s

“Do të vijë ajo ditë dhe Ukraina do të bëhet anëtarja e 29-të e NATO-s”, tha Yatsenyuk gjatë takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jensom Stoltenberg

KIEV – Me deklaratën e kryeministrit, Ukraina ka konfirmuar sot ambiciet e saj për anëtarësim në NATO. Arseniy Yatsenyuk tha se shpreson që vendi i tij të bëhet anëtarja e 29-të e Aleancës Veri-Atlantike në vitin 2016.

“Do të vijë ajo ditë dhe Ukraina do të bëhet anëtarja e 29-të e NATO-s”, tha Yatsenyuk gjatë takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jensom Stoltenberg në Kiev. Ky i fundit premtoi ndihmë politike dhe praktike për Ukrainën.

“NATO përkrahë pavarësinë e Ukrainës, integritetin e saj territorial dhe mbështetë implementimin e plotë të marrëveshjes së nënshkruar në Minsk”, tha Stoltenberg.

Deutsche Bank gabimisht pagoi gjashtë miliardë dollarë amerikanë në llogarinë e njërit prej klientëve të saj

Banka gjermane “Deutsche Bank” gabimisht pagoi gjashtë miliardë dollarë amerikanë në llogarinë e njërit prej klientëve të saj.

Referenti i ri për investimet e huaja i kësaj banke ka paguar gabimisht gjashtë miliardë dollarë në llogarinë e klientit të tij, duke futur kështu të dhëna të gabuara. Siç shkruajnë mediat gjermane, gabimi është zbuluar dhe korrigjuar të nesërmen.

Incidenti tash është zbuluar në opinion edhe pse ai ndodhi në qershor të këtij viti, e cila ngre çështjen se pse i njëjti nuk është bërë publik menjëherë, sepse çdo transaksion i mëdh në bankë duhet të miratohet nga një punonjës tjetër.

Banka gjermane ka paralajmëruar një ndryshim radikal në biznes, sepse, siç thanë ata, ata duan të shkurtojnë në mënyrë drastike shpenzimet, të rrisin përfitimet dhe ti kushtojnë vëmendje imazhit.

Gjermani: Dhunë ndërmjet protestuesve antiemigrantë dhe proemigrantë

Të hënën vonë në Dresden të Gjermanisë, kanë shpërthyer përleshje gjatë një tubimi ku shënohej përvjetori i parë i lëvizjes Pediga, pasi kundërshtarët e kësaj lëvizjeje, po ashtu, e kanë mbajtur demonstratën e tyre.

Pediga, që do të thotë Evropianët patriotë kundër islamizimit të perëndimit, tha se në tubimin e saj kanë marrë pjesë ndërmjet 15 mijë e deri në 20 mijë vetë.

Njëherësh afro 19 mijë njerëz janë mbledhur në disa lokacione në qendër të qytetit, për të protestuar kundër lëvizjes Pediga, nën sloganin “zemër në vend të urrejtjes”, kanë thënë organizuesit.

Mbështetësit e lëvizjes Pediga kishin hedhur fishekzjarre kundër policisë.

Ka pasur dhunë masive dhe të izoluar gjatë natës, derisa grupe të vogla të pjesëtarëve të Pedigës dhe kundërshtartët e kësaj lëvizjeje, janë përleshur në rrugët e Dresdenit, ka thënë policia.

Policia ka pasur të gatshme topa uji, por nuk i ka përdorur.

Policia tha se një person është dërguar në spital, ndërsa një demonstrues kundër Pedigës është arrestuar.

Tubimi i Pedigës është mbajtur afër ndërtesës së Semper Opera House, që është e njohur në Dresden, ndërsa në mënyrë elektronike janë paraqitur mesazhe, në mesin e të cilëve edhe ai se “ne nuk jemi skenë për jotolerancë”.

Një protestuese kundër lëvizjes Pediga tha se “është e turpshme” që kjo lëvizje ka mbështetje në Dresden.

“Tashmë kam demonstruar disa herë kundër saj, po ashtu edhe në Berlin, dhe më duket e turpshme që Pediga është aq e popullarizuar këtu në Dresden. Më tepër se e turpshme”, tha Mensa Schramm, protestuese kundër Pedigës.

Pediga, që kishte humbur mjaft mbështetës kohëve të fundit për shkak të ndarjeve të brendshme, aktualisht e ka fituar një shtytje derisa më tepër gjermanë po shprehin shqetësime për vendimin e qeverisë për t’i zbutur rregullat e azilit, për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimi në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, raporton agjencia DPA.

Policia i ka vendosur më se 1 mijë pjesëtarë të saj për t’i siguruar tubimet në Dresden, duke i ftuar për ndihmë edhe kolegët nga rajonet e tjera të Gjermanisë.

Një zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se ajo beson se protestet e organizuara nga Pediga “kanë urrejtje në zemër të tyre”.

Zonja Merkel u kishte bërë thirrje njerëzve që të mos i bashkohen tubimit të Pedigës, të cilat pothuajse çdo herë mbahen të hënave.

Juergen Kasek, është lider rajonal i Partisë së të Gjelbërve në Gjermani.

“Ne kemi përjetuar një vit në të cilin ndarjet janë thelluar më tepër në shoqërinë gjermane, një vit në të cilin situata është bërë më radikale dhe ku secili që shpreh qëndrim të kundërt, përfaqësuesit e mediave për shembull, ata nuk janë të sigurt në rrugë ditën e hënë (kur Pediga zakonisht i mbanë tubimet)”.

“Rrjedhimisht besoj se është tejet e rëndësishme dhe e domosdoshme të dërgohet mesazh i qartë se duhet të ketë kundërshtim ndaj qasjeve që janë armiqësore kundër qenieve njerëzore”, tha Juergen Kasek.

Në tubimin e javës së kaluar të Pedigës, një protestues e mbante një trekëmbësh për varje me mbishkrimin “e rezervuar” për kancelaren Merkel, derisa një lider i kësaj lëvizjeje e ka përshkruar kancelaren si “femrën më të rrezikshme në Evropë”.

Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, e ka dënuar lëvizjen Pediga , ndërsa pjesëtarët e saj i ka përshkruar si “ekstremistë të rëndë të krahut të djathtë”.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Kriza me emigrantë: BE i ofron Turqisë 3 miliardë euro

Liderët e Bashkimit Evropian, pas takimit në Bruksel, kanë miratuar një plan veprimi për Turqinë, me shpresë se do të lehtësojë fluksin e emigrantëve në Evropë.

Ata i kanë ofruar Turqisë 3 miliardë euro, si dhe perspektivë në liberalizimin e vizave dhe në bisedimet për anëtarësim në BE.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë se kanë rënë dakord me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të bashkëpunuar në përmirësimin e jetës për dy milionë refugjatët sirianë në Turqi.

“Jemi pajtuar me partnerët turq se procesi i liberalizimit të vizave do të përshpejtohet. Kjo nuk do të thotë se do të lëmë anash kriteret bazë, të cilat janë rregulla në atë fushë. Nuk do të ketë kritere të reja për Turqinë, por do të vlerësojmë përparimin e bërë në pranverë të vitit 2016”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Afro 600,000 migrantë kanë arritur në BE këtë vit, shumica duke udhëtuar nga Turqia në Greqi dhe pastaj duke vazhduar drejt veriut.

Turqia ka bërë një sërë kërkesash në këmbim të ndihmës për të frenuar fluksin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shuma prej 3 mliliardë eurosh që ka kërkuar Ankaraja, është diskutuar dhe duket e arsyeshme.

“Çështja e parave ka luajtur rol, ashtu si edhe fillimi i një kapitulli të ri të negociatave të anëtarësimit me Turqinë”, ka thënë Merkel, e cila udhëton për në Turqi gjatë fundjavës.

Turqia ka kërkuar po ashtu krijimin e një “zone të sigurt” për refugjatët në veri të Sirisë, por zyrtarët evropianë kanë thënë se përfshirja ushtarake e Rusisë në Siri e ka komplikuar edhe më shumë idenë.

“Ndërhyrja ruse mund ta forcojë regjimin sirian, por ajo nuk do ta shpëtojë presidentin Bashar al-Assad. Regjimi është duke u përforcuar, sepse sulmet ajrore ruse godasin kryesisht zonat e kontrolluara nga opozita dhe shumë pak Daesh-in (Shtetin Islamik) ose Jabhar al-Nusrën”, ka thënë presidenti i Francës, Francois Hollande.

Në një tjetër zhvillim, të enjten vonë, një migrant, që besohet të ketë qenë afgan, është qëlluar për vdekje nga një roje kufitare e Bullgarisë, pas hyrjes në këtë vend nga Turqia.

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, ka lënë bisedimet në Bruksel me të dëgjuar lajmin.

Përgatiti: Valona Tela