PM i Shqipërisë Edi Rama pas sulmeve terroriste që ngjanë në Banjskë të Zveçanit kërkoi që KFOR-i të marri nën kontroll sigurinë, çka shkaktoi reagime të forta kundërshtuese në rrjetet sociale edhe nga opinioni publik edhe nga eksponentë politikë të Vetëvendosjes. Edhe PM i Kosovës Albin Kurti ishte i prerë për mediumin boshnjak “Istraga.ba”. Policia e Kosovës është reaguesja e parë, thotë Albin Kurti.
Në intervistën me Istraga-n që do të publikohet të dielen Kurti hodhi poshtë pretendimin e Edi Ramës, duke rikujtuar se si qëndron shtresa tregradëshe e reagimit në zonat veriore. Policia e Kosovës, si reagues i parë, Misioni Evropian për Sundim të Ligjit si reagues i dytë, ndërkaq si reagues i tretë dhe i fundit, Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.
Siç e citon Istraga në një ekstrakt të parapublikuar, Kurti ka thënë se “kjo formulë (reagimi) nuk ndryshon”.
“Neve na duhet patrollime të përbashkëta mes policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa sa i përket gjërave tjera, ato tashmë janë të mirëvendosura. Kudo në Kosovës – reaguesi i parë është policia jonë, mëpastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe, nuk mendoj se kjo formulë do të ndërrojë”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për Istraga-n.