Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë audiencës private me Papa Leonin në Selinë e Shenjtë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me Papa Leonin XVI në Vatikan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, me shpresën që Selia e Shenjtë “do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.
Takimi mes Osmani dhe Papës u zhvillua një ditë më parë. Gjatë qëndrimit në Vatikan e para e shtetit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Selisë së Shenjtë.
“Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo e ka ftuar Atin e Shenjtë për vizitë në Kosovë.
Pavarësisht se Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte mes vete. Në janar të vitit 2024, Kosova ka hapur Misionin e Posaçëm në Vatikan. Ndërkaq, në maj të këtij viti, raportet u thelluan edhe më shumë me emërimin e Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën.
Nunc apostolik është përfaqësuesi diplomatik më i lartë i Vatikanit në një shtet të caktuar – ngjashëm me ambasadorët e shteteve të tjera, si dhe përfaqësues i Papës pranë kishës katolike lokale.
Ky vendim, që u mor vetëm 12 ditë pasi Papa Leoni mori drejtimin e Kishës Katolike, u mirëprit nga Ipeshkvia e Kosovës, që e ka si sinjal të mirë për vendin.
Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, Vatikani nuk emëron nunc apostolik, por vetëm delegat dhe për herë të parë delegat apostolik Vatikani ka emëruar për Kosovën që nga viti 2011.
Vatikani ka sqaruar më herët misioni i një delegati apostolik “nuk është i një natyre diplomatike, por i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolikë”.
Pse nuk e njeh Vatikani Kosovën?
Sipas diplomatëve, ish-diplomatëve dhe përfaqësuesve kishtarë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë më herët gjatë këtij viti, çështja e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë është çështje e ndërlikuar.
Vehbi Miftari, shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një sërë pengesash për njohjen formale.
“Duhet të kemi parasysh se, përtej raporteve politike, dialogu ekumenik, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogu politik Kosovë-Serbi janë po aq të rëndësishëm për Selinë e Shenjtë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, vikari i Ipeshvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, ka deklaruar se Selia e Shenjtë e përcjellë me vëmendje dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Sa më parë që të shihet fundi i tij, aq më parë Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën. Ky është mendimi im personal”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces ka filluar për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ndoshta për këtë arsye Vatikani heziton që ta njohë formalisht Kosovës “derisa të shihet qartë se do të arrihet një marrëveshje paqeje ndërmjet dy shteteve”.
Po ashtu, një ndër pengesat kryesore vlerësohet të jetë edhe ekumenizmi, apo dialogu ndërkishtar për pajtim ndërmjet kishave të krishtera: katolike, ortodokse dhe protestante.
Ish-ambasadori i Kosovës në Romë nga viti 2008 deri më 2012, Albert Prenkaj po ashtu ka thënë se dialogu ekumenik është një nga shkaqet që Vatikani nuk e njeh Kosovën. Ai ka treguar se në komunikimet e para mes Vatikanit dhe Kosovës, Selia e Shenjtë kishte deklaruar se njeh vetëm shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
“Kosova nuk është anëtare e OKB-së ende. Ndërkaq, Kisha Ortodokse Serbe apo Patrikana e Beogradit është gjithmonë një problem gjatë këtij rrugëtimi. Pra, ne e dimë se çfarë qëndrimi ka Patrikana e Beogradit, por edhe shteti i Serbisë karshi Kosovës”, ka thënë më herët Prenkaj për Radion Evropa e Lirë.
Kosova, që ka shpallur pavarësinë më 2008 nuk është anëtare e OKB-së, teksa Serbia që atëherë vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe sipas Kushtetutës serbe, vendi ende figuron si pjesë e Serbisë.
Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, Don Shan Zefi shprehu mendimin se Selia e Shenjtë e ka parasysh gjithë politikën botërore dhe mund të ketë rezervat e veta për njohjen e Kosovës si shtet.
Pavarësisht se nuk ka një njohje formale, komunikimet dhe takimet me zyrtarët e lartë në Vatikan mes udhëheqësve të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë kanë nisur mbi tre dekada më parë.
Takimin e parë me një papë e kishte zhvilluar udhëheqësi politik i asaj kohe, Ibrahim Rugova, kur u takua me Papa Gjon Palin II në Vatikan në mars të vitit 1993.
Kjo ishte audienca e dytë që Osmani ka zhvilluar me një udhëheqës të Kishës Katolike, pasi në janar të vitit 2023, ajo ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku. Po atë vit, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me paraardhësin e Papa Leonit.
Që nga shpallja e pavarësisë, sipas të dhënave zyrtare, Kosova njihet nga 120 vende të botës. Shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Siria, njohje që u bë publike në fund të tetorit të këtij viti.






Bravo Elida
Haradinaj çdo ditë e me shume po e tregon veten burrështetas që i duhet Kosovës.
Uroj dhe shpresoj që në asnjëmënyrë të mos tërhiqet nga taksa 100%. Popullin e Kosovës e ka me vete.
Amerika që i refuzon vizen nuk është Amerika që çliroi Kosovën por është klani i John Boltonit që gjithmonë e ka dashur Kosovën nen Serbi.
I bej thirrje Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit ti lejë flirtimet me Edi Ramen e t’a mbështesë Kryeministri n qe këtë betejë nuk e ka personale por në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe integritetit të saj.
Turp i madh per ate quhet akoma LDK qe ben lojë te piste politike qe shkon kunder interesave të Kosovës e pro Thaçit. Jane momente shume të veshtira per Kosovën
Te Gjithë me Ramushin. Mos u tund nga istikami Gjeneral. Të gjithë shqiptarët janë me Ty.
Ju flm shume i nderuar Milaim!
Ju pershendes
Elida
Ne ket rrug deri ne vdekje me Ramushin
Ne kete rruge e te gjithe gjalle Haxhë Gjukaji.
Ju pershendes
Elida
Valla krejt fjalt iki ven po problemi asht gjelozia kta parti jan vetem interesa partiak ktinve zvu intereson poplli kosoves se kta parti nuk shofin ma larg se2metre krejt rinia po hikin ne rvrop kta me mujt edhe ishin vra vetem shtet me u kan
Keni shume te drejte, por populli asht me Ramushin kesaj here!
Ju pershendes
Elida
Vërtetë është një tekst (koment) bindës se duhet të jemi me Kryemlnistrin e RK-së Ramush Haradinaj ,ju lumtë z. Elida . Të gjithë me Ramushin o sot kurrë për shqiptari. KM
Ju flm shume i nderuar Kadrush!
Ju pershendes
Elida
Te gjith jemi me Ramushin por po i frigohemi gropave nga te tjeret qe ekan ber karriken e deputetit si pron shum vjeqare te veten.
Ke te drejte.
Gropat e shkaterrojne rrugen, po kesaj here gropat shkaterrofshin rruget e tyne te mbrapshta.
Ju pershendes
Elida
Po rama eshte me te l
Te gjith jemi me Ramushin por po i frigohemi gropave nga te tjeret qe ekan ber karriken e deputetit si pron shum vjeqare te veten.
Po keni te drejte, por dikur groptaret ranshin ne gropat qe i kane gropu vete!
Ju pershendes
Elida
A je gazetare e ” Bota sot ” ?
Kam qene 10 vjet, prej 1998, sapo nisi lufta deri kur Hashimi erdhi ne pushtet!
Ju pershendes
Elida
A je gazetate e ” Bota sot”?
Per 10 vjet kam qene editorialiste Ismet prej 1998 deri 2008.
Ju pershendes
Elida
Znj. Elida ju pergezoj per kete shkrim!
Ramush Haradinaj eshte bash Kosova ne te gjithe qenjen e saj. Qendresa e tij burrnore, para situatave diplomatike te inicuara nga kundershtaret e armiqte e saj, eshte prej burrshtetasi. E falenderojme Zotin qe e solli ne balle te Kosoves kete shqiptar me mendje e zemer per Kosoven e me orientim nga lind dielli, Amerika dhe Dielli. Respekte Elida!
Ju flm shume Ndre,
Keni sjume te drejtë!
Ju pershendes
Elida
Shume bukur e keni shkruar .Kosova apo Shqiptaret te gjithe po rezikojne arritjet e medha ne keto dy vite dhe po ashtu rezikojne edhe ne dy vitet e ardheshme deri sa te perfundoj mandatin kjo administrate e Trampit dhe specifikisht Balton . Por , Serbia nuk eshte si ju mendoni dhe Ramushi po ashtu ..eshte i vogel ..sa nje gur para malit Rugova Ne te gjithe duhet te mbeshtesim rrugen e projektuar nga Rugova edhe vet Ramushi e gjithe te tjeret urgjent duhet te kuptojne se Kosova ka vetem nje simbol apo nje yll orientues Ibrahim Rugoven. .Regova eshte arkitekti i pavaresise dhe Rugova eshte ai qe e bindi lidershipin botror per te bere mbrekullin çlirimin e Kosoves Martire .Serbia nuk europianizohet me perkedheli por duke u rethuar me vende te Natos dhe BE dhe duke paguar per krimet e kryera ne Ballkan. Dhe fatura eshte e madhe ,sa GDP e Serbise .Sot e 10 vite Serbia pagon prej buxhetit te saj 1 miliard dollar per te mbajtur Serbet ne kosove dhe 2 serbet ne Bosnje ..kur ti varen borxhet ne qafe nuk do mundet ti pagoje dhe ateher serbet ne veri ose do integrohen ose do ikin .Shkurt ne na duhet te unifikohemi dhe te bashkpunojme fort me miqte tane si Eliot Engel, Merkel e tje dhe Prokuroria Speciale te filloj nga arrestimet sa me shpejt .Se te frikosurit do firmosin dihet .
I nderuar Alfred,
Ju flm shume. Keni shume te drejte! Jam Rugoviste prej gati tre dekadash. Po Ramushi asht duke vepru mire. Edhe sikur Rugova te ishte gjalle, do thosh durimi e ka nje limit.
Ju pershendes
Elida
Besoj se te gjithe duhet te jemi me ate trim….sepse ai e ka treguar vehten nuk i eshte trembur syri nuk u tremb nga topat e serbeve por ju vuri gjoksin…luftoi…nuk u tremb nga prangat…nuk trembet as sot qe te gjith jane kunder tij dhe kosoves…ose me sakte kunder shqiptariseprandaj duhet te gjith te jemi te bashkuar si ju aty ne Kosove ashtu edhe neve ketu ne Shqiperi sepse keta te tjeret po e shesin token e Arbrit dhe detet tek shkjau jugor…keta jane tradhetare historia do ti tregoje ne te arthmen…mos harroni se Dardania ka nxjerre gjithmone sokola e sokolesha qe e kan dhene edhe jeten per vatane….cdo epoke nxjerr trimat dhe trimereshat e saj …respect Elida…jam nga Delvina
Ju flm dhe ju pershendes Vasil! Edhe Delvinën dhe Familjen tuaj te nderuar!
Elida
Me ramushin tej nkiamet
Po në të mira!
Ju pershendes
Elida
Nese populli i kosoves e don kosoven me shpirt dhe i emagjinon gjant qe serbija naj beri ne keto 3 dekadat e fundit. kush tjeter si del zot kosoves pos gjenerali R Haradinaj dhe vetem ramushi dota fitoj ket betej kush tjeter jo pas vdekjes se Rugoves ldk e bleu hashimi shihet qart po ne keto momente ku kosoves i duhet uniteti ata jan kunder . por i madhi haradinaj bashk me popullin shqiptar dote ja dal kesaj sfide respekt per legjenden e gjall respekt per ty elida buqpapaj
Ju flm.
Ju pershendes.
Elida
kur nuk e ke kuptuar Elida ti se kush eshte ramushi vaj halli te tjerit shifi me pare keshilltaret qe ka mare ne qeveri e udb ja per ta dukur patriot ne kahe zgjedhjesh e areston ne slloveni ose kroaci ose france jane te zgjuar serbet e zene ujin qe lart mjer ai komb me ramushat po edhe me bucpapajt qe i thuren lavde ramushovicave
Ti nuk e ke emrin Berat. Ti je qyqan midis te gjithe shqiptareve qe kane dhene komente. Qyqanohu qyqe e qyqavt!
Ju pershedes Moter e Madhe e kombit Shqptar kam vetem nje fjal per Ju Zoti Qoft me Tye Gjeth Rrespekt Moter e Madhe.
Ju flm shume Xhavit.
Ju pershendes
Elida
Zonja Elida,
Po Ju pyes cili ishte orli i Sanço Panos në shoqni me DonKishotin dhe pse Sançua Nuk vepron te vet po I bindeshe Halisunacioneve TË DonKishotit(???!!!)
-A thue a e ka lexue Zotni Skenderi çfar këshilltar jepni lexuesve T’uej dhe a asht pajtue me kto bërbëlitjet e Tua?!
Miq të nderuar, megjithese me kritikoni, ju falenderoj sepse shprehni mendimin tuaj. Uroj mos pesojme zhgenjimin e rradhes. Ramushi asht pozicioni kunder ndryshimit te kufijve dhe me 100%.
Hahaha Skenderi ju pershendet me respekt.
Me nderime
Elida
Ata qe Jan kundere Ramushit Jane kundere vetvetiut dhe argat te serbis .
Ju pershendes Baki.
Elida
E nderuara gazetare Elida pajtohemi te gjithe se ashte nji moment shum me randesi i nji situate politike per Kosoven po edhe per gjithe shqiptarin. Mirpo pjesa ma e madhe e gazetarve si ne Kosove dhe Shqiperi ne starte po gaboni sepse nuk po kontriboni qe me komentet dhe opinionet e juaja te bani ma shum qe ne vendin udhheqes te vijn njerzit e meritur. Ju sigurisht edini se Ramushi ka qen ne lufte dhe ka dhan kontributin e vet. Por a i njifni aftesit e tij udheheqse krijuese shkencore dhe intelektuale. Do tju pysja a edini se ai as qe ka ndegjue per kto terma dhe se ekeni ndegjuar se ai as gjysmen e fjalve nuk din me i shqiptue dhe te jep pershtypjen se nuk e ka krye edhe shkollen fillore. Nuk po e zgjati ma shum po nji njeri i till qe per momentin ererat dhe interesat partiake e kan caktue si kryemisyer edhe po te thot se 2 edhe 2 =bajn 4 Nuk duhet ti besohet
I nderuar Abdyrrahim, Ramushi asht inteligjent, flet rrjedhshem anglisht dhe frengjisht, ka luftuar, ka 3 vellezer deshmore, ka shkuar dy here ne Hage me akuza nga Serbia. Injorant dhe i inkriminuar asht Hashim Thaçi qe perben rrezik jo vetem per Kosoven por edhe rajonin.
Ju pershendes
Elida
KURR Nuk besoj SE I qëndron besnik fjalës SE vete I koruptuemi.
-Populli thotë:Rueju mos e lidhé vetin SE Nuk ka kush me TË zgjidhë?
A NUK E KA LIDHË RAMUSHI VETIN,A NUK ISHTE HASHIMI AI QË MBAS MBARIMIT TË LUFTES I THA :NDAJU,KRIJO EDHE TI NJI PARTI TË BASHKPUNOJM (???)
-A NUK ja SHTRIJ rrugën Në qilima kur doli nga burgu?
TË gjithave që u ka shtrue rrugën mbas lirimit jau ka vue hallken Në qafë.
-A NUK ja shtroj Flora Brovines,Albin Kurtit,që TË GJITHË “KUNDËRSHTAR”TË MAJT u ban.
Nacionalist me Edi Ramën dhe Enver Hoxhen ,heme!
KTA MUNDOHEN ME I RA GITARES ME FIE BISHTIT TË KALIT,HA HA HAAAAAA!
ORE,PO A NUK U A HAN MENDJA PAK SE ASTRIT DEHARI,U VRA PËR KËTO DITË ,ME KRIJUE PARANOISËM QË EDHE NË BURG E DIN ÇKA I PRET.
ANARSHIA ASHT LLOGARITUN DHE SIPAS LLOGARIS I PRUNI DERI KTU,NËSE NUK RRËZOHET PRESIDENTI E TË BIE QEVERIA, VOTAT PARAKOHE ,U NDA KOSOVA.
KUSH E DON KOSOVEN TI BASHKOHET L D K -es,ndryshe VATE HAROJE MUSHK VALAREN SE ALI. PASHEN E PREN.V
Miq te nderuar,
Ciles LDK, kesaj qe e beri 3 here kryeminister dhe 1 here president krye te inkriminuarin hashim hashuren?!
Kjo LDK nuk asht me Rugovën. Ne jemi me Rugovën! Kemi qene gjithmone. Une e kam akuzu Ramushin fort kur u fut ne aleance me hashim hashuren, por ai asht tuj mbrojtun prej kur asht ba kryeminister integritetin dhe sovranitetin territorial te KS. Prej 21 janarit 2006 jam zhgenjyer fort. Uroj mos zhgenjehem rishtas. Por une jam 1000% kunder tezave te hashures me vuçiqin dhe prandaj e mbeshtes Ramushin.
Me respekt
Elida
Unë Nuk jam antar I LDK-es por jam Kosovar e për mue Kosovarët duhet me ken me LDK-en e LDK-eja me ndërtimin e Kosovës.
Institucionet Demokratike e ndërtojn shtetin e Kosovës,jo revolucionet Bolshevike a po cili do revolucion tjetër.Shtetet Må TË qëndrueshme dhe Demokratike Sikurse Jon Gjermania te gjitha shtetet Gjermanike kan ndërtue shtetin dhe njeriun me EVOLUCION e jo revolucion,Pra kështu si asht LDKeja må e mirë asht SE sa çdoParti Tjetër?Për gabimet duhet dënue dhe do ta paguej çdo njeri që e Bân gabimin .
ATA që e duen Kosovën Nuk vrasin njerzit e LDK-es,as hedhim gur kundra LDK-es,sepse LDK-eja asht e shenjt,e krijue me gjakun e nacionalistëve viktimë shekullore TË farkatueme me IDETe LIDHJES SË PRIZRENIT.
O ti sje asè me veten e as me ks
E banë NJI bagel ANONIMUST?
Sot ka vetëm dy mundësi: O me Qeverinë e tashme, respektivisht me Ramushin, me Ameriken, Gjermaninë, Britaninë dhe miqtë tjerë, o me Hashim Thaçin, Vuçiq e Daçiq & Mogherini, Putini dhe CO! Shkurt e shqip, LDK duhet të reflekton drejt kësaj here, jo për Ramushin as Qeverinë, por për mbrojtjen territoriale të Republikës së Dardanisë (nuk mund e quaj Kosovë), alternativë tjetër me këto kushte do të ishte me Hashimin dhe PRONTOIZMIN! Unë jam RUGOVIAN, nuk jam tjetër, por e di ku po cënohet MBIJETESA e Shtetit tim, andaj edhe rreshtohem në mbrojtje të paprekshmërisë territoriale, mundësi tjera sot nuk ka, o me Ameriken dhe miqtë, o me Hashimin dhe lojnat kominterniste! Kaq!
E nderuara Buqpapaj. Ju pershendes dhe respekt të veqant per shkrimin dhe mendimin e larte intelektual e patriotik. Ne plotesi dakordohem me juve dhe qendrimin e pozicionin tuaj, pro Ramush. Prej fillimit te karrieres see tij politike Kam qene krah I tij politik duke e ditur se Kosovës dhe shqiptarise I duhet nje figur si Ramushi. Edhe sot mendoj ashtu edhe si e Kam thene edhe publikisht gjatë fushates politike dhe ne shkrimet publike seen keto rrethana neper të cilen Po kalon Kosova dhe shqiptaria – Strategjive dhe strateg është Ramush Haredinaj. Ne mbledhjen e fundit te Kryesise se AAK ia Kam terhequr verejtjen kujdes ne koalicione see kan me të mashtrua . Keshtu edhe ndodhi per fat te keq keshtu edhe ndodhi me koalicione, andaj nga ai moment jame dorehequr. Edhe pse qenrimin Tim per te mbaj ende të paluhatur, vetemse e Kam drojen see kan me e mashtrue.
Po sot putini dergoj ne Belgrade president in e sllovenise
Per deklalure ne emery te ballkanit e Europe pperkatsisht
min. nashtme f.m .e vucic e,rama,putin e com.
Krejt Balkans tronditet.
Kjo eshte loje masked e Venter sllavo orthodokse.
Ramushi eshte me te drejten.
Edge nje fare znj shefe e grupit parliament Olivares
Ish te ne TV e than po duet levizin kufiitr.
A mos ka derdh gnak babaj,gjysh stergjyshi I saj per keta kufije?????
Verifikojeni
Haram I qofte Buna
Per nje karriga sheet vatanine.
Kurt mos u pranofte Kosovar me European racists populist
Dy standarte ne Europe avec Germanic,anglia Jane pro motives Dorland
Dardania eshte me e vjetra ne Europe.
Do tri degjohet zero Dardanise por do jete
Vine per European
Vetem USA.ka mbrojti kete 100 vjetet e fundi te
Ceshtjen shqiptar ARBERINE ie vecanti
Kosoven -Dardane
kurthen e benne vets shqiptaret,disa turq,,romak,bisante
Slave e company Jane shpernda ne dynja.
Bashkojuni Sa nuke eshte vone.?????
Dr tomorrf.